VOAL

VOAL

Dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, tre nga autorë vijojnë të jenë në arrati, Policia jep 20 mijë euro për kapjen e tyre

Tre nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Policia e ka arrestuae atë dje disa orë pas ngjarjes.

Në kërkim vijojnë të jenë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”. Ndërsa Dorian Alia i cili gjithashtu ishte protagonist i goditjeve barbare ndaj Mëngjesit është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pak pasi u shpall në kërkim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve.

Detajet e ngjarjes
Arrestohet organizatori i sulmit – Dritan Nano
Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim
Elton Kasaj
Romario Tabaku
Drivald Alia

bw

Ja si është gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Pse ndodhi ngjarja:

Avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar një palë që e ka fituar në proces gjyqësor çështjen e pronësisë në shkallë të parë edhe në Apel. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore “ALTERUM SHPK”. Disa prej përfituesve nuk kanë rënë dakord me shpenzimet në studion ligjore.

Kanë qenë më total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar të zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashëgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues, por nuk kanë rënë dakord, pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Organizatori i sulmit Dritan Nano është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Në kërkim mbeten tre anëtarë të tjerë pjesëmarrës në sulm, Elton Kasaj, Romario Tabaku dhe Drivald Alia.

(BalkanWeb)

Dhuna ndaj avokatit, akuza hap dosje për ‘Vrasje të funksionarit publik’, autorët rrezikojnë 30 vjet deri në burgim të përjetshëm

Goditja me sende të forta, si doreza hekuri dhe leva ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetim për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Materiali policor që prej ditës së djeshme është përcjellë për vlerësim nga policia në drejtim të prokurorisë, ku grupi i hetimit që ka ndjekur rastin në polici ka sugjeruar regjistrimin e procedimit dhe vijimin e hetimeve pikërisht për veprën penale 79/a të Kodit Penal.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në hyrjen e një kopshti shtetëror në Tiranë, policia ka ndaluar me iniciativë 58-vjeçarin Dritan Nano, i cili dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrahjes brutale të avokatit, njëherësh dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesi.

Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopsht. Agresorët duken me kapele në kokë, ndërsa janë publikuar edhe emrat dhe fotot e autorëve të sulmit brutal.

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë autorët e dyshuar dhe të shpallur në kërkim që kanë dhunuar avokatin e Sokol Mëngjesit.

Nëse do shpalleshin fajtorë dhe dënohen nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm. sn

Çfarë po mundohet të fshehë policia për sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi?

Më shumë se sa për të zbardhur krimin e rëndë, sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, deklarata e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shtuar edhe më shumë misteret në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 08:50 minuta të mëngjesit të sotëm.

Në deklaratën për mediat të lexuar nga ai, kreu i Policisë së Tiranës tha se, njëri nga personat e shpallur në kërkim, Romario Tabaku ka larguar me një makinë ‘Audi’ me targa AB 696 JT, autorët e sulmit ndaj  avokatit Sokol Mëngjesi.

Por vëetëm pak minuta më vonë, gjatë konferencës, i pyetur nga gazetarët drejtori Tonin Vocaj e ndryshoi këtë version.

Ai tha se, pas sulmit ndaj avokatit, tre autorët janë ndarë dhe njëri prej tyre ka ikur me makinën ‘Audi’ dhe dy të tjerët kanë marrë një taksi.

Sipas tij, të tre të dyshuarit kanë ikur në drejtim të zonës së Astirit, ku policia i ka humbur gjurmët dhe për kapjen e tyre ka vënë në dispozicion edhe shumën prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi tjetër që ngrihet pas deklaratës së policisë, është edhe versioni i se pse ka ndodhur sulmi ndaj avokatit Mëngjesi.

Më herët policia kishte deklaruar gjithashtu se, ishin arrestuar katër autorët e ngjarjes, por Vocaj tha se ata janë në kërkim dhe ende nuk janë ndaluar.

Tonin Vocaj deklaroi se, sulmi ka ndodhur pasi avokati Sokol Mëngjesi, ka përfaqësuar një familje në një proces gjyqësor dhe e ka fituar këtë çështje. E pikërisht fitimi i çështjes dhe mos dakrodësia e palës fituese për ti dhënë avokatit hakun që i takonte, ka bërë që ai të sulmohet brutalisht deri në prag të humbjes së jetës.

Nëse do të ishte pala humbëse ajo që do të sulmonte, ky version mund të ishte edhe më bindës.

Një tjetër mister në lidhje me këtë ngjarje është edhe numri i personave të përfshirë në të, 5.

Njëri prej tyre organizator, dhe katër të tjerë ekzekutorë. Dhe të gjithë këta sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj kanë vendosur ta sulmojnë avokatin Sokol Mëngjesi në zonën më të populluar të Tiranës dhe në pikun e orarit të lëvizjes së qytetarëve.

Nëse dikush do të kërkonte të ndëshkonte avokatin, mund ta kishte bërë në mes të natës dhe askush nuk e shikonte, por sulmi i ndodhur menjëherë pasi ai kishte lënë djalin në kopësht ngre dyshime se, nuk ka ndodhur për shkak të një pagese për fitimin e një procesi gjyqësor.

Paqartësitë në lidhje me çështjen drejtori Tonin Vocaj i transmetoni fort gjatë deklaratës së tij për mediat, dhe ai vetë dukej se nuk ishte i bindur se ajo që po lexonte ishte e vërtetë. sn

Këta janë 4 autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Janë shpallur ne kerkim katër sulmuesit e avokatit Sokol Mëngjesi.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, janë identifikuar dhe po ndiqebn 4 persona, ndërsa është zbardhur dhe ngjarja.

Të arrestuarit janë:

Drivald Aliaj

Dorian Aliaj

Elton Kasaj

Romario Tabaku.

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Nisën ta godisnin, avokati tentoi të largohej, por u rrëzua. Zbardhen detaje nga dhunimi i Sokol Mëngjesit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me dhunimin e avokatit të njohur Sokol Mëngjesi, i cili ra pre e dhunës mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sipas dëshmitareve okularë, në momentin që Mengjësi është sulmuar nga tre agresorët dhe goditur, ai ka tentuar që të largohet, por fatkeqësisht ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në trotuar.

Fill pas dhunës, autorët, ku dy prej tyre janë identifikuar dhe për tjetrin po punohet ende, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, avokati ka pësuar lëndime në kokë dhe fraktura, duke i shkaktuar një hemorragji të vogël.bw

Të veshur me të zeza dhe me kapele- Detaje të reja nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut

Gazetari Igli Çelmeta, në një raportim nga Spitali i Traumës tha se gjendja e tij është e stabilizuar. Në spital ka qenë edhe drejtori i policisë Tonin Vocja.

Polica është drejt identifikimit të autorëve, ku janë identifikuar dy prej tyre.

Mësohet se autorët e kanë mbajtur Mëngjesin nënë vëzhgim dhe më pas mëngjesin e sotëm e kanë sulmuar.

Kamerat e sigurisë. Pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele.bw

Gjithçka e planifikuar! Dyshohet se autorët përgjonin prej ditësh Sokol Mëngjesin

E paprecedentë ishte ngjarja që ndodhi sot në mes të ish-Bllokut, ku Dekani i Fakultetit Juridik, avokati i njohur që mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Në një lidhje live për News24, nga vendi i ngjarjes, gazetari Igli Çelmeta raportoi se gjithçka ndodhi pasi Mëngjesi, ashtu si për çdo ditë, po çonte djalin e tij në kopsht.

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, pasi prej ditësh mendohet se ndiqnin avokatin, i kanë zënë këtij të fundit dhe e kanë dhunuar. Kjo gjë është faktuar dhe nga kamerat e sigurisë të zonës që duket se kanë filmuar gjithçka.

 

Sakaq, avokati ndodhet në spital, pasi ka dëmtime në kokë dhe trup, për shkak të goditjeve që ka pësuar nga grushtet, por dhe leva.
Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup i posaçëm hetimor i ngritur nga prokuroria dhe komisariati nr.2.

Sokol Mëngjesi është avokat me përvojë disa vjeccare në jurisprudencë. Ai është angazhuar si ekspert në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, të tilla si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Prej shtatorit të vitit 2020, Sokol Mëngjesi është Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Mëngjesi ka një përvojë të gjatë edhe në mësimdhënie, ndërsa është autor edhe i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi.

(BalkanWeb)

E goditën në fytyrë dhe trup- Çoi djalin në kopsht, si e “zunë mat” avokatin e Berishës tre autorët

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati Sokol Mëngjesi ka shtëpinë.

Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Gazetari Çelmeta raporton se Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.

Mësohet se ai ka fraktura në kokë dhe dertime në trup, por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

(BalkanWeb)

Dhunohet në TIranë Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare

Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha është goditur me grushte.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Ai është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. sn

Policia gjen armë dhe municion në Zveçan dhe Leposaviq

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe municion.

Në rastin e parë gjatë bastisjes së një shtëpie të një (mashkulli, kosovar), është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Derisa, në rastin e dytë është bastisur po ashtu edhe një shtëpi në pronësi të një (mashkulli, kosovar), është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 115 fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Zveçan i dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. sn

‘Autoritetet franceze sollën blloqe edhe për politikanët’- Eugen Beçi tregon detaje nga mesazhet e operacionit ‘Metamorfoza 3’

Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se në mesin e materialeve që kanë ardhur nga autoritetet franceze në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”, apo zyrtarisht “Revanshi”, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, ata për korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorësh policie dhe administrate.

“Në bazë të CD-ve të ardhura nga autoriteteve franceze për krimin e organizuar shqiptar, zyrtarëve shqiptarë, “Metamorfoza” do të vazhdonte me numra 10, 11, 12. Me ato materiale që unë kam dijeni se ka, prokuroria mund të vazhdojë 10 vite. Revanshi i “Metamorfozës” duhet të përcaktojë prioritetet për indentifikuesit konkretë sepse vonesa në hetime i bëri njerëzit që do të identifikohen dhe shumica ikën në Dubai.

Prokuroria duhet të krijojë grupe dinamike që edhe këta që kanë mbetur këtu të mos shkojnë në Dubai.

“Metamorfoza”, në materialet që kanë ardhur nga autoritetet franceze, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, për korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorësh policie dhe administrate.”,- ka thënë Beci.

“Arben Ndoka ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje”, Bardhi: Korrupsioni s’luftohet me fjalë dhe rezoluta! S’e votojmë!

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita nuk do të votojë pr.rezolutën e PS-së për korrupsionin. Ai tha se edhe për Arben Ndokën Rama thoshte se është deputet, por doli që porosiste vrasje.

Mes të tjerash ai tha se korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta.

“E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj në këtë qeveri dhe nga ky kryeministër ditën e sotme, edhe pse iu deshën më shumë se 4000 ditë ta kuptonte, është pranimi prej tij se na u dashka më në fund një përpjekje e veçantë, ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjë herë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë:

Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vetë seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin.

Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen dhe shtetin ligjor. Jemi ne që kemi bërë 11 vite betejë për këtë, me qeverinë më të korruptuar të këtyre 34 viteve, më e korruptuara në Rajon e Europë.

· Jemi ne që kemi denoncuar me fakte aferën korruptive të inceneratorëve. Edi Rama i doli në mbrojtje.
·Jemi ne që kemi denoncuar aferën me kontratat korruptive në sektorin e shëndetësisë. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Edi Rama i doli në mbrojtje.
·Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Policinë e Shtetit që solli kanabizimin e vendit. Edi Rama i doli në mbrojtje.
·Jemi ne që luftojmë për tolerancë zero ndaj korrupsionit zgjedhor. Edi Rama është arkitekti i tij.
·Jemi ne që luftojmë kundër qeverisjes dhe fuqizimit nga qeverisja të krimit të organizuar, si mundësia e vetme që lejon mirëqeverisjen dhe respektin ndaj shtetit ligjor. Edi Rama është arkitekti i kriminalizimit të institucioneve, duke vënë në rrezik serioz funksionimim demokratik të institucioneve publike.

Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë as për fjalë dhe as për rezoluta. Ka nevojë për akte, për veprime. Edi Rama kishte 11 vite kohë të na tregonte të paktën një akt, një veprim, që ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ka vullnet për të mirëqeverisur, ka vullnet për të respektuar shtetin ligjor.

Por për fat të keq, si çdo gjë tjetër, edhe luftën ndaj korrupsionit e konsideron çështje të propagandës së ditës apo PR, e lufton me fjalë, ndërkohë që veprat i ka krejt të kundërta. Dhe për propagandë dhe fjalë, Shqipëria ka humbur 11 vite, sepse Edi Rama tjetër thotë, tjetër premton, dhe komplet tjetër gjë bën.

Gjatë 11 viteve të fundit, qeveria e Edi Ramës ka demonstruar vazhdimisht se nuk është ajo fanar i përparimit dhe transparencës që pretendon të jetë, por përkundrazi një regjim që frymëzon dhe përjetëson korrupsionin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Prandaj ndërsa Edi Rama propozon rezolutë për të luftuar korrupsionin, ne duhet të shqyrtojmë me kujdes rekordin e tij dhe të pyesim nëse qëllimet e tij përputhen me veprimet dhe politikat që kanë karakterizuar mandatin e tij.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2013, Rama ka drejtuar një qeveri që është akuzuar vazhdimisht për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të fondeve publike. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International e rendit Shqipërinë vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Pavarësisht kësaj, qeveria e Ramës ka bërë pak për të adresuar këto shqetësime, shpesh duke ndërmarrë hapa që përkeqësojnë, në vend që të zbusin problemin.

Administrata e Ramës ka qenë gjithashtu e mbushur me skandale që përfshijnë PPP dhe koncesione qeveritare. Këto marrëveshje, shpesh të mbuluara me “Sekret”, janë marrëveshje me mungesë transparence dhe për përfitimin e një rrethi të ngushtë biznesesh me lidhje të ngushta me qeverinë. Ky model i dhënies së kontratave fitimprurëse firmave të lidhura politikisht minon konkurrencën e ndershme dhe gërryen besimin publik në qeverisje. Ky model nuk ka asnjë lidhje me mirëqeverisjen apo aq më pak me shtetin ligjor.

Kur të gjithë ngrinin zërin për inceneratorët, Edi Rama na nxorri një video se sa mbetje digjeshin nëpër vendet e Europës dhe sa mirë ishte kjo për ambientin, duke vënë qeverinë e tij, dhe paratë publike në dispozicion të reklamave për përfitimin e Klodian Zotos dhe Mërtirit. Mori grupin e tij parlamentar dhe e dërgoj si mburojë në sheshin e krimit, nga një incenerator tek tjetri. Kur ne flisnim për koncesionet në shëndetësi, Antropologu i shquar i shekullit 21, Edi Rama, na tregonte se sa i gjatë duhet të ishe për të qenë hajdut. Aq sa Ilir Beqja dmth, pak a shumë gjatësia e Edi Ramës. Më tej doli edhe si gjinekolog me vegla operacionesh lindje në dorë, studio më studio. Ai nuk e kuptoi kurrë që është aty jo për të mbrojtur hajdutët, por për të ruajtur lekët e shqiptarëve, një detyrë që thellësisht dhe solemnisht e shpërdoroi me dëme të mëdha.

Po si ka mundësi, një Kryeministër që pretendon se është duar jashtë nga këto afera korruptive, nuk bëri kurrë një verifikim për hir të qytetarëve, për hir të transparencës dhe për hir të gjithë atyre që minimalisht shprehnin dyshim? Asgjë, përveçse i la të vidhnin deri në fund dhe kur ranë në rrjetën e drejtësisë, tani po i sheh kur bien si mollët e kalbura.

Po ka hipokrizi më të madhe sesa të thotë Edi Rama se ka vullnet për të bërë reforma që sigurojnë mirëqeverisjen e vendit. Po a nuk është ky i njëjti individ që për “mirëqeverisje” i ofroi qytetarëve të Lezhës qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetarëve të Krujës qeverisjen nga Rrahman Rrahja, e kështu me rradhë në çdo qytetet, të cilët pasi qeverisnin me delegim nga Edi Rama gjatë ditës, në darkë bënin planet sesi të vrisnin njëri- tjetrin apo qytetarët që qeverisnin. Dhe ky hesht, nuk thotë dot asnjë fjalë, asnjë ndjesë për qytetarët që në vend të përfaqësuesve të tyre u ofrojë përfaqësues të krimit të organizuar për ti qeverisur, madje “drejtues të grupeve të strukturuara kriminale”.

A nuk ishte propozuesi i kësaj Rezolute, që korruptoi një zyrtar të huaj, ish agjentin e FBI McGonigal, për llogari të pushtetit të tij? Po si mund të besohet Edi Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ për të parandaluar konfliktin e interesit dhe lobimin për interesa private gjatë ligjbërjes, ndërkohë që pasi ka depozituar draft rezolutën, ekzaktësisht një javë më parë, brenda 24 orëve propozoi ndryshimet në ligjin për privaitizimin e pronave shtetërore, për llogari të klientëve të tij. A nuk është ky po i njëjti që shtyu 5 herë ligjin për investimet strategjike për llogari të Pëllumb Gjokës? Edhe ky ditën me firmë të Edi Ramës bëhej investitor strategjik, ndërkohë që natën porosite vrasje. E keni dëgjuar të thotë, gabova, me firmën time fuqizova një eksponent të krimit të organizuar.

Nuk e thotë dot, sepse me ta ka qeverisur, për shkak se me ta ka fituar zgjedhjet, sipas parimit “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”. Duke minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Edi Rama ka gërryer themelin e demokracisë dhe ka përjetësuar një sistem ku korrupsioni nuk është thjesht i toleruar, por aktivisht i përdorur si një mjet politik.”, tha ai.

Ai shtoi mes të tjerash se: “Edi Ramës ka treguar vazhdimisht në këto 11 vjet se nuk është as i aftë dhe as i gatshme të luftojë korrupsionin në mënyrë të efektshme. Në vend të kësaj, qeveria e tij ka frymëzuar dhe përjetësuar një sistem ku korrupsioni është bërë normë, duke dëmtuar demokracinë, duke minuar besimin publik dhe duke dëmtuar shërbimet thelbësore për qytetarët shqiptarë. Prandaj dhe rezoluta është një dokument pa vlerë, fjalë boshe, sa kohë nuk ekziston vullneti real për mirëqeverisje, luftë ndaj korrupsionit apo shtet ligjor.

Nëse ju kolegë e keni seriozisht vullnetin për të luftuar korrupsionin, për të garantuar mirëqeverisjen, për të respektuar parimet e shtetit ligjor, e nisim nga korrupsioni zgjedhor, i përkushtohemi atij në këto muaj të mbetur të këtij sesioni, e luftojmë sic do t’i kishte hije cdo vendi kandidat për në BE.

Opozita qëndron fort kundër përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë aktuale për të minuar demokracinë dhe për të forcuar korrupsionin, duke e trajtuar edhe korrupsionin si cështje propagande. Ne i qëndrojmë fort vullnetit për ta konsideruar domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet. Dhe për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luajmë rolin tonë, e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë me shumë përkushtim, duke i shërbyer interesit të qytetarëve, interesit publik.

Por kjo nuk bëhet as me rezoluta dhe as me fjalë. Kuvendi nuk ka nevojë që ti thotë vetes me shkrim që është i ndërgjegjshëm që duhet luftuar korrupsioni. Kush është realisht i ndërgjgjshëm për këtë ska nevojë t’ia pohoi vetes as me shkrim dhe as me zë të lart. Mjafton ta bëjë pjesë të përditshmërisë së tij gjatë ushtrimit të funksionit, të punojë për këtë çdo ditë, të tregojë shembullin personal, të ngrejë zërin ndaj akteve korruptive. Ne këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë, pa qenë nevoja që tja themi vetes përpara pasqyrës dhe as për të bërë propagandë me këtë cështje. Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se cfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se cfarë duhet të bëjmë. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan.”.
(BalkanWeb)

Igli Çelmeta: E vërteta për Ervis Martinajn, ja pse mbetet enigmë fati i tij

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Kjo Javë” në News24 tha se Policia e Shtetit e di fatin e Ervis Martinajt.

Çelmeta tha se për shkak të lidhjeve që ka pasur Ervis Martinaj çështja e tij nuk do të zbardhet.

Ai tha se është pikërisht kjo arsyeja pse nuk thuhet publikisht ajo e vërtetë që dihet nga Policia.

“Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë”, tha Çelmeta.bw

‘Qeveria vendosi të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë, u mohon përvojën – themel për profesionin

Partia Demokratike dënoi sot me forcë, “agresionin” siç e cilësoi, që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërmarrë ndaj profesionit të mësuesit. Znj. Lili Sula, shefe e departamentit të Arsimit në PD, doli me një deklaratë pas udhëzimit më të fundit nga qeveria lidhur me profesionin e arsimtarit.

“Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr. 8, datë  03.05.2024 ‘Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, – tha Sula, – është shprehje e flagrante e politizimit të sistemit të punësimit;  e centralizimit të procedurave të punësimit; e mungesës së përgjegjësisë dhe respektit për punën dhe karrierën e mësuesve.

Sipas këtij vendimi, mësuesit  i njihen vetëm 20 vite punë, pra deri në moshën 42-43 vjeç dhe pas këtyre viteve mësuesi nuk merr më asnjë vlerësim kur garon për ushtrimin e profesionit– duke u mohohuar kështu përvoja e punës- tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare, duke u vendosur në pozita diskriminuese ndaj kolegëve të tyre më të rinj që kanë më pak vite në profesion. 

Kreu V, pika 14 godet rëndë të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit edhe pse e ka fituar një herë. ‘Mësuesit që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar si pasojë e mungesës së vendeve të lira u ndërpritet marrëdhënia e punës me të drejtën e konkurrimit sipas këtij udhëzimi’.

Udhëzimi, nga njëra anë përligj dështimin e Rilindjes në arsimin parauniversitar, mbylljen e klasave dhe shkollave për shkak të shpopullimit dhe nga ana tjetër, shantazhon dhe mban në presion mësuesit sepse atyre u lidhen kontratat të përkohshme pune dhe janë të detyruar të konkurojnë çdo vit për shkak të rënies së thellë të numrit të nxënësve.

Është antiligjore që të drejtën e ushtrimit të profesionit të fituar tashmë– të mos ta gëzosh dot për shkak të dështimit të sistemit, për shkak të dështimt të qeverisë dhe të detyrohesh të konkurosh përsëri.

Qeveria e Edi Ramës, menjëherë pas ardhjes në pushtet, në kundërshtim me interesin publik, bëri një seri ndryshimesh në aktet ligjore dhe nënligjore duke cenuar profesionin e mësuesit dhe vënien e marrëdhënieve të punës së tyre nën trysninë partiake të Rilindjes.

Krahas ndryshimeve në ligjin nr. 69/2012 ‘ Për sistemin arsimor parauniversitar’, Rilindja, gjatë periudhës 10 vjeçare të saj në pushtet, 2014-2024, ka ndryshuar 5 herë udhëzimin ‘Për procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit nga puna të mësuesit’.

Udhëzimi nr. 35, I vitit 2014;

Udhëzimi nr. 38, I vitit 2015;

Udhëzimi nr. 13. I vitit 2019;

Udhëzimi nr. 12 I viit 2021 dhe së fundi

Udëzimi nr.8 i vitit 2024,

Këto Udhëzime, që mbajnë firmën e të gjithë ministrave të Rilindjes, flasin për:

Trysninë politike, që Rilindja vijon të ushtrojë mbi mësuesit.

Braktisjen dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të zhvilluar burimet më të rëndësishme të sistemit, sikurse janë Mësuesit.

Papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, në menaxhimin e shërbimit arsimor, gjendja e të cilit u raportua si katastrofike nga vlerësimet ndërkombëtare të Pisa 2022.

Mjerimin profesional të administratës së sistemit rsimor.

I bëjmë thirrje znj. Manastirliu të shfuqizojë vendimin nr 8, vendim që i vendos mësuesit në tabelën e qitjes të shantazhit e presionit, që godet dhe asgjëson të drejtat e fituara profesionale.

Miratimi i statusit të mësuesit me qëllim garantimin e statusit të tij ligjor, ekonomik, të marrëdhënieve të punës dhe zhvillimit të karrierës, është objektiv kryesor i Partisë Demokratike që do të shmangë kontratat e punës me afat dhe do t`u garantojë mësuesve që ushtrojnë me dinjitet profesionin më fisnik, atë të formimit të brezave e të qytetarëve të Shqipërisë.” sn

Banorët e Lumit të Vlorës protestojnë para Kryeministrisë kundër ujësjellësit që merr ujin e Shushicës

“Jemi të bindur se juve Kryeministër ju kanë keqinformuar me shifrat e studimit që ju kanë paraqitur. Ju sigurojmë që sasia e ujit në burim sot që duhet të jetë prurje maksimale, nuk mjafton për të mbushur tubat e atij projekti dhe këtë e vërtetojnë shumë mirë specialistët e qeverisë shqiptare.”

Banorët e krahinës së Lumit të Vlorës janë mbledhur sot në një protestë para Kryeministrisë duke i bërë thirrje kreut të qeverisë, Edi Ramës, të ndalë projektin që i merr ujin lumit të Shushicës për të furnizuar Himarën.

Në deklaratën e tyre që e lexuan me megafon, protestuesit i bënë të ditur Ramës se sasia e ujit që po i merret krahinës së tyre është e pamjaftueshme dhe do ta shkretojë zonën, kurse nga ana tjetër do t’i lërë një mollë sherri brezave të ardhshëm me himariotët.

Pavarësisht se dje ata janë takuar me Ramën në Himarë dhe ai u ka premtuar se do ta shqyrtojë problemin, banorët e Lumit të Vlorës janë nxitur për të ardhur në protestë të ngopur nga premtimet e deritanishme, pasi gjysma e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës tashmë janë shtrirë në pyjet e Kuçit të Vlorës.

“Banorët e Lumit të Vlorës, të cilët edhe pse nuk jetojnë atje për shkak të emigrimit, me mendje e zemër janë në vendlindjen e tyre dhe nuk do ta braktisin kurrë, – theksoi kreu i protestës. – Ne kemi më shumë se një vit që kemi nisur protesta për të kundërshtuar projektin dhe u kemi kërkuar të gjitha institucioneve të shtetit që të na ndihmojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por për hir të së vërtetës, bashkëpunimi i tyre me ne ka munguar dhe ka vazhduar puna, pyjeve të Kuçit duke vendosur deri tani gjysmën e tubacioneve.

Ne kemi ardhur sot t’i themi me zë të lartë,kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, se jemi ne që e kemi falendruar publikisht dhe i kemi kënduar edhe këngë zemre dhe për këtë nuk na vjen fare turp. E meriton falënderimin tonë për rrugën e mrekullueshme të Lumit të Vlorës që na lidh me bregun e detit për 15 minuta nga një orë e gjysmë që ishte më parë apo me Tepelenën e Gjirokastrën në më pak se një orë nga 3-4 që ishte më parë.

Të parët tanë fisnikë kanë jetuar qindra vite pa rrugë, por asnjë orë të jetës së tyre pa ujë. Mos harroni që lugina e Lumit të Vlorës, që nga Kuçi, në Selenicë e Llakatund, me rreth 20 mijë ha tokë pjellore dhe resurset, del prapë në Kuç e rrugën e re duke krijuar një unazë fantastike të turizmit.

Ne nuk jemi kurrë kundër furnizimit të Himarës me ujë, por mos harrojmë se bregdeti i jugut të Shqipërisë noton mbi ujë dhe ka disa mundësi për zgjidhjen e këtij problemi.

Ne jemi të bindur se juve Kryeministër ju kanë keqinformuar me shifrat e studimit që ju kanë paraqitur. Ne ju sigurojmë që sasia e ujit në burim sot që duhet të jetë prurje maksimale nuk mjafton për të mbushur tubat e projekti dhe këtë e vërtetojnë shumë mirë specialistët e qeverisë shqiptare.”sn

“Nuk i bindem askujt, përveç ligjit dhe Zotit”, Bardhi: Hetoni dy prokurorët e ‘Xibrakës’, të gjenden kokat e laboratorit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat kërkoi hetimin e dy prokurorëve të dosjes ‘Xibraka’, të cilët sipas tij nuk kanë gjetur se kush janë kokat e laboratorit të kokainës.

Ai tha se ai nuk i bindet dhe nuk ka frikë nga askush, por vetëm nga ligjit dhe Zoti.

“Nuk i bindem, përveç ligjit dhe Zotit, askush tjetër. Këtë çështje e kam trajtuar në rrugë institucionale. Nuk kam bërë politikë me këtë çështje. Presim që prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin.

 

Të hetohet dhe roli i dy prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen Xibraka. Kokat e grupit kriminal ndoshta kanë ngelur pa identifikuar. Bëhet fjalë për laboratorin e parë të kokainës në vendin tonë, duhet të kishte hetim serioz. Të dy prokurorët zgjodhën që të bënin punën Ramës, se kishin interes vettingun.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Dy deputete të PD dorëzojnë projektrezolutë në Kuvend për dhunën ndaj mediave, Zhupa: Gjuhë seksiste dhe linçuese ndaj grave gazetare

Dy deputete të Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Ina Zhupa kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit një pr/rezolutë për gratë gazetare.

Gjatë fjalës së saj para mediave, Zhupa tha se brenda këtij viti janë regjistruar 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa theksoi se raste tmë të shpeshta janë të gazetareve.

“Unë si anëtare e Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste. Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministri Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj.

 

Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me harbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit. Kam paraqitur një pr.ligj në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra.”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)

Tiranë, Arrestohen 9 administratorë dhe përmbarues për skema mashtrimi në kredidhënie

VOA/Ilirian Agolli

Prokuroria e Tiranës arrestoi sot nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” nga subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, administratorë dhe përmbarues të tyre.

Në dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, gjykata vendosi arrest me burg për pesë prej tyre, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti, Alban Kote, si dhe arrest në shtëpi për katër të pandehurat Kejda Seferi, Elda Ibro, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.

Prokuroria bëri të ditur se këto shoqëri morën nga Banka ProCredit 3 mijë e 999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe “përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi, edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat”.

Subjekti MCA dyshohet se ka përdorur vjedhjen për likuidimin e këtyre kredive të blera, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e zotëronte po kjo agjenci.

Pas marrjes së një kredie të re pranë saj, zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë MCA u kërkonte atyre likuidimin e shumave të tjera.

Një numër kreditorësh janë viktima të kësaj skeme që vidhte pasuritë e tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Pjesë e skemës abuzuese këto institucione financiare kishin edhe kamatë vonesa nga 2% deri në 8% për çdo vit, veprim që thellonte ndjeshëm vjedhjen e shumave të konsiderueshme.

Prokuroria solli si një shembull të abuzimit të skajshëm rastin kur një shtetasi iu sekuestruan nga MCA 14 pasuri të paluajtshme për një detyrim të prapambetur afro 3 mijë e 500 dollarë.

Ky është një nga rastet e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme, që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Sipas prokurorisë, të dyshuar për vjedhje janë administratorja e MCA-së Elda Ibro dhe administratorët e shoqërisë përmbarimore Star-FS Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, ndërsa të dyshuar për shpërdorim detyre u arrestuan Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi.

Për këtë veprimtari kallzimin e kishte bërë ministria e Drejtësisë më shumë se katër vjet më parë.

Debati, rezultatet e drejtësisë së re- Burimi: Dumani kërkon të dyfishojë mandatin

Kryetari i SPAK, Altin Dumani ka lexuar raportin vjetor të këtij institucioni në Komisionin e Ligjeve.

Dumani akuzoi bankat se janë të përfshira në pastrimin e parave në vend.

Ndërkohë, ai tha se me pasuritë e krimit po blihen apartamente dhe biznese në Tiranë dhe në bregdet.

I ftuar në edicionin e pasdites në ‘Syri Televizion’ analisti Genc Burimi shpreh se sot në sallën e Kuvendit Dumani erdhi me një mesazh mjaft të qartë, do të donte të shtonte mandatin dhe për çështje të tjera nuk pati interes.

Genc Burimi:

“Jam shumë i zhgënjyer me mungesën e një prononcimi të qartë të zotit Noka në emër të Partisë Demokratike, kur Dumani sot kërkon një ‘puç kushtetues’ kërkojnë që t’i dyfishohet mandatin.

Këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët sot dhe aty doja një qëndrim të qartë të Partisë Demokratike.

Varrezat le të themi, siç është një shprehje në frengjisht ‘janë mbushur me njerëz që e mendonin veten të pazëvendësueshëm, por në demokraci askush nuk është i tillë.

Dhe këtë do të doja ta dëgjoja sot në sallën e Kuvendit, kur Dumani erdhi me një mision shumë të qartë, do të donte të shtonte mandatin dhe për çështje të tjera nuk pati asnjë interes.

Ai thoshte, kjo çështje është në procedurë, kjo tjetra është në hetim, pra nuk pati asnjë interes.

Një farë interesi ishte kur mund të thoshte që bankat janë të përziera sot ne skema korrupsioni, atherë Dumani të propozojë ndryshime ligjore, prandaj kryeson SPAK-un, ndërkohë ai thotë se janë ligji është në rregull, nuk e di ligji shqiptar detyron sot (tatimet, bankat, apo KLSH) që kur kanë raste dyshimi për korrupsion, pra vepra penale të jenë të detyruar me ligj t’i transmetojnë drejtësisë dyshimet.

Në Francë dhe në Berlin i kemi këto ligje, dhe kur një bankë shikon se ti shkon me një valixhe të madhe me para sigurisht që do të të transmetojë”.

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, jepet dënimi për Arjan Tasen

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Arjan Tasen, policin që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte, teksa me skafin e tij doli në breg për të sjellë familjen e tij dhe i mori jetën një të miture e cila kishte ardhur nga Anglia të bënte pushime në jug të vendit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7- vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonia me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano,  aso kohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e përjashtoi përfundimisht nga policia.

Për këtë ngjarje u shkarkuaa i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës. sn

‘Do vazhdoj detyrën në KLP’- VOA: Alfred Balla sfidon vendimin e KPA

Në Shqipëri, kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Alfred Balla nuk do të mund të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, e për pasojë “nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm”. Vendimi u mor të martën nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), struktura më e lartë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi deri në vitin 2017, kur kishin hyrë në fuqi ligjet e reja të Reformës në Drejtësi, ai kishte punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Por zoti Balla i tha në mbrëmje Zërit të Amerikës, se vendimi, të cilin ai e cilëson “të turpshëm”, nuk ka të bëjë me detyrën e tij aktuale në KLP, pasi ai është zgjedhur anëtar i saj nga parlamenti, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe jo si magjistrat e për pasojë “jam ende në detyrë si kryetar dhe anëtar i KLP-së”, deklaroi ai duke shtuar se “nëse do të dojë, mund të më shkarkojë vetëm parlamenti”.

Zoti Balla është zgjedhur në vitin 2018 si anëtar i KLP-së, dhe në mars të 2022, u zgjodh në krye të “qeverisë së prokurorëve” me një mandat dy vjeçar. Ndërkohë, mandati tij si anëtar ka përfunduar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, por procedurat për përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo magjistratë u zgjatën përtej afateve.

Ndonëse për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ai konsiderohej subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) organizoi shortin për caktimin e trupit gjykues për rastin e tij në fund të dhjetorit të vitit 2021. Trupës iu desh më pas 1 vit e gjysëm për të vlerësuar nëse ai e gëzonte statusin e magjistratit e për pasojë të përcaktonte nëse do të duhej që ai t’i nënshtrohej ose jo, të ashtuquajturit proces të Vettingut. Përfundimisht në qershor të 2023-it, KPK-ja mbylli procesin e rivlerësimit ndaj zotit Balla, pa një vendim përfundimtar, duke konstatuar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte liruar nga detyra me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Vetë zoti Balla e kishte kundërshtuar me forcë, procesin e rivlerësimit, madje në fillim të vitit 2023 ai ishte ankuar dhe në Bruksel, ndaj vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs, duke e akuzuar atë se po ushtronte trysni ndaj anëtarëve të KPK-së, që ky institucion të kryente vettingun ndaj tij.

Vendimi i KPK-së, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit, përkundër pretendimeve se me lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë, është humbur dhe statusi i magjistratit, vetë zoti Balla kishte ndërmarrë beteja ligjore që atij t’i njihej ky status, si përmes një padie në Gjykatën Administrative ashtu dhe me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas akteve të bëra publike nga Komisioneri Publik, zoti Balla është tërhequr më pas, si nga padia në shkallët e gjyqësorit dhe nga kërkesa bërë në KLGJ “kur nga ana e trupës gjykuese të KPK-së vijoi dërgimi i pyetësorëve të procesit të rivlerësimit”.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, zoti Balla “e ka humbur statusin për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve, në kushtet kur, ndërsa nuk e kontestoi urdhërin (lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë shën. red.) në rrugë ligjore, ka shfaqur vullnetin për t’u zgjedhur në një organ tjetër kushtetues. Kjo sjellje u vlerësua si shkaku përcaktues për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës si ndihmës ligjor dhe u bvlerësua se përmbush kushtet për t’u kualifikuar si dorëheqje nga detyra”. Sipas Nenit G të Aneksit të Kushtetutes, dorëheqja nga një subjekt i rivlerësimit çon në ndërprerjen e procesit dhe pasohet nga pamundësia për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në reagimin e tij në mbrëmje, zoti Balla shprehet se “edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua”.

Ashtu siç dhe i konfirmoi Zërit të Amerikës, zoti Balla është i mendimit se vendimi “nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet Gjykata për të Drejtat e Njeriut”, duke paralajmëruar një ankim në Strasburg.

Humbi jetën në minierë, publikohet fotoja e 29-vjeçarit

Armond Peshku, minatori i cili humbi jetën

Është publikuar fotoja e 29-vjeçarit Armond Peshku i cili humbi jetën ditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit.

Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.

Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku humbi jetën, ndërsa 40-vjeçari Hajdar Bala mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e sotme, ku mësohet se Hajdar Bala po i nënshtrohet operacionit.

Bëhet me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia./Pamfleti

KPA shkarkon nga detyra kreun e KLP-së Alfred Balla. Përjashtohet 15 vite nga sistemi i drejtësisë, i hiqet e drejta për të…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallëtn e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.

Për Alfred Balllën, ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

Rezulton se subjekti i vlerësimit ka përfunduar në kuptimin ligjor marrëdhënien e punësimit në Gjykatën e Lartë për shkak të vullnetit të tij, ka kërkuar të mos i nënshtrohet procesit të rivlerësimit edhe ndërsa ai vetë ka pretenduar gjyqësisht se e gëzonte statusin e këshilltarit ligjor, që e bënte atë subjekt vlerësimi dhe më pas ka hequr dorë nga pretendimi i këtyre të drejtave në funksion të mosushtrimit ndaj këtij procesi. Këto rrethana përfaqësojnë një situatë të kualifikueshme sipas nenit G të aneksit të Kushtetutës. Përfundimisht, trupi gjykues, bazuar në analizën e mësipërme, e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit Publik duke konkluduar se vendimi i Komisionit objekt shqyrtimi numër 675 datë 16.06.2023 është i pabazuar në fakte dhe në ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar, duke u zbatuar në këtë rast neni G i aneksit të Kushtetutës me ndalimet përkatëse. Trupi gjykues i KPA vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e vlerësimit Alfred Balla. Balla nuk mund të punojë në sistemin e drejtësisë për 15 vite. Ky vendim ka efekt të menjëhershëm dhe është përfundimtar”, thuhej në vendimin e lexuar nga anëtarja e KPA, Ina Rama.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

 

Procesi i gjatë dhe i veçantë ndaj Alfred Ballës

Procesi ndaj Ballës, i cili prej vitit 2018 mban detyrën e anëtarit dhe njëkohësisht kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përbën një nga rastet e veçanta që u shqyrtua nga institucionet e rivlerësimit. Balla, deri në vitin 2017, ka mbajtur pozicionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, një detyrë që e shndërronte në subjekt të ligjit për Vetingun.

Ai u largua nga detyra me një vendim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Xhezair Zaganjori, pasi largimit të gjyqtarit, me të cilin Balla punonte si ndihmës.

Në qershor të vitit 2018, Balla iu drejtua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të ndërpriste procedurën e rivlerësimit për të, pasi ai nuk e gëzonte statusin e ndihmësit ligjor, për shkaqe që nuk vareshin prej tij. Gjithashtu, ai njoftoi KPK-në se e kishte ankimuar vendimin e kreut të Gjykatës së Lartë që i ndërpreu marrëdhëniet e punës me atë institucion.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në vendimin e marrë në Korrik 2021, ndër të tjera, arsyeton mbi: […] pavlefshmërinë absolute të urdhrit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe faktit se subjekti i rivlerësimit gëzonte statusin deri kur me zgjedhjen e tij si anëtar i KLP-së, ku paditësi ka humbur çdo të drejtë që rrjedh nga qenia e tij si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

Përtej sa konstatonte gjykata në vendim, vetë subjekti i rivlerësimit, duke synuar pranimin e plotë të objektit të padisë të paraqitur në shkallën e parë të gjykimit dhe për shkak të gëzimit të statusit, kërkonte edhe rikthimin në detyrën e Këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në këto kushte, Balla u përfshi në listën e subjekteve që i nënshtrohen Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në janar 2022, e njoftoi Ballën (në cilësinë e këshilltar ligjor) për caktimin e trupës që do të kryente Vetingun e tij.

Në përgjigje të këtij njoftimi, Balla kërkon ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim, për shkak se ai nuk është më ndihmës ligjor dhe se mban funksion tjetër kushtetues.

Më tej, në datën 4.4.2023, Balla iu drejtua me një shkresë Komisionit, ku e informon lidhur me vendimin datë 10.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, e cila ka vendosur “Prishjen e vendimit datë 29.97.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë”. Sipas tij, edhe bazuar në këtë vendim, ai nuk ishte subjekt i ligjit të Vetingut.

Po ashtu, Balla, në mars 2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, duke arsyetuar se: […] duke qenë se tashmë ka përfunduar gjykimi në të dyja shkallët e tij dhe unë mendoj se pozicioni im aktual si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pajtohet me statusin e Ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, heq dorë nga kërkesa drejtuar para jush në vitin 2020 dhe pushimin e shqyrtimit të saj […].

Në qershor të vitit 2023, KPK vendosi të pranojë kërkesën e Alfred Ballës, duke vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të tij pa vendim përfundimtar, për shkak se u konsiderua se ai nuk ishte subjekt i ligjit.

Komisioneri Publik nuk ishte dakord me këtë vendim. Irena Nino iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e tij për t’u përfshirë në organet e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Sipas Komisioneres Publike, Alfred Balla e ka pasur statusin e ndihmësit ligjor në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut dhe e ka humbur atë me dorëheqjen drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2023.

Ndaj, për komisioneren Nino, Alfred Balla ka dhënë dorëheqjen pa u përfshirë në veting, gjë e cila e pengon të emërohet në detyra të tjera në gjyqësor.Në seancën e zhvilluar më datë 29 prill 2024, Komisionerja Publike i qëndroi të njëjtës kërkesë.

(Balkanweb)

U zu poshtë nga masivi shkëmbor, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit! Përfundon tek Trauma një tjetër

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në minierën e Martaneshit, ku një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

Sipas inormacioneve të para, mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër.

Si pasojë e rrëshqitjes së masivit, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa një tjetër u plagos.

Sakaq, burime bëjnë me dije se ky i fundit po transportohet drejt spitalit të Traumës me helikopter, për ndihmë të specializuar.bw

Avokatja e Popullit: Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve për banorë në Europë, të ndalen masat e ashpra

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, në fjalën e saj në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, tha se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë banori.

Sipas Ballancës, problem mbetet fakti që në vendin tonë jepet në shumë raste masa më e ashpër e sigurisë, ajo e arrestit me burg.

Erinda Ballanca: Në Shqipëri ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri.

Samir Korreshi: Të burgosurit duhet që të kenë më shumë kohë që të takojnë të afërmit e tyre. Edhe shoqërimet e protestuesve nuk duhet të jenë kaq të dhunshme. Edhe kur dikush kapet se ka vrarë, nuk torturohet aq sa protestuesi. Besoj se kjo gjë duhet të hetohet. Edhe për LGBT, ligji funksionon ndryshe për ta? Sepse nëse ne dalim pa brekë në pazar nuk na lejohet. Atyre çfarë s’po ju lejohet. Shqetësuese për mua është si lejoni që dy vajza puthen në TV në mes të ditës, kur kemi fëmijë nëpër shtëpi e na thonë si puthen dy gra me njëra-tjetrën.

Dhurata Çupi: Do të doja t’i referohesha raporteve të Këshillit të Europës, të Komitetit për parandalimin e Torturës në KiE. Kushtet e strehimit në disa burgje janë të papërshtatshme me mbipopullim dhe në mungesë të higjenës. Keqtrajtimi fizik dhe psikologjik i të burgosurve nga stafi i burgut ose nga të burgosur të tjerë. Shërbimet shëndetësore të pamjaftueshme dhe me mungesë të stafit mjekësor dhe të pajisjeve të nevojshme. Programet e rehabilitimit dhe të edukimit për të burgosurit janë të kufizuara duke reduktuar mundësitë për integrimin e tyre në shoqëri pas lirimit. Kushtet e sigurisë kanë nevojë për pëmirësimin e masave të sigurisë për të mbrojtur të burgosurit nga dhuna dhe kërcënimet e brendshme. Lexova këto 5 që janë problematika që i hasim në burgje. Ju si institucion i keni ngritur si shqetësime, por në mënyrë që ne të mos jemi në raporte e CPT në mënyrë të vazhdueshme me këto standarde, duhet ta ngremë si Komision Ligjesh, ju si Avokat i Popullit dhe i bëj thirrje edhe mazhorancës të mos kthejë sytë nga kritikat që bëjmë ne këtu, por të bëhemi të gjithë bashkë për të adresuar këto shqetësime.bw

SPAK në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe UKT- Sekuestron disa procedura

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në kuadër të të cilës u arrestuan 3 bashkëpunëtorët më të ngushtë të Erion Veliajt, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha, që akuzohen për korrupsion e shkelje të barazisë në tendera, mosdeklarim pasurie etj.

Së fundmi, BKH, me kërkesë të SPAK, ka ushtruar kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve, ku janë sekuestruar disa dokumenta.

Tashmë që është faktuar se drejtorët vetë hartonin projekte, shpallnin hapje procedurash, përcaktonin fituesit dhe ishin përfituesit e kontratave, është duke u hetuar edhe mbi zbatimin e këtyre projekteve.

SPAK ka kërkuar nga Bashkia dhe drejtoritë përkatëse të dhënat mbi zbatimin e projekteve, shumat përkatëse, kush kanë qenë kostot në raport me zbatimin.

Të dhëna janë kërkuar edhe nga VAS Konstruksion, paraardhëse e “5D Konstruksion”.

Burime të besueshme thonë se janë duke u grumbulluar nga organi i akuzës të gjitha dosjet e prokurorimeve publike ku në disa prej tyre autoritet kontraktor është Bashkia se Tiranës. sn

Nga Emiljano Shullazi te Durim Bami, Endrit Dokle e Ervis Martinaj, ja 50 urdhërarrestet e lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (EMRAT)

Ditën e premte Prokuroria e Posaçme nisi atë që u konsiderua si operacioni më i madh i SPAK në goditje të grupeve të krimit të organizuar.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për Balkanweb emrat e 50 kontigjentëve të krimit, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste.

Operacioni i SPAK ka shkatërruar 7 grupe kriminale.

Struktura e Posaçme lajmëroi ndër të tjera se ka sekuestruar 3 milionë euro cash dhe në total 4.5 milionë euro pasuri nga bosët e krimit.

Operacioni i SPAK u kryesua nga prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zona, të cilat konsiderohen si baza e grupeve kriminale.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Lista e plotë:

1. Arben Ndoka

2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xhecuka

34. Edison Muceku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla.

Cameroon në Tiranë, shpall planin britanik për luftën ndaj krimit të organizuar shqiptar

David Cameron, sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, pritet të vizitojë Shqipërinë gjatë javës, ndërsa mediat britanike njoftojnë se ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shkruan The Sun.

Sipas tabloidit britanik, Cameroon do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar”.

“Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, vijon The Sun.

Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave për të bërë presion për veprime më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit.bw

Gazetarja: Ish deputeti socialist Arben Ndoka ndërmori një fushatë ekzekutimesh

Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje live në News 24 ka dhënë të tjera detaje për mega-operacionin e policisë, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Lala dha ndër të tjera edhe arsyen se përse u shpall në kërkim Arben Ndoka. Gazetarja theksoi se ish-deputeti i PS-së dyshohet se ka nisur një fushatë për të ekzekutuar të gjithë ata persona, që ai mendonte se kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Klodiana Lala: I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij. Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij. Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi. Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash. Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë. bw

‘Diversiteti’ është një çati e madhe ku strehohen larmi idesh për një PD fituese! – Nga Agron Gjekmarkaj

Një nga vlerat e shtuara të politikës shqiptare në këto 34 vjet liri është pas shumë ngjarjesh traumatike, bashkimi i PD në “diversitet”, një meritë kjo e të gjithë aktorëve politikë të kësaj force, por në veçanti e Sali Berishës dhe e Gazment Bardhit.

Që nga ajo ditë, forca jonë politike fitoi seriozitetin e dëmtuar nga një mori rrethanash.

“Diversiteti” është një çati e madhe ku strehohen një larmi idesh për një PD fituese dhe një opozitë më të fortë, e cila synim ka një qeveri ndryshe nga kjo e korruptuara, autokratikja e “teologjikja” rrethuar me skandale e Edi Ramës. Çfarë është kjo qeveri- mjafton të rrish para dyerve të SPAK-ut me një aparat në dorë ku sheh paraden e ministrave dhe kryebashkiakeve një nga një.

Dikush mund të na akuzoje per dy standarte që e pranojmë punën e SPAK-ut kur godet qeverinë dhe e sulmojmë kur godet Sali Berishën. Duhet një shpjegim. Jam dëshmitar se si Sali Berishës iu kufizuan liritë pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë, kjo e ekspozon SPAK-un për anësi politike!

Çeshtja e hapur paçka se paditësi është Taulant Balla, ministri i brendshëm i PS, kërkon një proces të ndershem e të drejtë. Hetimi dhe procesi me çdo indicie të dhënë prej çdo kujt mund të fillojë. Por ndaj Sali Berishes nuk ka akuzë, nuk ka hetim, nuk u pyet Parlamenti, veç postfaktum për të rënduar masën si hakmarrje inatçore, dhe pse krejt e panevojshme!

Kur kushtetuta dhunohet “ad hominem” per një person në ketë rast një personalitet me shumë simbolika, ajo është dhunuar për të gjithë dhe kjo e shnderron Sali Berishen në të burgosur politik.

Tjetra anë që asnjëri nga personazhet e qeverisë nuk mund të barazohen me Sali Berishen i cili është Kryetari i PD dhe Lideri i Opozites per vullnet të qytetarëve. Po ashtu drejtues të tjerë opozitar në vitin elektoral janë nën presionin e perditshem të Spak-ut duke prishur “volens nolens” rregullat e lojes. Ndokush mendon që të thirrurit nga Spak janë “peshq të vegjel” një kartë elektorale që ta perdorë “peshku i madh”.

Në teoritë e shumta konspirative që gelojnë në vendin tonë edhe kjo zë vend. Gjithsesi parada e pushtetarve në dyert e Spakut e ka rrezuar këtë qeveri moralisht dhe politikisht është detyra e Opozites ta bëjë! Që ta bëjë këtë ajo nuk duhet të dhurojë “spektakel” të vogël meskiniteti.

Natyra njerzore e ka të veten ambicien një motor i madh energjie tek njeriu, xhelozinë e servilizmin po aq! Fenomene njerëzore janë por kur shnderrohen në debat publik dhe në aksioma politike ato e demtojnë një parti kaq të sulmuar siç është PD sot.

Trupa politike e PD po leviz kudo nëper Shqiperi duke gjetur çdo ditë mbeshtetje gjithnjë e më të madhe. Njerëzit e kanë pritur bashkimin dhe duan ta forcojnë atë. Secili prej nesh u detyrohet atyre një ndjesë per dhimbjet, trazimet, zhgenjimet e plaget që ju kemi shkaktuar por mbi të gjitha duhet tu japim siguri se nuk ju shkaktojmë të tjera.

Me keqardhje ditët e fundit ve re një deshirë per luftë klasore në PD, per gjetjen e “grupeve armiqesore”, per të ndarë “besniket” nga “opurtunistet”, per të kundervene militantet tanë të “varfer e të ndershem” ndaj deputetëve të “pasur e kodoshë” si në 1945, per të bërë një garë hipokrizie e servilizmi (si duket ndonje vetem kaq e ka vleren dhe fuqinë) ndaj Sali Berishes, të cilit nuk janë në gjendje ti japin asgjë për t’ja forcuar poziten dhe afruar lirinë me peshen e tyre publike e elektorale por duan ti marrin vemendjen per një kandidim hipotetik neser. Servilizmi është “Rosinanti” i tyre.

Kushdo e di që ketë e bejnë 3-4 deputet brënda grupit dhe një aradhë e vogel jashtë tij për këtë arsye e të tjera si mundesia për të spikatur si sherbetorë sulmi, pa asnjë vlerë tjetër as njerëzore dhe as politike.

Kesisoj shmanget beteja me Edi Ramen të cilin pas rezistences së Opozites 5 muaj në Kuvend, pas denoncimeve të forta të Gazment Bardhit dhe Belind Kelliçit, betejes në komisone hetimore të Salianjit e Vokshit me koleget e tjere, qarzësisht e kemi vënë në veshtersi të madhe!

Ai është gati të paguaj që PD të prodhojë ngjarje të brëndshme, siç bëri dëmshëm në 2 vjet.

Ne duhet ti ikim ketij tundimi meskin dhe këtë reagim publik e bej si thirrje alarmi. Koha është gjykatësi më i pameshirshem dhe ajo ecen me vrap. Po shkojme drejt zgjedhjeve në kushte të pabarabarta, maksimumi është detyra jonë, minimumi atentat ndaj vetvetes. Rihapja e konfliktit vetëasgjesim.

Ne jemi parti e madhe me liderin të arrestuar, liria e të cilit është çeshtje e madhe principi!

Ne jemi parti e madhe për të bindur shoqërinë të hipotekojë besim tek ne!

Ne jemi parti e madhe për ti dhënë Shqiperisë ofertat më të mirat për ndryshim e fitore siç kemi bërë në 1992, 2005 apo 2009 ! Beteja jonë është me Edi Ramen dhe karvanin e tij!

Ne mund ta mundim Edi Ramën me etiken e moralit, ne mund ta mundim në ide, ne mund ta mundim me njerez më cilesor duke hapur PD dhe jo duke e ngushtuar atë me debate të vogla shterpë, frut i inateve të çastit apo njerëzve që nuk prodhojnë gjë tjetër veç servilizmit , folklorit çapraz dhe skuthllëkut ezmer!

Personalisht në një moment të jetes sime kur gjykova se aq sa kishim bërë por edhe duke mos bërë asgje po rrezikonim të asgjesonim PD-në dhe opoziten, një pergjegjësi kjo që do na ndiqte nga pas si mallkim brezash, kam dhënë dakortësinë time modeste per bashkim, duke i besuar Sali Berishes dhe duke respektuar vullnetin e shumices së demokrateve! Kam pranuar realitetin dhe lënë menjanë “luften civile”!

Ama duke besuar veç instiktin politik të Sali Berishes , asnjë servil apo sherbetor dy lekesh tjetër!

Ato i kemi njohur me kohë që nuk bëjnë asgjë, veçse zvarriten për të mbijetuar. Kush dëshiron të luftojë për PD, për Sali Berishën, për çdo demokrat në gjithë Shqipërinë, ka vetëm një rrugë: Të punojë 24 orë kundër Edi Ramës dhe për të forcuar e bërë më të madhe Partinë Demokratike e opozitën. Çdo gjë tjetër, i shërben vetëm atyre dhe çimenton pushtetin e Edi Ramës.Unifikimi po i zë frymen demokracisë shqiptare , diversiteti do e shpetojë atë!! Secili prej nesh është femijë i kohes në të cilen jeton!

Aleanca për Teatrin protestë në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Budina: Sot ditë zie, qeveria s’ka interes për kulturën

Sot, në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Teatrin ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor mjaft i rëndësishëm për vendin.

Regjisori Edmond Budina, duke folur për mediat ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar.

Sipas tij, qeveria as që ka kujdes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.

Edmond Budina: Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e  një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit. Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën.

(Balkanweb)

Inceneratori i Tiranës, Agaçi mbi tri orë në Prokurorinë e Posaçme

VOA

Në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Zoti Agaçi qëndroi mbi tre orë për të dhënë shpjegime rreth procedurave të ndjekura nga qeveria, për miratimin fillimisht të bonusit kompanisë që mori përsipër ndërtimin e inceneratorit, e më pas dhe të kontratës.

Hetimet paraprake të Prokurorisë kanë zbuluar se Këshilli i Ministrave i dha bonusin prej 8 përqind kompanisë “Integrated Energy BV”, me seli në Hollandë, e cila nuk ishte rregjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji, ndonëse një fakt i tillë i ishte vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit nga ministrja e atërhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, ndërsa ishin shprehur vërejtje dhe nga ministria e Financave e ajo e Drejtësisë. Ndërsa, sipas akteve të Prokurorisë, kontrata finale rezulton e lidhur jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e rregjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.

Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, zoti Agaçi deklaroi se ishte thirrur si “person që ka dijeni”, pa dhënë elementë të tjerë. Ai ka qenë ndër personat e vënë në qendër të akuzave të opozitës, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Dy ditë më parë, në Prokurorinë e Posaçme ishte dhe zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku e cila deklaroi se “kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë një herë e mirë, të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi pafalshëm

Në fund të muajit prill, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, qëndroi afro 7 orë përballë hetuesve të çështjes. Ndërsa kur doli, tha ndër të tjera se “patëm një shterrim total, të cështjes së inceneratorëve”, dhe se besonte se gjithshka ishte sqaruar. I vënë në qendër të akuzave, kryesisht nga opozita, zoti Veliaj ka mohuar të jetë i përfshirë në rastin e inceneratorit të Tiranës me të cilin, siç është shprehur “e vetmja gjë që më ka lidhur, ka qenë pastrimi i qytetit”.

Ndaj zotit Veliaj janë lëshuar akuza dhe nga ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i cili ka thanë se disa prej veprimeve të kryebashkiakut “janë ato të një pronari faktik” të inceneratorit. Zoti Ahmetaj u përfshi në hetimet për rastin e inceneratorëve, pas dyshimeve për lidhje të tij me dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët konsiderohen nga prokuroria si pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier.

Ish zëvendëskryeministri ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat për përfshirjen e tij në procedurat e inceneratorëve, duke deklaruar se nuk ka firmosur asnjë dokument për to, e se madje ai kishte kundërshtuar që në rastin e Tiranës, projekti të financohej nga buxheti i shtetit. Ai ndodhet jashtë vendit në Zvicër, që kur verën e kaluar, parlamentit iu kërkua autorizimi për arrestimin e tij e më pas lëshua dhe një urdhër arresti për disa vepra penale që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Mbi të rëndojnë dyshime për përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e kontratave koncensionare për inceneratorët.

Mega-aferat/ Njeriu kryesor i Ramës, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Ai mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm.

Agaçi nuk foli për mediat kur u pyet për praninë e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se emri i tij përflitet te thuajse të gjitha skandalet e mëdha të qeverisjes.

Por kryesorja, emri i tij del si personazh kryesor në mega-aferën e inceneratorëve.sn

Gjekmarkaj: Informuam gjermanët për arrestimin politik të Berishës. Ishin të painformuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe parlamentit, Agron Gjekmarkaj i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po zhvillojnë një vizitë në Gjermani, ku kanë zhvilluar takime të shumta dhe në nivele të larta të Bundestagut.

Në një lidhje direkte nga Gjermania me Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV, Gjekmarkaj u shpreh për moderatoren Armela Ferko, se kanë informuar drejtuesit e Bundestagut dhe personalitete të tjera për arrestimin politik të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

‘U pritëm së bashku me kryetarin e grupit parlamentar, Gazment Bardhi. I qartësuam për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri. Pata rastin të ju tregoj me imtësi për procesin ndaj kryetarit të opozitës si një ngjarje tronditëse dhe themelore në jetën politike shqiptare.

Ju shpjegova rrethanat e arrestimit të tij, në shkelje të kushtetutës nenit 73 të saj.

E klasifikojmë me këtë rast liderin e opozitës si të burgosur politike.

Ngrita shqetësimet se ky është një precedent që ngre disa pikëpyetje në lidhje me reformën në drejtësi që ne e kemi mbështetur, e cila ka nevojë të monitorohet dhe përmirësohet sepse, siç ua shpjegova ka krijuar vonesa të mëdha për qytetarët.

Janë 125 mijë dosje që duan 25 vite për tu konsumuar. Që vendet vakant po mbushen që vijnë nga mbështetja politike e PS-së, duke krijuar një korporativëzëm brenda sistemit të drejtësisë dhe gjahut që po i bëhet opozitës shqiptare nga një pjesë e sistemit të drejtësisë.

Unë pashë një interesim të madh dhe kuptova se për shumë çështje në Shqipëri, ata janë të painformuar ose janë të informuar në mënyrë të njëanshme.

Mora një premtim që më duket shpresëdhënës që grupet faktmbledhëse nga Bundestagu mund të rikthehen në Shqipëri dhe ky është një zhvillim i drejtpërdrejtë’, tha Gjekmarkaj në SYRI TV.

Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale

VOA/Marrë nga Associated Press

TIRANE, Shqipëri — Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit të saj me Kosovën, të ofruara nga qeveria britanike, në një përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Mbretërisë se Bashkuar dhe për të gjurmuar aktivitetin kriminal në rajon. Njoftimi u bë të mërkurën nga autoritetet britanike.

Sipas autoriteteve britanike dhe mediave lokale shqiptare, shtetasit shqiptarë ishin në mesin e 45,000 personave që mbërritën në Britaninë e Madhe me skafe në vitin 2022, në kërkim të një pune më të mirëpaguar krahasuar me vendet fqinje si Greqia apo Italia. Shumë prej tyre përfundojnë duke punuar në shtëpitë e kultivimit të kanabisit, deri në dy vjet, për të paguar paratë që u detyrohen trafikantëve.

Zyrtarët e lartë britanikë i kanë quajtur më pare flukset e shqiptarëve “pushtim”, gjë që shkaktoi tensione diplomatike me Tiranën, e cila i akuzoi ata se po “i veçonin” shqiptarët për “qëllime politike”.

Rrjeti i sapo instaluar – i cili ka kushtuar 1.86 milion euro – përfshin dhe një flotë dronësh e kamerash që përdoren për të identifikuar targat e makinave.

Dronët do t’u japin mundësi autoriteteve të gjurmojnë emigrantët që kalojnë nëpër zonat malore të Shqipërisë veriore, të cilët policia e ka të vështirë t’i monitorojë, ndërsa kamerat do të ndihmojnë sistemet shqiptare, të identifikojnë automjetet britanike të përdorura nga kriminelët, që kërkojnë të shmangin zbulimin nga policia lokale, thuhej në një deklaratë të dërguar me email agjencisë ‘Associated Press’ nga ambasada britanike në Tirana.

Ministri britanik Kundër Migracionit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, i cili ndodhej në Tiranë, zhvilloi të martën bisedime me ministrat e Brendshëm nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Taulant Balla dhe Xhelal Svecla, mbi përpjekjet e përbashkëta për të luftuar “emigracionin e paligjshëm”.

Zoti Tomlinson tha se partneriteti me Shqipërinë është “një pikë referimi për mënyrën se si ne duam të punojmë me partnerët në nivel global”, duke shtuar se pothuajse asnjë shqiptar nuk po mbërrin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

“Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera jo vetëm në reduktimin e migracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre. Puna jonë për të ndalur anijet nuk fillon në kanalin e la Manshit – ajo fillon nga burimi”, tha ai.

Shqiptarët nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Bashkuar.

Në vitin 2022, Londra dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje për kthimin e shqiptarëve që mbërrinin me varka në këtë vend. Besohet se mijëra janë kthyer që nga ajo periudhë, megjithëse shifrat zyrtarë nuk janë të disponueshme.

Shqipëria – aktualisht në negociata për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – i ka goditur bandat e trafikimit të qënieve njerëzore në vend, pavarësisht se nuk është një rrugë kryesore për emigrantët.

Në vitin 2019, Shqipëria u bë vendi i parë jo-anëtar i Bashkimit Evropian që kishte oficerë të agjencisë kufitare të bllokut, Frontex, që menaxhonin kufijtë e saj në jug dhe lindje të vendit, ku kalojnë zakonisht emigrantët. Po kështu ata u angazhuan edhe në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Në shkurt parlamenti i Shqipërisë miratoi një marrëveshje që vendi të mbajë mijëra azilkërkues që do të vijnë nga Italia.

Bylykbashi: I pranueshëm votimi i Diasporës me postë ndërkombëtare

Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit Oerd Bylykbashi deklaroi se duhet që të zhduket filtri i votës së diasporës.

Bylykbashi theksoi se janë së paku 1.2 mln shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote. Ai tha se PD është dakord me një votim me postë, por se kjo postë të jetë ndërkombëtare e jo shtetërore.

Oerd Bylykbashi: Sot sipas Ministrisë së Brendshme kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë rreth 18 mijë persona, ndërsa votues realë janë 1.2 milionë. 18 mijë personat janë individë, që kanë prirje të votojnë PS-në. Ligji lejon edhe votimin me postë, por edhe atë elektronik. Estonia prsh e ka sistemin e votimit tërësisht elektronik dhe e kanë sistemin shumë të mbrojtur, mbetet për t’u parë sesa efektiv mund të jetë mekanizmi. Të zhduket filtri i votës së diasporës. Diaspora të votojë nëpërmjet një poste ndërkombëtare. Ne duam që votimi të bëhet me postë dhe në mënyrë të besueshme, por nuk duam që të bëhet nga Posta Shqiptare, e cila mund të kontrollohet nga qeveria. BW

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku paraqitet në SPAK, po merret në pyetje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje.

Balluku është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci dhe po merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës.

Kontrata për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të kryeqytetit, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milion euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Pas emrit të kompanisë qëndronte një tjetër me seli në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, e cila më pas ndryshoi emrin në “Geogenix B.V”, ndërkohë që zotëruesit e tyre mbetën të paqartë.

Sipas Prokurorisë, dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier. Nga hetimet ka rezultuar se, Zoto dhe Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare. Prokuroria shpjegon se “është evidentuar fakti se dy sipërmarrësit, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. apo dhe shoqërinë mëmë në Hollandë.

Sipas prokurorisë, dy sipërmarrësit kanë përfituar po ashtu afro 4 milion euro duke përdorur fatura të falsifikuara tatimore. “Zoto ka paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Technology Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare të Tiranës.. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë Zoto dhe Mërtiri”, nënvizon Prokuroria.

Për këtë arsye, nën sekuestro, përveç shoqërisë koncensionare të impiantit në Tiranë, është vënë dhe kompania e Zotos, “Integrated Technology Services”, e cila ka një tjetër masë sekuestroje që prej vitit të shkuar, për rastin e Fierit.

Më herët, Prokuroria përveç sekuestros ndaj inceneratorit, u vendos edhe një sipërfaqe prej 611 m2 me vlerë 1 milion euro, e cila është në emër të shoqërisë “F.M.O”. Sipas prokurorisë “është evidentuar fakti se Zoto dhe Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k”, dhe se blerja e pasurisë për llogari të kësaj kompania është realizuar përmes të ardhurave të siguruara nga përfitime të paligjshme.

Gjashtë vjet pas nënshkrimit të kontratës, në kryeqytet funksionon vetëm landfilli, ndërsa inceneratori nuk ka nisur as të ndërtohet. Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e Tiranës, ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, hetimet janë mbyllur ndërsa ish-zyrtarë të lartë përfshirë Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon janë shpallur fajtor dhe janë dënuar. bw

“Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”- Ministria e Jashtme thërret ambasadorin Vukçeviç, Hasani: Deklaratë provokuese

Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e djeshme ambasadorin serb, Slobodan Vukçeviç, ku i është kërkuar sqarime në lidhje  me deklaratat e zv.kryeministrit, Aleksandër Vulin, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.

Ministria e Jashtme e ka cilësuar deklratën e tij provokuese dhe në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Ndër të tjera, MEPJ thekson se pret një reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme”, thuhet në deklaratë. gsh


Send this to a friend