VOAL

VOAL

Presidenti Meta kthen në Kuvend paketën anti-shpifje

Ilirian Agolli

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Po ashtu ligji, sipas tij, bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim, si dhe nuk është në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Presidenti Meta tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.

“Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre” – theksoi Presidenti.

Sipas tij, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë. Qeveria ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës.

“Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë” – tha zoti Meta.

Një situatë e tillë, sipas tij, do e vendoste vendin në kufirin e një autoritarizmi, që do të përbënte rrezik për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë, si edhe ekzistencën e vetë demokracisë funksionale në vend. Nëpërmjet mekanizmave ndëshkues dhe organeve vendimarrëse që mund të vendosin këto sanksione ndëshkuese, tenton vendosjen nën kontroll politik të operatorëve mediatikë, veçanërisht medias elektronike, gjë e cila do të përbënte cenim të rëndë të së drejtës për t`u shprehur dhe për informim.

Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

“Delegimi me ligj tek një organ administrativ i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike.

Masat ndaj lajmeve të rreme nuk duhet të cënojnë të drejtën për informim, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në parlament se këto ndryshime ligjore janë dakord 100 për qind me OSBE-në, por përfaqësuesi për mediat i kësaj organizate Harlem Desir është shprehur se asnjëherë nuk është arritur një dakordësim i plotë dhe për një kohë të gjatë po bashkëpunohet që projekti të afrohet me standartet ndërkombëtare. Ndërsa shefja e zyrës së medias e OSBE-së në Shqipëri, Irina Radu, është shprehur gjatë dëgjesave në parlament se “OSBE mendon që AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu duhet ndarë qartë se çfarë janë kritikat politike dhe çfarë janë shpifjet”.

Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-ligjeve, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Bashkimi Europian është shprehur se paketa antishpifje nuk është në përputhje me standartet dhe kërkesat europiane për lirinë e medias dhe duhet bazuar në parimin e vet-rregullimit të mediave.

Edhe Këshilli i Europës deklaroi se projekt-ligjet nuk janë në përputhje me standartet dhe praktikat e Këshillit të Europës. “Këshilli i Europës rekomandon që ligjvënësit shqiptarë t’i lënë mënjanë këto propozime dhe të nisin hartimin e një strategjie të re për përmirësimin e cilësisë së gazetarisë online dhe offline” – zonja Arkanda Bujari e Këshillit të Europës.

Organizatat ndërkombëtare këmbëngulën që shumica socialiste të mos e miratojë paketën antishpifje, pa përfshirë rekomandimet e tyre, medias, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Paketa antishpifje i është nënshtruar ndryshimeve të shumta që prej një viti kur u propozua, pas shqetësimeve të vazhdueshme të shprehura nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe vetë OSBE-në.

14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet, sepse sipas tyre, nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, dhe se një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi.

Gjendet i pajetë doganieri i Qafë-Botës, kërkohej prej 4 ditësh

63-vjeçari i cili punon në doganën e Qafë-Botës është gjetur i vdekur ditën e sotme. Mësohet se personi në fjalë është gjetur i pajetë në dhomën e tij, në shtëpinë me qira, ku jetonte.



Viktima 63-vjeçar, i cili quhet Janaq po kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qënë një atak kardiak. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 63-vjeçarit.

Përdhunoi një grua në mes të rrugës- Detaje nga dosja e arrestimit të uniformave blu në Durrës, kush është zyrtari që fshehu ngjarjen e rëndë

Dosja e Prokurorisë së Durrësit për arrestimin e policëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, del edhe një tjetër ngjarje e rëndë.


Bëhet fjalë për përdhunimin në makinë të shtetases Valbona Jusufaj, në mes të muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi. Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se autori i ngjarjes së rëndë, Sami Hoxha, ka pasur njohje me specialistin e Krimeve, Ermand Petova.

Por ky i fundit kur i ka shkuar në banesë për kontroll, ka thënë se nuk e ka gjetur aty, ndonëse nga hetimi ka rezultuar e kundërta, që ai në fakt kishte dijeni që ai ndodhet në banesë.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve N/komisar Ermand Petova janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sami Hoxha, i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, me arsim 8 klasë, i pa punë, sepse me datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetësia Valbona Asllan Jusufaj (Hoda), se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Neni 102 i K. P. Nr. Unik 201911030081.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit Sami Hoxha në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Më datë 06.11.2019, ora 12:57, datë 06.11.2019, ora 5:04:24 PM, datë 08.11.2019, ora 10:01:54 nga bisedat telefonike me personit në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale. Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ Erman Petova dhe të dyshuarit Sami Hoxha, nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi e policisë Petrit Neziri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

NDRROI JETË NIK VUKSANI BUSHGJOKAJ, BABA I KANGTARIT KOMBËTAR GËZIM NIKA

Miq, shokë e dashamirës të Familjes tonë… !  Me hidhërim të thellë lajmërojmë humbjen e babait tonë të dashur Nik Vuksan Bushgjokaj.
 Lajmërojmë se ditën e shtunë, me dt 11 janar 2020, ora 13:00, bëhet varrimi nē fshatin Cerrnicë, Tropojë – lajmnon në faqen e tij në FB kangëtari kombëtar, Gëzim Nika – Mjeshtër i Madh.
I shprehim ngushëllime kangëtarit të shquar Gëzim Nika e vllaznëve të tij e gjithë të afërmëve të tij, për humbjen e madhe e dhimbjen e thellë të ikjes në amshim të njeriut të tyre të shtrenjtë, Nik Vuksan Bushgjokaj.

PD nxjerr dokumentin e prokurorisë greke: Kryebashkiaku i Mallakastrës u dënua me 3 vjet burg

Partia Demokratike publikon dokumentin e prokurorisë greke, i cili provon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg. 

PD e akuzon Ismailajn se e ka fshehur ndalimin dhe dënimin në formularin e dekriminalizimit.

“Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.”, tha sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Rastet e Valdrin Pjetrit, kandidatit trafikant të Edi Ramës në Shkodër; Agim Kajmakut, kandidatit fallsifikator të Edi Ramës në Vorë; Mark Babanit, kandidatit hajdut të Edi Ramës në Vaun e Dejës; nuk janë raste të izoluara.

Një pjesë e mirë e përfaqësuesve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Ajo çfarë i lidh bashkë të gjithë këta kandidatë për kryebashkiakë që e morën pushtetin me dhunë, është Edi Rama, prioritet i të cilit është të mbrojë dhe promovojë këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, apo Mark Babani, Edi Rama e di se edhe Qerim Ismailaj i Bashkisë së Mallakastrës ka fallsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të largohet menjëherë dhe të shkojë përpara drejtësisë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakstrën ka probleme me drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur kriminelin Qerim Ismailaj me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë. Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët e tij: krimin!

Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale.
Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Sot nuk është koha për mashtrime.

Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit.

Edi Rama do të ndëshkohet me votë të lirë e të ndershme për faktin që alternativa e tij e vetme është krimi; për kandidimin e individëve me të shkuar kriminale; dhe për tentativën e përsëritur për të futur në politikë individë me të shkuar kriminale.

Qiramarrësi ktheu vetëm një çelës, si u realizua vrasja e Kastriot Reçit

Qitësi profesionist që vrau në mes të Rrëshenit me vetëm një plumb Kastriot Reçin dy ditë më parë nuk ka patur asnjë shqetësim se dikush mund ta zbulonte teksa priste afrimin e objektivit të tij.

Sipas dosjes hetimore, qitësi ka qendruar në apartamentin nr.28 të pallatit 9-katësh, prej të cilës qëlloi ndaj Kastriot Reçit.

Sipas prokurorisë, apartamenti është në pronësi të Gjergj Tomës, i cili ka deklaruar para tyre se banesën ia ka lënë me qira gjatë muajve të verës një personi të quajtur Pashk Frroku nga Klosi i Mirditës.

Toma ka deklaruar se për apartamentin ka marrë dy herë qira nga 15 000 lekë për muajt korrik dhe gusht dhe se i kishte dhënë qiramarrësit dy çelsa.

Më pas, Pashk Frroku ia ka dorëzuar atij vetëm një çelës duke thënë se tjetrin e kishte vëllai i tij që kishte ikur në Gjermani. Nga ajo periudhë, sipas Gjergj Tomës apartamenti ka qenë i papërdorur.

Si hyri qitësi në apartament?

Siç shkruhet në dosjen hetimore, personi i dyshuar si qitësi që vrau Kastriot Reçin ka hyrë në pallatin 9 katësh në orën 06:35 minuta.

Kamerat kane fiksuar momentin kur personi në fjalë ka zbritur nga një makinë tip “Mercedes Benz” ngjyre gri. Pasi ndalon, ai ka hapur derën e djathtë të pasme të makinës dhe ka nxjerrë dy çanta.

Njëra është çantë e thjesht, kurse tjetrën prokuroria e cilëson si “çantë për mbajtjen e armëve të gjata”.

Kamerat e kanë fiksuar personin mashkull të veshur me një xhup të hapur me tegela horizontale. Pasi ka lënë personin në fjalë pranë hyrjes së pallatit, makina është larguar në drejtim të rrugës së tregut.

Pak minuta më pas ai futet në banesën nga ku edhe qëlloi duke bërë gati armën, në pritje të objektivit. Nga ky moment deri pak minuta pas orës 12:00 të mesditës, qitësi ka pritur në banesë duke vëzhguar lëvizjet para lokalit të Kastriot Reçit.

Gjatë kësaj periudhe ka pirë ujë dhe ka ngrënë disa kikirikë, të cilat më pas i ka lënë aty dhe janë sekuestruar nga prokuroria.

Kur Reçi mbërriti në rrezen e armës, qitësi ka marrë shenjë dhe me një të shtënë ka kryer porosinë duke e lënë objektivin të vdekur.

Dalja

Ora shënon 12:07 minuta dhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar të dalë nga hyrja e pallatit një person të gjatë, me flokët e gjata bisht që largohet me shpejtësi nga zona, sërish në drejtim të tregut.

Sipas përshkrimit të prokurorisë, personi ka të veshur një fustan të zi dhe poshtë tij ka të veshura tuta me viza të errëta poshtë fustanit.

Pas këqyrjes së rrugës nga ku mendohej se mund të ketë kaluar autori, policia ka gjetur një paruke, një kanatiere dhe një palë këpucë që mendohet se i përkasin qitësit.

Prokuroria ka marrë 8 monstra nga shtëpia prej të cilës mendohet se u qëllua Kastriot Reçi. Të gjitha ato po verifikohen nëse mund të nxjerrin ndonjë provë që të çojë në zbulimin e autorit.

Kastriot Reçi u ekzekutua dy ditë më parë në qendër të Rrëshenit teksa doli nga makina për të shkuar në biznesin e tij. Para se të futej aty, ai takon një zonjë me fëmijën e saj. Në këtë moment, qitësi qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. /Burimi: Abc News

Muzeu kombëtar i mbyllur për vizitorët, administrata punon në kushte skandaloze

Ky fillimvit e gjen Tiranën me muze të mbyllur, për shkak të dëmeve të tërmetit. Nuk mungojnë vizitorët vendas dhe të huaj që shfaqin interes për të parë nga afër muzeun historik kombëtar. Ndërkohë që Ministria e Kulturës, me 20 dhjetor të vitit të kaluar tha se do të zhvendoste punonjësit e administratës nga muzeu, por ata vazhdojnë punën mes të ftohtit pa ngrohje. Muzetë, janë destinacionet kryesore të vizitorëve vendas dhe të huaj. Muzeu Historik Kombëtar që prej 20 dhjetorit të vitit të shkuar është i mbyllur me urdhër të Ministrisë së Kulturës, pasi dëmet në këtë institucion kanë qenë të mëdha, kryesisht në plasaritje muresh dhe rënie pllakash në pjesën e jashtme të tij. Ende nuk ka dalë për këtë institucion akt – ekspertiza nga Instituti i Ndërtimit. Por nuk mungojnë vizitorët të cilët vijnë për të parë nga afër një ndër muzetë më të vizituar në vend. Punonjësit e administratës dhe rojet e institucionit janë të vetmit në këtë institucion, të cilët po përpiqen të pastrojnë edhe xhamat e thyera të një dritareje, nga era e fortë, raporton gazetarja Leontina Nika në “Abcnews”. Sipas saj, punonjësit e administratës, vazhdojnë punën në kushte aspak të përshtatshme, mes të ftohtit dhe pa ngrohje. Muzeu Historik Kombëtar është përuruar në vitin 1981. Në pavionet e tij gjenden të ekspozuara rreth 5000 objekte, nga mijëvjeçari IV para erës sonë e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Edhe muzeu kombëtar Shtëpia e Përgjimeve vazhdon të jetë i mbyllur që me 20 dhjetor 2019, pasi as për këtë institucion raporti teknik nuk ka dalë ende dhe të çarat në mure dhe dysheme nga tërmeti kanë qenë të mëdha edhe në këtë muze. E vetmja që ka hapur dyert është Galeria Kombëtare e Arteve, e cila ende ka shenjat e tërmetit në mure edhe pse raporti teknik e ka cilësuar pa probleme.

Artistët takojnë ambasadoren suedeze: Kemi mbështetjen e saj për Teatrin Kombëtar, kjo që po bëjmë është luftë…

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Suedisë, Elsa Hastad.

Në një mesazh në “Facebook”, përfaqësuesit e Aleancës shkruajnë se janë mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja dhe gatishmëria e ambasadores për të dëgjuar shqetësimet e artistëve.

Ndër të tjera, artistët shkruajnë se kanë mbështetjen e ambasadores për qëndrimin e tyre për Teatrin Kombëtar, ndërsa shtojnë se ajo që ata po bëjnë është lufta e vërtetë kulturore.

“Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri. Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja e gatishmëria e saj për të na dëgjuar. Jemi të lumtur që mund të shpërndajmë rezultatin kryesor të këtij takimi:

Kemi mbështetjen e ambasadores Håstad për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar dhe Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe vlerësimin për arritjen që kemi pasur me Europa Nostra. Kjo që ne po bëjmë është një luftë e vërtetë kulturore.

Së shpejti shpresojmë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

Rama, vizita në Rusi dhe Ukrainë si drejtues i OSBE-së

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Rusinë, Ukrainën dhe SHBA-të si drejtues i presidencës së OSBE-së. Këtë gjë ai e njoftoi gjatë një takimi me gazetarë në zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, një ditë përpara prezantimit të programit që do të ketë organizata nën presidencën e Shqipërisë.

Në takimin me gazetarët, që u transmetua në kanalin e tij në Facebook, zoti Rama tha se datat e vizitave nuk janë caktuar ende dhe se çdo gjë ishte në pritje të konfirmimeve.

“Vizita në Rusi është pjesë e axhendës si drejtues i OSBE-së dhe është pjesë e axhendës që unë kam ndërmarrë. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi, për datat presim konfirmime”.

Kjo do të jetë vizita e parë e Kryeministrit Rama në Ukrainë dhe Rusi. Nuk është ende e qartë nëse ai do të takohet me Presidentin Vladimir Putin.

Në fillim të këtij viti Shqipëria mori presidencën e OSBE-së, organizatës në të cilën bëjnë pjesë 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia dhe që synim kryesor ka parandalimin e konflikteve, vëzhgimin e zgjedhjeve, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut.

Në deklarata të mëparshme të Kryeministrit Rama, prioritetet e Shqipërisë për presidencën e OSBE-së janë parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, monitorimi i zgjedhjeve me mbështetje për reforma dhe forcimi i dialogut mes palëve.

Në këto prioritete, nën drejtimin e zotit Rama Shqipëria ka pasur probleme vitet e fundit.

PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës fshehu dënimin në Greqi

Armand Mero

Në Shqipëri Partia Demokratike deklaroi sot se ka të dhëna sipas të cilave kryetari socialist i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka fshehur të kaluarën e tij në formularët zyrtarë dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, në kuadër të të ashtuquajturit Ligj për dekriminalizimin. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gazmend Bardhi, tha se kryebashkiaku dyshohet të ketë qenë i dënuar në Greqi. Nga ana e tij Ismailaj mohoi akuzat dhe u shpreh i hapur për çdo lloj verifikimi ndaj figurës së tij

Partia Demokratike drejtoi sot gishtin ndaj një tjetër kryebashkiaku socialist i cili sipas saj rezulton të ketë pasur një të shkuar kriminale. “Sipas të dhënave të mbledhura nga PD, Qerim Ismailaj, rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe më pas është dënuar dhe dëbuar në periudhën 1999-2000”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Partia Demokratike nuk dha ndonjë element shtesë se për çfarë sipas saj dyshohet të ketë qenë i dënuar kryetari i Bashkisë së Mallakastrës. Ky i fundit mohoi publikisht akuzat. “Unë jam i hapur ndaj çdo verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar dhe kam plotësuar formularin e dekriminalizimit”, tha për gazetarët kryebashkiaku Ismailaj, duke shtuar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar

Por për zotin Bardhi “në fakt ky është një mashtrim. Ai njëlloj si Edi Rama e di mirë se ka të shkuar kriminale dhe se është i dënuar në shtetin grek. Partia Demokratike po punon dhe shumë shpejt do të provojë për opinionin publik edhe zyrtarisht se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe se në bazë të ligjit të Dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik”.

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj Ismailajt, ashtu si dhe në rastet e mëparshme. Pas denoncimeve publike të saj, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri u dorëhoq, në muajin gusht, pa mundur as të ulet në karriken e kryebashkiakut, pas u zbuluar një dënim i marrë në Itali. Po ashtu dhe kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku i cili rezistoi deri në momentet e fundit, kur pas verfikimit të të dhënave dhe nga Prokuroria, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin. Kajmaku madje është aktualisht në kërkim, pasi ndaj tij ka një urdhër arresti, për shkak se akuzohet të ketë firmosur akte zyrtare si kryebashkiak, ndërkohë që i ishte hequr mandati. Për rastin e Kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, burime nga Prokuroria, i shpjeguan “Zërit të Amerikës” se shumë shpejt pritet të mbërrijnë të gjitha materialet e kërkuara për të, nga autoritetet në Itali dhe Maqedoninë e Veriut.

Paditi kreun e KED, flet Avokatja e Popullit: Presidenti ka të drejtë. Veprimet e Dvoranit i kufizuan të drejtën për të zgjedhur

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka komentuar padinë që i ka bërë KED-së, ku kërkon shfuqëzim të disa neneve të rregullores së këtij institucioni që sipas saj kufizojnë kompetencat ligjore të institucionit që ajo drejton. Duke folur në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, ajo ka theksuar se “Nuk mund t’i hiqet Avokatit të Popullit me një rregullore një kompetencë që ia ka dhënë Kushtetuta”.

Avokatja e Popullit komentoi edhe përplasjen mes kreut të KED-së, Ardian Dvorani dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Sipas saj veprimet e kreut të KED-së kanë kufizuar mundësinë e Presidentit për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli me këto dërgesat në mënyrë të menjëhershme dhe kohë të ndryshme ia kufizoi edhe më tej mundësinë e zgjedhjes midis këtyre anëtarëre që ne kishim”, – tha Avokatja e Popullit, duke shprehur shqetësim edhe sa u përket mungesës së burimeve njerëzore në plotësimin e vakancave në institucionet e reja të drejtësisë.

Edhe sa i përket procedurave të nisura nga Parlamenti për shkakrimin e Presidentit Meta, Avokatja e Popullit rreshtohet në krahun e Presidentit.

“Pavarësisht se në gjykimin tim kompetencat e Presidentit ishin interpretuar në një mënyrë të zgjeruar, ajo nuk përbën një shkelje të rëndë. Në mjaft raste edhe Kuvendi ka përdorur të njëjtën praktikë. Ka bërë edhe ç’emërime të personave që i ka emëruar Kuvendi, duke e marrë të mirëqenë që institucioni që ka të drejtën e emërimit, ka edhe të drejtën e ç’emërimit”, – tha ajo.

Policia sjell detajet për Horrorin në Mallakastër! Gruaja u vra nga dy të mitur dhe nga nipi i burrit

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mallkastër, ku 50-vjeçarja Drita Saliu u morë peng dhe u vra nga tre persona që i shkuan në shtëpi për ta grabitur.

Sipas policisë, dyshohet se autorë të ngjarjes janë nipi i burrit të viktimës, së bashku me dy shokë të tij, të cilët janë vënë në pranga.

Dyshohet se ata kanë shkuar për të vjedhur banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në pranga kanë rënë L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur më 5 janar, por vetëm sot familjarët e 50-vjeçares kanë denoncuar në polici largimin nga banesa të saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Termometri shkoi në minus 10°C në këto qytete të Shqipërisë

Sot u shënuan temperaturat më të ulëta të këtij dimri. Sipas meteoalb temperatura më e ulët u shënua në Pukë me -10 gradë, ndërkohë -9 gradë është shënuar në Kukës, Bajram Curri, Peshkopi dhe Ersekë.

Në Korçë temperature u regjistrua me -8 gradë ndërsa në Pogradec -7 gradë Celcius.

Në Shkodër termometri shënoi – 3 gradë Celcius ndërsa në Tiranë u shënua -1 gradë.

Nesër pritet të ketë një rritje me 3 gradë të temperaturave.

Ndërkohë në Europë temperature më e ulët është shënuar në Oslo me dhe Moskë ku termometri shënoi – 12 gradë celcius./oranews

“Do bëheni armik me qeverinë” – Malaj nxjerr sms-të e Veliajt: Na kushtuan 110 milionë euro!

Arben Malaj ka postuar këtë të martë mesazhet kërcënues që Erion Veliaj, në atë kohë Ministër i Çështjeve Sociale, i dërgonte në adresë të drejtuesve të Agon Channel, pasi këta të fundit kishin shkuar në Kalanë e Gjirokastrës, ku Veliaj kurorëzoi martesën e tij vite më parë.

Mesazhi qe ka çuar Erion Veliaj

I shkarkuar tashmë nga vetë socialistët që e votuan për detyrën e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë, Malaj shkruan se pikërisht këto mesazhe kërcënuese që Veliaj ka dërguar ndaj drejtuesve të televizionit Agon Channel (i mbyllur vite më parë dhe i akuzuar drejtpërdrejt nga Rama si pjesë e një skeme evazioni fiskal) i kanë dhënë të sigurt fitoren në gjyqin ndërkombëtar pronarit italian Francesco Becchetti.

Ja se çfarë shkruan Malaj

Miremengjesi, vetem ne 6 ditet e para 2020 rezidentet e rruges “Faik Konica” jane gjobitur 2 deri ne 4 here nga bashkia e Tiranes vetem se bashkia e do rrugen bosh per betonieret e privateve. Veliaj ky shites fiqesh dhe qe bene dasmen ne kala, Mazniku qe fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogance dhe babezi. Veliaj me papergjegjshmerine dhe arrogancen e tij ministrore me disa sms si kjo, po u rendon taksa-paguesve te varfer shqiptare nje gjobe 110 milion euro. Kur do ndalet me ligj ku keq qeverises I pa ditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptaret nga arroganca e tigrave prej letre. Dite te mbare! Arbeni

Saga e krimeve nga Belgjika, Roma, në Shqipëri. Çfarë e lidh pronarin e televizionit me vrasjen e ish drejtorit të OSHEE-së

Ekzekutimi sot i pronarit të televizionit ‘Media Plus’ në Lezhë, Kastriot Reçi dyshohet të jetë krim në vazhdën e disa vrasjeve të tjera të ndodhura për hakmarrje nga Belgjika, në Romë dhe Shqipëri.

Dyshimet janë se vrasja e vëllait të Kastriotit, në Romë dy vite më parë, Gaspër Reçit, të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ish drejtor i OSHEE-së.

Ndërkohë vrasja e Kreshnik Gjinit në Belgjikë është bërë si hakmarrje e vrasjes së Gaspër Reçit.

Ja çfarë shkruante Panorama në 2017 për sagën e vrasjeve:

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë/ Hetohet hakmarrja, dy atentatet që dyshohen

Policia shqiptare përfshihet në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua tri ditë më parë në komunën e Forestit të Belgjikës, shkruan “Panorama”.

Ka qenë policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila duket se ka lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë.

Një vajzë e identifikuar me emrin Cristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnik Gjinit, ka pohuar për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri.

Daja i Kreshnik Gjinit ka qenë Sajmir Jaku, ish-drejtori i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u vra më 9 shtator 2016 në Rrëshen, ndërsa ngjarja mbeti e pazbardhur, pavarësisht pistave të hetuara nga ana e policisë.

“Ai ndihej i kërcënuar”, ka thënë e dashura e Kreshnik Gjinit në dëshminë e dhënë para hetuesve. Bazuar në historinë e 31-vjeçarit të vrarë, por edhe në dëshminë e dhënë prej së dashurës, hetuesit belgë dyshojnë se vrasësit janë shtetas shqiptarë që mund të kenë vepruar për çështje hakmarrje.

Në këtë pistë hetimi, policia rendit tri vrasje që dyshohet se kanë lidhje me njëra tjetrën, edhe pse kanë ndodhur në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë.

SERIALI I VRASJEVE

Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.

Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në një fshat të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan. Ngjarja mbeti e pa sqaruar edhe pse për hetimin e saj u angazhua policia dhe prokuroria me gjithë burimet e tyre njerë- zore. Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autor. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.

VRASJA NË ITALI

Një tjetër krim që dyshohet se ka lidhje me këtë serial është vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gasper Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Viktima Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni, u vra në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij në momentin kur ai u ekzekutua me armë. Sipas policisë italiane, Gasper Reci kishte precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia dyshon se vrasja e Gasper Reçit mund të jetë kryer si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut. Ndërsa krimi i fundit i ndodhur në Belgjikë, ku u vra Kreshnik Gjini, mund të jetë kryer si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit.

Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se sektori i krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, është duke shkëmbyer informacione e prova me policinë belge. Kjo e fundit mësohet se ka kërkuar ndihmë në hetimin e vrasjes së shtetasit Kreshnik Gjinit në Holandë, tri ditë më parë.

Kjo kërkesë për ndihmë në hetimin e ngjarjes është bërë në adresë të policisë shqiptare, bazuar në informacionet e dyshimet se krimet mundet të kenë lidhje me vrasjen e zyrtarit të OSHEE në Shqipëri.

Si u vra ish-drejtori i OSHEE në qendër të Rrëshenit në 2016

Ish-drejtori i Tensionit të Lartë në OSHEE, Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri pak javë para vrasjes ishte zyrtar i shtetit, është ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 09:40, të datës 9 shtator 2016 në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.

Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator 2016 në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë, në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.

Autorët e krimit e qëlluan viktimën me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

“Kjo ngjarje nuk ka lidhje me ato të mëparshmet. Është një atentat i organizuar dhe i paguar nga dikush. Mund të ketë lidhje edhe me punën e tij në OSSHEE, të mëparshmen ose atë të tanishmen. Nuk dimë të ketë pasur ndonjë konflikt në këto kohët e fundit”, ka pohuar një dëshmitar, i cili ishte i njohur me viktimën Jaku.

Hetimet u zhvilluan për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut, pa lënë jashtë vëmendjes vrasjen për shkak të detyrës. Policia ka thënë se po verifikohej edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali.

PANORAMA

Tufa i përgjigjet Ramës: Z. Kryeministër, më ke ndërsyer krejt zinxhirin e qenve të diktaturës

“Ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!”.

Keto jane fjalet qe Argon Tufa, prej Zvicres ku ka kerkuar azil politik bashke me  familjen i adreson Edi Rames, ne pergjigje te dekarates se bere prej tij, teksa në emisionin “Java” tha se kudo ka njerëz të çmendur, që bëjnë kërcënime.

Postimi i Agron Tufes

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:

Gramoz Ruçi: “Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë” (prill 2019);

Edi Rama: “Ne do dërgojmë një komision parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);

Taulant Balla: “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtohu në gjykatë! Nëse të kanë kërcënuar, drejtohu në Prokurori!. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë” (prill 2019); i provuam të gjithë dhe e pamë si heshtën me pathos e tonë të lartë Organet… të Drejtësisë thoni ju? Jo, ata janë, si minimum, jo të drejtësisë. Thjesht organe… Edhe ato më të rejat fare, me hetuesa e orokurorë të komunizmit…

Edi Rama: “Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë”, etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imunitet, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, bandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësisë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.
Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri as për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen kundër meje? Përbetohen se: “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil” (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia juaj direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!

Analiza e pianistit- Desar Sulejmani: Tri marioneta në festival, pse çmimi ishte paracaktuar

Dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani bën një analizë të mirëfilltë të Festivalit të Këngës, e ndërsa opinioni publik është ende duke diskutuar 2 këngët finaliste, muzikanti e shtjellon problemin në “rrënjë”.

Ai ndalet fillimisht tek këngët garuese dhe 3 anëtarët e jurisë Zhani Ciko,Dorian Çene dhe Soni Malaj që “filtruan” konkurrentët.”Treshja përzgjedhëse tregoi edhe një herë që ishin vetëm marioneta dhe zbatues të një politike, të një vendimi të ngushtë, i cili, siç u duk më vonë, ishte i paracaktuar, thotë Sulejmani.

Sipas dirigjentit, dy drejtueset e Festivalit, Grabocka dhe Vejsiu, treguan, krahas të tjerave edhe mospasjen e një koncepti të mirëfilltë mbi rrjedhën logjike të skenarit. Ndërsa kritikon tekstet e varfra, muzikanti ndalet edhe tek gabimet ritmike të dy këngëve finaliste “Shaj” dhe “Me tana”.

DESAR SULEJMANI*

Si çdo herë, që nga 21 dhjetori i vitit të largët 1962, atëherë kur Shqipëria sapo kishte nisur garën e saj Festivali i Këngës në Radio, edhe këtë vit ky aktivitet i patjetërsueshëm i këngës e zhvillimeve të reja muzikore alternative në Shqipëri (ndër të tjera pop, rock, soul, r&b, ethno-folk, apo jazz) ngjalli një lloj kërshërie relative në opinionin shqiptar.

I mbuluar si përherë më një tis mjegulle informative, i plotësuar me lajme dhe informacione kundërshtuese, të cilat shkonin deri në thirrje të hapura për mospjesëmarrje, akuzave për favorizime të njëanshme për këngëtarë apo kompozitorë të veçantë, edhe FEST’ 58, në bulëzën e tij ndërtuese qëlloi mjaft polemik dhe konfliktual, i ndryshëm nga notat e pritshmërisë në publik.

Në vëzhgimet e mia të përgjithshme në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe ofertat programore të Radio Televizionit Shqiptar(RTSH), të para në këtë rast nga larg, kam vënë re kohëve të fundit disa anë pozitive dhe sfiduese në lidhje me vetëdijesimin e institucionit në lidhje me rolin e tij parësor në qasjen radiofonike/televizive në shoqëri.

Roli edukues, mbështetës dhe ruajtës i vlerave të shëndosha shoqërore i takon vetëm RTSH-së, si institucion publik dhe kombëtar radioteleviziv në Shqipëri. Kjo është një e drejtë ligjore dhe morale, sikurse edhe përgjegjësi shoqërore, e cila në rastin më të mirë duhet të jetë udhërrëfyesja kryesore e çdo zhvillimi teknologjik, përmbajtjesor e ideor në RTSH. Sidoqoftë, edhe këtu të gjithë ne duhet të jemi në radhë të parë të sinqertë me veten, Festivali i Këngës në RTSH, sidomos pas mundësisë së dhënë Shqipërisë për pjesëmarrje në Eurovision Song Contest (ESC), jo vetëm ka humbur karakterin dhe qëllimin e krijimit të tij, – prezantimin e ideve të reja në muzikë, tekst, orkestrim e vokal të këngës moderne shqiptare – por sa po vjen dhe po e ngushton rrezen e veprimit, sikurse po karakterizohet viteve të fundit jo më si një platformë serioze e hapur garuese, por si një nismë më shumë personale, private, aq më pak gjithëpërfshirëse e kombëtare. Shkëndija e zhvillimit të një konflikti përmbajtjesor në këtë rast është e pashmangshme.

Në rastin e Festivalit të Këngës në RTSH përplasen dy botë artistike krejt të ndryshme. Nga njëra anë kemi karakterin tërësisht garues, të lirë, nga çdo lloj kornize përgjithësuese 3-minutëshe, hovin e natyrshëm artistik eksperimental dhe provokues, kërshërinë profesionale për të zbuluar rrugë të reja të këngës bashkëkohore shqiptare, cilësi këto, të cilat mund të shfaqen (ashtu sikurse edhe janë shfaqur jo rrallë) lirisht në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ndërkohë që nga ana tjetër kemi të bëjmë me një pjesëmarrje ndoshta të detyruar, apo përqendrim artificial drejt një konkursi europian të këngës, lidhje apo favorizim kompozitorësh/producentësh e studiosh prodhuese të saj, kufizimin e gjinisë së këngës vetëm drejt motiveve afatshkurtra argëtuese, të cilat ndër të tjera e vendosin gjininë përkatëse (jo vetëm shqiptare) nën një standardizim të thellë ideor, përmbajtjesor, politik dhe gjatësie artistike.

Unë, i çliruar nga çdo paragjykim përmbajtjesor, i hapur dhe me shpresën për zhvillime pozitive, e kam ndjekur me dëshirë e kërshëri të veçantë festivalin e sivjetshëm, ndryshe nga herët e tjera, në gjithë tërësinë e tij, pra që nga momenti i parë, thirrjen për sjellje të këngëve garuese, shpalljen e tyre nga juria përzgjedhëse e deri në momentet e fundit me 22 dhjetor 2019.

Duke qenë ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të viteve të fundit të këtij formati artistik në RTSH, përshëndeta personalisht marrjen në dorë të drejtimit të FEST ‘58 nga vetë kupola drejtuese e institucionit, ndryshe nga vitet e tjera kur kishim të bënim me drejtues nga institucioni i Radios. Në mendjen time, ky ishte një hap i natyrshëm drejt marrjes së përgjegjësive institucionale pas dështimeve të herëpashershme të ndodhura viteve të fundit. FEST’ 58 premtonte pra, në momentin fillestar dhe parimor korrektesë institucionale, rregulla të qarta garuese si dhe transparencë etike deri në minutën e fundit të zhvillimit të tij.

Të jem i sinqertë, në mbyllje të çdo Festivali të Këngës në RTSH të viteve të fundit, kam menduar që kemi arritur në kufirin e padurueshëm të mediokritetit intelektual e artistik, që nuk ka më keq, apo që ka ardhur më së fundmi momenti i një reflektimi institucional, njerëzor e mbi të gjitha etiko–artistik, krijimi i një vizioni të ri (jo vetëm për Festivalin e Këngës) si pjesë e përgjegjësisë edukuese të RTSH-së ndaj shoqërisë në tërësi. Por mbas mbarimit të natës së tretë të FEST’ 58, kuptova që kisha menduar gabim, ndjeva që kufiri i paaftësisë e mediokritetit artistik, manipulimit shembullor të publikut, i falsitetit njerëzor dhe shkeljeve të rregullave garuese në institucionin e vetëm radioteleviziv të shtetit amë nuk i kishte ardhur fundi, por vazhdonte të ishte një realitet i hidhur, i pranishëm dhe i prekshëm nga çdokush.

Fatkeqësisht edhe këtë vit, Festivali i Këngës në RTSH e nisi me të kundërtën e asaj që shpalli me nota “moraliste” edhe vetë prezantuesja Alketa Vejsiu (minuta e 52-të e natës së parë – Meritokracia). Fest’ 58 nuk e hodhi hapin e parë të tij – përzgjedhjen e këngëve garuese – në bazë të një rregulloreje të qartë, transparente e të hapur dhe si pjesë e një zhvillimi artistik, të paktën të logjikshëm e të merituar. Treshja përzgjedhëse Ciko, Çene dhe Malaj tregoi edhe një herë që ishin vetëm marioneta dhe zbatues të një politike, të një vendimi të ngushtë, i cili, siç u duk më vonë, ishte i paracaktuar.

Duke prezantuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë shpjegim të mirëfilltë vetëm emrat e këngëtarëve, por jo të kompozitorëve, autorëve të tekstit e aq më pak të orkestruesve të këngëve, juria e zgjedhur “me kujdes” nga përgjegjësit kryesorë të Fest’ 58 shkeli jo vetëm një rregullore të brendshme të vetë RTSH-së, por hodhi hapin e parë drejt një manipulimi pothuajse tremujor, rrotullimit të qëllimshëm drejt emrave “VIP”, apo stisi pseudokomplote e legjenda urbane, duke vendosur kështu standarde aspak profesionale, aq më pak parimore, drejt netëve përfundimtare të “kompeticionit” të këngës shqiptare. Duke njohur profilin e deritanishëm të anëtarëve të jurisë, prapavijën e tyre profesionale, kjo mënyrë të vepruari pa principe e përgjegjësi mbi vendimet që po merrnin, nuk më çuditi aspak! Ndërkohë, konfliktet e interesit, të cilat e kanë zanafillën e tyre dhe kanë zënë vend këmbëkryq prej shumë vitesh në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, në Fest’ 58 ishin aq të hapura dhe irrituese, saqë linin për një çast larg vëmendjes çdo lëvizje sadopak pozitive e risi artistike të netëve të zhvillimit të garës, siç ishte p.sh., zgjidhja skenografike e italianes Patrizia Bocconime, ndryshimet e planeve dritore, të cilën e vlerësoj si një gjetje origjinale dhe aktive për skenën e trishtë të Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Në këtë prizëm, ndërhyrjet e shumta të reklamës (së bashku me minutazhin e tejzgjatur të tyre) ishin përherë absolutisht të papranueshme, ndërkohë që shtroja përherë pyetjen, se përse RTSH-ja ka nevojë për kaq shumë mbështetës privatë, ndërkohë që financohet nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht direkt nga taksapaguesit shqiptarë, apo pse në mes të ngjarjes më serioze të këngës moderne shqiptare, publiku i gjerë duhet të shikonte në ekranin e RTSH-së pulat, tavat e tepsitë, pluhurat larës, apo edhe çdo reklamë tjetër bajate (direkt në sallë, apo e regjistruar), kur njëkohësisht thelbi i festivalit, karakteri i tij parësor, gara artistike mes këngëve e protagonistëve të saj, ndërpritej dhunshëm e në mënyrën më të palogjikshme të mundur.

Apo në këtë rast lepuri fle diku tjetër? Kështu i gjithë padurimi, kërshëria apo argëtimi i thjeshtë njerëzor, sikurse edhe vlerësimi profesional, humbitnin lidhjen e natyrshme me skenën e Pallatit të Kongreseve nga ndërhyrjet pa kuptim, e folura plot gabime gjuhësore, apo me mungesë të theksuar integriteti ideor prezantues, bashkuar këto të gjitha jo vetëm me një inteligjencë të ulët skenike, krejtësisht si të një kukulle “Barbie”, por edhe pa shije të Alketa Vejsiut.

Ajo më së miri ia arriti qëllimit të na tregonte të gjithëve, se si NUK duhet të jetë një prezantuese e një ngjarjeje kaq të rëndësishme artistike në vend. Vejsiu gjatë tri netëve të FEST’ 58, e ndodhur në të shumtën e rasteve jashtë kornizave profesionale dhe nivelit absolutisht të paanshëm që ia kërkon rasti përkatës, jo vetëm që cenoi në mënyrë të pacipë në përgjithësi inteligjencën e përbashkët dhe në veçanti të femrës shqiptare, por e ndodhur në gjendje të vazhdueshme hipnoze vetëkënaqësie, në mungese të një skenari të mirëmenduar (FEST’ 58 zyrtarisht nuk kishte skenarist/e), së bashku me krijuesen e saj Grabocka, ishte në cakun e kryerjes së akteve të dënueshme penale, siç ishte p.sh., rasti i shkeljes së privatësisë familjare të së miturës Sara Bajraktari dhe falsiteti i mesazheve në lidhje me të, apo duke nxjerrë e shfrytëzuar vetëm për imazh në skenën e Pallatit të Kongreseve fëmijë në orën 23:30!

Edhe nëse të kënduarit e shpeshtë me playbacke pa asnjë vlerë artistike të prezantueses Vejsiu, rrjedhimisht personalizimi i tejskajshëm i skenës së Festivalit të Këngës në RTSH, përdorimi artificial i fjalëve të huaja (vajbin/vibe – dridhje, apo suspancë/suspense – tension/pasiguri etj.), hartimet “moraliste” alla “Revista Class”, të cilat në gojën e Vejsiut u kthyen gjithmonë në bumerangun e vetë ideve të përcjella, parada e veshjeve shpeshherë joserioze dhe aspak në nivelin e duhur artistik për një skenë kaq të rëndësishme artistike kombëtare, ndërprerjet e vazhdueshme e të stërpërdorura të garës muzikore, si p.sh., me numrat e baletit, apo të humorit politik me nivel të ulët, të shoqëruara me duartrokitje të regjistruara, pyetjet e çastit drejtuar anëtarëve të jurisë, kur ata nuk mund t’i përgjigjeshin në mungesë të një mikrofoni, mund të quhen si zgjedhje regjisoriale apo skenariste të çastit (dritëshkurtre), të sjella sidoqoftë me bindje të plotë si “risi” artistike, si imazh pa qëllim të vërtetë përmbajtjesor e mbi të gjitha me një arrogancë provinciale në skenën e Fest’ 58, treguan më së miri se dyshja Grabocka–Vejsiu është prej kohësh përfaqësuesja më e rëndësishme e antivlerës artistike të spektakleve televizive në Shqipëri.

Gjithashtu, i papranueshëm institucionalisht, për të mos thënë profesionalisht amator, ishte fakti i mungesës së përkthimit paralel të të gjitha bisedave që Vejsiu bënte me të ftuarit e huaj (Alessandro Mahmoud, Eleni Foureira, Giusy Ferreri). Qasje e pabazuar në mungesë të një skenari paraprak ishte po ashtu edhe trajtimi jo i barabartë ndaj këngëtarëve garues pas paraqitjes së këngës së tyre – dikush e linte skenën pa folur asgjë, dikush thoshte vetëm një falënderim, dikush tjetër kishte lirinë të përshëndeste familjen dhe shoqërinë, ndërkohë që të tjerë intervistoheshin gjerë e gjatë.

Nga ana tjetër, moskujdesi artistik (orkestrimet mediokre, që të kujtonin spektaklet skandaloze të tjetërsimit të këngës shqiptare në formatet private televizive) shoqëruar me mungesë ideore, paraqitja e pamenduar skenike, e fshehur nën petkun e “vlerësimit” të figurave të nderuara të këngës së kultivuar shqiptare, e ktheu shpeshherë skenën e Fest’ 58, në një arenë prezantimesh personale narciste apo të tregimeve e barsoletave të moshës së tretë, gjithmonë duke mos harruar falënderimet hiperbolike për ftueset. Duke lënë kështu figura të njohura të këngës shqiptare në vrullin e “emocionit të çastit”, drejtueset artistike, Grabocka dhe Vejsiu, treguan, në fakt, mospasjen e një koncepti të mirëfilltë mbi rrjedhën logjike të skenarit në lidhje me vetë të vlerësuarin/vlerësuarën, duke shfaqur kështu në të vërtetë një mungesë të theksuar respekti ndaj vetë festivalit dhe institucionit të RTSH-së

Duke u kthyer te kënga, si elementi kryesor artistik i një formati të tillë televiziv, oferta muzikore e Fest’ 58, ashtu e cunguar që në rrënjë/ përzgjedhje, u soll përgjatë tre netëve të tij e vakët, pa profile të mirëfillta artistike, si rezultat i një gare pa rregulla të qarta e të hapura, me shumë konflikte të pastra interesi, mungesë totale vetëndërgjegjësimi etik e profesional. Në vazhdimësi nga viti i kaluar, në pushimet e garës muzikore, prezantuesja shfaqej në reklama deri te biznesi i saj privat, drejtori muzikor merr pjesë në garë si kompozitor apo kompozitorë të veçantë arrijnë me dy krijime personale deri në natën përfundimtare apo publikut iu prezantohen autorë tekstesh, që janë familjarë të dyshes drejtuese artistike. Të gjithë ne dëgjuam tekste këngësh mjaft të varfra dhe jashtëzakonisht të cunguara në mesazh, ndoqëm paraqitjet e “VIP”-ave të këngës shqiptare në të shumtën e rasteve me produkte artistike vokale, elemente koreografike apo veshjeje të nivelit banal (shpeshherë nuk isha i sigurt nëse ata ishin të vetëdijshëm që po merrnin pjesë në Fest’ 58 dhe nuk ishin duke kënduar në ndonjë dasmë, “sebep” familjar, apo klub nate shqiptarësh në Europën Perëndimore) dhe pa asnjë motiv estetiko–artistik të mirëqenë. Gjithashtu, prezantimi i përhershëm i bazës muzikore të këngëve të Fest’ 58 me playback (të regjistruar), ndërkohë që në skenë ishin mbi 40 muzikantë të nderuar profesionistë, të shndërruar, në këtë rast, mbi bazë të konceptit artistik/ regjisorial, thjesht në statistë, pianot koncertale që lyheshin nga nata në natë, nga e bardha në vjollcë, rrjedhimisht keqpërdoroheshin nga regjia vetëm si dekor skenik apo këngët që iu prezantuan publikut shqiptar në mënyrë manipulative si “risi muzikore” e të krijuara nga këngëtare të ashtuquajtura “kompozitore”, kur në të vërtetë protagonistet nuk i njohin elementet themeltare të muzikës së shkruar, nuk sollën pothuajse asgjë të re nga çfarë kemi dëgjuar e parë gjatë viteve të kaluara. Përkundrazi, të gjitha këto elemente u bënë edhe një herë një dëshmi e gjallë e mungesës totale të vizionit afatgjatë sesi mund të zhvillohet kënga bashkëkohore shqiptare.

Në këtë rast vlen të përmenden gabimet e rënda në ndarjen/theksin ritmik të fjalës shqipe, siç ishte p.sh. rasti i këngës “Me tana” (sipas dialektit shkodran – Me t’tàna – Me të gjitha), ndërkohë që E. Gjata e sjell në versionin e kënduar, me saktë me melodi të ritmizuar në rrokjen e dytë “…Me tanà…”, pra, me një fjalë shqipe të tjetërsuar nën theksin tipik sllav. E njëjta gjë ndodh edhe me këngën fituese “Shaj” ku që në fillim, te togfjalëshi “mbaj dot/mbaj dot”, apo “ta ndaj/ta ndaj” vendoset një melodi e theksuar ritmikisht gabim, kundër rrjedhjes melodike natyrale të gjuhës shqipe.

Këtu lind pyetja, se mos ndoshta këngëtaret tona porosisin vetëm këngët, mjaftohen me zërin e tyre, të cilin e përdorin në të shumtën e rasteve pa mbështetjen apo përgatitjen e nevojshme trupore/mendore dhe nuk interesohen shumë në lidhje me thelbin e asaj që këndojnë? Mos ndodh kjo edhe nga padija profesionale? A mos vallë kemi të bëjmë këtu me krijime vokale nga e njëjta dorë, e huaj, natyrisht jo e ndjeshme ndaj ritmit natyral të gjuhës shqipe? A e kanë menduar ndër të tjera këtë gjë të përbashkët të këtyre dy këngëve përfaqësueset shqiptare në jurinë e Fest’ 58, kur kanë votuar në mënyrë të ndryshme për to? Këto janë vetëm disa pyetje, të cilat ndoshta asnjëherë nuk do të gjejnë një përgjigje të hapur e të sinqertë, por sidoqoftë ia vlejnë që të shtrohen hapur dhe pa dorashka.

Personalisht e gjej të rëndësishme hapjen e Festivalit të Këngës në RTSH ndaj bashkëpunimeve me artistë të huaj (këngëtarë, kompozitorë, autorë tekstesh apo orkestrues e producentë). Duke qenë që tashmë të gjithë vrapojnë drejt ESC, pa pyetur shumë për pasojat, formati gjeopolitiko–artistik që mbart në vetvete ky aktivitet i këngës europiane, ta imponon të menduarin e të vepruarin në mënyrë të zgjeruar, jashtë rrezes lokale të veprimit. Parë nën këtë dritëhije, në kuadratin e sotshëm artistik të Festivalit të Këngës në RTSH, nuk ka asgjë të keqe, nëse kjo garë e këngës shqiptare i hap dyert për të huajt, kjo edhe pse deri tani e kemi treguar me vepra, se nuk dimë ta bëjmë vetë, se nuk jemi në gjendje të kalojmë ndasitë e çastit, se nuk mundemi të kemi një vizion serioz e të ndërtojmë një skuadër artistike absolutisht profesioniste, e cila do të na nderonte me një pjesëmarrje dinjitoze në ESC. Pra, pjesëmarrja e Darko Dimitrov-it nga Maqedonia e Veriut si kompozitor në Fest’ 58, në princip, nuk paraqet asnjë blasfemi. Deri këtu nuk ka absolutisht asgjë të kritikueshme, qoftë edhe moralisht. Aq më pak kjo pjesëmarrje e tij mund të quhet tradhti ndaj Festivalit apo gjithë brezave që e kanë ndërtuar atë që nga viti 1962.

Por kjo pjesëmarrje, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet publikisht, nuk vjen nga vullneti personal apo dëshira e z. Dimitrov së bashku me kolegun e tij, Lazar Cvetkov, për të garuar si të barabartë në festivalin tonë, por absolutisht e paracaktuar dhe e drejtuar në mënyrë të detajuar drejt një fitoreje të sigurt nga drejtuesit kryesorë të Fest’ 58

Me këtë rast dua të rendis vetëm disa nga arsyet pse u bë e gjitha kjo zgjedhje:

a) Darko Dimitrov është prej vitesh një emër i njohur e aktiv mes kukullave këngëtare shqiptare anembanë trojeve autoktone;

b) Darko Dimitrov bashkëpunon prej kohësh me spektaklet e këngës në mediat private, atje ku dyshja Grabocka – Vejsiu vepron lirisht e plotfuqishëm;

c) Fituesja e Fest’ 58, Arilena Ara, si produkt artistik i spektakleve të drejtuara e ideuara nga dyshja Grabocka – Vejsiu, bashkëpunon, që nga fillimet e suksesit të saj vokal, përveç disa këngëve të prodhuara nga TETA Records (Izrael), në mënyrë të përqendruar me Darko Dimitrov;

d) Pas suksesit të Tamara Todevska në ESC 2019, bashkëpunimi me z. Dimitrov u pa nga drejtuesit e Fest’ 58 si një mundësi (ndër të tjera naive) për një sukses (të garantuar) shqiptar në Roterdam.

Sidoqoftë. duke krahasuar fare thjesht këngët përkatëse të z. Dimitrov (“Proud” me “Shaj” apo “Eja merre”), dallohet qartë ndasia dhe mënyra e ndryshme e prezantimit të këngës nga vetë ai. Mesazhi global, thjeshtësia e interpretimit, forca muzikore apo realizimi artistik për bashkëqytetaren e tij, janë ndër të tjera ato elemente artistike, të cilat janë shumë larg ofertës muzikore që ai ka sjellë në Fest’ 58 si kompozitor i dyfishtë.

Unë dyshoj që këtu kemi të bëjmë me një ofertë të sinqertë ardhur si nismë nga Shkupi. Më shumë besoj në një kërkesë nga pala shqiptare, më shumë sajdisje (servilosje) politiko–financiare (Mini–Schengen-iste), e cila i plotësonte më së miri kushtet për katapultimin përfundimtar të së “të mikluarës” të Grabockës–Vejsiut drejt ESC 2020.

Të gjitha pikat e lartpërmendura (lista mund të zgjatet lehtësisht) mund të jenë të zbatuara, disi të kuptuara apo deri diku të pranuara, kur përqendrohen në transmetues televizivë privatë. Të sjella sidoqoftë ashtu hapur e pa drojë, me një vetëvlerësim prej budallai, me tone të vazhdueshme delirie, duke sfiduar hapur të zotin e shtëpisë, Fest’ 58 dhe RTSH-ja – rasti më flagrant ishte komenti i Vejsiut mbi rëndësinë e formateve televizive private në gjetjen dhe zhvillimin e talenteve të reja – ndërkohë që është detyra institucionale, morale e logjikisht profesionale, pikërisht e RTSHsë, që të marrë në dorë zbulimin, zhvillimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të talenteve të reja – na treguan të gjithëve sa shterpë, sa pak përmbajtje dhe ide të reja kishte në drejtimin artistik të dyshes Grabocka–Vejsiu, fatkeqësisht mbështetur edhe nga titullari i RTSHsë në Fest’ 58. Rrjedhimisht, oferta artistike e grupit realizues të Festivalit të Këngës në RTSH 2019, e parë në planin afatshkurtër, mund të ndihet nga publiku i gjerë ndër të tjera si irrituese, me mungesë totale të një autokritike e vetëpërmbajtjeje profesionale, me mendësi të vjetruara e amorfe drejtimi televiziv, e parë me largpamësi, edhe pse e dhimbshme, ajo është një ofertë shembullore për të mos u përsëritur më kurrë në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, gjithmonë nëse mendojmë se RTSH mendon sinqerisht dhe me seriozitetin e duhur në lidhje me humbjen e mundshme të besueshmërisë institucionale në shoqërinë shqiptare majtas e djathtas kufirit politik.

Së fundmi, do të kishte qenë shume shpresëdhënëse nëse Arilena Ara (sikurse dhe shumë shoqe e shokë të talentuar të saj), të mbërrinin në ESC, pikërisht në bazë të meritës e nivelit të tyre të pastër profesional, pa makinacionet, ndryshimet në minutë të fundit, apo vlerësimet subjektive të shoqeve bashkëqytetare në juri. Arilena Ara, me talentin e saj, pa dyshim të dukshëm dhe me një të ardhme artistike shpresëdhënëse, nuk e ka të nevojshme këtë “damkosje” artistike që në fillimet e karrierës së saj. Nga ana tjetër është absolutisht naive dhe në fakt humbje kohe të presësh gjëra të mira, vizione afatgjata, principe profesionale apo paraqitje ndryshe të Festivalit të Këngës në RTSH nga njerëz, të cilët më së paku janë arkitektët kryesore të prishjes së ekuilibrave të natyrshëm profesionalë, të futjes së një stili pune pa rregulla dhe vizion, kudo ata kanë pasur detyra shtetërore, institucionale.

Le të shpresojmë që Arilena Ara, në javët e muajt në vazhdim, ta përvetësojë artistikisht më thellë këngën e saj, pa pasur qëllim në vetvete prezantimin e tërësisë së gjerë tingëllore të saj, duke u fokusuar kështu në një timbër vokal natyral, i cili rrezaton automatikisht mbështetje të vetëdijshme trupore. Ajo i ka të gjitha mundësitë për një paraqitje të mirë artistike para dhe sidomos mbrapa skenës së ESC 2020 në Roterdam, ndryshe nga çfarë na u përpëlitën sytë turpërueshëm majin e kaluar nga paraardhësja e saj.

(*DIRIGJENT, PIANIST)

Bilanc lufte- Viti i kaluar u mbyll me 68 të vrarë. Nga vrasjet për drogën tek ringjallja e bandave. Krimet që përgjakën 2019 (video)

Viti që lamë pas nuk ishte aspak i paqtë për shqiptarët. Që në ditën e dytë të vitit 2019 krimi i dyfishtë tronditi Ballshin ku burri vrau gruan dhe kunatën. Më pas kjo ngjarje u pasua me te tjera krime për drogë, hakmarrje, përplasje bandash e motive te dobëta.

68 persona humbën jetën si pasojë e krimit. Vetëm 2 vrasje janë cilësuar nga hetimet si të ndodhura nga pakujdesia ndërsa 57 të tjerat kanë ndodhur me dashje.

Krimi nuk kurseu as njerëzit e drejtësisë. Një avokat u ekzekutua në një lokal në Elbasan, një prokurori i bënë atentat në mbikalimin e Shkozetit në Durrës ndërsa në Vlorë, një tjetër prokurori i hodhën makinën në erë ndërsa ishte e parkuar.

Më 22 mars të vitit që lamë pas në një lokal në Elbasan iu bë atentat avokatit të njohur Ravik Gurra, i cili humbi jetën në vend. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e lokalit bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Pista kryesore mbi të cilën po heton policia dhe prokuroria është ajo e vrasjes për shkak të detyrës pasi avokati ka mbrojtur personazhe të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi dhe anëtarë të familjes Çapja.  9 muaj pas kësaj ngjarje policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit në Durrës iu bë atentat makinës së prokurorit Arjan Ndoja, i cili udhëtonte me shoferin e tij Andi Maloku dhe një personazh të njohur për konfliktet e tij me pronat në zonën e gjirit të Lalzit Pëllumb Muharremi, i cili njihet edhe me emrin Rrumi. Nga breshëritë e plumbave derdhur mbi makinën e prokurorit të 3 personat që udhëtonin me të mbetën të plagosur dhe disa ditë me vonë shoferi Andi Maloku humbi jetën. Për ngjarjen në pranga momentalisht është Redjan Raja i cili dyshohet të ketë pasur rol kyç në këtë ngjarje. Identifikimi i tij u arrit pas analizimit të provave të grumbulluara nga grupi i hetimit në mjetin e atentatorëve i cili u gjet i braktisur pranë varrezave të fshatit Shkafane.

Më 21 dhjetor në Vlorë, shumë pranë qendrës së qytetit u hodh në erë me lëndë plasëse makina e prokurorit Albert Kuliçi, ndërkohë që ishte i parkuar në rrugë. Mjeti tip “Volkswagen” pësoi dëmtime të shumta. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Albert Kuliçi është prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë dhe njihet për hetimin e një sërë dosjeve të bujshme, si ajo për tokat në bregdetin e Zvërnecit. Lidhur me ngjarjen reagoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, teksa për kreun e Gjykatës së Vlorës kjo ngjarje ka për qellim presionin ndaj togave të zeza për ngjarje që kanë të bëjnë kryesisht me pronat.

Në ngjarjet kriminale të këtij viti spikatën edhe vrasjet të cilat vinin si rezultat i përplasjes së bandave në disa qytete si në Shkodër, Vlorë, Fushë-Krujë dhe Lushnjë.

Vlora gjatë 2019 e humbi vëmendjen e qytetit bregdetar duke u përmendur më shumë për ngjarjet kriminale sesa për turizëm. Më 12 shkurt iu bë atentat me armë zjarri 42-vjeçari Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri’, por plumbat i morën jetën kunatit dhe shokut të tij, përkatësisht Orest Rexho dhe Arian Hasani. “Çipuri” ngeli i plagosur nga atentati, ndërkohë që aktualisht ndodhet në burg, pasi ishte në kërkim nga policia si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur dhe i afërmi i tij Dritan Begaj.

Shkodra prej kohësh nuk po gjen paqe. Më 30 mars u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali, të dy vëllezër përkatësisht 61 dhe 59 vjeç. I dyshuar kryesor i këtij krimi të rëndë në Shkodër është Ibrahim Lici, i cili është parë në ikje e sipër me një automjet tip “Golf 4” me ngjyrë të zezë. Të përfshirë në këtë vrasje ishin edhe Arsen Stojku dhe Myslim Rama të cilët aktualisht janë në burg. Plani për ekzekutimin e vëllezërve Bilali dyshohet të jetë bërë në familjen Lici, pasi i arrestuari Stojku rezulton të jetë djalë teze me Mustafa, Sokol dhe të ndjerin Fatbardh Lici. Vrasja e tyre erdhi si vijim i një përplasjeje të gjatë. Në muajin shtator të vitit 2018, kur u vra mbi kalë biznesmeni Arjan Ferracaku, bashkë me të ishte edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit. Asmeri, ish-kampion boksi është i arrestuar tashmë si pjesë e grupit Bajri për gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh. Pas vrasjes së Ferracakut, u pretendua se shënjestra e atentatit ishte Asmeri.

Ashpërsia e krimit ka arritur në atë nivel që nuk kursen as pragun e shtëpisë dhe as femrat. Më 21 shtator në mbrëmje kur i gjithë vendi ishte ende nën ethet e tërmetit të rënë atë pasdite, në Nikël në derë të shtëpisë iu bë atentat Mareglen Hakas, i njohur si “I forti i Niklës”. Nga breshëria e plumbave ai mbeti i plagosur ndërsa halla e tij Shpresa Basha humbi jetën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi Haka është arrestuar për vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, ngjarje e ndodhur më 13 qershor 2011 në Tiranë. Mareglen Haka njihet edhe për lidhjen me familjen Bami. Ishte Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, një nga eksponentët e fortë të krimit, ai që e shoqëroi për në Spitalin e Traumës pas plagosjes.

Edhe Lushnja e ka humbur qetësinë, pasi një seri vrasjesh kanë ngjallur konfliktet e bandave të dikurshme. Më 1 tetor 2019, u vra me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar në verandën e lokalit ku po pinte kafenë e mëngjesit, daja i Zamir Latifit, Besmir Hida. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet të vjedhur në Tiranë, i cili u gjet i djegur pak orë pas vrasjes. Ka dyshime se ekzekutimi është kryer nga të njëjtët persona që ekzekutuan nipin e Hidës. Për atë ngjarje ende në kërkim janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili të cilët janë pjesë e grupit rival të bandës së të fortit të Lushnjës, Aldo Bare.

3 muaj më vonë Lushnja do të tronditej nga një tjetër ekzekutim. Më 14 dhjetor u gjet i vrarë në lokalin e tij Enver Boriçi, 52-vjeç, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, i njohur edhe si vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares, Arben Boriçi, i cili aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Vendi u trondit edhe nga një seri vrasjesh mafioze të cilat ndodhën në derë të shtëpisë dhe në ambiente të populluara.

Më 30 janar të 2019, kryeqyteti u trondit nga vrasja mafioze e ish-punonjësit të policisë Arben Bilali, në zonën e Selitës. Ai u ekzekutua me breshëri shumë pranë banesës ku jetonte me familjen e tij. 50-vjeçari, është i treti në familje që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me një tjetër familje kriminale në zonë, gjë e cila ka prodhuar disa viktima. I vetmi person që ka mbetur në burg për vrasjen e Bilalit është Arben Xhetani i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës. Në pranga ra edhe Gjergj Cukali, të cilin policia e arrestoi bazuar në ADN-në e gjetur në makinën e ekzekutorëve por i “forti i Myslym Shyrit”, mundi të rifitojë lirinë.

Më 18 mars zona pranë sheshit “Willson” në kryeqytet u tronditën nga breshëria e plumbave më cilët i morën jetën 26-vjeçarit Jurgen Kurti, në derën e pallatit të tij.   Kurti ishtë një personazh shumë i përfolur si nga shoëbizi ashtu edhe nga konfliktet e tij me ligjin.

Për ngjarjen u arrestuan si autorë tre të rinjtë Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi, të cilët u akuzuan se ishin paguar 250 mijë euro nga Klodian Bane i cili është në kërkim. Por pas zbardhjes së tabulateve, Qalliaj dhe Berberi u lanë të lirë, ndërsa Levendi vijon të jetë pas hekurave, pasi akuzohet të ketë qenë ai personi që ka luajtur rolin e informatorit dhe ka vëzhguar Kurtin.

Më 20 mars, në fshatin Grudë në Shkodër u ekzekutua në atentat Ferdinand Polia, 35 vjeç, i njohur si biznesmen dhe pronar i disa prej bujtinave turistike në Theth. Ai u ekzekutua me armë zjarri me silenciator, teksa ishte duke u kthyer nga servisi i makinave, ku kishte riparuar automjetin e tij fuoristradë dhe po udhëtonte bashkë me Xhovan Mirashin, punonjësin e servisit. Vetëm pesë ditë pas ngjarjes ranë në pranga Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, të cilët janë lënë në burg nga gjykata. Dëshmia e tyre zbardhi emrin e autorit, Kristian Sulaj (Martini).  Ai u ekstradua më 13 shtator nga Danimarka ku fshihej prej muajsh dhe tashmë ndodhet në burg. Motivi për ngjarjen e rëndë dyshohet të ketë qenë e kaluara e errët e Ferdinand Polisë, në Itali ku 35-vjeçari rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.

Më 2 tetor në Zall Xhuxhë të Mirditës u gjet i vrarë Eri Zefi. 34-vjeçari ishte ngujuar prej një viti dhe i ruhej një gjakmarrjeje të mundshme pasi i vëllai, Ndue Zefi në muajin shkurt të këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca. Në lidhje më këtë ngjarje, është arrestuar Mikel Alia, shok fëmijërie i viktimës i cili dyshohet se e ka nxjerrë në pritë.

Droga vijon të sjellë konflikte të ashpra që lenë pas shumë viktima. Edhe përgjatë këtij viti ka pasur shumë vrasje të cilat kanë ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Shqipëri apo edhe jashtë saj.

13 ditë pasi ishte zhdukur, më 19 shkurt gjendet i vrarë brenda mjetit të tij, Sokol Rama. Prishja e pazareve të drogës dyshohet të jetë shkak i vrasjes së 32-vjeçarit nga bashkëpunëtori i tij në këtë aktivitet kriminal, Roland Milo, i cili tani ndodhet pas hekurave.

Droga dyshohet të jetë shkak edhe për atentatin e 27 majit në Poro të Vlorës ku iu bë atentat Eno (Aleksandër) Matës. Nga ky sulm ai mbeti i plagosur por plumbat i morën jetën shokut të tij Sotiraq Mëhilli.

Mbrëmje e 31 qershorit në Peqin iu bë atentat dy vëllezërve Baho ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vrarë ndërsa vëllai tjetër, Aldo Baho, u plagos rëndë. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet për drogë.

Më 1 gusht në Durrës në derë të shtëpisë u ekzekutua Feriz Bardhi. 40-vjeçari rezulton se është i skeduar edhe më herët nga Policia e Shtetit pasi është arrestuar në vitin 2012 si pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë.

Po në derë të shtëpisë u ekzekutua edhe 47-vjeçari Nikola Ikonomi, i njohur ndryshe nga banorët e zonës si Dilaver Tozaj më 7 gusht në fshatin Selenicë të Vlorës. Në vitin 2005 Ikonomi rezulton të jetë arrestuar për trafik drogë. Ai ishte pjesë e një grupi kriminal që po trafikonin 1145 kg kanabis nga Kakavija.

Më 12 gusht në Mirditë u ekzekutua në mjetin e tij Armando (Tonin) Gjini. 48-vjeçari që njihej edhe si ushtari i bandës së Met Kananit u ekzekutua në qendër të Rrëshenit teksa po priste bashkëshorten e tij të kthehej nga marketi. Dy pistat ku policia po heton për vrasjen e 48-vjeçarit janë prishja e pazareve të drogës dhe marrëdhënia me anëtarët e grupit të Kananit të cilët dyshohet se kishin filluar të dyshonin për viktimën, që u lirua shumë shpejt nga burgu. Ndërkohë ende nuk ka asnjë të arrestuar.

27 gushti nuk do të harrohet lehtë për banorët e rrugës “Xhanfize Keko” të cilët panë se si u ekzekutua në një atentat ish-polici Santiago Malko. Megjithëse rruga ishte me mjete dhe këmbësorë atentatorët e tij qëlluan me breshëri drejt mjetit “BMW X5” dhe u larguan nga zona vetëm kur u bindën se 26-vjeçari kishte ndërruar jetë. Malko njihej në botën e krimit si një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinaj. Pas këtij ekzekutimi mafioz dyshohet se janë anëtarë të “Klanit Duka”, të cilët tashmë janë të shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia e Shtetit. Leonard Duka; Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica janë ende në kërkim nga policia. Në pranga ka rënë vetëm Blendi Teta, i cili u identifikua nga filmimet e kamerave të bizneseve pranë vendit të krimit, ku shihej që mblidhte bishtat e cigareve për të mos lënë asnjë gjurmë.

Droga dyshohet të jetë shkak edhe për vrasjen e 10 tetorit në Kavajë ku humbi jetën Dritan Haxholli, i cili u ekzekutua nga shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit Bledar Toçi. Ngjarja u regjistrua në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja. Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa hetimet zbuluan se pas çështjes fshiheshin pazaret e drogës. Për këtë krim pas hekurave janë Bledar Toçi dhe vëllai i tij Bernard Toçi.

Më 13 dhjetor në Peqin pranë rrugës nacionale iu bë atentat Andi Zylyfi, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundivitit me familjarët e tij. Plumbat kapën edhe shokun e tij Ardit Uruçin, i cili mundi t’i shpëtojë atentatit. Viktima është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56-vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.

Fatkeqësisht në raportimet për vrasjet e 2019 është dashur të raportohen edhe viktima të cilët e humbën jetën pa pasur asnjë faj. Dy persona, njeri në Kavajë e tjetri në Tiranë u vranë me armë zjarri pa pasur asnjë konflikt dhe asnjë precedent penal.

Më 4 korrik në Kavajë humbi jetën si pasojë e përplasjes mes 2 grupeve kalimtari i rastit Ramazan Hasanlliu, i cili u vra sapo kishte blerë bukë. Për këtë krim pas hekurave ndodhen Eraldo Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej dhe Marjus Aliu, ndërsa në arrest shtëpie është Agron Kollçaku.

Më 22 gusht në Tiranë humbi jetën i riu Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicioneri. Ai prej ditësh punonte në vilën e familjes Kusi dhe pas një mosmarrëveshjeje për cilësinë e punimeve u vra me plumb në kokë nga Griseldo dhe Alban Kusi, të cilët pas disa muajsh iu vetëdorëzuan drejtësisë.

Për ish-drejtuesin e policisë Arben Hajdarmatan situata e rendit në Shqipëri nuk është në kushtet optimale dhe sipas tij kjo vjen për disa arsye ku më kryesorja është përdorja e policisë për punë të institucioneve të tjera dhe inkriminimi i saj.

Por, pavarsisht se numri i vrasjeve të ndodhura gjatë 2019 është më i lartë se një vit me parë për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj treguesit e rendit janë në nivelet më të mira historike.

Krimit nuk i shpëtoi as qeliza bazë e shoqërisë, familja. Gjatë këtij viti ka pasur 14 vrasje në familje ku burri vrau gruan, djali nënën dhe nipi gjyshin. Ndër motivet më të hasura të krimit ka qenë xhelozia. Por nuk munguan as konfliktet për pronën dhe për paratë. Për sociologun Gezim Tushi një ndër arsyet është ndryshimi i tipologjisë së familjes shqiptare, si edhe problemet ekonomike dhe përdorimi i lëndëve psikotrope, pa anashkaluar dhe mentalitetin tradicional që sjell konflikte mes brezash.

Krimi ka lindur me njerëzimin dhe nuk pretendojmë që të jetojmë në një shoqëri ku vrasjet të jenë në nivel zero, por urojmë që në 2020 shqiptarët të arsyetojnë më shumë dhe zgjidhjen të mos e gjejnë tek thika, armët dhe tritoli por tek komunikimi dhe nëse ky është i pamundur në dyert e drejtësisë.

Ekstradimi i paligjshëm i mësuesit turk, PD kërkon transparencë nga autoritetet

Pas raportimeve se shtetasi turk Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues është dëbuar në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një postim në Twitter, PD kërkon transparencë për ekstradimin e turkut, nëse kalimi i tij nga autoritetet po bëhet në perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut.

Postimi I plotë:

Ndersa mediat po raportojne me shqetesim per nje ekstradim te nje qytetari turk sipas tyre ne shkelje te ligjit, nuk ka asnje sqarim te institucioneve shteterore per kete ngjarje.

Heshtja dhe zgjedhja e dates 1 Janar per kete veprim na detyrojne te kerkojme trasparence te menjehereshme per cfare po ndodh, dhe pergjigje nese veprimet e autoriteteve jane ne perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut?

Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames.

Atentati ndaj Fatos Tushes, ish-shoferi e shantazhonte me dokumente komprometuese

Qelizat telefonike te celularit te Gezim Saracit i shpallur tashme në kërkim për plagosjen me granatë dore te kryebashkiakut të Lushnjes zbuluan se rreth një orë pas ngjarjes ai u lokalizua në rrethinat e Beratit.

Por pavarësisht kontrolleve, Saraci nuk është mundur te gjendet nga policia.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan per Report se autori mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë duke u larguar drejt Beratit e ndërsa dyshimet janë se ka ndërruar disa automjete gjatë arratisjes.

Në rrugë operative policia e Lushnjës ka siguruar informacione se Saraci shantazhonte Tushen me dokumente komprometuese që ai dispononte për shkak se për disa vite me radhë ka ushtruar edhe detyrën e shoferit te kreut të këtij institucioni.

Të vetmit që janë marrë deri më tani ne pyetje janë disa nga punonjësit e Bashkisë Lushnjë e nga te dhënat e siguruara prej tyre ka rezultuar se Saraci është larguar nga detyra në 2016 ndërsa objekt hetimi është edhe mënyra se si Saraci ështe paguar gjatë kohës që nuk ushtronte detyrën e shoferit te Fatos Tushes..

Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë së Lushnjes u sulmua me granatë mëngjesin e djeshëm nga shoferi i tij Gëzim Saraçi, nga ku mbeti e plagosur edhe sekretarja Erisa Qalliu. Pistë kryesore hetimi është pikërisht një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi, ndërsa përgjatë pesë viteve të fundit Saraçi ishte hequr disa herë nga puna nga kryebashkiaku Tushe.

“Nuk mund të fillonte më mirë ky vit” – Macron nderon me titullin e lartë Ismail Kadarenë

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Lajmi bëhet me dije nga deputetja Mirela Kumbaro.

 

“Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.

Tërmeti troket në orët e para të 2020, mësoni magnitudën dhe epiqendrën

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vend, në orët e para të vitit që sapo trokiti Shqipëri.

Sipas faqes evropiane EMSC, lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë, 4.2 righter me thellësi rreth 10 km.Po sipas EMSC, epiqendra e tërmetit është shënuar rreth 27 km në Veri Perëndim të Durrësit.

Lëkundjet janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:53, ndërsa pas tij janë shënuar edhe disa pas lëkundje të lehta, me magnitudë rreth 2 të shkallës rihter.

(BalkanWeb)

Eksplozivi në zyrë- Fatos Tushe dërgohet në Tiranë. Detaje nga gjendja shëndetësore e tij dhe sekretares

Dërgohet në Tirane, per nje mjekim me te specializuar kreu i bashkise se Lushnjes, Fatos Tushe, i cili mbeti i plagosur pas nje atentati qe i beri ne zyre ish-shoferi i tij, duke i hedhur nje sasi eksplozivi.

Gazetarja e “Panorama” raporton se pas trajtimit te pare ne spitalin e Lushnjes, mjeket kane vendosur ta dergojne Tushen ne Tirane per mjekim te specializuar.

Burime nga spitali rajonal bejne me dije se Fatos Tushe ka marre demtime ne shpatull dhe kembe. Nderkohe qe ai eshte nisur drejt Tiranes, vetem pak pas tij, niset drejt kryeqytetit edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu qe ka marre gjithashtu plage te renda nga shperthimi. Gjendja shendetesore e sekretares cilesohet e rende, por thuhet se eshte jashte rrezikut per jeten.

Ne drejtim te Lushnjes eshte nisur drejtori i Pergjithshem i Policisë se Shtetit, Ardi Veliu.

Ne kerkim vijon te jete autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje, Gezim Saraci, qe e ka ruajtur kreun e bashkise, e ka ndjekur nga pas dhe ka nxjerre nga xhepi nje lende plasese, qe e ka hedhur sapo Tushe ka hyre ne zyre.

Haradinaj: ‘Mini-Shengeni’ është biberon mashtrues për Ramën dhe Vuçiçin

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar nismën për ‘Shengenin Ballkanik’. Teksa foli për deklaratat që janë shkëmbyer në distancë mes tij dhe kryeministrit shqiptar, Haradinaj tha se nuk ka asgjë personale me Ramën.

“Unë nuk bëj asgjë mbi baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë. Unë jam detyruar që të dal kundër. Interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës… Nuk mundesh që t’i imponosh asgjë Serbisë”, deklaroi Haradinaj në emisionin Frontal të T7.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra në lidhje me heqjen e taksës për mallrat serbe.

“Mini Shengeni është veç një formulë. Ky Mini Shengeni është bërë që të futet dhe Kosova në atë klub”, shton kryeministri. Haradinaj ka thënë se Mini Shengeni është biberon mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. “Ata nuk e kanë atë lodrën që patën qejf që ta luanin. Është një lloj biberoni mashtrues edhe për Vuçiçin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Unë e kam thënë disa herë, ne jemi vëllezër shqiptarë.”, thotë ai.

Teatri- Aktori Budina, mesazh të fortë politikës: Do t’i shkojmë deri në fund, ju do të dridheni kur…

Aktori dhe regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës së artistëve para Bashkisë së Tiranës, pasi kërkojnë informacion për tenderin për projektin e Teatrit Kombëtar.

Duke folur për mikrofonin e News24, aktori Budina tha se nuk do të tërhiqen, deri sa përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ai ju përcolli dhe një mesazh të fortë politikanëve, teksa tha se sot janë të pushtetshëm, ndaj janë kaq të fuqishëm, por nesër kur të ndërrojnë raportet, do të dridhen.

“Ne po presim të marrim informacionin. Është shumë e çuditshme që bashkia sjell policë, pasi ne nuk do të futeshim brenda, nuk është protestë. Ne thjesht duam t’i themi se meritojmë një përgjigje për gjithë këtë që kemi bërë në dy vite. Fakti që ata kanë frikë na krijojnë dyshime se kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ne duam të dimë cili është fituesi i tenderit, ku shkuan 500 milionë lekë. Ne nuk jemi më vetëm, jemi me juristë, profesionistë, aktivistë, njerëz që na ndjekin. Ka një gjë që nuk e kanë kuptuar ata politikanët, ata që vijnë nga teatri janë mësuar të luftojnë natë ditë në skenë. Ne nuk do ta lëmë këtu, do t’i shkojmë deri në fund. Ne po përpiqemi ta mbajmë në këmbë teatrin për ta lënë atë si një kështjellë të fjalës së lirë.

Nuk do vijë kurrë nga partitë demokracia, partitë janë disa mjete teknike, që çojnë përpara dëshirën e njerëzve. Nëse nuk ka reagim qytetar, çdo lloj partie do rrëshqasë në korrupsion. Asgjë e investuar nga ne këto dy vite nuk do të shkojë dëm. Këta njerëz e meritojnë një sukses, ne do ta çojmë deri në fund, do ta marrim informacionin tonë. Të jeni të bindur, që ne do të zbulojmë çfarë fshihet pas këtij terri. Ata ecin me idenë se jemi një grup i vogël, por ne kemi lënë gjurmë kudo. Sot këta janë kaq të fuqishëm, por nesër kur të ndërrojnë raportet, do të kuptoni si këta njerëz do të dridhen, se do jenë pa pushtet. Atëherë do ta shohim sa të fuqishëm janë, kur të jenë të zhveshur, se kryetari i bashkisë nuk ka as votat. Kur të zhvishen nga pushteti, ata do të japin llogari para drejtësisë”, tha Budina.

E pyetur se çfarë do të ndodhë, nëse ata do ta marrin informacionin që kërkojnë, Budina u përgjigj: “Ne nuk e pranojmë projektin. Po të dalë informacioni, do të kuptohet qartë korrupsioni, ndaj nuk e japin ata. Ka korrupsion, nuk ka pasur garë, ka qenë i paravendosur”. BW

VIDEO – “Teatri nxori bllof të gjithë arkitektët”, Mehdi Malkaj i kërkon sqarim Veliajt: Çfarë lloj çete jemi ne partizane, zogiste apo balliste?

Aleanca për Teatrin është mbledhur përpara Bashkisë Tiranë për marrjen e informacioneve mbi vendimet që po merren për Teatrin Kombëtar.

Pjesë e tyre ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili iu përgjigj edhe kryebashkiakut Erion Veliaj që i konsideroi një çetë të vogël që janë kundër prishjes së Teatrit.

Malkaj i kërkoi një sqarim Veliajt për të përcaktuar se çfarë çete janë zogiste, balliste apo partizane.

“Jam si macja tek piano përballë pianos kur flitet për ligje. Teatri i nxori blof të gjithë arkitektët nga ishin dhe nga nuk ishin. Se është aty nuk i dridhet qerpiku fare. Hajde tërmet thotë. Është fatkeqësi e madhe për ata që pësuan nga tërmeti. Do ishte më mirë që kryetari të ndërtonte ndonjë gjë për ata që vuajnë atje, që kanë nevojë për kujdes sesa të merren me teatrin. Unë dua të sqaroj një gjë të vogël me veten të paktën çetë, tani ne jemi çetë partizane, çetë balliste, zogiste. Çfarë lloj çete jemi neve? Këtë dua të sqaroj. Po patët mundësi më jepni sqarim. Ore çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo nuk jemi të armatosur. Dreqi e mori, kjo lufta partizane, unë kam respekt për të por me çfarë ta filloj?”- tha ai.

Aktori u shpreh se nga çeta të vogla të shpërndara të gjithë u bënë bashkë dhe tani janë një batalion.

“Një çetë këtu, një çetë atje, një çetë atje u bëmë bashkë, u bë batalion, brigadë ku di unë. Ndihem mirë që jam pjesë e çetës,”- përfundoi Malkaj.

Banorët e Thumanës nisin grevën e urisë – Nuk pranojnë të dalin nga hotelet pas 3 janarit

Banorët e Thumanës, të cilat pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit u strehuan në hotelet e Shëngjinit, ditën e sotme kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste. Kjo për shkak të përfaqësues të Bashkisë së Krujës iu kanë komunikuar vendimin se afati i fundit për qëndrimin e tyre në këto hotele është deri më 3 janar, ndërsa më pas banorët do të strehohen nëpër banesa me qira.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se për banorët ky afat nuk është i mjaftueshëm, pasi në këtë periudhë është e vështirë gjetja sipas tyre e banesave me qira.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit përveç 51 viktimave, shkaktoi plagosjen e mbi 700 personave si dhe shembi qindra banesa. Vetëm në Thumanë humbën jetën 24.

Mbi ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbërit

 

Njoftim për mediat nga Grupi i Lobimit

 

26 dhjetor 2019

 

Në nëntor dhe dhjetor anëtarë të Grupi të Lobimit për Rrugën e Arbërit bënë vëzhgime në terren lidhur me ecurinë e punimeve nga Ura e Brarit deri te Tunelet e Murrizit si dhe te Ura e Vashës në Klos. U konstatua me kënaqësi se ka një një ecuri të ndjeshme të punimeve. Megjithatë, tani për tani nuk mund të përcaktohet volumi i saktë punës së kryer.

Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan takime konstruktive me Presidentin e Kompanisë që po ndërton veprën, z. Rrok Gjoka, dhe anëtarë të ekipit të tij. Në këta takime u diskutuan një numër çështjesh në lidhje me volumin, cilësinë, standardet e punimeve si dhe efikasitetin me të cilat Qeveria po përmbush detyrimet financiare.

Në takime u trajtua edhe çështja e ndërprerjes së punimeve në Tunelin e Murrizit. Në lidhje me këtë, Gjoka u shpreh se nga dalja e Tiranës janë hasur probleme përsa i përket strukturës gjeologjike të terrenit, por problemet janë të kapërcyeshme. Ai e siguroi Grupin e Lobimit se po punohet për eliminimin e pasojave dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike. Gjithashtu, Gjoka u shpreh se punimet e tunelit nga ana e Xibrit vazhdojnë me një ecuri të kënaqshme.

Në këto takime u theksua rëndësia e informacionit të vazhdueshëm për ecurinë e punimeve, prolematikat që shfaqen, dhe një transparencë më të madhe në lidhje me financimin.

U konstatua se akoma nuk ekziston një grup koordinues me përfaqësues nga Kompania Gjoka, Ministria e Financeve, Ministria e Transporteve dhe Shoqëria Civile. Ngritja e një grupi të tillë bëhet edhe më i domosdoshëm pas raportimeve në media për punime të pakryera dhe shqetësimeve të pa adresuara deri tani në lidhje me procesin se si bëhet kontrolli dhe certifikimi i cilësisë së punimeve. Ngritja e një grupi të tillë bëhet edhe me imperative, pasi kjo vepër është një investim publik dhe, pavarësisht burimeve fillestare të financimit, ai që paguan për rrugën është publiku.

Peticioni online për Rrugën e Arbërit tani ka mbi 19,000 përkrahës, nga të cilat 2,000 në formularë, dhe mund të nënshkruhet këtu:

 

Padia e Metës ndaj Dvoranit- Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, çështja i kalon SPAK

Prokuroria e Tiranës ka shpallur sot mos-kompetencë për kallëzimin që presidenti Ilir Meta i bëri kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.


Padia e Presidentit pritet t’i kalojë SPAK, ndërkohë që shpallja e mos-kompetencës ka si motivacion faktin se Dvorani është zyrtar i lartë, dhe ky hetim është detyrë e SPAK.

Mësohet se  prokurori Alket Mersini ka shpallur moskompetencën për shkak të cilësive të veçanta që ka subjekti i kallëzuar, pra kryetari i KED-së, Ardian Dvorani. Deri tani, kjo është e vetmja dosje që Prokuroria e Tiranës ka dërguar pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kallëzuar kreun e KED-së për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”.

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare misionari i Pajtimit, Avdi Rexha

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare misionari i Pajtimit, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare Shqiptare, qëndrestari i paepur për mbrojtjen e vlerave të Demokracisë, simboli i Paqes dhe i Solidaritetit Njerëzor, Avdi Rexha.

Ai ka ndërruar jetë ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor, ndërsa varrimi do të bëhet ditën e premte, më 27 Dhjetor 2019, ora 12.00.

Mësohet se trupi i qëndrestarit të demokracisë do të prehet përjetësisht në vendlindjen e tij, në Bujan të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës, Tropojë.

Pas pushimit të çështjes, Agron Tufa paralajmëron Spartak Brahon: Padi të reja dhe më të rënda

Ish-Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale ndaj deputetit socialist, Spartak Braho.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Tufa paralajmëron se së shpejti do të depozitojë një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Postimi i plotë:

Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.
Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor.
Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!

RTSH zhduket bashkë me këngët e ‘Festivalit të Këngës’, çfarë po ndodh

Teksa “Festivali i Këngës”, po vazhdon të komentohet në media e rrjete sociale, një tjetër e re ka tërhequr vëmendjen. Të gjitha këngët e Festivalit janë zhdukur nga Youtube dhe i gjithë kanali i RTSH nuk ekziston më në këtë platformë. Nuk dihen ende shkaqet apo personat që mund të jenë pas këtij veprimi. RTSH nuk ka reaguar ende dhe pritet të mësohet në vijim se çfarë ka ndodhur.

Burimi: Anabel.al

Akuza për shpifje, gjykata pushon padinë e Agron Tufës kundër Spartak Brahos

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen mes Agron Tufës, ish-drejtor i ISKS, (sot në azil) dhe Spartak Brahos, deputet i Partisë Socialiste. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqtari Sokol Pasho, ka pushuar çështjen, pasi sipas gjykatës nuk provohet vepra penale për fyerje dhe shpifje, dhe se padia e Tufës nuk përmbush kushtet ligjore.

Më 24 prill, Agron Tufa, paditi në gjykatë deputetin socialist Spartak Braho, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Kjo është padia e dytë që bëhej nga Tufa për Brahon, ndërkohë që në këtë padi përfshihen edhe të tjerë emra të cilët janë përfshirë në debatin mes tyre, duke sulmuar Tufën nëpër shkrime në rrjete sociale dhe gazeta. “T’ju gjejnë vendin shpifjeve. Shpifjet ndaj meje për shkak të detyrës. Kam patur presion në rrugë, presion halabak, presion përmes sms-ve. S’jam përzier kurrë me llumin. Kanë 28 ditë front sulm të kuq. Spartak Braho më ka kërcënuar publikisht. Unë kam punët e mia, nuk ia dal dot i vetëm, prandaj kërkova ndihmën e drejtësisë.” -tha Tufa para mediave në muajin prill.

Si nisi përplasja Tufa-Braho që çoi në azil publicistin?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës. E për të vijuar jo më larg se disa javë më parë, kur Tufa botoi historinë e një gruaje, të cilës gjatë regjimit i kishin marrë fëmijën, e sipas Tufës, fëmija u përdor nga diktatori Enver Hoxha për të t’i marrë gjakun, (një teori kjo e paprovuar në fakte, por në histori dhe akuza të ndërsjellta). Ishte kjo histori që solli irritimin dhe kërcënimet e tjera ndaj Tufës nga adhuruesit e diktatorit Enver Hoxha, që e çoi atë në Zvicër ku po qëndron bashkë me gruan dhe 5 fëmijët dhe hera-herës bën reagime për situatën politike në vend. Express

Neodiktatura- Neootomanizmi-Pansllavizmi: trinomi që kërcënon Demokracinë dhe Kombin Shqiptar – Nga Azgan HAKLAJ

 

-Neodiktatura- Neootomanizmi- Pansllavizmi trinomi që kërcënon demokracinë por dhe vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar.

-Shqiptarët duhet të jenë të gatshëm për të bërë çdo sakrificë në emër të Atdheut, të lirisë dhe të ardhmes së tij.

-30- vjetori i renies së Murit të Berlinit dhe 30 -vjetori ekzekutimit të çiftit diktatorial Çaushesku mesazh i madh për shqiptarët.

-Shqiptarët duhet të shkulin këtë oktapod kriminal që ka lëshuar metastazat tumorale në trupin e Shqipërisë, ashtu si kalorësit iliro- dardanë shkulnin shigjetat e armikut nga gjokset e tyre.

-Fati i neodiktatorëve i njëjtë me diktatorët.

Shpeshherë përgjatë historisë si asnjë popull tjetër shqiptarëve u është dashur të luftojnë në dy fronte, për të mbrojtur lirinë, trojet e tyre etnike dhe ekzistencën e ardhmërinë e tyre.

Kjo ka ndodhur në antiktet në betejat kundër romakëve, maqedonësve, në Mesjetën e hershme kundër dyndjeve sllave e Perandorisë Bizantine, në Epokën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) kundër turqëve e Venedikut dhe në fund të shekullit të 18- të në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ndaj ushtrive të sulltanit e atyre të Knjaz Nikollës.
Po kështu në disa fronte u ndeshën në luftërat ballkanike dhe ato botërore.
Periudha e Luftës së Ftohtë 1945 -1990 dhe ndarja e Botës në dy blloqe politiko- ushtarake i ngriu konfliktet etnike në Balkan.

Nën gërmadhat e kësaj statukuoje të supërfuqive shqiptarët ishin populli që pagoi çmimin më të rëndë.

Gjysma jonë që njihet si Shqipëria Londineze përjetoj diktaturën më të egër në Europë, atë të kmerëve të kuq hoxhistë në kohën që Kosova, Çamëria e të gjitha viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi ju nënshtruan një dhune të egër, genocidi, kolonizimi e spastrimi etnik nga Jugosllavia Titiste e bandat monarko -fashiste greke.
Sot në shekullin e 21-të me shembien e Murit të Berlinit e shpërbërjen e Perandorisë së Kuqe Sovjetike demonët e shovinizmit e të neokolonializmit janë zgjuar si kurrë më parë dhe shigjetat e arsenalit politik, diplomatik, pse jo dhe ushtarak i kanë drejtuar kundër shqiptarëve.
Qarqet antishqiptare kanë bërë të mundur sponsorizimin e ardhjes dhe mbështetjes për ta mbajtur në pushtet Qeverinë Neokomuniste të Rilindjes dhe Aleanca Rama- Vuçiç- Erdogan- Putin është një realitet i njohur nga opinioni publik vendas dhe ai ndërkombëtar.
E theksova që në titull të shkrimit që kjo aleancë e frymëzuar nga ideologjia komuniste, neootomane e pansllaviste është trinomi që kërcënon e rrezikon seriozisht jo vetëm krijimin e Shtetit Komb të shqiptarëve por edhe demokracinë dhe ekzistencën si shtet e si Komb.

Ja vlen të analizohen tre komponent të ketij trekëndëshi të zi të Bermudës, apo këtij pakti të satanait, jo vetëm sepse na duhet si asnjëherë tjetër të luftojmë në tre fronte, por dhe për të ia bërë të qartë opinionit ndërkombëtar e qendrave vendimmarrëse politike strategjinë e taktikën e kësaj aleance antishqiptare e cila është njëherësh thellësisht e qartësisht një aleancë antiEuropiane e antiAmerikane.
Car Putini e Sulltan Erdogani dy diktatorët më jetëgjatë në Europën e pas Luftës së Ftohtë janë thellësisht antipërendimor në mendime e veprime e madje ata mburren me këtë fakt.
Ata kanë krijuar oligarki politike- ekonomike – ushtarake, kanë shtypur opozitën, liritë dhe të drejtat e njeriut, kanë militarizuar ekonominë dhe me anë të propagandës shtetërore, të fuqishme e të kontrolluar me dorë të hekurt nxisin ëndrrat perandorake e kolonialiste të trashëguara nga historia e tyre e errët dhe e përgjakshme.

Qëllimi i politikës së tyre të jashtme për dominimin e Ballkanit bie së pari në kundërshtim me interesat e shqiptarëve të cilët falë politikës së tyre sot janë ndarë në pesë shtete.
Në kushtet e Epokës së Globalizmit, mediave të fuqishme e ndjeshmërisë së lartë të opinionit publik të neootomanizmit Erdogan e Carit të Kremlit, idhtar i zgjimit të pansllavizmit, ju nevojiten metoda të kamufluara për të fshehur qëllimet e tyre të verteta antishqiptare.

Rusia si fuqi botërore politike dhe militare nën protekstin e mbrojtjes së ortodoksëve të Ballkanit, strategji e ndjekur që nga koha e Katerinës së Madhe e Pjetrit të Madh, nuk ka hezituar ti kurbanizojë shqiptarët sa herë është paraqitur rasti, në Traktatin e Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit e Konferencën e Ambasadorëve të Paqes në Londrër, në fund të Luftës së Dytë Botërore me aneksimin e Kosovës dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB- së duke venë veton kundër rezolutave për Kosovën.
Refuzimi i njohjes së Kosovës si shtet i lirë dhe sovran e madje nxitja për anullimin e njohjeve nga ato shtete ku ka ndikimin politik dhe ekonomik është politikë e jashtme konstante e Rusisë së sotme putiniane.
Cari i Kremlinit dhe sherbimi i fshehtë rus ua kanë imponuar dhe i kanë detyruar të pranojnë platformën e elaboruar në shërbim të interesave të tyre afatgjata antishqiptare kryeministrit të tyre satelit Edi Rama, Presidentit Akeksandër Vuçiç, dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi

Vuçiç e Rama në zbatim të urdhërave të Putinit provuan të organizonin njëri grusht shteti në Mal të Zi e tjetri kryengritjen e armatosur të vitit 2011 në Shqipëri.
Ata sëbashku me Hashim Thaçin organizuan ndarjen e Kosovës.
Qëndresa Homerike e Kryeministrit të Kosovës z Ramush Haradinaj shpetoj Kosovën nga ndarja, Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti ishte promotori i përcaktimit të kursit EuroAtlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqiptarët e Malit të Zi për shkak të vokacionit të tyre përendimor imponuan shumicën e vendosjes së rrugëtimit EuroAtlantik të Republikës Malazeze.

Samiti i Berlinit varrosi ëndrrën e Car dushanëve, të garashaninëve, çubriolloviçëve të Serbisë së madhe.
Ideologjia neootomane e Kalifit të ri të Ankarasë Erdoganit është ajo që mbyll trekëndëshin e zi antishqiptar.
Erdogani erdhi dhe vazhdon të qëndrojë akoma në pushtet duke tundur flamujt e islamizmit e të nacionalizmit.
Ky është binomi i Turqisë neootomane:
Ekspansioni ideologjik- ekonomik e së fundmi kolonialist në territoret që dikur ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane.
Turqia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga praktika e të konsideruarit të trojeve etnike shqiptare si pjesë të demenit të saj.
Ishte kjo arsyeja që kundër kësaj ideologjie vdekjeprurëse për të ardhmen e Kombit Shqiptar luftuan korifejtë e Rilindjes Kombëtare dhe etërit e Pavarësisë të shtetit të ri shqiptar.

Mbreti Zogu i Parë duke njohur mësëmiri Aleancën Otomano – Bizantine e cila në shekuj ka punuar për të shkombëtarizuar shqiptarët e preu me shpat nyjën gordiane që e lidhte Regjionin Shqiptar me Stambollin bizantino- ortodokso- otoman.

Shkeputja e komunitetit musliman shqiptar nga Turqia, vendosja e bektashinjëve në Tiranë, pavarësia e kishës ortodokse shqiptare nga Konstadinopoja e njohur si autoqefale janë kryevepra politike të një udhëheqësi të përgjegjshëm për fatet e popullit të vet.
Deviza e Bektashizmit “Pa Atdhe nuk ka Fe” u bë burim frymëzimi i shqiptarizmit.
Sot shqiptarët duhet të jenë të pregatitur për betejën e radhës në tre fronte, përballë forcave të errësirës dhe të gatshëm për të bërë çdo sakrificë në emër të Atdheut, të lirisë dhe të ardhmes së tij.

Starti i kësaj beteje për mbijetesën e demokracisë të shtetit të së drejtës dhe ardhmërinë e Kombit duhet të fillojë me rrëzimin e regjimit neokomunist, despotik e mafioz të Sulltan Ramës e kalifatit të tij kriminal.
Transplantimi i një kryeministri e i një qeverie bandite në trupin e Shqipërisë është operacion i kryer nga armiqtë tanë shekullorë.
Shqiptarët duhet ta shkulin këtë oktapod kriminal që ka leshuar metastazat tumorale në trupin e Shqipërisë ashtu si kalorësit Iliro- dardanë shkulnin shigjetat e armikut nga gjokset e tyre.

Oborri Mbretëror Shqiptar: Minishengeni pa Kosovën – hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare

VOAL – Oborri Mbretëror Shqiptar ka lëshuar këtë deklaratë lidhur me iniciativën e Beogradit, ku eshtë përfshirë Shqipëria, për “minishengenin” ballkanik:

Politika e Jashtme duhet të ketë kredibilitet dhe vazhdimësi. Ajo kurdoherë duhet të bazohet mbi tre parime: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, vënien në shërbim të plotë të integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike duke mbështetur fuqimisht plotësimin e standarteve integruese, rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon duke synuar forcimin e paqes dhe stabilitetit.

Eshtë me rëndësi që Shqipëria të ketë bashkëpunim me vendet e rajonit, por përpjekjet për ta tërhequr atë në konceptin e një mini shengeni pa Kosovën dhe pa një strategji të qartë ekonomike, do të ishin një hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare. Ndërkohë duhet stimuluar integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët, “dy shtete-një Komb” brënda Europës! Hapat drejt një diplomacie të përbashkët, një platforme ekonomike, arsimore dhe kulturore janë të domosdoshëm. Të gjitha këto përpjekje duhet të kenë vetëm një synim, mirqënien e qytetarëve!-

Mini-Shengeni Ballkanik ose dominimi serb në Ballkan – Nga AGIM NESHO

Pas refuzimit nga Franca të hapjes së negociatave për statusin kandidat në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, vendet e Ballkanit Perëndimor reaguan me iniciativën e tyre të “Mini-Shengenit Ballkanik”. Dukej që ky ishte një reagim i menduar mirë për t’i treguar Bashkimit se alternativat e tyre mund të jenë të tjera dhe nuk mund të ishin ata të humburit e vetëm në procesin e integrimit.

Kjo iniciativë e iniciuar nga Serbia, por dhe e përkrahur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ishte një martesë interesash (marriage of convenience) ku çdo vend do të plotësonte interesat momentale të pushtetit, sesa një iniciativë e domosdoshme e studiuar mirë, që do të sillte rezultat dhe impakt pozitiv në rajon.

Po të ishte se integrimi rajonal do të ishte një strategji e strukturuar dhe e studiuar në mënyrë themelore, mundësitë kanë qenë të hapura gjatë gjithë kohës së tranzicionit me iniciativën e Berlinit, CEFTA-n, si dhe gjithë iniciativat e tjera rajonale, ku roli drejtues dhe mbikëqyrës i BE-së përbënte një garanci shtesë.

Mini-Shengeni Ballkanik u shërben interesave politike të mbajtjes së pushtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia, që gjithmonë e më shumë po tregon se nuk ka një synim të shpejtë të integrohet në Perëndim, por ndihet komfort me një baraslargim midis Moskës dhe Brukselit, vazhdon të prodhojë iniciativa të dyshimta dhe vetëm në interes të saj.

Marrëveshja me Unionin Euroaziatik, në një kohë kur BE është e qartë me qëndrimet për aleancat joeuropiane, i shërben asaj për të treguar hapur këtë balancë, ashtu siç është shprehur se nuk do të jetë pjesë e arkitekturës mbrojtëse të Europës dhe nuk do të bëhet pjesë e NATO-s.

Ajo po rrit nga dita në ditë investimet ruse në energji, infrastrukturë dhe informacion si dhe ka rritur dukshëm investimet ruse në vend. Ajo që u intereson serbëve është dominimi i Ballkanit Perëndimor si fuqia relativisht më e madhe dhe ekonomia më e zhvilluar dhe e strukturuar në rajon.

Në mungesë të arritjes së një zgjidhje për skenarin e ndryshimit të kufijve në marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje që do të siguronte precedentin për krijimin e Serbisë së Madhe, marrëveshja e mini-Shengenit është një skenar komplementar i shërbyer sipas parimeve të BE-së dhe i mbështetur nga interesat e pushtetit të liderëve rajonalë.

Për të mos pranuar njohjen e Kosovës dhe sovranitetin e Republikës së saj, Serbia është përpjekur që minishengenin ta bazojë në një kompromis me Tiranën duke krijuar boshtin Beograd-Tiranë, ajo që për shumë vende ballkanike është quajtur Mbretëria e re Serbo-Shqiptare që nuk është gjë tjetër vecse një variant i ri i Jugosllavisë së re, ku Kroacia dhe Sllovenia zëvendësohen nga Shqipëria.

Duke hequr dhe anashkaluar Kosovën, Serbët i japin Tiranës mundësinë të bëhet faktori kryesor i hapësirave shqiptare, e gjitha kjo si një kompensim për bujarinë e Tiranës për të mos insistuar që në fillim që nuk ka Shengen Ballkanik pa Republikën e Kosovës.

Ky naivitet i Tiranës më së paku tregon se sa e panxënë është në politikën e jashtme, tashmë e personalizuar nga Kryeministri Rama. Për Kryeministrin Zaev, i cili përballoi në mënyrë të vazhdueshme presionin e faktorit serb dhe shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një mundësi më shumë për të vazhduar qeverisjen pas zgjedhjeve në pranverën e ardhshme. Kjo iniciativë ballkanike është parë në heshtje pozitivisht nga vendet e BE-së për vetë faktin e mosdhënies më shumë për integrimin e mëtejshëm të tyre.

Për Gjermaninë ky është një kompromis për të fituar kohë në debatin për zgjerimin e BE-së me Francën duke e ditur që kjo iniciativë mund të jetë problematike më vonë nga mundësia e shtrirjes së influencës së fuqive jo-europiane në këtë rajon. Për Francën kjo mund të jetë një ‘leverage’ për Serbinë dhe një mundësi për të negociuar dhe gjetur zgjidhje në marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe pse jo në politikën e saj të ardhshme me Rusinë. Për Shtetet e Bashkuara cdo insiativë bashkëpunimi është një hap pozitiv por kanë thënë qartë me përfaqësuesin e tyre Ambasadorin Grenell se pa Kosovën kjo iniciativë do të jetë e cunguar ose e pamundur.

Kanë thënë atë që Shqipëria duhet ta kishte kryefjalë. Për shumë institucione amerikane politikat e sotme të Serbisë po përafrojnë vendin me një satelit të politikave ruse në Ballkan, prandaj interesat e tyre dhe ato perëndimore në Ballkan duhen mbrojtur me Kosovën, investimin e tyre ne Ballkan.

Kjo që po ndodh krijon një hapësirë për kompeticionin e fuqive të mëdha sot në botë në këtë rajon ku interesat e politikanëve protagonistë të Ballkanit kanë hapur derën e një skenari të dyshimtë, kur këta të fundit nuk ishin të zotët të ndërtonin shtetin ligjor, të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ta bënin rajonin pjesë të Europës së Bashkuar. Presidenti Vuçiç, në konferencën për shtyp në Tiranë, theksoi se: “Ballkani nuk duhet të mbetet pjesë e dëshirave të fuqive të mëdha, duke nënkuptuar BE-në”.

Por iniciativa, në thelb, përveçse ka synim të rrisë dominimin serb, do të rrisë prezencën në rajon të Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Këto të fundit, në krahasim me vendet perëndimore, janë regjime joliberale autoritare pa respekt për liritë dhe parimet demokratike që u japin shpresë dhe frymëzim autokratëve ballkanikë të kenë pushtet të pakufizuar.

Meta: Soros kërkoi takim pas akuzave që bëra! Temat që diskutuam dhe qëndrimi im për Shengenin Ballkanik

Kreu i shtetit Ilir Meta dy ditë pas takimit në Presidencë me Alexander Soros, djalin e filantropit të njohur George Soros si dhe Andi Dobrushin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros në Tiranë ka reaguar duke sqaruar arsyet dhe temat e diskutimit. Presidenti shprehet se nga muaji korrik kur bëri disa akuza publike të forta, madje si komplotues për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ‘ka pasur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi. Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim’ thotë ai.

Por cfarë diskutoi Ilir Meta me djalin e Soros? “Tre temat që unë jam përqendruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë. E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit”. Por cili është mendimi dhe qëndrimi i Presidentit në lidhje me minishengenin Ballkanik dhe takimin që u bë dje në Tiranë, teksa Kosova nuk mori pjesë në Samit duke e bojkotuar? “Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim (me djalin e Soros). Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit. Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese. Shqipëria e para! Shqipëria në bashkimin Europian” përfundon Meta.

Trageti me 150 veta në bord, 14 orë nga Brindisi, ankorohet me vështirësinë Vlorë, udhëtarët: U torturuam!

Moti i keq ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve lundruese. Dosja.al mëson se në portin e Vlorës, ka mundur të akorohet trageti “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, (i cili kishte 150 persona në bord) pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.

Udhëtarët pasi zbritën në tokë në orën 08:00, u shprehen se janë torturuar nga udhëtimi i gjatë dhe pritja në radhë e tragetit për t’u akoruar.

“Kemi bërë 7 orë rrugë, jemi edhe 14 orë në rradhë, u torturam”, shprehen ata.

Rama në krah të Vuçiçit sulmon: Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri

“Jeni gabim vëllezër”. Me këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për mungesën e Kosovës në takimin për Minishengenin ballkanik, duke deklaruar se Kosova mungon se pse nuk është e ftuar, apo pse ka kushte shtesë, por sipas tij sepse ka hyrë në një rrugë qorre, nga e cila duhet të dalë sa më parë.  

Rama ka kujtuar se me heret ka pasur dreka e darka pune mes tyre, nderkohe qe realiteti ka qene po ky. “Çfarë do thoni kur Kosova të ulet në tryezë do thoni i fali krimet. Se ishte deri dje në tavolinë dhe asnjëherë nuk është bërë kjo zhurmë e madhe. Kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta udhëheqin Kosovën drejt së ardhmes por janë futur në një rreth vicioz”.

“Ndërkohë që SHBA dhe BE janë sot në tryezë me të gjithë të pranishëm, Kosova mungon, jo se i është vënë kusht, se nuk është ftuar, apo se ne kemi ndryshuar ndonjë qasje a opinion në raport me të drejtën e saj të pamohueshme, por sepse ka hyrë në një rrugë qorre, pa rrugë dhe prej disa kohës po i bie vetes dhe po humb respekt dhe mbështetje dhe reputacion, tani më thoni një gjë të vetme në gjithë këtë përpjekje me të cilën Kosova nuk ka qenë dakord, ka qenë dakord me të gjitha procesi i Berlinit po, CEFTA po, nisma rajonale me të gjitha”- tha Rama ne nje dekarate per mediat, pas mbylljes se takimit.

Pyetur per deklaraten e Vucic qe e quan masakren e Recakut nje trillim, Rama e ka gati pergjigjen: “me atë nuk jam dakord as unë e kam dënuar publikisht, por nuk di ndonjë rast kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur dhe pa vazhduar përpjekjet për dialog, ose jo barrikada qorrash në FB”.

Rama nuk ndien pergjegjesi personale per mungesen e KOsoves, por keqardhje.

“Unë do ndjeja përgjegjësi personale nëse Kosova nuk do ishte e ftuar, apo do kishte kusht për Kosovën, me vjen shumë keq, për ata që bëjnë ndërmjetësin me opinionin publik që nuk doni të dëgjoni se mes kësaj nisme ne clirojmë potencialet. Dje isha hero kur në Beograd kërkova njohjen e Kosovës dhe sot jam tradhtar, unë nuk jam as hero e as tradhtar. Kur ishte Kosova në tavolinë, e kishte njohur Serbia Kosovën, pse ishte në tavolinë. Në Kosovë është rezultat i atyre që duhet ta udhëheqin Kosovën dhe janë futur në rreth vicioz”-tha ai.

Ne pergjigje te pyetjes per ate qe tha Vucic, qe duket se Rama po mbrohet, kryeministri deklaroi: “Nuk jam në asnjë mbrojtje, kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, fyerje, damka, që nuk kanë asnjë lidhje me mua por jam këtu për të cuar para idenë time, që nuk është ide e papërkrahur nga askush, por është e përkrahur nga të gjitha, hapjen e kufijve në ballka e kam kërkuar që në procesin e Berlinit dhe kundërshtari i kërkesës ishte Serbia, sot Serbia e ka pranuar. Ndaj them, Jeni gabim vëllezër”.

Nje pergjigje pati edhe per deklaraten me te fundit dhene nga haradinaj, qe tha se Rama po e ben paktin me Vucicin per heqjen e takses qe Kosova i ka vene Serbise.

“Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri, nga padija apo pse nuk kam ndërmend ta zbuloj, nuk ka asnjë kusht dhe asnjë detyrim”. Panorama


Send this to a friend