Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”.
Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste dhënë për mediat serbe.
Këto deklarata të Vuçiç-it erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet nëse do të zëvendësohet me masë reciprociteti.
Presidenti serb tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe ky është thelbi. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë, brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti, kjo do të ndodhë”, tha Vuçiç.
Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një shtetase, 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.
Ajo së bashku me dy persona të tjerë, ishin paraqitur në Institutin e Sëmundjeve Infektive në Shkup, ku pas analizave të detajuara është konstatuar prania e virusit.
Dy personat e tjerë kanë rezultuar negativ.
“Nuk ka vend për panik. Institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe gjendja është nën kontroll. Të gjithë personat që kanë udhëtuar së bashku me të infektuaren do kontrollohen dhe do të vendosen në izolim 14 ditor “, ka deklarur ministri Filipçe.
Ministria e Shëndetësisë më herët ka njoftuar se po shqyrton mundësinë e izolimit të të giithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Italia.
Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste.
Dy shtetas të Serbisë, anëtarë të ekuipazhit të kryqëzorit “Diamond Princess”, janë infektuar nga koronavirusi.
Ministria e Jashtme e Japonisë ka bërë të ditur se testet kanë dalë pozitive për koronavirusin.
Ndërsa, Ministria e Jashtme e Serbisë ka konfirmuar se është duke punuar për të marrë informacione se në cilin spital do të strehohen dy serbët.
Siç tha ai, Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm.
Një javë më parë është raportuar për anijen, ku ka më së shumti raste të të prekurve nga koronavirusi, jashtë Kinës. Aty prezent ishin 17 shtetas të Rumanisë, 14 serbë, 6 kroatë, dy maqedonas, një boshnjak dhe një qytetar i Malit të Zi.
Amerika dhe Kanadaja i kishin evakuuar qytetarët e tyre nga bordi, ndërsa shtetasit e Ballkanit kanë mbetur të bllokuar.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, ka thënë një javë më parë se 4 qytetarë serbë janë të izoluar dhe po priten rezultatet e tyre, nëse janë prekur nga virusi. /Express/
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, pas rasteve të fundit të vdekjes dhe infektimit me virusin Covid-19 në Itali, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse nuk kanë nevojë urgjente, të anulojnë udhëtimet në rajonin e Italisë veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në këtë moment nuk ka të dhëna nëse kemi shtetas tanë të sëmurë apo nën monitorim në Itali. I kërkuam konsullit tonë që nëse ekziston ndonjë mekanizëm që ai të informohet nëse ndonjë grup i qytetarëve tanë dëshiron të kthehen në vendin tonë dhe në cilën mënyrë do të kemi informata shtesë ku dhe kur do të paraqiteshin në kalimet kufitare”, deklaroi Filipçe.
Rritet shkalla e gatishmërisë
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka rritur nivelin e gatishmërisë për parandalimin dhe menaxhimin me të infektuarit eventual nga koronavirusi.
Siç ka njoftuar ministria, për shkak të gjendjes së re të krijuar nga koronavirusi në rajonet Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romagna në Itali, ministri Filipçe zhvilloi një takim me Komisionin e Sëmundjeve Infektive ku është konstatuar se gatishmëria duhet ngrihet në një nivel më të lartë.
Komisioni ka miratuar masa të reja dhe më të fuqishme për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të mundshme që do të koordinohen më tej në takimin e sotëm me Qendrën për Menaxhimin e Krizave në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Konkluzionet fillestare të mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive janë që duhet të shtohet kontrolli në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në të dy aeroportet në vend.
Sipas kumtesës, në vendkalimet kufitare do të ndahen hapësira të veçanta ku do të intervistohen të gjithë pasagjerët që vijnë nga destinacionet e rrezikshme dhe do të bëhet një ekzaminim fillestar i shëndetit të tyre.
“Në aeroportin e Shkupit, kamera termike është vendosur në një vend ku do të monitorojë të gjithë pasagjerët që vijnë, jo vetëm pasagjerët në Dubai dhe Stambolli. Me pistoletë pa kontakt që detekton temperaturën e trupit do t’u bëhet skrining pasagjerëve që vijnë nga destinacionet e rrezikshme edhe në aeroportin e Ohrit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mes tjerash, theksohet se nëse paraqitet nevoja, Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shtip do të funksionojë si një institucion izolimi.
“Testet e rasteve të dyshimta do të kryhen në Klinikat e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë informon se në vend ka mjaft reagentë për testimin e koronavirusit”, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë plotësisht masat parandaluese për mbrojtje siç janë mbrojtja shtesë e ushqimit, mbrojtje e veçantë gjatë punës në tregjet e hapura, mbrojtjen e popullsisë nga ftohja, si dhe larjen e shpeshtë dhe të detyrueshme të duarve.
Numri personave që kanë humbur jetën nga lloji i ri koronavirusit Covid-19 në Itali është rritur në 5. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 219 persona janë infektuar me virusin vdekjeprurës. Raportet e fundit tregojnë se Italia tani është vendi i tretë në botë sipas rasteve të koronavirusit, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut lëshoi një kumtesë në lidhje me situatën me koronavirusin në Itali.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venecia të Italisë, ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi qytetarët tanë që vuajnë nga koronavirusi”, thuhet në deklaratë.
Serbia ka blerë një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të mundshme amerikane kundër shtetit ballkanik, që zyrtarisht synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva se sistemet kundërajrore Pantsir S1, janë blerë pas këshillave nga presidenti rus Vladimir Putin.
“Blijeni Pantsirin. Është treguar shumë i efektshëm në Siri”, citoi ai presidentin rus t’i ketë thënë në njërin nga takimet e tyre të shpeshta kohët e fundit.
“Ky sistem kundërajror është shumë efektiv kundër dronëve që janë bërë shumë thelbësorë në luftën moderne”, tha presidenti serb.
Me gjithë synimet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbia nën udhëheqjen populiste të presidentit Vuçiç, ka forcuar lidhjet politike e ushtarake me aleaten e saj sllave, Rusinë.
Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikës së saj ndaj Ukrainës.
Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim në perëndim, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftëra shkatërruese në vitet e 90-ta. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë, veçanërisht të tilla që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare të NATO-s.
Presidenti serb Vuçiç tha se shpreson që nuk do të ketë sanksione sepse ai ka folur hapur për blerjen e sistemeve Pantsir. Ai tha se beson që kërcënimi me sanksione ka të bëjë me shumë me blerjen e mundshme të sistemeve kundërajrore S-400 që kanë një gamë shumë më të gjerë veprimi dhe janë armë sulmuese.
Serbia mori të shtunën dy nga gjashtë sistemet e raketave të blera ruse, vetëm disa ditë pasi që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, vizitoi Beogradin, ku deklaroi se bashkëpunimi ushtarak midis dy shteteve ka arritur në një nivel “thelbësisht” të ri. zëri i amerikës
*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se e ka refuzuar tashmë një plan që i mundësonte Kosovës të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, pa treguar më shumë detaje, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq duke folur sot në një emision televiziv ka thënë se Serbisë sivjet do t’i ofrohet një plan që nuk do të mund ta pranojë.
“Jam i bindur për këtë dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të tentojnë të na japin garanci për anëtarësim në BE, por me kushtin që ta njohim Kosovën, po ashtu do të na ofrojnë një status të veçantë për serbët në sfera të caktuara. Dhe çka pastaj. Unë do ta pyes popullin. Para 3 vitesh pyeta për këtë dhe askush nuk e deshi këtë” ka thënë Vuçiq.
I pyetur nëse ndaj Serbisë do të ketë ultimatum, Vuçiq ka thënë ” këtë do ta shihni më vonë”.
Konstantinos Pangalis , shpjegon se kush janë grekët e sotëm , kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .
Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !
për më shumë ndiqeni videon
Historiani grek e thotë me zë dhe figurë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!
Më në fund, një prej emrave më të shquar të Greqisë, e ka thënë me zë dhe figurë se shqiptarët kanë qenë të parët në Ballkan, madje edhe në trojet greke.
Konstantin Pangalis ka dhënë një intervistë në televizionin “Alter” dhe ka tronditur opinionin publik në Greqi ndërsa ka folur për identitetin e sotëm grek dhe të shqiptarëve.
Pangalis theksoi ndër të tjera se shqiptarët janë të parët e kësaj toke dhe se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të dikurshmen.
Këto dhe të tjera detaje ndiqni në bashkëbisedimin për televizionin “Alter”:
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vulin në Beograd.
Serbia dëshiron një ushtri të fortë sepse ajo garanton stabilitetin dhe neutralitetin, por edhe përparimin e vendit, tha ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, gjatë një takimi me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, të hënën në Beograd.
Në deklaratën e ministrisë serbe të Mbrojtjes, Vulin, mes tjerash citohet të ketë thënë se, “formimi i ushtrisë së Kosovës dhe armatosja e saj janë të papranueshme”.
Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vulin dhe Shoigu janë përqendruar në bashkëpunimin e vendeve të tyre në mbrojtje dhe në forcimin e lidhjeve në të ardhmen.
Ministri rus tha se stërvitjet e përbashkëta të të dyja ushtrive janë treguesi më i mirë i marrëdhënieve të ngushta.
Vulin e falënderoi Federatën Ruse për ndihmën ushtarake dhe teknike që i ofron ushtrisë së Serbisë.
“Vetëm në vitin 2019 janë realizuar 94 aktivitete në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar me Federatën Ruse. Bashkëpunimi në mbrojtje zhvillohet në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik”, tha Ministria e Mbrojtjes në Beograd.
Shoigu gjatë vizitës së tij në Serbi do të takojë edhe presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument në, të cilin është thënë se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiqit në vitin 2012. rel
Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri [serb] në Kosovë, por se ai nuk do të gënjejë popullin e tij lidhur me situatën e vërtetë.
Siç shkruan ‘B2’, Vuçiç është shprehur pesimist për çështjen e Kosovës. “Nëse mendoni se ka shumëçka lidhur me Kosovën që ne e kemi në duar, ju lutem njerëz, ne nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Po luftojmë për çdo person në Kosovë, por nuk dua ta gënjej popullin dhe të them se gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë vitet e ardhshme”, tha Vuçiç.
Ai gjithashtu tha nga viti 2012 i ka dëgjuar tregimet se “ai është tradhtar, sepse gjasme u premtoi amerikanëve se do ta dorëzojë Kosovën, prandaj SHBA dhe BE nuk e mbështesin bojkotimin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme’.
“Mirëpo, njerëzit [serbët] në Kosovë nuk janë të çmendur dhe e dinë saktësisht se kush i mbështet ata dhe kush punon për ta”.
Presidenti serb, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, të premtën në një panel të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pati një ballafaqim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut (MPJ) njoftoi se është konfirmuar prania e COVID-19 (koronavirusit) tek një nga shtetasit maqedonas që gjenden në anijen “Diamond Princess” në Jokohama të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në pajtim me informacionet më të reja të marra nga organet kompetente japoneze, informojmë se ka ardhur deri te ndryshimi lidhur me gjendjen e shtetasve maqedonas që gjenden në anijen ‘Diamond Princess’ në Jokohama, Japoni. Është konfirmuar prania e COVID-19 tek njëri prej tyre i cili për momentin është shtrirë në spital në Japoni”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Njëherit, ambasada në baza ditore komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët ende gjenden në anijen në Jokohama dhe të cilët deklarojnë se ndjehen mirë dhe deri tani nuk kanë shfaqur simptoma që mund të tregojnë praninë e COVID-19″, thuhet në njoftim.
MPJ më 6 shkurt informoi se tre shtetas maqedonas janë në anijen e cila është mbajtur në Japoni për shkak të pranisë së personave të infektuar me COVID-19.
Anija, e cila ankoroi në portin “Jokohama” afër kryeqytetit Tokio, më 4 shkurt u vendos në karantin pasi tek një nga pasagjerët nga Hong Kongu u zbulua virusi COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli gjendje të rrezikut global.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin 1368 ndërsa 59 883 persona janë të infektuar.
Kujtojmë se nga 27 janari në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup filluan masat parandaluese kundër COVID-19. Me kamera termale skanohen pasagjerët e fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me rajonin në Kinë, ku është vatra e këtij virusi.
Prodhuesit turq të luleve para 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit, kanë eksportuar 60 milionë trëndafila në 50 vende të ndryshme, përfshirë Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Shoqatës së eksportuesve të bimëve ornamentale të Anadollit, İsmail Yılmaz, tha se transporti i trëndafilave filloi 20 ditë më parë.
Yılmaz tha se vitin e kaluar prodhimi i trëndafilit ishte më i ulët se ai i këtij viti për shkak të kushteve të motit të ftohtë, duke shtuar se këtë vit vendi eksportoi 6 milionë trëndafila më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Ai tha se krahasuar me vitin e kaluar eksportet e trëndafilave deri tani regjistruan një rritje prej 6.5 milionë dollarëve. Yılmaz tha porositë e reja deri më 14 shkurt do të dërgohen përmes rrugëve ajrore.
Sipas tij, Turqia eksporton edhe lule të tjera, veçanërisht karafilin që përbën pothuajse 90 për qind të eksportit të përgjithshëm të luleve të vendit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo i është kërkuar personalisht nga presidenti i SHBA, Donald Trump homologut Aleksandër Vuçiç në urimin që i ka dërguar për festën e pavarësisë.
Urimin e personalizuar, Trump ia ka dërguar Vuçiç nëpërmjet ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar”, i shkruan Trump.
Shefi i shtëpisë së bardhë i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë.
Ndryshe nga letra e datës 15 shkurt 2019 ku Trump thoshte që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të dërgojë në njohje reciproke, në këtë letër, numri një i SHBA-së i ka kërkuar Vuçiç vetëm normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës.
Ndërkohë nga e tij presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se është lumtur për përkushtimin e administratës së presidentit Trump, dhe veçanërisht për Përfaqësuesin Special për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell.
Sipas kreut të shtetit serb, Grenell ka mirëkuptuar nevojat e njerëzve në rajon dhe nevojën për rritjen e standardit të jetës, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës./ dita
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, kryeministri Kurti tha se qeveria e tij, nuk i vë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike, por edhe arsye aktuale.
“Jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet ekonomik, politik e tregtar, si zëvendësim të tarifës 100 për qind”, tha Kurti gjatë një konference për gazetarë në Prishtinë pas takimit me Përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliyia Apostolova.
“Pra, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti e dinjiteti, me parimin i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore e bilaterale, e ky është reciprociteti”, tha Kurti.
Sipas tij, edhe LIdhja Demokratke e Kosovës edhe Vetëvendosje, janë praktikisht për parimin e reciprocitetit.
“Besoj se edhe ata që janë në opozitë dhe që nuk na votuan, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin do të jenë dakord”, tha Kurti.
Ndërkaq, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se pret nga qeveria e Kurtit të dalë me ide të reja, në mënyrë që të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Konsiderojmë që taksa ka shkel bashkëpunimin ndërkombëtar dhe marrëveshjet tjera si CEFTA, anëtare e së cilës është Kosova. Tani po presim që qeveria e re të dal me propozime dhe ide të reja se si do të trajtojë këtë çështje, nuk dëshirojmë të parashohim se cila do të jetë zgjidhja vetëm dëshirojmë që këto bisedime të vazhdojnë, në mënyrë që për ne është e rëndësishme, që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fillojë”
Pozicioni që Qeveria e re e Kosovës do të marrë në raport me taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, pritet të jetë hap vendimtar në lidhje me vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Një ditë pasi që Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin kryeministër, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia.
Grenell, tha se pret që “taksa të hiqet menjëherë”.
Taksa doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ishte vendosur në nëntorin e vitit 2018, nga qeveria e kaluar e Kosovës e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ky vendim i qeverisë së kaluar, ishte parë më pas si pengesë për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte tërhequr nga tavolina e bisedimeve, duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.
Ngjashëm me Kurtin, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se partitë partnere në qeverinë aktuale të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë përcaktuar edhe me programin e tyre qeverisës që taksa të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Por fillimisht ajo kërkoi që Serbia të ndalë fushatën kundër Kosovës dhe njohjeve të reja, kërkesë të cilën e kishte parashtruar edhe ambasadori Grenell gjatë vizitës së tij në Prishtinë e Beograd.
“Programi i përbashkët i koalicionit është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit. Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan Grenell, Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut”, ka deklaruar Osmani pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Held.
Por pavarësisht thirrjeve nga SHBA-ja dhe BE-ja, analistët e çështjeve politike në Prishtinë nuk presin një vendim të shpejtë nga Qeveria Kurti për çështjen e taksës.
Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i ri Kurti ka thënë se do të vendosë reciprocitet të plotë dhe vetvetiu do të hiqet taksa. Sipas tij, ky është një proces që do të zgjasë dhe ministritë përkatëse do të shohin cilat janë masat e Serbisë dhe si funksionon reciprociteti në ato masa.
“Ma merr mendja, jo që është e palejueshme, që nuk do të shkojë (kryeministri Kurti) me një vendim të heqjes së taksës në mbledhje të qeverisë, ani pse këtë po e kërkojnë ndërkombëtarët, por do të jetë proces gradual në afat një muaj apo dy muaj dhe do të ndërmarrë korpusin e masave që kanë reciprocitet”, thotë Tahiri.
Edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet ta vazhdojnë dialogun për normalizimit të raporteve.
“Status-quoja aktuale është e padurueshme. Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Josep Borrell.
Analisti i çështjeve politike Armend Muja, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa për heqjen e taksës ka qenë e vazhdueshme, por sipas tij, duhet t’i lihet kohë qeverisë së re për marrjen e një vendimi rreth kësaj çështjeje.
“Taksa shihet si pengesë në jetësimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe unë mendoj që kjo kërkesë do të vazhdojë. Faktori ndërkombëtar dhe vendet e Quint-it duhet ta lënë Kurtin të marrë frymë lirshëm në tre muajt e parë, që të shqyrtojë se çka ka ndodhur dhe si është situata. Kurti në programin e tij qeverisës e ka premtuar reciprocitetin ekonomik dhe politik, si formë e marrëdhënieve me Serbinë, që në esencë nuk e përjashton heqjen e taksës, por as që premton heqjen e taksës”, thotë Muja.
Kurti, gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt, tha se është i gatshëm të udhëheqë bisedimet me Serbinë, duke krijuar një ekip gjithëpërfshirës.
Taksa, thotë Armend Muja, vazhdon të jetë një mjet popullor, mirëpo sipas tij, popullariteti i saj është në rënie.
“Aktualisht janë rreth gjysma e qytetarëve që e përkrahin dhe gjysma tjetër që duan të hiqet dhe në këtë kontekst, mund të vijë një zgjidhje, por gjithsesi jo para muajit maj apo qershor. Ndonjë tjetër shtytës, siç është potencialisht vendimi për liberalizimin e vizave, mund të krijojë mjedisin për heqjen e taksës. Por, unë nuk mendoj që deri në muajin maj apo qershor, Qeveria Kurti do ta heqë taksën”, thotë Muja.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje. Një pjesë madhe e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht.
Ankaraja kërkoi nga Bashkimi Evropian që të heqë “ndarjen artificiale” midis Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në politikat e zgjerimit të bllokut.
Thirrja është bërë në një letër që ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ia ka adresuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Letra, që është parë nga Radio Evropa e Lirë, është e datës 22 janar dhe nënvizon pikëpamjen e Turqisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së.
Ajo është shkruar para se Komisioni Evropian të publikonte metodologjinë e re të procesit të zgjerimit.
Kjo metodologji u publikua sot dhe u referohet vetëm vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.
Cavusoglu ka shkruar në letër se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të trajtohen ndryshe nga Turqia.
“Të gjitha vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Shpresojmë të shohim disa hapa pozitivë që do t’i jepnin fund ndarjes artificiale midis Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë gjatë mandatit tuaj”, ka shkruar Cavusoglu.
“Përveç faktit se Turqia është një vend i Ballkanit për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së saj, çdo vend kandidat duhet të gjykohet në meritat e tij dhe në rrethana të barabarta”, ka thënë Cavusoglu.
Turqia ka aplikuar për t’iu bashkuar Komunitetit Ekonomik Evropian – institucionit paraardhës të BE-së – në vitin 1987, ndërsa ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2005.
Këto negociata kanë ngecur viteve të fundit, për shkak të kritikave të BE-së ndaj situatës me të drejtat e njeriut në Turqi dhe sundimit të ligjit atje.
Aktualisht, 14 nga 33 kapitujt e bisedimeve që Ankaraja duhet t’i mbyllë në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së, janë të ngrirë.
Për dallim, Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë se Turqia në bisedime, edhe pse ato i kanë nisur vetëm në dekadën e kaluar.
Cavusoglu ka thënë në letrën e tij se “populli turk sot beson shumë në projektin e BE-së, por shumica nuk i beson BE-së për shkak të standardeve të dyfishta dhe diskriminimit kundër Turqisë”.
Voal.ch – Hasan Hüseyin Günakan, një nga gjashtë shtetasit turq që u dërguan në Turqi nga Kosova në një operacion inteligjence në vitin 2018, është dënuar me 8 vjet, 9 muaj burg nga një gjykatë në Stamboll, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu.
Günakan iu dha dënimi me burg për “anëtarësim në një grup terrorist”.
Në deklaratën e tij të fundit Günakan thuhet se kundërshtoi akuzat nga gjykata dhe mohoi çdo përfshirje në çdo veprim të dhunshëm dhe anëtarësim në çdo organizatë terroriste.
Në maj të vitit 2018 gjashtë shtetas turq u arrestuan në Kosovë dhe u dërguan në Turqi për lidhje me shkollat e financuara nga grupi me bazë besimi Gülen, të cilin Ankaraja akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016. Grupi mohon çdo lidhje me puçin.
Operatorët e inteligjencës të dy vendeve, Turqi, Kosovë dhe Ambasada Turke në Prishtinë thuhet se ishin të përfshirë në operacion, i cili shkaktoi reagime nga Bashkimi Evropian. (Turkish Minute)/voal.ch
Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, nëse merr një ftesë të tillë nga Beogardi.
Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja midis dy vendeve nuk vjen në shprehje, tha Harchenko për mediat në Beograd.
Ai tha se Rusia gjithmonë ka qenë në favor të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se atë e shqetëson dëshira për zgjidhje të shpejtë.
Harchenko tha se nuk janë të sakta kritikat se Rusia nuk do zgjidhje dhe se përmes Serbisë dëshiron të ruajë ndikimin në rajon.
“Interes i Rusisë gjithmonë ka qenë vazhdimi, në këtë rast rifillimi i bisedimeve”, tha Harchenko, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova u ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës, por Kosova, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëar, vazhdon ta mbajë në fuqi këtë masë.
Vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë emëruar të dërguarit e tyre të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.
Ky proces, që ka nisur në vitin 2011, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka pasur mbështetjen e SHBA-së.
Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviç, ka befasuar mediat serbe me qëndrimin e saj për Kosovën.
Aktorja Maljeviç ka deklaruar se duhet pranuar fakti se Kosova është shtet, edhe pse nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara.
“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Maljeviç ka thënë se duhet të ekzistojë një kompromis, sidomos në politikë.
“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, theksoi aktorja serbe.
E pyetur nëse çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej me marrëveshje ose duhet të vazhdohet gjendja e konfliktit të ngritë, ajo ka përsëritur se është gjithmonë në favor të marrëveshjes.
“Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, shpjegoi Maljeviç.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, tha të premten në Beograd se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.
“Nuk na takon neve të vendosim se cilat do të jenë rezultatet përfundimtare, por i takon Beogradit dhe Prishtinës. Ne duhet të angazhohemi më fuqishëm sesa në muajt paraprak dhe për këtë kam biseduar me presidentin (e Serbisë, Aleksandër) Vuçiq. Bashkimi Evropian duhet të emërojë një përfaqësues të posaçëm, i cili do të jetë shumë i angazhuar sepse unë nuk jam i sigurt se do të kem kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar dhe për ta shtyrë dialgoun përpara”, tha Borell për takimit me presidentin serb.
Borell shfaqi shpresën se dialogu do të rifillojë së shpejti.
Ai tha se kur të ndodhë kjo, BE-ja do të jetë e gatshme të vazhdojë ndërmjetësimin.
I pyetur të komentojë mbi përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Uashingtonit në bisedimet Prishtinë-Beograd, kreu i diplomacisë evropiane tha se nuk ka ndonjë dallim midis qasjes së Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve.
“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës. Nuk është aspak i diskutueshëm. Uashingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara. Atje ka edhe vende të tjera të botës dhe jo vetëm vende evropiane. Vendet si Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Mendoj se të gjithë e dinë se pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Borell.
Në konferencën për media me Borellin, Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të ulet në tryezë me Prishtinën kur kjo e fundit t’iu heqë taksën prodhimeve të importuara nga Serbia dhe të diskutojë për, siç tha, të gjitha çështjet thelbësore.
Vuçiq shtoi se Borell ia ka përsëritur qëndrimin e BE-së, se perspektiva evropiane e Serbisë nuk do të jetë e sigurt pa një zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën.
“I kam thënë hapur se kemi pasur shans për të bërë kompromis disa vite më parë, por tani çdo ide e tillë është e vrarë”, tha Vuçiq.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova u ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës, por Kosova përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëar vazhdon ta mbajë në fuqi këtë masë.
Vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë emëruar të dërguarit e tyre të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.
Ky proces, që ka nisur në vitin 2011 është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ndërsa ka pasur mbështetjen e SHBA-së. rel
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot në Mrkonjiç Grad të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë tha se Serbia do të japë 600 mijë marka konvertibile për pajisjen e gjimnazit dhe shkollës së makinerisë në këtë qytet, si dhe 200 mijë marka konvertibile për Qendrën Shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sot ne kemi rënë dakord për një lloj mbështetje konkrete shtesë për ekonominë e Republikës Sërpska. Ne përmes Qeverisë së Republikës së Serbisë do të paguajmë ca para për të subvencionuar individë privatë të RS për pajisjet e tyre, kompanitë, makinat, në një masë edhe më të favorshme sesa në Serbi, me më pak para sesa në Serbi sepse ne duam të inkurajojmë mbijetesën e njerëzve tanë në vatrat e tyre dhe duam të ndihmojmë zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të RS-së”, tha Vuçiç në një konferencë për media.
Ai tha se do të investojnë në furnizimin e mamografisë dhe automjeteve për Qendrën Shëndetësore.
“Ne kemi marrë një vendim për të ndihmuar financiarisht komunat fqinje të Sipovës, Liqenin Ribnik dhe komunën serbe të Kupres”, tha Vuçiç.
Ai gjithashtu theksoi se ishte mirënjohës për Cvijanoviçin dhe Dodikun për “mirëkuptimin se sa e rëndësishme është të ruhet tërësia e njerëzve dhe të jemi gjithmonë bashkë”.
Ambasadori amerikan, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar arritjen e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës.
Pas takimit me të dërguarin presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell, Vuçiq tha se marrëveshja do të jetë e ngjashme me atë të linjës ajrore, Prishtinë-Beograd, e cila u arrit në fillim të kësaj jave me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë.
“Bisedova për lidhjen e mëtejshme infrastrukturore midis Prishtinës dhe Beogradit. Kemi biseduar edhe për vendosjen e linjes hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit. Lidhur me këtë, deklarova që është e rëndësisë së madhe që taksa të hiqet sepse do të ishte e pakuptimtë të kemi qarkullim hekurudhor pa mallra”, tha Vuçiq.
Ambasadori Grenell po e viziton Beogradin pas qëndrimit të Prishtinë ku kërkoi nga autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe ndërkaq nga Beogradi të mos vazhdojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës.
Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në Beograd, derisa ftoi të dyja palët të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Unë jam këtu për të shtyrë të dy palët për bashkëpunim ekonomik, po ua lë politikën juve”, tha Grenell.
Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Ambasadori Grenell tha më 23 janar në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes.
“Po ndjej një energji të mirë nga të dy anët (Kosovë e Serbi), por presidenti Donald Trump nuk do të me lejojë të punojë gjatë në këtë çështje nëse nuk ka ndonjë përparim”, ka thënë mes tjerash Grenell. rel
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të premten në Beograd që nëse palët vendosin se nuk kanë për çfarë të bisedojnë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen.
Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb. Aleksandër Vuçiç, duke ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe gjatë vizitës në Prishtinë se Kosova duhet te heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
“Kur isha në Kosovë dje e bëra shumë të qartë para çdo udhëheqësi që takova, si edhe para medieve e komunitetit të biznesit se tarifat duhet të hiqen. Tarifat janë të papranueshme, dhe e bëj të njëjtën kërkesë këtu, që fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës duhet të ndalet. Prandaj mendoj se ajo çka do të bëjmë është të vazhdojmë të lëvizim në këtë drejtim të përqendrimit në ekonomi”, tha ambasadori Grenell.
“E ndjej që ka energji meqë po bisedojmë për të arritur përparime të caktuara. Nëse palët vendosin që nuk duan të bisedojnë, atëherë do të tërhiqemi”, tha ambasadori Grenell.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se nuk mund të pranojë barazimin e heqjes së tarifave dhe ndërprerjes së fushatës për tërheqjen e njohjeve.
“Ne kemi qëndrim tjetër për njohjen e Kosovës nga Amerika dhe Prishtina. Ata duan që pavarësia e saj të njihet e në nuk duam. Sa u përket tarifave, ato janë vënë pas asnjë arsye”, tha presidenti serb sipas të cilit Serbia vetëm brenda një viti ka humbur 435 milionë euro për shkak të tarifave.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.
Ambasadori Grenell tha se nuk i takon atij të vendosë nëse është apo nuk është e drejtë që këto gjëra të krahasohen, por ai përpiqet të përqendrohet në një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.
“Unë jam këtu për të nxitur të dyja palët për bashkëpunim ekonomik, po ua lë politikën juve”, tha ambasadori Grenell.
Në këtë kuadër gjatë takimit është diskutuar edhe për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve. zëri i amerikës
I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje.
“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë.
Grenell ka thënë se nëse të dy palët do të thonë se nuk kanë se cfarë të flasin dhe se gjithçka ka mbaruar, atëherë SHBA do të tërhiqen dhe do të merren me diçka tjetër.Megjithatë, ai është shprehu se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje mes dy vendeve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka komentuar nga Zvicra marrëveshjen Kosovë – Serbi të nënshkruar në Berlin për vendosjen e një linjë fluturimi në relacionin Prishtinë – Beograd.
Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiç, që është kritikuar se pse kompania Air Serbia nuk do të jetë operatori, por kompania gjermane, ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës.
“Air Serbia do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Do të duhej të bënte marrëveshje me aeroportin Adem Jashari, por edhe me Kosovën si shtet, do duhej ta pranonim se hapësira ajrore nuk është nën kontrollin tonë. Për këtë ne kërkuam dhe luftuam që ta involvojmë KFOR’in, ta kemi një ndërmjetës që me rezolutën e OKB’së është përgjegjës për atë hapësirë”, ka deklaruar Vuçiç.
Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit. Mësohet se në krye të shtetit helen do të jetë Ekaterini Sakelaropulu. Mediat greke raportojnë se Sakelaropulu u zgjodh presidente me 261 pro dhe 33 abstenim, duke zëvendësuar Prokopis Pavlopulos.
Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik, ndërkohë që mandati pesëvjeçar i Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.
Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA, ndërsa ajo u propozua nga kryeministri Micotakis, kandidaturë që u mbështet gjerësisht. Katerina Sake-Laro-Pulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.
Të afërm të viktimave të Masakrës së Srebrenicës ngritën padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Padia, e cila sfidon një vendim të Gjykatës së Lartë në Holandë, të muajit korrik, është përpjekje e grupit të njohur si “Nënat e Srebrenicës” për të mbajtur Qeverinë holandeze përgjegjëse për vrasjen e 350 burrave myslimanë.
“Nënat e Srebrënicës ngritën sot një rast kundër shtetit holandez në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, thanë përmes një deklarate avokatët Marko Gerritsen dhe Simon van der Slujis, duke e akuzuar shtetin holandez për mosmarrje të masave të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë.
Në total, mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.
Atëbotë, shumë prej viktimave kanë shkuar në zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara, por atje nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të paqeruajtësve holandezë për t’i mbrojtur ata.
Gjykata e Lartë e Holandës konstatoi më 19 korrik se paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara “kanë vepruar në mënyrë të paligjshme” kur i kanë evakuuar burrat nga baza e tyre ushtarake pranë Srebrenicës, më 13 korrik, 1995, duke i dorëzuar ata te forcat serbe të Bosnjës, edhe pse e kanë ditur se “kanë qenë në rrezik serioz për t’u abuzuar ose vrarë”.
Megjithatë, Gjykata e Lartë tha se Holanda mban përgjegjësi “shumë të kufizuar”.
Sipas vendimit të Gjykatës, Holanda ka vetëm 10 për qind të përgjegjësisë për vdekjen e 350 burrave.
Avokatët e “Nënave të Srebrenicës” thanë se ky vendim ishte “krejtësisht arbitrar”.
Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. rel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur synimet e kompanisë Eurowings dhe grupit, Lufthansa, për të hapur linjën ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit, bazuar në disa letra të ashtuquajtura të qëllimeve që janë nënshkruar sot në Berlin.
“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
“Komandati i misionit tonë të KFOR-it vazhdon të jetë autoritet i hapësirës ajrore në Kosovë, bazuar në Revolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. NATO-ja do të jetë e përfshirë e Takimin për Normalizimin të Aviacionit në Ballkan, të cilin udhëheqim”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së synimeve në mes të kompanisë ajrore Lufthansa dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Në një postim në rretin social, Facebook, Thaçi ka thënë se ky hap shënon një tjetër përppjekje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Prandaj, në emër të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve tanë, shpreh mirënjohjen e thellë për Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, si dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien, për kontributin e tyre për këtë marrëveshje, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi.
Më herët gjatë ditës, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nënshkrimi këtyre letrave është hap i rëndësishëm, por ai ka shtuar se linja ajrore Beograd-Prishtinë mund të jetësohet pas heqjes së taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe pas rikthimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. rel
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së synimeve në mes të kompanisë ajrore Lufthansa dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Në një postim në rretin social, Facebook, Thaçi ka thënë se ky hap shënon një tjetër përppjekje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Prandaj, në emër të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve tanë, shpreh mirënjohjen e thellë për Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, si dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien, për kontributin e tyre për këtë marrëveshje, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi.
Më herët gjatë ditës, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se pret që të hënën në Berlin të nënshkruhet një letër për synimet e Ministrisë serbe të Ekonomisë dhe kompanisë së fluturimeve Lufthansa, për vendosjen e një linje ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës.
Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Gjuriq tha se kjo linjë mund të jetësohet pas heqjes së taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe pas rikthimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Nënshkrimi i letrës së synimeve, tha Gjuriq, do të ishte hapi i parë simbolik drejt rivendosjes së linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës, pas 20 vjetësh.
“Përveç 12 autobusëve që rregullisht lidhin Beogradin dhe Prishtinën, ne gjithashtu mund të kemi edhe një linjë ajrore në të ardhmen”, tha Gjuriq.
Sipas tij, zyrtarët në Beograd do të njoftojnë edhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, dhe atë të NATO-s, KFOR, në lidhje me këto synime.
Këto organe, shtoi Gjuriq, janë përgjegjëse për kontrollimin dhe koordinimin “e hapësirës ajrore të Serbisë në Kosovë”.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se pret që të nënshkruhet një letër mes Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë dhe kompanisë “Lufthansa” në Berlin, me të cilën do të mundësohej kthimi i linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit pas 20 vjetëve.
Ai tha se kjo gjë mund të realizohet pas largimit të taksës ndaj mallrave serbe dhe pas rifillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjuriq shtoi se nënshkrimi i kësaj letre do të ishte hapi i parë simbolik për kthimin e linjës ajrore Beograd-Prishtinë pas 20 vjetësh.
“Përpos 12 autobusëve që i lidhin rregullisht Beogradin dhe Prishtinën, ne poashtu mund të kemi një linjë ajrore në të ardhmen”, tha Gjuriq.
Sipas tij, zyrtarët e Beogradit do t’i njoftojnë UNMIK-un dhe KFOR-in për këtë qëllim./Gazeta Express
Kur sot shënon 21 vite nga masakra e Reçakut, ku humbën jetën 45 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Ishte 15 janari i vitit 1999 kur në Reçak u vranë 45 civilë, krim monstruoz për të cilin është dënuar vetëm një ish-oficer serb në 2001-in. Bëhet fjalë për ish-oficeri Zoran Stanojevic, i cili u dënua nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 15 vite burgim. Por pas ekstradimit të tij në Serbi, dënimi iu amnistua nga presidenti i atëhershëm serb, Boris Tadiç.
Ndërkohë, Ramë Shabani, një prej të mbijetuarve të kësaj ngjarje tragjike tregon se ka parë me sytë e tij gjithë torturën e pushkatimin e bashkëfshatarëve. Ndonëse për këto vite me radhë ka marrë pjesë në përkujtimoren e viktimave, Shabani bashkë me familjarët e tjerë nuk ndalet së kërkuari drejtësi e ndëshkim e autorëve. Sakaq, Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë për T7 se nuk është vonë që të ngrihen aktakuza për autorët e masakrës së Recakut. Blakaj kërkon që tema e të zhdukurve dhe viktimave të luftës të jetë prioritet nga qeveria e re në dialogun me Beogradin.
Teksa ngjarja ngelet pa autorë, në Prokurorinë Speciale të Kosovës në emër të viktimave të Recakut në dhjetor të vitit të kaluar është dërguar edhe një kallëzim penal ndaj presidentit serb Aleksandër Vuciç. Ky fakt është bërë i ditur nga avokati Tomë Gashi, i cili këtë kallëzim penal e ka ngritur pas mohimit që kreu i shtetit serb i bëri Masakrës së Reçakut. (BalkanWeb)
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.
“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.
Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.
Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Lirinë e Fesë më 27 dhjetor të vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe protesta nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila e cilëson ligjin si “përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi”.
Qeveria malazeze e mohon një gjë të tillë.
Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton formulimin në ligj, i cili thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”.
Vuçiq tha se nuk është dëgjuar me presidentin malazez, Millo Gjukanoviq, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë.
“Kurdo që Gjukanoviq dëshiron të flasë, unë jam gati për bisedime. Ai gjithmonë ka një ftesë të hapur për të vizituar Serbinë”, tha Vuçiq. rel
Zoran Milanoviç është fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve për president në Kroaci, sipas exit pollit dhe sondazheve zyrtare, duke mposhtur presidenten e tanishme, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Milanovic ka kohë që është pjesë e spektrit politik kroat. Ai është i lindur në vitin 1966 dhe ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016. Atë kohë drejtonte Partinë Socialdemokrate(SDP), parti e qendrës së majtë. Ishte lider i opozitës dy herë, nga viti 2007 deri më 2011 dhe për disa muaj në vitin 2016, transmeton Gazeta Express.
Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë. Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale.
Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE.
Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore. Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT.
Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Milanovic deklaroi se do të tërhiqej nga politika pas humbjes befasuese në zgjedhje.
Ai filloi karrierën si këshilltar politik. Në këtë profesion ishte edhe si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter”. Programi i tij i takonte qendrës së majtë, transmeton Gazeta Express.
Ai mbështetej në statistikat e tij sa ishte kryeministër dhe premtoi luftim të korrupsionit. Kroacia tani po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe një eksod të rinisë së vendit.
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e partisë konservatore Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe ish-kryeministri Zoran Milanoviç i Partisë Social Demokratike (SDP) të dielën garuan në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.
Rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tregojnë se ish kryeministri Milanoviç kryeson ndaj presidentes Grabar-Kitaroviç. Pas numërimit të 54 për qind të votave, Zoran Milanoviç kryeson me 54 për qind të votave ndaj presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila mori 46 për qind të votave.
Në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë, Milanoviç fitoi ndaj 11 kandidatëve të tjerë, duke marrë 29.6 për qind të votave. Ai doli para presidentes në detyrë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, cila mori 26.7 për qind të votave.
Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Presidenti nuk mund t’i vë veton ligjeve, por është komandant i ushtrisë dhe përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.
Kroacia, e cila mori presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian më 1 janar 2020, do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vjeshtë.
Milanoviç, i cili ishte kryeministër i vendit nga vitin 2011 deri në vitin 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq anuloi sot një vizitë private të planifikuar në Mal të Zi, pasi dy shtetet fqinje së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me një ligj për fetë, të miratuar në Podgoricë, të cilët serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.
Presidenti serb, Vuçiq njoftoi se nuk do të shkojë në Mal të Zi javën e ardhshme, ashtu siç kishte planifikuar, për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prezenca e tij do të rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit, raporton Associated Press.
“Vendosa që mos të shkoj dhe për këtë vendim u pajtua edhe (patriarku serb) Irinej”, tha Vuçiq.
“Ne respektojmë pavarësinë e tyre”, shtoi ai.
Më herët, Vuçiq kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi në Krishtlindjen Ortodokse që festohet më 7 janar. Zyrtarët në Mal të Zi thanë se vizita e presidentit serb do të rriste më shumë tensionet në këtë vend.
Gjatë një konference për media të mbajtur sot, Vuçiq akuzoi zyrtarët malazezë dhe zyrtarët perëndimorë – ndonëse nuk tregoi se për kë bëhej fjalë – se kishin nisur një “fushatë histerike të gënjeshtrave”, që prej se ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi.
Ai tha se po e anulon vizitën për shkak të “përplasjeve” të mundshme që “do të mund të dëmtonin popullin serb në Mal të Zi”.
Mali i Zi u nda nga Serbia më 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorëve, deklarohen se janë serbë.
Protestuesit serbë kanë thënë se Ligji për fetë, që u miratua muajin e kaluar nga Parlamenti malazez, do të çojë në marrjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe që gjenden në Malin e Zi, por zyrtarët në këtë shtet mohojnë këto pretendime.
Protestuesit serbë kanë kërkuar që ky ligj të anulohet.
Mijëra huliganë kanë djegur flamurin e Malit të Zi dhe kanë sulmuar të enjten ambasadën e Malit të Zi në Beograd.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka shkruar në Twitter të premten se ajo që ka ndodhur në ambasadën në Beograd ka qenë një sulm ndaj pavarësisë së vendit të tij. rel
Kryeministri malazez dhe ministria e jashtme kanë reaguar ashpër pas sulmit ndaj ambasadës së tyre në Beograd. Markoviç thotë se është një sulm i papranueshëm kurse ministria e jashtme i bën thirrje qeverisë serbe që t’i përgjigjet urgjentisht aktit vandal dhe të merren masa ndaj organizatorëve dhe autorëve të aktit.
“Qëndrimi i autoriteteve serbe është befasues. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që ka pllakosur nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj,”- tha kryeministri Markoviç.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, që t’i përgjigjen urgjentisht këtij akti vandal dhe që autoritetet kompetente të ndërmarrin veprime të duhura sa më shpejt kundër organizatorëve dhe autorëve që shkelin sigurinë e ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi”, tha më tej ministria.
Ambasada e Malit të Zi në Beograd u sulmua sërish mbrëmjen e së enjtes nga disa mbështetës të Kishës Ortodokse serbe dhe tifozë të Yllit të Kuq. Ata kanë tentuar të djegin flamurin e Malit të Zi duke përdorur mjete piroteknike. Megjithatë raportohet se flamuri është zëvendësuar menjehrëherë mëngjesin e së premtes, bëjnë të ditur mediat malazeze.
Ligji i miratuar javën e kaluar në Parlamentin e Malit të Zi për liritë fetare, ka nxitur shqetësime për marrje të pronës së kishës nga shteti, prandaj ky dokument është kundërshtuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ende ka pozicion udhëheqës në kishat ortodokse në Malin e Zi. Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme në mesin e malazezëve pro-serbë, zemërim mes serbëve dhe përballje të ashpër fizike në Parlamentin e Serbisë, ku ligjvënësit kanë thënë se Qeveria serbë është duke bërë shumë pak për të mbrojtur Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi.
Atleti shkodran Irfan Domnori është arrestuar nga policia e Malit të Zi.
Denoncimin e ka bërë bashkepunetorja e Irfan Domnorit, në shoqatën “Foleja kombëtare shqiptare”, Elida Jorgoni.
Ne nje prononcim per mediat, ajo ka treguar se pasi nuk ka arritur te lidhej dot ne telefon me Irfanin, ka bere denoncim në policinë e Shkodrës për zhdukjen e papritur të tij dhe aty ka mësuar se ai është arrestuar nga malazezët por pa patur një informacion tjeter.
“Irfani kaloi doganen dhe rezulton qe nuk esht regjistruar, kjo eshte per faj te doganiereve! Ai ndodhet ne rrezik pasi ne ate burg ka edhe shume serbe! Apel shtetit shqiptar te reagoje!”- tha Jorgoni.
Herën e parë në gjysmë të muajit nëntor Domnori u ndalua pasi kishte valëvitur flamurin shqiptar në Krajë dhe u gjobit me 300 euro si dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi. Pasi ka kaluar një muaj nga ky vendim i Gjykatës së Tivarit, Irfan Domnori është drejtuar sërish për në Malin e Zi për të marrë pjesë në një aktivitet atje dhe përsëri ka qenë me flamurin shqiptar.
Mbajtja e flamurit në një ekspozitë ku ka marrë pjesë atje i ka kushtuar edhe më rëndë 64 vjeçarit sepse policia malazeze e ka arrestuar për të dytën herë dhe ndryshe nga më përpara kur u mbajt për pak kohë tashmë janë bërë 7 ditë që shkodrani ndodhet i burgosur në Malin e Zi.
Një reagim ka bërë edhe ambasada shqiptare në Podgoricë duke bërë me dije se atleti shkodran është në burgun hetues në Shpuzë pasi është dënuar atje me 10 ditë burg.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se Minishengeni Ballkanik është një projekt i propozuar nga Beogradi për të hequr të gjitha barrierat. Ndërkohë ai bën me dije se Kosova nuk është në një linjë me Serbinë dhe Rajonin për të normalizuar situatën por mban ende taksën 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.
Sipas tij Kosova me taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë po tregon se është kundër pajtimit, ndërsa thotë se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar Minishengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.
“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Daçiq për Kosovo Online, i pyetur se a pret ndryshime të politikës kosovare, heqje të taksës dhe rifillim të dialogut.
Se përmes projektit të minishengenit po bëhet përpjekje për të hequr edhe taksën e ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Një deklaratë e tillë e Haradinajt madje ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pas takimit me Vuçiçin e Zaevin kishte sulmuar Haradinaj dhe e kishe quajtur gënjeshtar.
Kroacia nga sot do të kryesojë presidencën e BE-së duke pasuar Finlandën. Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë. Shumë qytetarë të BE-së edhe në Bruksel njohin prej Kroacisë vetëm bregdetin si një destinacion për pushime. Tani qeveria kroate ka rastin të tregojë edhe anë të tjera të vendit, shkruan agjencia e lajmeve DW.
Gjashtë muaj kryesim i presidencës së BE-së për secilin vend anëtar që ofron shansin të prezantohet si organizator i mirë dhe të prezantojë apo të japë drejtimin për temat e ndërlikuara të BE-së. Disa ndër shtetet themeluese të unionit si Luksemburgu e kanë pasur 12 herë në rotacion presidencën e BE-së, gjë që u është kthyer atyre tashmë në rutinë dhe nuk u duhen bashkëpunëtorë shtesë, për organizimin e konferencave. Shtete të tjera të mëdha kanë një imazh më të keq në kryeqytetin e BE-së në Bruksel. P.sh. Britania e Madhe, që në janar do të dalë prej BE-së konsiderohej si kaotike, e paorganizuar mirë dhe me pak frymë krijuese. Gjermania, që është vendi më i madh anëtar i BE-së dhe që e ka radhën në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të drejtojë presidencën, konsiderohet si e aftë për të realizuar objektivat, por edhe mjaft burokratike dhe pedante. Gjermanët angazhojnë qindra diplomatë shtesë në përfaqësinë e Brukselit, për të menaxhuar me sukses presidencën gjashtë mujore.
Mposhtja e klisheve
E tani Kroacia ka një premierë. Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë. Shumë qytetarë të BE-së edhe në Bruksel njohin prej Kroacisë vetëm bregdetin si një destinacion për pushime. Tani qeveria kroate ka rastin të tregojë edhe anë të tjera të vendit. Kjo mund të funksionojë, mendon politologia Louisa Slavkova pas presidencës bullgare më 2018, e cila gjithashtu e kryesoi për herë të parë BE-në. „Në varësi se sa i madh është një vend, ia del që të vendosë një apo dy thekse në BE. Përpos kësaj vazhdohet politika e vendit paraardhës në këtë rotacion”, thotë Louisa Slavkova në një intervistë për fondacionin Körber. Bullgaria si presidente e radhës është bërë në qarqe të caktuara më e njohur tek gazetarët, politikanët dhe disa biznesmenë. „Kjo periudhë ka tërhequr vëmendjen ndaj këtij vendi. Ndoshta kjo ndihmon për të kapërcyer disa klishe të përhapura për vendin”, thotë politologia.
Edhe Kroacia mund të arrijë të njëjtën gjë. Se sa i qendrueshëm është ky efekt dhe çfarë influence konkrete ka ndaj turizmit apo investimeve, kjo është e paqartë. Sidoqoftë në përgjithësi vlerësimet e ekspertëve dhe analistëve janë, se periudha e presidencës së një vendi në BE shërben si një platformë e mirë për marrëdhëniet me publikun e vendit përkatës që e kryeson BE-në në rotacion.
Diplomatët dhe nëpunësit kroatë do të drejtojnë qindra mbledhje në Bruksel, por edhe do të përfaqësojnë BE-në në konferenca ndërkombëtare si ajo e Klimës, samite dhe gjatë vizitave në Azi apo Afrikë. Kroacia do të prezantohet sa më mirë dhe të aplikojë për pranimin në zonën Shengen pa kontrolle të lëvizjes së personave. Sigurimi i kufijve dhe kontrolli i migracionit si rrjedhojë do të jenë padyshim pikërëndesa të presidencës kroate.
Ballkani Perëndimor një pikërëndesë
Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliæ Radman ka marrë përsipër të angazhohet për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai dp ta verë në lëvizje Francën, që të heqë dorë nga vetoja, me të cilën ka bllokuar zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo veto e papritur e Parisit në vjeshtë ishte një shok diplomatik për Gjermaninë, BE-në dhe për Kroacinë. „Por edhe një shok i tillë mund të jetë i dobishëm”, tha ministri i Jashtëm Radman në portalin e internetit Euractiv. „Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë.” Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme, tha ministri i Jashtëm. Pika kulmore e presidencës kroate do të jetë samiti i zgjerimit më 6 dhe 7 maj në Zagreb, në të cilin duhet të skicohet rruga për daljen nga qorrsokaku.
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, është shprehur se nuk do të vizitojë Serbinë për aq kohës sa ajo nuk do të zbardhë çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Ish-Jugosllavi.
“Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim”, tha Kitaroviç.
E pyetur nëse ajo do të qonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm, ajo tha se do ta dërgojë në arbitrazh kufirin e kontestuar me shtetin e Serbisë.