VOAL

VOAL

Me mijra në javën e pestë të protestave kundër Vuçiçit në Serbi

Protestuesit përfaqësojnë sfidën më të madhe në epokën e drejtimit të Vuçiçit deri më tani, e fillimisht u thirrën nga partitë opozitare pasi një prej udhëheqësve të tyre u dhunua përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore, gjatë muajit nëntor.

“Aleanca për Serbinë” (SZS) në opozitë, një koalicion partish nga i gjithë spektri politik, pretendoi se dhunuesit ishin mbështetës të Partisë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit Vuçiç, por autoritetet e mohojnë këtë akuzë.

“Serbia po ngrihet ngadalë, të gjithë qytetet po ngrihen dhe numri ynë do të rritet edhe më shumë”, citohet të ketë thënë Branislav Trifunoviç, aktor dhe një prej udhëheqësve të kësaj lëvizjeje, përpara turmës së mbledhur në Beograd ditën e shtunë.

Disa qindra njerëz protestuan gjithashtu në qytetin jugor të Kragujevacit, ndërsa rreth 50 vetë dolën në protestë në Novi Sadin verior.

Që prej 8 dhjetorit, ku u mbajt protesta e parë, grumbullimeve të njerëzve të nxitur nga partitë opozitare u janë bashkuar studentë dhe figura publike, veçanërisht artistët.

Demonstruesit u mblodhën përpara Fakultetit të Filozofisë dhe marshuan përmes rrugëve kryesore të Beogradit, me një pankartë të madhe ku lexohej “Një në 5 milionë”. Kjo është një referencë ndaj një deklarate të mëhershme të Vuçiçit, sipas së cilës ai nuk do të përmbushte kërkesat e opozitës për media të lirë dhe zgjedhje të ndershme “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në rrugë”.

Vuçiç, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka kontroll të plotë mbi median, duke e përdorur atë në fushata kundër kundërshtarëve politikë.

Duke folur përpara protestave, Vuçiç është shprehur se është “i gatshëm të dëgjojë qytetarët që protestojnë, por jo gënjeshtarët e opozitës”. Vuçiç u zgjodh president në vitin 2017, e më parë ka mbajtur edhe postin e kryeministrit.

Aleksandër Vucic ka qenë një radikal nacionalist serb që i ka shërbyer Sllobodan Miloseviçit në fund të viteve 1990.

Por në 2008 u shkëput nga Partia Radikale për të themeluar Partinë Progresive, duke sinjalizuar një ndarje me të shkuarën e tij nacionaliste.

“Nuk e fsheh se kam ndryshuar. Jam krenar për këtë,” i ka thënë ai agjensisë të lajmeve AFP në një intervistë të 2012.

Protestat kanë pesë javë që vazhdojnë. Në parrullat kundër Vuçiç, janë dalluar ato  “Vuçiç hajdut”, “Mbro Kushtetutën dhe njërëzit” etj.

Vuçiç: Kompromisi fitore, Kosova s’duhet të mbetet pa serbë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç mori pjesë në edicionin festiv të krishtlindjeve ‘Kurira’. Vuçiç foli edhe për kompromisin në dialogun me Kosovën me Serbinë.

“Kompromisi në politikë nuk është një humbje por një fitore” u shprehë ai.

Presidenti serb vazhdoi duke thënë se e di që serbët nuk do ta pranojnë këtë por pati një mesazh për ta.

“E them këtë, edhe pse e di që serbët nuk do ta pranojnë . Nuk do ta pranojnë sepse është më lehtë të jetosh në mite dhe lavdërime sesa në realitet. Ne duhet të ndryshojmë shumë”- vazhdoi Vuçiç.

Në fjalim kritikoj ata që mbështesin një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Ai tregoi se cili është qëllimi dhe detyra e tij në Kosovë.

“Detyra jonë është të parandalojmë që Kosova të mbetet pa serbë”, u shpreh ai.

Tradita shekullore, bullgarët vallëzuan në ujërat e akullta të lumit Tunxha

KALOFER – Burrat nga qyteti bullgar Kalofer, edhe këtë vit si në vitet e kaluara të shoqëruar me daulle, u futën duke vallëzuar në ujërat e akullta të lumit Tunxha, për të vazhduar traditën e tyre 200 vjeçare.

Banorët në fjalë, gjatë festës së tyre të Epifanisë erdhën mëngjesin e sotëm në lumin Tunxha, ku disa prej tyre hynë në lumë për ta thyer akullin i cili kishte ngrirë lumin, për t’u mundësuar të tjerëve që të futen në ujërat e tij.

Edhe pse temperatura e ajrit ishte tetë gradë Celsius nën zero, dhjetëra burra nga qyteti Kalofer hynë në ujin e ftohtë të lumit ku dhe vallëzuan për rreth gjysmë ore.

Sipas besimit që kanë vendasit e kësaj zone, vallëzimi në ujë sjell shëndet dhe mirëqenie për familjet, por është i mirë edhe si një ofertë turistike.

Në mesin e të pranishmëve ishte kryebashkiaku i Kaloferit, Rumen Stojanov, i cili tha se të gjitha hotelet në atë zonë janë rezervuar disa muaj më parë.

“Sado që është e ftohtë Tunxha, askush nga ata që vallëzuan nuk është ftohur”, tha Stojanov.

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Beograd

Mijëra serbë kanë protestuar të shtunën kundë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij Progresive në Beograd.

Protestuesit kanë kërkuar liri të mediave dhe kanë kërkuar fundin e sulmeve ndaj gazetarëve si dhe opozitarëve, gjatë protestave që po shënojnë javën e katërt.

Ata mbanin banerët me thirrjet “Nuk do të mbyll gojën”, “Pse po luftojmë me të gjitha shtetet fqinje”.

Më 29 dhjetor, në një intervistë në mediat vendore, Vuçiq tha se është i gatshëm të diskutojë kërkesat e opozitës.

“Jam i gatshëm të shikojë se cfarë po shkakton pakënaqësi tëk njerëzit”, shtoi ai.

Demonstratat ishin nxitur muajin e kaluar kur një grup personash kanë rrahur liderin opozitar Borko Stefanovic.

Mali i Zi dëbon 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe

Mali i Zi planifikon të dëbojë më shumë se 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe. Me anëtarët e familjeve të tyre, janë rreth pesëdhjetë qytetarë që punojnë në këtë vend.

Siç shkruan ‘Novosti’, nën ndalimin e rregulloreve që rregullojnë regjistrimin e vendbanimit, Podgorica zyrtare mbyll derën për qytetarët serbë të cilët, sipas ligjeve të brendshme, nuk i plotësojnë kushtet për të jetuar dhe kryer shërbime fetare në këtë vend.

Në Metropolitanin malazez-litoral, thonë se të gjitha mjetet juridike nuk janë shterur dhe se lufta për statusin është ende në vazhdim.

Velibor Xhomiq tha për ‘Novosti’ se 30 murgjve, priftërinjtë dhe pjesëtarëve të  familjeve të tyre, të cilët deri në këtë vit kishin një qëndrim të rregullt në Malin e Zi, nuk iu vazhdua statusi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ata detyrohen të largohen nga Mali i Zi deri në përfundim të procedurës. Ankesat u parashtruan para Gjykatës Administrative. Në disa raste, ato janë refuzuar dhe një pjesë e procedimeve janë ende në vazhdim”, shpjegon Xhomiq.

Sanxhaku me protesta shënon pushtimin njëshekullor nga Serbia

Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut ka paralajmëruar mbajtjen e një marshi protestues në Novi Pazar për sot.

Me këtë protestë do të shënohet pushtimi njëshekullor i Sanxhakut nga ish-Mbretëria serbe, kroate e sllovene, me krijimin e të cilës Sanxhaku praktikisht ishte pushtuar, transmeton Koha.

Në kumtesën e kësaj partie, lider i të cilës është Sulejman Uglanin, theksohet se “interesat historike të rajonit të Sanxhakut, si entitet i posaçëm politik, janë shprehur përmes Rezolutës së Sjenicës të gushtit 1917 kur në tërësi është injoruar formimi i asaj mbretërie, ndërsa përfshirja e Sanxhakut në atë territor është bër kundër vullnetit dhe interesit të qytetarëve, të cilëve iu mohua e drejta e vetë atyre ose e përfaqësuesve legjitimë për ta mbrojtur Sanxhakun, veten dhe interesat e veta”.

Ftesa është bërë që qytetarët e këtij rajoni të protestojnë qetë, në mënyrë demokratike dhe civilizuese.

Vladimir Putin viziton Serbinë në janar, me një qëllim të qartë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Serbinë më 17 janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Siç shkruajnë mediat serbe, ndërsa zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës afrohet, dy fuqitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po luftojnë për dominim në rajon.

Pas letrës së presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën iu bën thirrje Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit për të arritur marrëveshje historike, presidenti rus nuk dëshiron të humbë kohë.

“Pasi marrëveshja në Paris më 11 nëntor nuk është arritur përkundër pritjeve, Trump ka parë si shans që të marri një rol kyç dhe mentorimin e negociatave”, citon burimet e veta nga qarqet diplomatike, media serbe “Blic.rs”.

Prandaj, në një letër drejtuar Thaçit ai tha se ai është i gatshëm për të pritur atë dhe Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar për zgjidhjen e problemit.

Në një letër dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar nga liderët në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë moment të cilin ai e ka quajtur unik, të flasin me një zë dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në këtë drejtim, ndër tjerash Trump, i ka shkruar presidentit Thaçi se SHBA-të janë të gatshme që të ndihmojnë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.
Madje, siç është thënë më tej, një marrëveshje e tillë është e arritshme.

Në fund, ajo që bie gjithashtu në sy është fakti se Trump ka shkruar se pret që në Shtëpinë e Bardhë të mirëpres presidentin Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, për “të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.

Dhe këtë “ngutje” të Putinit, media serbe e quan “panik”, për të cilën gjë shkruan se edhe ka vendosur që së shpejti të vizitojë Serbinë.

Rusia njihet si mbështetëse e aspiratave të Serbisë. Këtë së fundmi e dëshmoi edhe ambasadori rus në OKB Vasily Nebenzja i cili mbështeti presidentin serb Vuçiç dhe Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur me propozimin e Serbisë, për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se ndau shqetësimin e shprehur nga presidenti serb dhe theksoi se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është shkelje e Rezolutës 1244 dhe se kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon. Ai gjithashtu vlerësoi se KFOR-i ishte selektiv në përmbushjen e mandatit të tij.

Vuçiçi në emisionin televiziv të mëngjesit flet rreth përplasjes mes Serbisë dhe Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ftuar në një emisionin e mëngjesit në televizionin “TV Pink” foli dhe analizoi tema të rëndësishme të aktualitetit, por si çështje më kryesore ishte përplasja mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai u ndal edhe tek deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump, i cili deklaroi ditë më parë se është koha për një marrëveshje historike mes të dyja vendeve. Presidenti serb theksoi faktin se nuk e ka kuptuar mirë porosinë që dha shefi i shtëpisë së bardhë për frazën “Jemi afër përfundimit të dialogut”.

Krahas pikave dhe problemeve të tjera, Vuçiç ka shprehur edhe një dëshirë. Sipas tij, vitin e ardhshëm është koha për të shtuar lindjet tek serbët që jetojnë në Kosovë si strategji për të patur një të ardhme më të mirë.

“Për kompromis kërkohet shumë energji, mund të dëshirë, nuk jam i sigurt nëse dikush në Prishtinë është i gatshëm për këtë. Më së tepërmi më brengos fakti se më askush nuk dëshiron të flasë rreth kësaj, për taksat dhe problemet e tjera. Ato përdoren vetëm kur duhet të sulmohem unë ose Qeveria, edhe pse situata në Kosovë është gjithnjë e më e rëndë. Do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat dhe do të mundohemi që vitin tjetër t’i rrisim lindjet në Kosovë në mënyrë që të kemi më shumë fëmijë dhe njerëzit atje të kenë të ardhme. Tri ditë njerëzit këtu flasin për Kosovën, pastaj diçka tjetër u bëhet më e rëndësishme. Por, populli ynë mund të mbështes në shtetin e tyre, Serbinë”, tha ai.

Gjithashtu ai pohoi se është i gatshëm të bisedojë me Kosovën, por më parë kjo e fundit sipas tij duhet të rishikojë vendimin për tarifat e vëna për mallrat serbe.

“Sa do që mund të jetë e dhimbshme, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Unë jam i gatshëm të jap të gjitha që kam arritur në politikë, edhe besimin që e kam fituar, sondazhet tregojnë se në dy muajt e fundit e kemi besimin më të madh se kurrë më parë. Por, jam i gatshëm që të gjitha këto t’i humb në mënyrë që të sigurojë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Haradinaj ka thënë se do të më rrëzojë deri te Shen Nikola. Unë i kuptoj dëshirat e tij dhe shumë të tjerëve. Shumëkujt në regjion nuk u intereson Serbia të jetë e fortë, në mënyrë që si më parë, ta shpalosin shumëkush, dhe në këtë formë të krijojnë shtete dhe kombet e tyre”, theksoi Vuçiç.

Demonstrata antiqeveritare në Beograd

Mijëra veta morën pjesë në një protestë në Beograd kundër politikave të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kërkuan që t’i jepet fund dhunës politike si dhe raportim të më të drejtë nga televizioni publik.

Protesta e së shtunës ishte e treta me radhë që kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.

Stefanoviç ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.

Protesta me sloganin “Një nga pesë milionë”, sipas organizatorëve mblodhi 35 mijë deri në 40 mijë veta, ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, tha se ishin më së shumti pesë mijë.

Në mesin e atyre që folën në protestë ishte edhe gazetari Milan Jovanoviç i cili pohon se për shkak të shkrimeve mbi korrupsionin i është djegur shtëpia.

Veprimtarët e opozitës thonë se presidenti Vuçiç është një autokrat dhe e cilësojnë partinë e tij të korruptuar. Ata thonë se presidenti Vuçiç, kontrollon pjesën më rë madhe të medieve në Serbi, gjë që i siguron atij përparësi të padrejtë.

Mbështetja për presidentin Vuçiç ka shënuar një rënie të vogël pas fitores së tij të thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ai mbetet udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende.

Protestat e opozitës janë të rralla në Serbi që nga trazirat popullore të vitit 2000 që rrezuan ish presidentin Slobodan Milloseviç, i cili më pas vdiq në vitin 2006 në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Aleksandër Vuçiç, një nacionalist i zjarrtë gjatë shkatërrimit të dhunshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, më vonë përqafoi vlerat evropiane dhe vendosi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian si qëllimin strategjik të vendit. Ai gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. za

Mbështetur në raportimet e agjencive të lajmeve

Serbët: Ja si Haradinaj po kërkon falimentimin e Serbisë

Ramush Haradinaj ua ka treguar serbëve “recetën” për marrëveshje, njohjen reciproke dhe fqinjësinë e mirë mes dy shteteve.

Por, sipas mediave serbe, plani që ka propozuar Haradinaj është i pamundur pasi Serbia do të humbiste me miliarda dollarë.

Plani me 30 faqe, me një preambulë dhe 16 kapituj, sipas mediave të Beogradit, ka për qëllim kapitulimin e Serbisë, raporton Indeksonline.

Plani i Haradinajt sipas mediave serbe kërkon që Serbia të paguaj dëmet e luftës, pensionet e papaguara, rikthimin e kursimeve nga bankat jugosllave si dhe kompensim për përfitime sociale, shtesa për fëmijë dhe transmetim të energjisë elektrike.

Në bazë të llogarive serbe, këto do të kapnin shifrën e 22 miliardëve euro. Mediat serbe thonë se Haradinaj në planin e tij këmbëngul me çdo kusht në kompensimin e dëmeve ekonomike.

Tensionet – Turqia paralajmëron Greqinë: Do ta paguani shtrenjtë

Tensione te forta mes Greqise dhe Turqise. Mes zyrtareve te larte ka pasur shkembim te ashper replikash edhe kercenmime.

 

Vetem pak pasi ministrit grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, paralajmeroi Turqine ka ardhur reagimi i homologut turk.

“Nëse bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim. Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”- tha Kamenos.

Nderkohe qe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë ishte edhe me i ashper, teksa tha: “Nëse turqit zbarkojnë në një ishull të vogël, ne do ta shuajmë nga faqja e dheut. Ajo është vija e kuqe”.

Pergjigje kercenimeve u ka dhene ministri turk i Mbrojtjes, Hukusi Akar, duke folur për zhvillimet në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

“Të gjithë duhet ta dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore”- tha ai, duke shtuar se Turiqa eshte per miqësi, paqe dhe stabilitet.

“Ne nuk do të tolerojmë për të drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara“, tha ai.

Rama i përgjigjet kryeminisrtes serbe: Kosova shtet sovran, vendos vetë!

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, i ka dërguar dy letra homologut të saj shqiptar, Edi Rama, ku i kërkon që të përdorë “ndikimin e tij në Prishtinë”. Top Channel raporton se Brnabiq kërkonte nga Rama që shteti shqiptar ta rishikojë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.

Letra e parë mban datën 16 nëntor dhe vjen e shkruar me një gjuhë, të cilën rëndom diplomacia serbe e përdor në kulmin e propagandës antishqiptare në seancat e Këshillit të Sigurimit dhe më gjerë. Kryeministrja serbe ankohet për atë që e quan shtypje dhe krime kundër popullit të saj, që vazhdojnë pa pushim dhe kërcënojnë të përshkallëzohen më tej.

“Po jua kërkoj meqenëse keni njohur të ashtuquajturën ‘Republikë të Kosovës’ si një shtet të pavarur, në mënyrë që ju të përdorni ndikimin tuaj ndaj Prishtinës, që t’iu bindet marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Në rast se, në kundërshti me ndikimin tuaj, ata vazhdojnë të shkelin marrëveshjet dhe paktet ndërkombëtare, ju kërkoj të rishikoni pozicionin tuaj në mbështetje të Pavarësisë”, shkruhet në letrën e parë të Brnabiç, 16 nëntor 2018.

Gjashtë ditë më vonë, pa marrë një përgjigje për letrën me tone patetike, ku shqiptarët dhe qeveria në Kosovë fajësohen për fakte të pavërteta, kryeministrja serbe i drejtohet sërish Ramës me një letër të dytë.

Në këtë letër, Brnabiq, me tone më të zbutura dhe argumente ekonomike, flet për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe dhe dëmin, që sipas saj po i bëhet klimës së biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ajo i kërkon sërish Ramës të përdorë ndikimin dhe besimin që kanë institucionet e Kosovës tek ai, për heqjen e këtyre masave dhe i kujton faktin se Serbia nuk do të marrë masa reciproke.

Më në fund, përgjigjja i vjen dy javë më vonë, në një letër ku kryeministri shqiptar i kujton homologes serbe krimet e shtetit të saj në Kosovë, njohjet dhe përparimet e Kosovës pas luftës.

“E dashur kolege. Është thjesht e pamundur për mua që të kuptoj thirrjen tuaj ‘që të rishikojmë pozicionin tonë në mbështetje të Pavarësisë’… Qëndrimi i Shqipërisë është se Kosova është shtet i pavarur dhe vend sovran, që i merr vet, në mënyrë të pavarur vendimet e saj, të cilat Serbia dhe të tjerët duhet t’i respektojnë, si reflektim i vullnetit sovran të popullit të Kosovës nëpërmjet udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, thuhet në përgjigjen e Ramës, më 3 dhjetor.

Rama i kujton Brnabiçit angazhimet e tij, së bashku me presidentin e saj Aleksandar Vuçiq, dhe se kanë rëndë dakord të arrijnë pajtimin përmes bashkëpunimit rajonal, gjë që ju – thotë kryeministri, – e keni shkelur me pengesat që po i nxirrni Kosovës për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, si INTERPOL apo UNESCO.

“Shqipëria e ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Por, nuk mund të mos dëshmojmë se nën maskën e dialogut, Serbia ka ndërmarrë pengesa dhe akte armiqësore kundër Kosovës, të cilat janë të dëmshme për shpirtin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal, gjë që nuk është e denjë për një shtet kandidat për në BE. Ne besojmë se ndjekja e rrugës së dialogut, me sinqeritet dhe realizëm, do të jetë e vetmja alternativë e suksesshme për të arritur zgjidhje të detyrueshme dhe të qëndrueshme për të dyja palët, si dhe paqen e stabilitetin në rajon”, thuhet më tej në përgjigjen e Ramës.

Vuçiçi thotë se për letrën e Trumpit do të flasë pasi të takohet me Putinin me 17 janar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të presë takimin e 17 janarit në Beograd, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të komentuar letrën e dërguar me 14 dhjetor të këtij viti nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilën flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje historike.

Vuçiq thotë se e pret Putinin në Beograd, për të diskutuar hapur gjithçka që është shkruar në atë letër.

“ Po e pres me kënaqësi 17 janarin. Unë kurrë nuk e kam pasur problem për të biseduar hapur. Por unë nuk shoh probleme sa i përket anës ruse”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ditë më parë kishte thënë se nuk pajtohet me konstatimin e Donlad Trump, se Kosova dhe Serbia ndodhen në fazën finale të dialogut./GazetaExpress/

Tsipras në Beograd: Kosova po i hedh benzinë zjarrit me veprimet e fundit

BEOGRAD – Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, tha se “Kosova është duke i hedhur benzinë zjarrit” me veprimet e fundit, konkretisht tarifën doganore dhe vendimin për të formuar ushtrinë.

Në një konferencë të përbashkët në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Tsipras ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për të vendosur tarifa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe formimit të ushtrisë.

“Kosova po i hedh benzinë zjarrit”, deklaroi Tsipras, duke thënë se këto veprimet të fundit të Kosovës nuk do t’i sjellin stabilitet rajonit, por, përkundrazi, ato shkaktojnë destabilitet.

Tsipras tha se i dënon këto hapa të Kosovës dhe nënvizoi se mbështet Serbinë, e cila, siç tha ai, është duke avancuar në rrugën e zgjidhjes. Ai po ashtu deklaroi se puna e presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë serbe është e vështirë dhe tha se Serbia synon arritjen e stabilitetit në rajon.

Duke folur edhe rreth marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, kryeministri grek tha se Greqia është bërë një nga elementet e stabilitetit në rajon me këtë marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë do të jetë katalizator edhe i marrëdhënieve Greqi-Serbi.

“Nëse themi se Maqedonia përfaqëson një zonë gri midis nesh, nuk do të ekzagjeronim. Tashmë ajo nuk është mur mes nesh, por do të jetë një urë. Kjo marrëveshje do të mundësojë t’i forcojmë marrëdhëniet tona me projekte që do të na lidhin me njëri-tjetrin”, tha Tsipras.

Ai deklaroi se marrëveshja e parë ndërkombëtare midis Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet me pjesëmarrje edhe të Serbisë, ndërsa paralajmëroi formimin e një korridori hekurudhor midis Selanikut, Shkupit, Beogradit dhe Budapestit.

Kryeministri grek i cilësoi si tejet të mira marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë dhe tha se populli serb e konsideron Greqinë si aleat dhe mik si në politikë, ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Vuçiç falëndëroi Greqinë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe mirëkuptimit që shfaq ndaj pozicionit të Serbisë në lidhje me Kosovën, ndërsa shtoi se Greqia mbështet po ashtu integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Me punimet në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjerë, Serbia nuk i zhgënjen mbështetësit e saj”, tha Vuçiç.

Daçiç: SHBA mbështet marrëveshjen Serbi-Kosovë si Izrael-Egjipt

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, gjatë një interviste dhënë televizionit serb “TV Prva”, ka thënë se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit mund të konstatohet se deri tek marrëveshja nuk do të arrihet edhe aq shpejt.

“Kanë qenë të gatshme të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne të arrijmë marrëveshje, pasi ata nuk janë pjesë e dialogut dhe nuk e përcaktojnë kohën për këtë, por gjithçka që po ndodh tani me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe masat e ndërmarra nga Prishtina, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrihet aq shpejt”, ka shtuar Daçiç.

Kujtojmë se ditë më parë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes të cilës u bën thirrje liderëve të dy vendeve të shfrytëzojnë momentin unik për një marrëveshje.

Trump i shkruan Vuçiqit për marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”.

Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për ta festuar “marrëveshjen historike”.

“Marrë parasysh se po hyni në fazën përmbyllëse të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e dëshiruar afatgjate në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment dhe të përdorni liderizmin politik për sjelljen e vendimeve që do të kënaqnin interesat e të dy vendeve. Do të ishte dëm i madh që të lëshohet ky rast unik për paqen, sigurinë dhe rritjen e ekonomike”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për normalizim dhe ka vlerësuar që “marrëdhëniet paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishin pikë kthese për rajonin”.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është afër dorës. I gëzohem rastit që juve dhe presidentin Hashim Thaçi t’iu mirëpres në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që të festojmë atë që do të paraqiste marrëveshjen historike”, ka thënë Trump.

Presidenti i SHBA-së në letër ka theksuar që kishte kënaqësinë që janë takuar në Paris gjatë Ditës së armëpushimit.

“SHBA-ja vlerëson liderizmin e juaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shtuar Trump.

Natasha Kandiq: Si mundet Serbia të vendosë për diçka në territorin ku ka kryer krime?

Këtë pyetje e ka bërë Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të drejtën humanitare të Serbisë, në tribunën “Pajtimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe regjioni – ku jemi e kah po shkojmë”, në organizim të forumit beogradas të ZFD-së, transmeton GazetaMetro.

Në konferencë, sipas medieve serbe, janë prezantuar të dhënat se nga viti 2014 nuk është ngritur asnjë aktakuzë për krimet e bëra në Kosovë, se zyrtarët shtetërorë dhe anëtarët e Qeverisë e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe promovojnë kriminelë të dënuar të luftës, madje edhe live në program të televizionit me frekuencë nacionale paraqitet kryerësi i masakrës së Srebrenicës – Ratko Mladic.

Më tej Kandiq ka thënë se këtu (në Serbi) të gjithë shqiptarët konsiderohen terroristë dhe ka treguar për gjykimin e shqiptarëve të Kosovës në Nish, ku sipas saj, nuk ka asgjë. Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Kandiq ka vënë në dukje paradoksin se në Serbi kjo dënohet, ndonëse, thotë ajo, një ushtri profesionale do të ishte garanci e sigurisë jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për të tjerët.

Kandiq ka treguar për interpretimin e gabuar të dhunës në Kosovës në vitin 2004, më 17 mars, duke thënë se po është vrarë një numër i caktuar serbësh, por po ashtu është vrarë edhe një numër i caktuar shqiptarësh. Ajo më pas ka thënë se në Kosovë jetojnë 100 mijë serbë, të cilët nuk janë dëbuar./Insajderi.com

Kompania turke do të ndërtojë autostradën Sarajevë-Beograd

BEOGRAD – Qeveria e Turqisë dhe ajo e Serbisë kanë nënshkruar një marrëveshje prej 285 milionë dollarësh për ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd.

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan, zhvilloi një takim bilateral në Beograd të Serbisë me homologen e tij serbe, Zorana Mihajloviç.

Ministrat e të dy vendeve diskutuan mbi projektin e autostradës që do të lidhë dy kryeqytetet, atë të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në takimet dhe ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë edhe zv/kryeministri serb, Rasim Ljajiç, ambasadori turk në Beograd, Tanju Bilgiç, kreu i kompanisë Taşyapi, Emrullah Turanlı, si dhe kreu i Rrugëve të Ndërmarrjeve Publike në Serbi, Zoran Drobnjak.

“Vetëm pak njerëz besonin se ky projekt i autostradës mund të zbatohej, sepse është një projekt shumë i shtrenjtë. Por sot, e pamundura u bë e mundur dhe projekti u nënshkrua”, tha Ljajiç.

Ndërkq, ministri Turhan tha se marrëveshja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të të dy vendeve, si dhe shtoi se, “Kjo marrëveshje e nënshkruar sot është një fillim shumë i rëndësishëm midis dy vendeve. Turqia i jep rëndësi të madhe Serbisë për stabilitetin e rajonit”.

Ai shpjegoi rolin e autostradës si një garanci për paqen në rajon.

“Projektet e infrastrukturës rrugore jo vetëm që kontribuojnë në një vend të vetëm, por kontribuojnë në të gjithë industrinë, ekonominë dhe turizmin e rajonit. Në veçanti, rrugët që kalojnë nëpër Serbi luajnë një rol ndërkufitar midis Evropës dhe Azisë”, deklaroi Turhan.

Ministrja Mihajlloviç, nga ana e saj, theksoi se të dy vendet mbështesin zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë që tashmë ekziston si dhe për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ajo tha se rrugët nuk janë vetëm rrugë, por janë edhe marrëdhënie politike dhe ekonomike.

“Rrugët po ashtu nënkuptojnë stabilitet. Nuk ka diçka më të rëndësishme se ndërlidhja në Ballkanin Perëndimor. Serbia ka shumë fqinjë dhe ne duam të lidhemi me të gjithë ata”, tha Mihajlloviç.

Në ceremoni u nënshkruan edhe dy marrëveshje për ndërtimin e rezidencave për forcat e sigurisë në Vranje dhe Nish.

Projekti i autostradës Sarajevë-Beograd u soll mbi dy vjet më parë, por kaloi një pengesë kur institucionet relevante nuk mundeshin të bien dakord për një itinerar. Mosmarrëveshja mbi rrugën atëherë solli 16 rrugë të mundshme në tryezë.

Përderisa Serbia dëshironte që autostrada të kalojë nëpër Bosnjën lindore, pala boshnjake dëshironte që ajo të lëvizte në Bosnjën verilindore.

Megjithatë, mosmarrëveshja mbi rrugën përfundoi pas një takimi në Turqi midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ish-anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Si rrjedhojë, me mbështetjen e presidentit Erdoğan, propozimet e të dyja palëve u pranuan, pas së cilës u arrit një marrëveshje për ndërtimin e autostradës ndërmjet dy rrugëve të ndryshme.

Opozita në Hungari me masa te reja kundër kryeministrit Orban

Protesta në Hungari (foto nga arkivi)

Ligjvënësit opozitarë në Hungari premtuan se do të ndërmarrin masa ligjore dhe parlamentare në përpjekje për të penguar kryeministrin Viktor Orban përderisa protestat për një ligj të ri të punës, u zvogëluan për nga pjesmarrja.

Rreth 200 persona u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit në Budapest më 18 dhjetor, përderisa një ditë më parë mijëra protestues u përballen me policinë jashtë selisë së transmetuesit shtetëror.

Fokusi kryesor i protestave ka qenë një ligj i sapo miratuar që ndryshon në mënyrë drastike rregullat e punës shtetërore. Grupet e opozitës e kanë quajtur atë një “ligj skllavërues”.

“Ne po planifikojmë veprime të mosbindjes civile, bllokim të rrugëve dhe së bashku me sindikatat, demonstrata të mëtejshme”, u tha gazetarëve, Timea Szabo, një ligjvënëse opozitare.

Aleatët e Orbanit i kanë denoncuar protestat si një ndërmarrje e grupeve liberale të financuara nga financuesi hungarez-amerikan, George Soros. Organizata e shoqërisë civile “Soros” ka hedhur poshtë këto pretendime.

Soros është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga qeveria e Orbanit.

Mogherini në krah të Serbisë: Duhet dialog, ushtria gradualisht

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është shfaqur në krah të Serbisë në qëndrimet e fundit lidhur me Kosovën. Ajo tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe.

Komentet i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë.

Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët.

Sa i përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kryediplomatja evropiane tërhoqi vërejtjen se çdo alternativë tjetër përveç dialogut “është e rrezikshme”.

Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Bërnabic theksoi se veprimet e fundit të Prishtinës janë “kërcënimi më i madh i stabilitetit dhe paqës në rajon”.

13 kërkesa – Pas Shqipërisë, studentët e Tetovës në protestë

Në një kohë kur studentët e universiteteve publike në vendin tonë protestojnë për 15 ditë me radhë për plotësimin e një sërë kërkesave, në tubim janë ngritur edhe studentë të Universiteti të Tetovës. Mësohet se këta të fundit protestojnë për plotësimin e 13 kushteve.

Siç raportojnë mediat vendase, studentët e Tetovës, shprehin pakënaqësi për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ata kanë parashtruar konkretisht te të zgjidhen një sërë kërkesash; heqja e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj, heqja e pagesës prej 100 euro për çregjistrim nga universiteti, salla mësimore të reja, laboratorë.

Mes kërkesave është edhe fakti që Senati studentor të jetë i pavarur nga Rektorati dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikë dhe verifikim të plagjiaturave.

SHBA propozon shitjen e sistemeve raketore Patriot në Turqi

Pjesë të sistemeve raketore, Patriot.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar shitjen e sistemeve raketore Patriot në Turqi, në vlerë të 3.5 miliardë dollarëve.

Kongresi është thënë të jetë njoftuar për këtë propozim që ka për qëllim rritjen e kapaciteteve raketore dhe atyre ajrore të Ankarasë.

Departamaneti amerikan ka thënë se kjo marrëveshje “do të kontribuojë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke përmirësuar sigurinë e një aleati kyç të NATO-s, që lufton kundër terrorizmit”.

Ky propozim ka ardhur pasi Turqia ka njoftuar se do të blejë sisteme raketore S-400 nga Rusia.

Uashingtoni është ankuar pas këtij veprimi, duke thënë se sistemet ruse nuk janë të përshtatshme për armët e përdorura nga aleatët e NATO-s.

I pyetur për propozimin amerikan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 19 dhjetor se kontrata e Rusisë për të furnizuar Ankaranë me sisteme raketore S-400 do të zbatohet pavarësisht vendimit të Turqisë për sistemet raktore Patriot.

Turqia mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Pjesëtarë të FSK-së

Ambasada e Turqisë në Prishtinë tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës.

Ambasada turke po ashtu tha se i konsideron “të përshtatshme” deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit “do të zhvillohet në mënyrë demokratike”, duke i përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO-n.

Greqi, sulm me bombë ndaj kanalit televiziv privat SKAI

AHTINË – Në ndërtesën e kanalit televiziv privat SKAI në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, është kryer një sulm me vendosjen e “bombës me sahat”.

Rreth 45 minuta para ngjarjes në një kanal tjetër televiziv dhe në faqen e tij të internetit është njoftuar se një person i cili pretendohet se ka lidhje me bombën ka informuar duke denoncuar në lidhje me ngjarjen. Si pasojë e shpërthimit në ndërtesën e televizionit privat SKAI ka patur dëme materiale.

Policia greke e cila kaloi në veprim pas denoncimit, fillimisht ka evakuuar ndërtesën e televizionit, ndërsa më pas ka mbyllur trafikun në bulevardin Posidonos para ndërtesës dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Si pasojë e shpërthimit në zonën përreth për pak pati një panik ndërsa bëhet e ditur se në ngjarje nuk ka të plagosur.

Në vend herë pas here ndodhin sulme të ngjashme për të cilat thuhet se kryhen nga organizatat e majta ekstremiste.

Sonja Biserko: Serbia është fajtore për kaosin në Ballkan

Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi dhe në të gjitha menyrat është duke u përpjekur për të provokuar kaos me ndihmën e aktorëve lokalë.

Kryetarja Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, beson se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj është një provë e kthimit në vitet 1990 dhe se marrëdhëniet rajonale janë aktualisht në prag të një goditjeje.

“Mosbesimi ndaj fqinjëve nga Serbia është duke ngritur tensionet, trillojnë pa ndalur”, tha Biserko tha në një intervistë për Pobjedu.

Sipas saj, Serbia në të njëjtën kohë destabilizon ose përpiqet të destabilizojë Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Kosovën.

“Në gjithë këtë kaos, më të këqinjët janë serbët e Kosovës të cilët jetojnë në paqëndrueshmëri dhe nën presionin e vazhdueshëm të Beogradit. E ardhmja e tyre është vënë si në lojëra të fatit nga veprimet e papërgjegjshme të dy presidentëve”, tha Biserko.

Mali i Zi, beson ajo, është synimi nga i cili Serbia kurrë nuk ka hequr dorë.

“Beogradi nuk u pajtua me largimin e Malit të Zi dhe në çdo mënyrë përpiqet të provokojë kaosin me ndihmën e aktorëve lokalë. Serbia nuk zgjedh fjalët kur ai kualifikon pozitën e serbëve në Mal të Zi, por edhe shtetësinë malazeze. Në këtë kuptim, Kosova me të vërtetë i shërben Beogradit në njëfarë mënyre për të “vendosur” në Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë – tha Biserko.

Sërish protesta kundër Vuçiqit

Në Beograd sërish janë mbajtur protesta të opozitës kundër presidentit Vuçiq dhe qeverisë Brnabiq. Demonstruesit kërkojnë përfundimin e aksioneve të dhunshme ndaj opozitës.

Mijëra demonstrues në Beograd dolën në rrugë, përkundër borës dhe të ftohtit. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Vuçiqi – hajdut”, “T’i jepet fund këmishave të përgjakura”, “Deri kur do ta durojmë të keqen?”. Demonstruesve u prinin ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, ish – kryetari i Beogradit, tani një ndër liderët opozitarë, Dragan Gjillas, dhe krerët e disa partive më të vogla. Demonstruesit fishkëllonin me bilbilë, bori dhe brohorisnin kundër presidentit dhe qeverisë, që të kujtonte kohën e protestave të viteve 90-të, kur në krye të kolonave protestuese ishin ish-kryeministri Zoran Gjingjiq dhe lideri i opozitës Vuk Drashkoviq. Protestat kanë rezultuar në tetor të vitit 2000 me largimin e Sllobodan Millosheviqit nga pushteti, dërgimin e tij në Hagë, ku akuzohej për krime lufte, ku edhe vdiq në burg.

Serbien Proteste in Belgrad (DW/D. Dedovic)

Protestat po zhvillohen nën moton “T’i japim fund këmishave të përgjakura” (me të cilën kërkohet fundi i dhunës ndaj politikanëve opozitarë, pas rrahjes së ish – drejtuesit të delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq – i cili tani është në opozitë. Ai është rrahur nga simpatizantët e qeverisë në qytetin Krushevac, në Serbi.

Opozita fajëson Vuçiqin

Persona të panjohur me këmisha të zeza kanë rrahur politikanin tani majtistin, Borko Stefanoviq në Krushevc. Por përfaqësuesit e opozitës fajësojnë presidentin Vuçiq dhe qeverinë për këto aksione të dhunshme. Më pas dhunuesit janë kapur, por opozita vazhdon të fajësojë Vuçiqin. Ata thonë se presidenti me retorikën e tij ka nxitur dhunën ndaj opozitarëve dhe ka krijuar një atmosferë për aksione të dhunshme në vend.

Aksionet e tanishme kundër qeverisë dhe Vuçiqit janë mbajtur para presidencës dhe televizionit shtetëror RTS. Demonstruesit po protestojnë edhe kundër kontrollit ndaj mediave dhe për liri të shtypit. Por ata fajësojnë Vuçiqin edhe për politikën e dështimeve në Kosovë.

Themelimi i ushtrisë së Kosovës shkak tjetër i tendosjeve

Serbien Proteste in Belgrad (DW/D. Dedovic)

Në Serbi aktualisht po vazhdon një tendosje e thellë për shkak të krijimit të ushtrisë së Kosovës, respektivisht transformimit të FSK në ushtri. Parlamenti i Kosovës ka votuar të premten e kaluar tri ligje për transformimin e FSK në ushtri. Kjo është pritur me reagime të ashpra në Beogradl, ku thuhet se Serbia nuk do të lejojë aksionet e dhunshme ndaj serbëve në Kosovë. Presidentit Vuçiq ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të KS të OKB, të hënën në Nju Jork. Zhvillimet e fundit janë përdorur nga opozita për të kritikuar politikën e deritanishme të qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq ndaj Kosovës.

bc/bru/mak (dpa, afp)

Serbia: NATO e ndihmoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Kosova krijoi forcën e saj të armatosur më 14 dhjetor 2018. Ishte përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që çoi në përfundimin se Kosova ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj. Por NATO ka kërkuar në vazhdimësi që Kosova duhet ta formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese.

“Ky hap vjen në një kohë të gabuar, është në kundërshtim me rekomandimet e shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin euroatlantik të Kosovës”, tha sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ndërsa, dje kur Kosova veçse e zyrtarizoi ushtrinë, erdhi reagimi i NATO-s. Aty thuhej që ky vendim u bë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s si dhe sipas tij, vendimi i sotëm nuk duhet të rrisë tensionet në rajon. “Sot, institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar”, pohoi ai. Pavarësisht këtë kundërshtim të NATO-s ndaj ushtrisë së Kosovës, Serbia po e quan ‘spektakël’, shkruan lajmi.net.

Ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç që akuzoi SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë se ndihmuan Kosovën për të krijuar një ushtri të rregullt. “Sot u bë e qartë se shqiptarët dhe sponsorët e tyre kurrë nuk donin kompromis, është e qartë se SHBA dhe Britania e Madhe ishin prapa të gjitha veprimeve të tyre dhe në lidhje me ushtrinë e Kosovës, Gjermania gjithashtu luajti rolin e saj”, tha Vuçiç. Serbia tani thotë se NATO-s vetëm po bën spektakël me “kundërshtime”, pasi vet ndihmoj krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Opozita në Serbi zotohet për vazhdimin e protestave masive

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”,protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuciq.

Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ivanoviq u qëllua për vdekje para zyres së tij në Mitrovicë.

“Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko Stefanovic, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Kureshevc nga disa persona.

Ish ministri serb Vuk Jeremic dhe kryetari i Komunës në Boegrad, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor.

Në një raport të fundit në Serbi, Parlamenti Evropian ka thënë se Serbia duhet të përmirëosjë “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.

Presidentja kroate: Urime Kosovës për Ushtrinë e saj!

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitarovic, po del të jetë ndër përkrahëset me të mëdha të Kosovës.

Ajo ka urdhëruar shtetin e saj në NATO, Kroacinë që të jetë PRO formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kitaroviç, madje po i gëzohet shumë formimit të Kosovës.

Në një intervistë të bërë në një media kroate, ajo ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, ku ka thënë se e mbështetë formimin e saj ”Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, kanë raporte të shkëlqyera mes vete. Me Kosovën kemi histori të njejtë përgjatë historisë. Andaj ajo meriton ta ketë Ushtrinë e saj. Ne si anëtare e NATO-s kemi mbështetur atë. Vetëm ia uroj Kosovës, Ushtrinë”, shkruajnë mediat kroate të ketë thënë Kitarovic.

Turqi, të vdekur dhe të plagosur në përplasjen e trenit të shpejtë

ANKARA (AA) – Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren i shpejtë u përplas me një pilot lokomotivë që lëvizte përgjatë të njëjtave binarë në kryeqytetin Ankara.

Ministri Turhan konfirmoi se “nëntë persona humbën jetën, përfshirë tre mekanikë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën”.

Sipas zyrës së guvernatorit të Ankarasë, pas përplasjes disa mbikalime po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.

Treni i shpejtë ishte në rrugë drejt qytetit Konya në Turqinë qendrore.

Përpjekjet për shpëtim ende janë në vazhdim, përfshirë përdorimin e qenve. Disa nga të lënduarit u dërguan në spital, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri.

Prokurorët kanë nisur një hetim për shkakun e përplasjes.

Vuçiç: Kosova po përgatitet për masa të reja ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatit edhe 3 masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.

Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.

“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.

Serbi: protesta kundër politikave të Presidentit Aleksandër Vuçiç

Protesta në Serbi pas sulmit mbi një politikan të opozitës

Mijëra veta morën pjesë në një parakalim në qendër të Beogradit për të protestuar ndaj një sulmi mbi një politikan të opozitës dhe duke kërkuar ndryshimin e politikave të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet.

Me sloganin “Stop këmishave të përgjakura”, protestuesit brohoritën duke dënuar sulmin mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.

Stefanoviç ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.

Presidenti serb Vuçiç tha se sulmuesit e Stefanoviçit ishin arrestuar shumë shpejt pas incidentit, mirëpo opozita pohon se Partia Përparimtare e tij është përfshirë në sulm, një pohim i hedhur poshtë nga kjo parti.

“Lufta duhet të zhvillohet me zë të lartë duke kënduar kundër këtij regjimi të neveritshëm dhe të paqëndrueshëm”, tha Branislav Trifunoviç, një aktor dhe një udhëheqës proteste.

Veprimtarët e opozitës thonë se presidenti Vuçiç është një autokrat dhe e cilësojnë partinë e tij të korruptuar.

Mbështetja për presidentin Vuçiç ka shënuar një rënie të vogël pas fitores së tij të thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ai mbetet udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende.

Protesta e së shtunës u organizua nga ish prefekti i Beogradit, Dragan Gjilas, udhëheqës i Aleancës për Serbinë, një grup heterogjen prej 30 partish, i cili e përshkroi protestën si tubim të qytetarëve kundër regjimit autoritar.

Protestat e opozitës janë të rralla në Serbi që nga trazirat popullore të vitit 2000 që rrezuan ish presidentin Slobodan Miloseviç, i cili më pas vdiq në vitin 2006 në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Aleksndër Vuçiç, një nacionalist i zjarrtë gjatë shkatërrimit të dhunshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, më vonë përqafoi vlerat evropiane dhe vendosi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian si qëllimin strategjik të vendit. Ai gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Bullgaria kërcënon Maqedoninë me bllokim për në NATO dhe BE

Sofje, Bullgari, fotografi nga arkivi.

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, ka deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për siguri dhe njëherësh ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

“Zoti Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka theksuar zyrtari bullgar, duke komentuar një deklaratë të një jave më parë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.

Ministri bullgar i Mbrojtjes ka thënë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë.

Në një postim në Facebook, Karakaçanov ka shkruar se “tokat maqedonase janë bullgare, që është një fakt historik andaj edhe nuk do të lejoj kompromise me historinë e Bullgarisë”.

“Maqedonia e Veriut është emërtim gjeografik që përfshin edhe vende territore të Republikës së Bullgarisë. Zaevi nesër mund të dëshirojë një dialekt të ngjashëm bullgar që të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj te ne. Kjo është e papranueshme. Ky është provokim”, ka theksuar ministri bullgar.

Sipas tij, historia e Maqedonisë së sotme është e përbashkët me atë të Bullgarisë deri në vitin 1944, andaj edhe ka kërkuar aneks në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që pala maqedonase të pranojë këtë si fakt.

“Nëse këtë e kundërshtojnë, nuk do ta marrin mbështetjen tonë për në NATO dhe BE. Nuk do të lejoj kompromise me historinë tonë”, ka shkruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Mbeturinat plastike kërcënojnë florën dhe faunën në Detin Mesdhe

HATAY/STAMBOLL – Një grup i zhytësve është zhytur në thellësitë e detit, në afërsi të qytetit Hatay në Turqi për të tërhequr vëmendjen ndaj mbeturinave plastike të cilat kërcënojnë seriozisht mjedisin dhe krijesat detare në Detin Mesdhe.

Kameramani i AA-së ka regjistruar detaje shumë interesante ku në ujërat detare mund të shihen sende të ndryshme, si shishe xhami apo plastike, qese plastike, pirunë dhe kanaçe.

Mahmut Igde, ekspert i mjedisit nga Universiteti turk Iskenderun, tha se ky aksion është organizuar, në mënyrë që të nxjerrë në pah rrezikun që vjen nga mbetjet plastike në oqeane dhe që qytetarët të sillen me shumë përgjegjësi dhe të ruajnë ambientin.

Ai shtoi se për rreth 15 vjet rregullisht zhytet në ujërat e Detit Mesdhe, duke theksuar se ruajtja e jetës detare është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vetë njerëzve.

“Detrat janë diçka që ne do t’u lëmë fëmijëve tanë. Ne duhet të veprojmë menjëherë ashtu që detrat t’ua lëmë në një formë të shëndetshme brezave të ardhshëm. Për këtë arsye, ne themi me zë të lartë ‘jo plastikat”, tha Igde.

Në fund, ai paralajmëroi se çdo vit në dete përfundojnë me ton plastika që është fatale për jetën e krijesave të detit, duke shtuar se mbeturinat plastike ndikojnë negativisht edhe në jetën e njerëzve.

Bërnabiq: Shpresojmë të mos e përdorim ushtrinë tonë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se shpreson se Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Bërnabiq për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Bërnabiq nuk e sqaroi se ku dhe kur i ka bërë Rama këto komente.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Thaçi shpall të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit Bush

George H.W. Bush, 1989

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të mërkurën (5 dhjetor) ditë zie shtetërore, pas vdekjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

Vendimi thuhet se u mor në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e Bushit, dhënë për lirinë e Kosovës.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq: Ushtria dhe taksa e Kosovës “do të kenë pasoja katastrofike”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, “do të kenë pasoja katastrofike” nëse “dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”.

Vuçiq paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të imporrtuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

“Dua t’i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu”, tha Vuçiq, duke iu referuar deklaratave të Haradinajt.

Vuçiq po ashtu tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të hënën, autoritetet e Kosovës paralajmëruan se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

(Video) Deklarata e javës:Ish-presidenti kroat Stipe Mesić: Në Kosovë nuk mund të realizohen as dëshirat e Milosheviçit dhe as të Vuçiçit !

Fajtori i 100 mijë viktimave të në luftën e ish-Jugosllavisë ishte Milosheviçi dhe do të qe katastrofë të vazhdohen me strategjinë e Milosheviçit!

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi ish-presidentin kroat Stipe Mesić me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Meta i akordoi ish-Presidentit të Kroacisë, Dekoratën e lartë me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë.

Me mirënjohje të thellë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve tanë, për mbështetjen e dhënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e çmuar në shërbim të paqes, bashkëjetesës e mirëkuptimit në rajonin tonë”.

Ish presidenti kroat Stjepan Mesić u takua edhe me ish kryeministrin Sali Berisha dhe së bashku ndanë një deklaratë rreth pretendimeve për rishikim kufijsh.

“Prononcimi qe mbajta se bashku me ish presidentin Kroat Stipe Mesiç pas takimit qe zhvilluam. Mesiç eshte jo vetem nje kroat i madh por dhe nje shqiptar i madh. Diskutuam per problemet ne rajon vecanerisht per perpjekjet e Vuçiç per krijimin e Serbise se Madhe. Me poshte deklarata e plote! sb”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Më poshtë po sjellim deklaratën e përbashkët:

Njihuni me sllovenin Igor Šoltes që nuk “lejon” Serbinë në BE pa e njohur Srebrenicën si genocid

Përfaqësuesi slloven Igor Šoltes propozoi që Parlamenti Evropian që në rezulotën më të fundit për Serbinë dy ditë më parë, të përfshihej dhe Srebrenica si kushtëzim – pra njohja prej Beogradit si genocid e asaj masakre të vitit 1993.

Kjo pasi politika serbe nuk pranon ta njohë si të tillë. Qëndrimi më i fundit refuzues ishte ai i kryeministres Brnabiç.

E tani, veç Kosovës, është dhe Srebrenica ajo që i kushtëzohet Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Po kush është Šoltes? Ai njihet si nipi Edvard Kardelit, njeriut nr.1 të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Kardeli është njeriu që krijoi sistemin të vetë-menaxhimit jugosllav.

“Kjo është një përgjigje logjike ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të Serbisë dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të autoriteteve serbe. Sa i përket Srebrenicës, mesazhi është që të respektohen të drejtat e njeriut dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Gurthemeli i Evropës është sundimi i ligjit”, tha Kardeli.

Edhe pse amendamentet e rezolutës ligjërisht dhe formalisht nuk janë të detyrueshme, politikani dhe diplomati slloven tha se “është e nevojshme të vlerave civilizuese dhe vlerat e Bashkimit Evropian të mos injorohen për atë që ka ndodhur. Ajo që ndodhi në Srebrenicë, për këdo dhe kudo në botë nuk duhet të ndodhë më”, theksoi Kardeli, duke bërë dhe njëherë thirrje që Beogradi ta njohë Srebrenicën si genocid.


Send this to a friend