VOAL

VOAL

Vritet administratori vendor në Vlorë

Raimond Kola

Policia e Vlorës tha se Administratori i Njësisë Administrative Kotë, në Vlorë, Argjil Gjoka u vra me armë zjarri, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje zyrtari vendor ndërhyri për të shuar një konflikt mes të paktën tre personave gjatë punimeve të një rruge në një zonë rurale, por u qëllua me armë zjarri nga një prej personave të përfshirë në konflikt dhe humbi jetën në spitalin civil.

Policia e Vlorës njoftoi për incidentin me një të vrarë dhe një të plagosur, por nuk dha hollësi për motivet e konfliktit dhe autorin e krimit. Disa muaj më parë po në këtë njësi administrative ishte vrarë me armë zjarri administratori i mëparshëm.

Vlora vazhdon të mbetet zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri, i cili lidhet jo vetëm me përplasjet që lidhen me trafikun e drogës por edhe konfliktet e pronësisë.

Në raportimin e saj të fundit në Parlamentin shqiptar mbi kriminaliteti në vend gjatë vitit 2018 Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku pohoi pak ditë më parë se Vlora ishte zona me kriminalitetin më të lartë në vend. Zonja Marku apeloi për një bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese për goditjen e krimit në qytetin bregdetar.

Prapaskenat – Meta tregon drekën sekrete me Ramën: Ai e di sa shumë i shqetësuar jam

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot drekën sekrete që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama para se të ndërmerrte vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Meta ka thënë se takimit është zhvilluar në Pallatin e Brigadave dhe gjate bisedës i ka shprehur shqetësimin për situatën.

 

Më tej kreu i shtetit ka bërë të ditur se kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk ishte i surprizuar nga vendimi i tij për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im. Në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Mëgjithatë ka kohë të reflektojë”, tha Meta.

PANORAMA

Shkarkimi, Meta ironizon maxhorancën: U intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit?!

Presidenti Meta ka ironizuar vendimin e maxhorancës për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit.

Meta ka thënë sot se ai është vetë ofruar që ta lërë këtë post në rast se shërben për të zgjidhur krizën.

 

Presidenti tregoi se kishte marrë informacion se mund të kishte trazira gjatë protestës dhe për këtë arsye ai ia ka njoftuar kreut të opozitës vendimin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Shkarkimi? Unë nuk e kuptoj, unë jam vetëofruar, për ta lënë këtë detyrë, postin tim edhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të një zgjidhje të kësaj krize dhe të një garancie se gjithçka do të funksionojë normalisht. Nuk e kuptoj a i intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit, se nëse i intereson ikja e Presidentit kjo është shumë e thjeshtë. Zgjidhim krizën pastaj ikën presidenti”, tha Meta.

DASH: Po vlerësojmë pasojat e vendimit të presidentit Meta

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale. za

DOKUMENTI – Shkarkimi i Presidentit Meta, Gramoz Ruçi firmos urdhrin

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi caktohet si pikë e 3 e rendit të ditës zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga Taulant Balla, ku disktimet do të përqendrohen tek dekreti i Metës me anë të të cilit anuloi datën e zgjedhjeve.

 

“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, thekson urdhrin e firmosur nga PS.

Strategjia e Partisë Socialiste kundër Presidentit të Republikës

ERVIN KOÇI/ Firma e Presidentit Meta mbi dekretin, i cili anulonte 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, solli edhe mobilizimin e socialistëve për të kërkuar shkarkimin e tij. 

 

Ditën e djeshme, deputetët socialistë filluan mbledhjen e firmave kundër Presidentit Meta. Strategjia e socialistëve është e ndarë në dy plane.

Në seancën e së enjtes, debati do të fokusohet tek anulimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit, dhe shprehjes së vendosmërisë për t’i zhvilluar ato më 30 qershor, nga ana e socialistëve dhe partive të tjera të regjistruara në to.

Seanca do të miratojë një rezolutë, e cila do t’i bëjë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të vijojë punën e tij në përmbushje të detyrimeve ligjore për të garantuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu, në rezolutë do t’u kërkohet vëzhguesve të OSBEODIHR-it dhe atyre vendës që të asistojnë zgjedhjet e 30 qershorit si përmbushje e detyrimit kushtetues për të zgjedhur drejtuesit vendorë në 61 bashki dhe këshillat e tyre bashkiakë.

Paraditen e sotme u mblodh edhe Konferenca e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PSsë, Taulant Balla, që kërkon zhvillimin e një debati parlamentar pas vendimit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Konferenca miratoi me konsensus kërkesen e maxhorances per zhvillimin e nje mocioni me debat per shkarkimin e presidentit Meta.

Debati ne Kuvend do te zgjase 5 ore, dhe koha do te ndahet mes 170 minuta per PS, dhe 130 minuta per grupet e tjera parlamentare.

Në kërkesën qe mori ne shqyrtim konferenca, theksohet se: “Pasi u njohëm me aktin e paprecedent të Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, ‘Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’ dhe duke e vlerësuar atë si një akt absolutisht të pavlefshëm, të marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike, si dhe duke konsideruar se ky akt synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë zhvillimin e një mocioni me debat në seancën më të parë të Kuvendit për këtë çështje, në përfundim të të cilit propozojmë miratimin e një rezolute sipas draftit bashkëngjitur”.

SHKARKIMI

Deputetët socialistë do të nisin procedurën e rregullt parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, bazuar në nenin 112 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Kërkohen firmat e të paktën 35 deputetëve të Kuvendit për të propozuar shkarkimin e Presidentit. Kërkesa i drejtohet kryetarit të Kuvendit i cili vë në dijeni si Kuvendin ashtu dhe Presidentin e Republikës.

Kreu i Kuvendit ia përcjell Komisionit të Ligjeve kërkesën e deputetëve dhe brenda 15 ditëve Komisioni i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen e komisionit hetimor. Komisioni është i detyruar ta dëgjojë Presidentin nëse ai dëshiron. Brenda 7 ditëve nga dita e paraqitjes së raportit të Komisionit të Ligjeve, zhvillohet debat në seancë plenare. Nëse raporti i Komisionit të Ligjeve votohet në Kuvend, brenda 2 ditëve ngrihet komisioni hetimor.

Komisioni hetimor i paraqet Kuvendit raportin me shkaqet e argumentuara për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe brenda 20 ditëve zhvillohet një seancë e veçantë. Nëse kërkohet nga Presidenti për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij.

RREGULLORJA E KUVENDIT NENI 112

1/4 e deputetëve propozojnë shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rëndë të Kushtetutës

Kreu i Kuvendit ve në dijeni Presidentin dhe ia përcjell kërkesën Komisionit të Ligjeve

Brenda 15 ditëve, Komisioni i Ligjeve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen e komisionit hetimor
Komisioni është i detyruar ta dëgjojë Presidentin, nëse ai dëshiron

Brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit të Ligjeve, zhvillohet debat në seancë plenare

Nëse raporti i Komisionit të Ligjeve votohet në Kuvend, brenda 2 ditëve ngrihet komisioni hetimor

Komisioni hetimor i paraqet Kuvendit raportin me shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe brenda 20 ditëve zhvillohet një seancë e veçantë

Nëse kërkohet nga Presidenti për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij

FJALË PËRSHËNDETËSE NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THINJAT E ATDHEUT” – Nga EUGJEN MERLIKA

 

            Të nderuara zonja e zotërinj,

Së pari dua t’u falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtë promovim libri, pjesëmarrje të cilën e quaj një nderim të veçantë kundrejt personit tim dhe historisë së tij.

Më lejoni të shpreh këtu para jush mirënjohjen e thellë për refereueset e nderuara që paraqitën atë libër, Rektoren fisnike të Universitetit Evropian të Tiranës, znj. Nevila Nika, drejtoreshën e shtëpisë botuese Uet Press, Alda Bardhyli e për gazetaren e mirënjohur të mediave shqiptare znj. Luljeta Progni. Por një falënderim i veçantë nga kjo sallë i shkon edhe autorit të parathënies së këtij libri, një personazhi poliedrik të kulturës shqiptare, poetit Skënder Buçpapaj, që me pendën e tij i ka dhënë një vlerë të shtuar këtij vëllimi. Një tjetër falënderim të sinqertë shpreh këtu edhe për shtëpinë botuese UET PRESS që mirëpriti e miratoi botimin e këtij vëllimi me shkrime publiçistike, të botuara kryesisht në gazetën Mapo, të drejtuar me objektivitet, paanësi e tolerancë bindjesh nga z. Henri Çili. Falenderoj edhe z. Besnik Frashni për kapakët e dy librave të botuara këtu.

Vëllimit tim i kam dhënë titullin “Thinjat e Atdheut”. Thinjat normalisht tek njerëzit janë sinonime të kohës që kalon, janë gjurmët më të dukëshme të viteve që shkojnë e që paralajmërojnë fundin e përvojës tokësore mbi këtë rruzull e afrimin e një tjetër jete për ata që e besojnë e të “hiçit që rrotullohet rreth hiçit”, për ata që përtej vdekjes shohin asgjënë.

Metafora e titullit e shtrin qëllimin e dukurisë në një spektër më të gjërë. Nga thinjat e njeriut tek thinjat e Atdheut, sepse ashtu sikurse individi ka një ecuri që kalon nëpër të gjitha stinët e jetës, ashtu edhe Atdheu, Kombi, bashkësia e krijesave njerëzore që njëjtësohen në gjuhën, zakonet, historinë, përvojën jetësore, kanë jetën e tyre që është shumatorja e jetës së brezave dhe ndihmesës së tyre në historinë e botës.

Ndryshimi ndërmjet nesh si individë dhe Atdheut e kombit tonë është se ndërsa ne i nënështrohemi ligjeve biologjike të jetës dhe ndërrimit të saj, ky i fundit ka një jetë shumë të gjatë e, ndoshta nuk njeh vdekje kurrë. Por ashtu si ne që shpesh thinjemi para kohe nga problemet e ndryshme me të cilët përballohemi, edhe Atdheu, si pasojë e rrebesheve të historisë, mund të thinjet nga mundimet e dertet e pazakonta që shoqërojnë ecjen e tij të gjatë. Dertet e Atdheut janë ata të bijve të tij, ka një lidhje të çuditëshme mes tyre, të padukëshme, por tepër qenësorë.

Në një Vend të ndrydhyur nga pesha e derteve vështirë se mund të ketë njerëz të lumtur dhe, anasjelltas, lumturitë individuale i japin forcë e frymëmarrje kurmit të Atdheut. Historia e jonë, si popull e si komb, fatkeqësisht ka qënë shumë dorështrënguar n’atë drejtim. Shekuj të gjatë pushtimesh të huaja e paaftësie endemike për të krijuar bashkësi të organizuara e të zhvilluara, të shoqëruar nga një fatalitet historik e kanë shtyrë anijen tonë të lundronte në gjysmën e errët të botës, larg asaj të dritës, një gjëndje të cilën na e jep me pak fjalë njëri ndër personazhet madhorë të kulturës sonë, Imzot Fan Noli, në poezinë “Anës lumenjve”, ndoshta aktuale dhe sot e kësaj dite.

Pushtimet, tiranitë e diktaturat kanë shtuar thinjat e Atdheut, po ashtu si kanë bërë të mbijnë ato në lulen e rinisë tek bijtë e tij. Ngjyra e bardhë mbi kryet e njerëzve është ajo më e parapëlqyera në mendësinë e tyre. Në librin tim ka një shkrim për Dedë Gjomarkajn, një njeri i thinjur në pak kohë në një birucë të Sigurimit të shtetit, edhe se nuk kishte mbushur moshën 27-vjeçare, si pasojë e një arrestimi të fshehtë për të cilin nuk dinte asgjë askush. Me shakanë e një stoiku të vërtetë ai thonte më vonë “U zbardha sepse nuk munda të skuqem”. Thinjat e tij, ashtu si edhe të shumë të tjerëve në kushtet e tij apo të ngjajshme me të, ishin dhe thinjat e Atdheut, sepse flijimi i bijve të tij për idealet e rrugës së nderit e të luftës për lirinë e tij, i shtonin atij krenarinë, por edhe dhimbjen, sepse thinjat janë pasqyrë e dhimbjeve fizike e shpirtërore.

Thinjat e Atdheut i kam parë në mundimet e vuajtjet e atyre që i kanë kushtuar atij të gjithë jetën e veprën e tyre, shpesh të pakuptuar, të mallkuar, të përdhunuar madje edhe deri tek eshtrat e varreve. I kam gjetur në vepra të ndryshme letrare, kryesisht të realizmit mbas komunist, në dëshmitë tragjike e dramatike të një përndjekjeje të pashembulltë gjysëm shekullore, të pasqyruar në shkrimet e Visar Zhitit, të Fatbardha Saraçi Mulletit, të Elena Mirakaj Lulit, të Tomë Mrijës, të Aldo Terruzit, të Albert Frashërit, të Kurt Kolës, të Lekë Përvizit.

Thinjat e Atdheut ishin në sfondin e jetëve të mbaruara, apo të gjymtuara të bashkëvuajtësve në kampet e internimit, të cilëve u kam kushtuar shkrimet e mija in Memoria. Kanë nota të theksuara dhimbjeje ata shkrime kur i kushtohen atyre që ndërronin jetë para kohe, siç është rasti i Manjolës, një luleje të lindur në kampin e Gradishtit e që prehet e qetë në Nju Jorkun e largët.

Me një respekt të veçantë e një brengë të madhe në shpirt, në këtë libër i janë kushtuar dy shkrime një djaloshi idealist, Atjon Zhitit, që në agun e jetës u kthye (citoj) në një “meteor që do të ndriçojë gjithmonë qiellin tonë të hirtë, i ngulitur thellë në kujtesën tonë, i përkëdhelur gjatë në shpresat tona, për të patur një ditë një Atdhe të bashkuar, bashkëkohor, evropian, të qytetëruar, siç e përfytyronte, e konceptonte dhe e donte Ai”.

Me këtë fragment të shkurtër, që besoj se nxit te secili prej nesh ndjenja e përsiatje, të nxjerrë nga ky vëllim, po e përfundoj fjalën time duke ju përshëndetur përzemërsisht e duke i u falënderuar miqësisht për praninë tuaj në këtë ditë të shënuar për mua e familjen time, ju uroj të gjithëve mbarësi e të mira pa fund në familjet tuaja.

Faleminderit

Pas vendimit të Presidentit, Opozita e Bashkuar propozon krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD, e  cila u mblodh sot, pasi Presidenti Meta firmosi zhdekretimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve vendore nga Presidenti Meta.

Në mbledhje, Kryesia e PD vendosi  për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki.

 

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, sqaron Kryesia e PD.

LUAN MYFTIU u shua… me dritë të ylltë – Nga VISAR ZHITI

LUAN MYFTIU u shua… me dritë të ylltê.
Burrë i urtë dhe i ditur, i përvuajtur dhe qëndrestar, mik i rrallë… I përzemërt në burg me ne, i heshtur me të gjithë në liri, shkruajti pak, i mrekullueshëm në gjuhë, me thellësi të rrallë, me guxim intelektual dhe tregoi dhëmbshurisht…
Kujtoj ecejaket me “Luanin e mirësisë” në oborrin e burgut, bisedat për librat, letërsia franceze e tërhiqte së tepërmi dhe nuk flinte pa thënë përmendësh, pa zë, me vete, “racionin” e poezive, në frëngjisht dhe italisht. Ai s’kishte vetëm racion buke, por dhe racion shpirti, atje ku ishte e ndaluar…
Më pas në postdiktaturê drejtoi gazetën “Liria”, tjetër s’donte…
Aq i urtë, dukej sikur vdiste nga pak herë pas here, tani vazhdimisht do të jetojë me ata që e kanë njohur, me këdo që do ta lexojë…

Meta tek studentët nga gjithë trevat shqiptare: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari

Pasi firmosi zyrtarisht cdrekretimin e dates se zgjedhjeve vendore dhe pak pasi PS-ja deklaroi se te enjten do te nise procedurat per shkarkimin e tij si President, kreu i shtetit Ilir Meta ka dhene nje tjeter mesazh gjate takimin te mbajtur me studentë e profesorë nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

“Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”- ka thene Meta.

Mesazhi i Metes

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

DW – flet konstitucionalistja: Kryeministri nuk e anulon dot vendimin e Presidentit

Konstitucionalistja Aurela Anastasi, në intervistë eksluzive për Deutsche Wellen thekson se vlefshmërinë ose jo të shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale e vendos vetëm Gjykata.

 

DW: Prof. Anastasi a është në përputhje me Kushtetutën shfuqizimi nga Presidenti Meta, i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të radhës, pra i dekretit të mëparshëm të firmosur nga vetë Presidenti?

Prof. Aurela Anastasi: Në këto kushte mund të them paraprakisht, që Kushtetuta, në nenin 92/gj ka parashikuar kompetencën e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor. Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.

Data e zgjedhjeve ka rëndësi thelbësore për mbarëvajtjen e vetë zgjedhjeve dhe në mënyrë të veҫantë, për respektimin e parimit kushtetues të zgjedhjeve periodike, si dhe të mandatit kushtetues të organeve të zgjedhura nga populli. Nga kjo pikëpamje mendoj se caktimi i datës së zgjedhjeve është një mjet i domosdoshëm kushtetues për të garantuar zgjedhje periodike dhe për të garantuar respektimin e afatit 4-vjecar të mandatit të organeve vendore. Presidenti i Republikës është garant i datës së zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të caktohet në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Kur është fjala për zgjedhjet e përgjithshme, për Kuvendin, Kushtetuta e Shqipërisë, në neni 65 t ka parashikuar qartë rregullat për caktimin e periudhave zgjedhore dhe thirrjen e zgjedhjeve. Për zgjedhjet vendore Kushtetuta nuk shprehet. Por është Kodi Zgjedhor, si një burim i të drejtës kushtetuese, që i referohet këtij neni të Kushtetutës edhe për zgjedhjet vendore. Pra, afatet kohore për zgjedhjet vendore rregullohen bazuar në Kushtetutë, sipas rregullit që zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt, e cila i paraprin datës së përfundimit të mandatit. Në kushtet kur mandati i organeve vendore përfundon në datën 10 Korrik, periudha zgjedhore e parashikuar në Kodin Zgjedhor, përfundon në datën 30 Qershor 2019. Një datë tjetër, do të na shpinte në një situatë që nuk është parashikuar as nga Kushtetuta, as nga Kodi Zgjedhor, pra në një situatë të pabazuar në akt ligjor.

DW: A është në përputhje me Kushtetutën reagimi i Kryeministrit Rama, se pavarësisht shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta, zgjedhjet lokale do të zhvillohen pikerisht në këtë datë?

Prof. Aurela Anastasi: Në krye të herës, duhet thënë që Z. Rama në këtë rast, nuk legjitimohet të flasë si Kryeministër i vendit, por si kryetar i njërit prej subjekteve zgjedhore, Partisë Socialiste, ose koalicionit përkatës zgjedhor. Në këto kushte, ai nuk mund të marrë vetë vendime si Kryeministër ose Qeveri. Kjo është pavarësia zgjedhore që ka krijuar Kushtetuta. Por, ҫdo subjekt zgjedhor ka të drejtën e aksesit në institucionet e ankimimit. Në këtë rast, duke parë edhe jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që aktualisht nuk është funksionale, mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor.

DW: Prof. Anastasi, sapo përmendët mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Në situatën e re politike, të krijuar nga anullimi i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe kundërshtia e kryeministrit Rama, cili është ngërҫi që sjell mungesa e kësaj Gjykate?

Prof. Aurela Anastasi: Gjykata Kushtetuese mund të ishte një mjet ankimi më tej, për një proces të rregullt ligjor. E rëndësishme është që në Shqipëri ka një mjet ligjor ankimimi funksional, siç është Gjykata Administrative.

DW:  A mund të ngrihet dhe të funksionojë Gjykata Kushtetuese, le të them psh, brenda një jave?

Prof. Aurela Anastasi: Mendoj se nuk mund të ngrihet. Procesi i zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të ikur nga vettingu, ka ecur me ritme shumë të ngadalshme. Kur nuk kemi ende kandidatura që vijnë nga gjyqësori, nuk mund të themi se përbërja e plotë e kësaj Gjykate do të jetë një gjë e shpejtë. Sidoqoftë, ezaurimi i mjeteve që ekzistojnë jep mundësinë për një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative.

DW: A është e ligjshme që maxhoranca socialiste por edhe parti parlamentare të spektrit të djathtë ta konsiderojnë nul shfuqizimin e 30 qershorit dhe të vazhdojnë fushatën elektorale për të zhvilluar zgjedhjet lokale në këtë datë?

Prof. Aurela Anastasi: Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate.

DW: Cilat janë hapat e mëtejshme, që mendoni se palët duhet të hedhin, në respekt të Kushtetutës? 

Prof. Aurela Anastasi: Nga pikëpamja e prognozës kushtetuese, pa hyrë në analizën se si erdhëm deri këtu, në radhë të parë duhet të them se operatorët politikë kanë detyrë t’i rikthehen rendit kushtetues. Presidenti i Republikës ka detyrë ta garantojë këtë rend, si një organ kushtetues i paanshëm.

Natyrisht, mbështetur në aktet kushtetuese dhe ligjore, palët mund të kërkojnë edhe zgjidhje me karakter politik si dialogu, marrëveshjet politike, të cilat për hir të së vërtetës, në raste të ngjashme, të mëparshme, i kanë shërbyer kompromisit politik, duke cënuar respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj se arritja e një Konvente Kushtetuese midis subjekteve zgjedhore do të ndihmonte në parandalimin e situatave të tilla në të ardhmen. Reforma Zgjedhore është gjithashtu, e nevojshme.

Intervistoi: Ani Ruci/ Konstitucionalistja Prof. Dr. Aurela Anastasi është pedagoge e të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tiranës, dhe e angazhuar si avokate në Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare në Tiranë.

Analiza shteruese e ekspertit: Ja pse Kuvendi nuk e shkarkon dot Presidentin

Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI

1. Hyrje e përgjithshme mbi sistemin e së drejtës, vlerat juridike, parimet juridike dhe normat juridike dhe interpretimin e normave

Sistemi i së drejtës nuk do të mund të ekzistonte pa parimin e ligjshmërisë i cili në thelb mishëron rregullin që siguron harmoninë midis normave juridike nëpërmjet rregullit të përjashtimit të zbatimit të një norme bazuar në hierarkinë e normave. Ndërkohë, baza e rregullit që përcakton hierarkinë e normave juridike është rëndësia e marrëdhënies shoqërore që rregullon norma. Kjo do të thotë që sa më e rëndësishme të jetë marrëdhënia, aq më e rëndësishme bëhet norma dhe sa më e rëndësishme të jetë norma, aq më lartë do të qëndrojë ajo në hierarkinë e normave juridike. Nga një këndvështrim tjetër, rëndësia e marrëdhënies dhe e normës juridike është edhe pasqyrim i rëndësisë së interesit publik. Ky i fundit është rregulli bazë që caktojë kufijtë dhe bazën e legjitimitetit të çdo veprimi ose mosveprimi dhe vetë ushtrimit të pushtetit shtetëror në tërësi.

Megjithatë, sistemi i së drejtës nuk përbëhet vetëm nga norma në kuptimin e një rregulli abstrakt sjellje, por edhe nga parimet e përgjithshme dhe vlerat juridike. Për nga rëndësia dhe radha, të parat janë vlerat, të cilat përcaktojnë përmbajtjen dhe vlefshmërinë e parimeve ligjore. Në fakt, tre vlerat themelore të një sistemi ligjor janë: rendi, drejtësia dhe liria.[i] Të dytat janë parimet ligjore të cilat janë në dy kategori, parime themelore të së drejtës dhe parime ligjore dhe janë pikërisht parimet që përcaktojnë përmbajtjen dhe vlefshmërinë e normave juridike.[ii] Të tretat janë normat juridike të cilat janë norma kushtetuese themelore të shkruara dhe zakonore, norma kushtetuese të shkruara dhe zakonore, norma juridike zakonore dhe norma juridike të shkruara. Midis normave juridike të shkruara bëhet një ndarje midis normave që burojnë nga akte të rëndësisë së veçantë që miratohen me shumicë të cilësuar dhe norma që miratohen me shumicë të zakonshme dhe për të vazhduar pastaj nga normat e akteve nënligjore, tek burimet e tjera të së drejtës.

Normat juridike dhe çdo rregull sjelljes ka për qëllim të urdhërojë kryerjen e diçkaje, të ndalojë kryerjen e diçkaje apo të lëri të lirë një subjekt të kryejë ose të mos kryejë një veprim të caktuar. Gjithë këto nocione bazë të së drejtës kanë kuptim porsa kohë ato kuptohen dhe zbatohen në kuadër të një shteti të së drejtës. Për Hegelin, e drejta ose ligji përfaqëson vullnetin e përgjithshëm të shoqërisë. Ndërkohë, për përkrahësit e teorisë të së drejtës natyrore si Thomas Aquinas etj, ligji është burim i arsyes njerëzore[iii], ai është i shenjtë dhe i përjetshëm dhe përcakton vlefshmërinë e ligjit njerëzor.[iv] Madje edhe John Locke mendonte qe ligji themelor natyror qeveris edhe legjislativin.[v] Në çdo rast arsyeja njerëzore  mbaron kur mbaron logjika. Nga kjo vijmë në parimin e përgjithshëm të së drejtës që ‘in claris non fit interpretatio’ ose kur norma është e qartë nuk ka nevojë për interpretim. Nga ana tjetër sikurse thoshte Kryetari më i famshëm i Gjykatës së Lartë të SHBA, John Marshall, interpretimi nuk mund të çojë në krijimin e një norme të re, sepse kjo gjë i takon vetëm ligjvënësit.

E bëra këtë hyrje pikërisht për t’i paraprirë diskutimit në vijim dhe çdo debati mbi këtë punim, por edhe për të lehtësuar kuptimin e tij nga një lexues jo i kualifikuar.

  1. Kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve

Neni 4 i Kushtetutës së RSH, parashikon që dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Pra ushtrimi i çdo kompetence kushtetuese nga çdo organ bëhet pa pasur nevojë për ligj, porsa kohë Kushtetuta nuk e parashikon këtë kusht. Nga ana tjetër, neni 7 i Kushtetutës parashikon parimin e ndarjes së pushteteve që në thelb synon shmangien e konfliktit të interesit në lidhje me funksionin e miratimit të ligjit, zbatimit të tij dhe kontrollit të zbatimit të tij dhe që lidhet me tre pushtet themelore si legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Nga ana tjetër, Kushtetuta e RSH, sikurse edhe shumë kushtetuta të vendeve të zhvilluara perëndimore i rezervon Presidentit të Republikës, rolin e ekuilibruesit, ndërlidhësit dhe kontrollit të shumëfishtë midis tre pushteteve në fjalë duke pasur si bazë interesin e publikut ose popullit që është burimi i legjitimitetit të gjithë pushtetit shtetëror në tërësi. Kjo pasi pozita e tij nuk ka konflikt interesi sikurse kanë tre mbajtësit e tre pushteteve kryesore. Nisur nga përmbajtja e kushtetutës tonë, Presidenti si kreu i shtetit përfaqëson unitetin e popullit, kjo pasi sidomos pushteti ligjvënës dhe ai ekzekutiv nuk përfaqësojnë asnjëherë vullnetin e gjithë popullit, por vetëm të shumicës. Madje kjo e fundit në rastin tonë, për shkak të sistemit zgjedhor në rastin më të mirë përfaqëson zakonisht jo më shumë se 25 % plus një të gjithë popullsisë me të drejtë vote.[vi] Duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë së një shumice që prodhohet nga ky sistem. Funksioni i saktë i Presidentit të Republikës së RSH, kuptohet qartë nëse krahasojmë edhe me Kushtetutën e Rumanisë e cila në nenin 80[vii] parashikon shprehimisht si vijon:

(1) Presidenti i Rumanisë përfaqëson Shtetin Rumun dhe ruajtësi i pavarësisë kombëtare, unitetit dhe integritetit të vendit.

(2) Presidenti i Rumanisë ruan dhe mbikëqyr (zbatimin) kushtetutën dhe funksionimin e rregullt të autoriteteve publike. Në kuadër të kësaj kompetencë, ai vepron si ndërmjetës midis pushteteve të shtetit, si dhe midis shtetit dhe shoqërisë.

Një rol thelbësor i njeh Presidentit edhe Kushtetuta Greke[viii] e cila parashikon shprehimisht në kuadër të seksionit “Struktura e Shtetit” në nenin 26/1 të saj ku thuhet se Pushtetit Legjislativ do të ushtrohet nga Parlamenti dhe nga Presidenti i Republikës dhe po të njëjtën gjë në 26/2 parashikon edhe për pushtetin ekzekutiv.

Parashikime të njëjta bëjnë edhe kushtetutat e vendeve të tjera. Si p.sh. në Kushtetutën Italiane, në nenin 87[ix] të saj parashikohet shprehimisht se:

Art. 87. Presidenti i Republikës është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin kombëtar… Përcakton zgjedhjet e dhomave të dhe përcakton rimbledhjen e parë të tyre. 

Po ashtu, neni 89[x] i Kushtetutës Kroate parashikon shprehimisht se “Presidenti i Republikës cakton zgjedhjet për Parlamentin Kroat dhe thërret mbledhjen e tij të parë”.

Ndërkohë, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon pa asnjë ekuivok në nenin 92 të saj, germa gj) që Presidenti i republikës “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”.  Ndërkohë, neni 93, përcakton që Presidenti i Republikës në zbatim të kompetencave të tij nxjerr dekrete. Pra në rastin konkret, është pikërisht Dekreti Presidencial që shënon datën kur do mbahen zgjedhjet dhe rrjedhimisht edhe përbën bazën urdhëruese për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të fillojë përgatitjet dhe shënon edhe lindjen e të drejtave dhe detyrimeve të tjera për subjektet politike dhe zgjedhësit, duke përfshirë kompetencën kohore dhe materiale të Kolegjit Zgjedhor. Kjo kompetencë ushtrohet drejtpërdrejtë dhe është tepër e qartë dhe s’ka asnjë kufizim, përjashto kufizimin e nenit 65 të Kushtetutës, i cili nuk parashikon që mandati i Kuvendit zgjat 4 vjet, por që Kuvendi zgjidhet çdo katër vjet (sikurse gabimisht po kuptohet nga shumë individë). Kjo është normale, pasi një proces i tillë sikurse zgjedhjet politike të përgjithshme s’mund të jetë produkt i një përcaktimi kaq të ngurtë kohor pasi zhvillimi i zgjedhjeve diktohet nga shumë faktorë të njohur dhe të panjohur. Në këtë frymë edhe Kodi Zgjedhor në nenet 8, 9 dhe 10, parashikon që Dekreti i Presidentit mund të caktojë datën e zgjedhjeve midis 15 marsit dhe 30 qershorit ose midis 15 shtatorit dhe 30 nëntorit. Pra Presidenti mund të zgjidhte edhe periudhën e dytë nisur nga Kodi Zgjedhor, kjo pasi vetë neni 65/1 parashikon mundësinë që mandati të vazhdojë përtej afatit 4 vjeçar kur në fjalën e fundit thotë: “Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”.

Ndërkohë, parashikimi në paragrafin e dytë, ka përcaktuar kufizimin e periudhës me periudhën më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të kuvendit dhe se periudhat zgjedhore caktohen në ligjin për zgjedhjet. Nisur nga formulimi i dispozitave në fjalë, Dekreti do të ishte pikërisht i kufizuar në periudhën e parë. Nga ana tjetër, nisur nga parimet e përgjithshme kushtetuese nga nenet 1-14 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës në kushtet aktuale gëzon legjitimitet në zhdekretimin e dekretit të tij për datën 30 qershor 2019. Kjo pasi në thelb, mbajtja e zgjedhjeve në kushtet ku ndodheshim praktikisht minonte vetë parimet themelore mbi të cilën funksionon shtetit. Me minim, nënkuptoj së pari rrezikun e dukshëm të përkeqësimit të krizës dhe mundësisë krejt të pastër të një përplasje shoqërore që do të dëmtonte vetë funksioni dhe ekzistencën e shtetit. Kësisoj, në kuadër të interpretimit sistematik nenet 1, 2, 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës, kanë epërsi ndaj nenit 65 të Kushtetutës dhe çdo neni tjetër në vijim. Në këtë mënyrë kompetenca e Presidentit për caktimin e zgjedhjeve merr fuqi absolute në çdo rrethanë, përtej përcaktimeve të nenit 65 të Kushtetutës, apo Kodit Zgjedhor dhe nuk lidhet me kohëzgjatjen e mandatit të Kuvendit, pasi në çdo rast mbizotëron parimi themelor kushtetues i vazhdimësisë institucionale të mandateve deri në zëvendësimin  e çdo të zgjedhuri ose emëruari nga ai i zgjedhur ose emëruar rishtas.

Është me rëndësi të theksohet që Kushtetuta nuk parashikon detaje mbi kohëzgjatjen e mandatit dhe modalitetet e caktimit të datës së zgjedhjeve për njësitë e pushtetit vendor, por neni 10 i Kodit Zgjedhor referon tek neni 9 dhe 8 të tij, të cilët referojnë edhe për këtë  çështje tek neni 65 i Kushtetutës. Pra Presidenti mund ta ushtrojë këtë kompetencë në mënyrë të pavarur nga ndonjë marrëveshje politike e mundshme.

Në të njëjtën kohë, praktika e deritanishme ka lejuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve disa herë me marrëveshje politike, të cilat konsiderohen si burime të normave kushtetuese të cilat për nga burimi dhe rëndësia marrin rëndësi kryesore dhe rrjedhimisht qëndrojnë më lartë edhe sesa normat kushtetuese, me përjashtim të parimeve themelore kushtetuese. Nga kjo pikëpamje, këto praktika janë bërë tashmë pjesë e zakoneve kushtetuese si burim themelor i të drejtës kushtetuese, të cilat duke qenë se dalin nëpërmjet mekanizmit politik gjithëpërfshirës të partive politike mund të kuptohet si një rishikim i kuadrit kushtetues ose kontratës sociale. Kjo do të thotë që kur mekanizmat kushtetues mungojnë ose dështojnë për të rivendosur ekuilibrat, e vetmja mënyrë për të rivendosur ekuilibrin është marrëveshja politike e cila shënon pikërisht një kontratë të re sociale që nuk mund të bjerë ndesh me parimet themelore kushtetuese dhe as vlerat e sistemit të së drejtës.

Duhet theksuar, që çdo interpretim përtej këtyre kornizave do të ishte dalje jashtë logjikës së doktrinës dhe vetë logjikës së sistemit të së drejtës dhe vetë shtetit të së drejtës duke bërë krejt pa vlerë çdo diskutim të mëtejshëm.

  1. Rishikimi i dekretit presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve

Dekreti Presidentit në thelb është një akt kushtetues me karakter normativ ose që synon të rregullojë një marrëdhënie juridike pa një rreth të caktuar të subjekteve që përbëjnë palët në këtë marrëdhënie.  Shumica e kompetencave presidenciale ushtrohet nëpërmjet dekreteve normativ që parashikojnë rregulla sjellje abstrakte ose të përgjithshme etj, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ekzistencën së dekreteve me karakter individual ose që i drejtohen një grupi subjektesh të së drejtës saktësisht të përcaktuar dhe jo me karakter të përgjithshëm. Teoria e së drejtës, konsideron një akt normativ një akti i cili normon njëlloj një ligj. Ndërkohë, fjala ligj në gjuhën angleze ka më shumë se 5 kuptimeve. Konkretisht, sipas fjalorit të famshëm Black’s Law Dictionary, kuptimi i parë i “ligjit” është si një shprehje solemne e vullnetit të legjislativit. Ai urdhëron, lejon dhe ndalon. Ai shpall shpërblime dhe ndëshkime. Parashikimet e tij, nuk janë me karakter individual dhe nuk lidhen me një rast të vetëm, por lidhen me atë që është pjesë e zakonshme e funksionimit (të shoqërisë dhe shtetit në tërësi).[xi]

Pra ligji dhe një akt normative janë parashikojnë rregulla sjellje me ndikim të përgjithshëm tek shoqëria dhe nuk kufizohen me një rast ose një rreth të caktuar personash dhe as për një çështje me karakter individual. [xii]

Ndërkohë, ne nenin 2 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikohet sikurse vijojnë:

“Akt nënligjor normativ” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të  tij  publik,  që  rregullon  marrëdhënie  të  përcaktuara  me  ligj,  duke  vendosur  rregulla  të  përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij.”

Ndërkohë, neni 10 i po këtij ligji, saktëson më saktë se për çfarë akti normative e ka fjalën. Konkretisht, thuhet se “Gjykata Administrative e Apelit shqyrton në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe raste të tjera të parashikuara me ligj”. Pra flitet për aktet normative që janë nxjerrë si akte nënligjore duke nënkuptuar aktet e Këshillit të Ministrave etj. Në asnjë rast dekreti presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk është akt nënligjor, por akt i pastër kushtetues.

Nisur nga funksioni dhe natyra e Dekretit Presidencial për caktimin e zgjedhjeve, del në pah qartazi që ai është një akt i pastër normativ. Rrjedhimisht, referuar nenit 131 të Kushtetues, vlerësimi i kushtetutshmërisë së këtij dekreti bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu, vlen të theksohet që ideja që kushtetutshmëria e një dekreti të tillë mund të vlerësohet nga Gjykata Administrative e Apelit ose aq më keq nga Kolegjit zgjedhor është krejtësisht e gabuar madje në nivelin e injorancës juridike. Kjo pasi vetë fakti që në këtë rast nuk shtrohet për vlerësim ligjshmëria, por Kushtetutshmëria, duke qenë se dekreti është vazhdimësi e ushtrimit të një kompetence kushtetuese dhe buron nga norma kushtetuese, tregon qartazi që këto organe nuk kanë asnjë kompetencë të vlerësojnë kushtetutshmërinë e këtij dekreti qoftë edhe në kuadër të ndonjë mendje që mendon parimin e subsidiaritetit kushtetues. Ndërkohë, në rastin e Kolegjit Zgjedhor është fare e thjeshtë si situatë, pasi Kolegji nuk ekziston dhe s’ka kompetencë të veprojë, porsa kohë nuk ka zgjedhje dhe për çështje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet. Kjo do të thotë që pa dekret s’ka zgjedhje dhe po ashtu, s’ka as çështje zgjedhore që mbulon ky kolegj, kjo pasi zgjedhjet dhe çështjet zgjedhore, burojnë pikërisht nga moment kur shpallet data e zgjedhjeve, pra nga moment kur ka zgjedhje dhe ka çështje zgjedhore.

Përfundimisht, ky dekret mbetet në fuqi derisa të dal një dekret tjetër ose të shfuqizohet vetëm dhe vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

  1. Raporti kushtetues President – Kuvend – Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij

Shkarkimi i Presidentit të Republikës është akt jashtëzakonisht i vështirë për t’u bërë dhe Kushtetuta parashikon kushte tepër të kufizuara për të realizuar një gjë të tillë. E njëjta situatë paraqitet edhe në kushtetuat e vendeve të tjera si në atë të Republikës së Italisë, Kroacisë, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut etj.

Sipas Nenit 105 të Kushtetutës së Kroacisë (që parashikon një president shumë të ngjashëm me Presidentin e RSH), parashikon shprehimisht si vijon:

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për çdo shkelje të kushtetues që ai ka kryer gjatë ushtrimit të kompetencave të tij.

Procedura e shkarkimit mund të iniciohet nga Kuvendi i Kroacisë me votimin që merr  2/3 e votave të gjithë anëtarëve. 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë do të vendos për shkarkimin me 2/3 e anëtarëve të saj…. dhe nëse Gjykata Kushtetuese mbështet shkarkimin e tij, Presidenti do të pushojë së ushtruari kompetencat e tij vetvetiu sipas kushtetues.”

Ndërkohë, neni 90 i Kushtetutës Italiane saktëson që “Presidenti i Republikës mbanë përgjegjësi vetëm për tradhti të lartë ose për atentat ndaj kushtetutës. Në raste të tilla, ai vendoset nën akuzë nga Parlamenti në një mbledhje të zakonshme me shumicën absolute të anëtarëve të tij”. Ndërkohë, neni 134 parashikon njëlloj sikurse në RSH, kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi akuzën ndaj Presidentit (për tradhti të lartë ose për atentat ndaj kushtetutës).

Ndërsa, neni 61 i Ligjit Themelor Gjerman (Kushtetutës Federale Gjermane parashikon si vijon:

“Neni 61

[Shkarkimi nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese Federale]

(1) Bundestagu ose Bundesrati mund të shkarkojë Presidentin nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese për një shkelje me dashje të Ligjit Themelor ose të çdo ligjit tjetër federal. Mocioni i shkarkimit duhet të mbështetet nga të paktën ¼ e anëtarëve të Bundestagut ose Bundesratit. Vendimi merret nga një shumicë e përbërë nga 2/3 e gjithë anëtarëve të këtyre institucioneve dhe vendimi do t’i paraqitet Gjykatës Kushtetuese Federale nga një person i caktuar nga organi shkarkues.

(2) nëse Gjykata Kushtetuese e shpall Presidentin Fajtor për një shkelje me dashje të Ligjit Themelor ose të çdo ligjit tjetër federal, mund të deklarojë që ai ka falsifikuar kompetencat e tij. Pasi Presidenti shkarkohet, Gjykata mund të marrë një masë të përkohshme që ndalon atë nga ushtrimi i funksioneve.

Neni 87 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, parashikon si vijon:

“Presidenti mbanë përgjegjësi për çdo shkele të Kushtetutës gjatë ushtrimit të të drejtave dhe detyrave të tij. Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit iniciohet nga Kuvendi me 2/3 e anëtarëve të tij. Për përgjegjësinë e tij, vendos Gjykata Kushtetuese me 2/3 e anëtarëve. Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson që Presidenti mban përgjegjësi, mandati i tij përfundon vetvetiu sipas Kushtetutës.” 

Në rastin e RSH duket qartë që është marrë për bazë modeli i Kushtetutës Gjermane, pasi pikat 2 dhe 3 të nenit 90 të Kushtetutës parashikohet shprehimisht si vijon:

“2.   Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.  Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

  1. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

 Ndërkohë neni 131 i Kushtetutës, parashikon kompetencën ekskluzive të Gjykatës Kushtetuese duke parashikuar si vijon:

“Gjykata Kushtetuese vendos për: dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij.”

Pra është e qartë që shkarkimi përfundimtar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe rrjedhimisht edhe momenti i përfundimit të mandatit të tij Kushtetues është pikërisht vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i Kuvendit. Po ashtu, kushtetuta jonë nuk lejon pezullimin e Presidentit nga momenti kur merret vendimi i Kuvendit deri në momentin kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Situata juridike për këtë çështje është aq e qartë sa nuk ka nevojë për asnjë trajtim të mëtejshëm dhe çdo përpjekje thjesht është naivitet profesional ose paaftësi e rëndë apo servilizëm politik.

Titulli autorit

Kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, rishikimi i dekretit presidencial për zgjedhjet dhe raporti kushtetues President – Kuvend – Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij.

  1. Bibliografia
  1. Black’s Law Dictionary Second Edition by Henry Campbell Black, M.A. West Publishing Company. ST. Paul, Minn 1910.
  1. John Locke. “Two treaties of government”. From the Works of John Locke. A New Edition, Corrected. In Ten Volumes. Vol. V. Printed for Thomas Tegg; W. Sharpe and Son; G. Offor; G. and J. Robinson; J. Evans and Co.: Also R. Griffin and Co. Glasgow; and J. Gumming, Dublin. 1823.
  1. Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”. Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.
  1. Jordan Daci. “Law in Post-Communist countries: Case of Albania”. Published as part of the proceedings of the XXV. World Congress of Philosophy of Law and Social Philosophy, at the University of Frankfurt Germany, “Goethe Frankfurt am Main”, Paper series No. 024 / 2012 Series B “Human Rights, Democracy; Internet/intellectual property, Globalization”. URN: urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. http://d-nb.info/1054043272.http://nbn-resolving.de/urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. Dewey Decimal Classification: 340 Recht. Institutes: Rechtswissenschaft.
  1. Kushtetuta e Federale e Gjermanisë (Ligji themelor).
  1. Kushtetuta e Republikës së Italisë.
  1. Kushtetuta e Republikës së Kroacisë.
  1. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  1. Kushtetuta e Republikës së Rumanisë.
  1. Peter Stein, John Shand. Legal Values in Western Society. Edinburg University Press. Available at http://law.hku.hk/lawgovtsociety/stein.pdf. Accessed on December 17, 2010. Sikurse cituar nw Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”. Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.
  1. Thomas Anquinas. “Summa Theologica” 1225–1274. SUMMA THEOLOGICA (Benziger Bros. edition, 1947) Translated by Fathers of the English Dominican Province Acknowledgement: This digital file was produced through the kindness of Sandra K. Perry, Perrysburg, Ohio. I disponueshëm në https://d2wldr9tsuuj1b.cloudfront.net/15471/documents/2016/10/St.%20Thomas%20Aquinas-Summa%20Theologica.pdf .
  1. Thomas Anquinas. “Summa Theologica”. I-II, 96,4; II-II, 60.2,6. As cited in Steven Brust. “ANCIENT AND MODERN: NATURAL LAW AND UNIVERSAL MORAL PRINCIPLES”. The Catholic Social Science Review 14 (2009). Available at EBSCO Academic Search Premier Database.

[i] Peter Stein, John Shand. Legal Values in Western Society. Edinburg University Press. Available at http://law.hku.hk/lawgovtsociety/stein.pdf. Accessed on December 17, 2010. Sikurse cituar nw Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”.  Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.

[ii] Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”.  Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.

[iii] Thomas Anquinas. “Summa Theologica” 1225–1274. SUMMA THEOLOGICA (Benziger Bros. edition, 1947) Translated by Fathers of the English Dominican Province Acknowledgement: This digital file was produced through the kindness of Sandra K. Perry, Perrysburg, Ohio. I disponueshëm në https://d2wldr9tsuuj1b.cloudfront.net/15471/documents/2016/10/St.%20Thomas%20Aquinas-Summa%20Theologica.pdf

[iv] Thomas Anquinas. “Summa Theologica”. I-II, 96,4; II-II, 60.2,6. As cited in Steven Brust.  “ANCIENT AND MODERN: NATURAL LAW AND UNIVERSAL MORAL PRINCIPLES”. The Catholic Social Science Review 14 (2009): 65-74, pp.65. Available at EBSCO Academic Search Premier Database.

[v] John Locke. “Two treaties of government”. From the Works of John Locke. A New Edition, Corrected. In Ten Volumes. Vol. V. Printed for Thomas Tegg; W. Sharpe and Son; G. Offor; G. and J. Robinson; J. Evans and Co.: Also R. Griffin and Co. Glasgow; and J. Gumming, Dublin. 1823, pp. 162.

[vi] Nëse në zgjedhje do të merrnin pjesë 50 % plus një e votuesve që është edhe rasti më dominues pasi ka raste kur marrin pjesë edhe më pak, atëherë shumica qeverisë do të përfaqësonte jo më shumë se 50 % plus një të 50 % plus një të përgjithshëm ose jo më shumë se 25 % plus një të gjithë votuesve me të drejtë vote.

[vii] ARTICLE 80 (1) The President of Romania shall represent the Romanian State and is the safeguard of the national independence, unit and territorial integrity of the country.

(2) The President of Romania shall guard the observance of the Constitution and the proper functioning of the publik authorities. To this effect, he shall act as a mediator between the Powers in the State, as well as between the State and society.

[viii] SECTION I Structure of the State

Article 26

  1. The legislative powers shall be exercised by the Parliament and the President of the Republic.
  2. The executive powers shall be exercised by the President of the Republic and the Government

[ix] Art. 87. Il Presidente della Repubblica e` il capo dello Stato e rappresenta l’unita` nazionale. Puo` inviare messaggi alle Camere [741 ]. Indice le elezioni delle nuove Camere e ne fissa la prima riunione [611 ].

[x] Article 98 The President of the Republic shall: – call elections for the Croatian Parliament and convene its first session;

[xi] Black’s Law Dictionary Second Edition by Henry Campbell Black, M.A. West Publishing Company. ST. Paul, Minn 1910, pp.700-701.

[xii] Për më shumë shiko. Jordan Daci. “Law in Post-Communist countries: Case of Albania”. Published as part of the proceedings of the XXV. World Congress of Philosophy of Law and Social Philosophy, at the University of Frankfurt Germany, “Goethe Frankfurt am Main”, Paper series No. 024 / 2012 Series B “Human Rights, Democracy; Internet/intellectual property, Globalization”. URN: urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. http://d-nb.info/1054043272.http://nbn-resolving.de/urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. Dewey Decimal Classification: 340 Recht. Institutes: Rechtswissenschaft.

Borchard për anulimin e zgjedhjeve dhe shkarkimin e Presidentit: Jam besimplotë te institucionet shqiptare

Ambasadori i OSBE-së, Borchard, i ka quajtur cështje të brendshme të Shqipërisë, si vendimin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, po ashtu edhe vendimin e PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës.

 

“Jam besimplotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor”- ka thënë ai, pyetur nga media për vendimin e marrë nga Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Pyetur për shkarkimin e Presidentit, ai ka thënë: Kjo është cështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që pyetur a do të ketë zgjedhje më 30 qershor për OSBE, ambasadori deklaroi: Sic e thashë, institucionet shqiptare janë ato që do të marrin këtë vendim.

Kryesia e PS vendos: Do të nisin procedurat për shkarkimin e Metës

Kryesia e PS-së ka dale sot ne perfundimin se me anulimin e 30 qershorit dhe cdekretimin e dates se zgjedhjeve, presidenti i vendit e ka humbur te drejten te qendroje ne ate detyre dhe do te nise ne Parlament procedurat per shkarkimin e tij.

 

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhenësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, duke filluar nga seanca e së enjtes.

“Të enjten në seancë plenare do të zhvillohet një debat i gjatë duke shterues ku do të paraqiten të gjithë argumentet se si Meta ka dhunuar republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë kushtetutë të quajtur cdekretim. Ky debat do të përmbledhë të gjithë argumentet dhe më pas do ti takojë Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ ta shqyrtojë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë pozicion dhe parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit”- tha Spiropali, duke shtuar se “Do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund por kjo nuk na heq në të drejtë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.

Ashtu sikunder e ka theksuar edhe kryeministri Rama, Spiropali rikonfirmoi e sigurt se “me 30 qershor do te kete zgjedhje”.

Arsyetimi i plotë – Anulimi i 30 qershorit, Meta: Ja pse nuk ka pengesa nga pikëpamja kushtetuese

Presidenti Meta ka bere publike sot te gjitha argumentimet ligjore dhe nenet ku eshte mbeshtetur ne Kushtetute, per shfuqizimi e dekretit per mbajtjen e zgjedhjeve vendore me 30 qershor.

“Dita e zgjedhjeve, nga pikëpamja kushtetuese, mund të tejkalojë mandatin e organit përfaqësues apo ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore”- theksohet ne argumentimin e Metes.

Sipas tij, “shfuqizimi i  dekretit  dhe rrjedhimisht dhe anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shtyrja e tyre përtej periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, në kushtet kur bëhet për të mbrojtur vlera dhe parime kushtetuese, bazë për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve, nuk paraqet pengesa nga pikëpamja kushtetuese”.

Meta ka kujtuar se historia e zgjehdjeve ne vend ka njohur precedente te ndryshimit te dates se zgjedhjeve.

 

ARSYETIMI I PLOTE 

ARSYET PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT NR. 10928, DATË 05.11.2018 PËR CAKTIMIN E DATËS 30 QERSHOR 2019, SI DITË PËR ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në zbatim të nenit 92, shkronja “gj”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, për organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve.

Konkretisht në këtë dispozitë të saj Kushtetuta përcakton se, “Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”.

Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen.

Zgjedhja e kushtetutëbërësit, që të jetë pikërisht Presidenti i Republikës autoriteti që ushton kompetencën kushtetuese të caktimit të datës së zgjedhjeve është e lidhur ngushtësisht dhe në mënyrë të drejtëpëdrejtë me rolin dhe funksionin e tij si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit.

Referuar këtij roli që i është dhënë Presidentit në nenin 86 të kushtetutës, kushtetutëbërësi ka vendosur që të jetë pikërisht ai organi që duhet të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve, sepse dita e realizimit të tyre duhet të jetë një moment bashkimi për qytetarët shqiptarë, ku ata lirisht zgjedhin midis alternativave dhe kurrsesi kjo smund të jetë një ditë përçarje midis tyre.

Në ushtrim të kompetencave të tij kushtetuese dhe brenda kritereve të parashikuara nga nenet 8 dhe 10 të Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018, ka caktuar datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Data e zgjedhjeve është dekretuar nga Presidenti i Republikës në muajin nëntor 2018, në kushtet e një klime normale politike dhe demokratike në vend dhe pas zhvillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e tre grupeve parlamentare, një praktikë kushtetuese e konsoliduar nga kryetarët e shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës, ka ndjekur në vijimësi ecurinë e masave organizative për realizimin e këtij procesi zgjedhor, por njëkohësisht dhe shprehjen e vullnetit nga forcat politike për të qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Nga ndjekja e këtij procesi, rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit, partitë politike të opozitës, nuk janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke parashtruar publikisht se shkaqet për mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore kanë të bëjnë me faktin se nuk mund të sigurohet zbatimi dhe respektimi i standardeve kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ky vendim i opozitës për të mos u regjistruar si subjekte zgjedhore për të konkuruar për organet e qeverisjes vendore, pason vendimmarrjen e saj për djegjen/dorëheqjen në bllok nga ushtrimi i mandateve të deputetëve opozitarë në Kuvendin e Shqipërisë, duke bërë kështu që edhe jeta politike parlamentare të pësojë një krizë të rëndë përfaqësimi.

Nga ana tjetër, Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese, e cila evidentohet qartë me faktin se prej më shumë se një viti Republika e Shqipërisë nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe si për ta rënduar më shumë këtë gjëndje, së fundmi edhe Gjykata e Lartë është jashtë funksionit të saj.

Kjo situatë nuk është në përputhje me parashikimin e nenit 7 të Kushtetuës, i cili parashikon se sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Ky parim i rëndësishëm kërkon jo vetëm ekzistencën formale të këtyre pushteteve por ekzistencën e tyre efektive dhe të aftë për të realizuar misionin e tyre kushtetues, atë të balancimit të pushteteve.

E gjithë kjo gjendje, është shumë shqetësuese dhe rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të Shqipërisë, kjo për faktin se mekanizmat kushtetues që mbajnë nën kontroll dhe garantojnë ndarjen dhe balancimin midis pushteteve nuk janë funksionalë.

Si President i Republikës, kam bërë të gjitha përpjekjet dhe kam paralajmëruar aktorët kryesor politikë në vend, që të bashkëpunojnë midis tyre me qëllim që të shmangin ndasitë dhe konfliktet midis tyre dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bashkëpunuar për realizimin e suksesshëm të të gjitha reformave të rëndësishme, si dhe përmbushjen e të gjitha prioriteteve kyçe që Shqipëria ka të domosdoshme për të arritur sa më shpejt në rezultate pozitive që do të na mundësonin marrjen e një përgjigje pozitive nga vendet e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Por, përpos thirrjeve, mesazheve dhe përpjekjeve të Presidentit të Republikës, por edhe të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, sërish me keqardhje konstatoj se palët politike aktualisht reflektojnë thellim të mëtejshëm të dallimeve midis tyre.

Nga njëra anë, mazhoranca shprehet e vendosur për të shkuar e vetme në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për zhvillim më datë 30 qershor 2019, pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike në vend, madje pa ndërmarrë asnjë hap për të eksploruar mundësitë e arritjes së një kompromisi politik, përpara skadimit të afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe partive politike në zgjedhje, por edhe më tej.

Nga ana tjetër, edhe opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë, me mjete dhe forma të panjohura, zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e konsideruar zhvillimin e tyre si një provokim të rëndë që i bëhet demokracisë në vënd.

Në vlerësim të situatës që po kalon vendi dhe gjuhës së urrejtes që po përdorin palët politike, si President i Republikës evidentoj se, ekziston rreziku që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm të tensionit social, që mund të shkaktojnë pasoja të pakontrollueshme.

Si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, e konsideroj këtë moment si rrezik serioz për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, qetësinë dhe paqen në vend.

Detyra primare kushtetuese e Presidentit të Republikës është të garantojë unitetin e popullit dhe të mbrojë vlerat dhe parimet demokratike të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë këndvështrim vlerësoj sa më poshtë vijon:

  1. Së pari, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike është baza themeltare e një shoqërie demokratike. Çdo demokraci ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj dhe zgjedhjet janë pikërisht mekanizmi që e mundësojnë atë.

Si një prej instrumenteve themelorë të demokracisë sot, zgjedhjet shërbejnë si rrugë e drejtpërdrejtë për pjesëmarrje të qytetarëve në procese politike.

Duke zgjedhur funksionarët publik të cilët përfaqësojnë më së miri vlerat dhe interesat e popullit, votuesit/zgjedhësit mund të ndikojnë në formësimin e politikave që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Në këtë vështrim, realizimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore pa pjesëmarrjen e opozitës është problematike në aspektin demokratik, sepse u pamundëson qytetarëve shqiptarë të zgjedhin midis alternativave konkuruese përfaqësuesit e tyre në nivel vendor.

Në këtë mënyrë, qytetarëve shqiptarë praktikisht u hiqet mundësia e zgjedhjes mes alternativave më të mira dhe në thelb e drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk mund të aplikohet, pra kufizohet.

Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin të zhvilluara në Shqipëri në qershor të vitit 2017 partitë aktuale politike opozitare (PD, LSI, PDIU dhe partitë e tjera) kanë siguruar respektivisht 48.14 % të totalit të votave, ndërkohë që partia socialiste me aleatët e saj që i ka edhe sot pjesë të aleancës së saj politike, ka siguruar në total rreth 49.83 % votave si subjekt politik.

Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara në Shqipëri në qershor të viti 2015, këto forca politike që përbëjnë sot bllokun opozitar, kanë siguruar rreth 48,6 % të votave, ndërkohë që partia socialiste në këtë proces zgjedhor me aleatët e saj që i ka edhe sot pjesë të aleancës së saj politike ka siguruar në total rreth 43 % votave si subjekt politik.

Referuar këtyre të dhënave, zhvillimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në 30 qershor 2019, pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila përfaqëson së paku gjysmën e elektoratit shqiptarë, cenon edhe disa parime kushtetuese që gëzojnë mbrojtje të posaçme kushtetuese.

Konkretisht kushtetuta jonë, parashikon qartë se e drejta themelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë, dhe secili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime.

Sipas nenit 1, pika 3, e Kushtetutës, “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Nga ana tjetër, neni 45 i Kushtetutës parashikon se: “çdo shtetas që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”.

Koncepti kushtetues “të zgjedhë” apo “të zgjidhet”, nuk duhet të shihet dhe nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin formal të mundësisë së pjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

Ky nuk është një element themelor i shteteve demokratike, ku bën pjesë edhe Shqipëria, dhe çdo interpretim absurd i këtij koncepti kushtetues, do të përfshinte Shqipërinë në listën e vendeve jo demokratike që bëjnë vetëm votime.

Koncepti kushtetues që cdo shtetas i Republikës së Shqipërisë “të zgjedhë” apo “të zgjidhet”, është i lidhur ngushtë me mundësinë efektive të qytetarëve për të zgjedhur alternativën më të mirë që i ofrohet.

Ky qëndrim, reflektohet edhe në Vendimin nr.40/2007 të Gjykatës Kushtetuese, ku për më tepër gjykata thekson se:

“Ndryshe ndodh në rastin e zgjedhjeve vendore. Këtu synohet një lidhje më e ngushtë midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit për vetë natyrën e organizimit dhe kompetencave të pushtetit lokal. Është pushteti vendor që kujdeset për zgjidhjen e problemeve aktuale të qytetarëve që lidhen me çështje të tilla si punësimi, kujdesi shëndetësor, arsimi parashkollor, pastrimi dhe gjelbërimi i mjediseve të njësisë vendore, etj.

Për këtë arsye, votimi në zgjedhjet vendore trajtohet si pjesë e strukturës së demokracisë nga posht lart duke u mundësuar zgjedhësve pjesëmarrjen në qeverisje edhe në forumet më të vogla, përveç parlamentit kombëtar.

Në këtë këndvështrim, pranohet se pushteti lokal është më afër qytetarëve dhe këta të fundit janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në drejtimin e njësisë vendore ku ata kanë vendbanimin”.

Në këtë mënyrë, referuar parimeve kushtetuese dhe qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, nëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për në 30 qershor 2019, merr pjesë vetëm mazhoranca, atëherë qytetarëve i cenohet ushtrimi efektiv i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore.

Kjo gjë tregon qartë së ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është një element shtesë që provon faktin që standardet demokratike të kërkuara për plotësim jo vetëm që nuk mund të përmbushën, por po shkelen në mënyrë flagrante.

I gjithë sistemi i qeverisjes lokale që do të funksiononte si rezultat i këtyre zgjedhjeve pa garë dhe konkurentë, nuk do të bazohej në një sistem zgjedhjesh, siç parashikon neni 1, pika 3 dhe neni 109 i Kushtetutës, por në një sistem emërimi të drejtpërdrejtë të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore, i cili do të cenonte strukturën e demokracisë nga poshtë lart dhe pjesëmarrësve e zgjedhësve në qeverisjen vendore.

Po kështu referuar kësaj gjendjeje edhe vet kontrolli që duhet të ushtrojë organi kolegjial i këshillit bashkiak mbi organin ekzekutiv të kryetarit të bashkisë nuk do të ekzistonte.

Pikërisht ky rezultat fiktiv që do prodhohej, i bën zgjedhjet e dekretuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor, zgjedhje jo demokratike, sepse cenohen të drejtat kushtetuese të sanksionuara në nenin 1, pika  3, nenin 45 dhe 109 të Kushtetutës.

Si organ i pushtetit publik, Presidenti i Republikës, ka detyrimin që të respektojë pikën 2 të nenit 15 të Kushtetutës, ku sanksionohet se: “organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.

Në këto kushte, ku Presidenti i Republikës ka përmbushur detyrën e tij kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve, por për shkaqe të pavarura prej tij, rezulton se, nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve cenohet ushtrimi efektiv i një të drejte kushtetuese të qytetarëve, atëherë Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që të kontribuojë në rivendosjen dhe realizimin e kësaj të drejte, duke ndërmarrë çdo akt, apo masë që e çmon proporcionale dhe të duhurën për rregullimin e situatës së krijuar.   

  1. Së dyti, pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës, dhe aq më tepër kur në më shumë se gjysmën e njësive të qeverisjes vendore është regjistruar vetëm një kandidat, cenon rëndë parimin kushtetues të pluralizmit mbi të cilën ndërtohet fuksionimi i shtetit të ssë drejtës.

Kryetari i Shtetit, ka përgjegjësinë kushtetuese të mbrojë parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke ndërhyrë në çdo rast kur këto parime rrezikojnë të kërcënohen.

Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur.

Është fakt publik, që në mënyrë të vazhduar partitë politike të opozitës, nuk kanë shprehur vullnetin për mospjesëmarrje në zgjedhje, por ngrenë shqetësimin se bazuar në faktet dhe të dhënave, si dhe historikut e mënyrës së zhvillimit të tyre ndër vite, të referuara këto edhe në raportet dhe rekomandimet e OBSE/ODHIR-it për proceset zgjedhore të zhvilluara në dekadat e fundit, zgjedhjet e planifikuara për zhvillim në datën 30 qershor 2019, nuk do të jenë të lira dhe të ndershme.

Ky shqetësim i opozitës, në thelb ngre problematikën e keqzbatimit të legjislacionit dhe standardeve të zgjedhjeve, të cilat cenojnë ndër të tjera, edhe parimin e konkurimit të lirë, parim ky për të cilin Gjykata Kushtetuese ka bërë një arsyetim shterues në vendimin nr.32/2010.

Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por me kushtin që të garantohet liria e të gjithë qytetarëve për të votuar të lire, si dhe konkurim i lirë i të gjithë forcave politike, në përputhje me parimet kushtetuese dhe rregullat e mirëpërcaktuara ligjore.

Është detyrë e të gjitha organeve shtetërore që ta mundësojnë këtë, në respekt të parimit të pluralizmit, me fokus të veçantë respektimin efektiv të të drejtës për të zgjedhur.

Nëse ky detyrim kushtetues nuk përmbushet, atëherë i vetmi autoritet kushtetues që ka aktualisht mundësinë për të ndërhyrë me qëllim rivendosjen e procesit në një rend demokratik dhe kushtetues është Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës, bazuar në parashikimet e nenit 15, pika 2 të Kushtetutës, ka vendosur që  në këtë rast të ushtrojë kompetencën e tij si organ i pushtetit publik, në funksion të interesit publik për garantimin e rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të kontribuar në realizimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

Gjithashtu, siç theksohet edhe në preambulën e Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka bindjen se, me autoritetin e Tij kushtetues, nëpërmjet këtij akti do të kontribuojë për ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e social për të garantuar një të drejtë themelore të njeriut, siç është e drejta për t’u zgjedhur.  

  • Së treti, zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellë si pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues.

 Presidenti i Republikës duhet të angazhohet në mënyrë racionale dhe efektive për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetutese të Republikës së Shqipërisë. Presidenti ka përgjegjësinë kushtetuese, që brenda caqeve që Kushtetuta ia lejon, të siguroj respektimin, në formë e në përmbajtje, të parimeve kushtetutese. Sipas nenit 86 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

Në këtë këndvështrim, për Presidentin e Republikës, bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit, janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal.

Konkretisht, garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme, janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu edhe shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Presidenti i Republikës, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka vënë re se sjellja e aktorëve politike në vend, ka krijuar një klimë të theksuar konflikti që rrezikon stabilitetin e e rendit publik, çka do të përbënte rrezik edhe për vet sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe do të defaktorizonte rolin e vendit tonë si faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Presidenti i Republikës, ka ndjekur të gjitha protestat zhvilluara nga forcat opozitare, ashtu sikundër ka evidentuar edhe kundërpërgjigjen e mazhorancës nëpërmjet mitingjeve të organizuara prej saj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.

Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njera-tjetrës, ku shpesh herë me deklaratat e tyre i ndajnë qytetarët e vendit në dy pjesë duke i vendosur kështu për shkak të bindjeve politike përballë njeri-tjetrit, të gatshëm për të demostruar fuqinë e secilës palë.

Pikërisht zhvillimi i protestave dhe i deklarimeve të opozitës si dhe i antimitingjeve apo thirrjeve kërcënuese të mazhorancës nuk japin aspak siguri për zhvillimin e zgjedhjeve, të qeta, të lira, të ndershme, kunkuruese dhe me standarde. 

 Nga ana tjetër në protestat e zhvilluara deri më tani nga opozita, janë vërejtur elementë të dhunës ndaj forcave të rendit, apo ndaj pronës publike, ndërkohë që edhe nga forcat e zbatimit të ligjit, janë përdorur mjete, teknika, dhe në disa raste reagime jo proporcionale.

Në këtë mënyrë, nëse dita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një betejë force midis mbështetësve të mazhorancës dhe opozitës, apo në një betejë midis qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, atëherë zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike, dhe nga një mjet esencial i garantimit të një shoqërie demokratike, do të ktheheshin një mjet rreziku për bashkëjetesën demokratike dhe unitetin e popullit.

Ky rrezik duhet të parandalohet me mjete kushtetuese, ku pa dyshim përfshihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga organi që ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese, nga njëra anë të mbrojë unitetin e popullit (neni 86 i Kushtetutës), dhe nga ana tjetër të caktojë datën e zgjedhjeve (neni 92/gj i Kushtetutës).

Nëse vendosen në balancë këto dy detyra kushtetuese të Presidentit të Republikës, vlerësoj se mbrojtja e unitetit të popullit dhe bashkëjetesës demokratike prevalojnë mbi aplikimin strikt të rregullave ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve aq më tepër kur këto nuk plotësojnë qëllimin themelor të tyre.

Në çdo rast, shfuqizimi i dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe në këtë mënyrë anulimi i datës 30 qershor 2019 si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve, nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër, duke garantuar në çdo rast zhvillimin e tyre brenda një afati të arsyeshëm dhe që garanton arritjen e qëllimit për të cilin anulohet data fillestare e zhvillimin e tyre.

Në kushtet aktuale, anulimi i zgjedhjeve, është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar të saj dhe shtyrja e tyre për në një datë tjetër të dakordësuar mes palëve politike, do të shërbejë si nxitje për dialog për zgjidhjen e krizës që po kërcënon stabilitetin demokratik të vendit.  

  1. Së katërti, është e vërtetë që aspekt i rëndësishëm i zgjedhjeve është periodiciteti i zhvillimit të tyre.

Kjo është e lidhur me mandatin e kufizuar që kanë organet përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore.

Mirëpo, në rastin e zgjedhjeve lokale, dita e zgjedhjeve, nga pikëpamja kushtetuese, mund të tejkalojë mandatin e organit përfaqësues apo ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore.

Për pasojë, shfuqizimi i  dekretit  dhe rrjedhimisht dhe anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shtyrja e tyre përtej periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, në kushtet kur bëhet për të mbrojtur vlera dhe parime kushtetuese, bazë për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve, nuk paraqet pengesa nga pikëpamja kushtetuese.

Ka një dallim thelbësor kushtetues midis rregullave për mbarimin e mandatit të organeve të qeverisjes vendore dhe rregullave për mbarimin e mandatit të Kuvendit.

Ndërsa në nenin 65 të Kushtetutës[1], janë përcaktuar në detaje nga kushtetuta rregullat mbi fillimin dhe mbarimin e mandatit të Kuvendit dhe afatet për realizimin e zgjedhjeve pasuese, një rregull i tillë mungon në nenin 109 të Kushtetutës[2], ku parashikohet mandati i organeve të njësive të qeverisjes vendore.

Kjo nuk është një harresë e kushtetutëbërësit, por lidhet drejtpërdrejtë me modelin zgjedhor që aplikohet për zgjedhjen e organit ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore.

Për ilustrim, në kushtet kur për shkaqe të ndryshme, brenda afatit të parashikuar nga ligji, në një njësi të caktuar vendore, nuk do të regjistrohej për kandidim asnjë kandidat, atëherë zgjedhjet për atë njësi vendore, do të shtyheshin në një datë tjetër, përtej mandatit dhe periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

Kjo është një situatë ekstreme, që nuk është e përjashtuar nga pikëpamja kushtetuese dhe që ka ndodhur më parë edhe në Shqipëri.

Risjell në vëmendje, se për shkak të mosregjistrimit të opozitës në zgjedhjet e pjesëshme për Bashkinë Kavajë në vitin 2017 dhe tërheqjen përpara datës së caktuar për zhvillimin e zgjedhjeve 7 maj 2017 të kandidatëve të regjistruar, data e zhvillimit të zgjedhjeve për këtë njësi të qeverisjes vendore me Dekret të Presidentit të Republikës nr.10352, datë 21.05.2017, u shtynë përtej afatit ligjor (Kodi Zgjedhor) dhe u caktua një datë e re për t’u realizuar më datë 25 qershor 2017 në të njëjtën ditë me datën që u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Për këtë arsye, përpara zbatimit të ngurtë të rregullave ligjore, çmoj se duhet të respektohet zbatimi i garancive dhe standardeve kushtetuese, dhe Presidenti i Republikës, ka detyrimin kushtetues që në përputhje me pikat 2 dhe 3 të nenit 4 të Kushtetutës, të zbatojë drejtpërdrejtë Kushtetutën, për të siguruar që nëpërmjet akteve të tij, të garantohet mbrojtja e unitetit të popullit, ose pluralizmi politik  dhe paqja në vend. Këto janë parime kushtetuese që prevalojnë mbi çdo aspekt tjetër formal ligjor.

  1. Së pesti, zhvillimi i proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë si për Kuvendin dhe ato për organet e qeverisjes vendore, kanë krijuar historikun e vet, ku nuk mungojnë rastet e preçedentëve të mëparshëm të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, gjithmonë në varësi të rrethanave dhe për të përmbushur një qëllim të ligjshëm.

Konkretisht, në vitin 2006, Presidenti i Republikës, me Dekret nr.5131, datë 02.12.2006, ka dekretuar që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të zhvillohet ditën e shtunë datë 20 janar 2007.

Për shkak të pretendimeve të forcave politike dhe vlerësimit të pamundësisë së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve në datën e caktuar (20 janar 2007) që lindi nga një konflikt politik i cili u zgjidh me një marrëveshje të vonuar më 12 janar 2007, Presidenti i Republikës ka miratuar sërish një akt të ri Dekretin nr. 5194, datë 14.01.2007, nëpërmjet të cilit vendosi që: “Dekreti nr.5131, datë 02.12.2006 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizohet dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e dielë më datë 18 shkurt 2007”.

Ndërkohë në vitin 2017, Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 10098, datë 24.03.2017, caktoi datën 07 maj 2017, si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

Për shkak të mosregjistrimit të opozitës në këto zgjedhje të pjesëshme për Bashkinë Kavajë dhe tërheqjes nga kandidimi përpara datës së caktuar për zhvillimin e tyre të kandidatëve të regjistruar, me Dekret të Presidentit të Republikës nr.10352, datë 21.05.2017, data e zhvillimit të zgjedhjeve për këtë njësi të qeverisjes vendore, u shty dhe u caktua data 25 qershor 2017, si datë e re për të realizuar procesin e pjesshëm zgjedhor, datë kjo e cila përkonte me të njëjtën ditë me datën për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë me Dekretin nr. 9883, datë 05.12.2016, Presidenti i Republikës, caktoi datën 18 qershor 2017, si ditë për zhvillim e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërsië.

Për shkak të krizës politike të vitit 2017 dhe mospjesëmarrjes dhe regjistrimit të opozitës në këtë process zgjedhor, realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor 2017, bëhej i pamundur.

Në këtë mënyrë, pasi palët politike dialoguan dhe dakordësuan një mirëkuptim të shprehur
me shkrim, Presidenti i Republikës, nxori Dekretin nr. 10 351, datë 21.05.2017, nëpërmjet të cilit neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, u ndryshua dhe u caktua se zgjedhjet për Kuvendin të shtyhen dhe të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017.

Si konkluzion, i shqyrtimit të këtyre preçedentëve të mëparshëm ndër vite, shtyrjet e proceseve zgjedhore të përgjithshme apo vendore në Republikën e Shqipërisë, janë diktuar si pasojë e rrethanave të veçanta politike, të klimës së mosbesimit midis palëve, konfliktit politik, dhe situatave të tensionuara, që në të gjitha rastet kanë bërë të domodoshëm ndërhyrjen e autoritetit të vetëm kushtetues që është Presidenti i Republikës, për të nxjerrë një Dekret të ri, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Referuar rasteve të mësipërme, shtyrja e procesit të zgjedhjeve dhe realizimi i tyre, është bërë si brenda dhe jashtë afateve dhe periudhës zgjedhore të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në rastet e cituara më sipër, palët kanë dialoguar e më pas kanë dakordësuar zgjidhje duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve përtej datës së caktuar me një dekret të mëparshëm.

Ndërkohë që në rastin aktual, Presidenti i Republikës, siç ka parashtruar më sipër, edhe pse është angazhuar për të krijuar një klimë dialogu ndërmjet tyre sërish palët kanë vazhduar thellimin e mëtejshëm të dallimeve midis tyre, ku mazhoranca dhe opozita zhvillojnë prej muajsh mitingje dhe antimitingje, për të treguar forcën dhe fuqinë midis tyre, duke përjashtuar kështu deri në ditët e fundit çdo mundësi dialogu dhe duke rritur në vijimësi klimën e tensionit në vend.

Më 24 maj të këtij viti, në deklaratën zyrtare të Presidentit të Republikës, veç të tjerash, është shprehur gadishmëria e tij institucionale, që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.

Për fat të keq të dy palët qendruan në pozitat e tyre ekstreme. Maxhoranca vijon të tentojë kapjen totale të institucioneve, ndërsa opozita deligjitimimin e plorë të tyre. 

Në këto kushte, për shkak të rrethanave të krijuara, Presidenti i Republikës, duke vlerësuar të pamundur zgjidhjen e situatës me marrëveshje, ndërmerr këtë inciativë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm të konfliktit social, ndërkohë që me anulimin e datës së zgjedhjeve synon të krijojë një hapësirë kohe të nevojshme që palët të reflektojnë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjen për këtë krizë të rëndë.

  1. Së gjashti, Presidenti i Republikës vlerëson të rëndësishëm faktin që, nga mosrealizimi për arsye kushtetuese të zgjedhjeve brenda afatit ligjor, të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse. Ndërmjet të tjerave ky ligj parashikon edhe garancinë së qytetarët nuk do të preken në përfitimin e shërbimit ndaj tyre në periudhat tranzitore përgjatë realizimit të proceseve zgjedhore për zgjedhjen e këtyre organeve.

Pikërisht këtë garanci e ofron neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku parashikon se:

“4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. Kjo nënkupton, se qytetarëve shqiptar i sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve nga njësitë e qeverisjes vendore.

Të njëjtin vullnet ka parashikuar ligjvënësi edhe për funksionimin e Këshillave Bashkiak, në këto momente tranzitore. Konkretisht në nenin 53, pika 1 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet se; Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.”

Pra referuar këtyre dy dispozitave rezulton e parashikuar me ligj se, nuk krijohet vakum funksional në organet e qeverisjes vendore aktuale, deri në zgjedhjen dhe fillimin nga funksionimi i të zgjedhurve nga zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në një datë të mëvonshme.   

  • Së shtati, si President i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet politike, ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj dëmit të jashtëzakonshëm që kriza politike ka shkaktuar e pritet të shkaktojë edhe më shumë në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe në mbarë vendin. Ajo ka injektuar pasiguri tek konsumatori, tek bizneset e vogla dhe të mëdha, investitorët vendas dhe të huaj, në turizëm dhe çdo aspekt tjetër të mbarëvajtjes sociale-ekonomike të vendit.

Sipas nenit 88 pika 3 e Kushtetutës, Presidenti i Republikës i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit.

Kriza dhe tejzgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e përgjithshëm ekonomik të vendit, të ardhurat familjare dhe do të cënonte përparimin për një zhvillim të qëndrueshëm kaq të domosdoshëm për vendin.

Ndaj në të mirë të çdo familje dhe mbarë shoqërisë sonë, kërkohet reflektim, maturi, bashkëpunim dhe rikthim të normalitetit.

Pikërisht edhe për këto arsye, Kreu i Shtetit, ka vendosur që të ndërhyrjë me qëllim që kjo krizë të marrë një zgjidhje, dhe jo të thellohet pa mbarim pasi për nga pasojat që do të sillte, do të ishte e pallogaritshme për familjet shqiptare dhe ekonominë e vendit.  

  • Së fundmi, zhvillimi i zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, do të shënonte ngrirjen e progresit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, do të minonte çdo mundësi për çeljen e negociatave dhe përmbushjen e kriterit kryesor të Kopenhagës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe do të dëmtonte imazhin e Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si kryesues i OSBE-së në vitin 2020, kur për vetë OSBE-në çështjet e standardeve zgjedhore janë thelbësore.

Vlen të sillet në kujtesë të palëve politike se Shqipëria aspiron për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 1991, ku menjëherë pas shembjes se regjimi totalitar në vend, e gjithë shoqëria ka shprehur hapur dhe në mënyrë të vazhduar se dëshiron të jetë pjesë e Evropës Perëndimore.

Në këtë proces të pandalshëm dhe në përmbushje të kushteve dhe kritereve të kërkuara, Shqipëria që prej asaj kohe ka përmirësuar jo vetëm Kushtetutën e saj dhe legjislacionin e brendshëm, por ka ndërmarrë një sërë angazhimesh dhe masash për t’i dhënë kuptim të qartë dhe real demokratizimit të funksionimit të shtetit dhe të gjithë jetës shoqërore.

Një prej angazhimeve themelore që Republika e Shqipërisë ka ndërmarrë nën këtë proces është nënshkrimi në vitin 2006 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit “Shqipëri-BE”, marrëveshje kjo e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”.

Në këtë akt, i cili me ratifikimin e tij është bërë pjesë e legjislacionit të brendshëm të vendit, që në preambulën e saj, përcaktohet qartë se për nënshkrimin e kësaj marrëveshje është mbajtur parasysh;

“Angazhimi i palëve për rritjen e lirive politike e ekonomike që janë bazat themelore të kësaj marrëveshjeje, si dhe angazhimin e tyre për të respektuar të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve kombëtare, si dhe parimet demokratike nëpërmjet një sistemi shumë partiak me zgjedhje të lira e të ndershme”

Por përkundër këtij angazhimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat janë kriter kryesor i Kopenhagës, rezulton se në Shqipëri, në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, vendi po shkon drejt votimeve një partiake dhe pa garë.

Në rast se në Republikën e Shqipërisë do të zhvillohen zgjedhjet e datës 30 qershor, ku në pjesën dërrmuese konkurron për organet drejtuese vetëm një forcë politike, atëherë kjo situatë përbën shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe pikërisht në parimet bazë të saj, çka do të përbënte një regres me pasoja shumë të rënda për të ardhmen Evropiane të vendit.

Integrimi Evropian i vendit, prej gati tre dekadash ka qenë dhe mbetet Objektivi Kombëtar i të gjitha forcave politike dhe të gjithë qytetarëve tanë.

Ndaj nëse në Shqipëri, sot në vitin 2019, do të zhvilloheshin zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, atëherë kjo jo vetëm do bllokonte cdo hap përpara në këtë drejtim, por do të përcillte një mesazh të gabuar dhe aspak të vërtetë tek të gjithë partnerët ndërkombëtar se Shqipëria është e orientuar drejt një qasje tjetër, të ndryshme nga ajo që ka zbatuar deri më tani.

Në këtë mënyrë është e pashmangshme që Objektivi Kombëtar i Shqiptarëve, të dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do të kërkonte një kohë shumë të gjatë.

Një tjetër angazhim ndërkombëtar madhor që Republika e Shqipërisë është kryesimi për herë të parë në vitin 2020 i organizatës së OSBE-së.

Në kuadër të këtij angazhimi madhor, do të ishte e pamoralshme për Republikën e Shqipërisë, që si vend që pritet të kryesojë organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, që punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, ti paraprijë kryesimit të kësaj organizate ndërkombëtare me shembullin më të keq të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe cenimit të demokracisë dhe pluralizmit politik.

Pikërisht edhe për këtë shkak Presidenti i Republikës, për të shmangur këtë rrezik potencial ka vendosur të shfuqizojë dekretin nr.10928, datë 05.11.2018, për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të tyre.

Kjo vendimmarrje e Presidentit të Republikës, i shërben krijimit të një hapësire kohore, brenda së cilës palët politike në vend pa vonesë të reflektojnë për të reaguar që të dialogojnë për një zgjidhje në funksion të interesave të vendit, larg interesave të ngushta e afatshkurta të partive politike që ata përfaqësojnë dhe që do të ndihmonte axhendën e përbashkët Evropiane të Shqipërisë.

Për të gjitha sa kam parashtruar më sipër;

  • Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës pale;
  • Duke patur parasysh domosdoshmërinë e ç’tensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;
  • Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse;
  • Me përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit;
  • Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
  • Me frymën e tolerancës, në funksion të paqes, mirëqenies dhe solidaritetit shoqëror;
  • Me bindjen se kjo vendimmarrje në kushtet aktuale është mënyra e vetme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi;
  • Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;
  • Në përputhje me kompetencën që më jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe në mbështetje të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 3 të nenit 1, nenit 3, pikës 2 të nenit 4, nenit 15, nenit 45, pikës 1 të nenit 86, pikës 3 të nenit 88, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Presidenti i Republikës, ka vendosur që të dekretoj shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e  datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Ndaj i bindur për rëndësisnë e këtij akti historik për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit dhe për të mbrojtur bashkëjetesën demokratike të të gjithë shqiptarëve po e nënshkruaj këtë dekret përpara të gjithë shqiptarëve.

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Ilir META

[1] 1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur. 2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. 3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij. 4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

[2] 1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilët zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë. 2. Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse. 4. Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të formojnë bashkime dhe institucione të përbashkëta me njëri-tjetrin për përfaqësimin e interesave të tyre, të bashkëpunojnë me njësitë vendore të vendeve të tjera, si dhe të përfaqësohen në organizatat ndërkombëtare të pushteteve vendore.

Meta nënshkruan “live” anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën, thirrje ndërkombëtarëve

Presidenti Meta ka nënshkruar ketë mëngjes  anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që e paralajmëroi ditën e shtunë gjatë protestës së opozitës, deri sa palët të reflektojnë.

 

Ilit Meta u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Kreu i shteti deklaroi në konferencën e gjatë për shtyp, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cënojnë pluralizmin politik, ndërsa  tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil.

Ai ka kërkuar që të vendoset dialogu politik dhe palët të gjejnë dakordësi.

Meta u ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize politike.

Live/Protestuesit e opozitës marshim drejt Parlamentit me një “lumë” dritash celularësh! (video)

20:40- Pas rreth 1 orë e 30 minuta, protestuesit e shumtë të opozitës kanë nisur të zhvendosen nga Kryeministria në drejtim të ndërtesës së Parlamentit.

Basha mbajti një fjalë të gjatë përpara selisë së qeverisë, ndërsa kërkoi nga protestuesit që të mos përfshihen në akte dhune.

Ashtu sikurse në protestat e shkuara, edhe mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e mijëra celularëve, duke krijuar një “lumë” dritash.

Protesta deri tani ka qenë paqësore, duke mos regjistruar asnjë incident.

Basha mesazh ndërkombëtarëve: Ikja e Ramës e panegociueshme

Kreu i opozitës Lulzim Basha iu drejtua ndërkombëtarëve gjatë fjalës përpara protestuesve, duke deklaruar se kushti i opozitës për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm.

Basha tha se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se standardet në Evropë dhe në SHBA.

“Edi Rama nuk mund të reformohet, Edi Rama është koka e shtetit kriminal të bërë njësh me krimin. Edi Rama duhet të largohet. Ndaj, në emrin tuaj dua të siguroj këto mik dhe aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje më 16 shkurt se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlera dhe normat e standardeve demokratike, se normat e standardeve të Amerikës, ne kërkojmë liri, demokraci, sundim ligji dhe ndarje të pushteteve.

Nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, sepse ora e fitores po afron. Largimi i Edi Ramës është i pa negociueshëm. Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, i një njeriu që për karrigen e tij bëri pakt me krimin dhe solli krimin në Parlament dhe në krye të institucioneve.

Ky vend është mbajtur për një kohë të gjatë peng të një njeriu të vetëm, që e mbushi Shqipërinë me drogë, mbushi Parlamentin me trafikantë. Ky njeri ia fali të gjitha pasuritë publike një grushti oligarkësh, ndërkohë që një në dhjetë shqiptar nuk ushqehet më shumë se një herë në ditë”, tha ai.

Vendimi i Metës – Reagon Basha: Sukses i opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi sukses të opozitës vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve.

 

“Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminal autokratik për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist, antikushtetues, pushtetin vendor. Kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj.

Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesin kriminal, të juntës kriminale. Është forca e drejtësisë së kauzës tonë, ajo që dikton këto vendime. Le ta themi këtu të gjithë, le ta ndajmë me çdo shqiptar anë e mbanë vendit vendosmërinë tonë për ta çuar këtë betejë deri në fund, deri në fitore. Rama ik!”, tha Basha.

Live/ Protesta e tetë kombëtare – qindra mijëra protestues përpara Kryeministrisë (video)

Ora 20:00- Prej rreth një orë, qindra mijëra protestues të opozitës janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë. Protesta po vijon përgjithësisht e qetë dhe me parulla të shumta kundër qeverisë.

Rreth orës 20:00, protestuesve u është bashkuar edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa më herët në protestë u bashkua edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Teksa niste protesta, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shfuqizoi datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama zhvillonte takime elektorale në Berat. Panorama

Pas vendimit të Metës, reagon kryeministri: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Nga qyteti i Beratit, Rama tha se Presidenti e ka gabim me anulimin e datës së zgjedhjeve.

Rama tha se maxhoranca më 30 qershor do bëj zgjedhjet, pasi ato nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit.

“Përsëri gabim, zgjedhjet do behën në 30 qershor. Duan të pengojnë reformën në drejtësi

Në 30 qershor do të bëjmë zgjedhje, nuk janë as të partive, presidentit, por zgjedhjet janë të popullit shqiptar.

E kuptoni se çfarë çorapi duan ta bëjnë Shqipërinë, gjetëm shesh dhe do bëjmë për shesh.

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar, e disa njerëzve të dëshpëruar që janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar”, tha Rama.

LAJM I FUNDIT- Para protestës, Presidenti Meta vendos shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. “Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, thuhet në deklaratën e Presidentit.

 

Tanimë, Presidenti i duhet të dekretojë një datë tjetër.

Presidenti sqaron edhe arsye se pse ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë.

Kreu i shtetit deklaron gjithashtu se të hënën do të bëjë publike të gjitha argumentet shteruese për vendimin e ndërmarrë.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

  1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;
  2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;
  3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;
  4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;
  5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Protesta e tetë kombëtare e opozitës – Del shifra prej dhjetëra mijëra protestues që po vijnë në Tiranë

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 70 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara Kryeministrisë, e cila do të nisë në orën 19:00.

 

Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e protestës se fundit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës.

Njësoj si që nga 16 shkurti, protesta e parë kombëtare, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Këtë herë, sipas burimeve, një pjesëmarrje shumë më e lartë pritet nga 4 qarqet e veriut. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi pritet të vijnë për të protestuar në Tiranë rreth 26 mijë protestues.

Nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Në shifrat e raportimeve nuk përfshihen protestues të cilët udhëtojnë në mënyrë private.

Protestues nga Jugu:

Edhe nga 4 qarqet e jugut, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë më e lartë sesa ajo e të dielës së shkuar.

Nga Vlora raportohet se do nisen për Tiranë 5500 protestues, nga Fieri priten edhe më shumë protestues, rreth 5800, meqenëse rajoni bujqësor i Fierit ka qenë edhe më i godituri nga kriza ekonomike. Nga Gjirokastra pritet të vijnë rreth 2700 protestues, kurse nga Berati rreth 3300 qytetarë.

Nga të 4 qarqet e Jugut, në protestën e sotme të kryeqytetit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë qytetarë, meqenëse shifrave të mësipërme, pritet t’u shtohen edhe protestues të tjerë, të cilët do vijnë për të protestuar në Tiranë jo në mënyrë të organizuar, por në mënyrë private.

Protestuesit nga qarqet e Shqipërisë së mesme

Nga qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë pritet të vijnë në Tiranë për të protestuar rreth 25 mijë veta. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë më të larta se ato të 2 qershorit. Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme, Durrësi pritet të ketë pjesëmarrjen më të lartë, me afro 9900 protestues, nga Elbasani raportohen 8500 protestues kurse nga Korça afro 5 mijë protestues.

Shfaqja më e pëlqyer e spektatorëve, pretendente si fituese e Festivalit “Dirigjentja” – interpretimi i aktores Valerya Likhodey mahniti Korçën – Nga Vepror Hasani

 

Ishte nata e pestë. Në skenë u ngjit aktorja Valerya Likhodey. Gjithkush që kishte ndjekur shfaqjet natë pas nate pa diçka ndryshe te lëvizjet, plastika dhe interpretimi i saj; goditi që në çastin e parë. Ishte si një paralajmërim i beftë, sikur dëshironte të thoshte: “Sot do të shihni diçka ndryshe”! Parapërgatitja e spektatorit që e menjëhershme. Në sallë nuk po ndihej as frymëmarrja. Dyert ishin mbyllur për të mos u hapur më deri në mbarim të shfaqjes. Ai që u vonua humbi rastin të shihte një shfaqje mbresëlënëse. Tashmë gjithçka ishte në dispozicion të aktores: salla, akustika, dekori, rekuizita, madje edhe spektatori. Komunikimi sallë-skenë sapo kishte filluar. Shfaqja titullohej “Dirigjentja”. Ishte një performancë solo, e konceptuar kështu nga regjisorja Antonina Mikhaltsova. Pak përpara se të fillonte shfaqja, sytë e saj, dukeshin sikur thoshin: “Sot do të shihni shfaqen tonë”! Tek të dyja artistet: Mikhaltsova dhe Likhodey kishte shumë siguri, por edhe shumë thjeshtësi, aq sa të habisnin. Ishte një performancë solo. Muzika e Diliara Muravitskaya e gjeti shtegun për të hyrë në shpirtrat e spektatorit. Salla u elektriza. Po kaq të bukura kishin qenë edhe shfaqjet e netëve të tjera: “Një zë njeriu”, “Pak gjumë o njerëz”, “Idioti”, i dramatizuar i Fyodor Dostoevsky-t, “Letra e një gruaje të panjohur”, “Dome”, “Letër për kriminelët e islamofobisë që luajnë lojën e racistëve”, “Gimpeli budalla”, Unë, gjyshja, Iliko dhe Hilarioni”, por monodrama që sapo kishte nisur të interpretohej nga aktorja Likhodey, pati një sharm tjetër; këndonte. Për 1 orë dhe 15 minuta, spektatori përmendej vetëm kur i duhej të duartrokiste.

II
Dirigjentja e trenit

Monodrama “Dirigjentja”, bazohej te tregimet e shkrimtares gjermane Aneta Pent, e specializuar në letërsinë irlandeze, e cila jetoi dhe studioi në Irlandë, Skoci dhe në SHBA, fituese e një seri çmimesh letrare. Aktualisht jep mësim në ambientet e Universitetit Pedagogjik të Freiburgut. Heroina e shfaqes është aktore, por asaj i duhej të punonte si dirigjente; kjo nuk e pengonte të ishte sërish aktore e vërtetë, të hynte në shpirtrat e pasagjerëve të trenit, të zhbironte karakteret e tyre, mënyrën e sjelljes, gjendjen emocionale, të fshehtat e tyre e gjithçka tjetër. Të gjitha këto ndodhnin teksa treni vraponte mes Alpesh për të mbërritur në destinacion. Rrëfimi i aktores ishte mahnitës, merrte jetë nga e dukshmja dhe e padukshmja, nga realja dhe imagjinata. Ajo fantazonte si do të ishte fati i tyre, bën lidhje mes pasagjerëve dhe jetës së saj, dëshironte të gjente të ngjashmen dhe të pangjashmen mes vetes dhe pasagjerëve. Ishte një performancë rrëfimesh që buronte së brendshmi prej përvojës, vëzhgimeve, përjetimeve dhe dëshirave. Në këtë rrëfim, fantastik, me shumë finesë, zgjuarësi dhe elegancë, aktorja Valerya Likhodey ia doli të rrëmbente vëmendjen e shikuesit, ta emociononte, ta mbante në ankth gjatë gjithë kohës për të mësuar çfarë do të ndodhte nga një çast në tjetrin, çfarë mesimesh do të rridhnin prej tyre, cili do të ishte mesazhi i veprës. Treni vraponte, por edhe rrëfimi i aktores bënte të njëjtën gjë. Kështu ishte konceptuar nga regjisorja Mikhaltsova, dëshironte të na njihte me njerëzit, gjë që rezultoi mjaft e sukseshme. Duartrokitjet ishin të merituara.

III
Valerya Likhodey, aktore me përvojë

Për shumë vjet Likhodey ka luajtur role kryesore në teatrot e Minsk, Bjellorusi. (Teatri i Spektatorëve të Rinj, Teatri Bjellorus i të Rinjve, Teatri Akademik Kombëtar Yanka Kupala, Teatri Kombëtar i Dramave të Gorkut). Së fundmi, prej pesëmbëdhjetë vitesh ajo jeton dhe punon në Moskë, Rusi. Kurse regjisorja Antonina Mikhaltsova, punon si pedagoge në shkollën e Teatrit të Kostantin Raikin; është drejtoreshë skene në teatrot bjelloruse, fituese çmimesh e festivaleve ndërkombetare, eksperte e Forumit Ndërkombetar të Monodrames në Institutin e Teatrit Ndërkombëtar. Ndërsa skenografia ishte e Zinovy Margolin, dizenjues skene në teatrot kryesore të Bjellorusisë, Rusisë, Gjermanisë, Zvicrës, Suedisë dhe Hungarise. Fitues i medaljes së argjendit në ekspozitën ndërkombetare të skenografisë në Pragë, çmimin e artë në Shën Petersburg dhe maskën e artë të Teatrit Kombëtar. Kurse muzika ishte e Dilaya Muravitskaya, Soliste e Teatri rajonal muzikor Ryazan, fituese e kompeticioneve ndërkombëtare, aktore dhe drejtore e Teatrit Nikitsky. Të gjithë këta protagonist bën të mundur sjelljen në qytetin e Korçës një shfaqje dhe interpretim të paharrueshëm.

Dhimitër Orgocka

IV
Dy fjalë për Festivalin e Monodramës
Në përfundim të shfaqjes, regjisorja Antonina Mikhaltsova, pohoi: “Në Korçë gjetëm një qytet të bukur, dhe mikpritës, dhe një organizator gjenial, siç është presidenti i Festivalit të Monodramës, Dhimitër Orgocka, te i cili gjetëm mirësjellje, mirëkuptim, gatishmëri dhe përpjeke për të na u gjetur pranë në çdo çast. E falenderojmë! Ndërsa aktorja Valerya Likhodey tha: “Te presidenti i Festivalit Dhimitër Orgocka, gjeta një njeri me shpirt të bukur, që i pëlqen e bukura dhe bën përpjekje për ta sjellë atë edhe në Festivalin e Monoddramës. Ndërkohë, aktori dhe regjisori i mirënjohur, Dhimitër Orgocka na tha: “Aktorja shquhet për plastikën e saj të jashtëzakonshme, për vokalin e saj të mrekullueshëm, dhe mbi të gjitha për saktësinë dhe precizionin e mendimit. Është një aktore ku fjala i zë vend plotësisht, ku edhe dora, edhe këmba do të thosha, kanë gjuhën e tyre të saktë dhe precize në spektakël. Kështu që e gjithë shfaqja ishte tepër e pastër dhe e vendosur me kulturë dhe me shumë dinjitet”. Ardhja e artistëve të tillë në Festivalin e Monodramës ishte nder për qytetin e Korçës.

Prela: Dosja 339 ka 74 persona të akuzuar dhe disa qindra disqe me përgjime

Prokuroria pranë Gjykatës Për Krime të Rënda në Tiranë bëri sot të ditur se Dosja 339 e hapur në dhjetor të 2016 përmban akuzat për 74 persona në bashkëpunim nga prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh e deri te ndikim i paligjshëm në zgjedhje.

Sipas drejtueses së kësaj prokurorie, Donika Prela, Vitin e parë dosja u hetua vetëm për “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, si dhe “Pastrim i veprimtarisë kriminale”, ndërsa vitin e dytë me një prokuror të dytë u shtuan edhe akuzat “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Korrupsion aktiv e pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”.

Më pas dy prokurorë të tjerë, tha ajo, shtuan në dosje edhe 40 emra të tjerë si dhe akuzat shtesë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, “Falsifikimi i dokumenteve”, “ Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, etj të kryer në bashkëpunim si një grup i strukturuar criminal.

Hetimi përmban gjithsej 624 CD me regjistrime telefonike dhe 115 DVD. Nga këto janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.

Të gjitha cd e administruara kanë qenë të patranskriptuara në tërësi dhe vijimësi, por ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

Veprime hetimore të hapura janë kryer vetëm për veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të cilat nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi.

Hetimet janë shtrirë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Sarandë. Aktualisht, prokurorët përfunduan hetimet dhe dërguar për gjykim 12 persona, dhe janë në përfundim dhe 6 persona të tjera.

Paralel me hetimet për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, ku është rritur shpejtësia e zbardhjes së cd-ve, u shtua edhe një prokuror tjetër dhe po kryhen hetime edhe për publikimin e akteve sekrete hetimore, të cilat janë të dënueshme penalisht dhe dëmtojnë vazhdimin e hetimeve.

Disa përgjime pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara gazetën gjermane Bild, kanë rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndikimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbani, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi:

Pas publikimeve të përgjimeve të para, në mënyrë të përsëritur kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mohuar njohjen tij me drejtuesit e grupit të Avdulajve, duke deklaruar se gjatë një fushate zgedhore ai takohet me shumë njerëz. Në të njejten linjë, atij i ka dalë në mbrojtje dhe kryeministri Edi Rama, duke folur gjithashtu për kontakte rastësore gjatë aktiviteteve elektorale.

Por publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara nga Prokuroria shqiptare, dëshmojnë se zoti Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdulaj rezulton të ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin.

Gazetari i BILD, Peter Tiede: Shqipëria shtet mafioz, asnjë dallim mes mafias dhe politikës

Gazetari i Bild, Peter Tiede, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Shqipëria është një shtet mafioz, ku nuk ka asnjë dallim mes mafias dhe politikës.

“Gjykimi im, por edhe vlerësimi i hetuesve shqiptarë dhe të huaj, përfshirë shërbimeve informative të huaja, Shqipëria është një shtet mafioz, pa dallim mes mafias dhe politikës. Ka një rritje të dukshme, nën drejtimin e Ramës. Më parë, ka patur rritje të narkotikëvë në Lazarat por me qeverisjen e Ramës kemi një përhapje në gjithë territorin e Shqipërisë.

Lidhur me pretendimin e Vangjush Dakos, se biseda mes tij dhe Avdylajt, ëshët një gjë normale, një bisedë mes tij dhe një zgjdhësi, Tiede tha se kjo është një ofendim për të gjithë zgjedhësit shqiptarë. “Nëse ky është një zgjedhës normal, besoj se ofendon të gjithë zgjedhësit shqiptar. Nuk është vendi im, as roli im të gjykojë nëse një veprimtari e tillë është kriminale.

Por, në Shqipëri mungojnë gjykatat funksionale, GJykata Kushtetuese apo GJykata e Lartë. Qeveria Rama dhe të tjerë, flasin për mua, por unë jam gjëja më e parëndësishëm.

Gjëja më e parëndësishme në një lajm, është gazetari. Nëse sulmohen gazetarët, dua të them se nuk bëhet fjalë për mua, apo hetues që më japin material, pyetja është kush e qeveris Shqipërinë dhe nga vijnë paratë? Në Europë mund të themi se 70% e marijuanës vjen nga Shqipëria.

Si ka mundësi që kokaina vjen pa asnjë problem në Europë? Si mund të ndodhë kjo nëse politika dhe gjykatat nuk mbyllin sytë? Si mund të ndërtohen ndërtesa të mëdha? Përse parat nuk tatohen? Këto janë pyetjet që duhet të marrin përgjigjen. Une thjesht përcjell lajmin, jetoj në Gjermani dhe këtu liria e shtypit respektohet”.

/TPZ.al/

Rama: Dosja 339 po përdoret për shantazh politik

Ilirian Agolli

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në mbrëmje se përgjimet e publikuara nga gazeta BILD se materialet e nxjerra nga Dosja 339 janë mbajtur në sirtar për shantazh politik.

“Një segment i caktuar në prokurori ka lidhje me politikën dhe ky është shpërdorim i detyrës përmes nxjerrjes së sekretit hetimor. Politika synoi me publikimin që bisedat të duken si një zbulim gjerman dhe nga ana tjetër i nxorri në çastin kur ne presim të marrim një dritë jeshile për negociatat. Ky është një ushqim që synon të helmojë njerëzit këtu dhe atje në Europë, kur dëgjojnë “Mafia këtu, Mafia atje!” – tha zoti Rama.

Zoti Rama i bëri këto komente gjatë një bisede në studion e programit Real Story të televizionit Vizion Plus. Ai tha se kjo është një lojë e ndyrë që synon goditjen e qeverisë dhe imazhin e vendit nga pikëpamja e integrimit.

“Kam neveri nga përgjimet dhe përdorimi i tyre, sepse ato mund të nxirren nga konteksti dhe mund të futen në një kontekst tjetër. Dako nuk është më kandidat për bashkinë e Durrësit, është një qytetar i lirë, që mund të përgjigjet vet për ngjarjet. Ka një shëmti dhe më vjen për të vjellë nga biseda të tilla, ato janë indicie dhe jo prova” – tha zoti Rama.

Kryeministri tha se tema e përgjimeve nga pikëpamja ligjore është një katastrofë, sepse është përgjegjësi e prokurorëve të ruajnë sekretin, ndërsa policia ishte nismëtare e ndjekjes së atij grupi dhe tani ata janë në burg.

“Vendimin për të mos rikandiduar e mori vet Vangjush Dako, i cili, pas 3 mandateve si bashkiak, dhe pas sulmeve të shumta publike, nuk donte më të ishte tabelë qitje për një inskenim mbi bazë bisedash, që nuk kanë të bëjnë fare me blerje votash. Përballë drejtësisë secili duhet të provojë fajësinë ose pafajsësinë e vet dhe Dako është i hetueshëm dhe i gatshëm. Shqiptarët e kanë shumë të qartë, se këtu ka një dimension që duhet zbardhur nga prokuroria” – tha zoti Rama.

Disa përgjime pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara gazetën gjermane Bild, kanë rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndkimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbani, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Pas publikimit të përgjimeve të para, në mënyrë të përsëritur kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mohuar njohjen tij me drejtuesit e grupit të Avdulajve, duke deklaruar se gjatë një fushate zgedhore ai takohet me shumë njerëz. Atij i ka dalë në mbrojtje dhe kryeministri Edi Rama, duke folur gjithashtu për kontakte rastësore gjatë aktiviteteve elektorale.

Por publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara nga Prokuroria shqiptare, dëshmojnë se zoti Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdulaj rezulton të ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin.

Publikimi i përgjimeve nga Bild – Meta: “Dosja 339 të hetohet me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga organi i prokurorisë që të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm dosjen 339, ku një pjesë e përgjimeve në kuadër të kësaj dosje u publikuan një ditë më parë nga gazeta gjermane Bild.

 

“Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe çdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Meta thotë se çdo “vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm”, ndërsa kërkon që përveç kësaj dosje të hetohet edhe çdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre.

“Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë”, thekson kreu i Shtetit.

Deklarata e plotë: 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.

Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se:

Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se :

1.Liria e shprehjes është e garantuar.

2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.

3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar.

Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur.

Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm.

Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale.

Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë.

Çfarë thoshte Edi Rama më 12 maj për Vangjush Dakon. Petrit Vasili publikon videon (video)

Më 12 maj të këtij viti, Edi Rama thoshte se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk kishte asnjë bisedë me grupin e “Avdylajve”.

Më 12 maj të këtij viti gjatë një konference me gazetarë, kryeministri Edi Rama thoshte se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk kishte asnjë bisedë me grupin e “Avdylajve” për blerje dhe shitje votash.

“Vijmë tek Durrësi. Flasin për një kryetar bashkie, i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, zero, ku të flitet edhe së largu për ndonjë gjë që lidhet me blerje apo shitje. Tani, si mund të jenë këto dy gjëra arsye për të vazhduar një storie pafund. Unë e kuptoj është dëshpërim, është mungesë argumentesh, është mungesë faktesh dhe politikisht ok, por ç’domethënë kjo që i bëhet një jehonë këtu dhe aty”, tha Rama, fjalë e zbardhur edhe në faqen e Kryeministrisë (foto më poshtë).

Pas publikimit të sotëm të përgjimeve të gazetës gjermane “Bild”, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ripublikon deklaratën e kryeministrit, duke theksuar se teksa mbronte Dakon, gënjente sheshit.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Shiheni me syte tuaj kur ne 12 maj 2019 Edi Rama mbronte Dakon ne konference shtypi dhe genjente sheshit.(VIDEO).

Shiheni Videon ku Edi Rama përbetohet paturpësisht se s’ka asnjë bisedë të Dakos me kriminelet, veçse thjesht përmendet nga kriminelët në bisedat e tyre.

Krahasojeni gënjeshtrën e paturp të Ramës, me përgjimet e bëra publike nga BILD-i gjerman, ku del e qartë, si drita e diellit, se Dako ka folur sa është shqepur me kriminelet.

 

Agron Duka paralajmëron: Nëse përgjimet për “Avdylajt” vijojnë, del edhe emri i Ramës

Ish-deputeti Agron Duka, i njohur për ndikimin e tij në zonën e Durrësit dhe Shijakut, thotë se nëse përgjimet për grupin e Avdylajve do të vijojnë, do të dalë edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

 

“Unë këta të dy nuk i ndaj. Dako është kapur në përgjime. Jam i sigurt që nëse përgjimet do të vijojnë, lidhje dhe telefonata do të ketë edhe me zt. Rama. Nuk mundet kurrë që Dako të bënte veprime pa bekimin e Edi Ramës. S’ka se si! Nuk ka mundësi që të kenë pasur lidhje pa bekimin e shefit të madh. Kanë pasur aq shumë kontakte fizike, telefonike, verbale, Rama me Dakon, sa në një mënyrë apo në një tjetër, a ta merr mendja ty që të mendojë që ky nuk dinte gjë se ç’bënte vaki këtej. Nëse e mendon dot, them që është vetëm e Dakos. Ai i inkurajoi deri sa kjo punë mori dhenë, e do i dalë era dhe do të vazhdojë t’i dali akoma më shumë”, u shpreh Duka.

Teksa në përgjime përmendet në një moment edhe emri i tij nga Astrit Avdylaj, Agron Duka jep një koment edhe për këtë.

“Unë jam ndikuar negativisht. Për mua nuk ka qenë ndonjë surprizë. Në përgjime dallohet që unë jam kundërshtar i këtij krimi politik. Aty thuhet mos i thoni Gon Dukës që unë jam kundër. Sipas meje, duhet të ketë qenë ndonjë përkrahës i imi dhe do i jetë bërë ndonjë farë presioni, që duke qenë se ti je përkrahës i Gon Dukës të mos i thoni atij, për votën që do i japë PS. Besoj se konkurrenca është mes meje dhe kandidatit të PS (Ilir Drazhi”, sepse ishim të dy në një zonë të rrezikuar. E votat kanë shkuar për kandidatin që sot është deputet”, u shpreh Duka në Top Channel.

Për Agron Dukën, Durrësi përmendet vetëm pasi sot ka përgjime, por sipas tij ky fenomen është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ai shkon edhe më tej, duke “fshikulluar” edhe aleatët e tij të sotëm, se janë përkrahur nga njerëz me CV kriminale në zgjedhjet e kaluara.

Dako së bashku me PS, u munduan që të gjejnë përkrahjen e të fortëve për të fituar zgjedhjet në 2013-ën. Avdylajt përmenden sot se janë kapur nga përgjimet, por kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Kjo ishte ideja e Ramës për të marrë pushtetin me çdo lloj kushti. Sepse ai dhe shumë të tjerë kanë pasur bindjen se ka qenë e vështirë për ta mposhtur PD-në, sepse edhe PD-ja është përkrahur në shumicën e rasteve nga njerëz me të kaluar kriminale. Në zgjedhjet e kaluara, pavarësisht 2013-s, ku PD-ja për shumë arsye qe shumë më inaktive se sa këta. Rama e kaloi këtë lloj steke, jo vetëm që kërkoi përkrahjen e tyre, por kaloi edhe në një mbështetje simbiotike që duket qartazi nga përgjimet që edhe strukturat e shtetit përfshihen në këtë çështje”, tha Agron Duka në “Top Talk”.

Tiranë: Konferencë mbi lirinë e shtypit dhe lajmet e rreme

Ilirian Agolli

Në Tiranë, liria e shtypit dhe lajmet e rreme janë ndër shqetësimet kryesore të publikut.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, ftoi në Tiranë një grup gazetarësh të njohur amerikanë dhe europianë për t’u sjellë kolegëve shqiptarë përvojat e tyre në përballjen me lajmet e rreme dhe verifikimin e tyre.

USAID dhe diplomacia britanike në Tiranë po mbështesin konferencën rajonale “Përballja me faktet në Ballkan dhe më gjerë” në përpjekje për të mësuar gazetarët shqiptarë se si të shmangin lajmet e rreme dhe të thellojnë gazetarinë investiguese.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, u tha gazetarëve se media e lirë dhe e bazuar në fakte është një gur themeli i demokracisë dhe një nga të drejtat njerëzore, ndaj vendet perëndimore e demokratike po përpiqen të ndihmojnë forcimin e lirisë së shtypit në Shqipëri.

“Një shtyp i pavarur dhe debati i gjallë janë themelore për të krijuar një shoqëri të lirë, ku qytetarët respektohen për pikëpamjet e ndryshme që shprehin. Një media e lirë është roje e lirive të njeriut. Media duhet të tregojë të vërtetën dhe të flasë për të vërtetën. Propaganda, mosinformimi dhe keqinformimi kërcënojnë mediat e pavarura kudo nëpër botë, e sidomos në rajone si Ballkani, ku vendet po punojnë për të vendosur sundimin e ligjit dhe të forcojnë demokracinë” – tha zonja Moses-Ones.

Në Shqipëri ambasada amerikane sapo publikoi rezultatet e një studimi nga IDRA mbi profesionistët e medias, të cilët pohuan se ka një rritje të kontrollit për çfarë raportohet dhe se si mbulohen ngjarjet.

Mbi 50 për qind e tyre pohuan se pronari dhe kryeredaktori u ka kërkuar të bëjnë shkrime të porositura.

Afro 40 për qind e të anketuarve pohuan se e gjithë media censuron vetveten, dhe 36 për qind pohuan se ata vet përdorin rregullisht auto-censurën.

“Anketa tregon se sa shumë punë duhet bërë për të dhënë vend më të gjerë fakteve dhe të vërtetave. Kjo detyrë kurrë më parë nuk ka qenë kaq e rëndësishme, ndaj qeveria e SHBA iu jep juve një mbështetje të plotë, ka mbështetur në vitet e kaluara e ashtu do të vazhdojë në të ardhmen për t’iu krijuar mundësitë që të zbuloni të vërtetën dhe të përhapni të vërtetën” – iu drejtua gazetarëve shqiptarë zonja Moses Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri.

Ajo theksoi se SHBA do të jetë përherë përkrah gazetarëve në përpjekjet për të raportuar pa censurë dhe në përmirësimin e klimës së medias në Ballkan, dhe i ftoi ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të punuar së bashku, që të shmanget keqinformimi.

Ndërsa gazetarja e Zërit të Amerikës, Fatima Tlis, solli në konferencë përvojën e Zërit të Amerikës në shmangien e ndikimeve qeveritare përmes të ashtuquajturit mur mbrojtës. Asnjë zyrtar nuk mund t’u tregojë gazetarëve të Zërit të Amerikës çfarë duhet të shkruajnë dhe si ta shkruajnë një raport për një ngjarje, tha ajo.

“Asnjë agjenci shtetërore nuk mund të ndikojë reporterët e Zërit të Amerikës apo të ndërhyjë në raportet tona. Në SHBA është e ndaluar me ligj që ata t’u thonë gazetarëve se çfarë duhet të bëjnë ose çfarë nuk mund të bëjnë. Zëri i Amerikës e ka këtë ligj të veçantë të murit mbrojtës. Mbi bazën e këtyre rregullave profesionale Zëri i Amerikës transmeton çdo ditë lajme edhe mbi Ballkan përmes shërbimeve në gjuhën shqipe, serbishte dhe gjuhë të tjera” – tha reportrja e Zërit të Amerikës, Fatima Tlis. Ajo solli edhe shembuj nga përvoja personale, së bashku me kolegë të tjerë nga shtete të ndryshme, kur janë ndeshur me lajme të rreme dhe si i kanë verifkuar ato, për të qenë sa më të saktë me publikun në lajmet e tyre.

Publikimi i përgjimeve: Kryeprokurorja Arta Marku ndihet e indinjuar

Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka reaguar pas publikimit në gazetën “BILD”, përgjimet për dosjen 339 dhe 184.

Në reagimin e saj, Marku inkurajon prokurorët që të vënë para përgjegjësisë penale këto që ka konsumuar një vepër penale.

Ndërkohë që shprehet e indinjuar për faktin se si nga radhët e prokurorisë kanë dal informacionet.

Arta Marku shprehet se në radhët e prokurorisë ka akoma militantë, të cilët për interesat e vogla personale po bëjnë pazar me dosjet, të cilat sipas janë të pahetuar dhe të paverifikuara.

“Ky është jo vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor, por edhe një detyrim publik për të bërë të qartë çfarë ka ndodhur me këto çështje dhe çfarë kanë ato në përmbajtje.

Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre”, thekson Marku.

Reagim i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

Duke marrë shkas nga publikimi i disa materialeve të përgjimit në gazetën gjermane Bild, Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se po ndjek çështjen me shumë vëmendje dhe ashtu siç ka kërkuar edhe më përpara, kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim çështjet 339 dhe 184,  si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto çështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto çështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale.

Ky është jo vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor, por edhe një detyrim publik për të bërë të qartë çfarë ka ndodhur me këto çështje dhe çfarë kanë ato në përmbajtje.

Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se ka filluar një verifikim administrativ të mënyrës sesi kanë lëvizur CD-të dhe DVD-të, si dhe çdo material tjetër përgjimi, nga Zyra e Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencave aktuale njofton opinionin publik se ka miratuar udhëzimin nr.4, dt.26.10.2018 “Për përgjimet” ku përcaktohen në detaje rregullat për ruajtjen e sekretit të përgjimit. Nxjerrja e sekretit ka ardhur jo si pasojë e mungesës së ligjeve apo akteve nënligjore dhe administrative, por për arsye të tjera larg çdo norme ligjore apo morale.

Plavë- Gucia Eden i Parajses Shqiptare! Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja e Karafilit Plavë-Guci.

Plava dhe Gucia, 2 hirushet e trojeve tona etnike përkunden prej mijra vjeçarësh në djepin e legjendave.
Aty Lahuta e lashtë iliriane me tingujt kumbues dhe vajtimtar përjetëson simbolet e pavdekshme të historisë shqiptare, Teutën dhe Gentin, Gjergj Kastriotin e Oso Kukën, Ali Pashë Gucinë e Jakup Ferrin.
Në këto troje kreshnikësh me dragoj e zana, me mite e legjenda që vijnë nga kohët e vjetra pellazgo-iliro- arbërore ora e shqiptarisë rrin zgjuar e shqipet krenare patrullojnë qiejt e maleve që ngrihen përmbi re.
Plava e Gucia nuk janë vetëm kryevepra të qendresës kombëtare për liri.
Ato janë dy perla të bukurive shqiptare e treva ku është kultivuar në shekuj një pasuri mahnitëse etnokulturore.
Folklori, kënga e vallja shqipe, koloriti i veshjeve popullore janë ruajtur si askund tjetër duke i rezistuar rrebeshit të shekujve dhe hordhive barbare të cilat erdhën në këtë tokë të bekuar si pushtues.
Eshtë kjo arsyeja, ky detyrim sublim ndaj të parëve tanë, ndaj Atdheut, historisë e kulturës së tij, që i ka frymëzuar djemt e vajzat, burrat dhe gratë e Plavë- Gucisë të ruajnë, kultivojnë e promovojnë këtë thesar të çmuar të kulturës shqiptare, të cilën e trashëguan nga të parët e tyre si një Testament të Shenjtë.
Artistët virtuozë të Plavë-Gucisë ka tre dekada që kanë themeluar Shoqërinë Kulturore Maja e Karafilit, duke e kthyer në traditë të përvitshme shpalosjen e folkut të rrallë të këngës dhe valles shqipe përmes dy aktiviteteve në të cilat marrin pjesë qindra artistë nga trojet tona etnike me emrat kuptimplotë;
“Mirë se vini në Alpe” për më shumë se dy dekada dhe Festivalin “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” tre edicione.
Në ditët e këtyre aktiviteteve Plava e Gucia shnderrohen natyrshëm e me plot meritë në kryeqytet të kulturës tonë kombëtare.
SHKA Maja e Karafilit ka marrë pjesë në të gjitha festivalet kombëtare, koncertet, tematiko- patriotike të organizuara në të gjitha trojet arbërore nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” si dhe në shumë evenimente kombëtare në mbarë hapsirën etnike, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.
Në Plavë- Guci flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri.
Në këtë Eden të Parajses shqiptare,
jeton në shekuj legjenda e Gjon Bales, djaloshit me bukuri qiellore të dashuruar me zanat, të cilat i dhanë forcë për të ngritur një gur 1000 okësh në majë të shkëmbit dhe trimëritë e Jakup Ferrit dhe Ali Pashë Gucisë në gurrat e të cilit rrjedh uji i ftohtë e i pastër si kristali.
Në betejat e epike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit burrat dragoj të Plavë- Gucisë zbritën ashtu si Gjergj Kastrioti duke e shnderruar mejdanin në log zanash e varr për armikun siç shprehet aq bukur kënga popullore për kryetrimin Jakup Ferri:
“Me të kallzue ty nanë të vjen seri (çudi)
30 krena i ka pre një njeri
N’ja lypsh emnin Jakup Ferri”.
3000 vjet më parë Akili para se të nisej për në Luftën e Trojës u këshillua me nënën e tij.
Ajo zbuloi profecinë se po të shkonte në betejë do të vritej por do të mbulohej me lavdi të përjetshme.
Ashtu si stergjyshi i tyre legjendar djemt trima të kësaj treve kreshnikësh nuk u menduan dy herë e fluturuan si dragoj në zjarrin e betejave për liri ku i thirri zëri i Atdheut.
Në kullat epike të Plavë- Gucisë rrinë krahas jatagani, lahuta, çiftelia dhe grykëholla (pushka).
Sot jetojmë në një kohë paqje e kjo falë NATOS, aleancës e njëherësh gardianes së lirisë dhe BE, Shtepisë sonë të përbashkët.
Eshtë koha të demonstrojmë përpara botës vlerat tona të vjetra e të shquara kulturore e qytetare e SHKA Maja e Karafilit ka treguar prej dekadash se e kryen më se miri këtë mision nën moton:
“Një Komb- një kulturë, një gjuhë një flamur, një Atdhe”.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në logon e të cilit është flamuri i Gjergj Kastriotit e konsideron Shoqërinë Kulturore Maja e Karafilit sëbashku me Treven e Plavë-Gucisë si një krah të Shqipes Arbërore.
Papa Françesku me gjak shqiptari tha në vizitën e tij në Tiranë :
“Shqiponja, simbol i Flamurit të Atdheut tuaj është shpend i lartësive por nuk e harron folenë.
Fluturoni lart”.
Sëbashku do të fluturojmë lart për të veshtruar nga qielli madhështinë e Tokës Arbnore.

Basha në Berlin: Do bëjmë gjithçka për të hapur rrugën europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës në Berlin ka takuar zv/Kryekeshilltarin e Kancelares Angela Merkel, Joachim Bertele. Gjatë takimit kryedemokrati Basha ka theksuar se pavarësisht krizës ku ndodhet vendi, do të bëhet gjithçka për të hapur rrugën Europiane të Shqipërisë.

Lideri i opozitës theksoi se është koha për të ndaluar të gjithë politikanët e lidhur me krimin, pasi sipas tij, ata janë kërcënim për perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Basha në Facebook

Lirohet nga burgu “Cine” i Shijakut, pjesë e bandës së Avdylajve… probleme me shëndetin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e arrestit për Jasin Kalën, alias Jasin Avdyli, anëtarin e bandës së rrezikshme të Avdylajve në Shijak.

I njohur si “Cine” i Shijakut, ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, e cila ka ndërruar masën e arrestit me burg. Argumenti i lirimit të Cines së Shijakut ka qenë gjendja e tij shëndetësore

Dosja e përpiluar prej operacionit “Vol- Vo 4” përfshin një sërë grupesh kriminale nga Shijaku e në very të vendit, ku u implikuan edhe dy ish deputetë të PS-së, ish drejtori i burgjeve Arben Çuko e ish deputeti Arben Ndoka.

Të akuzuarit nga prokuroria për operacionin “Vol-Vo 4”

TRAFIK DROGE

1.Hajri Seferi, Shijak
2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli), Shijak
3.Shkëlqim Avdyli, Shijak
4.Astrit Avdyli (alias Sulejmani), Shijak
5.Saimir Gjepali Shijak, Shijak
6.Marjo Zeqiri (alias Edinjo), Sukth
7.Altin Avdyli, Shijak
8.Jasin Abdul, Konispol
9.Fatos Llaftiu, Shijak
10.Denis Llaftiu, Shijak,
11.Esat Mehmeti, Fier
12.Petrit Sulejmani, Patos
13.Saimir Sulejmani, Patos
14.Elis Guri, Shkodër
15.Ilirjan Prifti, Fier
16.Petro Kuçi (alias Abedin Kuçi), Delvinë
17.Bledar Koçi, Lushnje
18.Ardit Gjyriqi, Tropojë-Tiranë
19.Elton Shehaj, Tiranë
20.Armand Spiro, Tiranë

KORRUPSION I ZYRTARËVE

21.Arben Çuko, Lushnje-Tiranë
22.Artur Balla, Elbasan
23.Qerim Musha, Tiranë

ABUZIME ME PRONAT

24.Arben Ndoka, Lezhë
25.Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Lezhë
26.Eraldo Smaçi, Lezhë
27.Bldera Cara, Lezhë
28.Bledi Ndokaj, Lezhë
29.Lule Zeneli, Lezhë
30.Luigj Paloka, Lezhë
31.Kolë LLeshi, Lezhë
32.Vlash Gazulli, Lezhë
33.Zef Ndoka, Lezhë
34.Mimoza Ndoka, Lezhë
35.Paulin Simoni, Lezhë
36.Vasil Nika, Lezhë
37.Genc Zeneli, Lezhë
38.Marjeta Perskura, Shkodër
39.Emanuel Gjura, Lezhë
40.Zef Lazri, Lezhë

LABORATORI I DROGËS HAS

41.Admir Hoxha-Në kërkim
42.I.S. (shtetas turk)
43.N.C. (shtetas turk)
44.Xhemal Shala-Në kërkim

Aleanca për Mbrjojtjen e Teatrit: Nuk trembemi, jemi shumë. Ky do të jetë fundi i një tirani grabitqar

“Ne nuk trembemi”. Keshtu deklaron sot Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, teksa reagon me nje deklarate publike, nje dite pas vendimit te Qeverise per shembjen e Teatrit, botuar tashme ne fletoren zyrtare.

“Kemi qenë të bindur që kur e nisëm këtë betejë, thuajse 18 muaj më parë, se një ditë do na duhej të përballeshim qoftë fizikisht me qeverinë. Sot, jemi të bindur më shume se kurrë se kemi me vete të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar ditë për ditë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sot, jemi shumë më shumë seç ishim kur filloi kjo histori, e prandaj jemi të vendosur ta mbrojmë Teatrin deri në fund”- thekson Aleanca.

 

DEKLARATA E ALEANCES PER MBROJTJEN E TEATRIT

Me botimin dje në fletoren zyrtare të VKM-së për ngritjen e komisionit të negocimit sipas “ligjit special”, Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Nuk mjafton fakti që “ligj special”, i miratuar në fund të vitit të shkuar mbas dy refuzimesh nga ana e Presidentit dhe pas kritikave nga ana e Komisionit Evropian, është tërësisht anti-Kushtetues.

Nuk mjafton fakti që në VKM-në e botuar dje qeveria ka përfshirë paturpësisht të drejtën të për të shpronësuar prona të tjera private ngjitur me Teatrin, në përftim të një kompanie tjetër private.

Nuk mjafton fakti që VKM-ja duhet të ishte botuar në fund të dhjetorit 2018, duke e bërë tashmë të pavlefshme ngritjen e komisionit.

Ngritja e këtij komisioni teksa vendi mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe krijimi i saj mbetet një nga prioritetet kryesore edhe në komunikimet e të gjithë vëzhguesve të brendshëm e të huaj, tregon edhe njëherë dëshirën patologjike që kanë çifti Rama-Veliaj për të grabitur çdo aset publik në këtë vend, sidomos tani që nuk i kontrollon dot kush! Projekti për Teatrin e ri ka qenë e mbetet një përpjekje për të grabitur në çdo mënyrë truallin publik, dhe privat, e për t’ua falur atë klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke shkelur çdo parim minimal të një shteti ligjor.

E megjithatë, ne nuk trembemi! Kemi qenë të bindur që kur e nisëm këtë betejë, thuajse 18 muaj më parë, se një ditë do na duhej të përballeshim qoftë fizikisht me qeverinë. Sot, jemi të bindur më shume se kurrë se kemi me vete të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar ditë për ditë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sot, jemi shumë më shumë seç ishim kur filloi kjo histori, e prandaj jemi të vendosur ta mbrojmë Teatrin deri në fund.

Historia do e gjykojë këtë ngjarje si fundin e një tirani grabitqar, i verbër deri në limite në dëshirat e tij për të grabitur çdo gjë të shenjtë në këtë vend. Por historia do gjykojë edhe ata që heshtën, ulën kokë, dhe u bënë palë me veprimet apo mosveprimet e tyre. Nuk është e largët dita kur termi “artist” nuk do mund të përdoret më nga ata të cilët nuk ishin një ditë në mbrojtje të djepit të artit shqiptar. Nuk do mund kush të flasë për interesin publik nëse nuk shpenzoi të paktën një pasdite në protestën më të gjatë të këtyre 30 viteve. Ngjarja e Teatrit sot është një moment përcaktues në historinë e Shqipërisë, ndërmjet atyre që këtë vend donin ta grabisnin dhe atyre që e mbrojtën.

Sot më shumë se kurrë jemi të bindur se ne dhe të gjithë miqtë që na kanë mbështetur jemi në anën e duhur të historisë!

“Koha e përplasjes, ejani kur të doni”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit reagon pas vendimit për shembjen

“Po vjen ora e përplasjes!” Kështu shkruan regjisori Kastriot Çipi, një nga qëndrestarët e pakët, në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

teatri32

Pasi nisi të qarkullojë vendimi i sapozbardhur në Fletoren Zyrtare, duke postuar një shkrim mbi këtë çështje, Çipi ka shkruar se po afron ora e përplasjes, çka do të thotë se vendimi nuk do të mund të zbatohet në terren pa rezistencë.

Një tjetër aktivist për çështjen në fjalë, pedagogu i gazetarisë, Erin Goci, shkruan: “Janë kaq trima, sa e kane mbajtur të fshehur vendimin, me idenë që ta kalojnë kështu nën rrogoz… Nëse afrohet ndonjë, do ta hamë për leckash… po ndoshta nuk do të ketë nevojë, se këta i shqyejnë mishin njëritjetrit. Kemi 1 vit e gjysmë që ju presim… bujrum…”

Edhe aktori Neritan Liçaj shprehet se vendimmarrësit do të përballen me rezistencën e mbrojtësve të Teatrit. “Jeni të mirëpritur… ejani kur të doni… do gjeni përgjigjen që prej kohësh prisni. Të shohim kush do fitojë, ju të mbaruarit apo ne shqiptarët”, shkruan ai. Rezistenca kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka nisur prej shkurtit të vitit 2019, kur, për së pari, u hap lajmi për prishjen e tij dhe ngritjen në atë truall të një godine të re për TK-në, shoqëruar nga një kompleks kullash.

Fillimisht, protestat patën një mbështetje të gjerë nga artistë, jo vetëm të artit skenik, por edhe fushave të tjera. Atyre iu shtua edhe shoqëria civile, por me kalimin e muajve, numri i protestuesve erdhi gjithnjë duke u zvogëluar. Takimet e njëpasnjëshme me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori përsipër komunikimin me komunitetin e artistëve, sollën si rezultat premtimin se asnjë centimetër tokë nuk do t’i grabitet Teatrit Kombëtar dhe se në vend të tij do të ngrihet një godinë për Teatrin Kombëtar.

Po ashtu u prezantua edhe një projekt i arkitektit Bjarke Ingels, e cila pati jo pak kundërshti, pasi nuk integrohej me godinat përreth. Që prej shkurtit të kaluar, protesta në mbrojtje të Teatrit vazhdon, por qëndrestarët tanimë janë shumë pak në numër. Një pjesë e mirë përkrah idenë e ndërtimit të një godine të re, të tjerët nuk deshën më të “ngatërrohen” me këtë çështje, duke vazhduar të merren me punën e përditshme.

Fatos Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë

Analisti Fatos Lubonja thotë se ajo që ndodh në protestat e opozitës nuk është dhunë, duke theksuar se ky regjim nuk mund të rrëzohet në mënyra të tjera.

I ftuar në studion e “News 24”, Lubonja thotë se ndërkombëtarët përsërisin të njëjtin avaz me thirrjet për dialog, ndërkohë që mbështesin qeverinë.

Ai thotë se vendi ka nevojë për parti të majta të vërteta.

Lubonja tregon edhe dy hapa të tjerë që duhet të ndjekë opozita për të krijuar besim tek njerëzit.

Fatos Lubonja: Kur e pashë atë të parë me flamuj amerikanë, evropianë e tullumbace thashë kjo është kot se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare, se tullumbace janë vetë. Nuk duan t’ia dinë për propagandë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, dialog. Mbështesin më shumë qeverinë. Nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Këtu nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe për krim që thonë se shteti ka edhe korrupsion. Ka politikanë që qeverisin, por ka edhe të korruptuar midis tyre. Ka shtet, ka edhe krim të organizuar midis tyre. Unë jam i mendimit që këtu nuk është korrupsion. Këtu, korrupsioni është i integruar me sistemin. Këtu kemi një regjim që duhet rrëzuar, i cili kërkon mjete më të forta se dialogu apo zgjedhjet, sepse zgjedhjet nuk mund të ketë. Opsioni i dhunës, është një opsion që bën kambanë alarmi.

I qëndron asaj që kam thënë herë pas here. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët, Rama ikte sot. Ndërsa këtu, këta e përkthejnë si dhunë e cave që kanë frikë nga drejtësia. Dhunë e cave që duan të marrin pushtetin të bëjnë si ne. Në këtë aspekt, duhet kapërcyer ky moment.

Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Kjo është qartazi që këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, dhunë strukturore, dhunë e regjimit, mos të kesh një drejtësi që të të mbrojë nga kjo. Ça doni ju më shumë? Të të vrasin dhe të të fusin nëpër burgje? Ky është një burg i madh. Thonë ose ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni ne. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë lloj shprese që të kthehen dhe të mendojnë këta që e kanë çuar deri këtu këtë vend.

Një nga alibitë që ka Edi Rama është ajo se pak a shumë kjo ka ndodhur në Shqipëri, kanë bërë dhunë ca parti, kanë marrë pushtetin, nuk kanë punuar për interesin e popullit. Kështu bëri dhe Rama me 21 Janarin, pra dhunë e cila instrumentalizohet zemërimi i njerëzve ose manipulohet një zemërim për qëllime që pastaj tradhtohen dhe nuk ndryshon asgjë.

Unë i mbetem i mendimit që këtu duhen parti të majta të vërteta që të përfaqësojnë popullin e pa përfaqësuar. Ata që protestojnë janë viktima, por ata që protestojnë me një koshiencë të madhe ideologjike se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë duan të arrijnë. Dhe jo me atë ta marrë unë dhe nesër do të bëj unë siç kanë bërë këta.

Ata janë njerëz janë të zemëruar sepse të mbledhësh gjithë ato njerëz nuk është gjë e vogël. Presin një ndryshim. Ku ka të majtë dhe të djathtë këtu. Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta. Është alibi që përdorin këta politikanë për t’i mbajtur njerëzit në pseudoprobleme. Problemi i vërtetë është një grusht njerëzish që kanë kapur shtetin bashkë me kriminelët dhe duhen çliruar nga ata. Siç ishte nomenklatura komuniste dikur. E njëjta gjë duhet.

Bashkë me këto protesta, të shkojnë edhe në prokurori. Po të shkojnë edhe tek këta oligarkët. Mbrapa Sahatit i vunë flakën dhe tani po gërmojnë. Shkojnë t’i shkatërrojnë edhe ata dhe të thonë që nuk janë me ne. T’i shkatërrojnë ato makinat aty. Këta janë që vjedhin votat. Pse i lë këta? Apo të bashkëpunosh nesër me ta?! Kështu krijon besim tek njerëzit. Le ta shikojnë kush është më i fortë po të ketë besim populli që vërtet nuk do të grabiten kështu nga këta njerëz. Njerëzit nuk besojnë se thonë këta janë të fortë, kanë policinë. Edhe policët janë skllevër këtu.

Nuk ka ‘paqe’ në Korçë, nëntë goditje të tjera tërmeti

Nuk ka paqe toka ne Korçë. Sot jane regjistruar se paku edhe nëntë lekundje te tjera termeti, duke e çuar ne 74 numrin e termeteve qe jane shenuar ne kete zone brenda 30 oresh.

IGJEUM ka regjistruar tre goditjet e dates 3, qe nisen qe pas mesnate, nderkohe qe tjera u shenua ne oren 03: 06. Goditja me e forte ka qene me magnitude 3.9.

Pas tyre janë regjistruar deri tani edhe gjashtë te tjera, per fat me te lehta. 35 prej lekundjeve ne total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Nderkohe qe 184 eshte numi i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira

Bashkimi Kombëtar dhe Shteti Komb bëhet realitet vetëm kur të muroset në themelet e tij “Rilindja” e Edi Ramës – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Kur në vitin 1479 Sulltani gjakatar Mehmeti i Dytë mbërriti përballë Kalasë së Shkodrës për ti dhanë fund qëndresës shqiptare për liri ju drejtue gjeneralëve të tij:
” Ja çfarë çerdhje madhështore ka zgjedhur shqiponja për të mbrojtur zogjtë e vet”.
Beteja për Shkodrën tashmë ka hyrë në legjendë.
Arbërorët e dorëzuan Kështjellën pas një qendrese homerike dhe spartane e marrveshjes së dy fuqive më të mëdha të kohës, Venedikut dhe Turqisë.
Sulltani turk nuk e dinte Legjendën e Rozafës e natyrshëm s’ka si ta dijë as Edi Rama e tutorët e tij Car Putini e Sulltan Erdogani, të cilët sëbashku me sejmenët e tyre Vuçiçin dhe Thaçin punojnë natë e ditë kundër Bashkimit Kombëtar të shqiptarëve, krijimit të Shtetit Komb të tyre dhe integrimit në Bashkimin Europian.
Krijimi i Shtetit Komb nën një gjuhë e flamur të vetëm i shtrirë në të gjitha trevat etnike të Atdheut Tonë është Testamenti i Besëlidhjes së Lezhës, vepër e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut), Testamenti politik i Lidhjes së Prizrenit e programi kombëtar i Rilindjes Kombëtare.
Sot, pikërisht Binomi Rama-Thaçi, personat përgjegjës për mosintegrimin e Shqipërisë në BE dhe refuzimin e liberalizimit të vizave dhe të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës,
“Predikojnë” Bashkimin Kombëtar si kërcënim ndaj Europës dhe Përendimit, diplomacia e të cilave varrosi në Berlin ëndrrën e Serbisë së madhe, duke i dhanë një goditje vdekjeprurëse strategjisë së Trinomit Thaçi- Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës.
Koha i dha të drejtë qëndresës dhe vizionit të dalëzotësit të lirisë së Kosovës, Kryeministrit Haradinaj, i cili ndonëse i vetëm ia doli ti mbetej besnik deshmorëve të çlirimit të Kosovës, të cilët ishin dishepuj të Bashkimit Kombëtar.
Ai ia doli të shpetojë ndarjen e Kosovës, një akt madhor ky, politik, diplomatik e patriotik, i cili është premisa më e sigurtë e Bashkimit Kombëtar.
Kryeministri i Kosovës Haradinaj e varrosi përgjithmonë teorinë e “Shqipërisë së Madhe”, një sajesë e Serbisë së Madhe e trumbetuar në këto momente delikate politike nga dyshja Thaçi- Rama, qëllimi i të cilëve është të çojnë ujë në mullijtë e diplomacisë serbo- sllave, për ndarjen e Kosovës.
Përpara se ta rrembejnë Flamurin Kuqezi nga duart e patriotëve të vertetë e ti bien daulleve të Bashkimit Kombëtar Rama e Thaçi kanë shumë hesape për të larë.
I pari është pergjegjës për shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve të tij kushtetuese, për krijimin e Republikës së drogës e të krimit, për vjedhjen e miliarda eurove nga pasuria kombëtare e shpalljen tradhëtare të opozitës, për bllokimin e integrimit dhe ngritjen e mureve, trarëve, postëblloqeve taksidare mes shqiptarëve.
I dyti është pergjegjës e urdhërues i eleminimit të dhjetra kundërshtarëve politikë, i izolimit të Kosovës, ideator i ndarjes së saj nën maskën e patriotizmit për bashkimin me Shqipërinë.
Natyrshëm lind pyetja po me trojet tjera etnike shqiptare çdo të behet ?!
Ku mbeti Çamëria, krahu i thyer i shqiponjës, plaga jonë që kullon gjak, e cila as nuk thinjet as nuk mplaket?!
Po shqiptarët e Malit të Zi e të Maqedonisë, pa të cilët keto dy shtete nuk ekzistojnë.
Shqiptarët ishin aty faktorë imponues të njohjes së Kosovës nga qeveritë përkatëse, malazeze e maqedonëse dhe me këmbënguljen e vendosmërinë e tyre u banë promotor të rrugëtimit të Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut për në NATO dhe BE.
Thaçi po përpiqet ti mashtrojë shqiptarët gjoja me bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke marrë thjesht disa fshatra, e në fakt duke humbur dhe pjesë të Mitrovicës së Veriut, me shkembim trojesh shqiptare.
Tezat e tij të paqëndrueshme, të shkërmoqura tashmë, akrobacirat politike, ekzibiconet qesharake të fundme, herë me korrigjim kufijsh, herë me demarkim të vijës kufitare, pastaj me korrigjim të lehtë, më në fund pa kaluar mbi trupin tim nuk preket një pëllëmbë tokë shqiptare e kanë kthyer Atë në një figurë grotekse.
Përpara se të bashkohemi të gjithë në një Shtet Komb, nën një gjuhë e një flamur, e cila është endrra jonë dhe një realitet i afërt dhe i pashmangshëm, ne duhet ti qerojmë hesapet me pseudopatriotët e markës Thaçi-Rama të cilët ashtu si në Baladën e Rozafës e shkatërrojnë natën atë që patriotët shqiptarë e ndërtojnë ditën.
Beteja për Shtetin Komb e Bashkimin Kombëtar është sinonim e binom i pandarë i endrrës europiane të shqiptarëve.
Ne as nuk bashkohemi e as nuk integrohemi kurrë në Bashkimin Europian pa “murosur” “Rilindjen” kriminale dhe pa dëbuar nga kolltuku Sadrazemët e tipit Rama-Thaçi, të cilët Shtetin e konsiderojnë si sulltanat të tyre, të cilin mund ta sundojnë me metoda despotike dhe bizantine dhe ta shesin sa herë të duan si një plaçkë tregu.
Koha e tyre ka mbaruar e rrugët tona janë të ndara!
Ata i pret gjygji i historisë dhe shqiptarët endrra e projekti madhor i Shtetit Komb dhe i integrimit në Bashkimin Europian, aty ku na ka vendosur historia, e për të cilën kemi bërë në shekuj sakrifica heroike e mbinjerëzore.


Send this to a friend