VOAL

VOAL

McCain i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në Bosnje

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain. Sarajevë, 11 prill 2017.

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, tha se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë, të martën, McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje më 1995.

“Ne qëndrojmë prapa Bosnje dhe Hercegovinës, duam të shohim vazhdimin e procesit të paqes. E dimë se ka pengesa dhe vështirësi të mëdha”, tha McCain në ambasadën amerikane.

Ai po ashtu tha se ka pasur “përparim të rëndësishëm” që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit, por shtoi se ka ende mjaft punë përpara.

McCain është në turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

McCain: Zhvillimet në Evropën Lindore kanë rëndësi të madhe për SHBA-të

Pamje nga takimi i sotëm i senatorit McCain me kryeministrin Vuçiç në Beograd

 

Senatori amerikan, John McCain, ka thënë sot në Beograd se çdo gjë që ndodhë në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Në konferencën e some për shtyp në Beograd, së bashku me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zoti McCain tha se është biseduar për atë se dy luftëra botërore kanë filluar në rajonin e Evropës Lindore dhe se nuk guxon të lejohet që të krijohet situatë në të cilën mund të përkeqësohet gjendja në rajon.

Senatori McCain tha se shpreson se do të ketë zgjidhje paqësore, raporton agjencia Beta.

“Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodhë në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, tha McCain.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët se a ka kërkuar senatori McCain, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë, kryeministri, Aleksandar Vuçiq, tha se me zotin McCain është biseduar “sinqerisht dhe hapur”, por asnjëra prej këtyre çështjeve nuk është inicuar “në këtë mënyrë”.

“Kam thënë se ne dëshirojmë neutralitet ushtarak. Kemi bashkëpunim partneriteti me NATO-n, bëjmë ushtrime ushtarake edhe me rusët dhe me amerikanët. Dëshirojmë lidhje të mira me Rusinë, por nga aspekti strategjik gjendemi në rrugën evropiane. Kjo është politika jonë reale, prandaj Serbia është partner i besueshëm dhe për këtë arsye na respektojnë në Moskë, Uashington dhe Bruksel”, tha Vuçiq.

Mëtutje, ai ka theklsuar se senatorin amerikan e ka njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohet Beogradi në vazhdimin e procesit të dialogut me shqiptarët e Kosovës.

Në Beograd rreth 80 mijë serbë protestojnë kundër Vuçiçit

Protestat e studentëve të pakënaqur, nën moton “Protestë kundër diktaturës”, janë mbajtur në Serbi për të gjashtën ditë me radhë, kurse atyre u janë bashkuar edhe Sindikatat ushtarake të Serbisë.

 

Protesta e studentëve kundër zgjedhjeve presidenciale po cilësohet nga mediat serbe si protesta më masive në historinë e kohëve të fundit.

Kësaj proteste i’u bashkua Sindikata e ushtrisë dhe Sindikata e policisë së Serbisë, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe të ndershme presidenciale.

Turma e protestuesve me parulla “Protestë kundër diktaturës” marshuan rrugët e Beogradit ku sipas vlerësimeve ishin rreth 80.000 njerëz.

Turqia arreston një pilot sirian

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, thotë se një pilot sirian është arrestuar nga autoritetet turke.

Agjencia Anadolu raporton se piloti, Mehmet Sufhan, 56 vjeçar ishte rrëzuar mbi Turqi muajin e kaluar. Ai ishte duke u trajtuar në provincën jugore Hatay për lëndimet në shpinë, pas i rrëzua me avion më 4 mars.

Ai u arrestua pas lirimit nga spitali, nën akuza për shkelje të sigurisë kufitare dhe spiunazh.

Grupi ushtarak opozitar në Siri, Ahrar al-Sham ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, duke thënë se ai ishte duke bombarduar në afërsi të Idlibit.

Rrëzohet një avion ushatarak në perëndim të Serbisë

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka thënë se një avion i forcave ajrore është rrëzuar sot në perëndim të vendit dhe dy prej anëtarëve në bord, janë zhdukur.

Ministria tha se avioni G-4, u rrëzua në perëndim të Serbisë, afër shfatit Slatina, në orën 10:30, gjatë një fluturimi trjanues, raporton AP.

Kërkimet për dy pilotët janë duke vazhduar, ndërkaq janë duke u zhvilluar hetime për të gjetur shkakun e rrëzimit të avionit.

Turqia: E konsiderojmë tejet pozitiv operacionin amerikan në Siri

“Operacioni amerikan ndaj bazës ushtarake Shajrat në orët e mëngjesit është pritur si tejet pozitiv”, thuhet në deklaratën me shkrim nga ministria

ANKARA – Ministria e Jashtme e Turqisë ka theksuar se e konsideron “tejet pozitiv” operacionin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) ndaj bazës ushtarake Shajrat në Siri pas sulmit me armë kimike në Han Shejhun nga regjimi i Sirisë.

“Pas sulmit kimik në Han Shejhun nga regjimi i Sirisë, që sipas ndërgjegjes njerëzore dhe vlerësimit të organizatave ndërkombëtare paraqet shembullin e fundit të krimeve ndaj njerëzimit dhe krimeve të luftës qoftë me armë konvencionale, qoftë me armë kimike, operacioni amerikan ndaj bazës ushtarake Shajrat në orët e mëngjesit është pritur si tejet pozitiv”, thuhet në deklaratën me shkrim nga ministria.

Në deklaratë më tej thuhet se “Hapat që do të hidhen në mënyrë që krimet e ngjashme të mos ngelin të pandëshkuara dhe në mënyrë që të mundësohet llogaridhënia, do ta kenë mbështetjen e plotë të Turqisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar si një shtet që strehon tre milionë sirianë, në mënyrë që të ndalohet terrori i regjimit dhe ndëshkimi kolektiv ndaj popullit dhe në mënyrë që të avancohet një proces i cili do t’i hapte rrugën zgjidhjes politike në Siri”. aa

Sarajeva shënon dy data të rëndësishme të historisë së saj

Në qendër të qytetit u mblodhën një numër delegacionesh dhe qytetarë të cilët kishin dalur për të përkujtuar dy data shumë të rëndësishme të historisë së Sarajevës 6 prill 1945 dhe 1992

SARAJEVË – Me nderime dhe me vendosjen e luleve para monumentit të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, këtë mëngjes në Sarajevë filoi shënimi i 6 Prilit, Dita e Sarajevës.

Në qendër të qytetit u mblodhën një numër delegacionesh dhe qytetarë të cilët kishin dalur për të përkujtuar dy data shumë të rëndësishme të historisë së Sarajevës 6 prill 1945 dhe 1992.

Para 72 vitesh Sarajeva u çlirua nga pushtimi fashist në Luftën e Dytë Botërore. Dekada më vonë, më 6 prill, 1992 filloi rrethimi i saj, i cili zgjati 1.425 ditë dhe është një nga më të gjatat në historinë e luftës moderne, gjatë të cilit jetën humbën 10.514 njerëz, prej të cilëve 1.601 fëmijë.

Nga delegacioni i qytetit të Sarajevës ishin kryetari Abdullah Skaka, zëvendësit e tij Ivica Shariç dhe Milan Triviç, Igor Gavriç, kryetari i Këshillit Bashkiak, dhe shumë të tjerë.

Me rastin e shënimit të Ditës së Sarajevës është planifikuar që të vendosen lule dhe të nderohen dëshmorët dhe të rënit në varrezat e Dëshmorëve “Kovaçi”, memoriali i fëmijëve të vrarë 1992-1995 dhe aktivitete të tjera.

Në orët e mbrëmjes programi do të përmbyllet në sallën e Këshillit të qytetit, me fillim nga ora 19.30 ku do të mbahet seancë formale në të cilën do të ndahen çmime. Në seancë do të ndahet “Çmimi i gjashtë të prillit”, e cila i ndahet individëve të shquar, grupeve dhe kolektivave.

Protesta kundër Vuçiçit në dhjetëra qytete

Në Serbi kanë filluar protestat e të rinjve që nga 4 prilli. Nuk ka organizatorë zyrtarë, por të rinjtë thonë se nuk do të ndalen deri sa “Ai nuk largohet!” Fjala është për presidentin e sapozgjedhur Aleksandar Vuçiç.

“Vuçiq o hajdut, i ke vjedhur votat”, jehonte mbrëmë në rrugët e Beogradit. Fishkëllima, vuvuzela dhe protesta të zëshme kishte më së shumti para godinës së Parlamentit të Serbisë, ku për të dytën natë me radhë u mblodhën me mijëra demonstrues të moshën 20-30 vjeçare. Ata thonë se po demonstrojnë kundër diktaturës.

„Më vjen të vjell nga ky pushtet. Për një kohë kaq të shkurtër kanë bërë gjëra të tmerrshme. Familja ime ka shumë probleme dhe po na kërcënojnë”, thotë Milena (18 vjeçare), e cila për herë të parë ka votuar në këto zgjedhje. Së bashku me shoqen e saj klithin me zë të lartë: “Ku janë votat tona?!”

„Mendojmë me kokën tonë”

Të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe atmosferën e keqe në vend për zgjedhje, protesta ka pasur në Beograd, Novi Sad, Nish dhe dhjetëra qytete të tjera në gjithë Serbinë. Organizatorë zyrtarë të protestave nuk ka. Njerëzit janë mbledhur duke ftuar miqtë e tyre përmes rrjeteve sociale apo personalisht.

Në mesin e mijëra të rinjve megjithatë ka dhe të tillë që shpërndajnë pankarta me kërkesën: “Duam balotazh në zgjedhje”. Ata thonë se kështu po luftojnë kundër errësirës informative dhe kundër censurës në Serbi. “Askush nuk na ka organizuar por ne duam të kontribuojmë për më shumë demokraci në vend”.

Pa kërkesa të qarta politike dhe pa fjalime – qëndrimi i vetëm që mund të supozohet është „duam balotazh”. Në protesta shihen edhe pankarta “Ai nuk është presidenti ynë”. E kush është? Për këtë nuk flet askush. Në mesin e protestuesve dëgjohen emra të disa kandidatëve. Disa bëjnë thirrje për protesta paqësore, të tjerët distancohen nga protestat. Ndërsa shumë figura publike thonë “Bravo për fëmijët!”

Çe Guevara dhe takijat serbe…

Sheshi qendror në Beograd “Nikolla Pashiq” buçet nga protestat, ku kujtohen edhe mashtrimet e Vuçiqit në media. Sipas vlerësimeve të para, protestat po përcillen nga shumë pjesëtarë të shërbimeve sekrete dhe më pak policë. Më së shumti policë ka afër “Murit serb të vuajtjeve” pranë Kuvendit, ku janë vendosur fotografitë e personave të zhdukur serbë gjatë luftës së Kosovës.

Në krye të turmës janë vënë persona me daulle. Kujdestarët e veshur me të gjelbër drejtojnë kolonat, ndërsa rruga e protestës caktohet spontalisht. Në kolonë shihen flamuj të Serbisë dhe fotografi të mëdha të Çe Guevarës. Por edhe veshje të grupit „Anonimus” apo grupeve të tjera muzikore, si dhe takija serbe. Gjithandej jehon “Vuçiq hajdut”, “Ku janë votat tona?“…

“Këtu kam ardhur të kundërshtoj Vuçiqin, sepse ai është diktator, autokrat dhe despot. Serbia është shndërruar në një vilajet të Vuçiqit“, thotë Nikolla (31 vjeç) për Deutsche Wellen. Pak më larg Marko Antiq mbanë një pano me mbishkrimin “Nuk duam diktaturë”. “Ky njeri (Vuçiqi) është gënjeshtari më i madh në historinë e popullit serb”, thotë Marko.

„Pensionistët janë me ju”

„Çfarë po ndodh?”, pyet një shitëse. Pas shpjegimit tonë, ajo përgjigjet: “Kanë të drejtë, sepse njerëzit po jetojnë në kushte shumë të vështira”. Ndërsa një shofer autobusi thotë: “Ata janë vetëm fëmijë, nuk dinë asgjë”. “As fëmijët e mi nuk kanë ndonjë të ardhur, por këta këtu janë pa edukatë dhe pa prindër”, thotë ai.

Por ka dhe shumë të moshuar që janë bashkuar me protestuesit në kolonë. Atga fotografohen pranë pankartave “Vuçiq hajdut, ke vjedhur votat” dhe „Bravo ju qoftë”. „Pensionistët janë me ju”, shkruan në një pankartë pak më larg. Njëri prej të moshuarve thotë se ka ardhur për të mbështetur fëmijët në kërkesat e tyre. Ndërsa Dragica Vukoviq (70) shton: „Kam ardhur për shkak të fëmijëve, sepse një fëmijë më ka ikur në Vjenë dhe nuk do të doja që të shkojë edhe fëmija im i dytë.” Të gjithë këta kanë votuar, por nuk dihet se ku kanë shkuar votat e tyre”.

Rrugëve të revolucionit

Të zemëruar me Vuçiqin dhe mediat e tij, kur kalojnë pranë godinës së Radio Televizionit të Serbisë apo gazetës „Informer”, ata qëllimisht lehin  „AV, AV (inicialet e Aleksandar Vuçiqit)”. Demonstruesit mendojnë se në Serbi po mbretëron një censurë e plotë mediatike. Ndërsa para godinës së Qeverisë, ndizen edhe mjete piroteknike. Shetitja përfundon aty ku ka filluar – para Kuvendit të Serbisë me porosinë “Shihemi nesër në të njëjtën kohë”. Në pyetjen tonë deri kur do të protestojnë, një i ri përgjigjet: “Deri sa ai nuk largohet” dhe duke fryrë në vuvuzela largohet në drejtim të Bulevardit të Revolucionit!

Bankat greke në krizë

Në Greqi po bien dukshëm depozitat bankare – vetëm në shkurt nga vendi në krizë janë larguar rreth 750 milionë euro. Ekspertët thonë se aktualisht kemi ashpërsimin më të madh të kontrolleve financiare.

Lartësia e depozitave bankare në Greqi paraqet një indikator të rëndësishëm të gjendjes ekonomike dhe krizës në vend. Analistët dhe depozituesit ishin shumë kureshtarë të shohin raportet më të fundit për gjendjen në Bankën Greke. Raporti është shqetësues: vetëm në shkurt në Greqi ka rënë niveli i depozitave bankare në vlerë prej 750 milionë euro. Prej fillimit të vitit 2017, bankat greke kanë shënuar një minus të madh prej gati katër miliardë euro. Në këtë mënyrë kursimet e grekëve janë në nivelin më të ulët që nga janari i vitit 2015 dhe aktualisht kapin shumë prej 128 miliardë euro.

A është tërheqja e parave nga klientët një reagim tjetër ndaj debateve për mundësinë e daljes së Greqisë nga Eurozona? Panagiotis Petrakis, profesor i ekonominë në Universitetin e Athinës thotë: “Të dhënat e fundit tregojnë hyrje më të vogla të kapitalit në vitet e fundit”.

Kujtojmë se në qershor 2015 qeveria ka futur kontrollet e kapitalit, me qëllim që të evitojë largimin e mjeteve financiare nga Greqia. Asokohe niveli i depozitave private dhe sipërmarrjeve në banka ishte pak më shumë se 120 miliardë euro. Prej futjes së kontrollit financiar, nga bankat mund të tërhiqen në javë vetëm 420 euro. Por rregullat janë lehtësuar vitin e kaluar dhe kjo ka mundësuar hyrjen por edhe daljen më të shpejtë të parave nga vendi.

Ashpërsim i ri së shpejti?

Në verën e vitit 2015 thuhej se kontrollet do të zgjasin vetëm disa ditë apo javë. Ndërkohë që tani flitet se kontrollet mund edhe të ashpërsohen madje. Profesori Petrakis thotë se nuk do ta habiste sikur kjo të ndodhë dhe që limiti javor të ulet nga 420 në 380 euro. Edhe opozita paralajmëron nga rregullat më të ashpra. Shefi i bankës qendrore Jannis Stournaras paralajmëron nga rreziqet e masave të përshpejtuara. Duhen shikuar mundësitë për përfundimin sa më të shpejtë të reformave, thotë ai. Vetëm disa ditë më vonë, është kërkuar edhe reforma e sistemit të pensioneve. Majtistët kanë paralajmëruar nga rreziqet e këtyre masave. Nëse pasiguria vazhdon, bankat greke do të kenë nevojë për kapital të freskët, komenton gazeta Kathimerini. Mediat pohojnë se bankat e atjeshme kanë nevojë për konsolidim.

Freedom House: Pa llogaridhënie, populistët do të vazhdojnë të prishin Bashkimin Evropian nga brenda

Bashkimi Evropian në sprovë

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Freedom House, vlerëson se nga Hungaria dhe Polonia deri te kandidati për anëtarësim në BE, Serbia, ende nuk ka pasoja për politikanët dhe partitë që minojnë institucionet e pavarura të vendeve të tyre.

Pasiguria në lidhje me politikën e jashtme të SHBA-së do të thotë se BE-ja do të duhet të jetë më kategorike me shtetet e veta anëtare dhe ato kandidate për anëtarësim. Zgjerimi i BE-së drejt vendeve baltike, Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe vendet në Ballkan, ka ndihmuar në përhapjen e demokracisë liberale në të gjithë kontinentin. Ky është ende mjeti më i mirë për përparimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të përgjegjshme në rajon.

Krahas telasheve tjera si vala e emigrimeve, thuhet në raport kriza e llogaridhënies në BE, pamundësia për të marrë masa disiplinore kur udhëheqësit e shteteve anëtare dhe atyre që aspirojnë të jenë anëtare shkelin rregullat, është jo më pak kërcënuese për të ardhmen e demokracisë.

Nga Hungaria dhe Polonia deri te kandidati për anëtarësim, Serbia, ende nuk ka pasoja për politikanët dhe partitë që minojnë institucionet e pavarura të vendeve të tyre. Pa llogaridhënie, populistët do të vazhdojnë të prishin bashkimin nga brenda dhe të shtyjnë përpara tregimet nacionaliste që kërcënojnë paqen në Evropë. BE-ja duhet të reformohet në një mënyrë që e lejon atë të reagojë shpejt dhe në mënyrë efektive për sulmet ndaj demokracisë.

Raporti vë në pah se rezultati i Serbisë është tani më i keqi ndonjëherë që nga viti 2003, pavarësisht nga përparimi në negociatat për anëtarësim në BE.

Në Mal të Zi dhe Serbi, dy vende të Ballkanit, që janë më afër në procesin e anëtarësimit, zgjedhjet problematike në vitin 2016, shfaqën paqëndrueshmëri të brendshme, si dhe një kuptim të përciptë të demokracisë zgjedhore.

Dita e zgjedhjeve në Mal të Zi paraqiti një mbyllje mbarëkombëtare të aplikacioneve të mesazheve në telefonat celularë dhe akuza nga autoritetet që nacionalistët serbë kishin komplotuar një grusht shteti. Që nga shkurti i vitit 2017, prokurorët po kërkonin arrestimin e dy udhëheqësve të opozitës për një komplot të dyshuar. Kryeministri prej disa kohësh i vendit, Milo Gjukanoviç, dha dorëheqje pas zgjedhjeve, por fjalët për kthimin e tij filluan menjëherë pasi ai u tërhoq. Një “dalje në pension” kaq jetëshkurtër e tij ngjason me dy largimet e mëhershme nga politika në vitin 2006 dhe 2010.

Serbia mbajti zgjedhjet e dyta të parakohshme që nga viti 2012, edhe pse kryeministri Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij kontrollonte një shumicë absolute në parlament. Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes gjithashtu u rritën shumë në vitin 2016, me politikanë dhe tabloide pro qeveritare që i quajtën kundërshtarët politik dhe aktivistët e shoqërisë civile si tradhtarë që u shërbejnë interesave të huaja.

Në Maqedoni, ish-kryeministri Nikola Gruevski la të nënkuptohet se udhëheqësi i opozitës, Zoran Zaev, duhet të vritet. Ndërkohë, frikësimi i grupeve joqeveritare arriti një shkallë të re me një nismë të quajtur “Stop Operacionit Soros”, themeluar nga redaktorët e agjencisë shtetërore të lajmeve dhe dy portaleve pro-qeveritare të lajmeve.

Shumë politikanë përdorën ndarjet etnike për të çuar përpara qëllimet e tyre politike. Udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, festoi themelimin e subjektit gjysmë autonom përkundër një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Tensionet u rritën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të fundit presidenciale të vendit, thuhet mes tjerash në raportin e Freedom House.

Detyrimi financiar i Malit të Zi në NATO, 450.000 euro në vit

Në samitin e NATO-s më 25 maj, Mali i Zi do të pranohet në aleancën veri-atlantike, ku do të bëhet shteti i 29-të anëtarë i saj

PODGORICË – Detyrimi financiar i Malit të Zi kundrejt NATO-s në formë të anëtarësisë të cilën shteti do të duhet ta paguaj çdo vit është rreth 450 mijë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi për komunikim në kuadër të Këshillit për Anëtarësim në NATO, publikoi të dielën se shpeshherë plasohen informacione të pasakta se NATO kërkon dy për qind nga Prodhimi Bruto Vendor (PBV) për të shtuar se shuma të cilën do të duhet ta paguaj vendi është 450 mijë euro në vit.

Në samitin e NATO-s më 25 maj, Mali i Zi do të pranohet në aleancën veri-atlantike, ku do të bëhet shteti i 29-të anëtarë i saj.

“Shpeshherë publikohen informacione të rreme se NATO kërkon 2 për qind të PBV-së për anëtarësim. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse ka dy lloje të shpenzimeve, një është anëtarësimi të cilin e paguajnë të gjithë dhe e njëjta për Malin e Zi kap shumën prej 450.000 euro, ose 0,027 për qind të buxhetit të përbashkët vjetor të NATO-s. Grupi i dytë i shpenzimeve janë kostot e sistemit të mbrojtjes së brendshme të Malit të Zi i cili ka buxhet të mbrojtjes prej rreth 50 milionë euro, për çka 450 mijë euro për anëtarësimin janë absolutisht të pranueshme dhe të arritshme”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Në të sqarohet se nisma e cila kërkon nga shtetet anëtare të NATO-s të ndajnë 2 për qind të BPV-së për anëtarësim, ka të bëjë ekskluzivisht për mjete për mbrojtjen e vet shteteve anëtare, dhe se kjo në Mal të Zi shpesh përmendet në kontekst të gabuar.

Presidenti i Shqipërisë Nishani viziton Malin e Zi

Preisdenti i Shqipërisë Bujar Nishani përshëndeti hapat drejt anëtarësimin të Malit të Zi në NATO, duke thënë se do të kontribuonte në sigurinë e rajonit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në aleancën politiko-ushtarake të Atlantikut të Veriut jo vetëm u shërben dhe rrit sigurinë e qytetarëve, por është një kontribut në të mirë të sigurisë së mbarë rajonit tonë, sepse rrit sigurinë dhe zgjeron hapësirën e lirisë në Ballkan duke qenë se kemi nevojë të garantojmë sa më shumë paqen dhe stabilitetin për vendet dhe popujt tanë. Qytetarët malazezë do të kuptojnë rëndësinë e të qenit në një aleancë politiko-ushtarake që i siguron paqen dhe stabilitetin,” tha presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet për vizitë në Ulqin me rastin e Ditës së Komunës ku mori pjesë edhe presidenti malazez Filip Vujanoviq.

Presidenti Nishani i shprehu mirënjohjen homologut të tij malazez në emër të Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë për kujdesin e vazhdueshëm që tregon ndaj pakicës shqiptare si dhe për kontributin e vyer të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në drejtim të forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Edhe ne e provojmë bashkëjetesën dhe Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe mik i Shqipërisë.” – theksoi Presidenti Nishani.

Nga ana e tij Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një model i përkryer i bashkëpunimit të mirë fqinjësorë, ai shprehu besimin se ato do të forcohen edhe më tej, sidomos bashkëpunimi ekonomik në fushat e turizmit, të energjisë, transportit detar, etj.

Presidenti Vujanoviq falënderoi Presidentin Nishani për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen që dha Shqipëria për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, “pasi ndihma e fqinjëve vlerësohet së tepërmi duke qenë se ata mund të dëshmojnë më së miri për zhvillimin e vendit të tij, duke shtuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut hap mundësi të reja bashkëpunimi, sidomos po të kihet parasysh fakti që i gjithë bregdeti i vendeve tona i përket totalisht hapësirës së Aleancës”, tha presidenti Vujanoviq.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq po qëndrojnë sot në Ulqin ku u pritën nga kryetari i Komunës Nazif Cungu. Të dy Presidentët morën pjesë dhe përshëndetën veprimtarinë festive që u mbajt në Qendrën e Kulturës me rastin e Ditës së Ulqinit, gjatë së cilët kënduan dhe interpretuan artistë nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia.

Thashethemet për grusht shteti nxjerrin popullin turk në “ruajtjen e demokracisë”

Qytetarët e mbledhur në park qëndruan deri në mëngjes në “rojën e demokracisë”. Ndërsa pasi falën të gjithë së bashku namazin e sabahut, ata u shpërndanë të qetë

STAMBOLL – Ka mjaftuar një reklamë e një kompanie e publikuar në internet, për të nxjerrë shumë qytetarë të Turqisë në sheshe të cilët më parë janë mbledhur përpara godinës qendrore të saj dhe më pas kanë kaluar në parkun Mehmet Akif Ersoy, ku kanë kaluar natën, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i qytetarëve është vizituar edhe nga deputeti i AK Partisë në Stamboll, Metin Külünk, i cili është shprehur se e vlerëson shumë këtë ndjeshmëri të qytetarëve.

“E dimë shumë mirë se çfarë mund të bëjë një organizatë e tillë terroriste dhe tinzare. Jemi të vetëdijshëm që kanë në kokë plane të pista. Duan të dizajnojnë psikologjinë e 80 milionë banorëve. Mos të lejojmë një gjë të tillë. Krahas këtij filmi reklame, disa lirime nga burgu kanë bërë që populli të shqetësohet”, ka thënë ai në fjalën e tij.

Deputeti Külünk ka thënë se ka biseduar me zyrtarët e policisë përpara se të vinte aty dhe se nuk ka diçka të tillë, ndërsa lidhur me reklamën e publikuar ai është shprehur: “Prokuroria e Stambollit ka nisur hetimet në lidhje me reklamën e publikuar. Fola dhe me zyrtarët e policisë. Më thanë që çdo gjë është normale dhe nuk ka ndonjë zhvillim anormal. Duhet të kemi kujdes diçka. Kjo organizatë tinzare thurë në kokë plane për të prishur psikologjinë e popullit. Ky vend ka vetëm një kryekomandant dhe ai është Presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Ashtu sikurse i mbushëm sheshet një muaj rresht me 50 milionë njerëz, i mbushim përsëri. Por shenjën për këtë e marrim vetëm nga një adresë”.

Deputeti iu kërkoi qytetarëve të mbledhur që të kthehen të qetë në shtëpitë e tyre dhe i falënderoi ata për kujdesin e treguar.

Qytetarët e mbledhur në park qëndruan deri në mëngjes në “rojën e demokracisë”. Ndërsa pasi falën të gjithë së bashku namazin e sabahut, ata u shpërndanë të qetë.

Stamboll, hapet Festivali ndërkombëtar i tulipanëve

Për të tretin vit radhazi vizitorët në periudhën prej 21 deri më 30 prill në sheshin Sultan Ahmet do të kenë mundësi të shohin qilimin me ngjyra i thurrur nga 564 mijë tulipanë

STAMBOLL – Në Stamboll është hapur Festivali i 12-të ndërkombëtar i tulipanëve i cili këtë vit mbahet nën moton “Është koha për tulipanë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çdo vit, autoritetet e qytetit në Stamboll mbjellin tulipanë, të cilët çelin pothuajse në çdo ngjyrë, duke e shndërruar qytetin mbi Bosfor në magjik dhe qilim ngjyrash.

Në parqet më të njohura në mbarë Stambollin do të prezantohen me qindra lloje të tulipanëve.

Gjatë festivalit, përveç shijimit të luleve të bukura dhe ngjyrat e tulipanëve të cilat lulëzojnë në Stamboll, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe në aktivitetet tjera të ndryshme.

Për vizitorët në Stamboll, grupet lokale muzikore do të organizojnë koncerte, ndërsa do të mbahen shumë ekspozita të artit dhe fotografisë me motive të tulipanit si dhe ekspozita me punimet kaligrafike.

Interpol: Janë paraqitur fletarreste për tre ndihmës të Sheshelit

Pamje e selisë së Interpolit

 

Interpoli i ka paraqitur tri fletarreste të prioritetit të lartë për tre ndihmës të politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, të cilët janë të akuzuar për kërcënime kundër dëshmitarëve, ka njoftuar sot Tribunali i Hagës për krime të luftës.

“Petar Jojiq, Jovo Ostojiq dhe Vjerica Radeta, janë akuzuar për mospërfillje të gjykatës, pasi janë të dyshuar se i kanë keqtrajtuar, kërcënuar, kanë ofruar mito, ose ndryshe, kanë ndërhyrë ndaj dy dëshmitarëve në gjykatë kundër Vojisllav Sheshelit dhe për mospërfillje të ndërlidhur me rastin kundër tij”, ka njoftuar sot Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Gjykata në Hagë i është drejtuar Interpolit, pasi Serbia nuk ishte bashkëpunuese në ekzekutimin e arrestimit për këta tre persona, që kërkohen prej vitit 2015.

Vojisllav Sheshel i ka kaluar 11 vjet në burg, derisa vazhdonte procesi kundër tij në Gjykatën e Hagës, për akuza për pastrim etnik gjatë fushatave brutale paramilitare në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci, gjatë luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta.

Sheshel, 62 vjeçar, është kthyer në Serbi në vitin 2015, për trajtim nga sëmundja e kancerit, derisa pritej vendimi në gjykatë.

Ai ishte liruar në vitin 2016 lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, në pritje të apelit, dhe është kthyer në Serbi për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale më 2 prill.

Partia Radikale e tij i ka 23 deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Gjuha shqipe bëhet gjuhë zyrtare në Mal të Zi

Gjuha shqipe bëhet zyrtare në: Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë dhe Tuz.

Sipas autoriteteve malazeze, gjuha shqipe, përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë, me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë, raporton Fakte

Çanak: Kosova s’është e Serbisë, këtë do ta dëshmoj edhe me ndryshime kushtetuese

Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Millosheviqit.

Ai premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb do ta iniciojë ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme sepse, sipas tij, nuk është pjesë e Serbisë. Çanak po ashtu synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadisë dhe Sanxhakut

Është shumë e rëndësishme që të futet në kokën e njerëzve në Serbi se Kosova është e humbur për ta dhe kjo ka ndodhur për dy arsye.

E para, për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve për vite me radhë dhe e dyta, sepse Serbia e ka humbur luftën më 1999-n.

Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak.

Madje sipas bashkëthemeluesit të partisë së qendrës së majtë, Liga e Social-Demokratëve të Vojvodinës, një ndër tri prioritetet e tij nëse do të zgjidhet president i Serbisë do të ishte ndryshimi i kushtetutës së shtetit serb, në të cilën Kosova nuk do të ishte pjesë e saj.

Në mesin e prioriteteve ai ka edhe krijimin e një samiti me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e rajonit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet “pezull” dhe “pyetjet e hapura” të cilat i kanë shtetet në mes vete.

I pyetur nga gazeta “Zëri” nëse kundërkandidati i tij për president, kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq, zgjidhet në krye të shtetit serb, a do të njohë pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se si një politikan pragmatik që është, Vuçiq do të bëjë gjithçka përveçse ta thotë haptazi se Kosova është e pavarur

Serbi: Putini është pajtuar të dërgojë sasi të madhe armësh në Ballkan

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar të nënshkruajë dërgimin e avionëve ushtarakë, tankeve dhe automjeteve të blinduara në Serbi, tha ministri serb i Mbrojtjes, në një veprim që mund të përkeqësojë tensionet me fqinjët dhe të nxisë një garë armatimi në rajonin e lodhur nga luftërat.

Ministri Zoran Gjorgjeviç, tha se Putini është pajtuar për dërgesën gatë vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç të hënën në Moskë. Ai tha se gjashtë avionë ushtarakë MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara do të dërgohen së shpejti.

“Presidenti i Federatës Ruse tha se do të nënshkruajë dekretin dhe kur të jetë nënshkruar, ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Gjorgjeviç. “Ne jemi duke pritur që procesi të përmbyllet në Rusi dhe të shohim se si do të dorëzohen (pajisjet) në Serbi.”

Avionët do të duhej të fluturonin mbi vendet anëtare të NATO-s për të arritur në Serbi. Ose duhet të transportohen të ndara në avionë transportues, nëse vendet fqinjë pajtohen.

Gjergjeviç tha se avionët, tanket dhe autoblindat, dhuratë nga rezervat ruse, do të “modernizohen dhe rinovohen” në Serbi nga teknikët rusë për një shumë që nuk është bërë publike. Vlerësohet se vetëm modernizimi i avionëve MIG-29 do t’i kushtojë Serbisë rreth 200 milionë euro, afërsisht 216 milionë dollarë.

Gjorgjeviç tha më herët se Serbia është gjithashtu e interesuar për blerjen e një sistemi të mbrojtjes ajrore ruse, si dhe hapjen e një qendre riparimi për helikopterët rusë MIL që analistët besojnë se do të ishte praktikisht hapje e një baze ushtarake ruse në territorin e saj.

Serbia formalisht është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por nën trysninë politike dhe propagandës nga Moska ka shkarë në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të Kremlinit dhe qëllimit të tij për të mbajtur vendet e rajonit të Ballkanit jashtë NATO-s dhe integrimeve të tjera perëndimore.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë ngritur shqetësimin për shtimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimorë, i cili është përballur me luftëra të përgjakshme në vitet e 90-ta.

Ndërkohë, Kroacia, rivale e Serbisë dhe anëtare e NATO-s është duke blerë avionë të rinj për të zëvendësuar avionët e vjetër MiG 21.

Dodiku paralajmëron takim me Putinin

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, paralajmëroi për muajin korrik takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Takimi është pjesë e një komunikimi të rregullt, që jep rezultate”, tha Dodik.

Ai ka takuar Putinin edhe në shtator të vitit të kaluar.

Të hënën, ndërkaq, me Putinin është takuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Perëndimi është gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin e mundshëm të Rusisë në Ballkan.

“Rusia është partner i mirë dhe kurrë nuk kemi pasur kërkesa prej saj. Nëse Perëndimi dhe Rusia nuk funksionojnë mirë, kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi dëm kolateral”, tha Dodik.

Vuçiçi nuk shkon në Kosovë, thotë se nuk i pranon “shantazhet”

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, tha se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

“Nuk vjen në shprehje ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, tha Vuçiq, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Qeveria e Kosovës tha më herët se ka marrë vendim që t’i lejojë Vuçiqit të shkojë në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se “pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën, është marrë vendimi për lejimin e tij (Vuçiqit) që të vijë në Kosovë”.

“Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë”, tha Hoxhaj.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill dhe Vuçiq është njëri nga kandidatët.

Zagreb, Grabar-Kitaroviç është për Kosovën në NATO, Millosh Zeman nuk pajtohet

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë

ZAGREB – Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidenti i Repiblikës së Çekisë Millosh Zeman nuk u pajtuan sot në Zagreb rreth mbështetjes së rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë tema siç janë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon, gjendja e Bashkimit Evropian dhe kriza migratore.

Zeman dhe Grabar – Kitaroviç pas takimit njoftuan se kanë biseduar edhe për Brexit-in, terrorizmin dhe gjendjen në BE.

“Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe NATO”, porositi presidenti Zeman dhe shtoi se “Çekia mbështet hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen”.

Në pyetjen a e mbështet hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjerimin e NATO-s në këtë hapësirë, Zeman tha se “Mendimi im personal vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën meqë nuk jam i sigurtë nëse Kosova i përket NATO-s”.

Presidentja Kolinda Grabar – Kitaroviç u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjerim, gjegjësisht konsolidimin e BE-së në hapësirën e Evropës Juglindore, por edhe NATO-s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë.

“Në këtë moment Serbia këtë nuk e dëshiron, por ndoshta një ditë do të dojë”, tha Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidenti çek Zeman porositi se është “kundër BE-së me shumë shpejtësi”.

“Evropa duhet të jetë unike, nuk mund të ketë dy apo më shumë shpejtësi meqë kjo është tërëissht e pamundur, sepse kjo do të thoshte shumë shpejtësi”, tha ai.

Zeman konsideron se brenda katërshës së Vishegradit, së bashku me Kroacinë duhet të angazhohet edhe Austria duke ofruar zgjidhje të tyre për krizën migratore.

Qeveria i jep leje Vuçiçit të vizitojë Kosovën

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i lejojë kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç të vijë në Kosovë në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Ministri ka thënë se ‘pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën është marrë vendimi për lejimin e tij që të vij në Kosovë’.

“Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtar sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Gjuriç: Serbët do ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës edhe në Kuvend

BEOGRAD– Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se respekton vendimin e përfaqësuesve serbë që të kthehen në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se përkundër rrethanave të vështira, ata do t’i kundërvihen formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Përfaqësuesit serbë tani edhe publikisht do të jenë kundër dhe do të bëjnë ç’të munden institucionalisht që të mos ndodhë formimi i Ushtrisë. Këtë duhet ta përkrahim”, ka thënë Gjuriç për “rts”.

Ai ka theksuar se Prishtina ka pasur për qëllim t’ua marrë mandatet deputetëve serbë nëse ata mungojnë më shumë se gjashtë muaj.

“Kanë dashur ta shfrytëzojnë mundësinë ligjore që t’iu merren mandatet. Përfaqësuesit serbë po gjenden dhe po gjejnë mënyra për ta penguar Prishtinën që t’i bëjë të pafuqishëm dhe ta pengojnë formimin e Ushtrisë”, ka thënë Gjuriç.

Treni “Kosova është Serbi” i afrohet Kosovës, Serbia e përdor për qarkullim të brendshëm

Treni nacionalist serb që Beogradi nuk mundi ta fuste dot më Kosovë më 14 janar të këtij viti, Serbia po e përdor për qarkullim të brendshëm duke ia ndërruar relacionin nëpër vendin e saj.

Këtë tren, me qëllime të qarta destabilizimi, Serbia e ndali në momentin e fundit në Rashkë pas reagimeve të fuqishme Kosovës e të aleatëve botë dhe pas dërgimit të njësiteve speciale policore të ROSU–s në veri.

Beogradi po përpiqet ta mbajë të gjallë këtë tren bashkë me kujtimin për Kosovën.

Kështu që nga sot, trenit i është ndërruar sërish itinerari.

Ikonografia kishtare serbe e përfshirë në pjesën e brendshme dhe të jashtme të trenit me mbishkrimin në 21 gjuhë të huaja “Kosova është Serbi”, nga sot ka filluar qarkullimin Kralevë-Jagodinë–Kralevë, njoftojnë mediat e Beogradit.

Me këtë ndërrim itinerari, treni serb i është afruar Kosovës.

Treni, dhuratë nga Rusia, me këto motive dhe në këtë relacion qarkullon dy herë në ditë.

Shokon e veja e Arkanit – Ceca, kërkon arrestimin e diplomatit shqiptar dhe tregon arsyet

Këngëtarja serbe dhe gruaja e kriminelit Arkan, Svetlana Razhnatoviç e cila ndodhet prej disa ditësh në Maqedoni ku pritet të mbajë një koncert muzikor ka shokuar mbarë opinionin atje, ku pas një takimi me liderin e opozitës Zoran Zaev, ka kërkuar arrestimin e një diplomati shqiptar.

Mësohet se Ceca i ka dorëzuar informacione kreut të LSDM-së dhe prefektit të Strumicës për diplomatin dhe veprimtarin e kauzës shqiptare Fatlum Rushiti, i cili siç shkruan Botapress.info nxit panik në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

“Shqiptaro-Amerikani Fatlum Rushiti organizon dhe koordinon aktivitete politike dhe kulturore në Nish, Preshevë, Ulqin, Podgoricë dhe Çamëri. Promovon bashkimin e kombit shqiptar. Lideri Ivica Daçiç disa herë më ka lajmëruar se Beogradi zyrtar është tepër i shqetësuar nga aktivitetet politike të Fatlum Rushitit dhe mbahet në shënjestër të autoriteteve greko-serbe. Diplomati Fatlum Rushiti i furnizon komunitetet shqiptare me literaturë, diplomaci, logjistikë, projekte ideologjike, filozofi, marketing dhe aktivitete kulturore,” shprehet tejet e revoltuar këngëtarja serbe Ceca.

Partia pro-perëndimore mund socialistët pro-rusë në Bullgari

Rezultatet zyrtare në Bullgari tregojnë se partia pro-perëndimore e ish-kryeministrit Boyko Borisov ka fituar zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që socialistët pro-rusë kanë pranuar humbjen.

Me 90 përqind të votave të numëruara, mëngjesin e sotëm, Partia GERB e Borisovit ka 32.58 përqind të votave, ndërsa Partia Socialiste 26.8 përqind.

Rezultatet përfundimtare priten më 30 mars.

Borisov mund të marrë mandatin për të formuar kabinetin e tij të tretë, por paraprakisht duhet të formojë koalicion me disa parti të vogla.

Zgjedhjet e së dielës janë vëzhguar nga afër, nga frika se çfarë drejtimi do të marrë Bullgaria, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s.

Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën, Malin e Zi e Republikën Serbe

 Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshel, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka thënë se nëse ai zgjidhet President, do të luftojë ta orientojë Serbinë kah integrimi me Rusinë dhe ta largojë nga Bashkimi Evropian.

“Rusia po kthehet në Ballkan, kurse BE-ja, si gjithmonë, do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën, nëshkëmbim të anëtarësimit në BE. Por, Serbia këtë nuk guxon ta bëjë këtë, asnjëherë”, ka thënë Sheshel, të shtunën, në një tubim zgjedhor në Beograd.

Ai ka theksduar se Serbia mund “t’i kthejë” Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, me integrimin e Serbisë me Rusinë.

“Nëse hyjmë në BE, kjo do të jetë pa Vojvodinën, pa Republikën Serbe dhe Rashkën (Sanxhakun), kurse nëse hyjmë në aleancë me Rusinë, atëherë një ditë mund t’i kthejmë ato që i kemi humbur, mbi të gjitha mendoj për Kosovën, Republikën Serbe e Malin e Zi”, ka thënë ai.

Po ashtu, ka thënë se integrimi me Rusinë do të përmirësojë gjendjen ekonomike në Serbi.

“Vetëm integrimi me Rusinë na krijon mundësi të mëdha për të dalë nga kriza e nga mjerimi social dhe na i zgjidh problemet tona të sigurisë. Bashkimi Evropian na ka bërë lakuriqë e nevojtarë”, ka theksuar Shesheli.

Lideri i radikalëve serbë ka thënë se ai është i vetmi që mund ta mundë Aleksandar Vuçiqin në garën për President të Serbisë

Vuçiç për ‘Der Standard’: Me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

BEOGRAD– Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për të e e njohur austriake “Der Standard”, ku ka folur për zhvillimet e fundit. Në 2 prill do kandidojë si president, përkundër që si kryeministër disponon numër të madh të deputetëve. Në lidhje me pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai fajin ua vendos shqiptarëve.

“Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut. Gjithashtu ata përkundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për ti fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës. Unë paralajmërova se jemi të gatshëm të përfundojmë autostradën Prishtinë-Nish, që do ngrit bashkëpunimin dhe lehtësojë qarkullimin e kapitalit, mallrave dhe banorëve. Dhe këtë e kishte bërë më parë Titoja,” u shpreh Vucic.

Ai shton më tej se për të do ishte më e lehtë që të shprehej se Kosova ishte territor i Serbisë. “Në kohën e fushatës do ishte më e lehta të them – Kosova është territori ynë, dërgoni shqiptarët drejt Tiranës – por këtu nuk do e them. Unë besoj se ka gjëra më të rëndësishme dhe këtu bëhet fjalë për autostradat dhe lidhjet mes kombeve të ndryshme. Nëse ne jemi në gjendje të bisedojmë me njëri-tjetrin, të respektohemi dhe biznesmenët shqiptarë të sjellim drejt Serbisë dhe banorët tanë drejt Prishtinës dhe Tiranës, atëherë do ishte më e lehtë për zgjedhjen tjetër. Unë i urrej “zgjidhjet e mëdha dhe të drejta,” që nuk zgjidhin asgjë.”, theksoi ai.

Në lidhje me takimin e Sarajevës Vuçiç theksoi rëndësinë e tregut të përbashkët që do sillte tre deri në katër herë më shumë investitorë në rajonin ballkanik dhe se kamionët nuk do kishin radha të gjata siç “kamionët serbë presin 48 orë në Bosnjë.”. Presidenti Vuçiç ka folur edhe për valën e refugjatëve, ku shpreh “frikë nëse Turqia prish marrëveshjen me BE”, për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë dhe ruajtjen e integritetit territorial të Bosnjës, përkundër që presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, kërkon referendum për bashkimin e saj me Serbinë.

Vuçiçi takohet me Putinin disa ditë para zgjedhjeve në Serbi

Pamje gjatë takimit Putin – Vuçiq më 26 nëntor 2016

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, thotë se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nesër në Moskë, derisa duket se ai po e forcon pozitën e tij para zgjedhjeve presidenciale në Serbi më 2 prill.

Në disa raporte të djeshme theksohej se Vuçiq do të përpiqet ta finalizojë marrëveshjen me Putinin, lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president.

Zoti Vuçiq, ish-ultranacionalist e tash reformues pro-evropan, po përpiqet të manovrojë duke i mbajtur raportet e Serbisë me perëndimin, por njëherësh duke i përmirësuar lidhjet me aleatin shumëvjeçar, Rusinë.

Serbia kishte shprehur dëshirë për forcim të lidhjeve me NATO-n, derisa ende i përmirëson lidhjet ushtarake me Rusinë, dhe kjo gjë i ka shqetësuar fqinjët e saj, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Konsiderohet se Aleksandër Vuçiq, 46 vjeçar, është favorit për të fitur kundër opozitës së ndarë dhe ai po synon të fitoj numër të mjaftueshëm të votave për të mos pasur nevojë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që eventualisht do të mbaheshin më 16 prill.

Gjenerata e re e terroristëve në Greqi

Alarm terrori në Athinë: në një qendër postare janë gjetur tetë paketa me ekpsloziv. Ato janë dërguar në adresat e shefit të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, drejtorit të ESM Klaus Regling dhe institucionet financiare.

Ekspertët e sigurisë në policinë greke i kanë gjetur këto paketa të hënën në mbrëmje dhe i kanë dërguar në analiza, të cilat do të zgjasin më shumë, deri sa të sigurohen gjurmët e gishtave dhe gjurmën e ADN-së, njofton televizioni Skai. Thuhet se dërgesat postare “kanë qenë të njëjta”, sikur dy letra-bombë të gjetura në botën e jashtme. Të mërkuren është gjetur një paket në Ministrinë e Financave në Berlin, ndërsa të enjten në Zyrën e Fondit Montetar Ndërkombëtar në Paris. Një bashkëpuntore që e ka hapur letrën është dëmtuar. Presidenti francez François Hollande foli për “atentat”. Letrat dhe pakteta janë dërguar nga grupi terrorist grek “Betim i qelizave të zjarrit”, që është paraqitur në vitin 2008.

Është menduar se ky grup është shkatërruar, pas arrestimit të 60 anëtarëve dhe simpatizantëve të tij. Por ndërkohë sërish ka marrë përgjegjësinë për akte të dhunshme: në tetor 2016 grupi ka vënë një bombë në shtëpinë e një gjykatësi. Të enjten ka marrë përgjegjësinë për dërgimin e paketit në Ministrinë e Financave në Gjermani. Dyshohet se organizata ka edhe plane të tjera.

“Duhet të presim letrat me të cilat marrin zyrtarisht përgjegjësinë dhe të analizojmë objektivat e mundshme që mund të jenë në shënjestër”, thotë Mary Bossi, profesore e sigurisë në Univeristetin e Pireut. Në Greqi ka një gjeneratë të re të terroristëve të dhunshëm, të cilët përfitojnë nga gjendja e rëndë ekonomike e njerëzve atje. Ajo dallon nga grupi terrorist “17 nëntori”, i cili në Greqi ka vrarë 23 persona në periudhën prej vitit 1975 – 2000. “Dikur në shënjestër kanë qenë personat e klasës sunduese. Ndërsa organizata e re terroriste pohon se as njerëzit e rëndomtë nuk janë të pafajshëm, sepse nuk po bëjnë asgjë dhe nuk po çohen në kryengritje”, shpjegon Mary Bossi.

Largimi nga marksizmi-leninizmi

Grushti i fundit i fuqishëm ndaj terrorizmit në Greqi ka ndodhur në shtëtor 2014, kur është arrestuar kryeterroristi Nikos Maziotis. Dyshohet se grupi i tij “Lufta Revolucionare” ka qenë i përfshirë në sulmet ndaj rezidencës së ambasadës gjermane në vitin 2013. Ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur gisht edhe në sulmin e dështuar në një stacion hekurudhor para pesë vitesh. Për fat, ky sulm është evituar me kohë. Mary Bossi kritikon mediat të cilat asokohe i kanë quajtur këto grupe si “ekstremiste të majta”. “Grupet ndërkohë i kanë thënë lamtumirë marksizëm-leninizmit dhe distancohen qartë nga idetë majtiste. Ata janë betuar për anarki.” Por as kjo nuk është tepër e qartë.

Ekspertja paralajmëron edhe nga e ashtuquajtura “Guerila e qytetit” në Greqi, të cilës i përkasin edhe qelizat e fundit terroriste. Ato kanë kontakte me grupet e njëjta në Evropë, Rusi dhe Amerikën Latine. Deri tani nuk dihet nëse e kanë mbështetjen e tyre në rastet konkrete.

Pse nuk u zbuluan?

Në një reagim pas ngjarjes në Berlin, ministri grek për Mbrojtjen Qytetare, Nikos Toskas, tha se në dërgesa janë gjetur sasi të vogla të lëndës shpërthyese. Ky është edhe shkaku pse letrat e dërguara nga Greqia nuk janë identifikuar menjëherë si të dyshimta.

Ratko Mladiq do të shkojë në Rusi

Zëdhënësi i Gjykatës së Hagës, Nenad Golçevski, i konfrimuar Radios Evropa e Lirë se Gjykata në Hagë ka pranuar një kërkesë urgjente të cilën e ka parashtruar mbrojtja e të akuzuarit Ratko Mladiq.

Në shkresë i kërkohet Gjykatës që Mladiqit t’I miratohet lirimi i përkohshsëm nga njësia e paraburgimit në Hagë me qëllim që të bartet në Rusi për shërim të domosdoshëm mjekësor.

“Në lëndën kundër Ratko Mladiqit, avokatët e mbrojtjes së tij kanë parashtruar sot një kërkesë për lirimin e përkohshëm të të akuzuarit. Shkresa është voluminoze por në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë sepse nuk kam pasur qasje në dokument. Megjithatë, kjo është një kërkesë zyrtare dhe si e tillë është edhe publike”, tha Golçevski për Radion Evropa e Lirë.

Përpara dorëzimit të kërkesës, avokatët e Mladiqit në emër të klientit të tyre, siç mësohet, kanë paraqitur edhe gjetjet e mjekëve-ekspertë për gjendjen e tij shëndetësore që sic thuhet në kohën e fundit është përkeqësuar.

Pjesë përbërëse e kërkesës, siç tha Miodrag Stojanoviq, bashkëmbrojtës i Ratko Mladiqit, është edhe garancioni i shtetit të Rusisë.

Stojanoviq i tha Radios Evropa e Lirë, se me kërkesë të mbrojtjes së Ratko Mladiqit, Qeveria e Federatës Ruse ka dhënë garanci nëse Gjykata e Hagës do të lironte përkohësisht Mladiqin për shërim.

Kjo, sipas Stojanoviqit, do të thotë se ata do ta pranonin për kontrolle shëndetësore, shërim dhe pas kësaj, kur Haga të kërkonte, ta kthenin në paraburgimin e Gjykatës në Hagë.

Ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiq është arrestuar më 26 maj 2011. Ai akuzohet për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve gjithandej Bosnjë dhe Hercegovinës, që në gjashtë komuna ka pasur përmasa të gjenocidit si dhe për marrje peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it.

Mbrojtja e Mladiqit ka kërkuar lirimin kurse prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.

Hetimi i komplotit rus në Malin e Zi dhe anëtarësimi në NATO

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, i tha Zërit të Amerikës se vendet e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, mbështesin hetimet e autoriteteve të vendit të tij për komplotin e organizuar nga Rusia për rrëzimin e qeverisë malazeze dhe për bllokimin e anëtarësimit të vendit në NATO. Gjithashtu, Mali i Zi ka besim se Kongresi amerikan do ta ratifikojë së shpejti traktatin e anëtarësimit në NATO.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanovic, tha dje se vendet aleate në NATO, të udhëhequra nga SHBA-ja, mbështesin hetimin e prokurorëve malazezë të një komploti rus për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore të vendit dhe për të ndaluar kështu anëtarësimin në aleancën e Atlantikut.

Ministri Darmanovic i tha shërbimit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se “Shtetet e Bashkuara ndihmuan më shumë, duke ofruar mbështetje dhe informacion”. Komentet e tij u bënë në të njëjtën ditë ndërsa zhvillohej një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kërkesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO është duke u shqyrtuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, Senatori Rand Paul bllokoi votimin në plenare të traktatit për anëtarësim në NATO. Sipas mbështetësve, përllogaritet se mbi 90 senatorë janë në favor të anëtarësimit të Malit të Zi. Senatori republikan John McCain reagoi ashpër ndaj Senatorit Paul, duke e akuzuar se “punon për Vladimir Putinin”.

Ministri Darmanovic u shpreh se nuk pret të ketë pengesa të mëtejshme ndaj ratifikimin të anëtarësimit të Malit të Zi dhe se pret që vendi i tij të marrë pjesë si anëtar me të drejta të plota në samitin e radhës të NATO-s, që do të zhvillohet në muajin maj në Bruksel.

Hagë: Shqyrtohen ankesat e të dënuarve për krime të luftës në Bosnjë

Pamje nga procesi gjyqësor kundër 6 kroatëve të Bosnjës në Gjykatën për krime të luftës në Hagë, në vitin 2013

Në Tribunalin e Hagës sot fillon dëgjimi lidhur me apelin e ish-liderit kroat në Bosnjë Hercegovinë, Jadranko Përliq, dhe pesë personave të tjerë.

Këta gjashtë kroatë të Bonjës janë dënuar në vitin 2013 nga Tribunali i Hagës me burg në kohëzgatje prej 10 e deri në 25 vjet, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në periudhën 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë.

Ky dëgjim pritet të zgjasë disa ditë.

Jadranko Përliq ishte dënuar me 25 vjet burg lidhur me akuza për vrasje dhe dëbim të myslimanëve gjatë luftës.

Ai ishte president dhe më vonë kryeministër i të vetëshpallurit shtet i kroatëve të Bosnjës, me emrin Herceg-Bosnja.

Të 6 personat e dënuar i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kërkojnë proces të ri gjyqësor ose reduktim të dënimeve të tyre.

Autobusi i linjës Vjenë-Prishtinë sulmohet në Serbi, dhe nuk është rasti i parë

Persona të panjohur kanë sulmuar me gurë një autobus të linjës Vjenë-Prishtinë, në Krushevc të Serbisë. Raportohet se fatmirësisht nga sulmi ka pasur vetëm dëmeve materiale.
auto-busi1489931106-1_1489931590-4915246-263x350
Pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ka thënë për KTV-në se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.
auto_busi31489931110
Bici ka thënë se ata e kanë njoftuar edhe policinë në Krushevac, por u kanë thënë se për shkak se sot është fundjavë nuk mund të bëjnë asgjë për rastin. Bici ka thënë se janë të shqetësuar për këto sulme që po u ndodhin, ndërsa ka shtuar se kanë nisur një autobus nga Prishtina për t’i marrë udhëtarët.

Vuçiçi e pranon: Nuk mund ta vizitojë Kosovën pa leje

Kryeministri i Serbisë, dhe kandidati për president, Aleksandër Vuçiçi ka thënë se ka dëshirë tejet të madhe për të vizituar Kosovën gjatë fushatës parazgjedhore.

Ai ka deklaruar se këtë nuk mund ta bëjë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare, duke shtuar se nuk do të donte të shkaktonte probleme, transmeton lajmi.net

Pas hapjes së stadiumit të atletikës në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë se Beogradi dëshiron vazhdimin e procesit të dialogut, dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë.

Duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se Hashim Thaçi po insiston dhe po ngutet me këtë vendim.

Duke folur për vendimin që Kosova t’i marrë pasuritë e Jugosllavisë, ai ka thënë se është momenti i fundit që BE-ja të reagojë, duke i cilësuar këto vendime si shkelje të marrëveshjeve të Brukselit.

Bullgaria e gatshme të përforcojë kufirin me Turqinë

Kufiri në mes të Bullgarisë dhe Turqisë

Zyrtarët bullgarë kanë thënë se janë të përgatitur që të rrisin patrullimet dhe të përfundojë rrethojën me tela gjembore përgjatë kufirit me Turqinë, për të parandaluar ardhjen e migrantëve.

“Jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin shtetëror, ashtu siç edhe na e lejon ligji”, ka thënë për AFP-në, minsitri i Mbrojtjes, Sefan Tanev.

Ai ka shtuar se tash për tash, situata në kufi është e qetë dhe tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin kanë rënë gjatë dy muajve të fundit.

Komentet e ministrit bullgar vijnë pasi Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15,000 refugjatë në Bashkimin Evropian, pas përshkallëzimit të raporteve me BE-në, për shkak të tubimeve të anuluara për referendumin e Turqisë.

Turqia më 16 prill do të mbajë referendum, që do t’ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ministrat turq po dëshirojnë që të fitojnë mbështetjen e komunitetit turk që jetojnë në vendet evropiane.

Zëdhënësi i Erdoganit: Ministrat turq mund të planifikojnë një tubim të ri në Gjermani

Turqia thotë se ka gjasa që ministrat e Turqisë mund të planifikojnë një tubim tjetër në Gjermani, përpara referendumit të 16 prillit, një lëvizje e cila mund të tensionojë më shumë raportet në mes të Ankarasë dhe Berlinit.

Kjo deklaratë është bërë nga Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste dhënë sot për CNN në gjuhën turke.

Më herët, Kalin ka kritikuar autoritetet gjermane për lejimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) që të mbajnë tubime në Gjermani.

Rreth 30,000 kurdë janë mbledhur në qendrën e Frankfurtit më 18 mars, për të protestuar kundër referendumit, i cili do t’ia rrisë kompetencat presidentit Ergodan.

Pas ndalimit të disa tubimeve të ministrave turq në Holandë dhe Gjermani, tensionet mes Ankarasë dhe Evropës janë rritur.

Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën e ka fajësuar për Masakrën e Srebrenicës.

Turqia po ashtu ka kërcënuar se do të dërgojë 15 mijë refugjatë në Bashkimin Evropian, duke thënë se mund të largohet nga marrëveshja me BE-në, për ndaljen e fluksit të refugjatëve.

Erdogani – turqve: Bëni pesë fëmijë, jo tre. Ju jeni e ardhmja e Europës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan iu ka bërë thirrje qytetarëve të Turqisë në Evropë, për të rritur normat e tyre të lindjes dhe të bëjnë nga pesë fëmijë, duke thënë se një rritje e popullsisë turke do të jetë përgjigja më e mirë për të “vulgarizimin, armiqësinë dhe padrejtësinë” e BE-së, raporton Telegraph.uk duke iu thënë turqve që jetojnë në vendet e BE-së se ‘ju jeni e ardhmja e Europës’.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të mi, motrave dhe vëllezërve në Europë. Vendi ku po jetoni dhe punoni është bërë tani atdheu juaj. Hapni më shumë biznese, dërgoni fëmijët tuaj në shkollat më të mira, jetoni me familjet tuaj në lagjet më të mira, mbani makinat më të mira, jetoni në shtëpitë më të mira”, vijoi ai gjatë një fushate në qytetin perëndimor Eskisehir.

Mesazhi u drejtohet 1.4 milion votuesve turq që jetojnë në Gjermani, si dhe popullsisë së madhe turke në Holandë, Austri, Bullgari dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të mbajtjes së referendumit turk në 16 prill, ku pritet të votohet për shtimin e kompetencave të presidentit Erdogan, Hollanda dhe Gjermania kanë ndaluar aktivitetet politike të Turqisë. Kjo solli akuza të ndërsjellta mes Turqisë dhe vendeve të BE.

BE: Tregu i përbashkët ballkanik mund t’i hapë 80 mijë vende pune

Johannes Hahn

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dje i kanë inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ta krijuar tregun e përbashkët, i cili do të mund t’i krijonte më se 80 mijë vende të reja të punës, në këtë rajon me papunësi të lartë.

“Për një perspektivë të shkurtër dhe të mesme, me këtë do të lejoheshin më se 80 mijë vende pune në rajon”, u tha mbrëmë gazetarëve në Sarajevë, komisioneri për fqinjësi të mirë dhe negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Këto komente ai i bëri pas takimit të liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Të gjitha këto shtete synojnë anëtarësim në BE.

Zoti Hahn e ka lavdëruar nismën e liderëve për krijimin e tregut të përbashkët, me të cilin, sipas tij, do të nënkuptohet largimi i “pengesave për të lejuar rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve”, raporton AFP

“Ky është, po ashtu, kontribut i fuqishëm në përgatitje për integrim të mëtejshëm kah Bashkimi Evropian”, tha Hahn.


Send this to a friend