Kryeministri i vendit Edi Rama, u është përgjigjur sërish studentëve, duke thënë se është e gatshme ti plotësojnë të gjitha kërkesat. Rama tha se i fton dhe në sallën e Kuvendit studentët, të diskutojnë hapur me të.
DEKLARATA E RAMËS
Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë, kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit.
Jam i gatshëm dhe kudo që ata duan të diskutojnë me ta, jo për ti tororisur, as për të mbyllur protestën, unë dua që protesta të mbyllet se kjo protestë që afishon tetë pika i ka rrënjët shumë më thellë, te burimet e sëmundjes së universitetit dhe ajo sëmundje që autonomia e dhënë për herë të parë nga shumica socialiste i ka mbuluar dhe nuk ka lejuar kurimin e tyre.
Është shumë e thjeshtë për mua që ta trajtoj si çështje procedure dhe ofertë kërkese apo porosish në derën e një dyqani, po nuk bëhet fjalë për thasë me patate apo për arka me mollë, bëhet fjalë për një proces që nis nga këto pika, pikat jemi gati ti plotësojmë një për një, por ata që erdhën këtu si përfaqësues të opozitës së maskuar, të hedhur në ilegalitet, që nuk ka mundësinë ta mbështes se në momentin që e mbështet e njollos, mendoni ca opozite është
Një opozitë që futet te jelekët portokalli te Astiri dhe nuk ka kurajo ti thotë popullit që jam me studentët se e ha mbrapsht flakërimën.
Pyetja këtu është çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut, kjo është e padëgjuar, çfarë fshihet pas propagandës që investohet nga ndërmarrja e doktoreshës dhe nga SHUQO këtu dhe profesor qorri që në asnjë mënyrë dialog, fshihet nga njëra anë qëllimi që këto të mos zgjidhen, që studentët të acarohen dhe të futen në qorsokakun ku i do kjo opozitë që kërcënon me destabilizim, djegie, që të martën pas pushimeve do iki qeveria ose do digjet Tirana, çfarë fshihet.
Kjo është e padëgjuar dhe kjo është arsyeje ja pse unë refuzoj që këto tetë pika ti plotësojmë sikur janë porosi për dyqan.
Se nëse e bëj jo përballë me studentët, menjëherë gjithë makineria e manipulimit, do të thitë që nuk janë këto, se pikat nuk janë çfarë, por edhe si, jo vetëm përgjysmimi dhe si do përgjysmohen, në të momente do nisë industria e manipulimit të vihen në lëvizje.
Nuk është çështja a duam të bëhet pastrimi i universitet nga farsa e titujt mbi kopje, mashtrime, pyetja është te si, ne jemi përgatitur edhe për si, por duhet ta diskutojmë me studentët në sy të publikut që këtë thamë dhe jo nga ballkoni. ky është qëllimi dhe studentët duhet ta kuptojmë.
më falni po kur kam parë dje një video nga studentet e ekonomikut, që studentët donin të hapnin dialogun dhe atyre u fliste një fantazmë e Partisë së Punës, e pjesës më vulgare të PP, që doktoraturën e ka bërë me titull eficenca e kalit në ekonomi, personazh që skam asgjë personale, por e dija tanimë në botën tjetër, dhe aq u habita sa besova që më bënin sytë, një personazh që përfaqëson gjithçka që ne nuk e gëlltisnim më në vitin 90 kundër regjimit, fytyra e hipokrizisë, u flet me megafon studentëve dhe u thotë pse nuk duhet të dialogun me kryeministrin, o zot.
Kjo është çmenduri, me këtë nuk duhet te flisni se do ju bej magji, do ju çorodisë, do ju mbushe mendjen. Sudja thoshte sot te gjitha e ,mbani mend, se ca ju tha ne fund, ishte loja, Sudja tjetër doktoresha e shkencave thotë sot të gjitha, por loja vazhdon.
Kujt t’ja themi, Ylli Kadriut, apo qimit.net, me kë ta flasim, duhet ta flasim me studentët. Unë nuk e parafytyroj dot një situatë që treçereku i atyre pikave nuk ka lidhje fare me qeverinë, janë çështje të brendshme të universitetit dhe fakti që sot i kërkohen qeverisë flet shumë, flet për të vërtetën që shpresa te universiteti vetë ka vdekur.
Shpresa se forumet mund ti zgjidhin këto probleme, ca problemesh janë, publikimi online i shpenzimeve të universitetit, ca detyrë e qeverisë është kjo? Si mund të them po unë, pa thënë si do bëhet, se këtë e bën çdo universitet, e kjo nuk ndodh nëse mjaftohemi me një po për të mbyllur protestën.
Nuk duan zgjidhje ata qe janë në opozitë, ata që janë para pasqyrave ne darke, ata qe janë brenda universitetit qe nëse e ndjejnë qe shkohet përtej 8 pikave vjen fundi i tyre.
“Protesta i dha shuplakë qeverisë, i dha grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë”, shtoi më tej Rama.
Pjesë nga deklarata
Adashi imë me mbiemër, Rama Luan tha që studentët kanë të drejtën të na nxjerrin të gjithëve jashtë, ndërkohë juve ju kanë nxjerrë jashtë, se u detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar, tani për të mos humbur kohë, dje janë formuar dhe organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGj, pasi u krijua dhe KED, ndërkohë që sa i takon propozimit të tyre nuk është çështje procedurale apo buxheti, propozimet e këtyre janë të refuzuara, sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha shuplakë qeverisë, i dha grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë.
Zgjidhja nuk vjen nga doktoresha Kryemadhi, Lulzim Ziu apo profesor Qorri, opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes se kërkon të nxjerrë gështenjta nga zjarri duke futur studentet në qorrsokak, qeveria e ka zgjidhjen dhe do ta japë me dialog, me dialog, pse na duhet dialogu, për shembull pika për vetingun e titujve ne kemi plan si duhet bërë duhet rëndë dakord për planin, brenda 6 muajve të ardhshëm Kryemadhi do të jetë e para që do të heqi bluzën e doktorit dhe do të mbetet me çizmen e LSI