VOAL

VOAL

Tregti me Rusinë dhe Turqinë – Janë në krye të listës për shkëmbimet nga porti i Durrësit

Përmes transportit detar nga porti i Durrësit, vendi ynë rezulton të ketë një shkëmbim më të madh tregtar me Rusinë, Turqinë dhe së fundmi me Tunizinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Një vit më parë, vendin e tretë në listën e shkëmbimeve tregtare e mbante Italia me 11% të volumit të përgjithshëm të mallrave të përpunuara.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë përpunuar 3,12 milion ton mallra dhe shkëmbimet me Rusinë kapin 24 % të import/eksporteve, ndërsa me Turqinë dhe Tunizinë janë shkëmbyer përkatësisht 18 dhe 12 % e mallrave.

Lista vijon me SHBA me 12 %, si dhe Italia dhe Malta me 8% secila. Greqia, Ukraina, Spanja, Egjipti, kanë me portin e Durrësit shkëmbime prej më pak se 5 % të volumit të përgjithshëm secila.

Përsa i përket importeve, peshën kryesore e mban Rusia, ndërsa eksportet “Made in Albania”, që mbeten në shifra të ulëta, shkojnë kryesisht drejt Italisë, Maltës e Turqisë.

“Pashë Ramën kur pickoi me dhunë ministren”, kryeministri padit aktivisten e shoqërisë civile (video)

Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana ka deklaruar disa kohë më parë në emisionin “A show të gazetarit” Adi Krasta se kryeministri Edi Rama ka pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, e për këtë deklaratë, kryeministri e ka paditur.

Sevim Arbana ka thene ne emison se ka pare se si kryeministri Rama ka ushtruar dhunë ndaj ministres së tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës.

Sevim Arbana, aktiviste e të drejtave të njeriut, reagoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, lidhur me padinë e ngritur ne adresë të saj nga kryeministri Edi Rama.

Arbana e konsideroi të shëmtuar dhe revoltues, padinë që kreu i qeverisë ka ngritur ndaj saj, ndërsa tha se seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 6 nëntor.

Do të mbyllë gojën dhe ka natyrën e tij, do të imponojë me forcën e pushtetit, dhe arrin dhe bën edhe gafa. Ky kryeministër që guxon të kërkojë dhe para, duhet të vërtetojë dëmin  material, shëndetësor dhe në roli si kryeministër i kam shkaktuar unë. Është shumë e lehtë dhe shikohet sa lekë kam unë, le ti marrë le ti gjejë. Ai mendon se të gjithë njerëzit kanë stiva parash siç ka ai. Ky është një akt i shëmtuar.

Eksiton një ligj ndërkombëtare lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq. Është ai që më ka shkaktuar mua një dëm në shëndet dhe shqetësimet në familje. Organizmat ndërkombëtarë më kanë sugjeruar që të bëj unë kundër padi, ende skam fol me avokatin për këtë, por do të diskutoj”, u shpreh ajo.

Kryeministri Edi Rama, paditi në gjykatë aktivisten e të drejtave të njeriut, Sevim Arbana, pas deklaratës së saj në emisionin “A Krasta” në News24 e cila tha se në qershor 2013 e kishte parë atë të pickonte me dhunë një nga ministër e kabinetit.

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tek.. te Sheratoni ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”,- tha Arbana gjatë diskutimit në emision.

E pranon vetë qeveria, ekonomia shqiptare mund të përballet me skenarin grek

Analiza kritike e ish-ministrit të Financave për ekonominë 2019-eksporti është ngadalësuar, bankat e huaja ulen kreditimin dhe pse kriptomonedhat mund të kthehen në një mallkim për ekonomi si e jona

Në të njëjtën ditë që diskutonte buxhetin faktik me Kontrollin e Lartë të Shtetit ish ministri i Financave ka bërë një analizë të ekonomisë dhe risqeve të saj në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë ku ka kundërshtuar dyshimet për skenarin grek për Shqipërinë.

Siç raportoi Monitor, KLSH relatonte se “në kushtet e presioneve në treguesin e deficitit dhe borxhit publik, ndikuar nga problematikat sistemike të evidentuara në zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2018 nga entet publike, nga ana e strukturave përgjegjëse janë marrë masa jo në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke përfshirë mosplanifikim të plotë të shpenzimeve, mosrespektim të radhës prioritare për buxhetimin e projekteve në vazhdim, kryerjen e shpenzimeve të pambështetura me plan buxhetor, moslejim përdorimi fondesh buxhetore të miratuara nga Kuvendi për njësitë e pushtetit vendor, mosraportim të plotë të shpenzimeve për disa zëra buxhetorë, me qëllim raportimin e treguesit të deficitit dhe disa zërave buxhetorë brenda kufijve të miratuar.

Detyrimet e prapambetura dhe stoku në rritje i rimbursimit të TVSH nuk reflektohen në treguesit e konsoliduar fiskalë, treguesin e deficit, dhe treguesin e borxhit publik për vitin 2018”.

Në konstatimet e publikuara nga Monitor rezultoi se financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura, të cilat realisht arrijnë në 75 miliardë lekë, nëse përllogariten dhe detyrimet kontigjente gjyqësore ndërkombëtare. Fshehja e shpenzimeve, një skenar i ngjashëm me Greqinë e cila kishte manipuluar të dhënat për shpenzimet, të ardhurat dhe borxhin te Bashkimi Evropian, FMN e BB. Nga raporti KLSH rezuloi se janë shtuar rreziqet për një paaftësi për të paguar detyrimet financiare në të ardhmen, teksa rritja ekonomike është përgjysmuar tashmë dhe PPP-të janë një tjetër rrezik për buxhetin.

Por ish-ministri i Financave tashmë kreu Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj tregon “sesi Shqipëria e kishte kapërcyer rrezikun e një skenari grek për ekonominë dhe përmes një pune shumë të kujdesshme në favor të konsolidimit fiskal, që edhe ishte shtruar rruga për një rritje ekonomike të qëndrueshme në nivelet 4%, të nxitur nga konsumi dhe investimet, dhe të shoqëruar me një rritje serioze të punësimit”.

Duke ju referuar vitit të kaluar Ahmetaj thotë se “atëherë diskutonim edhe sesi, për një ekonomi si jona por jo vetëm, edhe si e të gjithë rajonit, vija ndarëse mes suksesit dhe dështimit mbetet akoma tejet e brishtë dhe gjithnjë kërcënuese pa garancitë e vazhdimit të reformave”.

Por megjithëse thotë se Shqipëria e ka kaluar rrezikun e skenarit grek, Ahmetaj jo pa qëllim vëren se risqet janë shtuar krahasuar me një vit më parë kur ai drejtonte financat dhe ekonominë e vendit. “Sot mund të kemi një tjetër reflektim një vit më pas, por në këndvështrimin tim sfidat janë po ato dhe sërish në këndvështrimin tim, sfidat janë akoma më afër kërcënimit”.

Ahmetaj vijon me atë që e quan “provokim të dytë, praktikisht produktiviteti i faktorëve në Shqipëri është akoma më i ulëti në rajon. A është kjo arsyeja pse eksporti është ngadalësuar këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar apo edhe vitet e fundit, ku po t’i referohemi që nga 2014 praktikisht eksporti kërceu edhe me dy shifra? “

Duke folur për borxhin Ahmetaj thotë se “Kryeministri ka pasur dhe ka presion, unë kam pasur presion, ministrja sot besoj sërish ka presion për të rritur borxhin, por ulja e borxhit do duhet të rikthehet domosdoshmëri dhe e kam thënë edhe më herët në aktivitete publike, jo vetëm domosdoshmëri, por edhe objektiv patriotik”.

Ahmetaj e shikon patriotizmin edhe te bankat. “Është interesante të shohësh që bankat me kapital shqiptar e kanë rritur kreditimin në masë të konsiderueshme. Bankat me kapital të huaj, e kanë marrë “me nge”. Pyetje e kam, mos u përgjigjni sot se nuk besoj është ky auditori, por bankat me kapital shqiptar janë më pak të ndërgjegjshme për riskun? Bankat me kapital të huaj, janë më të sofistikuara në përllogaritjen e riskut në Shqipëri? Pyete e kam, nuk e di, thjesht po ju them shifra.

Ishi-ministri kishte gjithashtu një provokim sa i përket crypto currencies, kur thotë se “ka ardhur besoj momenti që autoriteti rregullator, por edhe ligjbërësit të mendojnë seriozisht sepse crypto currencies sa mund të jenë një bekim, mund të kthehen edhe në një mallkim, sidomos për ekonomi dhe sisteme si tonat. Besoj që duhet futur në axhendën e diskutimit mes jush, qeverisë dhe ligjvënësit”.

U NDA NGA JETA GAZETARI RIZA HOXHA – Nga RAMIZ LUSHAJ

U nda nga jeta një nga shokët dhe miqtë tanë më të mirë, Riza Hoxha, gazetari që një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë, e për rreth 20 vite dhe korrespondent i ATSH-së, i cili ka bashkëpunuar me shkrimet e aedhe me Gazetën “Shkëlzeni” e “Dardania” (kur isha botues i tyre) si dhe shtypin shqiptar të kohës në Shqipëri, në Rajonin Shqiptar Ballkanik, në Europë e Amerikë.

Riza Hoxha ishte i thjeshtë e i palodhur, modest në kërkesa, i sakrificës, i penës e punës së mirë, i tillë do të mbetet për në shokët e miqte e tij që patëm fatin të bëjmë një pjesë rruge bashkë!

Kujtimet ma të mira për kohë-qëndrimet tona zemër-mira në qytetin e Kukësit në vitet ’88-’92; për shoqërinë tonë të mirë e ndihmen e tij të madhe për gazetën “Shkëlzeni” të Tropojës (që shtypej asokohe në Kukës), për bashkëpunimet e tij me gazetën “Dardania” në Tiranë.

Ikja e shpejtë, e parakohshme, e gazetarit Riza Hoxha i Kukësit është një humbje e dhimbje e madhe edhe për të gjithë shtypin panshqiptar, të cilit i kushtoi kohën e pjesën ma të madhe, ma të bukur e ma të frytshme të jetës së tij.

Ngushëllimet më të thella e ma të sinqerta familjes së Riza Hoxhës, të afërmëve, miqve e kolegëve të tij! U prehësh në paqen e përjetshme Riza Hoxha – miku im, miku ynë!

Zëri i Amerikës: Bisedimet me Tiranën e Shkupin, mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë mbledhur sot në Luksemburg për të diskutuar mes të tjerash dhe çështjen e hapjes së bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Vendimi kërkon unanimitet, dhe për këtë arsye skepticizmi i disa vendeve me në krye Francën, e komplikon situatën për marrjen e një vendimi të favorshëm.

Përpara fillimit të mbledhjes, Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet europiane Amelie de Montchalin konfirmoi qëndrimin e Parisit, sipas të cilit duhet më parë të rishikohet i gjithë procesi i zgjerimit. “Europa duhet të reformojë së pari bisedimet në kuadër të zgjerimit. Ne jemi të shqetësuar për procesin. A eshte ai efikas? Sipas pikëpamjes sonë jo.Dhe kemi shumë vende që mbështesin këtë ide të rishikimit të bisedimeve përmes një riorganizimi. Nga ana tjetër – shtoi ajo – ne duhet të sigurohemi që reformat e kërkuara për hapjen e bisedimeve të jenë reale. Jo vetëm të jenë votuar por dhe të jenë zbatuar. Franca nuk i kundërvhet perpsektivë europiane të Balkanit perëndimor. Por duhet t’i bëjmë gjërat në një mënyrë të besueshme”.

Nga ana e saj Hollanda është shfaqur veçanërisht kritike me Shqipërinë dhe këtë e rikonfirmoi sot, përpara mbledhjes dhe ministri i Jashtëm Steph Blok. “Qëndrimi ynë është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për pavarësinë e Prokurorisë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave”.

Por pjesa dërrmuese e vendeve anëtare mendojnë se bisedimet duhet të hapen me të dy vendet. Pozicioni i Gjermanisë, është ai i përcaktuar nga Bundestagu, siç e nënvizoi në një postim të tij në Twitter dhe Sekretari gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, duke theksuar se “qëndrimi i Gjermanisë është i qartë si kristali”.

I ndodhur në Luksemburg, ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, pati një mëngjes pune me ministrat e jashtëm që janë pjesë e së majtës europiane, duke marrë mbështetjen e tyre për një vendim në fabor të Shqipërisë. Ndërsa në një postim në Twitter ai theksoi se “Sot, Bashkimi Evropian do të përballet me një zgjedhje historike. Shqipëria ka ndërmarrë një reformë gjyqësore ambicioze dhe të guximshme, duke u shndërruar në një shembull për të gjitha vendet e rajonit”. Sipas tij “Tanimë është koha për hapjen e negociatave, për pranimin e Shqipërisë në BE, pasi një vonesë tjetër mund të ngadalësonte dhe të ndikonte negativisht në progresin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra, do të ulte besueshmërinë e BE-së si dhe do të nxiste më tej rrezikun e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Ky është momenti i Evropës. Vendet e Ballkanit nuk kanë nevojë për një Bashkim Evropian të kufizuar, të shkëputur dhe jovizionar ndaj zgjerimit, por ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që të jetë i drejtë, i hapur dhe një dritë shprese në këtë periudhë të trazuar”.

Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes

Ish-kryeminisrtri i Shqipërisë Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes. Në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet në foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha. Ai ka falenderuar të gjithë miqtë dhe përkrahësit e tij për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve.



Statusi i Berishës

Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!

E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb

Skemë borxhesh dhe mashtrimesh, arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës (fotot dhe video)

Arrestohet nga policia e Paraguajt Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptari pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mediat paraguaiane bëjnë te ditur se urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe Radovani u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

31-vjeçari është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

Gjendja e shkollave në tri qarqet veriore të Shqipërisë (video)

Rrethet e largëta malore në veri të Shqipërisë vazhdojnë të përballen me nivelin e lartë të varfërisë dhe largimin e banorëve drejt emigracionit, apo zonave të tjera të vendit. Drejtori Rajonal i Arsimit, që mbulon tri qarqet veriore, Kukësin, Lezhën dhe Shkodrën, Bardhok Pulaj, thotë se problemet e shoqërisë në këto qarte pasqyrohen edhe në jetën e shkollës. Gjatë dy viteve të fundit, për shkak të largimit të nxënësve, janë mbydhur 51 shkolla, por drejtori Pulaj thote se, me masat e marra, kudo ku ka një nxënës ka edhe një mësues.

Turpi i shefit pensionit të OSBE, Ish ministri i Drejtësisë: Të mbledhë leckat, me çfarë mandati rri këtu?

Ish ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, ne nje postim ne rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi prezencen e OSBE ne vendin tone, se cfare mandati ka qe rri ne Shqiperi ende. Teksa analizon, Manjani thote se kjo prezence “as siguri, as demokraci e madje as zgjedhje të lira e të ndershme nuk garantojnë dot. Dalin madje edhe kundër ODIHR që është pjesë e vetë ODBE!”.
manjani

Teksa thote se ka ardhur koha “ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta”.

POSTIMI I PLOTE NE FB I YLLI MANJANIT

Meqë ra fjala, a di njeri të spjegojë se me çfarë llogjike, për më tepër me çfarë mandati rri këtu Prezenca e OSBE?!

Përveç se për të parazituar dhe për të fyer Shqiptarët, anëtarë të Këshillit të Europës, të NATOS e të vetë OSBE, çfarë misioni tjetër kanë ata këtu?!

Si ka mundësi që vijon rutina e përhershme e këtyre parazitëve me imunitet diplomatik, që vetëm prishin punë?! Të gjithë pensionistët e ministrive të jashtme të shteteve anëtare shfaqen këtu për të shijuar ditët e fundit të karrierës.

As siguri, as demokraci e madje as zgjedhje të lira e të ndershme nuk garantojnë dot. Dalin madje edhe kundër ODIHR që është pjesë e vetë ODBE!

Kulmi!

Shqipëria monitorohet mjaftueshmërisht nga çdo institucion ndërkombëtar e qeveri e interesuar. Prezenca e OSBE nuk afron asgjë as në këtë drejtim. Asgjë fare, fare!

Bën vetëm një përmbledhje të thashethemeve të gazetave çdo sabah dhe e shpërndan poshtë e lart pa asnjë përgjegjësi.

Shqipëria ka detyrime të përcaktuara si në institucione ku është anëtare, ashtu edhe para istitucioneve ku dëshiron të anëtarësohet. OSBE nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Prandaj është momenti ta falenderojmë këtë prezencë, për prezencën e saj dhe ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta.

Shqipëria, megjithë problemet e thella demokratike, nuk ka nevojë për OSBE parazite.

Enough is enough!

P.s. Nuk mund të mos e përsëris revoltën time për atë fyerje të rëndë që bëri shefi pensionist i Prezencës së OSBE mbrëmë: Shame on You!

Gjykata e Kavajës merr vendimin për shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit. Vrau ish-të dashurin e shoqes

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit. Më herët, gjykata la në burg vëllain e tij, Benardin për posedim të lëndëve narkotike.

Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.

Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe e kanë lënë të takohen në shtëpinë e 30- vjeçares. Oficeri i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij, Xhulio Biturku dhe Ermir Çela.

Këta të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokaine, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai, Bernardi. “Në mbrëmje, Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë“, thuhet në dokumentin e organit të Akuzës.

Venecia: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës

Komisioni i Venecias

“Ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin e tij”: ky është përfundimi i ekspertëve të Komisionit të Venecias, sipas një deklarate për shtyp të shpërndarë sot pasdite, pasi Komisioni miratoi në seancë plenare opinionin e tij lidhur me kërkesën e parlamentit shqiptar për të interpretiar vendimin e Kreut të Shtetit për anullimin e 30 Qershorit si datë të zgjedhjeve për pushtetin vendor.

“Komisioni i Venecias vëren se presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Kuvendi do të duhej të miratojë legjislacion të posaçëm për të shtyrë zgjedhjet”, vë në dukje deklarata, sipas së cilës “në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet vendore. Edhe nëse parlamenti do të konstatonte se Presidenti tejkaloi kompetencat e tij, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse ky veprim ishte i një karakteri të tillë sa për të vërtetuar nje “shkelje serioze”.

Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritshmërinë se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve dhe “theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë ndaj Dekreteve të Presidentit përpara gjykatës”.

Për më tepër, vë në dukje deklarata, zgjedhjet vendore nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në shkarkim, duke marrë parasysh fuqinë e Seancës Plenare të parlamentit për të marrë parasysh qëllime të tjera kushtetuese, siç janë ruajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabilitetit në vend. Nëse Kuvendi do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje “serioze” që do të justifikonin shkarkimin e tij”, përfundon deklarata.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë letër për Nobelin në Letërsi: Fituesi i papranueshëm, akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore

Akademia e Shkencave te Shqiperise i eshte drejtuar me nje leter Akademisë Suedeze ne Stokholm për Çmimin Nobel në Letërsi 2019, ku shpreh zhgenimin e thelle dhe papajtueshmerine per fituesin e ketij viti. 

akademia-e-shkencave

“Laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera”- thuhet ne leter.

Ne te, theksohet me tej se “Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës”.

LETRA E PLOTE 

Drejtuar: Akademisë Suedeze, Stokholm
Në dijeni: Jurisë për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u njoh me shqetësim e zhgënjim të thellë me vendimin e jurisë së çmimit Nobel në letërsi, i cili për këtë vit iu rezervua shkrimtarit Peter Handke.
Duke qenë prej shumë vitesh propozuese ngulmuese e kandidaturës së shkrimtarit shqiptar me reputacion të gjithëvlerësuar botëror Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë u është shmangur, edhe pse me mundim, interpretimeve të kësaj jurie, duke mos dashur të gjykohet si palë e cenuar
Por laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera.
Kjo sepse Akademia motër Suedeze e Shkencave, në raste të mëparshme të vendimeve të diskutueshme të jurive të saj, me të drejtë ka lënë të kuptohet se është në parimet e saj që Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. Dhënia e një çmimi të tillë mund të arsyetohet me faktin se ai i referohet vetëm kontributit të shkrimtarit në letërsinë botërore, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm edhe për peshën politike që mbart çmimi Nobel.
Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin.
Ne nuk gjykojmë vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetëm.
Ne na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Pyetja jonë është: A mund të besohet më kjo “parimësi”?
Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.
Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.
Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore.
Por nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesit e ideologjisë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjësitë e tyre të mirënjohura si famëkeqe prej kohësh botërisht.
Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin dhe indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore.

Tiranë më 11 tetor 2019

Entela Kasi PEN Albania: Të promovosh genocid është më e rëndë se pjesëmarrja në akte kriminale kundër njerëzimit

Të promovosh genocid është më e rëndë se pjesëmarrja në akte kriminale kundër njerëzimit. Letërsia e madhe është e jashtzakonshme, ka vlerën e humanitetit. Njeriu, njerëzimi është dhe mbetet tema e letërsisë së madhe, ndaj ajo është universale dhe njëkohësisht pasuri për njerëzimin. Akademia e Çmimeve Nobel, me vendimin e saj për laureatin e vitit 2019, nuk ka shkaktuar thjesht një skandal të radhës, për të cilin përgjegjësinë e ka po ajo për aq sa ka marrë një vendim, por thënë thjesht dhe shkurt me këtë vendim ka promovuar genocid. Promovimi i qëndrimeve antihumane është po aq i rëndë sa pjesëmarrja në akte kriminale kundër njerëzimit, kundër vlerave të humanitetit, kundër vlerave bazë të lirisë, paqes, dinjitetit të njeriut.

Moikom Zeqo: Handke fiton Nobelin – Është një turp i paparë, një vetëvrasje e institucionit të vetë çmimit Nobel

VOAL – Shkrimtari i shquar shqiptar Moikom Zeqo, në një reagim të menjëhershëm në faqen e tij në facebook, shkruan se në vitin 1999, në gazetën “Koha jonë” kishte botuar një faqe një shkrim për shkrimtarin Peter Handke që e mbronte kriminelin Millosheviç dhe protestonte ndaj sulmit të NATO-s ndaj Beogradit. “Kurrë nuk e kam menduar se ky Handke do të fitonte çmimin Nobel. Është një turp i paparë, një vetëvrasje e institucionit të vetë çmimit Nobel.”, shkruan shkrimtari dhe dijetari i shquar shqiptar Moikom Zeqo.

NE VITIN 1999 NE GAZETEN “KOHA JONE ” BOTOVA NJE FAQE NJE SHKRIM PER SHKRIMTARIN PETER HANKE QE MBRONGTE KRIMINELIN MILOSHEVIC DHE PROTESTONTE NDAJ SULMIT TE NATOS NDAJ BEOGRADIT
KURRE NUK E KAM MENDUAR SE KY HANKE DO TE FITONTE CMIMIN NOBEL

ESHTE NJE TURP I PAPARE
NJE VETEVRASJE E INSTITUCIONIT TE VETE CMIMIT NOBEL

moikom

2019 Nobel Prize in literature: PEN Albania expresses the deepest regret to the Nobel Prize Academy

Based on the principles of PEN International Charter, PEN Albania expresses the deepest regret to the Nobel Prize Academy, according to its decision of 2019 Nobel Prize in literature. The P.E.N. Charter P.E.N. affirms that:

1. Literature knows no frontiers and must remain common currency among people in spite of political or international upheavals.

2. In all circumstances, and particularly in time of war, works of art, the patrimony of humanity at large, should be left untouched by national or political passion.

3. Members of P.E.N. should at all times use what influence they have in favour of good understanding and mutual respect between nations; they pledge themselves to do their utmost to dispel race, class and national hatreds, and to champion the ideal of one humanity living in peace in one world.

4. P.E.N. stands for the principle of unhampered transmission of thought within each nation and between all nations, and members pledge themselves to oppose any form of suppression of freedom of expression in the country and community to which they belong, as well as throughout the world wherever this is possible. P.E.N. declares for a free press and opposes arbitrary censorship in time of peace.

It believes that the necessary advance of the world towards a more highly organized political and economic order renders a free criticism of governments, administrations and institutions imperative. And since freedom implies voluntary restraint, members pledge themselves to oppose such evils of a free press as mendacious publication, deliberate falsehood and distortion of facts for political and personal ends.

Tiranë: Studim mbi kushtet e vështira të punës për gazetarët shqiptarë

Ilirian Agolli

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Organizata Citizens Channel publikuan sot një studim, mbi tregun e sotëm të medias dhe kushtet e punës së gazetarëve të rinj.

Studimi zbuloi se pjesa dërrmuese e reporterëve të rinj shfrytëzohen nga drejtuesit e mediave gjatë të mbiquajturave praktika pune, duke cënuar dinjitetin dhe pritshmëritë e tyre.

Mbi 85% e gazetarëve të punësuar në media thonë se e kanë gjetur vetë këtë mundësi ose i kanë referuar të njohurit e tyre.

Vetëm një gazetar thotë se ka aplikuar për vendin e punës. Mbi 60% e studentëve të punësuar thonë se nuk kanë një kontratë të nënshkruar me punëdhënësin.

Ndërsa mbi 26% e gazetarëve të punësuar me kohë të plotë pohuan se nuk kanë një kontratë të nënshkruar më punëdhënësin.

Të pyetur “nëse janë thirrur ndonjëherë nga punëdhënësi i tyre për të diskutuar çështje të kontratës së punës”, shumica e gazetarëve të intervistuar, ose afro 60% e tyre, u përgjigjën jo.

Afro 30% e tyre thanë se janë informuar pak ose aspak mbi detyrimet që punëdhënësi ka ndaj tyre, të përcaktuara në kontratën e punës.

“Është krijuar një mentalitet në profesionin e gazetarit, ku kontrata e punës në shumicën e herëve merret si e mirëqenë dhe nuk kërkohet të ketë një proces negocimi përpara, apo edhe thjesht diskutimi për çështje të kontratës. Të dhënat tregojnë se punëdhënësit dhe punëmarrësit, nuk janë pro-aktivë shumicën e herëve për të diskutuar çështje të kontratës” – thuhet në studim.

Mbi 30% e studentëve të gazetarisë të punësuar me kohë të plotë në media thonë se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer. Madje edhe mbi 18% e gazetarëve profesionistë thonë se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer.

“Problemi kryesor mbetet pamundësia e tyre për të lidhur kontrata pune si afat-shkurtëra ashtu edhe afat-gjata. Në shumicën e rasteve këto kontrata janë të cënueshme lehtësisht nga ana e punëdhënësit ose nuk ekzistojnë fare. Nuk ekzistojnë kurrfarë garancie për gjithë punonjësit e medias, sepse disa punojnë pa kontrata, dhe disa kanë kontrata fiktive” – Roden Hoxha, përfaqësues i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Sondazhi me afro 500 studentë të gazetarisë në Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër, 50 gazetarë profesionistë dhe 16 menaxherë mediash zbuloi se afro 3/4 e gazetarëve pohuan se u janë shkelur të drejtat dhe se nuk kanë patur kontrata pune në periudhën e provës, ndërsa 1/3 e të anketuarve pohuan se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer.

Mbi 80 për qind e gazetarëve profesionistë pohojnë se kanë pasur një periudhë prove para se të punësoheshin me kohë të plotë. Sipas studimit, mbi 80% e gazetarëve profesionistë thonë se kanë pasur një periudhë prove para se të punësoheshin me kohë të plotë.

Afro gjysma e tyre pohuan se kjo periudhë ka zgjatur tre muaj, ose më shumë se tre muaj. Mbi 70% e gazetarëve profesionistë pohuan në sondazh se nuk kanë pasur një kontratë të nënshkruar për periudhën e provës me punëdhënësin, ndërsa 50% e gazetarëve profesionistë thonë që nuk janë paguar për periudhën e provës.

Pagat dhe oraret janë shkaqet më të shpeshta të mosmarrëveshjeve me drejtues të redaksive. “Afatet e tejkaluara të orareve te punës shihen si një gjë normale nga menaxherët e medias dhe çdo reagim i gazetarëve në këtë pikë shihet si pretendim i tepërt” – thekson studimi.

Pronarët apo menaxherët e mediave u përgjigjën në shumicë se nuk kanë asnjëherë problem me pagat, apo vonesa, por gazetarët profesionistë pohuan se situata me vonesat në paga është përkeqësuar, krahasuar kohë më parë.

Vetëm dy nga 16 prej tyre përmendin krijimin e pavarësisë editoriale si kusht i rëndësishëm për të pasur një gazetari cilësore, ndërsa shumica përmendin mënyrën e drejtimit, mjediset e punës dhe marrëdhëniet mes stafit.

“Gazetarët e rinj thonë se problemi më i madh në tregun e punës janë pagat dhe oraret e tejzgjatura, ndërsa pronarët përgjigjen krejt tjetër, se pagat vijnë në kohë, se nuk kanë patur kurrë vonesa. Tema se gazetarët marrin trajtim të dobët në redaksi ka mbetur si legjendë se ata ashtu gjithmon ankohen, por ne duam ta bëjmë këtë një temë debati konkret për të diskutuar më njëri tjetrin” – tha Lorin Kadiu, përfaqësues Organizatës Citizen Channel.

Studimi është pjesë e projektit mbi “Përmirësimin e Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare”, që mbështetet nga Bashkimi Europian, Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

Shumica e studentëve të gazetarisë, afro 39% të të anketuarve, pohuan se dëshirojnë të nisin një karrierë në televizion pas përfundimit të studimeve, por ka edhe një rritje të përqindjes së studentëve që duan të punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun.

Mbi 70% e gazetarëve profesionistë u përgjigjën se “kanë pasur raste gjatë përvojave të punës, që kanë menduar se iu janë shkelur të drejtat”, dhe shkeljet kanë të bëjnë me punë jashtë orarit, mospagesa në kohë, mos-nënshkrimi i një kontrate pune. Mbi 20% e studentëve të gazetarisë përgjigjen se “kanë pasur raste gjatë përvojave të punës, që kanë menduar se iu janë shkelur të drejtat”, të llojit mos-nënshkrim kontrate, mbajtja në periudhë prove për më shumë se 3 muaj dhe mospagesa pas periudhës së provës.

Studimi vëren se vonesat në pagesa janë më të zgjatura në rastin e studentëve sesa në rastin e gazetarëve profesionistë. Numri i studentëve që punojnë dhe që i marrin rrogat me vonesa 3 mujore, 6 mujore apo edhe një vit, është më e madhe sesa përqindja e gazetarëve profesionistë, për të cilët shumica e vonesave në paga janë për periudha një mujore.

“Tregu mediatik është i tejngopur, përtej nevojave të vendit dhe jashtë logjikës ekonomike. Kemi 12 TV me formatin lajme 24 orë, kemi 56 TV të tjera, kemi 20 gazeta të përditshme, kemi 200 TV kabllorë, kemi 3 platforma digjitale; të gjitha këto janë për një publik 2.7 milionë banorë. Këto nuk funksionojnë si treg, se përndryshe do të duhej të kishte falimente” – tha pedagogu i gazetarisë Lutfi Dervishi.

Sipas studimit, shumica e themeluesve/menaxherëve të mediave të intervistuar thonë se nuk kanë marrëveshje të nënshkruara bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë, për qëllimin e praktikave të studentëve, por disa prej tyre pranuan që kanë marrëveshje bashkëpunimi joformale me disa nga institucionet e arsimit të lartë për praktikat e studentëve të gazetarisë.

Menaxherët e mediave u shprehën se kanë vullnetin e mirë për të pranuar studentë për praktika profesionale por identifikojnë ‘frikën nga tatimet’ si pengesë për këtë sjellje pasi ka paqartësi për përcaktimin ligjor dhe detyrimet e medias për rastet e praktikave të studentëve.

Studimi sjell një pamje të plotë mbi aspiratat e gazetarëve të rinj, përballë përvojave dhe mundësive konkrete për praktika profesionale dhe zbulon probleme reale nëpër redaksi lajmesh, ku sfidat kanë të bëjnë nga etika profesionale e deri tek trajtimi dinjitoz i punonjësve.

Ai pasqyron pikëpamjet e grupimeve të ndryshme si studentët, gazetarët, menaxherët dhe pronarët, ndaj bëhet një ndihmesë të madhe për të gjithë aktorët dhe institucionet që mund të angazhohen në përmirësimin e situatës.

Tiranë: Protesta para drejtorisë së policisë për lirimin e protestuesve të lagjes së unazës së re

Ilirian Agolli

Disa dhjetëra banorë të lagjes së lagjes periferike të mbiquajtur Unaza e Re protestuan sot para drejtorisë së policisë së kryeqytetit pas ndalimit të disa banorëve, që njihen si drejtues të protetave të zonës kundër planeve që prishin shtëpitë e tyre për të zgjeruar rrugën.

Familjarë të personave të ndaluar nga policia kërkuan lirimin e tyre, të mbështetur nga shumë banorë të tjerë që preken nga projektet për rrëzimin e shtëpive të tyre në këmbi të zgjerimit të rrugës.

Policia ndaloi mëngjesin e sotëm disa nga personat që njihen në zonë si organizatorë të protestave në lagjen e Unazës së re, pas hyrjes në fuqi të masave të reja shtrënguese në Kodin Penal, sipas të cilave bllokuesit e rrugëve dënohen deri në 3 vjet burg.

Ndryshimet e reja ligjore shtojnë dënimet pë rata që vendosin pengesa në rrugë ose ndalojnë qarkullimin e automjeteve të transportit.

Policia njoftoi se arrestoi në flagrancë tre shtetas në rrugën “Teodor Keko” në lagjen e Unazës së Re për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të automjeteve”.

Dje pasdite, ata në bashkëpunim dhe me persona të tjerë u grumbulluan në vende të kalimit publik, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, tha policia.

Protestat e banorëve të lagjes së Unazës së Re po vazhdojnë prej mëse një viti duke bllokuar çdo pasdite rrugën pranë shtëpive të tyre në shenjë proteste kundër projektit për zgjerimin e atij aksi.

Protestës së banorëve pranë drejtorisë së policisë iu bashkuan ish deputetë të opozitës, të cilët i quajtën provokime ato ndalime të banorëve që kreu policia.

Banorët kërkojnë dialog me autoritetet për të bërë ndryshime në projektin që prek banesat e tyre dhe që i nxjerr ata të pastrehë.

Krimi në Kavajë – E thirri për ndihmë! Polici vret ish të dashurin e të afërmes, mbetet vetë i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës në orët e para të mëngjesit të sotëm ku ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli dhe është plagosur efektivi i Policisë Bledar Toçi.

Sipas njoftimit të Policisë 41-vjeçari Haxholli ishte ish- i dashuri i gruas Marsida Qatja.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku Marsida Qatja, jetonte bashkë me fëmijët pasi bashkëshorti punonte në Itali. Edhe pse të ndarë prej disa kohësh, viktima nuk e linte të qetë gruan.

Pak kohë para se t’i shkonte në banesë, ai e kishte telefonuar gruan dhe e kishte njoftuar se po shkonte që ta takonte. E frikësuar Marsida Qatja ka marrë në telefon katër të afërm të saj, mes tyre edhe policin e burgut Bledar Toçin.

Viktima ka mbërritur në banesë rreth orës 00:44  i armatosur dhe sapo ka parë personat e mbledhur ka hapur zjarr me kallashnikovin e tij.

Nga breshëria e kallashnikovit ka mbetur i plagosur polici, i cili edhe pse i lënduar ka arritur që të nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar Dritan Haxhollin, duke e lënë të vdekur në vend.

Vetë Bedar Toçi është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por ne pranga pervec autorit, policit te burgjeve qe akuzohet per vrasje me dashje, ra edhe vellai i tij pasi “gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit”, vellait te policit, sqarojne blute.

Dëshmia e gruas

“Shtetasja Marsida  Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht  ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të”- bëjnë me dije burimet.

Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka këmbëngulur dhe e ka shqetësuar serish.

Ajo këtë problem e ka ndare me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte këtë gje me Dritanin.

Në mbrëmjen e datës 09.10.2019 shtetasi  Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar sëbashku me te, në prani edhe të dy personave te tjere, qe ishin shoke dhe njeheresh fqinj te Marsides.

Rreth orës  23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj.

Ne keto kushte, Marsida ka komunikuar me te dhe e ka ftuar te vinte brenda per tu sqaruar.

Sapo ka hapur derën  e baneses së saj, Dritani eshte futur me arme në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar  Toci.

Dritan Haxholli ka qelluar me arme ne drejtim te tij duke plagosur ate. Bledari ka nxjerre pistoleten qe kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili  ka mbetur i vdekur.

Ndal rikthimit në pushtet të kriminelëve të Sigurimit të Shtetit! – Është e dokumentuar botërisht pjesëmarrja e Diana Çulit në krimet e komunizmit

     Deklaratë e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë

Ekspertja e Sigurimit të Shtetit autorja e ekspertizës që çoi në pushkatim poetin Genc Leka kandidat për anëtare e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit. Aktualisht procedura është në Kuvendin e Shqipërisë dhe figura e saj po verifikohet nga institucionet e pastërtisë së figurës. Është tashmë e dokumentuar botërisht pjesëmarrja e saj në krimet e komunizmit dhe zgjedhja e saj në një institucion me rëndësi siç është KKRT do të përbente një krim më vete nga Kuvendi i Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër që në shkelje të ligjit e mundëson zgjedhjen e saj. Në bazë të ligjit ajo nuk mund të zgjidhet për shkak të pjesëmarrjes së vërtetuar me prova e dokumente në krimet e Sigurimit të Shtetit por ne kemi informacione se po përdoret një artificë ligjore sipas të cilës kush ka marë një vërtetim pastërtie nga Komisioni Bezhani e merr sërish të tillë edhe pse implikimi i saj në krime është publik. Në këto kushte Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë, Autoritetit mbi Informonin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, Komisionarit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të kryejnë detyrën e tyre e të mos fshihen pas ligjeve djallëzorë për të fshehur krimet e komunizmit dhe autorët e tyre. I kërkojmë Partisë Demokratike dhe krejt opozitës si dhe Ambasadave të USA e BE dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe organizatave të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të ushtrojnë çdo mundësi e influencë për të ndaluar vallen e rikthimit në pushtet të autorëve të krimeve të komunizmit.

Zgjedhja e Diana Çulit në krye të radiotelevizionit publik shqiptar është një fyerje për viktimat e krimeve të saj dhe familjarëve të tyre dhe krejt të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë. Fakti që kjo po ndodh në prag të pritjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE tregon edhe një herë se Shqipëria është shumë larg standardeve perëndimore të trajtimit të krimeve komuniste dhe autorëve të tyre.

*Nebil Çika Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë

Maria Isabel Santos i zë vendin Flenckensteinit si raportuese për Shqipërinë

Eurodeputetja portugeze Maria Isabel Santos pritet të zgjidhet raportuesja e re për Shqipërinë, në Parlamentin Europian, duke pasuar kështu gjermanin Knut Fleckenstein.

Ajo ka punuar vazhdimisht me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është pjesë e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE.

Lajmi për nominimin e portugezes bëhet i ditur nga portali “European Western Balkans”,

Isabel Santos u zgjodh si Anëtare e Parlamentit Europian këtë vit dhe është një figurë e njohur politike në Portugali.

Ajo ishte anëtar e delegacionit Portugez në OSBE, e cila ka lehtësuar përgjatë javëve të fundit dialogun për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Si raportuese e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ajo do të jetë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore mbi vendin tonë, i cili do të diskutohet më pas në seancat plenare. Ajo pritet të nxjerrë në pah çështjet për të cilat BE-ja shqetësohet më shumën lidhje me Shqipërinë.

Gjatë kohës që ka shërbyer në OKB ajo ka drejtuar disa misione për monitorimin e zgjedhjeve, përfshirë ato për zgjedhjet e vitit 2017 në Gjermanidhe zgjedhjet afatmesme të vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara.

Që kur u bë anëtar i Parlamentit Evropian, Santos ka shërbyer në Komitetin për Punë të Jashtme dhe në Nënkomitetin e tij për të Drejtat e Njeriut.

Shteti në gjunj! Tre drejtorë japin dorëheqjen të kërcënuar nga mafia e pronave. Nuk zbatojnë dot vendimin e gjykatës së lartë (video)

VLORË

Thellohet skandali dhe kaosi në Kadastrën e Vlorës. Në këto zyra po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë më parë në ndonjë institucion shtetëror. 3 drejtorë brenda 1 muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi,i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo  shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të gjykatës së lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim që ndalon cdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, vecse të firmosin dorëheqjen.

Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda 1 muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë fakt që tregon se ky insitucion vazhdon të mos funksionojë.

Regjistrimi i nje prone në bregdet duket se mban peng  ecurine e punës së ketij insitucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, kjo pronë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, burime per News24 bëjnë të ditur se drejtoresha tashmë e dorëhequr Elona Hodaj dhe nendrejtori Taulant Canameti kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë 2 vendime të kundërta mbi pronën. Canameti sipas burimeve firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj, e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të policisë që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

E trishtë- 2 000 kërkesa për azil në muaj, Shqipëria rrezikon “të zbrazet” nga shqiptarët në 70 vite (tabelat)

Ndonëse pritshmëritë ishin që numri i azilantëve të vinte në rënie, për shkak se refuzimet e larta të dekurajonin aplikimet e reja, të dhënat nga Eurostat dhe EASO vazhdojnë të tregojnë një tendencë në rritje. Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve kohët e fundit ka qenë Franca, ku janë bërë gati gjysma e aplikimeve në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Nëse të rinjtë shqiptarë do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen vetëm 70 vjet që Shqipëria të zbrazet. Si paraqitet situata në tremujorin e dytë në BE?

 

J.M, 17 vjeç, pjesë e një ekipi sportiv, u nis për në Francë në fillim të këtij viti si sportist, por vendosi që të mos kthehej më. Ai u drejtua tek një nga zyrat e emigracionit në Francë, ku paraqiti kërkesën për azil ekonomik. I favorizuar edhe prej faktit se ishte minoren, pak javë më parë, zyra franceze e emigracionit i ktheu një përgjigje pozitive për qëndrimin, ku përveç shtëpisë, i ofruan një vend pune dhe i mundësuan që të regjistrohej në një shkollë profesionale për kuzhinë.

Prej gati më shumë se dy vitesh, në Francë ndodhet edhe vëllai i tij së bashku me familjen, gruan edhe foshnjën që lindi gjatë qëndrimit të tyre si azilantë, i cili gjithashtu ka aplikuar për azil. Por kërkesa e tij vazhdon të refuzohet nga zyra e emigracionit. Për shkak të politikave tepër sociale, edhe kërkesa e E.M., nënë beqare tek të tridhjetat, e cila ka më pak se një vit e cila është vendosur si azilante në Francë u pranua në fillim të këtij viti, duke i mundësuar asaj strehim dhe përkujdesje ndaj fëmijës. Sot, shteti francez është kthyer në destinacionin kryesor të azilkërkuesve shqiptarë.

Vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit, rreth 4335 kërkesa të reja për azil janë regjistruar në shtetin francez, ndërsa sipas Eurostat numërohen në total mbi 5000 të tilla. Në total, janë shënuar në të gjithë BE-në 10,680 kërkesa për herë të parë për azil. Kjo do të thotë se, mesatarisht, që prej fillimit të vitit, çdo muaj janë larguar nga vendi mesatarisht 1780 shqiptarë. 40% e këtyre kërkesave kanë qenë të përqendruara në Francë, ku gjatë 6 muajve të parë të 2019 janë dorëzuar në total 4,435 kërkesa të reja, duke ruajtur tendencën e dy viteve të fundit.

Pas Francës, destinacioni i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë është Mbretëria e Bashkuar, ku gjatë 6 muajve janë shënuar 1870 kërkesa, ndjekur nga Greqia me 1480 kërkesa për azil, Italia me 830. Ndërsa Gjermania është kthyer prej kohësh në një destinacion pak të preferuar për shqiptarët, pasi edhe shanset për të marrë një përgjigje pozitive janë shumë herë më të ulëta. Për gjashtë muajt e parë të 2019-s, të dhënat nga Eurostat tregojnë se aplikuan vetëm 850 shqiptarë. Eurostat ka raportuar edhe kërkesat për azil që janë bërë në Gjermani për muajt korrik dhe gusht, ku rezulton se kanë aplikuar për të dy muajt së bashku edhe 300 shqiptarë të tjerë.

Rreth 1200 kërkesa të tjera në 6-mujorin e parë janë shpërndarë në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Në Irlandë u dorëzuan gjatë këtyre muajve 465 kërkesa për azil, në Suedi dhe në Belgjikë u dorëzuan përkatësisht nga 215 kërkesa, në Holandë u regjistruan 110 të tilla, në Spanjë 65, në Zvicër 60, në Norvegji 50, ndërsa në Luksemburg dhe Danimarkë, 30 kërkesa.

Kërkesat rriten me 24%

Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, e cila raporton të dhëna më të përditësuara se Eurostat, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të parë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin. Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllimin për të mos u kthyer më gjatë 7 muajve të këtij viti. Kjo është vetëm shifra që regjistrohet, pasi ka dhe shumë të tjerë që zgjedhin të largohen në heshtje, duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më.

Shqipëria mund të zbrazet brenda 70 viteve

Të dhënat demografike të Shqipërisë nuk janë aspak pozitive, popullsia po plaket, numri i lindjeve po shkon drejt minimumit, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë drejt zeros. Kësaj i shtohet edhe fakti se vitet e fundit, vendi po përballet me një “epidemi” largimesh të popullsisë aktive, drejt Bashkimit Europian, qoftë si emigrantë me letra të rregullta, apo edhe duke kërkuar azil në dyert e Europës. Nëse largimet e popullsisë në moshë të re do të vazhdojnë me këto ritme, Shqipëria do të boshatiset për 70 vite. Sipas të dhënave statistikore të nxjerra nga Eurostat, rreth 80% e azilkërkuesve i përkisnin grupmoshës më të re se 34 vjeç.

Duke mbajtur konstant ritmin e largimit gjatë muajve të parë të 2019-s, ku për periudhën janar-korrik janë larguar mesatarisht 2000 persona në muaj, prej të cilëve (80%) rreth 1600 i përkasin grupmoshës nën 34 vjeç, i bie të largohen mesatarisht 19,200 persona në vit. Brenda 70 viteve, duke mos përllogaritur efektin e mëtejshëm të rënies së lindjeve dhe plakjes së popullsisë, Shqipëria do të zbrazet nga mosha e punës, sipas përllogaritjeve të Monitor.

Të rinjtë po ia mbathin

Edhe muajt e parë të 2019-s kanë mbajtur të njëjtin trend për sa i përket moshës. Të dhënat nga Eurostat mbi azilkërkuesit sipas moshës treguan se pjesa dërrmuese e të rinjve që u larguan i përkisnin grupmoshës nën 34 vjeç. Në periudhën janar-qershor, aplikuan për herë të parë 2,815 të mitur, të cilët përbënin çerekun e totalit të aplikimeve. Ndërsa grupmosha 18-34 vjeç, të cilët përbëjnë edhe shumicën, numëronin në total 4,650 aplikime në total, rreth 44% të të gjithë aplikimeve.

Rreth 20% e aplikimeve i përkisnin grupmoshës 35-64 vjeç, ndërsa pjesa e mbetur (10%) ishte mbi këtë moshë. “Monitor” ka nxjerrë të dhënat ndër vite në lidhje me aplikimet për azil sipas moshës. Mesatarisht, 80% e aplikuesve për herë të parë për azil ishin më të rinj se 34 vjeç. Në vitin 2018, sipas Eurostat, 79.3% e azilkërkuesve shqiptarë i përkisnin kësaj grupmoshe, 29% e tyre ishin më të vegjël se 18 vjeç, ndërsa 50% e aplikuesve i përkisnin grupmoshës 18-34 vjeç. Aplikantët për azil, për herë të parë nën 34 vjeç, përbënin 1% të popullsisë së asaj grupmoshe.

Numri total i aplikimeve për herë të parë i të rinjve, sipas publikimit të Eurostat është 140,390 nga viti 2009. Sigurisht, që edhe për këtë grupmoshë, rekordi i aplikimeve u shënua në vitin 2015, me një numër prej 53,175 aplikimesh. Në tre vitet në vijim, numri i aplikimeve të reja ka rënë.

Vetëm 5% e azilkërkuesve shqiptarë u pranuan

Edhe pse renditemi në vendet me numër të lartë azilkërkuesish, vetëm 5% e vendimeve që merren nga shtetet anëtare janë pozitive. Eurostat ka publikuar javën e kaluar, të dhënat për azilkërkuesit që iu është siguruar mbrojtja në vitin 2017.
Në 2017-n, mbi 22 mijë shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në një nga shtetet e BE-së, duke u renditur të shtatit pas azilkërkuesve që iu largohen konflikteve dhe luftës. Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, vetëm 5% e vendimeve mbi këto aplikime kanë qenë pozitive.
Shanset që azilkërkuesve shqiptarë t’iu sigurohet mbrojtja në një nga vendet anëtare janë të ulëta, duke qenë se Shqipëria është një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe nuk është i përfshirë nga konfliktet.

Situata në Europë në tremujorin e dytë

Në tremujorin e dytë të vitit 2019 kanë aplikuar për herë të parë për azil rreth 149,200 individë, të cilët kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të Bashkimit Europian (BE). Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, numri i aplikimeve për herë të parë ra me gati 5%, nga 157,900 që ishte numri i aplikimeve dhe u rrit me gati 4% në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë me 142,900.

Shumica e aplikimeve nga sirianët, venezuelasit dhe afganët

Me 16.200 aplikantë për herë të parë, midis prillit dhe qershorit, 2019, sirianët mbeten grupi më i madh i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, përpara venezuelasve (10,700 aplikantë për herë të parë) dhe afganëve (10.200).
Në tremujorin e dytë të vitit 2019, njerëzit nga këto vende përfshinin tre shtetësitë kryesore të aplikantëve për herë të parë të azilit në shtetet anëtare të BE-së dhe përbënin 25% të të gjithë aplikantëve për herë të parë të azilit.

Shumica e aplikantëve për azil në Gjermani, Francë dhe Spanjë

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri më i lartë i aplikantëve për herë të parë u regjistrua në Gjermani (me 33,200 aplikantë për herë të parë për azil, ose 22% të totalit të aplikantëve për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së), ndjekur nga Franca (28,600, ose 19%) dhe Spanja (28,200, ose 19%). Këto tre shtete anëtare llogaritnin së bashku 60% të të gjithë aplikantëve për herë të parë të azilit në BE-28 në tremujorin e dytë të 2019.

Numri më i madh i aplikantëve për herë të parë në krahasim me popullsinë në Qipro

Krahasuar me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, niveli më i lartë i aplikantëve të regjistruar për herë të parë në tremujorin e dytë të vitit 2019 u regjistrua në Qipro (4,082 aplikantë për herë të parë për 1 milion banorë), Maltë (1,503) dhe Greqi (1,244). Në të kundërt, nivelet më të ulëta janë vërejtur në Sllovaki (7 aplikantë për milion banorë), Hungari (12) dhe Poloni (16). Në tremujorin e dytë të 2019, ishin gjithsej 291 aplikantë për herë të parë për azil për një milion popullsi në BE si një e tërë.

Pothuajse 900,000 kërkesa për azil ende në pritje

Aplikimet në pritje për mbrojtje ndërkombëtare janë ato që janë bërë në çdo kohë dhe janë ende në shqyrtim nga autoritetet përkatëse kombëtare në fund të periudhës së referencës. Me fjalë të tjera, ato i referohen “stokut” të aplikacioneve për të cilat vendimet janë ende në pritje.
Në fund të qershorit 2019, 880,300 aplikime për mbrojtje të azilit në shtetet anëtare të BE ishin në shqyrtim nga autoritetet kombëtare, një rënie prej 1% në krahasim me qershorin 2018 dhe marsin 2019. Me 351 600 aplikime në pritje në fund të qershorit 2019, Gjermania kishte pjesën më të madhe në BE (40% të totalit të BE), përpara Spanjës (122 100, ose 14%), Greqisë (82 900, ose 9%), Italisë (67 200, ose 8%) dhe Franca (62 700, ose 7%). MONITOR

“Po bëhet përleshje e madhe në Laknas”, banorët me hunj në duar përplasen me policinë

Një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas. Firma private shoqërohet për të prerë pyjet me polici private dhe me policinë e shtetit.

Qytetarët raportojnë për Faxweb.al se të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë masakër mjedisore, dhe se po bëhet përleshje e madhe me policinë.

“Tani ne Laknas, tek “Plepat e Brukes”, kane shkuar serish ajo firma per te prere pyjet, me polici private dhe policine e shtetit. Te gjithe banoret po dalin ne rruge dhe do behet nje perleshje e madhe.”- shkruan qytetari.

Si pasojë e rezistences së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.

“Banoret e kësaj zone, me hunj nëpër duar dhe me zemër e mendje të vendosur për të mbrojtur pyllin që e kanë bërë me duart e veta prej 300 vjetësh. Ky pyll i mbron ata nga përmbytjet, i pastron ajrin e rëndë të lumit të Tiranës dhe është bekim për 100 e ca familje që jetojnë aty.

Banorët shprehen se sa i përket thertores, kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive. Në kushtet që vetëm zona Laknas, Bërxull, Valias ka 3 thertore të medha, përse u dashka nje tjetër po në atë zonë, kur dime se aktualet nuk punojnë me kapacitete të plota. Nuk kemi asgjë me biznesin që ka mare përsieper këtë gje, madje nuk i njohim, por e kemi me kete pushtet qe pa bere asnje dëgjese publike me qytetaret dhe pa miratimin e tyre, kërkon t’iu grabisë pyllin këtyre banorëve.

I bejme thirrje institucioneve pergjegjese, te ndalin mete masaker dhe te vendosin dialog me banoret e zones dhe jo te bejne shoqerime ne polici.”- shprehet aktivisti Aulon Kalaja.

Majko i tregon të gjitha: Zgjedhjet janë blerë për shtatë palë qejfe, një votë nga 50 në 100 euro

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, tha dje se nëse Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë si antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Majko i kërkoi opozitës që të dalë me një zë brenda asaj që është në Parlament dhe jashtë Parlamentit për Reformën Zgjedhore, më pas të ulet në dialog me maxhorancën.

Ndërkohë që Kosova po bën zgjedhje, ne po përpiqemi të bëjmë një Reformë Zgjedhore, por, në fakt, deri tani mbetet në një përpjekje. Palët flasin se duan Reformë Zgjedhore, por opozita ka dalë me disa kushte dhe thotë se ne i duam këto.

Duhet të shohim se nga ç’pikë kemi ardhur për të thënë se ne po diskutojmë në tavolinë siç ishte tavolina e organizuar nga OSBE-ja dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore për të filluar me gjasë një negociatë, mirëpo tani ne kemi një problem që është fakti se ne kemi dy opozita. Kemi dy opozita që kanë një nervozizëm goxha të theksuar.

Përjashtojnë njëratjetrën në njëfarë mënyre?!

Mbase, mbase, por realiteti është ky, që opozita, e cila është jashtë Parlamentit, nuk e llogarit opozitën, e cila është brenda Parlamentit dhe ajo nuk është opozitë që e shpiku PS-ja, por erdhi nga listat, qoftë nga PD, qoftë edhe nga LSI. Kjo nuk është nga malli, por është nga halli.

A është një zhvillim dhe një emancipim politik qëndrimi që ka mbajtur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke pranuar se djegia e mandateve ishte një vetëvrasje?

majko-rama-tahiri

Mendoj se kjo braktisje e sistemit kushtetues nuk ishte vetëvrasje politike, por nxitje për të çuar sistemin në një vetëvrasje politike. Ne do të detyroheshim të hynim në një situatë të turbullt pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Reformë në Drejtësi të plotë. Do të shkonim rrokopujë, një zot e di se ku, nëse do të shtyheshin datat e zgjedhjeve pa mbarim dhe nëse ne nuk do të kishim hyrë në zgjedhje më 30 qershor.

Po si do mundet të dalim nga kjo histori ku kemi hyrë?

Edhe nga ato që janë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe nga ato që le t’i quajmë kushte të Bundestagut, thuhet qartë se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë legalitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit në esencë shteruese.

A jeni përgatitur për një opinion pozitiv ndaj asaj që quhet një vendimmarrje politike?

Nëse do të më pyesni mua?! Absolutisht, jam përgatitur edhe për opinion pozitiv dhe këtë po ta them kështu në 98% të balancës. Por ajo që fola në Parlament për rezolutën e Bashkimit Europian, thashë në qoftë se Gjykata Kushtetuese do të hedhë poshtë rezultatin e 30 qershorit, atëherë ne duhet të shkojmë në zgjedhje.

A ekziston vërtet në Partinë Socialiste ky lloj opinioni?

Jo, jo, s’ka çfarë opinioni, do të shkojmë direkt në zgjedhje. Domethënë, sikur nesër të shprehet Gjykata, pasnesër shkojmë në zgjedhje.

Por a mund të shkojmë në zgjedhje me këtë sistem që kemi? Ju doni një sistem të ri? Pra, si Parti Socialiste flas në këtë rast. A i duhet Shqipërisë një sistem i ri politik për përfaqësimin që kemi në Parlament?

Ne kemi një opozitë që ka një problem të madh me veten. Ajo duhet të heqë një herë atë inferioritetin se mos dikush i thotë se përse po uleni në dialog me Partinë Socialiste.

Me Edi Ramën është problemi, jo me PS-në

Ore, e kemi vuajtur edhe neve këtë kur ishte Sali Berisha. Ka ndodhur edhe me PS-në kjo. U dukej sikur të ishte ndonjë nam i madh po të uleshe me Sali Berishën në tavolinë. A thua se ishte gogoli ai që do na kafshonte dhe do ngordhnim. Problemi është që nuk ishte një histori e tillë. Politika kërkon negociata dhe tani kjo kulturë politike ekziston në politikën shqiptare.

Ju keni qenë konsistent duke kërkuar dialog politik, por opozita ka kërkuar që dialogu të drejtohet nga ndërkombëtarët!

Po, për çfarë na duhen?!

Pra, ju jeni kundër kësaj teze?

Po mirë, ne nuk jemi ulur akoma bashkë, nga e dinë ata që ne nuk do të merremi vesh me njëri-tjetrin?

Sepse ata nuk kanë besim te ju!

Problemi është që, po themi për reformën e pushtetit lokal, ne u dhamë të drejtën e vetos dhe nuk e pranuan. Dhe sot ata kanë një ndarje të pushtetit lokal që e kemi bërë ne, nuk e kanë bërë ata. Dhe po të ishin futur me logjikën e vetos, nuk jam dakord edhe pikë, do të kishim sot një situatë negociuese. Tani marrëveshja që e ngacmon PD nuk është kjo që po flasim, por ajo e postçadrës, ku ekziston një sensautokritik: më gënjeve një herë, fajin e ke ti, dhe po më gënjeve për herë të dytë, fajin e kam unë. Në moshë për t’u gënjyer janë të dy… Njëri nga diaspora e Francës dhe tjetri nga diaspora e Holandës. Rastësisht, dy shtetet që na bllokuan negociatat. Ky është humor! (Këtë e themi me kolegët. Ngaqë kanë njohur këta të dy, nuk na i hapin negociatat). Por tani të vijmë te logjika. Nuk ka, fajin e ke ti, fajin e kam unë, por do të ulesh në tryezë me atë tjetrin, sepse e gjithë kjo histori batutash, jo karroca, jo treni, ku di unë, është kthyer politika në një histori metaforash. Dhe thua që ke të bësh me humor nga “Portokallia” apo me politikanë që diskutojnë të ardhmen e vendit?! Tani, të dyja palët duhet të ulen dhe të shikojmë sesi do të funksionojnë. Do të diskutojnë sistemet zgjedhore, do e ndryshojnë apo s’do e ndryshojnë, vota e emigrantëve, do e pranojnë apo s’do e pranojnë?! Por nuk e pashë në këtë dokumentin e fundit të opozitës, por megjithatë nuk dua të bëj provokim të vogël, sepse parimisht të dyja e kanë pranuar në fillim. Nëse biem dakord në parim se çfarë do të diskutojmë, atëherë le të ulemi. Por ajo që më shqetëson mua është, a ka sot opozita një opinion solid përballë maxhorancës?! Nëse maxhoranca do të ulet pa ndonjë problematikë diferencash opinionesh në radhët e veta, ne duhet të pranojmë që brenda opozitës ka disa probleme. Ka një nervozizëm të opozitës parlamentare se përse ulemi me atë joparlamentare. Tani vemi te tjetra që do ndryshojmë sistemin apo jo. Kemi një PD që thotë detaje teknike dhe një opozitë që kërkon ndryshim rrënjësor të sistemit. Tani do të ulemi për detaje teknike apo ndryshim të sistemit?! PD duhet të ulet dhe ta qartësojë mes tyre këtë punë dhe jo ta harrojnë nëpër gojë. Dhe në këtë sens, përpara se të kemi një dialog mes maxhorancës dhe opozitës, por një dialog mes opozitës. Ka PD raste, kur njeriu më kokëfortë është Berisha, dhe ka thirrur njerëzit që i ka luftuar politikisht dhe ka fituar zgjedhje.

Është ky një mesazh për Berishën që të ndikojë Bashën që të ulet në dialog?

Jo, është thjesht një paralele historike, sepse një parti që është në vështirësi, duhet të kthejë kokën edhe nga precedentët që ka krijuar vetë në histori që të mos ngelet në një status-quo, e cila të gjithëve nuk i bën mirë. Kjo negociatë kërkon një mënyrë jo tradicionale të sjelluri. Sepse kjo krizë, pra, një vendimmarrje e gabuar për djegien e mandatit, si pasojë e një vendimmarrje të gabuar. Tani kanë një palë shumë të interesuar që siç kanë interesin e vet e kështu me radhë, nuk mund ta vazhdojmë këtë histori politike sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Deri tani kemi folur vetëm për opozitën, por vetë maxhoranca nuk ka asnjë përgjegjësi politike për atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2017-ës?

Më fal, ti mendon se në Shqipëri nuk e dinë njerëzit që sa herë është shitur vota, sa herë është blerë vota e sa herë është vjedhur vota?! Ky nuk është relativizim. E kemi thënë që ka pasur raste në disa zona se mesatarja ka qenë 50 euro dhe si pasojë e përplasjes së egër, ka shkuar deri në 100 euro. Tani, ju thoni se si ndodhi që PS mori ca të fortë? Sepse ishin ca të fortë që na rrihnin komisionerët. Dhe si çdo aksion ka një kundëraksion. Zgjedhjet janë blerë për shtatë palë qejfe në Shqipëri. Turpi më i madh është që hajduti të bërtasë për vjedhje.

Uran Butka: Vrasja e Mid’hat Frashërit u bë me metoda kimike, kërkojmë autopsinë

Fatmira NikolliSkenari i dytë i vrasjes së Mid’hat Frashërit që ishte vendosur nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe qeveria shqiptare ishte që ai të zhdukej para se të binte në kontakt me “Vatrën”. Vrasja e Mid’hat Frashërit u realizua me metoda kimike dhe ilaçe nga agjentë të dyfishtë, edhe pse në dëshminë e shoqëruesit që qëndronte me të thuhet se vdekja u shkaktua nga një infarkt”. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga historiani Uran Butka gjatë promovimit të veprës së katërt të personalitetit të njohur në 70-vjetorin e ndarjes nga jeta të tij. Në vijim të hipotezës së paraqitur, Butka, që ua ka kushtuar gjithë punën e tij studimore kundërshtarëve të regjimit komunist dhe fatit të tyre, tha se për rastin e Frashërit: “Ne do kërkojmë që qeveria amerikane të na zbulojë ekspertizën e vdekjes së tij, që nuk është zbuluar deri më sot”.

Personalitete të artit, kulturës e politikës nderuan dje figurën e Mid’had Frashërit, në një ceremoni enkas për 70-vjetorin e vdekjes së tij. Ky botim është pjesë e kolanës prej 13 vëllimesh dhe përmbledh të gjitha përshtypjet e udhëtimit nga Stambolli, Shkupi dhe Prishtina; letra, Ditarin e Rumanisë, dëshmi për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryengritjen shqiptare të vitit 1912 dhe ngjarje të tjera, duke e përmbyllur veprën e katërt me kujtime nga një udhëtim nga Tirana në Gjirokastër.
Për pasardhësit e tij, promovimi i këtij botimi është një moment i shumëpritur.

Ish-deputeti Agron Shehaj u shpreh se, “shqiptarët kanë nevojë që të njihen me përpjekjet dhe sakrificat e mëdha, që shqiptarët dhanë për vendin. Që nga koha e komunizmit kemi një përqasje që historia fillon me mua. Por ka ardhur koha që të njohim baballarët e kombit, për të kuptuar të sotmen edhe të ardhmen, sepse duke mos e njohur të vërtetën do t’u thurim lavde sharlatanëve”. Shehaj gjatë vitit të kaluar është kujdesur në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që eshtrat e Midhat Frashërit të ktheheshin në atdhe. Eshtrat e tij iu bashkuan më 14 nëntor 2018 atyre të Abdyl, Naim dhe Sami Frashërit, në Kodrat e Liqenit në Tiranë, ku dje u mbajtën homazhe. Propozimi për kthimin në atdhe të Mid’hat Frashërit pat ardhur nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, të cilin Shehaj e ka themeluar bashkë me historianin e njohur Uran Butka, nisur nga amaneti i Frashërit.

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Firmëtar i Pavarësisë në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit ishte ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 1918–1920 ishte Ministër pa Portofol. Anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919–1920 ai përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926–1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skëndo”. Mid’hat Frashëri ishte themelues dhe kryetar i organizatës Balli Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Regjimi komunist e cilësoi kolaboracionist dhe kjo vazhdon të jetë ende një pikë ndarjeje mes mbështetësve të tij antikomunistë dhe një pjese të historianëve. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë.

Presidenti Meta publikon letrën dërguar Komisionit të Venecias

Ashtu si kishte paralajmeruar nje dite me pare, sot kreu i shtetit ka bere publike letren qe i ka derguar Presidentit te Komisionit të Venecias, Buquicchio.

Letra eshte publikuar ne faqen e Presidences, shoqëruar me komentet dhe qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi “Projekt-Opinionin” e Komisionit të Venecias.

LETRA E PLOTE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. 3493 Prot. Tiranë, më 04 .10.2019

Lënda: Përcillen komentet dhe qëndrimi i Presidentit të Republikës mbi “Projekt-Opinionin” Nr.959/2019 të përgatitur nga ekspertët anëtarë të Komisionit të Venecias “Për kompetencat e Presidentit për të caktuar datat e zgjedhjeve në një sistem parlamentar”.

Drejtuar: Zoti Gianni BUQUICCHIO
PRESIDENT I KOMISIONIT TË VENECIAS
STRASBOURG, FRANCË

Për dijeni: ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË VENECIAS

I nderuar Zoti Buquicchio,

Ju falenderoj për ndihmën e çmuar që Komisioni i Venecias ka dhënë në vijimësi për reformat e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

U njoha me projekt-opinionin e përgatitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias dhe konstatimin e qartë se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje të Kushtetutës.

Megjithatë dëshiroj të evidentoj disa çështje kyçe që duket se nuk janë marrë parasysh por që kanë rëndësi thelbësore për analizën objektive dhe konkluzioneve që rrjedhin prej saj.

Informacioni që po përcjell në formën e komenteve në vëmendje të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias është objektiv dhe në funksion të diskutimit, ndryshimit dhe përmirësimit të projekt-opinionit, përpara se ai të marrë formë përfundimtare.

Së pari dhe mbi të gjitha, ju bëj me dije se në cilësinë e Presidentit të Republikës jam betuar se do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.

Nën këtë betim, aktiviteti im mbizotërohet nga interesi më i lartë kombëtar në shërbim të vendit dhe bashkëqytetarëve të mi.

Duke mirëkuptuar pozitën e pazakontë ku është vendosur Komisioni i Venecias, për t’u shprehur rreth një çështjeje që prek si aspektin politik ashtu edhe atë juridik dhe që ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të paprecedent, e gjej me vend të theksoj se vetëm një njohje e thellë e situatës në Shqipëri do të mundësonte vlerësimin objektiv të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit.

Këtë bindje e përforcova gjatë takimit që pata me reporterët e Komisionit të Venecias në Tiranë, të cilët më shfaqën hapur shqetësimin se nuk e njihnin aspak as historinë dhe as kontekstin e zhvillimit të ngjarjeve, duke e konsideruar si element kyç për interpretimin e saktë të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Pika 7 e projekt-opinionit pohon se kronologjia e fakteve nuk është e plotë dhe nuk përbën provë për ndonjë nga ngjarjet e përmendura.

Vlerësimi dhe interpretimi i gërmës së Kushtetutës në lidhje me ushtrimin e kompetencave dhe rolin e Presidentit të Republikës janë të pamjaftueshme nëse nuk vendosen në dritën e rrethanave ekstreme ku janë zbatuar.

Përshkallëzimi i krizës së paprecedent, ende të pazgjidhur, në Shqipëri ka qenë në fokus jo vetëm të autoriteteve, mediave, dhe aktorëve të tjerë vendas, por edhe shqetësim në rritje i partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave të huaja.

Asnjë President Republike nuk do të mund të anashkalonte apo të mbetej i pandikuar prej rrezikut permanent të gjakderdhjes dhe cënimit të stabilitetit dhe imazhit të vendit. Asnjë shqiptar që ka ende kujtesë nga regjimi çnjerëzor komunist nuk do të mbetej i pashqetësuar prej rrezikut të kthimit të shtetit-parti pas 29 viteve të demokracisë së brishtë shqiptare.

Nga shqyrtimi me vëmendje i projekt-opinionit konstatoj se:

1. Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit;

2. Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë.

Ekspertët do të duhet të ndërtonin ose një opinion teorik, duke iu referuar vetëm bazës ligjore, jurisprudencës dhe doktrinës kushtetuese, ose një opinion në themel, duke u futur plotësisht në brendësi të çështjes.

Shmangia dhe pamundësia e një procesi të plotë faktmbledhës që dëshmojnë përmasën e thellë dhe të gjerë të krizës politike në Shqipëri sjell vlerësim të gabuar edhe të situatës juridike.

3. Projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimor, dhe për të cilat nuk është pyetur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqimin e cunguar të deklaratave të autoriteteve publike është joprofesional dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias.

Gjithashtu ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit;

4. Disa vlerësime dhe konkluzione të ekspertëve të Komisionit të Venecias bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare dhe me frymën mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta, përsa i takon rolit dhe kompetencave të Kreut të Shtetit;

5. Institucioni i Presidentit të Republikës ka mirëpritur një opinion të Komisionit të Venecias për të bërë një përshkrim teorik e kushtetues se cili është Roli i Presidentit të Republikës, si moderator në situata krizash të rënda si kjo që po kalon Shqipëria, duke qëndruar si garant i kushtetutës dhe i parimeve të mbrojtura prej saj, në ruajtje të interesit të përgjithshëm.

6. Institucioni i Presidentit të Republikës ka mirëpritur projekt-opinionin e Komisionit të Venecias për të evidentuar mangësitë në legjislacion dhe këshillimin për plotësimin e vakumit ligjor të mundshëm.

7. Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore.

Në analizën dhe konkluzionet e ekspertëve nuk gjejnë vend/referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzioneve të 3 (tre) Raporteve të OSBE/ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues.

Projekt-opinioni i Komisionit të Venecias dhe Raportet e OSBE/ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzionet e njëri-tjetrit;

8. Projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik.

Nëse ky projekt miratohet siç është atëherë çdo lider autokrat mund ta intepretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij.

Në emër dhe në respekt të aspekteve proceduriale, çdo lider autokrat do të frymëzohet për të shtyrë opozitat që të dalin jashtë sistemit, apo të pamundësojë me forma të fshehura pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duke shkelur në themel të gjitha standardet thelbësore të zgjedhjeve në sistem demokratik, gjithmonë në emër të “respektimit” të procedurave të zhvillimit të tyre.

Shqipëria ka patur votime periodike dhe plotësisht të qeta gjatë sistemit totalitar, por kjo s’do të thotë se ato ishin të lira, të ndershme dhe demokratike;

9. Ky projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu;

10. Kuvendi i Shqipërisë edhe pse në dukje ka adresuar 8 (tetë) pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetuese për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisonin e Venecias.

Të gjithë anëtarët e Komisonit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtarinë me një përfundim të marrë paraprakisht.

Mazhoranca e përdori menjëherë projekt-opinionin për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga Raporti i OSBE/ODIHR, kushtet e vendosura për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kriza e brendshme politike, dhe përpjekjet e pasuksesshme për të legjitimuar votimet e paligjshme të 30 qershorit.

Ende pa arritur në duart e palëve projekt-opinioni, eksponentë të mazhorancës dhe mediat pranë saj shpërndanë urgjentisht lajmet se, citojmë: “Presidenti ka shkelur Kushtetutën” dhe “Venecia shkarkon Presidentin” duke krijuar kaos dhe ndasi në opinionin publik dhe mbi të gjitha duke shtuar pasiguritë për zgjidhjen e krizës së rëndë që vazhdon në Shqipëri.

Ky projekt-opinion nuk është trajtuar dhe as pritet të trajtohet juridikisht nga Kuvendi, por vetëm politikisht, pasi ky ishte edhe qëllimi fillestar dhe i vetëm i të gjithë procesit.

Kujtojmë se Kuvendi aktualisht ka vetëm 122 deputetë, nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas Kushtetutës. Plotësimi i vendeve pamundësohet për shkak të dorëheqjeve në bllok të 182 deputetëve dhe kandidatëve për deputetë të Partive opozitare parlamentare.

I nderuar President i Komisionit të Venecias,

Për të gjitha çështjet e parashtruara në projekt-opinion, për të cilat Presidenti i Republikës ka një vlerësim të ndryshëm, ju përcjell bashkëlidhur komentet e trupëzuara në tekst.

Presidenti i Republikës, si palë e interesuar në këtë proces, vlerëson të domosdoshme dhënien e opinionit nga Komisioni i Venecias edhe për pyetjet dhe çështjet e mëposhtme:

1. Përveç Presidentit të Republikës, cilit institucion tjetër i njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve?

2. A ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë që ka urdhëruar shfuqizimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 dhe Dekretit nr.11211, datë 27.06.2019? A është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i vetmi organ që shqyrton kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit të Republikës?

3. A i është kërkuar Komisionit të Venecias të japë një opinion për vlerësimin e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019? A është në kompetencën e Komisionit të Venecias vlerësimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri? A vendos një vlerësim i ndryshëm nga OSBE/ODIHR mbi procesin zgjedhor një precedent përplasjeje midis institucioneve ndërkombëtare? A i ka kërkuar Komisioni i Venecias opinion Kongresit të Autoriteteve Lokale mbi vendimin për mosdërgimin e vëzhguesve për procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri, duke patur parasysh se të dy këto institucione veprojnë nën suazën e Këshillit të Europës?

4. A përfshihet në fushën e veprimtarisë së Komisionit të Venecias përcaktimi shkallës së nivelit të sigurisë në Republikën e Shqipërisë? A kanë patur reporterët në dispozicion të dhëna nga Agjencitë e specializuara të sigurisë? A mund të shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias mbi gravitetin e fakteve dhe grupfakteve që Presidenti i Republikës disponon në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për situatën kërcënuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri?

5. Në rast se në një rend shoqëror demokratik realizohen zgjedhje vetëm me një kandidat dhe pa alternativa konkurruese: A do të përbënte gjendje shkelje apo cënim të parimeve themelore kushtetuese (të parashikuara nga nenet 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, të Kushtetutës)? A do të përbënte shkelje të standarteve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës së saj në lidhje për respektimin e Nenit 3, të Protokollit 1 të saj?

6. Nën dritën e faktit se Gjykata Kushtetuese ka 18 muaj që është jashtë funksionit: A përbën kjo një situatë krize kushtetuese? A sjell pasoja në respektimin dhe zbatimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës, ndarjes e balancimit të pushteteve, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe demokracisë? A ka pasoja për rendin kushtetues dhe respektimin e kushtetutshmërisë? A krijon terren për nxitjen e konflikteve institucionale ndërmjet organeve kushtetuese? A pamundëson kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve/vendimeve të organeve qendrore, pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit legjislativ? A mundet që Kuvendi të ushtrojë kompetencat e kontrollit kushtetues që neni 131 i Kushtetutës ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese?

7. Referuar përmbajtjes së Kushtetutës së Shqipërisë: A ka kompetencë Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë apo të shprehet me vendim për të vlerësuar, apo për të rrëzuar Dekretet e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor? A i nënshtrohet kontrollit nga Parlamenti Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe nëse po, cila është dispozita që e bën të mundur këtë? Cila është vlera detyruese e Rezolutave që miraton Kuvendi i Shqipërisë në përcaktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?

8. Miratimi nga Kuvendi i Rezolutës datë 13 qershor 2019, mbi vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019 dhe thirrja ndaj të gjithë institucioneve shtetërore për moszbatimin e dekretit: A përbën shkelje kushtetuese nga Kuvendi bllokimi i veprimtarisë dhe vendimmarrjes kushtetuese të Kreut të Shtetit? A cënon rolin e Presidentit të Republikës si ndërmjetës dhe Arbitër midis palëve? A shkakton prishje të ekuilibrave institucionale dhe kushtetues dhe për rrjedhojë tronditje të themeleve të shtetit të së drejtës?

9. Në kushtet kur Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij me Rezolutën e datës 13 qershor, ku votues të këtij akti janë 100 deputetë dhe ku përfshihen edhe anëtarët e Komisioni të Posaçëm Hetimor Parlamentar, a është në kundërshtim me parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor?

10. Në kushtet e qëndrimeve refraktare të të dy palëve ndaj thirrjeve të përsëritura të Presidentit për dialog, a kishte Presidenti në dispozicion ndonjë mekanizëm tjetër, të ndryshëm nga nxjerrja e dekreteve apo veprimtaria që ai kishte kryer, që të krijonte një mundësi për rinisjen e dialogut politik, ruajtjen e paqes sociale, uljen e tensionit, për të arritur në zgjidhjen e krizës ashtu dhe në ruajtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese dhe detyrimeve ndërkombëtare?

I nderuar Zoti Buquicchio,

Nisur nga situata e paprecedentë ku ndodhet sot vendi im, ku asnjë prej Institucioneve kushtetuese të sistemit gjyqësor që garantojnë kontrollin dhe balancën midis pushteteve nuk funksionon, si dhe në kushtet kur kriza e rëndë duket se po hyn drejt një zgjidhjeje falë investimit të autoriteteve më të larta të vendeve partnere kryesore europiane, do të kërkoja që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias.

Institucioni i Presidentit ju ka përcjellë më herët një material shterrues me fakte mbi çështjen objekt shqyrtimi. Ky material, komentet mbi projekt-opinionin dhe çështjet e parashtruara më sipër duhet të shqyrtohen në mënyrë të integruar dhe nga të gjithë anëtarët përpara dhënies së një opinioni përfundimtar. Presidenti i Republikës mbetet i hapur për sqarime të mëtejshme nëse do të konsiderohet e nevojshme nga ana juaj.

Duke ju siguruar për konsideratën më të lartë,

Sinqerisht,

Ilir Meta

Çështja themelore sot është: Si e projektojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër? – Nga DITMIR BUSHATI*

Ky është një moment solemn që duhet të na bëjë të gjithëve bashkë. Të gjithë bashkë sot jo vetëm po kërkojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por dhe po shprehim mbështetjen për këtë proces, përmes kësaj rezolute e në të njëjtën kohë po i përcaktojmë vetes disa detyra shtëpie.

I gjithë debati këto ditë rreth Rezolutës së Bundestagut gjerman është disi artificial për disa arsye. S’duhet të na vijë surprizë, pasi Gjermania është një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë. Ka mbajtur të njëjtin qëndrim në raport me Greqinë gjatë krizës së eurozonës. Është Gjermania vendi që për herë të parë e formalizoi këtë procedurë kushtëzuese me Serbinë. Është Gjermania vendi që ka investuar më shumë për Ballkanin Perëndimor dhe ka një lexim molekular për rajonin në Bundestag, Kancelari, Ministrinë e Punëve të Jashtme, shoqërine civile dhe atë të biznesit.

Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte apo detyra shtepie, si shqiptarë të mirë që jemi të gjithë le të flasim për nevojën për të rritur standardet në jetën e përditshme dhe për t’i dhënë diçka të prekshme njerëzve. Është absurde nga opozita që përpiqet të legjitimojë kauzën e saj, përmes qëndrimeve që vijnë nga Bundestagu, ndërkohë që vetë i bishtnon përgjegjësive duke mos qenë në Parlament.

Lufta politike në vend është absurde.

Do të ndaja një eksperiencë personale, duke qenë se këtë proces kam pasur fatin ta shoh në kapacitete të ndryshme, që nga bankat e shkollës e më pas si nëpunës civil, si konsulent, si aktivist i shoqërisë civile, si ministër i Jashtëm. Leksioni nr. 1 që kam nxjerr nga takime me nivelet e ndryshme në vendet e BE-së është se në mënyrë që të përparojmë na duhet konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës nuk ke suksesin që pret. E për ta kuptuar këtë nuk ka pse të jesh kampion noti. Një pakt kombëtar për Europën, që secili bën detyrat që i takon.

Natyrisht, barrën kryesore e ka qeveria, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndaj askush nuk duhet të fërkojë barkun kur disa angazhime të përbashkëta nuk zbatohen.

Nëse zgjedh të braktisësh Parlamentin, nuk mund të gafurresh dhe të kërkosh që reforma zgjedhore duhet të ishte bërë.

Pasi ne duhet t’i përfshijmë të gjitha aktorët politikë në këtë proces, të përcaktojmë bashkë themelet e shtëpisë, ata burime njerëzore, financiare, që pavarësisht situatës politike, këto institucione, të konsiderohen si investime për gjeneratën e re.

Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen e gjeneratës tjetër, pa pasur ankthin se sdo të jemi në gjendje të marrim përfitime imediate nga ky proces. Duke qenë të vetëdijshëm, që për hir të të ardhmes së gjeneratës tjetër.

Çështja themelore sot është jo çfarë mendon Gjermania, Franca, Hollanda apo Greqia për ne por ku jemi ne? Si e projektojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër? Kush thotë që ka humbur një shans në ‘95-‘96 siç kam thënë unë, thjesht nuk ka thënë të vërtetën e plotë. Të njëjtin shans humbëm edhe në 2001, qëndruam më pas 3 vjet në tryezën e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si asnjë vend tjetër. Qëndruam 10 vjet në pritje nga aplikimi për anëtarësim në BE dhe ende s’kemi nisur dot këtë proces.

Nuk na janë ndarë për 30 vjet çështjet e reformës zgjedhore dhe drejtësisë. Ky vend, ky rajon është më rëndësi të zhvillohet për të patur sukses, për të ndryshuar faqen për gjeneratën e re. Një student më pyet pse s’kam të njëjta të drejta si një student në Rumani, Bullgari e Kroaci. Nuk po flas për Poloninë apo vendet Baltike se janë shoqëri me traditë të pasur demokratike.

Por atëhere si ta adresojmë çështjen e mundësisë së barabartë, duke punuar dhe përcaktuar bashkë cilat janë themelet e shtëpisë, pastaj me orenditë secili ka shijen e vetë? Sot duhet ta adresojmë barazinë e shanseve mes qytetarëve, duke shtruar themelet e përbashkët të kësaj shtëpie. Ndaj me këtë rezolutë shpresoj të kemi hedhur një hap për detyrat që duhet të bëjnë si Kuvend, pasi roli ynë kontrollues dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe biznesin do të jetë i pazëvendësueshëm.

*Fjala e mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë

“Nuk kanë qenë 28 mijë dëshmorë, të rinumërohen”, debat në Kuvend edhe për 56 mijë veteranët me status

ARDIT HOXHA/ Një ndryshim në statusin për veteranët e Luftës së Dytë Botërore ka shkaktuar debat të fortë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

 

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të tij socialistë, në lidhje me numrin e dëshmorëve të kësaj lufte dhe përfitimet që garantohen nga ndryshimi në këtë status.

I ftuar në këtë komision për të raportuar, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u është përgjigjur disa prej akuzave të Murrizit, i cili më pas e vijoi përplasjen me kryetaren e Komisionit, Ermonela Felaj, dhe deputetin e PS-së, Spartak Braho. Murrizi e ka konsideruar të ekzagjeruar numrin e veteranëve që përfitojnë nga ky status. Ai shtoi më tej se numri i 28 mijë dëshmorëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore, është një gënjeshtër komuniste, që vazhdon sot e kësaj dite.

Sipas Murrizit, nga një diskordancë mes shifrave dhe sipas tij janë 9 mijë veteranë që dalin tepër dhe se lista është e fryrë. Më tej, ai përsëriti kërkesën e tij për të ngritur një komision parlamentar që do të numërojë numrin ekzakt të dëshmorëve, duke sugjeruar që të numërohen të gjitha varret në Varrezat e Dëshmorëve në vend.

DEBATI I PLOTË NË KOMISIONIN E SIGURISË

Petro Koçi – Janë 56 mijë e 300 e ca dhe kur i rrumbullakosim shifrat themi rreth 56 mijë e 500 individë, të cilëve u është njohur statusi i veteranit.

petro koci

Myslim Murrizi – Pra, 56 mijë e 300 kanë pasur statusin e veteranit në vitin 1994. 28 mijë thoni që kanë qenë dëshmorë, pra bëjnë 84 mijë në total. Ndërkohë që në histori kemi mësuar që Ushtria Nacionalçlirimtare e partizanëve ka pasur 70-75 mijë vetë. Na dalin 9 mijë tepër, nga i keni gjetur?! Çfarë është gënjeshtër këtu: numri i dëshmorëve, numri i partizanëve apo numri i veteranëve? 9 mijë nuk janë pak, nuk na rakordojnë shifrat, del si ajo 7 herë 7. Unë si deputet i kam bërë një kërkesë, edhe Sigurimeve Shoqërore, edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë listën e votuesve se sa kemi gjallë në moshën 91, 92 deri te 100 vjeç. 9 mijë ku i keni gjetur? Dalin 9 mijë tepër.

Ermonela Felaj – Në fakt, pyetja juaj nuk është se ka lidhje me ndryshimin që propozohet në një ligj, që ka 25 vjet në fuqi.

Myslim Murrizi – Pse çfarë kujton ti, se para 25 vjetësh nuk kanë qenë komunistët në pushtet?

Ermonela Felaj – Nuk ka lidhje, ligji ka 25 vjet në fuqi.

Myslim Murrizi – Për cilën kategori bëhet ndryshimi?

Ermonela Felaj – Për të gjithë ata që në mënyrë të pakontestuar u është njohur statusi i veteranit.

Myslim Murrizi – Më jepni vendimin e vitit 1957, kush e ka firmosur, Koçi Xoxe?

Petro Koçi – Unë i prisja pyetjet me karakter politik, por jo kërkesën për të parë një dokument. Ky është një fakt që dihet historikisht…

murrizi-1

Myslim Murrizi: Nuk ka lidhje me historinë… Më 28 nëntor 1912, ti nuk ke qenë, por përsëri është një datë që njihet…

Petro Koçi – Meqenëse ka qenë periudha e komunizmit, e prisja të bëhej një pyetje e tillë. Por dua ta krahasoj edhe me një çështje tjetër. Në vitin 1957 është themeluar Universiteti i Shqipërisë për herë të parë, sa herë festojmë hapjen e Universitetit të Shqipërisë, gjithmonë kujtojmë atë datë, pavarësisht se kush ka qeverisur në atë kohë. Pra, jemi nisur nga kjo logjikë. Ka edhe një përkatësi tjetër, edhe organizata tjetër është formuar pothuajse në atë datë, pavarësisht se në një vit tjetër, por është afër 20 korrikut, që do të shpallet tashmë, si Dita e Veteranëve të Luftës. Për sa i përket moskorrespondimit të shifrave, e para, nuk merr statusin e veteranit patjetër ai që ka qenë me armë në dorë duke luftuar në rreshtat e formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, por janë të gjithë ata që në role, rrethana të tjera janë shpallur veteranë të luftës. Për të përfituar statusin, nuk duhet patjetër të ketë qenë një partizan me armë në dorë, por mund të ketë pasur funksione të tjera.

Ermonela Felaj – Ju lutem, të respektojmë radhën! Kush ka pyetje, para se të kalojmë te diskutimet? Po, zoti Braho.

Spartak Braho – Pa dyshim që ky korrigjim, ndonëse i vonuar për caktimin e datës së Organizatës së Veteranëve, është një masë e rëndësishme apo një propozim në kohë i qeverisë në kuadër edhe të festimit të 75-Vjetorit të Çlirimit të vendit.

Ermonela Felaj – Ka diskutime nga kolegë të tjerë?

Myslim Murrizi – Pasi mora përgjigje shteruese nga zoti Koçi për pyetjet, pashë që përveç përgjigjeve për pyetjet, filloi të bëjë njëfarë morali dhe histori. Zoti Petro, me thënë të drejtën, nuk kam nevojë për histori, jam i tejngopur, sidomos me histori komunistësh. Pas njëzet e nëntë vjetësh postkomunizëm nuk kemi pse të tallemi më me shqiptarët. Nuk kam pse shoh me shall të kuq në qafë veteranë lufte që kanë lindur mbas prishjes së kooperativave. Është turp. Ata që kanë qenë në luftë, aq sa të jenë gjallë, por që kanë qenë realisht në luftë, jo ata që u paskan çuar çorape partizanëve, që kanë ngrënë e kanë pirë. Përderisa flasim për luftë, megjithëse ju nuk e njihni, lufta ka periudhën nga 1939 me Mujo Ulqinakun e deri më 24 maj të vitit 1944, kur u krijua Qeveria e Përmetit. Unë di që mbas 24 majit të vitit 1944, as Partia e Punës nuk paguante 1200 lekë. Jo, jo. Kur ke ardhur ti, në dyzetegjashtën? S’ka pasur luftë më. Me kë kanë luftuar këta? E kam thënë edhe në Parlament, kur kam folur: unë nuk tallem me ta, por 5, 3 dëshmorë për qendër votimi është absurde. Pa mi gjeni! Ja ku jeni deputetët këtu. Njëzet e tetëmijë dëshmorë! Për çfarë? Për të bërë si vëllezërit tanë rusë në kohën e komunizmit, me një dëshmor për çdo kilometër katror? Ngrini një komision. Jua thashë: do t’ju sponsorizoj edhe unë, me sa të kem takat, jua lë rrogën gjashtë muaj. Shkoni e numërojini Varrezat e Dëshmorëve se sa janë! Sepse po të jenë vrarë 28 mijë, me 124 gjermanë e 315 italianë, i bie që një nga ata armiq, gjermanë e italianë, për të cilët kemi thënë se kanë ikur, të ketë vrarë 70 trima nga këta tanët. Kjo është denigruese. Nuk mundem që për 29 vjet të dëgjoj pallavrat e çdolloj komunisti nostalgjik në këtë sallë e në atë sallë të Kuvendit, që paskemi bërë luftë heroike! Ku pra? Hajde të numërojmë Varrezat e Dëshmorëve. Përralla ke bërë ti, Spartak, gjithë kohën. Të kemi dëgjuar pesëdhjetë vjet dhe na ke bërë për të vjellë me përrallat tuaja.

Dënimi i amerikanit për foton e kryeministrit me Obamën, Berisha: Rama së shpejti para drejtësisë në SHBA

Pasi William Argeros u dënua nga gjykata amerikane me 4 muaj heqje lire pasi akuzohet se ndërhyri për një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin Barack Obama, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.



Në një mesazh në ‘Facebook’ Berisha theksoi se shumë shpejt kreu i qeverisë shqiptare do të jetë para drejtësisë amerikane për shkelje sipas tij të ligjit elektoral të SHBA dhe mashtrim. Mes të tjerash Berisha akuzoi Ramën se ky i fundit ka mashtruar drejtësinë amerikane duke deklaruar se nuk ka lidhje për shumën prej 80 mije dollarëve për foton me Ish-presidentin Obama.

REAGIMI I BERISHËS

Rama se shpejti para drejtesise amerikane per:

1- Shkelje te ligjit elektoral te SHBA dhe

2- mashtrim i drejtesise amerikane me dashje per aferen e tij antiligjore!

Denohet Argeros, njeru qe mori parate, 80 mije dollare per foton me Obamen te Bilalit dhe Bilal Hanemit pra Rames qe shpalli veten gruaja e Bilalit per te hyre si çift ne dreken e Obames.

Miq, pas ashikut, burrit te Rames, Bilalit, Ëiliam Argeros eshte personi i dyte qe denohet me 24 muaj burg per 80 mije dollaret e dhene nga Rama ne kundershtim flagrant me ligjin amerikan per foton me ish presidentin Barak Obama.

Edvini ka mashtruar drejtesine amerikane duke deklaruar se nuk ka lidhje per shumen prej 80 mije dollareve per foton me Ish presidentin Obama.

Argeros, qe kishte mashtruar para jurise se madhe per origjinen e parave, ka deshmuar ne sallen e gjyqit, i penduar per aktin, se ai ka vepruar ne emer te nje klienti te huaj dhe konkretisht Edvin Kristaq Rames!

Burime ligjore nga Ëahingtoni njoftojne se mbi Edi Ramen rendojne tani dy akuza:

1-Shkelja e rende e ligjit elektoral amerikan me 80 mije dollaret e paguar per foton me ish presidentin Obama dhe tejet e rende,

2- Mashtrimi i tij se ai nuk ka lidhje me shumen e paguar, gje qe Argeros me deshmin e tij ne gjyq deshmon te kunderten!

Lexoni artikullin e plote te botuar ne Washington Times me titull: “Denohet me burg njeriu qe inxhinieroi kontribute ilegale per Obamen!”

 

https://www.washingtontimes.com/news/2019/sep/30/william-argeros-sentenced-prison-engineering-illeg/

Nikollaq Neranxi: Mafia në pushtet tashmë ka futur duart thellë në industrinë ushqimore dhe ndalon konkurrenën e ndershme

 

Deklaratë për shtyp

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Ndaloni represionin ndaj biznesit të ndershëm që nuk ndan paratë me pushtetin!

Ashtu siç është bërë me dije nga shumë media tashmë, prej 4 ditësh, po mbahet padrejtësisht në ambientet e Doganës së Tiranës, një ngarkesë me 5 ton kripë Himalaje e cila i përket Kompanisë N.N.SHPK (Neranxi). Meqenëse legjislacioni shqiptar nuk e lejon tregtimin e kripës e cila ka sasi jodi nën 20%, Kompania në fjalë ka bërë pasurimin e kripës së Himalajeve me jod në Kosovë dhe e ka sjellë atë në Shqipëri. Në dokumentacionin shoqërues të mallit, theksohet se krahas përqindjes së lartë të mineraleve që ka kripa e kuqe e Himalajeve, ajo është pasuruar gjithashtu me jod, në masën 40%.

Mirëpo fillimisht e bllokoi AKU ditën e shtunë, edhe pse gjithë dokumentacioni ishte në rregull dhe më pas edhe Instituti i Shëndetit Publik i cili nuk pranoi të marrë mostrat për kontroll, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar sipas legjislacionit shqiptar, sepse nuk mund të bllokohet puna e një biznesi, në këtë rast prej 4 ditësh.

Pra shkelja e parë ka të bëjë me refuzimin e kontrollit të një malli dhe e dyta dëmin edhe ndaj shtetit i cili në shitje merr 20% të vlerës. Një tjetër problem i madh është, se edhe po t’i çosh në gjyq, sipërmarrjet private që nuk janë klientë të pushtetit, nuk fitojë asnjëherë asnjë gjyq me institucionet shtetërore dhe arsyeja dihet, politika dhe gjyqësori janë një. Kujtojmë që drejtuesit e kësaj kompanie kanë qenë vazhdimisht kritikë ndaj pushtetit dhe aktiviteti nuk ka përfituar asnjëherë asnjë para publike.

Mendojmë se këto veprime bllokuese të biznesit, kanë prapavijë dhe qëllime të mirëmenduara.

Gjithçka bëhet e drejtuar nga qeveritarët dhe Kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të favorizojë në treg klientët e tij dhe oligarkët e pushtetit.

Këto veprime janë një këmbanë e fortë alarmi se mafia në pushtet tashmë ka futur duart thellë në industrinë ushqimore dhe ndalon konkurrenën e ndershme. Ky është një lajm i keq për biznesin e ndershëm dhe një lajm akoma më i keq për konsumatorët të cilët duke konsumuar ushqime të klientëve të pushtetit, do të jenë gjithnjë e më të pasigurtë për cilësinë e tyre. Kush do guxonte të kontrollonte miqtë e pushtetit, nëse malli i tyre është cilësor ose jo?!

I bëjmë thiirrje organeve kompetente përgjegjëse dhe Kryeministrit Edi Rama, të mbajë larg duart nga biznesi i ndershëm i cili punon me përkushtim, paguan taksa, punëson njerëz dhe duron përditë problemet që i krijon shteti, në vend që t’i ndihmojë.

Presidenti i Shoqatës
Nikollaq Neranxi

Hyjnë sot në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe

Sot del në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekë, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

Banka e Shqipërisë njofton prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat.

Anëtari i Këshillit të PD: “Pro hapjes, por kundër riciklimit pa garë!”

Anëtari i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko shkruan se është pro hapjes së kësaj partie, por kundër riciklimit të figurave të saj pa u zhvilluar garë brenda partisë.

 

Reagimi i plotë:

Pro hapjes si gjithmonë, por kundër riciklimit pa garë !
——————————————————–

Është mirë kur ikën se bëhesh interesant.. I mënçur….atvrasës, pra “trim”… bëhesh i veçantë se nuk konsumohesh… del nga “kopeja”…bëhesh karakter…bëhesh individ i lirë… bëhesh mediatik !

Ikën ca kohë, dy, tre, katër, pesë vjet, merresh me punët e tua. Shton paratë. Kujdesesh për dardhat, ( se ti e di mirë që ato e kanë bishtin prapa). Udhëton me kroçere. Bën projekte. Fiton para. Bën flirte me kundërshtarin. Sillesh si i moderuar. S’ke ngarkesa. Kritikon dhe shan ish-kampin tënd. Del në Tv.Pëlqesh dhe ju nxjerr gjuhën kur ata ndeshen e përleshen për kauzën e tyre me “mikun” tënd të ri. Bën statuse në Twiter, ose Instagram(jo në facbook se është për masën, ti je elitë, i përzgjedhur), flet në tv dhe thua se ata ditëzinjtë e kanë gabim. Po të ishe ti do ta bëje ndryshe, më mirë, pasi aty kanë mbetur ata që s’dinë, që s’bëhen se ju mungon “fibra politike, (fjalë magjike, asgjësuese), madia akuzon se ata bëjnë thjesht lojën e atij që “luftojnë”, të atij që ti në fakt e bërë mik, e shkëmben batuta mbrëmjeve pas aksionit “të atyre” në Whatsapp…E kështu pra, vazhdon ritualin për disa vite me radhë, duke parë, duke sharë e duke ngarë Renxhin a Mercedezin që e bleve me lekët që bëre nga pushteti i herës së kaluar kur ishe deputet a ministër pasi kishe ik më parë që kishe qenë deputet a ministër e kishe sharë nja 8 vjet të tjera ata që të kishin bërë të tillë, por që u ktheve si “interesant dhe i moderuar që ishe” me kushtin e vetem, e stekën në majë, për jo më pak se deputet dhe ministër, ashtu siç po kthehesh sërish, pra.

E kupton kur të vjen koha. Sërish. Në fillim të vijnë mesazherët, pasi je kujdesur vet duke u dërguar mesazh “atyre” që të të dërgojnë mesazherë se ti nuk do, por po të negociohet, eh, ti edhe mund të duash sepse në të vërtetë ti do të kthehesh se erdhi… erdhi pushteti! Dhe ti nuk ri dot pa pushtet, lere seç hiqesh.
Ti e di, vjen një kohë dhe partitë kanë nevojë për hapjen. Kanë nevojë për të gjithë.
Ajo që nuk kuptoj unë është se pse janë mbyllur më parë, po nejse, temë tjetër kjo.

Dhe pasi lutesh nga “ndërmjetësi” ti thua; “Ok, po kthehem, por kam disa kushte Kryetar:
1. Dua garanci që do jem deputet i pari në listë si fillim dhe nëse fitojmë pushtetin ministër.
2. Të më qërosh nga lista të gjithë ata që bëjnë si të parë pas largimit tonë, që më kanë “sharë” gjatë këtyre viteve meqë unë nuk kam qenë me të drejtë në aksionet tuaja kohëhumbura e më janë sjellë në fcb si gjel provincash majë plehut.
3. Të mi qërosh nga listat për deputetë e ti kalosh në plan të dytë se opozitarizmi i ka konsumuar, nuk shifen me sy. Të jenë aty në plan të dytë, pi mos i hiq fare se na duhen në fushatë.
4. Zyra e shtypit të më programojë një axhendë mediatike deri në zgjedhje mua dhe çunave të mi. Marrim përsipër të bëjmë programin dhe ekipin.
Dakord? U tha, u bë. Toke !

E kështu, kështu… të tilla gjëra “heronjsh” dhe mesish, djem e vajza plan prishës që pasi zbritën bronxato nga krocieret e verës janë gati të “sakrifikojnë” të bëhen edhe njëherë ministra e deputetë për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kthehen të zhvendosin ata që me sakrifica të mëdha mezi rindërtuan atë që shkatërruan “mesitë” para se të iknin. Është fiks koha, është momenti. Sepse në horizont po shfaqet pushteti.

Rama sipas tyre është i zgjut, rrufjan, qytetar, po e qelbi fare së fundmi. E teproi duke i marrë gjithë paratë dhe pushtetet për vete. Nuk na dëgjoi, dihej të ndahej nga gjushët. Duhet të ish sjellë ndryshe, po se bëri…

E kështu, kështuuu…

Kur do çlirohet lidershipi i PD nga ky lloj kompleksi inferioriteti?! Nga kjo sindromë e keqe shkatërruese që vret meritokracinë dhe prish rregullin?!

Hapje?!

Poo siç kam qenë kundër largimeve.

Bashkëpunim?

Poo .

Meritokraci?

Pooo.

Garë e brendshme, jo emërim?

Poooooo.

Riciklim me përcaktim?

Jooooooo!

Riciklim me votë?

Poooo.

Secili atë që meriton. Të gjithë janë të nevojshëm askush nuk është i domosdoshëm!

Boll më me këto skema të vjetra turistësh, lojtarësh e përfituesish politikë. 30 vjet janë shumë që të kalojë miu shumë herë në të njëjtin vend. Politika shqiptare ka nevojë më shumë, për qarkullim elitash, gjenerime të reja, dhe jo riciklime të reja të materialeve të vjetra.
Nuk ka më “budallenj” dhe naivë tani. Ka ikur ajo kohë kur “magjepseshim” nga “çunat” trendy të politikës. 30 vjet janë shumë për shqiptarët që të riciklohet e njëjta elitë pa garë, me përzgjedhje nominale. Janë shumë që të punojë “qori” e të përfitojë “horri” Kjo u është neveritur shqiptarëve. Prandaj ata e refuzojnë politikën dhe i rinë larg asaj. Etj, etj po të doni.

Pse riciklime?
Ka mungesa? Nuk u zëvendësuan dot gjatë këtyre viteve?!

I kujt është faji?

Le ta shikojmë kështu nëse do të duhet..
Besoj se u kuptuam. Faleminderit.

PS.Në kuptimin e saj të parë fjala riciklim do të thotë tu japë formë dhe përmbajtje të re materialeve të mbetura që ndotin mjedisin.

Biznesmeni i njohur denoncon AKU: bllokohet Neranxi qe te shese dikush tjeter…

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi bën publike me anë të një letre shërbimin klientelist të shtetit në dëm të biznesit!

Institucionet shteterore qe i sherbejne vetem klienteve te pushtetit dhe sabotojne punen e kritikeve te tij!

Më poshtë po sjellim letrën e Nikollaq Neranxit:

“Te dashur miq!

Dua te bej publike nje beteje qe po ben prej disa muajsh Kompania Neranxi me AKU! Nje nga produktet qe ne importojme eshte kripa e Himalajeve!

Besoj nuk ka nevoje te rendis benefitet e ketij produkti te cilin Kompania Neranxi e importon nga vendet e BE, aty ku insitucionet e kontrollit bejne si duhet punen e tyre dhe kane standarte te larta!

Pra eshte produkt i lejuar! Mua nuk me lane ta tregtoja sepse sipas tyre duhej te kishte jod! Kripa e Himalajeve eshte kripe guri dhe eshte nje miniere mineralesh te vyera per shendetin te cilat nuk i ka kripa e detit! Eshte nje alternative e kripes dhe perdoret per arsye te caktuara!

Une per te respektuar institucionet shteterore e pasurova me jod dhe e risolla!

Perseri ma kane bllokuar ne dogane per arsye kontrolli!!!!! Sipas rregullit, merren mostrat dhe cdoganohet ngarkesa! Por jo, ata duan qe te me sabotojne punen!

Nderkohe kam pare ne treg cfare kripe himalaje tregtohet! Kam bere edhe analiza te cilat i keni me poshte ne foto!

Rezultati? Nje kripe e thjeshte guri shitet si kripe himalaje, ne etikete shenohet 50-60 mg/kg por ne analize del 14,8.

Pra qellimi eshte i qarte, bllokohet Neranxi qe te shese dikush tjeter, mbi te gjitha per te shitur nje mall jashte parametrave! Kete bejne AKU & Co! Jane selektive, sabotues, gjobvenes, inkompetente dhe asgje me shume!

Te kujdesen per shendetin e konsumatoreve? As mos tju shkoje neper mend! Kane pune me te rendesishme per te bere!

Bled Cuci po me lexon?

PS. Fotot me poshte i perkasin nje kripe qe nuk eshte e Neranxit, qe shitet ne treg, te ciles une i bera analizen, keni fleten e analizes te kesaj kripe dhe nenin e legjislacionit per sasine e jodit ne kripe!

“Partia të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale” – Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve. Zbardhet strategjia

Situata politike në vend, ka qenë fokusi i takimit të kryedemokrati Lulzim Basha me kryetarët e partisë në rrethe. Burime për “Panorama”, bëjnë me dije Basha ka nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme dhe vijimin e aksionit politik.

Vendi është në një krize të thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozitës është te angazhohet seriozisht për te qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rruge perspektivës europine të Shqipërisë. Opozita ka dhëne propozimet e veta për zgjidhjen e krizës ne vend, qe kalon përmes zgjedhjeve te njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, ka thënë kreu i PD-së.

 

Një tjetër strategji e PD-së është edhe ngritja e një shtabi qendror elektoral dhe politik, që më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

Pranë Partisë Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne mënyrë piramidale ne te gjithë vendin.

Puna do te përqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetaret, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektorale pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”, ka thënë Basha.

Kryetari i PD i ka paraqitur Kryetareve të Degëve edhe një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësitë dhe afatet e qarta.

Sa i përket aksionit politik, u vendos që format se si do të vijojë dhe afatet, të përcaktohen në një moment të dytë.

Meta këmbëngul: Zero shkelje të Kushtetutës

Armand Mero

Në Shqipëri, një ditë pas publikimit të projekt-opinioninit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kreu i Shtetit deklaroi se i qëndron besnik vendimeve të tij.

Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë “zero shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik.. të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial”

Por në opinionin e tyre ekspertët e Komisionit të Venecias kanë një mendim qartësisht të kundërt, ndërsa pas një analize të detajuar ligjore, arrijnë në përfundimin se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”, theksohet në dokument.

Në draft opinionin e Komisionit “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”.

Në dokument theksohet edhe se “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ata i kanë dhënë përgjigje dhe pretendimit të Presidentit se mbrojti pluralizimin politik duke anulluar zgjedhje në të cilat nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës. Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje”, theksohet në projekt opinion.

Edhe për rastin e Gjykatës së Strasburgut, të përmendur edhe sot nga presidenti Ilir Meta, ekspertt e Komisionit të Venecias kanë bërë të qartë se “rrethanat mbizotëruese të këtij rasti ishin krejt të ndryshme nga ato në Shqipëri”, nënvizohet në opinionin, i cili nga ana tjetër vlerëson se pavarësisht se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetutese “nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij”.

Vendimi i Komisionit të Venecias pritet më 11 Tetor, por zoti Meta u shfaq sot mospërfillës ndërsa u shpreh se “nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera”, deklaroi presidenti shqiptar. Të gjithë atyre që në 24 orët e fundit i kanë kujtuar atij deklaratën e bërë gjatë një interviste në Syri.net sipas të cilës nuk do të qëndronte në detyrë nëse Komisioni i Venecias do të gjente shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, ai sot ju përgjigj duke përsëritur një tjetër premtim, se do të qëndronte në zyrë deri më 24 korrik të vitit 2022, kur dhe i mbaron mandati.

“Presidenti tejkaloi kompetencat për anulimin e zgjedhjeve, s’ka kryer shkelje të rënda për shkarkim”- ‘Venecia’ publikon raportin!

Ka mbërritur në Tiranë, raporti i Komisionit të Venecias, i cili i është dorëzuar Presidencës dhe Parlamentit.

 

Komisioni vëren se shtyrja e datës së zgjedhjeve duhet bërë në një situatë emergjente kombëtare, ndërsa Presidenti ka nevojë për një bazë specifike ligjore “ad hoc” për të bërë këtë shtyrje.

“Ky përfundim mbështetet nga rregulli i përgjithshëm interpretues, sipas të cilit rregullimi i shprehur i kompetencave të urgjencës në Kushtetutë dhe ligjet e kufizon përdorimin e çdo fuqie plotësuese të pashkruar të emergjencave në situata shumë të jashtëzakonshme; kryesisht për situata me pamundësi faktike ose juridike të cilat nuk parashikohen në mënyrë të qartë nga ligji i shkruar i urgjencës. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk u ndoqën në këtë rast. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Në konkluzionet e raportit, thuhet se anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e një shteti në situatë emergjente.

“Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk ishin e ndjekur në këtë rast. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad hoc”, thuhet në raport.

Në pikën 98, Komisioni vëren gjithashtu se “Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të parandalojë zgjedhjet e rregullta. Përndryshe, këto parti do të vendosin “leva” për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje”.

Komisioni i Venecias thotë gjithashtu se Presidenti tejkaloi kompetencat kushtetuese duke anuluar së pari dhe më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale, duke nënvizuar se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për “shkelje të rëndë”, me të cilën mund të fajësohet Presidenti.

Siç përcaktohet në këtë mendim, një numër faktorësh tregojnë se ky nuk ishte i një karakteri të tillë të domosdoshëm për të vërtetuar shkelje serioze. Kjo ka të bëjë veçanërisht me thirrjet e Presidentit për dialog, pritshmëria për shtyrjen e zgjedhjeve se do të kontribuonte në gjetjen e një kompromisi midis palëve, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, mungesa e përballjes së drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit para gjykatës, statusi kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

Të marra së bashku, të gjithë këta elementë çojnë në përfundimin, se megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore. Megjithatë, elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyrë mjaft serioze për të garantuar fajësim të Presidentit. Më në fund, edhe sikur të vërtetohej serioziteti i shkeljeve, kjo nuk do të duhej domosdoshmërish të çojë në fajësimin e Presidentit”.

Reagon Presidenca

Duke reaguar pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan se ka zero shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit, ndërsa i konsideron trakte të porositura publike në media. Blushi kërkon që të dëgjohet Bundestagu gjerman për të zgjidhur krizën.

Reagimi i Tedi Blushit:

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

“Deputetët e rinj po bëhen si arixhinjtë nëpër çadra”-Nënkryetari i Kuvendit propozon t’u blihet shtëpi ligjvënësve të opozitës së re

Nënkryetari i Parlamentit, Myslym Murrizi ka kërkuar që deputetëve të opozitës së re në Kuvend, t’u krijohet mundësia që të blejnë shtëpi me kredi me zero interes.

Këtë deklaratë Murrizi e ka bërë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve.

Ai ka thënë se ligjvënësit e rinj kanë nevojë për mbështetjen e Kuvendit, pasi po behën si “arixhinjtë që jetojnë në çadra”.

Kjo kërkesë e Murrizit nuk ka marrë përgjigje nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruci,  i cili gjatë kësaj mbledhje ka vijuar me diskutimet e deputetëve të tjerë.

Zoti Kryetar, dua të flas jashtë rendit të ditës, nuk e di nëse është në tagrin e Konferencës së Kryetarëve, a të bëjmë ndonjë vendim, a të biem dakord të gjithë parimisht, për 15 apo 20 deputetët e rinj, të cilët kanë nevojë të mbështeten.

Më duket se deri në vitin 2009 ka qenë ligji që deputetët dhe funksionarët e lartë publik përfitonin një kredi me interes të ulët. A ekziston mundësia që të bëhet një vendim Kuvendi apo qeverie, nëse keni ndrojtje nga populizmi thoni që e ka propozuar Myslim Murrizi, që këta deputetë të marrin kredi?

Ata nuk janë aksionerë as në PPP-të dhe as në tendera, por e kanë të nevojshme të mbështeten me një kredi, siç kam marrë unë, por edhe ju në vitin 1997, 1992 dhe në vitet e tjera me radhë. Nuk besoj se është hipokrizi për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë, prandaj duhet ta bëjmë një vendim. Pra, bëhet fjalë për 1 miliard lekë të vjetër, që janë më pak se 1 milion euro. T’ia heqim

Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra.

Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi, edhe për ekzistencën në këmbë të këtij parlamenti, ishalla po na hapen negociatat. Pra, nuk na kushton asgjë t’i mbështesim për të blerë një shtëpi”, ka thënë Murrizi.PANORAMA.al

VIDEO: Incident në takimin e Rudina Hajdarit në Shkodër, nxënësi: S’njeh Azemin, je një turp

Një prej nxënësve të shkollës ‘Shejnaze Juka’ i ka thënë se ajo nuk e njeh të atin e saj Azem Hajdarin dhe se mbron kryeministrin Edi Rama.

SHKODËR– Një incident ka ndodhur në takimin e deputetes Rudina Hajdari me nxënesit e shkollës ‘Shejnaze Juka’ në Shkodër. Kur Rudina Hajdari mori fjalën përpara nxënësve, një zë u dëgjua nga fundi i sallës. Në këtë moment, Rudina Hajdari nisi të qeshte dhe e ftoi nxënësit që të dilte para të gjithë shokëve të tij dhe të fliste. Nxënësi u çua në këmbë, doli para të gjithëve dhe përballë Hajdarit dhe e akuzoi atë se po ndihmon kryeministrin Edi Rama, që sipas tij të instalojë diktaturën në Shkodër. Hajdari e mori me humor akuzën e të riut, dhe i kujtoi se politika nuk duhet të ndajë njerëzit.

INCIDENTI:

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…
(I riu ndërhyn duke folur)
Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu
I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së
Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë
I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.
Rudina Hajdari: Tani besoj se …
I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…
(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës
(Ovacione në sallë për Rudina Hajdarin)

Teksa nxënësi fliste, ndaj tij ka ndërhyrë deputeti tjetër i opozitës së re i dalë nga radhët e PD-së, Halit Valteri. Ky i fundit bashkë me mësues e ka shtyrë djalin derisa ai u largua nga ambienti i shkollës. Ndërsa nxënësit e tjerë fillluan të brohorisnin në kor emrin e deputetes.

(dosja.al)

ATDHEU MBI TË GJITHA – Nga Genc Sefa-Lushnja

Duke marr shkas nga gjendja aktuale në të cilën gjendemi si komb dhe nga propozime të ndryshme të bëra nga atdhetar apo organizata të ndryshme kombëtare e patriotike,të tilla si FONDACIONI ALBANA tashmë e dëshmuar,apo dhe forume të tjera me qëllime të bashkimit mbarëkombëtar,për shkëmbim të sinqertë opinionesh dhe një platformë të përbashkët me pika të definuara mbi problemet e kombit tonë,shfrytëzova rastin e shumëpritur për të dialoguar e të ndaj dhe unë shqetësimet me ju motra e vëllezër e bashkëkombës të mi,rreth një pyetjeje,që në kushtet aktuale kombëtare,duket si më urgjentja, mes atyre që i bëhen popullit tonë.

Pyetja është: A ka një mënyrë për të çliruar shqiptarët nga fataliteti i politikes së ndjekur deri tani?

Është e ditur tashmë, se me gjendjen aktuale ku ndodhet kombi jonë, për vetëdijesimin që ne njohim,t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje është bërë një çështje jete a vdekjeje,e megjithatë,pavarësisht gjithë vullnetit të mirë,asnjë tentativë zgjidhjeje nuk ka sjellë fatkeqësisht ndonjë rezultat.

Mendoj gjithashtu se ata,të cilëve u takon profesionalisht e praktikisht të përballen me këtë problem,bëhen çdo ditë e më tepër të vetëdijshëm për pafuqinë e tyre në këtë drejtim,kanë një dëshirë të njohin mendimet e personave të absorbuar nga ndikimi politik, të cilët,pikërisht për këtë arsye, do të ishin në gjendje të observonin problemet e popullit,përmes një distance të mjaftueshme.

Unë mundohem e orientohem zakonisht me optikën e atdhedashurisë së sinqertë pa ngjyrime politike,kjo më ndihmon të dalloj tulatet e errëta të vullnetit dhe të ndjenjës së dobët kombëtare fatkeqësisht. Prandaj edhe,për sa i përket dëshirës sime,do të më duhet të kufizohem së shtruari problemin në terma të duhura,duke ju lejuar kështu,mbi një terren të spastruar nga zgjidhjet afërmendsh,të përdorni njohurinë tuaj të thellë mbi jetën dhe gjendjen alarmante në të cilën ndodhemi si komb,për të hedhur pakëz dritë mbi problemin në fjalë. Duke qenë se ekzistojnë pengesa të caktuara politike,për të cilat askush nuk dëshiron ti sheh. Ne nuk mund të lejojmë dhe jam i bindur se vetëm fuqia e popullit mund të ndryshoj rrënjësisht këtë gjendje,pak a shumë larg nga ndikimi politik,për të eliminuar pengesat e mësipërme,duke u radhitur ne anën e duhur për interesat kombëtare.

Duke qenë vetë i prekur nga ndjenja kombëtare,personalisht shoh një mënyrë të thjeshtë për t’u përballur me aspektin kombëtar,domethënë atë organizativ të problemit:

Shqiptarët të kyçen apo japin kontribut organizatave ekzistuese patriotike,apo njerëzve te dëshmuar kombëtarisht me mandat për t’i dhënë zgjidhje të gjitha problemeve,e çdo pengese që ka kombi për të arritur aspiratën tonë shekullore. Çdo shqiptar të marrë mbi vete përgjesinë për të kryer obligimin e vetë kombëtar e duke respektuar vendimet e këtij autoriteti,të bëjë thirrje për zgjidhjen e çdo problemi kombëtar,të pranojë vendimet pa rezerva,si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar vetë i pari rregullat.

Është e vërtet se ndeshim vështirësinë e parë për shkak të mos besimit që është krijuar tek populli në organizatat apo forumet a nismat e shumta kombëtare:

Sepse për tu besuar e përkrahur një organizatë patriotike duhet të dëshmoj se është një institucion me interesa dhe parime të forta kombëtare,të garantojë respektimin e vendimeve të veta,aq më shumë të mos i nënshtrohet trysnive politike nga brenda e nga jashtë. Dhe këtu kemi të bëjmë me një realitet që s’mund të lihet pa konsideruar: e drejta dhe forca janë të pandashme,vendimet të jenë në frymën e të drejtën,që aspiron kombi ynë në emër e në interes të të cilit merren vendimet,populli ka fuqi të vërtetë për të imponuar respektimin e idealit të tij të ligjëruar.

Por, sot jemi larg të zotëruarit të një organizate kombëtare,që të ketë përkrahjen e fuqishme të popullatës,e të ketë mundësi të lëshojë verdikte të një autoriteti të pakundërshtueshëm,e që mund të imponojë me ide e punë t’i nënshtrohesh ekzekutimit të vendimeve të saj.

Të kërkuarit e së drejtës kombëtare nga shumica bën që çdo politikan të heqë dorë pa kushte nga veprimit e deritanishme ne dëm të interesave dhe aspiratës për bashkim.
Dhe është mase e qartë,se nuk ka rrugë tjetër për të arritur tek bashkimi,përveç mobilizimit të popullit.

Pavarësisht të gjithave, mos-suksesi e tentativave të bëra në dekadat e fundit për të realizuar këtë qëllim,na bën të konkludojmë,pa pikë dyshimi,që këtu sigurisht veprojnë faktorë të fortë të brendshëm e të jashtëm,që paralizojnë çdo përpjekje,me metodën e njohur përça e sundo.

Disa nga këta faktorë janë të dukshëm. Në çdo trevë shqiptare,etja e klasës dominuese për pushtet bie ndesh me çdo interes kombëtar.

Kjo dëshirë e tepruar për pushtet,puqet fort mirë me qëllimet e kujtdo që kërkon përfitime,ekonomike.

Kam ndërmend këtu ato grupime të vogla por të vendosura,aktive në çdo pjesë të kombit,dhe mospërfillëse ndaj çfarëdo konsiderate a interesi kombëtar,që shohin tek pushteti,vetëm një rast për të promovuar interesat e tyre personale,si dhe për të zgjeruar autoritetin personal.

Gjithsesi,pranimi i këtij fakti që s’mund të kundërshtohet,na bëri të hedhim thjesht hapin e parë për të kuptuar si qëndrojnë sot gjërat. Dhe gjendemi menjëherë përballë një tjetër pyetjeje:Si ka mundësi që pakica e sapopërmendur,t’ia dalë të skllavërojë para epsheve të veta masën e popullit,që prej kësaj gjendje ku ndodhet ka vetëm ç’të vuajë e ç’të humbë?.

Përgjigja është e thjeshtë,se ne si popull kemi rënë në gjumë të thellë letargjik,përsa i përket çështjes kombëtare.

Jemi pasivë në këtë aspekt.

U japim prioritet bindjeve partiake dhe jo atyre kombëtare. Askush nuk u kërkon shqiptarëve të heqin dorë nga bindjet apo rreshtimet e tyre politike. Por pa marr parasysh se çfarë bindjesh apo ngjyrimesh kanë, kombin të gjithë e kanë bashkë.

Prandaj të bindur se duhet ti shërbejmë mbrojtjes së interesave më të larta të popullit tonë,dhe jo partive politike,dhe se askush nuk ju kërkon të hiqni dorë nga bindjet politike,por mbi të gjitha të vendosni interesin kombëtar.

Një përgjigje ashiqare ndaj kësaj pyetjeje do të ishte rreshtimi për interesa kombëtare. Politikanët që hera-herës janë në pushtet,duhet te marrin përgjigjen e popullit me të cilin manipulojnë. Mobilizimi i popullatës rreth çështjes kombëtare,do i detyroj ata që të ndërpresin politikat dhe devijimin e ndjenjave të masave,duke i kthyer në instrument të politikës së tyre.

Prandaj është e nevojshme të zgjohemi e të vetëdijesohemi e të bashkuar rreth idealit kombëtar,rreth Atdhetarëve dhe fondacioneve tashmë të dëshmuar,si “FONDACIONI ALBANA” apo cilado organizatë që ju mendoni se është e duhura,të realizojmë të drejtën e aspiratën tonë shekullore për një komb,një shtet,një flamur.

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË.

ZOTI E BEKOFTË BASHKIMIN KOMBËTAR.

Shkup;26.09.2019


Send this to a friend