VOAL

VOAL

Papa në Madison Square Garden: Zoti jeton në qytete, ecën me ne udhëve të jetës së përditshme

Pas përfundimit të vizitës në shkollën e lagjes Harlem, Papa përshkoi Central Park duke përshëndetur mijëra e mijëra besimtarë, për të mbërritur në stadiumin më të famshëm të qytetit, Madison Square Garden ku kremtoi Meshën. Kremtimi i Eukaristisë, shoqëruar nga kori i mrekullueshëm i Katedrales së Shën Patrikut, përmbylli vizitën e Papës në Nju Jork, gjatë së cilës la një mesazh të fortë: “të mësojmë të vështrojmë” për ta “njohur” Zotin që ec nëpër rrugët e qyteteve tona dhe ato i shndërron në një vend vëllazërimi e paqeje.

Arena më e famshme e SHBA-së, tempulli i sportit, i muzikës dhe i convention politike, dje u shndërruar, si në vitin 1979 kur e priti Gjon Palin II, në një Kishë të mbushur me mase 20 mijë besimtarë në një atmosferë feste e vëllazërimi që e priti Papën Françesku.
Krishti është Dritë e jetës së përditshme, në smog të qytetit.

Nën një Kryq druri të Krishtit të kryqëzuar, vërtetë mahnitës, Papa iu drejtua për herë të fundit qytetarëve të Nju Jorkut, “populli”, siç rrëfen Izaia profet në kreun 9, “ ecte në errësirë e pa një dritë të madhe”. Është drita që sjell Krishti në jetë, përsëriti disa herë Papa Bergoglio, në mesin e sukseseve dhe gabimeve tona, frikës e rasteve të jetës së përditshme, në çdo hapësirë të jetës.

“Me profetin sot mund të themi: populli që ecën, merr frymë, jeton brenda “smog-ut”, ka pa një dritë të madhe, ka përjetuar e thithur ajrin e jetës. Të jetosh në një qytet të madh, në kontekstin shumë kulturor me sfida të mëdha, vërejti Papa, është diçka mjaft e ndërlikuar:
“Qytetet e mëdha na kujton pasurinë e fshehur të botës sonë: ndarjet kulturore, traditat e historitë, por ato fshehin edhe fytyrën e shumë njerëzve, “qytetarëve të kategorisë së dytë”.

“Në qytete të mëdha, në zhurmën e trafikut, në “ritmin e ndryshimeve”, mbesin të mbuluar zërat e shumë njerëzve që nuk kanë të ‘drejtën’ e qytetarisë, nuk kanë të drejtën të jenë pjesë e qytetit – të huajt, fëmijët e tyre ( e jo vetëm) që nuk mund të shkollohen, njerëz të privuar nga asistenca shëndetësore, të pastrehët, të moshuari e vetmuar – i kemi nëpër trotuaret tona në një anonimat të pakuptimtë”. Ata janë pjesë e një pejzazhi urban që dalëngadalë bëhet i natyrshëm për sytë tanë e në të veçantë për zemrën tonë.

“Të dish se Jezusi vazhdon t’i përshkojë udhët tona duke u përzier me popullin e vet, duke përfshirë veten e duka na përfshirë të gjithëve në një histori të vetme të shpëtimit, na mbush me shpresë, me atë shpresë që na liron nga izolimi – nga “lidhjet” e zbrazëta, nga analizat abstrakte, apo nga nevoja e sensacioneve të forta – e na hap ndaj tjetrit.

Ai, tha Papa, na fton të shohim në mesin e smog-ut praninë e Zotit, sepse Zoti, ripohoi me forcë Papa është në qytetet tona.. Është Krishti ai që na liron nga anonimati, nga konkurrimi, për të na hapur e orientuar udhës së paqes.

“Zoti jetën udhëve të qyteteve tona; Kisha jeton nëpër qytete tona e dëshiron të jetë tharmi i mbrumit, dëshiron të përzihet me të gjithë, duke shoqëruar të gjithë, duke kumtuar mrekullitë e Atij që është Këshilltar i madhërishëm, Hyj i fuqishëm, Atë përgjithmonë, Princ i paqes”.

Letra e Sofisë së vogël dorëzuar Papës: e kam zemrën e trishtuar, të lutem fol me Presidenti Obama (Fotoreportazh)

Voal po sjell letrën e vogëlushes Sophia Cruz që ia dorëzoi dje Papa Françeskut..

Vogëlushja Sofía Cruz, 5 vjeç, kishte ardhur nga Los Angeles në Washington, D.C. me një mision që t’i dorëzonte në dorë Atit të Shenjtë letrën në emër të 5 milionë fëmijëve të bijve emigrantë të paligjshëm që rrezikojnë të deportohen. Dhe dëshira e kësaj fëmije u realizua. Sofia ishte pjesë e delegacionit prej 6 fëmijëve dhe 19 të rriturve që kishin ardhur nga Kisha e tyre në Kaliforni për këtë mision të shenjtë, tashmë i përmbushur. Po ju sjellim fragmente nga letra bashkë me foto:

 

sofia 1

sofia 3

sofia 2sofia 4

Shtator 15, 2015

I shenjti Papa Françesko

Më quajnë Sophie Cruz,

jam 5 vjeçe, qytetare amerikane me rrënjë meksikane,

jetoj në Kaliforni në zemrën e agrikulturës.

I dashur Papa Françesko,

dëshiroj të të them se zemra ime është e trishtuar…

andaj ju lutem që të flisni me Presidentin Barack Obama dhe me Kongresin për të legalizuar prindërit e mi sepse unë çdo ditë kam frikë se mos ata m’i marrin.

Unë besoj se kam të drejtë të jetoj me prindërit e mij. Unë e kam të drejtën të jem e lumtur. Babi im punon shumë në një fabrikë të galvanizimit të metaleve.

Të gjithë emigrandët si babi im e ushqejnë këtë vend. Ata meritojnë të jetojnë me dinjitet. Ata meritojnë të jetojnë me respekt.

Ata meritojnë një reformë të ligjit të emigrimit sepse ata e meritojnë vendin tim dhe sepse ata punojnë shumë duke mbledhur portokalle, bostanë, karrota, qepë, spinaq dhe perime të tjera.

….

Thuaji Presidenti Obama, se ne fëmijët jemi shpresa, drita dhe e ardhmja……/EB

…..

letra 1

letra 2

Papa Françesku arrin në Kapitol Hill – pritet me standing ovation (video drejtpërdrejt)

Fjalimi që po mban Papa Françesku cilësohet historik nga mediat ndërkombëtare
VOAL – UASHINGTON, 24 SHTATOR – Kongresi Amerikan me dhoma të bashkuara pret me një standing ovation Papa Françeskun, i cili sapo ka arritur në sallën plenare. Minuta të tëra duatrokitjesh të kongresmenveë dhe senaorëve, të gjithë të ngritur në këmbë.
Papa iu është përgjigjur duke i përshëndetur me duar. Para se të ngjitet në foltore ka shtrënguar duart me Sekretarin e Shtetit John Kerry. Në radhët e para janë edhe nënpresidenti Joe Biden, gjithë kabineti i presidentit Barack Obama, anëtarët e Gjykatës Supreme, Sekretari i Thesarit Jacob Lew.

Papa Françesku ka mbërritur në SHBA-të i pritur nga çifti Obama (fotoreportazh)

 

Papa Françesku në aeroportin e Uashingtonit – AFP


Kanë bërë tashmë xhiron e botës fotografitë e çiftit presidencial amerikan Obama së bashku me dy vajzat, që pritën Papën Françesku në bazën ushtarake të Adrews, ndërsa zbriste nga avioni, i cili e sillte këtu nga Kuba. Nder, që iu rezervua vetëm Papës, pasi nuk është kështu për krerët e tjerë të shteteve. Sot, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington. Të shumta, impenjimet e Atit të Shenjtë në SHBA-të, ndër të cilat shenjtërimi i atë Junìpero Serra, por edhe lutja me ipeshkvijtë, fjalimi në Kongres e më pas, në OKB, si edhe vizita në Ground Zero, për të përfunduar me përqafimin e familjeve të Takimit Botëror në Filadelfia
996784_1280x720996779_1280x720
CPlyt7YUwAAmqKR.jpg large 996735_1280x7201

michelle-obama-president-barack-obama-and-their-daughters-malia-left-and-sasha

996790_1280x720

996796_1280x720

f-popeus-a-20150924pope-and-obama

996838_1280x720

Papa Françesku fillon një vizitë historike në SHBA

Voal – Papa Françesku mbërriti në Shtetet e Bashkuara, pas një vizite në ishullin komunist të Kubës.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle, së bashku me nënpresidentin Biden dhe gruan e tij Jill dolën për ta pritur Papën në Bazën amerikane Andrews pranë Uashingtonit.

Të pranishmit që ndodheshin për të pritur Papën, shpërthyen në brohoritje, sapo u ndal avioni me Papën dhe më pas duartrokitjet dhe thirrjet “Mirëse vjen në Shtetet e Bashkuara”, e shoqëruan zbritjen e Atit të Shenjtë nga avioni.

Në Uashington, Papës do t’i rezervohet një pritje si ajo e kryetarëve të shteteve – atë do ta presë Presidenti, si dhe do të mbajë një fjalim para Kongresit.

Në New York, Papa do të mbajë një meshë në Memorialin e 11 shtatorit, tek Qendra Botërore e Tregtisë, ndërsa në Filadelfia ai do të vizitojë një qendër korrektimi.

Vizita e Papës është një gëzim i madh për rreth 69 milionë katolikët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara./ VOA

Zëri i Amerikës: Daniel Serwer: Bashkësia e Komunave serbe në baza etnike për të ardhur keq

Ekspertët analizojnë marrëveshjet Kosovë-Serbi

Festim Gashi

Nënshkrimi i katër marrëveshjeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur polemika të mëdha në Kosovë. Zëri i Amerikës bisedoi me dy analistë që i ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkan, për të marrë mendimin e tyre mbi marrëveshjet. Ndonëse marrëveshjet shihen në përgjithësi si një hap i madh përpara, fakti që Bashkësia e Komunave Serbe është krijuar thjesht në baza etnike, është problematik.

Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe ishte një lëvizje e pritur, thotë analisti i Fondit Marshall, Ivan Vejvoda. Ai thotë se nënshkrimi i katër marrëveshjeve të fundit është një përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Mendoj se lëvizja drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë pozitive dhe është përshëndetur nga komuniteti ndërkombëtar. Mendoj se dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Alekandër Vuçiç, hynë në këto negociata me synimin për të arritur përparim në një numër çështjesh, veçanërisht në krjimin e Bashkësisë së Komunave serbe. Pra, unë mendoj se kjo pritej të ndodhte”.

Ndërsa profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se problemi me marrëveshjen për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe është se ajo parashikon krijimin e një bashkësie komunash në baza etnike.

“Problemi është se Bashkësia e Komunave serbe është përkufizuar në baza etnike. Unë mendoj se kjo është për të ardhur keq dhe unë nuk do të preferoja që kjo të ndodhte”.

Por zoti Serwer thotë se krijimi i Bashkësisë së Komunave serbe ishte parashikuar në Planin e Ahtisarit dhe zbatimi i marrëveshjes së fundit për krijimin e kësaj bashkësie komunash do të realizohet.

“Kjo është në Planin  Ahtisari. Kosovarët janë të detyruar ta zbatojnë Planin Ahtisari dhe ata do të kenë mundësinë ta rregullojnë atë përmes sistemit të tyre ligjor. Sipas mendimit tim, kjo nuk ishte mënyra më e mirë, por ajo mund, duhet dhe do të bëhet”.     

Ndërsa analisti Vejvoda thotë se në fund marrëveshja për Bashkësinë e Komunave serbe do të zbatohet pasi Kosova dhe Serbia duan të përparojnë në përpjekjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Është e vështirë të parashikohet se si do të shkoj procesi i zbatimit të kësaj marrëveshje. Jam i sigurt se, ashtu si me marrëveshjet e mëparshme, edhe zbatimi i kësaj marrëveshje do të ndeshet me vështirësi. Por në fund, kjo marrëveshje do të zbatohet sepse të dyja palët duan të bëjnë përparim në hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Muajin e kaluar Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje mbi katër fusha, energjinë, telekomunikacionin, Bashkësinë e Komunave serbe dhe lirinë e lëvizjes në urën e Mitrovicës. Sipas analistëve, nënshkrimi i këtyre marrëveshje është një përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do t’i ndihmojë ato drejt synimit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

SHBA – mbi 400 milionë dollarë ndihma shtesë për refugjatët sirianë

UASHINGTON – SHBA-të kanë paralajmëruar të hënën ofrimin e 419 milionë dollarëve ndihma humanitare për të prekurit nga kriza në Siri.

Fondet shtesë do të dedikohen për përkujdesje shëndetësore, ujë të pastër për konsum, ushqim, strehë dhe furnizime tjera të nevojshme.

“Kemi thënë që më herët se, kontributi më i rëndësishëm për tu dalë në ndihmë nevojave urgjente të atyre refugjatëve, bëhet duke i përmbushur nevojat themelore të tyre” deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. “Kjo është ndihmë urgjente për të cilën kanë nevojë refugjatët nga Siria.” tha ai.

Paralajmërimi i së hënës, ka rritur shifrat e ndihmës amerikane për të prekurit nga kriza në Siri në total prej 4.5 miliard dollarë, duke mbajtur kështu pozitën e donatorit më të madh të ndihmave për Sirinë.

SHBA-të më herët paralajmëruan se do të pranojnë së paku 10,000 refugjatë sirian në vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon në tetor dhe përfundon në shtator të vitit 2016.

“Në fund të fundit, ky problem nuk do të zgjidhet duke pranuar 4 milionë refugjatë sirian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shton më tej Earnest.

“Ky problem do të zgjidhet duke u përballur me kërcënimet e sigurisë që vinë nga ISIS-i, duke shkarkuar Sirinë nga problemet e tmerrshme politike, që janë krijuar nga udhëheqja e dështuar e presidentit Bashar al-Assad dhe në mënyrë paqësore të sjellim tranzicionin politik që është vonuar në atë vend. Kjo për t’u përpjekur për të stabilizuar situatën në mënyrë që këta refugjatë sirianë të mund të bëjnë atë që ata duan të bëjnë, që në fakt është të kthehen në shtëpitë e tyre”, përfundon Earnest.

Më shumë se 250.000 persona janë vrarë gjatë konfliktit sirian, që ka hyrë në vitin e pestë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Scott Walkeri tërhiqet nga gara për president

Guvernatori i Uiskonsinit, Scott Walker, është tërhequr nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe nga disa rivalë, Walker, republikan, ka pasur një fushatë të madhe dhe të kushtueshme.

Ai ka kryesuar sondazhet në fillim të vitit 2015, por ka humbur popullaritet pasi Donald Trump ka nisur të dominojë garën.

Një sondazh i CNN-it ka treguar se Walker ka mbështetjen e më pak se gjysmë përqind të votuesve republikanë, që ka pasur fillimisht.

Ai u ka kërkuar edhe kanidatëve të tjerë republikanë, që janë nën performancën e duhur, që të tërhiqen nga gara.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në vitin 2016.

Trump shkakton sërish polemika – nuk korrigjoi një mbështetës që e quajti Presidentin Obama mysliman dhe të huaj

Zonja Clinton e kritikoi menjëherë zotin Trump nëpërmjet Twitterit: Retorika e urrejtjes ndaj myslimanëve është shqetësuese dhe plotësisht e gabuar

Kandidati kryesues republikan Donald Trump po shkakton sërish polemika, këtë herë pasi nuk korrigjoi një mbështetës të tij që e quajti Presidentin Barack Obama mysliman dhe të huaj. Ky dialog u zhvillua mbrëmë gjatë një seance pyetje-përgjigjesh në Rochester, të shtetit New Hampshire.

“Kemi një problem në këtë vend: myslimanët. E dimë se presidenti ynë është i tillë. Madje ti e di se ai nuk është as amerikan. Së dyti, ekzistojnë kampe ku po trajnohen për ta na vrarë. Pyetja ime është: kur do t’i heqim qafe?”- tha një burrë nga publiku:

“Do shqyrtojmë shumë gjëra, ndërkohë që shumë njerëz po shprehen kështu për gjëra të këqija që po ndodhin. Do t’i shqyrtojmë këto aspekte dhe më tej,” u përgjigj zoti Trump.

Zoti Trump, jo vetëm që nuk e kundërshtoi përshkrimin e rremë për Presidentin Obama, por gjithashtu nuk trajtoi atë çka u pa si një thirrje për çrrënjosjen e myslimanëve nga Amerika.

Zonja Clinton e kritikoi menjëherë zotin Trump nëpërmjet Twitterit, ku shkruante: “Donald Trump nuk po denoncon deklaratat e rreme për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Retorika e urrejtjes ndaj myslimanëve është shqetësuese dhe plotësisht e gabuar. Duhet ndërprerë.”

Zyrtarë të fushatës Trump u thanë mediave më vonë se ai nuke  kishte dëgjuar pjesën e pyetjes për Obamën dhe myslimanët, dhe se përgjigja e tij ishte për pjesën e kampeve të trajnimit të ekstremistëve.

John Kasich – Nëna Tereza të jetë fytyra e 10 dollarëshit amerikan

Kandidati për President të Amerikës John Kasich ka propozuar që humanistja shqiptare Nene Tereza të jete fytyra e 10 dollarëshit amerikan.

Ndersa Jeb Bush guvernator nga Ohaio ka kërkuar që në këtë monedhë amerikane të jetë fytyra e Margaret Thatcher, por kjo ide nuk u mbështet.

Pavarësisht se edhe Nëna Tereza nuk eshte amerikane, Kasich tha se ai e ka takuar atë dhe se ishte një grua e ëmbël.

lajm

 

 

Kandidati tjetër për President Donald Trump ka kërkuar që në monedhën amerikane të jetë fytyra e vajzës së tij, ndersa një tjetër politikan ka thënë se më mirë do të ishte që nëna e tij ta zë vendin në 10 dollarësh.

Takim Biden-Vuçiç në Uashington

Nënpresidenti i SHBA Joe Biden u takua dje në Uashington me Kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç dhe vuri në dukje rëndësinë strategjike, që sipas tij, kanë përpjekjet e Serbisë për të nxitur pajtimin rajonal në Ballkan dhe çuarjen përpara të dialogut me Kosovën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas zyrës së Nënpresidentit, zoti Biden dhe Kryeministri serb diskutuan edhe mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, për të cilin të dy udhëheqësit janë dakord se do të garantonte qëndrueshmërinë dhe begatinë afatgjatë për Serbinë dhe rajonin. Zoti Biden përshëndeti përpjekjet dhe durimin, që sipas tij, po tregon Serbia për të përballuar valën e refugjatëve dhe krizën e tanishme të emigracionit. Ai premtoi se do të shikojë mundësinë që SHBA të japin mbështetje shtesë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi zbatimin nga Serbia të reformave të nevojshme ekonomike dhe mbi rëndësinë e krijimit të një klime pozitive biznesi për të tërhequr investimet e ardhshme amerikane në Serbi. Ata diskutuan edhe mbi çështjen e sigurisë energjitike dhe të sundimit të ligjit.

Duke folur me gazetarët pas takimit, zoti Vuçiç komentoi për panikun që, siç tha ai, ka shkaktuar kriza e emigrantëve në të gjitha vendet evropiane, duke përfshirë edhe publikun serb. Ai tha se nuk ka arsye për një panik të tillë. “Ne mund t’i zgjidhim këto probleme në një atmosferë solidariteti të sinqertë. Nuk mendoj se këto çështje janë aq të frikshme dhe të pakapërcyeshme sa ç’pretendojnë disa vende,” tha Kryeministri Vuçiç.

Në prag të vizitës së zotit Vuçiç në Uashington, pesë anëtarë të Kongresit amerikan i dërguan një letër Nënpresidentit Biden, ku akuzonin Kryeministrin serb se ka lidhje me blerjen e disa kompanive strategjike dhe me keqësimin e mjedisit mediatik në vend. Letra u bë e ditur të hënën nga portali serb Teleprompter.

Anëtarët e Kongresit ngrejnë akuza se një grup i vogël njerëzish të drejtuar nga vëllai i Kryeministrit, Andrej Vuçiç, dhe dy miq të tij të ngushtë, Nikolla Petroviç dhe Zoran Korac, “kanë konsoliduar ndikimin dhe interesin e tyre në fushat e energjisë, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe në të gjitha bizneset e mëdha në Serbi”.

Kongresmenët thonë në letër se marrëdhëniet e këtij grupi me të dërguarin e posaçëm të presidentit rus Putin, Alexander Babakov, duhet të shqyrtohen me imtësi.

Në letër thuhet gjithashtu se të drejtat e gazetarëve “kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që prej tiranisë së Sllobodan Millosheviçit” dhe se mediat në Serbi kontrollohen drejtpërdrejt nga Kryeministri, famila e tij dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij të biznesit.

Anëtarët e Kongresit kritikojnë edhe mungesën e përparimit në zgjidhjen e çështjes së tre vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare që luftuan përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë u vranë në një qendër stërvitore të policisë në Serbi.

Pavarësisht nga premtimet e bëra ndaj familjes Bytyqi dhe qeverisë amerikane, – thuhet në letër, – Serbia ende nuk i ka gjetur fajtorët.

SHBA: Demokratët e bllokuan refuzimin e marrëveshjes atomike

Demokratët në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të dytën hetë e kanë bllokuar legjislacionin, me të cilin do të shkatërrohej marrëveshja atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Republikanët po bëjnë presion duke u angazhuar fuqishëm për një rezolutë, me të cilën do të kundërshtohej marrëveshja, që synon kufizimin e programit atomik iranian, në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

Por, mbrëmë vonë, republikanët dështuan për të dytën herë, t’i sigurojnë 60 votat e nevojshme për vazhdimin e procedurës së rezolutës së tyre.

Megjithatë, votimi i mbrëmshëm nuk do të jetë i fundit, pasi i frustruar me rezultatin e votimit, lideri i shumicëss republikane në Senat, Mitch McConnell, e ka caktuar votimin e tretë për nesër, lidhur me propozim legjislacionin, me të cilin presidentit amerikan, Barack Obama, nuk do t’i lejohej tërheqja e sanksioneve derisa Irani nuk e njeh Izraelin si shtet dhe nuk i liron të burgosurit amerikanë që mbahen në Iran.

John Allen: Përparim i dukshëm në luftën kundër ISIS-it

I dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global për luftë kundër ISIS-it, gjenerali i pensionuar i marinës, John Allen, tha se është shënuar “përparim i dukshëm: në luftën kundër grupit Shteti Islamik gjatë vitit të fundit. Megjithatë, Allen tha po ashtu se vetëm një zgjidhje politike dhe jo një fitore ushtarake mund t’i jap fund konfliktit pothuajse pesëvjeçar në Siri dhe krizës së refugjatëve.

Në një intervistë me rrjetin televiziv ABC, Allen tha se kur e ishte marrë postin aktual një vit më parë, nuk ishte i sigurt që Iraku do t’u mbijetojë përparimeve të grupi Shteti Islamik, i njohur edhe si DAESH.

“Gjatë muajve pasues kemi parë përparim të dukshëm në shumë aspekte. Kemi parë shfaqjen e një udhëheqësi dhe një partneri të aftë në Bagdad tek Haider al-Abadi.  Në mes të programit të tij kombëtar, shtrirjen e dorës ndaj sunnitëve, planit të tij për al-Anbarin, marrëdhënieve të tij të ngushta me Ayatollah Ali al-Sistanin, kemi gjetur tek ai shpresën për një të ardhme politike në Irak, që nuk e kemi parë nën udhëheqjet tjera dhe nuk e kemi parë me herët. Pa platformë politike, pa zgjidhje politike të këtij konflikti, pavarësisht se çfarë do të bëjmë ushtarakisht, nuk do ta zgjidhim krizë”, tha Allen.

Allen tha se gjatë vitit të kaluar koalicioni kundër Shtetit Islamik ka punuar shumë për të frenuar rrjedhën e luftëtarëve të huaj në radhët e tij, pengimin e financimit, të konkurrojë me atë që ai e quajti mesazhi i urrejtjes, si dhe të merret me krizën humanitare.

Robert Ford, ish ambasadori amerikan në Siri, tha në një intervistë tjetër televizive se kriza humanitare nuk po vjen nga territoret që mbahen nga ISIS-i, por si rezultat i përdorimit të armëve kimike dhe bombave fuçi nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad që po zbraze qytete të tëra.

“Gjysma e Sirisë është zhvendosur. Gjysma e popullatës së Sirisë nuk jeton më në shtëpitë e saj”, tha zoti Ford.

Ai tha se administrata e presidentit Barack Obama është përqendruar tek ISIS-i dhe jo te fajtori i vërtetë i krizës, qeveria e Assadit.

“Brutaliteti i regjimit të Assadit po nxite rekrutimin tek Shteti Islamik. Sapo kemi marrë raportet nga komuniteti amerikan i zbulimit që thonë se ISIS-i po zëvendëson të gjithë luftëtarët që po vrasim në bombardimet tona dhe pse ndodhë kështu? Kjo ndodhë sepse ata janë në gjendje të rekrutojnë të rinjtë e zemëruar sirianë me bombardimin e zonave civile në qytetet siriane nga regjimi i Assadit.

Javën e kaluar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shteti Islamik ka humbur 30 për qind të territoreve të populluara që i mbante nën kontroll një vit më parë në Irak. Ai tha se ISIS-i ka humbur 17 mijë kilometra katrorë në Sirinë Veriore dhe është shkëputur nga pjesa më e madhe e zonës kufitare ndërmjet Sirisë dhe Turqisë.

Zoti Allen tha se lufta e Sirisë nuk mund të zgjidhet kurrë ushtarakisht, por vetëm nëpërmjet zgjidhjes politike.

Ai refuzoi të komentojë mbi praninë ruse në Siri. Presidenti Obama tha të premten se aktivitetet ushtarake ruse mund të pengojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian. Ai tha se Washingtoni do t’i kundërvihet Moskës për shkak të veprimeve të fundit.

Ish ambasadori Ford tha se ndihma ruse po rritet sepse qeveria e Assadit po e humbë luftën civile. Zoti Allen tha se SHBA do të mirëpres ndihmën konstruktive nga cilido partner në botë, përfshirë edhe Rusinë.

“Ajo që ne kundërshtojmë është çdo mbështetje për regjimin e Assadit që zgjeron apo rritë konfliktin”, tha zoti Ford.

Sa i përket çështjes nëse ISIS-i paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara, Allen tha se kjo duhet trajtuar seriozisht. Por, ai nënvizoi se fakti që sulmet ajrore të muajit të kaluar në Siri, vranë Junaid Hussainin, figurën qendrore të fushatës së rekrutimit në internet nga ISIS-i, duket të ketë prerë përpjekjet për të planifikuar dhe kryer sulme të tilla.

Allen tha se pret një qëndrueshmëri më të madhe politike në Irak pas një viti, derisa beson që forcat sigurisë do të marrin më shumë territore të kontrolluara nga ISIS-i dhe do t’u mundësojnë irakianëve të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Obama: Ushtria ruse në Siri, gabim i madh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se mbështetja e Rusisë për presidentin sirian, Bashar al-Assad, do të dështojë.

Rusia ka thënë se do të forcojë ushtrinë e Assadit, sepse ajo është forca më efektive për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Obama ka thënë se kjo strategji është një “gabim i madh”.

Sipas tij, përfshirja gjithnjë e më e madhe e Rusisë në Siri, tregon se Assadi është i brengosur.

Uashingtoni po ashtu ka paralajmëruar se ushtria ruse në Siri mund të konfrontohet me koalicionin ndërkombëtar që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

SHBA, 14 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara po shënojnë 14 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit me një seri aktivitetesh për të kujtuar tmerrin e asaj dite.

Presidenti Barack Obama së bashku me Zonjën e Parë dhe personelin mbajtë një minutë heshtje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në orën 8:46 paradite, kur avioni i pare i rrëmbyer goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregëtisë në Nju Jork.

Në Nju Jork, familjet e viktimave u mblodhën për tingujt e këmbanave dhe leximin e emrave të të vrarëve në sulmet terroriste. Momente heshtje u mbajtën në orën 8:46 dhe 9:03, kur avioni i dytë goditi kullën jugore të Qendrës Botërore.

Në Pentagon, një ceremoni private u mbajt në mëngjes me anëtarët e familjeve të atyre që u vranë në Departamentin e Mbrojtjes.

Në Afganistan, zyrtarët e NATO-s dhe ushtarët shënuan përvjetorin me një ceremoni të shkurtër në selinë e komandës në Kabul.

Që pas sulmit të kryer 14 vjet më parë, Muzeu 11 shtatori është ngritur në vendin ku ishte Qendra Botërore e Tregtisë, në të cilin ndodhen artefaktet dhe fotografitë që lidhën me sulmin.

Në Pentagon, të 184 personat e vrarë me 11 shtator do të nderohen me 184 karrige të vendosura mbi pishinë.

Në Pennsylvania, është ngritur Qendra Përkujtimore Fluturimi 93, në nderim të pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të cilët ju kundërvunë rrëmbyesve.

Rreth 3 mijë veta humbën jetën në New York, Washington dhe Shanksville në sulmet terroriste të vitit 2001.

11 shtatori: Në kujtim të avionit 93

Ngjarjet që u shpalosën në qiejt mbi një zonë rurale të Pensilvanisë më 11 shtator 2001 pasqyrohen në ekspozitat e Qendrës së re në Përmendoren Kombëtare për Avionin 93. Korrespondenti Kane Farabaugh, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes më 11 shtator, ka vizituar skenën e tragjedisë që tashmë është shndërruar në monument kombëtar.

Atë ditë këto fusha në komunën Somerset të Pensilvanisë ishin përfshirë nga konfuzioni dhe kaosi pas rrëzimit të avionit 93 të shoqërisë United Airlines më 11 shtator 2001.

Korrespondenti Kane Farabaugh ishte atëherë në vendin e ngjarjes duke raportuar:

Tani në fushë mbisundon qetësia, 14 vjet pas një prej momenteve më vendimtare në historinë amerikane. Për Gordon Felt ajo ishte një tragjedi edhe personale:

“Nganjëherë më duket e pabesueshme. Që në fillim e kuptuam se të afërmit tanë kishin vdekur në një tragjedi që kishte rëndësi historike për të gjithë vendin”.

Vëllai i Gordon Felt, Edward ishte një ndër pasagjerët në avionin 93, të cilët u përpoqën të marrin nën kontroll pilotimin nga duart e terroristëve që kishin rrëmbyer avionin.

35 minutat e fundit të jetës së Edward Feltit dhe pasagjerëve të tjerë shpjegohen përmes artifakteve dhe ekspozitave në qendrën e sapo-hapur, ku familjet e viktimave shpresojnë se vizitorët do të kuptojnë domethënien e veprimeve të të afërmve të tyre:

“Ata do të kenë një ide se kush ishin këta 40 heronj dhe se si veprimet e tyre ndihmuan të shpëtojnë ndërtesën e Kapitolit”:

“Është i pabesueshëm fakti që ky avion ishte vetëm 18 minuta larg Uashingtonit dhe kur mendon për ata 5000 vetë që ndodhen brenda Kapitolit, ku besohet se do të godiste avioni, mendoni sa ndryshe do të ishte ky vend po të kishte vdekur çdo ligjvënës”.

Stephen Clark është zyrtar i Shërbimit Kombëtar të Parqeve që menaxhon Qendrën e Vizitorëve dhe kompleksin me 890 hektarë që tërheq shumë turistë.

“Presim rreth 325 mijë vizitorë në vit por me hapjen e qendrës së re pritet të numri të dyfishohet ose të trefishohet brenda një kohe shumë të shkurtër”

Megjithëse jeton disa qindra kilometra larg vendit të ngjarjes, Gordon Felt thotë se ai vjen këtu rreth gjashtë herë në vit:

“Për mua është e rëndësishme të vij këtu. Është e rëndësishme për familjarët të përfshihen në këtë proces”.

Dhe ata vërtet kanë qenë të përfshirë. Ata kanë siguruar tokën, kanë miratuar planimetrinë për Qendrën e Vizitorëve si dhe dizenjon e kupave dhe bluzave që shiten tek dyqani i dhuratave. Felt thotë se e gjithë kjo bëhet me shpresën që vizitorët të ndjehen të frymëzuar.

GORDON FELT

         “Dua që njerëzit të dalin nga përmendorja dhe të thonë: “po të isha unë në vend të tyre, a do ta kisha bërë të njëjtën gjë?”

Këtë pyetje mund të bëjnë vizitorët kur shohin varret e 40 viktimave që prehen në këtë vend, jo larg trajektores së përshkoi avioni e që tani është përjetësuar në një rrugë me gurë.

SHBA: Përkujtohet 11 shtatori, sulmi i radikalëve islamistë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtohet 14 vjetori i sulmeve të terroristëve myslimanë në Kullat Binjake në New York, i kryer më 11 shtator 2001.

Ky sulm ishte kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Ndërkohë që edhe në Prishtinë me rastin e kësaj dite shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe disa shkolla publike do të zhvillojë aktivitete për të përkujtuar përvjetorin e sulmit terrorist mbi “kullat binjake” në New York.

Me këtë rast Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, do ta ulë në gjysmë shtize flamurin e SHBA-së tek shtatorja e presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

SHBA do të pranojë emigrantë nga vendet me luftra

Shtetet e Bashkuara u zotuan të mërkurën se do të pranojnë një numër më të madh refugjatësh që përpiqen t’i shpëtojnë luftrave në Siri dhe gjetkë, edhe pse Europa bëri të njohur një plan kuotash të detyrueshme për vendet europiane, që ata të marrin nga 160 mijë emigrantë.

Pas takimit me ligjvënësit në Kongres, Sekretari i Shtetit John Kerry tha:

“Jemi duke shqyrtuar me kujdes shifrën e refugjatëve të cilët mund t’i marrim, në kushtet e krizës në Siri dhe në Europë. Kjo mundësi është duke u shqyrtuar”.

Shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian të pranojnë një numër më të madh refugjatësh në dy vitet e ardhshme, por ai po ndesh me kundërshtimin e vendeve që e kundërshtojnë sistemin e kuotës.

“Europa ku unë dua të jetoj ilustrohet më së miri nga ata që janë duke ndihmuar”, – i tha zoti Juncker Parliamentit European. “Europa ku nuk do të doja të jetoja është një vend që refuzon të ndihmojë njerëzit në nevojë.”

Por qeveritë e Çekisë dhe Sllovakisë i qëndruan kundërshtimit të tyre ndaj kuotave, për të cilat zoti Juncker tha se janë të nevojshme për trajtimin e krizës më të rëndë të emigrantëve që nga ajo e Luftës së Dytë Botërore.

“Unë i refuzova kuotat” – tha kryeministri çek Bohuslav Sobotka, – “ngaqë nuk i konsideroj ato të jenë zgjidhja reale për krizën e emigrantëve.”

Kryeministri sllovak Robert Fico shprehu shqetësim se në Europë mund të futen terroristët, në kushtet kur atje hyjnë refugjatë në mënyrë masive.

Shumica e emigrantëve përpiqen të vendosen në vende në zhvilluara të Europës Perëndimore, si Gjermania dhe Suedia.

“Kur terroristët grumbullohen në Siri, si mund t’i dallojmë ne ata nga emigrantët e tjerë që kalojnë kufirin për në Bashkimin Europian pa patur ndonjë kontroll?”, – tha zoti Fico.

Zoti Juncker tha se Europa mund të mos i lerë Greqinë, Italinë dhe Hungarinë të vetme në trajtimin e fluksit të imigrantëve:

“Ne europianët nuk duhet të harrojmë kurrë përse strehimi dhe ofrimi i të drejtës themelore për të kërkuar azil është diçka kaq e rëndësishme,” – tha ai.

Ai i bëri thirrje ministrave të brendshëm të BE-së që ta miratojnë planin e sistemimit të emigrantëve javën e ardhshme.

Zoti Juncker po ashtu tha se beson se azil-kërkuesit duhen lejuar të punojnë ndërsa janë të pritje të shqyrtimit të aplikimeve të tyre. Ai tha se shpreson që të gjitha vendet anëtare të përfshihen në një fond emergjence për trajtimin e krizave të refugjatëve në të ardhmen.

Sipas planit, Gjermania, Franca dhe Spanja do të pranojnë në vendet e tyre numrin më të madh të emigrantëve, të pasuar nga Polonia, Holanda Rumania, Bullgaria dhe Suedia.

Por ideja e kuotës kundërshtohet me ngulm nga Hungaria dhe vende të tjera të Europës Qendrore.

Kuota e ndarjes së emigrantëve do të bazohet tek gjendja ekonomike e vendeve të ndryshme, popullsia, ritmi i papunësisë dhe nga numri i refugjatëve që ka rënë dakord çdo vend të pranojë.

Kancelarja Angela Merkel në Gjermani, ku refugjatët janë mirëpritur me ushqime, ujë dhe lodra për fëmijët, e ka cilësuar planin e zotit  Juncker “hapin e parë të rëndësishëm”. Në komentet e së mërkurës, ajo tha se në se Europa dështon në çështjen e refugjatëve, atëhere ajo do të ketë  dështuar në bazën universale të saj, atë të Europës së bashkuar.

Por ajo paralajmëroi se emigrantët ekonomikë do të kthehen në vendet e tyre dhe se do të mbahen vetëm ata që përpiqen t’u shpëtojnë luftrave dhe persekutimit politik.

Donald Trump – Amerika t’i presë refugjatët sirianë

VOAL – NEW YORK, 9 SHTATOR – “Edhe Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë një kuotë të refugjatëve sirianë”: kështu kërkon kandidati republikan për në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump, shkruan Voice of Albanianas (voal.ch).

Donald Trump është i njohur për pozicionet e tij anti-emigrantë, por, sipas tij, nuk mund të mbyllen sytë ndaj “urgjencës së pabesueshme humanitare” që po ndodh. ansa

SHBA e paralajmëron Rusinë ndaj aksioneve ushtarake në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri të qartë homologut të tij rus, Sergei Lavrov në një bisedë telefonike se një ndërhyrje e mundshme ushtarake e Rusisë mund të acarojë më tej konfliktin në Siri, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Kerry është i shqetësuar në lidhje me njoftimet se Moska mund të planifikojë që të zgjerojë përsëri mbështetjen e saj ushtarake për regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad.

Në telefonatë Kerry u përpoq për t’i bërë të qartë Lavrovit, se nga një rritje e angazhimit ushtarak rus mund të rritet jo vetëm numri i viktimave dhe i të vdekurve në Luftën Civile por do të vazhdojë të rritet edhe numri i refugjatëve. Përveç kësaj, në rastin e një ndërhyrjeje të Rusisë kërcënojnë konflikte me koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA kundër milicëve xhihadistë të “Shtetit Islamik” (IS) në Siri.

Siç njoftohet më tej, të dy palët ranë dakord që ta vazhdojnë dialogun e tyre në fund të muajit në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Putini: Njoftimet të parakohshme

Sipas një raporti të “New York Times” Rusia ka dërguar një ekip ushtarak në Siri. Përveç kësaj në një aeroport pranë Latakias janë dorëzuar strehimore parafabrikat për qindra vetë dhe një stacion lëvizës për kontrollin e trafikut ajror. Gazeta bazohet tek analistët e zbulimit amerikan. Rusia ka kërkuar gjithashtu të drejta për fluturimin e avionëve ushtarakë për muajin shtator.

Qeveria e SHBA thotë se nuk është saktësisht e qartë për qëllimet e Moskës , shkruan “New York Times”. Sipas autoriteteve shtetërore fusha ajrore mund të shërbejnë edhe për transportin e pajisjeve ushtarake për regjimin e Asadit, ose si një pikënisje për sulmet ajrore ruse në mbështetje të forcave qeveritare siriane.

Mediat izraelite raportojnë se Rusia është e gatshme të dërgojë aeroplanë ushtarakë në Siri që mund të përdoren kundër IS-it. Në rrjetet sociale u shfaqën fotografi me avionë rusë dhe dronë në Siri. Presidenti rus Vladimir Putin i quajti njoftimet për një ndërhyrje ushtarake të Rusisë në konflikt si të “parakohshme”.

SHBA: Fushatë për lirimin e të burgosurave politike

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një fushatë për t’i theksuar rastet e femrave për të cilat Washingtoni thotë se janë “burgosur pa të drejtë” nga qeveritë në gjithë botën.

Në kuadër të kësaj nisme, që është shpallur të martën vonë nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, Departamenti Amerikan i Shtetit do t’i profilizojë 20 raste të femrave, për të cilat Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se janë “të burgosura politike” ose “të burgosura për çështje interesi”.

Në këtë fushatë do të profilizohet pilotja ushtarake ukrainase, Nadiya Savchenko, e burgosur në Rusi, e akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e dy gazetarëve rusë që raportonin për konfliktin në Ukrainë, pastaj Leyla Yunus dhe Khadija Ismayilova, kritike të qeverisë së Azerbajxhanit, të burgosura për akuza, që ato i cilësojnë politikisht të motivuara.

Në këtë nismë përfshihey edhe aktivistja për të drejtat e njeriut në Uzbekistan, Matluba Kamilova, për të cilën organizata Human Rights Watch, thotë se ishte burgosur për ushtrimin e fjalës së lirë, pastaj studentja-aktiviste iraniane, Bahareh Hedayat, e cila ishte burgosur në vitin 2009, gjatë goditjes së autoriteteve, pas protestave për shkak të zgjedhjeve kontestuese presidenciale.

Lidhur me këto raste, ambasadorja Samantha Power, ka nënvizuar rëndësinë e fushatës…

“Duke i emëruar këto femra, ne po e dërgojmë mesazhin te qeveritë e tyre dhe ato të ngjashme me to: nëse ju dëshironi ta fuqizoni femrën, mos i burgosni ato në baza të pikëpamjes së tyre ose në baza të asaj që ato luftojnë për ato të drejta. Lironi këto 20 gra dhe lironi gratë e panumërta dhe vajzat sikur ato, që gjenden prapa grivale”, tha Samantha Power, para gazetarëve mbrëmë në Washington.

Departamenti amerikan i shtetit këtë nismë e ka quajtur #FreeThe20 dhe për çdo ditë do ta profilizojë një rast, në kohën kur muaj shënohet 20 vjetori i iniciativës së Kombeve të Bashkuara për forcimin e femrave “në të gjitha sferat e jetës publike dhe private”.

Kjo fushatë ka nisur me paraqitjen e rasttit të avokates për të drejtat e njeriut në Kinë, Wang Yu, e cila është burgosur nga policia në muajin korrik, në kuadër të goditjes gjithpërfshirëse kundër avokatëve dhe aktivistëve civilë.

“Ne do të vazhdojmë ta përsërisim rastin e emrit Wang Yu dhe grave të tjera si ajo, gjatë ditëve të ardhshme, pastaj femrat e guximshme si gazetarja në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, që është njëra nga 20 rastet, e cila është dënuar me 7.5 vjet burg”, tha Samantha Power.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur “thellë të shqetësuara” për dënimin ndaj gazetares në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, duke e vlerësuar këtë rast “si një tjetër shembull të kufizimeve të gjëra në rritje në të drejtat e njeriut në Azerbajxhan, përfshirë kufizimet në lirinë e shtypit”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, “ka kërkuar nga qeveria e Azerbajxhanit që ta lirojë zonjushën Ismayilova dhe të tjerët, të burgosur për shkak të ushtrimit të lirive të tyre fundamentale”.

“Ne theksojmë se gjykata ka refuzuar t’i rishqyrtojë provat dhe dëshminë nga ish-punëdhënësi, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, që kishte të bënte direkt me rastin e saj dhe akuzat, veçanërisht ato për krime financiare”, tha Mark Toner, mbrëmë vonë në Washinton.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Obama ia ndryshon emrin malit më të lartë të Amerikës së Veriut

VOAL – UASHINGTON, 31 GUSHT – Shtëpia e Bardhë, në prag të vizitës historike të Barak Obamës në Alaskë, shpalli qëllimin e presidentit amerikan për t’ia ndryshuar emrin malit më të lartë të Amerikës së Veriut, malit McKinley, shkruan voal.ch.

Presidenti synon t’ia rijapë këtij mali emrin burimor e tradicional Denali, atë që ia dhanë vendasit e këtij rajoni.

Denali është një fjalë ne gjuhën Athabascan që do të thotë “mali i madh”. Vendimi i vitit 1896 për ta quajtur McKinley nga ana e kolonizatorëve, në nderim të presidentit të 25-të të SHBA William McKinley, ka përbërë deri sot një plagë të hapur për popullsinë e Alaskës, i cili, përtej emrit zyrtar ka vazhduar të thirret mali Denali.

Denali është i lartë 6.194 metra dhe një shpat më të gjerë e më gradual se Everest. Shumë politikanë të Ohaios, shtet nga vjen McKinley, janë kundërvënë me të gjitha forcat për t’ia ndryshuar emrin. Por në fund presidenti Obama iu është përmbajtur kompetencave të Departamentit të Brendshëm për t’i ndërruar emrat zyrtarë gjeografikë.

Gjatë vizitës në Alaskë presidenti i SHBA do të tërheqë vëmendj për urgjencën e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, pasojat e të cilave në Alaskë janë shumë të dukshme me shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit të detit. Por ai duhet të përballet me kritikat e atyre që nuk ia kanë falur pse ai ia ka dhënë lejen kompanisë Shell për të shpuar në afërsi të brigjeve të shtetit te Alaskës. sda-ats

Vazhdon fushata për Shtëpinë e Bardhë – Hillary Clinton favorite e demokratëve

Kandidatët për postin e presidentit edhe këtë fundjavë do të vazhdojnë takimet e tyre me grupet mbështesin në kampet e tyre politike. Konkurrentët demokratë janë në Minesota për të adresuar takimin e përvitshëm veror të Komisionit Kombëtar Demokrat.  Nga ana tjetër kandidatët republikanë po përcjellin mesazhin e tyre nëpër grupet mbështetëse në mbarë vendin.

Kandidatët demokratë janë në Minesota në një takim dy ditor që filloi herët të premten. Favoritja e Partisë Demokrate, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton, ishte mes të parëve që mori fjalën.

“Nuk duhet harruar çfarë kemi trashëguar nga republikanët: krizën më të rëndë ekonomike që nga koha e depresionit. Falë punës dhe sakrificës së popullit amerikan dhe udhëheqjes së presidentit Obama, tani jemi në këmbë përsëri.”  

Por, gjatë një konference shtypi më vonë, zonja Clinton përsëri u pyet rreth përdorimin të emailit privat gjatë kohës që shërbente si Sekretare e Shtetit.

“Asnjëherë nuk kam dërguar apo marrë materiale të quajtura sekrete. Kjo pyetje po shpeshtohet pasi pyetje të tilla rreth sekreteve gjithmonë bëjnë zhurmë.”   

Zonja Clinton tha se ndërsa Departamenti i Shtetit i jep fund procesit të verifikimit, do të bëhet e qartë se ajo nuk ka bërë asnjë gabim.

Ish guvernatori i Rhode Island, kandidati demokrat Lincoln Chafee, vlerësoi arritjet e administratës së presidentit Obama dhe tha se ai do të vazhdojë të luftojë për paqen.

“E kam përjetuar kohën e Luftës së Vietnamit dhe nuk dua të shoh gjeneratat e ardhëshme që të kalojnë përmes konflikteve të pafundme.”  

Ndërkohë, kampi republikan po flet për forcimin e ushtrisë amerikane dhe udhëheqjes globale.

Të premten në Charleston të Karolinë së Jugut, senatori republikan Marco Rubio u përqendrua tek Kina.

“Nëse zgjidhem, do të heq shkurtimet në ushtri dhe rikthej buxhetin e Pentagoni në nivelet e duhura. Kjo do të na lejonte të neutalizojmë kërcënimet që vijnë nga rritja me shpejtësi e forcës dhe aftësisve të Kinës.”

Po ashtu në Charleston guvernatori i Viskonsinit Scott Walker, foli për planin e tij për rivendosjen e rolit udhëheqës amerikan në botë.

Bolden i drejtohet Kongresit amerikan: Nuk është veprim i mençur të paguhet Rusia

Udhëheqësi i lartë i agjencisë kozmike të Shteteve të Bashkuara, Charles Bolden, i është lutur Kongresit për më tepër para, duke thënë se duke e paguar Rusinë për transportin e astronautëve amerikanë në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë, është investim i gabuar, i cili do të ishte më mirë të shpenzohej në Shtetet e Bashkuara.

Në një editorial të pazakonshëm të publikuar në revistën Wired, zoti Bolden është ankuar për faktin se më herët këtë muaj, Uashingtoni ishte detyruar ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës në vlerë prej 490 milionë dollarësh me Rusinë, që të vazhdojë t’i dërgojë astronautët amerikanë në dhe nga stacioni orbital.

Kongresi e kishte zvogëluar fondin për nismën e Shtëpisë së Bardhë për Ekuipazh Komercial, për 1 miliard dollarë prej vitit 2010, ndërsa këto para ishin paguar për agjencinë ruse, Roscosmos.

Kjo është diçka sikur ne të urdhëronim marrje të shtrenjtë të ushqimit, pasi nuk e kemi rregulluar ende kuzhinën tonë dhe vetëm në këtë rast ushqimet na kushtojnë qindra miliona dollarë”, ka shkruar Bolden në artikullin e tij, dhe ka shtuar se “udhëtimi në gjithësi është kompleks, por zgjedhja është e thjeshtë”.

Ai shtron pyetjen se “a investojmë ne në vetvete, në punët tona, në aftësinë tonë, të popullit tonë, ose ne zgjedhim të investojmë për t’i dërguar dollarët tanë të taksave në Rusi”.

“Atë që ne e dimë me siguri, është se çdo dollar që ne e investojmë në Moskë, është dollar që ne nuk e investojmë në biznesin amerikan”, shkruan Bolden.

Prej se është “pensionuar” flota e transportit të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2011, NASA është mbështetur fuqishëm në sondat ruse, Soyuz, që janë lansuar nga stepat e Kazakistanit, për t’i dërguar astronautët dhe furnizimet në stacionin e gjithësisë.

Derisa tensionet me Rusinë janë shtuar për shkak të krizës në Ukrainë, disa ligjvënës amerikanë, po ashtu, e kanë kritikuar sasinë e parave, që Uashingtoni e paguan në Rusi.

Njëherësh, NASA e ka eksploruar përdorimin më të madh të kompanive private, që kanë ndërtuar anije të tyre kozmike.

Vitin e kaluar, agjencia e ka nënshkruar marrëveshjen prej 6.8 miliardë dollarësh, me kompanitë SpaceX dhe Boeing, për ta zhvilluar një gjeneratë të re të anijeve kozmike.

Charles Bolden thotë se programi privat amerikan i transportit do të jetë më i lirë në periudhë afatgjate, se sa të paguhet agjencia ruse, Roscosmos.

Udhëtimi për një astronaut të Shteteve të Bashkuara në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë me anijen ruse, Soyuz, aktualisht kushton 81 milionë dollarë.

Derisa kompanitë Boeing dhe SpaceX, t’i testojnë në mënyrë të plotë dhe t’i autorizojnë anijet, atëherë një ulëse për dërgimin e astronautëve amerikanë në hapësirë do të kushtonte 58 milionë dollarë, thotë Charles Bolden.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Vetëvritet vrasësi i dy gazetarëve në Virgjinia (ilustrime me foto)

Vrasësi kishte shkruar në Twitter – Parker është vrasëse

vvvrrrrr

SHBA– Autori i vrasjes së dy gazetarëve në Virxhinia në SHBA, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë rreth 3 orë pas ngjarjes. Vester Lee Flanagan, i njohur ndryshe me nofkën Bryce Williams, kreu vetëvrasje, pasi po ndiqej nga policia në autostradë.

Vetë ai kishte xhiruar momentin e vrasjes së 2 gazetarëve, dhe e kishte publikuar në “Twitter”, ndërsa para vetëvrasjes kishte shkruar se gazetarja Alison Parker, mbi të cilën ai shtiu me armë, ishte raciste.

VETVR

SI NDODHI NGJARJA
Dy gazetarë kanë mbetur të vrarë teksa po raportonin live në Virxhinia. Gazetarët u qëlluan për vdekje me armë.

Gjithçka ndodhi teksa gazetari dhe kameramani po regjistronin live një intervistë për stacionin e tyre televiziv, WDBJ7.

Spari in diretta: Cnn, killer si sarebbe ucciso

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bedford County, ndërsa të shtënat u dëgjuan në transmetim direkt, kurse personi që po intervistohej vetëm bërtiste me të madhe, ‘o Zot…”.
Mësohet se të vdekur në këtë incident kanë mbetur gazetarja Alison Parker dhe kameramani Adam Ward.

Gjithcka ndodhi aq shpejt sa dhe spikeri në lidhje direkte nga studioja televizive nuk mundi të kuptonte se cfarë ndodhi, nga erdhën të shtënat dhe kush ishin autorët.
Sakaq, personi që po intervistohej ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital.

Autori është një punonjës i pakënaqur i televizionit.

parker

Virgjinia, vriten dy gazetarë gjatë transmetimit

Menaxheri i përgjithshëm i një stacioni televiziv në shtetin e Virgjinias thotë se dy anëtarë të ekipit u qëlluan për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Jeffrey A. Marks, administrator i përgjithshëm i stacionit WDBJ-TV, i identifikoi të vrarët si Alison Parker dhe Adam Ward.

Sipas stacionit, incidenti ka ndodhur në një qendër tregtare. Njoftohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të personit që dyshohet se ka qëlluar.

Stacioni televiziv WDBJ-TV e ka qendrën në Roanoke të Virgjinias qendrore.

Alarmohet shërbimi sekret – Droni fluturon afër Presidentit Obama

Sipas raportimeve, një avion pa pilot ka shkaktuar alarm mes Shërbimit Sekret kur u pa duke fluturuar shumë afër Presidentit amerikan Barack Obama gjatë një raundi të golfit.

Në raportin e Administratës federale amerikane të Aviacionit thuhet se incidenti ndodhi në Klubin Nacional të Golfit Floridian në Palm City, ku presidenti ishte duke kaluar kohë të lirë me anëtarët e rrethit të afërt.

Nuk është e qartë se sa afër droni fluturoi, ose se a ishte qëllimisht duke operuar afër presidentit.

Rastet të ngjashme kanë ndodhur muajt e fundit. Mjetet fluturuese pa pilot janë përplasur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë në dy incidente të ndara vitin e kaluar. Ky rast ishte i treti i fluturimit të dronit shumë afër presidentit amerikan.

Shërbimi Sekret nuk ka komentuar incidentin.

Joe Biden, kandidat për president?

VOAL – Shtëpia e Bardhë vlerësoi dje përvojën politike të zotit Joe Biden, i cili po shqyrton mundësinë për të konkurruar si kandidat i demokratëve në zgjedhjet presidenciale. Nënpresidenti Biden tha pak kohë më parë se do të vendoste brenda muajit shtator nëse do të hynte në garë për zgjedhjet e 2016s. Dje nënpresidenti ishte në Shtëpinë e Bardhë ku u takua dhe hëngri drekë me Presidentin Obama, pas kthimit të familjes Obama nga pushimet. Shtëpia e Bardhë e ka lënë të hapur mundësinë se Presidenti mund të mbështesë zotit Biden nëse konkurron në zgjedhje:

“Presidenti e ka bërë të qartë se vendimi që mori rreth shtatë vjet më parë për ta zgjedhur Joe Biden si kandidat për nënpresident në garën e tij presidenciale, ishte vendimi më i mençur që ka marrë ndonjëherë në politikë. Mendoj se ky fakt reflekton opinionin që ka presidenti për aftësinë e nënpresidentit Biden për postin më të lartë”.

Një tjetër kandidat presidencial, Bernie Sanders mendon se Joe Biden do të ishte një kandidat i fortë. Por zoti Biden ka konkurruar dy herë më parë për postin e presidentit dhe ka humbur:

“Mendoj se provat janë shumë të qarta, unë po avancoj dhe anketat tregojnë se mbështetja për Hillarin po bie pak. Por ka ende shumë kohë deri në zgjedhje. Joe Biden do të ishte kandidat shumë i fortë”.

Presidenti Barak Obama nuk ka shprehur mbështetje për ndonjë politikan të caktuar si pasues të tij, por në rrethana të ndryshme ka lavdëruar si zotin Biden, ashtu edhe zonjën Klinton./VOA

SHBA gati avionët për në Evropë kundër kërcënimeve ruse

SHBA-të pritet që të sjellin në kontinentin e vjetër avionët e tyre ushtarakë F-22.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James, e cila ka thënë se kjo lëvizje bëhet në kuadër të planit “Inciativa për Siguri Europiane”.

Ndërkohë nuk bëhet e ditur nga SHBA-të se kur do të vijnë në Evropë avionët e sofistikuar amerikanë, apo detaje të tjera se ku do të jenë të dislokuar dhe si do të qarkullojnë ata në qiejt evropianë.

Megjithatë, sjellja e avionëve ushtarakë në Europë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara me veprimet e Ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundmi.

Obama dhe Biden takohen privatisht

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka takuar privatisht presidentin Barack Obama, ndërsa në Uashington flitet gjithnjë e më shumë se Biden do të përfshihet në garën për të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2016.

Nëse zoti Biden hyn në garë, ai do të ndeshej me një tjetër zyrtare të rëndësishme të Obamës, ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, e cila aktualisht është kandidatja kryesore demokrate në garën presidenciale.

Presidentit Obama nuk i lejohet me kushtetutë që të kërkojë një mandat tjetër.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Obama, me siguri, do të mbështesë cilindo që do të jetë kandidati i emëruar nga Partia Demokrate.

Kongresistë amerikanë sot në Kosovë

kongresi

Demokratët thonë se i kanë votat për marrëveshjen me Iranin

Liderët demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA thanë se demokratët kanë vota të mjaftueshme për të mbështetur veton presidenciale të presidentit Barack Obama, për të refuzuar rezolutën e cila kundërshton marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Liderët republikanë pritet që muajin e ardhshëm t’i dërgojnë presidentit Obama, rezolutën për refuzimin e marrëveshjes, gjë e cila nxitë që presidenti të përdorë veto në Kongresë, për ta hedhur poshtë rezolutën.

Demokratja Nancy Pelosi i ka thënë agjencisë AP se nëse do të votohej sot për të hedhur poshtë rezolutën, demokratët do të kishin vota të mjaftueshme për të mbështetur Obamën.

Gjithsesi ajo nuk pranoi që të tregojë se sa vota janë deri më tani në favor të Obamës.

Këto komente të Pelosit vijnë pasi edhe tre senatorë- dy demokratë dhe një i pavarur- kanë njoftuar se do të mbështesin marrëveshjen.

Deri më tani 26 persona janë deklaruar pro marrëveshjes, ndërkaq duhen edhe 34 vota për të mbështetur veton presidenciale.

Republikanët pritet që në Kongres dhe në Senat të votojnë kundër marrëveshjes.

SHBA: Tre demokratë të tjerë e mbështesin marrëveshjen atomike

Tre demokratë të tjerë në Senatin e Shteteve të Bashkuara kanë shpallur se do ta mbështesin marrëveshjen atomike të fuqive botërore me Iranin, duke e rritur në 23 numrin e atyre që e mbështesin marrëveshjen dhe i shtojnë gjasët që presidenti Barack Obama, do të ketë të drejtë t’i bëjë veto përpjekjes së repbulikanëve për ta bllokuar marrëveshjen.

Për ta pasur këtë të drejtë, zotit Obama i duhen së paku 34 vota në Senatin amerikan, që dominohet nga republikanët.

Nga ana tjetër, në Dhomën Përfaqësuese, që po ashtu dominohet nga republikanët, tashmë 48 demokratë janë shprehur në favor të marrëveshjes, ndërsa Obamës i duhen gjithsej 146 vota për të pasur të drejtë të vetos.

Lideri i shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell, pardje ka pranuar se Obama “ka gjasë të mëdha për sukses” në sigurimin e mbështetjes së mjaftueshme për ta siguruar të drejtën e vetos kundër përpjekjeve për bllokimin e marrëveshjes.

McConnell: Obama ka gjasa të tregohet i suksesshëm

Presidenti amerikan Barack Obama ka “gjasa të mira për të qenë i suksesshëm”, në përballje me republikanët në Kongres lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ka thënë lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell.

Republikanët të cilët janë shumicë në Senat pritet që të refuzojnë marrëveshjen e Iranit dhe të bëjnë një rezolutë që ka për qëllim dënimin e kësaj marrëveshjeje.

Por Obama mund të vendosë veto për këtë rezolutë dhe është në pikëpyetje nëse republikanët mund t’i sigurojnë dy të tretat e votave që duhet për të rrëzuar veton presidenciale.

McConnel gjatë një takimi në Kuntucky foli për vështirrësitë e arritjes së votave për të hedhur poshtë veton.

Obamës i duhet që 34 senatorë demokratë të përkrahin veton e tij dhe deri tani 20 kanë deklaruar se do të bëjnë një gjë të tillë.

Në Kongres, 146 demokratë duhet të mbështesin veton dhe deri më tash 48 kongresistë janë shprehur se do ta përkrahin marrëveshjen.

“Ai mund të fitoi me një të tretat e votave plus me votat në Kongres”, ka thënë McConnell.

“Prandaj ai ka shumë gjasa që të tregohet i suksesshëm”, ka thënë tutje ai.

Pranimi publik i McConellit se Obama ka përparësi reflekton në atë se çfarë qëndrimesh po shprehin privatisht demokratët dhe republikanët. Komentet e tij vijnë në kohën kur dy palët janë duke shpenzuar miliona dollarë në fushatën e tyre për të bindur ligjvënësit e tyre se si të votojnë për këtë marrëveshje.

McConnell tha se ai do të ishte i befasuar nëse ndonjë republikan në Senat do të mbështeste marrëveshjen. Ai shtoi se edhe nëse Obama fiton, marrëveshja mund të rishikohet nga presidenti i ardhshëm, i cili edhe mund të jetë nga radhët e republikanëve.

“Fushata e presidentit për të miratuar këtë marrëveshje do të varet krejtësisht nga demokratët”, ka thënë ai.

Deri tani, senatori demokrat Chuck Schumer është deklaruar kundër marrëveshjes. Po ashtu edhe Robert Menendez ka lënë të nënkuptohet se është kundër marrëveshjes bërthamore me Republikën Islamike.

Republikani McConnel thotë se qëndrime të tilla opozitare në mesin e demokratëve, për repubikanët janë ndihmë.

“Shpresojmë që do ta mposhtim por procedurat qartazi janë në favorin e presidentit. Por do të shohim”, ka thënë ai.

McConnell ka thënë se marrëveshja me Iranin nuk është e mirë më shumë aspekte.

“Ajo i lë iranianët të aftë për të zhvilluar kapacitete bërthamore. Irani është sponsori më i madh i terrorizmit në botë sot”, ka thënë McConnel.

NJEZETË E NJË GAROJNË PËR TË NJËJTIN VEND – ATË TË PRESIDENTIT TË ARDHSHËM TË SHBA

Voal ch duke iu referuar shtypit amerikan shkruan se për pesë muaj do të nisi gara për Shtëpinë e Bardhë, me kandidatë të ndryshëm për presidencialet 2016. Nga Partia Demokratike, sfiduesit janë vetëm tre ose katër, nga ana tjetër 17.

Kanë lajmëruar kandidaturën e tyre midis republikanëve katër senatorë, një ish-senator, katër guvernatirë dhe pesë ish-guvernatorë dhe një menaxhere që është  Carly Fiorina, që ishte edhe CEO e Hewlett/Packard dhe është e vetmja grua, neo-kirurgu i famshëm – Ben Carson, një superkonservator dhe i vetmi me ngjyrë si dhe ekocentristi miliarder Donald Trump.

E nisim prenj senatorëve, me rradhë, ata janë: Ted Cruz, nga Texas, afër me Tea Party; Rand Paul, nga Kentucky, liberal; Marco Rubio, nga Florida, me origjinë kubaneze e Lindsey Graham, nga karolina e Jugut, ekspert i mbrojtjes dhe sigurisë. Ish-senatori është Rick Santorum nga Pennsylvania, një katolik integralist.

Nga kandidaturat e ish-guvernatorëve sipas rradhës: Mike Huckabee, Arkansas, veteran i zgjedhjeve paraprake, sepse ka marrë pjesë edhe në  2008 e  2012; George Pataki, Shteti  New York: Rick Perry, Texas, që po e riprovon pas flopit të 2012, duke kujtuar se ka drejtuar për dy mandate ekonominë e dymbëdhjetë më të madhe të botës; Jeb Bush, Florida, bir dhe vëlla i Presidentëve të 41° e 43° të SHBA dhe dhe Jim Gilmore, Virginia.

Ish-guvernatorët janë ai i New Jersey, Chris Christie; i  Louisiana, Bobby Jindal, me origjinë indiane, ai i Wisconsin Scott Walker dhe i fundit ish-guvernatori i Ohio John Kasich.

Nga ana e demokratëve lista nis me: Hillary Rodham Clinton, ish First Lady, ish-senatore e Stato di New York dhe ish Sekretare e Shtetit, kandidate në zgjedhjet e 2008, kur u mund nga Barack Obama, nga outsideri Bernie Sanders, senator i Vermontit që autodefinohet si “socialist” dhe ish-guvernatori i Maryland Martin O’Malley. Kësaj liste mund t’i shtohet edhe zvpresidenti aktual Joe Biden, politikan me karierë shumë të gjatë.

Kush do të jetë Presidenti i SHBA midis tyre ?

Administrata Obama paralajmëron Kinën të mos përdorë spiunë në SHBA

Administrata Obama paralajmëroi Kinën mbi përdorimin e agjentëve në tokën e Shteteve të Bashkuara, raporton gazeta New York Times.

Pekini po drejton një fushatë globale për të riatdhesuar të arratisurit kinezë dhe për të rimarrë fondet e paligjdhme, shkruan gazeta duke cituar zyrtarë anonimë të SHBA-së.

Sipas raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar tashmë zyrtarët kinezë në lidhje me këto aktivitete.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të bëjë një vizitë shtetërore në SHBA, muajin e ardhshëm.

Gazeta New York Times shkruan se agjentët e fshehtë janë duke punuar nën udhëheqjen e Ministrisë kineze për Sigurinë Publike dhe hyjnë në SHBA, sipas të gjitha gjasave, me viza turistike ose tregtare.

Trump: Konflikti në Ukrainë është problem i Evropës

Manjati i pronave të patundshme, Donald Trump, i cili kryeson garën republikane në Shtetet e Bashkuara për të marrë emërimin për garën presidenciale 2016, është përgjigjur me indiferencë të topitur ndaj anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO.

“Të jem i sinqertë me ju, nuk do të brengosesha shumë nëse Ukraina anëtarësohet në NATO ose jo. Nëse po, mirë. Nëse jo, mirë”, ka thënë Trump për televizionin NBC.

Në një intervistë të zgjeruar, Trump ka folur shkurtimisht për Ukrainën, e cila është ngërthyer në një luftë me separatistët pro-rusë, që ka shpërthyer pasi Kremlini ka aneksuar Krimenë, në mars të vitit 2014.

Zgjerimi drejt lindjes i NATO-s ka zemëruar Moskën, ashtu si edhe deklaratat e liderëve pro-perëndimorë të Ukrainës dhe të zyrtarëve të NATO-s për anëtarësimin e mundshëm të Kievit në aleancën ushtarake.

Në intervistën për televizionin NBC, Trump po ashtu ka thënë se Evropa duhet të mbajë barrën e përgjegjësisë për t’u ngritur kundër Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

“Nuk më pëlqen se çfarë po ndodh në Ukrainë. Por ky është vërtet një problem që prek Evropën shumë më shumë sesa neve”, ka thënë Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për të ndëshkuar Rusinë me sanksione.

Rreth 6,400 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe atyre rebele, qysh në prill të vitit 2014.

Trump ka akuzuar Gjermaninë, kancelarja e së cilës, Angela Merkel, ka qenë një kritike thumbuese e Rusisë në konflikt.

“Nuk parapëlqej që ne të jemi kundër Rusisë për Ukrainën, kur Gjermania qëndron duarkryq dhe pranon gjithë naftën dhe gazin që mund të marrë nga Rusia”, ka thënë Trump.

Bashkimi Evropian merr rreth 30 përqind të gazit natyror nga Rusia, e cila raportohet se ka rritur furnizimet e saj me gaz në Gjermani për afro 50 përqind, në çerekun e dytë të këtij viti.

Trump, njëri prej miliarderëve më të zëshëm në SHBA, po e financon vetë fushatën e tij dhe ka thënë se është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë për këtë qëllim.

Më 14 gusht, ai ka thënë se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë “shkatërruar bukur mirë” nën presidentin Barack Obama dhe, nëse ai zgjidhet, “ai do të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin”.

I pyetur nëse do të rrokulliste sanksionet kundër Rusisë, Trump ka thënë se “kjo varet”, edhe Rusia “duhet të sillet mirë”.

Trump po ashtu ka bërë deklarata të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke u zotuar se, nëse zgjidhet, ai do të kthejë prapa të gjithë emigrantët e paligjshëm. (v.tela)

Trump: Nëse zgjidhem president i SHBA, do t’i dëboj emigrantët pa dokumenta

VOAL – UASHINGTON, 16 GUSHT- Garuesi presidencial republikan Donald Trump do t’i dëbonte emigrantët pa dokumente dhe do t’i shfuqizonte urdhërat ekzekutivë të Presidentit Barack Obama, nëse ai zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, shkruan voal.ch. Këto ai i tha në në intervistë në NBC News që do të transmetohet të dielën, cituar nga Reuters.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Chuck Todd për emigrantët që nuk kanë ku të shkojnë, Trump tha: “Ne do të punojmë me ata. Ata duhet të largohen, kanë apo nuk kanë ku të shkojnë,” shtoi ai.
Perandori i pronave të patundshme dhe personalitet televiziv është në krye të sondazheve republikane ndaj 17 garuesve të tjerë të kësaj partie. Ai ka ngjallur kundërthënie me komentet e tij provokative për emigracionin ilegal, duke i përshkruar disa emigrantë pa dokumente nga Meksika si kriminelë dhe përdhunues.Në SHBA mendohet se janë 11 milionë emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara. 

Flamuri amerikan valëvitet në Kubë pas 5 dekadash

Flamuri amerikan u valvit sot në ambasadën e SHBA në Havanë për herë të parë që nga viti 1961, pas një ndërprerjeje në marrëdhëniet diplomatike që zgjati më shumë se pesë dekada. Sekretari amerikan i Shtetit ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, që shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve.

Flamuri amerikan u ngrit nga marinsat nën tingujt e himnit kombëtar të SHBA.

Para kësaj, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbajti fjalën e përshëndetjes, ku bëri thirrje për hapjen politike të Kubës që qeveriset nga komunistët.

“Ne jemi të bindur se do të ishte në interes të popullit të Kubës një demokraci e vërtetë, ku njerëzit të jenë të lirë të zgjedhin udhëheqësit e tyre, të shprehin idetë e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre,” tha zoti Kerry.

Por ai tha se politikat amerikane në të kaluarën nuk çuan në demokraci dhe shtoi se e ardhmja e Kubës u takon kubanëve ta ndërtojnë.

Zoti Kerry foli edhe në spanjisht, duke thënë se hapja diplomatike do të jetë diçka e mirë si për popullin kuban ashtu edhe për atë amerikan.

Ai tha se nuk ka arsye për të patur frikë nga kjo.

Ngjarja e sotme në Havanë shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve.

Ambasada e SHBA dhe ajo e Kubës u rihapën më 20 korrik të këtij viti.

Muajin e kaluar, qeveria kubane organizoi një ceremoni të madhe për rihapjen e ambasadës së saj në Uashington, ndërsa SHBA vendosën ta shtyjnë ceremoninë e tyre në pritje të vizitës së zotit Kerry në Havanë.

Sekretari Kerry u bë sekretari i parë amerikan i shtetit që viziton Kubën në 70 vjet.

Ai shoqërohej nga disa anëtarë të Kongresit dhe tre ish marinsa amerikanë të moshuar, të cilët në janar të vitit 1961 ulën flamurin për herë të fundit në Havanë.

Megjithatë disa çështje nga gjysmë shekulli armiqësie midis SHBA dhe Kubës ende kanë mbetur pa u zgjidhur.

“Ne besojnë se gjërat nuk po shkojnë si duhet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është vendimtare për nxitjen e demokracisë gjatë këtij procesi politik,” thotë disidenti kuban Antonio Rodiles.

Para nisjes për në Kubë, zoti Kerry komentoi në rrjetin Telemundo lidhur me pritshmëritë për të ardhmen.

“Shpresojmë se vetë qeveria e Kubës do të marrë vendime që do të fillojnë të ndryshojnë gjërat, pra nuk mund të bëhet krahasimi i një muaji e gjysmë që kur kemi përfunduar marrëveshjen me 54 vite.”

Në muajin prill, Presidenti Barak Obama tha se bisedimet historike me homologun e tij kuban Raul Kastro mund të shërbenin si pikë kthese që të dy vendet të punonin në drejtim të rivendosjes së lidhjeve diplomatike.

Takimi shënoi herën e parë pas shumë dekadash që udhëheqësit e dy vendeve zhvillonin bisedime të drejtpërdrejta.

Që atëherë, ka patur negociata për të lehtësuar kufizimet e biznesit, të tregtisë dhe të udhëtimit.

Megjithatë, kubanët mund të mos shohin ndryshime të menjëhershme në jetën e tyre të përditshme deri në heqjen e embargos shumëvjeçare.

Presidenti Obama ka shprehur mbështetje për heqjen e embargos, që iu vu për herë të parë Kubës në vitet 1960.


Send this to a friend