VOAL

VOAL

TABELAT/ Ka edhe kështu! Votojnë 5900 persona, fituesja shpallet me 7666 vota

Ndërkohë që rezultati nuk pritej befasues, nga procesi i votimit te nje dite me pare nuk kane munguar cudite. 

Ne Uren Vajgurore, KQZ njoftoi se deri ne oren 19:00, pjesemarrja ne votim ishte 19,18%, thene me shifra, gjithsej 5900 votues.

 

Por, ne tabelat e rezultateve paraprake, pasi u mbyll procesi i numerimit te votave, kandidatja e PS doli fituese me 7666 vota.

Me poshte tabelat e KQZ-se, e rezultateve praprake, dhe ajo e pjesemarrjes ne votim 

Lulzim Basha: Edi Ramën e braktisën edhe socialistët (fjala e plotë)

 

 

Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste.

Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit.

Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda.

Në mënyrë të veçantë, regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik. Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vërtetuar pjesëmarrjen e tyre në votim.

Në të vërtetë, thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë nën kërcënim dhe dhunim të vullnetit të lirë të punonjësve dhe familjarëve të tyre.

Numri real tregon asgjë më shumë sesa rrogëtarët e shtetit nën terror, të detyruar, njësoj siç e tregojnë përgjimet e BILD-it të dalin bashkë me familjarët që të mos e humbasin bukën e gojës.

Atyre u jap fjalën se ne do të çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth, nga ky krim ndaj jush dhe fëmijëve tuaj.

Njësoj si të gjithë qytetarët, Ju do të jetoni me dinjitet dhe do t’u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës.

Basha: 30 qershori provoi se me Edi Ramën në krye, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës dhe çdo germë të ligjit.

Kjo tregon se regjimi i Edi Ramës manipulon zgjedhjet, edhe kur shkon në votime i vetëm dhe kontrollon çdo gjë i vetëm. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Sot, u provua se me Edi Ramën në krye. në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dua të falenderoj sot të gjithë shqiptaret që braktisën masivisht dhe refuzuan me përbuzje farsën dhe regjimin e Edi Ramës.

Ju e bëtë këtë për veten tuaj, për familjen tuaj për fëmijët tuaj.

Ju e bëtë këtë për lirinë tuaj.

Për Shqipërinë tonë dhe për demokracinë e vërtetë.

Ju e refuzuat farsën kriminale dhe të paligjshme që kishte për qëllim të vetëm çimentimin e pushtetit të marrë përdhunshëm dhe që do të shkatërronte themelet e shoqërisë.

Ju e kuptuat se farsa e sotme vetëm sa do ta thellonte edhe me shumë padrejtësinë, vjedhjen, shtypjen, mjerimin dhe varfërinë tuaj.

Komiteti i Helsinkit në Shqipëri: Pjesëmarrja e ulët, sidomos gjatë orëve të fundit të votimit

Përmes një deklarate, Komiteti i Helsikit në Shqipëri ka vënë në pah pjesëmarrjen e ulët në votime duke shtuar se orët e fundit rënia ishte edhe më e ndjeshme.

Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Komiteti deklaroi se në tërësi, situata e raportuar nga vëzhguesit e ka qenë normale dhe e qetë. Por përveç pjesëmarrjes shumë të ulët ata kanë kritikuar rastet kur votimi nuk është bërë i fshehtë por me ndihmën e familjarëve. Gjithashtu në deklaratën e tyre ata kanë shprehur se ka patur raste kur boja është mundur të fshihet çka e bën të vështirë dikë për tu identifikuar nëse ka votuar apo jo.

Për këto zgjedhje Komiteti i Helsinkit kishte të akredituar 112 vëzhgues për të monitoruar aspekte të rëndësishme të procesit parazgjedhor, të procesit të ditës së votimit dhe numërimit për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, prej vitit 1996 ka monitoruar të gjitha zgjedhjet e qeverisjes vendore dhe parlamentare në vendin tonë, me qëllim për të kontribuar në ushtrimin e të drejtës së votës në mënyrë të lirë, vetjake, të fshehtë dhe të barabartë.

Deklarata e plotë e Komisionit të Helsinkit:

Mbyllen disa Qendra Votimi – Para mbylljes së tyre, bie fluksi i zgjedhësve në një pjesë të këtyre qendrave të monitoruara nga vëzhguesit e KShH-së. Sikurse dihet sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mbyllen parimisht në orën 19:00, me përjashtim të rasteve kur në këto qendra ka fluks zgjedhësish në kohën që qendra duhet të mbyllet, në ambientet e jashtme të qendrës. Orët e fundit të monitorimit evidentuan një rënie të ndjeshme të numrit të zgjedhësve në qendrat e votimit që po monitorohen nga vëzhguesit e KShH-së.

Përshembull, në qytetin e Tiranës, QV nr. 1889/1 janë paraqitur 178 zgjedhës nga 907 zgjedhës që duhet të jenë në total. Gjithashtu, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë në QV nr. 1830 kanë votuar 28% e zgjedhësve, përkatësisht 126 zgjedhës nga 266 në total. Në 2 QV që po monitorohen nga vëzhguesi i KShH-së në Pallatin ‘Asllan Rusi’, respektivisht QV nr. 1887/1 dhe nr. 1887/2 rezultojnë të kenë votuar 378 zgjedhës, ndërkohë që po shqyrtohet nga ana e komisioneve mundësia e shtyrjes së orarit të mbylljes së votimit me një orë. KShH po verifikon këtë informacion pasi KQV shtyn procesin e votimit pa orar, vetëm në rast se në kohën e mbylljes së tij ka persona prezent në ambientet jashtë QV, për të mundësuar votimin e këtyre të fundit. Rreth orës 18:44 pranë Shkollës ‘Vasil Shanto’, në QV nr. 1840 është vërejtur një rritje e numrit të votuesve me rreth 50 votues në një hark kohor prej 1 orë.

Në tërësi, situata e raportuar nga vëzhguesit e KShH-së ka vijuar të jetë normale dhe e qetë. Ndërkohë që dy-tre orë më parë raportohen këto parregullsi. Konkretisht:
Rreth orës 15.45, në QV nr. 1844/1 pranë Shkollës ‘Besnik Sykja’ vëzhguesi i KShH-së ka depozituar vërejtje në mënyrë të përsëritur, për shkak se në këtë QV është konstatuar hyrja e personave të paautorizuar, gjë që përbën cënim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor.

Vërejtjet e depozituara nga vëzhguesia nuk janë protokolluar dhe anëtarët e Komisionit, të cilët nuk kanë rënë dakord mbi detyrimin që kanë për ta protokolluar vërejtjen, detyrim ky i parashikuar në nenin 41 të Kodit Zgjedhor. Në këto kushte, vëzhguesia ka depozituar përsëri vërejtje për mosrepsektim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për protokollimin e vërejtjeve me shkrim. Në QV nr. 18041, pranë ZAZ nr. 34, vëzhguesi i KShH adresoi vërejtje me shkrim për shkak se 1 zgjedhës që po votonte u tentua të ndihmohej pa vullnetin e tij nga një person tjetër duke bërë që në dhomën e fshehtë të qëndronin 2 persona.

Vërejtja me shkrim e vëzhguesit të KShH-së për mosrespektimin e plotë të procedurës që duhet të ndiqet në rastet kur zgjedhësi nuk mund të votojë vetë për shkaqe shëndetësore, nuk është marrë në konsideratë nga ana e Komisionit të QV nr. 1889/1 pranë Njësisë nr. 7.

3 orë pas përfundimit të votimeve, KQZ ende nuk ka nxjerrë rezultatet e pjesëmarrjes

Kanë kaluar gati tri orë nga përfundimi i orarit zyrtar të votimeve për këtë të dielë, por ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dalë zyrtarisht për të njoftuar se sa shqiptarë kanë votuar në rang republike në Shqipëri.

Deri tani shifrat zyrtare të KQZ-së flasin për 19% të votuesve deri në orën 18:00, pra një orë pas përfundimit zyrtar të votimit. Ndërkohë, këtë shifër të publikuar dy orë e gjysëm më parë, e ka kundërshtuar PD, e cila është shprehur se në total kanë votuar vetëm 15% të shqiptarëve në të gjithë vendin.

Sakaq, teksa KQZ ende nuk e ka bërë të ditur numrin e votuesve, në televizion kanë dalë njëri- pas tjetrit lideri i opozitës Lulzim Basha si dhe kryeministri Edi Rama.

Basha tha se as socialistët nuk e kanë votuar këtë të dielë Ramën, ndërsa ky i fundit deklaroi se 30 qershori ishte një ditë historike e fitores së shtetit dhe që i jep akoma më shumë përgjegjësi partisë që ai drejton./Epxress

Veshja…..Kopileshja… – Nga Adriatik Riza Dosti

 

….Tjetrin prite sipas veshjes dhe percille sipas mendjes …thoshin kah-heret te paret tane te mencur….

Sepse nuk thone me kot se veshja eshte si Kopileshja… o te ben qe njerezia te afrohen, te mbajne ne goje per te mire, e te te respektojne…ose ne te kundert te te pergojojne e te etiketojne si zhuls, karagjoz…e te zene te tallen me ty…

Sepse ne cdo kendveshtrim qe ta shohesh e me cfaredo lloj llogjike qe ta gjykosh ..veshja se pari tregon respektin ndaj vetes, ndaj personalitetit tend, ndaj emrit qe ti gezon ne shoqeri e ne komunitetin njerezor me te cilin jeton.,..per te mos shkuar me larg pastaj…kur veshja disa here per shkak te postit, funksionit apo detyres zyrtare qe kryen eshte e detyruar te te komandoje ajo ty e jo ti ate…

…Se po te doli ne dere e po te priti i pari i shtepise me breke…dihet se ne ate shtepi te gjithe te cmendurit e tjere jane lakuriq …me thoshte sa here me shaka nje Dajua im i mire …

Dhe paska pasur te drejte sa me s’ka…

Cdo njeri mund te vishet e te sillet si te doje….natyrisht brenda normave e kodeve normale e te lejuara e pranuara edhe nga komuniteti njerezor me te cilin jeton ….por kur ky njeri perfaqeson dicka krejt ndryshe sepse eshte i veshur me petkun zyrtar, funksionin, detyren e postin shteteror a qeveritar…etj …atehere cdo gje nis e ndryshon kryekeput dhe se pari pikerisht nga menyra e jashteme e tij e paraqitjes sidomos ne publik… c’ka nis vecmas.. me veshjen…

Fjala vjen nje President, nje kryeminister, minister deputet a zyrtar e funksionar i larte i shteti…nuk mund te dale dot ne publik..as lakuriq, as me citjane, brekushe, pantallona te shkurtera , me kanotjere…zbathur, i pa lare, i zhubravitur….etj etj sepse edhe nese do ai nuk ja lejon emri e funksioni shteteror e qeveritar te cilin vendi e populli i tij i kane besuar…sepse direkt apo indirekt cdo lloj paraqitje e tyre perfaqeson e prezanton absolutisht vendin e popullin e tyre…per mire apo per keq….

Dhe ky kryeministri yne …qe ”solli shijen” ne politiken shqiptare sipas frymorit me pa shije ne kete Planet….koketrashit Baton Haxhiu….vajti sot per te votuar e per te ”respektuar” Voten por edhe votimet e shqiptareve te tij …pikerisht me kete lloj alla-veshje fyese e poshteruese per kedo….me xhakete e pantallona te shkurtera…dhe ne krah me bashkeshorten qe se ku kish gjetur nje grumbull rrobash zhubra-zhubra e ashtu me nxitim e siper i kish veshur qe te shoqeronte bashkeshortin kryeminister karagjoz…

Dhe qe ketu fillon e mbaron Votimi …o shqiptare qe kurre nuk e kuptuat e kurre nuk zute mend dot…qe ketu ju kane fyer e poshteruar sa me s’ka…ju kane degjeneruar e perdhosur sa nuk ka fare me nevoje per komente te teperta…

Asnje lloj respekti per voten, votimet e votuesit shqiptare…. kete do te thoshte ne shqip fare veshja e sotme e ”ciftit qeveritar” ne qendren e tyre ne Surrel teksa u shfaqen si boheme endacake ne nje dite te tille qe minimumi meriton pak respekt…te pakten per komunitetin njerezor prane e mes te ciilit ti jeton… pa folur per emrin, postin, detyren e funksionin e larte shteteror qe ke…

Ja pra se cilet te udheheqin e te drejtojne ty o popull …ne fakt duhet thene ty o gjysem -popull qe sot mezi prite te gdhinte sabahu e me vrap e mbajte frymen tek kutia e Surrelit te shihje se si te kish ftuar e se si do te te respektonte ty e voiten tende e te drejten per te votuar xhakete-pantallon-shkurteri yt shtat -gjate…

Nje vendi e nje shteti shihi te parin qe e drejton …veshjen, sjelljen, menyren e te folurit, intelektin, tolerancen, miresjelljen , mirenjohjen, mencurine, thjeshtesine, korrektesen me detyren, komunikimin e respektin reciprok qe ai ka me kedo qe perballet …thuhet diku ne nje liber qe ben fjale per figurat e personalitet e shquara te politikes boterore…e me pas shkruhet…..ne varesi te ketyre nis edhe respekti apo mos respekti…vleresimi apo nenvleresimi per vendin e popullin e ketij te pari shteti…

Veshja – kopileshja…no coment…kur ta kuptosh kete edhe ti o populli im atehere nuk besoj se do te kete me ne historine tende kombetare 30 qershore te tille ….ok…

PD: 15% ka qenë pjesëmarrja në të gjithë Shqipërinë! Kamikazët e KQZ do mbajnë përgjegjësi ligjore

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp përmes përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso, i cili ka deklaruar se në rang kombëtar vetëm 15% e shqiptarëve me të drejtë vote kanë shkuar në kutitë e votimit.

Demokrati është shprehur se anëtarët socialistë të KQZ-së, që kanë shumicën në institucionin më të lartë zgjedhor, do të mbajnë përgjegjësi ligjore për orvatjen e shtimit artificial të shifrave.

Ivi Kaso: Nga monitorimi i të gjithave qendrave të votimit ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15%. PD paralajmëron kamikazët socialistë të KQZ-së se ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë farsë.

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit. KQZ pritet të publikojë të dhënat për pjesëmarrjen

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Me një pjesëmarrje të ulët, votimet u zhvilluan në gjysmën e bashkive pa kandidat alternativ.

 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre i kanë bojkotuar zgjedhjet, duke kërkuar largimin e kryeministrit pas publikimit të përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe në Dibër. Në të gjithë vendin, janë hapur 5417 qendra votimi.

Tashmë pritet të KQZ-ja të japë të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime, ndërsa për fituesit nuk priten surpriza.

Procesi i votimit ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm dhe ka vijuar përgjithësisht i qetë.

Qendra e votimit mbyllet para orarit zyrtar, kreu i KZAZ dërgon kutitë për numërim: Kisha 5 orë që rrija kot

Qendra e votimit 2160 në Kavajë, ka mbyllur dyer, ende pa përfunduar orari zyrtar i votimeve, ora 19:00.

Sipas komisionerit, numri i  votuesve ka qenë shumë i ulët dhe se nga 405 banorë, votuan vetëm 57, duke shtuar se kishin pritur 5orë dhe se nuk kishte ardhur askush tjetër për të votuar.

 

“Kam 5 orë që po rri aty nuk ka votues, morëm vendim e mbyllëm 15 minuta para morëm vendim si komision aty. 57 votues kanë votuar, nga 405 janë të gjithë në itali, 100 shpi ka fshati. Nuk ka asnjë person me votu, ca të rrimë kotë aty”, tha ai në një prononcim për mediat.

Kutitë e votimit janë çuar më pas në KZAZ-në numër 42 në Kavajë, ku do të kryhet procesi i numërimit.

Deputeti publikon SMS-të: Rilindja në alarm, shikoni ç’po ndodh në minutat e fundit me votimet

Deputeti Lefter Maliqi ka publikuar në rrjetin social Facebbok disa mesazhe, që sipas tij, tregojnë shantazhin dhe kërcënimet e socialistëve ndaj punonjësve të administratës, që të marrin pjesë në votime.

Në facebook, Maliqi shkruan se 30 qershori tregoi “dështimin e Rilindjes”, ndërsa shton se pjesëmarrja tregoi zhgënjimin dhe humbjen fatale të PS, duke shtuar se opozita e bashkuar po shkon drejt fitores së sigurt.

 

Postimi i plotë:

30 Qershori tregoj Deshtimin total te Rilindjes se Krimit.Pjesmarrja tregoj zhgenjimin dhe humbjen fatale qe e pret ne zgjedhje normale PS. Opozita e bashkuar drejt fitores së sigurt.Socialistet e ndershem se duan më Pinokun me çitjane trecerkshe,karnavalin e Rilindjes.As 15% skanë votuar në qarkun e Beratit dhe gjithe vendin.

Rilindja në alarm po shantazhon këto dy ore kercenimet,shantazhimet,nepermjet njerzëve te deputeteve dhe segmenteve te administrates duke i telefonuar e shantazhuar paraqituni merrni me vete kartat e identitetit te familjes e fisit,neser sdo jeni në pune ne bashki e administrate,nderkohe punonjesit e administrates neser do kontrollohen nga boja ne gisht kane votuar apo jo,makinat e shtetit po marrin njerez me detyrim ,joshje ,imponim.Vetë votojnë,vetë numërojnë,vetë mbushin kutitë.

Ky eshte fundi,deshtimi i Rilindjes dhe fitorja e demokracise.1 Korriku dita e bardhe per shqiptaret ,socialistet e ndershem,demokrat,lsi-st,Çam,minoritar etj dhe boje e zeze per Rilindjen e krimit dhe njolle e zeze per opinionin nderkombtar.Shikoni nje pjes te sms-ve? Rama ik,shporru,turpi po te mbulon,zoti po te ndeshkon.

Çudia në lista, ka ndërruar jetë prej 12 vitesh, “ringjallet” në votimet e 30 qershorit

Edhe pse nga ministria e brendshme u tha se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumëemërore të personave me të drejtë vote, në KZAZ e Vorës përsëritet fenomeni i të vdekurve që rezutojnë në lista për të votuar.

Në një raportim për News24, nga shkolla ‘Isa Boletini’ në Vorë, gazetarja Klodiana Lala tha në listat e zgjedhësve janë konstatuar se janë të listuar emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë vite më parë. Ndërsa tha se janë identifikuar 2 prej të ndjerëve, për arsye etike ajo nuk preferoi të bëjë publikë emrat e tyre, ndërsa theksoi se një prej të ndjerëve ka ndërruar jetë 12 vite më parë.

E pazakontë! Në këtë qendër votimi në Mallakastër ka votuar vetëm një person

Teksa deri tani flitet per nje pjesemarrje te ulet ne votime, befasia vjen nga fshati Ngraçie në Mallkastër. Deri ne mesdite ne kete qender votimi ka votuar vetem nje person.

 

Komisionerët kane pohuar se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor.

Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim. TCH

FOTOT – Ana tjetër e medaljes, çfarë bën në qendrën e votimit komisioneri Rushit Huda

Komisioneri Rushit Huda i Qendres se Votimit nr. 4625 ne Rusan, eshte pare duke pire birre ne mjediset e qendres, e me pas ne gjendje te pergjumur ne tavoline.

Nderkohe  Landi Shkrepa, kryetar i PS Rusan, njeheresh edhe komisioner eshte larguar nga qendra e votimit dhe ka shkuar tek KZAZ ne Delvine, duke lene keshtu komisionin me tre anetare.

Norman: Sot situatë e pazakontë, do vendosë Kushtetuesja!

Ndërkombëtarët ndodhen në terren për të vëzhguar procesin e votimit, i cili është i pazakontë për Shqipërinë, pasi për herë të parë në periudhën post-demokratike merr pjesë vetëm një parti.

Ashtu si OSBE dhe BE, edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ka dalë në terren, duke parë nga afër atë që po ndodh.

Edhe kryediplomati britanik e ka cilësuar një situatë të pazakontë, ndërsa ka shtuar se vetëm Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo.

“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të parë situatën.

Ambasadori Norman ndodhej në Kamëz për vëzhgimin e procesit të votimit.

Mustafaj “skanon” votimet: Pjesëmarrja 5%, por ja çfarë synon Rama (video)

Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh analisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, komentoi procesin e votimeve të 30 qershorit.

“Besoj që dita po shkon sipas të gjitha parashikimeve. Rama është i vendosur në arrogancën e tij për t’i shkuar deri në fund vendimit që ka marrë. PD vazhdon në të njejtën foilozofi: Refuzim e bojkot por jo dhunë dhe shqiptarët që më duken krejt të qetë në këtë të diel krejt të zakonshme”,- tha ai.

Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, që sipas KQZ-së deri në orën 11:00 ishte 12%, Mustafaj është skeptik dhe thotë se i beson të dhënave të PD.

“Pjesëmarrja 12% është sinjali i parë i një ballafaqimi tjetër. PD siç më thonë burime kanë ngritur një shtab qendror dhe rrjet kapilar të numërimit të gjithë njerëzve që futen në votime. Këta raportojnë të dhënat dhe arrihet në një konkluzion. Sipas një telefonate që pata, ju rezulton se pjesëmarrja deri në orën 11:00 ishte më pak se 5%. Kjo e shton dyshimin e ngritur nga opozita, problemin e pabesueshmërisë totale që ka KQZ. Ky institucion përbëhet nga militantë të PS”,- tha ai.

Mustafaj shtoi se në këto zgjedhje ka më pak incidente se në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë që shtoi se njerëzit e administratës janë të detyruar që të votojnë.

Po sipas tij, pavarësisht pjesëmarrjes reale, kryeminsitri do ta detyrojë KQZ-në të deklarojë se pjesëmarrja ishte diku te 45%.

“Rama do ta çojë pjesëmarrjen mbi 45%, do i japë urdhër KQZ që ta cojë aq, që t’i shkojë më tej procesit për shkarkimin e Metës dhe arrestimin e Voltanës. E nesërmja po përgatitet sot sipas prognozës time. Sot ai do të kapë 40% të votimit. Mbi bazën e kësaj do vazhdojë nesër”,- vijoi analisti.

‘Veliaj më ngriti në këmbë’, Dom Gjergj Meta – Sherif Merdanit: Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi …

Ashtu si edhe pritej deklarata e bërë nga këngëtari i njohur Sherif Merdani, pak pasi votoi në Tiranë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka marrë pafundësi komentesh ironizuese.

 

Këngëtari Sherif Merdani nuk ngurroi të tregonte me mesazhin e dhënë pasi hodhi votën në kuti, se për cilin votoi, së paku me deklaratën që bëri.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani, i cili pranoi se ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore zgjodhi të votonte.

Deklarata e tij ka lënë gojëhapur shumë njerëz, që nuk kanë ngurruar më pas të shpërthejnë në reagime.

Njëri syresh ka qenë  Dom Gjergj Meta, i cili ka reaguar në profilin e tij në Twitter, fill pas asaj që ka lexuar. “Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi, por paskam gabuar…”, shkruan shkurt ai, por duke lënë të nënkuptohet shumë.

‘Rama ik’, protestë në Tiranë: Njësoj si në Partinë e Punës, na kthyen në monizëm

Ndërkohë që në Tiranë ka nisur votimi dhe qytetarë i janë drejtuar kutive, të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë. Kështu ka ndodhur pranë Shkollës Kushtrimi i Lirisë apo edhe pranë Liceut Artistik në kryeqytet, ku qytetarë kanë shpërthyer në thirrje “Rama ik”.

 

Ata thonë se në këtë mënyrë kanë zgjedhur të protestojnë kundër kësaj që po ndodh, që sipas tyre vetëm ditë zgjedhjesh nuk është, pasi votohet si në komunizëm.

“Jam shumë e indinjuar, kjo është e paprecedentë, tallje, po votohet si në monizëm, si në Partinë e Punës”- thotë një nga protestueset.

“Isha me paterica. Veliaj më ngriti në këmbë”, mesazhi i këngëtarit Sherif Merdani pas votimit

Një nga votuesit e parë në kryeqytet ka qenë edhe këngëtari i njohur Sherif Merdani. Ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai i është drejtuar që në mëngjes qendrës së votimit 18.30-1 në Shkollën “Kushtrimi i Lirisë” për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.

 

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani.

Sherif Merdani është këngëtar, i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria. Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.

Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Dhunimi i gazetarit Doçi, Meta: E rëndë, të ndëshkohen autorët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.

Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Policia e Dibrës dhunon gazetarin e News24, Enver Doçin

Policia e Dibrës dhunon gazetarin e News24, Enver Doçin. Gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.

Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.

Meta bën thirrje për qetësi: Respektoni vendimet e gjithësecilit

Presidenti Ilir Meta iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve të respektojnë në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme, teksa mazhoranca do të zhvillojë e vetme zgjedhjet vendore. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta i fton qytetarët shqiptarë të sillen me qetësi dhe mençuri, si dhe të vetëpërmbahen.


Sipas Kreut të Shtetit, është me rëndësi të jashtëzakonshme që nesër të ruhet paqja sociale, duke shtuar se të gjithë duhet të shmangin provokimet që mund të çojnë drejt dhunës.

“Të dashur qytetarë, Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithësecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshmë që ka nesër ruajtja e paqes sociale. Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, shkruan Meta.

Zef Hila dëshmon në polici: Nuk kam dijeni për djegien e KZAZ në Bushat

Kreu i shkarkuar i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, është thirrur sot pasdite në polici, pas sulmit ndaj KZAZ në Bushat.

Mësohet se Hila është paraqitur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

 

Në polici, Hila është shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, ka thënë Hila.

Pas dhënies së dëshmisë ai është larguar, ndërsa nuk ka asnjë procedim apo ndalim ndaj tij.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e tij, ndërsa paralajmëroi të njëjtin fat për këdo që do të përpiqej të pengonte zgjedhjet.

Palmer nuk i pyeti shqiptarët kur u martua me grua serbe – Nga SHABAN MURATI

Shtetasi amerikan Matthew A.Palmer, zëvëndës ndihmës sekretar shteti dhe shkrimtar, ka bërë gabim që nuk ka pyetur shqiptarët kur u martua me gruan e tij serbe.
Shqetësimi im i vetëm është se çfarë do të themi ne shqiptarët, nëse Palmeri na kthehet e na thotë:” Ju keni kryetarë shteti të Shqipërisë me grua serbe dhe me grua greke. A i konsideroni edhe ata armiq të shqiptarëve si mua?

Protestë dhe në Tiranë, mbështetës të PD mblidhen te Shkolla e Kuqe

TIRANE

Krahas rretheve, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë, mbështetës të PD kanë protestuar edhe në Tiranë.

Banorë të njësisë administrative nr.8 në kryeqytet janë mbledhur pranë “Shkollës së Kuqe”, e cila ditën e nesërme do të shërbejë si qendër votimi. Forca të shumta policia ndodhen sakaq në vendngjarje, për të shmangur cdo incident të mundshëm.

PD ka paralajmëruar protesta edhe përgjatë ditës së dielë. Demokratët kanë apeluar shqiptarët të mos marrin pjesën në votimet e ditës së nesërme , ku qytetarët ftohen për të votuar dhe jo për të zgjedhur me kandidatëve të pushtetit vendor.

Nuk ka afat për krijimin e Gjykatës Kushtetuese

Brenda muajit korrik, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përfundon verifikimin e të gjithë kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe inspektorë të lartë të drejtësisë.

 

Ardian Dvorani, kryetar i KED, sqaroi se ky proces nuk mund të quhet i përfunduar nëse kandidatët nuk kalojnë procesin e Vettingut, duke mos dhënë një datë se kur Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

“Në ditët e ardhshme, Këshilli do të marrë vendimet përkatëse në lidhje me 23 kandidatët. Lejimin ose ndalimin e kandidimit për ta. Ajo që e mban Këshillin për të mos e përfunduar këtë procedurë është që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të përfundojë shqyrtimin e dy rasteve që janë dy kandidatë për gjyqtarë”, thotë Dvorani.

Gjykata më e rëndësishme e vendit është vetëm më një anëtar dhe nuk mund të shqyrtojë çështje, pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve u shkarkuan nga Vettingut. Aktualisht në Gjykatë presin të shqyrtohen rreth 80 dosje dhe numri pritet të rritet. /Klan/

Meta: “Vëzhguesit e huaj po vëzhgojnë opozitën jo votimet”

Presidenti Ilir Meta duket se ka rënë në një mendje me ish-ministrin Ylli Manjani, sa i përket qëndrimit të OSBE për 30 qershorin.

Në facebook, Meta ka shpërndarë postimin e Manjanit, i cili shkruan se “duket sikur vëzhguesit e huaj, kanë ardhur për të vëzhguar opozitën këtë radhë dhe jo votimet”.

 

Me ironi, Manjani ka edhe një propozim: “Kryetarët e bashkive të PD e LSI të bëjnë sot 4 kopje çelësash të zyrave të tyre Nesër ti shpërndajnë publikisht këto çelësa si vijon: Një kopje kandidatëve të Edi Ramës si shenjë paqësore dhe jo vëllavrasëse. Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TURPI!”.

Postimi i plotë:

Duket sikur vëzhguesit e huaj, kanë ardhur për të vëzhguar opozitën këtë radhë dhe jo votimet.

Në fakt ç’tu vëzhgosh atyre votimeve…

Në fakt, pakkush do të dëshironte një përplasje të dhunshme shqiptar me shqiptar. Aq më tepër në kushtet kur të huajt fërkojnë barkun.

Nga ana tjetër, opozita e kishte llogaritur të humbur pushtetin lokal që kur mori vendim për të mos hyrë në këto zgjedhje.

Në këto kushte sugjerimi im është:

Kryetarët e bashkive të PD e LSI të bëjnë sot 4 kopje çelësash të zyrave të tyre.

Nesër ti shpërndajnë publikisht këto çelësa si vijon:

Një kopje kandidatëve të Edi Ramës si shenjë paqësore dhe jo vëllavrasëse.

Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TURPI!

E kam shumë seriozisht këtë propozim!

Tiranë: SHBA u kërkojnë politikanëve të refuzojnë dhunën, të mos pengojnë zgjedhjet

Në Tiranë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

“Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar” – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Diplomatët amerikanë shtuan se dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik, dhe se ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit.

Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë, dhe do të mbështeten në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.

“Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës, të cilët e kanë kaluar vetingun. Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve” – përfundon deklarata e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri.

Sulmi ndaj KZAZ-së, shkarkohet kryebashkiaku i Vaut të Dejës


Zef Hila

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, përfaqësues i Partisë Demokratike, pas gjarjeve të dhunshme mbrëmë në Bushat ku një grup protestuesish hodhën bomba molotov të enjten mbrëma brenda Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në shkollën e mesme bujqësore të Bushatit, duke djegur materialet e votimit. “Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruajti zoti Rama në një postim në Tëitter shoqëruar dhe me foton e vendimit për shkarkim. Më herët shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës e kishte paralajmëruar dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Për ngjarjet e mbrëmshme në Vaun e Dejës ku mbetën të lagosur dhe tre policë, Partia Demokratike deklaroi se nuk ishin të përfshirënjerëzit e saj duke folur për një “skenar kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.”

Por sipas ministrit Lleshaj “zjarri i mbrëmshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e tre punonjësve të Policisë së Shtetit, nga një grup sulmi, i përbërë kryesisht nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës është një shprehje shembullore e paramilitarizimit të një partie, që ka humbur jo vetëm arsyen, por tashme edhe pseudo-kauzën e saj. Aq sa i ulët ishte sulmi ndaj shkollës, ku është vendosur KZAZ, po aq e neveritshme ishte tentativa e drejtuesve të opozitës për të larë duart nga aksioni kriminal i militantëve të tyre, duke u përpjekur si gjithmonë, që nga nxitës të agresionit të kthehen në viktima të tij!”, u shpreh ministri.

Nga ana e saj policia njoftoi për arrestimin e të paktën 14 perosnave që sipas saj dyshoeht të jenë përfshirë në sulmin ndaj mjediseve ku ishte vendosur Komisioni zonal. Mes të arrestuarve ishte dhe nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, si dhe disa punonjës të këtij institucioni. Ndërkohë që mes personave të shpallur në kërkim nga policia janë dhe djali e vëllai i kryebashkiakut Hila.

Ndërkohë, Partia demokratike ripërsëriti sot “qëndrimin e saj të prerë se asnjë militant i saj nuk qëndron pas djegies së KZAZ-së në Vaun e Dejës”. Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi tha se “Edi Rama po përpiqet të përçajë qytetarët dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës! Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile”, theksoi zoti Bardhi, duke e cilësuar shkarkimin e kryebashkiakut Hila “akt sa qesharak, aq edhe banditesk e antikushtetues”.

Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë në Sarandë: Braktisni Ramën, më 30 qershor bashkohuni me protestën

Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë në Sarandë, ka dalë sot me një apel për qytetarët, ku i bën thirrje që të braktisin zgjedhjet e 30 qershorin.

“Të dielën është detyra jonë t’i bëjmë të ditur botës, se këto zgjedhje nuk vlejnë, se ato janë kundër interesit tonë të përbashkët, se një kryeministër i ardhur në pushtet me votat e krimit duhet të largohet e të japë llogari para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e aleancës.

Meta: Të mos konfrontohemi me ata që shkojnë në votimet socialiste, votimet e shqiptarëve janë më 13 tetor

Nje dite pasi dekretoi daten e re te zgjedhjeve vendore, 13 tetorin, e teksa kryeministri Rama ka ritheksuar prere, edhe sot, se zgjedhjet do te jene me 30 qershor, vjen reagimi i radhes i kreut te Shtetit, Ilir Meta. 

 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa ka postuar edhe nje video te votimeve ne komunizem, Meta, shkruan se “data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019”.

Meta ka dhene mesazh per shqiptaret, teksa shkruan: “kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste”.

Sipas tij, “Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019”.

Mesazhi i Metës

Mirëdita të dashur qytetarë!

Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.
Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.
Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019.

Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.

Të dashur qytetarë,

T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste.
Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës.

Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë.

Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë.

Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019.

Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.

Shpërthen gazetari Andi Bejtja: Baton Haxhiu duhet shpallur non grata në Shqipëri

Gazetari Andi Bejtja ka shpërthyer në akuza drejt Baton Haxhiut, duke deklaruar se ai duhet shpallur “non grata” në Shqipëri.

I ftuar në studion e Opinion, Bejtja po debatonte në lidhje me temën e vjedhjes se votave dhe historikun e fënomenit në Shqipëri përgjatë viteve.

Për gazetarin Andi Bejtja s’mund të mbrohet vjedhja e votave në përgjimet e publikuara nga “Bild” apo kriminelët e përgjuar aty.

Në lidhje më këtë shqetësim të Bejtjes, Haxhiu iu përgjigj se kishte deklaruar se kriminelët që dëgjohen në përgjime, ai i konsideron kriminelë dhe që me ta duhet të merret drejtësia.

Megjithatë, sipas tij, si kriminelë të votave duhen trajtuar edhe ata me kollare.

Mustafaj: Shqiptarët të merren me hallet e tyre, mos presin nga jashtë

TIRANË

A kanë përgjegjësi ndërkombëtarët për situatën në vend? Sa duhet të presim nga Perëndimi? Këtyre pyetjeve iu janë përgjigjur analistë e gazetarë në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.
Për Fatos Lubonjën, duke sjellë shembuj nga lufta në Vjetnam, interesi amerikan është mbi të gjitha. Por ai shprehet se nuk e di sa interes amerikan ka në vendin tonë.

Për Besnik Mustafajn, shqiptarët duhet të merren me hallet e tyre e të mos presin nga jashtë dhe se problemi nuk janë ndërkombëtarët.

Ndërsa Andi Bushati thotë se monizmi prodhon stabilitet.
Lubonja: Nuk ndërhyn dot një Amerikë tjetër që tua zgjidhë problemet në Amerikë. Kjo histori mund të ketë të mirën që shqiptarët të çlirohen nga kulti që vendos Amerika.
Sa për Amerikën kam thënë shumë gjëra e po them një tjetër. Interesi amerikan mbi të gjitha. Sa ka dizinformacion, sa ka interes amerikan këtu unë nuk e di dhe sa ka gjykim të gabuar nuk e di.
Një ndarje mes shqiptarëve që mund të thellohet me një të çmendur që kemi në krye. Që mund të na çojë në situata që mund të riparohet pas 10 vjetëve.

Mustafaj: Nëse është një pikë që jam dakord me Lubonjën, është se shqiptarët duhet të merren seriozisht me hallet e tyre e të mos presin nga jashtë. Komuniteti ndërkombëtar ka qenë në rolin e vet, përjashtuar deklaratën e sotme të Palmer. Kemi pasur 2-3 momente prononcime të nuancuara. Ambasadori i OSBE dhe ambasadori italian kanë bërë disa deklarata që tregojnë se nuk janë të kënaqur me këtë skenë. Nuk kemi pse nga dëshpërimi t’ia vëmë fajin ndërkombëtarëve. Ata janë në rolin që iu takon. Mendoj që problemi kryesor nuk janë ndërkombëtarët.
Bushati: Prodhon stabilitet monizmi. Kaq.

Djegia e KZAZ në Bushat, reagon Kryemadhi: Plan kriminal i hartuar nga Rama. Do t’i tregojmë me emra autorët e këtij provokimi policesk

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas djegies së KZAZ në Bushat të Shkodrës. Në një postim në facebook, Kryemadhi thotë se dënon me forcë djegien e KZAZ, por thekson se asnjë mbështetës i LSI nuk ka lidhje me ngjarjen, sipas saj.

Kryetarja e LSI-së akzuon kryeministrin Edi Rama, se gjithçka është plan i hartuar nga ai, ndërsa thotë se shumë shpejt “do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk”.

 

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.

Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.

Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste,me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama, personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne.

Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale , përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të.

LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve,krimit dhe mafias

Meta: I dashur Edi! Unë nuk e fsheh si ti dashurinë për Doktorin!

Presidenti Ilir Meta në një letër publike drejtuar kryeministri Edi Rama sqaron se pavarësisht kërkesave të tij për të vendosur për një datë për zgjedhjet lokale, ka marrë përgjigje negative.

 

Në letër, Meta sqaron edhe datën e re të zgjedhjeve, atë të 13 tetorit, që sipas Kreut të Shtetit është vendosur për shkak se tri ditë më vonë, mblidhet Këshilli Evropian që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave.

Meta i përgjigjet edhe një akuze tjetër të kryeministrit, sipas të cilit kjo datë ishte dhuratë për ditëlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kreu i shtetit i kujton kryeministrit se nuk e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve, pasi me të, siç thekson Meta, ka bërë marrëveshje të mëdha si ndryshimet e Kushtetutës në viti 2008, “pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot”. “Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!”, përfundon letra.

Letra e plotë: 

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.
Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!

Tiranë: Presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhje vendore

Ilirian Agolli

Në Tiranë, Presidenti i Republikës dekretoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Ai tha se kjo shtyrje me 3 muaj do të ishte një mundësi reflektimi për të gjitha palët. Por kryeministri Edi Rama tha menjëherë se akti i tij ishte i pavlefshëm. Opozita këmbëngul me protestat e saj për zgjedhje të parakohshme.

Edhe sot politika shqiptare u end nëpër labirintin e argumentave pro dhe kundër për zgjedhjet vendore.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi sot 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet vendore, duke shprehur shprehur shpresën që ato të jenë gjithëpërfshirëse, të qeta dhe me standarte demokratike.

Ai e mori këtë vendim pas një serie takimesh me partitë politike, deri sot në mëngjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk shkoi në takimin e ftuar nga presidenti.

“Data e re është një mundësi për të zhvilluar zgjedhje me standarte demokratike në një kohë me vendimet e pritshme të BE-së për të nisur negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë” – tha zoti Meta. Ai i kërkoi kryeministrit dhe opozitës të reflektojnë në këto kushte, kur zgjedhjet më 30 qershor janë anulluar ligjërisht, ndërsa zgjedhjet e 13 tetorit duhen bërë të rregullta, sepse, si tha ai, “vitin tjetër Shqipëria merr kryesimin e radhës të OSBE-së, dhe duhet të jetë shembull për vendet e tjera”.

Ndërsa presidenti Meta ishte ende duke iu përgjigjur gazetarëve në konferencën e shtypit, kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë për datën e re të dekretuar për zgjedhjet vendore të 13 tetorit.

Ai shkroi në rrjetet sociale se 30 qershori është e vetmja datë për zgjedhje vendore dhe me disa shprehje në gjuhën latine shtoi se akti i presidentit për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh ishte i pavlefshëm.

Partia Socialiste po vazhdon fushatën zgjedhore, megjithë anullimin e tyre nga presidenti i Republikës, për të cilin ka nisur një procedurë shkarkimi në parlament, ndërsa KQZ po vazhdon të përgatitë këto votime dhe po shpërndan fletët e votimit, ku mungojnë emrat e kandidatëve të opozitës.

Opozita nga ana e saj po kundërshton me një seri protestash këto zgjedhje, ndërsa bashkitë e drejtuara nga të zgjedhurit e saj kanë refuzuar të organizojnë zgjedhjet vendore pas anullimit të tyre nga presidenti.

Me protestat e saj opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dorëheqjen e qeverisë pas publikimit të disa përgjimeve, ku dëgjohen përfaqësues të lartë socialistë në Durrës, Dibër dhe Tiranë që bisedojnë për presione ndaj votuesve për largime nga puna, pagesa dhe shpërblime e favore, nëse votojnë për kandidatët socialistë.

Në protestat e opozitës shpesh ka patur akte dhune, duke kulmuar nga shishet me karburante dhe lëndë shpërthyese, ndërsa policia ka shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Këto ngjarje dhe vendosmëria e dy palëve pro dhe kundër zgjedhjeve pas 3 ditësh e ka rritur shqetësimin për akte dhune këtë të dielë.

Presidenti Meta letër edhe kreut të opozitës për takim në Presidencë. Basha i përgjigjet pozitivisht

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të zhvilluar një takim në Presidencë për të diskutuar për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

 

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje pozitive letrës së kreut të shtetit për takim gjatë së enjtes. Basha ka konfirmuar se do të shkojë në Presidencë rreth orës 09:00 të mëngjesit së të enjtes.

Thirrja e Presidentit vjen vetëm tre ditë përpara zhvillimit të votimeve për kryebashkiakët e ri të vendit. Partia Socialiste garon e vetme në shumicën e bashkive.

Meta letër për takim kokë më kokë, Rama i refuzon në Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar një takim gjatë ditës së enjte.

 

Letra është publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama në Twitter ku edhe i kthen përgjigje.

Në letër, Presidenti thotë se është i gatshëm për takim me kryeministrit nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, në zyrën e tij në Presidencë.

Rama i kthen përgjigje negative kreut të shtetit, duke thënë se është në fushatë elektorale. Kryeministri e mbyll përgjigjen e tij, se “meqë Meta vazhdon të luajë letrash, ja edhe me një shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkruan Rama në Twitter.

Artan Fuga: Shqipëria një anije që po e mbysim, 11 arsye pse nuk votoj

Bindja ime shprehur disa javë përpara!

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare sepse :

nuk më janë krijuar kushtet juridike të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese të votës, 
nuk kam alternativa për të zgjedhur,
nuk i besoj një komisioni qendror zgjedhor krejt partiak dhe me vendime juridikisht të papranueshme,
sepse ende nuk kam një vendim të gjykatës kushtetuese për dekretin e Presidentit që anullon zgjedhjen e 30 qershorit,
sepse në vend të fushatave kam parë policë, protestues dhe fjalime patetike elektorale pa lidhje fare me pushtetin lokal,
sepse askund nuk kanë bërë një audit për të thënë çfarë premtoi reforma territoriale dhe çfarë pasojash reale ka sjellë,
sepse kam ndruajtje nga tensionet sociale që mund ta drobolisin Shqipërinë,
sepse komisionet zgjedhore për numurimin e votave janë të pabesueshme për mua meqë pa vëzhgues opozitarë,
sepse procesi ka vendosur mjete shtetrore në shërbim të forcave politike të privilegjuara,
sepse mendoj që me pjekuri politikanët tanë të zgjidhnin problemet ligjore fillimisht, të na e hiqnin këtë paqendrueshmërinë, paradoksin dhe pasigurinë juridike dhe pastaj në vjeshtë e mesme të shkonin në zgjedhje,
sepse kështu ne po shkatërrojmë 30 vjet demokraci të brishtë, duke krijuar një pushtet vendor monist,
në një botë ku fryjnë erëra shumë të rrezikshme dhe Shqipëria jonë e vogël i ngjan një anije prej letre që ne po e mbysim.

Po e mbysiiiiiiiiiim!

Unë nuk mund të bëhem edhe pa dashje shok në këtë përgjegjësi! .

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia politike!

Presidenti i Kongresit të Pushtetit Vendor në KiE: Nuk vëzhgojmë zgjedhje atje ku nuk ka opozitë

Presidenti i Kongresit të Pushtetit Vendor në Këshillin e Evropës (KiE) ka dalë në një deklaratë për shtyp ku sqaron se përse nuk do të dërgohen në Shqipëri vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit, këtë të dielë.

Në deklaratën e tij Anders Knape thotë se kongresi i pushtetit vendor në KiE nuk mund të vëzhgojë zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të forcave opozitare. Në deklaratë Knape sqaron se nuk ka ndodhur kurrë që ky kongres të vëzhgojë zgjedhje ku nuk merr pjesë opozita. Nga ana tjetër po në deklaratë bëhet kujdes që Kongresi të distancohet nga debati politik dhe përfshirja në Shqipëri, duke u shprehur se Kongresi vetë nuk bën asnjë deklaratë për ligjshmërinë e zgjedhjeve, pasi ajo është një çështje e brendshme e Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë “.

“Aktualisht gjendja në një qorrsokak”- REL: Si u zhyt Shqipëria në krizë

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mandatet e tyre në Kuvend dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Kauzës së opozitës i bashkëngjitet edhe vendimi i presidentit Ilir Meta i cili anuloi dekretin për datën e zgjedhjeve lokale, të parapara për 30 qershor. Por, në gjithë këtë situatë, Partia Socialiste në pushtet, tashmë ka vendosur që të mos përfillë opozitën dhe as presidentin, duke u treguar e vendosur që zgjedhjet të mbahen.

 

Në prag të zgjedhjeve lokale, vendi duket se është zhytur edhe në një krizë konstitucionale me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri mbeti jashtë funksionit dhe e mbyllur përkohësisht, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre janë dorëhequr ose kanë mbaruar mandatet, katër janë rrëzuar në procesin e vetingut (verifikim apo kontroll i detajuar për zyrtarët publikë) dhe vetëm dy kanë mbijetuar. Ndërkohë, Parlamenti nuk arriti t’i emërojë anëtarët e rinj.

Opinionistët në Shqipëri thonë se kjo krizë vetëm sa po shkon e thellohet. Ata nuk parashikojnë zgjidhjen e krizës pa një dialog ndërmjet pushtetit dhe opozitës me përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndonëse mbajnë qëndrime të kundërta, ata ndajnë të njëjtin mendim se Shqipëria vërtetë ka hyrë në një krizë të thellë politike, e cila po kalon në krizë shoqërore.

Si filloi?

Drejtori i Gazetës Liberale dhe pedagogu i shkencave politike, Ervis Iljazaj thotë se Shqipëria gjendet në këtë situatë për arsye se opozita shqiptare prej kohësh denoncon vjedhjen e votave të zgjedhjeve të vitit 2017 ose kanë pretendim se zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri është i pamundur me kryeministrin Edi Rama.

“Ne kemi ardhur në këtë krizë sepse palët janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga kryeministri sepse mendon që me atë në krye të Qeverisë nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme për shkak të marrëdhënieve që kanë kjo qeveri dhe kryeministri me persona me precedent kriminal dhe për shkak të përdorimit të tyre gjatë fushatës elektorale dhe gjatë procesit zgjedhor”, thotë Iljazaj.

Në këtë kuptim, thekson ai, vendi ndodhet në këtë krizë për shkak se të dy palët politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë qëndrime ekstremisht të kundërta të cilat po sjellin gjithnjë e më shumë konfliktin politik në Shqipëri.

Në anën tjetër, opinionisti dhe drejtori i Gazetës Tema, Mero Baze thotë se ky ngërç politik në vend ka ardhur si pasojë e reformës në drejtësi, e cila sipas tij, prodhoi dy blloqe politike të angazhuara pro dhe kundër saj.

“Ishte dhe vazhdon të jetë një betejë e cila në një krah e ka të rreshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe një pjesë të politikës shqiptare që e mbështesin reformën, dhe një koalicion i gjerë tashmë edhe i hapur kundër saj, të cilët mekanizmin e vetëm për të ndalur reformën e kanë natyrisht krijimin e një krize të thellë politike. Mendoj që në këtë pikë kanë pasur sukses. Shqipëria është në një krizë politike të shkaktuar nga ata faktorë politikë që u betuan, në njëfarë mënyre, kundër reformës kur ajo filloi të zbatohet”, shprehet Baze.

Dekreti i presidentit dhe zgjedhjet lokale

Presidenti Ilir Meta kishte anuluar dekretin për datën e zgjedhjeve, duke thënë se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë”.

Të dy opinionistët, Baze dhe Iljazaj mbajnë qëndrime të kundërta sa i përket këtij vendimi.

Zoti Baze thotë se presidenti është i ngarkuar për të caktuar datën, por nuk ka kompetencë ta mbajë vendin pa zgjedhje.

“Akt politik, juridik që të lësh vendin pa zgjedhje, pa datë zgjedhjesh, është e paprecedent. Si të thuash, është një gjë ‘null’ – është diçka që nuk ekziston. Kështu që në këtë pikë presidenti ka arritur të krijojë krizë institucionale. Pra, duke përdorur mungesën e Gjykatës Kushtetuese e cila do ta jepte verdiktin menjëherë për këtë çështje”, thekson ai.

Ndërsa, sipas Ervis Iljazaj, presidenti nuk i ka hequr të drejtën shqiptarëve për të votuar, por thjeshtë ka pezulluar datën e votimit duke e parë situatën politike në vend. Në mungesë të Gjykatës Kushtuese, thotë ai, debati mbi dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve duhet të fokusohet nëse është i duhuri apo jo.

“Jo më kot Kushtetuta ia ka dhënë këtë kompetencë presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës duke qenë se përfaqëson unitetin kombëtar, duke qenë se ruan ekuilibrin institucional, para se të caktojë një datë apo para se të dekretojë zgjedhjet lokale në Shqipëri, Kushtetuta i jep një mundësi për të vlerësuar situatën politike, për të vlerësuar gjendjen shoqërore”, thotë Iljazaj.

Kur dhe si mund të zgjidhet kjo krizë?

“Që të zgjidhësh një situatë duhet të merresh me thelbin e krizës. Thelbi i krizës është reforma në drejtësi”, ripërsëritë Mero Baze.

Ai thotë se kriza është te reforma ndërsa pasojat janë te sistemi politik, te Parlamenti, te zgjedhjet.

“Shqipëria po vazhdon të shkretohet duke mbetur pa një Parlament përfaqësues, pa zgjedhje konkurruese. Më 30 qershor mund të bëhen votime, por ato nuk janë zgjedhje konkurruese”, thotë Baze.

Ndërsa Iljazaj mendon se herët apo vonë, bashkësia ndërkombëtare do të jetë ajo që do të ndërhyjë.

“Mendoj që ndërkombëtarët, herët apo vonë, do të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën. Sinjalet e para kanë filluar dhe në këtë kuptim një mundësi që palët politike në Shqipëri kishin për ta zgjidhur këtë konflikt, por edhe kësaj here nuk na zhgënjyen dhe nuk e zgjidhën dot, dhe pritet vendimi i ndërkombëtarëve”, thotë Iljazaj.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Asaj i është dhënë statusi i kandidatit për BE në vitin 2014, dhe javë më parë Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama nuk e ka fshehur drojën e tij se zhvillimet e fundit në vend mund të përkeqësojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Që nga muaji shkurt, opozita organizoi nëntë protesta në Tiranë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë të papranueshëm që të jetë në krye të Qeverisë shqiptare në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kërkesat dhe protestat e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë intensifikuar edhe pas publikimit të përgjimeve telefonike nga gazeta gjermane “BILD” ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të Qeverisë Rama që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve, dhe dyshohen të jenë të përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor.

Aktualisht, gjendja po shihet të jetë në një qorrsokak, kurse zgjidhja preferohet të kërkohet përmes një dialogu të lehtësuar nga faktori i jashtëm, në këtë rast Bashkimi Evropian, duke marrë parasysh edhe ambiciet e Shqipërisë që sa më shpejt t’i nisë negociatat e anëtarësimit në BE, për çka stabiliteti i brendshëm politik do të jetë një kriter i domosdoshëm./REL


Send this to a friend