VOAL

VOAL

Polici shkodran tentoi të përdhunojë studenten, djemtë e fakultetit e mbyllën në tualet

Pak minuta pas ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një studenti që tregonte për një tentativë përdhunimi në fakultetin Juridik të Shkodrës, mësohet se efektivi i policisë i forcave të FNSH-së është marrë në pyetje nga SHÇBA.

Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije për “BalkanWeb” se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten.

Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç.

Denoncuesi që dërgoi mesazhin tek ish-kryeministri Berisha shkruante se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë.

Videoja skandal me 15-vjeçaren, policit i zbulohen të tjera filmime

Zbulimi i videos shokuese te Berhan Bajrakurtit, policit te Malesise se Madhe dhe shantazhi ndaj 15-vjecares duket se ka qene vetem maja e ajsbergut.

Deputeti i PD-se, Ervin Salianji shkruan sot se disponon nje mori videosh te neveritshme, qe efektivi i regjistronte, qofte per shantazh, qofte per te denigruar viktimat e tij.

 

Salianji shkruan sot se “Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi, por u rikthye nga angazhimi qe pati per Rilindjen, pasi sherbeu si komisioner gjate zgjedhjeve”.

Sipas Salianjit, “Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit! Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla”.

Postimi i Salianjit 

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

Nga fatorino në komisioner i PS në zgjedhje, kush është shefi i Policisë në videon e skandalit me 15-vjeçaren

ETLEVA DELIA/ Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, i cili u arrestua pas publikimit të videoskandalit seksual me një vajzë të mitur, për 7 vjet ka qenë i përjashtuar nga Policia.

Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër–Koplik. Burime nga Policia e Shtetit thonë se ai asnjëherë nuk ka qenë në pozicione drejtuese, të paktën deri në vitin 2008, kur u lirua nga detyra. Përjashtimi i tij nga Policia erdhi pasi u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Në atë kohë, ai punonte si polic roje në dhomat e paraburgimit në Policinë e Shkodrës dhe u dyshua se kishte futur sende të jashtëligjshme në qeli. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, apo siç njihen në gjuhën policore SPZ, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media. E ëma e së miturës publikoi një video, teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës.

POLICI

Pasi biseduam me disa ish drejtues të Policisë së Shkodrës, mësuam se rreth 11 vite më parë, në vitin 2008, Berhan Bajrakurti është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit për shkelje në detyrë. Megjithatë, mësuam se ai gjithmonë ka qenë në funksione të nivelit zbatues, kryesisht polic rendi. Në kohët që punonte si polic roje në dhomat e paraburgimit në Policinë e Shkodrës, gjatë një kontrolli aty gjetën sende të kundërligjshme. Fillimisht, ai u arrestua si i dyshuar nga SHKB dhe qëndroi i ndaluar për pak kohë.

Më pas, Gjykata i dha pafajësinë, vendim që ai mund ta ketë përdorur për rikthimin në Polici. Pas përjashtimit nga Policia, për një kohë të gjatë ai ka punuar si fatorino në linjën e autobusit Shkodër-Koplik. Ndërsa është pranuar sërish në Polici në fillim të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Nga ana tjetër, mësohet se në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor ai është rikthyer në detyrë. Inspektori Bajrakurti është i martuar, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, njëra e martuar dhe vajza e dytë beqare. Mësohet se vajza që është ngacmuar seksualisht nga polici, është në gjimnaz dhe vazhdon mësimet në shkollën e mesme të Gruemirës.

FUSHATA ZGJEDHORE

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku, shprehet se polici Berhan Bajrakurti që i dërgonte video erotike vajzës së mitur, është kthyer në punë në vitin 2015. Ulqinaku thotë se Bajrakurti u largua nga dekriminalizimi që iu bë, por pjesëmarrja në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 e ndihmoi të siguronte sërish vendin e punës.

“U shastisa sot me rastin e ngacmimit seksual në Malësi të Madhe. Punonjësi i Policisë,i cili ka për detyrë të sigurojë rend e siguri, e shkel i pari, duke kërcënuar jo vetëm të miturën, por edhe familjarët e saj, të cilët kërkuan ta denonconin. Me sa u informova, Berhan Bajrakurti kishte qenë i larguar më parë nga detyra nga dekriminalizimi që u bë, por në 2015-ën, me aktivizimin e tij në fushatë vendore në krah të Partisë Socialiste, iu sigurua edhe njëherë vendi i punës. Si po rritet brezi i ri, kur sa hap televizorin informohen me vjedhje, korrupsione, mashtrime e përdhunime. Të çohemi ta largojmë të keqen nga pushteti absolut, të cilët kanë mbledhur rreth vetes llumin e këtij vendi!”, shprehet Ulqinaku. / PANORAMA

Prodhimet nga Kosova dhe Shqipëria po zëvendësojnë importet nga Serbia

Luljeta Krasniqi – Veseli

Tregu i mallrave në Kosovë, që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pësuar ndryshime. Produktet e këtyre vendeve janë zëvendësuar me produktet vendore, ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga vendosja e kësaj takse, ka pasur lëvizje të importeve të produkteve nga vendet tjera.

“Që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka pasur lëvizje të importit nga vendet tjera. Kryesisht në këtë lëvizje prin Shqipëria me rritje të importit prej 40 për qind, po ashtu ka rritje të produkteve me origjinë nga Maqedonia me 15 për qind. Nga vendet e Bashkimit Evropian është Gjermania, pastaj vendet si Sllovenia, Kroacia. Së fundit kemi pasur rritje të importit edhe nga Bullgaria dhe Italia”, thotë Stavileci.

Para vendosjes së takës doganore 100 për qind, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

Ky shtet në ditë ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro, derisa tani, sipas të Stavilecit, në ditë mesatarisht eksporton mallra në vlerë prej rreth 8 mijë euro.

“Tani kemi rënie të importit nga Serbia për 99 për qind. Ka raste kur në ditë kemi zero import të produkteve nga ky shtet. Nëse më herët kemi pasur 1.2 milion euro në ditë produkte të importuara nga Serbia, tani mesatarisht janë 7 deri në 8 mijë euro. Importi nga Serbia është kryesisht lëndë e parë dhe një pjesë e vogël e produkteve që paguajnë taksën 100 për qind”, tha Stavileci.

Përfaqësues të bizneseve thonë se tanimë bizneset tregtare në Kosovë kanë gjetur alternativa tjera të zëvendësimit të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se kanë monitoruar tregun dhe furnizimin që nga vendosja e taksës dhe se janë parë ndryshime të mëdha në treg.

“Bizneset në muajin e parë kanë pasur vështirësi që të gjejnë zëvendësimet, në veçanti në sektorin e prodhimit, por edhe disa tregtarë të cilët e kanë pasur biznesin e tyre të orientuar në Serbi. Por, që tani këto produkte dhe lëndë të parë janë zëvendësuar”.

“Fillimisht ka pasur hezitim se kjo taksë nuk do të vazhdojë dhe ka pasur raste kur disa biznese e kanë ndalur prodhimin duke menduar se taksa do të hiqet, por deklaratat e kryeministrit (të Kosovës, Ramush Haradinaj) se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e Serbisë nga Kosova, i ka siguruar bizneset se kjo ka një afat të gjatë dhe se kjo taksë nuk do të hiqet dhe duhet të gjenden alternativa të tjera. Vendi i parë ku bizneset kanë kërkuar alternativa është Shqipëria. Vlen të theksohet se vitit i 2018 për herë të parë ka regjistruar shkëmbime tregtare me Shqipërinë në vlerë prej rreth 270 milionë”, thekson Shahini.

Vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia, përveç efekteve ekonomike-tregtare, ka edhe efekte politike. Ajo po shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bisedimet nuk do të vazhdojnë pa u hequr taksa.

Derisa, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë këtë masë, duke thënë se ajo nuk përkon me interesat amerikane.

Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.

22 faqe copy-paste (!) Edhe Gjylameti me doktoraturë të vjedhur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, njëkohësisht kryetare e degës së Tiranës, rezulton ‘kampione’ në vjedhjen e artikujve.

Bëhet fjalë për doktoraturën e Gjylamentit me titull: “Ndikimi i manaxhimit strategjik të burimeve njerëzore në performancën organizative – Rasti i organizatave të sektorit publik lokal”, në të cilën janë kopjuar së paku 22 faqe.

Sipas studiuesit Vladimir Kola i cili është edhe denoncuesi i vjedhjes, udhëheqësi i kësaj doktorature është Prof. Dr. Perlat Lame.

Pak muaj më parë po kjo deputete u akuzua nga studiuesi Taulant Muka se kopjonte artikujt që publikonte në revista në bashkëpunim me Ervin Demon, ish-zv/ministër i Arsimit.

Denoncimi në atë kohë solli dorëheqjen e Demos nga posti, ndërkohë që Gjylameti nuk ka mbajtur asnjë qëndrim.

(Video) Video-skandali me policin, Lleshaj shkon në Malësi të Madhe, kërkon denoncuesin dhe nuk po e gjen

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj që shkoi për një vizitë në Malësinë e Madhe pas publikimit të një video-skandali ku i përfshirë ishte shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti që ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare, nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve.

 

Për rastin në fjalë ai tha se problemi më i madh që duhet zgjidhur për momentin është të gjendet denoncuesi, pasi nuk dihet kush është personi që ka bërë denoncimin për policin.

Keni thënë që fytyra e policëve do jetë edhe fytyra juaj…kështu ju kemi dëgjuar që nëse shihni policisë që nuk sillen mirë atëherë ai do jem unë…

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve

Ju përfaqëson ai polic?

Leshaj: Cili polic?

Polici për të cilin ka një videoskandal…

Lleshaj: Ai është një i arrestuar nga polica e shtetit, i arrestuar që mbrëmë

Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes…

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesori që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?

Pse mbahet i arrestuar kur nuk gjendet denoncuesi?

Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial fakti që s’kemi është pyetja më e madhe që do ta sqarojmë shpejt

(m.a/BalkanWeb)

 

Ky është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit

Një tjetër krim në familje ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës.

Policia bën me dije se vuri në pranga në kushtet e flagrancës, Alket Arapaj 44-vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj 36-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./Express

Deklarata e fortë e Dades: Nëse bëhet mocion me votë të fshehtë, Rama rrëzohet!

Ish deputetja e PS-së Arta Dade ka deklaruar se nëse do të bëhej një mocion besimi në Kuvend, atëherë Rama do të rrëzohej nga karrigia e kryeministrit.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, socialistja u shpreh se ka marrë plot sms nga ana e shumë socialistëve, se nëse votimit do të ishte i fshehtë, atëherë Rama do të binte nga vetë të majtët.

“Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë”, tha ish-deputetja socialiste./Express

Shqipëri – Pushimet e padrejta nga puna, miliona euro nga buxheti

Ilirian Agolli

Qendra e Studimeve INFOCIP publikoi sot një studim mbi marrëdhëniet e punës, sipas të cilit, rreth 30% e ngarkesës së gjykatave administrative dhe 60% e çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna.

Nga studimi doli se një punonjës që humbi punën në shtet priti në dyert e gjykatës mesatarisht 840 dite (2.3 vjet) për të gjetur drejtësi në të dyja shkallët e gjykimit.

Shtuar edhe shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë, pritja arrin mesatarisht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet.

Sipas ligjit, afati ligjor që të zgjidhet një mosmarrëveshje administrative deri në Apel nuk duhet t’i kalojë 90 ditë.

Sipas INFOCIP, shteti të mos prodhojë kaq shume konflikt gjyqwsor, qw shkon në dyert e gjykatave, ose gjykatat të plotësohen me gjyqtarë.

“Në 2018 Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime, prej të cilave 1400, ose 29.5 %, kishin objekt marrdhëniet e punës.

Në 2017 dha 5546 vendime, prej të cilave 1601 ose 30%, kishin si objekt marrëdhëniet e punës.

Afro 77% e ankimuesve fituan çështjet e tyre gjyqwsore për pushim të padrejtë nga puna” – thotë studimi i INFOCIP.

Janë 10 mijë e 625 paga që shteti duhet të paguajë si dëmshpërblim për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administrativ.

Janë 19003 paga të cilat duhen paguar si dëmshpërblim personave që fituan gjyqet në 2017.

Për rreth 30 mijë paga të cilat duhen dëmshpërblyer për dy vitet e fundit fatura që duhet paguar nga shteti është rreth 15 milion euro.

Në vitin 2015 nga thesari i shtetit u paguan rreth 22 milion euro për ekzekutim vendimesh gjyqësore të viteve pararendëse.

Në 2018 u paguan rreth 100 milion euro dëmshpërblime pagash për pushim të padrejtë nga puna.

Ndërkohë në Apelin Administrativ akoma nuk kanë mbërritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor.

Gjatë kohës së qeverisjes me ministra teknike, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet të ndodhnin.

Pas zgjedhjeve, lëvizjet në administratë vijuan përsëri.

Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2019 pritet serish te kemi një faturë të re që mund të shtojë me 5-7 milion euro barrën në buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Ka raste kur brenda një dite një drejtor i ri mund të bëjë 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna janë një barrë e rëndë për të gjithë.

Nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se dëmi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimit të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa qenë nevoja që shteti të paguajë dy rroga për të njëjtin vend pune, e në ndonjë rast edhe tre paga.

‘Fluturojnë’ me 37% çmimet e zarzavateve në janar, rritja më e lartë nga 2010

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT  raportoi se, çmimet në grupin “zarzavate, përfshi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%.

 

Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve në janarin e këtij viti, ndryshe nga 2010 që ishte si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm, erdhi si pasojë e goditjeve të brendshme nga oferta, pasi prodhimi vendas këtë sezon ishte mjaft i kufizuar.

Ndryshe nga herët e tjera ku prodhimet bujqësore në vend diktoheshin nga kushtet atmosferike, përmbytjet ose ngricat, këtë vit shkak u bë reduktimi i prodhimit nga fermat.

Ekspertë të bujqësisë në qarkun e Korçës pohuan se sipërfaqja e mbjellë me qepë dhe patate këtë vit ishte 10 herë me e vogël. Prodhimi u reduktua për shkak të humbjeve të mëdha që fermerët pësuan në vitin 2017, ku prej superprodhimit çmimet ranë në kosto, teksa një pjesë e madhe  prodhimeve u kalbën në fushë.

Ndër vite çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më  të larta se grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit. Kjo për arsye se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe shpesh importet e këtyre prodhimeve hyjnë në tregun shqiptar më kosto shtesë.

Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut, teksa këtë vit fermerët e pemishteve sidomos, agrume dhe mollë u ndeshën me superprodhim.

Kjo gjendje ka sjellë humbje të mëdha, teksa fermerët e Konispolit lanë tonelata me portokalle dhe manderinë të kalben poshtë pemëve. Në një situatë të ngjashme janë edhe fermerët e mollëve ne Korçë.

Inflacioni në muajin janar arriti në 1.9 për qind, duke qenë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7%. Rritja e përgjithshme e çmimeve në janar u dominua në më shumë se 90 për qind nga rritja e çmimit të ushqimeve.

Shqipëria nuk ka projeksione dhe studime ne lidhje me pritshmëritë e ecurisë së konsumit në tregun vendas për disa artikuj bujqësore. Vendet të zhvilluara të Europës u japin fermerëve të dhëna të sakta mbi ecurinë e konsumit dhe sasive te prodhuara për periudha mbi 10 vite.

Ndërsa Shqipëria vuan edhe nga një handikap tjetër ku lejohen importe të prodhimeve bujqësore në kulmin e sezonit në Shqipëri. Teksa mollët dhe manderinat shqiptare po kalben në fusha, njësitë e shitjes me pakicë janë të mbushura me mallra importi, molle dhe portokalle që vijnë nga Greqia dhe Italia. Monitor

Trafiku i armëve – Kufijtë nga hyjnë dhe dalin në Shqipëri dhe kush e zhvillon

Trafiku i armëve është një fenomen ende prezent që në një strategji të fundit 5 vjeçare që synon kontrollin mbi armët i është kushtuar një hapësirë më vete.

 

Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga personat 16-45 vjeç ndëkrhë që sasia që kalohet është e limituar.

“Në përgjithësi nga raste e konstatuara, trafikantët e armëve të zjarrit përdorin kufirin tokësor të gjelbër duke i fshehur në automjete, autobusë, kamionë, vetura ose i transportojnë në trup duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga rastet e hetuara është konstatuar se trafikimi i armëve të zjarrit bëhet në sasi të vogla, nga 1–2 copë. Grup-moshat e evidentuara janë kryesisht të seksit mashkull dhe variojnë nga mosha 16–45 vjeç” thuhet në document.

Nga ana tjetër i njëjti jep detaje se cilër janë kufijtë ku kalon ky trafik duke specifikuar llojin e armatimit si dhe flukset nga hyjnë apo dalin si dhe origjinën e tyre.

“Nga analizimi i situatës operative si dhe nga rastet e konstatuara armët e zjarrit në territorin e Shqipërisë futen nga kufiri: Maqedoni-Shqipëri, Kosovë-Shqipëri dhe Mali i Zi–Shqipëri. Në këtë pjesë të kufirit trafikohen armë zjarri të prodhuara në vendet e Evropës (pistoleta), si dhe armë zjarri, lëndë plasëse që vijnë nga territori i Malit të Zi, kurse nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë trafikohen kryesisht pistoletat e konvertuara. Ndërsa nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri– Itali, trafikohen pistoleta dhe automatikë që janë rrëmbyer nga depot ushtarake në vitin 1997 në Shqipëri” pohohet në strategji.

Gjithsesi dokumenti nënvizon se nga ana liza që ju është bërë veprave penale të kësaj kategoie vihet re një rënie vit pas viti.

Tre herë amnisi për dorëzim, sa u dorëzuan

Ministria e Brendshme nënvizon se përgjatë viteve të ndryshme është ndërmarrë një amnisti për dorëzimin vullntar të armëve. Pas vitit ’97 kur një pjesë e mirë e armatimit ra në duar të popullatës së gjerë amnistia e parë u bë në gusht 1998-gusht 2002 kur u harua edhe një ligj për grumbullimin e armëve dhe municioneve luftarake. E dyta u harua në dhjetor 2002 dhe u miatua në mars 2003. Por në fakt niveli i grumbullimit në raport me atë që doli nga depot në ’97 mbetet shumë i ulët. Kështu në vitin 1997 u grabitën 893 milionë municione, 16 milionë eksplozivë dhe rreth 550 mijë armë. Të grumbulluara deri në vitin 2005 nga amnistitë ishin 118 mijë municione, 1.53 milionë eksplozivë dhe 222 mijë  armë. Aministria e tretë e mbajtur në janar-prill 2017 duket se pati një lloj ndërgjegjësimi dhe dorëzim nga ana e qytetarëve por që shifrat nga Ministria e Brendshme interpretohen si një tregues se ka akoma një qarrkullim të konsiderueshëm të armatimit në popullatë

“Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar–prill 2017, ku si rezultat i organizimit të punës dhe aktiviteteve sensibilizuese janë dorëzuar vullnetarisht në shkallë vendi: 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore, 580.634 municione të ndryshme. Mesatarisht i takon çdo ditë të jenë dorëzuar në shkallë vendi 13 armë zjarri të ndryshme. Kjo situatë tregon se akoma në duart e qytetarëve ndodhen një numër i konsiderueshëm armë zjarri dhe municione luftarake pa leje” thuhet në strategji.

Monitor

Vendimi për Dritan Dajtin, Ministri i Brendshëm: Vendim kriminal, gjyqtarët do i bashkohen pas hekurave

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka quajtur kriminal vendimin e gjyqtarëve të cilët miratuan reduktimin e dënimin e përjetshëm të Dritan Dajtit.

Lleshaj tha se forcat e policisë nuk do të gjejnë paqe deri sa të vendoset Drejtësia.

“Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit.

Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as edhe tek unë si Ministër i Brendshëm, derisa ky vendim, jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por edhe derisa autorët e këtij akti të pashembullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të PSH të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë.

Personat me profil të lartë kriminal, në shumicën e tyre, janë sot prapa hekurave, si rezultat i vullnetit të kësaj shumice qeverisëse për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe i një policie të reformuar dhe të motivuar për të imponuar fuqinë e ligjit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese”, tha Lleshaj.

Deklarat e plote e Lleshajt

48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre.

Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor.

Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit.

Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as edhe tek unë si Ministër i Brendshëm, derisa ky vendim, jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por edhe derisa autorët e këtij akti të pashembullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të PSH të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë.

Personat me profil të lartë kriminal, në shumicën e tyre, janë sot prapa hekurave, si rezultat i vullnetit të kësaj shumice qeverisëse për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe i një policie të reformuar dhe të motivuar për të imponuar fuqinë e ligjit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese.

Ata që krijuan kushte dhe lejuan rritjen kriminelëve me profil të rrezikshëm, dhe që jo rrallë u bënë njësh me ta, sot lajnë duart, madje përpiqen të krijojnë dhe kapital politik.

Por qytetarët shqiptarë i njohin mirë, si arkitektët e djeshëm të një sistemi pa drejtësi, ashtu dhe perspektivën e pashmangshme të një reforme historike në drejtësi, e cila po thellohet falë vullnetit tonë të palëkundur, por që nuk mund të quhet e kryer, përderisa raste si ky i fundit, na dëshmojnë se ende njerëz të çartur, pa fe e atdhe, të veshur me petkun e së drejtës çmenden përpara parave të krimit.

Po aq të çmendura janë edhe reagimet e monstrave politike që përpiqen të keqpërdorin dhe të kthejnë në armë kundër qeverisë vendimet e disa gjyqtarëve, që ata vetë i kanë ushqyer gjatë viteve të qeverisjes së tyre në simbiozë me një sistem drejtësie të korruptuar dhe me rrjete e grupe kriminale që u rritën nën hijen e tyre.

Unë siguroj qytetarët shqiptarë dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë, ligjore, në përpjesëtim të drejtë dhe në respekt të plotë me thirrjen që buron nga amaneti i atyre burrave të Policisë së Shtetit shqiptar që dhanë jetën për një Shqipëri më të sigurt dhe më drejtë.

Vuçiç: Pas protestave në Beograd qëndron dikush nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë.

“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan tanjug. Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.

Vuçiç shprehet se  është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

“Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë “, ka shtuar tutje Vuçiç.

Në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksander Vuçiç. Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Heqja e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, reagon ashpër Ministrja e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për mediat mbajti një qëndrim të ashpër ndaj gjyqtarëve të cilët vendosin t’i heqin dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit.

Gjonaj i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve që mundësuan uljen e dënimit.

Në deklaratën e saj, ministrja e Drejtësisë tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në qëndrimin e saj për ta ankimuar reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin.

Ajo e cilësoi si vendim të paprecedent heqjen e dënimit të përjetshëm për Dajtin, i cili 10 vite më parë vrau 4 efektiv të policisë së shtetit.

Deklarata e plotë e Etilda Gjonajt

“Jam sot përpara jush në këtë deklaratë për shtyp, për një rast të paprecedent dhe shokues të ndodhur në vendimmarrjen e drejtësisë shqiptare dy ditë më parë lidhur më çështjen e Dajti.

Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e procedurës penale).
Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut, dua t’i siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit të mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveçe përbuzjes të çdo qytetari të ndershëm.
Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, në dhënien e lirisë së elementëve kriminalë.
Gjej rastin të që ta rinënvizojë se Qeveria dhe kjo shumicë qeverisëse as nuk ka dhe as nuk e synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë por në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron për të hyrë në Bashkimin evropian nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore.
Fatkeqësisht kjo drejtësi në reformim e sipër, që hera herës shfaq fytyrën e saj të vjetër të përbuzjes të vetë drejtësisë, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë por të gjithë duhet të kuptojnë se vetëm përfundimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi,
pastrimi nga radhët e drejtësisë të gjyqtarëve, si ata që ulën dënimin e vrasësit të 4 policëve, është rruga për të ndaluar përgjithmonë këto vendime të paligjshme.
Ndërkohë gjej rastin të informoj që paralelisht me Reformën në Drejtësi ne do të përshpejtojmë reformën në rritjen e sigurisë në burgje si masa imediate në luftën kundër krimit të organizuar ku pas instalimit të monitorimin 24 orë të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshimet të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim do të miratohet së shpejti për forcimin e mëtejshëm të nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare.
Ministria e Drejtësisë do ti drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal.
Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar nga institucionet e vettingut por mbi të gjitha i kërkoj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ONM-së që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojnë forcës së ligjit.
Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në apel të rivendosin drejtësinë në vend.
Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajo, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi!”, tha Gjonaj.

Vendimi për Dritan Dajtin, reagon ashpër ministria e Drejtësisë: E pa tolerueshme, KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për uljen e dënimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Në një deklaratë për median ministrja  Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm.

Ai njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin.

Në deklaratën e saj, ministrja e Drejtësisë tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në qëndrimin e saj për ta ankimuar reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin.

“Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal. 

Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin. 

Ky lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e katër dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, të mungesës së integritetit dhe profesionalizimit, të disa gjyqtarëve që meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Qeveria nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmëri nuk mund të rrijë pa reaguar në të gjitha format ligjore.

Kjo drejtësi në reformim e sipër, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe pastrimi nga ata që ulën dënimin për vrasësin e katër policëve është rruga për të ndaluar këto vendime të paligjshme. 

Ministria e Drejtësisë do i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve për këtë rast të paprecedent. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM-ja të fokusohen në elementë të tillë, ku cdo gjyqyar dhe prokuror me vendimet e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në gjykatën e Lartë që parregullsitë në apel të rivendosen në vend” deklaroi Gjonaj.

Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda e kishte dënuar Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm pasi akuzohej për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit “Iliria” në Durrës.

Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pranoi kërkesë për gjykim të shkurtuar, dhe uli dënimin me bug të përjetshëm për Dritan Dajtin në 25 vite heqje lirie.

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim.

Kush është Dritan Dajti? Nga vrasja e biznesmenit, arratisja nga gjykata dhe masakra në Durrës

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor Dajti nuk mori avokat, por nuk pranoi as avokatët kryesisht të përcaktuar nga shteti. Pas një sage të gjatë seancash, pavarësisht mungesës së avokatit, ai mori dënim me burgim të përjetshëm.

Por Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim për shkelje procedurale sërish në shkallë të parë. Gjatë rishqyrtimit Dajti nuk e pranoi sërish mbrojtjen, por gjithsesi ai u gjet serish fajtor për vrasjen e 4 policëve.

Tashmë është apeli që i uli atij 1/3 e dënimit duke ia kthyer në 25 vjet burg. Anëtaret e trupës gjykuese nuk i përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ata janë gjyqtarë të deleguar që vijnë nga gjykatat e Apelit në rrethe.

Kjo, për shkak se të gjithë gjyqtarët kishin konsumuar të paktën një herë të drejtonin seancat ndaj Dajtit dhe ishin përjashtuar nga gjykimi ndaj tij.

Ky është rasti i parë që një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e dënon me burgim të përjetshëm ata që gjen fajtor për vrasjen e policëve.

Kush është Dritan Dajti

I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.

Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Arratisja spektakolare nga gjykata

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.

Arratia 6-vjeçare

Arratia 6-vjeçare e ndihmoi Dritan Dajtin të përmirësonte mënyrën e jetesës. Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbetur të shtangur gjatë këqyrjes së apartamentit të të shumëkërkuarit në Durrës, pranë vendit ku u vranë 4 punonjësit e policisë. Në një pallat gjashtëkatësh, Dajti jetonte në katin e fundit, në papafingo, ku kishte arritur që të mobilonte apartamentin në një mënyrë që të kishte mundësi të shihte të gjitha lëvizjet poshtë pallatit. Dajti i druhej ndonjë operacioni të uniformave blu dhe kishte arritur që të gjitha dritaret e apartamentit të kishin pamjen e rrugës, në mënyrë që t‘i jepnin mundësi që të shpëtonte.

Më 20 mars 2005 mendohet që t’i ketë shpëtuar nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit, Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt, ish-president i Federatës së Boksit.

Shullazi, Dajti dhe tre të tjerë po lëviznin me automjetin tip “Benz”, me targë të huaj AT 347 XV, kur nuk iu përgjigjën kërkesës së postbllokut policor pranë filialit të BKT-së, afër hyrjes së portit detar. Gjetja e armëve të gatshme për të shtënë në makinën e braktisur prej tyre u konsiderua nga krerët e policisë në atë kohë, bazuar në emrat e përfshirë dhe aktivitetin kriminal të tyre, si një ndërhyrje e suksesshme që parandaloi një krim të sigurt, paçka se Dajti arriti të shpëtojë.

Një vit e gjysmë pas arratisjes nga Gjykata e Tiranës, ai arrin t‘i shpëtojë një aksioni dhe një postblloku policor në Durrës. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin e Dritan Dajtit nga ana e Shullazit dhe dy personave të tjerë të kapur që udhëtonin me të në automjetin që nuk iu bind postbllokut, policia saktësoi që kishte qenë pikërisht ai.

Finok dhe i sigurt, ndërsa Shullazi ka vrapuar duke u futur në një pallat në lagjen 1 të Durrësit për t‘i shpëtuar kapjes, Dajti ka lënë të kuptohet se do të dorëzohet. Ka dalë nga automjeti “Benz” me duart lart, duke treguar se ishte i paarmatosur dhe aspak i rrezikshëm dhe menjëherë është larguar me shpejtësi. Të tërhequr nga veprimet e shokut të tij të ngushtë, Shullazit, policët e kanë zhvendosur vëmendjen drejt tij, pasi veç të tjerash ishte dhe i armatosur, duke lënë Dajtin të largohet pa i hyrë ferrë në këmbë.

Me gjithë krehjen e zonës pas kapjes së Shullazit, dy personat e tjerë, njëri prej tyre Dajti, nuk u kapën. Pa kaluar pak ditë nga ajo ngjarje, Dritan Dajti arrin sërish t‘ia hedhë Policisë së Durrësit. Këtë herë në superstradën Durrës-Tiranë. Zyrtarisht, Policia e Durrësit nuk e bëri publike ngjarjen, po burimet brenda saj patën deklaruar se Dritan Dajti arriti të arratiset dhe një tjetër herë. I djegur nga ngjarja e tri ditëve të shkuara, ai nuk ka tentuar të mos i bindet postbllokut, po ka ndaluar, teksa lëvizte me një automjet me targa të huaja.

Në momentin që kërkonte dokumentacionin, punonjësi i policisë e ka njohur dhe ka dashur të bëjë njoftimin përkatës, por me shpejtësi Dajti ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në kokë, duke e kërcënuar se do t‘ia hidhte trutë në erë nëse do të fliste a reagonte. Pas kësaj është larguar me shpejtësi, ndërsa polici nuk ka mundur të marrë veten për disa minuta nga ngjarja.

Kështu, brenda pak ditësh, Dajti i shpëton dy herë Policisë së Durrësit në kontrolle rutinë të policisë rrugore, ndërsa mendohej që për shkak të të qenit në krye të listës së personave më të kërkuar, ai do të kishte mundur të largohej jashtë vendit. Të kthyera thuajse në rrëfime urbane kriminale, Dritan Dajti kishte nisur të lëvizte në kufijtë e të bërit mit.

Vrasja e 4 policëve

Dritan Dajti, ditën e ngjarjes (7 gusht 2009) ka qenë në Tiranë. Rreth orës 07.30 ka dalë nga shtëpia dhe me Wolksvagen Touareg të drejtuar nga kunati i tij Ergest Xhoxhi ka udhëtuar drejt Durrësit. Rrugës, së bashku me ta ka udhëtuar dhe Ledion Mara, i cili ishte shok me Xhoxhin. Rreth orës 13.50 ata janë ndalur në afërsi të kryqëzimit që të çon për tek pista e vogël “Iliria”.

Në këtë moment ka ndërhyrë policia. Ishte komandanti i forcës së posaçme Fatos Xhani që i është afruar te mjeti “Touareg”, ka hapur derën e parë të krahut të shoferit të mjetit tip dhe me thirrjen “-Ndal policia’” i është drejtuar personit që ndodhej në sedilen e pasme të mjetit. Personat që ndodheshin në makinë kanë hapur zjarr duke e lënë të vdekur atë në vend.

Pasi ka parë praninë e policisë në krahun e shoferit, Dritan Dajti ka tentuar të dalë nga dera e pasme e krahut të pasagjerit, por edhe aty ka konstatuar forca policie e konkretisht në atë moment tek dera e pasme e krahut të pasagjerit është afruar për të hapur derën punonjësi i policisë Saimir Duckollari. Dajti ka hapur zjarr nga brenda makinës me dy armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i vrarë edhe Duçkollari, i cili sapo kishte prekur dorezën e derës së pasme të autoveturës.

Në këto momente efektivët e policisë P.S, F.M dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg” në momentin kur forcat policore hynë në veprim.

Dajti ka dalë nga dera e pasme dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë jo të largët. Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, i cili nuk ka arritur te hynte ne operacion pasi sapo kishte ardhur ne vendngjarje me motor i maskuar me rroba plazhi. Njekohesisht nga perdorimi i armes prej Dritan Dajtit në momentin kur është qëlluar drejt Altin Dizdarit ka mbetur i vrare dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin dhe po qëndronte me të pas makine në momentin kur mbërriti policia.

Dajti ka vazhduar rrugën në drejtim të rrugicës së plazhit me një çantë që kishte krahë qafë. Qëllimi ishte të hynte në plazh dhe të përzihej me plazhistët. Pikërisht në atë rrugicë, Dajti i është afruar policit Kastriot Feskaj i cili kishte kapur një nga personat që po largohej dhe duke e qëlluar disa herë nga pas. Polici u qëllua 2 herë në kokë nga Dritan Dajti. Duke u larguar Dajti ka qëlluar edhe në drejtim të F.S. një kalimtar i rastit.

Në atë moment kanë mbërritur policë të tjerë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e Dajtit të plagosur me një plumb në kmbë dhe një në bark. Dajti nuk kishe më plumba në pistoletë. Në çantën që mbante krahqafë u gjetën disa sende dhe dokumente personale të tij si dhe një krehër pistoletë me fishekë, të cilin nuk ka arritur ta fuste tek arma që atij i është sekuestruar.

Si përfundim nga kjo ngjarje, mbetën të vrarë punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari, Kastriot Feskaj si dhe Ledjon Mara. Të plagosur mbetën Dritan Dajti dhe Fatjon Shamku./Lapsi.al

Shifra tronditëse, në Shqipëri u lidhën 4000 martesa në moshë minorene

3827 vajza deri në 19 vjeç u martuan gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe.

Krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT martesat kanë pësuar rritje, pasi në vitin 2016 ishin 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 djem.

Martesat e hershme nën moshë, duket se janë një fenomen, i cili prek më shumë vajzat, duke rritur hendekun e pabarazisë gjinore që krijon ky angazhim i tyre.

Për psikologen Ariana Muça shifrat janë vetëm një fenomen, pasi ka ende shumë martesa të tjera të cilat nuk raportohen pa mbushur moshën ligjore.

Muça: Shumicën e rasteve statistikat nuk janë shumë të qarta, për të kuptuar sa është numri real i këtyre martesave, sepse shumica e tyre nuk regjistrohen në gjendje civile.

Shkaqet e martesave nën moshë nisin së pari nga ato ekonomike.

Muça: Familja e shikon si shpëtimin e vetëm për të dalë nga një krizë e rëndë ekonomike, martesën e fëmijës femër me një njeri që është në gjendje të mirë ekonomike. Sepse në këtë rast femra blihet.

Martesat në moshë minorene janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por prania e fenomenit ende ekzisten tregon se ligji nuk po zbatohet.

Në total grup mosha nën 19 vjeç përbën 17. 4 % të totalit të martesave në Shqipëri./ora

Përdhunimi në Kavajë – E mitura dëshmon 3 orë në gjykatë, hetime dhe për stafin pedagogjik

Vajza 14-vjeçare, e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë sot ka dëshmuar në Gjykatën e Durrësit.


Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.

Seanca për pyetjen e 14-vjecares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësimeve të shfaqura nga ana e të abuzuarës.

Në dëshminë e saj e mitura i ka deklaratave të saj të dëshmuara edhe në Polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave.Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhonin me një video intime.

Vettingu në Polici, përzgjidhen anëtarët e komisionit të vlerësimit

Janë përzgjedhur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA.



Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit:

Ana Kapaj
Artur Baku
Marjeta Gjelaj
Sonila Kadareja
Viktor Bërdo
Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:

Ela Kërka
Elda Kuka (Balili)
Elida Liko
Ledian Rusta
Mirela Ujkani (Miti)
Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:

Nertila Sadedini (Murati)
Bledar Ilia
Arta Lleshi
Elton Muça
Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:

Amarildo Kurti
Arta Lleshi
Eralda Bajollari
Erjena Bashari
Erlisa Shkodrani
Floris Muho
Gent Pejo
Gëzim Selmani
Ilva Mitro
Iva Guçe
Klevi Hajdini
Marjana Çela
Marjeta Përlala
Suela Pashaj
Laert Elmazaj

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:

Elvira Dabërdaku, inspektor
Adriana Meko, inspektor
Zamira Gjini, inspektor
Alban Laska, inspektor
Besnik Hodo, inspektor
Anëtarë zëvendësues janë:

Dhimitrulla Spiro, inspektor
Vjollca Koçollari, inspektor
Përzgjedhja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA.

Më tej procesi i Vettingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.

Berisha: Rama shpëton nga burgimi i përjetshëm mikun e tij Dritan Dajti

Në lidhje me uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, famëkeqit që vrau 4 policë në krye të detyrës, reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai akuzon kryeministrin Rama se shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, Dritan Dajtin.

Sipas Berishës, Rama ka një komunikim konstant me serial killerin, Dajti.

Statusi i Berishës

Edvin Kristaq Rama shpeton nga denimi perjete mikun e tij, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti.

Te dashur miq, sot krye, krye kreu i meduzes pasi shtyu me vite verdiktin per serial killerin, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti, vendosi gjykimin e shkurtuar njelloj si per serial killerin tjeter te partise Kostandin Xhuvani.

Edvin Kristaq Krimi, i cili ka nje komunikim konstant me serial killerin Dritan Dajti shkelmoi sot dhe perdhosi gjakun jo vetem te kater martireve te rendit dhe sigurise, deshmoreve te atdheut Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, qe rane me dt 9 gusht te vitit 2009 ne krye te detyres nga dora vrastare e vrasesit serial Dritan Dajti, por edhe te qindra oficereve te tjere te policise se shtetit qe rane per tu bere te pavdekshem per rendin dhe sigurine tone.

Per te realizuar kete akt te shemtuar te mikut te tij te denuar me kater denime perjete nga Gjykata e Faktit per kater oficeret e policise te vrare nga dora e tij, Edi Rama perdori te gjitha mjetet e krimit dhe se fundi shpetoi nga denimi perjete njerin prej krimineleve me mizor ne historine e vendit. sb

Dosja italiane e Admir Thanzës: Gjyqtari vidhte rroba dhe artikuj kozmetike

Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vite më parë në Itali nga ish gjyqtari i Lartë Admir Thanza.

Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vettingut karriera e tij u ndërpre.

Sipas materialeve të siguruara nga ReportTv, Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar sipas nenit 444 të kodit italian përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta.

Por ndryshe nga formulari i dekriminalizimit dhe CV e tij prej 2 dekadash në sistemin e drejtësisë që e ka fshehur dënimin, përballë hetuesve Thanza e ka pranuar duke deklaruar “është e vërtet që jam dënuar në  Itali, por në interpretim të ligjit të dekriminalizimit nuk kam patur detyrim ta deklaroj këtë dënim”.

Thanza tashmë është marrë i pandehur ndërsa kërkesa për gjykimin e tij është depozituar në dhomën penale të kryeqytetit me akuzën e falsifikimit të formularëve stampave dhe vulave.

Hetimet për Thanzën përfunduan pas letër porosisë të mbërritur nga autoritetet italiane të cilat e konfirmuan dënimin për prokurorinë shqiptare me shkresën 3143/6 datë 26 dhjetor 2018.

Thanza u shkarkua më 17 korrik 2018 nga komisioni i vettingut ndërsa dënimi i tij në shtetin italian u zbulua nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Rama publikon takimin e Spiropalit me familjen e vajzës së mitur në Kavajë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar takimin e ministres Elisa Spiropali me familjen e vajzës së mitur në Kavajë.



Spiropali: Në fakt unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time dhe unë të falënderoj nga zemra që e pate guximin dhe u tregove aq fisnik dhe u tregove aq fisnik dhe tregove për situatën se si po e përballoni familjarisht.

Babai: kjo që më ndodhi mua ju uroj të gjithë shqiptarëve që të mos i ndodhë asnjëri por të jetë një mësim jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë prindërit të këshillojnë fëmijët si djemtë dhe vajzat. Falënderim të veçantë për agjencinë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve sepse kanë mbështetur në takimet me psikologët, vajza ka marrë kontakt me psikologët po kështu me ndihmën e madhe të ministrisë së Shëndetësisë. Si vajza ime edhe si shumë të tjerë, ju uroj mbarësi në jetë sepse kam një vajzë inteligjente, kam një vajzë me nota shumë të mira, kam një vajzë që ka një kurajë që nuk mund ta përshkruaj dhe unë si prind.

Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një baba që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhe që jepen në ekrane që në vend të jenë edukuese janë rrënuese. Ua them me shpirt që këtu në këtë shtëpi dhe me fisnikërinë që ju tregoni jeni shembull për të gjithë. Sepse shoqëritë e qytetëruara dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat, si përballen me raste të tilla, si e trajtojnë dinjitetin e njeriut, si i trajtojnë të miturit dhe ju po e trajtoni me fisnikërinë maksimale.

BalkanWeb

Arsimi kombëtar dhe e ardhmja e Shqipërisë – Nga MOIKOM ZEQO

Edukata e bën njeriun dhe njeriu e bën kombin/Jules Simons

Në datën 16 Janar 1993 kam folur në Kuvendin e Shqipërisë, me cilësinë e deputetit.

Këtë fjalim konceptual,- që lidhet me një çështje madhore,- atë të Arsimit,- që modelon dhe konstrukton Vetëdijen Kombëtare dhe të Ardhmen e shqiptarëve në të gjithë kuptimet e mundshme historike.

Teksti i mëposhtëm është një dëshmi substanciale urbi et orbi të shqetësimit tim qytetar për Arsimin Kombëtar.

Në vitin 1993 shkatërrimi dhe djegia e shkollave në Shqipëri e arriti kulmin.

Për mua kjo ishte diçka makabre dhe jashtë çdo lloj logjikeje.

Regjimi Berishian në vend që ta ndaloje këtë situatë absurde, përkundrazi e stimulon.

Unë nuk mund të rrija i heshtur dhe të bëja indiferentin.

Dhe ja fjala ime si më poshtë:

“Të flasësh për arsimin kombëtar është një gjë absolutisht serioze.

Periudha postdiktatoriale është tepër komplekse, e paqëndrueshme, në zhvillim po edhe për fat të keq, me prirje eksesesh.

Djegia e shkollave, shkatërrimi i tyre – rast pa precedencë në tërë Europën, është me e keqe e blasfemuese, se sa dhunimi i tempujve antike, që për Eskilin ishte sakrilegji i tmerrshëm, që shlyhej deri në tri breza.

Sa histori absurde e megjithatë e vërtetë – më saktë një e vërtetë tronditëse dhe asnjëherë e justifikuar nga askush!

Teoria makabre e “KOHES XERO’* mos ishte edhe për shkollat?

Busti i një mësuesi – njeri nga më te thjeshtët e njëkohësisht Mësuesi i Popullit, -Ndrec Ndue Gjoka u rrezua e zoti Ministër i Arsimit,- zoti Ylli Vejsiu,- nuk beri të paktën një deklaratë publike,- për te shfaqësuar ndërgjegjen, për të treguar, se në të gjitha kohërat humanizmi, si koncept, është me superior, se sa çdo politike partiake.

Në fakt, me ketë akt të pashembullt vandal, u përdhunua rëndë ndërgjegjja e te gjithëve.

Për një kohë të gjatë simbolika inkuicioniste e këtij akti nuk do te harrohet lehtë, pavarësisht, nga komentet dhe semantikat partiake, politike te ndryshme e të papërputhura.

Megjithatë, tema e arsimit kombëtare është më e rëndësishme dhe universale, me një ngulm të thukët e përgjegjësi qytetare të dorës së parë e duhet të diskutojmë e të arsyetojmë në mënyre karteziane e vizionare, për ketë kryeteme, në fund të fundit, ekzistenciale dhe përcaktuese për të ardhmen e kombit.

Disa mendime, që po rreshtoj më poshtë nisen nga logjika e zhvillimit dhe jo e statukuosë, nga koncepti i rindërtimit e rikonceptimit dhe jo nga mohimi total, duke marrë në konsideratë ndryshimet epokale, që ka sjellur demokracia në kapërcimin e diktaturës.

1. Nuk dua të paragjykoj, as të vë në dyshim përpjekjet e dikasterit të arsimit në këtë periudhë të vështirë – shumë të komplikuar të tranzicionit.

Ajo, që më intereson, jo thjesht nga ana vetjake, është, se shoh, se stafit te ministrisë i mungon në tërësi një mënyre e përshtatshme optika konceptuale e së Tashmes dhe e Perspektivës së Arsimit Kombëtar, që nuk mund të kufizohet kurrsesi thjesht, si veprimtari dikasteriale.

Po kjo ka rëndësi themelore, pothuaj të pazëvendësueshme.

Do te ishte e padrejtë, qe nëpunësit e dikasterit të kishin monopolin e gjithckaje, që ka të bëjë me arsimin, por ata janë subjekt juridik, që kanë detyra specifike në ketë rrafsh.

Dinamizmi e aftësia profesionale e këtij subjekti bëhet anticipues, kurse mefshtësia dhe ulja e nivelit profesional bën të kundërtën.

Arsimi është padyshim një Institucion Kombëtar, jo thjesht Institucion Shtetëror, pra, nuk ngërthehet e kufizohet nga limitet e shtetit.

Të mos harrojmë, se shkollat shqiptare kanë ekzistuar edhe kur nuk ka qenë shteti shqiptar.

Nga ana tjetër, roli kombëtar i arsimit është vendimtar për ndërtimin mendor e shpirtëror të kombit, në atë modus operandi, sa mund te thuhet, që arsimi e përben, ose edhe e shpërben kombin, se cilësitë e shkollës formësojnë, edukojnë të ardhmen e cilësive fundamentale të kombit.

Emancipimi i kombit është e duhet të jetë, para se gjithasht, emancipim intelektual i mirëfilltë.

Për ketë arsye, Pjetër Bogdani i paharruar shkruante 300 e ca vjet më parë se “populus non intelligens vapulabit”, domethënë se “populli nuk: a pësojë nëse është i ditur”.

Kjo formulë është e plotëfuqishme dhe jetike për të gjitha kohërat.

Qëllimi kryesor i vërejtjes time është, se përmbajtja e Arsimit Kombëtar nuk janë politikat partiake, të çdo ngjyre qofshin dhe substanca e tij janë gjuha shqipe, kulturat, dijet pozitive, racionaliteti logjik, arritjet më të fundit të qytetërimit botëror, universi teknologjik i shoqerisë njerezore, etj. që në thelb, janë entitete të ndryshme dhe jo të barabarta me politikat partiake.

Këtu është dhe përparësia konceptuale e padiskutueshme e arsimit me shumë fusha të tjera të jetës e si rrjedhoje deduktive ndryshimet ne arsim nuk mund të jenë identike me reformat ekonomike dhe politike, bile çdo barazim vulgar e mekanik, i pakujdesshëm, haxhiqamilshe, vetëm do të dëmtonte seriozisht.

Le te marrim letërsinë. Në të gjitha kohërat hierarkia e vlerave të saj është e ndryshme nga hierarkia politike. Hierarkia e mirëfilltë artistike e estetike ngrihet mbi hierarkitë politike, që në etapa të ndryshme ndikojnë, klasifikojnë etj.

 

 

Po hierarkia politike ndryshon lehte, hierarkia artistike është afatgjate. Duam s’duam ne Kadareja e Agolli janë talente të shquar të këtij gjysmë shekulli të diktaturës e nuk rrezohen dot, ashtu si( nuk mund të rrëzonte dot vetë diktatura vlerat e Fishtës, Konicës, Koliqit etj., në hierarkinë artistike të kombit. Kjo Logjike, jashtë politikës, nuk duhet harruar.

Demokracia, në ketë aspekt, e kapërcen shkëlqyeshëm totalitarizmin e politikës e krijon rendin e drejtë, tabelën e vërtete të Mendelejevit të vlerave kombëtare.

2. Programi përmbajtjesor i arsimit shqiptar, tani dhe ne pikëpamje strategjike është kombi, si tërësi, si unitet, pavarësisht, nga kufijtë shtetërore.

Për shkollën shqipe nuk ka shumë rëndësi, se kombi është i copëtuar artificialisht dhe arbitrarisht, për të kombi në vizion është i bashkuar prej kohësh – fitorja mbi tragjedinë në këtë kuptim pothuaj është arritur, duke u bere paraprijëse. Nëse arsimi e parakupton këtë fitore, (që bëhet nga lënda e saj kulturore e lavdishme) me te madhen fitore te kombit tone, ahere ne, mund te themi, se shkolla shqipe i fitoi betejat më përpara, se diplomatët e politikanët.

Kjo, kërkon domosdoshmërish, qe shkolla sot të ketë një program vetëm për shqiptarët e shtetit të Shqipërisë.

Ky program unik arsimor të jetë edhe ne atë shkallë profesionale, teknologjike, që çdo shqiptar, kudo, që të jetë në botë, të mund të diplomohet, në bazë të kritereve në dheun amë e me të drejta të njëjta.

Kjo do të thotë, që programi arsimor i shqiptareve në Kosovë, në Maqedoni e ne Mal të Zi, etj., po edhe ne diaspore, (ku mund të hapen shkolla shqipe) të jete i njëjtë me programin arsimor të shqiptarëve të Shqipërisë.

Uniciteti i shkollës, si program buron nga uniciteti i kombit, po për fat të keq ende nuk kemi arritur ta realizojmë një gjë të tillë, e cila konceptualisht do te ishte kapërcimi i Rubikonit për Arsimin Kombëtar.

3. Te besh tabu punën e mbyllur të Ministrisë, sidomos nga partiakët është më se qesharake.

Administrativizimi bëhet butaforik dhe i pafuqishëm, sepse arsimi është një sistem i madh dhe në këtë sistem administratizivzmi është një përbërës shtetëror, më tepër i formës, se sa i përmbajtjes.

Pra, arsimin nuk e bëjnë dot nëpunësit ministrore, teknogratët, po tërë specialistët, dijetarët, shkrimtarët, mësuesit, nxënësit dhe prindërit, psikologët e sidomos titullarët vizionare, të aftë, të përkushtuar, kombëtare etj.

Pikërisht, mosgjetja e një raporti të drejtë në këtë pike bën që ministria të bëjë shpesh edhe lëvizje me veten në kohën kur ajo kërkohet të jetë vatër e mendimit të gjallë të akademikëve, mendimtarëve, pedagogëve e përgjithësisht intelektualeve të shquar të kombit këndej dhe andej kufijve, kudo.

4. Dimensioni Integral Kombëtar i Arsimit, nuk do të thotë, që të mos ketë dhe Dimensionin po Integral Internacional.

Sidomos kjo në epokën, kur projektohet Europa e Bashkuar e ku ne, shqiptarët jemi një subjekt i gjallë faktik, origjinal, i kësaj Europe, shumë afër të realizuar si realitet.

Dimensioni internacional buron, veç të tjerave, nga karakteri universal shkencave (ato, janë mbinacionale). që janë në themel të çdo lloj shkolle serioze e te vërtet. Dimensioni internacional buron edhe nga fakti i komunikimit të ndërsjelle të kulturave, qe formojnë komunitetin botëror.

Dimensioni internacional, gjithashtu, buron edhe nga fakti, se diversitetet etnike në fund të fundit nuk e fshehin dhe mohojnë natyrën njerëzore, statusin e saj universal, për të tërë njerëzit, racat dhe kombet në mënyrë të barabartë.

Në këtë kuptim Arsimin Hygoi e ka quajtur “Dritë të popujve”.

Pikëpamja e mësipërme ndikon në zhvillimin tonë emancipues dhe shtron para shkollës sonë edhe çështjen e ekuivalencave të diplomave, me ato të vendeve të tjera të zhvilluara etj.

Ekuivalenca është detyrimisht cilësi e lartë, njohja de jure e formimit bashkëkohor e të barabartë profesional të kuadrove të shkollës sonë me ato të Europës. SHBA-se e vendeve të tjera.

Me trishtim konstatojmë se jemi mbrapa në këtë fushë!

Me besim të synojmë të arrijmë edhe në këtë kuotë qytetëruese më në fund.

***

Në vitin 2018 nisën protestat e studentëve, që padyshim kanë ndikuar shumë në të gjithë mjedisin politikë shqiptarë.

Unë mbajta dhe mbaj një qëndrim përkrahës deri në fund për protestat dhe kërkesat e drejta të studentëve,- duke botuar disa shkrime për këtë subjekt në gazetën “Dita”.

Duke riparë tekstin e para 26 vjetëve ku unë koncentroja shqetësimin tim për Arsimin Kombëtar bëj në mënyrë krahasimtar sot, një paralele të situatave adekuate të ndryshimit me një progresion negativ të strukturës dhe rezultateve të Arsimit Kombëtar.

Së pari dua të ve në dukje se një popull i vogël siç janë shqiptarët, aq më tepër shpesh herë të vonuar në histori, për shumë arsye që nuk është vendi për të shpjeguar këtu, në gjendjen e tranzicionit absurd dhe të tejzgjatur të kaosit dhe të bëmave absurde, të jashtëarsyeshme, të zhbërjes së shtetit, të diletantizmit administrativ, e vetmja strukturë,- që mund të mbante gjallë kujtesën dhe vetëdijen kombëtare ose për të krijuar idenë e një identiteti apo të një personaliteti identitar të shqiptarëve- është vetëm struktura e Arsimit Kombëtar.

Nuk kemi asnjë instrument tjetër të ngjashëm.

Asgje te ngjashme si institucion paralel.

Në mënyrë absolute përveç Arsimit Kombëtar ne nuk mund të kemi institucione të fuqishme,- që mund të përfaqësojnë ndërgjegjen dhe procesin identifikues dhe të dallueshëm të shqiptarëve në botë.

Këtë e kupton çdokush.

Së dyti ne në vitin 2019 trashëgojmë një strukturë të copëzuar të Arsimit Kombëtar, në një gjendje tejet problematike.

Kaq pa mend dhe kaq të pandërgjegjshëm ishin dhe janë politikanët dhe ligjvënësit mediokër shqiptarë, sa me Ligjin e Arsimit të Lartë konsankruan,- apo betonuan një situatë kontradiktore ,-duke bërë ndarjen e strukturës publike të arsimit të lartë me strukturën private, haptazi në favor të strukturës private, duke minuar djallëzisht dhe padrejtësisht strukturën publike, kaq të domosdoshme dhe jetike në një vend të varfër, për të drejtën kushtetuese të shqiptarëve për arsimin e lartë, madje, për kushtet tona duhet patjetër një Arsim i Larte falas!

Pse ndodhi kjo katrahurë e gjëmshme, këtë e dinë shumë mirë oligarkët dhe politikanët me prirje antikombëtare të Shqipërisë.

Në këtë rast prirjet antikombëtare janë dhe prirje antikulturore, pra në thelb antiarsimore.

Në 2019 dua të shpall para të gjithëve se akoma Arsimi Kombëtar është në një gjendje të rrezikuar dhe të brishtë.

Cila është perspektiva plot dilema dhe pasiguri konceptuale e Arsimit Kombëtar?

Nëse Arsimi Kombëtar nuk e luan rolin e tij të patjetërsueshëm, të jeni të sigurt- se kujtesa identifikuese dhe kombëtare e shqiptarëve do të zbehet,- dituria e tyre do të minimalizohet dhe shqiptarët do të shënohen- si një nga popujt më të paditur dhe më të pakulturuar.

Çështja e Arsimit Kombëtar është çështja më e rëndësishme ekzistenciale e shqiptarëve.

Nuk ka çështje me te rendesishme tjetër,- të ngjashme ose të përafërt.

Të gjitha qeveritë shqiptare deri më sot, të majta dhe të djathta as nuk kanë arritur të kuptojnë diçka në sipërfaqje të kësaj çështjeje.

Madje janë të paafta për ta kuptuar këtë gjë.

Arsimi Kombëtar Shqiptar është formalizuar dhe dobësuar në mënyrë të frikshme.

Ka humbur cilësia e lartë e mësimdhënies dhe e mënyra e ndershme inteligjente e fitimit të diturive.

Profesoriati,- qoftë i universiteteve publike,– qoftë i universiteteve private- është mbushur me personalitete të rremë, me tituj të rremë shkencorë, pra një profesoriat i padenjë për të ardhmen e studentëve.

Së treti kultura e Arsimit Shqiptar është komercializuar, pra është futur formula e shit-blerjes e pagimit të tarifave ,-duke kthyer pikërisht atë që nuk është treg, d.m.th Arsimin Kombëtar në një Treg të Neveritshëm,- që ka komprementuar të Ardhmen e Shqipërisë.

Së katërti,- Arsimi Kombëtar shqiptar ka humbur atë,- që është më e rëndësishme,- Kulturën dhe Diturinë Politeknike.

Benjamin Franklin ka thënë se pasuria e një kombi nuk varet nga paratë por varet në mënyrë jetike nga Dituria Politeknike.

Ne e kishim këtë Dituri Politeknike,- por në vend që ta zhvillonim më tej e shkatërruam.

Së pesti,- çdo strukturë e Arsimit Kombëtar parakupton dhe mbështetet mbi kërkesat kombëtare të Punësimit.

D.m.th që kuadrot që mbarojnë në Arsimin e Lartë duhet të jenë në funksion të Punësimit të tyre në të gjitha degët e ekonomisë dhe të jetës.

Kjo ka të bëje me të drejtën kushtetuese dhe natyrore që është e Drejta e Punës.

Dy të Drejta Natyrore ka në botë: e Drejta për të Jetuar dhe e Drejta për Punë.

Të gjithë të drejtat e tjera, duke përfshirë edhe ato politike janë të Drejta Konvencionale.

Në Shqipëri absurditeti qëndron në mospërputhjen absolute midis arsimimit të lartë të studentëve ,-me mungesën e plotë të vendeve të punës,- mbas mbarimit të studimeve adeguate.

Ky është thelbi i thelbeve,- që përcakton konceptin epistomologjik të së Ardhmes së zymtë të Historisë Shqiptare.

Në këtë mënyrë hiqet perdja për të parë kokën e Meduzës.

Në këtë mënyrë mund të kuptojmë më qartë dhe më në vetëdije se çfarë është në të vërtetë protesta e fuqishme konceptuale dhe ekzistenciale e studentëve.

Pa hequr Ligjin paradoksal të Arsimit të Lartë, pa ngritur cilësinë dhe pa hedhur tej formulat e kthimit të universiteteve në një treg shit-blerjeje të diplomave ne nuk do të krijojmë dot njerëz të ditur dhe qytetarë të denjë.

Pra do të deformojmë karakterin dhe imazhin e vetë popullit dhe të shkatërrojmë vetveten.

Për t’i thënë këto të vërteta kaq tronditëse nuk ka nevojë për asnjë stil të sofistikuar, nuk ka nevojë për sinqeritet dhe qartësi.

Apeli im për situatën e rrezikuar dhe të paqartë të arsimit kombëtar, ka formën e një Manifesti që iu drejtohet të gjithëve, që nuk përjashton asnjë

Pa Arsim Kombëtar,- të denjë dhe cilësor nuk ka,,- se nuk mund të ketë të Ardhme të Shqipërisë.

Refuzim vizave amerikane 170 zyrtarëve shqiptarë

Janë mbi 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë shqiptarë, së bashku me familjet e tyre, të cilëve, që prej vitit 2017 e deri sot, u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fakt u bë i ditur sot nga ambasada amerikane në Tiranë në një deklaratë për gazetën Panorama. ““Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri”, shpjegon selia diplomatike amerikane ndërsa thekson më tej se ajo i merr “shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë”.

Në fillim të vitit 2017, ambasada amerikane njoftoi se i kishte refuzuar vizën një grupi prej disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë të nivelit të lartë, mes të cilëve dhe Prokurorit të Përgjithshëm të kohës Adriatik Llalla. Në 2018-ën, me vendim të Sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Llalla dhe familjes së tij, ju ndalua përgjithmonë hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ndaj zotit Lalla që prej vitit të shkuar ka nisur një hetim, nën dyshimet për disa vepra penale, që nga korrupsioni te pastrimi i parave. Një vendim i ngjashëm me atë ndaj ish kryeprokuorit është marrë dhe ndaj deputetit Tom Doshi, i rreshtuar në krah të shumicës aktuale.

“Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, përfundon deklarata e sotme e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.

Në Shqipëri fenomeni i korrupsionit vlerësohet të jetë gjerësisht i përhapur dhe në nivele shqetësuese. Raporti i fundit i Trasparency International, e renditi Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte e 91-ta. Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar. Sipas Trasparency International “duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ishte përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë. Por, krahasuar me një vit më parë ajo ka shënuar rënie për dy pikë, nga 38 në 36 në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vettingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, vlerësonte raporti.

Xhufi: Pse jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës

Duke folur per situaten aktuale ne Kosove, ne nje kohe debati te madh per shkembim apo korrektim kufijsh, historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, teksa e konsideron Mitrovicën e veriut si vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë ka dekklaruar se është dakord që ajo të jepet ne kembim te Preshevës.

 

Deklarata e Xhufit 

“Të mos harrojmë që kemi një pjesë të trevave shqiptare që ndodhen në lindje. Presheva, Medvegja, Bujanovci, trendi është shumë shqetësues ka një zbrazje të popullsisë nga kushtet që krijojnë serbët, me presione ushtarake, administrative dhe policore. Tendenca është për tu zbrazur këto zona, unë gjykoj se kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, ose korrektim si e tha presidenti, shpresoj shume qe kjo zone të përfshihet në kufirin e Kosovës, nëse shkon çështja deri ne levizje te tilla, se po flasim ate qe thuhet ne nje diskrecion qe leshojne vete qeveritaret e Kosoves. Duhet të jemi realist në kufirin verior, keqardhje qe ajo qe trupat e UCK nuk arriten te hidheshin se u futen francezet, por rezistuan popullsia serbe dhe ne 20 vjet ka ndodhur aty ka ndodhur një spastrim etnik i vertete. Mitrovica sot është një vatër e agresivitetit serb, e nacionalizmit serb e organizatave te krimit, trafikut. Mitrovica e Veriut është pjese e mire e popullsise serbe qe eshte vene aty. Probleme kemi edhe ne qe andej, edhe krimet, edhe mielli qe themi ne i kafsheve, lidhjet e dyshimta mes bizneseve. Une e shoh si koncentrat problemesh jo vetëm për Kosovën, por per Shqiperine, por edhe për Serbinë. Unë duke gjykuar nga ato qe jane folur, e shoh, nese do te kete nje nderrim te tille do isha, qe te lihej Mitrivica e Veriut dhe të merrej Presheva, dhe krahinat e tjera“, tha Pëllumb Xhufi, duke thene se me kete do te zgjidhej edhe nje problem i madh i Zajednices.

Per Zajednicen

Një marrëveshje e pakuptueshme që u bë me shpejtësi nga qeveria e asaj kohe. Ajo është një marrëveshje që pot a lexosh, ka vetëm detyrime të palës shqiptare, asnjë detyrim që është i fiksuar në konventat evropiane, ku popullsitë duhet të njohin shtetin ku jetojnë. Asnjë nga këto nuk ishte, vetëm detyrime. Sipas asaj marrëveshje, krijohet një republikë Serbska Brenda Kosovës. Me parlament, me qeveri me kushtetutë, dhe me të drejta që lihen të hapura që komuniteti serb mund të kërkojë të drejta shtesë.

Përdhunimi i minorenes në Kavajë, prindërit: Të zbardhet ngjarja. Avokati i Popullit nis verifikimin

Shkolla Rilindja në Kavajë është nga më të mëdhatë në qytet me 520 nxënës gjithsej.

Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre.

“Mjerë kujt i bie fatkeqësi. Duhet të flitet për këtë ngjarje derisa të merren masa”, u shprehën disa qytetarë.

Në qytet u zhvillua sot mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, polices për masat që do të merren ne menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera.

Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrativ për verifikimin e pretendimeve të ngritura në media për mosreagim dhe fshehje te ngjarjes nga strukturat shtetërore duke nisur nga shkolla, policia dhe prokuroria.

Sipas burimeve te “t.ch” në Kavajë e mitura është abuzuar nga tetori i vitit të shkuar deri në fillim të janarit të 2019-s në katin e sipërm të një pallati në ndërtim.

Kursimet e shqiptarëve në euro arrijnë rekord (Tabela)

Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që raportohen në monedhën përkatëse, bëjnë të ditur se depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. (kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera raportimi në lekë i depozitave në valutë, ku zgjerimi ishte minimal prej 1% për shkak të efektit që ka pasur zhvlerësimi i euros, që ra nga 133 lekë në fillim të 2008-s në 123 lekë në fund të saj). Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët.

Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro. Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare.

Rreth 77% e depozitave në euro zotërohen nga individët, ku më të preferuarat janë ato me afat 1 vjeçar (35% e totalit të individëve). Megjithatë, në 2018-n, preferencë kanë qenë depozitat rrjedhëse, të cilat kanë shënuar edhe rritjen më të madhe, ndërsa depozitat me afat 12 mujor kanë qëndruar pothuajse të pandryshuara.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në lekë për totalin e kursimeve, bëjnë të ditur se depozitat në valutë në fund të 2018-s, kursimet në monedhë të huaj arritën në 53.9% të totalit, duke shënuar nivelin më të lartë historik.

Banka e Shqipërisë në shkurt të 2018-s nisi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, që synonte uljen e përdorimit të euros si në kahun e kredisë ashtu dhe të depozitave. Ndërsa në kahun e kredisë funksionoi dhe pesha e huasë në valutë u ul me 0.7 pikë përqindje, nuk ndodhi e njëjta gjë me kahun e kursimeve. Pesha e depozitave në valutë u rrit me 1.2 pikë përqindje.

Ndryshe nga depozitat në valutë, ato në lekë shënuan rënie në 2018-n, duke u tkurrur me rreth 4%, apo gati 17 miliardë lekë më pak, si rrjedhojë e interesit të ulët të individëve për të mbajtur kursimet në banka në një ambient me norma të ulëta interesi. Një tjetër faktor, sipas bankierëve, është niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.

Në total, depozitat në total, të raportuara në lekë ishin 988 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.2%, të ndikuar nga leku. Por, nëse heqim efektin e nënçmimit të euros, shtimi i depozitave në valutë (+ 370 milionë euro) ka kompensuar rënien e atyre në lekë (-120 milionë euro), duke bërë që stoku i depozitave në total të rezultojë me rritje prej rreth 250 milionë euro/Monitor

Historia e Ramës më djalin, Berisha: Nuk e kam nxjerrë unë, kush “fshihet” pas saj

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar debatin mes tij dhe Ramës, ku kryeministri e akuzoi se i ka nxjerrë historinë me djalin.

I ftuar në “Temproa” nga Sonila Meço në Ora News, tha se kryeministri Edi Rama i jep bursë 100 mijë dollarë djalit të gazetarit që sipas tij, i ka nxjerrë dosjen gjyqësore.

Berisha: Këtij që i ka botuar dosjen, këtij ia dërgon fëmijën me 100 mijë dollarë bursë ekselente. I larguar nga universiteti i Vjenës për problematika serioze. Unë nuk mund ta pranoj që paratë publike të jepen në këtë mënyrë se merret peng ai.

Ky e mban peng Edi Ramën. Lexoje pak çfarë thotë në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze. Thotë që dosjen ma ka dhënë Sali Berisha. Pranon që i ka botuar dosjen, pranon që dosja është në Gjykatë dhe i thotë të birit për të cilin unë kam absolutisht respekt.

Është i ati që përdor dramën dhe krimin që ka kryer për t’u viktimizuar. Unë nuk i kam thënë pa e përdorur ai. Nuk ia kam thënë për shkak të të birit.

Sipas tij historia është kjo 19 vjet më parë Mero Baze i boton në gazetën TEMA i boton 2 dosje, dosjen në procesin gjyqësor, ku zotëria thotë se djali nuk është i imi dhe aludon për të atin.

“Unë të atin e tij e kam quajtur Xhelat sepse ka firmosur varjen e Havzi Nelës, por unë nuk jam kurrë dakord që ai të akuzohet në një mënyrë të tillë. Atë ja publikoi Mero baze, unë po e them këtu se unë nuk e kisha këtë informacion, se po ta kisha nuk o ta kurseja kurrë atij.

Në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze i bie tullë Edi Ramës, i thotë që dosjen ma dha Sali Berisha, por pranon se i ka botuar dosjen, pranon se dosja është në gjykatë. Unë kam respekt për të birin dhe atij do ti kërkoja falje, por një personi që akuzon babin e tij dhe nuk njeh djalin e tij është monstër. I kërkoj falje të birit, sepse i ati përdor krimin që ka kryer për tu viktimizuar. Sa herë ta përdorë Rama kauzën e krijuar’, tha Berisha .

“Po pinte kafe”, si i ‘shpëtoi’ policisë kryetrafikanti! Aksioni u dekonspirua

Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u prangosën me bujë 32 persona, kryesisht taksistë dhe shoqërues klandestinësh, por jo i dyshuari kryesor i grupit, Dritan Gramozi.

Megjithëse ditën e aksionit 44-vjeçari ishte nën vëzhgimin e agjentëve civilë teksa ishte duke pirë kafe, në mënyrë të çuditshme dhe ende të pashpjegueshme ai i shpëtoi policisë. I vetmi që u prangos në lokalin ku po konsumonte kafe Dritan Gramozi, është shtetasi Rezart Hoxha, një i bashkëdyshuar me të.

Nuk ka ende një shpjegim zyrtar se si u largua nga vendi ku ishte rrethuar Dritan Gramozi, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësia që ky aksion të jetë dekonspiruar .

Siç thuhet në dosjen që Top Channel disponon, Dritan Gramozi është njeriu që prodhonte dhe siguronte dokumenta të falsifikuara, jo vetëm karta identiteti, por edhe pasaporta greke, italiane, bullgare dhe çeke. Më tej, prokuroria tregon se Gramozi, pasi gjente përmes bashkëpunëtorëve të tij personat që do të udhëtonin në mënyrë të paligjshme ju mundësonte atyre edhe kalimin e paligjshëm përmes pikave të Qafë-Botës dhe Kakavijës.

Mënyra më speciale e ndërhyrjes në dokumenta është ajo e fshirjes së vulave për çdo person i cili ishte deportuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Ky shtetas, sipas prokurorisë, posedonte 4 numra telefoni dhe përmes anëtarëve Gramozi kujdesej jo vetëm për rezervimin e linjave të udhëtimit, por edhe akomodimin dhe mbërritjen në destinacion. Por, episodi më i rëndë është ai i pajisjes me dokumenta false të Hajri Seferit, që është i dyshuari i grupit Avdylaj, i cili është kapur teksa po largohej nga Shqipëria.

Por gjatë ditës të gjithë të arrestuarit u lanë nën arrest me burg, por nuk munguan edhe denoncime si ai i Enver Mukës për të cilin edhe pse ishte shpallur në mungesë arrest shtëpiak ai u shfaq në të njëjtin kafaz me të arrestuarit që u sollën nga paraburgimi. Menjëherë pasi gjykata konstatoi këtë shkelje urdhëroi lirimin e Mukës, i cili nuk e shpjegoi dot se si përfundoi në paraburgim.

Anulohet kontrata koncensionare për ujrat termale të Dibrës

Pëllumb Sulo

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në Shkodër anuloi të martën lejen e dhënë, në dhjetor të vitit të kaluar, një kompanie private për shfrytëzimin me koncesion 5 vjeçar të ujërave termale në Dibër. Vendimi vjen pas protestave të banorëve të Dibrës, të cilët e kanë cilësuar dhënien e kësaj leje si një veprim korruptiv, i cili dëmton këtë pasuri natyrore me vlera kombëtare. Dhënia e kësaj leje u shoqërua edhe me debate të forta mes të dy krahëve të politikës, në seancën e javës së kaluar të Parlamentit.

Në vendimin e marrë të martën nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë thuhet se leja cënon të drejtat e pronësisë së Bashkisë Dibër. Ndërsa, nga hetimi administrativ, i kryer nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, është vërejtur se të dhënat e paraqitura në projektin teknik të lejes nuk përputhen me burimin ekzsitues që merr ujë sot në Dibër. Gjithashtu, nuk është zhvilluar dëgjesë publike me komunitetin e zonës lidhur me projektin për shfrytëzimin e ujrave termale.

Dhënia, në kundërshtim me ligjin, e lejes së shfrytëzimit me koncension 5 vjeçar të ujrave termale pritet të hetohet nga organet e drejtësisë për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore të shkeljeve që do të cënonin rëndë një nga burimet termale më të rëndësishme të Shqipërisë.

Muajin e kaluar, pas protestës së banorëve kundër ndërtimit të një heci në Kanionin e Holtës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pezullimin e kontratave koncensionare jo operative për ndërtimin e heceve. Ministria urdhëroi skanimin e 182 kontratave koncensionare, që parashikonin ndërtimin e 440 heceve në lumejtë e vegjël të Shqipërisë.

Po muajin e kaluar, qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e procedurës së partneritetit publik-privat me kompaninë e shpallur fituese për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

“Lulëzon” tregtia me Kolumbinë – Importet rriten me 136%, krahas bananes edhe… (tabelat)

Importet nga shteti i largët i Kolumbisë drejt Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë gjatë tre viteve të fundit.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia drejt Shqipërisë).

Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë. Por sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Kolumbia renditet në vend të 11 për nga rritja e iimporteve në vlerë absolute, pas Izraelit, Kinës, Turqisë, Rumanisë, Spanjës, Kroacisë, Greqisë, Holandës, Francës, Indisë (shiko grafikun: 20 shtetet me rritjen më të madhe të importeve në vlerë absolute në 2018-n). Për krahasim, rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë sesa e atyre nga shteti fqinjë, Kosova.

Nëse e shohim sipas grupmallrave, janë tre grupet kryesore që kanë dhënë ndikim në këtë rritje të fortë. Fillimisht ishin “frutat dhe arrat e lëngshme”, ku zëri kryesor ishte banania, si dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara”.

Importet e bananeve u rritën me 21 herë në 2016-n në krahasim me vitin e mëparshëm dhe vazhduan me ritme të larta edhe në 2017 e 2018. Në 2018-n, importet e bananeve ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë.

Edhe për “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” importet nisën në 2015-n, për të kërcyer në 2016-n nga 7 milionë lekë në 294 milionë lekë, ndërsa në 2018-n, ky grup shënoi një rënie prej 25%.

Por, ndërsa dy grupet, “frutat dhe arrat e lëngshme”, dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” kanë ngadalësuar ritmet në 2018-n, një tjetër produkt ka kërcyer, duke ndikuar në rritjen e fortë të importeve në 2018-n. Të dhënat e INSTAT tregojnë se bëhet fjalë për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit “Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar“. Ky produkt ka filluar të importohet në 2017-n, me 170 milionë lekë, duke kërcyer në 2018-n në gati 1.4 miliardë lekë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas grupeve).

 

Aktualitet Klodiana Lala: Përgjimet janë të vërteta, nuk i trembem dënimit!

Si autore e artikullit të bujshëm në “Zërin e Amerikës”, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “A Show” në Neës 24 tha se nuk i trembej as faktit se mund të dënohet për këtë çështje, duke besuar fort tek burimet dhe tek vërtetësia e publikimeve të saj.

 

 

Adi Krasta: Nëse prokurorët do të marrin ndonjë urdhër, ose thjesht ju ka ardhur inat që ua ke nxjerrë ato dokumentet sidomos në Zërin e Amerikës që i shqetëson shumë, nëse e vazhdojnë përballjen me ty, të të thërresin ose të të ballafaqojnë me një dënim në fund.

Klodiana Lala: Një dënim do ta pranoja me kënaqësi nëse me të vërtetë kolegët dhe opinioni do të vlerësonin se shkrimi im ia ka vlejtur dhe ka treguar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme që krimi i organizuar dhe zyrtarë të lartë të një force të caktuar politike, nuk ka rëndësi cila është ka bashkëpunuar me krimin për të blerë vota. Ajo që deklaroj me siguri të plotë është se asnjëherë nuk i tregoj burimet e mia, pasi do të minohej integriteti im si gazetare. Prokurorët nëse merren me mua, unë kam dëshmuar dhe do vazhdoj të dëshmoj që jam një gazetare që punoj fort për të gjetur dokumente për t’i verifikuar ata dhe për t’i thënë opinionit të vërteta.

Adi Krasta: Janë shqetësuar burimet e tua?

Klodiana Lala: Në fakt burimet janë një punë titanike dhe e lodhshme për gazetarët, nuk më shqetëson shqetësimi i tyre por fakti nëse shkrimi im do të etiketohej për pasaktësi. Ajo që nuk pranoj është që në asnjë rrethanë dhe formë nuk do e ekspozoja burimin, qoftë edhe përmes ndonjë vendimi gjyqësor. Jam e vendosur që të gjej lajme që i shërbejnë opinionit publik.

Përgjimi i VOA – “Po hetohem penalisht”, Lala: Burimin nuk e nxjerr

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka qënë e ftuara e parë në emisionin “A Show” në News 24 për të folur mbi ngjarjen që trazoi ditët e fundit ujrat e politikës shqiptare. Lala foli për shkrimin që bëri bujë në “Zërin e Amerikës” që tregoi për lidhjen dhe ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri, lidhje të cilën ajo tha se e kishte vërtetuar përmes dokumenteve të prokurorisë. Ndërsa me dokumente faktohej ndikimi i Avdylajve të Shijakut në favor të Vangjush Dakos në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit, Lala deklaroi për herë të parë se Prokuroria kishte nisur hetim penal për të. Por ajo shtoi se pavarësisht kësaj nuk do ta nxirrte kurrë burimin e saj.



Adi Krasta: Pse u shkaktua gjithë kjo zhurmë?

Klodiana Lala: E prisja këtë zhurmë, kjo ndodhi kur unë dhe BIRN u përpoqëm t’i shpjegonim opinionit publik se grupe të caktuara kriminale kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, se si i kanë shtrirë thellë tentakulat në shoqërinë shqiptare dhe se krimi ka lidhje me zyrtar jo vetëm të nivelit lokal por edhe qendror.

Adi Krasta: Në 2017 u fol se në dy rrethe, Durrës dhe Peshkopi pati shitblerje të votës, pati ndërhyrje nga figura kriminale dhe në atë kohë qeverisja u tall me reporterët me shqetësimet. Ishte e mjaftueshme kjo për t’i mbyllur hetimet?

Klodiana Lala: Janë dy hetime paralele në Prokurorinë e Kriemve të Rënda, njëra që ka të bëjë me një grup kriminal që vepron në zonën e Durrësit, i kapur gafil në shitblerjen e votës dhe nga ana tjetër një hetim penal për zgjedhejt vendore në 2017 në Dibër ku fitues doli kryebashkiuk socialist Muharrem Rama. Shitblerja e votës një fenomen shqetësues që nga viti 2005, kam konstatuar problematika. Për ta vërtetuar më duhet të kisha dokumente të Prokurorisë.

Adi Krasta: Klodi vazhdon prokuroria t’ju hetojë?
Klodiana Lala: Prokuroria ka nisur një hetim penal por nuk më huton fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zyrtar, jam e qartë në atë që kam shkruar Prokurioria ka punën e saoj por para se të hetojë gazetarët për burime,t që e them me bindje të plotë nuk i nxherr asnjëher,ë do të duhet të hetojnë ato dhjetra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë.

Vjedhja në Pashaliman, shkarkohen 15 ushtarakë

I gjithë zinxhiri komandues në bazën ushtarake detare të Pashalimanit është shkarkuar. Bëhet fjalë për 15 ushtarakë, duke nisur që nga komandanti i Bazës dhe zëvendësi i tij, të cilët janë ndëshkuar për vjedhjen e ndodhur natën mes 9 dhe 10 Janarit, brenda mjediseve të bazës, ku u morën disa armë dhe sasi të ndryshme fishekësh dhe granatash.

Vendimi është marrë pas përfundimit të një hetimi administrativ të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, i cili ia ka propozuar masat ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ka firmosur ndërkohë kërkesën dhe për shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani. Që të gjithë janë gjetur përgjegjës për mangësi në masat e sigurisë në bazë.

Për ngjarjen e ndodhur u arrestuan menjëherë dy oficerë përgjegjës dhe dy roje, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të shërbimit të rojës në objektet e rëndësishme me pasojë vjedhjen e armatimeve”.

Sipas të dhënave zyrtare në depon ushtarake të bazës detare u vodhën 2 pushkë automatike, një karabinë, 40 granata dhe rreth 5500 fishekë të llojeve të ndryshme, përfshirë edhe municione blindshpuese. Nga hetimet dyshohet se vjedhja u krye kur roja përgjegjës kishte braktisur postin dhe ishte strehuar në një mjedis tjetër ndërkohë që nuk ishin respektuar praktikat e kontrollit të shërbimit dhe ndërrimit të rojeve.

Baza e Pashalimanit është një nga objektet më të rëndësishme të sigurisë ushtarake në Shqipëri që shërben për flotën bregdetare e cila kryen kontrolle të regjimit kufitar detar shqiptar dhe operacione në kuadër të forcave të NATO-s.

Albin Kurti takon studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale: Protesta juaj është e drejtë

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar sot pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Kurti është takuar studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale në Tiranë. Gjatë takimit, mësohet se Albin Kurti ka dal në mbështetje të studentëve, duke i quajtur si të drejta kërkesat e studentëve.

“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja.  Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks. Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët.

Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim.Politika te ne është arti  i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës

U mbyt babai, nëna dhe fëmija e një familjeje nga Zeta, qytezë pranë Liqenit të Shkodrës dhe një i ri nga Podgorica, i cili u përpoq ti shpëtonte.

Familja tre anëtaresh dhe i riu u mbyten të dielën pasdite në Liqenin e Shkodrës si pasojë e përmbytjes së varkës nga stuhia e rrëmbyeshme e erës.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, varka me udhëtarë ishte drejtuar drejt pikës turistike, Manastiri i Vraninës në Liqenin e Shkodrës dhe gjatë kthimit valët e mëdha përmbyten varkën dhe udhëtarët nisen të fundosen.

Ekipet e shpëtimit menjëherë dolën në vendin e ngjarjes dhe deri tani u gjete vetëm njëri nga trupat e mbytur, ndërkohë që po vazhdon kërkimi për gjetjen edhe të tre trupave tjerë. za

Presidenti Meta sapo publikon listën e abuzimeve me projektin e Unazës së Re, 8 institucione shkelën Kushtetutën

Kreu i shtetit, Ilir Meta pas takimit me banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë ka publikuar qëndrimin e tij zyrtar për këtë situatë të krijuar.

Meta në listën e gjatë    të shkresave, thekson se institucionet e qeverisë nuk i kanë kthyer Presidentit përgjigje për kërkesat për informacion.

Presidenti thekson se mos dhënie  informacioneve ndaj Presidentit është një shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.

Më tej Meta kërkon nga institucionet që të nisin dialogun me banorët e Unazës së Re, ndërkohë që i bën thirrje të ndërpresin punimet dhe prishjen e objekteve.

“Disa nga këto institucione edhe sot më datë 03.02.2019, kur kanë kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit, nuk kanë kthyer ende një përgjigje mbi informacionin e kërkuar, edhe pse kërkesa e Presidentit është ripërsëritur në adresë të tyre.

Institucionet që nuk kanë dhënë informacion ndaj Presidentit të Republikës, dhe nuk kanë kthyer një përgjigje konform kërkesës janë :

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

–          Ministria e Drejtësisë

–          Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

–          Ministria e Brendshme

–          Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës”, shkruan ai.

Qëndrimi i plotë zyrtar i Presidentit

 

Presidenti i Republikës, e ka ndjekur me vëmendje dhe shumë shqetësim situatën konfliktuale të krijuar midis banorëve dhe autoriteteve publike përgjegjëse për shkak të realizimit të projektit të zgjerimit të segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.

Presidenti i Republikës, sot ka pritur një përfaqësi të banorëve të Unazës se Madhe, të cilët i kanë parashtruar atij të gjitha shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre, si dhe i kanë vënë në dispozicion të dhëna të cilat hedhin më shumë dritë mbi problematikat për realizimin e këtij projekti.

Presidenti i Republikës në qëndrimet e Tij publike, që prej datës 14 nëntor 2018 e në vijimësi, i ka kërkuar autoriteteve përgjegjëse që:

–          Të tregojnë përgjegjshmëri për trajtimin e këtij rasti;

–          Të bëjnë transparencë të plotë për të gjithë procesin e ndjekur;

–          Të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore, për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi;
–          Të nisin sa më parë një proces dialogu me banorët, për shqyrtimin e pretendimeve të tyre, në mënyrë që të gjitha ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi;

–          Të tregojnë vullnet për të konsultuar dhe për të harmonizuar interesin publik me interesat më jetike të qytetarëve që preken.

–          Të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidentit të Republikës i janë paraqitur në mënyrë të vazhduar peticione me shkrim, ankesa, dhe të dhëna të tjera nga banorët e zonës së Unazës së Re nëpërmjet të cilave ata paraqesin kundërshtimet e tyre për realizimin e këtij projekti në formën që është miratuar ku denoncojnë problematikat e theksuara ligjore të realizimit të këtij projekti nga autoritetet përkatëse publike.

Presidenti i Republikës, në datën 14 nëntor 2018, i ka kërkuar Avokatit të Popullit që të angazhohet edhe më shumë në verifikimin e gjithë procedurave dhe sjelljes së autoriteteve publike mbi këtë çështje.

Presidenti i Republikës, ka ndjekur me vëmendje gjithashtu edhe denoncimin publik, si dhe debatin pasues mbi rastin e fallsifikimeve të dokumentave zyrtarë të institucioneve të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një kompani fantazëm shqiptare dhe mënyrën se si kjo kompani kishte arritur të fitonte disa kontrata publike me shtetin shqiptar, ku përfshihet edhe realizimi i punimeve në zonën e Unazës së Re Astirit sipas projektit për ndërtimin e segmentit rrugor sipas projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.

Institucioni  i Presidenti i Republikës, më datë 06 dhjetor 2018 i ka përcjellë Prokurorit të Përgjithshëm për ndjekje dhe vlerësim prej këtij organi shqetësimet e paraqitura nga disa qytetarë Shqiptaro-Amerikan në lidhje me dhunën dhe presionin psikologjik të ushtruar nga autoritetet shtetërore përkundrejt cënimit të të drejtave të tyre të pronësisë që preken nga ky projekt.

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave Kushtetuese të parashikuara në nenin 92/h, të Kushtetutës, më datë 19 nëntor 2018, me shkresë zyrtare i ka kërkuar informacion dhe të dhëna me shkrim drejtuesve të institucioneve shtetërore për çështjet që kanë të bëjnë me detyrat e tyre në lidhje me këtë projekt. Konkretisht i është kërkuar informacion këtyre institucioneve:

–          Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
–          Autoritetit Rrugor Shqiptar;

–          Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit;

–          Ministrisë së Brendshme;

–          Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit;

–          Kryetarit të Bashkisë Tiranë;

–          Agjencisë së Zhvillimit të Territorit;

–          Ministrisë e Drejtësisë;

–          Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Disa nga këto institucione edhe sot më datë 03.02.2019, kur kanë kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit, nuk kanë kthyer ende një përgjigje mbi informacionin e kërkuar, edhe pse kërkesa e Presidentit është ripërsëritur në adresë të tyre.

Institucionet që nuk kanë dhënë informacion ndaj Presidentit të Republikës, dhe nuk kanë kthyer një përgjigje konform kërkesës janë :

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

–          Ministria e Drejtësisë

–          Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

–          Ministria e Brendshme

–          Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës.

Mosdhënia e informacionit ndaj Presidentit të Republikës, i cili është kërkuar në mënyrë të përsëritur prej Tij, forcon bindjen se, këtij projekti i ka munguar qëllimisht transparenca në çdo hallkë të procesit në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Shqipërisë.

 

PROBLEMATIKA E KONSTATUAR NGA PRESIDENTI REPUBLIKËS

Nga gjithë informacioni që është administruar deri më tani dhe i është vënë në dispozicion Kreut të Shtetit, Presidenti i Republikës, ka arritur në bindjen se projekti për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, paraqet shkelje të shumta ligjore të cilat kërkojnë detyrimisht një rishikim të plotë dhe të menjëhershëm të vendimarrjes shtetërore në mënyrë që ky projekt të realizohet përkundrejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të arsyeshme në interesin më të mirë publik.

Konkretisht, Presidenti  i Republikës konstaton se:

–          Hartimi i këtij projekti është kryer në mungesë të plotë të konsultimit publik dhe transparencës. ARRSH në lidhje me ketë konstatim justifikohet se, nuk ka kryer konsultim publik pasi ky segment rrugor nuk i nënshtrohet vlerësimit mjedisor të thelluar në kushtet kur ky segment rrugor është me gjatësi më të vogël se 10 km.

–          Ky vlerësim i ARRSH-së është spekullativ dhe i gabuar pasi segmenti rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” është pjesë integrale e projektit të “Unazës së Madhe të Tiranës” i cili në tërësinë e tij ka një gjatësi 27 km.

–          Pamundësia financiare shtetërore për të realizuar një projekt tërësor duke i ndarë dhe financuar ato vit pas viti me lote dhe të fragmentarizuar, nuk mund të përbëjë kurrësesi shkak ligjor për të shmangur procesin e konsultimit publik, kur një gjë e tillë është e detyrueshme me ligj.

–          Për më tepër, ky projekt duhet të përfshinte jo vetëm vlerësimin mjedisor të detyrueshëm sipas ligjit, por edhe vlerësimin socialo-ekonomik, pasi efektet që sjell implementimi i tij prekin veprimtarinë tërësore të qytetit të Tiranës dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë interesat jetikë të banorëve të kësaj zone.

–          Veprimi i ARRSH për të hartuar një Projekt Rehabilitimi për këtë segment rrugor, pa kryer një konsultim publik të hapur me banorët si palë të interesuar, përveç se është një shkelje e ligjit dhe akteve nënligjore, krijon bindjen se është kryer me qëllim për të shmangur dëgjesat publike dhe opinionet që mund të paraqiteshin në funksion të përmirësimit të projektit në të gjitha aspektet.

–          Rezulton se, projekti i “Studim projektim rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, është hartuar nga një kompani private konsulence, pa garë dhe me kërkesë të ARRSH-së nëpërmjet një kontrate sponsorizimi të lidhur më datë 25 maj 2018. Kjo praktikë e ndjekur nga ARRSH, është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurimin publik dhe parimet që udhëheqin konkurencën e lirë dhe të ndershme.

–          Nëse hartimi i këtij projekti do të ishte realizuar me një garë me procedura të hapura dhe transparente, mund të ishin administruar propozime teknike, zgjidhje, apo ide alternative objektive dhe konkuruese. Në ketë mënyrë, investimi për këtë vepër publike do të mund të realizohej me kosto më efiçente për buxhetin e shtetit, si dhe me impakt sa më të pranueshëm social dhe ekonomik për qytetarët.

–          Përzgjedhja e një procedure sponsorizimi me arsyetimin se është kursyer buxheti i shtetit, është vetëm një alibi. Një projekt i dhuruar krijon rrezik që përllogaritja e impaktit social dhe ekonomik të mos jetë në vëmendjen e zbatuesit të detyrës së projektimit, duke rritur në këtë mënyrë koston e investimit për veprën publike.

–          Ky projekt i dhuruar, pa garë dhe i pakonsultuar me publikun nuk reflekton shqetësimet dhe interesat e komunitetit dhe gjithë palëve të interesuara, duke qenë se nuk parashikon objektivisht përllogaritjen e kostove që burojnë nga problemet sociale dhe ekonomike që krijohen nga shembja e banesave, pronës së qytetarëve, si dhe nga proceset gjyqësore që mund të lindin si pasojë e gjithë veprimeve arbitrare të administratës publike në këtë drejtim.

–          Nga informacioni i bërë publik rezulton se projekt zbatimi i hartuar nga konsulenti është miratuar në parim nga Këshilli Teknik i ARRSH më vendim nr. 56, datë 04 shtator 2018.

–          Procesi i tenderimit nga ARRSH për ndërtimin e kësaj vepre publike është hapur shtator 2018 dhe fituesi është përzgjedhur dhe njoftuar në buletinin publik, nr.44, datë 5 nëntor 2018, ndërkohë që zhvillimi i kësaj vepre është miratuar nga Këshillit Kombëtar i Territorrit vetëm më datë 20 nëntor 2018.

–          Në këtë mënyrë rezulton e provuar se procedurat e tenderimit për realizimin e investimit në këtë segment rrugor janë shpallur, zhvilluar dhe kanë përfunduar ndërkohë që projekti nuk ishte miratuar ende nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

–          Referuar nenit 27, 28  të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e terrirorit”, dhe nenit 9, 10/1, të VKM nr. 408/2018 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar në rastin konkret autoriteti përgjegjës sipas ligjit që miraton me Vendim, Projektidenë mbi mënyrën se si një pjesë e territorit dhe një rrugë e kësaj kategorie do të zhvillohet, është Këshilli Kombëtar i Territorit.

Hapja e procedurave të tenderimit, pa një vendim të autoritetit vendimarrës për miratimin ligjor të projektit Këshilli Kombëtar i Territorit, përveç se është shkelje e rëndë ligjore, krijon bindjen se ky proces ka qenë selektiv, i paracaktuar dhe në kushte ekstreme të kapërcimit me dashje direkte të procedurave të detyrueshme ligjore.

–          Ndërkohë në zbatim të ligjit nr.10164, dt 15.10.2009 “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, Këshilli Teknik i ARRSH-së nuk parashikohet si institucion vendimarrës i ARRSH-së, dhe në këtë mënyrë vendimet e marra prej tij nuk kanë fuqi detyruese.

–          Këshilli Teknik është një organ rekomandues këshillimor për ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, por asnjëherë vendimarrës për miratimin përfundimtar dhe dhënien e fuqisë ligjore për Projektet e Zhvillimit të Rrugëve dhe Akseve Kombëtare të kësaj rëndësie. Kjo është dhe arsyeja që Këshilli Teknik e ka miratuar këtë projekt në parim.

–          Ndërkohë, është denoncuar dhe faktuar publikisht, procedurat e prokurimit që ka zhvilluar ARRSH janë shumë problematike sepse realizimi i këtij projekti është ndarë subjektivisht në 3-lote të veçanta.

–          Ky fakt  krijon bindjen se ndarja në 3 lote është bërë me qëllim fragmentarizimin e fondeve në dispozicion, ruajtjen e kufijve monetarë me qëllim shmangien e kompanive ndërkombëtare në këtë proces tenderimi, si dhe çdo veprim është në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe rregullat e miratuara nga Këshilli i Ministrave për këtë fushë.

Siç është faktuar publikisht konkurimi në të tre lotet ka qenë fiktiv. Në çdo lot kanë konkuruar dy kompani, ku e njëjta kompani në të tre lotet ka dhënë ofertë ekonomike me vlerë zero! Kjo provon qartazi realizimin e një procesi tenderimi të trukuar.

–          Një nga kompanitë fituese të tenderit (DH Albania) ka rezultuar një kompani e krijuar rishtazi me një historik fiktiv dhe me dokumenta të paraqitura të fallsifikuara, çka ka detyruar ARRSH-në dhe Ministrinë e Insfrasktrukturës që pas publikimit të skandaleve në këtë drejtim dhe konfirmimit publik të fakteve të fallsifikuara nga autoritetet Amerikane të zgjidhin në mënyrë të njëanashme kontratën.

Vendimmarrja e qeverisë dhe ARRSH-së, për të rihapur procesin e tenderimit për realizimin e kësaj vepre, pas zgjidhjes së kontratës për këtë segment rrugor, e krahasuar kjo me faktet e denoncuara publikisht,vlerësohet si një veprim i nxituar dhe aspak objektiv. Kjo sepse, aktualisht organi i Prokurorisë është duke kryer hetime në këtë çështje, dhe nga ky hetim mund të zbulohen fakte dhe rrethana të cilat mund të sjellin pasoja të drejtëpërdrejta që ndikojnë në mënyrën se si kjo vepër duhet realizuar.

–          ARRSH, referuar nenit 78, Kodit të Procedurave Administrative në kushtet kur Prokuroria ishte/është duke hetuar duhet të kishte pezulluar të gjitha veprimet për zhvillimin e një tenderi të ri, me qëllim që të shmangte çdo mundësi për shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm mbi interesat publike, apo të mbulimit të fakteve dhe rrethanave që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

–          Rezulton se Këshilli Kombëtar i Territorit, ka shqyrtuar propozimin e ARRSH, dhe me Vendimin nr.1, datë 20.11.2018, ka miratuar vetëm Lejen Zhvillimore “Rabilitimi i Segmentit Rrugor “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”.

Rezulton se vetëm 1 (një) ditë pasi Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion shkresor mbi këtë çështje, Këshilli Kombëtar i Territorit, mblidhet për miratimin e vendimit për të përcaktuar si do të zhvillohej ky projekt.

–          Nga informacioni që jepet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Leja e Zhvillimit e miratuar më dt 20 nëntor 2018, është dhënë pa një informacion të plotë dhe të saktë mbi statusin e pronësisë së pasurive të paluajtshme mbi të cilat do të ndërtohet vepra.

–          Sipas kërkesave të ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe VKM nr. 408/2018 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, informacioni mbi statusin e pronësisë dhe rregullimi i marrëdhënieve në truallin objekt ndërtimi është një kërkesë e detyrueshme për zbatim.

Rezulton se, Këshilli Kombëtar i Territorit me urgjencë ka miratuar në datë 20.11.2018, Lejen e Zhvillimit për këtë projekt, pa verifikuar statusin e pronësisë të pasurive ku shtrihet ky projekt.

–          Leja e Zhvillimit dhe informacion i saktë mbi të drejtat pronësore që prekeshin nga ky projekt do të shërbenin për nisjen e procedurave të shpronësimit për interes publik.

Ndërkohë që autoritetet publike kanë realizuar ndërhyrje për prishjen e objekteve në terren, pa ndjekur procedurat ligjore dhe pa asnjë njoftim paraprak zyrtar, duke sjellë një situatë tensioni dhe pasigurie jetike tek secili prej banorëve të prekur nga ky projekt.

Në këtë mënyrë, janë shkelur rëndë dhe me kokëfortësi të drejtat themelore kushtetuese të njeriut. Për më tepër, kjo sjellje presioni, intimidimi mbi banorët, familjarët dhe fëmijët e tyre kanë shkaktuar trauma psikologjike me pasoja shëndetsore dhe sociale.

–          Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) i datës 20 nëntor 2018, për dhënien e Lejes së Zhvillimit, sipas ligjit nr.107/2014, duhet të pasohej me dhënien e Lejes së Ndërtimit.

–          Leja e Ndërtimit është akti i vetëm sipas ligjit që legjitimon fillimin e punimeve dhe ky akt në rastin konkret duhet të lëshohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Vetëm pas dhënies së Lejes së Ndërtimit mund të fillonte kryerja e punimeve, gjë e cila konfirmohet zyrtarisht nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit me shkresën e saj drejtuar Presidentit të Republikës.

–          Nga informacioni i dhënë deri më tani, konfirmuar me shkresë të AZHT nr. 3005/1, datë 24.12.2018, rezulton se KKT nuk ka dhënë Leje Ndërtimi për realizimin e punimeve sipas këtij  projekti të miratuar.

–          Konstatohet se, në kantier, në gjithë segmentin rrugor janë kryer punime pa leje ndërtimi. Punime si heqja e simbolit Shqiponja në Rrethrrotulimin me të njëjtin emër, heqja e trafikndarësve në gjithë segmentin rrugor, heqja e ndriçimit dhe e pemëve, gërmime, etj. Këto ndërhyrje përbëjnë shkak edhe për aksidente të mundshme automobilistike, me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Pra një tërësi punimesh janë kryer në mungesë të Lejes së Ndërtimit për këtë projekt, gjë e cila është një tjetër shkelje e rëndë për ARRSH-në si autoritet zhvillues i projektit dhe i gjithë strukturave të tjera qëndrore dhe vendore që monitorojnë dhe ruajnë zhvillimet dhe ndërtimet në territor (IKMT, IMT Tiranë, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit).

Procedurat e shpronësimit për interes publik në momentin e denoncimit të skandalit mbi procedurat e tenderimit të këtij projekti nuk kishin filluar ende nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe sot më datë 3 shkurt 2019 procedurat e shpronësimit nuk kanë përfunduar.

 

Në këtë mënyrë të gjitha njoftimet jo zyrtare, veprimet, dhe ndërhyrjet, pa akt të shkruar dhe zyrtar të autoriteve publike përkundrejt pronarëve dhe banesave të tyre, me qëllim vendosjen e tyre në presion se pronat e tyre do të prisheshin, është i pajustifikuar dhe abuziv. Të gjitha këto veprime bien në kundërshtim të hapur me nenet 41, 42 të Kushtetutës dhe legjislacionit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

–          Nga informacioni i siguruar rezulton se nga ky projekt preken një numër i lartë ndërtesash ndërmjet të cilave mbi 120 objekte pa dokumentacion pronësie të cilët janë në proces legalizimi.

–          Procesi i trajtimit të këtyre objekteve sipas ligjit të legalizimit është tërësisht jashtë cdo llogjike të funksionimit të shtetit ligjor, pasi ka një mungesë të theksuar të transparencës në këtë drejtim.

–          Nga ankesat e parashtruara përpara Presidentit nga banorët, rezulton se ALUIZNI ka skualifikuar, nga procesi i legalizimit shumë objekte informale, duke e bazuar vendimmarrjen në projektin e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me Vendim nr.1, datë 20 nëntor 2018.

–          Kjo vendimmarrje ngre një pikëpyetje shumë të madhe mbi ecurinë e vetë procesit të legalizimit në këtë zonë nga ALUIZNI dhe Qeveria, se përse këto objekte nuk janë përfshirë në legalizim dhe nuk janë pajisur me Leje Legalizimi përpara kësaj date (20 nëntor 2018).

–         Sipas ligjit të legalizimit këto objekte, të ndërtuara prej më shumë se 25 vitesh dhe të deklaruara për legalizim që në vitin 2005-2006, duhet të kishin përfunduar procesin e plotë të legalizimit.

–         Vlen të theksohet se, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore prej më shumë se 25 vitesh, banorët kanë paguar të gjitha tarifat dhe taksat qëndrore dhe vendore, duke u sjell dhe konsideruar si banorë dhe pronar të ligjshëm të pronave të tyre.

–         Përpos këtij fakti nga informacioni që vjen nga banorët, së fundmi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka filluar aplikimin e ndëshkimit administrativ me gjobë në shumën 500 000 lekë, ndaj poseduesve të objekteve informale. Këto veprime arbitrare të IKMT janë kryer pasi ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit objektet informale, duke i trajtuar banorët në kushtet sikur ata janë shkelës aktual të ligjit, pra sikur ndërtimin e tyre e kanë realizuar në këto momente.

–          Kjo praktikë është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, cënon hapur sigurinë juridike dhe krijon një situatë paniku dhe klimë pasigurie tek qytetarët, të cilët tashmë sipas këtyre akteve jo vetëm që do të duhet dalin nga banesat e tyre që do të prishen, por imponohen të paguajnë me detyrim edhe një shifër prej 500 000 lekësh si gjobë nga IKMT.

Kjo sjellje shantazhuese nga IKMT përkundrejt banorëve nuk është aspak në përputhje me objektivat e një shteti social, jashtë funksionimit të shtetit ligjor; është tërësisht në kundërshtim me çdo normë ligjore që rregullon këtë proces, dhe krijon një klimë të theksuar pasigurie e terrori, e cila mund të krijojë premisa për nxitjen e konfliktit të shtetit me qytetarët e tij.

QËNDRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS MBI ZGJIDHJEN E KËSAJ ÇËSHTJE

Presidenti i Republikës, në vlerësim të gjendjes së paligjshmërisë ekstreme të konstatuar nga keqfunksionimi i institucioneve të administratës shtetërore dhe të situatës së krijuar, vlerëson se kjo çështje mund dhe duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Për këtë është e domosdoshme që qeveria të tregojë vullnetin politik dhe të ndërmarrë këto masa të menjëhershme:

–          Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të anullojnë menjëherë Projektin për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, që pretendohet të zbatohet i cili është miratuar me Vendim nr. 1, datë 20.11.2018 të KKT-së;

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH të ndërpresin dhe të  anulojnë menjëherë çdo procedurë prokurimi që po realizohet bazuar në projektin ekzistues me qëllim ruajtjen e financave publike dhe shmangjen e çdo pasoje negative për interesin publik dhe cenimin e të drejtave të pronësisë së qytetarëve;

–          Skualifikimi i operatorëve ekonomikë nga gara e dytë e hapur nga ARRSH, nuk e zgjidh çështjen, por krijon premisë që nëpërmjet procedurave administrative dhe gjyqësore të ankimit ky projekt i deformuar të marrë rrugë me pasoja ekonomike për buxhetin e shtetit;

–          Pas anullimit të plotë të projektit ekzistues të nisin procedurat me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri, i cili do të duhet të ofrojë zgjidhjen më të mirë  teknike për zhvillimin urban të Tiranës;

–          Gjatë fazës së hartimit të projektit të hapet menjëherë dialogu për konsultim publik me banorët e kësaj zone për mënyrën së si kjo vepër publike duhet të zhvillohet, dhe të vlerësohen objektivisht mendimet dhe opinionet e tyre. Përfshirja e ekspertëve të pavarur do ta ndihmonte për të rritur cilësinë e projektit të ri dhe besimin publik ndaj tij;

–          Të pezullohet zbatimi dhe të shfuqizohet menjëherë cdo procedurë apo akt administrativ që ka të bëjë me përjashtimin e objekteve nga procesi i legalizimit apo i prishjes së ndërtimeve, referuar projektit ekzistues;

–          Të shfuqizohen nga IKMT të gjitha gjobat administrative që ky organ ka vendosur së fundmi përkundrejt banorëve në mënyrë subjektive në lidhje me realizimin e këtij projekti.

–          Të merren masa nga autoritet përgjegjëse për rivendosjen urgjente të ndriçimit publik, të hequr në mënyrë të paligjshme, pasi mungesa e tij është bërë burim aksidentësh me pasoja shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

–          Të pezullohet menjëherë çdo procedurë shpronësimi për interes publik e cila ka nisur me kërkesë të ARRSH-së, bazuar në projektin ekzistues ;

–          Pas miratimit konform ligjit të një projekti të ri dhe të besueshëm, të ndiqet me shumë rigorozitet procedurat e shpronësimit publik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas kërkesave që dikton ligji;

–          Gjatë ndjekjes së procedurave të shpronësimit, në rast se preken pasuri pronë private që nuk është pajisur me dokument pronësie dhe ndodhen ende në proces legalizimi, të bëhet një vlerësim i bazës ligjore ekzistuese dhe nëse ajo vlerësohet e mangët të krijohet shtrati i nevojshëm ligjor me qëllim trajtimin me shpërblim të të gjithë qytetarëve në mënyrë sa më të drejtë, duke ruajtur interesin publik dhe të drejtat themelore të tyre të pronës së krijuar dhe poseduar prej një kohe të gjatë .

–          Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë, ARRSH, Këshilli i Ministrave të studiojnë me vëmendje dhe të përshtasin legjislacionin në këtë fushë me qëllim që të realizohet një trajtim i drejtë, dhe i barabartë i qytetarëve në lidhje me pronat dhe banesat e tyre që mund të preken nga ky projekt i ri.

Kur ka vullnet nga qeveria dhe institucionet përgjegjësë, gjithmonë ka zgjidhje.

–          Për këtë, duhet sjellë në kujtesë qëndrimin që Këshilli i Ministrave ka mbajtur në disa raste gjatë viteve 2011, 2012, 2015, në zbatimin e disa projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I, pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta –Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës, të cilat në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të pronësisë të objekteve që prekeshin, kanë bërë të mundur që qeveria me VKM 563/2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015, të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes;

–          Procedurat e prokurimit për këtë vepër publike të hapen ndërkombëtarisht konform ligjit pasi të jetë formalizuar një projekt solid, i qëndrueshëm dhe objektiv duke nxitur konkurencën e lirë të operatorëve vendas dhe ndërkombëtar;

–          Tirana ka nevojë për ndërtimin dhe funksionimin e Unazës së Madhe, por ajo duhet të realizohet duke respektuar të drejtat themelore të qytetarëve, për një zgjidhje të drejtë dhe duke shfrytëzuar në mënyrë eficente buxhetin e shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me transparencën e plotë që realizimi i këtij projekti kërkon;

–          Qeveria Shqiptare, dhe gjithë institucionet publike, duhet të reagojnë me përgjegjshmëri të lartë ndaj kësaj situate të krijuar.

–          Ato duhet të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore, për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban që ndikon jo vetëm në jetën e banorëve të zonës por gjithë qytetit të Tiranës, në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

–         Presidenti i Republikës, inkurajon Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë që të kryejë një hetim të gjithanshëm mbi këtë çështje në të gjitha dimesionet e saj, pasi shkeljet në realizimin e këtij projekti janë të rënda, evidente dhe në kundërshtim me gjithë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

–         Presidenti i Republikës do ta përcjellë këtë qëndrim publik edhe në adresë të organit të akuzës, me qëllimin final zbardhjen e plotë, në mënyrë objektive dhe të pavarur, të të gjitha shkeljeve ligjore dhe dhunimit të lirive të drejtave të njeriut.

–         Po kështu, Presidenti i Republikës i kërkon Avokatit të Popullit të hetojë për të evidentuar të gjitha shkeljet e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

–         Presidenti i Republikës fton të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile të angazhuara në luftën kundër korrupsionit për zbardhjen e të gjithë shkeljeve dhe abuzimeve gjatë procesit të hartimit dhe realizimit të këtij projekti.

Reflektimi i shpejtë, i sinqertë dhe i thelluar ndaj kësaj çështje në tërësinë e saj do të ndihmonte ndjeshëm në rikthimin e besimit publik te shteti i së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Ky reflektim është i domosdoshëm edhe për rritjen e besimit edhe të partnerëve ndërkombëtarë në seriozitetin e shtetit tonë për të luftuar korrupsionin, forcuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, cështje shumë të rëndësishme edhe për çeljen e negociatave për anëtarësimin me Bashkimin Evropian.

PANORAMA

OSBE “frenon” Ramën. I dërgon ligjet për Paketën Antishpifje

Nisma e qeverisë për miratimin e një ligji të ri të cilësuar si paketa Antishpifje po monitorohet nga afër nga ana e OSBE-së nëpërmjet përfaqësuesit për Lirinë e Medias.

Sipas burimeve pranë Gazetës “Si”, zyra e OSBE-së në Vjenë i ka paraqitur analizën ligjore qeverisë në lidhje me dy ligjet që priten të amendohen nga ana e qeverisë shqiptare, ku parashikohet ndërhyrja në veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe të Autoriteti i Mediave Audovizive.

Gazeta “Si” iu drejtua zyrës së OSBE-së për t’u njohur nëse kjo analizë ligjore i ishte paraqitur qeverisë shqiptare ose jo.

“Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka ndarë analizat ligjore me autoritetet shqiptare. Ne jemi duke punuar ngushtësisht me ta për këtë çështje. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë ata që të kenë ndryshime ligjore në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare lidhur me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes”, reagon Adis Mustedanagić, përgjegjës i zyrës së Përfaqësuesit së OSBE-së për Lirinë e Medias.

Drafti nuk është bërë ende publik, por mësohet se sugjerimet e OSBE-së do t’i shërbejnë qeverisë në lidhje me mendimet e reja ligjore që synojnë të realizojnë.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur nismën për të miratuar rregullat e funksionimit të medieve online (portaleve), duke iu nënshtruar rregullave si regjistrimin e detyrueshëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit, apo dhe vendosjen e rregullave strikte, duke parashikuar vendosjen e gjobave të papërballueshme.

Duke i cilësuar median si kazan, Rama urdhëroi AKEP që të regjistrojë portalet e medieve në QKB, duke e paraqitur në një formë ultimatumi. Dhe mënjeherë AKEP nxorri urdhrin për regjistrimin e 44 portaleve. Një veprim i tillë solli dhe reagimin e menjëhershëm të OSBE-së, nëpërmjet Harlem Desir, zyrtarit të këtij organizmi për Lirinë e Medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi Désir.

Publicisti Kim Mehmeti: Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime i ha…’

Publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, thote se askush në Perëndim nuk e merr seriozisht Ramën.

Në një intervistë për gazetën Mapo, ai shpreh mes te tjerash dëshpërimin e tij se diskutimet për ndarjen e Kosovës vijnë për shkak të paaftësisë së burrave të shtetit që drejtojnë në vendet shqiptare.

 

“Shqiptaria dhe Kosova janë në duart e burrështetasve, të cilët të qenit pushtetarë e barazojnë me të qenit pronar i popullit dhe i vendit dhe andaj, sillen siç sillet Presidenti i Kosovës, i cili aq e nënvlerëson inteligjencën kolektive, sa paturpshëm pohon diçka thuajse absurde: se Serbia nuk e njeh Kosovën vetëm pse ajo nuk pranon ta marrë Luginën e Preshevës!”

Sipas tij, askush në Perëndim nuk e merr seriozisht Ramën.

“Duhet të jesh mbi mesataren idiot që të besosh se rishikimi i kufijve do u sjellë diçka të mirë shqiptarëve. Posaçërisht në rrethana kur mëmëdhe Shqipëria drejtohet nga burrështetas që vendin e kanë shndërruar në atdhe të krimit dhe nëntokës politike.

Madje, ngutja e disa qarqeve perëndimore dhe serbe, që sa më shpejt të arrihet marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, ka të bëjë edhe me nuhatjen e tyre se shqiptarët janë defaktorizuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë më të dobët politikisht.

Sa u përket tensioneve në qeverinë shqiptare, ato nuk kanë të bëjnë as me interesin e Kosovës, as me atë të Shqipërisë, por me perversitetin e një Kryeministri që deputetëve u thotë: ‘gruas sime ia ngrënçi atë që nuk thuhet’!? Apo që i përqesh njerëzit me të meta fizike? Dhe, vallë, mund të besojë ndonjëri se një Kryeministër të tillë do e marrin seriozisht burrështetasit perëndimorë?! Apo se mund t’i mbrojë interesat mbarëkombëtarë një kryeministër që nuk ai del të komunikojë njerëzishëm as me deputetët e Kuvendit të shtetit që drejton? Dhe, a mund të besosh se interesat e shqiptarisë mund t’i mbrojë një Kuvend si ai i Shqipërisë, e ku deputetët merren me punët e shtratit të njëri – tjetrit dhe ku përdorin fjalor nga i cili do turpëroheshin edhe pronarët e ndonjë shtëpie publike!?”

MAPO


Send this to a friend