VOAL

VOAL

Protesta e opozitës, SHBA: Refuzoni dhunën

Në Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara i bëri sot thirrje mbështetësve të opozitës që në protestën e thirrur nesër prej saj në Tiranë, “të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”

Protesta e nesërme e opozitës është e 12-ta që prej muajit shkurt kur ajo u largua nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj. Shpesh në protestat e organizuara në Tiranë janë rregjistruar përplasje të dhunshme me policinë e cila ka përdorur dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se “përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës”, nënvizon deklarata.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka parlajmëruar se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Nga ana e saj shumica ka përsëritur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve vendore dhe se ato do mbahen në datën e caktuar. za

Basha: Nesër goditja finale ndaj tiranisë së krimit

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kamza u shpreh se nesër do të ndodhë goditja finale ndaj tiranisë së krimit. Basha deklaroi se nesër tirania do të shkundet.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkudim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare”, tha Basha.

Protesta – Basha publikon spotin, apeli: Nesër bashkë për një qëllim (video)

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar spotin e protestës së nesërme të opozitës së bashkuar duke iu bërë edhe një apel shqiptarëve.

“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan kreu i PD.

MESAZHI I VIDEOS
Një ore e re po troket
Me besimin tek njëri-tjetri
Tek forca e bashkimit
Tek Demokracia
Tek Europa
Do t’i hapim dyert e Europës
Kur të çlirohemi nga e keqja
Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin
Kur vota të jetë e lirë
Kur të luftojmë korrupsionin
Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin
Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë!
Asnjë hap pas!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
11 Maj ora 18.30”!

Një ditë para protestës, Leyla Moses-Ones i shkon në zyrë ministrit Lleshaj

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Takimi mes tyre siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

“Të gjithë bashkë më 11 maj”, Basha: Ja mesazhi që mori Rama sot nga Berlini

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm sot në një takim me qytetarët e Gjirokastër, nga ku dha edhe një mesazh të Europës, sipas tij, për kryeministrin Rama.

Sipas Bashës, mesazhi i Europës është se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017.

 

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Sot, kanë ardhur mesazhe të qarta nga Berlini. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë.

30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot dhimbje e sakrifica drejt Europërs. Kush më shumë se ju, gjirokastritët  e dinë  eksodin e shqiptarëve drejt Greqisë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica. 30 vite rendje drejt Europës dhe padyshim edhe hapa për ta sjell Europën këtu. Nuk është rastësi që secili prej këtyre hapave është ndërmarrë nga PD. Kanë qenë vetëm reformat e vërteta që na kanë afruar me Europën. Sot po na thërret në skenën e vendimit ët madh politik, ne demokratëve, Shqipëria. Thirrja ime e parë ndaj demokratëve, qytetarëve, bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Europa, sepse ëndrra jonë e papërmbushur është objektivi kryesor i PD dhe koalicionit tonë, maxhorancës së re politike e numerike në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Analiza e fakteve në terren, ish-drejtuesi i policisë: Ja përse u eleminua Admir Murataj nga shokët

Por kush e vrau supërgrabitësin më të rrezikshëm në vend?

Analizimi i provave në bllok të çon vetëm në një konkluzion për ish-drejtuesin e policisë Havari. Sipas tij, ballafaqimi i fakteve në vendngjarje tregon se Admir Murataj është eliminuar nga shokët e tij.

 

“Versioni i dytë i bie që të jetë te grabitësit, është një lloj akt human që shteti policia apo strukturat kur u janë vrarë shokët i kanë marrë me vete, edhe grabitësit kanë atë unitetin me njëri tjetrin nuk mund ta linin të braktisur këtu koka e këmbët andej, për mua është shumë e qartë”, tregon Mitat Havari.

“Sigurisht nuk duhet dalë se kush ka qëlluar nëse do ishte nga policia por predha nuk ka dalë nga armët e policisë. Nëse nuk ka dalë nga policia dyshimi bie mbi anëtarët e tjerë. A është goditur gabimisht në shkëmbim zjarri apo qëllimisht kjo duhet provuar nga hetimet”, tha Artan Hoxha.

Në analizën që bën për ngjarjen, ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj, tregohet disi më i rezervuar për të arritur në konkluzion. Ai i lë të hapura të gjithë variantet.

“Nuk përjashtohet asnjë lloj variant, asnjë lloj mundësie se ka shumë variante që edhe mund të jetë vrarë nga shokët, mund të jetë vrarë nga shkëmbimi dhe shokët e kanë lënë…”, tha Arben Hajdarmataj.

Ai thotë se më parë duhet sqaruar nëse ka pasur shkëmbim zjarri, apo të shtënat kanë qenë thjesht parandaluese, pra në ajër.

“Në momentin që ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve më e shumta mundësi është që të jetë vrarë nga policia”, tha Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj thotë se zgjidhja e këtij misteri mund të vijë nga eksperimenti që mund të bëjë grupi hetimor në terren. Deri sot, policia nuk është shprehur me një variant zyrtar për vrasjen e Admir Muratajt, nëse e eleminuan ata apo shokët e tij grabitës.

“Prokurori bën një eksperimentim hetimor i cili nëse nga ku ndalu furgoni policisë, dhe në vendin që është gjet viktima, ka fushëpamje, ka mundësi të ndodhë qitja, pra ka shumë elemntë që duhen sqaruar, këndi plumbit, a ka kodra, gjethe, drunj…”, tha Arben Hajdarmataj./TCH

Mbërrin sot trupi i nëntetares Zarife Hasanaj, ja kur mbahen homazhet

Mesditen e sotme mberrin ne atdhe trupi i pajete i nentetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jeten një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni, ku mbeten te plagosur edhe dy efektive te tjere te FA.

 

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se sot ne oren 12.45 ne bazen ajrore ne Rinas do te organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete te nentetares Zarife Hasanaj.

Nderkohe neser, me 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillojen homazhet per nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte te shtetit, po te Pallati i Kongresese.

Takim në Tiranë i krerëve të shteteve të Ballkanit

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit-t, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Slovenia që në vitin 2013 për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Europian

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikëpritesit e takimit, pjesa e rëndësishme e të cilit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Larta e Bashkimit europian Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit europian.

Në kuadër të takimi drejtuesit e Ballkanit pritet të kenë dhe takime bilaterale. Zonja Mogherini pritet të takohet sot pasdite me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe në mbrëmje me atë serb Aleksandër Vuçiç.

Kandidati i PD refuzon të betohet në Parlament: Mandati i takon popullit, jo kriminelëve

Indrit Hoxha, kandidat i PD, ka refuzuar te marre mandatin e deputetit sot ne Kuvend, ndersa Gramoz Ruçi i dha fjalen per te bere betimin.

Ndersa te gjithe prisinin qe ai te bente betimin, Hoxha tha se ndjen neveri per kete parlament dhe se e ndermori kete akt ne emer ” te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci”.

Pjese nga fjala e tij:

Neveri per kete parlament ilegjitim!

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.

Vendimi për Balilin, 10 vjet burg

Në Shqipëri gjykata për krimet e Rënda dënoi sot me 15 vit burgim Klement Balilin, një nga emrat më të përfolur për trafikun ndërkombëtar të drogës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili, të cilin gjykata e shpalli fajtor për 4 vepra penale, do të vuajë vetëm 10 vite, në një burg të sigurisë së lartë

Po për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe procesi ndaj tij u mbyll brenda një kohe shumë të shkurtër, që nga momenti kur në Janar të këtij viti, në momentin që prokuroria kishte mbyllrë hetimet ndaj tij, Klement Balili u dorëzua vullnetarisht.

Gjykata e gjeti atë fajtor për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria:“Trafikim të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili e priti qetësisht vendimin, ndërsa avokati i tij gjatë fjalës së mbrojtjes kishte deklaruar se prokuroria nuk kishte sjellë sipas tij asnjë provë që e implikon të mbrojturin prej tij në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Emri i tij, doli gjatë një hetimi i cili u finalizua në fillim të muajit maj të vitit 2016, me një operacion të ndërmarrë nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ku u sekuestruan mbi 670 kilogram marijuhanë në ishullin Zakintos në Greqinë lindore. Një numër i madh anëtarësh dhe drejtuesish të organizatës e cila dyshohej se drejthej nga Balili u arrestuan në Greqi dhe në disa vende të tjera europiane, ndërkohë që ai vetë vetë mundi të shpëtojë.

Fillimisht ai u shfaq publikisht në Sarandë, duke mohuar akuzat, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Emri i tij, për shkak dhe të nofkës me të cilën e pagëzuan mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, shkaktoi shumë zhurmë edhe për shkak të dyshimeve se gëzonte mbështetje politike.

Balili ishte drejtor i Drejtorisë rajonale të Transportit në Sarandë, i emëruar në 2014. Njëri nga nipat e Balilit ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i Bashkisë së Delvinës, në jug të vendit, nën siglën e LSI-së, ndërsa një vëlla i tij ka qenë gjithashtu koordinar i LSI-së po në Jug të vendit.

Vëllezërit Balili kanë patur aktivitete të shumta tregtare që nga transporti te ato të sigurisë së objekteve, apo peshkimit. Ndërsa në 2015 inauguruan një investim mjaft të shtrenjtë duke kthyer ish Kampin e punëtorëve në Sarandë në një hotel luksoz. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë të kohës.

Shqipëria në kërkim të viktimave të komunizmit (video)

Shqipëria po gërmon në të kaluarën e saj të zymtë, në një përpjekje të re zyrtare për të identifikuar eshtrat e disa prej viktimave të ekzekutuara nga regjimi komunist. Gjatë tre dekadave të fundit, qytetarët e thjeshtë kanë luftuar vetë për të zbuluar fatin e të dashurve të tyre, duke mbledhur informacione nga dokumentet arkivore dhe gjetjen e dëshmitarëve. Në nëntor, nisi një fushatë historike me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për të filluar identifikimin gjenetik të eshtrave të gjetura në dy zona ekzekutimesh. Gjithsej, fati i rreth 5,000 njerëzve “të zhdukur” gjatë epokës komuniste, e cila zgjati për 40 vjet deri në vitin 1991, mbetet i panjohur.

Pas vitesh gërmimesh të dokumentave, kasetave dhe pastaj shpateve të Dajtit, Jovan Plaku gjeti eshtrat e 13 njerëzve në një pyll ku ai beson se është ekzekutuar nga regjimi komunist edhe babai i tij.

Një dekadë më vonë, 45-vjeçari shpreson që më në fund të marrë një përgjigje nëse babai i tij është ndër ata që u gjetën pasi Shqipëria filloi një përpjekje të rëndësishme për të identifikuar viktimat.

Eshtrat e gjetur në malin e Dajtit janë ndër më shumë se 5 000 të ekzekutuar gjatë periudhës komuniste. Fati dhe vendndodhja e shumë prej tyre mbeten të panjohura, gati tre dekada pas rënies së komunizmit.

Viktimat ishin kundërshtarë politikë, besimtarë fetarë apo qytetarë të thjeshtë të akuzuar për “tradhti”, “spiunazh” ose “sabotim” kundër regjimit paranojak të diktatorit Enver Hoxha.

Në periudhën që nga rënia e komunizmit, Shqipëria ka hezituar ta hapë këtë kapitull të errët të historisë.

Pra, kërkimi për të zhdukurit është lënë në përpjekjet e palodhura të njerëzve të zakonshëm si Jovani.

Babai i tij Koço Plaku, inxhinier, u dënua me vdekje gjatë një gjykimi me dyer të mbyllura dy vjet pasi u arrestua në vitin 1975.

Ai ishte nëntë muajsh në atë kohë dhe nëna e tij u detyrua të ndahej për të mënjanuar internimin.

I vendosur për të lidhur pjesët e historisë së familjes së tij, Plaku më pas arriti të gjente fotografi nga gjykimi i të atit, skica të bëra gjatë procesit dhe një shirit regjistrimi prej 72 orësh të marrjes në pyetje.

Atëhere ai mësoi se babai i tij ishte dënuar për “sabotazh” dhe “spiunazh” lidhur me grepat e peshkimit që ia kishte dhënë një mik rus, një dhuratë që ngjallte dyshime pasi Tirana ndërpreu lidhjet me Moskën.

Ai intervistoi dhjetëra njerëz, madje duke dalë ballë për ballë me ekzekutuesin e babait të tij.

“Burri i vogël dhe i shëndoshë” ishte bërë një trajner i xhudos, tha Plaku. Ai tha se nuk mbante mend asgjë.

Pritja e Gjatë

Përfundimisht, Plaku identifikoi malin e Dajtit si vendin e mundshëm të vrasjes së të atit.

Së bashku me një burrë tjetër që kërkonte gjithashtu babanë e tij të zhdukur, ai kaloi disa muaj duke gërmuar në mal, para se të gjente eshtrat, disa prej të cilave ishin varrosën vetëm 60 centimetra thellë.

Eshtrat kanë qenë të vendosura në një morg për 10 vjet, në pritje për t’u identifikuar.

Më në fund, tani procesi po fillon pas nisjes në nëntor të një projekti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Plaku, së bashku me rreth 30 të tjerë, ofroi mostra të ADN-së për të parë nëse ato korrespondonin me babain e tij.

Ai shpreson që më në fund të “mbyllë këtë kapitull” të jetës së tij me një moment të qetë, një cigare dhe mundësinë për të vendosur lule në vendin ku babai i tij është qëlluar me një plumb pas shpine më 28 qershor 1977.

“Unë ende dridhen kur kujtoj momentin” kur zbulova eshtrat, thotë ai.

‘Rikthimi i Dinjitetit’

Projekti ICMP vjen disa vjet pasi dosjet e Sigurimit, u hapën për herë të parë për publikun.

Drejtoresha e arkivave Gentiana Sula, e cila vetë ka një gjysh të zhdukur, thotë se e di mirë se si e kaluara mund të shndërrohet në një obsesion për të afërmit që duan të prishin stigmën e grumbulluar mbi të dashurit e tyre nga një regjim i urryer.

“Ishte e rëndësishme për ne të rishqyrtojmë historinë, të gjejmë rrënjët tona, të mendojmë rreth identitetit tonë, cilët jemi, nga vijmë dhe më pas gjithashtu të rikthejmë dinjitetin e atyre që u quajtën ‘armiq të popullit’ nga kundështarët politikë të asaj kohe.”

Luigj Ndou, me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, gjithashtu paralajmëron se si e kaluara mund të ndjekë një vend që përpiqet ta injorojë atë.

“Kjo përpjekje nuk është për të vdekurit, është për të gjallët. Ajo ka të bëjë me kthimin e dinjitetit të të gjithë atyre që u vranë vetëm sepse mendonin ndryshe”.

Me 400,000 euro të dhëna nga donatorët ndërkombëtarë, projekti mbetet i vogël, duke u fokusuar së pari në dy vende.

Por është një hap i parë i rëndësishëm, thotë Ndou, duke shtuar se vullneti politik për të vazhduar është thelbësor.

“Partia e di”

“Përse ishte kaq e lehtë për të vrarë një person dhe ende është kaq e vështirë të gjesh trupin e tij?” pyet 63-vjeçarja Elena Sallaku, e ulur në një apartament të vogël që ajo ndan me motrën e saj binjake dhe nënën e tyre.

Familja ka kaluar një dekadë duke kërkuar përgjigje për babanë e tyre, Xhavitin.

Binjaket gjithashtu dhanë mostrat e ADN-së ekipit të kërkimeve për ekzekutimet në Dajt edhe pse dyshonin që babai i tyre ishte ndër ata që u zhvarrosën.

Një inxhinier i trajnuar në Bashkimin Sovjetik, Xhaviti u ekzekutua në verën e vitit 1977 në moshën 46 vjeçare.

Kur gruaja e tij Irina, tani 86 vjeçe, pyeti se përse u arrestua, policia i tha vetëm: “Partia e di pse.”

Me kokat e tyre të përkulura, binjaket dhe nëna e tyre duhej të përgjigjeshin me “Të Rrojë Partia”, kujton Elena.

Pas vitesh jashtë vendit, gratë u kthyen në Shqipëri në vitin 2007, me Irinën e vendosur për të gjetur eshtrat e burrit të saj dhe për t’u varrosur pranë tij.

Pas kthimit, Elena gjeti dokumente rreth babait të saj në arkivat e shtetit, ndër to një të nënshkruar nga një ish-gjyqtar i cili tani është profesor i drejtësisë.

67-vjeçari i tha AFP-së se ai nuk mban mend se ku ndodhi ekzekutimi, një detaj që nuk u përmend kurrë në dokumentet e asaj kohe.

Ai shton se ishte një gjyqtar i ri në një sistem ku “askush nuk mund të refuzonte një urdhër”.

Por ai kujton fjalët e fundit të një prej dy burrave që u ekzekutuan në praninë e tij: “Të Rrojë Partia, mos u bëni keq vajzave të mia!”.

“Të arrestuarit sot të burgosur politikë”-Basha nga Shkodra paralajmëron Ramën: I ke orët e numëruara

Gjatë një takimi në Shkodër me anëtarë të rinj të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha tha se sot ata që u arrestuan në Tiranë janë të burgosur politikë.

 

“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë; i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, theksoi Basha.

Ai shtoi se kriminelët nga burgu komunikojnë me qeveritarët, duke nënvizuar se “se së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën atje ku jeni ju bashkë me kriminelët e tjerë në pushtet”.

Protesta te Unaza, arrestohet ish-deputeti i PD Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka rënë në prangat e policisë sot. Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës së Re.

Ndër të tjera se Balliut i është komunikuar masa  e arrestit në Komisariatin  nr 6.

 

Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqërua më herët gjatë ditës së sotme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues  te Unaza e Re në Tiranë.

Banorët bllokuan rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.

“Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka të këmbët?” Diplomatja i shkruan Ramës pas shkarkimit: Jam pa miq, pa kurvëri…

Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reformën në shërbimin e jashtëm, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama, që mban dhe postin e ministrit të Jashtëm, përmes platformës së Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.com.

Ajo i kërkon Kryeministrit që, para se të firmoste shkarkimin e saj, ta testonte se cila ishte, shkruan Panorama. “Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?! Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim”, shkruan ajo. Ajo ka një CV të pasur, me shkollime jashtë vendit, kualifikime, intershipe dhe pesë gjuhë të huaja, si: anglisht, turqisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

ILDA TOPALLI

Kryeministri im,

Faleminderit, që firmose dje si fletërrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe që më dhe shtysë tanimë të mos kem frikë të nxjerr zërin për të mbrojtur të drejtën time dhe atë që mendoj se meritoj.

Sapo më rikonfirmove se në Shqipërinë tonë të bukur të drejtëve nuk u njihet kurrë e drejta apriori, por u duhet të çirren për ta kërkuar dhe marrë atë.

Këtë do bëj dhe unë, me çdo mjet ligjor dhe ankimor.

Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë.Por ty dhe drejtorëve të tu në Ministri nuk ju pëlqejnë njerëzit e drejtë dhe të aftë si unë apo jo?!

Me vjen keq dhe inat i dashur Kryeministër, që nuk munda të gjej në kohë as mikun dhe as lekun që do ngopte egot e drejtorëve që të servirin mbi tavolinë emrin tim për ta bërë kurban të kopesë së emërimeve despotike dhe partiake jashtë sistemit, pa denjuar të pyesje se kush isha, çfarë CV-je kisha, pse isha emëruar dhe si kisha punuar deri më sot.

Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!

A nuk jam unë njësoj shtetasja dhe nëpunësja jote, ashtu siç janë edhe ata që janë pjesë e shërbimit të jashtëm?! A vlej unë më pak se ata për ty zotëri, vetëm se nuk kam hyrë dot në konkurset e DAP-it sepse jam pa krahë?!

Ke firmosur urdhërshkarkim për një të re që flet 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat tri rrjedhshëm, që është e kualifikuar për programe të avancuara dizajni kompjuterik dhe që ka një bachelor në Shkenca Politike e dy mastera në Diplomaci Ballkani dhe Çështje Globale?

A nuk janë mjaftueshëm për të përmbushur kushtet e rekrutimit në shërbimin tonë të jashtëm?! Jo, sepse aftësitë janë handikap për ju apo jo?! Kushtet e rekrutimit për Drejtorinë tuaj të Burimeve Njerëzore janë: mik, ryshfet dhe vetofrim apo jo?! Më ke emëruar po ti dhe ish-ministri yt një vit më parë, bazuar në nenin 31 pika 3 të ligjit nr.23/2015, sepse Konsullata e Përgjithshme e RSH në Stamboll kishte dhe ka nevojë për një diplomate të kualifikuar si unë.

Më keni gjetur ju mua i dashur Kryeministër dhe jo unë ju, sepse flas turqisht shkëlqyeshëm e kam një eksperiencë mbi 5-vjeçare shkollimi, jetese e punësimi në Stamboll, kushte jetike këto për një zyrtar në këtë Konsullatë. Kam mbaruar stazh me sjellje shembullore pranë kësaj Konsullate i dashur Kryeministër, sjellje të cilat janë bërë shkak reference për mua nga ish-konsulli i përgjithshëm në këtë përfaqësi asokohe.

Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?!

Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim. Dhe më thuaj nëse Europa apo ndërkombëtarët nuk do të përshëndesnin një diplomate të re si unë, pasi t’i kesh hedhur një sy dosjes sime!

Pastaj, më trego me transparencë të plotë se cilin të kanë propozuar të katapultosh në vendin tim?!

Më ke shkatërruar ëndrrën e një jete i dashur Kryeministër, e bashkë me të edhe shpresën dhe besimin në ty, sepse t’i nuk i ngjake shpresës e as së ardhmes që dua për veten, familjen dhe vendin tim!

P.S: Nga një socialiste since day one, të cilën sapo e humbe, jo nga ato që të mbështesin se i detyron tesera e partisë, e as nga ata që brohorasin emrin tënd nëpër mitingje për të përfituar një vend pune. Sot ke humbur një votë nga ato të sinqertat dhe më besniket, ato me zemër e shpirt Kryeministri im!

E jotja, Ilda!

Thjesht Ilda, jo Ilda e filanit, as e fëstëkut, as e mikut a dashnorit, as e ryshfetit, Ilda e familjes së vetë të thjeshtë pogradecare, që e ka siguruar gjithmonë jetesën me djersën e ballit dhe të zverkut./PANORAMA

Gravisti i shquar Avni Delvina: “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”

Grafisti i shquar Avni Delvina, që përcjell me shumë vemendje aktualitetin politik në trevat shqiptare dhe rajon, sjell grafikën e rradhës titulluar:  “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”, që e ka ndertuar me foton e fameshme te albumit te Beatles.

 

Sali Berisha: 200 anëtarë të LDK u vranë pas luftës, Thaçi të shkojë në Hagë

Në emisionin e Artur Zhejit 360 gradë, mbrëmë, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit. Ai tha se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u pastruar, para se të merret me çështjen e negociatave me Kosovën, ndërsa shtoi se janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK-së të ekzekutuar pas lufte.

“Hashim Thaçi është një peng i dosjes së tij të Beogradit dhe po t’i ketë ngelur qoftë edhe një gram dinjitet nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Unë nuk di të ketë kryer asnjë krim. Raportin e Dik Martin unë e kam kundërshtuar, por nuk e kanë kundërshtuar ata që ngritën gjykatën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti është i bazuar në dosjet e Prokurorit të Beogradit. Janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK të ekzekutuar pas lufte. Janë 200 dhe jo 1, nga drejtues kryesorë, gazetarë e anëtarë të thjeshtë. Ky është numri i saktë. Ky (Thaçi) duhet të shkojë atje të pastrohet, unë nuk di të ketë kryer asnjë krim, por gjykata është ngritur për raportin Dik Marti. Këtë e di se kam qenë kryeministër kur është ngritur gjykata. “Argati” mbrapa donte ta anulonte, gjë që nuk bëhet kurrë, prandaj nuk i them unë, i thotë vetes ai që është “argat” – tha Berisha.

Familja Hasanaj hap dyert e mortit, i ati ndodhej në një varrim në Tropojë kur mori lajmin e vdekjes së vajzës

Menjëherë pas lajmit të rëndë, familja e 32-vjeçares Zarife Hasanaj, nga fshati Degë i Tropojës, me banim në zonën e Babrrusë në periferi të kryeqytetit, ka hapur dyert e mortit.

Lajmi i kobshëm i është komunikuar të ëmës, e cila është gjendur në banesë kur efektivë nga Shtabi i Përgjithshëm kanë njoftuar për vdekjen e së bijës.

I ati i 32-vjeçares ndodhej në Tropojë që një natë më parë për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi por është kthyer menjëherë sapo ka marrë lajmin e hidhur.

Në banesën e të ndjerës janë vendosur efektivë të policisë ushtarake, ndërsa shumë kolegë të 32-vjeçares dhe motrës së saj vinë për ta ngushëlluar.

Të afërm tregojnë se Zarifja kishte disa muaj që ishte larguar për në Letoni, ndërsa janë në pritje të sjelljes së trupit.

“Beqare. Ka 3-4 muaj që ishte në mision. Sot e morëm vesh lajmin nga televizori”.

Familja Hasanaj kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Zarifja së bashku me njërën nga motrat kishin zgjedhur të ishin pjesë e ushtrisë.

FOTOT – Kush ishte nëntetarja shqiptare që humbi jetën sot në Letoni

Një incident në detyrë, mëngjesin e sotëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 32-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë fotot e nëntetares, e cila fillimisht u plagos nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e Letonisë, e më pas humbi jetën.

E re në moshë, por me pasion për profesionin dhe detyrën e saj, Hasanaj postonte shpesh në profilin e saj momente nga puna.

Më 14 Mars kur edhe festonte ditëlindjen e së motrës ajo ndodhej larg familjes me mision, por nuk nguronte të shprehte dashurinë që kishte për të.

 

Ushtarakja humbi jetën në Letoni, Meta: Me hidhërim mësova lajmin

TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar mbi ngjarjen e regjistruar sot në Letoni, ku humbi jetën  efektivja e FA, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë u plagosën.  Meta shpreh ngushëllimet  e tij për familjarët e 29-vjecares Hasanaj si edhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.” -thuhet në njoftimin e presidencës.

Nard Ndoka: Rama i fiksuar pas parashikimit të fatit, lexon filxhan më shumë se kushdo

Për Kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Kryeministri Edi Rama është eksperimentuesi më i “thekur” i parashikimit të fatit me filxhan. Sipas tij pavarësisht anatemimit që i bën në publik këtij fenomeni, ky trend është i parapëlqyeri i tij. Ndoka shprehet se së fundi Rama e ka “çuar” filxhanin e tij tek e njëjta “parashikuese e opozitës” dhe se rrezultatet e saj janë dëshpëruese. Komentet, Ndoka i bëri në emisionin “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb.

Sa i përket situatës politike në vend, Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka shprehet se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë në minutën e fundit, por kjo teknikë e tij nuk do të funksionojë, pasi opozita nuk do të gjendet e papërgatitur si në 17 Majin e vitit 2017. Sipas Ndokës platforma e Bashës për zgjedhje të lira dhe të ndërshme është bazamenti i duhur ligjor për tejkalimin e krizës.

Takimin Basha-Rama, Kreu Demokristian, e konsideron si “dënimin e njëri-tjetrit”, pasi Basha nuk mund të kthehet pas dhe as Rama nuk mund të eci më përpara. Sipas Ndokës në takimin e liderëve shqiptarë në samitin e Berlinit, Rama dhe Thaçi i flisnin Kryeministrit Ramush Haradinaj në gjuhën frënge dhe angleze që të tërhiqnin vëmendjen e Kancelares Merkel dhe Presidentin Macron.

Protesta, Basha: Përballja vendimtare, do të luftojmë dhëmb për dhëmb

Valentina Madani- Kreu i opozitës, Lulzim Basha, nga qyteti i Lezhës ftoi shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 11 majit në Tiranë, në një tjetër përballje kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me mbështetës të PD-së në Lezhë deklaroi se “kryengritja popullore” e nisur më 16 shkurt nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e qeverisë teknike, që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. “11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona të lirisë, demokracisë, Europës. T’u presim dorën oligarkëve dhe krimit të organizuar që kanë futur dorën në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi kreu i PD-së. Edhe lezhjanëve, Lulzim Basha u premtoi se do t’i shkojë deri në fund betejës se nisur për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe një qeverie, që ndryshe nga ajo e Edi Ramës, mendon për ta. Ai u tha demokratëve të Lezhës se Rama ka mundur ta marrë e ta mbajë pushtetin vetëm përmes frikësimit të qytetareve, një instrument që sipas tij nuk po funksionon më. Ai shpalosi pjesë nga programi ekonomik i PD-së, kur ajo të vijë në pushtet. Masa e parë e PD-së do të jetë ndryshimi i sistemit të taksave. “Duke sjellë në Shqipëri modelin konkurrues të taksës së sheshtë 9%. Duke konsideruar biznes të vogël çdo aktivitet ekonomik nën 140 mln lekë të vjetra në vit dhe duke i dhënë një dhe vetëm një detyrim 0.5% të xhiros vjetor”, tha z.Basha. Kreu i PD-së premtoi rritje të pensioneve dhe pagave dhe fondet sipas tij do të sigurohen nga konfiskimi i pronave të personave që i kanë përfituar përmes korrupsionit. “Për pensionin minimal 250 lekë në muaj”, u shpreh Lulzim Basha.



Premtimi
Kreu i PD-së garantoi se e ka vullnetin për t’ua hequr nga duart paratë publike oligarkëve dhe për të mundësuar me to vende të reja pune për të rinjtë dhe rritje ekonomike. “Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD-së dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë, të cilëve do t’ua marrim ato para për t’ua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë, sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve. Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta, në funksion të një prioriteti absolut të PD-së, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese, por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm”, u shpreh z.Basha. Në Lezhë kryedemokrati ishte si pjesë e fushatës së nisur nga PD-ja për të rritur anëtarësimet e reja.
Takimi
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e djeshme një tryezë me pedagogë e të ftuar për gjenden e arsimit të lartë në Shqipëri. E ftuar ishte edhe Doris Pack, europarlamentare dhe aktiviste e njohur si mbështetëse e demokratëve. Tryeza është zhvilluar me përfaqësues të botës akademike në universitetet publike, për të adresuar krizën e rëndë të arsimit të lartë. Në këtë tryezë Basha tha se universitetet në vend janë në krizën më të thellë në 29 vjet, ndërsa shtoi se buxheti për arsimin e lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS. “Jemi këtu pas disa muajsh që kanë kulmuar krizën e thellë të institucioneve të arsimit të lartë. E tillë ishte edhe lëvizja studentore e dhjetorit të kaluar. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë te financimi. Buxheti ka arritur në vitin 2019 në 3.29 për qind e PBB-së, në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind. Këto para shkojnë në pjesën më të madhe për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, për një fasadë me të vërtetë llamburitëse. Ndërkohë, rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë shoqërohet edhe nga braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollën në këto 4 vite”, theksoi z.Basha. Sipas tij, qasja europiano-bashkëkohore do të jetë pikërisht ajo, që do të bëjë që arsimi shqiptar të udhëhiqet nga një koncept i ri menaxhimi, në financa, teknologji etj..

Deklarata
“Të vetmit që duhen të kenë frikë nga ardhja e Partisë Demokratike dhe opozitës në pushtet janë ata 5-6 oligarkë, të cilëve do t’ua marrim këto para dhe do t’ia japim rinisë shqiptare. Paratë që vjedhin oligarkët do t’ua marrim, kontratat do të anulohen, pasuritë e tyre të vëna në mënyrë të jashtëligjshme do të konfiskohen me ligjin e ri antimafia kundër oligarkëve dhe do t’u kthehen zotëve të vërtetë të këtyre parave”, tha z.Basha.

Tryeza
Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend deklaroi se universitetet në vend janë në krizën më të thellë në 29 vjet, ndërsa shtoi se buxheti për arsimin e lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS.

Ithtarët e diktatorit në aksion për ditën e Dëshmorëve (fotot)

Sot me rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve politika shqiptare zhvilloi homazhe në varrezat e të rënëve për liri.

Por krahas tyre u panë edhe mbështetës të partisë komuniste dhe ish- diktatorit Enver Hoxha.

Me pankarta në duar dhe me grushtin lart ata u përkulën para monumentit Nënë Shqipëri.

Artan Fuga: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash! Dëngla maskarenjsh

Duke reaguar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, akademiku Artan Fuga shkruan se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash.

 

Ai e konsideron të turpshme përgojimin e sakrificës së tyre,

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

Historitë nga ferri i Spaçit: Antoni Nga Skënder Tufa

Vetëhulumtimi mbi kujtesen eshte autooperacion pa narkoz

Antoni
1
Spaci, vend i humbur ne varferinë e tij nga e ka marr edhe emrin Spaç,  ne thellesine e maleve te krahines se Mirdites u be i njohur nga burgu i ndertuar ne territorin e tij .

Burgu i Spaçit kishte shtrirje siperfaqsore e brenda saj disa ndarje , dukej si Shqiperia ne miniatur , nder to dhe dy vendbanime, pallatet per te denuarit politik qe shfrytezonin miniern dhe barakat per te denuarit ordiner qe kujdeseshin per mirëmbajte rrethimi .

Pas amnistise se vitit 86 numri i te burgosurve politik ra ndjeshem . Arrestimet politike pothuaj ishin te paperfillshme ne krahasim me 82 shin kur denimet politike beheshin me plan-numer . .

Shfrytezimi i minieres kerkonte fuqi puntore , te denuarit politik mbulonin vetem zonen e dyte, me e veshtira , me e rrezikshmja. Nevoja per ndrrimin e vend-banimeve u be e domosdoshme ne vitin 87 pasi kontigjenti i te denuarve ordiner ishte rritur ne pergjigje te fronteve te punes . Nga dy pallatet, te denuarirt politik kalonin tek barakat .

Do te trasportoje dyshekun , batanijet dhe sendet personale . Stermundim per skeletet qe perpiqeshin duke u capitur si milingonat . I zvarritur, me gulcime ,duke kaluar ashtu ngarkuar ate pjesez te udhes se skllaverimit per nje cast si vegim copeza kalvari . Me Visarin kapur per dore, cengelet lidhur posht opingave per te evituar reshqitjen ne akullin e ngrirë. Sandri trupmadh, Ramazani imcak me zemer zjarr,miq dhe pse perkrahes te ideologjive te ndryshme , shkonin bashkë per dore ne rrjeshtin skllaverues .

Sander Sokoli kishte studjuar ne B.S. dhe mbronte socializmin duke e quajtur aktualen – diktatur ekstreme – , Ramazani Spahiu ish tregetar, ai mbronte perndimin,Ameriken. Me ze te ulet , ne hecje perplaseshin mendimet ideolgjike . Ramazani shpesh kthente koken per te marr aprovim tonë e sebashku qeshnim ngadalë duke vazhduar rrugen nen driten e prozhektorve shoqeruar nga gryket e automatikeve per ne zgafella ku ndaheshim me urimin -dalsh shendosh. Terhiqem ngadalë pas te tjerve , ja perroi qe ndan dy vendbanimet . Ai te jepte ndjesin e ndarjes se dy boteve , po origjinal ,vende vende i thurur me tel megjemba dhe shtrati i prroit me kuqerremtesine e tij te formonte bindjen se aty ishin vulat e gjakut.

2

Do me qellonte te kisha komshi ne shtrat edhe Antonin , djal i ri i shkurter, pak calok me buzqeshje te skalitur .

Bisedonim perciptaz pa pyetur per peripecite pasi ato ishin pak a shumë te njejta por dhe kodi i pa shkruar i burgut nuk e keshillonte . Kanuni , eh , kanuni ka ruajtur mbijetesen e Shqiptarit e ne menyrë te veçantë malsoret janë edukuar e udhehequr prej tij.

Antoni ishte nga fshatrat e Pukes , nje aksidenet i kish keputur gjshtat e kembes – shptova mirë se qe tuj ma pre kamen krejt thosh ai duke qeshur .

Historinë e tij  ai ma tregoi vetë, me ka mbetur e gjallë në mendje dhe po mundohem ta sjell siç me eshte skalitur.

Filmi -Champion i Franco Zeffirelli- qe kishim pare nje nate me parë ne tv i kish lene mbresa , sidomos pjesa e fundit ku boksjeri i rrenuar ekonomikisht bokson dhe fiton  per te birin titullin kampjon me çmimin e jetes .

– Eh Amerika . – A e pe sa e bukur ishte ‘? tha ai

– Po Anton, i them , ajo eshtë endrra jonë . Shikoji keta burra me rrobe burgu , te gjithë i kanë syte dhe shpresat ke ajo .

-Eeeeeee , renkon ai

– Cfar ke ‘?,i them

– Edhe un do t’ kisha ken atje tashi,- tha si i tjetersuar

– Pse per arratisje je denuar ti ? , e pyes

– Mu m’kan denue kot,pa ba kurgja . Tash po ta kallzoj, tha dhe hodhi veshtrimin rreth e rrotull .

-Nji mixha jem asht arratis heret , jeton ne Amerikë. Unë nuk e dijshe po ky keka i randsishem atje .

-Kam ken ushtar me nje kusheririn tem ne repart pune se ishim te prekun prej mixhes . Nji dit komandanti na veçon e na thot ju te dy keni do shkoni me leje .Te gezum me lejet n’xhep u nisem me dal ne rrugen e makinave qi ishte nja dy km. larg

-Nuk ishim largue as 500-600 metra prej reparti kur prej nji kthese dalin dy burra te veshun mirë, na thojn me shku me hyp ke nji makin qe isht aty afer . U friksum po nuk kishim çar me ba, shkum e hypem . Makina ishte e erret , pa penxhere , nuk po dijshim ku po na çojshon . Mas nja nji ore ndalet e na thojnë me zbrit . Funi i makines ishte i puthit me deren ku hym, s’pamë kurrgja , s’dijshim ku ishim . Mu duk vetja si neper filma . Qem t’hutum , t’friksum , u nisem per n’ shpi dhe … Ata qe na shoqerojshin nuk flisnin vetm na drejtojshin se ku duhej me shku . Na shtin ne dhoma veç e veç , penxheret ishin te myllme , krevat , tavolin me karrike , kaq.S’po dijshe çar me ba.

Mbas nja dy oresh m’çojn ne nje dhom, ishte e mobilume, ne tavolinen e vendosur ne mes ishin dy burra me kostume e kollare. Sa hyna u çun me m’dhan doren , me folen me dashamirsi t’u m’pyt – He a u merzite ‘

– A je mir ‘ – Çfar po don me ngran a me pi ‘
Ju thash se nuk du kurgja veç me m’diftue se pse jam ktu, çfar kam ba ‘

Fytyrat e tyne ishin te djallzume, tash qeshnin e per pes minuta baheshin serioz, i lujshin syt sa majtas djathtas

-Si gazi i deges, qesha unë.

Ha ha ha,po qe ashtu . Ata po munoheshin me m’qetsue se e kuptojshin qi un isha i trem, kisha nji lamsh ne gjoks .

-Nigjo ktu Anton, m’ tha ai qi dukej ma i randsishem nga menyra se si fliste, ti je ktu se kshu don Partia. Ju vertet jeni te deklasuar por Partija mendon edhe per ju, ju edukon, ju mbron e ju duhet t’i pergjigjeni kur ajo ju kerkon apo jo ‘?

Un i habitun nga ato gjana qe i nigjojshe per her te par dhe i friksu se nji gja t’keqe po paranijsha i thash po .

Ashtu shumë mirë, vazhdoi ai e qeshen te dy .

Ti je ktu se t’ pret nji detyr qe Partia ka besim qe do ta krysh. Mos ki frik, per çdo gja do kesh nimen ton e t’njerzve tanë qe janë kudo .

-Nuk po kuptojsha asgja, m’dukej se po me tregonte nji prrall per me m’vu ne gjum.

-Ti ke nje xhaxha ne Amerikë , un frap u bana gati me folë por ai nuk m’la. – Jo mos fol , m’ nigjo çfar do t’them pastaj kemi kohë me bisedu, ai atje asht antar i randsishem i nje organizate me emri VATRA .Duke qen nipi i tij do te perkrahesh e do te bahesh i randesishem edhe ti, do marresh pjesë ne mbledhje e diskutime, do bani organizime te mbylluna e shumë gjana te tilla . Ti duhet qe dokumentet ti bash me dy kopje e njanen t’ja dorzosh Partisë nepermjet njerzve tanë qe janë atje . Aty janë dy grupe, ne na intereson ai i xhaxhait tand se grupi tjeter ash i yni . – Ne Amerikë grup i sigurimit ? Tuj nigju menija m’shkonte ke mixha . Un nuk e kam pas rast me e njoft se jam i ri por nigjojsha kur flisin tinez fjalet ma te mira per te . Ku me shku un masi ta spiunoj mixhen . Na jena rrit me kanun, besa e preme asht ma e rand se gjaku, do jetosh tan jeten me kryt ulun .

– Ti thu un jam ktu e xhaxhai ne Amerikë , mos u merzit se per te tana mendojm ne , ti do shkosh atje pa te hyr gjemb ne kam , tha ai

Kjo asht nje mundesi e shkelqyer dhe nji fat i madh qe ke ne dor . Janë me qindra qe e endërrojn me ken ne venin tand .

Ti do te firmosesh keto letrat dhe per te vulos bashkpunimin me ne do ti dalesh deshmitar kusherinit qe kemi ktu , sikur ka bo agjitacion. Do shkoj disa vite ne burg ndersa ti i ke rruget e hapuna .

– Me i dal deshmitar mikut ne rren ‘! Jo mer zotni, nuk bon vaki me e ba ket gja, thash un

Ata nryshun ngjyren e fytyres , u acarun nji her e manej u munun me ma mush mendjen .Ata kamngulshin se un bijsha ma afer e per ket dojshin me m’çu mu

-Nigjo ketu , me tha ai si shef , ne nuk te lusim , per kete rast njerzit bojn çdo gjo, menohu, nese nuk do te pranosh te pret burgu .

-Po un nuk kam ba gja , i them

-Ate e dijm ne pastaj, jemi tu t’dhan edhe nji shans me u menu, shko n’dhom e kur te therrasim prap me na than çfar ke zgjedh burgun apo Ameriken .

-Me çun ne dhom , nigjova qi u hap dera tjeter, kusherini, ishim rrit bash , jo nuk mujshe me ja ba deshmin e rreme,do i vejsha marren familjes . Nuk vuna gjum ne sy , mendja me shkonte gjithkund .

Te nesermen me moren prap po ata te dy , i kishin ndrru kostumet dhe kollaret bile dhe te folmen .

-He Anton , si je sot ‘? A u mendove ‘?

Miku jot asht dakort me te dal ty deshmitar e me shku ne Amerikë, si thu , do shkojsh ne burg apo ne Amerikë?

Po m’dukej e pabesueshme, miku me m’dal mu deshmitar rrens , nuk ishte e paket .

-Jo, ju thash ,nuk mundem me i dal deshmitar mikut e me pre n’bes mixhen .

-Ne jemi tu te toleru se ti je nipi direkt , shko dhe nji her e mendoju ,ky shans te jipet vetem nji herë, kur te jesh ne burgun e Spaçit ke me u pendu po nuk ka me t’ba dobi . Mendoju mirë më thanë e më çunë prapë ne dhomë .

-Nuk kisha qetsi, mendja me shkonte herë ke mixha, herë ke familja, herë ke kusherini, herë ke Amerika e herë ke burgu , jo s’mujsha .

Kur me moren per herë te tretë ju thash se nuk pranoj me ba si m’kishin thanë. Ai i randsishmi nuk e zgjati, ju tha dy te tjerve qe po pritshin ke dera . Merreni

Me lidhen me hekura dhe me çun ne degen e Pukes. Deshmitarë ne gjyqj me dolen dy ushtarë dhe kusherini .

Kur me erdhi familja ne Spaç me thotë se kusherini ishte arratis dhe ndodhej ke mixha ne AMERIKË.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Rama, partner i Beogradit. Ja kur nisën bisedimet për ndarjen e Kosovës

Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ka ndare sot me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, deklaraten e bere nga Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko.

Sipas Vasilit, Biserko e ka thene qarte se Kryeministria Rama eshte partner i Beogradit ne Tirane dhe ka zbuluar se bisedimet per ndarjen e kufijeve kane nisur qe ne vitin e tij ne Nish, dy vite me pare. Kohe, kur per fat, sipas tij, nderhyri Washingtoni hde Londra.

Postimi i Vasilit 

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut: se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,
bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..

Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.

Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»
“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”

Video – Familja e ish deputetit socialist: Na mundon pyetja kush dhe pse e vrau Fatmir Xhindin?

Plotë 10 vjet nga vrasja e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, ende policia dhe prokuroria nuk kanë një emër të autorit dhe motivet që çuan atë në ekzekutimit e të zgjedhurit të Fierit. Me këtë brengë të familjarëve të tij, miq, shokë e ish-kolegë të tij në Partinë Socialiste kanë përkujtuar dje ish- deputetin e ndjerë që u vra tek hynte në oborrin e shtëpisë së tij në Roskovec. Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, deputetë të maxhorancës e përfaqësues lokalë. Duke folur në këtë ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit. “Kur kemi ardhur këtu në 3 maj 2009 gjithë kolegët e tij ne kemi qenë me krahë të prerë, sepse na ishte larguar pa ditur arsyen, arsyen të cilën ende nuk e dimë edhe sot një prej njerëzve më të rëndësishëm të grupit tonë parlamentar.


Sepse rëndësia nuk është kush flet më shumë në sallën e Kuvendit, por është pikërisht se kush është më i lidhur me njerëzit. Në ka një model në këto 28 vjet e kusur të ekzistencës së pluralizmit, të lidhjes së deputetit me popullin, ndër më të mirët do të mbetet gjithmonë Fatmir Xhindi”, – u shpreh Balla. Ai foli dhe për ndryshime që kanë ndodhur në vend, duke nisur që nga mundësitë e krijuara për opozitën e sotme në parlament, tek ndryshimet në Roskovec e zonat përreth apo edhe drejtësia e re, duke i parë si amanete të deputetit të ndjerë. “Kur kujtoj sot se ç’ha-pësira i kemi krijuar ne në Kuvend opozitës, krahasuar me hapësirat që kishim ne në Kuvend 2005-2009 them që sigurisht një prej amaneteve të Fatmirit ne e kemi realizuar. Sot Shqipëria realisht është një demokraci funksionale. Sot Kuvendi i Shqipërisë është realisht një hapësirë ku nuk luftojnë më siç luftonim me Fatmirin, me Gramozin, me Petron, me Çimin, me Stefanin për të marrë qoftë dhe njëherë të vetme fjalën në Kuvend, drejtuesi i grupit tonë parlamentar”, – tha kryetari i grupit socialist.

Duke vlerësuar edhe djalin e Fatmir Xhindit, Anduel Xhindin si një deputet korrekt, Balla tha se socialistët nuk e kanë harruar detyrën për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe çuarjen e drejtësisë në vend. “Unë jam sot këtu për t’ju thënë që ne nuk e kemi harruar detyrën që na ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit, në një mënyrë ende të pasqaruar, një krim që goditi opozitën e asaj kohe vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Por ne kurrsesi nuk ngritëm assesi dorën dhe gishtin kundër qeverisë së asaj kohe dhe as kundër institucioneve të asaj kohe, por duhet ta them se ne jemi tërësisht të keqardhur nga mosreagimi në kohë i institucioneve qoftë të policisë së asaj kohe, qoftë të prokurorisë së asaj kohe dhe të gjitha për ta zbardhur këtë çështje. Nuk është koha sot për të rrahur gjoksin dhe për të thënë që ne do ta zbardhim por një gjë është e sigurt, unë i bashkohem thirrjes së kolegut tim Anduel Xhindit, drejtuar të gjitha institucioneve. Drejtësia e re që po lind është amaneti tjetër që buron nga Fatmir Xhindi dhe unë jam shumë i sigurt se kjo drejtësi e re që po lind do ta zbardhë këtë çështje dhe sigurisht kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e merituar”, – deklaroi Balla. Ndërsa Anduel Xhindi, i cili është deputet i PS-së në këtë qark, kërkoi të gjenden autorët e vrasjes së babait të tij. “U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”,-tha Anduel Xhindi.

Bushati flet për llojet e konfliktit në Ballkanin Perëndimor, ja ç’thotë për kufijtë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë mbi sfidat e sigurisë në rajon: “A është Ballkani Perëndimor një rajon në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë?”.

Në fjalën e tij, Bushati u ndal tek sfidat me të cilat përballet sot rajoni, llojet e konflikteve dhe mundësitë sesi ato mund të adresohen.

“Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është rasti i Shqipërisë në raport me Greqinë. Ju duhet ta dini që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende ka një ligj lufte në fuqi në Greqi, përkundrejt Shqipërisë. Një ligj lufte që Greqia e vendosi gjatë luftës italo-greke, ndaj Italisë po me efekte dhe për Shqipërinë, një ligj lufte i shfuqizuar pas Luftës së Dytë Botërore përkundrejt Italisë, por i pashfuqizuar ende ndaj Shqipërisë. Një ligj lufte i cili sjell pasoja juridike në raportet, jo thjesht mes dy vendeve tona, por dhe mes personave fizikë dhe juridikë. Origjina e mosmarrëveshjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka fillesën pikërisht tek ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pas.

Natyra e dytë apo mosmarrëveshjet e një kategorie tjetër, janë mosmarrëveshjet që e kanë origjinën te shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sot e kësaj dite Sllovenia me Kroacinë ende nuk e kanë përmbyllur mosmarrëveshjet që kanë lidhje me çështje kufitare. Kroacia me Malin e Zi gjithashtu, e për të vazhduar më tutje.

Natyra e tretë e konflikteve ka të bëjë me subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar. Kemi rastin e Kosovës që nuk njihet nga Serbia, nuk njihet nga Bosnja-Hercegovina dhe natyrisht Kosova ka një deficit përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, por kemi dhe rastin e Bosnje-Hercegovinës. Pavarësisht se Dejtoni i vuri një lloj kapaku konfliktit të përgjakshëm në Bosnje-Hercegovinë, ende sot e kësaj dite kemi një diskutim shumë të gjerë lidhur me funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe kemi pikëpyetje në lidhje me mjaftueshmërinë e Dejtonit apo me krijimin e mundësive apo hapësirave që Dejtoni do t’i jepte Bosnjes për avancimin në strukturat euroatlantike”, nënvizoi ai.

Bushati u ndal tek diferenca mes dialogut Shqipëri-Greqi dhe diskutimit mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se ku palët dhe se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit, unclos-it, e cila e përcakton qartë metodat që shtetet mund të zgjedhin për të bërë këtë proces. Më pas kombinimi i këtyre metodave në mënyrën se si përzgjidhen këto metoda jep dhe rezultatin final në praktik.

Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi e peshë përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, dhe çdo lloj procesi që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën, pranojnë që të zbatojnë disa parime të së drejtës ndërkombëtare të cilat janë të njëjta për të dy shtetet. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur ne analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kemi parasysh faktet e mirënjohura, qoftë në aspektin historik por dhe ato që na ofron me shumicë e drejta ndërkombëtare”, përfundoi ish- shefi i diplomacisë shqiptare.

I pyetur nga studentët mbi debatin për ndryshimin të kufijve Bushati tha: “Unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër. Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje. Këtu ka diplomatë që kanë punuar në shërbim të vendit dhe mund ta dëshmojnë këtë që po them, për politikën shqiptare pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Që kështu nuk besoj se mund të ketë politikanë në Shqipëri të mos respektojë të njëjtën gjë dhe përsa i përket integritetit territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajo në Shqipëri që të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar për 30 vjet me fqinjin tjetër, që është sot Maqedonia e Veriut. Kur thashë që nuk e pres edhe në planin personal që avancimi i Shqipërisë, i Kosovës apo shqiptarëve të jetë në kurriz të Serbisë apo një kombi tjetër, besoj se e ardhmja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian, dhe Serbia dhe Kosova kanë se çfarë të diskutojnë me njëri-tjetrin shumëçka. Mund të diskutojnë për të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve, mund të diskutojnë për njohjen e ndërsjelltë të diplomave dhe patentave, mund të diskutojnë për të humburit gjatë luftës, për viktimat e luftës, mund të diskutojnë për çështje të karakterit ekonomik dhe tregtar, mund të diskutojnë për programe të cilat synojnë pajtimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pra, foksui i gjithë këtij procesi në gjykimin tim duhet të jetë individi, qytetari europian, pavërsisht në rast se është i Kosovës, në rast se është i Serbisë apo nesër pasnesër,i një vendi tjetër dhe jo tendenca për të ofruar zgjidhje të shekullit të 19 si receta për shekullin e 21”.

Tiranë: Studim mbi gjendjen e medias shqiptare

Ilirian Agolli

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) publikoi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studimin “Panorama e Medias në Shqipëri”.

Sipas studimit, mbi gjysma e të anketuarve pohojnë vetë-censurën dhe lajmet e urdhëruara nga pronari i medias, ndërsa mbi treçereku i tyre pohojnë se ka gazetarë që korruptohen për të bërë kronika.

Studimi u mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ai përfshiu 800 pyetësorë me punonjës të medias shqiptare në Tiranë dhe qytetet më të mëdha, dhe 20 intervista më të thelluara me redaktorë, analistë dhe pronarë mediash, ku dolën një mori problemesh me pagat, kontratat e punës, censurën dhe etikën profesionale.

Sipas studimit, lajmet pezullohen për shkak të presionit të qeverisë, të partive politike dhe të biznesit.

Rreth 35% e gazetarëve të anketuarve deklarojnë se pronari dhe redaktoi ka fshirë fare lajme apo kronika për të cilin ata kanë punuar.

Po ashtu, gazetarët janë nën presion të mos shkruajnë raporte për disa lajme për fusha të caktuara nga pronari.

Nga ana tjetër, gazetarët abuzohen verbalisht ose psikologjikisht kur kryejnë detyrën e tyre.

Një nga 3 gazetarë, se 66% e kolegëve të anketuar pohojnë se janë kërcënuar fizikisht dhe gojarisht gjatë punës.

Krahas studimit dhe vëzhgimeve të ndryshme, në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e shtypit shqiptar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili theksoi se çdo goditje ndaj medias është sulm ndaj demokracisë.

Presidenti Meta shënoi në një mesazh publik drejtuar gazetarëve vendas se i mbështeste ata që të fitojnë sfidën për fjalën e lirë, sepse, si u shpreh ai, “shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur “Zërin e Amerikës” apo “Deutsche Welle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre”.

Zoti Meta tha se gjendja e rëndë e shtypit shqiptar duhet të marrë fund, mohimi i të drejtës së gazetarëve për të ndjekur veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen.

Shqipëria renditet ndër vendet me liri të pjesshme të medias në raportet e “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, shtypi shqiptar sot është më pak i lirë dhe më pak i pavarur, goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar.

OSBE: Gjendja e medias në Shqipëri e përkeqësuar

Në Shqipëri, ambasadori i Pranisë së OSBE-së, Bernd Borchardt i tha Zërit të Amerikës, se ka një përkeqësim të situatës së mediave. Duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes ai shpjegon se burimet e OSBE-së janë, së pari, vëzhgimi që vetë organizata i bën medias dhe, së dyti, ajo që burimet e tjera prestigjioze thonë për median.

“Përshtypja ime e parë, me shqipen time të kufizuar, bazohet kryesisht në kanalet informative, në pamjet që shoh dhe në tekstet që lexoj në to. Aty kuptoj se skena e medias është shumë e ndarë. Është e vështirë të marrësh informacion të paanshëm. Kur dua të krijoj një pamje të plotë, më duhet të shikoj kanale të ndryshme dhe të lexoj lajme të ndryshme. Ose le të marrim raportimin për protestat. Mediat që janë miqësore me njërën palë, i vendosin kamerat në pozicion të tillë që të tregojnë një turmë të madhe njerëzish. Mediat që janë miqësore me palën tjetër, përdorin dronin për të treguar se kishte shumë pak njerëz. Ky pasqyrim nuk është i balancuar brenda kanaleve, ai është i njëanshëm”, shprehet ambasadori Borchardt, duke shtuar se “një aspekt tjetër i përkeqësimit të gjendjes së medias, është se mjaft raportime bazohen në atë çka prodhon politika, në Facebook, në kronikat e parapërgatitura etj., në vend që të bazohen në investigimet e vetë gazetarëve”.

Zoti Borchardt thotë se “ndër burimet dytësore që përdorim për gjendjen e medias, sigurisht Reporterët pa Kufij janë gjykatësi kryesor ndërkombëtar për median. Shqipëria ka qenë e pozicionuar mjaft mirë, në vendin e 62-të, por kjo ishte 13 vjet më parë. Deri në vitin 2013, pamë një përkeqësim të madh, Shqipëria ra nga vendi i 62-të në vendin e 102-të. Pas vitit 2013, pati sërish ngritje, deri vitin e kaluar, dhe tani ka sërish përkeqësim. Pra, kemi pasur përmirësim dhe më pas përkeqësim”.

Por cilat janë sipas tij problemet kryesore? “Është çështja e vetëcensurës. Shumë gazetarë na thonë se ndihen nën presion nga pronarët e medias, se ka ndërhyrje nga ana e pronarëve. Pastaj është problemi i dhunës. Në vendet fqinjë është shumë më i dukshëm, por ndodh edhe këtu dhe është një gjë shumë e keqe. Kemi pasur disa sulme kundër gazetarëve që kanë qenë kërcënuese”.

Një tjetër aspekt, sipas ambasadori të OSBE-së “ka të bëjë me sulmet verbale kundër medias, të cilat për mua janë të tepruara. Nga ana tjetër, shoh zemërimin që qëndron pas tyre dhe ky zemërim vjen nga shpifjet dhe lajmet e rreme. E dimë mirë se për çfarë po flasim, pasi edhe ne kemi qenë objekt shpifjesh. Rrugëdalja është shumë e ngushtë, sepse ecim në mes dy të drejtave të njeriut: të drejtës për lirinë e fjalës dhe të drejtës për mbrojtjen e dinjitetit. Qeveria ka hartuar një projektligj dhe jemi të lumtur që ky projektligj po konsultohet me ekspertët tanë. Do të ishte fantastike sikur produkti përfundimtar të ishte në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”.

Ai thotë se ndër rekomandimet që do të bëjnë janë ato që lidhen me dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga Kodi Penal. “Sipas pikëpamjes sonë, shpifja është një çështje që i takon kodit civil dhe jo e atij penal. Një tjetër rekomandim ka të bëjë me kufizimin e përdorimit të kronikave të parapërgatitura, sidomos gjatë zgjedhjeve. Më së paku, ato duhet të identifikohen qartë se janë produkt i partive politike dhe jo produkt gazetaresk”.

Ambasadori Borchardt është i mendimit se “situata e medias duhet parë edhe në kuadër të klimës së përkëqësuar politike, e cila ka ndikim mbi tërë situatën. Shohim një përkeqësim të situatës jo vetëm në fushën e medias. Citova më herët renditjen e Shqipërisë në raportin e Reporterëve pa Kufij. I njëjtë është edhe përkeqësimi në renditjen e Transparency International për korrupsionin. Pas vitit 2013, gjërat u përmirësuan. Tani gjërat janë përkeqësuar sërish, jo aq keq sa në vitin 2013, por ka pasur përkeqësim. Po ashtu, vërejtëm një përmirësim mjaft të ndjeshëm në klimën e investimeve, por edhe këtu ka sërish përkeqësim. Mendoj se të tëra këto kanë lidhje me klimën politike negative”, thekson ambasadori i OSBE-së.

Media në Shqipëri, përkeqësim i vazhdueshëm në një dekadë

Mimoza Picari

Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj. Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë veçojnë se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë dhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes përdorimit të medias t’i shërbejnë bizneseve të tjera. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit.

Treguesit e lirisë së medias në Shqipëri, duke u bazuar në raportet e Komisionit Europian, Departamentit të shtetit të Freedom House dhe Reporterët pa kufij, kanë pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në dekadën e fundit. Sipas Freedom House media deri në vitin 2009 ishte aktive,

“Kishim 3.75 pikë në vitin 2008, ku 1 është vlerësimi më i lartë dhe 7 është vlerësimi më i ulët. Ramë në vitin 2010 në 4 pikë dhe në vitin 2017 në 4.25. 5 e lart vlerësohen vende me diktaturë totalitare” – thotë Gjergj Erebara gazetar i BIRN.

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij, Shqipëria humbi 7 vende për lirinë e medias. Ai nënvizoi se pati sulme ndaj medias si nga qeveria edhe nga krimi i organizuar në një shkallë të pashëmbullt. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama i cilësuan gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme”- thuhej në raport. Në një reagim të menjëhershëm Kryeministri tha se me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar.

Por shënjestrimi i medias edhe nga krimi i organizuar për analistët është rrjedhojë e një strukture që Fatos Lubonja e përkufizon në këtë mënyrë.

“Është pjesë e ndërtesës metaforikisht të pushtetit, ku katin e parë e ka oligarkia dhe bizneset e pastra dhe të papastra në Shqipëri. Në katin e dytë janë mediat dhe në katin e tretë është politika. Dhe në bodrum krimi i organizuar. Mediat janë pjesë e kësaj strukture” – shprehet analisti Fatos Lubonja.

Një nga problemet e mprehta që ngrenë analistët dhe raportet ndërkombëtare për median lidhet me pronësinë, investimet e dyshimta, përdorimin e televizionit si mjet shantazhi duke vecuar mungesën e filtrit mes pronarit dhe gazetarit sic do të ishin bordet.

“Faktori kryesor në mënyrën se si bëhen lajmet, si prodhohet informacioni, mbeten pronarët e medias. Ata kanë axhendën e tyre. Media është për ata biznesi i dukshëm i cili përdoret si mburojë për bizneset e tjera të dukshme dhe të padukshme” – pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Të jenë aq media sa ka fuqi Shqipëria, që të mbahen me konkurencë dhe cilësi dhe jo me shërbime dhe shantazhe për të marrë lejë ndërtimi, për të marë prona, për të hapur tunele” – thotë Fatos Lubonja analist.

“Viktimat në këtë mes janë gazetarët. Në momentin që ai njihet me interesat politike dhe ekonomike të pronarit, ai nuk e raporton fare lajmin dhe kalon menjëherë në autoçensurë”- thotë Elvin Luku, Drejtues i qendrës MediaLook.

Analistët vërejnë se informacioni dhe raportimi në media është zbehur. Tabloja e zymtë e medias duket se ka prekur dhe vetë qeverinë.

“Ka në media shumë gjoba, të cilat janë si ato gjobat mafioze me kode. Publikut i serviret për lajm të rëndësishëm, ndërkohë që i dërgohet mesazhi dikujt, që shiko ti do na japësh këtë ose në do vazhdojmë të të bëjmë këtë” – u shpreh Edi Rama në studion e gazetares Eni Vasili në News24.

Edhe në konferencën rajonale për median në nëntor të vitit 2017 kryeministri Edi Rama e shigjetoi median në këtë mënyrë.

“Sot në media gjëndet një pasuri e tejskajshme. Nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median”- tha Kryeministri Edi Rama.

“Përgjegjesia kryesore që kanë lejuar pastrimin e parave përmes edhe medias në Shqipëri e kanë këta politikanë” – pohon Fatos Lubonja, analist.

Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive.

“Ky kryeministër nuk dialogon fare me idetë që hedhin gazetarët, apo me faktet, por thjesht shantazhon dhe etiketon. Është simptoma e një regjimi që po bëhet gjithnjë e më autoritar” – pohon analisti Fatos Lubonja.

Edi Rama gjatë një fjalimi në forumet e partisë socialiste i përgjigjet me pyetje kritikave se po qeveris me arrogancë.

“Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogance? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante? Sepse është e drejtë? Dhe sepse ne bëjmë reforma që janë të dhimbshme? – shprehet kryeministri Edi Rama.

Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media.

“Produksioni i lajmeve është një bashkëpunim mes zyrave të shtypit të partive, mes politikës editoriale që vjen nga pronari i medias dhe shumë pak ndërhyrje ka aty gazetari” – pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit e Tiranës.

“Kjo është e paparë. Unë nuk di ndonjë vend tjetër të botës që kryeministri të ketë televizion me emrin e tij”- shprehet analisti Fatos Lubonja.

“Nëse di të bëjë mirë kjo qeveri në gjykimin tim është pikërisht çështja e propagandës. E përqendron të gjithë aktivitetin e tij politik në këtë television që quhet ERTV dhe televizionet e tjera marrin dhe transmetojnë drejtpërdrejt këtë përmbajtje e cila është e parapërgatitur e krijuar me regji duke eliminuar filtrin e gazetarit”- shprehet Elvin Luku Drejtues i Qendrës MediaLook.

Sipas një studimi të Departamentit të gazetarisë në Faklutetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, për tregun e punës në media vihet re një dekurajim i studentëve të kësaj dege.

“Sepse studenti, gazetari i ri thotë unë nuk realizoj në treg as ato kompetenca që marr deri në vitin e tretë, ç’më duhet mua që të vazhdoj dhe dy vjet të tjera, në momentin kur këto njohuri nuk i aplikoj dot”- tha Artan Fuga, Pedagog në Departamentin e gazetarisë në Faklutetin e Histori -Filologjisë të Universitetit të Tiranës, përballë studentëve.

Edhe vetë studentët e shohin të pamundur, që nesër si gazetarë të bëjnë atë që kanë mësuar në shkollë, jashtë ndikimit të politikës dhe interesave të pronarëve.

A ka gjasa që situata në media të ndryshojë, që informacioni dhe raportimi i vërtëtë të zënë vendin që i takon përballë sulmeve të krimit të organizuar dhe të qeverisë si dhe interesave të pronarëve që në mjaft raste shkojnë në drejtim të kundërt me parimet e gazetarisë.

Jonila Godole e quan situatën të pashpresë. Fatos Lubonja e cilëson dramatike, ndërsa Gjergj Erebara mendon se ka mjaft gazetarë që janë duke rezistuar dhe luftuar çdo ditë për të bërë më të mirën në kushtet që janë. Z. Erebara thotë: “Ne gazetarët nuk i kemi humbur”.

Mesazhi i ambasadës amerikane në Tiranë: Mbështesni mediat dhe gazetarët

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

Ambasada Amerikane në vendin tonë shprehet se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Njoftimi i Ambadadës Amerikane:

| Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme. Për të lexuar studimin e plotë, ju lutemi të klikoni këtu:

Spiropali: Jam grua dhe i qëndroj fjalës, jo burrë si Haradinaj që nxjerr bisedat

Ministrja për Marrëdhenien me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas replikës së këtij të fundit me Ramën.

E ftuar në Abc News, Spiropali është shprehur se ajo është grua dhe i qëndron fjalës dhe jo burrë që nxjerr bisedat, duke iu kundërpërgjigjur kështu Haradinajt, i cili tha pas Samitit të Berlinit se Rama e Thaçi i kishin bërë presion që të hiqte taksën.

‘Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen’, u shpreh ministrja.

E pyetur nga gazetarja Milori nëse kjo kishte lidhje me kryeministrin e Kosovës, Spiropali as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një gjë të tillë.

Protestuesja nga Korça paralajmëron Ramën: Të ikë ai qen që të mos e pësojë si Çaushesku!

Një protestuese nga Korça ka bërë një thirrje të fortë në drejtim të kryeministrit duke i kërkuar që të largohet sa më parë nga karrigia e pushtetit.

Gruaja e ka quajtur “qen”, “Kriminel” e bastard kryeministrin, madje ka thënë se ai bën mirë të largohet dhe të mos e pësojë si ish diktatori i Rumanisë Nikola Çaushesku.

“Kjo protestë është bërë për të përmbysur atë qenin, kriminelin, bastardin që ja ka vënë thikën në grykë të gjithë popullit. Prandaj ai të qërohet që mos e pësojë si Çaushesku”, tha protestuesja.

Fotoja u postua nga Oranews./Express

Shqipëri, opozita bllokon rrugët në 12 qarqe

Në Shqipëri ka nisur sot në mbrëmje një tjetër protestë, duke bllokuar sikundër ndodhi dhe javën e shkuar akset kryesore rrugore kombëtare të vendit. Por ndërsa një javë më parë, grumbullimet e mbështetësve të opozitës, ishin vetëm në 5 pika kyçe që paralizuan qarkullimin në akset që çonin drejt Tiranës, nga Veriu, Jugu dhe Juglindja e vendit, sot ato janë shtrirë në të 12 qarqet e vendit. Në disa raste, mbështetësit e opozitës kanë djegur dhe goma në vendet ku kanë bllokuar qarkullimin. Një ditë më parë, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se protesta e sotme “është një përshkallëzim i mosbindjes civile”.

Që prej muajit shkurt, kur vendoi të braktisë parlamentit dhe të heq dorë nga mandatet e deputetëve të saj, opozita ka organizuar 10 protesta, kryesisht para qeverisë dhe parlamentit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila sipas opozitës duhet të përgatisë kushtet për zgjedhje të parakohshme.

Partitë e opozitës kanë paralajmëruar gjithashtu se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 Qershor. “Më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Dhe opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne, e bashkuar me popullin, e bashkuar me njerëzit. Nuk do të lejojmë ,me asnjë formë, me asnjë çmim, krimin elektoral. Zgjedhje fallco, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë më. Mos të lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetëm votimi, por të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për votën e lirë”, deklaroi zoti Basha javën e shkuar. Ai theksoi se “largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm” duke parlajmëruar se sipas tij “krijimi i një qeverie kalimtare është shansi i fundit për të shmangur përplasjen totale të popullit me klikën që sundon në mënyrë të paligjshme”.

Nga ana e saj shumica po ashtu ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të tërhiqet, dhe se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën e caktuar. Edhe sot kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në grupin parlamentar socialist u shpreh se opozitës “i gënjen mëndja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhjet vendore në datën e përcaktuar nga Kushtetuta e kësaj Republike, sepse ende kujtojnë, me sa duket, se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve, pasi të sulmojnë kutitë e votimit për llogari të gramafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës”.

Kryeministri tha më tej se “në demokraci askush është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. Kushdo është i lirë të vendosë të hyjë, apo të mos hyjë në zgjedhje dhe s’është as detyrë e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje partitë që s’duan të votohen nga populli, as e drejtë e shumicës qeverisëse të shtyjë zgjedhjet përtej afateve kushtetuese, pse disa parti nuk duan të hyjnë në zgjedhje. Ndërsa për parti apo individë që i japin vetes të drejta që s’jua njeh as Kushtetuta, as ligji, për t’i rënë ndesh Kushtetutës dhe ligjit, duke u kthyer në zjarrvënës të zgjedhjeve, ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai duke shtuar se “është e nevojshme që ne ta informojmë në vijimësi publikun për përmbajtjen e këtij kapitulli, për t’i dalë borxhi deri në fund, jo ish ligjvënësve që e kanë votuar çdo nen të kapitullit dhe i njohin shumë mirë pasojat e çdo akti kriminal ndaj zgjedhjeve, por për t’i dalë borxhi kujtdo që mund të bjerë pre e padijes së vet, duke shkuar pas berihait ditën e zgjedhjeve”. za

Instituti për Krimet e Komunizmit dhe dëshmorët e harruar – Nga LEKË TASI*

Për historinë diskutohet në nivele të ndryshme, nga popullor deri akademik, por ç’është përjetuar në nivel masiv, duhet të zërë vend në atë që do të rezultojë historia përfundimtare, e cila bashkë me faktet duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: Ka qenë e kënaqur shumica nga sistemi? Ka bërë përparim ekonomia? Kultura? Kanë qenë marrëdhëniet shoqërore, letërsia, artet, sa më afër sinqeritetit dhe shprehjes së lirë? Duke e parë çështjen më gjerë, në shkallë botërore, s’kanë nevojë për vërtetim faktet kryesore, që e tërë popullata e Europës Lindore u turr në 1945 drejt Perëndimit, fizikisht apo mendërisht; që pjesa femërore e saj u përdhunua rëndshëm nga ushtria okupuese, që uria fizike dhe ndrydhja psikologjike zaptuan shpirtin e të rriturve dhe që rinia joshej me gjithçka vinte prej Perëndimit. Kemi të bëjmë me sigurira të papërballueshme. Fillimi është gjysma e punës. Në qoftë se insistohet për arsyetime, shkaku i parë dhe më i thellë i dështimit është se ekonomia nuk u konceptua më si një garë me kohën (që synon eficiencë të mjeteve të prodhimit sa më gjatë në kohë dhe rinovim, pra, nxitje me shpërblime të mëdha të teknologjisë së përparuar), por vetëm si përmbushëse e nevojave sot për sot (“T`i sigurojmë bukën popullit!”). Falimentimi, pra, qe i sigurt qysh me themelimin e sistemit, e megjithatë ai vazhdoi ashtu, me futjen e entuziazmit/detyrimit si faktor kryesor. Dhe të mendosh se një motivim kaq modest (sigurimi i nevojave minimale), do të kushtonte miliona jetë…

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të matjes së pulsit të asaj kohe, që në rastin tonë shqiptar karakterizohej me organe e kuadro të mbushura me veten, kulturë që çmonte bindjen e eprorit më lart se ligjin, plus të edukuara që armiku duhet zhdukur. Kujdesit për tjetrin as që i cikte. “E kam në dorë këtë këtu? Marr 15 ditë leje nëse e vras”. Kjo psikologji e diktaturave shumë të ideologjizuara moderne, nazizëm-komunizëm, merrte fuqi te ne plus prej psikologjisë së një vendi të vogël, ku vetvetiu ti je armik me tjetrin, qoftë ai komshi ose i largët dhe plus me orientimin nga lart që kuadrove t’u nxitej egërsi e shtuar në rastet kur i hetuari/dënuari paraqiste rrezikun të bëhej shembull moral për masën.

Them punë e shkëlqyer e Institutit, sepse falë dy drejtuesve Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku, specialistë të provuar në pikëpamje të stilit (kupto vërtetësi të materialit të vjelë me anë pyetjesh plotësuese edhe ruajtje të natyrësisë së tregimit letrarisht), intervistat kanë dalë jo vetëm tërësisht të besueshme, por edhe befasuese. Kjo është e kuptueshme për shkak të larmisë së karaktereve, vuajtës e persekutorë, por edhe faktit që intervistuesit nuk e kanë profesionalisht (pra, esencialisht) ngacmimin që të marrin anën e të parit, d.m.th. vuajtësit, siç e donte socrealizmi. Duan përplasjen mbi të gjitha, madje një persekutor në krizë koshience për ta, provon vartësinë dhe motiv kënaqësie (profesionale, sigurisht përveçse humane). Tërë këta libra të serísë Ad Memorandum janë një revansh i merituar i krijimtarisë së llojit të përndjekur, sepse ajo krijimtari natyrshëm simpatizonte dhe vazhdon të simpatizojë me pjesën e popullatës që i ra jo aq shorti, por më tepër plani të binte në burg, ngaqë paraqiste veti individuale që binin në sy. Kjo i jep kënaqësi krijuese shkrimtarit dhe ka më shumë rëndësi se ajo humane, që në këtë rast nuk është fort kënaqësi, por dhembje. Të kesh individualitet që bie në sy, i tërheq poetët/romancierët e këtij krahu, ndryshe nga ata të djeshmit, që këtij interesi që patjetër e kishin, i shtohej bezdia e porosisë që u tingëllonte vazhdimisht në vesh “Kujdes! Të dalë në shesh kjo dhe ajo!”. Pra, u lumtë atyre persekutorëve që i zgjodhën të arrestueshmit me veti individuale, u lumtë të arrestuarve që rezistuan në ato veti dhe, së fundi, u lumtë dhe intervistuesve që i diktuan dhe i nxorën në dukje. Kjo ndoshta është e vetmja fushë ku burgje-kampet bënë një punë të mirë, sepse pallatet që u ndërtuan brenda telave të tyre e kanë më të kufizuar dobínë/jetën, kurse minierat janë mbyllur me aq vuajtje sa përmbajnë brenda tyre dhe vite aq sa ia zgjatën jetën diktaturës. Se kush prej dy palëve del fitimtar, ata që i mbyllën njerëzit aty për t’i edukuar e kontribuar sipas versionit të tyre, apo ata që rezistuan duke rrezikuar, kjo mbetet edhe sot në diskutim ngaqë debati transferohet aty ku s’ka lidhje, te dëshmorët e Luftës, që Instituti i mohoka, dëshmorë që s’ka pse t’i mohojë Instituti, ngaqë edhe ata ishin po aq të meritueshëm sa këta, por njëherazi më shumë të tradhtuar se këta që nuk besuan si ata te luga e floririt, madje as e kishin dëgjuar. Janë ende të fshehur të dy palët, dëshmorë dhe të përndjekur, pikërisht sepse debatuesit e sotëm, fort të indinjuar, e drejtojnë debatin te vetja kur hedhin poshtë ISKPK. Ata kërkojnë të kenë pasur të drejtë edhe kur i harruan dëshmorët dhe luftëtarët shokë të gjallë të dëshmorëve në burgje ose të vdekur në varre pa emër, ndërsa i gëzoheshin vlerësimit nga lart, pikërisht për këtë harresë. Do të duhej në fakt të gjurmohet kjo pistë te kampi fitimtar i 44-ës, sesi i përdorën dëshmorët për të vendosur me dorë hekuri, qysh para atij Nëntori dhe mbas tij, të kundërtën e aspiratës së tyre, konkretisht të hetohet për secilin prej tyre, ç’persona e pretekste u përdorën për t’i eliminuar mbasi luftuan (prijës popullorë, marksistë, oficerë të karrierës, intelektualë që s’figuronin në kontekstin gjoja proletar që rrethoi diktatorin me kohë). Do të ishte një akt drejtësie dhe më tej, tejdukjeje, që duke pasë munguar deri sot, do të na tregonte rrugën, të vetmen që kërkohet urgjentisht.

Merita e Institutit, me librat që përmbajnë fragmente jete të jashtëzakonshme për nga rrallësia e rasteve dhe nga fokusimi i duhur i shprehjes, ngjan e pashpresuar kur e kundrojmë aq në kontrast me një realitet sociopolitik të sotëm, ku personi merret ekskluzivisht me veten, shpesh pa kursyer retorika që publiku i çmon false pa i dëgjuar mirë. Kjo është atmosfera. Kurse ata dëshmitarë në galerira merren me veten e tyre, në kushte kur instinkti luftonte veç për të mbetur gjallë fiziku i tyre. Prandaj, kapitujt e librave që merren me ta na vijnë si vegime drite, prej kësaj vjen dhe cilësimi më lart, i pashpresuar publikimi i tyre. Ka një mospajtim mes atyre faqeve dinjitoze dhe gjendjes së shkrehur që konstatojmë sot. Ne vetë, vuajtësit e djeshëm, po bëhemi përditë e më të paintonuar me kauzën e tyre, që është dhe e vetmja vlerë civile së bashku me sekuencat filmike ku të dënuarit me vdekje inxhinierë tërësisht të pafajshëm të Maliqit na vështrojnë drejt në sy nga ekrani. Jemi të pavëmendshëm masivisht ndaj këtyre botimeve kaq të rëndësishme, çka tregon prirje të rrezikshme drejt ftohjes së vetë fjalës kauzë. Kam të dhëna se një shumicë as i përfillin ata libra. Ndofta, instinkti i rezistencës zgjohet në çastin kur rreziku i përdhosjes bëhet i pranishëm, por nuk jemi fort të sigurt që përdhosjet e përjetuara gjatë nuk kanë vepruar thellë, aq sa pretendimet për rehabilitim material të mos na çojnë definitivisht drejt shkrehjes. Sidoqoftë, s’mund të jemi veçse mirënjohës, që Instituti me personelin e tij të vogël, por të pasionuar, nxjerr në dritë dëshmi të një thjeshtësie të tillë, një burrni aq në kundërshtim me ç‘njohim ne dhe bota prej të ndodhurave deri sot. Normaliteti, që është dhe dinjitet, rivendoset sot me anë të tyre, duke na lënë mjaft peng në ndërgjegje pse jemi marrë edhe ne si kategori vetëm me veten, duke rënë në rregullin që hiqet sot. Por, personat që e mishërojnë atë dinjitet janë aty, motiv krenarie: dashnori i arratisjes, haptas dhe i papërkulur para asgjëje, Mirush Osmani; shkelmonjësi i çdo oferte për agjenturë, Prelë Syku, Agim Akcani i përfshirë krejt pa lidhje në çështjen e Baldushkut, që nxjerr edhe anën e hetuesve të kapur në darë, pra, të destinuar për t’u eliminuar prej mospajtimit intim me darën ku u ndodhën. Me dhjetëra gra, burra, të rinj, paraqiten aty, të tillë, të papajtuar dhe të papajtueshëm me lëmshin e gatuar mbrapa kurrizit të shumë të tjerëve disa vjet përpara tyre, që u ofruan në luftë ndërsa tjetër gjë nga ajo që prisnin po gatitej për vendin. Me këta libra po dalin në dritë të vonshmit, dënuar kinse si armiq të atyre që morën plumbin në luftë. Janë njësoj në njëfarë mënyre. Së paku nuk ndryshojnë për faktin që patën të njëjtin zhgënjim. Një palë me dhjetëra vjet minierë dhe shumë prej tyre të vrarë nga shkëmbi ose të mbytur në baltë nga polici, pala tjetër për disa muaj ose javë, kur urdhëroheshin të qëllonin mbi shqiptarë, ose si spektatorë prej matanë, të zhgjëndrrës që zëvendësoi ëndrrën e tyre të lirisë…

*Ish-i përndjekur politik

Detaje të reja nga grabitja në Rinas, Krimet e Rënda kërkojnë ndalimin e 5 pjesëtarëve të ICTS

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport)  dhe bankave, lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Këto urdhra ndalimi kërkohen, pasi 5 personat kanë shpërdoruar detyrën, raporton ABCNews.

 

Tri banka i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë dhe kanë konfirmuar shumat të cilat ato do të transportonin drejt Austrisë ditën e grabitjes. Në total shuma e grabitur është 6 milion Euro.

Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona por asnjeri prej tyre nuk e di ku ndodhen paratë. Alkond Bengasi i penduari i cili ka identifikuar këta persona si të dyshuar se kanë pasur dijeni për grabitjen. Por Ragip Hajdini, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli kanë mohuar përfshirjen e tyre ne këtë grabitje.

Grabitja në Rinas, kush qëlloi mbi Admir Muratajn? Çfarë ka zbuluar ekspertiza

Kur kanë kaluar 21 ditë nga vrasja e Admir Muratajt në aeroportin e Rinasit pas grabitjes së rreth 6 milion eurove, ende nuk dihet saktësisht se kush e qëlloi atë për vdekje.

 

Fillimisht u tha se kishte një shkëmbim zjarri midis një patrulle policie dhe grabitësve të armatosur, pretendim i cili nuk u faktua.

Tani, pranë prokurorëve të çështjes është dorëzuar një akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj, por dilemat se kush e qëlloi atë vijojnë edhe pas raportit.

I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia, siç shkruan A2CNN, tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij.

U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.

Teksa vazhdojnë hetimet për grabitjen e bujshme, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Sipas Abc News, ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara.

Për grabitjen e 9 prillit janë arrestuar 6 persona. Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.

I vrarë gjatë grabitjes, nuk pushohet çështja e Muratajt. Kërkohet vërtetimi katërcipërisht i vdekjes së tij

Akt ekspertimet dhe certifikata e vdekjes së Admir Muratajt nuk janë ende në dorën e Prokurorisë, duke bërë që të shtyhet seanca ku pritej pushimi i çështjes ndaj tij.

Sipas prokurorit, çrregjistrimi i Muratajt nuk është bërë ende në Tropojë dhe se akt ekspertimet që vërtetojnë katërcipërisht vdekjen e tij.

 

Kështu, në një kohë që vdekja e Muratajt është diskutuar gjatë në opinionin publik, ajo nuk është vërtetuar ende ligjërisht. Procesi ndaj Muratajt të Krimet e Rënda, do të zhvillohej për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku ai akuzohej si organizatori.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 14 maj, ora 10:00./ Panorama

Fotot – Meta viziton aeroplanmbajtësen ‘Abraham Lincoln’ në Adriatik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar këtë të mërkurë aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Me një shënim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tregues dhe garanci për stabilitetin e rajonit.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane🇺🇸 “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë🇦🇱 në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë🇽🇰 dhe Ballkan.

Angazhimi i SHBA🇺🇸, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”- shprehet Meta.


Send this to a friend