VOAL

VOAL

U zgjodh dje kryetar i këshillit bashkiak të Durrësit, emri i tij në përgjimet e ‘Bild’ (ja bisedat)

Ditën e premte, 2 gusht, në praninë edhe të paraardhësit të saj, Vangjush Dako, i cili është shfaqur i qeshur në zyrat ku nuk do punojë më, Valbona Sako, kryebashkiakja e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit bëri betimin në Këshillin Bashkiak të qytetit në mandatin e saj të parë në drejtimin e Bashkisë së Durrësit.

Betimi i kryebashkiakes Sako ka qenë në rendin e ditës në kostituimin dhe mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të qytetit. Gjithashtu dje u zgjodh kryetari i ri i këshillit bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishi.

Por emri i këtij të fundit nuk është i panjohur. Ai del në përgjimet që publikoi në muajin qershor gazeta gjermane “Bild” mes Astrit Avdylajt, kreut të grupit të Shijakut dhe ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Ai i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet te zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon axhendën”, shkruan Bild.

Pjesë nga përgjimi

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lëmë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai

Komentuesit në FB: mos e prek Teatrin, Rama: Godina e Teatrit nuk preket, shembet

“Sipërfaqja e teatrit të sotëm kombëtar jo vetëm që nuk preket, por infrastrukturës teatrore, i shtohen edhe 8.000 metra katrorë më shumë se ç’ka sot! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të stopohet në degradimin e vet e as mund të jetë dot bazë për rikonstruksion😢Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton”.

Pas këtij postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka replikuar me disa ndjekës që i kanë komentuar në videon e publikuar lidhur me çështjen e Teatrit.

Ai ka sqaruar edhe një herë se teatri i ri do ndërtohet dhe godina ekzistuese do shembet.

‘Ka qenë i arrestuar dhe u dëbua nga Italia’/ PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko figurën e Valdrin Pjetrit

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme përmes së cilës i kërkon të verifikojë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, kandidat i PS në Shkodër për 30 qershorin.

Në kërkesën, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi thuhet se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”-thuhet në shkresën që PD i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Letra e Kuvendit, Presidenti i kthen përgjigje Ruçit: Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin të mos krijojë precedentin më absurd në histori

Presidenti Meta i kthen përgjigje letrës së Kuvendit të Shqipërisë, dërguar më 19 korrik për dekretet. Në përgjigjen e tij ndaj kreut te Kuvendit, Gramoz Ruçit, Presidenti Meta nuk heziton të kërkojë ndihmën e tij që siç thotë kreu i shtetit, “të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.

Duke mirëkuptuar edhe pozitën ku ju ndodheni për shkak të detyrës shumë të lartë që përfaqësoni, dhe situatës jo më të mirë dhe përfaqësuese në të cilën gjendet sot Institucioni më i rëndësishëm i vendit për shkak të përgjegjësisë të të gjithë aktorëve politikë në vend, vazhdoj të shpresoj se me përvojën Tuaj të veçantë në jetën parlamentare, do të bëni përpjekjet më të mira për rivendosjen e dialogut politik dhe rikthimin në normalitet të të gjitha intitucioneve demokratike”.

LETRA E PLOTË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Nr. 2490/1 Prot. Tiranë, më 01.08.2019

Lënda: Përgjigje letrës nr. 2502/13 prot., datë 19.07.2019.

Drejtuar: KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Sh. T. Z. GRAMOZ RUÇI

KRYETAR

I nderuar zoti Kryetar,

Në adresë të Institucionit të Presidentit të Republikës ka ardhur shkresë-kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë nr. 2502/13 prot., datë 19.07.2019.

Në vijim, Presidenti i Republikës bën sërish me dije se qëndrimi i Presidentit të Republikës mbi veprimtarinë e nisur nga Kuvendi për dekretet e Kreut të Shtetit, është përcjellë me shkresën tonë nr.1956/1 prot., datë 19.06.2019.

Presidenti i Republikës vlerëson t’i risjellë në kujtesë Kuvendit të Shqipërisë se lidhur me zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019, Presidenti i Republikës, si autoriteti i vetëm kushtetues që ka për kompetencë ekskluzive caktimin e datës, ka nxjerrë këto dekrete:

Dekret nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës 30 qershor 2019 si ditë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.

Dekret nr. 11199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Dekret nr. 11211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Këto dekrete i janë përcjellë menjëherë autoritetit përkatës për zbatim sipas ligjit.

Kuvendi i Shqipërisë dhe jo vetëm, është i mirëpritur të gjejë të gjithë informacionin për të cilin ka interes, përfshi edhe traditën institucionale të Presidentit të Republikës, takimet, aktet ligjore, deklaratat, veprimtaritë, vizitat, konsultat, qëndrimet e Kreut të Shtetit apo Institucionit të Presidentit të Republikës, të publikuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës http://president.al/. Ato janë publike dhe gjithkush mund t’i lexojë, të njihet e t’i përdorë ato.

Megjithatë është me rëndësi dhe shumë e nevojshme të rikujtojmë së bashku se data 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, është caktuar me Dekret nr. 10928, datë 05.11.2018, të Presidentit të Republikës, në kushtet e një klime normale politike në vend dhe pas zhvillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e tre grupeve parlamentare një praktikë kjo e konsoliduar nga kryetarët e shtetit shqiptar ndër vite.

Ndërkohë që anulimi i datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe shtyrja e tyre për t’u zhvilluar ditë të djelë në datë 13 tetor 2019 është realizuar respektivisht me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr.10928, datë 05.11.2018” dhe Dekretin nr. 11211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, në kushtet e një krize të rëndë politike, kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit, ku pas vlerësimit të situatës që po kalonte vendi, referuar dhe gjuhës së urrejtes së palëve politike dhe veprimeve të tyre dhe shprehjes së vullnetit të tyre për të mos eksploruar mundësitë e arritjes së një kompromisi politik, ekzistonte rreziku që Shqipëria të shkonte drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm të tensionit social, që mund të shkaktonte pasoja të pakontrollueshme me rrezik serioz për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, qetësinë dhe paqen sociale në vend.

Pikërisht për këto e shumë arsye të tjera, Presidenti vlerësoi dhe vendosi se ishte e domosdoshme ndërhyrja e Kreut të Shtetit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për të garantuar unitetin e popullit; për të mbrojtur vlerat dhe parimet demokratike të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; për të ulur tensionin social; për të garantuar rendin kushtetues dhe demokracinë në vend; dhe për t’u dhënë kohë palëve politike për dialog gjithëpërfshirës dhe zgjidhjen e krizës së rëndë politike, që bëjnë pjesë themelore të detyrave dhe rolit të Presidentit të Republikës në një Republikë Parlamentare, veçanërisht në kohë krize.

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Ju dhe unë kemi eksperiencë të gjatë politike dhe kemi përjetuar zhvillimet politikë në vend që prej viteve 1990-të e deri aktualisht.

Është e nevojshme të risjellim në vëmendje se zhvillimi i proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë si për Kuvendin ashtu dhe për organet e qeverisjes vendore, kanë krijuar historikun e vet, ku nuk mungojnë aspak rastet e preçedentëve të mëparshëm të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, gjithmonë në varësi të rrethanave dhe për të përmbushur një qëllim të ligjshëm dhe për konsolidimin e demokracisë së brishtë shqiptare.

Precedenti i parë i shtyrjes së procesit zgjedhor në Shqipëri ka filluar pikërisht që në hapat e parë të ndryshimeve thelbësore të sistemit qeverisës në vitet 1990-1991, momenti i parë ky, që i hapi rrugë demokracisë pluraliste dhe ekonomisë së tregut në vendin tonë.

– Ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia me Dekretin nr.7433, datë 01.12.1990 kishte përcaktuar se “Zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit Popullor për Legjislaturën e 12-të të bëhen më datën 10 shkurt 1991, ditën e diel”. Ky dekret është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 8, datë 20.12.1990.

Ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili ishte dhe udhëheqësi i fundit i sistemit komunist në Shqipëri, reflektoi me përgjegjësi të lartë shtetërore në koherencë me ndryshimet e mëdha politike që po ndodhnin në gjithë Europën Lindore dhe më datë 17.01.1991 ndërmori vendimarrjen për shtyrjen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për tu mbajtur më datë 10 shkurt 1991, duke e shtyrë zhvillimin e tyre për tu mbajtur më datë 31 mars 1991. Kjo u pasua edhe me vendimmarrjen e tij me dekret nr.7468, datë 22.02.1991, për krijimin e Këshillit Presidencial një hap tjetër ky drejt hapjes së një rendi të ri dhe demokratik shoqëror.

Kjo vendimmarrje për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u bë pikërisht për t’u dhënë mundësi forcave politike opozitare që ishin krijuar ndërkohë të merrnin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme edhe pse ato kërkonin ndryshimin dhe përmbysjen e lidershipit komunist në Shqipëri.

Këto zgjedhje të shtyra në kohë dhe të zhvilluara në datë 31 mars 1991, prodhuan dhe parlamentin e parë pluralist.

Ky akt i ndërmarrë nga ish-Presidenti Alia, aq më tepër duhet të rivlerësohet sot për përgjegjshmërinë e tij, pasi aktualisht vërehet një degradim i klasës drejtuese në vend në konceptimin e demokracisë, zgjedhjeve dhe pluralizmit politik që janë themelet e gjithë sistemit kushtetues e juridik në vend.

Rikthimi i konceptit të sundimit të shumicës dhe legjitimimi i këtij koncepti në diskursin publik të Kryeministrit apo dhe drejtuesve të tjerë në mazhorancë është i papranueshëm për një vend si i yni, që përjetoi izolimin më tragjik nga sistemi një partiak që në themel kishte sundimin e shumicës ndaj pakicës.

Dallimi themelor midis shtetit të shumicës dhe shtetit të së drejtës është se tek ky i fundit janë parësore garantimi i të drejtave të pakicave dhe opozitës në veçanti, si dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ku e drejta për të zgjedhur dhe jo për të votuar është jetike për demokracinë dhe shtetin ligjor.

Ndaj është e rëndësishme që të përkushtohemi të gjithë vetëm për sundimin e ligjit në vend dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Pikërisht keqkuptimi i rëndë dhe i papranueshëm në mos dallimin midis sundimit të shumicës dhe sundimit të ligjit, na ka sjellë këtu ku jemi sot, në krizën edhe më të thellë kushtetuese, institucionale, dhe të përfaqësimit në vend.

– Një tjetër rast i shtyrjes së zgjedhjeve evidentohet në vitin 2006, ku Presidenti i Republikës me Dekret nr.5131, datë 02.12.2006, vendosi që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të zhvilloheshin ditën e shtunë datë 20 janar 2007.

Për shkak të pretendimeve të forcave politike dhe vlerësimit të pamundësisë së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve në datën e caktuar (20 janar 2007) që lindi nga një konflikt politik i cili u zgjidh me një marrëveshje të vonuar më 12 janar 2007, Presidenti i Republikës miratoi sërish një akt të ri Dekretin nr. 5194, datë 14.01.2007, nëpërmjet të cilit vendosi që:

“Dekreti nr.5131, datë 02.12.2006 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizohet dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e dielë më datë 18 shkurt 2007”.

– Ndërkohë në vitin 2017 pikërisht përpara dy vjetësh, Gjykata Kushtetuese me Vendimin nr. 24, datë 23.03.2017, vendosi: “Rrëzimin e kërkesës së z. Elvis Roshi, ish-Kryetar i bashkisë Kavajë” i shkarkuar nga Këshilli i Ministrave për shkak të ndërprerjes së mandatit të tij në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese iu njoftua Presidentit të Republikës, me shkresë nr.4 akti, datë 23.03.2017.

Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 10098, datë 24.03.2017, vendosi: “Caktimin e datës 7 maj 2017, si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të bashkisë Kavajë”.

Për shkak të krizës politike të vitit 2017 opozita nuk u regjistrua si pjesëmarrëse në këto zgjedhje e po ashtu edhe dy kandidatët e regjistruar u tërhoqën nga kandidimi.

Më datë 20 maj 2017, z. Edi Rama, Kryetar i mazhorancës dhe z. Lulzim Basha, Kryetar i opozitës, i’u drejtuan me një letër Presidentit të Republikës, duke e njoftuar atë se më datë 18 maj 2017, ata kishin arritur një marrëveshje politike që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar të bashkisë Kavajë.

Sipas tyre, pjesë e marrëveshjes politike mes mazhorancës dhe opozitës është edhe kërkesa drejtuar Presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare për garantimin e pjesëmarjes së opozitës në to.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës me Dekret të Presidentit të Republikës nr. 10352, datë 21.05.2017, vendosi që data e zhvillimit të zgjedhjeve për këtë njësi të qeverisjes vendore, të shtyhej dhe të caktoheshin për t’u zhvilluar në datë 25 qershor 2017, datë kjo e cila përkonte me të njëjtën ditë me datën për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo datë e re, pra data 25 qershor 2017, ishte një datë përtej afateve të parashikuara në pikën 3 të nenit 10 të Kodin Zgjedhor, të cilat përcaktonin se zgjedhjet duhej të zhvilloheshin maksimalisht në një afat ligjor që përkonte më datën 7 maj 2017.

– Ndërkohë me Dekretin nr. 9883, datë 05.12.2016, Presidenti i Republikës, caktoi datën 18 qershor 2017, si ditë për zhvillim e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të krizës politike të vitit 2017 dhe mospjesëmarrjes dhe regjistrimit të opozitës në këtë process zgjedhor, realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor 2017, bëhej i pamundur.

Në këtë mënyrë, pasi palët politike dialoguan dhe dakordësuan një mirëkuptim të shprehur
me shkrim, Presidenti i Republikës, nxori Dekretin nr. 10 351, datë 21.05.2017, nëpërmjet të cilit neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, u ndryshua dhe u caktua se zgjedhjet për Kuvendin të shtyhen dhe të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017.

Si konkluzion, i shqyrtimit të këtyre preçedentëve të mëparshëm ndër vite, shtyrjet e proceseve zgjedhore të përgjithshme apo vendore në Republikën e Shqipërisë, janë diktuar si pasojë e rrethanave të veçanta politike, të klimës së mosbesimit midis palëve, konfliktit politik, dhe situatave të tensionuara sociale, që në të gjitha rastet kanë bërë të domodoshëm ndërhyrjen e autoritetit të vetëm kushtetues që është Presidenti i Republikës, për të nxjerrë një Dekret të ri, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë në kushtet aktuale mungesa e marrëveshjes politike midis palëve nuk mund të kufizonte kompetencat e Presidentit të Republikës që me autoritetin dhe me kompetencat e tij ekskluzive kushtetuese, të ndërhynte për të caktuar një datë të re zgjedhjesh për pushtetin vendor, duke garantuar kështu që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfiktuale dhe jashtë çdo rreziku të mundshëm të konfliktit social.

Në një situatë normale tejkalimi i krizës me marrëveshje do të pasonte edhe me ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor, por në një situatë krize ku shumica parlamentare zotërohet nga Partia Socialiste, e cila nëpërmjet lidershipit të saj jo vetëm që nuk shfaqi asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës, por përkundrazi u tregua agresive ndaj opozitës, por dhe ndaj Presidentit të Republikës për shkak se ndërmori një nismë për zgjidhjen e krizës, e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen e Kreut të Shtetit për të krijuar një mundësi kohore për zgjidhjen e kësaj situate paradoksale dhe për më tepër të patrajtueshme me ligj sipas Kodit Zgjedhor.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i rikujton Kuvendit të Shqipërisë se dekreti nr. 11199, datë 10.06.2019 për “Shfuqizimin e dekretit të Presidentit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, është një akt i ndërmarrë dhe i mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës; i bazuar plotësisht në argumente kushtetues dhe në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe demokracisë në vend.

Konkretisht ky akt i rëndësishëm i Kreut të Shtetit, synonte ndërprerjen e një procesi zgjedhor fiktiv dhe në kundërshtim me parimet demokratike, i transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativa, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe detyrimet që Shqipëria ka marrë përsipër me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, me hyrjen në fuqi më 29 gusht 2006.

Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019, për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe dekreti nr. 11211, datë 27.06.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj.

Referuar dispozitave kushtetuese, mbi të cilat është bazuar nxjerrja e dekreteve të Presidentit të Republikës, veprimtarisë tërësisht kushtetuese të Kreut të Shtetit, parimeve kushtetuese, të drejtave dhe lirive themelore për mbrojtjen e të cilave këto akte janë nxjerrë, marrëdhënieve juridiko-shoqërore që këto akte rregullojnë, si dhe referuar argumenteve tërësisht kushtetuese mbi bazën e të cilave këto akte janë marrë, i bëjnë ato (dekretet), akte me natyrë krejtësisht të veçantë juridiko-kushtetuese dhe si të tilla, askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tyre.

Edhe Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Vendore 2019, në raportin e gjetjeve paraprake të publikuar prej saj në datë 1 korrik 2019, evidentoi se:

“…. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para (Gjykata Kushtetuese) është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”.

Dekretet e mësipërme të Presidentit si akte të rëndësishme me natyrë kushtetuese, janë marrë gjithashtu në respekt edhe të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë që burojnë nga aderimi i saj në aktet ndërkombëtare dhe angazhimi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Dekretet për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, dhe për caktimin e datës 13 tetor 2019 si ditë e zhvillimit të tyre, deri në ditën e sotme, nuk janë kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jopolitik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor, si dhe nuk janë ndryshuar, nuk janë anuluar dhe nuk janë shfuqizuar nga asnjë gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë e as nga Kolegji Zgjedhor.

Për këto arsye, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, këto akte janë në fuqi dhe të detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshi këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë.

Për pasojë, i gjithë procesi i votimeve i zhvilluar në datën 30 qershor 2019, është një proces antikushtetues, fiktiv dhe jo demokratik, që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave, data 30 qershor 2019 nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Vlerësimet e Presidentit të Republikës, përkuan edhe me qëndrimin e qartë të raportit paraprak të datës 1 korrik 2019 të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it nën drejtimin e Ambasadores Audrey Glover, si dhe me vendimin refuzues të Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndërkohë Rezoluta e datës 13 qershor 2019 e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe inicimi i një procesi për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në fakt kanë ofruar mbështetjen e Kuvendit ndaj KQZ-së për të realizuar një proces antikushtetues votimesh, duke zgjedhur kështu një rrugë të gabuar, që nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e krizës politike dhe situatën e rëndë të krijuar, veçanërisht pas realizimit të votimeve partiake më 30 qershor 2019.

I gjithë ky proces i nisur nga Kuvendi është fiktiv, i palegjitimuar, i gabuar dhe për më tepër, pa asnjë objekt konkret të veprimtarisë së tij.

Presidenti i Republikës është i bindur se interpretimi përfundimtar i dispozitave Kushtetuese apo i rolit të Presidentit në kohë krizash të rënda politike që lidhen me proceset zgjedhore, pikërisht siç dhe vendi ynë po kalon prej një kohe të gjatë, nuk mund të realizohet kurrsesi nëpërmjet komisioneve hetimore të ngritura nga Kuvendi, por vetëm nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e cila prej gati një viti e gjysëm (17 muajsh) nuk është funksionale.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale përgjatë vitit 2018 e në vijim, atëherë çdo palë do të kishte mundësinë t’i drejtohej kësaj gjykate dhe kjo e fundit do të shprehej mbi çdo pretendim të mundshëm të natyrës kushtetuese.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet për dekretet e Presidentit dhe përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën.

Dua t’ju theksoj personalisht Ju, por dhe Kuvendit të Shqipërisë, se cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai do të ketë vlerë vetëm për të ardhmen dhe mund të ndikojë për sjelljen e Presidentit në situata të ngjashme, por kurrsesi ky vendim nuk mund të ketë efekt prapaveprues për të legjitimuar procesin e votimeve joshtetërore, vetëm me një konkurrent tashmë siç është realizuar më 30 qershor 2019, kjo sepse Dekreti i Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor dhe Dekreti nr. 11211, datë 27.06.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë në fuqi dhe tashmë 30 qershori si datë kalendarike për zgjedhje, është djegur të paktën për këtë vit.

Gjithashtu nëse do të kishim patur në vijimësi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ajo do të mund të shqyrtonte disa prej ligjeve të miratuara nga Kuvendi, të cilët në vlerësim të Presidentit të Republikës janë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe cenojnë rëndë interesin publik në vend.

Presidenti i Republikës, ndërmjet këtyre ligjeve, vlerëson t’ju shprehë ju si Kryetar i Kuvendit se është shumë e nevojshme të verifikohet dhe të hetohet se si u propozua apo si u formalizua vullneti i qeverisë dhe i organeve të Kuvendit në miratimin e ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar (Dividentin).

Në kundërshtim flagrant me nenin 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin e lehtësuar fiskal preferencial me efekt prapaveprues, Kuvendi miratoi ligjin nr. 94/2018, duke i dhënë fuqi prapavepruese lehtësimit fiskal mbi dividentin e pashpërndarë për kategori të caktuara subjektesh dhe me efekt prapraveprues të pakufizuar në kohë.

Konkretisht me ligjin nr.94/2018, Kuvendi përcaktoi se norma e tatimit mbi dividendin do të reduktohej nga 15 % në shkallën 8 %, dhe kjo shkallë tatimi do aplikohet jo vetëm për të ardhmen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, pa kufizim kohor, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara.

Pikërisht efekti prapaveprues i këtij ligji bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, ku citohet shprehimisht se:

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11015, datë 20.12.2018, konstatoi antikushtetshmërinë e këtij ligji dhe e riktheu ligjin për rishqyrtim, me qëllim që Kuvendi të përmirësonte dispozitat e tij ku përfitues real sipas këtij ligji të ishin qytetarët shqiptarë, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë, në respekt të parashikimeve kushtetuese dhe pa cenuar buxhetin e shtetit.

Presidenti i Republikës konstatoi se ky ligj, veçanërisht neni 9 i tij, favorizon shtresa të caktuara të biznesit në mënyrë flagrante antikushtetuese; binte në kundërshtim me parimin kushtetues të “barazisë përpara ligjit”; krijonte pasiguri të theksuar juridike për aplikimin e tij në praktikë; kishte efekt prapaveprues, në trajtën e një “amnistie fiskale” abuzive; krijonte pabarazi fiskale mes bizneseve dhe një shteg të madh për abuzim duke përmbysur sistemin dhe barazinë fiskale.

Kuvendi e rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, në mënyrë të menjëhershme dhe të pashpjegueshme brenda së njëjtës ditë 20.12.2018. Ndërkohë që Kuvendi po zhvillonte seancën plenare në orën 18.00, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave shqyrtoi në mënyrë të fshehtë Dekretin e Presidentit, pa praninë e opozitës vetëm me pjesëmarrjen e Ministrit të Financave dhe pa thirrur për të qenë të pranishëm përfaqësuesit e institucionit të Presidentit të Republikës për të dhënë më parë shpjegimet institucionale sipas praktikës solide të deritanishme parlamentare. Në kundërshtim me rregullat dhe brenda së njëjtës ditë po më datë 20.12.2018, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në mënyrë urgjente ia përcolli seancës plenare, e cila e përfshiu menjëherë në rendin e ditës, duke votuar Vendimin nr.125, datë 20.12.2018 për “Rrëzimin e Dekretit nr.11015, datë 20.12.2018”.

Është e pashpjegueshme mënyra e shqyrtimit të këtij ligji dhe i Dekretit të Presidentit në kushte të tilla dhe sidomos kur bëhet fjalë për një ligj për të cilin Presidenti ka ngritur pretendimin se ai është antikushtetues, sjell trajtim selektiv dhe diskriminues të subjekteve në treg dhe humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Presidenti i Republikës vlerëson se, në historinë e pluralizmit politik të Shqipërisë, kjo sjellje e Kuvendit është rasti më flagrant i shkeljes, jo vetëm të procedurës dhe Rregullores së Parlamentit, të miratuar me konsensus, por edhe shfaqje e hapur e një arrogance të rrezikshme dhe shprehje e pakundërshtueshme e një krize të thellë parlamentare, kushtetuese, institucionale dhe ndërinstitucionale.

Jam i sigurt që kjo ka ndodhur pa dijeninë Tuaj, dhe për këtë kërkoj investimin tuaj si Kryetar i Kuvendit për verifikimin dhe rikthimin e normalitetit në veprimtarinë parlamentare dhe në strukturat e saj.

Pamundësia e shqyrtimit në kohën e duhur në Gjykatën Kushtetuese të këtij ligji, bën të pamundur pezullimin e ekzekutimit të këtij ligji deri në këto momente e kjo gjendje duket se do të vijojë derisa kjo gjykatë të bëhet funksionale për të marrë vendime të kësaj natyre. Pra në këtë mënyrë edhe sikur Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim më vonë, bëhet i pamundur rikthimi i plotë i pasojave negative financiare që zbatimi i këtij ka sjellë tashmë në praktikë për buxhetin e shtetit dhe qytetarëve tanë.

Kjo ka qenë në vijimësi të përpjekjes së Kryeministrit për të nxjerr nga kontrolli kushtetues qeverinë dhe Kuvendin, por edhe për të garantuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes presionit të procesit vetting, i cili realizohet nëpërmjet informacionit që sigurohet nga instrumente dhe institucione nën kontrollin e qeverisë dhe të shumicës aktuale.

Dua t’ju kujtoj përgjegjësinë e Kuvendit dhe sidomos të disa përfaqësueve të mazhorancës për bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2 (dy vite) radhazi (2017-2018) dhe mosreagimin ndaj përpjekjes sime si President për realizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, për të bërë të mundur mirëfunsionimin e KED-së, ndryshime këto të cilat u miratuan nga Kuvendi vetëm më datë 18.07.2019 dhe dy ditë më parë në datë 30.07.2019 u dekretuan me shpallje edhe nga unë si President i Republikës.

Askush nuk duhet të harrojë se mbi Gjykatën Kushtetuese janë dhe Gjykatat Europiane dhe Ndërkombëtare të cilat kanë juridiksion vendimarrës mbi vendin tonë.

Ndaj çdo akt i nxituar me qëllim afatshkurtër shantazhi, kapjeje, apo mllef-nxjerrjeje do të ketë pashmangshmërisht mundësinë e afërme për një gjykim objektiv dhe të pavarur ndërkombëtar në mënyrë të pashmangshme.

Shpreh vlerësimin tim se këtij Kuvendi i mjaftojnë rekordet e deritanishme problematike në raport me Kushtetutën dhe nuk i duhen tejkalime të tjera që do të mbyllnin rrugën europiane të vendit tonë për një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, rikthimit të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe rivendosjen e tij në shinat kushtetuese mbetet vetëm dialogu i sinqertë politik, respektimi i ligjit nga të gjithë, duke organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike në datën 13 tetor 2019, në respekt të dekretit nr. 11211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Presidenti i Republikës, duke i ftuar të gjithë të largohen nga rruga e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit, është i bindur se 13 tetori është jo vetëm një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, por edhe një provë e qartë e vullnetit politik për të ardhmen europiane të Shqipërisë, përpara se Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit, më 17-18 tetor 2019.

Është koha për t’u rikthyer të gjithë qytetarëve të Shqipërisë sovranitetin, ndaj për këtë, duhet të angazhohen të gjithë në mënyrë të sinqertë dhe larg qëllimeve politike afatshkurtra.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Për 45 vite vendi ynë përjetoi një regjim të sundimit të shumicës të pashembullt në kontinentin tonë dhe të krahasueshëm vetëm me atë të Koresë së Veriut.

Nuk është mirë që sot, kur bota mezi pret që edhe Korea e Veriut të hapet e të ndryshojë, përfaqësues të shumicës parlamentare këtu në Shqipëri të hyjnizojnë regjimin e sundimit të shumicës dhe të bëjnë çdo përpjekje për asgjesimin e opozitës reale dhe demokratike në vend dhe të synojnë dhe kapjen e të vetmit institucion të pavarur siç është aktualisht Institucioni i Presidentit të Republikës.

Ju e dini si askush tjetër se sa kundër djegies të mandateve ka qenë dhe është Presidenti i Republikës. Një veprim i pajustifikueshëm i opozitës, i cili ka sjellë vërtet një precedent mjaft negativ.

Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.

Duke mirëkuptuar edhe pozitën ku ju ndodheni për shkak të detyrës shumë të lartë që përfaqësoni, dhe situatës jo më të mirë dhe përfaqësuese në të cilën gjendet sot Institucioni më i rëndësishëm i vendit për shkak të përgjegjësisë të të gjithë aktorëve politikë në vend, vazhdoj të shpresoj se me përvojën Tuaj të veçantë në jetën parlamentare, do të bëni përpjekjet më të mira për rivendosjen e dialogut politik dhe rikthimin në normalitet të të gjitha intitucioneve demokratike.

Në kushtet aktuale, Kuvendi i Shqipërisë e ka kaq të nevojshme përvojën dhe largpamësinë për zgjidhje të mençura dhe kontribuese, që t’i shërbejnë çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian në 18 tetorin që po afron dhe në këtë mënyrë çdo ditë ai duhet të mendojë dhe veprojë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe aspiratës mbarëkombëtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Besoj se ju me përvojën Tuaj do ta ndihmoni Kuvendin të rikthehet në normalitet.

Së fundmi, Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm, bashkëpunues dhe me vetëdije të plotë, për të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme në interesin më të mirë të vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar.

Me konsideratë,

Ilir Meta

Makthi i tërmeteve në Floq, banorët: Jemi bërë si të dytë nga mendja, jemi në qiell të hapur

DHORJELA ÇULE/ Fshati Floq në Korçë, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 1 qershor, nuk gjen qetësi. 

 

Banorët, disa prej të cilëve kanë humbur plotësisht shtëpitë dhe disa të tjerë që u janë dëmtuar rëndë, nuk dinë se çfarë do të bëhet me ta. Të parët janë në dorë të qeverisë, e cila pavarësisht zotimit për t’i rindërtuar banesat, ashtu siç edhe parashikon ligji në rast të fatkeqësive natyrore, duket se e ka marrë me shumë nge këtë punë.

Të dytët janë në dorë të natyrës ose Zotit. Banesat e dëmtuara nga tërmetet e tjera janë në prag të shembjes, duke bërë që t’u rrezikohet jeta. Shumë prej tyre i kanë kaluar dy netët e fundit jashtë, për shkak të frikës.

“Tani jemi bërë si të dytë nga mendja. Ca prej shtëpisë së dëmtuar, ca prej tërmeteve që nuk po ndalen dhe ca prej faktit që po flemë në magazinë, po na ikën mendja fare”, shprehet një banore.

“Mbrëmë nuk kemi fjetur tërë natën e natës. Kisha frikë për fëmijët”, shprehet një tjetër banor. Të paktën 14 tërmete janë shënuar gjatë 1 gushtit, ku lëkundja më e fortë ishte 3 ballë. Ndërkohë, një ditë më parë pati 9 goditje, ku më i forti ishte 4.7 ballë. Zona e jugut të Korçës, prej dy muajsh vijon të mbetet zonë me aktivitet të lartë sizmik. Lëkundjet e fundit rikthyen edhe një herë frikën e tërmetit të ndodhur në fund të qershorit, që shkaktuan dëmtimin e qindra shtëpive në Floq, Vidohovë dhe Qafëzezë.

floq

Banorët e Floqit që kanë humbur plotësisht banesat nga tërmeti i 1 qershorit, ende presin rindërtimin e shtëpive. Deri tani, vetëm 3 prej tyre janë me fat, pasi vetëm për to kanë nisur punimet për ndërtimin e shtëpive të reja. Ndërkohë me dhjetëra të tjerë do të duhet të presin ende, duke jetuar në kushte të vështira. Për të inspektuar punimet në Floq, dje ishte zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Përveç rindërtimit të banesave të shembura, që është faza e parë, do të vazhdojnë më tej edhe me kompensimet për banesat me dëmtime më të vogla. Ai u shpreh se shtëpitë do të përfundojnë së ndërtuari në vjeshtë.

“Do të ketë 40 banesa të rindërtuara nga e para, këto janë vetëm tri të parat. Ndërkohë janë 80 të tjera që do të rikonstruktohen. Tri ekipe nga Instituti i Ndërtimit po punojnë në terren me projektin për ndërtimin e 40 banesave dhe rikonstruksionin e 80 të tjerave. Procesi thuajse ka përfunduar në Bashkitë e Korçës dhe Kolonjës dhe së shpejti edhe në Bilisht. Janë bërë një sërë procesesh vlerësimi dhe rivlerësimi, në mënyrë që çdo gjë të përfundojë me objektivitet dhe në fund të respektojmë afatin e premtuar nga qeveria. Jemi optimistë që punimet do të mbarojnë në afat, pra në fillim të vjeshtës dhe pa u përkeqësuar moti”, u shpreh Koçi.

Nga ana tjetër, zv.ministri foli dhe për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen civile, duke thënë se në të ardhmen bashkitë do të detyrohen që të dedikojnë 4% të buxhetit të kushtëzuar për emergjencat.

PANORAMA

Zhduket pajisja e posaçme e policisë për operacionet speciale. Nuk ishte përdorur në asnjë aksion sekret

Pas skandalit të pajisjes, “IMSI-Catcher”, dosje e cila u mbyll për shkak të afateve hetimore, një pajisje tjetër speciale është zhdukur në policinë e shtetit.

Aparatura speciale është blerë në nëntor 2014 dhe duhej përdorur për survejim, nga grupi operacional special që përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, për evidentimin e personave me probleme me ligjin dhe më pas arrestimin e tyre.

 

Mungesa e pajisjes u evidentua gjatë një kontrolli dhe menjëherë materialet iu referuan prokurorisë së kryeqytetit.

Kjo është aparatura speciale dhe e aksesorëve të saj që ka kushtuar shtatë milionë lekë, por që nuk është përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.

Invetarizimi i teknikës dhe pajisjeve SVO, pra i sektorit të veprimtarisë operacionale ka nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave.

Një kontroll i tillë është kryer për shkak të njohjes së situatës për të planifikuar se çfarë pajisjesh duheshin kryer më tej.

Pajisja më sistem regjistrimin e videove, me vlerë 7 milionë lekë duhet të ishte në magazinë, por ndërkohë mungon, thuhet në shkresën e Komsionit të Inventarizimit .

Pajisja ishte e shënuar me numër 139, cope një . Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ka kryer verifkime duke administruar nga kartoteka, dosjen e prokurimit me objekt blerje sisteme vëzhgimi dhe regjistrimin e klasifikuar sekret, por edhe akte të brendshme për blerjen e aparaturës.

Pas veprimeve që janë kryer në sekret, prokuroria ka regjistruar çështjen për shpërdorim detyre./tch

Mirditë – Zbulohet një gur që mbart art shkëmbor

Ndërsa po punohej për hapjen e një rruge, në Xhuxhe të Fanit Të Mirditës është gjetur një gur i madh, mbi të cilin dyshohet të jetë punuar me piktogram ose ideogram.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime, punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.

Kolin Marku, administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialistëve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

Gjergj Marku, drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur, sipas TCh, mendohet të jetë një vepër piktogrami ose ideogrami.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat që ky gur mbart dhe periudhën së cilës i përket.

Në rrezik plotësimi i 6 vendeve në Gjykatën Kushtetuese

Armand Mero

Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh të cilat duhet të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti.

Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurave, Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionimit të saj dhe mundësisë së vendimarrjes, vetëm me 6 gjyqtarë.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtarë Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithshka duket se do të jetë në dorë të presidentit Iir Meta. Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

Rivarrosen ushtarët grekë në Këlcyrë

Komisioni shqiptaro-grek i ngritur për kërkimin e eshtrave të të rënëve, ka punuar për gati një vit në luginën e Sajmolës. Gërmimet nxorën në dritë eshtrat e rreth 670 ushtarëve të rënë 78 vite më parë gjatë luftës italo-greke.


Rivarrimi i tyre ka nisur në fillim të verës në Bularat dhe është shoqëruar me debate dhe kundërshti në të dy vendet.

Më parë shoqata e familjarëve të të rënëve i akuzoi komisionet se i kanë kryer ceremonitë në fshehtësi. Në të gjitha ceremonitë numri i familjarëve ishte minimal edhe për faktin se pothuajse të gjithë rezultojnë pa identitet.

Numri i ushtarëve të varrosur pranë Manastirit të Shën Nikollës në Këlcyrë pas ceremonisë se te enjtes shkon në rreth 900

Gjatë një ceremonie të ngjashme rivarrimi nga Bularati më herët këtë vit Ambasadorja e Greqisë Eleni Surani, u bëri thirrje familjarëve të dorëzojnë AND-në e tyre në mënyrë që të bëhet identifikimi i eshtrave.

Eshtrat e 85 të rënëve do të prehen në murin memorial të ushtarëve të panjohur në Këlcyrë./T.CH

(Video) Rrënqeth Justina Aliaj: Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë: unë ulem në gjunjë për mos me e shemb Teatrin

Aktorja dhe këngëtarja e madhe shqiptare Justina Aliaj ishte e pranishme mbrëmjen e sotme në sheshin para Teatrit Kombëtar nga ku ka mbajtur edhe një fjalim të shklurtër dhe tepër emocionues sa herë pas here është ndërprerë nga duartrokitjet e qytetarëve që ishin prezent.

Aliaj përshëndeti rezistencën e artistëvve dhe aktivistëve dhe tha ndër të tjera se nuk është kundër të resë dhe modernes, por Teatri nuk duhet prekur dhe argumentoi se duhet të jetoje pafundësisht për atë çfarë i ka dhënë vendit.

Teatri duhet qëndis dhe jo të rrëzohet thotë ajo teksa shton se nëse është nevoja mund të ulet edhe në gjunjë për t’u lutur që të mos shembet.

“Jeni të nderuar, fjala e parë e fundit ka me qenë se ne paskemi ditë për kë me performojmë u drejtohet qytetarëve të pranishëm). Ju faleminderit shumë. Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë, dhe të gjithë ne luftojmë për këtë vend të shenjtë, për këtë tempull.

Unë mbaj mend shfaqjen e fundit që kam mbajtur “Tartufi-n”, ka qenë një lumturi që nuk ma zinte zemra. Kaq bukuri dhe frymëzim më jepte ajo sallë sa është e papërsëritshme. Ato gurë e murë me të cilët është ndërtuar më dukej sikur më thonin, ‘po të mbajmë mbi shpatulla, dil e thuaje fjalën tëndë, dil e thuaj se çfarë kemi parë ne’, e – kështu do të jetojë pafundësisht ky Teatër.

Nuk e di, unë e dua shumë të renë, më pëlqen shumë dhe do doja të kishte pafundësisht teatro. Në mendjen time kam thënë 3 katër teatro të reja të ndërtohen, me 3-4 spitale, e ndoshta edhe azilet e pleqve e cerdhet e kopshtet sepse ata janë dy breza që nuk punojnë e presin prej jush, presin prej popullit.

Dhe në fund, me i ardh radha këtij Teatri me e qëndis dhe jo me e rrëzu. Është një kënaqësi e madhe dhe detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tëndë, dhe nëse është e nevojshme me e mbrojt, unë ulem në gjunjë për mos me e shemb Teatrin. Roza faleminderit që ke ardhur, është kënaqësi e madhe me pas miq, shokë e bashkëqëndrestarë si ju. Ju faleminderit shumë”, tha artistja e madhe shqiptare, Justina Aliaj.

 

I doli emri në përgjimet e ‘Avdylajve’, Krimet e Rënda lirojnë ish- deputetin Arben Çuko

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-drejtori i burgjeve dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Çuko.

Vendimin e mori sot Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila i ka ndryshuar masën e sigurisë në “detyrim paraqitje” Çukos.

Kjo vjen pasi dosja e tij më 16 Korrik u kthye nga gjykata për plotësim hetimesh me pretendimin se ato të deritanishmet kishin mangësi në drejtim të provave.

 

Arben Çuko u arrestua disa muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, pasi emri i tij doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Meta në mbrojtje të Teatrit, nxjerr videon e Ramës: Ja si e konfirmonte këtë fakt kur shërbente si ministër, në qeverinë që unë drejtoja

Presidenti i vendit, Ilir Meta duke u ndalur sot ne çeshtjen aq te debatuar te Teatrit Kombetar, e pasi ka çuar ne Kushtetuese ligjin kunder shembjes se nderteses, ka bere sot me dije se i ka derguar leter Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku u konfirmon mbeshtetjen e tij te plote. 

Meta, poston edhe nje video, te vitin 2000, kur Rama ishte minister Kulture ne qeverine qe drejtonte Meta.

“Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”- shkruan Meta, si konfirmim te qendrimit te tij koherent per kete ceshtje prej 20 vitesh.

Postimi i Metës

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Roza Anagnosti iu bashkohet artistëve për Teatrin, Budina: Ndihem plot me kolegen time

Gjatë fjalës së tij, Budina nuk nguroi të përgëzojë edhe praninë e koleges së tij,Roza Anagnosti.

TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare, Roza Anagnosti, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar.

Po ashtu edhe aktorja Justina Aliaj dhe një sërë emrash të njohur, të cilët i ka përmendur regjisori Edmond Budina.

Gjatë fjalës së tij, Budina nuk nguroi të përgëzojë edhe praninë e koleges së tij,Roza Anagnosti.

 

Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës”, u shpreh Budina.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet./Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

 

Justina Aliaj: Ju ulem në gjunjë! Mos e prishni Teatrin!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar. Gjatë fjalës së saj, Aliaj u shpreh ndër të tjera se, është gati të ulet në gjunjë për shpëtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Duhet me e qëndis, jo me e rrëzu. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane. Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunjë, unë ju ulem në gjunjë për Teatrin”, – deklaroi Justina Aliaj.

Kauzës për mbrojtjen e Teatrit i bashkohen dhe aktoret e shquara Roza Anagnosti dhe Justina Aliaj

Edhe këtë të mërkurë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar kanë protestuar përpara sheshit të godinës në mbrojtje të Teatrit.

Artistëve i është bashkuar dhe aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti si dhe aktorja Justina Aliaj. Regjisori Edmond Budina i ka përmenduar emrin aktores së njohur duke u shprehur se është kënaqësi të shohësh artistët t’i bashkohen kauzës së ruajtjes së Teatrit.

“Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër.

Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës.
Gjithë kjo me blu është pronë publike dhe shikoni se si do jetë nesër. E gjithë e kuqja do jetë pronë private dhe teatri do jetë vetëm kjo. E kuptoni se ç’vjedhje është. Ky është krimi i Shqipërisë. Si për natë, si për herë të gjithë së bashku t’i themi stop kësaj ngjarje korruptive, ta shpëtojmë Teatrin tonë Kombëtar. Gjithmonë këtu, Teatri nuk do të shembet”, deklaroi Budina

U goditën sërish nga tërmeti, banorët e Qafëzezës: Shtëpitë e dëmtuara janë shkatërruar edhe më shumë

Rreth 12 shtëpi në fshatin Qafëzezë, një ndër zonat më të prekura të tërmetit 5.3 ballë të disa javëve më parë, janë shkatërruar dhe më tutje nga tërmeti i sotëm që goditi të gjithë zonën juglindore të vendit.

Të paktën ky është pretendimi i banorëve të zonës, të cilët shprehen se banesat e tyre kanë pësuar sërish dëmtime.

Kujtojmë se sot dy tërmete ranë në Korçë, njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

TEATRI – Artistët: Kryeministri na shpalli luftë, luftë do të gjejë

Fatmira Nikolli – Sot është “Dita e librit për fëmijë”. Ka qenë kjo mënyra si ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka refuzuar të komentojë çështjen e Teatrit Kombëtar, marrë në ruajtje dhe në “menaxhim” nga artistët prej datës 24 korrik, kur u përplasën me policinë për ta mbrojtur. Ajo u pyet në ndarjen e çmimeve të letërsisë për fëmijë. Ndërkohë ruajtja 24 orë e godinës vazhdon, teksa qeveria ngulmon ta shembë përmes një ligji të kritikuar së tepërmi dhe përmes modelit PPP. Tashmë protestuesit që ngulmojnë në rikonstruksionin e tij prej 18 muajsh kanë marrë sallën e TK dhe vetë sheshin, ndërsa aktivitetet brenda dhe jashtë TK bëhen me gjenerator, sepse qeveria ka ndërprerë ujin dhe dritat në përpjekje për të shuar zërat kundër.



Neritan Liçaj
“Sot kryeministri ynë pati një shfaqje shumë të gjatë në publik, ku këmbëngul te paligjshmëria për të prish patjetër këtë teatër. Ndërkohë, që dje patën një reagim të zotit Soreca, që ka mbajtur krahun e qeverisë. Por, fakti është që ndjeshmëria e qytetarëve është përherë edhe më e fortë, që të ndërtohen institucionet edhe të vendosë Kushtetuta, nëse ai ligj special ka apo jo ligje kushtetuese. Edhe ne pretendojmë se ai ligj ka shkelje të mëdha.
Është pretenduar nga mazhoranca që do të bënte shtet ligjor, por ka bërë krejt të kundërtën. Ata kanë premtuar që do bëjnë një shtet ligjor dhe nga ana tjetër shkelin ligjet çdo ditë. Demokracia mbështetet në ligj. Është bërë një gjendje kaotike, por e rëndësishme është që qytetarët janë ndërgjegjësuar. Ata kërkojnë të drejtat e tyre, por që mungesa e gjykatës ka sjellë këtë gjendje, aq sa Shqipëria po boshatiset nga shqiptarët për shkak të pamundësive”.

Mirela Bogdani
(Ish-këshilltare bashkiake)
“Vjet në korrik, në datë 27, në mbledhjen e këshillit bashkiak u diskutua dhe pati debate për çështjen e TK. Për koincidencë ishte dita ku një pjesë e artistëve dërguan një letër te presidenti, ishin e kundërta e këtyre heronjve që vazhduan protestën, edhe në këshillin bashkiak pati debate. Ishte projektvendimi që nuk u arrit në këshillin bashkiak të Tiranës, që qeveria shpiku ligjin kushtetues për ta çuar në parlament. Kjo erdhi si rrjedhojë e rezistencës së këshilltarëve te opozitës. Kur unë desha që të marr fjalën për të folur për TK, u pre mikrofoni. Se sa herë përdorej “fjala e pistë” që ishte teatri mbyllej mikrofoni. Po ju rikujtoj dy paragrafë, që janë pjesë e kësaj deklarate që janë për teatrin. Por ajo që i vuri kapakun ishte çështja e teatrit, leja e tjetërsimit të tokës së të cilit duhet të kalonte përmes KB, meqë trualli i teatrit është tokë publike, në pronësi dhe territorin e Bashkisë Tiranë. Kjo bazuar në nenin 53 dhe 54 të Ligjit organik të Vetëqeverisjes Vendore që thotë që tjetërsimi i pronës publike është kompetencë e KB. Por KB u shmang vetëm për arsye që nuk arrihej shumica e cilësuar dhe për pasojë u mobilizua pushteti qendror, qeveria e parlamenti, duke shpikur e aprovuar një ligj të posaçëm, ligj i cili shkel autonominë e qeverisjes vendore, të sanksionuar në nenet 13 dhe 113 të Kushtetutës. Kjo vetëm për ta marrë atë truall e për të favorizuar një kompani, të preferuarën e Bashkisë Tiranë, e cila ka marrë ‘me tapi’ punët publike më të rëndësishme të saj, si 3 tenderët për sheshin ‘Skënderbej’, parkingun nëntokësor, bulevardin qendror etj., e deri tani së fundmi në muajin korrik dy kontrata të reja me negocim të drejtpërdrejtë, pa garë e pa shpallje tenderi… E rëndësishme është që e mira vazhdon që të qëndrojë edhe rezistojë edhe pas një viti. Jam shumë shpresëplotë, që të ruhet kjo godinë historike e Tiranës deri në fund”.

Edmond Budina
“Dua të falënderoj ish-punonjësit e këtij teatri, siç është rrobaqepësi Isuf Derhemi, Gjovalin Gjoka, një nga artistët edhe punonjësit e këtij teatri, djali i Pjetër Gjokës, edhe Fitim Makashi janë sot këtu për të na mbështetur, edhe për këtë u jemi mirënjohës.
Sot kryeministri na shpalli luftë, prandaj duhet që të jemi të gjithë të gatshëm për të mos u dorëzuar. Të mos dorëzohemi! Konferenca e shtypit sot ishte një luftë e hapur kundrejt nesh, që jemi në këtë teatër për ta mbrojtur. Gjërat janë të thjeshta, ne kërkojmë një teatër të ri, diku tjetër dhe vlerat e këtij të ruhen dhe të restaurohen. Pyetja është përse qeveria edhe bashkia duan me çdo kusht që të bëhet këtu teatri? Atyre nuk u pret barku për teatrin, ata duan truallin. Ngulin këmbë për aferat e tyre korruptive për të vjedhur këtë truall. Prandaj ta dinë mirë, se ne do të jemi këtu, do të rezistojmë. Edhe me forcat e rënda të vijnë, ne do të na gjejnë këtu. Teatri nuk do të shembet. Kërkoj një duartrokitje të madhe për ditëlindjen e Kujtim Spahivoglit, emrin e të cilit mban njëri prej teatrove”.
Isuf Derhemi
(ish-rrobaqepës)
“E gjithë garderoba e Teatrit Kombëtar është bërë nga duart e mija. Ju falënderoj që jeni të gjithë këtu”!

Kastriot Çipi
“Po mirë, a nuk ju vjen zor që shani kryeministrin? A e patë sot sa i kishte ulur tonet. Sot tha se ka respekt për zërat ndryshe. Unë e mëshirova sot. E dini që ka një javë që kemi marrë sallën dhe bashkë me qenin e tij të sulmit, as ata, as Ministria e Brendshme, nuk kanë thënë se pse erdhi policia e çfarë bëri? Për ata nuk ka ndodhur që kemi hyrë në sallë. Unë them që është në pozitë të vështirë. Kanë filluar ta mbështesin njerëz të çuditshëm. Pas Bruno Shllakut, që tha ka qenë stallë kuajsh, e Laert Vasilit që thotë kur ndizen prozhektorët lëshon valë kancerogjene, sot shoku ‘Fidel Kastro’, Kastro Ziso tha se në kabinat e teatrit kanë bërë seks 10 veta. Po mirë Kastro, pse nuk thua që i paskemi dhomat të mëdha? Nga sot, unë kam filluar ta mëshiroj kryeministrin. Ai e di që e ka humbur luftën dhe duhet të ulet në tavolinë të firmosë kapitullimin”.

Rudi Erebara
“Nuk bëhet fjalë vetëm për teatrin. Është kështjella e demokracisë. Nëse shemb teatrin, shembet jeta jonë. Ata që nuk vijnë këtu prej opozitës, le të dalin ta bëjnë më mirë se ne protestën. Jemi në një shtet diktatorial, që sjell 500 policë për të rrahur 30 artistë. Pala tjetër s’ka për t’u penduar. Mbrojtja e teatrit mbetet bastioni i fundit, ose fitorja e parë. Nëse shqiptarët thonë se e ka fajin opozita dhe nëse opozita dështon, ne çfarë do bëjmë. Nëse s’ju pëlqen opozita, dilni në shesh tjetër e mbroni të tjerat. Nuk e shpëton dot teatri gjithë Shqipërinë. Është turp i madh që në Shqipëri në shekullin e 21-të një individ të marrë të gjitha bashkitë, çfarë ka tjetër pa marrë. Policia dhe ushtria të dalin e të marrin përgjegjësi për fatet e kombit. Unë kam dashur gjithnjë Europën, por a është kjo Europa e burokratëve?! Ka 3 vjet që na ka lënë pa gjykata e prokurori. Jemi kthyer më 1913-ën dhe po presim një Princ Vidi. Do ikim nga sytë këmbët siç bëmë kur erdhën turqit? Po si more a s’ka ngel asnjë socialist i ndershëm t’i dalë kundër”?

Mërgata e studentëve – Nga Dr. Aida Zhupa

Burimet zyrtare, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë, pohojnë përsëri shifra alarmante të maturantëve që kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta jashtë vendit. Rreth 8000 maturantë dëshirojnë të largohen nga vendi përballë 24 mijë të tjerëve që do të studiojnë në Shqipëri, pra rreth 1/3 e nxënësve. Ndoshta jo të gjithë do të arrijnë të largohen, por shqetësuese mbetet dëshira e tyre për të ikur, që duket si një trend i ri, i kthyer tashmë në një modë për të rinjtë shqiptarë. Pse po ndodh kjo dukuri?

Shpesh dëgjojmë të thuhet nga të rinjtë, por edhe nga të rriturit, se në Shqipëri nuk ia vlen të jetohet. Një nga arsyet më kryesore të këtij konfirmimi është patjetër shkollimi dhe e ardhmja e fëmijëve. Asnjë shoqëri nuk mund të ecë përpara pa një sistem të zhvilluar arsimor të të gjitha niveleve, duke filluar nga arsimi fillor deri tek universitet. Formimi i nxënësve arrihet hap pas hapi, i shtrirë në kohë, sepse nuk mund të kemi studentë të shkëlqyer, kërkues të niveleve shkencore të dijes, nëse nuk studiohet në mënyrë sistematike dhe mbi të gjitha, nëse nuk je edukuar me dashurinë për dijen. Megjithë të drejtën që kanë për të kërkuar më të mirën, këta të rinj nuk mund të katapultohen në universitetet e vendeve të zhvilluara europiane dhe më gjerë, pa patur bagazhin e duhur të njohurive dhe mbi të gjitha metodën e punës. Nxënësve tanë, fatkeqësisht në shumicën e rasteve, iu mungon vullneti dhe dëshira për të studiuar, pa u lodhur, për orë, ditë dhe vite të tëra. Cilët janë fajtorët në këtë rast? Sigurisht janë shumë faktorë që ndikojnë, por le të evidentojmë më kryesorët, që ndikojnë në shoqërinë tonë:

– Familja, si baza e edukimit të vlerave dhe tipareve të personalitetit të çdo individi. Shpesh, prindërit, edhe pse duan t’u japin modelesa më të mira, edukojnë tek fëmijët e tyre pasivitetin dhe dëshirën për t’i marrë gjërat të gatshme nga të tjerët. Kjo nuk ndihmon në formimin e sjelljeve të qëndrueshme dhe dëshirën për të ecur përpara me forcat e veta.

– Shkolla, si agjencia e parë dhe më kryesore e socializmit, nuk nxit vlerat bashkëpunuese dhe tolerante, por ambicien egoiste “për të dalë i pari”. Ajo nuk po edukon frymën bashkëpunuese mes nxënësve, duke keqkuptuar konceptin e konkurrencës. Kjo shpesh sjell si pasojë humbjen e vetëbesimit dhe dëshirës për të vazhduar përpjekjet nga një pjesë e madhe e nxënësve. Nga ana tjetër, mësuesit e vendosin shpesh autoritetin, jo përmes dijes dhe prezantimit të vlerave bashkëkohore, por pozicionit që kanë. Mungesa e një tradite të mirëfilltë kulturore në mënyrën e të menduarit të hapur, kritik dhe të drejtpërdrejtë, i bën raportet e tyre me nxënësit të ngurta dhe aspak bashkëpunuese, duke mos frymëzuar mendim krijues dhe aq më pak mbështetje të talenteve dhe prirjeve të gjithsecilit. Kështu, po rritet një brez pasiv, egocentrik, që përpiqet t’i largohet përgjegjësive, i paaftë të përshtatet me kërkesat e reja të tregut të punës dhe pa iniciativën për sukses. Një problem shqetësues dhe faktor i rëndësishëm në formimin e nxënësve janë mjediset shkollore dhe infrastruktura, të cilat nuk ofrojnë kushte të përshtatshme, që nxënësit të ndjehen mirë dhe t’iu stimulohet të nxënit. Klasa janë me shumë nxënës, të pa pajisura me mjete didaktike të nevojshme dhe aq më pak mund të bëhet fjalë për mjete bashkëkohore, përmes të cilave nxënësit përvetësojnë përveç njohurive mësimore edhe ato të teknologjisë digjitale, aq të domosdoshme për kohën.

– Shoqëria jonë, që nuk e ka në kulturën e saj pranimin e mendimit ndryshe, aq që më tepër të fëmijëve dhe të rinjve. Tendenca e konformizmit me idetë dhe opinionet e të tjerëve, iu heq atyre mundësinë të shprehen dhe të veprojnë në mënyrë autonome, duke mësuar edhe përmes gabimeve.

– Politikat për zhvillimin e arsimit, tentojnë por nuk arrijnë, sepse ndryshimi duhet të fillojë që në qelizë, nga kurrikulat e vjetruara dhe programet mësimore, që kanë dekada të tëra pa u ndryshuar dhe ku nxënësit nuk e gjejnë më veten, duke iu humbur interesi. Ndryshimi duhet të vazhdojë me tekstet shkollore, të cilat nuk ofrojnë informacion bashkëkohor në përshtatje me nivelin dhe kërkesat e brezit tëri.

Shkolla dhe i gjithë sistemi arsimor duhet të jetë pasqyrim i ndryshimeve që ndodhin në shoqëri, jo vetëm atyre me natyrë ekonomike, por veçanërisht në aspektin psiko-social të të rinjve shqiptar, të interesave dhe dëshirave të tyre për një të ardhme ndryshe. Një arsim që do t’i çoj më pranë kulturës europiane dhe t’i largojë çdo ditë e më shumë nga moshatarët e tyre që jetojnë dhe shkollohen në ato vende. Ky brez i ri ka nevojë të drejtohet në rrugën e duhur, me ndihmën dhe bashkëpunimin e mësuesve dhe profesorëve të tyre, të cilët duhet t’iu ndriçojnë mendjen drejt një të ardhme më të mirë për veten dhe shoqërinë. Por, kjo nuk mund të ndodh me këtë nivel profesional dhe dije që ofrojnë universitete tona. Siç ka theksuar profesori dhe sociologu i mirënjohur, me një përvojë të pasur në fushën akademike dhe kërkimin shkencor, prof. dr. Fatos Tarifa “…Mendjet e njerëzve janë aseti më i madh i çdo shoqërie. Por, deri më sot, universitetet shqiptare kanë dështuar në misionin e tyre për t’i zhvilluar plotësisht kapacitetet humane e intelektuale të studentëve të sotëm, jo vetëm sepse shumë prej studentëve nuk mësojnë sa duhet, por, në radhë të parë, sepse dijet që ata marrin në shkollën e lartë janë të varfra e të vjetruara”.

Shkolla duhet të ofrojë të gjitha oportunitetet, që të rinjtë të përgatiten për tregun e punës, që të jenë të aftë të konkurrojnë me sukses dhe ndershmëri si brenda edhe jashtë vendit. Në përpjekje për të hedhur sado pak dritë mbi vështirësitë që të rinjtë tanë hasin gjatë shkollimit të tyre, si dhe për të njohur më nga afër perceptimet, bindjet dhe dëshirat për të ardhmen, intervistuam një ish-maturante, që sot studion jashtë vendit, Ergi Papaj.

Aida Zhupa: Ergi, si fillim të falenderoj që pranove të bësh publike mendimet e tua, si ish maturante dhe si studente. Përvoja jote mund të jetë me vlerë dhe në kohën e duhur, për shumë maturantë që përfunduan shkollimin e mesëm këtë vit, por edhe për familjet e tyre, që ndoshta janë akoma në dilemë për të vazhduar studimet në Shqipëri apo jashtë vendit. Besoj se e di që janë rreth 8000 maturantë, që kanë aplikuar jashtë vendit, një shifër kjo shumë e lartë krahasuar me numrin e studentëve që do të studiojnë këtu. Megjithëse, jo të gjithë arrijnë ta realizojnë këtë dëshirë, shqetësuese mbetet dëshira për të ikur, që duket si një lloj mërgimi nga vendlindja. Kjo është e dhimbshme, sidomos për ne, prindërit dhe brezin më të rritur. A mendon se zgjedhja e tyre është e drejtë?

Ergi Papaj: Duke ju uruar shumë suksese moshatarëve të mi kudo që kanë vendosur të vazhdojnë studimet, ju falenderoj edhe juve për ftesën. Me shumë dëshirë do ta jap opinionin tim për këtë çështje. Për sa i përket pyetjes tuaj, mendoj se është vendim i drejtë. Të njëjtën zgjedhje kam bërë edhe unë me familjen time, pasi arsimi i lartë është ndër të vetmet investime kohore e financiare në jetë, nga i cili del gjithnjë i fituar.

Mund të na flasësh pak për shkollimin tënd të deritanishëm?

Sigurisht. Që nga arsimi fillor e deri në arsimin e mesëm të lartë, unë kam studiuar në institucione private, falë mbështetjes së vazhdueshme të familjes time. Përveç përkushtueshmërisë më të madhe të mësuesve ndaj një numri të vogël të nxënësve në klasa dhe hapësirave të shumta për fëmijët, duhet të theksoj se avantazhet kurrikulare që ofrohen në sistemin arsimor shqiptar janë të pakta. Studimet e larta vendosa t’i vazhdoj jashtë Shqipërisë, në një universitet në Europës.

Me sa shihet ke zgjedhur arsimin privat, pra familja ka investuar shumë edhe financiarisht…

Po, dhe ju jam shumë mirënjohëse që më kanë besuar në këtë investim. Për mua, prindërit e mi kanë qenë shembulli më i mirë, nga i cili kam mësuar. Ata janë gjendur gjithnjë aty për të më mbështetur. Unë përpiqem vazhdimisht t’ua shpërblej me rezultate sa më të larta, megjithëse duket thuajse e pamundur të kompensosh një sakrificë të këtyre përmasave. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur, sepse arsimi privat, sidomos gjimnazi, më ka përgatitur në shumë aspekte për studimet e larta.

Mund të na rendisësh disa prej tyre?

Sigurisht, megjithëse duhet të theksoj se kjo nuk vlen për të gjitha shkollat private në Shqipëri. Mund ta nis që nga stafi i kualifikuar i mësuesve. Kështu, në gjimnazin e New York-ut, ku përfundova shkollën e mesme vitin e kaluar, një pjesë e mirë e mësuesve kanë qenë gjithnjë të gatshëm të ndihmojnë nxënësit në kapërcimin e vështirësive të çfarëdolloj natyre. Tek shumë prej tyre shihej qartë pasioni për lëndën, që reflektohej edhe në arritjet e tyre profesionale. Për mua ky pasion për punën ka qenë gjithnjë frymëzues dhe shembullor. Por, pavarësisht përzgjedhjes shumë të mirë të stafit pedagogjik, kurrikula zyrtare, e miratuar nga institucionet përkatëse, linte gjithnjë për të dëshiruar. Pra, ne mësuam në këto shkolla aq sa lejonin programet mësimore. Këtu qëndron, sipas mendimit tim, edhe problemi kryesor.

Mund të na e shpjegosh më qartë këtë problem?

Sipas mendimit tim, programeve mësimore, ku bazohet mësimi i të gjitha niveleve të arsimit në Shqipëri, i ka kaluar koha. Ato nuk iu japin nxënësve atë që iu nevojitet për të qenë konkurrues në tregun e punës. Kurrikulat arsimore shqiptare nuk janë të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare dhe kjo ua bën studenteve shqiptarë më të vështirë arritjen e kërkesave të univesiteteve jashtë vendit.

Po arsimi i lartë?

Pikërisht kjo ishte arsyeja që u largova nga Shqipëria. Nëse deri në arsimin e mesëm bëra të pamundurën për të qenë në nivelin e duhur bashkëkohor të njohurive, si në gjuhët e huaja, teknologjinë e informacionit, por mbi të gjitha në vullnetin për të studiuar dhe zhvilluar aftësitë e të nxënit, për arsimin e lartë mendoj se nevojitet përgatitje e një tjetër niveli. Ky stad i ri cilësor i dijeve nuk mund të arrihet pa praninë e pedagogëve të përgatitur dhe profesionistë në fushën e tyre dhe të një programi që të ketë në balancë optimale dijet akademike dhe ato praktike. Me pak fjalë, shkollat e larta brenda vendit nuk i pajisin studentët me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të qenë konkurrent në tregun e punës.

Pate vështirësi në përshtatjen me kërkesat e universiteteve atje?

Sigurisht, kjo është e pashmangshme për këdo që ndryshon vend dhe sidomos kur vjen nga një vend si Shqipëria me problemet në fushën e arsimit siç i parashtrova më lart. Përsa i përket degëve të shkencave sociale, një hapësirë të konsiderueshme të vështirësive e zë përshtatja e mentalitetit me të cilin jemi rritur. Muajt e parë, mua si studente e ardhur nga Shqipëria, m’u desh të mësoja se si të interpretoja leksionet dhe pyetjet që na drejtonin pedagogët, në mënyrën e duhur. Pra, për mua, vështirësia akademike ishte përshtatja me vetë mënyrën e të menduarit jashtë kornizave që na cakton Shqipëria.

Do t’ua këshilloje këtë largim edhe studentëve të tjerë?

Varet nga shumë aspekte dhe rrethana. Gjithçka ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ne studentet jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili prej nesh i bën zgjedhjet bazuar mbi karakterin dhe komoditetin e tij. Unë, përderisa e kam zgjedhur edhe vetë këtë rrugë, ua këshilloj të rinjve, për shkak edhe të shumë përfitimeve të tjera jo akademike, siç janë njohja me kultura të reja dhe aftësia për t’u përshtatur me situata krejtësisht të ndryshme nga ato që jemi mësuar në Shqipëri. Mëson të bëhesh i pavarur dhe të ecësh me këmbët e tua. Por, kuptohet,nëse kanë mjaftueshëm dëshirë dhe vullnet, sepse mbijetesa në një vend të huaj është vërtetë shumë e vështirë.

Kujt i referohesh në këtë rast me vështirësi?

I referohem mungesës së ngrohtësisë që të jep familja dhe shoqëria në vendin tënd, të cilat andej nuk i gjen dot askund. Po ashtu, jetesa është e shtrenjtë dhe të duhet të përballesh çdo ditë me shpenzime të paparashikuara, gjë që të detyron të kërkosh me doemos një vend pune për t’i mbuluar sadopak këto harxhime. E nëse gjen një vend pune, ruajtja e rezultateve maksimale në shkollë bëhet gjithnjë e më e vështirë, për shkak të kohës së pamjaftueshme.

Do të rikthehesh në Shqipëri, pasi të kesh kryer studimet?

Tani filloj vitin e dytë bachelor dhe kam akoma shumë rrugë përpara, por mund të them se nuk dua ti humbas kontaktet me vendin tim edhe pasi të mbaroj studimet. Kisha shumë mall kur u ktheva këtë verë, më mungojnë vërtet të gjithë. Në Shqipëri gjen njerëz të dashur, të komunikueshëm dhe nuk ndjehesh asnjëherë vetëm. Por këto mungesa, malli dhe vetmia janë ato vështirësi që duhet t’i kapërcejmë dhe që na bëjnë më të fortë. Por, megjithatë, nuk jam e sigurtë nëse do të gjej një të ardhme këtu, për fushën ku do të specializohem në vazhdim.

Siç mund ta gjykoni edhe nga kjo intervistë të rinjtë tanë po luhaten mes dashurisë për vendin e tyre dhe dëshirës për t’u larguar, sidomos për mungesë të mundësive që iu jepen për punësim. Për ta mbyllur këtë artikull sensibilizues, theksojmë edhe njëherë, se është e trishtueshme dëshira e të rinjve për t’u larguar nga Shqipëria, fakti që mezi presin të ikin nga ky vend, që siç shprehen rëndom “nuk bëhet”, pa dashur të pranojnë se janë ata vetë që do ta bëjnë dhe askush tjetër. Janë ata shpresa e vetme për të ngritur nivelin ekonomik dhe social – kulturor të Shqipërisë. Janë ata e ardhmja e këtij vendi, që ka nevojë për frymë të re, për energjinë dhe forcën e tyre për të jetuar. Ata do ta ndërtojnë një Shqipëri ndryshe, me botëkuptim të ri, pa komplekse dhe paragjykime, ashtu siç janë vërtetë të rinjtë tanë.

Për këtë duhet të kuptojmë të gjithë, se çelësi i zgjidhjes nuk është ikja “arratisja” nga Shqipëria, por puna me vullnet dhe pasion, për t’u arsimuar dhe rritur nivelin e dijeve çdo ditë. Më pas vjen suksesi, shija e të cilit është kudo e njëjtë, por kënaqësia dhe mirënjohja që merr është më e madhe kur ti e investon në vendin tënd, pranë familjes, të dashurve dhe miqve të tu.

“Tërmeti apokaliptik”- Presidenca reagon pas letrës së Xhaçkës: Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të sizmologut grek…

Pas letres se derguar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, drejtuar presidentit te vendit, Ilir Meta, pas kerkeses se tij per informim, lidhur me shqetesimin per nje termet apokaliptik qe parashikoi sizmologu grek se do te godase Ballkanin, vjen reagimi i zedhenesit te Kreut te Shtetit.

 

Zedhenesi Tedi Blushi, mes nje shenimi ne rrjetet sociale, ironizon me ministren, duke e quajtur “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë”- shkruan ai.

Reagimi i Tedi Blushit

Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!

Akademiku zbulon hartën: Si do të zhduket qendra historike e Tiranës me ndërtimin e kullave

Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe i ftuar në “Tempora” në RTV Ora ka treguar hartën me pikat ku do të ndërtohen kulla në Tiranë, duke zhdukur në këtë mënyrë edhe qendrën historike të qytetit.

 

Apollon Baçe: Ky është zonifikimi që është bërë në 2010, me të kuqe është 2010 që është bërë me propozimin e ministrit të Kulturës, Edi Rama në atë kohë, kryeministrit Meta. Është një VKM, nr 180, datë 13.04.2000. E kuqja është zonë e mbrojtur. Në 2018 ky e redukton në zonën jeshile. E gjithë pjesa e kuqe do të ndërtohet me kulla, pa asnjë argument. Nuk është vetëm teatri, por do shikoni që do të ndërhyjë tek Garda, pjesa nga mbrapa, stadiumin po e ka zhdukur. Do ndërhyhet tek akademia e arteve. Zhduket komplet qendra historike e Tiranës.

Frikë nga shkarkimi?! Meta tregon sekretin: Rama të hapë sytë! (video)

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.

Ndër të tjera, ai ka sjellë në vëmendje gjyqin e qeverisë me Francesko Becchettin, duke thënë se do të jetë një kosto e madhe për shqiptarët, nëse dështon Shqipëria.

“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese.

Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta ftojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.

Borxh Sorosit? Meta: Do ja ktheja, s’kam përfituar as 1 biletë avioni

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj George Soros, duke thënë se nuk ka asnjë detyrim ndaj tij, por edhe nëse do të kishte, do ia kishte shlyer.

Gjatë deklaratës nga Presidenca, Kreu i Shtetit u pyet lidhur me deklaratat e PD se nuk komenton qëndrimin e Metës për Sorosin, duke thënë se nuk ndërhyn në asnjë debat të brendshëm të partive.

“Unë nuk ndërhyj në asnjë debat të brendshëm të një force politike. Unë nuk kam asnjë detyrim ndaj Soros dhe fondacioneve të tij, asnjëherë nuk kam përfituar asnjë biletë avioni apo ndonjë gjë tjetër, që të kem ndonjë detyrim apo brejtje ndërgjegje, por edhe po të kisha, do ia kisha kthyer, dhe do vazhdoja në mbrojtje të interesit kombëtar”, tha Meta.

Më tej, ai foli dhe për letrën drejtuar Edi Ramës lidhur me një tërmet apokaliptik që mund të trondisë Ballkanin, duke thënë se këtë lajm e kanë dhënë mediet më të mëdha botërore.

“Këtu keni të paktën 45 linqe, që nga BBC e gjithë mediat greke, ndërkombëtare, evropiane dhe ata që njëri i quan “kazan”, që kanë shkruar për tërmetin. Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar, dhe ishte e vështirë për të menaxhuar ato pasojat atje. Nëse keni harruar, shkoni e pyesni banorët dhe fëmijët që u plevitosën. Unë kam bërë letër institucionale, zyrtare, në zbatim të detyrimit të tyre kushtetuese e ligjore”, u shpreh Presidenti.

Besnik Mustafaj: Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News24” tha se Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet dhje qëllimeve që i ka vendosur vetes.

Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet politike. Ka figura të rëndësishme të kulturës që i kanë dalë kundër Edi Ramës për Teatrin, pa përmendur Aurel Plasirin. Unë besoj se pasi nuk ka marrë parasysh të gjitha këto qëndrime, ai do të shkojë deri në fund në këtë betejë”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se është pro një lëvizjeje të re, pasi do i bënte mirë Shqipërisë.

“Unë mendoj se një lëvizje e re, me njerëz të rinj, me persona më pak të implikuar në zhvillime, aq më mirë do t’i bënte Shqipërisë. Unë nuk jam anarkist, por një lëvizje politike e re, që do të sillte realisht ndryshim, do ta dëshiroja. Në çdo rast në Shqipëri është tentuar të behet, por nuk është arritur. Makron në Francë për shembull erdhi nga hiçi. Unë transformimin e shoh vetëm brenda politikës”, deklaroi Mustafaj.

“Unë jam arbëresh”, Presidenti Meta krijon forumin e ri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”. Në një bashkëbisedim me mediat, Meta tha se në shtator do të ngrihet ky forum, ku do të jenë të ftuar ministrat shqiptarë dhe personalitete.

“Jam sot para jush për t’ju njoftuar punën e bërë për të formalizuar nga ana ime, vendimin për ngritjen e Forumit “Unë jam Arbëreshë” në muajin shtator. Bazuar në ligjin për Diasporën, si komunitet i jashtëzakonshëm. Ftoj ministrat, personalitete, unionin e bashkive arbëreshe. Katedrat e studimeve të gjuhës shqipe. Forumi “Unë jam arbëreshë”, krijohet për nxitjen e ruajtjes dhe vlerave arbëreshe. Puna do të vijojë dhe do t’ju njoftojë. Forumi ka një rëndësi të veçantë kombëtare.”-tha Meta.

Tërmet apokaliptik! Presidenca thirrje të dytë Ramës: Merr masa!

Presidenti Ilir Meta vijon që t’u qëndrojë deklarimeve në letrën që i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis.

Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri u shpreh sot se letra u dërgua pas shqetësimit të sizmiologut grek Akis Tsenelis dhe pasqyrimit sipas tij në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Cdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti. Ne do i vendosim në dispozicion një listë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë gjë” tha ai.

‘Deri në fund të vitit do çelen dyert e Teatrit’ Rama: Përgatituni që t’ju besoni syve

Gjatë bashëbisedimit me gazetarët kryeministri Edi Rama ka folur edhe më çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama tha se deri në fund të vitit do të çelen dyert e Tatrit, që sipas tij do të transformohet komplet.

Deri në fund te vitit të çelim dyert e Teatrit që më në fund transformohet nga një gjysmë gërmadhë në një Teatër Europian.

Kur ta shihni përgatituni që tju besoni syve, nuk ka asnjë ekzagjerim në këtë që po them. Ndërkohë që në drejtim të kulturës kemi boshllëqe seriozë. Kemi filluar projektin e Bibliotekës së re kombëtare, kemi fillluar të punojmë për Teatrin e ri të fëmijëve, po diskutojmë për projeketin e një strukture binjake në raport me historinë dhe po diksutojmë për një dyshe të Muzeut të parlamentit aty ku është sot Teatri i Kukullave dhe muzeut të Monarkisë aty ku është sot Pallati i Brigadave.

Jemi në proces diskutimesh dhe njëkohësisht po punojmë për projektin e një muzeu të ri ku duam me patjetër të jetë historia e shpëtimit të Hebrejve gjatë luftes’, u shpreh Rama.

Kush është i riu që i hodhi shishe me benzinë Kryeministrisë, si u përgjigj në polici

Ky qe shihni ne foto eshte Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë.

Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun, Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë.

I vetëm, me një shishe benzinë, Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të kryeministrisë. Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

 

Policia e mësuar me protestat që zgjatën disa muaj, e ka referuar materialin në prokurori për protestuesin e vetmuar.

I pyetur nga gjyqtarja gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë, se përse ka protestuar, i riu është përgjigjur: Protestova se më ka fyer kryeministri.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për të riun i cili deklaron se është jetim dhe i papunë. TCH 

“Nëse banori i qytetit nuk gjen trashëgiminë kthehet në kafshë urbane”- Fuga: Teatri një vlerë Europiane, duhet mbrojtur

Akademik Artan Fuga, ndërsa ka folur rreth çështjes së Teatrit Kombëtar, tha se ai është një vlerë Evropiane dhe një vlerë e mirëfilltë demokratike.

Sipas Fugës, një qytetar kur nuk sheh të ruajtur trashëgiminë, ai largohet, braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe kthehet në një kafshë urbane.

 

Teatri është një vlerë Europiane, është një vlerë e mirëfilltë demokratike, është dialogu dhe dialogu është shprehje e mirëfilltë e demokracisë. Nuk është kot Teatri Grek në kohën e qytetit grek, qytetërimit evropian. Kur ne tregojmë që ka një histori teatri në Shqipëri, që kjo Shqipëri e ka dhënë atë godinë me ato mjete që ka pasur atje, por unë jam mahnitur me klasin dhe luksin që ajo ka pasur për atë periudhë. Kjo do mbrojtur. Kjo është vlera evropiane.

Ky është problemi a do ruajmë vlerat evropiane, historike, sepse dihet që nga pikëpamja e sociologjisë urbane në çdo qytet të madh ka një ndeshje prej 2 forcash.

1.Forca qytetare që kërkon të ruajë memorien e qytetit, sepse nëse banori i qytetit në qytet nuk gjen të ruajtur trashëgiminë historike ai banor bëhet i huaj. Ikën dhe e braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe tërë kultura e tij barazohet me 0 dhe kthehet në një kafshë urbane. Kthehet në një individ që vegjeton.

Dhe ky është problemi i dytë.

2.Duam ne një shqiptar të formuar me këtë kulturë dhe traditë , apo një shqiptar që i hipën autobusit dhe udhëton në një zonë të betonizuar ku nuk njeh asgjë”, tha Fuga.

Teatri, Lubonja ka disa pyetje për ambasadorin e BE-së

 

Analisti Fatos Lubonja e shikon si një test për mënyrën si bën politikë kryeministri Edi Rama çështjen e Teatrit Kombëtar. Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se po shkatërrohet trashëgimia kulturore për të ngritur kulla. Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ambasadorit të BE Luigi Soreca.

“Teatri dhe mënyra e veprimit me Teatrin nga ana e qeverisë duhet parë edhe më gjerë si një test për mënyrat e qeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lexova sot dhe një prononcim të Sorecës që e reduktonte çështjen në thjesht procedura tenderësh dhe thoshte është politizuar shumë. Unë mendoj që pikërisht politizimi është i rëndësishëm. Çdo gjë është politikë dhe ne bëjmë politikë. Edhe ata aktorë që rezistojnë bëjnë politikë dhe ata të tjerët, dhe opozita dhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se për çfarë politikash bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika.

Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një dritë shumë të errët. Do doja t’i jepja një përgjigje Sorecës, padyshim është politikë por ju për çfarë jeni aty në qoftë se jeni? Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu në krye të Kryeministrisë bëri një ligj të posaçëm dhe nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet ‘ad personam’ në përgjithësi. A nuk vërejnë këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji dhe këshilli bashkiak? A është një tregues se si demokracia degradon në funksion të pushteteve të disa personave?
Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara? Teatri është një test…nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, shkatërrohet trashëgimia jonë kulturore për të ngritur disa kulla. Këta nuk i shikojnë dhe thonë se kjo u bë lufta Basha-Rama. Duhet të shikojnë se tek e fundit janë këta që thonë i ka plotësuar ose jo standardet Shqipëria. Këtu ka një problem ose janë të korruptuar, ose të paditur, të painformuar dhe e treta le të mos merren me punët e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi se kjo nuk është çështje artistësh dhe se vlera e një qyteti është tek shtresëzimi historik i tij.
Për Lubonjën, amortizimi i Teatrit është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar
“Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për 10. E kanë lënë të parestauruar. Amortizimi është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar. Shiko si e ka bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale.
Supozojmë që duhet shkatërruar po ato 6 kulla nga mbrapa për çfarë duhen? Trashëgimia nuk vlerësohet pikërisht nga e gjithë kjo propagandë mashtruese”, deklaroi Lubonja

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret! Nga Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë shkruan në rrjetin social si më poshtë:

“Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!
Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z.Berisha sot ne oren 6 te mengjesit esht vrar nga policia e lefsines ne athine ne qelin e paraburgimit nje njeri i yni Gani Hila nga librazhdi dhe ambasada shiptar nuk na pergjigjet me mrojtje ligjore dhe ne duam qe ti behet autopsia nga organet shiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni kte rast

Ai esh arrestuar dje per nje konflikt me nje komshi dhe sot e ka vrar gardianet grek Dhe neve na thon qe esht varur vete por ka shenja je trup qe esht dhunuar”

Shqipëri, rikthehen kundërshtitë për bashkitë

Armand Mero

Në Shqipëri, kundërshtitë e forta që shoqëruan zgjedhjet vendore janë rikthyer tani, në ato bashki ku këto vite ka drejtuar opozita

Në Devoll mbështetës të opozitës si dhe ish kryebashkiaku demokrat Bledion Nallbati, u mblodhën sot para godinës së Bashkisë, ku fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit, socialisti Eduard Duro pati hyrë në zyrë që të premten e shkuar, në kohën kur godina ishte e boshatisur.

Sot në ditën e parë të punës, ai thirri për ndihmë policinë, pas njoftimeve të opozitës për protesta.

Demokrati Nallbati tha se ai ishte drejtuesi legjitim i Bashkisë e cila sipas tij ishte uzurpuar. Opozita nuk mori pjesë në zgjedhje dhe nuk i njeh ato.

Ndërkohë që nga zyra e re, socialisti Duro, i bëri thirrje punonjësve të administratës së Bashkisë që të paraqiteshin në punë.

Për situatën e krijuar kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh me tone të ashpra se rregjimi kriminal dhe plaçkitës, sipas tij, po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij, theksoi zoti Basha në një postim në Facebook.

Piktori Eldon Luarasi i biri i Mihallaq Luarasit kundër Ramës: “Mos i trazoni të vdekurit se nuk mund t’ju përgjigjen! Teatri s’mund të vritet”

ERVIN KOÇI/ Postimet e Kryeministrit Edi Rama në favor të shembjes së Teatrit Kombëtar, duke listuar emrat artistëve që janë shprehur për një teatër të ri, kanë ngjallur sërish reagime.

 

Ashtu si në rastin e aktores Rajmonda Bulku, edhe këtë herë ka qenë dikush tjetër që ka reaguar. Bëhet fjalë për të birin e regjisorit të ndjerë, Mihallaq Luarasi, piktori Eldon Luarasi. Ashtu si ka bërë përgjatë këtyre ditëve, Rama ka veçuar një personalitet, që është shprehur pro shembjes së godinës së TK-së.

Këtë herë ishte regjisori Mihallaq Luarasi, por nuk ka mbetur në heshtje. Ka qenë i biri, Eldoni, i cili i bën thirrje Ramës të mos trazojë të vdekurit, ndërsa sa i takon amanetit të tij, ai shprehet se e njeh me mirë se Kryeministri e me sa duket, ka qenë i ndryshëm nga ai që pretendon Kryeministri.

POSTIMI I RAMËS

I pari që reagoi për çështjen e Teatrit dhe për protestën kundër shembjes së godinës, e cila po vijon pa ndërprerje, ishte Edi Rama. Këtë herë, kreu i qeverisë solli një reagim të ish-regjisorit të famshëm, Mihallaq Luarasi, i cili ka pas deklaruar se ajo godinë duhet të shembet dhe të ndërtohet një godinë e re.

Në “Facebook” Rama shkroi: “Mihallaq Luarasi, regjisori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ’70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u sfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar”, ka shkruar Rama, duke sjellë edhe qëndrimin e Luarasit për Teatrin.

“Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe u është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966, në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i Byrosë Politike atë kohë. Naimi i tha: ‘Nuk po mendon partia për një teatër të ri?’- ndërsa përgjigjja e Manush Myftiut ishte: ‘Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë’. Pra, ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një Teatër të ri Kombëtar”, theksoi kreu i qeverisë Edi Rama, në reagimin e tij në “Facebook”.

REAGIMI

“Mos i trazoni të vdekurit z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë”.

Kështu i drejtohet Ramës Eldon Luarasi, duke cituar një prej librave të fundit të Luarasit. “Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar e njoh më mirë se kushdo tjetër. Në një nga librat e tij, im atë ka shkruar: ‘Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur’. Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, fillimisht si qytetar dhe më pas si artist, me bindjen se demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme”, shkruan Eldon Luarasi.

Vlorë, shkrumbohet në flakë anija turistike

Në Shqipëri, një anije turistike e cila ofron transport detar nga Porti i Vlorës drejt Gadishullit të Karaburinit, gjatë sezonit veror, ka marrë flakë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa ishte ankoruar pranë gjirit të Dhimokushtës në zonën e Karaburunit. Në momentin e rënies së zjarrit, në bord kanë qenë vetëm 5 persona nga personeli të cilët janë hedhur menjëherë në det.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës “Mjeti lundrues “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje. Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve”, shpjegon njoftimi, duke saktësuar se mjetet lundruese të Policisë Kufitare kanë shkuar në vend menjëherë pas njoftimit duke shpëtuar dhe 5 punonjësit që kishin qenë në anije, e cila është djegur thuajse plotësisht.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit i cili dyshohet të ketë nisur në zonën e motorrave. Anija, e cila ushtron aktivitetin në mënyrë të rregullt, mësohet se i ishte nënshtruar remontit disa muaj më parë. Ajo kishte një kapacitet prej afro 100 personash dhe prej kohësh ofronte një nga shërbimet më tërheqëse duke transportuar pushues drejt plazheve të gadishullit të Karaburinit, të cilat mund të vizitohen vetëm përmes rrugës detare. za

Mbrojtja e Teatrit, protestuesit s’largohen nga salla, energji me gjenerator

Aktorë, qytetarë, tanimë mbështetur edhe nga Partia Demokratike, vazhdojnë të rezistojnë brenda godinës së Teatrit Kombëtar, më saktësisht në sallën “Kadri Roshi”.

 

Që prej ditës kur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me qytetarët çanë kordonin e Policisë dhe u futën brenda ambienteve të Teatrit, ajo hapësirë nuk është lënë për asnjë moment vetëm. Mbrojtësit e godinës po qëndrojnë aty me turne ditë e natë, ndërkaq forcat e Policisë, prania e të cilëve solli edhe acarimin e protestuesve, nuk janë përzier më në këtë çështje.

Ndërkaq, ruajtësit e Teatrit vazhdojnë të bëjnë jo vetëm rezistencë dhe thirrje qytetarëve t’i bashkohen qëndresës së tyre, por edhe të rigjallërojnë skenën, duke e përdorur atë për qëllimin e saj primar, për të dhënë shfaqje. Një ndër to ishte edhe monodrama e interpretuar nga aktori Mehdi Malkaj, “Marr guximin”, me tekst të Vangjel Kozma. Duhet thënë se protestuesit e kanë siguruar vetë furnizimin me energji elektrike, foni e shërbime të tjera ndihmëse. Që në ditën kur ata hynë në ndërtesë, OSHEE ka prerë furnizimin me energji elektrike.

Furnizimi aktual bëhet përmes gjeneratorëve, që janë sjellë pranë krahut të djathtë të godinës binjake, që shërbente për Teatrin Kombëtar. Sigurisht, qëndrimi i tyre brenda godinës e ka ndërprerë çdo tentativë për të zbrazur ambientet e saj nga rekuizitat apo materiale të tjera, që kanë mbetur aty që prej largimit të administratës së TK-së nga kjo godinë dhe vendosjes në “arTurbina”.

Ndërkohë, edhe administrata e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po zhvendoset në “arTurbina”, ku do të ndajë hapësirat me TK. Mësohet se “Spahivogli” do të marrë në përdorim sallën e vogël të “arTurbinës”, por ashtu si edhe TK, edhe punonjësit e TKEKS nuk kanë arritur të nxjerrin nga ambientet e tyre as materialet e zyrave. Ca për shkak të protestës, ca për shkak të lejes vjetore të punonjësve të institucionit, zbrazja, me shumë gjasë do të zhvendoset deri nga fundi i gushtit. Kjo është edhe një lloj sigurie se asnjë lloj veprimi për shembjen e godinave nuk do të ndërmerret.

PROTESTA E DJESHME

Ashtu si edhe ditët e tjera, edhe dje në mbrëmje vijoi grumbullimi në sheshin e Teatrit. “Këtu nuk ka të shitur dhe të blerë, por njerëz që mendojnë ndryshe, që jo vetëm mbrojnë Teatrin, por mbrojnë demokracinë”, tha regjisori Kastriot Çipi. Po ashtu, përfaqësues të arkitektëve pro ruajtjes së teatrit, 77 syresh, shprehën edhe një herë qëndrimin e tyre për rikonstruksionin e godinës së TK-së. “Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me Europa Nostra, që mbron trashëgiminë kulturore, e cila u shpreh qartë në një letër dërguar qeverisë shqiptare për ruajtjen e saj.

Një deklaratë që erdhi pas asaj të DOCOMOMO, që shprehte mbështetjen për kauzën dhe e konsideronte si një gur themeli të arkitekturës moderne në Shqipëri. Kemi hartuar një dokument zyrtar që ia kemi çuar Europa Nostras, që kemi evidentuar problematikën që paraqet dhe si mund ta rikonstruktojmë”, u shpreh arkitekti Kreshnik Merxhani, duke shpjeguar, që nga historiku i ndërtimit të kompleksit të dikurshëm, fazat historike që ka kaluar etj. Sipas tij, kjo strukturë historike është tërësisht e restaurueshme. Sipas tyre, rrënimi i godinës është i qëllimshëm, duke mos e mirëmbajtur, pa investuar, mossistemimi i ujërave të shiut.

Situata në Devoll – Reagon Basha: Hajdutët në pushtet sot për sot ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas situates me te fundit ne Bashkine e Devollit, ku kryetari i dale nga 30 qershori ka hyre ne zyre, nderkohe qe institucioni mbahet nen kontrollin e forcave policore. 

 

Sipas Bashes, ky eshte nje uzurpim me dhune i qeverisjes lokale, kunder vullnetit te popullit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Basha shkruan se “Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij”.

Reagimi i Bashës

Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!

Tension në Devoll, policia rrethon bashkinë. Nallbati: Jam unë në detyrë, do vazhdoj punën

Tensione ne Devoll, ne ambientet e bashkise. Nis diten e pare te punes kryetari i ri i bashkise Devoll Eduard Duro, nderkohe qe bashkia rrethohet nga forca te shumta policie. Gazetarja e “Panorama” raporton se rreth 30 punonjes te forcave speciale jane brenda institucionit.

 

Forca te shumta policise se rendit edhe jashte bashkise. Sipas te dhenave kryetari i bashkise dale nga zgjedhjet e 30 qershorit Eduard Duro ndodhet ne zyre.

Jashte godines, mbështetësit e opozitës jane grumbulluar dhe protestojne. Nderkohe ish kreu i bashkisë, Bledion Nallbati, ka mberritur ne godine dhe ka theksuar se ai eshte ne detyre ne sherbim te vullnetit te qytetareve qe e kane zgjedhur.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka forca speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë,i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë,24 orë në ditë. Do të vazhdoj t’u shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”- ka thene ai.

Ai thote se nuk eshte uzurpator, pasi uzurparoret jane ata te PS qe shqyen deren dhe  dhunuan zyrat.

“Une do vazhdoj te sherbej dhe te punoj edhe pse me kane zene zyren. Keta le te mbajne zyrat une do punoj jashte ne terren me banoret. Une jam ketu, sot e cdo dite per te vuijuar punen. Por nuk jam uzurpator, nuk dhunoj ambientet”- ka thene ai.

Eduart Duro: 

Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune.

I them vetes: Do të doje vërtet ta shihje në gijotinë rrënuesin e Teatrit Kombëtar? – Nga SESILIA PLASARI

Jam në rrugë e sipër, midis Parisit dhe Montpeljesë, kur më vjen një sms nga Tirana. Më kanë thirrur për të kaluar një konkurs për një post pedagogeje në Konservatorin e Montpeljesë. Prej disa vitesh, që kur ika për herë të dytë nga Shqipëria dhe e mblodha që ishte pa kthim, hedh hera-herës ndonjë kandidaturë për të kërkuar punë në jug të Francës, ku klima dhe drita janë të ngjashme me ato të Tiranës. Grija e Parisit nuk më prin, jam e pangushëlluar që nuk munda ta bëj jetën në atdheun tim, dhe ja kërkoj pak Shqipëri në Francë. Ora është rreth 11 dhe mikja ime E.D. më shkruan në sms: “Më në fund në teatër” dhe një foto ku duket bashkë me një tjetër qëndresëtare. Ka aq shumë përhumbje në fytyrat e tyre, aq shumë trishtim. “Ç’do me thënë?” e pyes. Një foto tjetër: goja e dashur e skenës së Teatrit Kombëtar! Të fotografuar me shpinë, disa rreshta poltronësh të mbushur me njerëz. “Jemi brenda në teatër”, është sms-ja e fundit. Pyetja ime “A jeni shumë?” mbetet pa përgjigje.

 

Si ndërthuren historitë: Teatri, Atdheu, konkursi në dhé të huaj për të mësuar të rinjtë e botës…

Nuk ka asgjë denigruese të konkurrosh midis plot francezëve të tjerë, me kushte krejt të barabarta, për një post. Por ndjehesh keq që, ti je atje sepse, në vendin tënd raca e aktorëve po trajtohet si egjëri që e djegin me acid nga karagjozë të cilët duan t’i luajnë të gjitha rolet vetë, madje edhe atë të popullit. A nuk u përpoq Kryekaragjozi të rikuperonte protestën e studentëve duke luajtur rolin e Kryeprotestuesit? A nuk përpiqet ERTV të luajë rolin e Kryetelevizionit? A nuk luan Kryekaragjozi rolin e Kryegaleristit në ekspozitat që organizon në Kryeministri? E Kryeagjentit për artistë duke ftuar  ne Pallatin mbretëror të përzgjedhurit e tij, artistët jashtë atdheut, me shpresën se ata mund ti duhen për t’i bërë publicitet në rast se pranojnë t’i shërbejnë ? E Kryehumoristit duke treguar barcaleta cak e anë nëpër Shqipëri, përpara turmave të mbledhura me urdhër ?

Mendjen e zemrën e kam në Teatrin Kombëtar ndërsa filloj sprovën e parë, “vënie në situatë”. Më japin dy studentë, një orë kohë pune me një tekst të cilin studentët e dinë përmendësh e unë për fat e njoh. Ata janë zbathur, mbi planshet, zbathem edhe unë po ashtu. Një orë rresht punojmë me ngulm. Është “Propozimi për martesë” i Çehovit: i them djalit të shpikë diçka nga vetja për ta joshur vajzën, për ta çarmatosur, për të gjetur portëzën nga ku hyn për të rrezuar rezistencën e saj. Kur pas një ore ata luajnë skenën para jurisë, aktori i ri fillon ta luajë një copëz të tekstit në Rap, më shpëton një e qeshur, jurisë po ashtu.

Para se të largohem takoj studentët, i falënderoj, u uroj suksese. Edhe ata mua. Djaloshi ma merr dorën me të dyja duart dhe ma shtrëngon fort, si të më thotë diçka më shumë, si të më thotë që ka njohur tek unë dikë që është e familjes ku ai do të hyjë, asaj të teatrit. Ky gjest human, i thjeshtë, vëllazëror, më bën të më rrjedhin lotët e mbajtur me zor, që në orën 11. Nuk e di se ç’bëhet ndërkohë në Teatrin Kombëtar me të mijtë. Të rinjtë janë të gozhduar nga lotët e mi. Kush e di se ç’mendojnë. Ata e dinë që unë jam atje për të kërkuar punë, mbase mendojnë se jam në ankth për vazhdimësinë e kësaj kandidature. Nuk është rasti, në Paris jo vetëm që kam punë, por nuk paguaj as qira, kam shtëpinë time. Kërkoj këtu diellin, kërkoj ngjashmërinë me Tiranën, me atë Tiranën e dikurshme, të pa shpersonalizuar, ku nuk më dukej vetja si në një mulli, si tani, kur vij.

Ky shtrëngim i dorës që më nxori lotët më bën të mendoj se ku duhet të isha, në qëndresë në Teatrin Kombëtar, dorëpërdorë zinxhir me qëndresëtarët, për ta mbrojtur atë me trupat tanë. Më kujton dorën e atyre që nuk e dhanë, dorën e artistëve të Turbinës, atyre që pranuan zgjidhje tjetër. Nietzche  amerikan, Henry Lois Mencken, thotë se njerëzit mediokër parapëlqejnë sigurinë dhe jo lirinë. Por artistëve nuk u falet të tregohen mediokër si njerëz. Është në natyrën e tyre të jenë prekursorë në revoltë e të mos jenë tolerantë me të patolerueshmen.

Ky gjest i studentit francez më kujton një tjetër: atë të një studenti shqiptar kur u ktheva para disa vitesh në Universitetin e Arteve, me programin Brain Gain, për të dhënë përsëri mësim. Studentët nuk vinin, i kishin mungesat legjion, nuk bënim dot prova, as punë kolektive. I pata thënë një studenti se do ngelej në klasë, se unë nuk isha e korruptueshme, kisha tjetër kulturë pune. Ai më pat kapur për faqe, në mënyrë kërcënuese, si një vajzë të vogël e, duke më parë drejt e në sy, me tallje më thoshte: “Nuk më heq dot, ka më të forte se ty këtu”. “Nuk jam unë e fortë, i pata thënë, është ligji”! Ai pati qeshur me lot nga kjo fjalë: “Shkollën e kam të mbaruar. Të paguar. Harroje!” Dhe sigurisht u bë siç tha ai, megjithëse unë bëra çmos për të zbatuar ligjin. Titullarët ku paraqisja shqetësimin më thoshin: “E dinim që je e çmendur, por jo kaq! Çfarë mësimi do të bësh? Pi ca gota me ne, merr ato para dhe ik rehat!”

I kujtoj të gjitha këto.

Për të më reshtur lotët e çuditshëm studentja franceze i thotë djalit: “Këndoja edhe njëherë Rap-in”. “Duhet të më këndoje ‘Gijotinën permanente’ që të më sillje zemrën në vend”, i them me shaka. Nuk ma merr mendja që mund ta dinë: ç’punë kanë këta njëzetvjeçarë, të rritur në lulen e demokracisë, me shpikjen e famshme të zotit Guillautin. Por në çast ata fillojnë që të dy ta këndojnë këngën që po bëhet 230-vjeçare. Po ta kërkoni ne YouTube, “Guillotine permanente”, do të gjeni sa e sa versione të këngës e cila, sado makabre të duket, sado e papajtueshme me funksionin e muzikës, vazhdon të rimerret, të këndohet, me ngulm, edhe sot e kësaj dite.

Mendoj se, sado e diskutueshme, antihumane të ketë qenë gijotina në Revolucionin makabër ku shkoi i njomi me të thatin, ku u qëruan sa e sa të pafajshëm bashkë me ata që e kishin bërë hak, gjithsesi, për fat të keq, ajo ka luajtur rolin e saj të rëndësishëm. Ajo ka peshën e vet në faktin që francezët gëzojnë sot – edhe pse demokracia tek ata është zbythur ndjeshëm – disa të drejta themelore të cilat ne i lakmojmë dhe i kërkojmë duke përsëritur thirrjen që është vjetruar tashmë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Si ka mundësi që e dini?” pyes dhe qesh tani me të vërtetë. “E kemi mësuar në protestat e jelekverdhëve”: më thonë dhe, hop, tokje tjetër duarsh: edhe një pikë tjetër e përbashkët përveç Teatrit, edhe unë atje e kam mësuar.

Nuk e di se ç’bëhet në sheshin e Teatrit. Do të mësoja më pas dhunën ndaj atyre që përbëjnë qelizat më të shëndetshme të mbetura në zemrën e Shqipërisë, në mes të infeksionit që ka e pushtuar atë, si një peshk të qelbur nga koka. Do të shihja fotot me krahët e policëve në fyt të deli djalit Bert Budina, foto si një pështymë në surratin e Edi Ramës, të Lleshit etj., që e kanë çuar zullumin atje ku nuk mban më.

Do ta doje vërtet një gijotinë në oborrin e Teatrit? e pyes veten më pas me qetësi. Do të kënaqeshe t’i shihje kokat e Ramës, të Plehrit e të tjerë plehrave me radhë të rrotulloheshin përdhe, në mes të halave të pishave që mbajnë emrat e artistëve të ikur? Ta shihje Lleshin të mbyllur në një WC të Teatrit ku të ishte lëshuar gaz? Rrëqethem vetëm kur mendoj se ka ardhur një ditë kur këtë pyetje ia bëj vetes seriozisht, unë që nuk e kam pas ditur, deri para disa vjetësh, se ç’është urrejtja. Revolta sigurisht, përbuzja gjithashtu, por edhe në rastin më të keq, e përzier me një mëshirë, një keqardhje, duke u përpjekur të kuptoj se ç’mund ta ketë detyruar personin e përbuzur të jetë katandisur në një qenie të tillë. Por jo urrejtje për një person që e njoh.

Urrejtjen ma mësoi Edi Rama, ma mësoi Erion Veliaj, ma mësoi numri i deputetëve që votojnë si bagëti pocaqitë e tyre. Kjo urrejtje e mbjellë është gjëja më e pafalshme që kanë arritur ata me taktikën e ndyrë të përçarjes dhe të sundimit.

Ndër konkurruesit për postin e pedagogut në konservator është edhe një pedagoge me origjinë siriane. Flasim të dyja për vendet tona, ajo më tregon se sa e paimagjinueshme ishte, në vendin e saj, ajo luftë që plasi, qoftë edhe disa ditë përpara. Që mendohej se do zgjaste vetëm disa ditë, disa javë, ja dhe muaj… Por që tani vendi i saj i mrekullueshëm ka marrë fund. Fund me të tëra. A jemi ne në rrezik?

Nuk ia fal Edi Ramës që më mësoi urrejtjen. Unë nuk kisha iluzione për të, jo vetëm që nuk e kam votuar, – kam bërë gabime të tjera por këtë jo, – por as edhe një klasë fëmijësh nuk do t’i besoja atij për t’u dhënë mësim. Nga disa rrethana, burime, njerëz e fakte, e dija prej shumë kohësh rrezikun që përfaqësonte ai. Por ai i kaloi të gjitha limitet e zhgënjimit. Më pas do të mësoja tipologjinë së cilës ai i përket, të cilës ia ka të gjitha karakteristikat: Pervers narcisik, atë që konsiderohet sot nga studiuesit si ekuivalent i djallit.

Dhe problemi është se personi nuk e di që është i tillë, nuk e pranon dhe nuk e kupton. Pra, në një farë mënyre, është i pafajshëm, është tërësisht i paaftë ta vërë veten në pikëpyetje. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një njeri i tillë është ta abandonosh, ndërsa ai nuk ju abandonon kurrë, sepse nuk mund të jetojë pa manipuluar. Për të mos folur për të tjera patologji… Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ?

Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun. Që barku që e polli, jo ai i nënës biologjike por i despotizmit, i diktaturës, të tkurrej e të mos pillte, në seri, një tjetër Ramë nesër, sepse rreziku është krejt i mundshëm. Po. Që të mos bëhej permanent ky sistem që i pjell këto mostra, jo vetëm te ne, por si mësim dhe si rikujtim edhe për vendet e tjera, edhe për Europën. E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot.

Miqtë e mi të Teatrit Kombëtar nuk e meritojnë dhunën që pësuan dhe që janë gati të pësojnë ende. Nuk duhet të jenë ata kurbani. Kurban duhen bërë përgjegjësit e kësaj tragjedie, jo vlerat e kombit, të cilët po i lidhin kërthizën së ardhmes në sheshin e Teatrin Kombëtar. Kërthizën: jo më të Rilindjes, emër që e vodhi, e përdhunoi dhe e ndyu Edi Rama, por atë të Paktit, të Aleancës së më të mirëve.

Studentët francezë për aktorë, sado të rinj, e dinë këngën e “Gijotinës”. Do të duhej ta mësonin edhe tanët. Janë disa pika mbi “i” që janë lënë pa vënë, disa gjyqe që janë lënë pa bërë, në historinë tonë shqiptare.

Ndërsa largohem pa e ditur në do të kthehem më në këtë vend, më kujtohet historia e Stalinit, kur pas një kohe të gjatë, shkon të shikojë nënën e vet, Keke Gelatzenë, të sëmurë rëndë, të cilën sipas gjasave ai nuk kishte pasur kohë e ndoshta as dëshirë ta takonte. Ka mbetur ai dialog si skenë teatri midis tyre:

“Kekeja: Çfarë pune bën tani, Josif?

Stalini: A të kujtohet Cari?

Kekeja : Po.

Stalini : E po, jam si Cari.

Kekeja : Më mirë të ishe bërë prift…”.

Basha, lajm të hidhur: Shuhet shkencëtari shqiptar, luftoi varfërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh.

Basha shkruan se “Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina”.

Mesazhi i Bashës:
Me hidhërim të madh mësova ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh të voluntariatit shqiptar. Pinjoll i njërës prej familjeve të mëdha të Dibrës së Madhe, familjes patriotike Pustina, pjesëtarët e të cilës u vunë në krye të lëvizjeve antiosmane në fund të shekullit XIX, por edhe në lëvizjen legjendare kundër pushtuesve serbë në vitin 1913, Luan Pustina u lind në Tiranë, në gjirin e komunitetit dibran, që në vitet ’20 të shekullit të shkuar dhanë një kontribut të madh për zhvillimin e kryeqytetit.

Shkencëtari Pustina përvijoi gjatë viteve të diktaturës komuniste, figurën e intelektualit të pakompromis, i cili nuk ngurroi të merrte përsipër punë të mira për komunitetin, pa pyetur për klasifikimin që pushteti i kishte bërë atij si një “i deklasuar”.

Veprimtaria e një personaliteti si Luan Pustina u shtri në shumë fusha, jo vetëm si lektor në universitet, por edhe si pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare si dhe në hartimin e mjaft punimeve për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, punime që u bllokuan në 1997-n, sapo në pushtet erdhën pasardhësit e atyre që gjithë jetën e kishin cilësuar punën intelektuale të Pustinës si punë e dyshimtë e një të deklasuari.

Eksponent i komunitetit dibran të kryeqytetit dhe njëri nga ithtarët më të flaktë të ndërtimit të Rrugës së Arbrit, Luan Pustina ishte edhe një pionier i voluntariatit në Shqipëri, duke u angazhuar në shumë nisma bamirëse, të cilat ua lehtësuan sadopak ashpërsinë e tranzicionit mijëra nevojtarëve.

Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina. Në këtë moment dhimbje ju jam pranë bashkëshortes së tij znj. Gjyltere dhe dy vajzave Andias dhe Laurës. U prehtë në paqe!

Tragjike në Durrës, mbyten brenda ditës dy pushues

Një ngjarje tragjike sapo është raportuar nga plazhi i Durrësit. Dy pushues kanë humbur jetën brenda ditës së sotme.

Raportohet se viktimë ka mbetur një 50-vjeçare dhe një 33-vjeçar. Sipas policisë, gruaja ishte futur në det, por nuk ishte ndjerë mirë. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë.

Nga ana tjetër, ka mbetur viktimë edhe një 33-vjeçar te Gjiri i Lalëzit, i cili ka qenë duke bërë xhiro në det me motor uji, kur është rrëzuar dhe është mbytur.

Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra). Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Send this to a friend