Edi Rama ka shkarkuar shtatë ministra të qeverisë, mes tyre edhe zëvendës kryeministren Senida Mesi.
Këto ndryshime të mëdha kreu i ekzekutivit i njoftoi këtë paradite të së premtes, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.
Ministrat që u larguan:
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës
Ministrat që i zëvendësuan:
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Fjala e plotë e Edi Ramës:
Nuk mund të persim më gjatë që të marrim mesazhet dhe mësimet nga kjo që kemi para syve, nuk është asgjë veçse një mundësi e jashtëzakonshme, nuk është protestë për tu mbyllur, për të larë gojën, që duhet të ngelet te kërkesat dhe ne të mjaftohemi që në 7 janar të dalin ata të doktoreshës, artistit dhe qorrit.
Ju ftoj që ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë e një reflektimi dhe kapërcim të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do na çojnë në fitoren e mandatit të tretë, studentët na e kanë dhënë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e tretë.
Ministrat që do largohen kanë një rol tejet pozitiv në diçka që kemi bërë dhe transformimet që kemi sjellë. Janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për të dhënë edhe në parti.
Të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet t’ja lënë vendin të tjerëve, dhe për ta, bëj falënderim të posaçëm e për punën e tyre mbaj një fjalë.
Dua ta filloj me Linditën
Reforma ne arsim është një nga më të thellat në adresimin e fundit të trancizionit. Kjo është padyshim e lidershipit të Linditës.
Sistemi i hyrjes në universitet është sistemi që krijoi Lindita Nikolla, sistemi që prej dy vjetësh nuk kemi asnjë ankesë, nuk është metaforë, është fakt.
Edhe ligji për Arsimin e Lartë garanton fundin e tranzicionit, mjafton ta zbatojmë, është meritë e Linditës.
Ligji ka ardhur në Kuvend i mbështetur nga dekanatët dhe rektoratet, konsensus nga gjithë vota akademike, por sigurisht që paralelisht me këtë punë dhe kontribut, ka shumë gjëra të tjera që presin për lidershipin e Linditës, që nga udhëheqja e një qarku ku duhet të fitojmë në Lezhë…
Besa Shahini do të zëvendësojë Lindita Nikollën, është zv. ministrja me një karrierë akademike dhe ka gjithë kapacitet për të marrë stafetën dhe për të çuar përpara reformat e për të rritur efikasitetin e punës së MAS.
Arben Ahmetaj ka rol absolut në gjithçka që lidhet me ekonominë, që humbasin shumë herë në vorbullën e kazanit. Nëse sot shifrat janë të atilla që vendi pati sukses në tregjet botërore, merita i takon atij.
Ministrja e re është Anila Ademi, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Dimtir Bushati ka merita të padiskutueshme në rrugën e deritanishme, në botë e rajon, shërbimin konsullor, por është koha që ai t’i përkushtohet Shkodrës dhe të japë kontributin e vet në Këshillin e Integrimit, zv.ministri do të jetë në vendin e tij.
Damian Gjiknuri… ajo që ka ndodhur së fundmi ka errësuar figurën dhe kontributin e tij, ai është ministri që ka lënë shenjë të pashlyeshme në reformimin e sektorit të energjisë dhe pavarësisht se çfarë mund t’i atribuohet loidershipit në atë drejtim,u them pa asnjë modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur, askush tjetër nga ministrat nuk i ka kapacitete e tij drejtuese e menaxhuese, askush.
Jam i bindur se historia e mahisur politikisht e lobit të unazës do të zbardhet deri në fund dhe do të provojë pafajësinë e tij. Jam i binduri se Damiani do udhëheqë fort në qarkun e Vlorës për të fituar në zgjedhje atje.
Ministrja e re do të jetë Belinda Balluku. Ajo i ka të gjithë atributet për ta drejtuar me sukses atë ministri.
Niko Peleshi ka qenë një bashkëpunëtor që të gjithë donin ta kishin, partia ka fatin e madh ta kishte, Bledi Çuçi do të zëvendësojë Niko Peleshin .
Nikos i bie barra të sjellë nga qarku i Korcës edhe një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro besoj që meriton respektin për një punë të madhe që është bërë, përmbysje totale në gjithë drejtimet trashëgimia kulturore sot është më në kujdes, janë të panumërta ndërhyrjet.
Elva Margariti është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore kombëtare e projektit 100 fshatrat.
Sonila Qato do lërë kabinetin për një detyrë tjetër, Eduard Shalsi do të vijë në vendin e saj si ministër shteti.
Do rikthejmë ministrin për marrëdhëniet me Kuvendin, është domosdoshmëri, duhet ta them sot hapur, vlera më e madhe e luajalitetit ndaj PS në përvojën time si kryeministër është ky grup parlamentar që kam, jam i keqardhur që ai goditet nga muskujt e opozitës.
Shumë ministra do të kenë në gjirin e tyre për t’i rehabilituar, në këto kushte Elisa Spiropali të kthehet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në fund fare, kam edhe një dyshim shumë se Erion Braçe do të jetë zv. kryeministër i qeverisë, se është koha që shumë nga ato që thashë e të tjera që nuk i thashë, të adresohen, Erioni si zv. kryeministër do të ketë gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transportimit të shërbimeve në shërbime dinjitoze për njerëzit.
Për pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe fundërrinat që abuzojnë me qytetarin pa pikën e turpit duke tundur lloj lloj flamujsh që nga ai i PS, krushqisë, vëllazërisë.
Është koha që ndarja më këtë lloj qenie të jetë drastike në çdo pjesë të territorit, që dimensioni i ri të jetë kudo.
Blendi Klosi e di afatin qe ka deri ne fund te qershorit e di edhe detyrën qe ka e nëse do ta zbatojë do të jetë gëzimi për fitoren e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Po kështu Ogerta e di shumë mirë se ca pritet prej saj në gjashtë muajt e ardhshëm.
Kjo ishte paraqitja që kisha duke iu siguruar se ajo që nisa të them dhe që dua ta mbyll është që ky është moment i rëndësishëm për PS dhe mundësi e jashtëzakonshme për mua nuk është fjalë goje. Me besimin që qeveria e re do të krijojë më shumë hapësirë për më shumë ndërveprim pasi një pjesë e atyre që thashë do të lënë qeverinë dhe do të kenë fokus në fushatë, me garancinë për ju që asnjë ministër, qoftë edhe i sapoardhur, nuk do të tolerohet nëse nuk do i mbajë parasysh ata për të cilat është bërë ky ndryshim, u uroj të gjithëve gëzuar.