Prof. Dr. Kim M. DRASA, MD, PhD.
* Urolog & Sexolog
* President I Shoqates Urologeve & Sexologeve Shqiptare
“MAKSUT DRASA”.
*Ne Urologjine Europiane ka titullin:”Emer I Spikatur ne Fushen e Botimeve Urologjike Europiane.”
(Prof. Francesco Montorsi, Editor-in-Chief, European Urology).
*Antar i vecante i fondacionit: “POST FINASTERIDE SYNDROME FOUNDATION “; Media Awareness Page (PFS-Foundation, New Jersey, USA).
*Antar i vecante Seksologjise Boterore. Website: “ISSM Find a Provider Directory”.
*Titull si “EAU SENIOR Membership.”
*Antar i Shoqates Amerikane te Urologjise (AUA).
*Antar i Shoqates Europiane & Boterore te Sexologjise“ESSM–ISSM”.
*Fitoi Çmimin e Vendit te 1re me Studimin me Titull:”PSA VDIQ, JETE te gjate PSA”(PSA is DEAD, Long Live PSA), (Awarded to Kim M. DRASA, MD, PhD), ne Simpoziumin e 4te Internacional per Kancerin e Prostates & Onkollogjin Urologjike. (Mount Sinai Hospital; 8Nendor2019, Manhatam, New York, USA.)
Mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti
Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA
Këtë artikull po e nis me këtë thënie: E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë dëme po aq sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, por në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.
Njerëzit janë më pak apo më shumë të paditur dhe kjo është ajo që quhet VIRTYT ose VES (vesi del vetëm me shpirtin), ndërsa vesi më dëshpërues është ai i padijes, që pandeh se i di të gjitha dhe atëherë i jep vetvetes të drejtën për të vrarë. Shpirti i vrasësit është i verbër dhe as mirësi të vërtetë dhe as dashuri të bukur nuk mund të ketë nëse mungon e gjithë qartëpamësia e mundshme.
- Dezinformime rreth COVID-19, që aktualisht po përhapen online, duke përfshirë shumë fake kura ose trajtime për sëmundjen.
- Të paktën 7 kompani janë paralajmëruar nga Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) për produktet e tyre false se gjoja trajtojnë COVID-19.
- Produktet e cituara në këto shkresa paralajmëruese përfshijnë: çajrat, vajrat thelbësore, tinkturat dhe argjendin koloidal.
Sikundër ankthi për koronavirusin është përhapur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe vazhdon të rritet, po ashtu edhe lajmet (Fake news) për gjoja kurimin dhe trajtimin e Covid-19, sëmundjeve të shkaktuara nga virusi, po përhapen potencialisht me “shpejtësinë” e dritës. Po përhapen me shpejtësi potenciale.
Kjo është arsyeja që nxiti FDA dhe Komisionin Federal të Tregtisë (FTC), USA, për t’i dërguar shkresa paralajmëruese 7 trusteve (kompanive gjigante), të cilat ishin duke shitur aktualisht “produkte false për COVID-19”, të cilat pretendojnë se parandalojnë ose trajtojnë sëmundjen.
FDA deklaron se “aktualisht nuk ka vaksina dhe ilaçe të aprovuara për të parandaluar ose trajtuar COVID-19”.
MBULIMI I VIJËS SË SHËNDETIT TË KORONAVIRUSIT, HEALTHLINE’S CORONAVIRUS COVERAGE
Njerëzimi qëndron i informuar me updatet tona rreth shpërthimit aktuale të COVID-19. Gjithashtu, vizitoni portalin: “coronavirus hub” për më tepër informacion sesi të përgatitemi, këshillat mbi parandalimin dhe trajtimin si dhe rekomandimet e ekspertëve të vërtetë. (live updates coronavirus hub).
FDA aprovoi kërkesën drejtuar kompanive ku u kërkonte që të tregojnë se produktet e tyre – jo vetëm veprojnë ashtu siç thonë, por gjithashtu janë të detyruara, ligjërisht, të theksojnë që produktet e tyre, të cilat i tregtojnë, janë shëruese. Kjo shkresë përfshin urdhrin që pretendimet e tyre për cilësinë dhe efektet shëruese të produkteve të tyre të jenë të mirëdizenjuara me studime shkencore të besueshme.
Shumica e këtyre kompanive, të cilat u lajmëruan nga FDA, kanë kaluar përmes këtyre procedurave.
Kompanitë, të cilave iu dërgua kjo shkresë janë: Colloidal Vitality LLC, Guru Nanda LLC, Herbal Amy Inc., Quinessence Aromatherapy Ltd, The Jim Bakker Show, Vivify Holistic Clinic dhe Xephyr LLC dba N-Ergetics.
Komisionieri i FDA, Dr. Stephen M. HahnTrusted Source, ka thënë në një lajmërim që agjencitë “konsiderojnë se promovimi dhe shitja e këtyre produkteve COVID-19 false janë si një kërcënim për shëndetin publik”.
FDA do të vazhdojë të monitoroje online burimet për produkte të tjera false, “veçanërisht gjatë një tipari sinjifikant që ka të bëjë me shëndetin publik sikundër është‘Coronavirusi’”.
Shkresat paralajmëruese janë tamam hapi i parë. Agjencia (FDA) thekson se do të marrë hapa shtesë kundër çdolloj kompanie farmaceutike ose jofarmaceutike nëse ato do vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre të pacertifikuara nga FDA.
FTC është gjithashtu duke paralajmëruar konsumatorët nëpërmjet email-eve apo numrave të telefonit në lidhje me COVID-19.
Kjo përfshin edhe email-et që ju vijnë nga: Centers for Disease Control and Prevention (CDC), World Health Organization (WHO) ose nga agjenci të tjera qeveritare.
FAKE PRETENDIME SHËNDETËSORE PËR COVID-19
Fake pretendime shëndetësore që përhapen në internet nuk janë ndonjë gjë e re. Këto mashtrime kanë ekzistuar qëkur ka filluar interneti dhe paturpësisht vazhdojnë edhe në këtë situatë tragjike për njerëzimin.
Timothy Caulfield, një profesor i së drejtës shëndetësore dhe politikës shkencore në Universitetin e Alberta në Edmonton, ka dokumentuar dhe diskretituar këto gënjeshtra që prej shumë vitesh më parë. Aktualisht, profesori është duke trajtuar të gjitha dezinformimet rreth “kurave” për COVID-19, duke shkruar në “Twitter”: “ JO, zbardhues ose urinë lope nuk do të mund t’ju ndihmonin. JO, rregullimi kiropraktit nuk do të mund të ‘rrisë’ sistemin tuaj imunitar. JO, ju nuk keni nevoje për suplemente prej një natyrupathie. Dhe JO të fortë gjoja për të rregulluar funksionin hemopoetik!”
Catherine Troisi, PhD, një epidemiologe në shkollën e shëndetit publik në Austin, thotë qe fake pretendime shëndetësore mund të jene të rrezikshme në shumë situata—si kur person me kancer nuk mund të marrë mjekimin sepse ata janë duke përdorur një variant tjetër, të cilin e kanë lexuar në rrjetet, mediat sociale.
“Por diferenca me COVID-19 është që ka një pjesë të madhe e njerëzve të shqetësuar dhe që u ka humbur shpresa se mund të shërohen, të ndodhur atje jashtë, të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre tipeve të fake reklamave dhe për këtë arsye të gabuar, i blejnë dhe i përdorin”, theksoi kjo epidemiologe.
Disa pretendime, si ajo që mos hani akullore, janë pothuaj të habitshme se nuk kanë asnjë bazë reale.
Të tjera, siç është ha sa më shume hudhra, nuk janë vetë të dëmshme, nëse ky mendim nuk ju mban larg këshillave mjekësore, që aktualisht kanë evidencime shkencore që i mbështesin ata që ju këshillojnë shkencërisht. Konkretisht është gabim mendimi se vetëm duke ngrënë hudhra me shumicë, ju nuk keni nevojë për gjëra të tjera, të cilat shkencërisht janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga ky virus.
Por disa produkte mund të jenë të dëmshme, siç janë ato që gabimisht quhen “suplemente minerale të mrekullueshme” ose MMS. Këto përmbajnë chlorine dioxide, i cili është një agjent zbardhues shumë i fuqishëm, i cili mund të shkaktojë efekte anësore serioze siç janë të vjellat dhe diarre të ashpra.
Edhe disa kurime të bëra në shtëpi për të mjekuar COVID-19 mund të jenë, bile edhe vdekjeprurëse.
“The Daily Mail” ka raportuar se të paktën 44 njerëz vdiqën në Iran prej helmimit nga alkooli mbasi kishin pirë me shishe, jo me gota, se kishin menduar se po të pinin alkool me shumicë do të ngadalësonin përhapjen, bile mund të ngordhnin viruset nëse ishin futur në trupin e tyre.
Mënyra më e mirë për të ngadalësuar transmetimin është duke ndjekur hap pas hapi të gjitha këshillat shëndetësore, të cilat ju merrni nga burime të sigurta, siç janë larja shpesh e duarve, evitoni kontakte shumë të afërta me njerëz, të cilët janë të sëmurë, patjetër edhe me ata që mund të përballeni pa dashje, ballë përballë në rrugë ose në supermarket si dhe qëndrimi në shtëpi nëse ju jeni të sëmurë. Dhe pastroni dhe dezinfektoni shpesh pjesët e prekura, tamam ashtu siç duhet.
Disa njerëz në mediat sociale janë duke rekomanduar që ju duhet të përdorni produkte siç është vaji esencial, por këto nuk mund të jenë efektive kundër koronavirusit.
CDC ofron këshilla se cilat janë burimet e besueshme për të hequr qafe koronavirusin me pastrim, duke përfshirë produkte, të cilat janë provuar dhe kështu dihet që janë efektive duke pastruar për të hequr qafe këtë lloj koronavirusi.
PANDEMIA E DEZINFORMACIONEVE
Dr. Scott C. Ratzan, lektor i njohur në CUNY Graduate School të Shëndetit Publik dhe Politikave Shëndetësore, thotë se ne duhet të njohim rolin e qeverisë në mbrojtjen e popullit prej mashtrimeve shëndetësore, nëse ato janë fake trajtime për sëmundjen e Alzheimer ose “kurimet” për këtë koronavirusin e ri.
“U.S. FDA dhe FTC bëjnë një punë të mirë në paralajmërimin e popullit rreth produkteve mashtruese”, thote Ratzan, “akoma ne duhet të jemi të përgatitur ndaj mediave që duhen vënë në majë të gishtit, gjërat që ato reklamojnë para se ato të na dëmtojnë”.
Ai rekomandon që njerëzit të flasin me doktorin e tyre ose me sigurues të tjerë të kujdesit shëndetësor para se të përdorin ndonjë “kurë” për një sëmundje ose keqësim dhe t’i kërkojnë vetes tuaj nëse shërbimi ose produkti mund të bëjë ndonjë dëmtim. Troisi gjithashtu duartroket për përpjekjet e qeverive për të zhdukur pretendimet mashtruese për shërimin e COVID-19 dhe thotë që pronarët e kompanive teknologjikë duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shpërndarjen e dezinformimeve.
Ka të dhëna që këto kompani janë duke shkuar drejt sfidës. Për shembull, po të kërkosh në Google “COVID-19”, tani të shfaqen publikime nga rrjeti kryesor, ndjekur nga linku CDC; WHO ose agjenci të tjera të shëndetit më tepër të njohura.
Por Ratzan lajmëron: “Bile, nëse Amazon, Facebook, Google dhe të tjera janë duke provuar të jenë vigjilente, tregu dhe mundësitë për të ndaluar frikën janë një sfidë.
Troisi rekomandon se populli duhet të kërkojë burime të sigurta mbi informacionin, siç është CDCTrusted Source, WHOTrusted Source ose departamentet shtetërore ose shëndetësore.
“Për të luftuar këtë koronavirus pandemik, neve na duhet shkenca dhe jo frika”, tha ajo. “Për të marrë këtë shkencë këto [websites] bëjnë mirë të ikin, të na lënë rehat e të mos na fusin frikën”.
Troisi shton që më tepër gjithashtu nevojitet për tuberë më të sigurt që këto informacione të besueshme rreth COVID-19 të arrijnë te çdo njeri, duke përfshirë edhe njerëzit që nuk janë të arritshëm nga online.
“Ne thjesht supozojmë se të gjithë janë tru teknik, por që kjo nuk është e vërtetë”, theksoi ajo. “Dhe disa njerëz nuk kanë akses në internet sepse janë të varfër”.
BURIMET E LINJES SHENDETËSORE
A keni ju simptoma të COVID-19? Opsioni juaj për kujdesin
Merrni në telefon personin e kujdesit tuaj shëndetësor dhe diskutoni me atë për simptomat që keni, para se të shkoni për t’u vizituar te qendra shëndetësore ose merrni në celular një nr. urgjence, 127, dhe tregojini që ju mendoni se keni COVID-19. Veproni tamam siç do t’ju këshillojnë.
Fakti që personat asimptomatikë janë një burim potencial infektimi nga COVID-19, duhet patjetër të garantojmë rivlerësimin e dinamikës së transmetimit të shpërthimit aktual. Në këtë kontekst, përcaktimi i COVID-19 edhe në një ngarkesë më të lartë virale në një person në konvaleshencë (Pacienti 1), pra, mbasi ai është shëruar dhe po rigjeneron vetveten, ngjall shqetësimin për derdhjen (nxjerrjen) e zgjatur të COVID-19 edhe pas shërimit te pacientët. Në këta pacientë mbetet të provohet me anë të kulturës virale se a ka akoma virusin në trupin e vet.
Duhet të dini mirë se ekspirimet, teshtitjet dhe kollitjet jo vetëm që përbëhen nga pika mukosalivare (pjesë nga pështyma), të cilat ndjekin trajektoren e emetimeve gjysmëbalistike të distancës me rreze të shkurtër, por më e rëndësishmja, janë bërë kryesisht nga një re e gazit shumëfazor (nga fuqia e ventilatorëve) që ngërthen në ajër ambientin (si në kurthe) dhe mbartin me vete grupe pikash (spërklash) me një vazhdim qëndrimi në ajër dhe kjo kohë varet nga madhësia e këtyre pikave. Sipas meje, kjo është arsyeja më e shpjegueshme që po infektohen kaq shumë mjekë të frontit të parë (ballë përballë me COVID-19). Konkretisht, janë ventilatorët në dhomat e pacientëve. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe infektimin e infermierëve dhe të personelit shëndetësor që është në dhomën e pritjes, të rasteve të infektuara. Pra, kjo bën që personat, kur hipin në ashensor, mos ta hapin asnjëherë ventilatorin se para tyre mund të jetë futur ndonjë person i infektuar me COVID-in.
Në Wuhan u pa që koncentrimi më i madh i sasisë së koronavirusit u gjet të ishte tek objektet e tualetit si dhe te dhomat e urgjencës ku qëndronin personat me Covid-19.
Mikrobiota (flora intestinale) në zorrët tona ka shumë rendësi për forcimin e Sistemit tonë imunitar. Pra, sa më natyral ta keni, aq më të mbrojtur jeni nga viruset.
Italianët (Alessandro Manzoni Hospital; Lecce- Itali) kanë zbuluar që COVID-19 mund të eksperimentojë edhe manifestime në lëkurë. Konkretisht, rreth 44% e këtyre rasteve që shfaqin manifestime në lëkurë fillojnë me shpërthime të puçrrave ose njolla, skuqje të lëkurës, urtikarie (teptisje-eruption) në lëkurë si fillim i simptomave të infektimit, ndërsa pjesa tjetër (56%) e pacientëve që preken nga COVID-19, u ndodh të shfaqin manifestime në lëkurë pas shtrimit ne spital.
Vazhdon të vërtetohet se edhe kafshët e tjera mund të kenë COVID-19 se të dielën u konstatua i prekur një tigër, 4 vjeç, në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut.
Mesazhi: “Së pari mos bëni dëm. Pra, pse po dëmton veten!!!! sepse dëmton edhe të tjerët”.
KUJDES – RREZIK VDEKJE NGA COVID-19!!!!!!!
Po zbatuat këto porosi, KURRE nuk ju kap COVID-19:
1) Mos dilni pa maska dhe pa doreza dhe kur ktheheni në shtëpi, asnjëherë mos harroni radhën e veprimeve: në fillim hiqni dorezat dhe pastaj maskën.
1) Pallton o xhupin hiqeni dhe nxirreni në diell
2) Pastaj lani duart
3) Lani ambientin ku do të gatuani
4) Para përdorimit lani çdo gjë që do ushqeheni
5) Ushqimet që mund të zihen, mos hezitoni, por i zieni; se temperatura mbi 27 gradë celsius e ngordh koronavirusin.
6) Burrat ta fillojnë ditën duke u përulur para grave, se pa gratë Covid-19 do t’i zhdukte të gjithë meshkujt.
7) Mos u dorëzoni se edhe disa ditë dhe do fitojmë se Covidi do ikë nga ngrohja e kohës- mbi 30 gradë c.
8) Dëgjoni vetëm muzikë, muzikë, muzikë. Ata që duan të lexojnë libra, të lexojnë tregime dhe jo romane se lodhet truri; libri lexohet kur je i qetë se nuk kupton asgjë nga ato që lexon;
9) Shumica nuk ka lexuar asnjëherë libra, prandaj muzika është këshillë për popullatën.
10) Lajmet i shikoni vetëm një herë dhe jo e gjithë familja, por vetëm njëri që është më i qetë nga fisi dhe ai të lajmërojë të gjithë fisin; shyqyr celularët nuk i kapka ky mostër; e keqja merret vesh menjëherë; më keq se kaq nuk ka se të ndodhë.
11) Mos harroni distancën (2 metra) se ka edhe persona asimptomakikë, qe janë shumë më të rrezikshëm për të përhapur Covid-19.
12) Mos mendoni se personit që u shërua mund t’i rrini përballë pa u mbrojtur.
13) Simptoma e parë është humbja e nuhatjes dhe pastaj e shijes. Kontrollohuni, mos prisni sa t’ju fillojë kolla dhe temperatura.
14) Covidi-19 futet edhe nga syri nëpërmjet kanalit të lotit kalon në hundë, pastaj në faring dhe futet në bronke (mushkri) dhe për të evituar këtë mbani syze që dhe po harruat dhe çoni gishtat te sytë nuk ju lejojnë syzet të prekni sytë.
15) Personat që mbajnë lente në sy; këto kohë mos t’i përdorin se rrezikohen, por të mbajnë syze optike
16) Covid-19 po përhapet edhe me nxjerrjen e frymës (expirim) dhe të folurit normalisht.
17) Shkencëtarët vërtetuan se ky përhapet edhe me rrugën- aerosole (me ajër); pra, jo vetëm me spërkla, pra:
18) Sars-cov-2 ‘fluturon’, qëndron në ajër (airborn).
19) Në ashensor mos përdorni ventilatorin.
20) Grada e infektimit varet nga sasia e virusit që merr; pra, sa më shumë virus, aq më keq do jesh.
21) Pacientët e infektuar me Covid-19, si manifestim i parë mund të jenë edhe manifestimet në lëkurë, si skuqje; puçrra; urtikarie (edhe pa kruarje).
22) Po zbatuat këshillat e mësipërme, do jeni pothuaj të paprekur nga covid-19 dhe do të dilni pa depresion, nga kjo “luftë”.
Prof. dr. Kim M. Drasa, (MD, PHD), Urolog & seksolog, president i AUSA “Maksut Drasa