I keni nje borxh te madh atij vendi e atij populli…
Ndaj dhe AI vendi e populli juaj po ju presin por jo sikur dje ne Shesh…qe edhe pse ju ndoqen pas me nje fanatizem, shprese e besim te pa pare deri atehere ne historine e Shqiperise ju e zhgenjyet rende…por sot po ju presin pikerisht atje tek Teatri Kombetar atje ku pritet te ndizet fitili i barotit per te hedhur ne ere te keqen e madhe qe e ka kapluar Shqiperine e shqiptaret…Rame -Gramoz + Ps – Rilindjen e banden e tyre …
Vajtja atje dje e kreut te PD …Basha eshte nje shenje e mire vertet dhe teper inkurajuese e shpresdhenese …te njejten gje duhet te bejne edhe Opozitaret e tjere te vertete e miqte e mij te hershem e shqiptaret e ndershem e patriote Agron Duka e Dashamir Shehi te cilet kane ende goxha respekt e reputacion ne popull…
Atje e se bashku me shqiptaret qendrestare kunder bandes e banditeve kriminele duhet te jete i pari edhe vete Berisha me karizmen e tij duke e flakur tej ”Qytetarin Dixhital” e duke veshur kostumin e qytetarit shqiptar real…
Atje duhet te jete edhe i pa kompromisi miku e kolegu im i mire e i hershem Paloka …qe ja nxiu turinjte me boje ne mes te Parlamentit sharlatanit pervers kryeminister …
Sepse Teatri tashme eshte nje rruge decizive me dy ndarje …ose Rame – Veliaj e shembin ate dhe na zhysin te gjitheve perfundimisht ne Gremine ose ne duke e mbrojtur Teatrin qofte edhe me jeten tone e rrezojme dhe e permbysim Rame – Veliajn e banden e tyre antishqiptare njehere e pergjithmone…
I keni nje borxh te madh atij vendi e atij populli …borxh qe nuk u shlye kurre pikerisht atehere kur duhej ndaj dhe kusuret e zullumet sot jane trashur kaq shume dhe e keqja eshte bere Gogol…Djall e Shejtan bashke…
I keni nje detyrim moral e kombetar atij vendi e atij populli qe edhe pse i zhgenjyer kush sa here prej jush serisht te vetmen shprese e besim per ta permbysur Ortekun e frikshem komunisto-diktatorial e ka serisht ende tek ju …
Jane pikerisht gabimet tuaja fatale nder vite qe e majisen plagen e Shqiperise me ligsht se kurre.. aq sa komunistet ne pushtet fatkeqesisht i kemi peshqesh nga vete ju e nga askush tjeter.,…
Nuk po hyj ne detaje te tyre se fatkeqesisht jane plot…por kujtoj se mos larja e hesapeve me kriminelet e diktatures, mbushja e PD me sigurimsa e kriminele te se djeshmes e bij e bija te tyre, gabimet fatale me trajtimin e ish te persekutuarve politike, faji i rende me Ligjin fatal te rikthimit te pronave..mbyllja e dyerve per demokratet e vertete etj etj renduan dhe ende rendojne shume mbi shpatullat e brishta te demokracise shqiptare e cila ende vazhdon te sillet kot e verdalle ne Det si ajo Anija me busull te prishur e te c’orientuar…pa e ditur kurre se ku duhet te ankorohet…
Kam lexuar shpesh ne shkrimet e mija komentues e ndjekes te mij por edhe lexues te thjeshte qe me thone …pse nuk shkruan per Saliun, per PD, per Lulin etj…
Kam shkruar qe c’ke me te dhe asnjerin prej tyre nuk i kam nen sqetull jooo ….ndaj kur ka qene koha e vakti ju a kam thene publikisht ate c’ka kam patur per t’ju a thene …te mirat e te keqijat e tyre…sepse as kam lidhur kerthizen me ta, as kam ndermend te bej krushqi me ta e as kam ndermend te fus ndonjehere ne xhep Teseren e partise se tyre deri atehere kur te bindem une perfundimisht e si une edhe shume shqiptare te tjere se ne krye te PD eshte vete PD e vertete dhe nje Lider i pa kompromis kunder se keqes se madhe te djeshme trasheguar besnikerisht sot nga pasuesit bije e bija niper e mbesa te tyre …
Por ama…nuk mund te ve dot shenjen e barazimit mes Berishes [qe ka plot gabime e kusure te tijat te kuptohemi drejt ].. qe e antaresoi Shqiperine ne NATO dhe Edvinit qe i mbylli asaj dyert e Europes dhe e orientoi nga Moska e Beogradi…nuk mund te krahasoj dot Berishen qe ju hoqi shqiptareve Vizat e i beri te ndihen qytetare te lire te kontinentit te vjeter te qyteteruar e te civilizuar…me Edvinin qe po ju a rikthen shqiptareve vizat, mbylljen , braktisjen e Atdheut, varferine, drogen, kriminalitetin.. e izolimin…nuk mund te krahasoj dot kurren e kurres Berishen qe beri Rrugen e Kombit vepren infrastrukturore e kombetare me te madhe e me te rendesishmen ne historine e Shqiperise duke e bere de facto Shqiperi e Kosove NJE e te bashkuar….me Edvinin qe ju vuri Traun ndares shqiptareve ne te dyja anet e kufirit e po i ngul thiken pas shpine Kosoves teksa me Gjarperinjte Vucic, Thaci, Baton e c.o po kerkojne coptimin e ndarjen e territoreve te tokes sone Ame…
Ndaj …sot ai popull e ai vend serisht kane nevoje per ju PD… Opozite , Sali e Lulezim…por jo si deri me tani Please…
Jo me ne Gjume se e vdiqet per se gjalli ate vend e ate popull…
Jo me me kompromise te fshehta qe vijne ere e ndyre Tradhetie …
Jo me me Jozefina , Imamer, Patozer, Majlinda, Ristaner, Bode, Selamer, Ceka etj etj sikurse kurre me me Rudinera, Gjuzer, Ralfa e Leftera qe vetem me PD e Demokracine si lidh gje kurre .
Jo me Rame – Gramoz …Ulsi e Tualet ne krye te atij vendi e te atij populli……jo me Elisa e Brace …histerike e injorante…jo me Veliaj bandite e grabites e Llesh helmuesin mbi shqiptaret e lodhur , te varfer e te drobitur please…
Jo me me tradheti Cadrash ku vete dolet pa lagur e cadra i zu Shqiperine e shqiptaret brenda sic ze carku – Miun…
Jo me pjese e tepsive dhe e aferave dhe pazareve te pista qe rehatojne bythen tuaj e i vene flaken bythes se nje vendi e nje populli te tere ok…
Jo me me Ministra pjesmarres ne koalicion me qeverine e krimit te banditit e te bandave…jo me me afera te dyshimta qeverisese me bashkefajtorin e madh te gjithckaje ne kete vend ne keto 30 vjetet e fundit ….me ciftin Meta-Kryemadhi…
Jo me me 10 xhiro ne bulevard…hedhje shashkash e fishekzjarresh tek kryeministria…nje rrotullim reth Piramides…rikthim tek selia e PD kendimi i Himnit e mireupafshim ne takimin e radhes….
Jo me me hyrje dalje nga Parlamenti e me pas braktisje te tij kur duhet ta kishit permbysur fare ate me gjithe c’mban ai brenda…
Jo me me braktisje e politizim te greves se studenteve ku si force politike humbet nje nga shanset tuaja me te mira historike per ta permbysur kryehorrin-kryeminister…
Jo me me Lista te tilla te turpshme deputetesh qe sot ju kane zene vendin si ”Opozite” ne bordello parlamentin e Rame – Gramozit e qe ne fakt jane nje pjese jo e vogel e turpit por edhe e pa pergjegjesise suaj ndaj atij vendi e atij populli…
Jo me me shterngime duarsh me Dore pistin e Shqiperise…e as me miliona euro ”dhurate per vjehrrin e vjehrren” nga pallati i prishur buze Detit…e as me qendrime ne Vilat e Lalzit ne kohe pandemie kur populli vrapon si i cmendur rrugeve te Tiranes per te qene brenda orarit te dhunshem te psikopatit qe ka ne krye vetem e vetem te bleje racionin e domosdoshem te bukes per femijet e tij…
Jo me me rruge paqesore e me vote per te permbysur ate qe ne krye te Parlamentit te Shqiperise 30 vjet pas renies se komunizmit ende deklaron publikisht se Pushtetin e morem me gjak dhe po me gjak do ta mbrojme…
Nuk permbyset me Vote ai qe ju vjedh e ju grabit Votat ok…
Shihni rrotull jush …c’behet ne Poloni, Slloveni, Serbi …hapni syte se c’po behet kendej nga ne ne SHBA – [ vendin kampion te lirise e te demokracise ] ku populli po rremben armet e po rethon parlamente se kerkon lirite e te drejtat e tija legjitime..
Ata qe vijne ne pushtet me dhune duhen larguar e permbysur me te njejten rruge, forme e menyre dhe po ashtu sic kane ardhur …me Dhune !
Mos kini me friken e nderkombetareve te soj-lloj Leshit te tipit Gishti i Mesit …si Borchardi e Soreca apo edhe ndonje tjetre qe Shet Mobilje te perdorura te Ambasades …sepse Shqiperia eshte e jona dhe kurren e kurres e ne jete te jeteve s’ka per te qene asnjehere e tyrja…
Sepse ata shohin te pasurojne edhe me xhepat e tyre te ster- pasur dhe kurre nuk duan te dijne per xhepat e varfer , bosh e te grisur te shqiptareve… te vjedhur e te keq qeverisur ok…
I keni nje borxh te madh ne te gjitha drejtimet Shqiperise e shqiptareve…ndaj sot serisht por me shume se kurre historia e atij vendi dhe e atij populli po ju therret serisht ne skenen e madhe kombetare te tij… per te bere permbysjen e madhe historike..
Bejini bashke e prijuni shqiptareve per te permbysur te keqen e madhe qe i ka zene.,..bejini bashke e rikthejuni besimin tuaj te tronditur e te humbur per t’ju rikthyer edhe njehere shpresen e besimin tek vetja e tyre , tek Shqiperia tek PD e tek Demokracia…
Prijuni e bejini shqiptaret bashke per tu ndare me se fundi njehere e mire nga e djeshmja jone tragjike, e kriminale komuniste serbo-sllave e diktatoriale…
O sot o Kurre….populli e Shqiperia po ju presin tu shohin ne krye te tyre ashtu sikurse 29 vite me pare kur rrezuam Bustin famekeq te se Keqes se madhe…
Ndaj borxhin e madh qe ju keni Shqiperise e shqiptareve erdhi koha e momenti tu a shlyeni o Sot o Kurre …me mire vone se kurre thote vete populli…
Atehere ishte Shkurt dhe neper kembe kishim nje Dimer te eger vertet ndersa sot eshte mesi i Majit ndaj sillini Shqiperise Pranveren e shume pritur Demokratike…
A.R.DOSTI