Aktorja Meryl Streep u nderua dje në Golden Globes për kontributin dhe punën e saj gjatë të gjithë viteve në botën e kinematografisë. Në momentin e pranimit të çmimit, Streep vendosi t’i jepte nota politike fjalimit të saj duke dhënë kështu një mesazh të fortë.
Pa përmendur emra konkretë, në 6-minuta ajo theksoi rëndësinë e disa prej segmenteve më të rrezikuara aktualisht në Amerikë: shtypin dhe emigrantët.
Njëkohësisht, ajo sulmoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë presidentin Trump për ngacmimin që ai i bëri një personi me aftësi të kufizuara në vitin 2015.
“Hollywood-i mbahet me të huajt, kështu që nëse ne i ndjekim ata, do kemi mundësi të shohim vetëm futboll dhe arte marciale, gjëra të cilat nuk janë art.”-pohoi aktorja.
Megjithatë, ajo vijoi të tregonte se këtë vit ka patur performanca shumë të bukura, midis të cilave veçon njërën që nuk ishte “dhe aq e mirë”.
“Personi që është ulur në karrigen më të respektuar të vendit tonë, vitin e kaluar, imitoi një reporter me aftësi të kufizuara, një person që nuk kishte privilegjet, fuqinë dhe kapacitetin për t’ia kthyer mbrapsht. Më preku ajo skenë kur e pashë sepse kuptova që nuk ishte lm, por një skenë e vërtetë. Instikti për të poshtëruar dikë tjetër, kur bëhet nga një njeri i fuqishëm dhe që konsiderohet si model, mund të ltrohet më pas edhe nga të tjerët duke u dhënë kështu leje që të bëjnë të njëjtën gjë. Kur të fuqishmit përdorin fuqinë e tyre, për të poshtëruar më të dobëtit, ne të gjithë humbasim.”-vazhdoi ajo duke iu referuar kështu presidentit Trump.
Fjalimi i Streep mori duartrokitjet e të gjithë sallës, ndërkohë që shumë prej të pranishmëve, u përlotën nga ajo çfarë aktorja tha.
Më poshtë po ju sjellim fjalën e plotë të Meryl Streep:
Ja fjalimi i plotë i Meryl Streep:
Ju lutem uluni. Faleminderit. Ju dua të gjithëve. Duhet të më falni. Kam humbur zërin duke bërtitur dhe duke u ankuar këtë fundjavë. Dhe mendjen pak më herët këtë vit, kështu që duhet të lexoj. Faleminderit, Hollywood Foreign Press. Thjesht për të vazhduar atë që tha Hugh Laurie: Ju dhe të gjithë ne i përkasim segmentit më të sulmuar në shoqërinë amerikane sot.
Mendoni pak: Hollywood, të huaj dhe media. Por kush jemi ne dhe çfarë është Hollywoodi? Është thjesht një grup njerëzish nga vende të tjera. Unë jam lindur, rritur dhe arsimuar në shkollat publike të New Jerseyt. Viola është lindur në një kabinë në fushat e Carolinas së Jugut, më pas erdhi në Central Falls, Rhode Island, Sarah Paulson është lindur në Florida, rritur vetëm nga mamaja në Brooklyn.
Sarah Jessica Parker është një nga shtatë ose tetë fëmijët e familjes së saj në Ohio. Amy Adams është lindur në Vicenza në Itali dhe Natalie Portman në Jerusalem. Ku janë certifikatat e tyre të lindjes? Dhe e bukura Ruth Negga është lindur në Addis Ababa, Etiopi, rritur në London, jo, në Irlandë besoj dhe është këtu e nominuar për rolin e një vajze nga qyteti i vogël Virginia.
Ryan Gosling, si të gjithë njerëzit e mirë, është kanadez dhe Dev Patel është lindur Kenya, rritur në Londër dhe po luan një Indian të rritur në Tazmani. Kështu që Hollywood është plot me të ardhur dhe të huaj. Dhe nëse ne i dëbojmë të gjithë nuk do kemi çfarë të shohim, vetëm futboll dhe arte marciale të përziera, që nuk janë arte. Më kanë dhënë tre sekonda për ta thënë këtë, kështu që: Puna e vetme e aktorit është të futet në jetët e njerëzve që janë ndryshe nga ne dhe t’i nxisë ta ndiejnë atë që duhet ndier. Dhe ka pasur shumë, shumë, shumë performance të fuqishme sivjet që e kanë arritur këtë. Një punë emocionuese sa të merret fryma.
Por ka pasur një performancë sivjet që më ka befasuar. M’i nguli çengelët në zemër. Jo sepse ishte e mirë, nuk kishte asgjë të mirë te ajo, por ishte efektive dhe e luajti rolin e saj. E bëri audiencën e synuar të qeshë dhe të tregonte dhëmbët. Ishte ai çast kur personi që i është dhënë e drejta të ulet në karrigen më të respektuar të shtetit, imitoi një reporter me aftësi të kufizuara. Më theu zemrën kur e pashë atë çast dhe ende nuk e heq dot nga mendja, sepse nuk ishte në film. Ishte në jetën reale.
Dhe ky instinkt për të fyer, kur shfaqet në një platformë publike, nga një i pushtetshëm, filtron në jetën e gjithsecilit, sepse në një farë mënyre duket sikur u jep lejen njerëzve të tjerë të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Mungesa e respektit ngjall mungesë respekti, dhuna sjell dhunë. Dhe kur të pushtetshmit përdorin pozitën e tyre për të goditur të tjerët, ne humbim të gjithë. O.K., vazhdojmë.
Edhe një gjë: Në herë, kur isha në një set filmi, duke u ankuar për diçka, sepse ju e dini si është që po punonim në kohën e darkës, apo për orët e gjata, apo diçka si këto, Tommy Lee Jones më tha, “Nuk është një privilegj i madh, Meryl, thjesht që je aktore?” Po, është dhe ne duhet t’ia kujtojmë njëri tjetrit privilegjin dhe përgjegjësinë e aktit të empatisë. Ne duhet të jemi të gjithë krenarë për punën që Hollywoodi nderon sonte këtu.
Si më ka thënë mikesha ime e shtrenjtë, e ndjera Princess Leia, merre zemrën e thyer dhe ktheje në art. Meryl Streep u prezantua si një grua e rrallë, vëzhguese kur u ftua të marrë këtë çmim dhe mediat dhe publiku sot e kanë shpërndarë masivisht fjalimin e saj./Class