VOAL

VOAL

Policia malazeze arrestoi një të dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve

 

BEOGRAD – Policia në Mal të Zi njoftoi se ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili, mes tjerash, dyshohet për krime lufte mbi shqiptarët gjatë vitit 1999.

Policia malazeze ka arrestuar personin me inicialet P.V nga Shapca për të cilin është shpallur fletarrest nga Interpoli, theksohet në njoftimin policor.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e grupit “Shakala”, ku nga 23 deri më 20 qershor të vitit 1999 sulmoi, vrau dhe torturoi civilët shqiptarë, ç’rast u vranë 41 persona.

Ai u arrestua në një lokacion për shkak të ndalesës për peshkim, ndërsa më pas u vërtetua se gjendet në fletarrest të Interpolit nga Beogradi. aa

Vuçiç: Kemi informacione operative mbi vrasjen e Ivanoviçit

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se për herë të parë Serbia posedon informacione operative të cilat mund të “çojnë diku” në hetimet për zbardhjen e vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, e cila ndodhi në Mitrovicë në janar të këtij viti.

“Me gjasë kemi një gjurmë të vogël drejtë diçkaje serioze. Për herë të parë kemi disa njohuri operative, ndonëse nuk u lejuam të zbatojmë hetimin”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd.

Ai tha se deri sot kanë marrë mbi 50 gjurmë të cilat “nuk kanë një logjikë dhe kuptim” dhe se kjo është hera e parë të kenë diçka të kuptimtë.

“Do të kontrollojmë saktësinë”, tha presidenti serb, i bindur se kryesit e veprës do të zbulohen.

Vuçiç komentoi edhe pohimet se Kosova ka arrestuar disa vrasës që kanë lidhje me Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), duke thënë se Serbia tashmë ka shpallur fletëarreste për disa prej tyre.

Kujtojmë se Ivanoviç u vra në janar të vitit 2018 në Mitrovicë, më saktësisht para godinës së selisë së SDP-së. aa

Kotzias opozitës: Dëshironi Maqedoni nën ndikimin e Turqisë apo Maqedoni mike?

“A dëshironi një FYROM që është nën ndikimin e Turqisë ose FYROM që ka marrëdhënie miqësore me ne?”, u shpreh Kotzias në përgjigje të kritikave të opozitës ndaj marrëveshjes rreth emrit

ATHINË – Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në lidhje me kritikat e opozitës ndaj marrëveshjes së emrit të arritur mes vendit të tij dhe Maqedonisë, pyeti atë nëse dëshiron një Maqedoni nën ndikimin e Turqisë ose një që ka marrëdhënie miqësore me vendin e tij.

“A dëshironi një FYROM që është nën ndikimin e Turqisë ose FYROM që ka marrëdhënie miqësore me ne? Duhet t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, e jo nëse vallë jemi duke u ngutur ose jo”, u shpreh ai në një intervistë për agjencinë shtetërore greke AMNA, në të cilën shefi i diplomacisë greke iu përgjigj pyetjeve rreth marrëveshjes së emrit të arritur me Maqedoninë dhe krizës diplomatike me Rusinë.

Kotzias theksoi se janë pjekur kushtet për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa shtoi se dëshirojnë një fqinj që zhvillon lidhje gjeografike dhe ekonomike në vend të një “fundementalizmit sllav” në Maqedoni dhe përbërjes së një “lëvizjeje terroriste” të mundshme drejt Greqisë nga veriu i saj.

“Greqia është e vendosur t’i japë mesazhin lindjes, perëndimit, atyre që i kemi miq dhe nuk i kemi miq, se do të merren masat e përshtatshme ndaj atyre që shkelin respektin ndaj sovranitetit tonë dhe nesh. Periudha e diplomacisë kur mbylleshin sytë mbeti prapa”, tha Kotzias në lidhje me sanksionet e Greqisë ndaj katër diplomatëve rusë.

Ndërkaq, në lidhje me anulimin e vizitës së homologut të tij rus Sergey Lavrov në Athinë, Kotzias tha se “Është e drejtë e tij të mos vijë në rast se konsideron veten njësoj me personat e dëbuar dhe ata të cilëve u është ndaluar hyrja në vend”.

Më herët, Greqia ka vendosur të dëbojë dy diplomatë rusë dhe të ndalojë hyrjen në vend të dy diplomatëve të tjerë, me arsyetimin se “Kanë ndërmarrë hapa që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Greqisë”.

Në lajmet në mediat greke pretendohet se diplomatët akuzohen për ndërhyrje duke inkurajuar rritjen e protestave dhe reagimeve në vend në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë.

Nga ana tjetër, Rusia kishte njoftuar se është anuluar vizita e Lavrovit në Greqi.

Ndryshe, marrëveshja e arritur për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë parasheh që vendi të ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Me këtë hap, parashihet që Maqedonisë t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, megjithatë, disa grupe në Maqedoni dhe Greqi, përfshirë partitë opozitare, kundërshtojnë marrëveshjen. aa

Turqi, zbulohet tempulli helenistik 2.100 vjeçar

Tempulli 2.100 vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound, që ndodhet në fshatin Yeşilyurt të qarkut Altunhisar, në provincën Niğde

NIĞDE – Një tempull i epokës helenistike që daton prej më shumë se dy mijë vitesh është zbuluar së fundmi gjatë disa gërmimeve arkeologjike në Turqinë qendrore.

Tempulli 2.100 vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound, që ndodhet në fshatin Yeşilyurt të qarkut Altunhisar, në provincën Niğde.

Në lokalitetin në fjalë, që nga viti 2011 ka qenë i angazhuar në punime një ekip italian dhe një tjetër turk.

Profesori Lorenzo D’Alfonso, një akademik nga Universiteti i New Yorkut, tha në cilësi të kreut të ekipit për gërmime se tempulli i zbuluar daton nga koha helenistike.

“Kemi vazhduar me gërmimet mu në vendin ku është zbuluar tempulli, ku dhe zbuluam tempullin tjetër i cili daton nga periudha helenistike, 2.100 vjet më parë”, tha për AA profesori D’Alfonso.

Sipas tij, Kinik Mound me gjasë nuk ka qenë i banuar deri në vitin e 30-të para erës sonë.

“Kemi zbuluar edhe pjesë të një statuje të demit të ndërtuar nga qeramika”, tha D’Alfonso.

Drejtori i Departamentit për Turizëm dhe Kulturë në provincën Niğde, Basri Akdemir, nga ana e tij tha se që nga fillimi i gërmimeve në vitin 2011, kanë arritur të zbulojnë dhe të dërgojnë në muze 207 artefakte kulturore.

Gërmimet në fjalë janë pjesë e një projekti të përbashkët dhjetëvjeçar të Universitetit të Pavias, Institutit për Studime të Botës Antike dhe Universitetit të New Yorkut, me përkrahje të Univerzitetit të Erzurumit në Turqi dhe provincës Niğde.

Në lokalitetin e njëjtë, dy vite më parë u zbulua një tempull i cili daton nga 2.500 vjet më parë dhe i takon epokës perse.

Mali i Zi përgjigjet ndaj komenteve të presidentit Trump

Mali i Zi tha se “kontribuon për paqen” në përgjigje të komenteve të fundit të Presidentit Donald Trump, i cili la të kuptohet se “njerëzit shumë agresivë” të Malit të Zi mund të bëhen shkak për fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, qeveria malazeze tha se “kontribuon për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në kontinentin evropian, por në mbarë botën, së bashku me ushtarët amerikanë në Afganistan”.

Kjo çështje u shfaq kur zoti Trump kritikoi përsëri NATO-n gjatë një interviste me Tucker Carlson të kanalit Fox News, i cili e pyeti se pse djali i tij duhet të shkonte për të mbrojtur Malin e Zi nëse ky sulmohej.

Intervista u zhvillua të hënën pas takimit të Presidentit Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki. Rusia nuk e priti mirë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017 dhe marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar ndërkohë që vendi ballkanik po krijon lidhje më të ngushta me Perëndimin.

Komentet u bënë kur gjatë intervistës në Fox News po diskutohej për Nenin 5, klauzola për mbrojtjen reciproke të NATO-s që thotë se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare.

Kryeministri malazez Dushko Markoviç tha se komentet e zotit Trump nuk ishin “në kontekstin e justifikimit të ekzistencës së NATO-s, por të financimit të NATO-s”.

Turqia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria Turke i ka dhënë fund gjendjes së jashtëzkonshme që ishte vendosur dy vjet më parë, pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, kanë thënë mediat shtetërore.

Gjatë kësaj periudhe, dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe janë shkarkuar nga pozitat e tyre në punë.

Sidoqoftë Qeveria ka vendosur që të mos vazhdojë këtë gjendje më, thuhet në njoftim.

Vendimi vjen disa javë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar një tjetër mandat si president.

Gjatë fushatës presidenciale, kandidatët tjerë kanë thënë se vendimi i tyre i parë në rast të fitores, do të ishte dhënia fund e kësaj gjendje.

Më shumë se 107,000 persona janë shkarkuar nga puna dhe më shumë se 50,000 të tjerë janë burgosur, në pritje të gjykimit, është bërë e ditur nga statistikat zyrtare dhe organizatat joqeveritare.

Shumica e personave të shkarkuar dyshohet se janë mbështetës së klerikut fetar, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.

Turqia akuzon Gulenin dhe përkrahësit e tij për organizim të puçit të dështuar, derisa ai vazhdimisht mohojë këto pretendime.

Në tentimet e dështuara për grushtetet më 2016, më shumë se 250 persona kanë vdekur, si pasojë e përleshjeve.

(Foto) Kitaroviç: Shqipëria mike në kohë të vështira, luftuat për lirinë e Kroacisë

Nga godina e Presidencës, krah Kreut të Shtetit Ilir Meta, homologia e tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç vlerësoi maksimalisht popullin shqiptar për mbështetjen gjatë luftës me Serbinë. E ndodhur në Shqipëri për një vizitë dy ditore, Kitaroviç u prit në një ceremoni zyrtare nga Meta dhe së bashku theksin në konferencën e përbashkët për shtyp e vendosën tek miqësia shekullore.

“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meta në konferencë për shtyp.

Në anën tjetër, duke kërkuar forcimin e bashkëpunimit dypalësh jo vetëm ekonomik, Kitaroviç kujtoi se ishin shqiptarët ata që i qëndruan në krah vendit të saj.

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktët. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Ju ishit aty gjatë luftës dhe mbrojtjes tonë ndaj agresionit në vitet e para të pavarësisë”, deklaroi Kitaroviç.

Ajo e vendosi fokusin te komuniteti shqiptar në Kroaci, duke thënë se janë shembulli i lidhjeve tona të forta dhe këtë e treguan kur luftuan për lirinë e Kroacisë.

“Në 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftën e Kroacisë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën. I jemi mirënjohës popullit shqiptar për kontributin në lirinë e vendit tonë”, theksoi Kitaroviç.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović vjen në Tiranë të enjten, fjalim në parlamentin shqiptar

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave. Kitaroviç do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Parlament para deputetëve.

Kitaroviç do të takojë krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO-s, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Presidentja kroate u mediatizua në rajon dhe Evropë gjatë kampionatit botëror të futbollit Rusi 2018. Kitaroviç u konsiderua si një nga politikanet më mbështetëse ndaj një ekipi, në këtë rast, ndaj ekipit kroat.

Tension në Ballkan, Rusia do bllokojë marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Moska ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Kjo lëvizje e saj i bashkangjitet dëbimit të diplomatëve grekë, si një lloj kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se ka patur një telefonatë të tensionuar midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias.

Sipas tyre, Kotzias i ka treguar ministrit të Jashtëm rus vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, si dhe i ka folur edhe për vendet e treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për çështjen e emrit.

Lavrov mësohet të ketë thënë se Rusia do ta bllokojë marrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të OKB, por Kotzias i është përgjigjur se marrëveshja është transparente dhe nuk mund të ndalet.

Krerët e shteteve të Aleancës së NATO-s morën dje vendimin e tyre që Maqedonia t’i bashkohet kësaj aleance, me kushtin që të përmbyllë të gjitha procedurat e brendshme që lidhen me marrëveshjen e emrit.

Mostar, “kërcim i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

Kërcimi u bë në orën 11:07 me kohën lokale, e cila përkon me 23 vjetorin e 11 korrikut 1995 kur njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç-it okupuan Srebrenicën dhe kryen gjenocidin

MOSTAR – Nga ura historike e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë është organizuar “kërcimi i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Kërcimi nga ura u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 23 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës ku të paktën 8.372 civilë boshnjakë u masakruan dhe cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kërcimi u bë në orën 11:07 me kohën lokale, e cila përkon me 23 vjetorin e 11 korrikut 1995 kur njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç-it okupuan Srebrenicën dhe kryen gjenocidin. Shikuesit nuk duartrokitën.

Para kërcimit të anëtarit të Zhytësve të Mostarit, Ermin Sariç, në lumin Neretva u hodhën lule që përfaqësojnë pafajësinë e viktimave të Srebrenicës.

Sariç në deklaratën për AA tha se Srebrenica nuk duhet harruar dhe të gjithë gjeneratat duhet ta kujtojnë këtë. Ai tha se kërcimin e tij ua dedikon viktimave të luftës dhe ushtarëve që kanë humbur jetën në luftë.

Përfaqësuesi i Klubit “Mostari” Sasha Oruçeviç, duke treguar se aktiviteti në fjalë zhvillohet çdo vit, tha se Srebrenica nuk duhet të harrohet dhe një ngjarje e tillë të mos përsëritet në asnjë vend tjetër.

Krizë Greqi-Rusi – Greqia dëbon diplomatët rusë për spiunazh dhe ndërhyrje në punët e brendshme

Qeveria greke ka kërkuar dëbimim e dy diplomatëve rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë.

Diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe mitropoli të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit.

U bënë përpjekje për të blerë zyrtarë, të cilat, sipas Kathimerini dështuan.

Ndërhyrjet synonin çështjet veçanërisht të ndjeshme kombëtare dhe interesat e Greqisë në Ballkan, ku përmendet kontesti i emrit me Maqedoninë.

Sipas “Kathimerini”, vendimi i Athinës nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vjen si reagim pas një serie lëvizjesh të koordinuara të përpjekjeve për të zgjeruar ndikimin rus në Greqi.

Burimet diplomatike thanë se në këto lëvizje përfshihen aktivitete të qarqeve të ndryshme që përfaqësojnë interesat ruse si Bashkimi Perandorak Ortodoks i Palestinës.

Reagimi i Athinës është, ndër të tjera edhe një mesazh për Moskën.

Ky rast nxjerr në pah tensionet nën rrogoz që duket se ekzistojnë dy vitet e fundit midis Athinës dhe Moskës, për arsye që lidhen me mjedisin e përgjithshëm të sigurisë në rajon, shkruan Respublica.

Sipas burimeve të larta diplomatike, këto veprime minojnë miqësinë mes dy popujve dhe imazhin e Rusisë në Greqi, dhe janë pjesë e një përpjekjeje sistematike në shkelje vend të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, gazeta shkruan se Greqia ende dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, për të nxitur miqësinë mes dy popujve, bashkëpunimin e qeverive të tyre dhe të shoqërisë civile nga të dyja anët.

Megjithatë, kjo mund të bazohet vetëm në barazinë dhe respektin e ndërsjellë me kusht sovranitetin dhe pavarësinë e dy vendeve..

Athina ka qenë shumë e kujdesshme në administrimin e marrëdhënieve greko-ruse.

Në rastin e ish-agjentit Sergei Skripal qeveria greke nuk ndoqi shembullin e vendeve të tjera perëndimore që dëbuan diplomatët rusë, në shenjë solidariteti me Britaninë.

http://www.kathimerini.gr/974240/article/epikairothta/politikh/apelash-r…

Sot në Potoçari varrosen 35 viktima të Srebrenicës

Këtë vit, më i riu nga 35 viktimat që do të varrosen është 16-vjeçari Vesib Ibriç, kurse më i vjetri 71-vjeçari Shahin Haliloviç

POTOÇARI – Sot në Varrezën Përkujtimore në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës do të varrosen mbetjet mortore të 35 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin u vranë të paktën 8.372 civilë boshnjakë dhe i cili konsiderohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Varrimi i 35 viktimave të identifikuar të vrarë më 11 korrik të vitit 1995 nga njësitë serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiç dhe të nxjerrë nga varre masive vite më vonë, do të bëhet pas namazit të drekës.

Mijëra persona nga brenda dhe jashtë vendit tanimë që nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar të vijnë në Potoçari.

Këtë vit, më i riu nga 35 viktimat që do të varrosen është 16-vjeçari Vesib Ibriç, kurse më i vjetri 71-vjeçari Shahin Haliloviç. Po ashtu, sot do të varroset edhe Remzija Dudiç, e cila ishte shtatzënë në muajin e gjashtë kur u vra në pyll së bashku me bashkëshortin e saj.

Viktimat që do të varrosen janë si në vijim:

Omer Aliç, Muhamed Aliç, Fahrudin Alisheviç, Suvad Avdiç, Hazim Beganoviç, Suad Begoviç, Kiram Bektiç, Ramo Boriç, Bajro Budoviç, Edin Buriç, Salem Çakanoviç, Aziz Dautbashiç, Nijazija Dudiç, Remzija Dudiç, Avdija Gusiç, Shahin Haliloviç, Ahmet Hasanoviç, Nesib Hasanoviç, Hamdija Hasiç, Sejad Husejnoviç, Vesid Ibriç, Saban Ikanoviç, Hazret Kadriç, Nijaz Kadriç, Senad Maliç, Feris Mehmedoviç, Safet Merxhiç, Hajro Muhiç, Nesad Mujçinoviç, Asim Mujiç, Kadrija Musiç, Salih Selimoviç, Hamed Smajiç, Ahmo Smajiç dhe Rizo Sulejmanoviç. aa

Mali i Zi, një proces gjyqësor dhe një hetim për krime lufte në Kosovë

PODGORICË – Në Mal të Zi, aktualisht është në procedurë një gjykim për krime lufte në Kosovë, ndërkohë që po kryhen hetime edhe për katër raste tjera të krimeve të luftës në teritorin e ish-Jugosllavisë, njëri prej të cilëve ka të bëjë me vrasjen e civilëve shqiptarë në Kosovë.

Në bazë të të dhënave të raportit të tretë periodik të komitetit për luftë kundër torturës në Mal të Zi, aktualisht në procedurë e sipër janë pesë lëndë që kanë të bëjnë me krime lufte.

Në lëndën “Zmajeviq”, procesi gjyqësor është në vazhdim e sipër, ku një i dyshuar akuzohet se në cilësi të ushtarit vullnetar të Ushtrisë së Jugosllavisë, më 30 mars të vitit 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare në rajonin e Zhegrës, komuna e Gjilanit.

Në katër lëndët tjera, njëra prej të cilave ka të bëjë me Kosovën, personi me inicialet NN, hetohet për vrasje, ndërsa siç bëhet e ditur, provat po sigurohen përmes ndihmës juridike ndërkombëtare.

Siç njofton gjykata e Malit të Zi, ky vend ka zgjidhur të gjitha lëndët për kompensim të viktimave nga krimet e luftës, për çka Mali i Zi ka paguar kompensim në vlerë prej 5.714.656 euro. aa

Erdogani emëron dhëndrin ministër të financave

Ministër i Thesarit dhe Financave, zoti Berat Albayrak”. Kjo fjali e Presidentit Erdogan shkaktoi rënien e mëtejshme të monedhës vendase, lirës.

Vetëm pak orë pasi bëri betimin si President me pushtet të zgjeruar i Turqisë, zoti Erdogan caktoi në drejtimin e ekonomisë së vendit dhëndrin e tij.

Zoti Erdogan zhvilloi një fushatë të gjatë për zhvendosjen e sistemit kushtetues të Turqisë drejt një presidence ekzekutive. Ai tashmë premton një transformim të mëtejshëm të vendit, të cilin e ka dominuar politikisht prej 15 vjetësh.

Përzgjedhja e zotit Berat Albayrak për postin e ministrit të thesarit dhe financave ka ngjallur debate.

Mungesa në kabinetin qeveritar e emrave të mirënjohur pro-tregut shkaktoi një rënie të mëtejshme me 3% të lirës. Monedha e rifitoi vlerën e humbur brenda ditës së martë. Lira ka humbur këtë vit gati 1/5-tën e vlerës së saj përkundër dollarit.

Ndërkaq, ekonomia vazhdon të jetë çështja më delikate për zotin Erdogan.

Investitorët kanë qenë gjithnjë të shqetësuar prej tendencës së zotit Erdogan për një kontroll më të madh të politikave monetare. Caktimi i dhëndrit të tij në drejtimin e financave e përkeqëson më tej situatën.

Një ndër dekretet e para që zoti Erdogan nënshkroi sapo bëri betimin, ishte marrja e autoritetit për emërimin e guvernatorit të bankës qendrore dhe të anëtarëve të komisionit për politikën monetare.

Më parë, emërimet për këto poste bëheshin nga këshilli i ministrave.

Përgjaket gazetari serb që po heton vrasjen e Ivanoviçit: S’mund ta vrisni të vërtetën (Fotot)

Gazetari serb, Stefan Cvetkovic i cili po heton vrasjen e Oliver Ivanovicit në veri të Mitrovicës, është rrahur brutalisht në qytetin e tij, Bela Crkva të Serbisë.

Në njërin nga postimit e tij në Facebook, ai ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa bërë të ditur vendndodhjen, por ka publikuar fotot i gjakosur.

Gazetari i ka thënë agjencisë ‘Beta’ se ishte ulur në një lokal me miqtë e tij në Bela Crkva, kur një person i panjohur i është afruar dhe e ka qëlluar me një mjet të fortë në kokë. Cvetkovic ka deklaruar se ka ikur me vrap, ndersa autori ka tentuar ta shtype me automjet.

Prokuroria e Bela Crkves ka thënë se policia po e heton rastin bashkë me prokurorin kujdestar dhe janë duke mbledhur dëshmitë lidhur me ngjarjen.
stefan
Cvetkovic ka thënë ndër të tjera se “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Cvetkovici ka dhënë edhe një deklaratë në institucionet hetimore të Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanovicit.
gazetari serb
Gazetarë të tjerë që po e hetojnë vrasjen e Ivanovicit, kanë akuzuar direkt pushtetin në Serbi si përgjegjës për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, poashtu edhe për trysnitë dhe kërcënimet që po ia bën pushteti atyre.

Para më shumë së 10 ditësh Cvetkovic u rrëmbye nga persona ende të panjohur në vendlindjen e tij në Bela Crkva, por ky rrëmbim ka lënë shumë dyshime.
hahhahahaahha

 

Erdogan prezanton kabinetin e parë të sistemit presidencial të përbërë nga 16 ministra

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalosi kabinetin e parë të sistemit presidencial të qeverisjes i cili përbëhet nga 16 ministra.

Kabinetin presidencial të cilin Erdoğan e shpalosi me anë të një konference për shtyp në Rezidencën Presidenciale në Ankara e përbëjnë këta emra:

Zëvendëspresident: Fuat Oktay

Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül

Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk

Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum

Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu

Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez

Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu

Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak

Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy

Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk

Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar

Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli

Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan.

Erdogani bën betimin në Parlamentin e Turqisë

ANKARA – Presidenti i parë i sistemit të ri presidencial të qeverisjes në Turqi, Recep Tayyip Erdoğan.

Me betimin e presidentit Erdoğan, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial.

Erdoğan, pas largimit nga parlamenti, tha para gazetarëve se “Çdo gjë ishte mirë para popullit. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jetë mirë”.

Me betimin e presidentit Erdoğan, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial

09.07.2018

Më pas Erdoğan u përcoll nga kryetari i përkohshëm i parlamentit Hakki Köylü me ceremoni zyrtare.

Qytetarët të cilët e prisnin në dalje të parlamentit, përshëndetën presidentin dhe mbushën automjetin e tij me karafilë.

Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Rumani, shkarkohet kryeprokurorja e antikorrupsionit

Presidenti i Rumanisë shkarkoi sot kryeprokuroren e antikorrupsionit, Laura Codruta Kovesi, në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Kovesi tha se vendimi mund t’i lërë prokurorët të zbuluar ndaj ndërhyrjeve politike.

Ajo ka qenë në krye të agjencisë anti-korrupsion që nga viti 2013 dhe, nën drejtimin e saj, numri i dënimeve është rritur ndjeshëm në njërin prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Evropian, duke marrë përgëzime nga Brukseli, i cili e ka gjyqësorin rumun nën vëzhgim të posaçëm.

Duke reaguar për vendimin, zonja Kovesi fajësoi politikanët në pushtet se përpiqen të bllokojnë funksionimin e gjyqësorit, duke zbutur ligjet për krimin në parlament, për t’u mbrojtur nga ndjekjet penale.

Vitet e fundit, prokurorët kanë siguruar një varg dënimesh kundër deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve, nën akuzat për konflikte interesi, shpërdorim pushteti, mashtrime dhe dhënie kontratash shtetërore në shkëmbim të ryshfetit.

(Video dhe foto) Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović festoi fitoren e Kroacisë me Rusinë në ndeshjen për çerekfinalen e Botërorit2018

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović festoi në Soçi fitoren e Kroacisë me Rusinë në ndeshjen për çerekfinalen e Botërorit2018.

Ajo e ndoqi ndeshjen së bashku me kryeministrin e Rusisë Dmitri Anatoljewitsch Medwedew.

Ishte një ndeshje që kërkonte përgatitje shumë të fortë fizike dhe mendore, sepse i gjithë stadjumi me rusë ishte në favor të skuadrës të Rusisë që duhet me thënë se ishin edhe ata shumë të përgatitur për fitore.

Pas barazimit 2 me 2 fatin e vendosën penalltitë me rezultat 4 me 3 që e çuan Kroacisë drejt çerekfinales dhe Zonja Kolinda Grabar-Kitarović e feston fitoren e skuadrës të zemrës!

 

Drecun: Nuk kam informacion se serbët po largohen nga FSK-ja

Forca e Sigurisë e Kosovës

Në Beograd nuk kanë reagime zyrtare ndaj lajmit se disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë lëshuar këtë forcë, si pasojë e presionit nga Beogradi.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacion se rreth 20 pjesëtarë të FSK-së nga rajoni i Gjilanit kanë bërë kërkesë kolektive për tërheqje nga kjo forcë.

“A kanë treguar ata se më herët kanë pasur presion nga shqiptarët për të hyrë në FSK? Pastaj, a mund t’i bindë dikush të largohen? Nëse po, le të sjellin prova”, tha Drecun.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë “krim” ndaj tyre.

Numri i lindjeve, paralajmërimi i frikshëm i Vuçiçit: Serbia do të zhduket

Numri i fëmijëve është gjithnjë e më i vogël, paralajmëroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në spitalin e lindjes në Aleksinac. Serbia, sipas tij, do të zhduket si një komb nëse qytetarët nuk do të ndërrojnë vetëdijen e tyre për këtë.

“Ne kemi problemin më të madh me numrin e fëmijëve të lindur. Serbia dhe ne si popull nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë nëse nuk ndryshojmë diçka në kokën tonë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se shteti dhe Qeveria e Serbisë do të vazhdojnë të punojnë në masat stimuluese për rritjen e nivelit të lindjeve. Sipas fjalëve të tij, rënia më e madhe e numrit të fëmijëve të lindur në Serbi është në Novi Pazar. /KP

Turqia bart disa kompetenca te presidenti

Turqia ka bartur përmes një dekreti disa kompetenca te presidenti, duke rritur rolin ekzekutiv të kësaj pozite, që ka rezultuar nga zgjedhjet presidenciale të mbajtura muajin e kaluar, transmeton Reuters.

Dekreti, i prezantuar në gazetën zyrtare, paraqet ndryshime të ligjeve nga viti 1924 deri më 2017, duke ndryshuar kompetencat e kryeministrit dhe ministrave dhe duke i bartur disa te presidenti dhe zyra e tij.

Në një referendum të mbajtur vitin e kaluar, shumica e votuesve kanë mbështetur presidencë me më shumë kompetenca ekzekutive. Ndryshimet politike kanë nisur pas triumfit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e 24 qershorit.

Zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe Erdogan do të ketë fuqi për të formuar dhe emëruar ministrat, apo edhe të largojë shërbyesit civilë, pa miratimin e parlamentit.

Qeveria ka prezantuar dekrete të tilla, prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është vendosur si pasojë e tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Erdogan ka premtuar se do ta heqë këtë masë nëse fiton zgjedhjet.

Ndryshimet e reja do të nisin së zbatuari kur Erdogan të bëjë betimin në parlament më 8 dhe 9 korrik.

Ministri grek i Mbrojtjes flet për paktin me Shqipërinë: Çamët, kriminelë lufte, bashkëpunuan me nazistët

Nderkohe qe pritet te finalizohet  marreveshje Shqiperi-Greqi, me nje sere pikash perfshire, brenda edhe paktin per detin, ministri i Mbrojtjes se Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar sot se asgje lidhur me Çamerine nuk diskutohet. Madje i ka etiketuar ata  “kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”.

 

Dekarata sipas mediave greke, eshte bere sot në orët e para të mëngjesit, ku Kammenos tha se ato që thuhen për çështjen e pronave nuk kanë lidhje me çamët.

Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë tha ai po mbyllet duke shtuar se pakti do të shpallet në kohën e duhur nga ana e Ministrisë së Jashtme.

“Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“ tha ai.

Publikohen pikat e marrëveshjes Bushati-Kotzias, “braktiset” Epiri i Veriut dhe Çamëria

Qeveria greke dëshiron të mbyllë problemet e prapambetura dhe irredentizmin me Shqipërinë përfshirë delimitimin e hapësirës detare më synim kërkimet për hidrokarburet në det. Kështu e nis një artikull të gjatë gazeta greke, “Protothema”

Çështa është pjesë e një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë problemet 100 vjeçare midis dy vendeve, thotë Kotzias.

Marrëveshja pritet të konkretizohet sipas gazetës, gjatë muajit korrik dhe synon gjithashtu heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifës konsullore të dokumenteve të qeverisë greke, njohjen e patentateve shqiptare, çështjen e pronave, mbrojtjen e te drejtave te pakicës kombëtare greke, eliminimin e raporteve irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare, gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës  së Dytë Botërore,

asa

Ajo gjithashtu do të shoqërohet me një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit. Gazeta shkruan se kjo do të vuloset me takimin e Kryeministrit grek Alexis Tsipras me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Ata u takuan shkurtin e kaluar, ku ranë dakord të vazhdonin menjëherë për të gjitha këto çështje.

“Protothema” shkruan se ka pasur dyshime se një marrëveshje paraprake mes dy ministrave mund të jetë nënshkruar tashmë. “Ne i kemi vënë të gjitha këto probleme në një paketë. Ne kemi zgjidhur disa çështje të vogla, veçanërisht ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria. Tani kemi çështjet e mëdha “, tha Nikos Kotzias.

“Braktiset” Epiri i Veriut

Një nga çështjet kyçe dhe të vështira të negocimit është heqja e irredentizmit. Për këtë qëllim, shkruan gazeta, të dy vendet duket se kanë rënë dakord të “shmangin referencat dhe identifikimet gjeografike që potencialisht mund të stimulojnë tensione midis dy popujve”. Në veçanti, pala greke ka rënë dakord për heqjen e termit “Epiri i Veriut”. Nga ana e saj, Shqipëria do të braktisë termin “Çamëria”.

Në artikull thuhet se pakica greke i është nështruar një “persekutimi të pamëshirshëm”, duke nënvizuar se edhe sot u rrëmbehen pronat.

Marrëveshja parashikon krijimin e komitetit të përbashkët shkencor për rishkrimin e teksteve. “Vlen të kujtojmë se për dy dekada, Shqipëria është zotuar të heqë të gjitha referencat anti-helenike nga librat shkollorë”, shkruan “Prothotema”, sipas të cilës, muajt e fundit, Komitetet e Përbashkëta janë takuar të paktën dy herë, por nuk është bërë progres në këtë drejtim.

BalkanWeb

Ministrja serbe e Integrimit: S’ka anëtarësim në BE pa marrëveshje me Kosovën

BEOGRAD -Ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimovic po e pranon se pa u arritur marrëveshja përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE

Joksimovic në një intervistë për ‘Politiko’ theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.

“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrsueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit”, ka thënë ajo transmeton lajmi.net.

Kjo sipas saj po bëhet pasi Bashkimi Evropian nuk ka interes që të bartë probleme, por ato duhet të zgjidhen fillimisht.

“Marrëveshjet duhet të zbatohen. Asociacioni është e rëndësishme dhe ende nuk po shohim diçka konkrete nga Prishtina”, theksoi Joksimovic.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fillimi i vitit 2019 është afati më optimal që të ndodhë një gjë e tillë, por krejt kjo varet nga interesimi i dy shteteve.

Thaçi e Vuçic pritet të takohen përsëri gjatë muajit korrik.

Jovanoviç: Duhet të flasim me shqiptarët, e di që është e vështirë për Serbinë

Kryetari Partisë Liberal Demokratike (LDP) në Serbi, Çedomir Jovanoviç, vazhdon të insistojë se Serbia duhet ta pranojë realitetin lidhur me Kosovën dhe se kjo çështje është nyja më e madhe, të cilën, siç thotë ai, duhet ta zgjidh ky brez.

“Mendoj se është shumë e vështirë që të pranohet realiteti në Serbi. Përpjekjet për balancimin dhe flirtim me politikën, që na solli në këtë fazë, të cilën ne e quajmë realiteti në Kosovë, gjithnjë e më shumë janë në një rrugë pa krye”, tha Jovanoviç për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, udhëheqësi i LDP ka thënë se e tërë bota ka një pozicion për Kosovën që është e ndryshme nga ai i Serbisë, “madje edhe rusët, për të cilët ne lidhemi, kanë mbështetur shumë veprime të bashkësisë ndërkombëtare të cilat çuan në formimin e shtetit të Kosovës”.

“Nuk mund të them se kjo është nyja më e madhe dhe se këtë nyje gjenerata jonë duhet ta zgjidh. Nëse fëmijëve tanë ua lëmë një të kaluar të tillë, për nipërit tanë nuk do të jemi kurrfarë pike e ndritshme. Paqe dhe vetëm paqe”, tha Jovanoviç, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, çështja e Kosovës ky nuk është problem i qeverisë, “ky është problem i kësaj shoqërie, i cili nuk guxon të ndahet mes opozitës dhe pushtetit.

“Pushteti, natyrisht, ka përgjegjësinë më të madhe, por do të duhej të ketë fuqinë për t’u marrë me këto çështje. Opozita jonë, në lidhje me Kosovën, ka qëndrime nacionaliste, do të thosh unë, qëndrime ‘të vjetra’. Nuk ka asnjë qasje e re, por nga lahuta është kaluar në muzikë ashensorësh”, tha ai.

“Kur flasim për presionin e Perëndimit, nuk duhet t’i harrojmë interesat e tyre. Ata shpesh nuk përputhen me idenë tonë se çfarë është Perëndimi. Perëndimi i ka problemet e veta dhe nuk dëshiron që ne ti pengojmë në rrugën e prosperitetit të tyre”, tha Jovanoviç.

Lideri i LDP-së thotë se “ne duhet të shohim se si dhe se për çfarë do të flasim me shqiptarët, kurse biseda është gjithmonë e mundur”.

“Pra, dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të dy shoqëritë tona ta kuptojnë. Pavarësisht nga pasojat momentale. Kjo qasje është treguar e mirë si afatgjatë. Është e rëndësishme për një rajon të sigurt, paqësor dhe ekonomikisht prosperues”, përfundoi ai Jovanoviç.

Nata e hënës së plotë mbi Tempullin e Poseidonit në Greqi

Tempulli ndodhet në një shkëmb të lartë prej 60 metrash që ofron një pamje të pabesueshme të Detit Egje dhe ishujve në distancë

ATHINË – Qytetarët dhe turistët patën mundësinë të shijonin bukurinë që ofron hëna e plotë mbi Tempullin e Poseidonit, që është rreth 70 kilometra nga Athina.

Tempulli ndodhet në një shkëmb të lartë prej 60 metrash që ofron një pamje të pabesueshme të Detit Egje dhe ishujve në distancë. aa

 

Greqia zbardh paktin e kufirit me Shqipërinë, Kotzias: Do dyfishojmë detin territorial

ARISTIR LUMEZI/Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia do të zgjerojë hapësirën e saj detare. Gjatë një interviste për radion greke “News 24/7”, Kotzias tha se Greqia do të marrë 100% influencën e saj në ishujt veriorë të Korfuzit.

Sa i përket shtrirjes së mëtejshme të ujërave territoriale në 12 milje, ministri i Jashtëm grek tha se kjo do të bëhet gradualisht. Ai e barazoi këtë lëvizje me një zgjerim të Detit Territorial.

“Do të jetë hera e parë që Greqia, pas dekadash, do të zgjerojë horizontin e saj territorial”. Për të shkuar te 12 miljet, baza do të jetë Deti Territorial. Sepse ju e dini se, zona ekonomike ekskluzive nuk na jep të drejta sovrane, nuk është sovranitet, nuk është si toka, ndërsa Deti Territorial është si toka, janë të drejta sovraniteti, është zgjerim i Greqisë dhe zgjerimi i Greqisë është një veprim që do të ndodhë dhe do të jetë hera e parë pas shumë dekadave që Greqia zgjeron horizontin e saj”, tha Kotzias.

I pyetur nëse bëhet fjalë për disa mijëra kilometra, Kotzias nuk dha shifra dhe metodologjinë se si do të bëhet, por tha se Greqia do të dyfishojë Detin e saj Territorial. “Zgjerimi i Detit Territorial do të çojë në dyfishimin e Detit Territorial, domethënë në zonën detare, do të kemi dyfishim të sovranitetit tonë”, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Sipas tij, Greqia dhe Shqipëria ndodhen në përfundim të negociatave për marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike. “Ka pasur një negocim më të hershëm, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për një zbatim jo të saktë të së drejtës ndërkombëtare, pati disa çështje teknike dhe tashmë jemi në përfundim të këtyre negociatave”, tha dje Kotzias, gjatë një interviste për radion vendase “News 24/7”. Ministri i Jashtëm grek dha edhe disa detaje lidhur me pritshmëritë e Athinës nga këto negociata.

“Ne duam të kemi 100% influencën mbi ishujt, posaçërisht atyre që janë sipër Korfuzit, e para së gjithash Otonoit. E them këtë, sepse, në marrëveshjen e vitit 2009, e morëm influencën 100%. Por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bëri një konstatim: se në marrëveshjen që bëri Kostandinos Karamanlis në 1997 për shelfin kontinental me Italinë, influenca që vetë Karamanlis i dha Otonoit ishte 70%. Rrjedhimisht, ka një vështirësi ligjore, por besoj se do ta kapërcejmë në maksimum”, tha Kotzias.

I pyetur nëse delimitimi i zonave ekskluzive ekonomike me Shqipërinë do të influencojë edhe përqasjen ndaj mosmarrëveshjeve greko-turke, Kotzias u përgjigj: “Do të fillojmë nga Shqipëria që kemi delimitimin e ZEE dhe shpresoj të mos kemi keqkuptime nga ana e Turqisë, sepse do të avancojmë dalëngadalë”.

ÇAMËT

Në intervistë, ministri i Jashtëm grek mohoi edhe njëherë kategorikisht që në negociatat me Tiranën të jetë diskutuar çështja çame. “Nuk diskutuam kurrë dhe as pranova ndonjëherë të diskutojmë në këtë marrëveshjepaketë çështjen çame. Të jemi të qartë”, tha Kotzias. Ai shtoi se janë tjetër gjë pasuritë e mbajtura në sekuestro nga Ligji i Luftës dhe tjetër pronat e çamëve.

“Është tjetër gjë kur shteti grek tha ‘kjo pasuri shqiptare, përderisa jemi në luftë vihet nën sekuestron time dhe nuk mund ta përdorë armiku dhe kur të mbarojë lufta do të shohim si dhe nëse do t’ia kthejmë apo jo. Dhe janë tjetër gjë pasuritë që u konfiskuan për shkak të bashkëpunimit me armikun, domethënë me nazizmin gjerman dhe fashizmin italian, nga grupi i liderëve çamë kryesisht në Thesproti”.

Duke komentuar reagimet në Greqi, sipas të cilave, me marrëveshjen Athinë-Tiranë, do t’u dorëzojë shqiptarëve krahinën e Thesprotisë që do të quhet më pastaj Çamëri, Kotzias i cilësoi si “absurditete”. “Kjo është retorika e urrejtjes dhe e absurditetit. Dhe duhet ta presin. Sepse nuk i shërben vendit, por vetëm interesave idiote të tyre”, ka përfunduar Kotzias.

Putini konfirmoi se do të vizitojë Serbinë në vjeshtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.

Vuçiq u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili konfirmoi se Putini e ka pranuar ftesën për vizitë.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiqin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë.

Kërcënohet me jetë Vuçiçi: Mos bëj paqe me Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me jetë nëse do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Prishtinën.

Lajmi mësohet përmes një letre që deputeti i kuvendit serb, Slavisha Ristiç, i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin, në të cilën e kërcënon me vrasje presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në letrën dërguar Presidentit rus Putin ai pretendon se “nëse Vuçiç tenton të arrijë paqe dhe të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Prishtinën do të përfundojë si ish-kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç”.

Ristiç kujton në letër se serbët “në historinë e marrëdhënieve serbo-ruse, gjithmonë u janë ankuar sundimtarëve rusë për shumë armiq të serbëve”, dhe shton se ata tani për herë të parë këtë duhet ta bëjnë për shkak të pushtetarëve serbë.

Ai tregon se Presidenti i Republikës së Serbisë po përgatitet ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Prishtinën, dhe e paralajmëron Vuçiçin për “fatin tragjik të kryeministrit të ndjerë të Serbisë Zoran Gjingjiç”, e që ky fat mund ta gjejë edhe atë.

“Gati të gjitha mediat të cilat e përkrahin regjimin në Serbi e theksojnë dashurinë e Aleksandër Vuçiçit ndaj Rusisë”, thotë Ristiç në letrën dërguar Putinit, të cilën e kanë transmetuar disa portale serbe, dhe pretendon se “Vuçiçi krenohet me atë se deri tani është takuar 13 herë me Putinin”.

Kuti me gjak e fishekë, kërcënohet me vdekje ministri Kotzias: Kam marrë 800 mesazhe

ATHINE- Kërcënohet sërish me vdekje ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias.

Në intervistë pak orë me parë për radio ’24/7 Athinë’, ministri sulmon opozitën greke për retoriken e urrejtjes që sipas tij po ushtron në negociatat e fundit me Shkupin dhe ndaj qeverisë greke, raporton gazetarja Ira Londo.

Po ashtu ai komentoi zhvillimet në Maqedoni si dhe u përgjigj hapur për negociatat e fundit me Tiranën. “Me kërcënojnë jetën vazhdimisht dhe prokuroria nuk reagon. Më kanë dërguar kuti me gjak, me baltë dhe fishekë. 800 paketa kërcënuese kanë ardhur tek unë dhe familja ime”, deklaroi Kotzias.

Në lidhje me ecurinë e negociatave me Tiranën, diplomati grek tha edhe njëherë së “çështja çame nuk u bisedua kurrë dhe nuk do këtë të tillë bisedë në tryezë, përveç të drejtave në pasuri. Pas abrogimit të ligjit të luftës shqiptaret mund te rimarrin pasuritë e paraluftës, por është tjetër teme sekuestrimi i pasurive ne Thesprotia nga çamet. Rreth 16-23 shtator pritet referendumi ne Maqedoni, ne vijim reforma kushtetuese”.
(BalkanWeb)

Rivali i Erdoganit e pranon humbjen

Muharrem Ince

Kandidati për president të Turqisë, Muharrem Ince, e pranoi humbjen nga presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet e së dielës.

“E pranoj rezultatin zgjedhor”, tha Ince, nga Partia Republikane Popullore, në një konferencë për gazetarë në Ankara.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë e shpalli Erdoganin fitues, disa orë pasi ai shpalli fitoren bazuar në rezultate jozyrtare.

Rreth 97% të votave janë numëruar dhe votat e mbetura nuk pritet të ndikojnë rezultatin, tha Këshilli Zgjedhor.

Rezultatet zyrtare priten në dhjetë ditët në vijim.

Ince tha se ka pasur mashtrime elektorale, por jo deri në atë masë që rezultati përfundimtar të ndryshojë.

Pesë muaj pas vrasjes së bashkëshortit, gruaja e Ivanoviçit punësohet në Qeverinë e Serbisë

Milena Ivanoviç, gruaja e kreut të vrarë të Iniciativës qytetare serbe “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç është punësuar në qeverinë serbe.

Siç shkruajnë mediat serbe, raporton Telegrafi, ajo ka filluar punën e saj të re në Qeverinë e Serbisë, përkatësisht në kabinetin e kryeministres Ana Brnabiç, dy javë më parë.

“Milena filloi punën më 11 qershor. Do të jetë në ekipin e kryeministres Brnabiç i cili merret me kulturë dhe industri krijuese”, citohet një burim nga Kabineti i Kryeministres.

Oliver Ivanoviç u vra para ndërtesave të partisë së tij në Kosovska Mitrovica veriore më 16 janar të këtij viti, por deri më sot, vrasësi dhe vrasësit e tij nuk janë zbuluar.

Oliver Ivanoviç u vra para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore më 16 janar të këtij viti.

Rama, Ivanov dhe liderë të tjerë botërorë urojnë presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje

ANKARA – Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botërorë kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje.

Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Maqedonia

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Presidenti Ivanov realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi”, bëhet e ditur në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale.

Më tej thuhet se presidenti Ivanov uroi Erdoğan për fitoren dhe rezultatet e arritura zgjedhore duke i uruar ushtrimin e suksesshëm të postit presidencial.

“Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime për ndodhitë aktuale politike në të dyja vendet, me ç’rast presidenti Ivanov falënderoi për tërë mbështetjen e deritanishme nga Republika e Turqisë, duke shprehur bindjen se edhe periudhën e ardhshme do të vazhdojë miqësia dhe bashkëpunimi i fuqishëm mes dy vendeve”.

Hungaria

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Azerbajxhani

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin e madh të arritur në zgjedhjet presidenciale.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca e Azerbajxhanit mësohet se Aliyev ka telefonuar homologun e tij Erdoğan duke i uruar përgëzimet e tij për “suksesin e madh në zgjedhje”.

Duke bërë të ditur se nën udhëheqjen e Erdoğan Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe ka forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, Aliyev në bisedën telefonike i ka uruar suskese të mëtejshme presidentit Erdoğan.

Ndërkohë edhe Erdoğan i ka shprehur falenderime homologut të tij Aliyev për kujdesin e treguar dhe urimet e bëra

Gjithashtu bëhet e ditur se Aliyev ka ftuar presidentin Erdoğan për një vizitë në zyrtare në Azerbajxhan, i cili e ka pranuar këtë ftesë.

Bosnjë dhe Hercegovina

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Palestina

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Katari

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Sipas të dhënave nga zyrtarët, Al Thani i ka përcjellur presidentit Erdoğan urimet për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura sot në Turqi.

Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje. aa

Turqia voton

Turqit po votojnë të dielën për presidentin dhe parlamentin e ri në zgjedhjet që shihen si sprova më e madhe për Recep Tayyip Erdoganin dhe partinë e tij, që kur morën pushtetin rreth 16 vjet më parë.

Zgjedhjet pritet të vendosin një presidencë të re të fuqishme ekzekutive të kërkuar nga Erdogani dhe të mbështetur nga një shumicë e ngushtë e turqve në një referendum të vitit 2017. Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë më tej demokracinë në shtetin anëtar të NATO-s dhe do të forcojë sundimin e një njeriu.

Më shumë se 56 milionë veta janë regjistruar për të hedhur votën e tyre në 180 mijë kuti votimi që u hapën në orën 8 sipas kohës lokale.

Presidenti aktual Erdogan, udhëheqësi më popullor por edhe më përçarës në historinë bashkëkohore të Turqisë, i organizoi shumë më herët zgjedhjet që duhej të mbaheshin në nëntor të vitit 2019, duke argumentuar se fuqitë e reja do ta ndihmonin atë që të përballojë problemet në rritje të ekonomisë së vendit – lira ka humbur 20 për qind kundrejt dollarit këtë vit – dhe përballjen e më kryengritësit kurdë në juglindje të Turqisë dhe në Irak e Siri.

Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Por, ai i kishte bërë llogaritë pa kandidatin presidencial, Muharrem Ince, nga partia sekulariste CHP, paraqitja energjike e të cilit ka ringjallur opozitën e ndarë dhe të dëshpëruar turke.

Duke folur gjatë një tubimi në Stamboll të shtunën, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz, Ince premtoi të përmbysë atë që ai dhe partitë e opozitës e shohin si një lëvizje drejt sundimit autoritar nën Erdoganin, në vendin me 81 milion banorë.

“Nëse fiton Erdogani, telefonat tuaj do të vazhdojnë të përgjohen. Frika do të vazhdojë të sundojë…. Nëse fiton Ince, gjykatat do të jenë të pavarura”, tha Ince duke nënvizuar që nëse zgjidhet, do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme brenda 48 orësh.

Muharrem Ince
Muharrem Ince

Turqia është në gjendje të jashtëzakonshme, e cila shkurton disa nga të drejtat e njeriut dhe i lejon qeverisë të anashkalojë parlamentin me dekrete për gati dy vjet pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

Erdogani e fajëson për grushtin e shtetit klerikun dhe ish aleatin e tij, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka përndjeur mbështetësit e tij në Turqi. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 160 ijë njerëz janë burgosur dhe pothuajse aq janë përjashtuar nga puna.

Sipas anketave, Erdogani mund të dështojë të fitojë në raundin e parë, por pret fitoren në raundin e dytë që do të mbahet më 8 korrik, ndërsa partia e tij mund të humbë shumicën në parlament. za/reuters

Vuçiçi: Jemi të gatshëm për kompromis me Kosovën, por nuk i nënshtrohemi presionit

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar me rastin e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromise, por jo edhe të pranojë çfarëdo presioni, shkruajnë mediat serbe.

Gjatë një konference për gazetarë, Vuçiç ka deklaruar se ka kontaktuar me zyrtarë të Brukselit të cilëve u ka thënë se: “nëse janë të vërteta qëndrimet e shqiptarëve, atëherë nuk ka nevojë të shkoj në Bruksel të humb kohë”, duke pretenduar se kinse ata e kanë lutur që të shkojë në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Nëse mendoni se mund të me detyroni t’i dëgjoj dhe shërbej Haradinajt, Hotit dhe Hoxhajt, mos më thirrni”- ka shtuar Vuçiç.

Ai ka thënë para gazetarëve se nuk i frikësohet presionit të perëndimit.

“Keni gjetur personin e gabuar për t’i bërë presion. Nëse jeni të gatshëm të bisedojmë për kompromise, jemi të gatshëm”, ka thënë për fund presidenti serb.

Incident në kufi, policia serbe ia ndalon hyrjen këshilltarit të Edi Ramës

Policia kufitare e Serbisë sot ia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj pa dhënë shpjegime këshilltarit për Rajonin të kryeministrit Edi Rama.

Filozofit dhe kritikut të artit nga Kosova, Shkëlzen Maliqi i është ndaluar hyrja në Serbi, në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Policia kufitare e Serbisë nuk ofroi informacion apo arsye për veprimin e tyre.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e “Kosovo 2.0”, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha.

Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e publikimit të “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet faktorëve kulturorë nga të dyja shtetet.

Pas ndalimit të Maliqit, anëtarët e tjerë të grupit po ashtu vendosën të kthehen në Prishtinë.

Maliqi ka thënë për “Insajderin” se Serbia po merr masa hakmarrëse për zyrtarët e Kosovës. Ai thotë se edhe ekipi ka refuzuar të hyjë në territorin serb në shenjë revolte për ndalimin e Maliqit në kufi.

Shkëlzen Maliqi është analist politik, kritik arti, por edhe filozof. Ai ka lindur në vitin 1947 dhe jeton në Prishtinë. Maliqi ka drejtuar një sërë organizatash, mes të cilave edhe Institutin e Studimeve Sociale, “Gani Bobi”.

Shkup, marrëveshja për emrin hyn në procedurë parlamentare

Marrëveshja midis qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të ish republikës jugosllave ka hyrë në procedurë parlamentare dhe Shkupi pritet ta ratifikojë atë para samitit të Bashkimit Evropian më 25 dhe 26 qershor.

Parlamenti i Maqedonisë i dha të martën dritën jeshile draftit të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa komisionet përkatëse të parlamentit hapën debate për këtë (marrëveshjen). Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov duke folur para ligjvënësve tha se marrëveshja është jetike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe se kjo varet nga ratifikimi i marrëveshjes.

Por opozita e cilësoi marrëveshjen si një akt kapitulimi dhe u largua nga seanca e parlamentit. VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja për ndryshimin e emrit do të thotë një “embargo e plotë ndaj gjithçkaje që është maqedonase”.

Emri i Republikës së Maqedonisë do të ndryshojë në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Kjo ka nxitur pakënaqësi si në Athinë edhe në Shkup tek opozita e të dy vendeve dhe ka bërë që qindra protestues të dalin rrugëve për ta kundërshtuar atë. Megjithatë, shumë analistë mendojnë se Shkupi ka bërë një kompromis të mirë, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas, ndërsa vendit pritet shumë shpejt t’i hapen rrugët për anëtarësim në NATO dhe për bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian.

Ende asnjë informacion për rastin e zhdukjes së gazetarit serb

Stefan Cvetkoviq

Prokuroria në Serbi nuk i ka publikuar ende rezultatet e para të hetimeve në lidhje me zhdukjen e gazetarit serb, Stefan Cvetkoviq.

“Bëhet fjalë për mbledhjen e të gjitha fakteve relevante. Pastaj priten rezultatet e ekspertizës, pas të cilave do të merren masa të tjera”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Tihomir Knezheviq, prokuror i Prokurorisë Themelore Publike në qytetin Vërshac.

Gazetari Stefan Cvetkoviq u zhduk në natën ndërmjet 13 dhe 14 qershorit në qytetin Bella Cërkva.

Policia lokale konfirmoi se makina e tij u gjet e parkuar me dyer të hapura dhe drita të ndezura.

Ai u gjet gjallë nga policia serbe më 15 qershor.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, thanë se gazetari ka një “rrëfim të çuditshëm”.

Cvetkoviq është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa në vitin 2008 është rrahur nga sulmues të panjohur.

Në kohën e fundit, ai ka përcjellë hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.


Send this to a friend