VOAL

VOAL

Merkeli nesër në Turqi, refugjatët dhe Siria në fokus

Ditën e diel, kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë drejt Turqisë për të biseduar mbi terrorizmin ndërkombëtar dhe luftë e përbashkët kundër tij. Në axhendë përfshihen edhe bisedime për konfliktin sirian, por më kryesorja çështja e refugjatëve. Çështja e fundit është kthyer në sfidën më të madhe të Euopës.

Kancelarja Merkel do të ndalojë në Ankara, ku mund të jetë një gur kilometrik për negociatat që liderët e Bashkimit Europian shpresojnë fort se do t’i sjellin bashkëpunimin turk, aq të vyer në frenimin e vërshimit të emigrantëve drejt Perëndimit.

Emigrantët: Tragjedi e re në Greqi, mbyten 3 fëmijë

Varka u përmbys në Kalymnos, vdiq edhe një grua

VOAL – KALYMNOS, 17 TETOR – Edhe një tjetër tragjedi në Mesdhe: një varkë u përmbys në afërsi të ishullit Kalymnos në Egjé, duke shkaktuar vdekjen e katër vetave, tre fëmijë dhe një grua, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.

Lajmin e dhanë disa media ndërkombëtare duke përmendur burime të Rojës Kufitare Greke. Nja 11 veta të tjerë shpëtuan. ansa

Drashkoviç: Nëse Serbia e ka kokë Kosovën, ajo ka vdekur që prej 15 vitesh

Lider i Lëvizjes së Ripërtëritjes serbe dhe ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç ka thënë se qytetarëve të Serbisë u duhet treguar edhe nga çfarë do jetë e rrezikuar Serbia, madje edhe në mënyrën më dramatike, nëse vendosin “ ta ngrenë murin kosovar ndaj BE-së dhe Perëndimit “

“Vrazhdë, ekonomikisht dhe demokratikisht do ta pësonte e gjithë Serbia. Viktimë e kaosit, e pashpresës dhe e rënies së shtetit e popullit do të ishin edhe serbët e Kosovës”, ka shkruar për “Danas” Drashkoviç.

Duke përcjellë fjalët e patriarkut serb Irinej se “Serbia pa Kosovën është trup pa kokë”, Drashkoviç ka shkruar se kjo do të thotë se Serbia “është e vdekur tash e 15 vjet”.

“Serbia është në vështirësi, madje të mëdha, por Serbia, edhe pa Kosovën e humbur, është e gjallë dhe ajo do dhe duhet të jetojë”, ka thënë ai, transmeton Koha net.

“Kina e madhe dhe e fuqishme, krahas Rusisë në KS, po na e “mbron” Kosovën në Serbi. Është për t’u menduar seriozisht, a është vërtet miqësore kur dikush nxit të mbroni atë që nuk e keni, me rrezikun e hapët që ta humbisni edhe që e keni”.

Ai ka shtuar se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shumica e vendeve të OKB –së dhe 23 nga 28 vende të BE-së. Lidhur me bisedimet në Bruksel ai ka thënë se ato nuk po i udhëheqin prefektët e Beogradit e të Prishtinës, por kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës. Vuk Drashkoviç, në kohën që ka qenë në pushtet, ka pasur qëndrim shumë të theksuar anti-shqiptar dhe anti-Kosovë.

Erdogan: BE e pasinqertë ndaj anëtarësimit të Turqisë

Presidenti Reccep Tayyip Erdogan tha sot se Bashkimi Evropian është zgjuar vonë për të kuptuar rëndësinë e Turqisë përballë krizës së refugjatëve. Udhëheqësi turk e akuzoi Bashkimin Evropian se është treguar i pasinqertë në bisedimet për antarësimin e Turqisë në BE:

Presidenti turk nuk tha nëse Turqia e ka pranuar një ofertë nga Bashkimi Evropian për ndihma që mund të arrijnë deri në 3 miliardë euro. Udhëheqësit evropianë e prezantuan fondin si mbështetje për planin e veprimit në përgjigje të krizës së refugjatëve.

Zoti Erdogan la të kuptohej se Turqia nuk mund të blihet kollaj:

“Siguria dhe stabiliteti i Perëndimit dhe Evropës varen nga siguria dhe stabiliteti ynë. Perëndimi e ka pranuar tashmë këtë fakt”.

Presidenti turk e lidhi situatën aktuale me ambicjet e Turqisë për antarësim në BE:

“Pra nëse siguria nuk realizohet pa Turqinë, përse nuk e pranojnë Turqinë në BE? Ata thonë se bënë gabim me NATO-n, të mos bëjnë të njëjtin gabim me BE-në. Shnumë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë njëjtësuar rregulloret dhe ligjet me ato të BE-së; ne jemi përpara shumë vendeve evropiane në aspektin ekonomik dhe kriteret e Kopenhagenit. Por për fat të keq ata s’po tregohen të sinqertë”.

Presidenti Erdogan tha se Evropa filloi ta kuptonte krizën e refugjatëve kur djali dy vjeçar sirian i mbytur në det të hapur, u soll nga dallgët në brigjet e Turqisë.

“Një vend thotë se do të strehojë 30-40 mijë refugjatë dhe ata propozohen për çmim Nobel. Nuk e kuptoj si ndodhin këto gjëra. Ne po strehojmë 2.5 milionë refugjatë, por asnjeri nuk do t’ia dijë, pasi Çmimi Nobel është një vlerësim me motivacione politike”.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka një vijë të përbashkët kufitare prej 900 km me Sirinë. Plani i veprimit synon të shtojë bashkëpunimin me Turqinë për të përmirësuar jetët e mbi 2 milionë refugjatëve sirianë në Turqi dhe për t’i dekurajuar ata që të mos tentojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore.

Megjithëse nuk është diskutuar shifra konkrete e fondit të ndihmës, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shuma arrin në 3 miliardë euro, një shifër që sipas zyrtarëve evropianë ishte kërkuar nga autoritetet turke dhe konsiderohej e arsyeshme për planet në diskutim. za

Forcat Ajrore turke rrëzojnë një avion pasi shkeli hapësirën ajrore

ANKARA – Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se ditën e sotme brenda hapësirës ajrore të Turqisë, në kufi me Sirinë, është përcaktuar një mjet ajror me kombësi të panjohur ku pasi është paralajmëruar tre herë ai ka vazhduar udhëtimin dhe në kuadër të angazhimeve është qëlluar dhe rrëzuar nga avionët turq, të cilët kryenin fluturimet e patrullimit në kufi.

Kisha ortodokse serbe: S’guxojmë ta flijojmë Kosovën për Evropën

Kisha ortodokse serbe ka bërë me dije se “përkrah rrugën evropiane të Serbisë”, ndërsa shteti s’guxon të lejojë që për arritjen e këtij qëllimi “të flijojë Kosovën”, transmeton KosovaPress.

“Qëndrimi i kishës është i qartë dhe i mirënjohur, pasi duam që Serbia të vazhdojë rrugën e vet evropiane dhe këtu ka përkrahjen tonë të plotë, por s’guxojmë të heqim dorë nga djepi i serbizimit, nga populli ynë që jeton atje, nga reliktet tona. S’guxojmë ta flijojmë Kosovën për Evropën, sepse ajo s’ka çmim”, u ka deklaruar gazetarëve patriarku serb Iirinej pas takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Ai ka shtuar se takimi ka qenë konstruktiv dhe se me kreun qeveritar serb janë marrë vesh që për gjithçka të bien dakord kur vjen puna për interesat kombëtare.

Kryeministri serb dhe anëtarë të kabinetit të tij kanë mbajtur sot një takim me patriarkun dhe priftërinj të tjerë serbë. Vuçiq, sipas raporteve, i ka njoftuar krerët fetarë “me të gjitha ndodhitë në 100 ditët e fundit – që nga tentimi që me rezolutë të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara serbët të shpallen komb gjenocid, deri te raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel”.

Përfundoi etapa e parë e ndërtimit të murit në kufirin turko-sirian

Krahas vëzhgimit të vazhdueshëm të kufirit, janë ndërmarrë edhe masa të ndryshme me të cilat tentohet ulja e migrimit illegal

HATAY – Përfundoi etapa e parë e ndërtimit të murit në vendin Reyhanli, në kufirin turko-sirian, i cili po ndërtohet për të parandaluar hyrjen ilegale në Turqi si dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Krahas vëzhgimit të vazhdueshëm të kufirit, janë ndërmarrë edhe masa të ndryshme me të cilat tentohet ulja e migrimit illegal.

Disa pjesë të murit i cili është projektuar të ndërtohet rreth 36.5 kilometra i gjatë, në vendbanimet Bukulmez, Busaklik dhe Besaslan kanë përfunduar.

Siç u shpreh menaxheri i punimeve, Abdullah Uysal për AA, në një ditë ndërtohen rreth 100 blloqe betoni të gjera dy, të larta tre metra dhe me një peshë prej shtatë tonësh.

“Për katër muaj kemi vendosur mur në tre rajone. Etapa e parë është gati. Në këtë projekt, i cili realizohet 24 orë në ditë, punojnë 75 persona. Në etapën e dytë planifikohet ndërtimi i pjesës së murit në rajonin mes Reyhanli dhe Hasse, në Turqi, i gjatë 25 kilometra”, tha Uysal dhe shtoi se rreth 11.5 kilometra i këtij muri ka përfunduar.

Ai theksoi se ndërtimi do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë.

Festuan për Kombëtaren – Serbia arreston 10 shqiptarë në Bujanoc

Një ditë pas kërkesës së ministrit të brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, ka ardhur edhe arrestimi i 10 shqiptarëve të cilët festuan në Bujanoc për kualifikimin e kombëtares për Francë Euro 2016.

Sipas mediave, duke festuar kualifikimin për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Futbollit Francë 2016, shqiptarët në Bujanoc thërrisnin “vrisni serbët “.

Stefanoviç ka thënë se ai priste prokurorinë për të vepruar dhe klasifikuar thirrjet e shqiptarëve si përhapjen e urrejtjes raciale, fetare dhe kombëtare.

Studenti serb: “Mediat po keqinformojnë shqiptarët ishin njerëz shumë të mirë”

 

Voal – Një student serb është ndarë i fascinuar me mikpritjen shqiptare. Ai ka qenë pjesë e ekspeditës së studenteve të cilët kanë qenë të ftuar në Shqipëri për ndeshjen kundër Serbisë.

Ai ka thënë se është penduar që nuk ka shkuar kurrë, ai mendon se shqiptarët janë njerëz shumë të mirë.

Më poshtë keni fjalimin e tij, të cilin mund edhe ta shihni në video me tira anglisht.

“Në Tiranë kam fituar shumë përshtypje pozitive. Jam ndier shumë mirë, sepse njerëzit janë mikpritës, janë të mirë. Kemi ecur lirshëm nëpër qytet dhe kemi folur serbisht kur rrinim në kafe. Askush s’na ka shikuar për këtë”

“Tërheqëse është se për ta ne ishim një lloj hiti, na ndalnin të fotografoheshim, familja te e cila ishim më ka pritur si të isha djali i saj, më kanë gostitur. Në asnjë çast nuk jam ndier keq atje apo jo i mirëseardhur. Të rinjtë na uruan pas ndeshjes së futbollit. Sinqerisht t’ju them në një çast nuk e dija për cilin ekip të bëjë tifo”

“Ata na thoshin të bëjmë tifo edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë, normalisht pak më shumë ishim për ekipin tonë, për kombin tonë. Mediumet këtu (në Serbi) japin një imazh të gabuar, ato u transmetojnë njerëzve një imazh të gabuar. Sipas të gjitha gjasave kjo është për shkak të politikës, për shkak të problemeve më të largëta, më të vjetra”

“Familja ime kur u nisa më së shumti frikësohej për shkak të ndeshjes, ndërsa nuk kishte asnjë problem me vizitën time në Tiranë për shkak se edhe gjyshi im këmbëngulte të shkoj”, ka thënë serbi Vojkan Udoviçiq.

“Kur të pret shqiptari, ai është i gatshëm të japë dorën për ty. Dhe me të vërtetë unë e kam përjetuar këtë. Kam qenë në Maqedoni, në Greqi, por atje nuk kam përjetuar kaq shumë mikpritje si në Shqipëri. Mendimi im për Shqipërinë nuk ka qenë aq i keq”

“Një prej arsyeve kryesore që kam shkuar atje nuk ka qenë të konfirmoj opinionin tim, por të ndryshojë mendimin e disa njerëzve, të cilët nuk mendojnë në mënyrë racionale. Përfundimisht mendimi im për Shqipërinë tani është shumë, shumë, shumë më i mirë dhe shumë më pozitiv”.

“Shqipëria është një vend i bukur dhe me të vërtetë do të doja të shkoj atje sërish, dhe shpresoj se do të kem rastin të vizitoj Shqipërinë. Sidomos për shkak të njerëzve që i kam njoftuar dhe për shkak të mikpritjes. A do t’i këshilloja të rinjtë e Serbisë të shkojnë në Shqipëri? Natyrisht që po. Sidomos atyre që janë paksa mendjengushtë sa i përket Shqipërisë, nuk është e thënë të kenë ndonjë urrejtje të caktuar”.

“Do t’i këshilloja të shkojnë atje, të njoftojnë njerëzit që unë njoftova apo të ngjashëm me ata që unë njoftova që t’i largojnë paragjykimet e tyre, sepse kjo gjithsesi është e mundshme, sepse si në Tiranë, si në Elbasan, si në Durrës lirshëm kemi folur serbisht, kemi shëtitur dhe nuk kemi përjetuar asgjë të pakëndshme. Janë njerëz të mirë, të kulturuar. Janë të ngrohtë si klima e tyre”, tha Vojkan Udoviçiq në fund./PortaliOnline

Turqia: në masakrën e djeshme është dora e Shtetit Islamik

VOAL – ANKARA, 11 TETOR – Turqia i përqëndron hetimet për shpërthimet e përgjakshme ku u vranë mbi 128 veta në pistën e Shtetit Islamik, ndërsa kundërshtarët e fajësojnë presidentin Erdogan për atentatin më të rëndë në hisorinë e vendit, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Zyrtarë të qeverisë e bënë të qartë se, pavarësisht situatës së krijuar nga sulmet ndaj manifestimit të veprimtarëve të grupeve prokurde, zgjedhjet e 1 nëntorit do të mbahen në datën e caktuar.

Me mijëra veta u mblodhën sot pranë zonës ku ndodhi dje sulmi, shumë prej tyre duke e akuzuar Erdoganin se i ka nxitur ndjenjat nacionaliste nëpërmjet fudhatës ndaj militantëve kurdë, një akuzë të cilën Ankaraja e hedh poshtë me vendosmëri.

Sulmet e kanë shokuar vendin e tronditur nga ngjallja e konfliktit me militantët e PKK në juglindje të vendit dhe me kërcënimet në rritje nga lufta në Sirinë fqinje.

Luftëtarët e Shtetit Islamik ndodhen në kufijtë e Turqisë, të cilët janë edhe kufij të aleancës së NATO-s. Dhe javën e shkuar Rusia ndërmori sulme ajrore në Siri, avionët e saj duke shkelur hapësirën ajrore turke në disa raste. reuters

Protesta dhe ditë zie në Turqi

Mijëra njerëz u mblodhën të dielën, në qendër të Ankarasë me thirrjet kundër qeverisë turke, ndërsa vendi po mban zi për viktimat e dy shpërthimeve në një protestë paqësore ku u vranë të paktën 95 njerëz. Një pjesë e protestuesve u mblodh në vendin ku dje ndodhën shpërthimet dhe vendosën lule për viktimat.

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Ankara për të nderuar viktimat, ndërkohë që hetuesit po përpiqen të gjejnë autorët e sulmit.

Gati 250 persona u plagosën dje nga shpërthimet jashtë një stacioni të trenit në Ankara, ku dhjetëra njerëz ishin mblidhur për një protestë paqësore.

“Ishte e tmerrshme, trupat e njerëzve ishin shpërndarë kudo. Kishte prindër, fëmijë, të rinj, gra, të moshuar. Unë jam këtu sepse kjo mund të më kishte ndodhur mua dhe familjes time. Kjo mund t’i ndodhë çdokujt. Edhe pse nuk i njoh njerëzit që kanë humbur jetën, kam ardhur këtu për t’i nderuar ata, për të përmbushur një detyrim njerëzor”,  – thotë protestuesja Mihriban Erdem.

“Mora pjesë në protestën kundër sulmit, për ta dënuar atë. Këto incidente po ndodhin shpesh kohët e fundit. Qeveria u drejton armën atyre që duan paqe. Unë mendoj se, qeveria sulmon pa diskriminim të gjithë ata që mbështesin paqen, si turqit ashtu edhe kurdët. Prandaj unë mendoj se qeveria është përgjegjëse, ashtu si më parë në incidentet në Suruc dhe Dijarbakir”, thotë protestuesja Fatos Minas.

Analistët dyshojnë se militantët e grupi Shteti Islamik ose nacionalistët turq që kundërshtojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit mund të jenë përgjegjës për sulmin. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka anuluar takimet e tij në tre ditët e ardhshme për t’u përqëndruar në sfidën e sigurisë me të cilën përballet vendi.

Presidenti amerikan Barak Obama i ofroi ngushëllime kryeministrit turk, duke u zotuar se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit turk në luftën kundër terrorizmit.

Arrestohet – kontrabandoi mish derri nga Serbia në Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Sarpelj të Leposaviqit pasi dyshohet që me automjetin e tij ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe ka kontrabanduar 100 kg mish derri pa dokumente përkatëse.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mediat: Turqia rrëzon një avion luftarak rus

VOAL – Gazetat e njohura ‘Daily Mail’, ‘The Telegraph’ dhe televizioni CNN dhanë lajmin se Turqia sot ka rrëzuar një avion rus që kishte shkelur hapësirën ajore të këtij vendi gjatë një inkursioni për në Siri, ku Rusia po i vazhdon bomrbardimet  prej disa ditësh.

Turqia kishte paralajmëruar Rusinë se, në rast të një përsëritje tjetër të shkeljes së hapësirës së saj ajrore, do të qëllohej mbi avionët rusë.

Bashkësia ndërkombëtare i shpreh soldaritetin popullit turk – jemi bashkë me ju kundër terrorizmit

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

VOAL – BRUKSEL, 10 TETOR – “I dënoj me forcë aktet terroriste në qendrën e Ankarasë, që vranë dhe plagosen me dhjetëra veta.” Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke shtuar se në këto momente mendimet tona i drejtohen popullit turk duke përsëritur se “të gjithë aleatët e NATOS-s janë të bashkuar kundër terrorizmit”.

Ankara dopo le esplosioni

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan ka anulluar qëndrimin në Stamboll dhe është kthyer në kryqytet. “Është një gjest që merr në shenjestër unitetin e vendit tonë.” Partia kryesore e opozitës, socialdemokratja CHP dhe partia filokurde HDP, nga ana e tyre, ndërprenë fushatën zgjedhore në kuadrin e votimeve të parakokshme të 1 nëntorit.

“Bashkimi Evropian është i vendosur kundër atyre që duan të shkatërrojnë shoqërinë dhe partneritetin tonë me autoritetet dhe shoqërinë turke. Vendosmëria jonë është më e fortë se kurrë,” ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini.ATS/AFP

Dy shpërthime në Ankara, të paktën 20 të vrarë

Pak para manifestimit për paqe në konfliktin kurd

VOAL – ANKARA, 10 TETOR – Të üaktën 20 të vrarë janë shkaktuar nga shpërthimet që ndodhën sot në mëngjes në afërsi të stacionit qendror të trenit në Ankara, pak para se të zhvillohej një manifestim për paqe në konfliktin me PKK – Partinë Komuniste Kurde – i cili është në vazhdim, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.

Lajmin e dha agjencia zyrtare turke e lajmeve DOGAN, sipas së cilës bilanci mund të rritet. ansa

Dora Bakojanis: Rama-Cipras deshtuan ne Nju Jork

Voal – Ministria e të Punëve Jashtme të Greqisë i ka kërkuar dorëheqjen arkitektit të marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë, Dimitrios Paraskevopoulos, njëkohësisht përgjegjës për çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një burim nga diplomacia greke i tha Top-Channel se, dorëheqja i është kërkuar edhe numrit dy të kësaj drejtorie, zotit Spineli.

Këto lëvizje vijnë dy ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kotzias foli për disa ndryshime në stafin diplomatik helen, një ndër të cilat ka shkaktuar polemika edhe në seancën e fundit të Parlamentit grek. Bëhet fjalë për Aleksandra Papadhopoulou, e cila mban postin e ambasadores së Greqisë në BE. Këto zhvillime i vuri në dukje në seancën e Parlamentit edhe Dora Bakojanis, që ndër të tjera shfrytëzoi rastin për të kritikuar politikën e jashtme të qeverisë dhe në mënyrë të veçantë takimin midis Tsipras dhe kryeministrit shqiptar Rama në Nju Jork.

Kritikat e Bakojanis ishin për mungesën e një vizioni në politikën e jashtme të Greqisë, që sipas saj po dëmtohet për shkak të organizimit të brendshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Kotzias. Ndërsa kryeministrin Tsipras ajo e kritikoi pasi homologut Rama duhet t’i kishte kërkuar zgjidhjen e problemeve që lidhen me marrëveshjen e detit.

Zonja Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe firmëtare e marrëveshjes me Shqipërinë, deklaroi se ky takim nuk ishte aspak i frytshëm. Deklaratat e zonjës Bakojanis lënë të kuptohet se takimi i parë i dy kryeministrave Tsipras dhe Rama në Nju Jork nuk i avancoi përpjekjet në zgjidhjen e një sërë problemesh mes dy vendeve tona fqinje./ TCH

Athinë – Shkarkohet ‘arkitekti’ i marrëveshjes detare mes Greqisë dhe Shqipërisë

Arkitekti i marrëveshjes dypalëshe për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dimitris Paraskevopoulos ka dhënë dorëheqjen. Mediat greke shkruajnë se dorëheqja i është paraqitur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Untitled-42

Lajmi ne gazeten greke “Ekathimerini”

Një nga gazetat më të mëdha në Greqi, “Ekathimerini”, duke cituar birime diplomatike ka shkruar se diplomati i lartë, Dimitris Paraskevopoulos ka dhënë dorëheqjen. Shtypi grek thotë se Paraskevopoulos ka punuar ngushtë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Kotzias gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, një tjetër gazetë në Greqi “Iefimerida”, thotë diplomati me përvojë ka shoqëruar Kotzian në udhëtimin e tij të fundit në Nju Jork. Gazeta greke Gazeta greke “Iefimerida” Shtypi grek shkruan se arsyet e dorëheqjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa të tjera lëvizje janë parashikuar në Ministrinë e Jashtme greke. “Kathimerini” thotë se paralajmërimi i zëvendësimeve në Ministrinë e Jashtme ka ardhur nga Nikolas Kotzias, i cili ka vendosur gjithashtu të zëvendësojë edhe kreun e përfaqësimit të përhershëm të Greqisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, Aleksandara Papadopulu. Ndërkohë, në fund të muajit shtator mediat greke zbardhën disa detaje nga takimi i kryeministrit grek Tsipris me homologun e tij Edi Rama në Nju Jork. “Kryeministri grek theksoi rëndësinë e zgjidhjes e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë. Në të njëjtën kohë ai theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit, Anastas”- kanë shkruar mediat greke. Më herët, ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka ngritur një grup pune për të hetuar të gjitha aspektet administrative nëpërmjet të cilave pala shqiptare ka zhvilluar negocimin me palën greke, referuar edhe zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e gjeti në kundërshtim me Kushtetutën marrëveshjen dypalëshe.

Untitled-51

Shokohet Serbia – BE i kërkon jo normalizim të marrëdhënieve por njohje direkte të Kosovës

Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuricit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë dokument sipas kësaj gazete, propozohen të gjitha kurthet të cilave Beogradi kishte vështirësi t’u shmangej gjatë negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.

Prishtina dhe Beogradi sipas këtij dokumenti do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, për të cilat një pjesë e BE-së kërkon që ato të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është normalizimi i marrëdhënieve, që dërgon në njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Këtë projekt-platformë e ka komentuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçic, i cili ka thënë se ajo është krejtësisht e papranueshme për Serbinë. “Unë shpresoj se ai dokument i tmerrshëm nuk ka për t’u diskutuar”, ka thënë Vuçic.

NATO e gatshme të dërgojë trupa në Turqi

NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri.  Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë. 

Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.

“NATO-ja ka aftësitë dhe është e gatëshme të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi Turqinë, kundër çdo lloj kërcënimi. Kemi shtuar gatishmërinë, përgatitjen e forcave dhe dyfishuar madhësinë e forcave reaguese, kemi bashkërenduar dhe rritur efikasitetin e vendimmarrjes. Ky është reagim ndaj sfidave që vijnë nga lindja po edhe nga jugu”, tha për gazetarët Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. 

Ndërsa  aeroplanët rusë dhe amerikanë zhvillojnë misione luftarake në të njëjtin vend për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO po përpiqet të mënjanojë shkallëzimin e konfliktit sirian në shkallë ndërkombëtare. Pikërisht ky konflikt ka zhvendosur vëmendjen e aleancës nga Ukraina pas aneksimit rus të Krimesë vitin e kaluar.  Shefi i NATO-s  Jens Stoltenberg :

“Shqetësimi është se Rusia nuk po vënë në shënjestër kryesisht ISIS-in, por po godet grupe të opozitës dhe Moska po mbështet regjimin. I bëj thirrje Rusisë të luajë rol bashkpunues dhe konstruktiv në luftën kundër ISIS-it dhe të mos vazhdojë mbështetjen për regjimin e Asadit. Mbështetja e regjimit nuk është kontribut konstruktiv për një zgjidhje politike paqësore dhe të vazhdueshme në Siri.”

Dy inkursionet ruse me avionë luftarakë në hapësirën turke të shtunën dhe të dielën, vetëm sa e kanë afruar konfliktin sirian pranë kufirit të aleancës, duke testuar aftësitë e NATO-s për të penguar prirjet e reja ruse pa kaluar në një konflikt të drejtpëdrejtë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë në Siri, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili po merr pjesë në takim në Bruksel, kritikoi ashpër fushatën ushtarake të Moskës.

“Nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në një strategji ruse, të cilën e kemi shpjeguar se është e gabuar.” 

Për 40 vjet, detyra kryesore e NATO-s ka qënë frenimi i Rusisë në Lindje gjatë Luftës së Ftohtë, por tani, pas një dekade përfshirjeje në Afganistan, aleanca po përballet me një realitet të ri dhe disa kërcënime  shumë pranë kufijëve  të saj.

“Do t’i bëjmë thirrje Rusisë në mënyrë specifike që të ndalojë mbështetjen për regjimin e Assadit. Moska të përdorë influencën për të mos lejuar Assadin të bombardojë popullsinë e vet civile. Rusia duhet të menjanojë goditjen e zonave që nuk kontrollohen nga Shteti Islamik”, tha Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon.   

Por mospajtimet mes shteteve lindore pjestare të NATO-s, që duan ta mbajnë fokusin tek kriza në Ukrainë dhe të tjerët që kanë shqetësim militantët e Shtetit Islamik, mund ta venë në rrezik një përgjigje të unifikuar nga të 28 vendet e Aleancës së Atlantikut Verior.

Erdogani: Turqia po e humbet durimin me inkursionet ruse

NATO-ja hodhi poshtë sot shpjegimin e Moskës se aeroplanët e saj e shkelën hapësirën ajrore të Turqisë gabimisht dhe tha se Rusia po dërgon më shumë trupa tokësore në Siri. NATO-ja i ka cilësuar incidentet si “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe “të papranueshme”.

Ndërkohë që Rusia i ka zgjeruar sulmet ajrore, duke përfshirë edhe qytetin e lashtë Palmyra, Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha se po e humbet durimin me shkeljet e hapësirës ajrore të vendit të tij nga Rusia.

“Një sulm mbi Turqinë do të thotë një sulm ndaj NATO-s,” tha zoti Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel me kryeministrin belg.

“Marrëdhëniet tona pozitive me Rusinë janë të njohura. Por, nëse Rusia humbet një mik si Turqia, me të cilin bashkëpunon për shumë çështje, ajo do të humbasë shumë,” tha zoti Erdogan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ka njoftime për një shtim të ndjeshëm të forcave ushtarake ruse në Siri, duke përfshirë trupa tokësore dhe anije në Mesdheun lindor.

Duke folur për inkursionet ajrore në kufirin e Turqisë me Sirinë, zoti Stoltenberg tha:

“Nuk do të shpreh hamendje mbi motivet …, por këto nuk duken si aksidente dhe kemi parë dy të tilla.” Ai vuri në dukje se inkursionet “zgjatën për një kohë të gjatë”.

Incidentet, të cilat NATO-ja i ka quajtur “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe “të papranueshme”, nxjerrin në pah rrezikun e një shkallëzimi të mëtejshëm të luftës civile në Siri, ndërkohë që avionët rusë dhe amerikanë kryejnë misione luftarake mbi të njëjtin vend për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore .

Zoti Stoltenberg nuk pranoi të komentojë nëse avionët rusë kishin drejtuar radarët e tyre mbi avionët turq F-16 të dërguar të shtunën për të shoqëruar avionët rusë jashtë hapësirës ajrore.

Përdorimi i radarëve në këto raste zakonisht është një prelud për hapje zjarri.

Dje, Departamenti amerikan i Shtetit tha se inkursion i një avioni luftarak rus në hapësirën ajrore turke ishte i papërgjegjshëm, i rrezikshëm dhe provokues.

“Inkursioni në hapësirën ajrore turke flet për rëndësinë e konsultimit dhe të frenimit. Ne e shohim këtë si një akt të papërgjegjshëm,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Ai tha se kjo është e rrezikshme, provokuese dhe mund të shkaktojë aksidente.

‘Danas’: Rama i anulon ftesën Thaçit për hir të Vuçiç

“Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç me siguri do të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri – Serbi në “Elbasan Arena”, pasi Zv.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duket se e ka “anuluar” ftesën”. Kështu shkruan sot gazeta serbe “Danas” duke iu referuar burimeve nga qeveria e Kosovës.

Sipas gazetës, njofton Syri.net, “kryeministri shqiptar e konsideron këtë takim si një moment të rëndësishëm ku mbizotëron vullneti për ta kaluar ndeshjen kundër Serbisë pa asnjë incident. Rama do ta ndjekë ndeshjen në shoqërinë e homologut të tij serb Vuçiç dhe I është shmangur çdo incidenti të mundshëm.

rami

Burimet e gazetës thanë se Hashim Thaçi hoqi dorë definivisht nga prania në ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena” dhe tani gjithçka është gati që qeveria e Shqipërisë të njoftojë zyrtarisht Kryeministrin e Serbisë për listën e të ftuarve, ku miku i Ramës, Hashim Thaçi, nuk do të jetë i pranishëm, së paku, zyrtarisht, në radhët e të ftuarve.

Media të tjera serbe si Telegraf.rs, citojnë kryeministrin Vuçiç: “Jam duke pritur se kush do të marrë pjesë në ndeshje dhe pastaj, kur të më informojnë zyrtarisht, do të vendos,” ka thënë ai.

Ndërsa Tanjug, përcjell Syri.net, thekson se “rreth 50 studentë nga Serbia do të vizitojnë nesër Shqipërinë për tre ditë me radhë, në kuadrin e një zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për themelimin e një Zyre Rajonale të Ballkanit Perëndimor për të Rinjtë.

Pikërisht ata do të marrin pjesë dhe në ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan. Ata do të qëndorjnë në Tiranë dhe në Elbasan, sipas organizimit që kanë bërë ministritë e Arsimit të dy vendeve.

“Kjo vizitë është e para e një serie vizitash të tilla të programuara”, th ministri serb i Arsimit, Srdan Berbic, që theksoi se të rinjtë serbë do të shoqërohen nga të rinjtë shqiptarë. Ata do të kenë mundësinë të shohin sesi është jeta dhe si studiohet në Shqipëri. Për këtë vizitë, tha ministri, është marrë garancia maksimale për sigurinë e studentëve.”

Stoltenberg: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia është e qëllimshme, nuk është incident

Shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë këtë fund javë nga dy avionë luftarakë rusë nuk është një incident, vlerësoi sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkohë që Moska është justifikuar me kushtet e këqija të motit.

“Informacionet që kemi mbledhur më japin arsye të them se nuk bëhetë fjalë për një aksident”, konfirmoi Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Në fakt, kanë ndoshur dy shkelje gjatë fundjavës dhe kjo i shtohet fakteve që tregojnë se nuk bëhet fjalë për një aksident”, insitoi ai.

“Për më tepër, këto incidente kanë zgjatur shumë në raport me të shkeljet e më parshme në hapësirën ajrore evropiane”, vazhdoi Stoltenberg.

“Është për këtë arsye që e kemi marrë këtë shumë seriozisht. Ky lloj incientesh mund të krijojë situata të rrezikshme”, sipas Stoltenberg, që shpreson që kjo të mos ndodhë më.

Daçiç: Kosova është ISIS

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se “pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte vendim vetëshkatërrues dhe absurd, pikërisht sikur dikush të propozonte që edhe Shteti Islamik të bëhej anëtar i kësaj organizate”. Ministri serb është shfaqur i zemëruar me mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.

Ai u tha mediave serbe se “katër nga tempujt tanë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, manastiri i Graçanicës dhe kisha e Shën Premtes në Prizren, janë shpallur nga UNESCO si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi?”.

Sipas tij, Shqipëria e ka vënë në rend të ditës anëtarësimin e Kosovës në UNESCO jashtë procedurave standarde. Mbledhja e Këshillit Ekzekutiv për futjen në rend dite të kësaj kërkesë do të mbahet me 12 tetor, ndërsa vendimi pritet të merret me 21 tetor në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të UNESCO-s. Vendimi merret me dy të tretat e votave.

Ministri serb tha se që kur KFOR-i është në Kosovë, janë shkatërruar mbi 200 kisha, manastire e objekte tjera të trashëgimisë kulturore, dhe se ato janë shkatërruar me dinamit si dhe janë djegur dhe shkatërruar mbi 8 mijë varre. Ai tha se vendi i i tij do të luftojë deri në pafundësi për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës e cilësuan “kriminale” qasjen e ministrit serb. Zëvendësministri i A Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, u tha mediave vendase se “deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, edhe një herë dëshmon se as Daçiçi dhe as politika serbe ende nuk po mund të shkëputen plotësisht nga e kaluara kriminale e shtetit të Serbisë. Daçiç ishte pjesë e regjimit të Serbisë në kohën kur ai regjim në mënyrë të organizuar dogji mbi 200 xhami dhe objekte të tjera të kultit në Kosovë, mbylli shkollat dhe fakultetet në gjuhën shqipe, grabiti pasuritë e trashëgimisë kulturore…”.

Ivica Daçiç, aktualisht, ministër i jashtëm i Serbisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, ishte zëdhënës i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë në vitin 2006, derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të përparimit drejt integrimeve evropiane. Ndonëse ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për mos pengimin e anëtarësimit të saj në forumet ndërkombëtare, anëtarësimin e saj në UNESCO e sheh si njohje të shtetit të ri.

Stoltenberg: E papranueshme shkelja e hapësirës ajrore turke nga avionët rusë

Turqia tha sot se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë, duke bërë që dy avionë turq F-16 ta shoqëronin aeroplanin rus jashtë kësaj zone.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme thuhej se incidenti ndodhi të shtunën, dhe se Turqia, anëtare e NATO-s, paralajmëroi Rusinë se do të mbajë “përgjegjësi për çdo incident të padëshiruar”, nëse ndodh një tjetër shkelje e hapësirës ajrore.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon ambasadën ruse në Turqi ta ketë konfirmuar incidentin dhe të ketë thënë se zyrtarëve turq iu dhanë shpjegime.

Në një deklaratë të bërë sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se u takua me ministrin e jashtëm turk Feridun Sinirlio-glu për të diskutuar mbi operacionet ruse në Siri, dhe mbi atë që ai e quajti “shkelje të papranueshme të hapësirës ajrore turke” nga avionë ushtarakë rusë.

Stoltenberg shtoi se “veprimet e Rusisë nuk po kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, dhe se trupi vendimmarrës i NATO-s, Këshilli i Atlantikut të Veriut, do të mblidhej sot për të diskutuar mbi incidentin.

Nju Jork – Sot protesta për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi

Protesta e Komunitetit Shqiptar në SHBA, në mbrojtje të të drejtave të mohuara nga Qeveria Malzeze, të shqiptarëve në Mal të Zi, do të organizohet ditën e Enjte, 1 Tetor 2015, në ditën e fjalimit të kryministrit të Malit të Zi në OKB, duke filluar nga ora 11 dhe do të vazhdojë deri në 12:30 para konsullatës Malazeze.

Adresa e Konsullates Malzeze:

801 2nd Avenue

New York 10017
Më pas protesta do të zhvendoset nga ora 13:00 deri në 16:00 pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Edhe Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, u ka dhënë mbështetje organizatorëve të protestës.

Shekerinska: Kemi video për afera seksi të ministrave maqedonas

SHKUP – Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska në një emision televiziv në Maqedoni, nxori një bombë të vërtetë, por kësaj here pa publikuar dëshmi materiale.

Ajo theksoi se si parti posedojnë edhe me video incizime për seks-afera të ministrave të VMRO-DPMNE-së.

“Kemi incizime nga seks-afera të ministrave dhe udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së, por nuk i publikuam sepse duam lojë korrekte!”, citohet të ketë thënë ajo.

Një gjë të tillë nënkryetarja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) e deklaroi në një emision të televizionit “24 Vesti”.

Qasja e Beogradit ndaj të pagjeturve – demagogjike dhe e papërgjegjshme

Deklaratat që vijnë nga autoritetet serbe, përmes të cilave ato shprehin gatishmërinë për vlerësimin dhe kontrollimin e çdo lokacioni, për të cilin ka informata për varrezë të mundshme masive, nuk janë të sinqerta.

Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në grupin e përbashkët punues të Kosovës dhe të Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ditë më parë, Veljko Odaloviq, kryesues i delegacionit të Serbisë në grupin punues për të pagjeturit, ka theksuar se autoritetet serbe kanë plotësuar të gjitha kërkesat e palës nga Kosova për hulumtimin e varrezave të dyshuara masive, për të cilat janë dhënë informacionet.

“Deri tash asnjë kërkesë e delegacionit të Prishtinës, për verifikimin e cilitdo lokacion, nuk ka mbetur e paplotësuar. Ne, në ndërkohë, në muajin gusht, në afërsi të Novi Pazarit kemi punuar në dy lokacione, për të cilat ata kanë kërkuar. Më herët, këtë vit, kemi kontrolluar edhe në dy lokacione në afërsi të Medvegjës. kemi punuar për kontrollimin e dy lokacioneve në Batajnicë dhe një kontroll në Petrovo Selo”, ka theksuar Odaloviq.

Por, Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se deklaratat e autoriteteve serbe, gjegjësit të Odaloviqit, më tepër janë për medie se sa të sinqerta.

“Lidhur me deklaratat e tij (Odaloviq) se nuk ka asnjë lokacion, i cili është kërkuar nga pala jonë, e nuk është vlerësuar, nuk qëndron, për arsye se pikërisht në Novi Pazar, gjegjësisht në fshatin Kozarevë, na janë ndërprerë punimet, me arsyetimin se mungon buxheti dhe se nuk ka urdhëresë gjyqësore për më tutje. Ne kërkojmë që të vlerësohet pikërisht vendi aty ku dyshohet, sepse është punuar, por jo pjesa aty ku ne mendojmë dhe dyshojmë, sipas informatave që i kemi”, tha Gjetaj.

Megjithatë, Odaloviq, pati theksuar se nga pala serbe nuk ka bllokim të procesit të kërkimit të varrezave të dyshuara masive në Serbi dhe sipas tij, një gjë e tillë nuk është në interesin e Serbisë.

“Ne nuk kemi asnjë arsye, asnjë bllokim e as një problem në këtë çështje, por vetëm na nevojitet ndihma për informacione të mira dhe ne do t’i verifikojmë ato. Nuk është interesi ynë që të mos gjenden mbetjet mortore, jo vetëm të trupave të serbëve dhe atyre joshqiptarë, por edhe të shqiptarëve“.

“Ne i jemi qasur këtij procesi pa diferencime dhe mendoj që kështu e meritojnë viktimat. Politika dhe këto tjerat, zhvillohen jashtë këtij procesi, sepse një gjë e tillë nuk do të na qonte askund”, tha Odalloviq.

Në anën tjetër, Gjetaj vlerëson se deklaratat e këtilla të Odalloviqit janë sa për ta arsyetuar mosgatishmërinë e palës serbe për të dhënë informacionet mbi varrezat masive.

“Së pari, ata nuk i kanë hapur dhe nuk i hapin arkivat. Dhe së dyti, nuk japin informacione. Prandaj, ne, prej këtu, si ta dimë se ku i kanë varrezat masive, kur ata i dinë. Ata i kanë informacionet, i kanë të dhënat dhe kanë shënime nga strukturat policore dhe ushtarake, për varrezat masive“.

“Do ta përshëndesnim gatishmërinë e tyre që ata të na tregojnë dhe të fillojnë të na ftojnë aty ku janë varrezat masive, sepse dyshohet se ka varreza masive. Do të thotë, unë e përshëndes atë që politika të jetë larg dhe jashtë kësaj çështjeje, por pikërisht këtu bëhet politikë nga pala e Beogradit”, tha Gjetaj.

Ai ka shtuar se edhe gjatë procesit të gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, kanë hasur në probleme nga pala serbe, për shkak se disa herë janë ndërprerë dhe zvarritur punimet, deri në momentin kur bashkësia ndërkombëtare ka ushtruar presion mbi Beogradin zyrtarë.

Deri më tash aty janë gjetur mbetjet mortore të 53 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Të dhënat zyrtare, sipas Gjetajt, tregojnë që deri më sot, ende mbetet i pazbardhur fati i 1 mijë e 650 personave, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Varoufakis: Do të ndodhë Kosovizimi i Greqisë – do të zhytemi në vrimën e zezë!

Ish-ministri i Financave në Greqi, Janis Varoufakis, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura në vend më 20 shtator, duke i quajtur ato “zgjedhje të pikëlluara”.
Gjatë një interviste dhënë të përditshmes “Politico”, Varoufakis ka deklaruar se nuk dëshiron të zvogëlojë suksesin e ish-shefit të tij, por ka vënë në dukje se SYRIZA, që nga janari ka humbur 363 mijë vota, derisa një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë dalë fare në zgjedhje: madje edhe ata 1.6 milionë grekë që kanë votuar në referendumin kundër masave shtrënguese, këtë ëikend kanë qëndruar nëpër shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, i pyetur nga gazetari i “Politico”, se si e sheh Greqinë pas pesë viteve, Varoufakis ka dhënë një përgjigje shumë pesimiste.
“Nëse asgjë nuk ndryshon, do të jemi të zhytur edhe më thellë në vrimën e zezë. Nëse vazhdojmë të jemi në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së dakorduara për ndihmë, do të ndodhë Kosovizimi i Greqisë. Me këtë dua të them se gjithnjë e më shumë do të shndërrohemi në protektorat që e ka euron si Kosova, por se eksporti ynë i vetëm do të jenë njerëzit dhe turizmi, me zero investime në veprimtari prodhuese, me banka që do të funksionojnë si thesar, e jo si institucione të kreditimit”, ka shtuar Varoufakis

Tensionet përshkallëzohen në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë

Kanë eskaluar tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, në pamundësi që këto dy vende të gjejnë një mënyrë të duhur për t’u ballafaquar me mijëra emigrantë, të cilët përmes vendeve të Ballkanit, duan të shkojnë në BE.

Serbia ka ndaluar sot importet kroate, në shenjë proteste, pasi kjo e fundit ka mbyllur të gjithë kufijtë me Serbinë.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nobojsha Stefanoviç ka thënë se këto masa janë ndërmarrë për të “ruajtur sovranitetin.”

“Unë kam dashur ta hap kufirin…por tani nuk do ta bëj,” ka thënë kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Turqi: Mijëra pjesëmarrës në protestën kundër terrorizmit kurd

Dhjetëra mijëra vetë kanë marrë pjesë në protestën në Stamboll për ta dënuar dhunën nga kryengritësit kurdë.

Aktualisht, Turqia është përfshirë nga dhuna, pasi kanë vazhduar luftimet ndërmjet ushtrisë dhe pjesëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

Ky grup konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha mbrëmë në këtë protestë se “ata që dëshirojnë ta ndajnë këtë vend duke e shkatërruar, mund të jenë të mallkuar”.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), e cila ka rrënjë islamike, e që ishte udhëhequr nga presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po përpiqet t’i rikthejë humbjet që i ka pësuar në zgjedhjet e qershorit, të cilat sollën një situatë ku kjo parti nuk ishte në gjendje ta formoj qeverinë, kështu që zgjedhjet e reja do të mbahen më 1 nëntor.

Analistët thonë se sulmet kundër PKK-së janë të ndërlidhura me problemet në zgjedhje të partisë AKP.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anatolia, pardje ka raportuar se nga sulmet ajrore kundër luftëtarëve të PKK-së janë vranë së paku 55 militantë.

Syriza drejt fitores – së pamjaftueshme

Votimi ka përfunduar në Greqi dhe një anketë e rëndësishme pas votimit tregon se partia e majtë e ish kryesministrit Alexis Tsipras kryeson ndaj rivalit të saj kryesor konservator.

Por anketa, e kryer nga pesë stacione televizive të djelën, tregon se partia Syriza e Zotit Tsipras nuk ka arritur një shumicë absolute të nevojshme për të formuar qeverinë.

Partia Syriza parashikohet të ketë fituar mes 30 dhe 34 përqind të votave, ndërsa konservatorët e partisë Demokracia e Re mes 28 dhe 32.5 përqind.  Një anketë tjetër pas votimit parashikon gjithashtu shifra të ngjashme.

Zgjedhjet e së djelës – të tretat për Greqinë këtë vit – u shkaktuan kur Tsipras dha dorëheqjen muajin e kaluar, vetëm shtatë muaj pasi Syriza mori pushtetin me premtimin për të rinegociuar masat shtrënguese të vendosura nga kreditorët evropianë në këmbim të miliarda dollarëve ndihma.

Megjith premtimin e tij dhe një referendum në korrik ku votuesit grekë kundërshtuan kërkesat evropiane,Tsipras muajin e kaluar pranoi kushtet e kreditorëve për paketën e tretë të shpërtimit prej 98 miliardë dollarësh.

Udhëheqësi i partisë Demokracia e Re Vangelis Meimarakis e ka akuzuar zotin Tsipras për paaftësi në negociimin e marrëveshjes.

Shqiptarët po e braktisin nga dita në ditë Luginën e Preshevës

PRESHEVE – Lugina e Preshevës po zbrazet dita ditës nga shqiptarët. Banorët thonë se janë të diskriminuar nga politika serbe e të anashkaluar nga Tirana e Prishtina. Politikanët lokalë sipas tyre po i shikojnë vetëm përfitimet e veta, pasi mirëqenien e popullit nuk e kanë prioritet. Përkrahje nuk kanë e as nuk presin nga Serbia, të cilën e konsiderojnë armike, ndersa nga Shqipëria e Kosova kanë dëgjuar vetën deklarata, pa vepra konkrete.

Praninë e shtetit në të cilën jetojnë e shohin vetëm me mbipopullimin me policë e xhandarë përskaj kufirit me Kosovën. Me një papunësi që sillet prej 70 deri në 80 për qind, ata nuk shohin perspektivë për të ardhmen, shkruan sot “Koha”.

Ndërkaq qeveria e Kosovës që vazhdon të merret me pasojat e prezencës së Serbisë në Kosova, edhe për një kohë nuk do ta ketë në axhendë çështjen e shqiptarëve të Luginës. Të drejtat që i gëzojnë serbët në Kosovë, nuk i kanë as për së afërmi shqiptarët e Luginës.

Banorët që has në qytetin e Preshevës hezitojnë të flasin për problemet që i kanë.

“Politikanët pyesni si jetojmë”, thotë një i ri duke rritur dozën e nervozizmit. “Sidomos pushteti i sotëm e ka likuiduar Preshevën, një bankë e kemi, nuk kemi gjyq, nuk kemi asgjë, pushteti i sotëm është më i keqi që e ka qeverisur Preshevën”, shfryn ai mllefin. Ai nuk pret të bëhet mirë. “Po çfarë të bëri mirë, edhe ne me ik si refugjatët sirianë”. “Presheva po zbrazet”, përfundon ai.

Policia greke, raporte për drogën nga Shqipëria

Policia greke njoftoi përmasat e  trafikimit të lëndëve narkotike për vitin e kaluar,  ku në zonat fqinje me Shqipërinë  shihet aktiviteti më i shtuar kriminal. Sipas të dhënave policore gjatë vitit 2014 policia greke bllokoi në gjithë territorin e vendit rreth 19.600 kilogramë marijuanë  ku rreth 50% e kësaj sasie është sekuestruar në Rajonin e Epirit, fqinj me Shqipërinë.

Policia greke flet për një rritje  në përmasa të mëdha të trafikut të heroinës,  sasitë e së cilës janë bllokuar kryesisht  në zonë e Atikës dhe Epirit . Vetëm gjatë vitit 2014 policia bllokoi rreth 2.528 kilogramë  heroinë  në këto dy rajone trafik që sipas vetë polcisë ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Policia greke  vëren se gjysmën e dytë të vitit 2014  pati një ulje të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për shkak  të goditjes së vatrave të kultivimti dhe trafikimit  në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, fqinj me zonat verirore greke.Kjo ulje ,sipas policisë greke në Rajonin e Epirit është në rreth 71% të sasisë së trafikuar të marijuanës.

Ndërkaq, policia greke  gjatë vitit 2015 po gjen raste të shtuara të kultivimit të marijuanës në zonat afër kufirit me Shqipërinë. Kjo dukuri e shfaqur këtë vit shënon kultivim të marijuanës në brezin kufitar të Greqisë  me Shqipërinë nga shetas si të dyshuar shqiptarë dhe kultivim të marijuanës nga shetas greke në zonat më në thellësi të territorit grek.

Policia thotë se ka arritur të zbulojë disa vatra të mbjella me marijuanë   në zonën e kufirit tokësor me Sarandën, Gjirokastrën dhe Korçën, ku shtetas  si të dyshuar  nga Shqipëria  kanë depërtuar brenda kufirit grek   dhe kanë ushtruar këtë aktivitet.

Dy ditë më parë policia greke bllokoi një shtetas greke në zonën bujqësore të Eleuzës, në afërsi të Janinës (rreth 80  km nga qyteti  i  Gjirokastrës) të cilit iu gjetën  të mbjella në një  serë  bimë marijuana.

Policia greke  tha se sekuestroi edhe një sasi  farash marijaune  për mbjellje dhe një sasi lënde narkotike të presuar. Sipas analistëve kriza ekonomike në rajonet ndërkufitare shqiptare dhe greke  që po shoqërohet me papunësi të lartë  po i bën fermerët të priren drejt këtyre aktiviteteve kriminale. Kultivimi i shtuar vijon tu japë përmasa rrjeteve të trafikantëve  që prej vitesh vepronin në këto zona herë me trafikun e marijuanës,herë me trafikun e  refugjatëve dhe herë me kontrabandimin e makinave luksoze të vjedhura në vendet perëndimore.

Kriza e refugjatëve: Kroacia mbyll kufirin me Serbinë

Kroacia ka mbyllur shtatë nga tetë pikat kufitare me Serbinë deri në “njoftimin e radhës”, për shkak të fluksit masiv të emigrantëve dhe refugjatëve, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme.

Kroacia po ashtu kë vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, për t’u marrë me më shumë se 11,000 migrantë që kanë hyrë në këtë vend nga Serbia, qysh më 16 shtator.

Migrantët ia kanë mësyrë Kroacisë pasi Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë të martën, duke bllokuar kështu njërën nga rrugët kryesore për në Bashkimin Evropian, që sivjet është përdorur nga më shumë se 200,000 migrantë, shumica e tyre nga Lindja e Mesme dhe Afganistani.

Kroacia ka thënë se do të kishte lejuar njerëzit të kalonin lirshëm nëpër territorin e saj, por kryeministri Zoran Millanoviq ka njoftuar se burimet e vendit për të trajtuar fluksin e migrantëve janë “të kufizuara”.

Ndërkohë, Sllovenia ka bërë të ditur se ka ndaluar një tren nga Kroacia me migrantë dhe se do të kthejë në Zagreb rreth 150 pasagjerë, pasi ata nuk kanë pasur dokumentet e nevojshme për të udhëtuar tutje.

Sllovenia është vendi i radhës tranzit për migrantët që synojnë të arrijnë në Austri dhe Gjermani.

Kryeministri slloven, Miro Cerar, ka thënë se vendi i tij do të respektojë rregullat e zonës Schengen për udhëtim të lirë. Sllovenia do të pranojë kërkesa për azil, por nuk do të krijojë “korridor” për refugjatët për të kaluar përmes territorit të saj në Austri.

Autoritetet kroate kanë transportuar shumë migrantë në qendrat e pritjes përreth kryeqytetit Zagreb, pasi i kanë regjistruar ata.

Ministri i Shëndetësisë, Sinisha Varga, ka thënë se Kroacia pret një fluks prej mbi 20,000 migrantësh gjatë dy javëve të ardhshme.

Bashkimi Evropian, për muaj të tërë, nuk ka arritur të bie dakord për mënyrën e sistemimit të migrantëve, duke bërë që shumë shtete anëtare të marrin hapa të njëanshëm për kontrollimin e kufijve të tyre.

Hungaria ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë, duke ngritur gardh me tela, dhe çdo hyrje të paligjshme në vend e konsideron shkelje penale.

Hungaria ka thënë se do të zgjasë gardhin edhe në kufirin e saj me Rumaninë.

Bullgaria ka filluar vendosjen e trupave në kufirin e saj juglindor me Turqinë, për të ndaluar fluksin e refugjatëve.

Austria po ashtu ka nisur kontrolle selektive të automjeteve që hyjnë nga Hungaria, ndërsa Gjermania kontrollon njerëzit që hyjnë nga kufijtë me Austrinë dhe Republikën Çeke.

Bashkimi Evropian do të mbajë një samit të liderëve më 23 shtator, për të diskutuar krizën më të rëndë me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Parlamenti Evropian ka mbështetur planin për sistemimin e 120,000 refugjatëve në BE, në bazë të kuotave të detyrueshme, por ministrat e Brendshëm të bllokut evropian, deri më tash, nuk kanë rënë dakord.

Gjermania dhe Franca janë në favor të planit, por Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia janë në mesin e disa shteteve anëtare që e kundërshtojnë fuqishëm atë.

Megjithatë, të enjten, kryeministri çek ka thënë se vendi i tij mund të pranojë vullnetarisht rreth 10,000 refugjatë – që do të thotë shumë më shumë se 1,500, për sa është zotuar fillimisht.

Përgatiti: Valona Tela.

Samiti i Vjenës – Shqipëria humbësja e madhe e rajonit

Nga 24 projekte Shqipëria ka përfituar 1, Bosnja 5, Kosova 3, Mali i Zi 3, Maqedonia 4 dhe Serbia 13 projekte.

Në një listë me 10 projekte, në kuadrin e “Programit të Paraanëtarësimit” të BE-së, të cilat përfituan një grant prej 205 milionë eurosh, Shqipëria përfitoi 1 projekt energjetik 14 milionë euro grant dhe asnjë projekt në transport.

Në një intervistë për revistën “Monitor”, ka folur Geri Selenica, Drejtor Ekzekutiv i “Qendra Shqiptare për Studime Strategjike”.

Vetëm pak ditë më parë në Samitin e Vjenës u diskutuan projektet infrastrukturore të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor midis liderëve të rajonit dhe BE-së. Ju ishit prezent në shumë takime ekonomike. Çfarë u diskutua aty dhe çfarë u tha për financimin e tyre?
Geri Selenica : Së pari, le t’i shtjellojmë në një linjë shkak-pasojë, që të qartësojmë për lexuesit tuaj së ç’është “Procesi i Berlinit”, ç’është “Axhenda e Konektivitetit” të BE-së, ç’janë “Korridoret Trans-Europiane” dhe pastaj çfarë u arrit në “Mbledhjen e Vjenës për Ballkanin Perëndimor 2015” dhe çfarë fitoi Shqipëria.

“Procesi i Berlinit” është një nismë fillestare e qeverisë gjermane dhe e Kancelares Merkel për të përshpejtuar integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE (Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë). Një nga instrumentet që po përdoret për këtë qëllim është përshpejtimi dhe mbështetja e “Axhendës së Konektivitetit” të Komisionit Europian për këto vende. Kjo është një gjë shumë pozitive nga ana ekonomike, pasi arsyeja bazë që këto vende të Ballkanit janë të pazhvilluara ekonomikisht është se janë larg tregjeve dhe epiqendrave ekonomike. Shkurt, janë disa zona të thella të Europës. Përmirësimi i lidhjes me vendet më të zhvilluara të Europës, si dhe nëpërmjet vetë vendeve të Ballkanit (zgjerimi i tregut rajonal) është hapi më i rëndësishëm për rritjen e potencialeve të tyre ekonomike. “Axhenda e Konektiviteit” parashikon investime kapitale në ndërlidhjen e infrastrukturave të transportit (rrugore, hekurudhore, lumore, portuale, aeroportuale) dhe ato energjetike (elektricitet e gaz). Madje, duhej të ishte përfshirë dhe infrastruktura e internetit broadband. “Axhenda” parashikon dhe përmirësimin e sektorëve të transportit dhe energjetikës nga ana legjislative me disa “Soft Measures” (Masa të Buta). Këto janë kombinuar edhe me një mbështetje teknike nga SEETO.

Zhvillimi i transportit në BE udhëhiqet nga një program i quajtur “TEN-T” – “Trans European Transport Network” – (Rrjeti Trans-Europian i Transportit). TEN-T ka identifikuar 9 korridore transporti trans-europianë, nga të cilat 3 zgjaten nëpër Ballkan (2 nga to në Shqipëri: Korridoret “Med” dhe “Orient/East Med”). Këto korridore kanë dy shtresa: “Core Network” (Rrjetin Kryesor), i cili mbart flukset më të rëndësishme të pasagjerëve dhe mallrave dhe “Comprehensive Network” (Rrjetin Gjithëpërfshirës/Mbështetës), i cili siguron qasje në rrjetin kryesor. Projektet prioritare përgjatë seksioneve të këtyre korridoreve dhe pjesët më të rëndësishme të “Core Network” legjitimohen për financim të mundshëm nga BE gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Janë bërë disa takime në mbështetje të “Procesit të Berlinit” në nivele kryeministrash, ministrash dhe ekspertësh. Takimi i dytë në nivel kryeministrash ishte “Mbledhja e Vjenës e Ballkanit Perëndimor 2015”. Në këtë mbledhje, 6 vendet e Ballkanit besoj që kishin pritshmëri shumë më të madhe, por Komisioneri Hahn jua preu shkurt duke ju thënë që “BE nuk është një bankomat”. Në fakt, çdo nismë e ka një faturë nga mbrapa. Fatura reale për ta zbatuar 100% “Axhendën e Konektivitetit” për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është mbi 30 miliardë euro. Sipas studimeve, në total duhen mbi 100 miliardë euro investime në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që këto vende të jenë konkurruese dhe me ekonomi të qëndrueshme.

Në Vjenë nuk u tha ndonjë shifër investimesh, (përveç 1 miliard euro që Komisioneri Hahn e ka lançuar më parë), por thjesht u paraqitën projekte ose më saktë projektide, që ishin diskutuar që më parë në nivel teknik me BE-në dhe u mbajtën fjalime politike, sidomos për energjinë. BE publikoi një listë me projektide në infrastrukturën e transportit (Indicative Extension TEN-T Core Network to Western Balkans) dhe atë elektrike (Electricity Infrastructure Projects of Energy Community Interest – PECI).

Sa për të thyer akullin e financimeve, BE paraqiti një listë me dhjetë miniprojekte që ishin gati për bashkëfinancim që më parë, në kuadrin e “Programit të Paraanëtarësimit”. Katër në energjetikë dhe gjashtë në transport, me vlerë 616 milionë euro, të cilat përfituan një grant prej 205 milionë eurosh. Shqipëria kishte vetëm 1 projekt energjetik, “Linjën e interkoneksionit me Maqedoninë” dhe përfitoi 14 milionë euro grant dhe asnjë projekt në transport.

Nuk e di saktë se ç’projektide ka paraqitur Shqipëria pranë BE-së, por di saktë që BE përzgjodhi 24 projekte transporti dhe Shqipëria përfitoi vetëm 1 projekt.

Ja konkretisht si u shpërndanë 24 projektet:
Bosnja dhe Hercegovina, 5 projekte:
1 – Autostrada kufiri Kroaci/Bosnjë – Sarajevë – Ploce;
2 – Hekurudhë Bosanski Šamac/Šamac – Sarajevë;
3 – Aeroporti i Sarajevës;
4 – Autostrada kufiri Kroaci/Bosnjë–Gradiška–Banja Luka–Travnik;
5 – Porti i Brčkos.
Kosova, 3 projekte:
1 – Autostrada Nish-Prishtinë;
2 – Autostrada Prishtinë – kufiri Kosovë/Maqedoni;
3 – Hekurudha Kraljevo – Prishtinë – Gorce Petrov;
Mali i Zi, 3 projekte:
1 – Autostrada e Kaltër (Rijeka–Ploce–Tivar–Durrës–Igumenicë);
2 – Hekurudha Beograd – (Vrbnica) – Tivar;
3 – Autostrada Beograd – Tivar;
Maqedonia, 4 projekte:
1 – Autostrada Kërçovë – Gostivar;
2 – Stacion i përbashkët hekurudhor në Tabanovce Serbi/Maqedoni;
3 – Hekurudha Beljakovce – kufiri Maqedoni/Bullgari;
4 – Autostrada Rankovce – Kriva Palanka – kufiri Maqedoni/Bullgari;
Serbia 13 projekte:
1 – Hekurudha Nish – Dimitrovgrad – kufiri Serbi/Bullgari;
2 – Hekurudha Beograd – Novi Sad – kufiri Serbi/Hungari;
3 – Hekurudha Beograd – Nish;
4 – Autostrada/Unaza e Beogradit (Strazevica-Bubanj Potok);
5 – Autostrada Nish – Prishtinë;
6 – Stacion i përbashkët hekurudhor në Tabanovce Serbi/Maqedoni;
7 – Hekurudha Beograd – (Vrbnica) – Tivar;
8 – Autostrada Beograd – Tivar;
9/10 – dy projekte për lumin Sava;
11/12 – dy projekte për lumin Danub;
13 – Terminali intermodal i Beogradit.

Shqipëria 1 projekt:
1 – Autostrada e Kaltër (Rijeka–Tivar–Durrës–Igumenicë), që në Shqipëri përfshin studimin paraprak, dizajnin e detajuar, EIA dhe punimet për pjesët Thumanë – Kashar/Vorë, bajpasin e Lezhës, unazën e Tiranës dhe veprat e nevojshme në bajpasin e Tepelenës.
Siç e shikoni Shqipëria ka marrë shumë pak nga BE ose ka kërkuar shumë pak nga BE. Për këtë mund të pyesni autoritetet shqiptare.

Për këtë, ju bëni me faj autoritetet shqiptare apo BE-në?
Geri Selenica: Besoj që përgjegjësia kryesore për këtë i bie qeverisë shqiptare, pasi sipas BE-së, Komitetet e Investimeve Kombëtare (National Investment Committees), që nuk e di nëse ekziston një i tillë në Shqipëri, janë përgjegjëse për përcaktimin e menaxhimin e prioriteteve të projekteve kombëtare (Single Project Pipelines) dhe duhet të shërbejnë si bazë për programimin e të gjitha burimeve të mundshme të financimit të tyre (duke përfshirë donatorë vendas dhe të tjerë).

Ne me ekspertët tanë, vendas dhe të huaj, ua kemi bërë të qartë shumë herë dhe me shumë argumente shkencore qeverisë shqiptare, që përveç “Autostradës së Kaltër” siç i themi ne, ose “Mediterranean Corridor” (klasifikim i BE), duhej të paraqiteshin dhe këto projekte shumë strategjike në BE, si “TEN-T Core Networks”:
1 – Autostrada Elbasan-Qafë Thanë-Kapshticë;
2 – Hekurudha Kapshticë-Pogradec-Hani i Hotit.
Mbase edhe këto projekte shtesë, që t’i plotësojmë nevojat tona të transportit:
1 – Hekurudha Milot-Prizren.
2 – Terminali Multimodal i Spitallës i integruar me Portin e Durrësit ose më mirë me Porto Romanon;
BE mund t’i klasifikojë këto projekte ose në “Korridorin Mesdhetar” ose në “Korridorin Orient East Med”. Për mendimin tim, BE nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur “Korridorit Adriatik/Mesdhetar” dhe aq më pak Shqipërisë. Në fakt, unë e ngrita këtë çështje në Vjenë në takimin me drejtorin e zgjerimit të Komisionit Europian, përgjegjës për Shqipërinë, zotin Jean Eric Paquet, dhe ia dhashë me shkrim vërejtjet (përfshirë Komisionerëve Hahn dhe Bulc), që konsistonin në:
– mospërfshirjen totale në këto korridore të “Hekurudhës së Kaltër”, Kroaci-Mali i Zi-Shqipëri-Greqi dhe
– përjashtimin total të Shqipërisë nga korridoret hekurudhore TEN-T për Ballkanin Perëndimor, duke na izoluar de-fakto nga lidhjet hekurudhore europiane.

Shumë zyrtarë ballkanikë i quajtën me shumë vend këto vërejtje dhe kam informacion zyrtar nga qeveria kroate dhe greke, që do t’i mbështesin fuqimisht në BE dy çështjet e mësipërme. Nga qeveria shqiptare nuk kam përgjigje.

Nga pikëpamja gjeopolitike, nëse nuk ka ndonjë pakujdesi teknike në BE dhe paaftësi nga ana jonë, duke lexuar listën e projekteve dhe kategorizimet e tyre në “TEN-T Core Networks” dhe “Comprehensive Networks” duket shumë qartë që BE mbështet fuqimisht “Korridorin 10” kundrejt “Korridorit Adriatik”.
Meqë këto projekte janë indikative dhe jopërfundimtare mbetet një punë shumë e madhe e qeverive shqiptare, kroate, malazeze e greke, që ta ndryshojnë këtë realitet pranë BE-së.

Si i financon BE këto projekte?
Geri Selenica: Komisioni Europian, nëpërmjet Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Framework – WBIF), bashkëfinancon vetëm projekte të pjekura në energjetikë nga lista e PECI (Projektet e Interesit të Komunitetit të Energjisë) dhe projekte të pjekur në transport nga lista e “TEN-T Core Network”, në bashkëpunim me institucione financiare ndërkombëtare.
Duhet të kuptojmë që BE ka vetë problemet e saj financiare. Investimet në BE kanë rënë nga 3 triliardë euro në 2007 në 2,6 triliardë euro në 2013. Për të plotësuar këtë mangësi në investime, Presidenti Juncker ka paraqitur Planin Europian të Investimeve Strategjike (EFSI) prej 315 miliardë eurosh. E reja e këtij plani është që me anë të një mekanizmi inovativ financiar do të mundësohet thithja e kapitaleve të të tretëve në investimet e BE-së, përfshi dhe investimet në “Axhendën e Konektivitetit” për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një lajm i mirë, pasi BE do të lejojë kapitale nga të tretë dhe në fakt kapitalet e të tretëve që, realisht mund të përthithen, janë kryesisht kapitalet kineze.

Presidenti Juncker ra dakord në parim më kryeministrin kinez Li Keqiang në maj 2015 në Bruksel për krijimin e një Platforme Investimesh Kinë-BE, e cila do të materializohet gjatë vizitës së Presidentit Juncker në fund të këtij muaji në Pekin. Pra bashkëfinancues me BE-në mund të jetë edhe Kina. Sidomos Ballkani është pjesë e strategjisë kineze “Silk Road Economic Belt” (Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit), që ka si pika hyrje në Europë Portin e Pireut dhe Stambollin. Në disa takime në Vjenë, këtë e pranuan edhe drejtuesit më të lartë të institucioneve financiare të BE-së, por me kusht që financimet kineze të kryhen konform rregullave të institucioneve bankare të BE-së.

Por, pothuajse të gjitha projektet e transportit edhe nëse financohen ose bashkëfinancohen nga të tretë, nuk janë realisht të vetëpagueshme dhe të përballueshme për shtetet e varfra të Ballkanit. Kështu që duhet patjetër mbështetja financiare e BE-së në formë grantesh apo garancish trafiku. Pra edhe klasifikimi i projekteve tona në “TEN-T Core Network” rrit mundësinë teorike të përfitimit nga BE-ja.

Pra, pa angazhimin real të BE-së, financimi i këtyre projekteve do të vihej në vështirësi?
Geri Selenica : Në një masë të madhe po. Në pikëpamjen time, Takimi i Vjenës ishte një takim politik pa shumë vlerë reale e konkrete ekonomike në zbatimin e “Procesit të Berlinit”. Kam bindjen dhe këtë opinion kishin edhe shumë kryeministra, ministra e drejtues të Ballkanit, që BE ende nuk e ka Ballkanin Perëndimor në fokus dhe nuk e ka marrë seriozisht. Thjesht po e mban më premtime. Nëse BE do t’i merrte seriozisht 6 vendet tona, aq sa mori seriozisht Greqinë, me një fraksion të fondeve që po ndihmon Greqinë, do të kishte mbaruar punë me kohë me të 6 vendet tona.

Si është çështja e “Korridorit të Kaltër”? Çfarë është ky projekt?
Geri Selenica : “Korridori i Kaltër” është arteria më strategjike, që lidh Shqipërinë me Europën dhe është një sukses i madh që BE e klasifikoi para disa muajsh si pjesë të “Korridorit Mesdhetar” të BE-së. Në pikëpamjen e autostradës, ajo duhet ndërtuar nga Plocë e Kroacisë deri në Janinë (sipas BE-së). Një arritje shumë pozitive e qeverive kroate, malazeze dhe shqiptare është që kanë përcaktuar pikat e përafërta të kalimit të kësaj autostrade nga Debeli Brijeg dhe midis Muriqanit e Velipojës. Gjurmët e sakta do të dalin nga studimi i detajuar i fizibilitetit dhe nga projekti përfundimtar, që do ta financojë BE-ja menjëherë. Vështirësia më e madhe financiare dhe inxhinierike e kësaj autostrade është në Malin e Zi, për arsye të terrenit malor dhe kufizimeve financiare që ka, megjithëse 10 km të kësaj autostrade do t’ia japë grant Socar i Azerbajxhanit.

Për mendimin tonë, që ia kemi thënë qeverive shqiptare, greke dhe BE-së, lidhja me Greqinë nga Kakavija e “Autostradës së Kaltër” është jashtë logjikës ekonomike. Ne e kemi sugjeruar me fakte lidhjen nga Kapshtica, pasi:
-Gjurma e autostradës nga Kakavija do edhe 70 km autostradë të re deri tek autostrada Egnatia A2 në jug të Janinës. Dhe më tutje duhen mbi 100 km autostradë e re (A5) për t’u lidhur me Athinën. Ndërkohë që autostrada Egnatia A2 ka mbërritur 3 km në jug të Kapshticës (Ieropigi). Pra nëse ndiqet gjurma nga Kapshtica, Greqia nuk ka nevojë të ndërtojë autostradë.
-Distanca Tiranë-Athinë nga Kapshtica është 100 km më pak se nga Kakavija.
-Sipas studimit socio-ekonomik, gjurma nga Kapshtica i shërben më shpejt 90% të ekonomisë dhe popullsisë greke që jeton në veri e jug të Greqisë.
-Gjurma nga Kapshtica është rreth 200 km më afër Stambollit se sa Kakavija.
-Gjurma nga Kapshtica e bën “Autostradën e Kaltër” dhe “Autostradën Egnatia” më konkurruese kundrejt Korridoreve 4, 10 e 8. Distanca Pire-Tiranë-Trieste bëhet 150 km më e shkurtër se Pire-Beograd-Trieste, ndërsa Stamboll-Tiranë-Trieste vetëm 75 km më e gjatë se Stamboll-Beograd-Trieste.
– Gjurma nga Kapshtica integrohet me Korridorin 8 për 120 km nga Tirana në Qafë Thanë, duke rritur ndjeshëm dhe leverdishmërinë e kësaj rruge.

Meqë BE dhe qeveria shqiptare e duan lidhjen me Greqinë nga Kakavija, atëherë është detyrë urgjente e qeverisë shqiptare ta klasifikojë segmentin Qafë Thanë – Kapshticë në “TEN-T Core Network”. S’është nevoja ta klasifikojë në “Med Corridor”, pasi ky segment përfshihet shumë mirë në parametrat e “Orient/East Med Corridor”. Por mungesa totale e tij në “TEN-T Core Network” do ta përjashtojë automatikisht nga mbështetja financiare e BE-së. Dhe zyrtarët dhe ekspertët grekë të transporteve preferojnë Kapshticën si lidhjen më të mirë midis dy vendeve.

Ne besojmë që “Autostrada e Kaltër” duhet dizenjuar si një arterie e rëndësishme europiane, që përveç ekonomive tona modeste dhe popullsive tona të pakta, duhet t’ju shërbejë flukseve europiane të trafikut, si 25 milionë turistëve që shkojnë çdo vit në Greqi e 30 milionë turistëve në Turqi, mallrave që vijnë nga Turqia, Lindja e Mesme dhe nga Lindja e Largët e Kina dhe mallrave që BE eksporton në drejtim të lindjes.

Po “Hekurudha e Kaltër” çfarë është?
Geri Selenica : “Korridori i Kaltër”, përveç autostradës, duhet të parashikonte edhe hekurudhën. Por kjo mungon në materialet e shpërndara në “Takimin e Vjenës”. Fakt është që Kroacia nuk ka asnjë studim për këtë. Mali i Zi dhe Bosnja kanë bërë një studim dhe paraprojekt të financuar nga BE, për të lidhur hekurudhën malazeze nga Nikshiqi me atë boshnjake në Caplinja. Shqipëria tani po e bën një studim për masterplanin hekurudhor të financuar nga BERZH. Nuk e di nëse ky studim i Shqipërisë do të përfshijë edhe 52 km linjë e re hekurudhore nga Pogradeci në Kapshticë (kufiri grek). Greqia, nga ana e saj, e ka përfshirë hekurudhën e saj deri në Kapshticë si “TEN-T Core Network” dhe për çudi “TEN-T Core Network” ndërpritet në Shqipëri!!!

Bazuar në vizionin e shprehur më lart, ne jemi promotorët kryesorë të “Hekurudhës së Kaltër” (Kalabaka/Follorine-Kapshticë-Pogradec-Hani i Hotit-Nikshiq-Caplinja-Ploce-Split) dhe kemi protestuar pranë BE-së për mospërfshirjen e saj në “TEN-T Core Network”. Zgjidhjet pjesore hekurudhore që kemi dëgjuar për Shqipëri (në Tiranë-Hani i Hotit ose Vlorë-Hani i Hotit apo Lin-Durrës) nuk janë të logjikshme, pasi nëse hekurudha nuk e përshkon Shqipërinë nga Veriu në Jug dhe t’i shërbejë transportit ndërkombëtar, nuk do të ketë kurrë të ardhme. Shqipëria nuk ka as mallra e as pasagjerë në sasi të mjaftueshme që ta bëjnë rentabël një hekurudhë. Me një vizion të qartë ekonomik dhe me një vullnet politik solid “Hekurudha e Kaltër” është më fizibël se “Korridori Hekurudhor 10”. Kjo do një lobim të fortë në BE, por dhe studime e argumente serioze, të cilat qeveria shqiptare fatmirësisht do t’i ketë së shpejti, nga studim i financuar nga BERZH-i (të cilin mund ta financonte vetë me kohë).

Si pozicionohet Shqipëria dhe cilat janë përfitimet që mund të ketë ajo në rrafshin ekonomik e strategjik?

Geri Selenica: Nuk mund t’ju jap një përgjigje të saktë për këtë, pasi duhen studime serioze, por hamendësimet tona paraprake tregojnë që përshkimi i Shqipërisë nga Jugu në Veri, nga Lindja dhe Verilindja në Perëndim e bën një nyje të rëndësishme tranziti. Kjo do të kishte një vlerë shumë më të madhe nëse Porti i Durrësit ose Porto Romano do të zhvilloheshin në një “hub” rajonal, siç po bëjnë kinezët Portin e Pireut. Por kjo varet shumë dhe nga interesi i lojtarëve globalë të transportit me anije dhe kontejnerë.

Në çfarë faze është Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit? Çfarë vështirësish po hasen për të qenë koherentë me ta?
Geri Selenica: Me sa kam parë, të gjitha vendet e rajonit janë shumë më përpara me bërjen e projekteve. Ndërsa këtu nuk kam parë ndonjë projekt serioz. Përkundrazi e vetmja rrugë me vlerë të madhe financiare që po bën qeveria, në hapësirën e natyrshme të korridoreve europiane është një investim krejt i kot prej 150 milionë eurosh, rruga Qukës-Qafë Plloçë. Një rrugë malore që 20 km janë parashikuar të ndërtohen në lartësi nga 1,000m deri 1300m në malet e Mokrës. Faktikisht e pakalueshme në dimër për kë e njeh zonën, me temperatura që arrijnë nën -20’C. Për dijeni Korça është vetëm 800m mbi nivelin e detit. Shkurtimi i distancës në raport me gjurmën nga Pogradeci është vetëm 3km. Pra, një projekt pa parametra, që ekspertët e huaj tallen, që ‘de-facto’ është bërë nga një ish-zëvendësministër i qeverisë së shkuar, thjesht për të përfituar financime arabe në mënyrë korruptive. Kjo është shumë e turpshme dhe shpërdorim i papërgjegjshëm i fondeve publike. Këtë ia kemi vënë në dukje kryeministrit dhe shumë ministrave.

Si duhet të lobojë Shqipëria, çfarë duhet të ketë parasysh qeveria shqiptare?
Geri Selenica: Në Tiranë mund të kënaqen vetëm me “Autostradën e Kaltër”, por e përsëris, qeveria shqiptare duhet të paraqesë menjëherë pranë BE-së projekte serioze shtesë. Minimalisht, duhet të kërkojë urgjent përfshirjen e lidhjes së dytë me autostradën me Greqinë Elbasan-Kapshticë dhe hekurudhën Kapshticë-Hani i Hotit në “TEN-T Core Network”. Nuk duhet të mjaftohet më “Autostradën e Kaltër”. Shikoni shtetet përreth. Të gjitha kanë futur çdo projekt që ju duhet, madje kanë arritur t’i klasifikojnë edhe në “TEN-T Core Network”. S’është nevoja t’ju përmend shtetet e projektet. Më mirë shikoni hartat e aprovuara në Takimin e Vjenës.

Marrë nga Revista “Monitor”

Çamëria, për herë të parë në Senatin amerikan

Këto ditë Senati amerikan organizoi një seancë të posaçme debati për “Problemin Çam”, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Një ndër mbështetësit më të fuqishëm të kësaj çështjeje ishte Riçard Lukas, një udhëheqës i ri i bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka parashtruar problemin çam në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane, transmeton shekulli.

Në këtë seancë u pranua nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek, se qeveria e Athinës e njeh mirë këtë problem por përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt tjetër përgjegjësinë.

E parë në këtë plan historik politik, çështja çame do të trajtohet në kontekstin e përgjithshëm të “Çështjes Shqiptare”, që tashmë është shtruar për zgjidhje.

Kocijançiq: Presim nga Serbia zbatim të konventave për pakicat

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë sot në Bruksel se “asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë është rezultat i negociatave shumë specifike në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Këto komente zonja Kocijançiq i ka bërë duke komentuar krijimin e një asociacioni të ngjashëm në komunat e banuara me shqiptarë në jug të Serbisë.

Përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë votuar më 12 shtator themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare.

“Kur bëhet fjalë për pakicën shqiptare në Serbi, Serbia ka zotuar vetveten për të zbatuar një politikë mbi pakicat kombëtare, në një linjë me të gjitha detyrimet ndërkombëtare që dalin nga korniza e Konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe nga Karta Evropiane për pakicat. Presim përmbushjen e këtyre detyrimeve”, u ka thënë gazetarëve, zonja Kocijançiq.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, ndërkaq është arritur më 25 gusht në Bruksel.

Halimi: Modeli i Tirolit Jugor për zgjidhjen e problemeve të pakicave në Ballkan

Vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës nuk ishte përgatitur mirë, thotë kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Halimi tregon arsyet pse partia e tij nuk mori pjesë në aktin e shpalljes së Asociacionit. Sipas tij, themelimi i Asociacionit ishte vetëm një përsëritje e disa vendimeve të mëhershme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Halimi i cilëson si të pasakta edhe deklaratat e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, në lidhje me të drejtën e komunave që të themelojnë Asociacione. Kjo e drejtë, potencon ai, komunave u lejohet me ligj.

“Ligji për Pushtet Lokal në Serbi parasheh në mënyrë të qartë se pushtetet lokale për të realizuar interesa të përbashkëta, mund të ndërtojnë asociacione dhe të krijojnë organizata, institucione e organe të përbashkëta. Ligji këtë e parasheh, por normalisht që duhet ta kemi parasysh që niveli i të drejtave, i kompetencave të pushteteve lokale në Serbi nuk është i njëjtë me ato që i kanë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Jo që nuk është i njëjtë, por është dukshëm më i ulët”, thotë Halimi.

Votimi për themelimin e Asociacionit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, konsiderohet se duhet të marrë për bazë vetëm votat e këshilltarëve komunalw nga Presheva e Bujanoci, pasi ata të Medvegjës nuk kishin mandate legjitime, për shkak se kjo komunë ishte në procesin zgjedhor.

Parimi kryesor i shpalljes së këtij Asociacioni, bazohej në reciprocitetin mes të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Riza Halimi thotë se ka dallime të mëdha, pasi që pozita e serbëve në Kosovë është më e avancuar. Por ai pret që edhe faktori ndërkombëtar të reagojw dhe në bazë të disa modeleve ndërkombëtare, t’i zgjidhw edhe çështjet e ngjashme që kanë mbetur tani në Ballkan.

“E kemi Tirolin Jugor, e kemi ujdhesën Aland në Finlandë, do të thotë kemi shembuj shumë pozitiv që në të kaluarën shtetet evropiane i kanë zgjidhur”.

“Tash është aktual Ballkani dhe nëse nuk përdoren kritere të njëjta, posaçërisht për pakicat, sidomos ato që paraqesin shumicë në një territor të caktuar të një shteti, atëherë nuk do të kemi stabilitet dhe në një mënyrë, këto shtete që synojnë integrime evropiane do ta destabilizonin vetë Evropën nëse nuk përdoren kritere evropiane”, ka deklaruar Halimi.

Krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës si masë reciprociteti me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë e ka kundërshtuar Qeveria në Beograd, përkatësisht kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përderisa Qeveria në Prishtinë, nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për apo kundër këtij vendimi të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Në provë diplomacia e Prishtinës dhe e Tiranës – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

*** Të mos lihen Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në “mëshirën” dhe në varësinë e politikës dhe diplomacisë kolonialiste të Serbisë (1912-2015).
Siç bën të ditur gazeta  “Kosova Sot” e Prishtinës, shqiptarët e  Kosovës Lindore: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 12 shtator 2015, miratuan Deklaratën  për formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare nën Serbi. Ja teksti integral i kësaj Deklarate: 
 
“ Këshilltarët shqiptarë të tri komunave të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, më 12 shtator 2015 miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi. Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër. Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.  Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe për marrjen e tokave shqiptare. Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.”( //http://www.kosova-sot.info/lajme/34112/miratohet-deklarata-per-themelimin-e-asociacionit-te-komunave-shqiptare-ne-serbi/12 shtator/2015//).
 
Një kërkesë e këtillë e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është plotësisht e drejtë, e pranueshme dhe në frymën e standardeve ligjore dhe demokratike të Bashkimit Evropian (BE), pavarësisht reagimit negative dhe kërcënuese të kryeministrit  Aleksandar Vuçiq  dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq  se, nëse  “shqiptarët  e PBM-së formojnë  Associacionin  e Komunave  Shqiptare, do të përdorin forcën”.
 
E pranuat “Zajednicën serbe”, pranoni edhe Bashkësinë shqiptare !
 
Duke qenë se politika dhe diplomacia zyrtare e Kosovës dhe e  Shqipërisë kanë pranuar dhe  mbështetur nënshkrimin e Marrëveshjes  së krijimit të “Zajednica srpskih opstina”  brenda  territorit të shtetit të pavarur të Kosovës, të miratuar më 25 gusht 2015 në Bruksel nën monitorimin e  Federica Mogherinit  (përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së) ,  të cilën së fundi, pa asnjë rezervë e përqafoi, edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në takimin që pati me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjga në Tiranë, më 10 shtator, atëherë, as Nishani e as Jahjaga nuk kanë asnjë arsye, që të mos e mbështesin edhe Deklaratën e shpallur të shqiptarëve të Preshevës dhe të Bujanocit për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare (AKSH) nën Serbi, ashtu siç e mbështetën me gëzim dhe me dashuri, edhe Marrëveshjen  për formimin e Associacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
 
Pra, që tani, në potez  janë poltika, drejtësia  dhe diplomacia e hollë dhe racionale e  Tiranës dhe e Prishtinës, përfaqësuesit e të cilave urgjentisht, duhet të vihen në veprim për thirrjen e mbledhjeve të dy qeverive dhe të dy parlamnenteve, që  njëzërit, të miratojnë Deklaratën e 43 këshillëtarëve  të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  për themelimin e Associacionit të Komunave Shqiptare nën Serbi.
 
Për mbështetjen zyrtare të Deklaratës së përfaqësuesve legjitimë të popullit shqiptar të PBM-së  për themelimin e  Associacionit të Komunave Shqiptare, ndër të parët, FAJLËN e kanë  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, që ta ngrenë zërin sikurse në rastin e miratimit të “Zajednica srpskih opstina” në Kosovë.
 
Gjithashtu Jahjaga dhe Nishani urgjentisht, duhet t’i thërrasin kryeministrat e qeverive  të tyre , Isa Mustafën dhe Edi Ramën”, që  me procedurë të shkurtër ligjore , ta miratojnë Deklaratën e theksuar  dhe, të njëjtën t’ua procedojnë për miratim të dy kuvendeve të Ilir Metës dhe të Kadri Veselit.
 
Pas  kësaj procedure ligjore të miratimit të Deklaratës për themelimin e Associacionit të Komunave Shqiptare (PBM), qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, këtë kërkesë  t’ia dërgojnë për shqyrtim zonjës së lartnderuar Erica Mogherinit  (përfaqësuese e lartë  për  politikë të jashtme dhe për siguri të BE-së).
 
Në këtë rast, do të pajtohej, edhe  Zëdhënësja e lartë e BE-së, Maja Kociançiq, e cila lidhur me  formimin e Associacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, ka reaguar negativisht, duke theksuar se : “Për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse pala serbe dhe kosovare janë dakord dhe se kjo pyetje para Brukselit, duhet shtruar, se pari autorititeve në Beograd dhe atyre në Prishtinë…” // http://botasot.info/lajme/452182/brukseli-reagon-per-asociacionin-ne-luginen-e-presheves-ja-cfare-thote/11/09/2015/
 
Së fundi, nëse  drejtësia, politika dhe diplomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë (sipas  procedures ligjore  dhe demokratike)  nuk e përligjin Deklaratën e 43 këshillëtarëve legjitimë të Preshevës, Bujanocit dhe Medevgjës për themelimin e Associacionit të Komnave Shqiptare, atëherë,  kuptohet, këtë nuk do ta mbështesin as Beogradi as faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare.
 
Nëse ndodh ky absurd i faktorit brendashqiptar, atëherë, nuk kemi të drejtë morale, as ligjore, që t’i  kritikojmë dhe t’I fajësojmë as Beogradin, as Brukselin (BE-në)  e as Nju-Jorkun(OKB-në),  por vetëm  politikën dhe diplomacinë zyrtare të Tiranës dhe të Prishtinës.
 

Send this to a friend