VOAL

VOAL

Kalaja-policisë: Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do përgjigjeni para ligjit

Opozita dhe Aleanca e Mbrojtjes së Teatrit po zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Adriana Kalaja: I bëj thirrje policisë së pushtetit që të heqë duart nga qytetarët.

Të dashur qëndrestarë, protestues, ne prej 12 vitesh nuk na ka zmbrapsur asgjë dhe nuk do te mundet as policia e krimit dhe drogës e narkoshtetit të na zmbrapsë. Duhet të largohen banditët me uniforme policie nga këtu.

Zoti Tonin Vocaj, largo nga radhët e policisë banditët që godasin e dhunojnë qytetarët. 

Ashtu siç ju premtojmë se shumë shpejt Erion Veliaj dhe Edi Rama do jenë para ligjit, edhe ju policë që nuk njihni ligj dhe Kushtetutë, do jeni para ligjit.

Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit. sn

The Albanian Policy Center publikon raportin: Në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë!

“Të gjithë të dhënat nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë” . Ky është rezultati alarmant i një analize të mbështetur në shifra dhe të publikuar sot nga “Albanian Policy Center” – qendra kryesore e mendimit konservator shqiptar për marrëdhënie ndërkombëtare, siguri kombëtare, qeverisje e politika ekonomike.

Këtë analizë e ka përcjellë sot edhe diplomatja Edith Harxhi, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtare e bordit e “Albanian Policy Center, tek shkruan në Fb:

“Gjeni bashkëlidhur analizën më të re për shpopullimin nga ekspertë të The Albanian Policy Center, vetëm një orë para publikimit të Censusit, i cili ka kushtuar 14 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe rezultatet e të cilit dalin 9 muaj me vonesë e janë krejtësisht të pabesueshme. Shpopullimi është plaga më e madhe e këtij vendi dhe axhendë e mirëmenduar, – nënvizon zonja Harxhi.

Ndërkohë, në deklaratën për shtyp të “Albanian Policy Center”, thuhet:

“Kriza e shpopullimit, numri i të larguarve nga Shqipëria në dekadën e fundit dhe rekomandimet e ekspertëve: Një analizë nga “Albanian Policy Center”.

Në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet me sfida të mëdha demografike dhe territoriale, të shkaktuara nga një shpopullim i frikshëm, Albanian Policy Center ka organizuar një Tryezë Kombëtare me ekspertë të fushave të ndryshme për të adresuar këto çështje kritike dhe për të propozuar rrugëzgjidhje konkrete, si dhe ka prodhuar një raport studimor, bazuar mbi të dhënat e Eurostat dhe Qeverisë Britanike.

Disa nga të dhënat shqetësuese më të rëndësishme që dolën gjatë punës kërkimore:

Janë 478,245 të larguar me dokumente të rregullta për në vendet e BE

191,670 persona nga viti 2014-2023 kane kërkuar azil në vendet e BE-së

311,650 individë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së

Janë 12,301 shqiptarë të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet anijeve të vogla vetëm në vitin 2022, sipas një raporti të vitit 2023 të Parlamentit Britanik. Në vitin 2020, një vit pandemie, 50 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, ndërsa vitin pasardhës ishin 800.

Në vitin 2019, Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar thoshte se ka dy herë më shumë shqiptarë që hyjnë ilegalisht në vend përmes porteve të saj se çdo kombësi tjetër. Një raport i vitit 2017, përmend se “shqiptarët kapen duke hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se çdo kombësi tjetër”

Të gjithë këto të dhëna nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë. Albanian Policy Center, nëpërmjet ekspertëve të saj jep ne raport rekomandime dhe propozime për adresimin e kësaj plage të shoqërisë.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të lexoni raportin e plotë.“- përfundon deklarata.

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

Kështu, është shfuqizuar tatimi 15 deri në 23 përqind për profesionet e lira.

Vendimi u mor pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.bw

Dr. Jakaj: Sistemi shëndetësor i kalbur e i degraduar ka çuar në largimin masiv të mjekëve

Dr. Besnik Jakaj, i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ka dhënë mendimin e tij mbi korrupsionin e mjekëvë te Spitali Onkologjik që ka nxitur nisjen e hetimeve.

“Më çudit fakti që është ngritur e gjithë media shqiptare, i gjithë opinioni publik në këtë ngjarje, – tha dr. Jakaj ndër të tjera. – Kjo është një ngjarje banale. Nëse vërtetohet në gjykatë, është makabritet. Duhet të marrin dënimin maksimal. Minimalisht nuk mund të punojnë ata njerëz në institucione publike në asnjë kohë dhe asnjëherë kur të dalë me vendim gjykate.

Por, për të gjithë dështimin e sistemit shëndetësor, të gjitha ato që kemi thënë, fryhet opinioni publik dhe i hidhet kjo lloj gjëje për t’u debatuar në mënyrë ekstreme, sikur çfarë ka ndodhur.

Duhet të kuptojmë një gjë: në çdo lloj institucioni, në çdo lloj vendi në botë, në çdo lloj grupi profesional ka njerëz abuzivë, të papërgjegjshëm, jo korrektë profesionalisht.

Marrim të mirëqenë rastin e një apo dy mjekëve tek spitali Onkologjik e të koordinatorëve, të të gjithë zinxhirit që prokuroria ka nxjerrë në media, por nuk është ky problemi. Problemi është se i gjithë sistemi shëndetësor i kalbur, i degraduar dhe i shkatërruar ka çuar në largimin masiv të mjekëvë.

Në një studio një gazetar ngriti një hipotezë: Pse nuk reagojnë mjekët?! -Jo, zotëri, mjekët kanë reaguar dhe kanë reaguar në mënyrë të vazhdueshme. Është rasti i Ilir Allkjas. Reagoi në pandemi, largohet nga puna, largohet nga sistemi publik, nuk punon sot e kësaj dite.

E njëjta histori është me zotin Vargu: reagon, kalon kalvarin e gjyqeve, fton gjyqin, merr paratë e kthehet në punë e nuk mban përgjegjësi askush.

Është rasti i dr. Hotit te Onkologjiku, që ka ngritur shqetësime, por të ngrihet gjithë kjo tymnajë për një abuzues (nëse është e vërtetë e nëse është e vërtetë meriton ndëshkimin maksimal që përmban ligji e neverinë publike ndaj atij lloj profesionisti) por këtu janë dhënë me dhjetëra raporte të KLSH, janë ngritur me qindra probleme dhe …”

Ndiqni reagimin e plotë në videon në vazhdim të dr. Besnik Jakajt.

Kur Rama krenohej me aparatin e kobaltit, 18 herë më rrezatues se normalja

Nuk u vu në punë asnjëherë, për shkak se nuk u gjet vendi i duhur ku duhej të ishte, sepse rrezatimi që ai lëshonte ishte 18 herë më i lartë se normalja, por edhe për shkak se munguan gjithmonë njerëzit për ta përdorur.

Bëhet fjalë për aparatin e kobaltit me të cilin Edi Rama krenohej duke bërë propagandë në vitin 2020, kur shqiptarët ende ishin të kapluar nga Kovidi dhe kriza ekonomike sapo kishte filluar.

Por skandali i plasur ditët e fundit në Spitalin Onkologjik, risolli në vëmendje propagandën e Ramës me aparatin e kobaltit që duhej të shërbente për pacientët me kancer, por që kurrë nuk u shërbeu atyre.

Ishte 12 nëntori i vitit 2020, kur Rama do të postonte në faqen e tij në Facebook, propagandën e radhës.

Image

‘Deri dje në Spitalin Onkologjik kishte vetëm një aparaturë prehistorike me kobalt, sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, si në çdo spital europian ku kurohen të sëmurët me kancer. Vetëm kush nuk do që të shikojë nuk e sheh ndryshimin epokal që vazhdon në shëndetësi’, shkruante Edi Rama në postimin propagandë të tij.

Me instalimin e akseleratorëve është arritur reduktimi i radhës së pritjes, nga 10 javë në dy deri në tri javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit, vijonte më tej propaganda e qeverisë, por që nuk u bë kurrë realitet për pacientët që vuanin nga kanceri. sn

Nevojat për ilaçe në QSUT, 4 herë më të larta se realiteti: Si po keqmenaxhohet spitali më i madh në vend

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në vitin 2023 përballoi 42 për qind të fluksit të shërbimit spitalor në vend sipas të dhënave zyrtare.

Spitali më i madh publik në vend prej vitesh vuan nga menaxhimi i dobët, abuzimet me fondet dhe sidomos me medikamentet. Po përfundon mesi i vitit dhe QSUT ende nuk ka kontraktuar shërbimin e mirëmbajtjes kur të gjitha pajiset dhe furnitura prishet dhe digjet çdo ditë dhe nga ana tjetër kontratat koncesioneve me PPP i thelluan problemet financiare ndër vite.

Shërbimet mjekësore në ditën e sotme udhëhiqen nga pajisjet mjekësore , por në QSUT shumica e pajisjeve nuk punojnë për shkak të mosmirëmbajtjes dhe shërbimi shëndetësor është i varur nga burimet njerëzore.

Nevojat për ilaçe në QSUT katër herë më të larta se realiteti

Kontrolli i Lartë i Shtetit vërejti vitin e kaluar se nevojat për ilaçe në QSUT ishin 3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim.

Çdo vit kur hartohet buxheti afatmesëm entet publike raportojnë për nevojat qe kanë për financime gjatë një viti. Këto kërkesa në fund i përcillen Ministrisë së Financave që më pas miraton fondin përkatës, i cili për shumë funksione nuk mund të jetë sipas nevojave.

Kjo është e kuptueshme në rastin e investimeve publike, apo shërbimeve të tjera, por në rastin e barnave mungesa e financimit sipas nevojës përkthehet në më pak jetë ose në shpenzime të larta nga xhepi i pacientëve për tu kuruar jashtë sistemit publik.

Shefat e shërbimeve në QSUT kërkojnë çdo vit medikamente që kushtojnë rreth 10-11 miliardë lekë, por në vërtetë qeveria financon nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm vetëm 1 të katërtën ose një pestën e kësaj shume. Kjo anomali është vënë në dukje edhe nga Kontrolli i Lartë i shtetit gjatë një auditimi në Qendrën Spitalore.

Për kryerjen e përllogaritjeve të nevojave të QSUNT për fonde, zhvillohet një procedurë nga shefat e shërbimeve të tilla si konsum historik i llojit të barnave, nevojat për barna sipas mjekimit, numrit të të sëmurëve në periudhat e mëparshme dhe sasinë e barnave të akorduara sipas pacientëve, etj., bazuar kryesisht në kërkesat e periudhave të mëparshme, dhe jo në alokimet reale të fondeve për barna.

“Kërkesat e përcjella nga shefat e shërbimeve janë një “wish list”, dhe nuk merren në konsideratë, për vetë vlerën e lartë të këtyre shpenzimeve, dhe fondet e akorduara bazohen në buxhetin historik të vendosur në dispozicion për këtë zë. Në vijim të kërkesave sipas shefave të shërbimit për Barna dhe materiale mjekësore, QSUNT, përcjell për MSHMS në cilësinë e Organit Qendror Blerës sasinë e barnave, duke qëndruar brenda limiteve buxhetore dhe çmimeve të publikuara, ku sasitë janë të reduktuara, duke theksuar se ky planifikim do të sjellë një pamundësi të plotësimit të nevojave për të gjithë pacientët që marrin shërbimin pranë qendrës spitalore”, ka vërejtur KLSH ne auditin që ka bërë QSUT.

KLSH vërejti se buxheti për spitalin “Nënë Tereza” mbetet i pandryshuar për vite me radhë si për barnat ashtu edhe në totalin e tij, nga ana tjetër barra e sëmundjeve që kërkojnë trajtime të kushtueshme të tilla si neoplazmat dhe sëmundjet kardiovaskulare po rriten me shpejtësi nga viti në vit.

Gjatë dekadës së fundit në QSUT ka një rritje progresive të shtrimeve (nga 68,273 pacientë në 2013, në 116 mijë pacientë në vitin 2022). Ka rritje të aktivitetit në shërbimet e urgjencës, rritjen e numrit të konsultave dhe ekzaminimeve ambulatorë, rritje të procedurave invazive dhe mini invazive, rritjen e trajtimeve në onkologji, hematologji, onko-hematologji, pediatri, etj.

Ndërkohë që financimi i barnave në QSUT ka një hendek të thellë, nën anën tjetër buxheti i Qendrës Spitalore po gërryhet nga pagesat e larta për shërbime dytësore që ofrojnë privatet dhe koncesionaret.

Koncesionet e laboratorit dhe sterizilimit po kanalizojnë buxhetin e “varfër” të QSUT drejt financimit të shërbimeve dytësore me kosto shumë të lartë.

QSUT përballon gjysmën e ngarkesës, merr vetëm 23% të buxhetit spitalor

Në fillim të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi dhe detajoi fondin për shërbimin spitalor, sipas të cilit QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23 për qind e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet.

Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”.

Të dhëna të tjera tregojnë se QSUT është ofruesi më i madh të gjithave shërbimeve spitalore. Përqendrimi i shërbimeve në këtë qendër ka ardhur në rritje vit pas viti, për shkak të mungesave në burime njerëzore dhe pajisje në spitalet rajonale.

Spitalet e qarqeve kanë mungesa të mëdha në të gjitha specialitetet, duke bërë zhvendosur marrjen e shërbimeve në QSUT edhe për anomali të thjeshta në shëndet.

Por përveçse QSUT ka pak buxhet në raport me shërbimin që ofron, fondet e tij gërryhen nga koncesionet. Duke qenë se shtrimet dhe ndërhyrjet kirurgjikalë janë të shumta, një pjesë e mirë e buxhetit të QSUT shkon për koncesionet PPP dhe shërbimet mbështetëse. Psh këtë vit 10,8 për qind e buxhetit total të QSUT do të jetë pagesa për koncesionin e laboratorit, teksa shpenzime të mëdha shkojnë për sterilizimin e sallave kirurgjikale, pastrimin, ushqimin etj.

Nga ana tjetër QSUT aktualisht ka mungesa në burime njerëzore në të gjitha pavijonet si në infermieri dhe mjekë.

Shpenzimet buxhetore në shëndetësi janë deformuar nga kontratat koncesionare, të cilat po përthithin fondet për shërbime dytësore, në një kohë që shpenzimet publike për shëndetësinë mbeten ende shumë të ulëta në vendin tonë.

Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë për vitin 2022 ishin 63.8 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ato arritën në 2.98% dhe kanë shënuar rënie vjetore me 0,44 pikë përqindje, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.

Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2017.

Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten./MONITOR

Image

Kuvendi iu jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se liderit të opozitës, Sali Berisha, nuk i mbaron mandati i deputetit nga mosprania në senaca.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qënia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, ka thënë Lindita Nikolla në mbledhjen e kryetarëve.

Kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mësohet të jetë shprehur se, Kryetarja e Kuvedit, këtë herë ka lexuar drejt Kushtetuten sa i përket mandatit të kreut të opozitës, Sali Berisha.  Strukturat ligjore të kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmenete të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me Kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare. sn

“Drejtuesja e SHISH ndodhet në Beograd” Debate te “TIMS”

Debate ka pasur në komisionin hetimor për të dhënat e TIMS, pas deklaratës së kryetarit Ervin Salianji, se drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ndodhet në një aktivitet në Beograd dhe nuk mund të dëshmojë në këtë komision.

Deputeti Nasip Naço, i kërkoi Salianjit që të jetë më i kujdesshëm me akuzat ndaj Hysenit, duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj.

Pjesë nga debati:

Naço: Kjo është për lavdinë tuaj personale

Salianji: E pranoni që jeni kapur.

Naço: Për pjesën e drejtueses së SHISH, që qenkeni i zoti ne te Siguria nuk e morëm dot, ajo ka ardhur edhe kur anëtarët e opozitës nuk ishin. Vini birbilosni sot…

 

Si mund të thoni ka ikur në Beograd, si mund ta përdorësh. Kur të bëni akuza e të thoni të pavërteta të jeni më i rezervuar për pozicionin e saj të punën. Pastaj sa i zoti jeni do ta shohim kur të jetë ajo këtu se çfarë pyetjesh do ti bëni.

Salianji: Të gjithë ju e keni drejtorin e departamentit më të rëndësishëm. Keni një drejtor me masë arresti e nuk e shkarkoni dot. Nuk keni guximin të kërkoni pse nuk përjashtohet nga policia.

(BalkanWeb)

CNA: SPAK masë sigurie për Erjon Veliajn

Pas hetimeve të thelluara të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, Gjykata ka nxjerrë 19 masa sigurie me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.

Burime jo zyrtare thonë se ka masa sigurie për disa shtetas.

CNA ka mësuar nga burimet e saj se një masë sigurie është dhënë dhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë, zotin Erion Veliaj.

Personat në hetim janë rreth 19, ku përfshihen dhe disa shtetas të huaj, personazhe të politikës dhe personazhe publikë.

Të njëjtat burime konfirmuan se ka masa për disa gazetarë por dhe ortakë të kompanisë së inceneratorëve, të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, po ashtu dhe për persona të tjerë publikë. sn

Skandali tek Onkologjiku- Gazetarja: Është përfshirë i gjithë sistemi, nga roja te…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në reja në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut, ku pacientët detyroheshin të shkonin për trajtim në spital privat, pacientëve u jepej më pak ilaç se sa duhej dhe medikamentet u jepeshin farmacive që t’i shisnin.

Lala ka zbuluar se gjithçka ka nisur në momentin që është ndërmarrë një operacion për barna kontrabandë, nga zbulimet e komunikimit mes personave të përfshirë, “nxori zbuluar” edhe mjekët e Onkologjikut dhe skemës së përdorur.

Lala: Është histori i sistemit, janë përfshirë institucionet, Përfshihet nga roja deri te instancat më të larta. Prokuroria krijoi përshtypjen për një skemë abuzive që i drejtonin pacientët drejt privatit. Hetimi ka nisur në 2022, pas dyshimeve të forma për ilaçe kontrabandë. Në 2023 janë arrestuar 2 punonjës të agjencisë së barnave dhe një është shpallur në kërkim. Kjo ka qenë zanafilla.
Duke pasur komunikimin pas tyre, ka pasur disa operacion nga ku janë marrë masa për disa punonjës të farmacive.
Nga kpmunikimet zbulohet se ishin kryesisht barna nga Italia e Greqia, por kishte edhe barna turke. sn

Dr.Taulant Muka: KIZ ka shkelur ligjin kur ka lejuar kandidimin për rektor e dekane z.Artan Hoxha e Dorina Hoxha me doktoratura të plagjiatuara

Kërkesa për Anulimin e Vendimit të Komisionit Zgjedhor të Universitetit të Tiranës për Zgjedhjen e Rektorit, Kërkesë që i Kam Dërguar Komisionit të Apelimit të UT!
Komisioni Zgjedhor (KIZ) ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke lejuar kandidaturat e rektorit z. Artan Hoxha dhe Dekanes znj. Dorina Hoxha, të cilat përmbajnë plagjiaturë në punimet doktorale.
Anëtarët e komisionit do të kallëzohen për shpërdorim detyre.
Komisioni i Apelit duhet të respektojë ligjin!
Plagjiatura është vjedhje, dhe figurat drejtuese universitare duhet të jenë elita që i japin nder dhe reputacion institucioneve akademike.
Ky veprim vjen pas shpërdorimit të detyrës nga ana e KIZ, pasi është lejuar kandidimi i personave me plagjiaturë.
Hapa të tjerë ligjorë do të ndiqen për të vënë drejtësi në arsimin e lartë!
Plagjiatura nuk duhet normalizuar!

Safet Gjicit i rëndohet dënimi- BIRN: Shumë kryebashkiakë nën hetim, mes tyre edhe Erion Veliaj

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion.

Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin veri-lindor.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti. Por gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjici është një nga shumë kryetar bashkish të dënuar apo në proces hetimi për korrupsion nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më herët, Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjës u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe po për abuzim me detyrën u dënua edhe ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

Ish-kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj është në proces gjykimi nën akuzat e manipulimit të tenderëve ndërsa Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohovës, u dënua për abuzim me detyrën. Kryebashkiaku aktual i Libohovës Leonard Hida është marrë i pandehur ndërsa ai i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dërguar për gjykim nën dyshimin e veprës penale falsifikim dokumentesh. Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është dërguar për gjykim për korrupsion në zgjedhje ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, sipas dokumenteve të rrjedhura në media, është nën hetim pasuror. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është dënuar me 2 vjet burg për shkelje të barazisë në tenderë./BIRN

SPAK ka nisur hetimin pasuror, Tahiri lë Prokurorinë Speciale pas dy orësh

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qëndruar për mbi 2 orë në SPAK, ku u thirr si person në dijeni, ndërsa Prokuroria Speciale ka nisur një hetim pasuror ndaj tij.

Tahiri nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Sipas raportimeve, Tahiri ka dhënë shpjegime si person në dijeni të rrethanave për të cilat SPAK ka nisur hetimin pasuror.

Ish-ministri i Brendshëm ka vuajtur një dënim prej 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre , ndërsa kjo ishte hera e parë që ai shfaqej në publik që prej daljes nga burgu. bw

U përvetësuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohet 247.000 m2 prona në Himarë, kapin vlerën e 35 mln eurove

Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë. bw

Resuli: Sistemi, jo në favor të fermerëve! Me mish Brazili, domate Turqie e dele Greqie nuk bëhet turizëm

Majtas, Ervin Resuli – Djathtas kryeministri Rama gjatë vizitave në projektet e IPARD II

 

Z. Ervin Resuli, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, ka deklaruar sot se Shqipëria nuk ka për të parë fonde nga Bashkimi Europian, hapje të programit të tretë për bujqësinë dhe blegtorinë IPARD, “derisa i gjithë sistemi, që nga zyra në Kryeministri që merret me bujqësinë e blegtorinë e deri te agropika ku është punonjësi më i thjeshtë, nuk rifreskohet, rishikohet, rivlerësohet.”

“BE e ka lënë me shkrim që duhet të rishikohet e gjithë struktura në bujqësi, përfshirë në Kryeministri, në Ministrinë e Bujqësinë, në AZHBR dhe në bazë, ndryshe nuk hapet IPARD III, – nënvizoi z. Resuli sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ku ai ngriti problemet e rënda me të cilat po ballafaqohet sot sektori më i rëndësishëm i ekonomisë së vendit.

“Fatkeqësisht, se është fatkeqësi në fakt – tha eksperti i fushës së blegtorisë, – që ne nuk po shohim, pavarësisht se porositë janë lënë, nuk po shohim ndonjë lloj ndryshimi apo lëvizje apo ristrukturimi në aspektin për të lëvizur, pasi fare thjesht, OLAF ishte gati një – dy vjet në Shqipëri dhe besoj se e ka grumbulluar informacionin e duhur dhe ka kuptuar në detaje që nuk kemi të bëjmë thjesht me emra, po kemi të bëjmë me sistem. Pra ne kemi të bëjmë në tërësi, në të gjithë zinxhirin e bujqësisë dhe të blegtorisë, me një sistem që nuk punon më në favor të fermerëve dhe blegtorëve, por punon në favor të klientëve të qeverisë, të miqve të ministres, të njerëzve të afërt që kanë interesa me Ministrinë e Bujqësisë dhe në fakt, ajo që është thelbi dhe ajo që është pasuria kombëtare, bujqësia dhe blegtoria, është lënë në harresë prej vitesh.

Këtë nuk e them unë, por e thotë INSTAT-i. Pra, nëse ka një institucion për të cilin biem bashkarisht dakort, që edhe ai ka mangësitë e veta, por po e marrim të mirëqenë siç është, është INSTAT, i cili nga viti në vit, të paktën që nga 2017-a e këtej, tregon rënie: rënie të prodhimtarisë së mishit, të qumështit, të blegtorisë e kështu me radhë ç’ka do të thotë se problemi nuk qëndron thjesht në emra individësh. Është në sistem. Pra ne duhet ta ndryshojmë tërësisht të gjithë linjën e logjikës për sa i takon zhvillimit të blegtorisë dhe bujqësisë dhe është një nga sektorët që në fakt shkon paralel me atë që Kryeministri thotë përditë që “Shqipëria është potencial përsa i përket të ardhurave nga turizmi”. Absolutisht, nuk funksionon!

Nëse ne bëjmë turizëm me mish Brazili apo me domate Turqie a bëjmë turizëm me dele Greqie e kështu me radhë, atëherë ne nuk po bëjmë turizëm! Ne thjesht kemi vënë një copë rëre dhe det që është aty se e ka dhënë Zoti dhe askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët e Evropës të vijnë ta shohin pra, për inerci, të eksplorojnë një vend që nuk do të mbetet gjatë; pra do të jetë çështje valësh. Do të kalojmë një valë me 10-15 milionë turistë apo 20 milionë dhe pastaj do të kthehemi prapë në atë geton tonë të rrudhur, në hallin tonë dhe të vetmuar në një cep të Europës, së cilës nuk i prodhojmë asgjë.”/SYRI.NET

Padi në SPAK, Kalaja: Personazhe të botë së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejt Dubait

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një padi në SPAK kundër Engjëll Agaçit dhe Ina Ramës.

Kalaja në një deklaratë për mediat është shprehur se ka dyshime të forta bazuar në indicie se personazhe të botës së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejtë vendeve të luksit.

“Një padi në SPAK për Engjëll Agaçin dhe për disa zyrtarë të tjerë që do të zbulohen nga hetimet e SPAK, në lidhje me falsifikimin në deklarimin që ka bërë zonja Ina Rama ku dhe ndaj anëtarëve të KPA dhe KPK nuk është zhvilluar një veting që e parashikon Kushtetuta.

Ka dyshime të forta në lidhje me fshehjen e të ardhurave, dhe persona të arrestuar në çështjen Metamorfoza kanë paguar udhëtime turistike të zonjës Rama në Dubai, të cilat janë kryer nënë monitorimin e Engjëll Agacit.

Veprat penale që janë konsumuar në këtë padi janë falsifikimi i dokumentave, shpërdorimi i detyrës, falsifikim në deklarime dhe fshehje të të ardhurave.

Ne  i kemi kërkuar SPAK që minimalisht të mbajë precedentin e KPA dhe kemi kërkuar si një masë të shpejtë pezullimi nga detyra e Ina Ramës dhe Engjëll Agaçit ku të sekuestrohen dhe të gjitha pajisjet elektronike pasi ekziston mundësia të prishë provat”. sn

‘Godasin’ në Shqipëri sërish ‘hakerat iranianë’- Nga numrat e telefonit te ID, publikohen të dhënat e 65 mijë qytetarëve

Faqja në Telegram, që pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit.

Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit.

(Balkanweb)

FSK trajnohet nga ushtria amerikane në Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim nga ushtria amerikane me mortaja në poligonin Melle në Shqipëri.

Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë”.

Qëllimi i trajnimit, sipas FSK-së, ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së. sn

Nga takimi me Begajn, te përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-të, gjeneralmajori i SHBA-ve: Shqipëria, mbështetje e palëkundur e NATO-s

Këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar.

(BalkanWeb)

(VIDEO) Sarandë – Ina Zhupa denoncon skandalin: Ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar një skandal të madh që ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

“Ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!”, shkruan Zhupa

Postimi:

Mirësevini në qytetin turistik të Sarandës!

Një skandal i vërtetë, ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!

Ujërat kanë shpërthyer në lagjen 1 të Sarandës mbi plazhin publik.

Adriana Kalaja: Ne nuk kemi shoqëri civile, kemi Delinën me dy burra, Arjolën dhe …

Drejtuesja e AMT-së, avokatja Adriana Kalaja gjatë fjalës së mbajtur në protestën qytetare tek bashkia e Tiranës, ka sulmuar shoqërinë civile, të kapur nga gratë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Sipas Kalajt, në Shqipëri nuk ka shoqëri civile.

‘Ne nuk kemi shoqëri civile.

Kjo nuk është shoqëri civile.

Keni parë në ndonjë vend të botës që shoqëria civile ti sulet opozitës?

Ajo është shoqëria e përdhunuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, me Delinën me dy burra, me Arjolën me 7 burra dhe me të gjithë se këta janë sekti i orgjive.

Pas hekurave në arrest shtëpiak qëndron një burrë shteti, burrë shteti me moral të lartë siç është Sali Berisha.

Prandaj ti Altin je dushman. Je pushtuesi më i madh i shqiptarëve, mbas Edi Ramës, sepse ti dushman po mbron krimin, korrupsionin, po i bën Shqipërisë dhe Tiranës atë që nuk ja kanë bërë dhe pushtuesit.

Kolegët e mi folën për shoqërinë civile, por harruan një emër, që është gëzuar ditën që Sali Berisha është në arrest burgu, ajo është Brizida Gjikondi.

E dini shumë mirë nga kush rrjedh kjo kriminele, kjo komuniste e ndyrë, që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, sepse etërit e tyre i rrëzoi Sali Berisha. Por Sali Berisha ka një faj të madh, se nuk pranoi që në 1990 e këtej të bëhej luftë klasash. Kjo është merita e atij burrë shteti, që quhet Sali Berisha’, tha gjatë fjalës së mbajtur në protestë, avokatja Adriana Kalaja.

Qytetarët sfidojnë temperaturat rekord dhe protestojnë kundër Veliajt- Tubimi i radhës, të premten tjetër

Qytetarët sfiduan temperaturat rekord këtë të premte dhe dolën sërish për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Edhe pse dita e sotme shënonte rekord të nxehti, qytetarët vijuan për të 13-tën herë protestën e tyre përpara Bashkisë së Tiranës.

Sërish ata hodhën molotovë drejt godinës në shenjë proteste.

Folësit thanë se nuk do të ndalen derisa protesta të përmbushë qëllimet e saj.

Sipas tyre, kushtet e protestuesve janë të panegociueshme.

Në mbyllje të protestës, u bë e ditur se protesta e radhës do të jetë të premten tjetër në orën 11.00. bw

Malkaj: Erion Veliaj është një grabitqar, ku është shoqëria civile….?!

Opozita nuk tërhiqet!

Ashtu siç ka paralajmëruar, do të vijojë betejën e saj deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Bashkia e Tiranës dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Këtë të premte, po zhvillohet protesta e 13-të e opozitës para institucionit të bashkisë kundër Veliajt dhe korrupsionit galopant që është kryer nga drejtorët e tij.

Aktori Mehdi Malkaj thae se Erion Veliaj është një grabitqar.

Mehdi Malkaj: Këtu bëjnë një gabim. Ai nuk është një hjdut, ai është një grabitqar. Hajduti vjedh dhe lë një gjë të zotit të shtëpisë brenda se gjynah. Por grabitqari i vjedh të gjitha, i vë edhe flakën. Ky është grabitqari. Zotërinj policë, edhe ju jeni fajtorë. Më besoni se jeni fajtorë. Pse? Ju po na vidhni kohën. Jeni hajdutë. Sepse gjerat do kishin mbaruar, do kishin vajtur në vendin e vet.

Unë kam një merak të vogël me ca njerëz që quhen shoqëri civile. Po ku është kjo shoqëria civile mor aman? Përveç që merr para nga Evropa, merr para edhe nga shteti merr para edhe nga taksat tona. Dua ta di ku është kjo shoqëria civile. Ç’është kjo shoqëria civile që e mbajmë ne në kurriz pa e ndjerë. A duhet të vijë shoqëria civile të na sqarojë neve. Por shoqëria civile janë hajdute. Plehra.

Janë mbledhur një tufë me plehra atje dhe vetë flasin, vetë dëgjojnë, vetë vulosin, vetë i bëjne të gjitha. Se çdo gje fillon me ne dhe mbaron me ne. Populli ngelet. Mund të rrallohet një çikë por po të jetë kryeministër Edi Rama që çon gjysmën e shqiptarëve jashtë….por nuk zhduket. Nuk ka burrë nëne që të zhdukë një popull të tërë, qoftë edhe me polici….. sn

Teliti: Këta policë që sot e ruajnë Veliajn, do jenë po këta që do i vendosin prangat

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti gjatë protestës së mbajtur sot para Bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.

Teliti u shpreh se Erion Veliaj një ditë më parë theu përsëri ligjin teksa bëri betimin e tij në taracën e bashkisë dhe jo në sallën e Këshillit Bashkiak, teksa shtoi se drejtësia nuk do vonojë dhe shumë shpejt, Veliaj do marrë dënimin që meriton.

Një ditë më parë, mblidhej Këshilli Bashkiak për herë të parë, pas 4 vitesh mungesë të opozitës, vjen dhe kryetari i bashkisë për të bërë betimin e tij.

Që ditën e parë ai shkeli ligjin duke mos e bërë betimin ashtu siç e sanksionon ligji në sallë këshilli… por hypi në tarracë.

Atje në tarracë siç hypi për të bërë betimin, nga aty le ta zbresin për ta çuar para organeve të drejtësisë.

Drejtësia që po vonon dhe harron të vejë para përgjegjësisë hajdutet e vërtetë, bashkëpronarët e vërtetë.

Dhe bashkëfajtorët e aferës së inceneratorit.

Nuk do vonojë dita që drejtësia do bëhet, dhe këta policë që sot e ruajnë do jenë po këta që do i vendosin prangat.   sn

Osmani: Si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviqit u bëmë refugjatë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve ka kujtuar se gjatë luftës së fundit në Kosovë mbi gjysma e popullsisë së Kosovës janë bërë refugjatë, siç ka thënë ajo, si rezultat i veprimeve gjenocidale të ish-presidentit të Serbisë Slobodan Milosheviq.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviqit”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Ajo ka thënë se do të luftojnë për të drejtat e refugjatëve kudo në botë.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, ka shkruar Osmani. sn

Ilir Meta: Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë në intervistën e sotme në Çim Peka Live në SYRI TV përsa i përket marrëdhënies së tij me Monika Kryemadhin.

Pyetjes së Pekës, se si mund të bindi anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij, Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.

‘Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta’, u shpreh Meta.

Biseda në studio:

Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.

Buxhuku: Biznesi është kundër qeverisë për Dhomën Kombëtare të Ekonomisë

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me m0dertaroien Edvin Parruca për të diskutuar rreth projektligjit sa i takon konfindustrisë ishte ekonomisti, Gjergji Buxhuku.

Buxhuku është shprehur se qeveria kërkon të ndërtojë një projektligj për konfindustrinë si modeli kontinental i cili në thelb ka si strukturim orientimin nga qeveria dhe jo të ndërtojë një model anglosakson ku bizneset rregullohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë të lirë e pavarur nga qeveria.

“Do paguhet një detyrim vjetor duke krijuar një portofol milionaeurosh që nuk dihet se kush do ta menaxhojë. Praktikisht vihet një taksë e re mbi bizneset. Ajo që e bën të pakuptueshme këtë nismë të qeverisë është pikërisht në këtë kohë kur problematikat janë kaq të mëdha këtu merren nisma të cilat praktikisht mundohen që të krijojnë dhomat ekonomike si modelet italiane të cilat duhet të flasin ashtu siç i orienton qeveria.

Ndërsa përvoja anglosaksone e lë krejt të lirë biznesin se si do të organizohen ato , që të kenë një bashkëpunim më të fortë me qeverinë.

Modeli i dytë që këta i referohen është modeli kontenintel i cili ka vazhduar si një ëprvojë e mbretërive që kanë ekzistuar në europë.

Shqipëria është një vend që ministri ekonomie, ministri tregtie, ministri financash, ministri biznesi, ka qendër të regjistrimit të biznesit, ka këshill investimesh, ka këshill konsultimesh të biznesit. Pra, kemi me dhjetra institucione shtetërore dhe i shtohet edhe një i ri në këtë mishmash institucionesh pafund që thjeshtë shpenzojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë” sn

Bardhi takim me drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan: Po pengohet realizimi në kohë i Reformës Zgjedhore

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është takuar sot me drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan, Robert Benjamin.

Pjesë e takimit ka qenë edhe deputetja Jorida Tabaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ka informuar drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin, në lidhje me zhvillimet politike në vend, pengesat që sipas tij kryeministri Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, dhe tentativave për asgjësimin e opozitës.

Postimi:
Kënaqësi që sëbashku me kolegen Jorida Tabaku të takonim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin. Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparencën në veprimtarinë e Kuvendit.
E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës. I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE. bw

Shqipëria bie me 83 vende në raportin global të Arsimit, ish-ministri Tafaj: Më pak nxënës shkojnë në gjimnaze, si ndikon negativisht shpopullimi

Shqipëria është renditur në vendin e 116 në botë nga Forumi Ekonomik Global sa i përket Arsimit, teksa një vit më parë renditej në vendin e 33, duke pësuar një rënie me plot 83 vende.
Ish-ministri i Arsimit, doktor profesor Myqerem Tafaj, i ftuar në rubrikën ‘Çështja e ditës’ nga Klevin Muka në News 24 tha se më pak nxënës shkojnë sot në gjimnaze dhe se numri i maturantëve ka pësuar rënie drastike. Tafaj tha se edhe shpopullimi sjell pasoja për arsimin, pasi personat që jetojnë në zona të largëta të Shqipërisë, nuk kanë kopsht ose shkollë në vendbanim ose bëjnë mësim në klasa të përbashkëta.

Profesor Doktor Myqerem Tafaj: Shqipëria ka pësuar rënie më shumë se 80 vende. Besoj se një rol të madh në këtë rënie të arsimit ka luajtur raporti i Pisa 2022. Tetë përqind më pak nxënës të 9-vjeçares nuk shkojnë në gjimnaz. Pra, më pak nxënës shkojnë në gjimnaze. Është braktisur më shumë arsimi 9-vjeçar dhe ai i mesëm. Braktisja ka lidhje me varfërinë, por edhe pamundësinë. Kjo ndodh më shumë në zona rurale. Kemi largim masiv të qytetarëve në zona më të largëta ta themi. Nëse një zonë shpopullohet, nuk ka kopsht më, nuk ka shkollë më. Është ulur në mënyrë drastike numri i maturantëve. Lindshmëria është ulur tejet mase dhe emigrimi ka ardhur në rritje. Në cilësinë e arsimit, nuk po përmirësohemi aq shumë sa duhet.

I vetmi kriter për të matur cilësinë e arsimit, është testi internacional. Duhet të shohim ku jemi në raport me vendet e rajonit e më pas me vendet e BE-së, kemi rrugën e gjatë. Sa i përket universitetit, kandidatët që duan të konkurrojnë për dekan, duhet të mbështeten tek objektivat.

Berisha: SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova të mia, ka mbështetur vendimin e Sekretares bazuar në lajme të rreme të medias së Soros dhe kundërshtarëve të mi politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha thekson se ‘SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova të mia, ka mbështetur vendimin e Sekretares bazuar në lajme të rreme të medias së Soros dhe kundërshtarëve të mi politikë’.

Deklarata e plotë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Mirëdita!

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam sot para jush për të bërë disa sqarime dhe shpjegime, lidhur me vendimin e djeshëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe.

Së pari, më lejoni të rikujtoj se qëndrimi im ndaj shpalljes ‘non grata’ ka qenë i bazuar dhe mbetet i bazuar në dy parime kryesore; asnjë lobim për heqjen e këtij vendimi, padi në gjykata për shpifje dhe trillime ndaj meje.

Këto parime i zbatova plotësisht në rastin e shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, por nuk i zbatoja dot në rastin e vendimit të Home Office, sepse legjislacioni britanik nuk lejonte që unë të ju drejtohesha gjykatave pa ju drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të këtij vendi.

Ndaj dhe unë ndoqa rrugën e diktuar nga ligji.

Ankimet në këtë Komision, kërkonin që edhe Home Office të rishqyrtonte vendimin e tij. Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim në përputhje me marrëveshjet e arritura midis departamentit të kësaj ministrie dhe avoketëve të mi, në të cilin në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe, dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe të Carlo Bollinos, mbi të cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës dhe hidhej dritë në të vërtetat e kësaj dosje.

Por SIAC zbulon në vendimin e tij, dy elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjeshtë është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka patur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë.

Së dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë.

Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu.

Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë, në përputhje me marrëveshjen të gjitha dokumentet e kërkuara nga Home Office, por këto dokumente nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit, me dy qëllime.

Së pari, që ajo të mos mësonte të vërtetën.

Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar sekretarja  e Shtetit.

Të dashur miq!

Ne përfituam shumë nga ky proces.

Ne mësuam së pari se, çfarë manipulimesh dhe manovrimesh të ulëta u bënë për të fshehur të vërteta, dosje mijëra faqe para Komisionit të Apelimit të Ankesave.

Së dyti, mësuam se nuk ekziston asnjë provë, fakt, dokument që të faktojë korrupsionin, apo lidhjet me krimit të Sali Berishës.

Imagjinoni, dëshmohet për lidhje me krimin ndaj Sali Berishës, duke përdorur goditjen me shkelm të një dere nga Fation Dauti, një qytetar që nuk e kam pranuar kurrë në jetën time dhe që vet e pranoi se, mund të mos jetë i lidhur me Berishën, në një kohë kur në zyrën e Edi Ramës, ulet këmbëkryq përfaqësuesi i kartelit më të rrezikshëm në botë, meksikan, Luftar Hysaj, madje dhe merr licencë për kazino.

Pëllumb Gjoka fiton statutin e investitorit strategjik.

Shqipëria thërritet tani botërisht si një narkoshtet.

A nuk janë këto akuza një përpjekje e korrupsionit transnacional për të mbrojtur, ndihmuar narkoshtetin shqiptar dhe korruptokratët shqiptarë, për të ndëshkuar Sali Berishën, që më shumë se çdo gjë tjetër në jetën e tij, pas përmbysjes së diktaturës ka bërë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të dashur miq!

Beteja jonë vazhdon, edhe njëherë, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifjet, trillimet, për mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, të cilido qoftë, të Edi Ramës, qeveritarëve, politikanëve të korruptuar prej tij, ambasadorëve, diplomatëve, zyrtarëve të huaj, të korruptuar po nga Edi Rama.

Beteja vazhdon.

Faleminderit!

sn

SKANDALI: Universiteti i Tiranës i jep tendera milionëshe kompanisë së dajës të Rektorit

Hijet e skandalit kanë përfshirë Universitetin e Tiranës.

Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka denoncuar se Bordi i Administritmit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekësh kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Muka, kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.

Ky skandal vjen fill pas atij ku Rektori Artan Hoxha dhe dekanja e fakultetit të Drejtësisë kishin bërë plagjiaturë në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.

Për plagjiaturën e Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes Dorina Hoxha, edhe pse situata është flagrante, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Institucionet kompetente.

Zgjedhjet janë me datë 21 qershor dhe Institucionet flenë gjumë.

Më poshtë janë tenderat që i janë dhënë Shtëpisë Botuese Morava, e cila është e dajës së Artan Hoxhës.

Edhe pse me aspektet financiare merret Administratori i UT dhe Bordi i Administrimit, dukshëm kanë favorizuar dajën e Rektorit duke i dhënë rreth 200,000 Euro tendera./Ora

Sa ndikon ‘non grata’ e Berishës? Bardhi: Partnerët strategjikë i dëgjoj, por do punoj me cilindo që forcon Partinë Demokratike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në emisionin “Open” tha se i dëgjon gjithmonë këshillat e partnerëve strategjikë, por ai do të punojë me cilindo që forcon Partinë Demokratike.

Lidhur me deklaratën e fundit të Ambasadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, Bardhi tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin amerikan lidhur me bashkëpunimin me personat ‘non grata’.

Duke komentuar vendimin e Komisionit të Apelimit në Mbretërinë e Bashkuar që rrëzon ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se pozita e tij në raport me Britaninë e Madhe nuk ndryshon edhe pas këtij vendimi.

Bardhi tha se një parti politike nuk është e njesuar vetëm me kryetarin. “Nuk mendoj se z. Berisha i vetëm mund të çojë PD drejt fitores, por të gjithë së bashku mund ta bëjmë”, tha Bardhi.

Ai tha se publikisht ka deklaruar publikisht se do të jetë anëtarësia e PD-së ajo që do të vendosë kandidatin për Kryeministër, nëse partia fiton zgjedhjet, madje jo vetëm Kryeministrin, por të gjithë ekipin qeverisës.

Përsa i takon komisionit të reformës zgjedhore, Bardhi tha se nga ana e socialistëve nuk ka një vullnet për të ccuar përpara këtë reformë.

“Kemi bërë propozimet tona lidhur me reformën zgjedhore, që nisin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, si dhe me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet”, tha Bardhi.

Shkodër, përkujtohen të vrarët në kufi gjatë diktaturës komuniste

VOA/Pëllumb Sulo

Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të burgosur politikë, përkujtuan sot në Shkodër 16 qershorin e vitit 1990, Ditën e të Vrarëve në Kufi nga regjimi komunist.

Në këtë ditë, në pikën kufitare “Hani Hotit”, në Malësi të Madhe, forcat kufitare vranë 17 vjeçarin Pëllumb Pëllumbi, gjatë përpjekjes së tij për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të ish Jugosllavisë. Vrasja e 17 vjeçarit Pëllumbi zgjoi revoltën e të rinjve shkodranë, të cilët dolën në rrugët e qytetit duke protestuar me thirrje kundër diktaturës dhe regjimit të kohës.

Zenel Drangu, i cili drejton Shoqatën e ish të Burgosurve Poltikë në Shkodër tha se diktatura komuniste, në fundin e saj, i mashtroi të rinjtë dhe i vrau në kufi ndërsa tentonin të shkonin drejt lirisë.

“Në vitin 1990 ndryshoi ligji. Nga 10-25 vite burgim që ishte për tentativë arratisje, ndryshoi në kalim të paligjshëm që dënohej 3-5 vite burgim. Atëherë, shumë të rinj vendosën që ta provojnë fatin, por e keqja ishte se i kapën në kufi, i kapën gjallë dhe, mbasi i torturuan, i vranë”, thotë ai.

Në maj të vitit 1990, Gjekë Beqi së bashku me vëllain e tij Vatë Beqin tentuan të kalojnë kufirin, por forcat kufitare i diktuan dhe qëlluan ndaj tyre. Gjeka u plagos ndërsa vëllai i tij u vra.

“Me 18 maj, duke u arratisur për në Jugosllavi bashkë me vëllain tim, të cilin e kanë vra po atë ditë përpara meje, unë u plagosa dhe përfundova në spital. Të gjithë këtu ishin të burgosur, ishte një burg i madh 28 mijë kilometra. Po disa nuk e duronin këtë lloj burgu, disa e pësuan fatalisht si vëllai im dhe Pëllumb Pëllumbi”, thotë ai.

Gjeka tregon se si regjimi i kohës, në përpjekje për të frenuar arratisjet e të rinjve jashtë kufijve, përdori dhunë, vrasje dhe masakra, duke terrorizuar shqiptarët që kërkonin të iknin drejt lirisë.

“Dy djem të rinj, Dodë Gjerkajn dhe Gjon Kumbullakun, i kanë vrarë në kufi në Pentar, i kanë lidhur mbrapa në spondat e makinës ushtarake dhe kanë terrorizuar gjithë qytetin e Shkodrës, duke i thënë qytetarëve dhe kalimtarëve të rrugës se kështu jua bëjmë atyre që tentojnë të ikin”, thotë ai.

Drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Zenel Drangu, i cili vuajti shumë vite në ish burgun famëkeq të Spaçit, pas tentativës për arratisje, apeloi për gjetjen e vendvarrimit të shumë shqiptarëve, të vrarë nga diktatura për shkak të bindjeve politike.

“500 të vrarëve ende nuk ju janë gjetur eshtrat. Pra, një apel qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të tregojë ku është kryer vrasja e tyre, ku i kanë groposë, pasi është e drejtë e familjarëve që të kenë një varr dhe të çojnë një tufë lule”, thotë ai.

Gjatë viteve të diktaturës, duke filluar nga vitit 1949, rreth 1000 shqiptarë u vranë në kufi, ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht jashtë vendit në kërkim të lirisë. Vetëm në vitin 1990, kur diktaturës po i vinte fundi, u vranë në kufi 54 persona, pjesa më e madhe të rinj e të reja

Ç’po ndodh me ligjin për pronën, 25 mijë pronarë presin kompensimin ose….

Zbatimi i ligjit për kompensimet e pronave, ka qenë një ligj që pronarët ose nuk e kanë ndjerë ose e kanë arritur me shumë mund e shpenzime, edhe pse mund ta kenë patur pronën me vendime gjykatash.

Nga 25 mijë pronarë në pritje për të marrë atë që iu takon, në harkun e vitit 2023 kanë aplikuar vetëm 329 prej tyre. Sakaq, puna e gjithë institucionit është përmbyllur me vetëm 9 dosje të ekzekutuara, gjysma e të cilave të ardhura si aplikime me kërkesë të veçantë ku shteti është ai që përfiton më shumë se pronari.

Një pengesë kryesore, sipas juristëve, kanë qenë betejat ligjore të institucionit që kanë pezulluar procesin e kompensimit. Në raportin vjetor të Agjencisë së Trajtimit të Pronave evidentohet se 2/3 e fondit të parashikuar për kompensimin e pronave nuk është ezauruar duke e kaluar fondin e mbetur prej 2.3 miliardë lekësh në buxhetin e Financave.

Ndryshe nga sa mund të thuhet për numrin e aplikimeve, ankesat e regjistruara janë me mijëra. Sipas raportit të auditit, brenda një viti janë depozituar 2.216 ankesa qytetarësh përmes platformës e-Albania për trajtim dosje me specialistin si dhe kërkesë për statusin dhe problematikat e dosjes.

 

Çfarë po ndodh me ligjin për pronën?

Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimit për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral. Pra, bëhet fjalë për ato familje që kanë patur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimit rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10% të vlerës së kompensimit. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer. Nëse me ligjin e mëparshëm këto familje konsideroheshin të kompensuara, me skemën e re do të marrin 10% të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer.

Teksa janë me mijëra qytetarët që nuk po arrijnë dot të zgjidhin problematikën e pronësisë së pasurive të paluajtshme, duke kërkuar zgjidhje nga shteti, si për ironi ky i fundit duket se është i zënë në të njëjtin “çark”.

Por problemi me pronat është dëgjuar rëndom të ketë individi por që dhe vet shteti të kishte probleme me pronat e tij kjo nuk ishte menduar ndonjëherë.

 

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka dalë në përfundimin se nuk ka një inventar të plotë të pasurive shtetërore dhe publike, ndërkohë që procesi i regjistrimit të tyre është shumë larg objektivave.

Audituesit nënvizojnë se nga sektori i procedurave të transferimit të pronës shtetërore, për institucionet qendrore dhe ato në varësi të tyre që nga viti 2003 deri në 2022, janë miratuar 82 VKM, ndërsa për institucionet e pavarura janë miratuar 6 VKM.

“Në nivel qendror, referuar listave të miratuara në Republikën e Shqipërisë rezultojnë përafërsisht 16,572 prona, nga të cilat 11,385 prona i përkasin Shoqërive Anonime, me aksionarë shtet. Në total rezulton se nga 16,572 prona shtetërore të miratuara nëpërmjet 88 VKM-ve, vetëm 1302 prej tyre janë regjistruar ose 9%. Raportimi i shifrave në lidhje me pasuritë shtet bëhet përmes emërtesës “pronë”, por duhet theksuar se një pronë e pasqyruar në listat e inventarit të institucioneve shtetërore mund të përbëhet nga disa pasuri,” thuhet në raport.

Shkak për këtë situatë duket se janë kostot që shoqërojnë procedurën e regjistrimit të një prone. Për çdo procedurë pranë Kadastrës duhet të paguash një tarifë dhe kjo ngarkesë vlerësohet e papërballueshme nga bashkitë.

“Nga auditimi rezulton se pengesa kryesore në regjistrimin e pasurive shtetërore nga ana e bashkive është tarifa e regjistrimit. Transferimi i pronave me Vendime të Këshillit të Ministrave nuk është shoqëruar edhe me asistencë financiare, përmes përfshirjes së këtyre fondeve në fondin e pakushtëzuar apo në fondet specifike që bashkitë marrin për funksione të caktuara. Ndryshimet e reja ligjore, konkretisht Ligji 20/2020 ndonëse i kushton një rëndësi të veçantë në Kreun IV përditësimit, inventarizimit, transferimit dhe regjistrimit të pronave shtetërore, në nenin 43, parashikon se tarifa e regjistrimit për institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jetë e reduktuar. Por, ky përcaktim ligjor nuk është i reflektuar në Vendimin nr. 389, datë 13.5.2020 “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”, duke mos përcaktuar në asnjë dispozitë sesi do të bëhet ky trajtim i diferencuar përmes tarifave të reduktuara dhe në ç’masë do të jetë kjo tarifë,” thuhet në dokumentin e KLSH-së.

 

Lidhur me këtë problematikë është rekomanduar që së pari të jetë ASHK ajo që duhet të marri masa për të përcaktuar nivelin e reduktuar të tarifave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore, duke e vlerësuar këtë nivel në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore në Ministrinë e Financave, me qëllim që pagesa e këtyre tarifave të mos krijojë kosto të mëdha për buxhetet e bashkive.

Nga 260 000 prona shtetërore në territorin e Shqipërisë, 115 000 u janë transferuar institucioneve vendore e qendrore, por prej tyre vetëm rreth 20 000 rezultojnë të regjistruar në Kadastër.

Me kalimin e viteve, me transformimin e ekonomisë, me ndryshimet ligjore, me rritjen e numrit të trashëgimtarëve, gjërat në vend të marrin zgjidhje kanë pësuar komplikime të reja. Rasti i Nik Palokajt, që ia ka kushtuar 20 vite kësaj çështjeje është vetëm një prej atyre që sorollatet dyerve të institucioneve, pa mundur të shohë pronën e tij të lirë dhe të mund të ndërtojë aty atë që ka ëndërruar.

Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në të gjithë Shqipërinë

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë falur gjatë mëngjesi të sotëm Kurban Bajramin.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për myslimanët.

Kjo është një ditë e mëshirës, faljes dhe sakrificës. Kurban Bajrami njihet ndryshe edhe si dita e “Flijimit”.bw

Ministria e Financave publikoi raportin, si nuk po justifikohen dot pagesat për inceneratorin e Tiranës

Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare, por për disa objekte si inceneratori i Tiranës raporti u ndal vetëm te pagesat pa shpjeguar se çfarë punimesh janë bërë në objekt.

Raporti Vjetor i Përmbledhur (RVP) është një dokument i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që përfshin mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të ecurisë dhe performancës financiare dhe jofinanciare të kontratave të koncesionit/PPP i cili synon të sigurojë për risqet kryesore fiskale nga kontratat e koncesionit/PPP janë identifikuar dhe raportuar në mënyrë sistematike. Por për shumë nga kontratat informacioni është i pjesshëm vetëm për pjesën e pagesave pasi autoritetet kontraktore hezitojnë të çojnë informacion të Ministria e Financave.

Inceneratori i Tiranës që është një çështjet me të bujshme të korrupsionit që ka çuar pas hekurave zyrtarë të lartë dhe ish ministria.

Ministria e Financave sqaroi se me vendimin të datës 28.07.2023 tё Gjykatës sё Posaçme tё Shkalles sё Parё pёr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ёshtё vendosur masa e sekuestros pёr pasuritё e shoqёrisё “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k dhe shoqёrisё “Integrated Technology Servis” sh.p.k, shoqёri tё cilat administrohen nga Agjencia e Administrimit tё Pasurive tё Sekuestruara dhe Konfiskuara, nё zbatim te legjislacionit nё fuqi pёr administrimin e pasurive tё sekuestruara dhe konfiskuara.

Me ketë tagër Agjencia e Pasurive të Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Brendshme, do të duhet të zhvillojë punimet në objekt përderisa merr financimet ose t’i riktheje serish fondet në buxhet. Agjencia e Pasurive të Konfiskuara e cila në ombrellën e saj ka një seri biznesesh shtetërore dhe private për të administruar po merr fondet buxhetore teksa objekti nuk po ndërtohet. Nga ky institucion nuk ka të dhëna se çfarë bëhet me pagesat, ndërsa në raportin e financave jepet raportimi i Autoritetit Kontraktor.

Sipas skedës aktuale të koncesionit për inceneratorin e Tiranës, Autoriteti Kontraktues i këtij koncensioni janë : Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Autoritet i Përfshirë është Bashkia e Tiranës dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore Qarku Tiranë (shiko tabelën e mëposhtme)

Vlera e investimit është 17,1 miliardë Lekë dhe Data e fillimit të kontratës është 31 Gusht 2017. o Kohëzgjatja e kontratës është 30 vjet dhe faza aktuale e projektit cilësohet “Ndërtim & Operim”.

Të dhënat e tjera nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).

Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

Deri në mes të prillit janë paguar 30% e fondeve të planifikuara këtë vit për inceneratorin, teksa fondet për investimet kapitale thuajse janë bllokuar.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 2,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të dhënat referojnë se përveç fondeve për investimin e inceneratorit, kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.

Bashkia e Durrësit përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.

Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve./Monitor

Avokati i liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi del nga koma- Ja si paraqitet gjendja e tij

Burime për Syri bëjnë me dije se avokati i liderit të opozitës ka dalë nga koma.

Mjekët kanë ulur dozën e ilaçeve dhe e kanë nxjerrë nga koma. Sipas burimeve ai ka reaguar pozitivisht.

Kujtojmë se avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht nga disa persona teksa linte djalin në kopësht.

‘Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit’- Berisha: Librin tani do e gjeni edhe në Amazon

Nga Sali Berisha

Një libër në Amazon.

Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit- Rasti i ish-kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga non-grata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal”, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle).

Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptarë”. Ftoj bashkëkombësit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik, një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizojë.

Dear friends, the book “TRANSNATIONAL CORRUPTION AND CANCEL CULTURE – THE CASE AGAINST ALBANIAN EX-PM SALI BERISHA: From US and British non grata to political illegal court prosecution,” is now available on Amazon.com as an ebook (Kindle).

The book’s price has been set at the lowest, $1.99 (since this platform does not allow placement of free products) and the revenue generated from sales will go to the Albanian Children Foundation.

I urge the Albanians in America, Great Britain, Canada, Australia, and everywhere in the Diaspora to distribute this book to foreigners so that their friends and those of Albania will know the truth of what is happening in their country, one of the most pro-Western nations in the world. There are two steps to establishing a dictatorship: the political arrest of the opposition leader and the outlawing of a country’s main opposition political party. The first with the support of transnstional corruption had happen and for the second the head of Albania’s narco state Edi Rama is doing every effort.

Image

Nga arresti shtëpiak, Berisha kërkon interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama

Burime pranë Kuvendit, komfirmojnë për gazetarin Osman Stafa se Sali Berisha ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekretë. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

A do të thotë kjo se Sali Berisha mund të dalë nga shtëpia e tij dhe të vij në Kuvendin e Shqipërisë ne seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë? Kjo mbetet për tu parë nesër. Nga ana tjetër është artikuluar se Sali Berishës i përfundon mandati në 21 qershor, pasi ka 6 muaj pa qënë në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.

(Balkanweb)


Send this to a friend