VOAL

VOAL

Tërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë

Një tërmet i fuqishëm goditi ishujt grekë dhe bregdetin turk në Egje, duke vrarë së paku dy njerëz në ishullin Kos të Greqisë, plagosur mbi 100 dhe duke dëmtuar ndërtesa.

Kryetari i qytetit Kos, Giorgos Kyritsis, dha bilancin e viktimave.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me fuqi prej 6.7 shkallësh të Richterit e ka pasur epiqendrën dhjetë kilometra në jug të qytetit Bodrum të Turqisë.

Disa persona në Bodrum po ashtu janë plagosur.

Turqia dhe Greqia shtrihen pranë pllakave tektonike dhe goditen rregullisht nga tërmetet.

Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17,000 njerëz.

Skenari i Erdoganit “për grushtetin” e 15 korrikut – Nga Faton MEHMETI

15 korriku i 2016 shënon kulminacionin e realizmit të një skenari për vënien e diktaturës në atë që sot konsiderohet, Turqia moderne. Në këtë  skenar filmash të realizuar nga vetë Erdogani, gjoja se u tentua të vritej presidenti turk, të bëhet grusht shtet dhe se populli rikthehu mbretin në kolltutukun e Kemajl Ataturkut. Në kohën kur popullariteti i Erdoganit po lëkundej karshi synimeve të tija për të vendosur pushtetin diktatorial në duart e tij, inskenoi gjoja një grusht shtet , për të pasur pastaj të drejtën e botës gjoja në emër të drejtësisë të eleminonte të gjithë kundërshtarët e tij. Një përsekutim, arrestim dhe eleminim i çdo kujt që mendon ndryshe nuk mbahet mend të ketë ndodhur, që nga koha e Sadam Huseinit, i cili eleminonte njerëzit vetëm se nuk mbanin fotografinë e tij në dhomën e ndejës. Me një qendrim tipi dikatorial, me “ bekimin’ e pupullit të tij , diktatori më i ri në Evropë po shpallte vetën shpëtimtar të Turqisë, i popullit turk nga “ kërcënimi”. Paranoja , që e karakterizon ç do diktator, nuk po e linte të qetë Erdoganin për të bërë thirrje për të arrestuar kundërshtarin e tij që jeton ne SHBA, Fetullah Gulen.  Pavarësisht se kërkësa e tij nuk u mor parasysh, Erdogani duke përdorur “ vëllazërin “ e tij me  Hashim Thaçin, kërkoj qe edhe në Kosovë të mbyllet çdo shkollë, apo organizatë që ka lidhje me Gulenin.  Kjo kërkesë u përsërit edhe nga ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliçe cila  kërkon të luftohet organizata “Feto” e Fethullah Gulenit e cila, sipas saj, është e shtrirë nëpërmjet shkollave, organizatave joqeveritare e mediumeve në Kosovë. Kjo kërkesë nuk është as e arsyshme, as logjike dhe aspak humane. Kjo është “ kërkesë” e diktatorit Erdogan, i cili fut hundët në Kosovë sikur Kosovën të ia kishte lën baba me tapi. Jo zonja ambasadore, Kosova nuk është as krahinë, as tokë turke që luftën e brendshme politike në Turqi ta mbartin këtu. Asnjë organizatë që ka lidhje me Gulenin apo as ai vet, nuk është shpallur terrorist, dhe derisa vepron krejt legalisht pse mos të ushtroj veprimtarinë e tij. Në krahasim me Erdoganin, Gyleni është edhe me liberal, më evropian dhe me largpamës. Derisa Erdogani një diktator tipik, që mundohet përmes intrigave dhe veglave të tij në Kosovë siç eshte Thaçi , të demtoj kundërshtarët e tij politikë. Duke përdorur injorancën e Thaçit  fatkeqësisht Erdogani ka arritur të fus hundët këtu, duke sponsorizuar organizata për të përhapur teza kinse Kosova është tokë turke, këtë e ka bartur edhe përmes partive poltike siç është partia Fjala ne Kosovë dhe Besa në Maqedoni, të cilat janë prodhim alla erdoganian. Këta edhe organizuan marshin në një vjetorin e “ grusht shtetit” në Turqi, në përkrahje të Erdoganit.  Pasi mori në Kosovë aeroportin, KEK-un, pastaj në Shkup gjithashtu aeroportin dhe në Shqipëri tani aeroportin e Vlorës, Erdogani veç sa po vazhdon skenarin e tij për tu konsideruar “ baba i myslimanëve në ballkan” duke përfshir këtu Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe shqiptarët në Maqedoni. Ky diktator i vogël, që po mundohet të rritet mbi shpatullat e shqipterëve,  po vazhdon të shijoj realizmin e skenarit të tij i ulur në kulltuqet e shtrenjta. As Hashimi, as Fjala dhe Besa nuk perfaqësojnë shqiptarët dhe bindjet e tyre drejt perendimit, pasi “ fal “ perandorisë Osmane, pasardhëse e të ciles është Turqi e sotme, shqiptarët humbën 500 vjet. Dhe një mesazh të fundit për ambasadorën turke në Kosovë Kivilcim Kiliç: shqiptarët ansnjëherë nuk do i përdorni për qëllimet tua politike, ne jemi të orientuar drejt SHBA dhe perendimit, lindja me Erdoganin i takon të kalurës për ne. Kaq !

Greqia ia heq shtetësinë kryetarit të bashkisë së Himarës: Veproi kundër nesh!

ATHINË – Greqia i heq nënshtetësinë greke kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo (Gjergji) Goro. Vendimi është firmosur nga ministri i brendshëm grek, Panos Skurletis muajin e kaluar dhe tashmë është botuar edhe në fletoren zyrtare.

Athina zyrtare thotë se vendimi bazohet në nenin 17 të ligjit për shtetësinë, sipas të cilit shtetësia greke hiqet në rastet kur personi që jeton në një vend të huaj, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë.

jorgo goro 1

Burimet thonë se për këtë vendim ka ndikuar ai që njihet “Lobi i Himarës”, një rrymë ekstremiste që kundërshton dialogun e barabartë mes dy vendeve sovrane dhe që i kërkon Athinës të mbajë qëndrime radikale në çështjet dypalëshe.

Sipas mediave greke, vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, z.Goro, shumë herë ka ndërhyrë në vendimet dhe veprimet që godasin interesat thelbësore të emigrantëve grekë në rajonin e Himarës në të drejtat kombëtare, të pronësisë, të komunitetit apo ato fetare. Duke kulmuar me vendimin për prishjen e Kishës së Shën Athanasit dhe 18 shtëpive në qendër të qytetit.

Presidentja e Kroacisë ndërpret vizitën në Austri për shkak të zjarreve në Dalmaci

Për shkak të situatës me zjarre në Dalmaci, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç ka vendosur të shkurtojë qëndrimin në të ashtuquajturin takim trelateral tradicional të presidentëve të tri shteteve Kroaci, Itali dhe Slloveni, i cili këtë vit mbahet në qytetin austriak Salzburg.

Siç transmetojnë mediat kroate, Kitaroviq nga Austria direkt do të shkojë në Split për t’u njohur nga vendi i ngjarjes me gjendjen në qytetin më të madh kroat në bregdetin dalmatin dhe rrethinën e tij, por edhe në lokacionet tjera ku janë regjistruar vatra zjarri.

Mali i Zi kërkon ndihmë ndërkombëtare për luftimin e zjarrit

Zjarri në Llushticë, Mali i Zi

 

Mali i Zi ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të luftuar flakët në zonat afër detit Adriatik, nga të cilat janë detyruar të evakuohen shumë turistë.

Zjarri ka nisur si shkak i erërave të forta dhe motit të thatë.

“Situata në Llushticë është kritike. Ministria e punëve të Brendshme në Malin e Zi ka kërkuar të aktivizohet Mekanizimi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian”, ka thënë qeveria përmes një deklarate.

Udhëheqësit e qyteteve bregetare të Kotorrit, Tivatit dhe Herceg Novit i kanë bërë thirrje qeverisë të kërkojë ndihmë nga shtetet fqinje, Kroacia, Bosnja dhe Serbia.

Të paktën 100 turistë janë detyruar të largohen nga një zonë bregdetare, e cila ka qenë më e prekuara nga flakët.

Si shkak i erërave të forta dhe kohës së thatë, zjarri në Llushticë, në jug të Malit të Zi është zgjeruar afër shtëpive dhe zonave të kampit.

“Ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme ta lokalizojmë zjarrin”, ka thënë Stevan Katiq, udhëheqës i qytetit, Herceg Novi.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se erërat e forta janë duke penguar zjarrëfikësit.

NATO mesazh solidariteti për Turqinë në përvjetorin e parë të 15 Korrikut

Stoltenberg, ka publikuar një mesazh me shkrim në lidhje me përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi, ku ai ka rikujtuar se menjëherë pas tentativës, në natën e 15 korrikut NATO ka qenë pranë Turqisë

BRUKSEL – Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, tha se “Dëshiroj të theksoj në mënyrë të fortë se është e papranueshme çdo lloj tentative që do të dëmtojë demokracinë e cilitdo prej anëtare të NATO-s”

Stoltenberg, ka publikuar një mesazh me shkrim në lidhje me përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi, ku ai ka rikujtuar se menjëherë pas tentativës, në natën e 15 korrikut NATO ka qenë pranë Turqisë, aleatit të saj dhe menjëherë ka dënuar tentativën.

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se pas tentativës për grusht shteti ka vizituar Ankaranë, Stoltenberg, është shprehur se “Ende nuk kam mundur të harroj shokimin kur kam parë dëmin e shkaktuar ndaj ndërtesës së parlamentit nga organizatorët e grushtit.

“Duke theksuar se përkujton me nder personat që kanë humbur jetën atë natë, Stoltenberg, ka vazhduar më tej se “Dëshiroj të theksoj në mënyrë të fortë se është e papranueshme çdo lloj tentative që do të dëmtojë demokracinë e cilitdo prej anëtarëve të NATO-s. Vlerësoj popullin turk i cili qëndroi përballë kësaj tentative të pabesë kundrejt qeverisë së zgjedhur me votë të Turqisë dhe institucioneve demokratike të saj.” AA

Ankaraja s’i lejon ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat e tyre

Ankaraja ka refuzuar lejen e ligjvënësve gjermanë për të vizituar ushtarët që shërbejnë në një bazë ajrore pranë qytetit Konia të Turqisë.

Një refuzim i Turqisë, më herët, për t’i lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre në bazën Incirlik, ka bërë që Berlini t’i zhvendosë ato trupa në Jordani.

Për arsye historike, forcat e armatosura të Gjermanisë janë nën kontrollin parlamentar dhe Berlini këmbëngul që parlamentarët të kenë qasje tek ushtarët e tij.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë u tha anëtarëve të Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes se Turqia ka kërkuar që udhëtimi i paraparë për 17 korrik, të shtyhet, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Rainder Arnold, tha se qeveria, sidomos kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të marrë hapat e nevojshëm, për t’iu mundësuar ligjvënësve të vizitojnë trupat në Konia.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje për një varg çështjesh, përfshirë refuzimin e Berlinit për të ekstraduar azilkërkuesit që Ankaraja i akuzon për përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, vitin e kaluar, në Turqi.

Tusk: Serbia në BE, vetëm pasi të ketë përfunduar dialogun me Kosovën

BEOGRAD – Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk ka theksuar se Serbia mund të llogarisë në anëtarësimin e plotë të saj në BE pas përfundimit të dialogut me Prishtinën.

“Në fund të dialogut, ekziston anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE. Këtë e kemi premtuar në Selanik dhe kjo është ajo që jemi të gatshëm ta përmbushim”, thënë Donald Tusk, kryetar i Këshillit Europian pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, njofton media serbe Tanjung.

“Ekziston perspektiva dhe kjo është gjë e mirë, por Serbia dëshiron të marrë një motivim më të madh”, ka thënë Vuçiç këtij takimi dha ka shtuar se tani është koha të bisedojë edhe me liderët e Gjermanisë e të Francës, Angela Merkel dhe Emnanuel Macron.

“Kemi biseduar për procesin e dialogut me Prishtinën dhe për parashikimet tona lidhur me të. Se çfarë shohim si mundësi për ta përfunduar këtë proces, si ta bëjmë dhe si të jemi njësoj të kënaqur ose të pakënaqur në Beograd e në Prishtinë. Si të bëjmë diçka për paqe të qëndrueshme në rajon”, ka thënë Vuçiç.

Turqia në prag të 15 korrikut

E shtuna shënon përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Por masat e forta për goditjen e kundërshtarëve pas grushtit të shtetit kanë krijuar shqetësime rreth thellimit të ndarjeve politike.

Në mbulimin e mediave turke për ngjarjet e 15 korrikut 2016 përfshihen pamje të ushtarëve që hapin zjarr ndaj njerëzve të paarmatosur në Urën e Bosforit në Stamboll dhe avionë që bombardojnë parlamentin.

Më shumë se 240 vetë u vranë dhe rreth 3,000 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarak u përpoq të merrte pushtetin.

Postera të mëdhenj me njerëz që u ngritën kundër grushtit ushtarak mund të shihen në disa nga qytetet kryesore të Turqisë.

Turqia vazhdon të jetë nën gjendjen e jashtëzakonshme, me më shumë se 60,000 njerëz të burgosur dhe 140,000 të larguar nga puna.

Shumë prej tyre akuzohen si anëtarë të FETO-s, siç i quan qeveria ndjekësit e klerikut turk Fethullah Gulen me banim në SHBA, të cilin qeveria e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit.

Gylen ka mohuar se është përfshirë në trazirat e vitit të kaluar.

Gjendja e jashtëzakonshme lejon zotin Erdogan dhe Kabinetin e tij të nxjerrin dekrete pa miratimin e parlamentit apo të gjykatave.

Greqi – Moment shokues, shtatë serbë e vrasin një amerikan

Në Greqi para pak ditësh ka mbetur i vdekur një turist amerikan. Ngjarja ka ndodhur në Zakynthos në kohën kur Bacary Henderson ndodhej në pushime në Greqi

Ai kishte shkuar në një lokal ku ishin shumica serbë të cilët u ndien të provokuar nga gjuha e tij. Gazeta greke, “Proto Thema” ka lëshuar pamjet e një kamere të kafenesë e cila tregon moment tragjik për amerikanin.

Në video shihet se si serbët e godasin në grup për vdekje amerikanin. Madje disa prej tyre thuhet se e kanë goditur edhe me shishe rakie.

Policia greke ka arrestuar deri tani shtatë serbë të dyshuar për rrahjen deri të vdekje të turistit amerikan.

Ceremoni përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

“Srebrenica është plaga më e thellë e boshnjakëve dhe ata asnjëherë nuk do ta harrojnë këtë. Hakmarrja jonë më e madhe duhet të jetë drejtësia dhe sinqeriteti””

POTOÇARI – Me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku u masakruan më shumë se 8 mijë civilë boshnjakë dhe e cila në Evropë përshkruhet si tragjedia më e madhe njerëzore e përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore, në ish-fabrikën e baterive në Potoçari e cila në luftë është përdorur si bazë e ushtarëve të OKB-së është mbajtur një ceremoni përkujtimore.

Anëtari i Këshillit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, duke theksuar se koha në të cilën jetojnë kërkon nga ata ngritjen e zërit dhe t’i japin përgjigje atyre që nuk kuptojnë ose nuk dëshirojnë të kuptojnë mesazhin e tmerrshëm të gjenocidit, Izetbegovic ka rikujtuar se ato që janë përjetuar gjatë viteve 1995 dihen shumë mirë nga të gjithë, ku njësitë nën urdërat e Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç kanë masakruar mijëra boshnjakë të marrë peng.

“Kujt dhe çfarë të këqijash kishin kryer ata të rinj dhe të moshuar që u vranë këtu duke mbrojtur familjet dhe jetët e tyre”, është shprehur Izetbegovic, duke shtuar më tej se “15 vjeçari Damir Suljic dhe 72 vjeçari Alija Sahilovic u vranë vetëm se ishin myslimanë, sepse ishin boshnjakë dhe kishin lindur në Srebrenicë.”

Duke vënë në dukje se në gjenocidin e përjetuar në Srebrenicë edhe OKB-ja ka qëndruar “e heshtur” dhe “pasive” Izetbegovic tha më tej se “Morën informacione të sakta rreth masakrave që vazhduan për ditë me radhë. Kishin edhe pamje satelitore në lidhje me varret masive. Por sërish e braktisën si frikacakë zonën e sigurtët të OKB-së”.

Asnjëherë nuk është zgjuar ndërgjegjja e shtypësve, është shprehur Izetbegovic duke bërë të ditur se “ata edhe sot pikërisht ashtu si 22 vite më parë vazhdojnë ta mohojnë dhe fshehin tiraninë e përjetuar këtu.”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se gjykatat ndërkombëtare dhe ato lokale ndodhitë që janë përjetuar i kanë cilësuar vetëm me një emër të mundshëm që është “gjenocid”, Izetbegovic, ka theksuar se “Përvoja e hidhur e Srebrenicës na drejton një pyetje të rëndë të gjithëve ne. Ndonjëherë ne mendojmë se kjo pyetje nuk ka përgjigje. Por kjo duhet ta ketë një përgjigje. Këto përgjigje janë në të ardhmen plot jetë dhe paqe. Ndërsa drejt një të ardhmeje të tillë mund të shkohet në saje të paqes. Kjo është e nevojshme për ne edhe për brezat e ardhshëm. Por çdo gjë duhet të dihet nga të gjithë. Se në Bosnje dhe Hercegovinë nuk mund të ketë një paqe dhe të ardhme më të mirë pa drejtësi dhe pastërti.”

Lideri boshnjak i ka bërë thirrje popullit, politikanëve serb dhe liderëve fetarë që të pranojnë të vërtetën dhe të heqin dorë nga mohimi i gjenocidit dhe ndër të tjera ka vënë theksin se pala serbe duhet të hedhë këtë hap për vendosjen e paqes së vërtetë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Srebrenica është plaga më e thellë e boshnjakëve dhe ata asnjëherë nuk do ta harrojnë këtë. Hakmarrja jonë më e madhe duhet të jetë drejtësia dhe sinqeriteti. Për këtë arsye ne nuk do të heqim asnjëherë dorë nga lufta jonë për drejtësi dhe sinqeritet”, është shprehur Izetbegovic.

“Drejtësia erdhi me vendimin e ICTY”

Kryetari i Gjykatës Penale Ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë (ICTY), Carmel Agius i cili ka mbajtur një fjalim në ceremoni, është shprehur se pavarësisht shumë vështirësive që gjykata është përballur janë krenarë me punimet që kanë kryer për ndëshkimin e përgjegjësve të luftës së Bosnjës dhe për gjetjen e varreve masive. “Mohimi i historisë është një sulm kundrejt të vërtetës. Gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të krahasohet me asnjë ngjarje përpara”, ka shtuar Agius.

Të afërmit e viktimave nuk duhet të bien në kurthet e atyre që mohojnë gjenocidin, ndërsa liderët politikë kanë një detyrë të vështirë në emër të qeverisjes së vendit, ka rikujtuar Agius.

Në ceremoninë përkujtimore dhe të varrosjes së mbetjeve mortore të 71 viktimave në emër të Turqinë merr pjesë edhe zv.kryeministri Numan Kurtulmuş.

Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Pasi Srebrenica u pushtua nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë që u strehuan tek ushtarët holandezë nën çatinë e OKB-së, u dorëzuan serbëve.

Serbët të cilët lejuan mbërritjen e grave dhe të fëmijëve në rajonin e kontrolluar nga ushtarë boshnjakë masakruan më shumë se 8 mijë boshnjakë meshkuj në zonën e pyllëzuar, nëpër fabrika dhe depo të cilët në atë periudhë u varrosën në varre masive.

Mbetjet mortore të gjetura në varret masive në punimet e nisura për të gjetur të zhdukurit pas luftës pas përcaktimit të identitetit ato varrosen çdo vit më 11 korrik me një ceremoni të zhvilluar në varrezat memoriale Potoçari. aa

Serbi: Policia e parandaloi përleshjen lidhur me Srebrenicën

Pamje nga përkujtimi i masakrës së Srebrenicës nga “Gratë në të zeza” në Beograd, në korrik të vitit të kaluar

 

Forcat policore të Serbisë e kanë ndarë mbrëmë një shesh në qendër të Beogradit, për t’i parandaluar përleshjet ndërmjet dy gupeve që protestonin lidhur me masakrën e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.

Në njërën anë ishin përfaqësuesit e “Asociacionit për serbët e zhdukur”, të cilët ishin përpjekur ta paraqesin listën me emrat e serbëve, që ishin vrarë në hapësirën e Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmjet viteve 1992 – 1995.

Ky grup refuzon të pranoj se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995. Për ta, krimi kundër myslimanëve të Bosnjës gjatë disa ditëve të verës së atij viti, i organizuar nga forcat ushtarake të Serbisë, është i njejtë sikur edhe krimet e tjera në të cilat viktima ishin serbët dhe të tjerët gjatë luftës.

Në anën tjetër të sheshit ishin aktivistet e grupit “Gratë në të zeza”, njëra nga pak organizatat në Serbi, që insiston të pranohet gjenocidi në Srebrenicë.

Këto protesta u bënë para përkujtimit në Potoçari afër Srebrenicës, ku gjendet varret e mijëra të të vrarëve.

Erdogani kundërshton referendumin e kurdëve në Irak

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është shumë e rëndësishme që Iraku fqinj të mbetet vend i bashkuar dhe se referendumi i planifikuar i kurdëve për pavarësi nuk duhet të mbahet.

Autoritetet në rajonin kurd të Irakut kanë planifikuar të mbajnë referendumin për pavarësi më 25 shtator dhe presidenti i Qeverisë rajonale kurde i ka thënë agjencisë Reuters, javën e kaluar, se nuk duhet të ketë kthim prapa nga përpjekja për shtetin e pavarur kurd.

“Rëndësia e integritetit territorial të Irakut po rritet nga dita në ditë”, tha Erdogan në një konferencë për naftën në Stamboll.

“Ata duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të tillë si referendumi për pavarësinë”, shtoi Erdogan.

Turqia, me dekada të tëra, lufton kurdët në territorin e saj që përpiqen për më shumë autonomi.

Kush do e drejtojë qeverinë e Kosovës – ja çfarë mendon kryeministrja e Serbisë për Kurtin e Haradinajn

Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnabic në një intervistë për gazetën serbe Blic ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

E pyetur se cili do të ishte kryeministër më i mirë për Serbinë, Haradinaj apo Kurti, ajo tha se të gjithë janë të njejtë, dhe se me janë të gatshëm të bisedojnë me secilin që e përfaqëson Kosovën.

“Kurti apo Haradinaj? Kosova është pjesë e Serbisë, dhe si partnerë të përgjegjshëm ne do të flasim me të gjithë që e përfaqësojnë palën tjetër”, tha kryeministrja serbe.

Ajo foli edhe për dialogun në Bruksel, ku tha se është e gatshme të marrë pjesë në negociata me Prishtinën.

“Në qoftë se ka nevojë që unë të shkojë në Bruksel, do ta bëj. Kjo është pjesë e punë sime. Por, sipas BE-së do të ishte më mirë për ta zhvilluar dialogun në nivel presidencial. Thaçi dhe Vuçiq deri më tani kanë marrë pjesë në dialog, dhe mendoj se kjo do të ishte zgjedhja e duhur”, shtoi Ana Brnabic, transmeton “Lajmi.net”.

Kryeministrja serbe ditë më parë kishte deklaruar se qëndrimi i saj ndaj Kosovës do të vazhdojë të mbetet i njëjti, sikur ka qenë gjithmonë i udhëheqësve serb.

Mijëra veta në “Marshin e Paqes” për në Srebrenicë

Në kuadër të “Marshi i paqes” i cili këtë vit organizohet për herë të 13-të, pjesëmarrësit do të ecin rreth 35 kilometra çdo ditë për të arritur në Potoçari

NEZUK – Më shumë se 5 mijë persona sot në orët e mëngjesit u mblodhën në vendbanimin Nezuk i cili ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) për të marrë pjesë në aktivitetin për të ndjekur rrugën e atyre që dëshironin të shpëtonin nga gjenocidi i Srebrenicës që llogaritet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe që njihet si “Rruga e vdekjes”.

Pjesëmarrësit të cilët bënë lutje dhe mbajtën një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit, do të ecin rreth 100 kilometra rrugë pyjore në të cilën kishin ecur viktimat e gjenocidit. Në përfundim të kësaj ecjeje pritet arritja në Varrezat e Memorialit të Potoçarit, ku më 10 korrik do të varrosen edhe 71 viktima, identiteti i të cilëve është zbuluar.

Në kuadër të “Marshi i paqes” i cili këtë vit organizohet për herë të 13-të, pjesëmarrësit do të ecin rreth 35 kilometra çdo ditë për të arritur në Potoçari.

Pjesëmarrësit tre ditët e tyre do t’i kalojnë nëpër rrugë, kurse në mbrëmje do të qëndrojnë në pikat e strehimit në zonën pyjore të përcaktuara më parë. Gjatë këtij rrugëtimi atyre do t’u jepen informacionet lidhur me gjenocidin, dhe ata të cilët kanë arritur të mbijetojnë duke e përdorur “Rrugën e Vdekjes” do t’i tregojnë kujtimet e tyre.

Në aktivitet po marrin pjesë persona nga e gjithë bota”

Kryetari i Komitetit organizativ të aktiviteteve përkujtimore të përvjetorit të 22-të të gjenocidit të Srebrenicës, Xhamil Durakoviç tha se “Marshi i Paqes” është shndërruar në një aktivitet global.

“Në aktivitet po marrin pjesë persona nga e gjithë bota. Po ashtu edhe fëmijët, nipërit dhe mbesat e atyre që u vranë në vitin 1995. Qëllimi i “Marshit të Paqes” është që duke vazhduar në këtë rrugë të ndiejnë të paktën një pjesë të asaj që përjetuan viktimat e Srebrenicës. aa

Serbia thotë se i paguan borxhet Kosovës deri më 2041

Gazeta “Blic” e Beogradit sot shkruan se borxhi përfundimtar i Kosovës më 30 qershor të këtij ka qenë 304,5 milionë euro. Por, ankohet kjo gazetë, borxhin nuk e paguan Kosova, veçse Serbia dhe këtë ajo do ta bëjë gjithnjë deri në vitin 2041, kur për pagesë në Beograd shkon edhe detyrimi i fundit ndaj kreditorëve.

Sipas këtij mediumi, pjesën më të madhe të borxhit të Kosovës Serbia tashmë e ka paguar sepse detyrimet para dhjetë vjetësh ishin rreth një miliard euro.

Sipas shënimeve të Bankës Popullore të Serbisë (NBS), detyrimet e Kosovës të cilat i ka marrë Serbia me marrëveshje të riprogramuara që janë arritur në periudhën nga 2002 deri në vitin 2005, kanë qenë rreth 932,73 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre borxheve janë marrë me marrëveshje nga vitet e 70-ta deri në ato të 90- të shekullit të shkuar.

Kreditorët dhe shumat janë të ndryshme, thotë ky medium dhe sipas tij Serbia duhet t’i paguajë borxhe Bankës Botërore (433,31 milionë euro), Klubit të Parisit (297,20 milionë euro), Klubit të Londrës (169,85 milionë euro), Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (5,79 milionë euro), Shoqatës së Hekurudhave Europiane (4,62 milionë euro), Kuvajtit (18,10 milionë euro) dhe BE-së për detyrime ndaj Bankës Europiane për Investime (0,43 miliona euro).

Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë (NBS), Jorgovanka Tabakoviq ditë më parë ka thënë se Serbia po paguan këto borxhe të Kosovës sepse ai territor me Kushtetutë është pjesë e Serbisë.

“Po, kjo është specifike. Serbia e paguan atë borxh, sepse Kosovën e konsideron territor të vetin”, ka thënë ajo.

Nga viti 2002 deri më tash, sipas Blicit, Serbia borxhe për Kosovën ka paguar rreth 649,68 milionë euro.

Pretendohet se anija greke ka hapur zjarr ndaj anijes turke në Egje

Komanda e Forcave Detare të Turqisë ka dërguar një anije luftarake në jug të Detit Egje pas pretendimeve se nga anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë është hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk

ANKARA – Komanda e Forcave Detare të Turqisë ka dërguar një anije luftarake në jug të Detit Egje pas pretendimeve se nga anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë është hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk, teksa paraprakisht edhe Komanda e Sigurisë Bregdetare e Turqisë dërgoi dy anije.

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, pas pretendimeve se ndaj anijes së mallrave me flamur turk me emrin “ACT” që po lundronte në ujërat ndërkombëtare të Detit Egje është hapur zjarr nga anija e sigurisë bregdetare të Greqisë në ujërat e Rodosit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije të Komandës së Sigurës Bregdetare të Turqisë.

Mësohet se ekuipazhi i anijes turke është sjellë në ujërat territoriale të Turqisë i shoqëruar nga ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare të Marmarisit, ndërsa prej tyre do të merret deklaratë lidhur me rastin. Theksohet se në anije ka gjurmë plumbash dhe se nuk ka persona të plagosur.

Burimet diplomatike theksojnë se janë në kontakt me institucionet relevante.

Ndërkaq, përveç dy anijeve të Komandës së Sigurisë Bregdetare, në rajon menjëherë është dërguar edhe një anije luftarake e Komandës së Forcave Detare të Turqisë. aa

Erdogan: Jemi të vendosur të ndërtojmë industrinë tonë kombëtare të aeroplanmbajtëseve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën se numri i projekteve me rëndësi kritike për sigurinë e vendit do të rritet gjithnjë e më shumë.

“Sa u përket luftanijeve, janë 14 projekte të përfunduara në kantieret ushtarake dhe ato të sektorit privat; ndërkohë që gjatë viteve të ardhshme do të nënshkruhen marrëveshjet për edhe 10 projekte të tjera”, sqaroi Presidenti Erdogan gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e lëshimit në det të korvetës “Kinaliada”, organizuar në kantierin e Tuzlas.

Të gjitha këto zhvillime – theksoi Erdogan – janë mishërim i rëndësisë, që Turqia u kushton zgjidhjeve të projektuara me mundësi kombëtare në fushën e detarisë kundër kërcënimeve, që formohen dhe transformohen në këtë rajon.

“Me lejen e Zotit, ne do të bëjmë edhe aeroplanmbajtësen tonë kombëtare. Jemi të vendosur për këtë”, shtoi ai.

Kreu i shtetit turk nënvizoi se këto hapa duhet t’i bëjnë më shpejt, si një vend që synon të eliminojë plotësisht vartësinë e jashtme në industrinë e mbrojtjes deri në vitin 2023.

Mes të tjerash, Erdogan bëri me dije se Turqia renditet aktualisht mes atyre 10 vendeve në botë, të afta për të projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur një anije luftarake me mundësi krejtësisht kombëtare.

“Cilado qoftë arsyeja, as që mund të bëhet fjalë që ne të tolerojmë qëndrimet e atilla, të cilat kanë si qëllim të frenojnë progresin e Turqisë në industrinë e mbrojtjes. Ata, që do të tentojnë një diçka të tillë, do të na gjejnë vetë ne përkarshi. Të gjithë sipërmarrësit tanë dhe të gjitha kompanitë tona me të vërtetë profesionistë/e, produktivë/e dhe të sinqertë/a, që punojnë për vendin e popullin tonë dhe që ndërkohë fitojnë natyrisht edhe për veten e tyre, duhet ta dinë dhe të jenë të sigurt se na kanë neve pranë”, përfundoi Presidenti Erdogan.

Thaçi: U pajtuam për fazë të re të dialogut që çon në pajtimin e vendeve tona

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në takimin e sotëm që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut mes dy shteteve.

“Në takimin e udhëhequr nga Mogherini, që zhvilluam me presidentin e Serbisë, Vuciq, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të qonte drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi të shteteve tona”, ka thënë Thaçi nga Brukseli në një intervistë për RTK-në transmeton zeri.info.

“Ishte konkludim i përbashkët që vetëm pajtimi dhe normailizmi mes vendeve tona, paraqet më tepër paqe dhe stabilitet për rajonin dhe për vetet shtetet tona.  Ne i dhamë besimin e plotë për zonjën Mogherini për të ndërjmjetësim të këtij dialogu.  Jemi dakorduar që ky proces të jetë sa më shpejt i arritshëm dhe i implementueshëm. Dua të besoj se ky proces nuk do të jetë garë se kush kë do ta mund por proces i standardeve dhe vlerave i të dy vendeve dhe popujve tanë. E këto vlera, janë ato evropiane”, ka shtuar më tej presidenti Thaci, transmeton zeri.info.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave.

“Zonja Mogherini e ka lehtësuar dhe e ka udhëhequr takimin. Ne potencuam për mbylljen e procesit të izolimit të padrejtë që i bëhet Kosovës dhe nevojën që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Më tutje, presidenti Thaçi ka thënë se kjo fazë e re e dialogut kërkon edhe unitet politik në vend.

“Ky ka qenë takimi i parë për këtë fazë të re të dialogut për normalizim dhe pajtim mes popujve tanë. Është vetëm faza e parë preliminare. Unë kam besim të plotë se institucionet e Kosovës, mediat, ekipet e ekspertëve, do të japin kontributin e çmuar për këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.  Fqinjësia e mirë dhe pajtimi tregon se pavarësia e Kosovës ka paraqitur për rajonin më shumë paqe she stabilitet. Unë i ftoj të gjithë spektrin politik kosovar që të reflektojnë mbi interesat partiake dhe personale dhe të mendojnë për interesat shtetërore”, ka thënë ai. Në fund, ai ka thënë se ideale do të ishte që dialogu me Serbinë të përfundonte këtë vit, mirëpo kjo nuk është e sigurt.

Një grup serb në Bosnjë kërkon zbulimin e shtatores së Churkinit në Srebrenicë

Pamje nga Srebrenica, 2017.

 

Gjatë jetës së tij, diplomati rus, Vitaly Churkin, shpeshherë ishte në mes të kundërthënieve të ndryshme. Por, edhe pas vdekjes, ai, po ashtu, është i përfshirë në kundërthënie.

Një grup serb në Bosnjë e ka paraqitur një kërkesë për zbulim të një monumenti në Srebrenicë të ish-ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Chuirkin, për rolin e tij para dy vjetësh, me ç’rast e bllokoi një nismë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dënimin e masakrës që ka ndodhur këtu në vitin 1995, duke e cilësuar si gjenocid.

Grupi i qytetarëve “Alternativa Lindore” ka kërkuar nga Këshilli i qytetit të Srebrenicës, që ndodhet në Republikën Serbe, entitet me popullatë shumicë serbe në Bosnjë Hercegovinë, për leje për ngritjen e monumentit në parkun e qytetit, më 8 korrik. Kjo do të thotë, vetëm tri ditë para shënimit të 22-vjetorit të vrasjes së orkestruar të mijëra burrave dhe djemve myslimanë.

Vojin Pavlloviq, kryetar i "Alternativës Lindore"

Vojin Pavlloviq, kryetar i “Alternativës Lindore”

“Ne dëshirojmë të shprehim falënderim për Vitaly Churkinin për punën e tij për të paraqitur veto në rezolutën e propozuar nga Mbretëria e Bashkuar”, i tha Radios Evropa e Lirë, Vojin Pavlloviq, president i këtij asociacioni të qytetarëve.

Pak para se të përfundonte lufta në Bosnjë në periudhën 1992-1995, forcat serbe të Bosnjës depërtuan në enklavën lindore Srebrenica, që nga OKB-ja ishte shpallur “strehim i sigurt”, dhe i vranë 8 mijë burra e djem myslimanë, ndërsa kufomat e tyre i hodhën në gropa të thella.

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës për ish-Jugosllavinë, pati marrë vendim se kjo masakër, që ishte vrasja më masive në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte gjenocid. Këtë fjalë, serbët e Bosnjës e kontestojnë, ndërsa Serbia i shmanget në çdo mënyrë.

Britania e pati përgatitur një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ta shënuar 20-vjetorin e masakrës. Derisa 10 prej 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan në favor të kësaj mase, e katër abstenuan, Rusia e kundërshtoi atë me veto, pasi ka të drejtë si anëtare e përhershme. Vetoja e Rusisë ishte parë si “goditje vdekjeprurëse” ndaj viktimave të Srebrenicës.

Përmendorja – goditje e rëndë për të mbijetuarit

Bosnjë Hercegovina mbetet një shtet i ndjeshëm që varet nga ndihma e jashtme, ndërsa ekonomia e saj çalon për shkak të sistemit të ndërlikuar dhe të ngathët të ndarjes së autoritetit.

Derisa tensionet ndërmjet dy republikave përbërëse ende mbesin të larta në Bosnjë, lëvizja e Alternativës Lindore ka hasur në një valë të zemërimit.

“Ndërtimi i monumentit për Vitaly Churkinin në Srebrenicë është sikur t’ia futni gishtin në sytë e të mbijetuarve dhe të viktimave të gjenocidit, pasi ne e dimë rolin që ai e luajti”, tha Zulfo Salihoviq, anëtar i Këshillit komunal në qytetin etnikisht të përzier të Srebrenicës.

Ai shtoi se, “nëse ndërtohet monumenti, besoj se do të sjellë trazira, përçarje dhe shkatërrim të marrëdhënieve ndëretnike në Srebrenicë”.

Kryetari i qytetit të Srebrenicës, Mlladen Grujiq, tha se nuk beson se do të miratohet kërkesa për monument, pasi qyteti me legjislacion i ndalon gjërat e tilla. Por, Pavlloviq nga Alternativa Lindore thotë se ai nuk do të ndalet në përpjekjen e asociacionit për ta nderuar Churkinin dhe konsideron se monumenti nuk do t’i përkeqësojë raportet ndërmjet grupeve etnike në këtë hapësirë.

Vitaly Churkin, që vdiq nga sulmi në zemër më 20 shkurt, një ditë para se t’i mbushte 65 vjet, u bë i njohur si zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1990 e derisa kjo superfuqi u shkatërrua, pas një viti.

Churkin pati thënë se Rusia i ka paraqitur veto rezolutës britanike, pasi ishte “konfrontuese dhe e motivuar politikisht” dhe në këtë dokument fajësoheshin vetëm serbët për mizori gjatë konfliktit.

Serbia ka pranuar se ka ndodhur “një krim i rëndë” në Srebrenicë dhe e ka miratuar një deklaratë parlamentare, me të cilën dënohet masakra, derisa synon forcimin e raporteve me perëndimin. Por, Beogradi nuk e përshkruan atë si gjenocid.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Pettigrew: Nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën

Nuk mundemi dhe nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën sepse duhet patjetër t’i mbështesim persona e mbijetuar të cilët nuk do të mund ta harrojnë atë, tha David Pettigrew

 

SARAJEVË – David Pettigrew, profesor i filozofisë në universitetin amerikan Southern Connecticut, me rastin e shënimit të 11 korrikut, 22 vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, sot në Sarajevë deklaroi se nuk guxohet të harrohet Srebrenica fillimisht për shkak të aspekteve të së vërtetës që ende nuk janë të njohura apo të vlerësuar si dhe për shkak të të mbijetuarve të cilët nuk do të mund ta harrojnë atë.

“Teksa i afrohemi 11 korrikut, në fytyrën e mohimit dhe cenzurës si dhe frikësimit psikologjik të të mbijetuarve nuk mund dhe nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën për shkak të saj, për shkak të mohimit, për shkak të kujtimit të pamjaftueshëm. Gjenocidi në Srebrenicë është mohuar vazhdimisht nga ekzekutorët e saj dhe nga ana e Republikës Sërpska. Kohë më parë, Milorad Dodik, presidenti i këtij entiteti deklaroi se kurrë nuk do të lejohet përdorimi i teksteve shkollore të cilat shkruajnë për gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës”, tha Pettigrew në sesionin e sotëm të Asociacionit të intelektualëve të pavarur “Krug 99”.

Pettigrew kujton deklaratën e kryeshefit të Srebrenicës Mladen Grujiçiç se “e vërteta mbi Srebrenicën nuk është vërtetuar”, me ç’rast sipas fjalëve të Pettigrew, refuzon aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare lidhur me gjenocidin në Srebrenicë.

“Ai mendon se Radovan Karaxhiç është hero dhe flet në interes të secesionit të RS nga Bosnjë e Hercegovina. Forma tjetër e mohimit të gjenocidit në Republikën Sërpska është glorifikimi i autorëve”, ka thënë Pettigrew.

Sipas tij, gjenocidi në Srebrenicë nuk guxon të harrohet, sepse ekzistojnë shumë aspekte të së vërtetës të cilat ende nuk janë kuptuar plotësisht apo vlerësuar.

Profesori amerikan thotë se gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të harrohet për shkak të të mbijetuarve.

“Nuk mund dhe nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën, sepse duhet patjetër t’i mbështesim personat e mbijetuar të cilët nuk do të jenë në gjendje ta harrojnë atë. Kujtimi i të mbijetuarve është i tillë që mund të lihet mënjanë, kur dikush e dëshiron atë. Nëse kjo ndodh, kujtesa përgjithmonë do t’i mbajë ato”, tha Pettigrew.

Ai shtoi se të mbijetuarit duhet patjetër të mbrohen nga maltretimet të shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme dhe frikësimit psikologjik.

“Përgjegjësia jonë është të kujtojmë dhe të tregojmë të gjitha rrëfimet e atyre të cilët nuk mund të flasin për veten e tyre”, tha profesori i filozofisë dhe studimit të holokaustit në universitetin shtetëror Southern Connecticut, David Pettigrew.aa

Ulqinakët sqarojnë çmimet për pushimet e juaja, mos lexoni portalet

Pothuajse të gjitha mediat kosovare por edhe disa të atyre shqiptare në Maqedoni, ditën e diele kanë plasuar një shkrim rreth ndryshimit të çmimeve në mes dy qyteteve turistike, Durrësit dhe Ulqinit, vende ku përfundojnë për të kaluar pushimet e veta pjesa më e madhe e qytetareve nga ato anë.

Ulqini dhe Durrësi pritet të jenë përsëri destinacionet më të frekuentuara bregdetare për kosovarët. Jo vetëm shteti dhe cilësia i bëjnë që të dallojnë dy plazhet e njohura.
Diferenca në çmim duket të jetë goxha e madhe mes dy vendeve turistike.
Përderisa në Ulqin një çadër me dy shtretër plazhi kushton nga 7 deri në 10 euro, në Durrës çmimi sillet nga 2 deri në 4 euro.

Për hirë të vertetës, në Ulqin gjatë gjithë sezonit ne plazhe te ndryshme te tij një çadër me dy shtretër plazhi mund ti gjeshe edhe me cmim prej 4 ose 5 euro./Lajme.net

Krijimi i ministrisë për Kosovën nxit debate në Kuvendin e Serbisë

Në Serbi është duke u propozuar që të krijohet një ministri e cila do të merret me problemet e Kosovës, propozim i cili nuk ka kaluar pa debate.

Kryetari i grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinoviq, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie të tillë, transmeton lajmi.net.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për krijimin e kësaj ministrie, Martinoviq ka thënë se shteti i Serbisë do të jetë i pranishëm në Kosovë pa marrë parasysh a ka ministri apo jo.

“Deri në atë logjikë, ne duhet të kemi ministri për Vojvodinën, Beogradin, Kosovën e Mitrovicën”, tha kreu i grupit parlamentar të SNS.

Madje sipas tij, nëse krijohet një institucion i tillë, do të legjitimohet pavarësia e Kosovës, duke bërë që ajo të mos jetë pjesë e shtetit serb.

“Në qoftë se ne e pranojmë logjikën tuaj për krijimin e Ministrisë së Kosovës, i bie që Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Për ne Kosova është Serbi, dhe do të vazhdojmë të jemi të pranishëm atje”, shtoi Martinoviq.

Brnabiq: Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë

Mandatarja për formimin e Qeverisë së Serbisë Ana Brnabiq, duke folur për programin e Qeverisë që pritet ta udhëheqë, ka thënë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, transmeton Koha.net.

“Betimi që e kemi bërë vlen edhe tani – do ta ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka thënë ajo për tv pink duke folur rreth qëndrimit të Qeverisë së saj ndaj Kosovës.

Brnabiq ka thënë se Qeveria e saj do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë e me Kinën dhe do të jetë e përkushtuar për të vazhduar rrugën europiane.

Përurohet presidenti serb – rithekson qëndrimin midis lindjes e perëndimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten në mbrëmje se Serbia dëshiron të mbetet në rrugën evropiane, të këtë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, por të ruajë lidhjet tradicionale me Moskën.

Ai ritheksoi kësisoj qasjen e tij në ceremoninë e përurimit në postin e presidentit të Serbisë, e cila u ndoq nga mijëra mysafirë përfshirë edhe delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Presidenti Vuçiç i cili u betua në këtë post më 31 janar pas zgjedhjeve presidenciale të muajit prill, tha gjatë ceremonisë se Serbia dëshiron të ndërtojë ura miqësie me vendet fqinjë ne Ballkanin Perëndimor.

Po, ne serbët, dhe ju kroatët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët dhe maqedonasit, së bashku mund të lëvizim malet, jo duke krijuar jugosllavi të reja, por duke punuar së bashku dhe duke luftuar së bashku për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë të varfër“, tha ai.

Presidenti serb tha se në marrëdhëniet me fuqitë e mëdha Serbia nuk dëshiron të ketë hendeqe.

Gjendemi në rrugën evropiane, duam të mbetemi aty, të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë. Duam marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por krenohemi njëkohësisht me faktin se Rusia është jo vetëm miku ynë tradicional, por edhe vendi më të cilin forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe ndaj të cilit tregojmë miqësi të sinqertë edhe atëherë kur të tjerët në botë kanë qëndrime tjera“, tha ai.

Alekasandër Vuçiç, një ish ultra nacionalist që pohon të jetë shndërruar në një reformator pro evropian, ishte pjesë e Partisë Radikale Serbë të drejtuar nga ultra nacionalisti Vojislav Sheshel deri në vitin 2008. Gjatë luftës në Kosovë, ai kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Aleksandër Vuçiç, pasoi në këtë post ish shefin e tij Tomislav Nikoliç, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse.

Posti i presidentit është më shumë ceremonial në Serbi, por, Vuçiç e ka bërë të qartë se synon të luaj rolin udhëheqës në politikën serbe.

Më 15 qershor ai mandatoi kandidaten Ana Bërnabic për postin e kryeministres, duke i hapur rrugën që ajo të bëhet kryeministrja e parë serbe dhe njëkohësisht për herë të parë një femër që hapur ka pranuar orientimin e saj seksual.

Parlamenti 250 vendesh do të fillojë të shtunën debatin mbi kandidaturën e zonjës Bërnabiç. Partia e presidentit, përbën shumicën në parlament dhe së këndejmi votimi duket më shumë një veprim formal.

Kandidimi i zonjës Bërnabiç, nxiti kritika të konservatorëve, përfshirë edhe mospajtimet e disa prej aleatëve të Vuçiçit.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të viti 2008 por është përfshirë në një proces normalizimi në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian.

Borisov – Zaev: Maqedonia dhe Bullgaria para marrëveshjes historike

Pamje nga takimi Borisov – Zaev (majtas) sot në Sofje të Bullgarisë

 

Maqedonia dhe Bullgaria duket se e kanë hapur një faqe të re të historisë, me vizitën e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Sofje.

Nga marrëveshja për fqinjësi të mirë mes dy vendeve ka mbetur edhe një detaj i vogël dhe ajo mund të nënshkruhet në ditën e Ilidenit, më dy gusht, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me homologun bullgar, Boyko Borisov.

Zaev në Sofje është përkulur para përmendores së Car Samoilit, të cilën dy vendet e llogarisin si të vetin. Një përmendore e këtij personaliteti ekziston edhe në Shkup, dhe përkulje para tij ka premtuar edhe kryeministri bullgar.

“Sot Maqedonia po e mbyll kapitullin e nacionalizmit dhe po hap faqen e re të së ardhmes evropiane. Ne kemi nevojën për ndihmën bullgare dhe ajo mund të bëjë këtë. Deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare ka mbetur edhe një detaj i vogël të cilin shërbimet tona do ta mbyllin. Më nuk do të ketë komisione për negociata, do të bisedojnë ministrat e punëve të brendshme për harmonizimin e qëndrimeve që të mund të nënshkruajmë marrëveshjen gjatë vizitave të ndërsjella më rastin e shënimit të ditës së Ilindenit”, ka deklaruar Zaev .

Detajet e marrëveshjes janë të rëndësishme, jo për sot, por për gjeneratat e ardhshme, tha kryeministri bullgar, Boyko Borisov, duke theksuar se mbyllja e çështjeve të hapura është hap i mirë edhe për Brukselin, por edhe për qytetarët e të dy shteteve.

“Do të bëjmë gjithçka që të mundur që me Greqinë të punojmë së bashku që t’i zgjidhim të gjitha problemet, sepse destabilizimi i Maqedonisë, do të thotë edhe destabilizim i kufijve tanë. Ne jemi për Maqedoni unitare, ne jemi për anëtarësim të Maqedonisë në NATO e pastaj edhe në Bashkimin Evropian”, është shprehur Borisov.

Maqedonia dhe Bullgaria i kanë disa çështje të hapura ndërmjet tyre. Sofja nuk e pranon identitetin dhe gjuhën maqedonase ndërsa i konteston edhe shumë personalitete historike maqedonase, përfshirë edhe Goce Dellçevin, që llogaritet si një nga heronjt kryesor të maqedonasve.

Hakmarrja greke, Athina ia heq nënshtetësinë kryebashkiakut të Himarës

Mediat greke kanë raportuar se shteti grek ka miratuar një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro.

Sipas “tahydromos.gr” vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG), shkruan Respublica.al

Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.

Në artikull thuhet se vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, Goro, ka ndërhyrë shumë herë me vendime dhe veprime që goditën interesat thelbësore të komunitetit grek në rajonin e Himarës, të drejtat e tyre kombëtare, ato të pronësisë, dhe besimit fetar.

Sipas gazetës veprimet kulmuan në prononcimet për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit.

Në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes së bashkatdhetarëve të tij, thuhet më tej në shkrim.

Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t’i hequr shtetësinë greke, citon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t’u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre dëmtojnë kombin grek.

Sipas të njëjtave burime shërbimet kompetente greke kanë një listë personash nga zona e Epirit të Veriut, kryesisht kryepleq, të cilët, pas marrjes së kombësisë greke, duke injoruar betimin, në shumë raste kanë bashkëpunuar hapur me autoritetet shqiptare kundër bashkatdhetarëve të tyre.

Mali i Zi është goditur nga 4 tërmete

Sipas faqes së Qendrës Sizmologjike të Evropë-Mesdheut, termet janë regjistruar në rrethinën e Podgoricës dhe Danilovgradit, me magnitudë nga 2,2 deri në 3,8 të shkallës Rihter

PODGORICË – Në Malin e Zi mëngjesin e sotëm janë regjistruar katër tërmete, prej të cilëve më i forti ishte 3.8 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas faqes së Qendrës Sizmologjike të Evropë-Mesdheut, termet janë regjistruar në rrethinën e Podgoricës dhe Danilovgradit, me magnitudë nga 2,2 deri në 3,8 të shkallës Rihter.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë të Malit të Zi në ora 09:54 ka regjistruar një tërmet më intensitet të ulët me epiqendër pesë kilometra në jug të Drenovshticës.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej 12 kilometrash. aa

Maqedoni, dy tërmete në mëngjesin e sotëm

Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë rregjistruar dy termete me intensitet mesatar, më saktësisht në rajonin e Ohrit.

Tërmeti i parë është ndjerë në orën 02:01, ndërsa i dyti me intensitet më të ulët në orën 08:02 të mëngjesit.

Sipas të dhënave të rrjetit seizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e dy tërmeteve ka qenë në rajonin mes Ohrit dhe Resnjës. Për momentin nuk janë paraqitur dëme materiale.

Kërkohet dorëheqja e Gruevskit nga VMRO-DPMNE

Fronti Demokratik për Maqedoninë FRODEM sot ka reaguar ashpër ndaj festimit të djeshëm të përvjetorit të VMRO-DPMNE-së të cilët ata e quajtën festë familjare. Nga FRODEM thonë se në atë festë ka pasur vetëm gënjeshtra dhe vetëlavdërime.

“Kush e di për të satën herë dëgjuam për armiqë të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe mesazhe fëmijërore dhe blofe. Kjo ishte paradë e shtrenjtë e sigurimit të rremë. Pamë se si grumbull personash po vjedhin Maqedoninë dhe privatizojnë VMRO-DPMNE-në pa ndaluar shesin mjegull, madje edhe kërcënohen”, thonë nga FRODEM.

Ata i bënë thirrje qeverisë së re të angazhohet për kthimin e rendit dhe drejtësisë dhe dekriminalizimin e Maqedonisë.

Nga FRODEM thonë se anëtarësia e VMRO-DPMNE-së duhet të kërkojë dorëheqjen e Gruevskit si dhe ta ndryshojë statutin që do të mundësojë marrëdhënie të mira brendapartiake.

Dy tërmete në Detin Egje

Në Detin Egje ka ndodhur një tërmet në orën 22.33 me intensitet 4.2 ballë, dhe një tjetër në orën 22.50 me intensitet 5.3 ballë

ANKARA – Dy tërmete njëri 5.3 dhe tjetri 4.2 ballë kanë rënë në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Situatave Emergjente dhe Fatkeqësive të Kryeministrisë së Turqisë (AFAD), njoftohet se në Detin Egje ka ndodhur një tërmet në orën 22.33 me intensitet 4.2 ballë, dhe një tjetër në orën 22.50 me intensitet 5.3 ballë.

Vuçiçi emëron homoseksualen Ana Brnabiç në postin e kryeministres

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç emëroi sot Ana Brnabiç, një femër që shprehet hapur si homoseksuale, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator.

“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç.

“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.

Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi dhe homoseksualja e parë, që e shpreh hapur, që bëhet kryeministre.

Madje ajo do të jetë kryetrja e parë e shtetit në Ballkan që shpreh hapur homoseksualitetin e saj.

Kotzias: Mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë

“Greqia dëshiron që të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në strukturat euroatlantike. Duhet të gjejmë një mënyrë për kompromis”

ATHINË – Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, tha se në rast të zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve do të mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kotzias foli në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, pas takimit kokë më kokë të realizuar në Athinë.

Ministri grek duke shprehur se ndjejnë kënaqësi nga arritja e stabilitetit në vend pas krizës së qeverisë, theksoi se do të merren të gjitha hapat për zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Kotzias, më tej duke qëndruar në rëndësinë e masave për rritje të besimit, theksoi se krahas naftësjellësit mes dy vendeve, mund të ndërtohet edhe gazsjellësi.

Ministri grek më tej duke theksuar se në mënyrë të prerë mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë, tha se, “E dijmë që shteti fqinjë dëshiron të anëtarësohet në unionet rajonale. Jemi të hapur të ofrojmë mbështetjen tonë në këtë çështje në rast se zgjidhet çështja e emrit”.

Kotzias ndër të tjerat tha se duhet të punojnë në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje në çështjen e emrit e cila do të jetë në dobi të të dy vendeve.

Ai në pyetjen në lidhje me atë se Greqia në vitin 2008 ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO tha se, “Greqia dëshiron që të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në strukturat euroatlantike. Duhet të gjejmë një mënyrë për kompromis”.

Dimitrov: Kërkojmë mbështetje nga Greqia në aspiratat tona euro-atlantike

Ndërkohë Dimitrov, duke tërhequr vëmendjen se duan që t’i lënë pas vitetet e vështira, theksoi se duan të rigjallërojnë integrimin me BE-në, NATO-n dhe shtetet fqinje.

Ai më tej duke treguar se ka një rrugë të vështirë para tyre për tejkalimin e problemeve me Greqinë, tha se “Kemi shumë punë për të bërë. Kërkojmë mbështetje nga qeveria greke që të na inkurajojnë në rrugën që duam të ecim”.

Dimitrov tha se mbledhja e sotme ndodh për herë të parë. “Nuk mund të vallëzoni pas takimit të parë. Duhet të takohemi më shumë”, u shpreh Dimitrov.

Greqia me një marrëveshje në vitin 1995 ishte zotuar që nuk do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, e cila në vitin 1992 kishte pranuar që me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” të hyjë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Maqedonia e akuzon Greqinë me shkelje të kësaj marrëveshjeje.

Hagë: Ka filluar rigjykimi i dy të dyshuarve për krime të luftës nga Serbia

Franko Simatoviç (djathtas) dhe Jovica Stanishiç në gjykatën e Hagës në vitin 2013

Rigjykimi i dy ish-zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të akuzuar për krime të luftës gjatë luftërave ballkanike në vitet e 90-ta, ka filluar sot në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Prokurori Douglas Stringer, i tha panelit të përbërë nga tre gjyqtarë në Hagë, se Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, kanë luajtur rol kryesor në lehtësimin e mizorive nga paramilitarët serbë në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Prokurori Stringer tha se Stanishiq, 66 vjeçar, dhe zëvendësi i tij, Simatoviq, 67 vjeçar, “kanë bërë që këto krime të ndodhin nëpërmjet drejtimit të tyre dhe mbështejtes së vazhdueshme për forcat serbe, që janë përdorë për t’i kryer ato”.

Këta dy persona ishin liruar në vitin 2013 lidhur me akuza për krime të luftës, pasi gjyqtarët që kishin vendosur për këtë rast kishin thënë se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për lidhjen e tyre me krime.

Por, gjyqtarët e apelit, në vitin 2015, e kanë rrëzuar këtë vendim duke thënë se kishin ndodhur disa gabime juridike në procesin gjyqësor.

Rrjedhimisht, ishte vendosur që Stanishiq dhe Simatoviq të rigjykoheshin për katër pika për krime kundër njerëzimit dhe një pike për krime të luftës, të kryera nga njësitë serbe të vdekjes në Bosnjë dhe Kroaci, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, në vitin 1991.

Vuçiçi e uron Putinin dhe e falënderon për ndihmën lidhur me Kosovën

Pamje nga takimi i Vuçiçit me Putinin (majtas) më 27 mars të këtij viti në Moskë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot i ka uruar presidentit, Vladimir Putin, Ditën e Rusisë, dhe i ka bërë thirrje për vizitë në Serbi.

“Jam i sigurt se marrëdhëniet miqësore tradicionale, të cilat karakterizohen me hapje, mbështetje dhe partneritet strategjik, në të ardhmen do të zhvillohen në mënyrë të suksesshme, në interes të popujve tanë dhe prosperitetit tët tyre”, thuhet në urimin e zotit Vuçiq, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, ai i ka shkruar Putinit, se Serbia e vlerëson lartë dhe falënderohet për ndihmën e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se nuk mund të matet mbështetja ruse për luftën diplomatike të Serbisë.

“E shfryrtëzoj këtë rast që juve, edhe njëherë, t’ju shpreh respektin tim personal dhe t’ju dërgoj ftesë për vizitë në Republikën e Serbisë, ku çdoherë jeni i mirëseardhur dhe mysafir i dashur”, thuhet në urimin e Vuçiqit dërguar Putinit.

Turqi, 35 tërmete brenda 12 orëve

Pas tërmetit prej 6,2 ballësh që goditi rajonin e Detit Egje, brenda 12 orëve janë regjistruar edhe 35 tërmete të tjera

IZMIR – Pas tërmetit me intensitet 6,2 ballë sipas Rihterit që goditi rajonin e Detit Egje në afërsi të Izmirit në Turqi, autoritetet kanë regjistruar edhe 35 dridhje të tjera me intensitet mbi 3 ballë brenda 12 orëve që kanë vijuar.

Sipas entit sizmologjik të Agjencisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ndodhi në orën 15:28 sipas kohës lokale me epiqendër në ujërat e Egjeut në largësi prej 22,98 kilometrash nga rajonin Karaburun i Izmirit, ndërsa në 12 orët në vijim janë regjistruar edhe 35 tërmete të tjera me intensitet mbi 3 ballë.

Prej këtyre tërmeteve, shtatë kanë qenë me intensitet mbi 4 ballë, kurse më i larti 4,9 ballë sipas shkallës së Rihterit. aa

Daçiçi: Serbia ua di për nder pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se për shtetin serb kanë shumë rëndësi pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka bërë të ditur se Serbia do të mundohet të mbajë komunikim të vazhdueshëm, që raportet e shteti serb të jenë cilësore me këtë shtete, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që ato vende të informohen në lidhje me veprimet tona në dialogun e Brukselit. Është e rëndësishme sepse pa to gjendja do të ishte e vështirë”, tha Daçiç.

Qipro, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, e që Serbia ka raporte mjaft të mira me këto shtete.

Gjysma e ushtrisë serbe vendoset në kufi me Kosovën (Fotot)

Në vitin 2006, ushtria serbe u riorganizua në gjashtë brigada. Katër prej këtyre brigadave janë pozicionuar në afërsi të kufirit me Kosovën.

Këto katër brigada kanë përmasat e divizioneve klasike konvencionale me nga 10 batalione secila.

Dy brigadat e tjera, sipas mediave serbe, janë të profilizuara njëra si brigadë artilerie të përzierë dhe një si brigadë forcash speciale.

Nga këto gjashtë brigada, brigada e dytë është e vendosur në kazermën “Jovo Kursula”, e cila gjendet në Krajlevo, vetëm 50 kilometra larg kufirit verior të Kosovës. Ndërsa, brigada e tretë e këmbësorisë, së bashku me brigadën e artilerisë së rëndë, janë të vendosura në Nish, rreth 60 kilometra larg Kosovës.

Brigada katërt e këmbësorisë e ka komandën në Vranjë, por përveç bazës së Vranjës, ka edhe bazën e re të Bujanocit.

Baza “Jug” është me modernja në Serbi dhe ndodhet në Cepotinë të Bujanocit, vetëm 8-9 kilometra nga kufiri me Kosovën.

Kjo bazë është ndërtuar në 33 hektarë dhe në të ndodhen 66 objekte, ndërsa mund të vendosen afro 1 mijë ushtarë profesionistë.

Historiani serb po kërkon që me Kushtetutën e Serbisë të shpallet ‘okupimi i Kosovës’

Historiani Çedomir Antiq, i cili ishte zëdhënës i partisë së kryeministrit të vrarë serb, Zoran Gjingjiq, si dhe ish-lider studentor, me vite i njohur si avokues për “ndarjen paqësore dhe demokratike të Kosovës”, ka deklaruar për “BLIC”-in beogradas se ndarja e Kosovës dhe shpallja e okupimit të Kosovës janë në mesin e opsioneve që të futen në Kushtetutën e Serbisë.

Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit në largim dhe presidentit të ri serb, Alleksandar Vuçiq, për ndryshime kushtetuese, veprim ky i cili, sipas disa analistëve, vjen si rezultat i kushtëzimit të Beogradit zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian që të hiqet Kosova nga Kushtetuta e Serbisë në mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ndër të tjera, Antiq theksoi se një nga opsionet për ndryshimet kushtetuese është një, siç thotë ai, marrëveshje historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, transmeton gazetametro.net.

“Kjo marrëveshje do t’i referohej ndarjes së krahinës, pa hequr dorë Serbia nga Presheva dhe Bujanoci. Veriu i Kosovës do t’i përkiste Serbisë, enklavat do të fitonin autonomi, kurse pesë tempuj do të mbeteshin nën juridiksionin e Serbisë të garantuar ndërkombëtar”, ka thënë Antiq.

Ai ka shtuar se një nga zgjidhjet do të ishte edhe që Serbia të shpallë okupimin e Kosovës dhe të zotohej se një ditë do ta kthente atë në përbërjen e saj siç kanë bërë hebrenjtë me Jerusalemin, Kroacia me Krajinën.

“Nëse Serbia heq dorë nga Kosova pa kompromis paraprak dhe pa procedurë demokratike do të bëhet shteti i parë në Evropë që e bën atë që nga koha kur Hitleri ua kishte grabitur shteteve pjesë të territorit dhe popujve të tyre”, përfundoi Antiq.


Send this to a friend