VOAL

VOAL

Luftë fjalësh mes kandidatit Trump dhe familjes myslimane

Khizer Khan

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe prindërit e një ushtari mysliman amerikan që vdiq në fushën e betejës, janë përfshirë në një luftë fjalësh që filloi kur zoti Trump la përshtypjen se po fliste pa respekt ndaj Khizr Khanit pas komenteve që ai bëri në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve. Khan dhe gruaja e tij Ghazala, dhanë intervista për organe të ndryshme mediash dje, përfshirë Zërin e Amerikës, ku u intervistuan nga Shërbimi Pakistanez.

Faktet, që janë të pakundërshtueshme në varrezat kombëtare në Arlington, duket se janë lënë në hije nga retorika. Kapiteni Humayun Khan, një ushtar amerikan mysliman, u vra para 12 vjetësh në Irak nga një sulm vetëvrasës me bombë.

Prindërit e tij, u intervistuan nga shërbimi i gjuhës Urdu i Zërit të Amerikës. Ghazala Khan e mban mend herën e fundit që foli me të birin.

“Më mori në telefon në Ditën e Nënës për të më uruar dhe i thashë: ‘Të lutem mos u bë hero. Ruaje veten. Rri brenda kampit. Mos dil përjashta’. Ai tha: ‘Mama, unë kam një përgjegjësi’”.

Zonja Khan ishte me të shoqin në skenën e Kuvendit Demokrat javën e kaluar, kur ai e sulmoi kandidatin republikan për president Donald Trump për komentet e tij kundër myslimanëve.

“Ti nuk ke sakrifikuar asgjë dhe askënd”.

Zoti Trump u kundërpërgjigj.

“Mendoj se kam bërë mjaft sakrifica. Unë kam punuar shumë dhe kam krijuar mijëra, mijëra vende pune”.

“Si do të zgjidhet kandidati? A do të jetë ai arsyeja e dështimit të Partisë Republikane?”

Për zotin Trump, beteja e retorikës u zhvendos në Twitter.

“Unë u sulmova furishëm nga zoti Khan. Nuk me lejohet të përgjigjem?”

“Këtu nuk bëhet fjalë për zotin Khan, që po shkon gjithandej për intervista, por për TERRORIZMIN RADIKAL ISLAMIK dhe Shtetet e Bashkuara. Bëhuni të zgjuar!”

Kjo është e fundit ndër deklaratat e debatueshme të zotit Trump, por ekspertët politikë nuk janë të sigurt se kjo do ta dëmtojë atë.

“Deri para pak ditësh ai kishte epërsi ndaj zonjës Clinton në anketa. Kështuqë, çfarë mund ta bëjë atë të ndryshojë, duke qenë se nuk ka paguar asnjë çmim për ato që ka thënë?”

Në një postim në Facebook, kandidati republikan për nënpresident, Mike Pence, shkruajti: “Donald Trumpi dhe unë, besojmë se kapiteni Humayun Khan është hero amerikan dhe familja e tij, si çdo familje që ka humbur bij në luftë, duhet të nderohet nga çdo amerikan”.

Edhe republikanë të tjerë shprehën mendime të ngjashme. Ish-kandidati republikan për President, John McCain tha se nuk ishte dakord me zotin Trump dhe tha se shpresonte që “amerikanët ta kuptojnë se ato komente nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Partisë Republikane”.

Obama: Trumpi i paaftë për të qenë president

Presidenti amerikan Barak Obama tha se komentet kritike të kandidatit republikan Donald Trump në lidhje me familjen e një ushtari mysliman amerikan të vrarë në Irak, janë vetëm një shembull se përse ai nuk është i aftë për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti u pyet për të shprehur mendimin e tij mbi komentet e zotit Trump gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu se komentet e zotit Trump për inkursionet ruse në Ukrainë, tregojnë se kandidati republikan nuk ka njohuritë themelore për çështjet ndërkombëtare bazë. Zoti Obama tha se kundërshtimet e tij ndaj zotit Trump nuk kanë lidhje me politikën partiake:

Ka pasur presidentë republikanë me të cilët unë nuk kam qenë dakord, por nuk kam patur dyshim se ata mund të funksiononin si presidentë,” tha zoti Obama, duke përmendur ish-kandidatët Mitt Romney dhe John McCain. “Jam i sigurt, – tha Presidenti, – se ata do të vepronin në përputhje me disa nga normat dhe rregullat e njohura si dhe do të respektonin mirësjelljen themelore. Por rasti i tanishëm është ndryshe.”

Presidenti vuri në dukje se edhe disa republikanë të njohur kanë dënuar shumë nga deklaratat e zotit Trump. Ai tha se nuk beson që zoti Trump ndan pikëpamjet e shumicës së partisë së tij.

Presidenti Obama tha se çështja tani është se kur ata do t’i thonë “mjaft” kandidatit Trump dhe do të tërheqin mbështetje e tyre ndaj tij.

Trump përdor një epitet të ri për rivalen Clinton

Kandidati republikan për president, Donald Trump përdori një epitet të ri për rivalen e tij demokrate Hillary Clinton, duke e quajtur atë “djalli”.

Zoti Trump, duke folur dje në Pensilvani, komentoi me sarkazëm për kapitullimin e kandidatit Bernie Sanders në garën brenda Partisë Demokrate si dhe për vendimin e senatorit që mbështeti rivalen Clinton.

Zoti Trump tha për senatorin Sanders: “Ai bëri marrëveshje me djallin. Ajo është djalli.”

Kandidati Trump tha gjithashtu se zoti Sanders nuk kishte kurrsesi shanse për t’i fituar zgjedhjet, sepse gara paraprake në Partinë Demokrate ishte sipas tij “e manipuluar”.

Deputetët turq në Uashington për klerikun Gylen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ritheksoi sot në një fjalim në televizion se përpjekja e dështuar për grusht shteti muajin e kaluar ishte planifikuar jashtë vendit. Ndërkohë, një grup deputetësh turq ndodhen në Uashington për t’i nxitur zyrtarët amerikanë të plotësojnë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e klerikut Fethullah Gylen, i cili akuzohet se orkestroi përpjekjen për grusht shteti.

Zyrtarë turq thonë se refuzimi për të kthyer Fethullah Gulenin në Turqi do të vështirësonte marrëdhënien ndërmjet të dy vendeve dhe do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin rajonal.

“Në një kohë kur lufta për pushtet është në kulmin e saj, do të ishte e papranueshme mundësia që personi që organizoi një puç të përgjakshëm të qëndrojë në një vend aleat, duke patur madje edhe mundësinë të largohet drejt vendeve të treta.”

Takimi tek Departamenti i Drejtësisë ishte bashkëpunues, por zyrtarët turq paralajmëruan për pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA – Turqi dhe luftën globale kundër terrorizmit, nëse Uashingtoni nuk përmbush kërkesën e Ankarasë.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar për statusin e kërkesës së ekstradimit, duke përmendur se dokumentat e paraqitura nga Turqia janë duke u studiuar në Departamentin e Drejtësisë.

Sipas qeverisë turke, përpjekja për grusht shteti i ka kushtuar deri më tani ekonomisë së Turqisë rreth 100 milionë dollarë.

Ndërkohë, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Joe Dunford, shkoi dje në Turqi për të konfirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve.

Zbulohen lidhjet ruse me sulmin kibernetik ndaj demokratëve amerikanë

Dy kompani kibernetike amerikane kanë thënë se analizat e kryera mbi ndërhyrjet në kompjuterët e Partisë Demokrate amerikane tregojnë se janë kryer nga “hackerë” rusë.

Të dy kompanitë amerikane përmes një komunikate të publikuar mbrëmë thonë se “domenët” e internetit që janë shfrytëzuar për të sulmuar kompjuterët e demokratëve çojnë te një grup rus i quajtur “Fancy Bear”.

Ky grup ka lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

I njejti grup e ka kryer edhe sulmin mbi kompjuterat e Komitetit Kombëtar Demokrat në muajin qershor, kanë thënë kompanitë, “Fidelis Cybersecurity” dhe “ThreatConnect”.

Komiteti Demokrat e ka drejtuar gishtin ndaj Rusisë që së paku dy javë, duke thënë se publikimi i emailave nga faqja e internetit “Ëikileaks” ka për qëllim që të ndihmohet, Donald Trump, rivali i kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Rusia deri më tash disa herë e ka mohuar se qëndron prapa sulmeve të tilla kibernetike.

McCaini qorton republikanin Trump

Debati i kandidatit republikan për president Donald Trump me prindërit e një ushtari myslimano-amerikan të vrarë në Irak u ringjall përsëri të hënën.

Senatori i Arizonës John McCain, ish i burgosur lufte në Vietnam në vitet 1960, e qortoi kandidatin Trump për komentet përçmuese ndaj zotit Khizr Khan dhe gruas së tij Ghazala, për faktin që ata përmendën djalin e tyre në Kuvendin Kombëtar Demokrat javën e kaluar. I biri i tyre u vra nga një bombë në vitin 2004 në Irak.

Çifti Khan ka mbështetur zonjën Hillary Clinton, dhe ka vazhduar të flasë kundër zotit Trump në intervista televizive.

Zoti McCain përmendi se zoti Khan ka lënë të kuptohet se njerëz si kapiteni Humayun Khan, nuk duhet të lejohen në Shtetet e Bashkuara – pa folur për të shërbyer në ushtrinë amerikane.

“E kam të vështirë ta theksoj mjaftueshëm se sa shumë nuk jam dakord me deklaratën e zotit Trump”, tha senatori McCain. “Shpresoj se amerikanët e kuptojnë që komentet e tij nuk përfaqësojnë qëndrimet e Partisë sonë Republikane, të zyrtarëve apo të kandidatëve të saj.”

Donald Trumpi ngjall sërish debate

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka ndezur sërish debate pasi sugjeroi gjatë një interviste se puna e bërë prej tij për të krijuar mijëra vende pune është një sakrificë, e krahasueshme me humbjen e jetës gjatë luftimeve në Irak të një ushtari amerikan mysliman.

Khizr Khan, babai i ushtarakut të rënë, Kapitenit Humayun Khan, i tha rrjetit CNN se zoti Trump është “plotësisht i papërshtatshëm për të udhëhequr këtë vend”.

Gjatë intervistës së tij për rrjetin ABC News, kandidati Trump u shpreh se mendon që ka bërë sakrifica të shumta dhe se ka punuar shumë për të punësuar mijëra njerëz, për t’i arsimuar ata, etj.

Clintoni i akuzon rusët për depërtim në sistemin e emailave

Hillary Clinton në Konventën Kombëtare Demokrate ku u nominua për presidente amerikane

E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, thotë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) dhe e ka akuzuar rivalin republikan, Donald Trump, se e ka mbështetur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne e dimë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në DNC dhe e dimë se kanë bërë aranzhime që shumë prej këtyre emailave të publikohen, dhe ne e dimë se Donald Trump ka treguar gatishmëri problematike për ta mbështetur Putinin”, tha Hillary Clinton sot në një intervistë për programin “Fox News Sunday”.

Shtetet e Bashkuara deri tash nuk e kanë akuzuar publikisht Rusinë se ka dorë në sulmin kibernetik në kompjuterët e Partisë Demokratike.

Ekspertët e sigurisë në Internet dhe zyrtarët amerikanë, megjithatë, kanë thënë se besojnë se Rusia e ka organizuar publikimin e emailave për të ndikuar në zgjedhjet presidenciae në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.

Zonja Clinton ka refuzuar të thotë nëse Kremlini dëshironte që Trump t’i fitoj zgjedhjet, por theksoi se “nxjerrja e fakteve ngritë çështje serioze për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet tona, në demokracinë tonë”.

SHBA: Nga rrëzimi i balonës – 16 persona të vdekur

Ilustrim

Së paku 16 njerëz janë vrarë nga rrëzimi i balonës në një fushë në qytetin Lokhart në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kanë raportuar mediat lokale.

Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se balona ishte përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej. Televizioni lokal ka raportuar se autoritetet policore kanë thënë se askush nuk ka shpëtuar.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka shprehur ngushëllime për ata që kanë humbur jetën në këtë rrëzim të balonës.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit zhvillon hetime lidhur me këtë përplasje.

Trumpi i refuzoi kritikat e babait mysliman të ushtarit të vrarë amerikan

Khizr Khan gjatë paraqitjes në konventën e demokratëve i ka bërë thirrje Donald Trumpit që ta lexojë këtë kopje të Kushtetutës së SHBA-ve

I nominuari republikan për president amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë kritikat e paraqitura në Konventën Kombëtare të Demokratëve, nga babai mysliman i ushtarit të Shteteve të Bashkuara, Humayun Khan, i cili ishte vrarë në Irak në vitin 2004.

Babai, Khizr Khan, shtetas amerikan me origjinë pakistaneze, në konventën e demokratëve tha se Trump “nuk ka sakrifikuar asgjë dhe askend” për Shtetet e Bashkuara.

Ai, po ashtu, e ka shtruar pyetjen nëse Donald Trump ndonjëherë e ka lexuar Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “në këtë dokument shiko për fjalët ‘liri’ dhe ‘mbrojtje e barabartë nga ligjit’.”

Ai ka ofruar që një kopje të kushtetutës amerikane t’ia huazoj zotit Trump.

Gjatë një interviste në rrjetin ABC News, të publikuar dje, Trump tha se “mendoj se ne kemi bërë shumë sakrifica, unë punoj shumë, unë kam krijuar mijëra dhe mijëra vende të punës”.

Kur e përditshmja, Washington Post, e ka pyetur zotin Trump se si do të përgjigjej ndaj kritikës së zotit Khan për propozimin e tij që përkohësisht tu ndalohet hyrja të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Trump ka thënë se “ne kemi pasur shumë probleme me terrorizmin radikal islamik, kjo është ajo që do të thoja”.

Donald Trumpi dhe Vladimir Putini

Kandidati republikan për president Donald Trump po i pakëson lëvdatat e tij për Rusinë dhe udhëheqësin e saj autoritar Vladimir Putin, të cilat i krijuan telashe. Pasi i bëri thirrje Rusisë të gjejë 30 mijë emaile të rivales demokrate Hillary Clinton, zoti Trump u tha gazetarëve se nuk e njeh personalisht zotin Putin dhe se nuk e ka quajtur kurrë një udhëheqës të madh, por vetëm një udhëheqës më të mirë se Presidenti Barack Obama. Zoti Putin i ka mirëpritur elozhet e zotit Trump, por rusët e zakonshëm nuk i besojnë atij shumë.

Në fillimet e fushatës së tij presidenciale, zoti Trump tha se nëse do të zgjidhej, ai do t’ia kalonte mirë me zotin Putin:

“Unë i pëlqej njerëzit që më kanë qejf. Madje edhe Putinin. Më kërkojnë që ta refuzoj, por ai ka thënë se Donald Trump është gjeni dhe udhëheqësi i ardhshëm.”

Presidenti rus ka reaguar më i kujdesshëm:

“Donald Trump është pompoz. Nuk kam dhënë vlerësim tjetër për të. Ajo që unë mirëpres është se zoti Trump ka thënë që është i gatshëm të restaurojë marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA. Kjo nuk është diçka e gabuar. Të gjithë e mirëpresim, apo jo?”

Rusët e zakonshëm flasin më hapur për atë çfarë mendojnë rreth zotit Trump:

“Nuk më duket njeri pozitiv. Një president duhet të jetë modest, i përmbajtur dhe jo emocional. Si Putini ynë,”- thotë Galina, një qytetare e Moskës.

Gjithashtu, rusët nuk janë të sigurtë se zoti Trump mundet të transformojë marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Mendoj se do të ketë një impakt në marrëdhëniet tona me SHBA-në, por ai nuk do të jetë i madh. Në fund të fundit, çfarë ka rëndësi është ajo që kandidatët do të bëjnë dhe jo thëniet me të cilat të shokojnë; nuk është ky kriteri që duhet konsideruar në përzgjedhjen e një presidenti,” – thotë Kristina.

Zoti Trump nuk është lloji i personit që do të dëshironte zoti Putin, thotë një gazetar rus:

“Zotin Putin ndoshta shpreson në ndarjen e botës në zona influence me zotin Trump, por nuk mendoj se Donald Trump është ky lloj personi.”

Por këtë javë, Komiteti Kombëtar Demokrat dhe zyrtarët e fushatës Clinton e akuzuan Moskën për ndërhyrje në servera dhe vjedhje të emaileve ku tregohet qëndrimi preferencial ndaj zonjës Clinton përkundër rivalit Sanders. Qeveria amerikane po shqyrton me seriozitet këto akuza dhe mediat po shqyrtojnë lidhjet e biznesit të zotit Trump me Rusinë.

Zoti Trump sqaroi se pati folur me sarkazëm kur i bëri thirrje Rusisë të gjejë emailet e Hillary Clinton. Ai gjithashtu i uli tonet lavdëruese për zotin Putin.

Pentagoni: Akuzat turke janë absurde

Pengatoni i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ushtria e Shteteve të Bashkuara, është e involvuar në të dhe se në çfarëdo mënyrë e ka mbështetur puçin aktual të dështuar në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe një komandant të lartë ushtarak, i cili kishte shprehur sheqëtsim se grushtshteti mund të ketë ndikim afatgjatë në raportet e Shteteve të Bashkuara me ushtrinë e Turqisë.

Erdogani tha se Uashingtoni po e merr anën e puçistëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur puçin është absurd.

Ai theksoi se sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, ka marrë siguri nga pala turke se lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik nuk do të pengohet.

Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore, bëjnë fluturime vëzhguese dhe misione të tjera nga baza ushtarake turke, Incirlik.

Hakerët e kanë sulmuar fushatën e Hillary Clintonit, Rusia e dyshuar

Fushata presidenciale e Hillary Clintonit është sulmuar nga hakerët në kuadër të aksionit më të gjërë kibernetitk kundër institutcioneve të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe ekspertët privatë, besojnë se sulmet kibernetike ishin kryer nga agjentët që punojnë për qeverinë e Rusisë. Sulmuesit kanë lënë gjurmë, të cilat i identifikojnë ata si rusë, dhe kanë përdorë mjete në të cilat kanë qasje vetëm qeveritë.

Disa kanë shqetësim se Rusia ndoshta po përiqet të ndikoj në zgjedhjet presidenciale. Këtë javë presidenti amerikan, Barack Obama, e ka shturar çështjen e një mundësie të tillë.

Qeveria e Rusisë fuqishëm i ka hedhur poshtë akuzat, duke i përshkruar ato si “helmuese” dhe simptom të “paranojës antiruse”, që shpeshherë i përfshinë fushatat presidenciale amerikane.

Hillary Clintoni pranon emërimin historik si kandidate për presidente

Hillary Clintoni pranoi të enjten emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara, duke hyrë në histori si e para grua që merr emërimin nga një forcë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Clinton foli në fund të katër ditëve të Kuvendit Demokrat, që përfshiu fjalime nga Presidenti Barack Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe kandidati për nënpresident Tim Kaine.

“Amerika është në një moment rivlerësimi. Forca të fuqishme po kërcënojnë të na përçajnë. Lidhjet e besimit dhe të respektit po dobësohen. Dhe ashtu si në kohën e atyre që e themeluan vendin, nuk ka garanci Gjithçka varet nga ne. Duhet të vendosim nëse do të punojmë së bashku, që të ngrihemi së bashku”, tha ajo në fjalimin e saj.

“Ne e kemi të qartë se me çfarë përballet vendi ynë, por ne nuk kemi frikë. Ne do të ngrihemi në lartësinë e sfidës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, tha ajo.

Zonja Clinton e vuri theksin tek përpjekjet që ajo do të ndërmarrë për të përmirësuar jetën e amerikanëve.

“Misioni im kryesor si presidente do të jetë të krijoj më shumë shanse dhe vende të mira pune me rroga në rritje këtu në Shtetet e Bashkuara. Që nda dita ime e parë në detyrë tek e fundit. Veçanërisht për zona që për një kohë të gjatë janë lënë pas dore. Që nga zonat e varfra të qytetit në qytetet e vogla”, tha ajo.

Zonja Clinton dhe përkrahësit e saj e kanë theksuar vazhdimisht aftësinë dhe përvojën e saj në sfida të sigurisë kombëtare. Vetë ish-Sekretarja e Shtetit ia kushtoi një pjesë të mirë fjalimit pikërisht kësaj fushe.

“Ne përballemi me një zgjedhje po aq të vështirë përsa i takon sigurisë kombëtare. Gjithkush që sheh lajmet nuk mund të mos shohë kërcënimet dhe turbullirat me të cilat përballemi. Nga Bagdadi në Kabul, në Nice dhe Paris dhe Bruksel, nga San Bernardino në Orlando, ne përballemi me armiq të betuar që duhet të munden. Prandaj nuk ka dyshim që njerëzit janë në ankth dhe në kërkim të një udhëheqjeje të qëndrueshme”.

Kuvendi kishte si synim ta vinte theksin tek bashkimi mes demokratëve dhe kjo ishte tema e shumë prej folësve në Kuvend, përfshirë vetë zotin Sanders. Dhe për kandidaten Clinton kjo ishte edhe një nga pikat kryesore.

“Çdo brez amerikanësh është bashkuar për bërë vendin tonë më të lirë, më të drejtë dhe më të fuqishëm. Askush nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Prandaj jemi më të fortë së bashku”.

Nata e sotme kishte në qendër çështjet që shqetësojnë gratë, sidomdos në drejtim të barazisë dhe pagës në vendin e punës.

Ishte vajza e zonjës Clinton dhe ish-Presidentit Bill Clinton, Chelsea që e prezantoi nënën e saj. Një ndryshim i madh nga viti 2008 kur mamaja e saj kandidoi për herë të parë dhe vetë Chelsea ishte shumë e drojtur.

Por në këtë fushatë ajo është angazhuar më shumë dhe sot ajo u përball me sfidën më të madhe, ta paraqiste nënën e saj në dritën më të mirë para publikut amerikan.

Zonja Clinton, me fjalimin e saj u përpoq të mbyllte defiçitin e besimit, si fillimin e njërës prej sfidave më të mëdha për të, që populli amerikan ta shohë si të besueshme.

Fjalimi i zonjës Clinton përbëri pikën kulmore të një Kuvendi që filloi nën hijen e bërjes publike të emaileve mes zyrtarëve të partisë demokrate, që tregonte se ata kishin favorizuar zonjën Clinton në fushatën brenda partisë ndaj ish-rivalit të saj Bernie Sanders.

Gjatë Kuvendit, synimi i demokratëve ishte që të bënin kontrastin mes republikanit Donald Trump dhe zonjës Clinton, duke theksuar si një temë të përgjithshme që ai nuk është i zoti të drejtojë një vend.

Në një farë mënyre zoti Trump i ndihmoi, sidomos me deklaratat e tij për politikën e jashtme dhe me sugjerimin që Rusia të depërtojë në emailet e zonjës Clinton.

Toni i Kuvendit, si edhe atij republikan më parë sinjalizojnë se do të ketë një fushatë intensive dhe të ashpër për zgjedhjet e nëntorit.

Obama: Clintoni, zgjedhja më e mirë për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka lavdëruar Hillary Clintonin si kandidate jashtëzakonisht të kualifikuar për presidencën amerikane, duke thënë se kandidatura e Donald Trumpit nuk i afrohet asaj të Clintonit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Asnjëherë nuk ka pasur një burrë, apo grua, unë apo Bill Clinton, asnjë person që ka qenë i kualifikuar se Hillary Clinton për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara”, u ka thënë Obama delegatëve demokratë në Konventën e tyre në Filadelfia.

Në një fjalim të mbushur me optimizëm, Obama ka folur për të ardhmen e ndritshme për vendin që Clinton do e sigurojë nëse fiton zgjedhjet e 8 nëntorit.

Ai e ka quajtur Clintonin, e cila formalisht e ka pranuar nominimin një ditë më parë si “të aftë…dhe të gatshme të bëhet komandantja e përgjithshme” e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se historia e gjatë duke shërbyer në poste publike, përfshirë edhe atë të Sekretares së Shtetit dhe të Sentaores, e ka bërë atë më të kualifikuar se të gjithë për Shtëpinë e Bardhë.

“Asgjë nuk të përgatit mjaftueshëm për kërkesat që ekzistojnë kur je në Zyrën Ovale”, ka thënë Obama.

“Mund të lexosh për këtë. Mund të studiosh. Por, derisa ulesh në atë tavolinë, nuk e di se si është të menaxhosh një krizë globale apo të dërgosh të rinj në luftë. Hillary, megjithatë ka qenë në atë dhomë; ajo ka qenë pjesë e këtyre vendimeve.”

Clintoni e ka elektrizuar sallën kur ka dalë në skenë që të përshëndetet me Obamën në përfundim të fjalimit të tij, duke e përqafuar presidentin në natën e tretë të konventës. Kësaj radhe përpos presidentit Obama, fjalime kanë mbajtur edhe zëvendëspresidenti, Joe Biden, ish kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg dhe kandidati për zëvendës president, Tim Kaine nga Virxhinia.

“Këtë vit, këto zgjedhje, ju kërkoj që të na bashkoheni, të hidhni poshtë cinizmin dhe të mos e pranoni frikën… të zgjedhni Hillary Clinton si presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara”, janë fjalët me të cilat Obama e ka përfunduar fjalimin e tij.

Presidenti dhe të tjerët që mbajtën fjalime e kanë kritikuar ashpër Donald Trumpin, kandidatin republikan për president amerikan dhe biznesmenin e parë i cili asnjëherë nuk ka pasur post publik. Ata e kanë e quajtur atë si nxitës të frikës që bën premtime të thata dhe ka vizion të errët për vendin.

Biden e ka quajtur Trumpin, “një person që kërkon të mbjellë ndarjen në Amerikë për përfitime të veta, dhe mungesë rregulli në botë” dhe si “person që ngatërron uluritjet me fuqinë”.

Trump e ka komentuar tonin optimist të natës së tretë të Konventës, duke shkruar në Twitter se vendi po duket “i mrekullueshëm për miliona njerëz që jetojnë në varfëri, dhunë dhe dëshpërim.”

Në “anën e Rusisë”

Disa persona që mbajtën fjalim gjatë natës së tretë të Konventës e kanë akuzuar Trumpin si shumë miqësor ndaj Rusisë, lidhjet e të cilës me Uashingtonin kanë rënë në nivelin e Luftës së Ftohtë prejse Rusia me forcë e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe për shkak të përkrahjes që ajo u jep separatistëve në Ukrainën lindore.

Kritikat pasojnë rrjedhjen masive të komunikimeve të brendshme të zytarëve demokratë që sipas fushatës së Clintonit janë ndërhyrje kibernetike të kryera nga Rusia. Rrjedhja e emaileve në media ka zemëruar përkrahësit e rivalit partiak të Clintonit, Bernie Sanders, pasi këto komunikimet tregonin se si zyrtarët partiakë e kanë favorizuar kandidaturën e Clintonit.

Ish Sekretari i Mbrojtjes dhe ish Shefi i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA), Leon Panetta gjatë Konventës ka thënë se Trump “edhe njëherë” është duke e marrë “anën e Rusisë”, duke sugjeruar se Moska duhet të gjejë emailet e humbura të Clintonit.

Trump ka thënë se ai do të bëjë përpjekje që të përmirësojë marrëdhëniet më Moskën nëse zgjidhet lider i vendit. Ai, më 27 korrik ka thënë se në rast të fitores në zgjedhje, do të mund të hiqte sanksionet kundër Moskës që janë vendosur nga SHBA-të si pasojë e aneksimit të Krimesë.

Biden, ndërkohë e ka portretizuar Trumpin si person që ka simpati për “dikatorët”, duke cituar komentet pozitive që kandidati republikan i ka bërë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Biden ka shtuar se Trump do e bëjë Amerikën më pak të sigurt.

“Ne nuk mund të zgjedhim një person që ofendon aleatët tanë, derisa përkrah diktatorë si Vladimir Putin”, ka komentuar Biden.

Hillary Clinton shënohet në histori si kandidatja e parë femër që është zgjedhur për të garuar në zgjedhjet presidenciale në politikën amerikane.

Ajo pritet të mbajë fjalim sonte vonë në natën e fundit të konventës.

Përgatiti: Artan Haraçia

Bill Clinton: Ajo i ka dhënë frymëzim jetës time! – Hillary ‘Best Change Maker’! Hillary më e mira për të bërë ndryshimin!

Voal – Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, mbajti një fjalim prekës në Konventën e Partisë Demokratike, duke theksuar se “mikesha më e mirë e tij” duhet të udhëheqë vendin.

Në fjalimin personal për të shoqen, Hillary, ai tregoi se si ishin takuar dhe për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik.

Më herët, gruaja e tij u bë e para grua që nominohej zyrtarisht si kandidate për presidente e SHBA nga një parti e madhe.

Në fjalimin e saj me video, zonja Clinton tha: “Nëse ka ndonjë vajzë të vogël akoma zgjuar, dua t’u them se unë mund të mos bëhem presidentja e parë, por një prej jush është në radhë”.

Më herët, Clinton tregoi se si ishte takuar me bashkëshorten e tij të ardhshme në pranverën e vitit 1971 në universitetin Yale.

“U martova me mikeshën time më të mirë. Ne kemi ecur, folur dhe qeshur së bashku që prej atëherë”.

Hillary do të sjellë ndryshimin. Hillary ‘Best Change Maker’! Hillary më e mira për të bërë ndryshimin!

Në skenë u ngjitën edhe yje si Meryl Streep për të mbështetur kandidaten Clinton.

dem-2016-bill-clintonRTR_DNC_Clinton_01_jrl_160726_12x5_1600

Bill Clinton: Bill Clinton auf dem Parteitag der Demokraten in Philadelphia

BE: Vetingu të miratohet tani!

Voal – Euralius dorëzoi mbrëmë në kuvend ligjin për vetingun të ripunuar bashkë me ultimatumin e SHBA-së dhe BE-së për ta miratuar nesër dhe jo në shtator.

Euralius ka përpunuar ligjin për vetingun, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Burime zyrtare të 27.al thanë se projektligji i punuar ka mbërritur mbrëmë tek deputetët e mazhorancës dhe opozitës me qëllim që ai të miratohet në seancën parlamentare të së enjtes.

Është fjala për Projektligjin “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky është një nga shtatë ligjet e reformës në drejtësi, i cili do të duhet të miratohet patjetër brenda korrikut.

Megjithse Kuvendi i Shqipërisë e kishe shtyrë për në shtator miratimin e shtatë ligjeve, ky projektligj me sa duket është i domosdoshëm të miratohet tani, brenda korrikut pasi është thelbësor për të bërë funksionale ndryshimet kushtetuese.

Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë kërkuar politikës shqiptare të mos shtyjë miratimin e shtatë ligjeve ose të paktën njërin prej tyre duhet ta miratojë medoemos brenda korrikut.

Është me kaq rëndësi ky ligj pasi ka të bëjë me nisjen e punës për prokurorët që do të kryejnë procesin e  vetingut.

Sipas projektit të ekspertëve ndërkombëtarë, dhjetë prokurorët do të duhet të nisen për trajnim në SHBA pranë FBI-së dhe i gjithë procesi i trajnimit do të duhet të përfundojë brenda tre muajve.

Sipas parashikimit të ndërkombëtarëve, pas trajnimit dhjetë prokurorët do të nisin punë në fundin e muajit tetor për të dhënë rezultatet e para të reformës në drejtësi në nëntor.

Për këtë arsye, ambasada e BE-së dhe SHBA-së ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë shtatë ligjet brenda korrikut dhe në pamundësi për t’i miratuar të gjitha, të paktën një prej tyre duhet miratuar patjetër.

Ai është ligji ku përfshihet edhe procesi i vetingun, Projektligji “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Obama: Rusia ndoshta i ka rrjedhur emailat për të ndikuar në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se është e mundshme që Rusia ka dorë në rrjedhjen madhore të emailave të Partisë Demokratike, javën e kaluar, dhe kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Çdogjë është e mundshme”, tha Obama mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC dhe ka shtuar se “ajo që ne e dimë është se rusët kanë depërtuar në sistemet tona, jo vetëm në ato qeveritare por edhe në sistemet private”.

Mëtutje, zoti Obama theksoi se rivali i kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, republikani, Donald Trump, “në mënyrë të përsëritur ka shprehur admirim për Vladimir Putinin” dhe ka thënë se ai dëshiron të punojë me Rusinë më për së afërti për t’i zgjidhur problemet globale, siç është lufta kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Unë bazohem në atë që e ka thënë vetë Trump dhe mendoj se ai ka pasur raportim mjaft të favorshëm në Rusi”, tha Barack Obama.

Hillary Clintoni hyn në histori

Hillary Clintoni hyn në histori si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Ajo e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallen e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.

Në një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Ajo do të përballet tani me kandidatin republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.

“Verizon” do të blejë “Yahoo” për 5 miliardë dollarë

Operatori mobil amerikan “Verizon Communications”, njoftoi se do ti blejë aksionet dhe biznesin e reklamave të “Yahoo”-s për 5 miliardë dollarë.

Sipas lajmit të BBC, shumë organe të medias kanë shkruar se të dyja kompanitë po bisedojnë që nga dita e premte dhe se operatori “Verizon” ka pranuar ti blejë aksionet kryesore të Yahoo-s për 5 miliardë dollarë. aa

Partia Demokrate reagon ndaj rrjedhjes së emailave: Rusët duan të ndihmojnë Trumpin

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders

Pak para fillimit të Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokrate ka reaguar për informacionet lidhur me rrjedhjen e emailave në opionin.

Robby Mook, menaxher i fushatës i së nominuares së supozuar demokrate për presidente, Hillary Clinton, ka sugjeruar se beson se “aktorët shtetërorë rusë” mund të kenë qenë të involvuar në rrjedhjen e emailave të partisë, me qëllim që të ndihmohet rivali republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se do të synoj përmirësimin e lidhjeve me Moskën, nëse zgjedhet president.

Zoti Mook i tha rrjetit CNN se ai nuk mendon se “ishte koincidencë” që emailat janë publikuar “në vigjilje” të Konventës Kombëtare Demokratike , që fillon sonte në Filadelfia.

Prej më se 19 mijë emailave të vjedhur e të publikuar nga faqja në Internet, Wikileaks, tregojnë se pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kanë favorizuar kandidaten, Hillary Clinton, ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders, gjatë zgjedhjeve partiake, duke i zemëruar grupet më progresive të partisë.

Kryesuesja e Komitetit Kombëtar Demokratik, Wasserman Schultz, mbrëmë vonë ka shpallur se do të paraqesë dorëheqje “në fund të kësaj konvente”.

Kryetarja e demokratëve e jep dorëheqjen në prag të Kuvendit

Kryetarja e Partisë Demokrate, Debbie Wasserman Schultz dha dorëheqjen të dielën, në prag të Kuvendit Kombëtar të partisë që do të emërojë zyrtarisht ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton si kandidaten presidenciale të partisë për zgjedhjet e nëntorit.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar Demokratik, hoqi dorë nga posti, mes zemërimit lidhur me emailat e nxjerra nga WikiLeaks që tregojnë se udhëheqësit e partisë ishin tallur dhe kishin kritikuar fushatën e Senatorit Bernie Sanders, një sfidë e papritur për fushatën e zonjës Clinton.

Zonja Wasserman Schultz, një anëtare e Kongresit nga Florida, pritej të jepte dorëheqjen në fund të javës.

WikiLeaks ka bërë publike afro 20 mijë emaile nga udhëheqësit e Partisë Demokratike gjatë një viti e gjysëm.

Pasi u njoftua për dorëheqjen e saj, ai nxorri një deklaratë ku thuhej “se “Debbie Wasserman Schultz mori vendimin e duhur për të ardhmen e Partisë Demokrate. Megjithëse ajo meriton të falenderohet për vitet e saj të shërbimit, partia ka tani nevojë për një udhëheqje të re që do të hapë dyert dhe të mirëpresë njerëz të rinj”.

Zonja Clinton prezantoi të shtunën zotin Kaine si kandidatin e saj për nën president, duke thënë se të dy ata “ofrojnë një vizion shumë të ndryshëm për Amerikën”, nga republikanët, duke theksuar se ky vizion është “ndërtimi i urave dhe jo i mureve”. Ajo tha se Kuvendi i Demokratëve javën e ardhshme do të përqëndrohet tek mesazhi se “diversiteti etnik” e bën më të fuqishme Amerikën.

Ndërkohë, një grup pune i Partisë Demokrate që po shqyrton rregullat e partisë, ka votuar kundër heqjes së sistemit të superdelegatëve, të kërkuar nga mbështetësit e ish-kandidatit Bernie Sanders.

Roli i superdelegatëve ishte tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e Komisionit të Rregullave që u mbajt të shtunën.

Superdelegatët, zyrtarët e zgjedhur dhe ata të brendshëm të partisë, të cilët mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në kuvendin e partisë, mbështesin fuqishëm ish sekretaren Clinton. Ajo ka mbështetjen e 602 superdelegatëve kundrejt 48 prej tyre që janë zotuar se do të mbështesin rivalin e saj demokrat.

Senatori Bernie Sanders vazhdimisht ka thënë se ai dëshiron që roli i superdelegatëve të rishqyrtohet.

Në vend të kësaj, pas takimit të së shtunës ai mori premtimin e partisë për të krijuar një komision për hartimin e ndryshimeve në sistemin superdelegatëve, që duhet të dalë me një raport mbi këtë çështje në vitin 2018, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Senatori Sanders, megjithatë, ishte në gjendje të lërë gjurmë në platformën e fushatës së partisë. Një draft i platformës së partisë demokrate përfshin propozimet për rritjen e pagës minimale në nivel federal në 15 dollarë në orë, heqjen e dënimit me vdekje dhe shkollimin shkollim falas për disa studentë universiteti, parimet themelore të fushatës së zotit Sanders.

Demokratët duan të paraqesin veten në Kuvend si një parti e bashkuar. Megjithatë, publikimi iemaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat, duke detajuar përçarjet mes Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate dhe senatorit Sanders, mund të dëmtojnë synimin për unifikim të partisë.

Filadelfia – Të hënën fillon Kuvendi i Demokratëve

Të hënën fillon në qytetin e Filadelfias Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate, ku Hillary Clinton do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë për kandidate presidenciale.

Zonja Clinton prezantoi dje zotin Kaine si kandidatin e saj për nën president, duke thënë se të dy ata “ofrojnë një vizion shumë të ndryshëm për Amerikën”, nga republikanët, duke theksuar se ky vizion është “ndërtimi i urave dhe jo i mureve”. Ajo tha se Kuvendi i Demokratëve javën e ardhshme do të përqëndrohet tek mesazhi se “diversiteti etnik” e bën më të fuqishme Amerikën.

Ndërkohë, një grup pune i Partisë Demokrate që po shqyrton rregullat e partisë, ka votuar kundër heqjes së sistemit të superdelegatëve, të kërkuar nga mbështetësit e ish-kandidatit Bernie Sanders.

Roli i superdelegatëve ishte tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e Komisionit të Rregullave që u mbajt të shtunën.

Superdelegatët, zyrtarët e zgjedhur dhe ata të brendshëm të partisë, të cilët mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në kuvendin e partisë, mbështesin fuqishëm ish sekretaren Clinton. Ajo ka mbështetjen e 602 superdelegatëve kundrejt 48 prej tyre që janë zotuar se do të mbështesin rivalin e saj demokrat.

Senatori Bernie Sanders vazhdimisht ka thënë se ai dëshiron që roli i superdelegatëve të rishqyrtohet.

Në vend të kësaj, pas takimit të së shtunës ai mori premtimin e partisë për të krijuar një komision për hartimin e ndryshimeve në sistemin superdelegatëve, që duhet të dalë me një raport mbi këtë çështje në vitin 2018, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Senatori Sanders, megjithatë, ishte në gjendje të lërë gjurmë në platformën e fushatës së partisë. Një draft i platformës së partisë demokrate përfshin propozimet për rritjen e pagës minimale në nivel federal në 15 dollarë në orë, heqjen e dënimit me vdekje dhe shkollimin shkollim falas për disa studentë universiteti, parimet themelore të fushatës së zotit Sanders.

Përfshirja e propozimeve do të thotë se përçarjet në Partinë Demokratike kanë më pak gjasa të shfaqen në kuvendin që do të mbahet gjatë javës.

Demokratët duan të paraqesin veten në Kuvend si një parti e bashkuar. Megjithatë, publikimi i kohëve të fundit i emaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat, duke detajuar përçarjet mes Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate dhe senatorit Sanders, mund të dëmtojnë synimin për unifikim të partisë.

Obama kundërshton deklarimet e Trumpit për NATO-n

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se sygjerimet e kandidatit republikan për president, Donald Trump se Uashingtoni mund të mos përkrahë ushtarakisht aleatët e NATO-s në Baltik nëse ato okupohen nga Rusia demonstron “mungesë e përgatitjes” për politikë të jashtme.

Obama, gjatë një interviste televizive ka thënë se komentet e fundit të Trump se ai fillimisht do e rishikonte nëse ato shtete i kanë përmbushur obligimet e tyre financiare ndaj NATO-s para se të vendos a do t’i mbrojë ato nga një okupim rus minon “parimin kryesor” të aleancës.

“Ka një dallim të madh në mes të sfidimit të aleatëve tanë evropianë rreth shpenzimeve të tyre për ushtrinë, veçanërisht në një kohë kur Rusia është bërë më agresive, duke iu thënë atyre: ‘E dini çfarë? Ne ka mundësi që të mos e respektojmë parimin bazë të aleancës më të rëndësishme në histori të botës’”, ka thënë Obama gjatë intervistës për programin “Face the Nation” të “CBS Neës”.

Duke mos i ofruar ndihmë një aleati të NATO-s që është i sulmuar do të shkilte edhe Nenin 5 të statutit të aleancës e cila thotë se një sulm në një anëtar konsiderohet sulm ndaj çdo anëtari.

Obama ka shtuar se komentet e Trump gjatë një interviste për gazetën “The Neë York Times” e publikuar më 20 korrik janë “shenjë e mungesës së përgatitjes që ai e ka shfaqur kur janë në pyetje çështjet rreth politikës së jashtme”.

Tym dhe flakë në Los Anxhelos – ka edhe viktima (fotot)

Tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të Los Angelosit përderisa 20 mijë hektarë tokë pune jashtë djegur jashtë kontrollit në pjesën veriore të qytetit duke detyruar mbi 1 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan dailymail.

Zjarri i nisur nga nxehtësia e madhe dhe i ndihmuar nga era, nisi në Santa Clarita. Më shumë se 20 mijë hektarë toke janë shkatërruar transmeton zeri.info.

Mbi 900 zjarrfikës janë duke “luftuar” me zjarrin.

Autoritetet thonë se trupi i një personi të vdekur është gjetur në mesin e tymit, shkruan dailymail, transmeton zeri.info.

Ndërkohë qindra persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre.

los2los3los4los5los6los7los8

Clinton dhe Kaine bashkë në fushatë

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton dhe senatori i Virgjinias Senator Tim Kaine zhvilluan për herë të parë bashkë fushatë, me një mesazh optimizmi, pas Kuvendit të Republikanëve, ku shumë nga folësit paralajmëruan se Amerika është në rënie. Mitingu u zhvillua në Universitetin e Majamit, në Florida.

Zonja Clinton e prezantoi zotin Kaine si kandidatin e saj për nën president, duke thënë se të dy ata “ofrojnë një vizion shumë të ndryshëm për Amerikën”, nga republikanët, duke theksuar se ky vizion është “ndërtimi i urave dhe jo i mureve”. Ajo tha se Kuvendi i Demokratëve javën e ardhshme do të përqëndrohet tek mesazhi se “diversiteti etnik” e bën më të fuqishme Amerikën.

Zonja Clinton e përshkroi zotin Kaine si një njeri që lufton për pakicat, i cili përfaqëson “gjithshka që nuk e kanë Donald Trump dhe Mike Pence”. Ajo theksoi mbështetjen e tij për kufizimin e armëve, për të drejtën e grave për abort, të drejtat e homoseksualëve dhe për reformën e imigracionit.

Zoti Kaine foli disa herë spanjisht gjatë fjalimit të tij, gjatë të cilit ai përmendi familjen, vlerat e saj, dhe për karrierën e tij si kryetar bashkie, guvernator dhe senator. Ai tha se familja e tij mishëron vlerat amerikane të “besimit, familjes dhe punës.”

58 vjeçari Kaine ka lindur në Minesota dhe ai ka studjuar për juridik në Universitetin prestigjioz të Harvardit.

SHBA, arrestohet gazetarja e WSJ, kërkonin të dorëzojë telefonat e saj

Autoritetet thanë se ajo kishte udhëtuar në “vende shume të rrezikshme”

UASHINGTON – SHBA-të kanë arrestuar gazetaren e cila sapo ishte kthyer nga Bejruti duke kërkuar nga ajo që të dorëzojë telefonat, sipas një postimi në Facebook të gazetares.

Gazetarja e Wall Street Journal (WSJ) për Lindjen e Mesme, Maria Abi-Habib u mor nga pika e kontrollit të pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles nga një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Zyrtari i kishte thënë Abi-Habib se emri i saj ishte vendosur në listën e udhëtarëve që kishin vizituar “vende shumë të rrezikshme”.

“Ata më maltretuan për gati një orë”, tha Abi-Habib në postin e saj në Facebook të enjten, duke shpjeguar se si autoritetet e kishin shoqëruar atë në një dhomë duke e trajtuar si të dyshuar të rrezikshëm.

Pastaj oficeri i kërkoi Ebu-Habib që ti dorëzojë të dy telefonët e saj për të “mbledhur informacione”. aa

DASH – Departamenti Amerikan i Shtetit uron Shqipërinë

Voal – Departamenti amerikan i Shtetit tha se miratimi i reformës në drejtësi është një hap historik për demokracinë e Shqipërisë.

Zëdhënësja Elizabeth Trudeau uroi popullin e Shqipërisë dhe tha se “miratimi i njëzëshëm i reformës është një deklaratë e fuqishme e bashkimit kombëtar.” Udhëheqësit e Shqipërisë, tha ajo, e kanë venë vendin në anën e duhur të drejtësisë në histori dhe e kanë çuar më tej në rrugën euroatlantike.

“Ky sukses, – tha zëdhënësja, – i takon popullit dhe shoqërisë civile shqiptare, që nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre për ndryshim. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ta ndihmojnë Shqipërinë për ta vënë në zbatim këtë reformë me sukses.”

Kaine, kandidat për nënpresident i zonjës Clinton

Kandidatja e pritshme demokrate për presidente, Hillari Klinton emëroi Senatorin nga Virginia Tim Kaine si kandidat për zëvendëspresident.

Kaine është një politikan veteran që e përshkruan veten si “i mërzitshëm”. Ai shihet gjithashtu si demokrat i moderuar që mund të tërheqë votuesit të cilët janë ftohur me Donald Trumpin si dhe ata që mund ta kenë të vështirë të mbështesin plotësisht zonjën Clinton.

“Ai kurrë nuk ka humbur në zgjedhje. Ai ka qenë një kryebashkiak, guvernator dhe senator i klasit botëror dhe është një nga senatorët më të respektuar që unë njoh,” tha zonja Clinton për rrjetin e lajmeve CBS.

Kaine shkruante në një mesazh në Twitter se e quante për nder që ishte përzgjedhur si kandidat për nënpresident dhe mezi priste të dilte në fushatë të shtunën. Ai pritet të flasë bashkë me zonjën Clinton në një tubim në Universitetin e Majemit në Florida.

Clintoni pranë shpalljes së kandidatit për nënpresident

Kandidatja e pritshme demokrate për presidente Hillary Clinton duket se është pranë shpalljes së kandidatit të saj për nënpresident.

Ajo po shqyrton kandidaturat e një grupi të vogël pretendentësh për këtë post, në krye të të cilëve është senatori Tim Kaine i shtetit Virginia.

Gazeta Wall Street Journal, duke citur burime nga Partia Demokrate, tha se zonja Clinton mund ta bëjë njoftimin qysh sot dhe se Tim Kaine besohet se do të jetë kandidati i saj për nënpresident.

Dje zonja Clinton bëri fushatë me zotin Kaine në Virginia. Mes pretendentëve të tjerë janë senatori Cory Booker i Nju Xhersit dhe Sekretari i Bujqësisë, Tom Vilsack. Zonja Clinton pritet ta bëjë njoftimin përmes Twitterit.

SHBA: 10 vjet burg ruso-amerikanit që ka vepruar si agjent i Rusisë

Alexander Fishenko

Personi, Alexander Fishenko, pronar i një kompanie në Teksas të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte vepruar si agjent për qeverinë e Rusisë dhe ilegalisht në Rusi i kishte eksportuar arritjet më të reja të teknologjisë ushtarake, është dënuar me 10 vjet burg.

Një gjykatë federale në Nju Jork mbrëmë vonë ka urdhëruar dënim me burg për Fishenkon, 50 vjeçar, shtetas ruso-amerikan, i cili në muajin shtator të vitit të kaluar e ka pranuar fajësinë për krime përfshirë veprimin si agjent rus.

Gjykata, po ashtu, ka urdhëruar që Fishenko t’i kthejë 500 mijë dollarë nga shitja e teknologjisë së ndjeshme në Rusi, në periudhën 2002 – 2012.

Pesë persona të tjerë, po ashtu, e kanë pranuar fajësinë lidhur me keqbërjet e kompanisë Arc Electorincs Inc, pronë e Alexander Fishenkos. Tre prej këtyre pesë vetëve janë dënuar, ndërsa dy të tjerë janë në ikje.

Obama: Myslimanët e Amerikës nuk duhet të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë

Duhet të dini se jeni anëtarë të vlefshëm të familjes amerikane dhe nuk ka kurrfarë ndalese për ju, tha se presidenti amerikan Barack Obama

UASHINGTON – Të jemi të qartë, myslimanët amerikanë e duan këtë vend, ashtu si amerikanët, janë të integruar në këtë shoqëri, tha presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Obama në Shtëpinë e Bardhë ka organizuar një pritje me rastin e Fitër Bajramit, ndërsa gjatë një fjalimi që ai ka lavdëruar atë që kanë bërë muslimanët amerikanë për këtë komunitet.

Clintoni: Do të ngremë një mur mes Trumpit dhe presidencës

KLIVLEND – Replika e parë pas nominimit republikan për Donald Trump si kandidat presidencial erdhi sot në Twitter nga kandidatja demokrate, Hillary Clinton, e cila tha se ”ai nuk është zëri ynë”, një përshtatje e sloganit të manjatit miliarder në platenë e konventës republikane.

“Unë jam zëri juaj”, ishte thirrja që Trump e përdori shpesh gjatë fjalimit përshëndetës, pas marrjes së nominimit zyrtar nga republikanët.

“Ne do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës, Donald Trump”, shkruajti në spanjisht Hillary Clinton duke iu kundërpërgjigjur Trumpit, i cili ka premtuar se nëse do të zgjidhet president do të ngrinte një mur mes SHBA-së dhe Meksikës për të frenuar emigracionin ilegal. Donald Trump pranoi para pak orësh nominimin e Partisë Republikane amerikane për të kandiduar për postin e presidentit të vendit, gjatë konventës kombëtare që u zhvillua në Klivlend, duke hapur kështu zyrtarisht garën me kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Fjalimi i Donald Trumpit e mbyll Kuvendin Republikan

Kuvendi i Republikanëve u mbyll të enjten mbrëma në Klivlend të Ohajos, me fjalimin e kandidatit për President Donald Trump, pika kulmore e një jave që pati momente befasuese dhe dramatike dhe që tregoi se ndasitë e krijuara nga fushata ende nuk janë zhdukur në Partinë Republikane.

Ngjitja e pazakontë e manjatit miliarder, pa përvojë politike në njërën prej dy forcave mbizotëruese politike në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë kandidati i saj, është një rast i pashembullt në politikën amerikane.

Në fillim të fjalës së tij zoti Trump, tha se e pranonte emërimin me përulësi dhe me mirënjohje.

“Ne do të jemi një vend bujarie dhe ngrohtësie, por edhe një vend i ligjit dhe rendit”, tha ai.

Ai u prit me entuziazëm nga të pranishmit.

Shumë shpejt, ai u përqendrua tek rastet e dhunës në Shtetet e Bashkuara.

“Amerikanët që po shohin sot këtë fjalim, i kanë parë imazhet e dhunës të kohëve të fundit në rrugët tona dhe kaosin në komunitetet tona. Shumë kanë qenë personalisht dëshmitarë të dhunës dhe disa edhe viktima të saj. Kam një mesazh për të gjithë ju: Krimi dhe dhuna që sot ka prekur vendin tonë, do të përfundojë së shpejti. Që nga 20 janari 2017, do të vendoset siguria”.

Një pjesë e mirë e fjalimit të zotit Trump, ishte përqendruar tek sulmet ndaj rivales së pritshme të tij, Hillary Clinton. Madje kritikat e ashpra vinin në qendër njëkohësisht administratën e presidentit Obama dhe zonjën Clinton si pjesë e saj.

“Amerika është më pak e sigurt – dhe bota shumë më pak e qëndrueshme – sesa kur zoti Obama mori vendimin që të vinte Hillary Clintonin në krye të politikës së jashtme të Amerikës”, tha ai.

Ai shtoi se me siguri presidenti Obama është penduar për atë vendim.

“Instinktet e saj të dobëta, dhe gjykimi i saj i keq – diçka që e ka vënë në dukje edhe Bernie Sanders – kanë shkaktuar shumë nga katastrofat që po shfaqen sot”.

Ai premtoi se mund ta ndryshojë gjendjen dhe përcolli mesazhin se gjërat duhet të ndryshojnë.

“Përsa kohë të udhëhiqemi nga politikanë që nuk vënë Amerikën para së gjithash, atëherë vendet e tjera nuk do ta trajtojnë Amerikën me respekt. Kjo do të ndryshojë kur unë të marr detyrën”.

Ai tha se çdo ditë zgjohet i vendosur që të përmirësojë jetën për të gjithë qytetarët e vendit që ai tha se “janë neglizhuar, injoruar dhe braktisur”.

Toni i zotit Trump la të kuptohet se ai po përpiqet ta ndryshojë imazhin si një njeri me një retorikë të ashpër që është bërë objekt kritikash të shumta.

Por edhe më pak se 24 orë para fjalimit, ai ngjalli debate kur tha për gazetën New York Times, se do të vërë kushte për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s ndaj një sulmi të mundshëm, një qëndrim që u kundërshtua menjëherë nga Uashingtoni dhe vende të tjera.

Përveç kësaj, refuzimi i Senatorit Ted Cruz për të mbështetur kandidaturën e zotit Trump, nxori në pah përçarjet dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes republikanëve.

Zoti Trump u prezantua nga vajza e tij, Ivanka, e cila paraqiti një anë më personale të tij dhe u tha të pranishmëve se ai do të luftojë për të gjithë.

Me përfundimin e Kuvendit Republikan në Klivlend, vëmendja zhvendoset tek kampi demokrat. Zonja Clinton mendohet se do të deklarojë emrin e personit që do të zgjedhë si kandidat për nënpresident këtë fundjavë.

Të hënën në Filadelfia, hapet Kuvendi i Partisë Demokrate ku zonja Klinton do të emërohet zyrtarisht si kandidate e partisë së saj.

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu: “Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu pas votimi të reformës :

“Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik.

Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.”

SHBA janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë…”

…presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.”

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Rrëmujë në Konventën e Partisë Republikane

Ohajo, SHBA

Konventa Kombëtare e Partisë Republikane në SHBA u përshkua me rrëmujë, pasi senatori i Teksasit, Ted Cruz, nuk mbështeti të nominuarin e partisë për president, Donald Trump, duke shkaktuar reagimin me fishkëllima të publikut dhe thirrjet e tij: “Duam Trumpin”.

Rrëmuja në natën e parafundit të Konventës nxori në pah edhe ndasitë e thella brenda partisë.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, ka mposhtur 16 rivalë gjatë zgjedhjeve paraprake, edhe pse nuk ka udhëhequr kurrë ndonjë zyrë politike.

Cruz, ndërkaq, ka dalë në vendin e dytë, pas Trumpit.

Të dy ata kanë pasur debate të nxehta gjatë fushatës, të cilat shpesh janë shndërruar në sulme shumë personale.

Në Konventën që po mbahet në Kllivllend të Ohajos, Cruz e nisi fjalimin duke përgëzuar Trumpin për fitoren, por e përfundoi atë pa e mbështetur.

“Për ata që na dëgjojnë, ju lutem mos qëndroni në shtëpi në nëntor. Nëse e doni vendin tuaj, nëse i doni fëmijët tuaj, flisni dhe votoni sipas ndërgjegjës suaj, votoni për kandidatët që doni, për ata që ju besoni se i mbrojnë liritë tona dhe i qëndrojnë besnikë Kushtetutës”, tha Cruz.

Derisa ai ka mbyllur fjalimin, kamerat televizive kanë treguar Trumpin në një pjesë të sallës duke bërë me dorë – një lëvizje që shumë vëzhgues e kanë intepretuar si minim të Cruzit.

Gjatë fushatës për nominimin e partisë, Trump ka përdorur fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së zotit Cruz dhe ka lënë të kuptohej se babai i Cruzit ka qenë me vrasësin e presidentit John F. Kennedy, para se të vritej në vitin 1963 në Dallas.

CNN ka raportuar se zyrtarët e sigurisë është dashur të shoqërojnë gruan e Cruzit nga vendi ku po mbahet Konventa, pasi disa delegatë i kanë bërtitur.

Rrëmuja la në hije fjalimin kryesor të mbrëmjes nga Mike Pence, guvernator i Indianës, të cilin Trump e ka zgjedhur si kandidat për nënpresident.

Pence tha se Trump është mik i shtresës punëtore, i cili ka pnuar me këmbëngulje në botën e biznesit.

Trump, në zgjedhjet e 8 nëntorit, do të përballet me rivalen demokrate, Hillary Clinton, e cila pritet të marrë nominimin e partisë javën e ardhshsme.

Trump është zotuar se do të kufizojë hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën dhe se do të marrë qëndrim më të ashpër kundër militantëve islamikë.

Duke folur në Konventë, Newt Gingrich, ish-kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve, tha se terroristët islamikë po bëjnë luftë kundër Perëndimit dhe përmendi sulmet e fundit terroriste në Nicë, Paris dhe Bruksel.

“Le të jemi të qartë: Donald Trump ka të drejtë. Ne jemi në luftë me islamistët radikalë. Po e humbim luftën. Dhe, duhet ta ndryshojmë kursin për ta fituar atë”, tha Gingrich.

Konventa Republikane, më herët, është zbehur nga akuzat se gruaja e Trumpit, Melania, ka bërë plagjiat pjesë të një fjalimi që ka mbajtur gruaja e presidentit aktual, Barack Obama, më 2008.

Përgatiti: Valona Tela

Trumpi vë në dyshim angazhimin e aleatëve të NATO-s

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nëse zgjidhet, nuk do t’iu dilte automatikisht në ndihmë vendeve të Baltikut në rast se ato do të pushtoheshin nga Rusia.

Në një intervistë për gazetën New York Times, Trump tha se fillimisht do të shikonte nëse këto vende i kanë përmbushur obligimet ndaj SHBA-së.

Komentet pasojnë deklaratat e mëparshme të Trumpit, i cili ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e disa anëtarëve të NATO-s, të cilat, sipas tij, nuk kontribuojnë sa duhet në aleancë.

Duke folur për New York Times, Trump tha se aleatët e SHBA-së duhet të ndalojnë së përfituari nga bujaria e Uashingtonit, i cili gjithmonë paguan faturën.

Cruzi refuzon të mbështesë kandidatin Trump

Ted Cruz

Senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë mbrëmë kandidatin republikan për president Donald Trump në kuvendin e partisë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara mes mbështetësve të zotit Trump dhe duke krijuar plasaritje në fasadën e unitetit të partisë që ishte ndërtuar me shumë kujdes në prag të Kuvendit në Klivlend.

Delegati republikan Ken Cuccinelli i tha Agjencisë së lajmeve Reuters se kishte shoqëruar bashkëshorten e zotit Cruz, Heidi, jashtë sallës së Kuvendit për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së saj.

Zoti Cruz, i cili e përfundoi i dyti garën e emërimit brenda partisë dhe shumë larg zotit Trump, nuk u shpreh mbrëmë në mbështetje të zotit Trump dhe e përmendi atë vetëm një herë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara dhe duke bërë që pjesmarrësit në Kuvend të thërrisnin në kor: “Duam Trumpin.”

Kandidatët Trump dhe Cruz patën debate të hidhura gjatë fushatës, të cilat u kthyen disa herë në sulme mjaft personale.

Cruz e filloi fjalimin duke thënë: “Dua të përgëzoj Donald Trumpin, i cili mbrëmë fitoi emërimin.”

Më pas ai u bëri thirrje votuesve me fjalët: “Do t’ju lutesha të mos qëndronit në shtëpi në nëntor, por ngrihuni në këmbë, flisni dhe votoni sipas ndërgjegjes suaj; votoni për kandidatët që doni, ata që ju besoni se mbrojnë liritë tona dhe i qëndrojnë besnikë Kushtetutës.”

Zoti Trump, i cili do të përfaqësojë partinë në zgjedhjet e 8 nëntorit kundër kandidates së pritshme demokrate, Hillary Clinton, hyri në sallën e Kuvendit kur fjalimi i zotit Cruz ishte duke përfunduar. Ai i durtrokiti fjalët e zotit Cruz, duke zhvendosur njëkohësisht vemendjen e njerëzve larg ish-rivalit të tij.

Gjatë fushatës për emërimin e partisë, zoti Trump përdori fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së zotit Cruz dhe la të kuptohej se babai i zotit Cruz ishte me vrasësin e Presidentit John F. Kennedy para se të ndodhte vrasja në Dallas në vitin 1963.

Në një fjalim pak çaste pasi Cruz kishte përfunduar fjalimin, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich e mori në mbrojtje senatorin.

“Mendoj se ju e keqkuptuat një paragraf të Ted Cruzit, i cili është orator i shkëlqyer. Ted Cruz tha se ju mund të votoni sipas ndërgjegjes suaj për këdo që do të mbështesë Kushtetutën. Në këto zgjedhje, ka vetëm një kandidat i cili do të mbështesë Kushtetutën”, tha zoti Gingrich.

“I vetmi kandidat i mundshëm këtë vjeshtë është dyshja presidenciale republikane Trump-Pence”, tha zoti Gingrich.

Një tjetër rival i zotit Trump, i mposhtur në garën për emërimin e partisë, senatori Marco Rubio nga Florida, foli në Kuvend nëpërmjet videosatelitit. Ai e vlerësoi zotin Trump për angazhimet e tij në ruajtjen e sigurisë kombëtare, uljen e taksave dhe emërimin e gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë.

“Koha për të luftuar njëri-tjetrin ka mbaruar. Është koha për të luftuar për një drejtim të ri për Amerikën. Është koha për të fituar në nëntor”, tha zoti Rubio.

Drama e mbrëmshme nuk e pengoi kandidatin e zotit Trump për zëvendëspresident, Guvernatorin e shtetit Indiana, Mike Pence, të pritej në Kuvend me entuziazëm. Duke pranuar emërimin, zoti Pence e përshkroi kandidatin Trump si një mik të shtresës punëtore që ka punuar me këmbëngulje në botën e biznesit. “Ai është njeri i cili i kthen fjalët në punë në një lojë që zakonisht është e rezervuar për ata që flasin”, tha zoti Pence.

Votuesit myslimano-amerikanë në kuvendin republikan

Kandidati republikan për president, Donald Trump në të kaluarën ka bërë komente të ashpra ndaj mylimanëve, megjithatë ai ka mbështetje nga grupe votuesish myslimanë. Ata thonë se Trump po zbulon disa të vërteta të vështira mbi emigracionin dhe terrorizmin dhe po flet për komunitetin e tyre në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson në Kuvendin Republikan shpjegon se si vota e myslimano-amerikanëve mund ta ndihmojë ose dëmtojë kandidaturën e zotit Trump.

Një moment i papritur në këtë kuvend Republikan: një mysliman amerikan duke dhënë mbështetjen e tij për kandidatin Donald Trump natën e emërimit të tij.

“Ai donte të dinte se nga vinte urrejtja brenda fesë Islame,” thotë Sajid Tarar, mbështetës i zotit Trump.

Sajid Tarar, në orët para fjalimit të tij në konventë foli me gazetarët duke u thënë atyre se votuesit myslimano-amerikanë vërtet janë të hapur ndaj propozimeve të debatueshme të zotit Trump.

“Unë do të pezulloja emigracionin nga zonat e botës me histori të terrorizmit kundër Shteteve të Bashkuara, Evropës apo aleatëve tanë deri sa ne ta kuptojmë plotësisht se si mund t’i japim fund këtyre kërcënimeve.”

Ideja e zotit Trump për pezullimin e emigracionit ka nxitur zotin Tarar dhe të tjerët në grupin Myslimanët për Trumpin që të mbështesin kandidaturën e tij.

Në Uashington, disa ditë para kuvendit, këta votues i thanë Zërit të Amerikës se përse e mbështesin zotin Trump.

“Siguria e Amerikës është përparësia e parë për Donald Trump-in dhe edhe për mua si myslimano-amerikan ajo është përparësia kryesore”, thotë Tajid Farar.

“Është shumë mirë nëse Trump ndalon përkohësisht hyrjen e myslimanëve për të kontrolluar biografinë e tyre”, thotë Rabia Kazan.

Rabia Kazan është rritur në një familje konservatore myslimane në Turqi dhe më pas ajo imigroi në Amerikë.

Ajo mbështet kritikat e zotit Trump ndaj kundërshtarit të tij demokrat.

“Përdorimi i shprehjes islami radikal është shumë i rëndësishëm. Sepse të gjithë janë duke u fshehur dhe kanë frikë se do të fyejnë myslimanët. Feja islame ka nevojë për reformim të menjëhershëm, por Hillary Clinton dhe Obama nuk dëshirojnë të na ndihmojnë neve.”

Por çështja kryesore është se a mund vota e myslimano-amerikanëve të ndihmojë zotin Trump në shtetet e pavendosura në nëntor?

Në bazë të një studimi të shkurtit të këtij viti vota e tyre nuk ka gjasa ta ndihmojë atë. Studimi zbuloi se dy të tretat e votuesve myslimano-amerikanë e konsiderojnë veten demokratë dhe vetëm 11 përqind e tyre thanë se do të votonin për republikanin Trump. Studimi u krye nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, i cili e konsideron veten si grupi më i madh mysliman i vendit për të drejtat civile.

“Ne shohim disa nga përqendrimet më të larta të xhamive në Amerikë në Florida dhe Ohajo. Ka pak më shumë se njëqind mijë myslimanë në Virxhinia dhe kjo është një mënyrë e mirë që komuniteti ynë të ketë ndikim në zgjedhje. Nga qindra apo mijëra myslimanët që kam takuar, vetëm disa prej tyre ishin përkrahës të zotit Trump.”

Por zoti Tarar mendon se mesazhi i zotit Trump mund ta ndryshojë këtë.

“Ne para së gjithash jemi në thelb republikanë, sepse kemi ardhur nga vende konservatore me vlera konservatore. Tani që Donald Trump është duke u përpjekur ta shpjegojë më në hollësi idenë e ndalimit të islamikëve dhe përjashtimet, padyshim unë jam me shpresë se myslimanët do të bashkohen me atë”, thotë ai.

SHBA mbështet Turqinë: Arrestimet pas tentimit të puçit janë të arsyeshme

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit Mark Toner tha se Qeveria turke ka nisur hetim kundër pjesëmarrësve për të mësuar të vërtetën për ngjarjet e fundit

UASHINGTON – Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shetit, Mark Toner, në konferencën për media në Washington, për numrin e madh të arrestimeve dhe pezullimeve pas tentimit të grushtit shtetit në Turqi, tha se ato janë “të arsyeshme” dhe “të ligjshme”.

“Nëse dëshirojmë të jemi të hapur, Qeveria turke ka nisur hetim kundër pjesëmarrësve në grushtin e shtetit, për të zbuluar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe për të siguruar popullin e saj”, ka thënë Toner, duke shtuar se ai e kupton qeverinë dhe popullin turk.

“Ata ndiejnë se janë përballur me kërcënim serioz. Në të njëjtën kohë mund të shohim edhe një numër të arrestimeve. Pas ngjarjeve të premten mbrëma ne i bëmë thirrje Qeverisë së Turqisë të jetë e qetë dhe stabile dhe ti përmbahet standardeve demokratike që u ofron kushtetuta dhe sundimi i ligjit”, theksoi Toner.

Ai rikujtoi se Turqia është aleat i NATO-s duke shtuar se qeveria turke është nën një stres të madh pas tentimit të grushtit ushtarak. aa


Send this to a friend