VOAL

VOAL

Trump, trysni presidentit Erdogan për sistemin rus të raketave

Presidenti Donald Trump tha në një konferencë shtypi në Uashington me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse nga Turqia krijon ”sfida serioze”, por shtoi se shpreson që ato të zgjidhen.

Turqia, anëtare e NATO-s, e zemëroi SHBA-në kur bleu sistemin rus S-400. Uashingtoni thotë se sistemi në fjalë paraqet një kërcënim për aeroplanët e NATO-s dhe të SHBA. Administrata Trump u përgjigj duke e larguar Turqinë nga programi për prodhimin e avionit luftarak F-35.

Presidenti Trump tha të mërkurën se ai kishte biseduar për këtë çështje me presidentin e Erdogan dhe i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarëve të tjerë që të përpiqen për ta zgjidhur problemin.

Ndërkaq, në një takim që patën me Presidentin Trump dhe zotin Erdogan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, pesë senatorë republikanë i bënë presion presidentit të Turqisë për të ditur arsyen se pse Turqia bleu sistemin rus, megjithëse është anëtare e NATO-s.

Senatorët gjithashtu shprehen shqetësim për forcat kurde të mbështetura nga SHBA që janë vënë në shënjestër nga Turqia.

Presidenti Trump tha në konferencën e shtypit se dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje tregtare të dyanshme me Turqinë për të rritur tregtinë mes dy vendeve.

Nga ana e tij, zoti Erdogan tha se brenda gjashtë muajsh deri në dy vjet, Turqia mund të riatdhesojë rreth 1 milion refugjatë që ndodhen në Turqi, duke i sistemuar ata në një zonë të sigurt në veri të Sirisë.

Presidenti Erdogan nisi një ofensivë ushtarake në Siri më 9 tetor me qëllim pastrimin e zonës nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA, të cilët ai i sheh si kërcënim.

Qeveria e Turqisë thotë gjithashtu se shpreson të risistemojë rreth 2 milion nga 3.6 milion refugjatët e luftës siriane.

Zoti Erdogan tha se shpreson të bindë donatorë ndërkombëtarë për të ndihmuar. Ai shtoi se 1 milion refugjatë mund të riatdhesohen në qytete si Raka dhe Deir el-Zour, qyteti më i madh në Sirinë lindore.

Presidenti i Turqisë tha në konferencën e shtypit se vendi i tij është “i lënduar thellë” nga një rezolutë e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan që njeh vrasjet masive të armenëve një shekull më parë nga turqit osmanë si gjenocid.

Rezoluta ishte qartazi një qortim ndaj Turqisë, pas ndërhyrjes ushtarake të saj në Sirinë veriore.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se rezoluta mund të hedhë një “hije të thellë mbi marrëdhëniet dypalëshe”.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milion armenë u vranë në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe shumë studiues e shohin atë si gjenocidin e parë të shekullit të 20-të. Turqia e kundërshton këtë përshkrim të asaj që ndodhi.

Presidenti Erdogan tha se vendimmarrësit për një ngjarje 104 vjet më parë duhet të jenë historianët, jo politikanët.

Dhjetra kurdë dhe përkrahës të tyre valvisnin flamuj kurdë dhe amerikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë për të protestuar ndaj takimit të Presidentit Trump me udhëheqësin e Turqisë, Erdogan. Ata hidhnin parulla që kërkonin tërheqjen nga Siria veriore të forcave që mbështeten nga Turqia.

Presidenti Erdogan i sheh forcat kurde në Siri si zgjatim të grupit separatist kurd që lufton brenda Turqisë që nga vitet ’80.

Trump përshëndet marrëdhëniet e SHBA-së me Erdoganin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa të dy liderët kanë nisur takimin për të tejkaluar dallimet në mes të të dyja vendeve, duke nisur nga politika rreth Sirisë, e deri të blerja e sistemeve raketore ruse nga ana e Turqisë.

Mirëpritja e ngrohtë e Trumpit për presidentin turk, vjen në kohën e rritjes së zemërimit në Kongresin amerikan për ofensivën e nisur nga Ankaraja më 9 tetor në Siri, me qëllim të largimit të milicisë kurde nga kufiri Turqi-Siri.

Milicia kurde ka qenë partneri kryesor i Uashingtonit në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik.

“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse nga dita e parë. Ne kuptojmë shtetet e njërit-tjetrit. Ne e kuptojmë se prej nga kemi ardhur”, i ka thënë Trump Erdoganit, teksa janë ulur në Zyrën Ovale.

“Ata janë shumë të respektuar në shtet dhe rajon”, ka thënë Trump për Erdoganin dhe gruan e tij, Emine.

Ai po ashtu ka thënë se do të diskutojë blerjen e sistemeve ruse për mbrojtje S-400 nga ana e Ankarasë.

Përveç kësaj, Trump ka thënë se të dyja palët do të bisedojnë rreth një marrëveshjeje tregtare në vlerë të 100 miliardë dollarëve. rel

Rrugëtimi i gjatë i grave në ushtrinë amerikane

Vetëm 25 vjet më parë, gratë në SHBA nuk lejoheshin të ishin pilote avionësh luftarakë apo të përdornin tanke. Por megjithë pengesat fizike dhe kulturore, gratë gjithmonë kanë dashur të shërbejnë në ushtri. Iuliia Iarmolenko e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga veteranet të Luftës së Dytë Botërore që gjeti një mënyrë për ta realizuar ëndrrrën e saj në një kohë kur dukej e pamundur.

Libby Haynes është 92 vjeç. Avionët kanë qenë pasioni i saj për mbi 75 vjet. Kur mamaja i dhe 10 dollarë si dhuratë për ditëlindje në moshën 17 vjeçare, Haynes dinte ç’të bënte.

“Prenotova një mësim fluturimi. Shpenzova 6 dollarë për të marrë me qera një avion të lehtë për një orë, 3 dollarë për një instruktor dhe një dollar për bllokun e regjistrimit të orëve”.

Në vitin 1945, Libby kishte përfunduar një kurs trajnimi për Programin e Patrullës Civile Ajrore për Kadetët dhe u bë infermiere. Por pas Luftës së Dytë Botërore, ajo vendosi t’i rikthehej fluturimit.

“E vetmja mënyrë që mund ta përshkruaj është që kisha një pasion të jashtëzakonshëm dhe që isha e destinuar të hyja në Forcën Ajrore. Nuk di nëse mund ta quaj një forcë të padukshme por ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetë!”

Ushtria amerikane nuk pranonte gra në shërbimin aktiv ushtarak deri në vitin 1972, por më parë Haynes monitoronte motin për avionët. Ajo ishte edhe pilote me Patrullën Ajrore Civile dhe bleu një avion të vogël që e përdorte për të shkuar në shtëpi për fundjavë.

“Akoma kisha një patentë provizore kur e bleva avionin PG-23 Surplus për 500 dollarë, që ishte sa rroga e dy muajve!”

Puna nuk i solli vetëm kënaqësi profesionale, sepse përmes saj Haynes takoi edhe të shoqin, një pilot. Por kur mbeti shtatzënë, një nga kolegët e raportoi tek zyrtarët e lartë dhe ajo u lirua nga ushtria. Marilla Cushman e Memorialit për Gratë Amerikane në Shërbimin Ushtarak, thotë se nuk ishte një vendim personal.

“Në atë kohë nëse kishte fëmijë, nëse mbesje shtatzënë, ishe apo nuk ishe e martuar duhej të largoheshe”, thotë ajo.

Cushman hyri në ushtri në vitet 70, por nuk ishte në gjendje të bënte atë që donte.

“U zhgënjeva që nuk bëja dot më shumë, që nuk mund të bëja disa nga ato që lejoheshin të bënin burrat”, thotë ajo.

Në mes të viteve 1970, rregullat ndryshuan dhe gratë u lejuan si pilote për avionë joluftarakë. Pas luftës së Gjirit në 1990-1991, edhe ai kufizim ishte eliminuar.Cushman beson se ushtria amerikane e kuptoi që kishte nevojë për gratë.

“Veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, filluam të rekrutojmë më shumë gra, në njësitë e këmbësorisë dhe forcat e posaçme, sepse ndërsa forcat shkonin në Afganistan dhe Irak, për shkak të çështjeve kulturore u bë e qartë se nuk mund t’ia dilnim pa pjesëmarrjen e tyre”.

Sot gratë në ushtrinë amerikane, përbëjnë 14 për qind të personelit. Por u deshën vite luftime për të arritur në këtë pikë.

“Brezat e ardhshëm duhet ta dine se edhe gratë në uniformë, garantuan lirinë e tyre. Se vendosmëria jonë ishte po aq e madhe sa edhe e burrave…”

Si Libby Haynes, edhe Marilla Cushman thonë se janë të lumtura të shohin pozicionin që gëzojnë gratë në ushtri sot. Megjithëse Haynes thotë se kufizimet asnjëherë nuk arritën ta frenojnë.

Trump në paradën e Ditës së Veteranëve në Nju Jork

Të hënën, Donald Trump u bë presidenti i parë në detyrë që ndoqi paradën e Ditës së Veteranëve të Nju Jorkut dhe vuri një kurorë në Memorialin e Dritës së Përjetshme. Ai bëri nderime për ish-luftëtarët që merrnin pjesë, disa prej të cilëve ishin të Luftës së Dytë Botërore.

“Ne zotohemi që gjithmonë të nderojmë veteranët tanë,” tha Presidenti Trump në hapje të paradës së përvitshme që këtë vit shënoi 100 vjetorin e saj. “Ju jeni heronjtë më të mëdhenj të gjallë të Amerikës dhe ne do t’ju admirojmë tani, gjithmonë dhe përgjithmonë.”

Ai gjithashtu përmendi një nga fitoret kryesore të administratës së tij, mbi të cilën ka hedhur hije hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve nga shumica demokrate.

Duke iu referuar sulmit muajin e kaluar nga forcat speciale amerikane kundër udhëheqësit të grupit Shteti Islamik, Presidenti Trump tha: “Al-Bagadi ka vdekur. I dyti pas tij në komandë ka vdekur dhe tani kemi vënë në shënjestër numrin tre. Sundimi i tij i terrorit ka marrë fund dhe armiqtë tanë po ua mbathin shumë, shumë të frikësuar”.

Grupi terrorist, më 31 tetor, konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij, Abu Bakr al-Bagdadi dhe emëroi zëvendësin e tij, të quajtur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi.

Komentet e presidentit u pritën me duartrokitje nga turma në Parkun Madison Square. Por disa njerëz aty pranë nuk e pritën ngrohtë presidentin, i cili kishte ardhur në qytetin e tij të lindjes.

“Ndërsa Trump filloi të flasë, një gumëzhimë e lehtë u dëgjua nga ana perëndimore e parkut në Avenunë e Pestë. Ndërsa zëri i tij buçiste nga altoparlantët, nga turma nisën të dëgjohen britmat ‘Lock him up’ (Futeni në burg),” njoftoi gazetarja Eli Stokols e gazetës Los Angeles Times, në një raportim për korrespondentët e tjerë të Shtëpisë së Bardhë.

Në SHBA, Dita e Veteranëve, e njohur fillimisht si Dita e Armëpushimit, është ditë pushimi dhe kremtohet çdo vit më 11 nëntor, për të nderuar veteranët e ushtrisë. Ajo përkon me ditë të ngjashme që përkujtohen në vende të tjera dhe që shënojnë mbarimin e Luftës së Parë Botërore.

Me këtë rast, në varrezat kombëtare të Arlingtonit pranë kryeqytetit Uashington zhvillohen çdo vit ceremoni me fjalime dhe vendosje kurorash. Këtë vit, Presidenti Trump zgjodhi ta përkujtojë Ditën e Veteranëve jashtë Uashingtonit.

Procesi hetimor ndaj Presidentit Trump do të transmetohet në televizion

Michael Brown

Ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po e bëjnë publik procesin për hetimet kundër Presidentit Donald Trump, ndërsa të mërkurën fillojnë seancat dëgjimore që do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion.

Seancat dëgjimore publike po vënë në shënjestër zotin Trump, duke e akuzuar për abuzim të pushtetit për përfitime politike personale.

Deri tani, procesi hetimor është kryer pas dyerve të mbyllura, me të dhëna të publikuara në formën e transkriptimeve dhe raporteve mediatike.

Profesori i shkencave politike dhe të komunikimit Leonard Steinhorn me Universitetin Amerikan, thotë se seancat dëgjimore do të tërheqin vëmendjen e shumë amerikanëve.

“Njerëzit do të ndjekin seancat në televizor sepse duan të dinë se çfarë po flitet dhe çfarë po ndodh në vend. Mendoj se do të tërheqë vëmendjen në masë të madhe të popullit amerikan.”

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve po shqyrtojnë nëse zoti Trump shkeli betimin duke i kërkuar Ukrainës që të hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, ndërsa u bllokua ndihma ushtarake për Ukrainën, një vend aleat evropian.

Për javë të tëra Presidenti Trump ka mohuar se telefonata e tij në korrik me presidentin e Ukrainës mund të cilësohej si kushtëzim për dhënien e ndihmës ushtarake në shkëmbim të hetimeve për zotin Biden dhe djalin e tij.

Ndër dëshmitarët e parë këtë javë do të jenë tre diplomatë të Departamentit të Shtetit që kanë dhënë dëshmi që vërtetojnë veprimet e qeverisë. Republikanët duan të dëgjojnë nga të tjerët, përfshi zotin Hunter Biden dhe individin anonim që nxiti hetimet. Nga ana tjetër, demokratët nuk ka gjasa që të bien dakord. zëri i amerikës

Jimmy Carter shtrohet në spital

Jimmy Carter, 2015.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, u shtrua në një spital në Atlanta për një procedurë në tru.

Qendra Carter tha se ish-presidentit duhet t’i ulet presioni, i shkaktuar nga gjakderdhja.

Carter, 95 vjeç, është udhëheqësi më i vjetër i gjallë i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka qenë presidenti i 39-të dhe ka shërbyer nga viti 1977 deri më 1981.

Carter është mundur në garën për rizgjedhje nga Ronald Reagan.

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka mbetur aktiv, duke bërë punë humanitare me Qendrën e tij Carter.

Në vitin 2002, ai ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për vepra humanitare.

Megjithë kritikat, Trump i vendosur të takohet me homologun turk

Trump dhe Erdogan në korrik 2018

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Vizita vjen vetëm disa javë pas ofensivës turke kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët për një kohë të gjatë ishin aleatë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Ligjvënës në SHBA nga radhët e të dyja partive e kritikuan Presidentin Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Demokratët kritikuan edhe ftesën për vizitë të zotit Erdogan, ndërkohë që Turqia vazhdon të sulmojë kurdët.

Sulmet e Turqisë kundër forcave kurde në veri të Sirisë nxitën thirrjet e shumë anëtarëve të Kongresit që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sanksione të fuqishme ekonomike ndaj Turqisë.

“Do të vazhdojmë thirrjet për sanksione ekonomike, të cilat do të veprojnë për aq kohë sa qeveria e Erdoganit sulmon aleatët tanë në luftën kundër ISIS-it, Forcat Demokratike Siriane”, i tha shërbimit turk të Zërit të Amerikës senatori demokrat Chris Van Hollen.

Një senator tjetër i kërkoi Presidentit Donald Trump që t’i tregojë Kongresit, se si do të sigurohet që Shteti Islamik nuk është ringjallur pas tërheqjes së trupave amerikane. Senatori Chuck Schumer e bëri po ashtu të qartë se nuk pajtohet me ftesën e zotit Trump për Presidentin turk Erdogan.

“Sinqerisht, është e habitshme se si Presidenti Trump po i shtron qilimin e mirëseardhjes një autokrati, veprimet e fundit të të cilit kërcënuan aleatët dhe partnerët tanë”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.

Presidenti Trump i dërgoi letër homologut të tij Erdogan ditën kur filloi ofensiva turke, muajin e kaluar, ku thuhej “Mos luaj të fortin. Mos u bëj i marrë”. Zoti Erdogan e quajti letrën akt të pasjellshëm. Prandaj, ishte e paqartë nëse vizita në Shtëpinë e Bardhë do të realizohej.

Por ekspertët thonë se megjithtë kritikat për mundësinë e krimeve të luftës në Siri, të dy presidentët Trump dhe Erdogan shpresojnë të riafirmojnë lidhjet e vjetra midis dy vendeve aleate të NATO-s.

“Kur hedh sytë nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti Erdogan shikon vetëm një mik në të gjithë vendin. Për fatin e tij, është një mik shumë i rëndësishëm, është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump sheh një udhëheqës në Turqi, me të cilin pajtohet, për çfarëdo arsye, ndoshta sepse kanë një botëkuptim të ngjashëm në jetë…”, thotë eksperti Alan Makovsky i Qendrës për Zhvillimin Amerikan.

Eksperti i tha Zërit të Amerikës se megjithë letrën, Presidenti Trump duket se e admiron kokëfortësinë e Erdoganit dhe dëshiron të punojë me të. zëri i amerikës

Aaron Sorkin letër të hapur Mark Zuckerberg për fjalën e lirë – Mark Zuckerberg i përgjigjet Sorkin me Sorkin

Ka patur shkëmbime midis Aaron Sorkin dhe Mark Zuckerberg në lidhje me lirinë e fjalës. Aaron Sorkin që ka marrë Oskar si skenaristi i filmit që i dedikohet krijuesit të rrjetit social i drejtohet Zuckerberg përmes një Letre të Hapur në NYT. Nga ana e tij Mark Zuckerberg reagon në shtëpinë e tij, dmth në Facebook përmes një monologu shkëputur po nga një film i Aaron Sorkin, i “The American President”, 1995. Pra, Mark Zuckerberg i përgjigjet Sorkin me Sorkin. Përkthimi nga Rafaela Prifti.

 

LETER E HAPUR E AARON SORKIN PER MARK ZUCKERBERG DHE REAGIMI I TIJ

 

Mark,

Në vitin 2010, shkruajta skenarin e filmit “Rrjeti Social” dhe e di e se ti do doje të mos e kisha shkruar. Ti protestove se filmi kishte pasaktësira dhe se Hollivudi nuk e di se ç’do të thotë të bësh një gjë vetëm për hir të këtij akti. (Në të vërtetë e dimë mirë – me këtë punë merremi për ditë.)

Nuk iu kundërvura akuzave të tua publike ndaj filmit si trillim sepse kam kaluar një pjesë të mirë të jetës në teatër, por ti ashtu si edhe unë e di mirë se skenari është kontrolluar me mikroskop nga një ekip avokatësh të studios së filmit që punojnë për një klient dhe një qëllim: Të mos paditen nga Mark Zuckerberg!

Ironia nuk më shqitej kur lexoja copëza nga fjalimi yt në Georgetown University, ku ti mbroje në emër të lirisë së shprehjes, modelin e Facebook-ut për reklamat me përmbajtje të pavërtetë publikuar nga kandidatët e fushatës. E admiroj përkushtimin tënd ndaj lirisë së shprehjes. Edhe unë e kam fort për zemër Amendamentin e Parë. Por edhe më me rëndësi është fakti që është gurthemeli i demokracisë sonë dhe duhet të qëndrojë i patundur.

Prandaj kjo nuk mund të jetë pasoja që dëshirojmë ti dhe unë, që të zbrazësh gënjeshtra në rezervat e ujit të cilat qelbin vendimet më të rëndësishme që duhet t’i marrim bashkarisht. Ato mashtrime kanë efekte konkrete dhe shumë të rrezikshme për rezultatet e zgjedhjeve, për jetën tonë dhe atë të fëmijve tanë.

Mos permend Lari (Larry) Flint. As Lari Flint nuk do ta thoshte këtë. Nuk mund të bësh krahasim me industrinë pornografike prej së cilës njerëzimi nuk pret të marr informacion. Gjysma e popullsisë amerikane thotë se Facebook-u është burimi kryesor i lajmeve për ta. Zgjidhja e problemit do ishte që ata të drejtoheshin tek një tjetër burim lajmesh ose që ti të vendosësh që Facebook-u të publikojë informacion të verifikuar.

Në afishen e filmit “Rrjeti Social” është shkruar batuta ‘Nuk mund të bësh 500 milion veta miq pa bërë disa armiq.’ Kjo shifër është tejkaluar disa herë sepse pas nëntë vitesh një e treta e planetit përdor Facebook-un.

Dhe pikërisht aty, ka një publikim që deklaron se Xho Biden i pagoi një miliardë dollarë Prokurorit të Ukrainës për të mos e hetuar djalin e tij. Çdo milimetër e publikimit është gënjeshtër dhe mban logon tënde. Kjo nuk është mbrojtje e lirisë së shprehjes, por vrasja e së vërtetës.

Ti dhe unë e mbrojmë lirinë e shprehjes për të mos lejuar që dikush të burgoset apo eliminohet sepse tha diçka që nuk gëzon popullaritet por jo për t’i hapur rrugën gënjeshtrave drejt e tek elektorati amerikan.

Edhe pasi skenari im për filmin “Rrjeti Social” i plotësoi kërkesat e ekipit ligjor të studios Sony, ne dërguam një kopje –sipas premtimit në një takim – tek një grup nëpunësish të kompanisë tënde dhe i ftuam të jepnin sugjerime. (Një prej tyre pyeti nëse mund të ndërroja emrin e universitetit të Harvard-it dhe nëse duhej të ishte në film emri i kompanisë Facebook.)

Pas përfundimit të xhirimeve të filmit, caktuam një shfaqje preliminare për drejtuesen operative, Sheryl Sandberg. Ajo u ngrit në këmbë në mes të filmit, u kthye nga producentët në fund të sallës dhe tha: “Si mundeni t’ia bëni këtë një çilimiu?” (Ti ishe 27 vjeç në atë kohë por nejse, e marr vesh se ç’donte të thoshte.)

Unë uroj që drejtuesja e Facebook-ut të hyj në zyrë dhe të anoj pakëz nga ty (siç sugjeron ajo në librin e saj) dhe të thotë: “Si mundet t’ua bëjmë këtë dhjetra milionë çiliminjve? Vërtet do publikojmë se Kamila Harris ndërsente zagarë në bodrumin e një picerie ndërsa Elizabeth Warren zhduku provat që vërtetojnë se ndryshimi i klimës është fars apo se klika sekrete shtetërore i ka shitur drogë Rashida Tlaib dhe Colin Kaepernick-ut?”

Nuk është formuluar – ende – ligji që kërkon përgjegjësi platformës që mbart reklama të publikuara nga përdoruesit për përmbajtjen e reklamës së publikuar në të, siç ndodh me studiot e filmave, rrjetet televizive dhe botuesit e librave e revistave. Pyet Peter Thiel, që financoi një padi ligjore për shpifje kundër platformës Gawker dhe e çoi në falimentim deri në mbyllje të biznesit. (Duhet ta kesh numrin e tij në telefon sepse ka qenë një nga investuesit e parë për Facebook.)

(Aaron Sorkin është dramaturg dhe skenarist amerikan, me prodhimtari shumë të suksesshme në teatër dhe film. Për përshtatjen e skenarit të filmit “Social Network” 2010 (Rrjeti Social), Sorkin u nderua me çmim Oskar nga Akademia e Kinematografisë.)

 

Reagim: Mark Zuckerberg i përgjigjet letrës së Aaron Sorkin botuar në Nju Jork Tajms duke cituar një monolog nga skenari i një filmi tjetër të Sorkin, “Presidenti Amerikan” 1995:

“Amerika nuk është e kollajshme. Amerika është qytetari e përparuar. Duhet ta duash me gjithë shpirt se ta përplas në fytyrë. Dhe të thotë: Ti ngrihesh në mbrojtje të lirisë së shprehjes? Ta shikojmë sa do ta mbrosh kur dikush flet për gjëra që të përvëlojnë shpirtin dhe nga mesi i skenës trumbeton me të madhe krejt të kundërtën e asaj të cilës ti, me të njëtin pasion, ia ke përkushtuar gjithë jetën. Ti deklaron se kjo tokë është vendi i lirive? Atëherë simboli i vendit nuk mund të jetë një flamur; sepse në atë rast duhet të jetë edhe imazhi i nënshtetasit që ushtron të drejtën e vet ta djegë atë flamur në shenjë proteste. Manifestoje këtë, ngrihu në mbrojtje të kësaj dhe thuri nderime në çdo klasë shkolle. Pastaj, çohu dhe këndo për tokën e lirë.”          

Përktheu: Rafaela PRIFTI  

Trump: Nuk jam i shqetësuar nga hetimi

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai nuk është i shqetësuar në lidhje me hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve, tani që dëshmitë do të bëhen të hapura për publikun. Por ai tha se nuk dëshiron ta mbështesë procesin duke lejuar ndihmësin e tij kryesor të dëshmonte të premten.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump nuk u kushtoi rëndësi teksteve të zbardhura të dëshmive me dyer të mbyllura nga ana e zyrtarëve të tjerë që tashmë janë bërë publike.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve po hetojnë mbi akuzat se Presidenti republikan i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden, i cili kandidon për zgjedhjet e 2020s.

Presidenti kritikoi gjithashtu demokratët për zhvendosjen e hetimit të tyre në seanca të hapura për publikun javën tjetër.

“Ata nuk duhet të zhvillojnë seanca dëgjimore publike; ky është një mashtrim,” tha Presidenti Trump, i cili ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje.

Ai akuzoi demokratët se po kërkonin njerëz që e urrejnë presidentin dhe tha se ai nuk ishte i njohur me shumicën e dëshmitarëve, të cilët mes të tjerash përfshijnë një numër zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit.

“Unë nuk jam i shqetësuar për asgjë. Për mua dëshmitë nuk kanë asnjë problem. Dua të them, në pjesën më të madhe, as që i kam dëgjuar këta njerëz. Nuk e di se kush janë,” u tha ai gazetarëve.

“Le të gjejmë 10 personat që urrejnë më shumë Presidentin Trump dhe le t’i sjellim atje”, shtoi ai.

Hetuesit vazhdojnë të kërkojnë dëshmi pas dyerve të mbyllura nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshirë edhe nga shefi i stafit në detyrë të Presidentit Trump, Mick Mulvaney.

Zotit Muvaney iu kërkua të enjten mbrëma të paraqitej për dëshmi të premten, por ai nuk u paraqit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me hetimin e Kongresit. zëri i amerikës

Tre vjet nga zgjedhja e Presidentit Trump

8 nëntori shënon përvjetorin e tretë të zgjedhjes së Donald Trumpit si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Zoti Trump mbetet një personazh i fuqishëm në politikën amerikane. Por përvjetori i tretë i ardhjes së tij në pushtet vjen në një kohë kur ai po përballet me kërcënimin më të madh ndonjëherë për presidencën e tij: hetimin për shkarkim, të udhëhequr nga demokratët e Kongresit, lidhur me dyshimet për përpjekjet e tij për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell më shumë informacion nga Uashingtoni.

Kanë kaluar tre vjet nga ajo natë nëntori kur Donald Trump tronditi botën me zgjedhjen e tij si presidenti i 45-të i Amerikës

“Ju them republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve në të gjithë vendin, se është koha që të bashkohemi si një popull i tërë,” tha President Donald Trump​.

Kjo thirrje e hershme për unitet u zbeh shumë kohë më parë.

Zoti Trump tani po mbështetet tek baza e tij besnike e përkrahësve që së pari t’i rezistojë procesit të shkarkimit, dhe më pas ta ndihmojë në përpjekjet për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.

“Në këtë luftë është në rrezik vetë demokracia amerikane. Mos u gënjeni. Kjo është ajo që ata duan. Ata po shkatërrojnë këtë vend, por ne kurrë nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. Asnjëherë”, tha President Donald Trump​.

Hetimi për shkarkimin e Presidentit nga Dhoma e Përfaqësueve është përqendruar në dyshimet për përpjekjet e zotit Trump për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden.

Zoti Biden e ka vënë çështjen në qendër të përpjekjeve të tij për të fituar kandidaturën presidenciale të Partisë Demokrate vitin e ardhshëm.

“Ai thotë se do të ketë luftë civile. Ky njeri nuk është mirë mendërisht. Nuk është mirë. Jam i shqetësuar se çfarë do të bëjë. Jo për mua apo familjen time. Jam i shqetësuar çfarë do të bëjë vitin tjetër të presidencës së tij”, tha zoti Biden.

Ashtu si shumë çështje gjatë presidencës Trump, edhe hetimi për shkarkimin po luhet përgjatë linjave partiake, thotë analisti John Fortier:

“Demokratët besojnë se presidenti ka bërë diçka të gabuar. Ata mendojnë se do të sjellin më shumë prova duke shpresuar se do të kthejnë opinionin publik kundër presidentit dhe ndoshta do ta shkarkojnë atë nga detyra. Republikanët nga ana tjetër, po shikojnë tek rastet e shkuara si ky, për të thënë se kjo lëvizje mund të jetë diçka që do t’i dëmtojë vetë demokratët ose të paktën nuk do të shkaktojë problem”.

Anketat tregojnë se vlerësimi për punën e presidentit Trump është pak më shumë se 40 përqind, një vlerësim historikisht i dobët për një president në detyrë që përpiqet të luftojë kundër shkarkimit dhe të kërkojë të rizgjidhet në të njëjtën kohë.

Por nënvlerësimi i mbështetjes që ka Trumpi tek baza e tij politike është i rrezikshëm, thotë strategu republikan John Feehery:

“A po japin ekspertët e Uashingtonit një vlerësim të gabuar për Trumpin? Absolutisht. Ata nuk e kanë idenë e fuqisë së tij tek baza. Një nga arsyet që ata e mbështesin është mbajtja e premtimeve dhe përparimi në ekonomi.”

Edhe nëse zoti Trump akuzohet përfundimisht nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, ai ka të ngjarë t’i mbijetojë një procesi gjyqësor në Senatin e kontrolluar nga republikanët, thotë analisti William Galston:

“Kam besuar që në fillim të diskutimeve për shkarkimin e tij, që filluan më shumë se një vit më parë, se nëse demokratët duan ta heqin Presidentin Trump nga detyra, do të duhet të bëjnë këtë përmes procesit zgjedhor në vitin 2020. Asgjë që kam parë deri tani nuk më nxit të ndryshoj aspak mendimin tim”.

Tre vjet në presidencën e tronditur të zotit Trump, amerikanët tani po përgatiten për perspektivën e një beteje partiake në procesin hetimor për shkarkimin e presidentit dhe ndoshta për garën zgjedhore më të ashpër në kujtesën e tyre.

Pompeo: NATO të ndryshojë, ndryshe rrezikon të vjetërohet

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet. Komentet e tij vijnë një ditë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron dhënë revistës The Economist se aleanca është në vdekje klinike, komente që u hodhën poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Zoti Pompeo tha se aleanca është ndoshta një nga më të rëndësishmet “në të gjithë historinë e derisotme”.

Pas fjalimit në Berlin, sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është e vjetëruar ose klinikisht e vdekur. Ai u përgjigj se pas 70 vjetësh, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme.

Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetëruar,” tha ai.

Në fjalim, zoti Pompeo kritikoi trajtimin e Rusisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe tha se taktikat e Kinës duhet të jenë mjaft të njohura për njerëzit e ish-Gjermanisë Lindore. Ai tha se vendet e lira janë në konkurrencë vlerash me vendet më pak të lira.

Zoti Pompeo ndodhet në Gjermani në prag të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra nga rënia e Muri në vitin 1989, zoti Pompeo tha se “Perëndimi dhe të gjithë ne humbëm rrugën në muzgun që ra pas atij momenti krenar“.

Ne menduam se mund t’i zhvendosnim burimet tona larg aleancave dhe ushtrive tona, por e kishim gabim,” tha ai.

“Sot, Rusia udhëhiqet nga një ish oficer i KGB-së, dikur i stacionuar në Dresden. Ajo pushton fqinjët dhe vret kundërshtarët politikë”.

Ne nuk duam që furnizimet me energji të Evropës të varen nga Vladimir Putini,” shtoi ai, duke iu referuar tubacionit të gazit Nord Stream 2 i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Zoti Pompeo tha se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave.

Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huawei nuk mund të besohet plotësisht“, tha ai.

Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës e kritikoi zotin Pompeo për komentet e tij të mëparshme në adresë të Partisë Komuniste Kineze, duke thënë se komentet ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe kishin nxjerrë në pah “qëllimet e tij të errëta” siç i cilësoi ajo. zëri i amerikës

Libri i ri “Paralajmërimi”, një portretizim kritik i presidentit Trump nga shkrimtari anonim

Një libër i ri, i pa publikuar ende, me titullin “Paralajmërimi” portretizon profilin publik më kritik të presidentit Trump që kur mori detyrën gati tre vjet më parë.

Trump është “si një 12 vjeçar në një kullë të kontrollit të trafikut ajror” thuhet në librin nga një autor pa emër.

Shkrimtari anonim e përshkruan veten si “një zyrtar të lartë në administratën Trump”, i cili vendosi të mos publikojë emrin e tij për të mbajtur Trumpin në qendër të vëmendjes.

Autori është i njëjti person që shkroi një artikull opinionist në gazetën New York Times vitin e kaluar duke përshkruar sesi disa zyrtarë të lartë po përpiqen të mbrojnë vendin nga ajo që ai e quan një president impulsiv.

Sipas një kopje paraprake të librit të marrë nga gazeta The Washington Post, Presidenti Trump është mizor, i paaftë dhe i rrezikshëm.

Sipas librit “ai pengohet, ngatërrohet, irritohet lehtë dhe ka probleme në sintetizimin e informacionit, jo herë pas here, por rregullisht,”.

Presidenti është krahasuar me një “12 vjeçar në një kullë të kontrollit të trafikut ajror duke shtypur butonat pa dallim”, ndërsa avionët përpiqen të shmangin një përplasje.

Shkrimtari flet për ato që përshkruhen si komentet seksiste të Trumpit për gratë, duke komentuar veshjen dhe peshën e tyre.

Në një takim, presidenti dyshohet të ketë përqeshur me një theks hispanik për t’u ankuar për imigrantet që vinin nga Meksika, duke i quajtur ato të padobishme dhe duke thënë se nëse do të vinin me burra, burrat mund të përdoren për të mbledhur misër.

Trump është përshkruar gjithashtu si i paaftë për të udhëhequr vendin në një krizë, duke thënë se ai nuk dëgjon informacionet e inteligjencës dhe të sigurisë kombëtare dhe cilësohet si një njeri që komplimentohet me lehtësi, të cilin udhëheqësit e tjerë botërorë e konsiderojnë si “një njeri që influencohet lehtë”.

Sipas librit “Paralajmërimi”, zyrtarë të lartë të administratës kishin konsideruar një dorëheqje masive dhe thonë se Nënpresidenti Mike Pence ishte gati të mbështeste një shumicë të anëtarëve të Kabinetit, nëse ata do të përpiqeshin të largonin Trump përmes amendamentit të 25-të.

Nënpresidenti e mohon këtë, duke thënë se libri është “tmerrues” dhe tha se ai kurrë nuk ka dëgjuar askënd në Shtëpinë e Bardhë të fliste për një veprim të tillë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham e cilësoi librin si “një trillim” dhe “farsë”, duke e quajtur shkrimtarin një “frikacak” që dëshiron të mbetet anonim.

Por autori thotë se shumë zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të administratës ndajnë pikëpamje jo të mira për Trump.

Shkrimtari gjithashtu thotë se ai ose ajo me qëllim shmang ngjarje specifike në hollësi për të mbrojtur identitetin e tij ose të saj. zëri i amerikës

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mund të kandidojë për president i Shteteve të Bashkuara

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe manjati miliarder i mediave, Michael Bloomberg, mund të bëhet pjesë e garës vitin e ardhshëm për në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Bloomberg pritet që të regjistrohet për të kandiduar në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në shtetin Alabama që ka një afat më të hershëm për regjistrimin e kandidatëve.

Zoti Bloomberg nuk kishte marrë ende vendimin përfundimtar. Megjithatë, ndihmësat e tij thonë se ai është “gjithnjë e më i shqetësuar” se kandidatët e tanishëm demokratë, “nuk janë të mirëpozicionuar” për të mundur Presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

Zoti Bloomberg u largua nga Partia Republikane dhe u bë i pavarur. Në vazhdim, ai mbështeti kandidaten Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut gjatë periudhës 2002-2013 dhe është i familjarizuar me njujorkezin Trump, të cilin Bloomberg e ka quajtur një “demagog të rrezikshëm” që ekzagjeron suksesin e tij në biznes.

Zoti Bloomberg drejton një perandori shërbimesh financiare, si dhe zotëron rrjete televizive, radiofonike dhe revista të specializuara në fushën financiare. zëri i amerikës

SHBA paralajmërojnë Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleaten e rëndësishme evropiane, Gjermaninë, mbi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, ndërkohë që Berlini përgatitet të shënojë 30 vjetorin e rënies së Murit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo arriti të mërkurën në Gjermani, një vizitë për të shënuar tre dekadat nga rrëzimi i murit dhe për të nënvizuar atë që zyrtarët e SHBA e quajnë nevojë për vazhdimin e një partneriteti të fortë ndëratlantik.

Takimet e diplomatit të lartë amerikan me udhëheqësit në Gjermani vijnë gjithashtu pak ditë pasi Danimarka hoqi një nga pengesat e fundit ligjore për një tubacion të propozuar të gazit natyror që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, i njohur si Rrjedha Veriore 2.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se SHBA janë të shqetësuara për “sigurinë e energjisë” për partnerët evropianë, duke e quajtur tubacionin e propozuar “kryesisht një mjet politik” të Rusisë dhe “jo një projekt thjesht komercial”.

Zyrtari tha se tubacioni në fjalë “rrezikon” përparësitë e sigurisë energjitike, duke i “bërë vendet evropiane dhe aleatët më të varur nga burimet e energjisë të një vendi të vetëm”.

Gjermania është konsumatori më i madh i gazit natyror në Evropë dhe varet shumë nga importet. Zyrtarët e atjeshëm nuk u kanë kushtuar rëndësi shqetësimeve amerikane për sigurinë dhe gjeopolitikën.

Në një lëvizje tjetër që shihet si sfidë ndaj paralajmërimeve të SHBA, Berlini nuk po e përjashton firmën Huawei Technologies, shitëse kryesore e pajisjeve të telekomit me qendër në Shenzhen të Kinës, nga pjesëmarrja në rrjetin 5G të Gjermanisë.

“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht partnerëve dhe aleatëve, të vlerësojnë me kujdes ndikimin afatgjatë nëse lejojnë kompani të cilave nuk mund t’u besohet, të kenë qasje në infrastrukturën e rëndësishme të rrjetit 5G,” i tha Zërit të Amerikës zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.

Bruno Kahl, kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës, kohët e fundit u tha ligjvënësve se firmës Huawei “nuk mund t’i besohet plotësisht”.

Për të zbutur shqetësimet, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngulur këmbë në nënshkrimin e një pakti me firmën Huawei, ku të sanksionohet se ajo nuk do të merret me aktivitete përgjimi, ndërkohë që kancelarja ka vendosur ta lejojë kompaninë kineze të marrë pjesë në instalimin e teknologjisë 5G.

Drejtori i Përgjithshëm i firmës Huawei Ren Zhengfei ka thënë se kompania e tij nuk ndan informacione konfidenciale të përdoruesve, duke mohuar se ajo kontrollohet nga qeveria.

Nëntori shënon 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Prishja e murit i dha fund Berlini të ndarë, dhe simbolizoi çlirimin e Gjermanisë Lindore, e më vonë të pjesës tjetër të Evropës Lindore, nga sundimi komunist sovjetik.

Zoti Pompeo, i cili dikur shërbente në Gjermani si oficer i ri, do të vizitojë qytetet Grafenwohr, Vilseck, Modlareuth, Leipzig dhe Berlin për të marrë pjesë në përkujtimet e fundit të Luftës së Ftohtë.

Në Leipzig, shefi i diplomacisë amerikane do të takohet me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, për të diskutuar mbi partneritetin ndëratlantik përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia, Kina dhe Irani, sipas Departamentit të Shtetit.

Në Berlin, ai do të takohet me Kancelaren Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të folur mbi fushat e bashkëpunimit dhe shqetësimet e ndërsjella.

Zoti Pompeo do të mbajë një fjalim pranë Portës së Brandenburgut “mbi domosdoshmërinë e vazhdueshme për të mbrojtur vendet e lira dhe popujt e lirë”, tha Departamenti i Shtetit. zëri i amerikës

Demokratët shpallin fitoren në Kentaki dhe Virxhinia

Flamuri amerikan

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë korrur sukses në zgjedhjet e nivelit shtetëror. Demokrati Andy Beshear pretendoi fitoren në zgjedhjet për guvernator të Kentakit, pas një gare të ngushtë, në shtetin me prirje kryesisht konservatore.

Ndërkohë, demokratët morën kontrollin e plotë të organit legjislativ në Virxhinia, për herë të parë në mbi 20 vjet.

Rezultatet janë duke u parë si një matës i gjendjes politike, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, republikanët mbajtën pushtetin në votimin për guvernatorin e Misisipit, pas një gare të ngushtë me demokratët.

Në Kentaki, Beshear pretendoi fitoren ndaj guvernatorit aktual, republikanit Matt Bevin, pasi rezultatet përfundimtare i dhanë një epërsi prej 0.4%.

Bevin, 52 vjeç, ka thënë se nuk do të pranojë rezultatin, duke përmendur disa “parregullsi” të papërcaktuara.

Sidoqoftë, demokrati Beshear, një avokat 41-vjeçar, babai i të cilit ishte ish-guvernator i shtetit, tha: “Ne do të jemi gati për ditën e parë në detyrë, dhe unë mezi po e pres atë”.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Beshear ishte “shumë ekstrem dhe shumë i rrezikshëm” për të qeverisur shtetin e Kentakit. rel

Trump: Kartelet meksikane të drogës të fshihen nga faqja e dheut

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kartelet meksikane të drogës “duhet të fshihen nga faqja e dheut”, pasi që pjesëtarët e një bande dyshohet se masakruan nëntë gra dhe fëmijë amerikanë në veri të Meksikës.

Ministri meksikan i sigurisë beson se anëtarët e një karteli të drogës me sa duket ngatërruan makinën e viktimave me atë të një bande rivale të drogës.

“Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për pastrimin e këtyre përbindëshave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, të vullnetshme dhe të afta të përfshihen dhe të bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme,” shkroi presidenti Trump. Ai u ofrua të ndihmojë Meksikën “të luftojë” kundër karteleve.

Por, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrado, refuzoi një qasje të tillë, duke theksuar se qeveria e mëparshme meksikane provoi një zgjidhje ushtarake dhe “kjo nuk funksionoi”.

“Gjëja me e keqe është që të kesh luftë”, tha ai.

Presidenti Lopez Obrador foli në telefon me presidentin Trump të martën.

“E falënderova për gatishmërinë e tij për të na mbështetur dhe e njoftova se institucionet e qeverisë së Meksikës do të veprojnë për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, shkroi presidenti meksikan.

Prita ndodhi të hënën në një zonë të thellë të shtetit verior të Sinaloa të Meksikës, ku karteli Sinaloa ka zhvilluar një luftë të gjatë dhe të përgjakshme me bandat rivale të drogës.

Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, qytetarë amerikanë që themeluan një komunitet fondamentalist Mormon dekada më parë në rajonin kufitar.

Familja po udhëtonte në tri makina për të vizituar të afërmit. Një grua po udhëtonte për të takuar burrin e saj në aeroportin e Phoenixit në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Kur personat e armatosur hapën zjarr, disa prej fëmijëve ikën. Një grua u hodh nga makina duke ju përgjëruar sulmuesve që të mos qëllojnë sepse ata janë të paarmatosur dhe të pafajshëm. Ajo u qëllua me gjakftohtësi.

Disa nga plumbat qëlluan njërën nga makinat, duke bërë që të shpërthejë rezervuari i karburantit duke djegur një grua dhe katër fëmijë, përfshirë binjakët 8 muajsh.

Disa nga fëmijët arritën të ikin dhe të fshihen ndonëse më plagë në trup. Autoritetet meksikane i gjetën dhe i dërguan në një spital aty afër.

Ndonëse autoritetet meksikane thanë se familja ishte viktimë e ngatërrimit, pjesëtarët e familjes thanë se sulmuesit e dinin qartë se kë e kishin vënë në shënjestër.

Familja LeBaron ishte për disa vjet në konflikt me bandat e drogës. Benjamin LeBaron, ishte vrarë në vitin 2009, dhe disa anëtarë të tjerë të komunitetit Mormon në Chihuahua gjithashtu janë shënjestruar nga trafikantët e drogës.

Ish ambasadorja amerikane në Meksikë, Roberta Jacobsen, i tha rrjetit MSNBC se persona të pafajshëm vriten zakonisht nga banditët e karteleve.

“Reagimi i pjesëtarëve tyë karteleve është shpesh i tillë që së pari qëllojnë e më pas pyesin se kush ishte përfshirë”, tha zonja Jacobsen. zëri i amerikës

Komisioni: financimi i SHBA në sferën e inteligjencës artificiale është prapa

Një komision i pavarur qeveritar në SHBA tha të hënën se financimi i qeverisë amerikane në sferën e inteligjencës artificiale ka mbetur prapa dhe se vendit i duhet të investojë në kërkime, të trajnojë një forcë pune të gatshme për inteligjencën artificiale dhe ta zbatojë këtë teknologji në misionet e sigurise kombëtare.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale (NSCAI) ngriti shqetësime për përparimet e arritura nga Kina në këtë fushë. Komisioni gjithashtu tha se qeveria e SHBA ende përballet me një punë të madhe para se të mund ta shndërrojë inteligjencën artificiale nga “një teknologji e re premtuese në një teknologji të pjekur, të integruar në misionet bazë të sigurisë kombëtare.”

Komisioni mendon se një përpjekje e përbashkët për inteligjencën artificiale në fushën e sigurisë kombëtare është e rëndësishme, tha për gazetarët Robert Work, nënkryetar i komisionit dhe ish-sekretar i mbrojtjes. Komisioni ka folur me Japoninë, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Bashkimin Evropian, tha ai.

Kina po investon më shumë se Shtetet e Bashkuara në inteligjencë artificiale, thuhet në raportin, i cili i referohet vendit aziatik më shumë se 50 herë.

“Kina përfiton nga hapja e shoqërisë amerikane në aspekte të shumta – herë në mënyrë të ligjshme e herë jo – për të përvetësuar njohuritë e inteligjencës artificiale,” thotë raporti, i cili publikohet në një kohë tensionesh të rritura midis dy vendeve.

Një zëdhënëse e ambasadës së Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

“Kina është përpara në dy fusha. Njëra është survejimi me anë të njohjes së fytyrës. Tjetra është në teknologjinë financiare. Kjo nuk do të thotë se ata janë përpara përgjithësisht në inteligjencën artificiale,” tha Eric Schmidt, kryetar i komisionit dhe njëri nga disa prej drejtuesve të industrisë në komision.

Nga një sondazh del se Kina është një “ndjekëse e shpejtë” por “shumica e zbulimeve origjinale dhe më të mirat prej tyre realizohen në Perëndim,” tha zoti Schmidt, këshilltar teknik i firmës Alfabet Inc, pararendëse e kompanisë Google, si dhe ish kreu ekzekutiv i saj. zëri i amerikës

SHBA, demokratët publikojnë tekstet e dëshmive

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch tha gjatë një hetimi të demokratëve të Kongresit që synojnë shkarkimin e presidentit, se ajo ndihej e kërcënuar nga Presidenti Donald Trump, sipas një teksti të zbardhur të dëshmisë së saj të publikuar të hënën.

Ajo iu referua njoftimeve se Presidenti Trump e kishte përshkruar para udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, si “lajm të keq”.

Sipas tekstit të publikuar, ish ambasadorja tha në dëshminë e datës 11 tetor: “Isha shumë e shqetësuar dhe akoma jam”. E pyetur nëse ndjehej e kërcënuar, zonja Yovanovitch u përgjigj “po”, thuhet në transkript.

Hetimi ndaj presidentit republikan është përqendruar në një telefonatë të 25 korrikut në të cilën zoti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy të hetonte rivalin e tij politik, Joe Biden, ish-nënpresident dhe kandidat demokrat për president.

Nga një përmbledhje e tekstit të telefonatës, të publikuar më parë nga Shtëpia e Bardhë, del se Presidenti Trump i tha zotit Zelenskiy se ambasadorja ishte një “lajm i keq” dhe se do të “kalonte nëpër disa gjëra”.

Presdenti Trump ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje dhe e ka mbrojtur telefonatën me Zelenskiy-n si “të përkryer”, duke akuzuar demokratët se e kishin vënë në shënjestër, për të prapësuar rezultatin surprizë të zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Në dëshminë e saj, një pjesë e së cilës ishte publikuar në media, ish-ambasadorja Yovanovitch u tha gjithashtu ligjvënësve se ajo ishte

“tronditur” që zoti Trump e kishte përmendur atë vazhdimisht gjatë telefonatës.

Të hënën, disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan edhe tekstin e një interviste me zotin Michael McKinley, ish-këshilltari i lartë i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

McKinley u tha hetuesve se ai ishte dorëhequr për shkak të shqetësimeve se ambasadat e SHBA jashtë vendit po përdoreshin për të gërmuar baltë për qëllime politike si dhe për shkak të “dështimit” për të mbrojtur diplomatët e SHBA, gjithnjë sipas tekstit të dëshmisë.

Ai tha se rekomandoi të bëhej një deklaratë në mbështetje të zonjës Yovanovitch në klimën e vendimit për largimin e saj nga ambasada, por shtoi se sekretari Pompeo preferoi që deklarata “më mirë të mos bëhej… në këtë kohë”.

Nga ana e saj, zonja Yovanovitch diskutoi gjerësisht me ligjvënësit për marrëdhëniet e saj me zyrtarët ukrainas dhe shqetësimet për korrupsionin.

Ajo tha se në fund të vitit 2018 kishte mësuar për herë të parë se avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, ishte përfshirë në Ukrainë kur zyrtarët ukrainas e njoftuan për komunikimet e ish kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut me një ish-prokuror të përgjithshëm ukrainas.

Lidhjet e zotit Giuliani me Ukrainën kanë qenë një temë e dëshmive gjatë procesit të hetimit në Dhomën e Pëfaqësuesve.

Zonja Yovanovitch u shkarkua si ambasadore, pas një fushate në të cilën ishte përfshirë zoti Giuliani, i cili vuri në dyshim besnikërinë e saj ndaj presidentit. zëri i amerikës

Raporti i Departamentit të Shtetit për Terrorizmin

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë vitit 2018. Megjithë arritjet kundër organizatës terroriste Shteti Islamik, raporti thotë se Evropa vazhdon të përballet me një numër kërcënimesh nga organizata të huaja terroriste, nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, nga terrorizmi i kultivuar brenda vendit, si dhe nga terroristët e mbështetur nga Irani.

Ndër vendet evropiane që ndërmorrën hapa konkrete kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian, përmendet edhe Shqipëria. Në seksionin për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it. Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri. Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.

Në raport thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova vazhdon të jetë vend anëtar i Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it. Mbi 400 burra, gra dhe fëmijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar grupeve terroriste. Rreth 70 prej tyre kanë humbur jetën. Rreth 130 individë u kthyen në Kosovë, ndërsa rreth 200 të tjerë vazhdonin të qëndronin në zonat e konfliktit. Situatia politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdoi të kufizojë mundësitë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj. Megjithatë qeveria e Kosovës forcoi masat ligjore kundër terrorizmit dhe miratoi një strategji të re anti-terror për periudhën 2018-2022. Autoritetet e zbatimit të ligjit demonstruan kapacitetet e duhura për të diktuar dhe parandaluar disa plane terroriste në Kosovë dhe jashtë saj, ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit i mbështeti këto përpjekje nëpërmjet Programit të Asistencës Kundër Terrorizmit. Ndër nëntë rastet gjyqësore dhe hetimore për 29 të dyshuar, përmendet edhe ai i muajit maj 2018, kur u dënuan tetë të akuzuar për planifikimin e një sulmi në Shqipëri ndaj ekipit izraelit të futbollit, si dhe më herët ndaj objekteve të tjera në Kosovë. Qeveria e Kosovës vlerësohet se ka vazhduar të demonstrojë vullnetin e nevojshëm politik për zbatimin e ligjit dhe sigurinë kufitare, e mbështetur nga një asistencë e konsiderueshme e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë në programet kundër ekstremizmit të mundshëm, zbatimi ka qenë jo i njëtrajtshëm nga ministritë e ndryshme dhe vazhdojnë të ekzistojnë sfida për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të duhura. zëri i amerikës

Sondazhi, amerikanët pro hetimit për shkarkimin e Presidentit

Sipas një sondazhi pjesa më e madhe e amerikanëve janë pro hetimit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, sesa kundër tij.

Megjithatë vetëm rreth një e treta thonë se hetimi duhet të jetë përparësi kryesore e Kongresit. Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës NORC për Kërkime mbi Çështje Publike.

Mbështetja e fortë për hetimin, shërben si një shenjë paralajmëruese për Shtëpinë e Bardhë të zotit Trump dhe zyrtarët e fushatës së tij për t’u rizgjedhur, të cilët kanë këmbëngulur se vazhdimi i hetimit do t’u kushtojë demokratëve në vitin 2020.

Por gjetjet paraqesin disa sinjale paralajmëruese edhe për demokratët.

Pjesa më e madhe e amerikanëve të përfshirë në sondazh thonë se anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve janë kryesisht të motivuar politikisht sesa e shohin çështjen si pjesë të detyrës së tyre. Ligjvënësit po hetojnë rreth marrëdhënieve të presidentit republikan me Ukrainën dhe nëse ai ka abuzuar me detyrën apo ka komprometuar sigurinë kombëtare falë një përpjekjeje të dyshuar për t’i bërë presion Kievit për të hetuar një kundërshtar politik të tij.

Vlerësimet mbi punën e presidentit në përgjithësi kanë mbetur të qëndrueshme edhe pse hetimet janë shpalosur me një ritëm të shpejtë.

Në përgjithësi, 47 për qind thonë se e mbështesin hetimin, ndërsa 38 për qind janë kundër. Ashtu si shumica e vlerësimeve ndaj presidentit Trump dhe Uashingtonit në përgjithësi, pikëpamjet rreth hetimit janë tejet të polarizuara.

Një shumicë dërrmuese e demokratëve e miratojnë hetimin për shkarkimin e presidentit, përfshirë 68 për qind që e mbështesin atë fuqishëm.

Ndërkohë 64 për qind e republikanëve.thonë se Presidenti Trump nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Megjithatë edhe në mesin e republikanëve një pjesë modeste e tyre mendojnë se zoti Trump ka bërë diçka të gabuar. Rreth 28 për qind mendojnë se ai bëri diçka joetike, ndërsa 8 për qind mendojnë se ai ka shkelur ligjin. zëri i amerikës

Trump: Ja pse do ta ndryshoj adresën e banimit nga Nju Jorku në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar përmes një serie postimesh në rrjetin social, Twitter se ai do ta ndryshojë adresën e tij të banimit nga Nju Jorku në Florida, pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka shkruar se adresa “1600 Pennsylvania Avenue, Shtëpia e bardhë, është vendi që dua dhe ku shpresoj se do të qëndroj për pesë vjetët e ardhshëm”.

“Mirëpo familja ime dhe unë do ta ndryshojmë adresën tonë të përhershme në Palm Beach në Florida”, është shprehur ai.

“Pavarësisht faktit se unë paguaj miliona dollarë në këtë qytet si dhe taksa çdo vit, unë jam trajtuar shumë keq nga liderët politikë të këtij qyteti”, ka thënë Trump duke iu referuar Nju Jorkut.

E përditshmja amerikane, The New York Times, ka raportuar se Trump, tashmë ka nisur procedurat për ndryshim të adresës së përhershme.

Kjo gazetë ka thënë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë treguar pse Trump ka ndryshuar adresën fillestare, mirëpo ka cituar një person të afërt me presidentin të ketë thënë se arsye janë taksat.

Nju Jorku njihet për shkallën e lartë të taksave në nivel shtetëror, për dallim nga Florida. rel

Studentë nga Shqipëria dhe Kosova në Amerikë (video)

Ilir Ikonomi

Në Uashington, u zhvillua të mërkurën mbrëma me ceremoni festive një program që sjell studentë nga Kosova dhe Shqipëria në Shtetet e Bashkuara.

Janë me dhjetëra studentë, të cilët pasi mbarojnë studimet këtu kthehen në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërive ku jetojnë.

KAEF quhet Fondacioni Amerikan i Edukimit për Kosovën, të cilit kohët e fundit i është shtuar edhe një program i ri për të sjellë studentë nga Shqipëria.

Siç njofton kolegu ynë Ilir Ikonomi, synimi është që numri i bursave të rritet për të kontribuar drejtpërdrejt në të ardhmen e të dy vendeve.

Fondacioni amerikan i Edukimit për Kosovën, ka sjellë deri më sot mbi 100 studentë, të cilët sot punojnë në Kosovë, në fushat më të nevojshme dhe në disa prej institucioneve të saj më të rëndësishme.

Liridona Osmanaj e cila po mbaron masterin në Universitetin Duke në Durham të Karolinës së Veriut, shpreson që së shpejti të kontribuojë për ndërtimin e vendit të saj.

“Unë besoj se është një ndër profesionet më të rëndësishme, sepse ne jemi një shtet në tranzicion, një shtet në zhvillim“, thotë Liridona.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku thotë se gjatë tre dekadave të fundit Kosova ka kaluar nëpër ndryshime mjaft të mëdha dhe në shumë aspekte.

“Ndërtimi i një shteti dhe i një shoqërie është mjaft i komplikuar dhe duhen njerëz të kualifikuar për të patur ndryshim të qëndrueshëm. Jemi me fat që kemi patur kaq shumë kosovarë të rinj që kanë studiuar në universitetet më të mira amerikane. Përmes KAEF-it ne kemi patur mbi 100 studentë, të cilët janë kthyer në Kosovë jo vetëm me njohuritë e tyre por edhe me një etikë shumë të lartë. Ata të gjithë janë bërë përfaqësues të ndryshimit,” thotë ambasadorja.

Studentët përzgjidhen nga më të mirët, në bazë të standardeve më të larta. Ata studiojnë në mbi 40 universitete amerikane, duke përfshirë Harvardin, Columbia, Johns Hopkins, Duke dhe Yale.

Shumica studiojnë administrim biznesi dhe ekonomi por ka edhe një numër gjithnjë e më të madh që po studiojnë drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe gazetari.

Këto bursa janë një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk është çështja thjesht për të shkolluar një individ. Financuesit shpresojnë se studentët që vijnë këtu do të sjellin një mendim ndryshe kur të kthehen, do të mund të luftojnë korrupsionin dhe të nxisin zhvillimin e ekonomive në Shqipëri dhe Kosovë.

Në SHBA vijnë shumë nxënës nga Shqipëria me programe të ndryshme, thotë ambasadorja e Shqipërinë në Uashington Floreta Faber. Dëshira e tyre e madhe është t’i shërbejnë vendit amë:

“Nëse jo të gjithë, shumica e tyre janë kthyer në Shqipëri. Ata kanë vazhduar studimet në universitetet shqiptare. Gjithmonë i kam bërë pyetjen vetes: A do të rrinë apo do të kthehen? Shumica e tyre kanë vendosur të kthehen.”

Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatçija, pati një falenderim për partnerët amerikanë që siç u shpreh ajo, i dhanë Kosovës shansin të jetojë e lirë:

“Janë shumë të rinj që kanë përfituar bursa nga Fondacioni Amerikan i Edukimit për Kosovën apo bursa të tjera. Sot ata po ndërtojnë Kosovën moderne.”

Gaz Gjonbalaj është anëtar i bordit të drejtorëve të fondacionit KAEF. Në fillim ai ka qenë donator dhe përkrahës.

“Çdo vit nga Kosova sjellim 8 studentë. Këtë vit filluam me Shqipërinë, filluam me 10 bursa, duke iu falënderuar Fondacionit të Familjes Biberaj si dhe American Albanian Development Fund,” tha zoti Gjonbalaj për Zërin e Amerikës.

Paula Shehu, njëra ndër aplikantet dhe fitueset thotë se dëshiron që të kthehet dhe të kontribuojë për zhvillimin e Shqipërisë. “Dua të bëj të mundur që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria,” tha ajo për Zërin e Amerikës.

Fondacioni i Familjes Biberaj ka kontribuar me 2.5 milion dollarë për të sjellë në Amerikë studentë nga Shqipëria me bursa masteri.

“Shpresoj që edhe ky fondacion do të zgjasë ashtu si edhe Fondi i Kosovës me vite të tëra. Këta studentë studiojnë magjistratura të ndryshme. E kanë të paguar çdo gjë. Qëllimi është të bëjnë ndryshimin kur të kthehen,” thotë zoti Gjonbalaj.

Vetë zoti Gjonbalaj është një biznesmen i suksesshëm, i cili beson se vjen një moment në jetë kur njeriu duhet t’i kthejë shoqërisë dhe vendit të tij një pjesë të asaj që ka arritur:

“Jam i sigurt se forca është brenda nesh. Nuk është veç edukimi që studentët marrin në Amerikë. Është besimi se gjithçka është e mundur”.

SHBA, miratohet rezoluta që formalizon procedurën e hetimit për shkarkimin e presidentit

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi të enjten një rezolutë që vë në lëvizje zyrtarisht procesin përmes së cilit komisionet do të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse Presidenti Trump duhet të përballet me shkarkim.

Votimi tregoi përçarjen në Dhomën e Përfaqësuesve mes demokratëve të shumicës, udhëheqësit e së cilëve kishin argumentuar se nuk ishte e nevojshme një rezolutë e tillë për ta bërë procesin legjitim dhe pakicës republikane që deri tani e ka kundërshtuar hetimin duke thënë se është një proces shumë hermetik dhe se atyre nuk u është dhënë një rol i barabartë

“Po e ndërmarrim këtë hap për të eliminuar çdo dyshim nëse administrata e Presidentit Trump mund të bllokojë dokumenta, të pengojë dëshmitarët, të shpërfillë thirrjet e autorizuara për detyrim paraqitjeje, apo të vazhdojë të pengojë Dhomën e Përfaqësuesve”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një letër për ligjvënësit demokratë.

Kryetari i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se rezoluta nuk sjell drejtësi dhe nuk siguron procesin e duhur për hetimin.

“E kuptoj që shumë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e kishin marrë vendimin për shkarkim, vite më parë. Por normat tona bazë të drejtësisë nuk zhduken, thjesht sepse demokratët e Uashingtonit kanë vendosur kështu”, tha ai.

Deri tani, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Marrëdhëniet me Jashtë dhe Mbikqyrjen kanë dëgjuar dëshmi me dyer të mbyllura nga diplomatë dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa hetojnë nëse duhet votuar që zoti Trump të shkarkohet se ka nxitur një vend të huaj, Ukrainën që të gjejë informacion dëmtues për një rival politik me qëllimin për të shtuar shanset për rizgjedhjen e vet.

Rezoluta bën thirrje për mbajtjen e seancave publike dhe më pas Komisioni i Zbulimit t’i dorëzojë një raport me përfundime dhe rekomandime Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, që do t’i rekomandojë gjithë Dhomës së Përfaqësuesve nëse duhet mbajtur votimi për shkarkim apo jo.

Komisionet do të dëgjojnë të enjten dëshminë e Timothy Morrisonit, që ishte këshilltari kryesor i zotit Trump për çështjet ruse dhe evriopiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare deri të mërkurën kur dha dorëheqjen.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë të mërkurën se duan të dëgjojnë edhe dëshminë e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton dhe kërkuan që ai të dëshmojë javën e ardhshme.

Disa dëshmitarë të tjerë kanë thënë se zoti Bolton ishte thellësisht i shqetësuar se avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, po punonte pas skenave për t’i bërë presion Ukrainës që të hetonte demokratët dhe kandidatin demokrat për president, Joe Biden duke e akuzuar për korrupsion. Nuk ka asnjë provë se një akuzë e tillë është e justifikuar.

Kritikët thonë se zoti Giuliani po bënte “politikë të jashtme në hije” pas shpinës së Departamentit të Shtetit. Sipas dëshmive, zoti Bolton e kishte krahasuar atë që po bënte zoti Giuliani “një pazar droge” dhe se ai nuk donte absolutisht të kishte të bënte me veprimet e tij.

Zoti Trump e shkarkoi zotin Bolton muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve për disa çështje, përfshirë Ukrainën.

Një nga personat që dëshmuan të mërkurën, eksperti i Ukrainës Christopher Anderson, tha se zoti Bolton i kishte thënë të kishte kujdes në komunikimet me zotin Giuliani, i cili sipas tij mund të ndërlikonte përpjekjet diplomatike për të përmirësuar lidhjet mes Uashingtonit dhe Kievit.

Një tjetër zyrtare e Departamentit të Shtetit, Catherinë Croft tha se ajo kishte marrë telefonata të shumta të pashpjegueshme nga Robert Livingston, një ish-ligjvënës republikan amerikan i kthyer në lobist, ku i thoshte asaj se Marie Yovanovitch, ambasadorja amerikan në Ukrainë, duhet të pushohej nga puna.

Ajo tha se zoti Livingston e cilësoi ambasadoren Yovanovitch si një “mbështetëse të Obamës” dhe “të lidhur me George Soros”, një përkrahës i njohur i kauzave liberale dhe demokratëve amerikanë kundër Presidentit Trump.

“Nuk ishte e qartë për mua në atë kohë, dhe as tani – në drejtimin e kujt ose me shpenzimet e kujt zotin Livingston po kërkonte largimin e ambasadores Yovanovitch”, tha zonja Croft.

Administrata Trump në fillim të këtij viti thirri ambasadoren Yovanovitch nga Ukraina, disa muaj para se të përfundonte mandati i saj dhe e shkarkoi atë. Ajo i ka thënë komisioneve hetimore për shkarkimin e Presidentit se u pushua nga puna për shkak të “pretendimeve të pabaza dhe të rreme nga njerëzit me motive të dyshimta”.

Ndërkohë në Senat, i emëruari nga Presidenti Trump për t’u bërë ambasadori i ri në Rusi, John Sullivan, tha në seancën për konfirmimin e tij se e dinte se zoti Giuliani kishte rol në përpjekjet për të shkarkuar ambasadoren Yovanovitch.

I pyetur nëse një president duhet t’i kërkojë një qeverie të huaj të hetojë kundërshtarët politikë, zoti Sullivan u përgjigj se “nuk mendoj se kjo përputhet me vlerat tona”.

Zoti Trump e ka quajtur hetimin për procesin e shkarkimit një gjueti shtrigash dhe një sajesë. Ai e ka përshkruar telefonatën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në qendër të hetimit si “të përkryer”. zëri i amerikës

Stoltenbergu i kërkon Rusisë të largohet nga pjesa lindore e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Rusia t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev më 31 tetor, pasi ka diskuuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg ka thënë se Moska duhet t’i kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar.

“NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

“Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës”.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se NATO-ja planifikon të rrisë mbështetjen për Ukrainën dhe Detin e Zi, duke kryer stërvitje ushtarake në këtë rajon.

Rusia pretendon se anijet ukrainase të kapura në Ngushticën e Kërçit kanë qenë në ujërat territorialë të Rusisë, mirëpo këto deklarata janë hedhur poshtë nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me seli në Hamburg.

Kreu i NATO-s është cituar t’i ketë thënë presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy se marrëveshjet e paqes, që janë arritur me qëllim të dhënies fund të konfliktit në mes të Ukrainës dhe separatistëve rusë, duhet të zbatohen në tërsi nga të dyja anët.

Ai ka thënë se NATO-ja mbështet përpjekjet e Zelenskiyt për ta zgjidhur në mënyrë paqësore këtë konflikt.

Megjithatë, Stoltenberg ka përmendur edhe se Ukraina duhet të vazhdojë të zbatojë reformat, në mënyrë që të garantojë sigurinë e shtetit dhe të punojë për anëtarësim në NATO.

Zelenskiy në anën tjetër ka thënë se Ukraina është “gati për të kaluar në një tjetër nivel” dhe të anëtarësohet në programet e NATO-s. rel

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë rezolutën për procedurën e shkarkimit

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të miratojë të enjten një rezolutë që vë në lëvizje zyrtarisht procesin përmes së cilit komisionet do të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse Presidenti Trump duhet të përballet me shkarkim.

Votimi ka gjasa të tregojë përçarjen në Dhomën e Përfaqësuesve mes demokratëve të shumicës, udhëheqësit e së cilëve kishin argumentuar se nuk ishte e nevojshme një rezolutë e tillë për ta bërë procesin legjitim dhe pakicës republikane që deri tani e ka kundërshtuar hetimin duke thënë se është një proces shumë hermetik dhe se atyre nuk u është dhënë një rol i barabartë

“Po e ndërmarrim këtë hap për të eliminuar çdo dyshim nëse administrata e Presidentit Trump mund të bllokojë dokumenta, të pengojë dëshmitarët, të shpërfillë thirrjet e autorizuara për detyrim paraqitjeje, apo të vazhdojë të pengojë Dhomën e Përfaqësuesve”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një letër për ligjvënësit demokratë.

Kryetari i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se rezoluta nuk sjell drejtësi dhe nuk siguron procesin e duhur për hetimin.

“E kuptoj që shumë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e kishin marrë vendimin për shkarkim, vite më parë. Por normat tona bazë të drejtësisë nuk zhduken, thjesht sepse demokratët e Uashingtonit kanë vendosur kështu”, tha ai.

Deri tani, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Marrëdhëniet me Jashtë dhe Mbikqyrjen kanë dëgjuar dëshmi me dyer të mbyllura nga diplomat dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa hetojnë nëse duhet votuar që zoti Trump të shkarkohet se ka nxitur një vend të huaj, Ukrainën që të gjejë informacion dëmtues për një rival politik me qëllimin për të shtuar shanset për rizgjedhjen e vet.

Rezoluta bën thirrje për mbajtjen e seancave publike dhe më pas Komisioni i Zbulimit t’i dorëzojë një raport me përfundime dhe rekomandime Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, që do t’i rekomandojë gjithë Dhomës së Përfaqësuesve nëse duhet mbajtur votimi për shkarkim apo jo.

Komisionet do të dëgjojnë të enjten dëshminë e Timothy Morrisonit, që ishte këshilltari kryesor i zotit Trump për çështjet ruse dhe evriopiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare deri të mërkurën kur dha dorëheqjen.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë të mërkurën se duan të dëgjojnë edhe dëshminë e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton dhe kërkuan që ai të dëshmojë javën e ardhshme.

Disa dëshmitarë të tjerë kanë thënë se zoti Bolton ishte thellësisht i shqetësuar se avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, po punonte pas skenave për t’i bërë presion Ukrainës që të hetonte demokratët dhe kandidatin demokrat për president, Joe Biden duke e akuzuar për korrupsion. Nuk ka asnjë provë se një akuzë e tillë është e justifikuar.

Kritikët thonë se zoti Giuliani po bënte “politikë të jashtme në hije” pas shpinës së Departamentit të Shtetit. Sipas dëshmive, zoti Bolton e kishte krahasuar atë që po bënte zoti Giuliani “një pazar droge” dhe se ai nuk donte absolutisht të kishte të bënte me veprimet e tij.

Zoti Trump e shkarkoi zotin Bolton muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve për disa çështje, përfshirë Ukrainën.

Një nga personat që dëshmuan të mërkurën, eksperti i Ukrainës Christopher Anderson, tha se zoti Bolton i kishte thënë të kishte kujdes në komunikimet me zotin Giuliani, i cili sipas tij mund të ndërlikonte përpjekjet diplomatike për të përmirësuar lidhjet mes Uashingtonit dhe Kievit.

Një tjetër zyrtare e Departamentit të Shtetit, Catherinë Croft tha se ajo kishte marrë telefonata të shumta të pashpjegueshme nga Robert Livingston, një ish-ligjvënës republikan amerikan i kthyer në lobist, ku i thoshte asaj se Marie Yovanovitch, ambasadorja amerikan në Ukrainë, duhet të pushohej nga puna.

Ajo tha se zoti Livingston e cilësoi ambasadoren Yovanovitch si një “mbështetëse të Obamës” dhe “të lidhur me George Soros”, një përkrahës i njohur i kauzave liberale dhe demokratëve amerikanë kundër Presidentit Trump.

“Nuk ishte e qartë për mua në atë kohë, dhe as tani – në drejtimin e kujt ose me shpenzimet e kujt zotin Livingston po kërkonte largimin e ambasadores Yovanovitch”, tha zonja Croft.

Administrata Trump në fillim të këtij viti thirri ambasadoren Yovanovitch nga Ukraina, disa muaj para se të përfundonte mandati i saj dhe e shkarkoi atë. Ajo i ka thënë komisioneve hetimore për shkarkimin e Presidentit se u pushua nga puna për shkak të “pretendimeve të pabaza dhe të rreme nga njerëzit me motive të dyshimta”.

Ndërkohë në Senat, i emëruari nga Presidenti Trump për t’u bërë ambasadori i ri në Rusi, John Sullivan, tha në seancën për konfirmimin e tij se e dinte se zoti Giuliani kishte rol në përpjekjet për të shkarkuar ambasadoren Yovanovitch.

I pyetur nëse një president duhet t’i kërkojë një qeverie të huaj të hetojë kundërshtarët politikë, zoti Sullivan u përgjigj se “nuk mendoj se kjo përputhet me vlerat tona”.

Zoti Trump e ka quajtur hetimin për procesin e shkarkimit një gjueti shtrigash dhe një sajesë. Ai e ka përshkruar telefonatën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në qendër të hetimit si “të përkryer”. zëri i amerikës

Ushtria amerikane publikon videon e operacionit ndaj al-Baghdadit

Tri ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump u ngjit në podiumin e Shtëpisë së Bardhë për t’i thënë botës se më në fund kishte vdekur udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, zyrtarët ushtarakë i mundësuan publikut një kundrim të operacionit që u zhvillua në terren.

Pesë video bardhë e zi të marra nga dronët, tregojnë se si helikopterët asgjësojnë një grup personash që qëllonin ndaj forcave speciale amerikane, të cilat po afroheshin në rrugë ajrore. Sapo prekën në tokë, forcat amerikane u bënë thirrje të dorëzoheshin personave brenda godinës.

Në përfundim të aksionit, videoja tregon avionët amerikanë që nëpërmjet predhave të precizionit të lartë e shndërrojnë zonën në rrënoja.

Megjithatë, në pamjet e publikuara nuk tregohen momentet e fundit të udhëheqësit terrorist. zëri i amerikës

2 diplomatë amerikanë: Trump e shihte Ukrainën si të korruptuar

Ken Bredemeier

Dy diplomatë amerikanë të karrierës i thanë të mërkurën komisioneve që po hetojnë për procesin e shkarkimit të Presidentit se Donald Trumpi kishte një pikëpamje thellësisht negative për Ukrainën si një vend i korruptuar gjë që ndërlikoi përpjekjet diplomatike për të forcuar marrëdhëniet e Uashingtonit me Kievin dhe mbështetjen në luftën e këtij të fundit kundër separatistëve rusë në pjesën lindore të vendit.

Catherine Croft, e cila ka punuar si eksperte për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, dëshmoi para hetuesve të Kongresit se në vitin 2017 ajo punoi për planin e presidentit Trump për t’i siguruar Ukrainës një sistem raketash anti-tank dhe gjithashtu organizoi takimin e tij me Presidentin ukrainas Presidenti Petro Poroshenko në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përgjatë punës, kam dëgjuar – direkt dhe indirekt – Presidenti Trump e ka përshkruar Ukrainën si një vend të korruptuar,” thotë ajo në dëshminë e përgatitur.

Gjatë kohës së saj si ndihmëse e sigurisë kombëtare, zonja Croft gjithashtu tha se ajo kishte marrë telefonata të shumta të pashpjegueshme nga Robert Livingston, një ish-ligjvënës republikan amerikan i kthyer në lobist, ku i thoshte asaj se Marie Yovanovitch, ambasadorja amerikan në Ukrainë, duhet të pushohej nga puna. Ajo tha se zoti Livingston e cilësoi ambasadoren Yovanovitch si një “mbështetëse të Obamës” dhe “të lidhur me George Soros”, një përkrahës i njohur i kauzave liberale dhe demokratëve amerikanë kundër Presidentit Trump.

“Nuk ishte e qartë për mua në atë kohë, dhe as tani – në drejtimin e kujt ose me shpenzimet e kujt zoti Livingston po kërkonte largimin e ambasadores Yovanovitch”, tha zonja Croft.

Akuzat

Administrata Trump në fillim të këtij viti thirri ambasadoren Yovanovitch nga Ukraina, disa muaj para se të përfundonte mandati i saj dhe e shkarkoi atë. Ajo i ka thënë komisioneve hetimore për shkarkimin e Presidentit se u pushua nga puna për shkak të “pretendimeve të pabaza dhe të rreme nga njerëzit me motive të dyshimta”.

Mbarëvajtja e diskutimeve të presidentit me Ukrainën është në qendër të hetimit të nisur nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët për shkarkimin e tij – në se pezullimi i përkohshëm i 391 milion dollarëve ndihma ushtarake për Ukrainën u bë derisa ai mori miratimin për hetime për ta ndihmuar atë politikisht.

Ligjvënësit po shqyrtojnë kërkesën e Presidentit Trump në fund të korrikur drejtuar presidentit aktual të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që ai të fillonte hetimet për çdo përfshirje që Ukraina kishte në përpjekje për të penguar zgjedhjen e tij në vitin 2016 dhe të hetonte veprimet e një prej sfiduesve kryesorë të demokratëve të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden, dhe punën e djalit të tij, Hunter Biden, si anëtar i bordit të Burismas, një kompani ukrainase e gazit natyror.

Trump e ka cilësuar thirrjen me Presidentin Zelenskiy si “perfekte”, dhe mohoi se ekzistonte një quid pro quo – ndihmën ushtarake për Kievin në këmbim të hetimeve politike.

Christopher Anderson

Një diplomat i dytë i karrierës, Christopher Anderson, dëshmoi të mërkurën se në fund të vitit të kaluar kur Rusia përshkallëzoi konfliktin me Kievin duke kapur anije ushtarake të Ukrainës që shkonin drejt një porti ukrainas në Detin e Azovit, kolegët e tij në Departamentin e Shtetit “përgatitën shpejt një deklaratë që dënonte Rusinë , “por se “zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë bllokuan publikimin e saj”.

Në një episod tjetër, zoti Anderson tha se ai dhe të tjerë diplomatë mbështetën përpjekjet për ta bërë Shtëpinë e Bardhë të përmirësonte marrëdhëniet me Ukrainën. Por zoti Anderson tha se ai ishte “paralajmëruar” nga Këshilltari i atëhershëm i Sigurimit Kombëtar John Bolton se avokati personal i Presidentit Trump, Rudy Giuliani, i cili ishte deleguar nga Trump për të mbikëqyrur çështjet e Ukrainës, “ishte zëri kryesor i presidentit në Ukrainë, i cili mund të ishte një pengesë për rritjen e angazhimit të Shtëpisë së Bardhë “.

Në Twitter, Trump vazhdoi të sulmojë hetimin e impeachment.

Rezoluta për gjenocidin ndaj armenëve rrit tensionet SHBA-Turqi

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një rezolutë, që e njeh si gjenocid masakrën ndaj armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të.

Kjo masë provokoi zemërim në Turqi.

Dhoma e miratoi rezolutën jodetyruese, më 29 tetor, me një votim prej 405 votash pro dhe 11 kundër.

Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ajo ishte e nderuar të bashkohej me kolegët e saj “në përkujtimin solemn të një prej mizorive të mëdha të shekullit të 20-të, vrasjen sistematike të më shumë se 1.5 milion burrave, grave dhe fëmijëve armenë nga Perandoria Osmane”.

Në vitin 2017, presidenti i amerikan Donald Trump kritikoi vrasjet e armenëve në shekullin e 20-të dhe tha se kjo ngjarje ishte “një nga mizoritë më të këqija të atij shekulli”, por ai nuk e përdori fjalën gjenocid.

Para se të zgjidhej në vitin 2008, ish-presidenti amerikan, Barack Obama ishte zotuar të njohë gjenocidin ndaj armenëve, por përfundimisht nuk e bëri këtë gjatë dy mandateve të tij në detyrë.

Por, përfaqësuesja demokrate Nancy Pelosi, në fjalimin e saj, tha se e vërteta e “krimit tronditës” është mohuar shumë shpesh.

“Sot, le të themi qartë faktet për t’u përfshirë përgjithmonë në procesverbalin e Kongresit: barbaria e kryer kundër popullit armen ishte një gjenocid”, tha Pelosi.

Aram S. Hamparian, drejtori ekzekutiv i Komitetit Kombëtar armen të Amerikës me qendër në Uashington, e quajti miratimin një “kundërshtim absolut” të pretendimeve të Stambollit.

“Turqia e di se nëse SHBA-ja nuk është bashkëpunëtore në mohimin e tyre, atëherë ai mohim nuk është i qëndrueshme”, i tha Radios Evropa e Lirë, Aram Hamparian.

Rezoluta u prezantua nga Adam Schiff, një demokrat nga Kalifornia, vend ky në të cilin ka një popullsi të madhe armene. Rezoluta duhet të kalojë edhe në Senat.

Reagimet nga Armenia dhe Turqia

Kryeministri armen, Nikol Pashinian përshëndeti rezolutën, duke e cilësuar atë “një hap të guximshëm drejt shërbimit të së vërtetës dhe drejtësisë historike”.

“1915 kurrë më” është një nga pankartat që kishin mbajtur protestuesit armenë gjatë një proteste në Strasburg.

Pashinian tha se masa “ofron rehati për miliona pasardhës të të mbijetuarve nga gjenocidi armen” dhe vlerësoi përpjekjet e armeno-amerikanëve, duke thënë se “aktivizmi dhe këmbëngulja vetëmohuese e të cilëve ishin forca lëvizëse dhe frymëzimi pas votimit historik të rezolutës”.

Turqia paralajmëroi se rezoluta amerikane rrezikon të dëmtojë lidhjet “në një kohë jashtëzakonisht të brishtë” për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.

“Si një hap i pakuptimtë politik, adresuesit e kësaj rezolute janë lobi armen dhe grupet anti-Turqi”, tha Ministria e Jashtme përmes një deklarate.

Përmes një reagimi tjetër, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu kritikoi rezolutën, duke e quajtur atë “hakmarrje” për operacionin e Turqisë në veri të Sirisë në fillim të këtij muaji.

Forcat turke më 9 shtator sulmuan luftëtarët kurdë në veri të Sirisë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni.

Uashingtoni dënoi menjëherë operacionin ushtarak të Ankarasë.

Ligjvënësit amerikanë nuk u ndalen vetëm me rezolutën që njeh gjenocidin ndaj armenëve.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sanksione kundër Turqisë për veprimet e saj në Siri.

Mbështetur nga demokratët dhe republikanët, legjislacioni i bën thirrje presidentin amerikan Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Turqisë.

Të dyja masat – fati i të cilave në Senat është i paqartë – erdhën në ditën kur Turqia shënoi festën e saj kombëtare.

Çështja armene dhe Turqia

Turqit osmanë vranë dhe dëbuan rreth 1.5 milion armenë, një pakicë e krishterë në Perandorinë kryesisht myslimane, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.

Shumë historianë dhe disa vende të tjerë e konsiderojnë masakrën si gjenocid.

Disa aktivistë për të drejtat e njeriut në Turqi mbajnë në duar portretet e intelektualëve armenë që ishin deportuar më 1915.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar një përcaktim të tillë, duke pretenduar se vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e Qeverisë osmane për të asgjësuar armenët.

Turqia gjithashtu pretendon se më pak armenë vdiqën sesa ishte raportuar.

Armenia thotë se vrasja masive është një nga shembujt e parë të gjenocidit në historinë moderne, përpara Holokaustit të kryer nga Gjermania naziste kundër më shumë se 6 milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Yuri Kim: Do të nxis udhëheqësit e Shqipërisë të zgjidhin ngërçin

Yuri Kim, e emëruar si ambasadore e SHBA në Shqipëri, foli të martën pasdite në Uashington përpara Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme në një seancë për konfirmimin e saj.

Zonja Kim, e cila u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, tha se nëse konfirmohet do të ndiqte disa përparësi në punën e saj si ambasadore.

Ajo tha se do të inkurajonte Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Diplomatja tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Zonja Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo tha se sheh si përpërësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.

Shqipëria, tha zonja Kim në seancë, ka një emër jo të mirë për krimin e organizuar, për trafikimin e njerëzve, sidomos të grave si dhe të narkotikëve përmes kufijve.

Zonja Kim tha se nëse konfirmohet, do të punonte gjithashtu për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Ajo tha se pak miq e kanë përqafuar Amerikën më ngrohtësisht se sa shqiptarët; sondazhe të shumta tregojnë se mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkuara mbetet ndër më të lartat në botë. Zonja Kim tha se SHBA kanë një mik të fortë dhe besnik te Shqipëria dhe se është e domosdoshme që t’i mbajnë pranë miq të tillë. Pak partnerë janë më të gatshëm se Shqipëria që të bëjnë më shumë me Shtetet e Bashkuara, tha zonja Kim.

Ajo tha se ushtarët shqiptarë kanë luftuar krah për krah me trupat amerikane në Afganistan dhe kanë shërbyer për këshillimin dhe trajnimin e forcave afgane krahas trupave të SHBA.

Shqipëria, tha zonja Kim, ka qenë një partnere e besueshme në koalicionin global për të mposhtur ISIS-in dhe “ka treguar se jo vetëm vlerëson përfitimet nga anëtarësimi në NATO, por edhe përqafon përgjegjësitë që burojnë nga të qënit anëtare e aleancës.”

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të senatorëve për ndikimin e mundshëm të Rusisë në rajon, zonja Kim tha se fatmirësisht, përpjekjet e Rusisë në këtë aspekt nuk kanë patur shumë efekt. Për këtë arësye, tha zonja Kim, “e kemi për detyrë që t’i mbajmë më afër miq të tillë si Shqipëria në kohë si kjo”. Ka rëndësi, tha ajo, që t’i ndihmojmë shqiptarët të forcojnë institucionet, në mënyrë që ata të jenë më rezistentë ndaj përpjekjeve të Rusisë si dhe të depërtimit ekonomik të Kinës.

Nëse konfirmohet, Yuri Kim do të ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, do të ishte gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Me Kushtetutë, ambasadorët emërohen nga Presidenti dhe konfirmohen nga Senati.

KARRIERA DIPLOMATIKE

Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor. zëri i amerikës

Kush është dëshmitari kyç i hetimit kundër Presidentit Trump?

Kolonel Lejtnant Alexander Vindman ka qenë oficer i këmbësorisë amerikane në disa fushata ushtarake jashtë vendit. Ai është nderuar me medaljen “Zemra e Purpurtë” (Purple Heart) pasi u plagos në Irak nga një bombë e vendosur në anë të rrugës. Alexander Vindman ka shërbyer në ambasadat amerikane në Kiev dhe në Moskë dhe ka mbuluar çështjet politiko-ushtarake me Rusinë në Pentagon.

Por është pozicioni i tij më i fundit, si eksperti kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, që e vendosi atë në epiqendër të vëmendjes, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate po vazhdon hetimet që mund të çojnë në ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Zoti Vindman ishte ndër personat që dëgjuan bisedën telefonike të 25 korrikut, gjatë së cilës Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një “nder”, atë që të niste hetimet për një nga kundërshtarët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020-tës, ish-Nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden. Ky i fundit ishte deri këtë vit anëtar i bordit të një kompanie gazi natyror në Ukrainë.

Zoti Vindman u tha hetuesve në Kongres se u shqetësua aq shumë nga kërkesa e Presidentit Trump për Presidentin Zelenskiy që të ndërhynte në skenën politike të Shteteve të Bashkuara, saqë i raportoi komentet e presidentit tek eprorët e tij.

Tashmë Alexander Vindman është 44 vjeç. Por ai dhe vëllai i tij binjak, Yevgeny, ishin vetëm 3 vjeç kur familjet e tyre u larguan nga Ukraina, atëherë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, drejt Shteteve të Bashkuara. Vëllai i tij është gjithashtu kolonel lejtnant i ushtrisë dhe jurist për çështjet e etikës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Zoti Vindman u tha ligjvënësve që po zhvillojnë hetimet se: “sapo mbërritëm në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1979, babai im bëri disa punë që të na mbështeste, duke mësuar anglishten gjatë orëve të natës. Ai na theksonte rëndësinë e integrimit plotësisht në vendin tonë të ri”.

Për shumë vite jeta ishte e vështirë. Por megjithë fillimet tona të vështira, familja ime punoi për të ndërtuar ëndrrën e saj amerikane. Unë vlerësoj thellësisht vlerat dhe idealet amerikane, si dhe fuqinë e lirisë. Unë jam patriot dhe është detyra ime e shenjtë e në nderin tim që t’i mbroj këto vlera dhe vendin tonë, pavarësisht çdo pale politike”.

Ai tha se ka shërbyer mbi 20 vjet si oficer i ushtrisë amerikane dhe si diplomat “me qasje jopartiake dhe me respekt e profesionalizmin të madh për administratat republikane e demokrate”.

Presidenti Trump e përshkroi zotin Vindman si ndjekës të asaj rryme që ai i ka cilësuar si “Never Trumper” që nuk kanë qenë kurrë pro tij. Ai ka ngritur pikëpyetje pse Kolonel Lejtnant Alexander Vindman iu lejua të dëshmojë si pjesë e hetimeve për shkarkimin e tij. zëri i amerikës

Hetimet për shkarkimin e Presidentit; votim këtë javë në Kongres

Ligjvënësit dalin nga zona e klasifikuar për të folur me gazetarët

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka caktuar ditën e enjte për votimin. Në një letër drejtuar ligjvënësve, ajo shprehet se kështu “do të eliminohen dyshimet” mbi procesin.

Zonja Pelosi shprehet se resoluta do të “konfirmojë hetimin aktual; do të përcaktojë procedurat për seanca dëgjimore që janë të hapura për popullin amerikan dhe për transferimin e evidencës tek Komisioni për Gjyqësorin, si dhe do të parashtrojë të drejta ligjore gjatë këtij procesi për presidentin dhe avokatët e tij”. Presidenti Donald Trump dhe republikanët e kanë quajtur të paligjshëm hetimin pasi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk u votua ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sot, tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve pritet të dëgjojnë dëshminë e Kolonel Lietnant Alexander Vindman, i cili punon në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një deklaratë me shkrim të dorëzuar paraprakisht, ai thotë se ishte ndër personat që dëgjuan telefonatën e 25 korrikut, gjatë së cilës Presidenti Trump i kërkoi një “favor” Presidentit Zelenskiy. Ai kërkoi hapjen e hetimeve në Ukrainë për ndërhyrje të këtij vendi në favor të demokratëve në zgjedhjet amerikane të 2016-tës, si dhe për akuzat për korrupsion të kandidatit demokrat për president, Joe Biden, dhe djalit të tij, Hunter, i cili punonte për një kompani gazi natyror në Ukrainë.

Kolonel Lietnant Vidman shprehet se “u shqetësova nga telefonata. Nuk mendoj se ishte e përshtatshme t’i kërkohej një qeverie të huaj të hetojë një shtetas amerikan, si dhe u shqetësova për pasojat ndaj mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën“.

Trump: Al-Bagdadi, njeri i sëmurë, moralisht i korruptuar

Presidenti Donald Trump, përshëndeti operacionin që komandot amerikane ndërmorën gjatë fundjavës në Siri kundër kreut të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, të cilin ai e quajti “një Trump: , që tani ka vdekur”.

Presidenti Trump u tha shefave të policisë në një konferencë në Çikago: “Ai është i vdekur, është i vdekur si gozhda e një dere dhe nuk pati ndonjë vdekje të guximshme. Këtë mund t’jua them me siguri”.

Udhëheqësi amerikan deklaroi: “Ai duhej të ishte vrarë vite më parë, një president tjetër duhet ta kishte eliminuar.” Presidenti tha se SHBA tani kanë “dhjetëra mijëra të burgosur të ISIS-it nën mbikëqyrjen e tyre të afërt.”

Presidenti Trump tha gjithashtu se SHBA planifikojnë të mbajnë në posedim fushat e naftës brenda Sirisë me vlerë 45 milion dollarë në muaj, të ruajtura nga trupat amerikane, edhe pse Presidenti tashmë ka tërhequr shumicën e forcave të tjera amerikane nga veriu i Sirisë në jug të kufirit me Turqinë.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha ndërkaq të hënën në Pentagon se sulmi u ekzekutua “shkëlqyeshëm në të gjitha aspektet” nga Forcat Speciale të SHBA. Ai e quajti atë kulmin e “një operacioni shumë-vjeçar për kapjen ose vrasjen e Bagdadit, i cili ka kryer disa nga mizoritë më brutale të kohës sonë”.

Ai tha se operacioni preciz vërteton se Shtetet e Bashkuara “mund të godasin këdo, kudo, në çdo kohë”. Pavarësisht kësaj, ai tha se tërheqja më e gjerë kohët e fundit e trupave nga Siria e urdhëruar nga Presidenti Trump do të vazhdojë, duke lënë më pak forca amerikane në rajon.

Gjenerali Mark Milley, kreu i shtatmadhorisë amerikane, tha se sulmi ndodhi rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Turqinë dhe se zyrtarët ushtarakë kanë plane në ditët e ardhshme për të publikuar video të disa pjesëve të operacionit.

Presidenti Trump tha të dielën se Bagdadi deri në çastet e fundit ishte “duke qarë e bërtitur” deri sa vdiq, por Milley tha se ai nuk e dinte se cili ishte burimi i këtij informacioni. Milley tha megjithatë se Presidenti Trump kishte folur drejtpërdrejt me anëtarët e ekipit të operacionit.

Milley iu shmang pyetjeve të tjera në lidhje me operacionin.

Video nga operacioni

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të deklasifikojë dhe publikojë një pjesë të videos të filmuar të shtunën gjatë operacionit të forcave speciale në Siri, ku u vra kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Videoja besohet se përfshin pamje ajrore dhe ndoshta pamje nga kamerat e montuara në trupin e ushtarëve që sulmuan kompleksin e al-Bagdadit.

“Do të mendojmë për këtë, mund ta publikojmë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve para se të nisej për në Çikago sot në mëngjes.

“Mund të shkëpusim pjesë të caktuara dhe t’i publikojmë,” tha ai.

Nëse publikohet, videoja do të duhet që së pari të pastrohet, për t’u siguruar se aty nuk tregohen taktikat e përdorura nga forcat amerikane, tha një zyrtar. zëri i amerikës

Trump: Mund të publikojmë video nga operacioni në Siri

Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të deklasifikojë dhe publikojë një pjesë të videos të filmuar të shtunën gjatë operacionit të forcave speciale në Siri, ku u vra kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Videoja besohet se përfshin pamje ajrore dhe ndoshta pamje nga kamerat e montuara në trupin e ushtarëve që sulmuan kompleksin e al-Bagdadit.

“Do të mendojmë për këtë, mund ta publikojmë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve para se të nisej për në Çikago sot në mëngjes.

“Mund të shkëpusim pjesë të caktuara dhe t’i publikojmë,” tha ai.

Nëse publikohet, videoja do të duhet që së pari të pastrohet, për t’u siguruar se aty nuk tregohen taktikat e përdorura nga forcat amerikane, tha një zyrtar.

Të dielën, Presidenti Trump e përshkroi me hollësi të mëdha bastisjen e kompleksit, duke thënë se udhëheqësi i Shtetit Islamik shpërtheu një jelek vetëvrasës në çastin kur iu afruan forcat amerikane.

Ushtria amerikane veproi me shpejtësi pas informacioneve të zbulimit

Presidenti Donald Trump duke monitoruar operacionin për al-Baghdadin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper dhe Nënpresidenti Mike Pence thanë se informacione zbulimi të minutës së fundit u mundësuan forcave speciale hapësirën e nevojshme për të zhvilluar sulmin ndaj udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, pasi Presidenti Donald Trump dha miratimin këtë javë.

Nënpresidenti Mike Pence i tha kanalit CBS News si deri të enjten pasdite, Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna të sakta se Baghdadi do të gjendej në Idlib të Sirisë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara morën informacion të mëtejshëm të shtunën në mëngjes që përcaktoi vendimin për të zhvilluar operacionin gjatë natës.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se operacioni u planifikua në një bazë në Irak. Presidenti Trump tha se tetë helikopterë udhëtuan për gati një orë për t’iu afruar objektit ku ndodhej al-Baghdadi.

Sekretari i Mbrojtjes Esper tha se ushtarët synonin ta kapnin të gjallë, por se ishin përgatitur edhe për të kundërtën. Njësia i bëri thirrje al-Baghdadit që të dorëzohej.

Ai refuzoi. U fut në një pjesë të nëndheshme dhe ndërsa filloi përpjekja për ta nxjerrë, mendojmë se ai shpërtheu një jelek vetëvrasës dhe i mori jetën vetes”, i tha Sekretari Esper kanalit CNN.

Sipas Nënpresidentit Pence, opsionet e paraqitur nga ushtarakët u shqyrtuan nga Presidenti Trump të premten në mëngjes.

Ai i shqyrtoi, bëri pyetje të shkëlqyera dhe zgjodhi opsionin që menduam se do të na jepte probabilitetin më të lartë për të dalë me sukses, si dhe konfirmimin se kreu i ISIS-it do të ishte vërtet aty dhe që do të kapej apo do të vritej”, shtoi Sekretari Esper.

Sekretari Esper tha se gjatë operacionit pati dy të plagosur lehtë në radhët e ushtarakëve amerikanë, por që tashmë janë rikthyer në shërbim. Presidenti Trump gjithashtu bëri të ditur se një qen i ushtrisë ishte plagosur.

Mazloum Abdi, komandanti i Forcave Demokratike Siriane që iu bashkuan SHBA-së për të mposhtur Shtetin Islamik në Siri, falenderoi Presidenti Trump në Twitter dhe shtoi se gjatë pesë muajve të fundit është monitoruar bashkarisht me SHBA-në dhe janë zhvilluar operacione zbulimi në terren.

Ai e quajti vdekjen e Baghdadit një “operacion të përbashkët”, si dhe foli për “operacione të tjera efikase” në të ardhmen mes SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane. Ai më vonë shtoi se një tjetër operacion në rajon siguroi vrasjen e zëdhënësit të Shtetit Islamik, Hassan al-Muhajir. Zyrtarët amerikanë refuzuan të komentojnë këto mesazhe të zotit Abdi.

Gjatë njoftimit të tij, Presidenti Trump falenderoi Forcat Demokratike Siriane, Irakun, Rusinë, Turqinë dhe Sirinë, krahas forcave amerikane, për të cilat tha se u treguan “kaq të guximshme dhe kaq të mira”. zëri i amerikës

Vjeshta në Massachusetts, rezervati natyror një oazë për pushim

Vjeshta është stina e vitit që simbolizon pjekurinë, pasurinë dhe melankolinë, ndërsa tiparet e tilla janë treguar edhe në fotografitë që shfaqin laramaninë e kësaj stine që u realizuan në rezervatin natyror në Massachusetts të SHBA-së.

Bëhet fjalë për rezervatin natyror Mount Tom që shtrihet në bregun perendimor të lumit Connecticut, pranë qytetit Holyoke.

Njëherësh, kjo është edhe maja më jugore dhe më e lartë e vargmalit Mount Tom Range, i cili karakterizohet për florën dhe faunën e pasur që përfshin shumë specie endemike.

Ekosistemin e veçantë të mikroklimës e zbukuron shkëmbi në lartësi deri në 350 metra që kufizohet me luginën e lumit Connecticut.

Si i tillë, rezervati cilësohet si një margaritar i madh turistik, por edhe një vend për pushim dhe kalimin e kohës së lirë, pasi gjendet më pak se shtatë kilometra larg nga qendra e qytetit Holyoke. aa

Presidenti Trump konfirmon vrasjen e Al-Bagdadit

Zeri i Amerikes

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.

“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë”, njoftoi presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

“Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion” por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha që udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ” duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”. Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë,

Raportimet e mediave thanë se misioni në provincën Idlib të Sirisë përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë

Raportimet e mediave thonë se Bagdadi u vu në shënjestër në provincën Idlib të Sirisë, në një mision që përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë

Në korrik një raport i OKB-së paralajmëroi se udhëheqësit e lartë të Shtetit Islamik “janë mes atyre që kanë kaluar në zonën e Idlibit”.

Vdekja e Bagdadit ishte raportuar gabimisht disa herë.

Mesazhi i tij i fundit audio u lëshua në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit.

Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta ai thotë se Shtetet e Bashkuara “tani po mbyten në kënetat” e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.

Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.

Në mars të vitit 2014, gruaja e Bagdadit u la e lirë nga militantët e Frontit al-Nusra të lidhur me al-Kaidën, së bashku me dy djemtë dhe vajzën e saj, në këmbim të 13 murgeshave të marra peng nga ai grup. Është raportuar se vetëm vajza ishte fëmija e Bagdadit. Të dy djemtë ishin fëmijët e gruas së tij, Sujidah al-Dulaimi, nga martesa e pare, përpara se të takohej me Bagdadi.

Bagdadi lindi në vitin 1971 në Samarra të Irakut. Ai u kap nga forcat amerikane dhe u mbajt në kampin Bucca, përgjatë kufirit Irak-Kuvajt mes vitit 2003 dhe 2009 para se të lirohej.

Në vitin 2014, ai deklaroi krijimin e “Kalifatit” të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak dhe e shpalli veten halif.

Vetë ISIS-i shumë shpejt pushtoi pjesën më të madhe të Irakut dhe Sirisë dhe në kulmin e tij mund të ketë kontrolluar deri në 40 përqind të Irakut.

Në qershor të vitit 2017, qeveria irakiane shpalli fitoren ndaj ISIS-it në qytetin Mosul. Kryeministri irakian Haider al Abadi deklaroi fitoren e plotë ndaj grupit militant në dhjetor 2017.

Në mars të vitit 2019, Forcat e Mbrojtjes Siriane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara njoftuan çlirimin e Baghuzit, territori i fundit i mbajtur nga ISIS-i në Siri.

Republikanët në mbrojtje të Presidentit

Ligjvënësit republikanë kanë intensifikuar kundërshtimin e hetimeve për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, duke protestuar që Komisioni i Zbulimit po merr në pyetje dëshmitarë në seanca dëgjimore të mbyllura për publikun dhe ligjvënësit e tjerë. Protesta është pjesë e një strategjie më të gjerë për të sulmuar procesin nëpërmjet të cilit ligjvënësit demokratë janë duke shqyrtuar akuzat se Presidenti Trump ka kërkuar ndërhyrje të huaj në zgjedhjet presidenciale të 2020-tës. Njofton nga Kongresi korrespondetja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson.

Presidenti Trump kërkoi që republikanët të luftojnë…

“Republikanët duhet të luftojnë më shumë…”, tha ai.

Aleatët e tij në Kongres e dëgjuan kërkesën dhe u mblodhën para hyrjes së mjediseve të klasifikuara ku po zhvillohen dëgjesat hetimore për shkarkimin e presidentit.

“Prapa atyre dyerve synojnë të zhbëjnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Duam të dimë ç’po ndodh atje”, tha Ligjvënësi republikan Matt Gaetz.

47 republikanë janë të autorizuar të marrin pjesë në punimet e komisionit. Dëshmitë zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura për t’u mundësuar hetuesve krijimin e dosjes. Por, Presidenti Trump dhe aleatët e tij në Kongres thonë se hetimet për shkarkimin nuk duhen zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Bëjeni në publik. Mos ia fshihni popullit amerikan”, tha Ligjvënësi republikan Mo Brooks.

Republikanët i kanë bërë thirrje Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të thërrasë një votim për të formalizuar hetimin.

“Është një mënyrë shpërqëndrimi nga thelbi i akuzave dhe për ta bërë të gjithë procesin të duket sikur është i paligjshëm”, thotë Elaine Kamrack, e Institutit Brookings.

Shumica demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve siguron miratimin e akuzave për shkarkimin. Gjyqi që vijon në Senatin me shumicë republikane ka më shumë gjasa të jetë në favor të Presidentit.

“Kur bëhet fjalë për të hequr Presidentin e Shteteve të Bashkuara do të dëshiroja të kishim një proces që reflekton atë çfarë ne jemi si amerikanë dhe me hapësirat që iu lejuan Bill Clinton-it dhe Richard Nixon-it. Procesi i tanishëm në Dhomën e Përfaqësuesve mendoj se është një kërcënim për të ardhmen e presidencës”, tha Senatori republikan Lindsey Graham.

Më vonë, Presidenti Trump falenderoi Ligjvënësit republikanë që vonuan dëshmitë. Por, Shtëpisë së Bardhë i duhet një përqasje strategjike përtej mesazheve në Twitter të Presidentit Trump.

“Mendoj se po punojnë për të krijuar ekipin e imazhit publik”, thotë Senatori Graham.

Përgjithësisht, republikanët kanë refuzuar të komentojnë për përmbajtjen e akuzave, duke u fokusuar në fakt tek procesi i shkarkimit. Kjo përqasje duket se do të duhet të ndryshojë kur Kryetari i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff, të fillojë seancat dëgjimore publike muajin e ardhshëm.

“Strategjia e deritanishme ka qenë e Donald Trump-it. Gjatë gjithë kësaj presidence, ai ka folur vetëm për bazën e tij. Problemi me këtë është se baza e tij nuk e kalon 50%-shin”, thotë zonja Kamrack.

Republikanët përballen me një problem në rritje. Mbështetja e publikut për shkarkimin ka arritur në rreth 50%, që kur ligjvënësit demokratë filluan hetimet në muajin shtator.

SHBA pritet të dërgojë në Siri tanke dhe automjete të blinduara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar raportimet e mëhershme se forca të reja amerikane do të dërgohen në lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat e naftës nga militantët e Shtetit Islamik (IS), duke shtuar se në Siri do të dërgohen edhe automjete të blinduara dhe ndoshta edhe tanke.

Komentet e Esper sugjerojnë se disa qindra trupa do të dërgohen në rajon.

Ky mision do të realizohet pavarësisht se rreth 1 mijë trupa amerikane po tërhiqen nga misioni i tyre në afërsi të kufirit me Turqinë, ku trupat nga Turqia dhe Rusia janë duke kryer patrullime të përbashkëta në zonat që më herët kontrolloheshin nga forcat amerikane dhe aleatët e tyre kurdë.

Ky vendim i SHBA-së vjen disa ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi për tërheqjen e trupave amerikane nga zona kufitare me Turqinë, ku Ankaraja mëton të krijojë një “zonë të sigurt” nga luftëtarët kurdë, të cilët i konsideron terroristë.

Sekretari Esper nuk dha më shumë detaje lidhur me dërgimin e trupave amerikane. Por ai tha se forcat do të “mekanizohen”, që do të thotë se me gjasë do të përdoren makina të blinduara për transportin e këmbësorisë, të tilla si Bradley dhe ndoshta edhe tanke.

Esper tha se qëllimi kryesor është të vazhdohet prezenca e trupave amerikane, me qëllim që militantët e IS-it të mos mund të rikthejnë kontrollin e fushave të naftës.

Agjentja ruse Maria Butina dëbohet nga SHBA-ja

Një grua ruse, e cila ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar në Shtetet e Bashkuara, do të lirohet nga burgu në Florida dhe do të dëbohet.

Avokati i Maria Butinas, Bob Driscoll, tha se autoritetet amerikane të emigracionit do ta shoqërojnë atë deri në Rusi.

Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus.

Ajo ka këmbëngulur se nuk është spiune dhe se të gjitha veprimet i ka bërë në mënyrë të hapur.

Autoritetet ruse thanë se Butina pritet të arrijë në Moskë të shtunën.

Detaje rreth largimit të saj nga SHBA-ja nuk janë të disponueshme tash për tash, tha avokati Driscoll.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka kritikuar dënimin e Butinas, duke e cilësuar si “arbitrar”, dhe ka thënë se autoritetet në Moskë “nuk e kuptojnë se përse është dënuar ajo”. rel


Send this to a friend