VOAL

VOAL

Sugjerimi i Presidentit Trump alarmon ekspertët

Sugjerimi i Presidentit amerikan Donald Trump se dezinfektantët mund të përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus po shkakton alarm mes ekspertëve të shëndetësisë, si dhe paralajmërime nga një kompani prodhuese e produkteve sanitare.

Presidenti Trump tha në konferencën e tij të rregullt për shtyp për situatën me pandeminë e koronavirusit, se shkencëtarët duhet të hetojnë futjen e dezinfektantëve në trupat e pacientëve për të kuruar COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

E shoh që dezinfektanti e eliminon në një minutë, një minutë“, tha Presidenti Trump. “Dhe, a ka ndonjë mënyrë që të mund ta bëjmë diçka të tillë nëpërmjet injeksionit, brenda, ose thuajse një pastrim?”

Ndërsa e ndiqte me sy koordinatorja e përgjigjes ndaj koronavirusit, mjekja Deborah Birx, Presidenti Trump vuri në dukje se virusi “shkakton një dëmtim të jashtëzakonshëm në mushkëri, kështu që do të ishte interesante të shihet ky opsion“.

Sidoqoftë, mjekët dhe ekspertët e tjerë të shëndetit po paralajmërojnë kundër sugjerimit të Presidentit Trump për të përdorur dezinfektantë për të trajtuar virusin.

“(Ky është) një sugjerim absolutisht i rrezikshëm, i çmendur“, tha Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, Britani.

Një farmaciste akademike në Universitetin Reading në Berkshire, Angli, Parastou Donyai, shprehu tronditje për ato që ajo tha se ishin “komente jo-shkencore” që mund të shtyjnë njerëzit me virus të kërkojnë trajtime shtëpiake.

Presidenti Donald Trump duke folur në konferencën për shtyp

Presidenti Donald Trump duke folur në konferencën për shtyp

Ajo që është tronditëse për këto komente të fundit është se ato anashkalojnë plotësisht fakte të tjera të rëndësishme në lidhje me injeksionet… jo vetëm që injeksionet e bëra në shtëpi do të shkaktojnë fryrje, djegie ose bllokim të venave; ato me siguri do të fusin edhe infeksione të reja drejtpërdrejt në trup, gjëja që njerëzit po mundohen kaq shumë ta shmangin“, thotë zonja Donyai. “Njerëzit e shqetësuar për koronavirusin ose COVID-19 duhet të kërkojnë ndihmë nga një mjek ose farmacist i kualifikuar, dhe të mos marrin komente të pabazuara dhe spontane si këshilla reale“.

Profesori i politikës publike të Universitetit të Kalifornisë dhe ish-Sekretari amerikan për Çështjet e Punësimit, Robert Reich shkruajti në Twitter se “konferencat e (Presidentit) Trump po rrezikojnë në mënyrë aktive shëndetin e publikut” dhe këshilloi që njerëzit “të mos pinë dezinfektantë“.

Komentet e Presidentit Trump kanë sjellë gjithashtu paralajmërime nga prodhuesit e dezinfektantëve shtëpiakë. Prodhuesi i Lysol dhe Dettol, kompania britanike Reckitt Benckiser, tha, “Në asnjë rrethanë nuk duhet të futen produktet tona dezinfektuese në trupin e njeriut, përmes injektimit, gëlltitjes ose në ndonjë rrugë tjetër“.

Ish-kreu i Zyrës së Etikës së Qeverisë amerikane, Walter Shaub, shkruajti në Twitter se konferencat e rregullta për shtyp të Presidentit Trump po rrezikojnë jetë njerëzish.

Si formë shërbimi publik, ju lutem ndaloni së transmetuari këto konferenca për koronavirusin; ato po rrezikojnë jetë“, tha zoti Shaub. “Dhe ju lutemi mos pini ose injektoni dezinfektantë“.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha në një deklaratë të premten se Presidenti Trump u ka kërkuar njerëzve që të kontaktojnë mjekët e tyre në lidhje me trajtimin, dhe akuzoi mediat se shtrembërojnë komentet e tij.

Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se amerikanët duhet të konsultohen me mjekët në lidhje me trajtimin e koronavirusit, diçka që ai e theksoi përsëri gjatë konferencës së djeshme“, tha McEnany.

Nxehtësia dhe drita

Presidenti Trump diskutoi gjithashtu për përdorimin e mundshëm të nxehtësisë dhe dritës për të trajtuar koronavirusin gjatë konferencës të së enjtes.

Kur e pyetën nëse është e rrezikshme t’i bësh njerëzit të mendojnë se do të ishin të sigurt duke dalë jashtë në të nxehtë, duke pasur parasysh që kaq shumë njerëz kanë vdekur në shtetin amerikan të Floridës, Presidenti Trump tha: “Unë shpresoj që njerëzit të shijojnë diellin. Dhe nëse ka një ndikim, kjo është e shkëlqyeshme“.

Komentet e Presidentit Trump erdhën pasi Nënsekretari për Shkencën në Departamentin e Sigurisë, William Bryan, tha se kishte studime “në zhvillim” mbi aftësinë e dritës së diellit dhe lagështisë për të zvogëluar rrezikun e virusit.

Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit

Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit

Presidenti Trump e pyeti zonjën Birx gjatë konferencës nëse ajo ishte në dijeni të ndonjë evidence që nxehtësia ose drita mund të përdoren si trajtim i mundshëm. Ajo u përgjigj duke thënë: “Jo si trajtim“.

Studimet e kaluara nuk kanë gjetur prova që temperaturat e ngrohta dhe nivelet më të larta të lagështirës në pranverë dhe verë mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së virusit.

Trajtimet me klorokinë

Presidenti Trump ka nxitur në mënyrë të përsëritur për trajtime të paverifikuara të koronavirusit, përfshirë përmendjen e hidroksilklorinës si përbërësi që do të ndryshojë gjërat, një deklaratë për të cilën zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të kundërtën.

Një burrë në shtetin jugperëndimor Arizona vdiq në fund të muajit të kaluar pasi konsumoi fosfat klorokuine, i cili përdoret për të trajtuar malarien. Bashkëshortja e tij i tha kanalit NBC News se ai besonte se kjo do ta mbronte atë nga infektimi me koronavirusin, pasi shikoi Presidentin Trump gjatë konferencave të tij televizive, të përmendë përfitimet e mundshme të fosfatit klorokuin.

Në një tjetër zhvillim, njeriu i cili dikur ishte zyrtari më i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Dr. Rick Bright, thotë se u pushua nga puna e tij më herët këtë javë, pasi u rezistoi kërkesave që ai të aprovonte trajtime me klorokuinë.

Kryetarja demokrate e Nënkomisionit për Energjinë dhe Tregtinë në Dhomën e Përfaqësuesve, Anna Eshoo, tha të enjten se planifikon të mbajë seanca dëgjimore për largimin e zotit Bright.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën deri më tani në nivelin e vdekjeve nga COVID-19, me të paktën 50 mijë viktima, pra më shumë se një e katërta e vdekjeve në të gjithë botën, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. zëri i amerikës

Ekstremi i djathtë përpiqet të shfrytëzojë frikën dhe pasigurinë nga COVID-19

Besohet se ektremistë të djathtë kanë lidhje me komplote për sulme me lëndë plasëse gjatë periudhës së koronavirusit. Po ashtu, operativë të grupeve të ekstremit të djathtë janë parë duke mbajtur tabela me parulla anti-semite në protestat para selive legjislative në shtete të ndryshme, si dhe kanë ushqyer teoritë e konsiracionit lidhur me pandeminë.

Grupet e ekstremit të djathtë po shfrytëzojnë në këto kohë çdo mundësi për të tërhequr rekrutë të rinj që të zgjerojnë radhët e lëvizjeve të tyre.

Për shembull, kohët e fundit janë hakeruar rreth 25 mijë adresa emaili dhe kode sekrete të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Instituteve Kombëtare Amerikane të Shëndetit dhe organizatave të tjera që punojnë kundër epidemisë.

Kur hakerët publikuan këtë javë informacionin, aktivistë të tjerë u hodhën në veprim. Përmes aplikacionit Telegram, dhjetëra të ashtu-quajtur terro-gramërs publikuan linkun e informacionit duke u bërë thirrje pasuesve të tyre të lexojnë emailet dhe të mbështesin teoritë e konspiracionit se izraelitët dhe kinezët kishin lidhje me virusin.

“Ata që kanë lexuar emailet kanë zbuluar informacion se virusi HIV është shndërruar në COVID-19,” shkruante njëri.

Megan Squire, profesore e informatikës në Universitetin Elon në Karolinën e Veriut, studion ekstremizmin në internet. Ajo thotë se grupet e ekstremit të djathtë po e shfrytëzojnë pandeminë për të përhapur propagandën e tyre.

“Reagimet me meme janë të shumta. Po e shfrytëzojnë nga çdo këndvështrim: kinezët kanë gisht; hebrenjtë po përpiqen të kontrollojnë botën… gjëra të tilla,” thotë ajo.

Pandemia ka krijuar një stuhi ideale frike, zemërimi dhe pasigurie nga humbja e 26 milionë vendeve të punës dhe masat e izolimit social për të penguar virusin vdekjeprurës që ka vrarë deri tani afro 50 mijë amerikanë.

Tani që njerëzit janë në shtëpi për të penguar përhapjen e epidemisë, ekstremistët e kanë më të lehtë të tërheqin pasues, thotë Jeff Schoep, ish-komandant i Lëvizjes Socialiste Kombëtare, NSM, një nga organizatat më të mëdha neo-naziste në SHBA.

“Pjesa më e madhe e grupeve e shfrytëzojnë këtë si mundësi për të rekrutuar,” thotë për Zërin e Amerikës zoti Schoep, i cili u largua nga lëvizja që drejtonte vjet.

Tubimet e fundit kundër masave të izolimit në shtëpi, ishin një tjetër mundësi për rekrutim, sipas zotit Schoep, i cili konsiderohet si forca që e shndërroi NSM në organizatën më të madhe neo-naziste në vend.

“Mendoj se nëse do të isha ende në krye të organizatës, ndoshta do të kishim shpërndarë karta kontakti në këto demonstrata”, thotë zoti Schoep.

Ekstremizmi lulëzon në kohë vështirësish ekonomike. Një studim i vitit 2015 analizoi afro 100 kriza financiare që nga viti 1870 dhe arriti në përfundimin se “votuesit duket se i tërheq retorika politike e ekstremit të djathtë, e cila shpesh fajëson për situatën pakicat dhe të huajt”.

Përhapja e informacionit

Pas largimit të zotit Schoep, organizata NSM është tkurrur. Udhëheqësi aktual, Burt Colucci, thotë se nuk e ka të vështirë të gjejë njerëz që dëgjojnë mesazhin e tyre se faji bie mbi hebrenjtë.

Në një mesazh me podcast, Colucci lavdërohej se 400 dëgjues ndjekin transmetimin e tij javor, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 250 dëgjues më parë.

“Po shtohen, jo vetëm në internet, por edhe në publik. Shohim sinjale të mira”.

Zëri i Amerikës nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e zotit Colucci. Në përgjigje të pyetjes nëse ai e konsideron pandeminë si mundësi për propagandë dhe rekrutim, ai u përgjigj me email: “Për sa i përket mundësisë që COVID-19 të shërbejë për rekrutim, është shumë e mundshme”.

Protesta kundër masave të izolimit

Javën e kaluar, protestuesit u mblodhën para selive të legjislaturave shtetërore me thirrjet kundër urdhrave për të qëndruar në shtëpi. Të paktën një anëtar i NSM u pa me një tabelë me parullë anti-semite në Ohajo. Një numër neo-nazistësh të bardhë u panë në protesta të ngjashme në Ajdaho, Miçigan dhe Karolinë të Veriut.

Profesore Megan Squire tha se protestat po krijojnë mundësi për kontakte direkte për rekrutim, megjithatë numri i supremacistëve në këto grumbullime ka qenë i vogël. zëri i amerikës

Trumpi sugjeron metoda të pazakonta për trajtimin e COVID-19

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump propozoi metoda të pazakonta për trajtimin e koronavirusit të ri (COVID-19) në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë rrezet ultravjollcë dhe injektimin e dezinfektuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pra, duke supozuar se e godasim trupin me një dritë të jashtëzakonshme, qoftë ultravjollcë apo një dritë shumë e fuqishme. Dhe unë mendoj se ju do të thuani se kjo nuk është kontrolluar, por ju do ta provoni atë. Duke supozuar se hodhët dritën brenda trupit, e cila mund të bëhet përmes lëkurës ose me ndonjë mënyrë tjetër. Tingëllon interesante”, u tha Trump gazetarëve.

Vërejtjet e tij erdhën disa minuta pasi William Bryan, ushtrues i detyrës së Drejtorisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Departamentin e Sigurisë së vendit, tha se drita diellore ka të ngjarë se vret virusin si në sipërfaqe ashtu edhe në ajër.

“Kemi parë efekt të ngjashëm me temperaturën dhe lagështinë ku rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjat, në përgjithësi janë më pak të favorshme për virusin”, tha Bryan.

Më vonë, Trump doli me një trajtim tjetër, këtë herë duke sugjeruar përdorimin e dezinfektuesve.

“Dhe pastaj e shoh dezinfektuesin se si e nokauton atë brenda një minute. Një minutë. Dhe a ka ndonjë mënyrë që ne mund të bëjmë diçka të tillë me injeksion brenda ose me pastrim? Siç e shihni, ajo futet në mushkëri dhe bën një varg të jashtëzakonshëm në mushkëri, kështu që do të ishte interesante ta kontrolloni këtë. Do të duhet të bëni këtë me mjekët, por kjo më duket interesante”, tha Trump.

“Dhe kështu do ta shohim. Por, i gjithë koncepti i dritës, mënyra se si e vret atë në një minutë, është shumë i fuqishëm”, shtoi ai.

Trump e pyeti mjeken e Shtëpisë së Bardhë që drejton ekipin kundër koronavirusit, Deborah Birx, nëse ajo kishte dëgjuar për përdorimin e dritës diellore në trajtimin e sëmundjes.

“Jo si trajtim. Unë nuk kam parë nxehtësi ose dritë”, u përgjigj ajo.

“Ju lutemi mos injektoni ose mos konsumoni dezinfektues”, shkroi në Tweeter, Chris Hayes, moderatorja e një emisioni lajmesh dhe opinionesh në kanalin televiziv amerikan MSNBC.

Që nga mbrëmja e së enjtes, SHBA pati më shumë se 867.000 raste dhe mbi 49.000 vdekje nga COVID-19. Gati 80.000 janë shëruar.

Virusi është përhapur në të gjithë botën, duke infektuar mbi 2.7 milionë njerëz dhe duke vrarë më shumë se 190 mijë që kur u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar.

SHBA, koronavirusi pasuron miliarderët

Pasuria e miliarderëve të Amerikës, duke përfshirë themeluesin e kompanisë Amazon.com Jeff Bezos dhe atë të firmës Tesla Inc. Elon Musk, u rrit gati 10 për qind gjatë pandemisë COVID-19, sipas një raporti të botuar nga Instituti për Studimin e Politikave.

Rritja e pasurisë së njerëzve më të pasur të Amerikës vjen në një kohë kur rreth 22 milion amerikanë kanë paraqitur kërkesa për pagesë papunësie.

Edhe pse ekonomia përballet me recesion, aksionet në bursë të firmave teknologjike dhe të kompanive, produktet e të cilave favorizohen nga qëndrimi në shtëpi, si Zoom kanë parë rritje çmimesh javët e fundit, për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të videokonferencave.

Eric Yuan

Eric Yuan

Kjo ka bërë që pasuria e themeluesve miliarderë të këtyre kompanive të shtohet së tepërmi.

Gjatë periudhës nga 1 janari deri më 10 prill të këtij viti, 34 nga miliarderët më të pasur të vendit i kanë shtuar pasurisë së tyre dhjetëra miliona dollarë, thuhet në raport.

Sipas raportit, pasuria e tetë prej këtyre miliarderëve, duke përfshirë shefin e firmës Amazon, Bezos, themeluesin e firmës Zoom Video Communications Inc, Eric Yuan dhe atë të Teslës, Musk është shtuar me rreth 1 miliardë dollarë.

Gjatë dekadës së fundit, thotë raporti, pasuria e miliarderëve amerikanë u shtua me mbi 80.6 për qind, e indeksuar për inflacionin. zëri i amerikës

Mediat: SHBA beson se Kina ka përhapur lajme të rreme mbi masat amerikane ndaj Covid-19

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë arritur në përfundimin se operativët kinezë kanë ndihmuar në përhapjen e mesazheve të rreme se administrata e Presidentit Trump po planifikonte të vendoste një masë të detyrushme kufizuese në mbarë vendin kundër përhapjes së koronavirusit, sipas gazetës New York Times.

Gazeta thotë se mesazhet, të cilat u shfaqën për herë të parë në sms-të e telefonave celularë dhe në mediat sociale, në të cilat thuhej se Presidenti Donald Trump do të njoftonte masat kufizuese sapo trupat të ishin në gjendje gatishmërie “për të ndihmuar në parandalimin e hajdutëve dhe trazirave”. Mesazhet u bënë aq të përhapura gjatë dy ditëve pasuese sa që Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë u detyrua të dilte me një njoftim në Twitter duke i shpallur ato të rreme.

Gazeta e bazoi raportin e saj në informacione nga gjashtë zyrtarë amerikanë nga gjashtë agjenci të ndryshme që nuk pranuan të zbulonin identitetin e tyre. Dy nga zyrtarët thanë se ata besonin se mesazhet nuk ishin krijuar nga operativë kinezë, por në vend të kësaj ata i kishin amplifikuar mesazhet ekzistuese.

Ministria e Jashtme kineze i quajti akuzat “tërësisht të pa logjikshme dhe që nuk meritojnë një mohim nga ana e tyre”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë angazhuar në një luftë informacioni mbi atë se kush është fajtor për pandeminë e COVID-19.

Presidenti Trump në të kaluarën e ka etiketuar sëmundjen si “virus kinez”, duke iu referuar faktit se virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Wuhanit në fund të vitit të kaluar, ndërsa zyrtarë të tjerë amerikanë kanë akuzuar Pekinin për mungesë transparence në fillim të shpërthimit të koronavirusit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian kishte akuzuar ushtrinë amerikane për transportimin e virusit në Wuhan, në një postim në Twitter muajin e kaluar. Zyrtarët amerikanë hodhën poshtë pretendimin e tij. zëri i amerikës

Roli i Kinës në krizën e koronavirusit, temë e fushatës zgjedhore në SHBA

Brian Padden

Njoftimet se Kina nuk informoi apo keqinformoi për përmasat e vërteta të koronavirusit në qytetin kinez të Wuhanit po bëhet një temë e nxehtë në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Si Presidenti Donald Trump ashtu edhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, kanë nxjerrë reklama fushate duke akuzuar njëri-tjetrin për qëndrim të butë ndaj mënyrës se si e menaxhoi Kina, pandeminë.

Ekipi i fushatës për rizgjedhjet e Presidentit Trump, nxorri së fundmi një reklamë me tema të ngjashme me ato të fushatës së vitit 2016, duke sulmuar Kinën dhe akuzuar rivalin e tij demokrat, ish-nënpresidentin Joe Biden, për korrupsion.

“Meqenëse funksionoi herën e kaluar, ata me siguri mendojnë se ka një shans të funksionojë edhe këtë radhë”, thotë Matt Grossman, profesor i Shkencave Politike në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Zoti Trump fitoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pjesërisht duke fajësuar Kinën për humbjen e vendeve të punës në prodhim dhe duke akuzuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton për lidhje korruptive me interesat e korporatave.

Reklama e fushatës së Presidentit Trump e vë theksin tek kontrasti mes vendimit të Presidentit për të ndërprerë udhëtimet nga Kina për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe kundërshtimit të rivalit të tij, Biden për ta bërë një gjë të tillë, si edhe e cilëson atë si i komprometuar financiarisht, bazuar në akuzat e paprovuara se djali i tij Hunter Biden, “nënshkroi një marrëveshje 1 miliardë dollarëshe” me një biznes shtetëror kinez.

Para pandemisë së koronavirusit, rritja e fuqishme ekonomike kishte qenë temë kryesore e fushatës së Presidentit Trump.

Tani, mbylljet e bizneseve të shumta për të ngadalësuar përhapjen, kanë lënë miliona amerikanë të papunë.

Sipas anketave, mbështetja për presidentin ka rënë për shkak të asaj që shumica e amerikanëve e shohin si menaxhim kontradiktor i krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Zoti Trump dhe republikanët në Kongres këmbëngulin se Kina duhet të përballet me pasojat për fshehjen përmasave të krizës së COVID-19 dhe përhapjen e informacionit të rremë se virusi e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara.

Por kritikët e Presidentit Trump e shohin këtë linjë mesazhesh si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga reagimi i ngadaltë i Shteteve të Bashkuara ndaj pandemisë që ka shkaktuar vdekjen e mbi 45 mijë amerikanëve.

“Administrata e Presidentit Trump lë të kuptohet se nëse Kina do të kishte qenë plotësisht transparente, Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë plotësisht strategjike në përgjigjen e tyre. Dhe ne e dimë që kjo nuk është e vërtetë”, thotë Robert Daly, analist në Qendrën Wilson.

Kritikët thonë se ndërsa zoti Trump dhe familja e tij akuzojnë zotin Biden për afera korruptive , ata nuk janë transparentë lidhur me bizneset e tyre në gjithë botën, duke vënë në dukje se presidenti nuk i ka bërë publike pagesat e taksave.

Por argumennti i Presidentit Trump se pasuria e tij personale në fakt e bën atë imun ndaj ndikimeve të huaja, rezonon me shumë nga përkrahësit e tij.

“Është një strategji e zakonshme populiste, të thuash ‘ata janë të gjithë të korruptuar, edhe unë isha, por unë do të jem i korruptuar në emrin tuaj’”, thotë Profesor Grossman.

Fushata e zotit Biden, është kundërpërgjigjur me një reklamë të vetën, ku akuzohet presidenti Trump se injoroi njoftimet e hershme të zbulimit për rrezikun e koronavirusit dhe se vlerësoi presidentin kinez Xi JInping në mes të krizës, për të shpëtuar marrëveshjen tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Të dyja fushatat po e kritikojnë ashpër Pekinin, duke reflektuar zemërimin publik në rritje në Shtetet e Bashkuara ndaj Kinës, si vendi i prejardhjes së virusit që po infekton miliona, duke shkaktuar paralizimin e ekonomisë në pjesën më të madhe të botës.

Në SHBA viktima e parë nga koronavirusi është shënuar shumë javë më parë se është raportuar

Viktima e parë prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur në ditët e para të shkurtit, shumë javë më parë nga kur nisën raportimet e para.

Kështu thuhet në një raport të zyrës së mjekësisë ligjore në kontenë e Santa Clara, California, ku u bë autopsia e dy personave të cilët gjetën vdekjen në shtëpi në 6 shkurt dhe në 17 shkurt.

Ekspertiza e mjekësisë ligjore konfirmoi se vdekja e tyre ishte shkaktuar nga koronavirusi, siç deklarohet në një komunikatë të departamentit të shëndetësisë në konte.

Në komunikatë thuhet se edhe Centers for Disease Control and Prevention (CDC), i konfirmoi rezultatet e mjekësisë ligjore, e cila i dërgoi në laboratorin e Atlanta kampionët për t’iu bërë testimi.

Departamenti i kontesë kaliforniane deklaroi se bëhet fjalë për vdekje në shtupo, në një moment kur testimet nuk ishin të përhapura./ dita

Presidenti Trump paralajmëron Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se i ka dhënë urdhër Marinës së SHBA të shkatërrojë çdo anije iraniane që provokon njësitë e saj në det të hapur.

Deklarata vjen një javë pasi 11 anije të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit iu afruan në mënyrë të rrezikshme anijeve amerikane në Gjirin Persik.

Në vitet 2016 dhe 2017, ndërveprimet nga afër me anijet ushtarake të Iranit nuk kanë qenë të pazakonta. Në disa raste, anijet e marinës amerikane kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese drejt anijeve iraniane kur ato janë afruar së tepërmi.

Edhe pse Marina ka autoritetin të veprojë në vetëmbrojtje, komentet e Presidentit Trump duket se shkojnë më tej dhe ka të ngjarë të shtojnë tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

“E kam udhëzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe shkatërrojë çdo anije luftarake të Iranit, nëse ato ngacmojnë anijet tona në det”, shkruante Presidenti Trump në një koment në Twitter, pak orë pasi Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit thanë se kishin lëshuar në orbitë satelitin e parë ushtarak iranian.

Në fillim të këtij muaji, ushtria amerikane njoftoi se njëmbëdhjetë anije të Gardës Revolucionare të Iranit iu afruan rrezikshëm anijeve të Marinës dhe Rojeve Bregdetare amerikane në Gjirin Persik, duke i quajtur këto lëvizje “të rrezikshme dhe provokuese.”

Në një rast, anijet iraniane iu afruan deri në 10 metra kryqëzotit amerikan Maui.

Ndërsa ndërveprime të tilla në det kanë ndodhur herë pas here disa vjet më parë, ato ishin ndërprerë kohët e fundit.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën në fillim të këtij viti pas vrasjes nga Shtetet e Bashkuara me dron në Irak të Kasem Sulejmanit, kreut të forcës elitë iraniane Quds.

Irani u hakmor më 8 janar me një sulm me raketa në bazën Ain al-Asad të Irakut, ku ishin stacionuar forca amerikane. Asnjë nga trupat amerikane nuk u vra, por më shumë se 100 prej tyre u diagnostikuan më vonë me dëmtime traumatike në tru.

Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit thanë të mërkurën se lëshuan me sukses në orbitë satelitin e parë ushtarak të vendit. zëri i amerikës

Të panjohurat rreth virusit komplikojnë rikthimin në normalitet

Marrë nga Associated Press

Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pikëpyetje shqetësuese shkencore për koronavirusin, pikëpyetje këto që tejkalojnë logjistikën nëse ka teste të mjaftueshme në dispozicion.

Në një rast ideal, popullsia vaksinohet dhe i kthehet normalitetit. Por një vaksinë kundër koronavirusit nuk do të prodhohet në kohë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.

“Të gjithë do të mbajmë maska për pak kohë”, tha Dr. Rochelle Walensku e cila trajton sëmundjet ngjitëse në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets. Parashikimi i saj u bë gjatë një bisede me gazetën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë. (Journal of the American Medical Association) Tre të panjohura të mëdha kryesojnë listën e shqetësimeve.

KUSH ËSHTË I INFEKTUAR?

“Që të jemi tërësisht trasnparentë, e panjohura e madhe është përhapja pa simptoma e virusit”, thotë Dr. Deborah Brix e cila kordinon përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër koronavirusit.

Dr. Anthony Fauci me Institutet Kombëtare të Shëndetit është shprehur se diku mes 25 përqind dhe gjysmës së njerëzve të infektuar mund të mos kenë simptoma.

Çfarë do të thotë se është e pamundur të dihet nëse dikush pranë jush është i infektuar.

Madje edhe tek njerëzit që shfaqin simptoma, nuk është e qartë se sa kohë pas infektimit të tyre ata mund të bëhen përhapës të virusit.Kjo është një arsye se përse zyrtarët amerikanë kohët e fundit po japin këshilla që njerëzit të mbajnë maska në publik edhe pse duhet të mbajnë distancën e këshilluar.

KUSH KA IMUNITET?

Mjekët supozojnë se, individët që kanë patur COVID-19 do të kenë një imunitet ndaj përsëritjes së infeksionit. Por ata nuk e dinë se në çfarë mase këta individë janë të mbrojtur, apo sa do të zgjasë ajo. Një tjetër pyetje e rëndësishme është, nëse të mbijetuarit e një infeksioni të rëndë kanë imunitet më të fuqishëm sesa ata që kanë patur simptoma të lehta, apo ata që nuk kanë patur simptoma fare.

Për të marrë disa përgjigje, shkencëtarët po ofrojnë testime gjaku për antitrupa dhe proteina që prodhon sistemi imunitar për të luftuar infeksionin. Testet në fjalë synojnë të zbulojnë se kush ka qënë i infektuar, si individëd me simptoma apo ata pa simptoma. Hulumtuesit pastaj do të kërkojnë të gjejnë përmes testeve nivelin e antitrupave që duket se përbëjnë pragun e duhur për mbrojtje. Problem tjetër është se shumë teste të tilla po shiten pa prova se funksionojnë ashtu si duhet.

KUSH RREZIKOHET?

Që nga fillimi janë dhënë paralajmërime se të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga COVID-19. Po ashtu janë edhe individët e çdo moshe që kanë probleme të caktuara shëndetësore, siç janë sëmundjet e mushkërive, problemet e zemrës apo diabeti. Por të qënit i ri në moshë dhe i shëndetshëm nuk përbën asnjë garaci. Shumë 20 apo 30 vjeçarë, e madje edhe fëmijë, infektohen dhe në disa raste vdesin.

“Disa njerëz shpëtojnë mirë dhe disa të tjerë humbasin luftën”,tha Dr. Fauci për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Është diçka më tepër se sa mosha dhe sëmundjet e tjera që kanë individët.”

Ka shumë teori. Ndoshta ndryshimet gjenetike luajnë rol në mënyrën se si vepron trupi ndaj këtij infeksioni, kryesisht reagimi tepër aktiv i sistemit imunitar, që fajësohet për shumë vdekje.

Cilido qoftë problemi, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se kush do të jetë viktima. Dr. Fauci ka thënë se konkluzionet që do të dalin nga studimet do të jenë shumë të rëndësishme për të vëndosur nëse trajtimi të përqendrohet tek të sëmurët në gjendje të rëndë apo përpjekjet të drejtohen tek gjetja sa më e shpejt e të sapoinfektuarve.“Nëse ky virus vepron si të tjerët, është e rëndësishme që të zbulohet dhe trajtohet sa më shpejt”,tha zoti Fauci. zëri i amerikës

Grenell: E kemi thënë shpesh – nuk kam biseduar kurrë për shkëmbim territoresh

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, sërish hodhi poshtë të ketë biseduar me këdo qoftë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bëri këto komente duke reaguar në rrjetin social twitter ndaj postimeve të analistit të çështjeve të Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviç, rreth një bashkëbisedimi të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti me gazetarë e analistë ndërkombëtar.

Gjatë bashkëbisedimit, të organizuar nga “Presseclub Concordia” me seli në Vjenë, zoti Kurti sërish theksoi bindjen se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh. Ai tha se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Mund të jetë që zoti Grenell është çorientuar nga presidenti Thaçi, por mbase është tunduar po ashtu që të përfitojë pikë politike për të zgjidhur një konflikt njëshekullor”, tha zoti Kurti.

Duke reaguar ndaj citimit që i bëri kësaj deklarate analisti Mujanoviç, ambasadori Grenell shkroi se “absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe nuk është diskutuar nga askush në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, shkroi ai.

Kosova aktualisht qeveriset nga kabineti në detyrë i zotit Kurti, i cili më herët gjatë ditës ritheksoi qëndrimin e tij që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë së COVID-19, ndërsa i cilësoi si rrënuese për demokracinë përpjekjet për krijimin e një qeverie të re pas rrëzimit të qeverisë së tij.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të paralajmërimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi një ditë më pare se gjatë kësaj jave do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ne vazhdojmë të kemi edhe më tej qëndrimin tonë se pas mocionit të mosbesimit dhe pas kalimit të pandemisë vendi ynë duhet të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare sepse është rrënuese për demokracinë qasja me të cilën dëshiron të rrëzosh qeveri pa qenë i gatshëm për zgjedhje të reja. Është qasje tjetërsuese dhe manipulative. Unë e kuptoj që është më mirë që të kishim qeveri tamam me mandat të plotë se sa në detyrë por nuk ka detyrë që kjo qeveri nuk po e kryen dhe nuk është faji ynë që jemi qeveri veç se në detyrë’, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri në detyrë e quajti presidentin e vendit ‘figurë ceremoniale’ që sipas tij nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit. Ai tha se presidenti po tenton të formojë dhe të drejtojë vullnet politik në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha po ashtu të dielën se duhet të hiqen tarifat dhe reciprociteti ndaj Serbisë në mënyrë që të forcohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Kosovën.

Deklarata e presidentit u mbështetet nga ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, i cili tha se “posa të hiqen tarifat dhe reciprociteti, (mbase këtë javë) Atëherë bisedimet fillojnë seriozisht. Zoti Grenell tha se ka biseduar me udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kritikoi ashpër thirrjet e presidentit për të hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Unë mendoj që nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikën e Kosovës një ambasador i huaj se sa vet e bëjnë këtë organet e shtetit apo figurat udhëheqëse të tij, nëse kemi një president që del kundër reciprocitetit me Serbinë atëherë nuk mund të çuditemi me asnjë ama bash me asnjë ambasador të huaj se çfarë thotë dhe bën për vendin tonë. Është rast i pashembullt në historinë tonë të re e mbase jo vetëm jo në rajonin tonë që kemi një personalitet politik me detyrë aq të lartë zyrtare që del jashtë asaj detyre e flet kundër reciprocitetit të vendit të vet, me një shtet fqinj që për më tepër nuk na njeh”, tha ai.

Kosova po përballet me një krizë politike që nga mocioni i mosbesimit më 25 mars që rrëzoi qeverinë e kryeministrit Kurti.

Që nga rrëzimi i qeverisëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar katër herë me radhë kryeministrit Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë emrin për mandatarin e ri.

Presidenti Thaçi mbështetet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti kërkojnë që të veprohet sipas nenit 82 të Kushtetutës, sipas të cilit “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Aktualisht të gjitha partitë tjera politike kërkojnë që të formohet një qeveri e re dhe të shmangen zgjedhjet e reja, përveç lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje pas pandemisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Isa Mustafa, tha të hënën tashmë Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka përkrahur idenë për të krijuar një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe dy grupe të partive joshumicë në parlament.

“Koalicionin do të bëjmë vetëm në momentin që vlerësojmë se janë përmbushur rrethanat kushtetuese që LDK-së t’i ofrohet një gjë e tillë, deri atëherë presim që Vetëvendosje që ta pranoj ose refuzoj mandatin për të dhe të mos sillet të themi në prolongimin e deklarimit të saj dhe po ashtu kjo varet nga partnerët tanë sepse ne do ta bëjmë qeverinë me kusht që në atë qeveri të ketë njerëz që kanë figurë të pastër që nuk kanë pasur probleme me ligjin as në të kaluarën sepse kemi kriter themelor shtetin ligjor”, tha zoti Mustafa.

Zoti Mustafa tha se qëllimet themelore të një qeverie të udhëhequr nga Lidhja Demokratike do të jenë përballja me pandeminë dhe procesi i bisedimeve me Serbinë.

“Presidenti mundet nesër të vendos që të shkojmë në zgjedhje sepse nuk po shfrytëzoj të drejtën për t’i dhënë dikujt mandat, por unë kam parë një deklarim duke u nisur nga deklarimet e LDK-së dhe subjekteve tjera që janë të interesuara që tash mos të shkohet në zgjedhje në kohën e pandemisë, por të formohet një qeveri që bazën kushtetuese e ka plotësisht të drejtë”, tha ai.

Zoti Mustafa tha se një qeveri e udhëhequr nga Lidhja Demokratike do të heq reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Tash sa i përket ambasadorit Grenell në mund të them se i kemi premtuar edhe këtu kur ka qenë në LDK se ne do të pajtohemi të hiqet tarifa dhe të hiqet pa kushte për një periudhë dhe po ashtu ne presim që në mënyrë reciproke njëjtë të sillet edhe Serbia, që edhe Serbia të gjitha pengesat ndaj Kosovës t’i heq duke përfshirë edhe fushatën kundër njohjeve te vendet e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu kemi diskutuar për faktin se nëse Serbia nuk i bjen në zero të gjitha kërkesat e saj atëherë ne do ta instalojmë reciprocitetin si bazë ligjore sepse një gjë e tillë është e përcaktuar me ligjet e Kosovës. Dhe për të qenë i qartë, unë jam i sigurt që në moment që LDK-ja do ta bënte një qeveri ose do ta drejtonte një qeveri, atëherë hapat e parë të kësaj qeverie do të duhet të ishin që edhe reciprociteti të hiqet por jo të hiqet për t’u mos u vendosur kurrë, por të hiqet si vullnet i mirë për të filluar dialogu dhe në qoftë se gjatë procesit të dialogut ose më vonë shihet që Serbia nuk po vepron në mënyrë të njëjtë ose nuk po reflekton, do të kthehet një reciprocitet i plotë dhe jo ky që po zbatohet tani por një reciprocitet të plotë ekonomik dhe politik”, tha ai.

Ai nuk e hodhi poshtë mundësinë që të jetë kandidat për kryeministër por tha se këtë çështje do ta diskutojë me njerëzit brenda partisë.

zëri i amerikës

De Blasio: Do të duhen javë që Nju Jorku të rihapet

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të hënën se mund të duhen javë në mos muaj para se qyteti më i populluar i vendit të rihapet, për shkak të mungesës së testimeve masive, edhe pse zyrtarët në shtete të tjera kanë filluar të heqin gradualisht kufizimet.

De Blasio, qyteti i të cilit është në epiqendrën e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, tha se Nju Jorku duhej të bëjë qindra mijëra testime në ditë dhe të shohë rënie të mëtejshme të shtrimeve në spital, para se të rihapë ekonominë.

“Ne mund ta arrijmë këtë, por nuk mund ta bëjmë pa testime masive dhe deri tani qeveria federale ende nuk po e zgjidh dot”, tha de Blasio në programin “Morning Joe” të televizionit MSNBC. Ai shtoi se heqja e distancimit fizik shumë shpejt mund ta rigjallërojë virusin.

New York City Mayor Bill de Blasio

New York City Mayor Bill de Blasio

“Veçanërisht qeveria federale, – tha ai, – duhet të kuptojë se kjo gjendje nuk ka marrë fund dhe nëse pretendoni se ka marrë fund, ajo do të kthehet përsëri si bumerang dhe do ta përkeqësojë atë.”

Paralajmërimi i zotit De Blasio për testimet u bënte jehonë komenteve të disa guvernatorëve gjatë fundjavës, të cilët iu kundërvunë pohimeve të Presidentit Donald Trump se ata kanë teste të mjaftueshme për koronavirusin.

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, më shumë se 750,000 të infektuar dhe mbi 40,500 të vdekur, rreth gjysma e tyre në shtetin e Nju Jorkut.

Udhëzimet e Presidentit Trump për të rihapur ekonominë rekomandojnë që shtetet t’i heqin gradualisht kufizimet pasi të kenë një rënie të infektimeve përgjatë një periudhe 14 ditore.

Megjithatë presidenti duket se po i inkurajon protestuesit që kërkojnë një rihapje më të shpejtë. Të premten ai postoi një seri komentesh në Twitter, ku u bënte thirrje protestuesve të “ÇLIROJNË” Miçiganin, Minesotën dhe Virxhinian, shtete këto të drejtuara nga guvernatorë demokratë.

Olympia, Washington state

Olympia, Washington state

Rreth 2,500 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e shtetit Uashington, Olimpia, për të protestuar kundër urdhrit të guvernatorit demokrat Jay Inslee për të qëndruar në shtëpi, njëra nga disa protesta të zhvilluara atje.

Banorët në Florida u lejuan të kthehen në disa plazhe pasi guvernatori Ron DeSantis miratoi zbutjen e disa kufizimeve.

Charlie Latham, kryetar i bashkisë së qytetit Jacksonville Beach, tha se fundjava e parë e rihapjes së plazhit me orë të kufizuara shkoi mirë, pa arrestime të njerëzve që shkelin rregullat e distancimit fizik, ku përfshihen ndalimi i shezlongjeve ose batanijeve.

“Mendojmë se publiku është i gatshëm të ruajë standardet e distancimit fizik dhe të përdorë arësyen. Dhe kjo dha rezultat, një rezultat mjaft të mirë,” tha kryebashkiaku Latham për Fox News. zëri i amerikës

SHBA, mbi 735 mijë të prekur nga COVID-19

Në SHBA numri i personave të prekur nga COVID-19 arriti të dielën në mbi 735,197 ndërsa kanë humbur jetën më shumë se 39 mijë vetë sipas të dhënave të universitetin Johns Hopkins.

Nju Jorku vazhdon të mbetët shteti më i prekur nga pandemia në vend. Mëngjesin e së dielën, numri i rasteve të konfirmuara në rang shteti i kishte kaluar të 240 mijët. Të shtunën guvernatori i shtetit Andrew Cuomo tha se disa tregues sikurse shtrimet në spital po përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që kriza ka arritur në një pikë kthese. Zoti Cuomo tha se të premten ishin regjistruar 540 raste të reja vdekjesh si pasojë e virusit nga 630 një ditë më parë, shifra kjo më e ulët që nga 1 prilli. Por ai shtoi se numri i shtrimeve të reja në spital ishte ende rreth 2,000 në ditë. Zoti Cuomo bëri thirrje qeverisë federale për më shumë mbështetje financiare për të zgjeruar testimin e popullatës dhe për të parandaluar një goditje tjetër të pandemisë pas rihapjes së ekonomisë.

Ndërkohë në një linjë me qeverinë kineze dhe zyrtarët e Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar mbi Biosigurisë në Wuhan hodhi poshtë në mënyrë agresive pretendimet se ky laborator mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke e etiketuar si “teori konspirative”.

Në një intervistë të shtunën për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se “nuk ka asnjë mundësi” që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

Pekini është kritikuar për mungesë transparence në trajtimin e pandemisë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po hetojnë nëse virusi e ka patur origjinën nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator për biosigurinë. zëri i amerikës

Trump: Jemi më mirë se evropianët, me përjashtim të Gjermanisë

VOAL – Donald Trump hapi konferencën e tij të koronavirusit duke akuzuar mediat se nuk raportojnë statistika që tregojnë se SHBA po performon më mirë se çdo vend tjetër.

Kemi “shkallën e vdekshmërisë për frymë më të ulët se vendet e Evropës perëndimore me përjashtim vetëm mbase të Gjermanisë”. Spanja, theksoi ai, ka një normë pothuajse katër herë më të lartë se ajo e SHBA. Shkalla amerikane e vdekshmërisë prej koronavirusit  është 11.24 vdekje për njëqind mijë njerëz, thotë Deborah Birx, koordinatore e grupit amerikan të punës kundër Covid-19. Presidenti amerikan gjithashtu mbështet demonstratat kundër bllokimit të ekonomisë.

Sipas Washington Post, industritë e SHBA dërguan maska ​​shumë milionë dollarësh dhe mjete të tjera mbrojtëse në Kinë në janar dhe shkurt me inkurajim nga qeveria federale, një veprim që nënvizon paaftësinë e administratës Trump për të njohur kërcënimin e pandemisë për SHBA dhe për t’u përgatitur për urgjencën.

ATS

NASA për herë të parë pas 10 vitesh nga SHBA do të dërgojë astronautë në hapësirë

New York

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka njoftuar se për herë të parë pas rreth 10 vitesh kanë arritur kapacitetin për të dërguar astronautë nga territori i SHBA-së në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe se në muajin maj do të lëshojnë anijen hapësinore që do të dërgojë dy astronautë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga NASA të premten thuhet se “Më 27 maj, nga qendra hapësinore Kennedy në Florida, SpaceX do të bëjë nisjen e austronautëve Doug Hurley dhe Bob Behnken për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)”.

NASA që pas pezullimit të programit për anijen hapësinore në vitin 2011, për herë të parë do të lëshojë në orbitën e tokës një raketë me austronautë brenda saj nga territori amerikan, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu edhe kompania SpaceX që u themelua 18 vite më parë për të zhvilluar punime të përbashkëta hapësinore me NASA-n, që nga themelimi i saj do të zhvillojë për herë të parë misionin e saj të fluturimit me ekuipazh.

Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të pranohen shikues në qendrën e lëshimit

Në deklaratën e NASA-s thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të pranohen shikues gjatë lëshimit që do të bëhet në muajin maj.

Edhe pse SHBA dhe Rusia janë dy vende partnere që drejtojë operacionin ISS, që nga viti 2011 e deri tani Rusia është vendi i vetëm që ka aftësinë si vend për të lëshuar anije hapësinore me ekuipazh në ISS. Dihet që SHBA-ja i paguante dhjetëra miliona dollarë për një vend për dërgimin e astronautëve të saj në ISS me anijen hapësinore Soyuz që i përket Rusisë.

NASA u ka dhënë një mbështetje prej miliarda dollarësh kompanive SpaceX dhe Boeing për dërgimin e ekuipazhit të saj në ISS nga SHBA-ja dhe në janar 2020 SpaceX njoftoi se ka kryer një test të suksesshëm në këtë fushë.

Koronavirusi rindez debatin për votimin me postë në Shtetet e Bashkuara

Marrë nga Reuters

Kongresi është duke kërkuar mënyra për të mbrojtur zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara në mes të pandemisë së koronavirusit, me një luftë partiake që po zhvillohet pasi demokratët propozuan që shteteve amerikane t’u vendoset detyrimi të ofrojnë mundësinë e votimit me postë.

Presidenti Donald Trump, i cili kërkon rizgjedhjen këtë vit, si dhe disa nga aleatët e tij republikanë, kanë shprehur kundërshtimin për zgjerimin e sistemit të votimit me postë, duke përmendur si arsye shqetësimin për manipulim me votat – një shqetësim që demokratët nuk e pranojnë.

Demokratët kanë thënë se procedurat zgjedhore do të duhet të ndryshojnë këtë vit, pasi shumë votues do të hezitojnë të qëndrojnë në radhë të gjata, ose të hyjnë në vendvotime të mbushura me njerëz, nga frika e infeksionit. Vitet e fundit, demokratët gjithashtu i kanë akuzuar republikanët se në disa shtete ndjekin politika për ta bërë më të vështirë votimin, si përpjekje për të çinkurajuar votuesit demokratë.

Ligjvënësit demokratë po bëjnë presion që të shtohen fonde të tjera për asistencën zgjedhore për shtetet amerikane, në raundin tjetër të legjislacionit për përgjigjen ndaj koronavirusit që pritet të hartohet nga ligjvënësit në javët e ardhshme.

Demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa republikanët kontrollojnë Senatin. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka propozuar të kërkohen 2 deri në 4 miliardë dollarë ndihma të reja të lidhura me zgjedhjet për shtetet amerikane. Republikanët kanë thënë se janë të hapur për të marrë në konsideratë disa fonde emergjence shtesë, nëse rezultojnë të pamjaftueshme 400 milionë dollarët e aprovuar për këtë qëllim në legjislacionin e miratuar në 27 mars.

Fokusi i demokratëve është në sigurimin e parave në mënyrë që shtetet të krijojnë ose të zgjerojnë opsionet ekzistuese të “votimit përmes postës” me legjislacion të ri, duke u kërkuar shteteve që ta ofrojnë mundësinë e votimit me postë, si një alternativë e votimit në person.

votuesit në Uiskonsin

votuesit në Uiskonsin

Zgjedhjet paprake demokrate të 7 prillit në Uiskonsin u dëmtuan ngaqë shumë vendvotime u mbyllën prej mungesës së stafit për shkak të pandemisë, ndërsa votuesit e veshur me veshje mbrojtëse të improvizuara prisnin në radhë të gjata dhe me orë të tëra për të hedhur fletën e votimit. Shteti Uiskonsin i zhvilloi zgjedhjet pasi ligjvënësit republikanë paditën dhe bllokuan me sukses planin e guvernatorit demokrat për të shtyrë votimin për motive të shëndetit publik.

“SIGURIMI I ZGJEDHJEVE”

Senatorja demokrate Amy Klobuchar, e cila po drejton përpjekjet për votimin nëpërmjet postës, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Administrimin në Dhomën e Përfaqësuesve, Zoe Lofgren, gjithashtu një demokrate, hodhën poshtë akuzat e republikanëve se po përpiqen të drejtojnë nga Uashingtoni zgjedhjet e 50 shteteve.

Ne po mundohemi t’i bëjmë zgjedhjet të sigurta, kjo është gjithçka që po bëjmë,” tha Senatorja Klobuchar në një intervistë telefonike, duke iu referuar pandemisë.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar

Senatorja demokrate Amy Klobuchar

Ka pasur një “ndryshim rrymash”, tha Senatorja Klobuchar, në qëndrimet jashtë Uashingtonit ndaj votimit me postë. Ajo vuri në dukje se Guvernatori republikan Chris Sununu, i shtetit Nju Hempshër, ka njoftuar votimin me postë në shtetin e tij në nëntor, nëse koronavirusi vazhdon të përbëjë kërcënim.

Senatorja Klobuchar kandidoi pa sukses për të marrë nominimin presidencial demokrat dhe konsiderohet si kandidatja më e mundshme për të kandiduar së bashku me ish-Nënpresidentin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Çdo përcaktim zgjedhor nga Uashingtoni shkakton polemika në demokracinë amerikane, në të cilën larmia e procedurave të votimit të shteteve janë shenja dalluese e zgjedhjeve.

Ju nuk mund të përdorni një krizë si kjo … për të nxitur shtetëzimin e zgjedhjeve,” tha Ligjvënësi Rodney Davis, anëtari më i lartë republikan në Komisionin e Administrimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili mbikëqyr ndihmën federale për shtetet mbi sigurinë e zgjedhjeve.

Ajo që mund të funksionojë në një zonë urbane mund të mos funksionojë në një zonë rurale,” tha Ligjvënësi Davis në një intervistë telefonike.

Shumica e shteteve kanë shkallë të ndryshme të votimit me postë. Pesë shtete – Kolorado, Hawaii, Oregon, Juta dhe shteti Uashington – i dërgojnë çdo votuesi një fletëvotimi në shtëpi.

Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha gjatë një konference për koronavirusin më 7 prill se “fletëvotimet me postë janë një gjë shumë e rrezikshme për këtë vend“. Ai pranoi se kishte votuar vetë me postë muajin e kaluar në zgjedhjet paraprake republikane të shtetit Florida.

Tani… votimi me postë – ata mashtrojnë. OK? Njerëzit mashtrojnë“, tha Presidenti Trump.

Janë manipulatorë në shumë raste,” shtoi Presidenti Trump, pa ofruar prova.

Një sondazh i zhvilluar këtë muaj nga Reuters / Ipsos zbuloi se 72% e amerikanëve në moshë madhore, përfshirë 79% e demokratëve dhe 65% e republikanëve, mbështesin vendosjen e detyrimit për votimin nëpërmjet postës, si një mënyrë për t’i mbrojtur votuesit në rastin e përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.

Demokratët kanë thënë se përvoja ka treguar se votimi me postë nuk ka gjeneruar manipulime të konsiderueshme dhe se republikanët mund të marrin rezultate po aq të mira sa demokratët në zgjedhje të tilla.

Qendra e Politikave Dypartiake, një qendër studimore me seli në Uashington, vlerëson se kostoja për rritjen e aftësive të votimit me postë do të jetë në 1.5 miliard dollarë. Qendra jopartiake “Brennan” për Drejtësi, në Shkollën Juridike të Universitetit të Nju Jorkut e vlerësoi atë më afër 2 miliardë dollarëve.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u hodhën rreth 130 milionë vota. Pjesëmarrja këtë vit mund ta tejkalojë këtë, sipas disa parashikimeve. Përveç garës presidenciale, një e treta e vendeve të Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha vendet e Dhomës së Përfaqësuesve do të përcaktohen nga zgjedhjet e nëntorit, së bashku me gara të ndryshme elektorale në nivel shtetëror dhe lokal.

Materialet zgjedhore

Materialet zgjedhore

Një zgjerim kombëtar i sistemit të votimit me postë do të kërkonte nga shtetet që të blinin miliona fletëvotime për t’u postuar dhe makineri për të menaxhuar fletëvotimet e dërguara nga votuesit, pagesa për shërbimin postar, si dhe trajnim të punonjësve në vetëm pak muaj, tha një ndihmës demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve.

Guvernatori i Nju Jorkut: Shteteve u duhet ndihmë federale për testime

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se Qeveria amerikane në Uashington duhet të bëjë më shumë për t’iu ndihmuar shteteve që të rrisin kapacitetet për testim.

“Mos u kërkoni shteteve që të marrin masa, që nuk kanë marrë asnjëherë më parë ndërkohë që nuk ndani fonde”, ka thënë ai para mediave.

Ai e ka cilësuar sistemin aktual “kaotik” pasi shtetet nuk kanë mundësi për të siguruar pajisjet për teste, të cilat shiten nga kompanitë në Kinë.

“Rrjeti i furnizimeve përbën sfidë ndërkombëtare”, ka thënë ai, duke shtuar se mantelët, maskat, ventilatorët dhe shumë pajisje tjera prodhohen në Kinë.

Një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se guvernatorët shtetërorë kanë përgjegjësi për menaxhim të procesit të testimit, si dhe për të vlerësuar se kur do të rihapen qytetet.

Teksa Cuomo ka qenë në konferencë, Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social: Guvernatori Cuomo duhet të kalojë më shumë kohë “duke bërë” dhe më pak duke “u ankuar”. Dilni jashtë dhe kryeni punën tuaj. Mos flisni!

Cuomo ka thënë se shkalla e vdekshmërisë është duke rënë në Nju Jork.

Megjithatë të enjten në këtë vend janë regjistruar 630 vdekje dhe 2,000 infektime të reja. rel

SHBA, mbi 30 mijë të vdekur nga COVID-19

Washington

Në SHBA arrin në 30.844 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon e rëndohet çdo ditë bilanci në SHBA e cila ndodhet në situatën e epiqendrës së pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i vdekjeve ka arritur në 30.844 ndërsa numri i rasteve në 631.111.

Në anën tjetër, me përfshirjen e vdekjeve dhe rasteve të “mundshëm” me koronavirus nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) thuhet se është vërejtur një rritje serioze në numrin e vdekjeve në SHBA.

CDC më parë përfshinte në shifra vetëm ata persona që rezultonin “pozitivë” nga testet e kryera në laboratorët e saj dhe ato private ose rajonale, ndërkohë që përjashtonte personat që tregonin shenja klinike të koronavirusit.

Trumpi thotë se virusi ka kaluar pikun në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “kaluar pikun” e rasteve të reja me koronavirusin e ri dhe se parashihet që disa shtete të rihapen këtë muaj.

Në një konferencë për media nga Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se udhëzimet për rihapje do të bëhen të ditura të enjten, pasi të flasë me guvernatorët.

“Ne do të jemi tejkaluesit, të gjithë ne”, ka thënë presidenti.

“Ne duam t’i kthehemi shtetit tonë sërish”.

Deri tani, SHBA-ja ka raportuar për 640,000 raste të konfirmuara dhe 30,800 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Të dhënat tregojnë se në nivel kombëtar, ne kemi kaluar pikun e rasteve të reja. Shpresojmë se kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë përparim”, ka shtuar mes tjerash ai.

I pyetur pse Shtetet e Bashkuara kanë një numër kaq të madh të shkallës së vdekjeve, Trump ka akuzuar shtetet tjera, duke thënë se po gënjejnë për shifrat e vërteta të vdekshmërisë.

“Vërtet dikush iu beson shifrave të disa vendeve?”, ka thënë ai duke përmendur Kinën.

Ai ka thënë se është duke analizuar raporte të paverifikuara që tregojnë se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Vuhan dhe jo nga tregjet e kafshëve.

Mediat amerikane kanë raportuar se ambasada amerikane në Pekin ka ngritur shqetësime për sigurinë e dy laboratoreve në Vuhan.

Megjithatë, Mark Milley, udhëheqës i Shefit të Stafit, ka thënë se shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se virusi mund të jetë zhvilluar në mënyrë të natyrshme.

Deri tani nga koronavirusi i ri janë infektuar më shumë se 2 milionë persona. rel

Presidenti Trump kërcënon të detyrojë Kongresin të pezullojë punimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po kërcënon që të pezullojë punimet e Kongresit, sepse ligjvënësit nuk kanë miratuar kandidatët e tij për disa poste të larta në administratën e tij, përfshirë personin që ai ka caktuar për të drejtuar agjencinë që mbikqyr Zërin e Amerikës.

“Unë kam shumë pushtet”, deklaroi të mërkurën Presidenti Trump duke iu referuar nenit të dytë të Kushtetutës amerikane që e lejon presidentin “në rrethana të jashtëzakonshme” që të pezullojë punimet në njërën ose dy dhomat e Kongresit.

“Senati ose duhet të përmbushë detyrën dhe të votojë për emërimet e mia, ose duhet të mbyllë punimet zyrtarisht në mënyrë që unë të bëj emërimet në kushtet e një Kongresi të mbyllur. Kemi një numër të madh njerëzish që duhet të fillojnë punë në qeveri. Dhe tani kjo është më urgjente se kurrë, për shkak të virusit dhe gjendjes ku jemi”, tha Presidenti Trump në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin, në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Kushtetutës, kandidatët për disa nga postet e larta të administratës duhet të konfirmohen me shumicë votash në Senat. Megjithatë në rastet kur Kongresi nuk është në sesion, presidenti mund të bëjë emërime, që shfuqizohen nëse kandidati nuk është konfirmuar deri në fund të sesionit të ardhshëm të plotë.

Asnjë president nuk e ka ushtruar autoritetin për të shpërndarë Kongresin, sipas Nenit të Dytë, Artikullit të Tretë të Kushtetutës.

“Ndoshta nuk është bërë kurrë më parë, askush nuk është i sigurt nëse është bërë. Por ne do ta bëjmë. Na duhen këta njerëz. Na duhen njerëz për krizën dhe nuk duam të bëjmë më lojra politike”, tha zoti Trump.

Michael Pack, një producent filmash dokumentarë, që zoti Trump e ka zgjedhur për drejtuar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Gobale (USAGM), është një nga 15 kandidatët për postet e larta, që presin konfirmimin e Senatit. Zoti Trump e përmendi me emër zotin Pack (por e identifikoi agjencinë që ai do të drejtonte si Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve Ndërkombëtare, paraardhësja e USAGM-së).

Presidenti përmendi gjithashtu kandidatët për postin e drejtorit të zbulimit kombëtar, dy anëtarë të Bordit të Rezervës Federale dhe nënsekretarin e Bujqësisë, mes atyre që nuk janë konfirmuar. Zoti Trump fajësoi demokratët për vonesat, duke e akuzuar partinë e opozitës për një “përpjekje të koordinuar për ta vështirësuar situatën”.

“Praktika e ikjes nga qyteti (Uashingtoni), duke bërë seanca të rreme vetëm formalisht është një neglizhim i detyrës që populli amerikan nuk mund ta përballojë gjatë kësaj krize. Kjo që po bëjnë është një sajesë dhe të gjithë e dinë”, tha ai.

Emërimi i zotit Pack “është bllokuar në komisione për dy vjet, duke na penguar të menaxhojmë Zërin e Amerikës – një gjë shumë e rëndësishme”, tha presidenti.

“Dhe po ta dëgjoni se ç’po del nga Zëri i Amerikës, është e neveritshme. Gjërat që po thonë janë të neveritshme ndaj vendit tonë. Dhe Michael Pack do të vinte dhe do të bënte një punë të jashtëzakonshme, por ai ka dy vjet që pret – nuk e miratojmë dot”.

Drejtoresha e Zërit të Amerikës në një përgjigje të mërkurën në mbrëmje, i hodhi poshtë kritikat e Presidentit Trump.

“Për mbi 75 vjet, Zëri i Amerikës ka ndjekur misionin e tij për të treguar historinë e Amerikës në vende të tjera dhe për të dhënë informacion objektiv, bazuar në fakte në vende në gjithë botën që nuk kanë qasje në këto informacione. Siç kemi thënë për një kohë të gjatë, ne përhapim (parimet) e Amendamentit të Parë (që përfshin lirinë e shprehjes dhe medias)”, tha drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett në një deklaratë.

“Unë besoj në atë mision. Dhe duke gjykuar nga mënyra se si po zgjerohen audiencat tona, duke kërkuar informacion të besueshëm gjatë kësaj krize të koronavirusit, bota beson në misionin tonë. Është punë e vështirë, punë e rëndësishme, ndoshta sot më shumë se kurrë më parë”, vazhdon deklarata.

Në një email dërguar stafit të Zërit të Amerikës, zonja Bennett shtoi: “Kemi shumë punë për të bërë. Është punë e vështirë dhe e rëndësishme. Të mos të shpërqendrohemi nga puna që kemi përpara”.

Zonja Bennett është emëruar në postin e saj gjatë administratës së kaluar të ish-Presidentit Barack Obama dhe ka katër vjet në këtë detyrë, një kohë relativisht e gjatë për një drejtor të Zërit të Amerikës. Gazetarja veterane dhe fituese e çmimit Pulitzer, është drejtorja e 29-të e agjencisë në 75 vjet.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ndërmori një sulm ndaj Zërit të Amerikës, që gazeta New York Times e quajti “të çuditshëm”.

Drejtori i medias sociale për Presidentin Trump, Dan Scavino Jr., tha se taksapaguesit amerikanë po paguajnë për propagandën e Kinës “përmes Zërit të Amerikës që financohet nga qeveria amerikane”.

Ai përmendi si shembull një postim në llogarinë e Zërit të Amerikës në Twitter, të një videoje të agjencisë Associated Press. Videoja tregonte një shfaqje dritash në Wuhan për të shënuar riahpjen e qytetit, ku COVID-19 u diktua për herë të parë.

Disa orë më vonë, Shtëpia e Bardhë, akuzoi Zërin e Amerikës se kishte përdorur grafika “me statistika të qeverisë komuniste kineze për të krahasuar numrin e viktimave të Kinës nga koronavirusi me ato të Amerikës”. Në fakt, Zëri i Amerikës përdor shifrat e besueshme të Universitetit Johns Hopkins për koronavirusin.

“Zëri i Amerikës flet shpesh për kundërshtarët e Amerikës, jo qytetarët e saj”, thuhej në postimin e Shtëpisë së Bardhë.

New York Times shkruajti se “akuzat drejtuar agjencisë 75 vjeçare të transmetimit, dukeshin aq të tepruara saqë disa lexues shprehën shqetësimin se hakerat mund të kishin depërtuar në rrjetet e Shtëpisë së Bardhë”.

Zonja Bennett iu përgjigj kritikave të javës së kaluar me një deklaratë ku shprehej se Zëri i Amerikës “po e mbulon me detaje disinfomimin dhe keqinformimin e Kinës në anglisht dhe në gjuhën mandarine, duke njoftuar njëkohësisht me fakte”. Ajo shtoi se Zëri i Amerikës “ka diskredituar shumë nga informacionet që vijnë nga qeveria kineze dhe media e kontrolluar prej saj”.

Nëse konfirmohet, zoti Pack do të zëvendësojë Grant Turnerin, që po shërben si kreu i përkohshëm i USAGM-së, pas dorëheqjes së John Lansing, që ishte i emëruar nga zoti Obama.

Presidenti Trump tërhiqet nga pretendimi për autoritet absolut

Përballë kritikave të ashpra, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tërhoqi të martën komentet e mëparshme kur sugjeroi se ai ka autoritet të plotë për të rihapur ekonominë nga kriza e koronavirusit.

Në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump pretendoi se vetëm ai do ta merrte vendimin se kur dhe si do të dërgoheshin amerikanët përsëri në punë, si dhe për rihapjen e bizneseve, duke nënkuptuar se këtë vendim nuk do ta merrnin guvernatorët dhe kryetarët e bashkive që lëshuan urdhrat e ndalim-qarkullimit për qindra miliona njerëz.

Studiuesit ligjorë kundërshtuan qëndrimin e Presidentit Trump për baza të dyshimta kushtetuese.

Paul Rosenzweig

Paul Rosenzweig

Nuk ka asnjë person të vetëm në Amerikë që ta ketë studiuar këtë çështje dhe të pajtohet me të (me presidentin),” tha Paul Rosenzweig, një bashkëpunëtor i lartë ligjor në Institutin “R Street”, një grupim studiuesish konservatorë dhe liberalë në Uashington.

John Yoo, një studiues ligjor konservator i cili shpesh mbron Presidentin Trump në kanalin televiziv Fox News, hodhi poshtë pretendimin e presidentit për autoritetin absolut presidencial.

Kushtetuta ofron fuqi të kufizuara, të numëruara, për qeverinë kombëtare dhe ato nuk përfshijnë të drejtën për të përcaktuar aspekte të shëndetin publik, apo të të gjithë sektorëve të biznesit,” shkruante zoti Yoo, profesor i ligjit në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, në revistën konservatore “National Review”.

Presidenti Trump e bëri pretendimin në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të hënën, gjatë së cilës ai u pyet nga gazetarët në lidhje me autoritetin e tij për të rihapur ekonominë.

Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total,” u tha ai gazetarëve. “Guvernatorët e dinë këtë.

Presidenti Trump pretendoi se ekzistojnë “dispozita të shumta” në Kushtetutë që i japin atij autoritetin të rihapë ekonomitë lokale dhe shteteve amerikane.

Por të martën, Presidenti Trump u duk se u zmbraps.

Guvernatorët do t’i drejtojnë shtetet individuale,” u tha Presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ekspertët ligjorë vunë në dukje se nuk ka dispozita kushtetuese që i japin presidentit autoritet absolut mbi shtetet. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep qeverisë federale autoritetin për të rregulluar “tregtinë ndërshtetërore”, ndërsa u jep shteteve fuqinë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike brenda kufijve të tyre. Kjo ndarje e pushtetit njihet si federalizëm.

profesor Jonathan Turley

profesor Jonathan Turley

Jonathan Turley, profesor i drejtësisë në Universitetin George Washington, i cili ishte dëshmitar republikan kundër hetimit për shkarkimin e Presidentit Trump në dhjetor, vuri në dukje se Presidenti Trump “kaloi javë të tëra duke deklaruar drejt këtë parim themelor të federalizmit“.

Presidenti Trump e bëri atë argument kur këmbënguli se ishte përgjegjësia e shteteve për të gjetur respiratorët, maskat e fytyrës, shtretërit spitalorë dhe pajisjet e tjera të nevojshme për të trajtuar qindra mijëra njerëz të goditur nga COVID-19, ndërsa qeveria federale mund t’i plotësonte më tej furnizimet.

Muajin e kaluar, qeveria federale nxori udhëzime ku këshillonte amerikanët të mos mblidhen në tubime me më shumë se 10 persona dhe të marrin masa të tjera paraprake për të shmangur marrjen dhe përhapjen e koronavirusit. Por, guvernatorët dhe kryetarët e bashkive lëshuan urdhëra të detyrueshëm për të mbyllur bizneset dhe shkollat dhe u kërkuan njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Tani, ai duket se ka bërë një kthesë prej 180 gradësh për këtë çështje, duke pretenduar se ndërsa guvernatorët mund t’i vendosin këto urdhra, ai ka autoritet absolut t’i heqë ato,” shkruajti profesor Turley në një postim të ashpër në internet.

Në të kaluarën, pikëpamjet zgjeruese të Presidentit Trump për pushtetin ekzekutiv, të mbështetura nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, e kanë vendosur atë në kundërshti me Kongresin. Tani, përpjekja e tij për kontroll ndaj shteteve amerikane shtron pyetje të reja se deri ku mund të shkojnë urdhërat e presidentit.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës nëse zoti Barr pajtohet me pretendimin më të fundit të Presidentit Trump për autoritetin presidencial.

Por, jo të gjithë ekspertët ligjorë po i marrin fjalët e Presidentit Trump si të mirëqena. Joyce Lee Malcolm, profesore në Shkollën Juridike “Antonin Scalia” në Universitetin George Mason, tha se Presidenti Trump nganjëherë bën pohime të tilla “nga pakënaqësia”.

Ai ka qenë shumë i kujdesshëm për të punuar në të vërtetë me shtetet thjesht duke dhënë udhëzime,” tha Malcolm. “Pra, nuk e imagjinoj që ai të përpiqej të merrte përsipër atë lloj pushteti.

Rivkees: “Për t’u mbrojtur nga COVID-19 të paktën një vit duhet të mbahet maskë”

New York

Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë në Florida të SHBA-së, Scott Rivkees tha se për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri (COVID-19) të paktën një vit duhet të mbahet maskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Deri sa të bëhet gati vaksina duhet të mbajmë maskë dhe ne duhet të mësohemi me këtë dhe të mbrohemi”, tha Rivkees për televizionin CBS Miami.

Në lidhje me pyetjen se sa do të ketë nevojë për mbajtjen e maskës, ai tha se “Nëse nuk zgjat më shumë, një vit”.

Në lajm gjithashtu u ndanë mendimet e dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe ekspertëve të tjerë se vaksina nuk do të mund të zbulohet 12 deri në 18 muaj.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë në Florida, në mbarë shtetin janë testuar rreth 200 mijë persona, prej të cilëve 21.367 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 524 persona kanë humbur jetën.

Milley: “Pretendimet se COVID-19 është prodhuar në laborator nuk janë të besueshme”

Washington

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley tha se nuk janë të besueshme pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) është prodhuar në laborator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Milley në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, iu përgjigj pretendimeve rreth asaj se COVID-19 është prodhuar në laborator.

“Në media, blogje dhe uebfaqe gjenden shumë thashetheme dhe spekulime. Mos të habiteni kur merremi me këto pretendime. Inteligjenca hetoi seriozisht këto pretendime. Në këtë fazë, këto pretendime nuk janë të besueshme. Ekzistojnë prova të konsiderueshme që tregojnë se është e natyrshme. Por, përsëri nuk mund të sigurohemi plotësisht”, tha Milley.

Pretendohej se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, që hetonte virusët e dëmshëm tek lakuriqët. Gjithashtu pretendohej se Departamenti i shtetit i SHBA-së, para dy vitesh mori informacione nga inteligjenca se laboratori në Wuhan nuk ka marrë masa të mjaftueshme dhe një virus që do të dalë prej atje do të shkaktonte pandemi.

Trumpi ndalon fondet për OBSH-në, e akuzon për keqmenaxhim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e udhëzoi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Trump tha se OBSH-ja “ka dështuar në detyrën e saj themelore”: përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai e akuzoi OBSH-në, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet përgjegjëse.

Më herët, Trump e ka akuzuar OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.

“E udhëzoj administratën time që t’i ndalojë fondet derisa të bëhet një rishikim, për të vlerësuar rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“OBSH-ja dështoi në detyrën e saj themelore dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse”, shtoi Trump.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “nuk është koha” për të zvogëluar burimet për OBSH-në ose ndonjë organizatë tjetër humanitare që lufton koronavirusin.

“Tani është koha për unitet dhe që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet, për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese”, tha Guterres.

SHBA-ja është financuesja më e madhe e SHBA-së. Vitin e kaluar, i ka siguruar 400 milionë dollarë, apo rreth 15 për qind të buxhetit total të saj.

SHBA-ja është aktualisht epiqendra e pandemisë së koronavirusit: me 609,407 të infektuar dhe me mbi 25,700 viktima. rel

Governatorët: Urdhërat e federales për rihapjen e ekonomisë do të injorohen dhe sfidohen në gjykatë

Presidenti Donald Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar” është në dorë të tij dhe jo të shteteve, për të vendosur kur do të rihapet ekonomia amerikane.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të martën se nuk do të përfillte dhe do të sfidonte në gjykatë urdhra nga Shtëpia e Bardhë për të rihapur ekonominë në këtë shtet, ku pandemia ka goditur rëndë.

“Nëse (Presidenti Trump) me jep urdhër për të rihapur ekonominë në ndonjë formë që vë në rrezik banorët në shtetin tim, nuk do ta bëj. Do të ndesheshim me një interpretim kushtetues për autoritetin federal dhe atë shtetëror. Do të përfundonim në gjykatë,” tha Guvernatori Cuomo për CNN.

Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë së shpejti vendimet që ka marrë lidhur me distancimin social. Presidenti do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane “me sot, me nesër” tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.

“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.

“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudlow.

Në komentet që bëri të hënën në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “vendimi është në dorë të tij” kur u pyet nga Zëri i Amerikës nëse grupe shtetesh mund të krijojnë planet e tyre dhe të sfidojnë autoritetin e presidentit për të deklaruar rihapjen e ekonomisë në një kohë kur nuk është vënë nën kontroll epidemia e koronavirusit.

“Nuk bëjnë dot asgjë pa miratimin e presidentit të SHBA,” deklaroi Trump.

https://www.zeriamerikes.com/a/5371361.html

Presidenti këmbëngul se një numër kompetencash të specifikuara në Kushtetutën amerikane mbështesin deklaratat e tij, duke shtuar se “ai që është president i Shteteve të Bashkuara, ka autoritet total”.

Dy republikanë me peshë mendojnë ndryshe.

“Qeveria federale nuk ka autoritet absolut,” shkruante në Twitter Senatorja nga Uajoming, Liz Cheney.

Senatori nga Florida, Marco Rubio reagoi duke thënë “Si dhe kur do të modifikohet distancimi social duhet dhe do të vendoset nga guvernatorët”.

Ai shtoi se udhëzimet e nxjerra nga “qeveria federale dhe Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të ndikojnë tek vendim-marrja. Por Kushtetuta dhe logjika e shëndoshë kërkojnë që këto vendime të merren në nivel shtetëror”.

Në bazë të Kushtetutës amerikane, nuk specifikohet se cilat kompetenca rezervohen për shtetet, jashtë autoritetit federal.

Presidenti ka thënë se së shpejti do të vendosë se kur do të rihapë aktivitetin ekonomik në një kohë që 42 nga 50 guvernatorët amerikanë kanë shpallur masa që kufizojnë lëvizjen e lirë.

Presidenti po analizon mundësinë e rihapjes së pjesshme apo të plotë më 1 maj.

Zoti Cuomo dhe pesë guvernatorë të tjerë të shteteve verilindore zhvilluan një bisedë telefonike ku vendosën se të martën do të fillonin diskutimet për një plan rajonal për rihapjen e ekonomive të tyre.

Gina Raimondo, Guvernatore e Roud Ajlend

Gina Raimondo, Guvernatore e Roud Ajlend

Vendimi duhet të merret nga guvernatorët, pasi në këtë situatë ata “kanë treguar udhëheqje të vërtetë” duke punuar për të mbajtur popullatat e tyre të sigurta, tha Guvernatorja e Roud Ajlendit, Gina Raimondo.

Të hënën guvernatorët e Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë njoftuan se po ndjekin një metodë të ngjashme.

Së bashku këto dy grupe shtetesh përfaqësojnë 100 milionë amerikanë, afro 1/3 e popullsisë së vendit.

Grup Pune i Shtëpisë së Bardhë për Rihapjen e Ekonomisë

Një ekip specialistësh të shëndetit publik mblidhet çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar publikisht masat që janë marrë në përgjigje të koronavirusit. Pritet që së shpejti të njoftohet krijimi i një ekipi të ri që do të fillojë të mblidhet pas dyerve të mbyllura për të diskutuar mënyrat për rihapjen e ekonomisë amerikane.

Ky këshill që nuk do të përfshijë zyrtarë të shëndetësisë, ka të ngjarë të nxjerrë zbuluar tensionet ekzistuese mes zyrtarëve të ekonomisë dhe atyre të shëndetit publik lidhur me momentin e duhur për rihapjen e ekonomisë ndërkohë që specialistët paralajmërojnë se rihapja para kohe mund të acarojë epideminë.

Presidenti Trump tha lidhur me këshillin e ri se “do të ofrojë këshilla të mira, por gjithsesi do të përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm. Por gjithashtu, duam që të rihapim ekonominë”.

Disa ekspertë dhe pjesëmarrës në këshilla të tjerë të organizuar nga presidenti në të kaluarën, shprehën shqetësimin se Presidenti Trump mund të mos jetë i hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe të vërtetave të vështira në këtë realitet.

Në ekip pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Ben Carson dhe këshilltarët ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett dhe Larry Kudlow. Shefi i ri i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows pritet të kryesojë punën e këshillit.

Presidenti Trump minimizoi kërcënimin e koronavirusit në shkurt

Ken Bredemeier

Videoja e stilit të fushatave politike e Shtëpisë së Bardhë që promovon mbrojtjen e veprimeve të Presidentit Donald Trump kundër koronavirusit në fillim të këtij viti, anashkaloi veprimet e tij gjatë gjithë muajit shkurt, kur ai shpesh i minimizoi shqetësimet për këtë sëmundje.

Në fund të janarit, Presidenti Trump vendosi kufizime mbi udhëtimet nga Kina, ku virusi shpërtheu për herë të parë. Nga mesi i marsit, ai shpalli emergjencën kombëtare.

“Kjo është një pandemi,” tha Presidenti Trump në një konferencë shtypi më 17 Mars. “E ndjeja se ishte një pandemi shumë kohë përpara se të quhej pandemi”.

Por në shkurt, ndërsa kërcënimi i koronavirusit po rritej në të gjithë botën, dhe rastet e para u shfaqën në Shtetet e Bashkuara, Trump e minimizoi kërcënimin.

Tani, presidenti po përpiqet të mbrohet nga raportimet që tregojnë se ai ishte paralajmëruar në shkurt në lidhje me përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara, madje ndërsa ai hodhi poshtë publikisht shqetësimet për këtë dhe tha se zyrtarët shëndetësorë e kishin sëmundjen nën kontroll.

Kritikët thonë se shkurti ishte një mundësi e humbur për të vepruar më shpejt në rekomandimin për distancim shoqëror, një masë që Presidenti Trump e miratoi në mes të marsit dhe më pas e zgjati deri në fund të prillit. Më vonë, ai tha se Amerikanët duhet të konsiderojnë përdorimin e maskave në publik, megjithëse ai tha se nuk e kishte ndërmend ta bënte këtë personalisht.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara tani ka arritur në mbi 23,000, ndërsa ai i infektuarve në mbi 582,000. Këto janë shifrat më të larta se në çdo vend tjetër, megjithëse zyrtarët këtë javë thanë se numri i rasteve të reja është duke u ulur, duke sugjeruar se kërcënimi i koronavirusit mund të ketë arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara.

U.S. Army Specialist Fredrick Spencer assembles a T1 Hamilton ventilator in a mobile lab unit in the Javits New York Medical Station intensive care unit bay monitoring coronavirus disease (COVID-19) patients in New York City, U.S. Apri 4, 2020. Picture ta

U.S. Army Specialist Fredrick Spencer assembles a T1 Hamilton ventilator in a mobile lab unit in the Javits New York Medical Station intensive care unit bay monitoring coronavirus disease (COVID-19) patients in New York City, U.S. Apri 4, 2020. Picture ta

Këto janë disa nga komentet e Presidentit Trump në shkurt në lidhje me koronavirusin:

10 shkurt në Shtëpinë e Bardhë: “Tani, virusi për të cilin ne po flasim, ju e dini, shumë njerëz mendojnë se ikën në prill me nxehtësinë, pasi të vijë vala e të nxehtit. Në mënyrë tipike, kjo (sëmundje) do të largohet në prill. Ne jemi në gjendje të shkëlqyeshme. Kemi 12 raste, 11 raste, dhe shumë prej tyre janë në gjendje të mirë tani. “

23 shkurt në konferencë me gazetarët: “Ne e kemi atë kryesisht nën kontroll në këtë vend.”

24 shkurt në Twitter: “Koronavirusi është kryesisht nën kontroll në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi në kontakt me të gjithë dhe të gjitha vendet relevante. CDC (Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve) & Organizata Botërore e Shëndetësisë po punojnë shumë dhe janë shumë të zgjuar. Tregu i aksioneve po fillon të duket shumë mirë!”

26 shkurt në Shtëpinë e Bardhë: “Pra, ne jemi në nivelin e ulët. Ndërsa ata përmirësohen, ne i heqim ata nga lista, kështu që së shpejti do të kemi vetëm pesë persona (të infektuar). Dhe ne mund të jemi në një ose dy persona gjatë periudhës tjetër të shkurtër kohore. Pra, kemi pasur fat shumë të mirë. “

26 shkurt në një konferencë për shtyp: “Dhe përsëri, kur ju keni 15 njerëz (të infektuar), dhe brenda dy ditëve kjo shifër do të zbresë deri në zero, kjo është një punë shumë e mirë që ne kemi bërë.”

27 shkurt në një takim të Shtëpisë së Bardhë me udhëheqësit afrikano-amerikanë: “Do të zhduket. Një ditë, si një mrekulli, do të zhduket.”

29 shkurt në një fjalim para konservatorëve: “Dhe unë kam filluar t’i njoh mirë këta profesionistë (të kujdesit shëndetësor). Ata janë të jashtëzakonshëm. Dhe gjithçka është nën kontroll. Dua të them se ata janë shumë, shumë të mirë. Ata e kanë bërë atë, dhe ata e kanë bërë mirë. Gjithçka është me të vërtetë nën kontroll.”

Në fillim të marsit, përpara shpalljes së emergjencës kombëtare në mes të muajit, Presidenti Trump vazhdoi të minimizonte kërcënimin për Shtetet e Bashkuara.

Healthcare workers screen people at a drive-through COVID-19 testing site, March 20, 2020, at the Doris Ison Health Center in Miami, Florida.

Healthcare workers screen people at a drive-through COVID-19 testing site, March 20, 2020, at the Doris Ison Health Center in Miami, Florida.

Më 9 mars, ai postoi këtë mesazh në Twitter: “Vitin e kaluar 37,000 amerikanë vdiqën nga gripi i zakonshëm. Mesatarisht mes 27,000 dhe 70,000 në vit (vdesin nga gripi). Asgjë nuk mbyllet, jeta dhe ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment ka 546 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe 22 vdekje. Mendoni për këtë!”

Një ditë më vonë, ai u tha senatorëve republikanë, “Ne jemi të përgatitur dhe po bëjmë një punë të shkëlqyeshme për këtë çështje. Dhe (virusi) do të largohet. Vetëm rrini të i qetë. (virusi) Do të largohet.”

Në konferencën për shtyp të hënën në mbrëmje, ku u shfaq videoja tre-minutëshe që vinte në pah veprimet e tij ndaj koronavirusit, Trump hodhi poshtë heqjen e komenteve të tij të shkurtit dhe në vend të kësaj sulmoi gazetaren e kanalit CBS News, Paula Reid për pyetjet e saj mbi këtë çështje.

“Muaji shkurt,” tha gazetarja Reid. “Kjo video ka një hendek, tërë muajin shkurt. Çfarë bëri administrata juaj në shkurt me kohën që ju dha kufizimi i udhëtimeve? ”

“Shumë,” u përgjigj Presidenti Trump.

“Çfarë?”, pyeti Reid.

“Shumë,” tha Presidenti Trump. “Dhe në fakt, ne do t’ju japim një listë të gjërave që kemi bërë. Dhe në fakt, një pjesë e tyre ishte në videon e shfaqur. Ne bëmë shumë.”

“Nuk ishte në video,” tha gazetarja Reid. “Videoja kishte një hendek.”

“Shikoni. Shikoni. Ti e di që je e rreme,”, u përgjigj Trump. “Ti e di këtë? I gjithë rrjeti juaj, mënyra si e mbuloni është e rreme.”

Fushata për rizgjedhjen e Presidentit Trump tha më vonë se gjatë shkurtit administrata e tij u angazhua në shpërndarjen e pajisjeve të testimit në pikat e nxehta të koronavirusit në vend, heqjen e burokracive për të filluar zhvillimin e një vaksine, e cila mund të jetë një vit larg përdorimit, dhe bëri kërkesën e parë të financimit të urgjencës kombëtare te Kongresi.

Ndërsa urgjenca u bë e qartë në Shtetet e Bashkuara, Trump më 27 mars nënshkroi në ligj një paketë financiare shpëtimi për koronavirusin prej 2 trilionë dollarësh për të ndihmuar rreth 90 për qind të amerikanëve, 17 milionë amerikanë të pushuar nga puna dhe bizneset e goditura më rëndë nga pandemia.

FDR kujtohet 75 vjet pas vdekjes së papritur

Franklin and Eleanor Roosevelt en route to Washington, D.C. after a week in Hyde Park. November 8, 1935. (photo courtesy of FDR Library Photograph Collection).

Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e botës u tronditën dhe pikëlluan pas lajmit se Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt vdiq papritur .

Roosevelt ishte në shtëpinë e tij të pushimit në Warm Springs të Xhorxhias më 12 Prill, ku një piktor po krijonte portretin e tij, kur papritur tha, “kam një dhimbje koke të tmerrshme”.

Ato ishte fjalët e fundit. Ndihmuesit e çuan presidentin pa ndjenja në dhomën e gjumit. Një mjek e deklaroi atë të vdekur nga një hemorragji cerebrale. Ai ishte vetëm 63 vjeç.

Fëmijët ishin të parët që mësuan për vdekjen e presidentit kur buletinet e lajmeve ndërprenë në radio serialet e aventurave “Capiten Midnight” dhe “The Tom Mix Ralston Straightshooters”.

Lajmi u përhap me shpejtësi. Burra dhe gra në dyqane, zyra, autobusë dhe në rrugë filluan të qanin.

Hitleri dhe regjimi i shkatërruar nazist e panë vdekjen e Rooseveltit si një shenjë nga zoti se lufta mund të kthehej në favor të Gjermanisë.

Forcat amerikane që luftojnin në Evropë thanë se ishte ndjerë si të humbisnin babanë e tyre. Por ata nuk kishin kohë për t’u pikëlluar dhe vdekja e Rooseveltit i bëri edhe më të vendosur për të mposhtur vagonin e fundit të nazizmit.

Mijëra njerëz u rreshtuan përgjatë linjës hekurudhore që solli trupin e tij nga Warm Springs në Uashington për funeralin më 14 prill dhe nga Uashingtoni në Hyde Park, në Nju Jork për varrosjen më 15 prill. Radioja solli tingujt e marshimit të varrimit në miliona shtëpi.

Roosevelt kishte qenë president për më shumë se 12 vjet dhe një gjeneratë e tërë nuk mbante mend një kohë kur dikush tjetër kishte qënë i ulur në Zyrën Oval.

Profesori i historisë në Kolegjin Marist, David Woolner është autori i librit “100 ditët e fundit: FDR në luftë dhe në paqe”.

“Franklin Roosevelt transformoi marrëdhëniet mes popullit amerikan dhe qeverisë së tyre dhe mes Shteteve të Bashkuara dhe botës ,” tha Woolner.

Ajo që e bëri vdekjen e Rooseveltit veçanërisht tragjike ishte se nëse ai do të kishte jetuar vetëm katër javë të tjera, do të kishte parë dorëzimin e pakushtëzuar të Gjermanisë naziste.

“Nuk ishte e pazakontë të shihje njerëz në vende të tjera, në Londër dhe Paris dhe madje edhe në Moskë që të qanin në rrugë kur mësuan lajmin se Roosevelti kishte vdekur … në vendet në mbarë botën, sigurisht në Evropë dhe Rusi dhe në pjesë të Azisë Roosevelti kujtohet me shumë respekt dhe dashuri, “tha Woolner.

Profesori Woolner beson se nëse Roosevelti nuk do të ishte zgjedhur president gjatë Depresionit të Madh, Shtetet e Bashkuara siç i njohim sot, mund të mos ekzistonin.

“Roosevelti në thelb shpëtoi kapitalizmin … para se Franklin Roosevelt të merrte detyrën në vitin 1933, ne nuk kishim sigurim papunësie, nuk kishim sigurim social, nuk kishim sigurim federal të depozitave, nuk kishim rregullimin e tregut të aksioneve, ne nuk kishim të drejtën për t’u bashkuar në sindikata, nuk kishim pagë minimale.”

Edhe pse trashëgimia e tij është vënë në pikëpyetje, me disa që besojnë se ai bëri pak për të përparuar të drejtat civile në SH.B.A. dhe të tjerë që thonë se ai injoroi lutjet për të shpëtuar më shumë hebrenj evropianë nga nazistët, Woolner thotë se për ata që jetuan mes depresionit dhe Luftës së Dytë Botërore, Roosevelti gjithmonë do të respektohet në mënyrë universale. zëri i amerikës

Sanders mbështet kandidaturën e Joe Biden

Senatori Berny Sanders dhe ish-nënpresidenti, Joe Biden

Senatori Berny Sanders i ka dhënë mbështetje ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, për të fituar nominimin e Partisë Demokratike për garën presidenciale në SHBA që mbahet në nëntor të këtij viti.

Sanders, javën e kaluar i dha fund fushatës së tij presidenciale, dhe iu bashkua Bidenit në një aktivitet të fushatës të mbajtur online.

“Kërkoj nga të gjithë amerikanët që të mbështesin kandidaturën tuaj, unë e përkrahë atë”, tha Sanders në një transmetim të përbashkët me Bidenin.

Konventa e Partisë Demokratike, ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.

Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.

Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. rel

Trumpi: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai ka autoritetin për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë. Por guvernatorë nga të dyja partitë u përgjigjën me shpejtësi, duke thënë se përgjegjësia e tyre kryesore kushtetuese është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimve dhe rikthimi normal i operacioneve.

In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.

In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.

Udhëheqësit demokratë në shtetet verilindore dhe ato perëndimore të vendit njoftuan një paktë të veçant shtetëror për të koordinuar përpjekjet e tyre për të mos lehtësuar kufizimet ose rihapur bizneset, ndërkohë që Presidenti Trump pretendoi se kjo ishte në kompetencën e tij.

“Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total,” tha Trump në konferencën e shtypit për koronavirusin në Shtëpisë e Bardhë. “Guvernatorët e dinë këtë.”

Por ai nuk ofroi asnjë të dhënë specifike në lidhje me burimin e autoritetit të tij ose planin e tij për të rihapur ekonominë.

I shqetësur nga pasojat e krizës së shëndetit publik dhe asaj ekonomike, Presidenti Trump ka mbështetur rekomandimet federale për distancimin shoqëror që skadojnë në fund të muajit. Por guvernatorët dhe drejtuesit lokalë kanë qenë ata që kanë vënë kufizime të detyrueshme, përfshirë mbylljen e shkollave dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai së shpejti do të vendosë nëse do të rihapë ekonominë Shtetet e Bashkuara pasi ekspertët e shëndetit shprehen optimizëm se më e keqja e pandemisë së koronavirusit në vend së shpejti mund të kalojë.

Në Shtetet e Bashkuara, 42 nga 50 guvernatorët e shteteve kanë vendosur urdhëra për të qëndruar në shtëpi ndërsa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Presidenti Trump rekomandoi distancimin shoqëror të amerikanëve deri në fund të prillit, por tani po shqyrton mundësinë e rihapjes së plotë ose të pjesshme të vendit më 1 maj.

Ndërsa raportimet e mediave në Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se vendimi për heqjen e kufizimeve është përgjegjësi e guvernatorëve të shteteve, Presidenti Trump tha në Twitter, “Duhet kuptohet plotësisht se kjo është e pasaktë.”

Trump tha, “Është vendim i Presidentit, dhe për shumë arsye të mira. Administrata dhe unë po punojmë ngushtë me guvernatorët, dhe kjo do të vazhdojë. Një vendim nga unë, në bashkëpunim me guvernatorët dhe me kontributin e të tjerëve, do të merret së shpejti!”

Ekspertët e lartë të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po shprehin optimizëm se përhapja e koronavirusit në vend po ngadalësohet.

“Në mes të tragjedisë, ka shpresë,” tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Jerome Adams në një postim në Twitter.

Ai tha se shtetet perëndimore të Kalifornisë dhe Uashingtonit “mbeten të qëndrueshme” sa i përket numrit të rasteve të reja. Adams tha se numri i infektimeve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi në lindje të Shteteve të Bashkuara dhe qytetet e Detroit në pjesën qëndrore dhe Nju Orlinsit në jug “duket se po nivelizohet”.

“Distancimi shoqëror dhe masat kufizueze po funksionojnë. Po shohim një dritë në fund të këtij tuneli të errët,” tha Adams, pasi ai u bëri thirrje amerikanëve të vazhdojnë të mbajnë një distancë të pakten prej dy metrash larg njëri-tjetrit.

Doktor Robert Redfield, Drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për emisionin “Today” të kanalit NBC se, “Ne po i afrohemi pikut tani. Shpresoj këtë javë. Ju e dini që keni arritur pikun kur në një ditë në të vërtetë ka më pak raste së në ditën e mëparshme. Ne jemi duke u stabilizuar në të gjithë vendin tani për sa i përket përhapjes (së virusit).”

Robert Redfield CDC

Robert Redfield CDC

Por Redfield, ashtu si zyrtarët e tjerë të shëndetit, shprehu shqetësime për rihapjen e vendit më 1 maj, datë që po shqyrtohet nga Presidenti Trump.

Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha të Dielën se ekziston një “rrezik i jashtëzakonshëm” i përhapjes së mëtejshme të koronavirusit nëse Shtetet e Bashkuara i kthehen normalitet shumë shpejt.

“Nuk ka dyshim se ne duhet të rihapemi në mënyrë duhet,” për të shmangur një ringjallje të koronavirusit në korrik dhe gusht, tha Redfield. “Do të jetë një proces hap pas hapi, gradual. Duhet të jetë një proces i bazuar në të dhëna”.

Vlerësimi i tyre erdhi ndërsa numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet, duke arritur në 22,000, me 558,000 raste të konfirmuara.

Redfield tha se shkalla e vdekshmërisë, “megjithëse për fat të keq është ende shumë e lartë, ajo doli të jetë shumë më e ulët sesa e parashikonim” për shkak të distancimit shoqëror.

Trump në janar, shkurt dhe gjysmën e marsit minimizoi kërcënimin nga koronavirusi pas njoftimeve të para për përhapjen e virusit në Kinë, para se të shpallte një emergjencë kombëtare në mes të marsit. Në disa raste, ai ka thënë se kishte pak raste në Shtetet e Bashkuara dhe se sëmundja shumë shpejt të të venitej.

Presidenti Trump të dielën ishte i zemëruar me një vlerësim të zotit Fauci në një intervistë me rrjetin CNN në të cilën tha se “padyshim” reagimi i vendit mund të kishte qenë më i mirë.

Trump ka ripostoi në Twitter një mesazh të një mbështetësi të tij që kërkonte shkarkimin e zotit Fauci, megjithëse Fauci ka vazhduar të shfaqet së bashku me presidentin në konferencat për shyp të Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin

Të hënën pasdite, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë njoftimet për shkarkimin e zotit Fauci.

“Këto janë diskutime qesharake të mediave,” tha zëdhënësi i Presidentit Trump Hogan Gidley. “Presidenti Trump nuk po pushon nga puna Dr. Faucin.”

Gidley shtoi se “Dr. Fauci ka qenë dhe mbetet një këshilltar besnik i Presidentit Trump”.

Engel dhe Menendez letër Sekretarit Amerikan të shtetit: SHBA metoda të rënda ndaj Kosovës, heqja e taksës me Serbinë demton popullin kosovar

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel dhe senatori demokrat Bob Menendez, përmes nje letre dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, kanë bërë thirrje që administrata e presidentit Donald Trump të vazhdojë mbështetjen diplomatike ndaj zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë të drejtë për të dyja palët në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së.

Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan se qasja e administratës ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re të vendit dhe se fushata e mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës dhe lidhjeve të ngushta me Kremlinin janë kryesisht të pakontrolluara.

“Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një metodë të rëndë ndaj qeverisë së re të Kosovës. Përderisa pajtohemi se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat janë hequr – kryesisht kanë dëmtuar popullin e Kosovës, ky mekanizëm është praktikuar nga shumë vende në botë, duke përfshirë edhe administratën Trump”.

“Kosova është aleat i ngushtë me SHBA-në, dhe ne ju kërkojmë që të vendosni një qasje më konstruktive ndaj qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike”, thuhet në letrën e Engel dhe Menendez, transmeton REL.

Në letër theksohet se Kosova dhe Serbia kanë aspirata që të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian, prandaj cdo përpjekje për të negociuar hapat e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të bëhet në përputhje me Brukselin dhe vendet tjera kyçe në kontinentin evropian.

“Mungesa e një balancimi midis Beogradit dhe Prishtinës ka vënë në pah zgjërimin e marrëdhënieve të Serbisë me Moskën dhe rritjen e importit të armëve nga Rusia. Këto blerje të armëve duhet të sanksionohen sipas ligjeve të SHBA-së. A mund të na tregoni pse nuk janë vendosur këto sanksione dhe pse nuk është bërë presion ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës agresive për mosnjohjen e Kosovës?”, thuhet në letër.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësimin edhe për sanksionet ekonomike të SHBA-së pas zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës, që ndërlidheshin me taksën ndaj mallrave të Serbisë, duke i konsideruar të paarsyeshme.

Në veçanti përmenden fondet e Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) të cilat, siç thuhet, duhet të rifillojnë implementimin në programet e ndaj Kosovës.

“Vendosja e tarifave të Kosovës ndaj Serbisë, pavarësisht nga qëndrimi politik i SHBA-së mbi këtë vendim, nuk është shkelje e programeve të propozuara ose misionit të MCC-së. Tërheqja e kësaj ndihme si mashtrim për veprime që nuk lidhen me MCC-në ose misionin e saj e shtyn agjencinë në një tjetër mjet presioni transaksional – pikërisht atë që nuk synonte të ishte”, kanë thënë ligjvënësit amerikanë.

Administrata amerikane ka këmbëngulur në heqjen e plotë të taksës 100%, në mënyrë që të vijë deri te vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Nga 1 prilli, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hequr taksën ndaj mallrave serbe duke e zëvendësuar me masa reciprociteti, të cilat u kundërshtuan nga SHBA-ja.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit.

Kurti ka thënë se prapavijë e rrëzimit të qeverisë së tij është një “marrëveshje e fshehtë” e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për shkëmbimin e territoreve.

Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zyrtarët e lartë amerikanë.

Dhjetëra tornado dhe furtuna godasin Shtetet e Bashkuara

godina të shkatërruara nga një tornado në qytetin Monroe, të shtetit Luiziana (12 prill 2020)

Stuhitë e mëdha që kaluan nëpër shtetet juglindore amerikane të dielën lanë pas të paktën 18 viktima.

Stuhitë sollën shira dhe erëra të forta, me 34 tornado të raportuara në Teksas, Luiziana, Misisipi, Xhorxhia dhe Tenesi duke lënë qindra shtëpi të shembura dhe të paktën 860 mijë njerëz pa energji elektrike.

Dhjetëra njerëz u shtruan në spitale. Zona e Chattanoogas, në shtetin Tenesi, ishte veçanërisht e goditur.

Njëmbëdhjetë nga vdekjet ishin në Misisipi. “Nuk është kjo Pashka që kemi dëshiruar,” tha guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, në një deklaratë.
Shteti dhe punonjësit tanë të emergjencave janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nuk do të pushojnë derisa të përfundojë kjo situatë,” tha Reeves. “Po mobilizojmë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur njerëzit tanë dhe pronën e tyre.

Kërcënimi atmosferik u shtri të hënën më në veri deri pranë shteteve bregdetare në Oqeanin Atlantik. Shërbimi Kombëtar i Motit përsëriti paralajmërimin për mundësinë e tornadove të forta, erërave dëmtuese dhe përmbytjeve të papritura. zëri i amerikës

Koronavirusi, vdes marinari i parë në aeroplanmbajtësen “Theodore Roosevelt”

Marrë nga Reuters

Një marinar i Marinës së Shteteve të Bashkuara vdiq të hënën pasi ishte infektuar me koronavirusin, duke shënuar kështu vdekjen e parë të një anëtari të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” që është goditur nga pandemia.

Në fund të muajit të kaluar, kapiteni i aeroplanmbajtëses, nëpërmjet një letre të hapur, i bëri thirrje udhëheqjes së Marinës për masa më të forta për të shpëtuar jetën e marinarëve të tij dhe për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në këtë anije të përmasave gjigande.

Kapiteni Brett Crozier duke iu drejtuar marinarëve

Kapiteni Brett Crozier duke iu drejtuar marinarëve

Ne nuk jemi në luftë. Detarët nuk kanë nevojë të vdesin. Nëse nuk veprojmë tani, nuk do të arrijmë të kujdesemi siç duhet për pasurinë tonë më të besuar – detarët tanë“, shkruajti kapiteni Brett Crozier.

Deri tani, rreth 585 marinarë në bordin e aeroplanmbajtëses me energji bërthamore kanë rezultuar pozitivë pasi janë testuar për koronavirusin. Rreth 4,000 marinarë janë zhvendosur nga aeroplanmbajtësja në instalacionet në Guam, ku anija u ankorua pasi numri i rasteve filloi të rritet.

Letra, e cila u mor nga disa media, vuri në lëvizje një seri ngjarjesh që çuan në shkarkimin e kapitenit Crozier, si dhe dorëheqjen javën e kaluar të Sekretarit të Marinës në detyrë, Thomas Modly.

Dorëheqja e zotit Modly erdhi pas një reagimi në rritje të mënyrës se ai e shkarkoi dhe përqeshi kapitenin Crozier. zëri i amerikës

Komentet e dr. Faucit duket se e kanë zemëruar Presidentin Trump

Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në Twitter një thirrje për shkarkimin e Dr. Anthony Faucit, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive tha se mund të ishin shpëtuar më shumë jetë, nëse vendi do të ishte mbyllur më shpejt gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti Trump shpërndau të dielën në Twitter mesazhin e shkruar nga një ish-kandidat republikan për në Kongres, i cili citonte komentet e zotit Fauci gjatë një interviste televizive të dielën. Mesazhi në Twitter titullohej “koha për të #ShkarkuarFaucin”.

Presidenti republikan në të kaluarën ka shpërndarë mesazhe kritikuese (të të tjerëve) për zyrtarët ose kundërshtarët e tij, duke mos preferuar t’i bëjë vetë kritikat. Shpërndarja e këtij mesazhi në Twitter nxiti spekullimet se Presidentit Trump po i mbaron durimi me shkencëtarin e mirënjohur dhe se mund ta shkarkojë atë.

Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi të hënën këtë veprim në Twitter të Presidentit Trump.

Dr. Fauci ka marrë rëndësi kombëtare dhe një nivel pëlqimi, si një udhëheqës në luftën kundër koronavirusit. Ai ka kundërshtuar ose korrigjuar Presidentin Trump për çështje shkencore gjatë krizës së shëndetit publik, siç ishte p.sh. gjatë diskutimit nëse ilaçi anti-malaria hidroksilklorina është efektiv apo jo kundër koronavirusit.

Dr. Fauci u pyet në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN në lidhje me një raport të gazetës New York Times që dokumentonte paralajmërimet e hershme të dërguara Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin. Shkencëtari pranoi se mbyllja e vendit më shpejt mund të kishte shpëtuar jetë, por paralajmëroi se ishin të përfshirë një numër faktorësh.

Natyrisht, do të ishte mirë nëse do të kishim patur një fillim më të mirë, por unë nuk mendoj se mund të thoni se jemi këtu ku jemi tani për shkak të një faktori,” tha Fauci. “Është shumë e ndërlikuar“.

I shndërruar tashmë në një objektiv të ekstremit të djathtë për kundërshtitë e tij ndaj Presidentit Trump, dr. Fauci tërhoqi kritika të mëtejshme pas intervistës.

Materialin e gazetës e denoncoi gjithashtu Presidenti Trump të dielën në Twitter, duke e cilësuar atë “Fake” (“Fals”).

Javën e kaluar gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump ndërhyri dhe e pengoi dr. Faucin t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me hidroksiklorurinën.

Dr. Fauci, 79 vjeç, ka udhëhequr agjencinë federale të sëmundjeve infektive që nga viti 1984 nën udhëheqjen e presidentëve republikanë dhe demokratë. Republikani George W. Bush e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2008.

Disa sondazhe gjatë krizës së shëndetit publik kanë treguar se amerikanët i besojnë atij më shumë sesa Presidentit Trump. zëri i amerikës

Sinjalet e injoruara vonuan reagimin e SHBA ndaj koronavirusit

Marrë nga Associated Press

Kur Presidenti Trump e përmendi për herë të parë koronavirusin, mund të ketë qenë vonë në reagimin e duhur.

Në një intervistë gjatë takimeve të Davosit, më 22 janar, presidenti nuk i kushtoi rendësi virusit që kishte goditur Kinën, ndërkohë që një rast i vetëm ishte identifikuar në SHBA.

Presidenti flet për herë të parë për koronavirusin në Davos

Presidenti flet për herë të parë për koronavirusin në Davos

“E kemi plotësisht nën kontroll. Vetëm një individ që ka ardhur nga Kina, e kemi nën kontroll. Gjithçka do të shkojë mirë”.

Në 11 javët që kanë kaluar që nga ajo intervistë, koronavirusi është shfaqur në çdo cep të botës, ka infektuar mbi 550 mijë amerikanë dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 22 mijë prej tyre. Si rezultat i epidemisë, janë vënë në zbatim izolime në masë, janë mbyllur shkolla e biznese, është goditur rëndë ekonomia duke lënë miliona vetë pa punë.

Kur Presidenti Trump u intervistua në Zvicër, kishte disa javë që ishin ngritur shqetësime. Në muajt në vazhdim, para se presidenti të fliste për krizën në Shtëpinë e Bardhë, nuk u shfrytëzua mundësia për të marrë masa për të mbrojtur vendin në kohë.

Nuk u krijuan rezerva me pajisje të domosdoshme mjekësore. Udhëtimet vazhduan në masë të madhe të pakufizuara. Nuk u mblodhën të dhëna nga Kina: Pekini nuk i ofronte dhe nga ana tjetër konsideroheshin të pavlefshme. Konfliktet e brendshme në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimi i vazhdueshëm i zyrtarëve e bëri reagimin edhe më të ngadaltë. Paralajmërimet u injoruan nga presidenti, i cili ishte i preokupuar me komentet pas përpjekjeve për largimin e tij nga posti dhe tek synimet për të mbrojtur ekonominë, të cilën e konsideront si garancinë kryesore për rizgjedhje.

20 zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm si dhe republikanë me lidhje të forta me Shtëpinë e Bardhë dhanë intervista për raportimin investigativ të agjencisë Associated Press, lidhur me reagimin para fjalimit të Presidentit Trump më 26 shkurt. Shumë prej tyre folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të jepnin komente zyrtare.

“PNEUMONI MISTERIOZE”

Më 31 dhjetor, Kina informoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një “pneumoni misterioze” që ishte shfaqur dhe po përhapej në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë.

Qeveria mbylli tregun e peshkut, ku ishte shfaqur epidemia fillimisht. Pacientët u vendosën në një spital të veçantë dhe u mblodhën mostra për t’u analizuar nga laboratorët qeveritarë. Mjekët u urdhëruan të mos komentojnë. Një mjek që foli haptazi përmes internetit, u ndëshkua. Ai vdiq më pas nga COVID-19.

Pentagoni mësoi për herë të parë mbi shfaqjen e koronavirusit në dhjetor nga lajmet që vinin nga Kina. Në fillim të janarit, paralajmërimet për virusin kishin filluar të shfaqeshin në raportet e agjencive të zbulimit.

Robert Redfield CDC

Robert Redfield CDC

Më 3 janar, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, mori paralajmërim zyrtar përmes një telefonate nga homologu i tij kinez.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infective, u njoftua në të njëjtën kohë për kërcënimin.

Zyrtarë të zbulimit dhe shëndetit publik filluan të shfaqin dyshim që Kina po raportonte me vertetësi numrin e të vdekurve dhe të infektuarve. Ata kërkuan nga Kina qasje për epidemiologët amerikanë, si për të ndihmuar, ashtu edhe për të analizuar nga afër situatën në mënyrë që të parandalonin problemin në SHBA. Zyrtarët amerikanë i kërkuan Kinës mostra të virusit që të studioheshin nga laboratorët amerikanë për të zhvilluar vaksina e teste.

Më 11 janar Kina dërgoi sekuencën gjenetike të virusit. Po atë ditë, Instituti Kombëtar i Shëndetit filloi punën për të identifikuar një vaksinë.

Më në fund, Shtetet e Bashkuara arritën të sigurojnë miratim nga Kina që dy specialistë amerikanë të dërgoheshin me një ekip të OBSH në kinë në fund të muajit. Por deri në atë moment, javë të tëra të vyera për të luftuar epideminë ishin humbur, ndërkohë që virusi përhapej në Azi dhe kishte filluar të mbërrinte edhe në pjesë të tjera të globit.

GJETJA E BALANCËS

Në pjesën më të madhe të janarit, zyrtarët po përpiqeshin të gjenin një balancë delikate. Në qarqe të brendshme ata po u binin këmbanave të alarmit për nevojën që specialistë amerikanë të analizonin situatën në Kinë. Nga ana tjetër, publikisht flisnin me tone optimiste duke lavdëruar Pekinin që kishte lejuar specialistët amerikanë në Kinë.

Matthew Pottinger, ndihmës këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare, këmbëngulte se nevojitej reagim më agresiv për të kërkuar informacion nga Kina dhe për të dërguar atje ekipe shkencëtarësh.

Megjithëse kërcënimi përfshihej në një numër raportesh për informimin e presidentit të përgatitura nga agjencitë e zbulimit, zoti Trump nuk u informua plotësisht për kërcënimin deri kur Sekretari i Shëndetit Alex Azar më 18 janar kontaktoi presidentin ndërkohë që ai ishte në rezidencën e pushimeve në Florida.

Presidenti donte të fliste për produktet e duhanit përmes vaping, pasi po analizonte një urdhëresë të re për të kufizuar përdorimin e tyre. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besojnë tani se presidenti nuk e kuptonte plotësisht se çfarë kërcënimi po afrohej, pjesërisht pasi Sekretari Azar, i cili në atë kohë kishte konflikte me një numër zyrtarësh të administratës, nuk arriti ta komunikonte qartë këtë rrezik.

Sekretari i Shëndetit Alex Azar

Sekretari i Shëndetit Alex Azar

Sekretari Azar po përpiqej të ruante një balancë të vështirë: të mos i kundërvihej direkt komenteve optimiste të presidentit dhe nevojës për të përgatitur qeverinë për rrezikun: “Kërcënimi ndaj Amerikës është i ulët për momentin. Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt,” tha zoti Azar në atë kohë në një seancë për informimin e ligjvënësve.

Presidenti ishte në atë kohë në mes të procesit në Senat për largimin e tij të mundshëm nga posti. Zoti Trump ishte plotësisht i preokupuar nga procesi gjyqësor në Senat, duke folur në çdo koment publik kundër demokratëve, apo duke u ankuar për padrejtësi në bisedat me këshilltarët larg syve të publikut.

Po ashtu, Presidenti Trump nuk donte të ushtronte presion ndaj Presidentit kinez, Xi Jinping, me të cilin po punonte për të zgjidhur konfliktet tregtare, shumë të nevojshme për mbarëvajten e ekonomisë, ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale. Kur presidenti iu përgjigj për herë të parë një pyetjeje për koronavirusin në Davos, ai foli me lëvdata entuziaste për Presidentin Xi dhe përgjigjen e Kinës ndaj situatës, duke kapërcyer reagimin e matur që kishn përgatitur ndihmësit e tij.

KONFLIKTET E BRENDSHME

Në rrethin e brendshëm të stafit të presidentit kishte kaos dhe paqartësi.

Në fund të janarit, shefi i personelit në detyrë, Mick Mulvaney pritej t’i kishte ditët të numëruara. Ai ishte në grupin fillestar të punës kundër koronavirusit, ku mbizotëronin konfliket dhe rivalitetet. Ndërkohë, Zyra e presidentit për Menaxhimin dhe Buxhetin po konkurronte me Departamentin e Shëndetit për fonde kundër virusit.

Departamenti i Shëndetit donte t’i kërkonte Kongresit fonde speciale për të luftuar virusin, por Zyra për Buxhetin këmbëngulte se departamenti duhet të përdorte 250 milionë dollarë të buxhetit ekzistues duke i zhvendosur nga synimi fillestar dhe t’i përdorte tani për të blerë pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor. Departamenti këmbëngulte se mund të blinte maska, aspiratorë apo veshje mbrojtëse pa autorizim nga Kongresi.

Kongresi miratoi fillimisht 8 miliardë dollarë për pajisje, një ndër tre paketat stimuluese në përgjigje të epidemisë.

Ndërkohë që vazhdonin konfliktet mes dy autoriteteve federale, askush brenda rrethit të ngushtë të presidentit nuk po e nxiste zotin Trump për veprim. Presidenti mbante rrotull vetes individë besnikë, të paktë ishin ata që mund ta bindnin presidentit të ndryshonte opinion për situatën. Në mes të janarit, në Shtëpinë e Bardhë po zhvilloheshin mbledhje që kishin në tematikë koronavirusin, por përqëndroheshin tek nevoja për të nxjerrë nga Kina punonjësit e qeverisë amerikane, pa i kushtuar rendësi kërcënimit që i kanosej vetë SHBA nga epidemia.

Më 29 janar, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro parashikoi me saktësi disa nga sfidat me të cilat do të ndesheshin Shtetet e Bashkuara nëse plaste epidemia. Ai nuk ishte zyrtari i parë që theksonte rrezikun. Por ashtu si Matthew Pottinger, ndihmës këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare, zoti Navarro shihej në Shtëpinë e Bardhë si reagim i zyrtarëve që e shohin negativisht bashkëpunimin me Kinën. Shqetësimet e tyre u hodhën poshtë nga zyrtarë të tjerë të administratës, të cilët nuk informuan presidentin.

Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin një kërcënim global, ndërkohë që presidenti zhvillonte tubim para një salle të mbushur me përkrahës në Ajova. Të nesërmen, administrata Trump ndaloi futjen në ShBA të shtetasve të huaj që brenda 14 ditëve të mëparshme kishin qenë në Kinë. Kufizimet preknin edhe familjarë të shtetasve amerikanë dhe të personave që kishin leje të përhershme qëndrimi në SHBA.

Presidenti e prezantoi si një reagim të guximshëm, megjithëse vazhdonte të nënvlerësonte kërcënimin në komentet e tij. Megjithë kufizimet, afro 40 mijë vetë kanë mbërritur në SHBA në avionë që niseshin direkt nga Kina që nga ajo ditë, sipas një analize të së përditshmes The New York Times.

“JEMI SHUMË, SHUMË TË PËRGATITUR”

Më 10 shkurt, Presidenti Trump doli para mijëra përkrahësve në Nju Hempshër dhe deklaroi “Në prill, e dini, në teori, zhduket si për mrekulli”.

Turma brohoriti duke mbështetur deklaratën e presidentit që nuk gëzon baza shkencore. Senati kishte liruar presidentin nga akuzat dhe tani ai i kishte përqëndruar forcat tek rizgjedhja në nëntor, ndërkohë që zyrtarët e administratës kishin filluar të përqëndroheshin tek virusi.

Zyrtarët federalë e monopolizuan detyrën për të zhvilluar paketat e testeve për virusin në duart e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përjashtuar nga këto përpjekje kompanitë private, gjë që ngadalësoi përgatitjen për identifikimin e rasteve. Paketat e para të testeve të zhvilluara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dolën difektoze.

Presidenti Trump shpenzoi disa javë duke ndryshuar zyrtarët dhe agjencitë që do të merrnin në dorë koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit. Ai emëroi Sekretarin Azar në krye të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit, më pas, në fund të shkurtit, e zëvendësoi atë me Nënpresidentin Mike Pence. Ndërkohë që virusi vazhdonte të përhapej në mbarë botën, individë me peshë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë dhëndrrin e presidentit dhe këshilltar i tij i afërt, Jared Kushner dhe Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, i bënë thirrje presidentit të mos merrte masa radikale që do të trondisnin tregjet financiare.

Presidenti e kishte lidhur fatin e tij politik me ekonominë, me bursën. Vetëm kur çmimet e aksioneve ranë ndjeshëm presidenti reagoi me forcë. Në fund të shkurtit, gjatë vizitës së presidentit në Indi, indeksi i bursës amerikane Dow Jones pësoi rënie të konsiderueshme ndërkohë që përhapej frika nga koronavirusi.

Presidenti dukej qartë i acaruar nga kjo rënie dhe gjatë udhëtimit për në SHBA më 26 shkurt reagoi ndaj komenteve të një zyrtareje të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Nancy Messonnier, e cila një ditë më pare kishte paralajmëruar amerikanët se duhet të përgatiteshin për distancim social dhe izolim mjaft të rëndë.

“Nuk bëhet fjalë nëse një gjë e tillë do të ndodhë, por kur do të ndodhë,” tha ekspertja.

Atë natë Presidenti Trump doli para amerikanëve me një konferencë për shtyp. Që nga ajo ditë, ajo ka zhvilluar konferenca të përditshme për shtyp.

Kur zhvilloi konferencën e parë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kishin 15 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

“Jemi në një nivel shumë të ulët; duam të vazhdojmë ta mbajmë kështu,” tha presidenti. “Jemi shumë, shumë të përgatitur”.

Tornado vdekjeprurëse godasin jugun e SHBA-së

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e disa stuhive që kanë nxitur tornado dhe përmbytje në disa shtete në jug të Shteteve të Bashkuara.

Erërat e forta kanë prekur shtetet si Luiziana, Teksas dhe Misisipi.

Të dielën, Agjenda për Menaxhimin e Emergjencave në Misisipi ka konfirmuar vdekjet në të trija shtetet.

Në Luiziana, një numër i shtëpive janë shkatërruar, ndërkohë që Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi të mëdha në Misisipi, Allabama dhe Xhorxhia.

Aktualisht vendet publike të strehimit janë mbyllur për shkak të masave të izolimit të vëna pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Njerëzve u është thënë që të përcjellin udhëzimet për distancim fizik nëse do t’iu duhet patjetër që të strehohen në ndonjë institucion publik siç janë shkollat.

Guvernatori i Allamabas, Kay Ivey ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën, e cila ka pezulluar masat që do të mund të parandalonin mbledhjen e shumë njerëzve në hapësira publike. rel

50 vjetori i misionit Apollo 13

Një nga arritjet më të jashtëzakonshme të programit amerikan të hapësirës NASA nuk ishte arritja e një synimi, por parandalimi i një katastrofe 50 vjet më parë, kur një mision për të zbritur në hënë mori një drejtim tejet të gabuar. Përmes intervistave me astronatutë të misionit Apollo 13 dhe pjestarë të drejtimit të misionit, gazetari i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh na sjell nga afër “dështimin e suksesshëm” të NASA-s, ndërsa sytë e botës ishin përqendruar tek astronatutët që ishin në një rrezik shumë të madh.

Në kohën kur misioni i tretë amerikan për të zbritur në hënë – Apollo 13 u nis me 11 prill 1970, udhëtimi drejt planetit shkëmbor dukej po aq i rëndëishëm sa shkuarja në punë. Jim Lovell ishte komandant i misionit Apollo 13.

“Më duket se gazeta New York Times e permendi lajmin në faqen 67. Kishte shumë pak gazetarë në Qendrën Hapësinore Johnson.”

Tre ditë pas fillimit të misionit, kjo ndryshoi kur një shpërthim i tmerrshëm tronditi anijen hapësinore me astronatutët Jim Lovell, Jack Swigert dhe Fred Haise.

“Ishte një zhurmë e madhe me jehonë metalike në anijen hapësinore. E kuptuam që diçka e keqe kishte ndodhur”, thotë astronauti Fred Haise.

Në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston të Teksasit, drejtori i fluturimit Gene Kranz u përpoq me gjithçka që të ndryshonte situatën në bordin e anijes hapësinore.

“Kishim tre astronautë në një anije hapësinore të dëmtuar 320 mijë kilometra larg tokës që shkonte drejt hënës.”

Rikthimi i tyre gjallë do të nënkuptonte punë pa pushim për zgjidhjen e problemeve dhe braktisje të misionit për të cilin ata ishin trajnuar.

“U mërzita shumë sepse e dija që nuk do të ishim në gjendje të uleshim në hënë”, thotë astronauti i Apollo 13 Fred Haise.

Ndërsa bota ndiqte krizën në radio dhe televizion, shprehja e zotit Kranz se “Dështimi nuk është zgjidhje” u bë titulli i librit që ai do të shkruante më vonë.

“Kriza zgjati katër ditë dhe vëmendja e botës u përqendrua më shumë tek kjo ngjarje sesa disa misione të tjera në të cilat u përqendruam ne.”

Buzz Aldrin është astronaur i misionit Apollo 11.

“Ekipi ishte i trajnuar për raste të tilla si dhe shumë gjëra të tjera. Ata bënë detyrën me shumë merita dhe si rezultat ekuipazhi dhe anija u kthyen të sigurtë në tokë.”

Astronauti Jim Lovell ka qënë drejtor i misionit Apollo 13.

“Vite më vonë, kur vëndosëm të shkruanim një libër rreth Apollo 13, u ndjeva se fluturimi ishte dështim, në një aspekt, por në anën tjetër ishte triumf se si njerëzit mund të tjetërsojnë një katastrofë pothuajse të sigurtë. Ekipi i qendrës së kontrollit dhe ekuipazhi i anijes, duke punuar sëbashku, duke gjetur zgjidhje për një krizë që nuk kishim planifikuar apo trajnuar, dhe kthimi i anijes në tokë.”

Libri i zotit Lovell me titull “Lost Moon” është baza mbi të cilën është ndërtuar filmi i vitit 1995 “Apollo 13” me aktorin Tom Hanks në rolin e zotit Lovell.

SHBA, Zoom vazhdon të përdoret nga ushtria dhe punonjës të qeverisë

Carla Babb

Ushtria amerikane dhe punonjësit e qeverisë vazhdojnë të përdorin aplikacionin popullor të videokonferencave Zoom për punë zyrtare, megjithë paralajmërimet e FBI-së në lidhje me problemet e privatësisë dhe sigurisë, një veprim që ekspertët druhen se po rrit rrezikun e ndërhyrjes në të dhënat e qeverisë.

Zoom ka parë një rritje të aktivitetit gjatë pandemisë së koronavirusit pasi shumë punonjës në të gjithë vendin po e përdorin aplikacionin falas për të realizuar videokonferenca të shpejta me dhjetëra pjesëmarrës.

Kjo po ndodh edhe me shumë punonjës të qeverisë federale, përkundër një njoftimi të FBI-së të 1 prillit se hakerat mund të shfrytëzonin dobësitë në sistemet e videokonferencave si ato të aplikacionit Zoom për të “vjedhur informacione private të individëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione financiare dhe për t’i zhvatur ato.”

Shqetësimi për sigurinë është shumë më i madh se sa ndërhyrjet e hakerave në bisedat mes njerëzve me sharje, bërtitje dhe postime të çuditshme të mesazheve dhe imazheve, siç kanë raportuar disa përdorues të aplikacionit Zoom.

Ekspertët thonë se aplikacioni mund të sjellë rreziqe të sigurisë jo vetëm gjatë seancave të videokonferencave të punonjësve të qeverisë, por edhe për të dhënat që ndodhen në kompjuterët qeveritarë.

“Nëse ka dobësi, aplikacioni mund të rrezikojë sigurinë e të dhënave në kompjuterin në të cilin është instaluar, apo edhe potencialisht në kompjuterë të tjerë në të njëjtin rrjet,” i tha Zërit të Amerikës Joseph Steinberg, ekspert i sigurisë në internet dhe autor i librit “iCybersecurity for Dummies”. “Dobësi të tilla janë zbuluar, dhe mund të ketë edhe dobësi të tjera.”

Drejtori i Ekzekutiv i kompanisë Zoom, Eric Yuan tha në një postim në blogun e tij më 1 prill se kompania po pezullon përkohësisht punën për shtimin e elementëve të reja për t’u përqëndruar në rregullimin e problemeve të saj të privatësisë dhe sigurisë.

Zoom

Zoom

Ndërkohë, raportimet e Zërit të Amerikës tregojnë se Zoom mbetet një nga aplikacionet më të përdorura të videokonferencave për punonjësit e qeverisë amerikane nga Pentagoni deri në Kongres, dhe jo të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet e tij të mundshme.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë problemi me aplikacionin Zoom,” tha para gazetarëve një zyrtar i lartë në Zyrën e Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, një ditë pas lëshimit të udhëzimeve të FBI-së.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha se ai po përdorte aplikacionin Zoom për videokonferenca për shkak të nevojës së krijuar nga masat për distancim shoqëror, por kur u pyet nga Zëri i Amerikës për rreziqet e mundshme të sigurisë, zyrtari shtoi se diskutimet që ekipi i tij kishte gjatë videokonferencave në Zoom ishin “të nivelit jo-sekret”.

Punonjësit e qeverisë mund të përdorin aplikacionin Zoom për Qeverinë, një shërbim i nivelit më të lartë me pagesë që ruhet në një sistem të autorizuar nga Programi Federal i Menaxhimit të Rrezikut dhe Autorizimit. Sidoqoftë, është e paqartë se sa punonjës të qeverisë kanë arritur ta bëjnë dallimin midis dy shërbimeve deri më tani.

Deri sot, Zoom mbetet në listën e aprovuar të aplikacioneve të telefonisë celulare për punonjësit e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, sipas shumë zyrtarëve.

Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se Pentagoni aktualisht po shqyrton mundësinë e “ndryshimit të udhëzimeve” për aplikacionin.

Shumë punonjës të Departamentit të Shtetit kanë përdorur gjithashtu aplikacionin Zoom për punë zyrtare. Një punonjës i Departamentit të Shtetit tha se ai dhe kolegët e tij kanë zhvilluar videokonferenca të përditshme përmes aplikacionit Zoom dhe nuk kanë marrë ndonjë udhëzim kundër përdorimit të aplikacionit për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Politike dhe Uashtarake, R. Clarke Cooper javën e kaluar bëri një postin në Twitter në lidhje me përdorimin nga departamenti të elementit “Zoom Room” të aplikacionit.

Departamenti i Shtetit dërgoi një email për punonjësit të enjten në mëngjes duke thënë se versioni falas i aplikacionit Zoom “nuk është i autorizuar për përdorim zyrtar ose në pajisjet zyrtare të Departamentit të përdorura për të hyrë në OpenNet”. Në email u kërkohet punonjësve të përdorin aplikacionet Cisco Webex, FAN Google Meet, dhe aplikacionet Teams dhe Skype për Biznes të Mikrosoftit.

“Ndërsa përdorimi i versionit qeveritar të aplikacionit Zoom mund të rishikohet për miratim nga Departamenti në të ardhmen, Zoom është aprovuar për përdorim në Rrjetet e Dedikuara të Internetit (DIN)”, thuhet në email. “Në dritën e shqetësimeve të reja të sigurisë, Zyra e Menaxhimit të Burimeve të Informacionit për Sigurimin e Informacionit (IA) do të rishikojë këtë çështje dhe do të trajtojë çdo shqetësim të sigurisë në internet që mund të ekzistojë.”

Në Kongres, zyra e një ligjvënësi amerikan këmbënguli që Zëri i Amerikës të përdorte aplikacionin Zoom për një intervistë, pavarësisht paralajmërimit të FBI-së. Sekretari i shtypit i ligjvënësit i tha gazetarit të Zërit të Amerikës se nuk do të kishte probleme sigurie sepse videokonferenca ishte e mbrojtur me fjalëkalim.

Një zëdhënëse e kompanisë Zoom i tha Zërit të Amerikës se Zoom e merr sigurinë e përdoruesit “jashtëzakonisht seriozisht”.

“Një numër i madh i institucioneve globale, duke filluar nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve financiare në botë, deri tek koompanitë kryesore të telekomunikacionit, agjencitë qeveritare, universitetet dhe të tjerët kanë bërë rishikime gjithëpërfshirëse të sigurisë së përdoruesve tanë, rrjeteve dhe shtresave të qendrave të të dhënave dhe kanë zgjedhur me besim aplikacionin Zoom për përdorim të plotë,” tha zëdhënësja e kompanisë Zoom të enjten.

Ndërsa pjesë të ndryshme të qeverisë amerikane nuk kanë vendosur akoma kufizime mbi përdorimin e aplikacionit Zoom, gjigandi i teknologjisë amerikane Google ka ndaluar përdorimin e programit popullor të videokonferencave në pajisjet e punonjësve të tij.

Javën e kaluar, Google i dërgoi një email punonjësve duke cituar “dobësitë e sigurisë” të aplikacionit Zoom dhe duke paralajmëruar se programi i videokonferencave në laptopët e punonjësve nuk do të funksiononte më.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kufizuar gjithashtu përdorimin e aplikacionit Zoom, duke e lejuar atë vetëm në kompjuterët me lidhje fikse, e jo në pajisjet celulare pasi arriti në përfundimin se softueri i aplikacionit kishte dobësi “kritike”, sipas raporteve të së mërkurës në media.

Shqetësimet për vjedhje kibernetike nga kinezët

Scott Stewart, nënpresident i programit Threat Lens të kompanisë Stratfor dhe një ish agjent special i shërbimit diplomatik të sigurisë, i tha Zërit të Amerikës se një “pjesë e mirë” e ekipit të programuesve të kompanisë Zoom janë në Kinë dhe dështimi i një kompanie videokonferencash për të përdorur kodim të mesazheve nga një përdorues tek tjetri mund të lejojë një punonjës nën presion të qeverisë kineze të ndërhyjë në biseda private.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë vazhdimisht se mbajtja e një avantazhi ushtarak ndaj Kinës është “përparësia më e lartë” e Pentagonit, dhe për vite me radhë oficerët e lartë ushtarakë kanë paralajmëruar përdorimin nga Kina të teknologjisë për vjedhje të pronës intelektuale dhe spiunazhin kibernetik për të zgjeruar aftësitë e saj ushtarake.

Pentagon US

Pentagon US

Zoti Steinberg i tha Zërit të Amerikës se nuk do të rekomandonte përdorimin e aplikacionit Zoom në kompjuterët ushtarakë ose qeveritarë.

“Aplikacionet e tjera janë testuar më shumë me kalimin e kohës,” tha ai

Shtëpia e Bardhë: Kurba e koronavirusit në SHBA po fillon të sheshohet

Presidenti amerikan President Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për COVIV-19 se mendon se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump tha se masat agresive të distancimit sociale dhe urdhrat për të ndenjur në shtëpi po shfaqnin shenja suksesi, megjithëse udhëheqësit e vendit u bënë thirrje besimtarëve që të mos mblidheshin në Kisha të dielën për Pashkët.

Edhe koordinatorja e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx tha se pjesa më e madhe e suksesit për fillimin e sheshimit të kurbës së infeksioneve, i atribuohet qytetit të Nju Jorkut.

“Mund të shohim për herë të parë në Shtetet e Bashkuara se po hyjmë në atë faze që hyri Italia para një jave. Kjo na jep zemër që po fillojmë të shohim këto ndryshime”, tha Dr. Deborah Birx.

Zyrtarët po përmendin ritmet në rënie të shtrimit në spitale dhe nevojës për kujdes intensive në Nju Jork, si shenja se masat e distancimit social po funksiojnë.

Dr. Birx tha se ende po shihet rritje e numrin të rasteve në Boston dhe Çikago, por se ritmi i rritjes së tyre po stabilizohet.

Nënpresidenti Mike Pence u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e distancimit social.

“Po bëjmë përparim por është e domosdoshme që të vazhojmë të zbatojnë udhëzimet në këto 30 ditë për të ngadalësuar përhapjen”, tha ai.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Presidenti Donald Trump tha se së shpejti do të shpallë një grup të dytë pune të koronavirusit, një këshill që të përqendrohet tek rihapja e vendit, pasi të kalojë faza më e rëndë e pandemisë COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Në këshill pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow, tha një zyrtar i Lartë i Administratës, në fillim të javës.

Presidenti Trump tha të premten se në këshill do të përfshihen edhe guvernatorë shtetesh.

Grupi ekzistues i punës për koronavirusin, që përfshin ekspertin kryesor të vendit për sëmundjet infektive, s Dr. Anthony Fauci-n dhe Dr. Birx, është i përqendruar tek ngadalësimi i përhapjes së virusit dhe tek zbulimi i ilaçeve për të trajtuar sëmundjen dhe tek ai i gjetjes së një vaksine.

Zoti Trump tha se faktet dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë do të përcaktojnë hapat e mëtejshme për rihapjen e ekonomisë. Por…

“Mund të dëgjoj 35 njerëz por në fund të fundit, duhet të marr një vendim. Dp të jetë vendimi më i rëndësishëm i jetës sime”, tha ai.zëri i amerikës

Trumpi: Shikoj shpresë për rimëkëmbje në horizont

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi masa të reja që synojnë forcimin e ekonomisë e cila po përballet me krizën e koronavirusit.

Vetëm në tri javët e fundit, kanë humbur punën 16.8 milion amerikanë, një shifër që tregon se me sa shpejtësi po i gjunjëzon koronavirusi ekonomitë botërore.

Shifrat e publikuara të enjten nga qeveria tregojnë se 6.6 milion amerikanë aplikuan për pagesë papunësie javën e kaluar, që u shtohen 10 milion të tjerëve gjatë dy javëve para kësaj.

Kjo do të thotë se 1 në 10 punëtorë amerikanë kanë humbur punën dhe priten shkurtime të tjera.

Në konferencën e tij të përditshme për luftën kundër koronavirusit Presidenti Donald Trump tha të enjten mbrëma se ai shikon shpresë në horizont për ekonominë e SHBA.

“Mendoj se ajo që do të ndodhë është se do të kemi një rimëkëmbje të madhe dhe aspak të vogël,” tha presidenti.

Rezerva Federale amerikane njoftoi se do të sigurojë deri në 2.3 trilion dollarë kredi për të ndihmuar familjet dhe bizneset.

Disa ekonomistë janë skeptikë.

“Ne mendojmë se papunësia do të shkojë deri në 20 përqind ose ndoshta më shumë. Kjo shifër është më e ulët se sa ajo gjatë Depresionit të Madh. Por është shumë më keq sesa në recesionin e madh të vitit 2009,” thotë Ben Harris, ekonomist në Northwestern University.

Miliona njerëz që përpiqen të kërkojnë ndihmë financiare po hasin në vështirësi. Ata nuk hyjnë dot në faqet e mbingarkuara të internetit për të aplikuar, ose nuk dinë si të aplikojnë.

Megjithatë, Presidenti Trump shprehu besim në vendosmërinë e amerikanëve për të kapërcyer problemet.

“Amerikanët po ecin përpara me një qëllim dhe vendosmëri të përbashkët. Ata janë të vendosur për të mposhtur virusin dhe për ta ngritur vendin në lartësi edhe më të mëdha,” tha Presidenti.

FONDET E NDIHMËS, DËSHTON MIRATIMI NË SENAT

Senati amerikan nuk arriti të enjten të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar punonjësit amerikanë në vështirësi që po përballen me ndikimin e koronavirusit. Votimi u bë më pak se dy javë pasi ligjvënësit amerikanë miratuan paketën më masive të ndihmës ekonomike në historinë e vendit.

Masa e propozuar nga senatorët republikanë do të siguronte 250 miliardë dollarë fonde për Programin për Mbrojtjen e Pagave (PPP), një program prej 350 miliardë dollarësh që është pjesë e legjislacionit për t’u mbrojtur nga pasojat e koronavirusit, të quajtur CARES.

Paketa prej 2.2 trilionë dollarësh e shpëtimit u hartua dhe u miratua me shpejtësi nga Kongresi në fund të muajit të kaluar, ndërsa bizneset në gjithë vendin u përballën me pasojat ekonomike të koronavirusit.

Demokratët në Kongres, e bllokuan përpjekjen e fundit , duke argumentuar se kreu i republikanëve në senat Mitch McConnell nuk ishte konsultuar sa ç’duhej me ta lidhur me shtesën prej një çerek milionë dollarësh.

Republikanët nga ana e tyre, bllokuan përpjekjen e demokratëve për të rritur ndihmën për spitalet dhe qeveritë lokale që po përballen me pasojat e krizës.

Ligjvënësit do të kenë një mundësi tjetër të negociojnë për shtesën të hënën kur Senati të kthehet për një seancë të shkurtër. Deri atëherë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve, demokratja Nancy Pelosi tha se nuk ka plane të negociojë me republikanët dhe Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin gjatë fundjavës së Pashkëve. zëri i amerikës

SHBA, rreth gjysmë milioni të prekur nga COVID-19

Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit arriti në mbi 466 686 sot (të premten) në 16.600. Ekspertët thotë se ka shenja që shpërthimi i pandemisë mund të jetë pranë pikut. Të dhënat e fundit tregojnë se kurba e infeksioneve të reja po vjen duke u rrafshuar në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të SHBA.

Por amerikanët, thonë ekspertët e mjeksisë, duhet t’i rezistojnë tundimit për të hequr dorë prej distancimit social, tashmë që po shfaqen shenja përparimi në betejën kundër koronavirusit.

Vdekjet në SHBA, që e rendisin atë në vendin e dytë në botë, për nga numri shënuan shifra rekord të martën e të mërkurën me mbi 1.900 vdekje të raportuara në secilën ditë. Të enjten numri i vdekjeve u rritën në mbi 1.600. Numri i të prekurve në SHBA ka arritur sot në mbi 466,686.

SHBA po përjeton një “javë shumë të keqe” pasojë e pandemisë COVID-19, tha eksperti i njohur Anthony Fauci. Por ai shtoi gjithashtu se respektimi që publiku amerikan i bëri masave për distancim fizik si dhe kufizimeve të tjera po i ul ndjeshëm parashikimet mbi numrin e vdekjeve nga virusi. Sipas llogaritjeve më të fundit numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka gjasa të shkojë në rreth 60 000 dhe jo në 100 apo 200 mijë sikundër u parashikua ditë më parë tha eksperti amerikan. zëri i amerikës


Send this to a friend