Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një kandidat që nuk shfaqej me emër në fletët e votimit: demokracia amerikane.
Shumë nga kandidatët që mbështetën pretendimin se ish-presidenti Donald Trump fitoi në zgjedhjet e vitit 2020, humbën garat që mund t’u kishin dhënë atyre mundësinë të ndikonin në zgjedhjet e ardhshme.
Por faktorët që vunë në rrezik demokracinë mbeten ,dhe amerikanët i shohin ato nga këndvështrime shumë të ndryshme, në varësi të politikës së tyre.
Në New Hampshire, votuesit rizgjodhën guvernatorin republikan Chris Sununu për një mandat të katërt, por refuzuan tre kandidatë për kongresin të cilët ose u mbështetën nga zoti Trump ose u radhitën në krah të ish-presidentit. Përkundrazi, votuesit rikthyen në Uashington zyrtarët demokratë.
Bill Greiner, një pronar restoranti, tha se kandidatët e mbështetur nga zoti Trump fituan zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane dhe më pas u hapën rrugë demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme.
Zoti Greiner, një republikan, tha se në të kaluarën se ai ka mbështetur kandidatët e partisë së tij kur kandidatët e tij të preferuar kishin humbur zgjedhjet paraprake, por ai nuk mund të votonte për kandidatët që vazhdonin të mohonin legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
“Zgjedhjet nuk u vodhën dhe cilido që ka si temë qendrore mohimin e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses,” thotë ai.
Në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, Presidenti Joe Biden vuri në qendër të vëmendjes kërcënimet ndaj demokracisë amerikane, megjithëse kritikët sugjeruan se ishte një taktikë për të larguar vëmendjen nga shifrat e ulëta për mbështetjen e tij dhe shqetësimet e votuesve për ekonominë.
Të enjten, zoti Biden tha se parimet thelbësore të vendit kishin rezistuar: “Kishte shumë shqetësime nëse demokracia do ta përballonte sfidën. Dhe ia doli!”
Dita e zgjedhjeve tregoi se zoti Biden nuk ishte i vetmi që shqetësohej në këtë drejtim: 44% e votuesve thanë se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor për ta, sipas një sondazhi me më shumë se 94,000 votues në mbarë vendin. Kjo përfshinte rreth 56% të demokratëve dhe 34% të republikanëve.
Por në mesin e republikanëve, ata që identifikohen si pjesë e lëvizjes “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore (MAGA)” të Donald Trumpit, kishin më shumë gjasa se të tjerët të thonin se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor kur votonin, 37% me 28%.
Shqetësimet për demokracinë ishin një emërues i përbashkët mes anëtarëve të dy partive të mëdha, por për arsye të ndryshme: vetëm rreth një e treta e republikanëve besojnë se zoti Biden u zgjodh në mënyrë legjitime, sipas sondazhit të agjencisë AP, duke demonstruar se sa shumë kanë depërtuar pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhjet në partinë e tij.
Demokratët, ndërkohë, besonin se përhapja e gënjeshtrave zgjedhore dhe numri i kandidatëve republikanë që i përsërisnin ato ishin një sulm mbi themelet e demokracisë.
Disa nga kandidatët më të zëshëm që mohuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 i humbën garat për poste mbarëkombëtare.
Akuzat e ish-presidentit Trump për manipulime u hodhën poshtë nga dhjetëra gjykata, përfshirë nga gjyqtarë të emëruar prej tij.
Megjithatë nuk është e lehtë të çrrënjosen teoritë e konspiracionit. Ato krijuan terrenin për mbjelljen e mosbesimit kur u shfaqën probleme rutinë të martën në Detroit dhe në qarkun Maricopa të Arizonës.
Problemi u zgjidh lehtësisht, por jo përpara se të ngjallte debat në mediat sociale, përfshirë postimet e zotit Trump.
Megjithatë, fakti që disa prej mbështetësve më të fortë të pretendimeve të zotir Trump pranuan humbjen mund të ndihmojë në “rikthimin e normave të procesit demokratik që u goditën gjatë presidencës së zotit Trump,” thotë historiani i Universitetit Dartmouth, Matthew Delmont.
Pyetja që shtrohet tani është nëse demokracia është e sigurt në mënyrë të përhershme apo thjesht për momentin”, shton ai.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha se Kosova duhet të përmbushë kërkesat perëndimore për çështjen targave të makinave dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është e padobishme.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Escobar e vlerësoi mjaft të rrezikshme situatën në veriun e Kosovës ku institucionet vendase kanë mbetur pa punonjës serbë, të cilët u tërhoqën për shkak të mospajtimeve me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
“Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave. Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të Quintit, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë. Nga pala serbe, ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm. U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, tha ai.
Zoti Escobar tha se koha është për më shumë dialog dhe se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta gjatë procesit të bisedimeve se cilat janë pritshmëritë nga pala e Kosovës.
“Ne kemi qenë po ashtu shumë të qartë me palën serbe se pajtohemi që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në rendin e ditës. Unë kam biseduar më një gamë të gjerë zërash brenda Kosovës që e mbështesin këtë dhe janë të vullnetshëm të ndihmojnë Kosovën të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për këtë çështje”, tha zoti Escobar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën ne veriun e Kosovës. Zoti Escobar i cili e mbështet propozim franko-gjerman nuk pajtohet me këtë pohim.
“Jo nuk mendoj që është kështu. Mendoj se reagimi është në atë se çfarë po ndodhë në terren. Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Kjo situatë, kjo krizë duhet të trajtohet për atë që është. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog”, tha zoti Escobar.
Ai theksoi se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, nuk do të ketë ndryshim të qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Pikëpamja jonë për Ballkanin Perëndimor është se rajoni duhet të jetë i integruar në komunitetin e vendeve demokratike perëndimore që do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjithë, anëtarësim në NATO për ata që duan dhe integrim rajonal për të gjithë që të ndihmojnë zgjidhjen e dallimeve midis tyre. Pra jo asgjë nuk do të ndryshojë si rrjedhojë e zgjedhjeve”, tha zoti Escobar, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.
“Në fakt ishin përpjekjet tona në bashkërendim me aleatët tanë evropian që siguruan ripërtëritjen e rezolutës në Këshillin e Sigurimit për vazhdimin e misionit paqeruajtës në Bosnje. Dhe mbi të gjitha ne kemi një përkushtim të fuqishëm për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Kosovës nëpërmjet KFOR-it”, tha i dërguari amerikan.
Rezultatet e zgjedhjeve të së martës, që ishin larg pritshmërive të Partisë Republikane, kanë bërë që disa aleatë të Presidentit Trump t’i bëjnë atij thirrje të shtyjë njoftimin e planifikuar për javën tjetër, ku mendohej se ai mund të shpallte kandidaturën për zgjedhjet e 2024.
Zyrtarë të Partisë Republikane duan që vëmendja në ditët në vazhdim të përqëndrohet në shtetin e Xhorxhias, ku kandidati i mbështetur nga zoti Trump, Herschel Walker, është në balotazh me senatorin aktual demokrat Raphael Warnock.
Gara mund të jetë përcaktuese për të vendosur mbi fatin e kontrollit të Senatit. “Do ta këshilloja ta shtynte njoftimin deri pas balotazhit të 6 dhjetorit”, tha ish këshilltari i Presidentit Trump, Jason Miller, i cili ishte me presidentin në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Presidenti Trump synonte t’i përdorte zgjedhjet si një mundësi për të provuar ndikimin e tij politik, pas humbjes para dy vjetësh. Ai mbështeti mbi 330 kandidatë në gara të ndryshme, që nga ato për postet më të larta, deri tek postet më të ulta, shpesh duke inkurajuar kandidatë pa përvojë, ose me të meta. Ai u mburr me fitoret e kandidatëve të tij gjatë votimeve paraprake në parti. Por shumë prej qëndrimeve që mbështesnin ata, që nga gënjeshtra për vjedhjen e zgjedhjeve të 2020 dhe qëndrimet e linjës ekstreme kundër të drejtës për abort, nuk ishin në përputhje me pikëpamjet dominuese politike. Kandidatët e ish presidentit arritën disa fitore të rëndësishme si ato në Ohajo, ku shkrimtari JD Vance fitoi në garën për në Senat, pasi mbështetja që siguroi nga ish presidenti e ngriti atë në krye të listës së rivalëve republikanë gjatë primareve. Në Karolinën e Veriut, kandidati tjetër Ted Budd, i mbështetur po nga ish presidenti, i dha një vend tjetër në Senat republikanëve.
Por kandidatët e tij humbën në disa gara të rëndësishme, si për shembull në Pensilvani, ku mjeku Mehmet Oz humbi ndaj demokratit John Fetterman. Kandidatët e mbështetur nga zoti Trump po ashtu humbën garat për guvernator në Pensilvani, Meriland dhe Miçigan.
Fitorja më e madhe e republikanëve ishte në Florida, ku guvernatori Ron DeSantis fitoi thellë, duke çimentuar statusin e tij si një figurë qendrore në ngritje në Partinë Republikane, si dhe një kandidat i mundshëm i saj për president në 2024. “Sapo e kam filluar betejën” tha ai pas fitores të martën.
“Këto zgjedhje ishin një mundësi e mirë, por mbështetja nga zoti Trump e kandidatëve, që nuk mund të fitonin, na e hoqi atë nga duart”, thotë Scott Reed, një prej këshilltarëve me përvojë të partisë republikane. “Trump ka humbur deri tani tre gara rresht për republikanët dhe ka ardhur koha të shkëputemi nga teoritë e tij jo-realiste”, shton ai. “Partia republikane”, argumenton analisti Reed, “kishte gjithë avantazhet e duhura, fondet, çështjet që shqetësojnë amerikanët, nivelin e ulët të mbështetjes për presidentin Biden, por përpjekjet e Presidentit Trump për të vënë veten në qendër të vëmendjes me kandidimin e mundshëm për 2024, qartazi nxitën shumë të pavarur dhe mobilizuan bazën e demokratëve për të dalë në numër të madh për të votuar”.
Ish Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, një mik i hershëm dhe këshilltar i ish Presidentit Trump, i kthyer në kritik të tij, që mund të jetë vetë duke shqyrtuar mundësinë të kandidojë më 2024, thotë se republikanët “duhet të marrin një vendim jetik”. “Ne humbëm më 2018, humbëm më 2020, humbëm në Xhorxhia në 2021 dhe tani në 2022 po humbasim në garat për guvernatorë, nuk do të fitojmë aq vende në Dhomën e Përfaqësuesve sa duhet të fitonim dhe mund të mos e marrim kontrollin e Senatit, megjithëse mbështetja për punën e presidentit Biden është vetëm 40 përqind”, tha ai, duke shtuar se “personi i vetëm që duhet fajësuar për këtë është Donald Trumpi”.
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë me mesin e mandatit, Presidenti Joe Biden tha se demokratët patën një natë të mirë. Ai tha se nuk ka plane për të bërë ndryshime në qasjen e tij pavarësisht mundësisë që republikanët mund të marrin kontrollin e Kongresit.
“Unë jam i përgatitur të punoj me kolegët e mi republikanë. Populli amerikan e ka bërë të qartë se pret që republikanët të punojnë me mua gjithashtu”, tha Presidenti Biden.
Ai la mënjanë shqetësimet se republikanët, të cilët janë në rrugën e duhur për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, do të hetojnë administratën dhe familjen e tij, njollë që mund ta shoqërojë gjatë gjithë presidencës së tij.
“Unë mendoj se populli amerikan do ta shohë për atë që është, pothuajse komedi”, tha ai.
Për demokratët ende ekzistion mundësia që të ruajnë kontrollin e Senatit, çka do t’i mundësonte Presidentit Biden që të emëronte gjykatës federalë dhe zyrtarë të administratës.
“Ndërsa shtypi dhe ekspertët po parashikonin një valë gjigante të kuqe, kjo nuk ndodhi”, tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden tha se kishte në plan të bisedonte me udhëheqësit republikanë në Kongres duke hapur mundësinë e arritjes së kompromisit me ta.
Arritjet e Presidentit Biden ishin pjesë e zgjedhjeve të djeshme edhe pse emri i tij nuk ishte në fletët e votimit. Pavarësisht se si do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të mesmandatit, presidenca e tij do të ketë ndryshime të thella.
Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij i ndoqën votimet nga Shtëpia e Bardhë deri në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën, ndërsa presidenti telefonoi mbi 30 kandidatë demoktratë për t’u uruar fitoret.
Në publik, presidenti shprehu optimizëm deri në pikën e fundit, duke u thënë zyrtarëve demokratë në prag të zgjedhjeve se, “ne do t’i befasojmë të gjithë”.
Sidoqoftë, pas dyerve të mbyllura, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë hartuar plane në rast se republikanët marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, një skenar që Presidenti Biden e ka pranuar që do ta vështirësonte punën e tij.
Ende është e paqartë se kush do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, for fitoret në disa gara treguan për forcën befasuese të demokratëve. Pavarësisht nga rezultati, Presidentit Biden do t’i duhet të riorganizojë përparësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Javën e kaluar presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërohen votat dhe të shmangin përfshirjen në teori konspirative, një mesazh që ka të ngjarë ta përsërisë gjatë konferencës së shtypit të mërkurën.
Mbështetja e amerikanëve për punën e Presidentit Biden është rritur nga nivelet e ulta të muajve të verës. Sipas një ankete të agjencisë së lajmeve Associated Press “VoteCast” me mbi 93,000 votues në të gjithë vendin, 6 në 10 amerikanë nuk e mbështesin mënyrën se si presidenti po e trajton ekonominë.
Nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit, aleatët e Presidentit Biden po përgatiten për beteja të ashpra politike, që nga buxheti, detyrimet financiare, mbështetja për Ukrainën e deri tek përparësitë legjislative.
Fitorja e republikanëve mund të sjellë në Kongres një mori kandidatësh të cilët zoti Biden i ka cilësuar si kërcënim për demokracinë, për refuzimin e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kjo do të kufizonte mundësitë e bashkëpunimit duke sjellë sfida të reja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Administrata e Presidentit Biden është përgatitur prej muajsh për një vërshim të pritshëm hetimesh nga republikanët, nëse ata marrin njërën ose të dy dhomat e Kongresit. Ata kanë hartuar strategji ligjore dhe mediatike për të adresuar hetimet që nga tërheqja kaotike e ushtrisë amerikane nga Afganistani deri tek marrëdhëniet e biznesit të djalit të presidentit, Hunter Biden.
Në zgjedhjet e mesmandatit të presidencës së zotit Trump në vitin 2018, republikanët humbën 40 vende në Dhomën e Përfaqësuesve por fituan dy vende në Senat. Demokratët në kohën e Presidentit Bill Clinton, në vitin 1994, humbën 52 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 8 vende në Senat
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntor në SHBA? Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton se, rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.
Shkrimtari dhe sipërmarrësi J. D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garës për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan.
Por në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano.
Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan mposhti kandidatin republikan Don Bolduc i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të martën mbrëma.
“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Partinë Republikane në garën për Senatin amerikan këtu në Nju Hemshër”, tha kandidati Don Bolduc.
Në një nga garat më të ndjekura për senatin, ajo në Pensilvani, republikani Mehmet Oz, një mjek i famshëm, i mbështetur nga zoti Trump, humbi ndaj demokratit John Fetterman, të cilit i erdhën në ndihmë gjatë fushatës ish-presidenti Barack Obama dhe presidenti Joe Biden.
Arizona është një tjetër shtet me garë të ngushtë, ku Kari Lake, e mbështetur nga ish presidenti Trump, është përballë demokrates Katie Hobbs për postin e guvernatores. Ndprsa në garën për nëp Senat, po përballen Blake Masters, i mbështetur nga Trumpi me ish-astronauti Mark Kelly, demokrat.
Disa qendra votimi në jugperëndim përjetuan probleme, duke përfshirë këtë qendër në Finiks.
“Njerëzit shkuan, dhe u përpoqën të kalojnë fletën e votimit përmes makinës. Ndoshta një në çdo pesë apo më shumë prej atyre fletëvotimeve, nuk u procesua”, thotë Bill Gates, drejtues i bordit të qarkut Marikopa.
Ai tha se këto fletë votimi do të numërohen me dorë, diçka që republikania Kari Lake e sheh të dyshimtë.
Guvernatori Chris Sununu i Nju Hemshërit dhe Guvernatori Brian Kemp i Xhorxhias, të dy republikanë që kanë marrëdhënie të ftohta me Trumpin fituan në gara. Ish presidenti Trump mbështeti një sfidues të pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake republikane ndaj Brian Kempit, i cili zemëroi ish-presidentin duke hedhur poshtë pretendimin e pabazë se Trumpi kishte fituar Xhorxhian në zgjedhjet e fundit.
Ndër garat e tjera që ende priten të vendosen është gara e guvernatorit në Miçigan, ku demokratja në detyrë Gretchen Whitmer u përball me Tudor Dixon, e mbështetur nga zoti Trump.
E pavendosur është edhe gara për senatin në Xhorxhia, ku demokrati aktual, Raphael Warnock, u përball me ish-yllin e futbollit Herschell Walker, të mbështetur nga Trumpi.
Rezultati i këtyre garave do të përcaktojë përbërjen e Kongresit dhe drejtimin e ardhshëm të të dyja partive.
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do ta ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.
Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 199, kundrejt demokratëve që kanë marrë 168 ulëse.
Por, gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe.
Demokrati John Fetterman ka shpallur fitoren në Pensilvani dhe nëse ai shpallet fitues në këtë shtet do të ishte një fitore e rëndësishme për demokratët në Senat. Sipas AP-së, me fitoren e Fettermanit, demokratët deri më tani kanë fituar 48 ulëse në Senat, sa kanë edhe republikanët.
Ndërkaq, sa i përket ulëseve në senat, garat në Arizona, Xhorxhia dhe Nevada po konsiderohen se ende janë të hapura.
Gara në Xhorxhia mund të shkojë në balotazh, që do të mbahej më 6 dhjetor, dhe ky shtet mund të jetë kyç për të përcaktuar balancën në Senat.
Sondazhet kanë treguar para zgjedhjeve se ka pasur një rënie të vlerësimit për punën e Bidenit dhe votuesit kanë qenë të zemëruar për shkak të nivelit të inflacionit.
Megjithatë, republikanët, sikurse senatori Lindsey Graham, presin që të fitojnë shumicën në Senat.
“Mendoj se kur do të përfundojë gara ne do të kemi 51 apo 52 ulëse”, tha ai.
Megjithatë, nëse dy partitë, ajo demokrate dhe republikane do të kenë numrin e njëjtë të ulëseve në Senat, atëherë demokratët do të marrin shumicën, për shkak të ulëses së nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.
Edhe me një shumicë të ngushtë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, do t’iu mundësonte atyre të bllokonin prioritetet e Bidenit.
Mbi 46 milionë amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, qoftë përmes postës, apo votimit në qendra të votimit. Por, zyrtarët shtetërorë zgjedhorë kanë paralajmëruar se numërimi i këtyre votave do të marrë kohë.
Inflacioni i lartë dhe të drejtat e abortit ishin ndër shqetësimet kryesore të votuesve, dhe sipas sondazheve, një në tre votues ka zgjedhur njërën prej këtyre dy temave si shqetësime kryesore. Krimi, që ka qenë në fokusin e republikanëve gjatë javëve të fundit të fushatës, po ashtu ka qenë një prej çështjeve kryesore të përmendura nga një në dhjetë votues.
Në SHBA, inflacioni vjetor është 8.2 për qind, që është niveli më i lartë i shënuar në 40 vjet. Këto shifra kanë paraqitur pengesë për demokratët gjatë fushatës së tyre.
Një sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos gjatë kësaj jave gjeti se 39 për qind e amerikanëve pajtoheshin me mënyrën se si ka punuar Biden.
Ndërkaq, sipas po të njëjtit sondazh, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka një përqindje pothuajse të njëjtë, ku 41 për qind e respondentëve e panë atë si favorit.
Në Kongres, nëse republikanët kontrollojnë Dhomën, kjo do të paraqiste kërcënim për prioritetet e demokratëve sikurse të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike, ndërkaq në Senat, republikanët do të mund të bllokonin nominimet e Bidenit në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe çdo emërim të ri në Gjykatën Supreme.
Ndërkaq, sa i përketndihmës për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, analistët kanë argumentuar se nëse republikanët marrin pushtetin në Kongres, ka pak gjasa që të ngadalësojnë furnizimet me armë dhe ndihmën ekonomike për Kievin.
Më shumë se dy të tretat e votuesve për kandidatët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk duan që presidenti Joe Biden të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024. Këto rezultate të një sondazhi kombëtar të kryer për CNN dhe rrjetet e tjera të lajmeve nga Edison Research.
Më shumë se 7 në 10 votues të pavarur dhe afërsisht 9 në 10 votues republikanë thanë se nuk duan që Biden të jetë në fushatën presidenciale të vitit 2024.
Më pak se 6 në 10 votues demokratë menduan se ai duhet të kandidojë.
Pak më pak se 6 në 10 votues të pavarur kanë një pikëpamje të pafavorshme për Bidenin dhe po aq pjesë nuk e miratojnë punën që ai po bën si president.
Vetëm 1 në 10 votues demokratë kanë një pikëpamje të pafavorshme për presidentin dhe pak më shumë nuk e miratojnë punën e tij në punë.
Më shumë se 9 në 10 votues të GOP kanë një pikëpamje të pafavorshme për Biden dhe nuk e miratojnë punën që ai po bën.
Kur bëhet fjalë për ish- presidentin Donald Trump , dy të tretat e votuesve të pavarur dhe më shumë se 9 në 10 votues demokratë kanë një pikëpamje të pafavorshme për të.
Pak më shumë se tre të katërtat e votuesve të GOP kanë një pikëpamje të favorshme.
Votuesit e pavarur përbëjnë rreth një të katërtën e elektoratit, ndërsa votuesit demokratë janë afërsisht një e treta dhe votuesit republikanë janë pak më shumë se një e treta e elektoratit. bw
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.
Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 190, kundrejt demokratëve që kanë marrë 154.
Por gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe.
Demokrati John Fetterman ka shpallur fitoren në Pensilvani dhe nëse ai shpallet fitues në këtë shtet do të ishte një fitore e rëndësishme për demokratët në Senat. Sipas AP-së, me fitoren e Fettermanit, demokratët deri më tani kanë fituar 48 ulëse në Senat, kundrejt republikanëve që kanë një ulëse më pak.
Ndërkaq, sa i përket ulëseve në senat, garat në Arizona, Xhorxhia dhe Nevada po konsiderohen se ende janë të hapura.
Gara në Xhorxhia mund të shkojë në balotazh, që do të mbahej më 6 dhjetor, dhe ky shtet mund të jetë kyç për të përcaktuar balancën në Senat.
Sondazhet kanë treguar para zgjedhjeve se ka pasur një rënie të vlerësimit për punën e Bidenit dhe votuesit kanë qenë të zemëruar për shkak të nivelit të inflacionit.
Megjithatë, republikanët, sikurse senatori Lindsey Graham, presin që të fitojnë shumicën në Senat.
“Mendoj se kur do të përfundojë gara ne do të kemi 51 apo 52 ulëse”, tha ai.
Megjithatë, nëse dy partitë, ajo demokrate dhe republikane do të kenë numrin e njëjtë të ulëseve në Senat, atëherë demokratët do të marrin shumicën, për shkak të ulëses së nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.
Edhe me një shumicë të ngushtë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, do t’iu mundësonte atyre të bllokonin prioritetet e Bidenit.
Mbi 46 milionë amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, qoftë përmes postës, apo votimit në qendra të votimit. Por, zyrtarët shtetërorë zgjedhorë kanë paralajmëruar se numërimi i këtyre votave do të marrë kohë.
Inflacioni i lartë dhe të drejtat e abortit ishin ndër shqetësimet kryesore të votuesve, dhe sipas sondazheve, një në tre votues ka zgjedhur njërën prej këtyre dy temave si shqetësime kryesore. Krimi, që ka qenë në fokusin e republikanëve gjatë javëve të fundit të fushatës, po ashtu ka qenë një prej çështjeve kryesore të përmendura nga një në dhjetë votues.
Në SHBA, inflacioni vjetor është 8.2 për qind, që është niveli më i lartë i shënuar në 40 vjet. Këto shifra kanë paraqitur pengesë për demokratët gjatë fushatës së tyre.
Një sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos gjatë kësaj jave gjeti se 39 për qind e amerikanëve pajtoheshin me mënyrën se si ka punuar Biden.
Ndërkaq, sipas po të njëjtit sondazh, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka një përqindje pothuajse të njëjtë, ku 41 për qind e respondentëve e panë atë si favorit.
Në Kongres, nëse republikanët kontrollojnë Dhomën, kjo do të paraqiste kërcënim për prioritetet e demokratëve sikurse të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike, ndërkaq në Senat, republikanët do të mund të bllokonin nominimet e Bidenit në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe çdo emërim të ri në Gjykatën Supreme.
Ndërkaq, sa i përketndihmës për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, analistët kanë argumentuar se nëse republikanët marrin pushtetin në Kongres, ka pak gjasa që të ngadalësojnë furnizimet me armë dhe ndihmën ekonomike për Kievin.
Demokratët u mbrojtën më mirë se sa pritej. Newsom dhe Hochul u konfirmuan në Kaliforni dhe Nju Jork
VOAL- Qendrat e votimit për zgjedhjet afatmesme po mbyllen në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe do të përcaktojnë ekuilibrin politik në Kongres për dy vitet e dyta të presidencës së Joe Biden. Ndërsa është ende e mundur të votohet në disa shtete dhe territore perëndimore, në të tjera ka rezultatet e para. Duhet thënë se, në përgjithësi, janë 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat në lojë, si dhe 36 nga 50 guvernatorët.
Rezultatet e para të afatit të mesëm nga njëra anë po konfirmojnë rolin e disa shteteve si bastione të dy kampeve, ndërsa në të tjera po marrin formë të papritura dhe ngjarje të papritura. Fakti është se “vala e kuqe” e pritshme (nga ngjyra e republikanëve në SHBA) nuk është parë. “Sigurisht që nuk është një valë republikane, kjo është e sigurt,” tha senatori me ndikim Lindsey Graham për NBC. Për më tepër, “shtytja” e pritshme e lidhur me Donald Trump nuk ofroi shumë, ndërsa për Joe Biden situata në shumë shtete nuk duket aq dramatike sa shumë kanë evokuar në prag.
Është e vërtetë se, i trysnuar nga rritja rekord e çmimeve dhe një sërë çështjesh të tjera, Joe Biden mund të humbiste kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në këtë takim afatmesëm, tradicionalisht të pafavorshëm për partinë në pushtet, dhe kështu të shohë paralizim të veprimeve për dy vitet e ardhshme.
Ndërkohë, partia e presidentit ka arritur të shkatërrojë dy qeveri republikane, në Maryland dhe Massachusetts. 79-vjeçari Biden i kurseu vetes një frikë të madhe duke mbajtur kontrollin e shtetit të Nju Jorkut, ku republikanët besonin se mund të rrëzonin guvernatoren Kathy Hochul. Dem Gavin Newsom në Kaliforni është gjithashtu i konfirmuar gjerësisht, siç pritej gjerësisht.
Në vend të kësaj, guvernatori aktual Ron DeSantis, i rizgjedhur triumfalisht, ishte i pamposhtur në Florida. Ylli në rritje i kampit konservator, një pretendent i mundshëm për Shtëpinë e Bardhë më 2024, në një fjalim shumë të ashpër theksoi se ai e kishte bërë këtë shtet jugor, të konsideruar prej kohësh një “shtet lëkundjeje” të anuar herë majtas, herë djathtas, “toka e premtuar” për republikanët. Dhe triumfi i tij nuk u mirëprit nga Trump, i cili nuk e përmendi atë kur komplimentoi guvernatorët e zgjedhur republikanë.
Pensilvania kthehet dhe zgjedh Fetterman, trumpisti Dr. Oz i mundur – Guvernatori do të jetë gjithashtu demokrat
Demokratët fituan një vend potencialisht vendimtar për kontrollin e Senatit të mërkurën në mëngjes, me fitoren e John Fetterman në Pensilvani ndaj një kandidati Trumpist, sipas rrjeteve amerikane Fox News dhe NBC. Fetterman, një gjigant tullac i dobësuar nga një goditje në maj, u përball me kirurgun super-yll Mehmet Oz në një nga duelet më të njohura elektorale të Midterm.
Vendi, i mbajtur më parë nga një republikan, mund të jetë vendimtar për kontrollin e dhomës së sipërme dhe kështu për pjesën e mbetur të mandatit të Joe Biden.
Për më tepër, në garën për të zgjedhur Guvernatorin e shtetit, republikani i krishterë i ekstremit të djathtë Doug Mastriano – gjithashtu shumë i afërt me Trump dhe përfundoi në stuhi për pozicionet e tij në disa raste – u mposht kryesisht nga demokrati centrist Josh Shapiro. Vendi ishte tashmë në duart e demokratëve.
Jo vetëm zgjedhjet: Maryland legalizon marijuanën rekreative, Michigan mbron të drejtën e abortit
Maryland legalizon marijuanën rekreative, duke u bërë shteti i njëzetë amerikan që e bën këtë. Në qendrat e votimit, votuesit miratuan legalizimin, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm ritmi në një nga zonat më konservatore në vend.
Në Michigan, sipas parashikimeve nga Nbc dhe Abc, votuesit kanë miratuar në vend të kësaj ‘Propozimin 3’ me të cilin kushtetuta e shtetit është modifikuar për të “garantuar të gjithëve të drejtën themelore për lirinë e riprodhimit”, e cila përfshin të drejtën për abort.
Senatorja e parë femër republikane në Alabama – Burri i parë transgjinor zgjidhet në Dhomën e Përfaqësuesve në New Hampshire
Republikanja Katie Britt u bë gruaja e parë që u zgjodh në Senat në Alabama, një moment historik për shtetin jugor. Raporton Associated Press. Britt merr detyrën nga republikani Richard Shelby, të cilit ai ishte asistent.
Në New Hampshire, megjithatë, demokrati James Roesener u bë burri i parë transgjinor që u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Raporton Washington Post. Gratë transgjinore ishin zgjedhur në të kaluarën, dhe aktualisht ka tetë deputete transgjinore në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Pelosi u rizgjodh në Kaliforni, por e ardhmja e kryetarit mbetet e pasigurt
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi u rizgjodh në Kaliforni. Këtë e raporton CNN. Ditët e fundit janë përfolur disa herë për të ardhmen e 82-vjeçares demokrate. Nëse demokratët do të mbanin kontrollin e Dhomës, ajo mund të mbetej Kryetare, por Pelosi ka më shumë gjasa të vendosë të marrë rrugë të ndryshme, duke përfshirë tërheqjen nga politika aktive dhe ndoshta një karrierë diplomatike në rolin e ambasadores së SHBA në Romë.
Whitmer u konfirmua guvernatore e Miçiganit
Demokratja Gretchen Whitmer fitoi në Michigan dhe u rizgjodh guvernatore. Sipas parashikimeve të Fox, Gretchen mundi republikanin Tudor Dixon.
Fetterman-Oz, duel për votën e fundit në Pensilvani
Parakalimi dhe kundërparakalimi: ajo në Pensilvani për Senatin është sfida më e pasigurt dhe një nga sfidat më vendimtare të zgjedhjeve afatmesme. Zëvendësguvernatori dem Fetterman dhe kirurgu Mehmet Oz, kandidati i Donald Trump, përplasen. Me 71% të votave të shqyrtuara, Fetterman është përpara me 49.9%, kundrejt 48.3% të rivalit të tij, pasi të dy ranë në krye të duelit. Vetëm disa dhjetëra mijëra vota i ndajnë.
Gavin Newsom konfirmohet guvernator i Kalifornisë
Demokrati Gavin Newsom konfirmohet si guvernator i Kalifornisë, siç pritej gjerësisht. Kjo është ajo që del nga projeksionet e mediave amerikane. Newson është një nga kandidatët aspirantë liberalë në Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024.
Trump sulmon mediat dhe falënderon njerëzit e tij, por “harron” DeSantis
Fjalimi i shkurtër surprizë i Donald Trump i cili u shfaq në sallën e resortit të tij në Mar-a-Lago, Florida, ku po zhvillohet një festë zgjedhore. Ish-presidenti i uroi kandidatët e tij për fitoren, por nuk përmendi Ron DeSantis, i cili sapo ishte rizgjedhur guvernator me një ortek votash. – “Marco Rubio ishte fantastik, Katie Britt i shkëlqyeshëm dhe Herschel gjithashtu.” Walker është përpara, tha Trump pa përmendur rivalin e tij më të madh republikan përpara garës së mundshme për në Shtëpinë e Bardhë. Manjati më pas ka shfrytëzuar rastin për të sulmuar mediat e pranishme në sallë me emrin “media e lajmeve të rreme”.
“Është një nder i madh që ju kam këtu, ju nuk jeni njerëzit më të sjellshëm në botë, por jeni të suksesshëm dhe dëshironi më të mirën për vendin, prandaj jeni këtu”, tha ai me shaka. rsi-eb
Një qendër votimi me pak frekuentim në Kaliforni përpara se të mbyllej të mërkurën mbrëma
Në Florida konfirmohet Ron DeSantis ndërsa në disa shtete sfida mbetet e hapur. Guvernatorët e Gjeorgjisë, Teksasit (republikanët), Nju Jorkut dhe Masachusets (dem) janë tashmë të sigurt
VOAL- Vendet më të pasigurta në Senat (Pensilvania, Xhorxhia, Arizona, Nevada) ende nuk kanë një fitues, por kolapsi i pritshëm i Partisë Demokratike të Joe Biden nuk ka ndodhur. Pushtimi republikan i shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve është ende i mundshëm, por në mesnatë në bregun lindor amerikan, analistët dhe komentuesit duket se janë dakord: “Duket se Partia e Presidentit merr rezultatin më të mirë në zgjedhjet afatmesme që nga viti 2002 (ajo e G.W. Bush ishte fitorja e vetme e një presidenti në detyrë pas Luftës së Dytë Botërore)”.
Një tregues tjetër i rezultatit nën pritshmëritë e republikanëve është shtyrja e konferencës për shtyp në Uashington të kryetarit të ri të mundshëm të Dhomës, Kevin McCarthy, e planifikuar fillimisht në orën 11.00 të mbrëmjes. Edhe senatori i njohur republikan Lindsay Graham pranoi për NBC: “Sonte nuk kishte valë të kuqe [shënimi i redaktorit: ngjyra e republikanëve në SHBA]”. Dhe gjithashtu nuk kishte asnjë efekt shtytës nga ish-presidenti Trump.
Numërimi i votave në disa shtete është larg përfundimit, për rezultatin përfundimtar do të duhet ende të presim (për Senatin në Pensilvani, demokrati Fetterman është përpara Ozit, në Xhorxhia, republikani Herschel Walker është përpara në krye- përballë me Warnock-un që po largohet) dhe mes shumë rezultateve ende të pasigurta për t’u dalluar është ai i Floridës.
Guvernatori republikan në largim Ron DeSantis (një nga figurat kryesore të partisë në pushtet) u konfirmua me pothuajse 20 pikë përpara sfiduesit. Një shkëputje historike që – së bashku me rikonfirmimin e shkathët të senatorit Rubio – konfirmon se shteti i Diellit Sunshine State nuk duhet të konsiderohet më një “shtet swing”, një shtet në balancë, por një bastion republikan.
Përveç konfirmimeve të shumta (guvernatorët republikanë në Xhorxhia dhe Teksas, ata demokratë në Pensilvani dhe Nju Jork), mes rezultateve të maratonës elektorale amerikane ka edhe herët e para. Kongresmeni i parë i Gjeneral Z i zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve: Maxwell Frost i lindur më 17 janar 1997 në Florida. Wes Moore është guvernatori i parë afrikano-amerikan i Maryland-it i zgjedhur (dhe i treti në historinë e vendit). Maura Healey, një demokrate, është gruaja e parë (dhe homoseksuale) që do të qeverisë Massachusetts.
Vërtet nuk është hera e parë, por bie në sy fitorja e radhës e dekanit të Senatit Amerikan, 89-vjeçarit republikan Chuck Grassley. Ai është në mandatin e tij të shtatë si senator nga Iowa dhe u zgjodh për herë të parë në vitin 1980. Më në fund, jo zgjedhje por referendum: Michigan ka vendosur të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutë dhe gjithashtu Kentaki – një shtet historikisht republikan! – kjo duket se pason duke hequr nga Magna Carta e Shtetit ndalimin e ndërprerjes së shtatzanisë. rsi-eb
Kutitë e votimit në zgjedhjet afatmesme në SHBA janë hapur pasi demokratët rrezikojnë të humbasin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, me implikime potencialisht të mëdha për ligjin e abortit dhe hetimin për Trazirat e Kapitolit. Vëzhguesit po shikojnë se si ecin kandidatët e mbështetur nga Donald Trump përpara kandidimit të tij të mundshëm në 2024.
Votuesit e Karolinës së Veriut po raportojnë për ngacmim dhe frikësim të mundshëm në qendrat e votimit, sipas një raporti të hershëm të incidentit nga bordi shtetëror i zgjedhjeve.
Në Nju Hanover, studentët dyshohet se u ngacmuan teksa po shkonin në klasë nga një vend votimi dhe një vëzhgues dyshohet se “me zemërim” u përball me një zyrtar zgjedhor, raportoi bordi.
Në kontenë Columbus, zyrtarët e zgjedhjeve dyshohet se u ngacmuan nga një “vëzhgues që ndiqte punëtorët me një ndalesë” dhe fotografonte ose filmonte punëtorët, tha ai.
Akuza të tjera përfshijnë votuesit pranë bordit në Wake duke u fotografuar teksa prisnin të hidhnin votat dhe zyrtarët e fushatave në Harnett “regjistronin votuesit që shkonin e vinin dhe informonin votuesit se po regjistroheshin”, raportoi bordi.
Pat Gannon, një zëdhënës i bordit, i tha një filiali lokal të NBC se incidentet janë “të izoluara” dhe zbatimi i ligjit po i monitoron ato. Departamenti i Drejtësisë njoftoi gjithashtu planet për të qenë në terren në 24 shtete në ditën e zgjedhjeve për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të votuesve.bw
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield gjatë intervistës me Zërin e Amerikës
Intervistoi: Armand Mero
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thotë se trysnia ndaj Rusisë do të vijojë derisa ajo të largohet nga Ukraina. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, ambasadorja Thomas-Greenfield e cilëson Shqipërinë si një partnere të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Zëri i Amerikës: Ambasadore Thomas-Greenfield, faleminderit për këtë mundësi. Bota sot po kalon momente të trazuar, në të cilat Këshilli i Sigurimit është angazhuar në linjë të parë. Megjithatë, ju keni gjetur kohën për të ardhur në Shqipëri. Cili ishte qëllimi i kësaj vizite, dhe çfarë biseduat me autoritetet shqiptare?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Në radhë të parë, më lejoni të them që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur marrëdhënie me njëra-tjetrën prej 100 vitesh. Pra, ne po festojmë 100 vite marrëdhënie. Por, më me rëndësi, Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit dhe ne angazhohemi me ta rregullisht. Ne jemi me ata dhe ata janë me ne, siç citohet të ketë thënë Sekretari Baker në shesh këtu shumë vite më parë.
Dhe kjo thënie ende qëndron. Unë jam këtu për ta pohuar sërish këtë marrëdhënie, të falënderoj Shqipërinë që është një partner i jashtëzakonshëm për ne në Këshill dhe për të pasur diskutime me anëtarë të qeverisë për prioritetet dhe interesat tona, ndërsa shkojmë drejt vitit të ardhshëm.
Zëri i Amerikës: Agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat e shumëanshme që ka sjellë, janë sot ndër çështjet kryesore. A jeni e shqetësuar se rusët mund të kundërshtojnë rinovimin e marrëveshjes së grurit gjatë këtij muaji?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ajo marrëveshje për grurin ka qënë një kontribuese e rëndësishme për t’u përballur me disa nga rrymat në mjedisin e sigurisë ushqimore. Rusia dhe Ukraina prodhojnë sasi të rëndësishme gruri. Më shumë se 10 milionë tonë grurë kanë kaluar këtë tremujor, që nga nisja e marrëveshjes. Pra, është një arritje e rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare. Dua të lëvdoj veçanërisht, Sekretarin e Përgjithshëm për përpjekjet e jashtëzakonshme që ai dhe ekipi i tij bënë, duke punuar me Turqinë për të arritur këtë marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Njoftimi shumë i përkohshëm i Rusisë për daljen nga marrëveshja javën e kaluar shkaktoi shumë fërkime në treg. Pra, shpresa jonë është që kjo do të zgjatet. Marrëveshja e grurit është e rëndësishme për jugun e globit. Është e rëndësishme për Ukrainën. Dhe është gjithashtu e rëndësishme për Rusinë.
Zëri i Amerikës: Ka një diskutim për ta perjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka pasur dhe disa propozime. Cili është pozicioni i ShBA-së për këtë çështje dhe pse?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Aktualisht pozicioni ynë është realiteti. Realiteti është që Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë. Ne punuam gjatë vitit të shkuar për t’i izoluar, për t’i dënuar, në disa votime në Asamblenë e Përgjithshme, ku ata janë dënuar ashpër. Dhe ne do të vazhdojmë të ushtrojmë trysni mbi ta derisa të largohen nga Ukraina.
Zëri i Amerikës: Ambasadore Thomas-Greenfield, ekziston shqetësimi se nëse republikanët fitojnë shumicën në Kongres, ata do të shkurtojnë mbështetjen për Ukrainën. Ju vetë a jeni e shqetësuar?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Shiko, nuk do komentoj për politikën e brendshme, por do them që mbështjetja për Ukrainën ka qënë dypartiake dhe që Presidenti do punojë me cilindo Kongres që do jetë, për t’u siguruar që ne do vazhdojmë angazhimin tonë ndaj popullit të Ukrainës.
Zëri i Amerikës: Si e shikoni faktin që Irani po furnizon Rusinë me dronë, të cilët po përdoren në Ukrainë?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ministri i Jashtëm i Iranit pranoi se janë ata që po i japin këta dronë. Ata lanë të kuptohet se i kishin siguruar vetëm në fillim dhe se nuk ishin të armatosur. E vërteta është se dronët iranianë janë përdorur për të sulmuar civilët në Ukrainë, duke thyer rezolutat e Këshillit të Sigurimit që ndalojnë një dërgesë të tillë armësh nga Irani dhe gjithashtu Rusinë t’i marrë.
Kështu, të dyja vendet janë përgjegjëse për këtë. Kjo tregon se Rusia duhet të varet nga Irani për të siguruar armatime dhe se Irani është i gatshëm t’i japë armë një shteti që ka sulmuar fqinjin e tij, një shteti i cili është anëtar i përhershëm i Këshilli të Sigurimit. Nuk është aspak sjellja që ne do të prisnim nga Rusia.
Nuk habitemi nga Irani. Por sërish, kjo është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe është diçka me të cilën duhet të merremi në Këshill.
Zëri i Amerikës: Në Këshillin e Sigurimit, Shtetet e Bashkuara u angazhuan së fundmi, së bashku me Shqipërinë, edhe lidhur me protestat në Iran. Nënpresidentja Kamala Harris, deklaroi pak ditë më parë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të përjashtojnë Iranin nga Komisioni i OKB-së për statusin e grave. Si mendoni ta bëni këtë dhe sa e vështirë do të jetë?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Si fillim, më lejoni të lavdëroj gratë kurajoze të Iranit të cilat po ngrihen dhe po protestojnë përballë sulmeve të tmerrshme që po përjetojnë në duart e qeverisë dhe të shpreh, siç kemi bërë dhe më parë, trishtimin tonë për vrasjen e Amini-t. Vendimi që Zëvendës-Presidentja njoftoi javën e shkuar është një vendim për të cilin ne do punojmë në vijim me anëtarët e tjerë të komitetit mbi statusin e gruas, për ta çuar përpara.
Irani nuk e meriton të jetë në këtë komision. Ky komision është për mbështetjen e grave. Është për të mbrojtur të drejtat e grave. Dhe asnjë vend që sulmon gratë, një vend që nuk i nderon të drejtat e grave, nuk duhet të jetë në këtë këshill. Ne patëm një takim informal shumë të suksesshëm, bashkë me Shqipërinë, ku dënuam sulmet që po ndodhin në Iran.
Dhe ky dënim ka ardhur nga një numër i madh shtetesh, të cilët e shohin se çfarë po u ndodh grave dhe burrave kurajozë iranianë që po protestojnë në rrugë.
Zëri i Amerikës: Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë është rritur shqetësimi rreth ndikimit rus në Ballkan. Sa problematik është sipas jush ky ndikim dhe çfarë do të mund të bëhej për t’iu kundërvënë?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, kemi pasur diskutime me qeverinë e Shqipërisë për situatën në Ballkan. Ne i mbështesim përpjekjet për ta stabilizuar situatën. Ne sapo kaluam rezolutën e Këshillit të Sigurimit për forcën e stabilizimit, për ta mbajtur këtë forcë këtu. Dhe ne do vazhdojmë të punojmë me vendet e rajonit për të çuar përpara një marrëveshje që do mundësojë paqen në atë rajon.
Dhe kjo është diçka për të cilën jemi angazhuar dhe jemi angazhuar të punojmë me qeverinë e Shqipërisë për këtë.
Zëri i Amerikës: Një pyetje të fundit. Cili është ai problem që si Ambasadore në OKB, ju shqetëson më shumë, le të themi, që ju lë pa gjumë natën?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ndryshon nga dita në ditë. Por do thoja që gjëja kryesore që më lë pa gjumë është që ne kemi një anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit që po rrezikon dhe sulmon një fqinj, që po vë vërtet në rrezik paqen dhe sigurinë dhe që nuk po nderon pozicionin që ka si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Ndikimi që kjo ka, dua të them, në besimin që bota ka në Këshillin e Sigurimit, që po vë në pikëpyetje aftësinë tonë për t’u përballur me këtë situatë.
E di që ne po përballemi me situatën. E di që ne po e izolojmë Rusinë, por e di që kjo do të thotë që ne duhet t’i shtojmë shumë përpjekjet tona për të reformuar Këshillin e Sigurimit dhe mënyrën se si i adresojmë kërcënimet për paqen dhe sigurinë në të ardhmen.
VOAL- Votuesit amerikanë kanë filluar të votojnë në zgjedhjet afatmesme, të cilat do të përcaktojnë ekuilibrin politik në Parlament për dy vitet e dyta të presidencës së Joe Biden. Qendrat e para të votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit me orën lokale në bregun lindor. Në lojë janë 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat, si dhe 36 nga 50 guvernatorët. Vota është dëgjuar, 41 milionë njerëz janë shprehur tashmë me korrespondencë, një rekord si 17 miliardë dollarët e shpenzuar nga kandidatët gjatë fushatës.
Që nga viti 1934, vetëm dy presidentë, Roosevelt dhe djali i Xhorxh Bushit (një vit pas 11 shtatorit) kanë parë që partia e tyre të mbizotërojë. Një humbje është gjithashtu e afërt për Biden: sondazhet parashikojnë që Dhoma do të kalojë në duart e republikanëve, ndërsa fati i Senatit (ku barazia 50 me 50 thyhet sot vetëm nga vota vendimtare e Zëvendës Presidentes Kamala Harris) varet nga rezultati. në disa shtete që rri pezull, si Pensilvania, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada.
Presidenti, popullariteti i të cilit është në nivelin më të ulët, ka vendosur gjithçka në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave (si ajo e abortit), por tema qendrore duket të jetë ndryshe: ekonomia, ose më mirë inflacioni mbi 8% që gërryen të ardhurat.
Rezultatet e para priten në një të mëngjesit me orën tonë, ndërsa ato përfundimtare, sidomos aty ku do të hidhet rezultati, mund të zgjasin ditë të tëra.
Republikanët mund të fitojnë si Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin pothuajse të parashikueshëm në zgjedhjet e sotme mes mandatit. Sipas sondazheve të fundit nga RealClear Politics, në fakt, Partia e Vjetër e Madhe është gati të fitojë 48 vende në Dhomën e Lartë të Kongresit Amerikan, kundrejt 44 për Demokratët. Të tjerët janë të pasigurt. Nga 35 vendet e rikthyera në lojë, 21 u pushtuan nga republikanët.
Për sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve, ku janë rinovuar të 435 deputetët, republikanët kanë përparësi me 216 vende pothuajse të sigurta, vetëm dy nga mazhoranca, kundrejt 194 për demokratët.
Sa i përket sfidës së guvernatorëve, sipas faqes së votimit për momentin Partia Republikane mund të marrë 24 kundrejt 15 të deputetëve.
Zelensky kërkon konfirmimin e mbështetjes për Kievin
Ukraina po shikon gjithashtu votimin e afatmesëm: Presidenti Volodymyr Zelensky u kërkoi amerikanëve të ruajnë “unitetin e palëkundur” në mbështetjen e tyre për Kievin. Edhe për vendin tuaj, aksionet nuk janë vetëm: një shumicë republikane mund të çojë në një ngadalësim të ndihmës për Ukrainën, ndoshta jo aq ushtarake, për shkak të ndikimit të lobit të armëve, sesa atyre që – së bashku me atë evropian. kontributet – lejojnë makinën shtetërore të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë konfliktit. rsi-eb
Vendvotimet në Arizona, Kolorado, Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming tashmë janë hapur për votuesit që marrin pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ku do të vendoset për kontrollin e Kongresit amerikan nga janari.
Shumica e këtyre vendeve – Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming – e kishin mbështetur kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton BBC.
Më herët janë hapur edhe vendvotimet në Uashington, Florida, Gjorgjia, Illinois, Luiziana, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat, Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Virgjinian Perëndimore.
Në dy vjetët e fundit, dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, janë kontrolluar nga demokratët.
Por, këtë vit, të gjitha ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në garë këtë vit, bashkë me rreth një të tretën e ulëseve të Senatit.
Republikanët do të duhet të marrin pesë ulëse për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin.
Parashikuesit dhe sondazhet jopartiake thonë se republikanët kanë më shumë mundësi që të fitojnë shumicën në Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa për kontrollin e Senatit pritet luftë më e madhe.
Humbja e cilësdo dhomë do ta pengonte agjendën e presidentit amerikan, Joe Biden. Por, si shef ekzekutiv, Biden megjithatë posedon fuqinë e vetos, pavarësisht se kush e merr kontrollin e Kongresit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë një sistem tejet të decentralizuar të zgjedhjeve, pasi që zyrtarë lokalë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e votimeve dhe numërimin e rezultateve, ndërsa shtetet i certifikojnë ato.
Pasi që jo të gjitha shtetet votojnë në të njëjtën mënyrë dhe gara për disa ulëse pritet të jetë e ngushtë, rezultatet përfundimtare mund të marrin kohë.
Disa shtete, si Pensilvania, tashmë kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votë, ndërsa ekspertët thonë se ekziston mundësia që amerikanët të shkojnë në shtrat natën e zgjedhjeve pa e ditur se kush fitoi.
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Miliona amerikanë votojnë në zgjedhjet për legjislativin, që përcaktojnë trajtën filozofike të Kongresit dhe tonin për debatin politik në Uashington, përgjatë gjysmës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden.
Votohet për të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm në person apo me postë. Disa analistë sugjerojnë se numri i përgjithshëm i votuesve do t’ia kalojë totalit prej 115 milionësh që pati në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018.
Demokratët kanë aktualisht një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit, por anketimet parazgjedhore tregojnë se republikanët ka gjasa të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat, një rezultat ky që në të kaluarën ka sjellë ngërç të zgjatur politik, me njërën palë që ka kontrollin e Kongresit, ose të paktën njërën prej dhomave të tij, dhe me palën tjetër që ka Shtëpinë e Bardhë.
Një firmë kryesore e anketimeve në Shtetet e Bashkuara, fivethirtyeight.com, u jep tashmë republikanëve 55% shans për të marrë Senatin dhe 83% gjasa për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve nga demokratët. Ajo parashikon se republikanët do të fitojnë 13 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, pra me një shumicë 225 me 210, dhe një vend në Senat, duke krijuar një shumicë 51 me 49, në fuqi nga janari 2023 me Kongresin e ri.
Një tjetër firmë anketimesh, RealClearPolitics.com, i jep edhe më shumë avantazh republikanëve, duke parashikuar se do të fitojnë tre vende në Senat, si dhe nga 14 deri në 48 në Dhomën e Përfaqësuesve.
Duke parashikuar një fitore të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, drejtuesi i pakicës republikane Kevin McCarthy, kandidat kryesor për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në rast se republikanët marrin shumicën, ka premtuar se do të kërkojë ulje të shpenzimeve në programet e qeverisë të favorizuara nga Presidenti Biden. Ai i tha kanalit CNN se ligjvënësit republikanë do të shqyrtojnë më nga afër ndihmën financiare dhe në armatime që Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës për të luftuar sulmin e Rusisë, që ka hyrë tashmë në muajin e nëntë.
Që nga fillimi i luftës, Presidenti Biden, me pak debat në Kongres, ka dërguar në Ukrainë më shumë se 27 miliardë dollarë në municione dhe ndihma humanitare. Por zoti McCarthy tha se republikanët nuk janë të gatshëm të financojnë një “çek bosh” të vazhdueshëm pa një analizë të mëtejshme se çfarë i nevojitet më shumë Ukrainës.
Ligjvënësit e tjerë republikanë kanë premtuar të nisin hetime për punën e administratës së Presidentit Biden gjatë dy viteve të para të mandatit të tij, në veçanti për fluksin e vazhdueshëm të mijëra emigrantëve pa dokumenta përgjatë kufirit jugor me Meksikën që Presidenti Biden, ashtu si ish-Presidenti Donald Trump, nuk ka mundur t’i ndalë.
Disa ligjvënës republikanë po bëjnë thirrje për seanca dëgjimore mbi aktivitetet e biznesit të kryera nga djali i presidentit, Hunter Biden, në Ukrainë dhe në Kinë. Prokurorët amerikanë tashmë kanë kryer një hetim mbi operacionet e biznesit të Hunter Biden-it, por nuk kanë ngritur asnjë akuzë.
Ndërkohë demokratët, që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi Kongresin, kanë akuzuar republikanët se planifikojnë të shkurtojnë programet popullore të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve për amerikanët e moshuar nëse marrin kontrollin e Kongresit, apo se ato do t’i nënshtrohen rishikimeve të rregullta buxhetore çdo pesë vjet.
Si Presidenti Biden ashtu edhe ish-Presidenti Trump kanë bërë fushatë javët e fundit për kandidatët demokratë dhe republikanë. Ish-Presidenti Trump, i cili humbi në vitin 2020, ende pretendon pa evidencë për manipulime dhe parregullsi në numërimin e votave.
Ish-Presidenti Trump ka sinjalizuar gjatë tubimeve se do të njoftojë pak ditë pas votimeve të së martës rikandidimin sërish për president në vitin 2024, ndërkohë që Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe prokuroria në shtetin Xhorxhia po bëjnë hetime të gjera penale për veprimet e tij gjatë zgjedhjeve, gjatë kohës përpara lënies së detyrës dhe në periudhën pas largimit.
Presidenti Biden gjithashtu ka thënë se synon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale pas dy vitesh, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Presidenti Biden i ka quajtur zgjedhjet e së martës një “pikë kulmore” në demokracinë amerikane, duke sulmuar kandidatët republikanë që “mohojnë zgjedhjet”, të cilët duke përqafuar refrenin e ish-Presidentit Trump, kanë refuzuar të pranojnë legjitimitetin e fitores së zotit Biden dy vite më parë.
Ndërkohë, ish-Presidenti Trump tha gjatë një tubimi në Florida të dielën se “na duhet një fitore aq e madhe, sa e majta radikale të mos mundet ta vjedhë”.
Të dyja partitë po planifikojnë monitorim të gjerë të votimeve për ndonjë parregullsi të mundshme, megjithëse evidenca aktuale për manipulime gjatë zgjedhjeve amerikane është mikroskopike.
Departamenti i Drejtësisë tha të hënën se do të monitorojë të martën zbatimin e ligjeve federale të së drejtës së votimit në 64 juridiksione dhe 24 shtete. Por në shtetin Misuri të kontrolluar nga republikanët, zyrtarët thanë se nuk do të lejojnë monitorime të tilla, megjithëse nuk është e qartë se si mund të bllokohen zyrtarët federalë.
Zyrtarët dhe kandidatët republikanë në të paktën tre shtete të rëndësishme për betejën elektorale thanë gjithashtu se po përpiqen të çkualifikojnë nga numërimi mijëra vota të ardhura me postë, të cilat shpesh janë në masë në mbështetje të demokratëve. Kritikët demokratë po e quajnë shpesh këtë një përpjekje partiake për të shtypur të drejtën e votës. Mosmarrëveshjet për këto vota po ndodhin në shtetet Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, ku Presidenti Biden fitoi me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ka reaguar në Twitter eksperti i njohur Amerikan Janusz Bugajski pas ngjarjeve të fundit në veriun e Mitrovicës, dorëheqjes të zyrtarëve serbë, një ministri, deputetëve, 4 kryetarë komunash në veri, policë dhe gjyqtarët në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, duke vënë kushte se ata do të kthehen derisa “vendimi të ndryshojë dhe të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe”.
Janusz Bugajski shkruan: “Zbutja e SHBA dhe BE ndaj Vuçiqit do të inkurajojë Beogradin të krijojë konflikte ndëretnike në koordinim me Moskën.”
Këtë të martë ish-kongresmeni amerikan Max Rose, garon dhëmb me dhëmbë me greken Nicole Malliotakis për një vend në Kongresin Amerikan. Beteja bëhet për të fituar distriktin e 11-të New York-ut, i njohur edhe për komunitetin e madh shqiptaro-amerikan që jeton aty.
I dekoruar me medaljet më të larta për trimëri, veterani i luftës në Afganistan ka përzemër çështjen Çame. Demokrati Max Rose i ka krahët e ngrohta pasi ka mbështetjen e ish komandantit suprem të NATO-s gjatë luftës në Kosovë gjeneralit Wesley Clark
Ju ftojmë të ndiqni intervistën që kandidati për Kongres Max Rose i ka dhënë gazetares sonë Aurora Golemi.
Zoti Rose, faleminderit që pranuat ftesën për të folur për televizionin News 24. Është një kënaqësi që ju kam në këtë intervistë.
Kënaqësia është e gjitha e imja. Faleminderit.
Zoti Rose, ju po kandidoni për Distriktin e 11-të të Nju Jorkut, i cili më parë është fituar nga republikanët. Një territor mjaft i vështirë për kandidatët demokratë, pasi është një nga zonat e pakta që lëviz. Si po shkon fushata elektorale për ju deri tani?
Shiko, fushata po shkon në mënyrë fenomenale. Ne shohim lëvizje të pabesueshme nga komuniteti në komunitet. Njerëzit me të vërtetë duan të shohin dhe të vendosin vendin në radhë të parë, duan politikë të vërtetë publike, pasi ajo ka të bëjë me sigurinë publike, pas së cilës unë jam prapa. Ata duan të financojnë më shumë zbatimin e ligjit. Ata duan më shumë fonde për trajtimin e shëndetit mendor. Ata duan të ndryshojnë ligjet tona për t’u siguruar që kriminelët të marrin atë që meritojnë. Duan dëshpërimisht më shumë siguri në shkollë dhe duan të na heqin armët nga rrugët tona. Ata e urrejnë faktin që Kongresmenia në detyrë në Staten Island dhe Brooklyn votoi kundër verifikimit universal të gjendjes kriminale dhe kundër ndalimit të armëve të zjarrit. Kjo nuk do të thotë gjë për ta. Dhe ata duan të shohin ndryshim.
Pra, ju po konkurroni kundër kandidates me origjinë greke, Nicole Malliotakis. Kam lexuar se ajo kryeson sondazhet me 6% më shumë. Jeni optimist se sondazhet do të ndryshojnë në favorin tuaj?
Absolutisht. Unë jam shumë optimist. Këta anketues, së pari, nuk dinë se çfarë po bëjnë, nuk dinë se çfarë po flasin. Por për më tepër, anketuesit nuk matin energjinë absolute në terren, mund t’ju them se kjo është është diçka e dukshme që ndihet fare mirë. Unë jam duke folur me qindra njerëz çdo ditë. Njerëzit duan të shohin një ndryshim tek ata që i përfaqësojnë . Kini parasysh çështjen e çmimeve të karburantit. Një nga arsyet më të mëdha pse çmimet tona të gazit po rriten është sepse kompanitë e mëdha të naftës janë vetë ata që po rrisin çmimet. Ata po rrisin çmimin vetëm për të përmirësuar marzhin e tyre të fitimit. Dhe kundërshtarja ime, Nicole Malliotakis, votoi duke i mbështetur ata , votoi për t’u mundësuar atyre që ta bënin këtë dhe më pas ua mori paratë. Njerëzit nuk e pëlqejnë këtë lloj politike. Qytetarët do të votojnë për mua.
Ju jeni shprehur se mbështesni çështjen Çame, një çështje delikate për Kombin shqiptar. Përse u fokusuat tek çështja Çame. Dhe nëse do të fitoni një vend në Kongres, a do ta ngrini këtë çështje edhe në Kongresin Amerikan?
Po, shikoni, unë mendoj se është e rëndësishme që ne të paktën të diskutojmë, t’i njohim dhe të ndjekim çdo çështje që ka të bëjnë me mosmarrëveshjet rajonale apo edhe ato gjeografike. Çështja është se jam shumë i vetëdijshëm për atë që po bëj, sepse duhet ta keni parasysh se distrikti i 11 në New York është shtëpia më e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan krahasuar me çdo distrikt tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk mund ta harrojmë këtë fakt. Është qëllimi im absolut të jem një zë i fortë për këtë komunitet shqiptaro-amerikan. Kjo është një ndër arsyet që Gjenerali Wesley Clark, një komandant i jashtëzakonshëm gjatë luftës në Kosovë, erdhi në distriktin tim, erdhi në Staten Island fundjavën që lamë pas, për të më mbështetur. Duhet të kishit parë me sytë tuaj mbështetjen e jashtëzakonshme që pata gjatë fushatës sime elektorale nga komuniteti shqiptaro-amerikan si pasoje e kësaj. Jemi kaq shumë të ekzaltuar. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që po punoj bashkë me komunitetin shqiptar, që jam një nga zërat e tyre më të fuqishëm. Jam kaq i entuziazmuar dhe i ngazëllyer që jam këtu me ty sot.
Organizata “Rrënjet Shqiptare” po organizon darkën e parë për çështjen Çame me përfaqësues të Kongresit Amerikan ku do të jeni edhe ju i pranishëm. Fakti qe e mbështesni çështjen Çame , do të thotë që e keni përzemër. A ndiheni të mbështetur nga komuniteti shqiptar?
Ndjej mbështetje të jashtëzakonshme nga komuniteti shqiptar. Ju e shihni mbështetjen edhe në terren, jo vetëm për shkak të përkushtimit tim të thellë për të qenë zëri i tyre për çështjet globale, por edhe sepse është kaq jetike që ne të luftojmë për shumë nga çështjet që i kanë pranë zemrës dhe shpirtit të tyre këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qytetin e Nju Jorkut. Kini parasysh çështjen e sigurisë publike. Ata duan një zë të fortë që të parandalojë dhunën që vjen nga armët. Kini parasysh inflacionin dhe sesi po përballen me çmimet të larta . Ata duan që dikush të luftojë që të ulën tarifat në kujdesin shëndetësor, kërkojnë të ulen çmimet e medikamenteve, sepse qeveria është ajo që duhet të negociojë për uljen e këtyre çmimeve. Dhe ata duan të shohin një njeri luftarak për Amerikën dhe Kushtetutën. Ata u tmerruan nga sulmi 6 janari ne Kongresin Amerikan. Ne kemi parë se çfarë problemesh ndodhin në mbarë botën kur demokracia nuk është e fortë dhe nuk duam që kjo të na ndodhë këtu në shtëpinë tonë.
Pra, siç e përmendët, jeni përkrahur nga nga gjenerali Wesley Clark, i cili shërbeu si komandanti suprem ushtarak i NATO-s, gjatë lufte në Kosovë. A e prisnit këtë lloj mbështetjeje prej tij?
Nuk mund ta prisja kurrë që ish-komandanti suprem i Aleancës, gjenerali më i madh në Amerikë dhe ndoshta sot në botë të dalë dhe t’ju mbështesë. Por gjenerali Clark bëri një deklaratë shumë domethënëse kur erdhi dhe tha se ne duhet të qëndrohet pas fushatës së Max Rose për Kongresin. Ai tha se duhet të bëhet gjithçka që mundet për të më ndihmuar të shkoj në Kongres, sepse unë do të jem zëri i nevojave që ka komuniteti. Nuk kam qenë kurrë më i nderuar në jetën time sesa të qëndroj atje përkrah gjeneralit Clark dhe me komunitetin shqiptar në Staten Island dhe Brooklyn në qytetin e New York-ut për të folur për vizionin tonë për të ardhmen.
Në fakt, më duhet të them se është një nder për mua të intervistoj dikë që është dekoruar me medalje për trimëri dhe heroizëm si Zemra e Purpurt ose Medalja e Bronztë. Jeni plagosur nga një bombë gjatë shërbimit në Afganistan. A mund të tregoni pak më tepër për karrierën tuaj në Forcat e Armatosura Amerikane dhe si kanë qenë vitet tuaja në Kongres dhe më pas në Pentagon?
Absolutisht. Së pari, më lejoni të them se është nder për mua që jam këtu me ju. Ka qenë privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja si oficer këmbësorie në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Unë jam ende i privilegjuar të shërbej si rezervist sot, kam qenë i dislokuar në Afganistan para një dekadë ku kam të luajtur një rol shumë të vogël në luftën tonë për liri dhe siguri. Aty kisha ushtarët që më besuan, duke punuar së bashku, duke i udhëhequr kemi bërë gjëra të pabesueshme, të mahnitshme çdo ditë, të gjitha këto në mbrojtje të vendit tonë të madh. Dhe në të vërtetë ne jemi aleatë. Kur njerëzit vendosin vendin në radhë të parë, jo partinë e tyre politike për të kryer punët. Dhe unë dua të shoh këtë në sallat e Kongresit. Por sigurisht, unë vazhdova të shërbeja si këshilltar i lartë i sekretarit të mbrojtjes dhe përsëri në Pentagon pashë burrat dhe gratë tona me uniformë, janë individë që kanë një nivel shumë, shumë të lartë në pozicione drejtuese, dhe përsëri, ishin ne shërbim të kombit edhe pse të tjerët mendonin se ishte e pamundur. Nëse do të kishim njerëz me këtë lloj sjelljeje në politikën tonë amerikane, nuk do të merreshim me këto probleme sot që jemi.
A jeni takuar ndonjëherë me ushtarake shqiptarë gjatë shërbimit tuaj në Afganistan?
Nuk munda dot, por do të ishte nderi im absolut të merrja pjesë në vizita të tilla si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Do dëshironit të vizitonit Shqipërinë në të një ardhme?
Ju garantoj që tani. Ju garantoj se do ta bëj këtë.
Rose, ju falënderoj shumë për intervistën dhe ju uroj suksese në garën tuaj për Kongresin.
VOAL- “Bëhuni gati. Për ta bërë vendin tonë të sigurt, të lavdishëm dhe të suksesshëm, me shumë, shumë, me siguri do ta bëj përsëri”: kështu Donald Trump ka transmetuar edhe një herë hipotezën gjithnjë e më konkrete të rikandimit të tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA. 2024 gjatë një mitingu në Iowa për zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit.
Ndërkohë, drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë të SHBA po shqyrtojnë nëse një riemërim i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë krijon nevojën për të caktuar një prokuror special për të mbikëqyrur dy hetimet federale të lidhura me ish-presidentin, atë për sulmin ndaj Kapitolit dhe mbi dokumentet e klasifikuara të sekuestruara në rezidencën e tij në Mar-a-Lago. Paditja e një kandidati presidencial do të nxiste një stuhi politike. Për këtë arsye, Departamenti i Drejtësisë debatoi nëse emërimi i një prokurori special mund ta pengojë Departamentin nga akuzat se administrata Biden po godet rivalin e saj politik.
Në javët para afatit të mesëm, Ministria e Drejtësisë respektoi periudhën tradicionale të heshtjes pa bërë lëvizje publike që mund të kishin pasoja politike. Por në prapaskenë, hetuesit vazhduan të hetojnë, edhe me ardhjen e prokurorëve me përvojë, për t’u përgatitur për çdo vendim pas votimit, duke përfshirë aktakuzën e mundshme të një ish-presidenti – një veprim i paprecedentë që mund të komplikohet nga njoftimi i manjatit. kandidaturën. rsi-eb
Gjykatësi i Nju Jorkut vendos mbikëqyrjen e një auditori të pavarur mbi Organizatën Trump, i akuzuar për mashtrime bankare dhe sigurimesh për fryrjen e vlerës së aseteve
VOAL- Probleme të reja ligjore për ish-Presidentin e SHBA Donald Trump dhe tre fëmijët e tij të rritur: Një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut pranoi kërkesën e Prokurores së Përgjithshme Letitia James për të caktuar një kontrollues të pavarur për të mbikëqyrur operacionet e shoqërisë mbajtëse me të njëjtin emër familjes, duke e ndaluar gjithashtu atë për të transferuar çdo pasuri pa para pa e njoftuar gjykatën dhe vetë Jamesin paraprakisht.Kështu, perandoria e ish-presidentit vihet nën kujdestari.
Gjykatësi e justifikoi vendimin me “keqprezantimin e vazhdueshëm të të gjitha pasqyrave financiare midis 2012 dhe 2021” dhe nevojën për të “siguruar që të mos ketë më mashtrim apo paligjshmëri”.Organizata Trump akuzohet për mashtrim bankare dhe sigurimesh për rritjen e vlerës së aseteve.ATS-eb
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës shtyrjen dhjetë muajshe të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe jo shtyrje të pjesshme.
“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës një shtyrje të plotë”, tha ai duke theksuar se po vazhdojnë diskutimet me palët në rajon dhe më Bashkimin Evropian.
Nga e marta autoritetet në Kosovë pritet të zbatojnë vendimin e qeverisë për konvertimin shkallë – shkallë të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, ndërsa ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi gjoba deri në 150 euro pas datës 21 nëntor për ata që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia. Sipas kësaj ministrie nga data 21 Janar 2023, ata duhet të pajisen me targa të përkohshme ndërsa pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet lëvizja e tyre brenda territorit të Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të modifikuar afatin që pritej të fillonte nga nesër, ndonëse u pa si lëshim ndaj kërkesave perëndimore nxiti shumë reagime.
Zëdhënësi Price ritheksoi të hënën në konferencë me gazetarë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” dhe e “të shqetësuara” që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit të vendimit.
Përfaqësuesit politik të serbëve kritikuan vendimin e qeverisë së Kosovës ndërsa paralajmëruan rezistencë ndaj gjobave të mundshme pas 21 nëntorit.
Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë e vendit për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit duke mos përfillur kërkesat e aleatëve në një periudhë kur janë shtuar përpjekjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
SAN FRANÇISKO – Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, i tha policisë se donte ta merrte peng drejtuesen demokrate dhe “t’i thyente kupat e gjurit” për t’i treguar anëtarëve të tjerë të Kongresit, se kishte “pasoja për veprimet”, njoftuan autoritetet të hënën.
Në një dokument rrënqethës, zyrtarët thonë se David DePape, 42 vjeç, kishte marrë me vete në çantën e shpinës pranga plastike, një litar dhe shirit ngjitës. Ai hyri me forcë në shtëpinë e çiftit në San Françisko mëngjesin e së premtes, u ngjit në katin e sipërm ku po flinte 82 vjeçari Paul Pelosi dhe kërkoi të fliste me “Nancy-in”.
“Kjo shtëpi dhe vetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ishin konkretisht objektivi”, tha prokurorja e San Françiskos, Brooke Jenkins, gjatë një konference për shtyp të hënën në mbrëmje, duke njoftuar akuzat ndaj zotit DePape, përfshirë tentativë për vrasje.
“Kjo ishte e motivuar politikisht”, tha zonja Jenkins. Ajo i bëri thirrje publikut të ketë “kujdes me fjalët që themi dhe të ulim volumin e retorikës sonë politike”.
Padia federale bën kontrast përkundër përqeshjeve dhe teorive të konspiracionit për sulmin në shtëpinë e çiftit Pelosi, të qarkulluara nga personazhe të së djathtës së largët dhe madje edhe nga disa zyrtarë kryesorë republikanë, vetëm një javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit.
Në një aktivitet elektoral të hënën në Arizona, Kari Lake, kandidatja republikane për guvernatore, mori të qeshura të përzemërta ndërsa bënte shaka për sigurinë në shtëpinë e çiftit Pelosi.
Për më tepër, zoti DePape akuzohet për ndikim, pengim ose ndëshkim të një zyrtari federal, duke kërcënuar ose plagosur një anëtar të familjes. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë rrëmbimi të një zyrtari të Shteteve të Bashkuara për shkak të kryerjes së detyrave zyrtare.
Asnjë avokat nuk është regjistruar për të marrë përsipër mbrojtjen për zotin DePape. Ai do të dalë në gjyq të martën dhe prokurorët do të kërkojnë që ai të mbahet në burg pa të drejtën për lirim me kusht.
Kur Paul Pelosi i befasuar i tha sulmuesit se zonja Pelosi nuk ishte aty, DePape tha se do të priste – edhe pasi iu tha se nuk do të ishte në shtëpi për disa ditë. Sulmuesi më pas filloi të nxirrte kravata, për ta lidhur, thuhet në padi.
“Duke i thyer gjunjët Nancy-t, asaj më pas do t’i duhej të futej në Kongres me karrocë, gjë që do t’u tregonte anëtarëve të tjerë të Kongresit se kishte pasoja për veprimet”, citon padia fjalët e zotit DePape thënë hetuesve.
I dyshuari DePape i foli policisë për planet e tij për ta mbajtur peng Kryetaren Pelosi për të “biseduar me të” dhe se e konsideronte atë si “udhëheqëse e paketës së gënjeshtrave të treguar nga Partia Demokrate”, thuhet në padinë me tetë faqe.
“Nëse ajo do t’i tregonte DePape-s ‘të vërtetën’, ai do ta linte të ikte dhe nëse ajo ‘gënjente’, ai do t’i thyente ‘kupat e gjurit’,” thuhet në ankesë.
DePape është një shtetas kanadez i cili hyri legalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000, por që ka qëndruar shumë kohë pasi i ka skaduar viza, tha një zyrtar amerikan i cili nuk ishte i autorizuar ta diskutonte çështjen publikisht dhe foli në kushte anonimiteti.
Familja e përshkroi zotin DePape si të distancuar prej tyre dhe se ai njihej nga disa në San Françisko si aktivist pro nudizmit që dukej se përqafonte një sërë teorish konspirative. DePape ka jetuar për dy vitet e fundit në një garazh në një banesë në Richmond, Kaliforni, thuhet në padi.
Sulmi ishte një jehonë shqetësuese e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, kur pjesëmarrësit që përpiqeshin të përmbysnin humbjen në zgjedhje të Donald Trump-it përballë Joe Bidenit, hynë në godinën e Kongresit me thirrjen e frikshme “Ku është Nancy?”. Disa prej tyre mbanin me vete pranga plastike.
Policia u dërgua në shtëpinë në lagjen e pasur Pacific Heights rreth orës 2:20 të mëngjesit të së premtes pasi Paul Pelosi bëri një telefonatë tek numri i urgjencës 911. DePape theu xhamin në derën e pasme të shtëpisë dhe u ngjit në katin e sipërm për t’u përballur me Paul Pelosin, tha policia. Policët mbërritën dy minuta më vonë dhe i panë të dy burrat duke u përleshur me një çekiç dhe më pas panë DePapen ta godasë zotin Pelosi të paktën një herë përpara se të kapej nga oficerët e policisë.
Prokurorja Jenkins tha se DePape “e tërhoqi çekiçin nga zoti Pelosi dhe e goditi me forcë në majë të kokës”. Ajo tha se ai kishte një çekiç të dytë në çantën e tij.
DePape u arrestua të premten me dyshimin për tentativë vrasjeje, abuzim me të moshuarit dhe vjedhje me thyerje në një sulm të frikshëm që ka përforcuar klimën toksike politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen më 8 nëntor.
Paul Pelosi vazhdon të jetë i shtruar në spital në San Françisko pasi iu nënshtrua kirurgjisë për një frakturë në kokë dhe lëndime të tjera. Kryetarja Pelosi, e cili ishte në Uashington në kohën e sulmit, u kthye me shpejtësi në Kaliforni. Ndryshe nga presidentët, udhëheqësit e kongresit kanë mbrojtje sigurie për veten e tyre, por jo për familjet e tyre.
Në ambulancën për në spital, Paul Pelosi i tha policisë se nuk e kishte parë kurrë më parë DePape-n, thuhet në padi.
DePape i tha policisë se ishte vështirësuar të çante derën e xhamit me çekiçin e tij dhe se u ngjit lart dhe i tha Paul Pelosit që po flinte që të zgjohej. Pelosi u shfaq i befasuar, tha DePape.
Pasi Paul Pelosi i tha sulmuesit se gruaja e tij nuk ishte në shtëpi, ai më pas e pyeti DePape se si mund ta zgjidhnin situatën, thuhej në ankesë. DePape shpjegoi se ishte i lodhur dhe se donte ta lidhte Pelosin dhe të prisnin. Në një moment, Paul Pelosi u përpoq të arrinte tek ashensori, ku gjendet një telefon, por DePape e bllokoi. Pelosi më vonë kërkoi të përdorte banjën dhe i telefonoi urgjencës.
DePape u tha hetuesve se ai nuk u largua edhe pse e dinte që Paul Pelosi i kishte telefonuar urgjencës sepse “ashtu si baballarët themelues amerikanë me britanikët, ai po luftonte kundër tiranisë pa opsionin e dorëzimit”, thuhet në padi.
Padia federale thotë gjithashtu se DePape tha se donte “të përdorte Nancy-n për të joshur” një person tjetër. Por padia nuk jep detaje të tjera të këtij plani.
“Nuk kemi asgjë për të sugjeruar që këta dy persona e njihnin njëri-tjetrin përpara këtij incidenti”, tha Prokurorja Jenkins në një konferencë të dielën.
Deklaratat e prokurores erdhën ndërkohë që komente të ashpra mbi sulmin qarkullonin në mediat sociale.
Elon Musk gjatë fundjavës postoi në Twitter për miliona ndjekësit e tij, dhe më pas fshiu, teoritë e konspiracionit të një faqeje interneti, ndërkohë që blerja e Twitter-it prej tij ka ngritur shqetësime se platforma e mediave sociale nuk do të përpiqet më të kufizojë dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.
Djali i ish-Presidentit Trump, Donald Trump Jr., ishte ndër ata që përqeshën sulmin ndaj Paul Pelosit, duke postuar në Twitter shaka të vrazhda për të.
Në klimën e nxehtë politike, një javë para zgjedhjeve të mesmandatit, tensionet janë të larta, me kërcënime rekord sigurie ndaj ligjvënësve dhe zyrtarëve të tjerë.
Incidenti shkaktoi shqetësime të reja sigurie përpara zgjedhjeve të mesmandatit për ligjvënësit dhe zyrtarët e tjerë.
Me afro 10 mijë kërcënime kundër anëtarëve të Kongresit gjatë vitit të kaluar, Policia e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara i ka këshilluar ligjvënësit që të marrin masa paraprake. Shefi i policisë së Kapitolit, Tom Manger, ka thënë se kërcënimi nga sulmuesit vetmitarë ka ardhur në rritje dhe kërcënimi më i rëndësishëm me të cilin po përballet policia është numri historikisht i lartë i kërcënimeve kundër ligjvënësve, mijëra më shumë se vetëm disa vite më parë.
Goditja e bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve pason sulme dhe kërcënime të tjera. Këtë verë, një person që mbante armë, thikë dhe pranga plastike u arrestua pranë shtëpisë së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh në Maryland pasi kërcënoi se do ta vriste gjykatësin. Në vitin 2017, deputeti republikan Steve Scalise u plagos rëndë kur një mbështetës i Bernie Sanders-it hapi zjarr ndaj republikanëve në një stërvitje bejsbolli në Kongres.
I burgosuri më i vjetër i burgut ushtarak amerikan, Guantanamo, është liruar për në shtëpinë e tij në Pakistan, pas gati dy dekadave.
Saifullah Paracha, 75-vjeçar, është arrestuar dy vjet pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, dhe është akuzuar se ka qenë simpatizant i Al-Kaidës.
Paracha është dyshuar se ka financuar grupin xhihadist, mirëpo është deklaruar gjithmonë i pafajshëm dhe nuk është akuzuar kurrë për këtë gjë.
Burgu ushtarak amerikan në Kubë, dikur ka pasur qindra të dyshuar për këto sulme.
“Saif Ullah Paracha, shtetas pakistanez, i cili është ndaluar në burgun Guantanamo, ka arritur në Pakistan më 29 tetor”, ka thënë Ministria e Jashtme e Pakistanit.
“Ne jemi të lumtur që një shtetas pakistanez, që është ndaluar jashtë shtetit, më në fund është bashkuar me familjen e tij”, është thënë në deklaratë.
Paracha është zënë në korrik të vitit 2003 në Tajlandë, në kuadër të një operacioni të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).
Paracha, i cili ka studiuar në Shtetet e Bashkuara, është akuzuar nga autoritetet amerikane se ka pasur kontakte me disa prej figurave më të rëndësishme të Al-Kaidës, duke përfshirë liderin e atëhershëm, Osama bin Laden.
Pas 14 muajsh në një burg amerikan në Afganistan, ai është transferuar në Guantanamo.
Në këtë burg ushtarak amerikan mbahen ata që SHBA-ja i përshkruan si luftëtarë të paligjshëm që i ka zënë gjatë “luftës së saj ndaj terrorit”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, është nën presion për të liruar të burgosurit që nuk kanë akuza dhe të nisë proceset gjyqësore ndaj personave të akuzuar për lidhje direke me Al-Kaidën.
Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni do t’i japë Ukrainës një pako të re armësh dhe ndihma të tjera prej 275 milionë dollarësh që synon të forcojë përpjekjet e Ukrainës për të dëbuar forcat ruse nga zonat kyçe në jug ndërsa vendi po i afrohet stinës së dimrit.
Zyrtarët thanë se ndihma do të njoftohet të premten dhe ajo nuk do të përfshijë shumë lloje të reja armësh krahasuar me pakot e tjera që Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë dërguar në Ukrainë.
Ndihma e re amerikane ka për qëllim kryesisht rifurnizimin me municione të sistemeve të armëve që tashmë ndodhen atje, duke përfshirë sistemet raketore HIMARS, të cilat Ukraina i ka përdorur me sukses në kundërofensivën e saj në zonat e kontrolluara nga forcat ruse. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk mund të disktonin për hollësitë e pakos së re para se ajo të bëhet publike.
Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko të premten herët në mëngjes, tha zyra e kryetarit demokrat në një deklaratë. Ai pritet të shërohet plotësisht, bën të ditur CNN.
Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe një motiv është duke u hetuar. Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në atë kohë.bw
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim “akut” me luftën e saj brutale në Ukrainë, thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare.
“Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve të enjten në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur me gazetarët për strategjinë e re të mbrojtjes në kushte anonimiteti, tha se Kina vazhdon të fitojë më shumë “aftësi për të sfiduar në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat, atë ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe diplomatike”.
“Sfida e Kinës”, sipas Sekretarit Austin, ka çuar në rritjen e aftësive mbrojtëse në të gjitha fushat ushtarake, veçanërisht hapësirën dhe hapësirën kibernetike, për t’i bërë të qartë çdo kundërshtari të mundshëm se “kostoja e agresionit kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve tanë, është shumë më e madhe se çfarëdo përfitimi të imagjinueshëm që do të mund të sillte një sulm”.
Raporti i strategjisë vjenë në një kohë kur Kina dhe Rusia kanë përshkallëzuar agresionin kundër fqinjëve të tyre. Kina kërcënon në mënyrë të përsëritur se do të marrë nën kontroll Tajvanin, madje me forcë nëse është e nevojshme, dhe Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe vazhdon të sulmojë qytete të shumta të Ukrainës me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.
Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur gjithashtu me gazetarët në kushte anonimiteti të enjten, tha se armët bërthamore do të vazhdojnë të jenë “gurthemeli” i aftësisë frenuese ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Sipas zyrtarit, strategjia e re e mbrojtjes pasqyron faktin se Shtetet e Bashkuara tani po përballen me dy konkurrentë të mëdhenj të armatosur me armë bërthamore, Rusinë dhe Kinën.
“Aftësitë e tjera jo-bërthamore kanë potencial të përmirësohen, por nuk mund të zëvendësojnë aftësinë frenuese të armëve bërthamore në disa rrethana”, tha zyrtari.
Kërcënimet e tjera të mëdha
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës paraqet “një kërcënim të menjëhershëm dhe të mprehtë”, tha zoti Austin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të rrisin praninë e saj ushtarake në Evropë nga rreth 80,000 trupa në më shumë se 100,000.
Krahasuar me Kinën, Sekretari Austin u tha gazetarëve se “Rusia nuk mund të sfidojë në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në aspektin afatgjatë.”
Zyrtari i lartë shtoi se “Rusia është absolutisht e frenuar nga ndërmarrja e një sulmi ndaj NATO-s”, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
Por zyrtari ngriti shqetësimin se dështimet e Rusisë në fushën e betejës në Ukrainë mund të bëjnë që ajo të mbështetet më shumë në arsenalin e saj bërthamor në të ardhmen.
Kërcënime të tjera të përmendura në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes për vitin 2022 përfshijnë Korenë e Veriut, Iranin dhe ekstremistët e dhunshëm globalë.
Irani mbetet një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme dhe financuesi më i madh shtetëror i terrorizmit, ndërkohë që vazhdon të zhvillojë aftësi bërthamore që do t’i mundësonin Teheranit të prodhonte një armë bërthamore.
Megjithatë, sipas raportit, “Irani nuk posedon sot një armë bërthamore” dhe Shtetet e Bashkuara “aktualisht besojnë se nuk po përpiqet ta prodhojë një armë të tillë”.
Koreja e Veriut gjithashtu vazhdon të rrisë aftësitë e saj bërthamore dhe raketore për të kërcënuar forcat amerikane dhe aleatët amerikanë në rajon.
Strategjia e vitit 2022 është kryesisht një vazhdimësi e asaj të publikuar në vitin 2018 nën Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, e cila bëri një zhvendosje thelbësore nga theksi tek operacionet kryesisht kundër ekstremistëve në një luftë të mundshme me një konkurrent të afërt për nga aftësitë ushtarake.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan. Shtetet e Bashkuara ende kanë një numër të vogël trupash në Somali, Irak dhe Siri, por kryesisht janë tërhequr nga operacionet e mëdha kundër terrorizmit.
Strategjia e re kërkon më shumë përparime në teknologji nga armët hipersonike deri tek inteligjenca artificiale. Sekretari Austin shtoi se buxheti i vitit 2023 përfshin më shumë se 130 miliardë dollarë për fushën e kërkimit dhe zhvillimit të armëve, buxheti më i madh i tillë kërkimor në historinë e Departamentit të Mbrojtjes.
Sot në Nju Jork fillon gjyqi ndaj kompanisë së ish presidentit Donald Trump “Organizata Trump”, e akuzuar për mospagim taksash. Sfida e parë me të cilën përballet gjykata është zgjedhja e një jurie me banorë të Nju Jorkut që nuk kanë qendrime të fuqishme ndaj ish presidentit.
Prokurorët thonë se Organizata Trump ndihmoi drejtuesit e lartë të shmangnin taksat mbi të ardhurat duke u dhënë atyre përfitime shtesë, si apartamente, për të cilat nuk paguanin qira dhe makina luksoze.
Vetë zoti Trump nuk është në gjykim dhe nuk pritet të dëshmojë. Por gjykatësi dhe avokatët e çështjes ka të ngjarë të kërkojnë të mbajnë larg jurisë njerëzit që kanë ndjenja të forta për zotin Trump, i cili është i njohur, por jo i pëlqyer në qytetin e tij të lindjes.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, 87% e votuesve të Manhatanit mbështetën demokratin Joe Biden për president. Trump mori 12% të votave.
Pas zgjedhjes së jurisë, gjykatësi Juan Manuel Merchan tha se pret që gjyqi të zgjasë së paku katër javë.
Gjyqi pritet të përqëndrohet në veprimet dhe dëshminë e drejtorit ekzekutiv të Organizatës Trump për një kohë të gjatë Allen Weisselberg, i cili në gusht pranoi fajësinë për marrjen e më shumë se 1.7 milionë dollarëve nga kompania, në formë përfitimesh të pataksuara.
Vetë zoti Trump e ka cilësuar gjyqin si një gjueti shtrigash ndërsa avokatët pretendojnë se kompania ka vepruar sipas ligjit.
Nëse shpallet fajtore, Organizata Trump mund të gjobitet me mbi1 milionë dollarë. Një vendim fajësie mund do të dëmtonte mundësitë e kompanisë për të marrë kredi dhe për të nënshkruar kontrata.
Procesi i përzgjedhjes së jurisë mund të kërkojë disa ditë.
Sistemi raketor amerikan, HIMARS, që i është dërguar Ukrainës. Fotografi ilustruese.
RFE/RL
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore HAWK.
Ky sistem kundërajror është më i vjetër dhe do të merrej nga stoqet e ushtrisë amerikane për t’i ndihmuar forcat e Kievit që të rrëzojnë dronë dhe raketa ruse, thanë zyrtarët amerikanë.
HAWK, është një sistem përgjues i raketave tokë-ajër, me rreze të mesme veprimi dhe nëse dërgohet në Ukrainë, do të ishte një sistem më i avancuar sesa Stinger – që është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi – që SHBA-ja i ka ofruar tashmë Ukrainës.
HAWK është i ndërtuar sipas teknologjisë së epokës së Vietnamit, por që atëherë sistemi është përditësuar disa herë.
Sistemi HAWK është paraardhës i sistemit të mbrojtjes raketore PATRIOT që prodhohet nga Raytheon Technologies, të cilin SHBA-ja ka thënë se nuk do ta dërgojë në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka premtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Uashingtoni do t’i japë Kievit sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, pas një vale shkatërruese të sulmeve ajrore të kryer gjatë këtij muaji nga Rusia ndaj caqeve cilivile dhe infrastrukturës ukrainase.
Që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka dërguar ndihmë ushtarake në Kiev në vlerë prej 17.6 miliardë dollarësh.
Sektari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur me “pretendimet e rreme” të Rusisë se Ukraina po përgatitet që të përdorë “bomba ndotëse” në territorin e saj, teksa përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, në luftën e tij kundër forcave pushtuese ruse.
“Bombat ndotëse” apo pajisje me përmbajtje radiologjike janë armë që besohet se kanë material radiologjik si dhe eksplozivë konvencionalë.
“Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë akuzat transparente të rreme të ministrit rus të Mbrojtjes, [Sergei] Shoigu, se Ukraina po përgatitet të përdorë ‘bomba ndotëse’ në territorin e saj dhe se bota duhet të shohë përtej çdo përpjekjeje të Rusisë që të përdorë këtë pretendim si pretekst për të përshkallëzuar [luftën]”, i tha Blinken homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë një bisede telefonike.
Blinken iu referua deklaratave të fundit të Sergei Shoigu se Rusia “ka shqetësime lidhur me provokimet e mundshme nga Ukraina me përdorimin e ‘bombave ndotëse’”.
Shoigu i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, sekretarin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, dhe ministrin e Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu. Ministri rus nuk dha dëshmi për të mbështetur këtë pretendim të tij.
“Bombat ndotëse” kur shpërthejnë shpërndajnë material radioaktiv në zonën ku hidhen. Ato kanë një sërë materiesh shpërthyese, sikurse dinamit, me pluhur radioaktiv apo fishekë.
Blinken dhe Kuleba u tha se diskutuan për përkushtimin e SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës “përmes një ndihme të paprecedent në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe të ndihmës humanitare, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Në njoftim u tha se Rusia do të mbahet përgjegjëse për luftën që nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt.
Organizata Trump do të përballet me akuza kriminale për mashtrim tatimor të hënën në Nju Jork në një gjyq që mund të fillojë të nxjerrë në pah akuzat e shumta kundër kompanisë dhe drejtuesit të saj Donald J Trump.
Gjyqi vjen pasi ish-presidenti i SHBA-së përballet me një mori problemesh ligjore dhe kostosh në rritje, që sipas disa vlerësimeve shkojnë në afërsisht 4 milionë dollarë në muaj lidhur me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, heqjen e dokumenteve qeveritare nga Shtëpia e Bardhë kur ai la detyrën dhe një rast shpifje në lidhje me një akuzë për përdhunim.
Çështja e së hënës përqendrohet në akuzat se kompania e tij e pasurive të paluajtshme me seli në Manhattan mashtroi autoritetet tatimore të Nju Jorkut duke dhënë kompensim “në të zezë” për 15 vjet për drejtuesit e kompanisë, duke përfshirë pagesat e qirasë për makina, qiratë e apartamenteve dhe tarifat e shkollimit për të afërmit në vend të disa pagave, duke i mundësuar kompanisë të shmangë pagimin e taksave për këtë periudhë.
Nëse shpallet fajtore, kompania, e cila drejtohet nga Donald Trump Jr dhe Eric Trump, mund të përballet me 1.6 milionë dollarë gjobë dhe të pezullim të aktivitetit të saj.bw
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Giorgia Melonin, pasi ajo bëri betimin në postin e kryeministres të Italisë.
Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“E përgëzoj Giorgia Melonin për zgjedhjen si kryeministre e re e Italisë”, tha Biden përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 22 tetor.
Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.
“Italia është aleate vitale e NATO-s dhe partnere e ngushtë, teksa shtetet tona së bashku adresojnë sfidat e përbashkëta globale”, tha Biden.
“Si lider i G7-s, mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike”, tha ai.
Meloni, partia nacionaliste e së cilës, Vëllezërit e Italisë, ka rrënjë neo-fashiste, udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet më 26 shtator.
Në krye të Qeverisë italiane ajo pason Mario Draghin, i cili udhëhoqi një qeveri të unitetit kombëtar dhe ishte mbështetës i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.
Pas shqetësimeve se Qeveria e krahut të djathtët e Melonit do të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës, kryeministrja e re italiane është zotuarse do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarë të koalicionit qeverisës.
Presidenti amerikan Joe Biden , i cili mbush 80 vjeç muajin e ardhshëm, konfirmoi dje dëshirën e tij për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2024, megjithatë ai theksoi se nuk ka marrë ende një vendim zyrtar.
I pyetur në lidhje me këtë nga rrjeti MSNBC, presidenti i SHBA-së tha se ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin e tij pasi në momentin që do ta shpall “do të më duhet të veproj si kandidat”.
“Nuk e kam marrë ende vendimin zyrtarisht, por ky është qëllimi im. Synimi im është të kandidoj përsëri dhe ne kemi kohë për ta marrë këtë vendim”, tha Biden.
Biden do të festojë 80-vjetorin e lindjes më 20 nëntor. I pyetur nëse gruaja e tij dhe njëkohësisht zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e sheh me sy pozitiv një kandidaturën, Biden u përgjigj pozitivisht.
“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka të rëndësishme dhe unë nuk duhet të heq dorë”, tha ai pas një pauze të shkurtër.
Biden ka njoftuar tashmë që nga muaji i kaluar, megjithëse në mënyrë evazive, “qëllimin” e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti më i vjetër amerikan i zgjedhur ndonjëherë do të festojë ditëlindjen e tij të 80-të më 20 nëntor.
Nëse rizgjidhet, ai do të jetë 82 vjeç në fillim të mandatit dhe 86 në fund të tij.
Zgjedhjet afatmesme janë testi i radhës për Biden. Për shkak të moshës madhore të Biden dhe momenteve të shpeshta të sikletshme , shpesh ngrihen pyetje në lidhje me aftësitë e tij për një kandidaturë të re./abcnews.al/
Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë, u dënua nga një gjykatë federale e Uashingtonit me katër muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit dhe pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan.
Sipas prokurorëve, që nga marrja e thirrjes, Bannon “ka ndjekur një strategji të kundërshtimit dhe përbuzjes së autoriteteve”.
Me mbërritjen në gjykatën federale në Uashington, Bannon u prit nga protestuesit që bërtisnin “Tradhtar. Fashist!”
Me një ton sfidues, Bannon u tha gazetarëve: “Mos harroni, ky regjim i paligjshëm, dita e gjykimit të tyre është më 8 nëntor”, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të Kongresit.
Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar një dënim me gjashtë muaj për Bannon, duke cituar në dosje hetimore se, në vend që të bashkëpunonte me gjykatën, Bannon “frustroi në mënyrë të vazhdueshëm një hetim të Kongresit me rëndësi të madhe kombëtare”.
Pavarësisht dënimit me burg, Bannon mund të qëndrojë jashtë edhe vitin e ardhshëm duke apeluar çështjen e tij.
Hetimi i nisur nga një komitet i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve vlerësoi se Bannon e dinte paraprakisht planin e mbështetësve të linjës së ashpër të Trump për të sulmuar Kongresin më 6 janar me synim për të parandaluar që demokrati Joe Biden të konfirmohej si presidenti i ardhshëm.
Bannon shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për shtatë muajt e parë të mandatit të Trump, duke u larguar për shkak të konflikteve me zyrtarët e tjerë të lartë.
Në vitin 2020, Bannon u akuzua për mashtrim dhe pastrim parash për marrjen e miliona dollarëve për përdorim personal që donatorët kishin kontribuar për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.
Ndërsa të tjerët u gjetën fajtorë në skemë, Trump akordoi një falje të plotë për Bannon përpara se të largohej nga detyra në janar 2021, duke çuar në rrëzimin e akuzave kundër tij.
Shumë amerikanë mbeten pesimistë në lidhje me gjendjen e demokracisë amerikane dhe mënyrën se si zgjidhen zyrtarët – gati dy vjet pasi zgjedhjet përçarëse presidenciale u shoqëruan me pretendime të rreme për manipulim në shkallë të gjerë dhe sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.
Vetëm gjysma e amerikanëve besojnë se votat në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin do të numërohen drejt, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e Lajmeve Associated Press dhe Instituti Jo Partiak i Universitetit të Çikagos, NORG.
Të dhënat janë përmirësuar, pasi para zgjedhjeve presidenciale të 2020 këtë bindje e kishin vetëm 40% amerikanë. Vetëm 9% e të rriturve në SHBA mendojnë se demokracia po funksionon tepër ose shumë mirë, ndërsa 52% thonë se po funksionon mirë.
Në ndryshim nga 2 vjet më parë, republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët, të thonë tani se demokracia nuk po funksionon mirë. Këtë vit, 68% e republikanëve ndjehen kështu, krahasuar me 32% dy vjet më parë. Numri i demokratëve me një opinion të zymtë se si po funksionon demokracia në SHBA ra nga 63% në 40%.
Ronald McGraw Sr., 67 vjeç, nga Indianapolis, është një punëtor ndërtimi në pension, i cili u regjistrua kohët e fundit për të votuar dhe këtë vit do të votojë për herë të parë.
“Demokracia, ekonomia është në rrezik tani, gjithçka ka të bëjë me vendin”, thotë ai.
Z. McGraw, i cili është me ngjyrë dhe e konsideron veten të moderuar, thotë se shqetësim i madh janë trazirat politike në vend, fakti që ai sheh shumë politikanë që punojnë për interesa personale e pushtet dhe veçanërisht politikanët që punojnë kundër interesit të pakicave. Ai tha se u regjistrua si republikan, por pa menduar pëpr platformat, apo qëndrimet e partisë, kur u regjistrua.
“Tani po i ndjek me më shumë vëmendje,” tha ai.
Pas zgjedhjeve presidenciale, anëtarët e partisë së kandidatit humbës mund të përjetojnë një zhgënjim të madh. Pasojat nga zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë më të thella, të ushqyera nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij se demokratët vodhën zgjedhjet.
Nuk ka asnjë provë për vjedhje të votave apo manipulim të pajisjeve të votimit. Hetimi i gjatë në shtetet kryesore konfirmoi fitoren e demokratit Joe Biden, ndërsa gjykatësit, përfshirë disa të emëruar nga z.Trump, rrëzuan padi të shumta që kundërshtonin rezultatin. Vetë prokurori i përgjithshëm i z. Trump, Uilliam Barr, i cilësoi pretendimet për vjedhje, të pavërteta.
Humbja e besimit tek demokracia vjen pas rritjes për dekada me radhë të polarizimit në mbarë vendin, nga zgjedhjet presidenciale dhe ato për Kongresin deri në garat lokale, të tilla si garat për bordet shkollore.
Në përgjithësi, vetëm 25% e të rriturve amerikanë thonë se janë optimistë për mënyrën se si zgjidhen udhëheqësit, ndërsa 43% thonë se janë pesimistë. 31% nuk janë as opstimistë as pesimistë. Rreth 25% e republikanëve dhe demokratëve që u pyetën janë gjithashu optimistë mbi mënyrën si zgjidhen udhëheqësit e vendit.
Adam Coykendall, një mësues 31-vjeçar i shkencave shoqërore nga qyteti i Ashland në Uiskonsin, thotë se ai sheh besnikërinë ndaj partisë si një forcë më të madhe nxitëse për ligjvënësit se sa puna për të mirën e vendit.
“Mendoj se gjithçka po bëhet disi më përçarëse, më e polarizuar, më e përqendruar në besnikërinë ndaj partisë sesa në punën për zonën që përfaqësojnë ligjvënësit”, thotë zoti Coykendall, i cili e cilëson veten si një votues i pavarur që anon nga Partia Demokratike.
Sondazhi i agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ dhe institutit ‘NORC’ zbuloi gjithashtu se një pjesë e madhe e republikanëve, ose 58% e tyre, besojnë ende se zgjedhja e zotit Biden në postin e presidentit të vendit, nuk ishte legjitime. Kjo është një rënie me 8 për qind krahasuar me anketat e korrikut të vitit 2021, kur 66% e republikanëve mendonin se zgjedhja Presidentit Biden nuk ishte legjitime.
Shtatëdhjetë vjeçari Gary Phelps, një ish-shofer kamioni në pension nga shteti i Minesotës, thotë se e pranon se zoti Biden është president, por nuk mendon se ai u zgjodh në mënyrë legjitime. Zoti Phelps thotë se u shqetësua nga manipulimi i votave, parregullsitë me disa makina votimi, apo dhe votimi me postë, por pranon se këto shqetësime janë perceptim i tij dhe jo diçka e bazuar në prova.
Zoti Phelps, i cili e identifikon vetën si një votues i pavarur me prirje republikane, mbetet i shqetësuar për procesin e votimit dhe kryesisht atë të numërimit të votave.
Sondazhi tregon se 47% e amerikanëve thonë se kanë “tepër” ose “shumë” besim se në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin, votat do të numërohen me saktësi. Besimi ndaj këtij procesi është më i lartë në mesin e demokratëve, 74% e të cilëve thonë se kanë shumë besim se do të ketë një numërim të saktë të votave. Ndërsa 30% e republikanëve të anketuar kanë besim të mesatar dhe 45% kanë pak ose aspak besim se numërimi i votave në këto zgjedhje do të jetë i saktë.
Kjo gërryerje e besimit vjen pas dy vitesh përpjekjeje të zotit Trump dhe aleatëve të tij për të përhapur pretendimet dhe gënjeshtrat lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ata gjithashtu kanë përhapur teori konspirative për makinat e votimit.
Historitë rreth fletëvotimeve të dërguara me postë që ndryshojnë në mënyrë misterioze totalin e votave, kanë qenë një burim i vazhdueshëm i keqinformimit. Një gjë është e qartë, rezultatet e shpallura natën e zgjedhjeve janë jozyrtare dhe shpesh të paplota. Është normale që numërimi të vazhdojë disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, ku rezultatit përfundimtar i shtohen dhe rezultati i fletëve të votimit të dërguara me postë, të dorëzuara brenda afateve ligjore.
Në vitin 2020, pandemia COVID-19 çoi në një rritje të votimit me postë pasi një numër i madh votuesish vendosën ta bënin këtë për të shmangur grumbullimet në qendrat e votimit. Një numër i madh i këtyre fletëvotimeve ngadalësoi shpalljen e rezultatit përfundimtar në disa zona, pasi zyrat vendore që administronin procesin zgjedhor, ndoqën praktikën e verifikimit të fletëvotimeve, për t’u siguruar që ato përputheshin me listat e votuesve të regjistruar.
Julie Duggan, një punonjëse policie, 31-vjeçar nga Çikago, është në mesin e republikanëve që nuk beson se fitorja e Presidentit Bidenit ishte legjitime. Ajo thotë se duke parë gafat dhe hapat e gabuar të Presidentit Biden, është e pamundur të besohet se ai siguroi mbështetje të mjaftueshme për t’i fituar zgjedhjet.
Ajo është e shqetësuar për drejtimin në të cilin po shkon vendi, duke përmendur inflacionin, migracionin e paligjshëm, shkallën e krimit dhe mungesën e respektit për forcat e zbatimit të ligjit.
“Nëse nuk zgjedhim njerëzit e duhur, do të arrijmë në pikën ku nuk mund të ketë më kthim pas”, thotë ajo, duke shtuar se shpreson se zgjedhjet do të jenë të drejta, por shton se ka dyshime lidhur me këtë. “Patjetër, besimi im është lëkundur”, thotë ajo.
Kompania private e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump e bëri Shërbimin Sekret të paguante për dhoma në pronat e tij me një çmim 40 herë më të lartë sesa tarifat e miratuara nga qeveria, përfshirë dy fatura për mbi 1100 dollarë nata për një dhomë, sipas dokumenteve të publikuara të hënën nga një komision i kongresit.
Shërbimi Sekret u faturua me më shumë se 800 dollarë për natë të paktën 11 herë kur agjentët qëndruan në Mar-a-Lago në Florida, në hotelin Trump në Uashington dhe prona të tjera, tha Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen i udhëhequr nga demokratët. Komisioni vuri në dukje se ish-presidenti Trump bëri mbi 500 udhëtime në shtëpitë dhe hotelet e tij kur ishte president.
Faturat “jashtëzakonisht të larta” sugjerojnë “fitime të financuara nga taksapaguesit për bizneset në vështirësi të ish-Presidentit Trump”, shkruante kryetarja e komisionit Carolyn Maloney të hënën në një letër drejtuar Shërbimit Sekret, ku kërkon më shumë informacion për këtë çështje.
Shërbimi Sekret tha se kishte marrë letrën dhe po e shqyrtonte atë.
Organizata Trump mohoi që faturat e Shërbimit Sekret të ishin problematike dhe tha se kishte ofruar dhoma dhe shërbime të tjera në përputhje me koston, me ulje të mëdha ose falas.
“Familja Trump është ndoshta familja e parë në historinë amerikane që nuk ka përfituar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara,” tha i biri i ish-presidentit, Eric Trump në një deklaratë. Ai shtoi se “Presidenti Trump financoi shumicën dërrmuese të fushatës së tij me qindra miliona dollarë nga paratë e tij dhe hoqi dorë nga marrëveshje miliarda dollarëshe në pasuri të patundshme në mbarë botën.”
Organizata Trump faturoi agjencinë përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij për të paktën 1.4 milionë dollarë, sipas të dhënave të Shërbimit Sekret të lëshuara nga komisioni.
Komisioni tha se fatura totale ka të ngjarë të jetë më e lartë pasi ligjvënësit kanë marrë të dhëna vetëm deri në shtator 2021 dhe pagesat për udhëtimet jashtë vendit nuk janë përfshirë.
Ish-presidenti është kritikuar vazhdimisht nga demokratët dhe kontrollorët e qeverisë për ata që ata thonë se ishin përpjekje për të fituar para nga paratë e taksapaguesve gjatë presidencës së tij.
Përveç pagesave nga Shërbimi Sekret kur ai dhe familja e tij vizitonin klubet dhe hotelet e tij, zoti Trump priste edhe zyrtarë të huaj në pronat e tij, çka do të thoshte edhe qëndrim në këto prona të agjentëve që I shoqëronin.
Presidenti u përpoq që Klubi i tij Kombëtar i Golfit Doral Trump në Florida të zgjidhej mbajtjen e një takimi të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes, por u tërhoq nga ideja pas kritikave të shumta se po përpiqej të nxirrte fitime për pronat e tij.
Në mesin e dokumenteve të lëshuara të hënën ishte edhe një faturë e lidhur me qëndrimin në vitin 2017 të djalit të madh të zotit Trump, Don Jr., në hotelin Trump International pranë Shtëpisë së Bardhë.
Kjo rezultoi në një faturë prej 1,185 dollarësh për natë për dhomën e përdorur për agjentët e Shërbimit Sekret, më shumë se pesë herë më shumë se norma e miratuar nga qeveria, tha komisioni, megjithëse agjencia lejohet të bëjë përjashtime nga kjo normë.
Kina është duke çuar përpara synimet për bashkim me Tajvanin, me intensitet më të shtuar sesa është pritur, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Pekini ka vendosur që status quo-ja nuk është më e pranueshme, ka shtuar ai.
Në një fjalim të mbajtur të dielën në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se nuk heq dorë nga mundësia e përdorimit të forcës.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për bashkim paqësor, mirëpo ne nuk do të premtojnë kurrë heqjen dorë nga përdorimi i forcës”, ka thënë ai.
Kina e konsideron Tajvanin – ishull që vetëqeveriset – si pjesë e territorit të saj.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin, në rast të ndonjë sulmi kinez.
Edhe Blinken ka thënë se SHBA-ja do të mbështesë kapacitetet e ishullit për të mbrojtur veten.
Uashingtoni ka ecur gjithmonë në një litar të hollë diplomatik sa i përket çështjes së Tajvanit dhe Kinës.
Politikat amerikane nuk parashohin veprime ushtarake në Tajvan, mirëpo presidenti Biden ka shkuar përtej tyre dhe ka përsëritur disa herë se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin.
Komentet e Bidenit vijnë teksa Kina po e mban Kongresin e Partisë Komuniste, në të cilën Xi pritet të fitojë një mandat të tretë në pushtet.
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur në muajt e fundit, sidomos pas një vizite në Taipei të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.
Kina, më pas, ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së Pelosit.
Tajvani i ka dënuar veprimet e Kinës dhe i ka konsideruar “tejet provokative”.
Raportet mes Kinës dhe Tajvanit
Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur.
Si qeveriset Tajvani? Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.
Kush e njeh Tajvanin? Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten.
Një video e re nga 6 janari 2021 tregon momentin kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, kërcënon se do e sulmojë fizikisht ish-presidentin Donald Trump.
Në videon e shpërndarë dje, Pelosi thotë se do e godiste Trump nëse ai do i bashkohej protestuesve. Gjatë videos, ajo i thotë shefit të kabinetit të saj se e di se do shkonte në burg për këtë gjë.
“Shpresoj që të vijë, do ta godas me grusht. E kam pritur këtë gjë, që të hyjë pa leje në Kapitol. Do ta godas”. “Do të shkoj në burg për këtë, por do jem e lumtur,” thotë ajo.
Video është publikuar në kohën kur një komision i ngritur për 6 janari po përmbyll punën e tij.
Trump e ka quajtur një farsë punën e këtij komisioni, duke thënë se ai vetëm sa e ka përçarë më shumë Amerikën.syri.net
Komisioni i Kongresit që heton sulmin ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara më 6 janar të vitit të kaluar, votoi unanimisht të enjten për të thirrur ish-Presidentin Donald Trump që të dëshmojë për rolin e tij në inkurajimin e dhunës dhe përpjekjet e tij disa javore për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
“Duhet të dëgjojmë nga Donald Trump-i”, tha kryetari i komisionit, Ligjvënësi Bennie Thompson, nga Misisipi. Ai tha se ish-Presidenti Trump duhet “të përgjigjet për veprimet e tij… pjesë e skemës së tij për të qëndruar në pushtet”.
“Kemi detyrimin që ta shohim dëshminë e Presidentit Trump… përpara të gjithë publikut amerikan”, tha Ligjvënësi Thompson.
Nënkryetarja e komisionit, Ligjvënësja Liz Cheney nga Uajoming, tha se komisioni “duhet të shohë dëshminë e lojtarit kryesor të 6 janarit”, pasi ndihmësa të shumtë të ish-Presidentit Trump refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të komisionit, bazuar mbi të drejtën kushtetuese për të mos rrezikuar vetveten penalisht. Ish-Presidenti Trump kontribuoi për humbjen e zonjës Cheney, e cila u përpoq të rizgjidhej në Kongresin e ardhshëm.
Ndërsa gjithçka transmetohej drejtpërsëdrejti në televizion, të nëntë anëtarët e komisionit votuan në favor të dërgimit të fletëthirrjes për zotin Trump, duke kërkuar dëshminë e tij dhe dokumentat që ai mund të disponojë për përpjekjet për të qëndruar në pushtet, duke mos pranuar humbjen përballë demokratit Joe Biden, i cili është tashmë presidenti i 46-të i vendit.
Mbetet pikëpyetje nëse zoti Trump, një ish-president republikan, do të bashkëpunojë me komisionin e dominuar nga demokratët, apo nëse do të përpiqet ta bllokojë thirrjen për paraqitje.
Zëdhënësi i tij, Taylor Budowich, tha se ish-presidenti nuk do të intimidohej nga “retorika e pavlerë apo veprimi jo-amerikan” i votimit për ta thërritur atë. Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, zëdhënësi gjithashtu i quajti anëtarët e komisionit “të hidhur, të etur për pushtet & të dëshpëruar”.
Ish-Presidenti Trump ka sfiduar edhe përpjekje të tjera për të vënë në pikëpyetje veprimet e tij gjatë kohës që ishte president dhe në periudhën pasuese, duke paraqitur padi të përsëritura, ndonjëherë duke i fituar ato dhe ndonjëherë duke i humbur, dhe gjithnjë duke shtyrë zgjidhjen përfundimtare.
Ish-Presidenti Trump vazhdon të pretendojë pa fakte se u mashtrua në zgjedhje, për shkak të parregullsive në disa shtete ku humbi me rezultat të ngushtë ndaj zotit Biden.
Ai i ka quajtur anëtarët e komisionit të posaçëm hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve – shtatë demokratë dhe dy republikanë anti-Trump – “banditë politikë dhe faqezinj”.
Nëse ish-presidenti nuk bie dakort të dëshmojë, kjo do të jetë ndoshta seanca e fundit publike e komisionit. Aty u paraqitën pamje filmike të trazirave në Kapitol 21 muaj më parë, dhe copëza të dëshmive të ndihmësave të zotit Trump, të cilët i thanë në mënyrë të përsëritur se i kishte humbur zgjedhjet dhe se çfarëdo parregullsish që mund të kishin ndodhur gjatë votimit apo numërimit nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.
Komisioni tha se ai humbi 61 nga 62 paditë ligjore në shtetet e ndryshme ku ai humbi me rezultat të ngushtë ndaj zotit Biden, dhe njëri rast ishte i parëndësishëm për rezultatin në nivel kombëtar.
Komisioni thotë se zoti Trump kishte një plan të paramenduar për të shpallur fitoren në natën e zgjedhjeve më 3 nëntor 2020, pavarësisht nëse ai po fitonte apo po humbiste, gjë që e bëri në Shtëpinë e Bardhë në orët e para të 4 nëntorit, edhe pse rezultati i zgjedhjeve ishte në dyshim në atë kohë.
Presidenti Trump e quajti numërimin që vazhdonte të votave – miliona fletë votimi me postë që favorizuan shumë zotin Biden – “një mashtrim për popullin amerikan. Sinqerisht, ne fituam”.
Zoti Trump injoroi ose hodhi poshtë këshillat e ndihmësave për të pranuar fitoren e zotit Biden në javët në vijim, duke çuar në kaosin në Kapitol dy muaj më vonë, ndërsa ligjvënësit ishin në fazat e hershme të çertifikimit në Kolegjin Zgjedhor të fitores së zotit Biden.
Në një moment, paneli tregoi një videoklip të një ndihmëseje të zotit Trump, Alyssa Farah Griffin, e cila e vizitoi atë në Zyrën Ovale teksa një televizion lajmesh po shfaqte një foto të zotit Biden.
“A mund ta besoni se kam humbur nga ky [..sharje..] djalë?” tha zoti Trump, sipas zonjës Griffin. Por publikisht, zoti Trump vazhdoi t’u thoshte miliona mbështetësve të tij se ai i kishte fituar në të vërtetë zgjedhjet.
Seanca dëgjimore e së enjtes u mbajt më pak se një muaj përpara zgjedhjeve mbarëkombëtare të Kongresit më 8 nëntor, në të cilat kontrolli i ngushtë politik i demokratëve mbi Kongresin është në rrezik, dhe dy vjet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, me zotin Trump, një ish-president republikan, që sinjalizon se ka të ngjarë të hyjë në një garë të re për në Shtëpinë e Bardhë kundër Presidentit Biden.
Dëshmitarët në seancat e mëparshme në qershor dhe korrik thanë se Presidenti Trump i bëri presion në mënyrë të përsëritur Nënpresidentit Mike Pence për të bllokuar çertifikimin e votës së Kolegjit Zgjedhor në Kongres më 6 janar 2021. Zoti Pence refuzoi të pajtohej me kërkesën e zotit Trump, duke shkaktuar zemërimin e tij ndërsa protestuesit, mbështetës të zotit Trump, sulmuan Kapitolin.
Disa nga protestuesit, më shumë se 800 prej të cilëve janë arrestuar, bërtisnin “Vareni Mike Pence-in!”, një sugjerim që një ndihmës i zotit Trump tha se presidenti mendonte se ishte i përshtatshëm. Trekëmbëshat ishin ngritur në Bulevardin Kombëtar, në distancë të dukshme nga Kapitoli.
Ish-Presidenti Trump, thanë dëshmitarët, mori në konsideratë gjithashtu dërgimin e emrave të elektorëve të rremë që e mbështesnin atë në Kapitol për numërimin zyrtar të votave të Kolegjit Zgjedhor, për të zëvendësuar elektorët zyrtarë të zotit Biden në shtetet ku zoti Trump humbi me diferencë të ngushtë.
Ish-Presidenti Trump po përballet me disa hetime penale që rrjedhin nga veprimet e tij ndërsa u përpoq të qëndronte në pushtet, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës të Departamentit të Drejtësisë nëse ai ndihmoi në nxitjen e trazirave të Kapitolit duke u kërkuar mbështetësve të tij të shkonin atje dhe të “luftonin si dreqi”, ndërkohë që ligjvënësit po e çertifikonin humbjen.
Në shtetin jugor të Xhorxhias, një prokuror në Atlanta, kryeqyteti i këtij shteti, po heton kërkesën e zotit Trump drejtuar zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve shtetërore për të “gjetur” 11,780 vota, një më shumë se sa i nevojitej për të përmbysur humbjen e tij prej 11,779 votash ndaj zotit Biden.
Numërimi i votave shtet pas shteti është thelbësor në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sepse udhëheqësi i vendit nuk zgjidhet nga numërimi kombëtar i votës popullore, të cilën zoti Biden e fitoi me më shumë se 7 milionë vota. Përkundrazi, rezultati përcaktohet në mënyrë efektive në Kolegjin Zgjedhor, me numrin e elektorëve të secilit shtet përafërsisht të përcaktuar nga popullsia e tij, me shtetet më të mëdha që kanë ndikimin më të madh. Në shumicën e rasteve, të gjitha votat e Kolegjit Zgjedhor të një shteti shkojnë tek fituesi i votës popullore në atë shtet.
Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ka bazë ligjore për të ngritur akuza penale kundër ish-Presidentit Trump, por mund të bëjë një referim të çështjes penale në Departamentin e Drejtësisë në një raport përfundimtar që pritet të përfundojë para fundit të këtij viti. Nëse republikanët arrijnë të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve duke filluar nga janari, ata pothuajse me siguri do ta shpërndajnë komisionin.
Thirrja e zotit Trump për të dëshmuar mund t’i vonojë lehtësisht përpjekjet e komisionit për të mbyllur hetimet deri në dhjetor.
Që nga seancat e fundit publike, komisioni mori më shumë se 1.5 milion faqe dokumenta dhe komunikime nga Shërbimi Sekret, agjencia presidenciale e sigurisë. Ato përfshijnë detaje se si agjentët bllokuan përpjekjet e ish-Presidentit Trump për t’u bashkuar me mbështetësit e tij në Kapitol, edhe pasi sulmi i tyre në selinë e qeverisë së vendit kishte filluar tashmë.
Ish-Presidenti Trump, pasi mblodhi mbështetësit e tij pranë Shtëpisë së Bardhë për të “ndalur vjedhjen” e zgjedhjeve, qortoi me zemërim një agjent të Shërbimit Sekret kur kuptoi se ekipi i tij i sigurisë po e kthente në Shtëpinë e Bardhë, ku dëshmitarët thonë se ai i pa trazirat në televizion, për më shumë se tre orë përpara se t’u bënte thirrje publikisht mbështetësve të tij që të shkonin në shtëpi.
UASHINGTON – Gjykata e Lartë refuzoi të enjten kërkesën e ish-Presidentit Donald Trump për të ndërhyrë në betejën ligjore rreth inspektimit nga FBI-ja të pronës së tij në Florida.
Gjykatësit nuk komentuan për refuzimin e kësaj kërkese emergjence të ish-Presidentit Trump.
Kërkesa e ish-Presidentit Trump kishte të bënte me dokumentat e klasifikuara të marra nga Mar-a-Lago gjatë inspektimit të autorizuar nga një gjykatës federal.
Ekipi ligjor i ish-presidentit i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të rrëzonin vendimin e një gjykate të nivelit më të ulët dhe të lejonin një ekspert të pavarur, që të shqyrtonte rreth 100 dokumentat e shënuara si të klasifikuara që u morën gjatë inspektimit të Mar-a-Lagos më 8 gusht.
Një trupë e përbërë nga tre gjykatës nga Gjykata e Apelit në Atlanta kufizoi muajin e kaluar gamën e shqyrtimit të ekspertit të posaçëm, duke i lejuar vetëm dokumentat e paklasifikuara. Gjykatësit, dy prej të cilëve të emëruar nga ish-Presidenti Trump, vendosën në favor të Departamentit të Drejtësisë, i cili ishte shprehur se nuk ka bazë ligjore që një ekspert i posaçëm të bëjë një shqyrtim të tijin të dokumentave të klasifikuara.
Por avokatët e zotit Trump u shprehën në kërkesën e tyre në Gjykatën e Lartë se ishte thelbësore që eksperti i posaçëm të kishte qasje në të dhënat e klasifikuara për të “përcaktuar nëse dokumentat që mbajnë shenja klasifikimi janë në fakt të klasifikuara dhe pavarësisht nga klasifikimi, nëse ato të dhëna janë të dhëna personale apo të dhëna presidenciale”.
Departamenti i Drejtësisë u shpreh në një dokument të dorëzuar në Gjykatën e Lartë se kërkesa e ish-Presidentit Trump nuk kishte asnjë bazë.
FBI-ja thotë se ka sekuestruar rreth 11 mijë dokumenta, përfshirë rreth 100 dokumenta të klasifikuara, gjatë kontrollit të saj. Ekipi i ish-Presidentit Trump i kërkoi një gjyqtareje në Florida, Aileen Cannon, të caktonte një ekspert të posaçëm për të bërë një rishikim të pavarur të të dhënave.
Zonja Cannon më pas caktoi një gjyqtar veteran të Bruklinit, Raymond Dearie, për të shqyrtuar të dhënat dhe për të veçuar ato që mund të mbrohen nga imuniteti i marrëdhënies avokat-klient dhe imuniteti ekzekutiv. Departamenti i Drejtësisë kundërshtoi që zoti Dearie të kishte aftësitë për të rishikuar të dhënat e klasifikuara, duke bërë që gjykata e qarkut të vendoste në favor të departamentit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar të martën biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Zyrës së kryeministrit Kurti, ai ka biseduar me Blinkenin për situatën në Kosovë si dhe dialogun me Serbinë.
Në njoftim është thënë se dy zyrtarët kanë diskutuar për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.
Kurti, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e kanë takuar Blinkenin në Uashington në korrik të këtij viti.
Zyrtarët kosovarë kanë thënë se në atë takim, Blinken ka konfirmuar qëndrimin që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohje reciproke.
Në faqen e Presidencës së Serbisë është thënë se në mesin e temave kyçe ka qenë ajo për Kosovën, prandaj është shprehur dëshira e administratës amerikane që të arrihet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.
Presidenti Vuçiq ka thënë më 13 shtator se sa të ketë ai ndikim, “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.
Më 9 tetor, Kurti ka thënë se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.
Sipas tij, “dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”.
“Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
Temat tjera që diskutoi Blinken me Vuçiqin
Në mesin e temave tjera që kanë diskutuar Blinken me Vuçiqin, kanë qenë edhe lidhja e Serbisë dhe Federatën e Rusisë, si dhe diversifikimi i burimeve të energjisë në këtë shtet.
Serbia mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Serbia dhe Rusia tradicionalisht mbajnë marrëdhënie të ngushta dypalëshe, të forcuara nga varësia e Serbisë nga gazi rus.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.