VOAL

VOAL

Shtëpia e Bardhë njofton se Trumpi nuk do të takohet me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre në Gjermani.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të zhvilloj takim formal me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të Azisë Juglingdore në Vietnam.

“Nuk ka pasur asnjë takim të konfirmuar dhe nuk do të ketë ndonjë takim për shkak të mosperputhjes së orareve nga të dyja palët”, ka njoftuar sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sipas Sanders ka mundësi që të zhvillohet ndonjë takim joformal, ose në Danang apo më vonë në Filipine, ku Trumpi dhe Putini do të marrin pjesë në një tjetër konferencë.

Kremlini ka njoftuar më herët gjatë javës se do të mbahet takimi në mes të palës ruse dhe amerikane, ndonëse sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, pati njoftuar se ende nuk ka ndonjë vendim rreth kësaj çeshtje.

Trumpi lavdëron Kinën për trajtimin e kërcënimit bërthamor nga Phenjani

Pekin, 9 nëntor 2017.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, foli me ton më të butë ndaj Kinës dhe lavdëroi liderin e saj, Xi Jinping, për trajtimin e kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje Xisë që “të punojë fuqishëm” për ta bindur Pehnjanin që të heqë dorë nga programi bërthamor.

Trump i bëri këto komente për gazetarët në Pekin, ku edhe ndodhet për vizitë shtetërore.

Trump dhe Xi kanë zhvilluar bisedime më herët dhe kërcënimi i Phenjanit raportohet se ka qenë në krye të agjendës.

Koreja e Veriut, në muajt e fundit, ka testuar disa raketa balistike dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore. Ajo ka kërcënuar me sulme vendet fqinje dhe SHBA-në.

Pekini shihet si faktor me ndikim te Phenjani, pasi është aleati kryesor ekonomik i tij.

Xi dhe Trump po ashtu njoftuan se vendet e tyre kanë nënshkruar marrëveshje biznesore, në vlerë prej 250 miliardë dollarësh, gjatë vizitës së presidentit amerikan.

SHBA: demokratët shënojnë fitore historike në zgjedhjet lokale

Anëtarët e Partisë Demokrate dhe aleatët e tyre anembanë Shteteve të Bashkuara kanë arsye të forta për të festuar pas zgjedhjeve që u mbajtën dje, përveç disa fitoreve të rëndësishme që ata arritën në garat për guvernator të Virxhinias dhe Nju Xhërsit.

Zgjedhja e demokratit Ralph Northamit si guvernator në Virxhinia dhe e demokratit tjetër Phil Murphy-it në Nju Xhërsi u shoqërua me fitoren e dy ndihmës guvernatorëve afrikano-amerikanë: Justin Fairfax siguroi fitoren në një garë të veçantë për këtë post në Virxhinia dhe Sheila Oliver, u bë zëvendës guvernatorja e parë afrikano-amerikane, e cila kandidoi për këtë post, krahas guverantorit Murphy.

New York Mayor Bill de Blasio is greeted by supporters after his re-election in New York City, Nov. 7, 2017.

New York Mayor Bill de Blasio is greeted by supporters after his re-election in New York City, Nov. 7, 2017.

Bill de Blasio siguroi një mandat të dytë si kryetar i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, duke e mundur me lehtësi rivalen e tij republikane, senatoren e shtetit të Nju Jorkut, Nicole Malliotakis. Qyteti i Nju Jorkut është prej vitesh një bastion i demokratëve dhe është njëkohësisht, qyteti i lindjes i Presidentit republikan President Donald Trump.

Në shtetin verilindor Maine, votuesit miratuan me shumicë dërrmuese një nismë votimi, që e zgjeron Medicaid-in, programin federal të sigurimit shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Kjo nismë e tejkalon kundërshtimin nga guvernatori Paul LePage, një republikan i vijës së ashpër, i cili kishte vënë veton mundër 5 masave të tjera legjislative për zgjerimin e Medicaid-it dhe që lidheshin me programin “Affordable Care Act”, një arritje e rëndësishme legjislative e ish Presidentit President Barack Obama.

Në shtetin e Minnesotës, Andrea Jenkins nga qyteti i Minneapolis, u zgjodh në këshillin drejtues të qytetit, duke u bërë personi i parë transgjinor me ngjyrë që zgjidhet në një post publik në Shtetet e Bashkuara. Jenkins shënoi me fitoren e tij një arritje historike, krahas me Danica Roemin, e cila u bë gruaja e parë transgjinore e hapur që zgjidhet ligjvënëse e Virxhinias dhe i pari person transgjinor i hapur që fiton një post në një organ ligjvënës të Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu, Manka Dhingra fitoi në zgjedhjet e posaçëme për një vend në senatin e shtetit veriperëndimor të Uashingtonit, duke i dhënë kështu demokratëve kontroll të plotë të shtetit: të dhomave legjislative dhe të zyrës së guvernatorit. Këtë veçori që e kanë gjithashtu shtetet fqinjë të Oregonit dhe Kalifornisë.

Presidenti Trump shpreh besim për zgjidhjen e krizës bërthamore të Phenianit

Presidenti Donald Trump thotë se programi i raketave balistike dhe i armëve bërthamore të Koresë së Veriut paraqet një kërcënim për të gjithë botën, që kërkon marrjen e masave në shkallë botëtore.”

Gjatë një konference shtypi në Seul me Presidentin jugkoran Moon Jae-in, zoti Trump tha se është e papranueshme që vende të ndryshme të ndihmojnë me armatime dhe financime regjimin e Kim Jong Un-it.

Ai tha se “…Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të vetëmbrohen dhe aleatët e tyre do të përdorin fuqitë e tyre ushtarake të pashoqe, në se do të jetë e nevojshme.”

Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nuk mund ta lejojnë Phenianin “të kërcënojë gjithçka që kemi ndërtuar”, që nga koha e Luftës Koreane 6 dekada më parë. Ai e akuzoi udhëheqësin koreanoverior për kërcënimin e panevojshëm të miliona jetëve të pafajshme.

Duke shtuar se Uashingtoni dhe Seuli janë duke punuar së bashku për një zgjidhje paqësore të situatës me Korenë e Veriut, zoti Trump tha: “Mendoj se është mirë që Koreja e Veriut të bëjë gjënë e duhur, duke ardhur në tryezën e negociatave.”

Trumpi arrin në Korenë e Jugut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, arriti në Korenë e Jugut, ku do të takohet me homologun e këtij vendi, Moon Jae-in, për të diskutuar tregtinë dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Ai po ashtu do të takojë trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe politikanë lokalë.

Të hënën, Trump ka qëndruar në Japoni – ndalesa e parë e turneut të tij në Azi.

Duke folur në Tokio, Trump ka thënë se programi bërthamor i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenjanit ka marrë fund.

Në muajt e fundit, Phenjani ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Këshilltari i Trumpit ka takuar zv/kryeministrin rus gjatë fushatës

Carter Page

Një ish-këshilltar për politikë të jashtme i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, ka pranuar para Kongresit se ka pasur kontakte me një zyrtar të lartë të Kremlinit, derisa ka qenë në një udhëtim në Rusi, vitin e kaluar.

Sipas transkriptit të publikuar, Carter Page, këshilltar i papaguar, i cili e ka lënë fushatën përpara se Trump të zgjidhej, i ka thënë Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve se “shkurtimisht e ka përshëndetur” zëvendëskryeministrin rus, Arkady Dvorkovich, në korrik të vitit 2016, kur edhe ka qenë në Rusi për një fjalim.

Pas pyetjeve të përsëritura për kontaktet, të cilat Page i ka mohuar në të kaluarën, ai ka thënë se ka biseduar me Dvorkovichin pas fjalimit në Shkollën Ekonomike të Moskës.

“Ka qenë një bisedë e shkurtër. Ka qenë kënaqësi. Nuk mund t’i kujtoj fjalët e sakta që kam thënë”, ka thënë Page në dëshminë e tij.

Page, ish-bankier i kompanisë bankare Merrrill Lynch në Moskë, ka thënë se e ka parë Dvorkovichin edhe në një darkë, gjatë udhëtimit të tij të dytë në Rusi, në dhjetor të vitit 2016.

I pyetur nëse ai ka pasur takim privat me Dvorkovichin, Page është përgjigjur: “Kemi pasur, ai ka ndaluar në darkën në të cilën kam shkuar me njerëz të universitetit, në dhjetor”.

Dëshmia e Page është pjesë e hetimeve të Komitetit për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar, dhe për lidhjet e mundshme të ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë. Rusia e ka mohuar ndërhyrjen, ndërsa Trump ka hedhur poshtë bashkëpunimin e fshehtë me Kremlinin.

Page ka dhënë dëshminë më 2 nëntor, por transkripti i intervistës me dyer të mbyllura është publikuar të hënën.

Page po ashtu ka thënë se i ka informuar disa anëtarë të fushatës së Trumpit për udhëtimin e tij në Rusi, përfshirë edhe senatorin e atëhershëm, Jeff Sessions, i cili tani është prokuror i përgjithshëm.

Kjo mund të ngrejë më shumë pyetje rreth asaj se sa ka qenë në dijeni Sessions për ndërveprimet midis ndihmësve të fushatës së Trumpit dhe rusëve.

Sessions është tërhequr nga mbikëqyja e hetimeve të fushatës së Trumpit, në muajin mars, pasi ka pranuar se ka pasur dy biseda të pazbuluara me ish-ambasadorin rus në SHBA, Sergey Kislyak, gjatë fushatës.

Page ka këmbëngulur se udhëtimi i korrikut 2016 ishte personal dhe se nuk ka pasur lidhje me fushatën.

Megjithatë, Komiteti ka nxjerrë një email, në të cilin Page u ka shkruar zyrtarëve të fushatës dhe u ka kërkuar t’i thonë “nëse kanë ndonjë vërejtje apo mendim, se si e preferojnë qasjen e tij”.

Page ka thënë se nuk ka pasur lidhje direkte me Qeverinë ruse, edhe pse ka pranuar se mund të ketë folur me zyrtarë të ndryshëm të Kremlinit ndër vite.

Përgatiti: Valona Tela

Vrasjet në Teksas, zbulohen hollësitë

Zyrtarët amerikanë e cilësuan vrasjen e 26 vetëve në një kishë të Teksasit nga një njeri i armatosur, si ngjarjen më të rëndë të këtij lloji në historinë e shtetit.

Personi i armatosur, i identifikuar si 26 vjeçari Devin Kelley hapi zjarr të dielën paradite gjatë një ceremonie kishtare në komunitetin e vogël Sutherland Springs.

Zyrtarët në Teksas thanë se Kelley i dërgoi mesazhe kërcënuese me tekst vjehrrës së tij, e cila ndodhej në kishë, dhe se ngjarja erdhi si pasojë e problemeve familjare dhe nuk kishte motive racore apo fetare.

Autoritetet thonë gjithashtu se provat në vendngjarje i bëjnë të besojnë se Devin Patrick Kelley vdiq nga një plagë me armë zjarri të shkaktuar prej vetë atij pasi përplasi makinën kur po ndiqej nga disa civilë të armatosur.

Ata thanë se Kelley i telefonoi të atit për t’i thënë se ishte qëlluar me armë dhe nuk mendonte se do të mbijetonte.

Viktimat ishin të moshave nga 18 muaj deri në 77 vjeç. Sipas autoriteteve, Kelley kishte punuar më parë në një bazë ajrore dhe në makinën e tij u gjetën armë të shumta, por nuk duket të kishte lidhje me ndonjë grup të organizuar terrorist.

Dhejtë persona ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Ata janë të moshave nga 5 deri në 73 vjeç.

TRAGJEDIA NË SUTHELAND SPRINGS

Mes lotëve dhe lutjeve, familjarët e viktimave u mblodhën për të mësuar mbi fatin e njerëzve të tyre.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Sepse këto gjëra ndodhin në Nju Jork, në qytetet e mëdha,” thotë një grua.

Një ceremoni e zakonshme kishtare në këtë qytet të vogël të Teksasit u shndërrua papritur në një tragjedi.

Zyrtarët thanë se një person i armatosur me pushkë hapi zjarr jashtë kishës Baptiste në Sutherland Springs dhe vazhdoi të qëllonte ndërsa hynte brenda saj.

Guvernator i Teksasit Greg Abbott u shpreh : “Është ngjarja më e rëndë e këtij lloji në historinë e shtetit tonë, – thotëGreg Abbott, Guvernator i Teksasit. “Janë kaq shumë familje që kanë humbur njerëzit e tyre, baballarë, nëna, bij dhe bija. Tragjedinë e rëndon më shumë fakti që ajo ndodh në një kishë, në një vend lutjesh”.

Njeriu i armatosur u gjet më vonë i vrarë në automjetin e tij pas një konfrontimi me një civil.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhej në Japoni, ndalesa e parë në udhëtimin e tij në pesë vende të Azisë, shprehu ngushëllime.

“Ne bashkojmë duart, bashkojmë krahët dhe, përmes lotëve dhe trishtimit, qëndrojmë të fortë, shumë të fortë!” tha zoti Trump.

Në Teksas, pjestarët e komunitetit thonë se nuk heqin dorë nga besimi ndërsa luftojnë me humbjen e rëndë.

“Është diçka mjaft e rëndë për ne dhe për komunitetin tonë, por Zoti ende është në kontroll,” thotë pastori Paul Buford.

Masakra në Teksas – Kush është autori që la 27 viktima, pse u shkarkua nga Forcat Ajrore

Identifikohet autori i masakres ne Teksas. Mediat e huaja raportojne se sulmuesi  i armatosur që hapi zjarr brenda kishes në Teksasit duke vrarë të paktën 27 persona, përfshirë një fëmijë dy vjeçar, një grua shtatzënë dhe vajzën 14-vjeçare të pastorit është identifikuar si pjese e Forcave Ajrore dhe mësues i studimit të Biblës.

Devin Patrick Kelley, personi qe shihni ne foton poshte hyri në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland, i veshur me veshje luftarake dhe filloi të shtënat, raporton Daily Mail.

 

Kelley, 26 vjeç, nga New Braunfels, një periferi e San Antonios, u vra pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në Guadalupe County, por është ende e paqartë nëse sulmuesi beri vetëvrasje apo u qëllua nga autoritetet.

Policia e San Antonio bastisi shtëpinë e Kelley të dielën mbrëma. Kelley, i cili ishte i martuar, kishte postuar kohët e fundit një foto të një arme AR-15 në faqen e tij në Facebook.

Ai mesohet se ishte shkarkuar nga Forcat Ajrore pasi kishte dhunuar gruan dhe femijen e tij.

1

Detajet e reja/ 

Të tjera detaje janë publikuar me sulmin në Teksas ku një i armatosur qëlloi për vdekje 27 persona gjatë një meshe në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs.

460D1EC300000578-5052163-The_shooting_happened_at_the_First_Baptist_Church_of_Sutherland_-a-104_1509916450587

Mediat lokale kanë raportuar se numri i të lënduarve ka shkuar në 120.

Po ashtu agjencia ‘24News’, raporton se hetuesit e FBI-së, po shenjonë  atentatorin si pjestar të një grupi fashist e ashtuquajtur “White Supermacy” (supremacia e të bardhëve),

Vlen të theksohet se sulmi paraprak në kishën Charleston në  Karolinën Jugore që ndodhi në muajin prill të këtij viti, ishte kryer nga Dylann Roff pjesëtari i këtij grupi “Neo-Nazist”.

Ora 21:50 -Masakra në Teksas me 27 viktima, reagon presidenti Trump

Pas masakrës në një kishë në Teksas ku mbetën të vrarë 27 persona dhe dhjetëra të plagosur, ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi më i lartë i SHBA-vë, presidenti Trump.

Në një postim në ‘Twitter’ presidenti Trump shkruan se po monitoron nga Japonia gjithë situatën.

“Zoti qoftë me njerëzit e Sutherland Spings, Teksas. FBI dhe forcat e ligjit janë në vend ngjarje. Jam duke e monitoruar situatën nga Japonia”, shkruan Trump.

trump

Ora 21:00 – Konfirmon policia: Vritet autori, numri i viktimave shkon në 27

Të paktën 27 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit gjatë lutjeve të së dielës.

Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar një komisioner i policisë, raporton BBC.

Është raportuar se sulmuesi ka hyrë në kishë rreth orës 11:30 (koha lokale), në një Kishë Baptiste në shtetin Vilson dhe ka filluar të shtënat.

Policia ka thënë se pas sulmit është vrarë edhe agresori, shkruan ‘Panorama’.

Ora 19:12 – Sulm me armë në një kishë në Teksas, qëllohen 16 persona

Të paktën 16 vetë janë qëlluar brenda një kishe të Teksasit pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë meshës të së dielës në mëngjes.

Të shtënat ndodhën në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs, ku rreth 50 vetë po ndjekin meshën, sipas raporteve lokale.

460C4ABF00000578-0-image-a-49_1509907974955

Sherif Joe Tackitt konfirmoi se ka viktima por ende nuk dihet numri i tyre, shkruan Daily Mail.

Dëshmitarët thanë se një burrë I armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10.30.

Fqinjët në zonë thanë se kanë dëgjuar disa të shtëna.

Një tjetër dëshmitar në skenë tha se një dy vjeçar u qëllua gjithashtu në sulmin. Sipas KSAT, ishin të paktën gjashtë helikopterë të thirrur për të transportuar viktimat në spital.

Është e pa qartë ende se kush ishte autori i sulmit dhe nëse i përkiste një akti terrorist apo një veprimi individual.

Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11, shumicën e tyre fëmijë.

Nga sulmi në Teksas janë vrarë së paku 26 vetë

Pjesëtarët e policisë dhe hetuesve në vendin e sulmit në një kishë në shtetin Teksas

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se së paku 26 vetë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një kishë.

Sulmi i mbrëmshë në një kishë baptiste në Sutherland Springs në shtetin Teksas, ishte sulmi më masiv vdekjeprurës në historinë e këtij shteti.

Agjencitë e lajmeve dhe rrjetet televizive, përfshirë Associated Press, CBS dhe CNN, duke i cituar zyrtarët e agjencive për zbatimin e ligjit, më vonë kanë raportuar se sulmuesi është identifikuar me emrin, Devin Patrick Kelley, 26 vjeçar.

Një zyrtar tha se ai jetonte në San Antonio dhe duket se nuk ishte i lidhur me ndonjë grup të organizuar terrorist.

Zyrtarët kanë thënë se 23 persona të vrarë ishin gjetur brenda kishës, dy jashtë saj dhe një person i plagosur ishte dërguar në spital, por më vonë kishte vdekur.

Sulmuesi më vonë ishte gjetur i vrarë në automobilin e tij nga plagët e pësuara, pasi ishte ndjekur nga pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit.

Mbështetja për zotin Trump, më e ulëta në shtatë dekada për një president amerikan

Sipas një sondazhi të Washington Post-ABC News, publiku amerikan vazhdon të ketë një vlerësim të ulët të punës së presidentit Donald Trump.

Zoti Trump ka qenë në detyrë për gati një vit dhe miratimi për punën e tij është “dukshëm më i ulët se për çdo president të mëparshëm në këtë pikë në presidencën e tij gjatë shtatë dekadave të sondazheve”, shkruan gazeta The Washington Post. Vetëm 37 për qind e amerikanëve ose më pak se 4 në 10 amerikanë miratojnë punën e presidentit Trump si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara.

Mosmiratimi i punës së tij ka arritur në 59 për qind, dhe gjysma e atij grupi nuk e mbështesin thellësisht punën që ai po bën.

Rezultatet në sondazhin Post-ABC janë të ngjashme me ato të sondazheve të fundit mbi punën e presidentit. Sondazhi i Gallup, i cili vëzhgon prirjet politike kombëtare të opinionin publik amerikan, tha të premten se 56 për qind e publikut nuk e miraton punën e Presidentit Trump në krahasim me 39 për qind që e mbështet.

100 ditë pas inaugurimit të tij, në fund të prillit, 42 për qind e amerikanëve thanë se mendonin se Trump kishte bërë arritje të mëdha, por tani ky numër ka rënë në 35 për qind.

Gazeta thotë se 65 për qind e të anketuarve thonë se presidenti Trump ka arritur “jo shumë” ose “pak ose aspak”.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 51 për qind e amerikanëve nuk kishin fare besim në punën e presidentit për trajtimin e kërcënimit të paraqitur nga Koreja e Veriut.

Gazeta The Washington Post njofton se gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenti ka paragjykime ndaj afrikano-amerikanëve dhe më shumë se gjysma, 55 për qind mendojnë se ai ka paragjykime ndaj grave.

Megjithatë, nga ata që votuan për presidentin Trump në zgjedhje, 91 për qind vazhdojnë ta miratojnë punën e tij. Sondazhi u krye mes 29 tetorit dhe 1 nëntorit.

Të shtëna në një kishë në Teksas

Një person qëlloi të dielën mbi turmën në një kishë në Teksasin jugor, duke lënë pas vetes të vrarë e të plagosur.

Sipas medieve lokale, burri hyri në kishën Baptistë në Sutherland Springs, dhe filloi të qëllojë mbi të pranishmit rreth orës 11 e 30 sipas kohës lokale.

Policia ka bllokuar zonën por ende nuk ka dhënë hollësi rreth ngjarjes.

Sulmuesi është vrarë nga policia, thanë mediet lokale.

Sutherland Springs, ku ndodhi sulmi shtrihet rreth 50 kilometra në juglindje të San Antonios.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve janë në vendin e ngjarjes.

Presideti amerikan Donald Trump tha se po e ndjek situatën nga Japonia ku ndodhet në fillim të një vizite gati javëshe në Azi.

Trumpi: Asnjë diktator nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë amerikane

Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se asnjë diktator nuk duhet të nënvlerësojë Shtetet e Bashkuara. Ai foli nga baza ajrore amerikane në Japoni, në ndalesën e parë të udhëtimit të tij në Azi që pritet të dominohet nga kriza bërthamore e Koresë së Veriut.

Presidenti Donald Trump u prit me brohoritje nga personeli ushtarak i bazës ajrore Yokota, në perëndim të Tokios, ndërsa ai u shfaq me një xhaketë të pilotëve të avionëve bombardues.

“Askush, asnjë diktator, asnjë regjim apo vend, nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë amerikane. Na kanë nënvlerësuar herë pas here në të kaluarën. Nuk u doli mirë apo jo? Nuk ishte e këndshme për ta”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump shtoi se SHBA-ja “nuk do të dorëzohet kurrë, nuk do të lëkundet dhe nuk do të reshtë” së mbrojturi “popullin tonë, lirinë tonë dhe flamurin tonë të mrekullueshëm amerikan”.

“Historia ka provuar në mënyrë të përsëritur se udha e tiranëve është një marshim i vazhdueshëm drejt varfërisë, vuajtjeve dhe nënshtrimit. Por, shtegtimi i kombeve të forta dhe i popujve të lirë, të bindur për vlerat e tyre dhe me besim tek e ardhmja e tyre, është një rrugëtim i sprovuar drejt prosperitetit dhe paqes”, tha Presidenti Trump.

Pas fjalimit në bazën Yokota, Presidenti udhëtoi me helikopter drejt klubit Kasumigaseki.

Ndërsa anëtarët e klubit drekonin, Presidentët Trump dhe Abe, firmosën kapele të bardha me mbishkrimin “Donald dhe Shinzo e bëjnë aleancën sërish madhështore”.

Presidenti Trump mbërriti në Japoni pas një ndalese në Hawaii ku ai vizitoi memorialin në Pearl Harbor, vendi ku sulmi befasues i marinës japoneze në vitin 1941 tërhoqi SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore. Për Presidentin Trump u organizua atje edhe një seancë informimi me të dhëna sekrete nga Komanda Ushtarake amerikane për Paqësorin.

Manaforti ofron 12 milionë dollarë për t’u liruar nga arresti shtëpiak

Paul Manafort, ish-udhëheqësi i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, ka ofruar 12 milionë dollarë në pasurinë e patundshme dhe sigurim shëndetësor, në përpjekje për t’i dhënë fund urdhërit për arrest shtëpiak kundër tij, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Në paraqitjen e 4 nëntorit, Manafort gjithashtu ofroi të kufizonte udhëtimin e tij përpara një gjyqi, në Nju Jork, Uashington, DC dhe Florida nën akuzat për shpërlarje të parave, komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke mos u regjistruar si agjentë i huaj i ish- qeverisë pro-ruse.

Gjyqtari i qarkut amerikan, Amy Berman Jackson, hodhi poshtë kërkesën nga Manafort për ta liruar atë nga burgimi shtëpiak.

Ndërsa, Rick Gates, një bashkëpunëtor i Manafort, gjithashtu është akuzuar dhe është urdhëruar të qëndrojë nën arrest shtëpiak.

Të dy janë shpallur të pafajshëm dhe kanë mohuar akuzat kundër tyre.

Manafort, Ukraina dhe roli i “Podesta Group” dhe “Mercury Public Affairs”

Paul Manafort

Dy kompani amerikane të përfshira në procesin hetimor të prokurorit të posaçëm ndaj Paul Manafort, thonë se janë mashtruar nga ish-kryetari i fushatës së Presidentit Trump për lobizmin që ai bënte për Ukrainën. Por, duket se ata kanë patur sinjale të qarta paralajmëruese.

Shërbimi ukrainas i Zërit të Amerikës hulumtoi disa artikuj amerikanë dhe evropianë të botuar në vitet 2007 – 2014, si dhe bisedoi me politikanë ukrainas. Lidhje të qarta shfaqen ndërmjet OJF-së në Bruksel që punësoi kompanitë lobiste dhe ish-partisë në pushtet në Ukrainë, një fakt që kompanitë lobiste mohojnë ta kenë ditur në atë kohë.

Lobistët duhet ta kishin shqyrtuar me kujdes informacionin në kohën kur u angazhuan, si pjesë e procedurës për të njohur klientët e tyre”, thotë Gene Burd, partner në kompaninë “Arnall Golden Gregory LLP”.

Ai thotë se dy kompanitë janë mbiquajtur në aktpadi si Kompania A dhe Kompania B, por se është bërë e ditur rishtazi se ato janë realisht “Mercury Public Affairs” dhe “Podesta-Group”, të cilat duhet të kishin vazhduar “të informoheshin për ndryshimet në strukturat menaxheriale dhe burimet e financimit të organizatës”.

Zoti Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës elektorale të Presidentit Donald Trump për një periudhë 3-mujore në vitin 2016, u akuzua në një gjykatë federale ditën e hënë, se nuk ishte regjistruar si lobist i një qeverie të huaj në kohën kur firma e tij po punonte për partinë pro-ruse të ish-Presidentit ukrainas Viktor Yanukovych.

Akuza thotë se kjo ishte pjesë e një “skeme” të zotit Manafort dhe të akuzuarit tjetër, bashkëpunëtorit të tij Rick Gates, për të krijuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këtë parti, e cila kërkonte aleancën e Kievit me Moskën dhe jo anëtarësimin në Bashkimin Evropian, siç dëshironin shumë ukrainas.

Akuza thotë se të dyja kompanitë lobiste u rekrutuan nga firma e zotit Manafort për të punuar gjatë viteve 2012-2014 për OJF-në me seli në Bruksel, të njohur me emërtimin Qendra Evropiane për një Ukrainë Moderne (ECFMU), e cila ishte realisht organizmi që promovonte interesat e Partisë së Rajoneve, të zotit Yanukovych.

Të dyja kompanitë mohojnë të kenë ditur se u përfshinë në një fushatë për rehabilitimin e imazhit të partisë së zotit Yanukovych, siç thotë akuza. Në deklaratat e tyre publike thuhet se u ishte bërë e ditur se do të punonin vetëm për ECFMU-në, të cilën e perceptonin si një organizatë studimore pro-evropiane që dëshironte të informonte zyrtarët e qeverisë amerikane për Ukrainën.

Kur u bë fillimisht e njohur për publikun puna e tyre e paraportuar për një qeveri të huaj, drejtorja ekzekutive e “Podesta Group”, Kimberley Fritts, i tha në gusht 2016 shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës, se mbështetur në opinionin e këshilltarëve ligjorë, organizata e saj përfaqësoi interesat e ECFMU-së në SHBA, pa u regjistruar në bazë të Ligjit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj në SHBA (FARA).

“Për shkak se firma jonë ishte në partneritet me firmën ‘Mercury’, këshilltarët tonë ligjorë u koordinuan me këshilltarët e tyre, si dhe me këshilltarë të tjerë të pavarur”, thuhej në një email të Podesta Group dërguar Zërit të Amerikës, dhe se “ata vendosën bashkarisht se mënyra e duhur e raportimit ishte ajo e bazuar në Ligjin për Transparencën e Lobizmit (LDA)”.

Regjistrimi sipas legjislacionit LDA është një detyrim ligjor për lobistët amerikanë që përfaqësojnë interesa biznesi dhe joqeveritare të huaja, si p.sh. organizata kulturore dhe arsimore. Ndërsa regjistrimi sipas legjislacionit FARA është më i përpiktë për sa i përket detyrimeve ligjore për lobistët që veprojnë në emër të qeverive të huaja apo partive të huaja politike.

Zonja Fritts i tha gjithashtu Zërit të Amerikës se dy grupet lobiste ranë dakort të punonin për ECFMU-në vetëm pasi drejtuesja e saj bëri një deklaratë me shkrim se “asnjë nga aktivitetet e Qendrës nuk është direkt apo indirekt i mbikqyrur, drejtuar, kontrolluar, financuar apo mbështetur pjesërisht apo plotësisht nga ndonjë qeveri e një vendi të huaj apo ndonjë parti e huaj politike”.

Ish-drejtorja e ECFMU-së, Ina Kirsch, konfirmoi deklaratat e zonjës Fritts, dhe i tha Zërit të Amerikës se ajo personalisht i pati siguruar këshilltarët ligjorë të firmave “Podesta” dhe “Mercury”, se ECFMU-ja “nuk marrë kurrë fonde nga Partia e Rajoneve, qeveria e Ukrainës, apo presidenti”, dhe se ajo ka përfituar fonde vetëm nga kompani private.

Zonja Kirsch shtoi se ECFMU-ja nuk ka paguar firmat amerikane për punën e tyre lobiste. Kjo vërtetohet edhe nga aktpadia e ditës së hënë, ku thuhet se kompanitë A dhe B, përfituan bashkarisht 2 milionë dollarë, të cilat nuk u paguan nga ECFMU-ja, por nga llogari bankare në parajsa fiskale të menaxhuara nga firma në Kiev e zotit Manafort.

Në deklaratën e zonjës Fritts thuhet se “ne besojmë se Rick Gates, bashkëpunëtori i zotit Manafort, punonte për ECFMU-në, ashtu si edhe ne”.

Megjithatë, një hulumtim i thjeshtë në internet i artikujve të periudhës 2007 – 2014 tregon se zoti Manafort përshkruhet në rolin e strategjistit kryesor të zotit Yanukovych, dhe se ECFMU-ja ishte një vegël e Partisë së Rajoneve.

Një raport i vitit 2007 në gazetën “The New York Times” për ish-kryeministrin e asaj kohe Yanukovych, e përshkruan zotin Manafort si një drejtues në “prapaskenë” që e pati “shndërruar imazhin e zotit Yanukovych nga një reaksionar i errët dhe vegël e Kremlinit, në ndoshta politikanin më popullor të vendit”.

Artikuj të ngjashëm nga mediat ukrainase përshkruajnë dimensionet e strategjive politike lobiste të zotit Manafort, si dhe citojnë dokumenta të ECFMU-së ku kjo OJF pozicionohet se një instrument i influencës ndërkombëtare të Partisë së Rajoneve.

ECFMU documents, obtained by Ukrainska Pravda, list Party of Regions MPs as founders. (Courtesy)

ECFMU documents, obtained by Ukrainska Pravda, list Party of Regions MPs as founders. (Courtesy)

Në mars të vitit 2012, “Ukrainska Pravda”, një ndër faqet në internet më me influencë në Ukrainë, publikoi një ekspoze të ECFMU-së ku radhitej edhe Leonid Kozhara, deputet i rëndësishëm i Partisë së Rajoneve. Në dhjetor të vitit 2012, nga kryetar i ECMFU-së zoti Kozhara u bë Ministër i Jashtëm i zotit Yanukovych. Artikulli përmend si themelues të ECFMU-së edhe dy deputetë të tjerë të rëndësishëm të Partisë së Rajoneve, Evgen Geller dhe Vitaly Kalyzhny.

Në një intervistë dhënë “Glavcom” në qershor të vitit 2012, zoti Kozhara përmend ndërvarësinë financiare të ECFMU-së nga burimet qeveritare dhe përshkruan pozicionimin e saj në mbështetje të objektivave ndërkombëtare të qeverisë:

Glavcom”: “Është e njohur se juve keni bashkëthemeluar Qendrën Evropiane për një Ukrainë Moderne, e cila duket se punon për të përmirësuar imazhin e autoriteteve ukrainase, përkundër rastit të (ish-kryeministres së burgosur Yulia) Timoshenkos. A është kështu?”

Zoti Kozhara: “…Kur më ftuan nga Brukseli që të drejtoja Qendrën Evropiane për një Ukrainë Moderne, ishte një nder. E perceptova si një vlerësim të punës time”.

Kur u pyet për burimet e financimit të ECFMU-së, zotit Kozhara tha se “si të gjitha OJQ-të, ne kemi kuota anëtarësie, por japin fonde edhe struktura të biznesit dhe të qeverisë. Nëse duan ndihmë, duhet të paguajnë”.

Në një intervistë të gushtit 2016 për Zërin e Amerikës, zoti Kozhara mohoi të ketë patur ndonjë post në ECFMU, duke u vetëpërshkruar si një anëtar pa pagesë i bordeve të OJF-ve të ndryshme, ndër të cilat ishte edhe ECFMU-ja.

Zoti Manafort dhe zoti Gates janë nën akuza se shërbyen se agjentë të huaj të paregjistruar, për interesat e Ukrainës, duke shkelur kështu detyrimin ligjor për t’u regjistruar tek Departamenti i Drejtësisë.

Sipas akuzës, zotërinjtë Manafort dhe Gates kontrollonin 12 entitete amerikane, 12 entitete të tjera me bazë në Qipro dhe 3 entitete të tjera të huaja. Në total, përmes llogarive të tyre në parajsa fiskale kaluan 75 milionë dollarë. Zoti Manafort akuzohet personalisht për pastrimin e 18 milionë dollarëve. Zoti Gates akuzohet për pastrimin e mbi 3 milionë dollarëve nëpërmjet llogarive në parajsa fiskale.

Themeluesi i “Podesta Group”, Tony Podesta, një veteran i ngritjes së fondeve për Partinë Demokratike dhe vëlla i ish-kryetarit të fushatës Clinton, John Podesta, u dorëhoq papritur, pak orë pasi aktpadia u bë publike. John Podesta, i cili bashkëthemeloi këtë grup me të vëllanë në vitin 1988, nuk ka qenë më i lidhur me grupin që në vitet 90’-të, si dhe nuk përmendet në aktpadi.

“Podesta Group” lobon për interesa të ndryshme të huaja, ndër to edhe për qeveritë e Azerbajxhanit dhe Arabisë Saudite. Ka qenë gjithashtu edhe përfaqësuese e bankës më të madhe të Rusisë, “Sberbank”.

Nuk janë ngritur akuza ndaj Tony Podestas, organizatës së tij lobiste apo organizatës “Mercury”, por të gjithëve u janë dërguar fletëthirrje për të paraqitur dokumentacion dhe për të dëshmuar rreth bashkëpunimit të tyre me zotërinjtë Manafort dhe Gates, si dhe ECFMU-në.

(Ky material u përgatit nga shërbimi ukrainas i Zërit të Amerikës.)

Twitter: Profili i Trumpit u deaktivizua nga një punëtor

Profili i presidentit amerikan, Donald Trump, në rrjetin Twitter (@realdonaldtrump), ishte deaktivizuar dje nga një punëtor i kompanisë, i cili ishte larguar nga firma. Profili ishte deaktivizuar për 11 minuta e pastaj është funksionalizuar përsëri, ka njoftuar rrjeti Twitter.

Ata që kanë hyrë në faqen e zotit Trump për një periudhë të shkurtër e kanë parë vetëm mesazhim “shprehim keqardhje, por kjo faqe nuk ekziston”.

Kompania tha se po zhvillohen hetime të brendshme lidhur me këtë çështje, në mënyrë “që kjo të mos ndodhë përsëri”.

Presidenti Trump është aktiv në rrjetin Twitter, ku i ka 41.7 milionë mbështetës.

Aktpadia Manafort/Gates trondit firmat e lobizmit

Ngritja e akuzave penale ndaj Paul Manafortit, ish manaxheri i fushatës së Presidentit Donald Trump, ka tronditur komunitetin e lobimit në Uashington.

Manafort dhe ish partneri i tij, Rick Gates, akuzohen se kanë shërbyer si agjentë të paregjistruar të një qeverie të huaj në kundërshtim me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.

Ligji kërkon që kushdo që kryen “veprimtari politike” për një qeveri të huaj ose parti të huaj politike të bëjë të njohur punën dhe shpenzimet e tij pranë Departamentit të Drejtësisë. Mosrespektimi i ligjit mund të çojë në një dënim me burg deri në pesë vjet.

Por ky ligj nuk është zbatuar me rigorozitet. Shumë pak lobistë regjistrohen dhe shkelësit e ligjit rrallë dënohen. Mes vitit 1966 dhe 2015, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur vetëm shtatë akuza penale për shkelje të ligjit të njohur si FARA. Aktakuza ndaj zotit Manafort shënon rastin e tetë.

Vendimi i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për të përfshirë akuzat për shkelje të ligjit FARA në aktpadinë prej12 akuzash kundër dy lobistëve Manafort dhe Gates, është një paralajmërim ndaj komunitetit të lobimit për qeveritë e huaja, se Departamenti i Drejtësisë do të jetë më i ashpër në zbatimin e këtij ligji.

Anëtarët e Kongresit po kërkojnë të ndreqin atë që kritikët e shohin si një sistem të çalë.

Dy ligjvenës republikanë, senatori Chuck Grassley dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, paraqitën projektligje të ngjashme të martën për të fuqizuar Departamentin e Drejtësisë të zbatojë ligjin FARA.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Joshua Ian Rosenstein, partner me firmën e avokatisë “Sandler Reiff Lamb Rosenstein & Birkenstock” që këshillon klientët për ligjin FARA, diskutoi për pasojat e aktpadisë. Intervista është redaktuar për t’u bërë më e qartë dhe më e përmbledhur.

VOA: Si kanë reaguar firmat e lobimit në Uashington pas aktpadisë Manafort/Gates?

Rosenstein: Ishte vërtetë tronditëse për komunitetin ligjor, njerëz si unë, që merremi me ligjin FARA dhe ligjet politike, por ishte vërtetë traumatike për komunitetin e lobizmit.

Një nga sekretet e pafolura në Uashington është lobimi i fshehtë, veçanërisht për qeveritë e huaja, që ka ndodhur për dekada të tëra. Pjesë e arsyes që kjo ka ndodhur është se megjithëse ligji ka ekzistuar, ai nuk është zbatuar.

Por kjo po ndryshon tani me këtë aktpadi kaq të bujshme për të cilën po flitet kudo në shtyp. Të shohësh ngritjen e akuzës për shkelje të ligjit FARA është një shenjë që tregon se ligji në vetvete është në radarët e prokurorëve në përgjithësi dhe sigurisht në atë të Departamentit të Drejtësisë.

Gjithashtu ka anëtarë të Kongresit që kanë zhvilluar seanca dëgjimore dhe do të vazhdojnë me më shumë seanca të tilla për ligjin FARA. Kjo do të çojnë në rritjen e vëmendjes nga zyra FARA për të qenë më agresive.

VOA: Çfarë ndryshimesh nevojiten për të forcuar zbatimin e ligjit FARA?

Rosenstein: Një prej tyre mund të jetë përfshirë në projekt-ligjin e paraqitur nga senatori Grassley, në se ai do të miratohet dhe nënshkruhet nga presidenti. Mundësia për të detyruar individët e dyshuar si agjentë të paregjistruar të qeverive të huaja të dorëzojnë dokumentet, si pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë, është kritike për të siguruar zbatimin e ligjit.

Problemi i dytë është se ekipi i zyrës FARA është relativisht i vogël. Sa më i lartë prioriteti për zbatimin e një ligji të caktuar, aq më shumë buxhet kërkohet për të. Pra funksionimi me një buxhet të vogël dhe me kompentenca të vogla është recetë për zhgënjim.

VOA: Ju e keni lexuar aktpadinë për Manafort/Gates. A kanë prokurorët prova të mjaftueshme për të vërtetuar se është kryer një shkelje penale?

Rosenstein: Duke supozuar se aktpadia mbart me vete prova, ky është si shembull si ata që jepen në librat shkollorë për shkeljen e ligjit FARA.

Ajo që është interesante në aktapadi është akuza e dytë që ka të bëjë me ligjin FARA. Akuza e parë ka të bëjë me dështimin për t’u regjistruar si agjentë të huaj. Akuza e dytë është deklarimi i rremë në materialet e paraqitura pranë zyrës FARA për aktivitete të kryera më parë. Në këtë situatë, zoti Manafort ka shkuar dhe ka biseduar me zyrën FARA në Departamentin e Drejtësisë dhe ka bërë deklarata të rreme..

VOA: Cfarë ndëshkimi ka për shkeljen e ligjit FARA?

Rosenstein: Ndëshkimi është deri në pesë vjet burg dhe 10 mijë dollarë gjobë. Ajo që është interesante në aktpadi është se ka dy akuza.

Njëra ka të bëjë me mosregjistrimin. E dyta ka të bëjë me deklarimet e rreme për veprimtari që kanë ndodhur në të kaluarën dhe deklarata të rreme ndaj Departamentit të Drejtësisë. Kuptohet, secila prej këtyre deklarimeve të rreme mund të jetë një shkelje e veçantë. Unë mendoj se akuza përmban katër ose pesë të tilla.

Një prokuror agresiv mund të thotë se këto janë katër shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme dhe të kërkojë deri në pesë vjet burg për secilën prej tyre.

Wess Mitchell, merr detyrën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit

Wess Mitchell

Të enjten, Wess Mitchell, mori zyrtarisht postin e ndihmës sekretarit të shtetit dhe nga ky post ai do të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me 50 vende në Evropë dhe Euro-Azi si dhe e NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Zoti Mitchell, i cili nga zyrtarët e lartë amerikanë cilësohet si ekspert për NATO-n dhe marrëdhëniet transatlantike, kishte themeluar në vitin 2005 Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, që u shndërrua në një prej grupeve kryesore me zyra në Washington dhe Varshavë.

Zoti Mitchell kishte shërbyer edhe në disa institucione amerikan e evropiane përfshirë edhe institutin për gjeostrategji Zbigniew Brzezinski, Komisionin Atlantik të Sllovakisë, Qendrës së Pragës për Marrëdhënie Transatlantike. etj.

Zoti Mitchell është autor i shumë artikujve dhe raporteve mbi marrëdhëniet transatlantike dhe sigurinë ndërkombëtare dhe bashkautor i dy librave mbi gjeopolitikën. Zoti Mitchell është doktor i shkencave politike, Ai flet gjermanisht dhe ka studiuar për holandishten dhe çekishten.

Në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2012, zoti Mitchell kishte shërbyer në ekipin e sigurisë kombëtare të kandidatin republikan Mitt Romney.

I lindur në vitin 1987, Wess Mitchell, nuk ka ushtruar ndonjë detyrë qeveritare, por gëzon autoritet në qarqet politike. I martuar në vitin 2006 ai është baba i dy fëmijëve.

Në postin e ri ai mbulon edhe vendet e Ballkanit.

Betimi i tij të enjten mbushë postin që kishte mbetur bosh që nga 20 janari kur Victoria Nuland, që ishte emëruar nga presidenti Barack Obama, u largua pas përurimit të presidentit Donald Trump. Zonja Nuland mbulonte edhe çështjet që lidheshin më konfliktin në Ukrainë. Për shkak që posti mbeti bosh, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson emëroi diplomatin Kurt Volker, ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO përgjatë dy administratave amerikane si të dërguar të posaçëm amerikan për Ukrainën.

CIA publikon 470 000 dosje nga bastisja e Bin Ladenit

CIA ka publikuar afro 470 000 dosje të sekustruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të Al Kaidës, Osama Bin Laden, në vitin 2011.

Materiali i ri përfshin ditarin e tij personal, dokumente dhe video.

Ky është publikimi i katërt nga CIA i materialeve të gjetura gjatë bastisjes së strehës së Bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit.

Megjithatë, disa materiale nuk janë publikuar sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, tha agjencia amerikane e inteligjencës.

Sipas deklaratës së CIA-s, dokumentet e publikuara “ofrojnë njohuri për origjinën e ndarjeve që ekzistojnë sot midis Al Kadiës dhe Shtetit Islamik (v.j. grup militant), si dhe “mosmarrëveshjet strategjike, doktrinare dhe fetare brenda Al Kaidës dhe aleatëve të saj”.

Presidenti Trump i bën thirrje Kongresit t’i japë fund lotarisë amerikane

Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Kongresit që t’i japë fund programit të lotarisë amerikane. Ai i bëri komentet pasi tha në Twitter se autori uzbek i sulmit të djeshëm në Nju Jork, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara me një vizë emigracioni të njohur si lotaria amerikane.

“Po filloj sot procesin e eliminimit të Programit të Lotarisë Amerikane. Do t’i kërkoj Kongresit që të fillojë menjëherë punën për t’i dhënë fund këtij programi, Lotaria e Diversitetit tingëllon mirë, por nuk është diçka e mirë. Nuk ka qenë diçka e mirë. Ne kemi qenë kundër”, tha zoti Trump.

Presidenti Donald Trump bëri thirrje për masa emigracioni, mbështetur në një sistem meritash, pasi shkruajti në Twitter se autori uzbek i sulmit të djeshëm në Nju Jork, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara me një vizë imigracioni të njohur si lotaria amerikane.

“Ne do t’i japim fund kësaj çmendurie”, u shpreh presidenti, i cili ia atribuoi ekzistencën e programit të Departamentit të Shtetit për llotarinë amerikane, kreut të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Senatori Schumer luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për programin në vitet 1990. Ai tha të martën me anë të një deklarate, se “gjithmonë kishte besuar dhe vazhdonte të besonte se emigracioni është diçka e mirë për Amerikën”, duke propozuar që zoti Trump të përqendrohej në një “zgjidhje reale” për financimin kundër terrorizmit.

Megjithëse zoti Trump ia atribuoi programin senatorit Schumer, kreu i pakicës në Senat ishte anëtar i një grupi dypartiak me tetë ligjvënës që në vitin 2013, hartuan një paketë Gjithpërfshirëse Reformash Imigracioni që do ta eliminonte krejtësisht lotarinë amerikane. Projekt-ligji u miratua nga Senati por nuk u votua nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe si rezultat skadoi.

Zyrtarët thanë se autori i sulmit është emigrant nga Uzbekistani që ka hyrë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010. Por Departamenti i Shtetit vuri në dukje se informacioni për vizat është konfidencial sipas ligjit amerikan dhe se nuk mund të komentonte për aplikime konkrete vizash.

Presidenti Trump shkruante gjithashtu në Twitter:

“Ne po përpiqemi me të gjitha forcat për një sistem mbështetur në merita, jo më sistem lotarie demokratësh. Duhet të bëhemi shumë më të rreptë dhe të zgjuar”.

Zoti Trump ka përkrahur legjislacion që do ta reduktonte imigracionin e ligjshëm, në favor të një sistemi që do ta vinte theksin tek merita dhe aftësitë dhe jo tek lidhjet familjare.

Për ata që duan të bëhen shtetas amerikanë, por nuk kanë familjarë në Shtetet e Bashkuara, nuk gëzojnë sponsorizimin nga një punëdhënës, ose nuk janë refugjatë, viza e diveristetit, e njohur gjithashtu si lotaria e kartës së gjelbër, është alternative e vetme. Që të kualifikohesh për të përfituar prej saj, duhet të kesh kryer të paktën shkollën e mesme, ose të kesh disa vite përvojë pune.

Para dy javësh, Departamenti i Shtetit njoftoi se të gjitha aplikimet për lotari të këtij viti, kanë humbur dhe duhet të ribëhen.

Para disa muajsh, senatorët republikanë propozuan eliminimin e programit.

Në vitin fiskal 2015, Shtetet e Bashkuara dhanë 48,097 viza për lotari amerikane nga 531,463 viza imigracioni gjithsej.

Kompanitë e mediave sociale dëshmojnë në Kongres

Kompanitë e medias sociale pranuan se subjekte ruse përdorën platformat e tyre për të përhapur informacione të gabuara gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 dhe u zotuan të luftojnë më mirë abuzime të tilla në të ardhmen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Bowman njofton se përfaqësues nga kompania Facebook, Twitter dhe Google po dëshmojnë për të dytën ditë para një nënkomisioni të Senatit ndërsa ligjvënësit kërkojnë të hartojnë ligje që mbrojnë transparencën në Internet.

Gjigandët e medias sociale konfirmuan atë që agjencitë amerikane të zbulimit e kishin thënë muaj më parë:

“Aktorë të huaj përdorën llogari të rreme për të vendosur reklama në Facebook dhe Instagram që arritën miliona amerikanë gjatë një periudhe mbi dy vjeçare…Shumë nga këto reklama dhe postime janë provokuese. Disa janë vërtetë ofenduese”, tha Colin Stretch, me kompaninë Facebook.

“Shërbimet tona mund të jenë keqpërdorur. Sulmet e sponsorizuar nga shteti janë veçanërisht të dëmshme”, thotë Richard Salgado drejtor për sigurinë e informacionit me kompaninë Google.

Facebook-u thotë se gati 126 milionë përdorues morën informacione nga burime të rreme ruse. Twitter thotë se zbuloi një sasi të vogël materialesh mashtruese ruse në volumin masivë të platformës. Megjithatë …

“Twitteri beson se çdo aktivitet i atij lloji, pavarësisht magnitudës, është i papranueshëm.”

Ligjvënësit janë të të njëjtit mendim.

“Këto platforma janë përdorur nga njerëz që duan të na dëmtojnë dhe të shkaktojnë probleme”, tha senatori Lindsey Graham.

“Nuk është lajm i ri që Rusia ndërhyri në zgjedhje. Ajo që është vërtetë tronditëse dhe e vështirë për t’u kuptuar është sa lehtë dhe sa me sukses i përdorën teknologjitë moderne në avantazh të tyre”.

Përfaqësuesit e kompanive teknologjike thanë se dizinformimi rus kërkoi vazhdimisht të mbjellë mosmarrëveshje në elektoratin amerikan, së pari, duke nxitur ndjenja dëmtuese për demokraten Hillary Clinton dhe pas zgjedhjeve presidenciale, duke mbjellë dyshime rreth legjitimitetit të fitores së republikanit Donald Trump.

Të tre përfaqësuesit theksuan se po ndërmarrin hapa agresivë për të parandaluar përsëritjen e këtij fenomeni, ndërkohë që kompania Facebook u përpoq të siguronte amerikanët drejtpërsëdrejti.

“Jemi të vendosur të punojmë më mirë. Do të punësojmë 4,000 njerëz, që do të rishikojnë reklamat, inxhinierë dhe ekspertë të sigurisë. Së bashku me përparimet në teknologji dhe inteligjencën artificiale, këta ekspertë do të identifikojnë dhe do të heqin përmbajten dhe llogaritë e rreme.”

Facebook u zotua gjithashtu të verifikojë dhe publikojë identitetin e atyre që kanë vënë reklama për zgjedhjet, ashtu siç kërkohet në një projekt-ligj që po shqyrtohet në Senat.

Ligjvënësit dhe gjigandët e teknologjisë pranojnë se kërcënimi shkon përtej Rusisë.

“A mundet që Irani dhe Koreja e Veriut të bëjnë të njëjtën gjë?”, pyeti senatori Lindsey Graham.

“Padyshim. Interneti nuk ka kufi”, u përgjigj Colin Stretch.

Përfaqësues nga të njëjtat kompani do të dëshmojnë sot para komisioneve të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.

Moska, Kievi: Uashingtoni të hetojë aktivitetin e Manafortit në Ukrainë

Ukraina dhe Rusia po u bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të analizojnë me kujdes aktivitetin lobist që ka zhvilluar në Ukrainë firma e Paul Manafortit, ish-manaxher i fushatës Trump. Paul Manafort është akuzuar nga autoritetet federale për pastrim parash dhe vepra të tjera penale të kryera gjatë periudhës që shërbente si lobist për partinë pro-ruse të ish-presidentit Viktor Janukoviç. Moska thotë se zyrtarët amerikanë duhet të hetojnë faktorin ukrainas dhe jo të fajësojnë Moskën për ndërhyrje në zgjedhje. Ndërkaq, zyrtarët në Kiev thonë për Zërin e Amerikës se Rusia duhet të dorëzojë Janukoviçin, i cili të merret në pyetje për aktivitetet e tij në Ukrainë.

Viktor Janukoviç u arratis nga Kievi pak para se Moska të aneksonte Krimenë në mars 2014. Qeveria ukrainase e kërkon ish-presidentin nën akuzat për përvetësim fondesh, tradhëti e deri tek vrasje në masë. Dje hollësi të reja dolën mbi aktivitetin e biznesit të Paul Manafortit në interes të Janukoviçit, megjithëse ky aktivitet përfundoi para se ai të fillonte punë për fushatën Trump.

Ministri i jashtëm rus tha dje se akuzat amerikane për ndërhyrje nga Rusia në zgjedhjet amerikane janë trillime.

“Akuza pa bazë nuk janë në interes të atyre që e filluan këtë zullum dhe që nuk po dinë as si të dalin prej tij. Tani kanë zbuluar gjurmë të reja të Manafortit në Ukrainë. Por ndoshta kjo pistë hetimesh duhet ndjekur në Ukrainë. Ndoshta ata kanë gjëra për të rrëfyer për qëndrimin e tyre ndaj fushatës presidenciale amerikane,” – tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Por një ndihmës i afërt i Presidentit ukrainas Petro Poroshenko tha për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në pyetje Janukoviçin.

“Janukoviçi ishte në krye të strukturës, ai ishte udhëheqësi i atij sistemi të korruptuar vertikal që u ndërtua në Ukrainë që kur ai mori pushtetin në 2012, deri në 2013 kur filloi revolucioni. Në atë kohë ndiqeshin politika shumë agresive kundër biznesmenëve, kishte zhvatje parash nga pronarët në biznese të ndryshme,” thotë zëvendës shefi i stafit të Presidentit Poroshenko.

Dmitri Shimkiv shprehet optimist se hetime të mëtejshme nga zyrtarë federalë amerikanë do të ndihmonin Ukrainën të zbulonte hollësi të tjera mbi aktivitetin e paligjshëm të Janukoviçit dhe partisë së tij.

“Duke marrë në pyetje Paul Manafortin, autoritetet e rendit në Amerikë mund të mësojnë hollësi të reja mbi praktikat korruptive dhe aktivitete të tjera të paligjshme të kryera në atë kohë në Ukrainë. Kjo do të ndihmonte autoritetet në Ukrainë për të përgatitur argumente më të forta për ndjekjen penale të këtyre individëve,” – thotë zoti Shimkiv.

Zyrtari ukrainas tha se hetimet mbi aktivitetin e Manafortit në Ukrainë mund të nxjerrin në dritë sa ka ndikuar Rusia në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Por ai shton se edhe pa këto hetime është e qartë se Moska ka përdorur median sociale dhe rrjetet e saj mediatike në gjuhën angleze për të ndikuar tek zgjedhjet në favor të Donald Trumpit.

De Blasio: Incidenti në New York trajtohet si akt terrorist

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur në incidentin i cili ndodhi në Manhattanin e poshtëm në New York

NEW YORK – Kryebashkiaku i New York-ut Bill de Blasio ka deklaruar se incidenti në New York trajtohet si akt terrorist.

“Në bazë të informacioneve që disponojmë në këtë moment, ky është një akt terrorist. Kryesisht një akt qyqar i terrorizmit ku cak ishin civilët e pafajshëm”, ka thënë de Blasio në një konferencë për media.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur në incidentin i cili ndodhi në Manhattanin e poshtëm në New York.

I dyshuari pretendohet se ka ngarë kamionin në kahe të gabuar, në shtegun e biçikletave, me ç’rast shtypi disa njerëz, u përplas në një automjet dhe doli nga kamioni.

Në dorë mbante diçka që ngjasonte në revole, por ende nuk dihet nëse ishte armë e vërtetë.

Më pas policia e qëlloi dhe e dërgoi në spital për trajtim.

Identifikohet autori i sulmit

Sulmuesi 29-vjeçar, i cili e drejtoi kamionçinën e tij mbi njerëzit në korsinë e biçikletave në New York, duke shkaktuar vrasjen e 8 personave njoftohet se është Sayfullo Habibullaeviç Saipov, me origjinë nga Uzbekistani.

Media amerikane në lajmet e saj të bazuara në burimet e policisë ka njoftuar se sulmuesi është Saipov, i cili ka ardhur në SHBA nga Uzbekistani në vitin 2010.

Ndër të tjera në lajme theksohet se në kamionçinë në vendin e ngjarjes është gjetur një shënim që tregon se sulmi është kryer në emër të organizatës terroriste DEASH.

Autoritetet federale rastin e trajtojnë si akt terrorist.

Në zonën e rrethuar hetimi nga policia ka zgjatur deri në orët e vona, ndërkohë që janë rritur edhe masat e sigurisë në shumë vende të qytetit për shkak të aktiviteteve për “Halloween”. aa

Trumpi distancohet nga ish këshilltari i tij Papadopoulos

Presidenti amerikan Donald Trump u distancua sot nga ish këshilltari i tij për politikën e jashtme George Papadopoulos, një ditë pasi u zbulua se ai ishte kishte pranuar që kishte gënjyer agjentët federalë dhe se ka bashkëpunuar me Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller në hetimet për zbardhjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Një vit më parë, zoti Trump e cilësonte zotin Papadopulos, këshilltarin e tij 30-vjeçar si një “djalë të shkëlqyer”. Por në një koment të ri të Twitter sot nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump shkruante se “shumë pak njerëz e njihnin vullnetarin e ri me nivel të ulët, me emrin Xhorxh, i cili tashmë është provuar të jetë gënjeshtar”.

Zoti Trump shkruante gjithashtu “se lajmet e rreme janë duke punuar jashtë orarit të punës”. Ai i referohej për këtë përhapjes së gjerë në media të pranimit të fajit nga zoti Papadopoulos në fillim të tetorit dhe padisë së ngritur ndaj dy ish zyrtarëve të fushatës së tij Paul Manafort dhe Rick Gates.

Të dy ata përballen me akuzat për komplot, deklarata të rreme, dhe pastrim parash lidhur me përpjekjet e tyre të lobimit në favor të Ukrainës.

Hetimi për Rusinë merr një drejtim dramatik

Hetimi i prokurorit të posaçëm lidhur me mundësinë e bashkëpunimit mes fushatës presidenciale të vitit 2016 të Presidentit Donald Trump dhe Rusisë mori nuanca dramatike dje, me ngritjen e akuzave ndaj dy ish zyrtarëve të fushatës së zotit Trump, Paul Manafort dhe Rick Gates. Prokurori i Posaçëm Robert Mueller po ashtu bëri të ditur se ish-ndihmësi i fushatës së zotit Trump, George Papadopoulos, kishte pranuar fajësinë ndaj akuzave se e kishte gënjyer FBI-në lidhur me hetimin për çështjen e Rusisë.

Ishmenaxheri i fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, u paraqit dje në një zyrë të FBI-së në Uashington dhe më vonë tha se ishte i pafajshëm në gjykatën federale, ashtu sikurse edhe ish-ndihmësi i tij, Rick Gates.

Të dy ata përballen me akuzat për komplot, deklarata të rreme, dhe pastrim parash lidhur me përpjekjet e tyre të lobimit në favor të Ukrainës.

Këshilltari i posaçëm Robert Mueller, po ashtu bëri të ditur se ish-ndihmësi i fushatës së zotit Trump George Papadopoulos kishte pranuar në fillim të muajit, se i kishte gënjyer agjentët e FBI-së lidhur me kontaktet me rusët, me qëllimin për të siguruar prej tyre infromacione të dëmshme për rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha se

Papadopoulos nuk ishte një person me peshë në fushatën e zotit Trump:

“Ai ishte vetëm një vullnetar i fushatës, me kontribut të kufizuar; nuk pati asnjë aktivitet në kapacitet zyrtar.”

Presidenti Trump reagoi ndaj lajmit me një tweet, ku shkruante “asnjë marrëveshje e fshehtë!”.

Më vonë, avokati i zotit Manafort, Kevin Downing, foli me gazetarët jashtë gjykatës:

“Nuk ka fakte që zoti Manafort, apo fushata e zotit Trump të ketë bashkëpunuar me qeverinë ruse”.

Manafort ishte menaxheri i fushatës së zotit Trump gjatë kuvendit republikan të vitit të kaluar:

“Ne duam që Amerika ta kuptojë kush është Donald Trump si njeri, jo vetëm si kandidat.”

…Por ai u pushua nga kjo detyrë në gusht të vitit të kaluar.

Akuzat që u bënë të njohura dje janë hapat e parë të rëndësishëm të zotit Mueller, pas emërimit të tij si prokuror i posaçëm në muajin maj, për të zhvilluar hetime ndaj akuzave për bashkëpunim mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë.

Pranimi i fajit nga Papadopoulos mund të jetë një pikë kthese, thotë Greta Van Susteren, eksperte ligjore dhe bashkëpunëtore e Zërit të Amerikës.

“Ky është një shteg që çon tek fushata e zotit Trump. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një akt penal, apo jo. Por është hera e parë që shohim një lloj procedure zyrtare që e lidh një punonjës të fushatës presidenciale me çështjen ruse.” – tha zonja Van Susteren.

Ndërsa hetimi i zotit Mueller hyn në një fazë të re, për Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin ky proces përbën një kokëçarje të madhe politike, thotë zonja Van Susteren.

“Patjetër, që kjo është çështje politike që nuk dimë ku do na çojë. Ndoshta pas Papadopulos nuk do të ketë ish-zyrtarë të tjerë të fushatës që pranojnë fajësinp, por mund të jetë edhe maja e ajzbergut për çështje të tjera. Këtë nuk e dimë,”– tha ajo.

Mueller u emërua prokuror special pas vendimit të Presidentit Trump për të pushuar nga puna Drejtorin e FBI-së James Comey.

Kush janë Paul Manafort dhe Rick Gates?

Paul Manafort (djathtas) dhe Rick Gates

Paul Manafort, biznismen dhe operativ i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara, i është dorëzuar të hënën FBI-së për t’u përballur me akuzat e një këshilltari të posaçëm, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Manafort dhe bashkëpunëtori i tij, Rick Gates, janë akuzuar nga një juri federale. Aktakuza prej 12 pikash përfshin konspiracionin kundër SHBA-së, konspiracionin për shpëlarje parash, të qenët agjentë të paregjistruar të një aktori të huaj, të bërit deklarata të rreme dhe mashtruese dhe shtatë akuza për dështim në paraqitjen e llogarive bankare dhe financiare.

Kremlini e ka mohuar ndëhyrjen në fushatën zgjedhore në SHBA për të kthyer votën në favor të presidentit aktual, Donald Trump. Trump ka mohuar çdo bashkëpunim të fushatës së tij me zyrtarët rusë.

Kush është Manafort?

Manafort, veteran republikan, ka punuar si lobist në Uashington dhe konsulent politik ndërkombëtar. Klientët e tij përfshijnë udhëheqës autoritarë, si Ferdinand Marcosin e Filipineve dhe biznesmenë dhe politikanë rusë dhe ukrainas. Manafort ka qenë udhëheqës i fushatës së Trumpit në verën e vitit 2016.

Aktakuza kundër Manafortit dhe Gatesit thotë se të dy ata kanë gjeneruar dhjetëra miliona dollarë në të ardhura nga puna në Ukrainë dhe kanë shpëlarë para përmes burimeve në SHBA dhe entiteteve të huaja, me qëllim fshehjen e pagesave nga autoritetet amerikane, nga viti 2006 deri së paku në vitin 2016.

Aktakuza thotë se ata kanë fshehur nga SHBA-ja punën dhe të ardhurat si agjentë të partive politike të Ukrainës. Ata nuk kanë paguar tatime në të ardhura, thanë prokurorët. Sipas aktakuzës, mbi 75 milionë dollarë kanë rrjedhur në llogaritë e Manafortit dhe Gatesit në vende të huaja. Manafort, sipas aktakuzës, ka shpëlarë mbi 18 milionë dollarë.

Aktakuza po ashtu e ngarkon Manafortin dhe Gatesin, së bashku me të tjerë, për konspiracion për të mashtruar SHBA-në duke “penguar, dëmtuar dhe sfiduar” funksionet e ligjshme qeveritare të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Thesarit në periudhën 2006-2017.

Cilat janë lidhjet e Manafortit me Trumpin?

Manafort i është bashkuar fushatës presidenciale të Trumpit në mars të vitit 2016, ndërsa më vonë është bërë udhëheqës i fushatës, por është detyuar të hapë dorëheqje në muajin gusht, kur edhe kanë nisur dyshimet për punën e tij të mëparshme për partinë politike të ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich.

Donald Trump, Paul Manafort dhe Ivanka Trump.

Donald Trump, Paul Manafort dhe Ivanka Trump.

​Business Insider ka raportuar se Manafort dhe Trump kanë qenë të lidhur qysh në vitet 1980, kur Trump e ka angazhuar firmën lobuese të Manafortit për të ndihmuar Organizatën Trump.

Në vitin 2006, Manafort dhe gruaja e tij kanë blerë një apartament në Trump Tower në Nju Jork, të cilin Manafort e posedon ende, ka raportuar Business Insider.

Si lidhen akuzat me Trumpin?

“Ato nuk kanë të bëjnë me fushatën apo akuzat për bashkëpunim me Rusinë”, ka thënë avokati John Dowd, i cili e prezanton Trumpin në hetimet e çështjes ruse.

Por, aktakuza e këshilltarit të posaçëm thotë se Manafort dhe Gates kanë shpëlarë para përmes “burimeve në SHBA dhe korporatave të huaja, partneriteteve dhe llogarive bankare”, përafërsisht nga viti 2006 deri së paku në vitin 2016.

Kush është Rick Gates?

Rick Gates ka qenë zëvendës i Manafortit dhe bashkëpunëtor i biznesit. Sipas dy ish-anëtarëve të stafit të Trumpit, ai ka funksionuar si menaxher i fushatës së Trumpit për më shumë se dy muaj, por nuk ka marrë pagë.

The New York Times ka raportuar në muajin qershor se ekipi i tranzicionit i Trumpit është urdhëruar të ruajë materialet e lidhura me hetimet e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet më 2016. Sipas Times, memorandumi nga zyra e këshilltarit të posaçëm për ish-ekipin e tranzicionit ka kërkuar informacione specifike edhe për pesë njerëz, përfshirë Manafortin dhe Gatesin.

Përgatiti: Valona Tela

Papadopoulos, ish-këshilltar i fushatës Trump pranon fajësinë dhe pritet të bashkëpunojë me drejtësinë

Kur Donald Trump shpalli kandidaturën për president, një këshilltar i tij, George Papadopoulos, u përpoq të mundësonte një takim mes zyrtarëve rusë dhe fushatës Trump. Në një intervistë në atë kohë, Donald Trump e përshkroi Papadopoulos si “një këshilltar për energjetikën dhe naftën, djalë i shkëlqyer”.

Takimi mes fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë nuk u realizua. Por të hënën, Prokurori Special Robert Mueller bëri të ditur se Papadopoulos kishte pranuar në fillim të tetorit fajësinë lidhur me akuzat se u kishte dhënë agjentëve federalë informata të rreme. Bëhet fjalë për përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të hetuesve të FBI-së lidhur me kohën dhe rëndësinë e kontakteve të tij me “një profesore jashtë SHBA”. Ai e pranon se ishte në dijeni të kontakteve të shumta që kishte profesorja me zyrtarë rusë, dhe se ajo dinte “të palara” lidhur me rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton dhe për kontakte me një “grua ruse” që mendohet se ishte mbesa e Presidentit Vladimir Putin.

Sipas dokumentit të fajësisë, Papadopoulos u kishte thënë zyrtarëve të FBI-së në një intervistë më 27 janar se kishte pasur kontakte me profesoren para se të përfshihej në fushatën e zotit Trump dhe se kontaktet me gruan ruse ishin të rastësishme dhe pa shumë afrimitet, por sipas prokurorëve këto deklarata ishin gënjeshtra.

Sipas aktpadisë, Papadopoulos kishte bërë një numër deklaratash të rreme ose kishte fshehur fakte lidhur me të njohurit e tij rusë si dhe një person që njihte në Ministrinë e Jashtme ruse.

Pasi pranoi fajësinë, Papadopoulos mund të dënohet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh, por ndëshkimi mund të ulet ndjeshëm nëse dëshmon kundër kontakteve me zyrtarët e fushatës Trump.

Media: Paul Manafort së shpejti nën akuza federale

Ish-menaxheri i fushatës zgjedhore të Donald Trumpit, Paul Manafort dhe një ish-ortak i tij, Rick Gates, iu dorëzuan autoriteteve federale sot. Ata do të dalin së shpejti para gjykatës ku do t’u lexohen akuzat nga prokurorët federalë.

Manafort dhe Gates janë të akuzuarit e parë për vepra penale, nga prokurori special Robert Mueller i cili po heton se çfarë kontaktesh kanë pasur agjentë rusë me shtetas amerikanë dhe veçanërisht punonjës të fushatës Trump dhe si kanë ndikuar këto kontakte tek procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara në 2016.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, këto informata u bënë të ditura nga një person i afërt me hetimet, i cili foli në kushte anonimiteti.

Në aktpadinë e Departamentit të Drejtësisë (lexoni aktpadinë), Manafort dhe Gates akuzohen se nuk kanë respektuar ligjin për agjentët e qeverive të huaja, duke mos deklaruar punën e tyre në interes të qeverisë së Ukrainës. Paul Manafort akuzohet edhe për pastrim parash dhe afere korruptive për të shmangur taksat. Ende nuk kanë dalë akuza konkrete për aktivitet që mund të ketë ndikuar tek procesi zgjedhor.

Që nga fillimet e hetimeve, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort ishte ndër personat më të përfolur.

“Nëse janë ngritur akuza kundër Paul Manafortit, dhe sipas fjalëve, ai u ka thënë të tjerëve se mund të jetë ndër të akuzuarit, mund të arrijmë të marrim përgjigje për disa pyetje shumë esenciale: qeveria ruse, përmes ndërmjetësve të saj, po kontaktonte fushatën Trump, Paul Manafortin dhe të tjerë; po ofronte informata mbi Hillary Clintonin që mendonte se do të ndihmonin fushatën e kandidatit Trump. Pyetja është: çfarë informatash u përcollën, nga kush dhe kujt iu dorëzuan gjatë këtij procesi,” pyet ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Dje, presidenti postoi një koment në Twitter ku sulmonte procesin hetimor si “një sajesë” dhe “gjueti partiake shtrigash”. Presidenti po ashtu u ndal tek njoftimet e fundit nga media se demokratët kishin mbështetur me fonde një hetim të një ish-agjenti britanik që kishte dalë me akuza bombastike, por të pavërtetuara kundër zotit Trump.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë. Tani po mësojmë se nëse ka pasur akorde të fshehta me Rusinë, ato i ka bërë Komiteti Demokratik Kombëtar dhe Klintonët, por jo fushata republikane,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

Hetimet e Kongresit kanë rezultuar në procese publike ku kanë dalë hollësi mbi fushata të orkestruara nga rusët për të përhapur disinformim, të cilat kanë pasur në objektiv fushatën e kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Nesër, shefat ekzekutivë të platformave dixhitale dëshmojnë në Kongres mbi hapat që po marrin për të mbrojtur median sociale nga ndërhyrjet tendencioze nga agjentë të huaj gjatë fushatave politike.

Uashingtoni përgatitet për akuzat e para penale lidhur me ndërhyrjen e Rusisë

Uashingtoni po përgatitet për akuzat e para penale lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Presidenti Donald Trump vazhdoi të pretendojë sot se hetimet janë një “Gjueti Shtrigash”.

Sipas disa mediave kryesore amerikane, një juri federale miratoi të premten akuzat për hetimin që drejtohet nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. Akuzat mund të bëhen të ditura të hënën se një i dyshuar mund të arrestohet.

Nuk është ende e njohur se kush është në shënjestër apo për natyrën e akuzave. Ato janë të mbyllura me urdhër të një gjykatësi federal.

Por akuzat mund të shënojnë një arritje të rëndësishme në periudhën nëntë-mujore të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai shpesh i ka hedhur poshtë hetimet, atë të prokurorit Mueller dhe tre të kryera nga kongresi për lidhje të mundshme mes fushatës së tij dhe Rusisë duke argumentuar se ato janë përpjekje nga demokratët për të shpjeguar humbjen e sfidueses së tij, ish sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Një një koment në Twitter javën e kaluar, Trump tha, “Është pranuar tashmë gjërësisht se pas disa muajsh hetimesh të kushtueshme, nuk ka patur bashkëpunim mes Rusisë dhe Trumpit. Bashkëpunimi ishte me Hillary Clinton.

Të dielën ai tha se nuk kishte “pare asnjëherë kaq shumë zemërim dhe bashkim mes republikanëve për mungesën e një hetimi mbi Clintonin” për financimin e fushatës së saj për kërkimet mbi lidhjet mes Trumpit dhe Rusisë, që u fillua nga një agjenci konservatore lajmesh, Washington Free Beacon, dhe më pas u vazhdua nga fushata Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat me një shumë që presidenti sugjeroi të kishte kushtuar për 12 milionë dollarë. Një ish oficer britanik i zbulimit u punësua për hetimin dhe realizoi atë që presidentit Trump thotë se ishte një “dosje e rreme” rreth lidhjeve mes biznesit të tij dhe Rusisë, si dhe akuza të pabaza për lidhjen e tij me prostitute ruse.

Presidenti Trump tha se republikanët janë gjithashtu të zemëruar për mungesën e hetimeve për një marrëveshje për uranium në vitin 2013 në të cilën Rusia mori kontrollin e 20 përqind të prodhimit amerikan dhe lidhjet e supozuara për financimin e fondacionit bamirës të zotit Klintonit, përfshirjen e ish drejtorit të FBI-së James Comey në hetimin e trajtimit të materialeve të klasifikuar në emailet në serverin e saj privat kur zonja Clinton ishte diplomatja më e lartë e vendit nga viti 2009 në 2013 “, dhe shumë më tepër.

“Në vend të kësaj ata kërkojnë për bashkëpunim të fshehtë Trump/Rusia që nuk ekziston”, tha zoti Trump. “Demokratët po përdorin këtë gjueti shtrigash për politikë të keqe, por republikanët po kundër-luftojnë si asnjëherë më parë”.

Në fillimin e vitit 2017-të, komuniteti i agjensive amerikane të zbulimit arriti në konkluzionin se Presidenti rus Vladimir Putin drejtoi personalisht një fushatë për të dëmtuar demokracinë amerikane dhe për të ndihmuar në fitoren e zgjedhjeve nga zoti Trump. Por, asnjë nga hetimet disa mujore nuk ka përfunduar ende dhe nuk janë nxjerrë konkluzione, në kundërshtim nga pretendimet e Presidentit Trump.

Përveç ekzaminimit të ndërhyrjes së Rusisë, zoti Mueller po heton gjithashtu nëse Presidenti Trump pengoi drejtësinë duke shkarkuar zotin Comey, i cili drejtonte hetimet e agjensisë për Rusinë, përpara se të caktohej zoti Mueller, i cili gjithashtu ka qenë më parë drejtor i FBI-së.

Presidenti Trump tha se po mendonte për “çështjen e Rusisë”, kur vendosi të shkarkonte zotin Comey në muajin maj të vitit të kaluar, dhe një ditë më pas iu mburr zyrtarëve rusë në një takim në Shtëpinë e Bardhë, se duke larguar zotin Comey, pati hequr “një presion të madh” ndaj presidencës së tij. Ai e përshkroi zotin Comey si një “i çmendur, krejtësisht i lajthitur”.

Por, pak ditë më pas, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein emëroi zotin Mueller në krye të hetimeve, pasi Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions ishte vetëdorëhequr nga menaxhimi i hetimit të Rusisë, duke e lënë të zhgënjyer Presidentin Trump.

Ekspertët ligjorë thonë se akuzat fillestare mund të ngrihen ndaj një personazhi dytësor të çështjes, si një strategji e zakonshme e prokurorëve që ndërtojnë dosjen duke ia filluar nga zyrtarët e nivelit të ulët, për t’u fokusuar më pas tek emra më të rëndësishëm.

Kanali televiziv CNN njoftoi se juristë që punojnë si pjesë e ekipit Mueller u panë ditën e premte të hynin në një sallë gjykate federale në Uashington, ku mblidhet juria e madhe federale për të dëgjuar dëshmitarët.

Zoti Mueller mendohet se po shqyrton veprimtarinë e dy zyrtarëve kryesorë të fushatës elektorale Trump: ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Flynn, i cili u shkarkua nga zoti Trump në më pak se një muaj pas marrjes së detyrës, pasi gënjeu Zëvendës Presidentin Mike Pence dhe zyrtarët e tjerë, për konktatet e mbajtura me ambasadorin e Rusisë në Uashington; si dhe, Paul Manafort, i cili ishte për një periudhë të shkurtër vitin e kaluar menaxher i fushatës Trump, ndërkohë që kishte interesa të mëdha lobizmi në Ukrainë, si dhe lidhje me Rusinë.

Disa republikanë kanë filluar të bëjnë thirrje për përfundimin e hetimeve, por një ligjvënës kryesor republikan, Trey Gowdy, i tha sot kanalit Fox News se ai i inkurajon anëtarët e partisë së tij që t’i japin shansin zotit Mueller të bëjë punën e tij dhe se ai nuk ka bërë diçka që mund të dëmtojë besimin tek ai, si dhe se zoti Mueller është plotësisht apolitik. Ligjvënësi Gowdy u shpreh se ai është kundër prerjes së fondeve për hetimet e zotit Mueller.

Ligjvënësi Gowdy, si kryetar i komisionit të mbikqyrjes së qeverisë në Dhomën e Përfaqësuesve, filloi javën e kaluar një hetim për menaxhimin e procesit nga zoti Comey dhe FBI-ja, të përdorimit të një serveri email-i privat nga zonja Clinton.

SHBA: Nëna u dënua me burg për shkak se nuk e ka vaksinuar djalin

Një nënë nga periferia e Detroitit në Shtetet e Bashkuara, e cila e ka vuajtur dënimin me burg për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës që djali i saj të vaksinohej, ka kërkuar nga një gjyqtar që ta parandaloj vaksiminim e ardhshëm të djalit të saj.

The Detroit Free Pres ka raportuar se një avokat i nënës 40 vjeçare, Rebecca Bredow, ka thënë se ajo dëshiron ta bind gjyqtarin se mosvaksinimi është “në interesin më të mirë të fëmijës”.

Zonja Bredow e kundërshton vaksinimin, por ish-bashkëshorti i saj dhe babai i djalit, dëshiron që fëmija të vaksinohet.

Më herët këtë muaj, një gjyqtar i Qarkut Okland e ka dënuar këtë nënë me pesë ditë burg për shkak se nuk e ka respektuar urdhërin e datës 27 shtator për vaksinimin e djalit.

Avokati i saj ka thënë se Bredow “beson se rreziqet e vaksinimit i tejkalojnë përfitimet”.

Agjencia AP rapoton se gjykata ende nuk ka caktuar datë për kërkesën e fundit të zonjës Bredow për parandalimin e vaksinimeve të ardhshme të djalit të saj.

Trumpi thotë se do të lirohen pothuajse të gjitha dosjet për vrasjen e presidentit Kennedy

Foto e presidentit John F. Kennedy nga viti 1963

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pas “konsultimeve precize” me ekipin e tij të sigurisë dhe me agjencitë e tjera, ai do ta lejojë publikimin e pothuajse të gjitha dosjeve të ndërlidhura me vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.

Në një varg të postimeve në rrjetin Twitter gjatë ditës së djeshme, Trump ka shkruar se synon “t’i ndalë çfarëdo dhe të gjitha teoritë e konspiracionit”.

“Do t’i lirojë të gjitha dosjet JFK, përveç emrave dhe adresave të çfarëdo personi që mund të përmendet, e i cili është ende gjallë”, ka shkruar Trump.

Para tri ditësh, zoti Trump i ka liruar afro 3 mijë dokumente për këtë vrasje, që deri tash mbaheshin sekrete.

Në këtë mënyrë ai e respektoi afatin, i cili ishte caktuar para 25 viteve.

Serwer: Rusia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB

Daniel Serwer, profesor i Universitetit amerikan “John Hopkins” dhe diplomat i dikurshëm, ka theksuar se pajtohet me deklaratën e zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee dhënë në Beograd se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige duke menduar në marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe aspiratën e për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

pyetja pse dikujt vendi i të cilit ka nevojë për reforma ekonomik e politike të mbështetet në Moskë? Ekonomia ruse është e madhësisë së Spanjës (bashkë me Katalunjën) e sistemi politik i saj është i fokusuar në ndjekjen penale e në eliminimin e konkurrencës. Dhe derisa ushtria ruse ka arritur disa rezultate me ndërhyrjet e veta në Ukrainë e Siri, ajo megjithatë nuk ka e kapacitetin që e ka Perëndimi për t’i mbrojtur aleatët”, ka theksuar Serwer duk shtuar se Rusisë po i humb fuqia rajonale.

“Rusët Serbisë i kanë dhënë ‘migë’, mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe kanë ndërtuar bazën logjistike “humanitare” në afërsi të Nishit”, ka thënë Serwr dhe ka shtuar se Rusa e pengon Kosovën të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

Serwer ka përfunduar se kryetari Vuçiq do të bënte gabim të madh nëse nuk përcaktohet për karrigen e Bashkimit Europian.

 

Media, juria federale miraton akuzat e para në hetimin për ndërhyrjen ruse

Një juri e lartë federale në Shtetet e Bashkuara ka miratuar akuzat e para që kanë të bëjnë me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, hetim që drejtohet nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Media amerikane njofton se paraqitja e akuzave u bë të premten në mbrëmje.

Veprimi i jurisë federale u njoftua fillimisht nga rrjeti CNN i cili citoi burime të kenë thënë se të akuzuarit mund të arrestohen të hënën. Akuzat e sakta janë ende të paqarta.

Një zëdhënës i prokurorit Mueller nuk pranoi të komentonte.

Rrjeti CNN tha se avokatët që punojnë me ekipin e zotit Mueller u pane të hynin në një gjykatë federale në Uashington DC të premten ku juria takohet për të dëgjuar dëshmitë.

Mueller ka mbajtur të fshehtë deri tani informacionet për hetimin.

Ai u emërua si prokuror i posaçëm në maj, pak pas pushimit nga puna të drejtorit të atëhershëm të FBI-së James Comey, për të hetuar pretendimet se fushata Trump kishte bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë për të fituar zgjedhjet. Ai po ekzaminon gjithashtu mundësinë që presidenti të jetë përpjekur të ndërhyjë në hetimin për Rusinë.

Qindra dokumenta nga vrasja e Presidentit Kennedy, ende sekret

Shumica e dokumentave dhe të dhënave që lidhen me vrasjen e Presidentit amerikan John F. Kennedy, u vunë në dispozicion të publikut nga Arkivat Kombëtare.

Megjithatë, Presidenti Donald Trump ka urdhëruar që qindra dosje të mbeten sekrete, të paktën përkohësisht, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Interesi më i madh nga ana akademike për dokumentat e vrasjes përqendrohet tek dosjet që kanë të bëjnë me një vizitë të vrasësit të Presidentit Kennedy, Lee Harvey Oswald, në Meksikë, dy muaj para vizitës së presidentit në Dallas më 22 nëntor, 1963.

Debatet dhe teoritë e konspiracionit filluan të përhapen brenda disa ditësh pas vrasjes.

“Dua të di me saktësi se çfarë ndodhi. Nëse ishte vetëm një person që e vrau, e kuptoj që kjo do ta qartësonte çështjen përgjithmonë, por nëse jo atëherë kjo do të tregonte se çfarë janë në gjendje të bëjnë forcat më të mëdha dhe kjo më frikëson disi. Sidoqoftë, do të doja të dija se çfarë ndodhi”, thotë Chuck Demus.

Një hetim prej 10 muajsh për vrasjen e Presidentit Kennedy nga një komision i drejtuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Earl Warren arriti në përfundimin se Oswald, personi i vetëm i arrestuar për vrasjen, kishte vepruar i vetëm dhe se pronari i klubit të natës, Jack Ruby veproi i vetëm në vrasjen e Oswaldit, ndërsa ai ishte I ndaluar nga policia dy ditë më pas.

Një anketë e vitit 2013 e organizatës Gallup, tregonte se një shumicë e konsiderueshme e amerikanëve besojnë se kishte edhe persona të tjerë që luajtën rol në vrasje, përveç Oswaldit.

Janë publikuar mijëra dosje të vrasjes së presidentit Kennedy

Lee Harvey Oswald, vrasësi i John F. Kennedy-t

3,000 dokumente të vrasjes që ndryshoi historinë e Shteteve të Bashkuara, janë publikuar nga Arkiva Kombëtare e SHBA-së.

Megjithatë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë publilkimin e disa dosjeve tjera, të vrasjes së presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka thënë në një memorandum se ai “ nuk kishte zgjidhje” tjetër përpos të mbante disa dosje sekrete, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga FBI dhe CIA.

Akademikët vlerësojnë se ata presin që dosjet nuk do të ofrojnë detaje të reja, se përse Lee Harvey Oswald ka vrarë Kenedin, në Dallas të Teksasit.

Sanksionohen kompanitë ruse në SHBA

Departamenti amerikan i shtetit i ka dorëzuar Kongresit, një listë me kompani ruse që do të sanksionohen për shkak të lidhjeve të tyre me ushtrinë dhe agjencitë e inteligjencës ruse.

Zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Heather Nauert, tha se lista do të bëhet publike në ditët në vijim, por fillimisht kompanitë do të lejohen që tu japin fund lidhjeve të tyre biznesore, në mënyrë që mos të përballen me sanksione.

“Sekretari Tillerson, ka nënshkruar tashmë këtë vendim. Departamenti është duke e njoftuar Kongresin, instituiconet e SHBA-së, aletët dhe partnerët rreth këtij vendimi”, ka thënë Nauert.

Kompanitë ruse, Rusia FSB dhe shërbimet e inteligjencës GRU, tashmë po përballen me sanksionet e vendosura më parë nga SHBA-ja.

Pritet dalja e dosjeve të fundit të papublikuara për vrasjen e Presidentit Kennedy

Një valë e fundit dokumentash të lidhura me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, pritet të bëhen publike sot, duke hedhur ndoshta më shumë dritë mbi një ngjarje tragjike që ka magjepsur publikun dhe ekspertët e presidencës Kennedy për dekada me radhë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone njofton nga Uashingtoni.

Presidenti Kennedy u vra ndërsa limuzina e tij përshkonte Dallasin në Teksas, më 22 nëntor 1963. Ai ishte me gruan e tij, Jackie.

Agjenti i Shërbimit Sekret, Clint Hill shkoi me shpejtësi tek limuzina, disa sekonda pasi presidenti u qëllua.

“Ma mori mendja që plaga ishte vdekjeprurëse, por nuk isha plotësisht i sigurt. Por e vetmja gjë që tha zonja Kennedy ishte “Oh Jack, oh Jack, çfarë bënë kështu?’ dhe pastaj shtoi “Jack, të dua”, kujton ai.

Lee Harvey Oswald, që kishte qenë i arratisur në Bashkimin Sovjetik, u akuzua për vrasjen e Presidentit Kennedy.

I pyetur nëse kishte qëlluar presidentin, ai tha jo.

Oswald u vra dy ditë më pas nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate, duke shtuar frikën se bëhej fjalë për një komplot.

Presidenti Donald Trump njoftoi përmes një mesazhi në Twitter, se do të lejonte publikimin e pjesës së fundit të dosjeve të Presidentit Kennedy, pasi ato të rishikoheshin.

Publikimi i plotë i dokumentave, mund të nxjerrë informacione të reja për vrasjen e presidentit, thotë eksperti Larry Sabato.

“Do të jetë një moment i rëndësishëm, sepse më në fund, pas afro 54 vjetësh, studiuesit do të kenë të gjithë informacionin që ka pasur qeveria dhe do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësime të reja për vrasjen e Kennedy-t.”

Me interes të veçantë për profesorin Sabato dhe ekspertë të tjerë, është se çfarë dinin agjencitë qeveritare dhe me kë i ndanë informacionet lidhur me vizitat e Oswaldit në ambasadat sovjetike dhe kubaneze në Mexico City para vrasjes.

“Dua të mësoj më shumë se çfarë dinin që më parë dhe pse, nëse mund ta marrim vesh nga dokumentat, nuk kishin komunikuar më mirë me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Raporti zyrtar i Komisionit Warren, arriti në përfundimin se Oswald kishte vepruar i vetëm, por publiku ka pasur dyshime për një kohë të gjatë, thotë profesor Sabato.

“Numri i amerikanëve që besojnë se vrasja ishte komplot ka variuar nga 60 deri në 75 për qind, prandaj është shumë e qartë se shumë amerikanë nuk besojnë se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm.”

Pavarësisht nga mosbesimi, nuk ka pasur prova përfundimtare që të bëjnë të mendosh se ka pasur persona të tjerë të përfshirë në vrasje, përveç Oswaldit.

Trumpi: Rusia po i pengon përpjekjet e SHBA-së në Korenë Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Rusia po pengon përpjekjet e SHBA-së për të pastruar Korenë e Veriut nga armët bërthamore.

Në një intervistë për Fox Business Network, Trump tha se zgjidhja e problemit të Koresë Veriore do të ishte më e lehtë po qe se SHBA-ja do të kishte marrëdhënie më të mira me Rusinë.

“Kina po ndihmon, ndërsa Rusia po shkon në rrugë tjetër dhe po na dëmton”, tha Trump.

Koreja e Veriut ka nisur programin bërthamor disa dekada më parë dhe, këtë vit, ka shpeshtuar testet e armëve.

Dy herë në muajin korrik, ka lëshuar raketë me rreze të gjatë veprimi që potencialisht mund të arrijë tokën amerikane. Në shtator, Phenjani ka testuar po ashtu bombë hidrogjeni.

Administrata Trump po përpiqet të bindë shtetet e tjera që të ushtrojnë presion mbi Pehnjanin përmes sanksioneve strikte ekonomike.

Hoyt Yee në Beograd – nuk mund të uleni në dy karrige

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha në Beograd se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet ta dëshmojnë qartazi një gjë të tillë.

Duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e Serbisë.

“Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se synim i Shteteve të Bashkuara është që Serbia të jetë e përparuar, ë qëndrueshme, e sigurt dhe e integruar në Bashkimin Evropian, prandaj ajo duhet të punojë me nismat që e afrojnë më BE-në.

“U propozoj partnerëve tanë në Serbi që të pyesin Rusinë se çfarë bën ajo që ta ndihmojë në rrugën dejtë BE-së. Nuk besoj se dhënia e imunitetit diplomatik për personelin e qendrës (humanitare ruse) do të ndihmonte Serbinë që të përmbushë synimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha diplomati amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

Moska vazhdon të mbështesë pretendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon sikurse edhe Serbia të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ajo i dorëzoi javën që lamë pas gjashtë avionë ushtarakë MiG-29 Serbisë, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane. Zoti Hoyt Yee tha se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira që nga fillimi në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që drejtohen nga Bashkimi Evropian.

Pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe diplomatë perëndimorë janë shprehur të shqetësuar se Serbia po zhvillon një proces të ngadalshëm për ripajtimin në rajon, që është një prej kritereve për integrimet evropiane.

Javën e kaluar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviç, i dënuar nga Gjykata e Hagës me 14 vjet heqje lirie për krime lufte në Kosovë mund të jap mësim në Akademinë Ushtarake në Serbi.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se ideja që “dikush i cili është dënuar për krime lufte mund të jetë ligjërues në akademinë ushtarake, nuk është shenjë e mirë e orientimit të qeverisë që të dënohen krimet e luftës. E kanë vuajtur apo jo dënimin, ata janë përgjegjës”, u tha ai gazetarëve në Beograd.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që vendet e Ballkanit perëndimorë të jenë të qëndrueshme. “Ende ka rrezik nga konfliktet kudo ku ka probleme të pazgjidhura. Megjithatë, rrjedha e përgjithshme sa i përket paqes e qëndrueshmërisë është pozitive”.

Hetohet marrëveshja e Obamës me kompaninë ruse të uraniumit

Kompania ruse, Rosatom.

Republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar për nisjen e një hetimi, për blerjen e një firme kanadeze nga një kompani ruse që posedon 20 përqind të rezervave të uraniumit të SHBA-së, blerje kjo e realizuar gjatë qeverisjes së presidentit Barack Obama.

Një ligjvënës republikan, ka thënë se ata duan të dijnë nëse shitja e Uranium One, te kompania ruse Rosatom, është hetuar mjaftueshëm nga FBI dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në SHBA, përpara se marrëveshja të aprovohej në vitin 2010-të.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është ankuar, duke thënë se mediat e kanë injoruar marrëveshjen e uraniumit, derisa janë fokusuar në lidhjet e fushatës së tij me Rusinë.

Në anën tjetër, demokratët thonë se nisja e këtij hetimi, është vetëm shmangie nga hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, që ka qenë në shqyrtim në Kongres dhe departamentin e Drejtësisë.


Send this to a friend