VOAL

VOAL

VIDEO- “S’ka bir none e ku*ve që…”, Rama siç nuk e keni parë kurrë: Kush i bën presion çunit tonë?!

Ashtu siç është thënë edhe më parë, kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e filmit “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit. Kreu i qeverisë luan rolin e dajës së dhëndrit, rol i luajtur nga vetë Ermali, dhe që në film quhet Landi.

Pak para premierës së filmit është zbuluar një pjesë disa sekondëshe, ku shfaqet kryeministri Rama si asnjëherë më parë.

Ndërsa nipi i tij po martohet, Rama ndërpret dasmën dhe thotë: “S’ka bir none e bir kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”

3 shkodranë e një vlonjat urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, “kokat” e trafikut nga Ekuadori në BE e Shqipëri

Zbardhen emrat e personave që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz.

Janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, të cilët sipas News24 mendohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë, katër emrat e urdhëruesve të krimit makabër:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

Thesari Hija e Korbit, një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri

Thesari Hija e Korbit, një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e Korbit”, u gjet një thesar monedhash antike. Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll.

Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, Hija e Korbit mendohet të ruajë rrënojat e një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, identifikimi i të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht.

Thesari përbëhet nga 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës, dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide. Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, të prera pas mbretërimit të tyre, të Lysimahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit, të mbretërve Seleukidë, dhe mbretit të Maqedonisë, Antigon Gonatës.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, ka të ekspozuar në katin numizmatik të tij, një pjesë të këtij thesari, të huazuar nga Instituti i Arkeologjisë. (Atsh)

Tërmeti 5.5 ballë lëkund Tiranën dhe Durrësin, qytetarët braktisin banesat

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë është ndier në Tiranë e Durrës pak minuta më parë.



Kjo ka shkatuar frikë tek qytetarët të cilët kanë braktisur banesat e tyre.

Ende nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Kushtetuesja pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 pasi ka kualifikuar sot padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në korrik të viti të shkuar Ademi kërkoi në Gjykatën Kushtuetuese shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit. Ajo argumentonte se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të jashtëligjshme pasi data ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki, kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kualifikojë sot padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës.

Vendimi është marrë nga 3 anëtarë të kësaj gjykate por ky është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për gjykimin e kësaj kërkese kërkohen të paktën 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pra plotësimi edhe me dy anëtarë të tjerë pasi 4 janë tashmë të emëruar në detyrë.

Duhet përmendur se deri tani 52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në pranga fieraku, pornografi me të mitur amerikanë

Një shtetas shqiptar 26 vjeç nga Fieri u arrestua gjatë një operacioni të organizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Si rezultat i bashkëpunimit me Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet”, shpjegoi në një deklaratë policia shqiptare sipas së cilës hetimet kishin zgjatur gati 1 vit.

Në kuadër të operacionit “E-TRACE” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues në Fier. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier”, bëri të ditur policia. Rasti kishte të bënte me dy profile në rrjetin social Facebook, “nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë. Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar”, saktëson deklarata.

Sipas legjislacionit shqiptar, vepra penale “Pornografia me të mitur”, parashikon një dënimi deri në 10 vjet burg. zëri i amerikës

Shqipëri, të mitur që shfrytëzohen nga industria e fasonëve

Zëri i Amerikës Birn

Orë të zgjatura, paga të ulëta

Dhjetra të mitur në Shqipëri punësohen çdo vit nga industria fason në kundërshtim me legjislacionin vendas dhe konventat ndërkombëtare, ndërkohë që bëhen pre e punëve të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin e tyre.

Kronika është përgatitur nga Erisa Kryeziu dhe Vitori Çipi dhe është një bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit të gazetarisë investiguese BIRN.

Në qershor të vitit 2017, kur sapo kishte mbushur 16 vjeç, Gerta* nga periferia e Tiranës trokiti për punë në një fabrikë të madhe këpucësh në zonën e Kamzës, me një kupon të kartës së identitetit në duar dhe dëshirën për të ndihmuar familjen. Asokohe minorene, Gerta thotë se e gjeti veten brenda ditës në borderotë e “punonjësve sezonalë” të fabrikës.

“Ditën e parë kam ndejt te lidhëset, pastaj më kanë futur direkt në modelim. Madje, kur e shihnin që punëtori është i shkathët, e fusnin në dy ose tre procese. Mbaj mend që i bëja njëkohësisht tre procese,” kujton Gerta, e cila sot studion për administrim biznesi.

Për tetë orë e gjysmë nga e hëna në të shtunë, vajza me origjinë nga Kukësi lyente lëkurë me mastiç, modelonte pjesën e përparme të këpucëve dhe i kalonte ato ‘në kaçkavall’-një proces që i jepte lëkurës formën e duhur. Ajo paguhej 20 mijë lekë në muaj, pagë të cilën e përdori për të mbështetur financiarisht familjen.

Gerta është vetëm një nga dhjetra minorenët e Shqipërisë që punojnë në fabrikat e fasonerisë për të luftuar varfërinë. BIRN intervistoi një numër punëtorësh fëmijë të industrisë fason, të cilët e përshkruajnë punën e tyre stërmunduese, me orare të zgjatura dhe paga të ulëta brenda fabrikave të pasigurta dhe të ndotura nga kimikatet.

Të intervistuarit e quajtën veten “sezonalë”; që nënkupton punësimin e tyre të përkohshëm gjatë pushimeve verore. Brenda industrisë fason, ky term krijon hapësira më të mëdha për punë në të zezë, në mungesë të kontratave dhe sigurimeve shoqërore.

Ndonëse punësimi mbi 16 vjeç nuk është i ndaluar në Shqipëri, legjislacioni ndalon angazhimin e të miturve në punë të rënda që dëmtojnë shëndetin, moralin apo rrezikojnë jetën dhe zhvillimin normal të tyre. Për mbrojtjen e të miturve, Kodi i Punës dhe një vendim i Këshillit të Ministrave imponojnë detyrime shtesë për punëdhënësit si dhe nuk lejojnë angazhimin e tyre më shumë se 6 orë në ditë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se të miturit punësohen shpesh në kundërshtim me ligjin, në mungesë të vlerësimit të rrisqeve, të raporteve të aftësisë për punë apo të kontratave si dhe me orare që i tejkalojnë 8 orët në ditë.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore pranoi përmes një përgjigje të shkruar se më shumë se gjysma e të miturve nën 18 vjeç ishin punësuar në shkelje të ligjit nga industria fason në vitin 2019, në mungesë të ekzaminimit shëndetësor të detyrueshëm.

Inspektoriati i Punës evidenton gjithashtu se gati 1/4 e të miturve punonin pa kontratë dhe sigurime –ndërsa deklaroi se kishte marrë si masë ndëshkuese për këto raste pezullimin e aktiviteteve.

Përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri thonë se fëmijët punësohen me lejen e prindërve, pasi sipas tyre u përkasin shtesave më të varfra dhe të margjinalizuara të shoqërisë. Për shkeljet ligjore në punësimin e tyre, kryetari i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika fajëson autoritetet shtetërore.

“Fasoni nuk është as delja e zezë, as delja e bardhë e tufës së bizneseve në Shqipëri. Pra nëse Shqipëria ka informalitet, ka shkelje ligji, ka…pa diskutim që do gjesh edhe në fason kompani… pra edhe shkelje ligji,”tha Gjika për BIRN.

“Problemi i kontratave është problem i organeve kompetente. Në qoftë se organet kompetente vijnë dhe kontrollojnë dhe pastaj bëhet lëshimi, ju e kuptoni që këtu ka një flirt mes kompanisë dhe punonjësve të shtetit. Kjo s’do as mend as kalem,” shtoi Gjika.

Punëtorët fëmijë

Të miturit në marrëdhënie pune gëzojnë mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kodit të Punës. Gjithashtu, Shqipëria ka nënshkruar një sërë konventash ndërkombëtare për mbrojtjen e minorenëve gjatë ushtrimit të punës së tyre, mes të cilave konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës së OKB-së që ndalon shfrytëzimin në përgjithësi.

Ndërsa Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ose siç njihet ndryshe Konventa e ILO-s, parashikon eliminimin e të gjitha formave të këqija të punës për fëmijët si dhe ndalimin për t’i punësuar ata në punë të dëmshme për shëndetin, moralin dhe sigurinë.

Për shkak të kufizimeve në legjislacion dhe detyrimeve shtesë, shumica e bizneseve në Shqipëri nuk preferojnë që të marrin në punë individë nën 18 vjeç. Megjithatë, ky nuk është rasti i industrisë fason, ku përgjatë dekadave të fundit kanë punuar me qindra të mitur të papërvojë nga familjet e varfra të vendit.

Lindita, 30 vjeç, nënë e një djali kujton se filloi punë në vitin 2005, kur sapo kishte mbaruar klasën e tetë. Me ndihmën e një shoqate dhe nxitjen e familjes, ajo u punësua në një ndërmarrje prodhimi këmishash në zonën e 21 Dhjetorit.

“Familja ka ecur me mendimin ‘ose shkollën, ose punën’. Meqë unë nuk vazhdova shkollën, do të vazhdoja punën,” thotë ajo.

Ndonëse kanë kaluar 15 vite, Lindita ruan ende në kujtesë vështirësitë në komunikim dhe stërmundimin për të kapur normën.

“Ishte me normë, nëse nuk kapje normën nuk paguheshe. Norma ishte mund të themi në një lartësi shumë të madhe për moshën time, unë nuk e arrija dot sado që mundohesha….Mund të merrja 40 mijë lekë të vjetra për dy javë,” shton ajo.

Arjana nga Tirana thotë se ishte 16 vjeç kur u punësua në një fabrikë fasonerie në verën e vitit 2008. Ndonëse prindërit e saj ishin në punë, vajza asokohe e mitur thotë u nxit nga dëshira për të blerë një kompjuter për veten dhe vëllanë më të vogël.

Fillimisht kërkoi punë në një pastiçeri, por u refuzua.

“Në fasoneri nuk ishte e nevojshme të kishe përvojë, kualifikime dhe moshë madhore. Kushdo mund të punonte,” thotë Arjana. “Përgjatë vitit të parë merresha me lyerjen e lëkurës së rripave. Kjo bëhej manualisht, me kuti të vogla boje sipër së cilave kalonim rripin ose me makineri të mëdha,” shtoi ajo.

Një dekadë më vonë, pakgjë ka ndryshuar.

Papunësia mes prindërve dhe mungesa e të ardhurave për të plotësuar nevojat e shkollimit i shtyn të miturit shqiptarë drejt punës së rëndë në ndërmarrjet e fasonerisë.

Në tetor 2017, Sokoli filloi paralelisht gjimnazin dhe punën në një fabrikë lëkure në periferi të qytetit të Durrësit. Familja e tij prej 5 anëtarësh mbahej në atë kohë vetëm nga të ardhurat e siguruara nga nëna dhe djali adoleshent mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër.

Megjithatë, puna e mban gjithë kohës larg shtëpisë.

“Zgjohesha në orën 6 e gjysmë [të mëngjesit], bëhesha gati për shkollën dhe në 8 filloja mësimin. Nga shkolla dilja në 14:10 dhe do më duhej të kthehesha në shtëpi, të bëhesha gati për punë. Puna fillonte në 15:30 deri në 12 të natës,” e përshkruan ai një ditë të zakonshme.

Rruga e kthimit në shtëpi i merr Sokolit edhe 45 minuta të tjera.

“Për turnin mbasdite kur punoja unë nuk ka pasur transport natën. Ka punëtorë që u shkonte edhe 1 orë rrugë në këmbë. Çdo natë domethënë në këmbë nga puna deri atje, e kam 45 minuta -1 orë,” shton ai.

Ndryshe nga Sokoli, Majlinda nisi të punonte në moshën 15 vjeçare vetëm gjatë sezonit të verës, fillimisht në një fabrikë qesesh plastike, më pas në një fabrikë peshku dhe në fund të një fabrikë tekstilesh.

“Njihja dikë aty, ajo kishte folur me pronarin. Pronari i kishte thënë që të shkoja,” tregon ajo për punësimin në moshën 15 vjeç, pa firmosur asnjë dokument.

Majlinda e përshkruan punën në fasoneri si tepër të mundimshme, ndërkohë që i duhej të luftonte çdo ditë me veten për të vazhduar përpara.

“Unë çdo ditë që isha në punë, kur shkoja në shtëpi mendoja ‘ok, nesër nuk do të shkoj më atje’. Por çdo ditë çohesha dhe shkoja. Edhe pak, edhe pak…,”tha ajo.

Punësime antiligjore

Shfrytëzimi i të miturve përmes formave të këqija të punës është një temë e vazhdueshme debati në Shqipëri, e pambështetur me statistika të sakta. Një studim i vitit 2017 i UNESCO-s vlerësonte se rreth 5.2% e fëmijëve të moshës 7-14 vjeç shfrytëzohen për punë, ndërkohë që ndjekin edhe arsimin e detyrueshëm.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, institucioni përgjegjës për marrëdhëniet e punës në Shqipëri raportoi se kishte evidentuar vetëm 237 punonjës nën 18 vjeç gjatë inspektimeve të kryera në vitin 2019. Sipas Inspektoriatit, 81 prej tyre ishin vajza.

Numri i fëmijëve të punësuar në fasoneri, sipas Inspektoriatit është disa herë më i vogël. Përmes një përgjigjeje me shkrim, Inspektoriati deklaroi se numri i të miturve të punësuar në industrinë fason kishte zbritur nga 108 minorenë në vitin 2017 në 67 gjatë periudhës janar shtator 2019.

Ndonëse raportohet një numër relativisht i vogël i fëmijëve në këtë industri, inspektimet kanë zbuluar një nivel të lartë të punësimeve antiligjore. Sipas Inspektoriatit, 37 prej tyre ose 55% e të miturve ishin punësuar në kundërshtim me ligjin.

“…punëmarrësit nën 18 vjeç, para fillimit të marrëdhënies së punës duhet të pajisen me raportin mjeko-ligjor, ku deklarohet aftësia e tyre për punë. Në lidhje me shkeljet e konstatuara nga monitorimi i inpektimeve kemi fëmijë të evidentuar pa ekzaminim mjekësor,” deklaroi Inspektoriati.

Gjatë vitit 2019, Inspektoriati evidentoi gjithashtu se ¼ e fëmijëve nuk ishin deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ishin të pasiguruar. Sipas Inspektoriatit, punëdhënësit nuk kanë kryer gjithashtu vlerësim të rrisqeve përpara se fëmijët të fillojnë punë për të gjitha rastet që u gjetën të pasiguruar.

Për shkeljet e evidentuara gjatë vitit 2019, Inspektoriati ka vendosur vetëm një gjobë prej 260 mijë lekësh. Për 4 raste të tjera ka vendosur masën e paralajmërimit për gjobë.

Shkeljet ligjore të renditura për punëtorët fëmijë u bashkangjiten edhe abuzime të tjera më të gjera, të tilla si si mungesa e pajisjeve mbrojtëse, instalimet sanitare, mungesa e ambienteve të ngrënies, mungesa e ndihmës së parë dhe shërbimit mjekësor të punës apo i kontrollit periodik të punëmarrësve.

Punëtorët e mitur të fasonerisë të intervistuar nga BIRN konfirmojnë se kanë vuajtur në kurrizin e tyre shumicën e problemeve të identifikuara nga Inspektoriati i Punës.

Majlinda nga Durrësi thotë se kishte filluar punë në fabrikën e prodhimit të qeseve plastike pa asnjë kontroll mjekësor dhe pa firmosur ndonjë dokument. Kur inspektorët e Punës shfaqeshin në fabrikë, ata përcilleshin në grup për në shtëpi.

“Në momentin që ne ishim të pasiguruar dhe lajmëroheshin që mund të vinte dikush kontroll, na thonin të shkonim në shtëpi. Ka qëlluar dy raste të tilla që u larguam se mos vinin ata të kontrollit,“ thotë ajo.

Më herët në kohë, punonjëset e mitura dhe të pasiguruara mbylleshin me çelës nëpër magazina kur shfaqej kontrolli.

“Ata mund të vinin 2-3 herë në vit, jo më shumë,” tregon Lindita duke iu referuar inspektorëve të punës. “Sapo merrej vesh që po vinin, të gjitha punëtoret që ishin minorene, ishin të pasiguruara, i merrshin i fusnin në magazinë, i mbyllnin me çelës derisa të mbaronin punë ata,” shtoi ajo.

Zhvillimi i industrisë fason ndër vite duket se nuk i ka ndryshuar kushtet e punës mes aromave të rënda dhe ajrit të ngropur nga kimikatet, ndërkohë që mjetet mbrojtëse përgjithësisht mungojnë.

Nga ditët e vështira mes shkollës dhe punës, Sokoli kujton pluhurin e krijuar nga makineritë si pjesën më të rëndë.

“Ka qenë pjesa e ajrosjes, ka qenë gjithë kohës pluhur dhe as frymë nuk është se mund të merrje, ka qenë shumë problem. Pjesa e maskave nuk i jepej kujtdo, vetëm në qoftë se shkoje ta kërkoje ti që duhej një maskë. Dhe ajo jepej njëherë në javë,” tha ai për BIRN.

Ndërsa Majlinda tregon se e kishte të pamundur të ushqehej gjatë verës së vitit 2017, kur punoi në të zezë në fabrikën e qeseve plastike.

“Te kjo puna ku isha unë, i merrnim qeset, i paketonim, por pjesa e erërave që ishte atje…Në fillim nuk mësohesh dot, mezi haja,” kujtoi ajo për BIRN. “Kjo pjesa e ushqimit domethënë, nuk kishte as mensë aty,” shtoi ajo.

Mungesa e mensave për të konsumuar ushqimin i detyron punonjësit që të ushqehen në tavolinat e pista të punës.

“Gratë dhe punëtorët burra, të gjithë rrinin aty, te vendi i punës hanin. Të hash aty ku pluhuri është në maksimum, papastërtia është shumë e madhe, por nuk kishim çfarë të bënim,” kujton Gerta nga puna në fasoneri.

“I heqim nga veset”

Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri e konsideron punësimin e fëmijëve një çështje të trashëguar, por aq sa të diktuar nga niveli i lartë i varfërisë në vend. Ndërsa kujton se në kohën e komunizmit mund të futeshe ligjërisht në punë sapo mbaroje klasën e tetë, Gjika pretendon se sot as nuk mund të mendohet që 14 apo 15 vjeçarët të punojnë në industrinë fason.

Përfaqësuesi i biznesit fason i tha gjithashtu BIRN se shumica e fëmijëve kanë të paktën njërin nga prindërit në të njëjtat fabrika. Gjika i mbrojti bizneset duke thënë se shumica e tyre i zbatojnë detyrimet e Kodit të Punës në punësimin e të miturve dhe fajësoi institucionet për rastet e shkeljeve.

Juristja Holta Ymeri i tha BIRN se ndonëse legjislacioni e ndalon krejtësisht punësimin e fëmijëve 15-16 vjeç në fasoneri dhe përcakton angazhimin e të miturve mbi këtë moshë në punë të lehta, ai nuk zbatohet.

“Në Shqipëri legjislacioni i punës shpesh shkelet. Shkelja kryesore që mund të përmendim është që të miturit janë të punësuar në punë të rrezikshme dhe kjo është kryesorja përveç shkeljeve të tjera që mund të vijojnë,” thotë Ymeri.

“Shkeljet kanë të bëjnë gjithashtu me aspektet themelore si paga, pagesa e orëve shtesë, pagesa e ditëve të pushimit ose në sektorët e rrezikshëm me masat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë,” shtoi ajo.

Gjika i Dhomës së Fasonëve mendon se punëmarrësit e kanë të vështirë që t’i kategorizojnë punët e lehta nga ato të vështira dhe kritikon paqartësitë ligjore në këtë drejtim. Ai sugjeron që është detyrë e institucioneve shtetërore që të përcaktojë kategoritë e punës për të miturit dhe më pas e punëdhënësve për t’i zbatuar.

“Punë të lehta për mendimin tim nuk ka, sikurse edhe punë të rëndë nuk ka. 90% prej tyre punojnë në makina qepëse. Ajo do të bëjë një proces. Për procesin dhe sasinë e procesit hajde të flasim,” tha Gjika.

“Ti realizosh kushtet e punës është komplet gjë tjetër, por që t’i pushosh…ne ku ta gjejmë që njerëzit të punojnë, sepse i heqim nga rruga, i heqim nga veset e të tjera me radhë,” tha shtoi ai.

Përfaqësuesi i Institutit për Kritikën dhe Emancipimin Shoqëror, Arlind Qorri, i cili ka realizuar dy studime për të drejtat e punëtorëve i tha BIRN se papunësia e prindërve është shkaku kryesor që i shtyn fëmijët drejt fasonerisë.

“Përgjithësisht është gjendja e keqe ekonomike, që i shtyn prindërtit që t’i shtyjnë fëmijët drejt punës”, tha Qorri për BIRN.

“Nga miratimi i ligjit dhe zbatimi i tij jemi shumë larg, jemi jashtëzakonisht larg, sepse nuk ju intereson atyre që kanë pushtetin ekonomik…Ne jemi në kushtet kur punëtorët në Shqipëri kanë më pak të drejta se mbase në çdo moment tjetër të historisë së Shqipërisë,” përfundoi ai.

*Të gjithë emrat e punëtorëve të fasonerisë janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tyre.

VIDEO – “Edi Rama i dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash”, koleksionisti: Ka tentuar të më eliminojë në burg

Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vëmendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

 

Ai u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio për Fax.

Emrat, ja kush janë shqiptarët që u kapën me 1.3 ton kokainë në Greqi

Zbardhen emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar për më shumë se 1.3 ton kokainë, e nisur nga Ekuadori fillimisht në Shqipëri e më pas në një port privat në Greqi.

Autoritetet kanë zbuluar emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Ata janë: Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lekë Doda, Maksim Preçi, Sandër Pema dhe Arbër Përdeda.

Bashkë me ta janë arrestuar edhe dy shtetas grekë, ndërsa kreu i grupit ishte një prej shqiptarëve të arrestuar, por që ende nuk është identifikuar me emër.

Policia tha se po heton në disa pista, ndërsa është kërkuar informacion i plotë edhe nga autoritetet hetimore shqiptare për trafikantët e arrestuar dhe e kaluara e tyre.

PD e çon në SPAK dosjen korruptive të koncesionit 120 milionë euro të checkup-it

SPAK të hetojë pa vonesë kontratën që vjedh shqiptarët dhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI:

Koncesioni 120 milionë euro i checkup-it është një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës, që ka dëmtuar rëndë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama, Vilma Nushi dhe kushdo zyrtar tjetër që ka firmosur për këtë koncesion që vjedh shqiptarët duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.

Këto të dhëna faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015, të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit.

Partia Demokratike disponon, gjithashtu, fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga koncesioni korruptiv i Edi Ramës është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetësore të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të checkup-it për vitet e shkuara, të mos bëhen pjesë e manipulimit, pasi ky koncesion korruptiv do të shkojë para drejtësisë.

Ka edhe një mashtrim tjetër të madh nga Edi Rama.  Checkup-i nuk është falas, siç propogandon ai. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, financuesja e Edi Ramës ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim.

Për të mbuluar skandalin e Checkup-it, të firmosur prej tij vetë dhe duke mbrojtur aferat e tjera korruptive, Edi Rama kërcënon me padi kundërshtarët politikë dhe me mbyllje mediat që i denoncojnë ato.

Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it.

Të gjitha këto janë fakte publike që SPAK duhet t’i hetojë pa vonesë, të çojë prapa hekurave këdo që ka vjedhur dhe t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura.

Duke i kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë me prioritet këtë koncesion që ka llogaritur t’u vjedhë shqiptarëve rreth 120 milionë euro, Partia Demokratike siguron qytetarët, se anullimi i këtij koncesioni hajdut dhe shkatërrues për shëndetësinë do të jetë një nga aktet e para të Partisë Demokratike në krye të qeverisë.

*Bashkëngjitur, formularët e dërguar këto muaj nga koncesionari për të plotësuar të dhënat e 2015-ës.

“Izolim për rastet e dyshimta”– mjeku: Në Rinas po kontrollohen të gjithë pasagjerët që vijnë nga vendet aziatike

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një alarm botëror, pasi ka shënuar 26 viktima dhe mbi 800 të infektuar në Kinë, ndërsa dyshohet se ka të prekur edhe në disa vende të tjera.

Për këtë arsye, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat në zyrën e kontrollit shëndetësor për të gjithë turistët, që vijnë në Shqipëri nga vendet aziatike.

“News24” ishte këtë mesditë në Rinas, ku zhvilloi një intervistë me Shefin e Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor, Lorenc Harshorva. Mjeku tha se janë marrë masa shtesë, me mjetet e nevojshme për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, si dhe për të izoluar në dhoma të veçanta rastet e dyshuara.

“Në aeroport ka një strukturë të përhershme të shëndetësisë, e përbërë nga mjekë specialistë. Në rastin konkret, u morën masa. Që para dy ditësh u mblodh grupi koordinator, që përbëhet nga specialistë të shëndetit publik. U morën masa dhe u lanë detyra për të gjithë. Shqipëria hyn te vendet me risk të vogël. Ne jemi të gatshëm për përballimin e çdo situate.

Zyrat e kontrollit na informojnë neve, në momentin që konstatojnë se është futur një person nga vendet aziatike. Ne jemi ngjitur me zyrat e policisë. Sot në mëngjes erdhën një grup turistësh nga vendet aziatik. Ishin mbi 60 pasagjerë që u chekuan dhe që nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ne i fusim në dhomën e kontrollit shëndetësor të gjithë pasagjerët që vijnë prej andej.

Kemi dhe një dhomë të izolimit të pasagjerëve, në rast se një turist është i dyshuar. Jemi të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të këtyre rasteve, që nga ato më të lehta e deri te maskat e rasteve të rënda. Kemi dhe me termometra me lazer për matjen e temperaturës në distancë. Ne jemi të përgatitur për çdo lloj situate”, tha mjeku Harshorva.

30 mijë USD për të shkuar në SHBA e Kanada, ja sa vite burg rrezikojnë 35 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikuan mbi 1 mijë persona

Prokuroria ka dhënë pretencën për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, që kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të vlerave të mëdha të parave.

Bëhet fjalë për 35 anëtarë të shtatë bandave kriminale, që vepronin si një grup i strukturuar, dhe që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada.

Ky grup i strukturuar kriminal u godit rreth dy vite më parë, nga një aksion i gjerë i policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në pretencën e saj, që gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb”, Prokuroria ka kërkuar nga 6 deri në 10 vite burg për 35 anëtarët e këtyre grupeve kriminale, mes të cilëve ka edhe gra.

Ja pretenca e Prokurorisë:
1. Ardian CORRI, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë – 10 vite burg
2. Luan QYRKU, banues në Tiranë – 10 vite burg
3. Eno MUÇOLLARI, banues në Tiranë – 9 vite e 4 muaj burg
4. Ardian GURAKUQI, lindur në Elbasan e banues në Tiranë – 8 vite e 8 muaj burg
5. Zaim HYSENBELLIU, lindur në Skrapar e banues në Tiranë – 9 vite e 4 muaj burg
6. Arben KAJAÇI, lindur e banues në Tiranë – 8 vite burg
7. Genci OSMANAJ, lindur e banues në Tiranë – 8 vite burg
8. Oltjan SERANI, lindur në Përmet e banues në Tiranë – 8 vite e 8 muaj burg
9. Tanush PRENGA, lindur në Krujë dhe banues në Laç – 8 vite burg
10. Liri MUÇOLLARI, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë – 6 vite e 8 muaj burg
11. Fuat ZAIMI, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë – 8 vite burg
12. Nikolin PRISKA, banues në Tiranë – 8 vite burg
13. Ylber RAMA, lindur në Dibër e banues në Tiranë – 8 vite burg
14. Haki TARJA, banues në Tiranë – 8 vite burg

15. Bedri BENDAJ, lindur në Berat, e banues Tiranë – 8 vite burg
16. Erenik AVDYLI, banues në Tiranë – 6 vite e 8 muaj burg
17. Nik BUSHI, lindur e banues në Shkodër – 9 vjet e 4 muaj burgim
18. Kolë VUSHAJ, banues në Malësi të Madhe – 9 vite e 4 muaj burg
19. Emiljan SINJARI, 6 vjet e 8 muaj burg
20. Alfred KALAJ, banues në Malësinë e Madhe – 8 vite burg
21. Mhill ZEFI, banues në Shkodër – 8 vite burg
22. Nosh VOLAJ, banues në Malësi e Madhe – 8 vite burg
23. Prel GJELAJ, banues në Malësi e Madhe – 8 vite burg
24. Sokol DULI, banues në Lezhë – 8 vite burg
25. Euglen DUSHKU, banues në Lezhë – 8 vite burg
26. Leonora DUSHKU, banuese në Lezhë – 6 vite e 8 muaj burg
27. Roza FRROKU, lindur në Fier e banuese në Lezhë – 6 vite e 8 muaj burg
28. Blerim BRAHIMI, banues në Lezhë – 8 vite burg
29. Luigj SHTINJA, banues në Kurbin – 8 vite burg
30. Esat CAKONI, banues në Kurbin – 8 vite burg
31. Fatos MUJA, banues në Kukës – 8 vite burg
32. Kreshnik MUJA, banues në Kukës – 8 vite burg
33. Artur KARAJ, banues në Krujë – 10 vite burg
34. Kristian Zallinaj, banues në Shkodër – 8 vite burg
35. Mensur Selami, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi – 8 vite burg/bw

Prokuroria e Posaçme thërret Artan Hoxhën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur gazetarin Artan Hoxha.

SPAK ka kërkuar dëshminë e gazetarit investigativ, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e kryebashkiaku të Bulqizës Lefter Alla. Një video e publikuar ditën e djeshme nga gazetari ka sjellë hapjen e një çështje penale për kryebashkiakun Alla, pasi ky i fundit është akuzuar si personi që në pamje duket teksa konsumon kokainë në një lokal privat.

Vetë Artan Hoxha nuk ia ka përmendur fillimisht emrin kryebashkiakut, teksa pas publikimit (fillimisht disa foto) të pamjeve, ka qenë PD ajo që ka shqiptuar emrin e Lefter Allës.

Në mbrëmje Hoxha është shprehur se e ka patur videon prej disa muajsh, ndërsa vetë Lefter Alla në disa prej reagimeve të tij nga dje dhe sot, ka deklaruar se video është montazh për të cilin ai ka qenë në dijeni prej thuajse një viti.

Këtë të enjte, kryebashkiaku i Bulqizës deklaroi se do të bëjë një kallëzim penal ndaj ish deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili dje në emër të selisë blu doli për të shqiptuar emrin e tij si personi që shihet në video duke konsumuar kokainë./Express

DIPLOMATI E BIZNESMENI AVNI PONARI NDEROHET ME DEKORATËN E LARTË PERANDORAKE JAPONEZE

 

 

“…Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit” …” (AVNI PONARI )

 

1.

Qeveria Japoneze i akordoi Konsullit të Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, diplomatit, veprimtarit e biznesmenit filantrop, z. Avni PONARI dekoratën e lartë  “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”), Urdhër i themeluar më 1875,  i treti urdhër ma i lartë që Japonia ndan për personalitete të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, në promovimin e kulturës japoneze etj.

Ky Urdhër simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

Dekorata e lartë Perandorake iu dorëzua mbrëmë në Hotel Plaza në Tiranë, më 20 janar 2020, nga Ambasadori i Japonisë në Tiranë,  Sh.T. H.E. Mr. ITO Makoto, shoqëruar dhe me një fjalim vlerësimi e mirënjohje për kontributet e Z. Avni Ponari.

– “Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të të bërit biznes,” u shpreh Z. Avni Ponari në fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese, duke e përmbyllur me mesazhin që tashmë, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, që na përkrah dhe mbështet kurdoherë”.

Në këtë ceremoni përshendetën dhe ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ambasadori e shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj dhe z. Etjan Xhafaj, zëvendësministri i Ministrisë për Europën e Punët e Jashtme të Shqipërisë.

2.

Vitin e kaluar, më 3 nëntor 2019, Qeveria e Japonisë shpalli përfituesit e dekoratave për periudhën vjeshtë 2019, ndër të cilët është dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë, me dekoratën e lartë  “The Order of the Rising Sun, Gold Rays With Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

 Vite ma herët, mr. Avni Ponari, është nderuar nga Qeveria Japoneze me “Çertifikata e Mirënjohjes”, në cilësinë e tij si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

 

3.

  1. Avni Ponari, vjet, në 20-vjetorin e Sigal Uniqa Group Austria, u dekorua me “Grand Decoration of Honour” nga Presidenti i Austrisë, Sh.T. Z.. Alexander Van der Bellen, si një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij dhe me një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë.

4.

Gjithashtu, z. Avni Ponari, ndërvite, për kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që i ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke e vlerësuar e nderuar atë me vlerësime dhe titujt si: “Lider i Arrirë”-(pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); “Njeriu i Vitit”-nga “Instituti Amerikan Biografik”, “Menaxher i Vitit” – nga “Komiteti i Sokratit të Oksfordit”në Mbretërinë e Bashkuar; Kush është Kush” – (nga Ndërkombëtarja “Who is Who”, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935); “Fellow” i “Paul P. Harris”– (“Klubi Ndërkombëtar i Rrotës”, një rrjet global prej 1.2 milionë liderësh, fqinjësh, miqësh, dhe zgjidhës problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); “Kavalier i Paqes”- nga “Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve”; dhe “Menaxheri më i mirë” nga “Financë në Evropën Qëndrore”; “Qytetar Nderi” i Tropojës, i Durrësit e i Elbasanit;  “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta kombëtare shqiptare të përditshme; Çmimi “Justiniani i Madh” nga Akademia Monarkiste Shqiptare si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; Çmimin “Pjetër Bogdani” nga “Gazeta e Alpeve” në “Takimin e Gjakovës”, më 26 prill 2019, etj.

  1. Avni Ponari, ndonëse mban dekorata të larta nga Japonia e Austria; mban tituj e çmime nga institucione e organizma të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, por ai ende nuk ka asnjë dekoratë nga Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës…(!).

 

Ramiz LUSHAJ

Ambasadorja Yuri Kim vjen në Tiranë

13 ditë pas betimit të saj në SHBA, këtë të mërkurë ka mbërritur në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Pritet që ditën e nesërme ambasadorja të nisë zyrtarisht punën e saj si e deleguara e Presidentit në Shqipëri.

Kujtojmë se Kim ka deklaruar më parë se si detyrë kryesore të saj do të ketë avancimin dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi./Express

Video- Kryebashkiaku pi kokainë në ambjentet e një lokali

Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. “Abc news” publikoi sot në mëngjes foto të këtij momenti, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha. Bëhet fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokali.

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për keqtrajtimin e një të sëmuri mendor

Shqipëria u dënua me 15 mijë euro dëmshpërblim dhe 2,500 euro kosto gjyqësore nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për atë që gjykata e quajti trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe heqje e paligjshme e lirisë për shtetasin Arben Strazimiri, 47 vjeç, të cilin, gjykatat shqiptare e kanë mbajtur me mjekim të detyruar në spitalin e burgut në Tiranë në mungesë të një spitali të posaçëm për trajtimin e personave të sëmurë mendërisht, për të cilët gjykatat urdhërojnë mjekim të detyruar.

Gjykata në mënyrë unanime deklaroi se ka gjetur “një dhunim të nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor apo degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve të papërshtatshme të jetesës në spitalin e burgut ku z. Strazimiri është mbajtur i ndaluar nën kujdes të pamjaftueshëm psikiatrik, dhe dhunim të nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri/e drejta për të ndalim të ligjshëm të vendosur shpejt nga një gjykatë), në veçanti për shkak të heqjes së vazhdueshme të lirisë së tij në një burg dhe jo në një institucion mjekësor për shkak se apeli i tij ndaj masës së ndalimit ka mbetur në pritje në Gjykatën e Lartë që nga viti 2016,” shkroi gjykata në një njoftim për shtyp të Martën.

Gjykata vëren gjithashtu se ka një dështim të gjatë të autoriteteve shqiptare për ndërtimin e një institucioni mjekësor për trajtimin e personave me sëmundje mendore të cilëve u është kufizuar liria me urdhër gjykate që kërkon mjekim të detyruar.

“Kjo është në thyerje të detyrimeve statutore vendëse dhe tregon për një problem strukturor,” thuhet në njoftim. Shqipëria urdhërohet që të krijojë institucionet e përshtatshme për këtë problem dhe të sigurohet që ankuesi të marrë psikoterapi dhe jo vetëm ilaçe.

Arben Strazimiri është arrestuar në vitin 2008 për tentativë vrasjeje me paramendim por Gjykata e Tiranës ka shpallur se ai nuk mund të mbahej përgjegjës penalisht për shkak se vuan nga skizofrenia paranojake dhe për rrjehdojë urdhëroi mjekim të detyruar në një institucion mjekësor. Ai u dërgua fillimisht në Burgun e Krujës dhe më pas në spitalin e burgut në Tiranë që nga viti 2011.

Gjykatat gjetën në vijimësi se ai përbën rrezik për veten dhe të tjetër dhe urdhëruan vijimin e trajtimit të tij mjekësor të detyruar.

Por Strazimiri sfidoi në gjykatë urdhërin e ndalimit më 2014 duke argumentuar se ai nuk ishte as i dënuar dhe as i arrestuar në pritje të gjykimit dhe se mbajtja e tij në një institucion penal ishte në shkelje të ligjit pasi ai duhej të mbahej në një institucion mjekësor, siç urdhërohet nga gjykatat. Ankesat e tij u hodhën poshtë nga gjykatat e faktit dhe apelit ndërsa rekursi në Gjykatën e Lartë ka qenë në pritje që nga viti 2016.

Gjykatat argumentuan se deri sa Shqipëria të ndërtojë një spital të specializuar për trajtimin e këtyre rasteve, nuk binte në kundërshtim me ligjin vendosja e tyre në një pavion të veçantë në Spitalin e Burgut në Tiranë.

Gjykata vërejti se edhe spitali i burgut ka kushte degraduese për shkak se është në gjendje të rrënuar dhe nuk ka ngrohje qendrore. Por edhe cilësia e kujdesit mjekësor në burg u kritikua.

“Gjykata nuk u bind [për argumentin] se ai ka marrë trajtim të përshtatshëm psikiatrik. Trajtimi i tij mbështetej në përgjithësi në ilaçe psikotropike dhe ka pasur vetëm një psikiatrist për 84 pacientë në Spitalin e Burgut në Tiranë,” thuhet në njoftim.

Në përfundim, Shqipëria u dënua të dëmshpërblejë ankuesin me 15 mijë euro si dhe të mbulojë 2,500 euro shpenzime gjyqësore./birn

Shqipëri, ankand për ndërtimin e një parku të madh fotovoltaik

Në Shqipëri, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi të hënën hapjen e Ankandit Ndërkombëtar për ndërtimin e një Parku energjetik fotovoltaik me një kapacitet prej 140 megawat. Parku do të shtrihet në kufirin mes Divjakës dhe Fierit në një sipërfaqe prej 198 hektarësh. Ministrja Belinda Balluku shpjegoi se bëhet fjalë për parkun më të madh në vend të prodhimit të energjisë nga dielli. Nga i gjithë prodhimi, kompania fituese do të mund të shesë në treg të lirë 70 megawat, ndërsa 70 megawat të tjera, që do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, për 15 vite, do të jenë me çmim të rregulluar. Praktikisht pjesë e ankandit është çmimi tavan prej çmimi prej 55 Euro për megawat. Pra fituesi i ankandit do të jetë ai që do të ofrojë për çmimin e rregulluar ofertën më të ulët.

Investimi i parashikuar është rreth 100 milion euro. Sipas ministres Balluku “procedura dhe zona e përzgjedhur siguron një investim, i cili i kthehet shpejt investitorit, por nga ana tjetër duke i garantuar shtetit shqiptar një prodhim vendas me çmime të ulëta deri në 70 megavat”. Sa i përket territorit, ministrja shpjegoi se është në një sipërfaqe të sheshtë dhe një ndër tre zonat që kanë intensitetin më të lartë të rrezeve të diellit. Ndërkohë që për procedurat, ato parashikojnë zgjidhjen paraprake të disa hallkave. Pjesë e dokumentacionit të ankandit është Leja mjedisore, Leja e zhvillimit të projektit, apo dhe kontrata që do të lidhet me OSSHE-në për çmimin e rregulluar.

Ankandi do të qëndrojë i hapur për 54 ditë dhe mbyllet më 16 Mars. Më pas, për një periudhë 21 ditore do të bëhet vlerësimi i dokumentacionit dhe më 6 prill do të hapen ofertat financiare dhe do të shpallet fituesi. Ndërsa për një periudhë një mujore, deri më 8 maj do të duhet të përmbyllet negocimi i kontratës.

Një garë të ngjashme autoritetet shqiptare hapën dhe në vitin 2018, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Akërni të Vlorës, me një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MË dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MW (100 MW në total), të cilat do të ishin lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë. Më 11 nëntor ministria e e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur “përfundimin me sukses të procedurës të hapur konkuruese për përzgjedhjen e ofertuesit”, siç saktësonte njoftimi zyrtar.

Nga 6 kompani që kishin paraqitur ofertat në fazën finale, u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit, oferta që u vlerësua me më shumë pikë “si kombinim i besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencës së ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara, ishte oferta e paraqitur nga bashkimi i shoqërive India Poëer Corporation ltd e rregjistruar në Indi, Mininig Resources FZE, e rregjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Midami Limited, e rregjistruar në Hong Kong”.

Konsorciumi fitues la pas kompani ndërkombëtare dhe me emër në tregun botëror të energjisë. Por ministria shpjegoi në atë kohë se “kompania lider e konsorciumit India Poëer Coporation LTd, është një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MË, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjise termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi Kanoria Foundation, një konglomerat ekonomik indian me një portofol asetesh prej 15 Miliardë USD, duke krijuar besueshmërine e nevojshme për përmbushjen e këtij projekti”. Ndërkohë për dy partnerët e tjerë ishte e pamundur që të gjeje informacion, se çfarë ato përfaqësonin.

Në fakt, nga momenti i shpalljes së fituesit, për këtë proces nuk u dëgjua më asgjë. Mësohet se ministria firmosi dhe kontratën me koncorcumin Indian, por ndërsa ka kaluar më shumë se 1 vit, projekti as që ka nisur të zbatohet, dhe fati i tij mbetet tërësisht i paqartë. zëri i amerikës

Haradinajn nuk e ndalon as padia: Edi Rama u angazhua në ndarje të Kosovës

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka paditur për shpifje, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të deklarojë se Rama ishte i angazhuar për ta ndarë Kosovën, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Kryeministri në detyrë thotë se projektii cili sipas disa liderëve ballkanikë do të sillte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ishte i iniciuar nga Rama.

“Ka qenë i angazhuar KM Rama, në projektin që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj thotë se kjo ka nisur nga komunikimi i rregullt i Ramës me Vuciqin dhe takimet mes tyre.

“Duke pasur një komunikim të rregullt me kryetarin e Serbisë dhe nga vizitat që bënte, mendoj që nga atëherë do , me të cilën Kosova do të paguante një çmim të madh”, thotë Haradinaj.

“Kryeministri Edi Rama ka qenë i kyçur që nga inicimi i kësaj mënyrë të të marrunit vesh mes Serbisë dhe Kosovës” .

Tiranë – ekspertët: Ekonomia shqiptare përballë vështirësive të mëdha (video)

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thelloi varfërinë ekzistuese dhe devijoi një pjesë të fondeve buxhetore.

Por ata vlerësojnë se edhe para tërmetit ekonomia kishte një seri problemesh si borxhet e mëdha dhe mungesat e investimeve të huaja.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rishikimi i buxhetit të shtetit edhe nën ndikimin e pasojave të tërmetit tregon vetvetiu profilin që pritet të ketë ekonomia e Shqipërisë gjatë këtij viti.

Sivjet mbyllen dy projektet e mëdha investuese rrjeti i gazit TAP dhe kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Devoll dhe nuk ka më investime të mëdha direkte me rëndësi në Shqipëri.

Studiuesi i njohur i ekonomisë shqiptare, dr. Adrian Civici, thotë se “ekonomia do të mbizotërohet nga beteja me varfërinë dhe tërmetin, ndërsa ritmet e rritjes pritet të bien më tej se parashikimet”.

Studiuesit mendojnë se ekonomia shqiptare nuk lë vend për optimizëm në ndonjë fushë, por disa elemente strukturorë janë për tu shqetësuar, si rritja ekonomike jocilësore dhe minimale e jogjithëpërfshirëse, pakësimin e importeve dhe eksporteve, pra thellimi i deficitit tregtar, ndërkohë që gjithçka do të ndikohet nga thellimi i krizës dhe varfërisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ekonomia shqiptare, sipas tyre, është e vogël dhe e paqëndrueshme, dhe ajo ndikohet menjëherë nga ngjarje si përmbytjet dhe tërmetet, grindjet politike, apo qoftë edhe këmbimet e mallrave dhe valutave në tregjet botërore.

Ndërkohë, mungojnë investimet e huaja dhe punësimet e mëdha, konsumi në familjet shqiptare është në kufijtë e mbijetesës.

Eksperti i ekonomisë, dr. Selami Xhepa, thotë se “Shqipëria gjatë vitit 2020 duhet të shfrytëzojë më mirë burimet e saj të brendshme dhe të mos mbajë shpresa të mëdha tek donacionet si ndihmë për tërmetin apo projekte europiane zhvillimi”.

Sipas studiuesve të ekonomisë shqiptare është nevojë urgjente ristrukturimi i investimeve të huaja direkte, me kapitale më cilësore dhe duhet hequr dorë nga vetëkënaqësia e shifrave formale në letër, sepse ato janë larg realitetit.

Ata këmbëngulin se Shqipëria nuk duhet të mbështesë shpresat tek konferenca e donatorëve për tërmetin apo programe që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, por duhet të vërë në lëvizje energjitë e brendshme, duke u bërë më konkurruese në rajon për të tërhequr investime të huaja.

Studiuesit theksuan se Banka Botërore dhe institucone të tjera financiare ndërkombëtare kanë parashikuar një ngadalësim të rritjes ekonomike për këtë vit, ndërsa pagesat për ndërtim banesash për të pastrehët nga tërmeti janë pjesë e zbutjes së varfërisë së thelluar por jo e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që shtete fqinje kanë ecur shumë përpara sa i takon rritjes së konkurrueshmërisë, uljes së taksave për prodhuesit dhe subvencionimit në ekonomitë vendase.

Pajtim Aga duhet të ishte në burg për 320 gram drogë: Si e liroi gjykata

Pajtim Aga duhet të ishte duke vuajtur dënimin me 5 vite burg, të dhënë në vitin 2016 pasi u kap me 320 gramë kokainë.



Por vëllai i Robert Agës, shefi i policisë rrugore të shkarkuar dy ditë më parë, kishte arritur të fitonte lirinë, deri pak ditë më parë, kur gjatë një operacioni anti-drogë, u prangos si pjesë e një grupi që merrej me tregtinë kanabisit.

Arsyetimet e palës mbrojtëse se pse Pajtim Aga duhej të lihej i lirë pasi u kap me 320 gram kokainë – që është një drogë e fortë dhe tepër e kushtueshme – sasi kjo që e tejkalon atë që mund të quhet “përdorim personal”, janë sa qesharake, aq edhe shokuese për faktin se gjykata i mori parasysh duke vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg që u konvertua në 5 vite prove.

Në Gjykatën e Kurbinit, me me relatore Marçela Shehun, Pajtim Aga pranoi fajin duke kërkuar gjykim të shkurtuar si dhe “shprehu pendim të thellë”. Ai tha se më parë kishte kaluar dy parainfarkte në dhomat e paraburgimit, dhe kushtet aty i ndikonin për keq në stilin e jetesës.

Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, deklaratë më suprizuese është ajo se “mjekët i kishin rekomanduar përdorimin e kokainës si qetësues për sëmundjen e migrenës”.

Në fund gjykata vendosi që Pajtim Aga nuk duhet të bëjë burg. Vendim i formës së prerë ky pasi nuk u apelua.

Pajtim Aga është cilësuar si “koka” e grupit kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve të kapur ditët e fundit me 30 kg kanabis në formë çokollate. Të arrestuarit janë ndaluar respektivisht në Tiranë, në Durrës, në Fier dhe në Gjirokastër, ndërsa po punohet dhe për kapjen e disa personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”, ja arsyet e gjykatës

Sardian Sulejmani, një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”, është liruar nga burgu, nga gjyqtari Piro Sota,  në Gjykatën e Fierit.



Bëhet me dije se, Sulejmani është lënë i lirë që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata i ka falur rreth  5 vite burg për sjellje të mirë dhe arsye të tjera.

ARSYETIMI PSE GJYKATA E LIROI

Gjykata ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm për arsyet e mëposhtme:

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital.

Rikujtojmë se, vetëm disa ditë më parë u lirua nga burgu dhe ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, Endrit Dokle. Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm, po fitoi lirinë falë vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, në Gjykatë e Krujës.

Familja nuk pranon homazhe publike për Aktorin e njohur Xhevdet Feri – Vajza Bora Feri një prononcim në rrjetin social

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket çeshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

Bora Feri

EMRI- U arrestua dje për trafik droge, kush është vëllai i shefit të Policisë që doli edhe në përgjimet e Bild

Një operacion antidrogë u zhvillua mbrëmë në Tiranë nga policia e kryeqytetit, Durrësit, Fierit, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona. Mes të arrestuarve është edhe Pajtim Aga, vëllai i shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe në vitin 2016 , pasi u kap me kokainë. Ndërsa drejtuesi i policisë Pajtim Aga është akuzuar nga opozita se është i lidhur me trafikant droge. Robert Aga është kallëzuar nga PD për blerje votash në zgjedhjet lokale në Dibër, ndërsa ka pasur akuza edhe se zotëron parcela kanabisi në Dibër.

Emri i Robert Agës u përfol tepër në vitin që kaloi, për shkak se emri i tij doli edhe në përgjimet e gazetës gjermane BILD, për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s. Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari yt”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme. Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze djalin Mateon 21 vjeç u zhduk pa lënë gjurmë në Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Operacioni i djeshëm i policisë, arrestohen 7 persona nga disa qytete të Shqipërisë. Sekuestrohen 32 kg kanabis çokollatë

Policia e Shtetit ka arrestuar dje 7 persona dhe ka sekuestruar 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
  2. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

  1. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.
  2. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.
  3. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
  4. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Mustafaj: Marrëveshja nuk do të prodhojë zgjedhje të parakohshme apo ndryshim të sistemit

Ish- ministri i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka komentuar tryezën për Reformën Zgjedhore duke thënë se opozita e arriti një qëllim, të nxjerrë mazhorancën nga parlamenti dhe pse Rama nuk e donte këtë bashkëpunim.

Nga ana tjetër ai ka thënë se nuk sheh vullnet apo kontekst politik për zgjedhjet të parakohshme, ashtu siç përfaqësues të opozitës kanë deklaruar këto ditë.

Mustafaj shprehet gjithashtu se Shqipërisë i duhen ‘Listat e Hapura’, pasi ka përmendur se me këtë sistem zgjedhor disa deputetë nuk bëjnë fushatë se janë të fituar, disa të tjerë nuk bëjnë fushatë se janë të humbur. Po ashtu ai përmend dhe një rast kur PD nuk mbushte dot listat për shkak të moskonkurrencës.

“Të them të drejtën, jam idhtar i marrëveshjeve. Në demokraci nuk zgjidhen gjërat në mënyrë të tjera pa marrëveshje. Edhe në situata ekstreme sic ndodhi në Shqipër. Pas ikjes së opozitës nga parlamenti. Jam idhtar i pjesëmarrjes së PD në reformat kryesore të vendit, një nga të cilat dhe Zgjedhorja. Kjo marrëveshje është e inkuadruar lidhur me vetëm pjesëmarrjen e opozitës.

Është arritur një qëllim, dashje pa dashje e mazhorancës pavarësisht dëshirave të Ramës që nuk e ka dashur bashkëpunimin me opozitën. Opozita e nxorri problemin nga parlamenti që me një pseudo- opozitë mazhoranca donte të mbante parlamentin në këmbë.

Kam pritur një përmbysje të madhe të ligjit zgjedhor dhe kuadrit ligjor që nevojitet për zgjedhjet. Kam pritur që të ndryshojë sistemi dhe të ndërtohet një kuadër ligjor për një sistem. Opinioni publik e ka humbur besimin tek sistemi. Votuesit apo masa e kanë humbur besimin.

Kam biseduar me Bashën, për pritshmëritë që ka ai për sistemin. Ai nuk ka qenë për ndryshimin e sistemit . Argumentat e tij kanë qenë disa, si nuk mund të inkuadrojmë të rinjtë në parlament.

Rama ka thënë që pa këtë sistem nuk do të kishim prani të femrave në parlament,. Janë argumenta shumë të ngjashëm. Nuk pres gjëra shumë të mëdha. Sistemi nuk do të ndryshojë. Mesazhet që mora përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të sistemit.

Mund t;ju them një gjë me bindje se cdo ligj nga ai i 1991, nëse nuk deformohet dhe përdoret në mënyrë të barabartë nuk prodhon manipulim. Nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Ka ligj që e ul përfaqësinë e disa grupeve, të gjitha defektet e ligjeve për zgjedhjet janë të forcave politike që i kanë zbatuar. Ndryshimi i sistemit do e rriste besueshmërinë. Që në 2008 e kam thënë që duhet një sistem me lista të hapura. Që t’i japë mundësinë gjithë deputetëve. Tirana ka 33- 34 deputetë. 12 të parët e PD përjashto kryetarin e kanë të garantuar që e kanë të fituar, nuk bëjnë fushatë. 15 të fundit e kanë të sigurtë që nuk bëjnë fushatë pasi nuk fitojnë dot.

Me lista të hapura 34 deputetët garojnë të gjithë se kanë mundësitë. Unë jam i bindur se një listë e hapur nuk është e rrezikshme. Nuk ka asnjë bandit në Shqipëri që të jetë kombëtar. P.sh., Mark Frroku mund të fitojë në Pukë por në asnjë rreth tjetër s’fiton dot.

Marrin pjesë në garë por jo në fitore. Pra listat e hapura i bëjnë kandidatët jo disa të nënës e disa të njerkës.

PD nuk gjente një kohë kandidatë për të mbushur listat.

Ka një marrëveshje, ka një kuadër mes PD- PS. Kemi një deklarim të pavarur nga njëri- tjetri, që s’duan sistem tjetër. Pra, s’ka nevojë për marrëveshje, që në 2008 u bë një marrëveshje Rama- Berisha për të fuqizuar njëri- tjetrin.

I kam lexuar sugjerimet e ODIHR, janë teknikalitete periferike, nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Pra të dyja partitë nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Nuk shoh kontekst dhe vullnet politik që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe nëse Kushtetuesja rrëzon 30 qershorin, nuk më duket se ka kontekst dhe vullnet të bëhen zgjedhje të parakohshme. Nëse bie 30 qershori, atëhere do të bëhen brenda 45 ditëve.

Mund të ketë dhe zgjedhje të pjesshme pasi kryebashkiakët e mazhorancës po bien një nga një. Mazhoranca kërkon të kompensojë mungesën e opinionit publik prej shkeljes së ligjit. Ekonomia është shumë keq, tendenca për të braktisur vendin është e madhe dhe mazhoranca nuk po ia del.

Qeveria s’mund të rrëzohet me puç por nëpërmjet zgjedhjeve. Depolitizim? Ku do i gjesh ata njerëz. Ekuilibrat politikë këtu janë më të mundshëm për të penguar njëri- tjetrin. Kë depolitizim ka bërë mazhoranca. Unë të isha nuk do e pranoja. Në të gjithë botën i bën Ministria e Brendshme. Kërkush në Francë apo Gjermani nuk thotë që Ministria e Brendshme punon që të fitojë qeveria në zgjedhje. Ne nuk kemi një trupë policie që nuk e bën dot.’’- tha Besnik Mustafaj.

Gazment Bardhi akuza të forta: Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës

TIRANË

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës.

Sipas tij, Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

“Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, u shpreh Bardhi.

DEKLARATA E PLOTË
Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin.
Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës.

Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.
E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

Ndahet nga jeta Viktor Kalemi, përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit

Mbrëmë në mesnatë ka mbyllur sytë një tjetër mendje e ndritur, Viktor Kalemi.

Kalemi është përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit.

Kalemi ka përkthyer ‘Shtëpinë e Shpirtrave’ të Isabel Alendes, apo kryeveprën “Ema Bovari” të Gustav Floberit.

Ai ishte përkthyes i më shumë se 17 veprave të njohura për shqiptarët.

Ai ka patur edhe një karrierë të gjatë edhe si diplomat dhe vitet e fundit të jetës i ka kaluar jashtë vendit.

Viktor Kalemi ishte një pasardhës i denjë i familjes Kalemi nga Mashkullora e Gjirokastrës.

Ndahet nga jeta David Luka, studiuesi që la pas 10 vëllime pa botuar

Intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka është ndarë nga jeta të hënën dhe është përcjellë dje për në banesën e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh. David Luka, një personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.
Prof. Dr. David Luka i lindur më 15 maj 1935, kreu shkollën pedagogjike n¸ Shkodër e më pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh¸-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas më se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.



Lisandri Kola ka shkruar ditën e martë se ai ishte “studiues serioz e i themeltë në lamin e gjuhësisë shqipe, në disa disiplina të ndryshme ku kontributi i tij i vyem njeh 20 vëllime të botueme, disa tekste universitare, e nji përmbledhje prej 10 vëllimesh¯në dijeninë time¯që ka mbetë në proces. Humbja e Tij nuk asht dhimbje vetëm e familjarëve, por e kolegëve, miqve dhe e krejt Shqipnisë. E kësaj të fundit ndoshta edhe ma shumë sepse Ai i kushtoi krejt mundin e jetën e tij intelektuale, në etapa të vështira të Tij historike, sikundërse e ka shprehë sa herash në publikimet e tij”.
Kola shtonte se ndihmesa shkencore e Prof. Lukës “mbulon pjesën ma të madhe të problematikave të kësaj fushe (të gjuhësisë shqipe pra), që kanë rrjedhë e janë kanalizue në ujnat komuniste e neokomuniste në Shqipni. I ftohtë, skrupuloz e i ashpër në shumicën e argumenteve a debateve shkencore, që në anën tjetër kanë sjellë edhe paradoksin shqiptar që mund të kishte nji intelektual i kalibrit të Tij: me u skajue e lanë në hije”. Modestisht, shtonte Kola, mundem me thanë se kjo ndiesi për Të nuk ka qenë e re, sepse Ai ishte rrâ (si nji pjesë tjetër) me ‘internime’ intelektuale nëpër fshatna të thellë, a gjysë të thellë të Shqipnisë. “Ndërkohë që debatet shkencore e artikujt e Tij, botoheshin aty ky botonin Çabej e tjerë. Shkencërisht, gjykoj, se ka ditë në naltësinë e duhun me e ba kalimin e interpretimeve të çêshtjes ma akute sot për sot: gjuhë standarde vs. gegënishte. Do nuk janë as nuk pajtohen me përfundimet e Tij, do të tjerë janë neutralë si shumica e gjuhëtarëve shqiptarë, e do të tjerë mendojnë se afirmimi i gegënishtes në veprat e Tij nuk asht ba ma shumë se te asnji gjuhëtar shqiptar”, shprehej mes të tjerash Kola për studiuesin David Luka.

“Një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar”, Basha reagon për padinë e Ramës ndaj Haradinajt

Pasi kryeministri Edi Rama paditi homologun e tij të Kosovës, Ramush Haradinaj për shpifje, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri demokrat e cilësoi vendimin e Ramës për të kallëzuar Haradinajn një turp të pakapërdijshëm. Sipas Bashës, ky është një akt i ulët që turpëron të gjithë shqiptarët, ndërsa sipas tij Rama meriton refuzimin dhe revoltën legjitime.



Kreu i qeverisë shqiptare ka depozituar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi prej 30 faqesh për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje për shkak të deklaratave të tij për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Rama kërkon kompensim dëmi dhe përgënjeshtrim nga Haradinaj.

REAGIMI I BASHËS

‪Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Shqipëria, dy diplomatë iranianë, “persona të padëshiruar”

Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Sipas tij të dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan zoti Cakaj.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. zëri i amerikës

Veliaj nuk heq dorë nga teatri: Do e ndërtojmë, se është amaneti i Kadri Roshit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në Kashar gjatë ditës së martë për të inspektuar punimet në Bulevardin e sapondërtuar, të quajtur “Migjeni”. Në fjalën e tij, Veliaj ai është marrë sërish me kundërshtarët; si me banorët e zonës së Astirit për protestat e tyre edhe me ata që ruajnë Teatrin Kombëtar 24 orë.
Ai është shprehur se ndërtimi i një Teatrit Kombëtar është amaneti që ka lënë aktori i njohur dhe kolosi i skenës, Kadri Roshi.


Veliaj, teksa bëri të ditur se krahas bulevardit të ri, banorët kanë edhe një rrugë të re që mban emrin e ikonës së artit, “Kadri Roshi”.
Ai siguroi se amaneti i aktorit të madh për një teatër të ri do të bëhet realitet dhe Tirana do të ketë m’u në zemër të saj një godinë të re. “Amaneti i Kadri Roshit ishte një teatër i ri. Të ketë një teatër të ri ku nuk plevitosemi, ku nuk shkojmë me batanije në shfaqje, ku nuk punojmë në një mullar kashte me shkrepëse të presuara, siç bëhej teatër para 100 viteve. Tirana në 100 vjetorin e saj do të fillojë punën për Teatrin e ri. Ndaj, jo vetëm një emër i nderuar si Migjeni për Bulevardin e ri të Kasharit, por edhe një emër i nderuar për rrugën Kadri Roshi, të cilit do i mbahet amaneti deri në fund për Teatrin e ri Kombëtar m’u në zemër të qytetit të Tiranës, siç i ka hije një kryeqyteti që tani bëhet 100 vjeç”, tha Veliaj.

Diplomatët perëndimorë në Kosovë përkujtojnë masakrën e Reçakut

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përkujtuan në një deklaratë të përbashkët masakrën e Reçaku të para 21 vjetësh.

Në deklaratë thuhet se 21 vjet më parë “masakra që ndodhi në Reçak, çoi në fund në ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund katastrofës humanitare”.

“Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratë në të cilën theksohet se qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre.

“Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen në shtëpinë e tyre dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend ‘i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë’. Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë”, thuhet në deklaratë.

Edhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, në një postim në rrjetet sociale përkujtoi masakrën e Reçakut.

“Përkujtimi i këtyre ngjarjeve të dokumentuara na kujtojnë rëndësinë e paqes, drejtësisë dhe ripajtimit”, shkroi ajo.

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit Reçak, në komunën e Shtimjes, në jug të Prishtinës. Ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre.

Të nesërmen, ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe.

Masakra e Reçakut në vitin 1999 shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Në mars të atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nxiti reagime të ashpra duke e mohuar masakrën e Reçakut.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. zëri i amerikës

‘Skema e njëjtë’, si u liruan nga burgu kokat e bandave shqiptare

Banda famëkeqe e Durrësit i ka tashmë jashtë qelisë të dy ‘kapot’ e saj. Sot gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, dha vendimin për lirimin e Endrit Dokles. Në dhjetor të vitit 2016 fitoi lirinë nga burgu Lulzim Berisha. Duket se në të dyja rastet është përdorur e njëjta skemë nga gjyqtarët. Fillimisht Berishesh dhe Dokles iu hoqën vendimet për dënim të përjetshëm, më pas iu falen vitet e mbetura të burgut dhe u liruan me kusht për 5 vite.

Endrit Dokle

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por teksa ka kryer 3/4 e dënimit, gjykata e Krujës vendosi lirimin e tij. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ka liruar më parë nga burgu edhe persona të tjerë me dënime të rënda. Dokle kërkoi rrëzimin e dënimit të përjetshëm në vitin 2017, por atëherë Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e tij. Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht. Sipas vendimit, rezulton se Endrit Dokle ka një kontratë punësimi me kompaninë “Mato Konstruksion”, e cila është në administrim të biznesmenit Agim Çako.

Kontrata e kompanisë me Doklen është firmosur që në tetorin e vitit 2019, dhe sipas saj, i sapoliruari nga burgu do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore. Pozicioni ekzakt i punës nuk dihet ende. Për një periudhë tre mujore ai do të jetë në provë, më pas do të firmosë kontratë punësimi 1-vjecare. Bisnesmeni 60-vjeçar, është gjithashtu administrator i shoqërisë “A&A OIL 10” dhe në vitin 2016 është shpallur në kërkim nga policia për fshehje të të ardhurave. Sipas njoftimit zyrtar, të bërë në atë kohë nga Policia e Fierit, Agim Çako akuzohej se i kishte fshehur shtetit shqiptar të ardhurat për 5247,89 ton naftë bruto, konkretisht 179.594.750 Lekë. Gjatë periudhës 5-vjecare të lirimit me kusht, Dokle nuk duhet të shoqërohet me persona me precedentë penalë apo të mbajë e përdorë armë zjarri.

Lulzim Berisha

Vendimi për lirimin e tij rreth 3 vite më parë u dha nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Trupa gjyqësore kryesohej nga Arben Vrioni dhe me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin. Ata renditën nëntë argumente në favor të lirimit të Lulzim Berishës, ku më kryesori është kushti i kryerjes së ¾ të dënimit sipas përcaktimit të nenit 64 të Kodit Penal. Shto këtu ‘sjelljen shembullore gjatë kohës së qëndrimit në burg’, si dhe një kërkesë të dërguar nga Bashkia Durrës, e cila merre përsipër edhe punësimin e tij.

“Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat,” citohet shkresa e Vangjush Dakos në vendimin e lirimit. Për të mbërritur tek lirimi i Lulzim Berishës, edhe për të ishte prishur më parë dënimi me burgim të përjetshëm.

Pas 8 seancash gjyqësore, Gjykata e Lartë vendosi në vitin 2014 me 5 vota pro dhe 2 kundër të heqë dënimin me burg përjetë për Lul Berishën, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dhe të caktojë masën e dënimit që parashikon vrasja me paramendim. Ai u dënua përfundimisht me 25 vjet burg. Pesë gjyqtarët që morën vendimin në favor të të fortit të Durrësit, të kryesuar nga kreu i Kolegjit Penal Shkëlzen Selimi, argumentuan me faktin se ai duhej dënuar me ligjet e kohës në të cilën ishin kryer krimet (19998 – 2000) dhe se në atë kohë nuk ekzistonte në ligj koncepti i “organizatës kriminale”, një prej akuzave për të cilat ishte dënuar. Duke i hequr këtë akuzë, ai u dënua vetëm për vrasje me paramendim, akuzë që parashikonte 25 vjet burg si dënim maksimal në vitet 98 – 2000. Ardian Dvorani dhe Admir Thanza kanë votuar kundër.

Sot është fakt që dy ‘kapot’ e bandës famëkeqe të Durrësit janë të lirë. Shfrytëzuan natyrisht sistemin e kalbur gjyqësor në Shqipëri dhe lidhjet okulte me politikën.

Banda dhe krimet e kryera

Banda kriminale e Durrësit funksiononte që prej vitit 1994. Lul Berisha dhe Endrit Dokle, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Endrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë./Lapsi

Tiranë: Arrihet marrëveshje pozitë – opozitë për reformën zgjedhore

Ilirian Agolli

Forcat kryesore politike arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars.

Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.

Në Këshillin Politik të ngritur mes pozitës dhe opozitës marrin pjesë përfaqësues të opozitës së bashkuar, drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend.

Shumica ra dakord të mos ndryshojë produktin e dakortësuar me opozitën, në Komision apo në seancë plenare. Krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, palët ranë dakord të diskutojnë edhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që i shërben arritjes së standardeve zgjedhore ndërkombëtare.

Takimi mes përfaqësuesve socialistë dhe demokratë u zhvillua pak kohë pasi kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi përkrah aleatëve të tjerë se “zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale, me një kod zgjedhor që adreson problemet e shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, kartave të identitetit, regjistrit të Gjendjes Civile, regjistrit të adresave, lirisë së medias, mosdhunimit të sekretit të votës dhe me një instrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues apo që do të ndryshohet me konsensusin e të gjitha forcave politike, me transparencë dhe gjithëpërfshirje qytetare”.

Nga ana e tij edhe kryeminstri Edi Rama përshëndeti marrëveshjen ndërpartiake. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do të integrohen në Ligjin Zgjedhor” – shkroi zoti Rama në rrjetet sociale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri përshëndeti palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

“Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni” – thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri.

Marëveshja mes forcave kryesore politike u përshëndet edhe nga Bashkimi Europian. Kreu i misionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, tha se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri dhe për rrugën drejt integrimit në BE.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre evropiane” – tha në rrjetet sociale ambasadori Soreca.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. “E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë” – thuhet në deklaratën e OSBE-së, e cila shtoi se mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë në procesin e reformës zgjedhore.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore.

“E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë” – thuhet në deklaratën e OSBE-së,e cila theksoi se mbetet e gatshme të vijojë ndihmën në procesin e reformës zgjedhore.

Opozita prej kohësh po kërkon përmes shumë protestash zgjedhje të parakohshme dhe beson se reforma zgjedhore mund t’i afrojë ato, ndërsa socialistët mendojnë se reforma zgjedhore i përket zgjedhjeve të rregullta për t’u provuar.

Mbetet për t’u parë edhe reagimi i deputetëve të opozitës parlamentare, nëse do të votojnë pa ndryshime reformën e hartuar me mirëkuptim në një tryezë politike jashtë parlamentit.

Rudina Hajdari, bashkëdrejtuesja e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, mori pjesë në tryezën e sotme, ndërsa më tej tha se duhej të bisedonte me kolegët e saj opozitarë në Kuvend.

Fëmijët e të pushkatuarit fitojnë gjyqin: I hiqet emri “Mehmet Shehu” një rruge në Ballsh!

Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në Gjykatën Administrative në Vlorë, e cila ka vendosur të pranojë padinë e vëlla e motër, Osman dhe Mirvjen Kaceli, duke hequr emrin ‘Mehmet Shehu’ nga një rrugë në Ballsh. Ata janë fëmijët e Jonuz Kacelit, tregtarit nga Tirana, i cili ndërroi jetë në vitin 1951 nga torturat në hetuesi.

Vendimi për emërtimin e rrugës ishte marrë në 29 maj të vitit 2002 nga Këshilli Bashkiak i Mallakastër, dhe pas një beteje ligjore për dëmshpërblim moral dhe për heqjen e emrit të Mehmet Shehut, vëlla e motër ja kanë dalë të fitojnë. Me një vendim të 21 majit të vitit 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur të dëmshpërblejë me 300.000 lekë Osman dhe Mirvjen Kaceli, ndërsa pala e paditur ishte Këshilli dhe Bashkia e Mallakastrës.

 

“A nuk e di që ta kanë vra babën?!..”, rrëfimi prekës i djalit të Jonuz Kacelit, ekzekutuar në diktaturë: Si i rriti nëna ime 7 jetimë në internim

Osman Kaceli, djali i madh i Jonuz Kacelit, të ekzekutuar nga regjimi komunist, përshkruan vitin e parë në internim, ku u dërguan të shtatë fëmijët bashkë me nënën e tyre, Mejremen

Nga Osman Kaceli

Ishte nata e 20 shkurtit të vitit 1951. Unë atëherë isha 9 vjeç. Merret me mend që n’atë moshë nuk mund ta kisha lexu Dante Alighieri-n. Por kur e lexova, pashë shumë ngjasime të FERRIT të tij me atë tonin. Po Nona jonë, heroina e këtij shkrimi, çfarë nuk kishte të drejtë të bluante në mendjen e saj?!.. Vetë Dantja i jepte te drejtë në vargjet e famshme:

….që nuk ka dhimbje ma të madhe se

te kujtojsh jetën e lumtun

në vuajtje të skajshme e mjerim.

Në ditët që pasuan arrestimin e Babës, dashamirësit dhe familjarët, siç e don zakoni, pa pushim i kishin qenë pranë. Ato ditë, qarkullonin lajme të ndryshme që, në më të shumtën e rasteve, binin në kundërshtim njani me tjetrin. Megjithatë shpresat ishin të mëdhaja dhe ne të gjithë prisnim lirimin e Babës tonë. Mirëpo të martën më 27 shkurt kur u kthyen plaçkat që Nona ia kishte çu në burgun e ri të Tiranës, vumë re që tenxherja e boshatisun e ushqimit ishte shtrëngu aq shumë me kapakun, sa që e patëm të vështirë ta zgjidhnim. Ai kishte përdor një copë pëlhure të grisun. Nona e njofti menjiherë; ajo ishte gris nga këmisha e trupit që ai kishte vesh atë natë mënxyrëzezë, kur xhelatët i dhunuen folenë e lumturisë së tij familjare. Dukej qartë që ai kishte nji siklet të madh. Shpresat u zbehën; iluzionet filluan të “humbin”. Të enjten me 1 mars bishat u kthyen përsëri, por këtë radhë me lajmin e kobshëm. Nona thuejse nuk i kishte ndigju ata, por nji fjalë i ishte ngulitun në trù. Ashtu e shastisun dhe e trullosun, kishte dalë në oborr duke thirr:-Zotni Hamdi, zotni Hamdi! – i ishte drejtu ajo Hamdi Karazit, që aso kohe banonte në shtëpinë e xhaj Romës. -Ç’do me thonë fjala “ekzekutim”?

Unë nuk e di me saktësi përgjigjen e tij, por veprimi që desh të kryej ajo e shpjegon më së miri gjendjen e rëndueme shpirtnore. Ajo në nji farë mënyre deshi t’i japë fund jetës. Por për fat u gjind moma e Prokop Mimës që me ambëlsinë e fjalës që e karakterizonte i pru koshiencën në vend, duke i kujtù detyrën e madhe që përveç përballimit të dhimbjes, ishte dhe rritja e 7 fëmijëve të saj. Lë të nënkuptohet se këto rreshta që po shkruej, nuk shprehin as edhe nji për qind, atë që ndodhi n’ato çaste që do të shënonin nisjen e atij kalvari të gjatë…..

Aso kohe unë sapo kisha kalu 9 vjeçët. Ishim në pushimin e madh në shkollën “Ismail Qemali” ku ndiqsha klasën e katërt. Ishte rreth orës tre e gjysmë të mbasditës kur më afrohet Nevini –çuni i daj Metit, që në mënyrë qortuese më boni të njoftun ngjarjen:

-Si të bohet me luejt?- m’u drejtù me ashpërsi, e sikur po më zinte në faj. Ato ditë ai do të mbushte 13 vjeç. -A nuk e dì që ta kanë vrà Babën?!..

M’u errën sytë e kështu që nuk mbaj mend se si jam largu nga shkolla e jam gjind tek porta e shtëpisë, në anën e majtë të së cilës ishte xhaj Sadiku që po vendoste në të nji shirit letre ku ishte shkruejt: “NUK PRESIM VIZITA”. Megjithatë, meqë lajmi ishte përhap me shpejtësi rrufeje, si rrugica e quejtun e Kacelve ashtu dhe oborri i shtëpisë së xhaj Romës ku ne banonim që prej 2 vjetesh, ishte plot me njerëz, të cilët me siguri do të më kenë drejtù për në vendin që ndodhej Nona. Nuk më kujtohet se kush i rrinte pranë, vetëm se nuk më hiqet nga sytë e nuk do ta harroj kurrë pamjen e saj. I kishte rà nji hije e randë që të ipte me kuptu se e dinte fare mirë hallin që e kishte zanë. Më vështroi me dashni e me keqardhje por –ndoshta m’u duk mù,-edhe me bindjen që unë do t’i isha pranë gjithmonë. Natyrisht vështrimi im do të ketë qenë aprovues. Që n’atë çast u zotova në heshtje:-Nonës do t’i rrijsha pranë gjithë jetën. Aty pranë me siguri do të ketë qenë gjyshja, që më donte pa masë. Unë kisha emrin e gjyshit, Osman Kaceli.

Të nesërmen në mëngjes, iu drejtova dorë për dore me motrën time të madhe, Verën, zyrave të sigurimit famëkeq. Nè në nji farë mënyre duhej, që në mos revoltë, të paktën ankesë duhej të banim. T’ekzaltuemit sigurimsa-komunistë, përveç lajmit të kobshëm të ekzekutimit të babës tonë, Jonuz Kaceli, e kishin urdhnù Nonën që të mos lëvizte nga shtëpia ajo e bashkë me té edhe të shtatë fëmijët. “Ditën e shtunë,-kishin thanë ato-, do të internoheni në Tropojë”. Ne kërkojshim të na çonin në nji vend ma të afërt, mbasi kishim ndigju që bashkëvuejtësit tanë ishin caktu në Berat, Vlonë, Lushnjë etj.. Ankesa jonë ra në vesh të shurdhër te pothuajse të gjithë, kur ma në fund Vera më mori për dore e më boni të ditun se kriminelët e kishin bò zemrën gur e do t’na internonin në Çorovodë të Skraparit. Ishte e para herë që i ndigjojsha këto dy emna vendesh.

Ndërkohë në shtëpi kishin ba vizitën e tyne edhe nënpunsit e përmbarimit të cilët zbatuen urdhnin tjetër: sekuestrimin e konfiskimin e të gjithë pasunisë së Babës e të Nonës, përveç plaçkave të trupit. Të gjitha këto i mbyllën në nji nga ambientet e shtëpisë dhe përveç drynave, i vunë dhe dyll të kuq me vulën famëkeqe të konfiskimit. Të shtunën, me 3 Mars 1951, në mëngjes rreth orës tetë e gjysmë, u ndigjù të hynte me zhurmë në rrugicë kamioni mbi të cilin do të ngarkoheshim ne të gjithë së bashku me ato pak plaçka. Në disa minuta dhe nën mbikqyrjen e policëve shoqnues u kryen këto veprime. Nuk di se kush kishte mujt me nxjerrë nga vendi ku ishin plaçkat e konfiskueme (ndoshta L. Fezolli që siç u tha nga dikush aty kishte shpreh keqardhje për ne) dy susta e dy krevate të vegjël portative, që iu shtuan atyne pak gjanave që ishin ngarku. Bashkë me ne po vinte me jetu në internim gjyshja Zyhra, e xhaj Liu, vëllai i madh i Babës, që ishte lirù nga burgu pak kohë më parë. Ai u leju vetëm për të na shoqnu deri në Skrapar. Kur hipëm të gjithë, e kamioni po bante manovrën e daljes nga rrugica, vuna ré xhaj Sadikun që na u drejtonte me fjalët: -Gajret e Sabër, kuptimin e të cilave e mora vesh ma vonë: -Forcë e Durim. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. As nuk përfytyroj njeri. Xhaj Roma ishte akoma i burgos dhe sigurisht nuk më shkonte mendja me e kërku në grumbullin e madh që kisha para syve. Nondaja, Haxhire Katroshi (Tagani) e gjyshi Salih Efendi Tagani me siguri kanë qenë.

Ma në fund, kamioni u nis, por për çudinë tonë për të ndalu përsëri pa dalë te kryet e rrugës së Pishës. Së bashku me ne do të udhëtonin edhe dy familje të tjera, ato ishin familjarët e zotërinjve të nderuar, Manush Peshkëpia e Reis Selfo, qe kishin pësuar të njëjtën humbje. Nuk më kujtohet në ç’rrugë, në kamionin në fjalë u ngarkuen edhe familjarët e të ndjerit, Anton Delhysa, me ato pak plaçka. Kamioni ndërkohë filloi lëvizjen dhe më pas u turr me uturimë në drejtim të rrugës së Durrësit. Bante të ftohtë acar. Ne të gjithë ishim të strukun nëpër boshlliqet që lejshin plaçkat e ngarkueme në kamion. Mundohej gjithsekush të mbulohej me diçka, për t’evitu në një farë mase këtë të ftohtë…kur papritmas filloi nji shi që nuk na la plaçkë të trupit pa lag. Në afërsi të Lushnjës pushoi pak, për të ndalu fare, kur mbërritëm në atë qytet. Këtu zbritën familjarët e të ndjerit z. Reis Selfo. Ne të tjerët vazhduem. Ndërsa arritëm ne Berat, po binte muzgu. Aty do të ndalej familja e të ndjerit, z. Manush Peshkëpia dhe ajo e të ndjerit, Anton Delhysa. Kur ne mbetëm vetëm morëm vesh se nuk mund të udhëtonim mò me atë kamion, mbasi rruga ishte e ngushtë dhe u bò tepër vonë. E meqë në policinë e qytetit nuk kishin vend me na lanë, kishin vendos me na shkarku bashkë me plaçkat në hanin me të njejtin emër me vendin që do të qëndrojshim të internu. Quhesh “HAN SKRAPARI”. Ishte e shtunë, ditë pazari. Hani ishte jashtëzakonisht i pisët e plot me morra, pleshta e çimka. Kushedi sa të vështirë do ta ketë pas e mjera Nona jonë. Ajo ishte shumë meraklie nga të gjitha pikëpamjet.

Të hanën në mëngjes herët filluem t’i ngarkojmë plaçkat në kamionin që quhesh “Posta” e Çorovodës, natyrisht duke hyp dhe ne vetë. Ky ishte nji kamjon i vogël, për fat i mbuluem, që bante 3-4 herë në javë rrugën Berat-Çorovodë-Berat dhe shërbente për trasportin e postës dhe të udhëtarëve. Nga dreka mbërritëm në vendin e caktuem për né, në ate qendër të vogël të banueme. Ne na vendosën në nji ndërtesë të vjetër që shërbente si depo xhamash e vjetërsinash të policisë. Mbasi spostuem disa syresh dhe gocat –Vera, Berina e Drita- banë aq sa mundën nji farë pastrimi në atë pak hapsinë të lirueme, vendosëm të dy sustat dhe mbi tò plaçkat e tjera. Mbas pak, xhaj Liu që kishte qenë duke sistemù edhe problemin e dokumenteve në policì u kthy, e, për çudinë tonë, së bashku me nji burrë tjetër- që menjëherë e me nji farë kënaqësie na e paraqiti si mikun e vet. Ky ishte zoti Pjetri. Këtë zotni, Pjetër Dedën, për tridhjetë muej rresht do ta kishim gjithmonë pranë.

Bante shumë ftohtë. Nona sajoi nji si furrnelë, e me ca copa qymyri që i gjetëm në grumbullin e hinit ku si dukej zbraznin mangallat policët e burgut, ndezi nji zjarr që na shërbeu për me u ngrof pak, por më duket se po aty na gatoi diçka për me hangër. Dalëngadalë po afrohej mbromja, kur vuna ré që po vinte z. Pjetër. Në dorë kishte nji gavetë të vjetër të cilën e kishte të mbushun përgjysëm me çorbën që siç na tha ai, e kishte për racionin e darkës. Me xhentilesën që e karakterizonte, na ofroi dhe neve atë, por natyrisht që të paktën për atë mbramje, ne nuk deshëm. Pas pak na përshëndeti dhe shkoi në “dhomën” e tij tek mullini.

Ndërkaq kuptohet që ra nata dhe nuk mbetesh gja tjetër veçse me u pregatit me flejtë. U sistemuem në nji farë mënyre. Meret me mend që shtresat e mbulesat që na kishin leju me marrë ishin të ftohta, por të paktën ishin të pastra, kështu që me ngrohtësinë që u kriju nga ky grumbull njerëzish, do të kem gjet nji si lloj rehati e kështu do të më ketë zanë gjumi menjiherë…

Në të gdhirë të gjithë rrijshim pa lëviz nga shtrati e rrallë duke nxjerrë ndonji fjalë. Si Nona ashtu dhe Kanna i kishin sytë e përlotun e mundoheshin t’ia mshihnin njana-tjetrës. E para u ngrejtë Vera. Ajo na kujtoi atë që kishin thanë të djeshmen në polici. Ne nuk do ta kishim ushqimin të garantu si z. Pjetri, duhet ta siguronim vetë atë. Pra Vera e Berina përkatësisht 16 vjeç e gjysmë e 15 vjeç do të punonin bashkë me Nonën në ndërtim, Drita dhe unë do të vazhdojshim shkollën; Miri 6-vjeçar, me Laskën e Dhurin, binjaket 3- vjeçare do të rrijshin me Kannën në atë që duhet ta quejmë banesën tonë.

..Nanë Kanna 76 vjeçare ishte një zonjë e madhe e me personalitet të veçantë. Ishte e dashtun sa s’bohet. Buzëqeshja e saj ishte e gjallë, e natyrshme, e për mënyrën që ne ishim rrit, e domosdoshme, në këto momente të vështira. Kishte provu edhe dhimbje të tjera e shkreta gjyshe. Kishte pa vdekjen e vllait të vetëm, ate të burrit, e për ma tepër atë të djalit të saj Xhaj Ismailit, që u ndà nga jeta në moshën tridheteshtat-tetvjeçare, pa lanë së paku nji fëmijë për trashëgim. Pra asaj i lejohej edhe të qante me zà, për ç’ka i kishte rà me provù deri atëherë. Por kjo që i ngjau së fundi qe për tè mo e randa. Humbjen e Babës e kishte ndì thellë në shpirt. “-Kjo e Nuzit ma dogji e ma pervëloi shpirtin”-persëriste ajo herë pas here kur qante e mallëngjehej. –Vdekjen të gjithë e kemi hak por në mënyrën e natyrshme e si do Zoti i madh! Lotët i rridhnin çurk e pa pushim dhe shamija e dorës, mindili, siç i thonte ajo, i rrinte gjithmonë qullë, sadoqë Nona ia lante e thante vazhdimisht. E sërishmi ajo prapë na trasmetonte shpresë e besim. Me ne në internim mbeti plot 9 muej ajo. Kushtet skajshmërisht të vështira ja keqësuen më tej shëndetin. E pra xhaj Liu vendosi me e morë me vete, mbas njanës nga vizitat e shumta që na ka bo pa ndërpreje gjatë gjithë periudhës së internimit. Ne e ndjemë shumë mungesën, e sidomos Nona e cila gjente kurdoherë bekimet e saj. Ato të dyja kishin marrëdhanie shembullore dhe e stimojshin reciprokisht njana-tjetrën.

Nona megjithatë e përballoi si burrneshë. Megjithëse nuk ishim të rrethu me tela me gjemba, ne ishim krejtësisht të izoluem nga të gjitha pikëpamjet. Kështu e kalonte jetën Nona. Ishte një pastërtore e madhe dhe gjithçka shkëlqente kur binte në dorën e saj. Na shërbente me nji devocion të veçantë. Kujdesohej për rritjen e shëndetshme sidomos të Laskës e Dhurit që ishin fare të vogla. Me nji kujdes të jashtëzakonshëm, në mungesën e plotë të barnave dhe të medikamenteve mjekësore, ajo mjekoi dhe kuroi dy vogëlushet 3 vjeç e gjysmë, nga sëmundja e “flamës së pulave”, që thuejse i la të verbra. Ajo gjithashtu kujdesej veçanërisht për Mirin 6-vjeçar, që kishte pësu tronditjen e thellë, pa lanë mbas dore kujdesin për ne ma të rritunit. E dinte mirë Nona lodhjen e madhe të Verës e Berinës në punët e randa të krahut ku punojshin ato, se i kishte provù vetë e shkreta. Ajo punoi për pesë-gjashtë muej së bashku me tò për deri sa u këput në mes nga nji spondelio-artrozë e randë e shtyllës së kurrizit. Megjithë dhimbjet që ka kjo sëmundje, fare nuk u ankonte e shkreta Nona jonë. U desh ndërhyrja e guximshme e nji mjeku të zot e mjaft humanitar, me e shpëtù atë nga puna e detyrueshme dhe me i lehtësù dhimbjet me disa inxheksione. Quhej Ihsan Cabej ky njeri i mrekullueshëm që do t’na u gjindte e ndihmonte edhe në shumë raste të ngjashme e jo. Nona pra nuk shkonte mo në punë, e gjithë kohën bante gjithçka të nevojshme per jetesën ose mbijetesën e përditëshme. Pastrim e higjenë si kusht kryesor për ruejtjen e shëndetit si ajo dinte, por edhe si porositte Baba çdo ditë në të gjallë të tij. E theksova higjenën sepse jam i sigurtë që edhe lexuesit ma t’vëmendshëm ende nuk i ka shku në mend të pyesi, se ku e në ç’mënyrë, (këtë radhë nuk kam ndërmend ta tregoj nji gja të tillë) ne kryenim nevojat personale. Për punë të tjera si gatimin, arnimin e rrobave të punës të gocave (kjo punë “i ha rrobet me dhambë” përsëriste Nona, herë mbas here), e gjithçka tjetër ajo i quante e i kryente si art më vete. Kështu që Verës e Berinës mundohej t’ia bante sa ma të rehatshëm ambientin ku ishim të detyru me jetu. Po kështu për mù e për Dritën, kur na pregatiste për shkollë çdo mëngjes. Për fat ne të dyve na ishte njoft e drejta e shkollës. Ndërsa më vonë kur Drita e mbaroi atë shtatëvjeçare që në vitin e parë të internimit, ne me ndihmën e z.Pjetri, i drejtuem nji lutje policisë, që ajo të vazhdonte të mesmen në Tiranë pranë të afërmve. (Skrapari nuk kishte shkollë të tillë!…) Lutja u refuzu thuejse pa u shqyrtu fare. Asaj që nga ai moment i rà për detyrë furnizimi i shtëpise me ujë e me dru. Deri n’ate kohë mo i privilegjiumi mbeta unë.

Detyra ime e vetme ishte mësimi në shkollë. Kam qenë shumë i vogël me trup e kështu mbeta nji kohë mjaft të gjatë. Nuk e di çfarë fenomeni asht e as si shpjegohet, por unë në koshiencën time e kam quejt veten shumë ma të madh se sa isha në të vërtetë, pa pas aftësinë me ia bà të qartë të tjerëve. Më duket se Nona e kuptonte këte tendencë, që unë gjithë jetën jam përpjek ta manifestoj me veprime pozitive. E pra megjithëse nuk ishin detyra për mù, jam mundu ta ndihmoj Nonën e nëpërmjet saj edhe motrat në të gjitha drejtimet. Kam mbajtë ujë që e merrshim nga nji përru që rridhte rrëmbyeshëm dy-treqind metra afër nesh, kam pre dru në pyll dhe i kam mbajtë në shpinë së bashku me Dritën. Në shkollë rezultatet i kam pas shumë të mira, gjà që e kënaqte Nonën e të tjerët. Mësuesi i fillores Polizoi Gjika, e më vonë ato të shtatëvjeçares, Selim Gjeli, Mustafa Janina, Niazi Petrela, Liri Mehqemeja e Parashqevi Sahatçi, ia bojshin me dijtë asaj këto rezultate, me dashamirësi e me sigurinë që Nonës do t’i pëlqente. Unë personalisht kisha kënaqësi të madhe që kisha këto mësues të mrekullueshëm. Natyrisht pak përgatitje më duhesh, por jo shumë.

E kështu kalonin ditët, e pikërisht mbas pak më shumë se nji viti në internim, pati nji ndryshim si të thuejsh të konsiderueshëm sasior përsa i përket numrit të internuemve. Aty pra, rreth datës 15 Mars të vitit 1952, erdhën disa të internuem të kampit famëkeq të Tepelenës, që u instaluen në Skrapar. Ishin 57 burra, që si rezultuen ma vonë, ishin në ma të shumtën, njani ma i mirë se tjetri. Por ndër emnat që kam në mend, ma i shquemi për mu ishte prifti katolik, Dom Nikollë Mazrreku. Me siguri e them që, unë, pa e kuptu, jam mundu, që në vija të përgjithshme t’i ngjaj atij. Që në fillim, ai na u afru shumë dhe e manifestoi qartë si simpatinë e tij drejt nesh, ashtu dhe keqardhjen e skajshme për ngjarjen tragjike që i kishte ndodh Babës tonë e familjes së tij. Ai si prift nga nji anë, por dhe si njeri shumë i kulturuem, pozitiv e optimist nga ana tjetër, ka ba çmos që të na e lehtësojë atë dhimbje të madhe që na kishin shkaktu kriminelët komunistë, me sjelljet e tyne arrogante e barbare. E sidomos për Alaskën e Dhurin kishte dashni të veçantë, e shpesh i kallxonte prralla e historina shumë të bukura. Përveç asaj që mundohej t’u sajonte lloj-lloj lojnash me ato mjete rrethanore që kishte në dispozicion. Pra ishte dhe një mjeshtër artizan i shkëlqyeshëm. Përveç tij erdhën në Çorovodë, Fatbardh Kupi, Valentin Pervizi, etj., etj. Por ai që mbeti jo vetëm në kujtesën tonë, ishte Gjovalin Vasija.

Ai ishte një djalë i ri rreth 20-vjeçar, e që demonstronte nji gjallni e shkathtësi të veçantë. Kishte nji natyrë gazmore dhe që në pamjen e parë ta jepte përshtypjen e njeriut që e ka dhuntì humorin. Rasti e dha që ai të hyjë nji herë e përgjithmonë në jetën tonë…Ndërmjet tij e Berinës lindi nji idil dashunie që mbeti i tillë edhe sot e kësaj dite. Unë këte gja e mora vesh rastësisht kur ndigjova nji bisedë ndërmjet Nonës e Berinës, në të cilën, kjo e fundit po i shpjegonte Nonës, me fjalë shumë të përmallshme, për ç’ka po ngjiste në jetën e saj. E ndërsa ajo fliste, mundohej t’i mbushte mendjen Nonës, që ta ndihmonte në ndonji farë mënyre apo si me thanë të jepte nji farë pëlqimi. Ndërsa fliste ajo i kishte sytë të përlotuem edhe zanin të butë e lutës. Nuk e ndigjova se çfar’ i tha Nona, por vetëm se e pashë që e afroi dhe e përkëdheli me ngrohtësi.

Po afronte shtatori i 1951-shit. Unë kalojsha në të pestën, ndërsa Miri do t’fillonte klasën e parë. Mirëpo ai s’po na kishte as qejf as dëshirë. Donte të rrinte gjithmonë afër Nonës dhe si i thonë “s’kishte sy për qabe”. Trishtimi i asaj nate të 20 shkurtit kishte bò efektin e vet. Për fat iu afru shumë ish-mësuesi im Polizoi, që e tregoi veten edhe këtë radhë se ç’njeri i sjellshëm e bujar ishte. Ai e boni Mirin që jo vetëm të shkojë, por edhe të mësojë ma mirë se të tjerët. Edhe nji ndodhi tjetër ato ditë. Kur erdhi Xhaj Liu, veç gjanave ushqimore që na sillte zakonisht si makarona, vaj, sheqer,etj.,pru dhe një paketë të mbyllun, që menjëherë e nxiti kureshtjen tonë.

–Gëzimi ishte në Moskë- na shpjegoi ai, ndërsa po hapte atë.—Atje kishte taku mikun e Nuzit, Tuk Jakovën– vazhdoi, duke u mundu me përmbajt’ emocionet e veta pa ia dalë të ndalonte ngashërimet e Nonës e të Kannës, që qanin me zò të ulët. Ndërkaq paketa u hap dhe ne u gëzuem shumë per sendet që e përbonin. Aty ishin nji palë tuta, nji palë çizme gome të zeza me push përmbrenda, nji top i bukur llastiku, karamele, e ndonjë gjo tjetër që s’me bì ndërmend.–Tuku-filloi të fliste përsëri xhaja –i kishte shpreh Gëzimit keqardhjen e tij të thellë, për fatkeqsinë e madhe, duke i shpreh konsideratat e tij me të nalta për babën tuej. Ai kishte ndigju edhe për trishtimin e Mirit ne çastin e arrestimit të tij, e bashkë me të, i kishte ble këto gjona në nji dyqan të Moskës. “Nji gjo e vogël për djalin”, kishte thanë ai ndërsa, Gëzimi e kishte falenderu.

Unë me Mirin ndërkohë kishim dalë në nji shesh të vogël aty pranë dhe filluem të luejmë me topin e bukur duke ngjall kërshërinë e disa fëmijëve vendës që na shifnin nga larg. Miri bile veshi menjiherë çizmet, e kështu kjo ngjarje u bo nji motiv plus për me shku në shkollë ma me dëshirë. Xhaj Liu pru gjithashtu për Verën e Berinën 2-3 palë opinga gome nga ato që u shisnin te reciproku, nja dy xhakovente doku për punë etj..

Kujtoj nji nga ditët që kishim pushim në shkollë. Vendosa të shkoj me i pa e me i ndihmu motrat. Të shkretat po nxirrnin nga lumi Vlushë, gurë të mëdhenj, që duhet t’i grumbullonin ne stiva me gjansi e naltësi 1 metër, në mënyrë që gjatsia të përcaktonte direkt volumin në metra kub. Norma ishte shumë e madhe. Fillova t’i ndihmoj. Unë me Verën nxirrshim gurët nga lumi në breg. Berina i thyente me varé dhe i stivonte. Gurët ishin të limuem prej fërkimit me njeni-tjetrin. Mezi i kapsha me durët mjaft të vogla dhe shpesh më rrëshqitshin. Vlusha ishte nji perrù i rrëmbyeshem që vërshonte nga mali i Tomorricës. Uji i ftoftë brisk, mbas nja 2 orësh kishte bo efektin në kambët e mija.  Ishin mbush me flluska të të njëjtit lloj si ato që formohen nga djegia. Unë i pashë, po nuk desha ta boj veten. Meqë me shqetësonin, natyrisht do të kem dhanë ndonjë shenjë, se të dyja ato filluen të më bojnë thirrje që të lejsha punën se isha lodh. Por kur panë flluskat u preokupuen shumë dhe menjëherë më tërhoqën ne breg dhe me shamijat e tyne të kokës me mblodhën kombët për të m’i thà e ngrof sadopak. Afronte pushimi i drekës, e kryepuntori, u dha leje që të më shoqnonin në shtëpi. Ia shpjeguen Nonës, e cila më mori në dorë e si me thonë më boni derman. E kam harru sa kohë u desh për me e kalu kte shqetësim, por nuk do t’harroj kurrë se sa lodheshin ato të shkreta motra në atë punë të mundimshme. Për fat kur filloi të ndërtohet nji hotel i ri me tetë dhoma në dy kate, duhesh një lloj guri tjetër, që e bijshin nga gurorja. Ato filluen të punojnë në ndërtim ku puna ishte e rondë, por të paktën nuk kishte efektin e lagshtinës si rezultat i së cilës iu saju Nonës spondelio-artroza, e Berinës, i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme shpine nga reumatizma, e lodhja e madhe.

Ditët e muejët kalonin. E ja, në nandor na ndrruen banesën. Me që erdhi nji makinë me xhama, na detyruen ta lirojmë atë e t’i ngrejmë ato pak plaçka, për t’u strehu në nji kthinë që ishte ngjitun me burgun. Ajo kishte shërby për stallë derrash që polictë e kishin si ekonomi ndihmëse. Merret me mend se çfarë pune iu desh Nonës me e pastru dhe me e ly me gëlqere të ashtquejtunënbanesë të re. Gëlqeren e gjeta unë në nji gropë që shërbente për shuemjen e saj e që ishte në afërsi të lumit. Natyrisht u desh ndihma e gocave që të përfundonte pastrimi e sistemimi i plaçkave. Natën e parë thuejse nuk flejtëm fare. Ca lagshtina e ca era e derrave luejtën rolin në këtë drejtim. Sidoqoftë u mësuem shpejt me gjendjen e re.

Ndërkaq me 6 nandor unë mbusha 10 vjeç, e Nona na pregatiti diçka për me e “festu”. Erdhi dhe Z. Pjetri, i cili bile më dha racionin e tij të makaronave peshqesh. Mbas tre ditësh ishte ditëlindja e Mirit. Për fat atë ditë erdhi teze Bakushi me Shyqyriun, e kështu u shtru në sofër diçka ma tepër se zakonisht. Tezja nuk i besonte syve për çfarë shifte. Ma se nji herë qau e shkreta teze kur e pa se ku ishim të detyru me ngrys ditët ne fëmjtë e Jonuz Kacelit, ish-kunatit të saj. Tezja ndejti vetëm tre ditë, por për ne qe nji gzim i madh.

Gjykata mbylli çështjen e lobimeve për PD-në, Balla paralajmëron prokurorë e gjyqtarë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbylljes së çështjes nga Gjykata e Tiranës për lobimet ruse nga PD.

 

Teksa ka paralajmëruar prokurorin dhe gjyqtarin se nuk kanë kaluar procesin e vetingut, Balla thekson se kush mendon se dosja u mbyll kaq lehtë gabohet.

Balla bën me dije se kjo çështje do të adresohet tek Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që të hetojnë, sipas tij, gabimet procedurale me dashje.

Reagimi i plotë:

Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.

Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë.

U nda nga jeta Stoli Beli, spikerja e parë e Televizionit shqiptar

Stoli Beli, spikerja e parë e lajmeve në Televizionin shqiptar  ka ndërruar dje jetë në moshën 91-vjeçare. Spikerja e njojhur u shfaq para shqiptarëve në datën 29 prill të 1960  duke prezantuar në studion e parë  të TVSH-së me  fjalët:

Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Kujtojmë që spikerja e njohur, një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programacioneve që kemi sot, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live,  pasi për shkak të mos avancimit të teknologjisë nuk kishte  një studio regjistrimi.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.

Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit e cila njëkohësisht ishte edhe një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar.

Për televizionin dje dhe sot ajo shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

Meta nuk e dekretoi ligjin ‘Anti-shpifje’, “Reporterët pa Kufij” e vlerësojnë: Përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

Mos dekretimi dhe kthimi në Kuvend i ligjit ‘Anti shpifje’ nga Presidenti Ilir Meta është përshëndetur edhe nga Reporterët pa Kufij.

Përmes një mesazhi në “twitter”, Reporterët pa Kufij shprehin vlerësim për këtë vendim të kreut të shtetit, duke theksuar se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh.


Send this to a friend