VOAL

VOAL

Rasti Khashoggi: Hetuesit turq bastisin rezidencën e konsullit saudit

Konsullata saudite në Stamboll

Hetuesit turq hynë në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll, për të mbledhur më shumë prova rreth zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, është vrarë gjatë një vizite në ndërtesën e konsullatës, më 2 tetor, por Riadi e mohon.

Konsulli Mohammed al-Otaibi udhëtoi për në Riad të martën. Ai thotë se nuk ka dijeni se çfarë i ka ndodhur Khashoggit.

Megjithatë, sipas një gazete turke, Otaibi mund të dëgjohet në disa audio-incizime që supozohet se dëshmojnë vrasjen e Khashoggit.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, takoi në Ankara presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Mevlut Cavusoglu, për të diskutuar rastin e gazetarit.

Cavusoglu nuk dha detaje për takimet, por i përshkroi ato si “të dobishme” dhe “të frytshme”.

Pompeo nuk iu adresua gazetarëve, por Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se ai e ofroi mbështetjen e SHBA-së në hetimet që po bën Turqia rreth zhdukjes së Khashoggit.

Të martën, Pompeo takoi në Riad mbretin e Arabisë Saudite, Salman, dhe princin e kurorës, Muhammad, i cili ka qenë një nga shënjestrat kryesore të kritiave të Khashoggit.

Pompeo tha se ka theksuar se sa e rëndësishme është që autoritetet saudite të kryejnë hetime të plota të rastit dhe se ato janë zotuar se do të bëjnë një gjë të tillë.

Vuçiç: Largimi i UNMIK-ut na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

Zoti Vuçiç nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë.

Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar “strategjinë e daljes” së misionit të OKB-së në Kosovë të njohur si UNMIK.

Presidenti Vuçiç tha se largimi i UNMIK-ut dhe formimi i mundshëm i ushtrisë së Kosovës, nuk do t’i linte Serbinë asnjë zgjedhje tjetër, por të mbronte vendin dhe njerëzit e saj, siç u shpreh ai.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Fillon hetimi në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll

STAMBOLL (AA) – Zyrtarët turq në grupin e punës të formuar për hetimin e rastit të gazetarit saudit të zhdukur të Washington Post, Jamal Khashoggi, arritën në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll, Muhammad al-Otaibi i cili dje ishte larguar nga Turqia.

Zyrtarët të përbërë nga ekspertë nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, gjithsej me 4 automjete civile kanë arritur në rezidencën e konsullit, të cilët më pas hynë në rezidencë me mjetet që kishin sjellë me vete. Pas hyrjes së zyrtarëve turq, filloi hetimi në rezidencë.

Grupi i përbashkët i përbërë nga zyrtarë sauditë dhe turq filloi punën të hënën me një hetim disa orësh të kryer në ndërtesën e konsullatës.

Delegacioni turk i cili kryesohet nga një zëvendëskryeprokuror i shtetit dhe një prokuror nga Prokuroria e Stambollit, përbëhet nga një staf ekspertësh nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, të sigurisë publike dhe antiterrorit pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, duke përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur. aa

Dalin fotot – Zbulohet i dyshuari i vrasjes së gazetarit në Turqi dhe lidhja e tij me Princin Saudit

STAMBOLL- Një prej të dyshuarve të identifikuar nga Turqia si pjesëmarrës në zhdukjen e gazetarit kritik, Jamal Khashoggi ka qenë shoqërues i Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.

Ai është parë në daljet nga avioni me Princin saudit në Paris dhe Madrid dhe është fotografuar si roje gjatë vizitave të Princit këtë vit në Houston, Boston dhe Kombet e Bashkuara.

Për tre të tjerë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në zhdukjen e gazetarit lidhja është bërë nga dëshmitarët dhe të dhëna të tjera të Princit të Kurorës Saudite.

Një i pestë është një doktor mjeko-ligjor i cili ka mbajtur pozicione të larta në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite dhe establishmentin ligjor, një pozicion i tillë që mund të drejtohej vetëm nga një autoritet i lartë saudit.

Në qoftë se, siç thonë autoritetet turke, këta persona kanë qenë present në konsullatë saudite në Stamboll kur gazetari Khashoggi u zhdukk në 2 Tetor, kjo mund të vërtetonte lidhjen direkte mes asaj që ndodhu dhe Princit Mohammed. Kjo do të hidhte poshtë çdo sugjerim që zoti Khashoggi vdiq nga një “operacion” i paautorizuar nga Princi i Kurorës. Lidhja e tyre me Princin mund ta bënte më të vështirë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi të pranonin një shpjegim të tillë.

“The Neë York Times” ka konfirmuar në mënyrë të pavarur se të paktën 9 nga 15 të dyshuarit e identifikuar nga autoritetet turke kanë punuar për shërbimet e sigurisë saudite, ushtrinë dhe në minitritë e tjera të Qeverisë. Një prej tyre, Maher Abdulaziz Mutreb, ishte diplomat i caktuar në Ambasadën saudite në Londër në vitin 2017, sipas regjistrit diplomatik britanik. Ai udhëtoi gjerësisht me Princin e Kurorës, shpesh si badiguard.

Përgjegjësia e Princit 33 vjeçar të Kurorës Mbretërore në zhdukjen ose vdekjen e gazetarit Khashoggi është tani një factor deçiziv në sytë e Perëndimit dhe brenda familjes mbretërore.

Princi e ka prezantuar veten si një reformator me qëllime për të hapur ekonomikisht dhe kulturalisht mbretërinë, si dhe ka përdorur imazhin e tij në përpjekje për të influencuar politikat e Shtëpisë së Bardhë në rajon si dhe për të fituar investimet perëndimore për të ndihmuar në diversifikimin e ekonomisë saudite.

Por zmbrapsja ndërkombëtare në vrasjen dhe gjymtimin e raportuar të të vetmit gazetar columnist, zotit Khashoggi, i cili shkruante për The Ëashington Post, ka njollosur këtë imazh shumë më shumë sesa hapat e mëparshëm të gabuar që ka bërë Princi i Kurorës, duke e futur vendin e tij në një luftë katastrofike në Jemen pas marrjes peng të kryeministrit të Libanit.

Princi i Kurorës dhe babai i tij, Mbreti Salman, kanë mohuar të kishin njohuri për vendndodhjen e zotit Khashoggi, duke përsëritur se ai u largua Iirshëm nga konsullata. Autoritet saudite nuk iu përgjigjën kërkesës për një koment për këtë artikull.

Por në ditët e fundit, kur shumica e bizneseve amerikanë tërhequr tendat e tyre nga konferenca e investimeve në Riad dhe anëtarë të Kongresit ngritën zërin për sanksione, Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Arabia Saudite duket se po bëjnë kërkime për gjetjen e një mënyre për të shpëtuar fytyrën.

Një gjykatë mbretëtore besohet se do të pranojë që zoti Khashoggi u vra në konsullatë, dhe të bëjë përgjegës një agjent të inteligjencës i cili mori në pyetje zotin Khashoggi, proces që përfundoi me vrasjen e gazetarit.

Presidenti Trump hodhi në qarkullim të hënën mundësinë që zoti Khashoggi ishte viktimë e vrasësve “mashtrues”.

Por ky shpjegim i Presidentit do të ndeshej me vështirësi të mëdha për tu detajuar.

Pozicioni i të dyshuarve në qeverinë saudite dhe lidhjet e tyre me Princin e Kurorës mund ta bëjë më të vështirë shfajësimin e tyre nga përgjegjësitë.

Prezenca e doktorit mjeko-ligjor i cili është i specializuar në autopësi, sugjeron se operacioni ka qenë me qëllime vdekjeprurëse që në nisje.

Zyrtarët turq kanë thënë se kanë evidence që 15 agjentë sauditë fluturuan për në Stamboll në 2 tetor, vranë zotin Khashoggi, e copëtuan trupin e tij dhe u larguan nga vendi në të njëjtën ditë. Të dhënat tregojnë se dy chartera privatë të kompanisë saudite në lidhje të ngushta me Princin saudit të kurorës dhe Ministrisë së Brendshme erdhën dhe u larguan nga Stambolli ditën e zhdukjes së zotit Khashoggi.

Zyrtarët turq thanë se zoti Khashoggi u vra në dy orët pas mbërritjes së tij në konsullatë. Kjo periudhë kohore nuk do të kishte lejuar shumë kohë që një marrje në pyetje të shkonte keq.

The Times mblodhi më smë informacion për të dyshuarit duke përdorur softuer për njohjen e fytyrës, të dhëna në dispozicion të publikut, profilet në mediat sociale, databazën e numrave të telefonit në Arabinë Saudite, lajmet e mediave saudite, dokumentet që i kanë rrjedhur qeverisë saudite dhe në disa raste llogaritë e dëshmitarëve në Arabinë Saudite dhe vendet që Princi i Kurorës ka vizituar.

Zoti Mutreb, ish diplomat në Londër, është fotografuar teksa duket në avion me Princin Mohammed në udhëtimet e fundit në Madrid dhe Paris. Ai është fotografuar gjithashtu në Houston, Boston dhe Kombet e Bashkuara gjatë vizitave të Princit atje, shpesh i inatosur duke parë turmën.

Një profesionist francez i cili ka punuar me familjen mbretërore saudite identifikoi të dyshuarin e dytë, Abdulaziz Mohammed al-Haësaëi, anëtar i skuadrës së sigurisë që udhëton me Princin e Kurorës.

Media saudite raportoi se një tjetër me të njëjtin emër si i dyshuari i tretë, Thaar Ghaleb al-Harbi, u promovua vitin e kaluar në nivel togeri i rojes mbretërore saudite, për trimëri në mbrojtjen e pallatit të Princit Mohammed në Jeddah.

I dyshuari i katërt udhëtoi me pasaportë që mban emrin e një tjetër anëtari të rojes mbretërore, Muhammed Saad Alzahrani. Një kërkim në emrin Menom3ay, një aplikacioni popullor në Arabinë Saudite, të lejon të shohësh emrat të lidhur me numrat e telefonit. Ky aplikacion e identifikon Thaar Ghaleb al-Harbi si anëtar të rojes mbretërore.  Roja mbante një emër si ‘tag’ dhe me këtë emër shfaqej në një video në vitin 2017 teksa qëndronte pranë Prince Mohammed.

Anëtarët e rojes mbretërore ose ndihmësit, të cilët udhëtuan me princin e kurorës mund të mos raportojnë drejtëpërdrejtë te ai dhe ndonjëherë marrin detyra të tjera. Është e mundur që disa të jenë rekrutuar  për të marrë në pyetje zotin Khashoggi, ndoshta të udhëhequr nga një zyrtar i lartë i inteligjencës. Por prezenca mes të dyshuarve e ekspertit të autopsive, Dr. Salah al-Tubaigy, sugjeron se vrasja mund të ketë qenë pjesë e planit original.

Dr. Tubaigy, i cili ka qenë present në disa platform të mediave sociale, e ka identifikuar veten e tij në tëitter si drejtues i Këshillit Shkencor Saudit të mjekësisë ligjore dhe ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në shkollën e mjekësisë së mbretërisë si dhe në Ministrinë e Brendshme. Ai ka studiuar në Universitetin e Glasgout dhe në vitin 2015 shpenzoi tre muaj në Australi duke vizituar mjekësinë ligjore të këtij vendi në Institutin e Victorias.

Dr. Tubaigy, emri i të cilit si i dyshuar doli disa ditë më parë, nuk ka reaguar publikisht për akuzat. Asnjë prej të dyshuarve nuk komentoi.

PERKTHEU: PANORAMA

Pompeo në Turqi për çështjen e gazetarit të zhdukur saudit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të mërkurën me zyrtarë të lartë turq, duke përfshirë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, pas deklaratave të udhëheqësve sauditë, të cilët thanë se do t’i tregojnë të gjithë botës” rezultatet e një hetimi të plotë rreth zhdukjes së një gazetari saudit me banim në SHBA.

Zoti Pompeo nuk ka bërë asnjë koment publik për bisedimet e tij me Presidentin Erdogan apo me Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu para largimit nga Turqia.

Departamenti i Shtetit lëshoi një deklaratë ku thuhej se zoti Pompeo “shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me zhdukjen e Jamal Khashoggit dhe përsëriti gatishmërinë amerikane për të ndihmuar Turqinë në hetimin e saj”.

Khashoggi, një kritik i monarkisë saudite që shkruante për gazetën Washington Post, u pa për herë të fundit më 2 tetor duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Zyrtarët turq kanë thënë se agjentët sauditë e kanë vrarë Khashoggin. Zyrtarët sauditë thonë se ai doli nga konsullata vetë.

Gazeta Wall Street Journal njoftoi të martën vonë se operativët sauditë e rrahën dhe e droguan Khashoggin, pastaj e vranë dhe ia copëtuan trupin. Gazeta thoshte se zyrtarët turq u kanë dhënë zyrtarëve sauditë dhe amerikanë dëshmi, duke përfshirë detajet e një regjistrimi zanor.

Zoti Pompeo u tha gazetarëve të mërkurën para se të shkonte në Turqi se në takimet e tij me mbretin saudit Salman, princin e kurorës Mohammed bin Salman dhe ministrin e Jashtëm Adel al-Jubeir, theksoi nevojën për një hetim të plotë dhe mori garanci se një hetim i tillë do të bëhej.

“Ata u angazhuan gjithashtu për të mbajtur përgjegjës çdo njeri të lidhur me çfarëdolloj vepre penale, pavarësisht nëse janë oficerë ose zyrtarë të lartë”, tha zoti Pompeo.

I pyetur nëse kjo vlente edhe për anëtarët e familjes mbretërore, zoti Pompeo tha se udhëheqësit sauditë “nuk bënë përjashtime se cilin do të mbanin përgjegjës”.

Zyrtarët turq kanë identifikuar 15 persona të dyshuar që ata thonë se shkuan në Stamboll dhe hynë në konsullatë ditën kur Khashoggi u zhduk. New York Times dhe Washington Post njoftuan të martën vonë se disa njerëz nga kjo listë janë të lidhur me shërbimet saudite të sigurisë dhe me princin e kurorës.

Associated Press citoi gjithashtu një zyrtar të lartë turk që thoshte se gjatë një hetimi në konsullatën saudite, hetuesit turq gjetën prova për vrasjen e Khashoggit, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme. Reuters tha se hetuesit gjetën “prova të forta”, por asnjë dëshmi përfundimtare për vdekjen e Khashoggit.

Zoti Pompeo tha se po pret që udhëheqësit sauditë të vënë në jetë premtimet e tyre për një hetim të plotë.

“Ata më dhanë fjalën dhe ne të gjithë do të shohim nëse ata nuk e mbajnë premtimin,” tha ai.

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi dënimin në rritje të Arabisë Saudite në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press.

“Po bëni përsëri të njëjtin gabim, duke e quajtur tjetrin fajtor deri sa të provohet i pafajshëm,” tha Presidenti Trump.

Ndërsa zoti Pompeo ishte në Arabinë Saudite, zoti Trump, në Uashington, shkruante në Twitter, “Për dijeni, unë nuk kam interesa financiare në Arabinë Saudite (ose Rusi, meqë ra fjala). Çdo aluzion për të kundërtën është thjesht LAJM I RREMË (nga të cilat ka shumë)!”

Por gjatë një fjalimi fushate në vitin 2015, zoti Trump u mburr për marrëdhëniet e tij të biznesit me sauditët: “Arabia Saudite, unë shkoj mirë me të gjithë ata. Ata blejnë apartamente nga unë, shpenzojnë 40 milionë, 50 milionë dollarë. A duhet të mos i pëlqej? Më pëlqejnë shumë.”

Greqi, dorëhiqet ministri i jashtëm Kotzias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u largua të mërkurën nga posti për shkak të mosmarrëveshjeve në kabinet rreth emrit të Maqedonisë.

Kryeministri Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë duke shtuar se postin e tij do ta marrë zoti Tsipras.

Në një takim të qeverisë dje, zoti Kotzias u ndesh me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit që mban në këmbë qeverinë e zotit Tsipras.

Kreu i partisë nacionaliste të Grekëve të Pavarur, Kammenos ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria pasi është kundër marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kotzias dhe Tsipras në fillim të këtij viti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.

Marrëveshja ka ngjallur kundërshtime të forta në të dy vendet.

Greqia ka një krahinë veriore me emrin Maqedoni, zemra e mbretërisë së dikurshme të Aleksandrit të Madh.

Shumë grekë kanë frikë se marrëveshja, që është ende në tryezë, do t’i krijojë mundësi Shkupit të ngrejë zyrtarisht pretendime ndaj trashëgimisë së tyre kulturore.

Sonja Biserko: Bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan para dy vitesh, kur Rama ishte në Nish – ja si vazhdoi projekti

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëherësh mbrojtësja më e zëshme të interesave të Kosovës, Sonja Biserko, ka folur për sulmet në adresë të saj të iniciuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe strategjitë e implementuara për ndarjen e Kosovës.

Biserko në një intervistë të dhënë për revistën “Vreme”, e cila mban datën 4 tetor ka përmendur  për herë të parë emra konkretë, ndërsa ka listuar edhe rolin që kanë patur disa figura ndërkombëtare në këtë çështje. Sipas saj, të dy presidentët, ai i Kosovës dhe i Serbisë kanë biseduar për gati dy vite radhazi në Bruksel për idenë e ndarjes së Kosovës, por shton se pjesë e tyre është bërë edhe Frederica Mogherini.

 

Gjuha e saj është e ashpër pasi shprehet se në bisedime kanë hyrë persona me shumë pak kompetenca, që sipas saj, interesat kombëtare dhe sociale, nuk janë parësore për ta. Ajo shprehet se Beogradi kishte si synim gjetjen e një partneri nga Tirana zyrtare, ndërsa sipas saj,  Serbia  “prenotoi” për këtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.  Biserko  shton se bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan para dy vitesh, kur Rama ishte për një vizitë në Serbi.

 

“Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Ëolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit  dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, thuhet mes tjerash në intervistën e Biserko.

Patriariku Irinej: Vuçiçi po lufton si luan për Kosovën

Patriariku serb, Irinej njihet për deklaratat e tij të forta kundër Kosovës. Ndaj edhe këtë herë ai ka provokuar, teksa i thur lavde presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas patriarikut serb, Vuçiç po lufton si luan për Kosovën, në kushte të pabarabarta.

 

“Shpresa dhe ngushëllimi dëshmojnë se ai vazhdimisht deklaron se nuk do të imponojë vullnetin e tij dhe zgjidhjet e tij të mundshme, por do të respektojë vullnetin e tij dhe popullit edhe nëse nuk pajtohet me të. Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme, para së gjithash në shërbim të drejtësisë, lirisë, paqes dhe jetës për të gjithë”, tha ai për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”.

Vuçiq: Po dëgjoj marrëzi për Preshevën dhe Bujanocin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se mendon që është e nevojshme të vihen kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiq.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e polikës së tij karshi çështjes së Kosovës, në takimin Kina dhe partnerët “16+1” që po mbahet në Beograd.

“Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiq.

Përveç tjerash, presidenti serb ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se më 11 nëntor do të takojë në Paris, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku do të vazhdojnë diskutimet për çështjen e Kosovës.

“Në tavolinë është e lejuar të vihet gjithçka prandaj unë po hesht. Kur dëgjoj marrëzi për, nuk e di, Medvegjën, Bujanovcin dhe ku e di se çka, unë nuk bëj zë. Le të thonë gjithçka që mendojnë, dhe do ta shohim a mundemi të mbërrijmë deri te një marrëveshje apo jo. Unë qartazi dyshoj, e shoh se nuk ka asgjë prej kësaj pune, shqiptarët në vend se të reduktojnë pritjet e popullit të tyre ata i rrisin ato, krejt e kundërta se si veproj unë këtu në Beograd dhe Serbi” deklaroi presidenti serb.

Në këtë deklaratë, Vuçiq ka folur edhe për rolin e faktorit ndërkombëtar në çështjen e Kosovës.

“Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare në të cilin nuk kanë rënë amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?” ka shtruar pyetjen presidenti Vuçiq.

Çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka përmendur termin korigjim të kufirit, dhe sipas tij, përmes këtij procesi Kosovës do t’i bashkohen komunat e Luginës së Preshevës.

Vuçiç: Disa vende perëndimore punojnë që Kosova të hyjë në Interpol

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Vuçiç sot deklaroi se përpara Serbisë gjendet një situatë e rëndë para votimit të radhës për pranimin e Kosovës në Interpol, për shkak se disa vende perëndimore, siç tha, “këmbë e doras” punojnë që Prishtina të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare.

Ai në konferencë për gazetarë në Beograd tha se votimi për anëtarësim në Interpol është mes 19 dhe 21 nëntorit, ndërsa shtoi se ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç para kësaj doemos duhet të zhvillojnë shumë thirrje dhe biseda.

“Disa nga partnerët tanë perëndimorë punojnë këmbë e doras që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit”, tha Vuçiç.

Rasti Khashoggi: Turqia do të bastisë konsullatën saudite

Jamal Khashoggi

Zyrtarët turq që po hetojnë zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, do të bastisin konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, njoftojnë mediat.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë në konsullatë nga agjentët sauditë, rreth dy javë më parë, por Riadi e mohon fuqishëm një gjë të tillë.

Presioni diplomatik mbi sauditët, për të dhënë më shumë shpjegime, po rritet.

Të hënën, mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi hetime të rastit.

“Mbreti urdhëroi prokurorin publik të hapë një hetim të brendshëm mbi çështjen Khashoggi, bazuar në informacionin e ekipit të përbashkët në Stamboll”, tha një zyrtar i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Javën e kaluar, Turqia e pranoi propozimin saudit për të formuar një grup të përbashkët punues për të hetuar zhdukjen e Khashoggit.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, i cili ka shkruar për Washington Post, është parë për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Burimet turke pohojnë se ai është vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë, por Riadi këmbëngul se ai është larguar nga konsullata në gjendje të mirë.

Konsullata saudite në Stamboll nën mbikëqyrje policore dhe të gazetarëve

STAMBOLL – Ekipe të shumta gazetarësh vazhdojnë të qëndrojnë para Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, në pritje të ndonjë informacioni për fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili që nga data 2 tetor, atëherë kur hyri në konsullatë, llogaritet një person i zhdukur.

Ekipet mediatike mëngjesin e sotëm janë vendosur para konsullatës, e cila ndodhet në një mbikëqyrje maksimale policore.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post”, Khashoggi, u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte i njohur si kritikues i politikave që udhëheq qeveria aktuale saudite.

Në Turqi ka nisur një hetim mbi zhdukjen e tij, ndërsa raportuesi i agjencisë Reuters, tha më herët se Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë, pas disa ditë ku u mbajt peng. Të njëjtat pohime i bëri edhe lidhja e mediave turko-arabe, e cila madje thotë se ka prova për të dëshmuar pohimin e tyre.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, deklaroi të shtunën se Turqia dhe Arabia Saudite kanë marrë një vendim për themelimin e një grupi të përbashkët pune, i cili do të punojë për zbardhjen e rastit Khashoggi. aa

Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

ANKARA – Forcat e armatosura të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po zhvillojnë trajnime të përbashkëta në prag të misionit të tyre për patrullim në rajonin verior të Sirisë, në Munbixh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëri të ditur të dielën se trajnimi është duke vazhduar në përputhje me planin, ndërkohë që në rrjetet sociale publikoi disa fotografi ku janë parë bashkë ushtarët turq dhe amerikanë.

Më herët, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një prononcim për AA, tha se patrullimet në Munbixh do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të trajnimit.

Sipas tij, eliminimi i pranisë së organizatës terroriste PYD/YPG/PKK në Munbixh, është qëllimi kryesor i marrëveshjes së arritur turko-amerikane për zgjidhjen e problemeve në atë krahinë në veri të Sirisë.

“Qëllimi ynë është të marrim nga duart e terroristëve armët e rënda, të largojmë terroristët e PYD/YPG/PKK-në nga Munbixhi, të krijojmë siguri dhe stabilitet, t’u japim pushtetin autoriteteve lokale si dhe të mundësojmë kthimin sa më të shpejtë të banorëve në Munbixh”, tha Akar.

Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës

Sefik Xhaferoviq.

I sapozgjedhuri në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, Sefik Xhaferoviq nga Partia për Aksion Demokratik, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se pa pasur një konsensus të të gjithë anëtarëve të presidencës, Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës.

“Bosnje dhe Hercegovina e ka qëndrimin zyrtar kur është në pyetje kjo çështje, i cili thotë se për çfarëdo vendimi është i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Presidencës, dhe këtë konsensus në këtë moment nuk e kemi dhe kështu do të jetë derisa nuk ndryshojnë gjërat” ka thënë Xhaferoviq.

Megjithatë, Xhaferoviq, kandidati që mori më së shumti vota në zgjedhjet e fundit në Bosnje, ka thënë se Kosova dhe Bosnja duhet të kenë nivelin e bashkëpunimit të paktën siç e ka sot Serbia me Kosovën.

“ Unë mendoj se Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosova duhet të ketë nivelin e bashkëpunimit, të paktën siç e ka sot Republika e Serbisë me Kosovën. Sepse ne me Kosovën jemi në nivel më të ulët bashkëpunimi se që është Serbia. Më shumë ka liri të lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe njerëzve mes Kosovës dhe Serbisë sesa mes Kosovës dhe Bosnjës, dhe kjo për shkak se nuk ekziston gatishmëria nga ana e politikanëve të Republikës Serbe që kjo situatë të përmirësohet. Unë mendoj se këto raporte duhet të ndërtohen mes Bosnjës dhe Kosovës në interes të të dyja vendeve, edhe përkundër qëndrimit politik kur është fjala për njohjen e Kosovës” ka thënë Xhaferoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje, përveç kandidatit boshnjak Sefik Xhaferoviq, një vend në presidencën tripalëshe e ka fituar edhe nacionalisti nga Repubika Serbe Millorad Dodik, i cili njihet për raporte të afërta me Rusinë.

Anëtari i tretë është zgjedhur social-demokrati Zheljko Komshiq, që ka shërbyer dy mandate në presidencë.

Turqia “ka regjistrime që dëshmojnë vrasjen e gazetarit saudit”

Një poster që tregon gazetarin e zhdukur Jamal Khashoggi.

Zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor.

Turqia raportohet t’iu ketë thënë zyrtarëve amerikanë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes.

Arabia Saudite i mohon akuzat.

Një burim u citua nga gazeta Washington Post të ketë thënë se në një audio-incizim mund të dëgjohen disa burra duke rrahur Khashoggin.

Gazeta shton se regjistrimi tregon se ai u vra dhe u gjymtua.

Zhdukja e Jamal Khashoggit dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Khashoggi është larguar nga Arabia Saudite vitin e kaluar, duke shprehur frikë nga ndëshkimi për kritikat e tij ndaj politikës saudite në luftën e Jemenit.

Vuçiç: Nuk jam i lumtur për deklaratën e Komshiçit mbi pavarësinë e Kosovës

BEOGRAD – Dëshiroj që në mënyrë të përgjegjshme t’i qasem ndërtimit të marrëdhënieve në rajon dhe në marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Vuçiç, duke shtuar se nuk dëshiron t’i përgjigjet deklaratës së anëtarit të sapozgjedhur të Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç, se Kosova është shtet i pavarur.

I pyetur për koment për deklaratën e Komshiçit se për të Kosova është e pavarur dhe se do të ishte e mençur që BeH-ja ta pranojë, presidenti i Serbisë tha se nuk është i lumtur për këtë deklaratë, por nuk do të përdor çdo rast të përgjigjet, se ndonjëherë më mirë është diçka të heshtet.

“Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë edhe me Bosnjë e Hercegovinën edhe me tre anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës”, përsëriti Vuçiç.

Anëtari i zgjedhur i Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit kroat, Zheljko Komshiç, deklaroi më herët se për të Kosova është shtet i pavarur, porse pas zgjedhjes së Milorad Dodikut për anëtar të Presidencës pak gjasa ka që BeH-ja edhe formalisht ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Patriotizëm me ligj në Mal të Zi!

Malazezët që nuk ngrihen në këmbë për himnin e tyre kombëtar mund ta pësojnë keq.

Qeveria e Malit të Zi i miratoi ndryshimet në Ligjin për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi, të cilat përfshijnë gjobë prej 300 deri në 2,000 euro për ata që nuk ngrihen në këmbë kur këndohet “Oh, agim i ndritshëm i Malit të Zi”.

Në një vend ku paga mesatare mujore është rreth 500 euro, një gjobë e tillë duhet të jetë një stimul i madh.

“Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq.

Ndryshimet në ligj tani kalojnë në parlament, ku me gjasë do të miratohen, marrë parasysh mbështetjen midis ligjvënësve të partisë në pushtet.

Masat sigurisht që pritet të nxisin polemika midis serbëve etnikë të Malit të Zi, të cilët përbëjnë gati një të tretën e popullsisë dhe disa prej tyre refuzojnë të njohin himnin, i cili është miratuar në vitin 2004.

Teksti i himnit kombëtar, që më herët ka qenë këngë e njohur popullore, përmban personifikime të ndryshme që datojnë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

Versioni aktual është riformuar nga Sekula Drleviq, themelues i lëvizjes së pavarësisë së Malit të Zi dhe një bashkëpunëtor me pushtimin italian gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por versioni aktual nuk përfshin referenca ndaj malazezëve me prejardhje serbe, duke nxitur partitë opozitare, kryesisht pro-serbe, të refuzojnë të ngrihen për himnin në parlament.

Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq i cili thotë se është malazez me prejardhje serbe, është ngritur gjithmonë ngadalë kur është kënduar himni dhe njëherë ka thënë se ai e dëgjon atë për shkak të obligimit dhe jo kënaqësisë.

Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq

Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq

Shfaqje të ngjashme mund të shihen edhe gjatë ndeshjeve të futbollit, ku himni shpesh shpërfillet nga disa tifozë.

Sipas ministrit Bogdanoviq, manifestimet e tilla janë në qendër të legjislacionit, i cili përfshin edhe obligimin “për të mbajtur gjithmonë flamurin në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve publike, të themeluara nga shteti ose komuna”.

Por, masa po sulmohet edhe nga ata që e shohin atë si shkelje të të drejtave civile.

“Një person me mendje të lirë ka të drejtë të vendosë për veten nëse do të qëndrojë ulur apo të ngrihet për himnin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Jovan, një 24-vjeçar nga Podgorica.

Ligji e veçon Malin e Zi – anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE – nga pjesa tjetër e fqinjëve në Ballkan, ku nuk ekziston një legjislacion i tillë.

Në Kinë, administrata e presidentit Xi Jinping ka miratuar një ligj vitin e kaluar, i cili parasheh deri në 15 ditë burgim për tallje me himnin kombëtar.

Përgatiti: Valona Tela

Padi të reja kundër Gruevskit dhe ish-ministrave të tij, përfshirë Osmanin

Prokuroria Speciale e Maqedonisë njoftoi të mërkurën për nisjen e hetimeve për raste të reja që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare.

Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë dhe drejtues e anëtarë të komisioneve të tenderit.

Sipas Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 80 milionë euro.

Ish-kryeministri dhe ish-ministrat akuzohen në gjashtë raste të veçanta të koduara me emrat: “Dhurata”, “Propaganda”, “Dizajni”, “Harmonia”, “Stacionet bazë” dhe “Pacienti”.

Hetimet përfshijnë periudhën nga viti 2010.

Nga personat e akuzuar, ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, në qeverinë e tanishme është zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe zyrtari i parë i partisë shqiptare Bashimi Dekomratik për Integrim që akuzohet nga Prokuroria Speciale për shpërdorime kur kjo parti ishte në pushtet me VMRO-DPMNE-në – tani parti në opozitë.

Ish-kryeministri, NIkolla Gruevski, është duke u gjykuar edhe për vepra tjera, ndërsa për një prej tyre është dënuar me 2 vjet burgim.

Akuzat e Prokurorisë Speciale kanë për bazë bisedat e përgjuara telefonike, të publikuara në shkurt të vitit 2015.

Dodik: Do të kërkoj njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë

Presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Ambasada e Ukrainës në Bosnjë dhe Hercegovinë ka reaguar pas deklaratave të të sapozgjedhurit në presidencën tri palëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka thënë se pas marrjes së detyrës do të kërkojë njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë.

Ambasada ukrainase e ka quajtur jo miqësore këtë deklaratë duke theksuar se ajo mund të shkaktojë dëmtim të raporteve mes dy vendeve si dhe të vetë autoritetit të Bosnje Hercëgovinës në arenën ndërkombëtare.

Kreu i Social-Demokratëve të Pavarur, Millorad Dodik deklaroi se do të fillojë këtë iniciativë për ta njohur Krimenë si pjesë integrale të Rusisë.

“Natyrisht se do të filloj këtë inicativë dhe synoj që Krimea të njihet në nivel të Bosne Hercegovinës” ka deklaruar Dodik për të përditshmën ruse Izvestija, duke shtuar se bashkimi i Krimesë me Rusinë ka ndodhur pas një “referendumi legjitim”.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Dodik ka thënë se është i interesuar, që sapo të krijohet mundësia, personalisht ta vizitojë Krimenë dhe se këtë do ta bëjë sapo të krijohet mundësia e parë. Ai po ashtu ka deklaruar se kurrë nuk do të përkrahë anëtarësimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ai në këtë intervistë deklaroi po ashtu se është i interesuar që në Republikën Serbe të Bosnjës, të ndërtojë një qendër humanitare ruso-serbe, të njëjtë sikurse ajo që gjendet në Nish të Serbisë.

Daçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim. Ai theksoi se zgjidhja mes dy vendeve duhet të jetë paqësore.

“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim, sepse nuk është në pyetje BE-ja apo Kosova. Ne nuk duam të na shtrohet ashtu pyetja. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë. Ka probleme në Ballkan, por ato nuk duhet të jenë bazë për luftëra. Kërkohet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe në këtë drejtim ne po përpiqemi për të udhëhequr një politikë të ekuilibruar të jashtme, e cila respekton të gjitha qëllimet tona strategjike”, tha Daçiç gjatë një vizite në Timisoara të Rumanisë, raporton “FoNet”.

Sipas kryediplomatit serb, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Greqia dëbon 966 të huaj, shumica shqiptarë

Greqia ka kthyer në vendet e origjinës 966 shtetas të huaj përgjatë muajit shtator. Ata janë cilësuar të paligjshëm për territorin grek, ndërsa janë depërtuar, shkruan gazeta greke “Zougla.gr”.

Më shumë se gjysma e tyre kanë qenë shqiptarë, pasuar nga irakenë, gjeorgjianë, pakistanezë, iranianë, turq, algjerianë dhe sirianë, shifra këto të policisë greke.

Numri më i madh i të kthyerve janë shqiptarë, 486 persona, nga Iraku 139, 79 nga Gjeorgjia, 69 nga Pakistani, 53 nga Irani, 20 nga Turqia, 18 nga Algjeria si dhe 12 nga Siria.

NATO dhe Serbia me ushtrime të përbashkëta të emergjencave civile

Mlladenovac, 8 tetor 2018.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së bashku me presidentin e Serbisë Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve të emergjencave civile në qytetin Mlladenovac, 50 kilometra larg Beogradit.

“Është shumë kënaqësi të gjendem këtu dhe të shoh se si Serbia dhe NATO-ja punojnë së bashku. Ky është ushtrimi më i madh i këtij lloji dhe hera e parë që po mbahet në Serbi”, tha Stoltenberg.

Stërvitjet “Serbia 2018” organizohen bashkërisht nga NATO, Qendra Evropiane për Koordinimin e aktiviteteve në ofrimin e përgjigjeve ndaj emergjencave dhe Ministria e Brendshme e Serbisë.

Stoltenberg tha se ushtrimet “Serbia 2018” nuk janë ushtarake, por civile dhe një mundësi për testimin e teknologjisë së re.

“Ushtrimet janë në shërbim të NATO-s, Serbisë dhe rajonit. Ajo që mësojmë këtu, na ndihmon të jemi më të përgatitur”, tha Stoltenberg.

Në këto stërvitje civile marrin pjesë 2,000 shërbyes nga 38 vende.

“Më vjen mirë që njerëz nga 38 vende mund t’i ndihmojnë njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për shpëtimin e jetës dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Vërshimet kanë treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe reagimit të shpejtë. Detyrë e jona është t’i ndihmojmë të tjerët nëse gjenden në situatë të njëjtë”, tha në hapje të ushtrimeve presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai potencoi se Serbia “duhet të bashkëpunojë me NATO-n, pavarësisht së kaluarës”.

“Shumë kush ka pyetur: çfarë ju duhet NATO?! Serbia është neutrale në aspektin ushtarak, por ka dhe do të ketë bashkëpunim të mirë me NATO-n. Do të ketë raporte të mira, sikurse me Rusinë dhe vendet tjera”, tha Vuçiq.

Në vazhdim të vizitës në Serbi, të cilën e nisi më 6 tetor, Stoltenberg do të bisedojë në Beograd me presidentin Vuçiq për raportet e Serbisë me NATO-n në kuadër të dialogut që e organizon Forumi për Siguri.

Me të arritur në Beograd, ai bisedoi me studentë të Fakultetit Filologjik, ndërsa në një deklaratë për televizionin publik serb theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Dialogu është i nevojshëm për t’i kapërcyer dallimet dhe për të gjetur një zgjidhje politike. NATO e mbështet këtë dialog jo vetëm në aspektin politik, por edhe për arsye se kemi prezencë në Kosovë përmes KFOR-it, detyra e të cilit është ofrimi i sigurisë. Edhe më tutje do të jemi aty për t’i mbrojtur të gjitha komunitetet”, tha Stoltenberg.

Nacionalisti serb Milorad Dodik zgjidhet në presidencën e Bosnjës

Nacionalisti Milorad Dodik është shpallur fitues për ulësen e serbëve në presidencën tripalëshe të Bosnjës, derisa priten rezultatet përfundimtare më vonë gjatë ditës së hënë.

Ngritja e liderit të linjës së ashpër në zyrën kryesore, pozitë të cilën do ta ndajë me liderin mysliman dhe atë kroat, mund të shtrijë nacionalizmin në Bosnjën e cila është përballur me luftë dy dekada më parë.

Dodik, lideri prej kohësh i serbëve të Bosnjës në Republikën Serbe, ka kërcënuar më herët se do të organizojë votime për të ndarë këtë rajon, çka do të mund të komplikonte marrëveshjen që ka siguruar paqen në këtë rajon nga konflikti i viteve 1992-95.

Tani ai do të bashkudhëheqë shtetin, të cilit i është referuar si “koncept i dështuar”.

“Fitorja ime është e pastër”, ka thënë Dodik nga Banja Lluka, i cili njëherësh është kryeqyteti i subjektit me shumicë serbe.

Ai ka thënë se ka fituar 56 përqind të votave, duke mundur rivalin Mlladen Ivaniq, pas publikimit të rezultateve, kur janë numëruar 85 për qind të votave.

Komisioni Zgjedhor ka konfirmuar udhëheqjen e Dodikut, ndonëse rezultatet përfundimtare pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës.

Ivaniq në anën tjetër ka thënë se duhet pritur ende deri në shpallje të fitores.

“Ne do të presim raportin e vëzhguesve tanë për të parë nëse gjithçka ka shkuar mirë”, ka thënë ai në një adresim televiziv.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë 53.3 përqind, në shtetin me ku 3.3 milionë persona kanë pasur të drejtë vote.

Sefik Gjaferoviq nga Partia për Aksion Demokratik, ka udhëhqur në garën për ulesën boshnjake në presidencë, duke fituar 38 për qind të votave.

Ndërkohë, social-demokrati Zheljko Komshiq, që ka shërbyer dy mandate në presidencë, ka udhëhequr me 49.5 për qind të votave, duke mundur kandidatin tjetër, Dragan Çoviq.

Çoviq, që ka fituar 38 për qind të votave, ka bërë thirrje për të ndarë kroatët si etni të veçantë në këtë shtet.

Ai ka pranuar humbjen mirëpo ka thënë se “nuk ka parë kurrë më parë” një krizë të tillë në këtë shtet.

Sistemi kompleks i Bosnjës, që për disa konsiderohet jofunksional, është rezultat i luftës në vitet e 90-ta, çka ka rezultuar me tensionim të marrëdhënieve në mes të serbëve, kroatëve dhe myslimanëve.

Në këtë konflikt kanë vdekur 100,000 persona dhe miliona tjerë janë zhvendosur edhe si pasojë e ekonomisë dhe infrastrukturës së dobët.

Marrëveshja për paqe, që ka ndalur luftimet, ka ndarë shtetin në dy pjesë, njërën të dominuar nga serbët dhe tjetrën në shtëpi të myslimanëve dhe minoritetit kroat.

Andaj Bosnja është e ndarë në tri etni, Republikën Serbe e dominuar nga serbët dhe Federata Myslimano-Kroate e boshnjakëve dhe kroatëve.

Të dyja subjektet janë të lidhura nga institucione të nivelit të njëjtë në presidencën tripalëshe.

Ata funksionojnë së bashku nga një administratë relativisht e dobët e udhëhequr nga presidenca tripalëshe, e cila ka sistem rotativ në mes të anëtarëve që kanë fituar pozita, çdo tetë muaj.

Përveç zgjedhjes së liderëve në presidencë, votuesit kanë zgjedhur më 7 tetor edhe ligjvënësit parlamentarë dhe ata në kantone.

Ndasi dhe udhëheqje

Para mbajtjes së zgjedhjeve, shumë politikanë kanë bazuar fushatën e tyre në retorikë nacionaliste.

Gjatë fushatës, Dodik ka përsëritur pretendimet se Bosnja “nuk është shtet” dhe se kryeqyteti i këtij vendi Sarajeva, është “territor i huaj”.

Pasi ka votuar në ditën e diel, lideri serb ka thënë se do të punojë me insititucionet boshnjake mirëpo “në interes dhe përfitim të Republikës Serbe”.

Një njeri kalon pranë një posteri ku shkruan “Nën flamurin e Sërpskas – për unitetin e Sërpskas”. Banja Lluka, 5 tetor, 2018.

Një njeri kalon pranë një posteri ku shkruan “Nën flamurin e Sërpskas – për unitetin e Sërpskas”. Banja Lluka, 5 tetor, 2018.

Dodik, i njohur si pro-rus, është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara, për kërcënim të integritetit të Bosnjës.

Si do të shfrytëzojë pozitën e tij, mbetet të shihet.

Analistja politike, Tanja Topiq ka thënë se skenari më ekstrem do të ishte ashtu që ai të punojë drejt “ndarjes së Bosnjës’.

Zhgënjmi

Në mesin e popullatës ekziston zhgënjim ndaj klasës politike, të cilët besohet se kanë fituar pozitat e tyre duke u bazuar në nacionalizëm, në vend të uljes së problemeve ekonomike.

Me një mesatare të pagave mujore rreth 430 euro, një e pesta e popullatës në këtë shtet është e papunë.

“Asnjë parti nuk përmbush pritshmëritë e mia si qytetare”, ka thënë Danica Odoviq, 47-vjeçare e cila ka votuar në Banja Llukë.

Ajo ka thënë se do të votojë vetëm për “ndryshime dhe jo sepse besoj se të tjerët janë më të mirë”.

Ekspertët në anën tjetër besojnë se struktura e tillë politike në Bosnjë pengon reformat dhe krijon hapësirë për më shumë ryshfet.

Sipas, Transparency International, korrupsioni është problem serioz “në të gjitha nivelet e Qeverisë”.

“Shumica e të rinjve e shohin të ardhmen e tyre jashtë Bosnjës”, ka thënë analisti Zoran Kresiq.

Dëgjimi i “tregimeve të njëjta, mesazheve të luftës dhe pamundësisë për të jetuar së bashku, është mjaftueshëm demotivues që njerëzit të mos qëndrojnë”, ka shtuar ai.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Flisnin shqip në Serbi, rrihen barbarisht dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë goditur në mbrëmjen e djeshme në një rrugë në Novi Sad, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është e rëndë.

Siç raportojnë mediat kosovare, të rinjtë janë goditur për shkak se ata flisnin në gjuhën shqipe. Policia ka njoftuar se dy të rinjtë e dhunuar janë G.B dhe C.M të lindur në vitin 1999. Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë, përcjell “rs.n1info.com”.

Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M është ne rrezik për jetën pasi ka marrë dëmtime në eshtrat e kokës dhe ka pësuar gjakderdhje ne tru. I riu i është nënshtruar një operacioni. Policia ndërkohë po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Zyrtarët turq: Një gazetar saudit është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll

Zyrtarët turq kanë arritur në përfundimin se një gazetar saudit që kishte banuar në mërgim të vetëimponuar në Shtetet e Bashkuara, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll javën e kaluar, kur kishte shkuar për të marrë një dokument që i duhej për t’u martuar.

Megjithatë zyrtarët sauditë thonë se akuzat janë pa bazë.

E fejuara e Jamal Khashoggit, që po priste për të jashtë konsullatës të martën, thotë se ai nuk doli më nga ndërtesa.

Khashoggi, një shtetas saudit dhe bashkëpunëtor i gazetës Washington Post, shkoi në mërgim vitin e kaluar kur autoritetet saudite filluan të shtypin zërat e disidentëve. Gazetari kishte qenë kritik ndaj Princit saudit, Muhammad bin Salman.

I pyetur për njoftimet se gazetari ishte vrarë në konsullatën saudite, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “nuk mund t’i konfirmojmë këto njoftime, por po e ndjekim me vëmendje situatën”.

Fred Hiatt, drejtori i faqes së editorialeve të gazetës Washington Post tha në një deklaratë se “nëse njoftimet për vrasjen e Jamalit janë të vërteta, është një veprim monstruoz dhe i paimagjinueshëm”.

Hatice Cengiz, e fejuara turke e Khashoggit i tha gazetës New York Times se zyrtarët turq nuk ia kanë konfirmuar vdekjen e tij. Ajo i tha gazetës se nuk mund të imagjinojë se si mund të ndodhë një incident i tillë në Turqi.

Historiani serb: Presheva me rëndësi për Serbinë, s’mund të shkëmbehet

Duke folur për mundësinë e shkëmbimit të veriut të Kosovës me me Luginën e Preshevës, historian serb, Milan Protic ka thënë se kjo është një alternativë e cila nuk do t’i shkonte për shtat Serbisë.

Në një intervistë për portalin serb “Blic”, Protic ka thënë se një ide e tillë do të ishte e dëmshme dhe njëkohësisht e dobët, transmeton lajmi.net.

Madje ai bën një krahasim mes serbëve të veriut dhe atyre të ‘Perëndimit të Egër’ në Amerikë.

“Veriu i Kosovës, është sikur të thuash një perëndim i egër në një krahinë të civilizuar, dhe ky është problemi më i madh”, ka thënë ai.

Megjithatë, Potric shton se vizioni i tij për marrëveshjen finale mes dy vendeve do të ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës, e cila Serbisë do t’i siguronte anëtarësimin në BE, dhe që njëkohësisht sipas tij do të mundësonte lëvizjen e serbëve të veriut në Serbi, dhe të shqiptarëve të Jugut në Kosovë.

Sipas tij Serbia duhet të zgjedhë mes të dyjave ose asnjërës.

“Jugu, ose Lugina është shumë e rëndësishme për Serbinë sepse aty mund të kalohet në autostradë, dhe nëse Serbia e humb fushën e Vardarit-Moravës, ajo e ka humbur shtëpinë e saj të fuqishme”, ka thënë ai.

E megjithatë, sipas historianit serb është e pamundur që të dyja këto regjione të jenë pjesë e Serbisë.

Kujtojmë se kundër korrigjimit të kufijve tashmë është vetëm Gjermania.

Ndërkaq, nga zyrtarë amerikanë është thënë se Kosovës dhe Serbisë i duhet dhënë hapësirë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Jeremiç: Korrigjimi i kufijve shkëndijë për konflikt në Ballkan

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremic, në hapjen e “Global Forum Pearson” që po mbahet në Universitetin e Çikagos, komentoi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se çka do të sillte kjo për Ballkanin.

Ai tha se korrigjimi në bazë të vijave etnike në Kosovë do të mund të jetë shkëndija e një konflikti të ri në Ballkan, dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve ta parandalojnë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Jeremic, i cili është ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se Beogradi dhe Prishtina janë të inkurajuar ta arrijnë një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve.

“Është e sigurt se një precedent i tillë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve. Korrigjimi i kufijve mund të jetë shkëndija që nisë konflikte të reja në Ballkan,” tha ai.

Jeremic vlerësoi se demokracia në Ballkan po përkeqësohet nga indiferencën e Evropës.

Në Novi Pazar gjendet një varrezë e lashtë e përbashkët me të krishterë dhe myslimanë

NOVI PAZAR – Në afërsi të Kishës së Shën Pjetrit në Novi Pazar arkeologët kanë gjetur varreza të mesjetës, në të cilat, në bazë të analizave të para, janë varrosur të krishterë dhe myslimanë. Hulumtimet e deritanishme arkeologjike tregojnë se është një gjetje e rëndësishme dhe shembull i parë i këtij lloji në Ballkan.

Sipas arkeologëve nga muzeu “Ras” në Novi Pazar nga Instituti Arkeologjik në Beograd, të cilët po udhëheqin kërkimet arkeologjike në këtë vend, për herë të parë në këtë zonë, për këtë periudhë është identifikuar një mënyrë specifike për shënjimin e vendeve të varreve, duke vendosur një gur dhe një pllakë të bukur guri në vendin e kokës dhe këmbës së të vdekurit duke shënuar varrezën.

Arkeologët e angazhuar në këtë hulumtim, të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Republikës së Serbisë përmes projektit, besojnë se “ose studiuesit nuk kanë regjistruar ende një mënyrë të tillë për të shënuar varre ose rezultatet e tyre nuk janë publikuar dhe publikisht janë të njohura”.

Ata mbështeten në vlerësimet e tyre, dhe në bazë të gjetjeve arkeologjike të gjetura në varret dhe rreth tyre, ky nekropol mund të vendoset në periudhën e shekullit të 14-të deri në shekullin e 18-të.

Vladan Vodosavljeviç, arkeolog i muzeut “Ras” në Novi Pazar, thotë se bazuar në orientimin e varreve në lokalitetin “thellë mbi shtëpi”, mund të konstatohet dhe të jepet një interpretim që, përveç të krishterëve, në varrezat e njëjta, është varrosur edhe popullsia muslimane.

“Ne gjetëm disa varre, orientimi i të cilave është e kundërta e të tjerëve. Këto skeletë janë të orientuara në drejtimin juglindje-veriperëndim dhe kjo neve na solli deri te konkluzionin të mendojmë se në këtë varrezë janë varrosur edhe banorë që kanë pranuar Islamin. Kjo me siguri, me analizë të AND-së mund të vërtetohet se ka ekzistuar ndonjë popullatë, se në një moment ka pranuar Islamin dhe se kanë vazhduar të varrosen aty ku janë varrosur paraardhësit e tyre”, tha Vidosavljeviç, duke theksuar se bazuar në hulumtimet e deritanishme arkeologjike nuk dihet se diçka e tillë shfaqet në varreza të tjera.

Më shumë se 120 varre u zbuluan në nekropol dhe nuk kishte një numër të madh gjetjesh arkeologjike. Deri tani, monedha, hallka metalike, unaza, enë qeramike, rroba, varreza të fragmentuara, varreza të thjeshta horizontale të zbukuruara, janë gjetur dy pllaka vertikale: njëra është një kryq dhe një tjetër performancë njerëzore.

Pasi të dërgohen skeletët në Institutin Arkeologjik në Beograd do të dalin përfundimet me të dhënat antropologjike mbi atë se si njerëzit kanë jetuar në këto vise, çfarë traditash kanë pasur, mosha mesatare e tyre, lartësia e tyre, nëse kanë vdekur në mënyrë natyrore ose nga sëmundje dhe të ngjashëm.

Vendndodhja me nekropolin u zbulua rastësisht në vitin 2011 gjatë ndërtimit të një rruge lokale nga kisha e Shën Pjetrit në varrezat e reja ortodokse në Novi Pazar.

Vuçiç: Kutinë e Pandorës e hapën ata që njohën Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se duhet të bëhet një lloj ndarje e Kosovës mbi baza etnike.

Siç transmeton “Beta” Vuçiç në një intervistë për “Russia Today”, deklaroi se “nevojitet një zgjidhje kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve dhe se nuk mund të ndodhë që shqiptarët të marrin gjithçka, kurse serbët asgjë”.

“Ky është pozicioni i vetëm i Serbisë, që nuk e kemi braktisur kurrë. Pastaj hasëm në reagime të ndryshme. Rusia tha: ‘Mirë, nëse Serbia pajtohet me këtë’, e cila është në përputhje edhe me të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër erdhi reagimi i disa vendeve të BE që ishin krejtësisht kundër kësaj, sepse Serbia do të hapte ‘Kutinë e Pandorës’”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu pyeti se kush në të vërtetë e hapi ‘Kutinë e Pandorës’ kur e njohën Kosovën e cila, sipas tij, e shpalli njëanshëm pavarësinë.

Telekomi i Serbisë, një hap afër blerjes së Telekomit të Shqipërisë

Telekomi i Serbisë ka ofruar 61 milionë euro për ta blerë Telekomin e Shqipërisë, që është edhe oferta më e madhe nga 4 të tilla. Mediat në Serbi raportojnë se oferta është bërë për qëllime politike e jo biznesore, pasi shuma është jashtëzakonisht e lartë. Madje, raportohet se oferta mbështetet fuqishëm nga autoritetet në Beograd, të cilët kanë intervenuar në “Dojçe telekom” dhe te qeveria shqiptare, për t’i bindur që ta pranojnë ofertën serbe.

Kompania serbe ka konfirmuar për Danas se kanë bërë ofertë për blerjen e Telekomit shqiptar.

“Kompania e Telekomit të Serbisë pasi dëshiron të pozicionohet si lider rajonal në tregun e telekomunikacionit ka bërë ofertën e saj për blerjen e Telekomit të Shqipërisë, në pronësi të Dojce Telekom”, ka thënë kjo kompani.

Ata nuk kanë dhënë detaje tjera pasi procesi është në zhvillim e sipër.

Po ashtu, bëhet e ditur se interesim për blerjen e kësaj kompanie kanë treguar edhe kompania “Eagle Mobile”, e cila është kompania e tretë për nga fuqia në tregun shqiptar, një kompani greke si dhe një investitor bullgar, Spas Rusev, që është edhe pronar i kompanisë më të madhe bullgare Vivakom.

Sipas Danas, afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 17 shtatori, por përkrah këtyre tre kompanive është shfaqur edhe Telekom Srbija e cila sipas burimeve të kësaj gazete, ofertën e saj e ka bazuar në “motive jobiznesore pasi ka dhënë një ofertë shumë të lartë gati joracioanale”.

Madje, thuhet se Telekomi i Serbisë ka mbështetje të fortë të autoriteteve serbe, të cilët nëpërmjet intervenimeve në Dojçe Telekom kanë kërkuar të ndërhyjnë te Qeveria Shqiptare dhe autoritetet rregullatve që ta pranojnë ofertën serbe.

Siç thuhet oferta e investitorit grek ka qenë e lartë, por financimi i transaksionit të plotë nuk është siguruar. Ofertuesi serb thuhet se do të mundë të kishte problem ta marrë pajtimin e trupit për mbrojtjen e konkurrencës derisa oferta bullgare ka qenë më e ulëta.

Telekomi shqiptar ose T-mobile Shqipëria është pronë direkte e kompanisë greke COSMOTE (OTE), ku aksionet më të mëdha i ka Dojçe telekom (45 përqind) dhe shteti grek (5 përqind), derisa pjesa tjetër është pronë e investitorëve institucionalë.

Sheshel: 1000 ushtarë serbë të jenë të gatshëm për të hyrë në Kosovë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojisllav Sheshel deklaroi se Serbia duhet të ketë 1000 ushtarë të gatshëm që të ndërhyjë me krizën e parë në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Serbisë, Sheshel shtoi se nuk ka kuptim që shqiptarët provokojnë gjithmonë krizë.

“Nëse duhet të bëhen përforcime, hyjnë përforcimet. Nëse keni nevojë për një forcë ajrore, hyjnë forcat ajrore”, tha ai, ndërsa shtoi se Rusia ka garantuar që mos ta lërë Serbinë në baltë.
(BalkanWeb)

Kotzias: Rezultati i referendumit në Maqedoni i kënaqshëm

ATHINË – Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka theksuar se rezultati i referendumit në Maqedoni ishte i kënaqshëm pavarësisht nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votim.

Në një program në televizionin shtetëror të Greqisë (ERT), Kotzias, ka folur për referendumin konsultativ i cili u mbajt në Maqedoni më 30 shtator.

“Pjesëmarrja në referendum, fillimisht mund të konsiderohet e ulët për ata që nuk e njohin politikën në Ballkan dhe të vërtetën e Maqedonisë. Kjo është e logjikshme sepse po të vërehet sesa vota përbëjnë 38 për qind, sa vota janë përdorur në zgjedhjet e mëparshme dhe po të bëhet një analizë e drejtë do të vërehet se nuk është edhe aq e ulët. Zaev në referendum ka marrë votat më të larta që mund të merrte”, është shprehur kryediplomati grek.

Më tej Kotzias ka mbrojtur i idenë e tij se lista zgjedhore në Maqedoni nuk është përditësuar që prej një kohe të gjatë dhe se të paktën 400 mijë shtetas të Maqedonisë jetojnë jashtë vendit. “Numri i vërtetë i votuesve në vend është rreth 1 milionë e 200 mijë. Në këtë situatë Zaev konsiderohet se ka marrë vota mbi 50 për qind. Dhe kjo e përbën shumicën”.

Në lidhje me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili ka kundërshtuar ndryshimin e emrit të vendit, Kotzias ka pretenduar se Ivanov është zgjedhur me më pak vota se votat “po” të dala në refundim. Ai ka theksuar se “Ivanov, presidenti i keq i vendit fqinj është zgjedhur president me 520 mijë vota. Ndërsa numri i votave në referendum është 530 mijë”.

Shefi i diplomacisë greke, duke theksuar se nuk do të jetë i lehtë miratimi i rezultateve të referendumit në Parlamentin e Maqedonisë, ka pretenduar se Zaev do të fitojë sërish në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Referendumi është një preferencë e Qeverisë së Maqedonisë, është përfshirë në marrëveshjen e Prespës, por jo si parakusht për zbatimin e marrëveshjes”, tha Kotzias, duke vënë theksin se në çdo rast, rezultati i referendumit nuk do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes për të zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë.

Nëse në Maqedoni gjithçka përfundon ashtu siç është përcaktuar, Kotzias tha se marrëveshja në fjalë do të dërgohet në Parlamentin e Greqisë deri në muajin mars dhe se qeveria e Athinës ka planifikuar ta miratojë në kuvend marrëveshjen. aa

Rusia zhvillon manovra ushtarake në Serbi (Video)

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton se sot në territorin e Republikës së Serbisë nis një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe e quajtur “BARS-2018”.

 

Në stërvitje marrin pjesë ekipet e përbashkëta të forcave ajrore ruse dhe forcave ajrore të Serbisë me avionët luftarakë MiG-29 dhe helikopterë multi-funksional Mi-8.

 

Stërvitja do të realizohet në periudhën prej 1 deri më 5 tetor dhe do të përdoren deri në 10 avionë të Armatës së Serbisë.

 

 

Si pjesë e stërvitjes, pilotët e aviacionit luftarak do të kryejnë detyrat e kapjes së objektivave në ajër, ushtrimin e elementeve të luftimit në ajër, figurave komplekse të manovrimit dhe goditjeve taktike mbi objektivat tokësore.

 

“Ekuipazhet e helikopterëve do të stërviten për kërkimin dhe shpëtimin” – thotë deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Shtëpitë “Hobbit” në Sivas tërheqin vëmendjen e vizitorëve

Shtëpitë të cilat Bashkia Sivas në Turqi i ka ndërtuar në një hapësirë në afërsi të qytetit duke u frymëzuar nga “shtëpitë Hobbit” në filmin “The Lord of the Rings” ka ngjallur një interes për vizitorët dhe turistët jashtë vendit.

Shtëpitë të cilat në etapën e parë u ndërtuan 7 prej tyre në kodrinë dhe të cilat tërheqin vëmendjen me arkitekturën e tyre, ofrojnë për vizitorët mundësi akomodimit në komoditetin e një hoteli të ndërthurur me natyrën. Me rritjen e kërkesës, e cila shtohet dita ditës numri i shtëpive të ndërtuara në kuadër të projektit të punimeve për fazën e dytë u rrit në 24.

Gjithashtu për shkak të kërkesave të mëdha nga jashtë vendit planifikohet që të rritet në 50 numri i shtëpive ‘Hobbit‘ të cilat janë ndërtuar me kushtet për të plotësuar të gjitha nevojat e një familjeje, përfshirë brenda tyre kuzhinë, dhomë pritjeje, dhomë gjumi dhe ambiente të tjera të nevojshme.

Shtëpitë “Hobbit” në Sivas tërheqin vëmendjen e vizitorëve

Kryetari i Bashkisë së Sivasit, Sami Aydın, në një deklaratë për AA tha se kanë ndërtuar shtëpitë ‘hobbit‘ në nëntokë në një hapësirë e cila ka në pah bukurinë natyrore dhe afërsinë me qendrën e qytetit.

Aydın ka bërë të ditur se i kanë ndërtuar këto shtëpi duke i parashikuar që ato të jenë të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë për shkak të arkitekturës së tyre që janë ndërtuar të ngulitura në tokë dhe se me rritjen e interesit publik ata kanë rritur numrin e shtëpive ‘Hobbit‘.

Ai tha se në kuadër të kërkesave e kanë rritur në 24 numrin e shtëpive. “Planifikojmë që këtë numër ta rrisim në 40-50. Shohim se ato janë pëlqyer shumë. Kemi vërejtur se njerëzit me familjet e tyre e kanë larguar lodhjen e një viti për disa ditë që kanë qëndruar në këto ambiente natyrore”, shtoi Aydın.

 

Sipas tij, ka kërkesa kryesisht nga vendet e Lindjes së Largët. “Njerëzit kanë nevojë për vende të tilla, sepse qytetet betonizohen çdo ditë e më shumë. Shohim se ka kërkesa jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit ku njerëzit kanë dëshirë të vijnë dhe të vizitojnë si dhe të qëndrojnë në këto vende madje edhe në grupe. Kërkesat janë edhe nga vendet e Lindjes së Largët përfshirë Malajzinë. Besoj se me kohë kërkesat do të jetë edhe më të shumta nga vende të ndryshme”, thotë Aydın.

“Njerëzit kudo mund të gjejnë hotele me pesë yje, por është e vështirë të gjesh një vend në natyrë, një vend ku fëmijët mund të luajnë qetë dhe ku ju mund të pushoni”, tha Aydın duke shtuar se shtëpitë “Hobbit” janë një projekt i bërë me qëllimin për të përmbushur këto nevoja.

Në vijim Aydın thotë se ky projekt i ndërtuar për herë të parë në qytetin Sivas të Turqisë përbën një shembull, një model për shumë qytete, ku edhe bashkitë e qyteteve tjera kanë kontaktuar me të për punime të ngjashme.

Shtëpitë të cilat Bashkia Sivas në Turqi i ka ndërtuar në një hapësirë në afërsi të qytetit duke u frymëzuar nga “shtëpitë Hobbit” në filmin “The Lord of the Rings” ka ngjallur një interes për vizitorët dhe turistët jashtë vendit. ( Sercan Küçükşahin – Anadolu Agency )

Vuçiçi urdhëron ushtrinë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandr Vuçiç ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.

Reagimi i Vuçiçit vjen pasi Policia e Kosovës ka kryer një operacion kontrolli në Qendrën Sportive dhe Humanitare atje.

Sipas mediave serbe, rreth 60-të efektivë të Policisë kanë kontrolluar këtë qendër.

Nga zyra e Presidentit serb njoftohet se Vuçiç ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, “pasi Njësitet Speciale kanë kryer ndërhyrje në veri të Kosovës”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot se e ka urdhëruar drejtorin e policisë serbe që të gjitha njësitet speciale të policisë të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, pas raportimeve të mediave serbe se forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë në veri.

(BalkanWeb)

Daçiç në OKB: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, prioritet kombëtar

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën.

“Për Serbinë është i pakontestueshëm vendi qendror dhe roli i Kombeve të Bashkuara, ndërsa objektivat e parimet janë definuar me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sot janë njësoj të nevoshëm”, ka thënë ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic në Samitin në New York në prag të fillimit të Asamblesë së Përgjitshme.

“Barazia sovrane e shteteve, heqja dorë nga përdorimi i dhunës, mospërzierja në punët e brendshme të shteteve tjera, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhja ne paqe e konflikteve dhe respektimi i dallimeve, janë parime aktualiteti i të cilave nuk e ka humbur rëndësinë”, ka thënë Dacic.

Sipas tij, Serbia mbështet pjesëmarrjen e barabartë të shteteve në sistemin e qeverisjes globale.
Dacic ka thënë se “prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën”.

Sipas tij, “Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, ruajtjen e paqes e sigurisë dhe identitetin e saj historik”.

Ai ka shtuar se “Serbia është me sinqeritet e përkushtuar për paqe e dialog, i cili me ndërmjetësimin e BE-së po zhvillohet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, si dhe impelentimin e marrëveshjeve të arritura”.

“Duke udhëhequr politike të përgjegjshme, do të bëjmë gjithëçka që interesat e popujve tanë, paqja rajonale dhe stabiliteti të jenë të mbrojtura”, ka thënë Dacic sipas medieve serbe.

Është e ditur se Serbia, duke pasur mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë veto në Këshillin e Sigurimit, do pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatën botërore, prandaj edhe e thekson “rolin qëndror” të OKB-së.

Presidentja kroate ia kujton Thaçit në New York parimin e mosndryshimit të kufijve

Kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, tashmë ka dalë edhe Kroacia. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, gjatë takimit me Thaçin në New York, ia ka kujtuar këtij të fundit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”, shkruan Gazeta Express.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ideja për korrigjimin e kufijve ishin temë diskutimi në takimin mes Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

E Kitaroviq gjatë këtij takimi i ka kujtuar edhe një herë presidentit Thaçi ne New York, parimin e mosndryshimit të kufijve.

“Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja Grabar-Kitaroviq, raporton Hina.

Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, thekson se Grabar-Kitaroviq është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin “ka ndarë shqetësimin rreth situatës në Evropën Juglindore në lidhje me proceset e rëndësishme që do të pasojnë brenda një kohe të shkurtër”.

“Ishte një takim shumë produktiv. Vlerësoj faktin se ai në këto ditë do të ketë 128 takime dhe jemi pajtuar se do të vazhdojmë dialogun. Ndamë shqetësimet për gjendjen në Evropën Juglindore, proceset që do të hapen në të ardhmen, duke filluar nga zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë dhe faktin se nuk ka ndryshuar ligji i zgjedhjeve, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, deri në pritjen e rezultateve të referendumit të Maqedonisë për emrin e shtetit”, ka thënë Grabar-Kitaroviq.

Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka pësuar disfatë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se politika e ndjekur pesë vjet për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë. Ai i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare serbe.

“Politika ime që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë, qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre… Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton”, tha ai duke nënvizuar se druan që nuk do të ketë një mundësi të re, por ai do të “luftojë edhe më fuqishëm për popullin serb në Kosovë. Do të luftojmë që ata njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë te drejta”, tha ai.

Presidenti serb tha se shumë ‘lojtarë’ nga perëndimi nuk duan që Serbia të përzihet në Kosovë dhe kjo është rrjedhojë e “politikës katastrofale dhe të papërgjegjshme që është udhëhequr në të kaluarën”.

“Vetveten e kemi larguar nga Kombet e Bashkuara më 2010. Vetë e kemi gjykuar vetveten më opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në vitin 2011 kemi vënë kufirin ndërmjet serbëve në Jarinjë”, tha ai.

Ai foli të hënën edhe për fjalimin e tij në Mitrovicë në fillim të shtatorit gjatë të cilit kishte vlerësuar se ish presidenti serb Sllobodan Milosheviç, ishte udhëheqës i madh” duke vlerësuar se askush nuk ka dashur të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kur e ka përmendur atë.

“Fjalimi im në Mitrovicë ishte fjalim i shkëputjes nga politika e presidentit Millosheviç, por fjalim serioz në të cilin unë nuk e kam fyer personalisht… Politika që e kam paraqitur është shkëputje nga qëllimet, mënyrat e metodat”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kishte shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Idetë e tilla nxitën reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme”. Por, ata thonë se çfarëdo që të jetë marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do ta shohin atë dhe do të thonë fjalën e tyre.

Caktohet data e takimit Putin-Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, me datën 2 tetor.

Sipas Tanjug-ut, tashmë është vendosur data e takimit përderisa edhe vetë ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin, ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor dhe se në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.


Send this to a friend