VOAL

VOAL

Lavrov: Për Kosovën do ta pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti se Moska këmbëngulë në zbatimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përfshinë edhe dialogun e drejtëpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe respektimin e integritetin territorial të Serbisë.

“Në këtë kontekst ne do të kontribojmë në çdo mënyrë të mundshme në gjetjen e zgjidhjes. Por çfarë zgjidhje konkrete mund të mbështesë Rusia? Ne kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë, pikë”, ka thënë Lavrov pas takimit që pati në Moskë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Nga ana e tij, ministri serb Daçiq tha se u bisedua edhe për takimin mes presidentin rus, Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që do të zhvillohet në kuadër të forumit “Brezi dhe Rruga”, i cili mbahet më 25 deri më 27 prill në Kinë.

“Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”, deklaroi Daçiq.

Ai theksoi se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa konsultime me Rusinë.

Rusia është një aleate e Serbisë në raport me çështjen e Kosovës. Kur në muajin janar vizitoi Serbinë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Moska mbështet çdo zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit që është në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Takimi i dytë për këtë vit ndërmjet presidentit rus Putin dhe atij serb Vuçiq që do të zhvillohet në Kinë, pritet të ketë në fokus edhe çështjen e Kosovës.

Këtë e konfirmoi të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi Vuçiq-Putin mbahet dy ditë para se në Berlin të takohen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të një iniciative të dy vendeve evropiane, Gjermanisë dhe Francës për të gjetur një zgjidhje e cila do të zhbllokonte procesin e dialogut mes dy vendeve si dhe përafrimin e qëndrimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

Arritjen e një marrëveshjeje po e kërkon me ngulm edhe administrata amerikane.

Dodik: Republika Sërpska të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Republika Sërpska në Bosnje duhet të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi të ndarë tashmë, por kjo nuk është shpallur. Bosnja është një shoqëri plotësisht e ndarë. Shteti nuk funksionon, por ka njëfarë imagjinate”, tha Dodik për gazetën beogradase Veçernje Novosti.

Ai tha se në zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale do të krijohet momenti kur bashkimi i Republikës Sërpska me Serbinë do të jetë i mundur dhe shtoi se ai do ta përshpejtojë këtë proces aq sa mundet.

“Nuk kam dilema se bashkimi do të ndodhë, veçse druaj që unë, apo dikush tjetër, mos ta humbasim këtë moment”, tha Dodik.

Ai shtoi se Bosnja “nuk do të zgjaste as dy ditë po të mos ishin të huajt”.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimano-Kroate janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.

Dodik, nacionalist serb, ka fituar ulëse në Presidencën trepalëshe në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

Dy anëtarët e tjerë të Presidencës janë Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq.

Në Beograd pritet të organizohet protestë kundër Vuçiqit

Mijëra protestues pritet të marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd, e cila, siç shpresojnë organizatorët e saj, do të jetë protesta më e madhe.

Protestuesit në Serbi për muaj të tërë po organizojnë protesta kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Protesta e sotme organizohet nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Gjatë ditës së sotme, protesta të ngjashme pritet të organizohen edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, serbët kanë protestuar në rrugët e Beogradit dhe qytete tjera, kundër, siç janë shprehur sundimit autokratik të Vuçiqit, që sipas tyre ka arritur kufizimin e lirisë së mediave në vend.

Protestat nisën në dhjetor, pasi lideri opozitar Borko Stefanoviq ishte rrahur brutalisht nga sulmues të maskuar.

Vuçiq ishte tallur me protestuesit, duke thënë se ai nuk do të plotësojë kërkesat e tyre “edhe nëse pesë milionë njerëz protestojnë”.

Që atëherë, kundërshtarët e Qeverisë, çdo të shtunë kanë protestuar nën sloganin “1 nga 5 milionë”.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Por policia i largoi protestuesit nga televizioni publik.

Vuçiq, ka tentuar që ta paraqes vetes si një reformator pro-Bashkimit Evropian, teksa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira, me aleaten tradicionale, Rusinë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor ftohen në takim joformal në Berlin

Berlini pritet të jetë vendtakimi i radhës së liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi është paralajmëruar të jetë joformal dhe se përveç udhëheqësve tjerë, aty janë ftuar edhe liderët e vendeve si Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Nikoqirë të takimit, pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Deri tani, këtë takim të thirrur në Berlin e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiq ka deklaruar se do të shkojë në Berlin, ku pritet të takojë edhe udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë, por ka nënvizuar se nuk pret asgjë nga ai takim.

“Me 29 prill, në Berlin do të kemi takime. Unë do t’i kem disa takime edhe me 30 prill. Pra, nga Serbia jemi ftuar unë dhe (v.j. kryeministrja serbe) Ana Bërnabiq, janë ftuar të gjithë të tjerët dhe veçanërisht janë ftuar Thaçi dhe Haradinaj”, ka thënë Vuçiq.

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Gjermania dhe Franca kanë ofruar në disa raste ndihmën e tyre për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për problemet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takimin joformal në Berlin, Vuçiq ka deklaruar se përderisa është në fuqi taksa doganore prej 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia, ai nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, ku zhvillohet dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së.

Qeveria e Kosovës ka vendosur këtë taksë në nëntor të vitit të kaluar në importet e Serbisë dhe Bosnjës, derisa autoritetet serbe e kanë përdorur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut me Kosovën.

Ish-presidenti rumun Iliesku akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti rumun Ion Iliesku u akuzua zyrtarisht të hënën për krime kundër njerëzimit nga kryeprokurori i vendit.

Akuzat janë përfundimi i një hetimi mbi revolucionin kaotik dhe të përgjakshëm antikomunist të vitit 1989.

89 vjeçari Iliesku, ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i pafajshëm. Ai gëzonte mjaft popullaritet pas revoltës kundër diktatorit Nikolae Çaushesku, i cili u rrëzua dhe u ekzekutua në dhjetor 1989. Por në këtë proces gjetën vdekjen qindra njerëz dhe kundërshtarët e Ilieskut e akuzojnë atë se ia grabiti revolucionin popullit.

Aktakuza zyrtare ngrihet pasi prokurorët e akuzuan Ilieskun dhjetorin e kaluar si ideator i krijimit të një grupi në dhjetor 1989, për të fituar pushtet dhe legjitimitet politik.

Prokurorët thanë se grupi, duke përdorur deklarata të ndryshme dhe televizionin, u angazhua në “veprimtari të gjera dhe komplekse mashtruese për diversion dhe dizinformim”, pas ikjes së Çausheskut nga kryeqyteti më 22 dhjetor 1989.

Iliesku u konfirmua si president i përkohshëm nga parlamenti në shkurt 1990 dhe dha dorëheqjen në vitin 2004.

Kritikët brenda dhe jashtë vendit e akuzojnë Ilieskun dhe politikanë të tjerë kryesorë se janë përpjekur për të bllokuar reformat si dhe të ruajnë trashëgiminë politike dhe elitën sunduese të sistemi komunist.

Emigrantët në Greqi sërish protesta

Pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale se emigrantëve do t’u hapen kufijtë evropianë, emigrantët në rajonin e Selanikut kanë filluar të mblidhen sërish para Kampit Anagnostopuli në Divata, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 500 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë përballur me intervenimin e policisë për shkak të tentativës së tyre për t’u nisur drejt kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e intervenimit ka ndodhur një përleshje mes refugjatëve dhe policisë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa migrantët janë kundërpërgjigjur me gurë dhe shkopinj.

Pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale se migrantëve do t’u hapen kufijtë evropianë, migrantët në rajonin e Selanikut kanë filluar të mblidhen sërish para Kampit Anagnostopuli në Divata. ( Ayhan Mehmet – Anadolu Agency )

“Jemi të gatshëm të përballemi me presionin në rritje që është në kufirin jugor”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska.

Ndërsa, të premten, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se siguria në kufirin jugor është rritur, dhe se po marrin informacione të përditshme nga kolegët grekë mbi situatën në kampet greke.

Migrantët edhe dje ishin mbledhur para kampit, ku kishin ndodhur përleshje, si pasojë e së cilës tre policë ishin lënduar, kurse një person ishte arrestuar.

Ndryshe, shumë migrantë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira në kampet nëpër Greqi, pasi vendi në vitin 2016 mbylli kufijtë në “rrugën e migrantëve”.

Kohë pas kohe, Greqia bëhet skenë e tensioneve midis migrantëve që kërkojnë të kalojnë në vendet e Evropës dhe policisë që pengon tentativat e tilla.

Historiani Oliver Jens Schmitt: Vuçiq dhe Rama, dy sundimtarë autoritarë, po përpiqen të përfitojnë kapital politik nga konflikti mes Kosovës dhe Serbisë

Mbi diskutimet mes Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës mbi zgjidhjen e konfliktit shekullor mes serbëve dhe shqiptarëve dhe motivet e tyre.

Oliver Jens Schmitt: Të dy palët i fryjnë kësaj çështjeje, sepse duan të përfitojnë kapital politik. Kjo është një taktikë e moçme dhe e njohur për të gjeneruar vëmendje ndërkombëtare dhe për të siguruar përkrahje nga jashtë dhe brenda. Që të dy (Rama dhe Vuçiq) në vendet e tyre me të drejtë kontestohen si sundimtarë autoritarë, të cilët pezullojnë strukturat demokratike dhe mediat e lira. Ndërkohë një pjesë e popullsisë e ka vërejtur se çfarë duan të fshehin parullat nacionaliste në këtë kontekst.

Mbi çështjen se nga kur ekzistojnë shqiptarët dhe serbët.

Oliver Jens Schmitt: Nacionalistët në të dy anët nisen nga ajo se të dy kombet kanë ekzistuar përherë kështu siç ekzistojnë sot. Shkencëtarët postmodernë perëndimorë, ndërkaq, duan ta dekonstruktojnë këtë të ashtuquajtur primordializëm. Sipas mendimit të tyre kombet janë prodhim i të kaluarës së afërt. Gjërat mbase janë më të ndërlikuara: me gjasë shqiptarët qëmoti e kanë perceptuar veten si grup i veçantë, sepse gjuha e tyre dallon aq shumë nga ajo e fqinjëve të tyre. Në Ballkan përkatësia fetare ka pasur përherë një rëndësi të madhe. Një bashkësi krijohej dhe bëhej e dukshme me shkuarjen në kishë apo në xhami. Ortodoksët sllavë të jugut në Kosovë përherë i kanë vizituar kishat e ritit ortodoks dhe atje janë socializuar në kuptimin kulturor. Pretendimi se shumica e shqiptarëve janë myslimanë, ndërsa serbët përherë paskëshin qenë ortodoksë, shikuar historikisht është e pavërtetë. Sepse në Mesjetë shumica e shqiptarëve në Kosovë ndiqte ritin fetar ortodoks, gjithashtu edhe serbët kaluan në fenë islame. Një nacionalizim i këtyre përkatësive të ndërlikuara ndodhi tek në çerekun e fundit të shekullit të ’19. Domethënë: gjithsesi ka shqiptarë dhe serbë. Por varësisht nga epokat këto nocione kanë domethënie për gjëra të tjera.

Mbi narrativin se konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve është i vjetër.

Oliver Jens Schmitt: Në kuptimin nacional-politik narrativi mbi «konfliktin e vjetër» shfaqet në mënyrë të theksuar me Krizën e Madhe të Orientit (1876-1878). Më parë interesat serbe përqendroheshin në Bosnjë. Tek kur Bosnja u pushtua nga Austro-Hungaria më 1878, Serbia qe e shtyrë të dalë nga kjo situatë duke ndërruar planet ekspansioniste të orientohet drejt jugut, ndonëse edhe atëherë serbo-ortodoksët në Kosovë përbënin vetëm një pakicë të popullsisë.

Mbi përfytyrimet që dy popujt kanë për njëri tjetrin.

Oliver Jens Schmitt: Nga njëra anë aktivistët nacionalë serbë i shihnin shqiptarët si «racë më të ulët», por nga ana tjetër edhe si popullsi që ishte e integrueshme në kombin serb. Kjo duket paradoksale. Por teza e arnautashëve, sipas së cilës shqiptarët na qenkan serbë të islamizuar dhe albanizuar, nuk ishte jotipike për Ballkanin. Pretendimi se tjetri në të vërtetë i takon grupit tënd dhe përmes edukimit vetëm duhet të kthehet në identitetin e «vërtetë» e përcakton nacionalizmin në rajon deri më sot – dhe jo vetëm nacionalizmin serb. Meqë ky projekt dështoi, në rastin serb u miratua varianti racist kundër shqiptarëve.

Mbi burimin e racizmit serb ndaj shqiptarëve.

Oliver Jens Schmitt: Në shekullin e ’20 në Ballkan është filluar me furi të tejkalohet trashëgimia perandorake. Ky proces zgjat deri më sot. Projekti nacional serb dëshiron ta harrojë trashëgiminë perandorake, pra atë habsburgase dhe osmane. Në përfytyrimin e Serbisë shqiptarët përfaqësojnë perandorinë e osmanëve. Kjo ka të bëjë edhe me atë se në kohën osmane serbët as që kanë parë me sytë e tyre turq të vërtetë. Përfaqësuesit e Perandorisë Osmane në trevat e banuara me serbë rëndom kanë qenë boshnjakë apo shqiptarë të islamizuar. Vetë shqiptarët kanë një raport të tensionuar ndaj trashëgimisë osmane. Politika e jashtme neoosmane e Turqisë po u qepet shqiptarëve myslimanë duke ua kujtuar pozitën e rëndësishme në Perandori. Nga ana tjetër Lëvizja Kombëtare Shqiptare është themeluar duke u distancuar nga Perandoria Osmane dhe projekti nacional shqiptar bazohej në europianizimin dhe sekularizimin e kombit me shumicë myslimane.

Mbi çështjen se a dihet sa shqiptarë ortodoksë kanë jetuar në Kosovë në shekullin e ‘19.

Oliver Jens Schmitt: Sa i përket numrit nuk mund të kemi përgjigje. E sigurt është se pjesë e ortodoksëve krahas sllavëve ishin edhe arumunët dhe se në Prizren në periudhën e vonshme osmane kishte konflikte mes dy grupeve. Në shekullin e ’15, ndërkaq, regjistrat tatimorë osmanë tregonin se shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës në Mesjetë kanë qenë ortodoksë. Përmes kalimit në islam nga njëra anë dhe përmes akulturimit gjuhësor në miljeun ortodoks nga ana tjetër numri i tyre ra. Por këto procese u zhvilluan nën apo jashtë perceptimit të prodhuesve të burimeve të pakëta, që i kemi në dispozicion. Administrata osmane thjesht nuk interesohej për procese etnike. Myslimanët dhe të krishterët ishin kategori tatimore, për këtë arsye ato edhe u regjistruan kësisoj nga administrata.

Mbi dhunën në Kosovë gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Oliver Jens Schmitt: Më 1912 pasoi pushtimi serb i Kosovës gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Mes viteve 1918 dhe 1927 pati një luftë guerile shqiptare kundër pushtimit të dytë serb. Më 1945 sërish ndodhi lufta gjatë integrimit të tretë të dhunshëm të rajonit në Serbi, kësaj radhe në kuadër të Jugosllavisë komuniste. Mes viteve 1945 dhe 1966 pasoi politika represive e Serbisë ndaj popullsisë shumicë shqiptare. Si në fund të viteve ’30 ashtu edhe nën Titon deri më 1953 Jugosllavia u përpoq t’i detyrojë shqiptarët të emigrojnë në Turqi. Shifrat e sakta vështirë mund të sigurohen, por mes viteve 1918 dhe 1953 mund të jenë larguar nën presion në drejtim të Lindjes gjithsej 200 mijë shqiptarë. Edhe serbët kanë historinë e tyre të emigrimit të detyruar. Natyrisht më 1941 shqiptarët nuk i dëbuan serbët e Kosovës, por kolonët serbë, të cilët shteti jugosllav i kishte dërguar në Kosovë. Dhe largimi i serbëve pas vitit 1945 ndodhi në radhë të parë për arsye ekonomike: Kosova ishte streha më e varfër e Jugosllavisë dhe standardi jetësor në Serbi ishte dukshëm më i lartë. Këtë emigrim nacionalistët serbë në atmosferën tejet të emocionalizuar të viteve ’80 e interpretojnë si pjesë të një gjoja plani gjenocidial shqiptar.

Mbi Edi Ramën dhe deklaratat e tij gjithnjë e më të shpeshta për «Shqipërinë e Madhe».

Oliver Jens Schmitt: Është e çuditshme se si Rama po shfaqet si lider i të gjithë shqiptarëve dhe po e lë anash qeverinë e Kosovës. Me këtë sjellje ai po përpiqet të fitojë prestigj në botën e jashtme dhe në politikën e brendshme. Por ai qeveris një vend nga i cili – sipas anketave – dëshiron të largohet shumica e popullsisë. Një vend që është bërë prodhuesi më i rëndësishëm i kanabisit në Europë dhe ku krimi i organizuar me gjasë ka futur në rrjetin e vet dy ministra të brendshëm – vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili befas dha dorëheqje në tetor, tashmë është dënuar, ndërsa kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri së fundi ka filluar procesi gjyqësor. Kundër stilit autoritar të udhëheqjes me javë kanë protestuar studentët, por gati askush nuk raporton për këtë. Për shkak të dijes tejet të kufizuar të Perëndimit mbi Shqipërinë, Rama mund ta drejtojë vendin si një Blackbox. Në Perëndim ai po portretohet si artist dhe intelektual.

(Marrë me shkurtime nga «Der Standard». Përktheu nga gjermanishtja: E. Robelli)

Nis procesi i funksionalizimit të aeroportit të ri në Stamboll

Funksionalizimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Stambollit pritet të përfundojë brenda 45 orëve.

Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në Aeroportin e ri të Stambollit, i cili ka vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ministria e Transportit ka thënë se ky proces pritet të kompletohet më 7 prill.

Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostratda të mbyllen gjatë kësaj kohe.

Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.

Kompania e këtij shteti, Turkish Airlines, ka thënë se do të transferojë rreth 50 000 tonë pajisje, ndërkohë që rreth 1 800 persona janë angazhuar për procesin e bartjes.

Aeroporti i ri, në anën evropiane të Stambollit është inauguruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 29 tetor.

Hapja zyrtare është shtyrë tre herë për shkak të punimeve.

Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.

Përveç tij, edhe aeroporti, Sabiha Gokcen, që gjendet në anën aziatike, do të vazhdojë të jetë i hapur në Stamboll.

Tsipras dhe Rama bisedë telefonike për pronën në bregun e Jonit dhe Aktin e Minoriteteve

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek, Aleksis Tipras, thekson mbarë shtypi grek.

Sipas mediave greke, dy kryeministrat kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE.

 

Biseda u përqendrua në ligjin mbi pronën në bregun e Jonit dhe në Aktin e Minoriteteve. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e romingut në vendet e Ballkanit Perëndimor

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkruar këtë pakt.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

Kohë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se vendosja e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, nuk ka ndikuar në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, por ka rrezikuar të gjitha marrëveshjet rajonale, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen.

Marrëveshja e romingut pritet të zbatohet në tërësi në korrikun e vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.

Gjykata e Hagës i refuzon apelin Karaxhiqit

Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, duke thënë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.

Gjyqtarët e Tribunalit kanë thënë më 3 prill se “Karaxhiq nuk ka asnjë bazë ligjore për të apeluar vendimin”, i cili e ka ndëshkuar atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë.

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8 000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Më 20 mars, gjykata i ka rritur Karaxhiqit dënimin, pasi fillimisht ishte dënuar me 40 vjet burgim.

Më shumë se 100 000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Serbia “angazhon kompani” për të lobuar në lidhje me Kosovën

Qeveria e Serbisë ka angazhuar kompaninë “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” për të lobuar për të në Uashington, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Siç thuhet në një dokument zyrtar që është paraqitur në Sekretariatin amerikan për Drejtësi, më 29 mars, kompania e lartpërmendur do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal” që përfshijnë klientin – në këtë rast Serbinë – dhe Kosovën.

Ky dokument, siç raporton Zëri i Amerikës, përfshin edhe kontratën midis kompanisë në fjalë dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Serbisë.

Në ueb-faqen zyrtare, “Cleary Gottlieb Steen” prezantohet si kompani e jurisprudencës globale.

Ajo ka zyra në disa vende të botës dhe është themeluar në vitin 1946.

Prejse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Serbia thuhet të jetë angazhuar në një fushatë intensive lobimi kundër njohjes së saj dhe kundër pranimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Partia e Erdoganit humb Ankaranë në zgjedhjet lokale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK, duket se janë përballur me pengesa në zgjedhjet lokale, meqë partia me të cilën gjendet në koalicion qeveritar, ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e këtij shteti, Ankara dhe me sa duhet edhe në Stamboll.

Transmetuesit në Turqi kanë thënë më 1 prill se kandidati opozitar nga Partia Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, derisa Erdogan pritet të pranojë humbjen edhe në Stamboll, pavarësisht se rezultati ka qenë aq i ngushtë, sa ka mbetur e paqartë se kush ka fituar.

“Në Stamboll, shumica e distrikteve janë ose tonat, ose jemi duke ngushtë me rezultate. Çfarë nënkupton kjo? Edhe nëse nuk fitojmë udhëheqësinë, njerëzit tanë i ka dhënë disktriktet partisë AK”, u ka thënë Erdogan mbështetësve në Ankara.

Këto janë zgjedhjet e para komunale të mbajtura prej kur Erdogan ka rritur fuqitë e tij ekzekutive më 2017, andaj ky proces është konsideruar test për fuqinë e presidentit turk.

Erdogan dhe partia e tij kanë fituar të gjitha zgjedhjet prej kur kjo parti ka ardhur në pushtet më 2002.

Megjithatë kjo është parti është duke u përballur me opozitë në rritje për shkak të recesionit ekonomik, rritjes së papunësisë dhe inflacionit.

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e dhunës së lidhur me procesin zgjedhor në gjithë Turqinë.

Bukuresht: Tsipras paralajmëron Shqipërinë për çështjen e pronave në Himarë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, flet për një zhvillim negativ që sipas tij po ndodh me minoritetin grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë.

 

Duke folur nga Bukureshti gjatë një samiti mes 4 shteteve Greqi-Bullgari-Serbi-Rumani, Tsipras u shpreh se sot kishte marrë informacion lidhur me pronat e minoritetit grek në Himarë, por që këto të dhëna sipas tij, duhet të verifikohen.

“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës evropiane të atij vendi që përballet me sfida të konsiderueshme. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, u shpreh Alexis Tsipras, sipas gazetës greke, To Vima.

Katër vendet e Ballkanit diskutuan në Bukuresht projektet infrastrukturore midis tyre.

Stamboll – policia konfiskon 540 epruveta me helm kobre

Policia turke konfiskoi 541 epruveta me helm të gjarprit në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet anti-kontrabandë të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit nisën një operacion pasi mësuan se dy të dyshuar po përpiqeshin të shesin helmin e fshehtë të kobrave në disa kompani farmaceutike, tha burimi anonim.

Pas mbikëqyrjes teknike dhe fizike, të dyshuarit e identifikuar me inicialet C.C. dhe E.D. u arrestuan në një adresë në lagjen Gungoren më 20 mars, shtoi burimi.

Një test laboratorik konfirmoi se substanca e lëngshme e konfiskuar ishte helm kobre.

Vuçiçi: Shqiptarët nuk duan marrëveshje të bazuar në modelin e dy Gjermanive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mundësitë për marrëveshje me shqiptarët e Kosovës janë “shumë më të vogla sesa kanë qenë” duke shtuar se Prishtina nuk do ta vazhdojë dialogun derisa të përfundojë mandati i administratës aktuale evropiane.

Zgjedhjet e reja për institucionet evropiane janë paraparë të mbahen në fund të muajit maj.

Vuçiq përsëriti se Prishtina nuk do ta shfuqizojë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, përderisa përgjegjëse për këtë situatë e bëri edhe BE-në, që sipas tij, posedon mekanizma që do t’i kushtonin shumë shtrenjtë Prishtinës por që nuk po i zbaton.

“Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë”, tha presidenti serb.

Ai mohoi se ekziston një plan prej 17 pikësh për ndryshimin e kufijve me Kosovën. Presidenti serb tha gjithashtu se askush nuk e dëshiron një marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive.

“Shqiptarët më nuk duan të dëgjojnë për këtë, ata dyshojnë se Rusia do ta pranonte këtë në OKB, edhe nëse ne e pranojmë atë”, tha Vuçiç.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës. Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Në Beograd u mbajt tubim përkujtimor për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë

Organizatat joqeveritare “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd, një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.

Tubimi filloi në njërën ndër rrugët kryesore të Beogradit, Knez Mihajllov, për të vazhduar deri te Sheshi përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.

Organizatat joqeveritare kërkojnë që shteti i Serbisë të zbulojë dhe raportojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë dhe të komunikojë të gjitha të dhënat për varrezat masive në Serbi si dhe të ngris padi ndaj krimeve të kryera dhe fshehjen e tyre.

Aktivistët e shoqërisë civile në Beograd shpalosën një pankartë me emrat e shqiptarëve, trupat e vrarë të të cilëve janë gjetur në Batajnicë

Gjithashtu, kërkesat janë që prokuroria për krime lufte të ndërmarrë të gjitha veprimet për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e kryera kundër personave me kombësi shqiptare dhe që autorët të dënohen në mënyrë adekuate.

Këto organizata kërkojnë gjithashtu ndërtimin e monumenteve për viktimat në Batajnicë si dhe ndërprerjen e praktikës së kthimit të kriminelëve të luftës në institucionet e vendit.

Gjatë tubimit përkujtues aktivistët u ndalë para Kuvendit të Serbisë

Kjo pesë e shoqërisë civile të Serbisë, kujtojnë se popullsia civile shqiptare në Kosovë ishte e ekspozuar, përveç bombardimeve të NATO-s, edhe ndaj fushatës së krimeve të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Formacionet e armatosura të (Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Ushtrisë Jugosllave dhe njësitë paramilitare) kryen një numër të madh të krimeve në Kosovë, të cilat kulmuan gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Krimi gjithashtu është transferimi i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive në të gjithë Serbinë. Para se të transportoheshin në Batajnicë, trupat e shqiptarëve të vrarë u varrosën në varrezat masive parësore në Kosovë”, deklaruar organizatat joqeveritare nga Serbia.

Nga viti 2001 deri në ditët e sotme, në katër lokacione në territorin e Republikës së Serbisë u gjetën varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë gjatë vitit 1999, kryesisht civilë të vrarë jashtë zonave të luftës së armatosur.

Qeveria e Serbisë: Mikiç shprehu mendimin e popullit serb

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se shkarkimi i Vesna Mikiçit nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë në Kosovë “është edhe një tjetër provë që (kryeministrit të Kosovës) Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të hënën se ka liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.

Haradinaj tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet se Mikiq, “duke e quajtur agresionin ndaj popullit serb gjenocid dhe separatistët shqiptarë terroristë”, ajo “ka shprehur mendimin që mbizotëron në mesin e popullit serb”.

“Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’iu ngrenë edhe dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t’i respektojë ata që i kanë bërë keq”, thuhet në reagimin që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Shkarkimin e Mikiqit e dënoi edhe subjekti i saj politik Lista Serbe.

Sipas kryeministrit Haradinaj, deklaratat e Mikiqit janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.

Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.

Rumania zhvendos ambasadën në Izrael, thyen frontin e BE-së

VOAL – Kryeministrja rumune Viorica Dancila njoftoi lëvizjen e ambasadës rumune nga Tel Avivi në Jeruzalem. Raportet e medias lokale. Është vendi i parë i BE që transferon selinë diplomatike pas vendimit të administratës së Trump. “Unë jam i kënaqur të njoftoj lëvizjen e ambasadës sonë në Jeruzalem, kryeqytet i shtetit të Izraelit”, tha Kryeministrja në Uashington në konferencën AIPAC, organizatën amerikane për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. ansa

Presidenti grek mesazh Shqipërisë: Çështja çame pengesë në BE

Në fjalën përshëndetëse për festën kombëtare të kryengritjes greke së 1821-shit kundër Perandorisë Otomane, presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka dërguar një mesazh të hapur Shqipërisë, Maqedonisë Veriore -në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, Turqisë për zhvillimet e fundit në rajon si dhe është referuar në e Qipros.

Në mesazhin e tij për Shqipërinë presidenti Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin e paraqitur vazhdimisht kohët e fundit duke theksuar konkretisht se ” Përsa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës europiane të vendit. Çfarë parashikon si kusht bazë e logjik respektimin e sinqertë të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, domethënë respektimin e Shtetit të së Drejtës dhe të gjitha të drejtave themelore të njeriut.

Kështu, trajtime të ngjashme me të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilat zhvleftësojnë dhunshëm vlerën e jetës së njeriut ose nënvlerësojnë hapur të drejta bazë si e drejta e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën pa bllokada të Shqipërisë. Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja “të drejtash” të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht”.

Mesazhi i presidentit Pavlopulos u dha në Kalamata, ku ndodhej për festën kombëtare sot. Ndërkohë, gjatë parakalimit të nxënësve në qendër të Athinës një turmë njerëzish kanë protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke shkaktuar episode të vogla. Policia ka drejtuar në rajonin policor dy prej protestuesve, por pa vijuar me ndjekje ligjore. Në parakalimin zyrtar të ditës së nesërme në Athinë 1500 policë do të mbrojnë zonën, duke krijuar një rrjet të padepërtueshëm rreth qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë, nga episode të mundshme kundër marrëveshjes së Prespës.

Vazhdojnë protestat masive në Serbi

Mijëra protestues marshuan në rrugët e Beogradit, të shtunën mbrëma, një javë pas hyrjes në ndërtesën e televizionit në protestat, sipas tyre, kundër qeverisjes autokratike të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe mediave të njëanshme gjatë mbulimit të protestave.

Protestat e së shtunës shënuan javën e 16-të të protestave kundër qeverisjes së Vuçiq. Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së radio-televizionit serb, duke kërkuar liri të mediave.

Ata kanë mbajtur në duar trëndafila të kuq dhe qirinj në përkujtim të gazetarëve që janë vrarë në Serbi në 30 vjetët e fundit.

Më 16 mars, protestuesit e udhëhequr nga lideri djathtist opozitar, Bosko Obradovic, u futën dhunshëm në ndërtesën e televizionit shtetëror RTS, duke kërkuar që t’i adresohen popullit.

Kërkesa e tyre nuk u plotësua dhe së paku 18 persona u arrestuan gjatë intervenimit të policisë.

Pas protestave të javës së kaluar, presidenti u zotua se do të mbrojë rendin dhe ligjin në vend.

“Unë jam caku i tyre në kohën kur dua të vendos konsolidim politik dhe zhvillim ekonomik”, kishte thënë ai.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.

Vuçiç: Aktvendimi ndaj Karaxhiçit nuk nënkupton shfuqizim të Republika Srpskas

Beograd

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se aktvendimi ndaj Radovan Karaxhiçit, i cili nga Haga u dënua me burg të përjetshëm, nuk do të thotë shfuqizim i Republika Srpskas. Ai shtoi se plotësisht janë joreale pritshmëritë se aktvendimi ka çfarëdo lidhje me mbijetesën e Republika Srpskas, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata që mendojnë se vendimi mund të nënkuptojë shfuqizimin e Republika Srpskas, përgjigja ime është se RS është një kategori e Dejtonit dhe kushtetuese, ndërsa në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit, një nga garantuesit e zbatimit të saj është Serbia dhe nuk do të ketë kurrëfarë shfuqizimi të RS-së dhe kjo është çështja qendrore dhe më e rëndësishme dhe që është reagimi i Serbisë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.

Sipas tij, qëndrimi i tij në lidhje me vendimin e shkallës së parë për Karaxhiçin nuk ka ndryshuar, por beson se është e rëndësishme që Serbia të shikojë në të ardhmen.

Beogradi: Franca dhe Gjermania me nismë të re për zhbllokimin e dialogut?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq kanë folur të enjtën, përmes deklaratave të ndara, për një nismë të Francës dhe Gjermanisë e cila mund të zhbllokojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo asnjëri nuk kanë dhënë detaje se për çfarë iniciative konkretisht bëhet fjalë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për agjencinë Reuters tha se pret nga Franca dhe Gjermania apo BE-ja, të bëhen më aktive në procesin negociues ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Disa orë më pas edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq foli për këtë nismë të dy vendeve evropiane, duke thënë se ajo ka të bëjë me heqjen e tarifës.

“Heqja e tarifës nga ana e Prishtinës nuk është as në horizont, mirëpo iniciativa franceze dhe gjermane ka të bëjë me heqjen e saj”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Ajo nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë iniciativë të dy vendeve evropiane. E pyetur nëse kjo nismë ka të bëj me vazhdimin e dialogut apo vetëm me heqjen e tarifës ajo tha se “kjo iniciativë sigurisht shkon drejt heqjes së tarifës, sepse ne e kemi thënë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa ajo të hiqet”.

Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa nuk është në përputhje me interesat amerikane.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në oborrin e Ambasadës së Britanisë në Beograd gjendet një bombë

Në oborrin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd të Serbisë sot rreth orës 16:00 është gjetur një granatë dore nga punëtorët e kësaj ambasade.

Televizioni serb RTS, raporton më tej se në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitet nga MPB e Serbisë.

Pas kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për një bombë pa fitil, nuk ka pasur rrezik.

Më tej thuhet se granata është larguar në vend të sigurt dhe hetimet vazhdojnë.

Ndryshimi i kufijve, ambasadori francez në Beograd: Për ne s’ka vija të kuqe

Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Franca nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që sipas tij nuk do të thotë se do të pranojnë çdo zgjidhje.

Mondoloni po ashtu tha se i mbetet të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.

“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai për televizionin N1.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të heqin taksën, për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që, siç thotë ai, të lëshohet rrugë për rifillimin e dialogut.

Mondoloni ndër të tjera ka thënë se Franca ishte kritike edhe ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.

Vuçiq: Vonesat në dialogun me Kosovën mund të ndezin flakë rajonin

Vonesat në rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë Ballkanin Perendimor i cili ende po këndjellet nga luftërat e viteve të 90-ta, tha në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Çdo ditë vonesë mund të krijojë kushte në të cilat një shkendijë mund ta ndezë në flakë tërë rajonin. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë” tha Vuçiq.

Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë përmendur si ide ndryshimin e kufijve si pjesë e një marrëveshjeje të paqës mes dy vendeve. Vuçiq këtë e quan “përcaktim të kufirit” ndërkaq Thaçi “korrigjim të kufijve”. Mirëpo shumë analistë këtë ide e shohin si një përpjekje shkëmbime territoriale.

“Pranimi ynë (Serbisë) në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë një marrëveshje”, thotë në këtë intervistë për Reuters, presidenti serb Vuçiq duke shtuar se ai pret që Gjermania, Franca apo BE-ja të bëhen më aktive në procesin negociues.

“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”

Ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviq.

Mali i Zi përkrah çdo opsion që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ideja e korrigjimit të territoreve, “nuk është ideja më e mirë”, tha sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviq.

“Ne e shohim një dialog intensiv, i cili kohë pas kohe është ndërprerë me mospajtime politike. Shohim se ka koncepte të ndryshme rreth zgjidhjes. Njëri nga konceptet është për korrigjimin e territoreve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme ndërmjet dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë, por nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, atëherë do të jetë e mirë edhe për ne. Kështu që e kemi qëllimin më të mirë, që në Ballkan të mbyllen çështjet e hapura. Shpresojmë që Serbia dhe Kosova të gjejnë zgjidhje për marrëdhëniet e tyre”, tha Darmanoviq, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Ministri Darmanoviq po ashtu tha se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, do të nënkuptonte që të dyja vendet ta njohin njëra-tjetrën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij, që sipas presidentit, do të nënkuptonte bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Dy ministrat e Jashtëm u pyetën edhe për Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje të cilën Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar më 21 mars të vitit 2018. Si për ministrin Pacolli dhe për homologun e tij Darmanoviq, kjo çështje “është e mbyllur” dhe se tani është në dorën e komisioneve ndërshtetërore që të bëjnë delimitimin e kufirit.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq gjatë ditës pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Milano – Senegalezi hakmerret për “vdekjet në Mesdhe”, merr peng studentët dhe u djeg autobusin

Një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos pasi ka marrë peng dhe më pas ka djegur një autobus me studentë. Ngjarja ka ndodhur në San Donato, në afërsi të Milanos.

Burri me dokumente italiane që prej vitit 2004 rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale.

Ai ka marrë peng sot autobusin me studentë, ndërsa mediat italiane raportojnë se i ka kërcënuar studentët me jetë: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen”. “Nuk shpëtoni të gjallë”.

Deri më tani autoritetet nuk e kanë cilësuar si një akt terrorist. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, ndërsa asnjë prej studentëve nuk është plagosur.

Greqia voton ligjin për marrjen e nënshtetësisë nga emigrantët

Parlamenti Grek ka votuar një paketë dispozitash të reja, duke zgjeruar gamën e emigrantëve që mund të përfitojnë nënshtetësinë greke.

Kjo e drejtë tashmë u ofrohet edhe emigrantëve me moshë mbi 65 vjeç, të sëmurëve mendorë apo psikikë, si dhe invalidëve.

Një nga masat favorizuese është ajo për uljen e tarifës që paguhet për aplikimin.

Nga 700 euro, bëhet tashmë 550 euro. Gjithsesi, kjo është një tarifë mjaft e shtrenjtë, sidomos për kushtet e Greqisë. Këtë e pranojnë edhe hartuesit e draftit. Dispozitat përcaktojnë rregulla të reja për kryerjen e testit të gjuhës dhe njohurive për historinë dhe kulturën e vendit.

Diskutimi i dispozitave u shoqërua nga debate të ashpra. Opozita e akuzoi qeverinë se po jep masivisht nënshtetësinë, me qëllim që të joshë votat e emigrantëve në tre palë zgjedhjet që do të mbahen këtë vit. Por ministri i Brendshëm i zmbrapsi sulmet, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të zgjojë reflekse ekstremiste në opinion.  Ministri shtoi se qeveria Tsipras po përpiqet të bëjë atë që në shtetet e tjera evropiane është diçka normale. Asnjë emigrant që jeton i ligjshëm në vend nuk mund të përjashtohet nga marrja e nënshtetësisë”.

Në fakt, deri tani, nënshtetësinë greke e përfitonin fëmijët e lindur apo të arsimuar në Greqi, qytetarët me origjinë greke dhe një numër mjaft i vogël shtetasish nga vende të treta. Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 230.000 qytetarë të huaj që kanë marrë nënshtetësinë greke në gjashtë vitet e fundit. Shumica dërrmuese e tyre janë emigrantë të ardhur nga Shqipëria.

Erdogan: Masakra në Zelandën e Re nuk ka lidhje me krishtërimin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se masakra e së premtes së kaluar në dy xhami të Zelandës së Re nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me krishterimin dhe se sulmuesi nuk është i ndryshëm nga terroristët e Shtetit Islamik.

Refuzoj kategorikisht çdo përpjekje për t’i lidhur sulmet terroriste të javës së kaluar me mësimet, moralin apo parimet e krishterimit“, shkruante politikani mysliman në një artikull të botuar të mërkurën nga gazeta “The Washington Post”.

Ajo që ndodhi në Zelandën e Re ishte produkti toksik i injorancës dhe urrejtjes“, shkruante ai.

Sipas autoriteteve Brenton Tarrant, një supremacist i bardhë australian, i dyshuar për vrasjen e 50 personave në qytetin e Christchurch-it, dukej shumë i interesuar për islamin dhe luftërat e tij historike me krishterimin. Muaj përpara sulmit, ai udhëtoi në vende të ndryshme evropiane ku janë zhvilluar betejave me Perandorinë Osmane që i parapriu Turqisë moderne. Sipas autoriteteve emrat e disa betejave krishtero-myslimane në Evropën Lindore mes shekujve të 14-të dhe 20-të ishin shkruar në karikatorët e pushkëve të tij. Në manifestin e tij të publikuar në internet, ai denigronte emigrantët që jetojnë në vendet perëndimore dhe bënte thirrje për hakmarrje ndaj myslimanëve.

Presidenti Erdogan e akuzonte sulmuesin 28 vjeçar, i cili kishte vizituar Turqinë dy herë në vitin 2016, për përpjekje për të “legjitimuar pikëpamjet e tij të mbrapshta falë shtrembërimit të historisë botërore dhe besimit të krishterë“. Zoti Erdogan shtonte se “ai kërkoi të mbillte farën e urrejtjes mes njerëzve“.

Presidenti turk tha se Brenton Tarrant dhe ISIS-i ndajnë një objektiv të përbashkët: pushtimin e Stambollit. ISIS-i shkruante ai, bëri thirrje për “pushtimin” e Stambollit sikurse sulmuesi i Christchurch-it zotohej në manifestin e tij për ta bërë qytetin “edhe një herë të krishterë”.

Nga kjo pikëpamje, duhet të përcaktojmë se nuk ka absolutisht asnjë dallim mes vrasësit të njerëzve të pafajshëm në Zelandën e Re dhe atyre që kanë kryer veprime terroriste në Turqi, Francë, Indonezi e gjetkë“, shkruante zoti Erdogan.

Zoti Erdogan shkruante se edhe udhëheqës të tjerë myslimanë janë zotuar të kundërshtojnë “çdo përpjekje të terroristëve për të marrë peng fenë tonë” pas sulmeve të ISI-sit, por “islamofobia dhe ksenofobia, mes praktikave të tjera të papajtueshme me vlerat liberale, janë pritur me heshtje në Evropë dhe në vende të tjera të botës perëndimore. Nuk kemi luksin ta lejojmë këtë të ndodhë përsëri“, shkruante ai.

Zoti Erdogan tha se pas masakrës së Christchurch-it vendet perëndimore kanë “përgjegjësinë” të bëjnë thirrje për të “refuzuar normalizimin e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, që ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit”.

Ai përshëndeti vendimin e Kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern për t’u bërë thirrje udhëheqësve perëndimorë të “të mbështesin myslimanët që jetojnë në vendet e tyre”.

Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm.

Dhoma e Apelit e Mekanizmit që trashëgoi Gjykatën për Krime Lufte në Hapësirat e ish Jugosllavisë, hodhi poshtë ankesat e tij dhe e dënoi me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të zakoneve të luftës.

Radovan Karaxhiç, që shpallur fajtor në vitin 2016 për për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ai qe dënuar atëbotë me 40 vjet heqje lirie.

Gjykata e shpalli fajtor për gjenocid për masakrën e Srebrenicës, që synonte vrasjen e “të gjithë burrave të aftë për luftë” dhe shfarosjen e komunitetit mysliman boshnjak në atë zonë në korrik të vitit 1995, pasi forcat serbe e morën nën kontroll qytetin që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Familjarët e mijëra burrave të masakruar nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë në vitin 1995, duartrokitën derisa në Hagë gjykatësit e Kombeve të Bashkuara i shqiptuan dënimin me burgim të përjetshëm ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Radovan Karaxhiç u dënua për përndjekje, shfarosje, deportim, zhvendosje të dhunshme dhe vrasje – por u lirua na akuza për gjenocid lidhur me një fushatë për të përzënë myslimanët boshnjakë dhe kroatët nga fshatrat e pushtuara nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1992- 1995.

Radovan Karaxhiçi, ishte zyrtari më i lartë që përballet me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, lidhur me luftën e Bosnjës, në të cilën u vranë mbi 100 mijë veta.

Radovan Karaxhiç qe arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje.

Ish psikiatri 73 vjeçar, ende në gjendje të mirë shëndetësore, që dikur drejtonte të vetëshpallurën Republikë e Serbëve të Bosnjës, mbante titullin e komandantit suprem të forcave të saj të armatosura.

I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë në vitin 2006, para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.

Ratko Mladiç, gjenerali që komandonte forcat e serbëve të Bosnjës, u dënua ne vitin 2017 me burgim të përjetshëm nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ratko Mladiçi u dënua për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Ish oficer i ushtrisë jugosllave, Ratko Mladiç, mori komandën e trupave të serbëve të Bosnjës në vitin 1992 të cilat u bën përgjegjëse për mizori përfshirë vrasjet, përdhunimet masive e përndjekjet madje edhe në praninë e mijëra trupave të Kombeve të Bashkuara.

Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër forcave serbe dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.

Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.

Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane.

Deputeti slloven: Rezolutë për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës

Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janije Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian

Ivanusha thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po e bëjnë të njëjten gjë.

“Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, shkruan Tanjug.

Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit, do të shqyrtojë drejtimin e lëvisjes së saj të re.
Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.

Vuçiç: Kosova nuk është sot në OKB, falë meje dhe tre të tjerëve

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Ndoshta kemi bërë një gabim, pasi kemi besuar se kemi të bëjmë me njerëz racionalë, andaj nuk kemi dërguar policinë në RTS. Sigurisht, unë jam më i shqetësuar për Kosovën”-tha ai.

I pyetur se si imazhet e sotme të dërguara në botë ndikojnë në pozitën e Serbisë në dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se është e vështirë “kur jeni të shtypur nga anë të ndryshme”.

“Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, dhe duhet të mbroheni edhe nga ana tjetër me resurse të vogla. Përkundër histerisë në Prishtinë, ne kemi qenë të suksesshëm deri tani, dhe kështu do të vazhdojmë. Ata nuk respektuan marrëveshjen e Brukselit, vendosën tarifa. Nuk do të ketë lëshime, tarifat duhet të hiqen. Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar konfliktin, andaj është e rëndësishme të mbahet paqja me çdo kusht”, u shpreh ai.

Presidenti serb tha se nuk i intereson nëse dikush e quan tradhtar dhe ka komentuar mbi ngjarjet aktuale.

“Prova më e mirë është se sa mbështetje kam në Kosovë dhe sa kanë të tjerët. Treguesi më i mirë është thirrja e sotme që serbët e Kosovës të ngrenë duart e tyre nga unë, sepse, siç thuhet, i kam lutur të vijnë në Beograd për të më mbrojtur. Unë i kam lutur të mos vinë. Pra, serish rrena. Vetëm gënjejnë. Falë meje dhe tre njerëzve të tjerë, sot nuk e kemi Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç, duke mos dhënë më shumë detaje.

Vuçiç thotë se bashkëpunëtorët e Haradinajt po tentojnë ta rrëzojnë nga pushteti

Shefi i Shtetit serb, Aleksander Vucic, i ka ndërlidhur protestat kundër tij në Beograd me njerëzit e Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se bashkëpunëtorët e Haradinajt në Serbi po e duan rrëzimin e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq i cili mbajti një konferencë për media derisa jashtë Pallatit Presidencial protestohej kundër tij, tha se nuk do të lejojë që të përsëritet dhuna si natën e mbrëmshme në Radio Televizionin e Serbisë.

Për këtë që ka ndodhur ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, cili sipas tij i ka bashkëpunëtorët e tij në Beograd.

“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes neve. Boshko Obradoviq është fashist i vogël, i cili mendon se me dhunë ndaj njerëzve mundet të arrijë diçka , ai e keqtrajtoi edhe bashkëpartiaken e tij, ai ndjen nevojë për të keqtrajtuar gra. Frikë nuk guxon të mbillet nga liderë huliganë e fashistë, unë do ti lus qytetarët që mos të bëhen pjesë e dhunës, sepse të gjithë do të përgjigjen para ligjit”, tha Vuçiq.

Vuçiç: Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se në 15 vjetorin e “dëbimit të serbëve në Kosovë”, Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë, madje edhe nëse ata që atë duhet ta bëjnë, nuk e bëjnë punën e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se në këtë ditë po bëhen përpjekje për relativizimin e “krimeve të rënda kundër Serbisë para 15 viteve” dhe se Prishtina, sipas tij, do të vazhdojë me hapa të tilla nëse bashkësia ndërkombëtare nuk tregohet më objektive.

Në një konferencë shtypi, Vuçiç tha se NATO si duket nuk e kupton rolin e saj, se Serbia prej tyre pret që të reagojnë në çdo kohë kur populli serb të kërcënohet dhe porositi se “nëse NATO nuk është në gjendje ta zbatojë atë, ka kush”.

Vuçiç shtoi se Serbia dëshiron të vazhdojë dialogun dhe bisedimet, por se është mjaft e fortë dhe e vendosur për të ruajtur popullin e saj dhe interesat vitale nacionale.

Vazhdon protesta në Beograd, Vuçiq thotë se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës

Protestuesit ne Serbi po vazhdojnë marshin protestues nëpër rrugët kryesore të Beogradit.

Para mesditës ata u mblodhën para Presidencës derisa pritej që presidenti Aleksandar Vuçqi, t’i drejtohet kombit.

Derisa jashtë protestohej, presidenti Vuçiq brenda ndërtesës së Presidencës tha se nuk do të lejojë askënd të kërcënojë përmes dhunës.

Duke komentuar protestat e mbrëmshme, kur protestuesit hynë me dhunë në objektin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), presidenti Vuçiq tha se midis organizatorëve të protestës kishte nervozizëm për “një numër të vogël njerëzish që protestonin”, ku sipas Vuçiqit mbrëmë të pranishëm në protestën përpara Televizionit Shtetëror ishin 1550 njerëz.

Vuçiq përsëriti se do të flasë me qytetarët, por jo edhe me udhëheqësit e opozitës, të cilët po marrin pjesë në protestë.

“Nuk do të lejojmë që një pakicë prej një, dy, pesë apo njëqind mijë persona të menaxhojnë më Serbinë sepse është e dhunshme, prandaj nuk do ta lejojmë kurrë këtë lloj ngjarjeje politike”, tha Vuçiq.

Protesta është duke vazhduar.

Mbëmë protestuesit u futën në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e RTS, ku demonstruesit ishin futur për të kërkuar që t’iu jepej hapësirë në televizionin publik.

Të shtunën mbrëma, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik.

Duke komentuar protestën e mbrëmshme para RTS, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq tha se shteti nuk do të tolerojë dhunë.

“Ky vandalizëm tregon qartë se që nga dita e parë ata po planifikojnë të shkaktojnë çrregullime dhe të zëvendësojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime në mënyrë të dhunshme”, tha Bërnabiq për Tanjug.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Vuçiq pritet t’i drejtohet kombit pas protestës së djeshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet t’i adresohet kombit, vetëm një ditë pasi protestuesit u futën në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, për të kundërshtuar, siç u shprehën ata, mbulimin e njëanshëm të ngjarjeve nga ky televizion.

Zyra e Vuçiqit ka njoftuar se presidenti do të flasë për ngjarjet e 16 marsit, në një adresim televiziv gjatë ditës.

Demonstruesit, që po protestojnë kundër Vuçiqit u nxorën me forcë nga ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë, pasi kishin qëndruar aty për dy orë.

Policia serbe arriti brenda ndërtesës së Televizionit dhe nxori jashtë protestuesit. Në mesin e protestuesve ishin edhe udhëheqësit e Aleancës për Serbinë, një grupi prej rreth 30 partish politike dhe lëvizjesh të ndryshme.

Pasi protestuesit u nxorën nga ndërtesa e RTS, njerëzit u mblodhën jashtë për të kundërshtuar veprimet e policisë.

“Në muajt e fundit ne po kërkojmë vetëm një gjë – që organizatorët e protestës të lejohen të flasin në televizionin shtetëror, tha Bosko Obraviq, lider i partisë Dveri.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit, më shumë liri në media dhe transparencë gjatë zgjedhjeve.

Policia serbe nxjerr protestuesit nga ndërtesa e RTS-it

Ndërtesa e RTS-it, 16 mars 2019

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik.

Shefi i policisë së Beogradit, Millan Staniq, u kërkoi udhëheqësve të opozitës serbe që të largohen nga ndërtesa e RTS-it dhe tha se ka marrë urdhër nga ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, që t’i dëbojnë nga ndërtesa.

Stefanoviq iu drejtua publikut, duke thënë se tubimet janë të lejuara, “por jo duke dëmtuar pronën apo duke shkaktuar frikë”.

“Shtetit do t’i duhet të përgjigjet dhe secili që ka kryer dhunë në RTS do të përgjigjet. U bëj thirrje të gjithëve që kanë hyrë në RTS të shpërndahen në mënyrë të qetë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur gazetarët e RTS-it. I bëj thirrje Aleancës për Serbinë (v.j. bllokut opozitar) që të ndalojë dhunën dhe të gjithë ata që kanë hyrë, të largohen nga ndërtesa e RTS-it”, tha Stefanoviq.

Një nga udhëheqësit e bllokut opozitar Aleanca për Serbinë, Boshko Obradoviq, i hodhi poshtë deklaratat e Stefanoviqit, duke thënë se nuk ka dhunë dhe se asgjë nuk bëhet kundër ligjit.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Folësit në to përsërisin çdo javë kërkesën kryesore për dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Beograd, 16 mars 2019

Moto e protestës “Një në pesë milionë” është nxjerrë nga komentet e Vuçiqit për protestat, i cili ka thënë se ai “nuk do të përmbushë asnjë kërkesë, edhe sikur të mblidhen pesë milionë vetë në rrugë”.

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.

Protestuesit në Beograd hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror

Protestuesit në Beograd që po kundërshtojnë siç thuhet, sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë të shtunën mbrëma, raportimet e të cilit ata i cilësojnë thellësisht të njëanshme.

Policia u fut në ndërtesë dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitarë. Disa nga drejtuesit e protestave thanë më herë se nuk do të largohen derisa nuk u jepet hapësirë në lajmet qendrore të së shtunës.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, paralajmëroi përndjekjen e atyre që hynë në ndërtesë, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha televizionit pro qeveritar Pink se protestuesit janë ‘fashistë” dhe duhet të dënohen me ashpërsi.

Ky ishte incidenti më i rëndë pas disa muajsh protesta kundër presidentit serb, Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen tij, zgjedhje dhe medie të lira dhe më shumë demokraci.

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.

Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta.

Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan në nëntor të vitit të kaluar me moton “stop këmishëve të përgjakura”, kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.

Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.

Në muajin dhjetor, presidenti serb tha se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse “dalin 5 milionë në rrugë”, por më pas ai tha se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare thanë se do të bojkotonin zgjedhjet e tilla.

Ish nacionalisti i skajshëm, Aleksandër Vuçiç, thotë se synon të anëtarësoj Serbinë në Bashkimin Evropian.

*Mbështetur në raportimin e agjencisë së lajmeve Associated Press


Send this to a friend