VOAL

VOAL

Gjukanoviçi: Ne do të formojmë qeverinë

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviçi

Partia pro-perëndimore e Malit të Zi ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo edhe shumicën absoulute.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Millo Gjukanoviq ka fituar 35 mandate, ndërsa dy blloqet kryesore opozitare Fronti Demokratik dhe ‘Kljuç’ kanë fituar 18, respektivisht 9 mandate.

Lista e partive shqiptare, ndërkaq, ka fituar vetëm një mandat. Sipas përfaqësuesve politikë shqiptarë, ky është rezultati më i keq në historinë e pluralizmit.

Rezultatet zyrtare nga ana e autoritetit shtetëror zgjedhor priten në ditët në vijim.

Gjukanoviq, i cili e ka udhëhequr Malin e Zi, herë si president herë si kryeministër, për më shumë se 25 vjet, duhet të përpiqet të krijojë shumicën në një parlament thellësisht të ndarë.

Duke iu adresuar mbështetësve, Gjukanoviq tha se do të kërkojë koalicion me partitë e pakicave kombëtare: boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët.

“Menjëherë pas shpalljes së rezultatit zyrtar, do të nisim negociatat. Ne do ta formojmë qeverinë”, tha Gjukanoviq.

Partia e tij është përballur me grupet opozitare pro-ruse dhe pro-serbe, që kundërshtojnë fuiqshëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

“Mali i Zi do të vazhdojë drejt së ardhmes evropiane. Do të ratifikojmë anëtarësinë në NATO dhe do të përfundojmë bisedimet për anëtarësim në BE. Do të sjellim investime të reja, do të përmirësojmë standardin e jetës”, u tha Gjukanoviq mbështetësve në Podgoricë.

Një natë para zgjedhjeve, autoritetet malazeze kanë arrestuar 20 paramilitarë serbë, të dyshuar për planifikim të sulmeve.

Prokurorët kanë thënë se grupi ‘mund të ketë planifikuar rrëmbimin e Gjukanoviqit’.

Ish-komandanti i forcave speciale të Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili është larguar nga posti më 2013 për shkak të aktiviteteve të dyshuara kriminale, raportohet se është në mesin e të arrestuarve.

Udhëheqësi i partisë opozitare malazeze Fronti Demokratik, Andrija Mandiq, tha se lajmi është “propagandë bruto”.

Mali i Zi është thellësisht i ndarë midis atyre që favorizojnë dhe kundërshtojnë integrimin me Perëndimin. Pas ndarjes nga Serbia më 2006, Mali i Zi, i cili ka qenë aleat i Rusisë, është përqendruar drejt integrimit euro-atlantik.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi janë ftohur në mars të vitit 2014, kur Podgorica iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.

Marrëdhëniet e tyre kanë pësuar goditje tjetër kur Mali i Zi ka nënshkruar marrëveshjen për anëtarësim në NATO, në muajin maj.

Opozita malazeze vazhdimisht akuzon Gjukanoviqin për korrupsion, nepotizëm dhe keqmenaxhim ekonomik.

Përgatiti: Valona Tela

Gjukanoviçi drejt fitores së sigurt

Pas numërimit të 77 për qind të votave, partia e Millo Gjukanoviçit, DPS, po shkon drejt fitores së sigurt, por pa fituar shumicën për të krijuar e vetme qeverinë e re.

DPS-ja ka marrë 41.1 për qind të votave ose 36 mandate, derisa Fronti Demokratik 20.4 për qind, ose 18 mandate, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, shqiptarët në fillim të numërimit të votave i kishin dy deputetë, mirëpo tash kanë mbetur vetëm me një.

Bëhet fjalë për koalicionin Forca që ka grumbuluar 4500 vota ose 1.20 për qind, derisa koalicioni tjetër shqiptar është afër, mirëpo jo mjaftueshëm për të siguruar një mandat. Ky koalicion ka 3500 vota ose 0.9 për qind.

Pra edhe një herë përçarja e shqiptarëve në Mal të Zi pritet t’i lë sërish ata me vetëm një deputet shqiptar në Parlamentin e ri të Mali të Zi. /Lajmi.net/

gjukanovic2

Procesi i votimit në Mal të Zi karakterizohet me parregullsi dhe incidente

Zgjedhjet në Mal të Zi u shoqëruan me parregullsi dhe incidente që kanë ndodhur në disa vendvotime. Kështu, në gjashtë vendvotime në Rozhajë ka pasur konflikte, përleshje dhe arrestime të dhjetëra personave

PODGORICË – Në Mal të Zi sonte në orën 20:00 janë mbyllur qendrat e votimit ku qytetarët votuan në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga rivendosja e pavarësisë. Zgjedhjet në Mal të Zi u shoqëruan me parregullsi dhe incidente që kanë ndodhur në disa vendvotime. Kështu, në gjashtë vendvotime në Rozhajë ka pasur konflikte, përleshje dhe arrestime të dhjetëra personave.

“Ngjarjet në gjashtë vendvotimet në Rozhajë paraqesin shkeljen më të madhe të procedurave zgjedhore gjatë ditës. Vëzhguesit e CEMI-të raportuan për përleshje masive në gjashtë qendra votimi në Rozhajë. Në vazhdën e incidentit u ndalua votimi”, deklaroi Marko Saviç nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI).

Të drejtën për të votuar në zgjedhje e kishin 528.817 qytetarë të Malit të Zi, për të zgjedhur në mesin e 1,129 kandidatëve për parlamentin 81 anëtarësh.

Gjithashtu, lajmi kryesor që shënoi ditën e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi është arrestimi i 20 personave nga Serbia, ndërsa një person është në kërkim nën dyshimin se kanë kryer në territorin e Malit të Zi veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit.

Ata siç dyshohet kanë hyrë në Mal të Zi me synim të marrin fillimisht armët dhe më pas të kryejnë sulme kundër institucioneve të sistemit, policisë dhe autoriteteve shtetërore, pa përjashtuar mundësinë të sulmojnë edhe zyrtarët e lartë shtetërorë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Bratislav Dikiç, ish-kreu i xhandarmërisë në Serbi. aa

Prokuroria e Malit të Zi: Qëllimi i të arrestuarve ishte arrestimi i kryeministrit dhe grusht shteti

Prokuroria Speciale po merr në pyetje të arrestuarit nga Serbia në territorin e Malit të Zi.

Prokuroria ka bërë me dije se të arrestuarit, përveç tjerash, dyshohen se “kanë planifikuar që ta arrestojnë kryeministrin e Malit të Zi”.

“Ka dyshime të bazuara se në fillim të muajit tetor në Serbi dhe Mal të Zi është krijuar organizata kriminale, me qëllim të ndikimit në pushtetin ekzekutiv dhe atë të drejtësisë në Mal të Zi”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e transmeton Televizioni shtetëror i Malit të Zi.

Prokuroria thekson se ekiston “dyshimi i bazuar se organizata kishte planifikuar që në periudhën e publikimit të rezultateve të zgjehdjeve parlamentare, me përdorim të armëve, të sulmojnë qytetarët e mbledhur përpara Kuvendit të Malit të Zi dhe pjesëtarët e Drejtorisë së policisë, dhe pastaj të marrin hapësirat e Kuvendit, me qëllim të deklarimit të fitores zgjedhore të partive të caktuara politike”.

Dyshohet gjithashtu se, “plani i organizatës kriminale ishte që të arrestonte kryeministrin e Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria si organizator të grupit e ka përcaktuar B.D., për të cilin thotë se “të shtunën në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në Mal të Zi me qëllim të realizimit të planit criminal dhe të komandimit me personat e armatosur me qëllim të marrjes së Kuvendit të Malit të Zi dhe të institucioneve të tjera shtetërore”.

“Anëtarët e organizatës kriminale kanë marrë udhëzime që të shpërndajnë paraprakisht armët me qëllim të realizimit të mëtejmë të planit criminal”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.

“Shtetasit serbë u arrestuan kur kanë dashur që të kontrollojnë deponë e fshehur dhe të përgatitur paraprakisht si dhe armatimin dhe municionon”, thuhet në kumtesë.

Mali i Zi: Merren në pyetje të arrestuarit nga Serbia

Në Prokurorinë Speciale ka filluar marrja në pyetje e personave nga Serbia të arrestuar në territorin e Malit të Zi.

Më heret, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.

“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e shtetit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.

Dyshime për arrestim të ‘grupit paramilitar’ në Mal të Zi

Gjatë ditës, ndërkaq, një numër i mediave në Mal të Zi publikoi lajmin se, të shtunën në mbrëmje, policia malazeze ka arrestuar dhjetëra pjesëtarë të një grupi kriminal paraushtarak, që dyshohet se ka planifikuar, siç thuhet, “shkaktimin e trazirave” dhe “akte të dyshuara terroriste si dhe konflikte të armatosura”.

Informata nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi dhe as nga institucionet e tjera shtetërore.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri, Milo Gjukanoviq, nuk e kanë pohuar por as edhe mohuar lajmin, në deklaratat e tyre të dhëna, por kanë thënë se ‘presin që institucionet shtetërore të deklarohen publikisht’.

Sipas informatës së publikuar, por të pakonfirmuar, në krye të grupit është ish shefi i xhandarmerisë së Serbisë, Bratislav Bata Dikiq.

Gjukanoviq: Nuk pres incidente

Kryemninistri i Mali të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se për arrestimin e Bratislav Dikiqit ka po aq njohuri sa janë publikuar në media, dhe pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.

“Kam informata të cilat i keni edhe ju, pra ato që janë publikuar në media. Në kontaktet që kam pasur me organet shtetërore kam marrë sigurimin se është në përgatitje e sipër deklarata për shtyp, me të cilën od t’i drejtohen organet shtetërore opinionit publik në një fazë përfundimtare. Pres që së shpejti të marrim informatën e plotë rreth kësaj”, tha Gjuknoviq..

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se nuk ka asnjë shënim për arrestimin e një grupi paraushtarak krininal në Mal të Zi.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se informatën për arrestimin e supozuar të një grupe krimninale paraushtarake, e ka parë në media.

“Unë e kam parë në media këtë informatë. Përvec kësaj që kam parë nuk kam informacione më shumë”, tha Stefanoviq për gazetarët në Bujanovc, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Stefanoviq tha se duhet pritur që prokuroria në Mal të Zi të publikojë informatën për supozimet e publikuara në media.(REL)

Nish: I moshuari shqiptar vë në siklet Vuçiçin, ja çfarë i thotë

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, gjatë një vizite të tij në spitalin e Nishit, në një nga dhomat gjeti shtrirë Mehmetin, një shqiptar nga fshati Dobrosin, afër Bujanocit. Në ato momente ndodhi një debat i shkurtër, në mes shqiptarit dhe kryeministrit serb, shkruan media serbe “Tajung”.

Çështja doli të jetë pak më ndryshe, pasi kur kryeministri serb e pyet Mehmetin për prejardhjen e tij, plaku iu përgjigj shumë saktë.

“Po, unë jam nga Dobrosini i Bujanocit”, ishte përgjigjia e Mehmetit, drejtuar kryeministrit serb Vuçiç.

Vuçiç e vazhdon bisedën duke treguar se ai  e ka vizituar  dy herë radhazi Dobrosin, por nuk ka dha ndonjë detaj më shumë se dikur kishte shkuar për takime me ushtrinë, xhandarmërinë dhe policinë serbe.

Por gjatë këtij takimi të rastësishëm në spitalin e Nishit, plaku shqiptar nuk hezitoi të kthehej prapa në kohë, përcjell Klan Kosova.

“Tashmë dhe ju po e dini, unë jam shqiptar dhe vij nga Dobrosini. Por nuk e di sa jeni në dijeni, fshati dikur ka pasur 172 banorë, derisa tani ka vetëm 52’’ i është drejtuar Mehmeti kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e tyre në spitalin e Nishit.

Duke iu referuar rrëfimit të plakut shqiptar, Vuçiç nuk ndalon dhe e pyet përsëri:

“Po ku shkuan ata…? Në Kosovë?”, pyeti Vuçiç, duke bërë që Mehmeti t’i kthehet me një përgjigjie tjetër.

“Jo, çfarë Kosove!  Shqiptarët mërguan në shtete të tjera. Ju duhet të dini shumë mirë në Dobrosin e në Bujanoc në përgjithësi, ku ka vendbanime shqiptare, papunësia është më e madhe”, e ka përfunduar shqiptari bisedën e tij, shkruan “Tanjug”.

mehmetivuc

Tuneli i Euroazisë merr çmimin “Projekti më i mirë i tunelit në botë”

Në një deklaratë të publikuar nga kompani menaxhuese e ndërtimit dhe investimit të Tunelit Euroazi (ATAŞ), theksohet se Tuneli i Euroazisë ka marrë çmimin në aktivitetin e zhvilluar nga revista e cila publikohet në SHBA që prej vitit 1874

STAMBOLL – Tuneli i Euroazisë zgjidhet “Projekti më i mirë i tunelit në botë” për vitin 2016 nga revista Engineering News Record (ENR) Në një deklaratë të publikuar nga kompani menaxhuese e ndërtimit dhe investimit të Tunelit Euroazi (ATAŞ), theksohet se Tuneli i Euroazisë ka marrë çmimin në aktivitetin e zhvilluar me qëllim për përcaktimin e projekteve më të mira në rang botëror nga revista e cila publikohet në SHBA që prej vitit 1874.

Në ceremoninë e dhënies së çmimit të zhvilluar në New York, krahas zyrtarëve të projektit Yapı Merkezi dhe SK E&C, morën pjesë edhe konsulentët teknikë ndërkombëtarë që janë lider në këtë fushë dhe të cilët kanë kontribuar në këtë projekt.

Në ceremoni morën pjesë kryetar i Bordit Drejtues të Yapı Merkezi Holding, Ersin Arıoğlu, kryetar i Bordit Drejtues të ATAŞ, Başar Arıoğlu, dhe drejtues i lartë (CEO) i ATAŞ, Seok Jae Seo si dhe anëtarë të Bordit Drejtues të ATAŞ.

Çmimin e dhënë për projektin e ka marrë kryetari i Bordit Drejtues të ATAŞ, Başar Arıoğlu. Ai, në një fjalim në ceremoni duke vënë në dukje se tuneli është një burim krenarie për inxhinierinë turke por edhe atë botërore, deklaroi se në Stamboll po zbatojnë një projekt i cili ka tërhequr vëmendjen e botës.

Ndër të tjera Arıoğlu ka theksuar se projektin e këtij tuneli jetëgjatë e kanë ndërtuar me një strukturë të lartë gjeologjike e cila ka një aktivitet shumë kompleks, duke zbritur në një thellësi 106 metra dhe me një diametër 13.7 metër.

Pasi ka vënë në dukje se zbatimi me sukses i këtij projekti do të ofrojë guximin për shumë projekte të tjera për të cilët deri më sot nuk është treguar guxim, Arıoğlu, tha “Do të fillojnë tunelet më të thellë, më të mëdhenj dhe më të gjatë. Për këtë arsye ne tunelin e Euroazisë e cilësojmë si projekti që ka nisur një epokë të re në ndërtimin e tuneleve.”

Tuneli i Euroazisë i cili pritet të hapet më 20 dhjetor edhe më parë është nderuar me çmime ndërkombëtare. aa

Mali i Zi arreston 20 shtetas të Serbisë

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.

“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e shtetit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.

Ndërsa, Kryemninistri i Mali të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se “Mali i Zi tashmë është një shtet stabil dhe serioz”, raporton Nacional.hr.

Gjukanoviq ka thënë se nuk pret incidente pas intervenimit të Policisë së Malit të Zi. /Insajderi.com

Arrestohet ish-shefi i xhandarmërisë serbe, po planifikonte sulme në Mal të Zi

Një grup 15-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiç, është arrestuar mbrëmë natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës, njoftuan mediet serbe.

Burime jozyrtare të B92 kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit, dhe i njëjti është arrestuar.

Më herët televizioni Pink M publikoi se grupi i udhëhequr nga Dikiq ka hyrë në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosura, madje edhe likuidime.

Qarqe policore jo zyrtarisht kanë njoftuar se grupi në fjalë ka hyrë në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me një grupacion politik”, me qëllim që të shkaktojnë konflikt të armatosur në ditën e zgjedhjeve parlamentare, shkruan Gazeta Express.

Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Drejtoria e policisë malazeze para tri ditëve paralajmëroi mundësinë që gjatë natës zgjedhore në vend të shkaktohet dhunë.

Zgjedhjet në Mal të Zi – midis lindjes e perëndimit

Në Mal të Zi të dielën po mbahen zgjedhjet parlamentare në të cilat 17 lista zgjedhore me 34 parti politike konkurrojnë për 81 vende në parlament. Zgjedhjeve u parapriu një fushatë tejet e ashpër midis Partisë Demokratike Socialiste të kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe të një grupi të partive opozitare pro-ruse, të cilat janë kundër anëtarësimit në NATO.

Partia në pushtet po përballet më sprovën më të rëndë në 27 vjet dhe në zgjedhje shpreson që zotimi i saj për ta anëtarësuar vendin në NATO dhe për ta afruar me Bashkimin Evropian, do të fitojë mbi pretendimet e opozitës për korrupsion dhe nepotizëm.

NATO=ja i bëri ftesë për anëtarësim shteti të vogël Ballkanik me rreth 620 mijë banorë .

Kryeministri Milo Gjukanoviç, 54 vjeçar, i paraqiti votimet si zgjedhje ndërmjet integrimeve perëndimore nëse fiton partia e tij ose shndërrimit të vendit në “koloni ruse”, nëse fiton opozita.

Ai akuzoi opozitën se është paguar nga rusët, një pretendimi që është hedhur poshtë nga opozita por edhe Rusia.

Opozita thotë se pohimet e tilla të kryeministrit janë përpjekje për të mbuluar kulturën e favorizimeve që zoti Gjukanoviç ka lejuar të lulëzojë gjatë dominimit prej një çerek shekulli. za

Erdogani sfidon Irakun: Do të marrim pjesë në ofensivën për Mosulin

Turqia është e vendosur të marrë pjesë në një operacion të planifikuar nga forcat e koalicionit për të dëbuar grupin militant Shteti Islamik nga qyteti Mosul i Irakut.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha të premten se vendi i tij do të zbatojë një “plan B” nëse nuk përfshihet.

“Jemi të vendosur për t’iu bashkuar forcave të koalicionit në Irak, për të siguruar unitetin e Irakut. Nëse forcat e koalicionit nuk e duan Turqinë, ne do të zbatojmë planin B. Nëse ai nuk funksionon, do të zbatojmë planin C”, tha Erdogan.

Deklarata e tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis Turqisë dhe Irakut.

Ushtarët turq trajnojnë njësitë myslimane sunite dhe forcat Peshmerga kurde për luftë kundër Shtetit Islamik.

Bagdadi kundërshton praninë e ushtrisë turke në veri të Irakut.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka thënë se Turqia rrezikon të nxisë luftë rajonale.

Mosuli, qytet i rreth 1.5 milion banorëve, ka qenë qendra e kalifatit të vetëshpallur nga Shteti Islamik në Irak, qysh në vitin 2014.

Forcat e koalicionit, të udhëhequra nga SHBA-ja, pritet të nisin ofensivën për rikthimin e tij brenda këtij muaji.

Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim” synon realizimin e objektivave kombëtare në Mal të Zi – Nga Florim Zeqa

Në zgjedhjet parlamentare  të së dielës së 16 tetorit 2016 në Mal të Zi, shqiptarët i gjenë më të bashkuar se asnjëherë më parë. Katër subjektet politike shqiptare të bashkuar në koalicionin e madh shqiptar me moton “Me një qëllim”, do të sfidojnë partitë malazeze dhe ato serbe, me qëllimin e vetëm, për sigurimin e sa më shumë vendeve në Parlamentin e Malit të Zi, për t’u bërë zë i fuqishëm i shqiptarëve në këtë shtet.
Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Malit të Zi, ka qenë objektiv i përhershëm i subjekteve shqiptare,…por asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së qëllimit se që janë tani në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku katër partitë e mëdha shqiptare janë bërë bashk në koalicionin e madhë “Me një qëllim”
Pjesë e këtij koalicioni janë janë këto katër subjekte; Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Levizja qytetare “Përspektiva”.
Siq dihet bartës i listës së koalicionit të madh shqiptar dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Malit te Zi është Gëzim Hajdinaga, ish Ministër për pakica në kuvendin malazez dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, i dyti i renditur në listë është zoti Fatmir Gjeka, ish deputet në kuvendin malazias dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, gjersa në pozicionin e tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare.
Siq e kam cekur edhe më sipër, qellimi i këtij koalicioni të madh shqiptar është mbrojtja dhe avansimi i të drejtave shqiptarëve në Mal të Zi, siq janë; zyrtarizmi i gjuhës shqipe në të gjitha territoret e banuara me shqiptar, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe,…si dhe realizimin e shumë objektivave tjera, që për synim kanë krijimin e kushteve për jetë të barabart me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diskriminit politik që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë paraprake.
Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, do të thotë faktorizimi i plotë i shqiptarëve në këtë shtet, duke e marrë statusin e kombit shtetformues në Mal të Zi dhe dhënjën fund trajtimit diskriminues të deritanishëm si “pakicë kombëtare”.
Një fjalë e urtë popullore thotë; “Bjeshka është e atij që i kullosin delet”, janë afërsisht dhjetë komuna dhe qindëra fshatra në Mal të zi të banuara me shumicë shqiptare, të harruara e të anashkaluara nga pushtetarët në Tiranë dhe Prishtinë!
Andaj ka ardhur momenti i duhur, që shqiptarët e bashkuar të zgjojnë ndërgjegjën e fjetur të dy qeverive shqiptare dhe përfundimisht të marrin statusin e merituar, të kombit shtetformues të Malit të Zi.
Shqiptarët e bashkuar në Mal të Zi, munden dhe do t’ia arrijnë qëllimit.
Zoti e bekoftë ditën e 16 tetorit 2016-të!
Zoti i bekoftë shqiptërët në Mal të Zi.

Serbisë i kërkohet të mos pengojë linjën energjetike Kosovë – Shqipëri

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë i caktoi afat Serbisë deri më 31 dhjetor të këtij vitit që të përmbushë detyrimet që kishte marrë përsipër në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në fushën e energjisë.

Afati u përcaktua në takimin e 14-të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që u mbajt në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e për bllokadën që i ka bërë Serbisë vënies në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve.

Në qershor të këtij viti, Kosova dhe Shqipëria përuruan linjën 400 kilovatëshe ndërmjet tyre, me një gjatësi totale prej 241.1 kilometrash. Autoritetet e të dyja vendeve e cilësuan atëbotë si një ‘autostradë energjetike” dhe një vepër të madhe të një tregu të përbashkët të energjisë.

Por, funksionimi i linjës kërkon që sistemi i transmetimit të energjisë në Kosovë (KOSTT) të njihet nga rrjeti evropian i transmetimeve (ENSO-E), përkatësisht të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, që ishte pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë vendosi që t’i jap Serbisë afat deri më 31 dhjetor të këtij viti për të zgjidhur bllokadën që lidhet me pavarësimin e sistemit të transmetimit të energjisë në Kosovë.

Në konferencën e Sarajevës është miratuar edhe një listë e projekteve me interes për vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, në të cilën përfshihen projekte me interes strategjik si gazsjellësi Shqipëri-Kosovë dhe linja 400 kV Shqipëri-Maqedoni.

Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë është themeluar në tetor të vitit 2005. Që nga 1 korriku i vitit 2013, palë në traktat janë Bashkimi Evropian dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina. Qëllimi kryesor i organizatës është zgjerimi i tregu të energjisë së Bashkimit Evropian në vendet e Evropës Juglindore dhe më tej, në bazë të një kuadri ligjërisht të detyrueshëm.

Zyrtari amerikan: “Ushtarët turq hynë në Irak me lejen e qeverisë së Bagdadit”

“Ata hynë me ftesë të qeverisë irakiane për ti trajnuar personat vullnetarë të cilët do të luftojnë kundër DEASH-it”, tha zyrtari i lartë amerikan

UASHINGTON – Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se “Ushtarët turq kanë pranuar se me ftesë të qeverisë irakiane kanë hyrë në Bashika me qëllim të trajnimit të personave të cilët do të luftojnë kundër DEASH-it”.

“Ushtarët turq atje duhet të jenë me lejen e Irakut. E kuptoj se si Turqia hyri në Irak. Ata hynë me ftesë të qeverisë irakiane për ti trajnuar personat vullnetarë të cilët do të luftojnë kundër DEASH-it”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Në pyetjen se “A pranoni që kanë hyrë në Beshika me ftesë të qeverisë irakiane”, funksionari i lartë u përgjigj: “Po, unë këtë kështu e kuptoj”.

Serbia dhe Shqipëria me Odë të përbashkët Ekonomike

Kryetarët e odave Ekonomike të Serbisë dhe Shqipërisë, Marko Çadezh dhe Luan Bregasi

Serbia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e Odës së përbashkët Ekonomike, me seli në Tiranë. Marrëveshjen në Forumin biznesor në Nish e kanë nënshkruar kryetarët e odave Ekonomike Marko Çadezh dhe Luan Bregasi.

Në Forumin biznesor në Nish po marrin pjesë rreth 300 ndërmarrës nga Serbia dhe Shqipëria.

Bashkëpunimi ndërmjet ndërmarrësve nga Shqipëria dhe Serbia është tema e forumit të pjesëmarrësve nga të dyja vendet, që filloi punimetnë Konviktin e Oficerëve në Nish – në juglindje të Serbisë.

Në Forumin Biznesor po marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të cilët kanë folur në forum, ndërkohë që një prezantim për aktivitetin rajonal të Bankës Botërore do ta mbajë drejtoresha rajonale Ellen Goldstein.

Sipas shifrave zyrtare, të dhëna nga Oda Ekonomike e Serbisë, në pjesën e parë të vitit 2016 shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ka qenë 77.8 milionë euro.

Shqipëria ka eksportuar në Serbi 17.3 milionë euro domate, cement, veshmbathje dhe derivate, ndërkohë që Serbia në Shqipëri ka eksportuar misër, miell, grurë, ujë dhe energji elektrike në një vlerë prej 60.5 milionë euro.

Nish: Ka filluar forumi biznesor Serbi – Shqipëri

Në Nish sot ka filluar forumi biznesor Serbi – Shqipëri, me pjesëmarrjen e afro 300 ndërmarrësve, ndërsa takimin e kanë hapur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Vuçiq tha se është ndërtuar besimi i dy popujve, ndërsa tash radhën e ka forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e këmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, raporton agjencia Beta.

“Është shumë e rëndësishme që të sillemi në mënyrë racionale”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “pavarësisht nga dallimet politike, kemi ndërtuar besim, pasi konsideroj se dëshirojmë miqësi”.

Sipas kryeministrit të Serbisë, të dy shtetet i lidhë edhe përcaktimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

MANOLIS GLEZOSI, SIMBOL I REZISTENCËS GREKE: GREQIA PËRBËHET NGA DY POPUJ, GREKËT DHE ARVANITËT

Voal – Voal.ch po risjell një deklaratë të Manolis Glezos, simbolin e rezistencës greke dhe një figurë e shquar e politikës në Greqi të shqiptuar tre vjet më parë.

—————-

Ka shokuar dhe befasuar gjithkënd fjalimi i një prej pionierëve të demokracisë moderne dhe revolucionarëve të luftës nazifashiste në Greqi, deputetit të partisë së SYRIZA-s, Manolis Glezos. Manolis Glezos mbajti këto ditë një fjalim në parlamentin grek. Në fakt ishte replikë ndaj deputetit të partisë ekstremiste të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, Panagioti Iliopoulou, i cili e konsideroi deputetin e partisë së PASOK-ut, Ahmed Chatziosman “agjent të turqve”.

Glezos pohoi këto fjalë, duke iu referuar dhe ministrit të arsimit K. Arvanitopoulos: “Ftoj ministrin e Arsimit të deklarojë, nëse është apo jo grek, sepse mbiemri i tij tregon se është arvanit. Po shikoja me vëmendje të madhe listën e emrave të deputetëve. Nga 38 deputetë, dy kanë emra turq dhe nga 36 të tjerët, 13 prej tyre kanë emra që nuk janë grekë, por janë të gjitha emra të huaj. Nuk kanë kuptuar ende se jemi dy popuj që jetojnë njëri pranë tjetrit.

Kështu, popullin fqinj nuk mund ta dëbosh. Fëmijën tënd mund ta përzësh nga shtëpia. Nga shtëpia e babait mund të largohesh. Bashkëshorten mund ta ndash, por popullin fqinj nuk mund ta ndash. Duhet të kemi mirëkuptim, paqe dhe solidaritet midis nesh që të bashkëjetojmë”.

Manolis Glezos është simboli i të majtës greke. Sot ai është 94 vjeç.

Manolis Glezos është mësuar me veprime konkrete. 64 vjet më parë ai hoqi flamurin me kryqin e thyer nga Akropoli me ndihmën e një shoku. Ai u kap nga nazistët në vitin 1942 dhe u torturua në burg.

Zoti Glezos kaloi shumë vite në burg edhe nën juntën ushtarake të krahut të djathtë. Vetëm një protestë ndërkombëtare arriti ta ndalte ekzekutimin e tij.

Zoti Glezos është një luftëtar i paepur që gjithmonë thotë të vërtetën.

“Gjithë ata miq që kam humbur…, secili nga shokët e mi më thoshte…” Mos më harro”.

/2013

Meta: Aleksis Tsiprasi gati amendamentin për shfuqizimin e ligjit të luftës me Shqipërinë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras është i gatshëm t’i dërgojë presidentit të vendit, Prokopis Pavlopoulos, një amendament për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur gjatë emisionit “Top Story” në Top Channel, ku u njoftua se Tsipras ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metës, gjatë vizitës së këtij të fundit në Athinë.

Edhe presidenti Pavlopoulos është i gatshëm për një lëvizje të tillë, që do të ulte tensionet mes dy vendeve.

Kusht i vetëm i palës greke është që ky vendim i Greqisë të mos brohoritet dhe të mos përdoret kundër tyre nga partitë nacionaliste shqiptare, duke iu referuar PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Vuçiçi: Dua të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët

“Nuk më vjen turp të them se që dua të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët, boshnjakët e kroatët sepse shoh potencial të madh.

Ne kemi parë rritje të madhe të shteteve tona së fundmi. Ne kemi potencial të madh dhe mund t’ia dalim vetëm së bashku. Sepse nëse punojmë kundër njëri tjetrit atëherë nuk kemi asnjë shans”, ka thënë Aleksandër Vuçiq në takimin e sotëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Tanjug, transmeton zeri.info.

“Me lidhje më të mira politika në të ardhmen nuk ka dyshim se do të afrohemi më shumë komunitetit Evropian, çka është synimi i të gjitha shteteve tona në rajon”, ka shtuar Vuçiçi.

Edi Rama: Trepça nuk mund të importohet në Beograd, ajo është e qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd ka folur edhe për minierën Trepça, raporton Koha Ditore.

Nuk duhet harruar se po flasim për njerëzit e jo për historinë, çfarë patriarku dëshiron, ka thënë ai.

Trepça është në shpirtin e Kosovës, çfarë doni të bëni? Ta importoni?, ka pyetur në vazhdim kryeministri shqiptar.
U takon qytetarëve të Kosovës, shqiptarë apo serbë. Ajo nuk duhet politizuar sepse është për zhvillim ekonomik.

Si duam te lëvizim para, i kuptoj argumentet, por nëse dikush e kalon dhjetë here kufirin, si mund të arrestohet. T’i bëjmë njerëzit të lumtur, t’i bëjmë serbët e veriut të Kosovës të lumtur, sikurse edhe shqiptarët në jug të Serbisë. Nuk brengosem se çka thonë njerëzit, do të vazhdojë të vij, kur erdha në fillim më trajtuan si hero, tani si tradhtar. Pas shekujsh ndarjesh nga lumenj gjaku, ne jemi këtu, ka përfunduar Rama.

Vuçiq iu kundërpërgjigj me këto : E dija se do të bëje gjëra politike, pasi ka media shqiptare.
Flasim për Trepçën, nëse thotë se në pyetje është ekonomia, Prishtina ndërmori hap të gabuar për zhvillimin e Trepçës. Gjema një serb që do te pajtohet me atë qe u bë. Ata anashkaluan të gjitha procedurat, nuk respektuan vullnetin e serbëve.

Vuçiç dhe Rama nesër në Nish, rritet shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Shqipërisë

Forumi i biznesit të Serbisë dhe Shqipërisë, në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e të dyja vendeve Aleksandër Vuçiçi dhe Edi Rama, të premten më 14 tetor në Nish

NISH – Forumi i biznesit të Serbisë dhe Shqipërisë, në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e të dyja vendeve Aleksandër Vuçiçi dhe Edi Rama, të premten më 14 tetor në Nish, do të sjellin së bashku biznesmenë nga sektorë të ndryshëm.

Dhoma Serbe e Tregtisë, në bashkëpunim me Shoqatën “Business Albania” janë organizatore të kësaj ngjarje. Njoftohet se në forum do të drejtohen që të dy kryeministrat, por edhe drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, e cila do të bëjë një prezantim të aktiviteteve rajonale të BB-së për lehtësimet tregtare dhe të transportit.

Fjalime përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetari i Dhomës Serbe të Tregtisë Marko Çadezh dhe kryetari i Shoqatës “Business Albania” Luan Bregasi.

Me këtë rast do të zyrtarizohet edhe puna e Dhomës së Tregtisë Serbo-Shqiptare, selia e së cilës do të jetë në Tiranë, dhe më pas gjatë seancës së punës do të mbahen bisedime midis biznesmenëve të dy vendeve të cilët duhet të krijojnë kushte për rritjen e tregtisë së jashtme mes dy vendeve.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave INSTAT, të parashtruara nga Dhoma rajonale e tregtisë në Nish, për tre muajt e parë të këtij viti Shqipëria në Serbi ka eksportuar mallra me vlerë prej 650 milionë lekë (4.74 milionë euro), nga të cilat 76 përqind janë minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Serbia në të njëjtën periudhë në Shqipëri ka eksportuar mallra me vlerë prej 5.5 miliardë lekë (14.1 milionë euro), më së shumti energji elektrike dhe grurë.

Forumi, ku pritet pjesëmarrja e mbi 200 përfaqësuesve të kompanive do të mbahet ditën e dytë të vizitës shtatë-ditore të qeverisë së Serbisë në Nish.

Forumi dhe ardhja e kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë në Nish do të mbahet në masa të forta të sigurisë, kështu që të premten trafiku në dy rrugë plotësisht dhe pesë rrugë të tjera pjesërisht, të cilat rrethojnë vendin e mbajtjes së forumit, do të pezullohen që nga ora 07:30.

Përndryshe, ndërtesa e Klubit të Oficerëve në Nish, ku është planifikuar mbajtja e takimit që do të fillojë në ora 10, është ndërtuar në vitin 1890 dhe është shpallur monument kulture me rëndësi të madhe. aa

Rama në Beograd: Integrimi, rruga që të mos jemi peng i së kaluarës

Kryeministri Edi Rama në Forumin për Sigurinë mbajtur në Beograd, ka deklaruar se integrimi është e vetmja rrugë që vendet e Ballkanit Perëndimor të dalin një herë e përgjithmonë nga rruga e një historie jo shumë bujare tha ai.

 

“Pastaj ne do jetojmë atje, BE do jetë atje dhe kjo është dicka që ne s’mund ta parashikojmë jo për shkakun tonë por për shkakun e atyre që janë atje, dhe të dalim nga mënyra fëminore për të qenë peng i së kaluarës”, tha Rama.

“Jemi ndryshe me Serbinë kur vjen fjala te integrimi në BE se ne s’jemi në mes dy dashurive të mundshme, kemi vetëm një, drejt Perëndimit dhe kjo ndihet e tillë. Është e lidhur me të kaluarën tonë që ka qenë dëshira për të takuar Perëndimin, dëshira e zgjatur e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE. Kemi qenë të aftë për të bërë reforma që s’janë bërë kurrë në vendin tonë se njerëzit janë kuptuar se kjo është mënyra për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe evropiane. Është beteja jonë si lider që njerëzit të kuptojnë se integrimi në BE s’ka të bëjë me zgjedhjen mes dy dashurive të mundshme por për të zgjedhur mes të ardhmes dhe të kaluarës”.

Integrimi

Vuçiç: Ne kemi vetëm një dashuri, ajo është Serbia, qëllimi ynë është rruga në BE dhe atë cka disa njerëz janë përpjekur të bëjnë me Serbinë, mendoj se shumë njerëz duhet të respektojnë qëndrimin tonë të Republikës së Serbisë, po themi që duam marrëdhënie tradicionale me Rusinë dhe s’gënjejmë për këtë por e theksoj që qëllimi ynë është rruga në BE.

Rama: Kur Aleksandri tha s’kemi dy dashuri u duk sikur ne s’kemi dy zgjedhje, dashurinë për veten dua ta bëj të qartë se ka një dallim të madh mes Shqipërisë dhe Serbisë, në Shqipëri s’ka dyshim, e dimë kush është zgjedhja, në Serbi është ndryshe, s’po them se është keq por po them se zgjedhja është ndonjëherë e rrezikuar nga dy dashuri, në nivelin e opinionit publik, s’e kisha fjalën për zgjedhjen e qartë të kryeministrit.

Refugjatët

Rama: Vetëm imagjinoni nëse Merkel s’do ishte aty për të shpëtuar fytyrën e Evropës cfarë do ishte bërë, dhe nëse Berlini do kishte një vëlla apo motër si Viktor Orban cfarë do ndodhte. Pra e them me krenari që mund t’i themi BE po ne ndoshta s’jemi të aftë për të përmbushur kriteret e standartet për të qenë anëtar por jemi të gatshëm të mbushim detyrimet me vlera që me vjen keq s’po i shohim. Nëse një ditë shohim një vend që nuk sillet evropian për kuotat për peshkimin, më vjen keq. Ne kemi pritur rreth 3 mijë refugjatë politikë iranianë që janë vrarë në kampet në Irak dhe askush s’donte ta prekte këtë temë. Ne kemi një histori që kemi shpëtuar hebrenj në Luftën e Dytë Botërore. Kur shohim flukset e emigrimit sot 3 mijë s’duken shumë por po them për shkak se u organizua në mënyrë shumë të mirë askush s’pati problem. Nëse Evropa do ishte organizuar në mënyrë të duhur e s’do kishte ping-pong ndoshta ky 1 milion që ishte në Evropë s’do ishte parë në mënyrë të tillë.  …Kur ja lë grekëve menaxhimin e fluksit sigurisht që do kemi rrëmujë.

Nëse Merkel s’do ishte më Kancelare?

Vucic: Jam një djalë i vogël nga Ballkani dhe do e respektoj vullnetin e popullit gjerman por them se nuk shqetësohemi sot se ajo ka qenë një faktor vendimtar që u kujdes në mënyrë të duhur për rajonin. Si Edi dhe unë mund të flasim në mënyrë të qetë dhe normale me njëri-tjetrin e mund të biem dakord për shumë çështje por nëse do kishte probleme në rajon kush është ai djalë që do kapte telefonin dhe të thoshte do bësh këtë do bësh atë, kush do e bënte këtë me kroatët? Unë di një emër që është Merkel dhe po them të vërtetën…do ishte një lloj kam frikë ta them por një çrregullim evropian se ajo ka investuar shumë nga koha e saj… Edi tha diçka, dhe ne qeshim kur flasim për të, se përpjekjet e saj për të na bashkuar ne…

Rama: Jam dakort me Vucic mund të them thjesht se ajo do jetë kancelarja e ardhshme dhe Trump s’do jetë president i SHBA.

Vucic: Unë nuk e di këtë, ai e di atë. (Qeshin të gjithë)

SHBA: Turqisë t’i lejohet vendosje e trupave në Irak

Pamje e një makine të blinduar turke në kampin Bashiqa

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Turqia dhe Iraku t’i kapërcejnë mospajtimet për afro 2 mijë ushtarë turq, të vendosur në pjesën veriore të Irakut dhe thanë se ata atje mund të jenë vetëm me miratimin e Bagdadit.

Përpjekja për ndërmjetësim ndërmjet dy aleatëve të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, u bë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar mbrëmë se “ne nuk na duhet leja” për mbajtjen e trupave turke në kampin Bashiqa, në pjesën irakiane të kontrolluar nga kurdët dhe se trupat do të marrin pjesë në fushatën e pritur për çlirimin e Mosulit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Por Departamenti amerikan i shtetit tha se forcat e jashtme mund të jenë në Irak vetëm me ftesën e Bagdadit dhe ato duhet t’i bashkohen koalicionit kundër Shtetit Islamik, që aktualisht po operon dhe po përgatitet për sulm kundër Mosulit.

“Forcat turke, që janë vendosur në Irak nuk janë atje si pjesë e koalicionit ndërkombëtar…Është e domosdoshme për të gjitha palët të bëjnë koordinime të afërta gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, për të siguruar unitet të përpjekjes për t’i shkaktuar disfatë Daeshit”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Sipas tij, “situata në Bashiqa është çështje që duhet ta zgjidhin qeveritë e Irakut dhe Turqisë”.

Greqi: Arrestohen dy femra – trafikonin emigrantë sirianë në Shqipëri

Pamje e një kampi të përkohshëm të emigrantëve në Greqi

Policia në pjesën veriore të Greqisë thotë se i ka arrestuar dy femra greke të dyshuara për përpjekje për trafikim të një grupi të refugjatëve sirianë, nëpër kufirin malor me Shqipërinë.

Të dyshuaret janë zbuluar dje, duke i drejtuar dy makina me gjithsej 18 sirianë, përfshirë 6 fëmijë, në rajonin kufitar verior, Kastoria.

Policia tha se refugjatët kishin planifikuar ta vazhdonin udhëtimin nga Shqipëria kah një vend i paspecifikuar i Evropës lindore.

Afro 60 mijë refugjatë dhe migrantë të tjerë, janë të bllokuar në Greqi, pasi disa kufij të së ashtuquajturës rrugë ballkanike, janë mbyllur në fillim të këtij viti.

Të gjith ata kanë hyrë nga Turqia dhe fillimisht kishin planifikuar të kalonin në vendet e zhvilluara evropiane.

Shumë prej tyre i pagujanë bandat për kontrabandimin e tyre në pjesën veriore nëpër Maqedoni ose Bullgari, ndërsa Shqipëria ishte opsion më i rrallë.

Grabar-Kitaroviçi mandaton Plenkoviçin për krijimin e qeverisë kroate

Presidentja kroate, Grabar-Kitaroviç pranoi në pallatin presidencial kryetarin e HDZ-se Andrej Plenkoviç, i cili i paraqiti 91 nënshkrime dhe u bë mandatari i ri i qeverisë kroate

ZAGREB (AA) – Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç pranoi në pallatin presidencial kryetarin e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) Andrej Plenković, i cili i paraqiti 91 nënshkrime dhe u bë mandatari i ri i qeverisë kroate.

Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, pas takimit me Andrej Plenkoviç ka konfirmuar se Plenkoviç ia paraqiti 91 nënshkrimet e përfaqësuesve të cilët do të formojnë parlamentin e ri kroat.

Presidentja vuri në dukje se ajo pret një qeveri të qëndrueshme dhe konstruktive që do të punojnë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme si ekonomia dhe zhvillimet demografike. aa

Thaçi para Gjykatës Speciale në Beograd hedh poshtë akuzat për “terrorizëm”

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është dërguar nga burgu i Nishit në Beograd, ku është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale.

Avokati i tij, Sead Spahoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se Thaçi i ka mohuar të gjitha akuzat që e ngarkojnë atë me veprën e ‘terrorizmit’.

“Fillimisht e kanë pyetur nëse është anëtar i UÇK-së. Ai e ka mohuar dhe i ka thënë prokurorit se është një listë e anëtarëve të UÇK-së dhe se lehtë mund të shihet se emri i tij nuk figuron aty, dhe kjo është çështja thelbësore me të cilën ngarkohet. Meqë për këtë nuk ka dëshmi, ai menjëherë do të duhej të lirohej”, tha Spahoviq.

Ai thotë se kërkesa për heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij do t’i dorëzohet të martën gjykatësit, dhe shtoi se Thaçi është marrë në pyetje pas 15 ditë të arrestimit të tij.

“Nehat Thaçi është burgosur padrejtësisht. Gjykata në vendimin e saj pas arrestimit thotë se ai ka refuzuar që t’i përgjigjet thirrjeve të gjykatës, se ka ikur, se është fshehur dhe kështu me radhë. Por, ne sot jemi vërtetuar se në shkresa nuk ekziston asnjë dëshmi se ai është thirrur ndonjëherë në mënyrë të rregullt nga cilido organ i Republikës së Serbisë. Me këtë as që ka qenë ë mundur t’i vihet masa e paraburgimit”, tha Spahoviq.

Policia serbe e arrestoi Nehat Thaçin më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish iu shqiptua masa e paraburgimit prej 20 ditësh.

Arrestimi i Thacit u bë mbi bazën e një fletarresti të lëshuar nga organet serbe për, siç thuhet, kryerjen e veprës penale të ‘terrorizmit’. (REL)

Gjukanoviç – serbëve: Kosovën e keni humbur qëmoti, pranojeni realitetin

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviç, ka folur për miqtë e shtetit të tij në rajon. Ai ka thënë se, duke përjashtuar periudhën e ish-Jugosllavisë, marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë kurrë s’kanë qenë më të mira.

“Nuk e di nëse ndonjëherë marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë kanë qenë më të mira se sot. Nuk e llogarisë kohën e Jugosllavisë së madhe, pasi që asokohe ka qenë një kontekst krejtësisht ndryshe. Por si shtete të pavarura, nuk besoj”, u shpreh Gjukanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë gjithashtu se ekonomia e Malit të Zi, edhe pse e vogël, është një prej partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug i ka përkujtuar kryeministri malazez se deklarata e tij se “Mali i Zi nuk ka dashur të lëndojë Serbinë me njohjen e Kosovës” ka ngjallur shumë komente. Ai ka thënë se këtë deklaratë e ka bërë për “t’u dëgjuar dhe për t’u vënë re” dhe se “këtë e kam thënë si mik i Serbisë”.

“E miqtë ndonjëherë thonë edhe gjëra që ndoshta nuk janë të mira për veshin. Por kjo është e vërteta. Dua të bëjë gjithçka është e mundur që rajoni të jetë i qetë. Dhe nuk do të jetë i qetë nëse nuk përmirësohen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Për këtë arsye e kam thënë hapur këtë”, ka sqaruar kryeministri malazez, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se beson që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, Malin e Zi e konsiderojnë si mik.

“Për këtë arsye mendoj se na takon neve që të themi ato gjëra që janë të vështira të thuhen. Pra, po e përsëris – e kuptoj emocionin e opinionit serb kur flasim për Kosovën. Por gjenerata e sotme nuk duhet të vazhdojë betejën e humbur shumë moti. Duhet koncentrik në atë që është e mundshme”, ka theksuar Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviç: Rusia tenton të ndikojë me para në zgjedhjet e Malit të Zi

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviç, deklaroi se grupi i liderëve partiakë të bashkuar rreth Frontit të Koalicionit, tentojnë të ndikojnë në rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi, duke përdorur sasi të madhe të parave të marra nga Rusia përmes kanaleve sekrete.

“Ekzistojnë njerëz të cilët janë të gatshëm për një shumë të vogël parash të luajnë me interesat kombëtare, që është e papërgjegjshme, jopatriotike dhe jodinjitoze”, deklaroi kryeministri malazez.

Ai theksoi se gjeneratat e paraardhësve të popullit malazez edhe pse kanë jetuar në varfëri, nuk i kanë shitur interesat shtetërore.

“Edhe tani është gjetur një grup i liderëve partiakë të mbledhur rreth Frontit të Koalicionit, i cili siç duket me shumë të madhe parash të dorëzuara nga Rusia përmes kanaleve të fshehura, tenton të ndikojë në rezultatet nga zgjedhjet. Do të thotë se i sakrifikon interesat kombëtare, i shet interesat kombëtare të Malit të Zi për Rusinë, në matjen e tij të fuqisë me perëndimin, për ta treguar rëndësinë e tij”, vlerësoi Gjukanoviç.

Ambasadori serb në SHBA: Putini dëshiron të bëhet sundimtar i botës

“Deklarata ambasadorit serb në SHBA Gjergj Matkoviq se ‘Putini ka ego të madhe, se dëshiron të bëhet sundimtar i botës dhe se Rusia sërish ka qejf të bëhet superfuqi’, nuk është qëndrim i Serbisë”.

Kështu për gazetën “Veçernje Novosti”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke reaguar ndaj paraqitjes të disa ditëve më parë të ambasadorit serb në Institutin politik të Çikagos.

Vlerësimet e Matkoviqit në llogari të liderit rus, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net, shumë diplomatë i kanë karakterizuar ikje nga rregullorja e praktikës diplomatike, por edhe shkelje e kompetencave të përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në njërin nga vendet më me ndikim në botë.

Serbia e konsideron Rusinë aleatin e vet më të madh, për siç thotë, ruajtjen e Kosovës.

Avokati i Thaçit: Askush nuk e ka marrë në pyetje, as nuk e di për çfarë akuzohet

Nehat Thaçi

Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u arrestua në Serbi me akuzën për, siç thuhet, ‘terrorizëm’, Sead Spahoviq, i tha Radios Evropa e Lirë, se “Thaçi nuk është marrë në pyetje dhe ai nuk e di as se për çfarë akuzohet”.

Spahoviq, i cili e ka vizituar Thaçin në paraburgim në Nish, tha se “problemi qëndron në faktin se po vazhdon një debat ndërmjet Nishit dhe Beogradit se cila prokurori është “kompetente për rastin në fjalë”, përderisa ‘një person vazhdon të mbahet në paraburgim”.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaci, u arrestua nga mesi i javës së kaluar në vendkalimin kufitar të Konçulit, ndërmjet Kosovës e Serbisë, me akuzën, sic thuhet. “të kryerjes së veprave të terrorizmit”.

Një Gjykatë në Nish, më 30 shtator i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Avokati i Thaçit, tha se bazuar në shkresat e ofruara “prapa gjithë kësaj ngjarjeje qëndron një gjykatë në Prishtinë, e cila atje as nuk ekziston; përmendet gjykata e qarkut në Prishtinë, prokurori publik në Prishtinë, drejtoria e policisë në Prishtinë, dhe bëhet fjalë për vitin 2006”, por thotë Spahoviq, “është e qartë se janë një lloj ‘i para organeve fantome’ që në fakt janë në Nish dhe ‘aktrojnë drejtësinë në Kosovë’”.

”Askush nuk na ka thanë se për çfarë ngarkohet dhe as që i kanë thënë atij. Por kemi parë nga letrat, me të cilat gjykatësi i ka shpallë masën e paraburgimit; ai perifrazon se për çfarë ngarkohet. Ai ngarkohet se ka ardhur në shtëpinë e një personi dhe i ka thënë: ‘Unë jam pjesëtar i organizatës paraushtarake terroriste UÇK’. Kështu shkruan se është prezantuar. Kjo ka ndodhur në Lipjan. Ngarkohet se e ka përzënë këtë familje nga Kosova duke u prezantuar si “pjesëtar i organizatës paraushtarake terroriste UÇK”. Kështu shkruan. Ai ndiqet për ‘terrorizëm për veprat e kryera më 1 korrik 1999”, tha avokati Spahoviq.

Sipas tij “kjo procedurë është një ‘relikt i fushatës së harruar kur të gjithë shqiptarët kanë qenë të akuzuar se janë terroristë. Kështu edhe ka mbetur. Është arrestuar me inercion dhe mendoj se drejtësia tani ka një ‘patate të nxehtë në duar’, tha Spahoviq për Radion Evropa e Lirë.

Më herët gjatë ditës ndërkaq, ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar “dërgimin e një shkrese zyrtare Beogradit me të cilën do të kërkohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi”, kanë bërë të ditur mediat në Prishtinë.

Ai tha vendimi i qeverisë së Serbisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, është bërë “mbi rekomandim politik”, që sipas tij ‘është e papranueshme’. (REL)

Mediat serbe: Telekomi i Serbisë do të operojë në Kosovë sipas ligjeve të Kosovës

Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë edhe delegatë nga Agjencia Republikane për komunikim elektronik dhe të Telekomit të Serbisë, dje kanë vazhduar negociatat për kodin telefonik i cili në të ardhmen do të duhej të përdorej në territorin e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Edhe pse bisedimet nuk kanë përfunduar ende, një nga pikat kryesore të marrëveshjes për marrjen e licencës së Telekomit të Serbisë që të veprojë në gjithë territorin e Kosovës, është një nga parakushtet e Beogradit për miratimin e kodit telefonik për Prishtinën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, e përditshmja serbe Danas, shkruan se Telekomi i Serbisë do të funksionojë në territorin e Kosovës sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashikon që Telekomi i Serbisë nuk do të veprojë drejtpërdrejt por do të krijojë një kompani bijë-operator mobil, ngjashëm si funksionojnë degët e saj në Malin e Zi dhe në Republikën Srpska.

Kjo kompani do të ofrojë shërbime të komunikimit mobil në tërë territorin e Kosovës, ku fokus primar do të ketë konsumatorët e nacionalitetit serbe, dhe pasi që autoritetet e Prishtinës nuk e kanë ndërmend të lejojnë veprimin e Telekomit serb sipas ligjit të Serbisë, ky operator do të veprojë në bazë të ligjeve të Kosovës.

Në Maqedoni promovohet botimi “Faqet e zeza të UDB-së”

Drejtori i Arkivit, Filip Petrovski tha se edicioni paraqet dëshmi për një kohë në të cilën ka qenë e ndaluar secili mendim përparimtar që ka nuk korresponduar me pikëpamjet e elitave në pushtet

SHKUP – Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë ka promovuar të hënën botimin “Faqet e zeza të UDB-së”. Drejtori i Arkivit, Filip Petrovski tha se edicioni paraqet dëshmi për një kohë në të cilën ka qenë e ndaluar secili mendim përparimtar që ka nuk korresponduar me pikëpamjet e elitave në pushtet.

“Ka gjithsej 13.000 faqe në të cilat përmes raporteve të paautorizuara të policisë sekrete është përshkruar gjithçka që ka ndodhur në Maqedoni nga vitit 1945 deri në vitin 2000. Në këtë edicion ne nuk pohojmë se dikush ka qenë bashkëpunëtor apo viktimë. Në një sistem i cili përdorur metoda johumane është e vështirë që njeriu ti rezistojë presionit në mënyrë që të shpëtojë veten. Ka edhe raste kur UDB ka dyshuar se persona të caktuar që janë pajtuar të bashkëpunojnë e kanë bërë të njëjtën në mënyrë që të japin informacione dhe drejtime të gabuara. Nuk është punë e jonë të komentojmë, këtë do ta bëjë shkenca e historisë”, tha Petrovski.

Petrovski vuri në dukje se këto faqe janë tani në dispozicion të publikut, dhe në këtë mënyrë janë të mbrojtura nga zhdukja.

Ky edicion botimesh i cili është i përbërë nga 16 libra në nëntë vëllime të titulluara “Historia e ndaluar”, nga sot do të jetë në dispozicion të publikut në të gjitha bibliotekat në vend. aa

“Rreziku i vërtetë në Evropë është fashizmi”

Kryetari i Komunës së Lesbosit, duke kritikuar politikat e Evropës ndaj migrantëve, tha se “Ndërtimi i mureve është vetëm në dobi të rritjes së ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit. Sot rreziku i vërtetë në Evropë është fashizmi”

LESBOS – Kryetari i Komunës së Lesbosit, Spyros Galinos, qytet ky i cili është një ndër ndalesat e para të udhëtimit të shpresës së emigrantëve, duke kritikuar politikat e Evropës ndaj emigrantëve, tha se “Ndërtimi i mureve është vetëm në dobi të rritjes së ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit. Sot rreziku i vërtetë në Evropë është fashizmi.”

Galinos duke folur për Anadolu Agency (AA), theksoi se pas marrëveshjes për emigrantët të arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), në ishull janë mbajtur rreth 6 mijë emigrantë.

“Shumë qeveri në botë treguan se nuk arritën sukses në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Jemi në një periudhë kritike dhe kemi nevojë për liderë. Por liderët, ngelën në klasë në trajtimin e krizës së refugjatëve. Ndërtimi i mureve është vetëm në dobi të rritjes së ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit. Sot rreziku i vërtetë në Evropë është fashizmi”, tha ai duke tërhequr vëmendjen se Evropa ndërton mure duke refuzuar që të pranojë një numër të vogël të refugjatëve.

Galinos, duke treguar se Lesbos dhe Greqia përbëjnë shembull në qëndrimin e tyre në krizën e migrantëve, por janë duke përjetuar disa probleme për shkak të mbajtjes një kohë të gjatë të migrantëve në ishull, u shpreh: “Ka një atmosferë të frikës dhe shqetësimit mes qytetarëve dhe migrantëve për shkak të mbajtjes së refugjatëve dhe migrantëve në ishull. Kjo shkakton që gjendja të jetë e rrezikshme. Njerëzit nuk ndërrohen për një ditë. Nuk bëhen fashist për një ditë. Nuk ka vend për këtë ndjenjë në komunitetin tonë. Ngjarjet e fundit janë tregues se forca jonë ka përfunduar. Nuk mundemi më të mbartim ngarkesën e të gjithë Evropës.”

Athina, në “luftë” pas deklaratës së Erdoganit. “Greqia na mori ishujt”

Voal –  Kryeministri grek Alexis Tsipras, pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit qeveritar për Mbrojtjen dhe Politikën e Jashtme, duke iu përgjigjur presidentit turk Erdogan, ka deklaruar se dyshimi që Ankaraja ka hedhur së fundmi mbi Traktatin e Lozanës, i cili vendosi përfundimisht dhe në mënyrë të qartë marrëdhëniet greko-turke dhe statusin e detit Egje, është i rrezikshëm si për të dy popujt, ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Duke folur një ditë pasi Këshilli kombëtar i Sigurisë së Turqisë ka rekomanduar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar në thelb rishikimin e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, duke e kritikuar atë si një marrëveshje që ka përcaktuar në dëm të Turqisë kufijtë e sotëm, e duke thënë se ishujt e Egjeut iu dhanë atëherë padrejtësisht Greqisë.

Menjëherë ka reaguar diplomacia greke, që ka dënuar këtë deklaratë, Ministria greke e Mbrojtjes, të gjitha partitë politike, e po ashtu edhe mediat.

Edhe Komisioni Europian është pyetur nga një eurodeputet i konservatorëve grekë se, çfarë qëndrimi ka për deklarata të tilla sfiduese ndaj traktateve ndërkombëtare. Po ashtu, edhe Berlini zyrtar, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme që është pyetur për këtë pozicionim të Erdoganit, ka theksuar në një deklaratë sqaruese se, nga këndvështrimi i Gjermanisë marrëveshja e Lozanës vazhdon të jetë në fuqi.

Traktati i Lozanës, i nënshkruar më 24 korrik të vitit 1923 nga Greqia, Turqia dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore, ishte një traktat paqeje që i ka dhënë fund luftës greko-turke dhe vendosi kufijtë e Turqisë moderne. Me një marrëveshje të veçantë midis Greqisë dhe Turqisë u vendos shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë midis dy vendeve dhe demilitarizimi i disa ishujve të Egjeut.

Shkëmbimi i pakicave shkaktoi lëvizje të mëdha të popullsisë, pasi nga Azia e Vogël (Anatoli apo Anadolu sipas grekut e turkut) u shpërngulën për në Trakën Lindore në Greqi rreth 1 milion e 650 mijë shtetas turq të krishterë, e nga Greqia për në Turqi rreth 670 mijë qytetarë grekë myslimanë, një pjesë e të cilëve ka qenë popullsi shqiptare.

/ Top Channel

Daçiç: Nuk do të ketë referendum në Vojvodinë

I pyetur të komentojë paralajmërimet e referendumit në krahinën autonome të Vojvodinës dhe në Kosovë për bashkim me Shqipërinë, Daçiç tha se ato janë gjëra joserioze

BEOGRAD – Duke komentuar mbi zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Mal të Zi, Maqedoni dhe Austri, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se nuk është me rëndësi se cili opsion politik do të fitojë në kuptimin ideologjik, por se a janë të gjithë të përcaktuar për stabilitetin e rajonit.

“Serbia vazhdimisht thekson se nga ana jonë ekziston qasje konstruktive ndaj dialogut për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura. Nga ana tjetër, nuk mund që çështjet e hapura të na mbajnë të lidhur me të kaluarën, dhe të mos shikojmë se çfarë është në të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se gjithçka varet nga udhëheqësit, gjegjësisht nga gatishmëria e tyre për të “shtyrë një politikë të stabilitetit rajonal”. aa

Edhe Vojvodina kërkon referendum për statusin e saj

Me shembullin e Republika Srpska, edhe Vojvodina është e gatshme të shpallë e të mbajë referendum për rregullimin e statusit të vet.

Me pohimin se me referendumin në Republikën Srpska u dëshmua “vullneti i popullit” dhe se ai nuk bën të mbetet “vetëm shkronjë në letër”, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, edhe një herë ka turpëruar shtetin dhe qytetarët e tij duke e bashkuar me qëndrimin e vet me pjesët më ekstreme të shoqërisë sonë, ka thënë kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Nëse vendimet legale të institucioneve më të larta juridike të një shteti sovran mund të rrëzohen me referendume, që organizohen në pjesë të territorit shtetëror, atëherë edhe Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës propozon që kjo praktikë ta bëhet edhe në Serbi, citon FoNet t’i ketë thënë Çanak presidentit të Serbisë.

“Propozojmë që në Vojvodinë të shpallet referendumi nëse qytetarët e pranojnë vendimin e turpshëm për suspendimin e statutit të Vojvodinës dhe për atë se Novi Sad nuk mund të jetë kryeqyteti ynë. Nëse një praktikë e tillë zbatohet dhe lavdërohet në shtetin fqinj, propozojmë që edhe ne ta bëjmë këtë praktikë në vendin tonë dhe besojmë se Nikoliç me gëzim do ta presë propozimin tonë”, ka thënë Çanak.

Prokuroria e Bosnjës thërret Dodikun në seancë dëgjimore për referendumin

Milorad Dodik

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës i ka dërguar presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, thirrjen për seancë dëgjimore në cilësinë e të dyshuarit në lëndën që ndërlidhet me referendumin në këtë entitet, u ka konfirmuar mediave zëdhënësi i Prokurorisë së BeH, Boris Grubeshiq.

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk ka dashur që të spekulojë se ‘çfarë do të ndodhë nëse Dodik e refuzon thirrjen dhe njëkohësisht as edhe sa gjatë do ta pres Prokuroria e BeH Dodikun që t’i përgjigjet thirrjes’.

Në prokurorinë e BeH thonë se e kanë ‘hartuar lëndën në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës’.

Serbët e Bosnjës votuan me shumicë dërmuese për të shënuar 9 janarin si Ditën e Shtetësisë, në një referendum kundërthënës që u zhvillua më 25 shtator në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Referendumi u kundërshtua nga autoritetet në Sarajevë, që e cilësuan si anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues. Kundër referendumit janë shprehur edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia. (REL)

Izetbegoviçi: Dodikun e pret fati i Huseinit, Gadafit dhe Millosheviçit

Kreu i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviçi ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.

I frustruar nga referendumi i sotëm që 9 janari të jetë “Dita e Republikës”, ai ka thënë se Dodikun e pret fati i Saddam Huseinit, Gadafit dhe Millosheviçit, transmeton Koha.net.

Ai pret që nesër, 26 shtator, të reagojë bashkësia ndërkombëtare.

“Mendoj se do të reagojë bashkësia ndërkombëtare. Kemi parë se Saddam Huseini, Gadafi e Millosheviçi i ka sfiduar dhe shihet si kanë përfunduar”, ka thënë Izetbegoviçi.

Përfundon referendumi antikushtetues i serbëve të Bosnjës – vlerësohet i suksesshëm

Në bazë të shënimeve të autoriteteve në Republikën Serbe, referendumi në të cilin qytetarët janë deklaruar në pyetjen: “A e përkrahni që 9 janari të shënohet dhe kremtohet si Ditë e Republikës Serbe”, ka patur sukses.

Në bazë të të dhënave nga 30.76 vendvotimeve të numëruara, me ‘Po”, në pyetjen e referendumit, i janë përgjigjur 99.80 për qind e votuesve. \

Komisioni Republikan ka deklaruar se pjesëmarrja në referendum ka qenë ndërmjet 56 dhe 60 për qind

Është paralajmëruar që në ndryshimet e ardhshme të Ligjit për festat në Republikën Serbe qytetarët që nuk duan nuk kanë nevojë që ta festojnë 9 janarin si Ditë të Republikës Serbe.

Më herët Gjykata Kushtetuese e Bosnjë Hercegovinës pati marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme me të cilën ndalohet mbajtja e referendumit.

Në Republikën Serbe, janë mbyllur vendvotimet e referendumit për 9 janarin si ditën e këtij entiteti, të cilin e ka kontestuar si kundër kushtetues Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kryetari i Komisionit për mbajtjen e referendumit, Sinisha Karan, thotë se tashmë mund të thuhet se referendumi ishte i plotfuqishëm, marrë parasysh se deri në ora 17 dalja e qytetarëve në referendum ishte më e madhe se 50 për qind nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve në listat e votuesve.

Deri në ora 17 në referendum kanë marrë pjesë 51.17 për qind e votuesve të regjistruar.

Me ligj është e paraparë që referendum është i plotfuqishëm nëse deklarohet më shumë se gjysma e shumicës së qytetarëve që kanë të drejtë vote dhe që janë të regjistruar në listë votuese.

Por përfaqësuesi i lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, më herët ka deklaruar se askush nuk e konteston të drejtën e “Republikës Serbe që të shënoj ditën e saj, por duhet që njëkohësisht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës i nëntorit të vitit 2015, të zbatohet deri sa referendumi është i papranueshëm dhe nuk ka fuqinë kushtetuese dhe ligjore”.

Zyrtarët boshnjakë janë kundër referendumit, sepse konsiderojnë se është anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues.

Kundër referendumit janë edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia.

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, tha se nuk “frikësohet nga sanksionet eventuale”.

Rriten tensionet ndërsa serbët e Bosnjës mbajnë referendum të ndaluar

Referendumi i së dielës ka çuar në debatin më të ashpër ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës, prej Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Me këtë marrëveshje ishte krijuar Republika Serbe, si njëra nga dy entitetet përbërëse të Bosnjë Hercegovinës.

Në referendum është shtruar pyetja nëse dëshirohet që 9 janari të mbetet “Ditë e Shtetësisë”.

Në këtë datë është festa e Kishës Ortodokse Serbe dhe përvjetori i Deklaratës së ligjvënësve serbë të Bosnjës në vitin 1992, me të cilën ishte shpallur pavarësia nga Bosnja. Ky zhvillim e kishte shkaktuar luftën trevjeçare etnike në këtë vend.

Kritikët e referendumit thonë se ai i shton tensionet etnike dhe e forcon ndjenjën separatiste brenda këtij entiteti.

Joserbët, këtë datë e shohin si simbol të dëbimit të tyre nga territori i kontrolluar nga serbët e Bosnjës dhe si indikacion se Republika Serbe është vend ku do të jetojnë vetëm serbët.

Më 17 shtator, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë Hercegovinës me seli në Sarajevë, e ka ndaluar referendumin, duke theksuar se festa e 9 janarit është ilegale dhe i diskriminon boshnjakët myslimanë dhe kroatët katolikë.

Dragan Llukaq, ministër i Brendshëm në Republikën Serbe dhe shef i komisionit zgjedhor, tha të dielën në një konferencë për shtyp në Banjallukë se, “çdo gjë ka shkuar mirë” dhe se nuk ka pasur raporte për incidente.

Ai theksoi se ka pasur mungesë të votuesve në hapësirat boshnjake të Republikës Serbe, dhe shtoi se më tepër se dhjetëra vendvotime as që janë hapur për votim.

Për këtë referendum më së tepërmi është angazhuar presidenti nacionalist i këtij entiteti, Millorad Dodik.

Kritikët e tij e akuzojnë atë se po përpiqet të krijojë kushte për referendumin e ardhshëm, me gjasë në vitin 2018, me pyetjen nëse Republika Serbe do të duhej të shkëputej nga Bosnjë e Hercegovina.

Një zhvillim i tillë, në mënyrë efektive, do të nënkuptonte përfundim të Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën pati përfunduar lufta në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Raportohet se rezultatet e para të referendumit do të dihen gjatë natës.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Tekstet shkollore në Maqedoni plot fyerje për shqiptarët

Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë në Maqedoni do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si në përmbajtje, ashtu edhe ortografike. Gabimet më të theksuara janë në librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste të tjera.

Në librin e Gjeografisë gabimet vërehen që në kopertinën e librit, ku emri i lëndës është shkruar gabimisht. Edhe përkthimet e teksteve janë pa një strukturë të mirë gramatikore, ndërsa, janë të pranishme edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike. Në librin e historisë Shën Jan Kukuzeli, i cili në tekstet e historisë shqiptare njihet si një murg ortodoks nga Durrësi, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine, tani ai përshkruhet si Jovan Kukuzeli, krijues i njohur i muzikës maqedonase.

Edhe shumë gabime të tjera, të evidentuara më parë, vazhdojnë të jenë të pranishme.

Nga Ministria e Arsimit përsërisin qëndrime të dëgjuara vite me radhë, për ndryshime ligjore me qëllim hartimin e teksteve të reja.

“Si ministër i Arsimit kam ndërmarrë masa dhe menjëherë kam reaguar duke formuar një grup ekspertësh të cilët do të merren me analizat dhe përpjekjet që këto tekste shkollore ti kemi në fund pas analizës së tyre një model në të cilin këto gabimet nuk do të përsëriten edhe në të ardhmen”, tha ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu.

Premtime të tilla para gati dy viteve kishte dhënë edhe paraardhësi i tij Abdilaqim Ademi. “Ne jemi në fazën e ndryshimit të ligjit me qëllim që të krijojmë një bazë juridike të mirë dhe të gjegjshme zgjidhje sistemore”, pati deklaruar Abdilaqim Ademi, ish ministër i Arsimit.
Por ndërsa ministrat vazhdojnë të japin premtime gabimet në tekstet shkollore vazhdojnë të akumulohen.

Profesori Salajdin Salihu thotë se gjendja është alarmante pasi duke parë gabimet e shumta drejtshkrimore dhe përmbajtësore, sipas tij, nuk mund të themi se kemi shkolla shqipe, por shkolla të përkthyera.

“Të gjithë autorët duhet të jenë shqiptarë dhe t’i kenë parasysh specifikat e shqiptarëve këtu në Maqedoni sepse në fund të fundit nëse do t’i kemi këto tekste , ata do kenë pasoja dhe në të ardhmen si te fëmijët shqiptarë ashtu dhe te ata maqedonas dhe do të krijohen stereotipe. Për shembull në tekstet e historisë thuhet se shqiptarët kanë bërë krime, shqiptarët janë të ardhur në shekullin 18-17 paramendoni ai nxënës maqedonas kur do i mëson këto pallavra si do të reagon kundrejt shqiptarëve”, u shpreh profesori universitar, Salajdin Salihu.

Gabime përmbajtjesore të cilat vazhdojnë prej vitesh me radhë, fatkeqësisht shpeshherë nuk kanë as autorët e përditësuar. Ata ose janë në pension ose kanë ndërruar jetë, ndërkohë që në këto libra mbajnë funksionet bashkëautor ose lektor./Alsat.M/

Bosnjë: Po mbahet referendumi për Ditën e Republikës Sërpska

Me hapjen e qendrave të votimit në Republikën Sërpska sot nisi referendumi në entitetin e Bosnjë e Hercegovinës

BANJA LLUKË – Me hapjen e qendrave të votimit në Republikën Sërpska sot nisi referendumi në këtë entitet të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në të cilin qytetarët deri në ora 19:00 do të kenë mundësi t’i përgjigjen pyetjes “A e mbështesni që 9 janari të shënohet dhe festohet si Dita e Republikës Sërpska?”

Të drejtën për të votuar e kanë 1.219.399 qytetarë të RS nga të cilët kërkohet të kenë me vete një nga dokumentet e vlefshme, letërnjoftim, patentë shoferi ose pasaportë.

Qendrat e votimit në shkollën fillore “Branko Radiçeviç” në Banja Llukë janë hapur në kohë, ndërsa disa votues kishin ardhur para hapjes duke pritur fillimin e votimit. aa


Send this to a friend