VOAL

VOAL

Eksperti amerikan Prof.Edward P.Joseph: Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në KiE, hap transformues për Kosovën dhe rajonin

 

Pas daljes në rrjetin social të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani duke pilotuar një helikopter Dell dhe ndërsa ka dyshime rreth futjes në agjendë të Kosovës për t’u votuar më 16 maj si anëtare në KiE, ka reaguar eksperti Amerikan i mirënjohur Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington në rrjetin X si më poshtë:

Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidentja Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë #Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin.”

Presidentja e Kosovës nderohet nga qyteti Forth Worth i Teksasit

Presidenca e Kosovës njoftoi se Presidentes Vjosa Osmani, e cila ndodhet në SHBA për takime zyrtare, i është dhuruar vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës

Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens. Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës. sn

Publikohet libri që besohet se paraqet përqasjen e zotit Trump për sigurinë kombëtare

VOA/Marrë nga Associated Press

Disa nga idetë që janë pjesë e librit tregojnë se ndihmat e ardhshme për Ukrainën do të kushtëzohen nga pjesëmarrja e Kievit në bisedimet për paqe me Rusinë. Një tjetër pikë thotë se shtetasve kinezë do t’u ndalohet e drejta të blejnë prona brenda një hapësire prej 80 kilometrash nga ndërtesat e qeverisë amerikane. Libri gjithashtu thotë se në sektorin e sigurisë kombëtare duhet të emërohen vetëm bashkëpunëtorët e Donald Trump-it.

Një nga disa grupet që kanë lidhje me ish-presidentin amerikan dhe që përpiqen të hedhin bazat për një administratë të dytë të zotit Trump, nëse kandidati i pritshëm republikan fiton në nëntor, ka publikuar një libër të ri përmes së cilit synon të artikulojë axhendën e ardhshme të sigurisë kombëtare që në qendër ka politikat e institutit të së djathtës së skajshme ‘America First’.

Agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ njofton se disponon një kopje të librit, ndërsa publikimi i tij do të bëhet të enjten. Ashtu si “Projekti 2025″ i Fondacionit ‘Heritage’, Instituti ‘America First’ po bën përpjekje të ndihmojë zotin Trump të shmangë gabimet e vitit 2016, kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë kryesisht i papërgatitur.

Projekti i institutit në fjalë ka punuar për të hartuar dhjetëra urdhra ekzekutivë dhe për të hartuar një program përgatitor për të emëruarit e ardhshëm politikë. ‘Heritage’ ka ndërtuar një bazë të dhënash të personelit dhe ka ofruar programet e veta të politikave.

Të dy grupet theksojnë se janë të pavarur nga fushata e zotit Trump, e cila është përpjekur vazhdimisht të distancohet nga publikime të tilla. Zyrtarët e ekipit elektoral të zotit Trump këmbëngulin se të vetmet politika të mbështetura nga ish-presidenti janë ato që kandidati republikan i artikulon vetë.

Megjithatë Fred Fleitz, redaktori i librit, vuri në dukje se ai dhe gjenerali në pension Keith Kellogg, i cili shërbeu për një kohë si ushtrues i detyrës së këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare dhe shkroi disa nga kapitujt e librit, kanë qenë në kontakt të shpeshtë me ish-presidentin.

“Shpresojmë se këto qëndrime janë të ngjashme me ato të tij. Ne nuk po flasim në emër të tij, por unë mendoj se ai do të pajtohet me librin”, tha zoti Fleitz, i cili më parë shërbeu si drejtues në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ai tha se shpreson se libri do të shërbejë si një udhëzues për qasjen e të djathtës së skajshme “America First” për sigurinë kombëtare.

“Është një strategji e madhe”, shtoi zoti Kellogg. “Nuk fillohet puna nga politikat, por me strategjitë. Kjo është ajo që ne kemi bërë.”

Grupi vlerëson se politikat aktuale të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë një dështim si rezultat i qasjes “globaliste” dhe mbështetjes për ndërhyrje në konfliktet e jashtme, në kurriz të interesave kombëtare të Amerikës.

Libri ofron disa udhëzime se si një administratë e ardhshme e zotit Trump mund t’i qaset çështjeve të politikës së jashtme, siç është lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Ish-presidenti Trump ka thënë se nëse do të fitonte zgjedhjet, ai do ta zgjidhte konfliktin përpara ditës së inaugurimit në janar, por nuk ka pranuar të thotë se si do ta bëjë këtë.

Kapitulli i librit mbi luftën shpenzon më shumë kohë duke diskutuar se si filloi konflikti, se sa si t’i jepet fund atij. Megjithatë, libri thotë se SHBA-ja duhet të kushtëzojë ndihmën e ardhshme ushtarake me pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë.

Ai parashikon që ushtria ukrainase do të humbasë terren me kalimin e kohës dhe këshillon që SHBA nuk duhet të vazhdojë “të dërgojë armë në një ngërç që Ukraina përfundimisht do ta ketë të vështirë ta fitojë”. Por sapo të arrihet një marrëveshje paqeje, libri thotë se SHBA-të do të vazhdojnë të armatosin Ukrainën si një pengesë për përpjekjet e tjera të Rusisë.

Autorët duket se mbështesin një kornizë në të cilën Ukrainës “nuk do t’i kërkohet të heqë dorë nga qëllimi për të rimarrë të gjithë territorin e saj”. Por Ukraina do të duhet të pajtohej me idenë “se kjo do të kërkonte një sukses të ardhshëm diplomatik që ndoshta nuk do të ndodhë para se Presidenti rus Vladimir Putin të largohet nga detyra”.

Libri e pranon se ukrainasit “do ta kenë të vështirë të pranojnë një paqe të negociuar që nuk ua kthen të gjithë territorin, të paktën tani për tani, ose pa mbajtur Rusinë përgjegjëse për gjakderdhjen që ajo shkaktoi në Ukrainë. Mbështetësit e tyre gjithashtu do ta kenë problem këtë. Por siç tha Donald Trump-i gjatë një interviste në televizionin amerikan CNN në vitin 2023, “‘Unë dua që njerëzit të mos vdesin’. Kjo është gjithashtu pikëpamja jonë. Është një hap i parë i mirë.”

Libri fajëson presidentin demokrat Joe Biden për luftën dhe përsërit pretendimin e zotit Trump se presidenti Putin nuk do të kishte nisur kurrë sulmin kundër Ukrainës nëse zoti Trump do të kishte qenë në detyrë. Argumenti i tij kryesor në mbrojtje të këtij pretendimi është se zoti Putin e shihte ish-presidentin Trump si të fortë dhe vendimtar. Në fakt, zoti Trump u afrua me udhëheqësin rus dhe hezitoi ta sfidonte atë.

Në vijim, libri sugjeron se zoti Putin mund të bindet të pranojë bisedimet për paqe nëse presidenti Biden dhe udhëheqës të tjerë të NATO-s pranojnë të shtyjnë anëtarësimin në NATO të Ukrainës për një periudhë të gjatë. Libri sugjeron që Shtetet e Bashkuara në vend të kësaj duhet të krijojnë një “arkitekturë sigurie afatgjatë për mbrojtjen e Ukrainës”. Libri nuk jep asnjë shpjegim se çfarë do të nënkuptonte kjo.

Libri është kritik ndaj periudhës së tranzicionit gjatë të cilës zoti Trump merrte detyrën në vitin 2016, duke thënë se kishte mungesë të përgatitjes për këtë.

“Tranzicioni i trazuar i viteve 2016/2017 nuk i shërbeu mirë Presidentit Trump dhe kombit dhe ngadalësoi avancimin dhe zbatimin e agjendës së tij”, shkruajnë autorët. Për shembull, ata vërejnë se para zgjedhjeve, ekipi i tranzicionit të demokrates Hillary Clinton kishte paraqitur më shumë se 1000 emra për verifikimin e ardhshëm të sigurisë para se të emëroheshin, ndërsa ekipi i zotit Trump paraqiti vetëm 25 emra.

Grupi thotë se ka identifikuar afërsisht 1200 pozicione të lidhura me sigurinë kombëtare që do t’i duhet të plotësojë administrata e ardhshme dhe e nxit atë të jetë gati qysh në ditën e parë, përfshirë bashkëpunëtorët e zotit Trump që janë besnik ndaj qasjes “America First”.

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje ndaj njerëzve apo përpjekje për të politizuar pozitat qeveritare. Ka të bëjë me sigurimin që punonjësit e qeverisë të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë politikën jashtë punës së tyre”, tha zoti Fleitz.

Libri përshkruan Kinën si kërcënimin më urgjent të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pekini, sipas librit është i etur për t’i zënë vendin Shteteve të Bashkuara si fuqia kryesore e botës. Libri propozon një politikë të ashpër që mbështetet në qasjet si gjatë viteve të presidencës Trump ashtu edhe nga administrata e presidentit Biden, me qëllim që t’i bëjë politikat e Pekinit “përgjithësisht pa ndonjë vlerë për amerikanët”.

Libri rekomandon gjithashtu një kontroll më rigoroz të kompanive kibernetike dhe teknologjike në pronësi të kundërshtarëve të SHBA-së, veçanërisht Kinës, për t’u siguruar që nuk po mbledhin informacione konfidenciale. Ai gjithashtu rekomandon që shtetasve kinezë t’u ndalohet blerja e pronave brenda një hapësire prej 80 kilometrash nga çdo pronë e qeverisë amerikane.

Libri bën thirrje për kufizime vizash për studentët kinezë që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara dhe për ndalimin e platformës për shpërndarjen e videove ‘TikTok’ dhe aplikacioneve të tjera kineze për shkak të shqetësimeve për privatësinë e të dhënave personale. Ish-presidenti Trump, megjithatë, është shprehur kundër një ligji që do të detyronte shitjen e platformës ‘TikTok’, ose do të bllokonte qasjen në të të amerikanëve.

Pikëpamjet e analistëve për atë se si duket një politikë e bazuar tek parimet e përqasjes “America First” shpesh pasqyrojnë qëndrimet personale të shkrimtarëve.

Për Ellie Cohanim, ish-zyrtare e Departamentit të Shtetit të zotit Trump, e ngarkuar me monitorimin dhe luftimin e antisemitizmit, “America First” duket më shumë si një listë me objektiva të dëshiruara nga ushtria izraelite.

SHBA duhet t’i dërgojnë Izraelit një skuadrilje me aeroplanë F-35 të firmës “25 Lockheed Martin”, një skuadrilje të avionëve F-15 EX të firmës Boeing dhe një skuadrilje helikopterësh sulmues “Apache E”, shkroi zonja Cohanim.

SHBA duhet t’i japë Izraelit disa nga miliarda dollarët e saj nga fondet ushtarake në monedhën izraelite, në mënyrë që Izraeli t’i shpenzojë ato brenda vendit. Uashingtoni gjithashtu duhet t’i shtyjë shtetet arabe të mbulojnë shpenzimet për rindërtimin e Gazës dhe të pranojnë që Izraeli të lërë mënjanë dialogun politik me palestinezët në pritje të një periudhe të pacaktuar deradikalizimi të detyrueshëm për popullin palestinez, shkroi ajo.

Vjosa Osmani takim me George W. Bush, Presidentja: Mbetet mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ish presidentin amerikan George W. Bush, duke e cilësuar këtë të fundit si ” lajmëtar dhe avokues për pavarësinë e Kosovës”.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për takimin me ish-presidentin Bush, duke përkujtuar thënien e tij gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007.

“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, shkroi Osmani.

“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani. sn

Escobar për çështjen e KiE: Ka pasur shqetësime për Asociacionin, Kosova t’i dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një bisede me gazetarë, Escobar tha se çështja e Asociacionit dhe e disa çështjeve që kanë të bëjnë me minoritetin serb, që nuk janë përmbushur, kanë qenë kërkesa të vazhdueshme.

“Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës”, tha Escobar më 8 maj.

Ai tha se SHBA-ja nuk ka votë në këtë organizatë evropiane për të drejtat e njeriut, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara “dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”.

“Sa i përket integrimit evropian, mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë aleatët e saj evropianë dhe të punojë me aleatët evropianë, teksa ne forcojmë kandidaturën e Kosovën në të gjitha strukturat euroatlantike”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më herët gjatë 8 majit se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në rrugën drejt pranimit në KiE. Megjithatë, vendimi final për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë mund të merret më 16 maj, kur të takohen ministrat e Jashtëm të kësaj organizate.

Që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, pranimi i saj duhet të mbështetet nga së paku dy të tretat e 46 vendeve anëtare.

I pyetur nëse çështja e Asociacionit dhe Këshillit të Evropës janë çështje të lidhura, Escobar tha se “janë shumë të lidhura”.

“Mendoj se janë shumë të lidhura. Së pari, Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka bërë zotim të qartë për trajtimin e minoriteteve dhe kjo përfshin edhe Asociacionin. Ky është një zotim i kamotshëm që është i shkruar edhe në Planin e Ahtisaarit, është i shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit”, tha Escobar.

“Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë pse Kosova nuk e përmbushë obligimin e saj ligjor dhe nuk ka sinjalizuar se është e përkushtuar që ta bëjë këtë. Shqetësimi ynë është se pas pranimit [të Kosovës në KiE] vetëm do të kishte më shumë vonesa [për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin] dhe këtë gjë e besojnë disa”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk kishte në përputhje të plotë me Kushtetutën.

BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që themelojë Asociacionin. Vitin e kaluar, bashkësia ndërkombëtare i paraqiti Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin.

Palët fillimisht e pranuan draft-statutin, por ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Gjatë kësaj bisede virtuale me gazetarë, Escobar, që në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij. Ai tha se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sepse vërtetë kam besuar që deri në fund të këtij viti ne do të kishim më shumë përparim në Marrëveshjen e Ohrit, se do të kishim zbatim të plotë të disa kërkesave për Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe që do të ishim në gjendje ta sillnim Kosovën më afër integrimit evropian përmes Partneritetit për Paqe dhe kandidaturës për BE.

Ai fajësoi Kosovën dhe Serbinë për dështim të përmbushjes së zotimeve të tyre që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të saj, që palët arritën vitin e kaluar.

Escobar tha se ende shpreson që kjo mund të arrihet përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim, që ai e cilësoi “historike”.

Marrëveshja prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Diplomati amerikan tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndodhet në Uashington. Temat kyçe, sipas tij, do të jenë strategjitë se si të lëvizet përpara me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë për kryerjen e pagesave.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, zhvillojnë negociata për normalizim që nga viti 2011. Procesi mbështetet nga Uashingtoni dhe ndërmjetësit kanë thënë se qëllimi i dialogut është që palët të arrijnë normalizimin e plotë të raporteve.

Escobar tha se ka menduar që një marrëveshja për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte dashur të ishte aq e vështirë që të zbatohej.

Kosova, sipas tij, do të përfitonte njohje të reja, Partneritetin për Paqe, kandidaturën për BE, dialog për partneritet dypalësh strategjik me SHBA-në dhe një konferencë donatorësh. Për Serbinë, po ashtu si përfitim do të ishte organizimi i një konference donatorësh, zgjidhje më e shpejt për Kapitullin 35 të bisedimeve për anëtarësim në BE, që do t’i mundësonte Serbisë ta mbyllte këtë kapitull dhe investime shtesë për të dyja palët.

 

Në këmbim të këtyre përfitimeve, Escobar tha se shtetet do të duhej të pranonin që të punonin së bashku për t’ia përmirësuar jetën shtetasve serbë në Kosovë shumë më të mirë.

Gjatë bisedës me gazetarë, Escobar u pyet edhe për vizitën që po zhvillon presidenti kinez, Xi Jinping, në Serbi. Ai tha se koha e kësaj vizite u zgjodh për “të rritur tensionet mes Serbisë dhe pjesës tjetër të komunitetit perëndimor”.

Vizita përkon me përvjetorin e bombardimit të Ambasadës kineze në Beograd nga NATO-ja. Aleanca ushtarake perëndimore ka thënë se gabimisht kishte bombarduar ambasadën më 1999.

Ndërkaq, diplomati evropian u shpreh optimist për rrugën evropiane të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Escobar tha se beson që anëtari më i ri i BE-së do të jetë Mali i Zi. REL

U shkarkua nga detyra- Escobar mban konferencën e fundit për mediat

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe i dërguari i Qeverisë Amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta mbajë sot konferencën e fundit të tij për shtyp.

Në këtë konferencë, Escobar do të flasë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë tre viteve kur mbajti këtë post.

“Në konferencën e tij të fundit përpara se të largohet nga pozicioni për detyrën e tij të ardhshme në Shërbimin e Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të tij në këtë rol, si dhe sfidat dhe mundësitë në të ardhmen, dhe do të marrë pyetje nga gazetarët”, thuhet në njoftimin për media.

Escobar u shkarkua nga kjo detyrë, por DASH tentoi ta zbuste largimin e tij duke thënë se do të shkojë në një detyrë tjetër.sn

Janusz Bugajski ndihmës Sekretarit O’Brian për Escobar & Lajçak: Ata e kanë bërë rajonin më të paqendrueshëm se në vitet ’90 –

 

Voal.ch – Në rrjetin social X pasi ndihmës Sekretari i Shtetit Jim O’Brien ka vendosur një foto të tij dhe të Gabriel Escobar duke komentuar  se “Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim @MiroslavLajcak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor“, ka reaguar eksperti Amerikan Janusz Bugajski si në vijim:

Jim, ata e kanë bërë rajonin më të paqëndrueshëm sesa ka qenë që nga vitet 1990, duke fuqizuar agjendën ekspansioniste të Beogradit, duke ndëshkuar aleatët tanë në Prishtinë dhe Sarajevë dhe duke i mundësuar Rusisë të depërtojë më tej në Ballkan. Me siguri është koha për një rishikim të politikës dhe personelit.”

 

Stormy Daniels dëshmitare në gjyq, tregon si u takua me ish-presidentin Trump

Skica nga dëshmia e zonjës Daniels (Nju Jork, 7 maj 2024)

VOA/Marrë nga Associated Press

NJU JORK – Ish-presidenti Donald Trump u rikthye të martën në gjyqin penal ndaj tij në Nju Jork, ndërsa përballet edhe me mundësinë e ndëshkimit me burg pasi vazhdoi të shkelë urdhrin për të mos bërë komente për dëshmitarët. Prokurorët thirrën sot si dëshmitare ish aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.

Zonja Daniels hyri me hapa të vendosur në sallën e gjyqit dhe bëri betimin. Ajo nuk u ndal për të parë drejt zotit Trump, i cili mbante vështrimin drejt ndërsa ajo hyri në sallë.

Më herët, ish-presidenti Trump u shpreh se ishte njoftuar “vetëm në minutën e fundit” se kush do të ishte dëshmitarja e sotme dhe u ankua me një mesazh në rrjetin social Truth Social se duhej të ishte njoftuar më herët. Më pas ai e fshiu postimin.

Në fillimet e dëshmisë së saj, zonja Daniels u tha anëtarëve të jurisë se e kishte takuar zotin Trump pasi studioja e filmave me të cilën punonte në atë kohë, ishte një ndër sponsorizuesit e turit të golfit. Ata biseduan rreth industrisë së filmave për të rritur dhe aftësitë e saj si producente tyre. Ajo tha se zoti Trump pati vlerësuar zgjuarsinë e saj për të patur sukses në këtë fushë.

Më pas në një mjedis të njohur si “salla e dhuratave”, ku lojtarët e golfit merrnin dhuratat e tyre, zoti Trump e pati pyetur nëse donte të dilnin së bashku për darkë, tha zonja Daniels. Ajo tha se e pranoi ftesën për t’iu shmangur një angazhimi të mëparshëm me kolegët e saj. Zonja Daniels shtoi se botuesi i filmave të saj gjithashtu e pati inkurajuar me telefon që të dilte për darkë, pasi ndoshta mund ta ndihmonte për karrierën e saj. Zonja Daniels tha se marrëdhënia seksuale ndodhi pas darkës, në suitën e zotit Trump në hotel.

Prokurorët dhe avokatët patën shkëmbime në fillim të dëshmisë së saj. Një avokate e zotit Trump, Susan Necheles, madje kërkoi që zonjës Daniels t’i ndalohej të dëshmonte rreth detajeve të marrëdhënies seksuale. Prokurori u kundërpërgjigj se detajet kishin të bënin me besueshmërinë e saj, por ofroi garanci se do të ishin të nivelit bazë. Gjykatësi Merchan lejoi vazhdimin e dëshmisë.

Zonja Daniels gjatë një aktiviteti në Berlin në vitin 2018

Zonja Daniels gjatë një aktiviteti në Berlin në vitin 2018

Në javët e fundit të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ish-avokati dhe ish-ndërmjetësi i tij politik Michael Cohen, i pagoi zonjës Daniels 130 mijë dollarë që ajo të mos fliste për atë që ajo e ka përshkruar si një marrëdhënie seksuale të papritur dhe të çuditshme me zotin Trump gjatë turit të golfit në zonën e Liqenit Tahoe, në Kaliforni në korrik të vitit 2006. Zoti Trump mohon të ketë patur marrëdhënie me zonjën Daniels.

Dëshmia e zonjës Daniels, ishjte një moment i shumëpritur në këtë proces gjyqësor, gjatë të cilit është folur, që nga aspekte të përshtatshme për t’u botuar vetëm në revista tabloide, e deri tek detajet e procesit të kontabilitetit. Ulja e saj në bankën e dëshmitarëve është një moment i rëndësishëm ligjor dhe politik. Dëshmia në një sallë gjyqi nga një aktore e filmave për të rritur për një lidhje intime që ajo ka patur me një ish-president amerikan, i shtohet gjërave të shumta që janë bërë për herë të parë në historinë amerikane në këtë proces gjyqësor.

Zoti Trump dhe ekipi i tij elektoral po përpiqeshin të minimizonin pasojat nga bërja publike më 7 tetor 2016, i një audio-regjistrimi të tij, të vitit 2005, ku ai dëgjohet të mburret për prekje të grave pa leje. Të nesërmen ai bisedoi me telefon me zotin Cohen dhe me sekretaren e shtypit të fushatës elektorale Hope Hicks, ndërsa ata përpiqeshin të minimizonin dëmin nga regjistrimi dhe t’i mbanin jashtë vëmendjes së shtypit marrëdhëniet e tij të aluduara.

Zoti Cohen bëri pagesën për zonjën Daniels, pasi avokati i saj në atë kohë, Keith Davidson sinjalizoi se ajo do të fliste për revistën tabloide National Enquirer, ose me një kanal televiziv, për të konfirmuar se ka patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump. Kryeredaktori i revistës, Dylan Howard, informoi për këtë botuesin David Pecker. Botuesi Pecker i tha atij të informonte zotin Cohen, se zonja Daniels po kërkonte të dilte publikisht me pretendimin e saj, sipas prokurorëve. Zonja Daniels ishte përpjekur më herët në vitin 2011 që t’ia shiste të drejtat për historinë e saj një tjetër reviste, Life & Style.

Zoti Pecker tha gjatë dëshmisë së tij më herët në procesin gjyqësor se pati refuzuar që pagesat për zonjën Daniels t’i bënte revista e tij. Pagesat u bënë më pas nga zoti Cohen.

Të hënën, juria dëgjoi dy dëshmitarë të tjerë, ndër ta edhe ish-kryellogaritarin e Organizatës Trump, të cilët ofruan një përshkrim të mënyrës se si kompania bënte rimbursimin për pagesat që synonin të ndalnin bërjen publike të historive të dëmshme për zotin Trump. Në vazhdim, kompania i regjistronte ato si shpenzime ligjore, në një mënyrë që prokurorët e Manhatanit thonë se shkelte ligjin.

Dëshmia e ish-kryellogaritarit Jeffrey McConney shërbeu si një element i rëndësishëm për prokurorët që përpiqen të paraqesin atë që e quajnë një kamuflim nga kompania i pagesave për të mbrojtur kandidaturën për president të zotit Trump në një moment jetik të garës elektorale. Dëshmia e tij u përqëndrua tek pagesa 130 mijë dollarëshe nga zoti Cohen për zonjën Daniels dhe rimbursimi që zoti Cohen mori më pas.

Zoti McConney dhe dëshmitarë të tjerë deklaruan se çeqet e rimbursimit u paguan me fonde të tërhequra nga llogaria personale e zotit Trump. Sidoqoftë, në provat dhe dokumentet që iu paraqitën anëtarëve të jurisë të hënën, nuk tregohet se ishte zoti Trump ai që pati udhëzuar që pagesat të regjistroheshin si shpenzime ligjore, veprim për të cilin prokurorët thonë se ishte një mashtrim i qëllimshëm.

Nga dëshmia e zotit McConney (6 maj 2024)

Nga dëshmia e zotit McConney (6 maj 2024)

Zoti McConney pranoi gjatë marrjes në pyetje nga pala mbrojtëse se zoti Trump nuk i kërkoi ndonjëherë që t’i regjistronte pagesat si shpenzime ligjore dhe se nuk e diskutoi ndonjëherë këtë çështje me të. Një tjetër dëshmitare, Deborah Tarasoff, e cila mbikëqyrte pagesat e bëra nga Organizata Trump, tha se nuk kishte marrë leje nga vetë zoti Trump për të lëshuar çeqet në fjalë.

“Nuk pate ndonjëherë ndonjë arsye për të besuar se presidenti Trump po fshihte ndonjë gjë, apo diçka të ngjashme me këtë?”, e pyeti atë avokati i zotit Trump, Todd Blanche.

“E saktë”, u përgjigj zonja Tarasoff.

Në një zhvillim tjetër gjatë seancës së djeshme, gjykatësi Juan M. Merchan e paralajmëroi prerazi zotin Trump se shkeljet e mëtejshme të urdhrave të gjykatës mund të sillnin ndëshkim me burg. Zoti Trump është urdhëruar të mos bëjë komente kundër dëshmitarëve, anëtarëve të jurisë dhe personave të tjerë të përfshirë me këtë çështje gjyqësore.

Gjykatësi Merchan i vendosi të hënën zotit Trump një tjetër gjobë prej 1 mijë dollarësh për shkeljen e urdhrit të gjykatës. Javën e kaluar, ai i dha 9 mijë dollarë gjoba për shkeljen nëntë herë të urdhrit dhe pranoi se ndëshkimi është tepër i vogël për një miliarder si zoti Trump.

Zoti Trump i ka mohuar akuzat për marrëdhënie me zonjën Daniels, por nëse gjendet fajtor mund të dënohet me kusht, apo deri edhe në katër vite burgim. Ai është kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane për zgjedhjet që mbahen në 5 nëntor.

VOA: DASH hedh poshtë pretendimet për shkarkimin e të dërguarit Escobar si “të rreme”

UASHINGTON – Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar, por do të lëvizë gjatë javëve në vijim për një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohe.

“Zv/ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkakuar nga detyra e tij. Të gjithë diplomatët e karrierës ndërrojnë detyrë çdo katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit.

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar, ku pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në deklaratën për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, i hedh poshtë pretendimet e zotit Xhymshiti “si pretendime të rreme lehtësisht të verifikueshme.”

Në postimet e tij në rrjetin X dhe shkrimet e tij, zoti Xhymshiti pretendon se diplomati amerikan Escobar është larguar nga detyra si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së zotit Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontrate ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i zotit Escobar.

Departamenti i Shtetit i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme.

“Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASH.

“Është e papërgjegjshme të botohen gënjeshtra të tilla. Nxisim gazetarët të verifikojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Dezinformimet, thuhet më tej në deklaratë, paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.

“Ato helmojnë diskursin shoqëror, thellojnë ndasitë dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tonë,” thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi thekson se Departamenti amerikan i Shtetit “fuqimisht mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën për vendosjen e marrëdhënieve paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luajë rol aktiv në përkrahje të dialogut, përfundon njoftimi i zëdhënësit të DASH.

SHBA ndan fonde për sigurinë në sinagoga e xhami

Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet fetare, bëri të ditur udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Shqetësimet për kërcënimet kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane janë në rritje në SHBA, pjesërisht për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe disa fuqi të tjera.

Vendet si sinagogat dhe xhamitë mund të aplikojnë për t’i përdorur paratë për të punësuar personel sigurie ose për të instaluar kamera, tha Schumer.

“Ne do të vazhdojmë të ndajmë fonde, në mënyrë që asnjë sinagogë apo institucion tjetër fetar të mos ketë nevojë të jetojë me frikën me të cilën jeton tani”, tha Schumer.

Vitin e kaluar u ndanë 305 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse, për t’i ndihmuar ato në mbrojtjen e objekteve të tyre nga sulmet e mundshme.

Tri sinagoga të qytetit të Nju Jorkut dhe Muzeu i Bruklinit morën kërcënime për bomba të shtunën, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Nju Jork.

Kërcënimet bënë që dy sinagoga të evakuoheshin, edhe pse nuk u gjet ndonjë eksploziv.

Organizatat fetare do të duhet të aplikojnë deri më 21 maj për të shfrytëzuar rundin e parë të fondeve. REL

Shkarkimi diplomatik: Rënia e të dërguarit të SHBA Gabriel Escobar pas gazetarisë investigative

Frontliner

Në një zhvillim të rëndësishëm, Gabriel Escobar-i, zv/ndihmëssekretari i SHBA-së, është liruar nga detyrat si i dërguar në Ballkanin Perëndimor. Ky veprim vjen pas një pune të hollësishme hetimore të revistës THE FRONTLINER, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik. Konfirmimi i shkarkimit të Escobar erdhi nga një burim brenda Kongresit të SHBA-së menjëherë pasi Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i THE FRONTLINER, u shfaq në një emision televiziv duke diskutuar mbi rolin jetik të shtypit në demokraci dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur sfidojnë figurat e rëndësishme.

Polemika rreth Escobar-it filloi me një raport të 22 marsit të vitit 2024 nga THE FRONTLINER, me autor Vudi Xhymshiti. Raporti detajonte pretendimet për lidhje financiare midis familjes së Escobar dhe organeve qeveritare serbe, duke sugjeruar një komprometim të neutralitetit të tij në dialogun e ndjeshëm Kosovë-Serbi. Ky dialog është vendimtar për paqen në Ballkan, një rajon i dëmtuar nga konfliktet etnike dhe paqëndrueshmëria politike.

Në qendër të mediave dhe debati publik

Implikimet e këtyre akuzave u diskutuan më tej në emisionin televiziv Euro NewsAlbania, të drejtuar nga Jonida Shehu, ku Xhymshiti ishte panelist. Tema kryesore e diskutimit ishte cilësia e raportimit të lajmeve dhe pasojat që përballojnë gazetarët, si fushatat e shpifjeve për punën e tyre investigative. Gjatë emisionit, Xhymshiti theksoi rëndësinë e forcimit të menaxhimit të medias dhe kapaciteteve të brendshme për të përmirësuar integritetin dhe qëndrueshmërinë e gazetarëve.

Reagimet e Kongresit dhe ato diplomatike

Menjëherë pas kësaj daljeje televizive, një burim brenda Kongresit të SHBA-së e informoi Xhymshitin për shkarkimin e Escobar-it. Ky veprim i qeverisë amerikane tregon seriozitetin e akuzave dhe ndikimin e kontrollit të medias në praktikat diplomatike. Zyra kërkimore e THE FRONTLINER në Londër kërkoi menjëherë komente nga entitete të ndryshme amerikane, duke përfshirë Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, zyrën e Komunikimit Strategjik në Bruksel dhe Departamentin e Shtetit të SHBA-së, për të fituar qartësi mbi situatën dhe të ardhmen e diplomacisë amerikane në Ballkan.

Mungesa e përgjigjeve

Pavarësisht pyetjeve të shumta, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga këto organe deri në momentin e shkrimit të këtij shkrimi. Heshtja ngre pyetje në lidhje me transparencën dhe gatishmërinë e qeverisë së SHBA-së për të trajtuar publikisht çështjet e ngritura nga raportimi i THE FRONTLINER.

Kundërpretendime dhe polemika

Duke e bërë situatën akoma më komplekse, S Bunker, një OJQ e financuar pjesërisht nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, i etiketoi zbulimet e THE FRONTLINER si pjesë të një fushate dezinformimi, duke çuar në një fushatë shpifjeje kundër Xhymshitit. Kjo fushatë përfshinte sulme personale dhe vuri në dyshim besueshmërinë e tij profesionale, të cilat u diskutuan gjerësisht në platformat e rrjeteve sociale.

Roli i gazetarisë në diplomaci

Ky zhvillim nënvizon rolin kritik të gazetarisë investigative në ruajtjen e kontrolleve dhe balancave thelbësore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Aftësia e gazetarëve për të bërë përgjegjës zyrtarët publikë, për të ekspozuar konfliktet e mundshme të interesit dhe për të këmbëngulur për transparencë është jetike, veçanërisht në rajone me dinamikë delikate gjeopolitike si Ballkani.

Ecja përpara

Me vijimin e situatës, THE FRONTLINER vazhdon të kërkojë përgjigje dhe ruan angazhimin e tij ndaj gazetarisë rigoroze. Implikimet e shkarkimit të Escobar-it janë të gjera, duke ndikuar potencialisht në strategjitë e SHBA-së në Ballkan dhe në peizazhin më të gjerë diplomatik ndërkombëtar. Ky rast gjithashtu thekson rreziqet dhe sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët në mbarë botën, duke riafirmuar domosdoshmërinë për mbrojtje dhe mbështetje të fuqishme për shtypin në rolin e tyre vendimtar si roje të demokracisë.

Shkarkimi i Gabriel Escobar-it shërben si një provë për fuqinë e shtypit dhe rolin e tij të domosdoshëm në një demokraci funksionale. Ndërsa historia zhvillohet, fokusi mbetet në kërkimin e së vërtetës dhe imperativi për të gjitha palët e përfshira për të mbështetur standardet më të larta të transparencës dhe sjelljes etike në shërbimin publik.

Në kulisat e pushtetit, ku linjat midis së drejtës e së gabuarës shpesh mjegullohen, zhvillimet e fundit rreth shkarkimit të Gabriel Escobar-it zbulojnë një narrativë shqetësuese të evazionit dhe të paqartësisë në praktikat diplomatike të SHBA. Ky skenar, i nxjerrë në dritë nga gazetaria e zellshme e THE FRONTLINER, është një kujtesë e ashpër e efekteve shkatërruese të konflikteve të pazbuluara të interesit në integritetin e diplomacisë ndërkombëtare. Mungesa e përgjigjeve të drejtpërdrejta nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, së bashku me një fushatë shpifjesh të bërë të mundur nga entitete të financuara nga shteti, nuk është thjesht zhgënjyese; është një shpërfillje flagrante për parimet e transparencës dhe llogaridhënies që supozohet të mbështesin qeverisjen demokratike. Heshtja e kalkuluar nga kanalet zyrtare pas hetimeve serioze gazetareske sugjeron një përpjekje të qëllimshme për të errësuar të vërtetën, duke helmuar efektivisht pusin e besimit të publikut dhe duke minuar vetë themelet e diplomacisë etike.

Për më tepër, përgjigja – ose më mirë, mungesa e saj – ekspozon një gatishmëri rrëqethëse për të sakrifikuar integritetin gazetaresk dhe shenjtërinë e diskursit faktik në altarin e komoditetit politik. Duke hedhur poshtë shqetësimet legjitime të ngritura nga THE FRONTLINER pa ekzaminimin apo kundërshtimin e duhur, dhe në vend të kësaj duke iu drejtuar vrasjes së personazheve përmes organizatave të prokurës, aparati diplomatik i SHBA-së ka treguar një përafrim shqetësues me ato taktika të përdorura më së shpeshti nga regjimet autoritare. Kjo jo vetëm që zvogëlon rolin e shtypit si Pushteti i Katërt – një roje kritik në një demokraci të shëndetshme – por gjithashtu vendos një precedent të rrezikshëm për mënyrën se si trajtohen zërat kundërshtues kur ata guxojnë të sfidojnë statukuonë. Me shpalosjen e kësaj drame, zbulohet një mozaik kompromisesh morale dhe etike që kërcënojnë të gërryejnë besimin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe parimet e llogaridhënies demokratike. sn

Përballja Biden – Trump, historike në shumëçka

Joe Biden dhe Donald Trump gjatë debatit të dytë dhe të fundit presidencial të mbajtur më 22 tetor të vitit 2020. Fotografi nga arkivi.

Reuters

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara po bëjnë histori në shumë nivele.

Ato do të përballin ish-presidentin Donald Trump, republikan, dhe presidentin aktual, Joe Biden, demokrat.

Të dy ata ishin në garë për president edhe në vitin 2020 dhe përballja e përsëritur ndodh për herë të parë në gati 70 vjet.

Nëse fiton, Biden, 81 vjeç, do të bëhej presidenti më i vjetër amerikan që siguron një mandat të dytë katërvjeçar në muajin nëntor.

Ai ka hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm për qëndrueshmërinë e tij mendore dhe fizike.

Trump, i cili përballet me një sërë akuzash penale për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2020 – i cili ka nxjerrë fitues Bidenin – si dhe për keqbërje të tjera të supozuara, është presidenti i parë amerikan që ka dalë në gjyq për njërën akuzë penale.

Në moshën 77-vjeçare, ai do të ishte gjithashtu ndër burrat më të vjetër që do të shërbente si president, nëse do të fitonte mandatin e dytë.

Robert F. Kennedy Jr., 70 vjeç, pasardhës i familjes së famshme politike Kennedy, do të garojë gjithashtu, por si kandidat i pavarur.

Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, sondazhet kombëtare i nxjerrin Bidenin dhe Trumpin në garë tejet të ngushtë me njëri-tjetrin.

Votuesit, ndërkaq, përmendin ekonominë, sigurinë kufitare dhe ekstremizmin politik si shqetësime kryesore.

Të dy kandidatët kanë, po ashtu, vlerësime të ulëta nga opinioni – çfarë e bën pjesëmarrjen në zgjedhje një çështje të diskutueshme.

Cilat janë argumentet kryesore të Bidenit?

Përpjekjet e Bidenit për mandatin e dytë mbështeten në administrimin e tij të ekonomisë, pas daljes nga pandemia COVID-19, dhe atë që ai e quan “betejë për shpirtin e Amerikës” – një luftë kundër Trumpit dhe republikanëve të rreshtuar pas tij, të cilët Biden i etiketon si ekstremistë.

Pjesa më e madhe e fushatës së Bidenit është e përqendruar në paralajmërimin e votuesve se Trump përbën një kërcënim vdekjeprurës për demokracinë amerikane.

Biden e ka akuzuar Trumpin për nxitjen e sulmit të 6 janarit, 2021, në ndërtesën e Kongresit amerikan, si dhe për komplot për hakmarrje kundër atyre që përpiqen ta ndëshkojnë atë.

Në të njëjtën kohë, presidenti dhe fushata e tij argumentojnë se ekonomia, e cila është prioritet kryesor për shumë votues, është rimëkëmbur ndjeshëm, se papunësia ka rënë në nivelet më të ulëta në disa breza, se produkti i brendshëm bruto është rritur më shpejt seç është pritur dhe se pagat janë rritur.

Megjithatë, inflacioni, i cili ka arritur kulmin në vitin 2022, vazhdon të jetë në një pikë stagnimi. Ai ka rënë disi muajve të fundit, por votuesit mbeten të shqetësuar për çmimet e larta të produkteve kryesore, si: ushqimi, karburantet, makinat dhe banesat.

Biden përmend investimet federale në infrastrukturë, energjinë e pastër dhe prodhimin e çipave, që thotë se do të gjenerojnë rritje afatgjate të numrit të vendeve të reja të punës.

Në politikën e jashtme, Biden është tradicional dhe beson se SHBA-ja duhet ta ketë një rol udhëheqës në çështjet ndërkombëtare, me qëllim ruajtjen e sigurisë globale.

Cilat janë argumentet kryesore të Trumpit?

Trump dhe fushata e tij pretendojnë se amerikanët kanë qëndruar më mirë ekonomikisht gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ata, vazhdimisht, vënë në dukje inflacionin dhe normat e larta të interesit, gjatë mandatit të Bidenit.

Sipas një sondazhi të kryer nga Reuters/Ipsos në prill, Trump ka dalë në avantazh ndaj Bidenit, për sa i përket asaj se cili prej tyre është më i mirë për ekonominë. Rezultati ka qenë 41% kundrejt 34%.

Trump ka thënë se do t’i shkurtojë shpenzimet federale – për të cilat republikanët thonë se kanë rritur inflacionin dhe çmimet e konsumit – si dhe do t’i ulë taksat.

Ai, po ashtu, ka thënë se do t’i ringjallë politikat e tij të rrepta kundër imigracionit, për të frenuar fluksin rekord të emigrantëve në SHBA nga Meksika, si dhe do të bëjë dëbime masive.

Mijëra emigrantë janë transportuar me autobusë në qytete të mëdha në të gjithë SHBA-në dhe Trump – pa ofruar ndonjë provë – ka thënë se fluksi i tyre ka rritur krimin.

Duke iu kundërvënë akuzave të Bidenit se ai është rrezik për demokracinë, Trump ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë të Bidenit se ka armatosur Departamentin e Drejtësisë për ta ndjekur atë penalisht dhe për ta penguar që të fitojë një mandat të dytë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se vepron pa ndikime politike.

Sa i përket politikës së jashtme, Trump përqafon agjendën që ai e quan “Amerika e para”. Ai zotohet se do ta mbajë vendin jashtë “luftërave të përhershme” dhe pretendon se mund t’i japë fund konfliktit Ukrainë-Rusi brenda 24 orësh.

Cilat janë telashet ligjore të Trumpit?

Trump përballet me aktakuza në katër raste në gjykatat federale dhe shtetërore. Ato kanë të bëjnë me përpjekjet e tij për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, me keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara dhe me përfshirjen e tij në një skemë ryshfeti, e cila përfshin edhe një yll të pornografisë.

Gjyqi për ryshfetin është duke u zhvilluar në gjykatën shtetërore në Menhatën dhe është i vetmi kundër Trumpit që do të zhvillohet këtë vit.

Trump është deklaruar i pafajshëm në të gjitha rastet.

Çfarë mendojnë Biden dhe Trump për abortin?

Demokratët e kanë nxjerrë abortin në qendër të fushatës së tyre këtë vit – dy vjet pasi Gjykata Supreme – me një shumicë konservatore të instaluar nga Trumpi – ka përmbysur vendimin historik të vitit 1973 Roe v. Wade dhe ka konstatuar se aborti nuk mbrohet me Kushtetutë.

Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e amerikanëve nuk i mbështesin kufizimet e rrepta mbi të drejtat për riprodhim. Dhe, demokratët shpresojnë se kërcënimet ndaj këtyre të drejtave, do të inkurajojnë miliona gra dhe të pavarur që të votojnë për ta.

Biden, i cili dikur nuk është pajtuar me mbështetjen e partisë së tij për të drejtat e abortit, është zotuar se do ta nënshkruajë legjislacionin që i mbështet ato të drejta.

Çështja i ka ndarë republikanët – Trump thotë se ajo duhet t’u lihet shteteve veç e veç, kurse të tjerët kërkojnë ndalim kombëtar.

Trump i mbështet përjashtimet kur është fjala për: përdhunimin, incestin dhe mbrojtjen e jetës së nënës.

Çfarë mendojnë Biden dhe Trump për sigurinë në kufi?

Prej se ka marrë detyrën në vitin 2021, Biden është përballur me një numër rekord të emigrantëve që janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë.

Disa demokratë liberalë e kanë kritikuar Bidenin se po përdor masat e Trumpit për t’i reduktuar kalimet e paligjshme, por Shtëpia e Bardhë pohon se po kalon në një sistem më njerëzor dhe më të rregullt, duke u ofruar emigrantëve mënyra të reja për të hyrë legalisht.

Trump, në anën tjetër, është zotuar se do ta rrisë sigurinë kufitare dhe se do t’i mbikëqyrë përpjekjet më të mëdha për dëbime në historinë e SHBA-së.

Çfarë mendojnë Biden dhe Trump për konfliktin Izrael-Hamas?

Biden është kritikuar fuqishëm nga shumë demokratë për mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin, i cili është në konflikt me Hamasin – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – në Rripin e Gazës.

Protesta kanë shpërthyer në shumë qytete dhe në kampuse universitare në gjithë SHBA-në.

Administrata Biden i ka bërë thirrje Qeverisë izraelite që ta reduktojë ofensivën në Gazë, ku, sipas zyrtarëve shëndetësorë atje, janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë.

Trump dhe republikanët e mbështesin, gjithashtu, Izraelin dhe i kanë akuzuar protestuesit pro-palestinezë se janë antisemitë.

Por, Trump i ka bërë thirrje Izraelit që “ta përfundojë” luftën, ose rrezikon ta humbasë mbështetjen globale.

Ai nuk ka qartësuar nëse politika e tij ndaj Izraelit do të jetë ndryshe nga ajo e Bidenit.

Çfarë mendojnë Biden dhe Trump për Kinën?

Administrata e Bidenit ka thënë se do që t’i eliminojë rreziqet në marrëdhëniet e saj me Kinën dhe të punojë për ta ruajtur konkurrencën midis fuqive ekonomike numër 1 dhe numër 2 në botë.

Megjithatë, Biden ka propozuar së voni vendosjen e më shumë tarifave mbi mallrat kineze, të tilla si çeliku dhe produktet e aluminit.

Biden, po ashtu, është zotuar se do ta mbronte Tajvanin nga sulmi i mundshëm i Kinës.

Trump favorizon një politikë paqartësish, për të krijuar qëllimisht pasiguri për mënyrën se si do të vepronte SHBA-ja nëse do të sulmonte Kina.

Derisa disa republikanë e shohin Kinën si kërcënim në rritje për sigurinë kombëtare, Trump, kryesisht, e ka karakterizuar gjigantin aziatik si rival ekonomik dhe është zotuar se do të vendosë tarifa të reja mbi importet kineze.

Çfarë mendojnë Biden dhe Trump për Ukrainën?

Biden ka mbështetur fuqishëm dërgimin e më shumë armëve dhe ndihmave të tjera në Ukrainë, e cila është në luftë kundër pushtimit rus, ndërsa Trump ka shprehur vazhdimisht dyshime nëse ndihma e tillë është në interesin kombëtar të SHBA-së.

Megjithatë, Trump ka thënë së voni se mbijetesa e Ukrainës është e rëndësishme për SHBA-në.

Në shkurt, Trump ka shkaktuar polemika kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i mbrojnë vendet e NATO-s që nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtje. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Dy “Non grata” pjesë e qeverisë serbe, DASH: Të zhgënjyer!

Teksa dy persona ‘non grata’ do të jenë pjesë e qeverisë serbe, vjen reagimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH theksoi deklaroi se janë të zhgënjyer të shohin se dy individë të sanksionuar nga SHBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

Nga DASH për Gazetën Express kanë thënë se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të sanksionuarin Aleksander Vulin, mbetet i njëjtë. “SHBA s’luan asnjë rol në krijimin e qeverisë së Serbisë. Ne jemi të zhgënjyer të shohim dy individë të sanksionuar që janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për z.Vulin është i ditur Ai mbetet nën sanksionet e SHBA”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, është propozuar si emër për zëvëndëskryeministër në qeverinë e re të Serbisë. Përveç Vulin, në Qeverinë e re të Serbisë pritet të jetë edhe i sanksionuari tjetër nga SHBA Nenad Popoviç. Mandatari për krijimin e Qeverisë së re Milosh Vuçeviç e ka propozuar atë që ta ketë rolin e ministrit pa portofol.

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

VOA/Marrë nga Reuters

Në fjalimin mbajtur në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi rivalin e tij republikan Donald Trump për papjekuri, ai bëri gjithashtu shaka me moshën e vet të madhe, si dhe sfidoi përfaqësuesit e medias në Uashington.

Sigurisht që mosha është problem. Jam një burrë i rritur, që po konkuron me një 6-vjeçar“, tha zoti Biden duke iu referuar rivalit të tij politik, Donald Trump.

Tetëdhjetë e një vjeçari Joe Biden, tha se ai dhe ish-Presidenti Trump, 77 vjeç kanë vetë një gjë të përbashkët që është “mosha” përjashtuar faktin që siç tha ai “mua nënpresidenti im në fakt më mbështet”. Një fjali që dukshëm i referohej marrëdhënieve të ndryshme mes tij dhe nënpresidentes Kamala Harris nga njëra anë dhe zotit Trump e ish-nënpresidentin Mike Pence nga ana tjetër.

Në një reagim të tij në platformën “Truth Social” lidhur me darkën e korrespondentëve, zoti Trump e cilësoi ngjarjen si “diçka të keqe” e Presidentin Biden, një fatkeqësi absolute, që nuk ka ku të shkojë më keq.

Takimi u mbajt ndërsa një grup njerëzish të mbledhur jashtë ambjenteve ky po zhvillohej ngjarja, protestuan kundër qëndrimeve të administratës së zotit Biden në raport me luftën në Gazë.

Qindra protestues inkurajuan gazetarët që të bojkotonin aktivitetin e t’u bashkoheshin në kritikat drejtuar administratës.

Zoti Biden shmangi grumbullin e madh të njerëzve në pjesën e përparme të hotelit ku po mbahej aktiviteti duke hyrë nga pjesa e pasme e tij, ku ndodheshin grupe më të vogla protestuesish, që bënin thirrje për armëpushim në Gazë.

Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet shekullor, bën bashkë gazetarë, politikanë dhe personalitete të jetës sociale e kulturore.

Ajo shoqërohet shpesh me shaka e sarkazëm miqësore nga presidenti në një fjalim që ka në epiqendër gazetarët apo dhe ftuar të tjerë që zakonisht ndodhen në audiencë.

Gjatë fjalës së tij zoti Biden ofroi disa këshilla për gazetarët.

Sinqerisht nuk po ju kërkoj të mbani anë, por të ngriheni në nivelin që kërkon situata aktuale. Të mos merreni me atë çfarë tregojnë sondazhet lidhur me garën apo të mos shpërqendroheni nga zhvillime dytësore, që përdoren për sensacion, por të përqëndroheni tek ajo çka rrezikohet”, tha Presidenti Biden.

Këtë vit, darka e korrespondentëve u drejtua nga komediani i emisionit të njohur satirik “Saturday Night Live”, Colin Jost.

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trumpi i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

VOA7Marrë nga Associated Press

Njëmbëdhjetë republikanë që paraqitën një dokument në Kongres duke deklaruar në mënyrë të rreme se republikani Donald Trump mundi demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, përballen me aktakuza për komplot, mashtrim dhe falsifikim. Arizona është shteti i katërt që ngre akuza kundër “elektorëve të rremë”.

Të njëmbëdhjetë personat që ishin emëruar për të qenë elektorë republikanë të Arizonës u takuan në Feniks më 14 dhjetor 2020, për të nënshkruar një certifikatë ku thuhej se ata ishin “elektorë të zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe të kualifikuar” dhe duke pretenduar se zoti Trump i kishte fituar zgjedhjet në atë shtet.

Një video nga ajo ceremoni nënshkrimi u postua në atë kohë në rrjetet sociale nga Partia Republikane e Arizonës. Certifikata më pas iu dërgua Kongresit dhe Arkivit Kombëtar, por nuk u mor parasysh. Padi janë ngritur edhe ndaj shtatë të tjerëve, emrat e të cilëve do të bëhen publik pasi ata të njoftohen zyrtarisht.

Zoti Biden i fitoi zgjedhjet në Arizona me më shumë se 10,000 vota. Nga tetë paditë që sfiduan pa sukses fitoren e zotit Biden në atë shtet, njëra u ngrit nga 11 republikanët të cilët më vonë do të nënshkruanin certifikatën që e shpallte zotin Trump si fitues.

Padia e tyre i kërkoi një gjykate që të anulonte certifikimin e rezultatit që i dha demokratit Biden fitoren në Arizona dhe ta bllokonte shtetin që t’i dërgonte dokumentet në Kolegjin Zgjedhor.

Gjykatësja e qarkut, Diane Humetewa, e hodhi poshtë padinë e republikanëve duke argumentuar se nuk kishte baza ligjore, kishin pritur shumë gjatë për ta ngritur çështjen e tyre dhe kishin “dështuar që të ofronin para gjykatës fakte që mbështesnin pretendimet e tyre të jashtëzakonshme”.

Disa ditë pas rrëzimit të padisë, të 11 republikanët morën pjesë në nënshkrimin e certifikatës. Aktpaditë në Arizona vijnë pas padive të ngritura kundër elektorëve të rremë në shtete të tjera, mes tyre Nevada, Miçigani, Uiskonsin, Xhorxhia, Pensilvania dhe Nju Meksiko.

Detaje të reja nga dëshmia e ish botuesit të “National Inquirer” në gjyqin ndaj ish presidentit Trump

VOA/Marrë nga Associated Press

Ish botuesi i tabloidit “National Inquirer” dëshmoi të martën në procesin penal kundër ish Presidentit Donald Trump se ai u zotua të ishte “sytë dhe veshët” e zotit Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Ai tha se si i premtoi kandidatit të atëhershëm republikan se do të ndihmonte që të mos bëheshin publike historitë që mund ta dëmtonin atë dhe madje orkestroi blerjen e historisë së një personi pa pasur synimin ta botuar, në mënyrë që ajo të mos bëhej publike.

Me dëshminë e David Peckerit, prokurorët syonin të përforconin argumentet e tyre për miqësinë e ngushtë prej disa dekadash mes zotit Trump dhe ish-botuesit të “National Enquirer”. Kjo miqësi kulmoi me një marrëveshje për t’i dhënë avokatit të zotit Trump informacion mbi mbulimet e mundshme negative në media, në mënyrë që ato të mos publikohen.

Kjo përpjekje, sipas prokurorëve, ishte një mënyrë për të ndikuar në mëmyrë të paligjshme në zgjedhje. Ky është rasti i parë penal me të cilën përballet ish Presidenti amerikan nga katër çështjet me të cilat ai përballet.

Kandidati i pritshëm republikan për President në garën e këtij viti përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me pagesat që dyshohet se janë bërë në këmbim të heshtjes për histori që po të bëheshin publike mund ta dëmtonin gjatë fushatës së vitit 2016.

Ndërsa ish Presidenti Trump ishte i ulur vetëm disa metra larg në sallën e gjyqit, zoti Pecker, dëshmitari i parë në këtë rast, foli me detaje për rolin e tij në prapaskenë në ngritjen e zotit Trump nga një i sapoardhur në politikë në kandidatin që arriti të marrë emërimin e partisë në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ai shpjegoi se si ai dhe “National Enquirer” botoi shkrime tabloidësh që njollosnin kundërshtarët e zotit Trump, me të dhëna të dyshimta. Ata gjithashtu përdorën lidhjet e tij për të bllokuar historitë dëmtuese kundër zotit Trump, përfshirë pretendimin e një aktoreje të filmave për të rritur për një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me kandidatin republikan për President, vite më herët.

Zoti Pecker tha se origjina e miqësisë me ish Presidentin fillon nga një takim në vitet 1980 në pronën zotit Trump Mar-a-Lago në Florida dhe shtoi se miqësia e tyre lulëzoi krahas suksesit të programit televiziv të zotit Trump, “The Apprentice”.

Lidhjet e tyre u forcuan gjatë një takimi në muajin gusht të vitit 2015 në Kullën Trump gjatë të cilit ish Presidenti, ish-avokati i tij personal Michael Cohen dhe këshilltarja, Hope Hicks, e pyetën zotin Pecker se çfarë mund të bënin ai dhe botimet që ai drejtonte, për fushatën.

Zoti Pecker tha se ai doli vullnetar për të publikuar histori pozitive për zotin Trump dhe histori negative për kundërshtarët e tij. Kjo nuk ishte e tëra, tha ai, duke iu treguar anëtarëve të jurisë së i kishte thënë zotit Trump: “Unë do të jem sytë dhe veshët e tu”.

“Unë thashë se nëse dëgjoj ndonjë gjë negative për ju, ose nëse marr vesh ndonjë gjë për gratë që janë të gatshme të shesin historitë e tyre në lidhje me ish Presidentin, do të njoftoja ish avokatin e zotit Trump, Michael Cohen”, në mënyrë që të drejtat mbi ato histori të bliheshin dhe ato të mos dilnin kurrë publikisht.

“Kjo u bë që ato të mos publikohen?”, pyeti prokurori Joshua Steinglass.

“Po, që ato të mos publikoheshin”, u përgjigj zoti Pecker.

Për të sqaruar më tej këtë çështje, prokurorët shfaqën imazhe të titujve të ndryshëm që “National Enquirer” publikoi për zotin Trump, përfshirë “Donaldi Mbizotëron!” dhe “Ekskluzive: Donald Trumpi siç nuk e njeh askush”. Jurisë iu shfaqën gjithashtu histori nënçmuese dhe të pazakonta për kundërshtarët e zotit Trump, përfshirë ish kandidatët e tjerë republikanë për President si Ben Carson dhe Senatorin Marco Rubio.

Zoti Pecker e karakterizoi ish avokatin Cohen si një redaktor në hije të artikujve pro-Trump në “National Enquirer”, duke e drejtuar tabloidin që gjithashtu të sulmonte kandidatët republikan që tregonin sukses të vrullshëm në garën e brendshme partiake në vitin 2016.

“Michael Cohen me telefononte duke më treguar mua dhe Dylan Howardit me cilin kandidat të merreshim dhe në çfarë mënyre ta trajtonim”, tha Pecker, duke iu referuar redaktorit të atëhershëm të tabloidit.

Ai tha se ia kishte bërë të qartë zotit Howard se marrëveshja me zotin Trump ishte “shumë, shumë sekrete”. Ai tha se donte që përgjegjësit e redaksive të tabloidit të ishin në vëzhgim për çdo histori që përfshinte zotin Trump dhe tha se donte që ata të verifikonin historitë përpara se të njoftonin avokatin Michael Cohen.

“Nuk doja që dikush tjetër të dinte për këtë marrëveshje që kisha dhe çfarë doja të bëja”, shtoi ish-botuesi Pecker.

Michael Cohen e pranoi se ishte fajtor në vitin 2018 në lidhje me akuzat federale për rolin e tij në pagesat e bëra në këmbim të heshtjes së dy grave mbi lidhje të dyshuara jashtëmartesore me zotin Trump. Ai dikur ishte një person besnik i zotit Trump, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Zoti Cohen pritet të jetë dëshmitari kryesor i prokurorisë, ndërsa publikon rregullisht komente përbuzëse në mediat sociale kundër zotit Trump.

Avokatët e ish Presidentit Trump pritet të sulmojnë besueshmërinë e zotit Cohen. Kjo vlerësohet të jetë themeli i strategjisë së mbrojtjes së avokatëve të ish Presidentit. Por që në hapje të procesit, duke ftuar zotin Pecker si dëshmitarin e parë, prokurorët shpresojnë të përqendrojnë vëmendjen te një dëshmitar që nuk vlerësohet të ketë një histori personale të debatueshme. Përveç pohimit se zoti Trump është i pafajshëm, avokati i ish Presidentit, Todd Blanche u tha anëtarëve të jurisë se zotit Cohen nuk mund t’i besohet dhe se ai “po bën të gjitha përpjekjet për ta dëmtuar Trumpin”.

Dëshmia e zotit Pecker të martën pasoi një seancë tjetër të njejtën ditë, gjatë të cilës prokurorët i kërkuan gjyqtarit Juan M. Merchan që ta dënonte ish Presidentin për mospërfillje të urdhërave të gjykatës. Ata duan që gjyqtari ta gjobisë zotin Trump me 1000 dollarë për secilin prej 10 publikimeve në media sociale që ata thonë se shkelin urdhërin e gjyqtarit për të mos sulmuar dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerët të përfshirë në këtë rast.

Gjyqtari Merchan nuk vendosi për këtë menjëherë, por nuk dukej i bindur nga argumentet e mbrojtjes të zotit Trump që thonin se përmes publikimeve në media sociale ai po i përgjigjej sulmeve të të tjerëve dhe ishte përpjekur të zbatonte urdhrin.

Prokurorët thonë se zoti Trump u përpoq të ndikojë në mënyrë të paligjshme në garën zgjedhore të vitit 2016 përmes një praktike të deabtueshme të industrisë së tabloidëve sipas së cilës, blihen histori që mund të dëmtojnë dikë jo për t’i botuar por për t’i zhdukur përgjithmonë, përmes marrëveshjeve që ndalonin publikimin e tyre diku tjetër.

Në këtë rast, kjo përfshin një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave pornografik Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj lidhur me për një marrëdhënie jashtëmartesore që zoti Trump e mohon.

Prokurorët përshkruan gjithashtu marrëveshje të tjera, përfshirë dyshimin se i pagoi një ish-modeleje të revistës për të rritur “Playboy”, 150,000 dollarë për të heshtur pretendimet për një lidhje gati njëvjeçare me zotin Trump, i cili ishte i martuar gjatë asaj kohe. Këtë lidhje zoti Trump gjithashtu e mohon.

Zoti Pecker gjithashtu përmendi pagesën prej 30 mijë dollarësh që tabloidi “National Inquirer” për një roje në hyrjen e Kullës Trump për të blerë të drejtën mbi një pretendim të tij se ai kishte dijeni se zoti Trump ishte babai i një fëmije me një punonjëse të Kullës Trump.

Tabloidi arriti në përfundimin se historia nuk ishte e vërtetë dhe gruaja dhe zoti Trump i kanë mohuar akuzat.

Ndërsa zoti Pecker fliste për këtë gjë në gjykatë, zoti Trump tundi kokën.

Ish botuesi Pecker tha kur dëgjoi për pretendimin, menjëherë telefonoi avokatin Cohen, i cili tha se ishte “absolutisht e pavërtetë”, por se ai do të shikonte nëse njerëzit e përfshirë kishin punuar me të vërtetë për kompaninë e zotit Trump.

“Unë mora vendimin që megjithatë të blija historinë për shkak të dëmit që ky thashethem mund t’ia shkaktonte fushatës dhe zotit Trump”, tha zoti Pecker.

Kur ia tha këtë avokatit të zotit Trump, zoti Pecker tha se ai mori falenderim duke i thënë “se shefi do të ishte shumë i kënaqur”.

I pyetur nga prokurori se për kë mendonte kur thoshte shefi, zoti Pecker u përgjigj: “Donald Trumpi”.

Duke shpjeguar pse ai vendosi që “National Enquirer” të paguajë, zoti Pecker kujtoi se i kishte thënë avokatit Cohen: “Kjo mund të jetë një histori shumë e madhe. Besoj se është e rëndësishme që të hiqet nga tregu.”

Nëse ai do ta publikonte këtë, zoti Pecker tha se kjo ndoshta do të kishte ndikim të siguronin “shitjen më të madhe të kopjeve të ‘National Enquirer’ që nga vdekja e Elvis Presleyt”.

Anëtarët e jurisë panë një email të “National Enquirerit” dhe faturën që përshkruante pagesat ndaj rojes në këmbim të heshtjes për pretendimin e tij. Një dokument përshkruan fondet që vijnë nga llogaria e tabloidit. Një faturë i referohet një pagese “të menjëhershme” prej 30,000 dollarësh për “historinë e pabotuar të Trumpit”.

34 akuzat penale kundër ish Presidentit Trump kanë lidhje me rimbursimet që prokurorët thonë se kompania e zotit Trump i ka bërë avokatit Cohen për pagesat në këmbim të heshtjes për këto histori dhe që janë regjistruar në mënyrë të rreme si shpenzime ligjore.

Çdo akuzë ka dënim maksimal prej katër vitesh burg, megjithëse është e paqartë nëse gjyqtari Merchan do të kërkonte ta dënonte ish Presidentin me burgim. Një dënim nuk do ta pengonte zotin Trump që të bëhej përsëri president, por për shkak se është një çështje që po zhvillohet në nivel shtetëror e jo federal, ai nuk do të mund të falte veten nëse shpallet fajtor. Ai vazhdimisht ka mohuar çdo keqbërje.

Gjyqi vazhdon të enjten.

Akuza: “Trumpi kishte një plan kriminal për të manipuluar votën”

Donald Trump para mediave teksa del nga gjykata

Akuza ndaj ish-presidentit amerikan ngre shiritin, ditën kur merr jetë gjyqi për çështjen e porno yllit Stormy Daniels – Mbrojtja e manjatit: “Ai është i pafajshëm”

VOAL- Gjyqi i Donald Trump nuk është një skandal seksual, por një “përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016” për të fshehur informacione negative për kandidatin për Shtëpinë e Bardhë nga votuesit. Në ditën kur gjyqi për çështjen e porno yllit Stormy Daniels merr jetë, duke hapur betejën mes palëve, prokuroria ngre shiritin, duke u përpjekur ta cilësojë procedimin jo si një krim të lehtë (falsifikimi i dokumenteve të kontabilitetit) , por si krim më i rëndë (shkelje e ligjit për financimin e fushatës).

“Ky rast ka të bëjë me një komplot kriminal. I pandehuri, Donald Trump, orkestroi një plan për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2016, ai më pas e mbuloi atë duke gënjyer vazhdimisht në dosjet e tij të korporatës në Nju Jork, argumentoi Matthew Colangelo, një nga tre prokurorët në sallën e gjyqit, në “deklaratën e tij hapëse”. “.

“Në fund, ne kemi besim se nuk do të keni asnjë dyshim të arsyeshëm se Trump është fajtor për falsifikimin e dokumenteve të korporatës me qëllimin për të fshehur një komplot të paligjshëm për të minuar integritetin e zgjedhjeve presidenciale”, vazhdoi ai, duke iu drejtuar jurisë, ndërsa manjati tundi kokën. Një akuzë paradoksale për dikë si Trump që ndërtoi fushatën e tij të re për Shtëpinë e Bardhë duke nxitur teorinë e pabazuar të zgjedhjeve të vjedhura dhe duke e shpallur veten viktimë e hetimeve politike të cilësuara si “ndërhyrje zgjedhore”. Por Todd Blanche, një nga avokatët e tij, u befasua duke u përgjigjur se “nuk ka asgjë të keqe në përpjekjen për të ndikuar në zgjedhje. Ajo quhet demokraci”.

Sipas prokurorëve, komploti filloi disa muaj pasi Trump shpalli kandidaturën e tij më 2015 në një takim mes tij, avokatit të tij artizanal Michael Cohen dhe botuesit (mikut) të National Enquirer, David Pecker. Të tre “vendosën të fshehin informacione negative për manjatin për ta ndihmuar atë të zgjidhet” duke përdorur praktikën “kap dhe vras” të tabloidit: blerjen e të drejtave ekskluzive për një histori për ta mbuluar atë.

Kështu që Pecker i pagoi fillimisht 30 mijë dollarë një portieri në Kullën Trump për të varrosur thashethemet e atësisë jashtëmartesore, më pas 150 mijë dollarë lepurushes së Playboy Karen McDougal për të heshtur lidhjen e saj të mëparshme me manjatin. Ai nuk u rimbursua, por ai e ndihmoi vetë Trumpin kur Stormy Daniels iu afrua tabloidit për të zbuluar “aferën” e saj të vjetër me manjatin, menjëherë pas shpërndarjes së audios së turpshme “Access Hollywood” në të cilën Donaldi mburrej se ishte në gjendje të merrte gratë për organet gjenitale. Pecker njoftoi Cohen, i cili pagoi 130,000 dollarë nga xhepi i tij dhe më pas u rimbursua nga shefi i tij me një sërë çeqesh për shërbime ligjore fiktive.

“Donald Trump është i pafajshëm, ai nuk ka kryer asnjë krim”, siguroi avokati Blanche, i cili më pas sulmoi besueshmërinë e Cohen dhe Daniels duke i portretizuar ata si gënjeshtarë patentë, të motivuar nga pakënaqësia dhe paratë. Më pas ishte radha e dëshmitarit të parë, Pecker, të cilit iu dha imuniteti në këmbim të dëshmisë së tij, e cila megjithatë do të marrë jetë të martën. Botuesi është shndërruar nga një aleat i ngushtë i Trump në një super dëshmitar të prokurorisë dhe me deklaratat e tij rrezikon ta inkuadrojë: kur e përshëndeti me një “hi”, ish-presidenti nuk iu përgjigj.

Ndërkohë, Trump merr frymë lehtësim pasi zyra e prokurorit të Nju Jorkut kundërshtoi legjitimitetin dhe kapacitetin financiar të Knight Specialty Insurance Company për të garantuar 175 milionë obligacionet në pritje të apelit kundër gjobës prej 454 milionë në gjyqin e pasurisë: shuma ka mbetur njëjtë, ndërkohë që kushtet janë modifikuar dhe bërë më të rrepta për të garantuar disponueshmërinë e shumës. Të enjten do të ketë një seancë vendimtare në Gjykatën e Lartë për imunitetin në gjyqin për sulmin në Kapitol. rsi-eb

Zgjidhet juria për gjyqin penal ndaj ish-presidentit Trump

VOA/Marrë nga Associated Press

Një juri prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, u zgjodh të enjten në Nju Jork për gjyqin penal ndaj ish-presidentit Donald Trump për pagesat e bëra për të fituar heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie seksuale me të.

Juria do të shqyrtojë akuzat se presidenti i 45-të bëri një komplot në vitin 2016, pak përpara fillimit të fushatës së tij të suksesshme presidenciale, për të fshehur pagesat me para për dy grate, të cilat pretendojnë se kishin marrëdhënie jashtëmartesore me të.

Prokurorët pohojnë se zoti Trump u përpoq të fshihte informacione komprometuese rreth jetës së tij private nga votuesit amerikanë, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Por zoti Trump, i cili ka mbajtur postin e presidentit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe pritet të jetë kandidat i republikanëve në zgjedhjet e 5 nëntorit të këtij viti, i ka mohuar të gjitha 34 akuzat për krime në padinë e ngritur kundër tij një vit më parë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me katër vjet burg.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Juan Merchan tha se hapja e argumenteve në këtë çështje mund të fillojë të hënën në mëngjes në një gjyq që mund të zgjasë gjashtë javë.

Përzgjedhja e jurisë pasoi heqjen e dy nga 7 anëtarët e jurisë, që u zgjodhën të martën. Një anëtare e përzgjedhur për jurinë gjyqësore u tërhoq pasi ngriti dyshime nëse do të ishte në gjendje të vepronte me paanshmëri dhe drejtësi. I dyti u hoq pasi nuk u paraqit në gjykatë për të qartësuar disa nga përgjigjet e dhëna gjatë pyetjeve të drejtuara më herët.

Të martën kishin bërë betimin shtatë anëtarë të jurisë.

Prokurorët i kërkuan të enjten gjykatësit Juan M. Merchan të marrë masa ndaj zotit Trump për shkak të shtatë postimeve të reja në mediat sociale, që prokurorët thonë se shkelin urdhrat e mëparshëm që i ndalonin atij të sulmonte dëshmitarët. Prokurorët kishin kërkuar të hënën që zoti Trump të gjendej fajtor për shpërfillje të urdhrit të gjykatës dhe të gjobitej për tre postime të tjera.

Ish-presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm për 34 akuzat e ngritura për falsifikim të të dhënave të biznesit në përpjekje për të fshehur historitë që mund të dëmtonin fushatën e tij elektorale në vitin 2016.

Akuzat kanë të bëjnë me pagesat për dy gra, aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels dhe modelen e revistës “Playboy”, Karen McDougal, të cilat kanë thënë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump vite më parë. Akuzat kanë të bëjnë edhe me rastin e një roje tek hyrja e kullës Trump, i cili ka pretenduar se ka patur njohuri për një fëmijë që zoti Trump ka patur nga një lidhje jashtëmartesore. Ish-presidenti ka mohuar të ketë ndodhur ndonjë nga këto lidhje seksuale.

Kjo është çështja e parë penale ndaj zotit Trump që shkon në gjyq.

SI U TËRHOQ ANËTARJA E PARË E JURISË

Një anëtare e përzgjedhur e jurisë u tërhoq pasi i tha gjykatës se ndjehej e shqetësuar për aftësinë e saj që të tregohej e paanshme.

Megjithëse emrat e anëtarëve të jurisë nuk janë bërë publikë, gruaja me profesion infermiere tha se “pasi e kishte menduar gjatë natës, kishte patur shqetësime për aftësinë për t’u treguar e drejtë dhe e paanshme në këtë çështje gjyqësore”, tha gjykatësi Merchan përpara se ta thërriste në sallë për t’i drejtuar pyetje.

Ajo tha se anëtarët e familjes dhe miqtë kishin ngritur pikëpyetje rreth rolit të saj të ardhshëm si anëtare e jurisë.

Duke kritikuar mediat që publikuan detaje për anëtarët e jurisë, gjykatësi Merchan tha se: “Ka një arsye përse kjo është një juri anonime. I kundërvihet këtij qëllimi kur kaq shumë informacion bëhet publik, që mund ta bëjë shumë të lehtë për çdokënd që të identifikojë se kush janë anëtarët e jurisë”.

“Shtypi ka qartësisht të drejtën të shkruajë për çdo gjë që përfshihet në të dhënat zyrtare”, shtoi gjykatësi.

ÇFARË NDODHI ME ANËTARIN E DYTË TË LARGUAR NGA JURIA

Statusi i anëtarit të dytë të larguar nga juria të enjten u vu në dyshim pasi personi nuk ishte paraqitur në gjykatë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të mëtejshme. Prokurorët patën zbuluar një artikull të viteve 1990, për një person me të njëjtin emër që ishte arrestuar për grisje të reklamave politike në qarkun Westchester. Reklamat kishin qenë të krahut të djathtë të politikës, tha ndihmës prokurori Joshua Steinglass. Ai gjithashtu informoi se një i afërm i po këtij personi mund të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje për pushimin e një hetimi të prokurorisë së Manhatanit në vitin 1990, e cila është e njëjta zyrë hetimore për çështjen ndaj zotit Trump.

Gjykatësi Juan M. Merchan e pati udhëzuar personin të paraqitej në gjykatë në 9:15 të mëngjesit të së enjtes, për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme rreth tij apo të afërmve të tij. Ai nuk u paraqit në gjykatë.

Gjykatësi përmendi “ngurrimin me sa duket për t’u paraqitur” dhe i pyeti palët nëse do të ishin dakord për heqjen e këtij personi nga juria, pa patur nevojë për pyetje të mëtejshme. Avokati i ish-presidentit Trump, Todd Blanche tha fillimisht se do të dëshironte të dëgjonte se çfarë përgjigjesh do të jepte anëtari i jurisë. Kur ishte pyetur më herët këtë javë, personi kishte thënë se nuk ishte dënuar ndonjëherë.

PROKURORËT KËRKOJNË MARRJEN E MASAVE NDAJ ISH-PRESIDENTIT TRUMP PËR POSTIMET E REJA NË MEDIAT SOCIALE

Prokurorët i thanë gjykatësit Merchan të enjten se dëshirojnë që ish-presidenti të gjendet fajtor dhe të ndëshkohet për shtatë postime të reja që ata thonë se shkelin urdhrat e dhënë më herët nga gjykata.

Postimet e reja të zotit Trump u bënë pasi prokurorët kishin kërkuar më herët të hënën vendosjen e një gjobe prej 3 mijë dollarësh për tre postime të tjera në rrjetin Truth Social.

Prokurori Christopher Conroy tha se disa nga postimet e reja kishin të bënin me një artikull ku përshkruhej ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, si “një mashtrues serial”. Në një tjetër postim të bërë të mërkurën përsëritet një pretendim i bërë fillimisht nga një drejtues emisioni në kanalin televiziv Fox News se aktivistët liberalë po gënjenin me qëllimin që të arrinin të bëheshin anëtarë të jurisë.

Avokati i zotit Trump, Emil Bove tha se zoti Cohen “e ka sulmuar presidentin Trump në deklarata publike” dhe se zoti Trump vetëm po i përgjigjej.

Gjykatësi Merchan ka caktuar një seancë për javën e ardhshme me kërkesë të prokurorisë për të shqyrtuar mundësinë e ndëshkimit për postimet e zotit Trump.

GJYKATËSI URDHËRON GAZETARËT TË MOS RAPORTOJNË SE CILËT JANË PUNËDHËNËSIT E ANËTARËVE TË JURISË

Gjykatësi Juan M. Merchan kritikoi mediat që patën raportuar detaje për anëtarët e jurisë, të cilat mund të përdoren për t’i identifikuar ata. Gjykatësi urdhëroi të mos raportohen përgjigjet e dhëna nga kandidatët për anëtarë të jurisë, në lidhje me punëdhënësit e tyre në të kaluarën, apo të tanishëm.

“Siç është provuar nga çfarë ka ndodhur deri më tani, ky është një problem”, tha gjykatësi të enjten.

Ai gjithashtu i udhëzoi gazetarët “t’i përmbahen logjikës” dhe të shmangin raportimin për karakteristikat fizike të anëtarëve të jurisë.

“Sapo humbëm dikë që mund të kishte qenë një anëtare shumë e mirë e jurisë”, vazhdoi gjykatësi. “Ajo tha se ndjehej e frikësuar nga shtypi, nga i gjithë shtypi”.

Mesazhet – Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe profesori i Universitetit të Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq janë kërcënuar për vdekje pas vizitës së djeshme të zyrtarit amerikan në Fakultetin Filozofik.

‘Plumb për të dy’, ‘Varje në dru’, janë disa prej mesazheve të drejtuar ndaj zyrtarit amerikan dhe profesorit serb, raportojnë mediat.

Fakulteti Filozofik njoftoi se ambasadori amerikan vizitoi Fakultetin dhe Departamentin e Studimeve të Medias.

Shtohet se ambasadori amerikan ka folur me mësues dhe studentë për gjendjen e lirisë së mediave në Serbi dhe kërcënimet e gazetarëve, profesorëve dhe studentëve në Novi Sad.

Për të njëjtën temë, ambasadori pati një bisedë të veçantë në fakultet me Dink Gruhonjiq nga Departamenti i Studimeve Mediatike të Fakultetit Filozofik, thuhet në komunikatë.

Parlamenti Studentor i Fakultetit Filozofik ka paraqitur një ankesë kundër profesorit Dink Gruhonjiq për gjoja gjuhë urrejtjeje në Komisionin e Etikës të fakultetit të tij.

Ai u akuzua për gjuhë urrejtjeje në bazë të një video të edituar nga forumi në Dubrovnik të një viti më parë, ku ai gjoja glorifikonte një kriminel lufte nga Lufta e Dytë Botërore, të cilën profesori e mohoi me forcë dhe kujtoi se ai kishte shpenzuar gjithë gazetarinë dhe karrierën e profesorit si një luftëtar konsekuent kundër nacionalizmit dhe kundër glorifikimit të politikës së krimeve të luftës në rajon.

Gruhonjiq mori kërcënime të shumta me vdekje dhe në hyrje të ndërtesës ku ai jeton me familjen ishin shkruar mbishkrime, duke bërë thirrje drejtpërdrejt për vrasjen e tij.

Për herë të parë në historinë e SHBA- Akuza për ryshfet ish-yllit të pornos, nis sot gjyqi ndaj Trumpit

Donald Trump do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-së që përballet me akuza penale sot, ndërsa në Nju Jork fillon një gjyq që e bën edhe më të paparashikueshme përballjen e tij me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Miliarderi republikan është planifikuar të dalë sot në orën 09:30 me orën lokale, përpara një gjykate në Manhatan për një çështje pagesash për të blerë heshtjen e ish-yllit të pornos Stormy Daniels, ditë para zgjedhjeve presidenciale 2016 që e bëri atë presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara.

Pak më shumë se tre vjet pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në kaos, Trump rrezikon teorikisht deri në katër vjet burg. Kjo nuk do ta pengonte atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat ai ëndërron të rimarrë vendin e Joe Biden, por do ta vendoste fushatën në një situatë krejtësisht të paprecedentë.

Nëse ai shpallet i pafajshëm, do të jetë një fitore e madhe për kandidatin republikan. “Aksionet janë shumë të larta sepse Trump dhe avokatët e tij deri më tani kanë arritur të ngadalësojnë gjyqet e tjera” në të cilat ai akuzohet për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020 dhe keqpërdorim.

Kështu rasti i Stormy Daniels, i cili karakterizohet si i brishtë nga ekspertët, “mund të jetë i vetmi që do të gjykohet përpara zgjedhjeve”, shton ai. Deri në ditët e fundit avokatët shumëfishuan më kot apelimet për zvarritjen e gjykimit. Të shtunën mbrëma, në një tubim në Pensilvani, Donald Trump u shfaq edhe një herë si viktimë e persekutimit gjyqësor dhe politik.
(BalkanWeb)

Analistja: Ndihma ushtarake për aleatët, e nevojshme edhe për industrinë amerikane të mbrojtjes

Një nga sulmet e marinës amerikane kundër militantëve jemenas Houthi 3 shkurt 2024

 

VOAL/Carla Babb

Ndërsa administrata e Presidentit Biden dhe Senati kërkojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, një eksperte e Institutit Amerikan Enterprise thotë se aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk janë të vetmit që kanë nevojë për rritjen e përkrahjes financiare. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, edhe industria e mbrojtjes amerikane gjithashtu ka nevojë të madhe për mbështetje.

Mbështetja e Amerikës për ushtritë e Ukrainës dhe Izraelit ka rritur kërkesat në industrinë amerikane të mbrojtjes.

Fabrikat në të gjithë vendin kishin duhet të prodhonin armë dhe municione me një ritëm të paparë në dekada.

Por një eksperte paralajmëron se kjo industri nuk po mundet të mbajë ritmin para kërcënimeve komplekse, duke filluar nga agresioni rus në Evropën Lindore …te sulmet e militantëve që kanë mbështetjen e Iranit në Detin e Kuq.

“Marina po përdor më shumë raketa ‘Tomahawk’ brenda një jave se sa ka blerë gjatë gjithë vitit të kaluar. Kjo ka të bëjë me normat e prodhimit në kohë paqeje që duhet të ndryshohet përmes përkrahjes shtesë për sigurinë kombëtare”, thotë Mackenzie Eaglen, eksperte për gatishmërinë ushtarake në Institutin Amerikan Enterprise.

Fjala është për projekt-ligjin e miratuar nga Senati me miliarda dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe vetë Shtetet e Bashkuara.

“Pesëdhjetë miliardë dollarë nga kjo, do të shfrytëzohen nga industria jonë e mbrojtjes. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për sigurinë tonë kombëtare. Por Ukraina ka rëndësi jo vetëm për Evropën. Ka rëndësi për të gjithë botën”, thotë Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Rëndësia kuptohet edhe nga fakti se Kina po vëzhgon se si SHBA-të dhe aleatët e saj reagojnë ndaj situatave të vështira.

“Pekini e di se sa raketa po blejmë apo prodhojmë në vit dhe sigurisht ato që kemi nuk mjaftojnë për të parandaluar një luftë në Azi”, thotë ekspertja Eaglen.

Kina ka kërcënuar të pushtojë Tajvanin nëse është e nevojshme, një veprim që do të trondiste të gjithë rajonin e Paqësorit.

Demokratët dhe republikanët në Senat këtë javë i kërkuan Dhomës për të votuar projekt-ligjin për sigurinë kombëtare.

“Sigurisht shpresoj që ky projekt-ligj do të miratohet shumë shpejt”, thotë Roger Wicker, senator republikan.

Projektligji financon dërgimin e më shumë nëndetëseve amerikane për një patrullim më të mirë të Paqësorit, një pjesë e të cilës mbulon operacionet e vazhdueshme të Ushtrisë në Evropë.

U ndaluan të shihnin eklipsin diellor, të burgosurit e New York-ut ngrenë padi ndaj autoriteteve

Gjashtë të burgosur kanë paditur departamentin e korrigjimeve të Nju Jorkut për vendimin e tij për të mbyllur burgjet gjatë eklipsit të plotë diellor të ditës së sotme, 8 prill.

Avokatët e gjashtë burrave të burgosur në Institucionin Korrektues Woodbourne në veri të Nju Jorkut, thanë se ata kanë arritur një marrëveshje me shtetin që do t’i lejojë burrat të shohin eklipsin diellor “në përputhje me besimet e tyre fetare”.

Ata ngritën një padi federale javën e kaluar duke argumentuar se bllokimi i 8 prillit shkel të drejtat kushtetuese të të burgosurve për të praktikuar besimet e tyre duke i penguar ata të marrin pjesë në një ngjarje të rëndësishme fetare.

Gjashtë burrat përfshijnë një besimtar baptist, një mysliman, një adventist, dy praktikues të Santerias dhe një ateist.

Thomas Mailey, një zëdhënës për departamentin e korrigjimeve, tha se departamenti ka rënë dakord të lejojë gjashtë individët të shohin eklipsin, ndërsa paditësit kanë rënë dakord të heqin dorë nga padia e tyre me paragjykim.

Daniel Martuscello III, komisioneri në detyrë i departamentit, lëshoi ​​një memo muajin e kaluar duke urdhëruar të gjithë individët e burgosur të qëndrojnë në njësitë e tyre të banimit të hënën e ardhshme nga ora 14:00 deri në orën 17:00, të cilat janë përgjithësisht orët normale për rekreacion në natyrë në burgje.

Ai tha se departamenti do të shpërndajë syze sigurie ndaj eklipsit diellor për stafin dhe të burgosurit në burgje, në mënyrë që ata të mund ta shohin eklipsin nga vendi i caktuar i punës ose njësitë e banimit.

Komunitetet në zonat perëndimore dhe veriore të shtetit pritet të kenë pamjen më të mirë të momentit kur hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht diellin.gsh

Tërmeti i pazakontë tronditi Nju Jorkun dhe qytetet përreth

Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada
VOA/Marrë nga Associated Press

Një tërmet tronditi zonën metropolitane me popullsi të dendur të Nju Jorkut mëngjesin e së premtes, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Banorët e pjesës verilindore të vendit njoftuan se i kishin përjetuar lëkundjet e tërmetit me një magnitudë paraprake 4.8.

Agjencia amerikane tha se epiqendra e tërmetit ishte në shtetin e Nju Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri.

Lëkundjet u ndjenë deri në Baltimorë dhe në Boston. Pati raportime edhe për lëkundje pasuese që u përjetuan nga banorët si të forta. Pati njoftime për mbi dymbëdhjetë lëkundje pasuese gjatë orëve në vazhdim, madje sipas USGS-së, më i forti gjatë mbrëmjes së të premtes ishte i magnitudës 4.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Jork tha se njoftimet paraprake nuk tregojnë për dëmtime. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është informuar për tërmetin, tha zëdhënësi i tij Fabien Levy, duke shtuar se, “Ndërsa për momentin nuk kemi asnjë njoftim për ndikime të mëdha, jemi ende duke vlerësuar efektet”.

Në pjesën qendrore të Manhatanit, zhurma e trafikut të makinave dhe njerëzve u bë edhe më e zëshme ndërsa shoferët u binin borive në rrugët që dridheshin nga lëkundjet e tërmetit.

Disa banorë të Bruklinit thanë se dëgjuan një tingull të zhurmshëm ndërsa ndërtesa e tyre dridhej. Njerëzit në Baltimorë, Filadelfia, Konektikat dhe zona të tjera të Bregut Lindor, të pamësuar me tërmetet, gjithashtu raportuan se kishin ndjerë lëkundjen e tokës.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në rrjetin X se tërmeti u ndje në të gjithë shtetin. “Ekipi im po vlerëson efektet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur, dhe ne do ta informojmë publikun gjatë gjithë ditës”, tha zonja Hochul.

Tërmetet janë më pak të zakonshme në bregun lindor të Amerikës, pasi kjo zonë nuk është në kufijtë e pllakave tektonike.

Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada. Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tërmeti shkaktoi të çara në monumentin e Uashingtonit dhe nxiti evakuimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, duke tronditur njujorkezët tre javë përpara 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

SHBA: një tërmet trondit 42 milionë njerëz

Qytetarët të çorientuar në Mollën e Madhe

Tërmeti nuk shkaktoi dëme, por u ndje në të gjithë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe zonat përreth

VOAL- Një tërmet tronditi zonën metropolitane të Nju Jorkut të premten, raportoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS): banorët në të gjithë verilindjen ndjenë tinguj gjëmimi në një rajon ku njerëzit nuk janë mësuar të dëgjojnë lëvizjen e tokës.

Agjencia raportoi një tërmet me magnitudë 4.8, epiqendra e të cilit ishte afër Libanit, Nju Xhersi, rreth 70 km në perëndim të Nju Jorkut dhe 80 në veri të Filadelfias. Të dhënat e USGS tregojnë se tërmeti mund të jetë ndjerë nga mbi 42 milionë njerëz.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme, njoftojnë autoritetet. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shkroi në X se tërmeti u ndje në të gjithë shtetin. “Ekipi im po vlerëson ndikimin dhe dëmin e mundshëm dhe ne do të përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës”, tha Hochul.rsi-eb

(Video) “Shpëtimtari i Kosovës” – Dokumentar kushtuar ish Kongresmenit Joe DioGuardi, kryelobistit në Washington DC

Dokumentar kushtuar Kryelobistit në Washington DC – ish Kongresmenit Joe DioGuardi, “Shpëtimtarit të Kosovës”.

Ne sot dëgjojmë përralla me pseudolobistë inekzistentë që kërkojnë veç pare – të cilët në mënyrën më të poshtër ose bëjnë sikur e harrojnë ose e minimizojnë rolin e Kongresmenit Joe DioGuardi i cili përfshiu emrat më të shquar të Kongresit dhe Senatit Amerikan në çështjen e Kosovës.

Pa Joe DioGuardin – Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot.

Të gjithë emrat e politikës shqiptare, duke nisur me Ibrahim Rugovën – do të ishte Kongresmeni Joe DioGuardi që do t’i sillte dhe faktorizonte në Washington DC.

Mirënjohje e pafundme!

Nuk ka mbetur ish Sigurims i Shteti që ka zbarkuar në SHBA që nuk ka marrë medalje nderi nga Presidentët e Shqipërisë, përveç Joe DioGuardit dhe Shirley DioGuardit.

Shame, turp!

“Shpëtimtari i Kosovës”, premiera e dokumentarit do të shfaqet në New York City gjatë muajit prill.

Autor & producent Hysen Zeqaj – Regjisor Florent Zeqaj

Më poshtë një trailer nga dokumentari.

 

 

Trumpi jep 175 milionë dollarë garanci

Kështu, ish-presidenti amerikan shmangi sekuestrimin e aseteve të tij dhe do të jetë në gjendje të apelojë në rastin e mashtrimit civil

VOAL- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, depozitoi të hënën në gjykatë një garanci prej 175 milionë dollarësh për të shmangur sekuestrimin e aseteve të tij, sipas një dokumenti gjyqësor të bërë publik. Ai kishte kohë deri të enjten për ta bërë këtë.

Në mes të shkurtit, politikani u gjobit me 454 milionë dollarë në një proces civil së bashku me djemtë e tij Eric dhe Don junior për mashtrim financiar brenda perandorisë së tyre të pasurive të paluajtshme, Organizatës Trump. Një javë më parë, një gjykatë apeli në Nju Jork lehtësoi presionin financiar ndaj përfaqësuesit republikan, duke ulur lirimin me kusht në 175 milionë dollarë.

Dorëzania u mbulua nga një kompani sigurimesh dhe është e barabartë me një garanci, në këtë çështje civile në të cilën kandidati që kërkon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë ka apeluar. Në këtë rast, Donald Trump dhe fëmijët e tij u akuzuan se kishin fryrë kolosalisht asetet e tyre gjatë gjithë viteve 2010, për të marrë kredi më të favorshme nga bankat.

Trump do të gjykohet më 15 prill, këtë herë në gjykatën penale, për një rast tjetër që përfshin pagesa të fshehura për të mbuluar marrëveshjet e turpshme të biznesit në vitin 2016, një e para historike për një ish-president të SHBA.rsi-eb

Shteti amerikan që nuk është i përfshirë NATO, por me rëndësi strategjike për mbrojtjen e Tajvanit

Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s në fillim të këtij muaji, duke iu bashkuar 31 vendeve në aleancën e sigurisë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Epo, jo të gjithë Shtetet e Bashkuara, pasi në aleancë janë vetëm 49 nga 50 shtetet. Hawaii nuk mbulohet teknikisht nga pakti i NATO-s.

Nëse një fuqi e huaj do të sulmonte Hawaiin – le të themi bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor ose selinë e Komandës Indo-Paqësorit në veriperëndim të Honolulu-s, anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk do të ishin të detyruar të ngriheshin në mbrojtje të shtetit Aloha.

“Është gjëja më e çuditshme,” thotë David Santoro, president i grupit të mendimit të Forumit të Paqësorit në Honolulu, i cili shtoi se edhe shumica e banorëve të Hawaiit nuk e kanë idenë se shteti i tyre është teknikisht i varur nga aleanca.

“Njerëzit priren të supozojnë se Hawaii është pjesë e SHBA-së dhe për këtë arsye mbulohet nga NATO,” thotë ai. Por, pranon ai, informacioni është në emrin e aleancës – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Hawaii është, natyrisht, në Paqësor, dhe ndryshe nga Kalifornia, Kolorado apo Alaska, shteti i 50-të nuk është pjesë e SHBA-së kontinentale që arrin në Oqeanin Atlantik të Veriut në brigjet e saj lindore.

“Argumenti për të mos përfshirë Hawaiin është thjesht se nuk është pjesë e Amerikës së Veriut”, thotë Santoro. Përjashtimi është përcaktuar në Traktatin e Uashingtonit, dokumenti që themeloi NATO-n në vitin 1949, një dekadë përpara se Havai të bëhej shtet. Ndërsa neni 5 i traktatit parashikon vetëmbrojtje kolektive në rast të një sulmi ushtarak ndaj çdo shteti anëtar, neni 6 kufizon shtrirjen gjeografike të kësaj.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi se Hawaii nuk mbulohet nga neni 5, por tha se neni 4, i cili thotë se anëtarët do të konsultohen kur kërcënohet “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e çdo anëtari, duhet të mbulojë çdo situatë që mund të ndikojë në Shteti i 50-të. Zëdhënësi tha gjithashtu se çdo ndryshim i traktatit për të përfshirë Hawaiin nuk ka gjasa të arrijë konsensus sepse anëtarët e tjerë kanë territore jashtë kufijve të përcaktuar në nenin 5. Për shembull, NATO nuk iu bashkua anëtarit themelues të luftës së vitit 1982 të Mbretërisë së Bashkuar me Argjentinën pasi trupat argjentinase pushtuan Ishujt Falkland, një territor i diskutueshëm britanik në Atlantikun e Jugut. NATO nuk i është përgjigjur një kërkese të CNN për koment.

Hawaii, Guam, Tajvani dhe Koreja e Veriut

Disa ekspertë thonë se kohët kanë ndryshuar gjatë dekadave që nga nënshkrimi i Traktatit të Uashingtonit dhe argumentojnë se situata e sotme politike në Indo-Paqësorin mund të kërkojë një ridimensionim. Kjo për shkak se bazat ushtarake amerikane në Hawaii mund të luajnë një rol jetik si në kundërshtimin e agresionit të Koresë së Veriut, ashtu edhe në mbështetjen e çdo mbrojtjeje të mundshme të Tajvanit.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës pretendon se ishulli demokratik vetëqeverisës është territor i saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. Udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka bërë “ribashkimin” me Tajvanin pjesë kyçe të qëllimit të tij kryesor për të “rinuar” kombin deri në vitin 2049.

Ndërsa liderët kinezë kanë thënë se shpresojnë të marrin kontrollin e ishullit nëpërmjet mjeteve paqësore, ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një gjëje të tillë me forcë dhe kanë rritur frikësimin ushtarak të ishullit vitet e fundit. Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin e detyron Uashingtonin të sigurojë armatim për mbrojtjen e ishullit dhe presidenti amerikan Joe Biden ka sugjeruar se ai do të përdorte personelin ushtarak amerikan për ta mbrojtur atë në rast të një pushtimi kinez. Një skenar i luftës së vitit 2022 i drejtuar nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane u zhvillua me Kinën që sulmonte instalimet e komandës dhe kontrollit të SHBA në Hawaii, si pjesë e luftës së saj për të marrë Tajvanin me forcë.bw

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama dhe Clinton, mbledh fonde rekord

Presidenti Biden dhe ish presidenti Obama në aeroportin e Nju Jorkut

 

VOA/Marrë nga Associated Press

NJU JORK – Një aktivitet për mbledhje fondesh i presidentit Joe Biden të enjten në qytetin e Nju Jorkut, po grumbullon rreth 25 milionë dollarë fonde, duke arritur kështu një rekord të ri në historikun e aktiviteteve politike, njoftoi ekipi i fushatës së tij.

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik. Shuma masive e fondeve për Presidentin do të vërë në provë efektivitetin e tyre ndërsa përballet me kandidatin e pritshëm të Partisë Republikane, Donald Trump, i cili ka dëshmuar më parë me fitoren në vitin 2016 ndaj Hillary Clinton se nuk i nevojiten fondet më të shumta për të fituar presidencën.

Aktiviteti në Sallën e Muzikës Radiofonike të qytetit do të spikasë ndër aktivitetet e fushatës elektorale. Presidenti Biden ka vizituar disa shtete vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve gjatë tre javëve pas fjalimit për Gjendjen e Vendit, që u pa si një apel për t’u bashkuar në mbështetje të rikandidimit të tij. Aktiviteti i së enjtes do të mbledhë së bashku figura të njohura të demokratëve që kanë qenë në udhëheqjen e vendit për rreth tre dekada.

Ish presidenti Obama iu bashkua presidentit Biden në avionin presidencial Air Force One që udhëtoi nga Uashingtoni drejt Nju Jorkut. Ata përshëndetën së bashku ndërsa zbrisnin shkallët e avionit në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” dhe udhëtuan me autokolonën presidenciale drejt Manhatanit. Ish presidenti Clinton pritej t’u bashkohej në vendin ku do të mbahej aktiviteti.

Aktiviteti disaorësh ofron për kontribuesit nivele të ndryshme qasjeje, sipas nivelit të fondeve të dhëna. Pjesa qendrore është biseda në skenë me tre presidentët, e drejtuar nga drejtuesi i emisioneve të mbrëmjes Stephen Colbert. Do të ketë gjithashtu një pjesëmarrje të artistëve si Queen Latifah, Lizzo, Ben Platt, Cynthia Erivo dhe Lea Michelle, me moderatore aktoren Mindy Kaling. Spektatorët pritet të jenë me mijëra dhe biletat fillojnë që nga çmimi 25 dollarë.

Sa më e lartë të jetë shuma e dhuruar aq më e gjatë mund të jetë koha që mund të bisedohet me presidentët. Një fotografi me tre presidentët kushton 100 mijë dollarë. Një donacion prej 250 mijë dollarësh u jep donatorëve qasje tek një pritje, ndërsa 500 mijë dollarë u siguron ftesa për takime edhe më të veçanta.

“Por festa nuk përfundon këtu”, thuhet në njoftimin e fushatës. Zonja e Parë Jill Biden dhe DJ D-Nice do të organizojnë një festë më pas në sallën e Radio City me 500 të ftuar.

Ish presidentët Obama dhe Clinton po e ndihmojnë Presidentin Biden të rrisë avantazhin e tij me donacione ndaj zotit Trump. Në fund të muajit shkurt, Presidenti Biden kishte një fond prej 155 milionë dollarësh, krahasuar me fondin e zotit Trump prej 37 milionë dollarësh.

Tre presidentët së bashku gjatë një aktiviteti në vitin 2010

Tre presidentët së bashku gjatë një aktiviteti në vitin 2010

“Kjo rritje historike tregon entuziazmin e fuqishëm për Presidentin Biden dhe Nën-presidenten Harris dhe është dëshmi e sistemit të pashembullt për mbledhjen e fondeve që kemi ndërtuar”, tha njëri nga drejtuesit e fushatës Jeffrey Katzenverg. “Në dallim nga kundërshtari ynë, secili dollar që kemi mbledhur do të shpenzohet për të arritur tek votuesit që do të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve – për të treguar për rekordin historik të presidentit, vizionin e tij për të ardhmen dhe për të theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Trump ka qëndruar në hije, pjesërisht për shkak të paraqitjeve në gjykata për çështjet e ndryshme penale ndaj tij, shpenzimet e të cilave po i paguan me fondet e donatorëve.

Disa zyrtarë republikanë janë të shqetësuar nëse fushata e zotit Trump ka infrastrukturën e mjaftueshme për një betejë elektorale kundër Presidentit Biden.

Zëdhënësi i ekipit të zotit Trump, Steven Cheung hodhi poshtë rëndësinë e aktivitetit të së enjtes të Presidentit Biden.

Njëri nga bashkëpunëtorët e dy ish presidentëve, Leon Panetta e përshkroi këtë takim donatorësh si një moment të rëndësishëm të fushatës.

“Ky takim, para së gjithash, zgjeron dhe përforcon përkrahjen e të gjithë demokratëve”, deklaroi ai.

Zoti Panetta tha se dy ish presidentët, që njihen si politikanë me përvojë, mund ta ndihmojnë zotin Biden të formulojë më mirë mesazhin e tij.

Themeluesi i platformës së kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried dënohet me 25 vjet burg

VOA/Marrë nga Associated Press

Sipërmarrësi i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried u dënua të enjten me 25 vjet burg për një skemë të madhe mashtrimi të investitorëve, që u zbulua pas rënies së firmës FTX, dikur një nga platformat më të njohura në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave.

32 vjeçari Bankman-Fried u dënua në nëntor për mashtrim dhe komplot për të mashtruar, një rënie dramatike nga suksesi, që përfshinte një reklamë të tij, të transmetuar në finalen e futbollit amerikan “Super Bowl” dhe mbështetjen nga sportistë të famshëm si ylli i futbollit amerikan Tom Brady, ai i basketbollit Stephen Curry dhe komediani Larry David.

Gjykatësi federal Lewis A. Kaplan njoftoi dënimin në të njëjtën sallë gjyqi në Manhattan, ku katër muaj më parë, Bankman-Fried dëshmoi se qëllimi i tij kishte qenë të revolucionarizonte tregun e kriptomonedhave me idetë e tij novatore dhe altruiste, jo për të vjedhur.

Gjykatësi Lewis Kaplan tha se dënimi pasqyronte “rrezikun se ky njeri ishte në gjendje të bënte diçka shumë më të rëndë në të ardhmen. Dhe nuk është aspak një rrezik i parëndësishëm.”

Gjykatësi Kaplan po ashtu urdhëroi sekuestrimin e 11 miliardë dollarë nga pasuritë e tij për t’ua kthyer investitorëve.

Prokurorët kishin rekomanduar një dënim me burg nga 40 deri në 50 vjet. Ata thanë se Sam Bankman-Fried u kishte shkaktuar klientëve, investitorëve dhe huadhënësve mbi 10 miliardë dollarë humbje, duke shpërdoruar miliarda dollarë për rritjen e ndikimit të tij dhe për përpjekjet për të mbizotëruar në industrinë e re. Prokurorët thanë se ai kishte përdorur ilegalisht para nga depozituesit në platformën FTX për të mbuluar shpenzimet e tij, të cilat përfshinin blerjen pronave luksoze në Karaibe, ryshfete për zyrtarët kinezë dhe avionë privatë.

Platforma FTX u ofronte investitorëve të blinin dhjetëra monedha virtuale, nga “Bitcoin” deri në ato më të panjohura si “Shiba Inu Coin”. Rënia e çmimeve të kriptomonedhave në vitin 2022 i dha një goditje të rëndë platformës FTX dhe përfundimisht çoi në rënien e saj. Filiali i fondit mbrojtës të platformës FTX, i njohur si “Alameda Research”, kishte investuar miliarda dollarë për blerje të ndryshme kriptomonedhash, që pësuan një humbje të konsiderueshme të vlerës në vitin 2022. Sam Bankman-Fried u përpoq t’i mbulonte humbjet në bilancin e “Alameda Research” me fondet e klientëve të platformës FTX.

Tre persona të tjerë nga rrethi i ngushtë i zotit Bankman-Fried pranuan fajësinë për krimet dhe dëshmuan në gjyqin e tij.

Emri më i njohur në mesin e të tyre është Caroline Ellison, ish e dashura e zotit Bankman-Fried. Ajo tha se Bankman-Fried ishte një njeri i matur, i cili e dinte se po kryente krime kur përdori fondet e klientëve. Dy miq të tjerë të zotit Bankman-Fried, Gary Wang dhe Nishad Singh, dëshmuan gjithashtu se vepruan me urdhër të ish drejtuesit të platformës FTX.

Biden deklaron: Putini është kasap!

“Nëse do të rrisnim taksat për miliarderët, mund të bënim shumë gjëra, duke përfshirë përfundimisht sigurimin që të kujdesemi për Ukrainën që po sulmohet nga ai kasapi, Putin”.

Kështu tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një tubim elektoral në Raleigh të Karolinës së Veriut.

Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodovy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.
(BalkanWeb)

Shembet ura “Francis Scott Key” në Baltimor

VOA

Një urë e madhe në qytetin lindor amerikan, Baltimor, u shemb të martën pasi një anije mallrash u përplas me të. Ekipet e shpëtimit janë vënë kërkim të 20 personave të zhdukur pas shembjes së urës.

Një video e regjistruar me telefon celular shfaqi disa pjesë të urës “Francis Scott Key” duke rënë në ujërat e lumit Patapsco, pasi një anije mallrash qe lundronte me flamurin e Singaporit, me emrin Dali, u përplas me një shtyllë mbështetëse mëngjesin e së martës.

Autoritetet thonë se disa automjete ishin në urë kur ndodhi përplasja dhe zyrtarët e emergjencës në Baltimor thanë se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të paktën 20 persona që besohet të kenë rënë në ujë.

Askush nga pjesëtarët e ekuipazhit të anijes nuk ka pësuar dëmtime.

Ura 47-vjeçare, e gjatë 2,5 kilometra, është një lidhje kryesore në autostradën ndërshtetërore që rrethon qytetin e Baltimorit, një nga portet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Ajo mori emrin e Francis Scott Key, autorit të tekstit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Shkrimtari Key u frymëzua për të shkruar poezinë pasi ishte dëshmuar i bombardimit britanik të një fortese të madhe ushtarake amerikane në Baltimor, në vitin 1814.

VIDEO- Momenti kur anija përplaset me urën në SHBA dhe e rrëzon në lumë, përfundojnë në ujë dhjetëra makina

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Baltimore, ku një anije ka goditur një urë, duke shembur një pjesë të madhe të strukturës gjigande.

Pjesë të mëdha të urës Francis Scott Key Bridge në Baltimore, Maryland në SHBA janë rrëzuar në ujë pasi u goditën nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singaporit

Para se të përfundonte në ujërat e lumit, pjesë të urës u përfshinë nga flakët.

Si pasojë e shkatërrimit të urës dhjetëra makina kanë përfunduar në lumë, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tyre.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:30 sipas orës lokale.

Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se janë në ujë, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore.

Ende nuk ka të dhëna konkrete për viktima por shërbimet zjarrfikëse deklarojnë se pritet të ketë një numër të lartë të personave të cilët kanë humbur jetën.BW

https://twitter.com/Ballinggent/status/1772515714731008467

https://twitter.com/Ballinggent/status/1772515714731008467

Drejtori i Boeing jep dorëheqjen

Në fund të vitit 2024, Dave Calhoun do të largohet nga kompania që u hodh në një ciklon pas aksidentit të Alaska Airlines kur një derë shpërtheu

“Siç e dini, përplasja në fluturimin e Alaska Airlines ishte një moment vendimtar për Boeing.”

VOAL- Drejtori i Përgjithshëm i Boeing, Dave Calhoun ka njoftuar synimin e tij për të dhënë dorëheqjen si numri një i kompanisë. Calhoun do të largohet në fund të vitit 2024. Kjo është ajo që lexojmë në një shënim.

Largimi i Calhoun është pjesë e një riorganizimi më të gjerë të Boeing pas rrëzimit të Alaska Airlines më 5 janar, kur një derë u hap. Që atëherë, menaxhmenti është përpjekur të bindë autoritetet dhe hetuesit se kompania është ende e aftë të prodhojë avionë cilësorë. Përveç CEO, largohet edhe Stan Deal, kreu i avionëve komercialë, vendin e të cilit do ta zërë Stephanie Pope. Gjithashtu, Kryetari i Bordit Larry Kellner njoftoi se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në mbledhjen e aksionarëve të këtij viti.

“Siç e dini, përplasja në fluturimin e Alaska Airlines ishte një moment vendimtar për Boeing. Ne duhet të vazhdojmë t’i përgjigjemi këtij incidenti me përulësi dhe transparencë të plotë. Ne gjithashtu duhet të rrënjosim një angazhim total për sigurinë dhe cilësinë në çdo nivel të kompanisë, “tha Calhoun në një letër drejtuar punonjësve. rsi-eb

I duhen mbi 400 mln euro brenda 6 ditësh për gjobën, çfarë ndodh nëse Trumpi nuk i siguron dot

Avokatët e Donald Trumpit po i kërkojnë gjykatës së New Yorkut të shtyjnë zbatimin e vendimit për gjobën prej 464 milionë dollarësh (424.5 milionë euro) për çështjen e mashtrimit civil, pasi ish-presidenti amerikan është në një situatë të pakëndshme financiare që në fund mund t’i shkaktojë humbjen e pronave të çmuara.

Nëse 77-vjeçari nuk dëshiron t’i sekuestrohet pasuria nga shteti, ai duhet të dorëzojë shumën e plotë në para të gatshme ose të sigurojë një detyrim nga një kompani private deri më 25 mars. Por, avokatët deklaruan se “përpjekjet e tyre të zellshme” rezultuan të pa suksesshme pasi asnjë kompani nuk është e gatshme të paguante shumën e plotë dhe kërkuan një pushim.

“Ne jemi vërtet në një moment krize serioze për Trumpin, si dhe për biznesin e tij”, tha profesor Will Thomas nga Universiteti i Michigan “Ross Business School”. Pra, me kohën që po kalon, ja çfarë mund të ndodhë më pas në këtë rast.

Trump merr një pauzë
Një panel gjyqtarësh të gjykatës së apelit do të vendosin deri më 25 mars nëse vendimi prej 464 milionë dollarësh mund të ndërpritet ndërsa e apelon rastin Trumpi. Ky do të ishte skenari më i mirë për ish-presidentin, i cili pa dyshim është i etur për të shmangur detyrimin për të paguar rreth 16 për qind të asaj që Forbes raporton se është 2.6 miliardë dollarë pasuria e tij neto. Fakti që republikani ka pasuri në shtetin e New Yorkut që mund të sekuestrohen, megjithatë, mund të sigurojë gjykatën se ai do të jetë në gjendje të paguajë dënimin nëse humbet apelin, sipas Thomas. Trump po përpiqet të kundërshtojë gjetjen e gjykatësit se ai detyrohet të paguajë miliona dollarë në interesat e humbura potenciale nga bankat që i kanë dhënë kredi dhe nga fitimet e shitjes së fushës së tij të golfit në New York dhe hotelit në Uashington DC.

“Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që ai të ketë një lloj qëndrimi – përveç nëse ata gjejnë ndonjë opsion tjetër ndalues”, tha ai për BBC-në. Renato Mariotti, avokati që përfaqëson zhvilluesit e mëdhenj të pasurive të paluajtshme, tha se ishte e vështirë të parashikohej se si gjykata do të trajtonte një ish-president, “por klientët e mi nuk do të merrnin një pauzë”.

Ai siguron një lidhje
Trump ka ende kohë që të gjejë një mënyrë për të siguruar një garantues – për një tarifë – nëse kërkesa e tij për pauzë refuzohet, megjithëse sipas avokatëve të tij, kjo mund të jetë e vështirë. Kompania do të pranonte të paguajë gjobën financiare nëse Trump humbet apelin dhe nuk mund ta bëjë vetë. Por, ekipi i tij ligjor tha se ata kishin kontaktuar pa sukses 30 kompani anembanë globit.

Një opsion kompromisi

Gjykata e apelit në New York mund t’i kthehet Trumpit me një opsion në mes të rrugës, thanë ekspertët. Gjykata mund të kërkojë që Trumpi të depozitojë një garanci në një shumë më të vogël ndërsa ai ankohet kundër vendimit. Trump, megjithatë, tashmë ka kërkuar nga një gjykatë e apelit që t’i lejohet të depozitojë një garanci prej 100 milionë dollarëve në vend të një shume më të vogël. Avokatët argumentuan se ai do të “pësojë dëme të pakthyeshme” nëse detyrohet të paguajë shumën e plotë. Kjo kërkesë u refuzua nga një gjyqtar.

Trump paguan dënimin
Pa një garantues për të mbuluar shumën e plotë, Trumpi mund të përpiqet të paguajë gjykimin me paratë e tij. Ai i tha një gjykate vitin e kaluar se kishte 400 milionë dollarë pasuri likuide. Për të marrë para të shpejta për të mbuluar pjesën tjetër të gjobës, ekspertët thanë se ai mund të përpiqet të rifinancojë pronat ose të shesë shpejt disa nga asetet e tij – por shitja e pronave të paluajtshme mund të marrë kohë.

New Yorku ia merr pasuritë Trumpit
Nëse Trumpi nuk mund të gjejë një mënyrë për të paguar gjykimin e mashtrimit ose për të siguruar një obligacion deri më 25 mars, Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James mund të fillojë të mbledhë shumën e parave dhe të marrë pasuritë e tij. Ajo ka thënë se do ta bëjë këtë nëse ai dështon të paguajë. Ekspertët thonë se ky është një tjetër skenar i rastit më të keq për Trumpin, pasi ai mund të humbasë disa nga pronat më të famshme. Ata mund të marrin ndonjë nga ndërtesat e tij – jo vetëm ato në New York – duke përfshirë Kullën 58-katëshe Trump dhe resortin luksoz në Florida, Mar-a-Lago. Por, nëse James shet përfundimisht asetet, do të ketë një proces të urdhëruar nga gjykata për ta bërë këtë, me 464 milionë dollarët e para që do t’i shkojnë shtetit të New Yorkut për të paguar vendimin dhe çdo para që mbetet i shkon Trumpit, tha Mitchell Epner, avokat që merret me çështjet gjyqësore tregtare. Epner tha se shteti mund të konfiskojë shumë asete, pasi asnjë nga pronat e Trumpit nuk duket të kenë vlerën e 450 milionë dollarëve.bw

Austin: SHBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Amerika do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të nisur nga Rusia, edhe pse paketa e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve.

“SHBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë”, tha Austin para afër 50 aleatëve të Ukrainës, në nisje të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Raimstein në Gjermani.

Takimi mujor i këtij grupi, që njihet edhe si Formati i Ramstein-it, është për të diskutuar për mënyrat se si të rritet mbështetja ushtarake për Kievin, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë municionesh dhe armësh të rënda të avancuara, teksa ato po përballen me forcat ruse që po përparojnë në frontin lindor.

“Trupat ukrainase po përballen me kushte të rënda dhe luftime të ashpra. Civilët ukrainas po përballen me breshëri të vazhdueshme të raketave ruse dhe dronëve iranianë. Por Ukraina nuk do të ndalet. As SHBA-ja”, tha Austin, i cili është në udhëtimin e parë jashtë vendit që kur ka nisur trajtimin për kancer në prostatë.

Ai po ashtu përsëriti se 315.000 trupa ruse janë vrarë apo plagosur që kur nisi lufta më 2022 dhe tha se pushtimi deri tani i ka kushtuar Moskës 211 miliardë dollarë.

Përderisa paketa e ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, SHBA-ja më 12 mars njoftoi për një paketë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Kjo shumë është marrë nga Pentagoni.

Ndihma ushtarake evropiane për Ukrainën është bërë kritike për trupat ukrainase që po përballen me superioritetin e armikut, si në numër të ushtarëve, por edhe në numrin e municioneve të artilerisë që shpenzojnë në baza ditore në fushëbetejë.

Një ditë më herët, Këshilli Evropian miratoi krijimin e Fondit për Ndihmë të Ukrainës dhe dedikoi 5 miliardë euro për të. Me këtë fond, sipas BE-së, do të vazhdohet mbështetja e Ukrainës “për të mbrojtur veten nga lufta e agresionit rus”, duke premtuar se ndihma për Kievin do të zgjasë për aq kohë sa të ketë nevojë.

Me këtë fond, BE-ja tha se do të blihen “pajisje vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse ushtarake” dhe do të ofrohen trajnime.REL

Bideni dhe Trumpi sigurojnë nominimet partiake për zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti, Donald Trump, u zgjodhën kandidat për president nga partitë e tyre përkatëse të mërkurën, pasi shënuan fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake, duke e hapur rrugën për përsëritjen e një përballjeje mes tyre në zgjedhjet e nëntorit.

Rezultati i garave paraprake të martën në shtetet si, Xhorxhia, Misisipi dhe Uashington, nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. As demokratik Biden, e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të fortë.

Fitoret në zgjedhjet paraprake ua mundësojnë atyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidat për president në konventat nacionale në verë.

Tani nuk ka më dyshim se në zgjedhjet e nëntorit Biden dhe Trump do të përballen përsëri. Por, rruga e tyre përpara nuk do të jetë e lehtë. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, derisa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale.

Përsëritja e përballjes mes tyre – e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 – mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm, raporton Associated Press.

Biden e festoi nominimin përmes një komunikate, në të cilën e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë.

Trumpi, tha Biden, është “duke e udhëhequr një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën”.

Ndërsa Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”.

“Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tonë”, tha Trump për Bidenin.

“Nuk do të humbim kohë për të festuar. Do të festojmë pas tetë muajve, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, shtoi ai.

As Trump, e as Biden nuk e kanë të lehtë rrugën përpara.

Trumpi përballet me katër raste penale, përfshirë për tentimin për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi, si dhe për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Ai përballet edhe me pyetje rreth planeve politike dhe marrëdhënieve me disa prej diktatorëve më të rrezikshëm në botë. Trumpi u takua privatisht të premten me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka përmbysur demokracinë në vendin e vet.

Biden, i cili do t’i mbushte 86 vjet në fund të mandatit të ardhshëm, po punon për ta garantuar një elektorat skeptik se ai është ende i aftë mendërisht dhe fizikisht për të lulëzuar në punën më të rëndësishme në botë.

Ai përballet me mosmarrëveshje brenda bazës së partisë së tij, ku ka pakenaqësi që ai nuk ka bërë më shumë për ta ndalur luftën e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA – në Gazë. Aktivistët dhe liderët fetarë në Uashington i nxitën demokratët të votojnë “i pavendosur” si shenjë zemërimi.REL

DASH: SHBA duhet të përdorë ‘të gjitha mjetet në dispozicion” për të tejkaluar Kinën

Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin “të gjitha mjetet në dispozicionin tonë” për të tejkaluar Kinën, tha Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Rich Verma të hënën (11 mars) ndërsa administrata Biden zbuloi kërkesën e saj buxhetore për vitin fiskal 2025.

“Së pari, ne duhet të përdorim të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për të tejkaluar Kinën kudo që të jetë e mundur. Kërkesa e FY25 do të na lejojë të vazhdojmë të investojmë në themelet e forcës sonë në shtëpi, të lidhur me partnerët me ide të njëjta për të forcuar interesat tona të përbashkëta dhe për të adresuar problemet sfidat e paraqitura nga PRC”, theksoi ai.

Kërkesa përfshin 4 miliardë dollarë gjatë pesë viteve në financim të detyrueshëm për këtë qëllim, duke përfshirë 2 miliardë dollarë për të krijuar një fond të ri ndërkombëtar të infrastrukturës që ofron një alternativë të besueshme dhe të besueshme për financimin e infrastrukturës kineze, tha Verma.

“Është e domosdoshme për sigurinë tonë kombëtare që ne të kemi gjithashtu financim të detyrueshëm dhe të besueshëm për të tejkaluar Kinën. Dhe kjo është arsyeja pse kërkesa përfshin gjithashtu 4 miliardë dollarë gjatë pesë viteve në financim të detyrueshëm për t’i mundësuar Shteteve të Bashkuara të investojnë në mënyra të reja për të konkurruar Kinën”, shtoi ai.bw

Zbulimi amerikan: SHBA përballë një “rendi botëror gjithnjë e më të brishtë”

VOA

Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën se SHBA përballet me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”, të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.

Këto përfundime janë pjesë e një raporti të përvitshëm nga drejtuesit e këtyre agjencive, që u paraqitën në një seancë të Senatit amerikan.

“Një Kinë ambicioze por e trazuar, një Rusi konfrontuese, disa fuqi rajonale, si Irani, dhe aktorë joshtetërorë po sfidojnë rregullat e vjetra të sistemit ndërkombëtar, si dhe epërsinë e Shteteve të Bashkuara brenda tij,” thuhet në raportin vjetor të agjencisë për kërcënimet botërore që mbulon zhvillimet e vitit 2023.

“Sulmi i HAMAS-it kundër Izraelit në tetor 2023 dhe fushata ushtarake e Izraelit si kundërpërgjigje në Gazë ka rritur tensionet në të gjithë rajonin, ndërsa faktorët që veprojnë në emër të Iranit dhe partnerët e tij veprojnë kundër SHBA-së dhe Izraelit, si në mbështetje të HAMAS-it ashtu edhe për të bërë presion ndaj Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

Drejtorja e Zbulimit Kombëtar amerikan, Avril Haines tha para Senatit se është “vështirë të imagjinohet se si mund ta mbajë Ukraina territorin e rifituar, pa ndihmë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara”.

Ajo tha gjithashtu se ka pasur një rrije masive të sulmeve kibernetike në vitin 2023, 74 për qind më shumë se në vitin 2022.

“Gjatë dekadës së fundit, një gërryrje e demokracisë në mbarë botën, sfidat në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe sfidat ndaj normave ndërkombëtare e kanë bërë më të vështirë për SHBA-në dhe aleatët e saj të trajtojë çështjet globale, duke krijuar më shumë mundësi për qeveritë dhe grupet e papërgjegjshme që të veprojnë me pandëshkueshmëri”, thuhet në raport.

Raporti detajon kërcënimet në pjesë të ndryshme të botës.

Ballkani Perëndimor

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, në raport thuhet se ky rajon “ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024”.

“Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike. për të zgjeruar ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose për të penguar integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”, thuhet në raport.

Aty përmenden si shembuj ngjarjet në Banjskë në shtator, ku “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare shkaktuan vdekje dhe plagosje, përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, si edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

SHBA, Biden shmang shutdownin

Presidenti amerikan nënshkroi faturën prej 467.5 miliardë dollarësh në kohë për të shmangur mbylljen e shumë agjencive kryesore federale

VOAL_ Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh prej 460 miliardë dollarësh në ligj të shtunën, të miratuar nga Senati, në kohë për të shmangur mbylljen e shumë agjencive kryesore federale. Ligjvënësit tani janë gati në gjysmë të rrugës për të përfunduar punën e tyre për ndarjet buxhetore për vitin buxhetor 2024.

Masa përmban gjashtë fatura vjetore të shpenzimeve dhe kishte kaluar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve. Në nënshkrimin e ligjit, Biden falënderoi liderët dhe negociatorët e të dyja palëve në të dyja dhomat për punën e tyre, për të cilën Shtëpia e Bardhë tha se do t’i lejojë agjencitë të “vazhdojnë operacionet e tyre normale”.

Ndërkohë, ligjvënësit po negociojnë një paketë të dytë prej gjashtë projektligjesh, duke përfshirë mbrojtjen, në një përpjekje për të financuar plotësisht të gjitha agjencitë federale deri në afatin e 22 marsit.rsi-eb


Send this to a friend