VOAL

VOAL

Një avion misterioz gjendet në brigjet e Drimadhës në jug të Shqipërisë (fotot)

Një avion është gjetur dhe fotografuar në bregdetin e plazhit të Drimadhës në jug të Shqipërisë.
Fotot e avionit janë publikuar në rrjetet sociale nga banorët e zonës. Avioni i vogël është “modifikuar” me goma për të qëndruar edhe mbi ujë, por ende nuk dihet se çfarë kërkon një avion i tipit luftarak në mes të bregdetit shqiptar. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje misterioze.

Për Bindjen Demokratike dhe Partinë Demokratike – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Ditët e fundit, opinioni ynë publik është njoftuar për krijimin e një partie të re politike. Emri i saj është Bindja Demokratike. Nismëtarët janë të gjithë të ardhur nga Partia Demokratike. Besoj se askush nuk është zënë në befasi nga ky lajm. Është një skizmë e shfaqur dy vjet më parë, saktësisht në maj 2017, kur Partia Demokratike publikoi listat e saj të kandidatëve për deputetë dhe ka ardhur vazhdimisht vetëm duke u acaruar. Por vetëm tani mori formën institucionale të një formacioni politik. Në këtë kuptim, unë mendoj se ky është një lajm i mirë për opinionin publik, sigurisht është një lajm i mirë për nismëtarët, por, e them me bindje se është një lajm i mirë edhe për vetë Partinë Demokratike.

Ky aspekt i fundit ka nevojë për një sqarim të vogël: Kush më shumë e kush më pak, nismëtarët e grupit themelues, me në krye Astrit Patozin, janë të gjithë figura të zëshme për opinionin publik. Gjatë këtyre dy vjetëve, secili veç e veç, ata kanë qenë pjesë e kritizerëve më të rreptë ndaj PD-së. Nganjëherë, madje, edhe më të rreptë se Partia Socialiste. Kritika dukshëm të zhbalancuara krahasuar me shigjetat që lëshonin ndaj Kryeministrit Rama. Nga ana tjetër, PD, si forcë e strukturuar politike, e kishte praktikisht të pamundur të ndërtonte një sjellje adekuate ndaj tyre. Ajo nuk mund të hynte as në polemika me ta, siç nuk mund të hyjë në mënyrë sistematike një parti e madhe politike në polemika me të gjithë individët që e kritikojnë, nuk mundej as të shtronte me ta një rrugë dialogu dhe bashkëpunimi për arsye se ata kishin një kusht të papranueshëm e që ishte largimi i Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Bindja ime, nisur vetëm nga interesi publik, qysh në korrik 2017, ka qenë se ata duhej të krijonin partinë e tyre, gjë që ia kam shprehur miqësisht edhe Astrit Patozit, e kam shprehur edhe publikisht.

Ja ku u hodh edhe ky hap vendimtar. Vetëm tani Patozi dhe miqtë e tij kanë mundësi të bëjnë politikë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Deri tani ata vetëm kanë folur për politikën. Dhe kanë folur madje jo gjithmonë me gjakftohtësinë që do të kërkonte një ligjërim serioz politik. Me programin që do ta hartojnë pa vonesë, ma merr mendja dhe me sjelljen e tyre politike në vazhdim, ata duhet të tregojnë sa më shpejt se frymëzimi i tyre nuk është inati kundër Lulzim Bashës, Partisë Demokratike apo qoftë edhe kundër Sali Berishës. Po nuk e arritën këtë perceptim nga ana e publikut, me siguri e them se dështimi i tyre është i sigurt. Kur dështoi Gramoz Pashko e Arben Imami me Aleancën Demokratike apo Genc Pollo e Dashamir Shehi me Partinë e Re Demokratike, nuk shoh arsye pse nuk do të dështonte Astrit Patozi me Bindjen Demokratike. Unë nuk e dëshiroj dështimin e tyre. Dhe aq sa kuptoj unë nga politika, jam i bindur se suksesi i Bindja Demokratike nuk e cenon aspak suksesin e pritshëm e të dëshirueshëm të Partisë Demokratike. Përkundrazi. Dhe ja sepse: përvoja me skizmat e mëparshme më mëson mua se grupet e shkëputura nga PD, për të dalë “shtëpi” më vete, nuk kanë mundur kurrë të marrin me vete pjesë substanciale të elektoratit demokrat. Por, duke u konsumuar në sharje e në denigrim ndaj PD-së, ato e kanë tërhequr, megjithatë, PD-në në polemika të dëmshme, duke i marrë asaj pjesë të energjive politike dhe komunikative, që do të duhej t’i harxhonte në luftën politike me kundërshtarin e vet kryesor që ka qenë dhe është Partia Socialiste.

Kjo është arsyeja parimore pse unë këshilloj që Partia Demokratike si institucion, por edhe çdo demokrat individualisht nuk duhet t’i kushtojnë Bindjes Demokratike vëmendjen që meriton një kundërshtar i rrezikshëm. Shumë, shumë ata duhet të shohin në këtë rast lindjen eventuale të një konkurrence, e cila ka dobinë e vet edhe për një parti të madhe, siç është Partia Demokratike, në qasjen ndaj elektoratit gri, i cili, siç del edhe nga sondazhet serioze, përbën sot më shumë se gjysmën e elektoratit aktiv. Çdo sjellje tjetër nga ana e demokratëve do të nxirrte në pah vetëm një sedër të tepruar, të lënduar e që politikisht nuk do t’i prishte asnjë punë Edi Ramës. Do të jetë kjo forcë e re politike një opozitë fasadë për Edi Ramën apo një opozitë reale, këtë do të mund ta tregojë vetëm Astrit Patozi me bashkëpunëtorët e vet dhe jo ne, demokratët, me fjalët tona. Elektorati gri, i cili nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij për votën, do të gjykojë mbi faktet për të krijuar bindjen e vet, dhe jo mbi denoncimet tona, sado këmbëngulëse të jenë këto denoncime. Meraku im në këtë rast është që Partia Demokratike të mos lodhet kot, ndërkohë që ka përpara sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkojnë nga ajo shumë energji si dhe përmirësim të vizionit dhe të aksionit të asaj të përditshëm politik.

Kjo që po them unë nuk synon aspak një pajtim midis Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit. Si demokrat i vjetër dhe si qytetar thellësisht i shqetësuar për gjendjen e rëndë ku e ka katandisur vendin qeverisja e korruptuar e Edi Ramës, unë po përpiqem thjesht të tërheq vëmendjen, sa nuk është vonë, te një e keqe që na ka bërë, pak a shumë, dëm në të shkuarën, duke e shfokusuar gjithsesi luftën tonë politike. Askush nuk e ka monopolin e opozitës, i madh apo i vogël qoftë ai. Aq më tepër në kontekstin e zhvillimeve të sotme. Rëndësinë e vet si opozitar e përcakton secili vetë, me të vërtetat që thotë dhe alternativën që i ofron mbarë shoqërisë. Kjo i nevojitet sot Shqipërisë.

“Nuk jam unë ‘daja” që kërkoni”, flet i arrestuari për grabitjen në Rinas

I arrestuari i gjashtë për grabitjen në Rinas hedh poshtë akuzat e prokurorisë. Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Ragip Hajdini, për policinë i njohur si ‘daja’ i dëshmisë së Alkond Begasit ka mohuar çdo lidhje me grabitjen. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për “BalkanWeb” se ai ka deklaruar se ka njohje me familjen e Admir Murataj dhe madje se kishte qenë edhe në varrim.

 

Hajdini ka thënë se nuk është ‘daja’ që kërkon policia, pavarësisht se thërritet me të njëjtën nofkë dhe se ka pamje filmike që tregojnë se ku ka qenë ditën e grabitjes.

“Kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Muratajt, kam njohje me vëllain e tij. Por nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni. Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi”, është shprehur Hajdini.

Ai ka kërkuar edhe ballafaqim me dëshmitarin e drejtësisë Alkond Bengasin për të verifikuar se nuk është ai personi i dyshuar. “Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar”, ka thënë Hajdini. BW

PD dënon sulmet ndaj Agron Tufës: U frymëzuan nga ish-oficerët e Sigurimit që drejtojnë Policinë, SHISH dhe drejtësinë

Partia Demokratike ka denoncuar sulmet që po i behën  Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe kreut të saj, Agron Tufa.

Me anë të një reagimi zyrtar PD thekson se  procesi i dekomunistizimit nuk duhet të ndalet nga përpjekjet e Edi Ramës.

 

PD thekson se ky Institut është i vetmi i pavarur dhe që po punon për ët zbuluar të vërtetën e krimieve të komunizmit, ndërkohë që maxhoranca ka ndërmend që ta shkrijë atë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike denoncon veprimet e Edi Ramës me sulmet ndaj Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ndaj Bordit të Institutit, si dhe ndaj drejtorit ekzekutiv Agron Tufa për shkakun e vetëm, se ky institucion i pavarur po punon për të zbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit.

Linçimi publik, fyerjet raciste qe bien ndesh me kushtetutën, kundër drejtuesve të këtij institucioni të pavarur nga bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës dhe mosdistancimi i tij prej tyre, tregojnë se Edi Rama është organizator i sulmeve.

Në këto 6 vite të drejtimit të Shqipërisë nga Edi Rama, enverizmi ka forcuar pozitat e tij në vend. Këngë, filma, dokumentarë, simbole e xheste publike që glorifikojnë diktatorin komunist Enver Hoxha dhe regjimin e tij çnjerëzor, janë kthyer në normalitet gjatë qeverisjes së Ramës.

Sulmi ndaj këtij Instituti është i frymëzuar nga ish-oficerët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë marrë drejtimin e Policisë, të Shërbimit Informativ dhe të organeve të reja të drejtësisë.

Rilindja e luftës së klasave kundër profesionistëve si Agron Tufa, që po përpiqen të vendosin një tullë në procesin e dekomunistizimit dhe lustracionit të shoqërisë, është pjesë e luftës primitive politike për të goditur çfarëdolloj kritike e opozicioni në vend.

E kaluara diktatoriale duhet të zbardhet krejtësisht. Dekomunistizimi i shoqërisë është një prioritet absolut në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk duhet të ndalet nga përpjekjet e Edi Ramës për t’i imponuar Parlamentit shkrirjen e të vetmit Institut të pavarur për Studimin e Krimeve të Komunizmit.

“Test droge për Presidentin, kryeministrin dhe deputetët”, 12 kërkesat e aleatëve të Bashës

Përmes një deklarate për mediat, partitë e vogla të qendrës së djathtë në Shqipëri propozuan një platformë prej 8 pikash për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Pasi njoftuan se ditën e nesërme presin një tryezë nga Presidenti i Republikës, PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhe PAA, kërkojnë një qeveri tranzitore, e cila do të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme.

Aleatët e PD, duan që data e zgjedhjeve të bëhet 6 muaj përpara zgjedhjeve.

Platforma për Marrëveshje Kushtetuese

Duke vlerësuar se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe e paprecedent, sistemi ynë kushtetues Republikë Parlamentare, pothuaj ka rënë tërësisht dhe transformuar në Republikë e Kryeministrit Rama;

Duke u ndodhur përballë pamundësisë politike dhe ligjore për të ndalur veprimet antikushtetuese të qeverisë dhe mazhorancës socialiste për mëse 2 vjet, për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese;

Duke vlerësuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, si mundësi për krijimin e një drejtësie të pakorruptuar dhe të pavarur, por që u deformua qëllimisht nga Rama, për ta kontrolluar politikisht, me pasoja të rënda mbi të drejtat e qytetarëve, për shkak të pamundësisë së tyre për gjykimin në kohë të mijëra çështjeve administrative, civile dhe penale, mungesa e një procesi të drejtë gjyqësor, për shkak të mos funksionimit për mëse 2 vjet të Gjykatës së Lartë (duke dysfishuar numrin e dosjeve që presin për gjykim).

Duke vlerësuar me shqetësim gjendjen e rëndë në vend, korrupsionin masiv, trafikun e drogës, përhapjen dhe fuqizimin e krimit shqiptar, siç vlerëson edhe raporti i fundit i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit);

Konstatimi se këto grupe kriminale në shumë qarqe të vendit, jo vetëm janë të paprekshëm, por zotërojnë potencial njerëzor aktiv kriminal dhe kontrollojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe investimeve publike të lidhura me korrupsionin qeveritar;

Duke dënuar kontrollin politik mbi Prokurorinë, në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe mos hetimin e krimeve elektorale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve nga grupe kriminale dhe kartelet e drogës, në marrëdhënie dhe shërbim të pushtetit absolut të Ramës;

Duke vlerësuar se eksodi masiv ka marrë përmasat e një spastrimi të shqiptarëve, me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe sociale;

Duke konstatuar se në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 janë regjistruar vetëm parti politike të mazhorancës, si dhe përpjekjet e Ramës për të organizuar zgjedhje farse, me qëllim që të krijojë idenë false se zgjedhjet do të jenë “konkuruese”, përballë Opozitës dhe qytetarëve nga ana tjetër, të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farse, tentativën e qeverisë për një krim elektoral me pasoja shkatërruese për vendin, e cila do të çonte në një përplasje me pasoja për vendin dhe Unitetin e Popullit.

Partitë tona të Qendrës së Djathtë, në respekt të marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jashtë ndikimit të grupeve kriminale dhe qeverisë të lidhur me to, të angazhuar për t`a kthyer vendin në binarët kushtetues dhe plotësuar detyrimet e vendosura nga BE:

Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:

1- Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.

Neni 1 i Kushtetutës sanksionon se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit.

• Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e Administratës Shtetërore.

• Kontrolli mbi territorin dhe procedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.

• Procedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve.

• Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe pajisjen e qytetarëve me karta.

• Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve.

2- Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakordësi politike.

Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar.

3- Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve.

4- Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sistemi zgjedhor dhe votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës.

5- Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.

6- Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.

7- Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre.

8- Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.

9- Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.

10- Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.

11- Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.

12- Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit.

Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësur pjesën më të madhe të popullsisë.

Partitë tona angazhohen në dialog me forcat e tjera politike, duke qenë të hapur për qëndrimet dhe gjykimet e tyre.

Raporti – Sekretet e Arta Markut e Donika Prelës dhe viza amerikane

Procesi i Vettingut ka futur në sitë edhe drejtuesit e lartë të Prokurorisë shqiptare. Të parët që iu nënshtruan ishin kryeprokurorja Arta Marku dhe Donika Prela, drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Si Marku, ashtu edhe Prela morën një vendim pozitiv nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kaluar procesin vlerësimit.
Gazeta SI ka siguruar raportet sekrete të Grupit të Punës së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për Arta Markun dhe Donika Prelën, e para që synon të jetë sërish Prokurore e Përgjithshme dhe e dyta që të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion e njohur ndryshe me emrin SPAK.

 

Sekretet e Donika Prelës
Në raportin sekret, DSIK vë në dijeni se Donika Prela (Prenga) i është refuzuar viza Amerikane, gjë që është pasqyruar në Deklaratën për Kontrollin e Figurës nga vetë subjekti i vlerësimit.

“Këtu theksojmë faktin që në Deklaratën për Kontrollin e Figurës është plotësuar nga subjekti i rivlerësimit në datën 27.01.2017, ndërsa refuzimi është me 8.06.2010. Ndodhemi përpara rrethane lehtësuese ku subjekti i ka deklaruar dhe gjithashtu referuar pikës 2, të nenit “DH” periudha e rivlerësimit mbulon periudhën që nga janari 2012 e në vazhdim.

Gjithashtu theksohet se ky fakt duhet të merret në konsideratë në kompleksitetin e vlerësimit të figurë së Prelës, duke vënë në dijeni edhe faktin se vendimi i ambasadës së SHBA-së merret si një standard për pastërtinë e zyrtarëve shqiptarë.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë në SHBA shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesional të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA-së kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedure të imtësishme dhe të besueshme vettingu. Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA ka deklaruar se do ta përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës”, thuhet më tej në këtë raport.

Gjithashtu DSIK bën të qartë se raporti i Grupit të Punës i dhjetorit 2017 është përpiluar pa përgjigjen e një prej 3 autoriteteve Verifikuese, konkretisht të Shërbimit Informativ të Shtetit. Gjithsesi mbi bazën e informacioneve që disponon grupi i punës vlerëson se “për Donika Prelën nuk administrohen prova, informacione konfidenciale, apo informacione të tjera nga të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar”.

Më tej theksohet se Grupi i Punës konstaton përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Çështja e refuzimit të vizave nuk është përmendur ndaj seancës dëgjimore që zhvilluar me Prelën. Ndërsa në vendimin e zbardhur nga KPK përmendet se bashkëshorti i Donika Prelës kishte marrë hua me qëllim për aplikimin për vizë amerikane, por e padeklaruar. “Mosdeklarim i huamarrjes në shumën 1,000,000 lekë ndaj shtetasit Gj. P.,për efekt të pajisjes me vizë, në deklaratën e interesave private periodike vjetore, 2010. Huaja private në shumën 1,000,000 lekë është marrë nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit z. V. P. nga djali i xhaxhait të tij Gj. P., më datë 2.6.2010, me qëllim depozitimin në bankë për shkak të aplikimit për vizë amerikane. Shuma është depozituar më datë 3.6.2010 nga bashkëshorti pranë Bankës Kombëtare Tregtare, Tiranë, ku është pajisur dhe me vërtetimin me nr. *** prot., datë 3.6.2010 lëshuar për Ambasadën Amerikane. Kjo shumë është tërhequr më pas nga banka në dy këste, më datë 7.6.2010 dhe datë 9.6.2010 dhe i është është kthyer shtetasit Gj. P. nga ana e bashkëshortit të subjektit”, thuhet në faqen 15 të vendimit të KPK-së.

Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë seancës dëgjimore në KPK pati një përplasje jo të vogël me vëzhguesin ndërkombëtar të ONM-së, Theo Jacobs, sa i përket deklarimit të të ardhurave të bashkëshortit dhe mungesës së pagesës së sigurimeve shoqërore.
Përfaqësuesi i Opinionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, në seancën dëgjimore, e pyeti Prelën se pse i shoqi është paguar me para në dorë. “Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në dorë dhe a ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por dua të di nëse nuk janë paguar taksat ose jo. Kjo më lë shije të keqe. Unë fokusohem tek taksat”, – u shpreh Jacobs.

Ai kërkoi që kryeprokurorja e Krimeve të Rënda ta ndihmonte për të kuptuar nëse i shoqi ka shmangur pagesën e taksave dhe nëse është bashkëpunëtor apo viktimë.

Në përgjigjen e saj Prela tha se i shoqi ka bërë kontrata të rregullta me pagë neto dhe detyrime dhe se ai i është përmbajtur kontratave, por firma e ndërtimit sipas saj nuk ka respektuar detyrimet ligjore. “Nuk është rast i vetëm. Mosrespektimin e kontratave e bëjnë dhe institucione shtetërore. Tatimet nuk detyrojnë punëmarrësit të paguajë tatimet. Mbahen në burim nga punëdhënësi dhe paguhen prej tij. Të dëmtuar jemi ne. Por nuk kemi pasur qëllim të bëjmë pasuri të paligjshme”, – do të deklaronte prokurorja.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI-së, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. Gjithsesi KPK vendosi që të vendoste konfirmimin në detyrë të Prelës si prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vendim i KPK-së do të ankimohej nga Komisionieri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit më 10 prill të 2019-ës.
Raporti për Arta Markun

Gazeta SI disponon dhe raportin e Grupit të Punës për prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, e zgjedhur nga Parlamenti vetëm me 69 votat e socialistëve në dhjetor të 2017-ës.

Kryeprokurorja Marku rezulton në dokumentet e DSIK-së si një figurë e pastër dhe e pranueshme për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. “Për subjektin e rivlerësimit znj. Arta Ndrec Marku nuk administrohen prova, informacione konfidenciale apo informacione të tjera, nga të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte për papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Sa me sipër, Grupi i Punës konstaton përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i DSIK-së, Dorian Tola.

Arta Maku doli përpara KPK-së në korrik të 2018-ës. Vetë kryeprokurorja nuk preferoi që të ishte e pranishme dhe të përfaqësohej nga avokatja. Mungesa e Arta Markut në dëgjesën për vettingun ka rënë në sy të kryesueses së seancës Genta Tafa Bungo, që ka kërkuar nga avokatja e kryeprokurores sqarime për mos paraqitjen në këtë seancë.

Por edhe, vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë. Ai ka kërkuar më shumë sqarime dhe debat për çështjen e ngritur në seancë, që i referohet kohës që zonja Marku ka qenë prokurore në Shkodër në vitin 2016 dhe ka kërkuar arrest me burg për një shtetas me inicialet A.B. që akuzohej për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë është vlerësuar si ekstreme, nga relatorja.

“E kisha fjalën që prokurori duhet të sillte prova dhe shpjegime pse duhet të rrinte në burg personi, pse rrezikonte të kryente aksident, duhet ta provonte një gjë të tillë. Ajo që vlerësoj te ajo është që i arrestuari nisi gjyqin shume shpejt, pra dy javë pas arrestimit. Por masa e sigurisë nuk është e argumentuar me prova”, do të deklaronte Jacobs gjatë seancës dëgjimore. KPK vendosi më 4 korrik të 2018 konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Arta Marku, me funksion Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Komediani që nuk u bë dot Kryeministër. Ndau njerëzit në ‘ne’ dhe ‘ata’. ‘Artisti’ dhe ‘Fallxhorja’ të rrinë jashtë… – Nga Enton Abilekaj

Ditë shiu. Njerëz me çadra dhe pa çadra larmojnë në sheshin e Elbasanit, ku një folës me xhup jeshil, me mikrofon në dorë sundon skenën me mjeshtrinë e një Showman-i.

 

Qeshin, duartrokasin. Ai e ndërpret fjalën për t’i respektuar ata që po e adhurojnë. Pastaj rifillon me batutë që të shtojë të qeshurat dhe duartrokitjet, por asgjë.

Nuk qëlloi këtë herë, hidhet me vrap tek serioziteti që të justifikojë dështimin. Kur të qeshurat rifillojnë, në fytyrën e tij rikthehet shprehja e vetëbesimit; pak buzëqeshje ironike, lëvizje e pakontrolluar e syve dhe një ngacmim më dikë nga turma.

Performancë e pakrahasueshme. Një “One Man Show” apo “Stand up Comedy” që, megjithëse sundon me hir dhe me pahir sheshet e qyteteve prej 6 vjetësh, ka ende pjesëmarrje, vëmendje dhe ndjekës.

Nuk është një komedian mediokër që tenton të shkojë në krye të shtetit, është një kryetar qeverie që kërkon të shkojë në krye të Komedisë.

E çuditshme, e rrallë, por e vërtetë. ..

Nuk është çudi që ata njerëz që nuk përfitojnë dot nga 3 ditët e pushimit për t’u larguar në fundjavë, nuk kanë para për të dalë as gjysmë dite nga qyteti, nuk kanë as kinema as teatër as estradë, dynden aty për tu englendisur falas me shfaqjen e njeriut më të ngeshëm të këtij vendi, Edi Ramës.

Ne dhe ata janë personazhet kryesore të spektaklit të humorit në shesh. Personazhi “ne” është pozitiv, personazhi “ata” është negativ. Ndonjëherë personazhi pozitiv ndërron emër, “ne” bëhet “unë”, negativët mbeten “ata”.

Ndërsa ai flet dhe përpiqet që me aftësinë e kufizuar për të bërë humor të bindë njerëzit, mendja të shkon vite më parë, atëherë kur ky komedian në tentativë, ishte në ditët më të zeza politike.

Ishte viti 2011, kur botonte librin “Kurban”.

Sapo i kishin marrë me procedurë fitoren e Bashkisë së Tiranës, miku dhe mentori i tij Koço Kokëdhima po e quante publikisht të paaftë për të ardhur në pushtet, ndërsa glorifikonte kundërshtarin e tij të majtë, Ilir Metën.

Megjithëse nuk ishte fajtor për situatën, nuk ishte vetëm Kokëdhima që mendonte se ai nuk do të arrinte të bëhej kurrë Kryeministër.

Ishte një dyshim i përhapur që iu shndërrua në presion dhe më pas në obsesion. Derisa u dorëzua, ndërmjetësoi me Ilir Metën, firmosi marrëveshjen e 1 prillit dhe ardhi në pushtet.

Dukej si bast i fituar, përkundër skeptikëve, Edi Rama do të bëhej kryeministër.

Fiks 6 vjet e 26 ditë pas 1 prillit të famshëm, aty në shesh, ai vetë, po aq i gjatë, pak më i moshuar – jo domosdoshmërisht më i pjekur, ka njoftuar një takim si Kryeministër.

Shoqërohet me gardën si Kryeministër, me makinat shtetërore si Kryeministër, me televizionin që paguhet me taksat e shqiptarëve si Kryeministër, me drejtorët rajonalë që e rrethojnë si Kryeministër.

I ka të gjitha që i duhen për t’u quajtur Kryeministër, përveç punës, mendimit dhe komunikimit.

Në mes të sheshit, përballë kamerave, është ai që i ndan njerëzit në “ne” dhe “ata”, shan kundërshtarët, deputetë, pedagogë, student, votues.

Stigmatizon jetën personale të gjithkujt që e kundërshton apo e kritikon.

Kur flet për krizën politike thotë “Artisti dhe Fallxhorja të rrinë jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë 61 bashki.”

Kur flet për shqiptarët që largohen thotë “Do bëjmë aeroportin që të vijnë çunat e Kukësit nga Londra sa më shpesh”. E ka fjalën për ata çunat që ikin 16 vjeç për t’u rekrutuar nga bandat e shpërndarjes së drogës dhe përfundojnë në burg me jetë të shkatërruar.

Kur flet për krizën ekonomike në një qytet të mjeruar ku të rinjtë ikin ose u dorëzohen bandave lokale për të mbijetuar, thotë që “Belshi me turizmin do rregullojë Elbasanin”.

(Aty gjen rastin të bëj humor me gropat e rrugës që ka rregulluar: Erjon Braçe do humbiste në ato gropa).

Kur flet për krimin që sundon qytetin, premton se do ta luftojë në të ardhmen, ndërsa ka 6 vjet që e stimulon me para dhe pushtet. Për ndotjen nuk flet se ka çuar inceneratorin klientelist për ta helmuar përfundimisht zonën.

Ai që flet në mes të sheshit, është një njeri që ka 6 vjet në pushtet, por asnjë ditë nuk u bë dot Kryeministër. Nuk foli asnjëherë për të gjithë shqiptarët, taksat e të cilëve i administron prej 6 vjetësh. Që kur mori pushtetin deri sot, vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “ne” dhe “ata”. Me stilin e një komediani që nuk u bë dot Kryeministër.

VIDEO/ Protestuesit bllokojnë Elbasan-Tiranë, tentuan të pengojnë Ramën. Përplasje fizike me policinë

Pritet sërish me protesta kryeministri Rama, kete radhe ne Elbasan.


Mbeshtetes te PD e protestues jane mbeldhur sot ne rrugen Elbasan-Tiranë, prane Bradasheshit, per te penguar kalimin e Rames, i cili shkon ne Elbasan ne vijim te turit te takimeve “Bashkia qe duam”.

Nuk kane munguar perplasjet e forta dhe tensionet mes protestuesve dhe policise, te cilet jane pare jo te pakte ne numer.

Te pranishem jane edhe forcat speciale, ashtu si u pa edhe nje dite me pare ne Shkoder, teksa Rama po shkonte drejt Malesise se Madhe.

 

Agron Tufa nxjerr dokumentet: Kundërshtari im ka prejardhje kufomash

Së fundmi Agron Tufa drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka pasur përplasje publike me deputetin Spartak Braho dhe ish-kuadrin e kampit të të burgosurve politikë nr.311 Qafë-Bari Pukë, Edmond Caja. Debatet kanë të bëjnë me rolet e këtyre dy personazheve në të kaluarën, pozicionet që kanë mbajtur gjatë komunizmit dhe së fundmi, Tufa ka nisur edhe procese gjyqësore për shkak të kërcënimeve që ka marrë pasi ka publikuar dëshmi e dokumente mbi këta dy emra. Në krah të Tufës në këtë debat kanë qenë edhe emra të tjerë ish-të përndjekur e ish-të burgosur që gjatë komunizmit i kanë njohur në kampe, burgje a përmes vendimesh këta emra. Gjatë ditës së djeshme, Tufa ka publikuar tri dokumente edhe për një tjetër emër, kundërshtar i tij. Tufa ka marrë përsipër të publikojë dokumentet që disponon për ata që kanë pasur poste në komunizëm dhe kanë ende në demokraci, e sidomos për ata që ende sulmojnë ish të përndjekurit. Kujtojmë se në Shqipëri pas rënies së regjimit nuk pati gjyqe që dënuan krimet e komunizmit.  

 

 

 

Nga Agron Tufa

Kundërshtari im qelbet erë. Se ka prejardhje kërmash. Kufomash. Dhe spiunllëqesh: shpifjesh, sajesash. Kur u bie kresë me dokument, ndodh reaksioni i pritshëm kimik: çlirojnë erë kërmash. Si Shaqir Bejto Faslia. Nuk është as një e dhjeta e bëmave të babait, të përlyer e zhyer me gjakun e shkodranëve dhe malësorëve të Kelmendit e krejt Malësisë së Madhe. I biri, Shaqo, ende pretendon se paska gëzuar respekt. Në realitet gëzon urrejtjen e krejt popullit të Shkodrës dhe Malësisë ku ka kryer krimet bashkë me Toger Babën e të tjerë gjaksorë. Edhe i biri, Shaqa, një komunist i zombifikuar, megjithëse qan vaktin e të atit, kryen “vrasje” të tjera me shpifje, gënjeshtra e përbaltje, të cilat ai ëndërron fort t’ia blejë ndokush. Sajon një situatë imagjinare, në gazetën Transheja e Kuqe, sikur më paska thirrur të më japë një mundësi përballjeje në një studio ruse, për t’ju përgjigjur kolegëve serbë dhe rusë! Dhe unë qenka trembur(!) O pika në b…! Dhe kush e thotë? Ai që i vuri tutiusin ambasadës sonë dhe u fsheh në sënduk. Le t’i lëmë lloqet se paskam shkuar keq me ish- bashkëstudentët e mi e sjellje të tjera jo të partishme. Kë ka si jallan shahit? Ia vë gishtin një të vdekuri, Jorgo Bllacit, bash atij që ishte relatori im i mbrojtjes së diplomës në Institutin e Letërsisë “Gorki” mbi krijimtarinë dhe përkthimin e poetit nobelist rus Josif Brodskij. Merr dëshmitar Jorgon, që rrinim bashkë, pinim e diskutonim. Shaqo e di se Jorgi i ndjerë, nuk ngrihet prej andej ku nuk kthehen, por prapë nuk e lë të qetë në prehjen e përjetshme. Ku i ra infarkt, për ditë me radhë Jorgo mua më pati te kryet dhe asnjë nga ambasada e Shaqës. Krenohet Shaqo ibriku se paska dhënë një a dy intervista. Ia kanë shkepur me zor, në gazeta të papërfillshme. Po ku qëndronte detyra e ambasadorit? Ku i ka deklaratat? Notat diplomatike? Zero! Gjithsesi e pranon Shaqa se shkrimi im është botuar (anipse në revistë “të qepur me tel”). Po Shaqa i vuri tutiusin ambasadës dhe u struk në benevrekë! Unë isha tek pullë, një djalosh që kërkoja një mundësi dhe arrita të botoj nga “Novoje vremja” (me pseudonim “Elez Isufi”) deri tek një revistë studentësh (ani pse e kapur me tel).

Tani ta presim shkurt: nga bërsitë e kalbura, nuk del raki e mirë. Kështu dhe Shaqir Bejto Faslia, vazhdoi rrugën e zombifikimit komunist, syri e veshi i Partisë, denonciator e spiun, për çka dëshmojnë dhe spiunimet e tij në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës. T’ia nisim nga ky zell lejfenist prej vigjilenti që i raporton kryekriminelit torturues Shyqyri Çokut (në DPB të Shkodrës). Të tjerat, avash-avash.

Meta thërret në takim krerët e partive të vogla

Presidenti Ilir Meta thërret të martën në një tryezë dialogu partitë e vogla. Një vendim i tillë vjen pas thirrjes së krerëve të këtyre të fundit një ditë më parë, fill pas takimin me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ishte kreu i PR-së, Fatmir Mediu ai që i bëri thirrje Presidentit të uleshin në një tryezë dialogu me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Mediu kërkoi edhe përfshirjen e Partisë Socialiste në këtë takim.

2 tonë kanabis, policia italiane gjen dy skafistët shqiptarë duke hedhur drogën 15 milionë euro

Dy tonë kanabis që vinin me gjasë nga Shqipëria janë interceptuar në det nga Guardia di Finanza e Leçes, e cila ka arritur të ndalojë skafin si dhe dy skafistët shqiptarë.

Mjeti lundrues i gjatë 10 metra dhe i pajisur me dy motorrë të fuqishëm është kapur gjatë natës në detin Adriatik. Madje kur autoritetet kanë shkuar pranë gomones kanë gjetur dy skafistët duke u mundurar të hedhin në det drogën.

Nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte një shifër prej rreth 15 milionë eurosh.

Agron Tufa: Nga 78 mijë partizanë, 265 drejtues janë përgjegjës për krime lufte

VOAL – Kreu i Institutit kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, sqaron se objekti i punës së këtij Instituti e lejon që të zbulojë dhe krimet e bëra nga komunistët gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Tufa shprehet se janë të vërtetuar nga arkivat komuniste 265 drejtues të Luftës, që kanë kryer krime gjatë periudhës së Luftës. Sulmin ndaj tij nga disa persona publikë, Tufa e lidh me faktin që Instituti ka kërkuar nga institucionet publike evidentimin dhe largimin nga puna të të gjithë ish-punonjësve të ish-Sigurimit të Shtetit, por shpreh keqardhje me ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj sulmeve publike që janë bërë ndaj tij prej gati një muaji.

Taulant Balla propozon që Veteranëve të LANÇ t’u jepet urdhëri Nderi i Kombit

Në kulmin e debatit që vijon prej javësh në gazetën Dita dhe së fundmi në disa media të tjera mbi veprimtarinë e një Instituti të financuar nga buxheti i shtetit që ka shpallur kriminelë lufte drejtuesit e LANÇ dhe himnizon veprimtarinë e kolaboracionistëve të L2B në Shqipëri, mazhoranca e majtë, deri tani e heshtur, ka bërë një lëvizje elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka dërguar një propozim Presidencës për t’i dhënë organizatës së Veteranëve të Luftës, urdhërin Nderi i Kombit.

 

Shkresa e cila është përcjellë për DITA nga deputeti Spartak Braho dhe mund të lexohet e plotë sot në versionin print të gazetës mban datën 24 prill.

Botimet e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) kanë shkaktuar reagime të forta publike, por qeveria dhe grupi parlamentar i PS deri tani kanë heshtur.

Zërat nga e majta politike kanë munguar me ndonjë përjashtim të rrallë.

Raportet mes kryeministrit Rama, kryetar i PS dhe veteranëve të LANÇ u krisën disa muaj më parë kur vetë kryeministri u angazhua në mbrojtje të hapur publike të Mit’hat Frashërit, ikonë e kolaboracionizmit shqiptar gjatë L2B, duke u kërkuar veteranëve të LANÇ “të ulnin kokën” përpara veprës së tij (foto).

Dy ditë më parë, drejtori i këtij Instituti ka hedhur në gjyq gazetën DITA dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj.

Qeveria po bëhet gati të hedhë në tokë Teatrin? Hiqen shkronjat në ballin e godinës

Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë pavarësisht mijëra kundërshtimeve, Teatri Kombëtar do të prishet!

Dhe 9 muaj pas votimit në parlament të ligjit special që i hap rrugën shembjes së Teatrit, në orët e vona të mbrëmjes janë hequr dhe heqjen e gërmave që shënjonin emrërtesën “Teatri Kombëtar”.

Aktori Neritan Liçaj e ka denoncuar në rrjetet sociale faktin dhe ka paralajmëruar se po qeveria po bëhet gati të hedhë në tokë Teatrin.

Gjate nates,ne pritje te kesaj dite te bukur,jane hequr germat ne ballinene e TEATRIT KOMBETAR,sic e shihni dhe nga fotografite.Perballe eshte ministria e rendit dhe ka edhe kamera sigurie.
I sigurojme ata qe e kane bere,pra citjanen dhe fiqshitesin,se veprime te ulta prej zhulcash lagjeje as na e levizin qerpikun fare!Po te ishte se do kishit kurajon(qe nuk e keni),per te ardhur te prishnit teatrin sdo pyesni per germat.
Por doni te prodhoni lajm per te fshehur ndone pisllek ditor mbase,(te tilla puslleqe ju keni nga 3-4 cdo dite),ose doni ti jepni jehone perversitetit tuaj zhulcor,te tipit,ne rikonstruktojme piramiden e pushtetit te varrosur dhe tentojme te rrezojme tempujt e fjales se lire dhe artit sic jane teatrot!Kesaj gjeje ju sdo ia arrini kurre dhe kete e dini ju shume mire sic e dime ne ca me mire se ju.Vetem kur e cuat neper mend ta benit jua shtypem koken,imagjinoni te tentoni ta beni si do perfundoni!
Por xhulaca lagje te lodhur(te tille e shfaqni veten me keto veprime),te pakten perpiquni te kaloni ne nje stad me te lart se uji i Lanes.
THJESHT PROVOJENI.
P.s. keto germa kur ta rikonstruktojme do i vendosim te arta dhe ka shune gjasa qe ju te jeni ne burg ate ditr,por ne,si shume te mire qe jemi,do ju dergojme nje kartoline per nderin qe na bete duke e kthyer kete teater ne dinjitetin e ballines me GERMA TE ARTA….TEATRI KOMBETAR….suksese ne gropen tuaj politike.

Skënder Tufa i përgjigjet “kaubojsit” Edmond Caja: E vërteta ime për revoltën në burg dhe pse u eleminua Sandër Sokoli Nga Skënder Tufa

Çdo gje e ka nje limit ne kete jetë. Thonë se ujku ne nje kope me 100 dele shqyen 99.

Sot ne perballemi me makuteri e pafytyresi pa limit!

Kam degjuar shpesh justifikime si ajo e ish hetuesit tim, Dilaver Bregasi.

– Ne kemi vepruar ne perputhje me ligjet e kohes.

Po a ishte ajo koha e diktatures?

A janë diktaturat te denueshme ne te gjitha vendet e botes?

A duhet te denohen keto krime?

Edhe oficerët nazistë kanë zbatuar ligjet e kohes, por vazhdojnë dhe sot mbas 75 vjetesh te denohen.

Kam parë dhe reagimin e prokurorit qe ka denuar llumin. Dom Shtjefen Kurti i cili ja la amanet z.Nikolin Kurti qe ta botojë pas vdekjes se tij faljen qe ai kerkonte per kete denim, dhe ashtu u be.

Por nuk mundet te mos mbetem i habitur kur shoh te prononcohet publikisht ai qe kerkon te shlyejë borxhin kundrejt familjes e te afrmeve duke dalë jashtë çdo etike.

Gjuha e perdorur tregon vulgaritetin e nje te pandreqshmi, i cili jo vetem nuk jep shenjen me te vogel te pendeses, por sulmon me epitete dhe aspak denjesisht te dhunuarit e tij.

Toni dhe menyra e artikulimit te shprehjeve te tij na japin ndjesine se ky person vazhdon te gjykojë e perbuzë me megalomaninë e kohes se shkuar, duke mos llogaritur se duhet te jene ata te cilet ai i pergojon qe duhet te flasin, jo te ulerijnë per çka kanë kaluar nen terrorin e tij.

Diku ai me mllef pyet: – A ke familje? A ke dinjitet? A ke respekt per veten?

Nuk e besoj se ai ja ka berë ndonjeherë kete pyetje vetes.

Me nje gjykim te verbur ai i quan personat qe guxuan te bejnë ate qe duhej te bente ligji, ordiner, vjedhes, shperdorues.

Per te sqaruar sado pak opinionin qe na ndjek, e shoh te arsyeshme qe te sqaroj se:

 

ORDINERËT

 

Burgjet politike ruanin brenda tyre disa kode te pashkruara qe ishin percjellë nder breza dhe sherbenin per te mbajtur dinjitetin, moralin dhe per te ruajtur traditen. Ambienti i burgut politik te kushtezonte me ane te “Kanunit” te tij. Kjo kishte bere qe te krijohej hendeku mes te mires dhe te keqes. Te gjitha hetimet dhe denimet politike perkufizoheshin ne mbyllje – “I degjeneruar moralisht dhe politikisht”. Kjo behej per te të denigruar personin ne maksimum.

Pas amnistise se vitit 1982 shum gjera ndryshuan, hendeku mes te mires e te keqes u zvoglua ndjeshem, elementet negativë shpifnin per te ngatërruar imazhet, ndoshta qe udhezim. Pikerisht kesaj situate i referohet ky qe sulmon turpshem per t’u mbrojtur!

 

QAFA-BARIT

 

Pas amnistise se vitit ‘82 u pregatit nga Spaçi kontigjenti per ne burgun 311, Qafë-Bari, ne te cilin benin pjesë punëtorë e minatorë te fuqishem dhe elementi i padeshirueshem politikisht per komanden e Spaçit.

Ne diten e trasferimit beri nje i ftohtë qe u shoqerua me stuhi dhe per nje koh fare te shkurter debora arriti ne nje meter. Trasferimi u shty per te nesermen. Burgu i Qaf-Barit ishte nje “Spaç” ne miniaturë, i ndertuar ne fundin e nje hink-malesh qe kufizohej me nje cop qiell. Policet e sherbimit ishin nga burgu i Bulqizes. Ne fillim ishin te lirshem se ishin mesuar me ordineret. Kontrasti i pare qe te binte ne sy ishte komandanti ish bujk pa arsim ne moshë te madhe dhe shefi i policise ne mosh te re.

 

KAUBOJSI

 

Te nesermen na derguan ne pune ne minierë, e cila kishte shumë veshtirsi dhe pa kushtet me elementare te higjenes e sigurisë. Ushqimi ishte i nje cilesie teper te dobet.

Drejtimi i burgut politik kerkonte profesionalizem, per kete arsye drejtoria e burgjeve ia kaloi kompetencat ne menyre graduale shefit te policise, i cili e eklipsoi komandantin e tij plak.

Çdo herë qe vinte nga Tirana, ai ndermerrte veprime shtrenguese, udhezonte policet te distancoheshin sa me shumë me te denuarit politikë, e te ishin te ashper e kerkues.

Filloi te futej ne kamp me grup policesh dhe midis tyre njëri që kush nuk i çohej ne kembe e nuk hiqte kapelen kur kalonte ai, perfundonte te “zyra teknike” qe perkthehet “trajtim i nxehtë ose i dhunshem”. Kur filloi te mesonte gjermanisht, e ngrinte ballin e kapeles si nazistet. Dikush e quajti “Kaubojsi” dhe kur vinte ne kamp, thonin: Erdhi “Kaubojsi”!

 

STRATEGJIA E KRIMIT

 

Eshte deshmuar se komunizmi ka qenë me gjakatar se nazizmi, pasi ka ekzekutuar me e pa gjyq mbi pesëfishin e atyre qe ka ekzekutuar nazizmi ne kohë lufte.

Komunizmi ne Shqiperi ka qenë me i egri dhe me konservatori. Jo me kot u dorëzua i fundit per t’u transformuar e rigjeneruar ne formen qe kemi sot. Gjatë periudhes 45- vjeçare diktatura eshte ushqyer me kurbane periodike, te cilat gjendeshin ne fusha te ndryshme. Ende me ka mbetur si enigme thenia e Kadri Hazbiut para arrestimit: Ne kemi vepruar sipas legjendes: “Kurbanet sherbenin per te siguruar pushtetin nepermjet terrorizimit.”

Kam bindjen e plote se revolta e Qaf- Barit më 22 maj 1984 eshte sajuar ne kete kuader

 

ME TY

 

Nuk kam patur asnjeherë deshiren qe te shihem, jo vetem per bemat e tua por edhe se hija jote me sjell ankthin e kohes se shkuar. Dalja jote publike me detyron qe per vuajtjet qe me ke shkaktuar mua dhe atyre qe nuk janë mes nesh, te mos hesht perballë arrogances, mashtrimit e dizinformimit.

Se pari dua te ndalem tek purifikimi qe kerkon t’i besh vetes me monologun ku mesa duket nuk e ke llogaritur se ne jemi akoma gjallë dhe kemi kurajon te perballemi me ty dhe pse gjuha jote e helmuar nuk ka asnje sens njerzor

-Thua se flas me emra pa i pyetur ata ne janë dakord me deklarimet e tua. Çdokush mundet te marrë informacion e te permendë emra, ky nuk eshte argument qe te besojmë si te verteta theniet e tua.

Ti i sulmon te gjithë ata qe te kanë berë portretin e pjesshem te bemave te tua, me sa duket nuk ke berë asnjeherë autoportret.

Jo çdo reagim publik eshte mbrojtje aq me pak kur ky reagim behet per borxh ndaj familjes .

Per pak sa nuk me çudite me akuzat kunder Visar Zhitit, ta akuzosh ate per pervers duhet te hedhesh poshtë opinionin e nje burgu te terë qe ka jetuar me vite me te.

Ju dhe makina juaj gjithçka beni. Per pak e besova se ai ishte spiun, pasi na e ndertove si letrar fabulen por kur e perfundon fjalinë me –“komunikonte me operativin me celular”-celular ne vitin ‘84 ne burgun e Qaf–Barit?!

Dysheqet ndoshta mund t’i kesh ndryshuar per arsyet e tua, por deri ne vitin ‘86 ne kemi fjetur ashtu siç thot Bajram Vuthi, ne dyshek me kashtë të perzierë me gjemba.

Ti thua se kujdeseshim per te rinjtë ne nje kohë qe punohej per te degraduar burgjet politike.

Te sapoardhurit futeshin ne nje kapanon pranë lavanterisë qe quhej “karantina” dhe per rreth dy jave trajtoheshin dhunshem para se te hynin te traumatizuar ne kamp.

Ti flet per higjenen kur te denuarit nuk kishin kohë as per t’u ndrruar, disa duhej te vinin per se dyti ,16 ore, per te plotesuar normen, pa permendur qe uji ishte i ftohtë.

Ti genjen kur thua se ke nderhyrë qe mos rrembenin ushqimet e familjes te fortet. Ne burgjet politike nuk ka patur te fortë.

Ti flet per trajtim ushqimor ku pa e permendur sasinë a cilesinë, nuk besoj se ke harruar qe me ke peshuar ne peshoren e guzhines ku si rezultat i mirëtrajtimit unë rezultoja te isha 47 kg.

Ti sulmon ne menyren me ordinere Bedri Blloshmin .

-Ti pyet te tjeret -a ke familje, por vetë nuk e di çfarë esht familja. Problemet e familjes, Bedriu i zgjidh vetë. Ti je i akuzuar per krime dhe nuk i shpeton atyre duke nderhyrë pafytyresisht ne çeshtjet sociale te te dhunuarve te tu!

Kur permendet emri yt, mua personalisht me kalon nje e dridhur ne te gjithë trupin. Nuk besoj se e ke harruar, do te ketë qenë fillim pranvere e vitit ‘86 kur ti me eskorten tende ishe drejtuar hyrjes se fjetoreve.

Unë nuk te pashë, se gjithmonë kur te shihnim mundoheshim te mos perballeshim me ty, ti me thirre atje pran “çanges”, e me zerin e trashur mu drejtove duke me thenë:

– He mor Tufa, pse nuk rruhesh ti?

Unë të thashë se nuk rruhem, nuk kisha kaluar asnjeherë brisk ne faqe. Ti e more si kundershtim e me more me policet e tu e me çove te berberi qe ishte aty pranë dhe me rrujte ne “te thatë”.

Ti genjen kur thua se ndihmoja ne lirimin e te burgosurve . Lirimi i te burgosurve politik ne vitin ‘90-‘91 ishte kusht i OKB-së per Shqiperinë.

Te analizosh ty dhe theniet e tua, duhet kohe e durim, prandaj po kaloj direkt te

 

BEMAT DHE PASOJAT

 

Po ti ishe teper i ri dhe germoje çdo skutë per te renduar jetesen e te denuarve.

Rizai, komandanti, ishte i vjeter e ti çdo gje e beje per karrierë, sigurisht dhe nga megalomania e moshes. Nuk besoj se ke harruar qe te papunet qe ishin te semurë, ti i lije ne deborë e vapë jashtë terë diten, policet nen drejtimin tend qenë berë agresiv dhe rasti qe jep Visari per te denuarin qe i ra te fiket tek kontrolli dhe polici e dogji me cigare, eshte i vertetë.

Ti kerkoje me shumë hapësirë e pushtet.

Ti i nxirrje te denuarit ne aksion ditëve te diela, ku ju kerkoje te benin dy dhe trefishin e prodhimit ditor.

Nuk e di nese e ke marë urdhrin ne Tiranë apo te ka ardhë me radiogram, por unë te akuzoj ashtu siç ka bere miku ynë, i ndjeri Haxhi Baxhinovski, ti je nxitësi dhe shkaktari i vertetë i revoltes se 22 maji 1984 në Qafë-Bari.

 

E VERTETA IME PER REVOLTEN

 

Kishte kohë qe policet po “ferkoheshin” me te denuarit, duhet patur parasysh se asgje nuk behej pa urdhrin e shefit, ishte e qartë per te denuarit se gjithçka vinte prej tij.

Data 22 maj ishte e veçante se perkonte me 11 vjetorin e revoltes se Spaçit të vitit 1973!

Dy personat qe nuk e kishin berë normen ishin te lodhur dhe te pa ngrënë. Ata po i kerkonin te dilnin ne punë edhe turni i dytë. Kjo dalje ish berë aq e shpeshtë sa nuk po durohej. Dhe policet kembengulnin. Per nje moment pati reagime. Te denuarit kundershtuan duke bashkuar disa zera qe vinin duke u shtuar. Policet tentuan t’i mernin me forcë, aty pati reagim. Nderhyn policia e cila kerkon te futemi ne mensë.

Policet dibranë dhe oficerët hynë me shkopa gome nder duar duke e berë me te rendë situaten. Ata kercenuan dhe kur hasen kundershtime dolen tek dera e menses dhe thanë: Kush te degjojë emrin te shkojë ne kapanon. Tek dera dikush tha: po t’ju prekin(rrahin) bertisni.

Kur doli Kosta Gjordeni u degjua thirrja e tij qe dilte nga dhimbja e goditjes, ne ate moment dera shpertheu e te denuarit dolen jashtë, policet nuk kishin kohë te reagonin.

Te denuarit kerkuan Kosten. Sokoli therriste: na sillni djalin këtu. Toma, Martin Leka, Dush Martini, Petrit Moriseni, Bajram Vuthi dolen te paret. Pas tyre dolen te gjithë ne oborr, por vetëm nje pjesë u afrua nga vraponin policet e tmerruar. Nje polic nxori Kosten nga biruca dhe doli nga dera e punes, te fusha lart.

Ti o trim me kishe ikur me te paret. Ne kamp kishte mbetur zv komisari dhe Myzaferi me pak policë . Kur Kosta zbriti tek sheshi i Zyres Teknike dhe tregoi se e kishin qelluar, Toma mori disa tulla qe rrethonin lulishten dhe ju sul Myzaferit me shokët, pas tij vraponim dhe ne.

Aty ishin Toma me tullat, Sandër Sokoli, Martin Leka, Lush Bushgjoka, Dush Martini, Lazer Shkembi, Petrit Moriseni, Kosta, Gurali Beshi, unë Skender Tufa, Vasjar Tabaku.

Shefi i finances qe ishte oficer roje kish hipur ne vendrojen te porta e jashtme dhe qe aty qellon me pistoletë per te goditur Tomen qe ishte duke ndjekur policet, por veprimet janë kryer aq shpejt dhe ne ishim aq pranë sa ai plumb mund te zinte kedo nga ne. Kosta ndjeu vetem nje te pickuar pas krisjes se pistoletës, Dush Martini ka nxjerrë qesen e duhanit dhe Guraliu me Martinin ja kanë izoluar plagen.

Nga vendrojet filluan te hapin zjarr mbi kokat tona. Ashtu siç thotë Haxhiu, ne murin e menses gjen dhe sot plumba. Nderkohë zv. komisari me shkop ne dorë ishte i rrethuar nga Haxhi Baxhinosi, Met Tufa, Fatmir Lakasi, Nue Pisha, Llazi Koci, Agron Hoxha e te me falin ata qe s’me kujtohen, vetëm ishim pak. Ai ishte kapur me Haxhiun dhe per nje moment e godet me shkop gome. Xhikja nxjerr nje thikë artizanale e punuar me material lopate dhe ja drejton ne bark. Nuk mund te them me saktesi ne e shpoi pak apo veç ja nxori, vetem se ne çast oficeri iku me vrap duke lenë kapelen ne tokë.

Per disa orë kampi do te ishte ne duart e te burgosurve.

Erdhen dy zv. ministra te Brendshem me helikopter dhe forca speciale nga Tirana e Shkodra.

U futem te gjithë ne kapanone dhe u be thirrje kush te degjojë emrin te dalë te porta. U thirren 14 plus nje. Dhuna qe esht ushtruar aty ishte e paparë, fjalet e mia sido qe t’i perdor nuk do te mundin t’i pershkruajnë ato skena makabre qe ato bisha me fytyrë njeriu benë mbi djemt tanë. E ti ishe ne çdo çast i pranishem, ti ju dole dhe deshmitar ne gjyqin kunder atyre.

Shkelja jote ligjore eshte nxjerrja me dhunë ne punë duke shkelur konventen e vitit 1954 e cila, edhe sipas teje, ndalon detyrimin e te burgosurve te bejnë punë te detyruar .

Pse te akuzoj ty per nxitjen e revoltes se maj ‘84 dhe vrasjen e Sandër Sokolit?

Konflikti me dy te denuarit qe nuk dolen ne punë dy turne per mungesen e nje vagoni eshte veç fasada per te fshehur qellimin e vertetë te nxitjes se kesaj revolte qe ishte eleminimi fizik i Sander Sokolit.

Duke ju referuar fakteve verejmë se Sandri as nuk mori pjesë e as nderhyri e as u pa ne zallamahine e revoltes. Sandri ishte njeri korrekt. Sandri nuk ishte atakuar asnjeherë me policinë qoftë dhe per gjenë me te vogel. Unë te pyes ty: Pse duhej të merrej Sandri?

Unë e di shumë mir qe nuk je ti vrasesi i drejtperdrejtë, kete e them me kompetecë se e kam nga burim i brendshem, por di gjithashtu qe ti e di shumë mirë se vrasesi i Sandër Sokolit eshte ish shefi i mbrapavijes, dibrani Sadedin Çekiçi

 

PSE U ELEMINUA SANDER SOKOLI?

 

Sandrin kam patur fatin ta njoh ne burgun e Spaçit ne vitin 1981 ku me derguan per te kryer denimin. Qelloi qe ishim ne te njejten brigadë ne zonen e parë. Unë isha nivelist, ndersa Sandri punonte ne front, nxjerrje minerali. Isht njeri i nderuar, korrekt, i thjeshtë, i zgjuar dhe i dashur. Mua me reapektonin dhe per motivacionin e denimit. Kujtim Ymeri me thirri i pari “valuta” dhe ne pergjithsi keshtu me therrisnin. Gjithmonë kur kishim mundesi si kur prisnim per te hyrë ne kamp apo per te dal ne punë, unë, Sandri dhe Ramazan Spahiu bisedonim e benim shaka. Unë dhe Ramazani i benim opsion bindjeve te tij gjithmonë miqesisht.

Sandri ishte largpames dhe me intuitë intelektuale. Ai e parandjente se koha po afronte per ndryshim bile kish nje bindje te brendshme se 1984 do te ishte viti vendimtar. Ai ziente dhe filloi te bente miniorganizim paraprak.

Takimet beheshin tek infermjeria. Sandri të bente per vete dhe ishte shumë serioz e bindes. Ai u pre dhe parandjeu dhe fundin kur nje person qe nuk eshte me ne jetë u trasferua pak para se te behej revolta.

Mesa dukej pesha e Sandrit dhe menyra e grumbullimit te tij rreth vetes te perkrahesve kishte tingelluar keq ne piken “0”.

Hajredin Fratari, Dalip Zhaboli, Drago Vujoshevic, Nuredin Skrapari jo vetem nuk morën pjesë ne revoltë por as u pane rreth saj. Ti e di shumë mirë pse i morën.

Hajredini e Dalipi qe ti thua se i kam shpetuar u morën e u torturuan. Çfarë ndihme u ke dhene ti. A mos ishin edhe ata per t’u eleminuar!

Ti nuk u ndeshkove per ketë ngjarje te ndodhur ne sektorin tend, perkundrazi u ngrite e u ngrite u bere dhe kuader partie. Te gjitha arritjet e tua ti i ke fituar duke derdhur gjak njerëzish, pa permendur ketu terrorin qe ti ke berë pas revoltes ne Qaf -Bari ku njerzit per t’i shpetuar ndeshkimit tend hynin ne hapsira duke lenë jeten .

Ti nuk ke as gjak, as fytyrë, e as dinjitet njerëzor ku thua se dy te denuarit Dilaver Hysi dhe Ylmi Cocka qe zuri galeria e i nxoren mbas nje jave i nxore ti nga shembja dhe nuk thua te verteten qe ata mbeten ne shembje se duhej te benin vagonat. Pasi ne rast te kundert perfundonin ke birucat me “racion” tre herë ne ditë mbas buke dajak(rrahje). Pra shkurt i çove ti me presionet dhe dhunen, tende drejt vdekjes. Ardhja e brigades avari shpetimit ne raste te tilla ishte detyrim ligjor. Pa verifikimin e trupave te tyre ti nuk mundje te vazhdoje asnje punë.

Ti je shqetsuar dhe ke reaguar se te thanë tre herë kriminel kur per ty as fjalori nuk e permban fjalen qe te pershtatet per te pershkruar mostruozitetet e tua.

Bemat e tua nuk mbarojnë as me disa vellime, por po mjaftohem kete rradhë me kaq!

Miku mi, ndjeri Hysen Sheshori per tipat si ti e “PENECILINA” thoshte:- kam nyt(ndoht) me ja permen emrin.

Dhe un meqe ndaj te njejtin mendim me te – kam nyt me ta permen emrin o “Kaubojsi i Skëterrës” se Qaf-Barit!

Nis protesta e opozitës, bllokohen rrugët në 5 Qarqe (video)

Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike do të protestojë edhe sot më 25 prill, në orën 18:00 në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ata do të përqendrohen në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë në krahë të protestuesve në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do jetë në Durrës.

Detajet e protestës që pritet të zgjasë rreth 60 minuta e që do të paralizojë kështu edhe qarkullimin rrugor, i bën të ditura për “BalkanWeb” gazetari Klajdi Bodlli. Ai ndodhet te rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet dhe raporton se 30 minuta para se bllokimi i rrugës të nisë, demokratët s’kanë nisur.

Kështu, do të protestohet në të njejtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.

Ora 18:20- Basha dhe banorët bllokojnë rrugën në Milot

Me thirrjet “Rama ik”, simpatizantë të PD-së  dhe opozitës së bashkuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lideri i selisë blu, Lulzim Basha vijon të qëndrojë në krahë të tyre.

Ora 18:20- Nis me përplasje protesta në Tiranë
Protestuesit që kanë bllokuar rrugën janë përplasur me një shofer që ka dashur të kalojë në këto momente. Ata madje e kanë qëlluar me grushte.

Ora 17:40- Ja si janë shpërndarë ish-deputetët e PD dhe LSI

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.

Durrës
Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Pergjithshem Endrit Braimllari, ish-deputetet Nasip Naco dhe Nora Malaj do te jene te rrethrrotullimi i Plepave ne Durres

Elbasan
Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto

Fier
Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.

Milot
Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela

200 këpucë me flamujt e BE, protesta e veçantë e LRI-FRPD para parlamentit

LRI dhe FRPD protestojne sot perpara parlamentit, me nje simbolike te vecante qe tregon largimin e te rinjve dhe Shqiptareve nga vendi si pasoje e keqqeverisjes se Edi Rames.
Te rinjte e forumeve kane marre me vete nga nje pale kepuce te te rinjve te cilet jane larguar nga vendi dhe do ti vendosin perpara Parlamentit.
Kesaj simbolike do ti shtohen edhe flamujt e vendeve ku Shqiptaret kane emigruar me se shumti.
Por simbolika e kepuces tregon edhe shtypjen qe kjo qeveri i ka bere te rinjve duke i vrare shpresen, duke mos i ofruar mundesi punesimi, arsim cilesor dhe duke mos i garantuar nje te ardhme te sigurt ne vendin e tyre.

Te rinjte simbolikisht kane vendosur perpara Parlamentit 200 kepuce me flamujt e vendeve te BE, ku kane emigruar te rinjte shqiptare, duke ikur nga varferia dhe pasuguria e krijuar ne vend. Te rinjte mbajne ne duar parrullen “Ti Shqiperi s’me jep nder, me jep emrin mergimtar”.

Nuk ndalen importet nga Kolumbia, 13-fishohen në raport me 2016-n. Bananet zëvendësohen me …

Teksa në muajt e parë të këtij viti në portin e Maltës janë kapur katër herë ngarkesa me kokainë brenda kontenierëve, që transportonin mallra nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë, të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se tregtia zyrtare me këto vende, sidomos me Kolumbinë, është shumëfishuar.

 

Shifrat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e para të këtij viti, nga Kolumbia u importuan në Shqipëri mallra me vlerë  670 milionë lekë, me një rritje prej rreth 60% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2017, është konstatuar një rritje e ndjeshme e importeve nga shteti i largët i Amerikës së Jugut, i njohur si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë. Për periudhën janar-mars, në krahasim me 2016-n, importet nga Kolumbia në Shqipëri janë rritur me 13 herë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia janar-mars). Për tre mujorin e parë të këtij viti, Kolumbia u rendit në partnerin e 33 tregtar të Shqipërisë, sa i përket importeve, nga partneri i 104 që ishte në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.

Fillimisht, produkti që njohu rritje të lartë nga Kolumbia ishte banania. Sipas INSTAT në tre muajt e parë të 2018-s, importet e bananeve u katërfishuan, në raport me të njëjtën periudhë të 2017-s, duke arritur në 115 milionë lekë. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.

Kapja e kësaj sasie, duke se “stepi” importuesit e bananeve, teksa për gjithë vitin importet e këtij produkti ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore.

Teksa importet e bananeve u ngadalësuan (për tremujorin e parë 2019, importet e frutave-bananave ranë me 68% me bazë vjetore), një tjetër produkt gjeti rrugën drejt Shqipërisë. Sipas INSTAT, bëhet fjalë për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit “Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar“.  Ky produkt filloi të importohet për herë të parë në 2017-n dhe në tre muajt e parë të 2019-s ai arriti në 553 milionë lekë, ose 83% e importeve totale nga Kolumbia. Paletet e qymyrit janë një tjetër mjet i preferuar i trafikantëve në Europë. (Psh në 2015-n në Spanjë është kapur një prej sasive më të mëdha të drogës, 1.4 ton kokainë. Autoritet britanike kanë arritur të identifikojë një anije në brigjet e qytetit të Valencias në Spanjë, e cila transportonte drogën nga Kolumbia. Kokaina ishte e kamufluar si qymyr dhe dru- Spain cocaine seizure: Drug disguised as wooden pallets.

Autoritetet malteze kanë kapur katër herë gjatë këtij viti, kontenierë që vinin nga Amerika e Jugut dhe kishin si destinacion Portin e Durrësit. Nga ngarkesa e fundit që u kap në Maltë të shtunën e kaluar, dy kontenierë përmbanin 20 pako me kokainë secili, me peshë 48 kg dhe me një vlerë tregu 5.4 milionë euro, shkruan Malta Today. https://www.maltatoday.com.mt/news/national/94462/cocaine_worth_157_million_seized_from_three_containers_at_freeport#.XMBGZKSxWM9

Po sipas Malta Today në 15 prill zyrtarët e doganës Malteze kapën 27 pako me kokainë që peshonin 91.25kg, me një vlerë tregu prej 10.3 milionë eurosh. Dy kontenierë kishin mbërritur  tranzit në Maltë nga Amerika e Jugut, me destinacion final Durrësin në Shqipëri, shkruajnë mediat e Maltës. Në 8 prill ishte kapur një ngarkesë tjetër me vlerë 2.7 milionë euro me destinacion final Shqipërinë dhe më herët në 25 mars u kapën dy kontenierë që transportonin fruta dhe ishin tranzit përmes Maltës nga Amerika e Jugut në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet nga 5 shtetet e Amerikës së Jugut, të njohura si vende origjinuese të drogave të forta, Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Peru, Venezuelë, u rritën me 40% në tremujorin e parë 2019, me bazë vjetore (shih grafikun: Importet nga vendet e Amerikës së Jugut (Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Peru, Venezuelë), por ndikimin kryesor e ka dhënë Kolumbia, që ia ka kaluar dhe Ekuadorit, që ka qenë partneri më i madh nga këto vende (shih grafikun: Importet nga disa vende të Amerikës së Jugut).

Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, në një intervistë të fundit për “Monitor” ka pohuar se grupet shqipfolëse që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës për Europën. Duket se disa nga këto grupe që flasin shqip kanë vendosur tashmë linja direkte komunikimi me kartelet e drogës në vendet e Amerikës Latine, që janë prodhuese. “Kjo potencialisht po ndryshon dinamikën e tregut, sepse së pari, do të thotë se këto grupe kriminale shqipfolëse shkojnë dhe komunikojnë direkt në Amerikën Latine me prodhuesit. Në këtë mënyrë, ata mund të rrisin ndjeshëm normën e fitimit nga trafikimi i kokainës dhe kjo përfaqëson një mundësi të madhe korruptimi”, ka pohuar ai.

Ai shtoi se kjo është diçka e vëzhguar dhe dokumentuar jo vetëm nga EMCDDA, por edhe nga Europol dhe forcat e tjera policore. Kjo është diçka që duhet monitoruar dhe duhet të kuptohet më mirë se si funksionojnë të gjitha këto grupe të organizuara, cilat janë lidhjet e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse në çdo rast, tregu i tyre i synuar janë vendet e Bashkimit Europian.  Monitor

Nis sot mosbindja civile, bllokohen 5 akset kryesore në Shqipëri

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Ultimatumin e saj për qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama lidhur me zgjedhjet vendore, opozita sot do ta transmetojë përmes një prej formave të mosbindjes civile, atë të bllokimit të akseve kryesore në vend.

Në orën 18:00, opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të vendosen në 5 akset kryesore për të paralizuar trafikun. Qytetarët dhe militantët e opozitës do të mbështeten nga ish-deputetët e opozitës, të cilët gjithashtu janë ndarë sipas zonave, të cilat kanë mbuluar përpara se të digjnin mandatet.

RRUGËT

Simpatizantët e opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët e Qarkut të Elbasanit dhe Korçës, do të protestojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në krye të kësaj proteste do të jenë ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli. Një tjetër aks i rëndësishëm që do të bllokohet pasditen e sotme është edhe autostrada Plepa-Kavajë, ku në mbështetje të qytetarëve do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Protestën kryesore të saj, opozita pritet ta zhvillojë në Tiranë në rrethrrotullimin e Shqiponjës. Kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Vendimi për ndryshimin e strategjisë opozitare për t’i zhvendosur protestat opozitare në bllokimin e rrugëve erdhi pas mbledhjes që kreu i opozitës zhvilloi me Kolegjin e Kryetarëve të PD-së.

Në protestën te rrethrrotullimi i “Shqiponjës” do të jenë edhe ish-deputetët: Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu. Në rrethrrotullimin e Sheqit do të zhvillohet protesta e katërt e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu. Simpatizantët e opozitës në veri të vendit do të grumbullohen në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

PROTESTAT

Ky nuk është rasti i parë që opozita vendos të zbatojë forma të mosbindjes civile. Në prill 2017, opozita bllokoi sërish akset kryesore në vend në kërkim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërkohë që në prill 2018 demokratët ishin në rrugë duke kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Protestat e sotme të opozitës vijnë 48 orë pas një marrëveshjeje të gjerë, ku koalicioni opozitar firmosi për të mos hyrë në zgjedhjet vendore pa largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur i bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi opozita nuk do të lejojë më që të ketë procese farsë të diktuara nga krimi.

“Kjo fillon pikësëpari duke i dhënë fund krimit elektoral, zgjedhjeve false. Angazhimi i parë dhe kryesor i koalicionit opozitar, që është maxhoranca e re politike, morale dhe numerike e Shqipërisë, është që të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve. Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals, të diktuar nga krimi, që prodhon Parlament fals, kukull, të interesave kriminale të oligarkisë, qeveri false, vegël të interesave kriminale të oligarkisë që grabisin pasuritë e shqiptarëve. Do të angazhohemi fuqimisht përmes aksionit tonë të përbashkët, që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në të cilat të diktojë vullneti i qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Basha pas nënshkrimit të marrëveshjes me aleatët.

RRUGET KU PROTESTON OPOZITA SOT, NE OREN 18:00

1- Tiranë (Rrethrrotullimi i Shqiponjës).
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë).
3- Milot (Karburanti në Autostradë).
4- Fier (Rretrrotullimi i Sheqit).
5- Elbasan (Rrethrrotullimi Bradashesh).

Skënder Tufa, i dënuari i Qafë Barit vazhdon replikën me ish- drejtorin Edmon Caja: Çfarë ndodhi kur pushkatuat, Sokolin dhe Tomën?

I dënuari i Qafë Barit, Skënder Tufa, vazhdon replikën e tij me Edmond Cajën, ish- drejtorin e burgut në kohën e komunizimit.

Duke ju përgjigjur Cajës rreth deklaratave të tij, Tufa shkruan se procesi i ashtuquajtur i dënimit të krimeve të komunizmit pas viteve 90 ishte i përciptë.

“Demokraca e dhuruar apo trasformimi i detyruar ne Shqiperi ishte kali i Trojes ne ndryshimet social-politike te viteve 90-91, e cila zbatoi me përpikmëri strategjin e mirë-detajuar.

Ligjet 7501 dhe 7514 ishin nyja gordjane e anomalisë, anarshisë, vllavrasjes , zvarritjes , dhunimit , përçmimit ,fyerjes , e diskriminimit të shoqërisë dhe të përndjekurve të diktaturës të cilët edhe sot janë të pavlërsuar e të diskriminuar, ndërkohë që persekutorët e tyre u akomoduan në detyra të larta e të rëndësishme të shtetit, pa u përgjigjur për krimet e bëra . Kjo ndodhi sepse politika kaloi në duart e besuara të atyre që e zbatuan me rigorozitet strategjine e paracaktuar.

Thuhet se diktatura 45 vjecare ne Shqiperi ishte nder me te egrat, çka veç te tjerash sot na rezultojn rreth 5000 te ekzekutuar pa varre . Nuk pamë asnjë të ndëshkuar ndaj me te drejtë pyetet:

– Kush i bëri këto krime?

Nga eksperienca botërore dhe logjikisht , rrëzimi i një diktature shoqërohet me ndëshkimin e saj si shembull për të mos u perseritur .

Ne Shqiperine e burgjeve dhe kampeve te internimit , në Shqiperine e rrethuar me gjemba e plumba , ne Shqiperine e depersonalizimit te njeriut ,jo vetem qe nuk pame një person pergjegjes por perkundrazi ingranazhet e ketij krimi sot drejtojnë , diktojnë dhe pështyjnë mbi krimin e tyre

Kjo ka ndodhur sepse Shqipëria ka injoruar konventat dhe deklaratat per krimet e komunizmit dhe lustracionin. Rolin kryesor ne keto veprime e ka luajtur Bisturia Serbe apo Penecilina e sigurimit .

PD apo pseudo e djathta jo vetem qe nuk ndertoi nje ligj per t’i ndeshkuar por injorojë dhe ndërhyrjen ndërkombetare per kete qellim .

Ne vitin 2011, raportuesi i OKB, z Filip Alston, deklaron – Shqipëria duhet të zbardh të gjitha krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencë të plotë për ngjarjet dhe aktoret.

Mosndëshkimi ka bere që ai të riformatohet duke u bere më brutal , me arrogant , me abuziv , me prepotent e me i paskrupullt .

A ke fytyrë?

Turpi është i pa fytyrë dhe duke qenë i till nuk ka masë. Këtë e shohim edhe tek njeriu i cili më habit me këmbënguljen për tu pastrur përpara familjes edhe pse nuk ka oqean t’ia lajë bëmat të cilat paturpësisht na i shet si bamirësi .

Monologu i tij i detyruar e nxjerr atë një mjeran të dëshpëruar që vazhdon të vjelli vrerë me mendimin se duke sulmuar mbrohesh me mirë, e harron se këtu është përballë bëmave të tij që kanë kurajon ta dëshmojnë së vërtet Qaf – Bari ishte nje varr i hapur e mbi kufomat tona te gjalla kuisnin këta korbat mishngrenes .

Me sa po kuptoj, Kaubojsi duke u sulmuar nga të gjitha anët, e ka humbur toruan dhe po bën autoportret pa vetëdije .

Janë kater numra gazete te vëna në dispozicionin tënd dhe në tërë këtë përpëlitje kemi parë të mbrohet në mënyrën më të dobët e të pamoralshme figura e krimit tend i cili veç e shton dozen e bemave te tua

Kastriot Caushi dhe Hasan Bajo kanë qenë shembull ne sjellje dhe qendresë , ata nuk u punësuan, se treguan një pjesë të bemave të tua, por ishte një udhëzim që përfshiu një numër të konsiderueshëm të burgosurish politik, të cilët u emëruan në polici e gardë .

Eshtë qesharake kur thua se kam qenë i vogel e i pa perfillur. Edhe pse i vogel t’i ushtroje terror fizik e psikologjik si pasojë e terrorrit tënd të sëmurët rrinin në dëborë e ne diell jashtë . Të dobëtit rriheshin se nuk bënin normën  e për të mos u rrahur tre herë në ditë te birucat, futeshin në hapsira ku gjenin vdekjen.

Ti merr guximin te perbaltesh Visarin per te vetmen arsye se ai deshmoi një pjesë të bëmave të tua ne krijimtarin e tij. Je nje liliput qe llumi i hedhur s’mundet te arrij te Visari por te mbulon ty.

Ti e quan Kastriot Dervishin hajdut dosjesh nderkohë qe ai ka qenë drejtor i Arkivit të Shtetit. Historia shkruhet nëpërmjet studimit të dosjeve, ku janë të dokumentuara bëmat e tua dhe ti prej tyre ke frikë, se e di mirë që aty ka mjaft dokumente të tjera që vërtetojnë krimet e tua.

Ti me gënjeshtrat e tua thua se ne shpifim , shpifin te dhunuarit e tu , shpifin dokumentet autentike te ankimeve qe ne kohen kur ushtroje dhunë, shpifin dosjet e hapura që ti i ke frikë, shpifin te vdekurit e terrorit tend .

Po çkanë me ty gjithë këta njerëz?

Ti hyje ne galeri jo per tu kujdesur për armiqtë por ardhia jote do të thonte norma 150 përqind, ose 15 vagona dy persona ose 15 herë 3 tonë . Mos i bëje po deshe!

Faktet e bërjes se detyrës tënde janë të numëruara me shqelmat, grushtat e shkopinj gome ne trupat tanë

Procesi i 94-ës nuk ishte tjetër veçse një pjese e strategjisë që dënoj formalisht nomeklaturen komuniste për kafe dhe ju dha pafajësia mbas 3-4 vjetësh, duke ju dhënë dëmshpërblim dhe nga 50 dollarë për ditë burgu në cash .

Ti thua nuk kam prekur njeri në burgë, ndërkohë që veç nesh, dëshmitar okular, na paraqitet dhe një dukument autentik .

Agron Cipllaku dëshmon në kohën që ushtrohej dhuna në letrën e tij.

Ngjarja me te burgosurin Ahmet Tufa nuk eshte si e tregon ti . Ate mbremje ti ke bërë terror në Qafë -Bari . Tek zyra teknike , ti me policët e tu, i merrnit të dënuarit dhe ju a ngrinit këmbët në tavolinë. Njëri mbante këmbët dhe të tjerët qëllonin me dru në shputën e këmbës deri sa të fryhej e damaret të dërmoheshin, e kur dilnin duhej të shkonin zvarrë, se dhimbja ishte e padurueshne. Një polic nuk lejonte të vinin për t’i ndihmuar . Mbaj mend Bajram Dervishin, Ymer Myrtjen ,Ahmet Tufa , Fatmir Lakasi, Perikli Shqevi ,Panajot Bastunin e të tjerë të më falin që s’po më kujtohen, por ishin rreth 15 vetë.

Edhë një herë t’i gënjen për mbylljen e punës në miniera . Lirimi i të dënuarve politik ishte udhëzim i OKB-ës, që kish marr Alia dhe nuk diskutohej puna . Ti korin e quan të privilegjuarit. Nuk di të jem privilegjuar ndonjëherë për gjatë gjithë kohës së burgut siç thua ti,.qe vjell vrer me një arsyetim prej provokatori.

Bedri Blloshmi sjell fakte të cilave ju kundervihesh me paturpesi. Bedriu ka qenë një njeri i rregullt dhe korrekt .

Eshte e vertet qe Ministria dhe forcat speciale muarën kontrollin e burgut, por gjithmonë nën drejtimin dhe asistencën tuaj që raportuat gjendjen. Nuk kam marr pergjigje për pyetjen: – Pse u muar Sander Sokoli , Dr Drago , Hajredin Fratari ,Dalip Zhaboli, Nuredin Skrapari

Edhe ti e dinë shumë mirë që ata nuk muaren pjesë ne revoltë. Kush i raportoi?

Raporti mjeko-ligjor i vdekjes se Sandrit është i falsifikuar, ti e dinë mirë si ka vdekur e kush e ka vrarë. Ti pyet: – Ku jam unë i pafajshmi këtu? .

Ti je kudo , je në shtypjen me dhunë e terror , je përgjegjes dhe ngacmues i revoltes. Ti nuk i vrave drejtperdrejt Sandrin ,Tomen , Sokolin por ishe ti qe krijove situatën e cila çoi në fundin e tyre . Mbas dënimit të tyre, ti me eskort na mblodhe tek mensa e na dhe lajmin e pushkatimit te Sokolit dhe Tomës, flisje si gjel i fryrë e na kërcënove duke thenë po ju a mbajti dilni prapë.

Ti ne letren e parë e pyet Agron Tufen – a ke nder – a ke dinjitet – a ke familje . Ne katër numrat e gazetes nuk kam dalluar asnje nga këto tek ti . Agron Tufa e ka kryer më së miri detyren e tij duke zbardhur ate çka nuk e ka ber shteti e ligji. Historia do te shkruhet edhe pse ju skermisni dhembet . Me kundervenijen qorre qe i ben zonjes Mira Dine, ti tregon paburrërinë tënde përballë guximit të ligjshëm të saj e cila me ndergjegje drejtoi gishtin mbi bëmat e tua ,veprim që më pas do të ndiqet nga të tjerë njerëz të ndërgjegjshëm që kuptojnë se pa dënimin e krimeve te diktatures nuk do te ketë të ardhme

Kam dyshuar në vetvete edhe për një thënie tënden: – Kam qenë edhe unë 6 vjet i burgosur ne Qaf-Bari – thua ti .

A mos po i bën të gjitha këto marifete për të përfituar dëmshperblim për 6 vitet në burg , o Kuabojs I skëterrës së Qafë Barit?

 

 

 

Rriten me hormone, në serat e Lushnjes shalqiri gati për t’u vjelë brenda 10 orëve, domatja lyhet për skuqje

Fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Kuçovë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e “Fiksit” zbuluan se domateve dhe kastravecëve iu hidheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg.

Madje, fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë bima e shalqirit, me anë të hormoneve skuqet për 10 orë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e “Fiksit” shkuan drejtpërdrejt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte: Jo!

Gjatë bisedës me një punonjës sere në Lushnje, “Fiks Fare” zbuloi se bima e shalqirit mund të vilej brenda 10 orëve me anë të ndërthurjeve të disa hormoneve bashkë.

Fillimisht, punonjësi tregoi se hormonet vinin nga Greqia dhe ato i sillte një tregtar grek, i cili komunikonte vetëm më agronomin e serës ose pronarin.

Çdo gjë mbahej në fshehtësi të plotë dhe punonjësit vetëm bënin përzierjet e rekomanduara nga agronomi. Madje punonjësi, i pyetur nga gazetari i “Fiksit” se çfarë hormonesh ishin, ai nuk di ta thotë emrin.

Ajo që i kishte bërë përshtypje ishte se, pas çdo thesi me hormone që përdorej, agronomi i mblidhte ambalazhet dhe i digjte, duke mos lënë asnjë gjurmë. Ai tregon se brenda ditës kanë bërë përzierjen e tri lloj hormoneve, duke e hedhur në depozitën e ujit, e cila më pas furnizon bimët e shalqirit dhe ditën tjetër në orën 06:00 të mëngjesit, shalqiri ishte bërë për t’u vjelur.

Në ujin vaditës ishin përzier hormon për rritje, hormon për pjekje dhe një hormon për zbukurim. Gjatë natës, në ujë ishte shtuar edhe hormoni për mosprishjen e kokrrës gjatë transportit. Tregu ishte i siguruar dhe eksportohej drejt Rumanisë.

Punonjësi tregon se brenda 10 orëve nga pjekja e shalqirit, për një ditë u bënë 23 tonë shalqi. Kur gazetari e pyet nëse edhe shijen e kishte si një frutë normal i shalqirit, që piqet në kushte normale pa hormone, punonjësi i serës shprehet se vetëm shije që nuk ka.

“Është diçka e rritur me stimulues, piqen nga jashtë, brenda janë…”, shprehet ai. Ajo çka të bën përshtypje në bisedën e tij është përdorimi pa kriter i hormoneve, “sa edhe bima vetë po ta këpusësh nxjerrë lëng të kuq si gjak”, pohon punonjësi i fermës në Lushnje.

Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën dhjetëra ankesa dhe foto për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone. Nisur nga këto ankesa, gazetarët e “Fiksit” bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar drejtpërdrejt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?

Fillimisht gazetarët pyetën një agronom në Lushnje, se te cilat sera të drejtoheshin për domate pa hormone. Agronomi pohoi se në të gjitha serat përdoren hormone dhe ngjyrues, madje jashtë normave.

“Hormoni lejohet në të gjithë botën, por te ne, nga kati i parë duan ta çojnë në kat të pestë bimën”, shprehet ai.

Në Fier-Shegan, një shitëse tregon se, edhe pse i shet, vetë nuk konsumon asgjë nga ato që tregton.

“Nuk fus në shtëpi as kastravec, as domate. Nuk ia vlejnë, pasi fermerët abuzojnë duke u hedhur 4- fishin e normës. Kastravecit ia hedhin ilaçin te rrënja dhe është shumë i dëmshëm për organizmin”, tregon ajo.

Në fshatin Kozare të Kuçovës, një fermer thotë se në të gjitha serat që janë në fshat, askush nuk ka domate “pa hile”.

“Nëse i do për fëmijë, mos merr. Nuk bëjnë, ose vetëm t’i sëmurësh me duart e tua”, i drejtohet ai gazetarit.

Ndërkohë që të gjithë fshatarët kanë sera dhe kanë mbjellë në to domate, por askush nga ata vet nuk i konsumon.

“Unë jam fshatar vetë, por kam frikë t’i ha”, pohon një fermer. “Filloj e ha nga fundi i majit kur ngrohet koha dhe piqen natyralisht”.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit, i pyetur nëse mund t’i orientonte gazetarët në një serë të mirë për të blerë domate, ai përgjigjet se asnjë fermer në fshat nuk ka domate të sakta, pa hormone.

“Ta them me plot bindje se në Kozare është problem për të ngrënë perime”, thotë ai.

Në të gjithë fshatin, gazetarët i drejtuan vetëm te një fermer që nuk u hidhte hormone domateve. Rrugës për ta gjetur atë, pyesin një tjetër banore të fshatit për domate “të sakta” se ku mund t’i gjenin ato.

Ajo i drejton tek i njëjti fermer që i kishin orientuar edhe më parë gazetarët, se për domate të tjera ajo kishe serë vetë, por që nuk mund t’ua shiste, pasi ato ishin me hormone.

“Unë kam serë vetë, jam vetë e fushës, por ik tani se mund të thoja hajde se t’i jap unë”, tha ajo. Te dyqani që i kishin orientuar gazetarët, pyesin shitësin dhe ai ua pohon se domatet të gjithë i kanë me hormone.

Për të mos e thënë drejtpërdrejt, pyetjes së gazetarit ai i përgjigjet me një tjetër pyetje: Pse po kthehen gjithë ato trajlera në Doganë?

Kurse një tjetër fermer pohon se këto hormone i bëjnë keq organizmit të njeriut dhe fermerët me papërgjegjshmërinë e tyre po sëmurin njëri-tjetrin, madje ai shton “po u shpiket kanceri njerëzve nga abuzimi”./TCH

“Rama një Enver Hoxha i vogël”, Dashamir Shehi: Mund të ndodhë 1997 në forma të tjera

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur për situatën politike në vend, ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Rama se ka grabitur vjedhjet.

I ftuar në emisionin “Dritare”, në “News24”, Shehi tha se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

 

“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”

Më tej, Shehi theksoi se Rama vetëm grabit Shqipërinë prej 6 vitesh që është në qeveri dhe se nuk ka lënë isntitucione të lira.

Ndërsa e konsideron Ramën “një Enver Hoxha të vogël”, Shehi thotë se opozita nuk mund të pranojë një shtet ku edhe një profesor nuk mund të jetë i sigurt.

“Fjala grabitje është avancim, se shqiptarët kanë vjedhur nuk kanë grabitur. Grabitja është ta marrësh me dhunë, pse e merr? Po se unë kamë marrë 1 milion e 100 mijë shuplaka, e keni dëgjuar Ramën ju? Edhe Rama ka grabitur me dhunë edhe institucionet, sot nuk ka më asnjë institucion të lirë, çka qenë institucion ky i ka marrë.

Tani të marr shkarkimin e Mynyr Konit. Ky e hoqi sepse ky diku ka folur që nuk i pëlqen kryeministri. E pe si i nxori dekanët të flasin kundër dekanit?

Ata zotërinj nga ajo ditë nuk mund të bëjnë më dekan, nuk mund të dalin më përpara studentëve. Ky deri dhe topin e futbollit do ta marri ta çojë te shtëpia e vet. Ky njeri me këtë dhunë do të grabisë çdo gjë që kanë shqiptarët. Ne kemi zgjedhur një rrugë të dalim kundër, jashtë rregullave të lojës dhe ti do të përgjigjesh. Po në këtë lloj shteti ku asnjë profesor nuk mund të jetë i sigurt, ne nuk e pranojmë. Këtë lloj Enver Hoxhe të vogël ne nuk e pranojmë. Ky i ka vënë gjobë shqiptarëve. Ky veç dhunës politike po grabit dhe miliona”, u shpreh Shehi.

Vjedhja në aeroport, 4 të dyshuar në pranga

Gati dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, janë kryer dhe ndalimet e para. Policia njoftoi sot se janë 4 persona që kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy persona, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, nga Elbasani, të cilët dyshohet se kanë patur një rol mbështetës. Pikërisht në Elbasan policia ka zbuluar një pikë servisi makine ku mendohet se është bërë prej tyre, modifikimi i automjetit me të cilin është kryer grabitja në pistën e aeroportit. Servisi ishte marrë me qera në muajin shtator të viti të shkuar nga Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabitjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri.

Dy të ndaluarit e tjerë janë Alkond Bengasi, nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe Olsian Veseli nga Fushë Kruja. Edhe ata dyshohet se kanë patur një rol dytësor në grabitje duke ndihmuar në faza të ndryshme të saj. Të paktën njëri prej tyre mendohet të ketë qenë shoferi i furgonit të dytë me të cilin grabitësit, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, arritën të largoheshin.

Grabitja në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, ndodhi pasditen e 9 prillit. Autorët arritën të hyjnë në një nga portat e rrethimit të jashtëm, duke larguar pengesat prej betoni dhe duke prerë drynin e portës, për të mbërritur pranë avionit të Austrian Airlines ku po ngarkoheshin 5.7 milion euro – para të të tre bankave – të cilat do të transferoheshin jashtë vendit. Me shpejtësi automjeti përdori një tjetër pikë për daljen nga aeroporti, jo më shumë se 5 minuta nga momenti i hyrjes. Jo larg tij, grabitësit ndeshën me një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë së cilës ndodhi dhe shkëmbi i zjarrit ku mbeti i vrarë Murataj.

Grabitja, e dyta brenda tre vitesh brenda në pistë, riktheu dhe një herë debatet për sigurinë, duke vënë në shënjestër kompaninë e cila administron aeroportin dhe ka përgjegjësinë dhe të sigurisë së tij të brendshme. Ministria e Mbrojtjes angazhoi menjëherë trupa të ushtrisë për perimetrin e jashtëm të aeroportit, ndërsa policia ju imponua kompanisë e cila u detyrua të pranonte që deri në marrjen e të gjitha masave, kontrolli i brendshëm të kryhet tanimë në bashkëpunim me forcat e Rendit.

Gazetarja denoncon dhunën e ushtruar nga gardisti në kryesinë e Kuvendit

Një tjetër rast i dhunës përsëritet në ambientet e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Pas rastit të dhunës ushtruar nga truproja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, një tjetër gazetar ka rënë pre e ushtrimit të forcës në vend të fjalës.

Gazetarja e klan Ola Xama ka denoncuar me foto një punonjës të gardës që sipas saj ka ushtruar dhunë mbi të teksa ajo po mundohej të kryente detyrën e saj, pasi kërkonte të pyeste Guvernatorin e Bankës në lidhje me grabitjen e Rinasit.

Më poshtë denoncimi:

Statusi i gazetares:

Personi qe shihni ne foto eshte punonjes i Gardes se Republikes, i cili sot me ka dhunuar verbalisht dhe fizikisht kur une isha ne krye te detyres time si gazetare, per te ndjekur punimet ne Komisionin e Ekonomise.

Kameramanet dhe me shume se 10 kolege te mi ishim duke pritur jashte, ne korridorin e Kryesise se Kuvendit, per te pyetur guvernatorin e Bankes se Shqiperise lidhur me ngjarjen e grabitjes se Aeroportit te Tiranes. Personi qe shihni ne foto, me kapi forcerisht krahun dhe me terhoqi, kur une nuk e kisha mendjen, me arsyetimin se po pengoja rrugen.

Askush, as policia, as Garda e Republikes, as Kryetari i Kuvendit, nuk ka te drejte te preke askend me dore, dhe jo me te dhunoje! Ai mund te me kerkoje me miresjellje te largohem, por jo te me preke me dore!

Personi ne foto nuk me kerkoi te largohesha, thjesht me terhoqi nga krahu duke me shtrenguar fort dhe duke me shkaktuar dhimbje, e pasi i thashe qe nuk te drejte te me prekesh me dore, por nese te kam penguar punen mund te me thuash te largohem, filloi te uleriste. U desh nderhyjra e disa kolegeve te mi, qe ai te pushonte.

Une nuk dua qe te viktimizohem me keto qe po shkruaj, por kam vendosur qe sot, qe te publikoj cdo pengese qe na krijohet ne profesionin tone, me shpresen se nese gjerat thuhen, do te kete zgjidhje dhe parandalim per ngjarje qe mund t’i ndodhin dikujt tjeter! Kjo eshte hera e dyte qe perseritet nje episod i tille me mua, po ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, por heren e pare nuk e denoncova pasi mendova se ishte rast sporadik, sot e kuptoj qe bera gabim! Nese nuk i themi ngjarjet, do te pasojne te tjetra!

Çfarë do të ndodhë në protestën e 11 majit – Përshkallzohet situata, do bllokohen akset

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e ardhshme në 11 maj në orën 18:30 të pasdites. Në mbledhjen e organizuar, opozita ka diskutuar edhe për zhvillimin e saj si dhe rrjedhën që do të marri. Bëhet me dije se aksioni opozitar tanimë do të vijojë edhe me bllokimin e akseve rrugësh, sidomos ato kombëtare. Në takimin e mbajtur ditën e djeshme me kryetarët e bashkive të djathta, Basha ka diskutuar për të gjitha detajet, përfshi edhe për kohëzgjatjen e kësaj proteste.



Kujtojmë se deri tani, opozita ka mbajtur 9 protesta. Në protestën e fundit përpara Kryeministrisë e përpara Parlamentit, pati edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Mbetet për t’u parë nëse protesta e 10 e opozitës do të sjellë një përshkallzim të situatës, ashtu si flitet tashmë nëpër korridoret e PD.

PD marrëveshje për koalicion opozitar, zbardhen 10 pikat e saj

Partia Demokratike firmosi sot një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj. Firmosja e marrëveshjeve do të jetë e veçantë për secilën nga partitë aleate të PD-së.

Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) eVangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje koalicioni është zhvillimi i zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, por përmes një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

I pari që vuri firmën mbi dokumentin e marrëveshjes ishte Fatmir Mediu i PR-së, i cili tha se koalicioni kishte për qëllim mos lejimin e zgjedhjeve të manipuluara.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar

9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

Përkeqësohet moti – Drejtoria detare bën apel: Siguroni mjetet në port, rrisni gatishmërinë

Dita e sotme dhe e neserme pritet te shoqerohen me perkeqesim te ndjeshem te motit.

Perballe parashikimeve, per det te trazuar, me ere shume te forte, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bere apel per portet te marrin te gjitha masat e per te qene ne gatishmeri.

 

Njoftim per perkeqesim te motit!

Ne daten 22-23 Prill moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese.

Veprimet e Arta Markut dhe KLP-së përbëjnë tejkalim të ligjit dhe cënimi të sigurisë juridike të magjistratëve

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më pas KLP, kanë përfshirë 16% e trupës së prokurorëve dhe mbi 47% e drejtuesve; fenomen ky që ngre shqetësime për tejkalim të ligjit dhe cënimin e sigurisë juridike të magjistratëve.

Më 22 shkurt 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të ndërpriste caktimin e përkohshëm të prokurorit Ardian Nezha në Tiranë dhe rikthimin e tij në Prokurorinë e Pukës. Shkak u bë një kërkesë e prokurores së vetme të mbetur në Pukë, së cilës i duhej të përballej edhe me çështje penale kundër kushërinjve të saj.

 

Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u prit me pakënaqësi nga prokurori Ardian Nezha, i cili dorëzoi menjëherë dorëheqjen nga detyra e prokurorit.

“E kam të pamundur për arsye familjare të shkoj sërish në Pukë dhe e quaj mosvlerësim këtë transferim të dytë,” tha Nezha për BIRN më 29 mars.

Pas 11 viteve punë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ish-prokurori Nezha u përfshi në transferime të njëpasnjëshme. Në vitin 2015, ai u emërua në Pukë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ndërsa me ardhjen e Arta Markut të krye të Prokurorisë, Nezha u komandua drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Qëndrimi i tij në Elbasan zgjati vetëm disa javë dhe pas paraqitjes së dorëheqjes, ai u caktua përkohësisht në Prokurorinë e Tiranës.

Nezha nuk ishte i vetmi prokuror “tranzitor” në Shqipëri. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se thuajse gjysma e drejtuesve të Prokurorive në shkallë vendi dhe rreth 16 për qind e trupës së prokurorëve e kryejnë detyrën e tyre në kushtet e e caktimit të përkohshëm apo të komandimit-akte këto që në shumicën e tyre e kanë tejkaluar afatin ligjor të përcaktuar nga ligji.

Sipas të dhënave të siguruara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, 18 nga 38 drejtuesit e prokurorive në Shqipëri janë të komanduar përgjatë viteve 2017-2019. Por shefat e Prokurorive janë vetëm një pjesë e listës prej 49 prokurorësh, që e kryejnë detyrën e tyre larg vendit të emërimit.

Numri i prokurorëve të komanduar zë rreth 16% të trupës së prokurorëve në vend. Ndërkohë, 38 prej tyre rezultojnë se gjenden në postet aktuale në tejkalim të afateve ligjore të përcaktuara në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

BIRN i drejtoi pyetje Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për tejkalimin e afateve ligjore të komandimeve dhe se cila ishte zgjidhja për këtë situatë kaotike të krijuar në Prokurori. Deri në botimin e shkrimit, as Prokuroria e Përgjithshme dhe as Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk kthyen përgjigje.

Prokurorët “tranzitorë”

Praktika e komandimeve të shpeshta dhe të pamotivuara të prokurorëve ishte një ndër kritikat që iu adresua ish-kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla. Gjatë mandatit të tij, një numër i konsiderueshëm drejtuesish e kryenin funksionin në kushtet e komandimit.

Situata u rëndua me hyrjen në fuqi të legjislacionit të reformës në drejtësi, e cila linte në duart e kryeprokurorit vetëm të drejtën për caktime të përkohshme, në kuadër të mbarëvajtjes së punës.

Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë në dhjetor 2017, një valë e re komandimesh e përfshiu sistemin e prokurorisë. Kjo situatë shtyu trupën gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të kryente verifikime gjatë hetimit administrativ për Arta Markun.

Edhe pse konstatoi se këto lëvizje ishin të ligjshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se kryeprokurorja e përkohshme kishte dështuar të aplikonte një metodologji për riorganizimin e Prokurorisë.

“Që nga riorganizmi i nisur në Janar 2018 nuk është bërë asnjë hap për të miratuar një procedurë,” tha relatorja e vetingut të Markut në KPK.

Thuajse një vit më pas, çështja e komandimeve është rikthyer disa herë për diskutim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pa gjetur ende një zgjidhje.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga 49 komandimet që janë aktualisht në fuqi, 38 janë firmosur nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe 11 të tjera nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 18 drejtues të prokurorive të shkallës së parë apo të Apelit nga 38 gjithsej e ushtrojnë funksionin e tyre me caktime të përkohshme.

Pavarësisht se ligji “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” përcakton si afat maksimal për caktimet e përkohshme afatin 3-mujor, dhjetë komandime vazhdojnë që nga 2017 ndërsa 28 të tjera kanë ndodhur gjatë vitit 2018.

Gjithashtu, rezulton se në prag të konstituimit të KLP-së, në nëntor 2018 dhe në ditët e para të dhjetorit, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka firmosur 13 caktime të përkohshme pa afat.

Mes listës së siguruar nga KLP, Prokuroria e Tiranës rezulton më e prekura nga komandimet. Përgjatë periudhës dhjetor 2017-mars 2019, katër prokurorë të Tiranës janë transferuar në rrethe dhe 10 prokurorë të tjerë janë sjellë në Tiranë.

Debati për afatet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është referuar nenit 59, pika 1 të ligjit 96/2016 “Për statusin…” për komandimet e kryera prej saj; kryesisht për të zëvendësuar prokurorët e larguar nga procesi i vetingut.

Por Prokuroria e Përgjithshme duket se ka ndjekur një praktikë tjetër.

Një kërkesë për informacion e BIRN drejtuar Prokurorisë së Përgjithme në lidhje me afatet e caktimit të përkohshëm të prokurorëve mbeti pa përgjigje. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë sqaroi se 38 caktimet e përkohshme-të cilave u ka kaluar afati i parashikuar në nenin 59, pika 1, ishin bërë pa përcaktuar një afat kohor.

“Për sa kohë nuk ishte krijuar KLP, caktimet e përkohshme ishin kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili bazuar në dispozitat kalimtare të Ligjit 96/2016 ” Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, neni 160, pika 4, mund të caktonte përkohësisht në pozicion një prokuror pa afat”, citohet në sqarimin e KLP-së.

Një interpretim i tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Administrative e Tiranës, në padinë e ngritur nga prokurori Olsi Çela kundër vendimit të kryeprokurores Arta Marku për ta caktuar atë përkohësisht në Berat.

Në vendimin nr.80, datë 26 dhjetor 2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë argumenton se caktimi i përkohshëm duhej të bazohej në nenin 59 të ligjit 96/2016, ku përcaktohet afati 3-mujor i caktimit të përkohëshëm.

Komandimet pa afat, sipas këtij vendimi krijojnë për magjistratët pasiguri juridike dhe se mund të perceptohet prej tyre si masë disiplinore.

“Gjykata analizon se urdhri për caktimin e përkohshëm të prokurorit duhet të arsyetohej në bazë të nenit 59 të ligjit 96/2016. Mbi të gjitha në këtë akt duhet të ishte përcaktuar afati i caktimit të përkohshëm i prokurorit Olsian Cela si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat,” argumenton Gjykata Administrative.

“Mungesa e afatit të përcaktuar në këtë urdhër e ka vënë paditësin në pozitat e një pasigurie juridike dhe e ka shtyrë atë drejt konsideratës se ky urdhër është në thelb një masë disiplinore ndaj tij,” shtohet në vendim, duke përcaktuar se afati i pozicionit të përkohshëm është jo më shumë se tre muaj./BIRN

PËRULEMI PARA VEPRËS DHE QENDRESËS SË VISAR ZHITIT. Nga Entela Kasi, PEN-I Shqiptar

“PEN Internacional” është organizatë botërore e Poetëve, Eseistëve dhe Narratorëve, “P.E.N.”, me qendër në Londër, themeluar në vitin 1921, me bashkëkryetar shkrimtarin nobelist  John Galsworthy dhe tashmë me filiale e degë të vetat në Europë e në të gjithë botën, mbi 100 qendra. Kjo organizatë u krijua me qëllim mbrojtjen e shkrimtarëve që burgosen apo sulmohen dhunshëm në vendet totalitare apo me demokraci të pa konsoliduara.

PEN-i Shqiptar, i themeluar vite më parë, me President Nderi shkrimatrin bot:eror Ismail Kadare dhe me drejtesuese poeten dhe përkthyesen Entela Kasi, ndërkohë pedagoge në Qendrën Universitare të Gjuhëve të huaja në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, bën një apel dhe del në mbrojtje të shkrimtarit Visar Zhiti duke iu kundërvënë sulmeve të forcave të errëta, fantazma të diktaturës së shkuar dhe i quan “akte kriminale, të cilat po përsëriten, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë…”

 

SULMET NDAJ SHKRIMTARIT VISAR ZHITI

janë veprime të qëllimshme. Janë akte kriminale, të cilat po përsëriten, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë. Kjo është e vërteta.

 

Sot nuk është koha që të pyesim se për çfarë arsye shkrimtari Visar Zhiti, ish i burgosur politik, intelektual i përmasave evropiane, sulmohet në Shqipëri.

Sot është koha që të pyesim se si këto akte të qëllimshme, amorale, kriminale, gjejnë hapësirë në media të caktuara në shtypin shqiptar.

Kjo është pyetja që shtrohet sot nga shkrimtarët e huaj, nga elitat e mendimit botëror të PEN International, dhe jo vetëm.

 

Visar Zhiti, sulmohet herë pas here në Shqipëri, në atdheun e tij për shkak të veprës, për shkak të qëndresës së tij nga forca të errëta të diktaturës, nga persekutorët e tij. Persekutorët kanë dhe mbajnë detyra të larta në Shqipëri, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë!

Kjo është një kambanë alarmi për klasën politike shqiptare, e cila, pas rënies së murit të Berlinit, ka dështuar duke veshur me pushtet dhe imunitet të gjithë ata individë, të cilët duhet të ishin jo vetëm jashtë jetës politike të vendit, por duhej të ishin përballur me akuzat për krime, të cilat i kanë kryer në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit.

Kjo është e vërteta, të cilën e artikulojnë elitat e mendimit botëror të letërsisë në PEN International, lidhur me këtë çështje.

 

Pyetja tjetër që shtrohet është: si ka mundësi që intelektualët, shkrimtarët dhe njerëz të medias në Shqipëri, lidhur me këtë çështje nuk kanë të njëjtin reagim për rastin e shkrimtarit Visar Zhiti?

Kësaj pyetjeje, e cila na drejtohet të gjithëve në Qendrën PEN të Shqipërisë po i përgjigjem në statusin e drejtueses të PEN Qendrës së Shqipërisë.

Për aq kohë sa ata që shkruan akt ekspertiza kundër shkrimtarit Visar Zhiti në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri për dënimin e shkrimtarit, sot i kemi në ekrane , në auditorë të promovuar , të mbrojtur, të pushtetshëm, ky është tregues se persekutorët e djeshëm nuk mund të jenë garant për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, e për më tepër të jenë misionarë të lirisë! Kjo është e pamundur.

 

A nuk i kemi parë të gjithë me sytë tanë se si atyre as u dridhet qerpiku, kur na shfaqen edhe në auditorë edhe në mikrofona sikur të ishin këta persekutorët , viktima të asaj perjudhe të errët të Shqipërisë gjatë të cilës kryen krime kundër njerëzimit duke shkelur mbi çdo vlerë e parim të dinjitetit njerëzor, e në post diktaturë nuk shprehën asnjë lloj pendese?

Sot më kujtohet një fjali e Visarit, në një çast tjetër të vështirë, ndërsa sulmohej nga të gjitha anët nga majat e Institucioneve të shtetit në Shqipëri, fjali të cilën po e sjell për të gjithë ne të tjerët kudo ku jemi si një kambanë për veshët tanë të shurdhuar e sytë tanë të verbër. ‘Zot fali, nuk dinë çfarë po bëjnë’…

 

Ishte koha kur shkrimtari Visar Zhiti, po shkonte në Vatikan, ndërsa pengohej nga Shqipëria. Një prej ngjarjeve më të rënda kjo jo larg në kohë!

Shqipëria e sotme ka probleme me vetveten, për faktin se nuk mundi të shkëputet nga e kaluara e errët, e cila na është kthyer sot edhe më e egër se dikur.

Visar Zhiti me veprën, jetën, integritetin e tij intelektual, personalitetin dhe dinjitetin njerëzor të tij mund të ishte pa dyshim një Nobel i Paqes si  Nëna Terezë, Shën Tereza e shqiptarëve, dhe mund të ishte kandidati i Nobelit të letërsisë po ashtu, nëse  ne do të kishim propozuar emrin e tij. Por ne nuk i kemi bërë këtë nder Shqipërisë së Visarit, sepse na mungon vizioni po aq sa dashuria, për faktin e thjeshtë se ishim e jemi po ne nga atdheu i tij që në mënyrën më të ulët ende edhe sot lejojmë që akte të tilla monstruoze të kryhen kundër shkrimtarit Visar Zhiti në Shqipëri.

Përballë tij ne jemi thjesht të pa- moral, e kjo na zhvesh në sytë e Evropës dhe botës.

Personalisht, si njeri dhe si drejtuese e PEN – Qendrës së Shqipërisë përulem me respektin më të thellë ndaj shkrimtarit shqiptar Visar Zhiti.

Sot shoqëria politike, Insitucionet e shtetit, shoqëria intelektuale, akademikët, shkrimtarët e njohur të vendit, duhet të veprojnë për të ndaluar çdo akt e sulm ndaj shkrimtarit Visar Zhiti.

 

Nëse ne lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten kështu siç vërtet po ndodh, nëse ne heshtim ne të gjithë pa përjashtuar askënd, po pranojmë që të nëpërkëmbet, shkelet, cënohet çdo vlerë e dinjitetit njerëzor në Shqipëri.

 

Entela Kasi

Presidente e PEN Qendrës së Shqipërisë,

PEN Internacional,

me Seli në Londër

 

Tiranë 19 . 04. 2019

 

Lorenc Vangjeli: Deputetë me pasaportë diplomatike kanë sjellë para nga droga e prostitucioni, ja përqindja e fitimit

Sipas analistit Lorenc Vangjeli, krimi sot është politik dhe per situaten e krijuar, ai akuzon politiken, si pergjegjese te kesaj qe ndodh. 

 

Nderkohe qe po ne kete emision, Shemsi Prençi deklaroi se deputetë të Parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendi, Vangjeli e mbeshteti pohimin dhe tregoi dhe se sa kanë fituar këta deputetët nga ky transport.

“E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet”, tha Vangjeli.

Ne studion e “Opinion”, Vangjeli tha se grupet kriminale janë larguar nga tregtia e kanabisit për t’u përqendruar tek tregu u kokainës, duke thene se “Krimi sot nuk është më kronik, por është politik”.

“Nuk mund të luftohet me mjete policore, nuk mund t’i kërkohet policisë të luftojë krimin e vetme. Sot në Shqipëri ka një luftë të pistë, që është simboli i kohës moderne. Nuk ka një anë të përcaktuar të mirët nga një anë, të këqijtë në anën tjetër. Krimi sot është me kostum dhe kravatë. Përgjegjësi të parë dhe kryesore ka politika. Ne e shikojmë Shqipërinë, tek kryeministria, tek protesta pa kaluar në periferi aty ku është skamja dhe krimi. Njerëzit të cilët janë votuar, ata që kanë braktisur mandatin duhet ta dinë që duhet të bëhen bashkë dhe të luftojnë krimin. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe Elbasan është rritja e krimit në një potencial edhe më të madh. Grupet kriminale kanë potenciale të jashtëzakonshme financiare dhe materiale, por orientohen në tregun e kokainës duke e lënë tregun e kanabisit”- tha ai. /Opinion.al

Grupi Parlamentar Socialist merr anën e Brahos, vepron kundër Tufës

ARISTIR LUMEZI/ Grupi Parlamentar Socialist ka propozuar heqjen nga rendi i ditës të seancës plenare të mbajtjes së raportit të Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit nga kryetari i saj, Agron Tufa, për një kohë të pacaktuar.

Burime pranë Grupit Parlamentar thanë dje se pezullimi i mbajtjes së këtij raporti dhe miratimi në seancë i rezolutës për punën e Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit u bë për shkak të disa pasaktësive, që lidhen me fakte dhe ngjarje që nuk janë trajtuar me objektivitet.

 

Për këtë, mësohet se në bashkëpunim me Komisionin e Ligjeve do të kërkohet të bëhen saktësimet e nevojshme e më pas ai të dëgjohet sërish në këtë komision. Sipas burimeve, është thënë se fakte apo personazhe që nuk kanë pasur lidhje me krime të komunizmit janë trajtuar në raport si të tilla dhe nga ana tjetër ka pasur raste kur vërtet krimet e asaj periudhe janë anashkaluar nga Instituti i Studimeve të këtyre krimeve.

Heqja nga rendi i ditës së raportit të këtij instituti vjen pas një polemike disaditore në media të anëtarit të Komisionit të Ligjeve deputetit socialist Spartak Braho dhe drejtuesit të Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Braho akuzoi Tufën se po nxin historinë. Ai tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacionalçlirimtare dhe heronjtë e saj. Braho madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.

“Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë, përfshirë luftën, heronjtë. Nuk ka asgjë shkencore në analizat, që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, s’ka pse të ngatërrohet me politikën. S’ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligj. Ka shumë helm në veprimtarinë e këtij instituti. Në këto kushte, nuk e votoj këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes”, tha Braho.

Por përgjigjen ia ka kthyer vetë Tufa. Pedagogu shkruan në rrjetet sociale se nga njerëz si Spartak Braho u rrezikohet jeta shqiptarëve çdo ditë. Kundër dhe pro Tufës e Brahos debati vijoi duke përfshirë dhe shumë personazhe të njohur, si ish-ambasadorin Fatos Tarifa, ish-ministrin Sabit Brokaj apo ambasadorin Shaqir Vukaj, por dhe publicistin Gazmend Kapllani e të tjerë.

PËRSE SULMOHET VISAR ZHITI? – Nga Gazmend KAPLLANI*

PËR TË MOS I LËNË VETËM NË ARENË MES BISHAVE…

 

“Nuk është e rastësishme që Visar Zhiti sulmohet vazhdimisht nga ish kriminelë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, xhelatë dhe kopukë të regjimit komunist… Nëse mund të hedhin baltë dhe të vrasin serish një njeri kaq të pastër dhe të talentuar, atëhere e kanë fituar betejën me kujtesën…”

SIÇ KAM THËNË në shumë kumtesa  për Letërsinë Shqipe Visar Zhiti është Primo Levi dhe Varlam Shalamov i letersise shqipe dhe Europiane. Sidomos dy veprat e tij, “Ferri i çare” dhe “Rrugët e Ferrit” përbëjnë antologjinë më tronditëse, jo vetem te epokës kriminale të komunizmit, por të gjithë letërsisë shqipe. Nuk është e rastësishme që Visar Zhiti sulmohet vazhdimisht nga ish kriminelë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, xhelatë dhe kopukë të regjimit komunist. Ata i njohin metodat e denigrimit moral dhe të vrasjes fizike dhe morale. Në se mund të hedhin baltë dhe të vrasin serish një njeri kaq të pastër dhe të talentuar, atëhere e kanë fituar betejën me kujtesën. Atëhere mund të hedhin valle mbi kufomat e viktimave të tyre. Sepse është ajo që i friken më shumë: kujtesës dhe drejtësisë së saj.

Siç ka shkruar Tzvetan Todorov, historia e njerëzimit nuk ka  njohur armiq më të mëdhenj kundër kujteses së dy regjimet totalitare, Fashizmit dhe Komunizmit. Xhelatët si Caja apo kopuket vrastare si Taku Uturaku duke hedhur baltë mbi Visar Zhitin apo duke kërcënuar intelektualë të mirëfilltë si Agron Tufa, vazhdojnë punën dhe zanatin e tyre, sepse atë dinë të bëjnë. Nuk dinë të ndryshojnë. Po të ekzistonin kushtet, sërish do të bënin të njëjtën gjë: njëri prokuror duke dënuar njerez me vdekje dhe tjetri kryexhelat gulagu.
Është nostalgjia për “pushtetin” e humbur kriminal, që i bën sërish të këlthasin sot.

Lexoni dhe rilexoni Visar Zhitin:
“Ishte një kohë kur unë isha rob, i burgosur brenda telave me gjëmba dhe dikush më ruante, e kishte punën e policit të mbante mbyllur, madje dhe të më tmerronte, të më bënte të vuaja, të më çonte me dhunë në punë, etj, etj, me vite dhe nëse unë e tregoj këtë sot, që është tjetër kohë, jo e policit por e imja, kjo e shqetëson policin tim, i duket hakmarrje, e tërbon dhe megjithëse ai është tjetër njeri tani, jo polic, vepron po aq dhunshëm si atëhere. Nuk ka shoqëri normale në botën demokratike, ku të lejohet që persekutorët e dikurshëm të kërcënojnë të persekutuarit e tyre, që shefat e burgjeve të shpifin ndaj viktimave në mbrojtje të krimeve të tyre siç po ndodh së fundmi në vendin tonë”.

Populli ynë nga ana tjetër është një popull thellësisht i traumatizuar nga tmerri i 50 vjetëve, një popull i abuzuar, i varfër dhe i rraskapitur, që nuk di si të trajtojë traumën e tij të madhe. Për më shumë, mbajtja mbyllur qëllimisht e dosjeve famëkeqe të Sigurimit, mosekzistenca e një Komisioni të së Vërtetës dhe të Drejtesisë për krimet e regjimit komunist, (një nga regjimet me kriminale që ka njohur historia bashkekohore e Europës), toleranca e tanishme politike dhe mediatike qe po gëzojnë ish xhelatët, u ka krijuar p:ershtypjen që mund të vrasin dhe torturojne serish viktimat e tyre. Është një moment shumë i trishtë. Besoj se të paktën artistët dhe intelektualët dhe pjesa më e ndershme e shoqerisë shqiptare, në Shqipëri apo diasporë, do reagojë kundër këtyre fantazmave të së kaluarës, që e duan gjithmonë Shqip:erinë si një njeri qe vegjeton pa kujtesë, peng të xhelatëve, kopukëve, injorantëve dhe vrasësve.

________________________________________
*) Shkrimtari Gazmend Kapllani jeton dhe punon në SHBA. Krahas eseistit dhe gazetarit të njohur për Ballkanin dhe më gjerë, ai është lektor i Letërsisë dhe Historisë së Europës në “Emerson College” në Boston. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës duke e cilësuar atë si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë.

Enveristët Nga Kastriot Dervishi

Në këtë ditë morti e shenje për enveristët, që na kujton kohën kur ata kthyen “dhimbjen në forcë”, ia vlen një refleksion.

Kaq vjet pas rënies nga kalbëzimi i gjithanshëm i regjimit më gjakatar në gjithë lindjen komuniste (pas Bashkimit Sovjetik), pozitat e enverizmit qëndrojnë të forta. Kategoria e enveristëve përbëhet nga dy grupe kryesore:

1-Pasardhës persekutorësh ose nomenklature të lartë. Në këtë grup hyjnë: ushtarakë fanatikë, oficerë Siguriimi, hetues, prokurorë, sekretarë të parë apo sekretarë të komiteteve të partisë, instruktorë partie, etj.

2-Injorantë. Në këtë grup hyjnë kategoria e njerëzve që janë formuar nga propaganda, nga filmat artistikë, apo të zhvendosur nga partia në zonat e thella në qytete në kuadër të industrializimit të vendit.

Të zellshëm në propagandë janë kategoria e pasardhësve. Shtysa e tyre është veçse arsyeja biologjike, prejardhja, rrënjët. Çdo gjë e ndërtojnë mbi bazën e asaj që e kanë fikse: dashurinë për krimin dhe figurën përfaqësuese të tij.

Këta e shesin propagandën e tyre gjoja si të analizuar në bazë të fakteve, sikur Shqipëria para vitit 1944 ishte skëterrë dhe më pas erdhi një regjim që bëri “reforma” (kështu i thonë vjedhjeve komunistët). Pak a shumë kjo propagandë mbështetet në:

-Luftën nacionalçlirimtare, gjakun e derdhur, dëshmorët komunistë, koalicionin e madh antifashist (po nuk i njohin asnjë kontribut dhe i harrojnë, shokët Miladin, Dushan, etj).

-Rindërtimin e Shqipërisë pas lufte (sikur Shqipëria të kishte qenë qendra botërore e kësaj lufte), duke shtuar tharjen e kënetave, hidrocentralet e ndërtuara me kredi kineze, etj.

-Arsimin falas (siç ka qenë në kohë të Zogut, siç është edhe sot).

Në artikulimet publike këta kanë këto karakteristika:

-Shohim 100 e ca kile flori të vetat të Mbretit Zog të vitit 1939, por nuk shohin 320 ton të vjedhura në dajak e me plumb të Enver Hoxhës.

-Shohin “tradhti” në “marrëveshje” imagjinare me serbët, por nuk shohim bashkimin doganor, parifikimin e monedhës me ligj të bëra nga Enver Hoxha me jugosllavët në vitin 1946.

-Shohin 2-3 vrasje për të cilat akuzojnë Mbretin Zog, por nuk shohim mijëra vrasje të regjimit kriminal komunist.

Nuk do gjeni asnjëherë ndonjë kujtesë për triskat dhe rreckat e atij regjimi, për izolimin dhe degradimin shtetëror e shoqëror të Shqipërisë, për burgjet, për kampet tela me gjemba ku internoheshin fëmijë, gra e pleq, si asnjëherë më parë. E sigurisht, asnjë pushtues nuk e detyroi shqiptarin të gatuajë në hale si regjimi internacionalist proletar i Enver Hoxhës.

Për ilustrim të këtij teksti, zgjodha nga arkiva ime ku duhet të kem nja 2 mijë foto me Enver Hoxhën, një të fillimviteve ‘80, e cila, si shumica e gjërave që postoj nuk ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme.

Luten sharësit enveristë të ndërrojnë ujin e ndenjur, të jenë pak më interesantë në propagandën e tyre, gjithnjë humoristike e mediokre për mua.

 

Fotografia e Kastriot Dervishi

 

 

Agron Tufa me stafin e tij i ka bërë shërbim të çmuar shoqërisë shqiptare Nga Entela Kasi, PEN, Shqipëri

I nderuar Z. Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit,

Nuk është aspak e habitshme që ju të sulmoheni për shkak të detyrës, nga individë me imunitet dhe pushtet politik në Shqipëri. Kjo është e natyrshme për aq kohë sa atyre u janë prishur balancat.

Dokumentet të publikuara prej Institucionit që ju drejtoni, i kanë zhveshur para publikut shqiptar dhe të huaj.

Ata do të kishin dëshiruar që në krye të Institucionit që ju drejtoni të ishte një ushtar i tyre! Kjo nuk ndodhi. Ndodhi që njëri nga ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë, të kërkonte nga sallat e komisioneve, shkarkimin tuaj nga detyra.

( Me gjuhë kërcënuese, kujtoj se ju kërkoi të mbyllni gojën. Kambanë alarmi kjo për shoqërinë shqiptare në shekullin që jetojmë!)
Dikur këta individë kanë firmosur dënime me vdekje. Sot janë po këta që po të kishin mundësi do të bënin të njëjtin veprim. ( Sot Shqipëria është vend pluralist, dënimi me vdekje nuk ekziston).

Nëse do të ishte diktaturë, juve do ju kishin dënuar me vdekje, si Vison Blloshmin, Genc Lekën, e si shumë të tjerë shkrimtarë , artistë, klerikë, njerëz të pafajshëm të këtij vendi të cilëve sot nuk u gjenden as eshtrat e as vendet ku i hodhën ekzekutorët.

Ju i nderuar Z. Tufa, keni lexuar në dokumente të vërtetën tronditëse të Shqipërisë! Ju patët guximin që të bënit publike tashmë të dokumentuar për shoqërinë shqiptare, të vërtetën e krimeve të diktaturës.
Shqipëria e shekullit të XXI, nuk duhet të ishte kjo!

Shteti përbëhet nga Institucionet. Kuvendi është një prej tyre. Individë që kanë firmosur dënime të çfarë do lloji në diktaturë e sidomos dënim me vdekje, nuk duhet të kishin vend në Institucionet e shtetit demokratik në Shqipëri, 30 vjet pas komunizmit. Shqipëria sot është shtet anëtar në NATO, është vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian, është vend me të drejta të plota në Organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Shoqëria politike shqiptare ka dështuar, për aq sa individët që kanë kryer krime në komunizëm i ka veshur me imunitet dhe pushtet politik.

Ky dështim i shoqërisë politike shqiptare është i dëmshëm për shoqërinë shqiptare, e po ashtu cënon dinjitetin e Shqipërisë dhe shtetit.

Në vendet post komuniste të Evropës , të cilat sot janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, nëse një ligjvënësi do i publikohej një dokument autentik firmosur prej tij për ekzekutimin qoftë edhe të një njeriu të vetëm në kohën e diktaturës, ai parlamentar jo që do të ishte jashtë parlamentit, por do të përballej me gjykatat Evropiane.

Kjo në Shqipëri në aktualitet, nuk ndodh. Ky është dështimi i klasës politike shqiptare dhe institucioneve të shtetit.

Me dy fjalë më lejoni t’ju citoj dy fjalë nga Kadare drejtuar z. Bedri Blloshmi në një letër publike për çështjen e krimeve të komunizmit. Kadare në atë letër e cila është botuar mes të tjerash shkruan për vezë të gjarprit. Këtë letër më është dashur që ta përktheja për takimin ndërkombëtar të shkrimtarëve që PEN International mbante në Itali, për shkrimtarët e burgosur dhe ekzekutuar në vendet diktatoriale.

Pra thënë shkurt, letra e Kadaresë drejtuar Bedri Blloshmit dikur ka artikuluar qartë të vërtetën tronditëse të shoqërisë politike shqiptare, pikërisht atë të vërtetë që ju dhe Institucioni që drejtoni e keni zbuluar përmes dokumenteve.

Kadare ka shkruar parathënie për veprën tuaj letrare si shkrimtar me autoritet për shkrimtarin , për ju.

PEN International, ka botuar përzgjedhje të krijimtarisë tuaj letrare po ashtu. Letërsia shkruar prej jush është tashmë një vlerë e shtuar letërsisë shqipe.

I nderuar Z. Tufa, ajo që mua personalisht më bën përshtypje jo të mirë, është heshtja e disa institucioneve të tjera të shtetit, të cilat paguhen me taksat tona dhe mbahen me fonde nga organizata ndërkombëtare për garantimin e të drejtave, lirive themelore të njeriut, si edhe për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe forcimin e standardeve të demokracisë dhe sigurimin e garancive të dinjitetit ë njeriut në Shqipëri.

Ajo që mua personalisht më trondit, është heshtja e disa shkrimtarëve, intelektualëve, gazetarëve, të cilët i shohim çdo ditë në media pa artikuluar asnjë fjalë të vetme për këtë çështje të shoqërisë shqiptare.

Sigurisht që e mirëkuptoj frikën e tyre për shkak të lidhjeve me të shkuarën dhe të tashmen, por është e pa-pranueshme dhe jo e moralshme që të na shfaqen ekraneve, mediave, si misionarë të lirisë dhe garantues të saj.

Ajo që më bën përshtypje është fakti se si në faqet e shtypit shqiptar, çështja e rëndësishme që Institucioni drejtuar prej jush ka ngritur, është deformuar e i serviret publikut si një ‘debat’, apo ‘konflikt’ personal midis jush dhe atij parlamentarit.

Në këtë rast media ose ka dështuar në misionin e vet, ose ka probleme me lirinë dhe profesionalizmin e saj si institucion.

Megjithatë, ky është një tregues jo i mirë. Organizata jo qeveritare dhe jo politike, përfshirë edhe organizata të medias në Shqipëri, shpesh kanë mbajtur qëndrim kur është kërcënuar liria e shprehjes dhe gazetarët në krye të detyrës apo për shkak të detyrës.

Ju u kërcënuat publikisht për shkak të detyrës tuaj e cila po ashtu është në shërbim të informacionit publik dhe shoqërisë shqiptare!

Në rastin tuaj asnjë organizatë jo politike, përfshirë këtu edhe organizata të medias jo vetëm që nuk shkruan dy gisht letër, por as nuk mbajtën një qëndrim zyrtar.

Standardet jo të njëjta janë tregues për pavarësinë, rolin dhe misionin e ketyre organizatave!

Kjo është një kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe po ashtu për dinjitetin e njeriut në Shqipëri.

I nderuar Z. Tufa, Drejtor i një prej Institucioneve më të rëndësishme të vendit tonë.

Me punën tuaj dhe të stafit tuaj, ju i keni bërë një shërbim të çmuar shoqërisë shqiptare. E keni përballur me të vërtetat e krimeve të diktaturës. Ndërsa shoqërinë politike e keni tronditur nga themelet!

Entela Kasi

Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë
PEN International, me seli në Londër.
Tiranë, 15 Prill 2019

U arrestua dje, ish-komandoja kërcënon: Nuk do kaloni kollaj!

TIRANË

Ish-komandoja Erzen Uka i arrestuar për nxitje terroriste doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurori Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun. Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë:  Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.

Flet detektivi: Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, jo pak nëna kanë vajtuar fëmijët e tyre të gjallë. Në maternitet u thuhej se kanë vdekur, por në fakt bebet ndërroheshin. Njerëzit me pushtet që u vdisnin fëmijët gjatë lindjes, i ndërronin ata me fëmijë të shëndetshëm.

 

 

I ftuar në emisionin “Fol me Psikologen” të gazetares Ervisa Lula, Drejtori i “Institutit të Detektivëve Privat”, Ndue Pjetra, ka shpjeguar se si ndërroheshin foshnjet në maternitet, në Shqipërinë komuniste.

 

Kemi shumë raste në Shqipëri kur ju kanë thënë në maternitet se ju ka vdekur fëmija. Sekretari i partisë apo njerëz të tjerë me pushtet në atë kohë pasi ju kishte vdekur fëmija i tyre donin me çdo kusht t’i thoshin gruas se e kishte fëmijën gjallë. Prisnin në maternitet 2-3 ditë që të vinte dikush, t’i linin fëmijën e vdekur tjetrit dhe të merrnin fëmijën e tij. Këto histori kanë ndodhur në kohën e komunizimit, janë shumë të vështira, por ne kemi mekanizma të tjerë për t’i gjetur…”, ka deklaruar Pjetra.

Bojkoti i opozitës, Gjermania: Do t’i vëzhgojmë ne zgjedhjet

Në nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxori dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta antiqeveritare. Në protestën e së shtunës, (13.04.2019), të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD-së, Basha, tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22:00 se, “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri transitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Por, përtej deklaratave të tilla, opozita ka ndërmarrë veprime që lënë të kuptohet se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë. Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërçesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit. A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonalë, pas thirrjes publike të KQZ-së.



Trajnimi
Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike” mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit. Skenari i deritanishëm i bojkotit të zgjedhjeve nga të dyja partitë opozitare, PD dhe LSI, është kundërshtuar nga SHBA-të dhe BE-ja. Pas thirrjes së Zv.Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer, drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, “sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale.

Gjermania
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: “U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”. Ambasadorja Schutz theksoi se, “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor”. Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ambasadorja Schutz thekoi se, “mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Datat e afateve për zgjedhjet

18 marsi ishte afati i fundit për propozimin e anëtarëve të KZAZ-ve. (Opozita nuk e ushtroi këtë drejtë, ç’ka e detyroi KQZ-në që komisionerët e saj t’i zëvendësojë me individë apolitikë).

21 prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje.

1 maji është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.

18 qershori është afati i fundit për propozimin e numëruesve të votave.

13 maji është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshillat bashkiakë.

30 maji është afati i fundit për propozimin e anëtarëve të qendrave të votimit.

31 maji është afati i fillimit të fushatë zgjedhore.

Shqipëria thyen rekord, ka numrin më të madh të të rinjve të papunë në kontinent

Të papunë, të pa arsimuar ose të patrajnuar, alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafeneve, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.


Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Europë me të dhënat e vitit 2018 dhe Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjëve të pa punë pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës.

Papunësia e të rinjëve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjëve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind. Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%.

Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet, ku norma e papunësisë së të rinjëve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjëve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia të të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%.

Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%.

Në hartën mëposhtë janë ngjyrosur me ngjyrosur me blu dhe të kuqe, nga norma më e ulët e papunësisë, deri te norma më e lartë, Shqipëria.

Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç./Monitor

Për Mero Bazen, tropojanët dhe PD-në – Nga ERMAL MULOSMANI

Një artikull i Mero Bazes, dje, më bëri të reflektoj. Dhe jo për thelbin e tij të dukshëm.  Por, kryesisht për helmin nëntekstual, urrejtjen gëbelsiane ndaj një komuniteti të caktuar njerëzor. Them gëbelsiane pasi Gëbelsi e mbulonte propagandën anti semite.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu

Për heroin e opozitës, Admir Murataj

Citoj nga shkrimi i tij këtë paragraf mbi të tjerët: “Marrëzia ka shkuar në ekstrem, duke i dhënë liri fantazisë, deri tek fakti që qeveria ka vjedhur lekët dhe në fund ka vrarë nja djalë të pafajshëm nga Tropoja, që qenka mbështetës i PD, që njihet me gjithë rrethin familjar të Sali Berishës dhe që një rapsode tropojane po i bën dhe këngë.”

“Vrasësi është nga Tropoja, mbështetës i PD-së dhe Sali Berishës dhe një rapsode tropojane po i bën këngë”- fantazon Mero.

Çfarë është identiteti i njeriut dhe sa pjesë të këtij identiteti përcaktohet nga origjina gjeografike e tij? Psh, identiteti im personal.

Amin Maalouf, një shkrimtar franko-libanez, sipas meje, ka dhënë një përcaktim fundor për këtë element. Ai thotë që identiteti i njeriut është si ADN-ja e tij.

Aty bëjnë pjesë një bashkësi e pafundme elementësh që fillojnë nga emri, mbiemri, fotografia, prindërit, vendlindja, besimi, profesioni, grupi social etj. Dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e identitetit. Këto janë vetëm elementet e para, ato të dhëna në fillim, por, elementet e tjera, ato që ai i quan “Gjenet e Shpirtit” e bëjnë një individ krejt të ndryshëm nga 7 apo 8 miliardët e tjerë në këtë botë. Psh Mero, raporti që kam unë me fjala vjen shkencën, letërsinë, politikën, kulturën, filmin, sportin etj etj, më bën të miqësohem e të kem të përbashkëta me një islandez, neozelandez, turk, skraparlli ose pukjan. Sigurisht, nëse “gjenet e shpirtit” të miat përputhen edhe me ndonjë tropojan (dhe kjo ndodh sigurisht) raporti im me atë është edhe pak më i afërt se me të tjerët.

Maloouf-i në librin e tij spjegon edhe një diçka shumë interesante Mero. Ai thotë: “Është në natyrën e njeriut të mbrojë më së shumti atë element të identitetit të tij i cili është më i cënuari”.

Tropoja është në ADN-në time. Nuk e di se sa pjesë të saj kam por jo shumë. Edukimi im, jeta në një epokë globale e me shije të tilla ka ndikuar mjaft. E kam dashur më së shumti Tropojën në dy kohë.

Në kohën e parë Mero, atëherë kur mbërrita në Tiranë për studime, Tropoja ishte nocion gjeografik. Ajo vinte si realitet kur afrohej dimri dhe pedagogët e studentëve tropojanë fillonin gjuetinë e gështenjave, arrave, mollëve etj përmes presionit të notës. Më kujtohet shumë mirë ajo kohë… Drejtorët nga Tirana çonin furnizime speciale në Tropojë dhe pastaj shkonin e i merrnin po vetë përmes servilëve lokalë…  Kaq ishte Tropoja për funksionarët komunistë. Një vend gështenjash e arrash dhe të shfrytëzueshëm në naivitetin e tyre. I varfër sa më nuk bëhet por kishte Fierzën për energjinë dhe Kamin për kromin. Për kaq i duhej. Enver Hoxha bëri një vizitë në 70-ën dhe i quajti tropojanët njerëz “shtalartë” dhe me kaq i kënaqi për 20 vjet… Kjo ishte Tropoja e parë e dhimbshme dhe e dashur për mua… Meqë ra fjala Mero, para nja dy javësh ra zjarr në gështenja, u dogjën 200 hektarë… A shkrove gjë? Uroj ta kesh bërë, unë po, e bëra.

Koha e dytë është kjo kohë Mero. E ke vu re, Gëbelsin si e shfrytëzoi djegien e Bundestagut?

Ishte çifut- tha! Veç nuk u kujtua të thoshte që një rapsode çifute do t’i bënte këngë. Kjo e kalon edhe Gëbelsin…

Edhe unë e publikova një shkrim pa emër për grabitjen. E titullova “Tropojani me 13 identitete që grabiti Rinasin”. Për turpin tim Mero. U lexua shumë sepse kishte epitetin “tropojani”. Aq e madhe është urrejtja e mbjellë prej jush, “gëbelsve” modernë! Atë natë pata probleme me gjumin. Çfarë maskarai jam unë që me anonimat shkruaj kundër një grupi të margjinalizuar historikisht…

Ka pasë një periudhë në jetën time që nuk jam ndjerë mirë me “genin” tim tropojan Mero. Ka qenë pikërisht revanshi i papërligjur i disa pushtetarëve të vegjël nga Tropoja që më bëri të ndjehem keq. Të lodhur e të shfrytëzuar prej një jete, kur Sali Berisha mori pushtetin, ata menduan se u erdhi dita. E bënë pa stil, me arrogancë. Ishin shumë pak në fakt por ishin seleksionuar keq nga pushteti i kohës dhe bënin shumë zhurmë e pak para.

Dhe e dëmtuan Tropojën për 100 vjet të tjerë. Tropojën dhe Opozitën me thënë të drejtën. Ishte koha kur ti Mero futeshe në zyrën e Sali Berishës me shkelma dyerve. Ishte aq i tepërt ndikimi yt Mero sa fillove të bëheshe xheloz edhe për gruan dhe djalin e tij. Sjellja jote më kujton një novelë të Cvajgut ku qeni besnik e i dashur i familjes bëhet xheloz për foshnjën që vjen në jetë. Dhe një ditë të bukur e merr dhe e mbyt.

Nuk pata keqardhje me thënë të drejtën. Sali Berisha e kishte tradhtuar popullin dhe ishte bërë me oligarkët atë kohë. Por ti nuk e bërë për këtë arsye.

Për këtë periudhë më vjen turp Mero. Më së paku për ty dhe ndikimin tënd me thënë të drejtën.

Opozita shqiptare nuk është Tropoja Mero. Ata i kanë në ditën më të keqe të tyre 600 mijë vota. Ndërsa Tropoja i ka 20 mijë banorë.

Se ja, vjen Gëbelsi dhe e lidh Tropojën direkt me krimin, grabitjen dhe PD-në. Grabitësit kanë një identitet Mero. Dimensioni kryesor i identitetit të tyre është grabitja. Jo partishmëria e as origjina gjeografike ose familjare.

Dhe për ta mbyllur Mero, të ftoj të lexosh një libërth të vogël të Maria Vargas Llosa. Aty kam lexuar një personazh si ti. Pesë Qoshet titullohet.


Send this to a friend