VOAL

VOAL

Nikoliçi: Duam të jemi autoritet në Kosovë e Metohi, por territori është nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliçi, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiçi.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili ka dalë nga takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për t’i dhënë dekaratë televizionit shtetëror të Serbisë, tha se që në fillim të bisedimeve, Mogherini ka vënë në dukje “bllokadën në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas Nikolliqit, Mogherini ka vënë theksin mbi “detyrimet e papërmbushura të Prishtinës dhe në probemet e serbëve”.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, kur një tren me mbishkrime, të cilat ne mendojmë se mund t’i vëmë, sepse ai është territori ynë dhe ashtu shkruan në Kushtetutën tonë – që askush nuk na e ka hequr as zyrtarisht, as jozyrtarisht – është bërë subjekt i shkatërrimit nga ana e disa njësive speciale të Kosovës, të cilat nuk është dashur të gjenden aty”, tha Nikolliq.

Sipas tij, “Beogradi kurrë nuk ka folur me kërcënime, me armë dhe me polici, kur shqiptarët kanë promovuar jo vetëm pavarësinë e Kosovës, por edhe Shqipërinë e madhe”.

“Të gjithë e kanë atë që mbajnë në zemër. E dimë se politikanët shqiptarë kanë në zemër pavarësinë e Kosovës dhe unë nuk kam asgjë kundër. Ne duam të jemi autoritet në ‘Kosovë e Metohi’; e dimë se kjo është e pamundur derisa ky territor është nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara”, tha Nikolliq.

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë takohen sonte në Bruksel, me ftesë të Mogherinit.

Takimi është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

Më 14 janar, Kosova ka ndaluar një tren të nisur nga Beogradi, të hyjë në territorin e saj. Treni, me mbishrimin “Kosova është Serbi” dhe me simbole kishtare mesjetare, është parë si provokim në Prishtinë.

Një ditë pas ndalimit të trenit, Nikolliq ka thënë se ky veprim i Kosovës ka treguar se ajo dëshiron luftë me Beogradin.

Turqia përgatitet për referendumin e saj të shtatë

Në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill, Turqia do të shkojë në referendumin e saj të shtatë për votimin e ndryshimeve të reja kushtetuese prej 18 nenesh të cilat në opinonin publik njihen si “Sistemi presidencial”

ANKARA – Në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill, Turqia do të shkojë në referendumin e saj të shtatë për votimin e ndryshimeve të reja kushtetuese prej 18 nenesh të cilat në opinonin publik njihen si “Sistemi presidencial”, raporton Anadolu Agency (AA).

Me fjalën referendum, që ka origjinë franceze dhe që do të thotë “votim nga populli”, Turqia për herë të parë u njoh pas grushtit të shtetit më 27 maj të vitit 1960. Kushtetuta e vitit 1961 e përgatitur nga Komitetit i Unionit Kombëtar, u votua në referendum më 9 korrik të vitit 1961. Kushtetuta e vitit 1961 u pranua me 61.7 përqind të votave pro dhe 38.3 përqind të votave kundër.

Edhe referendumi i dytë erdhi pas një grushti të shtetit. Kushtetuta e pëgatitur nga “Kuvendi Këshillues” i caktuar nga qeveria ushtarake pas grushtit të shtetit të datës 12 shtator 1980, u votua në referendum më 7 nëntor të vitit 1982. Kjo kushtetutë arriti të marrë 91.4 përqind të pëlqimit popullor, ndërkohë që 8.8 përqind të pjesëmarrësve votuan kundër.

Populli hoqi ndalesat politike të liderëve

Kur Turqia dalëngadalë filloi t’i tejkalojë efektet e grushtit të shtetit të 12 shtatorit të vitit 1980, në rend dite hyri edhe heqja e ndalesave për veprimtari politike. Më 6 shtator të vitit 1987, Turqia shkoi në referendum për herë të tretë për të votuar për heqjen e ndalesave politike që përfshiheshin në nenin 4 të kushtëtutës së vitit 1982. Në referendum, 50.2 përqind e qytetarëve votuan pro, ndërsa 49.8 përqind kundër. Në këtë mënyrë u tërhoqën edhe ndalesat politike për disa ish-politikanë, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe Süleyman Demirel, Bülent Ecevit dhe Necmettin Erbakan.

68.9 përqind e popullit “pro” zgjedhjes së presidentit nga populli 

Heqja e ndalesave politike për Demirelin, Ecevitin dhe Erbakanin, nga ana tjetër, gjallëroi politikën turke. Atëbotë, filloi debati nëse zgjedhjet lokale duhet të organizoheshin një vit më herët. Në referendumin e katërt më 25 shtator të vitit 1988, 66 përqind e pjesëmarrësve i thanë “jo”, kurse 35 përqind “po”. Si rrjedhojë, populli nuk dëshiroi organizimin e hershëm të zgjedhjeve lokale.

Ndërkaq, referendumi i pestë u fut në rend dite me propozimin për ndryshime kushtetuese që në veçanti parashihnin zgjedhjen e presidentit të shtetit me votë të popullit. Në këtë referendum, i cili u mbajt më 21 shtator të vitit 2007, 68.9 përqind e qytetarëve votuan pro, ndërsa 31.1 përqind e tyre kundër këtij ndryshimi kushtetues. Me këtë rezultat u miratua që presidenti i shtetit të zgjidhet nga populli.

Referendumin e fundit Turqia e mbajti më 12 shtator të vitit 2010. Në këtë referendum, qytetarët e Turqisë votuan për një pako ndryshimesh kushtetuese prej 26 nenesh. 57.9 përqind e votuesve votuan “pro”, ndërsa 42.1 përqind votuan kundër.

Në këtë mënyrë, u miratuan një sërë ndryshimesh, siç ishin ristrukturimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve (HSYK), e drejta për marrëveshje kolektive për nëpunësit shtetëror, inicimi i gjykatës civile për ushtarët, mbrojtja e të dhënave personale dhe hapja para gjyqësorit e vendimeve të marra nga Këshilli i Lartë Ushtarak (YAŞ).

Procesi do të fillojë kur të parashtrohet para presidentit 

Debati për ndryshimet e reja kushtetuese filloi pas deklaratës së kryetarit të përgjithshëm të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij më 11 shtator të vitit 2016, i cili tha se “Nëse AK Partia vazhdon këmbënguljen me sistemin presidencial, atëherë ajo duhet ta parashtrojë draftin kushtetues para parlamentit”.

Pas kësaj deklaratë, AK Partia filloi punimet për pakon e ndryshimeve kushtetuese. Në periudhën që pasoi, pakoja e ndryshimeve u mori formën e saj pas takimeve midis udhëheqësve të AK Partisë dhe MHP-së.

Propozim Ligji për ndryshime kushtetuese në Republikën e Turqisë, i nënshkruar nga 316 deputetë të AK Partisë, përfshirë edhe kryeministrin Binali Yıldırım, u parashtrua në Parlamentin e Turqisë më 10 dhjetor të vitit 2016. Në Komisionin Kushtetues Parlamentar, bisedimet për propozimin ligjin për ndryshimet kushtetuese që zgjatën dhjetë ditë, përfunduan më 30 dhjetor të vitit 2016.

Ndërkaq, debati në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare u zhvillua në dy raunde. Propozimi për ndryshimet kushtetuese i parashtruar para kyesisë së parlamentit më 10 dhjetor të vitit 2016 nga AK Partia, u ligjësua duke u miratuar pas 42 ditëve me 339 vota pro.

Pasi Ligji për ndryshime kushtetuese të parashtrohet para presidentit të shtetit, do të fillojë procesi drejt referendumit. Në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill, Turqia do të shkojë në referendumin e saj të shtatë për votimin e ndryshimeve të reja kushtetuese prej 18 nenesh.

Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën – reporter.al

Nga Marcus Tanner
Një nga shprehjet që të mbeten më shumë në kujtesë nga Donald Trump – rreth vendimit të SHBA për të pushtuar Irakun, e përngjason atë me “hedhjen e gurëve në një zgjua bletësh”.

Duke gjykuar nga reagimi ndaj artikullit të Timothy Less në Balkan Insight rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan, ai gjithashtu është fajtor për hedhjen e gurëve ndaj një zgjoi bletësh. Për të thënë të drejtën, askush nuk ka vdekur si rezultat i stilit të shkrimit – por kjo qartazi ka krijuar një reagim të zemëruar.

Shumica e atyre që iu përgjigjën artikullit të tij kanë qenë padyshim armiqësor, duke e akuzuar Less se po ushqen të njëjtat pasione si njerëzit me tru në kokë janë përpjekur t’i shtypin për çerek-shekullin e fundit.

Në thelb, ai thotë se shtetet multi-etnike në Ballkan kanë dështuar ose janë në dështim dhe propozon rishqyrtim të kufijve shtetërorë për të krijuar entitete më homogjene etnikisht, që ai thotë se do të jenë më të qëndrueshme.

Less nuk shprehet se shtetet multi-etnike nuk mund të funksionojnë, por thotë se ato nuk mund të funksionojnë në Ballkan sepse kontrollet dhe balancat e nevojshme të projektuara për të mbajtur minoritetet të lumtur ose mungojnë ose nuk funksionojnë në atë mjedis.

Nuk është çudi që fjalët e tij kanë shkaktuar një tmerr të tillë; ato qartazi shkojnë kundër mendimit modern perëndimor që e mban “diversitetin” si një ideal që duhet ruajtur.

Shumica e politikanëve perëndimorë, përveç atyre të të djathtës ekstreme, të paktën e përmendin me fjalë boshe multi-etninë si një aset – dhe qortojnë kundërshtarët më të zëshëm të tij si racistë.

Hija Gjermanisë Naziste dhe e një nxitjeje të Hitlerit për të krijuar një super-shtet me etni të qastër varet mbi të gjithë debatin rreth etnisë, ndaj për këtë arsye shumë njerëz e shohin si toksik.

Një arsye përse shumë intelektualë perëndimorë iu referuan luftës së Bosnjës për pavarësi me simpati të tillë – dhe panë luftën Kroate për pavarësi me aq ftohtësi – është pikërisht sepse synimi i një Bosnje multi-etnike dukej më i përshtatur me kohën.

Përkundrazi, synimi i shumë kroatëve, krijimi i një shteti të stilit të vjetër etnik, nuk ishte.

Kur Less e quan Bosnjën një dështim, ai jo vetëm kritikon një vend Ballkanas, ai sulmon një ide shumë të mbështetur që shumë njerëz janë të dëshpëruar ta ruajnë.

Megjithatë, thjesht se diagnoza e tij i bën njerëzit të mos ndihen mirë nuk do të thotë se ka arsye për ta hedhur atë poshtë.

Mostar. Bosnje-Hercegovinë. Foto: Pixaby.

Është e vështirë të shpërfillet fakti se boshnjakët – vazhdimisht – kanë votuar për të njëjtat parti të vjetra nacionaliste, jo për alternativat që supozohen si civile, joetnike.

Për sa kohë mund të përshkruhet kjo si neo-Marksiste si rezultat i ndërgjegjes së rreme dhe iluzionit masiv? Për sa kohë mund të vazhdojmë ta quajmë këtë rezultat të “manipulimit”?

Ndoshta është koha të pranojmë se këto janë politika, rregulla dhe politikanë që shumica e njerëzve në Bosnje duan, jo se ata janë manipuluar për t’i përqafuar.

Këtu unë – personalisht – do të ndahesha nga Less jo në diagnozën e tij për situatën në Bosnje, por me zgjidhjen e tij.

Less mund të ketë zemëruar perëndimorët liberalë me idenë e tij për shtetet etnike, por ai është shumë pjesë e rrymës tradicionale që medojnë se çdo problem ka një zgjidhje.

E vetmja diferencë e vërtetë midis Less dhe kritikëve të tij është se ata mendojnë se problemet e Bosnjës mund të kurohen nga një aspirinë metaforike, ndërsa ai do të ndërmarrë një operacion radikal dhe një gjymtim.

Por ka edhe një altervativë tjetër, që është të pranohet se disa sëmundje kronike mund të tolerohen në vend që të kurohen nga metoda akoma më drastike. Në fjalë të tjera, dështim ose jo, Bosnja duhet lënë ashtu siç është, jo të rikonfigurohet – akoma jo – nga të jashtëm dashamirës.

“Dështimi” i Bosnjës në çdo rast është shumë relativ. Nuk është një shtet plotësisht i dështuar, në mjerim dhe me shifra të mëdha emigrantësh apo terrorizëm.

Ekonomia e vendit është në gjendje më të mirë sesa politika e tij. Këtë vit parashikimi i normës së zhvillimit është mbi mesataren e BE-së. Turizmi po lulëzon. Krimi është i ulët. Kantoni i Sarajevës, njësia më e populluar në qeverisjen lokale pa vetëm katër vrasje në 2015. Çikago pa 468.

Bosnja jo vetëm që nuk dëmton fqinjët e saj, por thjesht duke ekzistuar, i shërben të gjithë rajonit duke mbajtur larg dy protagonistë historikë, Serbinë dhe Kroacinë.

Sa për zhbërjen e Bosnjes dhe rikonfigurimin e kufijve të saj në linja etnike, kjo nuk do të ishte një çështje vendore.

Një zhvillim i tillë dramatik do të shkaktonte valë tronditjeje në të gjithë Europën. Hera e fundit kur Europa Perëndimore pa krijimin e kufijve të rinj ishte në 1922, kur lindi Shteti i Lirë Irlandez.

Hera e fundit kur kufijtë u ndryshuan në Europën Lindore ishte pas kataklizmit të Luftës së Dytë Botërore në 1945.

Është e vërtetë se lindën shtete të reja në Europën Lindore në vitet 1990 si rezultat i kolapsit të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë.

Por kufijtë në këto shtete të reja të gjitha ndjekin kufij të vjetër të brendshëm të entiteteve ekzistuese. Ato janë kufij të ri ndërkombëtarë – por jo kufij të rinj në vetvete. Kufijtë e Letonisë moderne ndoqën shembujt e kufijve të vjetër të Letonisë Sovjetike dhe kështu me radhë.

Europa mbetet shumë këmbëngulëse ndaj idesë që kufijtë të ribëhen për të reflektuar parime etnike, që është një nga arsyet përse aneksimi i Krimesë nga Rusia shihet kaq ofensiv.

Duke gjithashtu si shumë e papërfytyrueshme që fuqi të mëdha në Europë të lejojnë lënien mënjanë të këtij parimi tani, thjesht prej serbëve dhe kroatëve të pakënaqur në Bosnje.

Pakënaqësia e tyre e dukshme, e njohur dhe mund të mbajë Bosnjen në tension për vitet e ardhshme – por atyre me gjasa do t’u duhet ta pranojnë atë gjithsesi.

Opinionet e shprehura në këtë rubrikë janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.

RRETH AUTORIT

Marcus Tanner

Marcus Tanner është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, dhe gazetar i jashtëm për gazetën Britanike, Indipendent. Përpara se ti bashkohej BIRN në 2006, ai ka punuar si korrespondent për Ballkanin për Indipendent nga viti 1989 deri në vitin 1994, dhe zëvëndes redaktor i faqes së botës deri në vitin 2001. Tanner është autor i disa librave si, ‘Croatia, A Nation Forged in War,’ ‘Ireland’s Holy Wars,’ ‘Last of the Celts,’ ‘The Raven King: Matthias Corvinus and the Fate of His Lost Library,’ si dhe ‘Albania’s Mountain Queen: Edith Durham and the Balkans.’

Rekrutët në ushtrinë grekë me shqiponjë “tundin” Greqinë

Një gjest i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime të forta në Greqi. Siç shihet në foto, janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës.

Kjo foto është botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.

Në një reagim të sotëm, autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.

Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë ata që marrin pasaportën greke, përcjell syri.

Alarmohet Greqia: Incidenti me trenin serb i solli Shqipërisë armatim nga SHBA

Situata në rajonin e Ballkanit sa vjen edhe përkeqësohet. Teksa ditët e fundit është vënë re një përplasje e fortë mes Serbisë dhe Kosovës, duket se në lëvizje janë vënë dhe amerikanët.

Pak kohë më parë, ishte ministrja shqiptare Mimi Kodheli ajo që deklaroi në Komisionin e Sigurisë se Shqipërisë do i dhurohen 250 autoblinda nga Ushtria Amerikane. Kjo deklaratë e saj ka bërë bujë në mediat greke, të cilat e kanë lidhur çështjen me situatën në Mitrovicë.

Një sërë portalesh greke kanë shkruar se dhurimi i 250 automjeteve të blinduara është një përgjigje ndaj agresionit rus.

“SHBA do dërgojnë në Shqipëri 70 autoblinda në misionin e parë, ndërsa 180 të tjera do dërgohen në një tjetër mision, duke e çuar në 250 numrin e pajisjeve për ushtrinë shqiptare. Kjo është një lëvizje shumë e qartë e Washingtonit lidhur me atë që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan portali Pentapostagma, transmeton “Tema”.

Sipas këtij portali, treni serb që tentoi të hyjë në Kosovë po sjell një klimë të re tensioni në Ballkan. Më tej thuhet se SHBA dhe Rusia po e zhvendosin hegjemoninë e përplasjeve në “rajonin tonë”.

Portali shkruan se armatime do të dhurohen dhe nga Turqia, pasi ka një marrëveshje mes vendeve. Sipas portalit, pritet që në përplasjen ruso-amerikane në Ballkan të ndërhyjë dhe Ankaraja.

Ky portal shkruan se kjo do të jetë rrezik për Greqinë.

“Ushtria shqiptare ka një kontratë me vlerë 10 milionë euro me Turqinë për furnizim me armë, tipi i të cilave ende i panjohur. Pra, siç duket situata në Ballkan po ndryshon. Një luftë e mundshme shqiptaro-serbe do të sjellë një sërë reaksionesh zinxhir, ku pritet që të ndërhyjë dhe Turqia, me pretekstin se do të mbrohen pakicat myslimane”, shkruan ky portal.

Jehonë marrjes sa makinave i kane bere dhe nga një sërë portalesh të tjera, të cilat kanë ngritur shqetësimin se tensionet ruso-amerikane po zhvendosen në vendin tonë.

Reagimi i mediave greke ka marr shkas nga një deklaratë e dhënë nga ministrja e Kodheli. Në një intervistë televizive ajo dha detaje për mbërritjen e makinave të blinduara nga SHBA. Ajo u shpreh se ato do të dhurohen në kuadër të bashkëpunimit në NATO.

“Ne i kemi ndihmuar aleatët dhe ata na ndihmojnë ne sot. Qeveria italiane dhuron pesëmijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjithë forcave të armatosura me vlerë 10 milionë euro. Po ashtu dhe në vlerën e rreth 12 milionë euro do të vinë nga SHBA mjete transporte të blinduara. 25 milionë euro nuk do të paguhen nga taksat e taksapaguesve, por do të vijnë si donacione nga aleatët”, tha ajo.

Pak kohë më parë në Shqipëri mbërriti dhe vetë kreu i CIA-s, vizita e të cilit u tha se kishte të bënte pikërisht me avancimin e Rusisë në Ballkan. Sipas mediave greke, Rusia ka dhuruar mjete dhe armatime për ushtrinë serbe dhe SHBA ka nisur që të kundërpërgjigjet.

Dialogu Kosovë – Serbi, Nikoliçi kryeson delegacionin serb në takimin e së martës

Të martën në mbrëmje, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, ka bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliçi, ndërsa ka theksuar se edhe nga pala shqiptare pritet të ketë përfaqësim të nivelit të lartë, raporton FoNet.

“Mendoj se do të ketë mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuara me serbë për të treguar muskujt. Për Serbinë, më e rëndësishmja është që t’i shmanget provokimeve”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij muaji, Serbia nisi një tren të mbushur me mbishkrime nacionaliste serbe nga stacioni qendror i Beogradit për në veri të Mitrovicës, por i cili u ndalua në Rashkë dhe u kthye mbrapsht për në Beograd. Liderët shtetërorë të Kosovës kanë thënë se vendimi për ndalim të hyrjes së këtij treni është marrë nga institucionet e Kosovës, kurse kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, menjëherë pas ndalimit të hyrjes, mbajti një konferencë për media ku tha se vendimi për të mos lejuar kalimin e tij në Kosovë është marrë nga pala serbe, për të, siç tha ai, “shpëtuar jetë njerëzish”.

Policia e Kosovës kishte dërguar njësitet e saja speciale në kufi me Serbinë, përkatësisht në Jarinjë, për të penguar hyrjen e këtij treni, i cili në pjesën e jashtme kishte të shkruar me shkronja të mëdha dhe në disa gjuhë “Kosova është Serbi”, ndërsa në brendësi ishte i brenduar me ikonografi ortodokse.

Dodik: Ambasadorja amerikane të shpallet person i padëshiruar në BeH

Me rastin e vendimit të administratës së SHBA-ve që është në largim që të vendos sanksione kundër tij, Dodik në Banja Llukë tha se është me rëndësi që këto nuk janë sanksione ndaj RS-së

BANJA LLUKË – Presidenti i Republikës Sërpska (RS), Milorad Dodik, sot deklaroi se kërkon nga Igor Cërnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), që të shpallë si të padëshirueshme ambasadoren amerikane në BeH, Maureen Cormack, ndërsa nëse nuk vjen deri te kjo, nga BeH-ja ta tërheqë administrata e re e SHBA-ve dhe penalisht ta ndjekë.

Me rastin e vendimit të administratës së SHBA-ve që është në largim që të vendos sanksione kundër tij, Dodik në Banja Llukë theksoi se është me rëndësi që këto nuk janë sanksione ndaj RS-së.

“Ndihem krenar dhe këtë nuk e përjetoj si dënim meqë kjo është dëshmi se nuk kam qenë i gatshëm që të tregtojë me interesat e RS-së në asnjë moment kur këtë e prisnin nga unë ambasadorë të ndryshëm, e veçmas ambasadorja në largim, Cormack”, tha Dodik.

Sipas tij, vendimi është i konsumuar, sepse, siç tha ata që e kanë sjell e dinë shmë mirë se ai nuk ka kurrfarë prone, as llogarie në SHBA, dhe në bazë të kësaj nuk kanë çfarë të bllokojnë.

Dokument: Mediat serbe – Serbia fton qytetarët për mobilizim ushtarak

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka ftuar qytetarët për mobilizim ushtarak.

Në një afishe e cila po shpërndahet nga dita e djeshme në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Serbisë të cilën Gazeta Blic ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë serbët për mobilizim ushtarak.

Në ftesë mes tjerash thuhet: “Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëmbrojtje Lokale.

Ata këshillohen që Në Rrugën Makedonska 42 Dhoma nr. 85 a të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake…

Pastaj në ftesën në fjalë thuhet që të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse pokështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16.1. deri me datën 28.2.2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00“

Kjo ftesë e Serbisë, vjen pas një varg provokimesh që shteti Serbia ia ka bërë Kosovës, duke nisur nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletëarrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus, raporton Gazeta Blic.com

Presidenti i Serbisë Nikoliç: Do të shkoj të luftoj në Kosovë bashkë me djemtë e mij

 Voal.ch shkruan se pasi Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic mblodhi të djelën që shkoi Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe deklaroi se është gati të çojë ushtrinë serbe në Kosovë, Komisioneri i BE-së Johannes Hahn reagoi ashpër duke nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe vlen edhe për të ardhmen e Serbisë.

Deklarata e Nikoliq u konsideruar skandaloze edhe nga shtypi serb, ku që në tituj i thuhej se nëse donte luftë të shkonte ai vetë e të luftonte.

Akuza ndaj deklaratave të tij Nikoliq ka marrë edhe nga qeveria e Serisë.

Por Nikoliq nuk ndalet dhe në një intervistë tek Kurir kur gazetari që e interviston i thotë se deklaratat e tij ishin trishtuese. Ai i përgjigjet tabloidit të Beogradit se nëse serbët në Kosovë do të ndihen të kërcënuar, ai do të shkojë të luftojë së bashku me djemtë e tij, thotë Nikolic.

Dhe nuk ndalet këtu, por kur gazetari e pyet se nëse Kosova është pjesë e Serbisë, ai përgjigjet “po është”, tamam sikur në mbishkrimet e trenit serb që hyri në Mitrovicë.

Presidenti i Serbisë Nikoliç i mban shpresat se administrata e Presidentit Donald Trump do të ndryshojë kurs ndaj Kosovës

Voal.ch duke iu referuar B92 shkruan se Presidenti i Serbisë Nikoliç priti të martën në Beograd Ambasadorin SHBA në Serbi Kyle Scott dhe i tha se atij se “Ju keni krijuar shumë probleme”.

Nikolic i tha Ambasadorit Amerikan se “e kupton mbështetjen pa kushte, krijimi i së cilës është bërë drejtë për drejtë nën influencën e SHBA dhe se Uashingtoni “ka shkaktuar shumë probleme duke ushtruar vullnetin e vet.”

Presidenti shprehu gjithashtu shpresën se një sjellje e tillë do të ndalet me ardhjen në krye të administratës të re të SHBA.

Deklarata nga zyra e tij e citon Nikoliqin të ketë thënë se “bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve është në rrugën drejt rimëkëmbjes”, dhe se ai pret që marrëdhëniet Serbi-SHBA të marrin “një kontekst të ri me ardhjen e administratës të re të SHBA.

 

SHBA vendos sanksione kundër Dodik udhëheqësit të Republika Sërpska

Voal.ch shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione mbi Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbska (RS), entiteti serb në Bosnjë-Hercegovinë.

Kjo u raportua të martën nga gazeta me bazë në Beograd Blic.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit të Dodik në SHBA dhe ngrirjen e aseteve Dodik në atë vend si dhe në të gjitha vendet e tjera që do të bashkohen këto masa, tha e përditshmja serbe Blic.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë akuzon presidentin serb Nikoliq se ka “sulmuar qeverinë”

Voal.ch shkruan se sipas B92, zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajlovic njoftoi të martën se “pret që zyrtarët e lartë të shtetit të reagojnë me qetësi dhe me mençuri ndaj provokimeve të Prishtinës.”

Kjo ministre e kabinetit nga radhët e partisë në pushtet SNS, e cila shërben gjithashtu si një prej zëvendësave të kryeministrit Aleksandar Vucic, lëshoi ​​një deklaratë “drejtuar presidentit Tomisllav Nikoliq,” duke nënvizuar se ishte “një reagim i fuqishëm, me fjalë” për presidentin “sepse ai sulmoi qeverinë serbe.”

“Unë nuk pres që presidenti Nikolic t’i bëjë thirrje qeverisë për të kërkuar kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Sepse unë jam e bindur se presidenti e di shumë mirë se përse ushtarët tanë nuk janë në Kosovë”, ka shkruar ajo .

Mihajlovic “nuk pret nga presidenti serb” që të thotë se ” qeveria do të heshtë për vrasjen e mundshme të serbëve në Kosovë dhe të kërcënojë se do të japë dorëheqjen për shkak të kësaj, disa muaj para zgjedhjeve.”

“Unë pres që të gjithë politikanët në Serbi, sidomos zyrtarët e lartë të shtetit, për të reaguar me qetësi dhe me mençuri ndaj provokimeve Prishtinës. Unë pres që ata të mos përdorin serbët e Kosovës në fushatat e tyre elektorale dhe për të kontribuar në qetësimin e tensioneve me deklaratat e tyre, në vend të thirrjeve për konflikte të reja”, ka shkruar ajo.

Mihajlovic pastaj theksoi se “pret që politikanët në Serbi të sillen pikërisht si kryeministri Aleksandar Vucic ndaj provokimeve të shqiptarëve, gjë që përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini e ka falenderuar atë për qendrimin e tij.”

Sipas kësaj anëtareje të kabinetit, qeveria është “duke bërë çdo gjë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve të saj në Kosovë për të parandaluar çdo lloj konflikti.”

“Jam i bindur se Presidenti Tomislav Nikolic e di këtë shumë mirë”, ka thënë Mihajloviq.

Edhe shtypi serb ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë me kryetituj ku i kërkohet që të shkojë ai vetë të luftojë e t’i lejë serbët të qetë.

Tensionet janë ngritur pas inagurimit të hekurudhës Beograd-Mitrovicë, ku në vend të një treni të zakonshëm, në Mitrovicë u dërgua një tren ku shkruhej në 21 gjuhë se Kosova është Serbi, që tingëlloi një provokim i madh për shqiptarët, të cilët e kthyen mbrapsht trenin.

Numri i turistëve në Stamboll gjatë 15 viteve, më i lartë se popullsia e Turqisë

Stambollin në 15 vitet e fundit e kanë vizituar 108.869.596 turistë të huaj

STAMBOLL – Stambolli, qyteti i cili bashkon dy kontinente dhe ka qenë djep i shumë civilizimeve në historinë e tij, në 15 vitet e fundit ka pritur rreth 30 milionë turistë më shumë se sa popullsia e Turqisë.

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë popullsia e këtij vendi e vlerësuar në bazë të numërimit në çdo adresë, është 78.741.053 banorë, ndërsa Stambollin në 15 vitet e fundit e kanë vizituar 108.869.596 turistë të huaj.

Nga informacionet e marra nga aeroportet dhe portet e këtij qyteti mësohet se numri i vizitorëve në Stamboll është rritur 4 herë në 15 vitet e fundit.

Numri i vizitorëve të ardhur në Stamboll ka treguar një rritje graduale që nga viti 2000. Si rrjedhojë numri i turistëve që kanë vizituar Stambollin në vitin 2002 ishte 2.699.131 persona, ndërsa në vitin 2013 kjo shifër është 10.474.867. Ndërkohë në vitin 2015 është thyer edhe rekordi për sa i përket numrit të turistëve që kanë vizituar Stambollin. Gjatë këtij viti 11.842.983 turistë të huaj kanë vizituar këtë qyte. Ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 9.203.987.

Turistët preferojnë muajt e verës

Statistikat tregojnë që turistët preferojnë kohët e ngrohta për të vizituar Stambollin. Gjatë muajve të verës numri i turistëve është në rritje, ndërsa muajt e ftohtë vihet re një ulje e numrit të turistëve që vizitojnë Stambollin. Gjatë vitit të shkuar numri më i lartë i turistëve që vizituan Stambollin është regjistruar në muajin korrik me 924.686 persona, ndërsa numri më i ulët në muajin nëntor, ku këtë qytet e kanë vizituar 663.524 persona.

Nëse do të vlerësojmë mënyrën e ardhjes në këtë qytet të turistëve do të vëmë re që shumica e tyre vijnë përmes aeroportit Ataturk. Përmes këtij aeroporti vitin e kaluar kanë hyrë 7.240.761 persona, ndërsa përmes aeroportit Sabiha Gökçen kanë hyrë 1 milionë e 690 mijë persona. Ndërkohë nuk mungojnë dhe ato që vijnë përmes detit për të vizituar Stambollin. Gjatë vitit të kaluar 24.051 persona kanë hyrë përmes porteve në këtë qytet.

Një nga 10 turistët e ardhur, nga Gjermania

Nëse do ti hedhim një sy shtetësisë së vendeve nga vijnë turistët në Stamboll, në vendin e parë është Gjermania. Mësohet se 1 në çdo 10 turistë rezulton të jetë nga ky vend. Vitin e kaluar Stambollin e kanë vizituar 1.006.495 gjermanë. Ata i ndjekin iranianët me 645.176, ndërsa më pas vijnë shtetasit e Arabisë Saudite me 476.561. Ndërsa gjatë po të njëjtit vit 362.947 britanikë kanë vizituar Stambollin, ku pas tyre vijnë francezët me 319.273 dhe ata ndiqen nga amerikanët dhe rusët. aa

Kapet autori i sulmit terrorist në klubin e natës në Stamboll

Bashkë me agresorin Abdülgadir Masharipov, thuhet se janë arrestuar edhe 5 persona nga të cilët 3 gra

STAMBOLL – Agresori Abdülgadir Masharipov, i cili kërkohej për sulmin terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit.

Sipas informacioneve të marra thuhet se agresori fshihej në një adresë në rajonin Esenyurt të Stambollit. Ekipet e antiterrorit të policisë së këtij qyteti gjatë një operacioni kanë bërë të mundur kapjen e agresorit të sulmit terrorist në Ortaköy të Beşkitaşit në Stamboll, natën e vitit të ri.

Bashkë me agresorin Abdülgadir Masharipov, thuhet se janë arrestuar edhe 5 persona nga të cilët 3 gra.

Të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në rrugën Vatan.

Nga ana tjetër policia e këtij qyteti ka njoftuar se janë duke u zhvilluar operacione edhe në disa adresa të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit.aa

Shtypi në Serb kundër Presidentit Nikoliç: Shkoni vetë në luftë ne na lini rehat

Voal.ch shkruan se shtypi në Serbi nuk i ka pritur aspak mirë kërcënimet e Presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliç për të sulmuar Kosovën, me rastin e kthimit mbrapsht të trenit që vinte nga Serbia për në Mitrovicë  ku mbi të ishte shkruar në 21 gjuhë të botës se “Kosova është Serbi”.

Blic-i i Beogradit që në titull të faqes të parë i bën thirrje Nikoliçit që t’i lejë rehat serbët dhe nëse kërkon luftë le të shkojë vetë në luftë.

“Shko vetë në luftë, ne na le të qetë!” Është titulli i faqes të parë i Blic-ut të Beogradit botuar ditën e sotme më 17 janar 2017.

Edhe ditën e djeshme po Blic-u i Beogradit i kundërvihej deklaratave gjaknxehta të Nikoliçit që në kryetitullin e faqes të parë: “Vetëm luftë të mos ketë! Na duhet një kokë e qetë, se vetëm një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofën!”

Blici i djeshëm i Beogradit

Parlamenti i Turqisë miratoi një sërë ndryshimesh kushtetuese

Me miratimin e amandamentit të 18-te të Kushtetutës, deputetët e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë të dielen në rrethin e parë të votimit miratuan një sërë ndryshimesh kushtetuese

ANKARA – Me miratimin e amandamentit të 18-të të Kushtetutës, deputetët e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë të dielën në rrethin e parë të votimit miratuan një sërë ndryshimesh kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrethi i dytë i votimit në parlament është planifikuar të mbahet nga 18 deri më 21 janar, pas së cilës ligji që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese më 23 apo 24 janar do t’i dorëzohet për ratifikim Presidentit të vendit Recep Tayyip Erdoğan. Pas ratifikimit të ligjit të miratuar nga ana e Presidentit, do të përcaktohet data e saktë e referendumit mbi ndryshimet kushtetuese.

Sipas parashikimeve aktuale të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), data më e hershme e referendumit do të mund të ishte 16 marsi ose më e vonshmja e diela e 16 prillit 2017.

Amendamenti i miratuar mbrëmë vonë parashikojnë heqjen e rregullave sipas të cilave presidenti i vendit pas zgjedhjes në atë detyrë, duhet të ndërpresë lidhjet me partinë që ka udhëhequr apo që ka qenë anëtar i asaj partie deri në zgjedhjet presidenciale.

Amendamenti i njëjtë parashikon rritjen e numrit të vendeve në parlamentin turk nga 550 sa janë aktualisht në 600. Në përputhje me ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet presidenciale do të mbahen çdo pesë vjet, së bashku me ato parlamentare.

Në mbledhjen me votim të fshehtë në lidhje me amendamentin 17, votuan 484 deputetë, ndërsa propozimi mori mbështejen e 342 deputetëve, kundër ishin 135 deputetë dhe dy abstenuan. Tre fletëvotime nuk ishin plotësuar dhe dy ishin të pavlefshme.

Sipas këtij amendamenti, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 3 nëntor 2019. Deri në zgjedhjet e ardhshme, deputetët aktualë dhe presidenti do të mbeten në detyrë.

Reformat kushtetuese dhe kalimi i shtetit në sistem presidencial në Turqi, në axhendën politike është për një kohë të gjatë.

Komisioni Kushtetues i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) më 30 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar projekt-ligjin mbi ndryshimet kushtetuese në vend, i cili 20 ditë më herët i ishte dëorëzuar kryetarit të Parlamentit, Ismail Kahraman.

Debati rreth projek-ligjit, i cili është nënshkruar nga 316 deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partisë), zgjati 10 ditë.

Ndryshimet e përcaktuara kushtetuese më parë përbëheshin nga 21 amendamente, kurse më vonë numri i amendamenteve u reduktua në 18. Një nga pikat më të rëndësishme në paketën e ndryshimeve kushtetuese është futja e sistemit presidencial, që nënkupton reduktimin e numrit të ministrive.

Gjithashtu, person i cili zgjidhet për president nuk do të ndërspresë lidhjet me partinë e tij. Presidenti i vendit do të ketë fuqinë për të emëruar zyrtarë të lartë në administratën publike.

Ndryshimet kushtetuese përfshijnë ndryshime sipas së cilës numri i vendeve në parlamentin turk nga 550 do të rritet në 600. Mosha minimale për të hyrë në parlamentin turk do të ulet nga 25 në 18 vjet. Përveç Partisë AK, paketën e ndryshimeve kushtetuese e ka mbështetur edhe Partia opozitare e Lëvizjes Kombëtare (MHP).

Kryeministri Binali Yıldırım më parë theksoi rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se sistemi presidencial do të kontribuojë dukshën në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë në të gjitha fushat.

Mbi 30 të vdekur nga rrëzimi i avionit turk

Pamje nga vendi i aksidentit…

Së paku 32 njerëz raportohen të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani turk të mallrave, pranë aeroportit të Bishkekut në Kirgizi.

Shumë prej të vdekurve janë banorë të fshatit, ku është rrëzuar aeroplani.

Zyrtarët kirgizë thanë se Beoingu 747 është rrëzuar disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar Manas.

Zëdhënësja e qeverisë, Tolgonai Stamaliyeva, tha se aeroplani, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Hong Kongu në Stamboll, është dashur të aterojë në aeroportin Manas për t’u furnizuar.

Sipas saj, avioni është rrëzuar në një zonë të populluar dhe ka dëmtuar rreth 20 shtëpi.

Disa njerëz raportohen po ashtu të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarret që ka shkaktuar aksidenti.

Jelena Miliq lëshon studion ku po debatonte me Aleksandër Vuçiq (Video)

Jelena Miliq, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq që po mbahej në televizionin “Pink”, transmeton .

Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq,  i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë.

Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë Vedrana Rudan opinioniste nacionaliste, se, “A e din që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi”.

Miliq po ashtu i kishte thënë Vedrana Rudan se, serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve.

Vlen të theksohet se Vedrana Rudan me prejardhje është kroate mirëpo, është e martuar me serb.

Kjo deklaratë e Miliqit dhënë në emisionin “Ćirilica”, ka bërë që në emisionin që po transmetohej në televizionin “Pink”, ku i pranishëm ishte edhe Vuçiq, të mos i pëlqenin deklaratat e saj, për shkak se ajo kishte thënë një gjë që tashmë dihet botërisht.

Mirëpo, ky fakt nuk i kishte pëlqyer Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë dhe kjo ka bërë që Miliq ta lëshoj studion e debatit. /Zëri.info/

Jovanoviç: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikoliçi e ka rrezikuar Serbinë

Çedomir Jovanoviç

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviçi, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliçi, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikoliçit, zoti Jovanoviç ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviçi, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikoliçi me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja”.

Presidenti Tomisllav Nikoliç sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

Shpërthejnë talljet e serbëve në rrjetet sociale: Treni arrin në Rashkë dhe nga Rashka vazhdon prapa!

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar komente dhe imazhe nga më të ndryshmet rreth tentativës serbe për futjen e trenit në territorin e Kosovës.

Treni, i cili planifikohej të riniste linjën Beograd-Mitrovicë, ka arritur vetëm deri në Rashkë dhe është kthyer prapa për në Beograd.

Nga jashtë, treni, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë, kishte slogane serbomadhe mes të cilëve edhe “Kosova është Serbi”. Ndërsa brendësia e tij ishte e dekoruar me afreske nga manastiret ortodokse që ndodhen në Kosovë.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ishte ai që e vendosi ta ndalte trenin, në mënyrë që të mbroheshin jetët e njerëzve dhe të pengohej ndonjë konflikt më i gjerë.

Sidoqoftë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar përmes komenteve dhe fotografive satirike për t’i ulur paksa tensionet.

“Linja e radhës që do ta hapim është Serbia deri në Tokio”, ishte një nga komentet.

Një përdorues i Twitterit e ka shkruar se Bosnja e Hercegovina do të nisë një tren special në linjat Sarajevë-Zagreb dhe Sarajevë-Beograd, duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi me një tren me mbishkrimin “Byreku është me mish” – transmeton Telegrafi.

“Arriti treni i Vuçiqit deri në Rashkë, ndërsa nga Rashka u kthye prapa!!!”, është përshkrimi i një tjetër fotografie.

Nuk ka munguar edhe krahasimi me filmat. “Na shpërtheu goma, duhet të hipim në tren”, ishte një përshkrim që shoqërohej me fotografi.

“Asgjë nëse Ivica nuk këndon në tren”, ishte komenti i radhës.

Krejt në rregull, po treni ku është se?!

“Kosova është Serbi vetëm në parashikimin e motit”, thotë një komentues tjetër.

Jeremiç paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë

Ish ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç paralajmëroi të dielën kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë vend

BEOGRAD – Ish ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç paralajmëroi të dielën kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë vend.

Duke folur në një konferencë “Serbia 2017” në Beograd, Jeremiç konfirmoi spekulimet e mëparshme se do të kandidojë për president të Serbisë.

“Jam i bindur se së bashku mund të ndryshojmë këtë sistem të prapambetur dhe të krijojmë një vend dinjitoz, sovran dhe të zhvilluar, qytetarët e të cilit do të jenë të lirë, të sigurt dhe të pavarur”, tha Jeremiç.

Ish ministri vuri në dukje se nëse zgjidhet, do të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe se do të angazhohet për një Serbi më të mirë ekonomikisht. aa

Zëri i Amerikës: Presidenti serb Nikoliç paralajmëron Kosovën pas incidentit me trenin

Serbia paralajmëroi të dielën se “do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj”, përfshirë Kosovën, ku ajo thotë se serbët janë të rrezikuar nga shqiptarët.

Presidenti serb Tomislav Nikoliç e bëri paralajmërimin pas zhvillimeve të djeshme, kur një tren serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” u ndalua të hynte në Kosovë. Zoti Nikolic tha se “dje u gjendëm pranë përplasjeve”. Duke e shtuar tensionin, ai i akuzoi shqiptarët e Kosovës se janë duke provokuar luftë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por Serbia nuk e ka njohur dhe është përpjekur të ruajë ndikimin e saj në veri, ku është e përqëndruar pjesa më e madhe e pakicës serbe.

Institucionet e Kosovës nuk i kontrollojnë hekurudhat në veri të vendit.

Nisja e trenit, sipas autoriteteve të Beogradit, ishte një sprovë me synimin për vendosjen ne linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë.

Treni sipas autoriteteve serbe u ndalua në Rashkë një komunë në Serbinë jugperëndimore.

Të shtunën në orët e mbrëmjes kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se për në Mitrovicë ishte nisur një tren dhe jo një tank.

“Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”, tha kryeministri serb pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit.

Ai akuzoi Prishtinë për provokim ndërsa theksoi se është ankuar tek shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe se do të njoftojë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara për siç tha, faktin se Prishtina po luan “lojëra lufte”.

“U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në orët e mbrëmjes së të shtunës se ndalimi i hyrjes së trenit ishte vendimi i duhur.

“Unë mendoj se kthimi prapa i këtij treni është veprim i duhur dhe hyrja e trenit në territorin e Republikës së pavarur të Kosovës nuk do të lejohej ose nëse rast se do të hynte, do të përballej në përputhje me ligjet e Kosovës. Jemi të përkushtuar që të mundësojmë lëvizjen e lirë, por nuk do të lejojmë provokime të tilla. Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe kryeparlamentarin, të angazhohemi për të mbrojtur sovranitetin e vendit”, tha kryeministri Mustafa në një konferencë me gazetarë.

“Nuk do të lejojmë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme”, tha mes tjerash ai duke nënvizuar se për të gjitha veprimet e sotme institucionet e Kosovës janë këshilluar edhe me misionet diplomatike në Kosovë.

Më herët gjatë ditës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të trenit.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehu të shtunën shqetësimin lidhur me zhvillimet rreth trenit.

“I brengosur për çështjen e trenit. Bëj thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Kemi nevojë për normalizim, e jo për konfrontim”, ka shkruar ambasadori Delawie në rrjetin social Twitter.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Kosovë

Ndërtesa ushtarake është vendi i takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhjen e së të cilën e thirri për në orën 11:00 presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, raporton Fonet.

Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte, përcjell Koha.net. Ai u kthye mbrapsht mbrëmë, derisa institucionet e Kosovës ishin të vendosura për të mos e lënë që ai të hyjë në Kosovë.

Fonet ka treguar se treni, që Serbisë i ishte bërë dhuratë nga Rusia u kthye në Beograd rreth orës 4:00 të mëngjesit, pas një udhëtimi të gjatë se 19 orë.

Treni u nis nga Stacioni kryesor hekurudhor në Beograd për në Mitrovicë në orën 8.30, derisa u ndal rreth 16:30 në Rashkë, në stacionin e fundit para se të hynte në Kosovës, në pritje të urdhrit të kryeministrit Aleksandër Vuçiq për t’u kthyer mbrapsht.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Kosovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet.

I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikollic tha se “nëse serbët vriten, po”.

Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë në Beograd, raporton agjencia Beta.

Ai është shprehur se dita e djeshme ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt.

Nikollic ka vlerësuar se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi “Kosova është serbe”, nuk ishte provokim.

Kryeministri serb Vuçiç kërcënon Kosovën, Hoxhaj i përgjigjet

Pas “luftës” që i shpalli Kosova Serbisë duke dërguar forcat speciale në kufi, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, i është drejtuar gazetarëve në lidhje me çështjen e trenit serb të nisur për në Kosovë, duke i thënë se institucionet në Kosovë veçse i kanë nisur trupat policore në kufi, në Jarinje, të cilët, sipas tij, kanë pasur për detyrë që të arrestojnë “udhëtarët”.

“I kanë nisur 17 vetura të blinduara të njësisë speciale ROSU me dëshirën e nisjes së një konflikti, i cili do të ishte i përmasave të mëdha”, ka thënë Vuçiç. Ai ka thënë se për këtë çështje ka biseduar me liderët botërorë, në mesin e të cilëve edhe me zyrtaren evropiane Federica Mogherini. “E kam informuar Mogherinin dhe i kam treguar se sa jam i dëshpëruar me mosreagimin e BE-së.

Pres reagimin e rusëve, të Kinës, do e kontaktoj edhe Bidenin. Do ta bëjmë një analizë të të gjitha shkeljeve që i kanë bërë shqiptarët në javët e muajt e fundit”, u shpreh ai. Më tej, ai tha se Serbia e do paqen dhe do t’i ndërmarrë hapat për ta ruajtur paqen. Në fund, ai pati një “kërkesë dhe vërejtje” të fundit për shqiptarët. “Serbët duhet të mbesin në tokën e tyre, shqiptarëve u them mos u përpiqni t’i sulmoni serbët me armë, sepse Serbia do të reagojë. Ua kam tërhequr vërejtjen të tjerëve që po heshtin. Për ne është problem nëse dikush i vret serbët. Nuk e lejojmë askënd që t’i vrasë serbët. Silluni me përgjegjë- si dhe se paqja është në interes të të gjithëve. Mos luani dhe mos e rrëzoni atë që e kemi punuar gjatë, paqen. As gjyveçi, as çokollata e as treni s’është kërcënim për askënd. 50 autobusë në ditë kalojnë në Serbi dhe asnjëri nuk ka problem. Le ta kuptojnë mirë se çka i porosita. Dhe mos na u kërcënoni se as unë nuk po kërcënohem, por lutje që mos t’i vrasin serbët”, u shpreh kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç në fund të kësaj konference.

Pas deklaratave të kryeministrit serb ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke thënë se Kosova do të reagojë se herë që të kërkohet për të mbrojtur territorin. “Qeveria e Kosovës ndaloi trenin ilegal të nisur nga Beogradi. Me këtë provokim të ri, Serbia po tregon që është burim i konfliktit, jostabilitetit dhe provokimit. Është shtet që jeton me të kaluarën e errët. Por kurdo që ka nevojë, ne do të sillemi sërish në mënyrë shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe dinjitetin e një shteti të ri e të pavarur që i kemi borxh shumëçka. Sjelljet e javëve të fundit të Serbisë janë një këmbanë alarmi edhe për partnerët tanë evropianë për të kuptuar drejt me çfarë mentaliteti millosheviçian kemi të bëjmë”, është shprehur Hoxhaj.

Serbia tha se do të hakmerret, nëse Franca nuk dorëzon Ramush Haradinajn

Serbia tha se do të injorojë në të ardhmen çfarëdo kërkese për ekstradim nga Franca dhe vendet tjera evropiane, nëse drejtësia franceze nuk e dorëzon ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeveria serbe u mblodh të premten në një takim emergjent pas vendimit të gjykatës së apelit në Colmar të Francës lindore për të liruar me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që u ndalua në fillim të janarit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Zoti Haradinaj do të pres në Francë deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij. Serbia e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte gjatë kohës kur ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare që luftonte kundër forcave serbe.

Lirimi i tij me kusht nxiti reagimin e Beogradit. Presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha se ky është rezultat i trysnisë së vendeve të Bashkimit Evropian.

Qeveria e Serbisë kërkoi të premten siç tha ekstradimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj, ndërsa u kërcënua se do të hakmerret jo vetëm ndaj Francës por edhe të gjitha vendeve tjera që injorojnë urdhër arrestet serbe.

Autoritetet serbe thanë se u kanë dorëzuar organeve franceze edhe prova të reja kundër zotit Haradinaj dhe në aktakuzën e zgjeruar nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë.

Zoti Haradinaj tha të enjten në gjykatën e apelit në Francë se akuzat serbe janë plotësisht politike, ndërsa procesin e vlerësoi si abuzim me ligjin.

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë thanë se lirimi i tij me kusht është i pamjaftueshëm dhe se autoritetet franceze të drejtësisë duhet të përmbyllin sa më parë rastin ndaj tij. Zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga akuzat për krime lufte në Gjykatë Ndërkombëtare në Hagë.

Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb ka shtuar tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu të vështira ndërmjet Kosovës e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe Serbisë që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj, megjithëse është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Tanjug: Nesër përurohet linja hekurudhore Beograd-Mitrovicë

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan që udhëtimi promovues i linjës hekurudhore Beograd- Mitrovicë, do të organizohet nesër me nisje nga stacioni hekurudhor kryesor në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Kjo linje është iniciuar nga e ashtuquajtura Zyra e Serbisë për Kosove, përderisa Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ditën e enjte ka shprehur shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur ligjin bazik.

“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH)”  kanë thënë nga ARH.

Kuburoviq: Serbia insiston në ekstradimin e Ramush Haradinajt, kemi 30 dëshmitarë të tjerë kundër tij

Ministrja e drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nella Kuburoviq

Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë në Qeverinë serbe, Nella Kuburoviq.

Në një konferencë për gazetarë, Kuburoviq, bashkë me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë theksuar se do të aplikojnë masa reciprociteti ndaj Francës dhe vendeve të Bashkimit Evropian nëse refuzohet kërkesa për ekstradim.

“Shpresojmë që organet franceze të drejtësisë do të sillen në mënyrë profesionale”, ka thënë Kuburoviq, sipas së cilës, në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë.

Gjuriq, ndërkaq, ka theksuar se Serbia nuk do të ndalet në përndjekjen e personave të kërkuar për krime lufte, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Qeveria e Serbisë ka shqyrtuar sot vendimin e gjykatës franceze, e cila liroi me kusht ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi që i njëjti ishte ndaluar më 4 janar nga policia franceze mbi mazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Prokuroria e serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-99, pavarësisht se Haradinaj, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës.

Qeveria e Serbisë diskuton për rastin Haradinaj

Qeveria e Serbisë ka nisur seancën në të cilën temë e vetme është vendimi i drejtësisë në Francë që të lirojë me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa të merret vendimi mbi kërkesën e Serbisë për esktradimin e tij.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme në të cilën, siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, do të merret qëndrimi mbi vendimin e gjykatës në Francë.

Haradinaj u ndalua më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Të enjten, Gjykata franceze ka marrë vendim që ta lirojë me kusht Haradinajn.

Ministri Tahiri kërkoi lirimin e Haradinajt – Serbia ankohet: Shqipëria po na cenon sovranitetin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit ku i ‘ankohet’ për Shqipërinë.

Stefanoviç shkruan në letrën e tij, të zbardhur nga “Kurir” se kërkesa e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri për të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn është një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme për sovranitetin serb.

“Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshëm për sovranitetin e shtetërore të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë i Interpolit”, ka thënë Stefanoviç.

Më tej Stefanoviç i kërkon Interpolit të mos e marrë parasysh kërkesën e palës shqiptare. “Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor duke shmangur çështje me konotacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilë serbë në vitet ’98-’99. “Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje”, shkruan media serbe Kurir.

Dje gjykata franceze ka liruar me kusht ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.

Dje Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së, Haradinaj.

Beogradi për lirimin e përkohshëm të Haradinajt: Nuk do heqim dorë nga kërkesa për ekstradim

Procedura e ekstradimit për Ramush Haradinajn do të vazhdoj, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë në Serbi

Ministria e Drejtësisë i ka thënë agjencisë Beta se vendimi i sotëm për lirimin e Haradinajt nga paraburgimi është proces krejtësisht i veçantë nga procedurat e ekstradimit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, kjo Ministri ka njoftuar se Haradinaj nuk mund të qëndroj në burg përderisa pret procedurat e ekstradimit.

Vendimi i gjykatës franceze thotë se Haradinaj është i detyruar të lajmërohet dy herë në javë në policinë franceze dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar më flet-arrest të Serbisë nën dyshimet se gjatë periudhës së viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullatës civile serbe.

Serbia i ka kërkuar Zvicrës, Turqisë, Gjermanisë etj t’i mbrojnë ambasadat e tyre nga “shqiptarët terroristë”

Voal.ch shkruan se sipas B92, Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka kërkuar në disa vende që të rritet siguria për ambasadat dhe misionet serbe në këto vende që merren në mbrojte nga shënjestra e “shqiptarëve terroristë”.

Diplomatët në këtë ambasada kanë marrë instruksione precize sipas të përditeshmes Vecernje Novosti.

Nuk ka staf për të tërhequr trupin diplomatik nga këto vende.

Kërkesa i është bërë autoriteteve të Zvicrës, Turqisë, Gjeranisë, Italisë dhe Belgjikës, ku sipas informaciobneve që ka marrë Beogradi ka rrezik që të jenë në shënjeshtër.

Ministrja Serbe e Drejtësisë: Mandati i arrestit për Thaçin për terrorizëm është gati

Ministrja Serbe e Drejtësisë: Mandati i arrestit për Thaçin është valid këtu
Voal.ch shkruan duke ui referuar B92 që ka si burim Tanjug se urdhërarresti për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është valid në Serbi dhe procedurat janë në vijim. Kjo sipas MInistres serbe të Drejtësisë.

“Tashmë është një vendim përfundimtar në procesin kundër Thaçit, për veprën penale të terrorizmit”, ka thënë Nela Kuburovic të mërkurën, dhe shtoi:

“Pas kësaj, aktakuza u zgjerua për të përfshirë krimin e gjenocidit dhe urdhëri  është ende në fuqi në Serbi, ndryshe nga vendet ku Interpoli e ka ndalur urdhërin, kështu që është i padukshme në sistemin e saj.”

Duke folur për RTV, ajo tha se arrestimi i fundit i Ramush Haradinaj – një ish-lider i UÇK-së (“Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”) – në Francë për krime lufte kundër serbëve “nuk mund të sjellë në pikëpyetje dialogun Beograd-Prishtinë.”

Arsyeja, Kuburovic tha, është se ky urdhër është lëshuar në vitin 2005.

“Kjo ishte e njohur gjatë negociatave, ndërsa Serbia nuk është kushtëzuar për ta tërhequr urdhërin,” tha ajo.

Nikoliq kërkon mbrojtjen e të “drejtave serbe” në Ballkan

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq në takim me të dënuarin për krime lufte në Bosnje, Momçillo Krajishnik

Presidenti serb ka kërkuar mbrojtje më të madhe për të drejtat e serbëve në rajonin e Ballkanit pas takimit me një ish lider serb të Bosnjës i cili është i dënuar për krime lufte.

Takimi në mes të presidentit serb, Tomisllav Nikoliq dhe liderit serb të Bosnjës, Momçillo Krajshnik më 11 janar ka reflektuar ngritjen e nacionalizmit serb në rajon derisa takimi është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Krajshnik ka bërë 13 vjet e gjysmë burg pasi është dënuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi për persekutimin dhe zhvendosjen me dhunë të jo serbëve gjatë luftës së Bosnjës. Ai është liruar në vitin 2013.

Më 1995, marrëveshja e paqes e arritur me ndihmën amerikane e ka kthyer Bosnjën në një union të dy rajoneve, njërit serb dhe tjetrit myslimano-kroat.

Por, marrëveshja ka filluar të dëmtohet pasi liderët serbë të Bosnjës kanë filluar thirrjet për ndarje të Republikës Serbe të Bosnjës dhe bashkimit të saj me Serbinë.

Krajshnik, që tani e udhëheqë një organizatë jo qeveritare të quajtur Asociacioni i Krijuesve të Republikës Serbe, pas takimit me Nikoliqin ka thënë se Bosnja është “bërë një shtet i pamundur”.

“Populli serb nuk ndjehet rehat”, ka thënë ai dhe ka shtuar “e as kroatët nuk ndjehen mirë…Situata në Bosnje është alarmuese”.

Nikoliq, i cili konsiderohet fuqishëm pro rus, ka thënë se serbët jo vetëm që duan mbrojtjen e “statusit” të tyre, por po bëjnë thirrje për mbrojtjen e shkronjave të sllavishtes së vjetër dhe gjuhën serbe në përgjithësi.

“Black out” energjetik në Greqi, shteti fqinj ndërpret eksportin në Shqipëri

Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një “black out” energjetik në Greqi.

Të ndodhur përballë kësaj situate, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Autoriteti i Shpërndarjes së Energjisë ka qenë i detyruar të ndalojë eksportet e planifikuara përmes interkoneksioneve me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Kjo situatë, raportojnë mediat greke, do të vijojë deri ditën e enjte.

Por të kontaktuar nga Vizion Plus, zyrtarë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë konfirmojnë se pavarësisht ndërprerjeve të furnizimit me energji nga shteti fqinj, nuk do të ketë impakt në vendin tonë.

Shkupi dhe Sarajeva kryeqytetet më të ftohta

Moti i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqendrat tjera të rajonit, në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë këtë mëngjes temperatura ishte -13, në Beograd -10, ndërsa në Podgoricë -6 dhe Tiranë -4 gradë Celcius

SARAJEVË – Me temperaturat e matura -18 gradë Celsius, Shkupi këtë mëngjes ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, Sarajeva me -17 gradë Celsius radhitet e dyta.

Shumë mot i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit, kështu që këtë mëngjes, -13 gradë Celsius janë matur në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, Beogradi ishte -10, ndërsa pak më të ngrohta ishin Podgorica me -6 gradë Celsius, dhe më e ngrohta ishte Tirana me -4 gradë Celsius.

Përpos Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa qendrore.

Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me -16 gradë Celsius, në kryeqytetin polak, Varshavë, kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllava ishte -14 gradë Celsius, në Vjenë ishte -12, në Budapest -10 gradë Celsius.

Është interesante se Moska ishte më e ngrohtë nga kryeqendrat e sipërpërmendura, ku u shënuan -10 gradë Celsius.

Përkundër kësaj në Evropën Perëndimore temperaturat janë të favorshme mbi zero, kështu në kryeqytetin belg, Bruksel këtë mëngjes janë matur 6 gradë Celsius, ndërsa në Amsterdam ishte 7 gradë Celsius.

41 vjet më parë: Ja aksidenti i Titos dhe reagimi i tij gjatë një vizite në Suedi (Video)

Shpeshherë mediat e huaja, sidomos ato të shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia publikojnë momente dhe ngjarje të ish-Jugosllavisë.

Gjithsesi, ndër ato që publikohen më së shpeshti janë edhe ngjarjet që kanë karakterizuar ish-udhëheqësin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Dhe së fundmi nga mediat kroate, përcjell Telegrafi, është publikuar një video, në të cilën shihet një aksident i cili i kishte ndodhur Titos, gjatë një vizite në Suedi, në vitin 1976, para takimit me kryeministrin suedez, Olof Palme.

Siç edhe mund të shihet në pamje, gjatë daljes nga vetura, para rezidencës Harpsund, anëtarët e pakujdesshëm të delegacionit jugosllav, “i kapën” një çikë me derën e veturës, dorën e Titos.

Ai nuk e jep veten, dhe pasi e “nxjerr” dorën nga dera, vazhdon ngjitjen shkallëve të rezidencës.

Kroatët të zëshëm në Bruksel kundër arrestimit të Haradinajt

Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit europian e injoroi këtë çështje

Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.

“Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë” u shpreh raportuesja Ulrike Lunaçek dhe se “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”, sipas eurodeputetes austriake.

Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se “i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i zotit Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”. Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Šuica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, “pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit europian”.

Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raportuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë “me njohuritë e tij” për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, “në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BE- së që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb”.

Serbia i dorëzon Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Autoritetet serbe thanë të martën se kanë dërguar në Francë kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.

Gjykata në qytetin Colmar në Francën lindore, duhet të shqyrtojë kërkesën para se të marrë një vendim për zotin Haradinaj i cili po mbahet në paraburgim në atë qytet që nga 5 janari kur u ndalua në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe 13 vjet më parë.

Ndalimi i tij nxiti reagimin e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, të cilat bënë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm, ndërsa tashmë avokatët mbrojtës kanë bërë edhe kërkesën zyrtare për lirimin e tij. Për të enjten është paralajmëruar një seancë rreth zotit Haradinaj.

Të martën parlamenti i Kosovës hodhi në debat çështjen Haradinaj duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Kjo nuk është hera e parë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb.

Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Ramush Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t’u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb ka shtuar tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu të vështira ndërmjet Kosovës e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe Serbisë që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj, megjithëse është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendi i tij ka marrë informacione se “se diaspora shqiptare po përgatitet”, siç tha “për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt”.

Ai tha se këtë informacion Serbia e ka marrë nga agjencitë perëndimore të sigurisë.

Deklaratat e tij u dënuan ashpër nga ministria e Jashtme e Kosovës e cila “i konsideron ato nxitëse, tendencioze dhe që kanë për qëllim ta mbajnë në tension rajonin. MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve 90-a dhe e frikës kur Serbia i orkestronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve. Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Daçiçit janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në një reagim të ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Teksti i plotë – Heqja e ligjit të Luftës, ish-ministri grek: Rama i frymëzuar nga Turqia

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodhoros Pangallos, i cilëson të pakuptimta kërkesat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga Parlamenti grek.

 

Në një shkrim të botuar në të përditshmen greke “To Vima”, publikuar sot në “Panorama” Pangallos shprehet se këto pretendime të paraqitura nga Kryeministri shqiptar, në formën e paketës, janë frymëzim turk, e cila nga ana e saj kërkon që të zhvillojë negociata jo mbi bazën e kuadrit ligjor, por të mbështetura në raportin e forcës.

Pangallos ngre pyetjen në shkrimin e tij nëse a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë?! Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme, që mund të rezultojnë të kota dhe fatale?!

Jo pa ironi, ishministri grek i Jashtëm i PASOK-ut shprehet se hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

Pangallos, duke bërë një historik të marrëdhënieve shqiptaro-greke, shkruan se në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruan “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”.

NGA THEODHOROS PANGALLOS*

Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veçantë në llojin e vet dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socializmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veçanësi dhe ishte jashtëzakonisht e vogël.

Enver Hoxha kishte zhbërë shumë prej strukturave dhe zakoneve shoqërore mesjetare të shqiptarëve dhe kishte kryer shtetëzimin e bujqësisë, aktiviteti kryesor prodhues i popullsisë së vendit. Që prej vitit 1970 e në vazhdim, tirania që ai ushtronte, merr një karakter krejtësisht personal. Pushtohet prej një manie të theksuar persekutimi, sipas së cilës do ta sulmojnë “monarkofashistët” grekë dhe e mbush vendin me bunkerë krejtësisht të panevojshëm nga çdo pikëpamje, në mënyrë që “çdo shqiptar të mbrohet pranë shtëpisë së vet”.

Njëkohësisht, torturat, ekzekutimet dhe përndjekjet sistematike policore nga “Sigurimi” famëkeq, e bënin jetën në atë vend, gjithnjë e më të vështirë. Me gjithë këto, dhe pavarësisht faktit se Shqipëria, si aleat i Italisë, do të konsiderohet botërisht si një anëtar agresor i Boshtit, me gjithë izolimin e regjimit shqiptar, i cili, edhe në kampin socialist ishte përplasur me Titon e Jugosllavisë fqinje, me revizionistët rusë që prej Kongresit të 20-të dhe në vazhdim me Kinën, Greqia tregoi një interes aq të madh për rivendosjen e marrëdhënieve, saqë në vitin 1987 Këshilli i Ministrave vendosi të heqë gjendjen e luftës midis dy vendeve.

Në vitin 1989, pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia, pavarësisht pritshmërive të tij, nënshkroi marrëveshjen e Helsinkit, duke njohur në këtë mënyrë ekzistencën e të drejtave të njeriut dhe nevojën e mbrojtjes së tyre. Sigurisht që Shqipëria nuk u bë demokraci nga njëra ditë në tjetrën, dhe as që ishte ndonjëherë demokratike në të kaluarën. Por a ishte e nevojshme vallë që shoqëria dhe populli i saj fatkeq të përjetonin atë regjim, që u krijua nga pakica për pakicën, para se ai të transformohej dhe të kërkonte votën e çdo qytetari si dhe shumicën, si bazë legjitimiteti të pushteteve?

Në shumë zona të vendit, regjimi komunist filloi të shkërmoqej dhe kjo gjë pati pasoja të tërthorta për sa i përket mënyrës se si funksionin disa mekanizma represioni të së kaluarës. Për shembull, rivendosen kontaktet midis fshatrave greqishtfolës që ndodheshin në të dyja anët e kufirit. Në përmasa të vogla në fillim, por në mënyrë të vrullshme më vonë, shfaqet tendenca e largimit drejt Greqisë, e cila që nga viti 1991 merr përmasa masive. Llogaritet se në vitin 1992, në një total prej dy milionë banorësh nga popullsia aktive e Shqipërisë, një milion prej tyre, domethënë 50%, kishin kaluar në Greqi.

Në atë periudhë, Antonis Samaras viziton Derviçanin, kryeqendrën e Dropullit, domethënë të zonës më të pastër nga ana e përbërjes së popullsisë, në minoritetin grek. Ndërkohë që sazet popullore vijonin të luanin, z. Samaras i fton banorët që të vizitonin vëllezërit e tyre në Greqi, të cilët i prisnin krahëhapur. Kjo “krahëhapur” meriton një diskutim tjetër. Por është fakt se, përpara se të niste ajo valë imponuese në përmasa e emigrantëve, ushtarët e armatosur të regjimit nuk po u qëllonin më me armë të gjithë atyre që e kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Shooting borders” e regjimit shqiptar nuk po i mbanin më të veçuar të dy popujt, të cilët, për shekuj me radhë kishin përjetuar së bashku dhe të përzier me njëri-tjetrin peripeci të shumëllojshme. Zgjedhjet e para, të cilat u zhvilluan në një nivel minimal lirie, i fiton Partia Socialiste, vazhdim dhe zgjatim i regjimit të mëparshëm. “Free but not fair” (të lira por jo të drejta) i karakterizon Këshilli i Europës ato zgjedhje. Ky etiketim ishte i saktë.

Nuk ekzistonin, p.sh., në atë periudhë, automjete private dhe ndërtesa private, kështu që kandidadët e opozitës duhej të përballeshin me kundërshtarë që lëviznin me automjete të shtetit dhe i kishin zyrat dhe selitë e tyre elektorale brenda ndërtesave shtetërore. Në vitin 1992, në zgjedhjet e dyta, fituese shpallet opozita liberale me liderë Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon.

Në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruajnë “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”. Dy vjet më vonë, ky Traktat ratifikohet nga Parlamenti grek. Ajo që kërkon z. Rama është diçka krejtësisht e pakuptimtë, sepse vendos karrocën para kuajve.

Kërkon që të ratifikohet aposteriori në Parlament vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1987, në një kohë që ekzistenca e Traktatit të Miqësisë presupozon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë rivendosur dhe gjendja e luftës i takon së kaluarës. I gjithë ky diskutim ka karakter propagandistik. Zoti Rama nuk na e thotë se çfarë dëshiron konkretisht, që ngre këtë çështje inekzistente dhe e përfshin në një paketë çështjesh, prej të cilave, disa ekzistojnë realisht dhe meritojnë një trajtim serioz, ndërsa disa të tjera janë inekzistente, rrjedhimisht krijohen artificialisht.

Por edhe vetë ideja e paketës si e tillë, është e frymëzimit turk dhe ka të bëjë me faktin se Turqia dëshiron “negociata” që nuk do të kenë kuadër të qartë ligjor, por do të mbështeten te raporti i forcave. Por a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë? Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme që mund të rezultojnë të kota dhe fatale? Hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

*Ish-ministër i Jashtëm i Greqisë. Artikull i botuar në gazetën greke “TO VIMA”. Përktheu: PANORAMA


Send this to a friend