Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar “një letër sa i përket situatës në Kosovë”.
Kështu u tha në një postim të publikuar në llogarinë e presidentit serb në rrjetin social Instagram.
Letra i është adresuar udhëheqësit kinez, Xi Jinping, dhe përveç informimit për situatën në Kosovë, letra u dërgua “me rastin e thellimit të shpejtë të raporteve tona dypalëshe”, shkroi Vuçiq në Instagram.
“E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe pa ekuivok të Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të fundit të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha ai.
Kina, së bashku me Rusinë – dy shtete aleate të Serbisë – janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që të dy këto shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.
Më herët, Vuçiq kishte paralajmëruar se do të kërkonte një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Njoftimi i tij vjen pasi autoritetet në Kosovë morën vendim që të ndalonin përdorimin e dinarit serb për pagesa.
Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja për operacione me para të gatshme e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro.
Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.rel
Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur teatër absurdi seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit.
Kamberi në një postim në Facebook shkruan se gjithë tollovia u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”.
Postimi:
Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë
Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.
Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.
Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.bw
Protesta e opozitës gjatë konstituimit të Kuvendit të Serbisë, më 6 shkurt 2024.
Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të përbërjes së re, kaloi me fishkëllima nga opozita.
Deputetët e opozitës ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”.
Lista e opozitës Serbia kundër dhunës pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pushteti e refuzon.
Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e koalicionit Serbia kundër dhunës e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë.
Siç thanë ata, nuk kanë dashur ta bëjnë betimin me njerëz që kanë fituar mandate duke “vjedhur në zgjedhje”.
Para tyre këtë e kanë bërë deputetët e koalicionit të djathtë Shpresa, i cili përbëhet nga Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë ka zgjatur rreth gjysmë ore. Gjatë asaj kohe vetëm janë konfirmuar mandatet ndërsa deputetët kanë bërë betimin. Kryesuesi tha se do të njoftohen për vazhdimin e seancës.
Serbia kundër dhunës: Ndërprerja e seancës, “fitore” e opozitës
Deputeti i koalicionit Serbia kundër dhunës, Radomir Lazoviq, ka vlerësuar se ndërprerja e seancës konstituive është “fitore” e opozitës.
Deputetja e kësaj liste, Marinika Tepiq, deklaroi në korridorin e Kuvendit se policia në sallë i ka ndarë deputetët e opozitës nga deputetët e shumicës qeverisëse.
Në vazhdim të seancës së parë, e cila nuk duhet të jetë në të njëjtën ditë, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, të emërojnë sekretarin e përgjithshëm, të zgjedhin anëtarët e trupave punues, si dhe anëtarët e përhershëm të delegacioneve parlamentare në institucionet ndërkombëtare.
Anëtari i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq, tha në sallën e Kuvendit se të gjithë mund të shohin “fytyrën e vërtetë” të të gjithë deputetëve.
Vuçeviq, i cili është edhe lider i progresistëve, tha se institucionet do të punojnë.
Kush mori mandate?
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit, mandatet i fituan 10 lista zgjedhore, pesë prej të cilave janë pakicë.
Partia Progresive Serbe (SNS) me partnerët e saj të koalicionit do ta ketë shumicën në Kuvend.
Lista e saj zgjedhore, Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet, fitoi 129 nga gjithsej 250 mandate deputetësh. Për të pasur shumicën parlamentare kërkohen 126 mandate.
I dyti për nga numri i ulëseve në Kuvend është koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, me 65 mandate.
Më pas është lista zgjedhore Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë, me 18 mandate dhe koalicioni i djathtë Shpresa për Serbinë, dhe lista e djathtë dhe pro-ruse Ne – Zëri i Popullit, do të ketë 13 deputetë secili.
Nga partitë e pakicës, Partia e Hungarezëve të Vojvodinës fitoi gjashtë mandate.
Listat zgjedhore të Usama Zukorliqit dhe Partisë së Veprimit Demokratik do të kenë nga dy mandate, ndërsa Lufta Politike e Shqiptarëve vazhdon, dhe Partia Ruse, nga një mandat.
Performanca e të rinjve: Lakra për pushtet
Disa të rinjtë u mblodhën para Kuvendit për t’ë përshëndetur deputetët dhe për t’u treguar mendimin e tyre për “parregullsitë zgjedhore”.
Ata mbanin maska lepuri dhe lakër për simpatizantët, duke thënë se lista e votuesve është si lakra.
Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë është mbajtur dy ditë para votimit të paraparë të rezolutës në Parlamentin Evropian për zgjedhjet në Serbi. Parlamenti Evropian, i cili kishte një mision vëzhgues në zgjedhjet në Serbi, diskutoi për këto zgjedhje më 17 janar.
Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë detyruese.
Koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet pas datës 8 shkurt, kur deputetët e Parlamentit Evropian do të shpallin zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.
Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza.
Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike.rel
Politikani pro-perëndimor Nikolla Sanduloviç, i cili guxoi të kërkonte falje për krimet në Kosovë, flet për tensionet që ende janë të acaruara në Ballkan.
Sanduloviç rrëfen sulmin që, thotë ai, e la të paralizuar në anën e djathtë dhe të paaftë për të ecur. Ishte 3 janar ora 15:20 kur tre automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit.
Me një furgon të zi, personat e maskuar posa dolën jashtë makinës, i treguan Sanduloviçit se pse kishin ardhur: ish-sipërmarrësi dhe politikani i opozitës kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët kur konflikti ndëretnik tronditi Kosovën në 1998/99 pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
“Ishte e paimagjinueshme. Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i një fëmije të vrarë në Prekaz”.
“Pastaj filluan të më godisnin aq fort sa humba ndjenjat. Kur më futën në furgon, më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla.”
Sanduloviç, rrëfen për The Guardian se u torturua keq rreth gjashtë orë.
“Ata më ulën në gjunjë më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që bërtisnin ‘tradhtar’,” tha 60-vjeçari, duke treguar një krahun ende të mavijosur.
“Në fund thashë: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.
Pasi u shtrua në spital atë mbrëmje, do të kalonin 24 orë para se të lejohej të kthehej në shtëpi.
12 ditët e ardhshme – me përjashtim të një nate në një klinikë shtetërore – do të kalonin në krahun mjekësor të burgut qendror të Beogradit, të ndaluar nga një prokuror me dyshimin për “nxitje të urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare”.
Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e BIA-s serbe, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviçit në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh.
Agjentët e BIA-s, tha ai për gazetën Novosti, me të vërtetë e kishin marrë atë, por nuk kishin përdorur çdo forcë fizike – taktika që shërbimet e tjera sekrete padyshim do të kishin përdorur.bw
Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i ka liruar të premten katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija, në prill të vitit 1999.
Gjykata e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi Radomir Markoviqin nga akuzat për nxitjen e vrasjes së rëndë, si dhe Millan Radonjiqin, Mirosllav Kurakin dhe Ratko Romiqin nga akuzat për bashkëpjesëmarrje në kryerjen e vrasjes së rëndë.
“Në mungesë të dëshmive të drejtpërdrejta dhe indirekte, të cilat në mënyrë gjithëpërfshirëse dëshmojnë se Markoviq, Radonjiq, Burak dhe Romiq janë fajtorë për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit gjen se akuzat në aktakuzë nuk janë dëshmuar në mënyrë absolute”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Quruvija ishte pronar dhe redaktor i “Dnevni telegraf” (Telegrafi Ditor) dhe i gazetës javore, “Evropljanin”, (Evropiani).
Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte.
Ai ishte kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.
Gjykimi për vrasjen e tij nisi në qershor të vitit 2015 – gati 17 vjet pas vdekjes së tij.
Më 2019, Gjykata Speciale në Beograd i shpalli fajtorë për vrasjen e tij katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Gjykata tha se vrasësi i drejtëpërdrejtë i tij ishte një person i panjohur.
Markoviq, ish-shef i Sigurimit Shtetëror (SSH), u dënua me 30 vjet burgim për nxitje të vrasjes së rëndë.
Radonjiq, ish-shef i qendrës së SSH-së në Beograd, po ashtu u dënua me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë.
Ish-anëtarët e Sigurimit Shtetëror Ratko Romiq dhe Mirosllav Kurak u dënuan me nga 20 vjet burgim secili për vrasje të rëndë.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim në shtator 2020, duke thënë se Gjykata Speciale i tejkaloi akuzat dhe e ndryshoi gjendjen faktike e përshkruar në aktakuzë duke e futur një person të panjohur si fajtorin e drejtpërdrejtë për vrasjen.
Në një rigjykim në dhjetor 2021, Gjykata Speciale e dha një aktvendim të ri, duke i dënuar përsëri Markoviqin dhe Radonjiqin me nga 30 vjet burgim secilin, ndërsa Romiqin dhe Kurakun me nga 20 vjet burgim secilin.
Në atë kohë, Reporterët Pa Kufi e mirëpritën vendimin si “një proces i brishtë në vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera kundër gazetarëve” në Ballkan.
Megjithat, Gjykata e Apelit në Beograd i shqyrtoi ankesat e të akuzuarve në dhjetor 2022, para se ta merrte vendimin e fundit të premten pasdite për lirimin e tyre.rel
Greqia po studion projektimin dhe bashkëprodhimin në kantieret greke të deri në shtatë fregatave amerikane të gjeneratës së re “Constellation”, në kuadër të forcimit të Flotës dhe në dobi të ndërtimit të anijeve greke. Kështu njoftoi sot ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, në deklaratat e tij pas takimit me homologun qipriot Vasilios Palmas.
Siç tha ai, më 16 janar, GEN mori një letër speciale nga agjencia kompetente amerikane për të pranuar interesin grek dhe me ekzistencën e një marrëveshjeje, e cila do të jetë në përputhje edhe me nevojat e Marinës, Greqia mund të marrë pjesë në planifikim, që nga fillimi.
Për fregatat LCS, të cilat do të jepen në kuadër të koncesionit falas të një sërë asetesh nga SHBA, ai tha se po i shohim si zgjidhje të përkohshme.
Ai njoftoi gjithashtu se ka diskutuar me homologun e tij qipriot zgjerimin e bazës detare Evangelos Florakis në Mari, në mënyrë që ajo të mund të akomodojë fregatat moderne si Belharra.
Çfarë tha ai për avionët F-35?
Duke iu referuar furnizimit me avionë F-35, Dendias bëri të ditur se letra e ofertës dhe pranimit (LOA) për shitjen e tyre në Greqi është dërguar nga agjencia kompetente amerikane.
Njëkohësisht, ai sqaroi se janë në fazën fillestare të përpilimit të draft-marrëveshjes dhe prandaj është herët të thuhet diçka në debatin publik për kostot.
“Është një proces kompleks dhe një negociatë komplekse”, tha ai.
Dendias siguroi se kur të bëhen llogaritjet nga pala greke do të ketë një informacion serioz dhe të përgjegjshëm.
“Mendoj se qeveria do të dëshmojë se mund t’i trajtojë këto raste me transparencë absolute”, shtoi ai.
Së fundi, në ditët në vijim do të vihet në debat publik legjislacioni për forcimin e inovacionit në Forcat e Armatosura , futja e sistemeve të avancuara të teknologjisë së re, mjeteve autonome pa pilot, ajrore, detare dhe nënujore.
Dendias i bëri ftesë Qipros për të marrë pjesë në inovacionin ushtarak.
“Veprimet në fjalë do të kontribuojnë më së shumti për atdheun, për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë evropiane”, përfundoi ai.sn
Adis Dazdareviç, një zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar të Serbisë, është arrestuar ditën e djeshme.
Sipas mediave të huaja, ai dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi në territorin serb të organizuar nga një person me inicialet D.R., i cili po ashtu u arrestua policia serbe dy javë më parë si i akuzuar për veprën penale të spiunazhit, për leverdi të Shqipërisë.
Dazdareviç dyshohet se merrte direktivat nga D.R. për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë, në këmbim të shumave monetare.
Sipas autoriteteve serbe të dhënat e mbledhura nga Dazdareviç i janë dorëzuar DR-së, e cila më pas ky i fundit ua ka dërguar shërbimeve inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, shërbim për të cilin është paguar.
Gjatë kontrollit të lokalit që ka përdorur Dazdareviç janë gjetur një sërë sendesh që sipas autoriteteve serbe, kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale së spiunazhit. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent VJT Jagodin sipas kallëzimit penal të BIA-s.sn
Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr një pengesë të madhe për hyrjen e vendit të paangazhuar më parë në aleancën ushtarake.
Ligjvënësit ratifikuan protokollin e pranimit të Suedisë me 287 vota pro, 55 kundër dhe katër abstenime. Ratifikimi do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, që pritet së shpejti. Ndërkohë, pengesa e vetme për Suedinë mbetet Hungaria.
Turqia, anëtare e NATO-s, vonoi anëtarësimin e Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar atë se ishte shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e Turqisë.
Ankaraja ka kërkuar nga Stokholmi ndryshim të politikave, përfshirë një qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të një rrjeti që Turqia e fajëson për një grusht të dështuar shteti në vitin 2016.
Një sërë demonstratash në Suedi nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, si dhe protestat për djegien e Kuranit që tronditën vendet myslimane, shkaktuan zemërime në Turqi.
Muajin e kaluar, komisioni i parlamentit për çështjet e jashtme miratoi anëtarësimin e Suedinë duke shënuar fazën e parë të procesit legjislativ pas dërgimit në parlament të protokollit të anëtarësimi nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Muajin e kaluar, duke argumentuar në favor të anëtarësimit të Suedisë, Zëvendësministri i Jashtëm Burak Akcapar theksoi hapat që Suedia kishte marrë për të përmbushur kërkesat turke, përfshirë heqjen e kufizimeve tregtare ndaj industrisë së mbrojtjes dhe ndryshimin e ligjeve kundër terrorizmit.
Suedia ka premtuar bashkëpunim më të thellë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe për të mbështetur ambiciet e Ankarasë për anëtarësim në BE.
Partia opozitare kryesore e Turqisë gjithashtu mbështeti anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por një parti e qendrës së djathtë dhe partia pro-kurde deklaruan se do ta kundërshtonin anëtarësimin.
“Hapat e Suedisë në lidhje me ekstradimin e kriminelëve të kërkuar ose luftën kundër terrorizmit kanë mbetur të kufizuara dhe të pamjaftueshme”, tha në parlamentin turk ligjvënësi Musavat Dervisoglu, përfaqësues nga Partia e Mirë.
Presidenti Erdogan e ka lidhur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO me miratimin nga Kongresi amerikan të një kërkese turke për të blerë 40 avionë luftarakë të modelit F-16 dhe pajisje të tjera ushtarake për të modernizuar flotën ekzistuese të Turqisë. Ai i ka kërkuar gjithashtu Kanadasë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s që të heqin embargot e armëve ndaj Turqisë.
Ndërkohë, Hungaria mbetet pengesa e fundit për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke akuzuar diplomatët suedezë se kanë “thënë gënjeshtra” për gjendjen e demokracisë në Hungari.
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi të martën se i ka dërguar letër homologut të tij suedez Ulf Kristersson për ta vizituar Budapestin për bisedime rreth anëtarësimit të Suedisë në aleancë. Anëtarësimi në NATO kërkohen miratimin nga të gjitha shtetet e aleancës.
Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, është ndaluar në nga autoritetet e Serbisë në kufi për katër orë dhe më pas është liruar.
Ai ka shkruar në ‘X’, se pasi është për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, është lejuar të lëviz lirisht.
“ Zyrtarët e BIA-s që folën me mua kishin një qasje profesionale. Ata bënin pyetje që i interesonin dhe u sollën me shumë edukatë. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht dallimeve natyrore që kemi.
Shpresoj që fjalët që dëgjuan nga unë do të jenë po aq ndriçuese sa janë. Paraburgimi im prej katër orësh (maksimumi ligjor) është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër.
Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë”, shkroi ai në ‘X’, njofton RTK.
Për asgjë më tepër veç për të vlerësuar faktin se Kosova paraqitet në Davos si një shtet i barabartë me shtetet e tjera, përfshi edhe Serbinë. Vetëm marrëdhëniet e respektit reciprok duke hedhur pas krahëve të shkuarën por jo duke e harruar atë do të bëjë që i gjithë rajoni do të ecë përpara. Koha kur kryekasapi i Ballkanit e kalli gjithë ish Jugosllavinë përfshi Kosovën në luftë, gjak, spastrim etnik dhe genocid is over – ka përfunduar një herë e mirë. E ardhmja e gjithë rajonit është Euro-Atlantizmi.
Më poshtë po sjellim lajmin ku Kryeministri i Kosovës nga Davos bën me dije përmes Twitter:
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në @WEF, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me @vonderleyen& fytyra të njohura nga rajoni dhe më gjerë.Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe.”
A pleasure to be part of the panel today at @WEF, discussing the Diplomacy Dialogue of the Western Balkans with @vonderleyen & familiar faces from the region & beyond. The geopolitical security of our region is crucial to European security, so the topic is of wide importance. pic.twitter.com/ze1AjNLGpX
Ish kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i njohur si mik i ngushtë i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit është parë së fundi në një takim me çetnikun serb të Bosnjes, Milorad Dodik.
Dodik njihet për impaktin e tij detabilizues në Bosnje dhe më gjerë në rajon me kërcënimet e tij se do të ndajë shtetin ballkanik dhe ta bashkojë atë me Serbinë.
Nuk është hera e parë që Abazoviç e gjen veten ne krahë të nacionalistëve serbë, madje kujtojmë se ai e nisi karrierën politike duke deklaruar se Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, ishte serb.
Çfarë e bën Abazoviçin kaq të afërt me Ramën, Vuçiçin dhe Dodikun, kjo është e ditur, sponsori i të gjithëve, Aleksandër Soros, i cili i bëri bashkë edhe për Open Balkan.
Në një kohë kur Kosova nuk merrte pjesë në takime, dy kryeministra shqiptar që merrnin pjesë ishin Edi Rama dhe Dritan Abazoviç.
Foton e takimit të Abazoviçit me Dodikun e ka publikuar studiuesi i shkencave politike, njohësi i çështjeve të rajonit dhe njëkohësisht korespodent i Aljazeera për Ballkanin, Jasmin Mujanoviç
Postimi:
Ish-kryeministri “reformist” malazez @DritanAbazovic shihet duke u takuar me Dodikun, ultranacionalistin dhe separatistin serboboshnjak në Bosnjë Hercegovinë. Ka qenë e qartë prej ca kohësh që Abazoviçi ka qenë një Kalë Troje, një bashkëpunëtor i partive nacionaliste serbe të kontrolluara nga Beogradi në Podgoricë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se me armatimin e mëtejshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga vendet e NATO-s, po synohet jo vetëm largimi i gjurmëve të Serbisë në Kosovë por edhe largimi i serbëve nga atje.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Agjencinë e sigurisë ushtarake, pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.
Presidenti serb i cili paralajmëroi se vendi i tij do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve, tha se Serbia duhet të kuptojë se çfarë po ndodh rreth saj dhe duhet ta ruajë paqen, qëndrueshmërinë dhe të forcojë ushtrinë.
“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika. Këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj. Ata (Forca e Sigurisë së Kosovës) do të jenë si mendërisht, fizikisht dhe në organizim tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata po e bëjnë këtë dhe do të formojnë forca jashtëzakonisht të fuqishme, ashtu siç i kanë formuar në Kroaci dhe vende tjera”, tha presidenti serb.
Të enjten Departamenti amerikan i Shtetit, tha se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.
Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të jetë 75 milionë dollarë.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Tani kërkesa i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësisnë e saj tokësore duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e agjencisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, shitja e propozuar e sistemeve Javelin nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.
Presidenti serb Vuçiç tha se armatosja e Kosovës po ndodh në kundërshtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Shkatërrimi i rendit ndërkombëtar me armatimin e mëtejshëm të të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës… po ndodh pothuajse çdo ditë nga disa shtete, në radhë të parë nga Turqia, por edhe vende të tjera të NATO-s, siç e kemi parë dje edhe Kroacinë dhe vende të tjera, synon që në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, jo vetëm të heqë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë nga territori i Kosovës por të largojë edhe popullin serb”, tha ai.
Ai tha se Kosova ka buxhetin me rritjen më të shpejtë për ushtrinë dhe policinë, dy sektorë që sipas tij nuk guxon të ekzistojnë.
Ai tha se Ushtria e Serbisë do të vazhdojë të armatoset por sipas tij mundësitë e Serbisë janë të vogla në krahasim me superfuqitë si Shtetet e Bashkuara, Turqia, dhe vende të tjera.
Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.
Anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA) thonë se kanë zbuluar dhe shkatërruar një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë.
Këtë e ka mësuar jozyrtarisht Tanjug nga strukturat e sigurisë.
Gjatë aksionit është arrestuar një shtetas serb me inicialet D. R., i dyshuar se është bërë spiuun i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH në vitin 2022, me urdhër dhe detyra të të cilit ka vepruar.
Sipas Tanjug, thuhet se ai vendosi kontakte edhe me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, të ashtuquajturat. ‘Agjencia e Inteligjencës së Kosovës’, dhe ishte e angazhuar në mbledhjen e të dhënave relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike në Serbi që ishin objekt i interesimit të shërbimit inteligjent të Shqipërisë.
Sakaq, për shërbimin inteligjent të Shqipërisë, ai ka mbledhur informacione për pjesëtarë individualë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë dhe serbë nga Kosova e Metohija, dhe me urdhër të tyre është angazhuar në situata krize në veri të Kosovës dhe Metohisë, gjatë protestat dhe ngritja e barrikadave.
Synimi i tij ishte të mblidhte sa më shumë materiale video për ‘shënjestrat’ dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë.
Ai u takua me përfaqësues të shërbimit inteligjent të Shqipërisë kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dhe disa herë në qytetet Pejë dhe Zhur./ABC
“Shfaqja e flamurit të Republikës Sërpska në objektet ortodokse në një ditë që kujtohet si dita e fillimit të gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë, nuk është gjë tjetër veçse një provokim”- Kështu ka deklaruar Ministri Federal i Punëve të Brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, Ramo Isak.
Flamuri i entitetit Republika Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është flamur i BeH, nuk është flamur i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, dhe nuk është as flamur fetar dhe si i tillë nuk ka vend në objektet e kultit, shtoi ai.
Ministri i bëri apel etnitetit të Republikës Sërpska të mos provokojnë dhe të cënojnë paqen pasi provokimet nuk do t’ju dalin për mirë.
“Heqja e flamurit në Konjiç nuk ka të bëjë me lirinë fetare dhe kushtetutshmërinë e garantuar me kushtetutë të serbëve të Bosnjës në entitetin e Federatës së BeH-së, por ekskluzivisht është përpjekje për të provokuar.
Dhe ne kurrë nuk do t’i pranojmë provokimet si normale dhe, në përputhje me rrethanat, flamuri i Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës nuk do të shfaqet kurrë në objekte në entitetin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në të njëjtën kohë, e konsideroj të turpshme sjelljen e bartësve të funksioneve ekzekutive dhe liderëve fetarë në RS pasi protestuan para administratës së policisë në Srebrenicë pas arrestimit të personave që përhapnin urrejtje ndëretnike dhe frikësonin të kthyerit.
Unë dënoj çdo sulm apo përpjekje për të frikësuar të kthyerit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do të kërkoj nga të gjitha ministritë e punëve të brendshme kantonale që të parandalojnë një sjellje të tillë, pra të ndjekin penalisht personat përgjegjës nëse ka pasur shkelje të ligjit.
Megjithatë, personat që kanë një vendbanim të regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë – entiteti i RS-së dhe që më thërrasin të reagoj, pa asnjë përpjekje për të dhënë përgjigje diplomatike, dua të them sa vijon: Mos provokoni. Në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, provokimet tuaja nuk shkuan mirë.
Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i pandashëm dhe i tillë do të mbetet”, thuhet në reagimin e ministrit Isak.sn
Në fund të shtatorit një ngjarje e rëndë, terrorizoi një fshat të tërë në komunën e Zveçanit, por edhe të gjithë Kosovën. Një grup terrorist i mirë-organizuar, me në krye ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiç, la të vrarë një polic të Kosovës me gradë rreshter.
Tre muaj pas sulmit, i kërkuari nga Interpoli, Milan Radojiçiq, festoi natën e dytë të Vitit të Ri në liri. Një burim i besueshëm i Televizionit RTK ka njoftuar se në 1 janarit të këtij viti, Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, e ka festuar Vitin e Ri së bashku me prijësit e grupit terrorist, Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviç.
Kjo festë është mbajtur në lokalin e njohur të quajtur ‘’Hani Bani’’ në Kopaunik.
Në këtë festë i pranishëm ishte edhe Danijell Gjukiq, një prej pjesëmarrësve në sulmin terrorist në Banjskë, si dhe shok i afërt i Danilo Vuçiqit.
Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë paraqitur fakte e dëshmi të lidhjes së aktit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë me shtetin e Serbisë, ndonëse këta të fundit janë përpjekur në vazhdimësi ta mohojnë.
Edhe në konferencën e fundit për media të kryeministrit Kurti dhe ministri të MPB-së, Sveçla, në njërën prej foto-dëshmive shihej djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, me një prej pjesëmarrësve të sulmit të 24 shtatorit.
Për sulmin e 24 shtatorit u fol të martën edhe në parlamentin britanik. Para komisionit për Punë të Jashtme raportoi sekretari Cameron pas vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera tha se sulmi i Banjskës ishte shumë i rrezikshëm dhe se mund të përfundonte edhe më keq.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka deklaruar se edhe një vend tjetër është duke kryer hetimet për sulmin terrorist në Banjskë, por që nuk po i bën publike faktet.
Deputetja shtoi se NATO-ja nuk po e merr parasysh shqetësimin e saj që tha vitin e kaluar se po kontrabandohen armë në Kosovë, të cilat po vendosen në kisha. Kearns tha se BE dhe SHBA duhet të dalin me përgjigje për Banjskën, meqë kanë vendosur masa ndaj Kosovës./RTK
Dje në të ashtuquajturën “Dita e Republikës Srpska” është mbajtur edhe seanca e gjashtë e atij që quhet “Senati i Republika Srpska”.
Një pozitë prej senatori, Dodik ia ka dhënë edhe ish-kryespiunit serb të sanksionuar nga SHBA, Aleksander Vulin. Vulin bashkë me Anton Kasipovic kanë bërë betimin e tyre si senatorë të rinj, shkruan tanjug.
Dodik në fjalën e tij ka falënderuar tetëmbëdhjetë senatorët, të cilët sipas Aktit të Senatit nuk mund të riemërohen, për bashkëpunimin e tyre afatgjatë, duke theksuar se “puna e tyre u dha përgjigje pyetjeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin politik, kombëtar, ekonomik dhe kulturor të “Republika Srpskas”.bw
Deri dje, analistët thonin se Uashingtoni kryesisht e kishte anashkaluar Turqinë në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, nga Stambolli, Dorian Jones – vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Turqi gjatë ditëve të fundit sinjalizon se kjo politikë ka ndryshuar.
Vëzhguesit e shohin vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta nisur turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme me një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, si të rëndësishëm.
Sipas tyre mbështetja e Presidentit Erdogan për Hamasin fillimisht bëri që Uashingtoni kryesisht ta mënjanonte Ankaranë nga përpjekjet për të zgjidhur luftën Izrael – Hamas.
Vizita e zotit Blinken megjithatë tregon se Turqia mund të ketë një rol për të luajtur.
“Diplomacia turke mund të jetë e nevojshme për të bindur Hamasin që të punojë me Autoritetin Palestinez për krijimin e një force policore, apo përpjekjet kundër terrorizmit, ose edhe një lloj strukture bazë qeverisëse për Gazën. Mendoj se për këtë Turqia do të ketë një rol. Administrata amerikane e ka kuptuar se injorimi i Turqisë nuk është duke moderuar tonin e Erdoganit”, thotë zonja Asli Aydinbastas nga Instituti Brookings, me qendër në Uashington.
Uashingtoni dhe Ankaraja ndajnë gjithashtu shqetësimin për përhapjen e mundshme të luftës në Lindjen e Mesme.
Bisedimet e Sekretarit Blinken në Stamboll u përqendruan gjithashtu në anëtarësimin e Suedisë në NATO, që Turqia ende nuk e ka ratifikuar.
Presidenti Erdogan këmbëngul që fillimisht Kongresi i Shteteve të Bashkuara të miratojë shitjen Turqisë të avionëve luftarakë amerikanë F-16.
Uashingtoni megjithatë thotë se Ankaraja duhet së pari të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë.
Analistët thonë se Ankaraja është skeptike nëse presidenti Joe Biden mund të arrijë ta bindë Kongresin për shitjen e avionëve F-16 Turqisë duke pasur parasysh vështirësitë për të siguruar miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
“Presidenti Biden nuk mund të ushtrojë presion mbi Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për hir të Turqisë. Ai nuk arriti ta bënte këtë në rastin e Ukrainës. Pra, si mund ta bëjë këtë në emër të Turqisë, e cila nuk jep asgjë dhe mbështet Hamasin”, thotë zonja Sezin Oney nga faqja e lajmeve politike në internet, ‘PolitikYol’.
Vëzhguesit thonë se Sekretari Blinken ka të ngjarë të paralajmërojë Presidentin Erdogan se sa më gjatë të vazhdojë ngërçi, aq më shumë do të rriten kundërshtitë ndaj Turqisë në Kongres.
Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO i jep Ankarasë një levë të rëndësishme diplomatike jo vetëm me Uashingtonin, por edhe me Bashkimin Evropian. Analistët megjithatë paralajmërojnë se duke vonuar ratifikimin, do të vihen në dyshim motivet e tij nga aleatët e NATO-s për shkak të lidhjeve të zotit Erdogan me presidentin rus Vladimir Putin.
“Të kritikosh Turqinë se ka bërë marrëveshje me Rusinë për të bllokuar apo shtyrë zgjerimin e NATO-s, ku është përfshirë edhe Hungaria, nuk është mënyra e duhur për ta parë këtë çështje. Turqia po e bën këtë për shqetësimet e veta dhe për të përfituar maksimumin për interesin e saj kombëtar”, thotë Sinan Ulgen, analist te organizata Qendra për Studime Ekonomike dhe Poltike të Jashtme me seli në Stamboll.
Ndërsa Parlamenti turk pritet të mblidhet në fund të këtij muaji, Uashingtoni po bën presion për një votim të shpejtë mbi kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Parada e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, gjatë festës antikushtetuese, “dita kombëtare”, më 9 janar 2022.
Entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, do ta shënojë sot “ditën kombëtare”, një festë antikushtetuese, në një kohë të paralajmërimeve ndërkombëtare për rritjen e synimeve politike të liderit të entitetit, Millorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja.
Nëntë janari shënon ditën kur serbët e Bosnjës më 1992, të cilët e kundërshtuar pavarësinë e Bosnjës pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, deklaruan shtetin e tyre të ndarë, duke nxitur një luftë ndëretnike e cila ua mori jetën më shumë se 100.000 njerëzve dhe u ndal vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në fund të vitit 1995.
Sipas Marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja administrohet nga një Qeveri qendrore nën udhëheqjen e një federate boshnjake dhe kroate dhe një entiteti me shumicë serbe, i njohur si Republika Sërpska.
Në entitetin serb të Bosnjës, 9 janari shënohet si ditë kombëtare, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur atë festë antikushtetuese dy herë.
Kjo festë e ndaluar është shënuar në kryeqytetin e entitetit serb, Banjallukë, me marshime dhe parade të policisë së armatosur.
Në këtë festë do të marrin pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsilloviq, ministrat e Qeverisë së Serbisë, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, dhe patriarku e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Gjatë dy vjetëve të fundit, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është përpjekur vazhdimisht ta rrënojë autoritetin e Qeverisë qendrore të Bosnjës dhe të themelojë institucione paralele për t’i rritur kërcënimet e tij të kamotshme për ta ndarë vendin përherë.
Për ta mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës, dy avionë luftarakë amerikanë, F-16, fluturuan mbi qiellin e këtij vendi më 8 janar.
Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq derisa sfidohen Marrëveshja për Paqe e Dejtonit dhe institucionet e Bosnjës, tha Ambasada amerikane në Sarajevë.
“Stërvitja ishte pjesë e përpjekjeve e forcave amerikane për të shkëmbyer taktika, teknika dhe procedura me Forcat Ajrore boshnjake, si dhe e dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, tha ajo më 8 janar.
Festa në Banjallukë pritet të nisë sot pasdite me një ceremoni ku disa individë do të shpërblehen, dhe do të mbyllet me një paradë ushtarake në orën 17:00.
Anëtarët e klubit të motoçiklistëve “Ujqit e Natës”, i cili është i afërt me Putinin, pritet të marrë pjesë në paradë përsëri.rel
Ish-shefi i inteligjencës i Serbisë, i sanksionuar nga SHBA, Aleksander Vulin, i cili dha dorëheqjen si kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dy muaj më parë, ka marrë përgjegjësinë për urdhërimin e arrestimit të liderit të opozitës Nikola Sanduloviç, pa komentuar rrahjen e tij brutale në paraburgim që thuhet se e ka lënë të paralizuar.
Sanduloviç, lideri i Partisë Republikane në opozitë, postoi një video në internet duke i bërë homazhe Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga policia serbe në Prekaz, Kosovë, në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij. duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
Ai kishte shkuar në varrezat ku ishin varrosur Jashari dhe familja e tij dhe kishte kërkuar falje për krimet e bëra nga shteti serb.
Vajza e tij Klara tha për mediat se menjëherë pas postimit, agjentët e BIA-s kanë hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kanë nxjerrë jashtë për ta “pyetur”.
Më pas ai u “rrëmbye” dhe u mbajt në zyrat e BIA-s, ku gruaja e tij tha se ai ishte rrahur nga rreth 15 burra, mes të cilëve ai njohu Milan Radojcic dhe tre të tjerë të përfshirë në sulmin terrorist të quajtur nga BE në Banjska, Kosovë, në shtator.
Radojcic ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe të partisë politike serbe të Kosovës, i cili pranoi organizimin e sulmit në Banskja dhe ishte fshehur në Serbi pavarësisht një urdhër-arresti nga Interpol.
Sanduloviç më pas u dërgua në Spitalin Ushtarak të Beogradit në gjendje të pavetëdijshme për disa orë, para se të kthehej te familja e tij.
Pamjet video e tregojnë atë në një gjendje të pavetëdijëshme me mavijosje të konsiderueshme dhe shenja në fytyrë dhe trup. Familja e tij raportoi për dëmtime neurologjike të dyshuara me dorën e djathtë plotësisht të paralizuar dhe sjelljen e tij në mënyrë të çorientuar.
Vulin pretendoi se ai lëshoi një urdhër arresti për Sanduloviç, i cili mbeti i vlefshëm pavarësisht dorëheqjes së tij.
“Sandulovic u ndalua sipas urdhrit tim, i cili mbeti në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u arrestua me dyshimin për minimin e rendit kushtetues dhe duke punuar në mënyrë aktive për të mbështetur shkëputjen e të ashtuquajturës Kosovë”, tha ai për Novosti.
Ai shtoi se nëse Sanduloviç do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë atë.
“Duke vendosur kurorë lulesh në varrin e vrasësit serb Adem Jashari, Sanduloviq është ndaluar vetëm me urdhërin tim dhe të prokurorit. I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj më shumë”, shtoi ai, duke mos pranuar lëndimet e rënda të raportuara nga familja e politikanit.
Avokati i Sanduloviç, Çedomir Stojkoviç, kundërshtoi deklaratën e Vulin dhe pretendoi se ai po merrte goditjen për presidentin serb Aleksander Vuçiç.
“Vulin nuk e urdhëroi arrestimin sepse as nuk mund ta urdhëronte – sepse Aleksandar Vuçiq i tha të jepte dorëheqjen dy muaj para se Sanduloviç të postonte në rrjetin social X për vendosjen e luleve mbi varret e shqiptarëve.
Kjo është një deklaratë e rënë dakord mes Aleksandar Vuçiqit dhe Aleksandar Vulin, sepse karriera politike e Vulin në Serbi ka përfunduar në marrëveshje me Vuçiqin, dhe tani ai mund të marrë (në mënyrë të rreme) përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandrit. Vuçiq”, ka shkruar Stojkovic në X.
Incidentin e ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për X.
“Thellësisht i shqetësuar për raportimet se lideri i opozitës serbe, Nikola Sandulović është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti.
Kurti thotë se sulmi ndaj Sanduloviqit është i ngjashëm me sulmet e presidentit rus Vladimir Putin ndaj kundërshtarëve politikë.
“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson faturën që qeveria serbe u vendos qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje të rëndë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një sulm i ngjashëm me atë të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Komisionin Evropian, ka heshtur për sulmin, pavarësisht thirrjeve në rritje për një reagim.
Vuçiq dhe institucione të tjera serbe ende nuk kanë komentuar publikisht mbi pretendimet apo arrestimin dhe sulmin.
Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (SHB) do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës pasditen e së hënës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë.
Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të festimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska.
Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejon”.
“Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.
Ajo shtoi se Bosnja e Hercegovina është partnere kyçe e SHBA-së dhe se ato kanë synim të përbashkët në sigurimin e stabilitetit rajonal.
“Ky mision do të mbështetet nga avioni KC-135 Stratotanker, i cili do të sigurojë furnizim me karburant në ajër për avionët F-16 mbi territorin e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë,” tha ajo.
Ky trajnim zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Forcave të Armatosura Amerikane për shkëmbimin e taktikave, metodave dhe procedurave operacionale me Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës.
Deklarata gjithashtu thekson se njësitë e Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën angazhohen rregullisht ushtarakisht me partnerët rajonalë me qëllim të ofrimit të trajnimit, përmirësimit të ndërveprimit dhe demonstrimit të një angazhimi të përbashkët për të njëjtat qëllime sigurie.
“Aeroplani amerikan do të kthehet në bazë menjëherë pas përfundimit të misionit. Aftësia për të vendosur shpejt, për të lokalizuar objektivin dhe për t’u kthyer në bazë tregon aftësinë e SHBA-së për të projektuar fuqi kudo në kohën më të shkurtër të mundshme dhe për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, thuhet në komunikatë.
F-16 është një avion i lehtë luftarak që hyri në shërbim për herë të parë në vitin 1979. Forcat Ajrore të SHBA-së e përdorën atë gjerësisht në të dy luftërat në Irak, si dhe gjatë luftës në Afganistan.
Më shumë se 4.600 avionë F-16 u ndërtuan në vitin 1976, kur prodhimi u miratua zyrtarisht.
Çfarë i parapriu fluturimit të avionit?
Udhëheqja politike e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga presidenti i saj, Millorad Dodik, e kërkon zëshëm shkëputjen apo ndarjen e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina.
Kjo është kundërshtuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Bosnjë e Hercegovinë.
“Millorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë duarkryq derisa ai e shtyn Bosnjë e Hercegovinën drejt konfliktit”, tha Ambasada amerikane më 28 dhjetor 2023.
Ajo tha se Republika Sërpska është një entitet brenda shtetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe se Kushtetuta e shtetit nuk parashikon të drejtën e një entiteti për t’u shkëputur.
“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në disa raste se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet kundër Dejtonit dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit,” tha ambasada amerikane.REL
Policia malazeze njoftoi të dielën se i ka identifikuar tre nga tetë personat e dyshuar për sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë, të cilët të shtunën u dhunuan në Mal të Zi, gjatë rrugës për në Gjermani.
Policia tha në një njoftim se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe se janë identifikuar tre persona nga Herceg Novi si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve është përcaktuar më pas.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, i cili do të deklarojë kualifikimin e tij ligjor pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të mëtejshme të urdhëruara në lidhje me këta persona, si dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm,” thuhet në njoftimin e policisë.
Në një postim në platformën X, ka reaguar edhe kryeministri malazez, Milojko Spajiq i cili ka shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur.
“Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oazë paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen”, tha kryeministri Spajiq.
Të rinjtë shqiptarë që ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar brutalisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr.
Lajmi fillimisht u denoncua përmes reagimeve të forcave politike shqiptare në Malin e Zi dhe përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre.
Ata thanë se grupi prej disa personash ka ngacmuar pa asnjë shkak të rinjtë shqiptarë, duke u goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, ata janë sulmuar fizikisht duke mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua të premten nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkroi ai.
Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.
“Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.bw
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq për televizionin Pink më 7 janar.
Duke folur lidhur me atë nëse qytetarët e Serbisë mund të pajtohen që shteti të futet në BE, Vuçiq tha se është për këtë gjë, por gjysma e qytetarëve janë për dhe gjysma tjetër kundër hyrjes në BE.
Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë po ashtu nuk pajtohen sa i përket Kosovës.
“Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kusht, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.
Që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, është njohur nga mbi 100 shtete.
Pavarësia e Kosovës njihet nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Në Kushtetutën serbe, Kosova vazhdon të konsiderohet pjesë e Serbisë.
Që nga viti 2011, BE-ja lehtëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.
Marrëveshja, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht që dialogu për normalizimin e raporteve duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.REL
Organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, del të jetë njëri prej njerëzve më të pasur në rajon, sipas listës të publikuar nga media serbe “Nedeljnik” me 100 biznesmenët më të pasur.
Pasuria e majme e tij kap vlerën prej 426,663,176 milionë euro bashkë me Zvonko Veselinoviq, të dy të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, vitin e kaluar raportohet se Radoiçiq e Veselinoviqi kanë humbur 108.5 milionë euro. Pasuria e tyre është matur nga të dhënat mbi vlerën e kompanisë “Inkop”. Ata ishin të dy pronarë të kësaj kompanie, por vitin e kaluar Radoiçiq pati njoftuar se ka tërhequr aksionet e tij nga ajo dhe katër kompani të tjera.
Në listë, ata janë veçuar si biznesmenë serbë të afërt me pushtetin.
“Inkop” e ka mbyllur vitin 2022 me fitim neto prej 17.3 milionë euro, e 2021-shin me 15,2 milionë.
Radoiçiq pati organizuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në luftimet e grupit serb me Policinë e Kosovë, mbeti i vrarë rreshteti Afrim Bunjaku. U vranë edhe tre sulmues serbë. Radoiçiq u arrestua dhe u dërgua në paraburgim në Serbi, por u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste. Ai tash është i lirë në Serbi.
Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili cilësohet si akt terrorist në Kosovë, autoritetet kosovare e lidhën Milan Radoiçiqin me aktivitete kriminale. E, për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Veselinoviqi.
Lista me 100 biznesmenët më të pasur në rajon sipas “Nedeljnik”:
Departamenti i Policisë në Nish, qyteti ku Nikolla Sandulloviq u arrestua në janar 2024.
Radio Evropa e Lirë
Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, është paraburgosur, ka konfirmuar Prokuroria e Nishit për Radion Evropa e Lirë (REL)
Siç thuhet në përgjigjen e nënshkruar nga kryeprokurorja Borica Mitiq, paraburgimi i është caktuar atij për shkak të “dyshimit se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
Ky është gjithashtu konfirmimi i parë zyrtar i masave të marra nga autoritetet zyrtare në Serbi, pas spekulimeve që pasuan emrin e Sandulloviq në ditët e para të vitit 2024, një person me një biografi kontroverse, ku përfshihet edhe plagosja e tij nga shpërthimi i një makine 13 vjet më parë, dhe u arrestua për “përhapje paniku” më 2020 gjatë pandemisë.
Si arriti rasti në publik?
Në Serbi, komentet negative vërshonin portalet tabloide në lidhje me postimin që Sandulloviqit e bëri në rrjetin social X (dikur i njohur si Twitter) më 2 janar.
Bëhet fjalë për një video ku shihet ai duke vizituar kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Nuk thuhet se kur është bërë videoja. Në video, Sandulloviq vendos një kurorë në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Një ditë pas publikimit të videos në rrjetin X, avokati Çedomir Stojkoviq bëri të ditur se Sandulloviqi është arrestuar më 3 janar dhe se familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Stojkoviq vazhdoi me njoftimet e tij atë ditë edhe të nesërmen dhe në mbrëmjen e 3 janarit deklaroi se ishte bastisur banesa e Sandulloviqit në komunën e Beogradit “Savski venac”. Duke vepruar kështu, ai ndau një foto të urdhrit të bastisjes të lëshuar nga Gjykata e Lartë Publike në Beograd.
Në një nga postimet e fundit, të publikuar pak para përfundimit të këtij teksti, Stojkoviq publikoi edhe një dokument nga Drejtoria e Policisë Kriminale e Serbisë, ku thuhet se ndalimi i Sandulloviqit ka ndodhur për shkak të publikimit të një postimi në X nga Prekazi.
REL-i nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë e këtij dokumenti.
Komentet që pasuan
Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, ka folur për ngjarjet në lidhje me Sandulloviq, para se të konfirmohej zyrtarisht ndalimi.
Ajo ka shkruar në rrjetin social X se është “thellësisht e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sandulloviqitit, pas raportimeve se ai ishte rrahur brutalisht nga shërbimi inteligjent serb”.
Një ditë më vonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social X ka shprehur shqetësimin e tij për politikanin opozitar nga Serbia.
“Kjo po ndodh pas kërkim faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë. Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që Qeveria serbe ua imponon qytetarëve të saj për guximin që ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim. Ai gjithashtu përbën shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të stilit të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit.”
Po ashtu më 5 janar, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, në llogarinë e saj X, ndau fotografi të Nikolla Sanduloviqit nga ambulanca, duke treguar një prerje në syrin e tij të majtë, së bashku me një tekst që i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë “aktin në përpjekje për të eliminuar këtë opozitë”.
Radio Evropa e Lirë nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë, kohën ose vendin e fotografisë të këtij postimi në Twitter.
Përveç Prokurorisë, as Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë dhe as Agjencia e Sigurisë Informative (BIA) nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për Sandulloviqin. Asnjë përgjigje nuk është marrë në pyetjet për torturën e supozuar të policisë ndaj Sandulloviqit.
Kush është Nikolla Sandulloviq?
Nikolla Sandulloviq është kryetar i Partisë Republikane, parti e cila që nga themelimi në vitin 2015, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.
Në daljet e tij publike ai kritikoi autoritetet në Serbi, ndërsa ndër të tjera foli për simpatinë e tij për ish-presidentin amerikan, Donald Trump, duke përfshirë mbështetjen e tij për sulmin e mbështetësve të tij në Capitol Hill në janar 2021.
Në jetën politike të Serbisë, Sandulloviq u shoqërua me polemika, kryesisht në lidhje me akuzat për përhapjen e lajmeve problematike, të cilat kulmuan gjatë pandemisë. Në mars 2020, ai u arrestua për gjoja përhapjen e lajmeve të rreme.
Megjithatë, ngjarja më e rëndë që lidhet me emrin e tij është nga janari i vitit 2010, kur ai u plagos në shpërthimin e një bombe të vendosur nën makinën e tij në Beograd. Rasti është ende i pazbardhur.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të larguar letrat ngjitëse në targa të automjeteve, dhe lejimin me targat në RKS në Serbi
Cramon theksoi se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.
“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, është shprehur Cramon në rrjetin social X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i marrë të enjten vonë për heqjen e regjimit të letrës ngjitëse për automjetet me targa serbe ka ardhur pasi Policia e Kosovës raportoi se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e këtij shteti, po zbatohet plotësisht.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti tha se nëse do të ketë ndryshim të qasjes nga autoritetet serbe, shteti i Kosovës do të veprojë.
Serbia vendosi t’i lejojë automjetet me targa RKS të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave.
“Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë”, tha Kurti, duke theksuar se ky fillon të zbatohet pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
I ftuar në edicionin e lajmeve në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Eneida Ndoci ishte në lidhje me Skype avokati i politikanit të dhunuar serb, Cedomir Stojkoviç.
Stojkoviç është shprehur se në fillim ndaj politikanit Sanduloviç u anatemua nga media e lidhur me Vuçiç dhe pak orë më pas është rrëmbyer nga shërbimi sekret serb ku është dhunuar.
“Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviç duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar nga shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjent të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tijë.
Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe gjatë dhe doli nga spitali brenda ditës. Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.
Pasi u dërgua në shtëpi, p[as një ore policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varre e shqiptarëve, kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiç.
unë kam ngritur një padi penale kundër Redaoçiç pasi është i përfshirë në grupe terroriste por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviç.”
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër të enjten vendimin e Qeverisë serbe për t’ia ndaluar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizitën në Luginën e Preshevës.
Sveçla njoftoi të enjten herët se autoritetet serbe ia hodhën poshtë “paarsyeshëm” kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës në jug të Serbisë në kufi me Kosovën.
Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë gjatë zgjedhjeve të kontestuara serbe të 17 dhjetorit, tha përmes një shkrimi në Facebook se vendimi dëshmon se “Qeveria në Beograd, nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”
Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – komuna të njohura bashkërisht si Lugina e Preshevës.
Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të 2002-ës, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo 65 për qind.
Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.
“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, tha Kamberi.
Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.
Refuzim të kërkesave të zyrtarëve kosovarë për vizitë në komunat jugore të Serbisë – të banuara me shumicë shqiptare – kishte pasur edhe më parë.
Më 27 nëntor të vitit 2021 autoritetet në Serbi kishin refuzuar kërkesën e katër ministrave për vizitë dyditore në atë që njihet si Lugina e Preshevës.
Refuzimi i kërkesës për vizitë në Serbi kishte ardhur pasi më 23 nëntor Qeveria e Kosovës kishte refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishin deklaruar për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të rishqyrtojnë qëndrimin për lejimin e vizitave të Petkoviqit në të ardhmen, nëse “ai përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.rel
Kolumnisti dhe shkrimtari serb Svetislav Basara gjatë një interviste për Nova, nuk ka kursyer fjalorin e tij.
Ai ka thënë se problemi i Serbisë, nuk është Kosova e as ish-lideri i tyre Sllobodan Millosheviq, e as ky aktual Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij populli serb është jashtëqitje, gënjeshtarë dhe mashtrues.
Këto janë fjalët me të cilat shkrimtari i njohur dhe i respektuar serb i ka përshkruar bashkëjetuesit e tij.
“Problemet tona nuk janë Millosheviqi, Tadiqi, Koshtunica apo Vuçiqi – veçanërisht jo Kosova – problemi ynë është se ne jemi lecka, gënjeshtarë dhe mashtrues. Por është gjithashtu një histori se si i njëjti komunitet, përmes hocus-pocuseve të ndryshme, arrin të bindë veten (dhe ndonjëherë edhe të tjerët) se është një shoqëri e njerëzve të ndershëm, të lirë, të shtëpive serbe që i frikësohen Zotit dhe nënave shembullore serbe”.sn
Makina me targa RKS duke hyrë në territorin e Serbisë përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje. 1 janar 2024.
Që nga e hëna e 1 janarit, makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë.
Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe.
Siç kishte thënë paraprakisht shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”.
Para mediave, ai ka deklaruar se vendimi është një shtysë shtesë për nismën “Ballkani i Hapur”, që sipas Petkoviqit ua lehtëson jetën serbëve në Kosovë, pasi ata kryesisht përdorin pikëkalimet administrative.
Vendimi i Qeverisë serbe për të njohur makinat me targa RKS u mor pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, gjerësisht zëvendësuan me RKS targat KS të lëshuara nga UNMIK-u, por edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe për qytetet e Kosovës.
Petkoviq tha se nuk është sekret që 99 për qind e serbëve në Kosovë kanë targa RKS, sepse kjo është mënyra e vetme për të lëvizur nëpër Kosovë.
“Ato po ashtu përdoren nga klerikët e Dioqezës Rashkë-Prizren për të arritur deri te faltoret dhe besimtarët”, tha Petkoviq, duke shtuar se me këtë vendim, Qeveria serbe nuk hoqi dorë nga vendimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi një ditë më parë se vendimi për lëvizjen e lirë të makinave me targa RKS nëpër Serbi “ka shmangur gracka dhe rreziqe të mëdha” për shtetin e tij.
Vuçiq po ashtu deklaroi se nga ky vendim do të përfitojë populli serb dhe Serbia në tërësi.
Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor i vitit 2023, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat serbe në ato RKS, kryesisht në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje më 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Makinat ishin lejuar të kalonin, ndërkaq targat ishin mbuluar me letra ngjitëse.
Para praktikës së letrave ngjitëse, automjetet me targa RKS detyroheshin të merrnin targa provuese në kufirin me Serbinë, që vlenin 60 ditë dhe kushtonin 5 euro. Por, më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, që detyroi edhe shoferët nga Serbia ta kalonin të njëjtën procedurë për të hyrë në Kosovë.
Por, kjo masë nxiti pakënaqësi në mesin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Për të ulur tensionet, me ndërmjetësimin e bllokut, më 30 shtator 2021, u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Kjo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve.rel
Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve që u mbajtën dy javë më parë për shkak të pretendimeve për mashtrime nga partia në pushtet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Në protestën e së shtunës që u organizua nga nisma qytetare joformale, “Pro glas”, që është formuar nga personalitete të njohura publike, u kërkua që brenda gjashtë muajsh të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare dhe lokale në Serbi. Nisma kërkon së pari ndryshimin e procesit zgjedhor për të krijuar kushte për zgjedhje të drejta.
Disa pjesëmarrës thanë se po protestojnë kundër padrejtësive që ndodhen në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Unë jam gjithmonë e pranishme në këto protesta, sepse dua një jetë më të mirë, dua që institucionet e këtij vendi të bëjnë punën e tyre”, tha Ivana Grobiç.
“Mjaft me vjedhje, mjaft me jetën e vështirë. Nuk mund të bëjmë ndryshime ndryshe, vetëm me një numër të madh njerëzish (në rrugë). Unë po jap kontributin tim duke qenë këtu”, tha Gordana Kostiç.
Përkrahësit e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës”, pohojnë se parregullsitë u identifikuan edhe ngavëzhguesit vendas e ndërkombëtarë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, përfshirë ato për bashkinë e Beogradit.
Disa politikanë të opozitës ndodhen në grevë urie.
Protestës së sotme iu bashkuan edhe grupet e studentësh të cilët për 24 orë mbajtën të bllokuara disa rrugë në Beograd duke kërkuar që autoritetet të hapin listat e votuesve, pas pretendimeve se shumë njerëz që nuk jetojnë në Beograd kanë votuar atje.
Opozita i kërkoi javën e kaluar Bashkimit Evropian të hetojë rezultatet e zgjedhjeve pasi vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se votimet u mbajtën në “kushte të padrejta.
Hetimin e procesit të zgjedhjeve ka kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të cilët kanë bërë thirrje për bashkëpunim të autoriteteve serbe me misionin e OSBE-së, për t’iu dhënë përgjigje mangësive në proceset ev demokratike.
Protestat, që zakonisht fillojnë në orët e mbrëmjes, u përshkallëzuan fundjavën e kaluar kur një grup pjesëmarrësish u përpoqën të hyjnë me forcë në ndërtesën e bashkisë së Beogradit. Në përpjekje për t’i ndaluar, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e tyre.
Pushteti ka mohuar të ketë pasur keqpërdorime të votave dhe ngulë këmbë që zgjedhjet ishin të drejta, pavarësisht kritikave nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe atyre lokal të zgjedhjeve.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i ka përshkruar protestat si një përpjekje për rrëzimin e qeverisë me ndihmë nga jashtë, por pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tilla.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha po ashtu pa dhënë asnjë provë se vendet perëndimore provuan të organizojn ënjë grusht shteti në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare meqë Beogradi nuk u ëhstë bashkuara sanksioneve kundër Rusisë.
Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës u zotua të vazhdojë ta dobësojë vendin e tij që ende vuan plagët e luftës deri në pikën kur do të copëtohet, pavarësisht nga një zotim i Shteteve të Bashkuara për ta parandaluar një gjë të tillë.
“Unë nuk jam joracional, e di se përgjigja e Amerikës do të jetë përdorimi i forcës … por nuk kam asnjë arsye që të trembem nga kjo për të sakrifikuar interesat kombëtare (serbe)”, tha të premten në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe.
Ai tha se çdo përpjekje për të shfrytëzuar ndërhyrjen ndërkombëtare për të forcuar më tej institucionet e përbashkëta shumetnike të Bosnjës do të përballet me vendimin e serbëve të Bosnjës për t’i braktisur plotësisht ato dhe për ta kthyer vendin në gjendjen e përçarjes dhe mosfunksionimit, siç ishte në fund të periudhës së luftës brutale ndëretnike të viteve 90.
Për shkak se demokracitë perëndimore nuk do të jenë dakord me këtë, shtoi ai, “në periudhën tjetër, ne do të detyrohemi nga reagimi i tyre të shpallim pavarësinë e plotë” të rajoneve të Bosnjës të kontrolluara nga serbët.
Lufta në Bosnjë filloi në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës të mbështetur nga Beogradi u përpoqën të krijonin një rajon “etnikisht të pastër” me synimin për t’u bashkuar me Serbinë fqinje, duke vrarë dhe dëbuar kroatët dhe boshnjakët e vendit, të cilët janë kryesisht myslimanë. Më shumë se 100,000 njerëz u vranë dhe më shumë se 2 milionë, ose mbi gjysma e popullsisë së vendit, u dëbua nga shtëpitë, përpara se të arrihet një marrëveshje paqeje në Dejton të Ohios në fund të vitit 1995.
Marrëveshja e ndau Bosnjën në dy entitete, Republikën Serbe të drejtuar nga serbët dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të cilave iu dha autonomi e gjerë, por mbetën të lidhura nga disa institucione të përbashkëta shumetnike. Marrëveshja themeloi gjithashtu Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, një organ ndërkombëtar i ngarkuar me mbrojtjen e zbatimit të marrëveshjes së paqes, të cilit iu dhanë përgjegjësi të gjera për të vendosur ligje ose për të shkarkuar zyrtarët që dëmtojnë ekuilibrin e brishtë etnik të pasluftës, duke përfshirë gjyqtarët, nëpunësit civilë dhe anëtarët e parlamentit.
Gjatë viteve, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, ka ushtruar trysni ndaj udhëheqësve etnikë të Bosnjës që të ndërtojnë institucione të përbashkëta mbarëkombëtare, duke përfshirë ushtrinë, agjencitë e zbulimit dhe sigurisë, gjyqësorin e lartë dhe administratën tatimore. Megjithatë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve ekzistuese dhe krijimi i të rejave është i nevojshëm nëse Bosnja do të përmbushë synimin e saj të deklaruar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Milorad Dodiku u shfaq i pashqetësuar të premten nga deklarata e postuar një ditë më parë në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter, nga James O’Brien, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, se Uashingtoni do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë “elementin bazë “ të marrëveshjes së paqes së vitit 1995 për Bosnjën dhe se askush nuk ka “të drejtë shkëputjeje”.
“Në mesin e serbëve, një gjë është e qartë dhe kjo është një ndërgjegjësim në rritje se vitet dhe dekadat përpara nesh janë vitet dhe dekadat e bashkimit kombëtar serb”, tha ai.
“Brukseli po e përdor premtimin për anëtarësimin në BE si një mjet për të unitarizuar Bosnjën”, tha politikani pro rus duke shtuar se “në parim, politika jonë është ende se ne duam të anëtarësohemi por nuk e shohim atë si alternativën tonë të vetme”.
BE-ja, tha ai, “e dëshmoi se është e aftë të punojë kundër interesave të veta” duke u rreshtuar përkrah Uashingtonit kundër Moskës kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë.
Udhëheqësi serb Dodik, i cili ka bërë thirrje për shkëputjen e entitetit serb nga pjesa tjetër e Bosnjës për më shumë se një dekadë, është përballur me sanksionet britanike dhe amerikane për politikat e tij, por gëzon mbështetjen e Rusisë.
Ekziston frika e përhapur se Rusia po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë.
“Pavarësisht nëse duan apo ajo Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ne do ta shndërrojmë kufirin administrativ (midis dy entiteteve të Bosnjës) në kufirin tonë kombëtar”, tha Milorad Dodik.
Rreth 30,000 persona të kombësisë joserbe kaluan nëpër kampet Trnopolje, Omarska dhe Keraterm në Prijedor. Fotografi e të burgosurve të kampit Omarska, gusht 1992.
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi të shtunën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë komandantëve të lartë të ushtrisë së Republikës Sërpska, nën dyshimin për krime lufte në një fshat në afërsi të qytetit veriperëndimor të Bosnjës, Prijedor, në vitin 1992.
Në aktakuzë thuhet se pesë komandantë e ushtrisë së Republikës Sërpska: Veljko Brajiq, Sllobodan Taranjeq, Ranko Kaurin, Branko Xhenopoljeq dhe Drashko Topiq, morën pjesë në sulmin e armatosur të artilerisë dhe këmbësorisë në fshatin e pambrojtur Brishevë, si dhe në qytezat përreth Prijedorit, i cili banohej kryesisht nga popullata civile e kombësisë kroate, në fund të korrikut 1992.
“Asokohe, brenda vetëm pak orëve, u vranë 61 njerëz, ndër të cilët më i riu ishte një djalë 16-vjeçar, ndërsa viktima më e moshuar ishte 81 vjeçe, si dhe një viktimë e mitur me kombësi boshnjake. Tre persona u zhdukën, eshtrat e tyre nuk janë gjetur deri më sot”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës.
Disa viktima u përdhunuan dhe u abuzuan seksualisht gjatë sulmit dhe dhjetëra njerëz, kryesisht burra, u dërguan në kampet e Prijedorit, sipas aktakuzës.
Disa viktima vdiqën gjatë transportit dhe të paktën tre komplotistë të sjellë nga Brisheva u vranë në kampin Omarska.
“Gjatë sulmit, ndërtesat fetare dhe civile u shkatërruan dhe u dogjën, dhe popullata civile e mbijetuar nga vendbanimi Brishevë dhe vendbanimet e tjera fqinje u dëbua dhe u zhvendosën me forcë nga ajo zonë, rreth 350 civilë”, sipas aktakuzës.
Trupat e një numri të madh viktimash u gjetën, u zhvarrosën dhe u identifikuan gjatë viteve 1997, 1998 dhe 2001.
Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës do t’i vërtetojë akuzat duke thirrur 143 dëshmitarë, nga të cilët pesë dëshmitarë do të dëshmojnë nën masat e caktuara mbrojtëse, dy ekspertë, si dhe me dorëzimin e më shumë se 300 provave materiale.
Në Prijedor dhe qytetet përreth u vranë 3,176 njerëz.
Rreth 30,000 persona të kombësisë joserbe kaluan nëpër kampet Trnopolje, Omarska dhe Keraterm në Prijedor.
Për krimet në Prijedor, sipas informacioneve të shoqatës së viktimave, janë dhënë rreth 50 aktgjykime të plotfuqishme dhe janë shqiptuar dënime me rreth 800 vjet burg në total.
Njëmbëdhjetë persona u dënuan në Hagë dhe katër të tjerë në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës, pasi çështja e tyre u transferua nga Tribunali i Hagës në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës.rel
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesn e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.
Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.
Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje.
Jankoviq shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm”.
Disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve propozuan që ky institucion të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit dhe se ky institucion duhet të vendosë meqë nga konteksti është e qartë se nënkuptohen vetëm zgjedhjet e qytetit.
Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.
Që atëherë, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.
Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.rel
Studentë dhe aktivistë të rinj bllokuan rrugën në qendër të Beogradit duke kërkuar hapjen e listës së votuesve pas pretendimeve për keqpërdorime në zgjedhje. Serbi, 29 dhjetor 2023.
Studentët filluan më 29 dhjetor një bllokadë 24-orëshe të kryqëzimit të rrugëve në qendër të Beogradit, duke protestuar pas akuzave për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe duke kërkuar nga autoritetet atje që të lejojnë hapjen e listës së votuesve.
Ky lokacion është një nga më të ngarkuarit në kryeqytetin e Serbisë.
Ata po bllokojnë kryqëzimin e rrugëve Birçaninova dhe Kneza Millosha, në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.
Siç raporton ekipi i Radios Evropa e Lirë nga terreni, policia rrugore po rregullon trafikun në një zonë dhe po shmang automjetet.
Rruga Kneza Milosha është një nga më të frekuentuarat në kryeqytet.
Një nga organizatorët, Ivan Bjeliq, duke folur me megafon, tha se automjetet e ambulancës do të lejohen të qarkullojnë gjatë bllokadës.
Ai paralajmëroi një program muzikor gjatë bllokadës, si dhe ngritjen e një kampi me tenda.
Siç njoftuan më herët, bllokada do të zgjasë 24 orë – deri të shtunën e 30 dhjetorit, në mesditë – kur planifikojnë t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e “ProGlas”, nismë e filluar para zgjedhjeve, e nënshkruar nga më shumë se 190 mijë qytetarë.
Kjo është vetëm një nga protestat e studentëve. E fundit u mbajt më 27 dhjetor, përballë Fakultetit Filozofik.
Atë ditë ata kanë përsëritur zyrtarisht kërkesën e tyre për hapjen e listës zgjedhore për të përcaktuar nëse ka parregullsi në të.
Studentët iu bashkuan protestave që kanë vazhduar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të thirrura nga koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës”, duke akuzuar ndër të tjera Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje në zgjedhje duke regjistruar në adresat e Beogradit votuesit e saj nga Serbia dhe jashtë vendit.
Dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Kryetari i Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq, paralajmëroi sot liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik se deklaratat për shkëputjen e Republikës Srpska krijojnë rrezik konflikti dhe gjakderdhjeje me pasoja të paparashikueshme.
Nikshiq, i cili është gjithashtu kreu i SDP BeH, një parti e cila, ashtu si Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) e Dodikut, është pjesë e koalicionit qeverisës në vend, deri më tani ka shmangur kryesisht reagimin ndaj provokimeve verbale të liderëve serbë, por sot ai në Facebook-un e tij ka shkruar se tani ka vendosur t’u përgjigjet, i vetëdijshëm për krizën që mund të ndodhë
“Ai akt (shkëputje) do të prodhonte pasoja të pallogaritshme, para së gjithash për subjektin që (Dodik) është në krye dhe njerëzit që ai pretendon se përfaqëson dhe për fatin e të cilëve gjoja interesohet. Nuk ka dyshim, institucionet të shtetit të BeH, institucionet e Federatës së BeH-së, miqtë ndërkombëtarë të Bosnjës dhe Hercegovinës, mbi të gjitha SHBA-ja, kanë mjetet për të reaguar pa asnjë hezitim ndaj hapit të parë praktik secesionist”, tha Nikshiq për deklaratën e Dodikut.
Nikshiq thotë se Dodik do ta ketë të vështirë të gjejë një aleat kudo në botë për një aventurë të tillë të ndarjes në mënyrë jokushtetuese të një pjese të shtetit sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht të Bosnjë-Hercegovinës. Ai i bëri thirrje Dodikut, e sidomos atyre që “e inkurajojnë dhe e shtyjnë në atë drejtim, duke i dhënë shpresë të rreme”, të mendojnë me kujdes kërcënimet e shprehura publikisht dhe njoftimin për ndërmarrjen e hapave antishtetëror, antidejton dhe tërësisht antikushtetues.
Le të kujtojmë, Dodik në një intervistë për Televizioni e RS-së (RTRS) kërcënoi se shkëputja, pra shpallja e një RS të pavarur, do të pasonte në të njëjtin moment kur Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Christian Schmidt do të autorizonte përfundimisht një ligj që zgjidh statusin dhe të drejtën e disponimit të pronës shtetërore.
Ai thotë se ka informacione se një vendim i tillë mund të pasojë në muajin janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen. Ai shpjegoi se kjo do të thotë “pavarësi (nga Bosnja dhe Hercegovina) në çdo gjë”, ku RS nuk do të pengojë kalimin nëpër territorin e saj, domethënë të vendosë një kufi “të vështirë” drejt Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, por do ta bëjë këtë nëse e nevojshme.
“Ne nuk presim që dikush nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës të inkurajohet për të sulmuar RS. Dhe në rrethana të tilla, ne do të vlerësojmë se si do të veprojmë. Unë pres që EUFOR të qëndrojë në vijën ndër-entitetesh dhe të parandalojë kontaktet”, tha ai.
“Amerikanët do të zemërohen”
Ai vlerësoi se në një skenar të tillë “amerikanët do të tërbohen dhe do të përpiqen të kërkojnë ndërhyrje”, por beson se miqtë e RS-së nuk do ta lejojnë. Ai nuk sqaroi se cilët miq e kishte fjalën, por dihet se përveç Beogradit, Dodik aktualisht ka miq vetëm në Moskë dhe Budapest sepse ka marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Nga janari i vitit pasardhës, është Hungaria ajo që merr nga Austria komandën e forcave ushtarake të Bashkimit Evropian në BeH (EUFOR), detyra e të cilave është parandalimi i konflikteve të mundshme të armatosura, por edhe garantimi i lirisë së lëvizjes nëpër BeH, pasi kjo është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Dejtonit.
Vetë përfaqësuesi i lartë nuk e ka përmendur mundësinë e vendosjes së ligjeve për pronën shtetërore dhe vazhdimisht ka theksuar se kjo është obligim dhe përgjegjësi e autoriteteve në BeH. Aktualisht, Schmidt planifikon të vendosë vetëm ndryshime teknike në ligjin zgjedhor të BeH në rast se gjatë janarit parlamenti i BeH nuk merr vendime që do të siguronin integritetin e procesit zgjedhor.sn
Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik tha se ai ka miq në botë që do të pengojnë ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në rast se Republika Srpska shpall shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina.
Në një intervistë për Televizionin e RS (RTRS), Dodik kërcënoi se shkëputja ose shpallja e një RS të pavarur do të pasonte në të njëjtin moment që Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, do të impononte përfundimisht një ligj që do të zgjidh statusin dhe të drejtën e disponimit të pronës shtetërore.
Ai thotë se ka informacione se një vendim i tillë mund të merret në janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen, raportojnë mediat kroate
Ai shpjegoi se kjo do të thotë “pavarësi (nga Bosnja dhe Hercegovina) në çdo gjë”, ku RS nuk do të pengojë kalimin nëpër territorin e saj, domethënë të vendosë një kufi “të vështirë” drejt Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, por do ta bëjë këtë nëse e nevojshme.
“Ne nuk presim që dikush nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës të inkurajohet për të sulmuar RS. Dhe në rrethana të tilla, ne do të vlerësojmë se si do të veprojmë. Unë pres që EUFOR të qëndrojë në vijën ndër-entitetesh dhe të parandalojë kontaktet, “tha ai.
Ai vlerësoi se në një skenar të tillë “amerikanët do të tërbohen dhe do të përpiqen të kërkojnë ndërhyrje”, por beson se miqtë e RS-së nuk do ta lejojnë.
Ai nuk sqaroi se cilët miq e kishte fjalën, por dihet se Dodik për momentin përveç Beogradit ka miq vetëm në Moskë dhe Budapest, sepse ka marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Nga janari i vitit të ardhshëm, Hungaria do të marrë nga Austria komandën e forcave ushtarake të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR), detyra e të cilave është të parandalojë konfliktet e mundshme të armatosura, por edhe të garantojë lirinë e lëvizjes nëpër Bosnje dhe Hercegovinë, pasi kjo është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Dejtonit.
Vetë Përfaqësuesi i Lartë nuk e ka përmendur mundësinë e vendosjes së ligjeve për pronën shtetërore dhe ka theksuar vazhdimisht se kjo është obligim dhe përgjegjësi e autoriteteve në BeH.
Aktualisht, Schmidt planifikon të vendosë vetëm ndryshime teknike në ligjin zgjedhor të BiH në rast se parlamenti i BiH nuk merr vendime gjatë janarit që do të siguronin integritetin e procesit zgjedhor.bw
Aleksandar Vulin (majtas) dhe Milorad Dodik (djathtas) në aeroportin e Beogradit. Serbi, 10 tetor 2021.
Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.
Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.
Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska.
Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).
Politikani serb, i cili kryeson partinë Lëvizja Socialiste, që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë.
Pas shpalljes së sanksioneve kundër Vulinit, Dodik, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së, e mbështeti atë duke thënë se ishte “një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus”.
Në vitin 2020, si ministër i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin mori Urdhrin e flamurit të Republikës Sërpska me një kurorë të artë në Banja Llukë, për “kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Serbisë dhe Republikës Srpska”.
Cilat janë kompetencat e Senatit të RS?
Senati i Republikës Sërpska është një organ këshillimor i themeluar me Kushtetutën e entitetit nga viti 1992 dhe puna e tij rregullohet me Ligjin për Senatin nga viti 1997.
Presidenti i Republikës Sërpska zgjedh senatorët, të cilët mund të jenë më së shumti 55 në numë numër, mandati i tyre zgjat shtatë vjet dhe si anëtarë të senatit zgjidhen “figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore”, siç thuhet në Kushtetutë.
Anëtarët e mbledhjes së Senatit të vitit 2017 përfshijnë, ndër të tjera drejtorin Emir Kusturica, historianen ruse, Jelena Guskova, peshkopin e Dyseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë, Grigorije Duriq, politikanë të dikurshëm dhe aktualë, si dhe biznesmenë nga Republika Sërpska.
Në foto Presidenti i Serbisë dhe ambasadori i Rusisë në Beograd
Situata – Gjendja në Serbi e rëndë: Demonstrata studentore për përsëritjen e zgjedhjeve – Përfshirja e Moskës në punët e brendshme
Situata në Serbi mbetet e paqartë nën hijen e ngjarjeve të ditëve të kaluara me kërkesën për rivotim.
Opozita thotë se në zgjedhjet parlamentare, rajonale dhe komunale të mbajtura të dielën, më 17 dhjetor, kanë ndodhur parregullsi të rënda që kanë ndryshuar rezultatin. Sot, të hënën në mesditë, studentët dolën në rrugët e Beogradit dhe demonstruan para Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe më pas bllokuan rrugën kryesore të qytetit për katër orë.
Policia njoftoi se gjatë incidenteve të mbrëmshme jashtë ndërtesës së qytetit të Beogradit, dy policë kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa dëme të rënda janë shkaktuar në brendësi të objektit. Gjithashtu u raportua se u bënë 38 arrestime ndërsa hetimet vazhdojnë për gjetjen e protestuesve të tjerë që morën pjesë në incidente. Vërehet se protestuesit mbrëmë janë përleshur me policinë në përpjekje për të sulmuar bashkinë e Beogradit. Incidentet u përshkallëzuan kur personat me kapuç sulmuan me gurë policët. Opozita ankohet se incidentet janë shkaktuar nga tifozë të organizuar të ekipeve të futbollit, të cilët bashkëpunojnë me autoritetet dhe synojnë të provokojnë ndërhyrjen e policisë.
Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq, në fjalën e tij u shpreh i bindur, duke theksuar se shteti nuk do t’i dorëzohet dhunës së partive opozitare që u mundën në zgjedhje. Vuçiq falënderoi agjencitë e huaja që u dhanë informacion autoriteteve serbe për qëllimet e opozitës. “Dua të falënderoj ato agjenci të huaja që e bënë të qartë se e dinin se çfarë po ndodhte, na informuan dhe ua dhanë informacionin shërbimeve tona të inteligjencës në mënyrë që ata të përgjigjen menjëherë dhe menjëherë duke parandaluar planet e banditëve”, tha Vuçiq.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq zbuloi sot se “shërbimi rus i inteligjencës paralajmëroi autoritetet serbe para zgjedhjeve për qëllimet e opozitës” . Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në mëngjes ambasadorin rus Aleksandër Bokan-Herchenko në zyrën e tij.
“E informova ambasadoren Bokan-Herchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve tanë dhe Serbisë”, ka shkruar Aleksandar Vuçiq në Instagram.
Moska ditët e fundit i është referuar shpesh zhvillimeve të brendshme politike në Serbi, duke shprehur mbështetjen e saj për Aleksandar Vuçiqin. Duke komentuar ngjarjet në Beograd, përfaqësuesja e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, i krahasoi demonstratat e opozitës me ngjarjet në sheshin “Meydan” në Kiev në vitin 2014 dhe përsëriti paralajmërimin “për një skenar ukrainas të një dhune. përmbysja e pushtetit legjitim në Serbi”.
Opozita hedh poshtë pretendimet e Moskës dhe shpreh shqetësimin për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në punët e brendshme të Serbisë.