VOAL

VOAL

Rëndohet bilanci i viktimave- Shkon në 13 numri i të vdekurve, mes tyre 2 fëmijë

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 13 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur nën rrënoja.



Dy personat e fundit të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa 4 viktima janë shënuar në Durrës dhe 2 në Kurbin. Tragjikisht është konfirmuar se edhe një punonjës policie ka humbur jetën. Bajram Hadermataj, punonjës policie të Kavaleshenca ka humbur jetën për shkak se është zënë nga rrënojat.

Gjithashtu raportohet se mbi 300 persona po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë dhe në Durrës, dhe fatmirësisht raportohet se gati 30 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

FOTOLAJM – Ky është personi që nxorën gjallë nga rrënojat në Thumanë

Mes dhimbjes se madhe per jete te humbura dhe te tjere qe jane nen rrenojat e shkaktuara nga termeti i fuqishem qe goditi Shqiperine ne mengjesin e sotem, nga rrenojat jane shpetuar deri me tani 28 persona ne Thumane dhe Durres, dy zonat e prekura me rende.

Personi qe shihni ne kete foto eshte nje nga te shpetuarit nen rrenoja ne Thumane paraditen e sotme.

Ai eshte nxjerre gjalle nga rrenojat e baneses, pas nderhyrjes se ekipit te kerkim shpetimit.

Nxirren tre të pajetë nga rrënojat në Durrës, shkon në 10 numri i viktimave

Rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Raportohet se në Durrës, në lagjen numër 13 është gjetur një person i pajetë.

Gjithashtu, një fëmijë dhe një grua nuk i kanë mbijetuar tërmetit.

Trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë nga forcat e kërkim shpëtimit në zonën e Kënetës në Durrës.

Pritet të mësohet identieti i tyre, ndërkohë që vijojnë operacionet për shpëtimin e dhjetra personave të tjerë që dyshohet se janë nën rrënoja në Thumanë dhe Durrës, dy zonat më të prekura.

Basha, vetëm këtë thirrje për qeverinë: Të shpallet gjendja e emergjencës!

“Sot nuk ka politikë, vetëm solidaritet”. Me kete apel te forte per solidaritet dhe bashkepunim, kreu i opozites, Lulzim Basha thekson se ne kushtet aktuale, shume te renda qe po kalon vendi e vecanerisht zonat e prekura nga termeti, ka vetem nje thirrje per Qeverine: Te shpalle gjendjen e emergjeces. 

 

Mesazhi i Bashës

Të dashur bashkëqytetarë!
Ky mëngjes na gjeti të tronditur thellë nga tërmeti i frikshëm që fatkeqësisht, solli humbje jetësh njerëzore, lëndime, si dhe dëme të mëdha.

Partia Demokratike, unë dhe familja ime u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve që kanë humbur të afërmit e zemrës, dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Ne po bëjmë gjithçka që t’i gjendemi pranë çdo shqiptari në këtë fatkeqësi dhe tronditje të madhe të përbashkët.

ZERO interpretim politik nuk kam sot, përveçse një thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës, për të mjekuar të dëmtuarit, për të inventarizuar dëmtimet, për të mirëmenaxhuar panikun dhe pasojat e tërmetit.

Vëllezër dhe motra!
Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe të pakushtëzuar! Si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi, në krah te njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, në krah të qytetarëve të lënduar që janë ende të tronditur dhe të dëmtuar rëndë.

Respekt, mirënjohje dhe mbështetje totale mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, personelit të strukturave të emergjencës, kompanive që po ndihmojnë me çfarë munden për të përballuar këtë situatë të rëndë.

Të gjithë bashkë si një familje e madhe, pa asnjë dallim, do t’ia dalim!

Sizmiologu këshillon: Njerëzit të qëndrojnë edhe disa orë jashtë. Do ketë lëkundje të tjera

Sizmiologu Rrapo Ormëni në një lidhje direkte me News24 tha se do ketë të tjera lëkundje tërmeti por do të jenë më të lehta. Ai iu bëri apel njerëzve të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës. “Do ketë lëkundje të tjera.

Por pasgoditjet do jenë të nivelit më të ulët. Njerëzit duhet të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës. Në godinat e dëmtuara më shumë të hyhet vetëm pas kontrollit nga ekspertët. Njerëzit të jenë të kujdesshëm për të qëndruar jashtë godinave. Një situatë e ngjashme në vitin 1926 ku ka rënë një goditje më e madhe e më pas të tjera”, tha Ormëni.

Tragjedia nga tërmeti, Presidenti i PE solidarizohet me Shqipërinë: Evropa është në anën tuaj

Presidenti i Parlamentit Evropain, David Sassoli solidarizohet me situatën e krijuar në vend pas tërmetit të fortë që goditi vendin.

“Afërsia ime vëllazërore me njerëzit dhe me shtetin e Shqipërisë vështirë të provohej nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është në anën tuaj. Dhe do jetë”, shkruan Sasoli në një postim në twitter.

Në pak orë 21 tërmete godasin Shqipërinë (FOTOT)

Vijon paniku në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti i orës 3:55 ka nxjerrë në rrugë njerëzit, që i druhen lëkundjeve të tjera.

Ashtu si bëhet me dije që pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë vendi ynë është goditur edhe nga 21 tërmete të tjera.

Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.4 ballë.

Thellohet bilanci i viktimave- Zyrtarisht 7 të vdekur, mes tyre një 10-vjeçare

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi vendin. Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 7 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona ende nën rrënoja.

Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.

Ministria konfirmon se 1 viktimë është në Kurbin, 2 ne Thumanë e 3 në Durres, nderkohe qe nuk dihet detaje per viktimen e shtate.

Presidenti Meta kërkon ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence, zbardhet telefonata me kryeministrin në Kosovë

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka zhvilluar mnjë bisede telefonike me Kryeministrin ne detyre te Kosoves, Ramush Haradinaj.

“Presidenti Meta i kerkon ndihme me forca xheniere dhe ekipe emergjence per të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura”! thuhet ne njoftimin e Presidences.

Policia thirrje qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave: Kufizoni lëvizjet me makina

Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre.

Kjo bëhet për t’u dhënë mundësi autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar edhe viktima në gjithë vendin.

Tiranë: Historia dramatike e Afërditës pas dhunës në familje (video)

Ilirian Agolli

Në Tiranë, Afërdita është vetëm njëra nga mijëra gra të dhunuara në familje. Bashkëshorti u alkoolizua, pastaj nisi lojërat e bixhozit, ku humbte pagesat e punëve disa mujore.

Tani ai është në burg për herë të tretë për dhunën ndaj saj, por Afërdita jeton me frikën se ai do ta dhunojë sërish.

Emri dhe zëri i saj në këtë material janë ndryshuar për arsye sigurie.

Këtë vit 17 viktima humbën jetën nga dhuna në familje, mbi 4 mijë gra, që denoncuan dhunën.

Afërdita duroi dhunën fizike për 8 vjet, madje dy herë iku nga shtëpia, por sa herë kthehej ai bëhej akoma më i dhunshëm.

“Isha shtatzanë me fëmijën e dytë, kur ai më godiste mua dhe fëmijën e madh. Aty nuk durova më dhe e denoncoi në polici. U divorcuam, por këtu nisi një tjetër kalvar vuajtjesh, sepse kur doli nga burgu ai më dëboi nga shtëpia dhe mbeta rrugëve pa strehë me dy fëmijët e mitur” – tha Afërdita.

Vajzat u tmerruan nga dhuna e babait. Ai tani ka hyrë disa herë në burg dhe pas disa burgimeve të shkurtëra del në gjendje akoma më të rëndë dhe i kërcënon.

Afërdita thotë se policia nuk është shumë aktive në ndalimin e kësaj dhune brenda familjave.

Thjesht paraqitet në banesë, thotë “Mos mos bëni kështu e ashtu!” dhe nuk e ndjek më gjatë dhunën që thellohet më tej, ndaj ajo është shumë e frikësuar për jetën e saj.

Afërdita thotë se di mjaft ngjarje të tjera shumë herë më keq se sa jeta e saj, ndaj bën thirrje grave dhe vajzave që të mos heshtin dhe të mos durojnë, të fshehin dhunën, por ta denoncojnë me guxim, edhe pse urdhërat e mbrojtjes nuk zbatohen sa duhet, edhe pse gjyqet zvarriten, por në fund do të fitojnë dinjitetin.

Në Shqipëri janë disa strehëza për gra dhe vajza të dhunuara, ku ato ndihmohen maksimalisht. Strehëza për gra dhe vajza të dhunuara ka ndihmuar në disa vjet mbi 1 mijë zonja të dhunuara, që mesatarisht tregojnë dhunën pas 10-15 vitesh. Ajo është pjesë e një rrjeti organizatash që japin ndihmë dhe avokati falas viktimave të dhunës në familje, të cilat shtohen nga viti në vit.

Një vit më parë u vranë 20 gra e vajza, ndërsa sivjet janë vrarë 17 viktima. Për të parandaluar këto krime pushteti vendor ka me ligj një rol kryesor që nuk po e kryen.

Një tjetër mungesë e madhe në strukturat e mbrojtjes sociale është mos kujdesi i fëmijëve që vuajnë dhe dhunohen brenda familjeve së bashku me nënat e tyre.

Ndërsa kujdesi për nënat kujdesi është i pakët, mbrojtja dhe kujdesi për fëmijët e këtyre prindërve është akoma edhe më i pakët.
Afro gjysma e bashkive që nuk ngrejnë struktura dhe nuk ndajnë as fonde për shërbim mëse të domosdoshëm për familjet shqiptare në krizë.

“Me këtë klasë politike jeni të pashpresë”- Presidenti Meta: Shqiptarë, merrni në dorë fatin tuaj!

Presidenti Ilir Meta thotë se e vetmja rrugë që u mbetur qytetarëve shqiptarë është referendumi.

 

Gjatë një konference për shtyp, Meta theksoi se shqiptarët janë të pa shpresë me këtë klasë politike dhe se pas disa vitesh, Shqipëria do të mbetet pa shqiptarë.

“Si President i Republikës, kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për dialog dhe pas gjithë kësaj loje që po i tmerron qytetarët shqiptarë. Dua t’i them qytetarëve shqiptarëve që me këtë klasë politike jeni të pa shpresë. E vetmja rrugë është të ushtroni demokracinë direkte. Për ndryshe pas disa vitesh nuk do të ketë më këtu shqiptarë. Do ketë vetëm emigrantë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas ca vitesh të mos i ndërrosh emrin Shqipërisë siç ia ndërruan emrin stadiumit “Qemal Stafa” për çështje të globalizimit. Në Shqipëri nuk ka më votime, ka vetëm komandime. Më 8 dhjetor ora 12 në sheshin demokracia në qytetin studenti.

Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike dështoi në mënyrë më të turpshme si asnjëherë më parë. Shikoni ku ka qenë në vitet 200 dhe ku ka përfunduar sot. Partitë kanë dështuar. Më vjen keq ta them, por shikoni parlamentin, shikoni delet në parlament. Nuk vazhdohet më kështu. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen vullnetit të popullit duke filluar me mua të parin, si presidenti i tyre.”, tha midis të tjerash.

Meta tha se shqiptarët duhet të japin vendimin e tyre për çdo çështje, qoftë edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa.

“Duhet të shkatërrohet Vjosa, një nga monumentet natyrore të Evropës, të shkohet në referendum. Ligji duhet të ishte bërë para 20 vjetësh. Është bllokuar qëllimisht që populli shqiptar të mos zgjedhë. Populli shqiptar ka vetëm një detyrë që të mos ikë nga sytë këmbët. Unë e shikoj këtë si një mision që t’i kursejmë këtë tallje klasës politike”, theksoi ai.

Zbardhet skema e prostitucionit! Estetistja te Myslym Shyri rekrutonte vajzat, ‘Zogu i Tiranës’ gjente klientët

Zbulohet skema e prostitucionit në Tiranë, ku ra në pranga Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës së bashku me tre persona të tjerë, mes tyre një pronarja e një qendre estetike dhe një emigrant i cili ishte klient. Report Tv mëson se aksioni për arrestimin e tyre ka nisur rreth dy javë më parë ku fillimisht në datën 9 Nëntor është vënë në pranga Anjeza Bena pronarja e një qendre estetike në rrugën Myslym Shyri e cila rekrutonte vajza të reja duke i punësuar ato fillimisht si kursante apo praktikante.

Vajzat merrnin në këmbim nga 500 deri në 700 euro ndërkohë që vetë Bena përfitonte 50 euro nga çdo klient.Lidhur me këtë akuzë Benaj është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndërkohë që Prokruroria kishte kërkuar “Arrest me burg”. Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion lëviznin me taksi ose me makinat e klientëve dhe zakonisht takimet zhvilloheshin në fundjavë. Ata përdornin disa kode me njëri tjetrin si: ‘Bëhu gati, kam gjetur një të mirë’ ose “Bingo na doli fati”, frazë kjo e përdorur nga Hermes Nikaj.

Një prej vajzave e cila është po hetohet në gjendje të lirë ka treguar para organit të akuzës se klientët i kishte gjetur nga Zogu i Tiranës. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke deklaruar se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë dhe nuk paguheshin para në këmbin të kësaj.

Në polici ka dëshmuar edhe pronarja e qendrës estetike e cila ka deklaruar se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mike prej disa vitesh.

Zogu i Tiranës i cili ishte edhe gazetar dhe i njohur në botën e medias promovonte pronaren e qendres estetike me të cilën bashkëpunonte në këtë rrjet prostitucioni përmes intervistave në programet ku angazhohej vetë.

Hetimet për finalizimin e këtij operacioni kishin nisur prej një viti. Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, “Te Zogu”, por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion.

Burime nga hetuesit thanë se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorta, vajza që shfrytëzohen nga personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare./Shqiptarja

BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT – BKH

BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT – BKH është një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori i BKH rekomandohet nga një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, ndërsa emërimi bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori ka mandat 5 vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë. Pas përfundimit të mandatit, Drejtori ka të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të emërohet në një pozicion të të njëjtit nivel, me një gradë që i korrespondon atij funksioni.
Drejtori mund të vijë nga radhët e Policisë së Shtetit, policisë gjyqësore, apo hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, apo prokurorëve. Kandidati duhet të ketë reputacion të njohur si person me integritet dhe i njohur për një punë me standardet më të larta profesionale. Drejtori i BKH lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur:
i përfundon mandati; jep dorëheqjen; mbush moshën e pensionit.
Ndërsa mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kur:
a) dënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
b) për shkelje të Kushtetutës apo për shkelje të rëndë të ligjit gjatë kryerjes së detyrës;
c) për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës gjatë ushtrimit të funksioneve;
ç) kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërimin e tij/saj.
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit pezullohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, nëse drejtori bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do egzistojnë shkaqet e këtij pezullimi.

MONITORIMI NDËRKOMBËTAR, 2 VJEÇAR – Një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e BE dhe SHBA në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2 vjeçare duke nisur prej momentit të themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit do vëzhgojë në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të BKH, si dhe miraton materialet e trajnimit të Hetuesve dhe Drejtorit të BKH.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është një strukturë kushtetuese e themeluar me nenin 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përveç rregullimit kushtetues kjo si strukturë gjen një rregullim më të detajuar me ligjin nr. 95/2016, datë 6.10.2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Çdo qytetar ose biznes që është në dijeni të fakteve ose rrethanave që përbëjnë prova në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ose në lidhje me çdo vepër penale të kryer nga funksionarët e lartë të shtetit, mund të bëjë kallëzime në Byronë Kombëtare të Hetimit ose Prokurorinë e Posaçme;

Çdo qytetar apo biznes mund të kërkojë nga organet e SPAK informacione në lidhje me kompetencat/përgjegjësitë e SPAK, të shtjelluara më lart në bazë të ligjit “Për të drejtën e informimit” për sa kohë ato nuk cenojnë sekretin e hetimit ose të drejtat e palëve të përfshira në proces.

ÇFARË ËSHTË SPAK – Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

ÇFARË ËSHTË SPAK – Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kjo strukture, e përbërë nga organet e lartpërmendura do të ndjekë dhe hetojë vetëm çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar..

Ndërkohe Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përgjegjëse për gjykimin e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe akuzave penale kundër një numër zyrtarësh të lartë si: Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve, etj. Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e përbërë nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të cilat ndodhen në Tiranë me fuqi veprimi në të gjithë territorin e Shqipërisë
MISIONI I SPAK – Krijimi i një strukture të posaçme, enkas për ndjekjen penale dhe hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar synon mbi të gjitha garantimin e dhënies së drejtësisë në mënyrë sa më efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm.

Për këtë arsye të gjithë personat pjesë të një prej organeve të kësaj strukturë, qoftë si personel administrativ mbështetës apo si vetë prokurorët, hetuesit dhe policët gjyqësore i nënshtrohen një procesi tejet rigoroz seleksionimi dhe më pas mbikëqyrjeje të vazhdueshme gjatë kohës që janë në detyrë. E njëjta gjë vlen dhe për familjarët e personave në fjalë.

Disa nga masat nëpërmjet të cilave synohet integriteti sa më i lartë i personave të lartpërmendur është nënshtrimi i tyre në një proces vlerësimi, paraprakisht marrjes se detyrës, ku ndër të tjera përfshihen:
• Kontrolli i verifikimit te pasurisë dhe figurës
• Kontrolli periodik i llogarive bankare te tyre dhe anëtareve të afërt të familjes
• Deklarimi i dorëheqjes nga e drejta për privatësi në telekomunikimet e tyre dhe në të dhënat financiare

Me interes janë edhe kriteret që duhet të përmbushë kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku përveç sa më lart, shprehimisht parashikohet që kandidati për këtë detyrë të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i organeve drejtuese të Partisë së Punës dhe Regjimit Komunist, si dhe Sistemit Gjyqësor gjatë viteve 1944 –1991.

Një tjetër parametër që synon të konsolidojë paanshmërinë dhe integritetin në punën e SPAK është dhe detyrimi i prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme që të hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë dhe gjyqtarë të vetë strukturës së SPAK kur ka dyshime të mjaftueshme për kryerjen e një vepre penale prej tyre. Për këtë qëllim parashikohet një mekanizëm mbikëqyrjeje ku një skuadër e vogël, që rikonfigurohet ne krye të gjashtë muajve, monitoron periodikisht komunikimin e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesëve, oficerëve të policisë gjyqësore, dhe personelit administrativ të organeve të SPAK

PSE SPAK – Analiza e Sistemit të Drejtësisë konstatoi se sistemi ynë i drejtësisë jo vetëm që kishte dështuar të luftonte fenomenin e korrupsionit në shoqëri, por ishte edhe vetë i korruptuar. Analiza evidentoi shkaqet e kësaj gjendjeje si më poshtë:
• Ndarja e detyrave midis institucioneve të drejtësisë penale që duhet të luftonin korrupsionin (policia, prokuroria dhe gjykatat) ishte e paqartë. Kishte përplasje kompetencash dhe koordinim të pamjaftueshëm të punës midis këtyre institucioneve;
• Prokurorët që hetonin korrupsionin nuk ishin të pavarur nga eprorët e tyre të cilët (eprorët) shpesh kishin lidhje të drejtpërdrejta me politikën dhe biznesin e madh;
• Nuk kishte një sistem për kontrollin e integritetit të vetë prokurorëve dhe policëve që hetonin korrupsionin;
• Cilësia e bashkëpunimit midis prokurorisë dhe institucioneve të tjera (sidomos policisë) në hetimin e korrupsionit ishte e dobët;
• Teknikat e përdorura për hetimin e korrupsionit ishin të dobëta;
• Burimet njerëzore dhe financiare në dispozicion të hetimit të korrupsionit ishin të pakta.

SI FUNKSIONON SPAK – SPAK është i përbërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësia e Pavarur Hetimore ndryshe quajtur Byroja Kombëtare e Hetimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si organi përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar përfaqëson akuzën përpara gjykatave të posaçme. Për rrjedhojë në përmbushje të këtij funksioni kjo Prokurori drejton dhe kontrollon Hetuesit dhe shërbimet e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme zgjidhen për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Byroja është e përbërë nga Hetues dhe shërbimet e Policisë Gjyqësore.

Hetuesi është punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit, përgjegjës për hetimin dhe e kryen atë vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Hetuesi emërohet në detyrë për jo më pak se 7 vjet dhe gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore.

Ndërkohë Byroja Kombëtare është e përbërë edhe nga shërbimet e Policisë Gjyqësore që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit midis Byrosë dhe institucioneve të tjera.
Këto shërbime kanë për funksion edhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera.

Këta oficerë të Policisë Gjyqësore emërohen për një periudhë 5-vjeçare pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe janë të pavarur nga institucioni i tyre, siç mund të jetë për shembull Policia e Shtetit. Më përmbushjen e mandatit 5-vjeçar ata kanë te drejtë të rikthehen në institucionin e tyre.

BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT – BKH është një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori i BKH rekomandohet nga një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, ndërsa emërimi bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori ka mandat 5 vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë. Pas përfundimit të mandatit, Drejtori ka të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të emërohet në një pozicion të të njëjtit nivel, me një gradë që i korrespondon atij funksioni.
Drejtori mund të vijë nga radhët e Policisë së Shtetit, policisë gjyqësore, apo hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, apo prokurorëve. Kandidati duhet të ketë reputacion të njohur si person me integritet dhe i njohur për një punë me standardet më të larta profesionale. Drejtori i BKH lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur:
i përfundon mandati; jep dorëheqjen; mbush moshën e pensionit.
Ndërsa mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kur:
a) dënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
b) për shkelje të Kushtetutës apo për shkelje të rëndë të ligjit gjatë kryerjes së detyrës;
c) për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës gjatë ushtrimit të funksioneve;
ç) kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërimin e tij/saj.
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit pezullohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, nëse drejtori bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do egzistojnë shkaqet e këtij pezullimi.

MONITORIMI NDËRKOMBËTAR, 2 VJEÇAR – Një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e BE dhe SHBA në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2 vjeçare duke nisur prej momentit të themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit do vëzhgojë në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të BKH, si dhe miraton materialet e trajnimit të Hetuesve dhe Drejtorit të BKH.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është një strukturë kushtetuese e themeluar me nenin 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përveç rregullimit kushtetues kjo si strukturë gjen një rregullim më të detajuar me ligjin nr. 95/2016, datë 6.10.2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Çdo qytetar ose biznes që është në dijeni të fakteve ose rrethanave që përbëjnë prova në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ose në lidhje me çdo vepër penale të kryer nga funksionarët e lartë të shtetit, mund të bëjë kallëzime në Byronë Kombëtare të Hetimit ose Prokurorinë e Posaçme;

Çdo qytetar apo biznes mund të kërkojë nga organet e SPAK informacione në lidhje me kompetencat/përgjegjësitë e SPAK, të shtjelluara më lart në bazë të ligjit “Për të drejtën e informimit” për sa kohë ato nuk cenojnë sekretin e hetimit ose të drejtat e palëve të përfshira në proces.

Sot zgjidhen tetë anëtarët e SPAK, ja 8 prokurorët që marrin detyrën

Plotësimi i Kushtetueses me 4 anëtarë të rinj nuk e ndryshoi situatën e kësaj gjykate, që i duhen së paku 6 gjyqtarë për të marrë vendime.

 

Vendosja në funksion e Kushtetueses është parë me rëndësi edhe nga ndërkombëtarët dhe është konsideruar jetësore për zgjidhjen e disa ngërçeve të krijuara nga politika.

Anëtarët që do të zgjidhen për Gjykatën Kushtetuese do të marrin në shqyrtim çështje të rëndësishme, si ajo e shkarkimit të Presidentit apo dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve, që shkaktuan një debat të gjatë pranverën e këtij viti. Procese të tjera të rëndësishme presin krijimin e kësaj gjykate për të marrë një përgjigje. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në gusht të këtij viti kërkoi nga Kuvendi dhe Presidenti shpalljen e vakancave të reja për Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht, asnjë nga institucionet nuk ka shpallur lista me kandidatë, që do të shqyrtohen më vonë nga KED 2020. Gjykata Kushtetuese u shkri pas procesit të vetingut, të cilin anëtarët e kësaj gjykate nuk arritën ta kalonin. Vetingu, si pjesë e Reformës në Drejtësi, me largimet nga sistemi vështirësoi punën e institucioneve të reja për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që ende ka në përbërjen e saj vetëm Ardian Dvoranin.

SPAK

Ndërkohë, ecuria e Reformës në Drejtësi ditën e sotme do të shënojë një hap historik, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrejë në detyrë 8 prokurorë të posaçëm, duke ngritur kështu Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK. Me emërimin e prokurorëve, KLP bëri të ditur se do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.

“Do bëhet miratimi i projektakteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, njoftoi KLP-ja. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura.

LISTA E ANETAREVE TE SPAK

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

PANORAMA

Tiranë: Shoqëria civile shqiptare, e dobët, e paqëndrueshme dhe e pafinancuar, sipas një studimi (video)

Ilirian Agolli

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi në Tiranë Indeksin e Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile, pjesa për Shqipërinë, ku përshkruhet dobësia dhe stanjacioni i tyre i përgjithshëm.

Mjedisi ligjor në Shqipëri për shoqatat vazhdon të jetë i paplotë ose i papërshtatshëm, dhe shoqatat vazhdojnë të përballen me sfidat e regjistrimit dhe ngarkesat fiskale.

Hapja dhe mbyllja e një shoqate në Shqipëri përbën një proces të gjatë dhe të kushtueshëm, prandaj, shumë organizata jofunksionale ekzistojnë vetëm në letër.

“Taksat janë të ngjashme me sektorin privat dhe proceset e rimbursimit janë shumë sfiduese, dhe kuadri ligjor shqiptar në tërësi nuk e nxit filantropinë” – thotë Gjergj Vurmo, përfaqësues i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Për shoqatat shqiptare paqëndrueshmëria financiare mbetet pjesa më e dobët dhe vijon të shoqërohet nga mungesa e diversifikimit të burimeve, varësia e lartë nga donatorët ndërkombëtarë, si dhe mungesa e theksuar e aksesit në fondet publike.

Ato vazhdojnë të kenë një varësi të lartë nga axhendat dhe përparësitë e donatorëve të huaj, vëren Indeksi.

Shumë prej tyre kanë misione të përgjithshme në mënyrë që të jenë sa më të pranueshme nga një larmi e gjerë mundësish financimi.

Angazhimi vullnetar në Shqipëri mbetet i ulët. Qëndrueshmëria financiare vazhdon të jetë një dobësi e madhe për shoqatat shqiptare.

“Edhe koalicionet e shoqatave vazhdojnë të jenë të varura nga donatorët dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë pa donacione” – thotë Arjola Agolli, nga Partners Albania.

Indeksi i qëndrueshmërisë së shoqërisë civile përshkruan një dobëri të përgjithshme të këtij sektori si në paraqitje ashtu edhe në përmbajtje.

Indeksi i Qëndrueshmërisë së OShC-ve për Evropën qendrore e lindore dhe Euroazinë 2018 është një instrument për vlerësimin e tendencave të zhvillimit të shoqërisë civile në mbi 60 vende në rajone të ndryshme të botës që prej vitit 1997.

Basha: Rama do të ketë përballë popullin, të ndalë nismat antiligjore që kapin Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë fjalës së tij të mbajtur përpara gazetarëve tha se Edi Rama duhet të ndalë nismat antiligjore.

Basha shprehet se Rama ka vazhduar nismat e tij antikushtetuese, duke tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese.

“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike.

Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza”, tha Basha.

Presidenca i përgjigjet Ramës për paketën “AntiKÇK”: Kryeministri ka vetëm një partner strategjik, Xibrakën dhe Kolumbinë!

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pasi kryeministri Rama njoftoi se do të nisë nesër platformën kundër grupit të strukturuar kriminal, që ai e quan KÇK (kap ç’të kapësh).

Në facebook, Blushi shkruan: KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!

 

Pak minuta më parë, kryeministri Rama, në Twitter tha se paketa do të ngrihet me ndihmën e SHBA e BE, ndërsa shigjetoi edhe Presidentin Meta, teksa shkroi: “Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi”.

Presidenti Ilir Meta paralajmëron tubim për “Dialogun me Shqipërinë”. Zgjedh datën simbolike

Presidenti Ilir Meta paralajmëron një tubim në Qytetin Studentit, i parashikuar për më 8 dhjetor, e shpallur zyrtarisht si Dita e Rinisë.

 

Me këtë tubim, siç thekson zëdhënësi, synohet nisja e një dialogu për Shqipërinë.

Reagimi i zëdhënësit Tedi Blushi:

Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! SHQIPËRIA E PARA!

“Nëse ndryshon Kushtetuta, Meta me popullin hyjnë në Parlament”- Zëdhënësi i Presidentit reagon pas nismës së PS për “Betimet”

Pas paralajmërimeve nga ana e mazhorancës socialiste se do të ndryshojë ligji për betimin tek Presidenti, reagon zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi, i cili thekson se ky institucion është i vetmi plotësisht legjitim e demokratik në vend.

 

Sipas tij, Presidenti do të jetë në Parlament bashkë me popullin shqiptar.

Reagimi i plotë:

Të dashur kolegë gazetarë! Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e Lana Kushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!

Tërhiqet koncesionari që do e ndërtonte me PPP, nuk zgjerohet autostrada Tiranë-Durrës

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me një korsi të re në çdo krah të saj nuk do të bëhet as vitin e ardhshëm.

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se investitori që dorëzoi ofertën e pakërkuar për punimet në këtë autostradë dhe rehabilitimin e aksit Ndroq-Plepa është tërhequr, duke bërë të pamundur kështu edhe hapjen e garës në muajin shtator të këtij viti siç ishte parashikuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Parashikimet për rehabilitimin e këtyre dy akseve nuk janë përfshirë as në buxhetin e vitit 2020, ku ministria e Financave dhe Ekonomisë bën raportin e investimeve që do të kryhen, qoftë edhe ato në partneritet me privatin.”, shprehet Belinda Balluku.

Zgjerimi i autostradës që lidh kryeqytetin me Durrësin dhe riasfaltimi i rrugës së vjetër të Ndroqit do të kushtonin 380 milion euro, një investim që do të bëhej tërësisht nga privati e më pas të ardhurat do të siguroheshin nga vjelja e tarifës së kalimit nga automjetet në autostradë.

Në bazë të një studimi fizibiliteti të kryer nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rekomandohet që tarifa për një kalim në këtë aks prej 34 kilometrash të ishte 1.2 euro.

Oferta e pakërkuar për punimet në këtë aks u bë në 2018-ën nga një kompani indiane e përfaqësuar në Shqipëri nga firma “Albstar” dhe “Trema inxhiering” .

Lajmet për videon erotike të Sorecas me Romina Kukon- Reagon edhe Aleanca e Grave

Pas lajmeve të portaleve për një video erotike mes zëvëndës ministres së Brendshme dhe ambasadorit të BE, ka reaguar edhe Aleanca Gjinore për Zhvillim. Pas reagimit të vetë Romina Kukos, vjen dhe reagimi i dytë, duke e quajtur këtë lajm të turpshëm.



Statusi i plotë:

Sot ti, nesër unë, pasnesër një grua tjetër. Për Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme e Shqipërisë dhe sulmet denigruese mediatike ndaj saj. Shpesh në median shqiptare, nuk ka kufi denigrimi i figurës së njeriut dhe sidomos kur bëhet fjalë për një grua, dhe aq më shumë një grua në politikë, paturpësia nuk mban frerë.

Sa turp! Si mundet të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel vetëm për hir të luftrave politike?

Kush e bën këtë? Është mëse i qartë niveli i moralitetit të atyre që luajnë këtë lojë si dhe i atyre mediave që përhapin lajmin.

Dihet dhe ndodh botërisht që shpesh tregimet mediatike përqendrohen në familjet e grave, situatën e tyre private dhe seksualitetin dhe shumë më pak në politikat dhe veprimtarinë e tyre publike. Gratë që nuk luajnë role tradicionale femërore kur janë në politikë janë të parat që portretizohen në mënyra negative (Helen Clark, ish Kryeministre e Zelandës së Re).

Seksizmi në media pasqyron seksizmin në shoqëri, dhe disa artikujt të caktuar bëjnë të fillojë gjuetia e shtrigave. Artikuj si këta që qarkullojnë në disa media këto ditë, denigrojnë në mënyrë të padiskutueshme një grua në politikë në sy të publikut të gjerë dhe krijojne mundësi për abuzim gjinor dhe seksual. Habitesh se si njerëz që kanë lexuar vetëm një titull gazete mendojnë që kjo është e vërtetë.

Artikujt abuziv të shkruar nga “gazetarë”, për figura publike kryesisht gra, me ngjyra të theksuara misogjene thuhet se janë “kostoja e të bërit politikë për gratë” dhe është shkatërruese dhe me pasoja të rënda për cilësinë e demokracisë, por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike. Shqiptare/ët kërkojnë të shohin modele zhvillimi dhe bashkëbisedimi me kundërshtarët politikë dhe media të modernizuara që nuk pranojnë të shesin artikuj denigrues e misogjenë. Është e tmerrshme te mendosh se si disa burra në politikë dhe media ulen dhe mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar dhe viktimizuar kundërshtarët qofshin gra apo burra. Si duket niveli i moralitetit që zotërojnë nuk u ofron mënyrë të menduari dhe zgjidhje më dinjitoze nëse vërtet janë duke menduar për këtë popull.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) synon fuqizimin e grave dhe për të krijuar një të ardhme të barabartë dhe të drejtë për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulëta në të gjithë Shqipërinë, duke u përpjekur për t’i nxjerrë nga varfëria dhe përjashtimi.

Gazetarët protestojnë ndaj paketës “anti-shpifje”

Ilirian Agolli

Në Tiranë, gazetarët po protestojnë me shqetësim ndaj të ashtuquajturës paketa ligjore anti-shpifje, që po përgatit qeveria.

Zyrtarët pohojnë se po mundohen të frenojnë lajmet e rreme, por gazetarët thonë se kjo është një masë anti-demokratike kundër lirisë së shprehjes.

Kalimi hap pas hapi i procedurave për të miratuar të ashtuquajturën paketa ligjore antishpifje po ngren një shqetësim përherë e më të rritur në radhët e komunitetit të medias për cënimin e lirisë së shtypit.

Aleksandra Bogdani, autore dhe redaktore e rrjetit të gazetarisë investigative BIRN, thotë se qëllimi i parë i paketës antishpifje është frikësimi i medias përballë qeverisë dhe shkelje është shkelje skandaloze e lirisë së shprehjes në media.

“Një numër i madh organizatash ndërkombëtare, – thotë zonja Bogdani, – e kanë quajtur nismën e qeverisë kundër mediave të paprecedentë dhe skadaloze, por thirrjet e tyre që paketa të tërhiqpet mbrapsht kanë rënë në vesh të shurdhët. Ajo kufizon hapësirën e të vërtetës dhe godet mediat kritike ndaj hapave abuzive të qeveritarëve”.

Një tjetër përfaqësues i komunitetit të mediave, Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, thotë se projekt ligji përmban disa projekte thelbësore që cënojnë lirinë e medias.

“Drejtuesi i AMA-s, Autoritetit Medias Audiovive, që do të dënojë mediat, zgjidhet nga kryeministri, çka e bën atë një institucion të varur nga qeveria. Medias i hiqet e drejta të mbrohet në gjykatë, sepse vendin e kësaj e zë AMA, e cila do t’i gjobitë mediat kritike për çdo pakënaqësi, ndaj po kthehemi 30 40 vjet prapa”.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve nisi të premten shqyrtimin e dy projektligjeve për median të njohura si “paketa antishpifje”.

Në një deklaratë të organizatave mediatike dhe shoqërisë civile në Shqipëri theksohet nevoja për të patur një vetërregullim të medias dhe jo një rregullim ligjor të saj.

“Populli shqiptar të vendosë nëse do të rikthehet në diktaturë”- Meta kërkon referendum

Presidenti Ilir Meta tha se populli shqiptar duhet të vendosë nëse do të kthehet në diktaturë apo të mbrojë demokracinë.

 

Teksa deklaroi në konferencën për shtyp se kryeministri ka marrë kontrollin e të gjitha pushteteve, kreu i shtetit nënvizoi se votimi i popullit është mbi të gjitha.

Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore. 

Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë. Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim! Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë.

Kjo është Detyra ime, për të cilën jam betuar solemnisht dhe me gjithë zemër me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe do ta mbroj, ashtu sikundër dhe jam betuar, deri në fund!”, u shpreh Meta.

Edi Rama vazhdon të na tronditë: Autorizon Vuçiçin të flasë në emër të Ballkanit me presidentin Macron

Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohrit për shkak të mungesës së saj në iniciativën për jetësimin e minishengenit ballkanik, i cili i shkon për shtati më së shumti Serbisë, Edi Rama e ka trashur duke u pajtuar që Aleksandër Vuçiqi t’i përfaqësojë interesat e shteteve ballkanike para presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Këtë autorizim Rama ia ka dhënë Vuçiqit në Ohër para dy javësh bashkë me Zaevin në samitin, në të cilin nuk mori pjesë Kosova për çka Edi Rama edhe e sulmoi ashpër lidershipin e saj se po vetëpërjashtohet në iniciativa të tilla.

Se Vuçiqi është autorizuar të shpjegojë për shengenin në Francë, ka treguar vetë presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhënë gazetës gjermane me ndikim Der Spiegel.

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiqi.

Siç dihet Vuçiqi në takimet me Macronin në Paris vetëm 2 ditë pas takimit të Ohrit nuk ka gjetur shumë disponim për minishengenin për faktin se Macron ka kërkuar që kjo iniciativë t’i përfshijë të gjithë, edhe Kosovën.

E autorizimi, që Rama është pajtuar t’ia japë Vuçiqit për të folur në emër të Ballkanit në Francë, është bërë edhe përkundër faktit që atje Kosova e ka pasur përfaqësuesin e saj, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili në kryeqytetin francez ka realizuar edhe takime me shefin e shtetit serb me ndërmjetësim të Macronit.

Duke folur për minishengenin, Vuçiqi edhe një herë ka treguar se kjo nismë më së shumti i konvenon Serbisë.

“Minishengeni është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur rajonit në 30 vitet e fundit. Jo më luftë, jo më masakra, në vend të kësaj ai është një lloj Skandinavie për të varfrit. Me të ne do të bëhemi një far motori i rritjes ekonomike për të gjithë Evropën”, ka thënë ai.

E kur Der Spiegel e ka pyetur se a do të jetë Kosova pjesë e minishengenit, Vuçiqi ka bërë pak propagandë.

“Kosovarët nuk po e dinë se çfarë po duan. Albin Kurti, që me gjasë do të bëhet lideri i tyre i ri, tingëllon sikur do të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim kështu. Por ne megjithatë mund të bëjmë biznes të mirë bashkë”, ka thënë Vuçiq.

Berisha jep alarmin, zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje Rama-Vuçiç kundër Kosovës

Një video e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në të cilën paraqitet harta e Ballkanit shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, shkaktoi reagime të shumta. Një veprim i tillë i Ramës është quajtur skandaloz dhe provokim për Kosovën.

 

Lidhur më këtë çështje, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me një akt të tillë Rama e dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej albanofobi primitiv të Kosovës, dhe vlerëson se një  akt i tillë nuk është i paqëllimshëm.

Për tepër, Berisha duke iu drejtuar Ramës me ‘Zografi bis’ përmend edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin për “Shengenin Ballkanik”, duke thënë se nënshkroi për Paktin  për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit  për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar për “Bota sot”.

Më tej, Berisha është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synim defaktorizimin e Kosovës dhe vasalizimin e Shqipërisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë  në prani të 7 vetëve se kryeministri  i juaj  ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish kryeministri shqiptar për “Bota sot”.

Presidenti Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme, reagim edhe për DASH

residenti Ilir Meta do të mbajë sot një konference te jashtëzakonshme.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit do të shprehet edhe për reagimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta do te zhvilloje sot ne ora 18:30 një konference te jashtëzakonshme për shtyp”, thane burimet nga Presidenca.

Njoftimi vjen pak kohe pasi kreu i shtetit doli nga një takim me gjyqtarin Besnik Muçi, ku në orët e pasdites së sotme ai rihapi garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i DASH

Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”.

Shkarkimi i Muçit, Meta shpall vakancën

Në Shqipëri presidenti i Republikës shpalli sot vakancën për vendin e mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit një ditë më parë, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, të anëtarit të kësaj Gjykata Besnik Muçi. Zëri i Amerikës mësoi nga burime zyrtare të Presidencës se vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.

Ky i fundit e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, statusi si prokuror kishte përfunduar.

Por gjatë takimit që pati me të, Kreu i shtetit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.

Ndërsa pas mesditës, edhe Gjykata Kushtetuese e hoqi emrin e zotit Muçi nga lista e anëtarëve të saj.

KLSH: Janë zbuluar rreth 268 milionë euro dëme nga administrata

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se nga auditimet e zhvilluara deri në shtator të këtij viti dhe nga evadimi i një pjese të tyre rezulton se shkeljet e konstatuara janë me qindra milionë euro.

Ashtu sikurse ndodh në çdo raport, KLSH e ka ndarë dëmin e konstatuar në dy pjesë ku të parën e përbën ajo e parregullsive të konstatuara në të ardhura dhe shpenzime dhe të dytën shkelja e disiplinës financiare që ka rezultuar me efekt negativ në performancë.

“Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,490,368 mijë lekë ose 195.9 milionë euro. Indikatori i dobisë së auditimit për periudhën Janar – Shtator është 90.9. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 8,465,105 mijë lekë, afërsisht 68.8 milionë euro nga e cila: I. 3,110,115 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 25.3 milionë euro; II. 5,354,990 mijë lekë afërsisht 43.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 32,955,473 mijë lekë ose afërsisht 267.9 milionë euro”, nënvizon KLSH.

Në total deri në fund të shtatorit janë zhvilluar 122 auditime ndërkohë që 85 prej tyre janë të përfunduara dhe evaduara.

Lidhur me fushat ku janë konstatuar më shumë dëme, KLSH nënvizon se në vend të parë është ajo ajo në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 20,6 miliardë lekë.

Më pas vjen grupi “të tjera” ku dëmi i konstatuar është 2.8 miliardë lekë ndërsa tek të ardhurat raporti zbulon një dem me një total 98 milionë lekë. Në fushën e doganave dëmet llogariten në rreth 34 milionë lekë .

Sa i takon shpenzimeve në fushën e pagave dhe shpërblimeve dëmi është 8 milionë lekë, kurse tek prokurimet 464 milionë lekë.

Në fushën e shpenzimeve operative, KLSH nënvizon se ky dëm është 351 milionë lekë kurse “të tjera” përmbledh 84 milionë lekë.

Lefter Maliqi: Ja kush e rrëzoi Besnik Muçin, gjyqtarin që dënoi bandën më famëkeqe!

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në krah të gjyqtarit Besnik Muçi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Apelimit, duke thënë se  atë e rrëzoi Vettingu i partisë.



Në një postim në “Facebook”, deputeti Maliqi shkruan se e habit ky entuziazëm e gëzim për shkarkimin e gjyqtarit Muçi, i cili sipas tij, ka gjykuar e dënuar bandën më famëkeqe të hakmarrjes në Lushnje, atë të Aldo Bares.

 “Kush nuk i sherben dhe nuk i bindet Ramaformes nuk kalon vetingun e Partise.Vetingu i partise rrezoj gjyqtarin e Gjykates Kushtetuese Besnik Muci.Entuzuazmi i Ramaformes ska te ndalur pasohet me gezim te madh nga zevendsi i tij deputeti i Lushnjes z.Brace te cilin e perdori duke e cuar dhe ne gjykaten Durres duke shantazhuar prokurorin Ndoji te cilit ju be atentat dhe po lufton me jeten.

Me habit ky entuziazem e gezim per gjyqtarin Besnik Muci i cili ka gjykuar e denuar banden famekeqe te hakmarrjes ne Lushnje te Aldo Bares ku deputeti i Lushnjes z.Brace i perfaqeson ne zone dhe se di lidhjen qe ka pasi gezimi eshte ne sinkron me kete bande qe zaptoj per vite peshkimin e Divjakes zone e zv.Kryeministit.Skeni pare gje akoma..Kjo eshte drejtesia qe duam”, shkruan Maliqi.

KPA e shkarkoi edhe si gjyqtar, Besnik Muçi letër Gjykatës Kushtetuese

Besnik Muçi i është drejtuar ditën e sotme me një letër Gjykatës Kushtetuese nga e cila thotë se po pret të shprehet nëse ai vazhdon apo jo te jetë anëtar i saj, pasi KPA dje e shkarkoi jo vetëm si prokurori por edhe si gjyqtar të Kushtetueses.

Në letrën e tij, Muçi shkruan: “Shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit automatikisht mbi funksionin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me nenin 127/2 të Kushtetutës”.

LETRA E PLOTE E BESNIK MUCIT PER GJYKATEN KUSHTETUESE

Më datën 21.11.2019 më është njoftuar vendimi, me arsyetim të përmbledhur vendimi Nr. 32, datë 21.11.2019 i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me objekt shqyrtimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky vendim është dërguar zyrtarisht dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në pjesën urdhëruese Kolegji është shprehur:

“Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe
shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi, Prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, në momentin e shpalljes së këtij vendimi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.

Konstatoj që pjesa urdhëruese e këtij vendimi lidhur me shkarkimit nga detyra si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është e mbështetur në asnjë referencë ligjore ose kushtetuese.

Nga viti 2008 deri më datë 18 tetor 2019 kam mbajtur detyrën e Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës për Krimet e Rënda.

Më datë 15.11.2019 jam dekretuar Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe kam bërë betimin para Presidentit të Republikës më datë 18.11.2019.

Bazuar në nenin 130 të Kushtetutës, i cili parashikon se:“Qenia si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër…shtetërore…” , dhe në nenin 64/b të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se: “Statusi i magjistratit mbaron në rastet kur: b) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit…” statusi im i Prokurorit rezulton se ka përfunduar që prej datës 18 tetor 2019, moment ky kur unë kam filluar të ushtroj detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Emërimi im në Gjykatën Kushtetuese është bërë në 15 tetor 2019, pra 3-vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76 të vitit 2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417 datë 21/10/2008, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”.

Për pasojë sipas nenit 179/b, pika 3 të Kushtetutës unë nuk përfshihem si subjekt i rivlerësimit exofficio për shkak të funksionit të Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi këtë funksion unë nuk e kam pasur në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 76 të vitit 2016.

Procesi i rivlerësimit tim ka filluar ex officio për shkak të funksionit të Prokurorit që unë kam mbajtur deri më datë 18 tetor 2019. Me përfundimin e këtij statusi, sikurse parashtrova më sipër, objekti për të cilin ka filluar procedura e rivlerësimit apo qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

2
Në këto kushte procesi i rivlerësimit i nisur ex-officio në statusin dhe për funksionin e Prokurorit, nuk mund të vazhdonte dhe vendimi i Kolegjit të Apelimit nuk mund të ketë efekt ndaj funksionit dhe mandatit aktual të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit automatikisht mbi funksionin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me nenin 127/2 të Kushtetutës.

Po ashtu nuk rezulton që në ngarkimin tim të ketë ndonjë proces disiplinor për të cilin sipas nenit 128 e 179/7 të Kushtetutës Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka juridiksion.
Në këto kushte i kam kërkuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, që në bazë të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9.2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “ Për organizimin dhe
funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të inicioni procedurën e
verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e
këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 127.2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nëse verifikohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese kushtet e mbarimit të mandatit tim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të parashikuara në nenin 127 të Kushtetutës dhe nenin 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 “ “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Pavarësisht sa më sipër, me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.

Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore.

Ju faleminderit.
Tiranë më 22/11/2019
Besnik Muçi
Anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Tiranë: Nis transmetimet Euronews Albania

Ilirian Agolli

Në orët e para të mëngjesit të sotëm nisi transmetimet e pandërprera 24-orëshe nga Tirana stacioni më i ri televiziv i përkushtuar krejtësisht informacionit Euronews Albania.

Mbi 150 profesionistë të rinj dhe me përvojë po përgatitin lajme në gjuhën shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore nën logon e mirënjohur e mirënjohur të kontinetit Euronews.

Ata u përzgjodhën për afro një vit mes një mijë kandidaturave dhe për të qenë nën drejtimin e një shefe me përvojë në fushën e televizioneve shqiptare, Ilva Tare, e cila më shumë se dy dekada më parë e nisi punën si një gazetare e thjeshtë terreni.

“Duke ruajtur një distancë të shëndetshme profesionale, në raportin me lajmin dhe verifikimin e tij, me hulumtimin e thelluar të tij, do të shkojmë përtej ngjarjes së ditës, do të përpiqemi t’u japim qytetarëve të gjitha këndvështrimet e asaj që po ndodh. Sipas filozofisë tonë, të gjitha këndvështrimet kanë rëndësi. Ne nuk imponojmë opinionin e askujt ndaj publikut, por do të lejojmë qytetarët të krijojnë vetë opinion e tyre. Ne do t’u japim atyre një panoramë sa më të qartë në mënyrë krejt të pavarur, me integritet dhe cilësi profesionale” – tha drejtuesja Ilva Tare.

Stacioni më i ri informativ, falë teknologjive të reja dhe pajisjeve moderne, po mbulon me sinjal Shqipërinë, Kosovën dhe Maqednë Veriore. Në krye të redaksisë së lajmeve të Euronews Albania është Franko Egro, një tjetër autor dhe redaktor i mirënjohur nga publiku shqiptar për profesionalizmin e tij për më shumë se dy dekada.

“Euronews Albania është françaisi i parë në historinë e Euronews Grup. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Euronews Albania do të përpiqet të përqëndrohet tek vlera editoriale dhe te vlera e lajmit. Logoja e Euronews-it do të thotë: “Të gjitha zërat, të gjitha pikëpamjet”. Ky televizion i ri që nisi udhëtimin e tij sot do të përpiqet në formë sintetike të bëjë pikërisht këtë: të bëjë një gazetari të vërtetë, ku qytetari të ndjekë lajmin që i intereson” – tha zoti Egro.

Stacioni më i ri Euronews Albania nisi sot punën normale, si sfidanti më i ri i konkurrencës në gazetari, ndërkohë që qarqet mediatike vendase po kalojnë një periudhë të vështirë me kritika për njëanshmëri politike, autocensurë dhe mungesë profesionalizmi.

Skandali tjetër, Kosova pjesë e Serbisë edhe në librat shkollorë në Shqipëri

Edhe sot ka vazhduar skandali me harta në Shqipëri ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, raporton Gazeta Express.

Pasi që kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shihej në hartë Kosova si pjesë e Serbisë, sot gjatë ditës janë publikuar harta të librave shkollorë ku shteti i Kosovës shfaqet nën kufijtë e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të shihet Kosova si pjesë e Serbisë.


Fotografia e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha

Këtë akt e ka quajtur tradhti kombëtare Berisha, derisa ka publikuar fotografinë e librit.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë.

Për këtë temë, pati reagime të shumta drejtuar Ramës, ani pse ky i fundit nuk e ka sqaruar vetë këtë veprim. /GazetaExpress/

Zëri i Amerikës: Apelimi, shkarkohet anëtari i ri i Kushtetueses, Muçi

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot shkakrkimin nga detyra të Besnik Muçit, i zgjedhur vetëm pak javë më parë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, me dekret të Presidentit Ilir Meta. Kolegji vërejti se zoti Muçi, i cili ju nënshtrua procesit të rivlerësimit në cilësinë e një prokurori i përfshirë dhe në garën për Prokurorinë speciale antikorrupsion, nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar shpenzimet për katër vite, huatë e marra për blerjen e dy apartamenteve, apo dhe mos deklarimin enjë sipërfaqeje tokë të përfituar nga bashkëshortja si pjesë që I takonte nga familja e saj. Zotit Muçi ju kontestua dhe fakti se kishte patur marrëdhënie shoqërore me një person të përfshirë në një konflikt me armë nga cili kishte siguruar privilegje dhe për blerjen e një apartamenti apo dhe të një huaje të pashlyer. Një situatë që sipas Kolegjit ka sjellë “cënimin e publikut të sistemi i drejtësisë”.

Ndërsa hodhi poshtë si të padrejta vlerësimet e Kolegjit të Apelimit, zoti Muçi deklaroi edhe se sipas tij vendimi për shkarkim nga detyra nuk ishte i vlefshëm. Ai tha se që në momentin që ai ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kishte humbur statusin si prokuror, për të cilën i ishte nënshtruar procesit të rivlerësimit, e për pasojë, nuk mund të ishte më subjekt i trajtimit nga Kolegji. Për këtë arsye, ai tha se do të vazhdonte të qëndronte në detyrë, ndonëse kushtetuta dhe ligji përcaktojnë prerë se vendimiet e Kolegjit të Apelimit, hyjnë në fuqi menjëherë dhe nuk lënë hapësira që dikush që shkarkohet të jetë sërish në sistemin e Drejtësisë.

Presidenti Ilir Meta, i cili në momentin e dekretimit të zotit Muçi, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ishte në dijeni të pikëpyetjeve të ngritura ndaj tij gjatë procesit të rivlerësimit në Kolegjin e Apelimit, e konsideroi vendimin e sotëm një “turp”. Zëdhënësi i tij Tedi Blushi përmes një statusit në Facebook u shpreh se nuk pati “asnjë surprizë nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese rikthehetskenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njejtët aktorë që e bllokuan për tre vjet”.

Me vendimin e sotëm të KPA-së, reduktohet sërish numri i anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, duke zbritur në 4. Ndërkohë që shanset mbeten që ajo të mund të bëhet funksionale, me 6 anëtarë, nëse do të përmbyllet me sukses procesi i rivlerësimit të kandidaturave për dy vende vakante të shpallura nga Parlamenti dhe Presidenti.

Zëri i Amerikës: Kushtetuesja, Meta sulmon ambasadën e SHBA-së

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shkak për këtë duket se u bë një deklaratë e shpërndarë më herët nga ambasada amerikane lidhur me ringritjen e Gjykatës kushtetuese e cila konsiderohet “një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi”. Duke ju referuar situatë së krijuar, ambasada vëren më tej se “ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara. Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara – thekson deklarata – mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”.

Menjëherë më pas, zëdhënësi i presidentit Meta reagoi me të njejtën gjuhë të ashpër, të përdorur nga Kreu i Shtetit ditët e fundit, duke mos kursyer as përfaqësuesit ndërkombëtarë, të etiketuar “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Presidenti Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ide e cila u mbështet dhe nga Brukseli. Por për Kreun e Shtetit shqiptar “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, vijon me një referencë të qartë ndaj ambasadës amerikane kur shprehet se “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”, vijon reagimi.

Zëdhënësi i zotit Meta konfirmoi më pas zhvillimin e një bisede që presidenti shqiptar ka patur mbrëmë me zëvendës ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, “me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”, shpegoi zëdhënësi Tedi Blushi duke shtura se nëse ambsada amerikane do të ishte dakort presidenca do të ishte gati “ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”, mbyllet reagimi.

Gjashtë vite pa Sokol Olldashin, miku i tij nxjerr videon e rrallë

Ish-deputeti i PD, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Sot, kur bëhen gjashtë vite pa të, miku i tij, Çim Rexha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë.

Në videon e filmuar disa vite më parë, shfaqet në 30 sekonda ish-deputeti i ndjerë demokrat, teksa shpalos talentin edhe në muzikë.

Luan Rama: Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama thotë se harta e publikuar nga kryeministri Edi Rama nuk është lapsus dhe as ndonjë lajthitje e rastit.

 

Ai e konsideron një postim provokativ dhe fyes.

Reagimi i plotë:

Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijve të Serbisë.

Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.

Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!

Vuçiq flet për herë të parë pasi del nga spitali: Unë jam i sëmurë kronik

Në një konferencë për shtyp, Presidenti i Serbisë iu përgjigj komenteve që gazetari N1 ishte fajtor për shtrimin e tij të papritur në spital.

I pyetur për të komentuar pretendimet se gazetari i këtij televizioni, Miodrag Sovilj ishte “fajtor” që Vuçiq, u pranua në spital të premten pasdite dhe se a kishte të drejtë të fajësonte shtypin, Aleksandar Vuçiq u përgjigj se shëndeti i tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje.

“Gazetari i televizionit tuaj nuk ka lidhje me shëndetin tim. Unë jam i sëmurë kronik”, shtoi Vuçiq. Ai gjithashtu sqaroi se në erdhi në konferencë nën terapi gjatë gjithë ditës dhe se ky nuk është sekret.

“Shëndeti im nuk ka asnjë lidhje me televizionin N1. Këto janë problemet e mia. Për momentin nuk jam në formën më të mirë, por për sa kohë që kam energji do të luftoj”, u shpreh Vuçiq.


Send this to a friend