VOAL

VOAL

Rrjeti social e bën për një lek Alketa Vejsiun dhe të ftuarin e saj Baton Haxhiun!

voal.ch – Alketa Vejsiu prej kohës që drejtoi festivalin e 58-të të këngës në Radio Televizion është pritur keq nga bota e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Pjesëmarrja e saj në kastin e Festivalit të Sanremos apo intervista e saj tek Verissimo nuk i ka përmirësuar diskutimet kontraverse për Alketën

Por reagimin më negativ direkt nga rrjeti Alketa Vejsiu e mori kur ftoi Baton Haxhiun në programin e saj për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”.

Rrjeti u hodh përpjetë dhe megjithë filtrat në komentet që po sjellim shihet se i gjithë opinioni shqiptar ishte kundër të ftuarit të saj.

Televizionet shqiptare janë peng i politikës të pistë dhe oligarkëve.

Opinionbërësit apo të ftuarit në programet e kulturës apo Reality-Show televizive janë pjesë e kastës të cilën shqiptarët nuk e duan,

por ata megjithatë kanë uzurpuar hapësirat publike të informimit apo të emisioneve kulturore e ato dëfryese sikur ishte rasti i Piter Panit një program zbavitës për fëmijë,  pjesa më e pastër e shoqërisë shqiptare së cilës i mëkojnë formate të figurave të diskretituara si rasti i Baton Haxhiut.

Stafi i Alketës ka kërkuar që gjatë transmetimit rrjeti social të bënte pyetje!

Dhe aty ka plasur.

Se të gjitha pyetjet ishin protestë për ftesën e Alketës dhe praninë e Baton Haxhiut.

Alketa Vejsiu jo vetëm që nuk i lexoi reagimet e zemëruara të rrjetit, por i censuroi dhe nuk kërkoi as ndjesë sepse i ftuari i saj ngjalli neveri në rrjet,

pra Alketa Vejsiu injoroi audiencën dhe publikun.

Po i sjellim disa nga reagimet, sikur vumë re në krye, janë të filtruara nga Facebook, por gjithësesi shihet fryma!

Pyetjes a është Baton Haxhiu model për fëmijët shqiptarë, shihni si përgjigjen vetë shqiptarët:/EB

———————————–

Viku Bala: Ja hoqe vlerat ketij emisioni , me ftesen e ketij ..! 🤮🤮🤮

Ismet Jahjaga: Pyetja ime eshte: sa leke more nga Serbia per te keqiat qe ja sjelle Kosoves?!

Leeo Chiqui: Ncilin vend do kerkoj Azil pasiqe arrestimi i tij eshte i pashmangshem

Hamit Lumi: Keti tipit po ti beshe pyetie, ky do perkthyesin nga shqipja ne shqip, qe te marresh vesh pergjigjen. Ka pak figura te nderuara dhe te rrespektuar ne Shqiperi, qe zgjodhet kete ju? Ju keni tmerruar femijet me kete fantazem!

Besnik Pacuku: Kam pas mirnjohje te thelle ndaj ju Z.Alketa, por me pjesmarjen e Baton Stanishiqit ne emisionin ejuaj ka qen nje gabim katastrofal.

Izmir Bashi: Betonit thuaji kur po iken se vetem me biseduar ne nje emision femijesh nuk eshte e di si flet ky sikur i kane femijet lek borxh gjith ftohtesi po ik mor zorraxhi rilindas shko rri ne moske se atje e ka vendin ky

Rozeta Toska: Ça do bosh kur tiki Rama . Do ikesh me bisht në shal , apo do zhdukesh jash siç e kini zakon ne Serbi nfoshta ?

Anton Skenderi: Si ka mundesi qe gjaku i prishur vazhdon e prishet me tej??? A nuk do ish e mundur ne mos te permiresohej, te qendronte ne vendnumuro.

Izri Koci: Shume gabim qe e ke thirr ne emision, çfare mesojne nga ky serb femijet.

Aiden Kola: Pytja per batonin do ishte kur do ngordhesh se me vdek vdesin burrat jo mostrat e ti bashke me ortaket tuaj tradhtare e hajdute se slate gja pa ju ba vllezerve Shqiptare kur do shporri

Pranvera Ndreca: Pyetja per Batonin. Pse je kaq burre “k*rve”, ju mund lirisht ti thoni burre i lig, duke qene se programi eshte program per femije.

Lule Mali: Kur do të mësojë të flasë gjuhën shqipe bukur?

Lubovci Afrim: Alketa Respekt për ju drejten me ju thanë i keni qmendur fëmijët me at tradhtar UDB Batonin. Te gjithë fëmijët kan nevoj për trajtime mjeksore tani.

Adrian Kocibelli: Te largohet sa me pare te shikoj punet e tij larg nga ne turp i mediave qe e ftojne ne studio

Jolanda Bakiasi: Yzeiri Edhe Batoni na mungonte ne Piter Pan, .. I tmerove.. kalamajt aty moj Alket..

Arli Minga: Si e kishte pseudonimin Kadri Veseli kur ishte në SHISH?
Shpetime Alimehmeti: Do ishte mire te kthehej nga kishte ardhur.

Florije Kaqi Baruti Alketa na qove naten kote..me ket mysafir idiot??

AxhaMal Gjuetari: Po e pyeti a beri shpihunazh kunder Albinit ne Rusi? qe ishte atje me Edi Ramen.

Shpetim Tahiri: Pse se mbylle tv klan kosoven , pasi qè edhe premtimin nese
Albin Kurti bëhet kryeminister un do ta mbyll tv?

Albin Popova: Sonte nuk e percjell emisionin tuaj. Shkaku ky personi i lartëpermendur .

Bledi Ersi Miraka: Asnjeri. Nuk I japka nje koment pozitive per ket batonin. Kjo dote thot qe ky qenka burr leshi

Bert Dizdari: Thuj si ka mundsi qe je aq njeri pa shtyll kurrizore etaloni i vemjes.

Gezim Veizi: Ka shume shqiptare intelektuale e analiste per ti komentuar ose vleresuar ky serbi nuk na intereson as qe ta shohim neper ekrane .

Afrim Shini: Kam respekt per ju Alketa por Baton H eshte i pa deshirueshem
Fe Qajani: Me prishe mbremjen me foton e ketij zagari.

Medi Azizi: Po edhe ju qe keni ftuar pra nuk ftohet ne emission nje njeri si ky

Skender Pana: Po ky tip çka don ne shqiperi se eshtë i pa dobishëm

Lupo Matmuja: kur e theksove se betoni ishte me i miri ne shqiperi kosov si gazetar . direkt e kum ndry kanalin!

Besi Besi: Une nuk kuptoj pse i rritni vleren kti fundrrinë ta ftoni ne emision

Florije Kaqi Baruti: Alketa e paske dhi …me ket mysafir..po ti helmon femijet….syt pom dhamin mi kqyr ket shpijun te kombit….

Gjuetia e Ashtës: Ku i fshehe parate e marra nga Serbia qe disa dekada e sidomos shumat e majme te viteve te fundit?

Krenar Kadifeja: Ky e keyeson listen e mutengrenesve te ER nga Klani?

Eduart Brahilika: Liroje nje cik cmimin e miellit, se i vdiqe shqiptaret

Loni Azizi: Ma mire te jese ne emision nje majmun se ky njeri kshyrnja facen si e ka si Derr

Demirjan Bakri: Sa lek pagoi per te mare pjese apo kthim qoke ..

Avni Cela: Që: pse ngjendesh sot ne kete emision femijesh;?

Mavi Haraciu: Kush e ka udhehequr me mire serbine sllobodani apo ti me 3shen vucic ramic thacic pres pergjigje

Miri Erindi: Me legen nuk ben nena po ngeli televizjon qe mer per analist kete armik te popullit shqiptar kete serbo madh eshtvturp per keto televizjone vetemshqiptar nuk esht

Miri Haxhiaj: Do zbatosh porosit e edi rames tani qe te coi ne sanremo do te ftosh edhe batonat edhe sorrat qe te trembesh femijet !

Dash Rroku: Sja vlen me nxjerr kyt person ne foto

Visar Ymeraj: Kur i mbaron kontrata me serbine?

Shpëtim Sylaj: Largo fmijet nga aty

Vllaznim Halili: Nuk ja vlen mu marr funderrinen

Nazif Lami: Ka menduar Batoni vete, se sa shume e urrejne Shqiptaret?!

Mateo Cakarri: Pse je kelysh i edi rames

Massar Hoti :20 vjet burg pa pik diskutimi

Ismail Jusufi: Ky trathetar Udbash vç se e felliq emisionin tuaj nje pro serb

Kujtim Hereni: Mos na e servirni me kete MUT

Gjocaj Lirije: A je hajdut a tradhtar!!!

Dija Dija: Inidefes Pissss imadh esht katastrof

Ismet Asllani: Njeri ma pis kosova nuk ka . Ma shumë e meriton me jetu ne Beograd.

Dede Bushgjokaj: Trokja shqipfoles Ramoviç ,Thaçoviç , Bat

Agim Dajlanaj: E qelbe fare me kye fytyre

 

Thaçi nuk i tërheq kritikat ndaj Gjykatës Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Uashington, 26 shkurt, 2020.

Amra Zejneli-Loxha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe më tej qëndron pas letrës së tij për Gjykatën Speciale në Hagë, të cilën në nëntor të vitit të kaluar ia kishte dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Thaçi, konsideron që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Veçanta dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar) po bën të kundërtën e asaj që fillimisht ishte paraparë dhe për të cilën ishte arritur pajtimi.

Letra që presidenti Thaçi i ka shkruar sekretarit Pompeo.

Letra që presidenti Thaçi i ka shkruar sekretarit Pompeo.

Qëndrimi i tillë është shprehur në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga Zyra e presidentit Thaçi, pasi që janë publikuar detajet nga përgjigja që atij ia ka dërguar sekretari Pompeo. Në atë përgjigje, Pompeo e siguron Thaçin, ndër të tjera, për punën e paanshme të Gjykatës në Hagë.

Nga vet Dhomat e Veçanta nuk kanë dashur që të komentojnë shkëmbimin e letrave ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit. Siç thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, në Hagë nuk i komentojnë zhvillimet politike.

“Në tërësi jemi të fokusuara për zbatimin e mandatit tonë në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe me ndryshimet kushtetuese”, thuhet në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, të dërguar nga Zyra e Gjykatës Speciale përmes postës elektronike.

Theksi i letrës së Thaçit

Presidenti Thaçi, konsideron që qëllimi i institucioneve të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë që puna e gjithë gjykatës të bëhet në një vend të tretë, në këtë rast në Holandë dhe se “krijimi i institucioneve paralele” me siguri që nuk do të ndikojë pozitivisht në sistemin juridik të Kosovës. Gjithashtu, fillimisht ishte paraparë që të hetoheshin krimet e kryera në të dyja anët e konfliktit, e që nuk rezultoi ashtu.

Lidhur me këtë, Thaçi i kishte shkruar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Në letrën, të cilën e kanë publikuar mediat në Kosovë, autenticitetin e të cilës Radio Evropa e Lirë e ka konfirmuar në Zyrën e presidentit, në tre faqe e gjysmë të kësaj letre, Thaçi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Gjykatën në Hagë, duke shtuar që “Qeveria amerikane duhet urgjentisht të marrë parasysh që reformat kritike janë ndërmarrë para se gjërat të zhvillohen me tutje”.

“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe donatorët tjerë kanë ofruar mjete domethënëse për zhvillimin e kësaj infrastrukture fizike të Gjykatës në Hagë”, ka shkruar Thaçi në letrën e dërguar sekretarit Pompeo.

“Ky nuk është investim nga i cili përfitojnë qytetarët e Kosovës, në kohën kur investimet për forcimin e institucioneve gjyqësore dhe të prokurorisë janë mjaft të nevojshme”, ka shtuar Thaçi.

Përgjigja e sekretarit Pompeo

Ndaj letrës së Thaçit, Pompeo është përgjigjur duke thënë që “heqja ose dëmtimi i strukturës së punës ose lokacionit të Dhomave të Veçanta ose Prokurorisë së Specializuar, në çfarëdo mënyre, do ta dëmtonin seriozisht kredibilitetin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”.

“Puna e Dhomave të Veçanta në formatin aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta mbyllë këtë kapitull në historinë e saj”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e sekretarit Pompeo, autenticitetin e të cilës e ka konfirmuar Zyra e presidentit të Kosovës.

Thaçi nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij

Nga kjo zyrë kanë theksuar për Radion Evropa e Lirë që presidenti Thaçi “edhe më tej qëndron prapa letrës së tij, derisa të zgjidhen shqetësimet e theksuara në mënyrë të përshtatshme”.

Në letrën e tij, Thaçi flet se si gjykata edhe pesë vjet pas formimit, ka shënuar pak përparim në realizimin e mandatit të saj dhe që, para së gjithash, nuk e ka zbatuar mandatin e saj në mënyrën që është paraparë në shkëmbimin e letrave me Bashkimin Evropian dhe vendin nikoqir të gjykatës, Holandën. Konkretisht, ai thekson që qëllimi fillestar nga shkëmbimi i letrave me Bashkimin Evropian ka qenë që selia e gjykatës të jetë në Kosovë, ndërkaq që për procedurat e ndjeshme edhe në vendin e tretë, në këtë rast në Holandë.

“Me keqardhje të thellë, më duhet të shpreh shqetësimin tim për mënyrën me të cilën institucionet në fjalë vazhdojnë të punojnë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që fillimisht ishte paraparë dhe ishte arritur pajtimi”, thuhet në letrën e Thaçit të dërguar sekretarit Pompeo.

Përderisa mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar integritet dhe siguri për proceset e ndjeshme është me rëndësi thelbësore, Thaçi ka shtuar që asnjëherë nuk ka qenë qëllim i institucioneve të Kosovës që i gjithë procesi të bartet në shtetin e tretë dhe të jetë “i hequr plotësisht nga sistemi ekzistues gjyqësor penal”.

“Krijimi i institucioneve paralele dhe ndërkombëtarizimi i procesit me siguri që nuk do të kenë ndikim pozitiv afatgjatë në sistemin juridik kombëtar”, ka thënë Thaçi.

Gjykata dhe pritjet

Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.

“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.

“Është zhgënjyese të vësh re që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka investuar resurse domethënëse në hetimin e vetëm një grupi etnik, shqiptarëve të Kosovës, gjë që e minon besueshmërinë dhe legjitimitetin e procesit. Është më se e papërshtatshme që personat që janë përmendur në raportet publike, sikurse që është ai i senatorit zviceran Dick Marty në vitin 2010, kanë qenë të ekspozuar ndaj kërcënimit të hetimit dhe ndjekjes së mundshme për gati dhjetë vjet”.

Ai ka shtuar që ekzistojnë një varg opsionesh që Gjykata të mbetet në Hagë dhe që edhe më tej mundet të sigurojë qëllimet e të gjitha palëve.

Obligimet e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, e ka siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’iu përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.

Arianit Koci, avokat nga Kosova në kuadër të Gjykatës Speciale, ndonëse në parim pajtohet me presidentin e Kosovës, ai thekson që reagimi i tij është i vonshëm sepse Kosova tashmë ka marrë mbi vete obligimet, të cilat duhet t’i respektojë.

“Unë nuk e di se çfarë marrëveshje ka pasur ndërmjet presidentit tonë, Gjykatës Speciale ose funksionarëve amerikanë, por e di se çfarë është miratuar (në Kuvendin e Kosovës). Unë kam qenë kundër Gjykatës Speciale në këtë format, kryesisht për shkak se kjo Gjykatë nuk do t’i hetojë kryerjen e krimeve të pretenduara nga të dyja anët e konfliktit. Kjo Gjykatë do të merret vetëm me pretendimet nga raporti i senatorit Dick Marty dhe dihet që ai raport merret vetëm me krimet e pretenduara të individëve të UÇK-së. Presidenti ynë është dashur të reagojë në këtë mënyrë para se të miratohen ligjet për Gjykatën Speciale”, thekson Koci.

Ai konsideron që ky shkëmbim i letrave ndërmjet presidentit Thaçi dhe sekretarit amerikan të shtetit Pompeo, absolutisht nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në punën e Gjykatës Speciale.

Çfarë është Gjykata Speciale dhe kush janë të intervistuarit?

Gjykata Speciale apo siç quhet zyrtarisht, Dhomat e Veçanta dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është kopje e sistemit gjyqësor të Kosovës në miniaturë, në Hagë. Ajo i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën prej janarit 1998 e deri në dhjetor 2000, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty.

Gjykata është formuar me vendimin e Kuvendit të Kosovës, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo kryesisht financohet nga Bashkimi Evropian. Prokurori i Specializuar, amerikani Jack Smith, më 14 shkurt, ka dorëzuar aktakuzat e para në gjykatë, të cilat, gjykatësi i procedurës paraprake, në këtë rast, gjykatësi francez Nicolas Guillou, në afat prej 6 muajsh duhet t’i konfirmojë ose t’i hedhë poshtë. Deri në vendimin e tij, përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale.

Prokurori në Hagë, deri më tash ka marrë në pyetje disa dhjetëra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qoftë në cilësinë e të dyshuarve, qoftë në cilësinë e dëshmitarëve. Deri më tash, për t’u intervistuar deri më tash janë ftuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe udhëheqësit tjerë të UÇK-së, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, ndërkaq në fillim të dhjetorit të vitit 2019, për intervistim është ftuar edhe Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në raportin e senatorit Dick Marty, përmendet gjithashtu edhe emri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dikush që ka qenë në krye të “Grupit të Drenicës”, e të cilën, siç thuhet në raport, e kanë përbërë personalitete të spikatura të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thaçi, gjatë kësaj jave, në një konferencë për media, i pyetur nga gazetarët se a është intervistuar nga Prokurori Special në Prishtinë apo në Vjenë, ka thënë që “nuk ka qenë i intervistuar asnjëherë, as në Prishtinë dhe as në Vjenë”.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë letër Trumpit: Ndryshimi i kufijve minon stabilitetin e Kosovës dhe rajonit

Në një letër të hapur drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë falenderon SHBA-të për të gjithë kontributin e dhënë për Kosovën.

Sa i takon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet se dialogu i lehtësuar nga BE-ja ofron një dritare mundësie për të dy vendet, që më në fund të kthejnë një faqe të re.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “ Plani Ahtisaari”

Këto parime udhërrëfyese, nënvizon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik.

Në fund të letrës nënvizohet se përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore.

“Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë me rëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatë europiane të Rajonit tonë”, thuhet në letër.

Letra e plotë:

I nderuar, Zoti Donald J. Trump

President i Shteteve të Bashkuara

Shtëpia e Bardhë

1600 Pennsylvania Avenue NW

Washington, DC 20500

 

Në vëmendje të:

Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo,

Departamenti Amerikan i Shtetit.

Senatorit James Risch,

Kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë

Senatorit Robert Menendez,

Antar i Lartë i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë

Senatorit Ron Johnson,

Kryetar i Komitetit të Senatit mbi Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Sigurinë Rajonale,

Kongresmenit Eliot Engel,

Kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme

Kongresmenit Michael McCaul,

Anëtar i Lartë i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Çështjet e Jashtme

Ambassadorit Richard A. Grenell,

I Dërguar Special i Presidentit për Negociatat e Paqes midis Serbisë dhe Kosovës

 

I nderuar Zoti President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju falenderuar përzemërsisht, Juve dhe SHBA-ve, për mbështetjen e vazhdueshme që u keni dhënë Shqiptarëve në Ballkan.

Pak javë më parë, më 17 Shkurt, Kosova festoi 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ashtu siç jeni shprehur dhe në Letrën Tuaj të urimit drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhjet e fuqishme ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës janë farkëtuar përmes një angazhimi të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

Populli i Kosovës luftoi pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi. Më në fund, këto objektiva u realizuan me vendosmëri dhe me mbështetjen e domosdoshme të miqve dhe aleatëve tanë perendimorë, dhe, në radhë të pare, të SHBA-ve.

Mbështetja vazhdueshme e SHBA-ve ndaj aspiratave legjitime të popullit të Kosovës ka qenë vërtetë thelbësore. Ajo çimentoi më tej miqësinë ndërmjet Amerikanëve dhe Shqiptarëve, e cila ka ekzistuar qysh nga fundi i Luftës së I Botërore. Administrata e Presidentit Wilson mbrojti të drejtën e Shqipërisë për të qenë shtet i pavarur.

Populli shqiptar do të mbetet përjetë mirënjohës dhe është krenar që është kombi më pro-amerikan në Evropën Juglindore.

Si shteti i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha në rrugën e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike funksionale dhe për një demokraci dinamike, ku të sundojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot, pakicat etnike në Kosovë gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive të pakrahasueshme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në një rajon me probleme akute mbi – dhe ndërshtetërore, gjendja në Kosovë është e qëndrueshme dhe nuk përbën kurrfarë kërcënimi për paqen dhe sigurinë rajonale.

Republika e Kosovës është gur themeli për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.

I nderuar Zoti President,

Na lejoni të përfitojmë nga ky rast për të rikujtuar se Kosova e shpalli pavarësinë pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës me negociata të kryesuara nga OKB, të bashkërenduara ngushtë me komunitetin ndërkombëtar me në krye SHBA-të. Në Opinionin e tij Këshillimor më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pohoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja ofron një dritare mundësie për të dy vendet, që më në fund të kthejnë një faqe të re.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përkushtimin e Administratës Tuaj për përparim në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja.

Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëve të fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “ Plani Ahtisaari”

Këto parime udhërrëfyese sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik.

Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore.

Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë me rëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatë europiane të Rajonit tonë.

I dashur Zoti President,

Me rastin e urimeve për Kosovën, për ditën e saj të pavarsisë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh mirënjohjen e tij më të thellë të gjithë atyre që me sakrifica të panumurta e kthyen në një realitet të bukur ëndrën për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Kjo mirënjohje është gjithashtu dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, në veçanti, SHBA-ve dhe lidershipin Tuaj, që keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështetni forcimin e pandërprerë të shtetit më të ri në Europë.

Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratës tonë më të lartë!

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Bllokohen edhe gjykatat e Apelit: Fluks dosjesh e mungesë gjyqtarësh

Jo vetëm Gjykata e Lartë, por tashmë edhe gjykatat e Apelit po përballen me stoqe të dosjeve dhe gjykime të stërgjatura.

Sipas një studimi gjatë 2016 -2019 konkludohet që gjashtë gjykatat e Apeleve po ndeshen me fluks çështjesh dhe gjyqtarë që po shkarkohen.

“Jemi drejt mbylljes së gjykatës së Apelit Korçë, Vlorë, Shkodër, është e patolerueshme, nuk mundet që një gjyqtar që shqyrton masat e sigruisë të shqyrtojë dhe themelin”, tha avokati Saimir Visha.

“Duhen gjetur mekanizmat që të kryhet një zëvendësim, këtë duhet ta bëjë shkolla e magjistraturës, para nisjes së procesit Shqipëria kishte rreth 12 gjyqtarë për 100 miëj banorë, ndërkohë që mesatarja evropianë është 21 gjyqtarë për 100 mijë banorë”, tha drejtuesi i Qendrës për Çështje të Informimit Publik Gert Shella.

Nëse do të mbahen parasysh vendimet e të dyja shkallëve të procesit të vettingut, rezulton se deri tani janë shkarkuar nga detyra 98 gjyqtarë dhe prokurorë.

Ndërsa janë konfirmuar për të vijuar më tej udhëtimin e tyre në drejtësi 91 të tjerë.

E gjitha kjo ka ndodhur gjatë dy viteve proces vettingu që startoi në mars 2018 ndërsa pritet t’i nënshtrohen edhe 600 të tjerë

Deri më tani shkarkimet e shumta kanë efekt në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurori dhe në Gjykatën e Lartë , ku stoku ka kapur shifrën e mbi 34 mijë dosjeve.

Nga 794 subjekte nën vetting janë kontrolluar 191 njerëz të drejtësisë , nga të cilët dy vendime neutrale.

Gjithsej nën vetting ishin 794.

BE tërhoqi fondet për Milot-Balldren, pasi qeveria e dha me koncesion

Me datën 7 nëntor të vitit 2018 në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor të administruara nga WBIF (The Western Balkans Investment Framework) vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fisibilitetit për By-pasin e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP.

Projekti PPP ishte iniciuar pas një propozimi të pakërkuara të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018 kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro. Pas një rinegocimi pa garë të interesave , vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH.

Në nëntor të vitit 2018, pak pas fitimit të tenderit nga Kompania ANK, WBIF anuloi projektin për studimin e fisibilitetit të bypass-it të Lezhës. Sipas minutave të zbardhura të takimit, përfaqësuesja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH (Zsuzsanna Hargitai) konfirmoi se një PPP (propozim i pakërkuar) ishte pranuar nga qeveria shqiptare dhe si rrjedhojë granti do të anulohej dhe fondet duhet të riktheheshin (rreth € 351,750).

Baypasi i Lezhës ose ndryshe aksi Milot-Balldren është pjesë e Autostradës Adriatiko -Joniane, projekt i cili është përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit për shkak se, lidh Ballkanin Perëndimor me Korridoret Europiane. Donatorët kishin nisur të financonin studimet, por qeveria shqiptare kishte planifikuar ta ndërtonte këtë segment me PPP kundrejt një çmimi shumë të lartë.

Ish-këshilltarja e Ramës emërohet Avokate e Përgjithshme e Shtetit

Janë zbardhur vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbajtur ditën e sotme, ku mësohet se Enkelejda Muçaj është emëruar Avokate e Përgjithshme e Shtetit Shqiptar.

Zëvendësimi në fjalë i Artur Metanit vjen pasi ky i fundit u zgjodh kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Enkeljeda Muçaj punon si avokate në një firmë ligjore prej vitit 2000. Ajo ka asistuar klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe minerareve si dhe në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri.

Në vitet 1998-2000, Enkelejda Muçaj ka pasur edhe një rol si “Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës dhe Rinisë së asaj kohe, Edi Rama. Ajo ka ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në biografinë e saj.

Ngadhënjimi i Sovranit në Mejdanin e 2 marsit – Nga AZGAN HAKLAJ

Populli rrëzon me nokdaun Kulçedrën Rilindase në Ringun e Dëshmorëve të Kombit.

2 Marsi, ditëlindja e Kuvendit Historik, Besëlidhja e Lezhës.
576 vite më parë fisnikët arbërorë u besëlidhën me Kryezotin e Arbërisë ideatorin e jetësuesin e Shtetit të Përqendruar Arbëror, Heroin Kombetarë, Moisiun tonë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), i cili kishte shpallur mëvetësinë pak muaj me parë se të vinte atëkohë pranëvera e parë shqiptare pas dimrit të gjatë osman.
Ashtu siç kishte ndarë përgjysëm me shpatë kulçedrën Shën Gjergji i Mitologjisë emrin e të cilit e mbante Gjergji Ynë, siç ndau detin me shkopin magjik Moisiu për të kaluar hebrejtë drejt Tokës së premtuar ashtu edhe Dragoi Arbëror, Skënderbeu ndau përgjysmë kulçedrën aziatike, këputi zinxhirët shekullorë të robërisë otomane dhe shpalli Pavarësinë në Nëntorin e Parë me dt 28 nëntor 1443.
Për 25 vite Kalaja e Krujës, Kështjella e Shqiponjave u bë digë e pathyeshme nga hordhitë otomane.
Pas kalimit në amshim, për tu përjetësuar në pavdekësi është shkruar nga shumë personalitete për Arkondin tonë, por po veçoj disa prej tyre:
“Prijësi i Epirit, shfarosësi i turqëve” e ka cilësuar Mbretëresha Elisabetë.
“Sikur të kishte mbrojtur Gjergj Kastrioti Konstadinopojën, nuk do të mundnin ta merrnin atë në maj 1453” ka shkruar Volteri.
“Skënderbeu është figura qëndrore që lidhë historinë e vjeter të Ilirisë, epiriotëve, maqedonësve dhe arbëreshëve” ka nënvizuar Abaz Ermenji.
Armiku me i madh i tij Sulltani që mbante nofkën “pushtuesi” Mehmeti i Dytë ka deklaruar:
“Kurrë s’ka për të dalë mbi dhe një Luan i tillë”.
Tajar Zavalani pohon se:
” Gjergj Kastrioti i kishte kushtuar vehten lirisë dhe mirëqenies së popullit të vet me vetëmohim të plotë.
Qëllimi i tij ishte jo vetëm ti mbronte nga sulmet e armikut të huaj por edhe ti bashkonte shqiptarët në një Komb të pavarur”.
Mesazhi i thuprave që na la si testament Gjergji Ynë i Motit të Madh ka qenë gjithmonë Kryefjala e kallzuesi i prijësve shqiptarë në betejat për liri e pavarësi në shekujt që pasuan.
Pikërisht sot në ditëlindjen e Kuvendit Arbërorë , të Shtetit të Përqendruar Arbëror, në ditëlindjen e Besëlidhjes së Lezhës, në ditën e pranëverës së bashkimit për të jetësuar mesazhin e thuprave të Gjergjit të Madh Presidenti Ilir Meta ka thirrurr popullin në Bulevardin e deshmorëve të Kombit në një Besëlidhje Hyjnore për ti mbrojtur Kushtetutën, demokracinë, Shtetin e së Drejtës, Republikën, parlamentarizmin, trojet arbërore, asetet kombëtare, liritë dhe të drejtat e qytetarit, barazinë para ligjit, financat publike, ekonominë e tregut të lirë, konkurencën e lirë, kauzën kombëtare, dinjitetin kombëtar, fjalën e lirë nga Kulçedra Rilindase.
Në Mejdanin e 2 marsit, në ringun e Bulevardit Deshmorët e Kombit U ndeshen, dy botë, dy doktrina, dy antipode, dy antiteza, dy ideologji, dy filozofi.
Në njërën anë është vendosur Kulçedra Rilindase që përfaqëson krimin e organizuar, i cili ka mbërthyer si oktapod, ekonominë, rendin, politikën.
Aty janë janë vendosur demonët, vampirët, tellallët, ksenofobët e Edi Rames, kracia dhe plutokracia e tij mediatike, kuislingët, esadistët, zervistët, kleptokratët, kakistokratët, puçistët kushtetues, që me gënjeshtra, mashtrime, fallsifikime, propotencë, arrogancë, dhunë shtetërore, intimidim, komprementim, shantazh, kanosje, gjoja në emër të reformes në drejtësi po përpiqen të kryejnë grushtin e shtetit pas kapjes së Gjykatës Kushtetuese, të pushtojnë Presidencën dhe të instalojnë përfundimisht Totalitarizmin.
Në anën tjetër – Sovrani, qytetarët virtuozë. opozita e bashkuar tashmë, qytetarët nga mbarë hapsira shqiptare, Diaspora e shenjestruar nga Kryeministri uzurpator Edi Rama, gardianët e lirisë, misionarët e mbrojtjes së Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe Kombit, dishepujt e Atdheut, apostujt e patriotizmit dhe nacionalizmit.
Korifeu i këtij manifestimi paqësor është Presidenti Ilir Meta.
Gladiatorët gandistë, Kuqezi zbritën në Sheshin e Mejdanit në Bulevardin Deshmorët e Kombit për ti thënë solemnisht:
Po Shqipërisë, po Kushtetutës, po Republikës Parlamentare, po Shqipërisë dhe Kombit.
Populli Sovran i thotë.
Jo Puçit Kushtetues.
Ju Grushtit të Shtetit.
Jo Republikës Kryeministrore.
Jo Parlamentit zyrë noterie e qeverisë.
Jo politikës skllavëruese shtetërore.
Barazi para ligjit.
Mesuesi i madh e mbrojtësi me jetën e tij i të vertetës Sokrati na ka lanë një postulat shumë të çmuar:
“Të gjithë shpirtërat janë të pavdekshëm, por shpirtërat e të drejtave janë të pavdekshëm dhe hyjnorë”.
Mshirimi i njeriut të lirë dhe realitetit të gjallë na mesoj se shpirti i lirë nuk hyn në zgjedhë.
Ai na thotë se njeriu mund të vdesë jo vetëm në fatin e tij, për lavdinë e vet, e për gjera të mëdha, por dhe për lirinë e mendimit e parimet e veta që nuk ka të bëjë fare me mendjemadhësinë e sentimentalizmin”.
“Mosbesimi dhe urrejtja ndaj dialogut është mosbesim dhe urrejtje ndaj njeriut” apostrofon filozofi i madh.
Simboli i morali filozofi Emanuel Kant nënvizon se: “Çdo njeri është i lirë jo sepse ka lindur i lirë, por ka lindur me ngarkesën e marrjes së përgjegjësisë për marrjen e vendimeve të veta”.
Prandaj sot është privilegj i madh për qytetarët të marrin vendimin për të mbrojtur Shtetin e së Drejtës, Kushtetutën, Republikën, demokracinë, institucionalizimin e votës së lirë, parlamentarizmin, pasurinë kombëtare, çështjen kombëtare, pronën nga qëveria, konkurencën e lirë, barazinë para ligjit, fjalën e lirë, integritetin e dinjitetin kombëtar.
Edi Rama premtoj shtetin ideal, shembëlltyrën e Atlandës utopike të Francis Bekonit por me gënjeshtra e mashtrime, fallsifikime asfiksoj shtetin e së drejtës dhe demokracinë dhe po përpiqet ta shpallë vehten Sundimtar Suprem, i yshtur nga baballarët e tij shpirtëror Putinin dhe Erdoganin.
Presidenti Ilir Meta i ktheu verdiktin Sovranit e Ai do ti thotë stop Grushtit të Shtetit, ndal Puçit Kushtetues, jo pushtetit absolut të Edi Ramës.
Sot Sovrani ndonëse i plagosur do ta mundë me nokdaun Bajlozin Edi Rama në ringun e Bulevardit Deshmorët e Kombit.
Triumfi i shpirtit të Kombit në mejdanin e sotëm do të mbyllë kapitullin e dhimbshëm të rrugëtimit tridhjetëvjeçar të demokracisë shqiptare dhe do te vendosë gurëthemelin e Shtetit të së Drejtës, barazinë para ligjit dhe do ta kthejë dinjitetin e Kushtetutës si dokumenti themeltar i shtetit, ballancimit të pushteteve, garante e lirive dhe drejtave të individit.
Edi Rama ashtu si Gruevski i dehur nga adrenalina që të jep froni po sillet me arrogancë, propotencë duke uzurpuar gjithçka si lugat por dhe ky do të kthehet në zvarranik si Ai e do të ja mbathë drejt Turqisë apo Rusisë.
Sovrani ka të drejtën hyjnore për të vendosur.
Pushteti i Sovranit është absolut.
Kur flet Sovrani të tjerët heshtin.

2 MARS 2020

“Vdekje grushtit të Shtetit”, Meta mbyll me dekret 2 orë manifestim, kthen ligjin për gjyqtarët e paralajmëron: Nëse s’ka reflektim shpërndaj parlamentin pas 15 marsit

TIRANË

Kishte paralajmëruar se do firmoste një dekret dhe ashtu bëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta, para mijëra qytetarëve të mbledhur në tubimin, sipas tij për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kundër grushtit të shteti, firmosi dekretin për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetutese.

Për Kreun e Shtetit ndryshimet ligjore përbëjnë grushtin ndaj shtetit ligjor. Në tubimin e organizuar në Bulevard pranë zyrës së tij, Meta paralajmëroi se pas 15 Marsit, datë e caktuar si afati për miratimin e reformës zgjedhore, nëse Kuvendi nuk do marrë parasysh dekretin e nënshkruar, atëherë do firmosë dokumentin më të rëndësishëm, dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

Për Presidentin e Republikës në faj nuk është vetëm mazhoranca socialiste për devijimin e reformës në drejtësi, por edhe disa ndërkombëtarë. Ilir Meta me bindje tha se sovratiteti i vendit është shkelur dhe për këtë ai tha se ka shumë e shumë për të thënë. Me një prezencë patriotike Ilir Meta u betua mbi flamurin kombëtar se do mbronte kushtetutën.

Ndërkohë  që qytetarët ishin në bulevard me flamuj kuq e zi dhe mimoza, siç ka qenë apeli i Presidentit.

Ora 18:46 Meta paralajmëron ashpër: Nëse nuk ka reflektim, pas 15 marsit do firmos shpërndarjen e parlamentit brenda tij

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk merr parasysh dekretin e firmosur sot para popullit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas 15 marsit do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit në mes të Parlamentit. Kreu i Shtetit deklaroi se do presë deri më 15 mars, kur pritet që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore, dhe pastaj do të firmosë për shpërndarjen e Parlamentit, dhe për këtë ai u betua para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo

Ora 18:40 “Vdekje grushtit të shtetit, rroftë Republika”, Meta firmos në shesh dekretin kundër ligjit të ri mbi betimin e gjyqtarëve

Dekreti i parë të cilin firmos Presidenti Meta sot është ai kundër ligjit të ri nga mazhoranca për betimin e gjyqtarëve kushtetues. Kjo do të thotë se Meta ka rrëzuar këtë ligjin i cili ishte përcaktuar nga Kuvendi si ”mekanizmi zhbllokues” por që do të jetë sërish Kuvendi i cili do të shqyrtojë këtë dekretin.

”Këta shpikën si të shenjtë afatin e Dvoranit. Këta nuk e vranë mendjen puçistët vendas dhe bashkëpuntorët ndërkombëtarë për asnjë afat kushtetues që nuk u respektua për institucionet e reja të drejtësisë . Shqiptarët janë këtu për një drejtësi të vërtetë, të barabartë, jo drejtësi me regji. Nuk duan të jetjojnë më me këtë model të ri drejtësi. Krimi i ri të mbetet mbi krimin e vjetër. Shqiptarët duan drejtësi sipas kushtetutës. Ata në krye të shtetit të kapur në flagrtancë për krime të rënda kushtetuese i mbron. A mund të besojë njeri tek kjo drejtësi?

Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet, por kur shteti me ligje antikushtetuetse do të shtypë të drejtat kushtetuese. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me ligje antikushtetuese e instaloi diktaturën në Gjermani. Kur populli ka qeveria aty ka diktaturë, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri, aty ka demokraci. Diktaturat mund të ndryshojnë maska, por ato mbeten armike të lirisë. është përgjegjësia ime si kryetar i shtetit, që e garanton vetëm Kushtetuta, të mbroj Kushtetutën, të garantoj shtetin laik ku të gjithë mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në paqe, me vlera perëndimore, ku dhe gruaja me burrin të jetë i barabartë dhe mos i marrin në qeveri për t’i përdorur.

18:14 “Ulem në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuq e zi”, Meta citon Kushtetutën: Sovraniteti i përket vetëm shqiptarëve
“Zëri i popullit, zëri i Zotit”. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa tha se ulet në gjunjë vetëm para flamuri kuq e zi e popullit të shqiponjave. Ai iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.

“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum më 22 nëntor ‘98 thotë sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve”, theksoi Meta.

18:12 ”Neodiktatura nuk ka për të fituar”, regjisori Edmond Budina: Nuk kam ardhur si mik i Presidentit, por i vihem në krah për Kushtetutën
Aktori dhe regjisori Edmond Budina ka marrë fjalën në podiumin e manifestimit të Presidentit ku ka thënë se 30 vite pas rrëzimti të diktaturës ai vetë rikthehet për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, një ëndërr që e kishte që në protestën e 30 viteve më parë. Ai shprehet se nuk ka ardhur si mik i Presidentit Meta por i vihet në krah për Kushtetutën.
Budina thotë se neodiktatura që po përpiqet që të instalohet dhe të përdhosë Kushtetutën nuk ka për të fituar dhe se ai i vihet në krah Metës për të mbrojtur Kushtetutën.

18:08 Manifestimi/ Studentja e drejtësisë: Jam këtu për t’u thënë ‘ndal’ atyre që shkelin Kushtetutën e të drejtat tona
Mes personazheve që kanë folur mbrëmjen e sotme në Bulevard para manifestuesve ka qenë edhe studentja e drejtësisë Oneda Skënderi. Ajo tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën. “Zëri i atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë një Shqipëri si gjithë Europa. Në tetor 2018 unë dhe shumë studentë u ngritëm në protesta për një Shqipëri më të mirë. Të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhër. Protesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.

18:03 Boksieri shkodran me titullin kampion ndërkombëtar në manifestim: Ja dedikoj kësaj dite, zemra ime rreh vetëm kuqezi!
Kampioni i boksit, Kristian Demaj, i është bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidentit Ilir Meta, që po zhvillohet këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Boksieri shkodran tha se, ndonëse nuk ka lindur në Shqipëri, zemra e tim rreh vetëm kuqezi. Demaj iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë botën të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen këtij manifestimi.

Ora 18:02 Artisti Bujar Kapexhiu, mori fjalën në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Jemi mbledhur për dy veprime, dy ide: Të mbrojme dhe të mos pranojmë, për mbrojtje të ligjit, morali e kundër të keqes. Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie e nuk do të jem, po në caste të vecante jam ndjerë edhe demokrat edhe socialist edhe republican edhe ballist, vetëm për të mirën e Shqipërisë në interesit të Atdheut tim.

Ora 17:54  Ish- ambasadori i Shqipërisë Agim Nesho ka folur në podiumin e manifestimit të Presidentit Ilir Meta ku ka kritikuar mazhorancën si dhe i ka kërkuar opozitës të bëjë ndryshimin.

Nesho shprehet se shkelja e Kushtetutës është kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët të majtë dhe të djathtë si dhe i ka bërë apel qytetarëve ta mbrojnë atë.


 
Ora 17:49 Profesori Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, dha një mesazh të fortë para popullit shqiptar, të mbledhur në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjyqtari Binaku zbuloi katër arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Ora 17:41- Neritan Liçaj hap manifestimin: Fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri

Artisti i njohur, aktori Neritan Liçaj ka hapur manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Bulevard. Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut. Sipas tij, ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personalitet të së drejtës, profesorit Ledi Bianku.

Ora 17:31 ”Kam dalë si qytetar”, Basha i bashkohet manifestimit: Kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku, zgjidhja zgjedhjet e parakohshme

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar manifestimit të Metës si qytetar dhe thotë se duhet zgjidhur menjëherë kriza politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

”Kushetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Duhet zgjidhur menjëherë kriza dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.
Unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bashkëshort dhe bashkëqytetar. Unë kam dalë për të dhënë mesazhin që ky është një tubim qytetar, dhe është një bashkim qytetarësh.”- tha Basha.

Ora 17:29- “Fillimi i fundit i narkoshtetit”, ish-kryeministri Sali Berisha i bashkohet qytetarëve në Bulevard
Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar mijëra qytetarëe në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. I shoqëruar nga truprojat dhe nën fërshëllimat e qytetarëve me dy gishta lart, Berisha ka mbërritur në Bulevard ku në një prononcim të shkurtër për mediat e quajti fillimin e fundit të narkoshtetit këtë manifestim. “Në këtë miting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit”, tha Berisha.

Ora 17:07 – “Do firmoset një dekret”, Presidenca jep mesazhin e fundit para manifestimit: Do bëhet një votim dhe shpallet një betim…
Presidenca jep mesazhin e fundit para nisjes së manifestimit, teksa tashmë në shesh janë mbledhur mjaft qytetarë, që mbajnë të gjithë lidhur në krah flamurin kuqezi.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu uron mirëseardhjen në “Facebook” të gjithë qytetarëve, në atë, që ai e quan manifestim i jashtëzakonshëm mbarëkombëtar.
“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI! 🇦🇱 #PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱”, shkruan Blushi.

Ora 17:05 – Manifestimi i Presidentit/ Gazment Bardhi dhe Sahit Dollapi me të rinjtë në Bulevard (Video)
Manifestimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta i janë bashkuar dhe të rinjtë e të rejat e PD nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe Sekretarit Organizativ Sahit Dollapi. Të shoqëruar nga disa të rinj, ata janë afruar në Bulevard për t’iu bashkuar qytetarëve të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës, në një ditë të shënuar për kombin shqiptar, dita e Besëlidhjes së Lezhës.

Ora 17:02 – FOTO/ Një tryezë e kuqe me Kushtetutën sipër, ja vendi ku do të firmoset dekreti i jashtëzakonshëm nga Meta
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë formë gjithçka, teksa pritet të nisë nga çasti në çast manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në foton që sjell “BalkanWeb”, duket se para Presidencës është ngritur podiumi, ku do të flasë Presidenti Meta dhe disa personalitete të tjera të botës së artit, sportit, kulturës. Në anë të podiumit, janë vendosur dy vajza të vogla, të cilat janë veshur me fustane, që mbajnë ngjyrat kuqezi.
Por në shesh nuk mungon dhe tryeza, ku do të firmoset një dekret i jashtëzakonshëm, siç ka thënë vetë Kreu i Shtetit.

Ora 16:18 – Të gjithë me flamurin kuqezi! Nis grumbullimi i qytetarëve në bulevard, me qindra policë rrethojnë Kryeministrinë
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Siç shihet nga videot që gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, qytetarët kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

“Shushunjat po i pinë gjakun popullit me PPP të frikshme”, Meta para popullit: Oligarkët po bëjnë krime të rënda kushtetuese

Presidenti Ilir Meta sqaroi arsyet pse vendosi të thërrasë popullit në manifestim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh, Kreu i Shtetit tha se duhej bërë ky manifestim kundër grushtit të shtetit, që sipas tij, po godet çdo ditë qytetarët e ndershëm e të varfër.

Ndër të tjera, Meta u tha se mazhoranca është një botë e egër, që si shushunja po i pi gjakun popullit çdo ditë me koncesione të frikshme të PPP.

“Jemi këtu, sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dytë botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë e koncesionet e frikshme të PPP. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat. Unë si Presidenti i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar, dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu, se asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu kundër grushtit të shtetit.

Pse Presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë, është ajo që Zoti iu ka dhënë gjithë shqiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti nga sekti anti-shtet. Sepse kemi drejtësi me regjim, që godet të varfrit. Sepse financat po shterojnë dhe borxhet po rriten, dhe ato i paguani të gjithë ju. Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta. Sepse oligarkët kontrollojnë parlamentin një-partiak dhe bëjnë krime të rënda kushtetuese, si ai që denoncova dje”, tha Meta.

“Ulem në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuq e zi”, Meta citon Kushtetutën: Sovraniteti i përket vetëm shqiptarëve

TIRANË

“Zëri i popullit, zëri i Zotit”. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa tha se ulet në gjunjë vetëm para flamuri kuq e zi e popullit të shqiponjave.

Ai iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.
“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum më 22 nëntor ‘98 thotë sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve”, theksoi Meta. bw

”Neodiktatura nuk ka për të fituar”, regjisori Edmond Budina: Nuk kam ardhur si mik i Presidentit, por i vihem në krah për Kushtetutën

Aktori dhe regjisori Edmond Budina ka marrë fjalën në podiumin e manifestimit të Presidentit ku ka thënë se 30 vite pas rrëzimti të diktaturës ai vetë rikthehet për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, një ëndërr që e kishte që në protestën e 30 viteve më parë. Ai shprehet se nuk ka ardhur si mik i Presidentit Meta por i vihet në krah për Kushtetutën.

Budina thotë se neodiktatura që po përpiqet që të instalohet dhe të përdhosë Kushtetutën nuk ka për të fituar dhe se ai i vihet në krah Metës për të mbrojtur Kushtetutën.

FJALA E EDMOND BUDINËS
Përshëndetje të gjithëve,
30 vite më parë ne kishim një ëndërr, ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa. Mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë sërish Shqipërinë si Europa, për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re. Që po përdhos vendin.
Kthehemi për të lufutar korrupsionit dhe mafien, i vihem në krah Metës për të mbrojtur Kushtetutën.
Nuk kam ardhur si mik i tij, as si përfaqësues i partive politike por për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendit tonë.
Ne nuk duhet ta lejojmë që vendi jonë të zbrazet. Kam qenë emigrant dhe e di çdo të thotë të të vdesin prindërit dhe mos kesh t’i shikosh, të mos kesh të hash dhe të vuash, dhe të shohësh në parlament njerëz që pasurohen ndërkohë pensionistët s’kanë para të marrin ilaçe. Jemi këtu t’i themi neodiktaturës që nuk ka për të fituar.
Sado që tenton të vendosë sulltanatin e vetë, nuk do ia dalë kurrë të zbrazë Shqipërinë. 30 vite më parë kishim ëndërr ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa. Ne do e bëjmë të gjithë bashkë duke shporrur këtë oktapodh që nuk ka asgjë socialiste, për të mbrojtur institucionet.

Boksieri shkodran me titullin kampion ndërkombëtar në manifestim: Ja dedikoj kësaj dite, zemra ime rreh vetëm kuqezi!

Kampioni i boksit, Kristian Demaj, i është bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidentit Ilir Meta, që po zhvillohet këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Boksieri shkodran tha se, ndonëse nuk ka lindur në Shqipëri, zemra e tim rreh vetëm kuqezi. Demaj iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë botën të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen këtij manifestimi.

“Shqipëri dua të të dëgjoj. Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem në këtë manifestim madhështor. Vij pas një fitoreje të titullit si kampion ndërkombëtar, vetëm para tre ditësh. Ia dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm, që nuk duhet ta lë të shpopullohet.

Zemra ime rreh për këtë rini, që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë këtu. I ftoj të gjithë shqiptarët në mbarë botën t’i bashkohen besëlidhjes sonë kuqezi. Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Demaj. bw

”Kërkojmë vetëm mbrojtjen e Kushtetutës”, ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB: Të kesh demokraci është zgjedhje, ta mbrosh atë është detyrë

Ish- ambasadori i Shqipërisë Agim Nesho ka folur në podiumin e manifestimit të Presidentit Ilir Meta ku ka kritikuar mazhorancën si dhe i ka kërkuar opozitës të bëjë ndryshimin.

Nesho shprehet se shkelja e Kushtetutës është kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët të majtë dhe të djathtë si dhe i ka bërë apel qytetarëve ta mbrojnë atë.

FJALA e AGIM NESHOS

Të dashur qytetarët
Të bashkuar të gjithë të ushtrojmë të drejtën për mbrojtjen e Kushtetutës. Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh është detyra jonë.
Sepse të gjithë duam një shqipëri demokratike, me të drejtat tona të respektueshme, që fëmijët tanë të jenë krenarë të punojnë këtu. Sot Shqipëria është më e plakur, është vrarë shpresa për të ardhmen, polarizimi i ekonomisë, autokracia e pushtetit, lidhjet e krimit me politikën, në një vend ku regjimi një partiak ka kapur institucionet, por llogaridhënia me popullin janë tretur në propagandë ku transparenca mungon.
Të lodhur dhe të zhgënjyer kemi pritur që gjendja të ndryshojë, kemi pritur dhe besojmë se opozita e bashkuar të bëjë ndryshimin dhe ka bërë para një regjimi duke denoncuar aferat korruptive. Por qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës. Kemi refuzuar zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës, aktit të madhor për të ardhmen e vendit. Kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. Mund të kemi menduar se lufta politike është luftë interesash, por e sotmja është këmbanë alarmi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetin. Sot kërkojmë vetëm mbrojtjen e saj, dhe kërkojmë përgjigje për disa pyetje.
Pse kanë frikë nga zgjedhjet e reja
Pse keni frikë të bashkoheni me ne për të dënuar krimin elektoral
Kush e destabilizon Shqipërinë, ata që kërkojnë funksionimin e shtetit ligjor, një Shqipëri pa drogë, korrupsion dhe krim, ata që duan që shtypi të jetë i lirë
Apo një parti në pushtet që ka krijuar një platformë plot ngjyra
Kur gishti tregon anën ju lutem mos u merrni me gishtin.
Revolucioni i 90-ës na dha një mësim. Na mësoi një mësim të baballarëve të SHBA, mbroni Republikën nga tirania e mazhorancës.

Neritan Liçaj hap manifestimin: Fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri

TIRANË

Artisti i njohur, aktori Neritan Liçaj ka hapur manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Bulevard. Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut. Sipas tij, ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personalitet të së drejtës, profesorit Ledi Bianku. bw

Tubimi i 2 marsit, gjyqtari Bianku: Kushtetuta veçse një copë letër pa Gjykatën Kushtetuese

Profesori Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut ka qenë i pari folës në tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Bianku u shpreh se janë 4 arsye të thjeshta se përse ai vendosi të jetë prezent të tubimin e thirrur nga Meta. Profesori u shpreh se nëse një vend nuk ka gjykatë Kushtetuese, atëherë Kushtetuta e vendit është thjesht një letër pa vlerë.

Bianku: Kur mora ftesën që t’iu drejtohesha sot, pyetja e parë që i bëra vetes ishte se çfarë arsyesh më bënin të vija. Katër arsye m’u dukën të mjaftueshme, e para rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Nuk kam ardhur të vendosë se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri ose tjetri, por dua të them se ky debat për Kushtetutën nxjerr një problem tjetër shumë të madh, atë që pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, Kushtetuta ngelet një letër pa rëndësi.

Arsyeja e dytë, më një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqes një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Ka nga ata që thotë se qëllimi i këtij manifestimi është për pushtet, unë kam ardhur të them që po është për pushtet, por për pushtetin kushtetues. Ky është pushteti më i rëndësishëm mbi një shtet ligjor.

Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut u shpreh se “Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh kërkesat e pakicës, rrezikon të bjerë…”.
Në Shqipëri, ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen nga askush. A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata?

Arseja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.

Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’iu uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit.

“Fundi i qeverisjes! Shqipëria pa drogë e kriminelë”, Meta falenderon VATRA-n për mbështetjen

Organizata Panshqiptare në SHBA, VATRA ka dalë sot me një deklaratë përshëndetëse për manifestin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa VATRA e cilëson manifestimin si fillimin e fundit të një qeverisje që i ka shpopulluar dhe varfëruar shqiptarët, Meta thotë se pikërisht, kjo organizatë dhe shqiptarët e Amerikës në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

STATUSI I METES
Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.
Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë! 🇦🇱🤝🇺🇸

Manifestimi i presidentit në 17:00- Policia aprovon kërkesën e Presidencës, plan masash për mbarëvajtjen e tubimit

Policia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e presidencës për të mbajtur një manifestim nga ora 17- 19 tek bulevardi “Dëshmorët e kombit”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se për mbarëvajtjen e tubimit policia ka hartuar një plan masash për ruajtjen e institucioneve dhe rendit publik. Pritet të angazhohen rreth 1000  forca policie, të cilat do të dislokohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH. Policia kriminale nuk ka informacione për incidente. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.

Përballë protestuesve do te krijohet një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit te kryeministrisë. Kordoni do të jetë me policët e rendit ( mes tyre dhe femra) dhe ata shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme. Ne gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.

Siç parashikon ligji për tubimet ne gatishmëri do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” dhe në rrugët lidhëse me të. Autobuzët nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga pjesa veriore do të parkohen tek stadiumi “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana veriore tek Fakulteti Ekonomik.

Gjykata jep masën ‘detyrim paraqitje’ për Henri Çilin

Henri Çili i ka shpëtuar masës së arrestit me burg. Vendimin e ka dhënë pas thuajse 10 orësh gjykata e Përmetit, e cila ka konkluduar për botuesin e njohur me masën e ‘detyrimit të paraqitjes’.

Ndërkohë, Ilir Korbi, drejtori juridik i Universitetit të Henri Çilit, është lënë në arrest shtëpie.

Gjykata po ashtu ka dhënë masë për të gjithë të arrestuarit e tjerë gjatë operacioni ‘mezhgorani’. Pritet që në minutat në vijim të zbardhen të gjitha masat e gjykatës.

Kujtojmë se Henri Çili është akuzuar se ka tentuar të ndikojë në shkallët e larta të gjyqësorit për t’i zbutur masën e akuzës vëllezërve Aliko nga Lazarati, të dënuar nga shkalla e parë dhe ajo e apelit me burgim (një i përjetshëm dhe tjetri me 18 vite) nën akuzën e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Në këmbim Çili do të merrte një total prej rreth 700 mijë eurosh në para të thata, prona dhe toka.

Përmet, nis shqyrtimi i masës së arrestit për botuesin Henri Çili

Raimond Kola

Në Gykatën e Përmetit nisi të dielën procesi gjyqësor për vlerësimin e masës së arrestit për botuesin e njohur Henri Çili dhe për 29 të arrestuar të tjerë në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”.

Procesi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në fillim të procesit, gjyqtari Dritan Hasani, që po shqyrton çështjen, tha se kishte konflikt interesi në dhënien e vendimit për një nga të ndaluarit, Betim Shkupin, pasi kishin qenë shok në Universitet.

Betim Shkupi është administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës dhe u ndalua dje nga policia. Pas një ndërprerje të procesit në mesditë, seanca është rikthyer me vlerësimin e 29 masave të sigurisë, ndërsa vendimi për Betim Shkupin do të jepet nga një tjetër gjyqtar.

Deri në orët e pasdites gjyqtari nuk kishte dhënë asnjë masë sigurie për shkak të numrit të lartë të personve të ndaluar dhe të volumit të madh të materialeve. Krahas numrit të madh të personave të ndaluar para gjykatës kishte sot dhjetëra familjarë të tyre dhe forca të shumta policore.

Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, ndërsa Prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Mes rreth 36 personave të përfshirë deri tani në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Henri Çili, është hetuar nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave. Avokati Andi Duraj që ka marrë në mbrojtje botuesin tha për gazetarët se Henri Çili i mohon akuzat dhe se provat për këtë çështje do të paraqiten gjykatës.

Një nga themeluesit e PS-së Limoz Dizdari: Partia po shkatërrohet, edhe socialistët do jenë më 2 mars në shesh

Limoz Dizdari, kompozitor dhe ndër themeluesit e Partisë Socialiste i ftuar në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ deklaroi se kjo parti po shkatërrohet, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet të kenë shumë arsye për të dalë në Bulevard më 2 mars.

Teksa ka pranuar hapur që do të jetë pjesë e këtij manifesti, të thirrur nga presidenti Ilir Meta, Dizdari tha se shqiptarët e thjeshtë i shqetësojnë shumë probleme që për ta janë jetike.

Po ashtu ai përmendi dhe faktin se ka qenë ndër personat që ka dhene mendim për letrën e socialistëve të vjetër. Ai theksoi mes të tjerash se do të jetë në Bulevard për të përkrahur shqetësimet institucionale të Presidentit.

Pse e mbështesni thirrjen e Metës?

Më vjen mirë që ka interes, do të thotë se ka shqetësim. Përderisa ka shqetësim, duhet të ketë të vërteta. Unë shkoj në manifest për ato shqetësime që rrëfen presidenti. E theksoj këtë. Kjo që bëj unë është krejt normale. Unë ju garantoj se ka me mijëra të tjerë që e mendojnë këto por se thonë. Ne duhet të besojmë tek vota dhe fjala e vërtetë dhe tek qëndrimi ynë konsekuent. Kjo më bën që të them se nëse ka një shqetësim presidenti lidhur me deformimin që i bëhet strukturuarve, formacioneve të institucionit, ky është një konstatim institucional dhe duhet ta dëgjojmë. Duhet të mbajmë qëndrimet tona me vonë, ndaj qëndrimeve që kemi ndaj presidentit. Nëse është zgjedhur një president që për mendimin tim nuk është me i miri, ai kemi.

Çfarë marrëdhënie keni me presidentin Meta?

Të gjithë udhëheqësit e politikës, i kam vlerësuar. Doktor Berisha erdhi si mjek në Kuvend. Me tërë problematikën që mund të kem pasur për të, është Berisha i pari që solli demokracinë. Kur erdhi puna që u bë rotacioni, që ikën demokratët dhe erdhi Fatos Nano, ky ishte një politikan i suksesshëm. Ilir Meta erdhi tek unë dhe kërkoi mendim që të krijohej LSI. Në momentin kur konstatova se nuk është në rrugë të mbarë, unë u distancova nga Iliri.

Kur u distancuat?

U distancova pas një viti e gjysmë. Unë u largova dhe i mbylla marrëdhëniet me LSI-në. Unë e ndaj shumë qartazi kufirin mes Ilir Metës dhe presidentit. Ai është qytetari i parë i kësaj Republike, dhe ka informacione nga më të mirat.

Po bëhet një grusht shteti nga qeveria dhe presidenti e denoncon që këtë? E besoni këtë shqetësim që ngre presidenti?

Në konceptin tim them a ka pëllëmba kundër popullit? Po bën kaq vite që nuk ka gjykata. Thonë që ka filluar punë, por unë nuk besoj akoma. Është ende i vonuar. Populli në darkë shkon në shtëpi dhe vret mendjen se çfarë do hajë sot dhe nesër. Gratë janë të dhunuara, problemet e tërmetit janë maksimale, problemet institucionale janë të mëdha.

Gjithçka është përbaltur, për këtë kush mban përgjegjësi? Kjo është kauza e presidentit. Nëse do të jetë presidenti i shqiptarëve, të vrasë mendjen për popullin. Si mund të prishet brenda muajit gjykata? Mua më është dhunuar prona intelektuale. Më thoni një ministër që nuk është i përbaltur.

Avokati: Henri Çili ende nuk ka dhënë dëshmi për prokurorinë

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave, nuk ka dhënë ende dëshmi për Prokurorinë e Përmetit lidhur me akuzat.

Burimet nga mbrojtja e botuesit i thanë Zërit të Amerikës se avokati ka qenë në dispozicion në çdo kohë, por ende Çili nuk është marrë në pyetje nga Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami, deri mesditën e së shtunës.

Sipas mbrojtjes pritet që Çili të dëshmojë para Gjykatës së Përmetit lidhur me akuzat në sancën për vlerësimin e masës së sigurisë që ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet, të dielën apo të hënën. Burime nga mbrojtja i thanë Zërit të Amerikës se “akuzat ishin të manipuluara dhe në gjykatë do të paraqiteshin prova dhe fakte në mbrojtje të klientit të tyre”.

Avokati mbrojtës tha se donte të saktësonte se Henri Çili nuk ishte arrestuar por vetëdorëzuar në polici rreth orës 22 të së enjtes pas një urdhëri arresti të lëshuar në orën 08:15 të po asaj dite.

Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, ndërsa prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Mes personave të përfshirë, në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Pikërisht bisedat e Ajdinit me botuesin dhe opinionistin Çili, zbuluan, sipas dokumentave të prokurorisë, përpjekjet e këtij të fundit për të kërkuar favore pranë sistemit të drejtësisë, për të paktën dy raste. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës. Po ashtu dhe, në një tjetër rast, për një të dënuar tjetër po me burgim të përjetshëm. Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, rezulton se Çili ka marrë para në këmbim të shërbimit që ai do të kryente.

Dokumentat e hetimit nxjerrin në pah faktin se në mesin e muajit janar, në mjediset e një hoteli në Tiranë, Çili rezulton të ketë biseduar me drejtuesin e një organi të lartë të Drejtësisë të cilit i ka kërkuar që të ndikojë që të trajtoheshin sa më shpejt rastet e të dënuarve për të cilët ai kishte marrë përsipër të ndërhynte. Funksionari i drejtësisë nga ana e tij mësohet t’i ketë premtuar se dosjet e tyre do të jenë mes 50 të parave. Duke qenë se bëhet fjalë për dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë, vëmendja mediatike u përqëndrua te gjyqtari i vetëm i kësaj Gjykate Ardian Dvorani. Ky i fundit mohoi dje në mënyrë kategorike të jetë përfshirë në këtë histori. “Për një gjë jam i sigurtë, që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat që ushtroj për momentin, si drejtuesi i Gjykatës së Lartë, nëse çështja do përshpejtohej, e para kush do ta shqyrtonte? Dhe nëse këshilltari do ta merrte për ta parë dosjen me prioritet, atë do ta merrte me firmën time”, shpjegoi zoti Dvorani për gazetarët duke mohuar të ketë patur biseda të cfarëdollojshme me Çilin. “Nuk e di kur mund ta kem përshëndetur shumë muaj më parë zotin Çili”, ju përgjigj zoti Dvorani pyetjeve nëse kishte komunikuar me botuesin apo ishte takuar me të. Mbetet mister se kush është funksionari i lartë i drejtësisë dhe pse nuk është vepruar ndaj tij, duke qenë se më së paku ai mund të dyshohet për moskallëzim të krimit për ndërhyrjen që ka patur nga Çili, i cili përfundoi në pranga edhe për këtë episod.

Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

“Gjithçka e manipuluar!” Pas arrestimit, flet Henri Çili: Do sjell prova dhe fakte

Një ditë pas arrestimit të tij, ka reaguar për herë të parë Henri Çili.

Pronari i Universitetit dhe analisti ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga policia, duke deklaruar se gjithçka është manipuluar.

Çili është shprehur se nuk ka pasur asnjë dijeni mbi faktin se ka qenë i përgjuar dhe se të gjitha akuzat e ngritura janë të pavërteta. Në rreth 2 orë deklarime në hetuesi, Çili deklaroi gjithashtu se do t’i kundërshtojë akuzat me prova dhe fakte.

“Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Provat e Prokurorisë do t’i kundërshtoj në momentin e duhur,”-është shprehur botuesi.

Pronari i medias u arrestua dje për shkak të dyshimeve se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për t’i lehtësuar dënimin dy vëllezërve Aliko, të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për vrasjen e Ibrahim Bashës, efektiv i RENEA-c i cili mbeti i vdekur gjatë aksionit të policisë në Lazarat më 2015.

Drejtoresha: Mezi pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri (!)

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report TV, ka folur lidhur me koronavirusin.

Beruka tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat për t’u përballur me virusin vdekjeprurës.

 

Ajo shkoi deri aty sa tha se vetë personalisht mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri, për të treguar edhe gatishmërinë e ekipeve të posaçme mjekësore (!)

Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?
Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?
Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?
Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi.

Unë iu them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Gazetarja: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish së bashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

Aktori Edmond Budina do të jetë në manifestimin kuq e zi të thirrur nga Presidenti Meta

Pasi regjisori Edmond Budina konfirmoi publikisht se do te jete ne manifestimin e 2 marsit, therritur nga Presidenti i vendit, reagon me nje mesazh kreu i Shtetit.

Duke ndare me ndjekesit e tij, qendrimin publik te Budines, Meta e quan kete nje lajm frymezues.

“Artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”, shkruan Meta, duke shtuar se “jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë!”.

 

Postimi i Metës

Një lajm frymëzues që edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokratike, artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”.
Jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë!
Jemi komb Shqiponjash!
Edhe Shqiponjat tona në emigracion do të kthehen në Folenë e tyre.
Mirësevjen i dashur Profesor Budina!

Nga Edmond Budina
Mbështetje për inisiativën e Presidentit Ilir Meta

Ka ngjarje, që nuk të shqiten nga kujtesa, sado kohë që të kalojë. E tillë është edhe ajo ditë dhjetori e vitit 1990, kur një grup studentësh e pedagogësh shkuam për të kërkuar pluralizmin politik. Endrra e lirisë, demokracisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, tejpërshkonte gjithë hapësirën, objektet, njerëzit, që me sytë gjithë shkëlqim prej lotëve, puthnin deri llamarinat e autobusit, i cili do të na çonte në Pallatin e Brigadave. Në ata sy kishte aq shumë dritë, shpresë… Pas afro tridhjetë vitesh ëndrra është zvanitur, shpresa u kthye në zhgënjim, por gjithsesi, sado i madh të jetë zhgënjimi, gabimet e bëra nër vite, nuk kanë të krahasuar me atë që po ndodh tani, ankthin e rikthimit në diktaturë. Një grusht njerëzish, me një mentalitet feudal, sillen si pronarë të vendit, ndërsa e gjithë shpura puthadorase rilindase e dumbabistëve qamilistë i bëjnë hosanna kandidat Salep Sulltanit. Vendi është i mbushur me drogë, krim, korrupsion qelizor, ku blihen e shiten jo vetëm votat, por edhe frymorët. Një parlament i paligjshëm, që harton e voton ligje antikushtetuese, ku makutëria për pasuri i zhvesh nga çdo ndjesi njerëzore. Mafia e ulur këmbëkryq, bën tregti me politikën dhe vendi është kthyer në një lavatriçe ndërkombëtare parash të pista. Kjo qeverisje, që sukses të saj ka vetëmburrjen, prepotencën, po dëbon rininë nga vendi, po iu vret shpresën e po largon përherë e më tepër ëndrrën tonë të kahershme, Shqipërinë si gjithë Europa. Endrrën tonë europiane mund ta çojmë përpara vetëm ne, pa shpresuar se do të jenë të huajt që do të na i zgjidhin problemet.

Prej dy vitesh tashmë qytetarë, intelektualë, artistë, protestojnë përditë në mbrojtje të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, shkeljes së Kushtetutës, vjedhjes së truallit publik. Tërheqja e përkohshme e Qeverisë e Bashkisë tregon se sa të drejtë kishim ne kur ngulmonim në protestë të përditshme. Protesta është qytetari dhe na ka mësuar të jemi përherë syçelët. Asnjë hap pas deri në fitoren përfundimtare, sepse shembja e Teatrit do të thotë shembje e demokracisë. Për këtë Presidenti është një nga mbrojtësit e Teatrit. Vetëm në mesjetë ose në diktaturat më të egra, shteti iu hiqte dritat, ujin qytetarëve të vet për t’i gjunjëzuar.
Për të vazhduar ëndrrën e nisur në nëntëdhjetën, për të ringjallur shpresën, për të mbrojtur Kushtetutën, për ta çliruar Shqipërinë nga oktapodhi rilindas, që nuk ka asgjë socialiste, por ka uzurpuar padrejtësisht të gjitha institucionet, duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 2 mars për të mbështetur presidentin Ilir Meta, i cili atë ditë dhjetori të nëntëdhjetës ndodhej në autobus së bashku me ne. Pamvarësisht bindjeve të majta ose të djathta, pamvarësisht ngjyrimeve politike të gjithsecilit, le ta kthejme 2 marsin vetëm kuq e zi. Faleminderit zoti President. Do të jem përkrah teje.

Arrestohet Henri Çili, botuesi dhe pronari i UET dhe 12 të tjerë

Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili është arrestuar nga policia, bashkë me 12 persona të tjerë. Burimet bëjnë me dije se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

 

TIRANE – Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me 12 persona të tjerë mes tyre biznesmeni Sait Fishta, drejtori Juridik i UET Ilir Korbi dhe noterja Shpresa Gjocaj.

Burimet bëjnë me dije se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit. Nga përgjimet ka rezultuar se Çili ka pasur komunikime me babanë e Alban dhe Arbjon Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në qershorin e 2015-ës, Ibrahim Bashës. Babai i tij Alikos i kishte premtuar Çilit një hapësirë toke në Gjirokaster në këmbim të lirimit apo uljes së dënimit të dy djemve. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se emri i Çilit del edhe në kontrata që janë për dhurim pronash në zonën e Gjirokastrës, por edhe në transaksione bankare.

Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit pas një hetimi disa mujor. Çili është shoqëruar në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme ndërkohë që urdhër arresti i është komumikuar në orë e para të mëngjesit të sotëm. Ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve, shpërdorim detyre dhe transaksione të dyshimta që do jenë pjesë e një hetimi pasuror.

Gjatë operacionit policia ka arrestuar edhe Amarildo Alikon, i afërm i ish-kryekomunarit të Lazaratit në kohën e PD, Dasho Aliko. në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan armë dhe municione. Të arrestuarit janë dërguar tek Policia e Tiranës, ku priten veprime të mëtejshme.

Nga ky operacion i cili është finalizuar në orët e para të mëngjesit mësohet se janë shoqëruar më shumë se 60 persona të tjerë. Kontrolle janë ushtruar në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës si dhe në ambientet e UET.

Pritet që kjo dosje të kalojë në SPAK.

lajmi po perditesohet…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:25

Nga aksioni i policisë në Gjirokastër u arrestua edhe biznesmeni Sait Fishta, ish-kandidat për deputet në zonën e Shkodrës

1582881395_saitfishta1.jpg

Mes të arrestuarve në operacioni ku u vu në pranga botuesi dhe pronari i UET Henri Çili është edhe biznesmeni Sait Fishta ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-kandidat për deputet në siglën e disa partive të ndryshme në zonën e Shkodrës. Ai rezulton i dënuar më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm në tokë publike të 9 objekteve pallate në zonën bregdetare të Velipojës

Ora 10:24

Në total 31 urdhër ndalime, përgjimet e grupit të zjarrit në Lazarat zbuluan emrin e Çilit

31 urdhra ndalim janë lëshuar në total, por vetëm 12 prej tyre janë ekzekutuar deri më tani. Procedimi fillimisht ka qenë regjistruar për prodhim dhe shitje narkotiëesh me pas nga përgjimet e grupit të zjarrit kanë dalë në skenë emrat e Henri Çilit dhe personave të tjerë.

Ora 09:47

Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait anëtarit të bandës që vrau efektivin e RENEA-s me premtimin se do e nxirrte nga burgu

Burimet bëjnë me dije se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit. Mësohet se Çili ka pasur komunikime me babanë e Arbjon dhe Alban Alikos arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Arbjon Aliko është dënuar me burg përjetë lidhur me këtë ngjarje ndërsa vëllai i tij me 20 vite. Babai i kishte premtuar tokë dhe para në këmbim të lirimit të të birit. Nga hetimet ka rezultuar se emri i Çilit del edhe në kontrata që janë për dhurim pronash në zonën e Gjirokastrës, por edhe në transaksione bankare.

Ora 09:00

Ndikimi te gjyqtarët për lirimin e të arrestuarve të Lazaratit, bashkë me Çilin pranga edhe drejtorit Juridik të UET

1582876947_ilirkorbi.jpg

Mes të arrestuarve gjatë operacionit ku është vënë në pranga Henri Çili, është ndaluar edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET i cili shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti. Bashkë me Korbin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë me Korbin.

Ora 08:02

Aksion në Lazarat, sekuestrohen armë dhe municione! Arrestohet Amarildo Aliko

Tre grupe efektivesh te DVP Gjirokastër kanë zhvilluar kontrolle në banesat e fshatit Lazarat.

Në banesën e Amarildo Alikos , i afërm i ish-kryekomunarit të Lazaratit në kohën e PD, Dasho Alikos ata kanë gjetur tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë deri tani. Ky i fundit është vënë në prangat e policisë, për t’u shoqëruar më pas në Komisariatin e Gjirokastrës.

Operacioni ka nisur prej orës 5 të mëngjesit dhe po vijon në disa banesa të tjera në zonën e Lazaratit./Burimi /m.v./Shqiptarja.com

 

Balkanweb: Arrestohet pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili.

 

Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me disa akuza.

Burimet thanë për News24 se bashkë me Çilin janë ndaluar 40 persona gjithsej të ndaluar në vend, 13 prej tyre nga Përmet, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se këta persona kanë konsumuar disa vepra penale.

(BalkanWeb)

Ish-ministri i brendshëm kthehet nga SHBA dhe bën gjestin me shqiponjën përkrah Metës, konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit

Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Tiranës, për të marrë pjesë në manifestimin e 2 marsit, i thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Ka qenë vet ish-ministri i PD-së që ka bërë të ditur këtë fakt, ndërsa shfaqet në një foto me Metën, duke bërë të dy simbolin e shqiponjës me dorë. Ai theksoi se bashkë me shumë bashkëkombës nga New Yorku, Neë Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kanë ardhur në Shqipëri për t’ju përgjigjur thirrjes së Meta për shpëtuar demokracinë dhe për të mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa.

REAGIMI I DEMIRAJT
Te nderuar bashkekombas!
Situata politike ne Shqiperi nuk ka qene asnjehere me keq se sot. Vendi po futet ne diktature dhe sot me shume se kurre eshte mundesia e fundit per te reaguar.

Rilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise.
Prandaj se bashku me shume bashkekombas nga Neë Yorku, Neë Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kemi ardhur ne Shqiperi per tju pergjigjur thirrjes se Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Z. Ilir Meta per shpetuar demokracine dhe per te mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa.

Megjithese sot Presidenti Meta kishte nje dite shume te ngarkuar, perseri me dha mundesine dhe kenaqesine qe ta takoja ne zyre.

Ne kemi ardhur nga Amerika, po ju vellezer dhe motra do na bashkoheni?

Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

D.D. Tirane. Shqiperi.
(BalkanWeb)

Figura të larguara nga PS – letër Ramës: jepe dorëheqjen që të mundësohet reformimi i partisë

TIRANË

Një ditë para se PS të mbledhë Kongresin Zgjedhor, figura të larguara nga kjo forcë politike, i janë drejtuar me një letër kryesocialistit Rama të cilit i kërkojnë të japë dorëheqjen.

Letra e cila mban firmën e personaliteteve të njohura në PS, si Arta Dade, Eva Teqja (Allushi), Ibrahim Sulaj,Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani, Përparim Bodinaku, i kanë dërguar një letër Mocion për  Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, kreu të PS.

“Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor të Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.” thuhet në letër, në të cilën parashtrohen 10 ndryshimet për programin dhe statusin e partisë, ndryshime që firmëtarët i kërkojnë Ramës, t’i kalojë për votim në Kongres.

Letra e plotë

Numri i mandateve partiake të kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy.

Drejtuar: Përfaqësisë së Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dt.29 shkurt, 2020

Lënda: Mocion për  Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

– Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia.

Përshëndetje!

Jemi disa votuese dhe votues të Partisë Socialiste; midis nesh ka edhe anëtare/ë të saj. Përmes kësaj letre dëshirojmë që t’ju njohim me një mocion për reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mocioni përcakton objektivat kryesorë të reformimit dhe propozon një paketë me 10  ndryshime e plotësime themelore në Programin dhe në Statutin e partisë. Kërkojmë nga ju, paraqitjen e tij për votim në Kongresin e PS, të dt. 29 shkurt 2020.

Kjo letër do të bëhet publike me qëllim që çdo anëtare dhe anëtar  i PS, çdo votuese dhe votues  i PS, çdo simpatizante e simpatizant i saj, e po ashtu edhe çdo qytetare e qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë, kudo që ndodhet – në vend dhe në emigracion – të ketë mundësinë që të njihet vetë me përmbajtjen e këtij mocioni dhe të përcaktojë lirisht e me bindje të plotë  qëndrimin personal ndaj tij. Ne besojmë se shumica do ta mirëkuptojë dhe do ta mbështesë këtë mocion për reformim, pasi reformimi përmirëson Partinë Socialiste e për pasojë përmirëson edhe qeverisjen që i bëhet vendit në emër të saj dhe të votueseve e votuesve të saj.

 Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor të Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.

 Objektivat e mocionit

  1. Parti me liri  fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial.
  2. Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
  3. Parti  që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë.

 Paketa me ndryshime e plotësime në Program dhe në Statut

1.Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti solidar me shtetasit e vet, që garanton me ligj të drejtat  dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi materiale për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli i domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim,  shërbim shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë.

2. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislativë dhe ekzekutivë, qëndrorë dhe vendorë, janë të detyruar politikisht që të hartojnë e të zbatojnë programe qeverisës me natyrë të majtë demokratike, si dhe të korrigjojnë çdo veprim të mëparshëm qeverisës, që nuk respekton këtë detyrim, pavarësisht se kur është kryer.

3. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar, do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për amendimine ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë  vendosjen e një sistemi zgjedhor që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësues të vullnetit të popullit, fuqizon kontrollin parlamentar të ekzekutivit dhe shmang çdo përqëndrim ”de jure” e ”de facto” të pushtetit shtetëror në   një institucion apo individ të vetëm.

4.Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të  institucioneve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH,  për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Këtu përfshihen:

(a) – Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë;

(b)- Konfiskimi i  pasurive të tyre të paligjëshme;

(c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

5. Partia Socialiste mbështet politikisht dhe publikisht ndëshkimin ligjor, politik dhe publik  të manipulimit  dhe vjedhjes së votave, që mund t’i bëhet  çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të popullit (zgjedhje parlamentare e vendore, referendume,për çështje me interes publik, qëndror dhe vendor).Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit politik të personit apo personave  porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.

6 .Kandidatët e Partisë Socialiste për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë.Kandidatët zhvillojnë fushatë parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese,që shpallin emrat e kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore, detyrohen që të respektojnë propozimin e organizatave socialiste.Përndryshe,duhet të argumentojnë      mospajtimin e vet me anëtarësinë socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej tyre rivotim të  fshehtë;ky rivotim është vendimtar.

7. Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia Socialiste:

(a) -pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose kur ka    përfituar nga manipulimi dhe vjedhja e votës;

(b) – pavarësisht funksionit, që mund të ketë patur ose vazhdon të ketë në parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

8.Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.

9.Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste  kufizohet deri në dy.

10.Në Partinë Socialiste njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarrëse qëndrore (Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturore për mbrojtjen e demokracisë së brendshme, respektimin e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive vetkorrigjuese të partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.

Për të siguruar arritjen e të gjithë objektivave të mocionit, paketa zbatohet e plotë. Kjo paketë është konceptuar si një strukturë unike, e përbërë nga 10 njësi në lidhje logjike mes tyre, që të gjitha të domosdoshme për të arritur reformimin e synuar. Për këtë arsye,  paketa i paraqitet Kongresit për t’u votuar si një e tërë , me  “Po” ose “Jo”.

Njësitë  1-5 dhe 6-10 integrohen përkatësisht në Programin dhe në Statutin e partisë. Ky integrim shoqërohet me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tjera të nevojshme, bazuar në tekstin dhe në frymën e njësive 1-10.

(BalkanWeb)

Neritan Ceka: 6 mln eurot për Bylisin dhe roli i Sorecës, fondet e BE për Monumentet e Kulturës histori kriminale

Bashkimi Europian në vijimësi i ka dedikuar fonde të caktuara edhe trashëgimisë kulturore.

Por arkeologu dhe politikani Neritan Ceka, thotë se fondet e BE në vend që të përmirësonin situatën e Monumenteve të Kulturës, vetëm sa e kanë përkeqësuar atë.

Si precedent sjell rastin e Apollonisë, investimi 860 mijë euro në 2013 ku sot nuk nuk gjen asnjë euro investim.

I ftuar në “Ditë e Re” në Rtv Ora ai ngre gishtin për përgjegjësinë ndaj ish-ambasadores së BE, Vlahutin.

Por skenari përsëritet thotë ai, duke deklaruar se edhe Soreca po përgatit të njëjtën skemë për Bylisin.

6 milion euro investim dhe në krye të projektit do të sjellin një ekspert të fushës nga Bolonja, me Master, duke lënë jashtë loje të gjithë ekipin e arkeologëve shqiptarë që kanë punuar që prej viteve ’78 në Bylis.

Neritan Ceka: Kësaj situate në vend që fondet e BE ta ndihmojnë të shërohet, përkundrazi kanë ndikuar që të përkeqësohet. BE për ne është modeli, por mënyra sesi kanë investuar në Monumentet e Kulturës ka qenë një fatkeqësi e vërtetë.Ka qenë një shpërdorim, mos ta quaj kriminal, i fondeve që BE jep për popullin shqiptar.Është rasti i Apollonisë, 780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë euro nga Shqipëria që u investuan në 2013. Kam qenë në Apolloni me Ambasadorin italian Cutillo dhe ka mbetur i shokuar për faktin se nuk gjen asnjë euro të investuar, dhe ato që janë investuar janë në dëm të Monumenteve të Kulturës, kanë bërë një depo të madhe uji mbi to me idenë që do të shërbente për të shuar zjarrin dhe kur ra zjarri erdhën zjarrfikëset se nuk funskiononte.

E përdorin depon vetëm për të thithur ujin zjarrfikësit.Është si të shuash zjarrin me kova. Ai duhet të përmirësonte ambjentin.Zjarri rrezikon më tepër Muzeun dhe në Muze nuk ka mbrojtje nga zjarri. Bënë një parking  1 km larg qendrës. Parkingu është bërë në murin rrethues, po të çosh prokurorinë do ti dënojë. Nuk mjafton kjo por bëjnë presion ndaj qeverisë që të ndërtojnë dhe një rrugë që do të kushtojë miliona të tjerë përmes Monumenteve vetëm që të shfrytëzojnë parkingun.

Përgjegjës është BE, Vlahutin që ka ikur dhe ka lënë hijen e vetë. Tani është Soreca. Ky tjetri që është dhe ish-prokuror dhe drejtues i reformës në drejtësi po përgatit të njëjtën histori për Bylisin, 6 milion euro. Vendimi i KE thotë që ky fond do të menaxhohet nga një këshill ndërministror. Investitori kryesor në Bylis është Instituti i Arkeologjisë që ka bërë që nga ’78 gërmime në Apolloni. E mbulon Soreca këtë, bën sikur nuk e lexon dhe i bën të gjitha marrëdhëniet me Ministrinë e Kulturës duke ditur që është pika më e dobët e administratës shqiptare, atje ku janë mbledhur të gjithë partiakët.

E ka kollaj se janë të gjithë injorantë. I bëmë dokumentin zotit Soreca dhe i thamë se drejtuesi i projektit duhet të jetë Profesor dhe duhet të ketë punuar në Bylis.Ky zotëri që vjen për të na sjellë BE e vë atje që duhet të jetë me Master.Mund të them dhe emrin e personit që ky ka gjetur në Itali, e ka në Bolonja.Dimë dhe fondacionin dhe dimë që është pjesë e politikës së majtë në Bolonja se atje janë ish-komunistët e Italisë. Kjo është lidhja që bëjnë dhe 6 mln euro do të shkojnë si në Apolloni. Është histori e hidhur.Nëse është kjo Europa, me këtë sistem, që sjellin 6 milion euro, i sjellin dhe njerëzit e tyre dhe fondacionet e tyre dhe fshijnë të gjithë intelektualët shqiptarë që punojnë në këtë fushë…Fajin nuk e ka Soreca, këtë miell gjen dhe këtë bukë do të bëjë. Fakti që zgjedh pjesën më të prishur të miellit shqiptar që është Ministria e Kulturës tregon se historia nuk është ajo e një prokurori që ka luftuar mafien.

Soreca duhet të kuptojë që ky vend nuk punon më me laps dhe fletore. Lidhjet i ka në Ministrinë e Kulturës dhe Bolonja.Kam kontakt të vazhdueshëm me Sorecën, jam ofruar bashkë me kolegët e mi, kemi një staf që i kalon këto rronxho-bonxhot e Bolonjës 100 herë. Ky grup me kapacitetin që ka, teknoogjia që përdor, përveç arkivit dhe përvojës që ka as nuk krahasohet me gjuetarët e fondeve që delegacioni i BE mundohet të barazojë masterin e Bolonjës me profesoratin e Shqipërisë.I kam thënë Sorecës që zërin në Shqipëri nuk e kanë vetëm miqtë e tij në qeveri, e ka dhe media dhe për fat të mirë media në Shqipëri është e lirë dhe do të mbetet e lirë.

Dëmet nga tërmeti

Neritan Ceka: Nuk janë dëme shumë të mëdha, kemi një dëm në muret rrethuese të Durrësit, një monument me rëndësi ballkanike.Dokumentacioni është.Është bërë mirë që janë lënë materialet në vend dhe me to mund të rikuperohet. Por është pasojë që prej vitesh nuk ka asnjë kujdes ndaj monumenteve. Drejtoria rajonale e Durrësit vetëm merr rroga, shet dhe blen dhe nuk ka asnjë investim në gjithë territorin që kjo drejtori rajonale mbulon. Drejtuesi ka qenë drejtor spitali, dhe tani bëhet drejtor i drejtorisë rajonale për monumentet sepse është nënkryetar i këshillit bashkiak të Durrësit nga PS.

Ky sistem i mbrojtjes së monumenteve deri në vitet ’90 ishte sistemi më i përparuar i Europës, ishte mbi nivelin europian.Sot përfundojmë me drejtor që vjen nga spitali për të kuruar monumente kulture. Nga kjo situatë  do të kesh këto pasoja. Nuk kishte pse ta pësonte këtë dhe kulla e Prezës nëse do të kishte pasur kujdes të vazhdueshëm. Ne punojmë në Bylis ku duan të vijnë këta çakejtë, absolutisht nuk ka ardhur asnjeri nga Instituti i Monumenteve prej vitesh për të punuar.Vinë tani që vinë 6 mln euro, ti marrin dhe ta bëjnë si Apollonia.

OraNews

13 raste të dyshuar me koronavirus në Shqipëri – A jemi afër zbulimit të një vaksine

Sipas deklaratës zyrtare nga ky institucion, u pohua se nga pesë rastet e paraqitura, asnjë prej tyre nuk mbarte virusin COVID-19

Mbrëmë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në Shqipëri ishte kryer testimi i parë për rastet e dyshuara për koronavirus.

Sipas deklaratës zyrtare nga ky institucion, u pohua se nga pesë rastet e paraqitura, asnjë prej tyre nuk mbarte virusin COVID-19.

Deri më tani rezulton se në Shqipëri ka pasur 13 raste të dyshuara, të cilët kishin histori udhëtimi në vendet e prekura me këtë virus.

Gjithsesi, ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin COVID-19.

Një nga shqetësimet që Ministria dhe taskforca kanë ngritur është evidentimi i personave që kanë udhëtuar së fundmi.

Edhe pse nëpër aeroportet ndërkombëtare ata kanë kaluar në kontrollet, simptomat e këtij virusi fillojnë të shfaqen pas 2-3 javësh.

Ndaj edhe është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëtarët të kontaktojnë numrin  Urgjencës Kombëtare 127, në rast se ndjejnë vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat e Para të Koronavirusit COVID-19

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje” thuhet në lajmërimin e ISHP.

A Jemi Afër Zbulimit të Një Vaksine?

Nga ana tjetër është raportuar nga mediat ndërkombëtare se një kompani farmaceutike në Cambridge, Massachusetts, ka deklaruar se është afër zbuluar vaksinën e parë kundër Koronavirusit.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka verifikuar, kjo vaksinë duket se do të fillojë të testohet tek njerëzit.

20-25 individë të shëndetshëm kanë dalë vullnetarë që në prill të ndihmojnë Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Nih) për të vërtetuar a janë të sigurta.

Ekspertët presin që vaksina të nxisë trupin të reagojë me një përgjigje imune, që mund të mbrojë organizmin nga infeksioni.

Sipas tyre rezultatet e para të testimit do të jenë të mundura në periudhën korrik-gusht.

Ndërsa përsa i përket daljes në treg, ajo pritet që të shpërndahet në vitin 2021.

Shqipëria në panik për koronavirusin, autoritetet bëjnë thirrje për qetësi

Gresa Kraja

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ka nisur hetimet për lajmet e pavërteta që janë shpërndarë në rrjete sociale, mesazhe telefonike dhe disa media online për përhapjen e koronavirusit të ri në Shqipëri.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po bëhen për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Kodi Penal parashikon dënim me gjobë ose deri në 5 vjet burg për përhapje të informative të rreme që ngjallin panik.

“Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit është penalisht e dënueshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Tiranë.

Nisja e hetimeve nga ana e Prokurorisë vjen dy ditë pasi nëpër rrjetet sociale dhe mesazhet telefonike qarkulloi një audio, ku dëgjohej një grua teksa thoshte se në Shqipëri janë prekur 12 persona nga ky virus. Po e njëjta, pak orë më vonë kishte kërkuar që audio-incizimi i saj të fshihet sepse ishte ftuar të intervistohet nga Policia e Shtetit.

Në anën tjetër, në Shqipëri nuk është shënuar ndonjë rast i prekur me koronavirusin Covid-19, por autoritetet kanë bërë të ditur se vendi ka marrë masa për mospërhapjen e tij.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ka bërë dhe po bën çdo gjë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”, ka shkruar kryeministri Rama në Twitter.

Ai ndër tjerash, me rreptësi kritikoi përhapjen e dezinformatave nga mediat dhe qytetarët që, siç tha ai, kanë qëllime të liga.

“Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor”, tha Rama.

Megjithatë, tentativa institucionale për të mbajtur qytetarët e qetë, nuk duket se po funksionon në Shqipëri. Në Tiranë, dyqanet dhe farmacitë nuk posedojnë më maska mbrojtëse apo desinfektues anti-bakterial për duart.

Një shkollë private është mbyllur, ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dënuar këtë vendim duke thënë se shkollat do të mbyllen vetëm me urdhër të ministrisë dhe bëri të ditur se kësaj shkolle do t’i hiqet licenca.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën, ka shkruar Shahini në Facebook.

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se nëpër portet detare dhe aeroportin e Shqipërisë kanë arritur rreth 4,700 persona që janë larguar nga vende të prekura nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

“Në survejanca e përforcuar në të gjithë pikat kufitare, portuale, detare, aeroportuale dhe tokësore janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4,700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura me infeksion komunitar”, tha ajo.

Tomini tha se disa qytetarëve shqiptarë të kthyer nga Lombardia e Italisë, ku janë identifikuar mbi 200 të prekur nga virusi, u është kërkuar të vetizolohen në shtëpi, por jo edhe udhëtarëve të tjerë që kanë ardhur nga zona tjera të Italisë.

Koronavirusi besohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës, por që nga muaji dhjetor ky virus po përhapet me shpejtësi, pa marrë parasysh tentativat për të parandaluar atë.

Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje, që ngjason me gripin sezonal. Të moshuarit dhe personat që hynë në kategorinë e grupeve të ndjeshme me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit.

Sipas shifrave të fundit, mbi 80,000 persona janë prekur nga koronavirusi, ndërkaq, 2,600 persona janë raportuar se kanë vdekur, shumica prej të cilëve në Kinë.

Koronavirus, Shqipëria nuk do bllokojë për momentin fluturimet me Italinë

Shqipëria ka vendosur të mos ndërpresë për momentin linjat ajrore dhe ato detare me Italinë, vend ku deri mesditën e sotme janë mbi 200 rastet e verifikuara me koronavirus, ndërsa 5 persona, të cilët vuanin dhe nga sëmundje të tjera, kanë humbur jetën. “Masat tona do të jenë në proporcionalitet me shkallën e riskut”, tha sot ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Task Forcës e cila u zhvillua në mjediset e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

Vetëm në këtë aeroport gjatë ditës së sotme kanë mbërritur dhe pritet të vijnë 17 fluturime nga 11 qytete italiane, 7 nga të cilat janë pikërisht në zonën veriore të vendit ku janë verifikuar dhe rastet me të shumta me koronavirus.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se “masat e marra nga Shqipëria janë në përputhje me protokollet e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, dhe për momentin konsistojnë në dyfishimin e personelit mjekësor në pikat e kalimit kufitar , si dhe në porte e aeroporte. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë afro 4500 udhëtarë të mbërritur në vend, të cilët i janë nënshtruar verifikimeve. Në aeroportin “Nënë Tereza”, janë krijuar dy korridore kalimi ku udhëtarët i nënshtrohen matjes së temperaturës me termometra me lazer, ndërkohë që autoritetet marrin paraprakisht nga kompanitë e fluturimeve dhe listën e pasagjerëve.

Deri tani në Shqipëri nuk ka patur asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Të paktën 6 raste të dyshuara, rezultuan negativ pas analizave. Një tjetër rast është në pritje të përgjigjes së analizave.

Ministrja Manastirliu deklaroi se “nuk ka vend për panik”, ndërsa ftoi qytetarët të shtojnë kujdesin për higjienën e tyre. Ajo tha se ka firmosur sot dhe një urdhër për masa të shtuara të higjienës dhe në institucionet shkollore. zëri i amerikës

Tritan Kalo: Si të ruhemi nga Coronavirusi

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka dhënë disa këshilla sesi të ruhemi nga Coronavirusi. Sipas infeksionistit është shumë e rëndësishme që të lahen duart sa më shpesh. Kalo ka ftuar të gjithë qytetarët që të behën pjesë për të përballuar riskun që vjen nga Coronavirusi. “Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB…


Para rrezikut iminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pabukta… Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe ….. Mendjekthjellët dhe vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai.

Shqipëria në ‘listën gri’ për pastrimin e parave/ Zëri i Amerikës: Pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e vendit

Shqipëria u përfshi në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose siç njihet ndryshe në “listën gri” nga Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Përfshirja në këtë listë do të thotë që vendi konsiderohet me rrezik të lartë, dhe kjo ka pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e një shteti. Ministrja e Financave dhe ekonomisë Anila Denaj tha sot se mangësitë kryesore për të cilat vendi mori këtë renditje kanë të bëjnë sipas saj me sistemin e Drejtësisë dhe se vendi ka hartuar një plan veprimi për plotësimin e rekomandimeve brenda këtij viti

Ndërsa Shqipëria është vlerësuar për aspektet teknike, kryesisht kornizën ligjore të saj për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, ajo duket se ka dështuar në efektivitetin e masave që duhet të zbatojë. Për pasojë Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) e cila vlerësoi ecurinë e vendit, e përfshiu atë në listën e vendeve me mangësi strategjike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha sot se vendi ka bërë përparim në shumë aspekte, por se “nga shqyrtimi i detajuar i rekomandimeve më të fundit të FATF-së për përmirësim të mëtejshëm gjatë 2020-2021,është e qartë se mangësitë më thelbësore të konstatuara ju përkasin organeve jashtë Ekzekutivit. Në fokus të efektivitetit janë 2 fusha që lidhen kryesisht me efikasitetin e sistemit të drejtësisë, Prokurori dhe Gjykata”.

Sipas ministres do të duhej një vëmendje e shtuar “në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së dënimeve për pastrim të paravë nga sistemi gjyqësor, sidomos të rasteve të denoncuara dhe raportuara nga institucionet për transaksione me klasifikim të nivelit të lartë risku dhe të kryer nga profesionistë apo persona të tretë të lidhur me organizata kriminale. Si edhe rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve përfundimtare të pasurive të krimit”.

Por nëse shihet plani i veprimit që autoritetet kanë hartuar së bashku me Task Forcën, janë një sërë aspektesh të tjera në të cilat do të duhet gjithashtu të shënohen përmirësime brenda këtij viti, në mënyrë që të dalë jashtë asaj që njihet dhe si “lista gri”. Shqipëria do të duhet ndër të tjera, të kryej një analizë të thelluar për rreziqet nga pastrimi i parave dhe për të mundësuar forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional. Duhet të përmirësojë trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjelltë, apo të krijojë mekanizma efektive për zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në ekonomi, si dhe të verë në dispozicion informacione të sakta dhe të përditësuara të pronarëve fundorë në mënyrë periodike.

Vlerësimi nga ana e FATF-së konsiderohet mjaft i rëndësishëm dhe renditja në listën gri, e bën Shqipërinë pjesë të vendeve me rrezik të lartë, gjë e cila mund të ketë efekte negative për ekonominë dhe imazhin e vendit, duke tkurrur besueshmërinë e institucioneve të tij. Pasojat bien dhe mbi sistemin bankar si dhe mund të kenë ndikim mbi investimet e huaja.

Këtë e pranoi dhe vetë ministrja Denaj: “Për Shqipërinë, nuk është një imazh I mirë, nuk është as për investitorët, nuk është as për sistemin bankar i cili prej vitesh ka investuar në strukturat e parandalimit”.

Mbi vendimin e FATF-së ka reaguar dhe opozita. “Jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë në këtë listë dhe kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon. Lufta kundër pastrimit të parave të pista ka qenë një nga kauzat që PD ka ngritur që në fillim duke kërkuar angazhim serioz kundër një prej krimeve ekonomike më vdekjeprurëse për ekonominë, punësimin dhe shoqërinë.”, deklaroi përmes një statusi në Facebook ish deputetja demokrate Jorida Tabaku. /VOA

“Mund të jetë secili prej nesh kandidat për në karantinë”, shefi i Kardiokirurgjisë apel për koronavirusin. Ja 3 çështjet që ngre

 

Mjeku i njohur, shefi i Kardiokirurgjise, Edvin Prifti, teksa thekson se situata me vdekjet e para nga koronavirusi ne Itali “na bejne te ndjehemi akoma edhe me afer ndaj ngjarjeve te cilat mund te jene shkaterrimtare per njerezit dhe popullin tone”, ngre tre ceshtje te rendesishme lidhur me menaxhimin e situates.  

“Mendoj qe gjithmone ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi perballe fataliteteve te mundshme duhet nje seriozitet i jashteZakonshem dhe profesionalizem i cdo strukture”- shkruan ai ne nje postim te bere ne faqen e tij ne Facebook.

Sipas tij, e “para diagnostikimi ne kohe rekord”, se dyti karantina dhe se treti, trajtimi.

Por ka edhe verejtje teksa nenvizon: “Asgje nga fronti i lindies. Nuk dime se si, ku, ne ckushte. Mos na duket cudi, pasi mund te jete secili prej nesh kandidat per ne karantine dhe mendoj qe njerezit duhet te jene ne dijeni te gjithshkaje”.

Postimi i Edvin Priftit

Vdekjet e para te shenuara ne Itali nga infeksioni i koronavirusit na bejne te ndjehemi akoma edhe me afer ndaj ngjarjeve te cilat mund te jene shkaterrimtare per njerezit dhe popullin tone. Masat drakoniane qe jane marre ne vendin e origjines te ketij infeksioni viral dhe qe po shoqerohen me masa akoma edhe me te ashpra ne vendet prane duhet te na bejne te mendojme akoma edhe me seriozisht se si duhet te pergjigjemi ne keto kushte. Mendoj qe gjithmone ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi perballe fataliteteve te mundshme duhet nje seriozitet i jashteZakonshem dhe profesionalizem i cdo strukture.
E para diagnostikimi ne kohe rekord:
Dje po interesohesha dhe mu tha nga nje prej specialisteve tane me te mire te semundjeve infektive qe real time PCR me kitet e koronavirus eshte kerkuar nga laboratori i mikrobiologjise ne QSUT dhe nuk eshte realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Sigurisht qe dikushi do justifikohet qe kjo eshte nje emergjence dhe e re! Pikerisht keto raste duhet te parashikohen ne cdo rast. Pra justifikimi eshte i pajustifikueshem. Atehere une them qe zoterinj- ketu ndodhemi perballe nje ceshtje te sigurise kombetare. Une nuk e di se cmund te konsiderohet tjeter gje brenda nocionit te sigurise kombetare. Dhe ne keto kushte dikush mund te kete paturpesine te ktheje nje pergjigje te tille. Nga ana tjeter ne si universitet na duket nje gje normale kjo?! Nese kjo PPP reagon ne kete menyre atehere pa dyshim qe duhet rishikuar pasi eshte totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin qe ne pikenisje dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet te vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?! Atehere kush do ta beje? Dikushi me tha se mund te diagnostikohet ne institutin e shendetit publik. Kjo eshte gje shume e mire, Po si mund te mohohet diagnostikimi ne QSUT.
E dyta: karantina
Asgje nga fronti i lindies. Nuk dime se si, ku, ne ckushte. Mos na duket cudi, pasi mund te jete secili prej nesh kandidat per ne karantine dhe mendoj qe njerezit duhet te jene ne dijeni te gjithshkaje.
E treta: trajtimi
Keta te semure ne fund te tyre kane nevoje per ventilim mekanik te drejtuar ose oksigjenim artificial. Persa i perket ventilimit mekanik, me Shqiperi ne kemi vetem 140 ventilatore mekanike, ketu perfshire edhe strukturat private qe do te thote, qe sikur tjua mohojme ventilimin mekanik gjithe te semureve te tjere atehere vendi yne mund te trajtoje vetem 140 te semure njekohesisht. Oksigjenimi artificial qe ka te beje me nje aparat tjeter qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO te cilin kemi vite qe e kerkojme me ngulm ne kardiokirurgji por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternative per te mbajtur ne jete keta te semure, nuk ka asnje aparat te tille ne Shqiperi.
Afersia me Lombardine, shkembimet ne njerez dhe mallra me Italine na shtyn qe duhet menduar seriozisht per perballjen me koronavirusin. Dikush mund te thote qe nuk duhet bere panik. Mbase kjo mund te vlente para nje muaji kur ngjarja ishte larg dhe efekti nuk dihej, por tashti me duket infantile totalisht cdo justifikim ne kuadrin e mos perhaphes se panikut. Tek e fundit ne nje lufte duhet te shkojme te pergatitur. Nuk mund te sillemi sikur eshte nje gje larg nesh. Cdo njeri prej nesh, politikane, biznesmene, ambasadore, ministra dhe deputete, por vecanerisht personeli shendetesor mund te jene te infektuarit e radhes. Nga 29 te infektuar ne itali, 5 jane personel shendetesor. Dhe pa dyshim qe personeli shendetesor ne vendin tone nuk do ta meritonte aspak nje risk te ri te shtuar. Domine Quo Vadis?!

Si mbijetoi shqipja nga presionet, simpozium Ditën e Gjuhës Amtare

Fatmira Nikolli – Shqipja është një ndër gjuhët e mëdha në familjen e gjuhëve indoevropiane, por më pak e studiuara. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e gjuhës, përballë presioneve të kohës. Pas viteve ‘90, presioni ndaj gjuhës është ndjerë jo vetëm në praktikën e ligjërimit, si në të folur edhe në të shkruar, por me një rënie të theksuar të kujdesit ndaj saj”. Kështu e nisi prezantimin e saj në ‘festën’ e gjuhës, drejtuesja e Qendrës së Librit. Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi në hapësirën e Muzeut Historik Kombëtar, simpoziumin me titull “Lëvizjet për gjuhë”, ku referuan profesorët Dhurata Shehri, Anila Mullai, Anila Çepani, Diana Kastrati, Genciana Abazi e Mimoza Ahmeti.

Në fjalën e hapjes së simpoziumit, drejtoresha e QKLL-së tha se 21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në të gjitha vendet e botës. Ajo kujtoi se UNESCO e caktoi si të tillë duke qenë se gjuha përbën një nga elementet me identitare për kombet dhe trashëgiminë kulturore të kombeve. “Është gjuha, pjesa më e qenësishme e një kombi. Ndaj në ditë si kjo, do donim të kishim më shumë përfshirje nga gjuhëtarët. Ia vumë temën takimit të sotëm ‘Lëvizjet në gjuhë’ duke pasur parasysh se në kohë gjuha ndryshon si edhe presioni ndaj saj në kohë të ndryshme ka qenë i madh”, tha Bardhyli. E pyetur nga gazetarët ajo mbështeti një ligj të përkushtuar për gjuhën që e mbron nga dëmtimet e pakthyeshme dhe keqpërdorimi i saj.

“Politikat e QKLL do të jenë të lidhura me edukimin duke besuar se progresi mund të vijë vetëm përmes librit. Në fokus të punës së këtij institucioni të ri do të jetë libri dhe gjuha shqipe. QKLL do të ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore që përmirësojnë statusin e autorit shqiptar dhe e vendosin atë në një marrëdhënie më të mirë me botuesin, të drejtat e autorit, përkthimet në gjuhë të tjera etj.”, nënvizoi ajo.

MBIJETESA

“Krijimi i poezive në gjuhën shqipe mbi të gjitha dimensionet e besimit (shpirtëror, praktik e mendimtar) të shtyn të mendosh se kemi të bëjmë me një punë të vetëdijshme në këtë drejtim”, tha Genciana Abazi në fjalën e saj, duke folur për letërsinë si formë mbijetese të gjuhës. Ajo tha se Hasan Zyko Kamberi duke nxjerrë shqipen në plan të parë, jo vetëm që ka favorizuar përdorimin e shqipes në literaturën dhe praktikat fetare, por përtej kësaj, ka dëshmuar se shqipja e kësaj kohe ishte e aftë të përmbushte misionin e saj në kuadër të Islamit.

Abazi gjatë fjalës së saj u ndal te përdorimi i gjuhës shqipe, apo gjuhës sonë sikurse i referohet Buzuku, si “një ndër mjetet që synonte të sillte përbashkësinë e anëtarëve në veprime e praktika, por që nga ana tjetër rriste dhe vetëdijësimin e tyre për përkatësinë në komunitetin. Pikërisht këta lexues-anëtarë të komunitetit që lidheshin nëpërmjet leximit në gjuhën shqipe përbëjnë embrionin e komunitetit imagjinar kombëtar. Dhe kjo vetëdije gjuhësore që shfaqet te të gjithë autorët që kanë shkruar shqip që nga Buzuku deri te Dalip Frashëri dëshmon se shqiptarët janë një shoqëri me një identitet të spikatur gjuhësor dhe përse gjuha ka shërbyer si shtylla kryesore e nacionalizmit tek shqiptarët në shek. 19”. Në këtë vazhdë, Abazi përmendi se më 1842, shqetësimi për shqipen e shtyn dhe Dalip Frashërin, një dervish bektashi që të përgatisë një vepër shqip, sikurse Hadikaja, e cila fokusohet kryesisht në ngjarjet e Qerbelasë.

Kumtesa e saj nis me pohimin se i shqetësuar për gjendjen e shqipes, Nezim Berati më 1730 vendosi të shkruajë një Divan. Ai mendon se lëvrimi i zhanreve mbretërore, sikurse konsiderohej në atë kohë ‘Divani’, do të hapte dhe shtronte rrugën letrare të shqipes. Kjo do t’i sillte shqipes autoritet dhe prestigj.

Ndërkaq, Anila Çepani foli për gjuhën në epokën e teknologjisë. Analiza e saj nxori në pah se gjuha e përdorur në rrjete sociale dhe në përgjithësi në internet shfaq elemente që janë të ngjashme si me gjuhën e folur dhe me atë të shkruar, por më shumë vihet re prirja për të ndjekur modelin e gjuhës së folur; ka karakter spontan, është mjaft e shkujdesur, shkelen rregulla gjuhësore të mësuara që në arsimin e mesëm të ulët. “Është mjaft e qartë se të gjitha karakteristikat e kësaj gjuhe justifikohen me përdorimin e tyre në kontekste të caktuara, por nuk mund të zhvendosen në mediume të tjera komunikimi. Duke pasur parasysh se çdo situatë komunikuese kërkon llojin e vet të gjuhës ose regjistrin e gjuhës, këto elemente nuk kanë asgjë të gabuar dhe, nëse përdoren siç duhet, nuk e varfërojnë gjuhën. Ajo është një varietet që përgjithësisht mbështetet te standardi, por që për rrethanat e përdorimit dhe kategorive të ndryshme të përdoruesve nuk mund të merret si përdorim publik i mirëfilltë (si gjuha e mediave)”. Sipas saj, kjo mënyrë të komunikuari është gjerësisht tashmë jo vetëm te të rinjtë, por te të gjithë ata që përdorin kompjuterin e internetin, pa dallim moshe. Kjo gjë nuk mund të shmanget dhe besoj nuk përbën ndonjë rrezik nëse mbetet thjesht deri në këtë pikë. Por nëse kjo mënyrë të komunikuari bëhet e zakonshme në çfarëdo ambienti apo situate, pra jo vetëm një komunikim i shpejtë mes shokësh, atëherë duhet të shqetësohemi se sa thellë do të shkojë e sa ndikim do të ketë në gjuhë. Kjo mund të përbëjë rrezik, sidomos për ata persona që nuk kanë formimin e duhur gjuhësor dhe do të ngulisin në shkrimin e tyre, trajtat e gabuara të fjalëve, pa arritur të bëjnë dallimin se cila është e drejta”, u shpreh Çepani.

Mbetjet e rrezikshme në tragetin Brindisi-Vlorë, Kadilli publikon fotot denoncuese: Rama, me pronarin e firmës

Anetari i kryesise se PD-se, Fatbardh Kadilli, teksa reagon pas lajmit per kapjen e fucive me lëndë kimike të rrezikshme, ardhur ne Vlore me traget nga Italia, e cileson kete si krimin me te rendë, pasojat e te cilit nuk shpaguhen dot lehtë!

 

Sipas Kadillit, ai traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qenka trageti i vdekjes, nderkohe q dihet qe licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.

Kadilli poston dy foto denoncuese, ne te cilat duket Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli dhe ne tjetren Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë, mik i Kryeministrit Rama.

Postimi i Fatbardh Kadillit 

Cfarë po i bëni Vlorës?
Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!

Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.

Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli (shih foto 1).
Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama (shih foto 2).


Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.

Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?

Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.

Ky krim në Vlorë është më i rëndi!

Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!

Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi nga Shqipëria, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti

Policia e Shtetit Shqiptar ka konfirmuar se kamioni me kokainë ka kaluar përmes Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Në një njoftim, Policia sqaron se  ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

“Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti”, sqaron Policia e Shtetit Shqiptar.

Aksioni i Policisë u krye në disa shtete evropiane, ndërsa në Maqedoni është kapur vetëm 1 kg kokainë, pjesa tjetër është sekuestruar në Itali.

Lënda narkotike ishte nisur nga Kolumbia dhe e gjitha ngarkesa me peshë 1.3 ton është zbuluar në Itali.

Policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg me një GPS brenda, me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtar.

Të rinjtë po ikin, radhë të gjata në ambasadën gjermane në Tiranë

Kjo është radha e përditshme në dyert e Ambasadës së Gjermanisë. Të rinjtë shohin përtej kësaj dere mundësinë e artë për të nisur një jetë të re drejt shtetit gjerman, apo për të fituar një të drejtë studimi.

Klintoni sapo ka dalë nga dyert e ambasadës dhe me një vizë 6-mujore në duar ka nisur të mendojë për jetën e re.

“Jam i detyruar të zbatoj kontratën që më ka bërë pronari deri në një periudhë të caktar. Ta cakton komuna sa do rrish me këtë pronar. Pastaj unë do të shfrytëzoj gjëra të tjera. Nuk është se mora këtë vizë dhe do i jap fund çdo gjëje. Në sektorin e ndërtimit do të punoj. Pastaj duke parë, duke bërë. Mund të bëj një biznes timin ose do të shfrytëzoj diplomën tim për inxhinieri ndërtimi“, u shpreh i riu për tematv.

Drejt shtetit gjerman, 26-vjeçari do të niset në muajin prill teksa pas lë edhe pakënaqësitë që e detyruan të kërkojë emigrimin.

“Mund të të ofrohen më shumë mundësi. Të paktën kushtet e punës janë më të mira. Mund të punosh si punëtor dhe gjen kushte më të mira sesa këtu si inxhinier. Nuk të respektohen orët shtesë, që atje si punëtor i thjeshtë të merren për bazë, ndërsa këtu edhe po qe mjek, si teknik IT nuk t’i marrin për bazë“, shtoi më tej.

“Me 2 mars lidhim besën!” Meta – Ramës: Kryeministria e Kuvendi i kthehen popullit. Porosit poture të gjera

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars pasdite. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevard do i kthehen popullit. Edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, tha ndër të tjera Meta.

Këto deklarata erdhën pasi Presidenti u pyet se përse nuk e shpërndan parlamentin që cilëson gjysmë apo kjo tezë është vetëm një presion.
Meta theksoi se maxhoranca e qeveria është pjesëmarrëse në këtë grusht shteti dhe se emra të tjerë do të evidentohen në ditët në vijim.

“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria, maxhoranca dhe ai që e quaj gjysmë parlamenti, arsyet që ju i dini dhe që është jokushtetues. Ka padyshim persona të tjerë që do të evidentohen në ditët në vijim. Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit. Veprimet e presidentit do jenë gjithmonë në mbrojtje të kushtetutës. Sot kjo godinë është një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur për mbrojtjen e Kushtetutës. Nga data 2 mars do firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar në bulevardin do të lidhim një besëlidhje. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Meta.

Kujtojmë se 2 marsi është një datë e shënuar për popullin shqiptar pasi, pikërisht më 2 mars në vitit 1444 u themelua Besëlidhja e Lezhës me udhëheqës Gjergj Kastriot Skënderbeun për t’iu kundërvënë Perandorisë Osmane.


Send this to a friend