VOAL

VOAL

Fitër Bajrami- Përdorej si galeri arti, hapet pas 102 vitesh për besimtarët Xhamia e Re në Selanik

Pas 102 vitesh në Selanik është hapur sot për herë të parë Xhamia e Re për kremtimin e Fitër Bajramit nga myslimanët e këtij qyteti. Monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit. Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit, imami që kryen namazin është zgjedhur nga shteti grek. Namazi i parë në Xhaminë e re ka nisur herët në mëngjes në orën 7.30.

Prej orëve të para të mëngjesit ka pasur një prezencë të forcave policore dhe masa të rrepta sigurie, mes të cilave kontrolli në të gjithë zonën dhe brenda xhamisë para se të hapej.

Kujtojmë se pas një sërë pengesash burokratike, xhamia e parë në Athinë ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, është hapur në vitin 2021.

Sipas të dhënave të Sekretariatit të Përgjithshëm të Feve, në Atikë, përveç xhamisë islame të Athinës, funksionojnë 15 xhami të licencuara, ndërsa ato jozyrtare llogariten nga 55 deri në 60. Në Thrakë ka rreth 300 xhami dhe një në Kos, Rodos, Thebë dhe Selanik.

Qytetarët myslimanë grekë janë afërsisht 125,000 dhe jetojnë kryesisht në Traki. Në Atikë, refugjatët dhe emigrantët myslimanë vlerësohen në 250,000 kryesuar nga pakistanezët.bw

Studiuesi Hajdari: Duhet më shumë ndërgjegjësim në Mal të Zi për masakrën e Tivarit

VOA/Ali Salaj

Masakra e Tivarit e prillit të vitit 1945, nga studiuesit dhe historianët, cilësohet si njëri ndër krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve nga Kosova.

Në këtë masakër brenda një dite u vranë dhe u masakruan gati 3000 të rinj të gjithë nga Kosova të rekrutuar si partizanë për të luftuar në territoret e ish-Jugosllavisë.

Kjo ngjarje tragjike nisi të shënohet shumë vonë nga subjektet politike shqiptare në Malin e Zi. Studiuesi Hajrullah Hajdari i tha Zërit të Amerikës se në vendin e ngjarjes duhet të ngritët një monument për të rikujtuar datën më të dhimbshme të historisë shqiptare.

Masakra e Tivarit ishte krimi më i madh ndaj shqiptarëve të rekrutuar nga Kosova nga partizanët jugosllavë në fundin në fillimin e prillit të vitit 1945, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Llogaritet se numri i viktimave i kaloi mbi 4000 të vrarë dhe të zhdukur, dhe deri vonë kjo ngjarje ishte një temë që është mbajtur e fshehtë për dekada të tëra, ku ishte i implikuar edhe shteti komunist shqiptar.

Studiuesi Hajrullah Hajdari, vë në dukje, se kjo ngjarje la gjurmë të pashlyeshme në ndërdijen kolektive të popullit shqiptar.

“Masakra e Tivarit është një pikë e zezë në historinë tonë kombëtare. Në kasaphanën e pamëshirshme e ndodhur në Monopolin e Duhanit në Tivar pothuaj 80 vite më parë u masakruan afro 3 mijë shqiptarë nga Kosova”, tha ai.

Studiuesi Hajdari, vë në dukje, se ngjarja tragjike e Tivarit nisi të shënohet shumë vonë nga subjektet shqiptare në Malin e Zi, duke rikujtuar në forma të ndryshme këtë datë të dhimbshme të historisë shqiptare.

“Janë shkruar disa libra dhe madje është xhiruar edhe një film dokumentar dhe janë zhvilluar disa manifestime dhe përkujtime për këtë datë, kurse bjeshkatarët e shoqatës “Rumia” kanë organizuar një udhëtim në rrugën e Masakrës së Tivarit,” tha zoti Hajdari.

Zoti Hajdari tha se në Tivar duhet të ngritet një monument i shkruar në disa gjuhë kushtuar kësaj ngjarje tragjike. Një monument i tillë duhet të jetë monument i kujtesës, për të kaluarën.

“Duhet bërë çmos që faktori politik shqiptar dhe të tjerët, që së paku ato shpirtra që u masakruan në oborrin e Monopolit të pushojnë të qetë dhe t’iu ngritët një përkujtimore e shkruar jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në anglisht dhe në gjuhën serbe që ta kuptojnë të gjithë se çka ka ndodhur aty dhe çdoherë të përkujtohen”, tha zoti Hajdari.

Studiuesi Hajdari tha se në çështjen e masakrës së Tivarit të angazhohen institucionet e Kosovës dhe me përfaqësuesit malazezë të kërkojnë ndriçimin e kësaj ngjarje që do të ishte shumë e rëndësishme në rrethanat të reja shoqërore e politike në rajon.

Serbia do të shpallet komb gjenocidal, Vuçiçi do të flasë me 50 liderë për të ndaluar rezolutën në OKB

Serbia ka nisur një ofensivë diplomatike për të ndaluar një rezolutë në Kombet e Bashkuara, që do ta shpallte atë një komb gjenocidal. Për këtë, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se synon që në pak ditë të bisedojë me liderët e 50 vendeve, por që në fakt shumica prej tyre janë shtete të varfra të Afrikës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitosh Egjiptin si një vend që ka një ndikim të madh”, deklaron Vuçiç.

Presidenti serb bëri me dije gjithashtu se bashkë me ekipin shtetëror do të udhëtojnë për në Nju Jork për të ndaluar rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Dokumenti, i cili kërkon që 11 korriku të jetë dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë, dënimin e të gjithë atyre që mohojnë gjenocidin dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore, është përpiluar nga Gjermania dhe Ruanda.

Raportohet se për miratimin e rezolutës janë angazhuar Britania, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Shqipëria, Franca dhe shumë shtete të tjera me shumicë myslimane. Rezoluta mund të hidhet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fund të këtij muaji.

Për miratimin e saj nevojitet një shumicë e thjeshtë. Rezoluta në fjalë nuk është e natyrës detyruese, por ka një peshë të madhe politike, dhe me gjasë do t’i vendosë emërtimin Serbisë, një komb gjenocidal./A2

Ish-ministri kroat: Presim që shumë shpejt Kosova të jetë anëtare e NATO-s

Miro Kovaç, ish-ministër i Jashtëm i Kroacisë ka komentuar shënimin e 75-vjetorit të NATO-s dhe 15- vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai për RTK-në tha se presin që shumë shpejt edhe Kosova t’i bashkohet me të drejta të plota kësaj aleance.

“Kur bëhet fjalë për gjithë komunitetin shqiptar Kroacia është përkrahëse tejet e fuqishme e NATO-s dhe gjithsesi e gjithë aleancës transatlantike. Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, ka thënë Kovaç.

Duke folur për shqetësimet për një konflikt real në Ballkanin Perëndimor, Kovaç tha se është çështje e Bashkimit Evropian që të merret me sigurinë.

“E para, Ballkani Perëndimor është oborri i Bashkimit Evropian, prandaj BE gjithsesi duhet të merret me këtë punë. Dhe së dyti, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë anëtare të NATO-s dhe nuk kanë asnjë brengë sa i përket sigurisë në Ballkan”, tha Kovaç.

Ai tha se nëse ka ndonjë lloj agresioni brenda Ballkanit shtetet anëtare brenda NATO-s, do të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar që rendi e siguria të ruhet dhe të mbahet si e tillë.

“Mund të ketë telashe të vogla, por nuk besoj që dikush guxon ta sfidojë këtë rend në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Kovaç ka komentuar edhe rastin e Bansjkës me 23 shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ishte një përpjekje për të shkaktuar trazira.

“Mund të ketë përpjekje për trazira në Kosovë, porse po pati diçka të ngjashme më Banjskën gjithsesi do të ketë intervenim brenda Kosovës dhe se këto janë vetëm ide dhe nuk besoj që do të konkretizohen”, tha Kovaç.

 

Opozita turke shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara

VOA/Marrë nga Reuters

Turqit dënuan presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij të dielën në zgjedhjet lokale mbarëkombëtare, të cilat rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, zoti Imamoglu kryeson në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.

Analistët thanë se presidenti Erdogan dhe partia e tij AK (AKP), që kanë sunduar Turqinë për më shumë se dy dekada, dolën më keq se sa parashikonin anketat, për shkak të rritjes së inflacionit, votuesve të pakënaqur islamikë dhe në Stamboll, shtrirjes së ndikimit të zotit Imamoglu përtej bazës laike të CHP-së.

“Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua”, tha zoti Imamoglu, 53 vjeç, një ish afarist që hyri në politikë në vitin 2008 dhe tani shihet nga analistët si një sfidues i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në Ankara, kryeqytetin turk, mijëra mbështetës u mblodhën gjatë natës duke valëvitur flamujt e CHP-së për të ndjekur një fjalim të kryetarit të bashkisë Mansur Yavas, i cili mundi kundërshtarin e tij të AKP-së, në një tjetër goditje për presidentin Erdogan.

Presidenti bëri fushatë të fortë përpara zgjedhjeve komunale, të cilat analistët i përshkruan si një matës si për mbështetjen e tij ashtu edhe për qëndrueshmërinë e opozitës.

“Ne do të analizojmë me zemër të hapur rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit brenda partisë sonë dhe do të bëjmë autokritikën tonë me guxim”, u tha presidenti Erdogan mbështetësve të tij, duke theksuar se “rezultatet e zgjedhjeve na tregojnë se po përjetojmë një humbje të terrenit në administratat vendore në të gjithë vendin”.

Kur janë numëruar 79.77 për qind e kutive të votimit në Stamboll, qyteti më i madh i Evropës me më shumë se 16 milionë banorë, zoti Imamoglu kishte 50.53 për qind mbështetje krahasuar me 40.73 për qind për sfiduesin e AKP-së Murat Kurum, një ish ministër në qeverinë e presidentit Erdogan.

Anketat kishin parashikuar një garë të ngushtë në Stamboll dhe humbje të mundshme të CHP-së në të gjithë vendin. Por, rezultatet e pjesshme zyrtare të raportuara nga agjencia shtetërore Anadolu, treguan se AKP dhe aleati i saj kryesor humbën në garën për kryetarë bashkishë në 10 qytete të mëdha, duke përfshirë qytetet Bursa dhe Balikesir në veriperëndimin e industrializuar.

Mert Arslanalp, asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Bogaziçi të Stambollit, tha se kjo është “humbja më e rëndë zgjedhore” e presidentit Erdogan që kur mori pushtetin në shkallë vendi në vitin 2002.

Mali i Zi, analistët të shqetësuar për veprimet nacionaliste të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse

VOA/Ali Salaj

Forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe kanë shtuar retorikën në mbështetje të Moskës dhe Beogradit, gjë që sipas analistëve do të bëhet pengesë e Malit të Zi drejt integrimit të shpejtë në BE. Analistët vlerësojnë se këto përpjekje të politikës pro-serbe dhe pro-ruse po e rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet ndëretnike dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Rusia prej kohësh në Mal të Zi po përdor lajmet e rreme për të riorientuar Podgoricën drejt ndikimit të saj. Së fundmi Moska ka fituar një aleat kyç në një pozicion të fuqishëm në qeveri, siç janë partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Analistët vlerësojnë se ndikimi rus dhe serb në Malin e Zi pritet të rritet edhe më shumë muajve në vazhdim.

Profesoresha e Universitetit të Malit të Zi dhe analistja Sabina Osmanoviç tha se ndikimi rus në vend ka qenë i vazhdueshëm, por i kontrolluar.

“Ndikimi rus në Malin e Zi ka qenë konstant, por i kontrolluar. Viteve të fundi ky ndikim është i kanalizuar përmes forcave politike serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe ku është forcuar dhe dukshëm është bërë më i rrezikshëm”, tha zonja Osmanoviq.

Analisti dhe studiuesi Nail Draga po ashtu thekson rolin e forcave politike serbe në ringjalljen e nacionalizmit.

“Me dekompozimin e skenës politike në Malin e Zi, ku në pushtet janë forcat serbe dhe pro-ruse ndikimi i politikës ruse po vazhdon dhe çështja është se kjo politikë a do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe në fazën kur Mali i Zi tenton të jetë pjesë e familje evropiane”, tha zoti Draga

Ndërsa retorika e qeverisë për politikën e jashtme të Malit të Zi dhe synimet drejt integrimit në BE shfaqen të palëkundura, në anën tjetër forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë shtuar retorikën e mbështetjes së Beogradit dhe pengesën e mundshme të Malit të Zi drejt Bashkimin Evropian.

Zonja Osmanoviç merr si shembull rastin e votimit të përfaqësuesit malazez kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Deputetja e Malit të Zi në Këshillin Evropian ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian. Nëse i thërrasim kujtesës, këtu e 25 vite më parë, Mali i Zi i ka hapur dyert për më shumë se 100 mijë refugjatë kosovarë dhe një veprim i tillë është tërësisht në kundërshtim me politikat pro-evropiane dhe me interesat evroatlantike”, tha zonja Osmanoviç.

Kjo lëvizje e Malit të Zi, sipas analistit Draga është një përpjekje që ky shtet i vogël në Adriatik të bëhet pjesë e botës serbe, gjë që do të rrezikonte seriozisht qëndrueshmërinë në rajon.

“Politika ruse është e pranishme përmes partive pro-serbe që janë të dirigjuara nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila në fakt është filiale e Kishës së Beogradit. Duke marrë parasysh të kaluarën, këto forca, kanë pasur interesa strategjike që Mali i Zi të jetë pjesë integrale e Serbisë së Madhe”, thotë analisti Draga.

Në këtë kuadër zonja Osmanoviç kritikon forcat politike shqiptare, të cilat edhe përkundër shkeljes së marrëveshjes së bashkëqeverisjes po i legjitimon këto politika duke heshtur ndaj këtyre dukurive.

“Interesante është të shohim reagimin e partive politike shqiptare në Malin e Zi. Nëse ato nuk janë në gjendje të ndikojnë në proceset vendimmarrëse në qeveri, atëherë prania e tyre vetëm sa i legjitimon këto politike regresive”, thotë profesoresha e Universitetit të Malit të Zi dhe analistja Sabina Osmanoviç.

Vuçiçi i tërbuar me Perëndimin: Po ma marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

Serbia pranon humbjet e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti konferencën e shumëpritur duke theksuar se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

‘Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë, dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’.

Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur’, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe veçanërisht Dora Bakojanis, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa kushte shtesë.

‘Relatorja Dora Bakojanis u kujtua befas se nuk ka rëndësi as shpronësimi i tokës në veri të Kosovës dhe as Asociacioni për rekomandimin për pranim në Këshillin e Evropës për Prishtinën, por vetëm kthimi i tokës në manastirin e Deçanit’, tha Vuçiç.sn

Vulin: Do na shkatërrojnë, Serbia do shpallet shtet gjenocidal! Dodik do arrestohet

Ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Aleksandër Vulin ka thëne se më 27 prill Serbia do të shpallet shtet gjenocidal.

Vulin pretendon se është planifikuar të miratohet një rezolutë për gjenocidin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ideja është që të votohet ajo rezolutë më 27 prill, e ne të shpallemi komb gjenocidal dhe 11 korriku të shpallet si Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit”, tha Vulin.

Sipas Vulin nga të gjitha vendet në botë, Gjermania është ajo që do t’i shpallë serbët një komb gjenocidal. Sipas tij, Gjermania flet në emër të Bashkimit Evropian, SHBA-të e mbështesin atë rezolutë, “plus vendet islamike”, dhe se kjo do të çonte në shfuqizimin e RS dhe kërkesën që Serbia t’i paguajë dëmet e luftës pothuajse gjithë Ballkanit.

Duke folur për presionet, Vulin pretendon se pak ditë më parë Amerika kërcënoi Serbinë për shkak se kishte marrë një sistem të fuqishëm anti-drone rus që rrëzon dronët “Bajraktar” në Ukrainë dhe shpjegoi se Turqia e ka pajisur Kosovën me dronë të tillë.

Themeluesi i Lëvizjes Socialiste, i sanskionuari nga Amerika, ish-shefi i BIA-s serbe dhe pro-rusi Aleksandar Vulin po ngjall panik dhe po përhap propagandë së fundmi në mediat serbe.

Ai këtë herë ka sulmuar BE-në e SHBA-në duke pretenduar se janë në “finalizim të komplotit kundër Republika Srpska dhe Serbisë dhe se ata që qëndrojnë pas tij duan të rrëmbejnë presidentin Milorad Dodik dhe të shkatërrojnë Serbinë”.

Vulin vuri në dukje se Schmidt nuk do të ndalet pas imponimit të ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë, por do të vazhdojë të ndjekë penalisht këdo që nuk respekton vendimet e tij, “do të sajojë histori për prishjen e Dejtonit dhe akuza të rreme për korrupsion”.

“Së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ata do të punojnë për të çmontuar plotësisht Srpska-n, tha Vulin.

Me herët ai ka thënë se CIA, shërbimi sekret amerikan kontrollon zyrë e Vuçiç./ euronews/

Shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të KiE: Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

Udhëheqësja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), Biljana Pantiq-Pilja, ka thënë se hapësira e Serbisë për manovrim është shumë e ngushtë para mbledhjes së nesërme (27.03) të Komisionit Politik të (APKiE) ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

‘Bakoyannis do të prezantojë raportin dhe qëndrimin e saj, të cilin fatkeqësisht e ka ndryshuar në krahasim me dy javë më parë. Do të ketë një diskutim dhe pritet një votim dhe dy të tretat e votave do të jenë të mjaftueshme për të kaluar raportin. Duke pasur parasysh se në PSSE nuk ka më asnjë delegacion rus dhe që nga janari as delegacioni i Azerbajxhanit, hapësira e Serbisë për manovrim është ngushtuar mjaft për sa i përket numrit të miqve tanë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës’, thotë Pilja.

Siç transmetojnë mediat serbe, krahas rekomandimit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, raportuesja Bakoyannis shprehu mendimin e saj në media se anëtarësimi i saj do t’i sillte të drejtën komunitetit serb dhe të gjitha pakicave të tjera në Kosovë që t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila, sipas saj do t’u sillte mbrojtje më të mirë, për çfarë Pantiq-Pilja thotë se kjo është një deklaratë shumë hipokrite.

Shefja e delegacionit serb ka akuzuar raportuesen Bakoyannis se ‘vetëm dy javë më parë, ajo ka përsëritur me vendosmëri disa herë se do të jepte një mendim pozitiv vetëm kur Kosova t’i plotësojë tre kushtet: kthimin e tokës Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpronësimin e tokave. Dhe e vetmja gjë që bëri Prishtina në ndërkohë ishte zbatimi përfundimisht i vendimit të Gjykatës Kushtetuese’.

Lidhur me letrën e dërguar raportueses Bakoyannis nga presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, në të cilën thuhet se marrin përsipër të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes nga Brukseli dhe aneksin e saj nga Ohri, duke përfshirë edhe formimin e Unionit të Komunat serbe, shefja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE, thotë se nuk ka peshë, sepse është dashur të përmbushet 11 vjet më parë.

‘Është një letër falënderimi për Bakoyannisin, APKiE dhe gjithë të tjerët që sipas një procedure shumë të përshpejtuar dhe të çuditshme duan të pranojnë Kosovën e pavarur si anëtare e Këshillit të Evropës’, ​​thotë Pantiq-Pilja.sn

Vuçiçi i fal dhëndrit të Trumpit ndërtesën e goditur nga NATO më 1999, serbët: Më mirë t’ia jepnim Rusisë

Dhëndri i ish presidentit amerikan Donlad Trump Jared Kushner, ka prezantuar dy projekte sa i përket Ballkanit Perëndimor, një për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit dhe një në Serbi.

Qeveria e presidentit Aleksandër Vuçiç planifikon t’i japë për 99 vite, pa asnjë pagesë, dhëndrit të Trump një godinë e cila shihet si memorial i bombardimeve të NATO-s në 1999.

Banorët janë shprehur se një godinë e tillë shërbente për të kujtuar periudhën e vështirë të vendit ndërkohë që thonë se në rast se një gjë e tillë duhej “t’i falej” dikujt, pa dyshime që duhet të ishte Rusia, jo SHBA.

“Kujtimi i këtyre viteve 1990 është i pakëndshëm, por ne duhet t’i lëmë këto ndërtesa ashtu siç janë në mënyrë që të na kujtojnë këtë periudhë të pakëndshme. Ne nuk duhet të kujtojmë vetëm gjërat e bukura. Më shumë se një hotel luksoz, duhet të bëhet një vend kujtimi.

Këto ndërtesa duhet t’i ruajmë, t’i konservojmë dhe t’i bëjmë muze. Për të na kujtuar rëndësinë e paqes, dhe faktin se këto gjëra nuk duhet të ndodhin më”, shprehet Zoran Stosiç, 83 vjeç.bw

Daçiçi në Moskë deklarata kundër Kosovës: Falënderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Prishtinës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe zëvendëskryeministri Ivica Daçiç tha se të enjten ka biseduar me homologun e tij rus Sergei Lavrov për çështjet më të rëndësishme që janë me rëndësi jetike për Serbinë, siç është furnizimi me energji dhe gaz.

“Ju e dini që po luhet një ndeshje miqësore e futbollit ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe në ato komunikime që kam pasur me ministrin Lavrov kur dëgjova njëri-tjetrin për seancën e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës, ai më ftoi ta shikonim ndeshjen së bashku dhe unë erdha (në Moskë) me ftesë të tij”, tha Daçiç për mediet.

Ai shtoi se me Lavrovin ka biseduar për çështje të shumta bilaterale dhe e ka falënderuar edhe një herë për qëndrimin e tij të prerë dhe parimor në lidhje me Kosovën.

“Është me rëndësi jetike për ne. Është me rëndësi jetike që ne të dimë se në Këshillin e Sigurimit kemi një votë të caktuar që gjithmonë do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe që gjithmonë do të mbështesë integritetin territorial të Serbisë”, tha Daçiç.

Daçiç theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë mbështeten në një nivel shumë të lartë të besimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve personale midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.sn

Daçiç: Ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë e Kinën, jetike për Serbinë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë të enjten se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është “interes jetik shtetëror” për Serbinë.

Daçiçi u takua me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, ku e falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur për Serbisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, si dhe për çështjen e Kosovës.

“Për ne është me rëndësi jetike ta dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit,” tha Daçiç.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008 – por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha para takimit se Rusia është e interesuar të “parandalojë krizat e reja” në Ballkan, sipas agjencisë së lajmeve, Beta.

Lavrovi thuhet t’i ketë thënë Daçiçit se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim për situatën në Ballkan, të cilën e ka vlerësuar si “serioze”.

Lavrov gjithashtu tha se Rusia i vlerëson marrëdhëniet me Serbinë dhe është e kënaqur me mënyrën se si po realizohen projektet e përbashkëta, raportoi Beta.

“Toni i këtyre marrëdhënieve është vendosur nga kontaktet e rregullta të presidentëve tanë [Vladimir] Putin dhe [Aleksandar] Vuçiç. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimi sportiv”, tha Lavrov, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Daçiqi udhëtoi drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë të enjten pasdite.

Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi më 20 mars se kishte miratuar një ndeshje miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Serbisë, si dhe një ndeshje ndërmjet klubit nga Beogradi, Crvena Zvezda, dhe Zenitit nga Shën Petersburgu.

“UEFA mund të konfirmojë se ka miratuar këto dy ndeshje miqësore”, tha UEFA në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL).

UEFA shtoi se autorizimi është “në natyrë administrative”.

“Ne duam të ritheksojmë se ndeshjet miqësore nuk janë pjesë e garave të UEFA-s dhe si të tilla nuk janë nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e UEFA-s. Prandaj, pjesëmarrja e mundshme e ekipeve ruse në ndeshje të tilla miqësore nuk bie ndesh me vendimin e Komitetit Ekzekutiv për pezullimin e ekipeve ruse nga garat e UEFA-s”, shtoi ajo.

Beta raportoi se para takimit me Daçiqin, Lavrovi tha se “është e papranueshme politizimi i sportit, edhe pse Perëndimi me mbështetjen e zyrtarëve ndërkombëtarë vazhdon me një politikë të tillë dhe nuk duket se do të heqë dorë nga ajo së shpejti”.

Derisa kombëtaret e tjera evropiane, si Anglia apo Polonia, e shpërfillin ekipin kombëtar rus, kombëtarja e Serbisë ndjek politikën shtetërore.

Beogradi zyrtar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian – megjithëse synon të anëtarësohet në të – prej kur blloku filloi ta sanksionojë Rusinë dy vjet më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Daçiq, shefi aktual i diplomacisë në Serbi, e mbron publikisht qëndrimin se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, megjithëse i kërkohet nga Bashkimi Evropian.REL

BE-ja do të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën

Flamuj të Bosnje e Hercegovinës dhe të BE-së të vendosur gjatë një samiti të BE-së në Bruksel më 23 qershor 2022.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të vendosin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën dhe do të bëjnë ftesë që të përgatitet korniza negociuese e bllokut për këto negociata.

Vende anëtare veçse janë pajtuar që kjo të përfshihet në draftin e konkluzave të përgatitura për miratim në këtë samit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

“Bazuar në rekomandimin e Komisionit Evropian nga 12 marsi i vitit 2024, Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Këshilli Evropian fton që të miratohet korniza negociuese kur të ndërmerren hapat relevantë të caktuar, në rekomandimet e Komisionit nga 12 tetori i vitit 2022”, thuhet në draftin e këtyre konkluzave.

Miratimi i kornizës është i domosdoshëm për të nisur negociatat e anëtarësimit me një shtet kandidat.

Këshilli Evropian është niveli më i lartë i BE-së, ai i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare. Ndërsa Këshilli i BE-së është niveli i ministrave dhe nivelet tjera. Pra, pas vendimit që pritet që të enjten nga niveli më i lartë të vazhdojë puna në Këshill para se të nisin negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

Më herët, shtatë shtete anëtare të BE-së, përmes një letre, kërkuan që në samitin e 21 dhe 22 marsit të miratohej vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Ky grup shtetesh po ashtu ka tërhequr vërejtjen se dështimi për të miratuar një vendim të tillë do të dëmtonte besueshmërinë e bllokut evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në letrën e dërguar bashkërisht nga shtatë shtetet anëtare që kërkojnë nisjen e negociatave me Sarajevën.

Letra është nënshkruar nga ministrat për Çështje Evropiane nga Austria, Kroacia, Greqia, Italia, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Përmes kësaj letre, këto shtete kanë argumentuar se Bosnje e Hercegovina në muajt e fundit ka bërë më shumë përparim në reforma sesa në disa vjet dhe se procesi i reformave po vazhdon me një ritëm të shpejtë.

“Duke pasur parasysh këtë, mendojmë se është e domosdoshme të shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të vendosim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën”, u tha në letër.

“Një vendim i tillë do ta forcojë rrugën e Bosnje e Hercegovinës drejt BE-së dhe ta sjellë një hap më afër në integrimin në bllok. Nëse dështojmë të bëjmë këtë, atëherë kjo do të dobësonte rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgonte një sinjal negativ për gjithë rajonin, të cilit i kemi premtuar para 20 vjetësh se e ardhmja e tyre është në BE”, u tha në fund të kësaj letre.

Bosnja e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Në samitin e dhjetorit të vitit 2023, BE-ja kishte shprehur gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, me disa kushte. Ndërsa me 12 mars të këtij viti, Komisioni Evropian dha rekomandimin që të merret vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

Temat e tjera të samitit të BE-së

Sa i përket temave tjera të zgjerimit, në këto konkluza do të përmenden vetëm Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

“Pas paraqitjes së draftit të kornizës negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, Këshilli Evropian fton Këshillin e BE-së që të vazhdojë punën”, thuhet në këtë draft.

Propozimin për kornizën negociues për këto dy vende e ka paraqitur Komisioni Evropian. Por, ajo tani duhet të miratohet nga Këshilli, në mënyrë që të nisin negociatat e anëtarësimit.

Sa i përket Gjeorgjisë, në konkluza thuhet se “Këshilli Evropian merr në dijeni vazhdimin e përpjekjeve aktuale dhe inkurajon këtë vend që të avancojë në reformat e mbetura si prioritet”.

Gjeorgjia ka statusin e vendit kandidat, por jo edhe rekomandimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Gjatë samitit dyditor, liderët e BE-së do të diskutojnë edhe për reformat që blloku duhet t’i bëjë para se të jetë në gjendje të pranojë vende të reja anëtare. Edhe kjo do të përfshihet në konkluzat që pritet të miratohen gjatë këtij samiti.

“Këshilli Evropian shqyrtojë përgatitjet për zgjerim dhe reformave të brendshme duke rikujtuar se në të dy binarët duhet të avancohet paralelisht, për të siguruar që edhe vendet e ardhshme anëtare edhe BE-ja të jenë gati me kohë për anëtarësim. Këshilli Evropian do të adresojë reformat e brendshme në takimin a radhës me synimin që të miratojë deri në verën e vitit 2024 konkluzat për udhërrëfyesin për punën në të ardhmen”, thuhet në këtë draft.

Në procesin e zgjerimit formalisht ndodhen dhjetë shtete. Nëntë prej tyre kanë statusin e vendit kandidat ndërsa. Kosova mbetet i vetmi shtet i cili ka aplikuar për anëtarësim në BE, por kjo kërkesë ende nuk është shqyrtuar formalisht. Radio Evropa e Lirë

Vuçiq uron Putinin për fitoren në zgjedhje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Vuçiq ka thënë të martën se letrën e urimit për Putinin ia ka dorëzuar ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko.

“Në të, përveç që ia kam uruar fitoren, ia kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Vuçiq në Instagram.

Presidenti i Serbisë ka folur me ambasadorin rus dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve treditore presidenciale në Rusi, të cilat i ka fituar Putini.

Ai i ka siguruar me lehtësi 87 për qind të votave, në zgjedhjet e kontrolluara prej Kremlinit.

Perëndimi ka thënë se nuk i konsideron këto zgjedhje, as të lira, as të drejta.

Autoritetet e Serbisë e kanë dërguar në Rusi një delegacion vëzhguesish për të parë prej afër procesin zgjedhor.

Serbia është një prej vendeve të pakta evropiane që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për nisjen e luftës në Ukrainën fqinje, më 2022.

Beogradi zyrtar mbështetet në ndihmën e Rusisë në organizata ndërkombëtare dhe mekanizma tjerë, kur është fjala për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mirëpo dialogon me Prishtinën zyrtare, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, në Bruksel qysh më 2011.

Palët kanë arritur disa marrëveshje, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, por jo të gjitha janë zbatuar.REL

Jostabiliteti në Bosnje “ka efekt zinxhir” në Kosovë dhe më gjerë

Forca mbrojtëse e BE-së në Bosnje, EUFOR.

Valona Tela

Në vitin 2021, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do ta tërheqë rajonin serb, të njohur si Republika Sërpska, nga institucionet shtetërore të Bosnjës: gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura.

Të tria këto përfaqësojnë shtyllat kryesore të shtetit, i cili pas luftës u nda në dy rajone autonome: Republika Sërpska dhe Federata e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, tha atëkohë se plani i Dodikut është i barasvlershëm me ndarje.

“Perspektivat për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm janë shumë reale. Bosnja mund të përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial që nga paslufta, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për t’i ndaluar separatistët serbë”, tha Schmidt.

Edhe pse vazhdimisht përsëriti kërcënimet për ndarje, Dodik nuk bëri ndonjë hap në praktikë, duke thënë se do të presë për një moment më të përshtatshëm gjeopolitikisht.

Por, inteligjenca amerikane tha se ai, në fakt, po merr hapa për shkëputjen de facto të Republikës Sërpska.

Në një raport të Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare të SHBA-së, që u bë publik këtë javë, u tha se “udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto të Republikës Sërpska”.

“Veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake që t’i forcojnë kapacitetet në mbrojtje të interesave të veta, dhe të çojë ndoshta në konflikte të dhunshme, që mund t’i mposhtin forcat paqeruajtëse”, tha po ashtu inteligjenca amerikane.

Dodik, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të “aktiviteteve destabilizuese”, tha se Republika Sërpska “nuk planifikon ndarje apo rrezikim të paqes dhe stabilitetit”.

Në një postim në platformën X, pas publikimit të raportit të inteligjencës amerikane, Dodik tha se “Amerika do një vatër të re të nxehtë, në të cilën njëri prej presidentëve më të pasuksesshëm në historinë e Amerikës [Joe Biden] do të mund të fitonte ndonjë pikë, përpara zgjedhjeve”.

Ai tha, po ashtu, se “nuk do të lejojë të rrezikohet siguria e njerëzve”.

Por, sipas vëzhguesve, Perëndimi duhet të ketë “qasje më vigjilente” ndaj asaj që ndodh në Bosnje e Hercegovinë, sepse situata mund të dalë shpejt “jashtë kontrollit”.

Ata thonë se paralajmërimet për Dodikun nuk janë një gjë e re, por se vijnë në një moment të ri gjeopolitik – në njërën anë të botës lufta në Ukrainë, në anën tjetër lufta në Gazë.

Vesko Garçeviq, profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Nëse diçka ndodh në Bosnje e Hercegovinë, nëse Dodik ndihet i inkurajuar për të organizuar referendum për pavarësi dhe për ta shpallur Republikën Sërpska shtet të pavarur, një gjë e tillë ka të ngjarë të çojë në një reaksion zinxhiror në rajon. Atëherë, mund të presim diçka të ngjashme, ose jostabilitet dhe përshkallëzim të situatës edhe në Kosovë”.

Vesko Garçeviq

Vesko Garçeviq

Dodik është aleat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022, Dodik ka takuar katër herë Putinin – herën e fundit muajin e kaluar.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë se Rusia nuk ka synime specifike strategjike në Ballkanin Perëndimor, por se është e vetëdijshme se, praktikisht, “pa përpjekje” mund ta pengojë integrimin e tij euroatlantik.

Vogel thotë se forca paqeruajtëse e BE-së në Bosnje, EUFOR Althea, nuk ka as njerëz, as pajisje, për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate dhunës së mundshme në Bosnje.

Sipas tij forcimi i këtyre forcave është parakusht për zgjidhjen e problemeve të tjera në këtë vend.

“Nëse trupat e EUFOR-it do të dislokoheshin në Bërçko [që është njësi administrative vetëqeverisëse], ato do të dërgonin një sinjal se çfarëdo që të bëni, çfarëdo lëvizjeje secesioniste që të bëni, ne jemi këtu dhe do ta ‘përgjysmojmë’ Republikën Sërpska. Do të ishte e pamundur fizikisht që Republika Sërpska të shkëputej”, thotë Vogel për REL-in.

Vogel thotë se BE-ja nuk ka “oreks” për t’i forcuar ndjeshëm këto forca, edhe pse, sipas tij, paralajmërimet e SHBA-së do të duhej të shërbenin si “thirrje zgjimi” për të.

Ai nuk mendon se përparimi i Bosnjës drejt integrimit evropian, do ta ndryshonte sjelljen e Dodikut. Sipas tij, BE-ja është fajtorja kryesore për situatën aktuale në Bosnje.

“BE-ja ka qenë lojtarja dominuese ndërkombëtare në Bosnje për gati dy dekada. Fakti që SHBA-ja, pas një periudhe kaq të gjatë, ngre alarmin për kërcënimet secesioniste, flet për dështimin e BE-së për të ndërtuar paqe konkrete”, thotë Vogel.

Toby Vogel

Toby Vogel

Por, ndryshe nga Vogel mendon Garçeviq. Sipas tij, integrimi i përshpejtuar në BE do ta ulte rrezikun e përshkallëzimit të situatës.

“Së dyti, do të duhej vigjilencë edhe ndaj sigurisë dhe inteligjencës, si dhe lidhje më e afërt me Ballkanin. Idetë ekstreme mund të çojnë në situata ekstreme. Nëse nuk i trajtojmë në mënyrë parandaluese, atëherë mund të përshkallëzohen në diçka që nuk duam ta shohim”, thotë Garçeviq.

Dodik, në disa paraqitje publike, ka shprehur mbështetje për rikthimin e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor.

Nëse Trump fiton kundrejt presidentit aktual, Joe Biden, Vogel thotë se nuk pret ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet e SHBA-së me Bosnje e Hercegovinën, por se pret rikthimin e “tendencave të rrezikshme për t’i parë diktatorët si miq”.

Vogel thotë se Trump nuk ka ideologji apo strategji të qarta, por se ka, sipas tij, mbështetjen e autokratëve të ndryshëm – në mesin e tyre Putin dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Garçeviq thotë se tendencat e Trumpit për zgjidhje pragmatike dhe radikale mund të përkthehen edhe në praktikë, jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sipas tij.

“Nëse Trump kthehet në zyrë në SHBA, nuk mund të presim që SHBA-ja të vazhdojë të punojë në sienergji me BE-në, ashtu siç ka qenë rasti me administratën e Bidenit. Ajo që mund të presim është që SHBA-ja, për shembull, të dalë me planin e vet për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Një prej ideve, që është hequr nga tryeza disa vite më parë, por mund të kthehet në agjendë, është shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë”, thotë Garçeviq.

Në rast se ky skenar realizohet, shton ai, ndarja e Republikës Sërpska do të bëhej shumë e mundshme, dhe efekti vargua do të niste edhe në vende të tjera të rajonit.

Inteligjenca amerikane, në raportin e publikuar këtë javë, kujtoi se përleshjet “midis nacionalistëve serbë dhe autoriteteve të Kosovës” kanë çuar “në vrasje dhe plagosje, përfshirë edhe plagosjen e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”.

“Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike, gjatë vitit 2024”, tha inteligjenca amerikane.

Në janar, Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar kërkoi nga Qeveria e këtij vendi që ta rishikojë qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se tensionet në këtë rajon janë përshkallëzuar dhe përmendi përleshjet e dhunshme në veri të Kosovës dhe protestat antiqeveritare në Serbi. Për Dodikun në Bosnje tha se ka intensifikuar retorikën e tij secesioniste, duke vënë në rrezik paqen.

Ndër rekomandimet që i bëri Qeverisë britanike ishin: t’i bëhet presion Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, si dhe të rivlerësohet mundësia për t’iu ribashkuar misionit paqeruajtës të BE-së në Bosnje.

Tash për tash, është e vështirë të shihet se si situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mund të përmirësohet dukshëm në një të ardhme të afërt. Megjithatë, aktorë të fuqishëm, me vullnet të mjaftueshëm politik, mund ta pengojnë ndoshta rajonin që të rrëshqasë sërish në dhunë.

NATO-ja, në raportin e saj vjetor të publikuar këtë javë, tha se prania e aleancës ushtarake në Kosovë është kyçe për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian këmbëngul se e ardhmja e vendeve të këtij rajoni është në BE. Ai ka ndarë një paketë prej 6 miliardë eurosh për t’i ndihmuar ato në reforma, por se kur do të jetë gati për t’i hapur dyert për to, nuk dihet. Radio Evropa e Lirë

Vuçiq: Pres lajme të këqija për ne, do ta ndryshojmë qasjen në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret “vetëm lajme të këqija” për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE)”, tha Vuçiq.

Vuçiq, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në KE, tha se “ne u thamë atyre se çfarë do të ndodhte nëse kjo do të ndodhte. Sepse mendojnë se kanë të drejtë ta interpretojnë marrëveshjen në mënyrë të rreme, jo në mënyrë të gabuar apo si të duan, por në mënyrë të rreme”.

“Do të jetë shumë e vështirë për ne, sepse synimi i dikujt është që ta shtyjë popullin serb sa më larg Kosovës”, shtoi ai.

Në marrëveshjen e arritur në fillim të vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbisë i kërkohet, ndër të tjera, edhe të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kosova shpreson se do të mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pasi më 13 mars Qeveria e Albin Kurtit i kërkoi Agjencisë Kadastrale t’i transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Kryeministri Kurti tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses për tokën do të ishte vendimtar për pranimin e Kosovës në KE, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Në rast se Kosova merr dritën jeshile në Asamblenë Parlamentare, atëherë fjalën e fundit duhet ta japë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës – gjë të cilën Qeveria e pret të ndodhë në muajin maj.

Në atë rast është e mundur që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të kushtëzohet edhe me çështje të tjera.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se janë disa vende evropiane që po i kërkojnë edhe dy kushte për anëtarësimin e Kosovës.

“Njëri ka të bëjë me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha ai.

Vuçiq, po ashtu, paralajmëroi ndryshime në qasjen e shtetit të tij në dialog.

“Nuk do të jetë e lehtë, para së gjithash për popullin tonë në Kosovë. Por do të ketë ndryshime në doktrinën dhe qasjet tona. Nuk do te na sjellin më përpara një akti të përfunduar dhe na thonë se kanë rënë dakord të behet pagesa këtu, pastaj të paguhet atje, dhe pastaj të konvertohet nga dollarë në euro, dhe nga euro në të tjera”, theksoi ai.

Të martën, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruskel për të biseduar në kuadër të dialogut çështjen e dinarit serb, përdorimin e të cilit autoritetet kosovare e ndaluan përmes një rregulloreje të re për valutën që hyri në fuqi në shkurt.

Escobari tha për REL se nuk arriti ta bindë kryeministrin Kurti gjatë vizitës së tij në Prishtinë këtë javë, që pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë, derisa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Vuçiq – shteti i të cilit ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë – i akuzoi autoritetet kosovare për zbatimin me forcë të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili përcakton që vetëm euroja të përdoret për pagesa me para të gatshme.

“Mund të zbatosh gjithçka me force, por duhet të pranosh që e ke zbatuar me force. A do të duhet të pranojmë ndonjëherë, është e mundur, por do të jetë e qartë se nuk ka një pajtim për këtë dhe se e keni zbatuar me force. Do të flasim në një mënyrë tjetër. Jemi gjithmonë të gatshëm të dialogojmë, por tani me një qasje tjetër. Ne nuk jemi më budallenj”, theksoi Vuçiq.

Radio Evropa e Lirë

Rusët në Serbi dhe në Mal të Zi votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse

Anëtarët e një komisioni qendror zgjedhor i përgatisin fletëvotimet në një qendër votimi, para zgjedhjeve presidenciale në Moskë, Rusi, 14 mars 2024.

 

Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do të votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse të dielën në ditën e fundit të tyre.

Ata kanë mundësi të votojnë për njërin prej katër kandidatëve në fletëvotim, ndër ta edhe presidentin e tanishëm Vladimir Putin, i cili fitoren e ka pothuajse e sigurt, meqë kundërshtarët e tij janë në burgje, në mërgim apo të vdekur.

Zgjedhjet në Rusi kontrollohen fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta.

Qytetarët rusë në Serbi do të votojnë në shkollën e Ambasadës ruse në Beograd.

Organizata joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse, e udhëhequr nga qytetarë rusë në Serbi, njoftoi se do t’i bashkohet aksionit global “Mesdita kundër Putinit”, për ta nderuar amanetin e fundit të Alexei Navalny, kritikut më të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg të izoluar të Arktikut nën rrethana të dyshimta.

“Qytetarët e Rusisë që kundërshtojnë diktaturën e Vladimir Putinit dhe synojnë të votojnë kundër tij do të dalin në qendrat e votimit në mesditë të 17 marsit për të demonstruar publikisht numrin e tyre, pavarësisht falsifikimit dhe propagandës zgjedhore”, tha Shoqëria Demokratike Ruse.

Në Mal të Zi, votimi për zgjedhjet presidenciale ruse u organizua në ndërtesën e Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë.

Qendra e votimit do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në 20:00 të dielën.

“Për të votuar duhet ta vizitoni personalisht qendrën e votimit dhe të tregoni një pasaportë të vlefshme”, tha Ambasada ruse në uebsajtin e vet.

Ambasada deklaroi në rrjetin Telegram se masat e sigurisë dhe kontrollit do të forcohen ditën e votimit për të mbrojtur sigurinë e votuesve dhe anëtarëve të komisionit zgjedhor.

Në faqen e internetit dhe rrjetet sociale të Ambasadës nuk ka asnjë të dhënë për numrin e qytetarëve rusë që kanë të drejtë vote në Podgoricë.

Rreth 27.000 rusë banojnë zyrtarisht në Mal të Zi.

Në fund të janarit, aktivistë rusë në Mal të Zi organizuan mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e politikanit opozitar rus, Boris Nadezhdin, për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, Nadezhdin – një politikan 60-vjeçar me qëndrime kundër luftës – nuk u lejua të garojë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë muajin e kaluar, për shkak të, siç tha, nënshkrimeve të pavlefshme të përkrahësve në aplikacionin e tij për t’u regjistruar si kandidat presidencial.

Ai u ankua, por vendimi i komisionit u mbajt në fuqi nga Gjykata Supreme e Rusisë. Radio Evropa e Lirë

Turqia përfshihet në marrëveshjen për pastrimin e Detit të Zi nga minat

VOA/Dorian Jones

Turqia është bashkuar me Bullgarinë dhe Rumaninë për të pastruar Detin e Zi nga minat, gjë që do ta bënte më të lehtë eksportin e drithërave ukrainase drejt tregjeve botërore. Turqia po u reziston thirrjeve për të lejuar futjen e anijeve të NATO-s për pastrimin e minave duke cituar një marrëveshje ndërkombëtare. Sipas Konventës Montreux të vitit 1936, qasja në Detin e Zi bëhet vetëm përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll.

Turqia, Bullgaria dhe Rumania nënshkruan në janar një marrëveshje për pastrimin e Detit të Zi nga minat e luftës në Ukrainë.

Por aksidentet e anijeve të mallrave në minat detare po nxjerrin në pah kërcënimet në rritje për një prej rrugëve më të rëndësishme detare për eksportin e drithërave dhe energjisë.

Tayfun Ozberk, ish-oficer i marinës turke që tani punon si analist për çështjet e mbrojtjes, tregon për Zërin e Amerikës se pse ndodhin aksidentet me anijet e transportit.

“Anijet tregtare nuk kanë pajisje për të zbuluar minat nga distanca. Minat janë gjysmë të zhytura në ujë, dhe kur shihen nga anijet është tepër vonë”.

Analistët thonë se eliminimi i kërcënimeve nga minat do të ishte një nxitje e rëndësishme e përpjekjeve të Ukrainës për eksportimin e drithërave drejt tregjeve botërore pas prishjes së marrëveshjes me Rusinë e cila ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Analistët thonë se Rusia po i kërcënon eksportet ukrainase duke thënë se nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve.

Por nga ana tjetër, Ankaraja shpreson se rritja e sigurisë për anijet ukrainase mund të shërbejë si shtysë që Moska të rikthehet tek marrëveshja për eksportin e drithërave.

Mesut Casin me Universitetin Yeditepe të Stambollit thotë se pastrimi i minave është çelësi

“Shpresoj se do të jetë shumë e dobishme për palën ukrainase për eksportin e drithërave të tyre. Rusia u tërhoq nga marrëveshja dhe ndoshta mund të kthehet përsëri në tryezën e bisedimeve”, thotë ai.

Marina turke ka aftësi moderne për pastrimin e minave dhe gëzon mbështetjen e Rumanisë dhe Bullgarisë, por vëzhguesit paralajmërojnë se aleatët e NATO-s përballen me sfida të konsiderueshme.

“Nuk dihet sasia dhe vendndodhja e minave detare. Operacionet e kërkimit, gjetjes dhe shkatërrimit të minave do të marrin shumë kohë”, thotë Tayfun Ozberk, analist për çështjet e mbrojtjes detare.

Britania ka ofruar dislokimin e anijeve për pastrimin rrugëve detare nga minat, por Turqia ka bllokuar hyrjen e të gjitha anijeve luftarake që nga fillimi i luftës në Ukrainë duke cituar Konventen ndërkombëtare Montreux.

Në fillim të luftës, në shkurt 2022, Turqia riaktivizoi Konventën Montreux të vitit 1936, për të bllokuar kalimin e anijeve ruse ose ukrainase nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve. Turqia u tha gjithashtu shteteve që nuk i përkasin Detit të Zi që të mos dërgonin anije luftarake.

Sipas Konventës Montreux të vitit 1936, qasja në Detin e Zi bëhet vetëm përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll. Konventa, që vihet në zbatim nga Turqia, kufizon anijet detare nga vendet që nuk i përkasin Detit të Zi, të transportojnë një maksimum ngarkese prej 10,000 tonësh për anije, për vetëm 21 ditë.

Si vend anëtar i NATO-s, Turqia po balancon marrëdhëniet e saj me Perëndimin si edhe me Rusinë e Ukrainën në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit.

Analistët thonë se eliminimi i rrezikut të minave nga rrugët detare në Detin e Zi do të ishte një hap i vogël drejt këtij qëllimi.

Përpara zgjedhjeve më të rëndësishme lokale, presidenti turk zotohet se do të tërhiqet nga politika

“Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për mua, me ligj këto zgjedhje do të jenë të fundit.” Kjo fjali e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan shkaktoi një stuhi në Perëndim, agjencitë e lajmeve raportuan: “Erdogan po mendon për largimin” ose “Erdogan shpall tërheqjen”. Megjithatë në Turqi u prit me tallje. “Ai po heq dorë përsëri”, shkruan përdoruesit e shumtë, duke spekuluar në rrjetet sociale se sa herë e kishte parashikuar largimin e tij: dy, tre apo me shume herë?

Sipas Dr. Sipas Hakki Tas, një shkencëtar politik në Institutin Gjerman për Studime Globale dhe Zona (GIGA), njerëzit janë me të drejtë skeptikë sepse kanë dëgjuar tashmë deklarata të ngjashme nga Erdogan. “Ai foli për zgjedhjet e tij të fundit në vitin 2009. Në vitin 2012 tha se do të kandidonte për herë të fundit në krye të partisë, në vitin 2023 premtoi se do të kërkonte mbështetjen e votuesve për herë të fundit dhe më pas do të dorëzonte stafetën brezit të ri”, kujton Tas. Tani, thotë Tas, dëgjojmë të njëjtat deklarata se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë të fundit për të.

Në të njëjtën kohë, Erdogan zbatoi qëllimet e tij pas çdo zgjedhjeje dhe zgjeroi kompetencat e tij pas çdo fitoreje. Sot ka më shumë kompetenca se kurrë më parë. Ai është kreu i parë i shtetit, nën autoritetin e të cilit është qeveria. Ai është gjithashtu kryetar i partisë AKP. Kjo është arsyeja pse Tas beson se deklarata e Erdoganit është më shumë një lëvizje taktike. Ai përdor lidhjen emocionale të votuesve të tij dhe kërkon edhe një herë besimin e tyre për t’i mobilizuar ata.

Në pushtet për 22 vjet

Erdogan, i cili njihet si një politikan islamik-konservator, ka qenë në pushtet për 22 vjet. Së pari si kryeministër, e pastaj nga viti 2014 si president. Megjithatë, zgjedhjet e ardhshme lokale të 31 marsit janë shumë të rëndësishme për të. Në dhjetë vitet e fundit, vendi ka përjetuar kaq shumë referendume, zgjedhje parlamentare, zgjedhje lokale dhe zgjedhje presidenciale – politika, shoqëria dhe ekonomia ishin vazhdimisht në modalitetin e fushatës zgjedhore.

Pas zgjedhjeve lokale, të cilat mbahen në fund të marsit, fillimisht situata do të jetë më e qetë. Nëse nuk caktohen zgjedhje të parakohshme parlamentare ose presidenciale, Erdogan do të sundojë edhe për katër vjet të tjera. I përforcuar nga fitorja në zgjedhjet lokale, ai do të dëshirojë të zgjerojë edhe më tej pushtetin e tij, ndoshta të ndryshojë kushtetutën dhe të mendojë për pasardhësin e tij. Për këtë, atij i duhen veçanërisht metropolet e forta ekonomikisht si Stambolli, Ankaraja, Izmiri dhe Antalia, sepse ato përbëjnë pothuajse gjysmën e prodhimit ekonomik të vendit.

Në rreshtin e parë qëndron metropoli 17 milionësh i Stambollit. Sondazhet atje parashikojnë se do të ketë një luftë për çdo votë. Që nga viti 2019, qyteti ka qenë në duart e partisë më të madhe opozitare CHP. Kryebashkiaku Ekrem Imamoglu dëshiron të rizgjidhet. 52-vjeçari është i njohur në të gjithë Turqinë dhe deri më tani ka pasur një fushatë të suksesshme zgjedhore. Murat Kurum, kandidati i partisë në pushtet AKP, nga ana tjetër, nuk ka sjellë ndonjë vrull real në fushatën zgjedhore dhe deri më tani është dëshmuar të jetë një figurë joemocionale dhe e zbehtë. Ndonëse ka qenë ministër i Mjedisit, Urbanizmit dhe Klimës për pesë vjet, ai është relativisht i panjohur. Që nga futja e sistemit presidencial, qytetarët nuk dinë as emrat e anëtarëve të qeverisë, sepse vetëm Erdogani është gjithmonë në plan të parë.

Kandidati i Erdoganit, Turgut Altinok, nuk ka fituar ende një garë në kryeqytet, Ankara. Pavarësisht parullave të ashpra nacionaliste-fetare, ai nuk grumbulloi shumë pikë. Sondazhet tregojnë se presidenti aktual Mansur Yavas i partisë opozitare CHP ka një epërsi të ngushtë. Kështu, Erdogan edhe një herë e ndjeu se ishte detyrë e tij të përfshihej vetë në fushatën zgjedhore. Për ditë të tëra, 70-vjeçari kalonte nga një ngjarje e madhe në tjetrën, duke mbajtur fjalime dhe duke brohoritur sikur të ishte vetë në fletën e votimit.

Ai është i vetëdijshëm për rolin që luan Stambolli në politikën e vendit. Edhe karriera e tij filloi në Stamboll. Erdogan ishte kryebashkiak atje nga viti 1994-1998. Stambolli është ekonomikisht i fortë. Jo më kot thonë në Turqi: “Kush fiton në Stamboll, fiton në vend”.

Aq më tepër që metropolet janë në thelb burime të rëndësishme të ardhurash për Erdoganin për të qëndruar në pushtet. Pas ndryshimit të qeverisë në shumë këshilla bashkiake në vitin 2019, doli në dritë se AKP kishte vite që punësonte kuadro pranë partisë në administratat e qytetit. Prej andej shkonin edhe porosi të shumta të mëdha për sipërmarrësit besnikë ndaj partisë. Ata gjithashtu u dhanë privilegje vëllazërive nacionaliste dhe islamike. Tas beson se një fitore në zgjedhjet e ardhshme do të rriste vetëbesimin e partisë në pushtet. Qeveria, thotë ai, do ta interpretojë çdo fitore si mbështetje për linjën e saj politike dhe do të vazhdojë me një kurs edhe më të ashpër.

Kush mund të jetë pasardhësi i Erdoganit?

Edhe pse shumë nuk besojnë realisht se Erdogani mund të tërhiqet vërtet tani, kohët e fundit është folur shumë për një pasardhës të mundshëm. Erdogani së fundmi ka mbushur 70 vjeç. Kohët e fundit po shfaqen gjithnjë e më shpesh foto dhe inçizime me shëndet të dobët. Në këtë rast, kush do të vijë në karrigen e Erdoganit? Pas dështimit të dhëndrit të tij të madh Berat Albayrak si ministër i Financave, shumë supozuan se ai do të mbështeste ose djalin e tij Bilal Erdogan ose dhëndrin e tij më të vogël, prodhuesin e armëve Selcuk Bayraktar, si pasardhës të tij.

A do të jenë në gjendje këta kandidatë të mundshëm të vazhdojnë ta udhëheqin partinë me aq sukses sa Erdogani? “Në thelb, nuk ka më një parti që zhvillon politika dhe mobilizon njerëzit,” përgjigjet shkencëtari Hakki Tas. Në fakt, që nga futja e sistemit presidencial, ekziston vetëm Erdogani. Gazetari turk Ragip Soylu beson se shumë gjëra mund të ndodhin përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Në platformë, X ai shkroi se 2028 është larg. Deri atëherë, Erdogani mund të ndryshojë mendje disa herë apo edhe mund të përpiqet të ndryshojë kushtetutën, shkroi ai. Fakti është se AKP po punon për t’i dhënë mundësi Erdoganit të ketë një mandat tjetër. Atij aktualisht i mungojnë pothuajse 40 vota për ndryshimin e kushtetutës apo për zgjedhjet e parakohshme. Aktualisht është e pasigurt nëse Erdogani mund të bëjë për vete ndonjë nga partitë opozitare për qëllimet e tij./DW

Ballkani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Harta e epiqendrës së tërmetit e publikuar nga EMSC-ja më 14 mars 2024.

 

Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor të enjten herët në mëngjes. Epiqendra e tij ishte në Mal të Zi.

Lëkundja nga tërmeti është ndier në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS) njoftoi se epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 4:06 të mëngjesit, ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, në qytetin perëndimor të Malit të Zi, Nikshiq.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh.

“Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij”, njoftoi Instituti.

Lëkundjen intensive e kanë ndier edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa sipas komenteve në faqen e internetit EMCS, tërmeti është ndier edhe në Kroaci.

Vendndodhja e epiqendrës së tërmetit (shenja e kuqe), 14 mars 2024.

Vendndodhja e epiqendrës së tërmetit (shenja e kuqe), 14 mars 2024.

Në orën 4:30 të mëngjesit, Mali i Zi është goditur nga një tjetër tërmet, por me magnitudë më të dobët – 3.1 ballësh, raportoi EMCS.

Pas tërmetit të parë të fortë të së enjtes në mëngjes, pasoi një seri prej rreth 30 lëkundjesh më të dobëta, u tha gazetarëve të enjten shefja e Departamentit të Sizmologjisë malazeze të Institutit Hidrometeorologjik, Milena Tomanoviq.

Siç tha ajo, aktualisht nuk ka raportime nga terreni nëse ka dëme të mëdha materiale.

Gati saktësisht 45 vjet më parë, më 15 prill 1979, Mali i Zi ishte goditur nga një tërmet me magnitudë 7 ballësh.

Epiqendra e tij ka qenë në Detin Adriatik, mes Ulqinit dhe Tivarit, rreth 15 kilometra nga bregdeti. Në atë kohë humbën jetën 101 persona në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, ndërsa mbi 100 mijë persona mbetën të pastrehë.

Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi. Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit, teksa është regjistruar në orën 04:06.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi, njofton RTK.. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km. Lëkundjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, e sidomos në qytetin e Pejës me rrethinë

Ende nuk ka të dhëna për dëme të mundshme, ndërsa sipas informacioneve të ZHMS-së mund të jetë shkaktuar në zonën qendrore.

“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore”, theksohet në deklaratën e Institutit.

Lëkundjet e tokës të kësaj shkalle i përkasin grupit të tërmeteve mesatare të forta, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara dobët, derisa ndihen nga shumica e qytetarëve në atë rajon.

Image

Komuniteti i inteligjencës amerikane: Dodik po merr hapa për shkëputjen de facto të Republikës Sërpska

Ballkani Perëndimor mbase do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë ku lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, synon shkëputjen de facto të Republikës Sërpska, dhe në Kosovë ku tensionet u rritën skajshëm vitin e kaluar, tha komunitetit i inteligjencës amerikane në një raport të vlerësimit vjetor të kërcënimit në botë.

“Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t’i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos e lejuar integrimin më të madh të Ballkanit në institucionet euroatlantike dhe të Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin e publikuar muajin e kaluar.

Në raportin e Zyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare thuhet se “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime, përfshirë lëndimin e paqeruajtësve të NATO-së në vitin 2023”.

Më 29 maj 2023, gjatë protestave të vazhdueshme të serbëve në komunat veriore, ishin sulmuar dhe kishin pësuar lëndime 30 ushtarë të KFOR-it.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë tre sulmues serbë.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin duke thënë se ajo tentoi “ta aneksojë” veriun, por Serbia e mohoi çdo përfshirje.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, e shtoi numrin e trupave pas sulmit të 24 shtatorit, ku tani i ka 4.500 pjesëtarë.

Në lidhje me Bosnjë e Hercegovinën, raporti thekson se “lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për ta neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe për ta siguruar ndarjen de facto për Republikën e tij Sërpska”.

“Veprimi i tij mund t’i nxisë liderët e popullsisë boshnjake [myslimanët e Bosnjës] t’i rrisin kapacitetet e veta për t’i mbrojtur interesat e veta dhe kështu mbase të nxisin konflikte të dhunshme, të cilat mund t’i tejkalojnë forcat paqeruajtëse”, thuhet në raport.

Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Sërpska do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë.

Për shkak të “aktiviteteve të tij kundër marrëveshjes së Dejtonit”, Dodik është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Dodik më herët ka deklaruar se nuk ka frikë nga paralajmërimet amerikane dhe ka kërcënuar se do ta kthejë kufirin e entitetit në kufi shtetëror.

Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëron për rrezikun e politikës separatiste të Dodikut, duke deklaruar se ajo “vë në rrezik perspektivën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës, demokracinë dhe ekonominë e saj”.

Roli i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare amerikane është ta mbikëqyrë dhe ta drejtojë zbatimin e Programit të Inteligjencës Kombëtare dhe të veprojë si këshilltar parimor i presidentit amerikan, i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Atdheut për çështjet e inteligjencës në lidhje me sigurinë kombëtare.

Ai emërohet nga presidenti me këshillimin dhe pajtimin e Senatit.REL

Vuçiç: Gjuriçin e kritikojnë ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, që ka vrarë ushtarë e policë serbë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me foton që po qarkullon në media ku shfaqet ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Vuçiç tha se nuk e ka pyetur Gjuriçin se kur është bërë fotografia, as ku dhe pse. “Nuk e pyeta kur, ku dhe pse. Nuk e pyeta asgjë nëse është ngritur nga tavolina për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur një ose dy minuta apo ka ardhur me të”, tha Vuçiç. Ai shtoi se këtë e kritikojnë njerëzit që shkojnë te varri i Adem Jasharit, duke menduar për politikanin serb, Nikola Sanduloviç. “Tani po sulmojnë Marko Gjuriçin, po i shikoj të gjithë denoncuesit dhe hajdutët e tjerë se si do t’i raportojnë dikujt diku”. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel (Nikola Sanduloviç).

“Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, u shpreh Vuçiç, raporton Nova. Vuçiç muajin e kaluar paralajmëroi se Gjuriç do të kthehet në Serbi dhe se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”. Ndërkaq, INTERPOL ka lëshuar për Milan Radoiçiçin për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiçit.bw

Mali i Zi, analistët të shqetësuar për riorganizimin e qeverisë me përfaqësues pro-serbë dhe pro-rusë

VOA/Ali Salaj

Analistët në Malin e Zi thonë se riorganizimi i qeverisë me përfaqësues të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që pritet të bëhet muajve në vijim, paraqet shqetësim për të ardhmen e vendit. Kjo lëvizje sipas tyre, do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit.

Riorganizimi i qeverisë së Malit të Zi dhe përfshirja në të e përfaqësuesve të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që pritet të bëhet ditëve në vijim, sipas analistëve mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimeve evropiane. Shqetësimi është edhe më i madh pasi përfaqësuesit e këtyre partive u kundërvihen vlerave euroatlantike.

Analisti Ismet Kallaba vë në dukje rikthimin e nacionalizmit nëpër institucione me deklarata dhe veprime të ndryshme.

“Nëse deri në gusht të vitit 2020 luftën e tyre e kanë zhvilluar jashtë sistemit duke mos qenë në pushtet, nga ky vit duke hyrë në pushtet bëjnë luftë nga brenda dhe e kanë më të lehtë. Për çdo ditë jemi dëshmitarë të deklaratave dhe veprimeve të ndryshme të partive pro-serbe dhe pro-ruse”, tha zoti Kallaba.

Analistja Suzana Ganiç vlerëson se riorganizimi i qeverisë mund të ngadalësojë, por jo edhe të ndalojë procesin e integrimit.

“Sa i përket riorganizimit të qeverisë vlerësoj se Mali i Zi nuk do e ndryshojë rrugën evropiane pasi ka një mbështetje të madhe të qytetarëve, por mund ta ngadalësojë procesin e integrimit”, tha zonja Ganiç.

Këtë qëndrim sipas zonjës Suzana Ganiç e pasqyroi më së miri takimi i para disa ditëve mes udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Dodik dhe Mandiç, në parlamentin e Malit të Zi ku sipas saj demonstruan një gjest politik me të cilin duan t’i dërgojnë një mesazh publikut se do të punojnë me përkushtim për të krijuar “botën serbe”.

“Vizitën e Dodikut në Malin e Zi mund ta cilësojmë si një shfaqje teatrale, ku u prit me protesta nga qytetarët. Ai erdhi në Podgoricë për të përcjellë mesazhe të caktuara nga bota ruse dhe serbe”, tha zonja Ganiç.

Ndërkaq, analisti Ismet Kallaba tha se vizita Dodik në Podgoricë ishte në shërbim të interesave të botës serbe.

“Në këtë kontekst do të përmendja edhe vizitën e fundit të kryetarit të entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili ndër të tjera shpalosi hapur duke i ofruar Malit të Zi marrëveshjen për lidhje të veçanta që në një farë mënyre është jetësim i projektit të ashtuquajtur ‘bota serbe'”, tha zoti Kallaba.

Veprimet e përfaqësueseve të partive pro-ruse dhe pro-serbe, sipas analistit Kallaba në vazhdimësi po krijojnë incidenti diplomatike me shtetet fqinje

“Janë kundër politikave të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor duke na përkujtuar retoriken nacionaliste, që është përdorur në vitet 90”, tha zoti Kallaba.

Uashingtoni zyrtar dhe Bashkimi Europian janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kundërshtues për përfshirjen në qeveri të partive që janë nën ndikimin rus. Kjo sipas tyre mund të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike në Malin e Zi dhe në qëndrueshmërinë në rajon.

Gërvalla takon homologun turk, diskutojnë mbi mbështetjen e Kosovës në KiE dhe NATO

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është takuar me homologun turk, Hakan Fidan, në margjina të “Antalya Diplomacy Forum”.

Në këtë takim u diskutua mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike, ishin temat kryesore të diskutimit në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan, në margjinat e “Antalya Diplomacy Forum””, ka shkruar Gërvalla në facebook.sn

Vuçiq e ‘pranon’ se ka pasur vjedhje, Beogradi shkon në zgjedhje të reja

Pas evidentimit të shkeljeve të shumta në zgjedhjet e fundit komunale dhe parlamentare, duket se presidenti serb është dorëzuar pas presionit ndërkombëtar.

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka këshilluar kryesinë e Partisë Progresive Serbe (SN) që të shkojnë në zgjedhje të reja në Beograd, e cila gjë do të ndodh në muajt në vijim.

Ai pohoi gjatë një konference për shtyp se “kam këshilluar presidentin e SNS-së, Millosh Vuçeviq dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Beogradit, Aleksandar Shapiqin se duhet ta shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në kryeqytet”, raporton N1.

“Ne e ushqejmë dhe e ruajmë demokracinë për hir të vetvetes. Këshilla ime është që ta merrni parasysh atë që do ta them tani. Që të mos kemi përsëritje të vitit 2008 dhe dikush të thotë se qeverisja juaj s’ka legjitimitet sikur në kohën mes DP dhe SPS-it. E di që ju e keni shumicën, por është shumë e rëndësishme të shkoni në zgjedhje të reja. Më mirë të humbni edhe qeverisjen, si do që të ndodh, sesa të etiketoheni si vjedhës të zgjedhjeve siç kishin bërë ata në vitin 2008”, shtoi Vuçiq.

Ndërkohë, Shapiq pas konferencës së ish-shefit të partisë, ka njoftuar se kryesia e SNS-të ka marrë vendim që të shkohet në zgjedhjet e reja për Beogradin.

Kujtojmë se seanca e djeshme konstituive e Kuvendit të qytetit të Beogradit ishte shtyrë për 3 mars, kur skadon edhe afati ligjor për konstituimin e tij.

Ndryshe, OSBE/ODIHR kanë evidentuar shumë parregullsi në zgjedhjet për kryeqytet, duke përfshirë edhe votues të ardhur nga Republika Serbe e Bosnje-Hercegovinës, të cilët nuk kishin adresë banimi në Beograd.

Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalias, do të jetë folëse në panelin kryesor

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Përgjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1deri më 3 mars.sn

Tensione në rritje me qeverinë moldave, rajoni separatist pro-rus kërkon ndihmë nga Moska

Rebelët pro-rusë në rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria, u përgatitën për një takim të mërkurën, mes frikës se ky rajon mund të hapë një pikë të re të nxehtë në luftën e Moskës me Ukrainën.

Ligjvënësit e Transnistrisë iu drejtuan Këshillit të Federatës dhe Dumës Shtetërore të Rusisë me një kërkesë për të zbatuar masa për të mbrojtur Transnistrinë përballë “presionit të shtuar nga Moldavia”.

Përveç kësaj, deputetët vendas i bënë thirrje OSBE-së, CIS, Parlamentit Evropian, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së me një thirrje për të “ndikuar në udhëheqjen e Moldavisë për t’u kthyer në dialog adekuat dhe për të parandaluar shkeljet e të drejtave dhe lirive të banorëve të Transnistrisë”..

Në deklaratën e tyre, deputetët vendas vunë në dukje se Moldavia ka nisur një “luftë ekonomike” kundër Republikës së Moldavisë Transnistriane, dhe gjithashtu akuzuan Kishinau për bllokimin e qëllimshëm të negociatave me Tiraspolin.

Rripi i hollë i tokës është ‘de facto’ i kontrolluar nga forcat pro-ruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.

Qeveria pro-BE në Moldavi dhe vendet perëndimore janë të shqetësuar se ligjvënësit separatistë në rajon mund të përsërisin veprimin, duke përfituar nga lufta në Ukrainë.bw

Vuçiq: Kërkuam që deklarata e Samitit për Ukrainën të jetë pa sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e rënë dakord në Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë, nuk i përmend sanksionet kundër Rusisë e as ndikimin keqdashës rus.

Kjo, sipas tij, u bë e mundur me kërkesë të Serbisë.

“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”, tha Vuçiq.

Duke folur për gazetarët pas samitit, ai tha se nuk ishte e drejtë kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos hiqen këto pika.

“… sepse u thashë, nëse këtë e përjeton kështu një numër i madh prej jush, atëherë le t’i përfshijmë edhe disa që ne konsiderojmë se kanë ndikim keqdashës… dhe pastaj i kanë hequr”, tha Vuçiq.

“U thashë se, pavarësisht dëshirës për të ruajtur ligjin ndërkombëtar dhe miqtë ukrainas, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi presidenti serb.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Beogradi zyrtar ka mbështetur vetëm disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara, që kanë kundërshtuar pushtimin rus.REL

Vuçiq: Tajvani është Kinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha rrjetit televiziv kinez, CGTN, se Tajvani është territor i Kinës dhe se i takon Kinës të vendosë se çfarë të bëjë me të.

I pyetur për çështjen e këtij territori, Vuçiq tha se nuk i duhen më shumë se dhjetë sekonda për t’u përgjigjur.

“Tajvani është Kinë dhe varet prej jush se çka, kur dhe si do të veproni me të. Pikë”, tha Vuçiq.

Kina e trajton Tajvanin si territor të sajin renegat, ndërsa Tajvani e sheh veten si shtet sovran.

Vuçiq tha se politika e Serbisë është “një Kinë” dhe se do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen.

“Ai është territori juaj, është populli juaj. Ju jeni vend sovran, ju i merrni vendimet. Mbështetjen e popullit serb do ta keni gjithmonë”, shtoi ai për CGTN-në.

Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, në lidhje me mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Serbia është duke negociuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, është duke forcuar edhe marrëdhëniet me Kinën, me të cilën bashkëpunon në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes.

Kina dhe Tajvani kanë qeveri të ndara që nga përfundimi i një lufte civile në vitin 1949.

Pekini, prej kohësh, përpiqet që t’i kufizojë aktivitetet ndërkombëtare të Tajvanit.

Sovraniteti i Tajvanit njihet nga 13 vende në botë, por Qeveria e tij, e zgjedhur në mënyrë demokratike, ka lidhje të forta ekonomike dhe joformale me shumë vende.REL

Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik (majtas) takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kazan, Rusi, 21 shkurt 2024.

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe – u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 21 shkurt në qytetin Kazan në Republikën e Tatarstanit, e cila është pjesë e Rusisë, njoftoi Kremlini.

Dodiku i tha Putinit përmes një përkthyesi se Republika Sërpska nuk pranon t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pavarësisht, siç thotë ai, trysnisë së përditshme, dhe se nuk dëshiron të anëtarësohet në aleancën e NATO-s.

“Ne i konfirmojmë marrëdhëniet e mira që Republika Sërpska i ka dhe i kultivon me shtetin rus dhe me ju. Ajo që po bëjmë ne në rrethanat e tanishme është se ne refuzojmë çdo mundësi për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë,” tha Dodik.

Ai theksoi se marrëdhëniet në Bosnjë e Hercegovinë janë të komplikuara nga, siç tha ai, “fakti që ne jemi ende nën protektoratin e Perëndimit”, dhe ai i përsëriti pretendimet e tij të mëparshme – për të cilat ai e ka mbështetjen e Rusisë – se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk u emërua në këtë detyrë me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai foli gjithashtu edhe për marrëdhëniet e tij të mira me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke thënë se kjo “e bën situatën më të lehtë” për Republikën Sërpska.

Milorad Dodik dhe Vladimir Putin para takimit në Kazan, 21 shkurt 2024

Milorad Dodik dhe Vladimir Putin para takimit në Kazan, 21 shkurt 2024

Putin vlerësoi se vizita e Dodikut do të jetë “e dobishme” dhe se ai i është mirënjohës për mbajtjen e kontakteve të rregullta dhe se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska janë konstruktive.

“Përfaqësuesit e udhëheqjes së Republikës Sërpska na vizitojnë rregullisht dhe bashkëpunojnë me ne në fusha të ndryshme. Jam i sigurt se kjo vizitë e juaja do të jetë gjithashtu e dobishme dhe se ne do të mund të shfrytëzojmë kohën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në shumë fusha të ndryshme”, tha Putin.

Në fillim të takimit, Putin tha se “Rusia e di se situata nuk është e thjeshtë”.

Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre vendosën një sërë sanksionesh kundër Rusisë.

Takimi i katërt prej se nisi pushtimi i Ukrainës

Ky është takimi i katërt i Dodikut me Putinin prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës dhe biseda e tyre e dhjetë prej vitit 2014.

Dodiku dhe Putini u takuan për herë të fundit në maj 2023, kur Dodiku tha se “Republika Sërpska mbetet proruse, antiperëndimore dhe antiamerikane”.

Zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë, me rastin e takimit të Dodikut me Putinin, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se “Bosnjë e Hercegovina ka marrë përsipër t’i ndjekë udhëzimet e sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së”, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Kjo përjashton bashkëpunimin me vendet që janë nën sanksione, si dhe takimet personale me krerët e atyre vendeve”, tha kjo zyrë.

Dodik është një prej zyrtarëve të pakët që është takuar me zyrtarët rusë dhe bjellorusë që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.

Ai arriti në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit, pasi për dy ditë qëndroi në vizitë në Bjellorusi, ku më 19 shkurt u takua me liderin autoritar, Alyaksandr Lukashenka, i cili është nën sanksione nga BE-ja që nga viti 2020, për shkak të parregullsive në zgjedhjet presidenciale të atij viti, që ai pretendoi se i ka fituar.

Në kryeqytetin e Tatarstanit zhvillohet një turne i teknologjisë së lartë dhe i shumë sporte të ndryshme në nivel ndërkombëtar, i quajtur “Lojërat e së ardhmes”, i cili mbledh rreth dy mijë pjesëmarrës.

Megjithatë, retorika proruse dhe afërsia me liderët rusë nuk tregojnë ndonjë përfitim konkret për Republikën Sërpska. Investimet nga 27 vendet anëtare të BE-së përbëjnë 64 për qind të totalit të investimeve të huaja në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa investimet ruse arrijnë në më pak se katër për qind.

Në Republikën Sërpska, Rusia është e pesta në listën e investitorëve, pas fqinjëve Serbisë, Italisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.

Disa projekte të mëdha, të cilat qeveria e Republikës Sërpska i nisi në këtë entitet me kompanitë dhe oligarkët rusë, çuan në humbje shumëmilionëshe.

Ndër to janë rivitalizimi i pasuksesshëm i fabrikës së aluminit Biraç në Zvornik, me kompaninë e oligarkut rus Vladimir Romanov, ndërtimi i dështuar i termocentralit Ugljevik dhe hidrocentralit “Mrsovo” në lumin Lim, në komunën e Rudos, si dhe shitjen e industrisë së naftës tek kompania shtetërore ruse Zarubrezhneft.

Baza më e fortë e Rusisë në Bosnjë e Hercegovinë është në industrinë e naftës, konkretisht në Optima Group, kompania më e madhe e naftës në Bosnjë e Hercegovinë, në pronësi të Zarubezhneft, një kompani shtetërore ruse e ngarkuar me operacionet e naftës jashtë vendit.

Profesori nga Novi Sadi: Ashtu si idhujt e tij – çetnikët, edhe Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë, atë të Putinit

Drejtori i programit të Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (NDNV) dhe profesori në Universitetin e Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq, tha, në lidhje me reagimin e regjimit në Serbi për vdekjen e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, se “Serbia vazhdon të endet nëpër labirintet e ferrit tokësor”.

“Aleksandar Vuçiq thjesht nuk është në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja, nuk ka mundur ta bëjë këtë gjatë gjithë jetës së tij, sepse përndryshe pse do të bëhej anëtar i Partisë Radikale Serbe, asaj organizate kriminale dhe më pas sekretar i përgjithshëm i saj si një djalë i ri”, tha Gruhonjiq për Danas

Ai kujtoi se Vuçiq po fliste “për një lloj hetimi që do të zbulojë, si të thuash, shkakun e vdekjes së Navalny” dhe pyeti: “Kush do ta kryejë atë hetim? Inspektorët nga gulagët e Putinit?

“Ashtu si idhujt e tij nga Lufta e Dytë Botërore – çetnikët, edhe Aleksandar Vuçiq është padyshim në anën e gabuar të historisë, pra në anën e neonazizmit të Putinit. Duke pasur parasysh se presidenti i Serbisë doli nga vitet 1990, pra nga regjimi nacional-socialist i Sllobodan Millosheviqit, ministër i propagandës së luftës së të cilit ishte, zgjedhja e tij është logjike dhe ‘konsistente’”, tha Gruhonjiq.

Sipas tij, “problemi është se Vuçiqi, si dhe shumë politikanë të tjerë dhe anëtarë të intelektualëve dhe “elitës” të tjerë më keq se turma në Serbi, e kanë lagur vendin me një lloj të ashtuquajtur rusofili, që nuk është asgjë por adhurimi i vdekjes

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, disa media i quajti “shkaba në prag të vdekjes”, sepse kanë vërejtur se gjatë fjalimit të bashkëshortes së të ndjerit Alexei Navalny, presidenti i Serbisë i është shmangur duartrokitjeve për Yulia Navalny në konferencën e sigurisë në Mynih.

“Por Rusia është thelbi dhe tani kjo pas vdekjes së (Alexei) Navalny, është një situatë tmerrësisht e vështirë dhe sigurisht një tragjedi dhe një lajm i keq për të gjithë botën, për çdo person normal është e tmerrshme kur dëgjon se dikush ka vdiq. Nëse ai vdiq për këtë apo atë arsye, hetimi i kujtdo do ta vërtetojë këtë, por sigurisht që është një lajm i keq që kontribuon në një atmosferë edhe më të rëndë”, tha Vuçiq.

Navalny vdiq në një burg për kriminelët më të rëndë, pranë Rrethit Arktik, ku regjimi i Vladimir Putin e mbajti atë si të burgosur politik.sn

Vuçiqi e prezanton një sistem antidron që Serbia e bleu nga Rusia

Shfaqja e armatimit dhe pajisjeve ushtarake në Nish, Serbi, 14 shkurt 2024.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka prezantuar të mërkurën një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin Serbia e bleu kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia.

Ky sistem ka për qëllim pengimin e kontrollit të dronëve dhe e mbulon një sipërfaqe prej 30 kilometrash, u tha gjatë shfaqjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake në qytetin jugor të Serbisë, Nish, gjatë një feste Kombëtare të Serbisë.

Në fund të janarit, Vuçiqi paralajmëroi për prezantimin e një sistemi të tillë antidron, por ai nuk tregoi se kur e mori Serbia saktësisht sistemin e ri, përveç se shtoi se “Serbia ka paguar për të shumë kohë më parë”.

Më 14 shkurt, gjatë shfaqjes së armëve në Nish, lideri serb paralajmëroi për investime shtesë në pajisje për Forcat e Armatosura të Serbisë, posaçërisht në artileri.

Ai tha se 300 milionë euro janë duke u investuar në prodhimet e industrisë vendore.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se dronë shtesë, CH-95, do të blihen nga Kina, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

Për shkak të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën në fushën e mbrojtjes, Serbia, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), është kritikuar vazhdimisht nga Brukseli.

Ajo ka blerë vazhdimisht pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia prej vitit 2016.

Megjithatë, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, asnjë kontratë e re për prokurimin e armëve nuk është lidhur. Vuçiq deklaroi në mesin e shtatorit 2022 se një pjesë e dërgesave të mëparshme nuk kishin mbërritur për shkak të luftës në Ukrainë.

Në mesin e atyre dërgesave të mëparshme, në atë kohë u përmend edhe sistemi antidron, Repellent.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia është nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore.

Serbia refuzon t’i respektojë këto sanksione.rel

A do ‘rrëzohet’ Vuçiçi në Beograd? Të hënën vendoset nëse do të ketë zgjedhje të reja

Edhe pse kanë mbetur vetëm gjashtë ditë deri në seancën e Kuvendit të Beogradit, ende nuk dihet nëse ka një shumicë për zgjedhjen e kryetarit. Mila Popoviç, anëtare e Partisë Liri dhe Drejtësi tha se ata presin gjithçka nga SNS, duke përfshirë blerjen e këshilltarëve deri te vjedhja në zgjedhje, dhe se koalicioni Serbia kundër dhunës ka një strategji për çdo skenar të mundshëm.

Për sa i përket formimit të mazhorancës në parlamentin e qytetit, Popoviç thekson se as këshilltarët e SNS-së nuk e dinë se çfarë do të bëjnë të hënën sepse, siç thotë ajo, Aleksandar Vuçiç është i vetmi që në fund të ditës vendos se çfarë do të bëjë. ndodh.

“Kjo qeveri dhe Partia Progresive Serbe kanë treguar në zgjedhje se nuk kanë turp dhe të hënën mund të presim gjithçka. Presim dhe ka shumë mundësi që t’i shtojnë vjedhjen e provuar në zgjedhje, blerjen e këshilltarëve dhe ndryshimin e vullnetit elektoral të qytetarëve. Edhe në zgjedhjet e fundit nuk mundën të formojnë vetë shumicën, por menjëherë kaluan një, e më pas edhe dy këshilltarë të tjerë të Zavetnikut dhe në atë mënyrë e drejtuan qytetin për një vit me shumicë të brishte.” thotë ajo.

Deputetja e Partisë Liri dhe Drejtësi thotë gjithashtu se koalicioni “Serbia kundër dhunës” tha se: “Ne kemi një skenar për të dyja situatat. E sigurt është se si këshilltarë do të luftojmë për anulimin e zgjedhjeve, do të vazhdojmë të dëshmojmë vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të mbrojmë vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit”.

Pyetjes se nëse po mendojnë për të penguar konstituimin e Kuvendit të qytetit, Popoviç tha se të gjitha opsionet janë në tavolinë.

“Para pak kohësh thashë se gjithçka varet nga Vuçiqi dhe se as ata nuk e dinë se çfarë do të bëjnë të hënën. Ata peshojnë dhe shohin se cila është gjëja më e zgjuar për të bërë. Nëse ata vendosin t’i shtojnë vjedhjes së zgjedhjeve edhe ryshfetin e disa këshilltarëve, përveç ligjshmërisë nuk do të kenë legjitimitet. “Vetë Vuçiq ka thënë 18 muaj më parë se gjëja më e rëndësishme për një qeveri është të ketë legjitimitet, kështu që herën e kaluar kur i mungonte një këshilltar, i përsëritën zgjedhjet, tani i mungojnë dy”, shpjegoi ajo.sn

Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiq. Beograd, 12 shkurt 2024.

 

“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në Beograd më 12 shkurt.

“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE-së”, shtoi ai.

Kryeministri grek po ashtu theksoi se ka parë përparim në raportet mes Athinës dhe Beogradit. Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Serbisë është zgjeruar në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet infrastrukturore dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet t’i përdorim fondet evropiane që janë të dedikuara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia dhe Greqia gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës”.

“Besoj se edhe në të ardhmen do të jetë njëjtë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia “është e vendosur” që të vazhdojë rrugën evropiane dhe falënderojë Greqinë për mbështetjen në këtë drejtim.

Vuçiq tha se me Mitsotakis ka biseduar për energjinë, përkatësisht për naftësjellësit, gazsjellësit, blerjen e gazit, burimet e energjisë së ripërtërishme, por edhe se si kompanitë greke mund të ndihmojnë që Serbia të ndërtojë këto kapacitete.

Ata po ashtu kanë biseduar për infrastrukturën dhe transportin, për modernizmin e rrugës dhe hekurudhës nga Beogradi në Selanik dhe lidhjen e Serbisë me portet greke.rel

Daçiq: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se Brukseli është duke e rritur trysninë ndaj Serbisë pas kërkesës zyrtare për ta futur Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën Beogradi nuk u pajtua, në kornizën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Tani po përpiqeni t’ia impononi Serbisë një detyrim përmes Bashkimit Evropian dhe Kapitullit 35, që nëse dëshiron të bëhet anëtare, duhet të ketë të ashtuquajturin zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe pjesën e marrëveshjes me të cilën nuk u pajtua”, tha Daçiq për TV Pink.

Ai tha se Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.

“Me deklaratën gojore të presidentit të Serbisë, ai u shkëput nga disa formulime që sugjerojnë se kjo është një lloj njohjeje e Kosovës dhe se jemi dakord që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Më 3 shkurt, Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia dorëzoi Këshillit të BE-së propozimin për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok, duke e futur Kapitullin 35.

Me këtë propozim, detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe nga Aneksi i zbatimit të saj, të miratuar marsin e kaluar në Ohër, janë formalisht pjesë përbërëse e procesit të negociatave për anëtarësim ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Dhjetorin e kaluar, Këshilli i Ministrave kërkoi nga Komisioni që në negociatat e anëtarësimit ndërmjet Beogradit dhe Brukselit të përfshihen detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kapitulli 35 i kornizës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, që quhet “çështje të tjera”, në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për të vëzhguar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve, ky kapitull ishte ndër të parët që u hap – më 14 dhjetor 2015.

Më 27 shkurt 2023, Serbia dhe Kosova e arrtin Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Një muaj më vonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ato u pajtuan edhe për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu, u dakordua që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Që nga viti 2011, Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar një dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, me ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia refuzon ta pranojë.rel

“Qytetarët nuk mundën të dëgjonin realitetin”- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, mediat serbe censurojnë Kurtin

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten është diskutuar për Kosovën me kërkesën e Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt, ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti e Serbinë presidenti i saj.

Megjithatë, në Serbi transmetimi nuk ka vazhduar drejtpërdrejt edhe kur fjalën e ka marrë kryeministri Kurti. Në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën është dashur ta marrë Kurti.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu, ka reaguar lidhur me këtë. Ai ka thënë se Aleksandër Vuçiç është në panik e frikë të madhe përballë Republikës së Kosovës. Ndërsa, situatën me transmetimin e ka përshkruar si censurë.

 

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti e ka kualifikuar gënjeshtër çdo pretendim të presidentit të Serbisë të shprehur në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se nëpërmjet vendimit të fundit të BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për pagesa, Kosova është duke kryer spastrim të serbëve.

Në fjalimin e mbajtur para KS të OKB-së Kurti ka theksuar se pretendimet përbëjnë propagandë të rrejshme dhe nxitje të tensioneve.bw

Nikola Sanduloviç: Më dhunuan 10 persona, Milan Radoiçiçi i pranishëm

Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në një intervistë ekskluzive për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ai ka folur për ngjarjen e 3 janarit ku ndaj tij u ushtrua dhunë barbare nga shërbimi sekret i Serbisë, kjo pasi Nikola Sanduloviç vendosi lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës së mitur e cila humbi jetën në sulmin e bërë ndaj familjes së Adem Jasharit.

Ai tha se gjatë dhunës së ushtruar ndaj tij, e cila ka zgjatur me orë të tëra ka parë edhe Milan Radoiçiçin,organizatori i sulmit në Banjskë.

“Kam qenë i kidnapuar para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona. Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. unë kam bërtitur se kush jam e nga vij, njerëzit e kanë kuptuar se unë jam presidenti i partisë republikane. Ata u kanë thënë njerëzve që lëreni se ky nuk di çfarë flet.

Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiçi në Banjskë.

Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e lanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë sigurinë e  madhe, kam parë edhe Radoiçiçin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civil të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”, tha Sanduloviç.sn

Mjeku që fshehu eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborr, vazhdon të punojë

Xhenana Halimoviq
Miran Jellenek
Ray Furlong
Një mjek, serb i Bosnjës, ka fshehur eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborrin e tij, pasi i ka përdorur ato “për t’u përgatitur për operacione”. Njerëzit në Bërçko, ku punon mjeku Nebojsha Mraoviq, janë shprehur të tronditur. Por, kur Radio Evropa e Lirë ka telefonuar zyrën e tij, ai ishte ende duke punuar atje. (Përgatiti: Trim Haliti)


Send this to a friend