VOAL

VOAL

Michelle Obama në Vicenza vizitë tek ushtarakët Amerikanë: për fëmijët e tyre përrralla dhe akullore

VOAL – Zonja e Parë Michelle Obama gjatë turit të saj të shkurtër evropian dhe pas qendrimit të saj në Expo Milano 2015 bëri një vizitë  rrufe bashkë me dy vajzat e saj Malia dhe SashaVicenza, ku u takua me ushtarakët amerikanë dhe familjet e tyre të stacionuara në Itali.

Pastaj Zonja e Parë Michelle Obama u takua privatisht me gratë e ushtarakëve dhe u dhuroi atyre karroca për bebe, rroba dhe ushqim, ndërsa  për fëmijët e ushtarakëve lexoi përralla dhe në fund u shpërndau akullore. (lapresse)

20-06-2015 10-30-2620-06-2015 10-35-12

Ap

20-06-2015 10-31-47

AP

20-06-2015 10-47-51Reuters

 

DONALD LU: Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd!

“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni.

Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar.

Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën.”
– Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara

“I remember the first time I voted in 1984 in California.

I loved being part of something bigger than myself and doing my duty as a citizen.

Voting is about being part of your nation’s future. I hope you will all go out and vote on Sunday.”
– Donald Lu, U.S. Ambassador.

19-06-2015 21-27-42

DASH: Sulmet terroriste janë rritur 35 për qind më 2014

VOAL – UASHINGTON – Departamenti i Shtetit thotë se numri i sulmeve terroriste në botë u rrit me 35 për qind gjatë vitit 2014. Numri i viktimave u shtua me 81 për qind, si rezultat i shtimit të aktivitetit terrorist në Irak, Afganistan dhe Nigeri.

Në raportin vjetor për terrorizmin, të bërë publik sot, thuhet se “gjatë 2014, në mbarë botën janë kryer 13 mijë e 463 sulme terroriste, që kanë çuar në 32 mijë e 700 viktima”.

Gjatë 2014, thuhet në raport, ka patur 20 sulme në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 persona, krahasuar me vetëm dy të tilla në vitin 2013.

Raporti thekson se numri më i madh i viktimave është shënuar në Irak dhe përkon me zgjerimin e grupit Shteti Islamik atje.

Në Nigeri, vë në dukje raporti, gjatë vitit 2014 u rrëmbyen dhe kapën peng 1300 persona, krahasuar me më pak se 100 raste të tilla në 2013.

Grupi Shtetit Islamik është përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve nga aktetet terroriste, i pasuar nga grupi Taleban, nga al-Shababi me bazë në Somali dhe Boko Harami në Nigeri. za

SHBA e BE zbulojnë tre emrat e kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje: Poshtërim i popullit shqiptar

 Ambasadoret Lu e Vlahutin
“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar”. Kështu janë shprehur për BIRN, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin.Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën. Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në Parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

Një kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.

Sela në Nju Jork, takoi kongresistin amerikan Eliot Engel

Engel pas disa javëve në Maqedoni

Engel : Mbas disa javëve do të jemë në Maqedoni – duke shpresuar se mund të takohem dhe të flasin për disa probleme, edhe me liderit e tjerë shqiptarë”

NEW YORK : Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, z.Ziadin Sela , ka takuar në zyrën e tij kongresistin Eliot Engel, duke realizuar kështu një takim të rëndësishëm me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, kongresist demokrat i qarkut të 16-të të New Yorkut.

Sela në fillim të takimit me kongresistin Engel, ka shprehur një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuar, kontributin e madh historik të SHBA, për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, duke filluar prej presidentit Uillson, Bush dhe Klinton, si dhe ka falenderuar me këtë rast kongresistin Engel – për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë ai dhe po i jep shqiptarëve, çështjes shqiptare kudo në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare.

Në këtë kontekst zoti Sela, ka thënë se Engel, mbetet përherë mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve. “Kongresisti Engel, njëherit është i njohur për opinionin edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill të Washington D.C”, tha Sela.

Më pas kreu i lëvizjes për reforma në PDSH, zoti Sela, ka njoftuar kongresistin Engel me zhvillimet politike në Maqedoni, veçanërisht, ai foli gjatë për ngjarjet 9-10 majit në Kumanovë. Ai bëri gjithashtu edhe një prezantim të gjerë edhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, për të cilën Sela, tha se është e vetmja që mundet t’a ndryshojë situatën politike në Maqedoni, simbas tij.

Kryetari Sela, e njohu gjerësisht kongresistin Engel me qëndrimet e Lëvizjes për Reforma, rreth situatës politike në Maqedoni, për daljen nga kriza aktuale, si dhe tha se çfarë kontributi mund të jap lëvizja tij që të zgjidhen problemet dhe të përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, e siguroi kongresitin Engel, se lëvizja e tij, edhe më tej do të jet e fokusuar për të bërë një politik konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në çdo proces politik në Maqedoni.

Nga ana e tij kongresisti amerikan Eliot Engel, mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve, u shpreh i lumtur për t’u takuar me Selën, për të mësuar më shumë rreth situatës aktuale në Maqedoni, për të cilën premtojë se do t’a vizitojë së shpejti

“Jam i lumtur gjithmonë, që po përpiqem për të ndihmuar, tha Engel, dhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Unë dëshirojë t’ju sigurojë me këtë rast që shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësojë si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura”.

Më tej kongresisit demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel pohojë se ka qenë shumë i shqetësuar dhe nuk e ka kuptuar ende atë se çfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi në Maqedoni.

“Jam i pa kënaqur me mosrespektimin e Qeverisë së Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë mendoj se Maqedonia, është një vend i rëndësishëm, dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, duke e mbështur Maqedoninë dhe shpresuar se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, por, shtoi ai dua që të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke përfshirë edhe shqiptarë, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë.”

Kongresisti amerikan Eliot Engel, për gazetën tonë u shpreh i kënaqur për të shkëmbyer mendime me Selën, për të dëgjuar se çfarë tha kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH , dhe deklarojë se shpreson që mbas disa javëve të jetë në Maqedoni – duke shpresuar se ata mund të takohen dhe të flasin për disa probleme të tjera atje, edhe me liderit e tjerë shqiptarë./Beqir Sina

Communists are evil

 

 

Thomas Marsh and Uran Kostreci

 

 

Dear Muçi,

 

It was such a pleasure to see you at the VOC ceremony, and also to recall the conversation we had one year ago when my sons were in attendance. Your friend, Uran, is an amazing heroic man. Thank you so much for introducing us. Please tell him that it was an honor to meet him, and that I truly appreciate the gift of his book. I felt a little embarrassed asking him to autograph it, but it seemed that might be my only opportunity… and someday my children and their children will know that I met Uran in person. Please give Uran my heartfelt best wishes.

 

Please also tell him that his book is so beautiful, and so heartbreaking and (in the passages about the communist partisans) it is horrifying. How can human beings do such things to each other?? Though we see this throughout history, the communists still hold the all-time record for sheer numbers of brutal murders. It seems that our annual VOC ceremony may be the start of a movement to, as Prof. Maryanovich said last year, identify them as evil. it has been some time since a major public figure (since Ronald Reagan!) has had the courage to call communists what they are: evil.

 

Again, it was wonderful to see you again. Please feel free to contact me at any time. This email is the most effective way.

 

God bless you,

Thomas

 

Thomas Marsh is a classical figurative sculptor who has created many public monuments in California, as well as works in public and private collections throughout the U.S. He was the concept designer and sculptor of the Victims of Communism Memorial (2007) in Washington, DC.

Categories: None

REAGON NË TWITTER AMBASADA AMERIKANE PAS KERCËNIMEVE TË ISSIS DHE QAZIM SEJDINIT KUNDËR GAZETARËVE

VOAL – Ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë ndaj kërcënimeve të bëra kundër gazetares Aurora Koromani dhe pas videos të publikuar me kryetarin e bashkisë të Elbasanit Qazim Sejdini kur ky shihet qartë se kërcënon gazetarët.

Gazetarja e “Gazetës Shqiptare”, Aurora Koromani, e cila disa javë më parë u kërcënua me jetë nga eksponentë të ISIS-it, është kërcënuar sërish. Kërcënimi ka mbërritur në redaksinë e televizionit “News 24” nga një person i panjohur. Siç raporton ky televizion, sot në orët e para të mëngjesit, pak pas mesnatës, dikush ka dërguar një sms në redaksinë e televizionit rreth orës 00:49. Në tekst shkruhej: “Aurora Koromani ka me kenë e vrarë dhe juve ka me ju dënu Allaku”. Gjithashtu, personi që dërgoi sms-në telefonoi në numrin e redaksisë por nuk foli. Kjo telefonatë u bë pak minuta më pas dhe zgjati rreth 9 sekonda. Numri ishte i një kompanie celulare që operon në Shqipëri. Në këtë mënyrë, dyshohet se kërcënuesi ndodhet brenda territorit shqiptar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur personin që disponon numrin. Kjo është hera e dytë që gazetarja Koromani kërcënohet nga eksponentë të ISIS-it.

Po kështu u publikua edhe video me kryetarin e Bashkisë të Elbasanit që i kërcënonte gazetarët me gjak të ftohtë.

Dhe menjëherë ka arritur reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë përmes Twitter: Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve.

Por politika i mban veshët e mbyllura me dyll.

Stoltenberg: Rusia ka plane të rrezikshme

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se plani i Rusisë për të forcuar arsenalin e saj bërthamor me 40 raketa të reja baltistike, është model i rrezikshëm i sjelljes së Rusisë.

“Kjo shpatë e vrullshme bërthamore është e pajustifikueshme, destabilizuese dhe e rrezikshme”, ka thënë Stoltenberg, pas një takimi me kreun e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se Rusia do të shtojë edhe 40 raketa balistike interkontinentale në arsenalin e saj bërthamor, në vitin 2015.

Deklarata e Putinit ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë propozuar rritjen e pranisë së tyre ushtarake në shtetet e Evropës lindore.

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë të larta për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës. rel

Donald Trump kandidon për president

VOAL – Donald Trump, njëri prej miliarderëve më të zëshëm në Amerikë, sot ka shpallur kandidaturën e tij në garën presidenciale, duke premtuar se do ta bëjë Amerikën “të madhe sërish”.

“Unë zyrtarisht garoj për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë shtetin tonë të sërish të madh”, ka thënë Trump, raporton AFP.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.

Në mesin e emrave që kanë shpallur kandidaturat e tyre është edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe vëllai i ish-presidentit George W. Bush, Jeb Bush./REL

NË MINI-TURIN EUROPIAN ZONJA E PARË E SHBA PROMOVON ARSIMIN EDHE DIPLOMACINË PËRMES VESHJEVE

Zonja Obama foto nga AFP

VOAL – Ka nisur në Londër mini-turi i europian i Michelle Obama, nga Londra ajo pritet të shkojë e të vizitojë Expo 2015 në Milano, duke promovuar si gjithmonë betejat që i ka më për zemër: ato në mbështetje të dietave të shëndetëshme të shoqëruara me ushtrime fizike si dhe edukimi i femrës. Zonja e Parë e SHBA aterroi të hënën në aeroportin Stansted, bashkë me vajzat Sasha e Malia. Mjeshtre e  “diplomacisë përmes veshjeve”, Michelle Obama gjithmonë kur viziton një vend, zgjedh për të veshur, fustanë nga stilistë që i takojnë vendit mikpritës. Kështu veproi edhe në Londër, duke veshur një fustan të stilistes londineze Mary Katrantzou gjatë vizitës të saj në një shkollë për femra: fustani është mëndafsh me dizajne kashmiri, me mëngë të shkurtëra, një model i frymëzuar nga vitet‘70. Ndërsa fustani që zbarkoi në Londër i dedikohej zonjës të kryeministrit Samantha Cameron: ai mbante firmën e Peren nga Thornton Bregazzi, njëri prej stilistëve të preferuar të bashkëshortes të premierit britanik.A do të bëjë të njëjtën gjë First Lady edhe kur të zbresë nesër në Itali, pyesin mediat italiane ?Padyshim! Do ta shohim.

16-06-2015 18-28-47Images: Pacific Coast News

SHBA-Britani, partneritet i ri për arsimin

Ndërkohë sipas ZA, Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan një partneritet të ri për të nxitur arsimimin e vajzave adoleshente, sidomos në vendet e prekura nga konfliktet dhe krizat.

Gjatë një vizite në Londër të Zonjës së Parë Michelle Obama, të dy vendet njoftuan një partneritet të ri për të rritur cilësnië e jetës në mbarë botën, përmes ndihmës për arsimimin e vajzave.

Në një diskutim lidhur me këtë çështje në Londër, në shkollën Mulberry, zonja Obama tha se nisma e re synon të prekë 62 milionë vajza në mbarë botën, aftësitë e të cilave shkojnë kot, ngaqë nuk marrin arsimimin e nevojshëm.

Të dyja vendet njoftuan të martën se do të shpenzojnë deri në 180 milionë dollarë në pesë vitet e ardhshme për përpjekjet e arsimimit në Republikën Demokratike të Kongos. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë tha se një nismë e tillë do ta ndihmojë Kongon të rimëkëmbet nga vite të tëra me vështirësi të mëdha, duke ju referuar konfliktit politik shumëvjeçar në këtë vend.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se nga programi pritet të përfitojnë më tepër se 755 mijë vajza të moshës 10-18 vjeç në pesë vitet e ardhshme.

Programi do t’u vijë në ndihmë grave dhe vajzave që aktualisht nuk janë në shkollë; ai do t’i motivojë prindërit dhe komunitetet t’i mbështesin vajzat që të qëndrojnë në shkollë dhe të përmirësojnë metodat materiale dhe të mësimdhënies. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se në nismën e re të arsimimit të vajzave do të përfshihen edhe Sierra Leone dhe Liberia./ZA

 

BUSHI I TRETË PËR SHTËPINË E BARDHË

VOAL – Kësiaj here e ka radhën Jeb, vëllai i George W Bush që tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën. Ish-guvernatori i Floridës, do ta mbajë fjalimin e tij të parë në Miami.

Më i gjati nga i jati dhe i vëllai, dy ish-Presidentë të SHBA, 1.91m, Jeb, 62 vjeçar, të hënën bëri me dije se do të garojë për president të SHBA në zgjedhjet e 2016. Lajmin së pari e dha  Wall Street Journal dhe pastaj vetë Jeb përmes kanalesh zyrtare.

«Jam gati për të marrë drejtimin»

«Jam gati për të marrë drejtimin e Amerikës, këto janë fjalët që ka shqiptuar Jeb përmes një video. Jeb (John Ellis) Bush, biri i Presidentit të 41-të George H. W. dhe vëllai i Presidentit të 43-të,George W., do të jetë kështu kandidati zyrtar i Republikanëve. «Në të gjitha gjuhët, mesazhi im do të jetë optimist. Sepse jam i sigurt se mund t’i bëjmë vitet që vinë në SHBA që të jenë më të mirët e jetuar ndonjëherë më parë në këtë botë».

«Di si bëhet gjërat»

Përpara se të arrinte formalisht kandidatura, që në mëngjes herët ishin shitur përpara Theodore Gibson Health Center në Miami Dade College distinktivat zyrtare të garës për Shtëpinë e Bardhë. Edhe në media ishin dhënë pjesë të fjalimit:  «Do të garoj me zemër, do të garoj për të fituar». E pranishme ishte e jëma 90 vjeçare Barbara, por mungonin dy ish-presidentët. Dhe më tutje vijon:  «Di si bëhen gjërat, sepse i kam bërë. Njerëzit në Washington flasin vetëm për ato që nuk shkojnë në Amerikë, unë shoh ato që shkojnë, ata flasin për probleme, unë shoh zgjidhjet», duke aluduar për Floridën.

Do të hap 19 milionë vende pune

Prioritet për Jeb Bush do të jetë rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës duke krijuar 19 milionë vende pune – zbulohen pjesë të tjera të fjalimit- Etapat e tjera pas Floridës, do të jenë në New Hampshire, Iowa e South Carolina.

Vota e ispanikëve dhe faktori  «Columba»

Një nga objektivat e “Bushit të tretë” është të tërheqë votën e ispanikëve. Sipas ekspertëve të fushatës të Republikanëve, Jeb e flet spanjishten në mënyrë fluente, dmth rrjedhshëm dhe vota ispanike do të jetë fondamentale në këto zgjedhje. Lidhjen me spanjishten dhe ispanikët e ka përmes gruas së tij Columba, një filantropiste me origjinë meksikane, që ka lindur në León 61 vjet më parë. Zvpresident potencial do të jetë Marco Rubio, kubani që dëshironte të garonte vetë për Shtëpinë e Bardhë.

Faktori Kubë

Dhe nuk ishte rastësisht që kandidatura u paraqit nga motrat kubaneze Chirino, me këngë në fillim spanjisht e pastaj në anglisht. Dhe natyrisht hymni amerikan, duke kënduar me to edhe vëllai i famshmi Willy Chirino: që arriti nga Kuba në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960, i detyruar prej revolucionit kuban të Fidel Kastros, përmes një operacioni amerikan të emëruar «Peter Pan», dhe që do t’i bashkangjitej familja vetëm pas 14 vitesh. /EB

SHBA: Sulm kundër militantit islamik në Libi

Shtetet e Bashkuara thonë se militanti i lartë islamik, Mokhtar Belmokhtar, i cili e kishte urdhëruar sulmin vdekjeprurës në një qendër të gazit në Alegjeri, para dy vitesh, ka qenë cak i një sulmi ajror amerikan në Libi.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, tha se sulmi, në shënjestër të të cilit ishte militanti Belmokhtar, ishte kryer nga një aeroplan i Shteteve të Bashkuara, më 13 qershor.

Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar se Belmokhtar është vrarë.

Nga ana tjetër, Qeveria e Libisë e njohur ndërkombëtarisht, tha se militantë të tjerë janë vrarë gjatë operacionit në qytetin lindor, Ajdabiya në Libi.

U tha se sulmi është kryer “pas konsultimit me qeverinë tranzitore të Libisë”, me seli në qytetin Tobruk, që gjendet në pjesën lindore të këtij vendi.

Duhet theksuar se më parë ishte raportuar se militanti, Mokhtar Belmokhtar, me moshë në të 40-tat, ishte vrarë.

Ai dikur ishte personalitet i lartë në degën e al-Kadiës në Magrebin Islamik, por kohëve të fundit kishte vendosur ta formoj grupin e vet.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi amerikan, Steve Warren, tha se “Belmokhtar ka histori të gjatë të aktiviteteve udhëheqëse terroriste si anëtar i al-Kaidës së Magrebit Islamik, ai është lider operacional i al-Kaidës të ndërlidhur me organizatën Al Murabitoun, në Afrikën veriperëndimore, dhe e mbanë besnikërinë e tij personale ndaj al-Kaidës”.

Koloneli Warren, po ashtu, tha se Belmokhtar “e ka drejtuar” sulmin në centralin e gazit, In Amenas, në vitin 2013, me ç’rast afro 800 vetë ishin rrëmbyer dhe së paku 38 të tjerë janë vrarë, shumica prej tyre shtetas të jashtëm.

Shtetet e Bashkuara kishin hapur akuza terroriste kundër personit Mokhtar Belmokhtar, lidhur me këtë sulm, dhe kishin ofruar shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.

Prej përmbysjes së liderit shumëvjeçar, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, Libia është në një gjendje të kaosit.

Grupet militante rivale po luftojnë për ta marrë qeverisjen në këtë periudhë të vakuumit të krijuar.

Në deklaratën e saj, qeveria e Libisë tha se operacioni “ishte pjesë e mbështetjes ndërkombëtare, që është kërkuar për një kohë të gjatë, për luftimin e terrorizmit, që paraqet kërcënim të rrezikshëm për situatën rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kjo qeveri thotë se do të dëshironte më tepër ndihmë në luftimin e terrorizmit, përfshirë edhe luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, që e ka marrë kontrollin ndaj qytetit qendror Sirte në Libi. rel

Chris Smith – Forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë

VOAL – UASHINGTON – Kryetari i Komisisonit amerikan të Helsinkit, ligjvenësi Chris Smith, në një rezolutë të paraqitur në Kongres me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë i cilëson veprimet e forcave serbe atje si gjenocid.

“Mijëra personat e pafajshëm që u masakruan në Srebrenicë meritojnë që t’i kujtojmë”, tha kryetari i Komisionit amerikan të Helsinki, duke shtuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa që autorët e masakrës të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në Srebrenicë, me qëllim që të parandalohen masakra të tjera në të ardhmen”.

Masakra e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë ishte një prej mizorive më të rënda që ndodhën gjatë konfiktit në Bosnje-Hercegovinë, që zgjati nga prilli i vitit 1992 deri në nëntor të vitit 1995.  Gjatë kësaj periudhe u zhvendosën më tepër se 2 milionë njerëz, mbi 100 mijë u vranë dhe dhjetra mijëra iu nënshtruan shkeljeve të ndryshme nga përdhunimi tek torturat. za

JEB BUSH HYN ZYRTARISHT NË GARËN PËR PRESIDENT TË SHBA

VOAL – Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush më në fund ka zyrtarizuar kandidaturën e tij republikane për President të SHBA-së.

Në një video para zyrës së tij në Majemi, 62-vjeçari, vëllai i ish-presidentit George W. Bush, deklaroi: Unë jam i gatshëm të udhëheq.

Ai premtoi se do të mbrojë pjesën më vulnerabël të shoqërisë dhe do të heqë barrierat sociale.

Pjesa konservative e partisë së tij është ende skeptike. Sondazhet e fundit tregojnë se ai ka ende terren për të fituar mes kandidatëve republikanë.

Në videon e tij të fundit të titulluar “The Greatest Century” (Shekulli i madh), ai flet me nota optimizmi duke thënë: “Unë shoh një vend të madh në prag të shekullit të saj më të madh, dhe unë jam gati ta udhëheq”, transmeton Top Channel.

Gjatë një turi në Europë javën e kaluar,  Bush paralajmëroi se ai nuk do të heqë dorë nga bindjet e tij kryesore, dhe pse disa nuk mbështeten nga partia e tij.

“Nuk do të ndryshoj veten. I respektoj njerëzit që nuk janë dakord me mua, por nuk do të ndryshoj këndvështrimet e mia, sepse sot dikush ka një këndvështrim të ndryshëm”, tha Bush.

New York Times – SHBA E GATSHME PËR T’IU PËRGJIGJUR AGRESIONIT RUS NË EVROPËN LINDORE

 

VOAL – NJU JORK – E përditshmja New York Times shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dërgojnë tanke dhe armatim të rëndë në Evropën Lindore për të zmbrapsur një agresion të mundshëm rus në këto vende.

Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj një agresioni të mundshëm rus. Deri tani, gazeta amerikane thotë se do të vendosen më shumë se 5 mijë trupa në vendet baltike. Kjo është hera e parë që SHBA-­të po vendosin pajisje ushtarake në Europë në këtë masë, që pas përfundimit të luftës së ftohtë. SHBA-­të i druhen Rusisë dhe influencës së saj në vendet baltike (Estoni, Letoni, Lituani), që pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës. Vetë vendet baltike e kanë kërkuar prezencën ushtarake të NATO-­s dhe SHBA-­ve, pasi edhe ato i druhen shumë një agresioni rus.

HILLARY CLINTON: MJAFT ME PRIVILEGJET PËR NJË GRUSHT NJERËZ – PRANDAJ PO GAROJ PËR PRESIDENTE

VOAL – NJU JORK – “Mjaft me privilegjet për një grusht njerëz. Ende jemi duke luftuar për të dalë nga kriza dhe frytet e rimëkëmbjes ende nuk i shijojnë të gjithë. Prandaj dua të garoj për presidente të Shteteve të Bashkuara.”

Kështu ka thënë sot Hillary Clinton në New York në mitingun e saj të parë elektoral si kandidate për në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit me një standing ovation nga mijëra veta. “Amerika duhet të vazhdojë ta afirmojë leadershipin e saj për paqe, siguri dhe përparim në botë,” ka shtuar ish Sekretarja e Shtetit.

Në fund të mitingut, kur kishin arritur në skenë i shoqi Bill e nga e bija Chelsea, mijëra vetëve të pranishëm iu ka thënë: “E keni mbajtur Atdheun tonë mbi shpatullat tuaja. Tani është momenti juaj.” ansa

Hillary Rodham Clinton

Hillary Rodham Clinton, Bill Clinton, Chelsea Clinton, Marc

SHBA: Goditje e demokratëve ndaj presidentit Obama

VOAL – UASHINGTON – Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë i ka dhënë një goditje shpresave të presidentit Barack Obama për arritjen e marrëveshjeve tregtare me vendet përgjatë Atlantikut dhe Paqësorit, në vitet e tij të fundit në presidencë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të zotit Obama në këtë dhomë, e kanë refuzuar lobimin personal të presidentit dhe nuk kanë votuar për programin ndihmës për punëtorët, të cilin ata e kishin mbështetur më herët, pasi do t’i mbante aktive masat me të cilat presidenti amerikan do të kishte autoritet të zgjeruar për të zhvilluar negociata për marrëveshjet tregtare.

Rrjedhimisht, Obama nuk mund ta arrijë marrëveshjen madhore tregtare, për të cilën po zhvillon negociata me vendet e Paqësorit, pa autoritet të zgjeruar, i cili do t’i mundësonte atij t’i paraqesë marrëveshjet tregtare direkt në Kongres për miratim ose refuzim.

“Ne duhet ta ngadalësojmë” këtë proces, tha anëtarja e njohur e Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi, aleate për një kohë të gjatë e Obamës, duke shtuar se “populli ynë ka nevojë për punë e jo ndihmë tregtare”.

Duket si ironike, por Obama është mbështetur nga pjesa më e madhe e republikanëve në Dhomën Përfaqësuese, të cilët në përgjithësi e mbështesin tregun e lirë. rel

William Walker kundër Gjykatës Speciale

VOAL – Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Walker thotë se është shpenzuar shumë deri tani në këtë drejtim dhe nuk ekziston nevoja që të pritet edhe disa vite derisa të fillojë punën ajo, raporton RTV 21.

Madje, Walker thotë se qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet të vendosin dhe t’u thonë ndërkombëtarëve mjaft.

“Duhet të filloni të vendosni vet. T’ju thoni ndërkombëtarëve: ‘mjaft na treguat ju çfarë të bëjmë’”, ka thënë ai.

“Çfarë na duhet edhe një Gjykatë që i duhen edhe disa vjet deri të fillojë punën. Nuk e kuptoj nevojën për themelimin saj”, ka thënë Walker.

Mbyllet hetimi i përgjimit të celularit të Merkelit

 

 Prokurorët gjermanë kanë mbyllur hetimet e përgjimeve të dyshuara të celularit të kancelares Angela Merkel nga Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkaura

Zyra e prokurorit federal, Harald Range, ka thënë se nuk ka mundur të gjejë prova të mjaftushme për t’i paraqitur në gjykatë.

Akuzat për përgjim kanë rrjedhur nga dokumentet sekrete të SHBA-së, që i ka bërë publike ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, në vitin 2013.

Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar drejtpërdrejt akuzat, por ka thënë se telefoni i Merkelit nuk është duke u përgjuar aktualisht dhe se nuk do të përgjohet në të ardhmen.

Merkel, ndërkaq, ka thënë se “spiunimi midis miqve nuk bën të ndodhë”. rel

SHBA: Nuk votohet autoriteti shtesë në luftë kundër IS-it

VOAL – UASHINGTON – Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka refuzuar masën për t’i detyruar ligjvënësit që presidentit t’i jepen autorizime më të fuqishme për luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Për refuzim të kësaj mase ishin 231 ligjvënës, ndërsa 196 votuan për.

Ky votim e thekson mungesën e gatishmërisë politike në Kongres për ta zgjidhur çështjen e mospajtimit të ashpër se çka të bëhet lidhur me Shtetin Islamik.

Ky zhvillim ndodhi derisa Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimint të më tepër bazave ushtarake në Irak, për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik, megjithqë deri tash janë shpenzuar më se 2.7 miliardë dollarë për luftën ende të paautorizuar kundër IS-it në Irak dhe Siri, prej se në muajin gusht të vitit të kaluar, kanë filluar sulmet ajrore të koalicionit të ushëhequr nga Shtetet e Bashkuara. rel

Jeb Bush turne në Evropë

VOAL – Jeb Bush bëri thirrje për lidhje më të ngushta tregtare dhe sigurie me Evropën gjatë një fjalimi në Berlin, ndalesa e tij e parë e një turneu pesë ditor, për të testuar mbështetjen në politikën e jashtme, para se të shpallë kandidaturën për president të hënën në Majami.

Udhëtimi i zotit Bush në Evropë, që do të përfshijë ndalesa edhe në Poloni dhe Estoni, vjen disa ditë para se ai të fillojë fushatën për të siguruar emërimin e Partisë Republikane.

Duke iu drejtuar gati 2 mijë politikanëve dhe biznesmenëve në një konferencë për ekonominë të organizuar nga partia konservatore e kancelares Angela Merkel, zoti Bush u prit ngrohtësisht, por jo në të njëjtën mënyrë siç u prit në vitin 2008 senatori i atëhershëm Barack Obama në Tiergarten me më shumë se 200 mijë njerëz që e brohorisnin.

Zonja Merkel mori pjesë gjithashtu në konferencë, pak pasi zoti Bush përfundoi fjalimin e tij dhe i shtrëngoi dorën duke u duartrokitur nga audienca.

“BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë një interes të përbashkët për hapjen e qëndrueshme të tregjeve në mbarë botën”, tha zoti Bush në fjalimin e tij.

“Kjo është një arsye përse ne duhet të kemi një plan serioz për të përfunduar Parteneritetin e Investimeve dhe Tregëtisë Transatlantike”, tha ai duke iu referuar një marrëveshjeje tregëtare mes SHBA dhe BE-së që po negociohet.

Për sigurinë globale, zoti Bush theksoi rëndësinë e rolit të aleancës Natos, 70 vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe Evropa perëndimore filluan të ndërtojnë aleancën e pas-luftës.

Jeb Bush është përpjekur të  distancojë veten nga vëllai i tij George W. Bush, që mund të jetë presidenti amerikan më pak popullor në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, kryesisht për shkak të vendimit të tij për të ndërhyrë në Irak në vitin 2003.

ASH CARTER – HAPA TË RINJ KUNDËR AGRESIONIT RUS NË UKRAINË

Shtetet e Bashkuara duhet të ndërrmarin hapa të tjerë për t’iu përgjigjur konfliktit në Ukrainë, pasi që sanksionet ekonomike dhe aksionet e tjera të Perëndimit kanë dështuar që të shtynë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të ndërrojë kursin, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Pas takimit me diplomatë dhe me zyrtarë ushtarakë në Stuttgart të Gjermanisë, Carter ka thënë se Pentagoni është i shqetësuar “me gjërat e tjera që po ndodhin”, pas luftimeve që filluan këtë javë në Ukrainën lindore.

Shqetësimi i Carterit vjen pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ka akuzuar Moskën se ka dërguar armë të reja më të sofistikuara, për të ndihmuar rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës, përfshirë këtu edhe artileri dhe sisteme kundër-ajrore.

“Ajo që është e qartë është se sanksionet janë duke ndikuar në ekonominë ruse”, duke shkaktuarvështirësi për rusët dhe vendi do të kalojë një recension të thellë këtë vit, u tha gazetarëve Carter.

“Ajo që nuk është e qartë akoma është se nëse efekti në ekonominë e vendit, do ta frenojë Putinin që të ndjekë kursin që ndoqi vitin e kaluar në Krime”, kur Moska e aneksoi këtë territor të Ukrainës.

Kjo do të thotë se NATO është duke e rishikuar strategjinë e saj, tha Carter.

“Ka gjëra të tjera që ne duhet t’i bëjmë që të bindemi me faktin se … Putini nuk duket se do të ndryshojë kurs”, ka thënë Carter.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se gjatë mbledhjes në Stuttgart nuk është marrë asnjë vendim, por është diskutuar për rritjen e numrit të trajnimeve ushtarake të SHBA dhe NATO-s. rel

NEW YORK TIMES: GAZETARJA SHQIPTARE KËRCËNOHET NGA ISIS

VOAL – Një grup mediatik shqiptar ka bërë të ditur se një prej gazetareve të saj ka marrë një kërcënim nga një person që dyshohet të jetë militant i islamik, i cili kërkohet në vend për akuza lidhur me terrorizmin, – shkruante New York Times.

Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai tha sot se autoritetet kanë marrë në shqyrtim kërcënimin ndaj Aurora Koromanit të Gazetës Shqiptare si një çështje e rëndë dhe i kanë garantuar mbrojtje asaj, citonte gazeta amerikane.

Grupi mediatik i Koromanit News 24, shkruante New York Times, bëri të ditur se gazetarja ka mbuluar vazhdimisht myslimanët shqiptarë që kanë rekrutuar njerëz për t’iu bashkuar ISIS në Siri. Nëntë myslimanë shqiptarë, përfshi dy hoxhë, janë në gjykim për akuza të tilla.

News 24, citonte New York Times, tha se Koromani ka marrë një mesazh kërcënues të martën ku i shruhej “do ta paguash”.

05-06-2015 09-30-49

Ambasada Amerikane mesazh sensibilizues për zgjedhjet: Votoni për të ardhmen

VOAL- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë fton qytetarët shqiptarë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 qershorit. “Vota jote përcakton të ardhmen tënde për të ardhmen e vendit tënd qytetit apo fshatit tënd dhe të ardhmen e demokracisë. Merr pjesë në të ardhmen tënde.Vendos ti për veten tënde.VOTONI”, është ky mesazhi sensibilizues i ambasadës amerikane i shoqëruar me një fotografi dhe i postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Nuk është hera e parë që ambasada amerikane lëshon mesazhe të tilla sensibilizuese jo vetëm pëe zgjedhjet por edhe me procesin e dekriminilazimit apo rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

NË KRYE TË ALBANIAN PARADE – PARADËS SHQIPTARE DO TË JETË LISA MILICAJ E PARA POLITIKANE SHQIPTARO-AMERIKANE E VOTU

VOAL – Albanian Parade – Parada Shqiptare, tashmë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA do të zhvillohet të shtunën, më 20 Qershor në rrugën 43-të dhe Avenjunë e 6 në Manhaten – 43rd Street & 6th Avenue – Manhatten. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm ashtu si ndodh për vit çdo vit. Këtë vit në krye të kësaj parade do të jetë zonja Lisa Milicaj. Zonja Lisa Milicaj është zgjdhur si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, si gruaja dhe Shqiptarja e pare e votuar si politikane ne shtetin e Nju Jorkut.

Liza Milicaj me origjinë nga Kosova, është një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë.

Ajo pos këshilltare në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA. Lisa krenohet me rrënjët e saj kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, e prezanton veten si një shqiptare e Amerikës.

Prindërit e saj Jaku dhe Lena kanë emigruar nga Kosova në vitin 1968. Ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.

Liza Milicaj krenohet me rrënjët e saj shqiptare, por ndërkohë ajo është edhe krenari për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA./EB

05-06-2015 08-15-12

05-06-2015 08-15-37

FBI NXJERR HOLLËSI MBI TË DYSHUARIN PËR KOMPLOTE TERRORI

Autoritetet amerikane thonë se një person i qëlluar për vdekje nga policia në Boston këtë javë kishte në plan të ekzekutonte me prerje koke police në shtetin e Masaçusetsit.

FBI-ja thotë se 26-vjeçari Usaama Rahim, i cili përgjohej 24 orë në ditë nga autoritetet, kishte diskutuar më parë planet me dy individë të tjerë për të udhëtuar jashtë shtetit Masaçusets për të ekzekutuar një individ me prerje koke dhe kishte porositur tre thika gjuetie për këtë punë. Por të martën në mëngjes ai kishte ndërruar mendje, duke i thënë 24-vjeçarit David Wright, se do të qëndronte në Masaçusets dhe do të përqëndrohej tek “çunat me uniforma blu” – një term që u referohet forcave policore.

Disa orë më pas, një ekip agjentësh të FBI-së dhe policë nga Bostoni e rrethuan individin para një farmacie, ku ai u qëllua nga FBI-ja pasi nxori thikën dhe u turr drejt policëve.

Hollësitë ishin në dokumentat e gjykatës të paraqitur për arrestimin e të dyshuarit Wright që ishte akuzuar për komplot me synimin për të penguar një hetim federal. FBI-ja thotë se Wright, i cili u arrestua disa orë pasi Rahim u qëllua për vdekje, i kishte thenë në bisedë Rahimit të shkatërronte telefonin dhe të zhdukte të dhënat nga kompiuteri.

Në bisedat e tyre telefonike Rahim dëgjohet duke përdorur shprehjen “mendo me kokën mbi kraharor” – një frazë që sipas autoriteteve u referohet ekzekutimeve me prerje koke që kryejnë grupet terroriste jashtë vendit dhe i vendosin kokat e pengjeve mbi trupat e tyre pa jetë.

Autoritetet u treguan udhëheqësve të komuniteteve myslimane dhe afrikano-amerikane video të ballafaqimit që përfundoi me vrasjen e Rahimit, pasi familja e tij akuzoi policinë se e kishte qëlluar pas shpine. FBI-ja tha se videoja tregonte policët duke u sprapsur kur Rahim iu kanos me thikë pastaj ata hapin zjarr kur ai nuk pranon të ulë armën.

Një udhëheqës lokal për të drejtat civile dhe një klerik mysliman thanë në komentet për shtyp pasi e panë videon se Rahim nuk ishte qëlluar pas shpine. za

JOHN ALLEN – PËR TA MPOSHTUR IDEOLOGJINË E IS-it DUHET NJË GJENERATË E TËRË

Emisari presidencial i Shteteve të Bashkuara për Koalicionin Global kundër Shtetit Islamik, gjenerali John Allen, ka thënë se grupi militant ka pasur ndikim global dhe mund të shkaktojë kaos mbi përparimet e njerëzimit, nëse nuk ndalet.

Këto komente gjenerali i ka bërë në Doha të Katarit, gjatë një forumi mbi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Botës Islame.

Gjenerali i pensionuar tashmë, i emëruar nga presidenti amerikan, Barack Obama në shtator të vitit të kaluar, për të ndërtuar koalicionin botëror kundër Shtetit Islamik, tha se grupi militant nuk është vetëm problem irakian apo sirian, por një “problem rajonal me tendencë për ndërlikime globale”.

Ky grup tashmë ka humbur çerekun e rajoneve të banuara, të cilat i kontrollonte në Irak, por për ta mposhtur ideologjinë e IS-it do të duhet një gjeneratë e tërë apo më shumë, ka thënë gjenerali Allen.

Ai ka folur edhe për luftëtarët e huaj të cilët i janë bashkuar këtij grupi, duke thënë se kufiri i Turqisë me Sirinë dhe ai me Irakun paraqesin “vijat e fundit të mbrojtjes”.

Në këtë kuadër,I dërguari i posaçëm amerikan, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë në parandalimin e fluksit të luftëtarëve të huaj.

Gjenerali Allen të enjten viziton Prishtinën. Nga e premta do të jetë në Malin e Zi, për të vazhduar pastaj në Bosnjë dhe Kroaci.

Ndryshe, vlerësohet se mbi 230 qytetarë nga Kosova u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri edhe Irak, sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. ​(rel)

PRESIDENTI OBAMA – KINA MUND T’I BASHKOHET PARTNERITETIT TRANS-PAQËSOR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka sugjeruar se Kina mund t’i bashkohet Paktit Tregtar të Trans-Paqësorit, të cilin është duke e negociuar vetë ai, duke rritur perspektivat e një marrëveshjeje që përfshin pjesën më të madhe të globit.

Me bisedimet që janë duke përfunduar, në mes të 12 anëtarëve të Partneritetit Trans-Paqësor, ku përfshihen ekonomitë më të mëdha që janë në kufi me Paqësorin përveç Kinës, Obama ka lënë të kuptohet se liderët e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, janë të gatshëm t’i bashkohen këtij partneriteti.

“Ata tashmë kanë filluar që t’i mendojnë mundësitë e tyre që të marrin pjesë në këtë partneritet në një moment të caktuar”, ka deklaruar Obama për një radio publike.

Kjo marrëveshje përfshin ekonomitë e mëdha si Japonia, Korea e Jugut, Vietnami, Kanadaja dhe Australia. Një marrëveshje e ngjashme e cila është duke u diskutuar është edhe ajo në mes të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Por, problemi më i madh për Obamën është pikërisht në Shtëpinë e Bardhë, e cila momentalisht është duke luftuar për të mbledhur vota në Kongres, në mënyrë që presidentit t’i jepet e drejta për të negociuar marrëveshje me fuqitë tregtare.

Nëse një ditë Kina i bashkohet këtij partneriteti, kjo ka gjasa që të rrisë shqetësimet e Demokratëve të Obamës, për shkak të ikjes së fuqisë punëtore jashtë vendit. rel

SERBËT E PRANOJNË: VËLLEZËRIT BYTYÇI, QË SHPËTUAN SERBË TË KOSOVËS U VRANË NGA POLICIA SERBE

VOAL – Vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi, shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare nga Kosova dhe anëtarë të Brigadës Atlantiku të UÇK-së u arrestuan më 26 qershor të vitit 1999 në kufirin Kosovë-Serbi, dhe më pas u gjetën të vdekur në një varr masiv pasi kishin marrë nga një plumb në kokë.

Prokurori i krimeve të luftës të Serbisë, Vladimir Vukçeviq tha Prokuroria serbe pjesërisht ka arritur të depërtojë në të ashtuquajturin ‘komplotin Ballkanik të heshtjes’, përkatësisht në mesin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në lidhje me vrasjen e tre shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi. Por, kjo, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë kundër kriminelëve dhe urdhëruesve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Urdhrin për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë dhe anëtarë të UÇK-së, e ka dhënë i ndjeri Ministri i Brendshëm serb, Vllajko Stoiljkoviq”, tha Vukçeviq për mediat serbe.

Sipas Vukçeviqit, edhe pse kjo nuk është e zakonshme, si prokuror ka vendosur të publikojë zyrtarisht disa të dhëna të reja, pasi sipas tij, vëllai i të vrarëve, Fatos Bytyçi, ka pohuar disa të dhëna të pavërteta dhe ka rrezikuar rastin.

“Ne kemi studiuar motivin e vrasjes. Ka pasur indikacione të ndryshme, por asnjëra nga këto gjëra nuk është konfirmuar”, tha prokurori, duke shtuar se rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi ende është në fazën e para-hetimit.

Gjatë një interviste për televizionin shtetërir serb RTS, prokurori shpjegoi se ka dëshmi se urdhrin për vrasjen e shqiptaro-amerikanëve e kanë dhënë Vllajko Stojiljkoviq, përmes komandantit të përgjithshëm të policisë, Vlastimir Gjorgjeviq dhe Goran Radosavljeviqin, të njohur më mirë si Guri.

Vukçeviq pohoi se të gjitha vlerësimet në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi e ka bërë Byroja Federale e Investigimeve amerikane (FBI).

Vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare nga Kosova, u vranë gjatë masakrave të ushtrisë serbe në Kosovë në vitin 1999. Pas arrestimit dhe dënimit për kalim të paligjshëm të kufirit, ata u dërguan nga burgu i Prokupljes në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Petrovo Selo, ku edhe u vranë. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, së bashku edhe 67 trupa të meshkujve dhe 7 grave nga Kosova!

Stoiljkoviq, i cili tashmë dyshohet për dhënien e urdhrit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, vrau veten në shkallët e Parlamentit të ish-RFJ-së në vitin 2002, menjëherë pas miratimit të Ligjit për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, i cili mundësoi ekstradimin e shtetasve serbë. /Telegrafi/

BLINKEN – 10 MIJË MILITANTË JANË VRARË NË FUSHATËN KUNDËR ISIS-it

 

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se militantët kanë pësuar humbje që nga fillimi i fushatës në gusht të vitit të kaluar.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se mbi 10 mijë militantë të grupit Shteti Islamik, janë vrarë gjatë fushatës kundër tij.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për median franceze, një ditë pasi që ai dhe zyrtarë të tjerë të koalicionit u takuan në Paris me kryeministrin irakian Haider al-Abadi për të diskutuar strategjinë për luftë kudër grupit Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuara drejtuan një fushatë sulmesh ajrore kundër Shtetit Islamik në gusht të vitit të kaluar për të mbështetur forcat tokësore irakiane, dhe një muaj më vonë sulmet u zgjeruan edhe në Sirinë fqinje.

Ato sulme, mesatarisht 14 në ditë, i kanë ndihmuar forcat pro qeveritare që të rimarrin disa zona, por militantët kanë vazhduar përparimet, përfshirë edhe pushtimin e Ramadit, qytet në perëndim të Irakut muajin e kaluar.

Blinken tha të martën se me gjithë disa humbje, kombinimi i fushatës ajrore me stërvitjen, pajisjen dhe ndihmën e forcave lokale është “strategji e fitores”.

Kryeministri irakian Abadi, megjithatë tha se forcat pro qeveritare nuk po marrin ndihmën e mjaftueshme nga koalicioni ndërkombëtar.

Abadi tha para takimit të së martës, se ka nevojë për më shumë veprime zbulimi dhe se numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë në Irak nuk është zvogëluar më gjithë synimet e koalicionit që të pengojnë bashkimin e tyre me grupin Shteti Islamik.

Duke ju drejtuar konferencës nëpërmjet telefonit nga Shtetet e Bashkuara, ku u kthye pas lëndimeve që pësoi në një aksident me biçikletë gjatë fundjavës në Francë, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u tha pjesëmarrësve se pushtimi i Ramadit ka përshpejtuar dërgimin e raketave anti tank në Irak për të ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër makinave që po përdoren për sulme vetëvrasëse. za

PRESIDENTI OBAMA NËNSHKROI LIGJIN E RI TË PËRGJIMEVE

 

Ligji i miratuar nga senati parasheh që kompanitë private të telekomunikimeve të mbledhin e ruajnë regjistrimet telefonike në vend të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë

Presidenti Barack Obama nënshkroi ligjin për reformimin dhe rifillimin e mbledhjes së të dhënave nga bisedat telefonike, që kishte skaduar më herët gjatë javës.

Presidenti tha se “akti i lirisë mbron liritë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare”.

Ligji parasheh që kompanitë private të telekomunikimeve të mbledhin e ruajnë regjistrimet telefonike në vend të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Autoritetet federale duhet të kenë një urdhër gjykate për të shqyrtuar regjistrimet dhe kontaktet e mundshme me terroristë të identifikuar apo të dyshuar.

Më herët të martën, Senati votoi masat me 67 vota për dhe 32 kundër dhe i dërgoi ato tek presidenti Obama, pas disa ditë debatesh intensive mbi mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe të lirive qytetare.

Ligji kishte përkrahje të fuqishme të demokratëve, por ndau shumicën e republikanëve, disa prej të cilëve kërkonin ripërtëritjen e programit dikur të fshehtë, që u zbulua nga ish kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, i cili ndodhet në arrati.

Udhëheqësi i shumicës republikane, Mitch McConnell nga  Kentucky, tërhoqi vërejtjen për një Amerikë më pak të sigurt, ndërsa votimin e cilësoi si “fitore të bujshme të atyre që aktualisht komplotojnë kundër atdheut tonë”.

Edhe senatorja Susan Collins, kundërshtoi ligjin.

Unë vërtetë dyshoj që dikush mund të argumentojë që të dhënat telefonike do të jenë më të mbrojtura në duart e një mijë e 400 kompanive telefonike dhe 160 operatorëve sesa në të dhënat e sigurta të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ku vetëm 34 punonjës federal të zgjedhur me kujdes dhe të stërvitur janë të lejuar që të shqyrtojnë të dhënat nën mbikëqyrjen e gjykatësve federal”, tha ajo. “Sistemi i ri do të jetë më pak efektiv, sepse nuk ka absolutisht asnjë garanci se të dhënat do të ruhen nga kompanitë e telekomunikimeve”.

Por senatori demokrat Patrick Leahy nga Vermonti, që kishte ndihmuar hartimin e ligjit, i cilësoi masat si një “hap përpara, sepse qartazi ne po mbrojmë privatësinë e individëve”.

Ky ligj dëshmon se privatësia jonë nuk është dhe nuk duhet të konsiderohet kurrë se është në konflikt ,e sigurinë tonë. Privatësia jonë është në fakt, pjesë e sigurisë sonë”, tha senatori republikan Mike Lee nga Utah, bashkautor i ligjit.

Industria kombëtare e telekomunikimeve nuk ka komentuar publikisht ligjin. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, kompania e tretë në vend, Sprint, refuzoi të komentojë ligjin.

Ish zyrtarë amerikan të zbulimit thonë se mbledhja e të dhënave, paraqet një mjet të rëndësishëm të përpjekjeve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare amerikane, që do të ndikohet nga “akti i lirisë”.

“Fakti që kjo do të bëhet nga kompanitë telefonike në vend të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, nënkupton që  qeveria realisht nuk ka kontroll”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish drejtori i CIA-s James Woolsey. za

JOHN KERRY ËSHTË OPERUAR DHE NDIHET MIRË KA NJOFTUAR DASH

VOAL – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili e ka thyer këmbën e djathtë të dielën gjatë një shëtitje me biçikletë në Haute-Savoie (qendër-lindje të Francës), është operuar me sukses sot në Shtetet e Bashkuara dhe po ndihet mirë, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.

“Ai ka dalë nga salla e operacionit. Gjithçka ka shkuar në rregull”, ka deklaruar për mediet zëdhënësja e tij Marie Harf. Gjendja e tij kishte ngjallur dyshime sa i përket respektimit të kalendarit të negociatave rreth programit nuklear iranian, të cilat duhet të përfundojnë më 30 qershor.

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar sot se është ende shumë herët për të vlerësuar pasojat e aksidentit të tij në respektimin e këtij afati.

QERSHORI – MUAJI I TRASHËGIMISË SË EMIGRANTËVE NË SHBA

 

Qershori është Muaji i Trashëgimisë së Emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, që nderon arritjet dhe rolin e emigrantëve në historinë dhe kulturën amerikane.

Sipas Anketës së Zyrës së Statistikave për Komunitetet Amerikane, në vitin 2013 popullata emigrante e vendit ishte mbi 41 milionë, ose 13 për qind e popullsisë totale prej 316 milionësh.

Emigrantët meksikanë janë grupi më i madh, 28 për qind e numrit të përgjithshëm prej 41 milionësh të emigrantëve.

Emigracioni meksikan në Shtetet e Bashkuara ka kaluar përmes disa fazave duke filluar që para Luftës së Dytë Botërore, duke vazhduar me programe për punë sezonale bujqësie.

Megjithëse numri i imigrantëve meksikanë mbetet më i larti në vend, në vitet e fundit ka filluar të bjerë si rezultat i recesionit, përmirësimit të shanseve arsimore dhe ekonomike në Meksikë dhe masave më të rrepta në kufi.

Ndërkohë, grupet e emigrantëve nga India dhe Kina, përfshirë Hong Kongun por jo Taivanin, përbëjnë secili nga 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të imigrantëve. Shumica e tyre vijnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar, studiuar apo për t’u bashkuar me anëtarët e familjes.

Filipinet kanë numrin e katërt më të lartë të imigrantëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me 4 për qind, ndërsa banorët nga Vietnami, El Salvadori, Kuba dhe Korea përbëjnë nga 3 për qind të shifrës së përgjithshme.

Deri në mes të viteve 1960, kufizimet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara favorizonin ardhjen e evropianëve. Megjithatë me miratimin e Ligjit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që parashikonte pranimin e të ardhurve në bazë të aftësive dhe jo të vendit të origjinës, e ndryshoi këtë raport duke anuar nga imigrantët nga Amerika Latine dhe Azia.

Në vitin 1960, evropianët përbënin afro 75 për qind të popullatës imigrante por në vitin 2013, ai numër ra kishte rënë në 11.6 për qind. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i imigrantëve nga Amerika Jugore dhe Qendrore u rrit nga 19 në 54 për qind.

Qershori është Muaji i Trashëgimisë së Imigrantëve në Shtetet e Bashkuara, që nderon arritjet dhe rolin e imigrantëve në historinë dhe kulturën amerikane.

Sipas Anketës së Zyrës së Statistikave për Komunitetet Amerikane, në vitin 2013 popullata emigrante e vendit ishte mbi 41 milionë, ose 13 për qind e popullsisë totale prej 316 milionësh.

Emigrantët meksikanë janë grupi më i madh. 28 për qind e numrit të përgjithshëm prej 41 milionësh të emigrantëve.

Emigracioni meksikan në Shtetet e Bashkuara ka kaluar përmes disa fazave duke filluar që para Luftës së Dytë Botërore, duke vazhduar me programe për punë sezonale bujqësie.

Megjithëse numri i imigrantëve meksikanë mbetet më i larti në vend, në vitet e fundit ka filluar të bjerë si rezultat i recesionit, përmirësimit të shanseve arsimore dhe ekonomike në Meksikë dhe masave më të rrepta në kufi.

Ndërkohë, grupet e emigrantëve nga India dhe Kina, përfshirë Hong Kongun por jo Taivanin, përbëjnë secili nga 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të imigrantëve. Shumica e tyre vijnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar, studiuar apo për t’u bashkuar me anëtarët e familjes.

Filipinet kanë numrin e katërt më të lartë të imigrantëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me 4 për qind, ndërsa banorët nga Vietnami, El Salvadori, Kuba dhe Korea përbëjnë nga 3 për qind të shifrës së përgjithshme.

Deri në mes të viteve 1960, kufizimet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara favorizonin ardhjen e evropianëve. Megjithatë me miratimin e Ligjit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që parashikonte pranimin e të ardhurve në bazë të aftësive dhe jo të vendit të origjinës, e ndryshoi këtë raport duke anuar nga imigrantët nga Amerika Latine dhe Azia.

Në vitin 1960, evropianët përbënin afro 75 për qind të popullatës imigrante por në vitin 2013, ai numër ra kishte rënë në 11.6 për qind. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i imigrantëve nga Amerika Jugore dhe Qendrore u rrit nga 19 në 54 për qind. za

Serbi: Rasti Bytyçi – “fakte të reja”, apo lojë politike?

VOAL – Zyrtarët serbë flasin për “dëshmi të reja” lidhur me vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje shqiptare në vitin 1999. Veprimtarët humanitar druajnë se kjo është lojë në funksion të vizitës së

Ministri serb i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, tha se është shënuar përparim në procesin e ndriçimit të vrasjes së tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova në vitin 1999.

Këto pohime u bënë vetëm tri ditë pasi që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiç, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e tre shtetasve amerikan.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në përfundim të luftës në Kosovë, ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në varrezë masive me duar të lidhura me tela.

Ministri serb tha se ka fakte të reja që dëshmojnë se kishte më shumë njerëz në vendin ku është kryer krimi dhe se ato fakte janë mbledhur nëpërmjet  hetimit të telefonisë celulare.

Pjesa e parë e hetimeve është bërë shumë keq dhe janë lënë anash dëshmi thelbësore. Sot kemi disa dëshmi të reja”, tha ai duke nënvizuar se nuk është as ekspertiza e armëve që ishin përdorur në vitin 1999 nga disa të dyshuar.

Çështja i riaktualizua në Serbi në prag të vizitës së sotme të kryeministrit serb në Washington, i cili tha se rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”.

Në tetor të vitit 2013, ligjvënësit amerikanë Eliot Engel dhe Michael Grimm paraqitën në Kongres një rezolutë me të cilën kërkohej që Beogradi të ndjekë autorët e vrasjes, duke nënvizuar se përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, apo mungesa e tij, duhet të jetë faktor thelbësor në vendosjen e marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Që nga viti 2006, janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Byrtyçi  ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë. Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.

Një nga avokatët e familjes Bytyçi, Praveen Madhiraju, reagoi të martën ndaj pohimeve serbe për zbulimin e fakteve të reja.

Dje u themelua një komision, sot fakte reja? Çfarë lajthitjeje do të ndodhe nesër? Kryeministri Vuçiç nuk mund t’i ikë përgjegjësisë thelbësore dhe aktive në pengimin e hetimeve të besueshme. Duke mbrojtur Goran Radosavljeviçin dhe duke lejuar një mjedis helmues për dëshmitarët, asnjë masë dëshmish nuk mund të tejkalojë sfidat e këtij rasti. Hetime të reja e të besueshme duhet të cohën përpara dhe zyrtarët amerikan nuk duhet të mashtrohen duke menduar se ky është përparimi i premtuar nga kryeministri Vuçiç”, shkruan ai duke ngritur tri çështje që kërkojnë përgjigje: “Nëse këto dëshmi janë aq të rëndësishme, përse duhet një komision. Çfarë mund të shtojë një komision jo shtetëror i drejtuar nga një gazetar?  Këto dëshmi qartazi nuk janë gjetur dje, përse janë shpallur dje përveçse për të siguruar një mbulesë politike?  Përse nuk krijohet një mjedis i sigurt për dëshmitarët, në vend se të sigurohet ai mjedis për Goran Radosavleviçin?”

Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, shkruan se dëshmitë flasin që vrasja e vëllezërve Bytyçi është urdhëruar nga qarqe të larta të qeverisë jugosllave dhe nëpërmjet Goran  Radosavleviçit, i njohur me nofkën Guri, një ish gjeneral i policisë serbe. Aktualisht ai është në Këshillin Drejtues të Partisë Përparimtare serbe të kryeministrit Vuçiç.

Edhe organizata Human Rights Watch, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të kërkojnë nga Serbia hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës, duke vënë theksin tek vrasja e vëllezërve Bytyçi./za

GRAHAM – KANDIDAT PËR GARËN PRESIDENCIALE

Senatori republikan Lindsey Graham i shtetit të Karolinës së Jugut, një mbrojtës agresiv i ndërhyrjes ushtarake amerikane në konflikte jashtë vendit, ju bashkua të hënën kandidatëve që duan të marrin emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2016.

Ai është kandidati i nëntë dhe senatori i katërt republikan që njofton kandidaturën. Senatorë të tjerë republikanë që kanë njoftuar kandidaturën janë Ted Cruz i Teksasit, Marco Rubio i Floridës dhe Rand Paul i Kentakit.

Graham e njoftoi kandidaturën nga shteti i tij i Karolinës së Jugut. Ai i tha përkrahësve se dëshiron të bëhet president “për t’i mundur armiqtë të cilët përpiqen të na vrasin.” Ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të bashkëjetojnë dot kurrë në paqe me islamin radikal.”

Graham, një kritik i vazhdueshëm i Presidentit Barack Obama për “mungesën e vëmendjes së duhur ndaj politikës së jashtme amerikane”, tha se politikat e udhëheqësit amerikan “na kanë bërë më pak të sigurtë.”

Anketat tregojnë se 59-vjeçari Graham gëzon pak mbështetje mes zgjedhësve republikanë, por numri i kandidatëve republikanë është aq i madh, saqë asnjëri prej tyre nuk ka dalë si një kandidat i fortë për të marrë emërimin e partisë.

Graham, ish-jurist për Forcën Ajrore, i cili në 20 vitet e fundit ka qenë kongresmen dhe senator, tha se ai ka më tepër eksperiencë për çështjen e  sigurisë kombëtare, se sa ndonjëri prej kandiadtëve të tjerë që janë përfshirë në garë. Ai bëri thirrje për më tepër bashkëpunim mes të dy partive në Uashington për çështje të rëndësishme.

Ai ka qenë një aleat i afërt politik me kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Senatorin John Mc Cain, i cili e humbi garën me kandidatin demokrat, Barak Obama. za

SHBA VLERËSON PËRPJEKJET PËR DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKËS

 

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti sot “lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë nga partitë e tjera”. PD tërhoqi kandidatin e saj në Këlcyrë pas dyshimeve mbi të kaluarën e tij

Në Shqipëri ambasada amerikane vlerësoi sot përpjekjet që po bëhen për dekriminalizimin, pas vendimit të partisë demokratike për të tërhequr kandidatin e saj në Këlcyrë per zgjedhjet vendore të 21 qershorit

Partia demokratike nuk ka nxjerrë asnjë njoftim zyrtar për këtë rast, ndërkohë që ka kërkuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve crregjistrimin e kandidatit Gentian Muhametit. Burime nga Partia demokratike thanë se drejtuesit e saj e kanë thirrur për të sqaruar të kaluarën e tij, por ai ka mohuar të ketë patur probleme, ndonëse ai dyshohet që të jetë dënuar nga një gjykatë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Ambasada amerikane shkruan se “përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë nga partitë e tjera mbi dekriminalizimin”, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”.

Në fund të muajit Prill, pak përpara se të mbyllej afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve, Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se kishin “identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale” dhe se ishin “duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politikë”. Ndërsa pak javë më vonë në një intervsitë për Revistën Java, ambasadori Lu, tha se disa nga këta emra ishin hequr dhe se shpresonte se do të hiqeshin më shumë, por pa dhënë detaje të tjera. za

SHBA – NDIHMË VIETNAMIT PËR PATRULLIMIN E KUFIJVE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter premtoi një ndihmë prej 18 milionë dollarësh për Vietnamin, që të blejë anije të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, për patrullimin e kufijve. Synimi i kësaj ndihme është përmirësimi i kapacitetit të mbrojtjes që ka vendi.

Sekretari Carter ndodhet në vendin komunist, me qëllim që të fuqizojë lidhjet ushtarake mes të dy vendeve. Pjesë e kësaj përpjekjeje ishte nënshkrimi me homologun e tij vietnamez, i “deklaratës së vizionit”, një udhëzues për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kjo përfshin ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Vietnamin që ai të përgatitet për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të turneut të tij 11-ditor në rajonin e Azi-Paqësorit, zoti Carter bëri thirrje që të gjitha vendet që kanë pretendime territoriale për Detin Kinës Jugore t’i ndalin veprimet për zaptimin e ishujve në të. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër militarizimit dhe krijimit të tensioneve në rajon.

Vietnami është një prej vendeve  që kanë projekte për ndërtimin e ishujve në Detin Kinës Jugore. Kina po punon me projektin më të madh, duke shtuar tensionet rajonale, mes shqetësimeve për militarizimin e tij. za

Sekretari Kerry e merr veten pas akidentit me biçikletë

 

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kthehet sot në Shtetet e Bashkuara, nga Zvicra ku ishte shtruar në spital.

Sekretari Kerry theu këmbën gjatë një aksidenti me biçikletë në Scionzier të Francës, rreth 40 kilometra larg kufirit me Zvicrën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se zoti Kerry qëndroi për një natë në spital, për të qenë në vëzhgimin e mjekëve, dhe se sot ai kthehet në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi tha se sekretari Kerry është në gjendje të mirë shpirtërore dhe ka qëndruar aktiv, duke bërë disa telefonata, mes tyre edhe presidentin Obama.

Zoti Kerry, që gjatë aksidentit theu femurin, do ta vazhdojë trajtimin në Boston. Një zëdhënës tha se për shkak se dëmtimi ishte pranë vendit ku ai ka patur edhe më parë një ndërhyrje kirurgjike, ai do të trajtohet nga i njëjti mjek që kreu operacionin e parë.

Zoti Kerry ndodhej në Zvicër për bisedime me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohammad Javad Zarif që synojnë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore deri më 30 qershor. za

PETRAEUS – KUNDËR IS-it EDHE USHTRI, EDHE POLITIKË

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë në një intervistë për BBC-në se militantët e Shtetit Islamik mund të mposhten vetëm përmes qasjes së dyfishtë – ushtarake dhe politike.

Ai e ka përshkruar grupin ekstremist si “armik të frikshëm”.

“Është vërtet një ushtri konvencionale që ka edhe elemente të kryengritjes, edhe elemente të rëndësishme terroriste”, ka thënë Petraeus.

I pyetur të krahasojë Shtetin Islamik me Al Kaidën – paraardhëse e tij në Irak, Petraeus ka thënë se Al Kaida “ka më shumë rrënjë në Irak dhe numër më të madh se IS-i“. rel


Send this to a friend