VOAL

VOAL

U raportua si viktima e pestë, Ministria e Shëndetësisë: 61-vjeçari në vdekje klinike

U raportua si viktima e pestë nga koronavirusi, por 61-vjeçari ka pesuar vdekje klinike.

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Pritet prononcimi i mjekëve për më shumë informacion.

Shqipëri: Vdekja e pestë nga COVID-19

Ilirian Agolli

Në Shqipëri ndërroi jetë një tjetër person i prekur nga koronavirusi, një 61 vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese. Edhe një 43 vjeçar nga Kavaja mbahej prej disa ditësh nën terapi intensive në Spitalin Infektiv, por ndërroi mëngjesin e sotëm pas rëndimit të gjendjes.

Autoritetet shëndetësore shtuan në njoftimin për këtë rast se “43-vjeçari nga Kavaja, përveç obezitetit, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese”.

Shkoi kështu në 5 numri i viktimave, pas një gruaje 73 vjeçare nga Durrësi, një 65 vjeçari nga Fieri. dhe një tjetër rast nga Kuçova.

Mbrëmjen e kaluar humbi jetën një 71 vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. I sëmuri, “vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. I trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial”, shpjegoi ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës “71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hypertension”.

Më herët gjatë ditës, autoritetet shëndetësore njoftuan numrin më të madh të personave të prekur nga COVID-19 si dhe numrin më të madh të pacientëve të shtruar në 24 orë. Nga 33 teste të reja u zbuluan 13 raste të reja, ku për herë të parë shtohet në hartën e sëmundjes edhe Korça me 3 qytetarë të prekur. Po ashtu në Tiranë u shtuan edhe 8 qytetarë, në Kavajë 1 dhe në Durrës 1. Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 43 persona, nga të cilët 9 u shtruan 24 orët e fundit, ndërsa 3 pacientët e parë e lanë spitalin. 4 prej të shtruarve janë nën terapi intensive, në gjendje mesatarisht të rëndë, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme. Mosha mesatare e pacientëve të shtruar është 54 vjeç.

Deri tani janë testuar gjithsej 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 89 raste me COVID-19.

Ajo shtoi se 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra, ndërsa mosha mesatare e pacientëve me COVID-19 është 48 vjeç. Tirana është më e prekura me 63 qytetarë, Fierni me 8, Durrësi me 6 qytetarë, Kavaja e Korça me nga 3, Lushnja, Rrogozhina dhe Elbasani me nga 2 qytetarë secila.

‘’M’u anuluan koncertet nëpër botë, por s’kam pse mendoj për to’’, sopranoja Inva Mula: Vajza jonë është e lumtur, nuk kishim kaluar kaq kohë bashkë si familje

Sopranoja e mirënjohur Inva Mula ka rrëfyer karantinimin e saj në Tiranë ashtu siç po bëjnë të gjithë shqiptarët në kuadër të masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Mula shprehet se kishte nënshkruar kontrata për disa koncerte, si një turne në prill në Australi, më pas në maj dy koncerte në Paris dhe Londër kurse në fillim qershor në Itali. Por për sopranon shqiptare ato kontrata nuk kanë më rëndësi.

Ajo shprehet se tashmë vajza e saj është e lumtur që së bashku me familjen po ndan 24 orë bashkë në shtëpi.

”Jemi mirë të gjithë dhe shpresoj që gjithë rrethi familjar shoqëror të jenë mirë. Ndodhemi në Tiranë të izoluar ashtu si të gjithë. Mundohemi të jemi me pozitivitet në mendje dhe të bëjmë detyrimet si qytetarë të mirë. Ky është kontributi që mund të japim. Të izolohemi dhe mos bëhemi pengesë por të zbatojmë rregullat.

Si është përditshmëria e Inva Mulës?

Përditshmëria ka ndryshuar. Mendoj që detyrimi kryesor është të kujdesem për vajzën. Detyrohemi t’I përkushtohemi mësimeve nga shkolla. Nuk është e lehtë. Detyra jonë është që fëmijëve t’i japim një ndjesi pozitive, ta kalojmë si lojë. T’i japi fëmijës një lehtësi të kësaj gjendje. Pjesa tjetër me mësimet nuk duhet t’i shtrëngojmë pasi nuk është e lehtë që fëmijët të rrinë gjithë ditën në shtëpi, ndërmjet tensioneve pasi nuk jemi të qetë, jemi të avaruar. Ta kalojmë sa më lehtë. Përditshmëria ime është instrumenti, pianoja, të punoj për gjithë koncertet dhe kontratat.  Ranë të gjitha koncertet dhe udhëtimet. Nuk arrij do që ta ndjek siç dhet me studimet.

Kemi marrë masat. Kemi bërë një hendek me ushqime. Uroj mos kemi vetëm t’i përkushtohemi vetëm ushqimit por më shumë se kaq.

Shumë vështirë ky proces. Shkolla ka programin e vetë. Shkolla e vajzës sime është në anglisht. Nuk është e njëjta punë që e bëjmë me metodat tona. Ne po bëjmë shkollë tani, t’i përshtatemi programit. Duhet ta kthejmë vëmendjen në kushtet që janë krijuar, çfarë mësimesh po zhvillohen në shkollë, si po zhvillohet fëmija i sotëm, dhe të shfrytëzojmë këtë kohë për të nxjerrë gjërat më të mira. Koha është ajo që krijojmë vetë dhe na krijohet nga rrethanat. Është shumë e lehtë të japim mësime, por në radhë të parë janë mësimet që po ja jap vetvetes.

Po në maj kisha dy koncerte, një në Paris një në Londër, që të dyja kanë rënë. Në 6 qershor dhe 8 qershor në Itali, dhe një turne në Austrli tani në prill. Flas globalisht kanë dalë shumë prioritete dhe s’kam pse mendoj për kontratat. Punoj pak tani. Kohën më të madhe ja kushtoj vajzës. Por ajo është e lumtur se thotë që nuk kemi kaluar ndonjëherë 24 orë bashkë. Por është bukur, nuk kemi luksin gjithmonë ta kemi.”- tha Inva Mula.

Po ashtu edhe vajza e saj është shprehur e kënaqur për këtë kohë të kaluar bashkë si familje teksa rrëfen se i mungon shkolla.

”Shkojmë në tarracë dhe bëjmë banjo dielli, është shumë qejf. Shkolla është më e vështirë në shtëpi se në shkollë. Doja të qëndroja me mamin dhe babin. Por dua të shkoj dhe pak në shkollë se më merr malli për shokët dhe mësimet. Edhe kur rri gjithë ditën në shtëpi nuk ke çfarë të bësh. Kur shkon në shkollë ke çfarë të bësh. Me shoqet komunikoj disa herë jo shpesh.”- tha vajza e Inva Mulës.

Familja qënka gjëja më e çmuar që na frymëzon në jetë. Të jemi të fortë dhe pozitivë, qytetarë të mirë që do i zbatojnë rregullat për ta çuar më përpara dhe të prekemi sa më pak nga kjo sëmundje. I uroj të gjithëve sa më pak të sëmurë dhe sa më shumë energji për të rifilluar jetën jo aty ku e kemi lëën, por edhe më tej. Shpresoj që të gjithë të jemi mirë, të jemi bashkë. Por mos rrimë më shumë me njëri- tjetrin.  ”- shtoi Inva Mula.

Po ashtu një mesazh kishte dhe bashkëshorti i sopranos, biznesmeni Hetem Ramadani.
”Ato çfarë i tha Inva nuk i përsëriti. Rregullat që duhet të qëndrojmë në shtëpi. Por të provojmë të agjerojmë dhe të meditojmë. Ne i kemi bërë këto me vite. Por është dashur ta fillojmë sepse efektet negative do të jenë më të vogla  nëse i nënshtrohemi këtyre. Gjithë kjo çfarë po ndodh është zvogëlimi i imunitetit. Ne kemi mekanizma që të mbrohemi ndaj këtij virusi.”- tha Hetem Ramadani.

(BalkanWeb)

Gezuar ditën e shpresës e ringjalljes së njerëzimit!

 

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar uron të gjithë besimtarët bektashinjë:

Gezuar ditën ku çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa, ringjallja e gjithë njerëzimit.
Gezuar festën e Sulltan Nevruzit.
Gezuar ditëlindjen e Hazreti Aliut.
Uron të gjithë demokratët e Shqipërisë:
Gezuar ditën e fitores së demokracisë mbi diktaturën më të egër, më gjakatare, më çnjerëzore në Europë, mbi të vetmin regjim ateist në Botë.
Në keto ditë të veshtira për shqiptarët, por edhe për gjithë njerëzimin, ku Bota po përballet me antiKrishtin, Covidin-19- të që e ka mbërthyer Planetin si oktapod dhe po i injekton njërëzimit vdekjen të lutemi që në këtë dyluftim të tmerrshëm të ngadhënjejë jeta mbi vdekjen.
Lutemi sot në ditëlindjen e Atij që sakrifikoj shumë për të drejtën dhe të vertetën hyjnore, Hazreti Aliut, kusheririt dhe dhëndërrit të Profetit Muhamet ( Met- Madit), Mendjendriturit, Pejgamerit të fundit në tokë, autorit të Librit të Shenjtë, Kuranit, që është baza e besimit islam, i cili vuajti shumë për ta nxjerrë vendin nga ërrësira e urrejtja në dritën e mirësisë dhe paqes.
Të lutemi për njerëzimin e të solidarizohemi për ta mundur ushtrinë e pamëshirëshme të antikrishtërve që po na kërcënon me ditën e Kiametit.
Të gjithë bashkë do të ja dalim, të triumfojnë mbi këtë pandemi që udhëheqësit botërorë e kanë quajtur luftë.
Sot më shumë se kurrë për shqiptarët por dhe për gjithë Botën është domethënës mesazhi i thuprave të Moisiut tonë Gjergj Kastriotit (Skenderbeu).
Të gjithë bashkë do ta fitojmë betejën me armikun e padukshëm por me fuqi shfarosëse.
Sot kontributi i gjithësecilit e gjithësecilës është i dobishëm.
Motoja e kësaj lufte duhet të jetë, “Shpeto një jetë”, frymëzuar nga mesazhi proverbial i Nënës së Botës, lapsit të Zotit në tokë, Shenjtorës Nënë Terezës:
“Mos u dorëzo”.
Ti lutemi sot Zotit me gjuhën e gjithë shenjtorëve që u sakrifikuan për njerëzimin, të misionarëve të drejtës hyjnore, të vertetës, të paqes, të mirësisë, të harmonisë.
Ti lutemi Perendisë që ashtu siç nuk e braktisi Krishtin e madh ( Isain), të mos na braktisë as ne në këto ditë tragjike, por me fuqinë e tij të shpetojë njerëzimin nga ushtria e antiKrishtërve.
Ti lutemi që të çlirojë popujt nga shtypia e shfrytezimi i të gjithë despotëve, diktatorëve, autokratëve, tiranëve, sulltanëve, kalifëve jezidë, carëve të rinj kudo në Botë dhe gjithëkund të fitojë demosi mbi kracitë e uzurpuara, të mbizotërojë e drejta dhe e verteta, midis njerëzve të kthehet harmonia, bashkëjetesa e toleranca ndërfetare e ndëretnike, humanizmi e solidariteti njerëzor, emancipimi shoqëror e prosperiteti, begatia e lumturia.
Ti lutemi Zotit me psalmet e Davidit për shpetimin e njerëzimit nga ushtria gjakatare e antiKrishtërve.
Të gjithë bashkë e të solidarizuar, me ndihmën e Zotit e bekimin e tij do ta fitojmë këtë luftë.
Në mejdanet e dyluftimeve të njerëzimit me Satanain do të fitojmë ne.
Besoni.
Jeta do të ngadhënjejë mbi vdekjen.
Allah, Allah.
Amin.

Meta uron Sulltan Novruzin: Festimet le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes dhe gjithë shqiptarëve!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit, duke dhënë një mesazh inkurajimi në këto ditë të vështira kur Shqipëria përballet me koronavirusin ashtu si e gjithë bota.

“Së bashku do t’ia dalim”, shkruan Kreu i Shtetit teksa uron që festimet të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve! Së bashku do t’ia dalim! Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar! 🇦🇱”, shkruan presidenti Meta.

Edhe 13 të prekur me koronavirus: 3 prej rasteve të reja janë nga Korça

Edhe 13 raste të reja janë regjistruar me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin e të prekurve në 89, ku pjesa më e madhe është në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se tre prej rasteve të reja janë nga Korça.

“Tre raste kanë lënë aktualisht spitalin, por është rritur numri i rasteve në spital. Pas daljes nga spitali, tre pacientët duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë. 804 raste të dyshuara dhe prej tyre 89 raste me covid. 58 janë meshkuj dhe 42 janë femra, ndërkohë që mosha mesatare e rasteve është 45 vjeç”, sqaroi Ministria.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë

Deklarata e plotë:

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se tre pacientët e parë kanë lënë aktualisht spitalin të shëruar por theksojmë se, pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së këtij transmetimi, qytetarët kanë një rol thelbësor. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

AntiKrishti që kryqëzoi Botën – Nga AZGAN HAKLAJ

Triumvirati i Whatsapp-it të Edi Ramës.

Letra e lamtumirë së dr Françesko Kortella në Spitalin e Milanos.

Kur vendosa ta emërtoj kështu këtë opinion timin, të ëmërtoj Covid-19 si antiKrisht mendja më fektiu tek simboli i moralit dhe mirësisë njerëzore, filozofi i lashtë kinez Konfuci, i cili na ka lënë maksimën që po e perifrazoj:
“Çdo gjë duhet emërtuar me emrin e vertetë.
A i kam vendosur emrin adekuat këtij përbindëshi që po vret në mënyrë çnjerëzore e të pamëshirëshme?!
Cfarë mendie diabolike e krijoj dhe çfarë dore kriminale e prodhoj në labaratorët vrasëtarë këtë mutacion gjenetik kaq të rrezikshëm e shfarosës?!
Qysh nga Eva dhe Adami, Bota dhe njerëzimi janë përballur e kanë përjetuar ngjarje, dukuri, fenomene, natyrore të tmerrshme, rrënqethëse, si termete, uragane, tajfune, torando, përmbytje, kataklizma, Apokalipsin e Atlantidës, luftëra gjakatare, epidemi e pidemi të llahtarëshme, që kanë shkaktuar tragjedi të mëdha.
Sot antiKrishti Covid- 19 ka kryqëzuar Planetin dhe njerëzimi në mbarë Botën po dylufton me vdekjen, me kurajo, shpresë, besim e solidaritet se do të ngadhnjejë mbi të.
Udhëheqësit botërorë i kanë shpallur luftë ushtrisë së antikrishtërve të padukshëm por me fuqi shkatërruese që e ka mbërthyer Globin si oktapod dhe me dhëmbët e tij po i injekton njerëzimit vdekjen.
Nga historia duhet se antiKrisht është ai që hiqet si i krishterë, bën paligjshmëri e mashtron.
Këta individë Bibla i quan antikrishtër.
Tashmë nuk është konspiracion.
Covid-19 është krijuar nga mendja njerëzore për të mbjellur vdekjen e pamëshirëshme.
Është një armë kibernetiko- biologjike shfarosëse e prodhuar në Kinë, një mutacion gjenetik, shkrirje e gjenit të gjarpërit dhe lakuriqit të natës që ka aftësi të infektojë gjitarët, siç po dëshmojnë shkencëtarët.
Ai sot ka kryqëzuar Botën, e cila është në shtetrrethim, në luftë të paepur me të për të shpëtuar çdo jetë njerëzore e për të triumfuar mbi këtë ushtri satanike të padukshme, por që po shkakton tragjedi të parrëfyeshme.
Jemi në gjendje lufte deklaruan Presidentët, Trump dhe Macron.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres bëri paralajmërimin e ashpër për koronavirusin:
“Nëse e lëmë të përhapet do të vrasë miliona njerëz” deklaroj ai.
OBSH-së ka shpallur qendrën europiane të pidemisë Italinë.
Kryqit i Kuq Kinez e quan Italinë “Emërgjencë Botërore”, prandaj është momenti ti bëjmë thirrje BE, udhëheqësve botërorë pavarësisht situatës dramatike në vendet e tyre të mos e lënë vetëm, por ta mbështesin në këtë betejë qe i ka shkaktuar humbje të mëdha.
Ja si i përshkruan skenat e tmerrshme të vdekjes dr Françeska Kortella në spitalin e Milanos.
“Ndjenja me dramatike shprehet ajo, është kur sheh pacientët duke vdekur e dëgjon pambarimisht lutjet e tyre për tu sjellur nipërit dhe mbesat për ti parë për herë të fundit.
Një paciente ishte shumë e trishtuar sot, kërkonte vazhdimisht nipërit e vet dëshmon doktorresha.
E nxora telefonin dhe e mora familjen e saj në vidio.
Ata të gjithë i thanë:
Mirë u pafshim
Ajo dalëngadalë u shua.
Kam një listë të gjatë me numra pacientësh që po shuhen, njëri pas tjetrit thotë doktorresha dhe e kam quajtur”:
“Letra e Lamtumirës”.
Kërkojmë vetëm një ndihmë thotë doktorresha.
“Disa Ipaid që t’ua plotësojmë deshirën e fundit pacientëve që po largohen nga kjo Botë të vetmuar.
Të shohin femijët e tyre, nipërit dhe mbesat, të afërmit që t’ua japin lamtumirën e fundit”.
Shumë e dhimbëshme është fundi i tyre, pa asnjë familjar afër, të përcjellur në botën e përtejme nga punonjësit e funeraleve.
Numri i të vdekurve është shumë i madh, krematoriumet nuk e përballojnë dot djegien e kufomave e kamionet e mbushur plot presim rradhën apo kërkojnë vend duke u endur nga qyteti në qytet.
Shumë tragjike të mbetesh dhe pa varr dhe familjarët e tu të mos kanë mundësi për të patur as hirin tënd, të ikësh nga kjo Botë siç i thanë fjalës “Pa nam e nishan”.
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroj se:
“Që nga shpallja e Pavarësisë së Gjermanisë, jo prej Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë nuk është përballur kurrë më një sfidë të tillë që e ka kaq të domosdoshme sjelljen tonë të përbashkët e në mënyrë solidare.
Jemi pjesë e një demokracie të hapur.
I marrim dhe shpjegojmë vendimet politike në mënyrë transparente.
I përligjim sjelljen dhe komunikimin tonë në mënyrën më të mundshme të kuptueshme thotë ajo”.
Natyrshëm lind pyetja?!
Kryeministri ynë si i ka marrë vendimet?
Me Triumviratin e tij të whatsapp-it.
Pasi instaloj republikën kryeministrore tani po shfrytëzon pideminë botërore për të jetësuar Triumviratin.
Nuk i duhet me as qeveria, as partia shtet, sekti rilindas që shkatërroj demokracinë, shtetin e së drejtës, madje edhe vetë PS.
Kryeministri ka instaluar në Katakombin e Surrelit Triumviratin e tij ashtu siç ishte bunkerizuar Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sa transparent ishte Rama në vendimet e Triumvirati?!
Gjithçka genjen.
Mjafton të shohim kur e ka bërë tenderimin me proçedurë të përshpejtuar të respiratorëve.
Po ti kthehemi dekleratave të tij kur u shfaq koronavirusi e ti krahasojmë me ato të sotmet është e mjaftueshme për të mos i besuar për asgjë.
Strategjia e tij e gabuar me qëllimin e vetëm për të fshehur të vertetën e nxori zbuluar si lakuriqin e koronavirusit.
Nuk ka më asnjë ide sepse ka shterruar plotësisht, nuk ka kurajon për të pranuar paketën e opozitës.
Merkel ju drejtohet bluzave të bardha, pa përjashtuar askënd se ajo që po bani ju është e jashtëzakonshme.
Rama në mënyrë selektive sulmon mjekët duke i quajtur plangprishës opozitarë, përjashton mijëra mjekë të familjes që janë në terren në frontin e parë të betejës për tu dhënë ndihmën e shpejtë qytetarëve në nevojë, ndërkohë thërret për ndihmë nën mantelin e shpetimtarit vullnetarë me honorare, vetëm për të fshehur transparencën dhe për të mbajtur peng të vertetën.
Homologët e tij janë në terren, në betejë ndërsa Augusti Rilindas është fshehur në bunker i trembur nga lakuriqi i natës.
Të gjithë udhëheqësit botërorë kërkojnë solidaritet ndërsa kryeministri ynë akuzon opozitën dhe këdo që e kritikon apo i propozon ndonjë ide.
Beteja me këtë pandemi botërore është e mbarë njerëzimit, pavarësisht ndarjeve klasore, politike, fetare, grupeve, pozitës shoqërore.
Për herë të parë në Historinë Botërore njerëzimi është i ndergjegjësuar për fatin e përbashkët dhe se kontributi i gjithësecilit apo gjithësecilës është i domosdoshm me moton “Shpeto një jetë”, të udhëhequr nga postulati i Nënës së Botës, Shenjtorës Nënë Terezës:
“Mos u dorëzo”.
Kur e kryqezuan Krishtin, ai i foli nënës Mari dhe dishepullit Gjon.
Ai i thirri Atit të tij.
“Perendia Im, Perendia Im”!
Pse më braktise?!
Në këtë moment Ungjilli i Shen Markut thotë:
“Toka u drodh dhe shkëmbinjtë u ndanë, varret u hapën dhe trupat e shumë shenjtorëve që kishin vdekur u ngritën përpjetë”.
Në këto momente tragjike kur Bota është e kryqëzuar nga antiKrishti, Ati i Shenjtë, Papa Françesku u bëri thirrje të gjithëve :
“Pa marrë parasysh vendndodhjen apo përkatësinë tuaj fetare në një moment kujtimi meditimi, lutjeje për sherimin e Botës, i gjithë Planeti i bashkuar në lutje”.
Ti lutemi përendisë me psalmet e Davidit, me Gjuhën e Thotit, mbretit të Atlandës, themeluesit të Egjiptit të lashtë, të Zeusit e Dodonës Pellazgjike.
Festa e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e Imam Aliut, nipit dhe dhëndërrit të Profetit Muhamed (Met-Madit), mendjendriturit, Viti i ri Pers e gjen Botën të kanosur nga antiKrishti Covidi-19 me ditën e kiametit.
Është momenti që të lutemi që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejt.
Le ti lutemi të gjithë sëbashku Zotit, me gjuhën e profetëve që u sakrifikuan për njerëzimin e u flijuan për të vertetën, të drejtën hyjnore, barazinë, emancipimin shoqëror, misionarëve që luftuan kundër Jezidit zullumqarë e barbarë, që shkaktoi krime të tmerrshme.
Të bashkojmë lutjet me Nuhun, Ibrahimin, (Abrahamin) Ismailin (Isakun), me Moisiun që vuajti shumë prej fareonit të mallkuar sepse donte ta sundonte popullin e tij me shtypje dhe të ishte Perendia i tij.
Të lutemi me gjuhën e Krishtit, (Isait ) që u kryqëzua për të vetmin faj se u bë Misionar i njerëzimit dhe u martirizua duke predikuar rrugën e së vertetës, paqes, drejtësisë, vëllazërimit e përsosmërisë njerëzore.
Të lutemi me gjuhën e Budës dhe Konfucit të cilët disa shekuj para Krishtit hoqën dorë, i pari nga jeta luksoze e pallatit mbretëror, i dyti nga pushteti për ti shërbyer njerëzimit me përkushtim.
Të lutemi me gjuhën e Profetit Muhamet, Pejgamerit të fundit, që shkroi Kuranin, bazën e besimit Islam, i cili hoqi shumë mundime për të nxjerrë vendin nga ërrësira e skllavërisë, urrejtjes në dritën e mirësisë dhe paqes
Të lutemi me gjuhën e Imam Aliut në ditëlindjen e tij që aq shumë luftoj për të drejtën e të vertetën, për paqen e mirësisë.
Të lutemi me gjuhën e 72 dëshmorëve të Luftës së Qerbelësë, që ranë për të drejtën kundër Kalifatit Jezid.
Me gjuhën e martirëve të kësaj luftë, Imam Hasani, Imam Hysejni dhe të famshmit Abaz Aliu.
Pandemia botërore është e frikshme e në anën tjetër është e pashmangshme përballja me të.
Beteja me të është e mbarë njerëzimit.
Kur Bota priste ardhjen e dytë të Krishtit i duhet të përballet me antiKrishtin.
Por të bashkuar e më solidaritet njerëzor dhe me ndihmën e Zotit do të ja dalim të mundim ushtrinë e antikrishtërve.
Jeta do të ngadhënjejë mbi vdekjen.
I kërkoj kryeministrit tonë murg të që është fshehur si struci të lirë ditët e nirvanës e të kthehet në detyrën e braktisur e të bashkëpunojë me opozitën, Institucionin e Presidentit, të gjithë faktorët relevantë, transparent me publikun për të tejkaluar situatës.
Lereni propogandën mashtruese, sjelljen propotente e arrogante, forcë kjo që të jep pushteti, që në fakt ju e keni uzurpuar dhe po besoni proverbën qezariane.
“Të fortit i ndih Zoti”.
Kur e mund Pompeun, Qezari nga Aleksandria i shkruante Senatit Romak:
“Unë jam Zot i Efezit, i Egjiptit,” diktator” i Romës dhe Botës”, por fundin e pati nën këmbët e statujës së Pompeut.
Prandaj populli thotë.
“E mbramja me hajër”.
Konfuci na mëson se kur zemërimi rritet mendo për pasojat.
Zemërimi i popullit ndaj teje ka shkuar në pikën e vlimit.
Zoti të kthjelloftë mendjen e ta ktheftë arsyen e shëndoshë për ta lexuar zemërimin e Sovranit.

Flamur Topi: Nëse shkenca nuk përgjigjet pse koronaviruset vijnë nga Kina, epidemia e ardhshme do të jetë edhe më e keqe

Mjeku i njohur, Flamur Topi, bëri një paralajmërim të frikshëm në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24.

Duke kritukuar ashpër Organizatën Botërore të Shëndetësisë pse nuk ka bërë asnjë studim pas SARS-it, Topi tha se nëse shkencëtarët nuk gjejnë arsyen pse këto viruse lindin gjithmonë në Kinë, epidemia e ardhshme do të jetë edhe më e keqe se koronavirusi.

“Kam frikë se nëse OBSH, e cila kam përshtypjen se duhet të kishte punuar me më shumë kujdes, se që nga 2003 mund të ishin nxjerrë konkluzione shumë më të mira, mund të ishte studiuar shumë mirë familja e koronaviruseve dhe tani mund të kishim të gatshme vaksinën. Pra, OBSH nuk ka nxjerrë konkluzione. Pyetja që mund t’i bëhet OBSH është “Pse në Kinë, e para në Kinë, edhe kjo”.

Nëse shkencëtarët nuk mblidhen dhe të japin një përgjigje pse vijnë nga Kina, t’i bëjnë ballë, epidemia e ardhshme do të jetë edhe më e keqe, edhe më rebele. Se SARS nuk ishte aq agresiv, sa ky. Është mikroskopik, të cilin arsenali botëror, si bomba atomike, nuk ka çfarë i bën. Pra, ky virus ka çarmatosur gjithë arsenalin botëror”, tha Topi.

VIDEO – Jo vetëm policia, lagjet e Tiranës monitorohen dhe nga ushtria

Në një kohë kur ka ende qytetarë që nuk i binden urdhrit të qeverisë për të zbatuar fashën e orarit për të mos lëvizur jashtë shtëpie, për shkak të koronavirusit, policisë në terren i është bashkuar dhe ushtria.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se duke nisur nga sot Forcat e Armatosura do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit.

Ndërkohë, MM bën me dije se për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit. Kujtojmë se dje u gjobitën 165 qytetarë, të cilët nuk respektuan fashën e orarit.

Shqipëri, rritet në 70 numri i rasteve me koronavirus

Tiranë

Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 70, mes tyre edhe dy personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa vijojnë testimet për rastet e dyshuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se pas testimeve të dhjetëra rasteve të fundit, janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana dhe një 82 vjeçare nga Fieri. Deri në këto momente janë testuar 732 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 70 raste”, thuhet në njoftim.

Nga rastet e konfirmuar pozitiv, 50 janë në Tiranë, 7 në Fier, 5 në Durrës dhe nga dy raste në Lushnje, Elbasan, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta kundër përhapjes së koronavirusit të ri, ku përveç mbylljes së institucioneve arsimore, është vendosur edhe ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private, pezullimi i aktiviteteve futbollistike dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

COVID-19: Pergjegjesia e perbashket per te menaxhuar emergjencen dhe parandaluar katastrofen Nga Florida Doci

Shume njerez mendojne se kjo nuk eshte koha e pershtatshme per politike ne mes te nje emergjence shendetesore. Por une besoj se menaxhimi i situates emergjente te shkaktuar nga COVID-19 eshte nje diskutim tejet jetesor per tu shtyre per me vone. Kemi mundesine te mesojme sot dhe te vetkorrigjohemi perpara se te jete shume vone. Nje autopsi post-mortem, kur cdo gje eshte thene dhe bere, nuk i sherben pacientit. Ashtu edhe sot, heshtja perballe keqmenaxhimit te situates se krijuar, nuk i sherben shendetit publik. Eshte e drejta juaj te mos bini dakort me mua, por une deshiroj, uroj dhe shpresoj te ndiqni keshillat e eksperteve ne menyre qe te keni nje jete te shendetshme e te gjate, me kohe plot per te me kundershtuar.

Nje nder teorite themelore te nderhyrjeve te shendetit publik eshte modeli i besimit shendetesor (health belief model). Ky model psikosocial i formuluar rreth viteve 1950 shpjegon dhe parashikon angazhimin e individit dhe publikut per te ndryshuar sjelljet e shendetit ne baze te 4 faktoreve kyc: perceptimi i rrezikshmerise (susceptibility), ashpersise (severity), perfitimeve dhe pasojave. Hartimi i nderhyrjeve te shendetit publik duhet medoemos te adresoj nje ose disa nga keto faktore per te patur nje impakt pozitiv ne ndryshimin e sjelljeve te shendetit tek individet dhe publiku ne gjeresi.

Ne lidhje me COVID-19, aplikimi i ketij modeli nenkupton marrjen e masave per te ndergjegjesuar dhe bindur individet dhe publikun se:
1. Rreziku nga COVID-19 eshte real dhe jodiskriminues
2. Pasojat e infektimit jane te renda per individin, shoqerine, ekonomine etj.
3. Perfitimet nga vetizolimi dhe distancimi social jane te larta
4. Pengesat ose kostoja e vetizolimit dhe distancimit social jane minimale dhe mitigohen nga shteti/sistemi

Fatkeqesisht, nderhyrjet e deritanishme ne Shqiperi kane deshtuar ne adresimin e te kater faktoreve te siperpermendur.
Reagimet e hershme te kryeministrit Rama, fill pas identifikimit te rasteve te para me COVID-19, minimizonin rrezikun e ekspozimit ndaj virusit. Fillimisht kryeministri u shpreh se prevalenca e COVID-19 (rastet per numer popullsie) ishte relativisht e ulet ndaj nxiste qytetaret qe mos binin pre e infodemise qe e paraqet COVID-19 si mjaft te infektues. Me vone, ai e pershkroi situaten delikate por jo kritike, jo aq sa per te mbyllur kufijte apo per te kufizuar levizjen duke siguruar popullin se s’ka vend per panik. Te dyja keto deklarata minimizojme rrezikshmerine e perceptuar tek publiku, dhe kane nje impakt negativ ne angazhimin e publikut ne nderhyrjet e shendetit publik per te parandaluar perhapjen. Kryeministri gjithashtu deklaroi se “pjesa derrmuese e atyre qe preken nga koronavirusi e kalojne epidemine pa asnje shenje ose si nje rrufe te zakonshme stinore”; dhe ripostoi nje tweet te presidentit Amerikan Trump qe ritheksonte se gripi sezonal vret me shume njerez se COVID-19. Permes ketyre deklaratave, kryeminstri minimizoi ashpersine e pasojave te COVID-19 duke inkurajuar publikun te mos shqetesohej.
Ne keto kushte, nuk perben aspak cudi qe njerezit nuk e ndjejne veten te rrezikuar ndaj virusit e per rrjedhoje e kane te veshtire te perceptojne pasojat e infektimit masiv dhe perhapjes se pandemise ne komunitetin e tyre. Jo rastesisht shqiptaret mbushen parqet dhe lokalet nje dite me vone, sypatrembur e te pavetdijshem per pasojat fatale te kesaj papergjegjshmerie sociale.

Per te qartesuar, rrezikshmeria nga COVID-19 eshte e larte per kedo pa dallim moshe, gjinie, race, etniciteti etj. Pra kushdo eshte njesoj i predispozuar ndaj marrjes se virusit, po aq sa jane te ekspozuar ndaj ashpersise se pasojave, sepse pasojat e COVID-19 nuk jane thjesht individuale dhe simptomatike. Nese je nje i ri i shendetshem sigurisht qe mund ta kalosh semundjen pa komplikacione, por si mbartes dhe vektor rrezikon te infektosh prinderit e tu apo gjysherit e tu tek te cilet pasojat e infeksionit mund te jene vdekjeprurese. A nuk eshte kjo e frikshme per kedo? Nga nje pikepamje akoma me egocentrike, cdo person qe infektohet dhe kerkon sherbim te specializuar mjekesor redukton burimet shendetesore te disponueshme per publikun, perfshi ketu dhe rastet e emergjences qe mund te te prekin direkt ty si njeri i shendetshem (sic jane per shembull aksidentet me makine, helmimet ushqimore, semundjet kronike, kontrollet rutine, nderhyrjet elektive etj.). Pra eshte e qarte qe si rrezikshmeria si pasojat jane tejet te larta, por nderhyrjet e deritanishme kane deshtuar te bindin publikun mbi te dy keto faktore kuc te ndryshimit te sjelljeve. Madje mund te thuhet se reagimet e para te qeverise thyen edhe besimin e publikut tek ekspertet dhe faktet shkencore, posaqe mesazhi dhe faktet alternative te prezantuara nga kryeministri Rama binin ndesh me ato te paraqitura nga specialistet apo vende te tjera te botes.

 

Përmes izolimit dhe distancimit social mund të ngadalësojmë përhapjen e virusit në mënyrë që të reduktojmë numrin e pacientëve me COVID-19 dhe të parandalojmë paralizimin e sistemin shëndetësor nga mbingarkesa e rasteve për trajtim.

Se dyti, perpos perceptimit te riskut dhe pasojave, individi dhe publiku duhet gjithashtu te perceptojne perfitimet e nderhyrjes se propozuar (ne kete rast vetizolimi dhe distancimi social) si perfitime me te medha se sa pengesat qe ata hasin ne implementim e ketyre masave ne jeten e tyre te perditshme. Jo me kot, shume shtete kane marr masa emergjente per te mitiguar pasojat sociale dhe ekonomike te pandemise. Duke garantuar fonde per mbrojtjen e biznesit nga falimentimi, faljen e interesave bankar, shtyrjen e pagesave per sherbime te ndryshme apo mbrojtjen sociale te individeve nga papunesia, vet individet ndjehen me pak te kercenuar nga rreziku i pasojave te masave parandaluese. Duke minimizuar koston ekonomike, sociale, jetesore etj. te vetizolimit dhe distancimit social, me shume njerez ndergjegjesohen per ta aplikuar kete mase ne sjelljet e tyre. Deri me sot shteti shqiptar ende nuk ka publikuar paketen e ndihmes ekonomike perpos lehtesimit te pagesave te kredive, duke i vendosur shume njerez perballe dilemes se mbijeteses ekonomike apo mbijeteses shendetesore.

Ekziston nje konfuzion i pergjithshem dhe nje panik i theksuar mes qytetareve te cilet nga nje ane u kerkohet te heqin dore nga lirite me themelore sic jane levizja e lire, dhe nga ana tjeter nuk ju ofrohet asnje ndihme per te mitiguar pasojat dhe asnje shpjegim logjik shkencor evidencial per te adoptuar kete ndryshim sjelljesh.

Per t’ju rikthyer masave qe jane marre deri me tani e qe vazhdojne te ndryshojne cdo dite, duhet thene se aktualisht: 1. Qeveria shqiptare deshtoi ne parandalimin e importimit te COVID-19 apo te perhapjes se virusit me tej. Duhet thene se me 9 Mars, kur u identifikua rasti i pare ne Shqiperi, Italia fqinje ishte ne nje situate kritike me mbi 7300 raste te konfirmuara. Duke patur parasysh kontekstin e levizjes se shqiptareve se Itali, masa parandaluese duhet te ishin marr qysh me heret se Shkurti. 2. Percimi i mesazheve kontradiktore per sa i perket rrezikshmerise dhe ashpersise se pasojave te COVID-19 ka patur nje ndikim negativ ne angazhimin e publikut ne implementimin e nderhyrjeve parandaluese si vetizolimi dhe distancimi social. Masat ekstreme kane shkaktuar paqartesi, panik dhe pasiguri tek publiku ne vend te ndergjegjesimit dhe ndryshimit afatgjate te sjelljeve te shendetit. 3. Zgjedhja e mediumit te percimit te mesazheve ka rritur mosbesimin dhe mosbindjen e publikut nga vertetesia dhe rendesia e masave te imponuara. Ne cdo shtet ka patur nje distancim te te dukshem te politikes nga mesazhet publike, te cilat i jane lene ne dore eksperteve te shendetit publik. Ne rastet e nje emergjence shendetesore eshte e rendesishme qe informacioni te perceptohet nga publiku si i sakte dhe i paanshem, per te krijuar besim dhe angazhim tek nderhyrja. Ne Shqiperi, kryeministri Rama mori persiper te jete zeri dhe fytyra e gjithe masave te marra (sic ka ndodhur gjithmone!), duke krijuar nje percarje te thelle dhe mosbesim te publikut qofte prej bindjeve politike, preferencave individuale apo vet artikulimit te mesazhit. 4. Efektiviteti i masave te ndermarra eshte tejet i paqarte, duke lene hapesire per dyshime mbi motivacionet e nderhyrjeve te tilla. Pike se pari po shihet nje rritje e numrit te rasteve te evidentuara me 5-15% me dite, nje shifer sa alarmante aq edhe e padeshiruar. Vdekshmeria per raste eshte aktualisht ~2%, dhe numri i testeve per numer banoresh mbetet relativisht i ulet krahasuar me vendet ne rajon. Akoma me alarmant mbetet fakti se te pakten 8 nga rastet e identifikuara jane personel mjekesor, cka tregon mungesen e gatishmerise se sistemit shendetesor per te perballuar kete epidemi, si edhe rezulton ne reduktimin e burimeve shendetesore ne dispozicion te publikut. Per me teper, kufizimi i levizjes dhe biznesit ne fasha orare shkakton mbipopullim dhe rritje te trafikut ne ato fasha, duke rritur edhe rrezikshmerine e transmisionit te virusit ne komunitet.

Duke patur parasysh te gjitha keto, duhet theksuar se vetizolimi dhe distancimi social jane absolutisht kritike ne prandalimin e perhapjes se ketij virusi. Ne nje kohe kur mesazhet jane te paqarta dhe masat jo fort bindese, eshte detyre e gjithsecilit te mireinformoj dhe edukoj veten mbi pasojat e kesaj epidemie. Ndjekja e udhezimeve te eksperteve sic jane higjiena personale dhe vetizolimi jane tejet te domosdoshme, po aq sa eshte e domosdoshme mosdalja ne fasha orare me trafik te renduar kur risku i ekspozimit eshte i larte. Trajtoni cdo siperfaqe dhe cdo njeri si vektor infektues, dhe merrni masa drastike per te evituar cdo kontakt per te mbrojtur veten dhe njerezit tuaj te dashur. Rreziku i perhapjes se virusit eshte sa real aq edhe iminent, dhe pasojat e perhapjes se kesaj epidemie jane gjithperfshirese dhe afatgjata. Andaj eshte e rendesishme angazhimi i te gjitheve ne menaxhimin e kesaj situate, per te parandaluar katastrofa te ngjashme si ajo ne vendin fqinj te Italise

Shqipëri: Rritet numri i të prekurve me COVID-19, mes tyre 3 italianë

Ilirian Agolli

Autoritetet shëndetësore edhe 5 raste shtesë nga 32 teste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin e të prekurve në 64 nga 60 dje, midis 697 testeve gjithsej.

Tre nga rastet e reja janë shtetas italianë, që gjenden në Shqipëri. Ndërsa dy rastet e reja janë nga Kavaja, një 80 vjeçar dhe një 42 vjeçar.

Tirana është më e prekura nga 45 raste, Fieri me 6 të prekur, Durrës ka 5 raste, Lushnja, Elbasani dhe Rrogozhina me 2 raste secili.

Në Spitalin Infektiv numri i të shtruarve me COVID-19 shkoi në 32 pacientë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina.

Tre pacientë janë në terapi intensive, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të qëndrueshme.

Javën e kaluar ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit një 73 vjeçare e sapokthyer nga Italia, ndërsa dje u shënua viktima e dytë nga koronavirusi një 66 vjeçar nga Lushnja. Të dy ata ishin me sëmundje të shumta kronike të mëparshme nga mushëkrtitë, zemra dhe veshkat.

Shqipëria ka bllokuar qarkullimin rrugor dhe atë këmbësor në të gjithë territorin qysh nga ora 10 e mëngjesit. Janë mbyllur gjithë udhëtimet ajrore, detare e tokësore ndërkombëtare me vendet fqinje dhe Europën. Shkolla, kopshte e çerdhe, bare, restorante, hotele, stadiume, dhe salla koncertore, palestra sportive janë bllokuar, madje dhe parqet natyrore, ku ndalohet qarkullimi i këmbësorëve.

BE mbylli kufijtë për 30 ditë, Ministria e Jashtme apel shqiptarëve: Mos u largoni pa nevojë, na kontaktoni për udhëtimet thelbësore

Ministria e Jashtme duke përmendur masën kufizuese që mori Bashkimi Europian për të mbyllur kufijtë e saj me vendet e treta i është drejtuar me një apel shqiptarëve.

Në njoftim thuhet se të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë udhëtime të nevojshme atëhere nuk mund të hyjnë në BE për 30 ditë si dhe i rekomandohet mos largohen nga Shqipëria.

Po ashtu Ministria e Jashtme thekson se nga kjo masë përjashtohet ata që janë rezidentë afatgjatë në BE dhe që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit apo një vizë qëndrimi afagjatë dhe për këtë gjë nëse kanë udhëtim thelbësor pra të rëndësishëm duhet që të kontaktojnë Ministrinë e Jashtme nëpërmjet faqes online të saj apo ambasadave të akredituara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve.

NJOFTIMI I MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për një periudhë tridhjetë ditore) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta.

Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve:

– të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve nënshkruese të Schengen-it (Islandë, Lihtenshtein, Norvegji, Zvicër), dhe për anëtarët e familjeve të tyre, në rastet e kthimit të tyre në shtëpi;

– të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë dhe personat që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit, apo që kanë një vizë qëndrimi afatgjatë.

Nga ky kufizim i përkohshëm i udhëtimit përjashtohen: personeli shëndetësor, kërkuesit mjekësorë, punonjësit e kufirit, personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, në masën e nevojshme, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, pasagjerët në tranzit, pasagjerët që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare, personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë Shqipërisë.

Për të gjithë shtetasit të cilët duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, lutemi të konsultojnë faqen online të MEPJ dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive. bw

Koalicioni qeverisës drejt krizës

Një deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është pasuar me vendimin për shkarkimin e tij, nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i kërkoi Kurtit ta anulojë vendimin, në të kundërtën, gjithë kjo situatë, sipas tij, mund të çojë në prishjen e koalicionit.

Kriza eventuale qeveritare për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike po vjen në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri. Gjendja është treguar alarmante, andaj edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje pandemie.

Në një njoftim për media nga Zyra e kryeministrit Kurti thuhet se Veliu, për televizionin Klan Kosova, “u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” për shkak të situatës me koronavirus dhe se Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Sipas Kurtit, “as Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë”.

Përmes deklaratave të bëra publikisht, “por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme”, Veliu ka “dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kurtit.

“Në këto rrethana, jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, tha Kurti, duke shtuar se deri në zgjedhjen e ministrit të ri, detyrën do ta kryejë zëvendësministri aktual, Xhelal Sveçla.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm të Kosovës është “i papranueshëm”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të mërkurën se ka shkarkuar Veliun, për shkak të, siç tha, deklaratave kundër qëndrimit të tij mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për “përhapje të panikut”, në lidhje me rastet me koronavirus.

Mustafa, kryetar i partisë partnere në koalicionin qeverisës, kërkoi nga Kurti që të anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut.

“Kjo është shkelje e marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga kryeministri në konsultim me kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij të bëra publike”, shkroi Mustafa në një postim në Facebook.

“Veprimet e njëanshme të kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe çojnë në prishje të koalicionit”, shtoi ai.

Mustafa kërkoi nga Kurti që të marrë vendim edhe për heqjen e taksës ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja deri në fund të javës.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hap të guximshëm dhe të heqë tarifat ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kosova u ka vënë taksë 100% këtyre importeve qysh në fund të vitit 2018.

“Në rastet si këto, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor. Është koha që Kosova dhe fqinjët t’i ndërpresin pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, të postuar në Twitter.

Të martën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, ku aktualisht 19 persona janë të prekur me koronavirus.

Qeveria e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit Haki Abazi, ka thënë se këtë propozim e konsideron si masë ekstreme.

Qeveria Kurti është votuar më 3 shkurt, 2020.

Agim Veliu ka hequr dorë nga posti i kryetarit të Podujevës, për t’u bërë ministër, duke e çuar këtë komunë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Veliu mban postin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti partnere në koalicionin qeverisës.

Satanai vazhdon hakmarrjen ndaj shqiptarëve nga Katakombi i Surrelit – Nga Azgan Haklaj

E turpshme sjellja përfituese e Edi Ramës nga fatkeqësitë e popullit të tij.

Prej disa ditësh Kryeministri ynë frikack është ngujuar vetë dhe po hakmerret në mënyrë çnjerëzore ndaj shqiptarëve duke i ngujuar, nën emrin vetëkarantinim, por me shtetërrethim, ndonëse një numër i madh të pastrehësh që janë në çadra, apo edhe një pjesë e madhe në qytete e fshatra ndoshta nuk kanë as ushqimin e mjaftueshëm, madje as ujin dhe sapunin për kushtet minimale higjenike.
Kryeministri mbatharak ka braktisur detyrën e ka shkuar në shpellën e tij dhe me urrejtje e hakmarrje për të dytën herë po sillet me popullin në mënyrë triumfuese ndaj fatkeqësive të tij, prandaj është i zënë publikisht:
“Dy herë mat”.
Ashtu siç bëri pas termetit të 26 nëntorit, me të njëjtën formulë po vepron dhe tani.
Në daljet e tij publike, në komunikimin rutinë me qytetarët nuk tregohet aspak transparent dhe e fsheh të vertetën.
Me ngujimin e popullit nuk e ka hallin e shëndetit të qytetarëve e jetës së tyre.
Jo aspak.
Por tek largimi i përgjegjësive nga vetja, dhe mbulimim e të vertetave penalizuese moralo- juridike.
Po të ishte vërtet kështu duhet të ishte në krye të detyrës në Kryeministri si të gjithë homologët e vet europian dhe botërorë.
Do të mblidhte urgjent qeverinë e të merrte vendime të rendësishme për tu ardhur konkretisht në ndihmë familjeve shqiptare, sidomos atyre në nevojë që t’ua lehtësonte përballimin e situatës së krijuar.
Të zgjidhte qesen për tamponët dhe të ekzaminonte në mënyrë masive qytetarët që në këtë periudhë kanë levizur në shtetet e infektuara.
Nëpërmjet mediave të kontrolluara prej tij Rama po promovohet si “Buda Shqiptar”, i cili po martirizohet për popullin e tij, në një luftë të tmerrshme kibernetiko- biolegjike me një armik të padukshëm.
Po i kujtojnë këtij asketi që u ngujua në shpellë si altruist i madh për popullin e vet se për fantazinë tuaj kriminale edhe Maltusi do të xhelozohej për shpopullimin e vendit tënd, Ali Kimiku për lëndët luftarake të hedhura mbi qytetarët e republikës tuaj, tiranët, despotët, carët, sulltanët do të çmeriteshin me totalitarizmin tënd modern.
Impozant si Buda, prej strofullës tuaj po na jep këshilla, si filantrop i madh por në fakt po shëmbëllen me mumjet e fareonëve të Egjiptit, Hatshepsutit apo Tutmosit të Tretë.
Aksioni propogandistik i Edi Ramës dhe eforëve të tij të besuar është mbajtja e qytetarëve në panik, të varur vetëm nga informacionet e tij, mbulimi i të vertetës, shkarkimi i përgjegjësive dhe pasojat ti paguajnë vetë njerëzit qoftë dhe me jetën e tyre në kullat e ngujimit të kryeministrit.
Në mijëvjeçarët e saj Bota e njerëzimi kanë kaluar epidemi e pidemi shfarosëse si Kolera, Gripi i Keq, Tifoja, Lija, Murtaja ( bubonike e pneumatike), Gripi i Derrit, Sarsi etj, të cilat kanë goditur perandori e mbretëri, madje kanë ndryshuar rrjedhat e historisë.
Edhe koronavirusi po shfaqet si një ushtri e tmerrshme shfarosëse por askush nuk po e fajson Edi Ramën për këtë.
Po për çfarë e fajsojmë Edi Ramën?
Pa dashur të bëj kasandrën as të luaj rolin e mjekut po shpreh edhe njëherë mendimet e mia.
Covidi 19 ka disa muaj që është shfaqur dhe kryeministri ynë herë pas here ka deklaruar se nuk përbën rrezik për Shqipërinë, në vend që të merrte masa parandaluese.
Keshillave të opozitës dhe Institucionit të Presidencës iu përgjigj me arrogancë e propotencë dhe i akuzoj ata për panik.
Në vend që të nxirrte nga sistemi times të gjithë hyrjet e qytetarëve që vinin nga vendet e prekura e konkretisht nga Italia, të paiste shqiptarët me maska e bluzat e bardha me veshje specifike mbrojtëse, të bënte analizat dhe të karantinonte të infektuerit, bëri të kundërtën:
Në kushtet e një paniku të tmerrshëm shpalli gjendjen e luftës dhe ngujimin masiv të qytetarëve dhe shtetërrethimin.
Po kur i shpërndau maskat a dolën të skaduara mbi një milionë?
Kush mbajti përgjegjësi?
Askush.
Çfarë paradoksi.
A ndodhi e njëjta gjë siç ndodhi pas termetit.
Shteti i tij nuk kishte makineri, vegla elementare pune për tu ardhur në ndihmë njerëzve nën rrenoja.
Ndonëse ishin tenderuar miliarda lekë ushqim për qentë, nuk kishte asnjë qen që të kërkonin njërëzit që prisnin ndihmë.
Kryeministri deklaroj se jemi në një luftë të tmerrshme por nuk paraqiti të dhana zyrtare, të sakta të infektuerve dhe të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që i nënshtrohen testit çdo ditë.
Nuk ka statistika të sakta të tamponëve të çdo dite.
Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje dhe madje falenderoj qindra qytetarë specialistë, mjekë, infermerë studentë të mjeksisë që iu kanë përgjigjur thirrjes për të kontribuar, biles ua deklaroj edhe honoraret.
Edhe shumë mjekë në pension bënë mirë që shprehen gatishmërinë e tyre për të shërbyer në mbrojtjen e qytetetarëve.
Por natyrshëm lind pyetja:
Pse janë anashkaluar qindra apo mijëra mjek të familjes që janë në terren, në skalionin e parë në luftën me koronavirusin dhe se ata janë të parët që mund të ofrojnë ndihmën qytetarit.
Është krejt e kuptueshme.
Geruzia e Rilindjes kërkon të mbajë nën kontroll të vërtetën, dhe të shperndaj nëpërmjet medias së saj opiumin e propogandës dhe demagogjisë siç i intereson.
Kryeministri dhe shpura e tij duan ta mbajnë nën kontroll e të përdorin sipas interesave të veta informacionin nëpërmjet shërbimeve spitalore të urrgjencës, Infektivit, Institutit të Shendetit Publik.
Kështu Ramavirusi lan duart si Ponc Pilati.
I ngujoj shqiptarët, i futi në shtetërrethim, i këshilloj dhe u kërkoj ti zbatojnë me rreptesi e herë me lutje udhëzimet.
Në spital nuk mund të shkojnë sigurisht se janë të ngujuar.
Kur të mbarojë lufta e të bëhet bilanci, për pasojat do të fajsohen vetë qytetarët se nuk kanë zbatuar rregullat duke mashtruar në mënyrë të paskrupullt si çdo herë tjetër.
Kryeminisri ynë do të shkojë nëpër qoka duke derdhur lotë krokodili siç bëri pas termetit.

“Hudhra, mjalti, qepa”, Ylli Merja jep recetat e duhura: Ja si ta luftoni koronavirusin nga shtëpia

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja në një lidhje me skype me emisionin “Vila 24” në News 24 dha këshilla të vlefshme se si mund të parandalohet prekja nga koronavirusi. Merja këshillon të mos abuzohet me sasinë e hudhrës, apo qepëve që konsumoni. Ai jep sasinë dhe recetat e duhura për të gjithë të interesuarit.

“Nuk këshillohet një kokër hudhër, duhet të konsumoni 2 thelbinj në mëngjes, një në drekë dhe një në darkë. Edhe fëmijëve një thelbi hudhër ua grijmë në kos. Mund ta kombinoni hudhrën edhe me mjaltin pasi dyfishohet fuqia goditëse e këtij produkti mbi agjentët që hyjnë në organizmin tonë. Po ashtu edhe qepa është antivirusale e fuqishme. Marrim 2 kokrra qepë dhe i grijmë, i marrm lëngun, 5 lugë afërsisht, brenda hedhim edhe `12 thelbinj hudhra, i përziejmë hedhim edhe mjaltë. Këtë përzjerje e mbajmë të mbyllur në një enë dhe cdo person mund të hajë një lugë gjelle nga kjo përbërje. Më mirë do të ishte që receta të bëhet me qepën e kuqe, pasi ajo përmban antioksidantë të fuqishëm”,- tha Merja.

Por me cfarë mund t’i mbrojmë fëmijët? Merja jep një recetë për të përgatitur një caj edhe për ta.

“Përdorim kokrrat e vogla të arrës së papjekur, i ziejmë dhe i bëjmë caj, ose trendafilin e egër. Për një fëmijë të vogël na duhen 2 gota ujë tek i cili hedhim 12 kokrra trëndafil të egër dhe 2 apo 3 fijë nga caji i malit, pra ka jo thjesht vitamina por edhe fitokimikate të dobishme për të luftuar këtë virus të egër”,- sqaroi Merja

Shqipëri: 51 qytetarë të prekur nga COVID-19, njëri më rëndë nga 20 të shtruarit në Spitalin Infektiv

Ilirian Agolli

Ministria e shëndetësisë bëri sot të ditur se u ngjit në 51 raste numri i qytetarëve të prekur nga Covid-19, nga 42 që ishte dje.

Nga 31 teste tek persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, në 24 orët e fundit u konfirmuan kështu edhe 9 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja u shtuan 8 në Tiranë dhe një në Fier.

Tirana ka sot 34 raste nga 26 që ishin dje, Fieri ka 6 raste nga 5 që ishin dje, Durrësi ka 5 raste, ndërsa Lushnja, Elbasani, Rrogozhina me nga 2 raste përkatësisht.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha sot se në Spitalin Infektiv janë shtruar 20 persona nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina.

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të qëndrueshme.

Janë testuar gjithsej deri tani 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 51 raste me COVID-19.

Zonja Rakacolli shtoi se nga testimi i personelit shëndetësor dolën pozitivë me COVID-19 edhe 4 punonjës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një mjek dhe 3 infermierë. Ata kanë qenë në kontakt me një pacient, i cili u vizitua nga një i afërm i tij, që vinte nga Italia, por nuk e deklaroi këtë fakt.

Pacienti i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili u infektua nga i afërmi dhe më pas ua kaloi virusin 4 punonjësve të shëndetësisë, tashmë është transferuar në Spitalin Infektiv.

Mjeku dhe 3 infermierët e Spitalit “Shefqet Ndroqi” që rezultuan pozitiv, janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Ministria e shëndetësisë u kërkoi qytetarëve të mos shkojnë nëpër spitale për vete apo për vizita tek të afërmit, të moshuarit të mos dalin nga banesat, ndërsa ata që testohen duhet të tregojnë saktë nëse kanë udhëtuar jashtë vendit ata ose familjarë të tyre, që të mos rrezikojnë personelin shëndetësor.

Qeveria miratoi një akt normativ me masa të posaçme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Masat që u zbatuan në Tiranë e Durrës këtë javë do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Shqipëria ka bllokuar sot të gjithë pikat kufitare dhe udhëtimet me vendet fqinje, si dhe ka bllokuar gjatë fundjavës qarkullimin rrugor, baret, restorantet dhe ka mbyllur sistemin arsimor dhe të gjithë objektet, stadiume, kinema ku ka grumbullime masive të qytetarëve.

Shqipëri, shkon në 42 numri i rasteve me koronavirus

Tiranë

Në Shqipëri është rritur në 42 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), me konfirmimin edhe të katër rasteve të reja, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, deri tani janë testuar qindra raste, ndërsa në mesin e të infektuarve të fundit janë edhe dy mjekë.

Në njoftimin e këtij institucioni theksohet se në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në bashkëpunim me epidemiologët e njësive vendore të kujdesit shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

“Janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 42 raste”, thuhet në njoftim.

Nga rastet e konfirmuara pozitiv 26 janë në Tiranë, nga pesë në Durrës (njëra ka ndërruar jetë) dhe Fier, dhe nga dy raste në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë.

Kujtojmë se një 73-vjeçare humbi jetën më 11 mars në Shqipëri, e cila ishte e konfirmuar si paciente e prekur me koronavirusin e ri, duke shënuar viktimën e parë në vend nga COVID-19.

Masat kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri

Në kuadër të masave është vendosur që nga sot, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus apo veturë, ndërsa kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave.

Në kudër të masave, më herët është vendosur pezullimi i të gjitha fluturimeve dhe linjave të transportit detar, nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas, ndërsa ky vendim prek vetëm transportin e pasagjerëve, pasi do të vijojnë lundrimet e anijeve tregtare dhe fluturimet e avionëve të mallrave.

Pjesë e masave të njoftuara më parë është edhe pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private, mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në gjithë vendin dhe pezullimi i të gjitha aktiviteteve futbollistike, si dhe është ndaluar edhe frekuentimi nga qytetarët i disa ambienteve publike.

Në gjithë vendin në institucionet arsimore publike dhe jopublike, është vendosur ndërprerja e procesit mësimor deri më 23 mars.

Kujtojmë se pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

COVID-19, Shqipëri: Thirrje për mjekë e infermierë ndërsa rritet në 38 numri i të prekurve

Ilirian Agolli

Autoritetet shqiptare të shëndetësisë konfirmuan të shtunën rritjen në 38 të rasteve të personave të prekur nga koronavirusi, nga 33 që ishin të premten.

Janë testuar 505 persona të dyshuara dhe 38 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19” – deklaroi drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Ajo detajoi sipas qyteteve se në Tiranë 22 raste të konfirmuar si pozitivë, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Fier 5 raste, në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2 raste, në Rrogozhinë 2 raste.

“Në Spitalin Infektiv janë shtruar 12 persona nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina.

Në terapi intensive janë dy prej tyre; një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61 vjeçare nga Fieri, ndërsa 10 të tjerët të shtruar në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente” – tha zonja Fico.

Instituti i Shëndetit Publik vazhdon pa ndalim punën në terren, në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata kanë bërë sot një thirrje publike për mjekët dhe infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

“Gjithë sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, me një profesionalizëm dhe vetëmohim, që nuk lë vend veçse për admirim dhe mirënjohje të thellë. Çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Prandaj, dua të bëj një thirrje publike, për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionist të shëndetit publik, të gjithë Ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë, për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku” – tha zonja Manastirliu.

Ajo ftoi për aplikime në të dy portalet “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” të gjithë ata profesionistë, që duan t’iu bashkohen ekipeve të shëndetësisë.

Policia e Shtetit ka identifikuar gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.

Këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë për të parandaluar përhapjen e virusit, ndaj policia e shtetit po telefonon çdonjërin prej tyre, që të përmbushin këtë detyrim, ose do të pērballen me masa ligjore.

Qeveria ka urdhëruar qëndrimin në shtëpi të qytetarëve dhe ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në të gjithë zonat e prekura të vendit.

Qeveria ndaloi shëtitjet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, përreth liqenit të Shkodrës dhe zonat rekreative të qyteteve, që janë në perimetrin e rrezikuar.

Policia Kufitare njoftoi sot mbylljen e pikave të kalimit kufitar me Kosovën për dy javë për të parandaluar COVID-19.

Përveç mallrave dhe automjeteve mjekësore e shtetërore, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do të lejohen vetëm kthimet respektive në shtëpi të qytetarëve të dy shteteve. Masa të ngjashme u morën më parë edhe me shtete të tjera fqinje.

Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, dy persona në terapi intensive. Ja harta e përhapjes

Shkon në 38 numri i të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi, ku dy persona janë në terapi intensive në spitalin Infektiv.

Në përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, Albana Fico, Drejtore e IShP bëri me dije se:

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste“.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:
12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Fico iu drejtua me një thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!”

Shqipëri, shkon në 33 numri i rasteve me koronavirus

Tiranë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se në Shqipëri është rritur në 33 numri i rasteve me koronavirus.

Masat anti-koronavirus: Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Durrës, Shqipëri

Autoritetet në Shqipëri kanë vendosur që në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri, të mbyllin përkohësisht edhe kufirin me Kosovën.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Puinëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se duke filluar nga data 13 mars, 2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë për të gjithë shtetasit, përkatësisht veturat e Republikës së Kosovës.

”Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datën 15 mars, 2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Në kuadër të masave shtrënguese që ndalojnë qarkullimin në Shqipëri, Qeveria e atjeshme ka marrë masa edhe për ndalimin e qarkullimit të mjeteve publike dhe atyre private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Shqipëria tash për tash ka 23 raste me koronavirus, ndërsa këtë javë ka regjistruar edhe viktimën e parë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, COVID-19. rel

Shqipëri, shkon në 23 numri i rasteve me koronavirus

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i personave të konfirmuar si të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa vijojnë testimet dhe gjurmimet për personat e dyshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se pas testimeve deri tani 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, ku në mesin e tyre është edhe viktima e parë që u shënua më 11 mars.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Pesë ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë. Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 sipas qyteteve është 16 raste në Tiranë, tre në Durrës (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë), dy në Elbasan, si dhe nga një rast në Lushnje dhe Rrogozhinë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Masat kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri

Institucionet në Shqipëri vazhdojnë të marrin masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19). Patrullat policore në bashkëpunim me patrullat ushtarake janë angazhuar në pika kontrolli në disa qytete të vendit, në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në kuadër të masave shtesë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në rrjetet sociale se nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës pa specifikuar një afat, ndërsa sipas tij do të ketë transport të dedikuar për mjekët dhe infermierët.

Gjithashtu Rama ka njoftuar se do të mbyllet për disa ditë qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit, si dhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë dhe Durrës dhe qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Institucionet në vend kanë marrë disa masa të tjera, duke përfshirë mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve dhe klubeve, fillimisht në Tiranë dhe Durrës, dhe mbylljen në të gjithë vendin të ambienteve si lokale nate, disko, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale dhe pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore.

Në gjithë vendin në institucionet arsimore publike dhe jopublike, është vendosur ndërprerja e procesit mësimor deri më 23 mars.

Në kuadër të masave për mbylljen e institucioneve arsimore, mësimet në shkollat e Fondacionit Maarif në Shqipëri po zhvillohen në mënyre interaktive online.

Gjithashtu edhe për institucionet arsimore publike, institucionet shtetërore kanë marrë masa për ofrimin e mësimeve online apo në platforma televizive.

Ndërkohë, edhe Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën e sotme plenare, ndërsa Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur deri më 23 mars 2020 ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Ndërkaq, nuk do të ofrohen më shërbime nëpër sportelet e institucioneve për të gjitha aplikimet që ofrohen edhe online.

Gjithashtu është vendosur pezullimi i të gjitha fluturimeve dhe linjave të transportit detar, nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas. Ky vendim, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, prek vetëm transportin e pasagjerëve, pasi do të vijojnë normalisht lundrimet e anijeve tregtare dhe fluturimet e avionëve të mallrave.

Në kudër të masave, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha aktivitetet futbollistike në Shqipëri. “Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 4.600, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli koronavirusin një pandemi globale.

“Zhbllokohet” Gjykata e Lartë, Meta dekreton tre kanditatët (Emrat)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë të tri gjyqtarëve.

Ata janë: Sokol Sadushaj; Ervin Pupe; Ilir Panda.

NJOFTIMI I PLOTE

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:

 Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”;

 Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe”;

dhe

 Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

– Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

 Zotit Sokol Sadushaj;
 Zotit Ervin Pupe;
 Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Koronavirusi në Shqipëri, eksperti: Industria e turizmit brenda ditës në kolaps

Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe në ecurinë e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmit.

Zak Topuzi nga Shoqata e Industrisë së Turizmit tha në emisionin “Përballë”, se që prej të hënës situata e këtij sektori ka ndryshuar.

“Industria shkoi brenda ditës në kolaps. Ka patur anulime kontratash, bllokime, pa diskutuar anulimin e rezervimeve të muajit”, tha Topuzi në RTSH.

Ndikimi në turizëm do të jetë më i ndjeshëm edhe në pjesën e mbetur të vitit.

“Partnerët ndërkombëtar kërkojnë që këstet e dhëna për prenotimet e këtij viti t’i kalojnë për vitin tjetër. Pra, kanë një mendje të mbyllur që për këtë vit që Shqipëria të mos jetë treg për ta”, tha Topuzi.

Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj industrie.

“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”, tha ai.

Paraburgoset në Budapest një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një gjykatë në Hungari i shqiptoi masën e paraburgimit prej 40 ditësh një shtetasi serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte në Kosovë.

Gjykata në Budapest tha se autoritetet e Kosovës, kanë kërkuar ekstradimin e tij nën dyshimet se në qershor të vitit 1999, në fshatin Videjë të komunës së Klinës në Kosovën qendrore ka rrahur dhe përdhunuar një grua që ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.

I dyshuari do të qëndrojë në paraburgim derisa autoritetet hungareze nuk marrin të gjitha dokumentet nga Kosova për të vendosur rreth ekstradimit.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë mbi 20 mijë viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, ndërsa deri tash nuk është shënuar asnjë rast dënimi për këtë krim të luftës.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti me 6 mars aktakuzë kundër një ish polici serb për “krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe përdhunim gjatë luftës në Kosovë”. zëri i amerikës

Shqipëri: Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

Ilirian Agolli

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Një zonjë 73 vjeçare, që vuante nga zemra, u prek nga koronavirusi gjatë një udhëtimi në Bolonja të Italisë.

Po sot ministria konfirmoi zbulimin edhe të dy rasteve të reja të prekur nga koronavirusi. Ato dolën gjatë 43 testimeve të reja në 24 orët e fundit.

Njëri prej tyre është i lidhur me Rastin 1 të identifikuar me koronavirusin e ri, ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78 vjeçar) me histori udhëtimi me Italinë. Të dy rastet e reja janë në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore” – tha në konferencën e rregullt zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Deri tani janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Katër prej tyre (dy në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës) janë raste të shkëputura nga njëri tjetri, por të gjithë me histori udhëtimi në Itali, ndërsa 8 të tjerë janë të lidhur me rastin e parë të identifkuar mbrëmjen e së dielës.

Tre prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Zonja e izoluar në spitalin e Durrësit nuk mbijetoi dot megjithë terapinë intensive. Disa prej personave të prekur me COVID-19 pozitiv janë në vetizolim, pa shenja klinike të infeksionit respirator.

Në vetëkarantinë janë edhe 104 persona, të cilët kanë qenë në kontakt me persona të identifikuar me COVID.

Në dy ditët e fundit, Shqipëria ndërmori masa të forta shtrënguese, menjëherë pas zbulimit të rasteve të para.

Mbledhja e Qeverisë: Shmangni mjediset publike

Pak momente më parë kreu i qeverisë Shqiptare, Edi Rama mblodhi kabinetin e Ministriave për të diskutuar zhvillimet më të fundit mbi koronavirus COVID-19.

Në fjalën e tij Kryeministri trajtoi çështjen e mbylljes së çerdheve, kopshteve, shkollave dhe universiteteve.

Ai risolli në vëmendje se arsyeja kryesore ishte zbatimi i këshillës së OBSH për të evituar ambientet e mbyllura me shumë njerëz.

Ndaj dhe kërkoi përgjegjshmëri nga të rinjtë që këtë periudhë 2 javore të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kafenetë dhe lokalet.

Pika kyçe e parandalimit të përhapjes së kësaj epidemie është pikërisht ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Duhet treguar kujdes që të ndiqen të gjitha këshillat e ekspertëve mjekësorë, për të qenë sa më të sigurt.

Kryeministri u shpreh se ‘tanimë Shqipëria është bërë pjesë e një luftë botërore kundër një armiku të panjohur’.

Në mes të kësaj lufte sipas tij, informacioni duhet të merret nga instancat zyrtare kështu do të ruhet serioziteti i situatës.

Rama pohoi se të gjithë institucionet shtetërore po marrin të gjithë masat e nevojitura të përshkruara nga protokolli në bashkëpunim me OBSH.

‘Qytetarët gjendet para një infodemie,’ u shpreh Kryeministri i vendit, duke e kthyer vëmendjen tek serioziteti i informacioneve.

Ai bëri thirrje për qetësi pasi deri tani të gjitha rastet e konfirmuara kanë qenë të importuara nga Italia.

Ministritë përkatëse kanë marrë hapat e duhur për përballimin e kësaj situate dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Ai krahasoi situatën me shtetin fqinj, ku për momentin janë hapur vetëm farmacitë dhe marketet, dhe deklaroi se Shqipëria është shumë larg atij realiteti.

Mjafton që të gjithë të tregojmë kujdes, duke shmangur ambientet e mbyllura me shumë persona duke nisur nga kafetë e deri tek palestrat.

Kujdesi duhet të jetë nga të dy palët, pasi edhe qytetarët duhet të kufizojnë lëvizjet dhe të shtojnë kujdesin ndaj higjienës.

Gjithashtu të gjitha ambientet e Shërbimit të Qytetarëve do të mbyllen dhe të gjitha shërbimet do të kryhen online.

Përsa i përket restoranteve, kreu i shtetit deklaroi se do të vendosen më pak tavolina që qytetarët të kenë një distancë më të sigurt mes njëri-tjetrit.

Për të gjithë qytetarët që nuk zbatojnë këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë, do të ketë sanksione./AgroWeb.org

Koronavirusi- Presidenca: Kemi ngritur Task Forcë, ftojmë qytetarët që nuk marrin trajtimin e duhur të na kontaktojnë

Zëdhënësi i Presidencës Ted Blushi ka reaguar për situatën nga koronavirusi, duke thënë se në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z. Bahri Shaqiri.

Blushi shton se kjo taskë forcë ngritur me qëllim aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Po ashtu, Blushi jep edhe numra celularë të vënë në dispozicion nga Presidenca për publikun, që kanë shqetësime dhe nuk marrin trajtimin e duhur.

Postimi i zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi:

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

📌 [email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:

📱+355693435861

📱+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

22-vjeçarja e kthyer nga Italia dhe dy komshinjtë e saj dërgohen në QSUT me temperaturë e bllokim në frymëmarrje

Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe komshija e tyre, një vajzë 22-vjeçe që sapo kishte ardhur nga Italia janë nisur mesditën e sotme me urgjencë drejt Tiranës.

Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe ishte komshi në Skrapar me çiftin e bashkëshortëve, të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qënë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes.

Lajmi konfirmohet nga një infermiere e spitalit të Skraparit,e cila është kërcënuar së bashku me infermerirët e tjerë nga drejtuesit e spitalit që të mos tregojnë në lidhje me rastet.

Ajo ka konfirmuar se, të treja rastet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe sot janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë,në gjendje të rënduar,kurse drejtuesit e Spitalit të Skraparit e mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur. Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së Tiranë mesditën e sotme,një tjetër rast me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit.

Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se,rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morrën tamponet,u dërgua me ambulancë në Tiranë./top channel

Shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Durrës kthehet në karantinë për të prekurit nga koronavirusi

Pas konfirmimit për dy rastet e para të prekur nga koronaviursi, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendime sa i takon situatës së koronavirusit.


Në VKM-të e marra sot nga Këshilli i Ministrave, thuhet se shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Plepa do të kthehet në karantinë. Po ashtu, në tjetër vendim për koronavirusin thuhet edhe se Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet fondi prej 400 milionë lekësh.

Një tjetër VKM saktëson se do të dhurohen 200 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve kapitale dhe 200 mln lekë për kategorinë e shpenzimeve korrente.

Koronavirusi, anulohen aktivitetet e Ditës së Verës në Tiranë dhe Elbasan

Pas mbylljet së shkollave, çerdheve dhe kopshteve, në Tiranë janë anuluar edhe aktivitetet publike të parashikuara për Ditën e Verës dhe 100 Vjetorin e shpalljes Kryeqytet.

Në kuadër të planit të masave për përballimin e situatës me Coronavirusin, kryebashkiaku Veliaj tha se ka nisur dezinfektimi në institucionet parashkollore.

“Do të vazhdojmë me dezinfektimin; kur qeveria të njoftojë hapjen e tyre, do të jemi në një gatishmëri maksimale për të bërë një dezinfektim tjetër edhe para hapjes së tyre”, tha ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të reduktuar disa shërbime tek zyrat e Pritjes me Qytetarët, të cilat mund t’i marrin online ose përmes një telefonate pa pagesë në numrin 0800 0888. “Nëse ka një shqetësim, si ato që vijnë tipikisht në Bashkinë e Tiranës, një lokal që bën zhurmë poshtë pallatit, nuk ka arsye të vish tek zyra e pritjes me qytetarët. Mjafton të na njoftosh, do ia referojmë policisë. Ne duam t’i reduktojmë këto shërbime, kryesisht online ose me telefon. Vijmë ne tek njerëzit, nuk ka nevojë që dikush të vijë dhe të ekspozohet me qindra të tjerë në sallën e Pritjes me qytetarët, ndaj dua t’i theksoj faktit që kemi nr tel 0800-0888, hapur për çdo thirrje”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku lajmëroi edhe anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesa publike deri në datën 3 prill. Kjo përfshin gjithë aktivitetet e Ditës së Verës, koncertin e këngëtarit Maluma, i cili do të zhvillohet në muajin Qershor, dhe aktivitetet e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

Edhe Bashkia e Elbasanit vendosi të anulojë aktivitetet e parashikuar për “Ditën e Verës”, për shkak të koronavirusit.

Spitali Infektiv kthehet në karantinë me 76 shtretër, rruga pastrohet me klor

Spitali Infektiv në Tiranë tashmë është në qendër të vëmendjes, pasi është kthyer tërësisht në karantinë.

Spitali Infektiv është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe do të jetë vetëm karantinë apo dhoma të posaçme për trajtimin e personave që janë me koronavirus në Shqipëri.

Policia madje vendosi edhe shiritin e perimetrit në kuadër të vendimit të qeverisë që shoqëruesit dhe familjarët e pacientëvë nuk duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore vetëm nëse ka rekomandim nga Drejtoria Spitalore.

Për personat që vijnë për në sallën e konsultave tashmë po hapet një rrugë e re e improvizuar brenda oborrit të Spitalit Infektiv pasi sheshi po përdoret vetëm për hyrjen e personelit të autorizuar.

Ndërkohë eshte spërkatur me ujë dhe me klor rruga para Spitalit Infektiv për të bërë të mundur dezinfektimin e saj.

Të dhënë pas parasë së lehtë: Si na shihte Ambasada USA më 2008

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj.

Në kabllogram shkruhet:

“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.

Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë.

Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës.

Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike.

Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë.

Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion! I cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta…” / dita 

Koronavirusi- Pas fluturimeve, pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së veriut

Pas anulimit të të gjitha fluturimeve nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Italisë së veriut, e cila është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit, janë anuluar edhe të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar.

Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, thuhet se ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së veriut, deri në një urdhër të dytë.

28 vjeçari që solli koronavirusin në Shqipëri nuk u kontrollua në kufirin e Muriqanit

28-vjeçari shqiptar që erdhi në Shqipëri i infektuar me koronavirus nuk është kontrolluar në pikën kufitare të Muriqanit.

Faktin e pohoi një mjeke, pjesë e grupit të kontrollit në pikën kufitare shqiptare të Muriqanit. Mjekja tha se i riu ka hyrë në orët e vona të natës dhe nuk është skeduar pasi nuk vinte nga zona e kuqe.

 

Mjekja: Ai person ka hyrë në pikën e Muriqanit në orë 12:45 të natës. Personi nuk është skeduar pasi nuk vinte nga zona e kuqe, nga Firence nuk kishte asnjë rast.

Kam marrë orientim të skendohen edhe personat e tjerë që nuk vinë nga zonat e kuqe. Të gjithë personat do të skedohen.

Nuk i kemi lënë mangut shtimit të masave. Edhe sot, janë tre infermierë dhe një mjek. Sot u fut një autobus nga Milano dhe janë ekzaminuar të gjithë personat. Janë zbritur të gjithë dhe ekzaminuar.

Koronavirusi nga Italia në Shqipëri: Babë e bir të prekur në gjendje të stabilizuar, po trajtohen në spitalin infektiv

Dy rastet e para, pozitivë ndaj COVID-19 në Shqipëri u konfirmuan në mesnatë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna të reja mbi gjendjen e dy pacientëve, babë e bir.

Mësohet gjithashtu se ata kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmë nga laboratori i virologjisë në IShP.

Sipas MSH-së, gjendja e dy të prekurve babë e bir, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione. Të dy po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Presidentit Trump: Duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari mbi statusin e Kosovës (video)

Ilirian Agolli

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkroi një letër në fund-javë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku theksoi rëndësinë që ka mbështetja amerikane për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Diplomatët shqiptarë, anëtarë të këtij Këshilli, theksuan se në këto bisedime u duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari mbi statusin e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë iu drejtua këtë fundjavë me një letër publike presidentit të SHBA-ve Donald, Trump, ku vlerësoi lart përkushtimin e adminstratës amerikane në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Në letër për presidentin Trump ndalemi te ajo që e kemi frikë se mund të ndodhë dhe që ne e shohim si një e keqe me përshkallëzim, dhe që është prekja e kufijve aktualë të Kosovës, kufij të njohur ndërkombëtarisht, dhe ajo që thuhet shpesh si këmbim territoresh. Ky do të ishte një çmim me pasoja jo vetëm për Kosovën po edhe për gjithë rajonin” – thotë Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Besnik Mustafaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Këshilli i Ambasadorëve, një organizatë e formuar prej dy vjetësh nga ish ministra të jashtëm dhe ish diplomatë shqiptarë të nivelit të lartë, shprehu besimin se ky dialog Kosovë – Serbi, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA, ofron një mundësi të re për të dy vendet, Ndaj Këshilli e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

“Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është një konflikt ende i pambyllur. Dhe SHBA si një vend kontributor i jashtëzakonshëm dhe i dorës së parë për paqen dhe stabilitetin në botë synojnë ta zgjidhin këtë problem. Sepse pa një zgjidhje përfundimtare që do të çonte në njohjen reciproke mes të dy vendeve dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre nuk pritet të ketë paqe të sigurtë mes Serbisë dhe Kosovës dhe në gjithë rajonin” – tha zoti Mustafaj.

Ai veçoi nga letra për presidentin amerikan Trump se tanimë janë arritur disa rezultate premtuese me marrëveshjet mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Special, Ambasadorit Richard Grenell, ndërsa tani Kosova ka një qeveri të re VV – LDK.

“Kryeministri është i Vetëvendosjes, gjysma e qeverisë është ngë Vetëvendosja, programi i qeverisë është në masë të madhe pjesë e angazhimeve elektorale të Vetëvendosjes, ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se do t’i drejtojë ai negociatat me Serbinë, duke ia hequr mandatin edhe presidentit edhe parlamentit. Të gjithë këto elementë e kanë shtuar vëmendjen e SHBA ndaj Kosovës” – tha ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Mustafaj.

Sipas Zotit Mustafaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fort se rezultati i dialogut Kosovë- serbi do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar “Plani Ahtisaari”. Ai shton se ardhja në qeverisjen e Kosovës të Lëvizjes Vetëvendosja e ka rritur vëmendjen ndërkombëtare.

“Nuk mund të them se ka përshpejtuar zhvillimet, po e ka rritur vëmendjen e ndërkombëtarëve, si të BE-së edhe SHBA-ve, e posaçërisht SHBA-tëjanë besimplota se gjërat do të ecin ngadalë por në drejtimin e duhur në këto negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Tani duhet vëmendje më e madhe. Për Kosovën është fat i mirë që vëmendja vjen posaçërisht nga SHBA-të, sepse për hir të së vërtetës, garant më i madhe se sa BE-ja lidhur me rezultatet e kësaj marrëveshje dhe me zbatimin e saj janë SHBA-të” – tha zoti Mustafaj.

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë thekson se parimet udhërrëfyese të planit Ahtisari sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik, theksohet në letrën drejtuar presidentit Trump nga Këshilli i ambasadorëve shqiptarë.

Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore.

VIDEO – Koronavirusi! Skandal në Kakavijë, termometrat nuk punojnë, qytetari ‘del me temperaturë 29 gradë Celcius’

Një skandal i vërtetë është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku termometrat e matjes së temperaturës te qytetarët që hyjnë nga Greqia nuk punojnë.

Ka qenë gazetarja e Fax News Ervina Shehaj ajo që ka qenë sot në vëzhgimin e kësaj pike kufitare, ku termometri shënon 29 gradë celsius, pavarësisht se nëse do të kishte realisht një temperaturë të tillë, qytetari do të ishte në gjendje të rëndë për jetën. Janë dy mjekë në këtë pikë të kalimit kufitar që kontrollojnë të gjithë pasagjerët që vijnë nga Greqia, duke i pyetur ata dhe për historikun e udhëtimit dhe nga qytetet ku vijnë. Duhet thënë se temperatura është një nga elementët më bazikë të kontrollit, e kur dështon ajo, çfarë mund të themi për të tjerat… Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, dhe raportimin e gazetares.


Send this to a friend