VOAL

VOAL

Kërkohet zgjidhja e statusit të Sanxhakut

Këshilli kombëtar boshnjak i Sulejman Uglaninit sot në Novi Pazar ka kremtuar 100 vjetorin e Deklaratës së Sjenicës me të cilën ishte kërkuar shkëputja e Sanxhakut nga Serbia e Uglanin sot ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare në zgjidhjen e statusit të përhershëm të Sanxhakut dhe statusin e boshnjakëve në Sanxhak, transmeton Koha.net

Deklarata Sjenicës është bërë në vitin 1917 gjatë pushtimit të Serbisë kur prefektët dhe kryetarët e 12 komunave të Sanxhakut miratuan dokumentin me të cilin nga Austro-Hungaria kërkohej që Sanxhaku të shkëputej nga Serbia e Mali i Zi dhe t’i bashkohej Bosnjë e Hercegovinës, përkujtojnë medie serbe.

“Ftoj Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, OSBE-në që të gjejnë mënyrë që popullit boshnjak, që është popull autokton në Sanxhak, i cili i ka të gjitha atribute popullit, ka kulturën e vet, gjuhën, fenë, që ka qenë korpus unik kombëtar me boshnjakët e Bosnjës, të jemi pjesë në zgjidhjen paqësore të krizës jugosllave dhe të rrugës europiane të Serbisë, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë sot Uglanin.
“Ne si popull me vetëdija kombëtare, politikisht të zgjuar dhe të organizuar mirë, duam të kërkojmë mënyrë që të zgjidhim statusin e Sanxhakut dhe të boshnjakëve, ka shtuar ai.

Uglanin nga bashkësia ndërkombëtare pret të ndihmojë në çështjen e zgjidhjes afatgjate të statusit të Sanxhakut dhe të statusit të boshnjakëve si popull autokton në Sanxhak e që aktualisht e bën minoritetin shumicë në Serbi e Mal të Zi, ka thënë ai duke nënvizuar se asi popull ka qenë etnikisht i vrarë, i dëbuar dhe i ndjekur .
“Në mënyrë europiane mendojmë, në mënyrë evropiane jetojmë, në mënyrë evropiane punojmë dhe aktivisht jemi të përfshirë në të gjitha integrimet europiane dhe euroatlantike”, ka thënë ai.

Turqi: “Mësimi i parë në gjuhën shqipe do të jepet në Izmir”

“Shpresojmë që gjatë muajit tetor edhe me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, në Izmir do të jepet mësimi i parë në gjuhën shqipe”

IZMIR – Kryetari i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Ballkanit (BASAM), Rıfat Sati, thotë se vendimi për përfshirjen si lëndë me zgjedhje të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake në shkollat e mesme të ulëta, është mirëpritur nga qytetarët me origjinë nga Ballkani në Turqi.

Sait në një deklaratë me shkrim duke rikujtuar se gjuha shqipe dhe ajo boshnjake janë futur në programin shkollor si lëndë zgjedhore, thotë se kjo është pritur pozitivisht nga emigrantët e Ballkanit në Turqi.

Mësimi i parë në Izmir

Pas përcaktimit së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake si lëndë me zgjedhje për mijëra nxënës të 150 shkollave në Turqi, Sait, bën të ditur se Ministria e Arsimit të Turqisë ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Rektoratin e Universitetit të Trakya-s, për përgatitjen e materialeve mësimore.

“Ministri i Arsimit İsmet Yılmaz dhe zv/ministri Orhan Erdem treguan përpjekje të mëdha që gjuha shqipe dhe ajo boshnjake të vendosen si lëndë me zgjedhje. Ne si komuniteti i Ballkanit i falënderojmë shumë. Në Izmir jetojnë një numër i madh të bashkatdhetarëve tanë nga Ballkani. Ne u takuam edhe ministrin e Arsimit, İsmet Yılmaz, i cili tha se ai do të marrë pjesë dhe shpresojmë që gjatë muajit tetor edhe me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, me një organizim të bukur në Izmir do të jepet mësimi i parë në gjuhën shqipe”. aa

Shkarkohet Prokurori Publik i Maqedonisë Marko Zvërlevski

Deputetët e parlamentit të Maqedonisë me 64 vota pro kanë shkarkuar nga posti, Prokurorin Publik, Marko Zvërlevski.

Shkarkimi i Zvërlevskit ka ardhur pasi deputetët e VMRO DPMNE-së, e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, dje hoqën dorë nga debati maratonik, i cili ka zgjatur më shumë se një muaj.

Deputetët e kanë cilësuar aktin e shkarkimit si antiligjor, pasi sipas tyre ky vendim vjen në periudhën kur në Maqedoni është caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në tetor.

Ndryshe, shumica parlamentare, shkarkimin e Zvërlevskit e ka arsyetuar me faktin, se sipas tyre Zvërlevski, është vënë në shërbim të interesave të VMRO DPMNE-së dhe jo sundimit të drejtësisë.

Marko Zvërlevski është një nga personalitetet më të përfolura gjatë ushtrimit të detyrës si Prokuror Publik,veçanërisht gjatë krizës së rëndë politike.

Ai ishte një nga protagonistët kryesor të aferës së përgjimeve, pasi në bisedat e publikuara nga opozita, në shumë raste është dëgjuar duke biseduar me zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE në kurdisjen e proceseve gjyqësore apo në emërimin e njerëzve partiakë në pozita drejtuese në gjyqësor.

Njohësit e çështjeve politike thonë se me shkarkimin e Zvërlevskit nga posti i Prokurorit Publik i hapet rrugë realizimit të reformave në sistemin gjyqësor në Maqedoni.

Novosti: Pasuria e Serbisë në Kosovë është 200 miliardë USD

Propozimi Ivica Daçiçit për caktim kufijsh ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vijon të mbetet temë në mediat serbe.

Sipas gazetës “Novosti”, e cila e citon Daçiçin, pas këtij “gjesti bujar” Beogradi pret edhe kompensim financiar për pasurinë private e shtetërore që sipas kësaj gazete ka pushtuar Kosova, shkruan koha.net.

Më tej në artikullin e gazetës thuhet se “me privatizimin ilegal janë tjetërsuar shumë ndërmarrje të Serbisë, të cilat kanë pasur 1.350 objekte në Kosovë. Fondi për zhvillimin e Serbisë ka pjesë në pronësinë e 155 ndërmarrjeve me vlerë 180 milionë euro. Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”.

Turqia në këto 17 vite është tronditur nga 164 307 tërmete (tabela)

Në Turqi dhe zonat përreth saj që nga viti 1903 e deri sot janë përjetuar 66 tërmete prej 6 ballë dhe më sipër si dhe 15 tërmete mbi 7 ballë

STAMBOLL – Turqia në 114 vite është tronditur nga mbi 66 tërmete të shkallës 6 ballë dhe më sipër ku janë përjetuar humbje të jetëve dhe pronës, ndërsa në 17 vitet e fundit vendi është tronditur nga 164.307 tërmete.

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar nga të dhënat e observatorit Kandilli të Universitetit Boğaziçi dhe nga Qendra për vlerësimin dhe ndjekjen e tërmet-cunameve rajonale të Institutit për Kërkimet mbi Tërmetet, theksohet se që nga viti 1900 e deri tani tërmeti më i madh është shënuar në Kili më 22 maj në vitin 1960 me 9.5 ballë.

Ndërsa në Turqi dhe zonat përreth saj që nga viti 1903 e deri më sot janë përjetuar 66 tërmete prej 6 ballë dhe më sipër si dhe 15 tërmete mbi 7 ballë. Tërmeti 9,5 ballë i ndodhur me 27 dhjetor 1939 në qytetin Erzincan është shënuar si tronditja më e madhe përgjatë 114 viteve, i cili ndiqet më pas nga tërmeti 7.9 në Gölcük në gusht të vitit 1999.

Tërmetet 6 ballë dhe më sipër të regjistruara në Turqi janë si më poshtë:

Data Vendi Madhësia
29 prill 1903 Malazgirt (Muş) 6.7
9 gusht 1912 Mürefte (Tekirdağ) 7.3
4 tetor 1914 Burdur 6.9
13 shtator 1924 Horasan (Erzurum) 6.8
22 tetor 1926 Kars- Ermenistan 6
31 mars 1928 Torbalı (İzmir) 6.5
18 maj 1929 Suşehri (Sivas) 6.1
7 maj 1930 Kufiri Turko-iranian 7.2
4 janar 1935 Erdek (Balıkesir) 6.4
19 prill 1938 Kırşehir 6.6
22 shtator 1939 Dikili (İzmir) 6.6
27 dhjetor 1939 Erzincan 7.9
23 maj 1941 Muğla 6
15 nëntor 1942 Bigadiç (Balıkesir) 6.1
20 dhjetor 1942 Tokat (Erbaa) 7
20 qershor 1943 Hendek (Adapazarı) 6.6
27 nëntor 1943 Ladik (Samsun) 7.2
1 shkurt 1944 Gerede-Çerkeş (Bolu) 7.2
25 qershor 1944 Gediz (Uşak) 6
6 tetor 1944 Ayvalık (Balıkesir) 6.8
20 mars 1945 Ceyhan-Misis (Adana) 6
23 korrik 1949 Karaburun (İzmir) 6.6
17 gusht 1949 Karlıova (Bingöl) 6.7
13 gusht 1951 Kurşunlu (Çankırı) 6.9
18 mars 1953 Yenice (Çanakkale) 7.2
7 tetor 1953 Kurşunlu (Çankırı) 6
16 korrik 1955 Söke-Balat (Aydın) 6.8
20 shkurt 1956 Eskişehir 6.4
25 prill 1957 Fethiye-Rodos (Muğla) 7.1
26 maj 1957 Abant (Bolu) 7.1
23 maj 1961 Fethiye-Rodos (Muğla) 6.3
18 shtator 1963 Çınarcık (İstanbul) 6.3
14 qershor 1964 Malatya 6
6 tetor 1964 Manyas (Balıkesir) 7
19 gusht 1966 Varto (Muş) 6.9
22 korrik 1967 Mudurnu (Adapazarı) 6.8
3 shtator 1968 Bartın (Zonguldak) 6.5
28 mars 1970 Alaşehir (Manisa) 6.5
28 mars 1970 Gediz (Kütahya) 7.2
22 maj 1971 Bingöl 6.8
6 shtator 1975 Lice (Diyarbakır) 6.6
24 nëntor 1976 Muradiye (Van) 7.5
5 korrik 1983 Biga (Çanakkale) 6.1
30 tetor 1983 Erzurum-Kars 6.9
18 shtator 1984 Balkaya (Erzurum) 6.4
7 dhjetor 1988 Kars-Ermenistan 6.9
13 mars 1992 Erzincan 6.8
15 mars 1992 Pülümür (Tunceli) 5.8
6 nëntor 1992 Doğanbey (İzmir) 6
1 tetor 1995 Dinar (Afyon) 6.1
27 qershor 1998 Ceyhan (Adana) 6.2
17 gusht 1999 Gölcük (Kocaeli) 7.8
12 nëntor 1999 Düzce 7.5
6 qershor 2000 Orta (Çankırı) 6.1
3 shkurt 2002 Çay-Sultandağı (Afyon) 6.4
27 janar 2003 Pülümür (Tunceli) 6.2
1 maj 2003 Bingöl 6.4
8 mars 2010 Başyurt-Karakoçan (Elazığ) 6.1
23 tetor 2011 Van 7.2
10 qershor 2012 Ujërat e Detit të Vdekur (Mesdhe) 6
8 janar 2013 Veriu i Detit Egje 6.2
15 qershor 2013 Ishulli Kretë-Mesdhe 6.0
28 dhjetor 2013 Gjiri i Antaljas -Mesdhe 6.0
24 maj 2014 Ujërat e Imbros-Deti Egje 6.5
12 qershor 2017 Ujërat Karaburun-İzmir 6.2
21 korrik 2017 Gjiri Gökova-Mesdhe 6.6

Të dhënat për 17 vite

Në Turqi dhe rajonin përreth saj në vitin 2000 kanë ndodhur 3.032 tërmete, 2.563 në vitin 2001, 3,268 në vitin 2002, 3.925 në vitin 2003, 5.331 në vitin 2004, 7.595 në vitin 2005, 4.656 në vitin 2006, 5.834 në vitin 2007, 8.139 në vitin 2008, 8.783 në vitin 2009, 11.332 në vitin 2010, 18.040 në vitin 2011, 20.608 në vitin 2012, 16.317 në vitin 2013, 14.830 në vitin 2014, 15.407 në vitin 2015 dhe në vitin 2016 kanë ndodhur 13.296.

Ndërsa në muajin janar të këtij viti bëhet e ditur se kanë ndodhur 1351 tërmete nga 1.0 dhe 5.3 ballë, ku sipas kësaj për 17 vite në Turqi janë shënuar 164.307 tërmete.

Turqi, opozita i frikësohet burgosjes së udhëheqësit të saj

Partia kryesore opozitare turke ajo Republikane Popullore është shprehur e shqetësuar se udhëheqësi i saj Kemal Kilicdaroglu mund të ndiqet penalisht dhe të burgoset. Kjo në kuadër të masave që qeveria turke po vazhdon të zbatojë, si pasojë e të cilave janë burgosur deri tani me shumë se 10 deputetë turq.

Ka një komplot të madh kundër Partisë Popullore Republikane“, paralajmëroi të hënën një zyrtar i partisë Bulent Tezcan në një intervistë për gazetën turke Cumhuriyet. Sipas tij “çdo hap i ndërmarrë kundër partisë kryesore të opozitës mund të hapë një epokë ku partia në pushtet nuk mund të qeverisë në paqe”.

Komentet e zotit Tezcan pasojnë një pohim të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Kemal Kilicadaroglu mund të ishte subjekt i një një hetimi që po vazhdon, lidhur me një lajm botuar në një gazetë që lidhte qeverinë e Erdoganit me dërgesat e armëve për rebelët sirianë. “Mos u habisni nëse Kilicdaroglu është i lidhur me këtë çështje“, tha zoti Erdogan në një fjalim që mbajti të dielën.

Lidhur me këtë shkrim, aleati i ngushtë i udhëheqësit të opozitës njëkohësisht deputeti Enis Berberoglu u dënua në qershor me 25 vjet burg. Burgorsja e tij shkaktoi atë që udhëheqësi i opozitës Kilicdaroglu e cilësoi 25 ditët e “marshimit për drejtësi” që nisën nga kryeqyteti i vendit Ankaraja dhe përfunduan në Stamboll. Marshimi tërhoqi me dhjetëra mijëra mbështetës duke kulmuar me një tubim që tërhoqi një milion njerëz.

Duket se tashmë presidenti Erdohan ka vënë nën shënjestër udhëheqësin kryesor të opozitës. Në muajin korrik, në përkujtim të një vjetorit të dështimit të përpjekjes për grusht shteti, presidenti akuzoi udhëheqësin e opozitës për bashkëpunim me komplotuesit.

Daçiçi: Zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar të bëhet me kompromis historik

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sugjeruar kompromis për ta përfunduar konfliktin për Kosovën.

Duket se Kosova do të jetë njëra nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.

“Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e te ai mund të arrihet vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka”, shkruan Daçiq në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti.

“Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruan Daçiq dhe shpjegon kjo është “ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private”.

Zoti Daçiq, këtë artikull e ka shkruar në periudhën kur para një kohe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është angazhuar për një dialog të brendshëm lidhur me Kosovën.

“Ky është propozim imi, i bazuar në dëshirën që serbët të fitojnë diçka ndërsa kohë ka shumë pak”, shkruan pos tjerash, Ivica Daçiq, dhe thekson se për “betejat utopike paraprakisht të humbura ose për tezën se Kosova është e humbur për Serbinë, ka kohë sa të doni”.

Daçiq thekson se “propozimi im është i vetmi real dhe i vetmi në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe i vetmi që shpejtë mund të realizohet”.

Lista “e zezë”- Greqia u heq nënshtetësinë disa himariotëve (emrat)

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim (te cilin e lexoni KETU) ku flet për një nismë të qeverisë greke e cila pritet t’i heqë nënshtetësinë greke shumë himariotëve të cilët sipas saj, “punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë”.

RAMA

“Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon. Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës. Vendimi i ministrit të brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës “ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë”, shkruan “Protothema”, raporton “Panorama”.

Në “listën e zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.

lajmi shtetesise

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari iKëshillit Bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonnën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

Vuçiçi: Çështja kyçe për Serbinë në BE është Kosova, pastaj Rusia

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ndan qëndrimin e David McAllister se për BE-në sundimi i ligjit është fusha kryesore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Vuçiq, me kryesuesin e Komitetit për çështje të jashtme të Parlamentit Evropian dhe raportuesin e PE-së për Serbinë, David McAllister, u takua në vilën “Paqja”.

“Çështje kryesore është Kosova, e dyta është raporti i Serbisë ndaj Rusisë dhe jo sundimi i ligjit, edhe pse politikanët perëndimorë këtë e nxjerrin gjithmonë”, tha Vuçiq për media, pas takimit, transmeton KP.

I pyetur se çfarë e brengos më së shumti sa i përket sundimit të ligjit, kreu i shtetit serb tha se fusha kyçe drejt rrugës në BE janë Kosova, politika e jashtme dhe sundimi i ligjit dhe më së shumti “koka i dhemb” sa i përket marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Vetëm Serbia ka Kapitullin 35, andaj është i rëndësishëm dialogu ynë i brendshëm për Kosovën, pasi që derisa të mos ketë përparim në marrëdhënie për këtë çështje, duk do të ketë përparim drejt rrugës për në BE”, tha Vuçiq.

Serbia akuzon 160 shqiptarë për krime lufte

Zyra e Prokurorisë në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi ka akuzuar 160 shqiptarë për krime lufte duke thënë se për të gjithë këta ka dëshmi se kanë kryer krime, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.

Shumica prej të akuzuarve janë ish-anëtarë të UÇK-së, për të cilët Serbia thotë se ka fakte se kanë kryer krime ndaj civilëve serbë dhe civilëve të etnive të tjera, njofton Klan Kosova.

 

Gjykata Serbe, përkundër elanit të madh për të gjykuar ish-pjestarët e UÇK-së, është treguar e paaftë të dënojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që kanë kryer krime në Kosovë.

Drashkoviçi: Mos e hipnotizoni popullin me gënjeshtrën se Kosova nuk është e pavarur!

Lideri i Lëvizjes për Përtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviç, ka thënë për N1 se nuk është shumë reale që të arrihet konsensusi për Kosovën gjatë dialogut të brendshëm të Serbisë.

“Unë, si dhe partia ime, përshëndesim këtë thirrje për dialog”, thotë ai, duke shtuar se e keqja është te ata që pushtetin politik e material e ndërtojnë “në plagën e hapur të Kosovës”, transmeton Telegrafi.

I pyetur se si e paramendon këtë “dialog të brendshëm”, Drashkoviç tha se ky dialog po ndodh përderisa njerëzit po i japin qëndrimet e tyre. Por, shton se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, duhet po ashtu të japë qëndrimin e tij.

Sipas tij, kjo është koha të pranohen disa dispozita nga Plani i Ahtisaarit i vitit 2007 – të cilin Serbia e kishte refuzuar në start – e që ato të përfshihen në dialogun e Brukselit.

“Asociacioni është një nga ato dispozita që na përshtatet në tërësi”, thotë ai. “Shumë dispozita duhet t’i pranojmë, por ne menjëherë e kemi anatemuar. Atë dokument shqiptarët e kanë pranuar pa qejf e me presionin e të huajve, sepse ka pjesë me standardet më të larta evropiane për mbrojtjen e kishave serbe, të pronës së popullit serb e të autonomisë së komunave serbe”.

Drashkoviç po ashtu u shpreh se nga preambula e Kushtetutës së Serbisë duhet të hiqet pjesa që thotë se Serbia ka sovranitet në Kosovë.

“Kujt po ia dëshmojmë që Kosova është e jona? Nga Kushtetuta duhet të hiqet pjesa që nuk e njeh realitetin e me të cilën hipnotizohet populli se Kosova nuk është e pavarur dhe se është nën Serbi”, thotë ai.

“Në popull thuhet se shqiptarët do të marrin kishat serbe, se do të marrin gjithçka deri në Nish, se do të bashkohen me Shqipërinë… Por, qytetarët e dinë se shqiptarët janë detyruar që në Kushtetutë të kenë pikat që u ndalohet bashkimi me çdo shtet fqinj dhe se duhet të përdorin veç simbolet e Kosovës”, ka thënë ai.

Drashkoviç shprehet se Serbia ka të drejtë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se këtë të drejtë do ta përdorë.

“Por, Serbia nuk ka të drejtë ta mashtrojnë popullin se pavarësia nuk ekziston. Shumica e shteteve e njohin e ne për një fiksion po i paguajmë kreditë e Kosovës. Le t’i paguajnë ata borxhet e tyre”, thotë ai, duke shtuar se do të arrihen dy të tretat në Kuvendin e Serbisë dhe shumica në referendum për ta ndryshuar kushtetutën e Serbisë.

Përplasje e fortë politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi

Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar.

“Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanksionon se Greqia është shtet ortodoks”. Kështu deklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë  ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA.

Kamenos u duk i palëkundur në kundërshtinë e tij ndaj  kryetarit të Parlamentit, Nikos Voutsis.

Ky i fundit deklaroi se koha që jetojmë dhe Greqia e pas memorandumeve nuk mund të jetë thellësisht konservatore, ku të gjithë duhet të jetojnë me vizionin “Atdheu, Feja, Familja”.

Sipas tij, rivendosja e një agjende e cila i referohet një të kaluare thellësisht konservatore nuk mund të jetë flamuri i Greqisë moderne.

Duke shpjeguar reagimin e mprehtë Kamenos theksoi se deklarata të tilla, kur bëhen nga Kryetari i Parlamentit kanë nevojë për një përgjigje nga ANEL, e cila është pjesë e qeverisë. Për më tepër, ai theksoi se deklaratat janë  pikëpamje personale e kryetarit të parlamentit.

Ai shtoi se me SYRIZA-n e kryeministrit Tsipras ka  një “marrëveshje të drejtë”.

“Bashkëpunimi ynë me SYRIZA është politik dhe i sinqertë. Kur ne kemi mosmarrëveshje diskutojmë dhe ku nuk pajtohemi nuk lëvizim së bashku. Nëse opozita  kërkon terren në çështjet kombëtare e ka gabim. Nga ana jonë ka respekt për pikëpamjet e SYRIZA-s, por kur nuk pajtohemi  përballemi”, tha ministri i Mbrojtjes

Çështjet që u hapën kohët e fundit nga SYRIZA, duke përfshirë edhe heqjen e ceremonive të Flamurit dhe himnit nga shkollat fillore  kanë prekur “kordat” e anëtarëve Anel dhe agjendës konservatore me të cilën ata iu drejtuan votuesve.

Ndalohet i dyshuari rus për planifikim të sulmit me dron

Mediat në Turqi, kanë raportuar se autoritetet për zbtimin e ligjit kanë ndaluar një të dyshuar, që supozohet të jetë militant i grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke supozuar se i njëjëti ka planfikuar një sulm me dron, një bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara, në Incirlik.

Raportimet, kanë cituar zyrtarë anomimë, të kenë thënë se qytetari rus, i identifikuar si Ruslan Bakiyev, është ndaluar në qytetin Adana, derisa ishte duke “mësuar”, në një zonë afër bazës ajrore në Incirlik.

Po ashtu është thënë se Bakiyev, ka qenë i dyshuar edhe për organizimin e në sulmi të mëhershëm.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe forcat ajrore amerikane, e përdorin bazën e tyre në Incirlik, në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ambasada e Rusisë në Ankara ka thënë se është duke përcjellur situatën.

Çfarë kërkon Vuçiçi nga shqiptarët dhe deklarata e fortë për Kosovën

“Nëse bëjmë aksin e paqes dhe stabilitetit në linjën Veri-Jug në Ballkanin Perëndimor, në mes të dy kombeve më të mëdha, serbët dhe shqiptarët, gjatë 100 viteve të ardhshme kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai njoftoi se në shtator, do të përpiqet që të “institucionalizojë më tej dialogun e brendshëm në të gjitha forumet”.

“Ne ende kemi një marrëdhënie të rëndësishme me boshnjakët. Çdo gjë tjetër do të mbajmë nën kontroll”, tha Vuçiç për TV Pink, duke shpjeguar se pse ai e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm dialogun e brendshëm për Kosovën, në të cilin ka ftuar një rreth të gjerë të aktorëve të jetës shoqërore dhe politike në Serbi.

Ai ka vënë në dukje se është i gatshëm që të marrë pjesë në gjetjen e një kompromisi kur është fjala për Kosovën, “një zgjidhje që do të jetë e kënaqshme për të dyja palët”, dhe theksoi se “sot ne nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por gjithashtu edhe për tashmen tonë dhe për të ardhmen tonë”.

Është e rëndësishme, ka thënë Vuçiç, se me shqiptarët kemi marrëdhënie të mira dhe se duhet t’i rregullojmë ato një herë dhe përgjithmonë, dhe jo të mbajmë një konflikt të ngrirë.

Presidenti serb u shpreh se shpresa e tij nuk është e madhe, por ajo ekziston, dhe se në hapjen e çështjeve të tilla nuk do të ishte treguar i ngurtë sikur të mos kishte një shpresë të tillë.

“Kjo është ajo që kam thënë, edhe pse unë e di se çfarëdo kompromisi që të bëni, Serbia nuk ta falë për këtë dhe e di se cilat janë pasojat personale dhe politike për atë të i cili do të marrë pjesë në të”, theksoi ai.

“Pikaso i Vogël” hap ekspozitë në Beograd

Djaloshi 10 vjeçar, Farhad Noory, refugjat afgan në Serbi

Një refugjat afgan, i njohur tashmë si “Pikaso i Vogël”, ka hapur ekspozitë me vizatime dhe fotografi të tij në Beograd, duke shpresuar se do të fitojë para për t’ju ndihmuar fëmijëve serbë që vuajnë nga kanceri i trurit.

Farhad Noory, 10 vjeçar, ka nisur jetesën në një kamp të refugjatëve në këtë qytet, tetë muaj më parë, mirëpo portretet e tij në të cilat shihet kancelarja gjermane, Angela Merkel, piktori Salvador Dali dhe persona të tjerë, e kanë kthyer djaloshin në yll mediatik.

Familja e Nooryt ka arritur në Serbi gjatë valës së madhe të migrantëve për të nisur një jetë të re në vendet perëndimore evropiane, mirëpo ka mbetur në Beograd, pas mbylljes së të ashtuquajturave “Rrugët Ballkanike”.

Talenti i djaloshit është vërejtur gjatë punëtorive, të disa organizatave lokale në Beograd, të cilat ndihmojnë refugjatët.

Noory ka vendosur që të gjitha të hollat të jenë donacion për fëmijët e sëmurë serbë.

“Të gjithë neve na duhet mirësia”, ka thënë ai.

Autoritetet serbe kanë thënë se gjysma e 4,000 refugjatëve që jetojnë në Serbi, janë fëmijë.

Fëmija që po çmend Beogradin: Ulet në lokal i veshur me “Shqipërinë e Madhe”

Një skenë e pabesueshme është kapur në një lokal në qendër të Beogradit në një fotografi.

Fotoja tregon qartë një djalë që rri ulur në banak, me një bluzë në të cilën është vizatuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan sot portali serb Telegraf.

“Sot isha i detyruar të regjistroj këtë skenë … pa dashur të polemizoj rreth asaj se sa shqetësuese mund të duket kjo, do të parashtroj një pyetje se çfarë do të ndodhte sikur se një djalë serb do të kishte veshur në Tiranë një këmishë me një hartë të “Serbisë së Madhe?”. Më shqetësuese është indoktrinimi i fëmijëve në një moshë të re”, shkroi Leo Pajkiç. biri i Isidora Bjelica (shkrimtare dhe fytyrë publike) në përshkrimin e fotos.
Edhe në komentet që janë shkruar më poshtë, përdoruesit e rrjeteve sociale po pyesin të njëjtën gjë.

“Abuzimi klasik i fëmijëve! Ky djalë ndoshta nuk e ka idenë se çfarë ka veshur, ose çfarë do të thotë ajo hartë në këmishën e tij? Për prindërit e tij padyshim se më e rëndësishme është që të provokojnë serbët në mes të kryeqytetit serb, sesa skenari ogurzi që mund t’i ndodhë fëmijës”, është vetëm një prej komenteve.

Imazhi është regjistruar në sheshin “Slavij”, një nga pjesët më të ngarkuara të qytetit, në pikë të ditës, vazhdon portali.Çdo gjë po ndodh vetëm disa ditë pasi u njoftua se Ismail Morina, i njohur si Ballisti, i cili tre vjet më parë kishte lëshuar dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit në ndeshjen midis ekipit kombëtar të Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të ekstradohet në Serbi.

Turqi, zbulohet rrugë antike e lashtë 2 mijë vite


MANISA – Në kuadër të gërmimeve arkeologjike në Qytetin Antik Aigani në provincën Manisa të Turqisë, qytet ky që daton nga shekulli VIII para erës sonë, është zbuluar rrugë e gjatë 55 kilometra prej gurësh e cila thuhet të jetë shtruar dy mijë vite më parë.

Qyteti Antik Aigai është një nga 12 qytetet e Anadollit Perëndimor, shpjegon për AA Yusuf Sezgin, kryetari i komisionit gërmues.

Ai thotë se gërmimet në këtë rajon kanë nisur në vitin 2004 dhe se me zbulimet në këtë vend kanë siguruar të dhëna rreth jetës civile dhe sociale të qytetit antik.

Sipas Sezgin, qyteti ishte shndërruar në qendër atraktive kulturore dhe ekonomike e rajonit në epokën helene nga shekulli III para erës sonë, me ndihmë edhe të Mbretërisë së Pergamonit.

“Në gërmime zbuluam një rrugë antike të periudhës romake, të shekullit I të erës sonë”, tha Sezgin.

“Rruga në brigjet e Detit Egje tregon se ajo është përdorur mes Izmirit dhe Manisës dy mijë vite më parë”, tha Sezgin, duke shtuar se kjo rrugë në të ardhmen mund të përdoret për shëtitje të vizitorëve.

Ai tha se kjo rrugë fillimisht është përdorur si rrugë ekspeditash, ndërsa më pas për kalimin e karvanëve.

Sipas tij, rruga në qytetin antik është ndërtuar me përpikëri të lartë, duke përdorur blloqe të mëdhenj shkëmbinjsh në një mënyrë të veçantë.

Sezgin tha se nën rrugë po ashtu gjendet edhe sistem kanalizimi.

“Është interesant fakti që brenda këtyre kanaleve mund të ecim duke u zvarritur. Kanalizim të tillë nuk ka madje në shumë qytete të mëdha. Në afërsi të kësaj rruge gjendet Tempulli i Apolonit. Tempulli është ndërtuar në mënyrë që njerëzit t’i kryejnë ritet e tyre teksa ecin në këtë rrugë”, tha Yusuf Sezgin për AA.


Stamboll, 3 milionë pasagjerë në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në korrik

Në muajin korrik të vitit të kaluar Aeroporti “Sabiha Gökçen” në Stamboll ka qenë nikoqir i 2.6 milionë pasagjerëve, kurse gjatë muajit korrik të këtij viti numri i pasagjerëve u rrit me 13 për qind

STAMBOLL – Në një deklaratë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll bëhet e ditur se ky aeroport i cili që nga viti 2009 zhvillohet me shpejtësi më të madhe në Evropë për nga rritja e numrit të pasagjerëve, ka shënuar një sukses të madh gjatë muajit korrik.

Në muajin korrik të vitit të kaluar Aeroporti “Sabiha Gökçen” ka qenë nikoqir i 2.6 milionë pasagjerëve, kurse gjatë muajit korrik të këtij viti numri i pasagjerëve u rrit me 13 për qind.

Ky aeroport muajin e kaluar u shfrytëzua nga 3 milionë e 24 mijë e 119 pasagjerë, ku numri i pasagjerëve në fluturimet e brendshme gjatë muajit korrik u rrit për 12 për qind dhe arriti në 2 milionë, kurse të atyre të fluturimeve të jashtme u rrit për 15 për qind duke arritur në 1 milion.

Në anën tjetër, në 7 muajt e parë të këtij viti Aeroporti ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” ka shërbyer për gjithsej 17 milionë e 436 mijë e 226 pasagjerë.

Rritja e numrit të pasagjerëve në 7 muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë për 4 për qind më e madhe.

Në periudhën e njëjtë, numri i pasagjerëve në fluturimet e brendshme shënoi rritje prej 3 për qind, duke arritur në 11.7 milionë pasagjerë, kurse numri i pasagjerëve në fluturimet e jashtme shënoi rritje prej 6 për qind, duke arritur në 5.7 për qind.

Më 28 korrik përmes këtij aeroporti kanë udhëtuar 109 mijë e 928 pasagjerë, numër ky më larti deri më tani i shënuar brenda një dite. aa

Eklipsi i pjesshëm i Hënës përmes objektivit të agjencisë AA

Në qiellin e pjesës më të madhe të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Australisë edhe në ditët në vijim do të ndodhë errësimi i pazakontë i Hënës, por mbrëmë ky fenomen ishte më i theksuar mbi Turqi

ANKARA – Fotoreporterët e Anadolu Agency (AA) mbrëmë shkrepën pamje të pazakonta të eklipsit të pjesshëm të Hënës në qiellin mbi Turqinë.

Në qiellin e pjesës më të madhe të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Australisë edhe në ditët në vijim do të ndodh errësimi i pazakontë i Hënës, por mbrëmë ky fenomen ishte më i theksuar mbi Turqi.

Fenomeni ndodh meqë në të njëtën kohë pëputhen dalja e hënës dhe perëndimi i Diellit, pas çka në topin hënor bëhet një hijë e cila në momentet më intensive hijëson një të tretën e trupit të vet.

Hëna përmes hijes së Tokës do të lëvizë nga perëndimi drejt lindjes.

Miçunoviç: “Vuçiçi i gatshëm për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë”

Rrëfimi për Kosovën si territor yni, krahinën tonë jugore në përbërje të Serbisë, sot ka përfunduar. Asnjë preambulë nuk mund ta kthejë atë, ka vlerësuar në intervistën për javoren “Vreme” deputeti i Partisë Demokratike Dragolub Miçunoviç, transmeton Koha.net.

Ai thotë se edhe më herët ka pasur biseda për temën Kosova, porse ata janë injoruar e madje janë akuzuar “si tradhtarë”.

Sipas mendimit tim, ka thënë ai, Vuçiçi është i gatshëm të bëjë ndërrime kushtetuese, të hiqet preambula , ka thënë Miçunoviçi i cili shton se preambula është interesante si mallkim, i cili sikur thotë “ai që më fshin, mallkuar qoftë “.

Së pari duhet të zgjidhet se e kujt është Kosovë si territor, pastaj duhet të normalizohen marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Vuçiq, gjoja është i gatshëm ta bëjë këtë, të normalizojë marrëdhëniet, që serbët të hyjnë në Qeverinë e Kosovës, ka thënë Miçunoviç.

Ideja e Vuçiçit për Kosovën nuk është e sinqertë

Gazetari serb i Deutsche Welle, Nemanja Rujeviç, ka deklaruar për televizionin serb se ideja për dialog të brendshëm mbi Kosovën nuk është e keqe, sikur të ishte e sinqertë.

“Siç thotë opozita, në këtë atmosferë nuk mund të ketë dialog sepse në asgjë nuk ekziston dialogu. Kuvendi është shndërruar në instrument të qeverisë ekzekutive, nuk mund të ketë dialog të vërtetë për asgjë. Argumenti tjetër i opozitës është se tanimë është vonë për dialog, nuk pinë ujë, sepse nuk do të zemërohemi si fëmijë të vegjël dhe themi nuk dëshirojmë që në vitin 2017 të flasim për Kosovën, sepse këtë është dashuri ta bëjmë para pesë viteve”, ka thënë Rujeviç, transmeton gazetametro.net.

Ai konsideron se kryetari i Serbisë Aleksander Vuçiç mendon për çdo gjë në mënyrë taktike e jo në mënyrë politike, dhe se ka luajtur mençur sepse “iu ka gjuajtur ashtin opozitës”.

“E cila tani duket jodemokratike, nuk dëshiron të bisedojë etj. Kot ju nuk doni, kur gjithë kjo po ndodh nëpërmes të medieve”, thotë ai.

Sipas mendimit të tij, Kosova kurrë nuk ka qenë temë kryesore për njerëzit para zgjedhjeve, por ka kapacitet të nxehë emocionet në çdo moment.

Në periudhën janar-qershor Stambollin e vizituan mbi 4 milionë turistë të huaj

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, shtetasit gjermanë zënë vendin e parë me 9,2 për qind në mesin e atyre që kanë vizituar Stambollin

STAMBOLL – Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe të Turizmit të Stambollit, numri i të huajve të cilët e kanë vizituar Stambollin gjatë periudhës janar-qershor në krahasim me atë të vitit të kaluar është zvogëluar për 1 për qind. Kurse gjatë muajit qershor, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar numri i të huajve që vizituan Stambollin është rritur për 17 për qind.

Gjatë periudhës janar-qershor Stambollin e kanë vizituar 4 milionë e 385 mijë e 153 turistë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkuarja e turistëve përmes rrugës ajrore është zvogëluar për 0,7 për qind, kurse përmes rrugës detare për 65,3 për qind. Ndërkaq 20 për qind e të huajve që kanë vizituar Stambollin përmes rrugës ajrore kanë përdorur Aeroportin “Sabiha Gökçen”.

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, shtetasit gjermanë zënë vendin e parë me 9,2 për qind në mesin e atyre që kanë vizituar Stambollin.

Pas gjermanëve me radhë vijnë iranianët me 7,7 për qind, rusët me 4,6 për qind, arabët sauditë me 4,3 për qind, irakianët me 4,2 për qind, britanikët me 3,5 për qind, ukranianët me 3,4 për qind, francezët me 3,3 për qind, amerikanët me 2,9 për qind, holandezët me 2,5 për qind, kuvajtianët me 2,1 për qind, turkmenët me 2,1 për qind, azerbajxhanasit me 2,1 për qind, kinezët me 2 për qind dhe algjerianët me 1,8 për qind.

Nëse shikohet numri i vizitorëve gjatë tre viteve të fundit nga shtetet arabe në periudhën janar-qershor, është shënuar një rritje prej 22 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Që nga viti 2011 e deri më tani në mesin e vizitorëve të huaj, përqindja e atyre që vijnë nga shtetet arabe nga 11 për qind është rritur në 22 për qind.

“Pritet që ky vit të përfundojë me rritje në krahasim me vitin e kaluar”

Drejtori Komunal i Kulturës dhe Turizmit të Stambollit, Coşkun Yılmaz lidhur me këto të dhëna tha se pas uljes së numrit të vizitorëve për arsye të ndryshme gjatë vitit të kaluar, këtë vit është bërë një rimëkëmbje.

“Në muajt prill dhe qershor në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar është siguruar një rritje prej 17 për qind, dhe për shkak se në muajt tjerë në krahasim me vitin e kaluar ka pasur një rritje, në fund të 6 muajve të parë ka një zvogëlim prej 1 për qind në numrin e vizitorëve të huaj në krahasim me vitin e kaluar. Kemi pritje të mëdha që kjo rimëkëmbje do të vazhdojë në gjysmën e dytë të këtij viti dhe që ky vit të përfundojë me rritje në krahasim me vitin e kaluar”, tha Yilmaz. aa

Turqi, arkeologët zbulojnë një vegël shkrimi 1800 vjet të vjetër

ÇANAKKALA – Gërmimet arkeologjike në veriperëndim të Turqisë kanë nxjerrë në sipërfaqe të tokës një vegël për shkrim, më konkretisht një stilus, të vjetër rreth 1800 vjet.

Në lokalitetin arkeologjik Assos, të njohur edhe si Behramkale, në të cilin gjendet njëri nga vendbanimet port, më të rëndësishme nga koha romake, më herët janë zbuluar mbetje të një teatri antik dhe mbetje të mureve.

Profesori universitar Nurettin Arslan, që kryeson ekipin e arkeologëve, në një prononcim për AA tha se vegla e zbuluar është një instrumet i zgjatur nga bronzi dhe ka një anë të mprehtë dhe anën tjetër pak më të rrafshtë.

Sipas tij, ky instrument është përdorur për të shkruar, për të bërë llogari si dhe për shënim, në kryesisht tabela nga dylli të përdorura në atë periudhë.

“Pjesa pak më e rrafshtë është përdorur për të korrigjuar gabimet e mundshme, siç janë sot gomat”, tha Arslan, për të shtuar se çdo person i shkolluar në atë kohë kishte në pronësi një stilus.

Arslan tha se në atë kohë, shkrim-leximi nuk ka qenë karakteristikë vetëm e personave të lirë ose të pushtetarëve, sepse siç thotë, edhe robërit kanë ditur të shkruajnë dhe lexojnë.

“Robërit e arsimuar kanë përdorur këto instrumente për të mbajtur shënime për pronarët e tyre”, shpjegoi ai.

Ai rikujtoi se arkeologët në të njëjtin vend zbuluan më parë pjesët e një vazoje që datojnë nga periudha e rreth 2500 vjet më parë.

Kontroll importeve, acarohen marrëdhëniet Serbi-Kroaci

Qeveria serbe i ka dërguar një notë proteste qeverisë kroate dhe Komisionit Europian, pas vendimit të Zagrebit zyrtar për të rritur kontrollet mbi importin e produkteve të agrikulturës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila ka deklaruar se Beogradi po kontakton edhe me vende të tjera të prekura nga kjo masë për të arritur një reagim të përbashkët.

“Kur dikush bën një lëvizje si ajo e Kroacisë, atëherë nuk mund të ketë hapësirë për bisedime për bashkëpunim dhe integrim ekonomik. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në rajonin tonë”, ka thënë Brnabiç.

Ajo ka nënvizuar se Serbia do të tregohet sërish konstruktive dhe tolerante, po nuk do ta injorojë këtë vendim të Zagrebit.

“Ne do të mbrojmë prodhuesit dhe eksportuesit tanë”, ka thënë Brnabiç, duke shtuar se Kroacia po shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Serbisë dhe BE-së.

“Nord Stream II do të vazhdojë edhe përkundër sanksioneve amerikane”

Jusufov, i cili është gjithashtu themelues i kompanisë për investime në Moskë, Fund Energy, tha se Nord Stream II do të mundësojë siguri energjetike për kombet evropiane

Interesi i fortë i ndërsjellë nga Rusia dhe Evropa Perëndimore për të realizuar projektin e gazit natyror Nord Stream II (Rrjedha e Veriut) do ta çojë përpara projektin dhe do të sigurojë përfundimin e tij, tha të enjten Igor Jusufov, ish-ministri i energjisë i Rusisë.

Jusufov, i cili është gjithashtu themelues i kompanisë për investime në Moskë, Fund Energy, tha për Anadolu Agency (AA) se Nord Stream II do të mundësojë siguri energjetike për kombet evropiane.

Projekti Nord Stream II u njoftua më 18 qershor 2015, kur Shell, Gazprom i Rusisë, E.ON dhe BASF të Gjermanisë së bashku me OMV-në austriake nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e projektit, i cili do të shtojë dy tubacione shtesë në projektin origjinal Nord Stream.

Projekti ka në plan që të ketë një kapacitet prej 55 miliardë metra kub në Evropë në vit për të siguruar rrjedhje të mjaftueshme të gazit nga Rusia në Gjermani përgjatë Detit Baltik për të furnizuar 26 milionë familje në rajon.

Megjithatë, të mërkurën presidenti amerikan, Donald Trump, ligjësoi një projektligj që imponon sanksione ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, edhe pse shprehu kundërshtime të mëdha ndaj dispozitave të saj, ndërsa veprimi i tij sfidoi palët e përfshira në projekt dhe vuri në pikëpyetje realizimin e projektit.

Trump kritikoi Kongresin dhe shpalosi rezervat e tij për projektligjin në një deklaratë të gjatë kur ai njoftoi vendimin e tij për ta nënshkruar projektligjin. Trump e përshkroi projektligjin si “tejet të mangët” për shkak të “dispozitave të tij jokushtetuese”.

“Unë jam i sigurt se ato (sanksionet) do të reflektojnë në radhë të parë disa polemika brenda politikës amerikane,” tha Jusufov.

Ish-ministri vuri në dukje se sanksionet përfshijnë tregun rus të energjisë dhe bashkëpunimin me kompanitë evropiane për projektet e tubacionit si Nord Stream II.

“Veçanërisht pasi që furnizimi me këtë tubacion ka gjasa të jetë shumë më i lirë sesa gazi që do t’i nënshtrohet dy herë një procedure të shtrenjtë teknologjike të lëngëzimit dhe rikuperimit, dhe gjithashtu do të transportohet edhe nëpër oqean”, tha ai.

Interes i fortë i përbashkët

Një numër i madh i kompanive energjetike të Evropës Perëndimore janë të përfshira në projektin e Nord Stream II, ndërsa ekziston gjasa që sanksionet të dëmtojnë interesat e tyre, shpjegoi Jusufov.

Ai shtoi se të premten, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, shprehu shqetësimet e tij mbi sanksionet e SHBA-ve kundër Rusisë dhe paralajmëroi kundër përdorimit të tyre si një mjet për të dëmtuar kompanitë evropiane.

“Presidenti Trump e di këtë, dhe po kështu edhe Departamenti i Shtetit dhe administrata e SHBA-ve. Politikat e sanksioneve nuk janë as mjet i përshtatshëm dhe as instrument i përshtatshëm për promovimin e interesave kombëtare të eksportit dhe sektorit të brendshëm të energjisë”, tha Gabriel të premten.

Sanksionet e miratuara nga Trump gjithashtu kërcënojnë bizneset e kompanive të mëdha gjermane të energjisë me Rusinë.

Sanksionet përfshijnë masa të mundshme kundër kompanive që japin mbështetje financiare ose teknologjike për tubacionet e eksportit rus të energjisë.

Kompanitë gjermane kanë shprehur shqetësime për pasojat e mundshme të gazsjellësit të planifikuar Nord Stream II mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Gabrieli prej kohësh e ka favorizuar projektin Nord Stream II dhe lidhje më të ngushta ekonomike me Rusinë, si një mënyrë për të fituar ndikim politik mbi Moskën.

“Gjithsesi, pasi që ka interes të përbashkët si nga Rusia, ashtu edhe nga ana e Evropës Perëndimore në suksesin e projektit të Nord Stream II, unë do të pajtohem me presidentin Putin: projekti i lindur si pasqyrim i interesit të ndërsjellë ekonomik është në përputhje të plotë me parimet e ekonomisë së tregut për të cilën zotohen SHBA-të”, tha Jusufov.

“Kështu që unë nuk do të dyshoj që Nord Stream II do të realizohet dhe do t’i shërbejë kauzës së sigurisë energjetike të kombeve evropiane”, shtoi ai.

Projekti i gazit natyror Nord Stream II përbëhet nga një sistem i dy linjave të tubacioneve në det të hapur, 1.224 kilometra përgjatë Detit Baltik, nga Rusia në Gjermani. aa

KUNDËR NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE NË HOT, JASENICË E PLAVË NË DËM TË TOKAVE DHE PASURISË SONË – Nga Ibrahim HYSENAJ

 
Iniciativa Shtetërore e Malit të Zi për ndërtimin e Hidrocentraleve në tokat shqiptare, Hot, Jasenicë dhe Plavë, dëshmon përpjekjen e parreshtur dhe ndoshta të fundit e më të rëndën për spastrimin etnik, fetar e kulturor të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, nga këto vende etnike shqiptare.
 
Ne, shqiptarët, nga Plava dhe Gucia, nuk do të pajtohemi me këtë veprim, i cili synon ndërtimin e Hidrocentralve ogurzeza mbi pasuritë tona kombëtare. Me këtë veprim të ulët, ka vetëm një qëllim: të ndërtohen projkte të tilla, të cilat do të na linin pa ujë, pa të drejtë shfrytëzimi të këtyre tokave dhe në fund, nëse nuk ke ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje të tokës, atëherë detyrohesh të marrësh arratinë, diku tjetër, larg nga toka jote, atdheu yt stërgjyshor.
 
Kur do të ndalen këto veprime antishqiptare: fillimisht, në fshatin Martinaj, para disa vitesh krjuan deponinë e mbetirunave dhe ky veprim ishte një paralajmërim për ikje, sepse në një vend ku ke mbi kokë mbeturina, je i detyruar të ikësh nga to, duke mos e duruar erën e vdekjes.
Tani, projektet për ndërtime të Hidrocentraleve, janë në shërbim të atyre që investojnë dhe atyre që i ftojnë këta investitorë, pra Shteti. Për ne, shqiptarët, nuk ka asnjë përfitim material, moral apo social, por vetëm dëmtim në tokat tona, mbetje pa ujë të pijshëm, ujitje dhe mbjellje të tokës apo ndërtime të reja, të gjitha këto nëse ndërtohen këto Hidrocentrale do të jemi të detyruar të mbesim si një trup pa shpirt!
 
Është momenti më jetik që të reagojmë si komunitet e shtet, fillimisht Shqipëria dhe Kosova do të duhej të jepnin një notë proteste kundër degradimit të tokave dhe pasurive tona kombëtare, pastaj diaspora shqiptare e Malit të Zi, por jo vetëm, të ngriten në protesta demokratike në mbrojtje të pasurisë sonë që po na merret nga dita në ditë, pa na pyetur se nga jemi e kush jemi !

Habit ministri i Jashtëm i Serbisë: Kosova prej nëntë vitesh është shtet i pavarur i njohur nga 110 shtete

 

Ivica Daçiç në artikullin për gazetën “Blic”: Me ndarjen mund të zgjidhet konflikti që vazhdon prej dekadash lidhur me ish-krahinën serbe të banuar pothuajse vetëm nga shqiptarët.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një artikull për gazetën më të madhe në Beograd, “Blic”, shkruan, se Kosova është tashmë prej mëse nëntë vitesh shtet i pavarur i njohur prej 110 shteteve. DPA citon nga artikulli i Blic: Në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, kështu që Beogradi deri tani donte ta kishte sërish këtë rajon. Në Veri të Kosovës jeton një minoritet kompakt serb. Sipas ideve të mëparshme për ndarjen Veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë.

Por në një rast të tillë pala shqiptare shtron çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në Jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën. Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie, ka propozuar Daçiç sërish. Një javë më parë në një tekst autorial për gazetën “Blic”, Vuçiç ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci.

Vuçiq mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”.

Analistët mbi apelin e Vuçiçit

Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Raporte Etnike thotë për DW se nuk është optimist se ky dialog do të rezultojë me sukses: “Vuçiqi nuk ka në fakt një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet. Por paraprakisht i ka quajtur si të dështuar të gjithë ata që janë kundër këtij dialogu. Një tekst dhe një ton i tillë, si dhe arroganca e tij, nuk janë një nisje e mirë dhe krijojnë rezistencë ndaj këtij dialogu.” Janjiq mendon se këto tekste paraqesin një lloj manipulimi me dialogun, sipas motos “unë ju kam pyetur, ju po heshtni dhe nuk po përgjigjeni. Ndaj kam vendosur vet, ndërsa përgjegjësitë do t’i ndajmë të gjithë”. Situata në Ballkan po ndryshon me shpejtësi, thotë për DW Dushan Prorokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike. Mali i Zi është futur në NATO, ndërsa Maqedonia ka intensifikuar sërish përpjekjet për anëtarësim.

“Në këtë kontekst e shoh edhe iniciativën e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tani dëshirohet përshpejtimi i procesit dhe një përfundim sa më i shpejtë i procesit, si dhe futja e Kosovës në Kombet e Bashkuara – ndoshta vitin e ardhshëm”, mendon ai. Prorokoviq pohon se ky dialog i brendshëm ka për qëllim legjitimimin e gjithë procesit. “Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni.”

Dushan Prorokoviq thotë se në opinion kjo do të paraqitet si një zgjidhje e mesme: “Ne nuk e kemi njohur Prishtinën, nuk do të vendosim raporte diplomatike, por Kosova do të legjitimojë statusin e anëtares në OKB, sepse ky është realiteti”. „Mendoj se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, thotë bashkëbiseduesi i Dë, por kjo sipas tij, „nuk do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Kosovës, sepse Serbia do të përballet me probleme shumë serioze”.

„Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të dëmtonte pozitën e Serbisë në shtigje afagjata. Pas kësaj do të mund të pritej edhe anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, që do të thotë se do të ndryshonte edhe pozita e Serbisë, e cila do të detyrohej ndoshta edhe vet të bëhet anëtare e NATO-s”, pohon Prorokoviq. „Mendoj se më pas mund të priten shumë shpejtë edhe aktakuza e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid dhe probleme të mëdha rreth përcaktimit të vijës kufitare, që Serbinë do ta fuste në probleme shumë të mëdha dhe të mundimshme. Ndaj mendoj se dogma se njohja e Kosovës do t’i zgjidhë problemet është shumë e rrezikshme dhe e gabuar”, pohon ai.

DW

Kosova dhe Serbia, të dyjat duhet të humbim nga pak

Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, ka thënë se për të mbyllur një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës, të dyja palët duhet të “humbin nga pak”. Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Vucic ka pranuar edhe një herë se kjo është një temë e dhimbshme për serbët.
“Kemi ende sfida. Njëra ndër to është Kosova, një temë e dhimbshme për ne serbët. Është e lehtë të thuhet: Shkoni luftoni për Kosovën. Por kjo na ka sjellë gjithmonë luftëra. Unë dua të eci në një rrugë të re për Serbinë. Dua të bisedojmë në mënyrë të hapur dhe korrekte rreth një zgjidhjeje për konfliktin e Kosovës”, ka thënë Vucic.

“Edhe nëse serbët nuk janë të gatshëm për këtë, unë nuk dorëzohem. Sepse ky debat do të ketë një efekt shërues te ne, pa marrë parasysh a do të arrijmë ndonjë rezultat apo do të dështojmë”, u shpreh ai.
Por, çfarë do të ishte një dështim në këtë çështje?
“Nëse të dyja palët nuk jemi të gatshëm të humbasim diçka, atëherë konflikti do të vazhdojë përgjithmonë. Kjo na dëmton të dyja palët. Unë besoj që jam njeriu i duhur për këtë punë”, theksoi Vucic.

I pyetur se çfarë është në gjendje të jap Serbia për arritjen e marrëveshjes, Vucic tha se për këtë nuk diskuton publikisht.
“Nuk diskutojmë për këtë publikisht. Jemi të gatshëm të gjejmë një kompromis të mirë dhe të bëjmë përparim. Dikur konflikti duhet të zgjidhet dhe do të ishte më mirë ta bëjmë sot, se sa pas 100 vitesh”, ka thënë Vucic.
“E di që shqiptarët dhe Serbët këtu në Zvicër jetojnë në paqe dhe jetojnë së bashku si shokë. Pikërisht këtë duhet ta arrijmë në vendin tonë”, deklaroi ai.

Ballist Morina: Gjykatësi kroat jep lajmin e mirë

Pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Dubrovnikut për ekstradimin e Ismail Morinës në Beograd, mediat serbe thellohen më tej në këtë çështje në lidhje me hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren nga autoritetet gjyqësore kroate.

Në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, gjykatësi që mori vendimin në dëm të tifozit shqiptar, Pero Miloglav lë të kuptohet se ky vendim ka shumë mundësi të hidhet poshtë në instancat e tjera më të larta. Ai fillimisht thekson se mori vendimin në bazë të dokumentave që kishte në tryezën e tij, por shton se tashmë çështja kalon në Gjykatën e Lartë të Zagrebit që do të japë edhe vendimin përfundimtar. Ai shton se mundësitë që Gjykata e Lartë ta zhvlerësojë ekstradimin janë të mëdha.

Gjithsesi, edhe në rast se ky organ konfirmon dënimin, shpresat për Ismail Morinën nuk do të shuhen, sepse është ministri kroat i Drejtësisë, Drago Boshnjak ai që do të thotë fjalën e fundit nëse Morina duhet të ekstradohet, ose jo në Serbi.

Ministria serbe e Drejtësisë ka kërkuar transferimin e Morinës në Beograd menjëherë pasi ai u ndalua nga autoritetet kroate. Aktualisht, Gjykata e Lartë serbe ka nisur një proces ndaj tij për çështjen e ngritjes së dronit në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri të tre viteve më parë dhe sipas mediave, ai rrezikon deri në tre vjet heqje lirie.

Gjithsesi, lobimi dhe ndërtimi i kanaleve diplomatike mes Tiranës dhe Zagrebit i ngritur për këtë çështje mund ta lehtësojë pozitën e Morinës, pasi vendimi përfundimtar, ashtu siç e bën me dije edhe gjyqtari i shkallës së parë të Dubrovnikut, i takon pikërisht një anëtari të ekzekutivit kroat, ministrit të Drejtësisë, Drago Boshnjak.

Top Channel

Ky zyrtar serb e pranon Kosovën si shtet

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë në tri faza, duke nisur nga pranimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashtuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pa njohje nga ana e Serbisë, ndërsa në këmbim do të kërkonim përfitime konkrete financiare.

Kjo do të jetë, shkurtimisht, përmbajtja e platformës për zgjidhjen e problemit me Kosovën të cilën do t’ia dorëzojë presidentit serb, Aleksander Vuçiq, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe lideri i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Rasim Lajiq.

“Novosti” shkruar se ky është propozimi i parë konkret i një partie e cila ka dalë publikisht pasi Vuçiq njoftoi për hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën.Lajiq mendon se “konflikti i ngrirë” me Kosovën nuk i konvenon Serbisë dhe se duhet vepruar tani sepse “çdo gjë tjetër çon në pavarësi të ngadalshme, ndaj së cilës Serbia nuk do të fitojë asgjë”.

“Qëllimi duhet të jetë normalizimi, pa njohje, dhe kjo të bëhet në disa faza. Faza e parë e dialogut nënkupton mundësimin e bashkëpunimit të plotë ekonomik me Kosovën. Në këtë kohë, përmes pikave administrative kalojnë mbi 400 milionë euro mallra në vit, por kjo mund të dyfishohet përderisa nuk do të ekzistonin pengesa ligjore e politike. Serbia nuk mund të ketë më ndikim politik ndaj Prishtinës, por ndikimin politik mund ta mbajë se ç’ke me të”, ka deklaruar Lajiq, transmeton Koha.net.

Sipas tij, faza e dytë do të jetë hapja e çështjes së statusit të serbëve në Kosovë, ndërsa AKS-në (Asociacioni i komunave serbe) e sheh si një formë të vetëqeverisjes për ta. Veç asaj, “duhet negociuar edhe çështjen e pasurisë dhe trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë”

“Hapi i tretë do të ishte bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përjashto OKB-në, me përfitime të qarta për Serbinë”, shton Lajiq, transmeton Koha.net. “Në fund të fundit, sikur të mund ta bënin pa ne, ato diskutime as që do të ishin të nevojshme”

Nga ana tjetër, sipas tij, Serbia do të mund të kërkonte shumëllojshmëri gjërash, “nga mbështetja financiare për zhvillimin e infrastrukturës, deri tek përshpejtimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian, dhe në fazën përfundimtare duhet të hapë negociatat mbi statusin përfundimtar”.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe shef i Këshillit parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, thotë se ky është vetëm një propozim në fillim të dialogut të brendshëm dhe se për këtë do të bisedohet tek më vonë.

“Për ne është e papranueshme njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimi i saj në OKB. Për gjithçka tjetër mund të bisedojmë”, u shpreh Drecun, transmeton Koha.net.Ndërkaq, mendim krejtësisht tjetër ka lideri i Partisë Liberale, Çedomir Jovanoviq i cili thotë se Serbia duhet të ndalojë së bllokuari Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshi edhe OKB-në.

Ai, megjithatë, thotë se “nuk është fjala për vendimin e Serbisë për ta njohur Kosovën” dhe se deri tek një qëndrim i tillë “do duhej të vijnë fëmijët tanë në një mënyrë normale”.

‘S’kemi më djem për luftë të re me Kosovën’, Vuçiçi përshëndet deklaratën e akademikut serb

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shprehur kënaqësinë e tij ndaj thirrjes së tij për dialog të brendshëm për Kosovën, dhe ka thënë se ka vënë re se ka shumë deklarata serioze dhe të përgjegjshme për këtë temë nga njerëzit si akademiku Dushan Kovacevic. Ky akademik ka thënë, se Serbia nuk ka më djem për luftë të re me Kosovën, e kjo duket se i ka pëlqyer edhe Vucic’it, shkruan “gazetametro”.

“E shihni që kemi arritur ta realizojmë atë, gjithkush po flet për këtë. Ai dialog i brendshëm ka filluar, siç shihet kemi edhe deklarata edhe nga njerëzit e përgjegjshëm dhe serioz siç është Dusan Kovacevic, por edhe shumë deklarata tjera të papërgjegjshme, por ky është një dialog. E kemi pritur këtë dhe kjo është një gjë shumë e mirë. E kemi hapur këtë temë”, ka thënë Vucic për RTS nga Nishi.

Presidenti ka theksuar se ky dialog nuk është menduar që dikush ta vizitojë në presidencën e tij, siç edhe kanë menduar disa të tjerë.

“Jo. Ky është një dialog shumë shoqëror dhe do të ndahet në shumë tema, ku dhe do të bisedohet për secilën temë veçmas, të shohim dhe të mundohemi të jemi realë, të mundohemi ta zgjidhim problemin sot, që të mos ia lëmë fëmijëve nesër. Nëse dikush e kupton këtë gjë”, ka shtuar Vucic.

Ai gjithashtu ka theksuar se: “Të gjithë njerëzit në Serbi e kuptojnë se nuk duhet të ndryshohet asgjë, të ndalemi te problemet e njëjta dhe për fëmijët tanë, ndërsa në të njëjtën kohë nga shteti kërkojmë më shumë para, edhe shumë gjëra tjera që shteti duhet t’i zgjidhë por ky shtet nuk mund t’i zgjidhë, atëherë kjo tregon përkushtim të vogël për zgjidhjen e problemeve dhe përgjegjësi të pamjaftueshme”.

Akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj

BEOGRAD– Pas pësimeve në gjashtë luftëra gjatë shekullit të 20-të, Serbia nuk ka më popull e fëmijë për një luftë të shtatë, meqë kjo luftë e re do të ishte fundi i këtij vendi. Kështu ka deklaruar akademiku serb, Dushan Kovaçeviç, raportojnë mediat e Beogradit.

Ai ka thënë se qëllimi i dialogut që zhvillojnë politikanët në emër të qytetarëve duhet të jetë pengimi i luftës në të cilën do të vriteshin fëmijët serbë.

Njëri nga intelektualët më të spikatur serb nuk ka mëdyshje sa i përket mbështetjes së thirrjes të presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç për një dialog të gjerë shoqëror për Kosovën.

Ai ka thënë se ka ndeshur në reaksione të mira kundruall propozimit që me rrugë paqësore të zgjidhen problemet ndërmjet serbëve dhe të shqiptarëve, citohet të ketë thënë akademiku Kovaçeviç.

Autori bashkëkohor më i shquar serb i dramave thirret në përvojën personale diplomatike nga periudha e shërbimit në Portugali si ambasador i Serbisë-Malit të Zi të dikurshëm dhe vlerëson se këtij apeli të Vuçiqit për dialog i ka “kontribuar” edhe presioni shtesë i bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se është i sigurt se pas 50 vjetëve të jetuara në shekullin e 20-të, Serbia kurrë nuk do të duhej të bënte luftë:

Ajo që kurrsesi s’po mund ta kuptoj, thotë ai, “janë njerëzit të cilët sot në Beograd nxisin luftë”.

Sipas tij, politika e jashtme e Aleksandar Vuçiçit është zhvilluar sipas parimit të kompromisit pragmatik.

Turqia blen sistemin raketor rus S-400

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia ka rënë dakord të blejë sistemin rus të raketave S-400, pavarësisht nga shqetësimet e NATO-s. Blerja vjen ndërkohë që Ankaraja përpiqet ta afrojë Moskën, pas rrëzimit nga Turqia të një bombarduesi rus në vitin 2015.

“Tani kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar,” u tha zoti Erdogan deputetëve të tij. “Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e raketave S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët,” tha Presidenti turk.

Zoti Erdogan u përpoq ndërkohë të zbutë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, “Përse do të shkaktojë kjo tensione? Një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për sigurinë e vet,” tha ai.

Ankaraja ka mosmarrëveshje me aleatët e saj perëndimorë lidhur me mbështetjen që ata u japin grupeve siriane kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik, grupe që shihen si terroriste nga Turqia. Një çështje tjetër janë kritikat perëndimore në rritje ndaj Turqisë mbi të drejtat e njeriut.

Partnerët e Ankarasë në NATO kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e Aleancës, së bashku me frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të komprometuar sistemet e NATO-s.

Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë.

Zaur Gasimov, analist i në Fondacionin Max Webber që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demonstruar sovranitetin e saj dhe një sinjal për SHBA, BE dhe Gjermaninë. “Duke blerë sistemin S-400, Ankaraja tregon se është e gatshme të afrohet më shumë me Moskën”, thotë analisti.

Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, përfaqëson çmimin më të ulët në treg. Shitja mbështetet me angazhimin e Rusisë për të transferuar edhe teknologjinë, që gjithashtu është një përparësi e qeverisë turke.

Por, pas blerjes së raketave, qëndrojnë ndoshta arsye të tjera, jo thjesht nevojat për mbrojtje. Ankaraja po përpiqet të bindë Moskën për t’i dhënë fund të gjitha sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Turqisë pas rrëzimit të avionit rus.

Disa nga këto sanksione janë reduktuar pas një sërë takimesh midis Presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Greqia reagon ashpër ndaj Shqipërisë për prishjen e ndërtimeve pa leje “të minoritetit grek” në Dhërmi

ATHINË – Ka reaguar ashpër Ministria e Punëve të Jashtme greke, pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje në Dhërmi. Sipas deklaratës për shtyp botuar në faqen zyrtare të ministrisë, Greqia kujton se ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e pasurive të pjesëtarëve të minoriteteve, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një prej kushteve të para për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Mësojmë se inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur një aksion për rrëzimin e objekteve të shpronësuara në zonën e Dhërmiut. Aksioni është bërë në zonën e Potamit, pranë rrugës nacionale, ku janë shembur një hotel 5-katësh dhe një godinë tjetër që përdorej si subjekt tregtar. Mësohet se shembjet janë bërë në kuadër të planit rregullues për zonat e bregdetit dhe në ditët e ardhshme do të shemben objekte të tjera.  Në këtë aksion inspektorët e IKMT-së janë asistuar nga policia e rendit dhe agjentët e FNSH-së për të shmangur çdo problematikë. 

 Reagimi i shtetit grek:

“Shqipëria po shkel ligjet e veta dhe të drejtat e minoritetit grek në vend”, thuhet në reagim, teksa më tej shtohet se me këto veprime, “Shqipëria nuk e do avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

“Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë atë të Shqipërisë. Por një kusht për rrugën evropiane të këtyre vendeve është besnikëria ndaj rregullimeve dhe principeve evropiane për sundimin e ligjit. Dhunimi i këtyre principeve nga një shtet kandidat nënkupton se, në realitet, ky shtet nuk e do kursin evropian”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Jashtme greke, raporton “Panorama”.

Sipas Athinës zyrtare, autoritetet po i kryejnë këto shkatërrime në kulmin e sezonit turistik veror, dhe se kjo sipas saj “konfirmon se Shqipëria nuk i ka kuptuar kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE-së”.

Ministria greke tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit “janë vendosur nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një ‘sine quan non’ për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë”.

Fatkeqësisht, në mospërputhje totale me sundimin e ligjit, autoritetet shqiptare sot nisën shembjen e disa pronave të turizmit në Dhërmi, Himarë, në pronësi të anëtarëve të minoritetit grek.

Do të flas me Ramën që të bëjmë një takim të përbashkët Serbi-Shqipëri-Itali

Gjatë një vizite zyrtare në Romë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë gjatë ditës së martë se do të iniciojë një takim trepalësh mes Serbisë, Italisë dhe Shqipërisë që do të synonte krijimin e lidhjeve më të ngushta dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta. Gjatë vizitës zyrtare në Romë, Vuçiç u takua me presidentin Italian Sergio Mattarella, madje ai u shpreh para gazetarëve se do të diskutonte me kryeministrin Edi Rama për zhvillimin e një takimi trepalësh, Serbi-Shqipëri-Itali, shkruan agjencia e lajmeve serbe, “tanjug.rs”.

Turqi, gjenden hambarë drithërash të vjetër 3500 vite

“Numri i hambarëve në Kaymakci, madhësia dhe dimensionet e tyre janë mjaft të mëdha. Farat e gjetura në hambarët në fjalë na japin të dhëna rreth asaj se çfarë aktivitete bujqësore janë zhvilluar”, tha Unlusoy

MANISA – Në kuadër të gërmimeve arkeologjike në zonën Kaymakci në afërsi të pellgut Golmarmara në provincën Manisa, pjesa perëndimore e Turqisë, gërmuesit kanë gjetur hambarë drithërash për të cilët është konfirmuar se i përkesin Epokës së Vonshme të Bronzit.

Në kuadër të punimeve gërmuese në Kaymakci, që përbëhet nga shtëpi dhe kala në të cilat supozohet të kenë jetuar paraardhësit e lidianëve, vendbanimi më i madh në Epokën e Vonshme të Bakrit në rajonin e Egjeut, ka sjellë në dritë zbulime historike të rajonit që njihet për produktivitetin bujqësor.

Sinan Unlusoy, profesor universitar dhe zëvendëskryetar i punimeve të gërmimit që realizohen nga një ekip arkeologësh nga universitete të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Evropës dhe Turqisë, tha se punimet në këtë rajon kanë dhënë rezultate befasuese, duke shtuar se janë në përpjekje për të zbuluar detajet e jetesës së njerëzve në Epokën e Vonshme të Bakrit.

“Nga rezultatet e befasishme të gërmimeve tona janë shtëpitë, strukturat dhe rrugët, si dhe shumë hambarë drithërash në formë të rrumbullakët”, tha Unlusoy, duke shtuar se hambarë të ngjashëm bëhen edhe ditët e sotme në shumë fshatra të Anadollit.

“Megjithatë, numri i hambarëve në Kaymakci, madhësia dhe dimensionet e tyre janë të mjaft të mëdha. Farat e gjetura në hambarët në fjalë na japin të dhëna rreth asaj se çfarë aktivitete bujqësore janë zhvilluar. Këto hambarë do të na ofrojnë të dhëna rreth kushteve ekonomike të asaj epoke dhe madje edhe për rendin politik”, shtoi Unlusoy.

Ai tha se shpresojnë që të arrijnë rezultate lidhur me metodat bujqësore, speciet bimore dhe shtazore, mjedisin dhe stilin e të ushqyerit të njerëzve në Epokën e Vonshme të Bakrit.

Unlusoy po ashtu informoi se brenda hambarëve janë gjetur fara gruri, elbi dhe rrushi, që është vlerësuar se i përkasin periudhës para 3.500 vitesh.

Rajoni, i cili në burimet e Perandorisë Hitite në vitet 2000 para erës sonë njihet si “Shteti i Lumit Seha”, supozohet të ketë qenë vendbanim katër herë më i madh se Troja. aa

Vuçiçi: Dialogu i brendshëm për Kosovën është vendimtar për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është vendimtar për ardhmërinë e Serbisë dhe të popullit serb.

“Koha është që ne si popull të mos e fusim më kokën në rërë si struci dhe të provojmë të jemi më real, të mos lejojmë të humbim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që e kemi, por edhe të mos presim që në duar do të na vijë edhe ajo të cilën qëmoti e kemi humbur”, ka shkruar Vuçiq në një teks autorial të botuar në gazetën Blic, në të cilin shprehet lidhur me çështjn se përse Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Vuçiqi, mëtutje, ka vlerësuar se është koha që Serbia të punojë, mendojë dhe të fitojë pa konflikt, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Zgjidhja nuk qëndron në mitet dhe konfliktet tona, por nga ana tjetër nuk qëndron as në mohimin dhe tërheqjen nga të gjithë interesat tonë kombëtarë dhe shtetërorë”, ka shkruar Vuçiq dhe ka vlerësuar se Serbia nuk është për tu nënçmuar, megjithë faktin se shqiptarët, në realizimin e ideve kombëtare, e kanë mbështetjen e vendeve perëndimore.

Presidenti Vuçiq ka vlerësuar se për përparim të Serbisë është e domosdoshme bile të zgjidhet çështja e Kosovës.

“Që përparimi jonë të jetë i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, duhet patjetër, nëse asgjë tjetër, bile të përpiqemi ta zgjidhim nyjen gordiane, atë të Kosovës, e jo të fshehemi dhe barrën më të rëndë ta bartim te fëmijët tonë”, ka shkruar Vuçiq.

Gazetarët dalin para gjyqit në Turqi

Punëtorët e gazetës opozitare turke, Cumhuriyet, përkatësisht 17 prej tyre, do të dalin sot në gjyq, pas disa muajve që kanë kaluar në paraburgim.

Shumica e të dyshuarve ishin ndaluar në tetor të vitit 2016, periudhë në të cilën Turqia ishte në gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është shpallur pas tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrikun e vitit të kaluar.

Autoritetet e fajësojnë klerikun Fethullah Gulen për këtë çështje.

Gjykimi i gazetarëve dhe menaxherëve të gazetës Cumhuriyet, kanë rritur shqetësimet për lirinë e shtypit nën regjimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Të pandehurit mund të dënohen deri me 43 vite burgim.

Punëtorët e gazetës Cumhuriyet akuzohen për publikim të sekreteve shtetërore dhe bashkëpunim me Gulenin.

Përmes një deklarate të përbashkët, grupet që mbrojnë lirinë e shtypit kanë thënë se “rasti i punëtorëve të gazetës Cumhuriyet ka për qëllim heshtjen e një prej zërave të paktë opozitarë në vend”.

Sipas grupit për mbrojtjen e lirisë së shtypit, P24, aktualisht në Turqi janë 166 gazetarë të burgosur, shumica e të cilëve të arrestuar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.

Mirëpo Erdogan ka insistuar këtë muaj se janë vetëm “ dy gazetarë të vërtetë” mbrapa grilave në Turqi.

Kremlini: Shumë shpejt Moska i dorëzon Serbisë sistem raketor

Dmitry Shugaev, drejtori i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak të Rusisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, ka konfirmuar se Moska së shpejti t’i dorëzojë Serbisë sistemin raketor S-300.

“Partnerët serbë kanë shprehur interes për S-300 SAM. Po bisedojmë për këtë sistem”, ka thënë ai në panairin e aviacionit “MAKS 2017”, shkruan Express. Më tej ai sqaroi se do të realizohet po ashtu dorëzimi i gjashtë aeroplanëve luftarakë, MiG-29. “Pos aeroplanëve, Moska do t’i japë Serbisë 30 tanke T-72S dhe 30 makina të blinduara BRDM-2”, tha Shugaev.

Sistemi raketor S-300 është një nga armatimet më të avancuara, të cilin e kanë Bullgaria, Kina, Egjipti, Irani, Greqia dhe Rusia. Rrezja e veprimit të saj është nga pesë deri në 150 kilometra, e në lartësi deri në 27 mijë metra. Shpejtësia e raketës është deri në 2,800 kilometra në orë.


Send this to a friend