VOAL

VOAL

Rama e paralajmëroi nga Kuvendi, vjen reagimi i Metës (foto)

TIRANE – Teksa kryeministri Edi Rama mbante fjalimin e tij në Kuvend me akuza e paralajmërime ndaj Ilir Metës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka ardhur reagimi i Presidentit.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit, ka postuar një foto duke i uruar “mirëmëngjes” shqiptarëve.

“Mirëmëngjes miq! Drejt Kalabrisë tek Arbëreshë,” shkruan Meta, i cili shfaqet pranë analistit Ilir Kulla.

Kryeqeveritari  paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.

Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.

Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave,” u shpreh Rama.

Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut

Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Prapaskenat – Zbulohen arsyet përse u refuzua Sandër Lleshi, nga grada Gjeneralit, tek sfida që i bëri Presidentit

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar Kryeministrin Rama se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj institucionit, të cilin ai drejton dhe detyrave që i ka përcaktuar Kushtetuta.

 

Përmes një gjuhe të fortë institucionale, kreu i shtetit iu përgjigj paralajmërimeve të Ramës, i cili në “Twitter” kujtonte se beteja e nisur me Presidencën ‘nuk mbaron me kaq’. Përmes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta sqaroi se informacioni i dhënë nga Kryeministria për çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm ka qenë shterues. “Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.

Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet”, thuhet në reagimin e Presidencës. Kreu i shtetit shprehet i hapur për të shkuar në Kuvend, në një seancë të posaçme me deputetët, për kandidaturën e rrëzuar prej tij.

 

“Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, thuhet në reagimin e zëdhënësit. Meta ka komentuar edhe vendimin e maxhorancës për të anashkaluar qëndrimin e shprehur prej tij ndaj propozimit të Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në lidhje me vendimin e Ramës për ta emëruar gjeneralin Lleshi si zv.ministër me kompetenca të plota të ministrit, kreu i shtetit Meta ka kujtuar se koha kur shteti drejtohej nga Sekretari i Parë ka përfunduar. “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, sqaron Presidenca.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

PRAPASKENAT

Burime nga presidenca thanë për “Panorama”, se kreu i shtetit ka kërkuar tri herë të takojë gjeneral Lleshin edhe nën tagrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por Lleshi i është përgjigjur vetëm pasditen e orës 17:00 të së dielës, vetëm pasi Meta ishte takuar me Kryeministrin Rama. Për këtë sjellje të gjeneral Lleshit, Meta ka dhe një mesazh në reagimin përmes zëdhënësit.

“Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës. Pikëpyetja e madhe që ka shoqëruar këto ditë vendimin e Presidentit të Republikës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, është nëse kjo vendimmarrje ka qenë apo jo e mbështetur në Kushtetutë.

Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojnë për “Panorama” se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga pikëpamja kushtetuese ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish-Presidentin Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësisht se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësisht ushtronte detyrën e këshilltarit të Kryeministrit.

Neni 103 i Kushtetutës e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit.

Minarolli: Asnjë marrëveshje me Greqinë, pa hequr ligjin e luftës

Valentina Madani – Vili Minarolli, tashmë i shkëputur nga jeta politike dhe ajo diplomatike, ndërkohë që vitet e fundit i është përkushtuar publicistikës përmes romanit “Trafikantët”, paralajmëroi dy vite më parë “Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para”. Z.Minarolli përmes “Gazeta Shqiptare” shprehet kritik për situatën në vend, teksa thotë se i ka njohur ata që erdhën në pushtet përmes vjedhjes së votës me paratë e krimit. Ish-drejtuesi i lartë i PD-së vlerëson aksionin e opozitës për shkëputjen e lidhjeve të krimit me politikën, por lidershipit të saj i kujton se jo revoltat, por vota e lirë e ndryshon qeverisjen. Kreun e PD-së Lulzim Basha e quan lider vizionar, por sipas tij ka nevojë për përvojën dhe këshillat e Sali Berishës. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi flet edhe për marrëdhëniet me Greqinë, teksa këshillon qeverinë shqiptare se nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje me Athinën sa kohë Greqia mban si “gozhdë” ligjin absurd të luftës.

Z.Minarolli, si është të qëndrosh larg jetës politike dhe diplomatike pikërisht tani që pozita dhe opozita “ziejnë” nga konfliktualiteti i krijuar mes tyre?
Për mua është krejt e natyrshme dhe normale. Si politika, ashtu edhe diplomacia janë në një farë mënyre profesione në shërbim të një force politike apo të një interesi më të gjerë dhe si në çdo profesion, vjen një moment që e gjykon se puna jote nuk u sjell ndonjë dobi këtyre interesave dhe tërhiqesh. Por kuptohet se pas një jete aktive në politikë dhe diplomaci, nuk mund të qëndrosh indiferent kundrejt zhvillimeve të mëvonshme, që sigurisht duhet t’i gjykosh të ndërvarura me rrethanat dhe konjukturat e reja të krijuara qoftë brenda vendit, qoftë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse duke mos qenë protagonist nuk mund të jesh indiferent me gjykime apo opinione thjesht si qytetar për të shprehur shqetësimet për të ardhmen e vendit dhe zhvillimet demokratike në vend.
Si ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, si i gjykoni ngjarjet e Bularatit dhe a mendoni se cenon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Unë gjykoj se ngjarja e Bularatit nuk ka të bëjë me politikën shtetërore të shtetit grek dhe si e tillë nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet midis dy shteteve tona. Unë vlerësoj mendimin e shprehur nga zoti Pangallos dhe pas tij, kjo çështje duhet të quhet e mbyllur.

Gjatë kohës që ju ishit ambasador, a jeni ndeshur me veprime të qarqeve ekstremiste dhe a kanë pasur mbështetje publike apo politike?
Sigurisht, në detyrën time në Greqi, unë jam ndeshur me veprime të këtyre qarqeve ekstremiste, që e shikojnë këtë mënyrë veprimi si protagonizëm politik, por që nuk kanë gjetur mbështetje as në opinionin publik grek dhe as në atë politik. Ashtu si normalisht nuk duhet të kenë jehonë as në shtypin dhe median tonë.
Prej 10 vitesh çështja e kufirit detar vazhdon të jetë e pazgjidhur, kjo pasi marrëveshja e 2009-ës u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, qeveria “Rama” po negocion për një marrëveshje të re. Pse kaq i vështirë negocimi i një marrëveshjeje të tillë?
Unë kam qenë në detyrë në Athinë kur u bisedua për kufirin detar, po nuk kam qenë pjesë në bisedime. Në atë kohë, si edhe për marrëveshje të tjera ndërshtetërore, kjo nuk krijonte ndonjë ndjeshmëri tek publiku dhe nuk kishte interes për transparencë për atë që bisedohej. Di që delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga njerëz profesionistë të fushave të tyre dhe për disa që i njihja personalisht kisha respekt për integritetin dhe përgjegjshmërinë e tyre, në dobi të interesave kombëtare. Asnjë prej tyre nuk besoja se mund të futej në pazare “shitje-blerje”, ashtu siç doli së fundmi nga ish-ministri Korcias. Por kisha informacion se për këtë problem me efekte kombëtare dhe ndërkombëtare ne nuk e kishim përvojën dhe ekspertizën e domosdoshme.

Realisht a iu fal det Greqisë nga territori shqiptar?
Unë edhe sot nuk e di që Gjykata Kushtetuese bëri matje dhe konstatoi që i ishte “falur” det Greqisë me marrëveshjen e 2009, por di që me të drejtë e zhvlerësoi marrëveshjen si antikushtetuese nga ana procedurale, për shkak se delegacioni ynë nuk kishte marrë miratimin e presidentit, kërkesë kjo kushtetuese. Për mendimin tim, marrëveshja në vetvete paraqet vështirësi për shkak të veçorive specifike fizike të terrenit dhe pastaj të metodologjisë sipas të cilës do të procedohet. Për shkak të ndjeshmërisë që ka krijuar në opinionin publik dhe politik dhe për shkak të kufizimeve që jepen në vendimin e GJK, marrëveshja e re kërkon informacion dhe transparencë të plotë, së pari për Presidentin e Republikës dhe forcat politike, pastaj edhe për publikun. Kjo edhe tani ka munguar nga ana jonë dhe ai pak informacion që është mësuar, ka ardhur nga pala greke, i saktë apo i deformuar.

Megjithatë, negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të bllokuara…
Po, në fazën aktuale negociatat janë bllokuar dhe me të drejtë. Për palën tonë mendoj se vazhdimi i bisedimeve nuk ka interes tashmë që u shtynë afatet për hapjen e negociatave me BE-së, për të cilën vota e palës greke kushtëzohej me këtë marrëveshje dhe me të tjerat, siç ishte “mbyllja” e çështjes çame apo hapja e varrezave të reja greke në jug të vendit. Unë kam menduar dhe këtë mendim e kam gjetur edhe tek bashkëbisedues ndërkombëtarë, se Marrëveshja e Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve tona e vitit 1995, ku edhe çështja çame trajtohej se çështje e pronave të banorëve shqiptarë në Greqi, automatikisht e abrogonte ligjin e luftës midis dy vendeve. Gjatë gati pesë viteve që shërbeva në atë vend, në të gjitha bisedimet qoftë diplomatike, qoftë të niveleve më të larta shtetërore, asnjëherë nuk u përmend ligji i luftës dhe të dyja palët vazhduam marrëdhënie shumë të mira në interes reciprok. Tani, ndoshta edhe si rezultat i politikës amatoreske dhe infantile të qeverisë sonë, problemi i ligjit të luftës po përdoret si një kusht nga pala greke për të kërkuar lëshime dhe detyrime. Kjo më ka bërë të gjykoj se me palën greke nuk mund dhe nuk duhet të ulemi për asnjë marrëveshje, pa hequr nga ata që e mbajnë si “gozhdë” ligjin absurd të luftës midis dy vendeve. Si mund të bisedohet për kufij detarë apo tokësorë midis dy vendeve, që janë në gjendje lufte? Dy vendet tona janë aleatë në NATO dhe secili vend ka detyrim të mbrojë tjetrin kur i cenohet integriteti territorial nga një palë e tretë. Dhe unë gjykoj se ky është një problem politik dhe diplomatik i shtetit shqiptar për ta shtruar në organizma ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë të dyja vendet tona, në qoftë se nuk zgjidhet nga pala greke.

A është e vërtetë që çdo qeveri shqiptare e shmang çështjen çame sa herë që bisedohet me Athinën zyrtare? Çfarë e bën të pazgjidhshme këtë çështje?
Kur themi çështja çame, unë besoj se nuk ka të bëjë me ndonjë pretendim territorial të Shqipërisë ndaj shtetit grek. Ashtu siç është shkruar edhe në Traktatin e Miqësisë, ajo ka të bëjë me kthimin e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas. Popullsia çame u dëbua me dhunë nga trojet dhe shtëpitë e tyre me pretendimin se kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve. Në qoftë se ka pasur disa persona të tillë nga kjo popullsi, ka ligje ndërkombëtare dhe kombëtare që veprojnë ndaj tyre, po nuk mund të dënosh një popullsi të tërë, që pasi masakrove edhe fëmijët e sapolindur, i përzure me dhunë nga shtëpitë e tyre. Kjo i përket historisë dhe është detyrë e politikës ta korrigjojë. Tani në bazë të konventave ndërkombëtare, ata gëzojnë të drejtën e pronësisë. Po si mund ta fitojnë këtë të drejtë kur ata nuk lejohen të shkojnë të kërkojnë pronat e tyre, për shkak të një ligji absurd të sekuestros dhe të një tjetri po aq absurd, siç është ligji i luftës? Pra, këtu duhet të fillohet: të hiqet ligji i luftës dhe pastaj të lejohen çamët të shkojnë të kërkojnë të drejtën e pronësisë në qoftë se kanë dokumentet ose të shkojnë t’i gjejnë në arkivat dhe kadastrat greke, ashtu siç mund të bëjnë edhe qytetarët grekë për pronat e tyre në Shqipëri. Unë jam dëshmitar i përpjekjeve të paimagjinueshme që bëri politika shqiptare ’92-’97, por edhe më tej për pavarësinë e Kosovës në faktorin ndërkombëtar. E njëjta gjë duhet bërë edhe për pronat e popullsisë çame, meqenëse shteti grek e bën veshin e shurdhët.

Të ndalemi tek aktualiteti në vend. Kur shkruat dy vjet më parë librin “Trafikantët”, a e kishit menduar se situata me krimin veçse do të përkeqësohej për shkak të ligjeve me pushtetin? A i njihnit këta që po qeverisin sot shqiptarët?
Sigurisht, situata që është sot u duk që me veprimet që ndoqi ish-opozita e majtë për të ardhur në pushtet. Çdo opozitë për të ardhur në pushtet, duhet të ngjallë shpresën te votuesit se do të qeverisë më mirë. Dhe bën premtime të mbështetura në një program realist, duke vënë në dukje defektet e qeverisjes aktuale. Socialistët shqiptarë të drejtuar nga Rama për disa vjet me radhë provuan forma të dhunshme të rrëzimit të qeverisë dhe kur nuk patën sukses, iu drejtuan krimit dhe bënë marrëveshje me të. Dhe premtuan pa asnjë program dhe pa asnjë skrupull, duke mashtruar e gënjyer si “Bijtë e etërve” që ishin. Kur shkruajta “Trafikantët”, i njihja kush ishin ata që na qeverisnin, e dija si erdhën në pushtet dhe shumë prej lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, që po qeveriste vendin tashmë. Ashtu siç nuk më mungonin edhe disa informacione nga jashtë vendit.

Çfarë informacionesh…?
Unë nuk njoh në eksperiencën botërore një shtet që bashkëqeveris me krimin e organizuar në dëm të interesave të qytetarëve të vet, por edhe duke u bërë qesharak dhe i pabesueshëm në arenën ndërkombëtare. Edhe në ato vende ku krimi ka qenë shumë i fortë, që zotëronte zona e krahina të tëra, jo vetëm që nuk ka pasur bashkëpunëtore qeverinë, por në të kundërtën është goditur nga qeveria e vendit. Tek ne bashkëpunimi me krimin është parë si mundësi për të qenë në pushtet dhe për të vjedhur pasurinë kombëtare duke varfëruar popullin tënd. Kjo është qeveria jonë sot. U largua ministri i parë i Brendshëm, si njeriu që kanabizoi vendin dhe inkriminoi Policinë e Shtetit (sigurisht jo pa dijeninë dhe miratimin e bosit të tij) si kërkesë e ndërkombëtarëve dhe u caktua të mblidhte votat në fushatë meqenëse e kishte të ngritur infrastrukturën kriminale. Tjetri këto ditë u largua dhe ka hipoteza në lidhje me largimin e tij, por asnjëra për arsye morale apo integriteti. Ai ndërmori disa aksione, sigurisht me dijeninë, bashkëpunimin dhe kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë, duke goditur disa nga bandat më të zëshme të vendit, në veri dhe Shqipërinë e Mesme, duke prishur skemën e kryeministrit si rezervate votash. Këto banda ishin siguria e kreut të Rilindjes për të fituar zgjedhjet. Me anë të tyre, ai siguronte votat me blerje, me shantazhe e krime, me lëshime karshi krimeve etj. Po për këtë qëllim i ka edhe disa kryetarë bashkish, që i mban për më shumë se dhjetë vjet, edhe pse i njeh mirë zullumet e tyre. Sa kohë kryetari i Bashkisë të Durrësit do të ndjehet i fuqishëm si hambar për votat e kryeministrit, edhe pse tashmë është i provuar për krime elektorale, ai do të jetë i paprekshëm. Xhafaj me arrestimet e bandave në Shkodër, Lezhë, Krujë apo Durrës (gjithnjë për pjesëmarrjen e tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar) i rrezikoi qeverisjen Rilindjes dhe ai e largoi. Për këtë tjetrin që ka propozuar dhe që ia refuzoi Presidenti, ishte i bindur që është “pa gojë, pa sy e pa veshë” dhe kjo është e mjaftueshme për të qenë ministër i Brendshëm në këtë vend tashmë të kapur peng nga krimi.

Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka nisur një betejë për shkëputjen e krimit nga politika. Pse kaq i sulmuar kreu i PD-së edhe nga vet brenda partisë?
Për mendimin tim, Lulzim Basha me ekipin e tij është një drejtues vizionar. Ai mori drejtimin e PD-së në një kohë kur besimi i votuesve tek forca e tij politike ishte në kuota shumë të ulëta. Pa gjykuar arsyet, Basha e orientoi partinë jo në beteja për të ardhur në pushtet, por për të rritur besimin dhe shpresën te kjo forcë politike. Duke e krahasuar me situatën e PD-së pas vitit 1997, të cilën e njoh mirë, them se situata e PD-së pas 2013-ës ishte krejt tjetër. Dhe betejat politike që ndërmori PD-ja nën drejtimin e zotit Basha ishin të duhurat. Duhej treguar dhe bindur shqiptarët se u deformuan parimet e demokracisë të ndryshimit të pushtetit me votë të lirë dhe u vërtetua se ne kishim një parlament të mbushur me njerëz të ardhur nga bota e krimit. Jemi i vetmi vend në rruzull që kemi një ligj të dekriminalizimit për politikën shqiptare. E kam thënë edhe njëherë tjetër që në parlamentin kolumbian vetëm gjysmë ore e lanë të ulej deputeti kriminel Eskobar dhe e nxorën jashtë sallës, edhe pse i mendonin pasojat që mund të kishin. Ne kishim disa eskobarë në parlament dhe në drejtim të pushtetit dhe nuk i lëshonim, se na kishin kapur për gryke. Opozitës i duhej të provonte dhe të bindte shqiptarët se krimi po komandonte vendin dhe kërkonte si haraç për vota kanabizimin dhe kthimin e vendit në Kolumbi të Europës. Ka ndonjë dyshim për këtë dhe për bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë? Dhe këtë luftë e fitoi opozita që udhëhoqi Lulzim Basha. Basha e ka të qartë se pa goditur dukuritë që shoqërojnë qeverisjen aktuale, në vend nuk mund të flitet për votim të lirë dhe të ndershëm; nuk mund të kthehet besimi tek opozita dhe nuk mund të rritet shpresa e shqiptarëve për një qeverisje në shërbim të interesave të tij. Unë nuk gjykoj se tashmë është emergjent ligji elektoral, sesa kthimi i shqiptarëve te vota e lirë. Dhe për këtë mbështes plotësisht aksionet e politikës që ndjek opozita e drejtuar nga zoti Basha.

Si e shikoni Sali Berishën të tërhequr nga vendimmarrja e PD-së? Largimi i tij nga drejtimi i PD e ndihmoi apo e dëmtoi të djathtën, që realisht pësoi humbje të mëvonshme?
Sali Berisha me veprimtarinë e tij e ka treguar veten se është burrë shteti, si shumë politikanë të tjerë në botë. Ai u largua vetë nga drejtimi, sepse forca që drejtoi humbi besimin e elektoratit, por jo besimin ndaj tij. Unë e gjykoj se lidershipi i PD-së ka nevojë për përvojën dhe këshillat e tij, edhe pse ndoshta nuk ka fuqi vendimmarrëse. Ashtu siç ka nevojë edhe faktori ndërkombëtar ta ketë si interlokutor në çështje kombëtare dhe rajonale. PD, siç po provohet çdo ditë, nuk arriti rezultatet e pritshme në zgjedhjet e kaluara, jo se në drejtim të saj nuk ishte Berisha, por se vota u vodh, u ble, u tjetërsua me ndihmën e krimit dhe të kriminelëve.

Si mund të rrëzohet qeveria “Rama”? Besoni se revoltat popullore janë zgjidhje, siç kanë deklaruar disa nga eksponentët e së djathtës?
Edhe në çështjen e marrjes së pushtetit është një nga dallimet thelbësore midis të majtës dhe të djathtës. Marrja e pushtetit me dhunë është në thelbin e filozofisë të së majtës regresive dhe jo si një forcë liberale. “Bijtë e etërve” nuk ndryshojnë nga trashëgimia e tyre. E djathta në këtë drejtim, edhe PD si një forcë që vendosi demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, e shikon ndryshimin e pushtetit vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë të qytetarëve të shprehur me votë. Prandaj në këto momente kaq të veçanta për të ardhmen e vendit, misioni i opozitës shqiptare dhe në veçanti i PD-së nuk duhet të jetë marrja e pushtetit si qëllim në vetvete, por ndryshimi i pushtetit nëpërmjet votës të lirë të qytetarëve. Dhe nuk mund të arrihet pa shkëputur politikën nga krimi, që njerëzit të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për qeverinë në shërbim të tyre. Revolta dhe protestat popullore janë të drejta demokratike të çdo qytetari. Ata mund dhe duhen të protestojnë dhe të shprehin revoltën e tyre ndaj padrejtësive të pushtetit, ndaj rritjes së taksave, rritjes të papunësisë, arrogancës të shtetit… por jo si mjet për të ndryshuar qeverisjen. Revoltat mund t’i heqin të drejtën e qeverisjes një pushteti që i ka mashtruar për t’u marrë votat, por do të jenë gjithnjë zgjedhjet dhe vota e lirë, ajo që do të ndryshojë qeverisjen.

Kush është Vili Minarolli

Vili Minarolli lindi në Elbasan, më 8 gusht 1944. Më 1962 mbaroi gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Më 1966 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë. Për shumë vjet punoi mësues në Berat e Kuçovë, e më pas punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe pedagog në Universitetin e Tiranës. Më 1988 mori titullin “Doktor i Shkencave”. Më 1992 u emërua drejtor në Ministrinë e Arsimit, më 1993 në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i Ngarkuar me Punë në ambasadën shqiptare në Beograd. Më 1995 drejtor i Europës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga 1996 u angazhua në politikë si një nga drejtuesit kryesor të Partisë Demokratike dhe deputet në tri legjislatura. Më 2005 u emërua ambasador në Athinë, ndërsa në 2010 në Austri. Në nëntor 2013 u largua me dëshirë nga shërbimi diplomatik dhe nga të gjitha funksionet shtetërore e partiake.

“Loja e shahut në nivelin II”, Meta krahason Ramën me Enver Hoxhën

Përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama duket se ka kaluar në një tjetër nivel. Një ditë pas takimit Rama-Meta, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar duke thënë se “koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”. (Lexoni KËTU reagimin e Kryeministrisë)

Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet. Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, theksohet në reagimin e Tedi Blushit.

LEXO EDHE: “Loja e shahut” që po përfundon në “luftë”, paralajmërimi nga Rama

Siç duket kreu i shtetit i tregon dhëmbët duket përmendur gjithë kompetencat që ai ka, ndërsa nuk sqaron atë për të cilën është i detyruar: arsyet pse nuk dekretoi Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Reagimi i Ramës këtë të hënë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se “Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës”, mësohet të ketë thënë Rama.

“Rrëzoni Sali Berishën me votë nga pushteti dhe…” – Protestuesit ia kujtojnë kryeministrit premtimin

DURRËS/ LEONIDHA MUSAJ

Të gjitha mbetjet urbane të qytetit të Shijakut, Sukthit dhe fshatrave përreth grumbullohen dhe digjen në ambient të hapur, duke u kthyer në një problem jo vetëm mjedisor, por dhe shëndetësor.

Banorët e Qendrës Administrative Sukth, që përfshin disa fshatra, protestuan dje kundra ndotjes mjedisore që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave në terren të hapur. Fillimisht, banorët bllokuan për disa minuta rrugën që lidh Sukthin me Maminasin e më pas u zhvendosën te kanali i ujërave të larta, i cili është kthyer në vendgrumbullim të mbetjeve urbane të të gjithë zonës, duke nisur nga Sukthi, Shijaku e fshatrat përreth. Banorët thanë se nga tymi që përhapet në të gjithë fushat është e pamundur të hapen dyer e dritare, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë edhe astmën që vjen si pasojë e ndotjes. Ata theksuan se disa herë i janë drejtuar njësisë vendore të Sukthit, por për herë të parë janë grumbulluar për të protestuar së bashku ndaj këtij problemi që i shqetëson të gjithë.

sukth-plehra

Banorët tregojnë pamje nga ndotja mjedisore që shkaktohet nga djegia e mbeturinave dhe akuzojnë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se ka mashtruar për videon e publikuar nga Berisha. Sipas tyre, pamjet janë reale sepse janë vetë ata që ia kanë dërguar ish-Kryeministrit të vendit atë video, ngaqë nuk gjenin asnjë mbështetje dhe ankesat e tyre binin në vesh të shurdhet. Videos së publikuar nga Berisha, Dako iu përgjigj me ironi se ishte një video e xhiruar në një qytet të botës së tretë dhe jo Sukthi.

sukth1

“Prej disa vitesh vuajmë këtë problem. Siç e shikoni, mbeturinat digjen në terren të hapur dhe shkaktojnë ndotje masive në të gjithë zonën. Këtu është bërë e pamundur jetesa. Shtëpitë tona mbushen me tym dhe kur zgjohemi në mëngjes në dhomën e gjumit, të duket vetja sikur ndodhesh në mes të kësaj fushe mbetjesh. Është një skandal i vërtetë. Asnjë masë nuk është marrë, pavarësisht ankesave të shumta në drejtim të institucioneve të ndryshme. Vangjush Dako i ka braktisur qytetarët. Dako ka të drejtë vetëm për një gjë që, Sukthi është kthyer në një vend të botës së tretë dhe kjo është meritë e kësaj qeverisjeje”, thonë banorët.

sukth

Protestuesit i kujtojnë Kryeministrit Edi Rama premtimin që iu dha, duke iu thënë “Rrëzoni Sali Berishën me votë nga pushteti dhe qeverisja do të bëhet e juaja kur të marr unë qeverinë”.

sukth plehra

Banorët thonë se plehrat duhet të largohen nga vendi ku grumbullohen e digjen, në të kundërt autoritetet do të përballen me zemërimin e popullatës. Banorët e Sukthit thanë se Bashkia e Durrësit duhet të ndërhyjë shpejt, në të kundërt ata që prej ditës së hënë, si hap të dytë kanë bojkotimin e mësimit nga fëmijët e tyre në shkollën nëntëvjeçare.

DAKO: NUK ËSHTË SUKTHI, POR NGA BOTA E TRETË

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një reagim për videon denoncuese të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha në “Facebook, pretendon se pamjet nuk i përkasin Sukthit. “Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që ia faturon Durrësit, por unë i them s’ka video dhe toç apo larvë që e kthen më pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako në faqen e tij në “Facebook” si kundërpërgjigje.

Protesta e studentëve: Po na mbysni me gazra toksike

Dy ditë më parë, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” protestuan për të njëjtin problem, për ndotjen mjedisore që vjen si pasojë e djegies së plehrave në Porto Romano, vendgrumbullim që ndodhet vetëm pak metra larg korpusit universitar. Sipas tyre, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në ambientet e universitetit, duke krijuar një situatë mjaft të rëndë dhe të papërshtatshme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë. Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpeshherë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave, por pavarësisht premtimeve, asnjë masë konkrete nuk është ndërmarrë nga autoritetet. Vetë Kryeministri pak muaj më parë premtoi nga Durrësi se do të zgjidhej problemi 25-vjeçar, por kur kanë kaluar tre muaj asnjë nismë e qeverisë nuk duket në horizont. Durrësi ka tri pika të nxehta të ndotjes, që vjen kryesisht nga djegia e mbetjeve; vendgrumbullimin në Porto Romano, atë të Sukthit dhe një vendgrumbullim mbetjesh në Manzë.

Berisha: “Rama harroi Sandrin, doli nga Presidenca si pentito, si i dhj…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e Kryeministrit, Edi Rama i cili ishte sot për rreth një orë në Presidencë për të folur me Presidentin Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshajt.

Por Berisha e ka quajtur këtë takim si “shah nga ana e Presidentit”, pasi kryeministri sipas tij ‘vajti me bisht nën shalë”.

“Këtij i thonë shah! Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti.

Sipas mediave, kërkesës se presidentit, kryekomandantit për takim gjenerali iu përgjigj ushtarakisht: do te vije si ministër pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si ministër te njoh për president, përndryshe nuk te njoh as si kryekomandant! Mbrëmë Kallam Dështaku u dërgoi mesazh deputeteve te tij: No coment për rrëzimin e Lleshit. Politika është shah.

 

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!! Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence. Ruci thotë: këtij i thonë shah-mat o Kallam Deshtak!”, thotë Berisha.

Në një tjetër reagim po në Facebook, ai shkruan:

Ngjarje Dite:
Kallam Deshtaku ne Presidence!

Shkoi si trimosh me bisht nen shale.
Qendroi aty dy ore.
Aty jo qe harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!

Siçiliste, ju rrofte timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!! sb

Ngjela: “Me ministër të Brendshëm një katolik, bëheshin tre…“

Analisti Spartak Ngjela ka folur lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta, për mosdekretimin e ministrit të propozuar për Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshi.

Në një postim të bërë publik në Facebook, ai ndër të tjera shprehet se një president nuk ka të drejtë të mos dekretojë një ministër.

“Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Ku ka të drejtë Presidenti që të mos dekretojë një ministër!
Sipas kësaj, atëherë ky president ka të drejtë që të mos dekretojë edhe kryeministrin që ka fituar zgjedhjet. Domethënë që të shpallet monark absolut.
Turp historik. Po sigurisht, derisa kanë zgjedhur president një njeri që nuk bën dot dallimin midis dorës dhe këmbës, se i duken të gjitha këmbë, sigurisht që kjo do të jetë ecja jonë.
Po, ku ta dijë ky president se ministri juridikisht nuk është gjë tjetër vetëmse kompetenca e deleguar e kryeministrit. Semos e di kryeministri aktual këtë! As ky nuk e di.
Këta janë, nuk ke ç’të bësh.

Por ka edhe diçka. Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.
Sigurisht që këtë gjë nuk duhet ta ketë dashur as Saliu.

Janë të trembur, prandaj. Po korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka shpëtim.
Shqipëria sot ndodhet përpara këtij udhëkryqi: ose do të degradojë në një varfëri shpërbërëse, ose do të ndëshkojë korrupsionin kryeministror shqiptar dhe do të hyjë në Bashkimin Europian.
Jam i bindur se do të ndodhë kjo e dyta.

Ja 5 versionet e përfolura pas takimit Rama-Meta

Në publik po gëlojnë versione të ndryshme lidhur me atë që do ndodhë me drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas vendimit të Presidentit për të mos dekretuar kandidaturën e Kryeministrit.

Disa pohojnë se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, por të tjerë thonë që gradat ushtarake të Lleshit ishin pengesë për dekretimin e tij.

Të tjerë flasin për shpërfillje të institucionit të Presidencës nga Lleshi gjatë ditëve në pritje të dekretimit, duke refuzuar disa ftesa të njëpasnjëshme për t’u takuar me Metën lidhur me pyetjet e këtij të fundit për pozicionin e tij ushtarak.

Një takim sot në Presidencë ka ngjallur ide të reja.

Nga përmbajtja e mesazhit që dha Rama pas takimit duket se ai:

1-Ka ende shpresa që ta bindi Metën për të dekretuar Lleshin, ndonëse përtej afateve kushtetuese.

Përndryshe, Kryeministri ka disa opsione në dispozicion, sipas mediave.

2-Një prej këtyre është që t’i dërgojë Metës një propozim tjetër, lakohet emri i zv.kryeministres Mesi.

3-Një tjetër mundësi është që Parlamenti të rrëzojë dekretin presidencial të shkarkimit të Fatmir Xhafës nga detyra, duke e kthyer atë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Por burime nga mazhoranca thonë se dy versionet e mësipërme kanë pak gjasa që të ndodhin.

4-Mundësia më e madhe është që Kryeministri të emërojë Sandër Lleshin zv/ministër të parë, duke i dhënë atij drejtimin e dikasterit përmes delegimit të kompetencave ministrore.

Kjo do të shmangte kalimin nga Meta për dekret.

5-Por Rama mund edhe ta marrë vetë titullin zyrtar të ministrit të Brendshëm, ndërsa de facto ia beson drejtimin e institucionit gjeneral Lleshit.

Pritet në orët në vijim, një lëvizje e kryeministrit, i cili foli dje për herë të parë për politikën si “lojë shahu”.

Situatën e rëndon mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhej të bënte interpretimin, por aktualisht rezulton e shpërbërë për shkak të procesit të Vettingut.

Mosdekretimi i Sandër Lleshit – Basha komenton vendimin e Metës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti një lëvizje “të ashpër” mosderektimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Sipas Bashës, “rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama, është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

 

Në një prononcim për gazetarët nga Korça, kreu i PD-së u shpreh: “Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

“Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën”, shtoi.

Prapaskenat për dekretin për ministrin e ri të Ramës: Çfarë ndodhi në takimin mes Metës dhe Lleshit

ERVIN KOÇI/ Presidenti Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Propozimi i Kryeministrit Rama për të emëruar këshilltarin e tij në krye të Ministrisë më të atakuar nga opozita nuk mori pëlqimin e Presidentit.

 

Institucioni i Presidencës nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për media u shpreh se kandidatura e propozuar nga Rama nuk arriti të bindë Presidentin.“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së z. Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

PRAPASKENAT

Vendimi i Presidentit për të mos dekretuar Lleshin ishte lajmëruar nga ai vetë dy ditë më parë në një intervistë, ku u shpreh se për këtë çështje do të tregohej tepër kurajoz.

Burime nga Presidenca bënë me dije për gazetën “Panorama” se të premten, Presidenti i ka kërkuar takim Sandër Lleshit, por ky i fundit nuk ka vajtur.

Ndërsa pasditen e djeshme, Meta e ka zhvilluar takimin me Lleshin, ku i ka shprehur mendimet e tij për ta mos dekretuar. Këto mendime nuk bëhen publike nga ana e institucionit, pasi mendohet se janë informacione konfidenciale të ardhura nga institucionet e inteligjencës, ku vetë Meta kishte kërkuar informacion për propozimin e Ramës.

INFORMACIONET

Të shtunën e javës që kaloi ne tryezën e Presidentit Meta u gjendën dy dekrete, një për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm dhe tjetri për emërimin e Sandër Lleshit në këtë pozicion. Shkarkimi i Xhafajt u bë në mënyrë të menjëhershme, ndërsa për emërimin e Lleshit, Meta kërkoi informacion. Kërkesat e tij iu drejtuan një sërë institucionesh në vend, ndër të cilat Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Mbrojtjes për statusin e gjeneral Lleshit, por dhe jo vetëm. Këto informacione, mesa duket, nuk e kanë bindur Presidentin që të vendosë pro propozimit të Ramës.

QËNDRIMI

Kjo lëvizje e bërë nga Presidenti Meta shënon edhe precedentin e parë, ku një President nuk dekreton një propozim të një kryeministri për ministër. Kjo, pasi në të gjitha rastet kur janë bërë emërime apo shkarkime ministrash i janë referuar nenit 98 të Kushtetutës. Ky nen thekson se: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.

Por në rastin e Sandër Lleshit, Meta bëri edhe precedentin e parë për refuzimin e një kandidature për ministër. Vetë Presidenti në intervistën e dhënë dy ditë më parë mori si shembull rastin e Presidentit italian, i cili ka të njëjta kompetenca si Presidenti në Shqipëri, ku refuzoi një ministër duke mos e dekretuar. “Nuk është çështje shpatullash, është çështje bindjesh dhe të jeni të sigurt, jo një, por edhe 10, edhe 20 që nuk do të më bindin, nuk do t’i dekretoj, nuk do t’i firmos. Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështje të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, ka theksuar Presidenti Meta.

Nishani nuk ishte dakord me Xhafajn në 2017: Por, Kushtetuta më detyron

Bujar Nishani, në kohën kur gëzonte mandatin e Presidentit nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Presidenti në atë kohë i qëndroi besnik parashikimeve në Kushtetutë, edhe pse, vlerësimi tij për ministrin e propozuar ishte negativ.

“Në vlerësimin tim, kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, është shprehur ishPresidenti Nishani në atë kohë.

Krahas kësaj, Bujar Nishani u tregua i drejtpërdrejtë, kur ka shprehur se çfarë do të bënte, nëse do të kishte kompetencë të plotë. “Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm”, duke miratuar një vendim që ai nuk e donte, ndryshe nga Presidenti Meta me rastin e Sandër Lleshit.

Nishani në atë kohë nuk mori përsipër të krijojë një krizë institucionale dhe ia kaloi Parlamentit përgjegjësinë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm. Ndonëse në propozimin e parë të Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm u tentua të rrëzohej aprovimi i tij, ai sërish arriti të merrte dekretin presidencial, që i dha mandat të plotë për të qenë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Krahas kësaj, Xhafaj në atë kohë, në zbatim të nenit 99 të Kushtetutës bëri edhe betimin para Presidentit Nishani, i cili në atë kohë nuk dëshironte ta dekretonte. Por ndryshe nga Nishani, Meta kërkoi që përgjegjësitë për mosaprovimin e kandidaturës së Sandër Lleshit ta merrte vetë përsipër, duke mos ia deleguar Parlamentit për votim.

PANORAMA

Meta i thotë “Jo” emrit të Lleshit për ministër

Në Shqipëri zyra e Presidencës njoftoi sot në mbrëmje se Kreu i Shtetit “nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”. Formulimi, lë të kuptosh atë që zoti Meta kishte paralajmëruar një ditë më parë, kur gjatë një interviste për Syri.Net, ju referua rastit të Italisë të para pak muajve më parë, kur presidenti italian kishte vënë veton kundër emrit të propozuar për ministër të Ekonomisë.

Mbetet për të parë se cila do të jetë forma zyrtare që Presidenti do t’i japë vendimit të tij. Në rastin e dekretit për shkarkimin e zotit Xhafaj, pas dorëheqjes së tij, Kreu i Shtetit i referohet qartësisht neneve të Kushtetutës për firmën që ka hedhur mbi dekret. Ndërsa, fraza e shkurtër e shpërndarë nga zyra e tij e shtypit, për rastin e zotit Lleshi, nuk ka asnjë referencë ligjore. Për më tepër që ajo nuk rezulton të jetë e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës. Nga ana tjetër, në asnjë nen të saj, Kushtetuta nuk parashikon rrëzimin nga ana e Kreut të Shtetit, të propozimit të një ministri.

Mbrëmë gjatë intervistës, zoti Meta tha se “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta.

Përveç faktit që Kushtetuta parashikon se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”, ka dhe një precedent që shkon kundër qëndrimit të mbajtur aktualisht nga zoti Meta. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri”, u shpreh zoti Meta.

Formulimi i shpërndarë nga Presidenca, gjithashtu nuk ofron arsyet e qëndrimit të Kreut të Shtetit ndaj emrit të zotit Lleshi. Në rastet kur presidenti dekreton kthimin pas të një ligji në parlament ai e shoqëron atë me të gjitha shpjegimet ligjore, ndërkohë që në këtë rast, gjithshka mbetet e paqartë, ndonëse bëhet fjalë për një vendim jo pak të rëndësishëm.

Për më tepër qëndrimi i presidentit rrezikon që sipas të gjitha gjasave të hapë një konflikt kostitucional, dhe një përplasje të fortë me qeverinë, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioneve.

Presidenti Meta dënon vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë një takimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve.

Meta në një pritje me gazetarët, zëdhënës e atashe shtypi të ambasadave të huaja, tha se problemet e gazetarëve janë në të gjithë botën, prandaj sipas tij është caktuar edhe kjo ditë.

Në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Meta theksoi se “Me këtë rast dua të dënoj me forcë vrasjen tronditëse të gazetarit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Duke iu bashkuar thirrjes tuaj si përfaqësues të medias, por edhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar, edhe unë nënvizoj rëndësinë e bëj thirrje që ky rast të kthehet në një shembull për një hetim gjithëpërfshirës, që do të vërë para përgjegjësisë të gjithë urdhëruesit dhe autorët e tij”.

Meta u shpreh më tej se shpreson që vitin tjetër të mos ketë raste të tilla dhe liria e medias e të drejtat e gazetarëve të shënojnë përparim. Presidenti i Shqipërisë theksoi se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Vrasja e gazetarit Khashoggi

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Por pretendimi i palës saudite se kjo nuk ka qenë një vrasje e planifikuar nuk u pranua në opinionin ndërkombëtar, duke shkaktuar reagime nga shumë vende. aa

Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Lleshin

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për portalin informative “Syri.net”, zoti Meta nuk ngurroi të merrte dhe shembullin e presidentit italian, i cili pak muaj më parë vuri veton ndaj dekretimit të një prej ministrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet. Presidenti Meta komentoi dhe ngjarjen e Bularatit ku një minoritar mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, duke u shprehur se “ajo është një ngjarje e provokuar” e cila sipas tij, “synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.

Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. E megjithatë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se ai “do të gjejë mënyrën e duhur për t’u shprehur në kohën e duhur”, duke shtuar se nuk do të ndikohet nga askush dhe nga asgjë as nga orët dhe sekondat, ndërsa nuk u shpreh se cilat ishin pengesat që e kishin detyruar të kërkonte kohë për të marrë një vendim. “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta

Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri. Ndaj dua të them që çdo President ka për detyrë që me veprimet e tij, apo me mos veprimet e tij, të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri maksimale. Kështu që në këtë drejtim, askush të mos ketë dyshime që unë, përgjegjësitë e mia, sidomos, në këtë situatë do ti ushtroj në mënyrë mjaft maksimale dhe mjaft kurajoze”.

Zoti Meta madje duket se paralajmëroi refuzimin e emrit të zoti Lleshi, kur ju referua rastit të Italisë, pak muaj më pare, kur do formohej qeveria e te e dalë pas zgjedhjeve dhe “ku presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro tha që nuk e firmos. Tha të bëhet ministër të zyra për Europën dhe u bë. Askush nuk mund ta detyrojë presidentit të firmosë apo të konfirmojë një emër për një detyrë të tillë kushtetuese, të cilën atij ja jep Kushtetuta, jashtë bindjes së tij”.

Kreu i Shtetit komentoi dhe ngjarjen e së dielës së shkuar në fshatin Bularat, ku 35 vjeçari Kostantinos Kacifa, pjesë e minoritetit grek në jug të vendit, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me forcat. Zoti Meta u shpreh se ajo “është një ngjarje e rëndë, sepse është një ngjarje e provokuar”. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë shtetëror bën një përkufizim të tillë për ngjarjen e cila rindezi tensioned mes dy vendeve. Pikërisht për këtë, sipas zoti Meta “është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë. Por padyshim është një ngjarje, e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Që të duket sikur ka tensione, çështje, sikur ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që natyrisht ka disa probleme, por ka përpjekje për t’i amplifikuar ato, sepse ndërkohë interesat e bashkëpunimit janë shumë herë më të mëdha”, theksoi ai.

Presidenti Meta foli me një gjuhë të ashpër ndërsa u pyet për sulmet që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri pak ditë më parë ndaj tij. “Po ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën”. Pozicionimi i tij është në fakt një sulm i drejtpërdrejtë dhe ndaj kryeministrit Rama. Një sulm i përforcuar dhe me kritikat ndaj qëndrimit që qeveria ka mbajtur ndaj ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ishte i pari që denoncoi lidhjet që sipas tij zoti Tahiri kishte patur me Habilajt. “Nuk duhej ta kishin shkarkuar Zaganin, që ishte një kuadër i Policisë dhe shumë i trajnuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe ta detyronin që të shkonte në azil në Zvicër dhe ata më pas të arrestoheshin nga anti-mafia në Itali”, u shpreh zoti Meta.

Një qëndrim tërësisht të kundërt, Kreu i Shtetit pati për ministrin e Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se “tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara”.

Meta: Zagani do t’i kishte arrestuar Habilajt

Presidenti Ilir Meta, u shpreh se, lufta kundër krimit në vend është politike. Nëse do ishte teknike, shtoi kreu i shtetit, atëherë Dritan Zagani do ti kishte arrestuar Habilajt.

 

“Dritan Zagani, kuadër i Policisë, është trajtuar nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Meta në emisionin “Fakt”.

“Lufta kundër krimit të organizuar është politike sepse, po të ishte teknike, Zagani do t’i kishte arrestuar Habilajt dhe nuk do ishin Habilajt që do e detyronin të largohej dhe të kërkonte azil politik”, shtoi Presidenti.

Meta: Saimir Tahiri – delinkuent që mbyti Europën me drogë

Presidenti Ilir Meta e quajti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një “delinkuent që mbyti Europën me droge”.

 

I pyetur në emisionin “Fakt” se “ç’koment ka për ish-ministrin”, kreu i shtetit u përgjigj:

“Po ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”.

Një person i tillë s’duhet të ishte bërë Ministër i Brendshëm, por duke pasur insistimin e kryeministrit mendova mos t’iu hiqnim këtë mundësi, tha Meta.

“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time. Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm. E dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”.

Meta i shkruan Xhaçkës: Cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit?

Valentina Madani – Gjeneral Sandër Lleshi u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm ditën e shtunë, por presidenti Ilir Meta ende nuk ka firmosur dekretin. Në këtë mënyrë Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të mbetet ministër i Brendshëm, të paktën edhe për disa ditë. Kjo pasi presidenti nuk i dha mundësi Kuvendit që të votonte dje për zëvendësimin e tij me gjeneral Sandër Lleshin, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë ministri i ri i Brendshëm. Pavarësisht pritshmërive të shumicës qeverisëse se kreu i shtetit do ta bënte dje shpalljen e dekretit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndaj Kuvendi shtyu votimin në një moment të dytë, sapo presidenti ta ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese. Kryetari i Partisë Demokristiane, bëri të ditur dje se stafi i presidentit foli dje për probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e z.Lleshi.

“Unë di që stafi juridik i presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion…. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Bren-dshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për ‘urdhëro si urdhëron’. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakolar”,-tha Nard Ndoka.

Arsyeja
Që prej të dielës mbi tavolinën e Presidentit të Republikës Ilir Meta ndodhet kërkesa e kryeministrit Edi Rama për dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Punëve të Brendshme. Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga kjo kërkesë e kryeministrit Rama, ky dekret ende nuk ka marrë firmën e kreut të shtetit. Vonesa e Presidentit Meta për dekretimin e Sandër Lleshit duket se ka një shkak. Burime nga presidenca konfirmojnë për ‘GSH’ se shkak për këtë vonesë është bërë pikërisht detyrimi që lind nga zbatimi i nenit 98 i Kushtetutës, i cili përcakton se “ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse”. Nisur pikërisht nga fakti se ministri i ri i propozuar mban gradën madhore “gjeneral” në forcat ushtarake, mësohet se Presidenti i Republikës i ka kërkuar informacion Ministrisë së Mbrojtjes cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit në radhët e ushtrisë. Kjo pasi, siç bëhet e ditur, ky nen i Kushtetutës nuk lejon që ministri i Brendshëm të jetë njëkohësisht edhe një ushtarak me grada madhore në ushtri.

Afati
Gjithsesi pritja e Presidentit të Republikës nuk mund të zgjasë edhe për shumë ditë, pasi Kushtetuta i ka vendosur atij një afat të caktuar për të dekretuar ministrin e ri. Pikërisht Neni 98 i Kushtetutës përcakton se “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Duke patur parasysh se propozimi i Ramës në presidencë ka mbërritur të shtunën më datë 27 tetor, atëherë sipas këtij përcaktimi kushtetues, Presidenti Meta ka afat edhe dy ditë për të dekretuar emrin e Lleshit si ministër i Brendshëm. Vetë Kushtetuta nuk i lë shumë hapësirë Presidentit të Republikës në rastin e dekretimit të një ministri. Ndryshe nga rasti i dekreteve të ligjeve, në rastin e ministrit Kushtetuta nuk parashikon mundësinë e kthimit të emërimit të propozuar nga kryeministri. Ndaj nisur pikërisht nga ky përcaktim, pritet që kreu i shtetit të dekretojë emërimin e Sandër Lleshit brenda dy ditëve të ardhshme. Gjithsesi marrja e detyrës prej tij mbetet vetëm për javën tjetër, kjo pasi duhet të mblidhet Kuvendi për ta votuar. Burime nga PS bënë të ditur se nuk përjashtohet mundësia edhe e thirrjes së Kuvendit në një seancë jashtë radhe, për shkak se nuk mund të lihet vendi pa ministër të Brendshëm për një kohë të gjatë. Deri atëherë në bazë të ligjit themeltar ministër i Brendshëm do të mbetet Fatmir Xhafaj, pavarësisht se largimi i tij nga qeveria është dekretuar prej të shtunës nga Meta.

Neni 98
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi

Neni 103
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit

PD reagon pas deklaratës së Tahirit, e quan baxhellë dhe flet për ‘çarçafë të gjakosur’ të virgjërisë

Vetem pak pasi ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri publikoi para mediave vendimin e gjykates italiane, e cila ka pushuar hetimet per te, pasi nuk ka gjetur asnje lidhje me ndonje aktivitet te paligjshem vjen reagimi i pare nga PD.

Ka qene Edi Paloka, numri dy PD-se, qe ka reaguar i pari pas shfaqjes se Tahirit, nderkohe qe PD zyrtarisht e ka shperndare postimin e tij per mediat.

 

Paloka i referohet Tahirit si nje baxhelle qe doli ne konference duke tundur çarçafet perpara gazetareve.

“Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafet e pergjakur”- shkruan mes te tjerash Paloka.

Reagimi i Palokes 

Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla , qe pas nates se pare te marteses, çarçafet e gjakosur, duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer.
Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.
Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter…
Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur çarçafet perpara gazetareve.

Ndotja e ajrit në Shqipëri, 1400 persona humbin jetën çdo vit

Në raportin e fundit mbi cilësinë e ajrit në Europë, Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se Shqipëria është larg përmbushjes së kërkesave të BE-së për ndotjen.

Sipas kësaj agjencie, Shqipëria ka kaluar vijën e kuqe së bashku me vende si Kroacia, Polonia, Serbia dhe Bullgaria.

Si pasojë e ndotjes, në Shqipëri llogariten rreth 1400 vdekje të parakohshme në vit. Një tjetër tregues i rëndësishëm është dioksidi i azotit, i cili është një produkt i drejtpërdrejtë i gazrave të emetuara nga automjetet.

Është vlerësuar se kjo substancë shkakton 130 vdekje të parakohshme në vit në Shqipëri.

Sipas kësaj agjencie, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj ndotjes në Europë.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri u thirr në Ministrinë e Jashtme

TIRANË – Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani është thirrur sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë theksohet se ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë.

“Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë’, theskohet ndër të tjera në njoftim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përsëriti edhe njëherë thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Tedi Blushi, i cili deklaron se presidenti Ilir Meta vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

“Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie”

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në Qarkun e Gjirokastrës mbeti i varë shtetasi Kostandinos Kaçifa, i cili ishte banor i minoritetit grek.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, në fshatin Bularat, Kaçifa ka qëlluar fillimisht me armë zjarri në ajër e më pas mbi punonjësit e policisë, ndërsa mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit. Kjo ngjarje shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Greqi. aa

“Përgjimet, maja e ajsbergut”, Basha flet me emra: Dosja 339 fsheh eksponentë të tjerë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët gjatë ditës së sotme, ku ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.

Basha në fjalën e tij theksoi edhe njëherë se  qeveria është e lidhur me krimin deri në kupolat më të larta.

“Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit”, u shpreh ndër të tjera kreu i opozitës.

 

PJESË NGA DEKLARATA

Ngjarjet e fundit dëshmojnë se nuk është rastësore, por e shtrirë në gjithë vendin dhe ka kapur kupolën e Rilindjes bashkëpunimi strategjik me krimin e organizuar për rekrutimin për të manipuluar zgjedhjet, mbajtur dhe marrë pushtetin. Në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Sot kundërshtari ynë politik, PS është e kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të mos ketë bashkëpunuar apo të mos jetë eksponent, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsi Manja e me radhë.

Rama ka ndalur së qeverisuri vendin, pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit. Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen, duhet të hetohet për manipulimin  dëshmitarit të rremë duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë, bashkë me të Ardi Veliu dhe gjithë të përfshirët në këtë krim, dhe Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tablateve të përgjimit nga prokuroria.

Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve.  As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para. Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e  një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit.

Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi, të heqin dorë nga skenari të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës, ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës.

Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarje e politikës nga krimi në vend nuk do të ketë asnjë sekondë, asnjë ditë, për proces normal politik, ky ka marrë fund kur Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të ardhur në pushtet.

Haradinaj: Do të gjejmë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e territorit dhe kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës ditën e mërkurë, ku pritet të diskutohet dialogu me Serbinë, grupet parlamentare në pushtet dhe opozitë do të gjejnë gjuhë të përbashkët, për siç tha ai, “mbrojtjen e territorit, kufijve dhe kushtetutshmërisë”.

“Unë besoj se nesër (e mërkurë) do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nuk besoj se ka një subjekt politik në Parlament që është kundër ruajtjes së territorit, të kufijve, të kushtetutshmërisë së vendit tonë. Besoj dhe shpresoj që do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Është inkurajues fakti që në këtë seancë të thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe pozita dhe mendoj se ky është një lajm i mirë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Të mërkurën pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga 42 deputetë nënshkrues, ku do të kërkohet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mos flasë në dialogun me Serbinë në Bruksel, për territorin e Kosovës.

Partitë shpresojnë që pas debatit parlamentar, të mund të miratojnë një rezolutë, e cila do t’ia ndalonte Thaçit shpalosjen e idesë së tij, siç e quan ai, “të korrigjimit të kufirit” dhe që sipas presidentit nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se spektri politik duket se ka reflektuar pas vizitës së Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Mattheë Palmer në Kosovë, andaj sipas tij, ky hap duhet të konkretizohet me mbrojtjen e territorit.

“Kjo vizita e fundit e zotit Palmer dhe shumë takime që kanë ndodhur, kanë bërë që të ketë një reflektim pozitiv të spektrit politik. Mendoj që është mirë ta kurorëzojmë atë vizitë, atë kujdes të Amerikës për proceset e rëndësishme në vendin tonë me një pozicion të qartë strategjik që të mbrohen kushtetutshmëria, territorit dhe kufijve. S’ka rëndësi se kush më shumë ka kontribuar në atë rezolutë, e rëndësishme është të ruhen interesat nacionale dhe unë besoj që edhe Aleanca edhe Nisma, PDK-ja dhe partitë politike, nuk e kanë problem që të mbrojnë territorin”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Haradinaj madje e ka krahasur seancën e së mërkurës me seancën për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke thënë se beson se është e po të njëjtit karakter “edhe mbrojtja e territorit, kufijtë dhe Kushtetutën”.

“Duhet të dimë të bashkohemi”, ka thënë ai.

(Video) Gjithë mediat botërore shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier!

Gjithë mediat botërore shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier.

Autoriteteve shqiptare u është bërë thirrje të ndërmarrin veprime kundër kopshtit zoologjik në Fier, pas publikimit të disa fotografive të reja ku shihen kushtet e mjerueshme në këtë kopsht zoologjik.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull kopshtit zoologjik në Fier të cilin e kanë quajtur “kopshti zoologjik nga ferri”, ku një luan i fotografuar shihet me sy të lënduar, infeksion dhe dukej se është kequshqyer, transmeton Telegrafi.

Pas botimit ka patur reagime dhe veterinerat kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të transportuar kafshët.

13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë.

Do të ishte mirë që Daily Mail të botonte familjet shqiptare që jetojnë në mjerim. Në këtë rast Daily Mail do të shkruante “shqiptarët nga ferri”

Kafshët tjera si zebra dhe ujku e dreri ishin mbyllur në kafaze të betonit në kushte të mjerueshme. Imazhet janë shkrepur nga një fotograf anonim i vendosur për ta nxjerr në pah të vërtetën.

Sipas autorit të fotove kafazet ishin të papastër të mbuluar me jashtëqitjen e kafshëve, ku mungonte uji i freskët dhe kushtet tjera elementare. Sipas veterinerëve që kishin vizituar kafshët në këtë kopsht zoologjik, kanë pranuar se “kushtet e vështira po ua vështirësojnë jetën kafshëve”. /Telegrafi/

Përplasja e re – PS i merr opozitës dy anëtarët e KQZ

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin e dy kandidaturave të propozuara nga Partia Socialiste, për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Në seancën dëgjimore, ishin të pranishëm dy kandidatët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Por gjatë mbledhjes deputetët e maxhorancës kanë njoftuar se dy kandidatët synojnë të zëvendësojnë mandatet e dy anëtarëve të opozitës.

Përkatësisht, maxhoranca kërkon që të plotësojë vendet e Hysen Osmanit dhe të Vera Shtjefnit, të cilët janë në KQZ si propozim i Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes, Taulant Balla ka theksuar se kur është zgjedhur, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani në KQZ, kanë qenë propozim i shumicës dhe këto dy vende i takojnë shumicës aktuale që është PS

Me këtë konfigurim të ri, opozita në KQZ do të ketë vetëm dy përfaqësues, përkatësisht, Klement Zgurin, kreun e KQZ-së dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga LSI-ja.

Ndërsa maxhoranca, do rimarrë shumicën në Komision, me nënkryetarin Denar Biba, anëtaren Edlira Jorgaqi dhe dy anëtarët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë që në vend i ri do ti lihet në dispozicion opozitës.

Balancat aktuale në KQZ janë, 4 anëtarët opozita dhe 3 anëtarë maxhoranca.

1990-2018: Shqipëria ka patur mesatarisht ministër të Brendshëm në çdo 1 vit e 1 muaj

Që nga vendosja e pluralizmit e deri sot Shqipëria ka patur mesatarisht 1 ministër të Brendshëm në çdo 1 vit e 1 muaj. Janë 25 ministra që kanë drejtuar këtë dikaster në këto 28 vjet, duke shënuar një rekord ndoshta edhe në planet.

Kjo u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”.  Ata nisin që nga ministri i fundit komunist Simon Stefani e deri te ministri i sapoemëruar Sandër Lleshi. Rekordi i jetëgjatësisë më të madhe në detyrë është i Saimir Tahirit me 3 vjet e gjashtë muaj ne detyrë. Ndërsa ai i jetëgjatësisë më të shkurtër është i Ali Kazazi që e ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm 21 ditë.

Fakt interesant është se mesatarja 1 vit e 1 muaj e qëndrimit në detyrë të ministrave të Brendshëm përkon me kohën e qëndrimit në detyrë të Fatmir Xhafës. Ai e mori detyrën më 13 shtator 2013 dhe dha dorëheqjen më 27 tetor 2018. Ajo që bie edhe më shumë në sy është se gjatë mandateve qeverisës janë të majtët ata që kanë ndryshuar më shumë ministrat e Brendshëm.

Kështu në mandatin 1992-1997, Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin 1997-2005, Partia Socialiste qeverisi me 7 ministra të Brendshëm. Në mandatin 2005-2013 Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin që nga 2013 e deri tani Partia Socialiste qeveris me 4 ministra të Brendshëm.

sander lleshi

MINISTRAT E BRENDSHËM 1990-2018

  1. SIMON STEFANI.
  2. GRAMOZ RUÇI.
  3. HAJREDIN SHYTI.
  4. BAJRAM YZEIRAJ.
  5. VLADIMIR HYSI.
  6. BASHKIM KOPLIKU.
  7. AGRON MUSARAJ.
  8. HALIT SHAMATA.
  9. BELUL ÇELO.
  10. ALI KAZAZI.
  11. NERITAN CEKA.
  12. PERIKLI TETA.
  13. PETRO KOÇI.
  14. ILIR GJONI.
  15. STEFAN ÇIPA.
  16. LUAN RAMA.
  17. IGLI TOSKA.
  18. SOKOL OLLDASHI.
  19. BUJAR NISHANI.
  20. LULZIM BASHA.
  21. FLAMUR NOKA.
  22. SAIMIR TAHIRI.
  23. FATMIR XHAFAJ,
  24. DRITAN DEMIRAJ.
  25. FATMIR XHAFAJ. (Për herë të dytë)
  26. SANDËR LLESHI.kopliku-basklim

Nëna e Kaçifas flet për mediat greke: Pres të vijë Tsipras në Bularat (video)

ARISTIR LUMEZI/ Nëna e Kostantinos, Vasiliqi Kaçifas, është shfaqur dje në një gjendje të rënduar psikologjike. Në një lidhje telefonike për televizionin grek “Antena”, nëna vajton djalin e saj. 

Ajo nuk është në gjendje të flasë, ndërsa artikulon fjalët “Pse duhet të vrisnin djalin tim?” “Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Ishte i gëzuar se po zbukuronte shkollën e fshatit për festën e 28 Tetorit, për të nderuar heronjtë. Shqiptarët nuk i donin pakicat”, është shprehur e dëshpëruar nëna e 35- vjeçarit.

”Unë nuk dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, tha gruaja duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste. Dy motrat e Konstantin Kaçifas, të cilat jetojnë në Athinë, kanë shkuar dje në Bularat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre. Familjarët e Kostantinos janë shprehur se presin të vijë Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Në familjen e të ndjerit, ku janë hapur dyert e mortit, ka mbërritur edhe konsulli grek në Gjirokastër.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa Policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke. Familjarët e Kostantinos Kaçifas kanë refuzuar dje ekspertizën mjeko-ligjore të Spitalit të Gjirokastrës.

Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur mjeko-ligjore dhe hetim të rastit nga prokurorë grekë. Sipas informacioneve, morgu i Spitalit të Gjirokastrës ka njoftuar familjen e të ndjerit për të tërhequr trupin e Kostantinos Kaçifas për të kryer ceremoninë mortore. Por burime nga Spitali i Gjirokastrës thanë dje se trupi i 35-vjeçarit Kostantinos Kaçifas po qëndron ende në morg.

Mësohet se familja nuk pranon rezultatet e autopsisë, por kërkon që trupit të djalit të tyre t’i bëhet një tjetër ekspertizë nga mjekoligjorë të pavarur. Familja Kaçifas ka kërkuar për këtë ndihmën e ambasadës së Greqisë në Tiranë, që të kontaktojë një ekspert mjekoligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 35- vjeçarit. Ceremonia mortore për minoritarin grek ishte parashikuar të mbahej pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në fshatin Bularat, por varrimi është shtyrë për një ditë tjetër.

Detaje të reja kanë dalë dje në dritë nga mediat greke, lidhur me të shkuarën e Konstantinos Kaçifas, i cili mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur që pati me forcat e Policisë shqiptare dhe sipas raportimit të tyre thuhet se ngjarja ndodhi pas ngritjes së flamurit grek prej tij.

Policia greke ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion, apo dëshmi që vërtetojnë këtë aludim si shkak për këtë përplasje, shkruajnë mediat greke. Sipas “Newsit.gr”, nga burime të Policisë greke rezulton se viktima është arrestuar në vitin 2009 për trafik lëndësh narkotike si dhe me akuzën si pjesëtar i një organizate kriminale, që vepronte në kryesisht në zonat periferike të Athinës.

PANORAMA

DOKUMENT – Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish-ministrin Tahiri

Drejtësia italiane në Katania ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri, me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti .

Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokurorisë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit që ish-ministri i brendshëm dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  dosjen e plotë.

 

Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

“Në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendje e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”, thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias. .italiane.

“Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë”, thuhet në deklaratë.

Vendim i cili është marrë Gjykata Italiane e Catanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e Prokurorit të Antimafias.

Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane në dt. 27.10.2017. Me mbylljen e hetimeve në Itali, ish-ministrit të brendshëm i mbeten të hapura hetimet në Shqipëri afati i të cilave u shty së fundi deri në janar 2019.

PANORAMA

Grekët “pushtojnë” Bularatin, shtyhet varrimi i ekstremistit

Situata në Bularat duket se po tensionohet nga ora në orë. Gazetarët që janë vendosur aty raportojnë se në fshat kanë mbërritur mbi 100 persona nga Greqia në pritje të varrimit të 35 vjeçarit, që u vra një ditë më parë pasi sulmoi me armë efektivët e policisë. Banorët thonë se jeta e tij mund të ishte kursyer dhe se ai nuk ka qenë ndonjëherë person i dhunshëm.

Ndërsa ende priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës mësohet se edhe konsullata greke ka kërkuar sqarime mbi ngjarjen. Varrimi që mendohej se do të bëhej pasditen e së hënës mesa duket është shtyrë për të martën në pritje të përfundimit të procedurave dhe sqarimit të pretendimeve të familjareve të viktimës.

Kostanidons Kaçifa ishte baba i një vajze, i divorcuar dhe prej kohësh jetonte në Athinë. Në shtëpinë e tij në Bularat jeton vetëm nëna e tij, e cila sipas mediave greke, thotë që shqiptarët nuk i donin minoritarët. Kaçifa qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Incidenti nisi paraditen e së dielës pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë, ndërsa ndjekja e policisë vazhdoi deri në orën 15:30 ku policia njoftoi për vrasjen e 35-vjeçarit.

Nga Sali Berisha – Gadishulli i dy Ballkaneve!

I nderuar zoti President,

Te nderuar te pranishëm,

Ne sot diskutojmë ne këtë panel çështje te sigurisë globale ne 100 vjetorin e Luftës se Pare Botërore, njërës prej luftërave me te përgjakshme ne historinë e njerëzimit.

Debati ynë zhvillohet 100 vite larg asaj kohe dhe natyrisht mësimet e saj duhet ti shërbejnë te ardhmes. Mendoj se një nga mësimet e saj qe duhet mbajtur mend është e vërteta se ajo lufte nisi ne Ballkan dhe u parapri nga luftëra ballkanike, te cilat nga ky gadishull u përhapen ne Europe dhe ne bote. Duhet thënë këtu se Ballkani, përveç luftërave te fillim shekullit qe shkoi, njohu dhe luftërat e fund shekullit te kaluar.

Sot, 100 vite pas Luftës se Pare Botërore dhe rreth dy dekada pas luftërave me te fundit ballkanike, po ta vështrojmë me vëmendje gadishullin tone do konstatojmë se aty bashkëjetojnë dy Ballkane.

Ballkani i paqes, bashkëpunimit, qe ka bere dhe bën përpjekje te mëdha dhe te suksesshme për vendosjen e standardeve demokratike, integrimin ne NATO dhe ne BE. Sot këto janë dëshirat dhe idealet e popujve te gadishullit, te cilët janë te etur te ecin drejt një te ardhme europiane. Por krahas këtij Ballkani ne gadishull ekziston,gjallon edhe

Ballkani i fantazmave te shtetomadhise, ne radhe te pare i serbomadhise dhe tani se fundi dhe i Megali Idea-s.

Zoti President,

zonja dhe zoterinj,

Luftërat ballkanike te fillim dhe fund shekullit qe shkoi qe te gjitha filluan për çështje kufijsh dhe ne tërësi për Serbinë e Madhe por edhe për greko apo bullgaro-madhine.

Ne këtë kontekst janë tejet shqetësuese zhvillimet e muajve te fundit ne rajon, ne te cilat si çështje kryesore ka dale ndryshimi i kufijve, ndarja dhe shkëmbimi i territoreve. Çështja e ndryshimit te kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shndërruar ne teme kryesore te debatit dhe dominon mbi çdo teme tjetër, çka mendoj se përbën kërcënim serioz për paqen pasi është ajo është kryekëput ne funksion te serbomadhise.

Këtu, zoti Vujanoviç tha se për dialogun ai i beson plotësisht zotërinjve Vuçiç dhe Thaçi. Me gjithë respektin qe unë kam per zotin Vujanoviç me duhet te pohoj se unë nuk i besoj absolutisht as njërit dhe as tjetrit dhe kjo sepse ata qe te dy janë vetëm një.

Po pse nuk i besoj unë zotit Vuçiç?! Unë nuk paragjykoj njeri por nuk mund ti besoj sepse ai është i fiksuar dhe po punon pa ndërprere për Serbinë e Madhe.

Zonja dhe zotërinj,

lidhur me sa me sipër unë po ju rikujtoj këtu vetëm deklaratat e zotit Vuçiç ne vizitën e tij te fundit ne Kosove. Ne këtë vizite presidenti i Serbisë nuk vizitoi vende te trashëgimisë fetare serbe ne Kosove, por ai vizitoi vetëm veriun e kësaj republike dhe konkretisht liqenin e Gazivodes, Liposaviqin, Mitrovicën e Veriut ekzakt territoret e Republikës se Kosovës qe ai rivendikon se duhet ti bashkohen Serbisë. Përveç simbolikes se vendeve qe vizitoi presidenti i Serbisë, le te shohim cilat ishin mesazhet qe ai dha për serbet dhe për boten gjate kësaj vizite ne veriun e Republikës se Kosovës.

Ne këtë vizite dy ishin mesazhet e tij kryesore.

Se pari, ai ne mënyre te përsëritur nga Mitrovica e Veriut deklaroi haptas për serbet dhe boten se: Serbia do te behet me e madhe!

Se dyti, ai ne vizitën e tij deklaroi publikisht se Sllobodan Millosheviç, kasapi i shqiptareve te Kosovës dhe boshnjakeve dhe popujve te tjerë te Ballkanit ishte një lider i madh, një udhëheqës i mire por ai beri disa gabime. Me këto deklarata zoti Vuçiç vetëm sa nuk tha haptas se Sllobodani madh mire ua beri viktimave te tij.

Unë gjithashtu nuk mund ti besoj z. Vuçiç sepse ai nuk po bën asgjë tjetër veçse po paraqet dhe mbron projektin e dikurshëm te Sllobodan Miloisheviçit, te paraqitur me dhjetëra here gjate sundimit te tij dhe me vone, për ndarjen e Kosovës, aneksimin e territoreve te veriut te saj për te vazhduar me pas me Republikën serbe te Bosnjës.

Se fundi, dua te shtoj se ne morine e pafundme te dokumenteve dhe akteve ndërkombëtare mbi te cilat qëndrojnë Republika e Kosovës por edhe ajo e Serbisë, nuk ekziston as dhe një i vetëm qe te njohe se midis këtyre dy vendeve ka çështje territoriale qe duhen zgjidhur. Nuk ekziston asnjë dokument ndërkombëtar qe te pohoje se Kosova ka ne territorin e saj qofte dhe një metër katror te territorit te Serbisë.

Çështja e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës ekziston vetëm ne projektin e Serbisë se madhe.

Se fundmi, theksoj se këtë ide te shkëmbimit te territoreve, korrigjimit te kufijve, përveç argatëve te Beogradit ne Prishtine, qe tundin tani se fundmi flamurin e Serbisë se madhe, e kundërshtojnë pa përjashtim dhe ne mënyre kategorike te gjitha forcat politike ne pushtet dhe ne opozite te Kosovës, qeveria, parlamenti i saj.

Ja sepse ata te dy për mua, pra Vuçiçi dhe argati i tij, janë një dhe vetëm një. I pari po përdor te dytin për te paraqitur si te vetin projektin e Millosheviçit te Serbisë se Madhe, dhe unë nuk mund kurrsesi ti besoj asnjërit prej atyre.

Zoti President,

zonja dhe zoterinj,

Po ne kuadrin e Ballkanit te shtetomadhise vetëm javën e kaluar ish-ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi para grekeve dhe mbare botes se ai po largohej i lumtur pasi kishte lëne ne tavolinën e presidentit të Republikës helenike tre dekrete për firme, me te cilat territori i atdheut te tij, Greqisë, zmadhohej edhe me mbi 40 mije km katror.

Ky nacionalist i sëmurë, te gjithë këtë sukses luftënxitës te Megali Idea-s e bazoi ne një marrëveshje deti antikushtetuese për Shqipërinë, qe arriti me qeverinë vasale dhe apatride aktuale te Tiranes me te cilën Shqipërisë i grabiteshin mijëra kilometra katror det dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri te saj kombëtare nëndetare. Pas kësaj deklarate, me shpejtësi marramendëse gjendja po përshkallëzohej drejt një konflikti te gjere ne Ballkanin e shtetomadhise, ne rastin konkret te Megali Idese, por fatmirësisht kryeministri Cipras mençurisht tërhoqi menjëherë marrëveshjet luftënxitëse qe i la trashëgim ish-ministri i tij i Jashtëm nacionalisti i sëmurë Kotzias.

Zonja dhe zotërinj,

duke ju falënderuar për vëmendjen tuaj, dua t’ju siguroj se me këtë ekspoze nuk kam ndërmend te them se ne Ballkan po shkohet drejt një lufte te re ne 100 vjetorin e Luftës se Pare Botërore.

Unë këtë nuk e besoj, por vetëm desha te theksoj se ne interesin me te mire te sigurisë, paqes dhe stabilitetit nuk duhen nxjerre jashtë vëmendjes demonët e shtetomadhise qe gjallojnë ende ne rajonin tone.

Faleminderit!

*Fjala e mbajtur me 25 tetor ne Forumin Ndërkombëtar Crans Montana.

Vrasja e ekstremistit grek, Policia e Shtetit sqaron gjithë dinamikën

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të shënuar ditën e sotme në fashitin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër, ku pas përplasjes me armë me policinë, ka mbetur i vrarë shtetasi grek Konstandinos Kacifas, Policia e Shtetit përmes një deklarate publike ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

 

“Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.”, thuhet në njoftim.

“Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.

Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit”, deklaron Policia.

“Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, mbyllet deklarata e Policisë së Shtetit.

Parashutimi i gjeneralit! – Nga Artan Fuga

Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!! Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj). Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik).

Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve).

Sa më vjen në ndërgjegje është që : Ministri i brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun! Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.

Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshëron t’i mbash. Pikërisht në kohën kur ai deklaron : Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!!
Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!! Pastaj heq dorë!

Dorëheqja pra është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicje politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte. Sinjali është se forcat që e pengojnë janë më të forta se faktorët e shkruar në kompetencat e tij.

Ministri i ri është një zotëri i mënçur, besoj i pakorruptueshëm deri tani, i pastër. Unë ja kam parë edhe kapacitetet intelektuale, që janë tejet tejet të mira. Jo të zakonshme. Si qytetar i dua suksesin atij sepse kjo është fitorja edhe e pushtetit edhe e opozitës. Nga kjo pikëpamje midis interesit të opozitës që ai të dështojë dhe interesit po të opozitës që ai të ketë sukses, unë si qytetar zgjedh që ai të ketë sukses!

Le ta shohim.

Por, kujdes, veprimi i tij është brendashkruar në kontekstin e sotëm të semantikës të fjalës “gjenerali” me të cilën u shoqërua emërimi i tij. Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit “gjenerali”

Gjenerali? Nuk dua të besoj se ndokush do të na bëjë të besojë se lufta kundër krimit tani është çështje ushtarake dhe jo policore dhe ruajtje e rendit. Nuk është çështje tankesh, aviacioni apo manovrash luftarake në front. Nuk është çështje ushtarake por politiko-policore. Nga kjo të ruhemi ne edhe ai!

Mos duhet ta largojnë nga rrafshi politiko-policor duke e aventuruar drejt kotësive të manovrave ushtarake të rekrutëve që me kanatjere pastrojnë cepat e rrugëve nga barishtet e këqia gjatë verës? Uroj që jo! Ta shohim!

Gjenerali? Unë e kuptoj që ndofta ka një shpresë te një njeri që vjen jashtë dhe nga larg organeve dhe personelit të strukturave të rendit. Ndofta është një distancim besimi nga grupime aty që nuk kanë më besimin e politikës? Ndodh që nga jashtë vjen shpëtimi!

Por, a do ta pranojnë këto struktura gjeneralin, apo do t’a evincojnë e flakin jashtë si trup të huaj? Ta shohim!

Do të jenë ditë dhe muaj dramatikë për të! Por, burri prandaj është që të sfidojë me një projekt të fuqishëm. Burri dhe gruaja dinjitozë nuk dorëzohen kollaj kur angazhohen! Perndryshe gjenerali bëhet një burokrat zyrash. Por, kombi nuk e ka rritur për atë punë. Në historinë politike të këtij shekull njihen operacione të rrezikshme shpëtimi sektorësh nëpërmjet parashutimit të individëve të pastër nga jashtë. Mesia? Isai? Kanë parashutuar gjeneralin? Le ta shpresojmë!

Mision i vështirë, por ushtari a gjenerali në front për këtë paguhet. Adrenalina e madhe! Gjenerali? Kujdes, fara e dështimit të ministrave të brendshëm nga Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e deri te Xhafaj (pa lidhje mes tyre) ka qendruar se ministri nuk ka ditur të ndajë postin si politik, si post civil, nga drejtuesit e policisë si rrobe ushtarake. Si qëmoti deri edhe tani! Politizimi i policisë dhe militarizimi i postit politik të ministrit. Gjithë natën dhe gjithë ditën, në debate ka një gafë epokale, nga analistët e sofistët: Posti i ministrit të brendshëm nuk është ai që drejton operacionet antikrim.

Nuk është Xhafaj që duhej të udhëhiqte operacionet. Ai duhej të udhëhiqte politikën në sektor, politikën civile. T’i ruhet gjenerali tentacionit ushtarak për të komanduar si strateg policie a fronti.  Arti politik aty është të udhëheqë politikisht pa drejtuar ushtarakisht! Dramë e madhe do të jetë. Por, unë kam besim te inteligjenca e tij. Por këtë nuk t’a mësojnë as rregulloret ushtarake as edhe traktatet dhe manualet e luftrave napoleoniane!

Ta shohim!

Posti i ministrit është politik dhe jo ushtarak sikurse kuptohet. Gjenerali duhet t’i hedhi spaletat sa kohë do të jetë aty, tre ditë, tre muaj, apo tre vjetë. T’i vendosi në një kornizë dhe t’i mbajë në shtëpi. Janë sherr budallenj ata që e shtyjnë drejt kostumit “prej leshi” ushtarak!!! Ja uroj suksesin me zemër sepse kam simpati personale të bazuar në njohje intelektuale te ai. Por, gjenerali duhet të kthehet në një civil. Që sapo të marri dekretin në dorë për të drejtuar ushtarako-policët!

Dokumenti – Saimir Tahiri rihap “Zërin e Popullit”, aktiviteti i ri i ish-ministrit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur te rihape “Zërin e Popullit”. Vendimi i Tahirit, lidhet me nxjerren e nje portali online, qe do te mbaje emrin me ish gazeten e PS-se, e mbyllur tashme prej kohesh.

Ndërkohë gjithe dokumentet e regjistrimit, duket qartë vendimi i Tahirit per aktivitetin e ri qe ka marre persiper te kryerje.

Sic mund te shihet edhe ne dokumentet e nxjerra nga QKR, portali ne fjale mban date licensimi 13 shtatorin e ketij viti. Mesohet se ai eshte aksioner i vetem, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.

Adresa e vendosur ne QKR per kete aktivitet eshte rruga “Prokop Mima”, qe ndodhet prane baneses se ish ministrit.

Nderkohe qe ne prokuren e posacme, Tahiri autorizon shtetasen Mantela Aliaj te regjistroje per e ne llogarine e tij Shoqerine me Pergjgjesi te Kufizuar “Zeri i Popullit”, per nje kohezgjatje te pacaktuar.

Shihni me poshte dokumentin

Prokura 

Shqipëri: Fshehja e krimeve të diktaturës po pengon demokracinë

Në Tiranë, po zhvillohen “Ditët e Kujtesës”, një seri veprimtarish për të kujtuar dhe ndriçuar krimet e diktaturës komuniste.

Studiuesit pohuan se fshehja e krimeve të komunizmit po pengon edhe sot forcimin e demokracisë dhe shtetit shqiptar.

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë zhvilloi një veprimtari në vazhdim të Ditëve të Kujtesës, ku u publikuan botimet shkencore mbi diktaturën: “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 2”, “Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist 7”, si dhe “Dokumente në politikat kulturore dhe indoktrinimin e shoqërisë nga shteti komunist shqiptar në vitet 1945-1990”.

Anëtarë të Institutit pohuan se zbulimi i krimeve të diktaturës është nevojë urgjente për Shqipërinë, sepse e kaluara e errët e regjimit komunist po dëmton edhe sot shoqërinë shqiptare.

Në tubim mori fjalën edhe Bedri Blloshmi, ish i burgosur politik, vëllai i poetit të pushkatuar nga diktatura komuniste, Vilson Blloshmi. Ai kërkoi më shumë vendosmëri dhe këmbëngulje në zbardhjen e të vërtetave të krimeve të komunizmit, që edhe sot po mbulohen nga ish-zyrtarë të atij regjimi të futur në administratën e sotme.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Institutit pohuan se zbardhja e krimeve të komunizmit nuk është një punë aspak e lehtë, sepse ka pengesa të shumta, dokumentat janë të mbyllura, ndërsa dëshmitarët po pakësohen.

Shqipëria vuajti për afro gjysmë shekulli nën njërën nga diktaturat më të egra komuniste të Europës në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Krahas mijëra të vrarë me gjyq e pa gjyq si kundërshtarë të regjimit komunist, mijëra të tjerë të burgosur e internuar, janë edhe disa mijëra persona të zhdukur, që nuk u dihet as varri, thjesht pse ishin të pakënaqur apo kritikonin diktatorin Enver Hoxha.

Studiuesit besojnë mos zbardhja e krimeve të diktaturës edhe sot pas afro 3 dekada nga rrëzimi i atij regjimi po pengon forcimin e demokracisë dhe shtetit shqiptar si dhe rehabilitimin me dinjitet të viktimave të tij.

Kokëdhima flet për Politika Online: Rama kokrra e tradhtarit (video)

Pagesat sekrete të Qeverisë Greke në Shqipëri identifikojnë tradhtarët e vendit. Për Kryetarin e Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima financimi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në mënyrë të fshehtë nuk përligj asnjë arsye

Propozimin e paketës antishpifje nga Kryeministri Rama, Kokëdhima e konsideron censurë ndaj kritikës në kushtet e panikut qeveritar.

Partia Zgjidhja kërkon reformë zgjedhore duke depolitizuar procesin. Deklaratat Kreu i Zgjidhjes i bëri në emisionin Politika Online në Gazeta Shqiptaren. Për më shumë ndiqni intervistën.

 

Kapet në Spanjë koka e grupit “Bajri”, në momentin e ndalimit … (detajet)

Ndalohet në Spanjë, drejtuesi i dyshuar i grupit “Bajri”, i kerkuari Enver Bajri. Policia ben me dije se Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

enver bajri

“Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij”- thuhet ne njoftim.

bajri enver

Nderkohe qe mesohet se Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Njoftimi i plote 

Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.

Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Kush eshte Enver Bajri 

Enver Bajri, konsiderohet si “truri i bandës Bajri”, që e kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminal në disa shtete.

Por ndërsa disa nga anëtarët e kësaj bande ishin arrestuar, përfshirë këtu vëllanë e tij Behar Bajri, si dhe djemtë e xhaxhait Sefet dhe Ilir Bajri, 45-vjeçari kishte mundur që t’i shpëtonte policisë dhe ndodhej në arrati.

Rreth dy muaj më parë Gazeta e Antverpës ka bërë një profil të hollësishëm për “grupin Bajri”, duke u fokusuar në veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Gazetari Pieter Huyberechts, pasi i etiketon ata ‘Daltonët e Dobraçit, përshkruan se si për 20 vite, 4 vëllezërit nga lagjja Dobraç e Shkodrës dhe një kushëri i tyre krijuan një rrjet të gjerë në Bruksel, i cili merrej me gjobëvënie, shantazh, prostitucion, drogë, etj.

Dorëheqja e Fatmir Xhafës, flet Saimir Tahiri

Aristir Lumezi/ Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh ish-deputeti i PS-së, Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme.

Njoftimi një ditë më parë nga ana Tahirit, u shoqërua sot në mëngjes me dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.

I kontaktuar nga “Panorama Online”, Saimir Tahiri ka konfirmuar anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”.

Por i pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij.

“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

Konferenca

Konferenca e paralajmëruar e Saimir Tahirit solli komentet të ndryshme nga analistët, ku Lorenc Vangjeli tha se Saimir Tahiri do paraqesë fakte drithëruese.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, shtoi Vangjeli .

Dorëheqja e Xhafës – Basha: Fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes me krimin

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së papritur të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi

“Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin,” shkruan Basha.

Postimi i plotë

Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.

Kush është ministri i ri i Brendshëm, i propozuar për President. Rama: Emrin e tij e dëgjova nga Kadare

Ministri i ri i Brendshem, Sander Lleshi nuk eshte emer i panjohur. Me nje karriere te gjate, ai ka qene deri dje, i zgjedhuri i Rames, si keshillar per mbrojtjen.

 

Ne kohen e prezantimit te tij, ne vitin 2013, Rama ka treguar disa detaje, mes te cileve edhe fakti se emrin e tij e ka degjuar per here te pare nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

Ja cfare deklaroi Rama ne ate kohe 

Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri”- shkruante Rama.

Karriera 

Sander Lleshi, gjeneral Brigade. Ne vitin 2011 ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.

Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani;

Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

Sandër Lleshi ministri i ri i Brendshëm. Ish kandidat për President i propozuar nga Ismail Kadare

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e ministrit të Brendshëm do ta zërë Sandër Lleshi. Lajmin për heqjen dorë nga posti të Xhafajt e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Ai gjithashtu njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Sandë Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Statusi i plotë

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen, Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë energji pozitive

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Statusi i Edi Ramës në Twitter

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.


Send this to a friend