VOAL

VOAL

Basha apelon për zgjidhje urgjente: 125 familje në Manëz jetojnë në ujë e baltë. Banorët: Po na rrezikohen fëmijët

Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 125 familje që jetonin në pallatet e vjetra në Manëz kanë mbetur pa shtëpi dhe jetojnë në çadra në një arë me ujë e baltë.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ishte pranë banorëve që jetojnë në “kampin e improvizuar” për të parë nga afër situatën e tyre.

Një e moshuar që nuk ka arritur të sigurojë çadër, ka mbetur në oborrin e pallatit duke e kaluar natën nën plastmas.

“Nuk na kanë dhënë as çadër, asgjë”,- thotë ajo dhe tregon vendin ku ka mbledhur atë çka ka mbetur nga shtëpia e saj.

“Kemi ardhur të ngrejmë zërin për ju”,- shprehet kreu i PD, ndërsa për disa momente ndjek procesin e nxjerrjes së orendive shtëpiake nga banorët e dëmtuar, të cilët rrezikojnë jetën për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria e tyre.

Pak metra më tutje, banorët e këtyre pallateve tashmë të rrënuara, janë mbledhur në çadra, të cilat nga shiu i madh janë kthyer në burim rreziku për shëndetin e tyre.

Duke qenë i vetmi që interesohet për fatin e tyre, banorët i ankohen në kor Bashës për mënyrën sesi po menaxhohet shpërndarja e ndihmave.

“Vetëm shoqatat na kanë dhënë ndihma. Këta të njësisë në fillim i ndanë me rregull. Tani merr kush mundet. Ata që s’kanë forcë mbeten pa gjë. Ia kanë marrë vajzës jorganin”,- thotë një zonjë.

Të gjithë banorët e çadrave kapin për krahu kryetarin demokrat dhe secili tregon nga një pjesë të dramës së vet.

“Kam fëmijën vetëm 1 muajsh që më duhet ta mbaj në çadër”,- ankohet një çift i dëshpëruar në një nga çadrat e rrethuara nga uji e balta. Ata thonë se fëmijët rrezikojnë të sëmurën dhe gjatë natës temperaturat janë shumë të ulëta dhe kanë ftohtë.

Në njërin cep të kampit, janë dhe disa çadra të vogla të llogaritura për një person, por në to Basha gjen një familje të madhe, pasi nuk kanë çadër të madhe për tu strehuar.

“Këtu kanë kaluar natën fëmijët”, – thotë zonja që qëndron brenda, ndërsa bashkëshorti i saj shpjegon se kur shkoi të kërkonte çadër, zyrtarët e njësisë vendore i thanë se kishin mbaruar.

Kryetari Basha i kërkoi strukturave të PD në Manëz që të gjejnë menjëherë zgjidhje për këto familje dhe tu sigurohen çadra të mëdha.

Jo shumë larg qendrës së Manzës, në Kamberas, disa banesa të dëmtuara janë lënë tërësisht në harresë nga institucionet, thonë banorët. Familjarët i thonë kryetarit të PD, që kanë një javë që flenë në makinë dhe se ndihmat e vetme që kanë marrë kanë qenë nga individë dhe vullnetarë. Edhe për këto raste Basha apeloi institucionet për ndihmë ndërsa porositi drejtuesit e degës së PD që të bëjnë të mundur gjetjen e çadrave.

Banorët e këtyre shtëpive kërkojnë që të vlerësohen dëmet e t’u jepet zgjidhje.

“Nuk duam asgjë, vetëm të vijnë e të vlerësojnë shtëpinë se po flemë jashtë, të dimë çfarë të bëjmë”.

Basha duke marrë shkas nga këto ankesa përsëriti edhe njëherë idenë e përfshirjes në procesin e vlerësimit të 500 inxhinierëve që i janë ofruar Partisë Demokratike në mënyrë vullnetare. “Kam dy ditë që i them janë 500 inxhinierë gati për vlerësim, ai rri e tallet në TV”, – u shpreh Basha.

Takimi me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, Presidenti Meta jep detaje nga biseda

Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, dje gjate vizites ne Prishtine ku vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit per ndihmen e madhe te dhene ne operacionet ne Durres pas termetit tragjik, ka zhvilluar takim edhe me kreun e VV, Albin Kurtin dhe Isa Mustafen, kreun e LDK.

 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta jep detaje nga takimet qe ka zhvilluar duke shprehur bindjen se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

Mesazhi i Metes

Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

Rezoluta në Kuvend- Rusia “kërcënon” Shqipërinë: E kuptoni që nuk do të kalojë pa pasoja!

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj projektrezolutës “kundër ndërhyrjeve të jashtme” që pritet të miratohet në seancën e nesërme parlamentare. Deklarata e ambasadës “kërcënon” se qëndrime të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Moskë.

DEKLARATA E PLOTE

Koment i Ambasadës në lidhje me votim në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë për projekt-rezolutën «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare»

U njohëm me projekt-rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare». Rusia përmendet sërish. Për më tepër, për fat të keq, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël.

Me sa duket, tendenca për plagjiaturë u përhap “si një virus” tek autorët e saj, të cilët ndoqën rrugën e copy-paste. Kuptohet, ata do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian.
Është e qartë se Shqiperia po përballet me «tentativa nga aktorë të huaj (…) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut…” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia?

Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi. Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian.

Pasojat dramatike nga tërmeti- Macron propozon një konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet e tërmetit që vrau më shumë se 50 njerëz në fund të nëntorit.

 

Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti me Shqipërinë,” tha presidenti francez pas samitit të NATO-s në Watford, afër Londrës, citon “Le Figaro”.

Kjo konferencë, të cilën mund ta organizojë Franca, synon të mobilizojë ‘si partnerë publikë dhe privatë për të ‘organizuar rindërtimin’ pas tërmetit që la rreth 5.000 njerëz të pastrehë”, tha presidenti francez.

Më 30 nëntor- shkruan gazeta- Kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit nga jashtë, veçanërisht Franca, për përballjen me tërmetin me madhësi 6.4, më të fuqishmit për gati një shekull që ka goditur këtë të vogël të Ballkanit me 2.8 milion banorë.

“Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat dot në Durrës”, flet sizmologu: Ja çfarë ndodhi

Aksilograma e tërmetit të 26 nëntorit nuk është regjistruar nga stacioni i Durrësit. 

Sizmologu Llambro Duni e konfirmoi këtë pas një pyetje qe iu be dje në mbrëmje nga një teleshikues ne studion e “Open” ne Top Channel.

Ai tha se akualisht dihet gjithcka per pasgoditjet ne Durres e Tirane, por nuk ka ende te dhene per “te njohur realisht se kush ka qene forca ne terma fizike ne siperfaqe te tokes’ ne 26 nentor ne Durres.

“Ne po perpiqemi ta rikuperojme, une nuk kam cfare fsheh, eshte nderprere energjia dhe eshte rivendosur pas gjysme ore., Nderkohe nuk ka funksionuar asgje, ne duhet te kishim UPS dhe keshtu eshte kjo pune. Shpresojme ta rikuperojme. Ne nuk po hyjme dot ne sensore ne memorie per ta manipuluar dhe per ta terhequr te dhenen. Kjo do te thote se ne njohim gjithcka qe ka ndodhur ne 21 shtator dhe te gjitha pasgoditjet e termetit te 26 nentorit ne Durres e Tirane, presim te rikuperrojme ate rekordin e 26 nentorit ne Durres”- tha ai.

Sipas tij, nese nuk rikuperohet kjo, atehere “kemi humbur nje te dhene qe do te ishte shume e vlefshme per te njohur realisht se kush ka qene forca ne terma fizike ne siperfaqe te tokes”.

Agron Tufa kërkon azil në Zvicër- Reagon kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Fakti që një zyrtar i lartë shtetëror ndërmerr një akt të tillë

Pas vendimit të kreut të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa për të kërkuar azil në Zvicër, reagon edhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, e cila thotë se ka ndjekur me shqetësim sulmet publike ndaj tij.

 

Sipas saj, fakti që një zyrtar i lartë shtetëror ka ndërmarrë një hap të tillë, tregon se institucionet nuk kanë vepruar.

Reagimi i plotë i zonjës Sula:

Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kërcënimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.

Kam ndjekur me shqetësim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shtetëror ndërmerr një hap të tillë, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojnë, ligjet tona, nuk kane vepruar.

Me Z. Tufa kemi këndvështrime te ndryshme për qasjet mbi përballje me te shkuarën diktatoriale, por na ka bashkuar qëllimi i përbashkët dhe bindja se nuk ka demokraci te qëndrueshme pa dekomunistizim te shoqërisë sonë. Kam vlerësuar gjithmonë kurajën e tij, pasionin dhe penën e zhdërvjellët, dhe shpresoj që zëri i tij nuk do te na mungoje.

Tërmeti tragjik- Prokuroria e Durrësit numëron shkaqet që çuan në vdekjen e 23 personave dhe shembjen e godinave, ja çfarë urdhëron

Prokuroria e Durrësit thotë se ka nisur hetimet pas shembjes së disa ndërtesave në Durrës, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa urdhëron sekuestrimin e dokumenteve pranë Bashkisë së Durrësit e agjencisë së Kadastrës në qytetin bregdetar.

Në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit, thuhet se dyshohet që dëmtimet e godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe ndërtimeve të kryera pa respektimin e rregullave.

 

Dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat me vdekjen e njerëzve të kenë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve pa leje dhe ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve. Po kështu ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo i mos kryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudatorë të këtyre ndërtimeve, si dhe moskryerja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë dhe publikë të ngarkuar me kontrollin e mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Fqinja e familjes Lala: Ajo lagje është e mallkuar!

Kërkimi për të mbijetuar pas tërmetit vdekjeprurës të javës së kaluar në Shqipëri, është mbyllur, e mes viktimave janë edhe 8 pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët ndërruan jetë në qytetin port të Durrësit.

Familje të tëra, thotë AFP, u shtypën nga shtëpitë e tyre që rrëzoheshin ndërsa ata vetë ishin në gjumë.

Kjo detyroi të afërm e fqinj të shikonin në agoni sesi ekipet e kërkim-shpëtimit nxirrnin nga rrënoja trupa të pajetë. Dëmet më të mëdha, kujton agjensia franceze e lajmeve, u regjistruan në Durrës dhe në Thumanë. Në ceremonitë e varrimit, vetëm të qarat e grave të veshura në të zeza, thyenin heshtjen në hollin ku arkëmortet e vogla të fëmijëve qëndronin në krah të njëri-tjetrit.

“Në këtë mënyrë, do të jenë gjithmonë bashkë”, citon media prestigjoze Esma-në, një grua e cila ishte e afërt me familjen mbi të cilën pllakosi një tragjedi kaq e rëndë.

“Të gjithë kujtimet që kemi prej tyre janë disa libra, një kukull, një triko, vetëm këto janë gjetur nën rrënoja”, pëshpëriti mes lotësh një 50 vjecare e quajtur Fatmira. “Gruaja”, shkruan AFP, “ jetonte pranë familjes Lala në atë që ajo vetë e quajti “një lagje të mallkuar”!!

Edi Rama tërbim kundër medias: Lehni si shtazë, port-halet ‘qenef’ tmerruan popullin

Kryeministri Rama ka qenë mjaft i ashpër kundër medias sot në dalje të bashkisë së Durrësit. Rama tha se në emisionet televizive lehet shtazërisht, mbillet panik dhe port-halet kanë tmerruar popullin. Rama u shfaq nervoz pasi u pyet për institucionet shtetërore dhe përgjegjësinë e tyre për ngjarjen. “Nuk ka arsye për ato debate shtazarake që bëhen në studio, marrëzi”, tha Rama.



Gjatë gjithë ditës, Rama ka qenë mjaft kritik me gazetarët.

“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”, thotë Rama.

Kryeministri Rama:

APEL I DETYRUAR MEDIAVE

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!

“Më njeh kush jam?”, vajza e vogël i përgjigjet Ramës: Je Lali Eri!

Në këtë javë pas tërmeti, kemi parë gjithçka, nga viktimat që thyen zemrat e të gjithëve, deri te shoW i personazheve qeveritarë, që nuk kanë lënë fytyrë fëmije pa përdorur, në mënyrë që ti shërbejnë përmirësimit të imazhit të tyre.

 

Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme, kur kreu i qeverisë Edi Rama mori në krahë një vajzë të vogël, e cila bëri një gabim të madh, nuk e njihte “kokën e kombit”, dhe mendonte se ai ishte Lali Eri.

Ky i fundit i ndjerë në siklet nga ngatërrimi i së voglës, u kujdes menjëherë që të thoshte se skishte lidhje te kjo ‘’ngatërresë kaq e madhe”.

Pjesë nga biseda:

Ei Rama: Më njeh ti mu, kush jam unë?

Vajza e vogël: Ti je Lali Eri…

Edi Rama: Unë jam Lali Eri?

Veliaj: Si i ngatërrove ti mi zemra e vogël këto gjëra?

Edi Rama: Nëqoftëse unë jam lali Eri ky kush ësht ky, apo ky është plaku i vitit të ri?

Dhe sigurisht pas këtyre bisedave në ERTV, gjithçka finalizoi me të qeshurat e të pranishmëve, që po përgatiteshin të akomodonin një prej familjeve më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, familjen Lala.

“Para ligjit përgjegjësit”, Presidenti Meta jep detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas tragjedisë nga tërmeti

“Prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”. Me këtë përfundim është dalë nga mbledhja e Këshullit të Sigurisë Kombëtare sot pas takimit që thirri kreu i shtetit. Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka mbledhur mengjesin e sotem Keshillin e Sigurise Kombetare.

Sikunder mund ta shihni edhe ne foto i pranishem eshte edhe kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi ne fakt se do te ishte pjese e takimit gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e qeverise.

Burime nga mbledhja bejne me dije se ne takim nuk eshte i pranishem kreu i PD-se, Lulzim Basha, per te cilin thuhet se nuk ka pasur nje ftese.

Ne mbedhje, po sipas burimeve per “Panorama” mungon edhe i ngarkuari me pune i kryeministit per menaxhmin e emergjences, ministri Bledi Çuçi.

“Më bjer një palë uratë, Biblën e kam me vete”, ja porosia e Xhulias së arrestuar për përhapje paniku

“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete”. Kjo ka qene porosia qe i ka dhene avokatit te saj, Xhulia Aliaj, vajza 25-vjecare e arrestuar me akuzen e perhapjes se panikut pas termetit tragjik, me postimet ne faqen e saj ne FB.

Avokati Stefan Topalli qe mbron Xhuljan ne kete proces e ka bere me dije porosine e dhene nga vajza, me ane te nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, pak para se te zhvillohet seanca e vleresimit te mases se sigurise.

Postimi i avokatit Stefan T Topalli, i Zyre Avokatie “Stefan Topalli”

Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.

Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen.

Mbrojtja është gati.

Njoftimi i policise per arrestimin e 25-vjecares

qytetare duke ikur mbremjen e djeshme nga Durresi

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

Thellohet tragjedia në familjen Lala, nusja e madhe humb jetën pas varrosjes së 8 viktimave të tërmetit

Thellohet bilanci tragjik i familjes Lala e cila humbi 8 persona gjatë tërmetit që ra në Shqipëri në orët e para të ditës së martë.

Mësohet se Fiqirete Lala, nusja e madhe e shtëpisë Lala humbi jetën në spital pas traumës që kaloi me humbjen e 8 anëtarëve të familjes.

Kjo e çon në 9 numrin e anëtarëve që humbën jetën.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik

1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë

2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)

3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta

4. Marjeta Lala 31 vjeç

5. Emilio Lala

6. Enis Lala 2 vjeç

7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë

8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete

1330 lëkundje tërmeti pas 26 nëntorit, eksperti: Shqipëria ndodhet në një zonë sizmike të lartë, por s’ka arsye për panik

1330 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019.

Ismail Hoxha ekspert i sizmiologjisë shprehet se ska arsye për panik por duhet ruajtur qetësia.

Report Tv ditën e sotme ka qenë në ambientet e brendshme të laboratorit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, ku ka parë nga afër se si funksionon ky laborator dhe se si maten tërmetet.

Ndërkohë lëkundja e mëngjesit u regjistrua në Kepin e Rodonit. Deri më tani janë shënuar në total 1330 lëkundje që nga tërmeti i së martës.

Ndërkohë punonjësi i IGJEUM, Ismail Hoxha është shprehur se në Shqipëri nuk është bërë një hartë sizmologjike prej kohësh dhe se prej 40 vjetësh nuk kishim një tërmet të këtyre përmasave që goditi më 26 nëntor.

Shqipëria sipas Hoxhës ndodhet në një zonë sizmike të lartë kjo edhe për shkak të pllakës së Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë.

Aksinometria e termetit 6.4 ballë nuk është transmetuar në qendër pasi stacioni i Durrësit nuk ka bateri dhe shkëputja energjisë e beri të pamundur.

Ndalur tek stacionet sizmike rezulton se në të gjitha qytetet ka nevojë për investime, pasi për shkak të mungesës së sistemit të baterisë së matjeve aksionometrike në termetin 6.4 ballë në Durrës nuk është ruajtur për nevoja studimi.

Eksperti sizmiologjisë bën apel që në shkolla dhe kurrikula të flitet më tepër për tërmetin pasi njerëzit duhet të mësohen me këtë realitet që do të na shoqërojë gjatë.

Hoxha bën apel se institucionet shtetërore duhet të marrin masa pasi harta e rrezikut sizmik daton 40 vite më parë dhe duhet ribërë e reja.

Ndër të tjera, tha se nëse tërmeti do të kishte rënë në vitin 2000 do të kishte shumë pak dëme. Ai këtë e lidh me bumin e ndërtimeve pas viteve 2000, ku shumë prej tyre kanë qenë abuzive.

“Lëkundje të tilla natyra i ka të nevojshme”, eksperti i bën thirrje qytetarëve: Lërini makinat, nuk do bëhemi kurrë si Japonia

Inxhinieri Agim Seranaj nga rubrika Opinion” në News 24, teksa foli për situatën post tërmet u shpreh se lëkundje të tilla janë normale, pas një tërmeti me magnitudë të aq të lartë.

 

Seranaj tha se Shqipëri nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë, por duhet të kuptojmë se pas lëvizjes së madhe të pllakave tektonike ato duhet të ri pozicionohen sërish.

Gjithashtu eksperti theksoi se të gjithë qytetarët e Tiranës që flejnë në makina duhet të kthehen në shtëpi.

“Duhet të mësohemi se të tilla lëkundje do ti ndjejmë. Ngjarje si në Japoni nuk do të kemi as në madhësi dhe as në frekuencë. Duhet ti quajmë normale. Duhet të kuptojmë pse natyra i ka të nevojshme. Tërmeti zhvillohet prej lëvizjeve të pllakave tektonike.

Janë pllaka të mëdha ato duhet të gjejnë ri pozicion dhe gjatë kohës që duan të stabilizojnë veten krijojnë edhe këto lëkundjet post shok. E fjetura në makinë duhet të eliminohet patjetër. I kam parë vetë dhe kur i shoh në makina me fëmijët, nuk i shoh dot”, tha Seranaj.

Vatra, fushatë ndihmash për tërmetin (video)

Federata Pan Shqiptare e Amerikës Vatra, nisi mbrëmë një fushatë ndihmash për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Shumë veprimtarë të komunitetit dhuruan para në bazë të një tradite të hershme të kësaj organizate. Vatra njoftoi se biznesmeni Jim Xhema dhuroi 40 mijë dollarë, ndërsa Harry Bajraktari 25 mijë. Kryetari i Vatrës, Dritan Mishto bërë këtë deklaratë për Zërin e Amerikës:

Lagjja 17 në Durrës e shkatërruar pas tërmetit, banorët: Kanë ikur të gjithë, nuk kemi bukë

Tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Durrësin dhe vendin ka bërë që në lagjen 17 të qytetit të ketë shumë pasoja.

Shumë pallate janë shkatërruar, ndërsa banorët kanë ikur prej andej. Disa prej banorëve të paktë që kanë mbetur shprehen se pallatet thuajse janë boshatisur, pasi njerëzit janë larguar. Ndërsa, banorët janë duke pritur ekspertët për të bërë vlerësimet.

“Gjendja brenda është katastrofë. Nuk ka mur që nuk është plasaritur. Ka 50 hyrje, aktualisht nuk ka asnjë banor, të gjithë po ngrenë rrobat dhe kanë ikur, dikush fle nëpër makina etj. Këtu është pasuria jonë. Deri në këtë minutë askush nga shteti nuk ka shkelur, nga shkallët deri këtu”, tha një banor.

Një tjetër banor shprehet se është me 5 fëmijë jashtë e nuk kanë as bukë të hanë.

“Askush nuk është interesuar. Jemi jashtë. Jam me 5 fëmijë dhe kemi mbetur rrugëve. A ka shtet a nuk ka. Kemi mbetur pa bukë”, deklaroi banori.

Frikë nga tërmetet, mbipopullohet aeroporti i Rinasit

Tërmetet e rëna në Shqipëri prej 26 nëntorit po sjellin pasoja të shumta. Përveç marrjes së 51 jetëve dhe qindra të tjerëve që kanë mbetur të plagosur, mijëra banorë janë në ankth dhe panik.

Por shumë të tjerë kanë frikë të jetojnë në Shqipëri dhe kanë zgjedhur të largohen.

Gazetari i RTSH, Ilir Karabrahimi, ka publikuar sot disa foto ku shihen qindra njerëz që janë dyndur në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.

Siç shihet të gjithë qytetarët po largohen nga vendi, pasi prej ditësh mijëra njerëz kanë lënë banesat e tyre në Tiranë e Durrës dhe po jetojnë në qytete të tjera në Jug e në Veri të Shqipërisë./dosja

“Ankthi nuk hiqet me rrënojat”- Zjarrfikësi italian flet nga gërmadhat e tërmetit në Durrës

Mirënjohja/ “Kur na shohin, ata na ndalojnë në rrugë dhe na falënderojnë: na ofrojnë ushqim, na japin ëmbëlsira, duan të na japin dhurata“. Trauma/ “Ata kanë frikë sepse dridhjet vazhdojnë“.

 

Ndërgjegjësimi: “Ata na falënderojnë sepse e kuptojnë se nuk janë të organizuar”.

Kështu e nis një artikull një prej mediave italiane në lidhje me tërmetin katastrofik në Durrës, duke intervistuar zjarrfikësin Massimo Marconcini, 51 vjeç nga Livorno.

Ai është një nga 175 zjarrfikësit italianë që janë me shërbim në Shqipërinë e gjunjëzuar nga tërmeti që goditi në zemër të saj.

Në Durrës, zjarrfikësit italianë u gjendën para skenave identike me tragjeditë e shumta që e bënë Italinë të qante: L’Aquila, Amatrice, Umbria dhe Marche, Ischia dhe Rigopiano. Megjithatë, edhe Massimo pati frikë.

“Ishte një tërmet 5.2. Unë isha në mes të një ndërtese. Nuk zgjati shumë”, thotë ai për “ilfattoquotidiano.it”, duke rikthyer kujtesën e freskët të atyre sekondave.

Ju nuk mësoheni me tërmetin, nuk mbaron me fundin e tronditjes, se ankthi nuk hiqet me rrënojat, nuk shkundet me pluhur. Shqipëria, shumë pranë nesh, zbulon se është mbi të gjitha e brishtë si ne. Një vend që nuk kujton as tërmetin e fundit: Së pari qytetet nuk ishin aq të mëdha. Dhe gjithashtu kishte më pak komunikim. Tani, natyrisht, është një vend që është rritur aq shumë” – thotë Massimo, me respekt, por shton se “ata nuk janë ende të organizuara për këto gjëra“.

Qëndroi 21 orë nën rrënoja, flet i mbijetuari nga tërmeti, Klajdi Qato: Nuk e besoja kurrë se do të mund të dilja që aty

Klajdi Qato është nga personat që i mbijetoi tragjedisë së 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave.

Për “Open” 24-vjeçari ka rrëfyer momentet e ferrit pas tërmetit, ku qëndroi 21 orë nën gërmadha, deri sa u shpëtua nga ekipet e kërkim shpëtimit.

“Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty.

Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdes”, tha  Klajdi.

“Ndal abuzimit me fëmijët”, ish-deputetja demokrate thirrje Ramës: Lere aktrimin dhe merr përgjegjësi!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalë abuzimin me fëmijët.

 

Reagimi i Pampurit erdhi pas takimit që keryeministri pati me dy nga fëmijët e plagosur Alerio dhe Aurelio.

Sipas ish-deputetes, Rama e përdori këtë takim si shfaqeje, ndërkohë që takimi me fëmijët sipas saj duhet të bëhej në praninë e psikologëve dhe pa kamera.

Postimi i plotë:

Ndal abuzimit me femijet Edi Rama!

Sot ne spitalin e traumes kryeministri vraponte per te takuar dy femije, te mbijetuar nga termeti e per te na ofruar nje shfaqje te turpshme. I shoqeruar nga ministrja e shendetesise e cila kishte pergatitur terrenin qe shfaqja e peshtire te kishte sukses, Edi Rama perdori dy femije te cilet pervec mbeshtetjes emocionale te profesionisteve, kurimit nga stafi mjekesor e ngrohtesise se prinderve nuk i duhej fallsiteti neverites i Edi Rames qe ka 4 dite qe vrapon nga shfaqja ne shfaqje, nderkohe qe prej kaosit qe ka krijuar per shkak te keqmenaxhimit te situates po shkakton shume vuajtje te njerezit.

Mjaft i perdore femijet Edi Rama, te gjithe kane qene ne terren, te gjithe kane takuar femije e te moshuar, te gjithe kemi perjetuar ankthin e historive te tyre, faktin qe jane te paushqyer, te pastrehe, te traumatizuar, por kemi kursyer kamerat e aparatet fotografike me ta. Cdo bisede me keta femije duhet te jete e kujdesshme, nen pranine e psikologeve, dhe absolutisht pa pranine e fotografeve apo kamerave. Ti shkele mbi kete te norme elementare njerezore. Turp te keqperdoresh femije ne kete gjendje. Qindra te tjere therrasin per strehe, dhe ushqim. Leri kamerat, lere aktrimin, merr pergjegjesi dhe ndihmo njerezit ne nevoje! Turp!

VIDEO- Bëri gafën e rëndë për 50 viktimat e tërmetit/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit jep dorëheqjen

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti, pasi një gafe të rëndë gjatë ditës së djeshme ku deklaroi se “ishte e kënaqur” që kishte vetëm 50 viktima nga tërmeti tragjik që goditi Durrësin dhe Thumanën mëngjesin e së martës.

“Jemi të kënaqur me 50 viktima”- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit shokon me deklaratën e saj on Vidnews.

E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan ajo.

“Për hir të së vërtetës, ky ishte një tërmet shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur me 50 viktima për arsye se në raste të tjera ka pasur mbi 1 mijë viktima”, tha ajo një ditë më parë”, tha ajo një ditë më parë gjatë një lidhje live në Top Channel.

‘Të përqafuar me njëri-tjetrin’, rrëfimi rrëqethës i kreut të ekipit italian: Si i gjetëm pa jetë nënën me tre fëmijët në krahë

“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë keshtu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojme kurre ndryshe. Por kete radhe nuk ndodhi keshtu. I gjetem te vdekur, nenen me tre femije, te gjithe te perqafuar’. 

 

Keshtu e nis rrefimin e tmerrshem kreu i grupit te eklipit italian te shpetimit, Nicola Ciannelli, qe punuan per nxjerrjen e njerezve nen rrenoja pas termetit ne Durres.

Behet fjale per anetaret e familjes Lala, kur forcat e shpetimit gjeten nene rrenoja te vdekur nenen Marjeta Lala me tre femijet e saj te perqafuar, binjaket, Dionisa Lala, Enis Lala dhe femijen tjeter ngjitur Emilio Lala.

Eshte gruaja e Berti Lala, qe mbijetoi nga termeti, por humbi te gjithe familjen.

“Ishte një moment i tmerrshem per te gjithe ne, jemi prinder dhe kur e gjen veten para fëmijëve ne kete situate, te duhet te guxim jashte mase i madh qe te mund te vazhdosh me tej. ju duhet një guxim i madh për të vazhduar më tej’ thote me tej.

Sipas rrefimit, nena mbante ne krahe perfaqur dy binjaket, gati dy vjecare dhe motren e tyre 7-vjece.

‘Kurre ne nuk e mendojme kete gje, kur ndodh i dorezohemi realitetit’ thote kreu i ekipit italian te shpetimit.

I vetmi i mbijetuar eshte nipi i tij, 17 vjecar qe shpetoi nga nje lavatrivce dhe u nxor me pas nga rrenojat.

 

 

Aktori Neritan Liçaj: Moikom Zeqo dhe Lida Miraj në mbrojtje të Teatrit Kombëtar!

Shkrimtari i shquar Moikom Zeqo dhe bashkëshortja e tij arkeologia e mirënjohur Lida Miraj i janë bashkuar mbrojtjes të Teatrit Kombëtar.

Lajmin e jep Neritan Liçaj që është një nga aktorët që për më shumë se një vit, po proteston kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai sot botonte në faqen e tij në Facebook lajmin e mirë:

“Me kënaqësinë më të madhe na është bashkuar dhe znj Lida Miraj dhe bashkëshorti i saj i nderuar z Moikom Zeqo.
Me teatrin për teatrin.”

 

 

Tërmeti- Ekspertët nga Zvicra zbresin në terren, testojnë stabilitetin e banesave

Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën në terren. Në  qytetin e Durrësit ata kanë kontrolluar disa nga ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa në fund pritet të japin fjalën e tyre nëse janë apo jo të banueshme. Në Krujë ekipi ka testuar stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta për jetën.



 Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre, raporton Albinfo.ch

 “Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi të martën. Duke parë seriozitetin e gjendjes, qeveri zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë, të cilët do të vlerësojnë nevojat, do të japin asistencë të menjëhershme dhe do të propozojnë masa afatgjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître.

 “Zvicra mbështet Shqipërinë jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe zv. kreu për ndihmën humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

“Dyert u bllokuan, i hapëm me leva”, qytetari në Golem rrëfen tmerrin nga tërmeti

Në zonën e Golemit një prej banorëve që ka humbur shtëpinë rrëfen momentet e tmerrshme të përjetuara ditën e tërmetit.

Ai ka treguar përjetime e trishta të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të së martës me magnitudë 6.4 të shkalles rihter, ndërsa tha se mbeti i bllokuar brenda dhe dyert nuk hapeshin.

“Është mundi i një jete. Kanë ardhur për ta nxjerrë të pabanueshme. Ta dimë edhe ne se çfarë të bëjmë: do shembet apo do të riparohet. Kemi punuar një jetë të tërë në emigracion.

Nuk qëndrojmë në këtë shtëpi, sepse situata është e tmerrshme. Lëkundjet e forta i kemi përjetuar brenda. Dyert kanë qenë të bllokuara, i kemi hapur me leva. Sapo e kishim riparuar shtëpinë nga dëmet e 21 shtatorit. E kam blerë 40 milionë lekë që nga viti 2000, por kam bërë shumë investime”-tha ai për News 24.

Tërmeti- Viktima e parë në Tiranë, ndërron jetë në spital 20 vjeçarja

20 vjeçarja e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ka thelluar më tej numrin e viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit.


E reja Xhesika Biqiku është viktima e parë që shënohet në kryeqytet, nga tërmeti tragjik.

Burime nga spitali i traumës konfirmuan se 20 vjecarja nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Tërmeti goditi dhe Lezhën, 760 banesa e pallate të dëmtuara. Flasin banorët: Nuk hyjmë dot brenda

ELVIS HILA/ Edhe në Bashkinë e Lezhës, tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pas mjaft pasoja. Deri tani raportohet për 760 banesa të dëmtuara mes tyre dhe shumë pallate brenda qytetit.

Nga verifikimet që janë bërë deri më tani nga grupet e punës së Bashkisë, rezulton se 81 banesa janë të pabanueshme, mes të cilave edhe dy pallate, duke lënë të pastrehë qindra banorë. Situata më problematike paraqitet brenda qytetit të Lezhës, ku janë rreth 48 objekte të dëmtuara, mes tyre dhe godina të institucioneve shtetërore.

Banorët flasin për dëme të shumta dhe frikën që kanë të qëndrojnë në banesat e tyre. “Pallati ynë, i cili ndodhet në qendër të qytetit, është ndërtuar para viteve ‘80 dhe ka dëmtime shumë të mëdha. Janë hapur muret, ka rënë suvaja dhe me pak fjalë, është bërë i pabanueshëm. Ka çarje të shumta në strukturë dhe nga një lëkundje sado e vegël, mund të shembet. Nuk mund të qëndrojmë brenda dhe po flemë në makina”, thotë një nga banorët. Një tjetër qytetare e Lezhës thotë se janë të traumatizuar dhe i kërkon qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Bashkinë e Lezhës, pasi ka shumë pasoja nga tërmeti.

“Në Lezhë ka shumë dëmtime. Qeveria duhet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe këtu. Pallati ynë po bie dhe nuk mund të hyjmë brenda nga frika. Prej 3 netësh jemi duke qëndruar jashtë. Jemi në akth nga ajo çfarë kemi përjetuar dhe kemi shumë frikë. Nuk hymë brenda, më janë traumatizuar fëmijët, pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta”, thotë Minushe Bregu.

TE PASTREHET

Familjet e pastreha aktualisht po qëndrojnë në qendrat e ngritura nga Bashkia, si dhe tek të afërmit e tyre. Por frika dhe ankthi nga lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit, kanë sjellë një gjendje të rënduar psikologjike tek ata qytetarë që kryesisht jetojnë në pallate. Shumë prej tyre vijojnë ta kalojnë natën jashtë, duke fjetur në makina e të tjerë janë larguar duke gjetur strehim tek të afërmit e tyre që jetojnë në fshatra.

“Nuk kam dëmtime në shtëpi, por kam frikë të futem brenda. Kemi përjetuar një situatë dramatike, pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta. Jemi të gjithë të traumatizuar dhe kemi frikë të hyjmë brenda, Ka 3 net që e kalojmë natën në makinë së bashku me familjen”, thotë një qytetar. Gjithashtu, Shëngjini ka hapur dyert për banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Rreth 600 shtretër të një resorti turistik janë vënë në dispozicion të banorëve të Bashkisë Lezhë, Kurbin dhe të Thumanës. Akomodimi ka nisur që prej mbrëmjes së të enjtes dhe po vijon edhe gjatë ditës së premte. Deri tani janë strehuar mbi 100 persona, ndërsa procesi po vijon. Sipas autoriteteve ka një hezitim të banorëve për t’u akomoduar në Shëngjin nga frika për të qëndruar në ndërtesa të larta. Ndërkohë, tërmeti ka lënë të pastrehë afro 800 banorë në qarkun e Lezhës, ndërsa zona më e prekur është Bashkia e Kurbinit, për të cilën qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Përcillen anëtarët e familjes Lala, Meta: S’ka fjalë për ngushëllim, ja detyrimi ynë

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka marre pjese paraditen e sotme ne homazhet per percjelljen ne banesen e fundit te anetareve te familjes Lala qe humben jeten si pasoje e termetit.

Jane 9 anetare qe po percillen sot ne banesen e fundit, mes tyre 5 femije. ‘E pamundur te gjesh fjale per te ngushelluar Familjen Lala pas kesaj tragjedie te tmerrshme’ – ka thene kreu i shtetit

‘Zoti u dhente force per ta perballuar kete dhimbje te pangushellueshme. Detyimi yne eshte tani per t’i qendruar prane atyre gjithmone’- tha Meta.

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

VIKTIMAT

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç

Tërmeti katastrofik- Në Tiranë 1192 banesa të dëmtuara, 256 pallate kërkojnë vlerësim

Deme te jashtezakonshme solli me vete termeti tragjik, qe mjerisht la nen rrenoja 50 viktima. Ne nje bilanc paraprak te demeve, nje numer i madh banesash rezulton i demtuara ne kryeqytet.

Ka qene Kryeministri Edi Rama qe ka publikuar zonat më të dëmtuara nga tërmeti edhe ne Tirane duke dhene nje shifer paraprake lidhuir me banesat e demtuara dhe me tej me pallatet qe duan rivleresim.

Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

“Në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore” – tha Rama.

Firmosi lejet e ndërtimit për 12 vite në Durrës- Vangjush Dako kalon i qetë mes rrënojave të tërmetit

Ekipet e ekspertëve të ndërtimit në Durrës kanë dalë në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Sipas ekspertëve pjesa më e madhe e objekteve, kanë shtuar katet, në shkelje të lejeve ndërtimore, duke sjellë në jo pak raste dëmtime të forta të strukturës.

Kamera e ABC News ka mundur të fiksojë momentin kur ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, funksionari që ka firmosur çdo leje ndërtimore në këto 12 vitet e fundit, kalon i qetë nën rrënojat e ish-hotel “Mira Mare” në Durrës.

Kur fadromat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, po përmbyllin misionin e tyre në kërkim të personave të mbetur nën rrënoja, faza tjetër do të jetë ajo e vlerësimit të dëmeve që tërmeti i 26 nëntorit la në Durrës.

Pallatet dhe hotelet shumëkatëshe në qytetin bregdetar, kanë pësuar dëmtime të shumta. Ekipet e ekspertëve të vlerësimit të dëmeve, kanë zbritur në terren, dhe fatura financiare që pritet të prodhojnë, duket se do të jetë e madhe.

Diku ka rënë një mur, një tjetër pallat është bërë i pabanueshëm, Hotel “Lubiana” mbahet mbi kollona të thyera, dhe të gjitha vlejnë miliona lekë.

Ekspertët kanë nisur edhe verifikimin e lejeve të ndërtimit për çdo objekt, duke bërë krahasimin mes kateve legale dhe atyre që u shtuan gjatë viteve.

Në 12 vite të drejtimit të Bashkisë, Vangjush Dako firmosi me mijëra leje duke e tjetërsuar bregdetin. Megjithatë qetësinë dhe përgjegjësinë, për pallatet e hotelet e gjymtuara, nuk e shfaq, edhe kur kalon mes objekteve, që janë zhdukur plotësisht, siç është ai Hotel “Mira Mare” në Durrës.

Jashtë kamerave, ekspertët pohojnë se një pjesë e mirë e hoteleve do të duhet të shemben, pasi kanë marrë goditje të forta në strukturën mbajtëse.

Shumë prej objekteve të vendosura në bregdet, nuk kanë respektuar lejen e ndërtimit, duke shtuar katet e hoteleve në përfundim të çdo sezoni turistik./abcnews.al

Shqipëri, mbyllen kërkimet, 50 viktima nga tërmeti

Në Shqipëri shkon në 50 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, ndërsa të gjitha operacionet e shpëtim-kërkimit konsiderohen tanimë të mbyllura. Sipas një bilanci zyrtar përfundimtar, qyteza e Thumanës, ku u shembën dy pallate, rezulton të jetë dhe më e goditura me 26 të vdekur. Në Durrës, ku tërmeti rrafshoi dy hotele në zonën e Plazhit, një vilë tre katëshe në zonën e ish Kënetës, dhe dy pallateve në qytet, janë 24 personat që humbën jetën. Mes viktimave të tërmetit janë 6 fëmijë dhe 22 gra. Në operacionet ë kërkimit nëpër rrënoja, morën pjesë rreth 250 efektivë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE-je dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në total janë pak më shumë se 900 të plagosurit, nga të cilët 41 janë ende të shtruar në spital. Mes tyre një vajzë është në gjendje të rëndë, dhe sipas vlerësimit të mjekëve, dhe transferimi i saj jashtë vendit, është i pamundur. Tre të tjerë që gjithashtu kanë qenë në gjendje të rëndë, janë dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë “përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës”. zëri i amerikës

“Kisha djalin për dore dhe dora filloi t’i ftohej”- Tragjedia e familjes Cara, shpëton vetëm kryefamiljari (video)

Janë përcjellë sot për në banesën e fundit 6 anëtarët e familjes Cara, të cilët nuk arritën t’i mbijetonin tragjedisë së 26 nëntorit. Në tryezën e pasmortit, i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Në një bashkëbisedim me kryeministrin, të afërmit e familjes Cara tregojnë se kryefamiljari, Albert Cara, i vetmi që u nxor i gjallë nga rrënojat, i cili u dërgua drejt Italisë për kurim pas plagëve të marra, nuk e di që i është shuar e gjithë familja.

Ai nuk e di që kanë vdekur të gjithë, por diçka  e di, sepse kur i shkoi e motra në spital e pyeti: më thuaj kush ka vdekur, më thuaj emrin. I ka thënë se djalin e  kishte për dore dhe se dora kishte filluar t’i ftohej”, tregon njëri nga familjarët.

Viktima të tërmetit tragjik, në familjen Cara mbetën: Fatmira Cara 54-vjeç, Hasan Cara 16-vjeç, Ankthi Cara 65-vjeç, Almir Cara 26-vjeç, Stela Zvergeci 20-vjeç,e fejuara e Almir Cares.

Zjarrfikësi Arben Cara: Si i gjeta 7 familjarët e mi nën rrënoja në Thumanë

Arben Cara ishte mbi rrënojat e hotelit “Vila Palma” në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos, kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij.

Zjarrfikësi Arben Cara rrëfen për “ABC News” se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij që i gjeti të vdekur nën rrënoja, por në misionin e zjarrfikësit të gjithë i sheh njësoj, me të njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar. Dora e ftohtë akull si e një nënë, e hedhur mbi trupin e pajetë të vajzës 7- vjeçare, është skena që kurrë nuk do t’i hiqet nga mendja Arben Carës.

“Kemi përjetuar një shok të rëndë, pasi fëmija 7 vjeç u gjend në krahët e njeriut të vet, dukej sikur e mbronte. Në ato momente kishim një përjetim të thellë”, thotë ai. Ka 15 vite që punon zjarrfikës, në luftë me flakë, përmbytje, tërmete e situate të tjera të ngjashme, pa pushim në betejë për të shpëtuar jetë njerëzish, por ky fund nëntori e ka goditur si kurrë më parë. Mëngjesin e 26 nëntorit, pas goditjes së parë të tërmetit, Arbeni ishte duke drejtuar operacionin e shpëtimit te “Vila Palma”, atje ku u shpëtua Klajdi 25-vjeçar, por u nxor nga rrënojat i vdekur gjyshi i tij.

Ishte atje në krye të atij operacioni, kur kolegët e tij e lajmëruan dhe drejtuesit e urdhëruan që të nisej drejt Thumanës, sepse atje ishin nën rrënoja familjarët e tij. “Fillimisht jam nisur për në Durrës, pasi morëm kontakt me drejtorin e Zjarrfikëseve në Durrës, na ka nisur urgjent te hotel ‘Vila Palma’. Kemi operuar fillimisht aty, duke nxjerrë trupat e një familjeje aty dhe më pas jam informuar që në Thumanë kishte ndodhur tjetër tragjedi, si pasojë e tërmetit. Më kanë dhënë leje dhe urdhëruar të nisem drejt Thumanës, për të shkuar në një ekip shpëtimi për të ndihmuar në Thumanë”, thotë Cara.

Kur gjendet në situata të tilla e ku i duhet që poshtë rrënojave të kërkojë me shpresë për njerëz me jetë, për Arben Carën janë të gjithë njësoj si familja e tij. Megjithatë, duhet të ketë qenë shumë e vështirë sepse nën ato rrënoja të pallatit të shembur në Thumanë, Arben Cara gjeti të pajetë shtatë familjarë të tij.

“Për mua është një humbje shumë e madhe dhe dhimbja është e pakufishme, por nuk ka qenë qëllim për të nxjerrë trupat e familjes Cara. Kryesorja ishte të nxirrnim personat gjallë që ne komunikonim”, shprehet ai.

Lindita ishte një prej familjarëve të tij, që u shpëtua nga rrënojat. Me gjithë dhimbjen për familjarët e tij dhe gjithë viktimat që u gjetën nëpër rrënoja, Arben Cara ishte i vendosur të vazhdonte me përkushtim, për ta përballuar situatën, duke shpresuar sërish që poshtë rrënojave të gjente shenja jete, ndonëse nuk ndodhi kështu.

I AFËRMI I FAMILJES CARA

Shtatë prej nëntë pjesëtarëve të familjes Cara u shuan në tërmetin tragjik të së martës. Albert Cara, një prej të mbijetuarve, ndodhet i dëmtuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ai nuk e di ende që 3 fëmijët e tij, 2 djemtë dhe një vajzë, së bashku me bashkëshorten, nuk jetojnë më, ashtu sikurse edhe e fejuara e një prej djemve. Djali i xhaxhait të Albertit tregonte dy ditë më parë se kushëriri i tij nuk është ende në dijeni të tragjedisë që i ka ndodhur. Sulë Cara ndiqte operacionin derisa 4 pjesëtarët e fundit të familjes Cara u nxorën nga rrënojat të pajetë.

Mbi 300 të lënduar te Trauma, katër në luftë për jetën. Rasti më i rëndë, një vajzë nga Kombinati

Në vetëm tri ditë, që nga mëngjesi i së martës së tmerrit deri pasditen e vonë të së enjtes, mbi 300 persona janë drejtuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. 

Nga këta, mjekët e kanë parë të arsyeshme të shtrojnë vetëm 34, një prej të cilëve i është drejtuar shtetit fqinj, Italisë, për mjekim më të specializuar. Të dhënat i jep drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

“Numri total i rasteve të paraqitura në spital ka arritur në 338, nga të cilat në total janë shtruar 39. Aktualisht janë vetëm 34, për shkak se disa prej tyre, pasi kanë marrë trajtimet përkatëse, janë larguar nga spitali. Ndërsa një pacient është larguar dje drejt Italisë, për shërbime të mëtejshme shëndetësore dhe pjesa tjetër vazhdon të marrë shërbim në spital”.

Në gjendje kritike për jetën, sipas doktorit, janë katër pacientë, të cilët mbahen në observim. Midis tyre, Zeneli veçon një rast specifik, Xhesika Biçikun, e ardhur nga Kombinati, e cila rezulton të jetë rëndë.

“Janë probleme që ne i konsiderojmë politrauma. Domethënë, dëmtime në disa sisteme organesh. Një prej tyre është rasti edhe më i vështirë. Pas konsultave me stafin që erdhi nga Italia për mundësinë e transferimit në një spital tjetër, u vendos përfundimisht të mos transportohet. Perspektiva që mund t’i ofrohej në një spital tjetër nuk do të ishte më e mirë sesa këtu”, sqaron drejtori i Spitalit të Traumave të rënda.

Edhe pse fokusi janë pacientët e shtruar, spitali pret e përcjell ende pacientë që preken nga lëkundjet e pandalshme. Me thyerje kockash pas humbjes së ekuilibrit apo të lënduar për shkak të panikut të tërmetit të djeshëm të shkallës 5.1 rihter, pacientë të shumtë mësynë Traumën edhe dje. Vetëm në 24 orët e fundit numërohen mbi 108 raste të reja./PANORAMA

E dhimbshme- Diena shkoi te prindërit për të qenë më e sigurt, vdiq bashkë me vajzën

Shkoi te mami bashkë me vajzën për të qenë më e sigurt, por humbi jetën. Diena Meçja (Karanxhaj), pas tërmetit të parë të lehtë, ishte larguar nga banesa e saj ku jetonte me qira bashkë me vajzën e mitur, për të qëndruar bashkë me prindërit, duke menduar se atje do të ishte më e sigurt. 

Por për fatin e keq të tyre, kjo rezultoi fatale pasi pallati 6-katësh pësoi dëmtim të rëndë nga tërmeti i fortë prej 6.4 ballësh, duke bërë që fillimisht të shemben dy katet e para dhe më pas të rrëzohet plotësisht. Bashkë me 30- vjeçaren vdiq vajza e mitur e saj dhe nëna. Ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte kryefamiljari, i cili në ato momente nuk ndodhej në shtëpi.

Pas fatkeqësisë që i ndodhi pesë vite më parë kur humbi bashkëshortin, Diena dhe vajza e saj 8-vjeçare jetonin në një shtëpi me qira, ndërsa herë pas here shkonte dhe te prindërit.

Ato e patën të pamundur të dilnin nga objekti, ndërkohë që shembej pak e nga pak për t’u rrafshuar në harkun e pak minutave. Fillimisht u gjet nën rrënoja e vdekur vajza e mitur, e cila ndodhej pranë nënës së saj. Diena Karanxhaj ndenji 12 orë e përqafuar me të bijën poshtë rrënojave dhe nuk donte të dilte nga aty.

“Mos më nxirrni, – iu tha ekipeve të shpëtimit, – jeta ime nuk ka më vlerë”. Grupet e punës së shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, por 30- vjeçarja humbi jetën pak orë më vonë për shkak të hemorragjisë.

Familja e 30-vjeçares ka pësuar një tragjedi të vërtetë, duke qenë se pak kohë më parë Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa humbi vajzën dhe iu bashkua familjes edhe vetë. Diena Karanxhaj kishte pasion pikturën dhe herë pas herë nuk mungonte në ekspozitat që organizoheshin në Durrës.

I mbijetuari i vetëm është kryefamiljari, Ajet Meçja, i cili në momentin e lëkundjeve të forta nuk ndodhej në banesë. I dërrmuar shpirtërisht, ai shpresonte që nuk do të mbetej i vetëm pas kësaj tragjedie. Nuk i mban dot lotët sa herë kujton humbjen e mbesës, për të cilën u kujdes që nga ardhja e saj në jetë. Me nxjerrjen e tri trupave të familjes Meçja dhe katër të familjes Reçi, specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura ndërprenë operacionin në lagjen 18, pasi nuk ka më persona të tjerë nën rrënoja. Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se është mbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit te pallati i shembur në Durrës pranë godinës së Kryqit të Kuq (lagjja 18). Pallati ku këta jetonin ishte ndërtuar pak vite më parë. Në fakt, pranë njëritjetrit qëndronin dy pallate identike të ndërtuara në të njëjtën kohë, nga i njëjti sipërmarrës. Pallati tjetër mori vetëm disa plasaritje të papërfillshme, ndërkohë ky pallat u shemb në vetëm pak sekonda. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndërhyrja në kolonat e pallatit të shembur për transformimin e dy hyrjeve në lokal./PANORAMA

‘Aman më shpëtoni, jam gjallë’, të afërmit e Kelit rrëfim mes lotësh pas tragjedisë në familjen Çupi

Tre pjesëtarë të familjes Çupi nga Thumana janë përcjellë sot në banesën e fundit. I vetmi që arriti të shpëtonte ishte Micoli, 31 vjeç, i cili i plagosur rëndë nuk mundi dot të merrte pjesë në ceremoninë mortore.

“Ia kemi rrëfyer, nëpërmjet mjekut ia kemi shpjeguar. Nuk mundi të vinte, sepse nuk ishte në gjendje”.

Hajredini 67 vjeç, Lutfija 59 vjeçe dhe Keli 35 vjeç, humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit. Të ardhur pas viteve ‘90 nga Burreli në Thumanë për një jetë më të mirë, familja Çupi jetonte në katin e tretë të këtij pallati tashmë të shpërbërë.

“Në Shkurtin e vitit 1953 ka mbaruar shkollën e mesme, për rezervat e punës. Ka punuar në ndërmarrje të ndryshme në rrethin e Matit. Në pas vitit 1997 ka ardhur e ka jetuar në Thumanë, për një jetë më të mirë se ashtu ishin punët, edhe ka ardhur ka punuar në shumë vende si saldator. Bashkëshortja shtëpiake. Dy djemtë në emigracion”.

Familjes Çupi, gëzimi i pritshëm për fejesën e djalit të vogël Micolit, iu kthye në tragjedi. Kelmenti kishte dy ditë që ishte kthyer për këtë gëzim nga Anglia, ku kishte emigruar prej disa vitesh dhe punonte për të siguruar jetesën.

“Njëri jetonte në Angli, tjetri shumicën në Greqi dhe Itali. Dy ditë përpara kishte ardhur Kelmenti, për një gëzim familjar, për të fejuar Micolin. Prisnim ditën kur ishte caktuar, ndodhi tragjedia dhe çdo gjë u ndërpre”.

Dy xhaxhallarët e tij, Adriatiku dhe Hamzai tregojnë bisedat me nipin në 16 orë, gjatë përpjekjeve heroike të grupeve të specializuara për ta shpëtuar nipin e tyre.

“Herën e fundit kam folur, 5 minuta para se me dhënë jetë. Thoshte më ndihmoni, ndihmë o xhaxhi, ndihmë më shpëtoni. Nuk arritëm dot. Nuk ishte mundësia, nuk e di, ishin shumë betone sipër, shumë gjëra… U munduan boll ata të ndërhyrjes greke dhe të Kosovës. U munduan boll, madje njëri nga Kosova bërtiste, Kel qëndro dhe pak, por nuk arritën dot ta shpëtonin”.

“Në momentin që kanë arritur tek i ndjeri, në momentin që kanë prerë traun ai ka dhënë jetë. Atëherë e lanë në moment aty, mbrapa kemi ndërhyrë e kanë filluar dhe e kanë nxjerrë, është nxjerrë në mëngjes”.

U tha që hëngri bukë, kërkoi cigare…

“Ne ia dhamë të gjitha. Kemi komunikuar, kanë komunikuar njerëzit, nipërit”.

Po çfarë u thoshte Keli?

“Aman më shpëtoni, jam gjallë, aman vetëm më shpëtoni. Ishte i bllokuar në të dy krahët, në këmbë dhe në mes. Jetën e humbi nga rrjedhja e gjakut nga këmba”.

Vëllezërit e Hajredin Çupit kanë një shqetësim. Sipas tyre, për shtetin, viktimat e familjeve të tyre as nuk ishin shënuar në listat e të vdekurve nga tërmeti, ose iu ishte shënuar emri gabim.

“Kelmentit ia kanë bërë Klevis, ia kanë ngatërruar. Njëkohësisht edhe nuses nuk i ka dalë emri në listat zyrtare, Lutfies.”

Ata rrëfejnë dhe dëshminë e Micolit, nipit që mbijetoi nën rrënoja, i cili u arrit të nxirrej shëndoshë e mirë pas disa orësh dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, i plagosur.

“Kur erdhën në mëngjes, kunata Lutfia gjendet e vdekur, konfirmohet dhe më pas rreth orës 12 morëm vesh se edhe Hajredini nuk jetonte. Para orës 12 kanë shpëtuar vetëm Micolin. E nxorën forcat e ndërhyrjes së policisë shqiptare. Micoli ka qëndruar disa orë i varur nën rrënoja. vetëm thoshte më ndihmoni se jam shumë mirë, më ndihmoni më nxirrnin nga rrënojat. Ishte i varur dhe bërtiste, kaq”.

TVKLAN

Familja Jonuzi rrëfen ulërimat e Thumanës. Nëna dhe djali shpëtojnë nga fati, nuk ishin në pallat

Banesa e dëmtuar e familjes Jonuzi

Banesa e familjes Jonuzi është e vendosur në një pjesë kodre dhe dalja prej saj nuk ka qenë e vështirë, të paktën kështu deklaroi për gazetën “Panorama” djali i vogël i kësaj familjeje.

Teksa na shoqëron për të parë dëmet e banesës, ai tregon se e kishte ndjerë edhe tërmetin e parë, atë të orës 03:20, por nuk kishte dalë jashtë dhe kishte vazhduar të qëndronte në krevat. Në momentin e lëkundjeve të dyta, kishte thërritur nënën dhe të dy kishin dalë shëndoshë e mirë nga banesa.

Ata jetojnë të dy, pasi vëllai i madh dhe babai ishin në Gjermani. Fillimisht kishin ikur për të kërkuar azil dhe vëllai kishte arritur të qëndronte aty me një kontratë pune. “Kur dolëm jashtë dëgjuam vetëm zhurma, çdo gjë ishte mjegull dhe dëgjoheshin ulërima”, tha ai. Nëna e 17-vjeçarit ishte vendosur në çadrat e ngritura aty pranë, në mënyrë që të qëndronin banorët, banesat e të cilëve nuk ishin të sigurta, por jo vetëm. Me lot në sy për sa kishte ndodhur, ajo tregon se dalja nga banesa nuk kishte qenë e vështirë, të paktën jo më e vështirë nga sa kishte parë dhe dëgjuar të ndodhte me banorët e tjerë që ishin në pallate. “Ishim në gjumë, në banesë kemi qenë unë vetëm me djalin.

Pasi kemi dalë me shpejtësi dhe të frikësuar, dëgjuam jashtë vetëm zhurma dhe njerëz që ulërinin. Ka ndodhur hataja”, tha ajo, ndërsa lotët i mbushën sytë dhe i trazuan zërin. Nga sa rrëfen adoleshenti, që thotë se nga sa ka dëgjuar njerëzit në pallatet e shkatërruara janë nxjerrë me vështirësi, fati e kishte dashur që edhe ata të mos ishin në pallatin aty ngjitur, por kishin shkuar në banesën e gjyshes.

Ish-shefi i Emergjencave: Kemi shkollën e qenve me buxhet 1 mln euro në vit por s’kemi asnjë qen kërkimi

Ish-drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci thotë se Shqipëria ka një shkollë qensh që i merr buxhetit të shtetit rreth 1 milion euro në vit, por ajo nuk ka as edhe një qen të vetëm për kërkimet.

 

Kujtojmë se ishin qentë e ardhur nga Kosova që ndihmuan në gjetjen e trupave të viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën.

Pjesë nga biseda në “360 Gradë” në Ora:

Pyetje: i janë drejtuar forcat specialë në terren?

Shemsi Prenci: Në orët e para kishte çoroditje, nuk kishte kompletime në pajisje. Nga mosmenaxhimi i drejtuesve të lartë të strukturave operacionale. Prej 3 ditësh ende nuk e kam parë të reagojë shefi i shtabit të përgjithshëm si drejtuesi kryesor i strukturave të armatosura që janë njëherësh dhe eprorët e grupit të kërkim shpëtimit.

Që në orët e para qeveria duhej të shpallte gjendjen e emergjencës. Por u hezitua dhe thonin çfarë do të bëjmë çfarë u shpall ndryshe nga ato çfarë kemi bërë. Kur shpallet gjendja e emergjencës nuk ka më alternativa por ka detyrime ligjore për reagimin në kompleks të gjitha strukturave për të shpëtuar jetë njerëzish dhe vepruar profesionalisht. Në orët e para jo vetëm që ishin të pa pajisur por dhe pa masa mbrojtëse.

Pyetje:  Është e vërtetë që nuk ka pasur as qen kërkimi?

Shemsi Prenci: Forcat tona nuk kanë pasur

Pyetje: Kushton shumë një qen kërkimi?

Shemsi Prenci: Ne kemi një shkollë të përgatitjes dhe trajnimit të qenve të kërkimit që konsumon një buxhet mbi 1 milionë euro në vit .. Strukturat tona edhe pse janë harxhuar shumë fonde ende nuk janë të përgatitur që për të shkuar në raste tërmeti duhet të shkohet me pajisjet për tërmetin, apo në raste të përmbytjes të shkohet me pajisjet e përmbytjes.


Send this to a friend