Liderët demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA thanë se demokratët kanë vota të mjaftueshme për të mbështetur veton presidenciale të presidentit Barack Obama, për të refuzuar rezolutën e cila kundërshton marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Liderët republikanë pritet që muajin e ardhshëm t’i dërgojnë presidentit Obama, rezolutën për refuzimin e marrëveshjes, gjë e cila nxitë që presidenti të përdorë veto në Kongresë, për ta hedhur poshtë rezolutën.
Demokratja Nancy Pelosi i ka thënë agjencisë AP se nëse do të votohej sot për të hedhur poshtë rezolutën, demokratët do të kishin vota të mjaftueshme për të mbështetur Obamën.
Gjithsesi ajo nuk pranoi që të tregojë se sa vota janë deri më tani në favor të Obamës.
Këto komente të Pelosit vijnë pasi edhe tre senatorë- dy demokratë dhe një i pavarur- kanë njoftuar se do të mbështesin marrëveshjen.
Deri më tani 26 persona janë deklaruar pro marrëveshjes, ndërkaq duhen edhe 34 vota për të mbështetur veton presidenciale.
Republikanët pritet që në Kongres dhe në Senat të votojnë kundër marrëveshjes.
Tre demokratë të tjerë në Senatin e Shteteve të Bashkuara kanë shpallur se do ta mbështesin marrëveshjen atomike të fuqive botërore me Iranin, duke e rritur në 23 numrin e atyre që e mbështesin marrëveshjen dhe i shtojnë gjasët që presidenti Barack Obama, do të ketë të drejtë t’i bëjë veto përpjekjes së repbulikanëve për ta bllokuar marrëveshjen.
Për ta pasur këtë të drejtë, zotit Obama i duhen së paku 34 vota në Senatin amerikan, që dominohet nga republikanët.
Nga ana tjetër, në Dhomën Përfaqësuese, që po ashtu dominohet nga republikanët, tashmë 48 demokratë janë shprehur në favor të marrëveshjes, ndërsa Obamës i duhen gjithsej 146 vota për të pasur të drejtë të vetos.
Lideri i shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell, pardje ka pranuar se Obama “ka gjasë të mëdha për sukses” në sigurimin e mbështetjes së mjaftueshme për ta siguruar të drejtën e vetos kundër përpjekjeve për bllokimin e marrëveshjes.
Presidenti amerikan Barack Obama ka “gjasa të mira për të qenë i suksesshëm”, në përballje me republikanët në Kongres lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ka thënë lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell.
Republikanët të cilët janë shumicë në Senat pritet që të refuzojnë marrëveshjen e Iranit dhe të bëjnë një rezolutë që ka për qëllim dënimin e kësaj marrëveshjeje.
Por Obama mund të vendosë veto për këtë rezolutë dhe është në pikëpyetje nëse republikanët mund t’i sigurojnë dy të tretat e votave që duhet për të rrëzuar veton presidenciale.
McConnel gjatë një takimi në Kuntucky foli për vështirrësitë e arritjes së votave për të hedhur poshtë veton.
Obamës i duhet që 34 senatorë demokratë të përkrahin veton e tij dhe deri tani 20 kanë deklaruar se do të bëjnë një gjë të tillë.
Në Kongres, 146 demokratë duhet të mbështesin veton dhe deri më tash 48 kongresistë janë shprehur se do ta përkrahin marrëveshjen.
“Ai mund të fitoi me një të tretat e votave plus me votat në Kongres”, ka thënë McConnell.
“Prandaj ai ka shumë gjasa që të tregohet i suksesshëm”, ka thënë tutje ai.
Pranimi publik i McConellit se Obama ka përparësi reflekton në atë se çfarë qëndrimesh po shprehin privatisht demokratët dhe republikanët. Komentet e tij vijnë në kohën kur dy palët janë duke shpenzuar miliona dollarë në fushatën e tyre për të bindur ligjvënësit e tyre se si të votojnë për këtë marrëveshje.
McConnell tha se ai do të ishte i befasuar nëse ndonjë republikan në Senat do të mbështeste marrëveshjen. Ai shtoi se edhe nëse Obama fiton, marrëveshja mund të rishikohet nga presidenti i ardhshëm, i cili edhe mund të jetë nga radhët e republikanëve.
“Fushata e presidentit për të miratuar këtë marrëveshje do të varet krejtësisht nga demokratët”, ka thënë ai.
Deri tani, senatori demokrat Chuck Schumer është deklaruar kundër marrëveshjes. Po ashtu edhe Robert Menendez ka lënë të nënkuptohet se është kundër marrëveshjes bërthamore me Republikën Islamike.
Republikani McConnel thotë se qëndrime të tilla opozitare në mesin e demokratëve, për repubikanët janë ndihmë.
“Shpresojmë që do ta mposhtim por procedurat qartazi janë në favorin e presidentit. Por do të shohim”, ka thënë ai.
McConnell ka thënë se marrëveshja me Iranin nuk është e mirë më shumë aspekte.
“Ajo i lë iranianët të aftë për të zhvilluar kapacitete bërthamore. Irani është sponsori më i madh i terrorizmit në botë sot”, ka thënë McConnel.
Voal ch duke iu referuar shtypit amerikan shkruan se për pesë muaj do të nisi gara për Shtëpinë e Bardhë, me kandidatë të ndryshëm për presidencialet 2016. Nga Partia Demokratike, sfiduesit janë vetëm tre ose katër, nga ana tjetër 17.
Kanë lajmëruar kandidaturën e tyre midis republikanëve katër senatorë, një ish-senator, katër guvernatirë dhe pesë ish-guvernatorë dhe një menaxhere që është Carly Fiorina, që ishte edhe CEO e Hewlett/Packard dhe është e vetmja grua, neo-kirurgu i famshëm – Ben Carson, një superkonservator dhe i vetmi me ngjyrë si dhe ekocentristi miliarder Donald Trump.
E nisim prenj senatorëve, me rradhë, ata janë: Ted Cruz, nga Texas, afër me Tea Party; Rand Paul, nga Kentucky, liberal; Marco Rubio, nga Florida, me origjinë kubaneze e Lindsey Graham, nga karolina e Jugut, ekspert i mbrojtjes dhe sigurisë. Ish-senatori është Rick Santorum nga Pennsylvania, një katolik integralist.
Nga kandidaturat e ish-guvernatorëve sipas rradhës: Mike Huckabee, Arkansas, veteran i zgjedhjeve paraprake, sepse ka marrë pjesë edhe në 2008 e 2012; George Pataki, Shteti New York: Rick Perry, Texas, që po e riprovon pas flopit të 2012, duke kujtuar se ka drejtuar për dy mandate ekonominë e dymbëdhjetë më të madhe të botës; Jeb Bush, Florida, bir dhe vëlla i Presidentëve të 41° e 43° të SHBA dhe dhe Jim Gilmore, Virginia.
Ish-guvernatorët janë ai i New Jersey, Chris Christie; i Louisiana, Bobby Jindal, me origjinë indiane, ai i Wisconsin Scott Walker dhe i fundit ish-guvernatori i Ohio John Kasich.
Nga ana e demokratëve lista nis me: Hillary Rodham Clinton, ish First Lady, ish-senatore e Stato di New York dhe ish Sekretare e Shtetit, kandidate në zgjedhjet e 2008, kur u mund nga Barack Obama, nga outsideri Bernie Sanders, senator i Vermontit që autodefinohet si “socialist” dhe ish-guvernatori i Maryland Martin O’Malley. Kësaj liste mund t’i shtohet edhe zvpresidenti aktual Joe Biden, politikan me karierë shumë të gjatë.
Kush do të jetë Presidenti i SHBA midis tyre ?
Administrata Obama paralajmëroi Kinën mbi përdorimin e agjentëve në tokën e Shteteve të Bashkuara, raporton gazeta New York Times.
Pekini po drejton një fushatë globale për të riatdhesuar të arratisurit kinezë dhe për të rimarrë fondet e paligjdhme, shkruan gazeta duke cituar zyrtarë anonimë të SHBA-së.
Sipas raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar tashmë zyrtarët kinezë në lidhje me këto aktivitete.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të bëjë një vizitë shtetërore në SHBA, muajin e ardhshëm.
Gazeta New York Times shkruan se agjentët e fshehtë janë duke punuar nën udhëheqjen e Ministrisë kineze për Sigurinë Publike dhe hyjnë në SHBA, sipas të gjitha gjasave, me viza turistike ose tregtare.
Manjati i pronave të patundshme, Donald Trump, i cili kryeson garën republikane në Shtetet e Bashkuara për të marrë emërimin për garën presidenciale 2016, është përgjigjur me indiferencë të topitur ndaj anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO.
“Të jem i sinqertë me ju, nuk do të brengosesha shumë nëse Ukraina anëtarësohet në NATO ose jo. Nëse po, mirë. Nëse jo, mirë”, ka thënë Trump për televizionin NBC.
Në një intervistë të zgjeruar, Trump ka folur shkurtimisht për Ukrainën, e cila është ngërthyer në një luftë me separatistët pro-rusë, që ka shpërthyer pasi Kremlini ka aneksuar Krimenë, në mars të vitit 2014.
Zgjerimi drejt lindjes i NATO-s ka zemëruar Moskën, ashtu si edhe deklaratat e liderëve pro-perëndimorë të Ukrainës dhe të zyrtarëve të NATO-s për anëtarësimin e mundshëm të Kievit në aleancën ushtarake.
Në intervistën për televizionin NBC, Trump po ashtu ka thënë se Evropa duhet të mbajë barrën e përgjegjësisë për t’u ngritur kundër Rusisë në konfliktin në Ukrainë.
“Nuk më pëlqen se çfarë po ndodh në Ukrainë. Por ky është vërtet një problem që prek Evropën shumë më shumë sesa neve”, ka thënë Trump.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për të ndëshkuar Rusinë me sanksione.
Rreth 6,400 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe atyre rebele, qysh në prill të vitit 2014.
Trump ka akuzuar Gjermaninë, kancelarja e së cilës, Angela Merkel, ka qenë një kritike thumbuese e Rusisë në konflikt.
“Nuk parapëlqej që ne të jemi kundër Rusisë për Ukrainën, kur Gjermania qëndron duarkryq dhe pranon gjithë naftën dhe gazin që mund të marrë nga Rusia”, ka thënë Trump.
Bashkimi Evropian merr rreth 30 përqind të gazit natyror nga Rusia, e cila raportohet se ka rritur furnizimet e saj me gaz në Gjermani për afro 50 përqind, në çerekun e dytë të këtij viti.
Trump, njëri prej miliarderëve më të zëshëm në SHBA, po e financon vetë fushatën e tij dhe ka thënë se është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë për këtë qëllim.
Më 14 gusht, ai ka thënë se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë “shkatërruar bukur mirë” nën presidentin Barack Obama dhe, nëse ai zgjidhet, “ai do të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin”.
I pyetur nëse do të rrokulliste sanksionet kundër Rusisë, Trump ka thënë se “kjo varet”, edhe Rusia “duhet të sillet mirë”.
Trump po ashtu ka bërë deklarata të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke u zotuar se, nëse zgjidhet, ai do të kthejë prapa të gjithë emigrantët e paligjshëm. (v.tela)
Flamuri amerikan u valvit sot në ambasadën e SHBA në Havanë për herë të parë që nga viti 1961, pas një ndërprerjeje në marrëdhëniet diplomatike që zgjati më shumë se pesë dekada. Sekretari amerikan i Shtetit ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, që shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve.
Flamuri amerikan u ngrit nga marinsat nën tingujt e himnit kombëtar të SHBA.
Para kësaj, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbajti fjalën e përshëndetjes, ku bëri thirrje për hapjen politike të Kubës që qeveriset nga komunistët.
“Ne jemi të bindur se do të ishte në interes të popullit të Kubës një demokraci e vërtetë, ku njerëzit të jenë të lirë të zgjedhin udhëheqësit e tyre, të shprehin idetë e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre,” tha zoti Kerry.
Por ai tha se politikat amerikane në të kaluarën nuk çuan në demokraci dhe shtoi se e ardhmja e Kubës u takon kubanëve ta ndërtojnë.
Zoti Kerry foli edhe në spanjisht, duke thënë se hapja diplomatike do të jetë diçka e mirë si për popullin kuban ashtu edhe për atë amerikan.
Ai tha se nuk ka arsye për të patur frikë nga kjo.
Ngjarja e sotme në Havanë shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve.
Ambasada e SHBA dhe ajo e Kubës u rihapën më 20 korrik të këtij viti.
Muajin e kaluar, qeveria kubane organizoi një ceremoni të madhe për rihapjen e ambasadës së saj në Uashington, ndërsa SHBA vendosën ta shtyjnë ceremoninë e tyre në pritje të vizitës së zotit Kerry në Havanë.
Sekretari Kerry u bë sekretari i parë amerikan i shtetit që viziton Kubën në 70 vjet.
Ai shoqërohej nga disa anëtarë të Kongresit dhe tre ish marinsa amerikanë të moshuar, të cilët në janar të vitit 1961 ulën flamurin për herë të fundit në Havanë.
Megjithatë disa çështje nga gjysmë shekulli armiqësie midis SHBA dhe Kubës ende kanë mbetur pa u zgjidhur.
“Ne besojnë se gjërat nuk po shkojnë si duhet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është vendimtare për nxitjen e demokracisë gjatë këtij procesi politik,” thotë disidenti kuban Antonio Rodiles.
Para nisjes për në Kubë, zoti Kerry komentoi në rrjetin Telemundo lidhur me pritshmëritë për të ardhmen.
“Shpresojmë se vetë qeveria e Kubës do të marrë vendime që do të fillojnë të ndryshojnë gjërat, pra nuk mund të bëhet krahasimi i një muaji e gjysmë që kur kemi përfunduar marrëveshjen me 54 vite.”
Në muajin prill, Presidenti Barak Obama tha se bisedimet historike me homologun e tij kuban Raul Kastro mund të shërbenin si pikë kthese që të dy vendet të punonin në drejtim të rivendosjes së lidhjeve diplomatike.
Takimi shënoi herën e parë pas shumë dekadash që udhëheqësit e dy vendeve zhvillonin bisedime të drejtpërdrejta.
Që atëherë, ka patur negociata për të lehtësuar kufizimet e biznesit, të tregtisë dhe të udhëtimit.
Megjithatë, kubanët mund të mos shohin ndryshime të menjëhershme në jetën e tyre të përditshme deri në heqjen e embargos shumëvjeçare.
Presidenti Obama ka shprehur mbështetje për heqjen e embargos, që iu vu për herë të parë Kubës në vitet 1960.
Shtetet e Bashkuara rihapin sot ambasadën e tyre në Havana të Kubës, mbi 54 vjet pas mbylljes së saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, merr pjesë në ceremoninë e hapjes, e cila sinjalizon ngrohjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kuba ka rihapur ambasadën e saj në Uashington muajin e kaluar.
Tre marinsa, të cilët kanë ulur flamurin amerikan për herë të fundit në Havana, më 4 janar të vitit 1961, do ta ngrenë atë në ceremoninë e sotme.
Ata janë tani në pension dhe në fund të 70-tave.
Kerry do të bëhet Sekretari i parë amerikan i Shtetit që do të vizitojë Kubën në 70 vjet.
Lideri i Kubës, Raul Castro, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, janë pajtuar për rivendosjen e marrëdhënieve në dhjetor të vitit të kaluar.
VOAL – Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë telefonatë ish presidentit Jimmy Carter e i ka uruar një “shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan voal.ch. “Amerika është me ty.” “Mendimet tona dhe lutjet tona janë për ty dhe për familjen tënde.”
Jimmy Carter, 90 vjeç, presidenti i 39-të amerikan, shpalli se ka kancer në disa pjesë të trupit dhe do t’iu nënshtrohet trajtimeve të nevojshme.ANSA
Hillary Rodham Clinton më 11 gusht ia ka dorëzuar serverin e postës së saj personale elektronike FBI-së, të cilën ajo e kishte përdorur derisa ishte Sekretare e Shtetit.
Kjo gjë ishte kërkuar qe disa muaj nga republikanët në Kongresin amerikan.
Vendimi që hetimet të vazhdojnë për emailin që kishte përdorur Clinton, vjen në kohën kur ajo ka shpallur kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
FBI-ja dhe Kongresi janë duke hetuar nëse informacione të klasifkuara janë dërguar nga emaili personal i Clinton.
Zëdhënësi i fushatës së Clinton, Nick Merrill tha se ajo “u zotua të bashkëpunojë në hetimin qeveritar, dhe nëse ka pyetje të tjera, ajo do të përgjigjet”.
Clinton më herët kishte refuzuar kërkesën e republikanëve që të dorëzojë serverin.
Ky vendim i saj vjen pasi Departamenti i Shtetit tha se komuniteti i inteligjencës rekomandon se pjesë të postës së saj elektronike mund t’iu vendoset statusi top sekret.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se ka gjasa që Kina dhe Rusia lexojnë postën së tij elektronike.
“Ka shumë mundësi… Unë shkruaj email duke pasur parasysh edhe këtë mundësi”, ka thënë Kerry për CBS Evening News, kur u pyet nëse mendon se këto dy shtete lexojnë postën e tij elektronike.
“Ka gjasa që ndodhë një gjë e tillë… dhe unë e di se ata kanë sulmuar disa interesa amerikane në këto ditët e fundit”, ka thënë ai.
“Për fat të keq, ne jetojmë në një botë ku një numër i shteteve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, vazhdimisht kanë qenë në të përfshirë në sulme kibernetike kundër interesave amerikane, kundër qeverisë amerikane. Ky është një shqetësim i madh”, tha Sekretari Kerry.
Rusia dyshohet se ka sulmuar së fundmi sistemin e postës elektronike të Stafit të Shefave të personelit në Shtëpinë e Bardhë. Kina dyshohet se qëndron prapa sulmeve kibernetike, që kanë vjedhur një numër të madh të të dhënave personale të punëtorëve federalë.
Misioni amerikan në NATO tha se ka dislokuar aeroplanë luftarakë F-16 në një bazë ajrore turke, ndërkohë që vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit kundër militantëve Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Ankaraja e hapi bazën e Inçirlikut për operacionet luftarake kundër ISIS-it muajin e kaluar dhe ka filluar njëkohësisht filluar fushatën e saj ajrore kundër Shtetit Islamik dhe grupi separatist kurd, PKK.
Gjashtë avionë F-16 janë dërguar në Inçirlik nga Baza ajrore e Avianos në Itali, së bashku me një personel prej 300 vetash.
Edhe mbrëmë gjatë natës vazhduan operacionet e përditshme nga ajri kundër ISIS-it, ku forcat e udhëhequra nga SHBA kanë kryer 16 sulme ajrore në Irak dhe shtatë në Siri.
Javën e kaluar, Pentagoni tha se forcat amerikane në Turqi kryen sulmin e tyre të parë kundër luftëtarëve të shtetit islamik në Siri. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se sulmi i parë u krye kryer nga një avion pa pilot në të njëjtën ditë që avionë të telekomanduar amerikanë dhe të tjerë filluan të arrijnë në Inçirlik.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara po planifikojnë veprime të përbashkëta ushtarake për të spastruar militantët nga një zonë e Sirisë pranë kufirit turk.
VOAL – NJU JORK, 9 GUSHT – Njëzet e nëntë shkencëtarë të shquar të Amerikës, përfshirë fitues të çmimit Nobel, prodhues veteranë të armëve bërthamore dhe ish këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë për shkencën, i dërguan letër të shtunën Presidentit Obama për ta vlerësuar marrëveshjen me Iranin, duke e quajtur atë novatore dhe të rreptë, shkruan voal.ch, duke iu referuar numrit të sotëm të New York Times.
Letra, e nënshkruar nga disa prej ekspertëve më të famshëm të botës për armët bërthamore dhe kontrollin e armëve, arrin ndërkohë që Presidenti Obama po lobon me Kongresin, me publikun amerikan dhe aleatët e vendit për ta përkrahur marrëveshjen.
Në dy faqet e saj letra mund t’i japë Shtëpisë së Bardhë argumente pas goditjes që Presidenti Obama pësoi të enjten, kur Senatori Chuck Schumer i Nju Jorkut, një demokrat dhe ndër hebrejtë më me ndikimin në Kongrss, shpalli se do ta kundërshtojë marrëveshjen, e cila i kërkon Iranit të ndërpresë programin bërthamor dhe të lejojë inspektimet në shkëmbim të heqjes së embargos dhe sanksioneve financiare.
Firma e parë e letrës është nga Richard L. Garwin, fizikan që ndihmoi në krijimin e bombës së parë me hidrogjen në botë dhe këshilltar për një kohë të gjatë i Uashingtonit për armët bërthamore dhe kontrollin e armëve. Ai është një ndër të fundit fizikanë ende në jetë nga ata që ndihmuan në hyrjen në epokën bërthamore.
Gjithashtu ka firmosur Siegfried S. Hecker, profesor në Stanford, i cili në vitet 1986-1997, drejtor në laboratorin e armëve të Los Alamos në New Mexico, vendlindjen e bombës. Fabrika podhoi dizajne për shumicën e aresenatit bërthamor të vendit.
Firmosës të tjerë të shquar përfshijnë Freeman Dyson i Princetonit, Sidney Drell i Stanford it dhe Rush D. Holt, fizikan dhe ish anëtar i Kongresit, i cili tani udhëheq Shoqatën Amerikane të Përparimit të Shkencës, shoqata më e madhe shkencore e botës.
Shumica e 29 firmosësve janë fizikanë dhe shumë prej tyre kanë atë të cilën qeveria e quan besueshmëri e lartë – duke pasur një akses në një kategori speciale të informacionit sekret që ka të bëjë me dizajnin e armëve bërthamore dhe është konsideruar i barasvlefshëm me kategorinë e sekreteve më të mëdha ushtarake.
Shumë prej tyre kanë qenë këshilltarë të Kongresit, të Shtëpisë së Bardhë dhe të agjencive federale për dekada të tëra. Për shembull, Frank von Hippel, fizikan në Princeton, i cili shërbeu si ndihmësdrejtor për sigurinë kombëtare në Zyrën e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Klintonit.
Pese fitues të çmimit Nobel që e nënshkruan letrën janë Leon N. Cooper i Brown University; Sheldon L. Glashow i Boston University; David Gross i University of California, Santa Barbara; Burton Richter i Stanfordit; dhe Frank Wilczek i the Massachusetts Institute of Technology.
Letra përdor fjalët “novatore” dhe e “rreptë” disa herë, duke thënë, për shembull, se marrëveshja me Iranin “ka përmbajte më të rreptë se të gjitha negociatat e tjera të realizuara në kuadrin e mospërhapjes bërthamore”.
VOAL – ‘Voting Right Act’, ligji i firmosur nga presidenti Lyndon Johnson që ua dha afroamerikanëve të drejtën për të votuar, i mbush 50 vjet, shkruan voal.ch. E presidenti Barack Obama e feston në fjalimin javor: “E drejta e votës është një e drejtë themelore e çdo demokracie. Dhe ndaj shumëkujt, për shumë kohë, është një e drejtë që iu është mohuar thjesht për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre,” tha Presidenti.
“Ky ligj ka qenë një nga fitoret më të mëdha të vendit tonë për të drejtat qytetare,” tha Presidenti Obama.
WASHINGTON – Presidenti amerikan Barack Obama, tha se organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objektiv Turqinë, është legjitime që Turqia të mbrojë veten, raporton Anadolu Agency.
Obama është takuar me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë për çështjen e politikës së Iranit dhe Lindjes së Mesme.
Sipas Huffington Post Obamës i është drejtuar pyetja “a keni shqetësime se në fushtatën e ndërmarrë ndaj ISIS-it Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan po e pëdor si shkak për të patur si objektiv PKK e cila është aleate me ato që luftojnë në Siri? Ndërsa Obama në përgjigjen e tij ka thënë: “Organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objektiv Turqinë, kjo është një gjë legjitime që Turqit të mbrojnë veten e tyre”.
Krahas kësaj Obama i cili ka theksuar se ISIS është kërcënimi më i madh në rajon dhe se në lidhje me këtë ata kanë biseduar me Turqinë që pikëpamja më e fortë është që duhet të jenë të përqendruar ndaj kësaj tha gjithashtu se në marrëveshjen mbi të cilën jemi duke punuar janë me kujdes rreth se si ti mbyllim ato kufij për luftëtarët e huaj të cilët mundohen të kalojnë në Siri. “Çdo gjë që bëjmë është e bazuar në këtë çështje”, u shpreh ai.
VOAL – NJU JORK, 7 GUSHT – Donald Trump show në debatin e parë mes kandidatëve republikanë për në Shtëpinë e Bardhë, shkruan voal.ch. Por – sipas sondazheve të para mes zgjedhësve të mujndshem të së djathtës pas ballafaqimit televiziv – magnati është ‘i humburi i madh’.
Ndërsa Jeb Bush e Marco Rubio, njofton ANSA, janë dy ‘fituesit’. Siç bën të ditur Politico në një sondazh mes zgjedhësve republikanë të New Hampshire e Iowa, shtetet e para që do të votojnë, Trump është humbësi i madh dhe kritikohet për të gjitha përgjigjet e tij.
Përpjekjet e Presidentit Barak Obama për të bindur Kongresin që të miratojë marrëveshjen bërthamore me Iranin kanë marrë një goditje serioze pasi një ndër aleatët kryesorë të presidentit, Senatori demokrat Chuck Schumer, po e kritikon marrëveshjen.
Senatori tha se pas një analize të hollësishme dhe një reflektimi të kujdesshëm, ka vendosur të votojë kundër dokumentit.
Zoti Schumer, senator nga Nju Jorku, dhe një ndër anëtarët hebraikë më me peshë në Kongres, nxori dje një deklaratë pak pasi një tjetër anëtar hebraik i Kongresit, ligjvënësi Eliot Engel bëri të ditur se do ta kundërshtojë marrëveshjen.
Sekretari i Shtetit John Kerry, një ndër arkitektët e dokumentit, shprehu zhgënjim nga këto deklarata. Sipas deklaratave të një pjese të ligjvënësve, dokumenti ka gjasa të mos miratohet në Kongres. Presidenti Obama ka thënë se do t’i vërë veton votës së Kongresit, por i duhet mbështetja e demokratëve në Kongres për veton.
Dhjetë kandidatët e parë republikanë për president filluan zyrtarisht sezonin e fushatës për zgjedhjet e vitit 2016, me debatin e tyre të parë të zhvilluar në Klivlend të Ohajos. Megjithë publicitetin e madh që ju bë paraprakisht, në shumë mënyra, debati u zhvillua sipas parashikimeve.
Miliarderi Donald Trump la të kuptohet se ai nuk ka për t’u tërhequr së shpejti nga gara dhe se do t’i përgjigjet me ëndje sulmeve ndaj tij.
Por Trump mund të ketë shkaktuar dyshime mes republikanëve lidhur me angazhimin e tij ndaj partisë. Ai ishte kandidati i vetëm i debatit i cili refuzoi të angazhohet se do ta mbështeste të emëruarin e partisë republikane për kandidat presidencial dhe nuk përjashtoi as mundësinë se do të mund të kandidonte si anëtar i pavarur.
“Unë nuk kam për të bërë tani ndonjë premtim”, – tha Trump, kur ai u pyet me ngulm nga njëri prej moderatorëve të debatit. Kjo solli një përgjigje të ashpër nga senatori i Kentakit Rand Paul. “Ai po i bën bisht pyetjes, sepse është mësuar t’i blejë politikanët”. Por në fakt Paul ishte një nga të paktit debatues që e vazhdoi ofensivën ndaj Trumpit në debatin dy orësh.
Me qëndrim kurajoz, Trump po ashtu nuk pranoi të kërkojë falje kur moderatorja Megyn Kelly e televizionit Fox News e pyeti lidhur me komentet fryese që ai i ka bërë në të kaluarën ndaj grave, duke përdorur epitete si “derr i shëndoshë”, “qen dhe që i përkasin llumit”.
“Problemi i madh që ka ky vend është çështja e të qenit korrekt politikisht,” tha Trump. ” Të them të drejtën unë nuk kam kohë për të qenë plotësisht korrekt politikisht. Dhe që të jem i ndershëm me ju, edhe ky vend nuk ka kohë për një gjë të tillë,”- tha ai.
Por disa nga analistët e pyetur pas debatit patën reagime negative ndaj tonit të Donald Trumpit dhe ndaj asaj që ata e shohin si mungesë qartësie për disa çështje.
WASHINGTON – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njofton se ka qëlluar ISIS-in me avionin pa pilot të ngritur nga baza ajrore Incirlik në Turqi.
Zëdhënësja e Pentagonit Laura Seal iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me oparacionet e avionëve të SHBA të ngritur nga Turqia. Duke rikujtuar se avionët pa pilotë të SHBA në fundjavë në kuadër të operacioneve kundër ISIS-it kanë nisur fluturimet nga Turqia por se deri në atë kohë ata nuk kishin ndërmarrë sulme ajo u shpreh: “dje SHBA duke përdorur për herë të parë avionët pa pilotë ka goditur ISIS-in duke u ngritur nga Turqia”.
Seal duke theksuar se këto detyra janë një pjesë e operacioneve të forcave aleate të përbashkëta për të eliminuar plotësisht ISIS-in, theksoi më tej se sulmet e ndërmarra do të jenë brenda përditësimeve të një dite më pas.
Seal ka vënë në dukje se sulmet e ndërmarra janë si rezultat i lejes së dhënë nga Turqia për avionët e SHBA ajo tha se “Turqia dhe vendet e tjera të koalicionit në rajon janë të vendosura të luftojnë kundër ISIS-it për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon”.
Seal gjithashtu ka theksuar se në mbështetje të forcave aleate të përbashkëta ngritja nga Turqia e avionëve do të jetë një vend strategjik për kryerjen e sulmeve kur të jetë e nevojshme.
VOAL – JERUZALEM – Presidenti Barack Obama iu tha liderëve hebrej të SHBA se ka të ngjarë që raketat të bien në Tel Aviv, nëse marrëveshja me Iran bllokohet dhe pason aksioni ushtarak, tha njëri prej tyre të mërkurën, shkruan voal.ch.
Sipas Reuters, në një thirrje të veçantë ndaj hebrejve amerikanë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, një kundërshtar i rreptë i marrëveshjes së 14 korrikut, hodhi poshtë të martën argumentin e administratës Obama se marrëveshja ishte e vetmja mënyrë për ta shmangur luftën e mundshme me Iranin.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA, me shumicë republikane, do të votojnë kundër marrëveshjes kur ligjvënësit të kthehen në punë në Uashington, thanë liderët e tyre të martën, duke krijuar përplasje me presidentin.
Greg Rosenbaum, një nga hebrejtë që u takua me Obamën në Shtëpinë e Bardhë të martën, tha në Radio Izraeli se presidenti qartësoi se ç’do të thotë opsioni që SHBA të bombardojë impiantet bërthamore të Iranit nëse marrëveshja midis fuqive botërore dhe Teheranit dështon.
Netanyahu, në mesazhin drejtuar grupeve hebreje amerikane, përsëritit argumentet se marrëveshja bërthamore nuk është mjaft për të detyrua Iranin të heqë dorë nga projektet bërthamore, çka do të thotë që bomba të bëhet realitet.
Ndërkohë që opinioni hebrej amerikan është i ndarë duke e vënë në vështirësi aleancën SHBA-Izrael, Netanyahu e paraqet opozitën ndaj marrëveshjes me Iranin si jopartiake.
Pasi e zemëroi Shtëpinë e Bardhë duke folur kundër Iranin në Kongres në mars me ftesën e rivalëve republikanë të Partisë Demokratike, gjithnjë sipas Reuters, Netanyahu e paraqet veten si një emisar të një publiku të Izrealit që, siç tregojnë sondazhet, kryesisht pajtohet me mosbesimet e tij për marrëveshjen me Iranin.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon vlerësoi presidentin Barak Obama si “një udhëheqës i guximshëm dhe vizionar” lidhur me planin e avancuar që ai bëri të njohur për pakësimin e ndjeshëm të ndotjes nga dyoksidi i karbonit, të shkaktuar nga uzinat amerikane.
Kërkesa e zotit Obama për pakësimin e çlirimit të gazeve deri në vitin 2030, me 32 për qind më pak se sa niveli i vitit 2005, ka hasur në kundërshtimin e grupeve kryesore të industrisë amerikane, që e kanë kritikuar si një përpjekje tepër të kushtueshme dhe të paligjshme.
Pasi u takua me zotin Obama në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësi i OKB-së tha se ai “e vlerëson së tepërmi përkushtimin e madh që ka treguar presidenti Obama për çështjen e ndryshimeve klimatike, që ditën e parë që e erdhi në post, e deri më sot.”
Zoti Obama tha se kërcënimi nga ndryshimet klimatike është ndoshta çështja kritike me të cilën përballet sot bota. Udhëheqësi amerikan tha se konferenca e Parisit për standartet globale të mjedisit që do të mbahet në dhjetor, duhet të jetë “e suksesshme”.
Të dy udhëheqësit thanë se diskutuan edhe për krizat globale në Siri, Jemen, Libi dhe në Sudanin Jugor.
WASHINGTON – Shtëpia e Bardhë njoftoi se Agjencia Amerikane e Zbulimit e konfirmoi vdekjen e Liderit Teleban Mullah Omar.
Shtëpia e Bardhë e bëri deklaratën pasi Agjencia afgane e inteligjencës njoftoi javën e kaluar se Mullah Muhammed Omar ka vdekur dy vite më parë. Në deklaratë thuhet se “Agjencia Amerikane e Zbulimit ka konfirmuar vdekjen e ish Liderit Teleban Mullah Omar” dhe theksohet se shkaku i vdekjes nuk është i qartë, por kjo situatë për Afganistanin, i cili ka një përvojë lufte ku kanë humbur jetën mijëra persona për dhjetëra vite me rradhë, është një mundësi për të krijuar një vend më të sigurtë.
Në deklaratë rikujtohet zgjedhja si president e Eshref Gani vitin e kaluar dhe vlerësohet se “Presidenti Barack Obama i dha fund në mënyrë të përgjegjshme luftës në Afganistan, e cila është më e gjata në historinë e SHBA. Por Afganistani vazhdon të jetë një vend i rrezikshëm. Ngjarjet e përgjakshme duke shkaktuar jetë njerëzish në popullatë pengojnë paqen në këtë vend”.
Gjithashu në deklaratë vihet në dukje se me vendimet që Talebanët do të japin në këtë periudhë tranzicioni do të vendoset vazhdimi i luftës apo zgjedhjen e paqes. Më tej komentohet se “Ne inkurajojmë Talebanët që të marrin parasysh thirrjen e një marrëveshjeje të vërtetë për paqe të ofruar nga Presidenti Gani. Ne dhe aleatët ndërkombëtarë do të vazhdojmë të mbështesim presidentin Gani”. aa
U zgjodh juria në rastin e zyrtarit ushtarak rus, i cili është i akuzuar se ka udhëhequr sulmet e talibanëve mbi forcat amerikane në Afganistan.
Irek Hamidullin po përballet me 15 akuza, duke përfshirë ofrimin e mbështetjes materiale për terroristët dhe për tentim vrasjen e një zyrtari ushtarak të Shteteve të Bashkuara.
Fjalimet hapëse do të mbahen në gjykimin e sotëm në Richmond të Virginias dhe pritet që ato të zgjasin 5 ditë.
Ky rast është njëri prej shembujve kryesor të administratës së presidentit Barack Obama, për të treguar përpjekjet se mund të përdoret sistemi i gjykatave për krime i SHBA-ve, për të trajtuar rastet e terroristëve të dyshuar- një veprim ky që është kritikuar gjerësisht nga ligjvënësit të cilët besojnë se rastet e tilla duhet të trajtohen në tribunale ushtarake.
Sipas prokurorëve, Hamidullin është një veteran rus i luftës sovjetike në Afganistan, i cili ka qëndruar në shtet dhe i është bashkuar rrjetit Haqqani, një aleat i talibanëve.
Ai dyshohet se ka udhëhequr tri grupe të kryengritësve në sulmet e vitit 2009, që ndodhën pranë kufrit afgan në provincën Khost. Kur helikopterët amerikanë iu përgjigjën sulmit, thonë prokurorët, kryengritësit tentuan që të qëllonin drejt tyre me armë anti-ajrore. Por koalicioni arriti që t’i largojë ata dhe në këtë sulm nuk pati viktima.
Një tjetër akuzë ndaj Hamidullin është se ai ka dashur të shkatërrojë një avion ushtarak të SHBA-së. Ai akuzohet edhe për konsiracion.
Disa nga akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të dënueshme me burgim të përjetshëm.
Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë një peticion me të cilin kërkohet që Shtetet e Bashkuara ta falin ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, zbulimet e të cilit kanë shkaktuar tmerr ndërkombëtar dhe i kanë dëmtuar raportet me aleatët kryesorë amerikanë.
Në përgjigje të peticionit me 168 mijë mbështetës në faqen në Internet të Shtëpisë së Bardhë, Lisa Monaco, këshilltare për siguri të brendshme e presidentit, Barack Obama, tha mbrëmë se Snowden duhet të ballafaqohet me drejtësi.
“Ai duhet të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara dhe të gjykohet nga porota e kolegëve të tij, e jo të fshihet nën mbulesën e një regjimi autoritar”, tha Lisa Monaco, dhe ka shtuar se “tash ai po largohet nga konsekuencat e veprimeve të tij”.
Edward Snowden ka kërkuar azil në Rusi në vitin 2013, pasi ka zbuluar dokumente për vëzhgimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara në Internet, pastaj incizimet telefonike dhe për spiunimin ndaj aleatëve të jashtëm.
Këto zbulimi kanë shkaktuar ndërmarrjen e reformave në programin e vëzhgimit amerikan, por Shtëpia e Bardhë thotë se ato zbulime e kanë dëmtuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Një avokat i zotit Snowden në Moskë, tha se Shtëpia e Bardhë refuzon ta amnistojë atë për shkaqe “politike” e jo “juridike”.
Presidenti Barack Obama thotë se i duhet të dëgjojë një argument të fortë të bazuar në fakte, të peshuar me kujdes, si kundërvënie ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Duke folur në një konferencë shtypi në Addis Ababa, të Etiopisë, zoti Obama kritikoi retorikën e disa republikanëve me influencë lidhur me marrëveshjen.
Ai tha se “arsyeja përse 99 për qind e botës mendon se është marrëveshje e mirë, ndodh ngaqë kemi një marrëveshje me të vërtetë të mirë.”
Marrëveshja me Iranin është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por megjithë lobimin dhe dëshmitë në Kongres të zyrtarëve të lartë të administratës Obama, marrëveshja ka arritur të ketë mbështetje vetëm nga disa kongresmenë të tjerë.
Në se marrëveshja hidhet poshtë nga Kongresi, Presidenti Obama ka premtuar se do të vetë veton ndaj saj.
Gjatë fjalimit në kryeqytetin kenian, Nairobi, Presidenti amerikan Barack Obama thoa se Kenia ndodhet në udhëkryq, mes rrezikut dhe premtimit të madh.
Zoti Obama ndau parashikimet e tij mbi të ardhmen e vendit të Afrikës Lindore gjatë qëndrimit në atdheun e të atit të tij ku ai u nderua si të ishte nga ai vend.
Presidenti vlerësoi përparimet e Kenias që nga fitorja e pavarësisë nga sundimi kolonial britanik në vitin 1963, e deri tek dhënia fund e sundimit njëpartiak e më pas kapërcimit të dhunës vdekjeprurëse fisnore dhe etnike që shpërtheu në vitin 2007 dhe sundoi atë vend për disa muaj.
Populli i Kenias, tha presidenti, zgjodhi që të mos karakterizohet nga urrejtja e së shkuarës, por zgjodhi një histori më të mirë.
Presidenti Obama tha se e ardhmja e suksesshme e Kenias varet nga tri shtylla kryesore: qeverisje demokratike e fuqishme dhe transparente, zhvillimi ekonomik universal, dhe ndjenja e fortë e identitetit kombëtar që hedh poshtë konfliktet për një ardhme paqësore dhe pajtim.
Presidenti u tha njerëzve të mbledhur se kenianët i presin shumë mundësi përpara, duke theksuar një vizion shprese, në veçanti për të rinjtë.
“Një i ri kenian me ambicie, sot nuk ka nevojë të bëjë atë që bëri gjyshi im duke u larguar. Juve nuk ju duhet të bëni atë që bëri im atë dhe të braktisni shtëpinë për të marrë një arsimim të mirë dhe për më shumë mundësi. Për shkak të progresit të Kenias, dhe të potencialit tuaj, mundeni ta ndërtoni të ardhmen këtu.”
Zoti Obama i bëri thirrje atij vendi që të shtojë përpjekjet për zhdukur korrupsionin, duke thënë se çdo para e dhënë si ryshfet mund të shkojë tek punëtorët e ndershëm.
Zoti Obama i kushtoi vëmendje të veçantë barazisë gjinore, duke thënë se Kenia nuk do të përparojë nëse i trajton vajzat dhe gratë si qytetarë të klasit të dytë. Ai bëri thirrje për dhënien fund të praktikave të martesave të detyruara, gjymtymet gjenitale dhe ndalimi i vajzave që të shkollohen. Këto tradita, tha presidenti, mund të kenë origjinën shekuj më parë por nuk kanë vend në shekullin 21.
Presidenti Obama paralajmëroi se politikat e bazuara vetëm tek fiset dhe përkatësia etnike janë politika që do ta shkatërrojnë vendin. Ndjenja e përbashkët e unitetit kombëtar po ashtu do ta parandalonte Kenian që të përdoret nga grupet terroriste. Zoti Obama shkoi nga Nairobi në Addis Ababa duke u bërë kështu presidenti i parë amerikan që viziton Etiopinë.
Dje, zoti Obama tha se SHBA-ja dhe Kenia qëndrojnë të bashkuara përballë kërcënimit të terrorizmit, por Presidenti Uhuru Kenyatta nuk u shpreh dakord me Presidentin Obama për të drejtat e homoseksualëve.
“Për kenianët sot, çështja e të drejtave të homoseksualëve nuk qëndron. Duam të përqëndrohemi në aspekte të tjera të jetës së përditshme të popullit tonë. Çështjet e shëndetësisë që kemi diskutuar me Presidentin Obama janë vërtet të rëndësishme.”
Shqetësimet për të drejtat e njeriut zënë vend të dukshëm në sfondin e udhëtimit të zotit Obama në Afrikë.
Përpara se të nisej nga SHBA, grupe të të drejtave të njeriut i bënë thirrje që të kërkojë reforma thelbësore të të drejtave të njeriut në Kenia dhe Etiopi.
Presidenti Obama shkon dhe në Etiopi, duke u bërë kështu presidenti i parë amerikan që viziton këtë vend.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për fushatën e goditjeve që ka ndërmarrë Turqia kundër Shtetit Islamik në Siri dhe bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK në Irak.
Deklarata amerikane pason një javë të shoqëruar me akte dhune në Turqi, për të cilat u fajësuan ISIS dhe PKK. Këto dy organizata janë armike të betuara të njëra-tjetrës.
Një zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha sot se Ankaraja po vepron në përputhje me të drejtën e saj “për të vepruar kundër objekteve terroriste” përfshirë edhe goditjet ndaj objekteve të PKK-së në Irakun verior, të cilat përfaqësojnë të parën here që sulmohet PKK nga forcat turke që pas arritjes së marrëveshjes mes kësaj organizate dhe autoriteteve të Ankarasë në 2013.
Zyrtarët turq thonë se sulmet në Siri synojnë të krijojnë një zonë të sigurtë në një pjesë të madhe në veri të vendit.
Kryeministri Ahmet Davutoglu tha dje se operacionet turke të sigurisë do të vazhdojnë të jenë të domosdoshme për sa kohë që Turqisë i kanosen kërcënime.
Burime të PKK-së thanë dje se armëpushimi i arritur mes organizatës së tyre dhe autoriteteve turke në 2013 praktikisht ka marrë fund, pas sulmeve ndaj bazave të partisë në Irakun verior.
Një diplomat i lartë amerkan tha sot përmes llogarisë së tij në Twitter se goditjet turke kundër PKK nuk ndikojnë tek pakti për të forcuar përpjekjet e bashkëpunimit SHBA-Turqi në luftë kundër Shtetit Islamik.
Shtëpia e Bardhë tha sot se e mirëpriti vendimin e Turqisë për të “ngritur fokusin dhe ka përshpejtuar përpjekjet” kundër grupit militant Shteti Islamik.
Këto deklarata u bënë gjatë kohës kur Shtëpia e Bardhë po njoftonte për vizitën e presidentit Barack Obama në Nairobi të Kenias.
Këto komente vijnë një ditë pasi Turqia filloi fushatën e sulmeve ajrore dhe tokësore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri dhe militantëve kurdë në veri të Irakut.
Ankara nuk ka dhënë detaje mbi sulmet në Sirim por tha se ka thënë se forcat ajrore kanë goditur baza të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).
Ata gjithashtu bombarduan baza të IS-it dhe PPK-së përgjatë kufirit me Turqinë.
VOAL – UINTERSET, AJOVA – Kandidatja presidenciale e SHBA Hillary Clinton tha mbrëmë se nuk e ka përdorur llogarinë private për të dërguar ose për të marrë emaile të klasifikuara, kur ishte Sekretare e Shtetit. Kjo deklaratë u dha në përgjigje të letrës së një inspektori të qeverisë këtë javë.
“Unë nuk dërgova ose mora asgjë që ishte e klasifikuar në atë kohë,” tha Clinton në një tubim të fushatës në Iowa.
Kundërthënia e emaileve e ka shoqëruar garën e Clintonit për presidencë, duke ngritur shqetësimin se mos kandidatja kryesore e Partisë Demokrate për presidencë është përpjekur të shmangë transparencën dhe ligjet.
Inspektori i përgjithshëm Charles McCullough, i cili mbikqyr agjencitë inteligjente të SHBA, iu tha kongresmenëve të enjten se të paktën katër emaile nga llogaria private e Sekretares së Shtetit përmbanin informacion të klasifikuar.
Clinton tha mbrëmë se ‘nuk ka ide’ për çfarë emailesh flitet në letër.
Letra e McCullough-it thotë se në një kqyrje të 40 nga rreth 30 000 emaile që ka dërguar ose marrë Clinton gjeti se të paktën katër përmbanin informacion të cilin qeveria e kishte klasifikuar si sekret. Informacioni ishte klasifikuar në kohën kur u dërguan emailet, tha McCullough.
Përdorimi llogarisë private të emaileve, nga një server në shtëpinë e saj në New York, ka nxitur sulmet e kundërshtarëve të saj që nga marsi.
Republikanët kanë akuzuar se Clinton u përpoq të shmangë ligjet duke përdorur sistemet e saj private.
Kryesuesja e Partisë Demokrate në garën e nëntorit 2016, Clinton ka përsëritur vazhdimisht se nuk ka shkelur asnjë ligj apo rregullore duke shmangur një llogari standarde të emaileve të qeverisë.
Ndërsa Clinton nuk ka ndonjë konkurrencë në Partinë Demokrate, në disa sondazhe të fundit shumë votues e konsiderojnë të mosbesueshme, për çka duket se ka ndikuar kundërthënia e emialeve të saj. reuters
VOAL – NAIROBI – U prit nga motra prej babait, Auma, e cila e ka përqafuar ngrohtësisht, sapo Barack Obama mbërriti mbrëmë në bordin e Air Force One në aeroportin ndërkombëtar të Nairobit, ku e filloi udhëtimin e tij të parë në Kenia si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas një ceremonie të shkurtër presidenti u drejtua për në kryeqytet mes turmës së jashtëzakonshme që ishte rreshtuar në të dy anët e rrugës, e kontrolluar nga një siguri e lartë.
Darkën Presidenti Obama e kaloi me familjen e tij.
Nja tridhjetë vetë të ulur në tavolina të gjatë, në mes presidenti Barack Obama, në njërin krah të djathtë gjyshja e njohur si “Mama Sarah” e në krah të majtë motra Auma Obama.
“Ndihem krenar që jam presidenti i parë amerikan që viziton Kenian,” shkroi Obama në faqen e tij në Twitter. “Jam i lumtur që pashë familjen – vazhdon ai – dhe të flas për të ardhmen me të rinjtë kenianë.”
sda-ats
Presidenti Barak Obama mbërriti mbrëmë në Nairobi të Kenias, nën masa të forta sigurie për një vizitë dyditëshe.
Forcat e rendit patrullojnë qytetin që është nën gjendje thuajse izolimi të plotë për vizitën e parë që zhvillon në këtë vend zoti Obama si president i Shteteve të Bashkuara.
Rrugët e qytetit janë pastruar, ndërtesat janë lyer dhe nuk është kursyer asnjë shpenzim për të pritur zotin Obama në një vizitë që kenianët po e cilësojnë si “rikthimin e tij në atdhe”.
Vizita po zhvillohet vonë në mandantin e presidentit Obama, siç mendohet për faktin se Presidentit Uhuru Kenyatta ballafaqohej me akuza për krime kundër njerëzimit. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve e pushoi çështjen për shkak të mungesës së provave. Dy presidentët kanë në plan të takohen gjatë qëndrimit të zotit Obama në Kenia.
Të dielën zoti Obama shkon në Etiopi, duke shënuar të parën herë që një president amerikan viziton këtë vend gjatë mandatit presidencial. Gjatë qëndrimit në Etiopi, zoti Obama pritet të takohet me kryeministrin dhe të flasë para Bashkimit Afrikan që e ka selinë në Adis Abeba.
Grupet për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje presidentit amerikan ta shfrytëzojë turneun për t’u bërë presion këtyre dy vendeve të përmirësojnë praktikat e tyre ndaj të drejtave të njeriut.
Presidenti ndodhet në Afrikë për të marrë pjesë në Takimin Global të Sipërmarrjes. Gjatë qëndrimit në Afrikë ai pritet të nënvizojë shtimin e shkëmbimeve ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës Nënsahariane.
Gazeta New York Times njofton se dy inspektorë federalë i kanë kërkuar Departamentit të Drejtësisë të hapë një hetim penal për të sqaruar nëse zonja Hillary Clinton ka vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket informacioneve sensitive qeveritare në llogarinë private të emailit që ajo përdorte kur ishte sekretare e shtetit. Zonja Clinton ka thënë se në llogarinë e saj të emailit nuk ka patur asnjë informacion të klasifikuar.
Sipas gazetës New York Times, kërkesa erdhi pas një dokumenti të datës 29 qershor, ku inspektorët e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit dhe agjencive të zbulimit thoshin se në llogarinë private të zonjës Clinton ka pasur “qindra emaile që mund të ishin të klasifikuara”.
Sipas gazetës New York Times, nuk është e qartë nëse ndonjë nga informacionet që përmbanin emailet ishte përcaktuar si i klasifikuar nga Departamenti i Shtetit, kur zonja Clinton i kishte marrë ose dërguar ato.
Njoftimet se ish-sekretarja e shtetit kishte përdorur një llogari private emaili për punë zyrtare bënë bujë në muajin mars dhe kjo u kthye menjëherë në një çështje të debatuar për fushatën presidenciale të zonjës Clinton.
Ish sekretarja e shtetit ka thënë se në llogarinë e saj të emailit nuk ka patur asnjë informacion të klasifikuar.
Sipas New York Times-it, zyrtarët e lartë i thanë gazetës se Departamenti i Drejtësisë nuk ka vendosur nëse do të hapë ose jo hetime.
Pas daljes së lajmeve lidhur me llogarinë e saj private, zonja Clinton i kërkoi Departamentit të Shtetit të publikonte emailet e saj. Departamenti po shqyrton aktualisht 55 mijë faqe emaili të zonjës Clinton dhe në fund të qershorit bëri publike paketën e parë me 3000-emaile.
Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar se demonstrata kundër marrëveshjes atomike me Iranin, mbrëmë në Uashington, ishte “tubim pro-luftës”.
Folësi kryesor në këtë demonstratë ishte Ted Cruz, njëri nga kandidatët presidencialë republikanë që ka thënë se sikur të ishte president, do të ishte i gatshëm të ndërmarrë menjëherë sulme ushtarake kundër Iranit.
I pyetur për këtë demonstratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Cruz po mbante “tubim për luftë”, megjithqë ka refuzuar të thotë se të gjithë pjesëmarrësit në demonstratën në Uashington, ishin për luftë.
Zoti Cruz tha se Shtetet e Bashkuara do të bëheshin “sponzori udhëheqës shtetëror dhe financues i terroristëve islamikë radikalë”, sipas marrëveshjes, pasi do t’i tërheqin sanksionet kundër Iranit, në këmbim për kufizimin e aktiviteteve bërthamore iraniane.
Kundërshtarët thonë se tërheqja e sanksioneve do t’i mundësoj Iranit përfitime të më tepër parave, që do të shfrytëzohen për t’i mbështetur ndërmarrjet e veta ushtarake në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët amerikanë thonë se problemet sistemore kanë shkaktuar që një kapacitet ushtarak amerikan, në mënyrë aksidentale ka dërguar antraks të gjallë në 86 laboratore në gjithë botën, për më tepër se një dekadë.
Në një konferencë për gazetarë, mbrëmë në Pentagon, zyrtarët thanë se pjesa më e madhe e antraksit të prodhuar në një kapacitet ushtarak në Utah, përmbante antraks të gjallë, pas përpjekjeve të dështuara për vrasjen e fushës bakteriale.
Pentagoni ka urdhëruar hetime të reja për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për këtë çështje.
Problemi, së pari, është identifikuar në muajin maj, por hetimet kanë dhënë detaje të reja, që tregojnë se problemi shkon larg për më tepër se një dekadë në të kaluarën.
Supozohej se antraksi ishte vrarë me rrezatim para se të dërgohej për përdorim në laboratoret komerciale dhe kapacitetet qeveritare të vendosura në Australi, Britani, Kanada, Gjermani, Itali, Japoni dhe në Korenë Jugore, pastaj në 20 shtete amerikane dhe në Uashington.
Nuk është raportuar për ndonjë sëmundje, por 31 vetëve u janë dhënë ilaçe si masë preventive.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se administrata e presidentit amerikan Barack Obama është në “fazat e fundit” të përpilimit të planit për mbylljen e“sigurtë dhe përgjegjshme” të qendrës së ndalimit në Guantanamo Bay, të Kubës.
Pas përpilimit, plani do t’i dërgohet Kongresit për miratim.
Earnest u tha gazetarëve se puna është e “komplikuar” por është shënuar “përparim i rëndësishëm”.
Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë është duke zgjidhur disa detaje, të tilla si do të munden të tranferohen shumë të ndaluar që kanë mbetur në Guantanamo Bay, të cilët janë të ndjekur penalisht dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar procedura gjyqësor.
Earnëest tha se mbyllja e qendrës në Guantanamo Bay “është prioritet për presidentin”. AI tha se Obama “beson në kjo është në interesin e sigurisë kombëtare që qendra e mbajtjes të mbyllet”.
Anëtarë të Kongresit vazhdimisht kanë ngritur pengesa, në mënyrë që plani i presidentit Barack Obama për mbylljen e kësaj qendre të mbajtjes të mbyllet, ku aty janë të mbajtur anëtarë të Al-Kaidas, luftëtarë talebanë dhe të dyshuar të tjerë për terrorizëm, që prej janarit të vitit 2002.
Mijëra protestues pro-izraelitë kanë protestuar në Times Square të New York-ut më 22 korrik, duke kërkuar që Kongresi amerikan të mos e miratojë marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.
Protestuesit, duke përfshirë edhe politikanë republikanë, grupet hebreje dhe krishterë evangjelistë, kanë brohoritur “Vriteni marrëveshjen”, për të cilën ata thonë se është një kërcënim për Izraelin dhe për sigurinë botërore.
Një prej organizatorëve të protestës, Jeffrey Wiesnfeld, ka thënë se në këtë protestë kanë marrë pjesë më shumë se 10,000 njerëz.
Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe ish-guvernatori i New Yorkut, republikani George Pataki.
“Ne jemi këtu si amerikanë për të folur me një zë, duke thënë që të ndalohet marrëveshja me Iranin menjëherë”, ka thënë ai.
Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet ekonomike kundër Iranit, me qëllim që Republika Islamike të mos ndërtojë armë bërthamore.
Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij turk, Tayyip Erdogan janë pajtuar që të punojnë së bashku në parandalimin e luftëtarëve të huaj, të cilët përmes kufirit të Turqisë, i bashkohen grupit militant Shteti Islamik, thotë Shtëpia e Bardhë.
Të dy liderët, kanë zhvilluar një bisedë telefonike më 22 korrik, ku janë pajtuar gjithashtu që të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik.
Shumica mijëra luftëtarëve të huaj, nga Evropa apo Shtetet e Bashkuara, që i bashkohen Shtetit Islamik në luftë në Siri dhe Irak, kanë hyrë nëpërmjet qyteteve turke në kufi me Sirinë.
Më herët Turqia kishte hezituar që të përfshihej në luftën që po zhvillohej në shtetet e saj fqinje. Por një bombardim i madh i kryer nga Shteti Islamik në qytetin turk që është në kufi me Sirinë, ku u vranë 32 njerëz, duket se ka nxitur Erdoganin në marrjen e masave më të forta.
Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Obama ka dënuar dënimet në qytetin Suruc, si dhe sulmin e dytë, ku u vranë dy policë turqë dhe i ka ofruar ngushëllimet e tij për këto ngjarje.