Katër pjesëtarë të familjes Reçi me origjinë nga Mirdita humbën jetën tragjikisht nën rrënoja si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç u përcollën për në banesën e fundit. Një njoftim që të rrënqeth.
Kristi Reçi ishte vajza që studionte Mjekësi dhe ëndërronte që të bëhej mjeke, por ëndrrat iu prenë. Kristi është vajza e xhaxhait e këngëtares dhe moderatores Evi Reçi.
Ndarjen nga jeta të Kristit e konfirmoi rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranës Arben Gjata: “Mes viktimave të të rmetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë vik timat e kësaj dite të kobshme; ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u pre hshi në paqe dhe ngu shëllime familjeve!”, shkruajti Gjata në Facebook.
Familjarët e personave, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar në Shqipëri nga tërmeti më i fuqishëm në dekada, janë duke pritur lajme të reja, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja.
Si pasojë e këtij tëmeti me magnitudë 6.4, kanë vdekur të paktën 49 persona.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë në mëngjesin e së premtes se 25 persona kanë vdekur në Durrës, 23 në Thumanë dhe një tjetër në Laç.
Ekipet nga Kosova, Serbia, Italia, Franca, Greqia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia janë duke ndihmuar në kërkime.
“Ekipet tona janë duke punuar vazhdimisht. Është situatë, shumë shumë e vështirë”, ka thënë zëdhënësi italian i shërbimit të zjarrfiksve, Luca Cari për agjencinë, Ansa news.
Kryeministri Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për të mundësuar krijimin e fondeve për Durrësin dhe qytezën Thumanë, që janë prekur më së shumti nga tërmeti.
Zyrtarët ende nuk kanë ofruar shifra se sa persona mund të jenë nën rrënoja.
Tërmeti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, kur shumica e personave kanë qenë në gjumë.
Shqipëria shtrihet në zonë tektonike të Adriatikut.
Në prill të vitit 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, duke lënë 136 persona të vdekur dhe më shumë se 1,000 të plagosur.
Pas tërmetit të fuqishëm që përfshiu vendin më datë 26 nëntor, Bashkia e Tiranës, në zbatim të vendimit nr. 750, datë 27.11.2019 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”, u angazhua menjëherë në terren me të gjithë punonjësit e saj, për të përballuar pasojat dhe ndihmuar qytetarët e prekur. Paralelisht me ndihmën që po u jepet banorëve në nevojë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës po verifikojnë në terren të gjitha banesat private dhe pallatet, për të evidentuar ndërtesat me probleme, të cilat mund të jenë të pabanueshme për shkak të goditjeve sizmike.
Deri tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve. Por, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:
– Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
– Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
– Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.
Bashkia e Tiranës i ka njoftuar dhe ua ka vënë në dispozicion banorëve të pallateve të mësipërme aktet e konstatimeve të Institutit të Ndërtimit, duke bërë rrethimin e zonës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit tanë në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.
Bashkia e Tiranës falenderon të gjithë ata banorë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me grupet e terrenit, pasi u është ofruar strehim në qendrat tona sociale ose akomodim në çdo subjekt privat, i cili është ofruar për të ndihmuar në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore.
ETLEVA DELIA/Nëse tri pallatet e Thumanës që sot janë kthyer në rrënoja, do ishin rrethuar nga shteti si të pabanueshme, pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti, tragjedia e së martës do të ishte shmangur.
Ato ishin dëmtuar prej dy muajsh, kishin pësuar krisje të rënda, por banorët ishin lënë të jetonin sërish aty. Një banor i zonës, që njëkohësisht është inspektor në Inspektoratin e Mjedisit, Vath Gabili, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregon se kur janë ndërtuar këto pallate, banorët që i kanë populluar, historikun e tyre dhe në fund fatin tragjik. Gabili shprehet se godinat e dëmtuara janë ndërtuar nga vitet 1952-1957, kur janë hapur fermat për herë të parë. Sipas tij, gjatë viteve, kryesisht me ardhjen e demokracisë, ka ndodhur lëvizja demografike.
Njerëzit që ishin këtu kanë lëvizur drejt Tiranës, ndërsa këtu kanë ardhur për të jetuar persona nga Veriu i vendit, kryesisht nga Mirdita, nga Burreli. Për inspektorin Gabili, për këtë arsye tërmeti ka prekur shtresat vulnerabël, me pamundësi në të gjitha drejtimet. Sipas inspektorit, pallatet, që ai nuk i quan dot ashtu, por disa godina të ndërtuara pa asnjë llok konstruksioni, janë objekte pa kolona dhe pa asnjë lloj sigurie. “I pati dëmtuar tërmeti i 21 shtatorit dhe nuk u bë zgjidhja. Erdhën dhe bënë disa verifikime, të llojit ‘Më ka çuar nëna për të larë gojën’, i themi ne, që t’u hidhnin hi syve banorëve dhe i lanë prapë brenda. Aty është defekti më i madh.
Se ata në pushtet, janë njerëz që ju media duhet të bëni çmos që t’i eliminoni. Nuk vlen solidariteti pas asaj që ka ndodhur, kur mund edhe të parandalohej. Ne i kemi mekanizmat, kemi institucione shtetërore, kemi një ngrehinë shteti normal, por veprimi është selektiv. Diferencimi është ekstra i paimagjinueshëm”, shprehet Gabili. Më tej, ai tregon edhe situatën se si është sot Thumana. Tregon për njerëz që i ka zënë paniku, për njerëz që kanë humbur familjarët, për familje të shuara. Ndërsa ndalet edhe te ndërtimet pa kriter që janë kryer vitet e fundit, që sipas tij kanë sjellë sot këto pasoja.
Ju jeni banor i zonës?
Po, banoj këtu prej vitesh.
Duke qenë se jetoni prej vitesh, mund të na thoni diçka rreth pallateve që janë ndërtuar këtu?
Që nga përbërja dhe nga konstrukti këto nuk mund të konsiderohen pallate. Janë disa objekte pa kolona, me qerpiç. Këtu ka pasur dëmtime në njerëz, që është fatkeqësia më e madhe (tregon me gisht një godinë dykatëshe, e ndërtuar në formën e një pallati me disa apartamente). Këtu kanë jetuar nja dy familje.
Si janë ndërtuar këto objekte?
Kur është hapur ferma e Thumanës, këtu kanë ardhur kryesisht banorë nga jugu, nga Skrapari, nga Korça dhe janë instaluar këtu. Jetonin prej vitesh. Kur janë ndërtuar godinat? Këto janë ndërtuar në vitet 1952-1957, kur janë hapur fermat për herë të parë. Gjatë viteve, kryesisht me ardhjen e demokracisë, ka ndodhur lëvizja demografike. Njerëzit që ishin këtu, kanë lëvizur drejt Tiranës, ndërsa këtu kanë ardhur për të jetuar persona nga veriu i vendit, kryesisht nga Mirdita, nga Burreli. Ata kanë ardhur të jetojnë këtu, sepse nuk kanë pasur mundësi për të blerë apartamente në Tiranë, siç i kishin të tjerët. Për këtë arsye janë instaluar këtu. Prandaj ky lloj tërmeti ka prekur shtresat vulnerabël, me pamundësi në të gjitha drejtimet.
Po tërmeti i 21 shtatorit, i dëmtoi këto pallate në Thumanë?
I pati dëmtuar tërmeti i 21 shtatorit dhe nuk u gjet zgjidhja. Erdhën dhe bënë disa verifikime, të llojit “Më ka çuar nëna për të larë gojën”, i themi ne, që t’u hidhnin hi syve banorëve dhe i lanë prapë brenda. Aty është defekti më i madh. Se ata në pushtet janë njerëz që ju media duhet të bëni çmos që t’i eliminoni. Nuk vlen solidariteti pas asaj që ka ndodhur, kur mund edhe të parandalohej. Ne i kemi mekanizmat, kemi institucione shtetërore, kemi një ngrehinë shteti normal, por veprimi është selektiv. Diferencimi është ekstra i paimagjinueshëm.
Ju vetë ku banoni?
Unë këtu banoj. Jo në këtë zonë ku ndodhën këto fatkeqësitë. Jam autokton dhe kam pasur mundësi që ta ndërtoj vetë shtëpinë time.
Keni pësuar dëmtime?
Nuk kam pësuar dëmtime, por tërmeti ka qenë shumë i frikshëm. E keqja më e madhe është se këtu njerëzit i ka kapur paniku. Çdo orë ka lëkundje tërmeti dhe njerëzit i kanë humbur edhe shpresat tani, i humbën njerëzit. Ka familje që i kanë humbur pjesëtarët e të gjithë familjes. Ka familje që kanë humbur babanë, nënën, ka të tjerë që kanë humbur fëmijët. Është një situatë kaotike. Aktualisht ka pasur impenjim. Kanë ardhur institucionet dhe po e trajtojnë problemin me seriozitet. Por kjo duhej të ishte bërë më përpara. Zhvillimin duhet ta kemi të kontrolluar se të godet me jetë njerëzore. Nuk e kemi pasur zhvillimin të kontrolluar, kemi ndërtuar ku kemi mundur. Kanalet i kemi shkatërruar, vaditjen, kullimin, që janë dy gjëra që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë. Dikur i kemi konsideruar vepra arti, sot nuk konsiderohen më ashtu. Argjinatura kishte roje dikur dhe ruhej. Sot nuk kemi asgjë.
Shkon në 750 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.
Aktualisht janë të shtruar 65 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç 3 personave që paraqiten në gjendje më të rënduar.
Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 572 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura.
Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.
Urgjenca kombëtare ka përballuar 3745 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 937 misione me autoambulancë. Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashper dhe me nje paralajmerim te prere per te gjithe portalet dhe kanalet e informimit, te masin me kujdes fjalet ne raportimet e tyre lidhur me gjendjen pas termetit.
Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Rama e thote prere: Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!
Kryeministri Edi Rama ne Twitter:
Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!
Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!
Skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje operacionin në banesën e familjes Lala, në Durrës, që është edhe një ndër familjet e goditura rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.
Gazetarja Klodiana Lala sjell në “BalkanWeb” pamjet e mëngjesit nga pallati i shkatërruar totalisht, ku shihen skuadrat duke punuar për nxjerrjen e trupave të pajetë të familjarëve, ku mes rrënojave ndodhen edhe trupat e tre fëmijëve të mitur, binjakëve Dionis e Dionisa Lala, që ende nuk kanë bërë 2 vjeç, si dhe vëllait të tyre, Emilio Lala, 8 vjeç, ndërsa është nxjerrë e pajetë motra e tyre, Amelia Lala, 8 vjeçe.
“Vijojnë prej orësh të zgjatura kërkimet për të gjetur mbase të gjallë pjesëtarët e familjes Lala, një familje e goditur rëndë nga tërmeti. Kërkimet po zgjasin shumë dhe ende skuadrat e kërkim-shpëtimit nuk dinë asgjë për fatin e Marjeta Lalës, gruaja që kishte me vete edhe katër fëmijët e saj. Nuk dihet asgjë për fatin e Emilio Lalës, 8 vjeç, nuk dihet asgjë për fatin e binjakëve Dionis dhe Dionisa, që ende nuk kanë mbushur 2 vjeç. Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, që ishte person me aftësi të kufizuara.
Kjo familje ka humbur deri tani gjyshen, Sadete Lala, Amelia Lala, 8 vjeçe, Griselda Lala, motra e Ramë Lalës, djalit 7-vjeçar i vetmi i mbijetuar deri më tani. Albert Lala është babai i katër fëmijëve, njëra prej të cilave Amelia është nxjerrë e pajetë, ndërsa nuk dihet asgjë për tre fëmijët e tjerë dhe nënën e tyre. Aty ka lot, ka britma, trishtim, por edhe shpresë, sepse skuadrat e kërkimit iu kanë komunikuar se mund të ketë shpresë”, tha gazetarja Lala. BW
Kreu i Shtetit Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh të gjithë bashkëatdhetarëve kudo jetojnë në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm.
Thirrja e presidentit Meta është: “Ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre”.
POSTIMI I PLOTE
Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!
Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.
Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.
Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.🇦🇱
Pas konstatimit te eksperteve te huaj, se pas termetit shume te fuqishem, Durresi eshte ngritur me 10 cm, sizmologu Llambro Duni shpjegon me thjeshte se çfare ka ndodhur dhe çfare do te thote nje gje e tille.
Ne nje pronocnim per ‘News 24’, ai sqaron se pas nje termeti kaq shume te fuqishem, nje femomen i tille eshte i logjikshem.
Durresi eshte ngritur me 10 cm, cfare do te thote kjo?
Kemi te bejme me nje thyerje tektonike, ka nje plan te pjerret dhe sipas mekanizmit qe ka gjeneruar termetin, e ka ngritur pjesen e siperfaqes. Ka levizur ne drejtimin lart dhe eshte e arsyeshme pas nje termeti kaq te forte.
Po ndertesat qe kane pesuar krisje, çfare duhet te behet?
Ai ishte termeti shume i forte, rast pas rasti eshte e dosmosdoshme qe njerezit te mos marrin ne aventura te hyjne ne struktura qe jane te demtuara, duhet te vleresohen strukturat me pare. te behet inspektimi me pare, aty ku thyhet se nuk banohet njerezit nuk duhet tet entojne te hyjne, te ndjekin keshillat per tu strehuar ne vende te tjera.
ZBULIMI NGA SATELITI: TOKA NË DURRËS ËSHTË NGRITUR 10 CENTIMETRA MË SHUMË SE PARA TËRMETIT
Tërmeti katastrofik që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkaktuar ngritjen e tokës me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit. Fakti i pazakontë bëhet i ditur nga agjencia e njohur italiane “Ansa”, sipas së cilës këtë e tregon sateliti Sentinel-1 i programit europian të Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA), i cili ka analizuar të dhënat. Harta e deformimit të tokës, e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët europianë Sentinel, tregon deformimin e tokës, siç ka ndodhur në tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana. Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës. Kjo bazohet gjithashtu edhe te sinjalet elektromagnetike të emetuara nga sateliti i pasqyruar nga sipërfaqja e tokës dhe e kapur nga sensori, i cili përfaqësohet në imazhin e marrë me cikle të ndryshme ngjyrash.
Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit që ka goditur të martën Shqipërinë, duke lënë të paktën 40 persona të vdekur dhe mbi 650 të plagosur.
Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve lokale më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Tërmeti me magnitudë, 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada, ka goditur Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Shumica e viktimave janë shkaktuar në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.
Përveç tërmetit të madh së të martës dhe lëkundjeve të tjera, një ditë më parë është raportuar për një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Rihterit.
Kryqi i Kuq në Shqipëri ka thënë se rreth 2,500 persona janë zhvendosur.
Si pasojë e kësaj situate, në këtë shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës Shqipërinë. Numri i atyre që kanë humbur jetën, arriti në 40 persona këtë të enjte. Të paktën 9 trupa u nxorrën gjatë natës nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe në vilë tre katëshe në zonën e Kënetës , ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra.
Në mëngjes, kërkimet në Thumanë, u ndërprenë përkohësisht, pasi duket se nuk ka më banorë që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Megjithatë po bëhen dhe verifikimet e fundit përpara se gjithçka të deklarohet e mbyllur. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ndërkohë në zonat e Durrësit.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama thirri një tjeër mbledhje të qeverisë, duke kërkuar që të bëhet një verifikim i plotë i të gjithë personave të strehuar tanime nëpër hotele, ku vijon transferimi nga tendat i banorëve të prekur. Kryeministri tha gjithashtu se ka nisur dhe inventarizimi I dëmve në godina dhe banesa. zëri i amerikës
Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë akoma punën për të nxjerrë trupat në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish Kënetës, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse italiane.
Gjatë kërkimeve, një nga zjarrfikësit italianë, Michelangeo Saporito tha se ka pasur sinjale për shenja jete të personave nën rrënoja.
“Ndjehen sinjale që mund të na drejtojnë drejt kërkimeve të personave të familjes Lala nën rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës. Shpresojmë që personat të jenë ende gjallë, ne do të vijojmë kërkimet deri sa të kemi forcën dhe të nxjerrim të gjithë personat nga rrënojat, shpresojmë edhe të gjallë. Ne do të vijjmë të punojmë pavarësisht kushteve të motit. Derisa nuk krijohet rrezik për forcat e kërkim shpëtimit ne do të vijojmë operacionin pa ndalur”.
Kristi Reçi është një viktimat e cila u nxor e pajetë nga rrënojat e ndërtesës, bashkë me të atin, Eduartin ndërsa ende vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës dhe vëllait të saj.
25-vjeçarja studionte në Universitetin e Mjekësisë në Tiranës dhe rektori i këtij insititucioni, Arben Gjata konfirmon se tërmeti i 26 nëntorit preu në mes ëndrrat e mjekes së ardhshme nga Durrësi.
“Mes viktimave të tërmetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë viktimat e kësaj dite të kobshme; ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u prehshi në paqe dhe ngushëllime familjeve!”, shkruan Gjata në Facebook.
Lajmi për ikjen e hershme nga jeta ka tronditur miq e të afërm të saj.
“Fatkeqësisht midis viktimave, ishte dhe mjekja dermatologe e ardhshme Kristi Reçi”, shkruhet në dedikimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
Doktoresha Monika Fida, një mike e afërt me Kristin shkruan: “Ma copëtove shpirtin Kristi Reçi! Ëndërr e ndërprerë në mes … Dermatologia e ardhshme … RIP”.
Qytetarët e Durrësit kanë dalë nëpër rrugë të panikosur nga lëkundjet e tërmetit të fundit.
Ata kanë filluar të derdhin dhe rrëzojnë depozitat sipër pallateve, për të shmangur dëme të tjera që mund të vijnë si pasojë e lëkundjeve sizmike, që janë të shpeshta dhe pak më parë është regjistruar një tjetër tërmet 5.2 i shkallës rihter.
Është ndërhyrë me anë të zjarrfikësve për të mos rrezikuar banorët që ndodhen poshtë. Gjatë gjithë kohës bëhen patrullime nga ajri me helikopterë.
Ishte parashikuar që të transportoheshin drejt Italisë dy persona Marlind Shkodrani dhe Xhesika Biqiku.
Por si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë Xhesika Biqiku, lëvizja e saj do të ishte fatale dhe drejt Italisë, do të transportohet vetëm djali, përcjell report tv.
Ndërkohë një problem tjetër ka qenë ulja e helikopterit të ardhur nga Italia. Për shkak të madhësisë së tij ai nuk ka mundur të ulet në pistën e helikopterëve në spitalin e Traumës.
Grupi Italian ndodhet në spitalin e Traumës. Ndërsa për sa i përket helikopterit gjasat janë që të ulet ne Rinas, ndërsa e plagosura të transportohet me ambulancë deri tek helikopteri.
Një termet tjetër ka goditur Thumanën para pak minutash. Ndërkaq në momentin e lëkundjes së tokës, prezent ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi raporton Express
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.
Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën, raporton Express. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.
Dy nga tri pallatet që u shembën nga tërmeti i djeshëm në Thumanë, ishin shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti. Pas atij tërmeti, atje kanë shkuar edhe ekspertë të Institutit të Ndërtimit e më tej edhe të institucioneve vendore, që kanë bërë vlerësimin.
Megjithatë, edhe pse ndërtesat ishin dëmtuar nga tërmeti i dy muajve më parë, banorët ishin lejuar të jetonin aty, me pretendimin se nuk ishte dëmtuar struktura e tyre. Zyrtarisht, ky fakt nuk konfirmohet nga institucionet vendore apo qendrore, por banorët e zonës pohuan se sapo kanë ndjerë tërmetin kanë nxituar të dalin nga shtëpitë edhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve aty.
Ata shpreheshin dje se ishin të bindur që ato pallate nuk do t’i rezistonin një tërmeti të tillë, pasi e dinin që ishin të dëmtuar. Banorët thanë gjithashtu se kryefamiljarëve të familjeve që jetonin aty, u ishin marrë edhe firmat për qëndrimin e tyre në godinat e dëmtuara pas tërmetit të 21 shtatorit. Ata shkojnë edhe më tej, duke u shprehur me bindje se e gjithë kjo ka ndodhur për të shmangur dëmshpërblimin. Kjo më pas solli tragjedinë e djeshme, pasi gërmadhat e pallatit të shembur zunë poshtë familjet që banonin aty.
SHEMSI PREMÇI
Faktin se pallatet e Thumanës ishin shpallur të pabanueshme, e konfirmoi dje edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.
I ftuar në studion e “ABC News”, Premçi u shpreh se dje në Thumanë nuk duhej të shkonin strukturat operacionale, por përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi është një ngjarje që duhet hetuar. Sipas Premçit, pallati i shembur nga tërmeti është shpallur si i pabanueshëm. Ky pallat sipas Premçit është shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 qershorit, ndaj për këtë Prokuroria duhet të nisë hetimin. “Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar, madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale, por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve, pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i Emergjencave Civile.
Godinat e shembura ishin të dëmtuara më parë
Duket se edhe godina të tjera që u shembën nga tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë qenë të dëmtuara në strukturë që pas tërmetit që goditi vendin më 21 shtator të këtij viti. Të paktën një pjesë prej tyre kishin pësuar krisje që, ose nuk janë vënë re nga strukturat përkatëse të vlerësimit, ose nuk janë vlerësuar siç duhet. Ende nuk ka të dhëna zyrtare në këtë drejtim, për aq kohë sa disa ditë më parë qeveria kishte akorduar fondin për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti i shtatorit dhe sipas llogarive bëhej fjalë për ato godina që zyrtarisht ishin shpallur të pabanueshme.
Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë një ditë më parë është edhe ajo e Bashkim Hoxhës, gazetarit të emisionit të mëngjesit në Neës24.
Në pallatin ku banon gazetari Hoxha janë shkaktuar dëme serioze.
Ai ka postuar sot në Facebook foton e dëmeve që la pas tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, ku duket se suvaja është rrëzuar dhe kanë dalë tullat e pallatit.
Këto janë disa pamje të reja nga kryeqyteti që një kamera sigurie ka fiksuar momentet e lëkundjes së fuqishme të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e të martës.
Pamjet janë publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha në FB.
Në postimin e tij ai shkruan se kamerat e një pallati tek Shkolla e Kuqe në Tiranë kanë regjistruar sekondat e lëkundjeve të tmerrit.
Faqja e specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, ka raportuar në kohë reale të gjithë tërmetet që kanë lëkundur Shqipërinë.
Përmes dy postimeve të Twitter, EMSC ka shprehur solidaritet për shqiptarët që po kalojnë ditë të vështira, pas dëmeve që la tërmeti.
Gjithashtu ata kanë dhënë lajmin e mirë duke treguar tabelën se numri i tërmeteve po zvogëlohet.
“Për miqtë tanë në Shqipëri që kaluan 2 netë shumë të vështira, këtu është evolucioni në kohë i sizmicitetit.
Siç e keni vërejtur numri i lëkundjeve po zvogëlohet, që është ajo që vërehet përgjithësisht pas një tërmeti të fuqishëm”, thuhej në një nga postimet.
Ndërkohë në një postim tjetër, EMSC, shkruan:
“Shpresojmë që ky evolucion të vazhdojë edhe në vijim, kështu njerëzit mund të pushojnë pak pas tërmetit. Shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe personat e prekur. Qëndroni të sigurt!
Analiza më të hollësishme, padyshim që do të bëhen në vijim, kur të mbarojë emergjenca e kërkimit në rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që ra dje rreth orës 4 të mengjesit.
Mirëpo, janë disa detaje që të bëjnë përshtypje.
Një prej dramave më të mëdha ishte ajo e familjes Lala në Durrës.
Anëtarët e kësaj familje të madhe me origjinë nga Kosova ishin në vilën 3 katëshe. Prej tyre ka mbijetuar deri tani vetëm 17 vjeçari Ramë Lala.
Po ka diçka tronditëse në këtë rast – shkruan gazeta Mapo.
Sipas vëzhguesve dhe specialistëve të ndërtimit, kjo godinë ka marrë goditjen e parë në orën 4 të mengjesit.
Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qendruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur. Anëtarët e familjes Lala ishin aty brenda.
E pamundur të dilnin, për shkak se dyert ishin bllokuar. Ata mund të kishin pësuar dëmtime, ose plagë, për shkak të goditjes së parë, por me siguri ishin gjallë. Kanë komunikuar dhe kanë kërkuar ndihmë.
Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.
Pyetja është, përse për 8 orë nuk u bë asgjë? Pse nuk pati një ndërhyrje?
Mund të ishte e vështirë. Disa thonë që ajo godinë nuk kishte mjaftueshëm hekur, dhe mund të binte nga çasti në çast, e të thyhej si të ishte lodër. Kështu që, dukej e pamundur ndërhyrja. Por fakti është, se aty qendruan për 8 orë shumë prej viktimave, përpara se ndërtesa të binte krejt në tokë.
Ditët në vijim ndoshta do të sjellin një analizë më të qartë për këtë situatë. Misteri ngelet i fortë.
Që prej ditës së djeshme ka nisur debati përse Qeveria ende nuk kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Mëngjesin e sotëm kryeministri u shpreh se në dy qarqet do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. “Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin.
Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thashë dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave.
Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.
Por sipas Kushtetutës, çfarë ndodh kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
Sipas Nenit 173 të Kushtetutës, gjendja e jashtëzakonshme vendoset nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave në rastet kur cënohet rendi kushtetues dhe siguria publike ndërsa Neni 174 i Kushtetutës thotë se “për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”
Në bazë të asaj çfarë thotë ligji, deri me 27 dhjetor do të ndërpriten të gjitha nismat ligjore, përfshi këtu edhe atë për shkarkimin e Metës. Nga ana tjetër gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në zonat ku ajo është shpallur nuk mund të organizohen tubime nga qytetarët. Mbetet për t’u parë nëse pas kësaj, Meta do të anulojë tubimin e thirrur në 8 dhjetor, tubim tashmë që i ndalohet me ligj.
Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjitha makinave; individëve, shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj.
Ndihma të shumta kanë ardhur nga Kosova për qytetarët shqiptarë të prekur nga tërmeti i djeshëm kryesisht në Durrës e Fushë-Krujë por edhe në Tiranë.
Përveç forcave të Ushtrisë së Kosovës, ndihma të ndryshme janë dhënë nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë organizuar fushata solidarizimi me të prekurit. Pikërisht për këtë arsye, Albanian Highway Concession ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjithë atyre të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti.
Sipas njoftimit, këto grupe personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundimin e situatës emergjente.
Banorët e Unazës së Re i vijnë në ndihmë familjeve të prekura nga dëmet e mëdha që solli tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës dhe kanë vendosur në dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!
NJOFTIMI
Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!
Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.
Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.
Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.
Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.
Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!
Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!
C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju. SHPERNDAJE SA ME SHUME!
Ngjarjet më të dhimbshme të shkaktuara nga tërmeti kanë të bëjnë kryesisht me hotelet. Në hotel “Miramare” u zunë brenda stafi që në atë orë ishte duke mbyllur punën. Mes viktimave janë një banakiere dhe një balerinë, trupat e të cilave janë nxjerrë të pajeta.
Nën gërmadhat e hotelit që shërbente dhe si restorant vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se ka dhe persona të tjera në rrënoja.
“Pronari i restorantit ‘MiraMare’ është hedhur nga dritarja dhe u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40 vjeç, më duket se është nga Korça, madje edhe dy balerina kanë qenë aty, njëra u nxor e vdekur. Mendohet se tani janë edhe dy brenda, një vajzë doli e vdekur. Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte tek ‘Astiri’ në Tiranë, i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë”, deklaron një nga dëshmitarët.
Ndërsa një histori edhe më të dhimbshme kanë dy vëllezër nga Kosova, të cilët kishin rezervuar në hotel “Tropikal”. Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë.
Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i Komunës së Gjilanit patën fatin e keq e mbetën nën gërmadhat e hotelit. Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë, Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29- vjeçar, po merreshin një kohë të gjatë. Por e marta doli të jetë fatale për ta, pas tërmetit të fortë që shkatërroi hotelin ku po qëndronin. Për fatin e tyre nuk u dit asgjë për më shumë se 15 orë.
I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29 vjeç. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini, 32 vjeç.
“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjesht nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllezërve tashmë të ndjerë, për gazetën “Express”.
Ata tregojnë se Shemsedini e Isai kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër, tjetri dy. Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale. Por kjo familje para shtatë viteve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therur me thikë në një pishinë dhe nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë, i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.
Gruaja qe humbi nen rrenojat e termetit shkaterrues vellain, kunaten dhe nipin prek me nje mesazh rreqethes.
Keta qe shihni ne foto jane Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, qe humben jeten kur termeti shkaterrues i zuri në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh.
Teksa poston foton e tyre, ajo shkruan ne faqen e saj ne FB edhe nje mesazh prekes, per te afermit e zemres.
Mesazhi
Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!
O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤😭😭😭
O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres !
Do jeni gjithmone me ne! 🙏🙏🙏 Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi❤
Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare.
Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.
Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.
Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.
Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.
“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo./GSH.al
Plot 19 orë ka zgjatur operacioni i kërkim-shpëtimit për të riun Klajdi Qato, i mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
Zyrtarisht nga ministria e mbrojtjes u bë e ditur rreth një orë pas mesnate se nxjerrja e të riut nga rrënojat u bë e mundur falë ndërhyrjes së ekipeve shqiptare e greke të kërkim shpëtimit.
Pas nxjerrjes fatmirësisht gjallë nga rrënojat, Klajdi Qato eshtë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.
Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje live në emisionin “Real Story”, në News24, se kishte shumë shpresë që i riu të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit.
Por i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.
I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Më poshtë, “Balkanweb” ju sjell foton e rëndë, para se i riu të jepte jetë, teksa është duke luftuar me jetën poshtë rrënojave.
Është publikuar lista e të gjithë pallateve dhe banesave të pabanueshme në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Bashkia e Durrësit njofton se në total janë 27 pallate dhe 163 banesa të pabanueshme.
Zona Shkembi Kavajes
1. Pall. Besnik Qoshja pall. 62, rr. Iliria
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konstruksioni ok, vetem ka cedim te lehte kafazi i shkalleve.
D. Ka leviz drejtimi i pallatit dhe ka shtypje muresh ne krahun lindor
2. Pall. 61, rruga Iliria Aurel Toska 0672511828
A. Konstruksion ok
B. Carje muresh ne fasaden jug dhe te brendshem.
3. Pall. 63, rr. Iliria
A. Konstruksioni ok
B. Ka levizje ne drejtim qe ka krijuar shtypje e carje muresh te brendshen dhe fasade.
4. Pall. 64, rruga Iliria Restorant Troplini.
A. Ka carje muresh.
B. Ka levizje qe ka krijuar carje e rrudhim muresh.
C. Ka carje ne konstruksionin e shkalleve.
5. Pallati 60, rr. Iliria, Ramazan Dollaku 0682027366
A. Levizje niveli
B. Carje muresh
C. Konstruksioni ok.
6. Vila 59, rruga Iliria, Ramazan Dollaku 0682027366
A. Carje muresh
B. Konstruksion ok
Pall. 58 jeshil. Rr. Iliria
A. Plasaritje fasade
B. Plasaritje muresh
C. Ka leviz drejtimi duke krijuar carje dhe rrudhosje
D. Ka plasaritje te shkalleve.
Benilva 1 dhe 2
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konsteuksioni ok
Hotel Rinia
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konsteuksioni ok
Hotel Belkonti
A. Ok
Belvedere bamboo para hotel marine
Valter Cakerri +355686122186
A. Ka nje kollone te thyer.
B. Plasaritje fasade
C. Konsteuksioni eshte ok pervec 1 kollone ne cep te thyer.
Vila Daniele
Nikolla Comashi 0682187980
A. Ka kollona te demtuara qe jane thyer.
B. Carje muresh
C. Plasaritje fasade.
E pabanueshme
Inn Hotel, Nuredin Salillari, 0695313965
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Ka nje kollone ne kuzhine te plasaritur
Arben Brameta ish hotel titanik
A. Ka kollona te thyera dhe mund te rrezohet duke demtuar pallatin tj.
Krenar Sulaj, pallati Big Market, 0699199083
A. Konstruksion i thyer.
B. Plasaritje fasade
Nuk mban asnje person brenda dhe eshte me rrezik per objektet e tjera
Ismet Beqiri, 0696424135
Pallati me thyerje kosntruksioni
A. Jane 4 pallate te pariparueshme qe jane rrezik per tjeret.
Nikoleta Cako, 0697665505
Pallat i banuar
A. Ka demtime te mureve
B. Ne katin 0 ka thyerje te shkalles.
Gezim Deliallisi, 0697459752
A. Konstruksion i thyer i kollonave
Objekt ne rrezik
Policia e Shtetit njofton se pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzën e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën.
Kur dridhësh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshehesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhësh e përkundesh
Termetësh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni😢
Rreth 1900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.
Top Channel raporton se polici, i cili mban edhe një shall jeshil, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar.
Në Thumanë numërohen deri më tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 21 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe Kurbin.
Bardhyl Minxhozi, një ekspert me përvojë në tregun e sigurimeve dhe themeluesi i kompanive në këtë fushë, ka pohuar në një status në facebook se ky tërmet do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike.
“Do të ketë familje të tëra pa shtëpi, me biznese të rrenuara, për vite të tëra.”
Ai ka shtuar se për 20 vjet rresht i është propozuar të gjitha qeverive nga industria e sigurimeve për një skemë kombëtare të sigurimeve në rast fatkeqësish natyrore.
“Jo vetëm në vesh të shurdhër, por dhe duke e paragjykuar kjo kërkesë. Unë kam vite që nuk jam në tregun e sigurimeve dhe sot ndihem i zhgënjyer se si nuk arritëm t’u jepnim njerëzve në fatkeqësi një mbrojtje financiare dinjitoze. Skema të tilla mbrojtëse janë implementuar në vende me rrezik sizmik të lartë që nga Kaliforina deri në Turqi dhe Rumani etj”.
Ky tërmet, thotë Minxhozi, shkundi Shqipërinë, por duhet të shkunde edhe ata që duhet të mendojnë seriozisht për vendosjen e një skeme të detyrueshme kombëtare në raste fatkeqësish natyrore. “Sigurimet nuk janë shpikje shqiptare. Sigurimet kanë lindur kryesisht edhe si një solidaritet financiar social.
Që nga djegia e Londrës rreth 200 vjet me pare, ku sigurimi i shtëpive u bë një sigurim i detyrueshëm deri te skemat moderne të mbrojtjes nga rreziku i tërmeteve, domosdoshmëria e një skeme të detyrueshme kombëtare për Shqipërinë duhet të jetë një prioritet i Qeverise të sotme”.
Përfytyroni mijëra familje që pas ndihmës së parë emergjente, do të mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhura për të mbijetuar. Ky tërmet do t’i ndjeke si një mallkim për gjithë jetën!, paralajmëron eksperti i sigurimeve.
Flamuri Kombetar ulet ne gjysme shtize ne Institucionin e Presidentit te Republikes.
Kreu i shtetit, Ilir Meta, permes nje postimi te fundit ne rrjetet sociale, teksa publikon pamje nga ulja e flamurit kombetar ne gjysme shtize, shkruan: Në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë!
Janë të paktën 11 persona të zhdukur që po kërkohen në Durrës nga forcat e shpëtimit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se 7 persona po kërkohen në lagjen numër 17 pranë Kryqit të Kuq dhe 4 të tjerë në lagjen numër 6, pranë lokalit të njohur “Barons” i cili në fakt nuk ekziston më.
Pallati 6-katësh ku ndodhej lokali është fundosur dy kate. Dy persona raportohet se janë gjallë por nuk janë nxjerrë ende.
Nxirret i gjallë nga rrënojat e Vila Palmës një i ri.
Mësohet se ekipi i shpëtimit ka zhbllokuar nga rrënojat e vilës një 27-vjeçar, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije. I riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Ndërkohë nga rrënojat e Vilës janë nxjerrë sot tre persona të pajetë, kryesisht dy grad he një burrë. Sakaq, vijojnë kontrollet për persona të tjerë.