Voal-online – „Thanksgiving Day” – „Dita e Falenderimeve“ është ndër festat më popullore , për të mos thënë më popullorja në Amerike dhe është bërë zakon te festohet të ejten e katërt të muajit nëntor, pra sot.
Është historia e një dite të ftohtë në fund të vjeshtës në vitin 1621, kur rreth 50 kolonë anglezë të quajtur pelegrinë të cilët kishin mbijetuar me vështirësi pas dimrit të parë në Botën e Re, ndërsa 50 të tjerë vdiqën morën pjesë në një festë për të korrat me fqinjët e tyre indianët e fisit Wampanoag.
Kjo traditë, me origjinë fetare, por që sot konsiderohet sekolare, vjen prej vitit 1620. Pas të vjelave të vitit 1623, William Bradford, Governatori i Kolonisë themeluar nga baballarët pelegrinë në Plymouth, të Massachusettes, shpalli : « Të gjithë ju Pelegrinë, me gratë e të vegjlit tuaj, ju ftojmë të vini e të bashkoheni me ne në Pallatin e Parlamentit mbi kodrinë për të degjuar pastorin që t’i thurë lavde e falenderime Zotit të Plotfuqishëm për mrekullitë e tij. ».
Aty ku pelegrinët dhe indianët shënuan të korrat mbi 300 vjet më parë, historia e Falenderimeve është e mbushur me mithe dhe teprime. Për shembull, ngjarja ka mundësi të ketë ndodhur në tetor, më pranë kohës së korrjes së misrit, rreth 90 burra vendas u mblodhën dhe hëngrën me Pelegrinët për tre ditë me radhë.
Pelegrinët ishin separatistë fetarë, një degë që ishte shkëputur nga një sekt strikt i quajtur puritanët, që paraqiten si një grup i ngurtë dhe jo shumë i prirur për festa.
Ata ishin njerëz shumë besimtarë në kohëra shumë fetare. Megjithatë ata vinin nga Anglia e vjetër dhe e bujshme. Ishte pjesë e jetës së tyre që të pinin, hanin dhe të festonin. Nuk diskutohet që ata nuk ishin krejtësisht njerëz që nuk dinin ç’ishte gëzimi”
Në dokumentat e pakta të vitit 1621 thuhet se në tryezë ishin shtruar shpezë, ka mundësi që të ishin rosa dhe pata dhe pa dyshim që nuk ishin gjela deti të shëndoshë që familjet amerikane mbushin dhe pjekin sot. As ilustrimet e tavolinave të gjata të ditës së parë të falenderimeve plot me bukë, kek me kunguj dhe salcë boronicash.
Anglezët i njihnin boronicat. Dhe anëtarët e fisit Wampanoag i hanin. Por ata nuk kishin aq sheqer sa të bënin salcë. Kunguj kishte, por nuk besohej se mund të bënin kek me kunguj, pasi nuk kishte miell gruri dhe furrën për ta pjekur.
Ka plot rrëfenja nga koha e të korrave në vitin 1621. Thuhet se Wampanoagët gjuajtën pesë drerë për festën. Por ndryshe nga ç’thuhet në legjendë, ata nuk sollën kokoshka, një lloj misri që nuk ekzistonte në Masaçusets. Ata gjithashtu nuk vishnin kapele me pupla si ato të Indianëve të tjerë. Veshjet e tyre ishin të thjeshta dhe praktike. Pra nuk kishte një fantazi edhe më të madhe të Falenderimeve.
Sipas mitit të krijuar, indianët i mirëpritën anglezët në tokën e tyre, hëngrën gjel deti dhe që atëherë jetuan së bashku në harmoni dhe se bëhej fjalë për festën e parë të Falenderimeve, e para e pasuar nga shumë të tjera më pas. Ideja është që vendasit e pranuan kolonizimin me dëshirë gjë që nuk është e vërtetë.
Aleanca mes Pelegrinëve dhe Wampanoagëve zgjati vetëm 50 vjet para se traktatet e shkelura sollën si rezultat luftimet dhe gjakderdhjen.
Ka edhe një imazh tjetër të Festës së Falenderimeve që është shumë larg realitetit. Nëpër skica, burrat shfaqen me kostume pelegrinësh: pallto luksoze, këpucë me shkëlqim dhe kapele me rripa me tokëza. Në shekullin e 17-të vetëm të pasurit visheshin me aq ceremoni. Pelegrinët e varfër visheshin me pallto me lëkurë dreri. Pas vitit të vështirë që kishin kaluar, ata me siguri ishin mirënjohës edhe për ato veshje dhe që kishin shpëtuar gjallë.
Falja Presienciale
Një ditë para Ditës të Falenderimeve në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet ceremonia ku Presidenti fal dy gjela deti. KJo traditë vjen prej kohës të presidentit Harry Truman në vitin 1947, por nuk ka dokument. Falja e gjeldetit zyrtarisht u bë nga Presidenti Kennedy, katër ditë përpara se të vritej. Prej vitit 2003, qytetarët amerikanë zgjedhin duke votuar online dy emrat e gjelave që do të falë presidenti. Në vititn 2009 Obama fali gjelin me emrin “Courage”. Në vitin 2010 Presidenti Obama fali gjelat me emrat “Apple” dhe “Cider”, ndërsa për vitin 2011 dy gjelat që fali Presidenti Obama quheshin “Liri” dhe “Paqe”. Më 2012: Presidenti Obama fali Cobbler dhe Gobbler, dy gjela nga shteti i Virxhinias. 2013: Presidenti Obama fali Popcorn, (17 kg) gjel deti nga Minessota dhe Caramel,nga Virxhinia.
Për 2014 Presidenti Obama fali Mac dhe Cheese
Falja e gjelave të detit me rastin e Ditës të Falenderimeve u bë si zakonisht në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë e di se disa do të quajmë këtë një amnisti,” tha ai, duke e bërë një referencë me një urdhër ekzekutiv që ai bëri në lidhje me emigracionin javën e kaluar.
“Sot unë jam duke marrë një veprim plotësisht brenda autoritetit tim ligjor, veprimi ekzekutiv ndërmarrë para meje nga presidentët demokratë dhe republikanë, për faljen e jetës të dy gjelave nga fati që i priste – i tmerrshmëm për ta dhe i shijshëm për ne”.
Dy gjelat – Mac dhe Cheese – ishin në diskutim për titullin në Ditën e Falenderimeve pas një fushate të fortë Twitter, dhe ata dolën fitimtarë përmes një votimi publik.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe dy vajzat e Presidentit Obama.
Për 2015 Presidenti Obama fali Honest dhe Abe
Edhe sivjet për 2015 në praninë e dy vajzave në Rosen Graden – Kopështin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama fali “Honest” dhe “Abe”, kështu quhen dy gjelat e detit, që peshojnë njëri 19 kg dhe tjetri 20 kg. Të dy gjelat e detit i shpëtuan ritit dhe do ta kalojnë pensionin e tyre deri në fund në fermë.
Emrat e dy gjeladetëve janë shumë specialë, njëri Honest dhe tjetri Abe – duke na kujtuar se njëri nga pseudonimet e Presidentit Linkoln që ishte Honest Abe.
Dreka tradicionale
Dreka e Ditës të falenderimeve është shumë e famshme, kjo ditë është pushim në gjithë Ameirkën. Pjata kryesore padyshim që është gjeli i detit. Për Ditën e Falenderimeve në SHBA konsumohen rreth 70 milionë gjela deti.
Gjeli i detit gatuhet në mënyra të ndryshme. Në Bregun Lindor gjeli i detit mbushet me midhje, në Jug shoqërohet me kuleçë prej misri, në Veri me Oriz të Egër, tipik amerikan.
Tipike për Drekën e Falenderimeve është edhe salca me boronica. Ëmbëlsirë tradicionale e Thanksgiving Day janë edhe patatet e ëmbla me sheqer, erëza dhe gjalpë, që quhet Yam dhe torta me kungull.
Dita e Falenderimeve ndiqet nga e premtja që njihet si Black Friday, e Premtja e Zezë e që në SHBA hap sezonin e blerjeve për Krishtlindje./ Përgatiti Elida Buçpapaj