VOAL

VOAL

Ish Kongresmeni,presidenti i LQSHA Joe DioGuardi & Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi ngushëllime për Senatorin Bob Dole

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane përmes një letre nga Presidenti dhe ish kongresmeni Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi, Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta zonjës Elizabeth Dole për ndarjen nga jeta të Senatorit Bob Dole, duke e shoqëruar këtë letër me disa foto kujtime nga aktivitetet e përbashkëta. Lexuesit të Voal.ch po jua sjellim letrën në shqip dhe anglisht bashkë me fotot:

Të nderuar miq e përkrahës,

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane shpreh ngushëllimet më të sinqerta znj. Elizabeth Dole dhe familjes se Senatorit Bob Dole.

Senatori Dole ishte një figurë e rëndësishme per lirinë e popullit shqiptar, që kur Kongresisti Joe DioGuardi ishte ai që me sukses arriti të bindë Senatorin Dole që bashkërisht të paraqisnin në Kongresin e SHBA-ve Rezolutën e parë kongresionale për të drejtat njerëzore dhe të drejtën e vetëvendosjes për shqiptarët në Jugosllavi në qershor 1986.  

DioGuardi dhe Dole kanë punuar jashtëzakonisht ngushtë nga 1985 deri më 1991 për t’i dhënë fund okupimit ushtarak serb të Kosovës.

Bashkangjitur janë disa foto të nga puna e përbashkët e Bob Dole dhe Joe DioGuardit në Washington, DC.

Gjithë të mirat,

 

SHBA nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se nuk do të dërgojnë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, pasi Kina u zotua se do t’i “kundërpërgjigjej” çdo bojkoti të tillë diplomatik.

Presidenti Joe Biden tha muajin e kaluar se ai po shqyrtonte mundësinë e një bojkoti të tillë diplomatik mes kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina, duke përfshirë atë që Uashingtoni thotë se është gjenocid kundër myslimanëve të pakicës në provincën perëndimore të Xinjiangut.

“Administrata Biden nuk do të dërgojë asnjë delegacion diplomatik ose zyrtarë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paraolimpike të vitit 2022 në Pekin, duke patur parasysh gjenocidin e vazhdueshëm të Republikës Popullore të Kinës dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë shtypi të hënën.

“Dërgimi i një delegacioni diplomatik ose zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara do t’i trajtonte këto lojëra si çështje pune normale përballë abuzimit skandaloz të të drejtave të njeriut dhe mizorive të Republikës Popullore të Kinës në Xinjiang, dhe ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë”, tha zonja Psaki.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Bojkoti diplomatik, i cili ishte inkurajuar nga disa ligjvënës të Kongresit amerikan disa muaj më parë, nuk do të ndikojë pjesëmarrjen e atletëve amerikanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, tha zonja Psaki.

Departamenti i Thesarit kërkon më shumë transparencë mbi pronat që blihen me para në dorë

Marrë nga Associated Press

Administrata e Presidentit Biden po kërkon të zgjerojë kërkesat për një transparencë më të madhe mbi marrëveshjet për blerjen e pasurive të paluajtshme me para në dorë.

Lëvizja shihet si një përpjekje për të frenuar përdorimin e tregut amerikan nga aktorë të këqij, me synimin për të pastruar para përmes aktiviteteve të paligjshme.

Departamenti i Thesarit e bëri të ditur njoftim të hënën duke kërkuar komente publike rreth një rregulloreje të mundshme që do të trajtonte atë që thotë se është një pikë e dobët në tregun e pasurive të paluajtshme.

Aktualisht, në vetëm 12 zona metropolitane, kompanive të sigurimit të titujve të pronësisë, u kërkohet të paraqesin të dhëna për të identifikuar ata persona që bëjnë blerje me para në dorë të pronave të paluajtshme, përmes kompanish të regjistruara në parajsa fiskale, nëse transaksioni është më i lartë se 300,000 dollarë.

Rritja e transparencës në sektorin e pasurive të paluajtshme do të frenojë mundësinë që zyrtarë të korruptuar e kriminelë, të pastrojnë paratë e përfituara në rrugë të paligjshme përmes tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA”, tha Himamauli Das, drejtor i zyrës për luftën ndaj Krimeve Financiare në Departamentin e Thesarit.

Zoti Das tha se ky hap do të shërbejë në “forcimin e sigurisë kombëtare të vendit dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar”.

Zonat metropolitane që aktualisht përballen me kërkesat për raportim Bostoni; Çikago; Dallas-Fort Worth; Honolulu; Las Vegasi; Los Anxhelosi; Majemi; qyteti i Nju Jorkut; San Antonio; San Diego; San Francisko dhe Siatëlli.

Tregu amerikan i pasurive të paluajtshme është parë prej kohësh si një ‘stacion’ i qëndrueshëm për zyrtarë qeveritarë të korruptuar nga mbarë globi e aktorë të tjerë të paligjshëm, që kërkojnë të pastrojnë të ardhura të siguruara nga aktivitete kriminale.

Përdorimi i kompanive guaskë nga udhëheqës aktualë apo ish-udhëheqës botërorë, si dhe persona të ngushtë të tyre, për të blerë pasuri të paluajtshme në SHBA e gjetkë, u vu në qendër të vëmendjes së fundmi nga publikimi i të ashtuquajturave “Pandora Papers”, (Dokumentet Pandora) nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga konsorciumi, Mbreti Abdullah II i Jordanisë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair e figura të tjera të njohura kanë përdorur kompani guaska për të blerë pallate e prona ekskluzive në plazh, jahte dhe pasuri të tjera gjatë çerekshekullit të kaluar.

Edhe pse shmangiet tatimore mund të jenë të ligjshme, ato kanë nxitur propozime të ndryshme për të rritur transparencën tatimore dhe për të përforcuar luftën kundër evazionit fiskal.

Përpjekja për zbatimin e rregulloreve të reja në tregun e pasurive të paluajtshme vjen ndërsa administrata Biden publikoi sot “Strategjinë e luftës kundër korrupsionit”.

Strategjia publikohet ndërsa Presidenti Joe Biden përgatitet të presë takimin e nivelit të lartë mbi Demokracinë në Shtëpinë e Bardhë, i cili që do të bëjë bashkë udhëheqës dhe ekspertëve të shoqërisë civile nga më shumë se 100 vende të botës. Takimi mbahet të enjten dhe të premten.

Strategjia ofron hapa të gjerë për t’u përballur me korrupsionin si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ajo nxit qeverinë amerikane të përmirësojë boshllëqet rregullatore, duke forcuar përpjekjet anti-korrupsionin ato diplomatike si të punojë për të forcuar mbrojtjen e shoqërisë civile dhe median, përfshirë gazetarët investigativë që ekspozojnë korrupsionin. VOA

Zëri i Amerikës: U nda nga jeta ish senatori amerikan Bob Dole

Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.

Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Twitter, duke theksuar se ai vdiq në gjumë. Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo.

It is with heavy hearts we announce that Senator Robert Joseph Dole died early this morning in his sleep. At his death, at age 98, he had served the United States of America faithfully for 79 years. More information coming soon. #RememberingBobDole pic.twitter.com/57NtGfqtmL

— Elizabeth Dole Foundation (@DoleFoundation) December 5, 2021

Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Capitol Hill, ish senatori republikan, Bob Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit më me ndikim në Senat.

Ai u përpoq tre herë të bëhej president. E fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton. Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford./ZiA

Përgatitjet për takimin e demokracisë në SHBA

Patsy Widakuswara

Më 9 dhe 10 dhjetor, Presidenti amerikan Joe Biden do të organizojë një Takim virtual për Demokracinë, në të cilin do të marrin pjesë udhëheqës botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat për të luftuar autoritarizmin, korrupsionin dhe për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut. Takimi mbahet në një kohë dobësimi të demokracisë në shumë pjesë të botës, çka ka ngritur pikëpyetje edhe mbi pozitën e demokracisë edhe në vetë Shtetet e Bashkuara.

Rikthimi i kontrollit ushtarak në Mianmar, sulmi ndaj sistemit zgjedhor të Brazilit nga vetë presidenti i këtij vendi, vrasja e presidentit të Haitit dhe disa përpjekje grushti shteti në kontinentin e Afrikës janë vetëm disa nga shembujt të tronditjes së demokracisë në botë në vitin 2021 në sfondin e Takimi Virtual të Demokracisë që do të organizohet nga Presidenti amerikan Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

“Kjo është një mundësi për udhëheqësit botërorë që të diskutojnë sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen qeveritë demokratike dhe se si ato mund t’u shërbejnë më mirë qytetarëve të tyre bazuar në shtyllat e samitit për forcimin e demokracisë, mbrotjen nga autoritarizmi, luftimin e korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Takimi është pjesë e premtimit të fushatës së zotit Biden për të forcuar demokracinë në mbarë botën dhe në të do të marrin pjesë 110 vende.

“Mobilizimi, ndërgjegjësimi dhe rritja e përqendrimit kolektiv në këto çështje të rëndësishme të demokracisë kanë qenë tashmë hapa shumë të dobishëm që ka ndërmarrë administrata e zotit Biden”, thotë Christopher Walker nga organizata “National Endowment for Demacracy”.

Xi Jinping dhe Vladimir Putin nuk janë ftuar në këtë samit.

Ndërsa takimi nuk ka të bëjë në mënyrë drejtpërdrejt me bashkimin e botës kundër Rusisë dhe Kinës, ai ofron një mundësi për Presidentin Biden që të mobilizojë vendet e botës kundër asaj që ai e sheh si ndikim autoritar në rritje të këtyre dy vendeve.

“Bashkimi i demokracive është në shumë mënyra një strategji për të krijuar një vijë ndarëse midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhe Rusisë e Kinës. Samiti gjithashtu i detyron vendet pjesëmarrëse të vendosin se në cilën anë të kësaj vije ndarëse janë ato, duke i vënë shumë prej tyre në një pozitë të padëshiruar. Vendet si Koreja e Jugut, dhe Gjermania, vërtet varen nga Kina për begatinë e tyre ekonomike”, thotë ekspertja Stacie Goddard nga kolegji Wellesley.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng tha se samiti do të dëmtojë solidaritetin global.

“Ai i ndan vendet në nivele të ndryshme hierarkie, i etiketon ato si demokratike ose jodemokratike dhe drejton gishtin nga sistemet demokratike të vendeve të tjera”, tha ai.

Gjatë takimit, udhëheqësit do të inkurajohen të shpallin angazhime të ndryshme për të forcuar demokracinë, por është e paqartë nëse këto do të kthehen në veprime. Megjithatë, sinjalizimi i vlerave demokratike amerikane është i rëndësishëm.

“Kjo është e rëndësishme sepse tregon një shkëputje mjaft domethënëse nga politika e administratës Trump. Unë mendoj se koncepti i “vitit të veprimit” që ka njoftuar administrata Biden do të jetë vërtet një provë për të parë nëse një vit më vonë ky angazhim do tëfunksionojë”, thotë Steven Feldstein nga organizata “Carnegie Endowment for International Peace”.

Disa kanë vënë gjithashtu në pikëpyetje të drejtën morale të Shteteve të Bashkuara për të organizuar samitin pas sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump që kërkonin të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Administrata e Presidentit Biden thotë se pikërisht aftësia e Shteteve të Bashkuara për të pranuar se nuk janë të përsosura dhe për t’u përballur me këto çështje në mënyrë transparente, është një forcë unike për demokracitë, që takimi synon të demonstrojë.

Kremlini: Biden-Putin, bisedime virtuale më 7 dhjetor

Marrë nga Associated Press

Kremlini njoftoi se Presidenti Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një telefonatë me video të martën. Ky zhvillim vjen ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po përshkallëzohen, për shkak të rritjes së numrit të trupave ruse të dislokuara në kufirin me Ukrainën, çka po shihet si shenjë e një ofensive të mundshme ushtarake.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi të shtunën rreth bisedës, nëpërmjet agjencinë shtetërore ruse të lajmeve ‘RIA Novosti’. Ai tha se biseda do të zhvillohet në mbrëmje.

Presidentët do të vendosin vetë se sa do të zgjasë biseda“, tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende komente rreth këtij njoftimi.

Një zyrtar amerikan i tha agjecisë së lajmeve ‘Reuters’ të shtunën, se Presidenti Biden dëshiron të diskutojë rreth shqetësimeve të Uashingtonit mbi rritjen e pranisë ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, si dhe çështje të stabilitetin strategjik, kibernetik e çështje rajonale.

Udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë zhvilluar një bisedë mes tyre që nga muaji korrik, kur zoti Biden i kërkoi zotit Putin të ndalë bandat e hakerëve kriminalë me bazë në Rusi, që kanë orkestruar sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur infrastrukturën e tyre jetike, nga çdo sulm i tillë.

Rusia këmbëngul që Uashigtoni të garantojë që Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar se Rusia nuk ka asnjë rol në planet e zgjerimit me vendet e tjera.

Zbulimi amerikan: Rusia po planifikon një ofensivë të mundshme ndaj Ukrainës

Të premten Presidenti Joe Biden deklaroi se do ta bëjë “tejet të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putinin të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, komente që pasuan njoftimet nga zyrtarë amerikanë të zbulimit, se Moska do të nisë një ofensive të mundshme ushtarake ndaj Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Sipas një zyrtari të administratës Biden, i cili foli në kushte anonimiteti, rusët po planifikojnë të vendosin rreth 175,000 trupa dhe pothuajse gjysma e tyre janë vendosur tashmë përgjatë pikave të ndryshme pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo vjen pasi Rusia i ka parashtruar Presidentit Biden një kërkesë për të garantuar që Ukraina, nuk do të lejohet t’i bashkohet NATO-s.

Zyrtari shtoi se planet parashikojnë lëvizjen e 100 grupeve taktike të batalioneve ruse së bashku me forca të blinduara, artileri e pajisje.

Zyrtarët e zbulimit kanë parë gjithashtu një rritje në përpjekjet e propagandës ruse, për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n, përpara sulmit të mundshëm.

I pyetur të premten në mbrëmje, në lidhje me gjetjet e agjencive të zbulimit, zoti Biden përsëriti shqetësimet e tij lidhur me provokimet që vijnë nga Rusia.

Ne kemi qenë të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe presim që të kemi një diskutim të gjatë me Putinin”, tha Presidenti Biden.

Zyrtarë dhe ish-diplomatë amerikanë thonë se ndërsa Presidenti Putin qartësisht po hedh bazat për një sulm të mundshëm, ushtria e Ukrainës është e armatosur dhe e përgatitur më mirë, krahasuar me vitet e kaluara dhe se sanksionet që Perëndimi po kërcënon të vendosë ndaj Moskës, do t’i shkaktonin dëme serioze ekonomisë ruse. Mbetet e paqartë nëse zoti Putin synon të bëjë përpara, me atë që do të ishte një ofensivë e rrezikshme, thanë zyrtarët.

Më herët gjatë ditës së premte, zoti Biden u zotua ta bëjë “shumë më të vështirë” për Presidentin rus që të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Ukrainës dhe tha se nismat e reja që vijnë nga administrata e tij synojnë ta pengojnë agresionin rus.

Kremlini tha të premten se zoti Putin do të kërkonte garanci për moszgjerim të NATO-s me Ukrainën gjatë bisedimeve me Presidentin Biden. Por Presidenti Biden tha të premten “se ai nuk do të pranonte vijë të kuqe nga askush”. VOA

Detroit – vihen në pranga prindërit e killerit 15-vjeçar

VOAL – Prindërit e 15-vjeçarit që vrau 4 nxënës dhe plagosi 7 të tjerë u arrestuan sot, e shtunë, nga të shtënat e së martës së kaluar në një shkollë të mesme në periferi të Detroitit.

Çifti, i kërkuar në mënyrë aktive nga FBI dhe policia, ishte zhdukur disa orë përpara se të akuzohej se kishte blerë dhe bërë dhuratë djalit armën e zjarrit, të cilën ai më vonë e përdori si dhuratë. Tashmë ata duhet të përgjigjen për akuzën e vrasjes me dashje. Dy avokatët thonë se nuk po iknin. Por fakti që ata kishin fikur celularët dhe kishin tërhequr një shumë prej 4000 dollarësh përpara se të largoheshin, sugjeron, sipas oficerëve të policisë, se ata ishin në arrati.

Djali u padit nga autoritetet si i rritur. Ndër akuzat, vrasje e shumëfishtë dhe terrorizëm. Babai bleu armën, një pistoletë gjysmë automatike dhe ia dha djalit të tij si dhuratë për Krishtlindje. Më vonë djali kishte postuar disa foto të armës në rrjetet sociale dhe, sipas policisë, para se të kryente masakrën kishte regjistruar një video, të pa transmetuar në rrjet, në të cilën kishte shpallur qëllimin e tij. rsi-eb

Bianca Gjomarkaj Nakovics: Çfarë turpi ! What a shame that as a representative of the United States, the Embassy is celebrating the advent of Communism!

Some of the reactions of American citizens on the Facebook page of the American Embassy in Tirana after the greeting that the American ambassador Yuri Kim made on the occasion of November 29, 1944

Dear Madam Ambassador,

what a shame that as a representative of the United States, the Embassy is celebrating the advent of Communism!

Freedom?Freedom?

Perhaps you are not aware, although I find it hard to believe, that today marks the occupation of Albania by the communists (Nov 29, 1944).

For someone who is reminding Albanians daily to remember the atrocities suffered under communism and bring the living perpetrators to justice,

I dare say you are being openly disrespectful to the memories of those who suffered and died under the regime, which began today in 1944!

By celebrating today you are feeding the full-fledged return of communism in Albania while the US itself condemns by law any kind of terror on the population as a crime against Humanity.

Where you aware that since 1954 there are laws that prohibit communist propaganda when it is universally known that communism was the cause of thousands of extrajudicial shootings,

deportation of women and children and imprisonment of thousands of innocent people for political reasons?

The Albanian people are losing their trust in the politics of the US Embassy for many reasons, and this just puts the nail in the coffin.

Personally, as a member of one of the most persecuted families in Albania and as a US/Albanian citizen,

I find it extremely offensive. As an American, I know that this is not what we believe and condone and wish that the US Embassy would retract this post as a sign of understanding and join me and the majority of Albania in renouncing this day as one of the darkest in Albanian history!

Bianca Gjomarkaj Nakovics

Disa prej reagimeve të shtetasve amerikanë në faqen në Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë pas urimit që ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me rastin e 29 nëntorit 1944

E dashur zonja Ambasadore,

sa turp që si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, Ambasada feston ardhjen e komunizmit!

Liria? Liria? Ndoshta nuk jeni në dijeni, megjithëse e kam të vështirë ta besoj, që sot shënohet pushtimi i Shqipërisë nga komunistët (29 nëntor 1944).

Për dikë që po i kujton çdo ditë shqiptarët të kujtojnë mizoritë e vuajtura në komunizëm dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët e gjallë,

guxoj të them se po tregohesh haptazi mosrespektues ndaj kujtimeve të atyre që vuajtën dhe vdiqën nën regjimin, i cili filloi si sot në 1944!

Duke festuar sot ju po ushqeni rikthimin e plotë të komunizmit në Shqipëri ndërsa vetë SHBA-ja dënon me ligj çdo lloj terrori mbi popullsinë si krim kundër njerëzimit.

Ju e dini se që nga viti 1954 ka ligje që ndalojnë propagandën komuniste kur dihet botërisht se komunizmi ishte shkaku i mijëra pushkatimeve pa gjyq,

internimeve të grave dhe fëmijëve dhe burgosjeve të mijëra njerëzve të pafajshëm për arsye politike?

Populli shqiptar po e humb besimin në politikën e Ambasadës Amerikane për shumë arsye, dhe kjo thjesht i fut gozhdën në arkivol.

Personalisht, si anëtar i një prej familjeve më të përndjekura në Shqipëri dhe si shtetase amerikano-shqiptar,

më duket jashtëzakonisht fyese.

Si një amerikane, unë e di se kjo nuk është ajo që ne besojmë dhe falim dhe dëshirojmë që Ambasada e SHBA-së ta tërheqë këtë post në shenjë mirëkuptimi

dhe të bashkohet me mua dhe shumicën e Shqipërisë për të hequr dorë nga kjo ditë si një nga më të errëtat në historinë shqiptare. !

Bianca Gjomarkaj Nakovic

Kongresistja Amerikane Lisa McClain përshëndet Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Distriktit 10-të në Michigan!

Kongresistja Amerikane Lisa McClain  në faqen zyrtare të saj në Facebook i ka uruar Ditën e Flamurit Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Distriktin 10-të të Michigan-it.

Asaj i ka pëlqyer kremtimi i festës në Kishën Katolike Zoja Shqiptare dhe është ndjerë e nderuar që përfaqëson komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Kongres.

Ja çfarë shkruan Kongresistja Amerikane në rrjetin social:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë !

Më pëlqeu të festoja këtë dite të veçantë në Kishën Katolike Zoja Shqiptare mbrëmë.

Është një nder të përfaqësoj në Kongres Komunitetin e madh  Shqiptaro-Amerikan të distriktit të 10-të të Miçiganit.”

Ndërsa Valentin Lumaj, i cili e ftoi në emrin e Komunitetit Kongresisten Lisa McClain në festën e Ditës të Flamurit shkruan në rrjetin social: Kongresistja Lisa McClain uron shqiptaret per Festen e Pavaresise. Ne i urojme asaj shendet, mbaresi dhe suksese në punen e saj!

Blinken paralajmëron Rusinë

VOA

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi sot Rusinë të mos ndërmarrë ndonjë “hap përshkallëzues” ndaj Ukrainës, duke theksuar se “një agresion i ri do të shoqërohej me pasoja serioze”.

Duke folur me gazetarët përkah Ministrit të Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics gjatë një vizite në Rigë, Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë “shumë të shqetësuara” nga dërgimi i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Shqetësimet rreth shtimit të trupave ruse do të diskutohen në takimin dy ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s, që zhvillohet të martën dhe të mërkurën në Rigë.

Para takimit të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet në rajon, duke shtuar se shtimi i pranisë ushtarake është “i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm”.

Një sulm i mundshëm i Rusisë kundër Ukrainës, do të kishte një çmim të lartë dhe pasoja politike dhe ekonomike serioze për Rusinë”, tha dje zoti Stoltenberg.

Takimi i NATO-s në Rigë vjen në një kohë që vendet anëtare të NATO-s, Letonia, Lituania dhe Polonia ndeshen me një krizë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë.

Bashkimi Evropian e akuzon presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për tërheqjen e mijëra imigrantëve nga Lindja e Mesme në vendin e tij, që prej andej të kalojnë në Letoni, Lituani dhe Poloni me synimin për të destabilizuar Bashkimin Evropian. Brukseli thotë se Presidenti Lukashenko po hakmerret për sanksionet që BE-ja ka vënë ndaj Bjellorusisë.

Një tjetër synim i takimit të NATO-s do të jetë përditësimi i asaj, që grupi e quan, Koncepti Strategjik, i ndryshuar për herë të fundit para një dekade.

Zoti Stoltenberg tha se është e rëndësishme të rishikohet dokumenti për shkak të ndryshimit të kërcënimeve me të cilat ndeshet aleanca, në një botë, që ai e quajti “më të rrezikshme”.

“Sjellja e Rusisë, sulmet kibernetike, kërcënimet terroriste, përhapja e armëve bërthamore dhe pasojat për sigurinë nga Kina, e cila po bëhet gjithnjë e më shumë një fuqi globale”, janë disa prej tyre, tha zoti Stoltenberg.

Vatranët e Michiganit distancohen nga vizita e Edi Ramës në Detroid dhe axhenda e fshehtë e Ambasadores Floreta Faber

DEKLARATE

Komuniteti shqiptar në Michigan është njoftuar në mënyra të ndryshme jo publike për ardhjen e Kryeministrit Rama në Michigan.

Federata Vatra, dega Michigan sqaron publikun se nuk ka asnjë lidhje apo përfshirje të Vatres në këtë ardhje të Kryeministrit Shqiptar. Një pasqyrë e saktë e kësaj është shtjelluar me poshtë:

Pak kohë më parë, Ambasadorja e Shqipërisë Floreta Faber i ka bërë kërkesë anëtarit të kryesisë së Vatrës, z. Valentin Lumaj që të mundsojë një takim me Kongresisten Republikane Lisa McClain, kjo mbas dijenisë së saj të njojes dhe ndimesës së z. Lumaj për kongresisten gjatë fushatës së saj. Kjo kërkesë dhe i gjithë procesi i komunikimit për të mundësuar këtë takim është i dokumentuar. Arsyeja e paraqitur nga Ambasadorja Faber për këtë takim ka qenë krejtesisht e ndryshme nga tema e ardhes së Kryeministrit Rama në Michigan. Z. Lumaj i ka kërkuar një takim zyrës së protokollit të Kongresistes Lisa McClain, në mes Kongresistes, Ambasadores Faber të shoqëruar nga Konsulli i nderit Ekrem Bardha, Kryetarit te Vatrës Michigan Mondi Rakaj dhe z. Valentin Lumaj. Mbasi eshte dakortesuar për kohen dhe vendin e takimit dhe teknalitete te tjera, zyra e Kongresistes McClain ia ka konfirmuar kete takim z. Valentin Lumaj.

Ditën e takimit, në pritje të Kongresistes McClain, Ambasadorja Faber, z. Rakaj dhe z.Lumaj kane biseduar për tema të ndryshme dhe gjendjen në Shqipëri, por në asnjë rast Ambasadorja nuk ka përmendur ardhjen e Kryeministrit Shqiptar në Michigan.

Edhe gjatë takimit me Kongresisten McClain, ambasadorja Faber nuk ka përmendur asnjëherë ne grup ardhjen e kryeministrit shqiptar. Ambasadorja Faber, edhe mund të ketë folur në menyrë të kamufluar me kongresisten McClain, por në asnjë rast përfaqesuasit shqiptarë në ate takim nuk janë njoftuar për këtë vizitë të Kryeministrit Rama në Michigan. I vetmi moment që është përmendur Kryeministri Rama në ate takim është kur z. Lumaj i ka sqaruar gjerë dhe gjatë Kongresistes McClain situatën e vështirë të shkatërrimit të së djathtës politike në Shqipëri si pasojë e influencës së George Soros në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe se e djathta në Shqipëri, është duke bërë përpjekje të fuqishme për të rindërtuar një parti konservatore në përngjasim të Partise Republikane Amerikane. Gjatë fjalës së z. Lumaj, ambasadorja Faber, dukshëm e pakënaqur nga fjalët e tij e ka nderprerë z. Lumaj dukë thënë: “too much politics for me” dhe është ngritur dhe është larguar duke e braktisur takimin ne mes. Takimi dhe biseda ka vazhduar edhe mbas largimit të ambasadores Faber. Kryetari i Vatres, Mondi Rakaj i ka shprehur kongresistes McClain mbështetjen e tij, te grupimit “Albanians for Trump” dhe të komunitetit republikan shqiptar në Michigan. Z. Lumaj e ka ftuar Kongresisten Lisa McClain në festimet e komunitetit shqiptar te Festes së Pavaresisë së Shqipërisë, ftesë të cilën kongresistja e ka pranuar me kënaqësi dhe aktualisht ka marrë pjesë në këto festime.

Kjo ishte panorama e takimit te treanshëm në mes Kongresistes Lisa McClain, ambasadores Faber dhe perfaqësisë së Vatrës. Dukshem qëllimi i ambasadores Floreta Faber ka qenë shtrimi i rruges se ardhjes se Kryeministrit Rama, por gjithmonë në mënyrë të fshehtë, të padrejtë dhe te pandershme, duke mos e shprehur në asnjë rast qëllimin e vertetë të saj ardhjes në Michigan. Një ambasadore e aftë dhe e përgjegjshme duhet që të njftojë publikisht ardhjen e Kryeministrit shqiptar në Michigan. Vatra Michigan distancohet nga kjo axhendë dhe e cilëson si një miopi ambasadoriale mënyrat e shëmtuara dhe metodave shfrytëzimit të pandersëm të situatave të Ambasadores Floreta Faber në shërbim ndaj Kryeministrit Shqiptar. Koha do të tregojë se dhe gjithçka e bërë në errësirë do të dalë në dritë dhe e vërtëta do të prevalojë.

Dega e Vatrës, Michigan, 29 Nëntor 2021.

Blinken uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë

VOA

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken uroi sot (e dielë) në emër të Shteteve të Bashkuara popullin e Shqipërisë me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Zoti Blinken kujton rrënjët e thella të miqësisë mes dy vendeve që datojnë më shumë se një shekull më parë, që nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti me forcë pavarësinë e Shqipërisë, në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.

Që nga ajo kohë, thuhet në mesazhin e zotit Blinken, shqiptarët kanë demonstruar forcë e qëndrueshmëri të madhe, duke u çliruar nga shtypja prej diktaturës komuniste e duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.

Si dëshmi të kësaj qasjeje zoti Blinken përmend vendimin e Shqipërisë për t’i hapur dyert afganëve në nevojë.

Shqiptarët vazhdojnë të ofrojnë një strehë të sigurt, sikurse bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore e grupe të tjera që largoheshin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit”, thuhet në mesazhin e sekretarit të Shtetit.

Për zotin Blinken 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së këtë vit, është një rast për të reflektuar mbi gjithçka që amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku që nga viti 1991.

Sot ne jemi aleatë në NATO dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shkruante ai.

Mesazhin e tij të urimit zoti Blinken e përfundonte duke shprehur përkushtimin e Shtetet e Bashkuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ato ekonomike, si dhe të ardhmen e vendit drejt Bashkimit Evropian.

SHBA: Të gjitha alternativat mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të trupave të ruse

VOA

Shtetet e Bashkuara thotë se gjitha alternativat janë mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të “të madh dhe të pazakontë” të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës dhe aleanca e NATO-s do të vendosë se cili do të jepë hapi i mëtejshëm pas konsultimeve javën e ardhshme.

Komentet i bëri të premten ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

“Siç mund ta kuptoni, të gjitha opsionet janë në tryezë”, u tha gazetarëve zonja Donfried.

“Tani i takon aleancës të vendosë se çfarë hapash të mëtejshme do të ndërmarrë,” tha ajo, duke folur në prag të një vizite të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Letoni dhe Suedi javën e ardhshme për të marrë pjesë në takime të NATO-s dhe OSBE-së ku ajo tha se grumbullimi “i madh dhe i pazakontë” i trupave nga ana e Moskës do të ishte tema kryesore.

Zyrtarët e SHBA-së, NATO-s dhe të Ukrainës kanë ngritur alarmin javët e fundit për ato që ata thonë se janë lëvizje të pazakonta të trupave ruse pranë Ukrainës, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme të nisë një sulm ndaj fqinjit të saj, akuza që Rusia i ka hedhur poshtë.

E pyetur nëse zoti Blinken do të takohej me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Stokholm, zonja Donfried tha se nuk kishte ndonjë njoftim për të bërë për një takim të tillë dypalësh, por la të kuptohej se ekzistonte mundësia që gjërat të ndryshonin.

Wilson: Ndikimi rus dhe kinez në Ballkan – në rritje

Milena Djurdic

Damon Wilson nga National Endowment for Democracy, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se ende ka punë të papërfunduar për jetësimin e reformave që sigurojnë se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e botës së lirë dhe institucioneve demokratike.

“Nëse mendoni se ku ishin Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore dhe e krahasoni konfliktin ballkanik, atëherë e shihni se, dakord, kemi paqe, por kjo nuk është e mjaftueshme për aspiratat dhe kërkesat e qytetarëve. Ju shihni se fshatrat po zbrazen sepse nuk ka mundësi ekonomike. Ju shihni mediat e pavarura duke u shtypur në disa vende. Ju e shihni ndikimin rus dhe kinez në rritje. Kjo nuk është e ardhmja për këtë rajon dhe i shoh njerëzit që kërkojnë më shumë”, tha ai.

Zoti Wilson shpreson për një angazhim më konstruktiv transatlantik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vuri theksin tek reformat në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, të cilat u ndeshën më pas më bllokadë në Bashkimin Evropian, ndërsa prisnin fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ai vlerësoi emërimet e reja të diplomatëve amerikanë në rajon, por tërhoqi vërejtjen se me problemet në botë, Ballkani nuk mund të jetë përparësi e Uashingtonit, prandaj duhet punë e përbashkët me Bashkimin Evropian në rajon.

Zoti Wilson tha se nuk ka dyshim që Serbia është më afër Brukselit sesa Moskës, “por jo gjithmonë e ndjek këtë rrugë. Mendoj se presidenti (Aleksandër) Vuçiç e di se ku qëndron e ardhmja e Serbisë. E kam dëgjuar ta thotë këtë publikisht dhe prandaj quhet rreshtim. Dhe çështja është se si e harmonizoni pikëpamjen me një strategji që jep rezultate? Nëse keni një vizion që përfundimisht vendi juaj do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ka gjëra që rrjedhin nga ky vizion. Çfarë do të thotë kjo për demokracinë tuaj? Si i trajtoni gazetarët dhe shoqërinë civile, vendin tuaj, marrëdhëniet dhe politikën e jashtme që ndiqni në përputhje me demokracitë e tjera të Bashkimit Evropian? Dhe mendoj disa nuk e kuptojnë gjithmonë saktësisht qasjen e Beogradit”, tha zoti Wilson duke theksuar shqetësimet për peizazhin e medias në Serbi.

Presidenti Vuçiç, tha ai, e di se çështja e pazgjidhur e Kosovës do të vazhdojë ta mbajë Serbinë prapa. Në fund të fundit, tha ai, “pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pjesë e historisë së integrimit evropian. Është pjesë e historisë së demokracive që pranojnë të kaluarën dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre”.

Duke folur për situatën në Malin e Zi, zoti Wilson, tha se është i shqetësuar me zërat në koalicionin qeverisës që shohin më shumë nga Moska sesa nga Brukseli dhe e shohin të ardhmen nëpërmjet këndvështrimit nacionalist në vend se nëpërmjet reformës dhe vullnetit të lirë demokratik.

“Populli malazez sapo ka festuar një ndryshim elektoral, një ndryshim në pushtet. Kjo qeveri është produkt i këtij ndryshimi. Çfarë ironie do të ishte nëse anëtarët e kësaj qeverie ose nëse anëtarët e koalicionit do të aspironin modelin e sjelljes autoritare të Kremlinit”, tha zoti Wilson.

Ai u shpreh ndërkaq shumë i brengosur me zhvillimet në Bosnjë. “Jam jam vërtet i shqetësuar për atë që ka qenë një trumbetim i vazhdueshëm i një tendence autoritare korruptive të ndërtuar mbi shtyllën kurrizore të retorikës secesioniste e nacionaliste me një flirt me Moskën”, tha ai, duke ju referuar veprimeve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

Ai tha se sfida përcaktuese aktualisht është nëse demokracia apo autokracia janë ofertë me e mirë ne në mbarë botën. “Ne kemi parë një sfidë të vërtetë ndaj demokracisë dhe lirisë, të udhëhequr nga një ringjallje e autoritarizmit që është nxitur nga ngritja e Pekinit dhe qasja agresive e Moskës”, tha zoti Wilson.

“Sindroma e Havanës”, CIA paralajmëron Rusinë

Marrë nga Reuters

Kremlini tha të enjten se Rusia nuk kishte të bënte me të ashtuquajturën “Sindroma e Havanës”, një sëmundje misterioze që ka prekur rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që ndodhen jashtë vendit. Reagimi i Kremlinit erdhi në përgjigje të lajmit të publikuar nga Gazeta Washington Post sipas së cilës, shefi i CIA-s e kishte ngritur këtë shqetësim gjatë një takimi me zyrtarë të zbulimit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimet politike gjatë vizitës në Rusi të drejtorit të CIA-s, as gjatë takimit me Presidentin Vladimir Putin.

Por ai tha se nuk mund të komentonte mbi bisedat private të mbajtura me shërbimet e sigurisë ruse.

Drejtori i CIA-s, William J. Burns, ka paralajmëruar agjencitë kryesore të zbulimit rus se do të përballen me “pasoja” nëse qëndrojnë pas një sërë incidentesh misterioze që kanë prekur shëndetin e diplomatëve dhe agjentët amerikanë në mbarë botën, të njohura si “Sindroma e Havanës”. Lajmi u bë i ditur për Washington Post nga zyrtarë amerikanë në dijeni të kësaj çështjeje.

Gjatë një vizite në Moskë në fillim të këtij muaji, zoti Burns e ngriti gjatë takimit me drejtuesit e Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit të Zbulimit të Jashtme të këtij vendi, (SVR). Sipas zyrtarëve amerikanë zoti Burns u tha zyrtarëve rusë se dëmtimet e rënda të trurit apo simptoma të tjera shqetësuese që ka pësuar personeli amerikan dhe anëtarët e familjeve së tyre ishte diçka që shkonte përtej kufijve të një sjelljeje të pranueshme për një “shërbim inteligjent profesional”. Zyrtarët amerikanë folën për gazetën në kushte anonimiteti.

Në paralajmërimin që zoti Burns u bëri zyrtarëve rusë ai nuk tha se kë mendonte Uashingtoni se mund të ishte përgjegjës për ato që zyrtarët amerikanë i quajnë “incidente anormale shëndetësore”.

Fakti që zoti Burns formuloi paralajmërimin duke thënë “nëse”, sugjeron se edhe pas katër vitesh hetime nga administrata të ndryshme amerikane Uashingtoni nuk ka arritur ende të përcaktojë shkakun e këtyre incidenteve të pazakonta. Megjithatë, vendimi i drejtorit të CIA-s për të ngritur si mundësi përfshirjen e Rusisë drejtpërdrejt tek homologët e tij në Moskë, nënvizoi dyshimin e thellë të CIA-s për përgjegjësitë e Kremlinit.

CIA nuk ka pranuar të komentojë mbi paralajmërimin e zotit Burns drejtuar zyrtarëve rusë.

Pamundësia për të përcaktuar shkakun e ketyre incidenteve shëndetësore ka shqetësuar ligjvënësit amerikanë e ka shkaktuar zemërim tek diplomatët dhe zyrtarët amerikanë të zbulimit, që janë prekur nga sindromi.

Administrata Biden është përpjekur të tregojë se po e merr seriozisht këtë çështje dhe ka inkurajuar punonjësit në të gjithë qeverinë federale të raportojnë çdo rast të mundshëm. Në muajt e fundit, dy zyrtarë të lartë amerikanë u zëvendësuan pasi u akuzuan se nuk i kishin marrë mjaft seriozisht incidentet: shefi i CIA-s në Vienë, ku dhjetra agjentë zbulimi e diplomatë amerikanë kanë raportuar të jenë prekur nga kjo sindromë, si dhe ambasadorja Pamela Spratlen, zyrtarja më e lartë e Departamentit të Shtetit që mbikëqyrte rastet me Sindromën e Havanës.

Pas largimit të zonjës Spratlen, Sekretari i Shtetit Antony Blinken emëroi Jonathan Moore, një diplomat karriere, në krye të një grupi pune lidhur me këto incidente që prekin shëndetin e diplomatëve apo agjentëve që operojnë jashtë vendit, si dhe një zyrtare tjetër të lartë të Shërbimit të Jashtëm, Margaret Uyehara, për të siguruar që të prekurit nga sëmundja të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Zoti Burns i ka përshkruar publikisht incidentet si “sulme” dhe disa zyrtarë amerikanë dyshojnë se ato janë vepër e operativëve rusë. Zyrtarë të tjerë ia kanë atribuar ato një sëmundje psikogjene të përjetuar nga individë që punojnë në një mjedis me stres të lartë. Ata që fajësojnë Rusinë spekulojnë se ajo mund të jenë përdor armë me rreze, sikurse ato lazer të tjerë kanë vërejtur se ka prova të pakta që lidhin përdorimin e këtyre lloj armesh me simptomat e raportuara.

Në korrik, zoti Burns caktoi një oficer të lartë të CIA-s, që ka luajtur një rol udhëheqës në operacionin për gjetjen e Osama bin Laden-it, në krye të grupit të punës që po heton shkaqet e sëmundjes.

Në gusht, dy punonjës amerikanë në Hanoi raportuan simptoma pak përpara se Nënpresidentja Harris të mbërrinte në kryeqytetin vietnamez për një vizitë zyrtare. Diagnozat e shtynë me disa orë vizitën e saj.

Letra e plotë- Kongresmeni Zeldin: Berisha është aleat i presidentëve Bush dhe armik i Sorosit

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, një republikan që përfaqëson një rajon të Nju Jorkut, i ka dërguar një letër kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, duke i kërkuar informacion të menjëhershëm për çështjen e Sali Berishës.

Në letër thuhet se prej 5 muajsh, DASH nuk po jep informacion për këtë çështje.

Kongresmeni nënvizon se kjo gjë pengon të drejtën e Kongresit për të kërkuar transparencë, duke e quajtur të papranueshme dhe të dyshimtë.

Ndërkohë në njoftimin për shtyp që shoqëron letrën, kongresmeni nënvizon se Berisha është aleat i presidentëve Bush dhe kundërshtar i aktivistit të majtë George Soros.

“Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në vazhdim të kërkesave të përsëritura të kongresmenit për të diskutuar në thellësi dhe për të rishikuar informacionin që flet për ‘korrupsion të rëndësishëm’ lidhur me procesin që Departamenti i Shtetit përdori për të sanksionuar Berishën.

Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në qershor, kongresmeni Zeldin pyeti Sekretarin Blinken në lidhje me sanksionimin nga administrata e Biden te ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha, një aleat i dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i donatorit kryesor të Partisë Demokratike dhe aktivistit progresist, George Soros. Në të njëjtën ditë me seancën dëgjimore, kongresmeni Zeldin i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit duke kërkuar informacion në lidhje me vendimin për sanksionimin e Berishës.

Pasi mori një përgjigje të paqartë nga Departamenti i Shtetit, kongresmeni Zeldin dërgoi një tjetër letër më 27 gusht, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar kriteret, informacionin dhe procesin që administrata përdori për të përcaktuar nëse do kishte apo jo sanksione ndaj Berishës. Kjo letër ka mbetur pa përgjigje nga Departamenti i Shtetit,” thuhet në njoftim.

Më poshtë letra e plotë e fundit:

LETRA E PLOTE

Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme. syri.net

Operohet Joe Biden, Shtëpia e Bardhë: Polipi që hoqi ishte beninj

Presidenti i SHBA Joe Biden ia transferoi shkurtimisht pushtetin Zëvendës Presidentit Kamala Harris të premten e kaluar, ndërsa ai iu nënshtrua një kolonoskopie.

Pas përfundimit të kontrollit, mjeku i shtëpisë së Bardhë në një letër të publikuar ditën e djeshme është shprehur:

‘Polipi që u hoq nga zorra e presidentit amerikan Joe Biden gjatë një kolonoskopie javën e kaluar është “beninj”, zhvillohet “ngadalë” dhe “konsiderohet prekancerozë”, pa kërkuar asnjë veprim të mëtejshëm’ .

Ai shtoi se monitorimi i gjendjes së Biden ishte i rekomanduar dhe se presidenti duhet t’i nënshtrohet një kolonoskopie të re gjatë shtatë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Përveç kolonoskopisë, zoti Biden iu nënshtrua ekzaminimeve të përgjithshme dhe Dr. Conor siguroi se presidenti, 79 vjeç, është “i shëndetshëm” dhe plotësisht i aftë për të kryer detyrat e tij. syri.net

 

Letra – Kongresmeni Zeldin i shkruan Blinken: E papranueshme që nuk më jepni informacion për rastin e Berishës

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, republikani që përfaqëson një rajon të Nju Jorkut, i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku vazhdon të kërkojë informacione për rastin e liderit historik demokrat, Sali Berisha.

Në letër thuhet se janë bërë pesë muaj që kur ai ka bërë kërkesën për informacion, por nuk e ka marrë diçka të tillë. Zeldin i kujton Blinken se Kongresi e ka për detyrë të mbikëqyrë ekzekutivin, duke përfshirë edhe Departamentin e Shtetit.

Ai e akuzon Blinken se po ngadalëson një kërkesë të Kongresit për transparencë, duke theksuar se kjo është e papranueshme.

Në fund, Zeldin kërkon që kjo çështje të marrë vëmendjen e menjëhershme.

Kujtojmë se në një seancë të Kongresit në qershor, Zeldin ‘gozhdoi’ Blinken, duke kërkuar informacion specifik për vendimin ndaj Berishës.

Kongresmeni Lee Zeldin i kërkon fakte Sekretarit të Shtetit Blinken se përse e ka shpallur Sali Berishën non-grata

Megjithatë Blinken u shmang pa iu përgjigjur pyetjeve direkte.

LETRA E PLOTE

Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme./Syri.net

 

Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk do të funksionojë pa përfshirjen e gjashtë shteteve

RFE/RL

Nëse në iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën më 24 nëntor.

Gjatë një adresimi online që kishte në konferencën për “Ballkanin e Hapur” që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet.

Iniciativa për bashkëpunim “Ballkani i Hapur” përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve.

Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Escobar paralajmëroi që në mesin e sfidave të “Ballkanit të Hapur” mbesin kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror në ekonomi.

“Krahas kësaj, është me rëndësi që këto tre shtete të cilat iniciuan ‘Ballkanin e Hapur’ të mbesin të hapura dhe të bisedojnë ngushtë edhe me tre partnerët e tjerë që mbesin skeptikë”, shtoi Escobar.

Siç theksoi ai, në iniciativën rajonale duhet të ekzistojë barazi për të gjithë qytetarët dhe projektet dhe nuk duhet të ketë diskriminim në bazë të përkatësisë etnike.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor shtoi se SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë iniciativat rajonale, nëse ato nuk i pengojnë integrimet evropiane.

“Jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të arrini standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha Escobar.

Është koha që të lirohet potenciali ekonomik i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të fuqizohet e ardhmja e tyre evropiane, theksoi gjatë fjalimit të tij, Ambasadori Amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

“Përkrahim planin e Ballkanit të Hapur, gjithëpërfshirës, në mënyrë që të sigurojë qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit e shërbimeve”, theksoi ai.

Rama: “Ballkani i Hapur” mund ta ndihmojë Serbinë dhe Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë adresimit të tij online ka thënë se nuk u takon anëtarëve të iniciativës të bindin këdo që “Ballkani i Hapur” është vërtet i hapur.

Ai theksoi se as supozimi që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë nuk është i vërtetë.

Sipas Ramës, “Ballkani i Hapur” është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së.

Edi Rama gjatë fjalimit në konferencën e nismës "Ballkani i Hapur".

Edi Rama gjatë fjalimit në konferencën e nismës “Ballkani i Hapur”.

Megjithatë, Rama shprehi pakënaqësi për faktin që Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë disa vjet presin nga Brukseli datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Premtojnë data, e më pas nuk i realizojnë… Ne nuk do të jemi në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, andaj ne në rajon duhet të punojmë bashkë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas vlerësimeve të Ramës, “Ballkani i Hapur” mund të ndihmojë që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ‘problemet mund të adresohen vetëm nëse të gjithë janë bashkë’.

Kryeministri i Shqipërisë tha se do të ishte shumë i lumtur kur të dy partnerët, BE-ja dhe SHBA-ja do të deklaronin që “Ballkani i Hapur” është ‘iniciativë e mirë’.

Bërnabiq: Rritja e BPV-së nëse gjithçka shkon sipas planit

Siç ka theksuar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, dobia më e madhe e “Ballkanit të Hapur” është rajoni shumë më stabil dhe më i sigurt.

“Ne jemi rajon relativisht i vogël, çfarëdo destabiliteti në cilindo shtet do të ndikojë negativisht në të gjithë ne”, tha Bërnabiq.

Dobia ekonomike, sipas Bërnabiqit po ashtu është e rëndësishme sepse me hapjen e kufijve dhe krijimin e tregut të përbashkët vjen njëkohësisht edhe rritja të investimeve nga jashtë.

Sipas saj, parashikimet janë që shtetet anëtare të “Ballkanit të Hapur”, nëse realizojnë masat që synojnë, brenda dy-tre vjetësh do të kenë rritje të Bruto Prodhimit Vendor për 1 për qind.

“Për pesë deri në shtatë vjet, nëse zbatohet gjithçka që planifikojmë dhe nëse na bashkohet edhe ndonjë shtet tjetër mund të kemi rritje të BPV-së deri në 7 për qind”, tha kryeministrja serbe.

Dimitrov: Në të ardhmen s’mund të qëndrojmë larg

“Tepër gjatë ishim të larguar dhe kështu nuk mund të ndodhë edhe në të ardhmen, që të mos përfundojmë në qorrsokak të Bashkimit Evropian”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov gjatë adresimit të tij online në konferencën për “Ballkanin e Hapur”.

“Duhet të dërgojmë porosi të qartë që si rajon jemi stabil dhe po gjejmë zgjidhje, e jo probleme, që të jemi të drejtuar nga e ardhmja e të mos jemi të burgosurit e së shkuarës. ‘Balkani i Hapur’ është hapi kryesor në këtë drejtim”, vlerësoi Dimitrov.

Sipas tij, shtetet brenda iniciativës duhet të krijojnë tregun e përbashkët, bazuar në lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave e kapitalit, investimeve që do të ndihmojnë në tranzicionin e gjelbër.

“Kjo do të na ndihmojë në rrugën drejt BE-së. Shumica e rekomandimeve të Komisionit Evropian iu referohen këtyre. Kur jemi të afërt, kjo sjellë zhvillim, stabilitet, prosperitet dhe fuqizim”, theksoi Dimitrov.

Ai përmendi që me shkallën aktuale të zhvillimit, shtetet e rajonit mund të arrijnë shkallë mesatare të zhvillimit në BE për gjashtë dekada, ndërkaq të dhënat e Bankës Botërore nga viti 2016 tregojnë që 26 milionë orë në ditë u kaluan duke pritur brenda kufijve të rajonit.

“Pronarët e kompanive thonë se u mungon fuqia punëtore dhe se kjo zvogëlon zhvillimin ekonomik. Për të gjithë është me rëndësi që barrierat të largohen, gjë e cila do të përmirësojë pasqyrën e rajonit para investitorëve të huaj. Andaj bashkëpunimi rajonal nuk është alternativë për euro-integrime, por është në përputhje me ato”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se qeveritë duhet ‘të mbajnë të rinjtë në shtëpi’ sepse kapitali njerëzor humbet me largimin e tyre.

“Ata largohen sepse duan mënyrë evropiane të jetës. Nëse duam të qëndrojnë, duhet që këtë t’ua mundësojmë në shtëpi”, tha Dimitrov.

Çfarë është “Ballkani i Hapur”?

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini- Shengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.

Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”.

Shtëpia e Bardhë: Biden synon të garojë sërish më 2024

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden synon të garojë sërish për president më 2024.

Zëdhënësja, Jen Psaki, u ka thënë gazetarëve më 22 nëntor se rikandidimi është synim i tij.

Ajo i ka bërë këto komente në aeroplanin presidencial, teksa Biden është nisur për të marrë pjesë në një organizim me trupat amerikane për Festën e Falënderimeve.

Javën e kaluar, demokrati 79-vjeçar i është nënshtruar një ekzaminimi fizik, njëherësh të parin prej kur ka marrë detyrën e presidentit në janar të vitit 2021.

Mjekët kanë thënë se ai është i shëndetshëm për të kryer detyrat e tij.

Mbështetja ndaj Bidenit ka rënë në muajt e fundit, çka ka nxitur pyetje nëse ai është i gatshëm për të garuar për një mandat të dytë.

Një president amerikan mund të mbajë dy mandate katërvjeçare.

Republikani, Donald Trump, 75-vjeçar, i cili është mposhtur nga Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nuk është deklaruar publikisht nëse do të garojë sërish. rel

Të vdekur dhe të plagosur nga incidenti në Uiskonsin të SHBA-së

RFE/RL

Pesë persona u vranë dhe të paktën 40 u plagosën, përfshirë shumë fëmijë, kur një veturë kaloi nëpër një paradë të Krishtlindjeve në shtetin amerikan të Uiskonsinit, tha policia.

Numri i viktimave dhe i të plagosurve mund të jetë më i lartë.

Shefi i policisë lokale, Dan Thompson, tha se një i dyshuar tashmë ishte vendosur në paraburgim pas incidentit në qytetin Uaukesha.

“Në këtë moment, ne mund të konfirmojmë se pesë persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar”, tha Departamenti i Policisë në Facebook.

“Megjithatë, shifrat mund të ndryshojnë derisa po marrim më shumë informacione. Shumë njerëz janë vetëtransportuar në spitalet e rajonit”, tha policia.

Pamjet e postuara në internet treguan veturën e kuqe duke lëvizur nëpër paradën e Krishtlindjeve më 21 nëntor pasdite.

Videot treguan disa qytetarë që nxitonin për të ndihmuar viktimat e plagosura, ndërsa në sfond dëgjoheshin britma dhe të qara.

Thompson tha se nuk ishte e qartë nëse incidenti kishte “lidhje me terrorizmin”.

I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një vend tjetër kur u përplas me njerëzit në paradë, tha për CBS News një zyrtar i sigurisë i njohur me hetimet.

Policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë.

Departamenti i policisë së qytetit më vonë tha se shkollat publike të Uaukesha do të mbylleshin të hënën.

Për kryebashkiakun e Uaukesha, Shawn Reilly, kjo është një kohë “traumatike” për qytetin.

“Zemra ime është për të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i pakuptimtë”, tha ai.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, është njoftuar menjëherë për incidentin.

“Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër situatën në Vaukesha dhe zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm. Ne kemi kontaktuar me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të ofruar çdo mbështetje dhe ndihmë sipas nevojës”, tha ky zyrtar.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Në vitin 2015, katër persona u vranë dhe 46 u plagosën në Stilluater, të Oklahomas, pasi një grua hyri me makinë në një turmë ndërsa në vitin 2016, një kamion u fut qëllimisht në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke vrarë 12 persona.

Sulmi në Berlin ishte i lidhur me grupin terrorist Shtetin Islamik.

Biden promovon makinën elektrike, në projektimin e saj edhe një shqiptar

Presidenti i SHBA,  Joe Biden ishte i pranishëm në festimet e hapjes së GM në Fabrikën Zero të sapo rinovuar në Detroit, Michigan.

Biden ndihmoi prodhuesin e automjeteve të festonte hapjen e  fabrikës së re të automjeteve elektrike duke marrë një makinë GMC Hummer EV për një xhiro.

C-SPAN madje kapi një video të presidentit i cili dukej se po kalonte mirë duke bërë xhiro me Hummer EV nga një vend.

Por e veçanta e kësaj makine është se në projektimin e saj ka bën pjesë edhe një shqiptar nga Vlora, Gjergji Shaska.

Ai jeton prej kohësh në SHBA dhe është pjesë e një familje të njohur ne qytetin e Vlorës. Vëllai i tij, Tanush Shaska është një akademik mjaft i njohur në SHBA.

Biden rifillon punën, pas vizitës mjekësore

VOA

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Presidenti Joe Biden ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët gjatë ditës, çka bazuar në Kushtetutë, i kërkon atij të transferojë kompetencat tek nënpresidenti.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, presidenti kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë. Kushtetuta, kërkon që ai t’i transferojë zyrtarisht kompetencat tek Nënpresidentja Kamala Harris.

A portion of letters sent to House Speaker Nancy Pelosi and President Pro Tempore of the Senate Patrick Leahy from President Joe Biden are seen Nov. 19, 2021, in Washington. Biden briefly transferred power to Vice President Kamala Harris on Friday when he

Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.

Zonja Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.

Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që zoti Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendit.

HISTORIA E ALEKSANDËR MICIT, EMIGRANTI SHQIPTARO-AMERIKANI REPUBLIKAN QË DO TË SFIDOJË LIDERIN E DEMOKRATËVE, SENATORIN CHUCK SCHUMER

VOAL – Një emigrant shqiptar, që iku nga regjimi represiv komunist, po kërkon të sfidojë senatorin veteran të New Yorkut, Chuck Schumer, liderin e fuqishëm të shumicës demokrate, që garon për mandatin e pestë.

Aleksander Mici, një Republikan, tha ndërsa Schumer votoi për rritjen e taksave, “Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tiranike komuniste dhe luftoja për të arritur në Amerikë”.

“Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka që kanë në fuqi për të rritur kostot rreth gjithçkaje, ndërsa amerikanët e zakonshëm po e luftojnë”, tha Mici, një banor i Bronxit, për nypost.com – https://nypost.com/2021/11/17/albanian-immigrant-aleksander-mici-to-face-chuck-schumer/

Mici, 46 vjeç, nisi zyrtarisht fushatën gjatë ditës të enjten.

Ai po drejton një fushatë të pafavorshme, tha ish-senatori i GOP, Al D’Amato, të cilin Schumer e mundi në një garë të vështirë të vitit 1998.

“Schumer është një senator popullor, punëtor dhe i njohur. Është një betejë e vështirë për këdo, e lëre më për një kandidat të panjohur”, tha D’Amato, i cili tani është një lobist.

Mici, një banor dhe avokat në Bronx, ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit. Ai fitoi 45 për qind të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34, një distrikt me shumicë dërrmuese demokrate.

Mici, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1991, tha se rritja nën regjimin brutal të Enver Hoxhës ishte një përvojë formuese dhe kjo është arsyeja pse ai e do Amerikën dhe përçmon socializmin.

“Vizioni i së majtës për Amerikën nuk është Amerika që brezat e emigrantëve si unë luftuan për ta arritur”, tha Mici.

“Kongresmenja ime, AOC [Alexandria Ocasio-Cortez] dhe senatori im, Chuck Schumer, po shtyjnë çdo ditë që ta bëjnë kombin tonë të duket më shumë si diktaturës komuniste nga e cila kam ikur, sesa si Amerika që ka qenë një fener i ndritshëm shprese për brezat dhe për njerëzit e etur për liri”, shtoi shqiptari.

 

Mici kujtoi udhëtimin e vështirë drejt Amerikës kur ishte adoleshent, duke hipur fillimisht në një anije tregtare të mbushur plot për të arritur në brigjet e Italisë “Njerëzit vdisnin nga etja dhe uria, madje disa u vranë nga bandat. Senatori arriti në brigjet e SHBA-së kur ishte 15 vjeç, pasi kishte bërë punë të rëndomta në Itali”.

“Mjaft është mjaft. Për Amerikën ia vlen të luftohet dhe unë nuk mund të rri mënjanë ndërsa socialistët e maskuar si ‘progresivë’ përpiqen të shkatërrojnë kombin tonë të madh”, tha ai.

“Unë do të luftoj për parimet kushtetuese që etërit tanë themelues kanë përcaktuar për ne. Unë do të luftoj për një qeveri më të vogël dhe më shumë liri. Kjo është e vetmja mënyrë që ne do të jemi në gjendje të ringjallim ekonominë tonë, të rivendosim sigurinë publike në komunitetet tona, të ofrojmë arsim cilësor për fëmijët tanë dhe ta bëjmë jetën e amerikanëve më të mirë”, përfundoi Mici.

Ndryshe, Schumer, përmes një zëdhënësi, nuk pranoi të komentojë iniciativën e shqiptarit.

Veprimtaria ime politike nisi në një moshë shumë të re. Kontributi dhe sakrifica ime për democraci fillon në vitin e largët 1991, me daten 2 Prill në qytetin e lindjes në Shkodër. Në një kohë kur ende diktatura nuk ishte larguar, frika e Sigurimit të Shtetit dhe dhunës së diktaturës ishte instaluar kudo në qytet. Unë me bashkëmoshataret e mi të shkollës Jordan Misja ishim të parët që morëm guximin të sfidonim regjimin e atëhershëm diktatorial, duke organizuar dhe rrezikuar seriozisht jeten në demonstraten e 2 Prillit të Shkodrës. Pas nesh erdhi i gjithë qyteti. Ishte një moment guximi dhe lirie. Të sfidoje diktaturën donte një guxim të çmendur në atë kohë. Ne besuam te liria, luftuam për liri dhe e gjetëm lirinë.

Ja si e tregon jetën e tij kandidati Republikan Aleksandër Mici për gazetën Dielli:

 

Në Gusht të vitit 1991, bashkë me 30 mijë shqiptarë të tjerë, morëm rrugën për në Itali nga porti i Durrësit, duke imbarkuar në anijën famëkeqe Vlora. Vuajtjet që kaluam ishin të pa imagjinueshme. 24 orë pa ujë dhe 4 ditë pa asnjë kafshatë buke. Kemi parë njerëz duke humbur gjymtyrët nga vinçat e anijes. Kemi parë bandat kriminale duke hedhur njerëz në mes të detit Adriatik sepse nuk dorëzonin paratë që kishin në xhepa. Vrasje dhe therje, grabitje të të gjithë njerëzve që ishin aty. Nëpërmjet disa manovrave patëm rastin të largoheshim nga stadiumi i tmerrshëm i Barit dhe filluam punë nga më të vështirat, si në bujqësi, ndërtim, shërbime komunitare etj, me qëllim që të kishim mundësi që të punonim për të siguruar minimumin jetik. Ishin ditë shumë të vështira mbijetese për të gjithë ne. Fakti që kishim ikur nga diktatura na lehtësonte në shpirt. Pas njëmbëdhjetë muajsh qëndrimi në Itali, në Qershor të vitit 1992 fituam të drejten të vinim në Amerikë.

Në moshën 16 vjeçare sapo mbërrita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillova punë në turnin e natës si pastrues supermarkatash dhe në mëngjes shkoja në shkollen e mesme. Fillimi ishte jashtëzakonisht sfilitës pasi pa ditur asnjë fjalë të vetme anglisht, u desh shumë sakrificë që të arrija nivelin e bashkëmoshatarëve në shkollë dhe pas një pune kërkuese e mbarova shkollën e mesme me nota të shkëlqyera. Në vitin 1996 fitova të drejtën për të studiuar në Fordham University dhe vendosa të fokusohem në dy degë Filozofi dhe Komunikim. Duke vazhduar më tej studimet e mia, hyra në Fordham University School of Law për të studiuar Juridik dhe me të mbaruar aty, fillova të punoj si avokat për Bashkinë e New York-ut. Pas një eksperience të gjatë dhe shumë formuese, vendosa të hap zyrën time të avokatisë ku vazhdoj dhe sot të punoj e ti përkushtohem familjes e komunitetit tim shqiptar.

Që në vitin e parë që erdha në Amerikë dhe deri më sot, kam ndihmuar me dhjetëra njerëz në mënyrë vullnetare, sidomos ata që kishin probleme me çështje emigracioni, strehimi ose që kërkonin të hynin në shkolla dhe nuk dinin rrugët, hapat, procedurat apo njerëz që kishin mundësi të pakta ekonomike dhe kërkonin asistencë nga shteti, apo thjeshtë kishin nevojë për ti mësuar vendet dhe përdorja mjetet e mia e infrastrukturën time për tu ardhur në ndihmë bashkëkombasve të mi. Ndihma ndaj komunitetit tim është një ndër krenaritë dhe lumturitë e mia më të mëdha. Nuk doja që askush të kalonte në hapat e vuajtjeve të mia të fillimit. Kushdo që më ka kërkuar ndihmë i kam dhënë maksimumin tim pa asnjë kompensim sepse kam pasur dëshirë gjithnjë që të jap kontribut sidomos për komunitetin tim.

Perveç studimeve akademike, kam mbaruar edhe një konservator privat aktrimi i cili më dha mundësinë të merrja pjesë në disa TV show me famë botërore si: “The Blacklist”, ‟Person of Interest”, ‟Elementary”, ‟White Collar”, etj dhe një film të Hollywood me titullin “Dead Man Down”. Gjithashtu jam “Black Belt” i gradës së tretë dhe instruktor në Tae Kwon Do, kam marrë vend të dytë në Gorvernors Cup dhe New York State Championship. Në skenën politike dhe angazhimin politik e qytetar, është e dyta herë që kandidoj për post politik, një herë si New York State Senator dhe si anëtar i Këshillit Bashkiak për qytetin e New Yorkut.”

Tani gara e tij është për në Senat.

Voal.ch i uron suksese! Le të jetë Shqiptaro-Amerikani i parë që hyn në Senatin Amerikan!

 

 

 

 

Biden shqyrton bojkotin diplomatik të Olimpiadës në Kinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se po shqyrton bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, që do të mbahen në Pekin të Kinës.

“Kjo është diçka që po e shqyrtojmë”, u tha Biden gazetarëve, përpara bisedimeve me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë.

Bojkoti diplomatik i SHBA-së do të nënkuptonte që asnjë zyrtar amerikan nuk do të dërgohej për të ndjekur Lojërat.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të tensionuara për një varg çështjesh, nisur nga tregtia deri te abuzimet e dyshuara me të drejtat e njeriut.

SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për gjenocid ndaj ujgurëve – pakicë myslimane që jeton kryesisht në rajonin autonom të Ksinjiangut.
Të hënën, Biden ka mbajtur bisedimet e para direkte me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se dy udhëheqësit nuk kanë biseduar për Olimpiadën gjatë takimit virtual.

Bojkoti diplomatik nuk do t’i prekte atletët, por Psaki ka thënë se SHBA-ja është ende duke finalizuar se cila do të jetë prania e saj në Lojërat, që do të nisin më 4 shkurt.

Edhe ligjvënësit demokratë, edhe ata republikanë i kanë bërë thirrje Bidenit për bojkot diplomatik të Kinës.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, ka thënë se liderët amerikanë që marrin pjesë në Lojëra, do të humbasin “autoritetin e tyre moral”. rel

Një kopje e Kushtetutës amerikane shitet për 43 milionë dollarë

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara.

Një kopje e rrallë e Kushtetutës amerikane është shitur për 43.2 milonë dollarë në një ankand.

Ky njëherësh ka qenë çmim rekord për një dokument historik.

Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur.

Dokumenti i blerë është vetëm një prej 1 1 kopje të Kushtetutës së nënshkruar më 17 shtator 1787, në Sallën e Pavarësisë nga themeluesit e Amerikës.

Sipas udhëheqësve të ankadit, ky dokument është planifikuar të shitet për 15 deri në 20 milionë dollarë.

Një grup prej rreth 17,000 investitorësh të valutave digjitale nuk ka arritur të fitojë ankadin.

Grupi, KushtetutaDAO, ka thënë se ka mbledhur 40 milionë dollarë për të blerë dokumentin, në iniciativën më të madhe të financimit nga një grup njerëzish. rel

Senati konfirmon z. Jeffrey M. Hovenier në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë

VOA

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.

Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.

Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin.

Zoti Hovenier ka shërbyer gjithashtu në misionet amerikane në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zoti Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari.

Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e nderoi zotin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Gjatë ceremonisë për dhënien e medaljes, Presidenti Thaçi e falënderoi diplomatin amerikan “për kontributin në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur diplomati Hovenier.

Zoti Hovenier do të zëvendësojë ambasadorin Philip S. Kosnett, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump në korrik të vitit 2018, u konfirmua nga Senati në shtator dhe filloi detyrën si ambasadori i pestë amerikan në Republikën e Kosovës në dhjetor të atij viti.

Në Uashington, diplomati Hovenier, ka shërbyer si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij në senat, zoti Hovenier, tha se do të punojë për të çuar përpara mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane dhe demokratike dhe do të mbështesë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Që të citoj presidentin Biden, kjo duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Normalizimi është thelbësor për qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euro-atlantike dhe evropiane”, tha ai.

Dhoma e Përfaqësuesve ndëshkon ligjvënësin Gosar

Marrë nga Associated Press

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën për të ndëshkuar ligjvënësin republikan Paul Gosar të shtetit të Arizonës për postimin e një videoje të animuar që e tregonte atë duke goditur me shpatë ligjvënësen demokrate Alexandria Ocasio-Cortez, një qortim i ashpër që thekson tensionet politike në Uashington dhe mbarë vendin.

Ndërsa e quajtën videon, kërcënim të qartë për jetën e një ligjvënësi, demokratët argumentuan se sjellja e zotit Gosar nuk do të tolerohej në asnjë vend tjetër pune dhe se nuk duhet të ndodhë as në Kongres.

Votimi për të ndëshkuar zotin Gosar dhe përjashtimi i tij nga dy komisione në të cilat shërbente, mori mbështetjen e 223 ligjvënësve dhe u kundërshtua nga 207 të tjerë. Votimi u bë pothuajse përgjatë linjave partiake me vetëm dy republikanë, Liz Cheney e shtetit Uajoming dhe Adam Kinzinger, nga shteti Illinoi, që e mbështetën dënimin.

Disa ditë më parë ligjvënësi Gosar e hoqi videon nga rrjeti Twitter pas kritikave, por ai e postoi përsëri videon në rrjet mbrëmjen e së mërkurës, pak pas votimit.

Ligjvënësi nuk shfaqi emocione kur Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi lexoi rezolutën dhe shpalli ndëshkimin e tij. Ai shtrëngoi duart dhe u përqafua me kolegët republikanë, para se të largohej nga salla.

Udhëheqësi i opozitës republikane, Kevin McCarthy, e quajti ndëshkimin një “abuzim pushteti” nga ana e demokratëve, për të tërhequr vëmendjen nga problemet me të cilat po kalon vendi. Duke folur për masën ai u shpreh se, “një standard i ri do të vazhdojë të zbatohet në të ardhmen”, një sinjal i pasojave të mundshme ndaj demokratëve, nëse republikanët rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të vitit 2022.

Nga ana tjetër, demokratët thonë se veprimi nuk kishte prapavija politike.

“Këto veprime kërkojnë reagime. Ligjvënësit nuk mund të bëjnë shaka për vrasjen e njëri-tjetrit. Është rrezikim i të zgjedhurve dhe fyrje ndaj institucionit”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Në një fjalim pasionant, demokratja Ocasio-Cortez tha se: “Kur ne nxisim dhunën, qoftë me ilustrime, kundër kolegëve tanë, ky veprim nxit dhunën në vend. Ndaj i duhet vënë kufi”.

Duke mos treguar pendesë gjatë debatit të tensionuar në sallë, zoti Gosar hodhi poshtë akuzat se videoja e animuar ishte e rrezikshme dhe kërcënuese.

“Nuk mbështes dhunën ndaj askujt. Nuk e kam bërë kurrë. Nuk ishte qëllimi im që të mërzisja ndokënd.”

Vendimi për të ndëshkuar ligjvënësin Gosar, një nga dënimet më të rënda nga Dhoma e Përfaqësuesve, është marrë katër herë në afro 40 vjet dhe është shembulli i fundit i tensioneve të thella që kanë përfshirë Kongresin, që nga zgjedhjet e vitit të kaluar dhe veprimet e dhunshme në Kapitol.

Presidenti Biden, takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentët e Meksikës dhe Kanadasë

Patsy Widakuswara

Presidenti Joe Biden pret në Shtëpinë e Bardhë të enjten Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau dhe Presidentin e Meksikës Andres Lopez Obrador, në kuadrin e samitit të parë të udhëheqësve të Amerikës së Veriut, që nga viti 2006. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara.

Samiti i ditës së enjte është takimi i parë trepalësh në pesë vjet mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Chris Meagher tha se takimi është kurorëzimi i një pune 10 mujore për rigjallërimin ekonomik dhe bashkëpunimin për të zgjidhur sfidat rajonale dhe globale.

Shtëpia e Bardhë thotë se fokusi do të jetë tek ndryshimet klimatike, një vizion rajonal për emigracionin, konkurencën ekonomike dhe rritjen e qëndrueshme, si dhe bashkëpunimin për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19ës.

Samiti zhvillohet pasi Uashingoni filloi lehtësimin e masave 18-mujore për të lejuar vizitorët plotësisht të vaksinuar nga Kanadaja dhe Meksika.

“Kanadaja dhe Meksika i kanë përjetuar pasojat tek sektorë thelbësorë të ekonomisë prej reagimit fillimisht të pakoordinuar ndaj pandemisë nëpërmjet mbylljes së kufijve. Pra duhet ngritur një plan për sigurinë shëndetësore në Amerikën e Veriut, si dhe se si duhet të bashkëpunojnë ekonomitë për të rritur kapacitetet e zinxhirit rajonal të furnizimit”, thotë Jason Marczak, nga Këshilli i Atlantikut.

Megjithëse është përmirësuar toni i përgjithshëm i marrëdhënieve pas viteve të turbullta nën drejtimin e ish-Presidentit Trump, marrëdhëniet janë tensionuar që nga nënshkrimi në vitin 2020 i Marrëveshjes tregtare SHBA-Meksikë-Kanada.

Grupet e biznesit dhe ligjvënësit kanë ngritur shqetësime për veprimet e Meksikës për të cilat thonë se kërcënojnë eksportet bujqësore amerikane dhe investimet në fushën energjitike.

Ndërkohë, Meksika dhe Kanadaja janë kundër subvencionimeve që Presidenti Biden ka propozuar për makinat që prodhohen nga punëtorë që janë të organizuar në sindikata, siç janë p.sh. punëtorët e një fabrike të kompanisë General Motors që ai vizitoi të mërkurën.

“Nxitja e prodhimit të makinave të pastra (ekologjike) nëpërmjet huave të reja dhe krediteve të reja për taksat. Krijimi i iniciativave për konsumatorët që të blejnë makina të pastra të prodhuara në Amerikë nga punëtorë të organizuar në sindikata”, u tha punonjësve Presidenti Biden.

Presidenti Biden dhe Presidenti meksikan Obrador kanë qëndrime të kundërta për bllokadën ekonomike ndaj Kubës dhe fluksin e emigrantëve drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, sektori kanadez i energjitikës u zhgënjye nga vendimi i Presidentit Biden për të anulluar naftësjellësin Keystone, duke i dhënë fund kështu një beteje që kishte filluar një dekadë më parë.

“Ekziston sigurisht çështja e naftësjellësit Keystone XL që u anullua nga administrata e Presidentit Biden. Ekziston çështja e zinxhirit të furnizimit që u dëmtua gjatë pandemisë. Apo fakti se Shtetet e Bashkuara ndalën për ca kohë dërgimin e paisjeve mbrojtëse personale drejt Kanadasë, me qëllimin për t’i ruajtur për vete”, thotë Ryan Berg, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Që kur mori detyrën, Presidenti Biden është takuar vetëm virtualisht me Presidentët Obrador dhe Trudeau. Kjo do të jetë hera e parë që do të takohen personalisht.

Ishin dënuar për vrasjen e Malcolm X, iu jepet pafajësia pas 55 vjetësh

VOAL – Dy burra të dënuar për vrasjen e Malcolm X në shkurt 1965 do të shfajësohen pas 55 vitesh. Kështu raportoi sot, të mërkurën, New York Times, duke shpjeguar se shpallja e pafajësisë rrjedh nga 22 muaj hetime se cilët ishin autorët e vërtetë të vdekjes së liderit të të drejtave civile.

Një hije misteri vazhdon të rri pezull mbi vdekjen e Malcolm X, i qëlluar për vdekje gjatë një mitingu publik në Harlem. Shfajësimi pas dekadash i këtyre dy personave, nënvizon gazeta amerikane, përfaqëson në fakt pranimin e gabimeve të rënda që kryhen shpesh në raste të rëndësisë së jashtëzakonshme. sda-eb

SHBA, një e katërta e përdoruesve të Twitter-it prodhojnë 97 për qind të përmbajtjes në rrjetet sociale

New York

Një studim i zhvilluar në SHBA zbuloi se 25 për qind e përdoruesve të Twitter-it në vend prodhojnë pothuajse 97 për qind të përmbajtjes në faqen e rrjeteve sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në sondazhin e Qendrës Kërkimore “Pew” thuhet se 97 për qind e tweet-eve të postuara gjatë ditës në SHBA u prodhuan nga vetëm 25 për qind nga rreth 65 milionë përdoruesve të Twitter-it në vend ndërsa 75 përqindëshi tjetër janë përgjegjës për vetëm 3 për qind të tweet-eve.

Në sondazh thuhet se 25 për qind e njerëzve që postojnë më shumë në vend janë të prirur të kenë profil më politik në Twitter se të tjerët.

Një në çdo 5 përdorues aktivë të Twitter-it të anketuar njoftuan se ata hynë në aplikacion shumë herë gjatë ditës.

Sipas hulumtimit, shumica e përdoruesve të Twitter-it në SHBA deklaruan se keqinformimi në postime është një problem madhor, 46 për qind e tyre thanë se ishin më të vetëdijshëm për ngjarjet aktuale falë aplikacionit dhe 30 për qind thanë se ishin më të angazhuar në politikë.

Në studim, 60 për qind e përdoruesve republikanë të Twitter-it dhe 28 për qind e demokratëve thanë se besonin se faqja ishte e keqe për demokracinë.

Rreth gjysma e demokratëve thanë se aplikacioni është i dobishëm për demokracinë ndërsa vetëm 17 për qind e republikanëve u pajtuan me këtë.

New York City rihap sheshin “Times Square” për festimet e Vitit të Ri

Washington

Sheshi “Times Square” i qytetit New York po rihapet për festimet e Vitit të Ri pas një ndërprerje 1-vjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Personat që do të marrin pjesë do të duhet të posedojnë dëshmi të vaksinimit të plotë kundër virusit COVID-19 dhe identifikim të vlefshëm me foto.

“Ne duam të mirëpresim të gjithë ata qindra njerëz, por të gjithë duhet të vaksinohen. Ne po përmirësohemi. Kemi shumë për të festuar. Do të jetë një moment i madh në ‘Times Square’në natën e Vitit të Ri”, tha krybashkiaku Bill de Blasio në një konferencë për media.

Festimet e Vitit të Ri në “Times Square” ishin të mbyllura për publikun vitin e kaluar. Për shkak të rasteve në rritje me COVID-19, ngjarjet u organizuan në mënyrë virtuale.

Qyteti dikur ishte epiqendra e pandemisë në fillim të shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti Biden nënshkroi projekt-ligjin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh

VOA

Presidenti Biden nënshkroi të hënën buxhetin për përmirësimin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh, që gëzon mbështetje dy-partiake.

Anëtarë të Kongresit, guvernatorë shtetesh dhe kryebashkiakë, demokratë dhe republikanë, ndoqën ceremoninë e nënshkrimit jashtë Shtëpisë së Bardhë në një pasdite të freskët dhe me diell vjeshte.

Nënshkrimi i presidentit Biden në një nga propozimet e tij kryesore legjislative shënoi një gjë të rrallë në Uashingtonin e përçarë politikisht të; miratimin e nisme madhore nga të dyja partitë. Nëntëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan të 50 demokratëve për të miratuar paketën në Senat, ndërsa 13 republikanë e votuan atë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndonëse gjashtë demokratë e kundërshtuan atë.

Buxheti parashikon shpenzime të mëdha për rrugët dhe urat në mbarë vendin, që kanë nevojë urgjente për riparim, si dhe për përmirësimin e linjave hekurudhore dhe zgjerimin e transportit publik.

Miliarda dollarë do të përdoren për përmirësimin e internetit veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe për zonat rurale.

Buxheti po ashtu parashikon përmirësimin e rrjetit energjetik të vendit, si dhe të sistemeve të ujësjellësve. Një pjesë e fondeve do të përdoren për ngritjen e pikave për karikimin e makinave elektrike, si dhe për zëvendësimin e autobusëve të transportit për nxënësit e shkollave me autobusë që punojnë me energji elektrike.

Strategjisti gjerman Martin Henze shkruan për Roland Rexhën, një sukses shqiptar në SHBA përkrah Presidentit Biden

Strategjisti gjerman Martin Henze shkruan në Twitter për Roland Rexhën, një sukses shqiptar në SHBA.

“Një ditë e mrekullueshme për industrinë tonë dhe një ditë akoma më e mirë për të ardhmen e ekonomisë sonë. Ky investim në infrastrukturën e vendit tonë do të krijojë më shumë vende pune amerikane dhe do të ndihmojë në zbutjen e disa prej problemeve që kemi parë në të gjithë vendin në lidhje me zinxhirin tonë të furnizimit. “tha Roland Rexha pas takimit me presidentin Biden. Roland Rexha, me prejardhje nga Dibra është djali i dy prindërve, Haxhi Rexhës, i larguar nga Dibra katër dekada më parë dhe Nerimine Sina-Rexha, e cila i përket një familjeje të arratisur nga Shqipëria gjatë diktaturës komuniste. Lindur në Staten Island – Nju Jork. U diplomua në Staten Island College/Shkolla e Inxhinierisë në 1999, u diplomua në Akademinë e Biznesit të SHBA në 2004, Oficer dhe Toger në Marinën e SHBA nga 1999-2017. Sekretar i Thesarit të Sindikatës që nga viti 2007, President i Unionit të Mbrojtjes së Inxhinierëve Detarë (MEBA).

Roland Rexha u takua me Presidentin Biden në Portin e Baltimores javën e kaluar.

Presidenti Joe Biden vizitoi portin e Baltimores të mërkurën dhe bëri thirrje për miratimin e projektligjit të infrastrukturës prej 1.2 trilion dollarësh, që demokratët shpresojnë se do të rindezë administratën e tij dhe do të mbetet i mbërthyer në një Kongres të ndarë. Roland tashmë është një nga shqiptaro-amerikanët në postet më të larta zyrtare në Uashington.

Së fundmi ai iu bashkua stafit të Institutit Kombëtar Demokratik në Uashington, DC. Instituti është i krahasueshëm me Këshillin Ekonomik në Gjermani. Ai është pikërisht një nga ekspertët e infrastrukturës që do të ndihmojë në organizimin e transformimit historik të infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara. Roland, po bën një punë të mirë dhe po i tregon botës se shqiptarët kanë një rol parësor në transformimin infrastrukturor të SHBA-së në shekullin 21, si fluturimi në hënë. Shqipëria ka nevojë për bij të tillë të kombit shqiptar për rindërtimin e Shqipërisë. Ne i përulemi Kombit Shqiptar 🇺🇸🇦🇱🇩🇪👌”, e mbyll tweetin e tij Martin Henze.

 

 

Trump shet hotelin e tij në Washington për 375 milionë dollarë

Organizata Trump ka kërkuar blerës që nga viti 2019 për hotelin me 263 dhoma me kontratë qiraje 60-vjeçare

Është arritur një marrëveshje me një kompani investimi me seli në Miami për shitjen e hotelit “Trump International” për 375 milionë dollarë, në pronësi të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e BBC thuhet se kompania familjare e Trumpit në Washington DC, Organizata Trump, ra dakord me CGI Merchant Group për shitjen e hotelit.

Në deklaratë thuhet se për shitjen e hotelit është arritur marrëveshje për 375 milionë dollarë dhe se transferimi zyrtar do të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2022 ndërsa emri i ri i hotelit do të jetë “Waldorf Astoria” pas shitjes dhe do të menaxhohet nga Hilton Group.

Bëhet e ditur se Organizata Trump ka kërkuar blerës që nga viti 2019 për hotelin me 263 dhoma me kontratë qiraje 60-vjeçare.

Senati i SHBA-së ka hapur një hetim kundër Trumpit për gjoja shkeljen e “nenit përkatës të Kushtetutës që ndalon zyrtarët federalë të marrin dhurata ose pagesa nga qeveritë e tjera duke marrë miliona dollarë pagesa nga qeveritë e huaja për hotelin”.

Në hetim u zbulua se gjatë presidencës së Trumpit, hoteli humbi 70 milionë dollarë dhe mori 3.7 milionë dollarë pagesa nga qeveritë e huaja.

Organizata Trump, nga ana tjetër, e quajti “mashtrues” raportin mbi hetimin.

I vendosur afër Shtëpisë së Bardhë, hoteli u hap në shtator të vitit 2016.

Ndërtesa u ble nga Organizata Trump në vitin 2012. Ajo filloi të funksionojë si hotel pasi Trump u bë kandidati republikan për president.

Sekretari Blinken paralajmëron Rusinë se do të ishte “një gabim i rëndë” pushtimi i Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka marrë pjesë në bisedime strategjike në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit. Takimi u njoftua ndërsa Ministria ukrainase e Mbrojtjes raportoi se rreth 90 mijë force ruse janë pozicionuar përgjatë kufirit dhe në pjesët e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.

Ukraina festoi 30-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në fund të gushtit. Ekspertët thonë megjithatë se Rusia ende përbën një kërcënim madhor për sigurinë, me rreth 90 mijë forca ruse të dislokuara për të dytën herë këtë vit në kufirin mes dy vendeve.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mirëpriti të mërkurën në Departamentin e Shtetit Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, të cilin e siguroi për mbështetjen e palëkundur amerikane.

“Nuk janë të qarta synimet e Moskës. Por e njohim skenarin e saj dhe jemi të shqetësuar se Rusia mund të përsërisë veprimet e 2014-ës, kur grumbulloi forcat përgjatë kufirit dhe shkeli territorin sovran ukrainas, me pretendime të pabaza se u provokua”, tha Sekretari Blinken.

Ministri Kuleba tha se agresioni rus ndaj Kievit do të përfundojë vetëm nëse Ukraina bëhet anëtare e plotë e organizmave perëndimore. Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, gjë që kundërshtohet me forcë nga Moska, e cila kundërshton edhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake Ukrainë – NATO, duke i quajtur ato një kërcënim sigurie për Rusinë. Ministri Kuleba i tha shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës se Rusia po e përdor energjinë si armë ndaj Ukrainës dhe Evropës, dhe i bëri thirrje Gjermanisë të veprojë.

“Kriza energjitike që Rusia ka krijuar në tregun e Bashkimit Evropian është nga përdorimi i gazit si armë. Kujtojmë shumë mirë deklaratën e përbashkët SHBA-Gjermani: ‘Nëse Rusia fillon të përdorë energjinë si armë, Gjermania do të ndërmarrë veprime të vendosura’. I jemi mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, por çfarë po ndodh në të vërtetë?”, i tha Zërit të Amerikës Ministri Kuleba.

Me luftimet që vazhdojnë mes forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, ky është një moment i rëndësishëm për bisedime sigurie mes Sekretarit Blinken dhe Ministrit Kuleba, i thotë Zërit të Amerikës ish-ambasadori William Taylor.

“Udhëheqësit rusë kanë bërë disa deklarata shqetësuese gjatë muajve të fundit, duke sinjalizuar se nuk e mendojnë Ukrainën si një vend të vërtetë. Dhe kjo është shumë kërcënuese nga ana e rusëve. Është pra një moment i mirë për Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën që të koordinohen, të hartojnë plane dhe të forcojnë marrëdhëniet mes tyre”, thotë ai.

Zoti Taylor i tha Zërit të Amerikës se herën e fundit që Rusia grumbulloi këtë vit forcat pranë kufirit me Ukrainën, Presidenti Joe Biden kundërshtoi me forcë dhe Presidenti rus Putin tërhoqi shumicën e forcave, por jo të gjitha paisjet ushtarake. Presidenti Biden gjithashtu priti në Shtëpinë e Bardhë në shtator Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy duke demonstruar sërish mbështetjen.

Ambasada amerikane në Serbi: Ratko Mladiç nuk duhet të jetë fytyra e Beogradit

VOA

Ambasada amerikane në Serbi, i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se “Ratko Mlladiç nuk duhet të jetë fytyra që Beogradi i tregon botës”.

Komentet pasuan incidentet dhe arrestimet e veprimtareve serbe që hodhën vezë mbi një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladiç.

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia janë të përkushtuara ndaj vlerave thelbësore, përfshirë tolerancën, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Nganjëherë është sfiduese të pajtohesh me momente të vështira të së kaluarës – si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Serbinë – por nuk ka asgjë të respektueshme në mbrojtjen e memorialit të një krimineli lufte. Shpresojmë që Serbia do të përqendrohet në një të ardhme më të ndritshme, më gjithëpërfshirëse, në vend se të kalojë sërish nëpër dhimbjen, errësirën dhe ndarjet e viteve të 90-ta”, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane në një përgjigje me shkrim.

Edhe Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të përmbahet nga madhërimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve të luftës, si dhe që të punojë për pajtimin, tha zëdhënësja e BE-së Ana Pisonero e pyetur nga Zëri i Amerikës për zhvillimet e fundit rreth muralit për Ratko Mladiçin.

Një vend që aspiron anëtarësimin në BE pritet të përafrohet me vlerat thelbësore të BE-së – sundimin e ligjit, demokracinë, drejtësinë”, tha zëdhënësja Pisonero në një përgjigje me shkrim.

Të mërkurën, Gjorgjo Vujoviç, nga Partia Socialdemokrate serbe, hodhi gëlqere mbi muralin, një natë pasi policia parandaloi grupet e veprimtarëve për ta hequr atë. Grupet për të drejtat e njeriut thanë se me pengimin e nismës për heqjen e muralit, pushteti u vu në mbrojtje të kriminelëve të luftës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se fakti që murali u mbulua me gëlqere, dëshmon se “policia nuk e mbrojti atë”, por shmangu përplasjet, ndërsa akuzoi veprimtarët se me planet e tyre “synuan të dëmtojnë Serbinë”.

Në qershor të këtij viti, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kompjuteri i parë i “Apple” shitet për 400 mijë dollarë

Kompjuteri i rrallë Apple-1 me një shtëpizë prej druri është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur, shkruan BBC

Kompjuteri origjinal Apple, të cilin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak e bënë në vitin 1976, të martën është shitur në ankand për 400 mijë dollarë amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompjuteri i rrallë Apple-1 me një shtëpizë prej druri është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur, shkruan BBC.

Deri  tani, kompjuteri ka pasur vetëm dy pronarë, një profesor kolegji dhe studentin e tij, të cilëve ua shiti kompjuterin për 650 dollarë. Së bashku me kompjuterin, pronari i ri mori udhëzimet origjinale të përdorimit dhe kasetat.

“Ky është një lloj graali i shenjtë për koleksionistët e pajisjeve elektronike të vjetra dhe teknologjisë kompjuterike”, tha eksperti i Apple-1, Corey Cohen për “Los Angeles Times” përpara një ankandi të mbajtur të martën në qytetin Monrovia të Kalifornisë, afër Los Angelesit.

Refuzohet kërkesa e Trumpit për të bllokuar dokumentet për 6 janarin

RFE/RL

Një gjykatëse federale në Shtetet e Bashkuara vendosi që komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kongres, mund të ketë qasje në disa nga të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të kohës së ish-presidentit Donald Trump.

Trump ka argumentuar se materialet i mbulon privilegji ekzekutiv, i cili mbron konfidencialitetin e disa komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Hetimet e komitetit po përpiqen të zbulojnë nëse Trump ka pasur njohuri paraprake për trazirat.

Më 6 janar, qindra mbështetës të tij kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit 2020, në të cilat kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues.

Trazirat kanë lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një zyrtar të policisë.

Kongresi, megjithatë, ka arritur ta certifkojë rezultatin zgjedhor dhe Biden e ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.

Së paku 535 protestues janë arrestuar, por, deri më tani, janë shqiptuar vetëm disa dënime.

Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve dëshiron të shohë disa të dhëna telefonike, regjistra të vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë, që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet e asaj dite.

Trump ka kërkuar vendim gjyqësor për t’i mbajtur sekret dokumentet.

Por gjykatësja Tanya Chutkan konstatoi se Arkivi Kombëtar – agjencia federale që mban të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të Trumpit – duhet të përmbushë kërkesën e panelit.

Chutkan tha se kërkesa e Trumpit për urdhër paraprak gjyqësor duket se mbështetet “në nocionin se pushteti i tij ekzekutiv ekziston deri në përjetësi”.

Sipas saj, presidenti Joe Biden ka autoritetin për të hequr privilegjin ekzekutiv mbi dokumentet, pavarësisht pohimeve ndryshe të Trumpit.

“Presidentët nuk janë mbretër dhe paditësi nuk është president”, shtoi gjykatësja në vendimin prej 39 faqesh.

Beteja ligjore ka të ngjarë të përfundojë në Gjykatën Supreme.

Vendimi u mor në ditën kur dhjetë ndihmës të Trumpit u thirrën për të dëshmuar përpara ligjvënësve amerikanë, në lidhje me ngjarjet e 6 janarit.

Përfaqësuesi Bennie Thompson, i cili kryeson komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve, tha në një deklaratë pas vendimit se të dhënat nga Shtëpia e Bardhë janë vendimtare për të kuptuar sulmin e 6 janarit.

“Për mendimin tim, nuk mund të ketë një interes më të fuqishëm publik, sesa sigurimi i përgjigjeve për një sulm mbi demokracinë tonë”, tha Thompson.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, Thompson tha se Trump nuk duhet të sillet si një “djalosh i llastuar”.

Trump ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme punën e komitetit dhe ka vazhduar të promovojë teori të pabazuara konspirative për mashtrime në zgjedhje, edhe pse fitorja e Bidenit është vërtetuar në të 50 shtetet amerikane.

Në një reagim pas vendimit të gjykatëses, zëdhënësi i Trumpit, Taylor Budowich, tha se “Trump mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Zyrës së Presidentit”.

Ai tha se rasti “është i destinuar të vendoset nga gjykatat e apelit”.

Përgatiti: Valona Tela

Send this to a friend