VOAL

VOAL

Mali i Zi sot zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s

Mali i Zi, dikur bastion i ndjenjave pro-ruse në Ballkan, u bë sot zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s, me një ceremoni në Uashington.

Kjo e zvogëlon më tej ndikimin e Rusisë në Europën Juglindore dhe i heq aksesin nga të ashtuquajturat “dete të ngrohta” në Evropë, që mund të përdoreshin si baza për ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme.

Rusia ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ekonomikisht dhe politikisht, duke përfshirë një fushatë për të minuar industrinë malazeze të turizmit, që mbështetet mjaft te vizitorët rusë.

Ceremoni në Departamentin e Shtetit

Në Departamentin amerikan të Shtetit u zhvillua ceremonia për pranimin zyrtar të Malit të Zi si anëtar i 29 i NATO-s.

Në ceremoni morën pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin e pranimit të vendit në NATO.

Më 7 qershor, flamuri i Malit të Zi, ai anëtari më i ri i Aleancës, do të valëvitet për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel.

Ngjarja e sotme ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve, thuhej në një komunikatë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit’.

Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafirmon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.

Pranimi i Malit të Zi në NATO është i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në vitin 2009.

 

Heqja e Kosovës nga Kushtetuta, fazë e re për Serbinë

Presidenti i ri serb, Aleksandër Vuçiç

 

Serbia po hyn në një fazë të re në procesin drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian dhe ndryshimi i Kushtetutës është një nga kushtet që duhet t’i plotësojë ky vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, kjo është edhe arsyeja pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar hapjen e një debati me të gjitha strukturat e shoqërisë serbe, për ndryshimin e Kushtetutës dhe për Kosovën, e cila aktualisht në preambulën e Kushtetutës serbe figuron si pjesë e territorit të këtij shteti.

“Dua të hap dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës, me të gjitha dallimet tona, pa paragjykime, duke respektuar Kushtetutën e vendit”, pati deklaruar Vuçiq, gjatë ceremonisë së marrjes së postit të presidentit të Serbisë.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se debati i paralajmëruar nga presidenti serb Vuçiq, do të synojë krijimin e klimës së favorshme në opinion për caktimin e saktë të çështjes së Kosovës në Kushtetutën e Serbisë.

Ai vlerëson se ky debati i paralajmëruar që të zgjasë tre deri në gjashtë muaj, nuk është ndonjë manovër politike në raport me Bashkimin Evropian.

“Kjo nuk mund të jetë më taktizim, sepse taktizimi ka zgjatur për shumë kohë. Vuçiq paralajmëroi se ky debat do të jetë i dhimbshëm dhe se ai do të akuzohet edhe për tradhti kombëtare. Por, ai mendon se kjo është në interes të popullit serb, të Serbisë dhe të gjendjes në Ballkan. Pra, unë supozoj – dhe ky supozim është me gjasë – që Serbia do ta gjejë formën, që përmes debatit do ta heqë Kosovën nga preambula e saj. Vetëm ky mund të jetë përfundimi. Nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër”.

Politologu Tahiri ka shtuar se për heqjen e Kosovës nga preambula kushtetuese, Serbia mund t’i qaset disa modaliteteve.

“Më i miri dhe më i lehti do të ishte që vetëm ta fshijë nga preambula. I ndërmjetëm do të ishte, që të thotë se ‘Kosova është nën administrim ndërkombëtar’, ndërsa e ardhmja është në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në pranimin e realitetit. Mundet që edhe debati në Serbi të shkoj drejt pranimit të realitetit, që është tash e 17 vjet, mirëpo të kërkojnë garanci për komunitetin serb në Kosovë”.

Edhe politologu Behlul Beqaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Serbia do të jetë e detyruar, që me hapjen e kapitullit 35, t’i qaset ndryshimeve formale të kushtetutës së saj.

Por, megjithatë, sipas tij, kjo do të jetë problem i Vuçiqit me Serbinë. Në këtë pikë, sipas tij, Serbia do të përpiqet të trasoj rrugën drejt një zgjidhjeje të kënaqshme për të.

“Serbia, fillimisht, besoj që do të insistojë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. Ndërsa, në fazën e mëtejme, nëse bisedat nuk shkojnë s’duhet, epilogu përfundimtarë do të jetë, sipas mendimit tim, i hapur për shumë alternativa tjera, duke përfshirë edhe marrëveshjen për këmbimin eventual të territoreve”.

Politologu Beqaj ka shtuar se Kosova duhet ta ndryshoj qasjen në dialogun me Serbinë, në interes të partneritetit të ndërsjellë dhe n jo ta vazhdojë sikurse deri më tash.

Në variantin e parë, sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës, në rast se Serbia në mënyrë implicite dhe eksplicite e njeh shtetin e pavarur të Kosovës.

Ndërkaq, sipas tij, në variantin e dytë, nëse shkohet në këmbime territoriale, atëherë kjo duhet të ndodhë në masë të barabartë, si dhe të normalizohen raportet në interes të partneritetit të ndërsjellë.

Deri më tash, ndryshimi i kufijve është kundërshtuar në mënyrë të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, politologu Beqaj, vlerëson se nëse kjo ndodhë me marrëveshje dhe me njohje të ndërsjellë, pa e cenuar interesin e palës së tretë, kjo duhet kuptuar si alternativë e mundshme, në pamundësi të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje tjetër.

“Në kërkim të zgjidhjes, të themi, universale të së drejtave, unë nuk shoh probleme të natyrës serioze. Çështje tjetër është se çfarë do të bëjnë forcat nacionaliste, por pikërisht këtë zgjidhje duhet të jenë për ti pacifikuar forcat nacionaliste, që ato të mos jenë më faktorë që lëvizin dhe shkaktojnë konflikte dhe kriza në rajon”.

Sido që të jetë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se në debatin e paralajmëruar duhet diskutuar hapur, për t’u liruar nga qasja mitike, por edhe nga dhënia e lehtë e siç ka thënë ai “të asaj në të cilën kemi çdo të drejtë”.

Dialogun e brendshëm në Serbi, ai e ka vlerësuar madje edhe më të rëndësishëm se sa atë Serbia po e zhvillon me Kosovën.

Podgoricë: Ndalesë e hyrjes për 149 rusë dhe ukrainas

Pamje e një pjese të Podgoricës

 

Mediat kanë raportuar dje se Mali i Zi ua ka ndaluar hyrjen në këtë vend 149 rusëve dhe ukrainasve, në përgjigje të ndalesës aktuale të Moskës ndaj shtetasve të Malit të Zi, që udhëtojnë në Rusi.

Këta persona, që janë vendosur në listën e zezë të Malit të Zi, janë selektuar për shkak të rolit të tyre në aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014, me ç’rast është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, kanë raportuar mediat në Podgoricë, duke i cituar zyrtarët qeveritarë.

Sipas raporteve, në listën e personave të padëshiruar përfshihen, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, shefi i shërbimeve të inteligjencës, Nikolai Patrushev, presidenti i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e të tjerë.

Në vitin 2014, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të imponuara për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë.

Ky faktor ishte dhënë si shpjegim kur autoritetet e Rusisë, më 28 maj, nuk e lejuan hyrjen e ligjvënësit malazez, Miodrag Vukoviq, në Rusi.

Pas këtij incidenti, zyrtarët e Malit të Zi thanë se Rusia e kishte një listë sekrete të afro 50 liderëve të Malit të Zi, të cilëve nuk u lejohej hyrja në Rusi, përfshirë kryeministrin, Dusko Markoviq, kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, dhe liderin e partisë udhëheqëse në qeveri, Millo Gjukanoviq.

Vuçiç: Koha të bisedojmë për Kushtetutën dhe Kosovën

Aleksandër Vuçiç gjatë betimit si president

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet guximshëm për Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën.

Mendoj se qëndrimi ynë duhet të jetë në harmoni me problemet jetësore, me atë që e mundon popullin tonë në Kosovë, me ato që janë të drejta të shtetit tonë”, ka deklaruar Vuçiq.

Por harroni se ne jemi të vetmit që vendosim për këtë, sepse e dimë mirë se cili është roli i shqiptarëve në këtë. Gjërat duhet t’i vëmë në rrafsh dhe nivel racional dhe në atë mënyrë të bisedojmë”, ka thënë Presidenti i ri i Serbisë, i cili ka dhënë betimin të mërkurën.

Unë mendoj ta hap këtë diskutim guximshëm, pavarësisht se e di që përsëri do të lajmërohen disa gjeni që do të ma tundin tabelën “tradhtar” dhe ashtu-kështu të fshihen nga shikimi i vajzës dhe birit tim, sepse nuk e kanë të këndshme t’i shikojnë në sy, derisa mbajnë marri të tilla në duar”, ka theksuar ai.

Këtë e them pikërisht për shkak se brengosem për të ardhmen e Serbisë”, është shprehur Vuçiq.

Një temë është edhe ndryshimet kushtetuese. Të flasim për këtë. Unë dëshiroj të hap dialog shoqëror që do të zgjasë tre muaj, gjashtë muaj. Për njërën dhe temën tjetër, edhe për Kushtetutën, edhe për raportin tonë ndaj Kosovës, por nëse doni edhe për raportin tonë ndaj gjithë rajonit dhe kështu me radhë”, ka thënë Vuçiq.

Ta shohim se çfarë është politika e jonë dhe ku e shohim Serbinë pas disa vitesh dhe jo pas një viti. Të shohim se çfarë është politika për të cilën luftojmë”, ka deklaruar ai.

Nëse mundemi që ta hapim një lloj të tillë të dialogut me partitë politike, me të gjithë përfaqësuesit politik, e pse jo edhe me bashkësitë fetare, me shoqërinë civile me sektorin joqeveritar, me të gjithë. Të shohim pra, se çfarë janë caqet e Serbisë dhe ku është vendi i Serbisë në të ardhmen. Çfarë është ajo ku ne e shohim Serbinë. Dhe kur të vendosni qëllimet strategjike, atëherë do të mund ta gjeni rrugën”, ka theksuar Vuçiq.

Në fund, Vuçiq ka deklaruar se të ‘ngasësh dhe të mos dish ku të parkosh në fund, asnjëherë nuk mund të përfundoj mirë’.

Vuçiq e ka marrë postin e presidentit nga paraardhësi i tij, Tomisllav Nikoliq.

Betimi dhe fjalimi i tij i parë para Kuvendit të Serbisë si president i këtij vendi, ku përmendet edhe Kosova, është kritikuar nga përfaqësuesit politik në Prishtinë, duke i thënë atij se “Kosova, kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”.

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë turke, 13 të vrarë

Një helikopter i ushtrisë turke u rrëzua pranë kufirit të Turqisë me Irakun, duke lënë të vdekur të 13 njerëzit në bord.

Incidenti ndodhi në provincën kufitare Sirnak, ku trupat turke janë të angazhuara në operacione kundër militantëve kurdë.

Ushtria turke tha se përplasja ishte aksidentale, pasi helikopteri ka goditur një linjë të transmetimit me tension të lartë.

Ushtria nuk dha detaje për identitetin e viktimave, por agjencia private e lajmeve DHA tha se helikopteri po bartte një delegacion të udhëhequr nga një gjeneral i lartë.

Humoristët rusë i mashtruan liderët e Malit të Zi

Humoristët rusë Vovan (majtas) dhe Lexus

 

Dy politikanë udhëheqës në Mal të Zi ishin viktimë e humoristëve rusë, të cilët janë paraqitur si president dhe kryeministër të Ukrainës në bisedat telefonike javën e kaluar, kanë thënë zyrtarët në Mal të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe ish-kryeministri, Millo Gjukanoviq, janë mashtruar nga humoristët e njohur si Vovan dhe Lexus, Vladimir Krasnov dhe Alexei Stolyarov, thanë zyrtarët qeveritarë malazezë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Ata thanë se këto thirrje ishin provokim rus dhe pjesë e përpjekjeve të Moskës, që synon diskreditimin e zyrtarëve të Malit të Zi, pasi pranimi i vendit të tyre në NATO e ka zemëruar Rusinë.

Bisedimet e incizuara me humoristët, të cilët në të kaluarën i kanë mashtruar edhe personat e njohur, siç është Elton John, janë transmetuar në televizionin shtetëror rus. Autenticiteti i tyre është konfirmuar nga qeveria dhe partia, e cila udhëhiqet nga Gjukanoviqi.

Qeveria ka njoftuar se Markoviq ka folur me imitatorët, që paraqiteshin si presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, për 17 minuta më 24 maj, një ditë para takimit të NATO-s, në të cilin Mali i Zi është mirëpritur si anëtar i ri. Formalisht, Mali i Zi bëhet anëtar i NATO-s në fillim të muajit qershor.

Zoti Markoviq tha se ai nuk do ta ndryshonte asnjë fjalë të asaj që e ka thënë.

Gjukanoviq kishte folur me imitatorët rusë, të paraqitur si kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, pak më gjatë, thanë zyrtarët malazezë.

Zyrtarët e Malit të Zi i kanë akuzuar nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për ta marrë parlamentin në tetor të vitit 2016, gjatë zgjedhjeve, pastaj për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të insataluar udhëheqje proruse, në mënyrë që Mali i Zi të mbetej jashtë NATO-s.

Vuçiçi bën betimin: Do ta ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është betuar sot solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do ta ushtrojë për pesë vjet.

Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke thënë: Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj.

Vuçiq, 47 vjeçar, është betuar sot në mesditë, për të pasuar presidentin në largim Tomisllav Nikoliq.

Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare tentuan të kalonin përpara ndërtesës së parlamentit në Beograd, para se të pengoheshin nga policia.

“Ju premtoj që do të mbaj paqen dhe stabilitetin, dhe do të mbrojë të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Vuçiq.

Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i fitoi zgjedhjet parlamentare.

Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë pas betimit që bëri në cilësinë e presidentit, Vuçiq u shpreh se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë një ekspeditë në rajon “në kërkim të shansit të ri”.

Vuçiq u betua me këtë tekst:

“Betohem se të gjitha forcat e mia do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe realizimit të të drejtave e lirive njerëzore dhe të minoriteteve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se me ndërgjegje e përgjegjësi do të përmbushi të gjitha detyrimet e mia”.

Presidentin e ri e ka uruar paraardhësi i tij, Tomislav Nikoliq, duke i uruar suksese gjatë viteve sa do të jetë në krye të shtetit.

Serbët e Kosovës fajësojnë Beogradin për incidentet mes tyre

Lista Serbe/ Fotografi nga arkivi

 

Të hënën, rreth orës 22, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit të Qendrës për punë sociale, në të cilin objekt gjendet Zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, si dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila është nja nga 5 subjektet politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 11 qershor.

Lajmin për sulmin në Leposaviq e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nenad Bojiq, shef operativ i policisë rajonale të Mitrovicës së veriut, i cili ka theksuar se sulmi me armë zjarri mbi Qendrës për punë sociale në Leposaviq, megjithatë ka kaluar pa viktima.

Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, por në objekt janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar vendin e ngjarjes, dhe ky hetim po vazhdon edhe sot, për shkak se mbrëmë, për shkak të kushteve dhe errësirës, nuk është arritur të përfundojë hetimi. Ekipet hetuese janë ende në terren dhe hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër”, tha Bojiq.

Aleksander Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, zyrat e së cilës janë në objektin që ishte shënjestër e sulmit të së hënës me armë zjarri, thotë për Radion Evropa e Lirë se të shtënat kanë qenë rafal nga disa armë dhe në kohën e sulmit në zyra kanë qenë vetëm 3 persona.

Vetëm 20 minuta para sulmit, që ndodhi në orën 22, subjektin politik e kanë lëshuar aktivistët partiak që po përgatiteshin për zgjedhjet parlamentare. Vet fakti që dikush guxon që në qendër të Leposaviqit të shtijë me armë në hapësirën ku ka njerëz, flet që një çmenduri serioze i ka kapur njerëzit e caktuar këtu, në veri të Kosovës”, thotë Jabllanoviq.

Ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të rendit që t’i gjejnë autorët e sulmit, t’i vë para përgjegjësisë dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se sulmi ndaj objektit në Leposaviq ku janë edhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, nuk paraqet befasi.

Sipas tij, Beogradi zyrtar është pozicionuar qartë për ta përkrahur Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe u ka dërguar porosi të qarta serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për këtë listë.

Presioni është shumë i madh dhe kjo vetvetiu flet që mjaft njerëzve që janë të prirë për gjëra të tilla, u jep duar të lira që të mund të përballen me ata që kanë mendim tjetër politik, në çfarëdo mënyre dhe pa i zgjedhur mjetet, vetëm që të arrihet qëllimi. Qëllimi i Beogradit është që Lista Serbe të jetë faktori i vetëm politik që do të mund t’i drejtojë jetët e serbëve në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Nojkiq.

Por, a qëndron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë Beogradi prapa kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve ndaj subjekteve tjera politike serbe në Kosovë?

Nojkiq, pohon se dyshimet për këtë janë mjaft të bazuara, për faktin se Beogradi zyrtar ka mekanizma që të parandalojë sulmet e tilla.

Nëse diçka e tillë nuk pengohet, atëherë dyshimi është i bazuar se Beogradi qëndron prapa gjithë kësaj”, tha Nojkiq.

Jabllanoviq thotë se nuk është i sigurt që Beogradi në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndron prapa sulmit në Leposaviq, por ai shpreh bindjen se Beogradi zyrtar qëndron në mënyrë jo të drejtpërdrejtë prapa gjithë ngjarjeve që po ndodhin në veri të Kosovës.

Ajo që e di me siguri është që të gjitha kërcënimet, shantazhet që po bëhen në terren, po zbatohen me shpjegimin verbal se kjo është urdhëruar nga kreu i shtetit të Serbisë. A është ky rrëfim i thatë i atyre që kërcënojnë dhe shantazhojnë, unë këtë nuk e di. Por, ata nën këtë rrëfim po i bëjnë kërcënimet dhe shantazhet dhe kjo është e sigurt dhe e vërtetueshme”, thotë Jabllanoviq.

Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, autoritetet e Serbisë, përfshirë edhe presidentin e zgjedhur dhe kryeministrin në largim Aleksander Vuçiq, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për kandidatët e Listës Serbe, e cila drejtohet nga Slavko Simiq dhe që, siç kanë deklaruar ata, është e vetmja që i përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës dhe ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit është që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës

BEOGRAD – Aleksandër Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs, përcjell Insajderi.

Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, Vuçiq ka thënë se ai nuk merrte vendime të rëndësishme për Kosovën, derisa qeveria e tij ka bërë marrëveshje që asnjë polic i kombësisë shqiptare të mos shkelë në Veri.

“Asociacioni i Komunave Serbe është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiq nuk kishte arritur asnjë vendim. Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptar të mos vërë këmbë në Veri të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq, sonte në një intervistë në televizionin “Pink”.

Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me cilindo përfaqësues të palës kosovare në bisedime.

Arrestohet dhe deportohet nga Rusia deputeti malazez

Vukoviç është arrestuar në aeroportin Domodedovo, ndërsa sot herët në mëngjes është deportuar për në Mal të Zi

PODGORICË – Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste (PDS) Miodrag Vukoviç, parti në pushtet në Malin e Zi, është arrestuar mbrëmë vonë në Moskë, si person i padëshiruar në Rusi. Ai është arrestuar në aeroportin Domodedovo, ndërsa sot herët në mëngjes është deportuar për në Mal të Zi.

Vukoviç është arrestuar në Moskë si person non grata. Shpejtë pas arrestimit, është vendosur nga Rusia të deportohet në Mal të Zi.

Megjithatë, fluturimi nga Moska për në Tivat ka qenë në mëngjesin e orës shtatë, ndaj Vukoviç nuk ka mund para kësaj të braktisë Rusinë.

Destinacioni i tij nuk ka qenë Moska, por ka qenë në transit dhe udhëtonte për në Minsk në takimin parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore. Vukoviç është një nga deputetët më të vjetër në Parlamentin e Malit të Zi.aa

Jahjaga vizitë në Beograd, do të flasë për gratë e dhunuara

Presidentja e parë grua në Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitojë Beogradin javën që vjen. Ajo do të marrë pjesë në festivalin tradicional në mes të Serbisë dhe Kosovës “Mirëdita, Dobardan”.

Festivali do të mbahet nga data 31 maji deri me 6 qershor dhe është organizuar në partneritet mes OJQ’ve të Prishtinës dhe Beogradit.

Festivali është financuar nga fondi për mbështetje te shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera eropiane.

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të bëjë promovimin e një libri i cili paraqet dhunën ndaj grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vuçiçi i ankohet diplomatit amerikan që Haradinaj mund të bëhet Kryeministër

Kryeministri në largim i Serbisë, njëherësh president i zgjedhur i vendit, Aleksandar Vuçiç, sërish është ankuar që Ramush Haradinaj mund të bëhet Kryeministër i Kosovës. Vuçiq këtë ia ka thënë edhe diplomatit të lartë amerikan, Hoyt Yee, i cili ka vizituar Beogradin.

Vuciq ka thënë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dallime rreth situatës në Kosovë, ndërkohë që e ka falënderuar Uashingtonin për praninë e ushtarëve amerikanë, që, sipas Vuçiqit, e bën popullatën serbe në pjesën jugore të Kosovës të ndihet e sigurt, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, Vuçiq e ka falënderuar Yee’n edhe për faktin që ka kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, pa pajtimin e serbëve.

Vuçiq ka thënë se me këtë, SHBA’ja ka treguar respekt ndaj Serbisë.

“Jemi të pajtimit që ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është qëllimi yni. Pikërisht për këtë jemi të gatshëm që gjithmonë të bisedojmë në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, t’i zgjidhim problemet, dhe që ekonomia të jetë tema kryesore”, ka thënë Vuçiq.

Ai më pas ka thënë se mysafirit nga SHBA ia ka shfaqur brengat se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, mund të bëhet Kryeministër i ri i Kosovës.

Por, ai ka thënë se Serbia është e dedikuar ndaj dialogut me shqiptarët.

“Pres që sonte t’i vazhdojmë bisedimet në Bruksel. Këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Është me rëndësi që të vazhdojë dialogu, të gjitha problemet duhet t’i zgjidhim në mënyrë paqësore dhe me dialog”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se në disa raste ka intervenuar personalisht për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur me Kosovën në Bruksel.

Dënohen me kusht të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë

Protestuesit në Kuvendin e Maqedonisë, 27 prill

 

Gjykata Themelore në Shkup, të martën, i ka dënuar mekusht nëntë të akuzuarit, të cilët ishin të përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, me ç’rast qenë lënduar deputetët dhe kryetarët e dy partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare, por edhe disa gazetarë.

Që të gjithë të akuzuarit, paraprakisht para Gjykatës kanë pranuar fajin.Vetëm të akuzuarit të parë, Dimçe Hristovskit i është shqiptuar masa me kusht në kohëzgjatje prej një vit e gjysmë.

Kurse për tetë personat e tjerë, dënimi me kusht u është shqiptuar në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, para trupit gjykues deklaruan se derisa kanë qëndruar para Kuvendit, turma i ka shtyrë ata drejt dyerve të këtij institucioni, por siç kanë deklaruar ata, sikur ta kishin ditur se situata do të përshkallëzohej, asnjëherë nuk do të ishin futur brenda institucionit ligjvënës.

Pasi kanë dalë nga Gjykata, të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, nga përkrahësit e tyre janë pritur me duartrokitje duke i trajtuarsi heronj.

Më 27 prill, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, një grup protestuesish ishte futur me forcënë institucionin ligjvënës, me ç`rast ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

Sela: Do të vazhdojmë t’i arikulojmë politikisht nevojat e shqiptarëve në Maqedoni

Ngjarjet e 27 prillit lideri i LR-PDSH-së i vlerëson si “atentat ndaj nevojave të shqiptarëve në Maqedoni dhe atentat ndaj artikulimit politik të këtyre nevojave që si LR-PDSH i kanë bërë gjatë kësaj periudhe”

TETOVË – Lideri i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare (LR-PDSH), njëherësh udhëheqës i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela, në adresimin e tij të parë para opinionit pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, deklaroi se “ata u vranë më 27 prill, por u ringjallën përsëri më 27 prill”. Sela theksoi se koalicioni që drejton ai do të vazhdojë që nevojat e shqiptarëve këtu në Maqedoni t’i artikulojnë politikisht akoma më fuqishëm.

Ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë lideri i LR-PDSH-së i vlerëson si “atentat ndaj nevojave të shqiptarëve në Maqedoni dhe atentat ndaj artikulimit politik të këtyre nevojave që si LR-PDSH i kanë bërë gjatë kësaj periudhe”.

Sela foli edhe për bisedimet pas mandatimit të kreut të LSDM-së për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. Ai theksoi se koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” çdo herë ka qenë për qeverisje të re, të reformuar dhe në shërbim të qytetarëve.

“Jemi për qeverisje të re dhe qeverisja e re do të ketë përkrahjen tonë. Pak rëndësi ka a do të jemi ne fizikisht prezent pjesë e qeverisë ose jo, sepse për këtë do të duhet të marrin vendim organet e partisë. Mirëpo, ne qeverinë e reformave do ta përkrahim ashtu siç do t’i përkrahim dhe do të jemi katalizator kryesor i realizimit të interesave të shqiptarëve në këtë qeverisje të re”, deklaroi Sela.

Në pyetjen se a do të kërkojë përgjegjësi politike për sulmin që u bë ndaj tij më 27 prill, Sela tha se së pari do të kërkojë që të zbardhen, siç tha ai, “rastet e montuara ndaj shqiptarëve”.

“Përpara se të kërkoj përgjegjësi politike për 27 prillin dhe përgjegjësi individuale në aspekt të së drejtës të dikujt, unë do të kërkoja që të lirohen dhe sa më shpejtë të zbardhen procesi i montuar politik i Monstrës, vrasjes së Harun Aliut dhe shumë proceseve të montuara politike”, u shpreh Sela, duke shtuar se ai nga deklarata e partive shqiptare në Maqedoni nuk heq dorë.

Ndryshe, Ziadin Sela ishte deputeti që pësoi më së shumti nga sulmi i protestuesve të dhunshëm të cilët u futën për të ndaluar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar. Ai rreth dy javë ditë qëndroi në kujdes spitalor në qytetin e Tetovës, ndërsa më pas udhëtoi edhe jashtë shtetit për të realizuar disa ekzaminime plotësuese në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Kujtojmë se mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në një situatë kaotike për kryetar të Kuvendit, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, mbështetës të VMRO-DPMNE-së, që ishin tubuar para ndërtesës së Kuvendit u futën me dhunë brenda ndërtesës. Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjës të policisë dhe përfaqësues të medias. aa

Mëngjesi e gjeti Shkupin me një varg përmendoresh të reja

Një seri e re e përmendoreve sot në mëngjes ishin vendosur në shpejtësi në qendrën e Shkupit, njofton TV24. Përmendoret që paraqesin figura të shenjtorëve do ta zbukurojnë ndërtesën administrative e cila ndërtohet afër Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Kontrata për ndërtimin e objektit është bërë në vitin 2015 dhe kushton 10 milionë euro me TVSH, kjo përfshin edhe vendosjen e përmendoreve, në marrëveshjen janë të regjistruara si shërbime artizanale.

Vendosja e përmendoreve natën vonë nuk është hera e parë që ndodhin në Shkup. I njëjtë ishte edhe rasti me përmendoret të cilat natën vonë u vendosën në qendër pas zgjedhjeve lokale të 2013, kur në mes tjerave qenë vendour edhe përmendoret e Hristo uzunovit, Pavel Shatevit, Hristo Tatapçevitt, kurse i njëjtë ishte edhe rasti me përmendoren e Pjetër Bogbanit.

Strukturat e inkriminuara i hapin rrugë ndikimit rus në Maqedoni

Ilustrim

 

Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet në kthimin e vendit në binarë të sigurt të ecjes drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Në të kundërtën, qarqe të caktuara kriminale në vend, për të shpëtuar nga dhënia e përgjegjësisë, do të synojnë t’i hapin gjithnjë e më shumë shteg ndikimit rus.

Këto komente vijnë pas qëndrimit të fundit të shprehur nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan, duke e cilësuar këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Mersel Billalli, ish-këshilltar në kabinetin e presidentit të Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se realisht orientimi i Maqedonisë kah Rusia, paraqet kalkulim nga ana e strukturave të caktuara për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë.

“Realisht, orientimi i Maqedonisë kah Rusia, që bëhet i dukshëm kohën e fundit nuk ka qenë aq shumë emocional, apo ‘pansllavjan’ sesa do të thosha ka qenë kalkulim i strukturave të caktuara, që e humbin pushtetin që (vendi) të orientohet drejt Rusisë me regjim kuazidemokratik, të cilët mundësojnë sundim afatgjatë pa rezultate konkrete dhe procedura demokratike”, konsideron Billalli, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se shtrirja e kapitalit rus në Maqedoni ka të bëjë me mundësinë e shpëlarjes së parave.

“Meqë Maqedonia në kartën e institucioneve financiare është fokusuar si vend ku mund të shpëlahen paratë, në një situatë të tillë e dimë se Rusia, përkatësisht oligarkia atje është në kërkim të mundësive që paratë e dyshimta t’i shpëlajnë përmes mënyrave më të lehta, duke kërkuar shtete ku nuk funksionon shteti ligjor, përkatësisht institucionet janë të korruptuara”.

“Në këtë dimension, do ta shihja dhe faktin se përnjëherësh me të dalë në shesh kriza kriminale në Maqedoni, shohim një interes nga ana e Rusisë për të shtrirë influencën e saj. Kjo influencë nuk ka qenë e dukshme dy dekadat e fundit që nga pavarësia e Maqedonisë, megjithëse më duhet të theksoj se është shumë e natyrshme që forcat e mëdha në dëm të interesave të shtetit i cili ballafaqohet me problemin e kriminalitetit në institucione të bëjnë pazaret duke vënë në plan të parë interesat e tyre si superfuqi”, deklaron për Radion Evropa e Lirë, Vlladimir Pivovarov, ish-zyrtar i Lartë i Shërbimeve Sekrete në Maqedoni.

Ndryshe, hulumtimi i realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer” ka nxjerrë në pah se 26.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se Bashkimi Evropian do të ishte aleat më i mirë i jashtëm, përderisa vetëm një për qind më pak, përkatësisht 25 për qind e tyre, mendojnë se këtë rol do ta luante Rusia.

Në bazë të hulumtimit në fjalë, 17.5 për qind e qytetarëve parapëlqejnë Shtetet e Bashkuara, si aleate të Maqedonisë.(REL)

Gjuriçi: Serbët në Kosovë të tubohen rreth Listës Serbe

Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriçi, ka deklaruar sot se për mbetjen dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë, është tejet e rëndësishme që ata të mblidhen rreth Listës Serbe, në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, më 11 qershor.

Serbët në Kosovë “nuk dalin në gjashtë kolona, por vetëm në një, që quhet Lista Serbe… Serbia është unike dhe po tubohet rreth përfaqësuesve serbë” në Kosovë, të cilët “i përfaqësojnë interesat e popullit serb”, u tha Marko Gjuriq gazetarëve në qeverinë e Serbisë, pas takimit të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjuriq ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do t’i përdorin të gjitha mjetet për ta penguar vjedhjen e votave dhe përpjekjet për keqpërdorim, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Gazeta serbe kërcënon me padi ambasadorin amerikan

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

 

Një gazetë serbe i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Beograd të kërkojë falje dhe tha se do ta padisë atë nëse nuk i tërheq fjalët.

Ambasadori Kyle Scott e ka quajtur “plehër” gazetën Informer dhe e ka akuzuar atë për publikim të gënjeshtrave.

“Ambasadori, pa asnjë arsye dhe provokim, ka fyer gazetën në mënyrën më vulgrare”, thuhet në një dekaratë të Informer-it.

Në të njëjtën thuhet se gazeta do ta padisë ambasadorin edhe në Serbi, edhe në SHBA nëse nuk kërkon falje.

Scott i ka bërë komentet e tij më 18 maj, pasi është pyetur nga një gazetar i Informer-i të komentojë një raport të kësaj gazete, i cili thotë se Bashkimi Evropian planifikon të pengojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë “sepse disa zyrtarë nuk e pëlqejnë mënyrën se si Aleksandar Vuçiq (v.j. kryeministër dhe president i zgjedhur) udhëheq Serbinë”.

Në videon e postuar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ambasadori Scott duket duke thënë në gjuhën serbe: “A jeni ju nga Informer? Më falni që them, por kjo nuk do të ishte gënjeshtra e vetme që kam lexuar në Informer dhe me siguri nuk do të jetë e fundit”.

“Ekziston i ashtuquajturi informacion i bazuar në burime që nuk kam ide se kush janë. Informer është plehër e zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj. Mediat duhet të bazohen në fakte dhe unë nuk shoh fakte në Informer “, ka thënë Scott.

Zyrtarët nga Ambasada e SHBA-së në Beograd nuk ishin në dispozicion menjëherë për komente.

Beogradi përpiqet ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë

Ilustrim / Lista Serbe

 

Beogradi zyrtar do të përpiqet, që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të ndikojë tek politikanët serbë, të cilët pritet t’i fitojnë mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, për të krijuar një grup të përbashkët parlamentar, thonë njohësit serbë të zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, tashmë është e dukshme që përfaqësuesit politik dhe subjektet politike të serbëve të Kosovës, nuk do t’i qasen të unifikuar zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen me 11 qershor në Kosovë.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Beogradi zyrtar pati mbështetur krijimin e Listës Serbe, siç ishte thënë, për të unifikuar zërin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit.

Rangjel Nojkiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se as në Listën Serbe, përfaqësuesit e saj nuk kanë pasur qëndrim të unifikuar dhe kjo është vërtetuar me ndarjet brenda saj, të cilat kanë ndodhur muajt e fundit, rezultat i të cilave janë dy subjekte politike.

Deri me 19 maj, kur përfundon afati i certifikimit të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje, siç thotë Nojkiq, pritet që në garën zgjedhore të hyjnë disa subjekte politike serbe, të pakënaqura me përfaqësimin e deritashëm të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

“Ata që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara, kanë marrë leksionin dhe kanë parë se ekzistojnë probleme të caktuara. Pastaj, të gjitha opsionet politike të serbëve nuk mund të hyjnë në një listë dhe të jenë të gjithë të kënaqur. Për këtë shkak, ata do të shkojnë në kolona të ndara. Kjo flet mjaft qartë se Beogradi, nëse dëshiron të provoj ta ruaj unitetin, duhet që pas zgjedhjeve përsëri t’i thërras të gjitha subjektet politike dhe përsëri të provojë që të vendos një lloj uniteti. Por, mendoj që kjo do të jetë shumë më e vështirë se sa që ka qenë deri më tash”, tha Nojkiq.

Mendim të përafërt ka edhe Petar Miletiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar përsëri do të përpiqet të krijoj një listë të ngjashme, sikurse në zgjedhjet e kaluara parlamentare, me të cilën synon numrin më të madh të mandateve të deputetëve.

Grupit parlamentar të kësaj liste, sipas tij, do të jenë të detyruar t’i bashkohen edhe deputet nga parti tjera serbe të Kosovës, të cilët eventualisht do të fitonin ndonjë mandat.

“Mua më së shumti më shqetëson mungesa e çfarëdo ideje, politike apo strategjie. Kjo është ajo që mungon në këtë rrëfim, si dhe kjo që nuk ka fare fushatë zgjedhore e as debate ndërmjet subjekteve politike dhe individëve. Thjeshtë, njerëzit po bashkohen ashtu siç mund të gjenden, në këtë periudhë të shkurtë kohore. Frikohem se përsëri nuk do të kemi politikë serioze dhe të përgjegjshme të serbëve të Kosovës”, tha Miletiq.

Por, a do të ndryshojë trendi i ndikimit të Beogradit zyrtarë mbi serbët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politik, pas zgjedhjeve të 11 qershorit?

Nojkiq shpreh mendimin se ky trend nuk do të ndryshojë pa e ndryshuar atë vet serbët dhe përfaqësuesit e tyre në kuadër të institucioneve të Kosovës.

“Kjo nuk do të ndodhë në qoftë se serbët nuk ngriten dhe të tregojnë se janë faktor i rëndësishëm dhe që Beogradi duhet t’i respektojë dhe jo t’i shfrytëzojë. Shumëçka varet nga vet serbët. Por, mendoj se gjithnjë e më vështirë Beogradi do të mund të ndikojë që të arrihet një unitet i tërësishëm. Ndoshta do të mund të ndikojë që një numër i vogël i subjekteve politike të unifikohet, por jam shumë skeptik se kjo mund të ndodhë me të gjitha subjektet politike serbe”, tha Nojkiq.

Miletiq, shpreh mendimin se ndikimi i Beogradit zyrtar ndaj përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, do të jetë i njëjtë sikurse në mandatin e kaluar.

“Unë mendoj se do të jetë plotësisht njëjtë. Nuk mund të jetë ndryshe, sepse në Beograd janë në pushtet njerëzit e njëjtë. Po ashtu edhe në Kosovë do të jenë njerëzit e njëjtë në pushtet, kështu që nuk shoh arsye pse do të ndryshonte diçka. Fundja edhe rrethanat janë të njëjta dhe nuk shoh se mund të ndryshoj diçka, ndonëse ndryshimet janë jashtëzakonisht të nevojshme”, tha Miletiq.

Sidoqoftë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tashmë është regjistruar vetëm një koalicion i subjekteve politike serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Aktive Qytetare. (REL)

Astronauti francez fotografon Stambollin nga hapësira

Pesquet, astronaut i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), ka publikuar në llogarinë e tij në median sociale fotografitë e Stambollit të shkrepura nga hapësira

PARIS – Astronauti francez Thomas Pesquet ka shpërndarë në median sociale fotografi të Stambollit të cilat i ka shkrepur nga hapësira.

Pesquet, astronaut i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), ka publikuar në llogarinë e tij në median sociale fotografitë e Stambollit të shkrepura nga hapësira dhe ka shkruar se pozita strategjike e Stambollit vërehet edhe nga hapësira.

“Pozita strategjike e Stambollit është e qartë edhe nga hapësira. Ai mundëson kalim në detin e zi përmes ngushticave. Qyteti është shumë dinamik edhe në tokë, edhe në det”, ka shkruar astronauti francez. aa

Erdogani vizitë në SHBA, takim me presidentin Trump

WASHINGTON – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa para Shtëpisë së Bardhë në Washington ku qëndrojnë mysafirët e presidentit amerikan e përshëndetën mbi njëqind mbështetës.

Turmat e grumbulluara thërrisnin emrin e presidentit turk dhe përshëndetën atë duke valëvitur flamuj të Turqisë.

“Sot jemi këtu jashtë vijës partiake. Kapërcyem ato ndarje”, tha Gunay Ovunc, anëtar i Këshillit drejtues shtetëror turko-amerikan.

Ozlem Timucin, anëtar i partisë në pushtet AK Parti, tha se dëshironte të merrte pjesë në ardhjen e Erdoğan-it, duke theksuar se kjo për të paraqet nder.

Ambasadori i Turqisë në Washington Serdar Kilic falënderoi njerëzit të cilët u mblodhën para rezidencës zyrtare Blair House, duke theksuar se disa prej tyre në Washington kanë udhëtuar madje nga Kalifornia.

“Ky unitet dhe solidaritet, veçmas këto ditë, është shumë i rëndësishëm. Sidomos pas grusht shtetit të neveritshëm më 15 korrik, prania juaj, mbajtja dhe valëvitja e flamujve të Turqisë teksa presidenti ynë arrin, është vitale”, porositi ambasadori turk.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan sot gjatë ditës do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, ndërsa më pas do të jetë i pranishëm në takimin e delegacioneve të gjera të të dyja vendeve. aa

Ivanoviçi: Duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës

Lideri i iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviç ka thënë se zgjidhja e problemeve të Serbisë me shqiptarët duhet të jetë prioritet i serbëve.

“Sipas meje, politika serbe ka një listë të prioritete për raportet me kroatët dhe boshnjakët, duke i paraqitur ato më të rëndësishme se me shqiptarët. Unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë prioriteti ynë”, ka thënë Ivanoviq për Blicin serb, transmeton lajmi.net

Ai tha se potenciali për  telashe dhe konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve është përcjellur me keqkuptime të mëdha.

Sipas tij mënyra e vetme për t’i zgjidhur këto probleme është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe krijimi i raporteve të mira me shqiptarët nëpërmjet Tiranës.

Ai i vlerësoi shqiptarët si njerëz me me tradita dhe konservator.

“I kemi vlerësuar gabim dhe i kemi nënvlerësuar në fakt. Ata janë njerëz shumë tradicionalë dhe konservator prandaj mund të krahasohen me vendet e tjera. Duhet të përshtatemi dhe të gjejmë çelësin e komunikimit”, ka thënë Oliver Ivanoviq.

Ai ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk do të pushojë së qeni pjesë e Serbisë.

“Kosova nuk do pushojë asnjëherë së qeni Serbi, por duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës”, përfundoi Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq së fundi është liruar nga arresti shtëpiak, pasi është i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Tërbohet Nikoliçi: Ofendon Haradinajn, e quan “qen të tërbuar”

Tomislav Nikoliç, presidenti në ikje i Serbisë  ka fyer ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn duke e quajtur atë “qen të tërbuar”.

“Ramush Haradinaj është liruar nga Franca dhe tani mendon se ai kurrë nuk do të ndëshkohet nëse kryen një krim kundër një serbi”, është shprehur Tomislav Nikoliç.

Deklaratat e Nikoliç janë si reagim i tij pas deklarimeve të Haradinaj se nëse Serbia nuk heq Kosovën si pjesë të saj nga kushtetuta e Serbisë, atëherë Kosova do ta konsiderojë si pjesë të saj deri në Nish. Lidhur me deklarimet e Haradinajt më herët ka reaguar edhe zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç duke thënë se Haradinaj, Nishin mund ta shohë vetëm për brenda burgut dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të i NATO-s, përfundon procesi i ratifikimit të 28 shteteve anëtare

Dhoma e Lartë e Parlamentit spanjoll ratifikoi të mërkurën protokollin mbi pranimin e Malit të Zi në NATO, kështu që ka përfunduar procesi i ratifikimit nga të gjitha 28 shtetet anëtare Aleancës.
“Pas 1 qershorit, hyn në fuqi akti i ratifikimit në Holandë, ku përfundon procedura kombëtare, dhe do të pasojë ftesa nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, dërguar Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO-n”, thuhej në njoftimin e qeverisë malazeze.
Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se si Mali i Zi, me krenari po përfundon një nga objektivat e saj prioritare për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik. Procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit kishte filluar në shtetet anëtare të NATO-s në qershor të vitit 2016, kurse vetëm dy ditë më vonë, vendi i parë që e ka bërë një gjë të tillë ishte Islanda, e cila pikërisht dhjetë vite më parë, ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Malit të Zi.

Daçiç: Në KS-OKB do të diskutojmë për deklaratat e Walkerit rreth Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka deklaruar se Serbia është duke shqyrtuar mundësitë se në cilën mënyre do të reagojë ndaj deklaratave të William Walkerit për “bashkimin e shqiptarëve”

BEOGRAD/JAGODINË (AA) – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar sot se një nga temat për të cilat Serbia do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), do të jetë deklarata e ish-kreut të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker për “bashkimin e të gjithë shqiptarëve”.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë se si do të mund të veprojmë më së miri ligjërisht, nëse mund të padisim ndonjërin, nëse mund të protestojmë politikisht, parasëgjithash në OSBE. Këtë ia kamë thënë dje ambasadorit amerikan”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Qeverisë së Serbisë do t’i propozojë shqyrtimin e masave kundër Walker, si ndalimi i hyrjes në territorin e Serbisë.

Walker në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se që nga viti 1999, shpesh vjen në Kosovë “me një qëllimin që Kosova të vazhdojë me hapat të cilat të gjithë janë duke i pritur që nga viti 1999”, dhe se ka “një projekti për bashkimin e shqiptarëve – në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë.”

Daçiç ka thënë se bombardimi i Jugosllavisë dhe ngjarjet që ndodhën në vitin 1999 në Kosovë nuk janë rastësi dhe se ato ishin parapërgatitje për krijimin e “shtetit të pavarur të Kosovës”.

“Walker asokohe, pa asnjë hetim dhe mendim të ekspertëve, bëri një deklaratë se ushtria dhe policia serbe ka vrarë civilët në fshatin Reçak. Kjo ishte bazë për vendimin për bombardimin e Serbisë”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Walker sot është duke punuar për krijimin e ” Shqipërisë së Madhe”.

Serbinë, në seancën KS të OKB-së të martën më 16 maj, e cila do të mbahet me rastin e dorëzimit të raportit tremujor të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) rreth situatës në Kosovë, do të përfaqësojë ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviç.

Marrëveshja e Konçulit është koha të rishikohet – Nga Refik HASANI

Në këtë muaj, kur e kujtojmë përvjetorin e kësaj marrëveshje të arritur në mes të Shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe Serbëve është koha dhe momenti të rishikohen të gjitha pikat. Kjo marrëveshje nuk është askund duke u respektuar.Prandaj Marrëveshja e Konçulit, duhet rishikuar se si po zbatohet në praktik dhe cilat jan anët pozitive dhe negative.Për këtë të hapet diskutimi në nivelin dhe rangun e vlerësimit të grupeve punuese të ekspertëve apo komisioneve të ndërsjellta dhe të nivelit më të lartë politik që të plotësohet dhe pasurohet me pika e nene.Deri më tani asnjë deklarat zyrtare nga pala shqiptare se si është respektuar dhe cilat jan ato pika që nuk jan repsketuar fare, pse nuk ka funksionuar ndonjë sekretari e përhershme lidhur me zbatimin dhe mbikqyrjen edhe të ndërkombëtarëve të kësaj marrëveshje.

06 maj 2017

(Autori, përveç këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin e marrëveshjes së Konçulit).

Daçiçi kërkon status diplomatik për punonjësit rusë të Serbisë

Ministri i Jashtëm serb u bëri thirrje autoriteteve të vendit të tij t’i japin status diplomatik punonjësve rusë të një qendre të debatueshme që disa e konsiderojnë një bazë spiunazhi, por që Rusia këmbëngul se është një qendër për ndihma në raste fatkeqësish natyrore.

Ivica Daçiç i tha të premten gazetës së përditshme “Politika” se statusi për t’i dhënë një niveli më të lartë përfaqësimi qendrës në qytetin e Nishit “duhet zgjidhur”.

Disa analistë ushtarakë thonë se rusët po përgjojnë interesat ushtarake amerikane në Ballkan nga e ashtuquajtura “Qendra Humanitare Ruso-Serbe”.

“Vendet perendimore kanë kundërshtimet e tyre, megjithëse ato marrin të njëjtin status mbrojtës përmes marrëveshjeve me Serbinë”, tha zoti Daçiç.

Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por nën udhëheqjen e tanishme populiste po rrëshqet drejt aleates së saj tradicionale, Rusisë.

Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2017 – 2018

Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2017-2018, për bursën për gazetarë “Jiri Dienstbier Journalism Fellowship”.

Ky program (bursë) zgjat nga 1 nëntori 2017 deri më 30 qershor 2018.

Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t’iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit.

Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Bosnjë dhe Hercegovincës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Të përzgjedhurit vendosen nëshërbimin përkatës të Radios Evropa e Lirë, në zyrat qendrore në Pragë dhe rajon, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e RFE/RL-së. Ky program u ofron atyre instruksione në fushën e multimedias, duke i përfshirë në diskutime në baza ditore. Kjo u ndihmon që të jenë bartës të standardeve të profesionit të tyre, liderë në komunitetin e tyre si dhe në botë.

Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në [email protected] deri në orën 0600 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 31 maj, 2017.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen më 30 qershor, 2017.

Takimi Erdogan-Trump do të mbahet më 16-17 maj

Erdogan: “Data është caktuar. Besoj më 15-16 maj do të vizitoj Kinën. Nga Kina do të nisem për atje. Me siguri, 16-17 maji është data e takimit”

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se me presidentin amerikan, Donald Trump, do të takohet më 16-17 maj.

I pyetur në një intervistë për televizionin A News se kur do të takohet me homologun amerikan Trump, Erdogan ka thënë: “Data është caktuar. Besoj më 15-16 maj do të vizitoj Kinën. Nga Kina do të nisem për atje. Me siguri, 16-17 maji është data e takimit. Domethënë, më datë 15 do të largohem nga Kina dhe do të udhëtoj direkt për në Amerikë.”

Erdogan ka theksuar se është e nevojshme që ta rrisin vëllimin e tregtisë mes Turqisë dhe SHBA-ve në 50 miliardë dollarë, duke shtuar se vizita në SHBA do të jetë “e begatshme dhe e qëlluar”.

Vuçiçi: Shqiptarët të mos flasin për idenë e bashkimit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të mos dalin në publik me deklarata për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet, nëse procesi i integrimit evropian ngec.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme

Reagimi i Thaçit pasoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Rama uron Erdoganin për suksesin në referendum

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.

Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan.

Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.

Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi

Tana de Zulueta

 

Monitoruesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi, që i ka dhënë autoritete të reja shtesë presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se fushata ishte udhëhequr në “terren jo të barabartë të lojës” dhe se numërimi i votave ishte përshkruar me procedura të vonuara të ndryshimit.

Mëtutje, në kumtesën e përbashkët të publikuar sot, observatorët e OSBE-së dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksuan se korniza juridike për referendum “mbetej joadekuate për mbajtje të referendumit të vërtetë demokratik”.

Tana de Zulueta, shefe e misionit të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut të OSBE-së, tha sot se referendumi i Turqisë nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare.

Sipas saj, referendumi i ka shkelur përkushtimet e Turqisë për standarde të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Këshullit të Evropës, “lidhur me lirinë dhe barazinë në fushatë”.

Tana de Zulueta, po ashtu, ka thënë se retorika në fushatë ishte “dëmtuar nga disa zyrtarë të lartë që kundërshtarët e votës ‘po’ i barazonin me simpatizuesit e terrorizmit”.

“Në shumë raste, simpatizuesit për ‘jo’ janë ballafaquar me intervenime policore dhe përleshje të dhunshme në ngjarjet e tyre”, tha de Zulueta.

Zyrtari amerikan: Kemi ndjekur nga afër referendumin, por nuk do të komentojmë

“Nuk duam të japim vlerësim derisa të konfirmohen rezultatet dhe derisa të shpallen konkluzionet e para të OSBE-së”

UASHINGTON/STRASBURG – Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kanë ndjekur nga afër referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi porse ende nuk do të komentojnë në lidhje me të, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka kërkuar të ngelet anonim, ka theksuar pas një pyetjeje nga AA se kanë ndjekur nga afër rezultatet e referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi, duke shtuar se “Nuk duam të japim vlerësim derisa të konfirmohen rezultatet dhe derisa të shpallen konkluzionet e para të OSBE-së”.

Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese, në faqen e internetit të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland është publikuar deklaratë.

“Votuesit në Turqi votuan për ndryshime kushtetuese. Duke i marrë parasysh rezultatet e afërta, lidershipi i Turqisë duhet t’i mendojë me kujdes hapat e mëtutjeshëm”, është shprehur Jagland.

Në deklaratë po ashtu theksohet se janë mëse të rëndësishme pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit që bëjnë pjesë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Këshilli i Evropës, në të cilin Turqia është anëtare e plotë, është i gatshëm ta mbështesë vendin në këtë proces”, thuhet në deklaratë.

Erdogani nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur “fitore të pastër” në referendumin e 16 prillit, që do t’i jap atij fuqi të reja dhe gjithashtu do të përballet me legjimitetin e votës nga opozita.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi, mbrëmjen e 16 prillit ka deklaruar se vota “po” ka fituar 51.3 për qind, në referendumin kundërthënës, që përfshinte 18 amendamente kushtetuese, përmes së cilave, Erdogan do të mund të qëndrojë në pushtet deri më 2029.

Komisioni zgjedhor ka thënë se me 99 për qind të votave të numëruara, 24.9 milionë votues kanë votuar pro ndryshime kushtetuese, ndërkaq 23.6 milionë kanë qenë kundër. Rezultatet përfundimtare, do të publikohen brenda 11-12 ditësh.

“Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë qytetarët, pavarësisht se si kanë votuar por të cilët votuan për të mbrojtur dëshirën e shtetit të tyre”, tha Erdogan më 16 prill. “I gjithë shteti ka triumfuar”, shtoi tutje ai.

Presidenti turk tha se “detyra e parë” e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike, rrugën e Truqisë për t’iu bashkuar BE-së. Turqia hoqi dënimin me vdekje më 2014, si pjesë e përpjekjeve për tu anëtarësuar në bllok.

Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre për referendumin, duke thënë se ndryshimet kushtetuese do të vendosin shumë pushtet në duart e presidentit.

Mbështetësit e Erdoganit kanë thënë se ndryshimet janë të nevojshme që të ndërtohet stabiliteti në vend, i cili po përballet me trazira nga grupet kurde në lindje të vendit dhe me fluksin e refugjatëve të cilët po ikin nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Partia kryesore opozitare turke, Partia Popullore Republikane (CHP), po kërkon rinumërimin e mbi 60 për qind të votave, duke thënë se do të sfidojë 36 për qind të votave të numëruara.

Kjo parti ka akuzuar zyrtarët zgjedhorë për ndryshimin që u bë në minutat e fundit, lidhur me rregullat se cilat vota do të numërohen në referendum, duke shtuar se një gjë e tillë hapi rrugën për mashtrime zgjedhore.

Sipas vendimit të zyrtarëve zgjedhorë, fletvotimet të cilat nuk kishin vula, janë numëruar dhe janë cilësuar të vlefshme. Fletvotimet e tilla, do të shpallish të pavlefshme, vetëm nëse ato nuk kishin ardhur për numërin nga qendrat e votimit.

Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu ka thënë se partia e tij nuk do të pranojnë votën “po”, dhe se “ky referendum ka sjell në dritë të vërtetën- të paktën 50 për qind e njerëzve kanë votuar me ‘jo’”, ka thënë ai.

Ndërkaq, partia pro-kurde, Partia Popullore Demokratike (HDP) ka thënë se do të sfidojë dy të tretat e votave. Kjo parti pretendon se ka pasur mashtrim në votime “në tre të katërtat” e votave në favor të zgjerimit të kompetencave presidenciale.

Komisioni Evropian ka thënë se ka marrë shënime të rezultateve dhe është duke pritur për raportin e misionit të OSBE-së, për “pretendimet për parregullsi”.

Komisioni Evropian ka thënë se do të vlerësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese “në dritën e obligimeve të Turqisë si shtet kandidat për t’ju bashkuar BE-së dhe Këshillit të Evropës”.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të kërkojnë një konsensus kombëtar për zbatimin e tyre”, ka thënë Komisioni Evropian.

Amendamentet kushtetuese do të zhbëjnë zyrën e kryeministrit, duke i dhënë presidentit autoritet për shumë çështje, përfshirë buxhetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pa miratimin e parlamentit.

Nils Muiznieks, komisioneri evropian për të drejtat e njeriut, ka thënë në një raport të publikuar më 12 prill, se shpreh “shqetësim të thellë” për rishikimet kushtetuese, të cilat do të zvoglojnë autonominë, edhe ashtu të dobësuar të gjyqësorit në Turqi.

Erdogan ka qenë i përfshirë në luftë të ashpër të fjalëve me liderët evropian gjatë fushatës për referendum dhe ka thënë se Turqia do të rivlerësojë dëshirën e saj për t’iu bashkuar BE-së.

Përpjekjet e Erdoganit dhe aleatëve të tij, për të bërë fushatë në vendet evropiane ku jetojnë turqit, janë përballur me ndalim dhe anulim të tubimeve në Gjermani, Holandë, Danimarkë dhe Zvicër- duke rritur tensionet diplomatike mes Ankarasë dhe vendeve të BE-së. (REL)

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Mediat greke: Dy biznesmenë dhe avokati i njohur grek në bandën e trafikantëve shqiptarë

Pak ditë më parë një operacion i gjerë antidrogë u zhvillua në ujërat e detit Jon, duke përfshirë angazhimin e 3 shteteve, mes tyre Italisë dhe Greqisë, për të kapur një sasi të madhe droge e cila u hodh në det nga trafikantët.

Trafik droge midis Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, me qëllim shitjen e saj më pas në Evropë.

Në total katër grekë dhe pesë shqiptarë janë arrestuar, sipas “Protothema”.

Media greke shkruan sot se mes të arrestuarve janë edhe një avokat nga Pireu, madje edhe dy vëllezër, sipërmarrës të njohur e pasardhës të familjeve të pasura të Athinës.

Ata bashkë me shqiptarët janë në mesin e nëntë të akuzuarve për rastin e trafikut të 1.5 tonëve kanabis zbuluar në Itali, shkruan “Panorama”.

Autoritetet gjyqësore janë duke vazhduar hetimet dhe ndoshta do të angazhohet edhe krimi financiar, për të identifikuar “shtigjet” e parave të “pista”, shkruan “Panorama”.

Për më tepër, ndër të tjera do të shqyrtohet dhe mundësia e këtij qarku nëse është e lidhur me një celulë xhihadiste, e cila u shpërbë në mars.

Dhe në këtë rast udhëheqës ishte një shqiptar, i cili ia arriti që deri në 2 mars 2017 të shmangte arrestimin.

Ky person, si dy bashkatdhetarët “truri” i bandës së trafikut është prej vitesh nën vëzhgimin e autoriteteve për trafik droge, por gjithmonë ka arritur të “shmangej”.

Numërohen gjysma e votave, 57 për qind pro ndryshimeve kushtetuese në Turqi (Foto)

Janë numëruar 51.14% të votave të referendumit për ndryshime kushtetuese të cilat i dhurojnë presidentit Recep Tayyip Erdogan një pushtet të ri gjithëpërfshirës.

Referendumi ka marrë 57.46% vota pro dhe 41.54% kundër, transmeton Express.

Turqia përcakton sot mënyrën e qeverisjes

Turqit po hedhin votën e tyre të dielën në një referendum historik në të cilën duhet të vendoset nëse do të miratohen ndryshimet kushtetuese që do të përqendrojnë pushtetin në duart e presidentit.

Nëse shumica voton për ‘po’, atëherë 18 ndryshime në kushtetutën e vendit do të shndërrojnë sistemin e qeverisjes nga ai parlamentar në atë presidencial duke i siguruar fuqi të zgjeruara ekzekutive presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Erdogan, i cili organizoi referendumin dhe u hodh në fushatë në mbështetje të tij, tha se sistemi i propozuar presidencial ‘i stilit turk” do të sigurojë që vendi të mos rrezikojë të ketë qeveri të dobëta dhe nguli këmbë se qëndrueshmëria e tij do të çojë në një periudhë përparimi. Por kundërshtarët druajnë se kjo do të çojë në sundim autokratik, duke siguruar që Erdogani, që është akuzuar për shkelje të lirive të dhe të drejtave të njeriut, të qeverisë deri në vitin 2029.

Më shumë se 55 milionë veta kanë të drejtë vote në vendin me 80 milionë banorë.

Vota “për” do t’i sigurojë presidentit fuqinë për emërimin e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritar, emërimin e gjysmës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të lëshojë dekrete dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai përcakton mundësinë që presidenti të ushtrojë dy mandate pesëvjeçare. Ndryshimet do të hynin në fuqi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të caktuara për vitin 2019.

Fushata ishte përçarëse dhe shumë e njëanshme. Mbështetësit e ndryshimeve dominuan me reklamat gjithandej vendit. Kundërshtarët e ndryshimeve u ankuan për një atmosferë frike dhe partia kryesore opozitare regjistroi me shumë se 100 incidente që penguan fushatën e saj, përfshirë edhe rrahjet, burgosjet dhe kërcënimet.

Vota po ndodhë në një periudhë kur Turqia është e goditur nga problemet. Presidenti Erdogan mbijetoi një përpjekje për grusht shteti në muajin korrik të vitit të kaluar dhe fajësoi për këtë ish aleatin e tij, klerikun Fethullah Gulen, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Gjendja e jashtëzakonshme që u vendos pas grushtit të shtetit, është ende në fuqi. Një goditje e gjerë qeveritare vuri në shënjestër mbështetësit e Gulenit dhe kundërshtarët tjerë të qeverisë.

Afërsisht 100 mijë veta, përfshirë gjyqtarë, mësues, akademikë, mjekë, gazetarë dhe pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore, kanë humbur vendet e punës dhe më shumë se 40 mijë janë arrestuar. Qindra media dhe organizata joqeveritare janë mbyllur.

Turqia u përball edhe me dhunën e përtëritur ndërmjet militantëve kurdë dhe forcave të sigurisë në pjesën e brishtë juglindore të vendit, sikurse edhe me një seri sulmesh me bomba, disa nga të cilat të kryera nga grupi militant Shteti Islamik, që vepron në Siri. Lufta në Siri bëri që rreth tre milionë refugjatë të kalojnë kufirin duke kërkuar strehim në Turqi. Ankaraja dërgoi trupa në Siri për të ndihmuar forcat opozitare sirianë që të pastrojnë zonën kufitare nga kërcënimet e militantëve të Shtetit Islamik.

Ndërkohë, marrëdhëniet e Turqisë më Evropën u tensionuan në vazhdimësi, posaçërisht pasi që presidenti Erdogan i cilësoi Gjermaninë dhe Holandën si “naziste”, për shkak se nuk lejuan ministrat e tij që të bëjnë fushatë në favor të referendumit me bashkatdhetarët e tyre.

Erdogan, që mori pushtetin në vitin 2003 si kryeministër dhe shërbeu në atë post derisa u bë president në vitin 2014, ka bërë përpjekje të gjata për zgjerimin e fuqive të presidentit. Rezultatet e referendumit të së dielës do të përcaktojnë ardhmërinë politike të Turqisë dhe do të ushtrojnë ndikim në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian dhe më botën.

Kroaci, prezantohet modeli Tesla, makina moderne elektrike

Vizitorët patën rastin të shohin automjetin Tesla, modelin X 90D i cili drejtohet nga jashtë përmes aplikacionit në celular

ZAGREB – Në sheshin e luleve është organizuar një ngjarje argëtuese-edukative të quajtur “Kroacia: Vendi i Nikola Teslës”, për t’u prezantuar qytetarëve të arriturat e larta në fushën e-mobile

Ngjarja u organizua nga kompania E.V.A. Blue nga Zagrebi, me partneritetin e Elektro-ekonomisë Kroate (HEP), të cilat kanë për qëllim promovimin dhe zbatimin e njohurive, inovacionit dhe teknologjive të reja, veçanërisht në fushën e e-mobile dhe burimet e energjisë së rinovueshme.

Tina Kolovrat, drejtoresha e kompanisë E.V.A. Blue nga Zagrebi, theksoi se fryma e Nikola Teslës, personazhi i të cilit është figura kryesore e ngjarjeve e të cilit, përfaqëson gjithçka të re dhe të mençur.

“Kemi vendosur që qytetarëve t’u prezantojmë atë që është më moderne, ndërsa këto janë automjetet elektrike”, ka thënë Kolovrat.

Qytetarët dhe vizitorët patën rastin të shohin dhe të provojnë automjetet e ndryshme elektrike të tipit Tesla, biçikletat elektrike dhe skuterët dhe zgjedhjet e tjera të reja që ofron e-mobile. Ishte ekspozuar edhe një ekzemplarë i stacioneve të mbushjes elektrike, të cilat ndodhen gjithnjë e më shumë në rrugët e Kroacisë.

“Pa infrastrukturë nuk ka automjete elektrike. Prandaj, ndihemi të kënaqur se HEP ka kuptuar këtë nismë tonën dhe është duke punuar në mënyrë aktive për vendosjen e stacioneve të mbushjes për makina elektrike”, tha Kolovrat.

Ajo aktualisht ka rreth 150 stacione të mbushjes në të gjithë Kroacinë, 90 prej të cilave janë të ashtuquajturat mbushëse të ngadalshme, thotë Kolovrat. Por gjendja është shumë më mirë se tre vjet më parë, kur Kroacia kishte vetëm tre stacione të tilla.

Janë ekspozuar tre modele të e-automjeteve Tesla, modelet X dhe S, të prodhuesit amerikan Tesla Motors, e cila për tregun e Evropës prodhohet në Holandë.

Vizitorët patën rastin të shohin automjetin Tesla, modelin X 90D i cili drejtohet nga jashtë përmes aplikacionit në celular. Makina mund të ngasë vetëm, të hapë derën dhe të kryej funksionet sikur të jetë shoferi ulur.

Skuterët e ekspozuar janë prodhuar me bashkëpunimin kroato-kinez, me atë që në Kinë janë prodhuar pjesët plastike, kurse ato mekanike në Kroaci. Biçikletat e ekspozuar janë prodhuar në Kroaci sipas liçencës të Ducati-t.aa

Në Greqi privatizohen 14 aeroporte

Në një deklaratë të publikuar nga Fondi i Zhvillimit të Asetve të Greqisë (TAIPED), theksohet se është përfunduar procesi për privatizimin e aeroporteve

ATHINË – Në Greqi 14 aeroporte i dorëzohen për 40 vite me një kosto prej 1.23 miliardë euro konsorciumit ku partneri kryesor është kompania gjermane Fraport AGFraport AG.

Në një deklaratë të publikuar nga Fondi i Zhvillimit të Asetve të Greqisë (TAIPED), theksohet se është përfunduar procesi për privatizimin e aeroporteve në fjalë.

Ndër të tjera theksohet se aeroportet me një ceremoni nënshkrimi i janë dorëzuar konsorciumit të formuar nga kompanitë Fraport AG dhe SLENTEL Ltd.


Send this to a friend