VOAL

VOAL

Shqiptarët që luftuan në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore (PJ II)

Studiuesi Viron Prodani, në vijim të librave të tij për emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka sjellë një tjetër libër të rrallë.

Këtë herë për emigrantët shqiptarë në SHBA që luftuan në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Libri i ri i Prodanit titullohet “KONTRIBUTI I EMIGRANTEVE SHQIPTARE NE SHBA. NE LUFTEN E PARE DHE TE DYTE BOTERORE”.

Prodani i ka zbuluar emrat pas një pune voluminoze në arkivat amerikane.

Gazeta Dita do të botojë në mënyrë ekskluzive të gjithë emrat 4973 shqiptarëve që luftuan në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Parë Botërorë, por edhe emrat e 3441 shqiptarëve që luftuan në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërorë.

LISTA  EMERORE  E  USHTAREVE  SHQIPTARE  NE LUFTEN E PARE BOTERORE

Vijon nga numri i kaluar

Presidenti Trump anulon vizitën në Londër

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Londër.

Ai u vuri pikën spekulimeve rreth vizitës në një postim në rrjetin social twitter para mesnatës së të enjtes.

“Arsyeja për të cilën e anulova udhëtimin në Londër është se nuk jam tifoz i madh vendimit të administratës Obama që shiti, mbase ambasadën më të mirë të vendosur në vendin më të mirë, për një ‘dyshkë’, vetëm për të ndërtuar një të re për 1.2 miliardë dollarë. Pazar i keq. Duan ta pres shiritin – JO”, shkroi ai.

Megjithatë, në faqen e internetit të ambasadës amerikane, thuhet se qeveria amerikane bleu vendin për ambasadën e re në vitin 2008, përpara se presidenti Barack Obama të marrë detyrën në janar të vitit 2009. Ndërtesa e vjetër u shit në vitin 2009.

Ishte planifikuar që presidenti Trump të udhëtojë për një vizitë pune në Londër nga fundi i muajit shkurt, kur ai pritej të përuronte ambasadën e re dhe të takohej me kryeministren Theresa May, por nuk ishte vendosur një datë e saktë.

Shtypi britanik shkroi se presidenti Trump thuhet se ishte i pakënaqur për mungesën e “kambanave dhe brohoritjeve ” gjatë udhëtimit dhe faktin se ai nuk do të ishte në gjendje të takohej me mbretëreshën Elizabeth, sepse vizita e tij ishte ulur nga një vizitë shtetërore në një vizitë pune, e cila ka shumë më pak prestigj.

Ndërtesa e re e ambasadës, që sheh mbi lumin Thames, filloi të ndërtohet në nëntor të vitit 2013 dhe u financua tërësisht nga shitja e pronave të tjera amerikane në Londër.

Mediat: Trumpi komenton me fjalë të papërshtatshme për emigrantët

Presidenti Donald Trump i habiti ligjvënësit të enjten gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë për emigracionin, kur sipas njoftimeve iu referua Haitit dhe vendeve afrikane me një fjalë të papërshtatshme.

“Pse i pranojmë gjithë këta njerëz nga vende (…) të vijnë këtu”, pyeti presidenti, sipas një njoftimi që u raportua për herë të parë nga gazeta Washington Post dhe u konfirmua nga televizioni CNN. Fjala e përdorur prej tij mund të përkthehet afërsisht si “të pista dhe të varfra”.

Zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë më shumë njerëz nga vende të tilla si Norvegjia, kryeministrja e së cilës u takua me të në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

E pyetur nga mediat, përfshirë Zërin e Amerikës, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e llotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe të cilat dëmtojnë ekonominë tonë dhe lejojnë terroristët në vend.” Emigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët e emigracionit, të cilët i referohen sistemit që lejon të afërmit të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse Presidenti kishte përdorur fjalën e papërshtatshme kur kishte folur për Haitin dhe Afrikën.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se Presidenti Trump gjithmonë do të refuzojë “masat e përkohshme dhe të dobëta që u krijojnë pengesa atyre emigrantëve të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një rruge të ligjshme.”

Gjithashtu, Zëri i Amerikës u interesua pranë zyrave të ligjvënësve që thuhet se ishin të pranishëm në takim.

Sipas njoftimeve, Presidenti Trump i bëri komentet kur senatori Dick Durbin, demokrat nga shteti Ilinoi, po shpjegonte kuadrin e një marrëveshjeje të arritur nga gjashtë senatorë të të dyja partive, marrëveshje që synon mbrojtjen nga deportimi të rreth 800 mijë emigrantëve të rinj, si dhe forcimin e sigurisë së kufirit, sipas gazetës Washington Post.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë

“Disa politikanë të Uashingtonit zgjedhin të luftojnë për vendet e huaja, por Presidenti Trump gjithmonë do të luftojë për popullin amerikan. Presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigrimi që trajton në mënyrën e duhur sistemin e llotarisë së vizave dhe emigrimin zinxhir – dy programe që dëmtojnë ekonominë dhe lejojnë terroristët në vendin tonë. Ashtu si vendet e tjera që kanë emigrim mbi bazë meritash, Presidenti Trump po lufton për zgjidhje të përhershme që e bëjnë vendin tonë të fortë duke mirëpritur ata që mund të kontribuojnë në shoqërinë tonë, të rrisin ekonominë dhe të asimilohen në vendin tonë të madh. Ai do të kundërshtojë gjithmonë masat e përkohshme, të dobëta dhe të rrezikshme, që kërcënojnë jetën e amerikanëve dhe pengojnë ata emigrantë të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një rruge të ligjshme”.

Çikago, ekspozohen jahtet miliona dollarëshe

Prodhime të tjera për të cilat u tregua interes në panair ishin edhe varkat e peshkimit, kaiket dhe jet ski

ÇIKAGO – Në SHBA është hapur një nga ngjarjet më të rëndësishme detare në botë, Panairi i anijeve “Progressive Chicago”.

I organizuar në McCormick Place, një nga qendrat më të mëdha të kongreseve dhe panaireve në Amerikën e Veriut, në këtë panair në një sipërfaqe prej 75 mijë metra katrorë janë duke u ekspozuar mbi 600 anije.

Vizitorët treguan interesim të madh për të parë nga afër madhësinë dhe pajisjet e brendshme të jahteve miliona dollarëshe.

Prodhime të tjera për të cilat u tregua interes në panair ishin edhe varkat e peshkimit, kaiket dhe jet ski.

Në panairin në kuadër të të cilit prezantohen dhe simulatorë anijesh dhe aktivitete tjera falas për fëmijë, për admiruesit do të ofrohen mbi 200 seminare për anije dhe lundrim.

Panairi do të mund të vizitohet deri më 14 janar. aa

Demokratët në SHBA kërkojnë përgjigje më të ashpër kundër ndërhyrjes ruse

Liderja e pakices demokrate, Nancy Pelosi

Një raport i hartuar nga studiues të senatit amerikan, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për një përgjigje më të ashpër amerikane ndaj Moskës rreth përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe ato evropiane.

Raporti i publikuar sot nga anëtarët e stafit të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, ka listuar një seri të rekomandimeve për të luftuar atë që e është quajtur “sulmet dy dekadëshe të presidentit rus, Vladimir Putin në institucionet demokratike, vlerat universale dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe shtetin e tij”.

Në këtë dokument janë theksuar disa përpjekje të qeverisë evropiane për të luftuar atë që studiuesit e kanë cilësuar politika të Kremlinit.

Sa i përket Shteteve të Bashkuara, raporti ka kërkuar themelimin e një trupi qeveritar për të koordinuar përgjigjen amerikane ndaj operacioneve të Kremlinit.

Rekomandimet e tjera përfshijnë bashkëpunim të ngushtë me aleatët amerikanë në Evropë, ashtu që t’i bëjnë presion kompanive të rrjeteve sociale, siç është Facebook apo Twitter që të jenë më transparent në reklamat lidhur me politikën si dhe të punojnë së bashku në zvogëlimin e importit të gazit dhe naftës nga Rusia në vendet evropiane.

Mirëpo ky raport po ashtu ka kritikuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se përgjigjja e saj i ka dhënë më shumë guxim Moskës.

“Asnjëherë më parë në historinë amerikane nuk ëshë injoruar në mënyrë kaq të hapur një kërcënim për siguri kombëtarë nga presidenti amerikan”, është thënë në raport.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur në kërkesat për të reaguar lidhur me raportin.

Ndërsa Rusia vazhdon të kundërshtojë se ka pasur ndonjë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016.

Ivanka Trumpi lavdëron fjalimin e Oprah Winfreyt

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart fjalimin e yllit televiziv, Oprah Winfrey, i cili ka shkaktuar thashetheme për kandidimin e saj të mundshëm për presidente të SHBA-së.

Trump tha se fjalimi në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes, këtë javë, ka qenë “i fuqishëm dhe frymëzues”.

Winfrey ka folur me pasion për racën dhe seksizmin, si dhe për rëndësinë e trajtimit të pabarazisë.

Fjalimi ka çuar në thirrjet për kandidimin e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020.

Në këtë garë pritet të garojë edhe presidenti aktual, Donald Trump.

“Le të bashkohemi të gjithë, burra dhe gra, dhe të themi koha është tani”, ka thënë Ivanka Trump përmes një postimi në Twitter.

“Koha është tani” është një fushatë për të ndihmuar në luftimin e ngacmimeve seksuale në industrinë e filimit dhe vende të tjera të punës.

SHBA, urdhri i gjyqtarit: DACA të qëndrojë në fuqi

Protesta pro dhe kundër DACA-s në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit Trump të mbajë në fuqi tani për tani një program i cili mbron nga dëbimi qindra mijëra emigrantë që kanë hyrë në vend ilegalisht kur ishin fëmijë.

Në muajin shtator, Presidenti Trump vendosi t’i japë fund këtij programi të njohur me emrin DACA dhe i dha Kongresit gjashtë muaj kohë për të gjetur një zgjidhje ligjore për rreth 800 mijë emigrantë të përfshirë në program.

Gjyqtari në shtetin perëndimor të Kalifornisë vendosi të martën në favor të një grupi individësh dhe institucionesh, përfshirë Universitetin e Kalifornisë, duke thënë se ato do të pësonin një dëm të rëndë e të pariparueshëm nëse programit i jepet fund. Vazhdimi i DACA-s, deklaroi gjyqtari, i shërben interesit publik.

Urdhri i gjykatës erdhi vetëm disa orë pas komenteve të Presidentit Trump, i cili i tha një grupi ligjvënësish me ndikim të Kongresit se ai do të nënshkruante çfarëdo ligji për DACA-n me të cilin ata bien dakord.

“Mendoj gjithashtu se do të arrijmë ta bëjmë ligjin për DACA-n. Por duhet të kërkojmë një zgjidhje të përhershme për të të gjithë situatës së emigracionit. Mendoj se shumë prej jush do të ishit dakord, por këtë do ta bëjmë hap pas hapi,” tha Presidenti.

Edhe pasi i dha fund programit DACA, Presidenti Trump ka herë pas here shprehur keqardhje për gjendjen e vështirë të emigrantëve të rinj, shumë prej të cilëve njohin vetëm Shtetet e Bashkuara si vendin e tyre amë.

Ai u tha dje se ligjvënësit duhet të bëjnë një ligj që të shprehë dashuri ndaj këtyre njerëzve.

Demokratët i kanë kundërshtuar përpjekjet për mbylljen e programit DACA, por dolën nga takimi i së martës duke thënë se ka vend për kompromis.

“Mendoj se presidenti në fakt e dëshiron një marrëveshjeje. Nëse arritja e saj është e vështirë, kjo është një tjetër çështje, por unë mendoj se është e mundur”, tha senatori Robert Menendez.

Por zotit Trump do t’i duhet të qetësojë ligjvënësit e vijës së fortë që po i kërkojnë të mbajë premtimin e fushatës.

“Ai vazhdimisht dhe pa pushim premtoi që t’i jepte fund DACA-s. Teknikisht, ai ka njoftuar se kjo do të ndodhë më 5 mars të këtij viti, por po përpiqet ndërkaq që, si shkëmbim, të marrë një seri lëshimesh për çështjen e migracionit,” tha kongresmeni Steve King.

Presidenti Trump tha se mezi pret të nisë ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, për të përmbushur një nga premtimet e tij kryesore të fushatës. Ky projekt është tani pjesë e negociatave më të gjera për sigurinë e kufijve të vendit.

Bannon dorëhiqet nga rrjeti konservator i lajmeve Breitbart

Ish strategu i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon dha dorëheqjen si kreu ekzekutiv i Rrjetit të Lajmeve Breitbart, njoftoi ky rrjet të martën.

Dorëheqja vjen në klimën e krijuar pas komenteve të ashpra që thuhet se ai ka bërë në adresë të Presidentit Donald Trump dhe familjes së tij në librin e titulluar “Zjarr dhe furi” të autorit Michael Wolff që doli në qarkullim javën e kaluar.

Wolff shkruante në libër se zoti Bannon e quajti “akt tradhtie” dhe “jopatriotik” një takim të vitit 2016 mes të birit të presidentit, Donald Trump Jr, dhëndrrit të Presidentit, Jared Kushner, dhe disa shtetasve rusë.

Zoti Bannon parashikonte gjithashtu në libër se Robert Mueller, prokurori i posaçëm që heton rreth një bashkëpunimi të fshehtë mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, do ta “thyente” të birin e zotit Trump “si një vezë në televizionin kombëtar”.

Senati i SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve dhe një prokuror i posaçëm po hetojnë rreth çdo ndërhyrjeje të supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale, akuzë që mohohet si nga Kremlini ashtu edhe nga zoti Trump.

Presidenti dhe stafi i tij e kanë sulmuar ashpër zotin Bannon, duke e quajtur atë të pabesë dhe të paturp. Presidenti tha javën e shkuar se Bannon “humbi logjikën” pasi u hoq nga Shtëpia e Bardhë në muajin gusht.

Pas bujës që shkaktoi libri, zoti Bannon qëndroi disa ditë në heshtje, por pastaj u përpoq t’u bënte korrigjime komenteve. Të dielën, ai lëshoi një deklaratë të dielën ku lavdëronte të birin e presidentit, por nuk kërkoi falje për kritikat që kishte bërë ndaj vajzës së presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Kushner.

Si pasojë e librit, Bannon humbi gjithashtu financuesen e tij kryesore, Rebekah Mercer. Zonja Mercer dhe i ati i saj, miliarderi Robert Mercer, pjesë e Breitbart News Network, janë disa nga pronarët e Rrjetit Breitbart News dhe kanë ndikim në funksionimin e këtij rrjeti. Javën e kaluar, zonja Mercer u distancua nga Bannon, duke thënë në një deklaratë se mbështeste Presidentin Trump dhe platformën mbi të cilën ai është zgjedhur.

Bannon iu bashkua rrjetit Breitbart në vitin 2012 dhe ndihmoi në rritjen e ndikimit të këtij rrjeti, të cilin ai dikur e pat quajtur platformë e së djathtës alternative, një bashkim i lirë i neonazistëve, supremacistëve të bardhë dhe antisemitëve.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi menjëherë rreth lajmit për largimin e zotit Bannon, por sekretarja e shtypit Sarah Huckabee Sanders, javën e kaluar, i bëri thirrje Rrjetit konservator të lajmeve të “shihte mundësinë” e distancimit nga zoti Bannon.

SHBA: Një satelit spiun është shkatërruar

Pamje nga lansimi i raketës më 7 janar nga baza Kejp Kanaevral në Floridë

Një satelit spiun i Shteteve të Bashkuara i lansuar nga baza ajrore, Kejp Kanaveral, në Floridë, në kuadër të raketës SpaceX, ka dështuar të arrijë në orbitë dhe besohet se është shkatërruar totalisht, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Ky satelit i inteligjencës me fshehtësi të lartë, ka dështuar të ndahet nga raketa, pas lansimit më 7 janar dhe besohet se është copëtuar në disa pjesë dhe është përfshirë nga zjarri në atmosferën e Tokës ose është përplasur në det, raportuan mediat, duke cituar zyrtarë qeveritarë dhe industrialë të Shteteve të Bashkuara.

Humbja e këtij sateliti së pari është raportuar nga e përditshmja, Wall Street Journal.

Lidhur me këtë rast po zhvillohen hetime, por nuk ka indikacione fillestare për ndonjë sabotazh ose ndërhyrje tjetër, thane zyrtarët.

Sipas tyre, raketa është kthyer me sukses në Tokë dhe ka ateruar e sigurt përkundër dështimit të satelitit për tu ndarë dhe për të depërtuar në orbitë.

Trumpi mund të intervistohet në kuadër të hetimeve për Rusinë

Këshilltari special amerikan, Robert Mueller, ka informuar Shtëpinë e Bardhë, se ka mundësi të kërkojë intervistimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në kuadër të hetimeve të tij nëse ka pasur ndonjë koordinim në mes të Rusisë dhe fushatës së Trumpit, janë duke raportuar mediat amerikane.

Duke cituar “persona që janë të familjarizuar më këtë çështje”, mediat kanë raportuar më 8 janar, se ekipi hetues i Muellerit, i ka informuar avokatët e Trumpit për diskutimet e fundit dhe se një intervistë mund të kërkohet shumë shpejt, mirëpo nuk është caktuar asnjë datë kur mund të ndodhë takimi.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë cilësuar diskutimin si shenjë të asaj se hetimet e Muellerit rreth supozimeve të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA janë duke iu afruar fundit.

Gjatë një hetimi paraprak të këshilltarit special që përfshinte ish presidentin amerikan, Bill Clinton, ishte vet presidenti në mesin e personave të fundit që është përballur me marrje në pyetje. Trump dhe avokatët e tij kanë kundërshtuar vazhdimisht ndonjë bashkëpunim eventual me Rusinë dhe kanë premtuar se do të bashkëpunojnë në hetimet e Muellerit.

Trump nuk e pati larguar mundësinë e marrjes në pyetje nga Mueller kur është pyetur rreth kësaj çështje në një konferencë për media më 6 janar.

“Nuk ka pasur bashkëpunim. Nuk ka pasur ndonjë krim”, ka thënë ai.

“Mirëpo ne kemi qenë shumë të hapur”, ka shtuar Trump.

“Ne kemi mundur të veprojmë në dy mënyra. Kemi mundur të jemi shumë të mbyllur dhe kjo do të zgjaste me vite. Mirëpo e dini, është një gjë që kur nuk keni bërë asgjë keq, më mire le të jemi të hapur”, ka thënë Trump.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, avokati, Ty Cobb, ka thënë më 8 janar, se Shtëpia e Bardhë nuk diskuton bisedat e saj me Muellerin, mirëpo është duke vazhduar të bashkëpunojë “në gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur”, sa i përket hetimeve për Rusinë.

Derisa Trump pretendon se është i pafajshëm ndaj çdo krimi, zyrtarët kanë thënë se çfarëdo interviste me Muellerin mund të përbëjë rrezik për presidentin, i cili ka pranuar të ketë përdorur me raste atë që e ka quajtur “hiperbolë të vërtetë” apo “ekzagjerim të pafajshëm”.

Mueller deri tash ka nisur akuza kundër katër bashkëpunëtorëve të Trumpit, të cilët përballen me akuzat për deklarata të rrejshme gjatë intervistave të tyre me autoritetet.

Duke treguar rreziqet e të biseduarit me hetuesit e Muellerit drejtpërdrejt, disa organizata mediale kanë raportuar se avokatët e Trumpit preferojnë që atij t’i lejohen përgjigjet e shkruara.

Ndonëse misioni fillestar i Muellerit prej kur është emëruar në detyrë gjatë muajit maj, ka qenë të vërtetojë nëse ndihmësit e Trumpit kanë bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës, mediat kanë raportuar se Mueller po ashtu ka hetuar nëse Trump ka kërkuar të pengojë hetimet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë shkarkimin e ish drejtorit të FBI-së, James Comey, i cili ishte duke udhëhequr hetimet para emërimit të Muellerit.

Pengimi i drejtësisë konsiderohet krim në Shtetet e Bashkuara.

Comey ka deklaruar se Trump ka kërkuar të ndërhyjë në hetimet e tij. Ai ka dëshmuar në vitin e kaluar disa muaj pasi është shkarkuar, se Trump i ka thënë atij se dëshiron që ai t’i përfundojë hetimet për këshilltarin e tij të parë për siguri kombëtare, Michael Flyyn.

Trump ka hedhur poshtë këto deklarata kinse ka kërkuar nga Comey të përfundojë hetimet për një nga ndihmësit e Trumpit, i cili po ashtu është akuzuar në vitin e kaluar.

Është raportuar se Flynn tani është duke bashkëpunuar në hetimet e Muellerit.

Ekipi i Muellerit së fundmi ka zhvilluar një seri intervistash me ish ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë duke përfshirë edhe ata që janë aktualisht, në mesin e tyre ish shefin e stafit, Reince Priebus, si dhe dhëndrrin e presidentit Trump, Jared Kushner.

Trumpi cakton afat për largimin e shtetasve të El Salvadorit nga SHBA

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të anulojë lejet që u mundësojnë gati 200,000 shtetasve të El Salvadorit të jetojnë dhe punojnë në SHBA.
Atyre u është dhënë Statusi i Përkohshëm i Mbrojtjes pas tërmetit vdekjeprurës që ka goditur El Salvadorin – shtet në Amerikën Qendrore – në vitin 2001.
Shtetasit e El Salvadorit duhet të largohen deri në vitin 2019 ose do të përballen me dëbim nëse nuk gjejnë mënyra të tjera ligjore për të qëndruar.
Administrata Trump tashmë u ka hequr Statusin e Përkohshëm të Mbrojtjes dhjetëra-mijëra njerëzve nga Haiti dhe Nikaragua.
Njoftimi i fundit vjen katër muaj pasi qeveria ka thënë se planifikon të shfuqizojë të ashtuquajturën skemë Daca, e cila daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi imigrantët e rinj pa dokumente, shumica e tyre nga Amerika Latine.
Ligjvënësve në Kongres u është dhënë kohë deri në mars të vendosin për fatin e rreth 800,000 njerëzve që preken nga programi Daca.

Oprah Winfrey mendon të kandidojë për në Shtëpinë e Bardhë

VOAL – Oprah Winfrey po mendon seriozisht që të kandidojë për në Shtëpinë e Bardhë dhe të garojë në zgjedhjet amerikane të vitit 2020. Lajmin e pohojnë të paktën dy njerëz të afërt të yllit televiziv amerkan, siç bën të ditur CNN.

Ndërkohë hashtagu “Oprah for President” po dalldis internetin. Që para fjalimit të bujshëm të mbretëreshës së talk show në Golden Globes, cilësori “presidential” ishte shfaqur në Twitter, me hashtag #Oprah2020 që ka bërë jehonë menjëherë pas dorëzimit të çmimit të parë Cecile B. De Mille Award, i barabartë me çmimin Oskar të karrierës, dheënë një gruaje amerikane.

“Është në garë”, kanë komentuar shumë përdorues të Twitteri ndërkohë që Oprah ishte ende në skenë. Mes fansave të #OprahforPresident aktorja komike Sarah Silverman e cila ka ëndërruar në Twitter një biletë Oprah/Michelle.

New York, nga shkaku i përmbytjeve evakuohet një pjesë e aeroportit JFK

Moti i ftohtë dhe stuhia tashmë për disa ditë kanë vështirësuar jetën në metropolin amerikan të New Yorkut, bashkë me të, edhe trafikun ajror në njërin nga aeroportet me frekuentim më të madh në botë

NEW YORK – Njëri nga terminalet në aeroportin JFK të New Yorkut, është evakuuar nga shkaku i përmbytjes si pasojë e dëmtimit të gypave të ujit.

Moti i ftohtë dhe stuhia tashmë për disa ditë kanë vështirësuar jetën në metropolin amerikan të New Yorkut, bashkë me të, edhe trafikun ajror në njërin nga aeroportet me frekuentim më të madh në botë.

Pikërisht moti i ftohtë ka shkaktuar dëmtimin e gypave kryesorë të ujit, ku si pasojë është përmbytur pjesa e aeroportit ku pasagjerët marrin valixhet e tyre pas daljes nga avioni.

Uji kishte kapluar shumë valixhe të pasagjerëve, ndërkohë që ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka bërë që aeroporti të evakuohet pjesërisht. aa

FOTOT – New York, zjarr në Kullën Trump, tym në majë të qiellgërvishtëses

Një zjarr i vogël ka shpërthyer në çatinë e gratacelës së Trump Tower, ku presidenti amerikan ka një rezidencë, në New York.

Tymi ishte i dukshëm edhe disa blloqe larg në Mahhatan. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata është kthyer në normalitet.

Zjarri duket se është shkaktuar nga sistemi i kondicionimin në ndërtesë.

Rezidenca e familjes Trump është në katet e fundit të gratacelës. Në momentin që ka rënë zjarri presidenti nuk ishte prezent në godinë.

Ashtu siç kanë shpjeguar burime nga forcat zjarrfikëse, nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi dhe nuk ka pasur të plagosur.

Dy persona fitojnë lotarinë me vlerë 1 miliard dollarë

Dy blerës të biletave të lotarisë në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë uikendit, kanë thënë zyrtarët.

Një person apo grup në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i biletës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura.

Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë bileta, Sam Safa.

Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e biletës.

Ndërsa bileta e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.

Dyqani ku është blerë kjo biletë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.

Zyrtarë të lartë të administratës në ofensivë pas librit “Zjarr dhe furi”

Stephen Miller, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë

Stephen Miller, një ndër këshilltarët kryesorë të Presidentit Donald Trump, sulmoi ish-këshilltarin Stephen Bannon për komentet e tij të pasqyruara në librin “Zjarr dhe furi”. Ai citohet në libër të ketë thënë se djali i madh i Presidentit, Donald Trump Jr., dhëndri i Presidentit, Jared Kushner, tashmë këshilltar kryesor në Shtëpinë e Bardhë, si dhe ish-menaxheri i fushatës elektorale, Paul Manafort, ishin “tradhëtarë” dhe “jopatriotë” që u takuan në mes të fushatës elektorale të vitit 2016 me shtetas rusë që pretendonin se dispononin informacion inkriminues për sfidanten e zotit Trump, demokraten Hillary Clinton.

Duke folur në kanalin televiziv CNN, zoti Miller e përshkroi zotin Bannon si një “person të zemëruar dhe hakmarrës, komentet groteske të të cilit janë shumë të shkëputura nga realiteti”. Zoti Miller tha se “të gjithë anëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë janë plotësisht të zhgënjyer me komentet e tij” të reflektuara në këtë libër.

Zoti Miller tha se libri i autorit Wolff “është më tepër një vepër letrare e shkruar keq. Autori është një autor fundërrinë i një libri fundërrinë… Tradhtimi i Presidentit në këtë libër është në kundërshtim me realitetin e njerëzve që punojnë me të”.

Spikeri i kanalit CNN, Jake Tapper, e ndërpreu papritur intervistën me zotin Miller, duke e quajtur atë “një servil” të interesuar vetëm për të kënaqur “një shikues”, Presidentin Trump.

Pak më vonë, Presidenti Trump shkruajti në Twitter se “Jake Tapper i kanalit të lajmeve të rreme CNN u rrënua gjatë intervistës me Stephen Millerin, anëtar i Administratës Trump. Shikojeni urrejtjen dhe padrejtësinë e këtij shërbëtori të CNN-it”.

Dy zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Trump, ambasadorja në OKB, Nikki Haley, si dhe drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, gjithashtu shprehën mbështetje gjatë emisioneve të fundjavës për punën e Presidentin, vetëm një ditë pasi Presidenti Trump e përshkroi veten “një gjeni shumë të qëndrueshëm”.

Zoti Bannon nuk i ka mohuar fjalët e cituara në librin e zotit Wolff, por ai shprehu sot një lloj keqardhjeje për rolin e tij.

Ai i tha faqes së lajmeve në internet, “Axios”, se “Donald Trump Jr. është patriot dhe njeri i mirë. Ai ka mbrojtur papushim të jatin dhe axhendën që ka mundësuar kthesën që ka marrë vendi”.

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, zoti Bannon u rikthye tek “Breitbart News”, një faqe interneti e të djathtës alternative me pikëpamje nacionaliste. Ai u zotua se do të vazhdonte mbështetjen për Presidentin Trump.

Zoti Bannon tha se “jam i palëkundur në mbështetjen për Presidentin dhe axhendën e tij, siç e kam dëshmuar çdo ditë gjatë transmetimeve kombëtare në radio, në faqet e Breitbard News, si dhe në fjalime në Tokyo, Hong Kong, Arizona dhe Alabama. Më vjen keq që reagova me vonesë ndaj raportimeve të pasakta për Don Jr., dhe shkëputjen e vëmendjes nga arritjet historike të Presidentit gjatë vitit të parë të presidencës së tij”.

Presidenti Trump tha se nuk ishte i kishte autorizuar aspak qasje zotit Wolff në Shtëpinë e Bardhë, për të shkruar librin e tij.

Por, zoti Wolff i tha kanalit NBC se vetë Presidenti, ndoshta me pak hezitim, i lejoi të qarkullonte në korridoret e Shtëpisë së Bardhë dhe të zhvillonte intervista me ndihmësat e tij, duke u shprehur madje se “E kujt i bëhet vonë për një libër?”.

Por, që ditën e sotme, pra vetëm dy ditë pas botimit, libri “Fire and Fury” është më i shituri në faqen online të kompanisë Amazon.

Nga Ujëvarat e Niagarës rrjedh akull

Ashtu si çdo vit edhe këtë vit një pjesë e madhe e Ujëvarave të Niagarës kanë ngrirë

NIAGARA FALLS – Edhe Ujëvarat e Niagarës janë ndikuar nga moti i ftohtë që ka qenë i efektshëm në dy javët e fundit në Kanada, ku një pjesë e madhe e ujëvarave janë ngrirë, ndërsa në lum rrjedhin copa akulli.

Ashtu si çdo vit edhe këtë vit një pjesë e madhe e Ujëvarave të Niagarës kanë ngrirë.

Turistët e zgjedhin pjesën e Kanadasë ku mund t’i shikojnë drutë dhe shkëmbinjtë të cilët kanë ngrirë në një nga ujëvarat më të madhe, ajo e Horseshoe (Potkua).

Ujëvarat e Niagarës të cilat gjenden mes Kanadasë dhe SHBA-ve, nga moti që me ditë është minus 30 gradë para rreth dy javëve ka filluar të ngrijë shtratin e lumit.

Sipërfaqja e Lumit të Niagarës e cila çon ujë deri tek ujëvara është mbuluar me akull, ndërsa shtrati i ujëvarës nuk duket nga akujt.

SHBA: Ka vdekur astronauti legjendar John Young

John Yound gjatë ecjes së tij në Hënë

Astronauti legjndar i Shteteve të Bashkuara, John Young, ka vdekur mbrëmë në moshën 87 vjeçare.

Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA ka njoftuar se Young ka vdekur në shtëpinë e tij në Hjuston, pasi ka vuajtur nga pneumonia.

NASA i referohet astronautit të ndjerë si njëri prej pionierëve të kësaj agjencie, pasi ai është i vetmi kozmonaut që ka fluturuar në kuadër të programeve Gemini, Apollo dhe Space Shuttle.

John Young ishte personi i parë që ka fluturuar në gjithësi gjashtë herë dhe personi i nëntë që ka ecur në Hënë, gjatë karrierës së tij 42 vjeçare. Kjo ishte karriera më gjatë e një astronauti.

Presidenti Trump vazhdon sot kritikat për librin e ri provokativ “Zjarr dhe Furi”

Presidenti Trump vazhdoi sot kritikat për librin e ri provokativ “Zjarr dhe Furi” që e portretizon vitin e parë të presidencës së tij si të rrëmujshëm, dhe atë vetë si fëmijë që ndoshta ka nevojë për ndihmë psikiatrike. Libri me autor Michael Wolff që doli në shitje dje flet rreth intrigave në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës për Shtëpinë e Bardhë, Peter Heinlein, njofton se presidenti Donald Trump thuhet të jetë i zemëruar me ish-këshilltarin Steve Bannon, i cili citohet të ketë bërë disa komente të dyshimta për presidentin dhe familjen e tij.

Libri “Zjarr dhe Furi”, ka bërë bujë në Uashington. Njerëzit qëndruan në rradhë për të blerë kopje të librit, pavarësisht temperaturave të ulëta që arritën minus 12 gradë celsius.

Presidenti reagoi vetë, me “zjarr dhe furi”.

“Unë mendoj se zemërim, revoltim, do të ishin fjalët e përshtatshme kur flitet për këto lloj deklaratash të rreme, kundër Presidentit, administratës së tij dhe familjes së tij” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

Në Twitter, presidenti Trump e quajti librin “të rremë” dhe “plot gënjeshtra” dhe talli ish-këshilltarin Steve Bannon, duke e quajtur atë “Sloppy Steve”, pasi Bannon u citua ta përshkruante një takim midis djalit të madh të presidentit Trump dhe një grupi rusësh gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës si “tradhëtues” dhe “jopatriotik”.

“Unë nuk flas me të. Unë nuk flas me të. Unë nuk flas me të” tha presidenti amerikan.

Por autori Michael Wolff tha se ai qëndron pas gjithçkaje të shkruar në libër.

Në një intervistë televizive me rrjetin NBC, ai tha: “Besueshmëria ime po vihet në pikëpyetje nga një njeri që ka më pak besueshmëri sesa ndoshta gjithë ata që kanë ecur ndonjëherë në Tokë deri tani”.

Autori Wolff tha se stafi i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan presidentin si “një fëmijë”, që do të thotë se “ka nevojë t’i plotësohen menjëherë kërkesat”.

“Zjarr dhe Furi” përqëndrohet në rrëmujën e Shtëpisë së Bardhë, duke ngritur pyetje rreth shëndetit mendor të presidentit Trump. Ekziston shqetësimi se libri gjithashtu po e largon vëmendjen e mediave nga lajme të tjera të rëndësishme.

“Një seri krizash ndërkombëtare nga Venezuela në Ukrainë deri në Kongo, Koreja e Veriut, Deti i Kinës Jugore, një numër i madh çështjesh ndërkombëtare që janë injoruar në masë të madhe në mbulimin mediatik, sepse ekziston kjo atmosferë e ngjashme me një cirk në Uashington” thotë hulumtuesi Dan Mahafee, i Qendrës për Studimin e Presidencës dhe Kongresit.

Vëzhguesit vënë në dukje se për shkak të bujës së librit “Zjarr dhe Furi”, u la në hije vendimi i së enjtes i presidentit Trump për të lejuar shpime për naftën në pothuajse të gjitha ujërat bregdetare të Shteteve të Bashkuara, duke hequr ndalimin e vendosur nga presidenti Barack Obama pranë fundit të mandatit të tij.

Trumpi: “Jam një gjeni me stabilitet mendor”

Presidenti i SHBA mbrohet pas daljes së librit “Zjarr dhe tërbim” që vë në dyshim aftësitë e tij mendore

VOAL – Presidenti amerikan Donald Trump, stabiliteti mendor i të cilit është vënë në diskutim në një libër të botuar të premten, deklaron në mëngjesin e së shtunës (sot) se është një “gjeni shumë stabël”.

Përgjatë jetës sime, “karakteristikat e mia kryesore kanë qenë stabiliteti mendor dhe të qenët shumë inteligjent”, shkruan në një postim në Tweeeter në përgjigje të librit “Fire and Fury”. Dëshmitë e dhëna (shumë prej tyre anonime) mbledhur në librin e Michael Wolff flasin për një president që sillet “si një fëmijë” me bashkëpunëtorët e tij dhe është i paparashikueshëm.

“Nga një afarist shumë i zoti jam bërë një yll i madh televiziv dhe pastaj president i Shteteve të Bashkuara (në orvatjen e parë), thekson Trumpi duke shtuar “Mendoj se kjo mund të quhet jo inteligjente po gjeniale… një gjeni shumë stabil do thënë”.

AFP

Trumpi takohet me drejtuesit republikanë të Kongresit

Presidenti Donald Trump po takohet me ligjvënësit republikanë dhe anëtarët e kabinetit të tij në shtëpinë presidenciale të pushimit, Camp David për të vendosur prioritetet legjislative të administratës për vitin 2018 dhe për të hartuar një strategji për zgjedhjet afatmesme në nëntor.

“Ne do të shkojmë në kampin David me shumë senatorë të shquar republikanë, dhe ne po e bëjmë përsëri Amerikën, një vend të madh”, tha presidenti kur u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten.

Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe disa sekretarë të kabinetit do të marrin pjesë gjithashtu në takim.

Presidenti po kërkon më shumë sukses legjislativ pas miratimit të fundit të projekt-ligjit për shkurtimin e taksave.

Temat në listën e prioriteteve legjislative do të përfshijnë buxhetin, infrastrukturën, imigracionin, reformën e mirëqenies dhe zgjedhjet afatmesme.

Ligjbërësit, megjithatë, duhet të punojnë shpejt për të miratuar një plan financimi deri më 19 janar për të shmangur mbylljen e qeverisë.

E ardhmja e qindra mijëra të rinjve që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara si fëmijë është gjithashtu përpara Kongresit. A do t’u lejohet të qëndrojnë në vend apo do të dëbohen në një vend ku shumë prej tyre nuk kanë lidhje?

Presidenti Trump ka propozuar që të ashtuquajturit Dreamers të qëndrojnë në vend nëse ai merr fonde për ndërtimin e një muri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, diçka që ai e premtoi gjatë fushatës së tij presidenciale. Demokratët ka të ngjarë t’u bëjnë republikanëve rezistencë në këtë lëvizje.

Republikanët gjithashtu kanë qenë të etur për të ulur programet e përfitimeve sociale.

Përparësitë e republikanëve mund të ndalen megjithatë, nëse demokratët janë të suksesshëm gjatë zgjedhjeve afatmesme për në Kongres.

Trump po përballet me kritika në rritje në lidhje me stilin e tij presidencial. Ai e fillon vitin e ri me publikimin e një libri bombë, “Zjarr dhe Furi” nga Michael Wolff, i cili e përshkruan presidentin si fëmijë dhe që ka nevojë për ndihmë psikiatrike.

Mbetet për t’u parë se si libri dhe shqetësimet e tjera për statusin mendor të presidentit Trump do të ndikojnë në sondazhet e ardhshme.

Të gjithë 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një e treta e 100 anëtarëve të Senatit do të garojnë në zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2018.

Turqia dhe sfidat e Erdoganit me Perëndimin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një ndër dy zyrtarët e lartë turq që kanë bërë ose po bëjnë vizita në vendet e Bashkimit Europian dhe që analistët thonë se janë një ofensivë diplomatike për rivendosjen e marrëdhënieve me bllokun prej 28-anëtarësh. BE-ja është partnerja numër një e Turqisë për importet dhe eksportet e saj.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian megjithatë, janë të tensionuara, pjesërisht për çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi. Një shkak tjetër ka qenë referendumi i debatueshëm vitin e kaluar për të zgjeruar kompetencat e zotit Erdogan si president. Arsye ka qenë gjithashtu emigracioni i refugjatëve dhe kërkesat e Turqisë për udhëtimin pa viza të qytetarëve të saj kudo në BE.

Presidenti Erdogan u takua të premten në Francë me homologun e tij Emmanuel Macron për bisedime mbi Sirinë dhe tregtinë dhe nënshkroi me të një seri kontratash. Dy presidentët ishin gjithashtu të pranishëm në nënshkrimin e një marrëveshjeje me të cilën kompania Turkish Airlines do të blejë 25 avionë nga firma Airbus.

Në një intervistë të këtyre ditëve, Presidenti Macron konfirmoi se ai flet rregullisht me zotin Erdogan, biseda që analistët thonë se vlerësohen nga presidenti turk.

“Hapat që kemi ndërmarrë deri tani me zotin Macron janë të gjitha në drejtimin e duhur dhe kam shumë shpresa te zoti Macron,” u tha gazetarëve zoti Erdogan përpara se të nisej për në Paris.

Turqia po kërkon të hyjë Bashkimin Evropian, por nuk mund ta bëjë këtë nëse nuk plotësohen kritere të caktuara për anëtarësimin. Përpara vizitës në Paris, zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, duke folur për kanalin e lajmeve Francë 24, i dërgoi një mesazh BE-së. “Ne si Turqi, – tha ai, – e shohim anëtarësimin në BE si qëllim strategjik; megjithatë, vitet e fundit, nuk janë bërë shumë përparime në këtë drejtim për shkak të disa arsyeve. Ne duam t’i kapërcejmë këto probleme”.

Masat e forta të ndërmarra nga Ankaraja pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016 kanë rezultuar në dhjetëra mijëra arrestime dhe në burgosjen e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë gazetarë. Masat kërcënojnë keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të trazuara me BE-në.

Përpara vizitës së zotit Erdoganit, Presidenti Macron bëri një koment që padyshim drejtohej edhe ndaj Turqisë. “Liria e shtypit po dëmtohet jo vetëm në diktatura, por edhe në disa shtete demokratike evropiane,” u tha ai gazetarëve.

Shqetësimet për të drejtat e njeriut do të jenë një pengesë edhe më e madhe në përpjekjet e Ankarasë për të zbutur marrëdhëniet me vendin tjetër të fuqishëm të Evropës, Gjermaninë. Marrëdhëniet gjermano-turke pothuajse u shkatërruan vitin e kaluar lidhur me akuzat e Ankarasë se Berlini strehonte qindra njerëz të lidhur me përpjekjen e grushtit të shtetit në 2016. Ndërkohë, Gjermania e ka krahasuar me pengmarrje arrestimin dhe burgimin e një numri të qytetarëve të saj, duke përfshirë dy gazetarë dhe një aktivist për të drejtat e njeriut.

Takimi i Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel të shtunën në Goslar të Gjermanisë bëhet pikërisht për të diskutuar këto çështje.

“Të dyja palët kanë interes për një fillim të ri në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa jetojmë në një kohë të mbushur me sfida”, tha Cavusoglu në një artikull të shkruar për një gazetë gjermane. “Nuk është koha për diplomacinë e konfrontimit,” tha ai.

Pas një takimi të paparashikuar midis dy ministrave të jashtëm në nëntor në Antalia, të dyja palët kanë filluar të ndërmarrin hapat e parë për të zbutur tensionet. Tre gjermanë të paraburgosur janë liruar. Deniz Yucel, një gazetar për gjermanes Die Welt, mbetet i burgosur, ndonëse kushtet e tij janë përmirësuar, duke e hequr nga qelia e izolimit.

Pavarësisht hapave të tillë, ekspertët paralajmërojnë se Ankara përballet me një proces të zgjatur në përmirësimin e marrëdhënieve me BE-në.

Megjithatë, duke pasur parasysh izolimin e saj në rritje, Turqia mund të vendosë të bëjë më shumë gjeste në drejtim të Evropës. Turqia përballet me një situatë të ngjashme me aleatin tjetër të saj perëndimor, Shtetet e Bashkuara. Deri tani, Ankaraja i ka hedhur sytë nga Moska, duke dërguar mesazhin se ajo mund të bëjë edhe pa aleatët e saj tradicionalë. Por rritja e varësisë nga Moska po vjen me një kosto në rritje.

“Rusia është motori kryesor ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Husein Bagçi i Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara. “Për fat të keq në këtë moment, Turqia po bën dhe po përsërit atë që thotë Rusia. Pra, Turqia është futur së tepërmi nën ndikimin e Rusisë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në 25 vitet e fundit”.

Edhe pse Ankaraja ka gjetur një farë emëruesi të përbashkët me Moskën në rajon, dy vendet janë rivalë historikë siç është rasti edhe me Iranin, një vend tjetër me të cilin Turqia ka filluar të ngrohë marrëdhëniet.

Vëzhguesit thonë se Ankaraja tani ndoshta po e kupton situatën e pasigurt me të cilën po përballet si dhe nevojën për një qasje më të balancuar diplomatike.

David L Phillips: Duke e vënë në shenjestër Kosovën, Brukseli provon njëanshmërinë kundër Shqiptarëve!

David L Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe Programit të të Drejtave të Njeriut si dhe Institutit të Studimeve të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë shkruan në Twitter:

“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushtëzimi i liberalizimit të vizave me Kosovën me marrëveshjen për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Duke e vënë në shenjestër Kosovën, Brukseli provon njëanshmërinë e tij kundër Shqiptarëve!”

 

David L Phillips, Director of Peace-Building and Human Rights Program, Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights writes in Twitter:

“Brussels must rescind its ridiculous rule conditioning Visa Liberalization for Kosovo with a Border Demarcation Agreement between Kosovo and Montenegro. Border disputes exist between many countries from ex-Yugoslavia. Targeting Kosovo proves Brussels bias against Albanians.”

Administrata e Trumpit lëviz për shpime masive në det të hapur

Plani i Departamentit të Brendshëm gjatë periudhës pesëvjeçare propozon lëshimin e 19 pronave me qira jashtë brigjeve të Alaskës, 7 në rajonin e Paqësorit, 12 në Gjirin e Meksikës dhe 9 në rajonin e Atlantikut

NEW YORK – Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka ndërmarrë hapa që do të shkaktojnë nxitimin për shpime në det të hapur, një lëvizje që do të anulonte ndalesën e paraardhësit të tij, Barack Obama, për shpime në det të hapur.

Plani i quajtuar “Zbulimi i Naftës në Det të Hapur të Amerikës dhe Potencialit të Gazit” propozon që midis viteve 2019-2024 hapjen për shpim të mbi 90 për qind të zonave në rajonet e SHBA-ve, Arktikut, Paqësorit, Atlantikut dhe Gjirit të Meksikës, midis viteve 2019-2024.

Departamenti i Brendshëm tha se plani pesëvjeçar, nëse miratohet, do të sigurojë eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në zonat federale për kompanitë energjetike me “numrin më të madh të lëshimeve të pronave me qira në historinë e SHBA-ve”.

“Përgjegjësia për zhvillimin e burimeve tona energjetike është e rëndësishme për ekonominë tonë dhe për sigurinë e energjisë. Gjëja e rëndësishme është që ne të godasim ekuilibrin e duhur për të mbrojtur brigjet dhe njerëzit tanë, megjithëse Amerika vazhdon të fuqizojë dhe të arrijë dominimin e energjisë amerikane”, tha Ryan Zinke, sekretar i brendshëm.

Plani, megjithatë, është një goditje e madhe ndaj trashëgimisë mjedisore të ish-presidentit Obama, i cili në dhjetor të vitit 2016 për një kohë të pacaktuar ndaloi shpimin në zonat e mëdha të Arktikut dhe Atlantikut.

Trump, nga ana tjetër, në prill të këtij viti nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar Departamentin e Brendshëm që të rishqyrtojë ndalesën e Obama-s dhe të përgatisë një plan për hapjen e shpimeve në det të hapur.

Një nga kundërshtimet e para kundër planit të propozuar të Departamentit të Brendshëm, erdhi gjatë ditës së djeshme nga organizata mjedisore Sierra Club.

“Trump dhe Zinke po dëgjojnë industrinë që ka financuar fushatat e tyre dhe ka mbushur administrimin e tyre. Zgjerimi i shpimit në det të hapur përballet me një kundërshtim të fortë dypartiak nga komunitetet bregdetare si dhe nga guvernatorët e shteteve duke përfshirë New Jersey-n, Karolinën e Veriut dhe të Jugut, Virxhinian dhe Floridan”, tha Michael Brune , drejtori ekzekutiv i Sierra Club.

Plani i Departamentit të Brendshëm gjatë periudhës pesëvjeçare propozon lëshimin e 19 pronave me qira jashtë brigjeve të Alaskës, 7 në rajonin e Paqësorit, 12 në Gjirin e Meksikës dhe 9 në rajonin e Atlantikut. aa

Del në shitje libri i bujshëm për presidencën Trump

Fire and Fury

Shtëpia e Bardhë ka gjasa të vendoset përsëri para pyetjeve për të tretën ditë radhas sot, ndërsa del në treg libri i bujshëm “Zjarr dhe furi” për vitin e parë të presidencës së Donald Trumpit. Autori i librit tha në një intervistë se thirrjet e presidentit për të ndalur botimin e librit, po e ndihmojnë të shesë më shumë kopje të tij.

Në librin me 336 faqe, autori Michael Wolff e përshkruan presidentin Donald Trump si një burrë-fëmijë të padisiplinuar, që nuk donte t’i fitonte zgjedhjet. Presidenti tha në Twitter se libri është plot me “gënjeshtra, keqinformime dhe burime joekzistente”.

Autori Wolff tha sot se kishte folur me zotit Trump që nga inaugurimi dhe ishte “i qetë” për çdo gjë që kishte shkruar në libër.

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, drejtuesi i fushatës së zotit Trump në periudhën e fundit të saj në vitin 2016, citohet gjerësisht në libër.

Në segmentin më të debatueshëm të librit, Bannon citohet të thotë se e kishte parë si “tradhëti” dhe “jopatriotik”, faktin që djali i madh i Presidentit Trump, Donald Trump, Jr., së bashku me dhëndrin Jared Kushner, që tani është këshilltar në Shtëpinë e Bardhë dhe ish-menaxherin e fushatës, Paul Manafort, u takuan me rusët në mes të fushatës, në Kullën Trump në Nju Jork.

Një avokat i presidentit u përpoq të bllokonte botimin e librit, duke e konsideruar shpifës dhe denigrues.

Ekipi ligjor i zotit Trump i dërgoi gjithashtu një letër zotit Bannon, ku kërkonte që ai të mos bëjë më komente shpifëse për zotin Trump dhe familjen e tij.

Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime, mbyllen shkollat dhe institucionet

Më shumë se 100 mijë banorë në verilindje të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq ndërsa janë anuluar mbi 3.000 fluturime

NEW YORK – Stuhia e borës dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar negativish në jetën e banorëve në verilindje të SHBA-së.

Andrew Cuomo, guvernatori i New York-ut, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të borës dhe ngricave të rrezikshme.

Për shkak të “ciklonit bombastik”, siç e quajnë, janë mbyllur shkollat dhe institucionet shtetërore. Autoritetet gjithashtu kanë lëshuar një paralajmërim ku sugjerojnë qytetarët të mos lëvizin dhe të mos dalin jashtë pa nevojë.

Më shumë se 100 mijë banorë në verilindje të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq ndërsa janë anuluar mbi 3.000 fluturime. Poashtu janë anuluar edhe flutrimet në aeroportin e New Yorkut “JFK”.

Si pasojë e motit të keq në 7 ditët e fundit jetën e kanë humbur 17 persona. aa

“Zjarr e tërbim” – Libri ‘eksploziv’ që po pengon Trumpin

Një nga avokatët personalë të Donald Trump kërkoi të enjten që një botues të anulojë publikimin e parashikuar për të martën e ardhshme, të një libri “eksploziv” në lidhje me Presidentin.

trump1

Ish-shefi i strategjive në Shtëpinë e Bardhë, Bannon, ishte “tradhtari” i parë në tërmetin politik të vitit të ri, duke marrë kërcënim të veçantë për padi nga avokatët Presidentit.

Por letra e së enjtes në mëngjes nga avokati i Kalifornisë, Charles J. Harder, e vë në lupë zmadhuese akoma më të fortë librin “Zjarr dhe tërbim” të gazetarit kolumnist Michael Wolff, në lidhje me jetën e Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Panorama”.

Avokati i Trump kërkoi nga botuesi “Henry Holt dhe Co” që “menjëherë të heqin dorë nga çdo botim ose shpërndarje e librit”, përfshirë fragmente dhe përmbledhje. “Publikimi juaj i deklaratave të rreme/të pabazuara rreth z. Trump krijon, midis pretendimeve të tjera, shpifje në vetvete pushtimi të rremë të dritës së privatësisë, ndërhyrje të dhimbshme në marrëdhëniet kontraktuale dhe nxitje të shkeljes së kontratës”, ka shkruar avokati për botuesin.

Duke përfaqësuar “Organizatën Trump”, kompani private e Presidentit, avokati më shumë e ka akuzuar Bannon për shkelje të një marrëveshjeje konfidencialiteti. Autori i librit ‘bombë’ ka ngritur pyetje rreth kompetencës mendore të Presidentit 71-vjeçar.

Wolff pretendoi në një ese në “Hollywood Reporter”, se Trump gjithnjë harron, përsërit të njëjtën histori fjalë për fjalë brenda 10 minutave dhe nuk i njeh dot miqtë e vjetër. Eseja është bazuar në librin e tij “Zjarr dhe tërbim” dhe përfshin materiale të tjera.

Për të fshehur problemet e tij nga publiku, Wolff pretendon se Shtëpia e Bardhë mbylli mundësinë që intervistuesit të parashtrojnë pyetjet në moment gjatë konferencave. Ata i kërkojnë pyetjet e tyre paraprakisht.

Nga një bisedë e çuditshme në një mënyrë të ngathët fjalimi, gjendja mendore e Presidentit Trump është diskutuar vazhdimisht nga demokratët. Gazetari i “Morning Joe”, Joe Scarborough, vlerësoi pas një sërë incidentesh të fundit, që Trump duket se po vuan nga çmenduria.

PANORAMA

Shfuqizohet politika e Obamës për marijuanën

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions shfuqizoi politikën e ish presidentit Barak Obama që lehtësonte zbatimin e ligjeve federale për marijuanën në shtetet ku ajo është e ligjshme.

Vendimi i zotit Sessions u mundëson prokurorëve federalë në këto shtete, të përcaktojnë se sa agresivë duhet të jenë në zbatimin e ligjit.

Njoftimi i së enjtes erdhi tre ditë pasi dyqanet e shitjes me pakicë në Kaliforni nisën tregtimin e marijuanës për qëllime rekreative. Sipas mbështetësve të këtij vendimi, Kalifornia do të jetë tregu më i madh në botë i ligjshëm i marijuanës që përdoret për qejf.

Legalizimi i marihuanës për përdorim rekreativ në Kaliforni dhe në shtatë shtete të tjera si dhe në Uashington DC, mund të përshkallëzojë tensionet mes zyrtarëve shtetërorë me ata federalë të zbatimit të ligjit për drogat, që udhëhiqen nga zoti Sessions, një kundërshtar i vendosur i legalizimit.

Ai e ka krahasuar marijuanën me heroinën dhe thotë se ajo është shkak për një rritje të ndjeshme të nivelit të dhunës.

Departamenti i Drejtësisë e konsideron marijuanën në të njëjtën kategori me heroinën, LSD-në dhe kokainën. Por senatori i pavarur dhe ish-kandidati presidencial, demokrat Bernie Sanders iu përgjigj vendimit të zotit Sessions në twitter, duke thënë se ky është një kategorizim i gabuar i marijuanës.

Jo, Prokuror i Përgjithshëm, marijuana nuk është e njëjtë me heroinën. Askush nga ata që e ka studiuar seriozisht këtë çështje nuk mendon kështu, përkundrazi. Duhet të lejojmë shtetet të ecin drejt dekriminalizimit të marijuanës, jo të bëjmë hapa pas me progresin e arritur”, tha ai.

Përdorimi i marijuanës për qëllime mjeksore është i ligjshëm në 29 shtete dhe në Uashington DC. Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand tha të enjten se vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm mund t’u mohojë pacientëve qasjen në përdorimin e substancës për trajtim mjekësor dhe t’i shdërrojë në mënyrë joproporcionale disa grupe në subjekte të ndjekjes penale.

Së shpejti celularët personalë do të ndalohen në Shtëpinë e Bardhë

Përdorimi i telefonave celularë privatë në zyrat e Shtëpisë së Bardhë do të ndalohet brenda disa ditësh, sipas një njoftimi të sotëm të zyrës së shtypit.

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders thotë se ndalimi ka të bëjë me sigurinë dhe jo me rrjedhjet e informacionit.

Ndalimi i celularëve personalë ishte një vendim i shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili po ashtu përmendi sigurinë si faktorin kryesor, por po ashtu, ndalimi i rrjedhjes së informacionit, ka qënë një ndër përparësitë e tij kryesore.

Që kur filloi detyrën para një viti, presidenti Trump i ka dënuar vazhdimisht rrjedhjet e informacionit nga ekipi i tij. Por zyrtarët e administratës thane sot se ndalimi i celularëve private ka të bëjë me sigurinë.

Njoftimi bëhet një ditë, pas një përplasje të fortë në publik midis presidentit Trump dhe ish këshilltarit të tij të lartë Steve Bannon, për shkak të komenteve të këtij të fundit në librin Zjarr dhe Furi që pritet të dalë javën tjetër.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare po ashtu e kishte paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë se përdorimi i celularëve privatë mund t’i ekspozonte punonjësit e saj ndaj përpjekjeve të hakerimit nga Kina, Rusia apo vende të tjera.

Shtëpia e Bardhë: Presidenti i revoltuar dhe i neveritur nga komentet e Bannonit

Nga fushata 2016

Shtëpia e Bardhë ka reaguar me një sulm të fortë kundër ish-strategut kryesor të Donald Trumpit, i cili citohet të ketë komentuar se veprimet e djalit të madh të presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që ishin takuar me përfaqësues të Rusisë gjatë zgjedhjeve të 2016 ishin “akte tradhtare” dhe “jo patriotike”.

Presidenti Donald Trump ka shprehur “revoltim dhe neveri” pasi ka lexuar komentet e Stephen Bannon-it në një libër të ri, tha dje në konferencën e përditshme për shtyp zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Presidenti, zëdhënësja e presidentit dhe Drejtoresha e Komunikimeve për Zonjën e Parë nxorën deklarata dje pasdite me kritika të ashpra në adresë të zotit Bannon, një figurë e njohur e rrymave nacionalista që ka qenë më parë shef ekzekutiv i fushatës Trump në tre muajt e fundit para zgjedhjeve dhe më pas një ndër këshilltarët kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.

“Steve Bannon nuk ka të bëjë fare me presidencën time,” tha zoti Trump. “Kur e largova nga detyra, jo vetëm që humbi punën, por humbi edhe mendtë e kokës”.

Presidenti në deklaratën e tij u shpreh se Bannon vepron vetëm si i intereson dhe se “e kaloi kohën në Shtëpinë e Bardhë duke nxjerrë informata të sajuara për median për ta treguar veten më të rendësishëm se ishte” ndërkohë që i kishte shpallur luftë medias.

Ambasada: Si të merrni vizë pune për në SHBA. Çdo vit jepen 140 mijë viza

Çdo të enjte ambasada amerikane do të japë informacion për mënyrën se si duhet aplikuar për vizë udhëtimi në SHBA.

Në një postim të ditës së sotme Ambasada bën të ditur se konsullja nga Kalifornia, Anna, do tu përgjigjet të interesuarve.

 

“Po mendoni të aplikoni për vizë gjatë 2018-s? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Do të jem këtu çdo të enjte gjatë gjithë vitit dhe do të jem më se e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat!”, shkruan Ambasada.

Pyetjes së një qytetari se çfarë dokumentesh duhen për të përfituar një vizë punësimi për në amerikë, konsullja i është përgjigjur: “izat e punës janë të specifikuara: ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA”.

Çdo vit fiskal (1 tetor – 30 shtator), pёrafёrsisht 140,000 viza qё pёrfitohen nga punёsimi mundёsohen pёr aplikantёt e kualifikuar nёn dispozitat e ligjit tё SH.B.A.-sё pёr emigracionin.  Vizat qё pёrfitohen nga punёsimi ndahen nё pesё kategori preference.  Disa bashkёshort/e dhe fёmijё mund tё shoqёrojnё emigrantёt qё marrin vizё tё pёrfituar nga punёsimi.

Punonjësit e Përkohshëm

Klasifikimet

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen në kllapa () si më poshtë:

H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy Qeverive, ose prejekteve për bashk-prodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes (100); Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.

H-1C Vizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara (NRDAA në Anglisht) i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. Për të mësuar më shumë rreth ri-autorizimit të kategorisë H-1C, lexoni Publikimin për Shtyp të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;

H-2B – Vizat e klasifikuara H-2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një çertifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës (66,000);

H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjeksi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50);

L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A. të cilët, brenda 3 (tre) viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 (një) vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH.B.A., në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.

O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;

O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;

P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000);

P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;

P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); dhe

Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.

Peticionet

Në mënyrë që të konsiderohet si një jo-emigrant, në klasifikimet e mësipërme, punonjësi ose agjenti i ardhshëm i aplikantit duhet të dorëzojë formularin I-129, Peticion për Punonjës të Përkohshëm, në Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS në Anglisht). Shënim i Rëndësishëm: Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Nëse ju duhet një procesim më të shpejtë, lexoni Shërbimin e Procesimit Premium në faqen e Internetit të USCIS. Sapo të aprovohet, punonjësit apo agjentit i dërgohet një Akt Njoftim, formulari I-797, njoftimi për aprovimin e peticionit. Gjithsesi, formulari I-797 nuk nevojitet më kur të aplikoni për vizë, sepse aprovimi i peticionit verifikohet tashmë në sistemin e Departamentit Amerikan të Shtetit që quhet Shërbimi i Menaxhimit të Informacionit të Peticionit (PIMS në Anglisht). Në mënyrë që të verifikohet aprovimi i peticionit, neve do të na duhet numri i pranimit të peticionit tuaj të aprovuar, prandaj ju lutemi merrni masat të keni këtë numër kur aplikoni për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjindet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (INA në Anglisht).

Borë në Florida për herë të parë që prej 29 vitesh

Banorët e veriut të Floridas nuk kishin parë kurrë borë që prej tre dekadash, derisa vala e të ftohtit që goditi bregun lindor të SHBA-së i preku sot.

Shërbimi meteorologjik kombëtar amerikan paralajmëroi një stuhie të ashpër dimërore që do shkaktonte reshje të dendura bore, nga pjesa jugore e Floridas deri në rajonin e New Egland në verilindje të vendit.

 

Një paralajmërim për stuhi është bërë për qytetin e Nju Jorkut ku priten tetë deri në 18 centimetra.

“Tallahassee, kryeqyteti i Floridas në veri të “Sunshine State” u zgjua sot me një shtresë bore prej 0,25 centimetrash, për herë të parë që prej 1989″, sipas Weather Channel.

Stuhia ka shkaktuar tashmë mbylljen e rrugëve në Florida dhe një juglindje të Xhorxhias, ku guvernatori, Nathan Deal ka shpallir gjendjen e urgjencën në zonën bregdetare.

Qyteti i Nju Jorkut po përjeton temperatura të ulëta rekord që prej Krishtlindjeve. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në SHBA, si pasojë e motit të ftohtë.

Manafort ka nisur padi kundër këshilltarit special Robert Mueller

Ish udhëheqësi i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort.

Ish udhëheqësi i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort, ka paditur këshilltarin special, Robert Mueller duke pretenduar se prokurori ka tejkaluar autoritetin e tij për akuza, që nuk janë të lidhura me misionin e tij për hetimin e ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kjo padi e bërë në një gjykatë amerikane në Uashington është sfida më konkrete për Muellerin, i cili ka autoritet ligjor si këshilltar special.

Ky hap i tij vjen mas akuzave të republikanëve se hetimet e ekipit të Muellerit kanë treguar paragjykim kundër Trumpit.

Manfort është përballur me akuza për pastrim parash.

Ai është deklaruar i pafajshëm.

Manafort është njëri nga bashkëpunëtoret e Trumpit, duke përfshirë ish këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, i cili është po ashtu është i akuzuar në hetimet e Muellerit.

Në padinë e tij, Manafort ka thënë se akuzat ndaj tij që përfshijnë “bizneset e një dekade më parë” me ish presidentin ukrainas, Yanukovych, nuk kanë të bëjnë me mandatin që i është dhënë Muellerit, i cili është emëruar në muajin maj për të hetuar lidhjet e mundshme në mes të Kremlinit dhe fushatës së Trumpit më 2016.

Një zëdhënës i zyrës së Muellerit nuk ka dhënë komente për këtë gjë.

Pence: Amerika është me popullin e Iranit

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence shprehu solidaritetin me protestuesit iranianë duke thënë se regjimi i atij vendi është i rrezikshëm për popullin e vet dhe në arenën ndërkombëtare. Zoti Pence foli në një intervistë për bashkëpunëtoren e Zërit të Amerikës, Greta van Susteren.

Nënpresidenti Pence tha se nuk duhet harruar se Irani është një nga vendet kryesore që sponsorizon terrorizmin në botë dhe se regjimi jo vetëm që shtyp dhe i mohon të drejtat popullit të vet, por eksporton gjithashtu terroristë në gjithë rajonin dhe vazhdon të jetë një forcë destabilizuese e rrezikshme.

“Kur populli i Iranit ngrihet në këmbë dhe kërkon ndryshim, çdo amerikan që do lirinë dhe të gjithë ata që duan lirinë në gjithë botën duhet të ndjehen të frymëzuar”, tha nënpresidenti.

Zoti Pence vlerësoi përgjigjen e administratës së tanishme ndaj protestave, duke thënë se ish-presidenti Barack Obama nuk kishte shprehur të njëjtën mbështetje në kohën e revolucionit të gjelbër në Iran.

“Mbështetja e qartë që Presidenti Trump ka shprehur për protestuesit që po ngrihen në qytete në gjithë Iranin është dramatike dhe mendoj se është në përputhje me rolin e Amerikës në botë si kampione e lirisë”.

Nuk është hera e parë që ish-Presidenti Obama kritikohet se heshti përballë protestave të 2009-ës, pasi presidenti i atëhershëm Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se kishte fituar në zgjedhjet ku kishte rikandiduar. Kundërshtari i tij kryesor Mir Hossein Moussavi tha se në zgjedhje kishte pasur shkelje të shumta. Fitorja e Ahmadinejadit u shpall më 13 qershor. Më 15 qershor protestat e drejtuara nga Moussavi ishin bërë më masivet që nga Revolucioni i vitit 1979.

Presidenti Obama foli atë ditë duke thënë se i takonte popullit të Iranit të vendoste, por gjithashtu e dënoi dhunën. Ai foli edhe disa ditë më pas.

Nënpresidenti Pence tha në intervistën për Zërin e Amerikës se ish-presidenti Obama foli vetëm pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati miratuan rezoluta ku mbështeteshin protestuesit.

Zoti Pence foli për “kontrast mes heshtjes dhe dështimit për të mbështetur lirinë në administratën e kaluar dhe qëndrimit të pakompromis të Presidentit Trump për të qenë në krah të popullit kurajoz të Iranit”.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim jo vetëm me fjalë por ndërsa sjellin ndryshim në vend. Mund t’ju garantoj se Shtetet e Bashkuara dhe bota më gjerë qëndrojnë me popullin e Iranit që do një të ardhme më të mire, më të begatë dhe më të lirë”.

I pyetur se pse nuk kishte përmendur pasoja të mundshme për regjimin Iranian në kohën e protestave të vitit 2009, ish-presidenti Obama kishte thënë se nuk dihej ende se si do të shkonin ngjarjet.

I pyetur se çfarë janë të gatshme Shtetet e Bashkuara të bëjnë për të mbështetur protestuesit, nënpresidenti Pence, tha se si Shtetet e Bashkuara, edhe vendet e tjera mund të bëjnë shumë nëse populli I Iranit vazhdon të ngrihet kundër ideologjisë radikale që ka marrë prej dekadash kontrollin e vendit.

Ai kritikoi gjithashtu marrëveshjen bërthamore me Iranin, të cilën administrata aktuale nuk e ricertifikoi. Zoti Pence tha se marrëveshja nuk solli një qëndrim më të moderuar nga Irani.

“Shpresa ime është që njerëzit që po dalin në rrugët e Iranit ta dinë që nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, ata nuk janë të vetëm, se populli amerikan është me ta dhe nëse vazhdojnë të tregojnë kurajon e bindjeve të tyre dhe përqafojnë një të ardhme të lirë dhe demokratike, Amerika dhe bota do të jetë me ta”.

Në lidhje me Korenë e Veriut dhe mesazhet në Twitter të Presidentit Trump sipas së cilave, “butoni i tij bërthamor është më i madh” se ai i Kim Jong Unit, zoti Pence tha se Presidenti Trump ka shënuar përparim të dukshëm me Korenë e Veriut.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se Amerika refuzon të frikësohet, Amerika nuk do të kërcënohet dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të ushtrojë një trysni të pashembullt ekonomike dhe diplomatike ndaj Koresë së Veriut”.

Nënpresidenti Pence tha se presidenti e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të mbrojnë popullin e vet, përtej çdo imagjinate të Koresë së Veriut, por shtoi se ai e ka bërë të qartë se nëse Koreja e Veriut do të braktisë ambicjet për raketa bërthamore dhe balistike, nëse i mbyllin këto programe “ka shanse për një zgjidhje paqësore”.

Trumpi sulmon ashpër ish-strategun e tij Bannon

Presidenti Donald Trump sulmoi ashpër ish-strategun e tij kryesor Steve Bannon.

Kritikat bëhen në prag të botimit të një libri të ri me autor Michael Wolff, i cili sjell një numër surprizash që lidhen me Presidentin.

Në një fragment të librit, botuar nga gazeta Guardian, thuhet se zoti Bannon përshkruan një takim në Kullën Trump mes djalit të presidentit, Donald Jr, dhe një grupi rusësh. Bannon e quan këtë akt si “tradhtar” dhe ”jopatriotik”.

Në një deklaratë që bëri të mërkurën, Presidenti Trump shprehet se kur Bannon u shkarkua nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, “ai humbi jo vetëm punën por edhe mendjen.” Steve Bannon, tha ai, “nuk ka të bëjë fare me mua dhe me presidencën.”

Presidenti Trump tha se Bannon u bë anëtar i stafit pasi ai (Trump) kishte fituar emërimin e partisë republikane, duke mposhtur 17 kandidatë.

Në një përshkrim të librit të titulluar “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump”, botuar në revistën “New Yorker”, thuhet se zoti Trump besonte se marrja e emërimit si kandidat presidencial do t’i rriste emrin dhe do t’i ofronte “mundësi të papara”.

Libri zbulon gjithashtu se zoti Trump nuk kishte shpresuar kurrë ta fitonte garën presidenciale të vitit 2016.

McMaster: SHBA duhet t’i kundërvihet “kërcënimit të ri” të Rusisë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, HR McMaster pranoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Ai tha në një intervistë me bashkëpunëtoren e Zërit të Amerikës, Greta van Susteren se Presidenti Donald Trump e ka pranuar hapur një gjë të tillë. Zoti McMaster përmend si shembull të synimeve të Rusisë, rolin e tyre në përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi.

Zoti McMaster tha se Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë për t’i bërë ballë kësaj strategjie të sofistikuar që ai e quajti një “kërcënim të ri” që Rusia e ka perfeksionuar në shumë drejtime.

“Bëhet fjalë për përdorimin e dizinformimit dhe propagandës dhe instrumentave të medias sociale për të polarizuar shoqëritë dhe për t’i vënë komunitete të ndryshme kundër njëri-tjetrit, për të dobësuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre”.

Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare tha se përballë kësaj fushate ruse, është e rëndësishme që të vihet theksi tek ajo që i bashkon amerikanët: përkushtimi i përbashkët ndaj “vlerave tona, të drejtave individuale dhe shtetit ligjor, vlerësimit tonë për demokracinë”.

Zoti McMaster përmendi faktin që rusët e kishin luajtur këtë rol edhe në Evropë, përfshirë zgjedhjet në Francë, referendumin për Katalonjën në Spanjë dhe aktivitetin e tyre në Meksikë.

“Po ashtu, shihet tek ajo që bënë në Malin e Zi, ku u përpoqën të organizojnë një grusht shteti në Mal të Zi, si edhe kjo fushatë e sofistikuar (e propagandës) prandaj demaskimi i fushatës destabilizuese të Rusisë, është një hap i parë shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë të kuptohet se cili është plani i tyre, aq më shumë ata humbin fuqinë për të shfrytëzuar mungesën e besimit dhe për t’i vënë komunitetet kundër njëri-tjetrit”.

Megjithëse Rusia mohon ndërhyrjet në vendet e huaja, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare thotë se mohimet e saj, si për shembull se nuk po ndërhyn në Ukrainë dhe nuk po mbron regjimin sirian, nuk janë më të besueshme.

Shtëpia e Bardhë e Presidentit Trump ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me Rusinë.

Strategjia për sigurisë kombëtare e paraqet Rusinë si një rivale të rrezikshme që do të dobësojë ndikimin global të Amerikës, duke përdorur masa sabotuese për të “minuar legjitimitetin e demokracive”.

Në janar, dy javë para se zoti Trump të bënte betimin, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, James Clapper bëri publik një përfundim që kishin arritur së bashku CIA, FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare sipas së cilit, Vladimir Putin ishte përpjekur t’i siguronte fitoren zotit Trump.

Por si marrëdhënia e zotit Trump me Rusinë dhe roli i Kremlinit në zgjedhjen e tij, ka hedhur hije mbi çdo moment të mandatit të tij deri tani, ndërkohë që hetimi i posaçëm për lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë, vazhdon.

Vetë Presidenti Trump ka mohuar të ketë pasur lidhje me Rusinë për ndikimin në zgjedhje dhe ka folur në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin.

Trumpi kërcënon se do të ndalojë ndihmën për palestinezët

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë ka kërcënuar për ta ndalur ndihmën për palestinezët, duke thënë se ata “tashmë nuk janë të gatshëm për bisedime paqësore”.

“Ne paguajmë për palestinezët qindra miliona dollarë në vit dhe nuk kemi falënderim apo respekt”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter.

“Meqë palestinezët tashmë nuk kanë vullnet për bisedime paqësore, përse ne duhet t’i bëjmë këto pagesa masive në të ardhmen”, e ka shtruar pyetjen zoti Trump.

Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë Autoritetin palestinez me më tepër se 300 milionë dollarë në vit, për programet e Kombeve të Bashkuara në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ku jetojnë palestinezët

Trumpi: Pulla atomike amerikane më e madhe se ajo verikoreane

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje i është përgjigjur liderit të Koresë Veriore, Kim Jon Un, i cili është lavdëruar se e ka “pullën atomike” në tavolinën e tij, duke ia tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara e kanë këmbëzën atomike “më të madhe dhe shumë më të fortë”.
“Lideri verikorean, Kim Jong Un, posa tha se pulla atomike është në tavolinën e tij gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “Ju lutem a mundet dikush prej regjimit të tij të shterur dhe pa ushqim, ta informoni atë se unë, po ashtu, e kam pullën atomike, që është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se ajo në dorën e tij dhe se pulla ime funksionon”.
Gjatë fjalimit të tij vjetor me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong Un ka tërhequr vërejtjen për atë që ai e ka quajtur “buton bërthamor” në tavolinën e tij dhe armatim, për të cilin ai pretendoi se mund të arrijë çdokund në Shtetet e Bashkuara, por tha se ai do ta përdorte atë vetëm nëse siguria e Phenianit është e kërcënuar.
“Ky është realitet, e jo kërcënim”, tha Kim.

Tradita në New York nga viti 1903, larje në det në ditën e parë të Vitit të Ri

Njujorkezët, përkundër temperaturave shumë të ulta, vendosën të notojnë në ujërat e detit dhe kështu të fillojnë vitin 2018

NEW YORK – Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të New York-ut në SHBA duke u futur dhe notuar në ujërat e Oqeanit Atlantik shënuan ditën e parë të vitit 2018.

Ata, përkundër temperaturave shumë të ulta, vendosën të notojnë në ujërat e detit dhe kështu të fillojnë vitin 2018.

Me qindra persona me kostume noti dhe kostume të tjera shumëngjyrëshe hynë në det në temperaturat prej minus 8 gradë celsius.

Përndryshe, kjo ngjarje tradicionale në New York mbahet që nga vitet e largëta të 1903-ës.

Kjo praktikë gjithashtu është shënuar nga Australia dhe Afrika e Jugut, e deri në disa vende evropiane ku qytetarët janë larë në ujërat e ftohta të detit, lumenj dhe liqene. aa


Send this to a friend