VOAL

VOAL

Eksperti Amerikan Edward P. Joseph pyet Ambasadorin Amerikan në Beograd: Përse nuk shpërndan alarmet e Shtëpisë së Bardhë për trupat serbe në kufi?!

Eksperti Amerikan Edward P. Joseph, pyet në Twitter ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Joseph shkruan se janë mbushur mbi 10 orë nga alarmet e Shtëpisë së Bardhë për mobilizimin ushtarak të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe ende as Hill dhe as faqja e ambasadës, nuk i ka shpërndarë këto alarme.

“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që të tërheqë trupat e saj të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken “i nënvizoi” (Vuçiçit) nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën”. Mbi 10 orë dhe as ambasadori i SHBA në Serbi e as ambasada e SHBA në Serbi nuk kanë ripostuar mesazhet e krizës”, shkruan Joseph.

Ai rikujton një deklaratë të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright se “ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci, është ajo që thuhet publikisht”.

Joseph thekson se postimi i fundit i Hill është më 8 shtator, kurse i ambasadës më 26 shtator.

“Ambasadori Hill ka postuar për herë të fundit në Twitter më 8 shtator dhe ambasada e SHBA në Serbi më 26 shtator. Nëse do të ishit presidenti Vuçiç, çfarë mesazhi do të merrnit”, përfundon postimi i Joseph.

 

Zyrtari amerikan i sigurisë shpreh shqetësimin për mobilizim serb në kufirin me Kosovën

VOA

 

Këshilltari i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan shprehu të premten në një telefonatë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, shqetësimin për “mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën.”

Sipas një njoftimi për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, zoti Sullivan “përcolli ngushëllimet për humbjen e jetës së policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të 24 shtatorit”. Telefonata me kryeministrin Kurti u bë në të njëjtën ditë kur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”.

“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai. Në bisedën me kryeministrin Kurti, zoti Sullivan përmendi vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët në mënyrë që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij. “Zoti Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zoti Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me këshilltarin Sullivan. “E falënderova atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë kufitare të Kosovës dhe i kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova zotin Sullivan për bashkëpunimin e vazhdueshëm të policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, shkroi kryeministri Kurti.

Ndërkohë po të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit”. Zoti Blinken tha se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit (të marrëdhënieve me Kosovën) në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë.

Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri.

Radoiçiq – që është nën sanksione amerikane – sipas presidentit serb do të merret në pyetje nga organet kompetente serbe.

Hetimet ndaj Presidentit Biden, seancë dëgjimore në Kongres

VOA

Komisioni për Mbikëqyrje e Llogaridhënie i Dhomën së Përfaqësuesve po zhvillon sot seancën e parë, si pjesë e një hetimi që synon nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden.

Në një deklaratë të Kryetarit të Komisionit, ligjvënësit republikan Jim Comer, përpara fillimit të seancës, thuhej se ajo do të përqendrohej në çështje kushtetuese dhe ligjore.

Po kështu zoti Comer tha se do të paraqiten ato që ai quajti ‘prova të zbuluara deri më sot dhedo të dëgjohen ekspertë ligjorë dhe financiarë lidhur me shkeljet e mundshme të familjes Biden”.

Presidenti Biden i ka hedhur poshtë akuzat e republikanëve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se hetimet që po kryejnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, janë të pabaza.

Nuk kanë prova dhe kjo është një lojë politike”, tha zonja Jean-Pierre.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy nisi këtë muaj hetimet që mund të çojnë tek ngritja e akuzave për shkarkimin e presidentit. Hetimet janë përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit jashtë vendit të djalit të presidentit, Hunter Biden.

Republikanët pretendojnë se gjatë kohës që zoti Biden ishte nënpresident (gjatë administratës Obama), djali i tij Hunter Biden përdori emrin e familjes, për të përfituar në bizneset e tij me klientë të huaj. Republikanët thonë gjithashtu se edhe vetë presidenti ka përfituar nga bizneset e djalit të tij.

Edward P. Joseph: Prita që Amb.Hill të ricicronte deklaratën e Amb.Hovenier – Sekretari Blinken të insistojë për një qendrim publik uniform –

 

Ky reagim në Twitter i analistit dhe ekspertit të Ballkanit Edward P. Joseph është bërë më 24 shtator, menjëherë pas vrasjes së Policit të Kosovës Afrim Bunjaku.

—————-

“Zhvillime jashtëzakonisht serioze në Kosovë – dhe provë e angazhimit të SHBA-së në Ballkan. Inkurajuar nga @USAmbKosovo Reagimi i shpejtë dhe i bazuar në fakte i Hovenier-it ndaj vrasjes së oficerit të Policisë së Kosovës. Pyetja ime: cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Beograd? Sugjerimi im: 1/

@USAmbSerbia duhet të ri-cicëroj menjëherë deklaratën e ambasadorit Hovenier. Hovenier ishte i kujdesshëm që të mos tregonte gishtin – vetëm për të këmbëngulur që “kryesit … të sillen para drejtësisë” për “këto akte të dhunshme kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”. 2/

Konteksti: Zyrtarët amerikanë e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime provokuese në veri; SHBA/BE kanë vendosur “masa” ndëshkuese ndaj Kosovës. Çështja: Ne e dimë se Prishtina do të mbajë përgjegjësi. Po Beogradi?3/

Vuçiq fitoi lavdërimet e SHBA-së edhe pas sulmeve brutale, të paramenduara të 29 majit ndaj KFOR-it. Kjo bëri, që përse policia serbe të mos shkojë përpara më 14 qershor dhe të arrestojë tre policë të Kosovës, duke i ndaluar ata “me akuza të rreme”?4/

Hill vlerësoi qëndrimin e Serbisë në bisedimet e fundit të Dialogut të Brukselit, edhe pse Beogradi vazhdon – duke përfshirë OKB-në – të heqë dorë nga detyrimet e tij sipas Marrëveshjes Bruksel-Ohër. Ministri i Jashtëm Daçiq ka zhvilluar edhe një takim të profilit të lartë me ministrin e jashtëm rus Lavrov të sanksionuar nga SHBA-ja. 5/

Më kujtohet personalisht që, në vitin 2011, tensionet në Kosovë u rritën në qiell me vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi. SHBA/BE/NATO e kaluan atë me një qëndrim të palëkundur dhe të unifikuar – duke mos u përkultu nga njëra anë, ndërsa pala tjetër ishte përgjegjëse.6/

Vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës ka ngritur në mënyrë dramatike rrezikun. Është e domosdoshme që të gjithë aktorët, përfshirë presidentin Vuçiq, të shohin që misionet diplomatike amerikane të jenë të unifikuara.7/

@SecBlinken duhet të insistojë në një qëndrim Amerikan publik uniform mbështetur në principet e SHBA-së  në Beograd dhe Prishtinë. Tani dhe në të ardhmen. Përmbajtja e kësaj krize – dhe stabilizimi i Ballkanit – e kërkon atë. 8/

Gjen.Wesley Clark: Milan Radoiçiq dëshmi e përfshirjes së qeverisë serbe – Incidenti tregues se Asosacioni përbën rrezik

Thekse nga Intervista e Gjen.Wesley Clark tek Zëri i Amerikës

Zëri i Amerikës: Autoritetet e Kosovës pretendojnë se një nga sulmuesit është Milan Radoiçiq, nënkryetar i partisë më të madhe dhe më me ndikim të serbëve të Kosovës, që ka lidhje të ngushta me partinë serbe në pushtet. Ai është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Si e shihni këtë?

 

Wesley Clark: Kjo është një dëshmi e mëtejshme e përfshirjes së qeverisë serbe. Incidenti tregon për rrezikshmërinë që mund të ketë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Incidenti është tregues i një lidhje me Serbinë, vendosjen e një shteti policor ushtarak që mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm shkatërrimi brenda Kosovës.

Intervista Zëri i Amerikës- Gjenerali Wesley Clark: NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë

 

Gjen.Wesley Clark: KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen & arsenalet të konfiskohen – Shqetësuese grumbullimi i armëve në manastirin serb –

Thekse nga Intervista e Gjen.Wesley Clark tek Zëri i Amerikës

 

Zëri i Amerikës: Si i komentoni ngjarjet që ndodhën të dielën e kaluar në veri të Kosovës afër fshatit Banjskë?

 

Wesley Clark: Para së gjithash, është një tragjedi për të gjitha palët dhe është një problem real për qendrueshmërinë në Ballkan. Duhet të përbëjë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa dalin në pah detajet e incidentit. Ajo që është më shqetësuese për mua është se pas incidentit, rezultoi se kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë.

 

Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese.

 

Shpresoj që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen, sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundërproduktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë.

Intervista Zëri i Amerikës- Gjenerali Wesley Clark: NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë

 

Gjen.Wesley Clark: Nuk ka shtypje dhe ky rajon (Veriu i Mitrovicës) është pjesë e Kosovës – sistemi i taksave duhet të jetë pjesë e qeverisë së Kosovës!

Thekse nga Intervista e Gjen.Wesley Clark tek Zëri i Amerikës

Zëri i Amerikës: Presidenti serb pretendoi se sulmuesit ishin serbë të zonës të cilët nuk mund ta përballonin represionin nga qeveria e Kryeministrit Kurti. Çfarë mendoni për këtë?

 

Wesley Clark: Do të më duhej të kuptoja më mirë se cilat janë ankesat e tyre për shtypjen. Shtypja nuk filloi pas futjes së KFOR-it në vitin 1999 nën udhëheqjen franceze. Në thelb, në atë zonë ishte eliminuar autoriteti shqiptar dhe shqiptarët ishin spastruar nga detyrat në spitale apo vende të tjera ku mund t’i shërbenin komunitetit. Që nga atëherë, zona ka qënë relativisht e ndarë.

 

Ka qenë një tranzicion i vështirë për qeverinë e Kosovës që të merret me separatizmin serb në veri, kështu që unë mendoj se këto pretendime për shtypje janë të pakuptimta. Është thjesht një deklaratë. Nuk ka asnjë tregues për ndonjë shtypje.

 

Në fakt, të dhënat tregojnë se ky rajon po i paguan taksa Beogradit dhe fondet vijnë nga Beogradi sikurse ky rajon (Veriu i Mitrovicës – shënim Voal.ch) të ishte një shtet më vete. Por nuk është. Është pjesë e Kosovës. Duhet të jetë pjesë e sistemit të taksave të qeverisë së Kosovës. Por nuk është. Pra, atje ka një problem të vërtetë.

Intervista Zëri i Amerikës- Gjenerali Wesley Clark: NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë

Gjen. Wesley Clark: Serbët,që ndërmorën sulmin ishin rebelë, terroristë. Dhe ata nuk meritojnë asnjë njohje zyrtare

Thekse nga Intervista e Gjen.Wesley Clark tek Zëri i Amerikës

Zëri i Amerikës: Për serbët e vrarë u mbajtën përkujtimore dhe ditë zie, një lloj nderimi për autorët. Çfarë mesazhi dërgon kjo?

 

Wesley Clark: E kuptoj kur bëhet fjalë për anëtarët e familjes. Por si çështje e politikës shtetërore, jo, këta njerëz janë të jashtëligjshëm. Ata shkelën sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe ata që morën pjesë duhet të ndëshkohen dhe të mos njihen si heronj. Por unë e di se në Serbi dhe në këtë rajon, trashëgimitë e konfliktit që datojnë më shumë se një shekull janë përplasjet etnike, përplasjet fetare, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore e deri në epokën e Titos, përpjekja për të shtypur nacionalizmin shqiptar dhe ardhja e Milosheviçit në pushtet, gjithçka është shoqëruar me dhunë, me urrejtje, me tensione ndëretnike. Dhe është koha për ta ndaluar atë dhe për të ecur përpara në shekullin e 21-të. Është një tragjedi e vërtetë. Më vjen shumë keq për familjen e këtyre njerëzve të vrarë nga të dyja anët. Dhe polici shqiptar që u vra, polici i Kosovës po bënte detyrën.

 

Ai po mbështeste sundimin e ligjit. Serbët (që ndërmorën sulmin) ishin rebelë, terroristë. Dhe ata nuk meritojnë asnjë njohje zyrtare. Por, sigurisht, është një tragjedi për ta dhe familjet e tyre. Dhe na vjen keq për të gjitha humbjet e jetëve në zonë.

Intervista Zëri i Amerikës- Gjenerali Wesley Clark: NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë

 

Ivana Stradner: Diplomatët Amerikanë duhet të paketojnë gjërat e tyre e të kthehen në SHBA, nëse nuk e parandalojnë përshkallëzimin

Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner reagon në Twitter rreth dështimit të diplomacisë:

“NËSE gjërat përshkallëzohen në Ballkan, të cilat diplomatët Amerikanë mund t’i parandalojnë, ata do të paketojnë gjërat e tyre dhe do të kthehen në SHBA për të shijuar problemet e tyre të para botërore. Zyrtarët e korruptuar të qeverisë dhe mafia në Ballkan do të dërgojnë paratë ($$$) dhe fëmijët e tyre në Perëndim. Por njerëzit e zakonshëm do të dërgohen të luftojnë dhe të vriten. Skenari i Milosheviqit nga vitet ’90. E turpshme.”

 

Chollet: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve

VOA

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. Ai i bëri këto komente në rrjetin X, të njohur deri vonë si Twitter pas bisedave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën e krijuar pas sulmit të së dielës mbi policinë e Kosovës në veri, nga një grup i armatosur që vrau një oficer policie.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër policisë së Kosovës dhe shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë përkushtimet (e marrëveshjes) së Ohrit”, shkroi ai.

Ndërsa me presidentin serb Vuçic, shkroi ai, “fola për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi zoti Chollet.

Vrasja e policit të Kosovës në sulmin e së dielës nga një grup i armatosur që çoi në përleshje në të cilat u vranë tre pjesëtarë të grupit, ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit.

Sulmi ndodhi në një periudhë përpjekjesh të vështira për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, raundi i fundit i të cilave që u mbajt më 14 shtator në Bruksel, nuk shënoi ndonjë përparim.

Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por nuk pati asnjë hap domethënës për zbatimin e saj.

Ivana Stradner: Kjo që ngjau në Kosovë ishte paralajmëruar nga Rusia

Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner reagon në Twitter se kjo që ngjau në Kosovë ishte paralajmëruar nga Rusia:

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi hapur në korrik se një luftë në Kosovë do të fillojë këtë vjeshtë.

Me të vërtetë.

Dita e dytë e vjeshtës 2023, Serbët e armatosur etnikë sulmuan policinë në veri të Kosovës.

Besoni 🇷🇺 kur ta thonë.”

 

SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, për t’i ndihmuar Kievit në kundërofensivën kundër ushtrisë ruse, kanë raportuar mediat amerikane.

Ato i kanë cituar disa zyrtarë amerikanë, të familjarizuar me këtë çështje, të kenë thënë se Ukraina do t’i marrë disa raketa ATACMS me rreze deri në 300 kilometra.

Diçka e tillë do t’ia mundësonte Kievit sulmin në shënjestrat ruse në zona shumë më të thella sesa linja e frontit.

Të paktën një raketë ukrainase e ka goditur flotën e Rusisë në Detin e Zi të premten, përkatësisht në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska më 2014.

Një burim brenda ushtrisë ukrainase i ka thënë transmetuesit britanik BBC se sulmi në portin në Sevastopol është kryer duke përdorur raketa Storm Shadow, të cilat janë dërguar në Ukrainë nga Britania dhe Franca, duke e vënë në pah rëndësinë e armatimit perëndimor në këtë luftë.

Megjithatë, asnjëri prej liderëve nuk i kanë konfirmuar raportimet e mediave amerikane.

Ajo çka dihet është se tanket amerikane Abrams do të arrijnë në Kiev në javën e ardhshme.

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, administrata e Bidenit ka hezituar që ta furnizojë Ukrainën me armë moderne.

Mirëpo qëndrimi i saj ka ndryshuar me kalimin e kohës, pasi Kievi tani ka sisteme raketore të avancuara Himars, dhe sistem raketor për mbrojtje ajrore Patriot.

Biden deri më tani ka hezituar për armët me rreze të gjata, duke thënë se raketa të tilla mund ta përballin SHBA-në drejtpërdrejt me Rusinë, shtet që posedon armë bërthamore.rel

Zelensky thotë se kishte bisedime konstruktive me ligjvënësit amerikanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, dhe sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin (djathtas) në Pentagon, 21 shtator 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se mbajti bisedime konstruktive me ligjvënësit amerikanë dhe se mezi pret të flasë me presidentin Joe Biden për nevojat e ushtrisë ukrainase dhe mbrojtjes së saj ajrore.

Ai tha se mori premtim “të rëndësishëm” për armë të reja të mbrojtjes ajrore nga Shtëpia e Bardhë, por paralajmëroi se Kievi mund ta humbë luftën me Rusinë, nëse ligjvënësit republikanë nuk e mbështesin pakon e miliarda dollarëve ndihmë ushtarake që Ukraina po e kërkon nga SHBA-ja.

Zelensky u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë të enjten vonë, me të cilin do të bisedojë rreth mbështetjes amerikane për përpjekjet e Ukrainës në luftë kundër Rusisë.

I pyetur për rëndësinë e ndihmës që po e kërkon Ukraina, Zelensky tha se “është shumë e rëndësishme”, pasi i shtrëngoi duart me Bidenin.

Republikanët McCarthy dhe Scalise janë nën presion nga krahu konservator i partisë së tyre për t’i dhënë fund mbështetjes së Ukrainës. Demokratët, të udhëhequr nga presidenti Biden, janë më të bashkuar në dëshirën për ta vazhduar përkrahjen për Ukrainën.

Kjo është hera e dytë gjatë kohës së luftës që Zelensky e viziton Uashingtonin.

Në Kongres, liderët republikanë dhe demokratë kanë mospajtime të thella rreth shpenzimeve, si pasojë e të cilave mund të mbyllet Qeveria amerikane, dhe kështu të vihet në rrezik pakoja me ndihma për Ukrainën në vlerë prej 24 miliardë dollarëve.

Fraksioni i ekstremit të djathtë, i cili e dominon Partinë Republikane, ngul këmbë se duhet të ndërpriten ndihmat për Ukrainën, duke qenë se Kongresi i ka aprovuar deri më sot 100 miliardë dollarë ndihma për të, përfshirë 43 miliardë dollarë vetëm për armatim.

“Për të fituar, ne duhet patjetër të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë së bashku”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke shtuar se llogarit në mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë.

Lideri ukrainas mbërriti në SHBA pas një vale tjetër sulmues ruse me raketa. Sulmet, në qytetet e ndryshme të vendit, vranë së paku tre persona në Herson dhe i plagosën shuam të tjerë në zona të tjera të enjten.

Ligjvënësit republikanë akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për qëndrim të butë në çështjet McGonigal, për të mbrojtur FBI-në

VOA/Keida Kostreci

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara po shpreh shqetësimin për mundësinë e marrëveshjeve me pasoja të zbutura ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në dy çështjet ndaj tij, si një përpjekje për të fshehur përmasat e shkeljeve të tij, për të mbrojtur reputacionin e FBI-së.

Kryetari i komisionit, ligjvënësi republikan Jim Jordan, shkruan në një letër drejtuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray të martën, se Komisioni po heton akuzat “për politizim dhe qëndrim të njëanshëm brenda FBI-së në lidhje me çështjen penale kundër ish-agjentit special Charles McGonigal”.

Ky Komision fillimisht kërkoi dokumente dhe informacione për këtë çështje nga FBI-ja më 2 shkurt 2023, por në letër thuhet se deri më sot, Byroja Federale e Hetimeve nuk e ka përmbushur këtë kërkesë jo të detyrueshme.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi në gusht fajësinë në një gjykatë në Nju Jork lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.

McGonigal pranoi se kishte marrë mbi 17,000 dollarë nga oligarku rus për të siguruar informacione negative për një tjetër oligark rus, rival të tij. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj oligarkut Deripaska, që nga viti 2018, për arsye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Në këmbim të pranimit të fajësisë, prokurorët hoqën dorë nga akuza të tjera në lidhje me bashkëpunimin e zotit McGonigal me Deripaskën.

Në një proces tjetër në një gjykatë federale në Uashington, McGonigal është akuzuar se ka marrë rreth 225, 000 dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve të zbulimit të Shqipërisë.

“Pavarësisht një pagese shumë më të madhe nga ish-zyrtari shqiptar, sipas njoftimeve, McGonigal po negocion me prokurorët federalë në Uashington një marrëveshje të ngjashme për pranimin e fajësisë”, thuhet në letrën e ligjvënësit Jordan për drejtorin e FBI-së.

Në letrën e Komisionit Juridik të Kongresit përsëritet kërkesa për dokumente dhe informacione për këtë çështje dhe bëhet thirrje që FBI ta plotësojë këtë kërkesë deri më 3 tetor 2023.

“Komisioni ka autoritet mbikëqyrës mbi Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në dhe mund të marrë në konsideratë masa të detyrueshme nëse FBI-ja nuk bashkëpunon vullnetarisht”, thuhet në letër.

Në shkurt të këtij viti, ligjvënësit amerikanë i kërkuan drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ligjvënësit republikanë thonë se Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-jan janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve.

Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i kërkoi në atë kohë me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, zotit Wray informacione të mëtejshëm lidhur me aktivitetet e zotit McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, dhe ajo e Uashingtonit.

Chollet kërkon “angazhim urgjent” në dialogun Kosovë-Serbi

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.

Chollet, së bashku me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takuan me Osmanin në Nju Jork.

“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, shkroi Chollet në X, që më herët njihej si Twitter.

Ndërkaq, Osmani tha se gjatë takimit në SHBA – ku ajo po zhvillon takime në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – theksoi rëndësinë e “një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve” të arritura në kuadër të dialogut.

“Roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes së ndërsjellë”, shkroi Osmani në X.

Ky takim mes Osmanit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë vjen një javë pasi në Bruksel, rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi përfundoi pa ndonjë rezultat.

Pas takimit më 14 shtator, nga BE-ja thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Më 18 shtator, kryeministri Kurti akuzoi për “njëanshmëri” Lajçakun, i cili sipas tij, “u pozicionua” kundër Kosovës.

Kurti tha se ai në Bruksel ka paraqitur një plan të tij për zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët gjatë këtij viti. Por, ky plan, sipas tij, u refuzua nga Serbia dhe BE-ja.

Kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Kurti tha se plani i propozuar nga ai për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, ishte “propozim konkret, shumë konstruktiv, që bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes”. Ai tha se gjithëpërfshirja është edhe në këtë marrëveshje dhe në aneks, ku thuhet se “çdo nen i Marrëveshjes Bazë duhet zbatuar dhe palët nuk duhet të shprehin pengesa për asnjë nen”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Ky proces mbështetet nga SHBA-ja.

Rundi i fundit i dialogut njëherësh përbënte takimin e parë mes Kurtit dhe Vuçiqit, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.

Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që dolën nga zgjedhjet e prillit – votime të bojkotuara nga partitë dhe popullata serbe.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të ulin tensionet dhe që të mbahen zgjedhje të reja. Kosova ka thënë se ka ulur praninë policore në veri dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë që do të mundësonin largimin e kryetarëve përmes peticionit. BE ka mirëpritur këto hapa, por ka thënë se duhet bërë më shumë.

Senatori republikan Mitt Romney njofton se nuk do të kandidojë në vitin 2024

Marrë nga Associated Press

Senatori republikan nga Jutah, Mitt Romney, njoftoi të mërkurën se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur, duke shënuar kështu fundin e një karriere intensive politike prej dy dekadash, përfshirë emërimin si kandidat për president i Partisë Republikane në vitin 2012, si dhe një mandat si guvernator i shtetit Masaçusets.

Zoti Romney, tashmë në moshën 76 vjeçare, tha se sfidat e shumta të vendit kërkojnë një brez të ri udhëheqësish. Ai tha se Shteteve të Bashkuara do t’i shërbehej më mirë nëse do të tërhiqeshin dy kandidatët kryesues për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 – Presidenti demokrat Joe Biden dhe ish-Presidenti republikan Donald Trump. Zoti Biden është 80 vjeç dhe zoti Trump është 77 vjeç.

“Kohërat në të cilat po jetojmë kërkojnë sërish që brezi i ardhshëm të ngrejë zërin dhe të shprehë pikëpamjen e tij, dhe të marrë vendimet që do t’i japin formë politikës amerikane në shekullin e ardhshëm”, tha zoti Romney gjatë konferencës për shtyp në Kapitol. Ai tha se personat e brezit të tij “nuk janë të duhurit për të marrë vendimet për të nesërmen”.

Ai tha se pasi të largohet nga Senati do të përqëndrohet tek mobilizimi i më shumë të rinjve për të votuar dhe për t’u përfshirë në procesin politik.

 

Si kandidati i Partisë Republikane për president në vitin 2012, zoti Romney bëri fushatë në të gjithë Amerikën bazuar tek eksperienca e tij si guvernator i Masaçusetsit dhe si drejtues i kompanive të investimeve. Por me rritjen populiste të rolit dominues të zotit Trump në këtë parti, lloji i republikanizmit që përfaqëson zoti Romney nuk ishte më në epiqendër. Ai ishte i vetmi anëtar republikan i Kongresit që votoi në favor të akuzave ndaj Presidentit Trump në të dyja proceset hetimore që synonin shkarkimin e tij.

Zoti Romney tha gjatë konferencës për shtyp se i përket “krahut të mençur të Partisë Republikane” dhe se nuk mendon se ai do të zbehet.

“Krahu im i partisë flet për politika dhe për çështje që do të bëjnë ndryshimin në jetën e popullit amerikan. Krahu Trump i partisë flet për pakënaqësira të llojeve të ndryshme dhe për shpagim dhe rishikim të rezultateve të zgjedhjeve të 2020-ës”.

Zoti Romney tha se bisedoi të mërkurën me Presidentin Biden, i cili i uroi mbarësi. Ai bëhet kështu senatori i gjashtë që njofton planet për të dalë në pension në përfundim të mandatit në vitin 2025.

Sekretari Blinken flet për fuqinë dhe qëllimet e diplomacisë amerikane në një epokë të re

VOA

Gjatë një fjalimi në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins, Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken foli të mërkurën për një moment kyç në histori, një moment përballjeje me një pikëpyetje thelbësore strategjike – se si do të arrijmë aty ku dëshirojmë pa u goditur nga katastrofat gjatë rrugës.

Ai u shpreh se skena ndërkombëtare është tashmë thellësisht e ndryshme nga ajo e 30 viteve më parë kur ai pati filluar të shërbejë në qeverinë amerikane.

Dekadat e stabilitetit relativ gjeopolitik janë zëvendësuar nga konkurenca e rritur me fuqitë autoritare, me fuqitë revizioniste. Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë është rreziku më akut, më i menjëhershëm ndaj rendit ndërkombëtar të mishëruar në Kartën e OKB-së dhe në parimet e saj themelore të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së vendeve, si dhe për të drejtat e pamohueshme njerëzore të individëve”, tha Sekretari Blinken.

Ai gjithashtu e përshkroi Kinën si sfidën më afatgjatë për shkak se ajo synon jo vetëm të ndryshojë formën e rendit ndërkombëtar, por pasi ka gjithnjë e më shumë fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta realizuar këtë.

 

Sekretari Blinken vuri në dukje se Pekini dhe Moska po punojnë së bashku për ta bërë botën më të sigurtë për autokracinë nëpërmjet “partneritetit të tyre pa kufij”.

Ai tha se ndërsa vendet dhe qytetarët po humbasin besimin e tyre tek rendi ekonomik ndërkombëtar, ndërkohë edhe demokracitë janë gjithnjë e më të rrezikuara. Ato sfidohen nga brenda nga udhëheqës të zgjedhur që shfrytëzojnë pakënaqësitë dhe rrisin frikën, që gërryejnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të mediave, që godasin shoqërinë civile dhe opozitën politike. Ashtu siç sfidohen edhe nga jashtë, nga autokratë që përhapin dezinformim, që përdorin korrupsionin si armë, dhe që ndërhyjnë në zgjedhje.

Sekretari Blinken mendon se në këtë periudhë kritike, Shtetet e Bashkuara udhëheqin nga një pozitë force, të bazuar tek modestia dhe vetëbesimi. Në fjalimin e tij, Sekretari Blinken riafirmoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë dhe forcojnë rendin botëror të bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut, me një ekonomi të bazuar te konkurenca, me lëvizje të lirë dhe me standarte në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe teknologji.

 

“Kur Pekinët dhe Moskët e botës të përpiqen të rishkruajnë – ose të rrëzojnë – shtyllat kryesore të sistemit shumëpalësh; kur ata pretendojnë në mënyrë false se rendi ekziston vetëm për të avancuar interesat e Perëndimit në kurriz të të tjerëve – një kor global gjithnjë e në rritje vendesh dhe popujsh do të ngrihen për t’i thënë: jo, sistemi që ju po përpiqeni ta ndryshoni është sistemi ynë; u shërben interesave tona”, tha Sekretari Blinken.

Duke njohur edhe sfidat e brendshme të Amerikës, Sekretari Blinken bëri thirrje për të vepruar me vendosmëri dhe për t’i paraprirë historisë, të udhëhequr nga parimet, partneritetet dhe vizionet e asaj që synojmë të arrijmë, të një bote që lëviz drejt lirisë, paqes dhe një komuniteti ndërkombëtar që është në nivelin e duhur për sfidat e sotshme.

DASH reagon sërish për çështjen ‘Beleri’: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

Departamenti Amerikan i Shtetit iu dërgoi një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri , i cili mbetet në paraburgim.

Sipas Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane pret që të ndiqet ligjit në rastin e Fredi Belerit.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit. )”.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.bw

SHBA i zhbllokon Iranit 6 miliardë dollarë për lirimin e 5 amerikanëve të burgosur

Administrata e Presidentit Biden ka hapur rrugën për lirimin e pesë shtetasve amerikanë të ndaluar në Iran, duke lejuar bankat ndërkombëtare që të transferojnë 6 miliardë dollarë, para të ngrira iraniane, nga Koreja e Jugut për në Katar, pa frikën e sanksioneve amerikane.

Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, qeveria amerikane ka rënë dakord që të lirojë pesë shtetas iranianë të mbajtur në Shtetet e Bashkuara, shkruan AP.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken nënshkroi lejimin e transferimit të parave në fund të javës së kaluar, një muaj pasi zyrtarët amerikanë dhe iranianë thanë se parimisht ishte arritur një marrëveshje. Kongresi nuk u informua për vendimin deri të hënën.

Por zhbllokimi i parave iraniane ka gjasa të nxisë kritika nga republikanët dhe të tjerët, se marrëveshja do të nxisë ekonominë iraniane në një kohë kur Teherani përbën një kërcënim në rritje për trupat amerikane dhe aleatët në Lindjen e Mesme.

Vendimi i qeverisë amerikane nënkupton se bankat evropiane, të Lindjes së Mesme dhe të Azisë nuk do të cilësohen se shkelin sanksionet amerikane për konvertimin e parave iraniane të ngrira në Korenë e Jugut dhe transferimin e tyre në bankën qendrore të Katarit, ku do të përdoren nga Irani për blerjen e mallrave me qëllime humanitare.

Transferimi i 6 miliardë dollarëve ishte element kritik në marrëveshjen e lirimit të të burgosurve, ku katër nga pesë të burgosurit amerikanë u transferuan nga burgjet iraniane në arrest shtëpiak muajin e kaluar. I arrestuari i pestë kishte qenë në arrest shtëpiak.

Për shkak të sanksioneve të shumta amerikane ndaj bankave të huaja që angazhohen në transaksione që synojnë përfitimin e Iranit, disa vende evropiane ishin shprehur kundër pjesmarrjes në transferimin e parave. Por masa e nënshkuar nga zoti Blinken synon të lehtësojë shqetësimet e tyre lidhur me sanksionet amerikane.

Individë me njohuri mbi negociatat thanë se presin që të arrestuarit të lirohen javën e ardhshme.

Ndër të burgosurit amerikanë është edhe Siamak Namazi, i cili u arrestua në vitin 2015 dhe më vonë u dënua me 10 vjet burg nën akuzat për spiunazh, të kritikuara botërisht; sipërmarrësi Emad Sharghi i dënuar me 10 vjet. Si dhe Morad Tahbaz, një konservator britaniko-amerikan me origjinë iraniane, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe gjithashtu mori një dënim 10-vjeçar. Dy amerikanët e tjerë nuk janë identifikuar.

“Për lirimin e tyre, Shtetet e Bashkuara janë zotuar të lirojnë pesë shtetas iranianë të mbajtur aktualisht në Shtetet e Bashkuara, dhe të lejojnë transferimin e rreth 6 miliardë dollarëve të mbajtura në Korenë e Jugut për në Katar, ku fondet do të përdoren vetëm për tregti humanitare”, u shpreh zoti Blinken.

Masa amerikane për tranferimin e parave iraniane përfshin banka dhe institucione të tjera financiare në Korenë e Jugut, Gjermani, Irlandë, Katar dhe Zvicër. syri.net

Nancy Pelosi do të garojë sërish në zgjedhjet e Kongresit

Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, ka thënë se synon të garojë në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm.

Pelosi, 83-vjeçare, ka fituar për herë të parë ulëse në distriktin e saj në San Francisko më 1987, dhe më pas ka shërbyer dy periudha në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, më 2007-2011 dhe 2019-2023.

Ajo i ka udhëhequr demokratët për dy dekada në këtë trup të Kongresit, ndërsa e ka humbur këtë pozitë vitin e kaluar pas fitores së republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vendimi i saj për t’i hyrë sërish garës ka shumë gjasa që ta ringjallë debatin për moshën e politikanëve në Shtetet e Bashkuara – një pjesë e mirë e tyre mbi 76 vjeç.

“Tani, më shumë se kurrë duhen avancuar vlerat e San Franciskos dhe të rimëkëmbemi”, ka thënë Pelosi përmes një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

“Vendi ynë ka nevojë për një Amerikë që i tregon botës së flamuri ynë është ende aty, dhe se ka liri e drejtësi për të gjithë. Prandaj do të garojë sërish dhe me respekt e kërkoj votën tuaj”.

Pelosi është gruaja e parë amerikane në historinë amerikane që ka qenë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka luajtur rol kritik në avancim apo prishje të agjendave për shumë ish-presidentë amerikanë. rel

SHBA, shifra rekord të udhëtarëve ndërsa meteorologët paralajmërojnë për stuhi mbi Atlantik

VOA/Marrë nga ABC News

Këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara priten të shënohen shifra rekord të atyre që udhëtojnë për Ditën e Punës ndërsa vendi përballet me pasojat e stuhisë Idalia apo të tjerave që godasin brigjet e Oqeanit Atlantik. Por moti i keq nuk duket se po ndikon tek planet e amerikanëve për të shijuar ditët e fundit të verës. Sipas të dhënave të Administratës mbi Sigurinë e Transportit rreth 14 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Festa e Ditës së Punës në SHBA po shënohet me njerëzit që po iu drejtohen plazheve në masë të madhe, megjithëse ka shqetësime lidhur me kushtet e motit.

Meteorologët po paralajmërojnë turistët që të kenë kujdes pasi mbi Oqeanin Atlantik, që shtrihet në pjesën lindore të vendit, ka jo pak stuhi të niveleve të ndryshme, që rrezikojnë të godasin zonat bregdetare.

Rryma të mbetura nga stuhia Idalia nga njëra anë që vazhdojnë rrugëtimin nga Florida drejt pjesës veri-lindore të SHBA-së dhe uragani Franklin po vëzhgohen me kujdes.

Numri i turistëve pritet të shënojë shifra rekord sipas Administratës së Sigurisë së Transportit të Shteteve të Bashkuara. Kjo agjenci federale amerikane pritet të kontrollojë 14 milionë pasagjerë deri të mërkurën e javës që vjen.

“Ky është numri më i lartë i pasagjerëve në tërë historinë e Amerikës”, thotë Sekretari i Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Buttigieg.

Autostradat amerikane po ashtu pritet të jenë të ngarkuara, ndërsa kompania private “Triple A” thotë se koha më e mirë për të shmangur ngarkesat në rrugë është nëse udhëtoni para orës 7 të mëngjesit apo pas orës 8 të mbrëmjes.

Ndërkaq këto janë pamjet që vijnë nga Pylli Kombëtar ‘Sam Houston’ në Teksas ku ka shpërthyer një zjarr masiv shkaktari i të cilit ende nuk dihet.

Sezoni i reshjeve ka filluar në disa pjesë dhe tanimë janë raportuar përmbytje të disa pjesëve të qytetit Las Vegas, ndërsa një valë e re e të nxehtit ka filluar të godasë pjesën qendrore dhe perëndimore të Amerikës.

Kongresmeni që u largua nga demokratët e quan administratën Biden si ‘më të keqen në historinë amerikane’

Jeff Van Drew, i cili iu bashkua GOP në 2020, zotohet të luftojë administratorin e Biden, NYC për zhvendosjen e emigrantëve

Administrata Biden thuhet se po propozon një listë të lokacioneve për kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, për të zhvendosur emigrantët, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Atlantic City të Nju Xhersit. Përfaqësuesi Jeff Van Drew, R-N.J., i cili përfaqëson distriktin, tha të premten në “Fox & Friends” se ai do të luftojë planin “me çdo mënyrë”. Van Drew kritikoi politikat kufitare të administratës Biden për përhapjen më tej se shtetet kufitare, duke e quajtur atë një “çështje të mbrojtjes kombëtare”.

REPS. JEFF VAN DREW: Shpresojmë që nuk do të ndodhë. Ne do ta luftojmë këtë me çdo pikë fuqie që kemi. Është gjë e gabuar. E dini, kur thamë se çfarë po ndodhte në kufirin jugor do të prekte të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo është ajo që ndodh. Unë dua që njerëzit të dëgjojnë këtë. Ky nuk është vetëm një problem i Arizonës, apo i Teksasit apo i Kalifornisë. Ky është një problem i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe tani ata duan të vijnë në qarkun tonë të bukur, në Xhersin tonë të bukur të Jugut, dhe të përpiqen ta shkatërrojnë edhe atë. Këtu ka edhe një çështje të mbrojtjes kombëtare. Kjo është një çështje shumë, shumë e rëndësishme për t’u kuptuar. Ne kemi qendrën teknike FAA atje që po bën punë shumë të rëndësishme, disa prej të cilave janë shumë domethënëse për sigurinë e këtij vendi dhe fluturimin ajror. Dhe ne kemi F-16-të tanë që janë atje si pjesë e mbrojtjes sonë, gjithashtu, si pjesë e Gardës Kombëtare Ajrore, krahut luftarak 177. Ata janë linja e parë e mbrojtjes për Uashington, DC dhe New York City. Kjo është një fatkeqësi në zhvillim. Dua të them, kjo është administrata më e keqe. Unë thosha, në jetën time. Tani, kjo është administrata më e keqe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bloomberg raportoi këtë javë se administrata Biden përgatiti një listë me 11 vende në pronësi federale për migrantët që të lëvizin nga qyteti i Nju Jorkut. Ai përfshinte gjithashtu një zyrë taksash në Long Island, N.Y., dhe aeroporte të tjera në zonën e Nju Jorkut, duke përfshirë një pranë kufirit kanadez.

Ndërkohë, guvernatori i Masaçusetsit, Maura Healey, ka aktivizuar 250 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ofruar shërbime bazë në hotelet e strehimit emergjent, mes një fluksi emigrantësh që ka pakësuar ofruesit e shërbimeve.

Administrata e Healey do të nisë gjithashtu një Ekipe Rajonale të Reagimit të Shpejtë për të ndihmuar në mbikëqyrjen e vendeve të strehimit, njoftoi ajo të enjten. Ekipet do të përbëhen nga punonjës të shtetit.

Masa vjen pasi ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme këtë muaj për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve që mbërrinin në Massachusetts nga Teksasi. syri.net

SHBA, 12 miliardë dollarë për tranzicionin tek makinat elektrike

VOA/Marrë nga Reuters

Administrata e Presidentit Biden po u ofron 12 miliardë dollarë firmave të prodhimit të makinave që të përshtatin fabrikat e tyre për të ndërtuar automjete elektrike dhe makina të tjera të avancuara, tha të enjten Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm. Ndihmat do të jenë në formë grantesh dhe kredishë.

“Ndërsa kalojmë tek makinat elektrike (EV), duam të sigurohemi që punonjësit të trajnohen në këtë fushë, që të mos mbetet pas asnjë punonjës apo komunitet”, tha zonja Granholm, e cila ka shërbyer më parë në postin e guvernatores së Miçiganit, qendrës së prodhimit të automobilëve.

Përshpejtimi i ndarjes së granteve dhe subvencioneve të tjera për financimin e konvertimit të fabrikave egzistuese për të ndërtuar makina elektrike mund të zbusë kritikat e ashpëra nga prodhuesit e makinave dhe sidikatat e punonjësve kundër propozimeve të Shtëpisë së Bardhë për rregulla mjedisore që synojnë të nxisin kalimin në epokën e makinave elektrike.

Sindikatat kanë paralajmëruar se një ndryshim i shpejtë mund të vërë në rrezik mijëra vende pune në shtete si Miçigani, Ohajo, Illinoi dhe Indiana.

Javën e shkuar, pjestarët e sindikatave të autoindustrisë votuan me shumicë dërrmuese në favor të autorizimit të një greve që përfshin linjat e prodhimit të tre gjigandëve amerikanë, General Motors, Ford dhe Chrysler.

Sindikatat thonë se do të hidhen në grevë nëse nuk arrihet një marrëveshje lidhur me pagat dhe planet e pensioneve përpara skadimit të kontratës aktuale katërvjeçare më 14 shtator.

Presidenti i sindikatave e vlerësoi njoftimin të enjten duke thënë se, “kjo e bën të qartë për punëdhënësit se kalimi tek makinat elektrike duhet të përfshijë partneritete të forta me sindikatat, e shoqëruar me paga dhe standarde të larta sigurie për të cilat kanë luftuar dhe fituar gjeneratat e sindikalistëve”.

Presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se, “ndërtimi i një ekonomie të bazuar tek energjia e pastër mund dhe duhet të ofrojë një mundësi të favorshme për kompanitë e automobilave dhe sindikalistët që kanë kontribuuar në ekonominë amerikane për dekada”.

Qeveria amerikane do të ofrojë gjithashtu 3.5 miliardë dollarë financim për prodhuesit vendas të baterive, tha zonja Granholm.

SHBA thotë se ka shkatërruar rrjetin famëkeq të hakerëve ‘Qakbot’

Autoritetet amerikane thanë se një operacion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit ka shkatërruar platformën famëkeqe të viruseve “Qakbot” që përdorej jashtëzakonisht shumë nga kriminelët kibernetikë për të kryer krime financiare.

Fillimisht i zbuluar mbi një dekadë më parë, Qakbot përhapet kryesisht përmes emaileve që viktimat nuk dyshojnë se mund të jenë viruse.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se në operacion u përfshi Byroja Federale e Hetimit (FBI), por edhe institucione të zbatimit të ligjit nga Franca, Gjermania, Holanda, Britania, Rumania dhe Letonia.

Avokati i SHBA-së, Martin Estrada, tha se operacioni ndaj Qakbot ishte operacioni më i rëndësishëm teknologjik dhe financiar që është udhëhequr nga Departamenti amerikan i Drejtësisë kundër një ‘botnet’. Termi ‘botnet’ përdoret për t’iu referuar një rrjeti të ndërlidhur kompjuterësh që hakerët përdorin për të përhapur viruse.

“Së bashku kemi shkatërruar Qakbot dhe kemi shpëtuar viktima të shumta nga sulmet e reja”, tha ai gjatë një konference për media.

Hulumtuesit e sigurisë besojnë se Qakbot e ka origjinën nga Rusia dhe ka sulmuar organizata në mbarë botën.

Estrada tha se Qakbot ka infektuar me viruse mbi 70.000 kompjuterë të viktimave, ka lehtësuar kryerjen e sulmeve kibernetike dhe ka shkaktuar qindra miliona dollarë dëme për bizneset, ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësorë dhe agjencitë qeveritare.

Si pjesë e operacionit janë konfiskuar 52 serverë në SHBA dhe në shtete të tjera.

Hetuesit kanë gjetur të dhëna se midis tetorit të vitit 2021 dhe prillit të vitit 2023, administratorët e Qakbot kanë pranuar 58 milionë dollarë që viktimat kishin paguar.REL

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi: Amerikanët mendojnë se Bideni është “shumë i moshuar”. Trumpi, “i korruptuar”

VOA

Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë pajtohen për një gjë: Presidenti Joe Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv në një mandat të dytë. Ish Presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president, në mënyrë befasuese nuk nxit shqetësime të ngjashme për moshën e tij, ndonëse ka vetëm disa vjet diferencë mes tyre.

Por votuesit kanë shumë shqetësime rreth zotit Trump lidhur me aktpaditë penale ndaj tij. Megjithëse ai është 77 vjeç, të anketuarit mendojnë se ish-presidenti duhet të bëhet më i pjekur.

Një anketë e re nga The Associated Press dhe Qendra NORC, arriti në përfundimin se pjesa më e madhe e publikut është e bashkuar lidhur me moshën e zotit Biden, një faktor që ai nuk mund ta ndryshojë.

Presidenti Biden vetë e ka përmendur çështjen e moshës, duke bërë shaka, me sa duket për të qetësuar publikun në këtë drejtim.

Në anketë, 77% të votuesve thanë se zoti Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv në katër vitet e ardhshme. Këtë mendim e ndajnë 89 për qind të votuesve republikanë dhe 69 për qind e votuesve demokratë. Këtë mendim e ndajnë të gjitha grupmoshat, jo vetëm votuesit e rinj, ndonëse demokratët më të moshuar e mbështesin në përgjithësi kandidimin e tij për zgjedhjet e vitit 2024.

Në dallim nga mendimet për moshën e zotit Biden, vetëm gati gjysma e amerikanëve e konsideron zotin Trump shumë të moshuar për pozitën e presidentit. Por, përsa i takon moshës së zotit Trump, demokratët dhe republikanët dallojnë në qëndrime – janë demokratët në përgjithësi që e shohin moshën e zotit Trump, si element diskualifikues dhe jo republikanët.

Në përgjithësi, votuesit demokratë, republikanë dhe të pavarurit, janë në favor të vendosjes së një kufiri për moshën e presidentit, anëtarëve të Kongresit dhe atyre të Gjykatës së Lartë. Rreth dy-të-tretat e amerikanëve mbështesin një kufi moshe për presidentin dhe Kongresin, dhe të një moshe të caktuar pensioni për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Anketa supozon se shumë votues nga i gjithë spektri politik, janë të hapur ndaj fytyrave të reja në politikë.

Mes tyre është votuesi Noah Burden, një konsulent 28 vjeçar i komunikimit nga Virgjinia. Ndonëse mbështet zotin Biden para zotit Trump, ai do të kishte dëshirë që kandidatët kryesorë për president të ishin më pranë gjeneratës së tij.

“Përgjithësisht, janë shumë të moshuar,” tha zoti Burden. Gjenerata më e vjetër përfaqëson “një sërë vlerash, një pikëpamje për shtetin dhe botën, që nuk qëndron më.”

Edhe Greg Pack, një 62 vjeçar, votues për zotin Trump në të kaluarën dhe me shumë gjasa edhe në zgjedhjet e ardhshme, nga Oklahoma, do të donte që zoti Biden dhe zoti Trump të hapnin rrugën për të tjerë.

“Mjafton ta shikosh dhe dëgjosh zotin Biden dhe është e qartë vetvetiu që nuk është më siç ka qenë,” thotë zoti Pack, një ndihmësinfermier.

Po zoti Trump? “Ai është shumë më i mprehtë, por në fund të mandatit, kushedi?” thotë zoti Pack, duke iu referuar janarit të vitit 2029. “Jam gati për dikë më të ri.” Ai thotë se është ngopur me një njeri “që përqëndrohet vetëm te vetja” dhe që i “paraqet paditë penale sikur të ishin medalje nderi,” por nëse ky kandidat do ta mundë zotit Biden, atëherë ai është i gatshëm ta përkrahë zotin Trump edhe për një mandat.

Si i përshkruajnë amerikanët kandidatët presidencialë?

Në anketë, votuesit amerikanë u pyetën se çfarë fjale u vjen në mend kur përmendin emrat e kandidatëve kryesorë presidencialë.

Rreth 26 për qind e të anketuarve përmenden moshën e zotit Biden, dhe 15 për qind të tjerë përdorën fjalë si “i mefshtë” apo “i hutuar”. Në mesin e demokratëve, 28% e përmenden moshën e zotit Biden.

Vetëm 3% e të anketuarve e cilësuan zotin Trump si “të hutuar”, ndërkohë vetëm 1 për qind e përdorën fjalën “i moshuar”. Fjalët kryesore me të cilat votuesit përshkruan zotin Trump ishin “i korruptuar,” apo “mashtrues” (15%), “i keq” apo fjalë të ngjajshme negative (11%), ose fjalë si “gënjeshtar” apo “i pandershëm” (8%). Ndërkohë, 8 për qind e të anketuarve e përshkruan si “të mirë” dhe me cilësime të tjera pozitive.

Por, pse ekziston ky dallim në pikëpamjet e publikut rreth moshës së dy kandidatëve?

“Zoti Biden duhet shumë i komprometuar nga sëmundjet që lidhen me moshën,” zoti Eric Dezenhall, një konsulent 60 vjeçar, që ndihmon korporatat të menaxhojnë skandale, dhe ka përcjellë karrierën e zotit Trump dhe ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së ish presidentit Ronald Regan. “Edhe ata që e përkrahin e shohin si të brishtë.”

“Cialtdo qofshin anët negative të zotit Trump, shumica e njerëzve nuk i shohin si të shkaktuara nga mosha,” thotë ai. “Në fakt, sa më shumë që e godet, ai bëhet më shumë si një fëmijë i acaruar. Shqetësuese, patjetër, por mosha e shtyrë? Jo domosdoshmërisht. Zoti Trump ka mbajtur këto qëndrime gjatë 8 dekadave, dhe kjo gjë e shtyn gjithmonë përpara.”

31 vjeçarit Diego Saldana, i duken të njohura ngatërrimet e fjalëve apo vështirësitë në të ecur të zotit Biden.

“I shoh të gjitha simptomat që kishte gjyshi im,” thotë ai, duke iu referuar gjyshit të tij 94 vjeçar. “Nuk mund ta qeverisësh një vend” në atë mënyrë, thotë ai. Zoti Saldana mbështet zotin Trump megjithë rezervat që ka për akuzat ndaj tij.

Eric Colwell, një menaxher auditimi 34 vjeçar, nga Sakramento e Kalifornisë, e përshkroi zotin Biden si “të moshuar” dhe zotin Trump si “jo të aftë”. Si i pavarur që anon nga demokratët, ai tha se ndihet pak i turpëruar që Shtetet e Bashkuara nuk mund të ofrojnë kandidatë më të mirë.

“Është çështje imazhi,” thotë ai. “Zotërinj të moshuar. Nga aspekti vizual, dëshiron që udhëheqësit të jenë energjetikë dhe të shkathët. Ne nuk po ia dalim.”

Alyssa Baggio, një 32 vjeçare e pavarur, që anon nga demokratët, në Vankuver të Uashingtonit, thotë se zoti Biden ishte shumë i moshuar për president edhe para se të fillonte mandatin. Tani është e bindur dhe e hapur që të votojë për një kandidat tjetër – por jo zotin Trump – në zgjedhjet e radhës.

“Nuk mendoj se ka punuar keq gjatë këtij mandati,” thotë ajo për zotin Biden, “ por më duket se ky është rezultat i faktit që ai, në dallim nga zoti Trump, e rrethon veten me njerëz me më përvojë dhe më të logjikshëm.”

60 vjet pas fjalimit historik të Martin Luther King Jr

VOA/Marrë nga Associated Press

60 vjet pas fjalimit historik që Martin Luther King Jr mbajti në Marshimin në Uashington për Punë dhe Liri, ëndrra e tij vazhdon të jetë një punë në zhvillim e sipër.

Marshimi i vitit 1963 mblodhi bashkë më shumë se 250,000 vetë në kryeqytetin e vendit, të etur për t’i dhënë fund diskriminimit bazuar tek raca, feja, seksi apo origjina kombëtare. Shumë e vlerësojnë atë si një shfaqje të forcës që çoi me miratimin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964.

Vizitorët në Uashington janë dakord se një pjesë e fjalimit të reverendit King, është bërë realitet, megjithatë shtojnë se disa prej aspiratave të tij mbeten të parealizuara.

72 vjeçarja Diane Miller ishte 12 vjeç kur nëna e saj e solli për të marrë pjesë në marshim me gjithë vëllezërit e motrat e saj. Ajo kujton se i kishte bërë përshtypje larmia e turmës.

“Të them të drejtën, ishte hera e parë që shihja një grup anglo-saksonësh dhe të bardhësh. Ishte hera e parë që kuptoja se nuk ishin të gjithë të bardhët kundër afrikano-amerikanëve. Kështuqë isha e gëzuar që merrja pjesë”, thotë ajo.

Zonja Miller e mban mend fjalimin përmendësh.

Zonja Miller thotë se kur reflekton për atë ditë, beson se shumë nga ato për të cilat foli referendi King janë realizuar, megjithatë …

“Sigurisht kemi ende vështirësi, përballemi me beteja. Ne vazhdojmë të përpiqemi që të integrohemi në një shoqëri që nuk na pranoi në fillim”, thotë ajo.

72 vjeçari Tommie Babbs, një këshilltar akademik në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Buffalo ka shërbyer më shumë se tre dekada në ushtri.

“Kishte shumë të bardhë në atë lëvizje, që ecën përkrah Dr. Kingut në marshim. Shumë të bardhë u vunë në shënjestër si ne, sakrifikuan. Pra, kjo ishte një lëvizje amerikane”, thotë ai.

Zoti Babbs mendon se një hap i madh përpara ishte ai i zgjedhjes për dy mandate të ish-presidentit Barack Obama.

“Kjo më bëri t’i besoja Amerikës, të besoja te Amerika, në idealin e saj”.

Cynthia Robbins, banore e Uashingtonit dhe avokate e të drejtave civile, thotë se e zgjodhi këtë profesion, sepse beson se “ëndrra e Martin Luther Kingut mund të bëhet realitet”.

“Gjëja më e rëndësishme e punës së Martin Luther Kingut sipas mendimit tim qëndron tek fakti që është një përpjekje e vazhdueshme, që duhet të ecim përpara, se nuk mund ta marrim drejtësinë si të mirëqenë, duhet ta shohim me seriozitet luftën për drejtësi. Është diçka për të cilën ne duhet të vazhdojmë të punojmë çdo ditë, duke parë rritjen e prirjeve të bardha supremaciste dhe atyre të urrejtjes. Ndonjëherë është e trishtueshme.”

Gjatë fundjavës, mijëra amerikanë marshuan për të përkujtuar 60-vjetorin e Marshimit në Uashington, në të cilën Martin Luther King Jr mbajti fjalimin e tij historik “Unë kam një ëndërr”.

Dhe sot në mbrëmje Presidenti Joe Biden mban një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë për të përkujtuar përvjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në historinë amerikane.

Ata që e kanë jetuar atë kohë dhe që reflektojnë mbi vlerën e mesazhit të atij fjalimi, që e vuri theksin tek bashkimi dhe jo tek ndasitë, shpresojnë sot që të rinjtë ta çojnë edhe më përpara ëndrrën e Martin Luther Kingut.

SHBA, 60 vjet nga fjalimi i famshëm i Martin Luther King Jr.

VOA

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë Memorialit të Presidentit Lincoln në kryeqytetin e vendit në Uashington, për të përkujtuar 60-vjetorin e fjalimit të famshëm “I Have A Dream”, “Unë kam një ëndërr” të pastorit dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Marshimi në Uashington, organizohet nga Rrjeti Kombëtar i Veprimit, i një organizatë që operon në fushën e të drejtave civile si dhe anëtarë të familjes King.

Organizatorët shpresojnë që marshimi i këtij viti të rimarrë energjinë e marshimit origjinal në Uashington, veçanërisht përballë shqetësimeve me të cilat po përballet e drejta e votës në mbarë vendin, goditjes së pësuan politikat që favorizonin pranimin në kolegje të individëve që i përkasin grupeve të konsideruara si objekt diskriminimi, apo dhe shqetësimeve lidhur me të drejtën e drejtat e abortit e kërcënimeve në rritje për dhunë politike e me bazë urrejtjen ndaj njerëzve me ngjyrë, hebrenjve dhe anëtarëve të komunitetit LGBTQ.

Marshimi i 28 gushtit vitit 1963 mblodhi në Uashington 250,000 njerëz dhe ndihmoi në vazhdim në miratimin e legjislacionit federal për të drejtat civile dhe të drejtën e votës.

Presidenti Joe Biden dhe Nënresidentja Kamala Harris do të shënojnë përvjetorin e marshimit të hënën, që përkon me ditën e marshimit, duke u takuar me organizatorët e tubimit të vitit 1963. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se të gjithë fëmijët e familjes King janë ftuar të takohen me Presidentin Biden.

Fotografimi i Trumpit në burg, reagon Bideni: Djalë i pashëm, djalë i mrekullueshëm

Presidenti i SHBA Joe Biden komentoi fotografimin e paraardhësit të tij, ish-presidentit Donald Trump në burg në Xhorxhia, duke e cilësuar një “djalë të pashëm”.

Biden tha se e kishte parë foton në TV. I pyetur për reagimin e tij, ai tha: “Djalë i pashëm, djalë i mrekullueshëm”.

Presidenti po fliste për mediat ndërsa doli nga ajo që Shtëpia e Bardhë tha se ishte një studio Pilates në Lake Tahoe, Kaliforni.

Trump Xhorxhia

Trump u bë ish-presidenti i parë që u fotografua kur u arrestua në burgun e Qarkut Fulton të enjten në mbrëmje.

Ai u arrestua për 13 akuza që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia, duke përfshirë shantazhin, akuzat për konspiracion dhe thirrjen e një zyrtari publik për të shkelur betimin e tyre të detyrës.

Është hera e katërt këtë vit që ai përballet me kallëzim penal.

Fotografia e arrestimit të Donald Trumpit, një imazh që hyn në historinë amerikane

VOA/Marrë nga Associated Press

Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të sekondës, objektivi i aparatit fikson një imazh që do të hyjë përgjithmonë në histori.

Fotografia e ish-presidentit Donald Trump si i arrestuar në një burg të Atlantës të enjten, njëkohësisht krijoi dhe dokumentoi një ngjarje të pashembullt në jetën amerikane si hera e parë që kjo ndodh në historinë e vendit.

“Ky do të jetë një moment që do të simbolizojë përgjithmonë se çdo të thotë të jetosh në këtë kohë”, thotë Marty Kaplan, profesor në Shkollën e Komunikimit Annenberg të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Në foto, zoti Trump, i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri. Ai ka veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, me shpatulla brenda objektivit të fotografisë, kokën e anuar pak nga kamera. Logoja e sherifit është shtuar në mënyrë dixhitale mbi shpatullën e tij të djathtë.

Disa nga 18 të pandehurit e tjerë të çështjes së Xhorxhias, buzëqeshnin në fotot e arrestimit, por jo zoti Trump. Vështrimi i tij është sfidues, sikur po sheh në sy një kundërshtar armiqësor.

“Nuk është një ndjesi e mirë, veçanërisht kur nuk ke bërë asgjë të keqe”, tha ai më vonë për televizionin amerikan Fox News për këtë moment të kapur nga objektivi i kamerës.

NJË FOTOGRAFI SI ASNJË TJETËR

Përballja e ish-presidentit Trump me akuza është bërë diçka e zakonshme në vitin 2023 për amerikanët që e kanë parë atë të dalë përpara një gjyqtari në një sallë gjyqi në Nju Jork ose panë skica nga brenda gjykatave federale në Miami dhe Uashington, ku kamerat nuk lejohen.

Kësaj radhe është ndryshe.

Siç tha gazetari Anderson Cooper në televizionin CNN: “Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara ka një numër identifikues që u jepet të burgosurve”. Numri është: P01135809. Por, deri para çështjes në shtetin Xhorxhia, aktpadia e tij të katërt këtë vit, ai kishte mundur të shmangte një foto gjatë arrestimit, të cilës i nënshtrohen miliona të tjerë të akuzuar para tij.

Pavarësisht se zoti Trump, si të gjithë amerikanët, është i pafajshëm derisa të provohet fajësia në gjykatë; fotografia e arrestimit dhe gjithçka që ajo nënkupton, ka një ngarkesë shtesë emocionale dhe kulturore.

Fotografia e arrestimit është pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë penale. Ajo është një simbol i lirisë së humbur. Ajo përkujton përgjithmonë një nga ditët më të këqija të jetës së një personi. Veçanërisht për një person që është lindur në një familje të pasur, kjo fotografi as që mendohet se mund të të ndodhë në jetë, sidomos kur është fjala për një person që publikisht dihet se pëlqen të ketë kontrollin mbi situatat e jetës, që është shumë i vëmendshëm ndaj imazhit të tij dhe që u bë figura më e fuqishme në botë.

“Aktpadi” është një fjalë që nuk përcjell ngarkesë emocionale. Fjalët janë të zbehta përballë fotografive”, tha Marty Kaplan, që dikur ishte këshilltar i ish-nënpresidentit Walter Mondale që shkruante fjalimet e tij, si edhe skenarist i Hollivudit. “Fotografia e arrestimit është një zhanër më vehte. Është si një paradë e turpit”.

ISH-PRESIDENTI SHFRYTËZON SITUATËN

Zoti Trump nuk ka gjasa ta trajtojë fotografinë e arrestimit si një disavantazh, ndërsa kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, dhe përballet me katër aktpadi. Fushata e tij ka raportuar një rritje të kontributeve sa herë që ai është paditur.

Muaj përpara se të fotografohej në Xhorxhia të enjten në mbrëmje, fushata e tij përdori mundësinë e një fotografie të tillë si një mjet për mbledhjen e fondeve. Për 36 dollarë, çdokush mund të blejë një bluzë me një foto të rreme të arrestimit të zotit Trump që gjithashtu përmban mbishkrimin “i pafajshëm”.

Tani ata kanë një fotografi të vërtetë të cilën mund ta shfrytëzojnë. Brenda pak minutash nga publikimi i fotografisë, fushata e ish presidentit Trump e përdori atë në një apel për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit të fushatës së tij.

Historia moderne është plot me politikanë që kërkojnë të pëfitojnë nga fotot e tyre të arrestimit. Ata i kanë bërë ato duke u buzëqeshur dhe janë përpjekur të shfrytëzojnë sa më mirë situatën në të cilën u gjendën.

Megjithatë, zoti Trump është një nga 45 presidentët e Shteteve të Bashkuara. Të shohësh fytyrë e tij në një fotografi arrestimi- përbën një moment i fuqishëm.

“Fotografitë kanë një fuqi të padiskutueshme”, tha Mitchell Stevens, profesor në Universitetin e Nju Jorkut, i cili ka shkruar një libër për vendin që zënë imazhet në shoqërinë moderne dhe se si ato po zëvendësojnë fjalët.

“Ai përjetëson një moment, dhe në këtë rast është një moment i palumtur për Donald Trumpin”, tha zoti Stevens. “Nuk është diçka që ai mund ta shmangë. Nuk është diçka që ai thjesht mund ta fshijë. Ai moment do të jetojë dhe është plotësisht e mundur që të përfundojë si imazhi që ruan historia për këtë njeri.”

Ekspertja Amerikane e sigurisë Ivana Stradner i drejton disa pyetje retorike Ambasadorit Christopher Hill

 

Ekspertja Amerikane e sigurisë Ivana Stradner i drejton disa pyetje retorike Ambasadorit Amerikan në Beograd Christopher Hill përmes Twitter:

“Ambasadori amerikan në Serbi thotë se mediat 🇷🇸 po lëvizin drejt Perëndimit dhe vazhdojn të marrrë me të mirë presidentin Vuçiq.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ambasadori Christopher Hill duhet të pyesë edhe Vuçiqin se kush urdhëroi artikuj shpifës në mediat serbe për mua,

kush urdhëroi kërcënime ndaj meje dhe pse një zyrtar qeveritar 🇷🇸  tha se në vitin 2021 kam shkaktuar kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë.

Unë i di përgjigjet për të tre pyetjet pasi kam ende miq besnikë në Serbi që më thonë gjëra.

E di gjithashtu se marrja me të mirë nuk funksionon kurrë me liderët autoritarë. Dhe btw, unë jam thjesht një studiuese pa fuqi të vërtetë, por paranoja e Vuçiqit nuk ka kufi.”

Zelensky e quan “të frytshëm” takimin me presidentin serb Nga Ivana Stradner

Në atë që mund të perceptohet si nxitje për të lehtësuar tensionet midis Ukrainës dhe Serbisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç u takuan të hënën, më 22 gusht.

“Takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me presidentin e Serbisë. Ne patëm një bisedë të mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve”, ka postuar Zelensky në Telegram.

Takimi ishte në margjinat e Samitit Ukrainë-Ballkan në Greqi, ku Vuçiq, Zelensky dhe liderët e Moldavisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Kroacisë nënshkruan një dokument ku shprehet i palëkundur. mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Megjithatë, në një intervistë për Kyiv Post, deputetja britanike Alicia Kearns ishte kritike ndaj liderit serb.

“Për një kohë shumë të gjatë, pretendimi i Vuçiqit për të arritur një ekuilibër e ka lejuar Serbinë të kryejë akte skandaloze të frikësimit madje edhe rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga Kosova”, tha Kearns.

Para takimit të së hënës, e vetmja herë që Zelensky dhe Vuçiç ishin takuar ishte më 1 qershor, kur ata folën ballë për ballë në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau.

Pavarësisht nga rruga e supozuar e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, politika e saj e jashtme ende nuk është në përputhje me Brukselin pasi Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë. E ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara jo me Rusinë,” u tha senatori amerikan Chris Murphy para gazetarëve në Beograd më 25 maj.

Më 6 gusht, Kyiv Post publikoi një letër të hapur në lidhje me marrëdhëniet Serbi-Kosovë në emër të Kearns dhe deputetit ukrainas Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar.

Letra i referohej Kosovës si një vend sovran dhe një demokraci funksionale, kritikonte publikisht ndërhyrjen e Serbisë në proceset demokratike të Kosovës dhe bënte thirrje për një politikë ballkanike më pak “me qendër Beogradin” dhe më të paanshme nga BE, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar B në adresimin e krizave rajonale.

Letra u publikua dy muaj pas tensioneve në Kosovë për zgjedhjet për kryetar komunash dhe pasi dhjetëra paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit etnikë serbë në veri të Kosovës.

Letra pohonte se ngjarjet e fundit, duke përfshirë bojkotet, sulmet dhe ndalimet, ishin dëshmi e një përkeqësimi të situatës, duke kërcënuar jo vetëm dialogun Beograd-Prishtinë, por edhe paqen rajonale.

Ndërsa letra lavdëronte sanksionet e fundit të SHBA-së ndaj Aleksandër Vulin, Shefit të Inteligjencës pro-Moskë të Serbisë, ajo bëri thirrje për një rivlerësim të qasjes aktuale, duke mbrojtur për diplomaci parandaluese, ekuilibër dhe proporcionalitet në trajtimin e Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht referimit të letrës për Kosovën si sovrane, Kievi ende nuk ka vepruar për ta njohur zyrtarisht atë si një vend të pavarur.

Vuçiq reagoi negativisht ndaj letrës, më 10 gusht duke thënë: “Nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo do të humbasë gjithçka brenda një dite”.

Merezhko e përshkroi deklaratën e Vuçiqit si një kërcënim dhe pohoi se Vuçiç nuk kishte të drejtë të diktonte qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, duke thënë se “ai nuk guxon të ndikojë në politikat e SHBA-së, Britanisë së Madhe apo Gjermanisë”.

Kearns i quajti fjalët e Vuçiqit “kërcënime të pabaza kundër Ukrainës”.

“Është ai që ka marrë vendimin për të mos refuzuar përdorimin e dhunës kundër fqinjëve të tyre duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër regjimit të Putinit,” tha ajo.

“Vuçiq dhe politikanët nacionalistë në Serbi janë irredentistë – ata nuk besojnë në të drejtën e Kosovës për shtetësi dhe vënë në diskutim edhe për të drejtën e tyre për të ekzistuar”, tha Kearns.

Merezhko tha se politika e Vuçiqit në Ballkan pasqyron politikën e Putinit ndaj vendeve fqinje, duke kërkuar të arrijë “vetëm një gjë – më shumë pushtet dhe ndikim për veten e tij” dhe se politika e Vuçiqit “rezonon me forcat ultranacionaliste agresive brenda Serbisë”.

Presidenti serb ka përdorur një strategji balancimi midis Perëndimit dhe Rusisë që kur erdhi në pushtet më shumë se një dekadë më parë.

“Për Perëndimin, Vuçiq e pozicionon Serbinë si një aleat të rëndësishëm strategjik në Ballkan, me idenë se qeveritë perëndimore do të anashkalojnë aktivitetet e tij destabilizuese në Kosovë në këmbim të sigurisë më të gjerë rajonale”, tha Kearns.

Por ajo bëri thirrje për një ndryshim në mënyrën se si SHBA, BE dhe Britania e Madhe i trajtojnë çështjet rajonale.

“Ne duhet të mbështesim si popullin e Serbisë ashtu edhe të Kosovës që të jetojnë në paqe, jo të kërcënuar nga ekzistenca e njëri-tjetrit. Por qasja aktuale nuk është e balancuar.”
“Bie BE-ja të jetë absolutisht e paqartë kur bëhet fjalë për dënimin e irredentizmit serb ndaj Kosovës”.

Ndërkohë, Moska dhe përfaqësuesit e saj do të ishin përfituesit më të mëdhenj të një konflikti të rinovuar në Ballkan, tha Merezhko.

“Kremlini ka të ngjarë të përdorë incidentin për të larguar Perëndimin nga mbështetja e tij ndaj Ukrainës,” tha ai.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha së fundmi se rritja e tensioneve në Kosovë mund të çojë në një “shpërthim të madh” në zemër të Evropës.

“Rusia dhe Lavrov mund të besojnë naivisht se konflikti i hapur do ta shpërqendronte Perëndimin nga angazhimi i tij ndaj Ukrainës, por kjo është absolutisht e gabuar”, tha Merezhko.

“Kjo është arsyeja pse diplomacia e parandalimit është thelbësore.”

Rusia është e njohur për taktikat e saj të luftës hibride globalisht dhe Moska ka përdorur fushata dezinformuese në hapësirën e informacionit, duke e përdorut energjinë si armë dhe duke përdorur Kishën Ortodokse për të çuar përpara qëllimet e saj në Ballkanin Perëndimor, tha Merezhko.

“Ekziston gjithashtu një nevojë e fortë për të kundërshtuar propagandën ruse në rajon,” tha ai.

Pavarësisht ndikimit të Kremlinit në Ballkan, Perëndimi duhet të jetë i kujdesshëm “të mos e ekzagjerojë atë”, tha Kearns. Edhe pse Moska “mund të miratojë fushatat destabilizuese ndaj Kosovës”, ajo beson se ato kanë origjinën në Beograd.

Ajo tha se është “shumë e qartë se askush nuk do të përfitonte nga lufta”, megjithëse ajo është ende thellësisht e shqetësuar për mundësinë e konfliktit në Ballkan.

“Qasja jonë aktuale thjesht nuk funksionon,” paralajmëroi ajo. “Ndërsa Britania e Madhe, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të mbeten të përqendruara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe në kërkimin e përparimit në rrugën e tyre euroatlantike, ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë që të zbatojë praktikat e diplomacisë parandaluese dhe të de-përshkallëzojë tensionet.”

Ajo gjithashtu specifikoi mjetet e zbatimit të diplomacisë parandaluese, duke theksuar se “kjo do të thotë të jemi të fortë në thirrjen e veprimeve destabilizuese – kushdo që i kryen ato – dhe të jemi të qartë në deklarimin se nuk do të tolerojmë politika irredentiste, veçanërisht përgjatë vijave etnike”.

Ndërsa mediat ruse dhe serbe vazhdojnë të theksojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në Kosovë, Kearns tha se “ngjashmëritë mes narrativës së Putinit rreth Ukrainës dhe asaj të Vuçiqit me Kosovën, duhet të na i ftohin të gjithëve zemrat”./Shqip.EB

https://www.kyivpost.com/post/20818

Hilary përplaset në Kaliforni

VOAL- Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Kaliforninë Jugore, ku po kalon stuhia Hilary, duke kërcënuar shira katastrofikë dhe përmbytje. Paralajmërimi po ngrihet në qiell në jug të shtetit, ku stuhia tropikale ka shkaktuar tashmë anulimin e më shumë se një të tretës së fluturimeve në aeroportin e San Diegos.

Guvernatori Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosjen e mijëra trupave. Ndërsa administrata lufton me Hawaiin, alarmi në Kaliforni është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në dekada. Në fakt, Hilary mbërrin në një territor të përkulur nga thatësira dhe zjarret e viteve dhe kërcënon të hedhë shiun e një viti të tërë në vetëm 24 orë. Supermarketet kanë qenë stuhi në të gjithë Kaliforninë Jugore, ku gjetja e ujit në raftet është pothuajse e pamundur.

Alarmi është veçanërisht i lartë pas katastrofës në Maui, ku sistemet e paralajmërimit dhe ndihmës nuk funksionuan duke rezultuar në më shumë se 114 të vdekur dhe 1000 të zhdukur. rsi-eb

(Video) Shirley Cloyes DioGuardi: Senatori Menendez e ka bërë të qartë që Asociacioni nuk është hapi i ardhshëm që duhet të merret!

Ish Kongresmeni Joe DioGuardi,presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ekspertja e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi pas 14 vitesh kanë ardhur në Kosovë me qëllim të promovimit të historisë së shpëtimit të hebrenjve te shqiptarët gjatë Holokaustit.

Ata janë të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Këshilltarja për çështje të Ballkanit Perëndimor në këtë Ligë, Shirley Cloyes Diogardi, krahas ish-Kongresmenit DioGuardi tha se qëndrim të njëjtë lidhur me Asociacionin ndan edhe kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, Bob Menendez.

“Senatori Menendez e ka bërë të qartë që Asociacioni nuk është hapi i ardhshëm që duhet të merret. Ju do të dëgjoni deklarata të ndryshme nga qeveria jonë, por është e rëndësishme që kosovarët të aktivizohen dhe të tregojnë se si dëshirojnë që të shkojë procesi”, ka thënë ajo.

Ish Kongresmeni Joe DioGuardi theksoi se Asosacioni nuk duhet të themelohet sepse mund të shkaktojë më tepër tensione se progres./Koha.net

McGonigal pranon fajësinë, punoi për oligarkun rus në shkelje të sanksioneve amerikane

VOA/Marrë nga Reuters

Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi para një gjykate në Nju Jork të martën se kishte punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.

Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin për një akuzë në këmbim të tërheqjes së akuzave të tjera.

Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar ndërsa punonte për FBI-në.

Në janar, prokurorët e akuzuan ish-agjentin special Charles McGonigal, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të dilte në pension në vitin 2018, se ishte paguar fshehurazi nga oligarku rus Deripaska në këmbim të hetimit të një biznesmeni rival. Ai akuzohet se punoi për të hequr sanksionet kundër oligarkut Deripaska në vitin 2019, qëllim që nuk u arrit.

Në atë kohë, ish-agjenti McGonigal nuk e pranoi fajësinë përballë katër akuzave penale, përfshirë akuzat për pastrim parashë dhe shkeljen e sanksioneve.

Zoti McGonigal, 55 vjeç, tha në gjykatën federale në Manhattan të martën se ai kishte punuar për oligarkun Deripaska midis pranverës dhe vjeshtës së vitit 2021 për të gjetur informacione negative për rivalin Vladimir Potanin, në një përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve amerikane.

Ish-agjenti i FBI-së u pagua 17,500 dollarë, të transferua nga Rusia përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi, në një përpjekje për të maskuar burimin e pagesave, tha ai.

Zoti McGonigal i tha gjykatës se ishte “thellësisht i penduar” për veprimet e tij. Avokati i tij, Seth DuCharme, u tha gazetarëve pas seancës se klienti i tij ishte trajtuar në mënyrë të drejtë.

Akuza për konspiracion parashikon një dënim maksimal prej 5 vitesh burg. Gjyqtarja Jennifer Rearden ka në plan të shpall dënimin për zotin McGonigal më 14 dhjetor.

Xhorxhia po përgatitet për padinë e katërt kundër ish Presidentit Trump

VOA/Veronica Balderas Iglesias

Një prokurore në Xhorxhia pritet që këtë javë të paraqesë para një jurie të madhe, rastin e saj kundër ish Presidentit Donald Trump.

Megjithë masat e rrepta të sigurisë, disa zyrtarë shprehen të shqetësuar se një akuzë e katërt e mundshme kundër zotit Trump për ndërhyrje në zgjedhje, mund të pasohet me dhunë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias përgatiti materialin në vazhdim.

Masat e sigurisë janë shtuar në Bashkinë e Fultonit në Xhorxhia, para ngritjes së një aktakuze të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump.

Gjatë kësaj jave, prokurorja Fani Willis pritet të paraqesë argumentet e saj para një jurie të madhe.

Hetimet janë përqëndruar në dyshimet se zoti Trump ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të shtetit të Xhorxhias, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se është përfshirë në komplot për të përdorur elektorë të rremë.

Ish presidenti e quan hetimin kundër tij një gjueti shtrigash.

Zyrtari kryesor zgjedhor në Xhorxhia, Gabriel Sterling, i cili ndihmoi në rinumërimin e votave në zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet, pritet të jetë një prej dëshmitarëve në këtë rast.

Ai foli në emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC.

“Ne i numëruam fletëvotimet tre herë. Ai e humbi Xhorxhian, por vazhdon të thotë se nuk e humbi. Thjesht po krijon tension dhe kaos”, thotë zoti Sterling.

Ai u pyet nëse kritikat e forta publike të zotit Trump ndaj prokurores Willis, mund të nxisin dhunë.

“Nuk besoj se do ketë një grup komplotistësh të bashkuar. Por mund të ketë ndonjë një individ të paqëndrueshëm mendërisht, që do të radikalizohet në këtë proces”, thotë ai.

Nëse ish presidenti paditet në Xhorxhia, votuesit duhet të vlerësojnë me kujdes premtimet e zotit Trump si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, thotë kandidati tjetër republikan për president, Chris Christie, në rrjetin ABC.

“Unë mendoj se votuesit republikanë duhet të analizojnë nëse ai, i akuzuar në katër raste të ndryshme dhe duke pasur parasysh sjellen e tij, është dikush që mund të fitojë ndaj Joe Bidenit, ose ndonjë demokrat itjetër në nëntor të vitit 2024”, thotë zoti Christie.

Vetë Presidenti Joe Biden është nën hetime për lidhur me disa dokumente sekrete që iu gjetën në shtëpinë e tij dhe që nuk duhej t’i kishte aty.

Ndpërkohë javën e kaluar u emërua një prokuror i posaçëm për të hetuar në mënyrë të pavarur marrëdhëniet biznesore jashtë vendit të djalit të presidentit, Hunter Bidenit.

Ligjvënësi demokrat, Jamie Raskin komentoi rastin në rrjetin ABC.

“Është e qartë se ky djalë ishte i vrarur nga droga dhe se bëri shumë gjëra të paligjshme dhe të gabuara. Ne kemi thënë që ta lëmë sistemin e drejtësisë të bëj punën e vet”, thotë zoti Raskin.

Pas zbulimit të marrëveshjes së Departamentit të Drejtësisë me Hunter Bidenin, ku ky do të pranonte fajësinë për shmangie të taksave dhe armëmbajtje pa leje, e cila dështoi, pasi nuk u pranua nga gjykatësi, sipas prokurorëve, mundësitë që çështja kundër djalit të presidentit të shkojë në gjyq, janë shumë më të larta.

Spitalet e Arizonës të mbingarkuara nga sëmundjet e lidhura me vapën

VOA/Marrë nga Reuters

Ndërsa bota regjistroi muajin më të nxehtë të të gjitha kohërave në korrik, qyteti jugperëndimor amerikan Finiks në shtetin e Arizonës theu rekordin e të nxehtit të regjistruar në këtë shtet të vitit 1974, me temperatura mbi 43°C për 31 ditë rresht.

Mjekët në Finiks thonë se ky ka qënë viti më i vështirë për spitalet e mbushura me pacientë të shtruar nga sëmundje që lidhen me temperaturat e larta.

Fotografi të ndjeshme ndaj nxehtësisë në fund të korrikut zbuluan një Finiks edhe më të nxehtë, ku betoni në rrugë regjistroi 66°C, trupat e punëtorëve në natyrë arritën në 41°C dhe njerëzit e pastrehë, të rrethuar nga sipërfaqe të nxehta deri në 62°C.

Punonjësit shëndetësorë thonë se spitalet janë mbushur me pacientë që vuajnë nga goditja e nxehtësisë, ndonjëherë kërcënuese për jetën.

“Është një kohë shumë, shumë shqetësuese. Ne nuk kemi qenë kaq të zënë me këtë numër pacientësh që janë kaq të sëmurë që nga pandemia COVID”, thotë mjeku Frank LoVecchio në spitalin ‘Valleywise Health’ në Finiks.

Për të ulur sa më shpjet që të jetë e mundur temperaturat e tyre, pacientët futen në një shtresë akulli të përzier me ujë.

“Gjëja që ul temperaturën më shpejt është akulli i përzier me ujë. Kjo nuk është për të gjithë, është për pacientët që vijnë me temperatura super të larta dhe zakonisht pa ndjenja. “, thotë mjeku Frank LoVecchio.

Në mesditë, temperatura rekord është 43°C, por temperatura e sipërfaqes është 65.5°C e ngjashme me furrën. Një punëtor ndërtimi pi ujë dhe kamera tregon se trupi i tij është në 43°C.

Finiks, kryeqyteti i Arizonës, tani është një qytet me 1.6 milionë banorë, i pesti më i populluari në Shtetet e Bashkuara. Ai mori vrull mbi 150 vjet më parë me ardhjen e të rinjve, që ndërtuan kanale vaditëse për ta bërë tokën pjellore.

Pavarësisht vendndodhjes së tij në shkretëtirën Sonoran – e cila shtrihet në jugperëndim të SHBA-së dhe në veri të Meksikës – Finiks është bërë një vend i preferuar për pensionistët, që tërhiqen nga dielli gjatë gjithë vitit dhe sfondi i tij malor.

Ndonjëherë njerëzit humbasin mendjen në trotuarin përvëlues, duke pësuar djegie të rënda në trup.

“Fatkeqësisht, disa prej tyre gjenden pa ndjenja dhe vetëm të qenit në tokë për pak kohë mund të shkaktojë djegie. Kemi njënga qendrat më të ngarkuara të djegieve në vend dhe ata fatkeqësisht kanë parë shumë pacientë me djegie sipërfaqësore ose djegie kontakti, që do të thotë se kanë prekur diçka që është vërtet e nxehtë. Kur temperatura jashtë është 37 °C në trotuar që është në diell të drejtpërdrejtë, temperatura mund të rritet mbi 65 °C “.

I nxehti gjithashtu përkeqëson gjendjet si diabeti, sëmundjet e mushkërive dhe problemet e zemrës.

Qarku Marikopa, ku ndodhet Finiks, raportoi 39 vdekje të konfirmuara të lidhura me nxehtësinë deri në fund të korrikut, me mbi 300 të tjera nën hetim për të përcaktuar nëse ishin shkaktuar nga nxehtësia.

Mark Zuckerbergu tërhiqet nga ndeshja e boksit dhe akuzon Elon Muskun: Ky njeri nuk është serioz!

Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, ka dhënë dorëheqjen nga lufta që do të bënte me themeluesin e Tesla dhe pronarin e X, rrjeti social i njohur më parë si Twitter, Elon Musk, pasi qortoi miliarderin afrikano-jugor për mungesën e tij të seriozitetit, për kohën për të organizuar përballjen.

Lufta u ngrit nga Musk në qershor dhe që atëherë të dy kanë flirtuar me idenë e mbajtjes së meçit në Koloseun në Romë deri në atë pikë sa afrikano-jugori tha se kishte mbajtur kontakte me qeverinë italiane për këtë qëllim. Megjithatë, të njëjtën të dielë dhe në rrjetin e tij social Threads, Zuckerberg ka shprehur zhgënjimin e tij për mosgatishmërinë e Musk për të konfirmuar luftën.

“Unë mendoj se jemi dakord që Elon nuk është serioz dhe është koha për të vazhduar. I ofrova një takim të vërtetë, Dana White (kreu i organizatës së arteve marciale UFC) ofroi ta bënte luftën një ngjarje të ligjshme në emër të bamirësisë. “Zuckeberg shpjegoi, “ndërsa Elon nuk ka konfirmuar një datë, ai thotë se ka nevojë për operacion, tani ai po më kërkon të ushtrohem në oborrin e shtëpisë time”. “Nëse Elon dëshiron të bëhet serioz, ai e di se ku të më gjejë. Unë dua të fokusohem në konkurrencën me njerëz që e marrin seriozisht këtë sport”, tha Zuckerberg, njëkohësisht edhe adhurues i arteve marciale dhe me rrip të zi në këtë disiplinë.

Hawaii- afro 100 të vdekur nga zjarri. Raportohet për 1 mijë të zhdukur

Zjarri në ishullin Maui të Hawaiit, me një numër paraprak të vdekjeve prej 93, është zjarri më vdekjeprurës në historinë e SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe |Wisconsin.

Numri i të vdekurve në arkipelagun tropikal ka tejkaluar atë të zjarrit të Camp Fire, zjarrit të vitit 2018 në Kaliforni që praktikisht fshiu qytetin e vogël të Paradise nga harta dhe vrau 86 njerëz. Por autoritetet parashikojnë se numri përfundimtar do të jetë shumë më i rëndë.

Sipas autoriteteve, janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët deri më tani është kërkuar, madje edhe me ndihmën e qenve të shpëtimit. Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka ftuar popullatën t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, për të përshpejtuar identifikimin e vështirë. Deri tani janë kryer vetëm për një çift, për shkak të fuqisë shkatërruese të zjarreve. “Eshtrat që po gjejmë janë nga një zjarr që shkriu metalin. Kur i mbledhim ato… ato shpërbëhen,” shpjegoi ai.bw


Send this to a friend