VOAL

VOAL

Mustafa darkë me Vuçiçin e Ramën në Sarajevë

Kryeministri Isa Mustafa është në Sarajevë për Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Para nisjes së punës, ka qenë kryesuesi i ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq që i ka bërë bashkë në një darkë në një restorant në Sarajevë Mustafën e Ramën, bashkë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç.

Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i jashtëm boshnjak, Mirko Saroviq si dhe ambasadorët e Serbisë dhe Shqipërisë në Bosnjë, Stanimir Vukiceviq dhe Ilir Melo.

Gjukanoviq: Rusia dëshiron ta shkatërrojë BE-në

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalë ndikimin “destruktiv” të Rusisë në Ballkan.

Gjukanoviq në një intervistë për agjencinë Associated Press ka thënë se Moska “është përfshirë në një lloj lufte kundër Evropës” dhe po kërcënon “ekzistencën e Bashkimit Evropian”.

Gjukanoviq u largua nga posti i kryeministrit pas grusht-shtetit të dyshuar në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokurorët në Mal të Zi kanë akuzuar Rusinë për organizimin e grusht-shtetit në ditën e zgjedhjeve, ku përfshihej edhe plani për të vrarë Gjukanoviqin.

Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime.

Teksti i betimit të presidentit serb përfshin mbrojtjen e “tërësisë së Serbisë me Kosovën brenda”

Mediet serbe rikujtojnë sot detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e presidentit të Serbisë, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi.

Ndër të tjera publikohet edhe teksti i betimit në ditën kur merr detyrën presidenti, brenda të cilit përfshihet edhe Kosova si “pjesë përbërëse e shtetit të Serbisë”, transmeton Koha net.

Me rastin e inaugurimit në detyrë, presidenti i Republikës së Serbisë, para Kuvendit Popullor bën betimin, i cili ka këtë tekst”

“Betohem se të gjitha forcat e mia do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe realizimit të të drejtave dhe lirive njerëzore dhe të pakicave, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se me ndërgjegje dhe përgjegjësi do të përmbushi të gjitha detyrat e mia”.

Por “Kosovën e Metohinë” si pjesë të shtetit serb i përmban edhe Kushtetuta e këtij vendi fqinj.

Që në preambulë të Kushtetutës së Serbisë shkruan:

“Duke u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe barazia e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve etnike në Serbi,

Duke u nisur nga ajo se Krahina e Kosovës e Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë, se ka pozitën e autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe se nga pozita e tillë e Krahinës së Kosovës e Metohisë burojnë detyrimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat shtetërore në Kosovë e Metohis në të gjitha raportet e brendshme e të jashtme politike, qytetarët e Serbisë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Serbisë”.

Këtë përmbajtje detyruese me kushtetutën e shtetit të tyre e mbrojnë me kokëfortësi shtetarët e vendit tonë fqinj, ani pse 114 vende të botës, anëtare të Kombeve të Bashkuara, kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa vetë shteti funksionon brenda kufijve të vet me mbrojtje ndërkombëtare, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të veta. Vetë dialogu në Bruksel vetëkupton se ai zhvillohet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, që janë Kosova dhe Serbia.

Manastir, kremtohet 118 vjetori i diplomimit të Atatürkut

“Turqia është shteti që ndihmon Maqedoninë që në fillimet e rrugëtimit të saj drejt NATO-s. Vetëm në këtë mënyrë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë më i sigurtë”, tha ministri Jolevski

MANASTIR – Është zhvilluar ceremonia përkujtimore për 118 vjetorin e diplomimit të Atatürk-ut nga Shkolla Ushtarake në Manastir, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Këshilltarja pranë ambasadës së Turqisë në Shkup, Zeynep Gündüz, anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Salih Murat, ministri maqedonas i Shetit, Beycan İlyas, Zëvëndësh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, Gjeneral Muhamed Racaj, përfaqësues nga Ushtria turke, Gjeneral Brigade Süleyman Ertizman, përfaqësues të tjerë nga ushtria turke dhe të ftuar.

Ceremonia ka nisur me intonimin e himeve të flamurit të dy vendeve, ndërsa në fjalimin e tij ministri Jolevski ka rikujtuar se që nga viti 2010 ata mirëpresin miqtë nga Turqia çdo vit më 13 mars.

Duke vënë në dukje se është një nder për ta që një njeri i madh shteti si Ataturku të jetë arsimuar në Maqedoni, Jolevski në vijim ka theksuar se 13 marsi si dita e përkutjimit të përvjetorit të diplomimit të Ataturkut është një mundësi për festimin e marrëdhënieve të mira turko-maqedonase.

Ndërsa ka thënë se synimi kryesor i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO, Jolevski në vijim ka shtuar: “Turqia është shteti që ndihmon Maqedoninë që në fillimet e rrugëtimit të saj drejt NATO-s. Vetëm në këtë mënyrë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë më i sigurtë. Roli i Turqisë në këtë kontekst është shumë i rëndësishëm dhe për këtë dua ta falënderoj”.

Ndërkohë Ertizman në fjalën e tij ka vënë theksin tek marrëdhëniet shumë të mira socio-kulturore mes dy vendeve. Ai ka thënë se është shumë i lumtur për këtë.

Duke thënë se Maqedonia ndodhet në një rajon gjeografik shumë të pasur, Ertizman në vijim ka shtuar: “Maqedonia gjithashtu është një rajon gjeografik që ka nxjerrë njerëz të mëdhenj si Aleksandrin e Madh apo Mustafa Kemal Ataturkun, njerëz që kanë bërë emër në histori”.

Një fjalim ka mbajtur edhe përfaqësuesi i ushtrisë turke, Gündüz, në këtë ceremoni, i cili ka thënë se është shumë i lumtur që ndodhet në këtë ceremoni. Ai ka theksuar se e shohin Maqedoninë si një shëmbull i bashkëjetesës, kulturës, stabilitetit dhe paqes në rajon, si dhe ka theksuar gjithashtu se dëshirojnë një Maqedoni gjithmonë në zhvillim.

Në kuadër të kësaj ceremonie është lançuar dhe shpërndarë edhe një libër i cili titullohej: “Marrëdhëniet turko-maqedonase gjatë historisë”.

Pas përfundimit të fjalimeve të ftuarit kanë zhvilluar një vizitë në muzeun e qytetit të Manastirit dhe dhomën e akorduar për Ataturkun në këtë muze.

Turqia bën ankesa zyrtare kundër Holandës

Roterdam, Holandë

Turqia thirri në bisedë informative të dërguarin holandez në Ankara, për të protestuar edhe formalisht kundër dëbimit të një ministreje turke nga Holanda dhe, siç tha, përdorimit “joproporcional” të forcës kundër demonstruesve në protestën që pasoi.

Autoritetet holandeze kanë dëbuar ministren turke të Çështjeve Familjare, Fatma Betul Sayan Kaya, ndërsa kanë ndaluar ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, të zbarkojë në Holandë.

Dy ministrat kanë planifikuar t’iu adresohen tubimeve në Holandë, më 12 mars, në mbështetje të një referendumi turk, i cili do t’i jepte presidentit Recep Tayyip Erdogan kompetenca shtesë.

Ministria e Jashtme turke thirri të hënën në bisedë informative të ngarkuarin me punë në ambasadën holandeze, Daan Feddo Huisinga, të cilit i dorëzoi dy ankesa me shkrim.

Më 12 mars, policia holandeze ka përdorur qentë dhe topat e ujit për të shpërndarë qindra protestues të tubuar jashtë konsullatës turke në Roterdam.

Erdogan është zotuar se do t’i hakmerret Holandës dhe tha se “nazizmi është gjallë në Perëndim”.

Gjuriç: pajtimi shqiptaro-serb pas dënimit të Haradinajt

Duke folur për rastin Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar në Francë në fillim të janarit të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti serb, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se dëshmitë që Serbia i ka dërguar në gjykatën e Kolmarit janë “jashtëzakonisht serioze” dhe se nuk ka “asnjë arsye që Franca të mos veprojë në pajtim me obligimet ndërkombëtare”.

“Po e monitorojmë me kujdes se si Franca po merret me këtë rast dhe e përsëris – sido që ata të veprojnë ndaj kërkesës sonë, ashtu do të veprojmë edhe ne në kërkesat e tyre”, ka paralajmëruar Gjuriq në TV “Pink” të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai thotë të jetë shumë i kënaqur “që gjyqësia serbe dhe organet tjera shtetërore, edhe pse Haga e ka liruar Haradinajn dhe askush s’e ka dënuar për mijëra serbë të vrarë e për qindra mijëra tjerë të zhvendosur, kanë punuar në atë drejtim që njerëz si Haradinaj të dalin para drejtësisë”.

“Për këtë arsye ne kemi kërkuar përmes Interpolit arrestimin e Haradinajt dhe shumë të dyshuarve tjerë për krimet më të rënda të luftës. Besoj se drejtësia është e nevojshme në mënyrë që të hapet një faqe e re në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”, ka shtuar Gjuriq.

Ai ka shtuar se dënimi i krimeve të luftës plotëson drejtësinë dhe viktimat dhe kontribuon që situata politike “në krahinën jugore të Serbisë të “pastrohet” sepse nuk është mirë që akterët kryesorë në jetën politike të jenë ata për të cilët dihet se janë bartës të vrasjeve dhe konflikteve”.

Acarohen marrëdhëniet Turqi – Evropë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u ndalua të hynte në Hollandë të shtunën, ndërsa intensifikohet kundërshtimi ndaj një fushate turke në gjithë Bashkimin Evropian.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e dënoi me forcë këtë veprim, duke e quajtur vendin partner të NATO-s, “një mbetje të nazizmit”, hera e dytë që ai krahason një vend evropian me nazistët këtë javë.

“Sigurisht që është një koment i çmendur. E kuptoj që janë të indinjuar, pork jo sigurisht që është e tepruar”, tha kryeministri hollandez Mark Rutte.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premtoi të marrë masa kundër fluturimeve diplomatike hollandeze, në përgjigje të refuzimit të lejes nga autoritetet hollandeze për uljen e avionit që do të transportonte Ministrin e Jashtëm të Turqisë.

Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Evropës pësuan një rënie të papritur këtë javë pasi shumë vende të BE-së kundërshtuan vizitat e ministrave turq për të zhvilluar fushatë për referendumin e ardhshëm në Turqi për ndryshimet kushtetuese. Sot, Ankaraja kërkon të rrisë mbështetjen në radhët e miliona turqve që jetojnë Evropë, për t’i dhënë më shumë pushtet Presidentit Erdogan, ndoshta edhe duke i siguruar atij mundësinë e qëndrimit në post deri në vitin 2029.

Udhëheqësi i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, iu bashkua debatit më të fundit në Evropë, duke organizuar një protestë kundër vizitave të ministrave

“Këtu jemi në Hollandë, jo në Turqi. Dhe një ministër turk nuk ka vend këtu për të lobuar për dikë si Erdoganin, që është vetëm një diktator”, deklaroi zoti Wilders.

Pak më vonë edhe Kryeministri hollandez deklaroi kundështrimin e tij.

“Bëhet fjalë për një referendum me të cilin Republika e Turqisë i largohet demokracisë”, tha Kryeministri Rutte.

Gjermania dhe Austria gjithashtu kanë kundërshtuar vizitat e ministrave turq. Ankaraja fajëson atë që e quan fashizëm në rritje në Evropë, dhe e interpreton kundërshtimin si një përpjekje të Evropës për të influencuar rezultatin e referendumit të 16 prillit.

“Dashtë Zoti, 16 prilli do të jetë dita që bashkëkombasit e mi, të cilët janë vështirësuar në Perëndim dhe nëpër botë, do të festojnë”, deklaroi Presidenti turk.

Zoti Erdogan e krahasoi reagimin e Gjermanisë me veprimet e nazistëve. Berlini e quajti këtë gjë të pajustifikueshme. Analisti Kamran Matin thotë se Turqia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën.

“Ka filluar realisht me shqetësimet e autoriteteve gjermane për marrëdhënien me Kurdët, pasi një numër i madh i shtetasve turq që jetojnë atje janë me origjinë kurde. Por, mendoj se qeveria turke dhe në veçanti Erdogani, e kapën me shpejtësi temën dhe e shfrytëzuan për fushatën e tyre për të ndryshuar strukturën e shtetit.”

Evropa i ka bërë të qarta shqetësimet e saj për drejtimin e qeverisë turke. Mbi 40 mijë persona janë arrestuar që nga dështimi i puçit të muajit korrik, ndër ta edhe një gazetar gjerman me qëndrim në Turqi. BE-ja mendon se dhënia më shumë pushtet për presidentin, do të dëmtojë më tej demokracinë.

Por, Evropës, dhe në veçanti Gjermanisë, u duhet që ta mbajnë Turqinë të angazhuar.

“Marrëveshja që kanë me Turqinë për refugjatët është tepër e rëndësishme për Gjermaninë. Fluksi i refugjatëve do të kishte ndikim të menjëhershëm në politikën e brendshme gjermane. Turqia është një vend tepër i rëndësishëm gjeopolitikisht dhe një faktor jo vetëm për Evropën, por për të gjithë Perëndimin, në veçanti në përballjen me rigjallërimin e Rusisë.”

Berlini shpreson se marrëdhëniet diplomatike do të përmirësohen pas referendumit.

Kandiq: Serbia e sotme, më e errët se ajo e viteve nëntëdhjetë

Natasha Kandiq, koordinatore e Koalicionit për KOMRA – Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish RSFJ nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor 2011, ka thënë sot për mediat në Beograd se Serbia e sotme as në vitet nëntëdhjetë nuk ka qenë kaq e errët siç është sot.

“Sot po jetojmë në një Serbi të errët, e cila kurrë nuk ka qenë kaq e errët, as në vitet nëntëdhjetë, kur megjithatë ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme”, deklaroi Kandiq, themeluese dhe ish drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare. Në konferencën për medie “Bllokada ballafaqimit me të kaluarën dhe e procesit KOMRA”, Kandiq tha se për themelimin e KOMRA-s gjatë gjithë këtyre viteve ka vazhduar mbështetja e komunitetit evropian. Sipas saj, vetë projektin e kanë pranuar edhe edhe politikanët e shteteve të rajonit.

Megjithatë, thekson Kandiq, në dy vitet e fundit procesi po vijon në një drejtim krejtësisht tjetër. “Sot kemi bllokade të procesit të ballafaqimit me të kaluarën. Prandaj, na mbetet që t’i drejtohemi Komisionit Evropian dhe të shohim se a është ky institucion i vetëdijshëm se komuniteti evropian i ka braktisur shtet post-konflikte dhe mbështetjen drejtësisë tranzicionale”, ka thënë Kandiq. Ish-shefja e Fondit për të Drejtën Humanitare se deri më tani asnjëherë nuk ka ngjarë që Komisioni Evropian apo Parlamenti Evropian të përfshihen në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, vetëm se e kanë mbështetur, “dhe ky është problemi më i madh, sepse në këtë rast nuk ka hapa përpara, gjë që për ne është jetike”.

Në pyetjen se çfarë pret nga mini-samiti i kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, më 15 mars, Kandiq është përgjigjur se ky është “një samit i imponuar”, i cili vjen pas vizitës që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, i ka barë vendeve të rajonit. “Ekziston një shqetësim i madh në Briksel për zhvillimet e fundit në rajon, një frikë e madhe për eskalimin e konflikteve. Kam përshtypje se ky shqetësim po krijon hapësirë për shqyrtimin e idesë për themelimin e KOMRA-s, e cila mund të ulë tensionet në rajon dhe të bashkojë politikanët. Nuk ka më komunikim për procesin e pajtimit, sepse kjo në shtetet e rajonit më nuk është prioritet. Politikanëve nuk u shkon në mendje që të takohen me përfaqësues të organizatave joqeveritare, për të cilat kryeministri Vuçiq thotë se janë agjentura të huaja”, ka shprehur shqetësimin e saj Kandiq. Tutje, Kandiq tha se në Serbi edhe institucionet evropiane konsiderohen të spiunazhit.

Si rrjedhojë, thotë Kandiq, kemi një Serbi të errët, e cila kurrë nuk ka qenë kaq e errët, as në vitet e nëntëdhjeta, kur megjithatë ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme. Në përfundim të konferencës, të pranishmit ritheksuan se pa procesin që nënkupton trajtimin dhe përballjen me të kaluarën, asnjë e sotme, e veçanërisht e ardhmja, sado të duken të mira, nuk do të jenë të mundura. /ZERI/

 

Këshilli për Siguri i Serbisë të hënën do të diskutojë për Kosovën

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë të hënën do të shqyrtojë vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe paralajmërimin për formimin e ushtrisë së Kosovës

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç njoftoi sot se të hënën, më 13 mars, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për shkak të kërkesës të Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas njoftimit për shtyp nga Zyra e Presidentit, kërkesa për pezullimin e dialogut tregon “vendosmërinë e qartë” të Prishtinës që të vazhdojë në mënyrë të paligjshme me formimin e ushtrisë së Kosovës, me çka, siç shtohet “me qëllim dhe me vetëdije dëmtohet paqja dhe stabiliteti”.

Në deklaratë shtohet se qëllimi i takimit është që në rrethanat e reja, në mënyrë më të mirë të ruhet paqja dhe stabiliteti, si parakusht për përparimin e Serbisë.

Kuvendi i Kosovës sot me vetëm një votë kundër, miratoi Rezolutën për lirimin pa kusht të Ramush Haradinajt në procedurën kundër tij në Francë, me rastin e kërkesës së Serbisë për ekstradim në bazë të aktakuzës për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.

Në rezolutë, përveç lirimit të pakushtëzuar të Haradinajt, kërkohet që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të pezullohet deri në kthimin e Haradinajt në Kosovë. aa

GJND refuzon të shqyrtojë kërkesën e Izetbegoviqit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, foto nga arkivi

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka hedhur poshtë kërkesën e Bosnjë Hercegovicë që të rishikojë atkvendimin e vitit 2007, ku Serbia u lirua nga akuzat për kryerjen e gjenocidit gjatë viteve të 90-ta.

Në letrën e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, thuhet se gjykata nuk mund të rishikojë vendimin sepse kërkesa për një gjë të tillë nuk ka ardhur nga të gjithë anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës.

Bakir Izetbegoviq, anëtari mysliman i presidencës së Bosnjës, ka inicuar këtë kërkesë.

Ai ka thënë se nuk e ka parë të nevojshme që të gjithë anëtarët e presidencës të futen në kërkesën drejtuar gjykatës sepse rekomandimi për një kërkesë të tillë, fillimisht e ka bërë një avokat që ka prezantuar të gjithë presidencën.

“Gjykata konsideon se përmbajtja e këtyre letrave tregon se një vendim i tillë nuk është bërë nga organi kompetent, në emër të Bosnjë Hercegovinës si shtet”, thuhet në përgjigjen e GJND-së.

Shumë zyrtarë në Bosnjë janë shprehur kundër kësaj kërkese, e cila u dërgua në shkurt, duke thënë se një gjë e tillë mund të nxisë kriza të reja politke në vend.

Pasi miratohet Rezoluta e Kosovës për lirimin e Haradinajt, presidenti serb mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ditën e hënë për të diskutuar rreth situatës në Kosovë.

“Ne do të përpiqemi për të parandaluar shqiptarët që të shkatërrojë çdo gjë që kemi arritur në Bruksel”, tha Nikoliq për Kurir, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i Beogradit vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën përmes së cilës kërkohet lirimi i pa kushte i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pezullimi i dialogut me Beogradin deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Rezoluta, e cila u miratua nga Parlamenti I Kosovës me shumicë votash, kërkon që lirimi i Haradinajt të jetë një obligim primar, dhe që Qeveria ti kërkojë BE-së që ta detyrojë Serbinë t`i anulojë të gjitha urdhërarrestet dhe aktakuzat kundër shqiptarëve të Kosovës.

Hellbach shpreh bindjen se Ivanov do të respektojë shumicën parlamentare

Në pyetjen se a sheh diçka të keqe dhe a pengon platforma e subjekteve politike shqiptare formimin e qeverisë së re, ambasadori Hellbach u përgjigj shkurt “jo”

SHKUP – Përfaqësuesi i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s (Shoqata Evropiane për Tregtinë e Lirë) në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadori Christian Hellbach, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, deklaroi se “Jam i bindur se presidenti do të duhet me mençuri të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe të lejojë shumicën në Parlament të formojë qeverinë në kohë sa më të shpejtë të mundur”, raporton Anadolu Agency (AA).

Hellbach theksoi se qëllimi i vizitës së tij në Maqedoni është për të dëshmuar se Qeveria e Gjermanisë interesohet për të ardhmen e këtij vendi si dhe shqetësohet për krizën politike që ka përfshirë këtë vend për një periudhë të gjatë. Siç theksoi ai, Gjermania riafirmon zotimin e saj për të mbështetur Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.

“Në mënyrë që Maqedonia të afrohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ne besojmë se formimi sa më i shpejtë i qeverisë në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit është çelësi. Prioritet i kësaj qeverie duhet të jenë reformat urgjente prioritare ashtu siç janë identifikuar, ndër të tjera edhe në Raportin e Pribes”, u shpreh Hellbach.

Hellbach apeloi deri tek të gjithë liderët e partive politike që të përmbahen nga ngritja e përçarjes, siç theksoi ai, nga çështjet që largohen nga prioritetet e reformave për të cilat vendi ka nevojë dhe është duke pritur për to.

“Unë jam i bindur se presidenti do të duhet me mençuri të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe të lejojë shumicën në Parlament të formojë qeverinë në kohë sa më të shpejtë të mundur. Pas kësaj krize të gjatë politike, Parlamenti duhet të jetë në gjendje të fillojë të bëjë punën e vet, atë që qytetarët e presin për këtë vend”, deklaroi Hellbach.

Ai në vijim theksoi se vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike me mbështetje të pavarur dhe të besueshme gjyqësore luan një rol shumë të rëndësishëm.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që t’u shmangen tensioneve të mundshme. Jemi të shqetësuar nga retorikat negative ndaj organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar. Apelojmë që të gjitha palët të përmbahen nga një gjuhë e tillë”, porositi Hellbach.

Në pyetjen se a sheh diçka të keqe dhe a pengon platforma e subjekteve politike shqiptare formimin e qeverisë së re, ambasadori Hellbach u përgjigj shkurt “jo”.

Ambasadori Hellbach qëndron në Maqedoni nga dita e djeshme. Deklarata e tij vjen pas takimeve me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov, liderët e partive politike të përfaqësuara në Parlament si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria jonë është gati për gjithçka

Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq ka deklaruar se ushtrimet në kuadër të vefikimit të jashtëzakonshëm të aftësive operative të forcave për reagim të shpejtë të Ushtrisë së Serbisë kanë përfunduar dhe se është bindur që njësitë janë krejtësisht të gatshme për të gjitha detyrat, transmeton Koha.net

Zoran Gjorgjeviq për rts ka thënë se është verifikuar një pjesë e forcave për reagim të shpejtë nga Brigada Speciale dhe Policia Ushtarake.

Ai ka theksuar se në ushtri bëhen kontrolle të rregullta e të jashtëzakonshme dhe ka shtuar se kontrolli në këtë formën është bërë për herë të parë pas shumë deceniesh.

“Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me këtë praktikë, sepse në këtë mënyrë ngremë aftësinë e Ushtrisë sonë”, ka thënë ai.

Pahor: Sllovenia mbetet e gatshme për të pritur Trumpin e Putinin

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se ftesa e tij për të mirëpritur një samit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, vlen ende, me gjithë zërat se Kremlini ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Pahor, në një intervistë për agjencinë The Associated Press, tha se “tradita” e takimit të parë midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Slloveni nuk duhet të hidhet poshtë dhe se Sllovenia është po ashtu vendlindja e Zonjës së Parë të SHBA-së.

Në qershor të vitit 2001, presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, ka takuar për herë të parë Putinin në Slloveni, për të diskutuar mundësinë e kompromisit për planet e mbrojtjes raketore të SHBA-së.

“Sllovenia ka shprehur zyrtarisht gatishmërinë e saj. Do të ishin të mirëpritur në atmosferë të mirë”, tha Pahor, vendi i të cilit është anëtar i Bashkimit Evropian, por ka lidhje tradicionale me Rusinë, raporton AP.

Putin ka thënë se Sllovenia do të ishte vend i mirë, por ka shtuar se nuk varet nga ai.

Pahor tha se e ka diskutuar çështjen me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, porse ai nuk e ka dhënë përgjigjen finale.

“Tradita” sllovene është ndërprerë gjatë presidencës së Barack Obamës.

Obama, paraardhës i Trumpit, ka takuar për herë të parë presidentin e atëhershëm rus, Dmitry Medvedev, në Moskë.

Edhe Putin, edhe Trump kanë thënë se shpresojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë tendosur pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe çështje të tjera.

Dy presidentët kanë folur në telefon më 28 janar, por data e takimit nuk është caktuar ende.

Serbia s’e ekstradon në Mal të Zi puçistin e dyshuar Bogiqeviq

Predrag Bogicevic (majtas) dhe Nemanja Ristiq

Gjykata Speciale në Beograd e hodhi poshtë kërkesën e Malit të Zi për ekstradimin e shtetasit serb, Predrag Bogiqeviq.

Ky i fundit, sipas prokurorisë malazeze, dyshohet se ka marrë pjesë në planifikimin e një puçi kundër Qeverisë në Podgoricë, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, tetorin e kaluar.

Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi ka kërkuar ekstradimin e Bogiqeviqit dhe të shtetasit tjetër serb, Nemanja Ristiq, mbi të njëjtën akuzë.

Më 10 shkurt, drejtësia serbe ka refuzuar kërkesën për ekstradim edhe për Ristiqin.

Prokuroria e Malit të Zi është duke hetuar një grup prej 18 shtetasve serbë dhe dy rusë, ndërsa shumica e tyre janë në paraburgim në Podgoricë.

Ata dyshohet se kanë planifikuar një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, për të sjellë opozitën në pushtet.

Turqi: Raportohet se një ruse është arrestuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit Karlov

Garda e nderit duke mbajtur fotografinë e ambasadorit të vrarë rus, Andrei Karlov

Mediat turke raportojnë se një grua me origjinë ruse është arrestuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov.

Mediat citojnë burime të paidentifikuara policore, të cilët thonë se gruaja, e identifikuar vetëm si Yekaterina B, 33-vjeçare është arrestuar në Ankara.

Raportimet thonë se e arrestuara dyshohet se ka pasur lidhje me policin Mevlut Altintas, i cili në dhjetor qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Qendrën Kulturore në Ankara.

Gjatë sulmit, Altintas bërtiti “Mos e harroni Aleppon” dhe tha disa fjalë të tjera të cilat duket se i referohen përfshirjes së Rusisë në luftën në Siri.

Ai më pas u vra nga zyrtarët policorë.

Policia turke më herët ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, përfshirë një polic, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e ambasadorit Karlov.

Turqia nis përgatitjet e teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

Në Universitetin e Thrakisë në Edrene të Turqisë ka filluar përgatitja e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë zgjedhore në shkollat e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA). Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve, pas miratimit të planprogramit të përgatitur.

Rektori i Universitetit të Thrakisë, Erhan Tabakoğlu, thotë se janë krenarë që ata marrin pjesë në një detyrë të tillë.

“Secilit që i tregojmë, e pranon këtë fakt me kënaqësi. Ky lajm është pritur me gëzim të madh si në Shqipëri, dhe vendet ku flitet gjuha boshnjake. Edhe ata thonë të fusin gjuhën turke. Gjithsesi, ne jemi komunitete farefisnore. Kemi histori dhe kulturë të përbashkët. Edhe kjo afërsi në aspektin gjuhësor do të jetë tregues i afërsisë sonë edhe në shumë aspekte të tjera”, ka thënë ai.

Tabakoğlu është i mendimit se këto lëndë do të avancojnë bashkëpunimin.

“Duke i mësuar, brezi i ri do t’i njohë më së miri trojet dhe gjuhët për të cilat ndiejmë dashuri. Kjo, nga ana tjetër, do të mundësojë ngritjen e marrëdhënieve tona në nivel më të lartë”, thekson Tabakoğlu.

Şahin Kılıç, kryetar i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Boshnjake në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Thrakisë, njoftoi se lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e gjuhës boshnjake do të mësohen për klasat 5,6,7 dhe 8. Ai shpreh besimin se këto lëndë në të ardhmen do të japin kontribute të mëdha për rritjen e komunikimit me Ballkanin.

Ndërkaq, Esin Ömer, anëtare e stafit akademike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, thotë se pas përfundimit të teksteve shkollore, do të marrin mbështetje edhe nga Fakulteti Pedagogjik në aspektin teknik dhe nga fakulteti i arteve të bukura për vizatimet dhe ngjyrimet në tekste.

Edhe Cüneyt Nur, anëtar i stafit akademik në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Bosnjake, thekson se tekstet në fjalë do të përbëhen nga pjesë për lexim, të cilat, sipas tij, do të jenë të dobishme për ta zhvilluar komunikimin e përditshëm si dhe pjesë në lidhje me sintaksën dhe morfologjinë, duke marrë parasysh edhe aspektin kulturor.

Rusia përpiqet të rrisë influencën në Ballkan

Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç siguroi zyrtarët e BE që po vizitonin dje Beogradin se vendi i tij mbetet i përkushtuar për anëtarësim në bllokun evropian, por ai paralajmëroi se serbët duan të vazhdonë lidhjet tradicionale edhe “me miqtë e Lindjes”.

Në muajt e fundit, aleatët e Serbisë në Kremlin kanë qenë më aktivë, thonë zyrtarët dhe analistët perëndimorë. Ata i kanë ofruar mbështetje Serbisë në forma nga më të ndryshmet, që nga ndihmat pas katastrofave natyrore e deri tek armatime të sofistikuara, përfshirë avionë luftarakë. Duket se Kremlini po përpiqet të forcojë ndikimin në Ballkan, një rajon që Moska e ka parë historikisht si pjesë e sferës së saj të influencës, thonë analistët.

Ofensiva diplomatike e Moskës me sa duket po jep rezultat. Një anketë e fundit e organizatës Gallup tregon se shumica e serbëve e shohin Moskën si një aleate më të besueshme se NATO-n, ku Beogradi shpreson të antarësohet një ditë.

“Serbia po ndjek rrugën drejt Evropës, pasi ne besojmë se na takon një vend në një shoqëri evropiane, duam të bashkohemi me vende që besojnë në demokraci, sipërmarrje dhe të drejtat e njeriut” tha Kryeministri Vuçiç në takimin me zyrtarët evropianë.

Ai paralajmëroi se shpesh serbët e thjeshtë “e shohin BE si një mjet presioni lidhur me Kosovën”. Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Shumë serbë e mirëpritën fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, pasi kundërshtonin kandidaturën e Hillary Clintonit, gjë që pasqyron zemërimin që ruajnë shumë serbë për fushatën e bombardimit nga NATO në 1999, të zhvilluar gjatë administratës së Presidentit Bill Clinton.

Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e pandryshuar edhe gjatë administratës së Presidentit Donald Trump.

Ambasadorja e re amerikane në OKB, Nikki Haley ka bërë thirrje për antarësim me të drejta të plota të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Sërish luftë verbale Turqi-Greqi për disa ishuj të pabanuar në Egje

Nuk ka fund lufta verbale mes Turqisë dhe Greqisë edhe një muaj pas tensioneve me rastin e 21-vjetorit të krizës ushtarake mbi sovranitetin e disa ishujve të pabanuar grekë të Imias apo Kardak në turqisht, në detin Egje.

Ministri i Jashtëm turk, Cavushoglu e kritikoi mjaft ashpër homologun e tij grek, Koxias, duke e konsideruar si “një fëmijë i llastuar”.

Cavushoglu tha se ministri grek, Koxias bënte shpesh deklarata të karakterit luftënxitës.

“Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë… Ka dallime në mendime, por ka mekanizma për zgjidhjen e problemeve. Angazhohemi që të mos ndodhin tensione. Por, ky partner i koalicionit në qeverinë greke vazhdimisht merr hapa që do të mënjanonte mirëkuptimin tonë”, shtoi ai.

“Edhe durimi e ka një kufi”, theksoi Cavushoglu.

Sipas tij, Turqia dhe Greqia janë fqinjë të mirë, por, gjithashtu, kanë probleme që duhen zgjidhur.

Nikoliçi në KS të OKB-së: Ushtria e Kosovës do ta destabilizonte rajonin

Në diskutimin e parë për këtë vit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliçi në fjalimin e tij e ka përmendur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas presidentit serb Nikoliq, kjo gjë do ta destabilizonte rajonin.

Nikoliq, ka folur po ashtue dhe për ndaljen e trenit serb nga ana e autoriteteve kosovare. Sipas tij, pala kosovare ka bërë shkelje të lirisë së lëvizjes në rastin e ndaljes së trenit. Presidenti serb, po ashtu ka thënë se pala kosovare nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit.

“Ne e përshëndesim vazhdimin e dialogut. Ne jemi për vazhdimin e dialogut dhe jo për mbështetjen e dhunës dhe kërcënimit. Çfarëdo ndryshimi do të ishte kërcënim i rezultues 1244. Serbia ka bërë propozimet e veta gjatë dialogut, ato kanë qenë realiste. Por një gjë e tillë nuk është bërë nga pala tjetër e cila ka dështuar së zbatuari marrëveshjet. Serbia është e përkushtuar drejtë arritjes së paqes. Ndalimi i trenit nga pala kosovare është shkelje dhe paraqet shkelje të lirisë së lëvizjes”, ka thënë presidenti serb Tomislav Nikolic./GazetaExpress/

Biden: Në Bosnjë ka pasur gjenocid të planifikuar, jo luftë

Ish-presidenti i SHBA –së Joe Biden ka folur në përvjetorin e Këshillit këshillëdhënës të Bosnjë e Hercegovinës në Washington.

Ky Këshill ia ka dhënë Bidenit çmimin për vepër jetësore.

Ish nënkryetari i SHBA-së Joe Biden ka thënë se të gjithë njerëzit në B e H duhet ta vazhdojnë luftën për të ardhmen pas mbijetesës ndaj gjenocidit, transmeton Koha.net.

“Për këtë arsye ju e kujtoni të kaluarën. Duhet t’ua përkujtoni fëmijëve atë të kaluar. Të gjithë duhet ta dinë atë. Keni dhënë shumë viktima për një qëllim”, ka thënë Biden duke shtuar se për gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë duhet të flitet, përcjell al jazeera.

Biden në fjalim ka thënë se në B e H nuk ka pasur luftë civile por gjenocid të planifikuar.

“Ju të gjithë i kuptoni ngjarjet e pafalshme, arsyet për mosreagim dhe të gjitha rastet kur bota nuk ndërhyri. Ju mbijetuat. Humbet familjet. Humbet shtëpitë. Luftuat për ta ruajtur dinjitetin. Ajo nuk ka qenë luftë civile. Ai ka qenë gjenocid. Gjenocid i planifikuar. Dhe ai ka ndodhur para syve të gjithë Europës”, ka thënë Biden.

Ai ka shtuar se Perëndimi nuk ka pasur bashkëndjenjë e as simpati ndaj B e H-së ndërsa gjërat kanë filluar të ndryshojnë kur u panë xhirimet e të rinjve myslimanë nga Srebrenica e Zhepa.

“Ta përkujtojmë tragjedinë nëpër të cilën ka kaluar populli juaj. T’ia përkujtojmë botës. 100 mijë të vdekur, dy milionë të shpërngulur, 20 mijë vajza e gra myslimane të përdhunuara”, ka thënë ndër të tjera Biden.

Serbia hap sot edhe dy kapituj në negociatat me BE-në

Serbia hap sot dy kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kapitulli 26 ka të bëjë me arsimin dhe kulturën, ndërsa kapitulli 20 me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Malta, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka caktuar për sot konferencën ndërqeveritare BE-Serbi.

Serbia ka nisur negociatat për anëtarësim në bllok në janar të vitit 2014 dhe deri më tash ka hapur gjashtë nga 35 kapitujt.

Integrimi i saj evropian varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Kapitulli i 35-të, në rastin e Serbisë, ka të bëjë pikërisht me këtë çështje.

Monica Bellucci takon kryeministrin serb Vuçiç

Aktorja e famshme Monica Bellucci është takuar edhe me Kryebashkiakun e Beogradit Sinisha Mali si dhe me kryeministrin e serbisë,  Aleksandër Vuçiç.

Ajo është pritur nga Vuçiç dhe ka kaluar disa kohë duke biseduar me të. Ky e ka falënderuar aktoren për promovimin që ajo i ka bërë Serbisë nëpër botë.

Monica Bellucci është takuar edhe me Kryetarin e Beogradit – Sinisha Mali.

“Për mua është nder që kam edhe fraza në gjuhën serbe në filmin e ri me Emir Kusturicën. Për mua ta njoh kulturën tuaj është kënaqësi” ka thënë ajo mes tjerash në takimin e saj me Vuçiç.

Amfilohije: Tradhtia më e madhe e Malit të Zi është njohja e pavarësisë së Kosovës

“Vetëm të pakokët mund të heqin dorë nga Kosova e Metohia. Vetëm të pakokët kanë mundur të pranojnë shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë nga Serbia, dhe nga Mali i Zi. Ata janë pa kokë dhe pa ndërgjegje”.

Kështu ka deklaruar Mitropoliti i kishës ortodokse të Malit të Zi, Amfilohije Radoviq, mbrëmë në Podgoricë, ndërsa ka theksuar se “kjo është tradhtia më e madhe e Malit të Zi në historinë e vet”.

Këto komente, ai i bëri në natës hapëse të Akademisë së mbajtur në nder të Shën Simeon Miro-rrjedhësit, nga ku, siç raportojnë mediat në Serbia, ka filluar një festë tre-ditore kushtuar këtij shenjti.

Mitropoliti Amfilohije u ka dëshiruar mirëseardhje dhe mirënjohje seminaristëve nga Prizreni “të cilët kishin ardhur për të dëshmuar se Kosova dhe Metohija, të cilën e ka sunduar Shën Simeoni, është zemra e qenies sonë kombëtare”.

Ai ka shtuar se Kosovën nuk e ka njohur Mali i Zi, por atë e kanë bërë “shefat e tij aktualë”.

“Pjesa më e madhe e popullit, të dashur fëmijë, kanë edhe kokë e ndërgjegje dhe vetëdije e kujtesë, por momentalisht qeverisja është e këtillë. Dhe të tillë janë edhe ata që kanë nënshkruar marrëveshjet e Brukselit, të cilët negociojnë e pajtohen në Bruksel me ata që kanë sjellë deri në këto tragjedi, deri në nazi-fashizëm të ri – më i keq se nazi-fashizmi – të okupimit të Kosovës dhe Metohisë, sot bisedojnë me Hashim Thaçin, i cili i ka duart e përgjakura deri në supe”, ka thënë mes tjerash Mitropoliti Amfilohije.

Mali i Zi, 5 shtetas serbë pranojnë përgatitjen e sulmeve

Pesë shtetasit serbë të cilët akuzohen për krijimin të një organizate kriminale e cila ka përgatitur sulme terroriste në Podgoricë, braktisën burgun hetues

PODGORICË – Pesë shtetasit serbë të cilët akuzohen për krijimin të një organizate kriminale e cila ka përgatitur sulme terroriste në Podgoricë të cilat duhej të ndodhin më 16 tetor të vitit të kaluar, kanë braktisur burgun hetues në Spuzh, pasi paraprakisht me prokurorin Special nënshkruan një marrëveshje për pranim të fajit.

Me marrëveshjen e nëshkruar është saktësuar kohëzgjatja të cilën ata do të duhet ta kalojnë në burg, pesë muaj, ndërsa të akuzuarit janë pajtuar që të mos braktisin teritorin e Malit të Zi deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Marrëveshja është nënshkruar nga shtetasit Nikola Gjuriç, Sinisha Qetkoviç, Aleksandar Çuroviç, Dejan Stanojeviç dhe Millan Dushiç, ndërsa në paraburgim kanë ngelur Bratislav Dikiç, Branka Miliç, Dragan Maksiç, Sërboljub Gjorgjeviç dhe Ivica Matiç.

Shtetasit serb Aleksandar Aleksiç, Milosh Açimoviç i Perica Andriç su më 17 shkurt i thanë Gjykatës së Lartë në Podgoricë se kanë qenë pjesë e organizatës kriminale.

Në dëshmitë e tyre dhënë gjykatës, ata thanë se plani ka qenë për të hyrë me forcë në ndërtesën e Kuvendit dhe të presin urdhra tjerë nëse Fronti Demokratik humb zgjedhjet parlamentare.

Ata u dënuan me pesë muaj burg për krijimin e një organizate kriminale. Lidhur me këtë lëndë, Prokuroria malazeze ka nisur një procedurë kundër 25 personave. AA

Bosnja dorëzon zyrtarisht në Gjykatën e Hagës padinë kundër Serbisë për genocid

BOSNJE-Ekipi ligjor i Bosnje Hercegovinës ka dorëzuar kërkesën për fillimin e procedurës së shqyrtimit të padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Sakib Softic ka qenë agjenti i cili ka hyrë në Gjykatën e Hagës në orën 14:45, transmeton lajmi.net.

Kërkesa për auditimin e procedurës paraqitet në regjistrin e gjykatës e cila kontrollon faktet teknike në lidhje me afatet. Më pas dërgon një kërkesë me faqe tjetër ose fton Serbinë për të komentuar atë.

Afati i fundit për këtë nuk është përcaktuar por zakonisht zgjat nga tre deri në gjashtë muaj. Pas kësaj Bosnja merr përgjigje. I gjithë procesi i rishikimit të vendimit në qoftë se miratohet merr disa vite.

Bosnja po e paditë sërish Serbinë për gjenocid ndaj boshnjakëve për luftën e vitit 1995 ku u vranë qindra mijëra boshnjakë. Në rastin e parë kjo padia për gjenocid ishte hedhur poshtë.
Riprocedimi i padisë ka nxitur reagime të ashpra në Serbisë, ku krerët e këtij shteti kanë kërcënuar me destabilizim të Bosnjës.

Turqi, gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve

Duke filluar nga shtatori, kur nis viti i ri akademik në Turqi, Ministria turke e Arsimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: atë boshnjake dhe shqipen.

Lajmi është njoftuar këtë të enjte nga një zyrtar i këtij dikasteri, që shtoi se këto gjuhë të reja do të shtohen në kurrikulën e shkollave të mesme mbi baza përzgjedhëse nga muaji shtator. Zyrtari në fjalë ka folur në kushte anonimati, për shkak se nuk i lejohej të fliste për mediet.

Nxënësit e grupmoshës 13-16 vjeç do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën boshnjake dhe shqipen si pjesë e kurseve për gjuhët e gjalla dhe dialektet, në të cilat ata mund të mësojnë aktualisht edhe gjuhë të tjera që fliten në Turqi dhe vendet fqinje të saj, siç janë dialektet kurde “Kurmanji” dhe “Sorani”, gjuha abkaziane dhe gjeorgjiane, si dhe ajo “Laz”, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, duke nisur nga mosha 7-vjeçare e deri në atë 18-vjeçare, studentëve iu është bërë e detyrueshme mësimi i anglishtes, sikurse kanë mundësi të zgjedhin mes gjermanishtes dhe frëngjishtes.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës, turqishtja mësohet në mbi 80 shkolla anembanë Bosnjes. Gjuha boshnjake, një përzierje serbokroatishte, flitet nga rreth 2.2 milionë persona, shumica e të cilëve jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shtetet e ish-Jugosllavisë. Ndërsa mbi 5 milionë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi flasin shqipen.

Nikoliç: Për të hyrë në BE, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, do të jenë dy kushtet kryesore, që Serbia duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE.

Kështu ka deklaruar presidenti serb Tomislav Nikoliç për televizionin publik serb, RTS, transmeton agjencia bullgare e lajmeve BGNES.

Pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, do të jenë dy kushtet kryesore, që Serbia duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE. Kështu ka deklaruar presidenti serb Tomislav Nikolic për televizionin publik serb, RTS.

Në fakt, Nikolic ka potencuar se në njërën nga vizitat e fundit në Beograd, këtë ia kishte kërkuar komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, transmeton RTKlive.

“Hahn më ka thënë se Serbia nuk mund të ecë përpara, nëse nuk nënshkruan një marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën. Kjo për mendimin tim, nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai (Hahn) gjithashtu na tha se pa një politikë të jashtme të përbashkët, ne nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së,” ka theksuar Nikolic.

Studentët nga Kosova festuan ditën e pavarësisë në Bursa

Studentët e Universitetit të Prishtinës në kuadër të projektit Kultura të Përbashkëta dhe Ide të Përbashkëta në Bursa festuan përvjetorin e 9 të pavarësisë së Kosovës

BURSA  – Studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët kanë ardhur në Bursa në kuadër të projektit Kultura të Përbashkëta dhe Ide të Përbashkëta të Organizatës së Biznesmenëve Arkitektë dhe Inxhinierë në Bursa (BUMIAD) të Turqisë kanë festuar përvjetorin e 9 të pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Kosovës, Organizata Kulturore për Solidaritet të Turqve të Shkupit dhe të Kosovës ka realizuar një eveniment në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit Ataturk Merinos (Merinos AKKM).

Në kuadër të projektit Kultura të Përbashkëta dhe Ide të Përbashkëta të BUMIAD, studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët ndodhen në Bursa, në këtë eveniment kanë festuar ditën e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së qytetit të Bursës Recep Altepe, mbajti një fjalim me rastin e këtij evenimenti. “Kosova është një pjesë e jonë, është një shtet ku jetojnë shokët, vëllezërit dhe farefisi ynë. Nësë Kosova është e lumtur edhe ne jemi të lumtur, nëse Kosova mërzitet edhe ne do të jemi të mërzitur”, tha Altepe.

Në eveniment, morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës në Ankara Avni Sipahiu, përgjegjës dhe anëtarë nga Organizata Kulturore për Solidaritet të Turqve të Shkupit dhe të Kosovës si dhe kryetari i BUMIAD, Orhan Efe. aa

Deputeti shqiptar i Malit të Zi kërkon të rishikohet çështja e Demarkacionit

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkreli ka thënë që çështja e demarkacionit duhet të rishikohet edhe një herë.

Sipas Shkrelit, duhet që komisionet ndërkombëtare të shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje në “mënyrë që të mos jetë pengesë në të ardhmen”, ka thënë Shkreli, në emisionin Ballë për Ballë në Klan Kosova

“Kemi folur edhe për demarkacionin dhe ka pasur atmosferë të ‘gufuar’ për këtë punë, pasi që çështja e demarkacionit po i vihet kusht Kosovës që të ec përpara e pikërisht kemi edhe liberalizimin e vizave”, tha ai.

“Është interes i Ballkanit dhe interes i Kosovës dhe Malit të Zi që të mos kenë dilemë në lidhje me çështjen e Demarkacionit. Duhet edhe një herë të ulen komisionet me element ndërkombëtar amerikan dhe të shqyrtohet të gjitha dhe të mos jetë kjo pengesë në të ardhmen”.

Sipas tij, duhet të rishikohet edhe një herë çështja e demarkacionit dhe duhet të dalin me fakte të sigurta.

“Duhet që demarkacioni të mos bëhet peng dhe çështje politike dhe të mos i shërbejë si arma më e fortë politike. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye që të marrë teritor nga Kosova”.

”Në Mal të zi është grupi i ekspertëve që merret me këtë punë dhe mali i zi nuk e ka ngritur kaq në nivel të lartë cështjen e demarkacionit”,ka thënë deputeti Shkreli.

Serbët e Bosnjës paralajmërojnë bllokimin e parlamentit shtetëror

Deputetët serbë në Bosnjë e Hercegovinë kanë lënë të kuptohet se ata do e bllokojnë parlamentin e shtetit nëse lideri boshnjak do kërkojë zyrtarisht rishikimin e vendimit të një gjykate të OKB-së e cila e kishte hedhur poshtë padinë e Sarajevës kundër Serbisë për gjenocid, raporton Reuters.

Vendimi i Bekim Izetbegoviq, pjesëtarit boshnjak të presidencës tri palëshe ku bën pjesë edhe një kroat dhe një serb, që ta çojë në apel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, ka zemëruar serbët e Bosnjës.

Nëse Izetbegoviq vazhdon tutje me atë që e ka deklaruar, Bosnja do të përballej me një krizë të gjatë politike, e cila do të mund të shkaktonte edhe “konfrontime fizike”, ka thënë nënkryetari i dhomës së ulët të parlamentit boshnjak, Mladen Boshiq.

Vendimi i vitit 2007 e kishte shfajësuar Serbinë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vrasjet, përdhunimet dhe spastrimin etnik në Bosnjë gjatë shpërberjes së Jugosllavisë në vitet e ’90-ta.

Në vendim megjithatë thuhet se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin.

Ministrja Joksimoviç: Kërkohet përparim në kapitullin 35 për Kosovën

Ministrja e Serbisë e ngarkuar për integrimet evropiane, Jadranka Joksimoviç, ka vlerësuar se javën e ardhme mund të pritet që vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do tu paraqitet raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, lidhur me kapitullin 35, që ka të bëjë me Kosovën.

Ajo i ka deklaruat sot rrjetit telviziv RTS, se sipas marrëveshjes, përparimi në kapitujt e tjerë duhet të përcillet edhe me progres në kapitullin 35.

“Tash disa vende do të presin që ta shohin raportin e Komisionit Evropian për përparimin në këtë kapitull dhe do të vendosin a mund të hapen kapitujt e tjerë”, tha Josimoviq dhe ka shtuar se “një qëndrim i tillë i ashpër nuk mund të qëndroj” dhe se nuk mund të injorohen reformat në kapitujt e tjerë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ajo ka paralajmëruar se në konferencën ndërministrore javën e ardhshme apo në fillim të muajit mars, do të mund të hapen së paku dy kapituj të ri në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.

Qeveria greke, ka vullnet të hetojë vrasjet e 154 emigrantëve shqiptarë në Greqi? Emrat e viktimave dhe policëve vrasës

Familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për vrasjet e 154 emigrantëve shqiptarë.

Familjarët shprehen se qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh

Më e keqja është se policia mban përgjegjësi për vrasjen e 94 emigrantëve shqiptar, ku nuk kemi asnjë të ndaluar dhe as të gjykuar.

Nga të dhënat numërohen rreth 154 emigrantë shqiptarë të pafajshëm që janë vrarë në tokën greke. Por nga ana tjetër mungon një bashkëpunim i dyanshëm edhe nga ana e Shqipërisë, për të dënuar dhe parandaluar aktet e mëtejshme.

Mesazhi është shumë i qartë! A do të ketë vullnetin politik qeveria greke për të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit?

Kronologjia dhe emrat e disa emigrantëve të vrarë në Greqi

Në periudhën nëntor 1992- mars 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 romë. Në këtë periudhë ka pasur rreth 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror (policia) ka kryer 86 sulme. Deri më sot llogariten rreth 154 vrasjeve makabre.

Disa emra të emigrantëve të vrarë në Greqi

S. Grina vrarë më 1992

N. Dremaj (20 vjeç) 18/12/ 1992;

A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995;

I. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995;

A. Trocka 27/03/1995;

A.Isaku 1/05/1995;

Q. Bikli Nëntor 1995;

T. Kodra 2/12/1995;

B. Xixa (28 vjeç) 26/12.1996;

J. Moka Nëntor 1996 Erion.

X (14 vjeç) 8/02/1996;

G. Meko (17 vjeç) 6/04/1997;

I. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997;

A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997;

B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997;

H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997;

A. Fotiu 8/05/1998;

B. Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998;

M. Gjenci 15/06/1998;

S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998;

A. Hoxholli Nëntor 1998;

I. Subashi 2/08/1999;

S. Qilari 14/02/1999;

A. Vekshi Mars 1999;

A. Vejziu 13/03/1999;

L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999;

F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999;

A. Sufo 16/07/1999;

A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000;

B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000;

Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000;

G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001;

A. K. (32 vjeç) 2/11/2002;

A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003;

G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003;

A. Vreto (25 vjeç); 23/08/2003

V. Bytyçi (18 vjeç); 23/09/2003

A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003;

L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004;

J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004;

I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005;

B. Praimi (39 vjeç) 8/09/2005;

F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005;

E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006;

L. K. (20 vjeç) 15/03/2007;

G. Lajoti Nëntor 2007;

L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007;

I. Late (45 vjeç) 8/11/2007;

A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008;

F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008;

E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008;

A. Gashi 20/04/2009;

N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010;

A. Manko 1/06/2010.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.

Disa emra të policëve grekë që kanë vrarë emigrantët e pafajshëm

Sejtaridhis * 9/11/1992;

Dh. Janopoulos 27/12/1992;

A. Dellas 12/09/1993;

A. Mesinis 20/02/1994;

N. Kunapakis 9/03/1994;

L. Karajanis Nëntor 1994;

I.  Rigas nëntor 1994;

I.  Sejtaridhis * 9/11/1992;

Dh. Janopoulos 27/12/1992;

A. Dellas 12/09/1993;

A. Mesinis 20/02/1994;

N. Kunapakis 9/03/1994;

L. Karajanis nëntor 1994;

I. Rigas Nëntor 1994.

S. Papadopulos 25/02/1995;

A. Fotopulos Nëntor 1995;

D. Karakajdas 20/01/1996;

D. Spiropulu 11/11/1996;

D. Trimis 10/11/1996;

M. Andreopulos 8/02/1997;

S. Tagaras 15/04/1997;

D. Tsagrakos 3/08/1997;

G. Spanidis 16/12/1997;

G. Atmaxidis 6/03/1998;

S. Demetriu 8/05/1998;

P. Tcoleridis 8/11.1998;

K. Zaharopulos Shkurt 1999;

And. Kanavas Mars 1999;

Ath. Kanavas 13 mars 1999;

J. Rizopulos 21/11/2001.

Këto të dhëna kanë dale nga një studim disa vjeçar i gazetarit Shpëtim Zinxhiria, mbështetur nga media greke…

Mungesa e perspektivës zbraz veriun e Malit të Zi, largohen banorët e Plavës dhe Gucisë

Ndërsa nuk ka shifra të sakta për numrin e banorëve të cilët e kanë braktisur Veriun, të dhënat e para flasin se mijëra banorë shpërngulen në vit

PODGORICË – Qytetet në veriun e Malit të Zi gjithnjë e më shumë po zbrazen, ndërsa trendi i shpërnguljes së banorëve nga 12 komunat të vendosura në veriun e vendit ka vazhduar edhe përgjatë vitit 2016.

Ndërsa nuk ka shifra të sakta për numrin e banorëve të cilët e kanë braktisur Veriun, të dhënat e para flasin se mijëra banorë shpërngulen në vit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve të mëdha, janë vetëm disa nga arsyet që ndikojnë tek qytetarët e veriut të cilët për çdo ditë largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar strehë në Podgoricë dhe në komunat bregdetare, ndërkohë që një numër i madh i atyre shkojnë përtej kufijve të Malit të Zi.

Vendet më të braktisura janë Bjello Polje, Plevlë, Beran, Plavë dhe Guci. Në bazë të të dhënave të organizatave të cilat bëjnë evidentimin e personave të larguar në bazë të adresave të ndërruara, në vitin 2016, 1088 banorë kanë braktisur komunat në veriun e Malit të Zi.

Numri më i madh i banorëve shkon në Podgoricë që është qendra administrative e Malit të Zi ku vetëm gjatë vitit 2016 kanë ardhur 1854 banorë të ri, por në të njëjtën kohë janë shpërngulur 864 banorë të tij.

Banorët e veriut të Malit të Zi parapëlqejnë edhe komunat bregdetare Tivat, Budvë dhe Tivar.

Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi ka pak mbi 50.000 perona të papunë, nga të cilët numri më i madh është në veriun e vendit. Sipas hulumtimeve, shumica e njerëzve të varfër në vend jetojnë pikërisht në këtë rajon.

Banorët e Plavës dhe Gucisë shpërngulen në Amerikë

Komunat Plavë dhe Guci të cilat bashkë numërojnë rreth 10.000 banorë, edhe në të kaluarën janë përballur me largim të banorëve, por ndryshe nga atëherë kur arsyet kanë qenë konfliktet dhe luftërat, sot banorët braktisin vendlindjen në pamundësi për të gjetur punë atje.

Qytetarët e këtyre komunave shkojnë në Podgoricë dhe në jug të Malit të Zi, por edhe për Amerikë, atje ku jeton një diasporë e konsiderueshme me prejardhje nga Plava dhe Gucia. Vetëm në tre muajt e fundit, më shumë se njëqind të rinj janë nisur për në Amerikë.

Kryetari i komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviç, për AA konfirmon seriozitetin e situatës me shpërnguljet, por siç shprehet, Enti i Malit të Zi për Statistika regjistron vetëm emigrimin brenda shtetit për të shtuar se numri i atyre që braktisin vatrat e tyre është shumë më i madh.

Besohet se shteti i ka kthyer shpinën Veriut. “Arsyeja kryesore për shpërnguljet nga Plava është mungesa e perspektivës dhe pamundësia për tu punësuar. Akoma më e dhimbshme është bllokada që hasim nga drejtoritë lokale për tu hapur vende të reja të punës më çka do të ndalnim largimin e të rinjve. Përsëris, problemi kryesor është mungesa e zhvillimit dhe mosinteresimi i shtetit dhe i të gjithë atyre të cilët do të duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Plavës. Unë nuk shoh ndonjë projekt nga Qeveria, duket se nuk është e interesuar që ata njerëz të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Nuk ka indikacione se qeveria do të krijojë vende pune, ndërsa e gjitha që bëhet është nga pushtetit lokal, i cili përballet me pengesa të mëdha me ekzekutivin në nivel qendror”, thotë Shahmanoviç.

Vitin e kaluar azil në Gjermani kanë kërkuar 1.630 qytetarë

Popullsia e veriut, përveç se shkon në Podgoricë në kërkim të bukës së gojës, ajo në masë të madhe largohet edhe drejt Gjermanisë. Kjo është konfirmuar nga Almer Mekiç nga OJQ “Euromost”, e cila ndjek lëvizjen e popullsisë nga veriu i vendit.

“Në bazë të të dhënave të cilat i kemi marrë nga zyra Federale për Emigracion dhe Refugjatë, vitin 2016-të, 1.630 qytetarë kanë parashtruar kërkesë për azil në Gjermani, pavarësisht se Mali i Zi është shpallur shtet i sigurt për jetesë. Gjithashtu 1.865 qytetarë të Malit të Zi të cilët në vitin 2015 kanë kërkuar azil në Gjermani janë kthyer vitin e kaluar ndërsa Gjermani ka deportuar 142”, thotë Mekiç.

Më shumë shtëpi se banorë

Sociologu Srxhan Vukadinoviç thotë se në Mal të Zi është ndezur alarmi i kuq nga shkaku se janë mbyllur fabrikat të cilat kanë lënë pa punë shumë punëtorë. Ai thekson se veriu i vendit rrezikohet të pësojë fatin e fshatrave të Malit të Zi të cilat kanë mbetur pa banorë.

“Në disa qytete do të kemi më shumë shtëpi se sa banorë. Të rinjtë po largohen për shkak se ata nuk shohin një të ardhme. Që banorët të mbeten në Veri nevojiten shkolla, dhe jo të njëjtat të mbyllen siç është rasti me mbylljen e fakultetit të makinerisë në Plevle”, thotë ai.

Sipas vlerësimeve të Institutit Demografik Amerikan, në vitin 2050-të, Mali i Zi do të ketë 10 -11 për qind më pak banorë. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të ketë 60 000 banorë më pak.

 

Daçiçi: Dërgimi në apel i padisë së Bosnjës për gjenocid është i rrëzikshëm

Serbia e ka kritikuar vendimin e Bosnje Hercegovinës që ta dërgojë në apel vendimin e vitit 2007 të një gjykate të OKB-së që e kishte hedhur poshtë padinë boshnjake ndaj Serbisë për gjenocid, gjatë luftës së viteve 1992 – 1995.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka thënë sot televizionit shtetëror serb se vendimi është “shumë i rrezikshëm” dhe mund “të destabilizojë jo vetëm Bosnjën e Hercegovinën, por tërë rajonin.

Bakir Izetbegovic, pjesëtari boshnjak i presidencës tri palëshe të Bosnjes ka thënë dje se kërkesa boshnjake do të depozitohet para se të skadojë afati 10 vjeçar për t’ia dorëzuar apelit kërkesën, më sakt para datës 26 shkurt.

Vendimi mund të nxisë krizë politike në Bosnje, pasi ligjvënësit serbë kanë thënë se do e bojkotojnë parlamentin boshnjak si protestë ndaj vendimit në fjalë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 e ka shfajësuar qeverinë në Beograd rreth përgjegjësisë për vrasjen, përdhunimin dhe spastrimin etnik në Bosnje gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e ’90-ta.

Në vendim megjithatë thuhej se Beogradi nuk ka arritur të parandalojë gjenocidin e kryer në masakrimin e vitit 1995 në Srebrenicë ku 8 mijë burra dhe djem janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjes.

Turqi, pritje solemne me rastin e pavarësisë së Kosovës

Zv/kryeministri i Turqisë, Şimşek tha se gjithmonë kanë dhënë mbështetje për zvhillimin dhe ngritjen e Kosovës në aspektin ekonomik. Ai tha se edhe më tutje do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë Mehmet Şimşek tha se gjithmonë kanë dhënë mbështetje për zhvillimin dhe ngritjen e Kosovës në aspektin ekonomik, duke shtuar se edhe më tutje do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës.

Nën përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës në Ankara, në një hotel u organizua pritje solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në pritjen solemne morën pjesë Shefi i dytë i Shtatmadhorisë së Turqisë Gjeneral Ümit Dündar, kryekëshilltari i presidentit të Turqisë Yalçın Topçu, kryetarë të disa partive politike, shefa të misioneve në kryeqytetet dhe atashe ushtarakë.

Zv/kryeministri i Turqisë Mehmet Şimşek, në fjalën e tij që mbajti me këtë rast, rikutjoi se Turqia është në mesin e shteteve të para që kanë njohur Kosovën.

Duke theksuar se sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë çështje të padiskutueshme për Turqinë, Şimşek u shpreh se Turqia bën përpjekje të mëdha që Kosova të pranohet në arenën ndërkombëtare dhe të gjejë vendin e merituar në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Ai gjatë fjalës së tij po ashtu tërhoqi vëmendjen se Kosova dhe Turqia kanë histori të përbashkët dhe kulturë tejet të pasur, duke shtuar se për këtë arsye marrëdhëniet mes palëve qëndrojnë mbi themele shumë të shëndosha.

Zv/kryeministri turk tha se e kanë pritur me kënaqësi të madhe vizitën e paradokohshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Turqi dhe se kjo vizitë, sipas tij, u ka dhënë intensitet të ri marrëdhënieve mes dy shteteve. Siç tha Şimşek, këto lloj vizitash janë shumë të rëndësishme për thellimin dhe pasurimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Gjithmonë kemi dhënë mbështetje të fuqishme për zvhillimin dhe ngritjen e Kosovës në aspektin ekonomik dhe kemi qenë pranë saj. Edhe më tutje do të vazhdojnë të jemi përkrah Kosovës”, vuri në pah Şimşek, duke vazhduar se Turqia i mbështet përpjekjet e Kosovës për integrime në strukturat euroatlantike dhe se besojnë që këto përpjekje do të japin kontribut të madh si në paqen në rajon, njashtu edhe në prestigjin të cilin Kosova e meriton.

Şimşek, duke nënvizuar se një nga lidhjet më të fuqishme mes Kosovës dhe Turqisë janë urat midis njerëzve, theksoi se në Kosovë ka qytetarë turq dhe në Turqi të ardhur nga Kosova, gjë që, sipas tij, luan rol të rëndësishim në vazhdimin e këtyre lidhjeve shumë të fuqishme mes dy shteteve.

“Vazhdojmë me vendosmërinë tonë për anëtarësim në BE dhe NATO”

Nga ana tjetër, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu, tha se është nder i veçantë për të që feston përvjetorin e nëntë të shtetit të tij.

Spahiu theksoi se gjatë periudhës nëntëvjeçare si shtet i pavarur, kanë shënuar progres të rëndësishëm në aspektin politik, ekonomik, pajtimin dhe mbrojtjen e pakicave, duke shtuar se pavarësia e Kosovës ka kontribuar në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

Duke tërhequr vëmendjen se Kosova që nga shpallja e pavarësisë ka qenë faktor konstruktiv i stabilitetit i cili u është përgjigjur pozitivisht bashkëpunimit dhe zhvillimit të kontinentit dhe rajonit, Avni Spahiu u shpreh se Kosova ka zhvilluar bashkëpunim të afër dhe miqësor me shtetet fqinje dhe shtetet e tjera të botës.

Spahiu më tej u bëri thirrje shteteve të tjera që ta njohin Kosovën dhe të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. “Në nëntë vitet e fundit, ne i kemi vazhduar përpjekjet si brenda vendit, ashtu edhe jashtë, për ta fuqizuar pavarësinë e shtetit tonë. Natyrisht, ne besojmë se e ardhmja e Kosovës qëndron brenda familjes demokratike evropiane. Kosova po përparon me vendosmëri në procesin e integrimeve. Ne vazhdojmë me vendosmërinë tonë për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO”, theksoi Spahiu.

Ambasadori Spahiu tha se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Turqinë, siç e quan ai, shtet i madh dhe vëllazëror. aa

Greqia akordon 10 miliardë dollarë për të blerë avionë luftarakë

ATHINË – Specialistët thonë se shuma prej 10 miliardë dollarësh e akorduar nga Athina zyrtare për modernizimin e flotës ajrore dhe blerjen e avionëve të rinj, mund të tronditë ekuilibrat e programit të daljes nga kriza financiare të Greqisë.

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, për planet e modernizimit të avionëve F-16, mirëmbajtjen e sistemit ajror mbrojtës S-300 dhe porositjen e avionëve F-35 janë cilësuar si “skandaloze” dhe “të pamenduara” nga specialistët në vlerësimet e tyre për AA.

Sipas burimeve të Ministrisë greke të Mbrojtjes nëse i gjithë plani realizohet atëherë ai do të ketë një kosto prej 10 miliardë dollarësh për ekonominë greke. Vetëm mirëmbajtja e avionëve F-16 thuhet se do të kapë vlerat 1.2-1.7 miliardë dollarë.

Burimet pranë kësaj ministrie thonë se puna për mirëmbajtjen e avionëve F-16 ka nisur, ndërsa për modernizimin e tyre kompania përgjegjëse do të jetë kompania amerikane, Lockheed Martin.

Nga ana tjetër thuhet se letra e kërkesës për avionët e gjeneratës së 5-të, F-35 me tek motor i është dërguar Washington-it. Sipas burimeve thuhet se fillimisht parashikohet të merren 20 avionë F-35.

“Nga ana financiare, dëshira për blerjen e avionëve F-35 është një skandal”.

Një nga pyetjet e ngritura është se si Greqia e cila ka 180 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, borxh, i cili kap vlerën e 315 miliardë eurove, si do të përballojë këtë shpenzim të një madhësie të tillë.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Viças, në një program në një radio, tha se programi në fjalë do të jetë gati brenda 4-6 muajsh. Ai ka pretenduar se plani 10 vjeçar nuk do të ketë asnjë shpenzim jashtë parashikimeve.

Ndërsa As. Prof. Dr. Kostas Grivas, nga akademia ushtarake greke, thotë: “Nga ana financiare, të mendosh të blesh avionë F-35 është një skandal. Vendi nga ana financiare është në një gjendje të frikshme dhe këto avionë janë shumë të shtrenjtë. Ne po i marrim ato sepse i ka marrë Turqia më parë. Faktikisht nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se po i falim para Lockheed Martin-it. Ndërsa ekonomisti Vangelis Agapitos, është shprehur se qeveria duhet të presë edhe pak për të bërë publike një gjë të tillë. “Të publikosh një gjë të tillë përpara përfundimit të procesit të rivlerësimit të paketës së shpëtimit, është diçka e pamenduar. Për shkak se hapat e qeverisë do të jenë në kundërshtim dhe të pabesueshëm, kreditorët mund të dyshojnë tek qeveria dhe si rrjedhojë mund të kërkojnë masa shtesë”, vlerësoi ai.

“Mbaji duart larg Malit të Zi”, porosit kryeministri malazez Rusinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i bëri thirrje Rusisë dhe aleatëve të saj brenda Malit të Zi që të ndalojnë destabilizimin e këtij vendi, në përpjekje për të parandaluar anëtarësimin e tij në NATO.

Markoviq tha se “ata që paralajmërojnë trazira në Mal të Zi apo jashtë tij duhet t’i mbajnë duart larg Malit të Zi”.

Komentet e tij vijnë pasi partitë pro-ruse kanë dënuar thirrjen e prokurorit special të Malit të Zi, drejtuar Parlamentit, për t’iu hequr imunitetin dy udhëheqësve të lartë të opozitës.

Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, udhëheqës të partisë opozitare Fronti Demokratik, e cila ka qëndrime pro Kremlinit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një komplot, tetorin e kaluar, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Prokurori Milivoje Katniq do që atyre t’iu hiqet imuniteti dhe të gjykohen për konspiracion kriminal dhe nxitje të “akteve kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Mal të Zi”.

Parlamenti do të votojë për imunitetin e tyre më 15 shkurt.

Mandiq dhe Knezheviq, të cilët i mohojnë akuzat, kanë paralajmëruar luftë civile në Mal të Zi për shkak të kërkesës së Markoviqit për anëtarësim në NATO.


Send this to a friend